Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Ngushëllimi ndaj të Goditurve




Ngushëllimi ndaj të Goditurve në Fatkeqësi



 

01. Pikëllimi është i pa vlerë

 

Imam Muhamed bin Muhamed el-Hanbeli el-Menbaxhi (Rahimullah)

 

Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib

Në lidhje me pikëllimin në fatkeqësi apo në ndonjë sprovë, as Allahu Te’ala dhe as i Dërguari i Tij salallahu alejhi ue selem nuk kanë urdhëruar në të. Përkundrazi, e ka ndaluar Allahu këtë veprim në Librin e Tij edhe nëse kjo ka të bëjë me çështje të fesë. Megjithatë, në këtë të fundit, ekziston pikëllim i lavdërueshëm dhe i dënueshëm. Shembull i kësaj janë fjalët e Allahut Te’ala:

وَلاَ تَهِنُوا وَلاَ تَحْزَنُوا وَأَنتُمُ الأَعْلَوْنَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ

“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” 3:139

Gjithashtu, fjalët e Allahut në ajetin tjetër:

وَلاَ تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَلاَ تَكُ فِي ضَيْقٍ مِّمَّا يَمْكُرُونَ

“Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!”16:127

Allahu Te’ala ka thënë në lidhje me Profetin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem dhe Ebu Bekrin tha:

إِذْ يَقُولُ لِصَاحِبِهِ لاَ تَحْزَنْ إِنَّ اللّهَ مَعَنَا

“…e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!”  9:40

Allahu Te’ala, gjithashtu ka thënë:

فَلَا يَحْزُنكَ قَوْلُهُمْ

“Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre!”  36:76

Ajete të tilla në Kuran janë të shumta.

E gjithë kjo për shkak se pikëllimi nuk sjell asnjë dobi e as nuk e shmangë ndonjë të keqe. Prandaj pikëllimi është i padobishëm. Dhe se, Allahu nuk urdhëron diçka që është e pavlefshme. Megjithatë, personi i brengosur nuk mëkaton përderisa pikëllimi nuk është i lidhur me ndonjë nga faktorët e ndaluar që kemi përmendur. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إن الله لا يؤاخذ بدمع العين و لا بحزن القلب و لكن يؤاخذ بهذا وأشار بيده إلى لسانه أو يرحم

“Allahu nuk ndëshkon për lotin e syrit apo për pikëllimin e zemrës. Por, Ai ndëshkon ose fal për këtë -dhe bëri me shenjë drejt gjuhës së tij-.”

Ky hadith dëshmon se pikëllimi nuk është mëkat përderisa nuk është i lidhur me ndonjë gjë që shkakton mëkat. Kjo mbështetet edhe nga fjalët e Profetit

salallahu alejhi ue selem:

تدمع العين و يحزن القلب و لا نقول إلا ما يرضي الرب

“Syri qan dhe zemra pikëllohet, por ne nuk themi asgjë përveç asaj që e kënaq Zotin.”

- Malik bin Dinar ka thënë: “Nëse në zemrën e njeriut nuk ka pikëllim, ajo do të shkatërrohet ashtu siç shkatërrohet shtëpia e pabanuar.”

- Abdullah bin Ahmed transmeton se Ibrahim bin ‘Isa ka thënë: “Nuk kam parë askënd të pikëllohet aq gjatë sikurse Hasan el-Basriu. Sa herë e kam parë atë kam menduar se, posa është goditur nga ndonjë fatkeqësi!”

- Pastaj ai përmendi një thënie nga Imam Maliku i cili ka thënë: “Për aq sa ti pikëllohesh në lidhje me këtë botë, në atë masë të largohet nga zemra shqetësimi për çështje të ahiretit.”

Një tjetër provë se pikëllimi është i lejuar janë fjalët e Allahut Te’ala:

وَتَوَلَّى عَنْهُمْ وَقَالَ يَا أَسَفَى عَلَى يُوسُفَ وَابْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ الْحُزْنِ فَهُوَ كَظِيمٌ

“U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.” 12:84

E gjithë kjo dëshmon se ai që pikëllohet nuk mëkaton. Është diçka e mirë që të qash pas vdekjes së dikujt dhe të pikëllohesh për të nga mëshira dhe përkujdesja ndaj tij. Kjo nuk vije në kundërshtim me durimin që duhet pasur dhe kënaqësinë me atë që Allahu e ka caktuar. Ndryshe nga të qarët dhe pikëllimi  në emër të interesit personal.

Pos kësaj, nëse të qarët shoqërohet me diçka të mirë për të cilën njeriu i pikëlluar shpërblehet për të, atëherë veprimi i tillë është i lavdërueshëm nga ky këndvështrim dhe jo për shkak të vetë pikëllimit. njeriu i cili pikëllohet për fatkeqësinë në fenë e tij dhe për fatkeqësitë e myslimanëve në përgjithësi, shpërblehet për të mirën që e ka në zemër dhe urrejtjen ndaj së keqes dhe pasojat e saj.

Por, nëse ky pikëllim e bën njeriun që ta humb durimin e patjetërsueshëm, luftën e obligueshme ndaj epshit, apo ta humb mirësinë që Allahu i ka dhënë dhe të mos mund ta largoj të keqen nga vetja e tij, në rastin e tillë pikëllimi bëhet i ndaluar. Në këtë rast personi mëkaton nga këndvështrimi i pikëllimit.

Nëse ajo për të cilën pikëllohesh nuk mund ta sjell atë që ke humbur, pikëllimi është i padobishëm. I mençuri e ruan veten e tij nga pikëllimi dhe sigurohet që të mos i sjell vetes pikëllim pas pikëllimi. Dije se kjo do të kalojë pas një kohe, dhe Allahu e di më së miri.

 

02. Definicioni i fatkeqësisë dhe si duhet trajtuar

 

Allahu Te’ala ka thënë:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُون

“…të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” 2:156-157

Umer bin Hatab radijallahu anhu ka thënë: “Sa të shkëlqyera janë dy kompensime! Sa shtesë e shkëlqyer!” Transmetohet nga Buhariu me zinxhir transmetimi të reduktuar.

Allahu Te’ala ka thënë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ

“Çdo fatkeqësi që i bie njeriut, ndodh me vullnetin e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij.” 64:11

‘Alkameh dhe komentues tjerë të Kuranit kanë thënë: “Kjo është fatkeqësia e cila e godet njeriun. Ai e di se kjo gjë vjen nga Allahu, andaj ai kënaqet dhe pajtohet me këtë.”

Gjuhëtarët thonë se nga aspekti gjuhësorë, fatkeqësi është çdo gjë që e godet njeriun.

Kurtubiu, Rahimullah, ka thënë: “Fatkeqësi është ajo që e godet dhe e shqetëson besimtarin.”

Muslimi transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Seid el-Kudri radijallahu anhu. se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ما يصيب المؤمن من وصب ولا نصب، ولا سقم ولا حزنحتى الهم يهمهإلا كفر به من سيئاته 

S’ka besimtarë që vuan nga lodhja, dhimbja, sëmundja, pikëllimi, madje edhe nga shqetësimet vetëm se Allahu ia shlyen mëkatet e tij për to.”

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Aishja radijallahu anha, se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ما من مصيبة تصيب المسلم إلا كفر الله عز وجل بها عنه حتى الشوكة يشاكها

“Nuk ka fatkeqësi që e godet myslimanin vetëm se Allahu Azze ue Xhel ia shlyen mëkatet e tij për të, madje edhe nëse dëmtohet nga një gjemb.”

 

03. Mbrojtja e personit të goditur me fatkeqësi prej vesveseve të shejtanit


 

Allahu i Madhëruar ka bërë që Fjala:

إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi” (2:156)
 

të jetë strehë dhe mbrojtje për ata që janë të goditur nga fatkeqësia dhe për ata që janë sprovuar nga shejtani, duke bërë që ai (shejtani) përmes vesveseve/obsesioneve të mos fusë tek njeriu mendimin e keq, e të shkatërrojë qetësinë dhe të shfaqë anën e egër të tij.
 

Kur personi i goditur me fatkeqësi e përdorë këtë shprehje me qëllim të begatë e të mirë, atëherë Fjala “Të Allahut jemi…”, shpreh Njëshmërinë dhe pranimin se Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe se vetëm Atij i takon Sundimi.
 

Ndërsa, kur ai thotë: “…dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”, me këtë ai pranon faktin se Allahu është Ai që neve na vdes, pastaj na ringjallë.
 

Përmes kësaj shprehet besimi në jetën pas vdekjes, besimi në atë se Allahut i takon paracaktimi i gjërave dhe se çdo gjë kthehet tek Ai.
 

Pra, është më se e vërtetë se çdo gjë i takon Atij dhe nuk ka strehim përveç strehimit të Tij.
 

Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ummu Seleme radijallahu anha, e cila ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë:
 

ما من مسلم تصيبه مصيبة فيقول ما أمره الله -إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ -، اللهم اؤجرني في مصيبتي و أخلف لي خيرا منها

“Nuk ka mysliman i cili goditet nga ndonjë fatkeqësi dhe thotë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! O Allah, më shpërble mua në fatkeqësinë time dhe më jep diçka edhe më të mirë pas kësaj”, vetëm se do të bëhet kështu.”
 

Gjithashtu, transmeton Muslimi nga Ummu Seleme se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
 

إذا حضرتم المرض أو الميت فقولوا خيرا فإن الملائكة يؤمنونعلى ما تقولون

“Nëse jeni të pranishëm tek i sëmuri ose tek ai që është në prag të vdekjes, thoni vetëm atë që është e mirë, ngase melaiket thonë “amin” për atë që ju thoni.”

Vazhdon Ummu Seleme: “Pasi vdiq Ebu Seleme, shkova tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe i thash: “O i Dërguar i Allahut, Ebu Seleme ka vdekur.” Ai tha: “Thuaj:
 

اللهم اغفرلي و له و أعقبني منه عقبى حسنة

O Allah! Më fal mua dhe atë dhe më jep diçka të mirë pas tij.”

Unë e thashë këtë dua dhe Allahu më dha diçka më të mirë se ai: Muhamedin salallahu alejhi ue selem.”
 

Përmes shprehjes: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”, robi arrin gradë të lartë dhe shpërblim të madh, siç përmendet në hadithin që transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij radijallahu anhu, ku  Allahu i thotë engjëjve të Tij:


ماذا قال عبدي ؟ فيقولون: حمدك و اترجع فيقول الله تبارك : ابنوا لعبدي بيتا في الجنة و سموه بيت الحمد

 

“Çfarë tha robi im?” Ata thonë: “Ai të lavdëroi dhe tha: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Atëherë Allahu thotë: “Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe emërtojeni “Shtëpia e Falënderimit!”



04. Ngushëllimi hyjnorë dhe Profetik për ata që janë goditur me fatkeqësi

 

Ngushëllimi hyjnor gjendet në Fjalët e Allahut Te’ala:

وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

“Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” 2:155-157

E në realitet, ka ajete të shumta, të cilat flasin për çështjen e durimit.

Ngushëllimi Profetik qëndron në fjalët e Profetit salallahu alejhi ue selem:

ما من مسلم تصيبه مصيبة قيقول ما أمره الله به إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ اللهم اؤجرني في مصيبتي و أخلف لي خيرا منها إلا آجره الله في مصيبته و أخلف الله له خيرا منها

“S’ka mysliman i cili goditet nga një fatkeqësi dhe thotë atë që është urdhëruar: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! O Allah! Më shpërblej mua në fatkeqësinë time dhe më jep diçka edhe më të mirë pas”, veçse Allahu do t’ia shpërblejë atë në fatkeqësi dhe i jep atij diçka edhe më të mirë pas saj.”Muslimi, Ahmedi dhe Ibn Maxheh.

Fjala: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” është ilaçi i dhënë nga ana e Allahut dhe të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem, për ata që janë goditur nga fatkeqësia. Ky ilaç është nga më të mirat dhe më të dobishmet që mund t’i jepet robit në të dy jetët. Ai përbëhet nga dy parime madhështore, nëse robi vërtetë ka dije rreh tyre dhe ngushëllohet me to, e që janë:

- Parimi i parë: është që robi ta kuptojë se me të vërtetë ai, familja e tij, pasuria e tij dhe fëmijët e tij janë pronësi e Allahut ‘Azze ue Xhel, i cili në realitet i ka huazuar prej Tij. Kur Allahu e merr atë që ia ka huazuar, është ashtu sikurse puna e huadhënësit, i cili përsëri e merr të huazuarën nga ai që ia ka huazuar atë. Gjithashtu, robi është i rrethuar nga dy jo-ekzistenca, njëra para se ai të jetonte dhe njëra pas vdekjes së tij. Prandaj, pasuria e robit është vetëm huazim i kufizuar për një kohë të shkurtër. Për më tepër, nuk është vetë ai që pasurinë e tij e ka bërë të ekzistojë nga asgjëja, në mënyrë që pasuria e tij të jetë në të vërtetë e tij.

Njeriu nuk mund ta ruajë pasurinë që ka (nëse nuk do Allahu), ai nuk ka ndikim dhe posedim real në të. Ai e shfrytëzon atë, në të njëjtën mënyrë siç bën edhe skllavi i urdhëruar dhe i ndaluar nga zotëria i tij, e nuk sillet si pronar absolut me atë pasuri. Prandaj, nuk i lejohet njeriut që ta përdorë pasurinë e vet, pos në atë mënyrë siç e kërkon Pronari i Vërtetë i saj.

- Parimi i dytë: është që robi të kthehet tek Allahu, i Cili është Zoti i tij i vërtetë, ta kuptojë se këtë jetë duhet lërë pas shpine dhe se ai do të shkojë i vetëm tek Zoti i tij në Ditën e Gjykimit, siç Ai e krijoi herën e parë, e që i mungon familja, pasuria dhe shoqëria. Në vend të kësaj, njeriu vjen me veprat e tij të mira dhe të këqija. Pasi që ky është fillimi dhe fundi i robit, atëherë vjen pyetja: si mund të ndjejë dikush gëzim për pasardhësit e dhënë, pasurin e tij apo diçka tjetër nga kjo botë dhe si mund të ndjejë pikëllim për diçka që ai ka humbur?! Mendimet e robit rreth fillimit se si ka qenë dhe përfundimit, është një nga trajtimet më të mira. Prej marrjes së ilaçit të dobishëm, është edhe bindja e plotë se ajo që e ka goditur atë, nuk ka mundur assesi t’i shpëtojë, dhe se nga ajo nga e cila ka shpëtuar, nuk ka mundur t’i ndodhë në asnjë mënyrë. Thotë Allahu Te’ala:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَى مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ

“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) para se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë” 57:22-23

Çdokush që mediton mbi këtë ajet fisnik, gjen ilaçin dhe shërimin e çdo lloj fatkeqësie. Gjithçka që do të përmendim në këtë kapitull, janë të lidhura me këtë ajet, prandaj medito rreth tij.

 

05. I godituri me fatkeqësi duhet të shikojë atë çfarë thotë Kurani dhe Sunneti në lidhje me këtë kategori

 

Një ngushëllim tjetër për ata që janë goditur me fatkeqësi është që ata të shohin fatkeqësitë për të cilat ka folur Kurani dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. Në to shohim se si Allahu Te’ala u jep atyre (durimtarëve dhe atyre që janë të kënaqur me këto fatkeqësi) diç që është për shumë herë më e madhe se ajo çfarë kanë humbur. Dhe, Allahu ka mundësi të bëj edhe më shumë se ajo çfarë të ka dhënë.

Një nga faktorët më të dobishëm që i del në ndihmë të goditurit me fatkeqësi, është: kur ai ndodhet në zjarrin (kulmin) e fatkeqësisë, të freskohet duke i ardhur keq për atë që u ka ndodhur të tjerëve para tij. Dije se, në çdo qytet e në çdo fshat, madje në çdo shtëpi, ndodhet dikush që është goditur me fatkeqësi. Ka prej njerëzve që fatkeqësia u ka ndodhur një herë në jetë. E dikujt kjo i ndodh disa herë, duke u goditur në vazhdimësi, saqë nuk mbetet anëtarë i familjes pa u prekur nga fatkeqësia e tij. Ka prej tyre që goditet sikurse paraardhësi i vet; shikon në të majtë e në të djathtë, e nuk gjen asgjë tjetër përveçse sprovave e keqardhjes. 

- Ibn Mesudi radijallahu anhu ka thënë: “Përball çdo gëzimi qëndron një vuajtje. Nuk do të mbushte shtëpia me gëzim e hare, veçse do të mbushet edhe me pikëllim e dhembje.”

- Ibn Sirin Rahimullah ka thënë: “Asnjëherë nuk do të qeshet njeriu, veçse pas saj do të vij vajtimi!”

Prandaj ti robi i Allahut, dije se durimi dhe pranimi i realitetit, të sjell ty bekimin e Allahut, mëshirën dhe udhëzimin e Tij në rrugën e drejtë. Ashtu siç thotë Allahu Te’ala në Kuran:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

“…të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” 2:156-157

Siç edhe e kemi theksuar në temat paraprake, se për durimin dhe shprehjen “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”, Allahu ka garantuar shpërblim shumë më të madh sesa për vetë sprovën.

 

06. E hidhura e kësaj botë është e ëmbël në ahiret

 

Ajo që ngushëllon të goditurin me fatkeqësi është që robi të shikoj me të mençuri dhe të kuptojë se hidhërimi në këtë jetë (përjetimi i vështirësive), Allahu do ta ndryshojë dhe do ta bëj që për të në ahiret të jetë ëmbëlsi për të. Ndërsa, ëmbëlsia që njeriu përjeton në këtë botë (kënaqësitë e ndryshme që vijnë ndesh me sheriatin islam), në fakt janë vetëm shkak i hidhërimit në ahiret. Prandaj, themi se më mirë është të përjetosh vështirësi e hidhërim të përkohshëm, në mënyrë që të përfitosh ëmbëlsi dhe kënaqësi të përhershme, sesa anasjelltas. Nëse kjo gjë nuk të është qartësuar tani, shoh se çfarë ka thënë ai i cili e ka thënë vetëm të vërtetën, Profeti salallahu alejhi ue selem:

حفت الجنة بالمكاره و حفت النار بالشهوات

“Xheneti është i rrethuar me vështirësi, ndërsa Xhehenemi është i rrethuar me epshe.” 

Në këtë çështje, të kuptuarit e njerëzve ndryshon dhe këtu del në pah se kush janë burra të vërtetë. Në kohët e sotme, shumica e njerëzve i japin përparësi ëmbëlsisë së përkohshme para asaj të përjetshme. Ata nuk janë në gjendje të durojnë një moment të hidhur për një kënaqësi të përjetshme. Nuk janë në gjendje të durojnë që të poshtërohen një moment për një lavdi të përjetshme. Nuk janë në gjendje që të durojnë e të sprovohen për një moment për një rehati të përjetshme. Kjo është për shkak se personi e sheh të tashmen ndërsa ajo që pritet në ahiret, është e fshehtë tani. Sepse, besimi është i dobët ndërsa njerëzit udhëhiqen nga epshi. Ndërsa epshi e bën njeriun t’i jap përparësi jetës së kësaj bote dhe të mos mendoj shumë në lidhje me jetën e ahiretit. Të tillë janë shumica e njerëzve të sotëm pa e marrë parasysh se a kanë të bëjnë problemet e tyre me çështjet themelore apo të ndonjë rangu tjetër. Kjo nuk vjen nga asgjë tjetër, përveç si rezultat i dashurisë ndaj kësaj jete.

Uehb bin Munebih Rahimullah ka thënë se Isa bin Merjem alejhis-selam ka thënë: “Ata prej jush që e duan jetën e kësaj bote më së shumti, janë ata që vajtojnë më së shumti në lidhje me një fatkeqësi.”

Sa për personin i cili shikon me sy të mprehtë që shpon në perdet e kësaj jete dhe paramendon pasojat e mundshme, rasti i tij është një çështje krejtësisht e ndryshme. Shko në drejtim të të mirave, në drejtim të begative e në drejtim të shpëtimit dhe fitores së madhe që Allahu ka përgatitur për njerëzit e devotshëm, për ata të afërmit e Tij. Kurse qëndro larg poshtërimit, shkatërrimit dhe dënimit të përjetshëm që Allahu ka përgatitur për dhe njerëzit e këqij – ata të cilët e meritojnë këtë. Prandaj zgjidh kategorinë që të përshtatet më së miri. Secili bën atë që është e përshtatshme për të. Secili shkon drejt asaj që është e mirë për të. Kjo është këshilla e vëllait tënd në lidhje me atë që është e mirë për ty dhe që të ngushëllon.

 

07. Fatkeqësitë duhet të trajtohen me durim dhe namaz

 

Tjetër gjë e cila ngushëllon të goditurin me fatkeqësi, është që ta kërkojnë ndihmën e  Allahut, të mbështeten në Të, të ngushëllohen me atë që Allahu ka porositur, të kërkojnë ndihmë prej Tij me anë të durimit dhe namazit, ta dijë se Allahu është me të durueshmit dhe ta lusë Allahun që tua japë atë çfarë Ai u ka premtuar.

- Ibn Ebi Dunja transmeton me zinxhirin e tij të transmetimit se Ibrahim bin Davudi ka treguar se disa njerëz të urtë kanë thënë: “Allahu ka robër të cilët i presin fatkeqësitë me kënaqësi. Këta njerëz nuk kanë asgjë të kësaj bote në zemrat e tyre.”

- Uehb bin Munebih ka thënë: “Kam lexuar në Zeburin e Davudit alejhis-selam: “Allahu Te’ala ka thënë: “O Davud! A e di se kush më së shpejti e kalon urën e Siratit? Ata që janë të kënaqur me gjykimit Tim dhe kanë gjuhët e tyre gjithmonë të lagura duke më përmendur mua.”

Besimtar i suksesshëm është ai i cili e pranon një fatkeqësi, e di se ajo është prej Allahut dhe jo prej krijesave të Tij dhe bën gjithçka për ta fshehur atë. Abdul-Aziz bin Ebi Davud Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Tri gjëra janë prej thesareve të Xhenetit: fshehja e fatkeqësisë, fshehja e sëmundjes dhe fshehja sadakasë të cilën e jep.”

- Disa prej Selefëve kanë thënë: “Mendja e njerëzve sprovohet me tri gjëra: me pasuri, fatkeqësi dhe pushtet.”

- Abdullah bin Muhamed el-Heraui Rahimullah ka thënë: “Prej xhevahireve të devotshmërisë është që ta fshehësh fatkeqësinë në atë formë sikurse të mos jesh goditur asnjëherë nga ajo.”

- Aun bin Abdil-lah Rahimullah ka thënë: “Mirësia e cila nuk bartë asnjë të keqe është që të falënderosh atëherë kur je në mirësi dhe të kesh durim kur goditesh nga fatkeqësitë.”

 

08. Fatkeqësia më e madhe është fatkeqësia në fe

 

Një nga fatkeqësitë më të mëdha është fatkeqësia në fe.

Fatkeqësia në fe, është një nga fatkeqësitë më të mëdha, si në dynja ashtu edhe në ahiret, ngase me këtë fatkeqësi arrihet përfundimi më i keq, nga i cili nuk ka asnjë përfitimi pozitiv.

Transmeton Ibn Ebi Dunja nga Shurejh Allahu i mëshiroftë, i cili ka thënë: “Kur më godet një fatkeqësi, e falënderoj Allahun katër herë: një herë për atë se fatkeqësia nuk ishte akoma më e madhe, një herë sepse Allahu më bën mua që të kem durim në të, një herë sepse Allahu më bën që të them: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”, duke shpresuar shpërblimin për shkak të kësaj dhe një herë se Allahu nuk bëri që fatkeqësia të jetë në fenë time.”

Një nga fatkeqësitë më të mëdha në fe ishte vdekja e Profetit salallahu alejhi ue selem. Këto fatkeqësi janë më të mëdha se të gjitha fatkeqësitë e tjera nga të cilat goditen myslimanët.

Kur ai salallahu alejhi ue selem vdiq, shpallja nga Allahu u ndërpre dhe kështu do të jetë deri në Ditën e Gjykimit, ndërsa profecia mori fund. Vdekja e tij ishte fillimi i së keqes dhe shkatërrimit dhe kjo filloi me braktisjen e fesë nga ana e arabëve.

Në vdekjen e Profetit salallahu alejhi ue selem gjendet ngushëllimi më i madh për robin në lidhje me fatkeqësitë që e godasin. E lusim Allahun që të na mbrojë prej të gjitha fatkeqësive!

 

09. Allahu nuk e sprovon robin e tij për ta shkatërruar

 

Ajo që e ngushëllon personin e goditur me fatkeqësi, është se ai duhet ta kuptojë se të gjitha fatkeqësitë janë nga Allahu.

Allahu Subhanehu ue Te’ala është Ai i Cili i ka caktuar dhe se Ai nuk i cakton ato që ta shkatërrojë robin, apo që ta ndëshkojë përmes tyre.

Ai vetëm e sprovon atë për ta vënë në provë durimin e kënaqësinë dhe për të parë nëse ai do të ankohet ndaj Allahut dhe se a do t’i lutet Atij.

Nëse robi është i qëndrueshëm dhe udhëzohet në të punuarit e drejtë (v.p. siç u cek më lartë), urdhri i Allahut është fakt i cili do të ndodhë.

 

Nëse robi nuk udhëzohet, humbja është e dukshme dhe e qartë.

 

10. Ilaçi që duhet përdorur në shërimin e plagëve të fatkeqësive

 

- Ebul-Feraxh bin el-Xheuzi Rahimullah ka thënë: “Ilaçi i fatkeqësive arrihet me shtatë gjëra:

 

01 Ta dish se kjo jetë është vendi i fatkeqësive dhe vështirësive të pashmangshme.

02 Ta dish se fatkeqësia është fakt (diçka e vërtetë që ndodhë).

03 Të imagjinosh se mund të ndodhë një fatkeqësi edhe më e madhe.

04 Të shikosh në ata të cilët kanë pësuar fatkeqësi të ngjashme. Në këtë do të gjesh një mbështetje shumë të madhe.

05 Të shikosh në ata të cilët kanë pësuar fatkeqësi edhe më të rëndë. Kjo ta bën më të lehtë fatkeqësinë tënde.

06 Të shpresosh që kjo fatkeqësi të pasohet nga diçka e mirë e po të njëjtit lloj nëse natyrshmëria e saj e pranon një gjë të tillë, siç është të shpresosh një fëmijë apo një grua edhe më të mirë (në rast të humbjes së fëmijës apo gruas). 

I është thënë Lukmanit alejhis-selam: “A të ka vdekur gruaja?” Ai u përgjigj: “Më është ripërtërirë shtrati.”

07 Të kërkosh shpërblimin me anë të durimit, të fitosh shpërblimin e durimtarëve dhe gëzimin që ata e fitojnë me durimin e tyre. Nëse kësaj i shtohet të kënaqurit me fatkeqësinë, atëherë veçse është arritur qëllimi i duhur.”

Pastaj mund ti shtohen edhe disa mënyra tjera:

08 Ta dijë robi se sido që të jetë caktimi, kjo është e mirë për të.

09 Ta dijë robi se, vetëm më të zgjedhurit (më të mirët) goditen me vështirësi të rënda.

10 Ti je vetëm rob dhe se robi nuk posedon asgjë (as ankesën).

11 Dije se ajo çfarë ka ndodhur është në kënaqësinë e Zotit. Prandaj është obligim i robit që të kënaqet me atë që është kënaqur Zoti i tij.

12 Kur ti rënkon nga fatkeqësia qortoje veten tënde, kuptoje se ky rënkim është i tepërt ngase ishte diçka e pashmangshme.

13 Mos harro se po bëhet fjalë për një kohë shumë të shkurtër, sikur të mos ekzistonte fare.

 

11. Kjo jetë është jetë e sprovave

 

- Ibn-ul-Xheuzi (Rahimullah) ka thënë: “Nëse jeta në këtë botë nuk do të kishte qenë jetë e sprovave, nuk do të kishte sëmundje e fatkeqësi të tjera, dhe profetët së bashku me njerëzit e devotshëm nuk do të goditeshin me vështirësi nga më të ndryshmet!

 

Ademi alejhis-selam vuajti nga vështirësitë derisa u largua nga kjo botë.

Nuhu alejhis-selam qau për 300 vjet.

Ibrahimi alejhis-selam u hodh në zjarr dhe u sprovua me momentet e therjes së djalit të tij.

Jakubi alejhis-selam qau derisa humbi pamjen (u verbua).

Musai alejhis-selam u ndesh me zemrën e ngurtë të Faraonit dhe sprovat e popullit të tij.

Isa alejhis-selam mund të jetonte i qetë vetëm në shkretëtirë dhe i varfër.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem duroi me varfëri, u sprovua me vdekjen e xhaxhait të tij Hamzanë radijallahu anhu, i cili ishte një nga më të dashurit e tij prej të afërmve dhe njerëzit e afërt të tij u larguan nga ai me shpalljen e islamit.

E njëjta gjë vlen edhe për profetët e tjerë që ne nuk i përmendëm për shkak që të mos e zgjasim. Po të ishte krijuar kjo botë për dëfrime dhe kënaqësi, nuk do të kishte vend në të për besimtarin.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

الدنيا سجن المؤمن و جنة الكافر

“Kjo bote është burg për besimtarin dhe xhenet për jobesimtarin.” [1]

Pasi që veçse është bërë e qartë se kjo jetë është jetë e sprovave, e burgut dhe vështirësive, atëherë nuk është e duhet që besimtari të urrejë ndodhjen e fatkeqësive!”

__________________________________________________________________

[1]
Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh.



12. Monologu pas fatkeqësisë

 

Kur një fatkeqësi të godet ty në trupin tënd, pasurin tënde ose fëmijët e tu, robi duhet ta dijë se e gjithë kjo ka ndodhur me kënaqësinë e Sunduesit dhe Krijuesit të tij.

Prandaj është e detyrueshme për robin të kënaqet me atë që kënaqet Zoti i tij. Pos kësaj, ai duhet ta dënojnë egon e tij nëse ajo pikëllohet dhe t’i thotë: “A nuk e ke ditur se kjo ishte e pashmangshme? Prandaj, pse po pikëllohesh? Kjo gjë është vetëm një moment aq i shkurtër, saqë ka vlerën sikur të mos ishte fare. Ajo do të kaloi sikurse nuk ka ndodhur kurrë.”

Ai që shikon qëllimin final, e merr të lehtë hithësin e ilaçit – dhe Allahu është ai që shpie drejt suksesit.

Disa prej Selefëve ka thënë: “Kam parë se shumica e njerëzve ankohen jashtë mase kur u ndodh ndonjë fatkeqësi. Ata reagojnë sikurse nuk e kanë ditur se kjo botë është krijuar vetëm për këtë qëllim.

A sheh i shëndoshi diçka tjetër përveç sëmundjes? A sheh i rrituri tjetër përveçse pamundësisë për të qenë aktiv? A sheh ekzistuesi (ai që jeton) diçka tjetër përveç mosekzistimit?!

Hidhërimin nuk duhet urryer, sepse kjo është diçka e natyrshme. Çfarë dënohet është pikëllimi i tepruar sikurse gërvishtja e rrobave, të goditurit në vetvetes e të kundërshtuarit e caktimit. Veprime të tilla në asnjë formë nuk e sjellin prapa atë që është humbur. Përkundrazi kjo tregon dobësinë e personit të pikëlluar dhe kjo i sjell atij ndëshkim tek Allahu.”

 

13. Fatkeqësitë janë dhurata të Allahut

 

Le ta dinë të goditurit me fatkeqësi se, në qoftë se nuk do të kishte pasur sprova dhe fatkeqësi në jetën e kësaj bote, robi do të ishte sëmurë me arrogancë, vetë-dashuri, tirani dhe me ngurtësi në zemër. Këto gjëra do t’ia kishin sjellë njeriut shkatërrimin në të dy jetët. Prej mëshirës së të Mëshirshmit është se e ka bërë që fatkeqësitë të mbrojnë robin nga këto sëmundje, ta ruajnë adhurimin e tij të rregullt, e ta pastrojë atë nga gjërat e liga dhe vdekjeprurëse. Larg nga të metat është Ai që mëshiron njerëzit me sprova dhe sprovon me dhuntitë e Tij!

Nëse Allahu nuk do t’i kishte “shëruar” robërit e Tij nëpërmjet sprovave dhe mundimeve të ndryshme, ata do të bëheshin tiranët dhe mizorët e dheut. Kështu do të ishtin përhapur zullumet e padrejtësitë e formave të ndryshme. Njeriu është i tillë që të bëhet i përdalë nëse nuk do të urdhërohej dhe ndalohej nga veprime të ndryshme. Prandaj, kur t’i jepet mundësia ai do veproj atë që e tërheq edhe pse e di se çfarë u ka ndodhur popujve të mëhershëm kur ata kanë kundërshtuar ligjet e Allahut. Çfarë t’u themi nëse njeriu u përgjigjet me neglizhencë ndaj detyrimeve që Allahu ka caktuar?!

Nëse Allahu ia dëshiron të mirën robit të Tij, e pastron atë nëpërmjet sprovave dhe fatkeqësive të ndryshme në përputhshmëri me gjendjen që ai ka. Kur Ai e pastron atë në tërësi, atëherë e ngritë atë në nivelin më fisnik në këtë jetë, e cila është të adhuruarit e Allahut, dhe i jep atij petkun më të mirë në ahiret, i cili është shikimi i Allahut.

 

14. Vlera e diturisë gjatë fatkeqësive

 

Injoranti ka mundësi që, kur të goditet nga ndonjë vështirësi, reagon në mënyrë që të bien në vesh e në sy, apo bën veprime të cilat në realitet kundërshtojnë caktimin e Allahut. Kjo rrjedh si shkak i asaj se, robi i tillë është marrë me adhurime duke lënë anash përvetësimin e asaj se si duhet reaguar në situata të tilla. Nganjëherë shohim se, shumë njerëz në pamje të parë na duken se janë fetarë të mëdhenj e të devotshëm, ndërsa në anën tjetër bëjnë veprime skandaloze kur u vdes ndonjë i afërm duke grisur rrobat, duke goditur veten apo bëjnë veprime të cilat shprehin qartazi kundërshtimin me caktimin dhe përcaktimin e Allahut.

Ibnul-Xheuzi (Rahimullah) ka thënë: “Kam parë një mik timin të vjetër mosha e të cilit është afër 80 vjet. Ai njihej si fetar i madh i cili gjithmonë e falte namazin me xhemat. Kur nipi i tij –djali i vajzës- vdiq ai tha: “Nuk kemi se për çfarë të lutemi, pasi që lutjet nuk po na pranohen.” Ai gjithashtu tha: “Edhe pse ne jemi këmbëngulës në lutjen tonë, prapëseprapë po na vdesin fëmijët tanë.” Kështu unë e kuptova se, namazi dhe veprat e tij të mira që ai i bënte, janë vetëm traditë, e jo që janë si rezultat i imanit. Këta janë njerëz të cilët adhurojnë Allahun me kushte [1].

Pastaj Ibnul-Xheuzi (Rahimullah) vazhdon duke thënë: “Xhaxhai im Muhamed bin Uthmani më ka treguar se ai kishte dëgjuar për një 80 vjeçar nga qyteti i Tilit, i cili nuk falte namazin pasi ishte falur shumë dhe kishte bërë shumë vepra të mira. Ai e thirri atë dhe i tha: “O xhaxha, pse nuk falesh?” Ai tha: "Si të falem kur të gjithë fëmijët e mi kanë vdekur dhe të gjitha delet e mia kanë ngordhur? Nga tash e tutje unë nuk do të falë asnjë rekat të vetëm për Të.” Pasi që e goditi plakun lehtësisht, e mori me vete për një shëtitje rreth qytetit, e më pas kësaj ai gjithmonë falej në xhami.”

Nuk ka asgjë që është aq e dobishme se sa dituria. Nëse dijetari goditet nga ndonjë shqetësim apo fatkeqësi e rëndë, ai e di se ky është gabimi i tij dhe ai e di se si ta menaxhoj situatën. Ndërsa injoranti mendon se ai po ngrihet çdo herë kur në të vërtetë ecën drejt humnerës. Prandaj, njeriu duhet të shëroj veten me mjetet (lutjet dhe format tjera të kërkimit të ilaçit) e bazuara në Sheriat kur ai goditet nga ndonjë fatkeqësi. Një fjalë e urtë thotë: “Njeriu gjatë fatkeqësive ose nderohet ose poshtërohet.” I dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

أتاني جبريل، فقال : يا محمد ! عش ما شئت فإنك ميت، وأحبب من شئت فإنك مفارقه، واعمل ما شئت فإنك

“Më erdhi Xhibrili e më tha: “Jeto sa të duash por dije se do te vdesësh, duaje kënd të duash por dije se do të ndahesh prej tij, puno çfarë të duash por dije se një ditë do të marrësh shpërblimin”.”

Allahu na ruajttë nga mungesa e durimit gjatë sprovave. Njeriu është në rrezik të madh nëse ai bie në kundërshtim me caktimin e Allahut. E lusim Allahun që të na dhuroj përfundim të mirë.


 

15. Në rast fatkeqësie mos rënko, por përmende Allahun!

 

Ai që është goditur me fatkeqësi në vetveten e tij, në fëmijë apo ndonjë të afërm tjetër, duhet gjatë kohës së sëmundjes ta përmend Allahun ‘Azze ue Xhel, të kërkojë falje dhe të bëjë adhurime në vend të rënkimeve. Selefët e urrenin që njeriu të ankohej tek njeriu. Edhe pse kjo mund ta lehtësojë paksa vështirësinë, mirëpo kjo është dobësi dhe ligësi e njeriut. Ndërsa të bësh durim, është rezultat i forcës dhe krenarisë. Kjo përhapë urtësinë e Allahut me robin dhe ndikon tek armiku i cili gëzohet për pikëllimin tuaj (ndërsa kjo bën që ai të mos ketë arsye për gëzim), gjithashtu ndikon në mëshirën e mikut tuaj (i cili pikëllohet kur ai të sheh duke rënkuar).

Ibn Ebi Dunja ka transmetuar se Ismail bin ‘Amr ka thënë: “Ne vizituam Uarka bin Umerin kur ai ishte në prag të vdekjes, ndërsa thoshte: “La ilahe il-lall-llah” dhe “Allahu-Ekber” dhe e bënte dhikr Allahun ‘Azze ue Xhel. Njerëzit e vizitonin atë dhe i jepnin selam ndërsa ai ua kthente selamin. Kur vizitorët u bënë të shumtë, ai i tha të birit: “O biri im! Më liro që të mos ua kthej atyre selamin. Ngase kjo po më pengon që ta përmend Zotin tim ‘Azze ue Xhel”.”

Ebu Muhamed el-Hariri ka thënë: “Isha tek Xhunejdi dy orë para se ai të vdiste. Mirëpo gjatë gjithë kohës ai lexonte Kuran dhe falte namaz. Unë i thashë atij: “O Ebul-Kasim! Ti je në një gjendje të vështirë!” Ai ma ktheu: “O Ebu Muhamed! Kjo është ora për të cilën unë kam nevojë më së shumti.” Ai vazhdoi kështu derisa u largua nga kjo jetë.” 

Është transmetuar në një hadith se Iblisi sillet më së keqi ndaj njeriut para se ai të vdes. Atëherë ai u thotë bashkëpunëtorëve të tij: “Sulmojeni! Nëse ai ju shpëton kësaj here nuk do të keni mundësi për ta zënë më kurrë.”

 

16. Pikëllimi nuk e kthen atë që ke humbur


I godituri me fatkeqësi duhet ta dijë se pikëllimi nuk do t’ia shmang fatkeqësinë, përkundrazi ajo veçse do t’ia shtoj atë edhe më shumë. Pikëllimi juaj e gëzon armikun, e zemëron Zotin, e gëzon pa masë shejtanin, ia humb shpërblimin e tij dhe e dobëson atë. Mirëpo, nëse ai do të bëj durim dhe shpreson shpërblimin e Allahut, atëherë me këtë gjë ai e poshtëron shejtanin, e kënaq Zotin, e gëzon mikun e tij dhe e shqetëson armikun. Dhe në realitet ky është stabiliteti në fe. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

اللهم إنا نسألك الثبات قي الأمر

“O Allah! të kërkoj stabilitetet në çështje.” (Tirmidhiu dhe Nesaiu)

Kjo është përsosmëria madhështore të cilën duhet pasur çdo besimtar në raste vështirësie, e jo goditja e vetes, grisja e rrobave, kërkimi i vdekjes dhe të ndiesh zemërim kundër kaderit. 

Disa njerëz të urtë kan thënë: “I mençuri bën ditën e parë të fatkeqësisë atë që injorantët e bëjnë disa ditë më pas. Ai që nuk duron sikurse njerëzit më të veçantë, do të veproj sikur të ishte kafshë.”

Kjo që u tha më lartë, për bazë ka hadithin e Profetit salallahu alejhi ueselem, në të cilin thuhet:

إنما الصبر في الصدمة الأولى

“Durimi është në goditjen e parë.”

El-Esh’ath bin Kajs ka thënë: “Ose duro dhe shpreso në shpërblimin e Allahut, ose do reagosh sikurse kafshë.”

Njeriu duhet ta dijë se, gëzimi dhe ëmbëlsia që vjen si rezultat i durimit dhe shpresës në shpërblimin e Allahut, është shumë herë më e madhe sikur të ishte marrë me atë fatkeqësinë e tij. Prandaj, do i mjaftonte atij shpresa e të fituarit Shtëpinë e Lavdërimit në Xhenet, e cila i ndërtohet njeriut për shkak të falënderimit që ai e ka shprehur në këtë botë në çfarëdo gjendje në të cilën ka qenë. Dhe në të njëjtën, sa herë që është prekur nga fatkeqësia, ka thënë: “Ne jemi të Allahut dhe tek ai do të kthehemi.”

Prandaj, le të meditojë se cila fatkeqësi është më e madhe; fatkeqësia në jetën e kësaj bote që përfshin humbjen e të dashurit apo fatkeqësia në ahiret që përfshin humbjen e Shtëpisë së Lavdërimit në Xhenet?!

I godituri me fatkeqësi, duhet ta dijë se, edhe në qoftë se fatkeqësia është tepër e madhe dhe nga më të rëndat, në fund të fundit patjetër se dikur duhet të duroj, gjë e cila nuk e ka kohën në këtë periudhë të vonuar dhe nuk do të marrë shpërblimin nga Allahu për durimin. Kjo, ngase ai po bën durim nga mos-pasja mundësi për të zgjedhur, dhe se po bëhet i durueshëm jo sepse ai do këtë gjë!

Jahja bin Mu’adh ka thënë: “O biri i Ademit! Pse vajton për diçka që ke humbur e cila kurrë nuk do të kthehet prapa asnjëherë?! Dhe pse gëzohesh për diçka të cilën vdekja nuk do të ta lerë kurrë në duart tuaja?”

Le ta dijë njeriu se brengosja nuk ia kthen atij prapa atë që ka humbur dhe pos kësaj e gëzon armikun e tij. Çfarë mendje është ajo e cila nuk mendon se fatkeqësia ndonjëherë do ta godasë herët apo vonë?! Prandaj, përgatitu për të!

A mundësh të mos pyes veten se çfarë mendje ke në qoftë se nuk mendon në lidhje me pasojat dhe se fatkeqësia duhet të godet herët apo vonë. Prandaj, ti duhet të jesh në çdo moment i përgatitur për të.

Ishte një grua e devotshme nga qyteti i Basras e cila shpeshherë goditej me fatkeqësi, porse asnjëherë nuk ankohej dhe as nuk vajtonte. Një herë prej herësh, e pyetën se, çfarë e bën atë të durueshme? Ajo u përgjigj: “Nuk ka fatkeqësi e cila më godet, veçse më kujtohet Xhehenemi! Dhe, kjo më bën mua që çdo fatkeqësi të duket e vogël në sytë e mi!

Ajo që gjithashtu e ngushëllon në gjendje të vështirë, janë fjalët e disa të urtëve kur ata kanë thënë: “Çdo Profet, çdo njeri i zgjuar, çdo njeri i ditur dhe çdo njeri i shkathët ka vdekur. Prandaj, kurrë mos vajto dhe kurrë mos të egërsojë uria për jetën!”

Kur disa nga selefët u pyetën nëse ata mund t’ua jepnin ndonjë këshillë, ata thanë: “Shiko nëse dikush pre njerëzve është i gjallë që nga koha e Ademit alejhis-selam! Kjo është e mjaftueshme që të kuptosh vlerën e kësaj jete.”

 

17. Pajtohu me atë që të ka goditur dhe shpreso në shpërblimin e Tij sepse Allahu ta zëvendëson me diçka edhe më të mirë!

 

Në qoftë se i godituri me fatkeqësi mbështetet në Allahun, duron dhe shpreson shpërblimin e Tij, gjithashtu, shpreson se Allahu do t’ia zëvendësojë atë që ka humbur, Allahu nuk do ta lerë atë duarbosh. Përkundrazi, Allahu do t’ia zëvendësoj me diçka edhe më të mirë. Siç edhe thuhet: “Çdo gjë humbet mund të zëvendësohet, përveç Allahut!” Dije se përballimi i fatkeqësisë në vazhdim varet nga ajo se si është mbështetja e njeriut në Allahun. Ai që kënaqet me sprovën, do të fitojë kënaqësi dhe ai që zemërohet nga ajo, do ta godet zemërimi. Prandaj, ti zgjidh atë që e dëshiron!

Nëse ti shfaq zemërim dhe mosmirënjohje, ti je prej të humburve! Nëse ti shfaq pikëllim dhe neglizhencë kundrejt kryerjes së obligimeve ndaj Allahut dhe respektimit të ndalesave të Tij, atëherë ti je prej neglizhuesve (ndaj detyrave fetare). Nëse ti ankohesh dhe shfaq mungesë të durimit dhe kënaqësisë, ti je prej njerëzve jo të drejtë. E, nëse ti shfaq kundërshtim ndaj Allahut dhe flet keq në lidhje me urtësinë e Tij, gjithashtu, polemizon rreth kaderit/caktimit, atëherë, ti je duke trokitur në derën e mosbesimit!

Andaj, ke kujdes që të mos bie mbi ty ndëshkimi i Allahut, ngase Ai është i Vetëdijshëm në lidhje me ata që e kundërshtojnë Atë.

Në të kundërtën, nëse ti shfaq durim dhe stabilitet për hir të Allahut, atëherë ti me të vërtetë je prej durimtarëve. E nëse ti shfaq kënaqësi (ndaj caktimit të Allahut) dhe je falënderues ndaj Tij, atëherë ti je në mesin e falënderuesve dhe të lavdëruarve tek Ai. Nëse ti i shfaq dashuri dhe mallë për ta takuar Atë, atëherë ti je prej atyre që sinqerisht e donë Allahun!

Transmeton Imam Ahmedi Musnedin e tij dhe Tirmidhiu nga Mahmud bin Lubejd se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إن الله إذا أحب قوما ابتلاهم فمن رضي الله فله الرضى و من سخط فله السخط

“Kur Allahu e do një popull, i sprovon ata. Kush kënaqet, i takon kënaqja, dhe kush zemërohet i takon zemërimi.”

Ilaçi më i dobishëm të cilin mund ta konsumoj njeriu, është që të pajtohet e të jetë i kënaqur me Zotin, Krijuesin e vet. Dhe atë, në aspektin e asaj që Allahu do apo është i kënaqur ndaj saj.

Kjo, sepse, nga veçoritë e dashurisë është që ta duash atë që i dashuri e do. Andaj, kushdo që pretendon se e do dikë, dhe pastaj urren atë që i dashuri e do apo e do atë që i dashuri urren, ai ka dëshmuar kundër vetvetes së vet se ai është duke gënjyer dhe të njëjtën kohë, ka bërë të dashurin e tij të zemërohet. 

Ebu-Derda radijallahu anhu ka thënë: “Kur Allahu e bën një veprim, dëshiron që njerëzit të kënaqen me të!”

Imran bin Husejn radijallahu anhu në prag të vdekjes ka thënë: “Më së shumti e dua atë që Ai e do më së shumti.”

Pas kësaj, Ebul-‘Alijeh tha: “Ky është ilaçi dhe kurimi për ata që e duan Allahun, por nuk munden të gjithë të kurojnë vetveten e tyre në këtë mënyrë.”

Shiko këto mënyra të ndryshme të zgjedhjes së asaj që të bën dobi, dhe zgjidh vetë – Allahu na udhëzoftë ne dhe ty në atë që Ai e do.

 

18. Selefët dhe fatkeqësitë  (01)

 

 

Ibn Ebi Hatim transmeton në tefsirin e tij nga Halid bin Jezidi, e ky nga ‘Ijad bin ‘Ukbe se djali i tij kishte vdekur, emri i të cilit ishte Jahja. Kur ai zbriti në varrin e tij (për ta futur në varr), një burrë i tha atij: “Betohem në Allahun se ai ishte zotëria i ushtrisë, andaj, bëhu i durueshëm dhe shpreso tek Allahu në shpërblimin e Tij.” Ai tha: “Çfarë më pengon që të jem i durueshëm dhe të shpresoj në shpërblimin e Allahut, kur ky ishte nga stolitë e kësaj jete, kurse tani është prej të mirave që mbeten përherë?!”

Ky njeri ishte i durueshëm me caktimin e Allahut dhe shpresoi në shpërblimin e Tij. Sa e mirë e kishte kuptuar ai këtë gjë dhe sa mirë që e ngushëllonte veten duke shpresuar në shpërblimin që Allahu i ka caktuar durimtarëve?!

Thabiti ka treguar se kur Abdullah bin Mutarrif kishte vdekur, babai i tij Mutarrifi doli në mesin e njerëzve i veshur me rroba të bukura. njerëzit u zemëruan kur e panë atë dhe i thanë: “Ti del nga shtëpia i veshur me rroba të bukura dhe i lyen flokët me vaj pas vdekjes së Abdullut!” Ai u përgjigj: “A të varrosi veten time për këtë, kur e di se Zoti im më ka premtuar shpërblim të madh për këtë fatkeqësi, shpërblim i cili është më i dashur tek unë se tërë bota. Allahu Te’ala ka thënë:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

“…të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” 2:156-157

A të varrosi veten time pas kësaj?!” 

Muhamed bin Khalef ka thënë: “Ibrahim el-Harbi kishte një djalë i cili ishte njëmbëdhjetë vjeç kur ai vdiq. Djali kishte mësuar Kuranin përmendësh dhe kishte fituar shumë dije, sidomos në çështje të Fikhut. Kur shkova tek ai për t’i shprehur ngushëllimet e mia, ai më tha: “Unë dëshiroja që djali im të vdesë!” Unë i thashë: ”O Ebu Is’hak! Ti je njeriu më i dijshëm mbi faqen e dheut, andaj, si mund të thuash një gjë të tillë në lidhje me këtë djalë të cilit i ke mësuar aq shumë hadithe dhe shkencat e saj dhe shumë çështje të fikhut?!” Ai u përgjigj: “Po! Unë ëndërrova se kishte ndodhur Dita e Gjykimit. Unë pashë se fëmijët bartnin enë të ujit dhe u jepnin njerëzve për të pirë. Ishte një ditë të nxehtit e së cilës ishte shumë i lartë. Njërit prej fëmijëve i thash: “Më jep të pijë pak ujë!” Fëmija më shikoi mua dhe më tha: “Ti nuk je babai im.” Unë thashë: “Kush jeni ju?” Fëmija u përgjigj: “Ne jemi fëmijët që vdiqëm në dynja dhe lemë pas nesh prindërit tanë! Andaj, ne i presim ata dhe u japin atyre ujë!” Kjo ishte arsyeja pse dëshiroja që ai të vdes”!”

Transmeton Ibn ‘Asakir me zinxhirin e tij të transmetimit nga Suhejl bin el-Handhaleh el-Ensari – i cili nuk mund t’i lindnin fëmijë – se kishte thënë: “Që të kem një fëmijë i cili do të vdiste qoftë edhe duke u abortuar, në mënyrë që të duroj dhe të shpresoj shpërblim e Allahut për këtë, do të ishte më e dashur tek unë se sa kjo jetë dhe gjithçka ka në të!” Ibnul-Handhaleh radijallahu anhu ishte njëri prej atyre që iu kishte besatuar Profetit salallahu alejhi ue selem tek pema.

Gjithashtu, transmeton Ibn ‘Asakir nga Lejth bin S’ad i cili ka thënë: “Më ka treguar Zejd bin ebi Habib se, përderisa biri i ‘Ijad bin ‘Ukbe-s ishte në agoninë vdekjes dhe ‘Ijadi ishte në udhëtim, nëna e djaloshit i tha atij: “Po të kishte qenë këtu Ebu Uahb (‘Ijadi) do të ishte gëzuar”.”

- Kur ‘Ijad bin ‘Ukbe ishte në agoninë e vdekjes, ai i tha vëllait të tij, Ebu Ubejdit: “Ti je fitimtar! Unë kam shpresuar se ti do të vdesësh para meje në mënyrë që unë të bëj durim me vdekjen tënde dhe të shpresoj në shpërblimin e Allahut.”

- Ebu Muslim el-Khaulani ka thënë: “Që të kem një djalë i cili do të ishte nën mbikëqyrjen e Allahut (është i udhëzuar) dhe të cilin do ta dua shumë, e kur të arrij moshën rinore Allahu do ta merr atë (do ta vdes), do të ishte më e dashur për mua sesa e gjithë kjo botë dhe çfarë ka në të!”

- Ebul-Hasen el-Medainij ka thënë: “Një herë prej herësh, Umer bin Abdil-Aziz hyri tek dhoma e njërit prej bijve të tij i cili ishte duke përjetuar dhimbje të mëdha. Pastaj e pyeti atë: “Si e ndjehesh?” Ai u përgjigj: “Me të vërtetë, po shihet gjendja ime!” Pastaj ai i tha: “Biri im i dashur! Do preferoja që ti të jesh në peshoren time sesa unë të jem në peshoren tënde.” Biri iu përgjigj: “Babai im! Do preferoja të realizohet dëshira jote para dëshirës sime”.”

- Transmeton Ibn Ebi Shejbe se, Thabit el-Bunanij ka thënë: “Siletu bin Ushejm dhe djali i tij ishin pjesëmarrës në një betejë. Ai i tha atij: “O biri im! Shko përpara dhe lufto në mënyrë që të vritesh, në mënyrë që të shpresoj shpërblimin për durimin tim.” Ai veproi kështu, dhe luftoi derisa u vra. Të njëjtën gjë e bëri edhe babai i tij, derisa u vra edhe ai. Kur gratë kishin shkuar tek shtëpia e saj, gruaja e tij Mu’adheh el-‘Adherijjeh tha: “Nëse ju keni ardhur për të më uruar mua ju jeni të mirëpritura. Nëse keni ardhur me ndonjë qëllim tjetër, atëherë kthehuni nga keni ardhur”.”

- Kethir bin Temim ed-Darij ka thënë: “Isha duke ndenjur me Se’id bin Xhubejrin kur biri i tij Abdullahu erdhi, i cili posedonte dituri të thellë. Në atë rast, Se’id bin Xhubejri tha: “Unë e di se çfarë është më mirë për të.” Ata thanë: “Çfarë?” Ai tha: “Që ai të vdes në mënyrë që unë të shpresoj shpërblimin e Allahut duke duruar”!”

- Umer bin Mejmun bin Mahrani ka thënë: “Përderisa unë dhe baba im bënim tavaf rreth Qabesë, papritmas ai takoi një burrë të moshuar të cilin e përqafoi. Njeriu i vjetër kishte një djalë me vete i cili ishte në moshën time. Babai im i tha atij: “Kush është ky?” Ai u përgjigj: “Biri im.” Babai im e pyeti: “Sa i kënaqur je me të?” Ai u përgjigj: “O Ebu Ejub, Nuk ekziston një veçori e mirë veçse e gjej tek ai, përveç njërës!” Babai im tha: “Cila është ajo?” Ai tha: “Unë dua që ai të vdes para meje, në mënyrë që unë të shpërblehem për durimin tim”!” Pasi që u ndanë, unë e pyeta babanë tim se, kush ishte ai burri i vjetër? Ai tha: ”Mekhuli”.”

Qëllimi nga e gjithë kjo që ne e cekëm, është se, kjo gjendje është madhështore dhe fisnike për atë që dëshiron që ta godasin fatkeqësitë dhe të gëzohet për shpërblimin që e pason. Askush nuk e dëshiron këtë përderisa ta dijë se çfarë force dhe durimi posedon.

Kur të pohosh diçka (kur të kërkosh që Allahu të të sprovojë me diçka (v.p.)), duhet t’i dilet zot pohimit (duhet të jesh i durueshëm (v.p.)). Por, shpeshherë ndodhë që, njeriu nuk mund t’i del zot kësaj. Suhnuni (Rahimullah) e kishte zakon të thotë: “Unë jam i kënaqur me çdo gjë që Ti ke caktuar për mua. Andaj, më sprovo me gjithçka që Ti dëshiron.” Pastaj Allahu e sprovoi atë me një sprovë të rëndë, e që nuk mund të urinonte. Ai nuk mundi të durojë, ndërsa shkonte tek fëmijët dhe u thoshte atyre: “Bëni dua për xhaxhanë tuaj rrenacak.”

 

19. Selefët dhe fatkeqësitë  (02)

 

Rruga më e mirë që duhet ndjekur në lidhje me të goditurit e sprovave, është përmbajtja fjalëve të Profetit salallahu alejhi ue selem:

لا تتمنوا لقاء العدو و سلوا الله العافية

“Mos dëshironi që ta takoni armikun dhe lutjuni Allahut që t’u jap shëndet/mirësi.”

Dije se, qëllimi me pasardhësit, pa e marrë parasysh se a kërkon t’i humbasësh apo që ata të jenë shëndosh e mirë, është që ti të shpërblehesh për secilëndo gjendje kur qëllimin e ki të pastër, sepse, veprat shpërblehen sipas qëllimit. Është konfirmuar se Umer bin Hatabi radijallahu anhu ka thënë: “Nuk ka asnjë grua, asgjë nga pasuria dhe asnjë fëmijë, veçse unë dua që për ta të them: “Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të ktheheni!” Përjashtimi i vetëm është Abdullah bin Umeri për të cilin unë dua që mbetet në mesin e njerëzve.”

Ajo që e mbështet këtë janë fjalët e Profetit salallahu alejhi ue selem që transmetohen në Sahihun e Muslimit:

إذا مات الإنسان اقطع عمله إلا من ثلاث : من صدقة جارية أو علم ينتفع به أو ولد صالح يدعوا له

“Kur vdes njeriu, i ndërpritet shpërblimi i veprave të tij, përveç nga tri gjëra: sadakaja rrjedhëse, dija e cila sjell dobi ose fëmija i mirë i cili lutet për të.”

Dhe, në një hadith tjetër, por të transmetuar nga Enesi thuhet:

سبع يجري أجرها للعبد بعد موته فذكر منها : أو ترك ولد يستغفر له بعد موته

“Shtatë gjëra e përcjellin robin (i arrin shpërblimi) edhe pas vdekjes – në mes tjerash ai përmendi: …ose e lë pas një fëmijë që kërkon falje për të pas vdekjes së tij.”

Ndërsa, Profeti salallahu alejhi ue selem, Abdullah bin Umerin radijallahu anhu e ka quajtur “burrë i mirë” ose “rob i mirë”.

Është e qartë se, më e mira për njeriun është që vazhdimisht t’i arrijnë shpërblimet edhe pas vdekjes, e jo që ato të ndërpriten me vdekjen e tij. Kjo është diçka për të cilën robi ka nevojë shumë. Me vdekjen ndërpriten të gjitha shpërblimet, përveç atyre që Profeti salallahu alejhi ue selem ka përmendur në hadithe. Prandaj, ajo që unë kam kuptuar, është se, dëshira për të pasur fëmijë dhe lutja që ata të kenë jetë të gjatë, është më e mirë për robin. Por, duke qenë se këta njerëz kishin një besim të fortë në zemrat e tyre dhe fuqi të madhe të nënshtrimit ndaj caktimit të Allahut dhe kënaqësisë me këtë fakt, ata e thoshin këtë. Në fakt, të pakët janë ata që bëjnë durim me sprovat dhe Allahu e di më së miri.”

 

20. Dëshmia se nuk është e lejuar për të qarë pas vdekjes së një personi  (01)

 

Të qarit është butësia dhe mëshira e cila gjendet në zemrat e robërve të Allahut. Sipas medhëhebit të Imam Ahmedit dhe të Imam Ebu Hanifes lejohet të qashë para dhe pas vdekjes së personit. Këtë mendim e zgjodhi gjithashtu Ebu Is´hak esh-Shijrazi.

- Imam Shafiu dhe shumë të tjerë nga medhëhebi i tij e konsiderojnë të urryer të qajturit pas vdekjes së një personi, ndërsa e konsiderojnë të lejuar këtë para se t’i del shpirti nga trupi. Dëshmia e tyre për këtë, është hadithi i transmetuar nga Xhabir bin ‘Atik radijallahu anhu i cili tregoi se:

أن رسول الله صلى الله عليه و سلم جاء يعود عبد الله بن ثابت فوجده قد غلب فصاح به رسول الله صلى الله عليه و سلم فلم يجبه فاسترجع و قالغلبنا عليك يا أبا الربيعفصاح النسوة و بكين فجعل ابن عتيك يسكتهن فقال رسول الله صلى الله عليه و سلم :دعهن فإذا وجب فلا تبكين باكية قالوا : و ما الواجب يا رسول الله ؟ قالالموت

“I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e vizitoi Abdullah bin Thabitin dhe e gjeti atë në prag të vdekjes. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e thërriti atë por ai nuk iu përgjigj atij. Në këtë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”. Pastaj gratë filluan të bërtasin dhe të qajnë, ndërsa Ibn Atiku kërkoi që ato të heshtnin, kurse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha atij: “Leri ato. Kur të vij detyrimi, atëherë askush nuk do të qaj më.” Ata pyetën: “Çfarë është detyrimi?” Ai u përgjigj: “Vdekja.”

Këtë hadith e transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibn Maxheh. Ndërsa formulimi është i Ebu Davudit.

Gjithashtu, transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah bin Umeri radijallahu anhuma se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

إن الميت ليعذب ببكاء أهله عليه

“Me të vërtetë i vdekuri ndëshkohet për shkak të të qarit (vajtimit) të familjarëve të tij për të.”

Ata thonë se, kjo ka të bëj pas vdekjes së njeriut dhe jo kur ai është në prag të vdekjes, ngase njeriu nuk konsiderohet i tillë përveçse pasi të vdes.

Gjithashtu, është transmetuar nga Ibn Umeri radijallahu anhuma se, kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem shkoi në Uhud, dëgjoi disa gra të fisit Beni Abdil-Eshhel duke qarë për të vdekurit e tyre në betejë. Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha:

لكن حمزة لا بواكي له

“Askush nuk po qanë për Hamzanë.”

Pasi e dëgjuan këtë, erdhën gratë ensarije dhe filluan të qajnë për të. Edhe pse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kishte rënë për të pushuar, kur dëgjoi ato duke qarë u zgjua dhe u tha atyre:

ويحهن إنهن ههنا يبكين ؟ ما أثقلهن ! مروهن فليرجعن و لا يبكين على هالك بعد الموت

“Të mjerat ato, si po qajnë këtu? Sa të bezdisshme që janë! Urdhëroni ato që të kthehen dhe le të mos qajnë për dikë pasi të ketë vdekur.” Transmeton Imam Ahmedi dhe Ibn Maxheh.

Këto argumente, dëshmojnë qartë se, lejesa e mëparshme për vajtimin e të vdekurit është shfuqizuar. Dallimi në mes të qarit para vdekjes dhe pas saj është se të qarit para vdekjes bëhet sepse ende shpresohet që personi të mbijetojë. Por, pasi që ai vdes shpresa humbet, andaj nuk ka dobi nga të qarit.

__________________________________________________________________

[1]
Në lidhje me këtë tematikë, do jenë edhe dy tema të tjera insha-Allah ku, autori sjell argumentet se, a lejohet apo jo të qarit në lidhje me të vdekurin. Kjo temë ka të bëj me atë se, lejohet të qarit në rast se njeriu është në agoni të vdekjes dhe jo edhe pasi të vdes ai.

 

21. Dëshmia se është e lejueshme të qash pas vdekjes së një personi  (02)

 

Kolegët tanë (Hanbeli) dhe ata të cilët kanë mendimin e tyre, thonë se është e lejueshme të qarit para dhe pas vdekjes së personit. Ata argumentojnë me fjalët e Xhabir bin Abdilah-it radijallahu anhuma i cili ka thënë: “Babai im u vra në ditën e Uhudit. Unë i hoqa petkun që ia kishin hedhur mbi fytyrë dhe qaja. Disa prej atyre që ishin prezent më ndalonin nga ky veprim, kurse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nuk më ndalonte. Edhe halla ime Fatimja filloi të qajë, Profeti salallahu alejhi ue selem i tha:

تبكين أو لا تبكين ما زالت الملائكة تظله بأجنحتها حتى رفعتموه

“Pavarësisht se a qanë ti apo jo, engjëjt e mbulonin atë me krahët e tyre deri sa ju e ngritët atë.” Buhariu dhe Muslimi.

Ibn Umeri radijallahu anhuma ka thënë: “Kur Sa’d bin Ubadeh ishte sëmurë, Profeti salallahu alejhi ue selem erdhi që ta vizitojë atë së bashku me Abdurr-Rrahman bin ‘Aufin, Sa’d bin Ebi Uekasin dhe Abdullah bin Mes’udin. Ata e gjetën atë të alivanosur. Profeti salallahu alejhi ue selem pyeti:

قد قضى ؟

“A ka vdekur ai?”

Ata thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut.” Pastaj Profeti salallahu alejhi ue selem filloi të qaj. Kur njerëzit e panë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke qarë filluan edhe ata të qajnë! Ai tha:

ألا تسمعون أن الله لا يعذب بدمع العين و لا بحزن القلب و لكن يعذب بهذا و أشار إلى لسانه أو يرحم

“A nuk po dëgjoni se Allahu nuk ndëshkon për lotin e syrit dhe as për mërzinë/dhembjen e zemrës? Por Ai ndëshkon ose fal për këtë - dhe bëri me shenjë kah gjuha e tij!” Transmeton Buhariu dhe ky është formulimi i tij.

Transmetohet se Usame bin Zejdi radijallahu anhuma ka thënë: “Ishim me Profetin salallahu alejhi ue selem kur një nga vajzat e tij e dërgoi një lajmëtar tek ai për t’i treguar se një nga fëmijët e saj ishte në prag të vdekjes. Ai salallahu alejhi ue selem i tha lajmëtarit:

ارجع إليها فأخبرها أن لله عز و جل ما أخذ و له ما أعطى و كل شيء عنده بأجل مسمى فمرها لتصبر و لتحتسب

“Kthehu tek ajo dhe thuaj asaj se Allahut i takon ajo që Ai ka marrë dhe ajo që Ai ka dhënë. Dhe thuaji se çdo gjë tek Ai ka një afat të caktuar. Thuaji asaj që të durojë dhe të shpresojë në shpërblimin e Allahut.”

Pastaj u kthye lajmëtari përsëri dhe tha: “Ajo të përbetohet që të shkosh tek ajo.” Profeti salallahu alejhi ue selem u ngrit së bashku me Sa’d bin ‘Ubaden, Mu’adh bin Xhebelin, Ubej bin Ka’bin, Zejd bin Thabitin edhe unë shkova me ta. Fëmija i vogël iu dha atij salallahu alejhi ue selem dhe trupi i tij dridhej sikurse të ishte në një shishe të vogël. Atij salallahu alejhi ue selem iu mbushën sytë me lot. Sa’di i tha atij: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë është kjo?” Ai u përgjigj:

هذه رحمة جعلها الله في قلوب عباده و إنما يرحم الله من عباده الرحماء

“Kjo është mëshirë të cilën Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij. Me të vërtetë Allahu i mëshiron vetëm robërit e Tij të cilët janë të mëshirshëm.”Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Transmetohet se Enes bin Maliku radijallahu anhu ka thënë: “Ishim në varrimin e një prej bijave të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ishte ulur pranë varrit, ndërsa unë pashë se si sytë e tij ishin të mbushur me lot. Ai tha:

هل منكم من رجل لم يقارف الليلة ؟

“Kush nga ju nuk ka pasur marrëdhënie intime natën e kaluar?”

Ebu Talha tha: “Unë.” Ai sal-lAllahu alejhi ve selem i tha atij:

فانزل في قبرها

“Lëshojë atë në varr.” Transmetuar nga Buhari.

Transmetohet se Enesi radijallahu anhu i cili ka treguar se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ولد لي غلام فسميته باسم أبي إبراهيم

“Më ka lindur një djalë të cilin e emërtova me emrin e babait tim Ibrahimit …”

Hadithi vazhdon, derisa ai (Enesi) tha: “Pastaj ne e vizituam të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem ndërsa Ibrahimi ishte duke u përballë me vdekjen. Të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i filluan t’i rrjedhin lotët. Në një transmetim shtohet se, Profeti salallahu alejhi ue selem e morri atë në prehër dhe i tha:

يا بني لا أملك لك من الله شيئا

“O biri im, unë nuk kam në dorë asgjë ndaj asaj që Allahu ka caktuar për ty.”

Në atë rast, Abdurr-Rrahman bin ‘Auf dhe Enesi i thanë: “O i Dërguari i Allahut! A po qan ndërsa ke ndaluar që të qajmë?” Ai u përgjigj:

يا بن عوف إنها رحمة ومن لا يرحم لا يرحم

“O biri i ‘Aufit! Kjo është një mëshirë! Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet.

Pastaj vazhdoi duke thënë:

إن العين تدمع و القلب يحزن و لا نقول إلا ما يرضي ربنا و إنا لفراقك يا إبراهيم لمحزونون

“Sytë po lotojnë dhe zemra është e pikëlluar, ndërsa ne nuk do të themi gjë tjetër, përveçse asaj që e kënaq Zotin tonë. Dhe vërtet që ne jemi pikëlluar shumë, o Ibrahim, për ndarjen tënde.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Në këtë ka dëshmi se është e lejueshme të qash për personin para vdekjes së tij.

Enesi radijallahu anhu gjithashtu ka thënë:

أخذ الراية زيد فأصيب ثم أخذها عبد الله بن رواحة فأصيب ثم أخذها جعفر فأصيب و إن عيني رسول الله صلى الله عليه و سلم لتذرفان ثم أخذها خالد بن الوليد من غير إمرة ففتح له

“Zejdi e mori flamurin dhe u vra. Pastaj e mori Abdullah bin Ravaha dhe u vra. Pastaj e mori Xha’feri dhe u vra,” – “dhe lotët rridhnin nga sytë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem.” Pastaj flamurin e mori Halid bin Uelidi pa qenë i urdhëruar dhe triumfoi.” Transmeton Buhariu.

Transmetohet nga Ibn Abasi radijallahu anhuma i cili ka thënë: “Kur Zejnebja bija e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem vdiq, gratë filluan të qajnë. Atëherë Umeri filloi të rrah me kamxhikun e tij. Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e kapi për dore dhe i tha:

مهلا يا عمر ثم إياكن و نعيق الشيطان

“Qetësohu o Umer! Unë ua tërheq vërejtjen grave nga britmat e shejtanit.”

Pastaj ai salallahu alejhi ue selem tha:

إنه مهما كان من العين و القلب فمن الله عز و جل و من الرحمة و ما كان من اليد و اللسان فمن الشيطان

“Çfarëdo që vije nga sytë dhe zemra (loti dhe dhembja) ajo është prej Allahut dhe nga mëshira. Ndërsa ajo që vije nga dora dhe gjuha është prej shejtanit.”Transmeton Imam Ahmedi.

Aishja radijallahu anha ka treguar se kur Sa’d bin Mu’adhi kishte vdekur, tek ajo erdhi i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, Ebu Bekri dhe Umeri radijallahu anhuma. Ajo tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Unë dalloja të qarit e Ebu Bekrit nga ajo e Umerit ndërsa unë isha në dhomën time.” Transmeton Imam Ahmedi.

Esma bint Jezid ka thënë: “Kur vdiq Ibrahimi, biri i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kishte qarë.” Transmeton Ibn Maxheh.

Imam Ahmedi gjithashtu transmeton nga Ibn Abasi radijallahu anhu i cili ka thënë: “Kur Rukajjah, bija e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem kishte vdekur, ai tha:

الحقي سلفنا الخير عثمان بن مظعون

“Bashkohu me përfaqësuesin tanë të mirë Uthman bin Medh’un.”

Gratë qanin, ndërsa Umeri rrihte me kamxhikun e tij. Pastaj Profeti salallahu alejhi ue selem tha:

دعهن يبكين و إياكن و نعيق الشيطان

“Leri ato të qajnë. Por unë ua tërheq vërejtjen atyre nga britmat e shejtanit.”

Pastaj ai salallahu alejhi ue selem tha:

مهما يكن من القلب و العين فمن الله و الرحمة و مهما كان من اليد و اللسان فمن الشيطان

“Çfarëdo që vije nga sytë dhe zemra (loti dhe dhembja) ajo është prej Allahut dhe nga mëshira. Ndërsa ajo që vije nga dora dhe gjuha është prej shejtanit.”

Pastaj, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem u ul afër njërit skaj të varrit. Afër tij ishte Fatimja e cila qante, kurse i fshinte sytë e saj me rrobën e tij nga mëshira që kishte për të.”

Në dy hadithet që flasin për vdekjen e Zejnebes dhe Rukajës dy bijave të Profetit salallahu alejhi ue selem konfirmohet të qarit pas vdekjes.

Ka disa transmetime se kur ai salallahu alejhi ue selem vizitoi varrin e nënës së tij qau dhe i bëri edhe të pranishmit të qajnë. Gjithashtu është transmetuar në formë autentike se ai salallahu alejhi ue selem e puthi ‘Uthman bin Medh’unin pasi që kishte vdekur, ndërsa lotët i rridhnin nëpër fytyrën e tij. E njëjta gjë konfirmohet edhe në tregimet që flasin në lidhje me vdekjen e Xha’ferit dhe Abdullah bin Rauahas.

Në mënyrë të ngjashme është transmetuar në formë autentike se Ebu Bekr es-Sidiku radijallahu anhu e puthi Profetin salallahu alejhi ue selem pasi që ai kishte vdekur dhe qau dhe i bëri edhe të tjerët të qajnë.

Të gjitha këto hadith dëshmojnë se është e lejueshme të qashë para dhe pas vdekjes së një personi dhe se kjo nuk është aspak e urryer.

 

22. Kombinimi i argumenteve që ndalojnë dhe që lejojnë të qarit pas vdekjes së personit

 

Lidhur me atë që thonë kolegët e Imam Shafiut dhe të gjithë që janë të mendimit të njëjtë me të se, “është e urryer të qashë pas vdekjes së personit” duke argumentuar me hadithet e përmendura [1], themi se, këto hadithe kanë për qëllim “të qarit me vajtim”. Kjo mbështetet nga hadithi:

إن الميت ليعذب ببكاء أهله عليه

“Me të vërtetë i vdekuri ndëshkohet për shkak të të qarit (vajtimit) të familjarëve të tij për të.”

Ndërsa në një transmetim thuhet qartë:

إنه يعذب بما نيح عليه

“Me të vërtetë i vdekuri ndëshkohet për shkak të vajtimit për të.”

Ata që kanë thënë se, hadithi i Hamzasë është i anuluar [2], atëherë themi se, kjo nuk është e saktë sepse shumica e haditheve që lejojnë të qash pas vdekjes së personit kanë ndodhur pas betejës së Uhudit. Një prej tyre është hadithi i Ebu Hurejras, i cili është bërë mysliman vetëm në vitin e tetë hixhrij. E njëjta gjë vlen edhe për të qarët Xha’ferin dhe shokëve të tij, të cilët kishin ra shehidë në vitin e tetë hixhrij. Gjithashtu, të qarit për Zejnebën e cili vdiq në vitin e tetë hixhrij. Edhe të qarit e Profetit salallahu alejhi ue selem tek varri i nënës së tij ishte i vonshëm, pra, në vitin kur ai pushtoi Mekën.

Sa për argumentin e atyre që thonë se, “është e lejuar të qashë vetëm para vdekjes së personit”, përgjigja ndaj saj është: “Nëse njeriu qanë pas vdekjes së dikujt nga pikëllimi -atëherë themi se pikëllimi pas vdekjes së dikujt është edhe më i thellë”. Sepse para vdekjes gjithmonë mund të shpresohet për mbijetesë, dhe kjo shpresë përfundon me vdekjen e tij. Pastaj, të qarit për një ndarje e cila nuk ka kthim në këtë jetë është edhe më parësore. Kjo është domethënia e fjalëve të Profetit salallahu alejhi ue selem:

إن العين تدمع و القلب يحزن و لا نقول إلا ما يرضي ربنا

“Sytë po lotojnë dhe zemra është e pikëlluar, ndërsa ne nuk do të themi gjë tjetër, përveçse asaj që e kënaq Zotin tonë.”

Në mënyrë të ngjashme transmetoi Buhari se Umeri radijallahu anhu ka thënë: “Le të qajë për Ebu Selmen derisa nuk godasin kokat apo derisa nuk bërtasin.”

Disa dijetarë thonë, se të qarit e vetë Profetit salallahu alejhi ue selem, dhe të qarit të cilën e ka lejuar dhe rekomanduar, është të qarit që bëjnë sytë të lotojnë dhe që e bëjnë zemrën të zbutet; gjë e cila tregon se njeriu është i mëshirshëm. Kurse të qarit që ndaloi Profeti salallahu alejhi ue selem, është të qarit duke rrahur kokën, ngritja e zërit dhe vajtimi. Ajo që forcon këtë që e tham, janë fjalët e Profetit salallahu alejhi ue selem:

مهما يكن من القلب و العين فمن الله و الرحمة و مهما كان من اليد و اللسان فمن الشيطان

“Çfarëdo që vije nga sytë dhe zemra (loti dhe dhembja) ajo është prej Allahut dhe nga mëshira. Ndërsa ajo që vije nga dora dhe gjuha është prej shejtanit.”

____________________________________________________________________

[1]
Shih: Dëshmia se është e lejueshme të qash pas vdekjes së një personi  (1 dhe 2)

 

[2] Është  “Askush nuk po qanë për Hamzanë.”transmetuar nga Ibn Umeri radijallahu anhuma se, kur i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem shkoi në Uhud, dëgjoi disa gra të fisit Beni Abdil-Eshhel duke qarë për të vdekurit e tyre në betejë. Në atë rast, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: Pasi e dëgjuan këtë, erdhën gratë ensarije dhe filluan të qajnë për të. Edhe pse i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem kishte rënë për të pushuar, kur dëgjoi ato duke qarë u zgjua dhe u tha atyre: “Të mjerat ato, si po qajnë këtu? Sa të bezdisshme që janë! Urdhëroni ato që të kthehen dhe le të mos qajnë për dikë pasi të ketë vdekur.”

 

23. Kujdes kur të godet ndonjë fatkeqësi!

 

I godituri me fatkeqësi duhet të jetë i kujdesshëm që të mos flas ndonjë gjë apo të mos qaj, në atë formë që e bëjnë atë t’i humbin shpërblimet për shkak të asaj që i ka ndodhur dhe që e hidhëron Zotin. Kjo gjë sugjeron në atë se i tilli e konsideron veten të trajtuar padrejtësisht nga Allahu! Allahu Te’ala është i Drejtë dhe nuk e trajton padrejtësisht askënd, Ai është i Ditur dhe nuk gabon, gjithashtu nuk është i paditur në lidhje me diçka. Ai është i Urtë dhe të gjitha veprimet e Tij janë me urtësi dhe të mira. Ai nuk bën asgjë pa urtësi. Gjithçka që Allahu Te’ala jep dhe merr, ajo është e Tij. Ai nuk do të pyetet për atë që Ai vepron ndryshe nga krijesat që do të pyeten në lidhje me atë që ata veprojnë. Ai bën çfarë të dojë, Ai është i aftë për çdo gjë. Të gjitha krijesat janë të Tij dhe të gjitha çështjet kthehen tek Ai.

I godituri me fatkeqësi duhet të thotë atë që e kënaq Allahun, gjë e cila bën që shpërblimi për të të shtohet dhe pozita e tij të ngritet. Ibn Ebi Dunja transmetoi me zinxhirin e tij të transmetimit nga Junus bin Muhamed el-Mekki i cili tha: “Një njeri nga Taifi kishte mbjellë diç nga të mbjellat. Pasi kaloi një kohë ndërsa e mbjella ishte rritur, të mbjellat e tij u prishën dhe u dogjën në tërësi. Kur ne shkuam për ta ngushëlluar, ai po qante dhe tha: “Pasha Allahun nuk po qaj për shkak të saj, por jam duke qarë për shkak të fjalës së Allahut Te’ala:

مَثَلُ مَا يُنفِقُونَ فِي هِـذِهِ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَثَلِ رِيحٍ فِيهَا صِرٌّ أَصَابَتْ حَرْثَ قَوْمٍ ظَلَمُواْ أَنفُسَهُمْ فَأَهْلَكَتْهُ وَمَا ظَلَمَهُمُ اللّهُ وَلَـكِنْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 

“Gjithçka që jobesimtarët shpenzojnë në jetën e kësaj bote, i përngjan erës së akullt, e cila godet të lashtat e ndonjë populli që i ka bërë dëm vetes dhe ua zhduk të lashtat. Allahu nuk u ka bërë padrejtësi atyre, por ata i kanë bërë padrejtësi vetvetes.” 3:117

Andaj, kam frikë që të jem edhe unë prej këtyre njerëzve! Kjo është ajo që më bëri të qaj.”

Njeriu gjithashtu duhet të kujdeset që të mos lutet kundër vetes së tij. Kur Ebu Seleme vdiq, Profeti salallahu alejhi ue selem tha:

لا تدعوا على أنفسكم إلا بخير فإن الملائكة يؤمنون على ما تقولون

“Mos u lutni kundër vetes suaj, por kërkoni vetëm të mirën, ngase engjëjt thonë “amin” për atë që thoni (luteni).”

 

24. I godituri me fatkeqësi duhet ta bëjë krahasimin mes kënaqësive të dy jetëve

 

Një ngushëllim tjetër për të goditurin me fatkeqësi, është të shikuarit në fatkeqësitë që i kanë ndodhur. E kështu të bëjë dallimin mes kënaqësisë së përkohshme të kësaj jete dhe asaj të ahiretit, se cila prej tyre është e përjetshme.

Gjithashtu, të ndjejë kënaqësinë që e fiton nga shpërblimi i thënies: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi” dhe nga durimi ndaj asaj vështirësie që përjeton. Nëse ai e kupton se cila prej tyre është më me vlerë dhe e zgjedh të tillën, le ta falënderojë Allahun për këtë.

Ndërsa, nëse e zgjedh atë që ka më pak vlerë në të gjitha aspektet, atëherë le ta dijë se fatkeqësitë që prekin zemrën, mendjen e shëndoshë dhe fenë e njeriut, janë shumë më të dëmshme se sa fatkeqësia që e ka kapluar në këtë jetë.

E çfarë kategorie mund të jetë kënaqësia me gjërat e dashura të kësaj jete, kur Allahu Te’ala këtë botë e cilëson me Fjalët e Tij:

قُلْ مَتَاعُ الدَّنْيَا قَلِيلٌ

“Kënaqësitë e kësaj jete janë  jetëshkurtra.” 4:77

Çfarë është ajo që arrihet nga këto gjëra jetëshkurtra?

Ai që zgjedh atë që është jetëshkurtër nga jeta e kësaj bote para asaj që është afatgjatë në jetën e përjetshme, atij i ka ikur mendja.

Disa njerëz të urtë kanë thënë: “Injoranti beson se “asgjëja” është diçka dhe se “diçka” nuk është asgjë. Ai që nuk e braktis atë që është “asgjë”, nuk do arrijë diçka.

Dhe ai që nuk ka dije për atë që është “diçka”, nuk do e braktis atë që është asgjë.” Pra, do të thotë: këtë jetë dhe jetën e përtejme. Kjo përmendet në librin “Dhemmud-Dunja” të Ibn Ebi Dunjas, Allahu e mëshiroftë.

 

25. Të qarët dëmton të gjallin dhe të vdekurin

 

I godituri me fatkeqësi duhet ta dijë se të qarët e lëndon të gjallin (vet atë) por edhe të vdekurin (për atë të cilin qanë). Përmes të qarit, i gjalli rrezikon të humbet shikimin. Kur Allahu Te’ala ka përshkruar tregimin mbi Jakubin alejhi-selam, tha:

وَابْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ الْحُزْنِ

“Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit.” 12:84

Ndërsa i vdekuri nuk pushon nga të qarët për të. Transmeton El-Hafidh Ebu Shuxha’ Shejrauejh ed-Dejlemi me zinxhirin e tij të transmetimit nga Ali bin el-Husejni i cili tha: “Njëherë prej herësh, gjatë kohës kur Davud et-Taij ishte duke ndenjur me shokët e tij atë e morri gjumi, por shumë shpejtë u kthjell dhe tha: “A e dini se çfarë kam ëndërruar? Unë ëndërrova se hyra në Xhenet dhe pashë se si disa fëmijë loznin me një mollë të cilën ata ia hedhnin njëri-tjetrin. Kurse një fëmijë qëndronte anash dhe qartë dukej i mërzitur dhe i dëshpëruar. I pyeta: “Pse ky fëmija nuk po luan me ju?”

Ata thanë: “Ai vetëm sa ka vdekur dhe nëna e tij qan shumë për të.” Unë pyeta: “Ku është shtëpia e tyre?” Ata thanë: “Në filan fisin.” Unë pyeta: “Si quhen prindërit e tij?” Ata thanë: ”Kështu dhe kështu.” Davudi i tha shokëve të tij: “Le të shkojmë.” Ata shkuan dhe hynë tek fisi dhe pyeti për prindërit e djaloshit. Ata u takuan me ta ose me njërin prej tyre, dhe u tregoi për ëndrrën që kishte parë. Pastaj nëna e djaloshit u betua se nuk do të qaj më për të.”

 

26. Mos vajto për sprovën tënde, por kujtoje atë se si do të dalësh para Allahut

 

Vajtimi dhe të ndjerit keq është për atë që ka qenë i shkujdesur ndaj obligimeve të Allahut, apo edhe për atë që ka përzier veprat të mira me ato të këqija. Njeriu i tillë është nën dëshirën e Allahut (nëse do e fal dhe nëse do e dënon (v.p.)). (Për të arritur mëshirën e Allahut,) njeriu ndër tjerash duhet të jetë pishman për atë që ka vepruar, çfarëdo qofshin ato vepra.

Njeriu nuk e di vlerën reale të shëndetit përveç atij që është i sëmurë, dhe vetëm i sprovuari me fatkeqësi e di vlerën e gjendjes jo në sprovë.

E njëjta gjë vlen edhe për jetën; vetëm të vdekurit e kuptojnë me të vërtet se çfarë është jeta. Kjo, sepse ata vetëm atëherë e kuptojnë atë që është thënë, ajo në të cilën janë thirrur. Vetëm atëherë kuptohet vlera e veprave të mira, ngase aty shihet se cilat vepra sjellin dobi. Në varr, nuk u jepen grada të larta askujt tjetër përveçse atyre që kanë qenë të devotshëm.

I shkujdesuri do të dëshironte të zinte atë që i ka ikur. Sa më shumë që njeriu të ketë qenë i shkujdesur në këtë botë, aq më shumë do të dëshironte që të kthehej edhe njëherë në këtë jetë në mënyrë që të vepronte atë që nuk e ka vepruar kur ka qenë gjallë. Prandaj, është detyrë e çdo myslimani që të shfrytëzoj shëndetin dhe kohën e lirë, si dy gjëra ndaj të cilave shumica e njerëzve nuk kanë kujdes!

Njeriu vajton dhe mërzitet për fatkeqësinë që e ka kapluar për shkak se ai është neglizhues ndaj agonisë dhe vështirësive të vdekjes, e harron vetminë që do ta përjetoj në varr, përulësinë dhe frikën. Pastaj, çështja e Munkerit dhe Nekirit (alejhimas-selam!) dhe koha e gjatë që do të qëndroj nën dhe qoftë kjo në mirësi apo në dënim! Pastaj, ngritja nga varri dhe dalja para Allahut. Pasta, pritja e gjatë për të dhënë llogari dhe vështirësitë e tjera të Ditës së Kiametit. Dhe pastaj vetë llogaridhënia edhe për çështjet më të imëta. Pastaj, çështja e librit në të cilin është e shkruar çdo imtësi dhe nuk i mungon asnjë gjë e vetme nga kjo jetë! Pra, njeriu harron se një ditë do të jetë mes shpresës dhe frikës, ose do të jetë në anën e grupit djathtë apo në anën e grupit të majtë.

Nëse njeriu i prekur nga fatkeqësia i kujton siç duhet këto sprova të lartpërmendura të cilat e presin atë në çdo moment, e të cilat do t’i përjetoj pa asnjë pikë dyshimi –edhe pse ai është neglizhues dhe jo i përgatitur, kjo do ta bënte atë që ta harroj fatkeqësinë që po e përjeton, dhe do të mbështetej në durim dhe të kënaqurit me atë që Allahu i ka caktuar për të që t’i ndodh.

Nëse njeriu mund të veproj diçka nga e cila i vdekuri mund të përfitoj, kjo është e kërkuara. E në rast se nuk mund ta bëj këtë, së paku nuk duhet ta dëmtoj të vdekurin me atë që ka ndaluar sheriati islam, siç është vajtimi, ankimi, goditja e vetes, grisja e rrobave e veprime apo fjalë të tjera të ndaluara të cilat na i kanë përcjellë të parët tanë të mirë.

 

27. Gjama, vajtimit dhe grisja e rrobave për të vdekurin

 

Gjama (en-Nedbu), (el-Xheuherij ka thënë se,) do të thotë: “të qash pas vdekjes së personit duke përmendur të mirat e tij”. Ndërsa, ka prej dijetarëve të cilët kanë thënë se, kjo do të thotë: “Të përmendësh cilësitë e mira të të vdekurit”. Vajtimi (Nijahah), el-Kadi ‘Ijad thotë se është: “Të tubuarit e grave për të vajtuar të vdekurin”. Në “El-Mugnij” ai thotë se, “vajtim” do të thotë: “Të përmendësh cilësitë e mira të të vdekurit duke bërtitur/ngritur zërin”.

Dije -Allahu të mëshiroftë se, kur të goditesh me fatkeqësitë në përgjithësi dhe në rastin në fjalë për vdekjen e dikujt, kërkohet të jesh i qetë, i durueshëm dhe i kënaqur me vendimin e Allahut Te’ala, të falënderosh Allahun për çdo gjendje dhe të thuash: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Gjithashtu, të jepet sadaka për atë që është goditur nga fatkeqësia (që ka vdekur) dhe të lutesh për të. Ndërsa, të gjama, vajtimi, grisja e rrobave, goditja e vetes dhe fjalët e këqija të cilat thuhen nga njerëzit e afërt në raste të tilla, vijnë në kundërshtim me atë që e thamë më parë. Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë ka thënë se, gjama dhe vajtimi është i ndaluar. Në transmetimin e Hambelit ai ka thënë se vajtimi është fatkeqësi.

Kolegët e imam Shafiut dhe të tjerët kanë thënë, se vajtimi është i ndaluar (haram).

- Ibn Abdil-Berr ka thënë: “Dijetarët janë unanim rreth asaj se, nuk është i lejuar vajtimi as për burrat dhe as për gratë.”

- Ebul-Hatab Allahu e mëshiroftë, në librin “el-Hidajeh” ka thënë: “Gjama, vajtimi, goditja e vetes (zakonisht bëhet goditja në faqe (v.p.)), grisja e rrobave dhe të ecurit këmbëzbathur kur të vdes dikush, është prej veprimeve të urryera në islam.” Ky mendim është i dobët I cili bie ndesh me atë që është përmendur në Sunnet. [1]

 ________________________________________________________________________

[1]
Autori e ka për qëllim se, veprimet e tilla nuk janë vetëm të urryera, por ato janë tërësisht të ndaluara (haram).

 

28. I vdekuri dënohet nga vajtimi i të gjallit për të

 

Umer bin Hatabi radijallahu anhu ka transmetuar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

الميت يعذب في قبره بما نيح عليه

“I vdekuri në varr dënohet për shkak të vajtimit që bëhet për të.”

Në një tjetër formulim thuhet:

الميت يعذب بما نيح عليه

“I vdekuri dënohet për shkak të vajtimit që bëhet për të.”

Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Transmeton Mugire bin Shu’be radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem i dërgoi atij një lajmëtar me mesazhin:

إنه من ينح عليه يعذب بما نيح عليه

“Ai për të cilin vajtohet, dënohet për vajtimin që bëhet për të.”

Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Usejd bin Ebi Usejd ka transmetuar nga Musa bin Ebi Musa dhe ky nga babai i tij radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

الميت يعذب ببكاء الحي إذا قالت النائحة : وا عضداه ! وا ناصراه ! وا كاسباه ! جبذ الميت وقيل له : أنت عضدها ؟ أنت ناصرها ؟ أنت كاسبها ؟

“I vdekuri dënohet për shkak të vajtimit që bëhet nga i gjalli, nëse ai thotë: ”O ti që më forcove mua! Ti që më furnizove mua!” Kapet i vdekuri dhe i thuhet atij: “A me të vërtetë e forcove atë? A me të vërtetë i ndihmove asaj? A me të vërtetë e furnizove atë?” 

Atëherë unë thashë: “I pa të meta është Allahu! Allahu Te’ala thotë:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى

“Asnjë i ngarkuar nuk do të mbartë barrën e tjetrit.” 35:18

Ai (Usejdi) tha: “Unë po të transmetoj nëpërmjet Ebu Musa (el-Esh’arij) dhe ai nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe ti po thua këtë?! A po gënjejmë ne? Betohem në Allahun se unë nuk kam gënjyer për Ebu Musanë dhe as Ebu Musa nuk gënjyer për të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem.” Transmeton Ahmedi.

Transmeton Mugire bin Shu’be radijallahu anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahi alejhi ue selem të thotë:

إن كذبا علي ليس ككذب على أحد من كذب علي متعمدا فليتبوأ مقعدة من النار

“Me të vërtetë gënjeshtra ndaj meje, nuk është sikurse gënjeshtra ndaj jush, sepse kush gënjen për mua le ta përgatis ulësen e tij nga zjarri!” 

Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë:

من ينح عليه يعذب بما نيح عليه

“Ai për të cilin vajtohet, dënohet për vajtimin që bëhet për të.”

Transmeton Buhariu – ky është formulimi i tij, dhe Muslimi.

Transmetohet nga Nu’man bin Beshir radijallahu anhu i cili ka thënë: “Një herë prej herësh, Abdullah bin Rauahas aksidentalisht i humbi vetëdija, dhe për këtë arsye motra e tij ‘Amra filloi të qaj dhe thoshte: “O Zotëria im,” dhe gjëra të tjera. Pasi Abdullahu u kthjell, i tha motrës së tij: “Çdo gjë të cilën e the (kur unë isha pa vetëdije), veçse pyetesha se: “ është e vërtetë ajo që po të thuhet?!” Ndërsa kur ai vdiq, ajo (‘Amra) nuk qau më për të.” Transmeton Buhariu.

Transmeton Tirmidhiu në librin e tij “el-Xhami” nëpërmjet Ebu Musa radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ما من ميت يموت فيقوم باكيهم فيقول وا جبلاه وا سيداه أو نحو ذلك إلا و كل به ملكان يلهزانه : أهكذا كنت ؟

“S’ka person të vdekur për të cilin ai që qanë thotë: “Zotëria im, dhe fjalë tjera në të mirë të tij, veçse do ti jepet për detyrë dy engjëjve që ta shtyjnë atë në gjoks dhe t’i thonë atij: ”Vërtet ishe kështu?”

Tirmidhiu në lidhje me këtë hadith ka thënë: “Hadithi është i mirë dhe garib.”

 

29. I vdekuri nuk përfiton nga të qarët e të gjallit për të

 

Duhet ditur se të qarët nuk i sjell dobi të vdekurit në asnjë mënyrë. E vetmja gjë që i sjell atij dobi, janë veprat e tij. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enes bin Malik radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

يتبع الميت ثلاث أهله و ماله و عمله فيرجع اثنان و يبقى واحد : يرجع أهله و ماله و يبقى عمله

“Të vdekurin e përcjellin tre gjëra: Familja e tij, pasuria dhe veprat e tij. Dy prej tyre kthehen dhe mbetet një, kthehet familja dhe pasuria, ndërsa mbeten veprat.”

Buhariu transmeton hadithin tjetër:

إذا مات ابن آدم انقطع عمله إلا من ثلاث : صدقة جارية أو علم ينتفع به من بعده أو ولد صالح يدعو له

“Kur të vdes biri i Ademit, veprat e tij ndërpriten (shpërblimi i tyre), përveç tri prej tyre: sadakaja rrjedhëse, dituria prej së cilës përfitojnë njerëzit apo fëmija i devotshëm i cili lutet për të.”

Prandaj i vdekuri nuk përfiton nga të qarët dhe nga mërzitja e njerëzve për të.

 

- Ibnul-Xheuzi ka thënë: “Kam parë se shumica e njerëzve mërziten shumë kur ndonjërit prej tyre u ndodh ndonjë fatkeqësi. Disa prej tyre aq e teprojnë duke u mërzitur, saqë të bën të mendosh se ata nuk e dinë arsyen e ekzistimit të kësaj bote! Njeriu me shëndet të mirë, çfarë pret tjetër veçse sëmundjes?! I rrituri i moshës mesatare, çfarë pret tjetër veçse pleqërisë?! Dhe ajo që ekziston, çfarë pret tjetër veçse mos-ekzistencës?!

 

- Siç thotë një fjalë e urtë: “Në këtë mënyrë njerëzit kanë jetuar: bashkim dhe ndarje, vdekje dhe lindje, gëzime e pikëllime.”

Transmetohet diku në kohën e të parëve tanë të mirë, se një njeri shkoi tek njëri prej Selefëve të cilin e gjeti duke ngrënë. Posa arriti, ai i dha lajmin se vëllai i tij (këtij nikoqirit (v.p.)) kishte vdekur. Ai ia ktheu: “Ulu dhe ha, e kam dëgjuar më herët këtë që thua.” Njeriu i tha: “Si e di kur askush para meje nuk të ka treguar?” Ai u përgjigj: “Allahu Te’ala ka thënë:

كُلُّ نَفْسٍ ذَآئِقَةُ الْمَوْتِ

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” 3:185”

 

30. Allahu vepron atë që do, andaj mos u brengos!



Nëse shohim të gjitha artikujt në të cilët kemi folur më herët në lidhje me këtë temë (mbi fatkeqësitë dhe si duhet trajtuar ato (v.p.)), kuptojmë se argumentet e cekura janë të mjaftueshme për ta kuptuar ashtu siç duhet çështjen në fjalë. Si mund të mos jenë veprimet e cekura të ndaluara, kur ato e hidhërojnë Allahun, i Cili vepron atë që do dhe gjykon ashtu siç ai dëshiron? Allahu është Ai që vepron me krijesat e tij ashtu siç do, duke u sjellë atyre vdekjen, mbytjen në ujë, djegien në zjarr e sprova të tjera të cilat i ka caktuar për njerëzit. Ai nuk duhet të pyetet se çfarë vepron kurse njerëzit do të pyeten për veprat e tyre. Të gjitha veprat e ndaluara në lidhje me trajtimin e fatkeqësive, siç janë: vajtimin, grisja e rrobave, rrahja e vetes, shkulja e flokëve, veshja me të zeza, mallkimi, mjerimi dhe veprime e fjalë të tjera të ngjashme; nuk i japin njeriut asnjë zgjidhje, vijnë në kundërshtim me atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij salallahu alejhi ue selem kanë urdhëruar, vijnë në kundërshtim me durimin, të kënaqurit me atë që Allahu ka caktuar për njeriun dhe tek e fundit, këto veprime nuk ndikojnë aspak në caktimin e Allahut dhe se asgjë prej këtyre veprave nuk mund ta rikthej prapa atë.

Kam dëgjuar se, kur disa prej njerëzve që i njoh ishin sprovuar me fatkeqësi, u bënë shumë merak dhe u hidhëruan për së tepërmi për shkak të ndodhive që u kishin ndodhur. Kjo gjë u solli atyre sëmundje dhe fatkeqësi të tjera. Prandaj, kur i sprovuari ndalet dhe mendon, zmbrapset nga të gjitha ato reagime të liga që i ka bërë për shkak të fatkeqësisë, mbështetet tek Allahu ashtu siç duhet, e kupton se lumturia në dynja dhe ahiret arrihet vetëm duke pasuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem dhe në rastin në fjalë, i përmbahet mësimeve të tij alejihs-salatu ues-selam në trajtimin e fatkeqësisë, i lë anash të gjitha veprimet dhe fjalët e ndaluara, -nuk ka asgjë të keqe nëse syri i loton dhe zemra mërzitet, por nuk thotë asgjë që e hidhëron Allahun-, dhe i bindet porosive të tij salallahu alejhi ue selem, pra në fjalë e vepra, mu atëherë do ta arrij lumturinë e përhershme. Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا

“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” 59:7

 

31. Forma e trajtimit të atij që shihet se është në prag të vdekjes

 

Nëse ekziston dyshimi i qartë se personi i sëmurë është në prag të vdekjes, duhet pasur kujdes që i tilli të trajtohet në mënyrën më të mirë, duke pasur kujdes të veçantë që t’i kujtohen atij gjërat që i bëjnë dobi në varr dhe në ahiret.

Pra, duhet t’i kujtohet jeta e ahiretit, testamenti, pendimi për veprat e liga dhe lëshimet që i ka bërë gjatë jetës dhe shqiptimi i shehadetin në mënyrë që ajo të jetë gjëja e fundit që e thotë ai në këtë jetë.

Para kësaj, njeriu duhet t’i këshilloj familjarët dhe vetë personin i cili është në prag të vdekjes që të mos godasin vetveten, të mos i grisin rrobat, të mos i shkulin flokët, të mos vajtojnë e të mos bëjnë vepra të tjera të ndaluara.

Sidomos për atë që është në prag të vdekjes, ai duhet të ketë më shumë shpresë në Allahun sesa të ketë frikë ndaj Tij. Ta falënderoj Allahun sa më shumë, të thotë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” dhe të jetë i kënaqur me Allahun ‘Azze ue Xhel.

 

32. A ndëshkohet i vdekuri nga vajtimi i familjes së tij për të?

 

Lidhur me fjalët e Profetit salallahu alejhi ue selem:

إن الميت ليعذب ببكاء أهله عليه

“Me të vërtetë, i vdekuri ndëshkohet për shkak të të qarit e familjes së tij për të.”

Dhe hadithi tjetër:

إن الميت يعذب بالنياحة عليه

“I vdekuri vuan nga vajtimi që bëhet për të…”

Selefët dhe pasuesit e tyre kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të këtyre haditheve.

01
Njëri grup prej tyre thonë se Allahu bën çfarë Ai dëshiron me krijesat e Tij dhe se veprat e Tij nuk duhet të vihen në pikëpyetje. Ata thonë se nuk ka dallim në mes asaj se ai mundohet për vajtimin që bëhet për të dhe gjëra të tjera që i atribuohen atij. Sepse Allahu ka krijuar gjithçka dhe Ai i krijon fëmijët, kafshët dhe i bën të çmendurit të ndien dhimbje edhe pse ata nuk kanë vepruar asgjë.

02 Një grup tjetër thonë se këto hadithe nuk janë autentike nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe se Aishja radijallahu anha i hodhi poshtë ato, dhe në anën tjetër argumenton me fjalët e Allahut Te’ala:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى

“Askush nuk do të mbartë barrën e tjetrit.” 35:18

Përveç kësaj, ka hadithe me të cilat Aishja radijallahu anha argumentoi e të cilat ne nuk i kemi përmendur. Një prej tyre janë fjalët e Urves në të cilën ai transmeton: “I treguan Aishes se Ibn Umeri radijallahu anhuma ka treguar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, i vdekuri ndëshkohet për shkak të të qarit e familjes së tij për të.” Ajo tha: “Gabim është, ai ka thënë: “Ai ndëshkohet për mëkatin e tij, ndërsa familja e tij tani qajnë për të.” Kjo është e njëjtë sikurse gabimi në transmetim i fjalëve të Profetit sallalhu alejhi ue selem që ua tha mushrikëve që ishin në varre:

إنهم ليسمعون ما أ قول

“Ata (të vdekurit) dëgjojnë atë që unë them tani.”

Transmetuesi në rastin e tillë gaboi. Ajo që Profeti salallahu alejhi ue selem e kishte thënë, është:

إنهم ليعلمون أن ما كنت أقوله لهم

“Tani ata e dinë se ajo që u thosha atyre është e vërtetë.”

Pastaj lexoi fjalët e Allahut:

وَمَا يَسْتَوِي الْأَحْيَاء وَلَا الْأَمْوَاتُ إِنَّ اللَّهَ يُسْمِعُ مَن يَشَاء وَمَا أَنتَ بِمُسْمِعٍ مَّن فِي الْقُبُورِ

“Po ashtu, nuk janë kurrë të barabartë të gjallët dhe të vdekurit. Allahu bën të dëgjojë kë të dojë Vetë, kurse ti (Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.” 35:22

Ai tha:

تبوؤوا مقاعدهم من النار

“Ata kanë përgatitur vendet e tyre në Zjarr.”

Transmeton Buhariu dhe Muslim.

Abdullah bin Ubejdullah bin Ebi Mulejkeh ka thënë: “Vajza e Uthmanit kishte vdekur në Meke. Ne shkuam që të marrim pjesë në varrimin e saj, ndërsa aty ishte Umeri dhe Ibn Abbasi mes të të cilëve u ula. Abdullah bin Umeri i tha Ibn Abasit: “A nuk do t’i ndalosh ata nga të qarët? I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, i vdekuri ndëshkohet për shkak të të qarit e familjes së tij për të.” Ibn Abasi tha: “Umeri e kishte zakon të thoshte një pjesë të këtij hadithi. Një herë prej herësh isha me Umerin në udhëtim duke u kthyer nga Meka. Kur arritëm në el-Bejda, ne pamë një karvan. Ai tha: “Shiko kush është në atë karavan.” Unë shikova dhe e pash Suhejbin. Pastaj u ktheva dhe i tregova atij. Ai tha: “Thirre atë.” Unë u ktheva tek Suhejbi dhe i thashë: “Shpejto tek udhëheqësi i besimtarëve ngase ai të kërkon ty.” Kur Umeri u godit me thikë, Suhejbi erdhi duke qarë e duke thënë: “Oh vëllai im! Oh miku im!” Pastaj Umeri i tha: “O Suhejb! A po qanë për mua, pasi që i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, i vdekuri ndëshkohet për shkak të të qarit e familjes së tij për të.”? Dhe pas vdekjes së Umerit, këtë ia tregova Aishes. Ajo tha: “Allahu e mëshiroftë Umerin! Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem fare nuk ka thënë: “Me të vërtetë, myslimani ndëshkohet për shkak të të qarit e familjes së tij për të.” Por ka thënë: “Me të vërtetë, jobesimtarit i shtohet ndëshkimi për shkak të të qarit e familjes së tij për të.” Mjafton për ju ajeti kuranor:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى

“Askush nuk do të mbartë barrën e tjetrit.” 35:18

Ibn Abasi radijallahu anhu në lidhje me ajetin:

وَأَنَّهُ هُوَ أَضْحَكَ وَأَبْكَى

“Me të vërtetë Ai jep harenë dhe pikëllimin (vajin).” 53:43

Ibn Ebi Mulejkeh ka thënë: “Betohem në Allahun se Ibn Umeri nuk tha asnjë fjalë në lidhje me këtë ajet.” Transmeton Buhariu dhe Muslim.

Gjithashtu, Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Aishes i është thënë se Umeri dhe Ibn Umeri kishin thënë: “Me të vërtetë, i vdekuri ndëshkohet për shkak të të qarit për të.” Atëherë ajo tha: “Ju po më tregoni për dy njerëz të cilët nuk gënjyen e as nuk janë akuzuar për gënjeshtër, por dëgjimi i njeriut mund të gabojë.” Në një formulim tjetër, ajo tha: “Allahu e faltë Ebu Abdirr-Rrahmanin. Ai asnjëherë nuk ka gënjyer, por ai harroi dhe gaboi. Çështja është se, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka kaluar pranë një të vdekure jehudije për të cilën kishte të afërm të saj të cilët po qanin. Pastaj ai salallahu alejhi ue selem tha:

إنهم ليبكون عليها و إنها لتعذب في قبرها

“Ata po qajnë për të, ndërsa ajo po ndëshkohet në varrin e saj.”

03 Një grup i tjetër i selefëve thonë se, njeriu ndëshkohet për shkak të vajtimit të familjes së tij, nëse ai i ka urdhëruar që ata ta vajtojnë, ose nëse ai nuk i ndaloi ata që vajtojnë nëse kjo (vajtimi) i përket traditës së tyre. Urdhërimi i të tjerëve që të vajtojnë për dikë ishte e zakonshme në mesin e arabëve. Njëri poet i vjetër arab ka thënë:

Nëse unë vdes më vajto ashtu siç e meritoj
O bija e Ma’bedit, grisi rrobat tuaja për mua!

04 Një grup tjetër thanë se kjo ka të bëjë me personin që i takon një populli që e kanë zakon të qajnë dhe vajtojnë, e të cilët ai nuk i ka ndaluar para vdekjes së tij. Kjo në vetvete sugjeron se ai është i kënaqur me veprimit e tyre që ata do t’i bëjnë. Këtë mendim e ka Ibnul-Mubarak. Ky mendim dhe ai para tij pothuajse janë të njëjtë. Ebul-Berakat bin Tejmijeh ka thënë: “Ky është dhe mendimi i saktë në lidhje me këtë çështje. Nëse ai e di se të afërmit do të vajtojnë dhe nuk i ndalon ata para vdekjes, kjo do të thotë se ai është i kënaqur nga ky veprim. Në këtë rast, ai është sikurse personi i cili ka mundësin të dënojë të keqen por nuk e bën atë. Ndërsa nëse ndalesa e tij do të injorohej, Allahu nuk e dënon atë për veprimin e tyre.”

 

33. I vdekuri ndëshkohet nga të qarët e familjës së tij për të

 

Sa i përket fjalëve të Profetit salAllahu alejhi ue selem:

“I vdekuri ndëshkohet nga të qarët e familjës së tij për të.” dhe “I vdekuri ndëshkohet nga vajtim për të.”

Këto hadithe i kam përmendur edhe më përpara.

Selefët dhe ata që kanë ardhur pas tyre kanë rënë në kundërshtim rreth këtyre (haditheve). Një grup prej tyre ka thënë: Allahu bën çfarë të dojë me krijesat e tij. Ajo çfarë vepron Allahu nuk mund të vihet në pikëpyetje, dhe se nuk ka dallim (për të vdekurin) midis ndëshkimit për shkak të vajtimit dhe midis ndëshkimit që ai e meriton, sepse Allahu i Lartësuar ka krijuar çdo gjë dhe se Allahu i Lartësuar i bën fëmijët, kafshët dhe të çmendurit që të ndjejnë dhimbje edhe pse ata nuk kanë vepruar asnjëgjë.

Ndërsa grupi i dytë kanë thënë: Këto hadithe nuk janë të sakta nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selam dhe se Aishja radijAllahu anha nuk i ka pranuar ato hadithe dhe është argumentuar me fjalën e Allahut të Lartësuar:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى

“Asnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barren e tjetrit.

Gjithashtu ka edhe hadithe të tjera të cilat nuk i kemi përmendur akoma, me të cilat është argumentuar me to Aishja radijAllahu anha. 

Prej atyre haditheve është edhe hadithi që përcillet nga Ur`ue i cili ka thënë: “U përmend tek Aishja se Ibn Umeri e ngren deri tek Profeti salAllahu alejhi ue selam këtë hadith: “I vdekuri ndëshkohet në varrin e tij për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.“

Ajo tha: Ai ka harruar. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ai ndëshkohet për mëkatin e tij dhe familja e tij qajnë për të tashmë.”

Kjo është e ngjashme me fjalën e Profetit sAllalhu alejhi ue selem në të cilën thuhet: “Se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem shkoi tek gropat në ditën (luftën) e Bedrit në të cilat gjendeshin disanga të vrarët e mushrikëve, dhe u tha atyre atë çfarë u tha. “Ata e dëgjojnë çfarë unë po u them tashti.” Ai ka gabuar, porse ajo që në të vërtetë ka thënë Profeti salAllahu alejhi ue selem ishte: “Tani ata e dinë që ajo që unë iu thoja atyre është e vërtetë.” Më pas lexoi ajetin:

إِنَّكَ لا تُسْمِعُ الْمَوْتَى

Sigurisht që ti (o Muhamed), nuk mund t`i bësh të vdekurit të dëgjojnë.

Tani ata e dinë se ajo që ia thosha atyre është e vërtetë.” Pastaj lexoi:

وَمَا أَنتَ بِمُسْمِعٍ مَّن فِي الْقُبُورِ

“kurse ti (o Muhamed) nuk mund të bësh të dëgjojnë ata që janë në varre.“

Ai tha: “Ata i kanë përgatitur vendet e tyre në Zjarr.” E ka transmetuar Bukhari dhe Muslimi.

- Abdullah Ibn Ubejdullah Ibn Ebij Mulejkete ka thënë: “Një nga vajzat e Uthmanit vdiq në Mekke dhe shkuam që të prezantojmë në varrim, aty ishin Ibn Umeri dhe Ibn Abbasi dhe unë u ula midis atyre. Ose tha: U ula afër njërit prej tyre dhe më pas ardhi i fundit (Ibn Abbasi) dhe u ul anash meje.

- Abdullahi Ibn Umeri i tha Ibn Abbasit: “A nuk do t`i ndalësh nga të qarët? I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: I vdekuri ndëshkohet në varrin e tij për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.”

- Ibn Abbasi tha: “Ka pas qenë Umeri që e thoshte një pjesë të saj. Dolëm nga Mekka me Umerin derisa arritëm në Bejda, kur aty ai e panjë karvan. Ai më tha: Shko dhe shiko se kush janë njerëzit e karvanit. Unë shikova dhe e pashë Suhejbin. E lajmërova dhe ai më tha: Ma thirr atë. U ktheva tek Suhejbi dhe i thashë: Shko dhe takoje Prijësin e Besimtarëve.

- Kur u godit Umeri, Suhejbi hyri duke qarë dhe thoshte: Vëllai im! Miku im! I tha Umeri atij: O Suhejb! A po qan për mua edhe pasi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “I vdekuri ndëshkohet në varrin e tij për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.”

- Ibn Abbasi thotë: Kur vdiq Umeri, ia tregova Aishes këtë gjë dhe ajo tha: Allahu e mëshiroftë Umerin. Pasha Allahun, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk ka thënë: “Allahu e ndëshkon besimtarin për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.” Porse i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu ia shton ndëshkimin jobesimtarit për shkak të vajtimit që bën familja e tij për të.” Ju mjafton ajo që është thënë në Kuran:

وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى

“Asnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barren e tjetrit.”

Në atë çast Ibn Abbasi radijAllahu anhu tha dhe lexoi:

وَأَنَّهُ هُوَ أَضْحَكَ وَأَبْكَى

“Ai (Allahu) të bën të qeshësh dhe të qashë.”

- Ibn Mulejke tha: “Pasha Allahun! Ibn Umeri nuk tha asnjë fjalë.” E transmeton Bukhariu dhe Muslimi. Ky transmetim është nga Bukhariu.

Në sahihun e Bukhariut dhe të Muslimit transmetohet se Aishes radijallahu anha i është thënë se Umeri dhe i biri i tij Abdullahi thonë: “Se i vdekuri ndëshkohet nga vajtimi i të gjallit për të.“

Ajo tha: “Ju po më tregoni mua prej dikujt të cilët as nuk gënjejnë dhe as janë akuzuar për gënejshtër, porse dëgjimi gabon.

Në një transmetim tjetër ajo ka thënë: “Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurr-Rrahmanin, ai nuk ka gënjyer porse ai ka harruar dhe ka gabuar. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selam kaloi pranë (varrit) të një jehudije për të cilën po qanin dhe tha: “Ato po qajnë për të ndërsa ajo po ndëshkohet në varrin e saj.“

Ndërsa grupi i tretë kanë thënë: Fjala e Tij “Se i vdekuri ndëshkohet nga vajtimi i familjes së tij për të.” Mund të kuptohet, nëse ai (i vdekuri) ka urdhëruar që ta vajtojnë ose (vajtimi) është nga zakonete tyre dhe ai nuk i ka parandaluar ato, pra, të ketë lënë testament para vdekjes që të mos thonë dhe as mos të veprojnë vepra të shëmtuara. Kjo gjë (këto zakone) ishin të njohura tek arabët dhe shumë të përmendura në poezitë e tyre.

- Njëri prej tyre ka thënë: “Nëse unë vdes, atëherë më vajto në mënyrën që më takon.” “Grisi rrobet e tua për mua o e bija e Ma`bedit. Etj.

- Ndërsa grupi i katërt kanë thënë: “Mund të kuptohet se është nga tradita e tij dhe e popullit të tij e qajtura dhe e vajtuara, dhe kjo është e njohur prej tyre, të cilët ai nuk i ka ndaluar (para se të vdes), sepse lënia e mosndalimit të të qarës është argument se ai është i kënaqur me me veprimin e tyre. Këtë mendim e ka Abdullah Ibn Mubaraku. Ky mendim dhe ai para tij janë të njëjtë.

- Ebul Berakat Ibn Tejmijje ka thënë: “Ky është mendimi më i saktë nga të gjitha mendimet. Nëse ai është i bindur se ata do ta vjatojnë dhe nuk len testament që të mos e vajtojnë, kjo tregon se ai është i kënaqur me veprimin e tyre. Ky është i njëjtë me atë personin i cili ka mundësi ta ndal të keqen porse nuk e ndal atë. Nëse ai do t`i këshillonte që të mos e vepronin atë gjë (vajtimin) dhe ato dota kundështonin (do të vajtonin), Allahu është më Bujar se sa të ndëshkojë atë për (veprimet e tyre) këtë.

 

34. Domethënia se personi i vdekur mundohet nga të qarët

 

Dije! Allahu të mëshiroftë! Se këto hadithe nuk kanë nevojë për këto interpretime dhe nuk gjendet në to, dhe për këtë falënderimet i takojnë Allahut, nuk gjendet në të asnjë problem apo ndonjë kundërshtim me Kuranin dhe me ndonjë bazë nga bazat e sheriatit, dhe as nuk sigurojnë se një njeri mund të ndëshkohet me veprimet e dikujt tjetër.

Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk ka thënë:

“I vdekuri dënohet për shkak të të qajturit dhe vajtimit të familjës së tij.” porse ka thënë:
“Se ai ndëshkohet për shkak të saj.” Nuk ka dyshim se ajo gjë (vajtimi) e shqetëson dhe e mundon atë. Mundimi është dhimbja që i ndodh atij, dhe kjo është më gjithëpërfshirëse se dënimi. Gjërat e përgjithshme nuk nënkuptojnë gjërat e veçanta.

Profeti salAllahu alejehi ue selem ka thënë:
 

“Udhëtimi është një pjesë nga mundimi.”

Ky mundim, mund t`i ndodh besimtarit edhe jobesimtarit. Gjithashtu edhe i vdekuri ndjen dhimbje në varrin e tij nëse është pranë varrit të pasuesve të bidatit, njerëzve të prishur dhe gjynahqarëve, mundohet në të (varr) ashtu sikurse mundohet edhe njeriu në këtë botë nga ndëshkimet që i kanë rënë fqinjit të tij.

- Imam Ahmedi ka thënë: se të vdekurit shqetësohen nga gjynahet që bëhen pranë varreve të tyre. Nëse qajnë familja e të vdekurit tek varri një të qarë e cila është haram, duke goditur fytyrat, grisur rrobet, lyerja e fytyrave me ngjyrë të zezë, prerja e flokëve dhe thirrja me thirrjet e kohës së injorancës, e gjitha kjo është ekzistente në shumicën e rasteve nga njerëz injorantë të kësaj kohe.

Nëse gjenden këto vepra dhe fjalë kështu sikurse edhe i përmendëm, atëherë i vdekuri ndien dhimbje në varrin e tij për shkak të tyre.

 

Kjo dhimbje është ndëshkimi që ai ndien për shkak të vajtimit prë të, dhe këtë mendim ka pasuar edhe, Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh Rahimullah.

 

35. Vesveset e shejtanit për të (mashtruar) sëmurin, të afërmit dhe familjen e tij

 

Është e vërtetë se shejtani e sulmon të sëmurin dhe i fut atij vesvese dhe i thotë se do të ndahesh nga të dashurit e tu, se do të largohesh nga kjo botë për në një vend të vetmuar nën tokë në të cilin do të ndiesh dhimbje.

Ndoshta ai e bën atë (të sëmurin) që të ndiejë zemërim ndaj Zotit të tij dhe e bën që ta urrejë takimin me Zotin e Lartësuar. Ndoshta ai e bën atë që të flasë gjëra të cilat përbëhen nga zemërimi dhe kundërshtuese ndaj Allahut, më pas ai i fut vesvese atij për të afërmit e tij dhe i bind ata se sa i mirë ishte ai (personi që vdiq) apo se ai kishte një status të mirë dhe fillon tu përmend atyre vlerat e larta të tij (atij që vdiq), dhe i shtyen ata që të fillojnë të qajnë një të qarë të ndaluar, apo të veprojnë diçka e cila nuk lejohet, dhe e bën të sëmurin që të mërzitet se po ndahet nga kjo botë.

Kështu që, obligohen te dy palët që të kurohen me kurat fetare. Janë përmendur këto (kura) në kapitullin e parë, të cilat janë të mjaftueshme, dhe nuk është e nevojshme që t`i përsërisim ato.

Nuk ka ndonjë besimtar i cili vdes dhe të dëshirojë që të rikthehet në këtë botë edhe nëse i jipet e gjithë ajo, përveç shehidit, ai dëshiron që të kthehet në këtë botë dhe që të vritet edhe një herë tjetër pasi që shikon shpërblimet e mëdha që janë përgatitur për shehidat.

Imam Ahmedi ka transmetuar në Musnedin e tij, se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk ka asnjë nefs besimtari myslimani të cilin e merr Zoti i tij i Lartësuar, i cili dëshiron që të rikthehet tek ju (në këtë botë) edhe nëse do t`
i jipet e gjithë bota dhe çka ka në të.

 

 

36. Domethënia e Na´jit / Lajmërimi për vdekjën e një personi

 

- Na`ji do të thotë t`i lajmërosh të tjerët për vdekjen e një personi, sikurse veprojnë njerëzit e kohës tonë, duke lajmëruar për vdekjen e të madhit, të njohurit dhe dërgojnë një thirrës i cili i lajmëron njerëzit.

- Dijetari i madh Ibn Kajjim ka thënë në librin e tij “El-Hedju”: “Nga Sunneti i Profetit salAllahu alejhi ue selem ishte mos lajmërimi në lidhje me vdekjen e ndonjë personi. Gjithashtu ai ndalonte nga kjo gjë duke thënë: “Kjo gjë është nga veprat e kohës së injorancës.”

- Hafidh Dijaud-Dijn (Rahimullah) ka thënë në librin e tij “El-Ehkam”: “Tema; Na`ji është i urryer” dhe më pas në këtë temë i përmendi tri hadithe, prej tyre:

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes`udi radijAllahu anhu i cili përcjell se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Kini kujdes nga Na`j
i sepse Na`j i është nga veprat e kohës së injorancës.” Tha Abdullahi: “Do të thotë, të lajmërosh për vdekjen e dikujt. Hadithin e transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se është Hasen Garijb. 

Transmetohet nga Hudhejfe se ka thënë: “Kur unë të vdes, mos lajmëroni askënd sepse unë kam frikë se ai (lajmërimi) të mos jetë Na`ji. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem të ndalojë nga Na`ji.” E transmeton Imam Ahmedi, Ibn Maxheh dhe Tirmidhiu i cili tha se hadithi është i mirë.

Ismaili Ibn Ibrahim thotë se e ka lajmëruar Ibn Aun i cili ka thënë:

“I thashë Ibrahimit: “A është Na`ji i urryer?”

Ai tha: “Po. Kur dikush vdes, një burrë hypën në kafshën e tij dhe bërtet tek njerëzit: “Filani ka vdekur.”

- Ibn Auni ka thënë: “Dëgjova në Kufe se Shurajhi nuk lajmëronte për xhenazen e asnjërit. Këtë gjë ia thashë Muhammed Ibn Sirinit i cili më tha: “Shurajhi është nga Mekka. Unë nuk dij që të ketë ndonjë problem që një burrë të lajmërojë shokun apo xhematin e tij.” 

Ibrahimi ka thënë: “Nuk ka ndonjë problem që nëse vdes një person të lajmërohen shokët e tij. Porse është e urryer që të lajmërohet në vendet publike.”

Transmeton Tirmidhiu nga Ebu Musa El-Esharij se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Çdo njeri që vdes dhe ata të cilët qajnë për të thonë: “Zotëria im! I shtrenjti im!” dhe të ngjashme me këtë, vetëm se Allahu i urdhëron dy melaike dhe e godasin atë në gjoks dhe i thonë: “A i tillë ishe ti?” Tirmidhiu ka thënë Hadith i mirë.

Këto hadithe vërtetojnë se lajmërimi për vdekje është e ndaluar dhe se ajo vëpër është nga veprat e kohës së injorancës.

Hadithet të cilat ne i përmendëm, prej tyre ka që tregojnë Na`ji është, lajmërimi i të tjerëve se filani ka vdekur dhe ka prej tyre që tregojnë se Na`ji është, përmendja e cilësive të mira të të vdekurit. Ajo që kuptohet është, se që te dyja janë Na`ji. Allahu e din më mirë.

Ajo çfarë disa njerëz veprojnë në këtë kohën tonë, duke ia shpallur njerëzve vdekjen e filan personit, kjo është nga bidatet e ndaluara, e cila të shpie në vonimin e varrimit, duke pritur që të mblidhen njerëzit. Njerëzit (në këto raste) e braktisin Sunnetin i cili është, shpejtimi i xhenazes, sikurse është vërtetuar kjo në Sunenin e Ebu Daudit, në të cilin thuhet se Ebu Talha Ibn El-Ber-ra u sëmurë dhe Profeti salAllahu alejhi ue selem shkoi tek ai për ta vizituar dhe i tha: “Unë po e shoh se Talha po përballet me vdekjen. Më lajmëroni mua rreth tij dhe shpejtoni sepse kufoma e një myslimani nuk duhet të mbes mes familjarëve të tij.”

Ajo që gjithashtu duhet të thuhet ështe se, nuk ka problem nëse do të përmendësh disa cilësi të personit, dhe kjo në formën më të mirë dhe më të shkurtër, ato duhet të jenë të vërteta dhe të mos jenë shtyese për vajtim dhe zemërim, në këtë rast nuk është e ndaluar dhe as nuk është në kundërshtim me durimin.

Imam Ahmedi ka thënë: “Se fjalët e pakta dhe të vërteta nuk bien në kundërshtim me durimin e obliguar. Ajo që e vërteton këtë hadithi që transmetohet nga Enesi i cili thotë se Ebu Bekri Es-Sid-dijk radijAllahu anhu hyri tek Profeti salAllahu alejhi ue selem pasi që Ai vdiq dhe e puthi në ballë dhe tha: “Profeti im! Miku im i ngushtë! Miku im i zgjedhur!” Transmetuar nga Imam Ahmedi.

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i lajmëroi sahabët në lidhje me vdekjen e Nexhashiut në ditën që ai vdiq. Ai doli me ta për në Musal-la (vend falje), i rreshtoi ata dhe bëri (u fal) me katër tekbire. E transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

Ndërsa në një transmetim tjetër të Bukhariut dhe Muslimit, Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
 

“Kërkoni falje për vëllain tuaj!”

 

37. Përgëzimi i atij që i vdesin tre ose më shumë fëmijë

 

Bukhariu ka thënë: “Tema; Mirësia e atij që i vdes një fëmijë dhe shpreson shpërblimet. Dhe fjala e Allahut të Lartësuar:

وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ

“Prandaj, përgëzoi të duruarit.”

Bukhariu transmeton nga Enesi i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka asnjë mysliman në mesin e njerëzve, të cilit i vdesin tre fëmijë para se të arrijnë moshën e pjekurisë, vetëmse Allahu do ta fusë në Xhenet për shkak të mëshirës së gjerë ndaj tyre.”

Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka dy (burrë dhe grua) myslimanë të cilëve iu vdesin tre fëmijë para se të mbushin moshën e pjekurisë, vetëmse Allahu do t`i fusë në Xhenet ata dhe prindërit e tyre nga mëshira e Tij ndaj tyre.“

Tha, do t`i thuhet atyre: “Hyni në Xhenet!”

Tha: “Ata do të thonë: Derisa të vijnë prindërit tanë.”

Tha: “Do t`i thuhet atyre tri herë dhe ata do të përgjigjen njësoj.”

Tha: “Pastaj iu thuhet atyre: “Hyni në Xhenet ju dhe prindërit e juaj!”

Bukhariu transmeton nga Ebu Seid El-Khudrij se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Çdo gruaje të cilës i vdesin tre fëmijë, vetëmse ato do ta mbrojnë atë prej zjarrit.”

Një grua tha: “Po dy fëmijë?”

Ai salallahu alejhi ue selem tha: “Edhe dy.”

Muslimi transmeton nga Ebu Hurejra i cili ka thënë: “Një grua erdhi me një fëmijë të vogël të saj dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Lutju Allahut (për të)! Sepse unë i kam varrosur tre (fëmijë).”

Ai tha: “I ke varrosur tre (fëmijë)?“

Ajo u përgjigj: “Po.”

Ai tha: “Me të vërtetë që ti ke të është dhënë një mbrojtje shumë e fortë ndaj Zjarrit.”

Në këto hadithe ka argumente se fëmijët e myslimanëve janë në Xhenet. Disa dijetarë kanë përcjellur ixhman (konsensusin) mbi këtë çështje.

El-Mauerdij ka thënë: “Sa i përket fëmijëve të Profetëve, ka ixhma se ata janë në Xhenet. Ndërsa sa i përket fëmijëve të tjerë të myslimanëve, shumica e dijetarëve mendojnë se ata janë në Xhenet. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَيْءٍ

“Ne do t`u bashkojmë besimtarëve pasardhësit e tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t`u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre.”

Disa nga filozofët janë ndalur në këtë çështje dhe kanë thënë se kjo çështje nuk është definitive aspak, ashtu sikurse nuk është definitive edhe për ata të cilët janë të përgjegjshëm për veprat e tyre. Ky mendim është i gabuar. Porse ata (filozofët) argumentohen me një hadith nga Aishja i cili është i saktë në të cilin thuhet: “Vdiq një fëmijë nga Ensarët dhe Aishja tha: “Lumturi për të! Është një zog nga zogjtë e Xhenetit. Ai nuk ka vepruar asnjë vepër të keqe dhe nuk i arriti ato (veprat).“

Profeti salAllahu alejhi ue selem tha: “Ose diçka tjetër oj Aishe? Allahu ka krijuar njerëz për në Xhenet. Ai i krijoi ata për të (Xhenetin) kur ato ishin në shtyllën kurrizore e baballarëve të tyre. Ai ka krijuar edhe njerëz për në Zjarr. Ai i krijoi ato për të (zjarrin) kur ata ishin në shtyllën kurrizore e baballarëve të tyre.“

Dijetarët i janë përgjigjur këtij (argumentimi me këtë hadith) duke thënë se Profeti salAllahu alejhi ue selem e ndaloi Aishen që të mos nxitohet në nxjerrjen e konkluzioneve të prera pa argumente definitive.

- Neueuiu (Rahimullah) në shpjegimin e Muslimit ka thënë: “Është e mundur dhe mund të mendohet që Profeti salAllahu alejhi ue selem e ka thënë ketë para se Ai ta dinte se fëmijët e myslimanëve do të hyjnë në Xhenet. Kur ajo iu bë me dije, Ai tha: “Nuk ka asnjë mysliman në mesin e njerëzve, të cilit i vdesin tri fëmijë para se të arrijnë moshën e pjekurisë, vetëmse Allahu do ta fusë në Xhenet për shkak të mëshirës së gjerë ndaj tyre.”

Ndërsa sa i përket haditheve që flasin për tre fëmijë, më pas u pyet për dy fëmije dhe tha: “Edhe dy.” kjo mund të jetë se iu shpall Atij kur u pyet për dy fëmijët. E njëjta gjë është edhe kur është pyetur për një fëmijë tek disa transmetime. Allahu e din më së miri.

 

38. Ngushëllimi i Profetit për ata që kanë humbur fëmijët e tyre

 

Këto hadithe të cilat kanë kuptime të ndryshme, porse pjesa më e madhe kanë kuptime të njëjta, dëshmojnë se Profeti salAllahu alejhi ue selem i ka shprehur ato në kohë të ndryshme. Ata gjithashtu dëshmojnë se Profeti salAllahu alejhi ue selem kujdesej për popullin e tij, ishte i mëshirshëm ndaj tyre dhe ishte i ndjeshëm për këtë.

Të gjitha këto hadithe ngushëllojnë umetin për fëmijët e tyre të vdekur. Ata dëshmojnë se Profeti salAllahu alejhi ue selem donte që të ngushëllonte prindërit të cilët kishin humbur fëmijët e tyre, duke u treguar atyre se çfarë shpërblimi i pret ata për fatkeqësinë nëse ata bëjnë durim.

Gjithashtu, nëse prindërit përveç kësaj, janë të kënaqur me fatkeqësinë që i ka goditur, e fshehin prej popullit dhe e pranojnë atë, kjo është një dhuratë të cilën Allahu ia jep atij që Ai dëshiron, dhe Allahu ka shpërblime të mëdha.

 

39. Rreth atyre që i kanë vdekur dy fëmijë

 

- Muslimi në Sahihun e tij thotë: “Ebu Hasan ka thënë: ” i thashë Ebu Hurajras radijAllahu anhu: Më kanë vdekur dy fëmijët e mi, çfarë mund të na tregosh ndonjë hadith nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, i cili do ta rregullojë gjendjen tonë pas vdekjes së tyre?”

- Ai tha: “Po! Fëmijët e tyre janë të rinjtë e Xhenetit. Ndonjëri prej tyre e takon babait e tij “ose tha, prindërit e tij” dhe e kap atë prej rrobes “ose tha, prej dore” ashtu sikurse po të kap edhe unë ty prej rrobe, dhe nuk e lëshon derisa Allahu ta fus atë dhe ata në Xhenet.” E transmeton edhe Imam Ahmedi.

Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebij Seijd El-Khudri se i Dërguari i Allahut salaAllahu alejhi ue selem i ka thënë grave:
 

“…Çdo gruaje prej jush të cilës i vdesin tre fëmijë, vetëm se ata do të jenë mburojë prej zjarrit.”

Një grua tha:
 

“Po dy, pasi mua më kanë vdekur dy?”

Ai salAllahu alejhi ue selem u përgjigj:
 

“Edhe dy.”

 

40. Rreth atij që i ka vdekur një fëmijë

 

Transmeton Imam Ahmedi nga Ebu Sinani i cili ka thënë: “E varrosa djalin tim dhe unë isha tek varri. Ebu Talha më kapi prej dore më nxorri dhe më tha: “A dëshiron të të përgëzoj?” I thashë: “Sigurisht.” Ai tha: “Më ka treguar mua Ed-Dehhak nga Ebu Musa El-Esharij radijAllahu anhu i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ka thënë Allahu i Lartësuar: O Meleku i vdekjes! A ia more shpirtin fëmijës së robit Tim? A ia more shpirtin të dashurit të tij dhe frytin e zemrës së tij?“

Ai u përgjigj:
 

“Po!“

Allahu i Lartësuar i thotë:
 

“Çfarë tha ai?“

Ai u përgjigj:
 

“Të lavdëroi Ty dhe tha: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!“

Allahu i Lartësuar tha:
 

“Ndërtojini atij një shtëpi në Xhenet dhe emërojeni atë, Shtëpia e Lavdërimit.” Kështu e ka transmetuar edhe Tirmidhiu dhe ka thënë: Hadithi është Hasen Garijb.

Gjithashtu edhe Ibn Hibbani dhe Ebul Kasim Ibn Asakir e kanë transmetuar në këtë formë:
 

“Kur vdes fëmija e ndonjë personi, Allahu i Larëtsuar i thotë Melaikeve të tij. A ia morët shpirtin fëmijës së robit Tim?“

Ata iu përgjigjën:
 

“Po!“

Allahu i Lartësuar i thotë:
 

“Çfarë tha ai?“

Ata iu përgjigjën:
 

(Ai tha:) Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi dhe të lavdëroi Ty!“

Allahu i Lartësuar tha:
 

“Ndërtojini atij një shtëpi në Xhenet dhe emërojeni atë, Shtëpia e Lavdërimit.“

Imam Ahmedi transmeton nga Mu`auije Ibn Kur-ra dhe ky përcjell nga babai i tij se një burrë i vinte Profetit salAllahu alejhi ue selem dhe me vete kishte edhe djalin e tij. Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha atij:


“A e don djalin tënd?”

Ai tha:
 

“O i Dërguari i Allahut! Allahu të dashtë sikurse e dua unë djalin tim.“

Për një kohë ai humbi nga sytë e njerëzve dhe Profeti salAllahu alejhi ue selem tha:

Çfarë ka ndodhur me djalin e filanit?

Iu përgjigjen dhe i thanë:
 

“O i Dërguari i Allahut, ai ka vdekur.“

Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha babait të tij:


“A nuk dëshiron që ti të shkosh tek një porte prej portave të Xhenetit dhe ta gjesh atë duke të pritur ty aty?“


Burri u përgjigj:

O i Dërguari i Allahut, kjo gjë është e veçantë për mua apo për të gjithë ne?


Ai tha:

“Sigurisht që është për të gjithë ju.” E transmeton edhe Nesaiu nga Shu`be.

Gjithashtu edhe Bejhakiu e transmeton nga një rrugë tjetër transmetimi në të cilën thuhet:
“Një burrë prej ensarëve u çua dhe tha: O i Dërguari i Allahut… A është kjo gjë vetëm për të apo për çdo kënd që i vdes fëmija nga myslimanët?

Ai i tha:

“Sigurisht që kjo vlen për të gjithë myslimanët të cilëve u vdes një fëmijë.”

 

41. Përgëzimi ndaj atij që i vdes fëmija dhe duron

 

- Ibn Ebij Ed-Dunja transmeton nga Seuade Ibnul Esued i cili ka thënë se ka dëgjuar Ebu Khalijfete El-A`bdij, i cili ka thënë: “Më vdiq djali im i vogël dhe vajtova aq shumë sa që mu largua gjumi. Pasha Allahun! Unë një natë isha i shtrirë mbi krevat dhe nuk gjendej në shtëpi askush tjetër përveç meje. Unë isha duke menduar për djalin tim, kur papritmas dikush më thirri nga ana e derës dhe më tha: “Es-Selamu Alejkum ue Rahmatullahi o Ebu Khalifeh.”

- Unë i thashë: “Ue Alejkumus Selamu ue Rahmetullah. U frikësova shumë dhe fillova të kërkoj mbrojtje nga Allahu dhe më pas fillova të lexoj ajetet e fundit nga surja Ali Imran, deri sa arrita tek Ajeti:

وَمَا عِندَ اللّهِ خَيْرٌ لِّلأَبْرَارِ

“Dhe ajo që ndodhet tek Allahu, është më e mirë për besimtarët e devotshëm.”

Më tha: “O Ebu Khalife!”

Unë iu përgjigja: “Urdhëro!”

Më tha: “Çfarë dëshiron? A dëshiron të jetosh me djalin tënd një jetë e cila dallon nga ajo e njerëzve të tjerë? A je ti më i mirë tek Allahu se sa Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, të cilit dhe i ka vdekur djali i tij Ibrahimi? I cili (pas vdekjes së Ibrahimit) tha: “Syri loton, zemra pikëllohet dhe nuk themi asgjë e cila e zemëron Zotin.” Apo çfarë dëshiron?

A don që të ngrehet (të mos vdes) vdekja nga djali ytë dhe ajo është shkruar mbi të gjitha krijesat? Apo çfarë dëshiron?

A dëshiron ta zëmërosh Allahun për Zotërimin e Tij mbi krijesat? Pasha Allahun! Sikur të mos ishte vdekja, ata (njerëzit) nuk do t`i zente toka dhe sikur të mos ishte ngushëllimi, ato nuk do të kishin përfituar asnjëgjë nga të jetuarit.”

Më pas tha: “A ke nevoj për diçka?”

I thashë: “Kush je ti, Allahu të mëshiroftë?”

Ai më tha: “Një nga komshinjtë e tuaj prej Xhinëve.”

Transmetohet nga El-Hasen El-Basrij (Rahimullah) se një burrë vajtonte për djalin e tij, për këtë u ankua tek Haseni i cili e pyeti: “A mungonte djali ytë nga ti?”

Ai tha: “Po! Ai më shumë mungonte se sa ishte i pranishëm.”

Haseni i tha: “Po! Konsideroje atë si jo të pranishëm sepse ai nuk ka munguar më parë ndaj teje ndonjë mungesë më të mirë dhe më të dobishme se sa kjo.”

Ai tha: “O Ebu Seijd! Ti ma lehtësove pikëllimin tim për djalin tim.”

Transmetohet nga Seleme se ka thënë: “Kur djali i Umer Ibn Abdul Azizit vdiq, babai i tij ia zbuloi fytyrën dhe tha: “Allahu të mëshiroftë o biri im! Unë u lumturova me ty ditën (kur linde) kur u përgëzova me ty, dhe kam jetuar i lumtur me ty. Unë kurrë në asnjë moment nuk kam qenë më i lumtur se sa jam tani. Pasha Allahun, ti do ta thërrasësh babain tënd për në Xhenet.”

 

42. Vdekja e fëmisë së madh në moshë është më e vështirë

 

Në këto hadithe dhe transmetime flitet më së shumti për fëmijën i cili nuk e ka arritur moshën e pjekurisë. Ndërsa fëmija i devotshëm dhe i madh (i cili ka hyrë në moshë), me vdekjen e tij, fatkeqësia, pikëllimi dhe mërzia janë më të mëdha për prindërit e tij se sa për fëmijën e vogël, veçanërisht kur ai (fëmija i madh) është i dalluar në dije apo është i përkushtuar dhe ka mirësjellje ndaj prindërve, të afërmve dhe shokëve të tij, apo ka cilësi të mira dhe vepra të lavdërueshme.

Si mund të krahasohet fëmija i vogël me të madhin në dobi ndaj prindërve të tyre apo të tjerëve, nëse ai (i madhi) është i cilësuar me ato gjëra që i përmendëm?

A mund të dyshoi i mençuri se dhimbja është më e madhe për të (fëmijën e madh)?

Kështu që shpërblimi i tij është më i madh dhe më i shumtë.

 

43. Çfarë vepronin Sahabët dhe Tabiinët kur ata i godisnin fatkeqësitë?

 

Është vërtetuar në Sahihun e Bukhariut nga Enesi se ka thënë:

“U sëmur një nga fëmijët e Ebu Talhas. Ai vdiq dhe babai i tij Ebu Talhas ishte jashtë shtëpisë. Kura gruaja e tij e pa se ai (fëmija) kishte vdekur, u zbukurua (jo shumë) dhe e vendosi fëmijën e saj në një cep të shtëpisë. Kur Ebu Talha u kthye tha: “Si është fëmija?” Ajo i tha: “Ai e ka qetësuar nefsin e tij dhe shpresoj që të jetë rehatuar.” Ebu Talha mendoi se ajo i tha të vërtetën.

Tha: “Flejti dhe kur u zgjua në mëngjes mori gusël dhe kur donte të dilte, ajo i tregoi se fëmija kishte vdekur. Ai u fal me Profetin salAllahu alejhi ue selem dhe më pas e lajmëroi Atë se çfarë kishte vepruar ajo. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha:

“Ndoshta Allahu i jep bereqet atyre në natën e tyre.”

Një burrë prej Ensarëve tha: “Kam parë se ata të dy kishin nëntë fëmijë, secili prej tyre e kishin mësuar Kuranin përmendësh.”

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se ajo i tha familjes së saj kur i vdiq djali:

“Askush të mos i tregoi Ebu Talhës para meje. Kur ai hyri e pyeti për fëmijën dhe ajo i tha: “Me të vërtetë që ai është qetësuar nga si ka qenë më parë. I dhashë atij ushqim dhe hëngri, më pas iu zbukurova atij dhe kryem marrdhënie seksuale…”

Kjo grua duroi, ishte e kënaqur, qëndroi e pa lëkundur dhe shpresoi shpërblimin tek Allahu. Allahu i dha asaj diçka më të mirë se sa ajo që e kishte goditur.

Nëse dikush që është goditur me fatkeqësi, e shikon një grua e cila edhe ajo është goditur me fatkeqësi dhe vepron diçka e cila nuk veprohet vetëm në lumturi dhe në gëzime, ai duhet ta qortojë vetveten dhe t`i mësojë cilësitë e atyre që kanë jetuar para nesh. Gjithashtu, duhet të dijë se burrat janë më parësorë në këto vepra dhe durime se sa gratë.

Nuk është goditur (me fatkeqësi) asnjë grua me atë çfar u godit Fatima radijAllahu anha, e cila është zonja e grave të Xhenetit. Ajo u godit me vdekjen e babait të saj, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ajo në këtë gjendje të madhe, nuk tha vetëm se fjalë të vërteta, të cilat i kemi mësuar prej saj, duke thënë:

O Babai im! Afër Zotit tënd ti je.

Gjëja që na obligohet ne, është se duhet t`i marrim shembull njerëzit më të mirë të myslimanëve, qofshin këta burra apo gra.

Një burrit prej Selefëve i vdiq një fëmijë, e ngëshëlluan atë Sufjan Ibn Ujejne, Muslim Ibn Khalid dhe të tjerë. Ai (babai i fëmijës) ishte shumë i mërzitur derisa erdhi tek ai Fudajl Ibn Ijjad dhe i tha:
 

“O ti filan! Nëse ti dhe biri i ytë jeni në burg, dhe ai del para teje, a nuk do t`u gëzoje?”

Ai i tha: “Sigurisht.”

Fudajli i tha: “Biri i jot ka dalur nga burgu i dynjasë para teje.”

Tha: “Burri i gëzua dhe tha: “Jam ngushëlluar.” E transmeton Hafidh Ibn Asakir.

Maliku ka përcjellur se i ka arritur nga Seijd Ibn Jesar i cili ka transmetuar nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:


“Vazhdon besimtari të vuajë në fëmijët dhe të afërmit e tij derisa ta takojë Allahun dhe mbi veten e tij nuk ka asnjë gjynah.“

U përmend më herët çfarë ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu nga hadithi i Ebu Musa El-Esh`arij, dhe ajo që eshtë për qëllim është, se kushdo që e dëgjon atë hadith dhe është goditur me ndonjë fatkeqësi gjen ngushëllim në të.

Kur Ebu Hurejras radijAllahu anhu iu afrua vdekja filloi të qajë. I thanë: “Çfarë të bëri të qash?” Ai tha: “Më bën që të qaj sepse udhëtimi është i gjatë, furnizimi i pakët, bindja e dobët dhe para meje gjendet kufiri vendqëndrimi i të cilët është ose në Xhenet ose në Xhehenem.”

Kur Umer Ibn Abdul Azizit iu afrua vdekja, ai tha: “Më ulni dhe ata e ulën.” Më pas tha: “Zoti im! Unë jam ai të cilin e ke urdhëruar dhe unë si kam kryer urdhërat sikurse duhet. Më ke ndaluar (që të mos veproj disa gjëra) dhe unë të kam kundërshtuar. Nëse Ti më fal mua, me të vërtetë që më ke dhënë një dhuratë. Nëse Ti më dënon mua, Ti nuk ke qenë i padrejtë. Nuk ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton adhurimin përveç Teje.”

- Sulejman Et-Tejmij ka thënë: “Unë hyra në shtëpinë e njërit prej shokëve tanë i cili ishte i pikëlluar, gjendja e tij më bëri të ndjehem keq dhe i thashë atij: “Pse i gjithë ky pikëllim, ti ke qenë në gjendje të mirë?” 

Ai tha: “E si mos të pikëllohem unë? Kush ka më të drejtë se unë që të pikëllohem? Pasha Allahun! Nëse më vjen mua falja nga Allahu i Lartësuar, do të më brengoste turpi prej Tij, për gjërat që nuk i kam bërë për Të.”

Kur Abdul Malik Ibn Mer`uanit iu afrua vdekja, filloi të thotë: “Pasha Allahun! Do të dëshiroja që të isha robi i një burri nga Tihame. Betohem në Allahun se unë dëshiroj të isha një rob nga Tihamah dhe të kullosja delet në malet e saj dhe të mos isha Prijës.”

El-Muznij ka thënë: “Hyra tek Shafiu (Rahimullah) kur ai ishte i sëmurë nga sëmundja e cila edhe vdiq, dhe i thashë: “Si ke gdhirë?”

Ai tha: “Kam gdhirë dhe po largohem nga kjo botë, nga vëllezërit e mi unë po ndahem, veprat e mia të këqia do t`i takoj, nga gota e vdekjes do të pij, tek Allahu jam duke shkuar dhe pasha Allahun unë nuk e dij, a do të hyj shpirti im në Xhenet dhe ta përgëzoj atë apo do të hyj në Zjarr dhe ta ngushëlloj atë?! Pastaj filloi të qajë.”

 

44. Gjykimi rreth vizitës së varrezave

 

Të vizitosh varrezat është e pëlqyer sepse ajo të kujton botën tjetër. Në vizitën e varrezave ka dobi si për të gjallin ashtu edhe për të vdekurin. I gjalli kujton botën tjetër dhe vdekjen. Lexon për nefsin e tij ajetet e sabrit (durimit) dhe të paksimit të shpresës, sikurse fjala e Allahut të Lartësuar:

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ

“A nuk ka ardhur koha për ata të cilët besuan, që zemrat e tyre të frikësohen kur kujtohet Allahu dhe para të vërtetës që Ai ka shpallur.”

Gjithashtu edhe fjala e Allahut të Lartësuar:

أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ

“Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheni tek Ne (për t`ju gjykuar)?!“

Në Sahihun e Bukhariut transmetohet ngai Ibn Umerit se ka thënë: “Më kapi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem për krahu dhe më tha: “Ji në dynja si një i huaj apo si një udhëtar.”

Ibn Umeri thonte: “Nëse e arrin natën mos e prit mëngjesin e nëse e arrin mëngjesin mos e prit natën. Merr nga shëndeti ytë për sëmundjen tënde dhe nga jeta jote për vdekjen tënde.”

Nëse ai (njeriu) e mendon këtë, ai do të jetë i përulur (ndaj Allahut) dhe do të largohet nga mëkatet. Do të kujtoi ata të cilët kanë vdekur nga familja dhe të afërmit e tij. Kjo është ajo vizita e cila sjell dobi, dhe jo ashtu sikurse veprojnë disa në këtë kohën tonë duke vepruar bidate, sikurse vizita e varreve ditën e enjte dhe të shtunë apo edhe zbukurimi i grave vetet e tyre dhe më pas shkojnë tek varret dhe ulen në to.

Ebu Daudi transmeton nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili ka treguar se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ulja e dikujt prej jush mbi gacën e zjarrit dhe ajo t`i djegi rroben dhe të arrij në lëkurën e tij, është më e mirë për të se sa të ulet mbi varr.” 

Gjithashtu, Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni drejt tyre.”

Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje se çfarë do të thotë “Mos u ulni mbi varre.” Shumica e dijetarëve thonë se kihet për qëllim ulja e zakonshme. Maliku ka thënë: “Se kjo do të thotë që të mos kryesh nevojat personale mbi to.”

Është transmetuar në “l-Muuatta” se Aliu mbështetej mbi varre dhe shtrihej mbi to. Ndërsa Ibn Umeri ulej mbi varre dhe se Uthman Ibn Hakijm ka thënë: “Kharixheh Ibn Zejd më kapi mua për dore dhe më uli mbi një varr, dhe më lajmëroi nua se xhaxhai i tij Zejd Ibn Thabit ka thënë: “Është e urryer kjo gjë (ulja mbi varre) për atë i cili kryen nevojat e tij mbi to.”

 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free