Esenca e Dispozitave
Esenca e Dispozitave të Legjislacionit Islam.
Titulli i librit në origjinal:
ُ“عُمدةُ الأَحكامِ من كلامِ خيرِ الأَنامِ عليه الصلاةُ والسلام”
Titulli i librit: “Umdetu el Ahkam” (Esenca e Dispozitave)
Autor: Hafidh Abdulgani el Makdisi (541 – 600 H.)
Përktheu: Ebu Enes Bledar Karaj el Albabi
Recensoi: Blerim Krasniqi
Korrektoi: Xhabir Sheme
بسم الله الرحمن الرحيم
Parathënie
Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar. Vetëm Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së veteve (shpirtrave) dhe punëve tona të këqia. Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është rob dhe i Dërguari i Tij.
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë!”
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj i Cili ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm dhe pastaj krijoi prej tij shoqen e tij e prej atyre të dyve shtoi burra e gra të shumtë! Kini frikë Allahun me të Cilin ju kërkoni të drejtat tuaja dhe ruajeni farefisin! Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.”
Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Punët më të këqija janë shpikjet në to, çdo shpikje është bidat (pa bazë në Fe) dhe çdo bidat është humbje (nga Rruga e Drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr.
Hafidh Abdulgani el Makdisi (RahimehUllah) ka synuar të lehtësojë njohjen e suneteve e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për fillestarët në kërkimin e dijes fetare, kështu që bëri një përmbledhje të shkurtër të haditheve të dispozitave të legjislacionit Islam, në të cilin u mjaftua me hadithe të gradës më të lartë të saktësisë; prej haditheve të përputhura në dy sahihat e Buhariut dhe Muslimit. Prej këtyre haditheve ai përpiloi libërin “Umdetu el Ahkam” “Esenca e Dispozitave.”
Si përfundim, ai doli me një libër të lehtë për kërkuesin e dijes fillestar dhe të mesëm, pastaj nuk mund të jetë jonevojtar për të edhe i thelluari dhe i përparuari në dije.
Hafidh Abdulgani mblodhi në këtë libër më shumë se katërqind hadithe, të cilat konsiderohen esenca dhe baza e temave të fikhut apo pjesa dërmuese e tyre, kështu që libri i tij ishte i lehtë për t’u mësuar përmendësh dhe t’i kushtohej vëmendje e interesim, gjë për të cilën janë kujdesur dijetarët e mëhershëm. Më pas vjen gjykatësi dhe ministri Imadudin ibën el Ethir dhe zgjodhi mësimin përmendësh të këtij libri me vlerë, por ai kishte nevojë ta kuptonte dhe të thellohej në përfitimin e dispozitave prej haditheve të tij, d.m.th. kuptimin e sunetit sipas domethënies së saktë të tij. Dhe për këtë, ai nuk gjeti më të mirë e më të ditur se imami dhe hafidhi Tekijudin ibën Dekik el Ijd el Kashiri. Kështu, Ibën Dekik el Ijd ndërmori sqarimin dhe shpjegimin e këtij libri dhe e titulloi librin e tij “Ihkamu el Ahkam sherhu Umdeti el Ahkam” “Përpikmëria e Dispozitave, sqarim i librit Esenca e Dispozitave“.
Para duarve të lexuesit shqiptar, libraria “Imam Albani” këtë herë afron librin “Esenca e Dispozitave” me autor Abdulgani el Makdisi (RahimehUllah). Duke shpresuar dhe lutur Allahun që së shpejti të bëhet e mundur dalja në dritë edhe e shpjegimit të tij, “Përpikmëria e dispozitave” që ka bërë hafidh Ibën Dekik el Ijd!
Lusim Allahun e Madhëruar të na mësojë atë që na bën dobi, dhe të na bëjë dobi nga ajo që mësojmë!
Përkthyesi
Amman – Jordani / 2005
Parathënia e autorit:
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Sunduesit të Plotfuqishëm, të Vetmit të Gjithëfuqishëm! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, Një e të Pashoq, Zotit të qiejve e të tokës dhe çfarë gjendet mes tyre, Fuqiplotit, Falësit të Madh! Dhe dëshmoj se Muhamedi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është robi dhe i Dërguari i Tij i përzgjedhur dhe i preferuar; bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij të pastër e të zgjedhur!
Disa vëllezër më kërkuan t’u përmblidhja disa hadithe të dispozitave të sheriatit, prej atyre haditheve të cilat janë të përputhura (për nga teksti dhe emri i sahabiut transmetues) në dy sahihat e imamëve Ebu Abdullah Muhamed ibën Ismail ibën Ibrahim el Buhari dhe Muslim ibën el Haxhaxh ibën Muslim el Kushejri en Nijsaburi. Dhe unë iu përgjigja kërkesës së tyre duke shpresuar dobinë e prej tij.
Lus Allahun e Madhëruar të na bëjë dobi me të neve, atij që e shkruan apo që e dëgjon, e lexon, e mëson, apo vështron në të!
Lus Allahun që ta bëjë këtë punë të sinqertë, për të kërkuar Fytyrën e Tij të Ndershme, që të më sjellë fitoren tek Ai në xhenetet e begatë! Allahu na mjafton neve dhe Ai është Ndihmuesi më i Mirë!
Hafidh Abdulgani el Makdisi
KAPITULLI I PASTËRTISË
1. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu), se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë:
“Veprat nuk konsiderohen (të vlefshme apo të plota) veçse sipas qëllimeve –në një transmetim tjetër thuhet: sipas qëllimit – dhe çdo njeri do të marrë atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kush emigron për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, emigrimi e tij do të jetë tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërsa kush emigron për ndonjë interes të kësaj bote, apo për ndonjë grua që të martohet me të, emigrimi e tij do të jetë tek ajo që ai ka synuar.”[1]
2. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu), se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Allahu nuk e pranon namazin e askujt prej jush, pas hadethit (jashtëqitjes dhe çdo gjëje që prish avdesin), veçse pasi të pastrohet.”[2]
3. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër ibën el Asi, si dhe nga Ebu Hurejra dhe Aisha (radijAllahu ‘anhuma) se kanë thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Mjerë për thembërat e këmbëve nga Zjarri (i Xhehenemit)!”[3]
4. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kur dikush prej jush të marrë avdes, të fusë ujë në hundën e tij dhe pastaj ta shfryjë (ta nxjerrë) atë. Kush pastrohet (me gurë a diçka tjetër pas jashtëqitjes), t’a bëjë këtë me numër tek. Kur dikush prej jush të zgjohet nga gjumi, të lajë duart tre herë para se t’i fusë në enë, sepse ju nuk e dini ku ka shkuar dora gjatë gjumit.”[4]
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Të thithë ujë me dy vrimat e hundës.”[5]
5. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush prej jush të mos urinojë në ujë të ndenjur i cili nuk ecën, e pastaj të lahet prej tij.”[6]
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Askush të mos lahet në ujë të ndenjur, duke qenë se ai është xhunub (ka kryer marrëdhënie intime).”[7]
6. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse pi qeni në enën e dikujt prej jush, atëherë t’a lajë atë shtatë herë.”
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “ku herën e parë ta lajë me dhe.”[8]
7. Transmetohet nga Humran (shërbëtori i Uthman ibën Afan) se: “Ai pa Uthmanin të kërkonte ujë për avdes dhe pastaj hodhi ujë nga ena në dy duart e tij dhe i lau ato tri herë. Pastaj futi dorën e djathtë në enë (dhe mori ujë), futi ujë në gojë e në hundë, pastaj lau fytyrën tri herë dhe krahët deri në bërryla, tri herë. Pastaj i dha mes’h (e preku me dorë të lagur) kokës së tij dhe lau këmbët nga tri herë, pastaj tha: Kështu e kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të marrë avdes si mora unë, dhe pastaj tha: “Kush merr avdes kështu siç mora unë, pastaj fal dy rekate në të cilat nuk flet me vete (por përqendrohet në namaz), atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë.”[9]
8. Transmetohet nga Amër ibën Jahja el Mazini; nga babai i tij; se ai ka thënë: “E pashë Amër ibën Ebi Hasen të pyeste Abdullah ibën Zejd për avdesin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai kërkoi një enë me ujë dhe mori avdes për t’u treguar atyre formën e avdesit të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); ai hodhi ujë nga ena në duart e tij dhe i lau ato tri herë, pastaj futi dorën në enë dhe mori ujë e shplau gojën dhe hundën nga tri herë me tre grushta ujë. Pastaj futi dorën në enë (mori ujë) dhe lau fytyrën e tij tri herë, pastaj futi dorën përsëri në enë dhe lau krahët deri në bërryla nga dy herë. Pastaj futi dorën në enë dhe me duar të lagura i dha mes’h (fërkoi) kokës, duke i shkuar ato para dhe mbrapa kokës, një herë të vetme, pastaj lau këmbët e tij.”[10]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Filloi me pjesën e përparme të kokës deri afër damarëve të qafës, pastaj i ktheu ato në vendin ku filloi me mes’hun.”[11]
Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Na erdhi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ne i nxorëm një enë prej tunxhi me ujë.”[12]
9. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e preferonte të filluarit me të djathtën në veshjen e sandaleve, në krehjen e flokëve, në pastrimin e tij (avdesin dhe larjen e trupit) dhe në të gjitha çështjet e tij.”[13]
10. Transmetohet nga Nuajm el Muxhmiru; nga Ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Populli im do të thirren nga gjurmët e bardha të avdesit në fytyrë dhe gjymtyrë, në ditën e Kijametit, ndaj kushdo prej jush që ka mundësi ta shtojë këtë gjurmë (që t’i lajë ato më shumë se kufiri i caktuar në avdes), t’a bëjë këtë.”[14]
Ndërsa në transmetimin e Muslimit thuhet: “E pashë Ebu Hurejrën të marrë avdes. Ai lau fytyrën dhe duart e tij deri sa thuajse arriti te shpatullat, pastaj lau këmbët deri në mbi kërcinj. Pastaj tha: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Populli im do të thirren nga gjurmët e bardha të avdesit në fytyrë dhe gjymtyrë, në ditën e Kijametit, ndaj kushdo prej jush që ka mundësi ta shtojë këtë bardhësi në fytyrën dhe gjymtyrët e tij (që t’i lajë ato më shumë se kufiri i caktuar në avdes), t’a bëjë këtë.”[15]
Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: Kam dëgjuar të dashurin tim (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Drita e besimtarit (në ditën e Kijametit) arrin aq sa arrin avdesi i tij (sa pjesa e larë në marrjen avdes, d.m.th. kjo pjesë do të ndriçojë).”[16]
Tema:
Të pastruarit pas jashtëqitjes
11. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hynte në v.c, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel hubuthi uel habaithi” – O Zot! Unë të kërkoj mbrojtje prej të ligëve dhe të ligave!”[17] – Ai i kërkoi mbrojtje Allahut prej djajve meshkuj e femra.
12. Transmetohet nga Ebu Ejub el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur të shkoni në vendin e kryerjes së nevojave personale, mos u ktheni nga Kibla gjatë kryerjes së nevojës së trashë apo të hollë, dhe as mos i ktheni shpinën asaj, por kthehuni nga lindja apo nga perëndimi.”[18]
13. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se ka thënë: “Një ditë u ngjita mbi shtëpinë e Hafsës dhe pashë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke kryer nevojat personale i kthyer nga Shami dhe me shpinë nga Qabja.”
Në një transmetim tjetër thotë: “I kthyer nga Shtëpia e Shenjtë e Kudsit.”[19]
14. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hynte në v.c, ndërsa unë dhe një djalosh tjetër mbartnim një enë ujë dhe një shkop në dorë, e ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pastrohej me ujë (pas jashtëqitjes).”[20]
15. Transmetohet nga Ebu Katade – el Harith ibën Ribij – el Ensari (radijAllahu ‘anhu), se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush prej jush të mos e prekë organin e tij (gjenital) me dorën e djathtë gjatë urinimit, dhe as të mos pastrohet me dorën e djathtë pas jashtëqitjes, as të mos marrë frymë në enë (kur pi ujë).”[21]
16. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kaloi pranë dy varreve dhe tha: Këta të dy janë duke u dënuar tani, dhe jo për ndonjë gjë të madhe; njëri prej tyre nuk ruhej nga urina e tij, ndërsa tjetri ecte lartë e poshtë me thashetheme. – Pastaj mori një degë palme, e ndau më dysh dhe nguli nga një pjesë mbi çdo varr. – Njerëzit thanë: O i Dërguari i Allahut! Përse e bëre këtë? – Se ndoshta u lehtësohet atyre dënimi deri sa këto të thahen.”[22]
Temë
Për misvakun
17. Transmetohet nga Ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja popullin tim, do t’i urdhëroja ata të përdornin misvak (për pastrimin e dhëmbëve) në çdo namaz (para fillimit të çdo namazi).”[23]
18. Transmetohet nga Hudhjefe ibën el Jeman (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngrihej natën, ai e pastronte gojën e tij me misvak.”[24]
19. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se ajo ka thënë: “Abdurrahman ibën Ebi Bekër es Sidik (vëllai i saj) hyri tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili ishte mbështetur mbi gjoksin tim dhe në dorë kishte një misvak të njomë me të cilin pastronte dhëmbët. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia nguli sytë misvakut dhe unë ia mora atij, e breva me dhëmbë, e parfumosa dhe ia dhashë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai i pastroi dhëmbët me të, me një të pastruar të cilin nuk e kisha parë më parë prej tij. Pasi mbaroi së pastruari dhëmbët me misvak, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngriti dorën – apo gishtin e tij-, pastaj tha: “Tek Shoqëruesi më i Lartë! (Tek Allahu, apo tek shoqëruesit e tij në xhenet). Këtë e tha tri herë, pastaj shkoi për tek Ai. – Aisha thoshte: Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërroi jetë duke qenë ndërmjet barkut dhe gushës sime.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “E pashë atë të shihte tek misvaku dhe e kuptova që ai donte të pastronte gojën me të, ndaj i thashë: A e do të ta marr? – Ai bëri me shenjë me kokën e tij, për të thënë që “Po”.[25]
Ky është teksti i Buhariut, ndërsa Muslimi e transmeton të ngjashëm me të.
Ndërsa nga Ebu Musa el Eshari (radijAllahu ‘anhu) transmetohet se ai ka thënë: “Shkova tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili po pastronte gojën me një misvak të njomë. – Thotë: Njëri cep i misvakut ishte mbi gjuhën e tij, ndërsa ai thoshte: Uë! Uë! Me misvak në gojë, sikur donte të villte.”[26]
Tema
Mes’hi mbi meste[27]
20. Transmetohet nga el Mugira ibën Shubeh (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Isha me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në një udhëtim dhe unë u ula t’i hiqja shoshonet (apo këpucët a çizmet), por ai më tha: Lëri ato, se unë i kam veshur duke qenë se kisha avdes. Dhe u dha mes’h atyre.”[28]
21. Transmetohet nga Hudhejfe ibën el Jeman (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Isha me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai urinoi, pastaj mori avdes dhe i dha mes’h këpucëve të tij.”[29] –Ky hadith është marrë i shkurtuar.
Tema
Medhiu[30] e të tjera
22. Transmetohet nga Ali ibën Ebi Talib (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Isha një burrë që më dilte shumë medhij dhe më vinte turp të pyesja të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për shkak të vendit të vajzës së tij tek unë (ngase ishte e shoqja e tij), kështu që i thashë Mikdad ibën el Esved, që ta pyeste ai. I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij: “Të lajë organin e tij dhe të marrë avdes.”[31]
Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Laje organin tënd dhe merr avdes.”
Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Merr avdes dhe spërkit me ujë organin tënd.”
23. Transmetohet nga Abad ibën Temim; nga Abdullah ibën Zejd Asim el Mazini (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Dikush iu ankua të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)për atë që i bëhet sikur ndjen diçka (në bark) kur është duke u falur, dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Të mos ngrihet (dalë) nga namazi deri sa të dëgjojë zë, ose të ndjejë erë.”[32]
24. Transmetohet nga Umu Kajs bintu Mihsan el Esedije, se ajo erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bashkë me një fëmijë të vogël të saj, i cili ende nuk kishte filluar të hante. “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e uli fëmijën në prehërin e tij dhe ai urinoi mbi rroben e tij. Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kërkoi ujë dhe spërkiti me të rroben e urinuar, dhe nuk e lau atë.”[33]
25. Transmetohet nga Aisha, nëna e besimtarëve (radijAllahu ‘anha) se: “Të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i sollën një fëmijë dhe ai urinoi në rroben e tij. Ai kërkoi ujë dhe ia hodhi asaj (vendit të urinës).”
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “ia hodhi atë urinës së tij dhe nuk e lau (rroben).”[34]
26. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Një beduin hyri dhe urinoi në një cep të xhamisë. Njerëzit iu vërshuan ta ndëshkonin, por i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ndaloi ata dhe kur ai mbaroi së urinuari, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi të sillnin një kovë ujë, të cilën ia hodhën mbi të (vendin ku urinoi).”[35]
27. Transmetohet nga ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Natyrshmëria (fitra) është në pesë gjëra: Në të bërit synet, heqjen e qimeve nga vendet e turpshme, shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjëve dhe në shkuljen e qimeve të sqetullave.”[36]
Tema
Xhenabeti[37]
28. Transmetohet nga Ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai u ndesh me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në një nga rrugicat e Medines, duke qenë se ky ishte xhunub. –Thotë: U fsheha prej tij (apo ndërrova rrugë) dhe shkova të lahem, pastaj erdha dhe ai më tha: Ku shkove, o Ebu Hurejra? – Isha xhunub, -tha ai, – dhe nuk doja të ulesha me ty duke qenë i papastër. – Subhanallah! – tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), – Besimtari nuk bëhet i papastër (i pisët).”[38]
29. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se ajo ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lahej nga xhenabeti, ail ante duart, pastaj merrte avdes si për namaz, pastaj lahej; i fërkonte flokët me duart e tij saqë dukej sikur e ripte lëkurën dhe hidhte ujë mbi kokë tre herë, pastaj lante të gjithë trupin.”
- Ajo thoshte: “Unë dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) laheshin prej të njëjtës enë, nga e cila merrnim ujë që të dy.”[39]
30. Transmetohet nga Mejmune bintu el Harith, bashkëshorte e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ajo ka thënë: “I përgatita të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) enën me ujë për t’u larë nga xhenabeti. Ai hodhi ujë me dorën e djathtë mbi të majtën dy apo tri herë, pastaj lau organin e tij. Pastaj përplasi (fërkoi) dorën në tokë apo në mur, dy apo tri herë, pastaj shplau gojën dhe hundën, pastaj lau fytyrën dhe krahët, pastaj hodhi ujë mbi kokë , pastaj lau trupin. Pastaj u largua nga vendi ku u la dhe lau këmbët. Atëherë unë is olla një rrobe (për t’u fshirë – tharë) por ai nuk e deshi atë, dhe filloi ta fshinte ujin nga trupi me dorën e tij.”[40]
31. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! A mund të flejë dikush prej nesh, kur ai është xhunub (apo duhet të lahet patjetër)? – Po, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), – në qoftë se merr avdes, atëherë të flerë.”[41]
32. Transmetohet nga Umu Seleme, bashkëshortja e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ajo ka thënë: “Umu Sulejmi, bashkëshortja e Ebu Talhës erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk ka turp nga e vërteta. A duhet të marrë gusël (të lahet) gruaja, nëse ajo sheh ëndërr (sikur kryen marrëdhënie intime)? – Po, -tha i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), – në qoftë se sheh lëngun (t’i ketë dalë).”[42]
33. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se ajo ka thënë: “Unë laja gjurmët e xhenabetit nga rrobja e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai dilte në namaz me njollat e ujit në rroben e tij.”[43]
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Unë e gërvishja atë nga rrobja e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe pastaj ai falej me atë rrobe.”[44]
34. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Në qoftë se ulet ndërmjet katër gjymtyrëve të saj, pastaj e shtrëngon atë (kryen marrëdhënie), atëherë gusli (larja e trupit) është bërë i detyrueshëm.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “edhe nëse nuk e nxjer spermën.”[45]
35. Transmetohet nga Ebi Xheafer Muhamed ibën Ali ibën el Husejn ibën Ali ibën Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se: “Ai dhe babai i tij ishin tek Xhabir ibën Abdullah, tek i cili gjendeshin edhe disa njerëz të tjerë. Këta e pyetën atë për guslin dhe ai tha: Një tas ujë të mjafton. – Një burrë tha: Mua nuk më mjafton. – Kjo i ka mjaftuar atij i cili i ka pasur flokët më të dendura se ty dhe ka qenë më i mirë se ty, -tha Xhabiri, duke pasur për qëllim të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), – pastaj na priu (i Dërguari) në namaz i veshur me një rrobe të vetme.”[46] et e
Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hidhte tre herë ujë mbi kokë (kur lahej).”[47]
Temë për tejemumin
36. Transmetohet nga Imran ibën Husajn (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa një burrë të veçuar i cili nuk u fal me njerëzit, dhe i tha: O filan! Ç’të pengoi të faleshe me njerëzit? – O i Dërguari i Allahut! Unë isha xhunub, -tha ai, – dhe nuk kishte ujë (që të lahesha). – Atëherë mësy vendin (dheun) e ngritur nga toka (merr tejemum), sepse ai të mjafton.”[48]
37. Transmetohet nga Amar ibën Jasir (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më dërgoi për një detyrë. Unë u bëra xhunub (gjatë rrugës, në gjumë) dhe nuk gjeta ujë të lahesha, kështu që unë u shgërryta në sipërfaqen e dheut, ashtu siç zhgërryet kafsha. Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ia përmenda këtë, ndërsa ai tha: “Të mjaftonte të veproje kështu me dy duart e tua: – dhe goditi tokën me të dyja duart një herë, pastaj fshiu të majtën mbi të djathtën, fërkoi dy duart nga ana e sipërme e tyre (jo nga pëllëmba) dhe fytyrën e tij.”[49]
38. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra të cilat nuk i janë dhënë asnjë pejgamberi para meje; më është favorizuar frika që në distancën prej një muaji (ecje), toka është bërë për mua faltore dhe pastrim, kështu që çdokënd prej popullit tim të cilin e zë namazi, të falet (aty ku e zë). Më është lejuar mua plaçka e luftës dhe nuk i është lejuar asnjë pejgamberi para meje. Më është dhënë ndërmjetësimi dhe çdo pejgamber dëgohej tek populli i tij, posaçërisht, ndërsa unë janë dërguar tek i gjithë njerëzimi në përgjithësi.”[50]
Tema
Menstruacionet
39. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se Fatime bintu Ebi Hubejsh pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: “Mua vazhdon të më dalë istihada (dalje gjaku pas menstruacioneve, sëmundja e ishias tek gratë) dhe nuk pastrohem (nga gjaku pas periodave). A ta lë namazin?
-Jo, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), – sepse kjo është sëmundja e ishias (dhe nuk është prej menstruacioneve). Por ti mos u fal për aq ditë sa i ka pasur periodat normale, pastaj lahu dhe fale namazin.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “dhe nuk është prej menstruacioneve. Kur të vijnë menstruacionet, ti mos u fal në atë kohë dhe kur të kalojë koha e tyre e rregullt (që ke pasur më parë), atëherë laje gjakun (la trupin) dhe fale namazin.”[51]
40. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se: “Umu Habibe ndenji e sëmurë me istihada (ishia) për shtatë vjetë. Ajo pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për këtë dhe ai e urdhëroi që të lahej. - Thotë: Dhe ajo lahej për çdo namaz.”[52]
41. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se ajo ka thënë: “Unë dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) laheshim të dy me ujin e të njëjtës enë, duke qenë se që të dy ishim xhunub. Ai më urdhëronte të vishja izar (rrobë nga mezi e poshtë) dhe më afrohej mua (lozte, dëfrente me mua) duke qenë se isha me perioda. Edhe kur ishte në itikaf (i mbyllyr në xhami), ai nxirte kokën dhe unë ia laja atë atij, duke qenë se isha me perioda.”[53]
42. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mbështetej në prehërin tim dhe lexonte Kuran, duke qenë se unë isha me perioda.”[54]
43. Transmetohet nga Muadhe se ajo ka thënë: “Pyeta Aishen: Si është puna me gruan me perioda, që agjërimin e kompenson më pas, ndërsa namazin nuk e kompenson? – Ajo tha: A harurije[55] je ti? – Jo, nuk jam harurije, por pop yes ashtu thjeshtë. – Edhe ne na ndodhte kjo gjë në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe urdhëroheshim të kompensonim agjërimin, e nuk urdhëroheshim të kompensonim namazin.”[56]
[1] E transmeton Buhariu (1, 54, 2529, 3898, 5070, 6689, 6953), Muslimi (1907), Ahmedi (1/168), Ebu Daudi (2201), Tirmidhiu (1647), En Nesai (1/59-60), Ibën Maxheh (4227), etj.
Imam Neveviu thotë: “Muslimanët kanë rënë dakord në mënyrë unanime për madhështinë e këtij hadithi dhe numrin e madh të dobive të nxjerra nga ai. Imam Shafiu e të tjerë, kanë thënë: Ky hadith është një e treta e dijes.”
Ndërsa shejh Izudin ibën Abduselam thotë: Pjesa e parë e këtij hadithi tregon se cilat janë veprat e konsideruara në Islam, ndërsa pjesa e dytë tregon rrjedhojat e tyre.
[2] E transmeton Buhariu (2954), Muslimi (225), Tirmidhiu (76) dhe Ebu Daudi (60).
[3] E ka nxjerë Buhbariu (163, 165), Muslimi (241, 242, 240), Ahmedi (9/24570) dhe En Nesai (1/77-78).
[4] E transmeton Buhariu (162) dhe Muslimi (278).
[5] E ka nxjerë Muslimi (21/237).
[6] E ka nxjerë Buhariu (239), por me fjalën “në të”, në vend të “prej tij”, Muslimi (282), Ahmedi (2/265), En Nesai (1/49), Ebu Daudi (69), etj.
[7] E ka nxjerë Muslimi (283).
[8] E ka nxjerë Buhariu (172), Muslimi (91/229), Ahmedi (2/460) etj.
[9] E transmeton Buhariu (164, 159, 160, 1934, 6433), Muslimi (226), Ebu Daudi (106, 107 -110) dhe Nesai (1/64-65).
[10] E transmeton Buhariu (199, 191, 192, 186, 185, 197), Muslimi (235, 236), Maliku (32), Ebu Daudi (118), Tirmidhiu (35, 47) dhe Nesai (1/71, 72).
[11] E transmeton Muslimi (235).
[12] E transmeton Buhariu (197).
[13] E transmeton Ahmedi në Musned (6/188), Buhariu (168), Muslimi (268), etj.
[14] E transmeton Buhariu (136), Muslimi (35/246), Amedi (2/334, 362, 400, 523).
[15] E transmeton Muslimi në burimin e përmendur më sipër.
[16] E transmeton Muslimi (250).
[17] E transmeton Buhariu (142), Muslimi (375), Ahmedi, etj.
[18] E transmeton Buhariu (394), Muslimi (264), Ebu Daudi (9), etj.
Tërheqim vëmendjen këtu se qëllimi është që të mos kthehesh nga Kibla dhe as t’i kthesh shpinën asaj kur kryen nevojat personale, ndërsa përmendja e lindjes dhe perëndimit në hadith ka lidhje me Medinen, e cila e kishte drejtimin e Kiblës në jug, ndërsa ai që e ka drejtimin e Kiblës në lindje apo perëndim, duhet të kthehet nga jugu apo veriu. (Sh.P).
[19] E transmeton Buhariu (148), Muslimi (266), Tirmidhiu (11), etj.
[20] E transmeton Buhariu (150), Muslimi (271), Ebu Daudi (43) dhe Nesai (1/42,43).
[21] E transmeton Buhariu (153), Muslimi (267), Ebu Daudi (31), Tirmidhiu (15), etj.
[22] E transmeton Buhariu (216), Muslimi (292), Ebu Daudi (20), Ibën Maxheh (247), etj.
[23] E transmeton Buhariu (887), Muslimi (252), Ahmedi, etj.
[24] E transmeton Buhariu (245), Muslimi (255), Ebu Daudi (55), etj.
[25] E transmeton Buhariu (4438) dhe Ahmedi (6/48, 49).
[26] E transmeton Buhariu (244), Muslimi (254), Ebu Daudi (49) dhe Nesai (1/9).
[27] Është për qëllim fshirja e mesteve, apo këpucëve, sandaleve etj, me dorë të lagur.
[28] E transmeton Buhariu (206), Muslimi (274/79, 80), etj.
[29] E transmeton Muslimi (273).
[30] Medhiu është një lëng i bardhë që ngjit, i cili del nga organi gjenital si pasojë e ngacmimit të epsheve.
[31] E transmeton Buhariu (269), Muslimi (303), etj.
[32] E transmeton Muslimi (361), Buhariu (137).
[33] E transmeton Buhariu (223), Muslimi (287), etj.
[34] E transmeton Buhariu (222) dhe Muslimi (286).
[35] E transmeton Buhariu (219), Muslimi (284, 285), etj.
[36] E transmeton Buhariu (5889), Muslimi (257), etj.
[37] Xhenabeti është gjendja pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale, apo pas daljes së spermës në përgjithësi.
[38] E transmeton Buhariu (283), Muslimi (371), etj.
[39] E transmeton Buhariu (248), Muslimi (316), etj.
[40] E transmeton Buhariu (249), Muslimi (317), etj.
[41] E transmeton Buhariu (289), Muslimi (260), etj.
[42] E transmeton Buhariu (282), Muslimi (310, 311, 313), etj.
[43] E transmeton Buhariu (229), Muslimi (289), etj.
[44] E transmeton Muslimi (288), Tirmidhiu (116) dhe Nesai (1/156).
[45] E transmeton Buhariu (291), Muslimi (348), etj.
[46] E transmeton Buhariu (252) dhe Muslimi (329).
[47] E transmeton Buhariu (254) dhe Muslimi (327).
[48] E transmeton Buhariu (344) dhe Nesai (1/171).
[49] E transmeton Buhariu (338), Muslimi (368), etj.
[50] E transmeton Buhariu (335), Muslimi (521), etj.
[51] E transmeton Maliku në Muata (137) dhe nga ai e ka nxjerë Buhariu (228), Muslimi (333). E ka transmetuar gjithashtu Nesai (1/122), Ibën Maxheh (621) dhe Ahmedi në Musned.
[52] E transmeton Buhariu (306), Muslimi (334), etj.
[53] E transmeton Buhariu (299), Muslimi (293), etj.
[54] E transmeton Buhariu (297), Muslimi (301), etj.
[55] Harura është emër vendi nga i cili dolën havarixhët dhe u quajtën me emrin e vendit të tyre –harurij.
[56] E transmeton Buhariu (321), Muslimi (335), etj.
KAPITULLI I NAMAZIT
Kohët e faljeve
44. Transmetohet nga Amër esh Shejbani –emri i të cilit është Sead ibën Ijas-, se ai ka thënë: Më ka treguar i zoti i kësaj shtëpie –dhe bëri me shenjë nga shtëpia e Abdullah ibën Mesudit (radijAllahu ‘anhu), ka thënë: “Pyeta të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): Cila është vepra më e mirë? –Namazi në kohën e tij, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Po pastaj cila? – i thashë unë. –Bindja ndaj prindërve, -tha ai. – Po pastaj, cila? –Xhihadi në Rrugë të Allahut.
- Thotë: Këto mi ka treguar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe nëse do t’i kërkoja më tepër, ai do të më tregonte.”[1]
45. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anha) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falte namazin e sabahut dhe në xhami prezentonin edhe gra prej besimtareve, të mbështjella me rrobet e tyre. Pas namazit, ato ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe nuk i njihte askush për shkak të errësirës (së përzierë me zbardhjen e mëngjesit).”[2]
46. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e falte namazin e drekës në mesditë, namazin e ikindisë kur dielli ishte i pastër (i fortë në rrezatim), akshamin kur dielli perëndonte dhe jacinë ndonjëherë e shpejtonte kur shihte se ata ishin mbledhur, në të kundërt e vononte, ndërsa sabahun e falte me errësirë (pa dalë drita).”[3]
47. Transmetohet nga Ebu el Minhal Sejar ibën Selame se ai ka thënë: “Unë dhe babai im hymë te Ebu Berze el Eslemi. Babai im i tha atij: Si e falte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) namazin e detyrueshëm? –Namazin e mesditës, të cilit ju i thoni “namazi i parë”, ai e falte kur dielli e kalonte kupën e qiellit. Ndërsa kur falte ikindinë, dikush nga ne kthehej tek devetë e tij në periferi të Medines dhe dielli ishte ende i bardhë (i papërzierë me të verdhën e perndimit). –Ndërsa për namazin e akshamit, harrova se ç’tha. –Ndërsa namazin e jacisë, të cilës ju i thoni “el atame”, ai preferonte ta vononte dhe nuk e pëlqente gjumin para saj, dhe as bisedën pas saj. Ndërsa namazin e sabahut, ai e falte kur dikush e njihte shokun e ulur pranë tij dhe lexonte në një rekat gjashtëdhjetë deri në njëqind ajete.”[4]
48. Transmetohet nga Aliu (radijAllahu ‘anhu) se në ditën e Hendekut, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu i mbuloftë me zjarr varret dhe shtëpitë e tyre, ashtu si (ngase) na angazhuan nga falja e namazit të ikindisë deri sa perëndoi dielli.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Na angazhuan nga namazi i mesëm, namazi i ikindisë. –Pastaj e fali atë në kohën ndërmjet akshamit dhe jacisë.”[5]
49. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Mushrikët e penguan të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga falja e namazit të ikindisë deri sa dielli u skuq, apo u zverdh, dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Na angazhuan nga namazi i mesëm –namazi i ikindisë-, Allahu i mbushtë barqet dhe varret e tyre me zjarr!”[6]
50. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e vonoi jacinë në kohën e errësirës së plotë (apo një të tretës së parë të natës) dhe Umeri doli dhe tha: Namazi, o i Dërguari i Allahut! Sepse gratë dhe fëmijët i mori gjumi. –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli me kokën që i pikonte dhe tha: “Sikur të mos e rëndoja popullin tim, -apo njerëzit-, do ti urdhëroja ata që ta falnin këtë namaz në këtë orë.”[7]
51. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse thirret për namaz dhe darka është ofruar, atëherë filloni me ngrënien e darkës.”[8]
52. Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) hadith i ngjashëm me të mësipërmin.[9]
53. Muslimi ka nxjerë nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Nuk ka namaz në prezencën e ushqimit (kur shtrohet ushqimi) dhe as kur shtrëngohesh për të mbajtur nevojat personale (në bark).”[10]
54. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) se ai ka thënë: “Tek unë dëshmuan disa burra të dashur për mua, ku më i dashuri prej tyre ishte Umeri, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga të falurit namaz nafile pas farzit të sabahut deri sa të lindë dielli, si dhe pas namazit të ikindisë deri sa të perëndojë dielli.”[11]
55. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka namaz pas (farzit të) sabahut derisa të ngrihet dielli dhe as pas namazit (farz të) ikindisë derisa të perëndojë dielli.”[12]
56. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se: “Umer ibën el Hatab, në ditën e luftës së Hendekut erdhi pas perndimit të diellit dhe filloi të shante mosbesimtarët kurashit, pastaj tha: O i Dërguari i Allahut! Nuk e fala ikindinë veçse kur dielli thuajse perëndoi. –Ndërsa unë, për Zotin! Nuk e kam falur ende, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Thotë: U ngritëm dhe shkuam në But’han (emër lëndine a fushe). Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mori avdes për t’u falur dhe ne bashkë me të, pastaj fali ikindinë pasi që dielli kishte perënduar dhe pas asaj fali akshamin.”[13]
Tema
Vlera e namazit në kolektiv dhe
obligueshmëria e tij
57. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Namazi në kolektiv është njëzet e shtatë gradë më i mirë se namazi i personit që falet vetëm.”[14]
58. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Namazi i burrit në kolektiv shumëfishohet me njëzet e pesë fish më tepër nga namazi i tij në shtëpinë e tij. Kjo për shkak se kur ai merr avdes mirë e mirë, pastaj del për në xhami duke qenë se nuk e nxjerë atë gjë tjetër përveç namazit, me çdo hap që ai bën i ngrihet një gradë dhe i fshihet një e keqe. Kur ai të falet, engjëjt vazhdojnë të luten për të, deri sa të vazhdojë të jetë në xhami: “O Zot! Bekoje atë! O Zot! Fale atë! O Zot! Mëshiroje atë!” Dhe ai vazhdon të jetë në namaz përderisa është në pritje të namazit (në xhami).”[15]
59. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë (darkës) dhe namazi i sabahut. E sikur ta dinin (njerëzit) se ç’kishte në ato dy namaze, do të shkonin tek ato (në xhami) edhe këmba-doras.
Unë kisha vendosur të urdhëroja që të falej namazi dhe të urdhëroja dikë që të printe njerëzit në namaz, pastaj të shkoja bashkë me disa burra me dëngje drush në krahë, tek ata njerëz të cilët nuk e prezentojnë namazin në xhami dhe t’ua digjja atyre shtëpitë me zjarr!”[16]
60. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse ndokujt prej jush i kërkon bashkëshortja e tij lejë për të shkuar në xhami, ai të mos e pengojë atë. –Bilal ibën Abdullah tha: Betohem për Allahun, se do t’i ndalojmë ato! –Thotë: Atëherë Abdullahi iu kthye atij me disa sharje të rënda, gjë të cilën nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë nga ai, pastaj i tha: Unë të tregoj për fjalën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërsa ti thua: ” Betohem për Allahun, se do t’i ndalojmë ato!”?!”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Mos i pengoni robëreshat e Allahut nga shkuarja në xhamitë e Allahut.”[17]
61. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Fala bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dy rekate namaz (sunete) para farzit të drekës dhe dy rekate (sunete) pas saj, dy rekate pas namazit të xhumasë, dy pas namazit akshamit dhe dy pas namazit të jacisë.”[18]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Namazet sunete të akshamit, jacisë dhe të xhumasë, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i fali në shtëpinë e tij.”[19]
Dhe në një transmetim tjetër thuhet se Ibën Umeri ka thënë: “Më ka treguar Hafsa se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falte dy rekate të lehta (sunete) pas hyrjes së agimit (kohës së sabahut), e cila ishte një kohë në të cilën unë nuk hyja tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[20]
62. Hadithi i Aishes (radijAllahu ‘anhu) i cili është përmendur më parë.
Temë për ezanin
63. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Bilali u urdhërua që ezanin ta thërriste duke i përsëritur nga dy herë shprehjet e tij, ndërsa ikametin nga një herë.”[21]
64. Transmetohet nga Ebi Xhuhajfe Vehbi ibën Abdullah es Suai, se ai ka thënë: “Shkova tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Mekë, kur ai ishte në Abtah, në një çadër të kuqe të tij.
- Thotë: Bilali doli me ujin ku ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mori avdes dhe njerëzit spërkiteshin me atë ujë (për bekim).
- Thotë: Pastaj doli i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me një pelerinë të kuqe dhe unë sikur shoh tani në të bardhën e kërcijve të tij. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mori avdes dhe Bilali thirri ezanin, ndërsa unë ndiqja me sy gojën e tij këtej e andej, duke e kthyer atë djathtas e majtas kur thoshte: “Hajje alas salah, hajje alel felah”
- Thotë: Pastaj ngulën një shkop për sutra dhe ai kaloi para dhe priu njerëzit në namazit e drekës të cilën e fali me dy rekate.
- Pastaj vazhdoi t’i falte namazet me dy rekate deri sa u kthye në Medine.”[22]
65. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin që me natë, por ju hani e pini deri sa të dëgjoni ezanin e Ibën Umi Mektum.”[23]
66. Transmetohet nga Ebi Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur të dëgjoni muezinin (duke thirrur ezanin), ju thoni ashtu siç thotë ai (përsërisni fjalët e tij).”[24]
Tema
Të drejtuarit nga Kibla kur kryen faljen
67. Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhuma) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falte namaz sunet mbi devenë e tij, duke bërë me shenjë me kokën e tij, i drejtuar nga të drejtohej deveja. Kështu vepronte edhe Ibën Umeri.”[25]
Në një transmetim tjetër thuhet se: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e falte namazin e vitrit i hipur mbi devenë e tij.”[26]
Dhe në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e falte namazin farz mbi deve.”[27]
Dhe në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Përveç namazeve farze (nuk i falte mbi deve).”[28]
68. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ndërkohë që njerëzit ishin në Kuba, në namazin e sabahut, atyre u erdhi dikush dhe tha: Të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) iu shpall nga Kurani këtë natë dhe u urdhërua të drejtohej nga Kibla në namaz. –Ata u kthyen menjëherë nga Kibla, ndërkohë që ishin të kthyer nga Shami, duke u rrotulluar dhe drejtuar nga Kibla.”[29]
69. Transmetohet nga Enes ibën Sirijn se ka thënë: “Dolëm për të pritur Enesin kur kthehej nga Shami dhe e takuam atë në vendin e quajtur Syri i Hurmës. Unë e pashë atë të falej mbi gomar dhe fytyra e tij ishte kthyer nga e majta e Kibles. –Unë i thashë: Unë të pashë të falesh jo në drejtim të Kibles? –Sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të vepronte kështu, nuk do t’a kisha bërë atë.”[30]
Tema
Formimi i rreshtave në namaz
70. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Drejtojini rreshtat, sepse drejtimi i rreshtave është nga plotësimi i namazit.”[31]
71. Transmetohet nga En Neuman ibën Beshir (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Do t’i drejtoni rreshtat, apo doni që Allahu të fusë ndryshimin në fytyrat (zemrat) tuaja!”[32]
72. Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i drejtonte rreshtat tanë sikur të drejtonte shigjetën për gjuajtje, deri sa të shihte se ne e kishim kuptuar qëllimin e tij dhe ishim drejtuar. Një ditë ai doli dhe qëndroi para rreshtave (në vendin e imamit), deri sa u bë gati të merrte tekbirin fillestar të namazit, por pa një burrë me gjoksin të nxjerë përpara dhe tha: “O robët e Allahut! A do t’i drejtoni rreshtat tuaja, apo doni që Allahu të fusë ndryshimin në fytyrat (zemrat) tuaja!”[33]
73. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se: “Gjyshja e tij, Mulejke ftoi të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për të ngrënë një ushqim që ajo kishte përgatitur. Pasi hëngri, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Ngrihuni të falem për ju!
- Enesi thotë: Shkova të merrja një rrogoz (hasër) i cili ishte nxirë nga përdorimi i gjatë, e spërkita me ujë dhe ia vendosa të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që të falej mbi të. Unë dhe një djal jetim u rreshtuam pas tij, ndërsa gruaja plakë pas nesh. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali për (me) ne dy rekate, pastaj u largua.”[34]
74. Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal bashkë me të dhe nënën e tij. Mua më vendosi nga e djathta e tij, ndërsa gruan plakë pas nesh.”[35]
75. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Fjeta tek tezja ime, Mejmune (bashkëshortja e Pejgamberit). I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit të falej natën. Unë u vendosa nga e majta e tij, por ai më kapi nga koka dhe më vendosi në të djathtë të tij.”[36]
Temë për Imamin
76. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “A nuk ka frikë ai që ngre kokën para imamit (në namaz), se mos Allahu ia shndërron kokën atij në kokë gomari, apo t’ia shndërrojë fizionominë e tij në fizionomi gomari?!”[37]
77. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Imami është caktuar me qëllim që t’a pasoni atë, ndaj mos veproni ndryshe nga ai (në namaz); kur ai të marrë tekbir, edhe ju merrni tekbir. Kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, ju thoni: “Rabena ue lekel hamd”. Kur ai të bëjë sexhde, edhe ju bëni sexhde, e nëse ai falet ulur, edhe ju faluni të ulur që të gjithë.”[38]
78. Hadith me kuptim të njëjtë me të mësipërmin është transmetuar nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal në shtëpinë e tij (një namaz farz), ngase kishte dhimbje. Ai u fal ulur dhe pas tij u falën disa njerëz të tjerë të ngritur. Ai u bëri me shenjë që të uleshin. Kur mbaroi namazin, ai tha: “Imami është caktuar me qëllim që të pasohet; kur ai të bëjë rukunë, edhe ju bëni rukunë (pas tij). Kur të ngrihet nga rukuja, edhe ju ngrihuni. Kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, ju thoni: “Rabena lekel hamd”. Nëse ai falet ulur, atëherë faluni ulur që të gjithë.”[39]
79. Transmetohet nga Abdullah ibën Jezid el Hatmi el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Më ka treguar el Berau –i cili nuk është gënjeshtar-, ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte “Semiallahu limen hamideh, askush nga ne nuk e përkulte kurrizin e tij për të rënë në sexhde deri sa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të binte në sexhde, pastaj binim në sexhde pas tij.”[40]
80. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur imami të thotë “Amin!” (pas leximit të Fatihasë), edhe ju thoni “Amin!”, sepse kujtdo që i përputhet thënia “Amin!” e tij me atë të engjëjve, atij i falet të gjitha gjynahet që ka bërë.”[41]
81. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur dikush prej jush të falet imam për njerëzit, t’a lehtësojë namazin, sepse në mesin e atyre që falen ka të dobët, të sëmurë dhe njerëz që kanë nevoja. Ndërsa kur dikush të falet vetëm, ta zgjasë namazin sa të dojë.”[42]
82. Me të njëjtin kuptim është edhe hadithi i transmetuar nga Ibën Mesud el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: Unë vonohem për në namazin e sabahut për shkak të filanit, i cili e zgjat namazin me ne. –Thotë: Nuk e kisha parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të zemërohej në këshillat e tij, aq sa u zemërua atë ditë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: O njerëz! Prej jush ka disa që janë largues e të neveritshëm me njerëzit. Kushdo prej jush që prin njerëzit në namaz, të falet shkurt, sepse pas tij gjendet i madhi në moshë, i dobëti dhe ai që ka nevoja.”[43]
[1] E transmeton Buhariu (527), Muslimi (85), etj.
[2] E transmeton Buhariu (578), Muslimi (645), etj.
[3] E transmeton Buhariu (565), Muslimi (646), etj.
[4] E transmeton Buhariu (547), Muslimi (647), etj.
[5] E transmeton Buhariu (4533), Muslimi (627), etj.
[6] E transmeton Muslimi (628) dhe Ahmedi (1/403).
[7] E transmeton Buhariu (571), Muslimi (642), etj.
[8] E transmeton Buhariu (671), Muslimi (557), etj.
[9] E transmeton Buhariu (673), Muslimi (559), etj.
[10] E transmeton Muslimi (560), etj.
[11] E transmeton Buhariu (581), Muslimi (825), etj.
[12] E transmeton Buhariu (586), Muslimi (827), etj.
[13] E transmeton Buhariu (596), Muslimi (631), etj.
[14] E transmeton Buhariu (645), Muslimi (650), etj.
[15] E transmeton Buhariu (647), Muslimi (649), etj.
[16] E transmeton Buhariu (644), Muslimi (651), etj.
[17] E transmeton Buhariu (865), etj.
[18] E transmeton Buhariu (937), Muslimi (729), etj.
[19] Burimi i mësipërm, por teksti është i Buhariut.
[20] E transmeton Buhariu (1173).
[21] E transmeton Buhariu (605), Muslimi (378), etj.
[22] E transmeton Buhariu (187) dhe Muslimi (503). Teksti i përmendur është i Muslimit.
[23] E transmeton Buhariu (617), Muslimi (1092), etj.
[24] E transmeton Buhariu (611), Muslimi (383), etj.
[25] E transmeton Buhariu (1105), Muslimi (700), etj.
[26] Ky është teksti i Muslimit në burimin e mësipërm.
[27] Burimi i mësipërm.
[28] Buhariu (1099).
[29] E transmeton Buhariu (4491), Muslimi (526), etj.
[30] E transmeton Buhariu (1100) dhe Muslimi (702).
[31] E transmeton Buhariu (723), Muslimi (433), etj.
[32] E transmeton Buhariu (717), Muslimi (436), etj.
[33] Muslimi; burimi i mësipërm.
[34] E transmeton Buhariu (380), Muslimi (658), etj.
[35] E transmeton Muslimi (660).
[36] E transmeton Buhariu (6316), Muslimi (763), etj.
[37] E transmeton Buhariu (691), Muslimi (427), etj.
[38] E transmeton Buhariu (722), Muslimi (414), etj.
[39] E transmeton Buhariu (1113) dhe Muslimi (411).
[40] E transmeton Buhariu (811) dhe Muslimi (474).
[41] E transmeton Buhariu (780), Muslimi (409), etj.
[42] E transmeton Buhariu (703), Muslimi (467), etj.
[43] E transmeton Buhariu (702), Muslimi (466), etj.
Forma e namazit të Pejgamberit
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)
83. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) merrte tekbir për namaz, ai qëndronte për pak kohë në heshtje para se të lexonte. Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut! Për Zotin! Çfarë thua kur qëndron në heshtje ndërmjet tekbirit (fillestar) dhe leximit? –Them: “O Zoti im! Largo ndërmjet meje dhe gabimeve të mia ashtu si ke larguar ndërmjet lindjes dhe perëndimit! O Zot! Më pastro nga gabimet (gjynahet) ashtu siç pastrohet rrobja e bardhë nga papastërtitë! O Zot! Më la nga gabimet me ujë, borë e breshër!”[1]
84. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e hapte namazin me tekbir (duke thënë “Allahu ekber”) dhe leximin me suren “El hamdu lilahi rabil alemin”. Kur bënte rukunë, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e ulte shumë kokën dhe as nuk e mbante të ngritur atë, por në mes këtyre. Kur ngrinte kokën nga rukuja, ai nuk binte në sexhde pa u drejtuar mirë në këmbë. Kur ngrinte kokën nga sexhdja, ai nuk e bënte sexhden tjetër pa zënë vend mirë ulur. Pas çdo dy rekatesh, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte “Et tehijatin”, në të cilin ai shtrinte këmbën e majtë dhe e mbante të ngritur të djathtën. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndalonte nga të ulurit e djallit (me të dyja këmbët të shtrira mbi kurrizin e tyre dhe me të ndenjurat në tokë mes këmbëve) dhe nga shtrirja e parakrahëve ashtu si i shtrijnë egërsirat (duke mbështetur bërrylat në tokë gjatë sexhdes). Dhe e mbyllte namazin me selam.”[2]
85. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ngrinte duart në lartësinë e supeve dhe pranë tyre kur hapte namazin, kur merrte tekbir për në ruku dhe kur ngrihej nga rukuja i ngrinte duart gjithashtu, dhe thoshte: “Semiallahu limen hamdeh, rabena ue lekel hamdu”. Ndërsa në sexhde nuk e bënte këtë gjë.”[3]
86. Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Jam urdhëruar të bëj sexhde mbi shtatë eshtra: mbi ball –dhe bëri shenjë me dora nga hunda e tij-, mbi dy duart, dy gjunjtë dhe majat e gishtave të këmbëve.”[4]
87. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngrihej për t’u falur, ai merrte tekbir në fillim kur qëndronte në këmbë, pastaj merte tekbir kur binte në ruku. Pastaj thoshte “Semiallahu limen hamideh” kur ngrinte kurrizin nga rukuja, pastaj thishte duke qenë në këmbë: “Rabena ue lekel hamd”. Pastaj merrte tekbir kur binte në sexhde, kur ngrihej prej saj, kur bënte sexhden e dytë dhe kur ngrihej prej saj. Pastaj vepronte kështu në të gjithë namazin e tij deri sat a kryente atë. Po kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) merrte tekbir kur ngrihej pas uljes së dy rekateve të parë (për në të tretin).”[5]
88. Transmetohet nga Mutarif ibën Abdullah se ka thënë: “Unë dhe Imran ibën Husajn u falëm pas Ali ibën Ebi Talib. Kur bënte sexhden, ai merrte tekbir, kur ngrinte kokën nga sexhdja merrte tekbir dhe kur ngrihej pas dy rekateve të para (për në të tretin) merrte tekbir. Kur e kreu namazin, Imran ibën Husajni më mori për dore dhe tha: Ky më kujtoi namazin e të Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) –apo tha: Ky fali me ne namazin e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[6]
89. Transmetohet nga el Bera ibën Azib (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Hidhja sytë në namazin e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur isha duke u falur me të. Pashë që qëndrimi i tij në këmbë, rukuja, të drejtuarit pas rukusë, sexhdja, qëndrimi ulur mes dy sexhdeve, sexhdja e dytë, qëndrimi ulur ndërmjet selamit dhe të largimit; të gjitha këto ishin thuajse njësoj (për nga gjatësia).”[7]
Ndërsa në transmetimin e Buhariut thuhet: “Me përjashtim të qëndrimit në këmbë (gjatë leximit) dhe qëndrimit ulur (në et tehijat), të tjerat ishin thuajse njësoj (për nga gjatësia).”
90. Transmetohet nga Thabit el Bunani; nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Unë nuk ngurroj të falem me ju ashtu siç falej i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me ne.” –Thabit thotë: “Enesi vepronte diçka që nuk iu shoh t’a bëni; kur ai ngrinte kokën nga rukuja, qendronte në këmbë, saqë dikush thoshte: Do të ketë harruar. Kur ngriti kokën nga sexhdja, qëndroi ulur aq sa dikush thoshte: Do të ketë harruar.”[8]
91. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Nuk jam falur kurrë pas ndonjë imami me namaz më të lehtë e më të plotë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[9]
92. Transmetohet nga Ebu Kilabe –Abdullah ibën Zejd el Xhermi el Basri- se ka thënë: “Malik ibën el Huvejrith erdhi tek kjo xhamia jonë dhe tha: Unë po falem me ju (imam), dhe nuk kam për qëllim namazin, por për t’u falur ashtu siç kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të falet. –I thashë Ebu Kilabes: Si falej ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)? –Ai tha: Si namazi i këtij shejhut tonë. Ai qëndronte pak ulur kur ngrinte kokën nga sexhdja (e dytë) dhe para se të ngrihej në rekatin tjetër.”[10]
93. Transmetohet nga Abdullah ibën Maliku –ibën Buhajne- (radijAllahu ‘anhu) se: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falej (dhe bënte sexhden), ai i hapte krahët saqë i dukej e bardha e sqetullave.”[11]
94. Transmetohet nga Ebu Mesleme Seid ibën Jezid se ai ka thënë: “Pyeta Enes ibën Malikun: A falej i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me sandale? –”Po”, -tha ai.”[12]
95. Transmetohet nga Ebu Katade el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falej duke mbajtur Umamen, vajzën e Zejnebes, bijës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të Ebi el As ibën er Rabij ibën Abdushems. Kur bënte sexhde, e vendoste në tokë dhe kur ngrihej, e merrte në krahë.”[13]
96. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Drejtohuni (qëndroni në formë të rregullt) në sexhde dhe askush prej jush të mos i shtrijë parakrahët e tij ashtu si bën qeni.”[14]
Tema
Obligueshmëria e të qetësuarit në ruku
dhe në sexhde
97. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hyri në xhami dhe pas tij hyri një burrë tjetër dhe u fal. Pas faljes, ai erdhi dhe përshëndeti të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili i tha atij: “Kthehu të falesh, sepse ti nuk je falur!” –Ai u kthye dhe u fal ashtu si herën e parë, pastaj erdhi dhe e përshëndeti me selam të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ky i tha: “Kthehu të falesh, sepse ti nuk je falur!” –Tre herë. –Pastaj ai tha: Betohem për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë nuk di të falem më mirë se kështu, ndaj më mëso! –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kur të ngrihesh për t’u falur, merr tekbir (thuaj: Allahu ekber), pastaj lexo ç’të mundesh nga Kurani. Pastaj bëj rukunë dhe qëndro në ruku derisa të qetësohesh në të, pastaj ngrihu dhe qëndro drejt derisa të qetësohesh në këmbë. Pastaj bjer në sexhde dhe qëndro derisa të qetësohesh në të, pastaj ngrihu nga sexhdja dhe qëndro ulur (mes dy sexhdeve) derisa të qetësohesh ulur, dhe kështu vepro në të gjithë namazin tënd.”[15]
Tema
Të lexuarit nga Kurani në namaz
98. Transmetohet nga Ubade ibën es Samit (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka namaz për atë që nuk e lexon suren Fatiha në të.”[16]
99. Transmetohet nga Ebi Katade el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në dy rekatet e para të namazit të drekës lexonte suren Fatiha dhe dy sure të tjera. Në rekatin e parë lexonte më gjatë dhe në të dytin më shkurt. Ndonjëherë dëgjohej zëri i tij kur lexonte. Edhe në namazin e ikindisë, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lexonte suren Fatiha dhe dy sure të tjera, ku në rekatin e parë lexonte më gjatë se në të dytin. Ndërsa në dy rekatet e fundit, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lexonte vetëm suren Nënën e Kuranit (suren Fatiha). Po kështu, në namazin e sabahut, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e zgjaste rekatin e parë dhe e falte më shkurt atë të dytin.”[17]
100. Transmetohet nga Xhubejr ibën Mutim (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që në namazin e akshamit të lexojë suren “Et Tur”.[18]
101. Transmetohet nga El Bera ibën Azib (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte në një udhëtim dhe kur fali namazin e jacisë, në njërin prej dy rekateve të para, ai lexoi suren “Uet tijni uez zejtuni”. Nuk kam dëgjuar askënd me zë apo lexim më të mirë se ai.”[19]
102. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dërgoi një burrë në krye të një grupi zbulues, i cili bëhej imam i shokëve të tij në namaz dhe në fund të çdo leximi ai lexonte suren “Kul huvallahu ehad”. Kur u kthyen (në Medine), ata ia përmendën këtë gjë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: Pyeteni se për ç’arsye e bënte këtë gjë? –Ata e pyetën dhe ai tha: Sepse ajo është Cilësia e të Gjithëmëshirshmit e Lartëmadhëruar dhe unë dëshiroj t’a lexoj atë (në çdo namaz). –Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Njoftojeni atë se Allahu i Lartësuar e do atë!”[20]
103. Transmetohet nga Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka thënë Muadhit: “Përse nuk falesh (lexon) me suren “Sebihisme rabike el eala”, ose “Uesh shemsi ue duhaha”, apo “Uel lejli idha jagsha”; pasi që pas teje falet i madhi në moshë, i dobëti dhe nevojtari.”[21]
Tema
Mosshprehja me zë e “Bismilahirr rrahmanirr rrahim”
104. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe Umeri e fillonin namazin me “El hamdu lilahi rabil alemin”.[22]
Tema
Sexhdja e harresës në namaz
105. Transmetohet nga Muhamed ibën Sirijn; nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ky ka thënë: “i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali me ne një prej dy namazeve të ditës –Ibën Sirijn thotë: Ebu Hurejra e tha se cilin prej tyre por unë e harrova. –Thotë: Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali me ne rekate, pastaj dha selam dhe shkoi te një dërrasë e vendosur në xhami, dhe u mbështet tek ajo sikur të ishte i zemëruar. Dorën e djathtë e vendosi mbi të majtën dhe i lidhi gishtat e duarve me njëri-tjetrin. Disa të nxituar dolën nga dyert e xhamisë dhe thanë: Namazi u shkurtua! Në mesin e njerëzve ishte edhe Ebu Bekri me Umerin, por ata nuk mundën t’i thonin gjë nga respekti që kishin për të (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ndërsa një burrë tjetër me duar të gjata, të cilit i thoshin “Dhul Jedejni” dhe ishte present, tha: O i Dërguari i Allahut! A harrove apo u shkurtua namazi? –Unë nuk kam harruar dhe as namazi nuk është shkurtuar, –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Pastaj tha: A është e vërtetë kjo që thotë Dhul Jedejni? –”Po”, thanë njerëzit. –Atëherë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kaloi para (në vendin e imamit) dhe fali atë që kishte lënë mangut nga namazi, pastaj dha selam, pastaj tha “Allahu ekber” dhe bëri sexhde të njëjtë me atë të namazit apo edhe më të gjatë, pastaj ngriti kokën nga sexhdja duke thënë ‘Allahu ekber’, pastaj tha ‘Allahu ekber’ dhe bëri një sexhde tjetër të njëjtë me atë të namazit apo edhe më të gjatë. Pastaj ngriti kokën dhe tha ‘Allahu ekber”. –Pastaj më duket se e pyetën transmetuesin: A dha selam pas kësaj? –Thotë: Atëherë u kujtova se Imran ibën Husajn tha: Pastaj dha selam.”[23]
106. Transmetohet nga Abdullah ibën Buhajne –i cili ka qenë prej shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)-, se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali me ta namazin e drekës dhe pas dy rekateve të para, ai u ngrit në të tretin (dhe nuk qëndroi ulur për bërë et tehijatin), dhe njerëzit u ngritën bashkë me të. Në fund të namazit, kur njerëzit po prisnin të jepte selam, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha ‘Allahu ekber’, i ulur siç ishte dhe dhe bëri dy sexhde para se të jepte selam, pastaj dha selam.”[24]
Tema
Të kaluarit para atij i cili është duke u falur
107. Transmetohet nga Ebu Xhuhejm ibën el Harith ibën es Sammeh el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sikur ta dinte ai që kalonte para atij i cili është duke u falur se ç’gjynah kishte mbi të, më mirë për të do të ishte të qëndronte dyzet (vjet a diç tjetër) larg sesa të kalonte para tij.” –Ebu en Nasr thotë: Nuk e di nëse tha dyzet ditë, dyzet muaj apo dyzet vjet.”[25]
108. Transmetohet nga Ebi Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Nëse dikush prej jush falet para një sutre (pengese) e cila e ndan atë nga njerëzit, dhe ndokush tjetër kërkon të kalojë ndërmjet tij dhe sutras, atëherë ta shtyjë atë, e nëse ai refuzon, atëherë ta sulmojë (godasë) atë sepse ai është shejtan!”[26]
109. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Erdha i hipur mbi një gomar femër dhe në atë kohë isha afër pjekërisë (seksuale), ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte duke u falur në Mina me njerëzit, pa pasur mur (pengesë, sutra) përpara dhe unë kalova para një pjesë të rreshtit të njerëzve. Pastaj zbrita nga gomari, e lashë atë të kulloste dhe u futa në rresht. Për këtë vepër që bëra nuk më qortoi askush.”[27]
110. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Unë isha duke fjetur para të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe këmbët i kisha nga drejtimi i Kiblës së tij (i cili ishte duke u falur). Kur bënte sexhde, ai më prekte dhe unë i mblidhja këmbët, ndërsa kur ngrihej në këmbë, unë i shtrija ato. Në atë kohë shtëpitë nuk kishin kandila.”[28]
Temë përmbledhëse
111. Transmetohet nga Ebu Katade ibën Ribij el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur dikush prej jush të hyjë në xhami, të mos ulet deri sa të falë dy rekate.”[29]
112. Transmetohet nga Zejd ibën Erkam ka thënë: “Në fillim (të Islamit) ne flisnim në namaz; shoku i fliste shokut që kishte përbri në namaz, deri sa zbriti Ajeti: “Dhe ngrihuni para Allahut (në namaz) me përkushtim!” [El Bekare: 238]. Atëherë ne u urdhëruam të heshtnim dhe të mos flisnim në namaz.”[30]
113. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer dhe Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse shtohet i nxehti, prisni të freskohet pastaj faleni namazin (e drekës), sepse i nxehti i madh është prej shfryrjes së xhehenemit.”[31]
114. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush harron një namaz, ta falë atë menjëherë sa ta kujtojë atë, nuk ka shpagim tjetër për të përveç kësaj; “Dhe kryeje namazin për përkujtimin Tim!” [Ta Ha: 14].[32]
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Kush e haron një namaz apo fle në kohën e tij, shpagimi i tij është që ta falë atë kur ta kujtojë atë.”[33]
115. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se: “Muadh ibën Xhebel falte me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) namazin e jacisë, pastaj kthehej tek njerëzit e tij (fisi i tij) dhe falte me ta të njëjtin namaz.”[34]
116. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Faleshim me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në të nxehtin e madh dhe kur ndokush prej nesh nuk mundej ta vendoste ballin në tokë, ai hapte rroben e tij dhe bënte sexhde mbi të.”[35]
117. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush prej jush të mos falet me një rrobe të vetme pa hedhur gjë prej tij në supin e tij.”[36]
118. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që ha hurdhër ose qepë, të veçohet (largohet) nga ne dhe nga xhamitë tona e të qëndrojë në shtëpinë e tij. –Një herë i sollën një tenxhere me perime e bimë barishtore nga të cilat ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndjeu një lloj ere, dhe pyeti se ç’lloj perimesh kishte në të. Ata i thanë se kishte perime bishtajore dhe ai tha: Afrojani dikujt prej shokëve të mi. –Kur e pa, atij (shoku) nuk i pëlqeu ta hante. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Ha ti, sepse unë pëshpërit me atë që ti nuk pëshpërit!”[37]
119. Transmetohet nga Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që ha hurdhër, qepë apo pras (presh), të mos i afrohet xhamive tona, sepse engjëjt dëmtohen nga ajo që dëmtohen edhe njerëzit.”[38]
Tema
Teshehudi[39]
120. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ma mësoi teshehudin –duke qenë se dora ime ishte mes duarve të tij- ashtu siç më mësonte një sure nga Kurani: “Et tehijatu lilahi ues salavatu uet tajibatu. Es selamu alejke ejjuhen nebijju ue rahmetullahi ue berekatuhu. Es selamu alejna ue ala ibadilahis salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhameden abduhu ue rasuluhu” (që do të thotë: Përshëndetjet i takojnë vetëm Allahut, edhe Salavatet e Mirësitë (janë nga Ai). Përshëndetja e Allahut (salami) qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut, edhe Mëshira e Allahut dhe Bekimi i Tij! Përshëndetja qoftë edhe mbi ne dhe mbi të gjithë robët e mirë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Kur dikush prej jush të ulet në namaz (për teshehudin) të thotë: “Et tehijatu lilahi…” dhe përmendi si ai i mësipërmi, por në të shtohet: “Pastaj të zgjedhë prej lutjeve ato që dëshiron.”[40]
121. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Ebi Lejla se ka thënë: Më takoi Keab ibën Uxhrate dhe më tha: A të të dhuroj një dhuratë? I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli tek ne dhe ne i thamë: O i Dërguari i Allahut! Allahu na ka mësuar se si të dërgojmë selam për ty. Po salatin (lutjen) për ty si ta bëjmë? -“Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid! Ue barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid” (që do të thotë: O Zot! Dërgo salavat (lavdi) Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit! Ti je i Vetmi për t’u lavdëruar, Lavdiploti! Dhe jepi të mira Muhamedit dhe familjes së Muhamedit, ashtu siç i ke dhënë të mira Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit! Ti je i Vetmi për t’u lavdëruar, Lavdiploti!).”[41]
122. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lutej me këtë lutje (në namaz pas teshehudit): “O Zot! Unë të kërkoj mbrojtje Ty nga dënimi i varrit, nga dënimi i zjarrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe nga sprova e Dexhalit.”[42]
123. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër ibën el As; nga Ebu Bekër es Sidiku (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë për të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ai më mësoi mua një dua (lutje) që ta them atë në namaz. Ai më tha: Thuaj: O Zot! Unë i kam bërë vetes padrejtësi të shumta dhe askush tjetër përveç Teje nuk i fal gjynahet, ndaj më fal mua me falje nga Ti dhe më mëshiro, sepse Ti je Falësi i Madh, Mëshirëbërësi.”[43]
124. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Pas zbritjes së sures “Idha xhae nasrullahu uel fet’h”, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk linte namaz pa përmendur në të lutjen: “Subhaneke rabena ue bihamdike. Allahume gfirli” (Larg të metave je Ti o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon falenderimi. O Zot! Më fal mua!)”
Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte shpesh në rukunë dhe në sexhden e tij: “Subhaneke Allahume rabena ue bihamdike. Allahume gfirli”[44]
[1] E transmeton Buhariu (744), Muslimi (598), etj.
[2] E transmeton Muslimi (498), etj.
[3] E transmeton Buhariu (735), Muslimi (390), etj.
[4] E transmeton Buhariu (809), Muslimi (490), etj.
[5] E transmeton Buhariu (789), Muslimi (392), etj.
[6] E transmeton Buhariu (786), Muslimi (393), etj.
[7] E transmeton Buhariu (792) dhe Muslimi (471).
[8] E transmeton Buhariu (800), Muslimi (472), etj.
[9] E transmeton Buhariu (708), Muslimi (469), etj.
[10] E transmeton Buhariu (677), Muslimi (391), etj.
[11] E transmeton Buhariu (390), Muslimi (495), etj.
[12] E transmeton Buhariu (386), Muslimi (555), etj.
[13] E transmeton Buhariu (516), Muslimi (543), etj.
[14] E transmeton Buhariu (722), Muslimi (493), etj.
[15] E transmeton Buhariu (793), Muslimi (397), etj.
[16] E transmeton Buhariu (756), Muslimi (394), etj.
[17] E transmeton Buhariu (759), Muslimi (451), etj.
[18] E transmeton Buhariu (765), Muslimi (463), etj.
[19] E transmeton Buhariu (769), Muslimi (464), etj.
[20] E transmeton Buhariu (7375), Muslimi (813), etj.
[21] E transmeton Buhariu (705), Muslimi (466), etj.
[22] E transmeton Buhariu (743), Muslimi (299), etj.
[23] E transmeton Buhariu (482), Muslimi (573), etj.
[24] E transmeton Buhariu (829), Muslimi (570), etj.
[25] E transmeton Buhariu (510), Muslimi (507), etj.
[26] E transmeton Buhariu (509), Muslimi (505), etj.
[27] E transmeton Buhariu (76), Muslimi (504), etj.
[28] E transmeton Buhariu (382), Muslimi (512), etj.
[29] E transmeton Buhariu (1163), Muslimi (714), etj.
[30] E transmeton Buhariu (4534), Muslimi (539), etj.
[31] E transmeton Buhariu (533), Muslimi (616), etj.
[32] E transmeton Buhariu (597), Muslimi (684), etj.
[33] E transmeton Muslimi (684).
[34] E transmeton Buhariu (700), Muslimi (465), etj.
[35] E transmeton Buhariu (1208), Muslimi (620), etj.
[36] E transmeton Buhariu (359), Muslimi (516), etj.
[37] E transmeton Buhariu (855), Muslimi (564), etj.
[38] E transmeton Buhariu (854), Muslimi (564), etj.
[39] Teshehudi është thënia e “Et tehijatit” kur qëndron ulur pas çdo dy rekateve.
[40] E transmeton Buhariu (831), Muslimi (402), etj.
[41] E transmeton Buhariu (6358) dhe Muslimi (406).
[42] E transmeton Buhariu (1377), Muslimi (588), etj.
[43] E transmeton Buhariu (834), Muslimi (2705), etj.
[44] E transmeton Buhariu (794), Muslimi (484), etj.
Namazi i vitrit
125. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërkohë që ishte në minber: “Çfarë thua për namazin e natës? –Ai falet dy e nga dy rekate dhe nëse dikush prej jush i frikësohet hyrjes së kohës së namazit të sabahut, atëherë të falë një rekat tek, i cili ia bën tek numrin e atyre që ka falur.” –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte: “Namazi i fundit i natës të jetë tek.”[1]
126. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka qëlluar që ta falë namazin e vitrit në të gjitha pjesët e natës; në pjesën e parë të natës, në mes të saj dhe në fund të saj. Vitri i tij mbaronte në kohën e syfyrit në agim.”[2]
127. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falte trembëdhjetë rekate gjatë natës ku pesë prej tyre i falte namaz vitri dhe nuk qëndronte ulur (për teshehud) veçse në fund të tyre (të rekatit të pestë).”[3]
Tema
Dhikri (duatë) pas namazit farz
128. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ngritja e zërit në bërjen e dhikrit pasi njerëzit e kryenin namazin farz ka qenë vepruar në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Ibën Abasi thotë: Unë e merrja vesh se kur e mbaronin ata namazin, kur dëgjoja të bënin dhikrin (me zë, secili më vete).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Nuk e mësonim mbarimin e namazit të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) veçse me thënien ‘Allahu ekber’ (me dëgjimin e bërjes së tespive).”[4]
129. Transmetohet nga Veradi, shërbëtori i Mugira ibën Shubeh, se ka thënë: Mugira ibën Shube më diktoi nga një letër dërguar Muavijes, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pas çdo namazi farz thoshte: “Nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut Një e të Pashoq. I Tij është sundimi dhe Atij i takon falenderimi. Ai është i Pltëfuqishëm për çdo gjë. O Zot! Nuk ka kush që e pengon atë që jep Ti dhe as dhënës të asaj që Ti e ndalon. As nuk i bën dobi pasuria të pasurit, por e gjithë ajo është prej Teje.” –Më pas shkova te Muavija dhe e dëgjova atë të urdhëronte njerëzit që të thoshin këto fjalë (pas namazit të tyre).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndalonte nga thashethemet, shpërdorimi i pasurisë dhe pyetjet e shumta. Ndalonte gjithashtu nga mosrespektimi i nënave, varrosja e vajzave të gjalla dhe nga mosdhënia kur të kërkohet dhe nga mospërgjigjja kur pyetesh.”[5]
130. Transmetohet nga Sumej –shërbëtori i Ebu Bekër ibën Abdurrahman ibën el Harith ibën Hisham-; nga Ebi Salih es Seman; nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se: “Të varfërit prej muslimanëve erdhën tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i thanë: O i Dërguari i Allahut! Njerëzit e pasur po i marrin gradët e larta dhe kënaqësinë e përjtshme. –Si kështu? –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Po ja, ata falen si falemi edhe ne. Agjërojnë si edhe ne. ata japin lëmoshë, ndërsa ne nuk japim dhe ata lirojnë robër nga robëria, ndërsa ne jo!
-A t’iu mësoj diçka me të cilën mund të arrini ata që ua kanë kaluar, të kaloni ata që do të vinë pas jush dhe që askush të mos jetë më i mirë se ju përveç atij që vepron ashtu si ju?
-“Po”, o i Dërguari i Allahut! –thanë ata.
-Të thoni “Subhanallah”, “el Hamdu lilah” dhe “Allahu ekber”, nga tridhjetë e tre herë pas çdo namazi farz.
-Ebu Salih tha: Fukarenjtë e Medines u kthyen dhe thanë: Vëllezërit tanë të cilët posedojnë pasuri e dëgjuan këtë gjë dhe vepruan ashtu si dhe ne.
-Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kjo është mirësia e Allahut të cilën Ai ia jep kujt të dojë!”
-Sumej thotë: Këtë hadith ia tregova dikujt prej familjes sime dhe ai më tha: Ti ke harruar, sepse ai të ka thënë: “Thuaj tridhjetë e tre herë “Subhanallah”, tridhjetë e tre herë “el Hamdu lilah” dhe tridhjetë e tre herë “Allahu ekber”.
–Atëherë u ktheva te Ebu Salih dhe i thashë për këtë, ndërsa ai tha: Thuaj: “Allahu ekber ue subhanallah uel hamdu lilah” deri sa të plotësosh gjithsej tridhjetë e tre herë.”[6]
131. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal me një këmishë me vizatime në të dhe gjatë namazit vështroi për pak çaste te vizatimet e saj. Pas namazit ai tha: Shpjereni tek Ebu Xhehmi këtë këmishë dhe më sillni një rrobe pa vizatime dhe të ashpër nga ato të tij, sepse kjo më largoi mendjen nga namazi im.”[7]
Tema
Të bashkuarit ndërmjet dy namazeve në udhëtim
132. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur ishte në udhëtim, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bashkonte ndërmjet namazit të drekës dhe të ikindisë, kur ishte në udhëtim e sipër. Po kështu bashkonte ndërmjet namazit të akshamit dhe jacisë.”[8]
Tema
Të shkurtuarit e namazit në udhëtim
133. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Unë e kam shoqëruar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai nuk shtonte mbi dy rekate për namazet farze. Po kështu vepronte edhe Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani.”[9]
Tema
Namazi i të xhumasë
134. Transmetohet nga Sehl ibën Sead es Saidi se ka thënë: “Pashë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të ngrihej dhe të merrte tekbir (të thoshte ‘Allahu ekber’), edhe njerëzit bashkë me të, pas tij, duke qenë se ai ishte në minber. Pastaj u ngrit (nga rukuja) dhe u tërhoq mbrapa për të bërë sexhde në bazën e minberit. Pastaj u kthye deri sa plotësoi namazin deri në fund, pastaj u kthye nga njerëzit dhe tha: O njerëz! E bëra këtë me qëllim që të më pasoni në namaz dhe të mësoni formën e namazit tim.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal mbi të (minber), mori tekbir mbi të, pastaj bëri rukunë duke qenë mbi të, pastaj zbriti duke u tërhequr mbrapa.”[10]
135. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo prej jush që vjen për të falur namazin e të xhumasë, të bëjë banjë (të lajë të gjithë trupin).”[11]
136. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) po mbante hytben në ditën e Xhuma, erdhi një burrë (në xhami) dhe ai i tha: O filan! A u fale (dy rekatet për përshëndetjen e xhamisë)? –”Jo”, -tha ai. –Atëherë ngrihu dhe fal dy rekate!”[12]
137. Transmetohet nga Xhabir (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mbante dy hytbe duke qëndruar në këmbë, të cilat i ndante me një të ulur ndërmjet tyre (e ndante hytben në dy pjesë).”[13]
138. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse i thua shokut tënd: “Hesht!”, në ditën e xhuma, duke qenë se imami është duke mbajtur hytben, ti ke folur fjalë të kotë (e cila bën që ty të humbasë hytbeja).”[14]
139. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që lahet në ditën e xhuma, pastaj shkon herët në xhami, atij i quhet sikur ka bërë kurban një deve. Kush shkon në orën e dytë, atij i quhet sikur të ketë bërë kurban një lopë. Kush shkon në orën e tretë, i quhet sikur ka bërë kurban një dash me brirë. Kush shkon në orën e katërt, atij i quhet sikur të ketë bërë kurban një pulë dhe kush shkon në orën e pestë, atij i quhet sikur të ketë dhënë sadaka një kokërr vezë. Kur del imami, engjëjt prezentojnë dhe dëgjojnë dhikrin (hytben, namazin).”[15]
140. Transmetohet nga Seleme ibën el Ekve – i cili ka qenë prej atyre që lidhën besën poshtë pemës- (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ne falnim namazin e të xhumasë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pastaj kur e mbaronim namazin muret nuk kishin hije që të futeshim në hijen e tyre.”[16]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ne e falnim namazin e të xhumasë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur dielli e kalonte kupën e qiellit (anonte nga perëndimi), pastaj kur ktheheshim (për në shtëpi) kërkonim hije që të hynim në të.”[17]
141. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Në namazin e sabahut të ditës së xhuma, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lexonte suret “Elif-lam-mim. Tenzilul kitabi…Es sexhde” dhe “Hel eta alel insani …El Insan”[18]
Tema
Festat e dy Bajrameve
142. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe Umeri e falnim namazin e dy Bajrameve para hytbes së tyre.”[19]
143. Transmetohet nga el Bera ibën Azib (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na mbajti hytbe në ditën e Kurban Bajramit pas namazit të Bajramit dhe tha: Kush fal namazin tonë (si ne) pastaj pret kurban si ne, ai e ka bërë kurbanin (të rregullt), ndërsa kush e pret kurbanin para namazit (të Bajramit), atij nuk i quhet për kurban. –Ebu Burde ibën Nijar, daja i el Bera ibën Azib tha: O i Dërguari i Allahut! Unë e preva kurbanin tim para namazit pasi që e mora vesh se sot është ditë ngrënie e pirje, dhe dëshiroja që delja ime të ishte kurbani i parë që therej në shtëpinë time, kështu që e thera atë dhe hëngra para se të vija në namaz?! –Delja jote tani është dele për mish (dhe jo kurban), -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –O i Dërguari i Allahut! Ne kemi disa dhi të cilat janë më të dashura për mua se dy dele bashkë. A më quhet nëse therr një prej tyre? –”Po”, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), por kjo nuk do t’i vlejë askujt pas teje.”[20]
144. Transmetohet nga Xhundub ibën Abdullah el Bexheli (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Në ditën e Kurban Bajramit, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali namazin e Bajramit pastaj mbajti hytbe. Pastaj preu kurbanin dhe tha: “Kush e ka prerë kurbanin para se të falë namazin e Bajramit, të therë një tjetër në vend të tij dhe kush nuk e ka prerë, ta presë tani me Bismilah.”[21]
145. Transmetohet nga Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Prezentova me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në ditën e festës së Bajramit. Ai filloi me faljen e namazit para hytbes, pa thirrur ezan dhe as ikamet. Pastaj u ngrit dhe qëndroi mbështetur te Bilali; këshilloi për devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar, nxiti për bindjen ndaj Tij, i këshilloi njerëzit dhe i përkujtoi ata (me Allahun), pastaj shkoi te gratë dhe i këshilloi e i përkujtoi ato, pastaj tha: O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse ju do të jeni drutë më të shumta të xhehenemit. –Një grua e hedhur (apo një grua nga mesi i grave), me mollëzat e faqeve që u ishte ndërruar ngjyra, u ngrit dhe tha: Përse, o i Dërguari i Allahut? –Sepse ju ankoheni shumë dhe i mohoni të mirat e bashkëshortit tuaj.
-Thotë: Atëherë ato filluan të jepnin lëmoshë nga stolitë e tyre, të cilat i hidhnin në rroben e Bilalit (që kishte hapur ai); prej varëseve dhe unazave të tyre.”[22]
146. Transmetohet nga Umu Atije –Nusejbe el Ensarije- se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na urdhëroi që në dy festat e Bajrameve të nxirnim edhe plakat e moshuara dhe vajzat e mbyllura në dhomat e tyre. Ndërsa gratë me perioda, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi të qëndronin jasht faltores së muslimanëve.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ishim urdhëruar që të dilnim në ditë feste, madje të nxirnim edhe vajzat beqare nga dhomat e tyre dhe ato që ishin me perioda. Ato (gratë me perioda) thonin tekbiret bashkë me muslimanët dhe luteshin me lutjet e tyre, duke shpresuar bekimin e asaj dite dhe pastrimin e saj.”[23]
Tema
Namazi i eklipsit
147. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u bë eklipsi i diellit dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi dikë që të thërrasë: Namazi me xhemat! –Njerëzit u mblodhën dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kaloi para tyre, mori tekbir dhe bëri katër ruku në dy rekate, si dhe katër sexhde.”[24]
148. Transmetohet nga Ebi Mesudi –Ukbeh ibën Amër el Ensari el Bedri-, (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dielli dhe hëna janë dy shenja (mrekulli) nga shenjat e Allahut, me të cilat Allahu frikëson kë të dojë dhe ato nuk mbulohen (gjatë eklipsit) për vdekjen e ndokujt prej njerëzve. Kur jut ë shihni një fenomen të tillë, falni namaz dhe bëni lutje deri sa të kalojë ajo që iu ka zënë.”[25]
149. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u bë eklipsi i diellit dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal me njerëzit (namazin e eklipsit). Pasi qëndroi gjatë në këmbë, bëri rukunë të cilën e zgjati shumë, pastaj u ngrit dhe qëndroi përsëri gjatë në këmbë, por jo aq sa herën e parë. Pastaj bëri ruku dhe e zgjati atë, por jo aq sa herën e parë. Pastaj bëri sexhde dhe e zgjati atë. Pastaj veproi në rekatin e dytë ashtu si veproi në të parin. Kur e mbaroi namazin, dielli ishte zbuluar dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u mbajti hytbe njerëzve; falenderoi Allahun dhe e Lavdëroi Atë, pastaj tha: Dielli dhe hëna janë dy shenja (mrekulli) nga shenjat e Allahut dhe nuk mbulohen (me eklips) për vdekjen apo jetën e askujt. Nëse ju e shihni këtë fenomen të tillë, lutjuni Allahut dhe madhërojeni Atë me tekbir, falni namaz dhe jepni lëmoshë. –Pastaj tha: O umeti i Muhamedit! Betohem për Allahun! Askush nuk ka xhelozi më shumë se Allahu nëse robi apo robëresha e Tij bën prostitucion! O umeti i Muhamedit! Për Zotin! Sikur ju ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) plotësoi katër ruku dhe katër sexhde (në dy rekate).”[26]
150. Transmetohet nga Ebu Musa el Eshari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u bë eklipsi i diellit dhe ai u ngrit i trembur, me frikën se po bëhej kijameti dhe erdhi në xhami. U ngrit dhe filloi të falej me kijamin (qëndrim në këmbë dhe lexim nga Kurani) dhe sexhden më të gjatë që kishte bërë ndonjëherë në namazin e tij, pastaj tha: Këto shenja (fenomene) që dërgon Allahu i Madhëruar nuk janë për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij, por Allahu i dërgon ato për të frikësuar me to robët e Tij. Nëse ju shihni diçka të atillë, drejtojuni përmendjes së Allahut, lutjes së Tij dhe kërkimit falje nga Ai!”[27]
Tema
Lutja për shi
151. Transmetohet nga Abdullah ibën Zejd ibën Asim el Mazini se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli për të bërë lutje për shi. Ai u drejtua nga Kibla duke bërë lutje dhe duke e veshur mbrapsht rroben e tij, pastaj fali dy rekate namaz në të cilat lexoi me zë.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “doli në namazgja.”[28]
152. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se: “Një burrë hyri në xhami në ditën e xhuma nga dera që ishte në drejtim të gjykatës. Ndërkohë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte duke mbajtur hutben. Ai iu drejtua të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i ngritur në këmbë dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! U shkatërruan pronat dhe u prenë rrugët. Lute Allahun që të na zbresë shi! I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngriti duart dhe tha: “O Zot! Na furnizo me shi! O Zot! Na jep shi!” Enesi thotë: Për Zotin! Nuk shihnim në qiell asnjë re dhe as re të shpërndara, që nga vendi ku ishim e deri në malin Selea. Veç kur, nga pas tij doli një re si mburojë dhe kur ajo u afrua në mes të qiellit (mbi ne), u përhap dhe lëshoi shi. Thotë: Për Allahun! Nuk e pamë më diellin për një javë. Thotë: Pastaj, të xhumanë tjetër hyri një burrë nga e njëjta derë, ndërkohë që i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte duke mbajtur hutben. Ai tha: O i Dërguari i Allahut! O shkatërruan pronat dhe u mbyllën rrugët, ndaj lute Allahun që ta ndalojë shiun nga ne. Thotë: Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngriti duart dhe tha: “O Zot! (Dërgoje shiun) Rreth nesh dhe jo mbi ne! O Zot! Nëpër male, fusha e lëndina dhe në vendet ku mbinë pemët!” Thotë: Shiu pushoi dhe kur dolëm (nga xhamia) ecnim në diell. Sheriku thotë: E pyeta Enesin? A ishte i njëjti burrë që erdhi një javë më parë? Ai tha: Nuk e di.”[29]
Tema
Namazi në rast frike
153. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali me ne namazin e frikës në disa ditë. Një grup i ushtrisë u ngrit për tu falur me të, ndërsa grupi tjetër qëndronte në front. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali me ata që ishin me të një rekat, pastaj ata ikën dhe erdhën të tjerët, me të cilët fali rekatin tjetër, ndërsa të dy grupet e falën vetë rekatin tjetër të tyre.”[30]
154. Transmetohet nga Jezid ibën Ruman; nga Salih ibën Havat ibën Xhubejr; nga dikush që fali bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) namazin e frikës, se: “Një grup i muslimanëve u rreshtua pas tij, ndërsa grupi tjetër qëndroi në front. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali me ata që ishin me të një rekat dhe pastaj qëndroi në këmbë, ndërsa ata e plotësuan vetë rekatin e dytë, pastaj u larguan dhe shkuan në front përballë armikut. Atëherë erdhi grupi i dytë dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali me ta rekatin tjetër, pastaj qëndroi ulur (pa dhënë selam) deri sa ata e plotësuan rekatin e dytë vetë, pastaj dha selam bashkë me ta.”
Personi i cili e fali këtë namaz me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), transmetuesi i hadithit është Sehl ibën Ebi Hathme.[31]
155. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Prezentova me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) namazin e frikës ku ne u vendosëm në dy rreshta pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërsa armiku ishte ndërmjet nesh dhe Kibles. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mori tekbir dhe ne morëm tekbir të gjithë pas tij, pastaj bëri rukunë dhe ne bëmë rukunë të gjithë, pastaj ngriti kokën nga rukuja dhe ne u ngritëm nga rukuja të gjithë. Pastaj ra në sexhde dhe me të ra në sexhde edhe rreshti që ishte menjëherë pas tij, ndërsa rreshti tjetër qëndroi në vëzhgim të armikut. Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e mbaroi sexhden dhe kur rreshti pas tij u ngrit në rekatin e dytë, rreshti i dytë ra në sexhde pastaj u ngrit. Pastaj rreshti që ishte para kaloi mbrapa dhe ai që ishte mbrapa kaloi para. Pastaj i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri rukunë dhe ne ramë të gjithë në ruku, pastaj ngriti kokën nga rukuja dhe ne u ngritëm të gjithë bashkë me të. Pastaj ra në sexhde dhe rreshti i parë –i cili kishte qenë i dyti në rekatin e parë-, ra në sexhde bashkë me të, ndërsa i dyti qëndroi në vëzhgim të armikut. Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e kreu sexhden bashkë me rreshtin e parë pas tij, atëherë ra në sexhde rreshti i dytë, pastaj aid ha selam dhe ne dhamë selam të gjithë.
- Xhabiri thotë: Ashtu siç veprojnë rojet tuaj me princat e tyre.”
Këtë hadith, Muslimi[32] e ka përmendur të plotë, ndërsa Buhariu ka përmendur vetëm një pjesë të tij, se: “Ai fali namazin e frikës me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në luftën e shtatë të tij, në luftën “Dhatu er rikaa”[33]
[1] E transmeton Buhariu (998), Muslimi (751), etj.
[2] E transmeton Buhariu (996), Muslimi (745), etj.
[3] E transmeton Muslimi (737), etj.
[4] E transmeton Buhariu (841), Muslimi (583), etj.
[5] E transmeton Buhariu (844), Muslimi (593), etj.
[6] E transmeton Buhariu (843), Muslimi (595), etj.
[7] E transmeton Buhariu (373), Muslimi (556), etj.
[8] E transmeton Buhariu (1107), Muslimi (705), etj.
[9] E transmeton Buhariu (1102), Muslimi (689), etj.
[10] E transmeton Buhariu (377), Muslimi (544), etj.
[11] E transmeton Buhariu (894), Muslimi (844), etj.
[12] E transmeton Buhariu (930), Muslimi (875), etj.
[13] E transmeton Buhariu (920), Muslimi (862), etj.
[14] E transmeton Buhariu (934), Muslimi (851), etj.
[15] E transmeton Buhariu (881), Muslimi (850), etj.
[16] E transmeton Buhariu (4168), Muslimi (860), etj.
[17] E transmeton Muslimi (879), etj.
[18] E transmeton Buhariu (891), Muslimi (880), etj.
[19] E transmeton Buhariu (957), Muslimi (888), etj.
[20] E transmeton Buhariu (951), Muslimi (1961), etj.
[21] E transmeton Buhariu (985), Muslimi (1960), etj.
[22] E transmeton Buhariu (978), Muslimi (885), etj.
[23] E transmeton Buhariu (324), Muslimi (890), etj.
[24] E transmeton Buhariu (1044), Muslimi (901), etj.
[25] E transmeton Buhariu (1041), Muslimi (911), etj.
[26] E transmeton Buhariu (1044) dhe Ahmedi (9/25368).
[27] E transmeton Buhariu (1059), Muslimi (912), etj.
[28] E transmeton Buhariu (1005), Muslimi (894), etj.
[29] E transmeton Buhariu (34), Muslimi (897), etj.
[30] E transmeton Buhariu (942), Muslimi (839), etj.
[31] E transmeton Buhariu (4129), Muslimi (842), etj.
[32] E transmeton Muslimi (840), Buhariu (4130), etj.
[33] E transmeton Buhariu (4125).
KAPITULLI I XHENAZES
156. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) njoftoi për vdekjen e Nexhashiut në ditën që ai vdiq dhe doli me njerëzit në namazgja. I rreshtoi ata dhe fali namazin e xhenazesë së tij me katër tekbire.”[1]
157. Transmetohet nga Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i fali xhenazenë Nexhashiut dhe unë isha në rreshtin e dytë apo të tretë.”[2]
158. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali xhenazenë e një të vdekuri te varri i tij, pasi që ishte varrosur. Ai e fali xhenazenë e tij me katër tekbire.”[3]
159. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u qefinos në tre copa të bardha jemenase. Në mesin e tyre nuk kishte këmishë (me mëngë) dhe as imame (çallmë apo të ngjashme me të) për kokën.”[4]
160. Transmetohet nga Umu Atije el Ensarije se ajo ka thënë: “Kur të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i vdiq e bija (Zejnebja), ai hyri te ne dhe tha: Lajeni atë tre herë, ose katër, pesë apo më shumë herë nëse e shihni të nevojshme, me ujë dhe me sidër (zambak apo lloj bime me aromë të mirë) dhe në fund parfumoseni me kafur. Kur të mbaroni, më thërrisni. Kur mbaruam, e thirrëm dhe ai na dha izarin e tij (rrobën që vishet nga mesi e poshtë) dhe tha: Mbështilleni me të –d.m.th. me izarin e tij.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ose shtatë herë. Pastaj tha: Filloni me të djathtat e saj dhe me gjymtyrët e avdesit. –Umu Atije thotë: Ne ia lidhëm flokët në tre bishta (apo gërsheta).”[5]
161. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Ndërsa një burrë ishte duke qëndruar në Arafat, ai ra nga deveja dhe ajo ia theu qafën. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Lajeni atë (xhenazenë e tij) me ujë dhe zambak, pastaj qefinoseni në rrobat e tij (të Ihramit), por kini parasysh të mos e parfumosni dhe të mos ia mbuloni kokën, sepse ai do të ringjallet duke thënë “lebbejke Al;lahume lebbejke –të përgjigjem Ty, o Zot! Të përgjigjem!”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Por mos ia mbuloni fytyrën dhe as kokën.”[6]
162. Transmetohet nga Umu Atije el Ensarije (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “Ne (gratë) u ndaluam nga shkuarja pas xhenazesë, por kjo nuk na u ndalua rreptësisht.”[7]
163. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shpejtoni me xhenazenë në krah, sepse nëse i vdekuri ka qenë i mirë, ju i bëni mirë duke e çuar në një vend të mirë, e nëse ka qenë ndryshe, atëherë që të hiqni një të keqe nga shpatullat tuaja!”[8]
164. Transmetohet nga Semura ibën Xhundub se ka thënë: “U fala pas të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) namazin e xhenazesë së një gruaje e cila vdiq në kohën e periodave të saj. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qëndroi në mes të trupit të xhenazesë së saj.”[9]
165. Transmetohet nga Ebu Musa –Abdullah ibën Kajs- se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u lirua (u pastrua nga faji) nga ajo grua e cila ngre zërin, nga ajo që qeth kokën dhe nga ajo që shqyen rrobat në rast fatkeqësie.”[10]
166. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte i sëmurë (në shtratin e vdekjes), njëra prej grave të tij përmendi një kishë që kishte parë në tokat e Abisinisë dhe të cilës i thonin “Kisha e Maries”. Umu Seleme dhe Umu Habibe kishin qenë në tokat e Abisinisë, dhe ato përmendën bukurinë e asaj kishe dhe fotografitë që gjendeshin në të. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngriti kokën dhe tha: “Kur atyre u vdes një burrë i mirë, ata ndërtojnë faltore mbi varrin e tij dhe vendosin Brenda saj fotografi të atilla. Ata janë krijesat më të këqia tek Allahu.”[11]
167. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në sëmundjen nga e cila nuk u ngrit më tha: “Allahu i mallokftë çifutët dhe të krishterët, të cilët i morën (i kthyen) varret e pejgamberëve të tyre për xhamia (faltore)!”
- Aisha thotë: Sikur të mos e kishte thënë këtë fjalë, varri i tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të ngrihej nga toka, por ekzistonte frika se mund të merrej për xhami (vend faljeje).”[12]
168. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që godet (apo gërvisht) fytyrën, shqyen rrobat dhe lutet me lutjen e injorancës (duke thënë: O mbështetja ime! O zotëriu im! O shpirti im! E të ngjashme me këto)”[13]
169. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush prezenton xhenazenë deri sa t’i falet namazi, ai ka një kirat sevape. Ndërsa kush e shoqëron atë deri sa të varroset, ai ka dy kirate sevape. –Dikush tha: Ç’janë dy kiratet? –Sa dy male të mëdhenj, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”
Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “më i vogli i atyre dyve është sa mal ii Uhudit.”[14]
[1] E transmeton Buhariu (1245), Muslimi (951), etj.
[2] E transmeton Buhariu (3878).
[3] E transmeton Buhariu (857), Muslimi (954), etj.
[4] E transmeton Buhariu (1264), Muslimi (941), etj.
[5] E transmeton Buhariu (1253), Muslimi (939), etj.
[6] E transmeton Buhariu (1265), Muslimi (1206), etj.
[7] E transmeton Buhariu (1278), Muslimi (938), etj. Në fakt kanë ardhur hadithe të tjera të qarta dhe më të forta në argumentim të cilat e bëjnë të ndaluar për gratë shkuarjen pas xhenazesë. [“Ihkamu el Ehkam, sherhu Umdetu el Ahkam” (f. 310)].
[8] E transmeton Buhariu (1315), Muslimi (944), etj.
[9] E transmeton Buhariu (1331), Muslimi (964), etj.
[10] E transmeton Buhariu (1296), Muslimi (104), etj.
[11] E transmeton Buhariu (1341), Muslimi (528), etj.
[12] E transmeton Buhariu (435), Muslimi (531), etj.
[13] E transmeton Buhariu (1294), Muslimi (103), etj.
[14] E transmeton Buhariu (1325), Muslimi (945), etj.
KAPITULLI I ZEKATIT
170. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dërgoi Muadhin në Jemen, ai i tha atij: Ti po shkon tek një popull që janë ithtarë të Librit (të krishterë), ndaj ftoi ata (së pari) të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. Nëse ata të binden për këtë, atëherër mësoi atyre se Allahu i ka bërë obligim atyre pesë namaze në ditë-natë. Nëse ata të binden edhe për këtë, atëherë mësoi ata se Allahu i ka bërë obligim atyre dhënien e sadakasë (zekatit) e cila u merret të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse ata të binden për këtë, atëherë mos e merr kurrë pasurinë e tyre të shtrenjtë tek ata. Dhe ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse nuk ka pengesë ndërmjet asaj dhe Allahut.”[1]
171. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka detyrim zekati për më pak se pesë njësi (dyzetëshe) argjend, as për më pak se pesë tufa (me nga 3-9 kokë) deveshë dhe as për më pak se pesë njësi (me nga 60 tasa të Medines në atë kohë) drith (apo të mbjella të tjera).”[2]
172. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Muslimani nuk ka detyrim zekati në skllavin dhe as në kalin e tij.”[3]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Përveç zekatit të fitrit për skllavin.”[4]
173. Transmetohet nga Ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Plaga e shkaktuar nga kafsha nuk kompensohet, pusi (rënia në të) është e pakompensueshme, xeherorët janë të pakthyeshme, ndërsa për thesarët e gjetur duhet të jepet një e pesta.”[5]
174. . Transmetohet nga Ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dërgoi Umerin që të mblidhte zekatin dhe më pas atij i thanë: Ibën Xhemili, Halid ibën el Velid dhe Abasi, xhaxhai i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e dhanë zekatin. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ibën Xhemili hakmerret për kohën kur ka qenë i varfër, ndërsa tani Allahu e ka pasuruar atë. Ndërsa Halidit ju i bëni padrejtësi sepse ai i ruan parzmoret dhe mjetet e luftës (kafshët e armët) për në Rrugën e Allahut të Lartësuar. Ndërsa zekatin e Abasit e marr përsipër unë, madje dyfishin e tij. Pastaj tha: O Umer! A nuk e ke vënë re se xhaxhai i dikujt është në vend të babait të tij.”[6]
175. Transmetohet nga Abdullah ibën Zejd ibën Asim se ka thënë: “Kur Allahu e hapi Hunejnin pa luftë për të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i dhuroi pasuritë e tij, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) filloi ta ndante atë mes njerëzve dhe atyre që kërkonte t’u fitonte (zbuste) zemrat, ndërsa ensarëve nuk u dha asgjë. Nga kjo gjë, ata sikur ndjenë diçka në vetvete pasi nuk iu dha ashtu si njerëzve të tjerë. Por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u mbajti hytbe atyre dhe u tha: “O grupi i ensarëve! A nuk iu kam gjetur të humbur dhe Allahu iu udhëzoi me mua? A nuk ishit të përçarë dhe Allahu iu bashkoi zemrat me mua? A nuk ishit të varfër dhe Allahu iu pasuroi me mua? –Sa herë që thoshte diçka, ata thoshin: Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më bujarët. –Atëherë ç’ju pengon t’i përgjigjeni të Dërguarit të Allahut? –Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më bujarët, -thanë ata. –Nëse doni ju mund të thoni: Ti na erdhe kështu e kështu. Po a nuk dëshironi që njerëzit të shkojnë me delet e devetë, ndërsa jut ë shkoni me të Dërguarin e Allahut në shtëpitë tuaja? Sikur të mos kishte qenë (caktuar) emigrimi, unë do të kisha qenë një prej ensarëve dhe sikur njerëzit të ndiqnin një shteg apo lëndinë dhe ensarët të ndiqnin një tjetër, unë do të ndiqja lëndinën e ensarëve dhe shtegun e tyre. Ensarët janë rrobja e brendshme e ngjitur me lëkurën, ndërsa njerëzit janë rrobat sipër tyre (d.m.th. ata janë më të afërm për mua, si ky krahasim). Pas meje ju do të shihni që njerëzve t’u jepet përparësi mbi ju në dynja, por ju duroni deri sa të më takoni mua në el Haud (Hauz, liqen i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në xhenet).”[7]
Tema
Zekati i Fitrit
176. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e bëri obligim zekatin e Fitrit –apo ka thënë: zekatin e Ramazanit- mbi çdo mashkull e femër, të lirë apo skllav; nga një tas (nga ato të Medines) me hurma (arabie), ose një tas me elb.” –Thotë: Njerëzit më pas dhanë në vend të tij një gjysëm tasi me grurë, për të voglin dhe të madhin.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “që të jepet para se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit.”[8]
177. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Në kohën etë Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ne e jepnim atë (zekatin e Fitrit) nga një tas ushqim (grurë), ose një tas elb, një tas djath, ose një tas rrushi të thatë. Kur erdhi Muavija dhe gruri i Shamit, ai tha: Unë mendoj se një grusht nga ky (gruri i Shamit) është i barabartë me dy të tilla. –Ebu Seidi thotë: Ndërsa unë vazhdoj ta jap atë ashtu siç e jepja (një tas të plotë dhe jo gjysëm tasi) në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[9]
[1] E transmeton Buhariu (1395), Muslimi (19), etj.
[2] E transmeton Buhariu (1405), Muslimi (979), etj.
[3] E transmeton Buhariu (1463), Muslimi (982), etj.
[4] E transmeton Ebu Daudi.
[5] E transmeton Buhariu (1499), Muslimi (1710), etj.
[6] E transmeton Buhariu (1468), Muslimi (983), etj.
[7] E transmeton Buhariu (4330), Muslimi (1061), etj.
[8] E transmeton Buhariu (1503), Muslimi (984), etj.
[9] E transmeton Buhariu (1505), Muslimi (985), etj.
KAPITULLI I AGJËRIMIT
178. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e paraprini (prisni) Ramazanin me agjërimin e një apo dy ditëve (para tij), përveç atij që ka pasur një agjërim të rregullt, ky le ta vazhdojë agjërimin e tij.”[1]
179. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Kurt a shihni atë (hënën e re), agjëroni dhe kur ta shihni atë (hënën e shevalit, muajit pas Ramazanit), çeleni agjërimin. E nëse iu mbulohet qielli me re, llogariteni atë (muajin me tridhjetë ditë).”[2]
180. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Hani syfyr sepse syfyri ka bereqet!”[3]
181. Transmetohet nga Enes ibën Maliku; nga Zejd ibën Thabit (radijAllahu ‘anhuma) se ky ka thënë: “Hëngrëm syfyr me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pastaj ai u ngrit për t’u falur (namazin e sabahut). –Enesi thotë: I thashë Zejdit: Sa ishte koha ndërmjet syfyrit dhe ezanit? –Sa për të lexuar pesëdhjetë ajete, -tha ai.”[4]
182. Transmetohet nga Aisha dhe Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me to!) se: “Kishte raste që të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e zinte agimi duke qenë se ishte xhunub nga marrëdhëniet me gruan e tij. Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lahej dhe agjëronte.”[5]
183. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush është agjërueshëm dhe ha ose pi nga harresa, ta vazhdojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer Allahu dhe i ka dhënë për të pirë.”[6]
184. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Ndërsa ishim të ulur tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), aty erdhi një burrë dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Unë u shkatërrova (mora fund).
01 - Ç’të ka shkatërruar? –Tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
02 - Kam bërë marrëdhënie me gruan time në Ramazan.
03 - A ke mundësi që ta lirosh një rob?
04 - “Jo.”
05 - A je në gjendje që të agjërosh dy muaj rresht?
06 - “Jo.”
07 - A je në gjendje të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?
08 - “Jo.”
09 - Ulu këtu.
Ai u ul. Më pas, dikush i solli të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) një shportë me hurma. Pejgamberi (alejhi selam) i tha (burrit që kishte kryer marrëdhënie në Ramazan): Jepe lëmoshë këtë.
- Nuk ka asnjë më të varfër se unë në mes këtyre dy maleve, -tha ai.
- Ai (transmetuesi) tha: Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qeshi sa iu dukën dhëmballët dhe tha: “Shko dhe ushqeje familjen tënde me to.”[7]
Tema
Agjërimi në udhëtim
185. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: Hamza ibën Amër el Eslemi i tha të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “A të agjëroj kur jam në udhëtim? –Duke ditur se ai agjëronte shpesh. – Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Nëse dëshiron, agjëro dhe nëse dëshiron, çele agjërimin (mos agjëro)!”[8]
186. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ne udhëtonim me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe agjëruesi nuk e quante gabimtar atë që nuk agjëronte dhe as ai që nuk agjëronte nuk e quante gabimtar atë që agjëronte.”[9]
187. Transmetohet nga Ebu Darda (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në muajin e Ramazanit, në një të nxehtë të madh, saqë askush prej nesh nuk guxonte ta vendoste dorën e tij mbi kokë nga nxehtësia e madhe. Në mesin tonë nuk kishte asnjë që agjëronte përveç të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Abdullah ibën Ravaha.”[10]
188. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte në një udhëtim dhe gjatë rrugës ai pa një grumbullim njerëzish dhe një burrë të cilit po i bënin hije. –Çfarë ka? –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Është agjërueshëm, -thanë ata. –Agjërimi në udhëtim nuk është nga devotshmëria, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Merrni lehtësimin e Allahut që u ka dhënë juve.”[11]
189. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në një udhëtim dhe disa prej nesh agjëronin e disa jo. Në një ditë të nxehtë u ulëm në një vend, ku më të shumtit që mund të qëndronin në hije ishin ata të cilët posedonin pelerina (me të cilat bënin hije), ndërsa disa prej nesh i ruheshin diellit me duart e tyre. Agjëruesit u rrëzuan, ndërsa ata që nuk agjëronin u ngritën dhe ngritën tendat, e u dhanë për të pirë udhëtarëve. Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Sot shpërblimin e morën ata të cilët nuk agjëronin.”[12]
190. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “Kishte raste që më kishte mbetur pa kompensuar agjërimi i Ramazanit dhe nuk mundesha ta kompensoja atë veçse në Shaban (muajin para Ramazanit tjetër).”[13]
191. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që vdes dhe ka lënë agjërim (nga Ramazani) pa plotësuar, atëherë për të duhet të agjërojë i afërmi i tij.”[14]
192. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Nëna ime vdiq dhe la pa agjëruar një muaj (agjërim të detyrueshëm). A të agjëroj unë për të? –Po sikur nëna jote të kishte borxh pa larë, a do t’ia laje atë asaj? –”Po”, -tha ai. –Atëherë borxhi i Allahut është më parësor për t’u larë.”[15]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Nëna ime vdiq dhe la pa agjëruar një agjërim për të cilin ishte zotuar. A të agjëroj unë në vend të saj? –Po sikur nëna jote të kishte lënë borxh pa larë dhe ti t’ia laje atë asaj, a do t’i lahej borxhi asaj? –”Po”, -tha ajo. –Atëherë agjëro për nënë tënde, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[16]
193. Transmetohet nga Sehl ibën Sead es Saidi (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë, përderisa do ta shpejtojnë iftarin (çeljen e agjërimit menjëherë pas perëndimit të diellit).”[17]
194. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur të vijë nata nga kjo anë dhe të përmbyset dita nga kjo anë, atëherë agjëruesi e la çelur agjërimin.”[18]
195. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndaloi nga të agjëruarit e vazhdueshëm (pa e çelur agjërimin për dy a më shumë ditë rresht) dhe njerëzit i thanë: Por ti agjëron pa e çelur agjërimi? –Unë nuk jam si ju, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), -unë ushqehem dhe më jepet të pij (nga Allahu).”[19]
196. Në një transmetim tjetër të Muslimit; nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) thuhet: “Kushdo që dëshiron të agjërojë pa e çelur agjërimin, atëherë ta vazhdojë atë deri në kohën e syfyrit.”[20]
Tema
Agjërimi më i mirë
197. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër ibën el As (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u njoftua se unë kisha thënë: Betohem për Allahun se unë do të agjëroj çdo ditë dhe do të falem çdo natë (gjatë gjithë natës) për sa të jem gjallë. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Ti je ai që ka thënë kështu? –Po për Zotin, e kam thënë. –Por ti nuk mundesh ta bësh këtë, ndaj agjëro (disa ditë) dhe çele (agjërimin në disa ditë të tjera), falu natën dhe fli. Në çdo muaj agjëro nga tri ditë sepse sevapi i tyre është sa dhjetëfishi i tyre, kështu që të quhet sikur të kesh agjëruar të gjithë kohën.”
- Por unë mundem për të bërë edhe më shumë se kaq.
- Atëherë një ditë agjëro dhe dy ditë çele agjërimin.
- Unë mundem edhe më shumë se kaq.
- Atëherë një ditë agjëro dhe një ditë çele agjërimin. Ky është edhe mënyra e agjërimit të Daudit, dhe ky është agjërimi më i mirë.”
- Por unë mundem për të bërë edhe më mirë (shumë) se kaq.
- Më mirë se kaq nuk ka, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Në një transmetim tjetër thuhet: “Nuk ka agjërim më të mirë se agjërimi i vëllait tim, Daudit –agjërimi i gjysmës së kohës-, ndaj një ditë agjëro dhe një ditë çele agjërimin.”[21]
198. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër ibën el Asi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit dhe namazi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit; ai flinte gjysmën e natës, falte një të tretën e saj, pastaj flinte një të gjashtën e saj (të mbetur). Ndërsa agjërimin e bënte një ditë po e një ditë jo.”[22]
199. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I dashuri im (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më këshilloi me tre gjëra: agjërimin e tre ditëve në çdo muaj, dy rekatet e duhasë (paradites, pas lindjes së diellit) dhe që ta fal namazin e vitrit para se të fle.”[23]
200. Transmetohet nga Muhamed ibën Abad ibën Xheafer se ka thënë: “Pyeta Xhabir ibën Abdullah: A ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga agjërimi i ditës së xhuma? –”Po”, -tha ai.”
Ndërsa në transmetimin e Muslimit shtohet: “Për Zotin e Kabes!”[24]
201. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarine Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Askush prej jush të mos agjërojë në ditën e xhuma, vetëm nëse agjëron një ditë para ose një ditë pas saj.”[25]
202. Transmetohet nga Ebu Ubejd, shërbëtori i Ibën Ez’her –emri i të cilit është Sead ibën Ubejd-, se ai ka thënë: Prezentova namazin e Bajramit me Umer ibën el Hatabin (radijAllahu ‘anhu) dhe ai (në hytbe) tha: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar që këto dy ditë të agjërohen; dita e Fitër Bajramit pas agjërimit dhe dita tjetër, dita në të cilën hani prej kurbaneve tuaja.”[26]
203. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga agjërimi i dy ditëve: ditës së Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit. Ka ndaluar gjithashtu nga të veshurit e rrobes pa mëngë dhe të ulurit përmbys duke qenë se ke veshur vetëm një rrobe, si dhe nga të falurit namaz sunet pas namazit të sabahut (deri në lindjen e diellit) dhe pas namazit të ikindisë.”[27]
204. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush agjëron një ditë duke kërkuar Fytyrën e Allahut (për Hir të Allahut), Allahu ia largon fytyrën atij nga Zjarri shtatëdhjetë pranvera.”[28]
Tema
Nata e Kadrit
205. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “Disa nga shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) panë në ëndërr natën e Kadrit në shtatë ditët e fundit të Ramazanit dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Shoh që ëndërrat tuaja janë të njëjta dhe të bashkuara për (të qenurit e natës së Kadrit në) shtatë netët e fundit (të Ramazanit), kështu që kush dëshiron ta kërkojë atë, ta kërkojë në shtatë netët e fundit të Ramazanit.”[29]
206. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit (të Ramazanit).”[30]
207. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qëndronte mbyllur në xhami për itikaf në dhjetëditëshin e mesëm të Ramazanit. Një vit qëndroi në itikaf deri natën e njëzet e një –nata në mëngjesin e së cilës ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dilte nga itikafi i tij-, dhe tha: Ata të cilët qëndruan në itikaf me mua, të qëndrojnë në itikaf në dhjetëditëshin e fundit (të Ramazanit); sepse unë e pashë në ëndërr atë natë (natën e Kadrit) por e harrova atë dhe pashë në ëndërr sikur bëja sexhde në ujë dhe në baltë në mëngjesin e asaj nate. Kështu që kërkojeni atë në dhjetëditëshin e fundit (të Ramazanit), në netët teke të tij.
-Atë natë ra shi dhe xhamia, e cila ishte në një kopësht filloi të pikojë e të rrjedhë dhe sytë e mi panë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me ujë dhe gjurmë balte në ballin e tij, në mëngjesin e natës së njëzet e një (të Ramazanit).”[31]
Tema për Itikafin
208. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qëndronte në itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, deri sa Allahu ia mori jetën në këtë botë. Pas tij bënin itikaf gratë e tij (Allahu qoftë i kënaqur me to!).”[32]
209. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “Ajo i krehte flokët të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke qenë se ajo ishte me perioda, ndërsa ai i mbyllur në itikaf në xhami dhe ajo në dhomën e saj; ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i zgjaste asaj kokën e tij.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Dhe nuk hynte në shtëpi veçse për nevojat personale.”
Në një transmetim tjetër thuhet se Aisha (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “Unë hyja në shtëpi për të kryer nevojat dhe i sëmuri (dikush të cilin ajo e vizitonte) ishte aty, por unë nuk pyesja për të, por vetëm kaloja.”[33]
210. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! Në kohën e injorancës, unë isha zotuar të qëndroja një natë në itikaf –ndërsa në një transmetim tjetër thotë: një ditë- në xhaminë e shenjtë (në Kabe). –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: Përmbushe zotimin tënd!”
Disa prej transmetuesëve nuk e kanë përmendur kohën për një natë apo për një ditë.[34]
211. Transmetohet nga Safije bintu Hujej (radijAllahu ‘anhu) –bashkëshortja e të Dërguarit- se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte në itikaf dhe unë shkova ta vizitoja një natë, bisedova me të, pastaj u ngrita për t’u larguar, ndërsa ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit me mua që të më përcjellë –banesa e saj ishte te shtëpia Usame ibën Zejd-. Dy burra prej ensarëve kaluan aty pranë dhe kur panë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), nxituan të largoheshin, por ai u tha: Ngadalë! Kjo është Safije bintu Hujej (gruaja e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
- Subhanallah! O i Dërguari i Allahut! –thanë ata.
- Shejtani qarkullon te njeriu si qarkullimi i gjakut. Dhe unë kisha frikë se mos hidhte ndonjë të keqe në zemrat tuaja –ose ka thënë: ndonjë gjë.”
Në një transmetim tjetër thuhet se: “Ajo shkoi ta vizitonte atë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ai ishte në itikaf në xhami në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Bisedoi me të për një farë kohe, pastaj u ngrit të largohej dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit bashkë me të që ta përcillte. Kur arriti në derën e xhamisë, te dera e dhomës së Umu Seleme…” Dhe e përmendi pjesën tjetër të hadithit të ngjashme me të mësipërmin.[35]
[1] E transmeton Buhariu (1914), Muslimi (1082), etj.
[2] E transmeton Buhariu (1900), Muslimi (1080), etj.
[3] E transmeton Buhariu (1923), Muslimi (1095), etj.
[4] E transmeton Buhariu (1921), Muslimi (1097), etj.
[5] E transmeton Buhariu (1925), Muslimi (1109), etj.
[6] E transmeton Buhariu (1933), Muslimi (1115), etj.
[7] E transmeton Buhariu (1936), Muslimi (1111), etj.
[8] E transmeton Buhariu (1943), Muslimi (1121), etj.
[9] E transmeton Buhariu (1947), Muslimi (1118), etj.
[10] E transmeton Buhariu (1945), Muslimi (1118/99), etj.
[11] E transmeton Buhariu (1946), Muslimi (1115), etj.
[12] E transmeton Buhariu (2890), Muslimi (1119), etj.
[13] E transmeton Buhariu (1950), Muslimi (1146), etj.
[14] E transmeton Buhariu (1952), Muslimi (1147), etj.
[15] E transmeton Buhariu (1935), Muslimi (1148), etj.
[16] Ky është teksti i Muslimit në burimin e mësipërm dhe i Ahmedit (1/3420).
[17] E transmeton Buhariu (1957), Muslimi (1098), etj.
[18] E transmeton Buhariu (1954), Muslimi (1100), etj.
[19] E transmeton Buhariu (1962), Muslimi (1102), etj.
[20] E transmeton Buhariu (1963) e të tjerë, por nuk e ka transmetuar Muslimi, siç thotë autori.
[21] E transmeton Buhariu (1131), Muslimi (1159), etj.
[22] E transmeton Buhariu (1131), Muslimi (1159), etj.
[23] E transmeton Buhariu (1178), Muslimi (721), etj.
[24] E transmeton Buhariu (1984), Muslimi (1143), etj.
[25] E transmeton Buhariu (1985), Muslimi (1144), etj.
[26] E transmeton Buhariu (1990), Muslimi (1137), etj.
[27] E transmeton Buhariu (1991), Muslimi (827), etj.
[28] E transmeton Buhariu (2840), Muslimi (1153), etj.
[29] E transmeton Buhariu (1158), Muslimi (1165), etj.
[30] E transmeton Buhariu (2017) dhe Muslimi (1169).
[31] E transmeton Buhariu (669) dhe Muslimi (1167).
[32] E transmeton Buhariu (2026), Muslimi (1172), etj.
[33] E transmeton Buhariu (295), Muslimi (297), etj.
[34] E transmeton Buhariu (2032), Muslimi (1656), etj.
[35] E transmeton Buhariu (2035), Muslimi (2175), etj.
KAPITULLI I PELEGRINAZHIT (HAXHI)
Tema
Mikatet - vendet e përcaktuara për veshjen e Ihramit
dhe bërjen e nijetit për Haxh apo Umra
212. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përcaktoi vendin e quajtur “Dhul Hulejfe” për banorët e Medines. Ndërsa për banorët e Shamit caktoi “El Xhuhfe”, për banorët e Nexhdit “Karne el Menazil”, për ata të Jemenit “Jelemlem”. Këto vende janë për këta banorë dhe për të tjerët që kalojnë nga ato kur shkojnë për haxh apo për umra. Ndërsa për ata që banojnë më pranë Mekës se këto vende, atëherë vendi i ihramit të tyre është vendnisja e tyre. Po kështu edhe banorët e Mekës (e bëjnë nijetin dhe veshin ihramin) nga shtëpitë e tyre.”[1]
213. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Banorët e Medines e bëjnë ihramin që nga Dhul Hulejfe, banorët e Shamit nga El Xhuhfe dhe ata të Nexhdit nga Karni.” –Thotë: Më kanë treguar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ndërsa banorët e Jemenit e bëjnë Ihramin në Jelemlem.”[2]
Tema
Çfarë rrobash vesh muhrimi (pelegrini)
214. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se një burrë tha: O i Dërguari i Allahut! Çfarë rrobash i lejohet muhrimit te veshë? –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Atij nuk i lejohet të veshë këmishë, as imame (çallmë a të ngjashme me të), as shallvare, as xhybe, as shoshone (çisme), përveç atij që nuk gjen sandale (apo pandofla), ky të veshë shoshone por t’i presë ato poshtë kyçeve të këmbëve. As të mos veshë rrobe të cilat i ka prekur zeaferani (bimë për ngjyrosjen e rrobave) dhe parfumi.”[3]
215. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke mbajtur hutbe në Arafat, të thotë: “Kush nuk gjen sandale (apo pandofla), të veshë shoshone, dhe kush nuk gjen izar (copë që vendoset nga mezi e poshtë), të veshë shallvare; këto janë për muhrimin (pelegrinin).”[4]
216. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se telbijeti i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte kështu: “Lebbejke Allahume lebbejke. Lebbejke la sherike leke lebbejke. Innel hamde uen niamete leke. Uel mulke la sherike leke” (që do të thotë: Të përgjigjem Ty, O Zoti im, të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, dhe Ti je i Pashoq. Falenderimi të takon vetëm Ty dhe Mirësia është vetëm prej Teje. Vetëm i Yti është edhe sundimi. Ti je i Pashoq.”
-Ndërsa Abdullah ibën Umer shtonte: “Lebbejke lebbejke. Ue seadejke. Uel hajru bijedejke, uer ragbau ilejke uel amelu” (Të përgjigjem Ty, të përgjigjem dhe të përgjërohem! E mira është e gjitha në Duart e Tua dhe kërkesa jonë drejtohet vetëm tek Ty, edhe vepra jonë.”[5]
217. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje e cila beson Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të udhëtojë në distancën e një ditë-nate, veçse në shoqërinë e një të afërmi të saj (me burrin ose me dikë me të cilin nuk i lejohet martesa).”
Në transmetimin e Buhariut thuhet: “Nuk i lejohet asaj të udhëtojë në distancën e një dite (rrugë) veçse e shoqëruar me një të afërm të saj.”[6]
Tema
Shpagimi për pelegrinin i cili qeth flokët para kohës
së caktuar me arsye
218. Transmetohet nga Abdullah ibën Meakil se ka thënë: U ula te Keab ibën Uxhra dhe e pyeta atë për shpagimin e qethjes së kokës para kohe nga pelegrini dhe ai tha: “Gjykimi për këtë ka zbritur për mua posaçërisht dhe për ju përgjithësisht. Më mbartën për tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërsa morrat më binin në fytyrë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Nuk besoja që sëmundja jote të kishte arritur në këtë gjëndje. A të gjendet një dele? – Jo, -thashë unë. –Atëherë agjëro tri ditë, ose ushqe gjashtë të varfër (një vakt ushqimi), për çdo të varfër nga gjysëm tasi (ushqim apo hurma).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e urdhëroi atë që të jepte një enë ushqim (me tre tasa) për gjashtë vetë, ose të therte një dele, ose të agjëronte tre ditë.”[7]
Tema
Shenjtëria e Mekës
219. Transmetohet nga Ebu Shurejh –Huvejlid ibën Amër- el Huzai el Adavi (radijAllahu ‘anhu) se ai i tha Amër ibën Seid ibën el Asit –i cili dërgonte grupet e pelegrinëve për në Mekë: O princ! Më lejo të të them një fjalë të cilën e ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) një ditë pas çlirimit të Mekës. Fjalë të cilën e dëgjuan veshët e mi, e nxuri zemra ime dhe e panë sytë e mi kur ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e tha atë: Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falenderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj tha: “Mekën e ka bërë të ndaluar (të shenjtë) Allahu i Lartësuar dhe jo njerëzit. Kështu që nuk i lejohet askujt që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, që të derdhë gjak në të dhe as të presë prej pemëve të saj. Nëse ndokush justifikohet me luftën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në të, ju thoni: Allahu ia lejoi këtë gjë të Dërguarit të Tij dhe nuk ua ka lejuar juve. Në të vërtetë, kjo m’u lejua mua vetëm për pak kohë nga dita, pastaj u kthye ndalimi i saj sot, ashtu siç ka qenë edhe dje. Ai që është prezent t’ia komunikojë atij që nuk është prezent.”
Ebu Shurejhit i thanë: Po ty ç’të tha? –Unë e di më mirë se ty këtë, o Eba Shurejh! Haremi (shenjtëria, vendi i ndaluar i Mekës) nuk mbron ndonjë kriminel, as ndonjë të arratisur me gjak (që ka vrarë dikë) dhe as të arratisurin tradhëtar.”[8]
220. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në ditën e çlirimit të Mekës tha: “Nuk ka më hixhra (emigrim nga Meka në Medine), por xhihad dhe nijet (të sinqertë). Kur të kërkoheni për xhihad, përgjigjuni thirrjes!”
Atë ditë, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithashtu tha: “Këtë qytet Allahu e ka bërë të ndaluar (të shenjtë) që në ditën kur krijoi qiejtë dhe tokën dhe ai do të jetë i shenjtë me shenjtërimin që i ka bërë Allahu deri në Ditën e Kijametit. Në këtë vend nuk i është lejuar lufta askujt para meje, majde edhe mua nuk më është lejuar veçse një pjesë nga koha e një dite. Ky vend është i shenjtë me shenjtërimin që i ka bërë Allahu deri në ditën e Kijametit; nuk lejohet prerja e gjembaçëve të tij, as trembja e gjahut, as marrja e të gjeturës vetëm në rast rrëfimi të saj dhe as nuk këputet bari i tij.”
Abasi tha: O i Dërguari i Allahut! Me përjashtim të Idhhirit (lloj bime), sepse ai i duhet farkëtarit dhe për shtëpitë e tyre.
-“Përveç Idhhirit, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[9]
Tema
Çfarë lejohet të vritet në Mekë prej kafshëve
221. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Pesë prej kafshëve janë të ligë dhe lejohet që ato të vriten edhe në Harem (vendin e ndaluar të Mekës): sorra, qifti, akrepi, miu dhe qeni i tërbuar.”
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Pesë të ligë duhen vrarë në vend të lejuar apo në vend të ndaluar…”[10]
Tema
Hyrja në Mekë
222. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hyri në Mekë në vitin e çlirimit të saj dhe në kokë kishte përkrenaren e tij. Kur e hoqi atë, erdhi një burrë dhe i tha: Ibën Hatali është kapur në mbulesën e Kabes. –Vriteni atë, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[11]
223. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hyri në Mekë nga Kida (emër gryke mali), nga ngushtica e sipërme e Bat’hasë dhe doli nga ngushtica e poshtme e saj.”[12]
224. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), usame ibën Zejd, Bilali dhe Uthman ibën Talha hynë në Kabe dhe mbyllën derën. Kur e hapën atë, unë isha i pari që hyra brenda (në Kabe) dhe takova Bilalin, të cilin e pyeta: A u fal i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) brenda në Kabe? –”Po”, -tha ai, në vendin ndërmjet dy këndeve të Jemenit (nga drejtimi i Jemenit).”[13]
225. Transmetohet nga Umeri (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai shkoi te guri i zi dhe e puthi atë, pastaj tha: Unë e di mirë që ti je një gur, që nuk bën dëm e as të sjell dobi, e sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të të puthte, unë nuk do të të puthja.”[14]
226. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij hynë në Mekë, idhujtarët thanë: Po iu vijnë disa njerëz të cilët i ka dobësuar virusi (ethet) e Jethribit (Medines). Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi shokët e tij që të ecnin me ecje të shpejtë dhe hapa të vegjël në tre xhirot e para të tavafit, por nga këndi i Jemenit deri te këndi i gurit të zi të ecnin me ecje normale. Ata nuk i pengoi nga ecja me shpejt në të gjitha xhirot veçse mëshira e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për ta që të mos lodheshin.”[15]
227. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhuma) se ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur hyri në Mekë dhe u kthye nga këndi i gurit të zi –në fillim të tavafit-, pastaj eci me ecje të shpejtë në tre xhirot e para.”[16]
228. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) se ka thënë: “Në haxhin e Lamtumirës, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e bëri tavafin rreth Kabes i hipur mbi deve dhe e përshëndeste këndin e gurit të zi me bastun.”[17]
229. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të përshëndesë prej këndeve të Kabes veçse dy këndet e Jemenit (nga drejtimi i Jemenit).”[18]
Tema
Haxhi i formës Temetu[19]
230. Transmetohet nga Ebi Xhemra –Nasr ibën Imran ed Dubei-, se ka thënë: “E pyeta Ibën Abasin për haxhin Mutemeti dhe ai më këshilloi që ta bëja haxhin tim të asaj forme. Pastaj e pyeta për kurbanin, dhe ai tha: Për atë që e bën haxhin me këtë nijet (mutemeti) është obligim therrja e një deveje, ose e një lope, ose e një deleje, ose të bashkohet me disa të tjerë në bërjen gjak (të bashkohen shtatë vetë në një deve apo në një lopë). –Ndërsa disa njerëz nuk e pëlqenin këtë lloj të haxhit. –Unë fjeta dhe pashë në ëndërr sikur një njeri thërriste: Haxh të pranuar dhe Mut’ah të pranuar! –Atëherë shkova te Ibën Abasi dhe ia tregova atë, ndërsa ai tha: Allahu ekber! Ky është suneti i Ebu el Kasimit (Muhamedit) (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[20]
231. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e bëri haxhin Temetu, ku e hoqi Ihramin pas umras, në haxhin e Lamtumirës dhe theri kurban. Kurbanin ai e solli me vete që nga Dhil Hulejfe. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në fillim e bëri Ihramin për Umra dhe pastaj edhe një herë tjetër (në Mekë) për haxh. Edhe njerëzit e hoqën Ihramin pas umras bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai e bëri Ihramin me nijet për Umra e pas saj për haxh. Disa prej njerëzve i kishin marrë kurbanet me vete që nga Dhil Hulejfe dhe disa prej tyre nuk kishin marrë kurban. Kur erdhi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), u tha njerëzve: “Kushdo që e ka sjellë kurbanin me vete, të mos bëjë të lejuar asgjë nga ato që i janë ndaluar me Ihramin deri sa të kryejë haxhin e tij. Ndërsa ata që nuk kanë sjellë kurban me vete, të bëjnë tavaf rreth Kabes dhe nga Safa në Merva, pastaj të shkurtojë flokët dhe të heqë Ihramin (të bëhet i lejuar). Pastaj të bëjë përsëri Ihram për haxh dhe të therë kurban. Ndërsa ai i cili nuk ka mundësi të bëjë kurban, të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë kur të kthehet në familjen e tij.”
-Kur hyri në Mekë, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri tavaf, ku së pari përshëndeti këndin e gurit të zi, pastaj në tri xhirot e para të tavafit eci me ecje të shpejtë, ndërsa në katër xhirot e tjera eci me ecje normale. Pastaj fali dy rekate pas tavafit, në Mekamu Ibrahim. Pastaj shkoi në kodrën Safa dhe bëri shtatë xhiro nga Safa në Merva dhe anasjelltas. Pastaj nuk u bë i lejuar nga asgjë prej të cilave ishte bërë i ndaluar (nuk e hoqi Ihramin), deri sa kreu haxhin e tij. Në ditën e Kurbanit (Kurban Bajramit) ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) theri kurbanin e tij, pastaj bëri tavafin e Ifadas (tavafin e haxhit) rreth Kabes, pastaj u bë i lejuar nga të gjitha ato që ishte i ndaluar. Kështu siç veproi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vepruan edhe ata të cilët e kishin sjellë kurbanin me vete.”[21]
232. Transmetohet nga Hafsa, bashkëshortja e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se ajo ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Si është puna me njerëzit që e hoqën Ihramin pas umras, ndërsa ti jo? –Unë leva kokën dhe e solla kurbanin me vete, kështu që nuk mund të lirohem nga Ihrami deri sa ta therr atë, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[22]
233. Transmetohet nga Imran ibën Husajn se ka thënë: “Ajeti për haxhin mutemeti zbriti në Librin e Allahut të Lartësuar (në suren el Bekare: 197) dhe ne e praktikuam atë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pas kësaj nuk zbriti ndonjë ajet tjetër që ta ndalojë atë dhe as nuk ndaloi prej tij i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) deri sa ndërroi jetë. Ndërsa një burrë ka folur për të me mendjen e tij.”[23]
Buhariu thotë: Thuhet se ai ka qenë Umeri (radijAllahu ‘anhu).
Ndërsa në transmetimin e Muslimit thuhet: “Kur zbriti ajeti i mut’as –d.m.th. i haxhit mutemeti-, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na urdhëroi që ta praktikonim atë dhe më pas nuk zbriti ajet tjetër që ta abrogonte haxhin mutemeti, e as i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk ndaloi nga ai deri sa ndërroi jetë.”[24]
Këta të dy (Buhariu dhe Muslimi) transmetojnë gjithashtu hadith tjetër me të njëjtin kuptim.
Tema
Kurbanet
234. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “I bëra gërshet flokët e kurbanit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pastaj e shënova atë (duke e prerë pak në gungë që ti dalë gjak, dhe ia lë gjakun në vend) dhe ai ia lidhi flokët asaj –apo unë ia lidha- pastaj e dërgoi me dikë për në Kabe, ndërsa vet qëndroi në Medine (për disa kohë) dhe nuk iu ndalua asgjëje nga ato që i kanë qenë të lejuara.”[25]
235. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Një herë, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri kurban një dele.”[26]
236. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa një burrë i cili po tërhiqte një deve dhe i tha: Hipi asaj (e mos ec në këmbë)! –Por kjo është për kurban, -tha ai. –Hipi asaj! –ia përsëriti i Dërguari. –Pastaj e pashë atë të hipur mbi atë deve dhe të ecte nga e majta e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ia përsëriti për herë të dytë apo të tretë: Hipi asaj. Mjerë ti! –apo: I shkreti ti! (që nuk zbaton urdhërin e të Dërguarit menjëherë)”[27]
237. Transmetohet nga Ali ibën Ebi Talib (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më ngarkoi të kujdesesha për kurbanin e tij dhe të jepja sadaka mishin, lëkurën dhe të brendshmet e saj. Ndërsa kasapit të mos i jepja asgjë nga ajo. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Ne i japim atij (kasapit) nga vetja jonë (jo nga kurbani).”[28]
238. Transmetohet nga Zijad ibën Xhubejr se ka thënë: “Pashë Ibën Umerin të shkonte tek një burrë i cili e kishte shtrirë devenë e tij për ta bërë kurban. Ky i tha: Therre atë të ngritur dhe të lidhur, kështu është suneti i Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[29]
Tema
Larja e trupit për pelegrinin
239. Transmetohet nga Abdullah ibën Hunejn se: “Abdullah ibën Abasi dhe el Misver ibën Mahrame u kundërshtuan me njëri-tjetrin në vendin e quajtur El Ebvau. Ibën Abasi tha: Muhrimit (pelegrinit) i lejohet që ta lajë kokën e tij. Ndërsa Mesveri thoshte: Atij nuk i lejohet kjo gjë. –Thotë: Atëherë Ibën Abasi më dërgoi mua te Ebu Ejub el Ensari (radijAllahu ‘anhu) të cilin unë e gjeta duke u larë midis dy shtyllave të tendës, dhe mbulohej nga sytë e njerëzve më rrobe. Unë e përshëndeta me selam dhe ai tha: Kush je ti? –Abdullah ibën Hunejn, -i thashë, më ka dërguar tek ti Ibën Abasi, i cili të pyet nëse e lante apo jo i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kokën e tij kur ishte muhrim (pelegrin)? –Ebu Ejubi vendosi dorën e tij mbi rrobe, e uli atë deri sa i dukej koka, pastaj i tha dikujt që i hidhte ujë atij kur lahej: Hidh ujë! Ai hodhi ujë në kokën e tij dhe ky e fërkonte kokën me të dyja duart, para e mbarapa, pastaj tha: Kështu e kam parë atë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të veprojë.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Atëherë Misveri i tha Ibën Abasit: Nuk do të të kundërshtoj më kurrë!”[30]
Tema
Kthyerja e haxhit në umra
240. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij bënë Ihram për haxh. Askush prej tyre nuk kishte sjell kurban me vete përveç të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Talhës. Pastaj erdhi Aliu (radijAllahu ‘anhu) nga Jemeni dhe tha: Unë e kam bërë nijetin e haxhit ashtu si e ka bërë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pastaj i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi shokët që ta kthenin nijetin e haxhit për umra; të bënin tavaf, të shkurtonin flokët dhe të liroheshin nga Ihrami, përveç atij që e kishte sjellë kurbanin me vete. –Ata thanë: A më pas të shkojmë në Mina (për haxhin), duke qenë se organi ndonjërit tonë është duke rrjedhur (pasi të kemi kryer marrëdhënie me gratë tona)?! –Kjo fjalë i shkoi të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: “Sikur të kthehej edhe një herë ajo që kaloi, unë nuk do ta kisha sjellë kurbanin me vete dhe sikur të mos e kisha kurbanin me vete, unë do të lirohesha nga Ihrami (pas umras).”
– Aishës i erdhën të përmuajshmet dhe ajo i kreu të gjitha ritet e haxhit përveç tavafit rreth Kabes. Pasi u pastrua dhe bëri tavaf rreth Kabes, ajo tha: O i Dërguari i Allahut! A të kthehen njerëzit me haxh dhe umra, ndërsa unë vetëm me haxh? –Atëherë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi Abdurrahman ibën Ebu Bekër (vëllanë e saj) që të shkonte me të në et Tenim dhe ajo bëri umra pas haxhit.”[31]
241. Transmetohet nga Xhabiri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Erdhëm (në Mekë) me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Lebbejeke bil haxhi” (d.m.th. kishin bërë nijjet vetëm për haxh), por i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më pas na urdhëroi që ta kthenim nijjetin për umra (pastaj për haxh).”[32]
242. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij mbërritën në Mekë në sabahun e ditës së katërt (të Dhul Hixhes) dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi ata që ta kthenin nijjetin për umra, ndërsa ata thanë: O i Dërguari i Allahut! Si të lirohemi nga Ihrami? –Plotësisht, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[33]
243. Transmetohet nga Urveh ibën Zubejr se ka thënë: “Usame ibën Zejd u pyet: Si ecte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ktheheshin nga Arafati? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ecte ngadalë, ndërsa kur gjente boshllëk përpara, ecte më shpejt.”[34]
244. Transmetohet nga Abdullah ibën Amër (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qëndroi në një vend, në haxhin e Lamtumirës dhe njerëzit shkonin ta pyesnin (rreth haxhit). Një burrë tha: Unë nuk e ndjeva (harrova) dhe e rruajta kokën para se të therr kurbanin? –Tani pre kurbanin, se nuk ka problem, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Një burrë tjetër erdhi dhe tha: Nuk e vura re, dhe e preva kurbanin para se të gjuaj gurët? –Atëherë gjuaj gurët, se nuk ka problem. –Për çdo gjë që u pyet në atë ditë, për diçka të kryer më parë e diçka tjetër më pas, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte: Bëje se nuk ka problem.”[35]
245. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Jezid en Nehai se: “Ai bëri haxh me Ibën Mesudin dhe e pa atë të gjuante në “El xhemara el kubra” me shtatë guraleca, duke e lënë Kaben në anën e majtë dhe Minan në të djathtë. Pastaj tha: Ky është vendi në të cilin atij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka zbritur surja Bekare.”[36]
246. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O Zot! Mëshiroji ata të që e rruajtën kokën (në haxh)! –Njerëzit thanë: Po ata që i shkurtuan flokët, o i Dërguari i Allahut? – O Zot! Mëshiroji ata të që e rruajtën kokën (në haxh)! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Ata thanë: Po ata që i shkurtuan flokët, o i Dërguari i Allahut? –Edhe ata që i shkurtuan flokët! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[37]
247. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kryem haxhin me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe në ditën e Kurbanit ne shkuam të bëjmë tavafin e Ifadas, ndërsa Safijes i erdhën të përmuajshmet. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) donte të kryente me të atë që dëshiron burri nga gruaja e tij (pas haxhit), por unë i thashë: O i Dërguari i Allahut! Ajo është me të përmuajshmet. –A do të na bllokoka këtu ajo ne? –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –O i Dërguari i Allahut! Ajo e ka bërë tavafin e Ifadas. –Atëherë dilni (nisuni për në Medine)! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: … Po a e bëri tavafin në ditën e Kurbanit ajo? –”Po”, i thanë. - Atëherë të largohet (nga Meka bashkë me të tjerët)! - tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[38]
248. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) se ka thënë: “Njerëzit u urdhëruan që gjëja e fundit që të bënin para ikjes të ishte tavafi rreth Kabes (tavafi i lamtumirës), përveç gruas me të përmuajshme, për të cilën u bë lehtësim (që të ikte pa e bërë tavafin e lamtumirës).”[39]
249. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “El Abas ibën Abdulmutalib i kërkoi lejë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që të flinte në Mekë në netët e Mina-së, për shkak të shërbimit ujë njerëzve dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i dha lejë atij.”[40]
250. Transmetohet gjithashtu nga ai –nga Ibën Umeri-, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bashkoi ndërmjet namazit të akshamit dhe të jacisë në Muzdelife, ku për secilin namaz u thirr ikamet i veçantë dhe ndërmjet tyre nuk u falën sunete dhe as menjëherë pas njërit prej tyre (pas akshamit).”[41]
Tema
Pelegrinit i lejohet të hajë nga gjahu i dikujt
që nuk është pelegrin
251. Transmetohet nga Ebu Katade el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli për në haxh dhe ata dolën bashkë me të. Një grupi prej tyre -në mesin e të cilëve ishte edhe Ebu Katade- ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: Merrni rrugën nga bregdeti, deri sa të takohemi. –Ata ndoqën rrugën e bregdetit dhe kur u nisën, e bënë Ihramin për haxh që të gjithë, me përjashtim të Ebu Katades, i cili nuk e bëri Ihramin për haxh. Ndërsa ishin duke ecur, ata panë disa gomerë të egër dhe Ebu Katade i hipi kalit që të gjuante ndonjë prej tyre. Ai gjuajti një gomar femër dhe ne u ulëm dhe hëngrëm prej mishit të tij. Pastaj thamë: A të hamë mish gjahu, duke qenë se jemi pelegrinë? Kështu që e mbartëm me vete mishin që mbeti dhe kur arritëm të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pyetëm për këtë gjë, e ai tha: A i tha atij ndokush prej jush që ta gjuante atë gjah, apo t’i bënte me shenjë dhe t’ia tregonte atij? –”Jo”, -thanë ata. –Atëherë hajeni pjesën e mbetur të mishit të tij! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “A keni me vete ndopak prej mishit të tij? –”Po”, i thashë unë, dhe i drejtova atij shpatullën e tij. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hëngri prej saj.”[42]
252. Transmetohet nga Es Saab ibën Xhethame el Lejthi (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai i dhuroi të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) një gomar të egër, kur ai ishte në Ebva (emër vendi ndërmjet Mekës dhe Medines), -apo në Veddan- dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia ktheu mbrapsht atë. Kur pa mërzitjen në fytyrën time, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Ne nuk ta kthyem atë, veçse për faktin se jemi pelegrinë.”
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Këmbën e një gomari të egër.” Dhe në një transmetim tjetër: “Gjysmën e një gomari të egër.” Dhe në një transmetim tjetër: “Pjesën e pasme të një gomari të egër.”[43]
[Ky hadith kuptohet me faktin se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka menduar se ai e ka gjuajtur atë posaçërisht për të, ndërsa pelegrinit nuk i lejohet të hajë nga ajo gjuhet posaçërisht për të. “Ihkam el Ahkam” (f. 422)]
[1] E transmeton Buhariu (1524), Muslimi (1181), etj.
[2] E transmeton Buhariu (133), Muslimi (1182), etj.
[3] E transmeton Buhariu (134), Muslimi (1177), etj.
[4] E transmeton Buhariu (1841), Muslimi (1178), etj.
[5] E transmeton Buhariu (1540), Muslimi (1184), etj.
[6] E transmeton Buhariu (1088), Muslimi (1339), etj.
[7] E transmeton Buhariu (1814), Muslimi (1201), etj.
[8] E transmeton Buhariu (104), Muslimi (1354), etj.
[9] E transmeton Buhariu (1349), Muslimi (1353), etj.
[10] E transmeton Buhariu (1829), Muslimi (1198), etj.
[11] E transmeton Buhariu (1846), Muslimi (1357), etj.
[12] E transmeton Buhariu (1575), Muslimi (1257), etj.
[13] E transmeton Buhariu (397), Muslimi (1329), etj.
[14] E transmeton Buhariu (1597), Muslimi (1270), etj.
[15] E transmeton Buhariu (1602), Muslimi (1266), etj.
[16] E transmeton Buhariu (1603), Muslimi (1261), etj.
[17] E transmeton Buhariu (1607), Muslimi (1272), etj.
[18] E transmeton Buhariu (166), Muslimi (1187), etj.
[19] Haxhi Temetu është ai haxh që bëhet me nijet për umra, pastaj për t’u liruar nga Ihrami pas bërjes së umras dhe pastaj e vesh përsëri Ihramin për haxh. Haxhi i kësaj forme dhe me këtë nijet bëhet nëse shkon në Mekë para haxhit, por Brenda muajve të haxhit.
[20] E transmeton Buhariu (1567) dhe Muslimi (1242).
[21] E transmeton Buhariu (1691), Muslimi (1227), etj.
[22] E transmeton Buhariu (1566), Muslimi (1229), etj.
[23] E transmeton Buhariu (1571).
[24] E transmeton Muslimi (1226).
[25] E transmeton Buhariu (1696), Muslimi (1321), etj.
[26] E transmeton Buhariu (1701), Muslimi (1321), etj.
[27] E transmeton Buhariu (1690), Muslimi (1322), etj.
[28] E transmeton Buhariu (1707), Muslimi (1317), etj.
[29] E transmeton Buhariu (1713), Muslimi (1320), etj.
[30] E transmeton Buhariu (1840), Muslimi (1205), etj.
[31] E transmeton Buhariu (1557), Muslimi (1213), etj.
[32] E transmeton Buhariu (1570), Muslimi (1217), etj.
[33] E transmeton Buhariu (1085), Muslimi (1240), etj.
[34] E transmeton Buhariu (1666), Muslimi (1286), etj.
[35] E transmeton Buhariu (83), Muslimi (1307), etj.
[36] E transmeton Buhariu (1747), Muslimi (1296), etj.
[37] E transmeton Buhariu (1727), Muslimi (1301), etj.
[38] E transmeton Buhariu (294), Muslimi (1211), etj.
[39] E transmeton Buahriu (329), Muslimi (1328), etj.
[40] E transmeton Buhariu (1634), Muslimi (1315), etj.
[41] E transmeton Buhariu (1091), Muslimi (703), etj.
[42] E transmeton Buhariu (1821), Muslimi (1196), etj.
[43] E transmeton Buahriu (1825), Muslimi (1193), etj.
KAPITULLI I SHITBLERJES
253. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur dy persona kryejnë shitblerje me njëri-tjetrin, çdonjëri prej tyre ka të drejtën e zgjedhjes (së vazhdimit të aktit apo prishjes së tij) përderisa nuk janë ndarë nga njëri-tjetri dhe janë bashkë, ose kur njëri prej tyre i ka dhënë tjetrit të drejtën e zgjedhjes dhe pastaj bienë dakord për këtë, atëherë shitblerja është bërë e detyrueshme (e pakthyeshme – kur ata ndahen nga njëri-tjetri).”[1]
254. Sipas kuptimit të hadithit të mësipërm është edhe hadithi i transmetuar nga Hakim ibën Hizam, i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dy palët e aktit të tregtisë kanë të drejtën e zgjedhjes (së vazhdimit të aktit apo të prishjes së tij) përderisa nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Nëse ata kanë qenë të sinqertë dhe të qartë me njëri-tjetrin, tregtia e tyre është e begatë, e nëse mashtrojnë e fshehin, tregtisë së tyre i hiqet begatia.”[2]
Tema
Llojet e shitblerjeve të ndaluara
255. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndaloi nga shitja e quajtur El Munabedhe –e cila bëhet duke hedhur dikush rroben e tij tjetrit para se të takohen apo pa e parë atë, si dhe nga shitja e quajtur El Mulamese, e cila është blerja e rrobes që prek, pa e parë atë.”[3]
256. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos u dilni para karvaneve tregtare (para se të vinë në vendbanim me qëllim që t’ua blejnë mallin më lirë)! Askush të mos shesë mbi shitjen e tjetrit (duke ulur apo ngritur çmimin)! Mos shisni duke rritur çmimin nga një palë e tretë shok i të parës, me qëllim që ta blerësi të mashtrohet në çmim! I civilizuari të mos i shesë (dhe as t’i blejë) beduinit! Mos i lini delet pa mjelur para shitjes me qëllim që të duken me shumë qumësht, dhe nëse dikush e blen një dele të atillë, ai ka të drejtën të zgjedhë më të mirën për veten e tij, pasi që ta mjelë atë; nëse e pëlqen, ta mbajë, e nëse nuk e pëlqen, atëherë ta kthejë bashkë me një tas hurma.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai ka të drejtën e zgjedhjes brenda tri ditëve.”[4]
257. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhuma) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e këlyshit të këlyshit që ka në bark deveja barsë (d.m.th. të pritet që deveja të pjellë, pastaj të pritet të mbarset këlyshi i saj nëse është femër, dhe kjo të paguhet që në mbarsjen e devesë gjyshe), e cila ka qenë një lloj shitblerjeje e njerëzve në kohën e injorancës. Dikush e blente devenë që para se të dilte në jetë duke qenë se gjyshja e saj ishte barsë, pastaj të mbarsej nëna e saj me të. Dikush e shiste devenë e tij të madhe në moshë kundrejt këlyshit të këlyshit që kishte në bark deveja e palës tjetër.”[5]
258. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhuma) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e fryteve të pemëve para se të dallohet pjekja e tyre. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndaloi edhe shitësin edhe blerësin (nga kjo gjë).”[6]
259. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e fryteve para dallimit të pjekjes së tyre (para ndryshimit të ngjyrës). Dikush tha: E ç’është kjo? –Deri sa të skuqen, tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pastaj tha: Po sikur Allahu ta ndalojë pjekjen e fryteve, me çfarë do t’ia bësh të lejuar vetes pasurinë e vëllait të tij?”[7]
260. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga dalja para karvaneve tregtare dhe nga shitblerja ndërmjet të qytetëruarit dhe beduinit. –I thashë Ibën Abasit (Ai që i ka thënë Ibën Abasit është transmetuesi nga ai, Taus ibën Kejsan el Jemani): Çfarë është për qëllim me të qytetëruarin dhe beduinin? –Të mos bëhet matrapas ndërmjet tij dhe blerësit! –tha ai.”[8]
261. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitblerja e quajtur El Muzabene (shitja e diçkaje të ditur me diçka të paditur) –që dikush të shesë frutat e kopështit të tij; nëse janë në palma, ti shesë me hurma (arabije) me peshë, e nëse janë rrush i njomë (në vresht), ti shesë me rrush të thatë me peshë, e nëse janë agrume (në arë), ti shesë me grurë me peshë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga të gjitha këto.”[9]
262. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga El Muhabera, nga El Muhakale (shitja e grurit në kalli me grurë të shirë), nga El Muzabene, nga shitja e frutave para se të fillojnë të piqen dhe nga të shiturit me gjë tjetër përveç dinarit (arit) dhe dirhemit (argjendit), me përjashtim të shitjes El Araja (shitja e hurmave të njoma me të thata për të varfërit).”[10]
263. Transmetohet nga Ebi Mesud el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga çmimi (shitblerja) e qenit, fitimi i kurvërisë dhe nga ajo që u jipet fallxhorëve.”[11]
264. Transmetohet nga Rafiu ibën Hadixh (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Çmimi i qenit është i ndytë, mehri –pagesa- e kurvërisë është e ndytë dhe fitimi i atij që bën hixhame (nxjerja e gjakut me gota) është i ndytë.”[12]
Tema
Shitblerja e quajtur El Araja[13]
265. Transmetohet nga Zejd ibën Thabit (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i lejoi atyre që kishin Arije, që ti shisnin ato duke i matur me hamendje që në pemë.”
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Duke i matur me hamendje kundrejt hurmave të thata me peshë, me qëllim që (të varfërit të cilët posedojnë hurma të thata) të hanë hurma të njoma.”[14]
266. Transmetohet nga Ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka lejuar shitjen e quajtur El Araja deri në peshën e pesë Eusuk (rreth 5 kv.) apo më pak se pesë Eusuk.”[15]
267. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush shet palmë të pllenuar, atëherë frytet e saj (të para pas shitjes) i takojnë shitësit të saj, vetëm në rast se vihet kusht nga blerësi (në aktin e shitblerjes, që ti marrë ai).”
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Ndërsa kush blen një skllav, pasuria e skllavit i takon padronit të tij që e shiti atë, vetëm në rast se vë kusht blerësi (që ta marrë ai).” [16]
268. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që blen një ushqim (drith), të mos e shesë atë pa e marrë atë (pa e pranuar dhe futur atë në dorën e tij).”[17]
269. Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) hadith i ngjashëm me të mësipërmin.
270. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në vitin e çlirimit të Mekës, të thotë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e ka ndaluar shitblerjen e alkoolit, të të ngordhtës, të derrit dhe të putave (idhujve). –Dikush tha: O i Dërguari i Allahut! Po dhjamin e të ngordhtës? Pasi që me të lyhen anijet, ngjyhen lëkurat (e kafshëve) dhe përdoret për kandilin? –”Jo”, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), -ai është haram. –Pastaj tham për këtë: Allahu i vraftë çifutët! Kur Allahu ua ndaloi atyre dhjamin e saj (të ngordhtës), ata e shkrinë atë, e shitën dhe e hëngrën çmimin e tij.”[18]
Tema
Es selem – Parapagimi
271. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) erdhi në Medine, banorët e saj parapaguanin për blerjen e frutave të pemëve që para një, dy apo tre vjetësh nga marrja e mallit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kushdo që parapaguan për diçka, të parapaguajë për peshë të caktuar dhe masë të caktuar, deri në një kohë të caktuar (të caktuara këto në aktin e shitblerjes).”[19]
Tema
Kushtet në shitblerje
272. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “Berira erdhi tek unë dhe tha: Unë bëra marrëveshje me familjen (padronët e mi, pasi ajo ishte robëreshë) që të paguaj nëntë Ukije (njësi peshe –ons) argjend; nga një për çdo vit për të fituar lirinë; a më ndihmon për ta paguar atë? –Thashë: Nëse padronët e tu dëshirojnë t’ua paguaj atyre të gjitha dhe pastaj kujdestaria për ty të më kalojë mua, unë jam gati ta bëj. –Ajo shkoi te padronët e saj dhe u tha për këtë, por ata refuzuan. Kur u kthye nga ata, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kishte ardhur dhe ishte ulur (në shtëpi). Ajo tha: Unë ia parashtrova këtë padronëve të mi, por ata refuzuan dhe donin që kujdestaria mbi mua t’u mbesë atyre. –Atëherë Aisha i tregoi për këtë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: “Merre atë dhe kushtëzoju atyre kujdestarinë e saj, sepse kujdestaria i takon atij që e liron (skllavin).”
-Aisha veproi ashtu si i tha i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërsa vetë ai u ngrit, doli në mes të njerëzve, falenderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj tha: “Si është puna me disa njerëz që vendosin kushte të cilat nuk janë në Librin e Allahut? Çdo lloj kushti i cili nuk gjendet në Librin e Allahut (që nuk përputhet me sheriatin), ai kusht është i kotë (i pakonsiderueshëm) edhe sikur të jenë njëqind kushte. Gjykimi i Allahut është më i drejtë, kushti i caktuar nga Allahu është më i qëndrueshëm dhe kujdestaria i takon atij që e liron (skllavin).”[20]
273. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai ishte duke ecur mbi një deve dhe ajo u lodh dhe u ul (nga mosha e madhe), e ai deshi ta braktiste. –Por i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më arriti mua, bëri lutje për mua dhe e goditi devenë, e ajo eci si kurrë më parë. Pastaj tha: Ma shit atë deve mua me një Ukije (ons) argjend. –”Jo”, i thashë unë. –Ma shit mua atë! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përsëri. –Atëherë ia shita atij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me një Ukije dhe e shpura barrën asaj te familja ime. Pastaj shkova tek ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me devenë dhe ai më dha çmimin e saj. Pastaj u ktheva, por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dërgoi dikë pas meje dhe më tha: A mendove se unë e bëra këtë që të merrja devenë tënde?! Merre dvenë tënde dhe dirhemët e tu, sepse ato janë tuat!”[21]
274. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar që i qytetëruari t’i shesë beduinit dhe të mos mashtroni në çmim (me anën e një të treti i cili gjoja e kërkon mallin me çmim më të lartë me qëllim që të nxisë blerësin), që të mos shesë askush mbi shitjen e vëllait të tij, as të mos kërkojë për martesë mbi vëllanë e tij (atë të cilën e ka kërkuar shoku i tij më parë dhe është në pritje të përgjigjes) dhe as të mos kërkojë ndonjë grua (nga burri që i kërkon dorën për martesë duke qenë se e ka një ngrua) divorcin e motrës së saj (shemrës) me qëllim që të marrë atë që ka pasur ajo.”[22]
Tema
Fajdet -kamata dhe këmbimi
275. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shitja e arit me argjend është kamatë, vetëm nëse bëhet dorë më dorë (atëherë nuk është kamatë). Shitja e grurit me grurë (lloje të ndryshme gruri) është kamatë, vetëm nëse bëhet dorë më dorë. Shitja e elbit me elb është kamatë, vetëm nëse bëhet dorë më dorë.”[23]
276. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e shisni arin me ar, veçse duke qenë në të njëjtën masë që të dyja dhe pa shtuar në masën e ndonjërës prej tyre. As argjendin mos e shisni me argjend vetëm duke qenë me masë të njëjtë dhe pa shtuar në njërin prej tyre. Mos shisni prej këtyre atë që është prezent me atë që nuk është prezent.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Veçse dorë më dorë.”
Dhe në një transmetim tjetër: “Veçse gram me gram, njësoj me njësoj dhe baraz me baraz.”[24]
277. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Bilali erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me disa hurma të llojit të mirë dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij: Prej nga janë këto? –Bilali tha: Ne kishim disa hurma të këqia dhe unë shita dy tasa prej tyre me një tas nga këto me qëllim që të hajë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Në atë çast i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Uh! Uh! Kjo është vetë kamata, vetë kamata, ndaj mos e bëj këtë! Por nëse dëshiron të blesh, atëherë shiti hurmat që ke në një shitje tjetër, pastaj me shumën e tyre blij hurma të tjera.”[25]
278. Transmetohet nga Ebu el Minhal se ka thënë: “Pyeta El Bera ibën Azib dhe Zejd ibën Erkam për këmbimin dhe secili prej tyre thoshte: Ky është më i mirë se unë. Dhe secili prej tyre thoshte: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja (këmbimi) e arit me argjend borxh (që nuk është prezent).”[26]
279. Transmetohet nga Ebu Bekri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga këmbimi i argjendit me argjend dhe arit me ar, veçse njësoj me njësoj (në peshë). Ndërsa për blerjen e argjendit me ar, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na lejoi ta blejmë si të duam (pa barazuar në peshë), po kështu edhe për blerjen e arit me argjend. –Një burrë e pyeti dhe i tha: A dorë më dorë? –Ai tha: Kështu e kam dëgjuar (siç e thashë).”[27]
Tema
Pengu e të tjera
280. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bleu ushqim (grurë) nga një çifut dhe i la atij peng një parzmore prej hekuri.”[28]
281. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shtyrja e kthimit të borxhit nga i pasuri është padrejtësi. Nëse ndokush prej jush transferohet për kërkimin e borxhit tek dikush tjetër i cili është i kamur, atëherë të transferohet tek ai.”[29]
282. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë –apo ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë-: “Kush e gjen pronën e tij ashtu si ka qenë tek një burrë –apo njeri- i falimentuar, ai ka më shumë të drejtë për ta marrë atë sesa të tjerët (borxhlinjtë e tjerë).”[30]
283. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dha vendim me të drejtën e Shufas (e drejta e ortakut për blerjen e pjesës së ortakut të tij para blerjes së saj nga dikush tjetër) për çdo pronë të përbashkët përderisa nuk është ndarë, por nëse vendosen kufijtë dhe ndahen rrugët, atëherë nuk ka të drejtë Shufa.”[31]
284. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Umeri fitoi një copë tokë në Hajber dhe shkoi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që të konsultohej me të. Ai i tha: O i Dërguari i Allahut! Unë fitova një copë tokë në Hajber ku më të mirë se ajo për mua nuk kam pasur ndonjë pasuri. Çfarë më këshillon të bëj me të? –Nëse dëshiron, lëre vakëf tokën dhe jepe sadaka prodhimin e saj. –Atëherë Umeri e dha sadaka atë, por vetë ajo tokë nuk lejohet të shitet, as të dhurohet dhe as të trashëgohet. –Thotë: Umeri ia dha sadaka atë disa të varfërve, disa të afërmëve të tij, atyre që paguanin për të fituar lirinë, në Rrugën e Allahut, udhëtarëve dhe miqëve. Nuk ka ndonjë gjynah për atë kujdestarin e saj që të hajë prej prodhimit të saj, apo të ushqejë ndonjë shok, por jo të përfitojë prej saj.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “dhe as ta përvetësojë atë.”[32]
285. Transmetohet nga Umeri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I dhashë dikujt një kalë që të luftonte në Rrugën e Allahut, ndërsa ai e humbi atë. Më pas doja ta blija atë (e gjeta tek dikush tjetër) duke menduar se ai do ta shiste lirë atë, por para se ta blija pyeta të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili më tha: Mos e blij atë dhe mos u kthe në sadakanë tënde, edhe sikur të ta japë me një dirhem, sepse ai që kthehet në dhuratën e dhënë është njësoj si ai që kthehet në të vjellën e tij.”
Ndërsa nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) transmetohet se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai i cili kthehet në dhuratën e tij (që ka dhënë) është njësoj si ai që kthehet në të vjellën e tij.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Sepse ai i cili kthehet në lëmoshën e tij, është si qeni që kthehet në të vjellën e tij.”[33]
286. Transmetohet nga En Neuman ibën Beshir (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Babai im më dha sadaka një pjesë të pasurisë së tij, por nëna ime Amra bintu Ravaha tha: Nuk jam dakord deri sa të pyesësh të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Atëherë babai im shkoi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për të dëshmuar për sadakanë që më dha mua. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij: A veprove kështu me të gjithë fëmijët e tu? –”Jo”, -tha ai. –Kini frikë Allahun dhe mbani drejtësi mes fëmijëve tuaj! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Atëherë babai im u kthye në shtëpi dhe e ktheu mbrapsht atë sadaka.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Atëherë mos më kërko të dëshmoj për këtë, sepse unë nuk dëshmoj për padrejtësi.”
Ndërsa në një transmetim tjetër: “Atëherë kërko të dëshmojë për këtë dikush tjetër!”[34]
287. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se: “i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri marrëveshje me banorët (çifutët) e Hajberit që t’i linte në tokat e tyre dhe të paguanin gjysmat e prodhimeve të tyre prej hurmave e të mbjellave.”[35]
288. Transmetohet nga Rafiu ibën Hadixh se ka thënë: “Ne (fisi ynë) ishim prej ensarëve që kishin më shumë ara të cilat i jepnim me qera; (qeraja ishte:) kjo për ne dhe kjo për ata. Ndodhte që kjo pjesë e tokës të jepte prodhim dhe tjetra të mos jepte, kështu që i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na ndaloi nga kjo gjë. Ndërsa për dhënien me qera duke paguar dirhem (argjënd apo të holla), për këtë nuk na ndaloi.”
289. Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit nga Handhale ibën Kajs, transmetohet se ai ka thënë: “Pyeta Rafiu ibën Hadixh për dhënien e tokës me qera, pagesa e të cilës të ishte ar apo argjend dhe ai tha: Për këtë nuk ka problem. Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) njerëzit e jepnin tokën me qera kundrejt prodhimit që merrej nga anët e kanaleve apo grykave të kanaleve kulluese, apo kundrejt ndonjë gjëje nga të mbjellat. Por ndodhte që kjo pjesë prishej, ndërsa kjo tjetra jepte prodhim (ndodhte që ata që punonin të mos merrnin asgjë), dhe nuk kishte qera tjetër përveç kësaj. Për këtë shkak kjo gjë u ndalua. Ndërsa nëse qeraja është diçka e ditur më parë nga të dyja palët dhe e sigurtë, atëherë nuk ka problem për të.”[36]
290. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dha vendim për El Umra -dhuratën që i jepet dikujt me kusht sa të jetë gjallë dhe se ajo i takon atij të cilit i është dhuruar.”[37]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Kujt i dhurohet një dhuratë me kusht për sa të jetë gjallë ai apo pasardhësi i tij, ajo është e atij të cilit i është dhënë dhe nuk i kthehet atij i cili e ka dhënë atë, sepse ai e ka dhënë diçka mbi të cilën ka rënë trashëgimia.”[38]
Xhabiri ka thënë: “El Umra të cilën e ka lejuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është ajo lloj dhurate ku thuhet: Kjo është për ty dhe për pasradhësit e tu. Ndërsa nëse thotë: Ajo është për ty për sa të jesh gjallë, ajo i kthehet dhuruesit të saj (pas vdekjes së atij që i është dhuruar).”[39]
291. Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Ruajini pasuritë tuaja dhe mos i prishni ato, sepse kushdo që jep një dhuratë të llojit El Umra – për sa të jetë gjallë, ajo dhuratë futet në pronësinë e atij të cilit i është dhuruar sa të jetë gjallë, kur të vdesë dhe për pasardhësit e tij.”[40]
292. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Të mos e ndalojë komshiu komshinë e tij nga të ngulurit e një dërrase në murin e tij. –Pastaj Ebu Hurejra tha: Ç’është me ju kështu që iu shoh të mos e zbatoni këtë. Pasha Allahun! Do ta vendos atë (dërrasën, apo hadithin) ndërmjet shpatullave tuaja.”[41]
293. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që merr padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, ai do të shtrëngohet (apo do të shtrydhet) për të nga shtatë toka.”[42]
Tema
Gjëja e gjetur
294. Transmetohet nga Zejd ibën el Xhuhenij (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet për arin apo argjendin (të hollat) e gjetura (në rrugë a diku tjetër) dhe ai tha: “Njofto për cilësitë e qeskës dhe gjalmës së tyre, pastaj prit një vit për të zotin e tyre. Nëse nuk del i zoti i tyre, atëherë shpenzoji ato (nëse dëshiron) dhe të jenë amanet tek ti, që nëse vjen kërkuesi (i zoti) i tyre ndonjë ditë prej ditësh, t’ia kthesh atij.”
- Pastaj e pyeti për devenë e humbur dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ç’ke ti me të? Lëre atë, sepse ajo ka thundrën e saj dhe vendin ku të pijë ujë. Ajo shkon vetë te uji dhe ha prej pemëve, deri sa të gjejë atë padroni i saj.”
-Pastaj e pyeti për delen e humbur, dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Merre atë, sepse ajo do të jetë ose e jotja, ose e vëllait tënd (të cilit i ka humbur), ose e ujkut!”[43]
Tema
Amaneti apo testamenti
295. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Është e drejtë e muslimanit që nëse ka diçka për të lënë amanet (qoftë borxhet, testamentet, a diçka tjetër), të mos kalojnë dy netë, veçse ta ketë shkruar testamentin dhe ta ketë aty (te koka)!”
Muslimi shton: “Ibën Umeri tha: Nuk kalonte natë që pas asaj që dëgjova nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) veçse unë e kisha me vete testamentin tim.”[44]
296. Transmetohet nga Sead ibën Ebi Vekas (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) erdhi të më vizitonte, në vitin e haxhit të Lamtumirës, për shkak të dhimbjeve që mu shtuan. Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut! Mua më janë shtuar dhimbjet aq sa ti e sheh dhe unë kam pasuri, por nuk kam trashëgues të saj veçse një vajzë. A ta jap sadaka (lëmoshë) dy të tretën e pasurisë sime? –”Jo”, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Po gjysmën e saj, o i Dërguari i Allahut? –”Jo”, -tha ai përsëri. –Atëherë një të tretën e saj? –Jepe një të tretën, megjithëse edhe një e treta është shumë. Për çdo shpenzim që ti bën për Hir të Allahut, do të shpërblehesh për të, madje edhe për atë që fut (me dorën tënde) në gojën e gruas tënde. –Thotë: Thashë: O i Dërguari i Allahut! A do të rroj pas shokëve të mi (më shumë se ata)? –Nëse ti rron dhe vepron punë të mirë me të cilën kërkon Fytyrën e Allahut, do të shtosh me të gradë dhe ngritje, por mundet që ti të rrosh e të kenë dobi prej teje disa njerëz, apo të dëmtohen prej teje disa të tjerë. O Zot! Plotësoja emigrimin shokëve të mi (të pacënuar nga mangësitë apo ndonjë vepër e keqe) dhe mos i kthe ata mbrapa! Por i mjeri është Sead ibën Haulete për të cilin i vjen keq të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sepse ai vdiq në Mekë (dhe nuk mundi të emigronte).”[45]
297. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Sa mirë do të ishte sikur njerëzit ta ulnin testamentin nga një e treta e pasurisë në një të katërtën e saj, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: Një e treta, megjithëse edhe një e treta është shumë.”[46]
Tema
Trashëgimia
298. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Jepjani pjesët e caktuara (në Kuran) të trashëgimisë atyre që u takon, ndërsa ajo që mbet është për më të afërmin mashkull nga gjaku (të të vdekurit).”[47]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ndajeni pasurinë (e të vdekurit) ndërmjet trashëguesëve të caktuar në Librin e Allahut. Nëse mbet gjë, ajo i takon më të afërmit mashkull (të të vdekurit).”[48]
299. Transmetohet nga Usame ibën Zejd (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! A do të shkosh nesër tek shtëpia jote në Mekë? –A na ka lënë neve Akili ndonjë shtëpi?”[49]
- Pastaj tha: “Muslimani nuk e trashëgon jomuslimanin dhe jomuslimani nuk e trashëgon muslimanin.”[50]
300. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga shitja e kujdestarisë për skllavin e liruar, si dhe nga dhurimi i kësaj kujdestarie.”[51]
301. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Tek Berira gjendeshin (ndodhën) tre sunete (të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): Asaj iu dha e drejta e zgjedhjes për të qëndruar apo jo me burrin e saj kur ajo u lirua nga skllavëria. Një herë asaj iu dhurua mish dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hyri tek unë ndërkohë që tenxherja ishte mbi zjarr. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kërkoi të hante dhe i shpunë bukë dhe një gjellë që ishte në shtëpi. Ai tha: A nuk e pashë enën me mish mbi zjarr? –Thanë: Po, o i Dërguari i Allahut! Por ai është mish që i është dhënë sadaka Beriras dhe për këtë ngurruam të jepnim nga ai! –Ai është sadaka për atë, ndërsa nga ajo për ne është dhuratë.
(Dhe suneti i tretë është se) I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë në lidhje me të: Kujdestaria i takon atij që e liron (skllavin).”[52]
[1] E transmeton Buhariu (2107), Muslimi (1531), etj.
[2] E transmeton Buhariu (2079), Muslimi (1532), etj.
[3] E transmeton Buahriu (367), Muslimi (1512), etj.
[4] E transmeton Buhariu (2140), Muslimi (1515), etj.
[5] E transmeton Buhariu (2143), Muslimi (1514), etj.
[6] E transmeton Buhariu (1486), Muslimi (1534), etj.
[7] E transmeton Buhariu (1488), Muslimi (1555), etj.
[8] E transmeton Buhariu (2158), Muslimi (1521), etj.
[9] E transmeton Buhariu (2171), Muslimi (1521), etj.
[10] E transmeton Buhariu (1487), Muslimi (1536), etj.
[11] E transmeton Buhariu (2237), Muslimi (1567), etj.
[12] E transmeton Muslimi (1567), etj.
[13] Dijetarët janë kundërshtuar për domethënien e kësaj lloji shitblerjeje, por më afër kuptimit është fjala se ajo është shitja e hurmave të njoma në pemë kundrejt një sasia hurmash të thata duke I përcaktuar me hamendje peshat e tyre.
[14] E transmeton Buhariu (2173), Muslimi (1539), etj.
[15] E transmeton Buhariu (2190), Muslimi (1541), etj.
[16] E transmeton Buhariu (2203), Muslimi (1543), etj.
[17] E transmeton Buhariu (2124), Muslimi (1526), etj.
[18] E transmeton Buhariu (2236), Muslimi (1581), etj.
[19] E transmeton Buhariu (2239), Muslimi (1604), etj.
[20] E transmeton Buhariu (456), Muslimi (1504), etj.
[21] E transmeton Buhariu (443), Muslimi (715), etj.
[22] E transmeton Buhariu (2140), Muslimi (1515), etj.
[23] E transmeton Buhariu (2134), Muslimi (1586), etj.
[24] E transmeton Buhariu (2176), Muslimi (1584), etj.
[25] E transmeton Buhariu (2312), Muslimi (1594), etj.
[26] E transmeton Buhariu (2060), Muslimi (1589), etj.
[27] E transmeton Buhariu (2182), Muslimi (1590), etj.
[28] E transmeton Buhariu (2068), Muslimi (1603), etj.
[29] E transmeton Buhariu (2287), Muslimi (1564), etj.
[30] E transmeton Buhariu (2402), Muslimi (1559), etj.
[31] E transmeton Buhariu (2213), Muslimi (1608), etj.
[32] E transmeton Buhariu (2737), Muslimi (1632), etj.
[33] E transmeton Buhariu (1490), Muslimi (1620), etj.
[34] E transmeton Buhariu (2586), Muslimi (1623), etj.
[35] E transmeton Buhariu (2285), Muslimi (1551), etj.
[36] I transmeton Buhariu (2327), Muslimi (1547), etj.
[37] E transmeton Buhariu (2625), Muslimi (1625), etj.
[38] E transmeton Muslimi (1625).
[39] Burimi i mësipërm.
[40] Burimi i mësipërm.
[41] E transmeton Buhariu (2463), Muslimi (1609), etj.
[42] E transmeton Buhariu (2453), Muslimi (1612), etj.
[43] E transmeton Buhariu (91), Muslimi (1722), etj.
[44] E transmeton Buhariu (2738), Muslimi (1627), etj.
[45] E transmeton Buhariu (56, 1295), Muslimi (1628), etj.
[46] E transmeton Buhariu (2743), Muslimi (1629), etj.
[47] E transmeton Buhariu (6732), Muslimi (1615), etj.
[48] E transmeton Muslimi (1615), etj.
[49] E transmeton Buhariu (1588), Muslimi (1351), etj. Akili është i biri i Ebu Talib ibën Abdimenaf el Kuashi el Hashimi, vëllai i Aliut dhe Xheaferit nga babai. Kuptimi është se Akili dhe Talibi e morën të gjithë trashëgiminë e babait të tyre dhe nuk i lanë gjë Aliut dhe Xheaferit. Dy të parët ishin jobesimtarë, ndërsa të dytët ishin besimtarë.
[50] E transmeton Buhariu (6764), Muslimi (1614), etj.
[51] E transmeton Buhariu (2535), Muslimi (1506), etj.
[52] E transmeton Buhariu (456), Muslimi (1504), etj.
KAPITULLI I MARTESËS
302. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na tha: “O ju të rinj! Kushdo prej jush që ka mundësi për martesë, të martohet sepse kjo është shkas më i madh për uljen e shikimit (nga harami) dhe për ruajtjen e organeve gjenitale! Ndërsa kush nuk ka mundësi (për martesë), të agjërojë sepse agjërimi është shtrydhës (dobësues) i epsheve.”[1]
303. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se: “Një grup prej sahabeve shkuan të pyesnin gratë e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për punën e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të cilën nuk e shihnin njerëzit. Pasi i dëgjuan ato, njëri prej tyre tha: Unë nuk do të martohem kurrë. Ndërsa i dyti tha: Unë nuk do të ha kurrë mish. Ndërsa unë –tha i treti, nuk do të fle kurrë mbi dyshek.
- Këto fjalë i shkuan të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai falenderoi Allahun, e lavdëroi Atë, pastaj tha: Si është puna me disa njerëz që thonë kështu e kështu?! Ndërsa unë falem natën dhe fle, agjëroj dhe nuk agjëroj (herë agjëroj dhe herë jo) dhe shkoj me gratë (e mia). Kushdo që i kthen shpinën sunetit tim (rrugës sime), ai nuk është prej meje.”[2]
304. Transmetohet nga Sead ibën Ebi Vekas (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia refuzoi murgërinë Uthman ibën Madhunit dhe sikur t’ia kishte lejuar atë atij, ne do të tredheshim.”[3]
305. Transmetohet nga Umu Habibe bintu Ebi Sufjan (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Merre për grua motrën time, të bijën e Ebu Sufjanit. –A e do vërtetë këtë gjë? –Po, -i thashë, – unë nuk do të jem gruaja jote e vetme, dhe njeriu më i dashur për mua që do të më shoqëronte në të mirë është motra ime. –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kjo gjë nuk më lejohet. –Por ne na është thënë se ti dëshiron të martohesh me të bijën e Ebu Seleme? –Të bijën e Umu Selemes? –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me habi. –”Po”, -i thashë. –Edhe sikur ajo të mos ishte rritur në shtëpinë time, nuk do të ishte e lejuar për mua (të martohesha me të), sepse ajo është e bija e vëllait tim nga qumështi (kanë pirë nga e njëjta nënë). Thuvejbe më ka dhënë gji mua dhe Ebu Selemes. Kështu që mos m’i paraqitni për martesë me mua vajzat dhe as motrat tuaja.”
Urveh thotë: Thuvejbe është e liruara e Ebu Lehebit dhe ajo i ka dhënë gji të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kur vdiq Ebu Lehebi, dikush nga familja e tij e pa atë në ëndërr në një gjendje të keqe dhe sikur i kishte thënë atij: Çfarë gjete aty ku je tani? –Ebu Lehebi sikur i kishte thënë atij: Pas ndarjes nga ju nuk kam gjetur mirë, përveç pak uji që më është dhënë me këtë (enë) për shkak se unë kisha liruar nga robëria Thuvejben.”[4]
306. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk është e lejuar të bashkosh (në martesë) ndërmjet gruas dhe hallës së saj, dhe as ndërmjet gruas dhe tezes së saj.”[5]
307. Transmetohet nga Ukbeh ibën Amir (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushtet që kanë më shumë të drejtë për t’iu përmbajtur janë ato me të cilat keni bërë të lejuar arganet tuaja gjenitale (kushtet e vendosura në aktin e martesës).”[6]
308. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga martesa e quajtur Shigar; që burri t’i martojë dikujt vajzën e tij me kusht që edhe tjetri (dhëndërri) t’i martojë atij vajzën e tij, pa paguar mehër (vlerë materiale për gruan) nga asnjëra palë.”[7]
309. Transmetohet nga Ali ibën Ebi Talib (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga martesa e quajtur El Mut’ah (martesë e përkohshme), në ditën e luftës së Hajberit. Po ashtu ndaloi edhe nga ngrënia e mishit të gomarit të butë (në atë ditë).”[8]
310. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Gruaja e ve nuk lejohet të martohet pa u pyetur, ndërsa ajo e virgjër nuk lejohet të martohet pa i marrë lejë asaj. –Thanë: O i Dërguari i Allahut! Cila është leja e saj? –Që të heshtë, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[9]
311. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Gruaja e Rifaah el Kuradhi erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: Unë isha tek Rifaah el Kuradhi, por ai më divorcoi dhe e kaloi kohën e mundësisë së të kthyerit të tij, kështu që u martova me Abdurrahman ibën Zubejr, por ai ka diçka që nuk më pëlqen! –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) buzëqeshi dhe tha: A dëshiron të kthehesh tek Rifaah? Por jo, deri sa të provosh shijen e tij (burrit të dytë) dhe ai të provojë shijen tënde (të kryeni marrëdhënie intime). –Ajo thotë: Ebu Bekri ishte aty, ndërsa Halid ibën Seidi po priste te dera që t’i jepej leje për të hyrë. Ai thirri Ebu Bekrin: A e dëgjon këtë se çfarë shpreh me zë tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)?!”[10]
312. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Është prej sunetit që kur burri martohet me një grua të virgjër mbi një të ve (duke qenë se e ka një grua), atëherë ai qëndron tek ajo (e reja) shtatë ditë rresht, pastaj i ndan ditët mes tyre. E nëse martohet me një të ve, qëndron tek ajo tre ditë pastaj i ndan ditët ndërmjet tyre (në mënyrë të barabartë).” –Ebu Kilabe tha: Mund edhe të thoja se Enesi e ka ngritur këtë fjalë tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) –ka thënë se e ka thënë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[11]
313. Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse dikush nga ju, kur dëshiron t’i afrohet gruas së tij (të kryejë marrëdhënie intime) thotë: Bismilah. “O Zot! Na largo djallin dhe largoje djallin nga ai (fëmija) që na dhuron!”, atëherë nëse është caktuar që prej këtij bashkimi të lindë fëmijë, atë fëmijë nuk ka për ta dëmtuar kurrë djalli.”[12]
314. Transmetohet nga Ukbeh ibën Amir (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ruajuni hyrjes tek gratë! –Një burrë prej ensarëve tha: O i Dërguari i Allahut! Po kunati? –Kunati është vdekja, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[13]
Në një transmetim tjetër të Muslimit; nga Ebu et Tahir; nga Ibën Vehbi, se ky ka thënë: Kam dëgjuar Lejthin të thotë: “El Hamu –kunati- është vëllai i burrit dhe të ngjashmit me të nga të afërmit e burrit, si djali i xhaxhait të burrit e të ngjashëm me të.”[14]
Tema
Mehri –prika (dhurata e nuses)
315. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e liroi Safijen nga robëria dhe lirimin e saj e konsideroi mehër për martesën me të.”[15]
316. Transmetohet nga Sehl ibën Sead es Saidi (radijAllahu ‘anhu) se: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: Unë ta dhuroj ty veten time. Dhe qëndroi aty gjatë, deri sa një burrë tha: O i Dërguari i Allahut! Ma marto mua atë, nëse nuk ke nevojë për të! –A posedon gjë që t’ia japësh për prikë (dhuratë për martesë) asaj? –Nuk posedoj veçse këtë izar (rrobe që vishet nga mesi e poshtë), -tha ai.
-I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Nëse ia jep asaj atë, do të mesësh pa izar, por shiko mos gjen diçka tjetër. –Nuk më gjendet asgjë, -tha ai. –Shih mos gjen qoftë edhe një unazë prej hekuri! –Ai kërkoi por nuk gjeti gjë. Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: A ke mësuar gjë nga Kurani? “Po”, -tha ai. –Atëherë ta martoj ty atë me aq sa ke mësuar nga Kurani (që t’ia mësosh asaj)! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[16]
317. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa ngjyrë zeaferani në rroben e Abdurrahman ibën Aufit dhe i tha: Ç’është kështu me ty? –O i Dërguari i Allahut! Unë u martova me një grua, ndaj e kam këtë, -tha ai. –Çfarë i dhe për prikë? –Sa pesha e pesë dirhemëve ar, -tha ai. –Allahu të bekoftë! Tani bëj gosti qoftë edhe me një dele.”[17]
KAPITULLI I DIVORCIT
318. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai e divorcoi gruan e tij duke qenë se ajo ishte me të përmuajshmet. Umeri ia tregoi këtë gjë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai u mërzit shumë nga kjo, pastaj tha: Ta kthejë atë, pastaj ta mbajë atë deri sa të pastrohet dhe t’i vijnë përsëri të përmuajshmet, pastaj të pastrohet. Pastaj nëse vazhdon të dëshirojë divorcimin e saj, atëherë ta divorcojë atë duke qenë se nuk e ka prekur (nuk ka kryer marrëdhënie gjatë kësaj periudhe). Kjo është el Idetu (koha e pritjes së gruas pas divorcit) ashtu si ka urdhëruar Allahu i Madhëruar.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Deri sa t’i vijnë periodat e tjera pas atyre gjatë të cilave ai e ka divorcuar.”
Dhe në një transmetim tjetër: “Kjo u llogarit në numrin e divorceve të saj, dhe Abdullahi e ktheu atë ashtu siç e urdhëroi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[18]
319. Transmetohet nga Fatime bintu Kajs se: “Ebu Amër ibën Hafs e divorcoi atë me divorc të pakthyeshëm, duke qenë se ai nuk ishte present –ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: e divorcoi atë tre herë – dhe dërgoi tek ajo një të autorizuar nga vetë ai me disa elb, por ajo e refuzoi atë. Ai i tha: Për Zotin! Ty nuk të takon ndonjë gjë nga ne. Atëherë ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ia tregoi këtë atij, e ai tha: Ti nuk ke të drejtë shpenzimi mbi të –ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: dhe as banim -. Pastaj e urdhëroi atë që ta kalonte Iden (periudhën e pritjes) në shtëpinë e Umu Sherik. Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Ajo grua (Umu Sherik) vizitohet shpesh nga shokët e mi, ndaj kaloje periudhën e pritjes (iden) në shtëpinë e Ibën Umi Mektum, sepse ai është i verbër dhe ti mund t’i heqësh rrobat (hixhabin) e tua pa problem, dhe kur ta plotësosh Iden, më lajmëro. –Thotë: Kur i mbusha ditët e pritjes, i përmenda atij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se Muavije ibën Ebi Sufjan dhe Ebu Xhehmi më kërkuan për martesë. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Sa për Ebu Xhehmin, si nuk e ul shkopin nga supi (udhëton shumë, apo rreh gratë), ndërsa Muavija është i varfër dhe nuk ka pasuri. Kështu që martohu me Usame ibën Zejd. –Mua nuk më pëlqeu, por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha përsëri: Martohu me Usame ibën Zejd, dhe unë u martova me të. Më pas Allahu hodhi hajër tek ai dhe unë u kënaqa me të.”[19]
Tema
El Idetu –periudha e pritjes së gruas për
t’u rimartuar pas divorcit
320. Transmetohet nga Subejate el Eslemije se: “Ajo ishte nën kurorën e Sead ibën Haule –nga fisi Bebi Amir ibën Luej, dhe ishte nga ata që prezentuan në Bedër- i cili vdiq në haxhin e Lamtumirës dhe e la atë shtatzënë. Nuk zgjati shumë dhe ajo e lindi fëmijën e saj pas vdekjes së tij. Kur u pastrua nga nifasi (koha e lehonisë), ajo u zbukurua për ata që i kërkonin dorën. Tek ajo hyri Ebu es Senabil ibën Beakek –një burrë nga fisi Beni Abdi ed Dar- dhe i tha asaj: Si është puna që po të shoh të zbukuruar? Me sa duket ti po kërkon të martohesh, por për Zotin, ti nuk ke për t’u martuar deri sa të mbushësh katër muaj e dhjetë ditë. –Subejah tha: Kur ma tha këtë, në mbrëmje unë u mbështolla me rrobet e mia dhe shkova tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për ta pyetur për këtë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) m’u përgjigj se unë isha bërë e lejuar për martesë që kur linda fëmijën tim dhe më këshilloi të martohesha nëse e shihja të mirë diçka të tillë (nëse dëshiroja).”[20]
321. Transmetohet nga Zejneb bintu Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me to!) se ajo ka thënë: “Një i afërt i Umu Habibes ndërroi jetë dhe ajo kërkoi një lloj ngjyre të verdhë me të cilën bëri krahët e saj, pastaj tha: E bëj këtë sepse kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: Nuk i lejohet një gruaje që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, që të mbajë zi (të mos vendosë parfum dhe të zbukurohet) për të vdekurin më shumë se tri ditë, përveç nëse i vdes burri, atëherë duhet të mbajë zi për të katër muaj e dhjetë ditë.”[21]
322. Transmetohet nga Umu Atije (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Asnjë grua të mos mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri ditë, me përjashtim të burrit; për të cilin duhet të mbajë zi (të mos zbukurohet dhe të mos vendosë parfum) katër muaj e dhjetë ditë; të mos veshë rrobe të ngjyrosur, por rrobe bardhë e zi. As të mos i lyejë sytë dhe të mos prekë parfum, veçse kur pastrohet (nga të përmuajshmet); në këtë rast të përdorë pak kust ose edhfar (lloj parfumi i zi, i ngurtë në formën e thoit).”[22]
323. Transmetohet nga Umu Seleme (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Bijës sime i vdiq burri dhe ajo po ankohet nga sytë. A t’ia lyejmë ato me kohël? –”Jo”, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)- dy apo tre herë. Pastaj tha: Zija e saj është katër muaj e dhjetë ditë. Në kohën e injorancës, ndonjëra prej jush e hiqte zinë e saj në krye të vitit (ndërsa tani e keni më të lehtë). –Zejnebe tha: Kur gruas i vdiste burri (në kohën e injorancës, para Islamit), ajo hynte në një dhomë (tendë) të vogël, vishte rrobet më të këqia dhe nuk prekte pasrfum apo ndonjë gjë tjetër deri sa të kalonte një vit. Pastaj sillnin një kafshë; gomar ose shpendë ose dele dhe ajo fërkonte me të lëkurën e saj (pasi kishte ndenjur një vit pa prekur ujë). Menjëherë sa fërkohej me kafshën apo shpendin, ai ngordhte (nga era e keqe a diçka tjetër e ngjashme). Pastaj dilte dhe i jepnin një bajgë të cilën ajo e gjuante, pastaj kthehej dhe vendoste çtë donte prej parfumit etj.”[23]
KAPITULLI I DIVORCIT ME MALLKIM
324. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se filani i biri i filanit (dikush) ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Si thua sikur ndonjëri prej nesh të gjejë gruan e tij duke bërë imoralitet, si të veprojë në këtë rast? Pasi që nëse flet, do të flasë me diçka të madhe, e nëse hesht, do të hesht po ashtu nga diçka e madhe!
Thotë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) heshti dhe nuk iu përgjigj atij. Më vonë ky shkoi përsëri tek ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: Ajo për të cilën të pyeta më ka gjetur dhe jam sprovuar me të!
- Atëherë Allahu i Madhëruar zbriti këto ajete të sures En Nur: “Dhe ata të cilët akuzojnë gratë e tyre…” [En Nur: 6-9] dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia lexoi ato atij, pastaj e këshilloi dhe i përkujtoi frikën nga Allahu. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij se dënimi në këtë botë është shumë më i lehtë se dënimi në botën tjetër.
- Ai tha: “Jo”, betohem për Atë i Cili të ka dërguar ty me të vërtetën, se unë nuk kam shpifur kundra saj.
- Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thirri gruan e tij, e këshilloi atë dhe e njoftoi se dënimi në këtë botë është shumë më i lehtë se dënimi në botën tjetër.
- Ndërsa ajo tha: “Jo”, betohem për Atë i Cili të ka dërguar ty me të vërtetën, se ai është gënjeshtar.
- Pastaj filloi me burrin; dhe ai dëshmoi katër betime për Allahun se ai ishte prej të sinqertëve (që po thoshte të vërtetën), dhe betimi i pestë; se mallkimi i Allahut të ishte mbi të nëse ai do të ishte prej gënjeshtarëve!
- Pastaj thirri gruan dhe ajo dëshmoi katër betime për Allahun se ai ishte prej gënjeshtarëve dhe betimi i pestë, që Zemërimi i Allahut të ishte mbi të nëse ai ishte prej të sinqertëve.
- Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ndau ata nga njëri-tjetri dhe tha: Allahu e di se njëri prej ju të dyve është gënjeshtar, ndaj a ka ndonjë që dëshiron të pendohet? –E përsëriti këtë tre herë.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ty nuk të takon më asgjë nga ajo që i ke dhënë asaj, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –O i Dërguari i Allahut! Por ajo është pasuria ime? –Ti nuk ke më pasuri. Nëse e ke thënë të vërtetën kundra saj, atëherë ajo pasuri që i ke dhënë ka qenë për atë që ke bërë të lejuar për veten tënde prej organit të saj. E nëse ke shpifur, atëherë ajo pasuri është më larg teje se sa ajo.”[24]
325. Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se: “Një burrë akuzoi gruan e tij për imoralitet dhe e mohoi fëmijën e saj, në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi ata të dy që të mallkonin njëri-tjetrin, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar. Pastaj fëmijën e hodhi mbi gruan dhe ndau (divorcoi) ndërmjet atyre që e mallkuan njëri-tjetrin.”[25]
326. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Një burrë nga Beni Fezara erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: Gruaja ime lindi një djalë të zi. –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij: A ke deve? –”Po”, -tha ai. –Çfarë ngjyrash kanë? –Të kuqe, -tha ai. –A nuk ka në mesin e tyre deve me ngjyrë hiri? –”Po”, -tha ai, ndër to ka edhe bojë hiri. –Prej nga i erdhi ajo ngjyrë? –Ndoshta mund t’a ketë trashëguar nga ndonjë paraardhës i hershëm, -tha ai. –Edhe ky fëmijë mund ta ketë trashëguar ngjyrën nga ndonjë paraardhës i hershëm! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[26]
327. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Sead ibën Ebi Vekasi dhe Abdu ibën Zemah po grindeshin për një fëmijë. Seadi tha: O i Dërguari i Allahut! Ky është fëmija i vëllait tim, Utbeh ibën Ebi Vekas, i cili më ka thënë se ky ishte fëmija i tij. Vështro edhe faktin se ky i ngjan atij.
Ndërsa Abdu ibën Zemah tha: Ky është vëllai im, o i Dërguari i Allahut! Ai lindi në shtratin e babait tim (nëna e fëmijës e ka lindur atë kur ishte grua e këtij) që sa ka lindur. –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vështroi tek fëmija dhe e pa atë shumë të ngjashëm me Utben. Pastaj tha: Ai është i yti, o Abdu ibën Zemah, sepse fëmija i takon burrit të shtratit, ndërsa imoralit i takon guri. Ndërsa ti Seude, mbulohu në sy të tij. –Ai nuk e pa kurrë seuden.”[27]
328. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hyri tek unë i gëzuar dhe tiparet e fytyrës i shkëlqenin. Ai tha: A e di që Muxheziri (një person që njihte prejardhjen e njerëzve nga tiparet e tyre) vështroi pak më parë Zejd ibën Harithe dhe Usame ibën Zejd, dhe tha: Këto këmbë janë nga njëra-tjetra.”[28]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Muxheziri ishte njohës i prejardhjeve të njerëzve nga tiparet e tyre.”[29]
329. Transmetohet nga Ebu Seid el Hudri (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përmendën Azlin (derdhjen e spermës jashtë kur kryen marrëdhënie intime) dhe ai tha: E përse e bën këtë ndokush prej jush? –dhe nuk tha: Të mos e bëjë atë askush prej jush!- Nuk ka shpirt të krijuar veçse Allahu është Krijuesi i tij (mund të ndodhë shtatzani edhe nëse sperma derdhet jashtë).”[30]
330. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ne e derdhnim spermën jashtë (kur kryenim marrëdhënie) dhe Kurani vazhdonte të zbriste (e nuk na ndalonte për këtë).”[31]
Ebu Ishaku shton: Sufjani tha: “Sikur të kishte gjë për t’u ndaluar (nga azli), Kurani do të na kishte ndaluar.”[32]
331. Transmetohet nga Ebu Dherri (radijAllahu ‘anhu) se ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Nëse dikush thirret jo në emër të të atit –duke qenë se ai e di këtë-, ai ka bërë kufër dhe kush quan të vetën atë që nuk është e tij, ai nuk është prej nesh dhe le të përgatisë karrigen e tij prej zjarri! Kush i thotë dikujt tjetër “O kafir!”, ose i thotë: “Armik i Allahut!”, duke qenë se nuk është ashtu siç thotë, atëherë ajo bie mbi vetë atë.”[33]
KAPITULLI I GJIDHËNIES
332. Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë për të bijën e Hamzës: “Martesa me të nuk më lejohet, sepse ndalohet prej qumështit (pirjes nga e njëjta nënë) ajo që ndalohet edhe nga prejardhja (gjaku). Ajo është e bija e vëllait tim nga qumështi.”[34]
333. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Qumështi i gjirit bën të ndaluar çdo gjë që bën të ndaluar lindja (prejardhja).”[35]
334. Transmetohet gjithashtu nga ajo se ka thënë: “Eflahu –vëllai i Ebi el Kuajsit – më kërkoi lejë për të hyrë pasi ishte zbritur urdhëri për hixhabin (mbulesën e plotë) dhe unë i thashë: Për Zotin, nuk të jap lejë të futesh, deri sa t’i marr leje të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sepse mua nuk më ka dhënë gji vëllai i Ebu el Kuajsit por gruaja e Ebi el Kuajsit. Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hyri tek unë, i thashë: O i Dërguari i Allahut! Nuk është burri ai që më ka dhënë gji, por më ka dhënë gji gruaja e tij. –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Jepi leje atij të hyjë tek ti, sepse ai është xhaxhai yt, o t’u shkretoftë dora! (pa pasur për qëllim mallkimin).”
Urveh thotë: Për këtë shkak Aisha thoshte: “Bëni të ndaluar nga gjiri çdo gjë që ndalohet nga gjaku!”
235. Në një transmetim tjetër thuhet: “Eflahu më kërkoi lejë që të hynte tek unë, por unë nuk i dhashë leje dhe ai më tha: A po mbulohesh prej meje, ndërsa unë jam xhaxhai yt?! - E si kështu? -i thashë unë. - Gruaja e vëllait tim të ka dhënë gji nga qumështi i vëllait tim. –Thotë (Aisha): Atëherë pyeta të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: Eflahu ka thënë të vërtetën, t’u shkretoftë dora! (pa pasur për qëllim mallkimin).”[36]
336. Transmetohet gjithashtu nga ajo se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hyri tek unë dhe gjeti aty një burrë. Pastaj tha: O Aishe! Kush është ky? –Vëllai im nga gjiri, -thashë unë. –O Aishe! Shihni mirë se kush janë vëllezërit tuaj, sepse gjidhënia e konsideruar është ajo prej urisë.”[37]
337. Transmetohet nga Ukbeh ibën el Harith (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai u martua me Umu Jahja bintu Ebi Ihab, por aty erdhi një grua e zezë dhe tha: Unë iu kam dhënë gji të dyve ju. –Këtë gjë ia thashë të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai më ktheu shpinën. –Unë lëviza pastaj ia përmenda përsëri këtë dhe ai tha: Si mund të vazhdoni martesën, kur ajo thotë se iu ka dhënë gji të dyve?!”[38]
338. Transmetohet nga el Bera ibën Azib (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli - d.m.th. nga Meka- dhe e bija e Hamzës po i shkonte nga pas duke i thënë: O xhaxhi! Atë e mori Aliu për dore dhe i tha Fatimes. Mbaje bijën e xhaxhait tënd, dhe ajo e mbajti atë. - Më pas Aliu, Xheaferi dhe Zejdi filluan të grindeshin për të (kush e kush të kujdesej për të). Aliu tha: Unë kam më shumë të drejtë për këtë, sepse ajo është e bija e xhaxhait tim. - Xheaferi tha: Ajo është bija e xhaxhait tim dhe tezja e saj është gruaja ime. –Ndërsa Zejdi tha: Ajo është bija e vëllait tim. –Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vendosi që kujdestarinë e saj ta merrte tezja e saj dhe tha: Tezja është në vend të nënës. Ndërsa Aliut i tha: Ti je prej meje dhe unë prej teje. –Ndërsa Xheaferit i tha: Ti më ke ngjarë mua në krijim (tipare) dhe në moral. - Ndërsa Zejdit i tha: Ti je vëllai dhe i dashuri (miku) ynë.”[39]
[1] E transmeton Buhariu (1905), Muslimi (1400), etj.
[2] E transmeton Buhariu (5063), Muslimi (1401), etj.
[3] E transmeton Buhariu (5073), Muslimi (1402), etj.
[4] E transmeton Buhariu (5101), Muslimi (1449), etj.
[5] E transmeton Buhariu (5109), Muslimi (1408), etj.
[6] E transmeton Buhariu (2721), Muslimi (1418), etj.
[7] E transmeton Buhariu (5112), Muslimi (1415), etj.
[8] E transmeton Buhariu (4216), Muslimi (1407), etj.
[9] E transmeton Buhariu (5136), Muslimi (1419), etj.
[10] E transmeton Buhariu (2639), Muslimi (1433), etj.
[11] E transmeton Buhariu (5213), Muslimi (1461), etj.
[12] E transmeton Buhariu (141), Muslimi (1434), etj.
[13] E transmeton Buhariu (5232), Muslimi (2172), etj.
[14] E transmeton Muslimi në burimin e mësipërm.
[15] E transmeton Buhariu (371 etj), Muslimi (1365), etj.
[16] E transmeton Buhariu (2310), Muslimi (1425), etj.
[17] E transmeton Buhariu (2049), Muslimi (1427), etj.
[18] E transmeton Buhariu (4908), Muslimi (1471), etj.
[19] E transmeton Buhariu (5321), Muslimi (1480), etj.
[20] E transmeton Buhariu (4909), Muslimi (1484), etj.
[21] E transmeton Buhariu (1280), Muslimi (1486), etj.
[22] E transmeton Buhariu (313), Muslimi (938), etj.
[23] E transmeton Buhariu (5336), Muslimi (1488), etj.
[24] E transmeton Buhariu (5311), Muslimi (1493), etj.
[25] E transmeton Buhariu (4748), Muslimi (1494), etj.
[26] E transmeton Buhariu (5305), Muslimi (1500), etj.
[27] E transmeton Buhariu (2053), Muslimi (1457), etj.
[28] E transmeton Buhariu (3555), Muslimi (1459), etj.
[29] E transmeton Muslimi në burimin e mësipërm.
[30] E transmeton Buhariu (2229), Muslimi (1438), etj.
[31] E transmeton Buhariu (5207), Muslimi (1440), etj.
[32] E transmeton Muslimi në burimin e mësipërm.
[33] E transmeton Buhariu 3508), Muslimi (61), etj.
[34] E transmeton Buhariu (2645), Muslimi (1447), etj.
[35] E transmeton Buhariu (2646), Muslimi (1444), etj.
[36] E transmeton Buhariu (4796), Muslimi (1445), etj.
[37] E transmeton Buhariu (2647) dhe Muslimi (1455).
[38] E transmeton Buhariu (88) dhe Ahmedi. Ndërsa Muslimi nuk e ka nxjerë këtë hadith në Sahihun e tij.
[39] E transmeton Buhariu (1781), etj. Ndërsa Muslimi nuk e ka nxjerë këtë hadith në Sahihun e tij.
KAPITULLI I GJAKMARRJES
339. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk lejohet gjaku i njeriut musliman, që dëshmon se nuk të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, veçse për tre gjëra: I martuari imoral, gjaku me gjak dhe lënësi i Fesë së tij që ndahet nga grupi (i muslimanëve).”[1]
340. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Gjëja e parë për të cilën do të gjykohet ndërmjet njerëave në ditën e Gjykimit do të jenë gjakrat.”[2]
241. Transmetohet nga Sehl ibën Ebi Hathme (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Abdullah ibën Sehl shkoi bashkë me Muhajsa ibën Mesudin në Hajber, i cili në atë kohë ishte në paqe me Muslimanët. Ata u ndanë dhe kur Muhajsa shkoi te Abdullah ibën Sehli –i cili ishte përlyer në gjak i vrarë – e varrosi atë, pastaj u kthye në Medine. Atëherë Abdurrahman ibën Sehl, Muhajsa dhe Huvajsa, dy bijtë e Mesudit shkuan tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Abdurrahmani filloi të fliste, por i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij: Lër më të madhin të flasë! –ai ishte më i vogli i tyre-. Atëherë ai heshti dhe folën ata të dy. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: A betoheni për këtë (që e kanë vrarë çifutët e Hajberit) dhe të meritoni gjakun e të vrarit tuaj –apo të njeriut tuaj? –Si të betohemi kur nuk kemi qenë prezent dhe nuk kemi parë gjë? –thanë ata. –Duke iu mbështetur çifutët me pesëdhjetë betime! –Si mund të bëhet kjo me betimet e një populli jobesimtar? –thanë ata. –Kompensimin e gjakut të tij e pagoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga vetja e tij.”[3]
Ndërsa në hadithin e Hamad ibën Zejd thuhet: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Pesëdhjetë prej jush duhet të betohen kundra një burri prej tyre, që ta dorëzojnë për kapistre. –Kjo është diçka që nuk e kemi parë, e si mund të dëshmojmë? –Do t’iu përkrahin çifutët me betimet e pesëdhjetë prej tyre. –O i Dërguari i Allahut! Por ata janë popull jobesimtar?!”[4]
242. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se: “Një vajzë robëreshë u gjet me kokën të shtypur ndërmjet dy gurëve. I thanë: Kush t’a bëri këtë? Filani? Apo filani? –Deri sa përmendën ermin e një çifuti dhe ajo bëri me shenjë me kokë që “po”. Atëherë e morën atë çifutin dhe ai e pranoi. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi që t’i shtypej koka mes dy gurëve.”[5]
343. Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit dhe Nesait; nga Enesi (radijAllahu ‘anhu) transmetohet se: “Një çifut vrau një robëreshë me disa stoli prej argjëndi dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi që ai të vritej po me to.”[6]
344. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kur Allahu e çliroi Mekën në duart e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), njerëzit e fisit Hudhejl vranë një burrë nga fisi Beni Lejth për një gjakmarrje që kanë pasur në kohën e injorancës. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit dhe tha: Allahu i Madhëruar e bllokoi elefantin nga të hyrit në Mekë dhe ia dha sundimin e saj të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve. Ajo nuk i është bërë e lejuar askujt që ka qenë para meje dhe nuk do t’i bëhet e lejuar (që të derdhë gjak në të) askujt pas meje. Ndërsa mua më është lejuar vetëm një pjesë të një dite. Në këtë çast që po flas, ajo është e ndaluar dhe nuk lejohet të priten pemët e saj, as të këputet bari i saj, as të priten gjembat e saj, as të merret e gjetura në të veçse për të gjetur të zotin e saj. Ndërsa atij që i vritet një i afërm (në Mekë), ai ka të drejtën të zgjedhë ndërmjet dy gjërave: Ose ta vrasë (vrasësin), ose të marrë kompensimin e të vrarit.”
- Atëherë u ngrit një burrë nga Jemeni, të cilit i thoshin Ebu Shah, dhe tha: O i Dërguari i Allahut! M’i shkruani këto mua!
- I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Shkruani për Ebu Shahin!”
- Pastaj u ngrit Abasi dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Përveç Idhhirit (një lloj bari), sepse ne e vendosim atë në shtëpitë dhe në varrezat tona.
- I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Përveç Idhhirit (d.m.th. që ai lejohet të këputet).”[7]
345. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai u konsultua me njerëzit për dështimin e gruas shtatzënë. Mugira ibën Shubeh tha: Kam qenë prezent kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dha vendim për një fëmijë të vrarë në barkun e nënës që për të të jepej kompensim një rob apo një robëreshë. –Umeri i tha atij: Më sill dikë që të dëshmojë me ty. Atëherë dëshmoi me të Muhamed ibën Mesleme.”[8]
346. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Dy gra nga fisi Hudhejl u zunë me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre i gjuajti tjetrës me gurë duke shkaktuar vrasjen e saj dhe të fëmijës së saj që kishte në bark. Njerëzit e tyre shkuan për gjykim tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai vendosi që kompensimi (ed dije) për fëmijën e saj të ishte një “gurra” –rob apo robëreshë, ndërsa kompensimin e gruas së vrarë ai ia ngarkoi fisit të gruas vrasëse. Këtë pasuri e trashëguan fëmijët e saj dhe kush ishte me ta. Hamelu ibën Nabiga el Hudheli u ngrit dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Si të kompensoj dikë që as ka pirë, as ka ngrënë e as ka folur ndonjë fjalë. A kompensohet një i atillë? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Ky burrë është prej vëllezërve të fallxhorëve!” –për shkak se ai i tha këto fjalë në vjershë.”[9]
347. Transmetohet nga Imran ibën Husajn (radijAllahu ‘anhu) se: “Një burrë kafshoi dorën e një burrit tjetër dhe ky e tërhoqi dorën me forcë nga goja e tij, duke shkaktuar rënien e një prej dhëmbëve të parë të tij. Pastaj shkuan të gjykohen tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ai tha: “Si mund ta kafshojë dikush prej jush vëllanë e tij ashtu si kafshon kali?! Ty nuk të takon kompensim!”[10]
348. Transmetohet nga el Hasen ibën Ebi el Hasen el Basri (Allahu e mëshiroftë!), se ai ka thënë: Na ka treguar Xhundebi në këtë xhami dhe nuk kemi harruar asnjë prej haditheve të tij dhe ne nuk besojmë që Xhundubi të ketë gënjyer për të Dërguarin e Allahut. Ai na tha: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Në kohët para jush ka qenë një burrë i cili kishte një plagë në trup dhe iu shtuan shumë dhimbjet. Ai mori një thikë dhe preu me të dorën e tij, pastaj nuk e bllokoi derdhjen e gjakut deri sa vdiq. Allahu i Madhëruar tha: Robi im më parapriu në veten e tij! Unë ia bëj haram atij xhenetin!”[11]
KAPITULLI I DËNIMEVE TË PËRCAKTUARA
NË SHERIAT
349. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Disa njerëz nga Ukli –apo Urajne- nuk e pëlqyen klimën e Medines dhe u sëmurën. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi ata të shkonin te tufat e deveve që të pinin prej qumështit dhe urinës së tyre. Ata shkuan dhe pasi u shëruan vranë bariun e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe morën devetë. Atëherë vjen lajmi në Medine që në fillim të ditës dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dërgoi njerëz në ndjekje të tyre. Kur u ngrit dita (mbasdite) ata u sollën aty dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi që t’u priteshin duart dhe këmbët në atë mënyrë që të prehej dora e djathtë dhe këmba e majtë (ose e kundërta), t’u shpoheshin sytë me gozhdë të nxehtë dhe të liheshin në një luginë me guraleca. Dhe kështu u bë. –Më pas ata kërkonin ujë, por askush nuk u jepte.”
Ebu Kilabe thotë: Këta vodhën, vranë, dizertuan nga feja pas besimit të tyre dhe luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”[12]
Këtë hadith e ka nxjerë grupi.
350. Transmetohet nga Ubejdullah ibën Abdullah ibën Utbeh ibën Mesudi; nga Ebu Hurejra dhe Zejd ibën Halid (radijAllahu ‘anhuma) se ata të dy kanë thënë: “Një beduin erdhi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Të kujtoj Allahun, që të gjykosh ndërmjet nesh me Librin e Allahu! –Ndërsa pala tjetër -i cili ishte më i ditur se ky- tha: Po, gjyko ndërmjet nesh me Librin e Allahut dhe më lejo mua të flas! –Fol! –i tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). –Djali im punonte me qera tek ky dhe bëri imoralitet me gruan e tij. Më pas unë mësova se djali im duhej të dënohej me gurëzim dhe unë dhashë kompensim në vend të gurëzimit njëqind dele dhe një robëreshë. Unë pyeta njerëzit me dije dhe ata më thanë se dënimi për djalin tim nuk ishte gurëzimi por rrahja me njëqind kamzhikë dhe dëbimi për një vit, ndërsa dënimi për atë gruan ishte gurëzimi. –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Betohem për Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im! Unë do të gjykoj mes jush me Librin e Allahut; robëreshën dhe deletduhet të kthehen tek ti dhe dënimi për djalin tënd është goditja me njëqind kamzhikë dhe dëbimi për një vit. Ndërsa ti Unejs –një burrë nga fisi Eslem- shko tek gruaja e këtij dhe nëse ajo e pranon (fajin), gurëzoje atë. –Ai shkoi tek ajo dhe ajo e pranoi fajin. Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi që ajo të goditet me gurë (deri në vdekje).”[13]
351. Transmetohet nga Ubejdullah ibën Ukbeh ibën Mesud; nga Ebu Hurejra dhe Zejd ibën Halid el Xhuheni (radijAllahu ‘anhuma) se kanë thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet për dënimin e robëreshës që bën imoralitet dhe që nuk është e martuar. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Nëse ajo bën imoralitet, goditeni me kamzhik, e nëse e përsërit, goditeni përsëri, pastaj shiteni atë qoftë edhe kundrejt një cope litar.”[14]
Ibën Shihab thotë: Nuk e di në e tha këtë pas herës së tretë apo të katërt.
352. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Një burrë prej muslimanëve (emri i tij është Maiz ibën Malik) erdhi te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) –i cili ishte në xhami- dhe e thirri atë: O i Dërguari i Allahut! Unë bëra imoralitet! –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ktheu shpinën, ndërsa ai i shkoi nga para dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Unë bëra imoralitet! -Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia ktheu përsëri shpinën, deri sa ia përsëriti këtë gjë katër herë. Kur ai dëshmoi katër dëshmi kundët vetes së tij, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i thirri dhe i tha: A je me të meta mendore? –”Jo”, -tha ai. –A je martuar? –”Po”, -tha ai. –Merreni dhe goditeni me gurë! –tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”
Ibën Shihab thotë: Më ka treguar Ebu Seleme ibën Abdurrahman se kishte dëgjuar Xhabir ibën Abdullah të thotë: Unë isha në mesin e atyre që e goditën me gurë atë. Ne e gurëzuam atë në namazgja dhe kur ai ndjeu dhimbjet e gurëve, ia mbathi me vrap. Ne e ndoqëm, e zumë në luginë dhe e goditëm me gurë (deri sa vdiq).”[15]
353. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Çifutët erdhën tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i përmendën atij se një grua dhe një burrë prej tyre bënë imoralitet. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha atyre: Çfarë gjeni në Teurat për këtë, për dënimin e tyre me gurëzim? –Ne i turpërojmë ata pastaj goditen me kamzhik, -thanë ata. –Abdullah ibën Selami tha: Gënjeni! Në Teurat përmendet gurëzimi. –Atëherë sollën Teuratin dhe e shfletuan, ndërsa njëri prej tyre vendosi dorën e tij mbi ajetin e gurëzimit, dhe lexoi atë që ishte para dhe atë që vinte pas tij. Abdullah ibën Selami i tha atij: Ngrije dorën! Ai e ngriti dorën dhe aty ishte ajeti i gurëzimit. Ai tha: Të vërtetën thotë, o Muhamed! –Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi që të gurëzoheshin (ata dy që kishin bërë zina –imoralitet). –Thotë: Unë e pashë atë burrin të përkulej e të mbronte atë gruan nga gurët (me trupin e tij).”[16]
354. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sikur ndonjë burrë –apo ka thënë: ndonjë njeri- të vështronte tek ti (brenda gradhit të shtëpisë tënde) pa lejen tënde, dhe ti e godet atë me një gurë e ia nxjer syrin, ti nuk ke ndonjë gjynah për këtë (as kompensim).”[17]
Tema
Dënimi për vjedhjen
355. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia preu dorën dikujt për vjedhjen e një mburoje (parzmore) vlera e të cilës –ndërsa në një transmetim tjetër thotë: çmimi i së cilës – ishte tre dirhem (argjendi).”[18]
356. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Dora e vjedhësit pritet për vjedhjen e një çereku dinari (ari) e më shumë.”[19]
357. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “Kurejshët i preokupoi shumë çështja e asaj gruas mehzumije që kishte vjedhur dhe thanë: Kush do të ndërhyjë për të (që të mos dënohet) tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)? –E kush do të guxonte për këtë përveç Usame ibën Zejdit, të dashurit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Atëherë Usame i foli atij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: A po ndërmjetëson në një prej dënimeve të Allahut? -Pastaj u ngrit dhe mbajti fjalim; Ata që kanë qenë para jush u shkatërruan për shkak se kur vidhte fisniku prej tyre, ata e linin atë (nuk e zbatonin dënimin), ndërsa kur vidhte i dobëti, ata e zbatonin dënimin mbi të. Pasha Allahun! Sikur Fatimja, bija e Muhamedit të vidhte, unë do t’ia preja dorën asaj!”[20]
Tema
Dënimi për pirjen e alkkolit
358. Transmetohet nga Enes ibën Maliku (radijAllahu ‘anhu) se: “Të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i shpunë një burrë i cili kishte pirë alkool dhe ai urdhëroi ta godisnin atë me lëkurë palmash rreth dyzet goditje. –Thotë: Kështu veproi edhe Ebu Bekri më pas. Ndërsa kur ishte halife Umeri, ai u konsultua me njerëzit. Abdurrahman ibën Aufi tha: Dënimi më ulët i përcaktuar në Librin e Allahut është tetëdhjetë goditje. Atëherë Umeri urdhëroi të zbatohej kjo.”[21]
359. Transmetohet nga Ebu Burde –Hani ibën Nijar- el Belevi (radijAllahu ‘anhu) se ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Nuk goditet fajtori me më shumë se dhjetë shkopinj veçse nëse meriton ndonjë nga dënimet e përcaktuara nga Allahu.”[22]
[1] E transmeton Buhariu (6878), Muslimi (1676), etj.
[2] E transmeton Buhariu (6533), Muslimi (1678), etj.
[3] E transmeton Buhariu (2702), Muslimi (1669), etj.
[4] E transmeton Muslimi në burimin e mësipërm.
[5] E transmeton Buhariu (2413), Muslimi (1672), etj.
[6] E transmeton Nesai (4754) dhe ai është i vetmi që e ka përmendur me këtë tekst.
[7] E transmeton Buhariu (112), Muslimi (1355), etj.
[8] E transmeton Buhariu (7317), Muslimi (1689), etj.
[9] E transmeton Buhariu (5758), Muslimi (1681), etj.
[10] E transmeton Buhariu (6892), Muslimi (1673), etj.
[11] E transmeton Buhariu (1364) dhe Muslimi (113).
[12] E transmeton Buhariu (233), Muslimi (1671), etj.
[13] E transmeton Buhariu (2314), Muslimi (1697), etj.
[14] E transmeton Buhariu (2153), Muslimi (1704), etj.
[15] E transmeton Buhariu (5271), Muslimi (1691), etj.
[16] E transmeton Buhariu (1329), Muslimi (1699), etj.
[17] E transmeton Buhariu (6902), Muslimi (2158), etj.
[18] E transmeton Buhariu (6795), Muslimi (1686), etj.
[19] E transmeton Buhariu (6789), Muslimi (1684), etj.
[20] E transmeton Buhariu (2648), Muslimi (1688), etj.
[21] E transmeton Buhariu (6773), Muslimi (1706), etj.
[22] E transmeton Buhariu (6848), Muslimi (1708), etj.
KAPITULLI I BETIMEVE DHE ZOTIMEVE
360. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Semura (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O Abdurrahman ibën Semura! Mos e kërko udhëheqjen (qeverisjen) sepse nëse të jepet ngase e ke kërkuar, do të të lihet mbi ty e gjithë barra e saj, e nëse të jipet pa e kërkuar, do të ndihmohesh në të. Nëse betohesh për ndonjë gjë, pastaj sheh se diçka tjetër (e kundërta e saj) është më e mirë se ajo, atëherë shpaguaje betimin tënd dhe vepro atë që është më e mirë!”[1]
361. Transmetohet nga Ebu Musa (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Betohem për Allahun, se unë –insha Allahu (në dashtë Allahu)- nëse betohem për diçka, pastaj shoh se diçka tjetër (e kundërta e saj) është më e mirë se ajo, atëherë unë veproj atë që është më e mirë, pastaj e shpaguaj atë betim.”[2]
362. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu iu ndalon ju nga të betuarit për prindërit tuaj (për kokën e tyre).”[3]
363. Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Kush dëshiron të betohet, të betohet për Allahun, ose të heshtë (të mos betohet)!”[4]
364. Transmetohet nga Ebi Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sulejman ibën Daudi –paqja e Allahut qoftë mbi të dy ata!- tha: Këtë natë do të shkoj tek shtatëdhjetë gra me radhë dhe çdonjëra prej tyre do të lindë një djalë i cili do të luftojë në Rrugë të Allahut! –Atij i thanë (engjëlli): Thuaj “Insha Allahu!”. Por ai nuk e tha dhe shkoi tek ato. Asnjëra prej tyre nuk lindi fëmijë me përjashtim të njërës, e cila lindi një gjysëm njeri.
- Thotë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Sikur ai të thoshte “Insha Allahu!”, nuk kishte për t’a thyer betimin dhe do t’a arrinte dëshirën e tij!”[5]
365. Transmetohet nga Abdullah ibën Mesudi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që betohet me një betim të rrejshëm me të cilin i pret të drejtën një muslimani, duke qenë se ai është mëkatar në të, ai ka për t’a takuar Allahun duke qenë i zemëruar me të. Pastaj zbriti ajeti: “Vërtet ata që shkëmbyen një vlerë fare të vogël duke humbur premtimin e Allahun dhe betimet e tyre…” [Al Imran: 77] deri në fund të ajetit.”[6]
366. Transmetohet nga el Eshath ibën Kajs (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Unë dhe një burrë kishim një grindje për një pus, dhe shkuam për gjykim tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili tha: Ose sill dy dëshmitarë, ose do të betohet ai! –Unë i thashë: Atëherë ai betohet dhe nuk e vret mendjen! –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kushdo që betohet me një betim të rrejshëm me të cilin i pret të drejtën një muslimani, duke qenë se ai është mëkatar në të, ai ka për t’a takuar Allahun duke qenë i zemëruar me të.”[7]
367. Transmetohet nga Thabit ibën ed Dahak el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se: “Ai i dha besën të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) poshtë pemës (së njohur që përmendet edhe në Kuran), dhe se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kushdo që betohet për dikë se ai është prej një populli jomusliman, duke qenë se gënjen me vetëdije, ai është vetë ashtu si ka thënë. Kush vret veten e tij me diçka, ai do të dënohet me të në ditën e Kijametit. Dhe askush nuk ka të drejtë zotimi në atë që nuk e posedon (që nuk është pronë e tij).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Dhe mallkimi i muslimanit është sikur ta kesh vrarë atë.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Kushdo që betohet me një betim të rrejshëm me qëllim që të shumojë (pasurinë) me të, atij nuk i shton Allahu veçse pakësim (të pasurisë).”[8]
Temë për zotimet
368. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! Unë isha zotuar në kohën e injorancës që të qëndroja një natë në Itikaf (i mbyllur në xhami për adhurim) –ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: një ditë- në Xhaminë e Shenjtë (në Kabe)? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Atëherë përmbushe zotimin tënd!”[9]
369. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndaloi nga të zotuarit dhe tha: Zotimi nuk vjen me hajër, por me të i nxiret ndonjë gjë kopracit.”[10]
370. Transmetohet nga Ukbeh ibën Amir (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Motra ime u zotua që të shkonte më këmbë dhe zbathur deri në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut (në Kabe). Ajo më tha mua që të pyesja për këtë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe unë e pyeta atë, e ai tha: “Të ecë dhe të hipë mbi kafshë (kur lodhet).”[11]
371. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: “Sead ibën Ubade pyeti të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për një zotim që kishte bërë nëna e tij, e cila kishte vdekur pa e përmbushur atë. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Përmbushe ti për të!”[12]
372. Transmetohet nga Keab ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Thashë: O i Dërguari i Allahut! Nga pendimi im është që unë të tërhiqem nga pasuria ime dhe ta jap atë sadaka për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. - Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Mbaje një pjesë të pasurisë tënde, sepse kjo është më e mirë për ty!”[13]
Temë për gjykimin
373. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që shpik diçka në këtë çështjen tonë (në fe), që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Kushdo që punon një vepër e cila nuk është sipas çështjes sonë, ajo është e refuzuar.”[14]
374. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Hind bintu Utbeh –gruaja e Ebu Sufjanit- hyri tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është një burrë dorështrënguar dhe nuk më jep mua dhe as fëmijëve shpenzimet e mjaftueshme, përveç asaj që unë marr nga pasuria e tij pa dijen e tij. A kam ndonjë gjynah për këtë? –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Merr prej pasurisë së tij që sa të mjafton ty dhe fëmijëve të tu.”[15]
375. Transmetohet nga Umu Seleme (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dëgjoi zënkat e dy palëve kundërshtare në derën e dhomës së tij dhe doli tek ata e tha: Unë jam njeri dhe kur më vijnë ata që kundërshtohen me njëri-tjetrin, ndodh që dikush prej tyre të jetë më orator në argumentimin e tij se sa tjetri dhe unë mendoj se ai është i sinqertë, kështu që gjykoj në favor të tij. Por atij në favor të të cilit unë gjykoj duke i dhënë nga e drejta e një muslimani tjetër, ajo që i jap atij është një copë zjarri. Ai në dashtë, ta mbajë ose ta lerë!”[16]
376. Transmetohet nga Abdurrahman ibën Ebi Bekra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Babai im shkroi –apo unë shkrova për të- një letër për të birin e tij Abdullah ibën Ebi Bekra, i cili ishte gjykatës në Sixhistan, që të mos gjykonte mes dy njerëzve duke qenë se je i nxehur, sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Askush të mos gjykojë mes dy njerëzve kur ai është i nxehur!”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Asnjë gjykatës të mos gjykojë ndërmjet dy vetëve duke qenë se ai është i nxehur!”[17]
377. Transmetohet nga Ebu Bekra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “A t’iu lajmëroj për gjynahet më të mëdha? –e përsëriti tre herë- “Po”, o i Dërguari i Allahut! –thamë ne. –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Shokvënia Allahut, mosrespektimi i prindërve –pastaj ishte ulur dhe u ngrit, pastaj tha: A nuk është edhe fjala e rreme dhe dëshmia e rreme?! –Pastaj vazhdoi ta përsëriste këtë saqë thamë: Ah sikur të ndalonte.”[18]
378. Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sikur njerëzve t’u jipeshin të gjitha ato që kërkonin në ngritjen e akuzave, atëherë disa njerëz do të kërkonin gjakrat e njerëzve dhe pasuritë e tyre (me pa të drejtë). Por nga i akuzuari kërkohet betimi.”[19]
[1] E transmeton Buhariu (6622), Muslimi (1652), etj.
[2] Burimet e mësipërme.
[3] E transmeton Buhariu (3133), Muslimi (1649), etj.
[4] E transmeton Buhariu në burimin e mësipërm; nga Ebu Musa (radijAllahu ‘anhu).
[5] E transmeton Buhariu (2819), Muslimi (1654), etj.
[6] E transmeton Buhariu (2356), Muslimi (138), etj.
[7] Burimet e mësipërme.
[8] E transmeton Buhariu (1363), Muslimi (110), etj.
[9] Ky hadith është përmendur më parë me Nr. 210.
[10] E transmeton Buhariu (6608), Muslimi (1629), etj.
[11] E transmeton Buhariu (1866), Muslimi (1644), etj.
[12] E transmeton Buhariu (2761), Muslimi (1638), etj.
[13] E transmeton Buhariu (2757), Muslimi (2769), etj.
[14] E transmeton Buhariu (2697), Muslimi (1718), etj.
[15] E transmeton Buhariu (2211), Muslimi (1714), etj.
[16] E transmeton Buhariu (2458), Muslimi (1713), etj.
[17] E transmeton Buhariu (7158), Muslimi (1717), etj.
[18] E transmeton Buhariu (2654), Muslimi (87), etj.
[19] E transmeton Buhariu (2514), Muslimi (1711), etj.
KAPITULLI I USHQIMEVE
379. Transmetohet nga En Neuman ibën Beshir (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: -ndërkohë Neumani çoi duart e tij tek veshët- “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë, ndërsa ndërmjet tyre ka disa gjëra të dyshimta të cilat nuk i dinë shumë prej njerëzve. Si shembulli i bariut që e kullot tufën rreth pronës së ndaluar (të dikujt tjetër) dhe nga çasti në çast mund të hyjnë në atë pronë. A nuk ka çdo mbret pronën e vet të ndaluar?! A nuk është prona e ndaluar e Allahut haramet që Ai ka ndaluar?! A nuk është në trup një copë mishi e cila nëse rregullohet, atëherë rregullohet i gjithë trupë, e nëse prishet, prishet i gjithë trupi?! A nuk është ajo zemra?!”[1]
380. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ndoqëm një lepur në grykën e Dhahranit. Të tjerët vrapuan e u lodhën, ndërsa unë e zura dhe shkova me të tek Ebu Talha i cili e theri atë dhe dërgoi tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pjesën e pasme dhe kofshët e lepurit, e ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pranoi atë.”[2]
381. Transmetohet nga Asma bintu Ebi Bekër (radijAllahu ‘anhu) se ajo ka thënë: “Therëm një kal në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe e hëngrëm atë.”
Në një transmetim tjetër thuhet: “në Medine.”[3]
382. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndaloi nga ngrënia e mishit të gomerëve të butë dhe e lejoi ngrënien e mishit të kalit.”[4]
383. Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Në kohën e luftës së Hajberit në hëngrëm mish kali dhe gomari të egër, ndërsa për gomarin e butë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na ndaloi ta hanim.”[5]
384. Transmetohet nga Abdullah ibën Ebi Eufa (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Në netët e qëndrimit në Hakber na mori uri e madhe dhe në ditën e hapjes së tij, ramë në gomer të butë dhe i therëm ato. Kur tenxheret po zienin me mishin e tyre, thirrësi i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thirri që ti derdhnim tenxheret. –apo tha: dhe mos hani asgjë nga mishi i gomerëve!”[6]
385. Transmetohet nga Ebu Thealebe (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e bëri të ndaluar mishin e gomarit të butë.”[7]
386. Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Unë dhe Halid ibën Velid bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hymë tek e bija e Mejmunes dhe na shtruam një Dabb (zvarranik i ngjashëm me hardhucën por më i madh në trup) të pjekur. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) zgjati dorën tek ai por një nga gratë që ishin në shtëpinë e Mejmunes tha: Njoftojeni të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për atë që ka para! –I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ngriti dorën nga ai dhe unë thashë: A është haram mishi i tij, o i Dërguari i Allahut? –”Jo”, -tha ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)- por ai nuk ka pas jetuar në tokën e njerëzve të mi dhe unë ndiej të pështirë nga ai.” –Halidi thotë: Unë e preva dhe e hëngra atë në sy të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”[8]
387. Transmetohet nga Abdullah ibën Ebi Eufa (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Luftuam bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shtatë luftëra dhe ne hanim karkaleca.”[9]
388. Transmetohet nga Zehdem ibën Mudarib el Xhermi se ka thënë: Ishim te Ebi Musa el Eshari dhe ai kërkoi sofrën në të cilën kishte mish pule. Në atë çast hyn një burrë nga fisi Beni Tejmllah, me ngjyrë të kuqe, i ngjashëm me robërit. Ai tha: Urdhëroni! –Por ky u smbraps. –Urdhëroni të hani, sepse unë kam parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të hajë prej mishit të pulës.”[10]
389. Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur dikush prej jush të hajë ushqim, të mos e fshijë (lajë) dorën e tij para se ta lëpijë atë!”[11] [Kjo sepse siç thuhet në një transmetim tjetër, ti nuk e di se ku është bereqeti i ushqimit.]
Temë për gjuetinë
390. Transmetohet nga Ebu Thealebe el Husheni se ka thënë: “Shkova tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut! Ne jetojmë në tokën e një populli prej ithtarëve të Librit. A të hamë me enët e tyre? Dhe në një tokë gjuetie, ku unë gjuaj me harkun tim, me qenin tim që nuk është i mësuar për gjueti dhe me qenin e mësuar. Çfarë më lejohet prej këtyre? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Për sa i përket atyre që përmende –enët e ithtarëve të Librit-; nëse gjeni të tjera, mos hani në to, e nëse nuk gjeni, atëherë lajini dhe hani në to! Ndërsa atë gjah që gjuan me harkun tënd dhe ke përmendur Emrin e Allahut kur ke gjuajtur, atë haje. Atë që zë me qenin tënd të mësuar dhe e ke përmendur Emrin e Allahut kur e ke lëshuar atë, haje atë. Dhe atë që zë me qenin tënd të pamësuar dhe arrin ta therësh atë gjah, atëherë haje atë!”[12]
391. Transmetohet nga Hemam ibën el Harith; nga Adij ibën Hatim, se ky ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! Unë lëshoj qentë e mësuar dhe e përmend Emrin e Allahut kur i lëshoj ato, a ta ha gjahun që ato zënë? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kur e lëshon qenin tënd të mësuar dhe e përmend Emrin e Allahut, atëherë hajë atë që ai ka zënë për ty. –Thashë: Po nëse ato e vrasin gjahun? –Edhe nëse e vrasin atë, përderisa nuk i ka shoqëruara ato ndonjë qen tjetër që nuk është prej tyre (të tuve). –Thashë: Ndodh që unë ta qëlloj gjahun me shtizën time dhe ta godas atë? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Nëse e qëllon me shtizë dhe ajo e çan gjahun (i nxjerr gjak), atëherë haje atë, por nëse e godet më trupin e shtizës, atëherë mos e ha atë!”
Hadith i ngjashëm me këtë është edhe i Esh Sheabiut; nga Adij, por në të shtohet: “më përjashtim të rastit kur qeni ha nga gjahu, e nëse ai ha nga gjahu, ti mos e ha atë gjah, sepse unë kam frikë se ai e ka kapur për vete. E nëse bashkë me qenin tënd përziehen edhe qenë të tjerë, mos e ha gjahun e tyre, sepse ti ke përmendur Emrin e Allahut për qenin tënd dhe nuk e ke bërë këtë për qenin tjetër.”
Në të gjithashtu thuhet: “Kur ta lëshosh qenin tënd të mësuar, përmend Emrin e Allahut mbi të, dhe nëse ai e zë gjahun për ty dhe ti e arrin atë të gjallë, therre atë, e nëse e gjen ta ketë vrarë dhe të mos ketë ngrënë vetë qeni prej tij, atëherë haje atë, sepse mbytja e qenit është therja e gjahut.”
Në të gjithashtu thuhet: “Kur të gjuash me shigjetën tënde, përmend Emrin e Allahut!”
Në të gjithashtu thuhet: “Edhe nëse gjahu i goditur nga ti të humbet për një apo dy ditë – ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: dy apo tre ditë – dhe ti nuk gjen në trupin e tij veçse gjurmët e shigjetës tënde, atëherë nëse dëshiron haje atë. Por nëse e gjen të mbytur në ujë, mos e ha, sepse ti nuk e di nëse e ka vrarë uji apo shigjeta jote!”[13]
392. Transmetohet nga Salim ibën Abdullah ibën Umer; nga babai i tij (radijAllahu ‘anhu) se ai ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Kush mban qen (në shtëpi) –përveç qenit të gjuetisë apo të bagëtive-, atij i pakësohen shpërblimet nga dy kirat (njësi peshe, sa një mal) për çdo ditë.”[14]
393. Transmetohet nga Rafiu ibën Hadixh (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Dhul Hulejfe dhe njerëzit i mori uria. Ata zunë disa deve dhe dele, ndërkohë që i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte nga fundi i njerëzve. Ata nxituan dhe i therën ato, pastaj vendosën tenxheret (në zjarr), por i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi që të derdheshin tenxheret, pastaj i ndau bagëtitë mes njerëzve. Dhjetë prej deleve ai i barazoi me një deve. Njëra prej deveve u egërsua dhe ia mbathi vrapit. Ata e ndoqën ta kërkonin por u lodhën. Në mesin e njerëzve, kalorësit ishin të paktë dhe njëri prej tyre u nis me një shtizë në dorë, (e gjuajti atë) dhe Allahu e bllokoi atë (kafshë). Atëherë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Prej këtyre kafshëve ka disa të egra njësoj si egërsirat, ndaj nëse egërsohet ndonjëra prej tyre, ju veproni me të kështu si me këtë.” –Thashë: O i Dërguari i Allahut! Ne do të përballemi me armikun nesër dhe nuk kemi thikë me vete, a ta therim atë me kallam? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Çdo send që i nxjer gjakun dhe përmendet Emri i Allahut kur e përdor atë (për therje), hajeni atë kafshë, me përjashtim të dhëmbit dhe thoit. Do t’ua tregoj përse jo me këto të dyja; sepse dhëmbi është eshtër, ndërsa thoi është thika e Abisinisë.”[15]
Tema për kurbanet
394. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri kurban dy desh me brirë me ngjyrë të bardhë të përzierë me të zezë, të cilët i therri me dorën e tij. Ai përmendi Emrin e Allahut (tha Bismilah), madhëroi Allahun (tha Allahu ekber) dhe e vendosi këmbën mbi brinjët e tyre.”[16]
KAPITULLI I PIJEVE
395. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se Umeri i hipur në minber ka thënë: “O njerëz! Alkooli është bërë haram dhe ai merret nga pesë gjëra: nga rrushi, hurma, mjalti, gruri dhe elbi. Por alkool është çdo gjë që të mbulon mendjen (të deh). Do të kisha dashur që i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të na linte tre gjëra para se të ndërronte jetë, nga të cilat të mos lëviznim; për trashëgiminë e gjyshit (kur bashkohet me vëllezërit e të vdekurit), për trashëgiminë e atij që nuk lë baba e as fëmijë, dhe për disa degë të kamatës.”[17]
396. Transmetohet nga Aisha (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet për lëngun e marrë nga mjalti dhe ai tha: Çdo lloj pije që të deh është haram.”[18]
397. Transmetohet nga Abdullah ibën Abasi (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Umeri u informua se dikush kishte shitur alkool dhe tha: Allahu e vraftë filanin! A nuk e di ai se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu i vraftë çifutët! Atyre iu bë i ndaluar dhjami i kafshëve, ndërsa ata e shkrinë dhe e shitën atë.”[19]
KAPITULLI I VESHMBATHJES
398. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e vishni mëndafshin, sepse ai i cili e vesh atë në këtë botë, nuk ka për ta veshur atë në botën tjetër.”[20]
399. Transmetohet nga Hudhejfe ibën el Jeman (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Mos e vishni mëndafshin dhe as dibaxhin (lloj mëndafshi), mos pini në enë prej ari e argjendi dhe mos hani në enë të atilla, sepse këto janë për ata (mosbesimtarët) në këtë botë, ndërsa për ju janë në botën tjetër!”[21]
400. Transmetohet nga el Bera ibën Azib (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Nuk kam parë njeri më të bukur në një veshje të kuqe, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Flokët e tij rrihnin mbi supet e tij. Me shpatulla të gjera dhe nuk ishte i gjatë e as i shkurtër.”[22]
401. Transmetohet nga El Bera ibën Azib (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na urdhëroi për shtatë gjëra dhe na ndaloi nga shtatë të tjera; na urdhëroi për vizitën e të sëmurit, shkuarjen pas xhenazesë, urimin e atij që teshtin, përmbushjen e betimit, ndihmën e atij që i bëhet padrejtësi, përgjigjen e ftesës dhe përhapjen e selamit. Dhe na ndaloi nga unazat -apo vënia e unazës- prej ari, nga të pirit me enë argjendi, nga shtrojat prej mëndafshi, nga mëndafshi i Kasijit (emër vendi apo fisi), nga të veshurit e mëndafshit, nga istebraku (mëndafsh i ashpër) dhe nga dibaxhi (lloj tjetër mëndafshi).”[23]
402. Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri një unazë prej ari dhe kur e vendoste në gisht, ai e fuste nga brenda dorës gurin e saj. Kështu si ai vepruan edhe njerëzit. Por më pas ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hipi në minber, e hoqi unazën dhe tha: Unë e vendosja këtë unazë dhe e fusja gurin e saj nga brenda dorës. Pastaj e flaku atë dhe tha: Betohem për Allahun, se unë nuk e vendos më kurrë atë. Atëherë edhe njerëzit i flakën unazat e tyre (prej ari).”
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e vendosi atë në dorën e tij të djathtë.”[24]
403. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndaloi nga veshja prej mëndafshi, përveç të kësaj madhësie –dhe ngriti dy gishtat e tij, atë tregues dhe gishtin e mesëm.”[25]
404. Ndërsa në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndaloi nga veshja e mëndafshit, përveç ndonjë pjese sa dy gishta, apo tre ose katër gishta.”[26]
[1] E transmeton Buhariu (52), Muslimi (1599), etj.
[2] E transmeton Buhariu (2572), Muslimi (1953), etj.
[3] E transmeton Buhariu (5510), Muslimi (1942), etj.
[4] E transmeton Buhariu (4219), Muslimi (1941), etj.
[5] E transmeton Muslimi (1941).
[6] E transmeton Buhariu (371), Muslimi (1365), etj.
[7] E transmeton Buhariu (5527), Muslimi (1936), etj.
[8] E transmeton Buhariu (5391), Muslimi (1946), etj.
[9] E transmeton Buhariu (5495), Muslimi (1952), etj.
[10] E transmeton Buhariu (5518), Muslimi (1649), etj.
[11] E transmeton Buhariu (5456), muslimi (2031), etj.
[12] E transmeton Buhariu (5478), Muslmi (1930), etj.
[13] E transmeton Buhariu (175), Muslimi (1929), etj.
[14] E transmeton Buhariu (5480), Muslimi (1574), etj.
[15] E transmeton Buhariu (2507), Muslimi (1968), etj.
[16] E transmeton Buhariu (5553), Muslimi (1966), etj.
[17] E transmeton Buhariu (4619), Muslimi (3032), etj.
[18] E transmeton Buhariu (242), Muslimi (2001), etj.
[19] E transmeton Buhariu (2223), Muslimi (1582), etj.
[20] E transmeton Buhariu (5828), Muslimi (2069), etj.
[21] E transmeton Buhariu (5426), Muslimi (2067), etj.
[22] E transmeton Buhariu (3551), Muslimi (2337), etj.
[23] E transmeton Buhariu (1239), Muslimi (2066), etj.
[24] E transmeton Buhariu (5865), Muslimi (2091), etj.
[25] E transmeton Buhariu (5828), Muslimi (2069), etj.
[26] E transmeton Muslimi në burimin e mësipërm.
KAPITULLI I XHIHADIT
405. Transmetohet nga Abdullah ibën Ebi Eufa (radijAllahu ‘anhu) se: “Një ditë, kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të përballej me armikun, priti sa të anonte dielli nga kupa e qiellit (pas dreke), u ngrit para njerëzve dhe tha: O njerëz! Mos e dëshironi takimin me armikun, por kërkojini Allahut shëndetin! Por nëse e takoni atë, atëherë bëni durim dhe dijeni se xheneti është nën hijen e shpatave.” –Pastaj tha: O Zot! Zbritësi i Librit, Lëvizësi i reve dhe Sfidues i ushtrive! Sfidoi ata (armiqtë tanë) dhe na jep triumfin mbi ta!”[1]
406. Transmetohet nga Sehl ibën Sead (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Bërja roje në kufi me armikun një ditë në Rrugë të Allahut, është më e mirë se e gjithë bota me çka në të. Vendi i shkopit të ndokujt prej jush në xhenet është më i mirë se e gjithë bota me çka në të. Një ecje mbasdite që robi bën në Rrugën të Allahut dhe një ecje e tij paradite është më e mirë se e gjithë bota me çka në të.”[2]
407. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër –ndërsa në transmetimin e Muslimit thuhet: Allahu ka garantuar- për atë që del në Rrugën e Tij duke qenë se nuk e nxjerr veçse xhihadi në Rrugën Time, besimi tek Unë dhe besimi në të dërguarit e Mi, ai është në garancinë Time që ta fus atë në xhenet, ose ta kthej në banesën e tij prej të cilës doli, duke fituar të gjithë atë shpërblim që ka fituar.”
408. Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Shembulli i atij që lufton në Rrugën e Allahut –dhe Allahu e di se kush lufton në Rrugën e Tij (me sinqeritet)- është si ai që agjëron ditën dhe falet natën. Allahu ka garantuar për atë që lufton në Rrugën e Tij që nëse e vdes, ta fusë në xhenet dhe nëse e kthen, ta kthejë shëndoshë e mirë bashkë me shpërblimin apo plaçkën që ka fituar (në luftë).”[3]
409. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Çdokush që plagoset në Rrugë të Allahut, do të vijë në ditën e Kijametit dhe plaga e tij do të rrjedhë gjak; ngjyra e tij do të jetë ngjyrë gjaku, ndërsa aroma e tij do të jetë aromë misku.”[4]
410. Transmetohet nga Ebu Ejub el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një ecje paradite apo pasdite në Rrugë të Allahut është më e mirë se çdo ditë në të cilën ka lindur apo ka perënduar dielli.”[5]
411. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “”Një ecje paradite apo pasdite në Rrugë të Allahut është më e mirë se e gjithë bota me çka në të.”[6]
412. Transmetohet nga Ebu Katade el Ensari (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Hunejn –dhe përmendi një histori –dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kushdo që vret dikë nga armiku dhe ka argument për këtë, atij i takon plaçka e tij (kali dhe armët, apo çdo gjë që ka me vete).” –Këtë gjë e përsëriti tri herë.”[7]
413. Transmetohet nga Seleme ibën el Ekvei (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i erdhi një spiun i idhujtarëve kur ishte në një udhëtim. Ai u ul tek shokët e tij dhe foli me ta, pastaj u zhduk. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kërkojeni dhe vriteni atë! –Atë e vrava unë dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më dha plaçkën e tij.”[8]
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kush e vrau atë? –Ibën el Ekvei, -thanë ata. –Atëherë atij i takon e gjithë plaçka që ka pasur ai (me vete).”[9]
414. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dërgoi një grup përgjues në Nexhd dhe unë isha me ta. Ne zumë disa deve dhe dele. Pjesët tona arritën në dymbëdhjetë deve dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na dha secilit nga një deve.”[10]
415. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur Allahu i Lartëmadhëruar të bashkojë të gjithë të parët e të fundit, për çdo tradhtar do të ngrihet një flamur dhe do të thuhet: Kjo është tradhtia e filanit birit të filanit.”[11]
316. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “Një grua u gjend e vrarë në një prej luftërave të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ndaloi vrasjen e grave dhe të fëmijëve.”[12]
317. Transmetohet nga Enes ibën Malik (radijAllahu ‘anhu) se: “Abdurrahman ibën Aufi dhe Zubejr ibën Avam iu ankuan të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për morrat në një luftë që ishin. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ua lejoi atyre të vishnin rrobe mëndafshi dhe unë i pashë ata me ato rrobe.”[13]
418. Transmetohet nga Umer ibën el Hatab (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Kapitalet e fisit Beni Nadir (çifutë) ishin prej atyre që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); për të cilat muslimanët nuk luftuan me kalorës apo këmbësorë. Ato ishin posaçërisht për të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndante prej tyre shpenzimet e një viti për familjen e tij, ndërsa pjesën tjetër e përndorte për kuajt dhe armët; përgatitje për në Rrugë të Allahut.”[14]
419. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i futi në garë kalorësit; për kuajt e stërvitur ai caktoi distancën nga El Hajfa deri në grykën e Lamtumirës (5 milje larg njëra-tjetrës), ndërsa për kuajt e pastërvitur caktoi distancën nga gryka e Lamtumirës deri në xhaminë e fisit Beni Zurajk (një milje larg njëra-tjetrës).”
Ibën Umeri thotë: “Unë isha në mesin e kalorësve garues.”[15]
420. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se: “Iu paraqita të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për të marrë pjesë në luftën e Uhudit, dhe në atë kohë isha katërmbëdhjetë vjeç, por ai nuk më pranoi. Kur iu paraqita në luftën e Hendekut dhe isha pesëmbëdhjetë vjeç, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më pranoi.”[16]
421. Transmetohet gjithashtu nga ai se: “Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndau plaçkën e armikut ndërmjet luftëtarëve, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i dha kalorësit dy hise dhe këmbësorit një hise.”[17]
422. Transmetohet gjithashtu nga ai se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ndante hise të veçantë përveç asaj që i jepej të gjithë ushtrisë, atyre që dërgonte për të përgjuar armikun dhe lëvizjet e tij.”[18]
423. Transmetohet nga Ebu Musa –Abdullah ibën Kajs- se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që na ngre (drejton) armën, nuk është prej nesh.”[19]
424. Transmetohet nga Ebu Musa (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet për atë burrë që vritet për trimëri, për atë që vritet nga entuziazmi dhe për atë që vritet për syefaqësi. Cili prej këtyre është në Rrugë të Allahut? –Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: Kushdo që lufton me qëllim që Fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në Rrugë të Allahut.”[20]
KAPITULLI I LIRIMIT NGA SKLLAVËRIA
425. Transmetohet nga Abdullah ibën Umer (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që e liron pjesën e tij nga një skllav i përpashkët dhe ka pasuri që arrin vlerën e skllavit, atij skllavi i përcaktohet vlera sipas të ngjashmëve me të dhe pastaj t’u japë ortakëve të tij pjesët e tyre dhe e liron atë në llogarinë e këtij. Në të kundërt (nëse nuk ka pasuri), lirohet prej skllavit aq sa ka qenë pjesa e këtij.”[21]
326. Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush liron një pjesë të një robi, ai duhet ta lirojë të gjithë atë me pasurinë e tij e nëse nuk ka pasuri, atëherë përcaktohet vlera e robit sipas të ngjashmëve me të, dhe robi lihet të punojë që të mbledhë pasuri (për të liruar veten), por pa e rënduar atë (mbi normalen).”[22]
Tema
Shitja e skllavit Mudeber – të cilit padroni i thotë
se do të jetë i lirë pas vdekjes së tij
427. Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Një burrë nga ensarët lidhi kontratë me një rob të tij (që pas vdekjes së tij të ishte i lirë) –ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u informua se një burrë prej shokëve të tij e liroi skllavin e tij për pas vdekjes së tij – dhe ai nuk kishte pasuri tjetër përveç atij. Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e shiti atë skllav me tetëqind mij dirhem dhe ia dërgoi çmimin e tij këtij.” [23]
Fundi i librit
[1] E transmeton Buhariu (2933), Muslimi (1742), etj.
[2] E transmeton Buhariu (2794), Muslimi (1881), etj.
[3] E transmeton Buhariu (36), Muslimi (1876), etj.
[4] E transmeton Buhariu (237), Muslimi (1876), etj.
[5] E transmeton Muslimi (1883), etj.
[6] E transmeton Buhariu (2792), Muslimi (1880), etj.
[7] E transmeton Buhariu (2100), Muslimi (1751), etj.
[8] E transmeton Buhariu (3051), etj.
[9] E transmeton Muslimi (1754), etj.
[10] E transmeton Buhariu (3134), Muslimi (1749), etj.
[11] E transmeton Buhariu (3188), Muslimi (1735), etj.
[12] E transmeton Buhariu (3014), Muslimi (1744), etj.
[13] E transmeton Buhariu (2919), Muslimi (2076), etj.
[14] E transmeton Buhariu (2904), Muslimi (1757), etj.
[15] E transmeton Buhariu (420), Muslimi (1870), etj.
[16] E transmeton Buhariu (2664), Muslimi (1868), etj.
[17] E transmeton Buhariu (2863), Muslimi (1762), etj.
[18] E transmeton Buhariu (3135) dhe Muslimi (1750).
[19] E transmeton Buhariu (7071), Muslimi (100), etj.
[20] E transmeton Buhariu (123), Muslimi (1904), etj.
[21] E transmeton Buhariu (2491), Muslimi (1501), etj.
[22] E transmeton Buhariu (2492), Muslimi (1503), etj.
[23] E transmeton Buhariu (2141), Muslimi (997), etj.