Fletushkë rreth gjakrave
Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë?
01. Domethënia e ciklit mujor dhe urtësia pas saj
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Përkufizimi sheriatik i menstruacionit:
“Menstruacioni është një gjakderdhje që natyralisht i ndodhë femrës, pa ndonjë shkak, në kohë të caktuar. Ai është një gjak natyral që nuk ka ndonjë shkak të sëmundjes, plagëve, abortimi spontan apo lindjes. Pasi që ai është i natyrshëm, ai ndryshon varësisht nga gjendja e gruas, ambienti dhe klima. Si rezultat i kësaj cikli është shumë i ndryshëm nga njëra grua tek tjetra.
Urtësi e kësaj është se, pasiqë fetusi nuk është në gjendje të ushqehet normal siq ushqehet jashtë stomakut dhe pasiqë krijesa më e mëshirshme për të (Ëma) nuk mund t’ia dërgoj ushqimin, atëherë Allahu Te ala ka përcaktuar sekrecione të gjakut me të cilat ushqehet fetusi brenda në bark e nënës pa patur nevojë që të ha atë apo ta tretë ushqimin. Sepse futja e ushqimit bëhet nëpërmjet kërthizës; rrjedh gjak në venat e fetusit dhe e furnizon atë me ushqim. I Madhëruar është Allahu, Krijuesi më i mirë! Kjo është urtësia që fshihet pas ciklit mujor. Kështuqë nëse gruaja mbetet shtazënë mbaron ciklin mujor i saj, dhe rrallë ndodhë që një grua shtatzënë të ketë ciklin e saj mujor. Gjithashtu edhe gruaja gjidhënëse rrallëherë i ndodhë menstruacioni, sidomos në gjidhënien e parë.
02. Fillimi i ciklit mujor
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Në shumicën e rasteve cikli mujor të fillon nga mosha dymbëdhjetë vjeçe dhe vazhdon deri në moshën pesëdhjetë vjet. Varësisht gjendjes së gruas, rrethanave dhe ambientit të femrës, ajo gjithashtu mund të ketë ciklin e saj të parë kur ajo është më e re ose më e vjetër se kaq.
Dijetarët kanë mendime të ndryshime nëse gruaja ka një moshë të fikse kur i vie cikli i saj i parë, she nuk e kalon këtë moshë ? Apo gjaku që vie para ose pas kësaj moshe konsiderohet çrregullim dhe jo gjak menstrual? Siç thashë dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë. Ed-Darimi, pasi përmendi të gjitha mendimet tha:
“Unë besoj se të gjitha janë gabim. E gjitha ka të bëjë me ekzistencën. Pavarësisht sasisë, gjendjes dhe moshës gjaku duhet të konsiderohet si gjak menstrual dhe Allahu e di më së miri. “1
Mendimi i Darimiut është i saktë dhe këtë mendim gjithashtu e ka zgjedhur edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Pra në kohën kur gruaja e sheh gjakun e saj menstrual si ajo konsiderohe se e ka ciklin e saj mujor edhe bëse ajo është më e re se nëntë ose më e vjetër se pesëdhjetë vjet. Sepse Allahu dhe i Dërguarit i Tij salAllahu alejhi ue selem kanë lidhur dispozitat e ciklit mujor me ekzistimin e tij dhe jo me një moshë të caktuar. Kështu, që është e detyrueshme për t’iu referuar ekzistencës me të cilën lidhen gjykimet. Kurse për të kufizuar ciklin mujor në një moshë të caktuar kërkohet dëshmi nga Kurani dhe Sunneti, e cila nuk ekziston.
________________________________________________
1 - El Mexhmu´ Sherh al-Muhedhdheb (1/386).
03. Kohëzgjatja e ciklit mujor
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Dijetarët kanë mendime të ndryshme që arrijnë në gjashtë ose shtatë mendime mbi kohën e ciklit mujor. Ibn-ul-Mundhir ka thënë:
“Disa dijetarë thonë se cikli mujor nuk ka kohëzgjatje minimale apo maksimale me ditë të caktuara.”
Them: ky mendin është sikurse mendimi i Darimiut. Edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu-Tejmijeh ka zgjedhur këtë dhe ky është mendimi i saktë sepse ky mbështet nga Kurani, Sunneti dhe hulumtimet. Prova e parë për të janë fjalët e Allahut Te ala:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ
“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej kontaktit seksual me grate e juaja derisa të pastrohen.” 1
Përfundimin e ndalesës (së kontaktit seksual) Allahu e caktoi me pastrimin (nga cikli menstrual) dhe nuk e caktoi me një numër të caktuar të ditëve. Kjo dëshmon se dispozita lidhet me ekzistencën e gjakut menstrual dhe mungesën e gjakut; kur ka gjak menstrual, vlen dispozita e tij, dhe kur ai mbaron, atëherë mbaron edhe dispozita e tij.
Prova e dytë është konfirmuar në “Sahihun” e Muslimit ku Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha A’ishes radijAllahu anha të cilës i erdhi cikli i saj mujor gjatë Umres:
“Bë çdo gjë që bën haxhiu përveç tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh nga menstracionet.”
Ajo tha: “U pastrova në ditën e therjes së kurbanit.” 2
Buhariu transmeton në “Sahihun” e tij se Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha asaj:
“Prit. Kur të pastrohesh nga menstracionet mund të shkosh në Ten’im.” 3
Profeti salAllahu alejhi ue selem e caktoi përfundimin e ndalesës (së tavafit) me pastrimin nga cikli dhe nuk e caktoi me kohë të caktuar.
Dëshmia e tretë është se periudhat e përcaktuara kohore të cilat dijetarët i përmendin në këtë çështje nuk gjenden në Kuran dhe në Sunnet, pavarësisht se nevoja kërkon që kjo sqarohet. Në qoftë se do të kishte qenë e detyrueshme për ti kuptuar ato dhe të adhurohet Allahu me to, Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem do t’I bënin të qarta për të gjithë. Për shkak se gjykime të rëndësishme varen prej tyre, duke përfshirë namazin, agjërimin, martesën, divorcin dhe trashëgiminë. Për shembull, Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem sqaruan numrin e namazeve, kohën e tyre, rukun dhe sexhden, dhënin e lëmoshës, pasuritë e saj, vlerën, sasinë dhe grupet e synuara, agjërimin dhe kohën dhe periudhën e tij, haxhin dhe të tjera, duke përfshirë edhe edukatën e të ngrënit, pijes, gjumit, marrëdhënieve seksuale, të ulurit, hyrjen në shtëpi, daljen nga shtëpia dhe nevojat fizologjike duke përfshirë numrin e pastimit pas nevojës fizologjike dhe çështje të tjera precize dhe të qarta me të cilat Allahu e ka përkryer këtë fe dhe ka përsosur dhuntinë e Tij ndaj besimtarëve. Allahu Te ala ka thënë:
وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ
“Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send.” 4
مَا كَانَ حَدِيثًا يُفْتَرَى وَلَكِن تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
“Ai (Kur’ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson.” 5
Kur është bërë e qartë se këto vlerësime dhe detaje të cilkit menstrual nuk gjenden në Kuran dhe në Sunnet, atëherë e dimë se ato nuk kanë asnjë provë dhe se cikli mujor i cili trajtohet nga vendimet e sheriatit në vend të kësaj duhet të ndërlidhet me ekzistencën dhe mungesën. Kjo dëshmi (do të thotë që mungesa e saj në Kuran dhe në Sunnet dëshmon se ajo nuk duhet ë ndikojë) do të sjell dobi ty si në këtë çështje ashtu edhe në çështje të tjera, sepse vendimet e sheriatit konfirmohen vetëm nëpërmjet Kuranit, Sunnetit, konsensusit të njohur ose e saktë analogjisë. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:
“Allahu ka lidhur disa vendime në Kuran dhe Sunnet me ciklin mujor pa përmendur minimumin e kohëzgjatjajes apo kohëzgjatjen maksimale ose kohën për periudhën e pastër mes dy cikleve të dy muajve, edhe pse ky fenomen ka të bëjë me tërë umetin që janë në nevojë të madhe për këtë njohuri. Me anë të gjuhës nuk mund bëhen dallime në mes të një periudhe dhe një tjetër. Ai që pastaj vendos një kufi ka devijuar nga Kurani dhe Sunneti. “ 6
Dëshmia e katërt është analogjia e saktë. Allahu Te ala ka thënë se gjaku menstrual është gjendje papastërtie dhe e neveritshme. Kur gjaku menstrual është ekzistues atëherë është ekzistuese edhe papastërtia. Nuk ka dallim në mes të ditës së dytë dhe të parës, mes ditës së katërt dhe të tretës.., sepse gjaku menstrual është gjaku menstrual dhe gjendja e papastër është gjendje e papastër.Si atëherë mund të ndryshojë gjykimi në mes të dy ditëve kur qëllimi është një dhe i njejtë? A nuk e kundërshton kjo analogjinë e saktë? A nuk i jep analogjia e saktë të dy ditëve të njëjtin gjykimi pasi që ato kanë të njëjtin emërues të përbashkët?
Prova e pestë është se ekzistojnë mendime të ndryshme dhe kontradiktore në këtë çështje. Kjo dëshmon se nuk ka dëshmi për këtë çështje që është e detyrueshme për t’u pasuar. Ato janë vetëm gjykime të bazuara në Ixhtihad që mund të jenë të sakta apo të gabuara. Asnjë mendim nuk ka më shumë të drejtë për t’u pasuar sesa tjetri. Në lidhje me mosmarrëveshjet duhet t’i referohet Kuranit dhe Sunnetit.
Kur të qartësohet se sa i fortë dhe përfshirës është mendimini që thotë se cikli mujor nuk ka periudhë minimale ose maksimale, atëherë duhet të dini se çdo gjak natyral që e sheh gruaja, dhe ai gjak nuk ka ndonjë shkak siq është plaga dhe të ngjashme, atëherë ky gjak është gjak menstrual pa marrë parasysh kohën apo moshësh përderisa nuk është i vazhdueshëm çdoherë ose ndodhë të ndërpritet vetëm një ditë ose dy ditë në muaj, atëherë në këtë rast kjo është gjakderdhje. Gjykimet e gjakderdhjeve – nëse dëshiron Allahu – do të shpjegohen më vonë. Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijjeh ka thënë:
“Në parim, çdo gjë që del nga mitra është gjak menstrual derisa të vërtetohet të jetë gjakderdhje.” 7
Ai gjithashtu ka thënë:
“Gjaku që del është gjaku menstrual për derisa nuk është gjak nga një venë apo një plagë.” 8
Ky mendim jo që vetëm është më i sakti duke pasur parasysh provat, ai është edhe më i lehtë për t’u kuptuar dhe praktikuar sesa mendimet që e kufizojnë kohën e ciklit menstrual. Prandaj është më mirë për të pasuar këtë mendim, sepse është në pajtim me shpirtin e fesë Islame, me rregullin e saj, e ai është lehtësimi. Allahu Te ala ka thënë:
هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
“Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi.” 9
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Feja është e lehtë. Askush nuk ashpërson tepër në fe vetëmse ajo e mund atë. Prandaj jini të mesëm, bëni aq sa mundeni dhe keni shpresë.” 10
Nga karakteret e Profetit salAllahu alejhi ue selem ishte se ai gjithmonë zgjidhte alternativën më të lehtë për derisa ajo nuk ishte mëkat 11.
________________________________
1 - 2:222
2 - Muslimi (1211).
3 - Bukhari (1787).
4 - 16:89
5 - 12:111
6 - Mexhmu-ul-Fataua (19/35).
7 - Mexhmu-ul-Fataua (19/36).
8 - Mexhmu-ul-Fataua (19/38).
9 - 22:78
10 - al-Bukhârî (39).
11 - al-Bukhârî (6126) och Muslim (2327).
04. Cikli mujor i gruas shtatzënë
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Zakonisht cikli mujor i gruas ndërprehet gjatë shtatzënisë. Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
“Shtatzënia e gruas ndjehet vetëm nëpërmjet ndërprerjes së gjakut.”
Pra, nëse gruas shtatzënë i vie gjaku dy ose tre ditë para lindjes dhe ka dhimbje të lindjes, ai konsiderohet nifas (gjak i lehonisë). Por nëse ai vie shumë kohë para lindjes, apo pak kohë para lindjes, por nuk ka dhimbje të lindjes, atëherë nuk konsiderohet gjak i lehonisë, por a është gjak menstrual, për të cilin vlejnë dispozitat e tij, apo është gjak i ndonjë sëmundjeje, për të cilin nuk vlejnë dispozitat e menstruacionit? Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë: Mendimi i saktë është se ky është gjak menstrual, nëse kjo ndodh gjatë ciklit normal mujor të gruas, sepse gjaku që i vie gruas zakonisht në esencë është gjak menstrual, përderisa nuk vërtetohet e kundërta, nëse nuk ka ndonjë shkak që ndalon të qenit e tij gjak menstrual, dhe nuk ka ndonjë argument nga Kurani dhe suneti që e ndalon këtë. Ky është mendimi i Imam Malikut dhe Imam Shafiut të cilin e zgjedhi edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh i cili tha:
“Bejheki ka thënë se ky është një nga mendimet e Imam Ahmedit. Dhe thuhet se ai u kthye nga ky mendim.” 1
Në bazë të kësaj, ajo që vlen për gruan shtatzënë e cila ka cikël mujor, vlen edhe për gruan që nuk është shtatzënë përveç nga dy raste:
01 - Divorci. Divorci nga gruaja që ka periudhën e saj të pritjes gjatë cikleve mujore është i ndaluar, por nuk është e ndaluar për ta bërë dirvorc gruan zhtatzënë, sepse divorci nga një grua jo shtatzënë, gjatë ciklit mujor është kundër fjalëve të Allahut Te ala:
إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ
“Kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë .” 2
Ndërsa, divorci i shtatzënës që ka menstruacion nuk e kundërshton këtë ajet, sepse ai që ndahet nga një grua shtatzënë është ndarë në kohën e pritjes të saj, e cila përfundon me lindjen e saj, dhe kjo nuk ka rëndësi nëse ajo ka ciklin e saj mujor ose jo në kohën e shkurorëzimit. Prandaj, nuk është e ndaluar që ta bësh divorc një grua shtatzënë pas marrëdhënies seksuale në krahasim me gruan jo shtatzënë.
02 - Me ciklin mujor të gruas shtatzënë nuk përfundon periudha e saj e pritjes, përveç nëse ajo lind, qoftë ajo të ketë pasur cikël gjatë shtatzënisë apo jo. Allahu Te ala ka thënë:
وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ
“Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” 3
________________________________________________________________
1 - el-Ikhtijarat, fq. 35
2 - 65:1
3 - 65:4
05. Rastet e pazakonta të ciklit mujor
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Të pazakonshmet e ciklit janë disa llojesh:
01 - Ai mund të zgjatet apo të shkurtohet. Për shembull, cikli mujor i një gruaje zgjatë gjashtë ditë, ndonjëherë mund të zgjatet në shtatë ditë, ndërsa cikli mujor i një gruaje tjetër që zgjat shtatë ditë, ndonjëherë ai mund të shkurtohet në gjashtë ditë.
02 - Ai mund të vie më herët se zakonisht apo më vonë. Për shembull, cikli mujor i një gruaje që zakonisht i vije asaj në fund të muajit, asaj mund ti vie në fillim të muajit, ndërsa cikli mujor i një gruaje tjetër që i vie zakonisht në fillim të muajit mund ti vie në fund të muajit.
Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këto dy raste. Mendimi i saktë është se kur ajo e sheh gjakun e saj, ai numërohet ti përket ciklit mujorë, dhe kur ai mbaron, ajo konsiderohet të jetë e pastër, pa marrë parasyshë nëse cikli i saj mujor është zgjatur ose shkurtuar, ka ardhur më herë apo është vonuar. Argumentet për këtë tashmë janë përmendur në temën paraprake lidhur me dispozitat e ciklit mujor me ekzistimin e gjakut menstrual. Ky është mendimi i Imam Shafi’iut të cilin e zgjodhi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Ibn Kudameh tha se ky mendim ishte i fortë dhe e mbështeti atë kur ai tha:
“Nëse cikli mujor do të kishte vlejtur sikurse mënyra e përmendur në medhheb, atëherë Profeti salAllahu alejhi ue selem do ti´a kishte qartësuar këtij umeti dhe nuk do ta kishte shtyer sqarimin, sepse nuk është e lejuar për të vonuar një sqarim kur ka nevojë për të. Gratë e tij dhe gratë e tjera kanë patur nevojë për sqarimin në të gjitha kohërat. Ai kurrë nuk do ta kishte lënë pas dore këtë. Ai salAllahu alejhi ue selem as nuk ka përmendur ciklin mujor as nuk e qartësoi se përveç në lidhje me gjakderdhjen jashtë ciklit menstrual.” 1
03 - Sekrecionet e verdha dhe të turbullta. Në këtë rast gruaja sheh një gjak të verdhë që ngjason me qelbin ose ajo sheh sekrecione të turbullta që është një përzierje mes sekrecioneve të verdha dhe të zeza. Nëse këto sekrecione vijnë në ciklin mujor ose janë të lidhura me të para se ajo të pastrohet, ato konsiderohen ti përkasin ciklit mujorë dhe ndikohen nga dispozitat e tij. E nëse ato vinë pas pastrimit nga cikli, atëherë ato nuk i përkasin ciklit mujor, duke u bazuar në fjalët e Ummu Atijes, e cila thotë:
“Lëngun e verdhë dhe atë të turbulltë që vie pas menstracioneve nuk e kemi llogaritur prej menstruacioneve.” 2
Transmetuar nga Ebu Davudi me një zinxhir të saktë transmetimi. Bukhariu e transmetoi atë pa shtesën:
“… Pas ciklit mujor …” 3
Por ai e titulloi hadithin:
“Sekrecionet e verdha dhe të turbullta jashtë ciklit mujor.”
Ibn Haxheri ka thënë në shpjegimin e tij “Fet´h-ul-Bari ‘:
“Ai i caktoi në këtë mënyrë për të kombinuar hadithin e mëparshëm të Aishes radijAllahu anha: “Mos nxito derisa të sheh sekrecione të trasparente (të kthjëllëta).” me hadithin e lartëpërmendur të Ummu ‘Atijjehs radijAllahu anha në kapitullin e kështu që hadithi i A’ishes vlen gjatë ciklit mujor, ndërsa i Ummu ‘Atijjehs radijAllahu anha jashtë ciklit mujor.”
Hadith i Aishes i cili transmetohet nga Bukhari me një reduktim, megjithëse me një zinxhir të transmetimit më definitiv në kapitullin e më parshëm: “Gratë e kishin zakon ti dërgonin asaj topa pambuku të cilat përmbanin sekrecione të verdhë pas së cilës ajo tha:
“Mos nxito derisa të sheh sekrecione të trasparente (të kthjellëta).”
Menstracionet e tejdukshme vijnë nga mitra kur cikli mujorë të përfundojë.
04 - Ndërprerjet përgjatë ciklit mujor. Kjo dotë thotë se asaj i vie gjaku një ditë, kurse ditën tjetër është e pastër, kjo ka dy raste:
01 - Gruaja e përjeton gjithmonë këtë gjendje. Në këtë rast gjaku është gjakderdhje dhe ka dispozitat e gjakderdhjes.
02 - Kjo nuk i ndodhë gjithmonë; kjo ndodhë vetëm ndonjëherë dhe periudha e saj e pastër është e qartë. Dijetarët kanë mendime të ndryshme për këtë periudhë në të cilën gjaku pushon. A është gjaku i pastër apo llogaritet ti përket ciklit mujor? Sipas mendimit të saktë të methhebit Shafei kjo llogaritet t’i përket ciklit mujor. Këtë mendim gjithashtu zgjodhi Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh, autori i librit “El-Fa’ik” 5 dhe methhebi i Ebu Hanifes. Sepse sekrecionet transparente nuk shihen gjatë asaj periudhe. Dhe në qoftë se thuhet se periudha llogaritet si një periudhë e pastër, kjo do të thoshte se ajo është e rrethuar nga dy cikle mujore, të cilën askush nuk e thotë.
Po kështu, kjo do të thoshte se periudha e pritjes përfundon pas pesë ditëve. Pos kësaj do të ishte vështirë të pastruarit dhe kryerja e detyrave të tjera çdo të dytën ditë. Kjo vështirësi nuk ekziston në sheriatit dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
Methhebi i njohur i Hanbelive është se gjaku konsiderohet si gjak menstrual, ndërsa gjaku që ka pushuar konsiderohet si një periudh e pastër. Përjashtimi i vetëm është nëse ata së bashku tejkalojnë periudhëm maksimale të ciklit mujor; në këtë rast gjaku është gjakderdhje e jo menstruacion. Ibn Kudameh ka thënë në “el-Mugni”:
“Mendimi që thotë se gjaku që pushon më pak se një ditë nuk llogaritet ti përket periudhës së pastër është i bazuar në transmetimin që kemi përmendur në lidhje me kohën e lehonisë. Ajo nuk duhet ta marrë parasysh periudhën që është më e shkurtër se një ditë. Ky është mendimi i saktë insha Allah. Sepse gjaku rrjedh për një kohë dhe ndërpritet në kohën tjetër. Për të detyruar pastrim nga koha në kohë është një mundim që nuk mund të jetë i vlefshëm, sepse Allahu Te ala ka thënë:
هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
“Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.” 6
Ibn Kudameh ka thënë:
“Sipas kësaj nuk vlenë periudha e pastër kur gjaku ka pushuar më pak se një ditë, për derisa nuk provohet e kundërta në mënyrë që gjaku të pushojë në fund të ciklit mujor ose që asaj ti vien sekrecione transparente.”
Mendimi i Ibn Kudames është kështu midis dy mendimeve tjera dhe Allahu e di më së miri se cili është i saktë.
05 - Tharja gjatë ciklit mujor kur ajo sheh vetëm sekrecione. Nëse kjo ndodh gjatë ciklit mujor ose lidhet me ciklin mujor para periudhës së pastër, atëherë i përket ciklit mujor. E nëse është pas pastrimit, atëherë nuk është menstruacion, sepse menstruacioni më së tepërmi lidhet me sekrecionet e verdha dhe të turbullta.
_________________________________________________
1 - el-Mughni (1/353).
2 - Ebu Davudd (307).
3 - Bukhari (326).
4 - Bukhari(19).
5 - Këtë e ka përendur autori i librit “el-Insaf”
6 - 22:78
06. Dispozita e ciklit mujor ndaj namazit
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Cikli mujore ka më shumë se njëzet dispozita. Ne do të përmendim ato që janë më të nevojshmet:
01 - Namazi është i ndaluar dhe i pavlefshëm për gruan, qoftë namazi i detyrueshëm dhe vullnetar. Namazi nuk është i detyrueshëm përveç nëse mbetet kohë më pak se sa zgjatë për të falur një rekat, sepse në këtë rast obligohet namazi, qoftë nëse arrinë ta falë në kohën e tij apo në fund të kohës.
Shembulli kur arrinë namazin në fillim të kohës: gruaja që i vie cikli i saj mujor pas perëndimit të diellit sa zgjat falja e një rekati, atëherë kur ajo të pastrohet detyrohet ta falë namazin e akshamit që i ka ikur sepse ajo ishte e pastër gjatë një kohe që korrespondon me kohën sa zgjatë falja e një rekati pasi që dielli kishte perenduar.
Shembulli i dytë është kur gruaja të pastrohet për një kohë që korrespondon me kohën sa zgjat falja e një rekati para se të lind dielli. Kur ajo të pastrohet ajo detyrohet që ta falë namazin e sabahut sepse ajo ishte e pastër aq kohë që korrespondon me kohën e faljes së një rekati para se të lindë dielli.
Por në qoftë se gruas i vie cikli i saj mujor dhe pastrohet më pak se sa koha që korrespondon me faljen e një rekati para perëndimit të diellit dhe lindjes së diellit, ajo nuk detyrohet të falë namazin përkatës. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ai që arrin një rekat të namazit ka arritur namazin.” 1
Kjo do të thotë se ai nuk kap një rekat të namazit nuk e ka zënë namazin.
A duhet gruaja që pastrohet në kohën që korrespondon me kohën e një rekati para ikindisë dhe jacisë ta falë namazin e drekës dhe atë të akshamit? Ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Mendimi i saktë është se ajo është e obliguar vetëm që të falë namazin koha e të cilit ka hyrë, në këtë rast ikindinë dhe jacinë.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ai që arrin një rekat të ikindisë para se dielli të perendojë, ai e ka arritur ikindinë.” 2
Nëse ajo e ka arritur një rekat nga namazi i ikindisë, atëherë a obligohet të falë edhe namazin e drekës? Apo nëse e ka arritur një rekat të namazit të jacisë, a obligohet të falë edhe akshamin?
Lidhur me këtë, dijetarët kanë mospajtime, e sakta është se ky namaz nuk i obligohet përveç nëse e arrinë kohën e tij, pra ajo falë vetëm namazin e ikindisë dhe jacisë, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit: “Kush e arrinë një rekat nga namazi i ikindisë para se të perëndoi dielli ai e ka arritur ikindinë”. Profeti këtu nuk ka thënë: “E ka arritur namazin e drekës dhe ikindisë” e as nuk e ka përmendur obligueshmërinë e namazit të drekës. Këtë mendim e ka methhebi i Imam Ebu Hanifes dhe methhebi i Imam Malikut, e cila është përmendur në librin “Sherh-ul-Muhadhdhab”. 3
Kur bëhet fjalë për të shqiptuar Dhikrin, Tekbir, Tesbih, Tehmid, përmendjen e emrit të Allahut para ushqimit dhe gjëra të tjera, leximi i Haditheve dhe Fikhut, t’i lutet Allahut dhe të thotë “Amin” dhe të dëgjojë Kuran, kjo nuk është e ndaluar për gruan që ti bëjë. Është konfirmuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët se Profeti salAllahu alejhi ue selem lexonte Kuran ndërsa kishte shtrirë kokën e tij mbi kofshët e Aishes radijAllahu anha në kohën kur ajo kishte ciklin e saj mujorë 4.
Bukhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Umm Atijjeh radijAllahu anha ka thënë:
“I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që gjatë dy bajrameve të nxerrim jashtë gratë që sapo ishin pjekur, gratë me menstruacione dhe vajzat virgjëresha. Sa për gratë me menstruacione, ato qëndronin jashtë vendit të faljes së namazit.” 5
Lidhur me leximin e Kuranit në heshtje pa e lëvizur gjuhën, kjo është në rregull. Shembull i kësaj është që ajo të lexon nga një Mus´haf ose një tavlo pa e lëvizur gjuhën. Imam Neveviu ka thënë:
“Kjo lejohet pa ndonjë mospajtim. Por nëse ajo lexon duke e lëvizur gjuhën, atëherë shumica e dijetarëve mendojnë se kjo është e ndaluar.” 6
Bukhari, Ibn Xherir et-Tabari dhe Ibn-ul-Mundhir kanë thënë:
“Kjo lejohet.”
Ibn Haxheri ia dedikoi këtë mendim Imam Malikut dhe mendimit të vjetër të Imam Shafiut. Bukhariu transmetoi me një zinxhir të reduktuar të transmetimit se Ibrahim en-Nakhai tha:
“Është në rregull që ajo të lexon ajetin.”
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijjeh ka thënë:
“Nuk ka bazë në Sunnet që asaj nuk i lejohet të lexojë Kuranin.”
Hadithi i cili thotë:
“As gruaja me menstruacione apo personi seksualisht i papastër nuk duhet të lexojë diçka nga Kurani.”
Është i dobët sipas të gjithë dijetarëve të hadithit 8. Edhe gratë në kohën e Profetit salAllahu alejhi ue selem kishin ciklet mujore. Nëse leximi i Kuranit do të kishte qenë i ndaluar për to sikurse falja e namazit, atëherë Profeti salAllahu alejhi ue selem do t’ua kishte qartësuar këtë umetit të tij dhe do t’ua kishte mësuar këtë nënave të besimtarëve dhe si rezultat i kësaj kjo do të kishte qenë e përhapur në mesin e njerëzve. Kur nuk ka as një person të vetëm i cili e ka përcjellur këtë nga Profeti salAllahu alejhi ue selem, as nuk është e lejuar për të thënë se kjo është e ndaluar. Sepse ai nuk e ka ndaluar këtë. Duke pasur parasysh se ai salAllahu alejhi ue selem nuk e ka ndaluar këtë ndërsa cikli mujor ishte prezent në kohën e tij, ne e dimë se kjo nuk është e ndaluar. “9
Tani kur ne i dijmë mendimet e ndryshme të dijetarëve është më e sigurt për gruan me ciklin mujor që të mos lexojë Kuranin me gjuhën e saj, përveç nëse ajo nuk ka nevojë për të, për shembull, në arsim apo provim.
________________________________________
1 - Bukhari (580) dhe Muslimi (607).
2 - Bukhari (579) dhe Muslimi (608).
3 - Sherh-ul-Muhadhdhab (3/70).
4 - Bukhari (297) dhe Muslimi (301).
5 - Bukhari (324) dhe Muslimi (890).
6 - Sherh-ul-Muhadhdhab (2/372).
7 - Fet´h-ul-Bari (1/408).
8 - Tirmidhi (131).
9 - Mexhmu-ul-Fataua (26/191).
07. Dispozita e ciklit mujor lidhur ndaj agjërimit
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
02 - Agjërimi është i ndaluar dhe i pavlefshëm për gruan që ka ciklin mujor, qoftë agjërim farz apo nafile. Por ajo obligohet t’i konpenzojë ditët e humbura të agjërimit farz. A’isheja radijAllahu anha ka thënë:
“Kur na vinte cikli mujor, ne u urdhëruam që ta konpenzojmë agjërimin dhe nuk u urdhëruam ta kompenzojmë namazin.” 1
Nëse gruas i vie cikli i saj mujor duke qenë agjërueshëm, agjërimi bëhet i pavlefshëm edhe nëse i vie cikli i saj për një çast para perëndimit të diellit. Nëse agjërimi është i detyrueshëm, bëhet e detyrueshme për të që ta konpenzojë këtë ditë.
Nëse ajo e ndien se cikli mujor po i vie dhe ai i vie pas perëndimit të diellit, në këtë rast agjërimi është i plotësuar dhe nuk prishet sipas mendimit të saktë. Sepse për gjakun brenda trupit nuk ka ndonjë dispozitë. Kur Profeti salAllahu alejhi ue selem u pyet se nëse gruaja duhet të lahet pas një ëndërre erotike ai tha:
“Po, nëse ajo sheh sekrecion.”
Ai e lidhi dispozitën me sekrecionin që shihet dhe jo me reagimin e saj. Në të njëjtën mënyrë dispozitat e ciklit mujor fillojnë të zbatohen vetëm kur shihet gjaku.
Dhe në qoftë se ajo ka ciklin e saj mujor kur hyn agimi, atëherë agjërimi i saj është i pavlefshëm edhe nëse ajo është pastruar një moment pas agimit.
Dhe në qoftë se ajo pastrohet pak para agimit atëherë agjërimi i saj është i vlefshëm edhe pse ajo do të pastrohet (lahet) pas agimit. Në mënyrë të ngjashme, agjërimi është i vlefshëm në qoftë se një person është xhunub dhe synon të agjërojë dhe pastrohet (lahet) pas agimit. A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Profeti salAllahu alejhi ue selem u zgjua pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe pastaj agjëroi në Ramazan.” 2
______________________________________
1 - Bukhari (321) dhe Muslimi (335).
2 - Bukhari (1925) dhe Muslimi (1109).
08.Dispozita e ciklit mujor ndaj tavafit rreth Qabes
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
03 - Tavafi rreth Qabes është i ndaluar dhe i pavlefshëm për gruan në kohën e ciklit mujor, qoftë ai i detyrueshëm apo vullnetar. Profeti salAllahu alejhi ue selem i ka thënë A’ishes radijAllahu anha të cilës i erdhi cikli i saj mujor:
“Bë çdo gjë që bënë haxhiu përveç tavafit rreth Qabes deri sa të pastrohesh.” 1
Megjithatë, ajo mund ti bëjë të gjitha ritualet e tjera gjatë Haxhit dhe Umres sikurse Sa’i ndërmjet Safas dhe Merues, të qëndrojë në Arafah, të flejë në Muzdelife dhe Mina dhe ti gurëzojë shtyllat. Sipas hadithit ska të keqe nëse gruas i vie cikli i saj mujor menjëherë pas tavafit ose Sa’it.
____________________________________
01 - Muslim (1211).
09. Dispozita e ciklit mujor ndaj Tavaf-ul-Ueda (lamtumirës)
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
04 - Gruaja me ciklin mujor nuk ka nevojë të bëjë Tava-ul-Ueda. Nëse gruaja ka përfunduar me ritualet e Haxhit dhe të Umres dhe pastaj i vie cikli mujor para se të shkon në shtëpi, ajo mund të shkojë pa bërë Tavaf-ul-Ueda. Ibn Abbasi radijAllahu anhuma ka thënë:
“Njerëzit u urdhëruan që Tavafi rreth Qabes të jetë gjëja e fundit, gjë që ata veprojnë, vetëm gruaja me menstruacione u lirua nga ky veprim.” 1
Nuk është e rekomanduar për gruan me menstruacione që të qëndroj tek porta e xhamisë së shenjtë dhe të bëjë dua para largimit nga Mekka. Një gjë e tillë nuk është transmetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem. Sepse adhurimi është i bazuar në argumente. Në fakt, e kundërta është transmetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem. Kur Safijes radijAllahu anha i kishte ardhur cikli i saj mujor pasi që kishte bërë Tavaf-ul-Ifadhah, Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha asaj:
“Le të shkonë ajo.” 2
Ai nuk e urdhëroi atë që të shkojë tek porta e xhamisë. Nëse kjo do të kishte qenë e ligjësuar, ai salAllahu alejhi ue selem do ta kishte qartësuar këtë.
______________________________________
1 - Bukhari (1755) dhe Muslimi (1328).
2 - Bukhari (1762) dhe Muslimi (1211).
10.Dispozita e ciklit mujor lidhur me qëndrimin në xhami
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
05 - Është e ndaluar për gruan që të qëndrojë në një xhami kur ajo ka ciklin e saj mujor. Është e ndaluar për të që madje edhe të qëndrojë në vendin ku falet namazi i Bajramit. Umm Atijjeh radijAllahu anha ka thënë:
“I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem na ka urdhëruar që gjatë dy bajrameve të nxerrim jashtë gratë që sapo ishin pjekur, gratë me menstruacione dhe vajzat virgjëresha. Sa për gratë me menstruacione, ato duhet të largohen nga falja e namazit.” 1
__________________________________
1 - Bukhari (324) dhe Muslimi (890).
11. Dispozita e ciklit mujor lidhur me marrëdhëniet seksuale
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
06 - Është e ndaluar për burrin që të ketë marrëdhënie me gruan e tij kur ajo ka ciklin e saj mujor në të njëjtën mënyrë siç është e ndaluar për të që ta lejojë atë të ketë marrëdhënie me të. Allahu Te ala ka thënë:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ
Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen.” 1
Gjakderdhja mujore është periudha e gjakut menstrual dhe vendndodhja e saj është vagina. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Vepro çdo gjë përveç raportit seksual.” 2
Myslimanët janë të bashkuar në mendimin se është e ndaluar që të kesh marrëdhënie seksuale në vaginën e gruas kur ajo ka ciklin e saj mujor. Nuk është e lejuar për një person i cili beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që ta veprojë këtë mëkat që është ndaluar me Kuran, Sunnet dhe me konsensusin e myslimanëve. Ai që vepron këtë e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem dhe ka kundërshtuar rrugën e myslimanëve.
Imam Neveviu ka thënë:
“Imam Shafei ka thënë: ” Ai që e bën këtë ka bërë një mëkat të madh.” Kolegët tanë dhe të tjerët kanë thënë se kushdo që e konsideron të ligjshme marrëdhëniet seksuale me një grua me menstruacione është kafir.” 3
Megjithatë, Allahu ka lejuar çdo gjë tjetër për të shuar epshin duke përfshirë puthjet, përqafimet dhe ledhatime me kusht që vagina të shmanget. Megjithatë, është më e sigurt që të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë midis kërthizës dhe gjunjëve të gruas. A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Profeti salAllahu alejhi ue selem më ka urdhëruar mua që të vëshi një peçe rreth në pjesën e poshtme të trupit dhe gjë të cilën e bëra. Pas kësaj ai më ledhatoi mua ndërsa unë kisha ciklin tim mujor.” 4
_________________________________________
1 - 2:222
2 - Muslimi (302).
3 - el-Mexhmu (2/374).
4 - Bukhari (300) dhe Muslimi (293).
12. Dispozita e ciklit mujor në raport me divorcin
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
07 - I ndalohet burrit që ta bëj divorc gruan gjatë ciklit mujor. Allahu Te ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ
O ti pejgamber, kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë.” 1
Do të thotë kur gratë e kanë kohë pritjen e tyre e cila është e njohur. Një gjendje e tillë ndodh vetëm kur burri e bënë divorc atë gjatë shtatzënisë së saj apo kur ajo është e pastër dhe ai nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Ajo nuk ka përmbushur kohë pritjen e saj nëse ajo është bërë divorc gjatë ciklit të saj mujor për shkak se kohë pritja nuk hynë në fuqi gjatë ciklit mujor në të cilin ajo është bërë divorc. As gjatë periudhës së saj të pastër në të cilën ajo ka pasur marrëdhënie seksuale, sepse ajo nuk e di nëse ajo është bërë shtatzënë gjatë asaj periudhe, kështu që periudha e pritjes të lidhet me shtatzëninë ose në qoftë se ajo nuk ka mbetur shtatzënë kështu që periudha e pritjes të lidhet me ciklin mujor. Pasi që njeriu nuk është i bindur se cila kohë e pritjes do të vlejë, është e ndaluar që burri ta bënë divorc gruan derisa çështja të bëhet e qartë.
Sipas ajetit të mëparshëm është e ndaluar që gruaja të bëhet divorc gjatë ciklit të saj mujor. Gjithashtu është konfirmuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët nga Ibn Umeri radijAllahu anhuma i cili bëri divorc gruan e tij gjatë ciklit të saj mujor. Kur Umeri radijAllahu anhu i tregoi Profetit salAllahu alejhi ue selem ai u zemërua dhe tha:
“Thuaji atij që ta kthej mbrapa atë dhe ta mbajë derisa ajo të pastrohet nga cikli mujor. Pastaj ajo duhet të ketë ciklin e saj mujor dhe pastaj të pastrohet përsëri. Pastaj ai mund ta mbajë atë nëse ai dëshiron ose ta lerë atë para se ai të bën marrëdhënie me të. Kjo është periudha e pritjes që Allahu ka urdhëruar që gratë duhet të bëhen divorc përgjatë saj.” 2
Nëse burri shkurorëzon gruan gjatë ciklit të saj mujor, ai është mëkatar. Ai është i detyruar të pendohen tek Allahu Te ala dhe ta kthejë gruan e tij përsëri në mënyrë që të ndahet prej saj sipas Sheriatit, sikurse ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem. Pastaj ai e lerë atë deri sa ajo të pastrohet nga cikli i saj mujor në të cilën ai e bëri divorc atë dhe pastaj asaj ti vie përsëri cikli i saj mujor dhe pastaj ajo të pastrohet. Pas kësaj, ai mund të mbajë atë nëse ai dëshiron ose e bën divorc atë para se ai të ketë marrëdhënie me të.
___________________________________________
1 - 65:1
2 - Bukhari (5251) dhe Muslimi (1471).
13. Dispizita e ciklit mujor në raport me kohën e pritjes pas divorcit
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
08 - Periudha e pritjes së divorcit është e lidhur me ciklin mujor. Kur burri e lëshon gruan e vet, pasi ata kanë pasur marrëdhënie seksuale ose pasi të jenë vetmuar, atëherë periudha e saj e pritjes duhet të jetë tre cikle mujore të plota nëse asaj i vie cikli mujor dhe nuk është shtatzënë. Allahu Te ala ka thënë:
وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوَءٍ
“E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione.” 1
Nëse ajo është shtatzënë periudha e saj e pritjes vlen derisa ajo të lindë. Allahu Te ala ka thënë:
وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ
“Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin.” 2
Dhe në qoftë se ajo nuk ka cikël, për shkak se është akoma e re, apo për shkak se është e moshuar dhe i është ndërprerë cikli, apo ka pasur një operacion në mitrën e saj apo të ngjashme në mënyrë që asaj nuk i vie cikli i saj mujor, atëherë periudha e saj e pritjes zgjatë tre muaj. Allahu Te ala ka thënë:
وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِن نِّسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ
“E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni), nëse nuk e keni dyshime (rreth kohës së pritjes), koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion.” 3
Dhe në qoftë se ajo zakonisht e ka ciklin e saj mujor, por në ndonjë rast i pushonë për shkak të sëmundjes, të gjidhënies ose arsye të tjera të njohura, atëherë periudha e saj e pritjes zgjatë derisa t’i kthehet cikli i saj mujor, edhe nëse zgjatë një kohë të gjatë.
Dhe në qoftë arsyeja largohet dhe cikli nuk kthehet, dmth nëse është shëruar ose ka ndërprerë gjidhënien ndërsa cikli mujor ende nuk i është kthyer, atëherë ajo duhet të presë një vit të tërë, duke filluar nga koha kur është larguar arsyeja e pengesës së ciklit. Ky është mendimi i saktë i cili është në përputhje me parimet e sheriatit. Sepse nëse shkaku largohet ndërsa cikli i saj mujor nuk kthehet, atëherë ajo është sikurse gruaja të cilës cikli mujor pushon për shkak të një arsye të panjohur. Një grua e tillë pret një vit të tërë; nëntë muaj të shtatzënisë si një masë parandaluese dhe tre muaj si periudhë e pritjes.
Nëse divorci ndodh pas kurorëzimit, por para raportit seksual dhe pa ndodhë vetmimi mes bashkëshortëve, atëherë ajo ska absolutisht asnjë periudhë pritjeje për divorc. Allahu Te ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نَكَحْتُمُ الْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍ تَعْتَدُّونَهَا
O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin).” 4
_________________________________
1 - 2:228
2 - 65:4
3 - 65:4
4 - 33:49
14. Dispozita e ciklit mujor në raport me mitrën e zbrazët nga shtatzënia
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
09 - Dmth në raport me atë se mitra është e zbrazët nga shtatzënia. Kjo dispozitë është e nevoshme sa herë kihet nevojë të dihet se a është mitra e zbrazët nga shtatzënia. Ndërsa kjo ka disa çështje:
Nëse një burrë vdes dhe lë pas një grua që ka në mitër trashëgimtarin e burrit të saj, ndërsa kjo grua tani është e martuar me tjetër, atëherë atij nuk i lejohet të ketë marrëdhënie me të derisa ajo të ketë patur ciklin e saj mujor ose nëse është bërë e qartë se ajo është shtatzënë. Nëse shtatzënia e saj është sqaruar, atëherë gjykojmë se fëmiu e trashëgonë atë (burrin e parë) sepse ai ekzistonte kur trashëguesi i tij vdiq. Dhe në qoftë se asaj i vie cikli i saj mujor, atëherë fëmiut nuk i lejohet ta trashëgojë, sepse me ciklin e saj kemi gjykuar se ajo nuk është shtatzënë.
15. Dispozita e ciklit mujor në raport me pastrimin
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
10 - Kur gruas i përfundon cikli mujor, ajo është e detyruar ta pastrojë tërë trupin. Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha Fatime bint Ebi Hubejsh:
“Kur të vie cikli mujor duhet të pushosh nga namazi. Kur cikli mujor të përfundon, ti duhet ta largosh gjakun tënd me anë të pastrimit dhe pastaj falu.” 1
Obligimi më i vogël i pastrimit është që së pakut të laget i gjithë trupi duke përfshirë rrënjët e flokëve. Megjithatë, është më mirë për tu pastruar sipas asaj tregon hadithi i Profetit salAllahu alejhi ue selem kur Esma bint Shakl e pyeti atë se si duhet të pastrohet gruaja pas ciklit mujor:
“Ajo duhet të marr ujin dhe sidrin duhet të pastrohet mirë. Pastaj ajo duhet ta shpërlajë kokën dhe ta fërkoj fortë në mënyrë që ajo të arrijë rrënjët e flokëve. Pastaj ajo e shpërlan atë me ujë. Pas kësaj, ajo përdor një leckë të parfumuar.” Esma tha: “Si duhet ajo të pastrohet me të?” Profeti salAllahu alejhi ue selem tha: “Subhan Allah!” A’ishah i tha asaj “Fshije aty ku gjaku ka qenë.” 2
Nuk është e detyrueshme që gruaja të zgjidh gërshetat, përveç nëse ato janë të ndërthurura aq fortë sa që ka një rrezik që uji të mos arrijë rrënjët e flokëve. Muslimi transmeton nga Ummu Seleme radijAllahu anha se ajo i tha Profetit salAllahu alejhi ue selem:
“Unë jam një grua me gërsheta. A duhet ti zgjidh ato kur të pastrohem pas marrëdhënieve seksuale?” (Në një transmetim tjetër thuhet “pas ciklit mujor dhe marrëdhënieve seksuale” ) Ai tha: “Jo. Mjafton që jta shpërlash kokën tri herë dhe pastaj trupin me ujë dhe në këtë mënyrë ti je pastruar.” 3
Nëse gruas i përfunon cikli mujor gjatë një kohe të namazit, bëhet e detyrueshme për të që të pastrohet menjëherë kështu që ajo ta falë namazin në kohë.
Nëse ajo është duke udhëtuar dhe nuk ka ujë, apo frikësohet se do të dëmtohet nëse ajo përdor ujin, ajo bën tejemum derisa pengesa të largohet. Pas kësaj, ajo duhet të pastrohet.
Ka gra që pastrohen gjatë kohës së namazit dhe e shtyen pastrimin deri në amazin tjetër. Justifikim i tyre është se ato nuk janë në gjendje që të pastrohet siç duhet gjatë kësaj kohe. Kjo nuk është argument apo arsye. Ajo gjithmonë mund të pastrohet përgjatë obligimit minimal dhe të falet në kohë. Pastaj kur ajo ka mjaft kohë, ajo mund të pastrohet siç duhet.
_______________________________________
1 - Bukhari (306).
2 - Muslimi (332).
3 - Muslimi (330).
16. Gjakderdhja dhe dispozitat e saj
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Gjakderdhje do të thotë gjakderdhjet e vazhdueshme të gruas në mënyrë që ato kurrë nuk pushojnë ose shumë rrallë, si p.sh një ose dy ditë në muaj.
Dëshmia për rastin e parë ku gjakderdhja kurrë nuk pushon është konfirmuar në “Sahihun” e Bukharit përmes A’ishes radijAllahu anha e cili ka thënë:
“Fatimeh bint Ebi Hubejsh shkoi tek Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe tha:
“O i Dërguari i Allahut! Unë jam një grua që nuk mbetem e pastër (nga gjakderdhja). A duhet të braktisi namazin?” Ai tha: “Jo. Ky është gjak i venave e jo menstruacion. Kur të vie periudha mujore atëherë braktise namazin. Kur periudha mujore të të përfundoj, ti duhet ta pastrosh gjakun tënd dhe pastaj të falesh.” 1
Në një tjetër formulim thuhet:
“Unë jam një grua që kam gjakderdhje dhe nuk pastrohem…” 2
Dëshmi për rastin e dytë ku gjakderdhja pushon për një kohë të shkurtër është hadithi i Himnah bint Xhehshs radijAllahu anhu kur ajo shkoi tek Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe i tha:
“O i Dërguari i Allahut! Unë vuajë nga një gjakderdhje e madhe dhe e vrullshme.” 3
Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu i cili ka thënë se hadithi është autentik. Është transmetuar se Imam Ahmedi e konsideron hadithin të jetë autentik, ndërsa el-Buhari e konsiderojnë atë të jetë i mirë.
___________________________________
1 - Bukhari (306).
2 - Bukhari (325).
3 - Ebu Davud (287), Tirmidhi (128) dhe Ahmedi (67381-382).
17. Dispozita e gjakderdhjeve në raport me ciklin menstrual të gruas
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: ed-Dima et-Tabi´ijjeh lin-Nisa
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Gjakderdhjet kan tre situata.
E para: Që gruaja ka cikël të njohur mujor para gjakderdhjeve. Në këtë rast, ajo praktikon ciklin e saj mujor dhe dispozitat e saj. Gjaku jashtë saj është gjakderdhje e cila duhet ta praktikoj sipa dispozitave të gjakderdhjes.
Shembull i kësaj është që gruaja të ketë ciklin e saj mujor gjashtë ditët e para të çdo muaji. Pas kësaj asaj i vien gjakderdhje të vazhdueshme. Në këtë rast, cikli i saj mujor është gjashtë ditë të para të çdo muaji, ndërsa çdo gjak tjetër është gjakderdhje. A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Fatima bint Ebi Hubejsh erdhi tek Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë jam një grua që kam gjakderdhje dhe nuk pastrohem. A të mos falem?” Ai tha: “Jo. Ky është gjak i venave dhe jo i menstruacionve. Kur të vie cikli mujor, duhet ta braktisësh namazin. Kur të përfundon cikli mujor duhet ta largosh gjakun tënd dhe pastaj të falesh.” 1
Muslimi trasmeton në “Sahihun” e tij se Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha Himnah bint Xhahshit:
“Mos vepro gjatë periudhës që korrenspodon me ciklin tënd mujor. Pastaj pastrohu dhe falu.” 2
Përgjatë kësaj gruaja që vuan nga gjakderdhjet dhe ka një cikël mujor të njohur nuk duhet të veprojë gjatë një kohe që korrenspodon me ciklin e saj mujor. Më pas, ajo duhet të pastrohet dhe të falet dhe të injorojë gjakun që i vie.
_______________________________
1 - Bukhari (306).
2 - Muslimi (334).