Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Kapitulli i Agjerimit



Kapitulli i Agjerimit.

 



Shkëputur nga “Sunenu et Tirmidhi”

 

6. KAPITULLI I AGJËRIMIT

nga

i Dërguari i Allahut

(sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)

(1) Tema

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e muajit të Ramazanit

 

682- (Sahih)  Na ka treguar Ebu Kurajb, Muhamed ibën El-Alai ibën Kurajb, ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibën Ajjash: Nga El-Eamesh: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Në natën e parë të muajit të Ramazanit, prangosen shejtanët dhe Meradet prej xhinëve, mbyllen dyert e zjarrit, saqë nuk mbetet e hapur asnjë derë prej tij. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbetet e mbyllur asnjë derë prej tij. Një thirrës thërret: O ti që e do të mirën, puno dhe o ti që e do të keqen, zmbrapsu! Allahu e shpëton prej zjarrit një grup njerëzish. Kjo gjë ndodh në çdo natë (të Ramazanit).”

Në temë ka hadith nga Abdurrahman ibën Auf, Ibën Mesudi dhe Selmani. [“Ibën Maxheh” (1642)].

683-  (Sahih)   Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdetu dhe El-Muharibij: Nga Muhamed ibën Amër: Nga ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe falet në të (teravit) duke qenë besimtar dhe duke shpresuar në shpërblimin (e Allahut), do ti falen atij gjynahet që ka bërë më parë.  Ai i cili fal namaz nate në natën e Kadrit,  duke qënë  besimtar e duke shpresuar në shpërblimin (e Allahut), do ti falen atij gjynahet që ka bërë më parë.”

Ky hadith është Hasen Sahih. Hadithi nga Ebu Hurejra të cilin e transmeton Ebu Bekër ibën Ajjash është hadith Garib dhe ne nuk e njohim atë prej transmetimit të Ebu Bekër ibën Ajjash: Nga El-Eamesh: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, vetëm se prej hadithit të Ebu Bekrit. E kam pyetur Muhamed ibën Ismail në lidhje me këtë hadith dhe tha: Na ka treguar El-Hasen ibën Err-Rrabia, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehues: Nga Eamesh: Nga Muxhahidi, hadithin: “Në natën e parë të muajit të Ramazanit…” dhe e përmendi hadithin. Tha Muhamedi: Ky është më i saktë tek unë se hadithi i Ebu Bekër ibën Ajjash. [“Ibën Maxheh” (1326): ق].

(2) Tema

Çfarë ka ardhur për fjalën: “Mos e prisni

muajin e Ramazanit me agjërim!”

 

684-  (Sahih)  Na ka treguar Ebu Kurajb, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Muhamed ibën Amër:  Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thwnw: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i paraprini muajit (të Ramazanit) duke agjëruar një apo dy ditë para tij, përveçëse nese qëllojnë ditë në të cilat e keni bërë zakon ti agjëroni ato. Fillojeni agjërimin me shikimin e saj (hënës) dhe bëni iftar po me shikimin e saj. Nëse hëna do të jetë e fshehur, atëherë numëroni tridhjetë ditë (agjërim) e pastaj konsideroheni të përfunduar atë.”

 Në temë ka hadith nga disa prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ka transmetuar Mensur ibën El-Muatemir: Nga Ribëi ibën Hirash: Nga një grup prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), hadith përafërsishtë të njëjtë me këtë. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Ky hadith meret për bazë nga dijetarët, ata e shohin si të urryer që ta parapresi dikush me agjërim muajin e Ramazanit. Mirëpo nëse dikush e ka bërë zakon të agjeroi ditë të caktuara (psh. të hënën apo të enjten) dhe qëllojnë këto ditë para hyrjes së muajit të Ramazanit, atëherë agjërimi në këtë rast nuk përbën problem. [“Ibën Maxheh” (1650 dhe 1655): ق].

685-  (Sahih)  Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Ali ibën El-Muberak: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e paraprini me agjërim  muajin e Ramazanit një apo dy ditë para hyrjes së tij, përveç atij personi i cili agjëronte rregullisht (nafile), pra ai le të agjëroi.”  [“Ibën Maxheh” (1650):ق ].

(3)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me qënien i urryer

agjërimi në ditët e dyshimta

186-  (Sahih)   Na ka treguar Ebu Said, Abdullah ibën Said El-Eshexh-xhu, ka thënë Ebu Halid El-Ehmar: Nga Amër ibën Kajs El-Mulaij: Nga Ebu Is’hak: Nga Silete ibën Zufer, ka thënë: Ishim tek Amar ibën Jasir dhe i sollën atij një dele të pjekur. Ai tha: Urdhëroni e hani. Disa prej të pranishmëve u zmbrapsën e thanë: ne jemi agjërueshëm. Amari tha: Kush agjëron në ditën për të cilën dyshojnë njerëzit, ai është treguar i mosbindur ndaj Ebu Kasimit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra dhe Enesi. Hadithi i Amarit është hadith Hasen Sahih. Atë e kanë marw pwr bazw dijetarët prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe pasrëdhësit e tyre prej tabiinëve. I këtij mendimi është edhe Sufjan Eth-Theuri, Malik ibën Enes, Abdullah ibën El-Mubarek, Shafiiu, Ahmedi dhe Is’haku, pra të gjithë këta e shohin si të urryer agjërimin në ditët e dyshimta, madje shumica prej tyre është i mendimit se nëse agjëron dikush në ditën e dyshimtë, e pastaj i bëhet e qartë se ajo ditë ka qënë në muajin e Ramazanit, ai përsëri duhet ta zëvendësoi këtë ditë me një tjetër ditë agjërimi. [“Ibën Maxheh” (1645)].

(4)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me llogaritjen e hënës

së muajit Shaban për Ramazanin

187-  (Hasen)   Na ka treguar Muslim ibën Haxhaxh, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Jahja, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Muhamed ibën Amër: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Llogarisni hënën (netët) e Shabanit për Ramazanin.”

Hadithi i Ebu Hurejrës është hadith Garib dhe ne nuk e njohim atë në këtë formë vetëm se prej hadithit të Ebu Muauijes. Hadith i saktë është ai të cilin e transmeton Muhamed ibën Amër: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Mos i paraprini muajit (të Ramazanit) duke agjëruar një apo dy ditë para tij…”

Po kështu ëshrë transmetuar nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem); përafërsisht i njejtë me hadithin e Muhamed ibën Amër El-Lejthij. [“Es-Sahiha” (565)].

(5)Tema

Çfarë ka ardhur për të treguar se agjërimi fillon me shikimin

e hënës së re  dhe përfundon po me shikimin e saj

 

188-  (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehues: Nga Simek ibën Harb: Nga Ikrime: Nga ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos agjëroni para Ramazanit. Agjëroni pasi ta keni parë hënën e re dhe përfundojeni  po me shikimin e saj. Nëse hëna do të jetë e fshehur, atëherë plotësoni tridhjetë ditë.”

Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra, Ebu Bekrate dhe Ibën Umer. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih dhe është transmetuar nga ai edhe në formë tjetër. [“Sahih Ebi Daud” (2016)].

(6)Tema

Çfarë ka ardhur për të treguar se muaji

është njëzetë e nëntë ditë

189-  (Sahih)   Na ka treguar Ahmed ibën Menia, tha: Na ka treguar Jahja ibën Zekerija ibën Ebi Zeide, tha: më ka treguar Isa ibën Dinar: Nga babai i tij: Nga Amër ibën El Harith ibën Ebi Dirar: Nga Ibën Mesud, tha: Vitet që kam agjëruar me te Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) njëzetë e nëntë ditë janë më tepër se ato në të cilat kemi agjëruar tridhjetë ditë.

Në temë ka hadith edhe nga Umeri, Ebu Hurejra, Aishja, Sad ibën Ebi Uekkas, Ibën Abasi, Ibën Umer, Enesi, Xhabiri, Umu Seleme dhe nga Ebu Bekrate, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Muaji është njëzetë e nëntë ditë.” [“Ibën Maxheh” (1658)].

690.   (Sahih)   Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Xha’fer: Nga Humejdi: Nga Enesi se ka thënë: U betua i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se nuk do t’u afrohej bashkëshorteve te tij per një muaj dhe qëndroi i veçuar njëzetë e nëntë ditë. i thanë: O i Dërguar i Allahut ti u betove për një muaj. Tha: “Muaji ka njëzetë e nëntë ditë.” Ky hadith është Hasen Sahih. [خ].

 

(7)Tema

Çfarë ka ardhur për lajmërimin me anë të dëshmisë

për hyrjen e muajit të Ramazanit

 

(Daif- i dobët)  Na ka treguar Muhamed ibën Ismail, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Es-Sabbah, ka thënë: Na ka treguar El-Uelid ibën Ebi Theur: Nga Simeku: Nga Ikrime: Nga Ibën Abasi, tha: Erdhi një beduin te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe i tha atij: Unë kam parë hënën e re (që tregon fillimin e muajit).

 – Tha: “A dëshmon ti se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut? A dëshmon se Muhamedi është i dërguar i Tij?”

 – Tha: Po.

 – Tha (i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -): “O Bilal, lajmëroi njerëzit të agjërojnë nesër.”   [“Ibën Maxheh” (1652)].

 691 (م) –  Na ka treguar Ebu Kurajb, ka thënë: Na ka treguar Husejn El-Xhuafij: Nga Zaide: Nga Simaku, hadith me të njëjyin zinxhir transmetimi, të përafërt me të mësipërmin. Në lidhje me këtë hadith të Ibën Abasit ka kundërshtim mes dijetarëve. Ka transmeruar Sufjan Eth-Theuri dhe të tjerë veç tij: Nga Simaku: Nga Ikrime: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), hadith Mursel (ka rënë prej zinxhirit të transmetimit sahabiu). Shumica e atyre të cilët transmetojnë nga Simeku, me zinxhir transmetimi: Nga Simeku: Nga Ikrime: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kanë transmetuar hadithe Mursele. Sidoqoftë shumica e dijetarëve e kanë marë për bazë këtë hadith. Mendimi i tyre është se pranohet dëshmia e një personi të vetëm për të treguar hyrjen e muajit të Ramazanit. I këtij mendimi është Ibën El-Mubarek, Shafiu, Ahmedi dhe banorët e Kufës. Ka thënë Is’haku: Nuk lejohet të agjërohet vetëm se me dëshminë e dy personave (e më tepër). Ndërsa në lidhje me iftarin të gjithë  dijetarët janë të mendimit se nevojitet dëshmia e dy personave.

(8)Tema

Çfarë ka ardhur për të treguar se dy muajit në të cilët ndodhen dy festat

(bajrami i vogël dhe bajrami i madh) nuk pakësohen (ditët e tyre)

692-  (Sahih)  Na ka treguar Ebu Seleme, Jahja ibën Halef El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufadal: Nga Halid El-Hadhei: Nga Abdurrahman ibën Ebi Bekrate: Nga babai i tij, ka thënë: i Dërguari I Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dy muajit e festave nuk pakësohen. Ata janë Ramazani dhe Dhul Hixheh.”

Hadithi i transmetuar nga Ebu Bekrate është hadith Hasen. Është transmetuar ky hadith nga Abdurrahman ibën Ebi Bekrate: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), Mursel. Ka thënë Ahmedi: Kuptimi i hadithit “Dy muajit e festave nuk pakësohen . . .”  është se nuk pakësohen po ti mbledhësh ditët e tyre së bashku në të njejtin vit. Këta dy muaj, muaji i Ramazanit dhe Dhul Hixheh, nëse ndonjerit prej tyre i pakësohet një ditë, mesiguri që ajo i ka kaluar tjetrit.

Ka thënë Is’haku: Kuptimi i fjalës “nuk pakësohen” d.m.th që edhe nëse janë me nga njëzetë e nëntë ditë, ata konsiderohen të plotë. Sipas mendimit të Is’hakut të dy muajt mund të pakësohen në të njëjtin vit. [“Ibën Maxheh” (1659):ق ].

(9)Tema

Çfarë ka ardhur për të treguar se për çdo vend, meret për bazë

 shikimi i hënës së re nga vet banorët e atij vendi

 

693-  (Sahih)   Na ka treguar Ali ibën Huxhr, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Xhafer, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Ebi Harmele, ka thënë: Më ka treguar Kurajbi se e ka dërguar atë Umu El-Fadël, vajza e El-Harith për tek Muauije në Sham. Thotë: Mbërrita në Sham dhe e kreva porosinë e saj. Nderkoh që ndodhesha në Sham u shfaq hëna e re (që tregon hyrjen e muajit të Ramazanit). Ne e pamë atë natën e premte. Mbërrita në Medine në përfundim të muajit të Ramazanit. Ibën Abasi më pyeti.., e pastaj u përmend edhe  çështja e hënës. Më pyeti: Kur e keni parë hënën e re? I tregova atij se e kishim parë në natën e premte. Më tha: Ti e ke parë atë në natën e premte? I thashë se e kishin parë të gjithë njerëzit, e të gjithë filluan agjërimin, agjëroi edhe Muauije. Tha (Ibën Abasi): ne e kemi parë atë natën e shtunë, kështu që do të vazhdojmë të agjërojmë deri sa të plotësojmë tridhjetë ditë, ose të shohim hënën e re të muajit tjetër. I thashë: A nuk të mjafton shikimi i saj nga Muauije dhe agjërimi i tij? Tha: Jo, kështu na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).

Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih Garib. Këtë hadith e marin për bazë dijetarët dhe janë të mendimit se çdo krahinë e fillon agjërimin me shikimin e hënës së re të muajit të Ramazanit nga vet banorët e saj. [“Sahih Ebi Daud” (1021):م].

(10)Tema

Çfarë ka ardhur për të treguar se me çfarë është e pëlqyeshme

të çelet  iftari

194-  (Daif- i dobët)  Na ka treguar Muhamed ibën Umer ibën Ali El-Mukaddemij, ka thënë: Na ka treguar Said ibën Amir, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Abdulaziz ibën Suhejb: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush ka mundësi të gjej hurma (arabe), le ta çeli iftarin me to. Ai që nuk mundet, le ta çeli me uji, se vërtet uji është pastrues.”

Në temë ka hadith edhe nga Selman ibën Amir. Hadithin e Enesit, nuk dimë ta ketë transmetuar ndokush nga Shuabe në këtë formë, përveç Said ibën Amirit. Ky hadith është i pa mbrojtur dhe ne nuk i gjejmë atij origjinë nga ana e Abdulaziz ibën Suhejbit e ky nga Enesi. E kanë transmetuar shokët e Shuabes këtë hadith: Nga Shuabe: Nga Asim El-Ehual: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Err-Rrabab: Nga Selman ibën Amir: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ky hadith është më i saktë se ai i Said ibën Amirit. Janë transmetuar gjithashtu hadithe: Nga Shuabe: Nga Asim: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Selmani, por nuk përmendet Shuabe: Nga Err-Rrabab. E saktë është ajo  çfarë kanë transmetuar Sufjan Eth-Theuri, Ibën Ujejne e të tjerë veç tyre: Nga Asim El-Ehual: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Err-Rrabab: Nga Selman ibën Amir. Ndërsa Ibën Auni thotë: Nga Ummu Err-Rraih bintu Suleja: nga Selman ibën Amir, kurse Err-Rrababu është Ummu Err-Rraih. [“Ibën Maxheh” (1699)].

695-  (Daif- i dobët)    Na ka treguar Muhamed ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Asim El-Ehual. (ح). Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Asim El-Ehual___: Nga Hafsa bintu Sirin: Nga Err-Rrabeb: Nga Selman ibën Amir Ed-dibbij: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Nëse e fillon iftarin ndonjeri prej jush le ta nisi atë me ngrënien e hurmave. Ai që nuk mundet të gjej hurma le ta çeli iftarin me uji, se vërtet uji është pastrues.” Ky hadith është Hasen Sahih

.

696-  (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibën Rafia, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazzak, ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibën Sulejman: Nga Thabit: Nga Enes ibën Malik, se ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e çelte iftarin para namazit duke ngrënë disa rutab (lloj hurme). Nëse nuk gjente rutab, e çelte me hurma. Nëse nuk gjente as hurma, pinte disa gëllënka uji. Ky hadith është Hasen Garib. Është transmetuar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e çelte iftarin në dimër me hurma, kurse në verë me uji. [“El-Irvau” (922), “Sahih Ebi Daud” (2040)].

(11)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me hadithin

 “Agjërimi është atëherë kur agjërojnë muslimanët…”

697-  (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibën Ismail, ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibën El-Mundhir, ka thënë: Na ka treguar Is’hak ibën Xhafer ibën Muhamed, ka thënë: Më ka treguar Abdullah ibën Xhafer: Nga Uthman ibën Muhamed El-Ehnesij: Nga Said El-Makburij : Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Agjërimi është atëherë kur agjërojnë muslimanët. Festa e Bajramit të madh është atëherë kur e festojnë muslimanët dhe festa e Bajramit të vogël është atëherë kur e festojnë muslimanët.” Ky hadith është Hasen garib. E kanë shpjeguar disa prej dijetarëve këtë hadith dhe kanë thënë: Kuptimi i këtij hadithi është se agjërimi dhe festat duhet të bëhen bashkërisht nga i gjithë populli. [“Ibën Maxheh” (1660)].

(12)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me atë se nëse ka përfunduar dita

 dhe ka nisur nata, e ka çelur iftarin agjëruesi

 

698-  (Sahih)   Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Hemdenij, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman. (ح) Na ka treguar Ebu Kurajb: Nga Ebu Muauije. (ح) Na ka treguar Muhamed ibën Muthenne: Nga Abdullah ibën Daud: Nga Hisham ibën Urue: Nga babai

i tij: Nga Asim ibën Umer: Nga Umer ibën El-Hattab, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse ka përfunduar dita dhe ka nisur nata, e ka perënduar dielli, e ka çelur iftarin agjëruesi.” Në temë ka hadith nga Ibën Ebi Eufe dhe Ebu Saidi. Hadithi I Umerit është [Hasen]__ Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (2036), “El-Irvau” (916):ق ].

 

(13)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me pëlqyeshmërinë

 e shpejtimit të iftarit

 

699-  (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibën Beshsher, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij: Nga Sufjani: Nga Ebu Hazim. (ح) Na ka treguar Ebu Musab me anë të leximit: Nga Maliku, Nga Sehl ibën Sad, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi, përderisa e shpejtojnë iftarin.”  Në temë ka hadith nga Ebu hurejra, Ibën Abasi, Aishja dhe Enes ibën Malik. Hadithi i Sehl ibën Sad është Hasen Sahih. Këtë hadith e kanë marë për bazë dijetarët prej shokëve të të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe të tjerë mbas tyre. Ata janë të mendimit se është e pëlqyeshme të shpejtohet iftari. Të këtij mendimi janë Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“El-Irvau” (917)].

 

700-   (Daif- i dobët)  Na ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensarij, ka thënë: Na ka treguar El-Uelid ibën Muslim: Nga El-Euzai: Nga Kurrate ibën Abdurrahman: Nga Ez-Zuhrij: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ka thënë Allahu i Lartësuar: Robërit e Mi më të dashur janë ata të cilët e shpejtojnë më tepër iftarin.” [“El-Mishkat” (1989),”Et-Tealik Er-Ragib” (2/95),”Et-Tealikat El-Xhijad”].

701-   (Daif- i dobët)   Na ka treguar Abdullah ibën Abdurrahman, ka thënë: Na ka treguar Ebu Asim dhe Ebu El-Mugira: Nga El-Euzai me të njejtin zinxhir transmetimi, hadith të njejtë me të mëparshmin. Ky hadith është Hasen Sahih. [ Shiko çfarë ndodhet para tij]

702-  (Sahih)   Na ka treguar Henad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Umerate ibën Umejr: Nga Ebu Atije, ka thënë: Shkova unë dhe Mesruku te Aishja dhe i thamë: O nëna e besimtarëve, janë dy burra prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), njeri prej tyre e shpejton iftarin dhe e shpejton namazin, ndërsa tjetri e vonon iftarin dhe e vonon namazin. Tha (Aishja): Cili nga ata e shpejton iftarin dhe e shpejton namazin? I thamë: Abdullah ibën Mesudi. Tha: Kështu vepronte i Dërguari I Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Burri tjetër ishte Ebu Musa. Ky hadith është Hasen Sahih. Ebu Atije e ka emrin: Malik ibën Ebi Amir El-Hemdani, dhe njihet gjithashtu si: Ibën Amir El-Hemdani dhe kjo është më e saktë. [“Sahih Ebi Daud” (2039):م ]

(14)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me pëlqyeshmërinë

 e vonimit të syfyrit

 

703-  (Sahih)   Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Ebu Dauud Et-Tajelisi, ka thënë: Na ka treguar Hisham Ed-Desteueij: Nga Katede: Nga Enes ibën Malik: Nga Zejd ibën Thabit se ka thënë: Hëngrëm syfyr bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe pastaj u çuam për të falur namazin. Tha (Enesi): I thashë:  Sa zgjati kjo kohë (duke ngrënë syfyr)? Tha (Zejdi): Sa koha e pesëdhjetë ajeteve.[ق ]

704-    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia, Nga Hishami, hadith përafërsishtë të njejtë me të mësipërmin, vetëm se ai ka thënë: Sa koha e leximit të pesëdhjetë ajeteve.

Në temë ka hadith edhe nga Hudhejfe. Hadithi i Zejd ibën Thabit është Hasen Sahih. Atë e marin për bazë Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Ata janë të mendimit se është e pëlqyeshme të vonohet syfyri.

(15)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me përcaktimin

 e kohës së agimit

 

705-   (Hasen Sahih)   Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Mulezim ibën Amër, ka thënë: Më ka treguar Abdullah ibën En-Nuamen: Nga Kajs ibën Talk, ka thënë: Më ka treguar babai im, Talk ibën Ali se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Hani dhe pini e mos u shqetësoni prej zbardhjes që ngrihet në horizont. Hani dhe pini derisa të shihni ngjyrën e kuqe.”

Në temë ka hadith nga Adij ibën Hatim, Ebu Dherri dhe Semurra. Hadithi i Talk ibën Ali në këtë formë është Hasen Garib dhe ai meret për bazë nga dijetarët. Ata janë të mendimit se nuk i bëhet e ndaluar agjëruesit ngrënia dhe pirja, derisa të vërehet në horizont agimi i kuq. Këtë fjalë e kanë zgjedhur të gjithë dijetarët. [“Sahih Ebi Daud” (2033)].

706-  (Sahih)   Na ka treguar Hennadi dhe Jusuf ibën Isa, kanë thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Ebu Hilal: Nga Seuede ibën Handhale: Nga Semurra ibën Xhundub se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Të mos ju pengoi juve nga të ngrënit dhe pirja ezani I Bilalit dhe as agimi I stërzgjatur. Por ndaloni kur të shihni agimin e përhapur në horizont.” Ky është hadith Hasen. [“Sahih Ebi Daud” (2031):م].

(16)Tema

Çfarë ka ardhur për të treguar se është i neveritur

përgojimi për agjëruesin

707-  (Sahih)   Na ka treguar Ebu Musa, Muhamed ibën El-Muthenne, ka thënë: Na ka treguar Uthman ibën Umer, ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebi Dhiëb: Nga Ibën El-Makburij: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe punët e këqia, ta dijë se tek Allahu nuk ka vlerë lënia e ushqimit dhe pijes.”

Në temë ka hadith nga Enesi. Ky hadith është Sahih. [“Ibën Maxheh” (1689):( (خ].

(17)Tema

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e syfyrit

708-  (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Katede dhe Abdulaziz ibën Suhejb: Nga Enesi se i  Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Hani syfyr se në ngrënien e syfyrit ka begati.”

Në temë ka hadith nga Ebu Hurejra, Abdullah ibën Mesud, Xhabir ibën Abdullah, Ibën Abasi, Amër ibën Asi, El-Irbad ibën Serije, Utbe ibën Abd dhe Ebu Dardai. Hadithi i Enesit është Hasen Sahih. Gjithashtu është transmetuar nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Dallimi ndërmjet agjërimit tonë dhe agjërimit të ehli kitabit (të krishterëve dhe çifutëve) është ngrënia e syfyrit.” [“Ibën Maxheh” (1692):( (ق].

709-  (Sahih)   Na e ka treguar këtë hadith Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Musa ibën Ali: Nga babai i tij: Nga Ebu Kajs, shërbëtori i Amër ibën El-As: Nga Amër ibën El-As: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ky hadith është Hasen Sahih. Dijetarët e Egjiptit thonë: Musa ibën Ali. Gjithashtu edhe dijetarët e Irakut thonë: Musa ibën Ali. Emri i tij në të vërtetë është Musa ibën Ulej, ndërsa i plotë: Musa ibën Ulej ibën Rabah El-Lekhmij. [“Hixhabu El-Merati El-Muslime” (88), “Sahih Ebi Daud” (2029):م].

(18)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me të qënit i urryer

agjërimi për udhëtarin

710-  (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Xhafer ibën Muhamed: Nga babai i tij: Nga Xhabir ibën Abdullah, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u nis për në Mekë në  vitin e çlirimit. Ai agjëroi derisa mbërriti në vendin e quajtur “Kura’a El-Gujumi” dhe bashkë me të agjëruan edhe ata të cilët ishin me të. I thanë (të Dërguarit të Allahut-sal-lallahu alejhi ue sel-lem-): Njerëzve ju është bërë i rëndë agjërimi, e ata kanë dëshirë të veprojnë ashtu siç vepron ti. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) mbas namazit të ikindisë kërkoi ti sillnin një gotë me uji dhe piu prej saj. Njerëzit e vrojtuan atë dhe disa prej tyre e prishën agjërimin, ndërsa disa të tjerë vazhduan të agjëronin. Kur dëgjoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se disa prej njerëzve e vazhduan agjërimin tha: “Ata janë gjynahqarët (mëkatarët).”

Në temë ka hadith nga Kab ibën Asim, Ibën Abasi dhe Ebu Hurejra. Hadithi i XHabirit ështe Hasen Sahih. Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Nuk është prej mirësisë agjërimi gjat udhëtimit.”

Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me agjërimin gjat udhëtimit. Disa nga dijetarët prej shokëve të të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe të tjerë dijetarë mbas tyre, janë të mendimit se të mos qenurit agjërueshëm gjatë udhëtimit është më mirë. Ka prej tyre të cilët janë të mendimit se nëse dikush agjëron ndonjë ditë nga muaji i Ramazanit duke qenë udhëtarë, duhet ta zëvendësoi atë. Të mendimit se është më mirë të mos qenurit agjërueshëm gjatë udhëtimit janë Ahmedi dhe Is’haku.

Kanë thënë disa nga dijetarët prej shokëve të të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe të tjerë veç tyre: Nëse personi gjen forcë në vetvete dhe agjëron, kjo është më e mira, e nëse nuk agjeron dot, atëhere nuk prish punë. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri, Mulik ibën Enes dhe Abdullah ibën El-Mubarek. Ka thënë Shafiu: Kuptimi i fjalës së të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Nuk është prej mirësisë agjërimi gjat udhëtimit” dhe i fjalës së tij atëhere kur dëgjoi se disa prej njerëzve agjëruan dhe tha: “Ata janë gjynahqarët (mëkatarët)”, është për ata persona, zemrat e të cilëve nuk i pranojnë lehtësimet e Allahut. Nëse një person e shikon mos agjërimin gjat udhëtimit si të lejuar dhe pastaj agjëron e nuk ndjen dobësi ndaj kësaj, kjo gjë është më e dashur për mua. [“El-Irvau” (4 / 57) م: ].

(19)Tema

Çfarë ka ardhur për lehtësimin e udhëtarit

 

711-  (Sahih)   Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Hemdenij, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Hisham ibën Urvue: Nga babai i tij : Nga Aishja, se Hamza ibën Amër El-Eslemij e pyeti të dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në lidhje me agjërimin për udhëtarin. Hamza ibën Amër ishte prej atyre që agjëronin shumë. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Nëse dëshiron agjëro, e nëse dëshiron mos agjëro.”

Në temë ka hadith nga Enes ibën Malik, Ebu Saidi, Abdullah ibën Mesudi, Abdullah ibën Amëri, Ebu Dardai dhe Hamza ibën Amër El-Eslemij. Hadithi i Aishes se Hamza ibën Amër El-Eslemij e ka pyetur të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ështrë Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1662): ق].

712-  (Sahih)   Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehedamij, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufaddal: Nga Said ibën Jezid Ebu Mesleme: Nga Ebu Nedra: Nga Ebu Said El-Hudrij, ka thënë: Ne udhëtonim me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në muajin e Ramazanit dhe nuk qortohej agjëruesi për agjërimin e tij e as ai që nuk agjëronte për mos agjërimin. Ky hadith është Hasen Sahih. [م (3 / 143) ].

713-  (Sahih)   Na ka treguar Nasër ibën Ali, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zuraja, ka thënë: Na ka treguar El-Xhurajri. (ح) Na ka treguar Sufjan ibën Uekia, ka thënë: Na ka treguar Abdal Eala: Nga El-Xhurajri: Nga Ebu Nedra: Nga Ebu Said, ka thënë: Ne udhëtonim me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe disa prej nesh agjëronin e të tjerë jo. Nuk e qortonte ai i cili nuk agjëronte agjëruesin dhe as agjëruesi nuk e qortonte atë të cilin nuk agjëronte, por ishin të mendimit se ai që gjen forcë në vetvete dhe agjëron, është në mirësi. E kush e ndjen veten i dobët dhe nuk agjëron, edhe ky është në mirësi. Ky hadith është Hasen Sahih. [م].

(20)Tema

Çfarë ka ardhur për lehtësimin e luftëtarit

 duke i lejuar të mos agjëroi

714-   (Me zinxhir transmetimi të dobët)  Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ibën Lehia: Nga Jezid ibën Ebi Habib: Nga Ma’mer ibën Ebi Habibe: Nga Ibën El-Musejjib, se ai e ka pyetur atë në lidhje me agjërimin gjat udhëtimit. Ai i tregoi atij se Umer ibën El-Hattabi ka thënë: Kemi ndërmarë dy beteja me të Dërguarin e Allahut                                                                                                                                                                                                                                    (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ne muajin e Ramazanit; betejën e Bedrit dhe ditën e Çlirimit (të Mekës). Në të dyja betejat nuk kemi qenë agjërueshëm.

Ne temë ka hadith nga Ebu Saidi. Hadithin e Umerit nuk e njohim ndryshe përveç kësaj formëe. Është transmetuar: Nga Ebu Saidi: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka urdhëruar të ndërpriyet agjërimi në njerën prej betejave. Përafërsisht kështu është transmetuar edhe nga Umer ibën El-Hattab, vetëm se ai e lejon mos agjërimin atëherë kur bëhet ballafaqimi me armikun. Të këtij mendimi janë edhe disa prej dijetarëve.

(21)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me lejueshmërinë e mos agjërimit

për shtatëzënën dhe atë që e ushqen foshnjën me gji

 

715-   (Hasen Sahih)   Na ka treguar Ebu Kurajb dhe Jusuf ibën Isa, kanë thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Ebu Hilal: Nga Abdullah ibën Seuede: Nga Enes ibën Malik, një burrë ky, prej djemëve të Abdullah ibën Keab se ka thënë: Na sulmuan disa nga kalorësit e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Unë shkova te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe e gjeta atë duke ngrënë drekën. Më tha: “Afrohu dhe ha!” –Jam agjërueshëm, i thashë. Tha: “Afrohu të të tregoj për agjërimin! Allahu i Lartësuar ja ka bërë të lejuar udhëtarit të mos agjëroi dhe ia ka pakësuar një pjesë të namazit. Po ashtu e ka lejuar të mos agjëroi edhe shtatëzënën dhe atë e cila e ushqen foshnjën me gji .” Betohem për Allahun se i ka përmendur ato të dyja i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), që të dyja ato, ose njerën prej tyre. Mjerë për mua që nuk pranova të ha nga ushqimi i të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).

Në temë ka hadith nga Ebu Umeje. Hadithi i Enes ibën Malik El-Kabijj është Hasen. Nuk dimë të jetë transmetuar nga Enes ibën Malik El-Kabijj ndonjë hadith tjetër përveç këtij që përmendëm. Këtë hadith e kanë marë për bazë disa nga dijetarët. Disa prej tyre kanë thënë:  Shtatëzëna dhe ajo e cila e ushqen foshnjën me gji, nuk agjërojnë, i zëvendësojnë ditët që kanë lënë dhe ushqejnë (një të varfër). Ky është mendimi i Sufjanit, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit. Kanë thënë disa dijetarë të tjerë: Nuk agjërojnë, ushqejnë (një të varfër) dhe nuk i zëvendësojnë ditët që nuk kanë agjëruar, ose nëse dëshirojnë i zëvendësojnë dhe nuk e kanë të detyrueshme të ushqejnë (një të varfër). Ky i fundit është mendimi i Is’hakut. [“Ibën Maxheh” (1667)].

(22)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin për të vdekurin

716-  (Sahih)   Na ka treguar Ebu Said El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga El-Eamash: Nga Seleme ibën Kuhejl dhe Muslim El-Batin: Nga Said ibën Xhubejri, Atai dhe Muxhahidi: Nga Ibën Abasi, ka thënë: Erdhi një grua te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe tha: Motra ime ka vdekur dhe i kanë mbetur asaj pa agjëruar dy muaj të njëpasnjëshëm (shehrajni mutetebiajn). I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Nëse motra jote do ti kishte lënë dikujt borxh pa shlyer, a do ta shlyeje ti në vend të saj?” – Tha: Po. Tha i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Borxhi I Allahut është më parësor (që të shlyhet).”

Në temë ka hadith nga Burajde, Ibën Umeri dhe Aishja. [“Ibën Maxheh” (1667):ق ].

717-   Na ka treguar Ebu Kurajb,ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga El-Eamash me këtë zinxhir transmetimi hadith përafërsishtë të njejtë. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen [Sahih]__. E kam dëgjuar Muhamedin të thotë: E ka konsideruar të mirë Ebu Halid El-Ahmar këtë hadith nga El-Eamesh. Muhamedi ka thënë: Kanë transmetuar edhe të tjerë përveç Ebu Halidit: Nga El-Eamesh të ngjashëm me transmetimin e Ebu Halidit. E ka transmetuar Ebu Muauije  dhe të tjerë këtë hadith nga El-Eamesh: Nga Muslim El-Batin: Nga Said ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) mirëpo nuk e kanë përmendur Seleme ibën Kuhejl dhe as: Nga Atai e as: Nga Muxhahidi. Ebu Halid e ka emrin Sulejman ibën Hajan.

(23)Tema

Çfarë ka ardhur mbi gjykimin për shlyerjen e agjërimit

të të vdekurit

 

718-   (Daif- i dobët)  Na ka treguar Kutejbe, ka thënë:  Na ka treguar Abtharu ibën El-Kasim: Nga Eshath: Nga Muhamed: Nga Nefia: Nga Ibën Umer se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse dikush ka vdekur dhe i ka mbetur pa agjëruar prej muajit të Ramazanit, të afërmit e tij duhet të ushqejnë një të varfër  për çdo ditë agjërimi të lënë mangët.” Hadithin e Ibën Umerit nuk e njohim të ngritur (Merfua) veçëse në këtë formë. E sakta është se kjo fjalë është Meukufun te Ibën Umer (pra është fjalë e thënë prej tij). Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me këtë temë. Kanë thënë disa prej tyre: Agjërohet për të vdekurin. Të këtij mendimi janë Ahmedi dhe Is’haku. Ata thonë se nëse të vdekurit i ka ngelur agjërim i detyrueshëm, duhet që dikush ta shlyej për të. Nëse i kanë mbetur për të agjëruar ditë nga muaji i Ramazanit, duhet të ushqehet një i varfër për ç’do ditë që i ka mbetur pa agjëruar. Ka thënë Maliku, Sufjani dhe Shafiu: Nuk i lejohet askujt të agjëroi në vend të dikujt tjetër. Eshathi është Ibën Seuuer. Muhamedi, sipas mendimit tim është Ibën Abdurrahman ibën Ebi Lejla. [“Ibën Maxheh” (1757)].

 

(24)Tema

Çfarë ka ardhur për agjëruesin nëse vjell (pa qëllim)

 

719-   (Daif- i dobët)  Na ka treguar Muhamed ibën Ubejd El-Muharibij, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem: Nga babai i tij: Nga Ataë ibën Jesar: Nga Ebu Said El-Hudrij, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Tre gjëra nuk e prishin agjërimin: Hixhami (përngjan me hedhjen e kupave), vjellja (e pa qëllimshme) dhe ihtilami (dalja e spermës pa vetëdije gjatë fjetjes).”

Hadithi i Ebu Said El-Hudrij nuk është i mbrojtur. E ka transmetuar Abdullah ibën Zejd ibën Eslem dhe Abdulaziz ibën Muhamed e të tjerë veç tyre, këtë hadith nga Zejd ibën Eslem Mursel, pa përmendur: Nga Ebu Saidi. Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem është i dobët në hadith. Kam dëgjuar Ebu Dauud Es-Sixhzij të thotë: E kam pyetur Ahmed ibën Hanbel për Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem dhe tha: i mirë është vëllai i tij Abdullah ibën Zejd ibën Eslem. Kam dëgjuar Muhamedin duke treguar prej Ali ibën Abdullah El-Medini se ka thënë: Abdullah ibën Zejd ibën Eslem është “Thikah” (i saktë dhe i besueshëm), ndërsa Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem është “Daif” (i dobët). Ka thënë Muhamedi: Unë nuk transmetoj gjë prej tij. [“Tehrixh Hakikatu Es-Sijam” (21-22), “Daif Ebi Daud” (409)].

(25)Tema

Çfarë ka ardhur për personin i cili vjell qëllimisht

720-  (Sahih)   Na ka treguar Alij ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Isa ibën Junus: Nga Hisham ibën Hasan: Nga Muhamed ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari  (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush vjell pa dëshirën e vet, të mos e prishi agjërimin, ndërsa ai që vjell qëllimisht (e ka prishur agjërimin dhe) duhet ta zëvendësoi atë ditë.”

Në temë ka hadith nga Ebu Dardai, Theubani dhe Fedaletu ibën Ubejd. Hyadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Garib. Nuk dimë të jetë transmetuar ky hadith: Nga Hishami: Nga Ibën Sirin: Nga  Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), përveç hadithit të Isa ibën Junus. Ka thënë Muhamedi: Ky hadith nuk më duket i ruajtur. Është transmetuar ky hadith në formëa të ndryshme: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), mirëpo pa qenë i saktë zinxhiri i transmetimit. Është transmetuar nga Ebu Dardai, Theubani dhe Fedaletu ibën Ubejd, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) volli dhe e prishi agjërimin. Shpjegimi i këtij të fundit është se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka qenë duke agjëruar nafile, pastaj ka vjellë dhe është ndjerë i pa fuqishëm dhe për këtë arsye e ka prishur agjërimin. Në këtë mënyrë është transmetuar në disa hadithe shpjegimi për këtë. Dijetarët në lidhje me këtë temë janë bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), se agjëruesit, nëse vjell pa dëshirën e tij, nuk i prishet agjërimi. Nëse ai vjell qëllimisht (duke e provokuar vjelljen), konsiderohet i prishur agjërimi dhe duhet ta zëvendësoi atë ditë. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri, Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (1676)].

(26)Tema

Çfarë ka ardhur për agjëruesin i cili ha apo pi

 për shkak tëharresës

 

721-  (Sahih)   Na ka treguar Ebu Said, El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid El-Ahmar: Nga Haxhaxh ibën Erta: Nga Katede: Nga Ibën Sirin: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari I Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush ha apo pi nga harresa, të mos e prishi agjërimin se ai është furnizim me të cilin e ka furnizuar Allahu.”  [“Ibën Maxheh” (1673) ق].

722-  (Sahih)  Na ka treguar Ebu Said El-Eshexhxhu, ka thënë: Na ka treguar Ebu Usama: Nga Aufi: Nga Ibën Sirini dhe Hilasi: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), të njëjtë me hadithin e mësipërm apo të përafërt me të. Në temë ka hadith nga Ebu Saidi dhe Umi Is’hak El-Ganevije. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Këtë hadith e kanë marë për bazë shumica e dijetarëve. Të këtij mendimi janë Sufjan Eth-Theuri, Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Ka thënë Malik ibën Enes: Nëse ha në muajin e Ramazanit, qoftë edhe nga harresa, duhet ta zëvendësoi atë ditë. Mendimi i parë është më i saktë. [I njëjti burim i mësipërm].

(27)Tema

Çfarë ka ardhur për prishjen e agjërimit me qëllim

723-  (Daif- i dobët)  Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Said dh Abdurrahman ibën Mehdij, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Habib ibën Ebi Thabit, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Mutauis, Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e prish një dite  agjërimi nga muaji i Ramazanit, pa patur ndonjë arsye apo pa qenë i sëmurë, nuk e zëvendëson atë ditë edhe nëse do të agjëronte gjithë vitin.”         Hadithin e Ebu Hurejrës nuk e njohim ndryshe përveç kësaj forme. E kam dëgjuar Muhamedin të thotë: Emri i Ebu El-Mutauis është: Jezid ibën El-Mutauis, dhe nuk di nga ai ndonjë tjetër hadith përveç këtij. [“Ibën Maxheh” (1682)].

(28)Tema

Çfarë ka ardhur për shlyerjen e agjërimit (kefaretin)

në Ramazan

 

724-  (Sahih)   Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehdamij dhe Ebu Amar (mekuptim të njejtë, ndërsa teksti  është ai i Ebu Amarit), kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Zuhrij: Nga Humejd ibën Abdurrahman: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: Erdhi  një burrë tek i Dërguari  (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe tha: O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova! Tha: “E çfarë të shkatërroi ty?” Tha: Kam kryer mardhënie me bashkëshorten në Ramazan. Tha: “A ke mundësi të lirosh një rob?” Tha: Jo. Tha “A mundesh të agjërosh dy muaj në mënyrë të pa ndërprerë?” Tha: Jo. Tha: “A mundesh të ushqeshë gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: Jo. Tha “Ulu!” Burri u ul. I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) solli një enë të madhe e mbushur me hurma dhe i tha atij: “Jep sadaka me këto!” Burri tha: Nuk ka midis dy kodrave ndonjë familje më e varfër se ne. Tha: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) qeshi saqë ju dukën dhëmballët dhe tha: “Meri dhe ushqeje familjen tënde me to.”

Në temë ka hadith nga Ibën Umer, Aishja dhe Abdullah ibën Umer. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Dijetarët bazohen në këtë hadith në lidhje me gjykimin e atij i cili e prish me vetëdije agjërimin e Ramazanit duke kryer mardhënie. Ndërsa për sa i përket gjykimit të atij i cili e prish agjërimin me vetëdije duke ngrënë apo pirë, kanë rënë në kundërshtim dijetarët. Disa prej dijetarëve kanë thënë: Duhet ta zëvendësoi atë ditë dhe ta shlyej me “El-Kefera.” Ata e kanë përngjasuar ngrënien dhe pirjen me mardhëniet. Ky mendim është i Sufjan Eth-Theuri, Iën Mubarek dhe Is’hakut. Disa të tjerë kanë thënë: Duhet ta zëvendësoi atë ditë dhe nuk i takon shlyerja “El-Kefera”, sepse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) urdhëroi për kefaretin për shkak të mardhënieve. Ky është mendimi i Shafiut dhe Ahmedit. Ka thënë Shafiu: Fjala e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), drejtuar burrit i cili e kishte prishur agjërimin: “Meri dhe ushqeje familjen tënde me to”, përmban disa kuptime. Nga kuptimet që përrmban, është që El-Kefera të jetë vetëm për ata persona që kanë mundësi ta plotësojnë atë. Burri në hadithin e mësipërm nuk i pati mundësitë, e kur i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i dha atij diçka me të cilën do të jepte lëmoshë për të varfërit, burri tha se nuk kishte më të varfër se ai. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i tha: “Meri dhe ushqeje familjen tënde me to”, kjo sepse El-Kefera është e detyrueshme vetëm pasi ti kesh plotësuar më parë nevojat e tua. Gjykimi që jep Shafiu në lidhje me këtë çështje është se nëse dikush është në gjëndjen e burrit të përmendur në hadith dhe ka ushqim vetëm sa për familjen e tij, duhet ta mbaj atë për vete. El-Kefera do të mbetet borxh mbi këtë person. Nëse një ditë do të ketë pasuri të mjaftueshme atëherë e plotëson atë. [“Ibën Maxheh” (1671)  ق].

(29)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me përdorimin e misvakut

për agjëruesin

725-   (Daif- i dobët)  Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Asim ibën Ubejdilah: Nga Abdullah ibën Amir ibën Rrabia: Nga babai i tij, ka thënë: E kam parë të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të  përdorë misvakun duke qenë agjërueshëm aq herë sa që nuk mbahen mend.

Në temë ka hadith nga  Aishja. Hadithi i Amir ibën Rrabias është Hasen. Ky hadith meret për bazë nga dijetarët. Ata janë të mendimit se nuk ka problem të përdoret misvaku nga agjëruesi. Disa nga dijetarët e shohin si të urryer përdorimin nga ana e agjëruesit të misvakut të lëngshëm dhe gjithashtu e shohin të urryer përdorimin e misvakut në fund të ditës. Shafiu nuk e shikon si problematike përdorimin e misvakut, në fillim apo në fund të ditës qoftë. Ahmedi dhe Is’haku janë të mendimit se është i urryer përdorimi i misvakut në fund të ditës. [“El-Irvau” (68)].

(30)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me përdorimin e “koholit”

(ilaç me të cilin lyhen sytë) nga agjëruesi

726-   (Me zinxhir transmetimi të dobët)  Na ka treguar Abdul Ealaibën Uesil El-Kufij, ka thënë: Na ka treguar El-Hasen ibën Atije, ka thënë: Na ka treguar Ebu Atike: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: Erdhi nje burrë te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe tha: Më dhëmbin sytë, a lejohet ti bëj me kohol duke qenë agjërueshëm? I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Po.”

Në temë ka hadith nga  Ebu Rafia. Hadithi i Enesit nuk e ka zinxhirin e transmetimit të fortë. Në lidhje me këtë temë nuk ka ardhur ndonjë hadith i saktë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Për sa i përket Ebu Atikes, ai është i dobët. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me përdorimin e koholit për agjëruesin. Disa prej tyre e kanë konsideruar të urryer. Ky është mendimi i Sufjanit, ibën Mubarekut, Ahmedit dhe Is’hakut. Ndërsa disa dijetarë të tjerë e kanë lejuar përdorimin e tij. I këtij mendimi është Shafiu.

(31)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me puthjen për agjëruesin

 

727-   (Sahih)    Na ka treguar Hennadi dhe Kutejbe, kanë thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehves: Nga Zijad ibën Ileka: Nga Amër ibën Mejmun: Nga Aishja, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka puthur në Ramazan.

Në temë ka hadith nga  Umer ibën El-Hattab, Hafsa, Ebu Said, Umu Seleme, Ibën Abas, Enesi dhe Ebu Hurejra. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih. Dijetarët prej shokëve të të dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), si edhe të mëvonëshmit, kanë rënë në kundërshtim në lidhje me këtë çështje. Disa nga shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e kanë lejuar puthjen gjatë agjërimit për moshat e thyera, jo për të rinjtë. Kjo nga frika se mos bëhet shkak për prishjen e agjërimit te ndonjeri prej tyre. Ndërsa ledhatimi është akoma më i ndaluar sipas mendimit të tyre. Disa nga dijetarët kanë thënë: Puthja e pakëson shpërblimin, por nuk e prish agjërimin dhe se nëse agjëruesi është në gjëndje ta frenoi vetveten atëherë i lejohet të puthi, mirëpo nëse nuk është i sigurt, nuk i lejohet nga frika se mos kjo bëhet shkak për prishjen e agjërimit. Ky është mendimi i Sufjan Eth-Theurit dhe Shafiut. [“Ibën Maxheh” (1683):م ,  خ Perafërsisht kështu].

(31)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me përkëdheljet

 për agjëruesin

 

728-   (Sahih)    Na ka treguar Ibën ebi Umer, ka thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Israili: Nga Ebu Is’hak: Nga Ebu Mejsera: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) më përkëdhelte mua duke qënë agjërueshëm. Ai e kontrollonte veten më tepër se ju. [“Ibën Maxheh” (1684): ق]

(32)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje

729-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ibrahim: Nga Alkame dhe Esued: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) puthte dhe përkëdhelte duke qenë agjërueshëm. Ai ishte që e kontrollonte veten më tepër se ju. Ky hadith është Hasen Sahih. Ebu Mejsera e ka emrin: Amër ibën Shurahbil. [“Ibën Maxheh” (1678): ق].

(33)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me fjalën: Ska agjërim për atë

i cili nuk e bën nijetin që në mbrëmje

730-   (Sahih)   Na ka treguar Is’hak ibën Mensur, ka thënë: Na ka treguar Ibën ebi Merjem, ka thënë: Na ka treguar Jahja iben Ejub: Nga Abdullah ibën Ebi Bekër: Nga Ibën Shihab: Nga Selim ibën Abdullah: Nga babai i tij: Nga Hafsa: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Nuk ka agjërim për atë I cili nuk e ka bërë qëllim për të agjëruar që para agimit.” Hadithin e Hafsës nuk e njohim si të ngritur te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) vetëm se në këtë formë. Është transmetuar nga Nafia: Nga Ibën Umer se e ka thënë ai këtë fjalë dhe kjo është më e saktë. Është transmetuar gjithashtu nga Zuhriu ky hadith Mekufen (si fjalë sahabiu). Nuk dimë ta ketë ngritur dikush tjetër këtë hadith përveç Jahja ibën Ejubit. Kuptimi i këtij hadithi tek disa prej dijetarëve është se nuk ka agjërim për atë i cili nuk e ka bërë qëllim për të agjëruar që para agimit në muajin e Ramazanit, apo kur zëvendëson prej ditëve që i kanë mbetur pa agjëruar në Ramazan, ose agjërim për shkak të betimit që ka bërë e nuk e ka përmbushur. Në rastet që përmendëm nëse nuk bëhet nijeti që në mbrëmje, nuk i quhet agjërimi. Për sa i përket agjërimit nafile, lejohet të bëhet nijeti edhe mbas agimit. Ky është mendimi i Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. [“Ibën Maxheh” (1700)].

(34)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me prishjen e agjërimit nafile

 

731-   (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ehues: Nga Simak ibën Harb: Nga Ibën Ummi Heni: Nga Ummu Heni, ka thënë: Po qëndroja ulur pranë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe atij i sollën diçka për të pirë dhe piu. Pastaj më ofroi edhe mua për të pirë dhe unë piva. Më vonë thashë: O i Dërguari i Allahut, kërkoi falje Allahut për mua se unë kam bërë gjynah. Tha: “E çfarë të keqeje ke bërë?” Thashë: Isha agjërueshëm dhe e prisha agjërimin. Tha: “A mos po shlyeje ndonjë ditë të lënë pa agjëruar?” – Jo, i  thashë. “Atëherë nuk prish punë” –tha.

Në temë ka hadith nga Ebu Saidi dhe Aishja. [“El-Mishkat” (2079), “Sahih Ebi Daud” (2120)].

732-   (Sahih)   Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe, ka thënë: E kam dëgjuar Simak Ibën Harbin të thotë: Më ka treguar njëri nga nipërit e Ummu Henit, emri i tij është Xheade dhe ai është më i miri prej nipërve të saj. Ummu Henin e ka patur gjyshe, kështu që më ka treguar prej gjyshes së tij, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) shkoi te ajo dhe kërkoi diçka për të pirë. Pasi i sollën dhe piu prej saj, i dha për të pirë edhe Ummu Henit e edhe ajo piu. Ummu Heni tha: O i Dërguari i Allahut unë isha agjërueshëm. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Agjëruesi që agjëron nafile është përgjegjës i vetvetes, nëse dëshiron agjëron e nëse dëshiron e prish agjërimin.” Ka thënë Shuabe: I thashë atij: A e ke dëgjuar ti vëtë këtë nga Ummu Heni? Tha: Jo. Më ka treguar Ebu Salih dhe bashkëshortja ime: Nga Ummu Heni. E ka transmetuar këtë hadith edhe Hamed ibën Seleme: Nga Simak ibën Harb, ka thënë: Nga Harun ibën Bint Ummu Heni: Nga Ummu Heni. Transmetimi i Shuabes është më I mirë. Mahmud ibën Gajlan ka transmetuar nga Ebu Daudi me fjalët: ” … përgjegjës i vetvetes .” Ka transmetuar tjetër kush përveç Mahmud ibën Gajlan me tekst: “…Prijës (Emir) i vetvetes, ose … përgjegjës i vetvetes”, duke qënë në dyshim.

Kështu pra është transmetuar në formëa të tjera prej Shuabes: “…Prijës (Emir) i vetvetes, ose … përgjegjës i vetvetes”, pra duke qenë në dyshim transmetuesi. Për sa i përket zinxhirit të transmetimit në hadithin e Ummu Henit, mund të ketë edhe ndonjë vërejtje. Gjithësesi, në këtë hadith janë bazuar disa dijetarë prej shokëve të të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)  e edhe prej të mëvonshmëve. Ata janë të mendimit se nëse dikush agjëron nafile e pastaj e prish agjërimin, nuk është i detyruar ta zëvendësoi atë, përveçëse nëse ai vetë ka dëshirë ta bëjë një gjë të tillë. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theuri, Ahmedit, Is’hakut dhe Shafiut. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].

(35)Tema

Agjërimi nafile nuk ka nevojë për bërjen e nijetit

 që në mbrëmje

733-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Talha Ibën Jahja: Nga halla e tij, Aishe bintu Talha: Nga Aishja, nëna e besimtarëve, ka thënë: Hyri një ditë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në dhomën time dhe tha: “A ka ndonjë gjë për të ngrënë?” Tha (Aishja): Jo. Tha: “Atëherë po agjëroj.” [“El-Irvau” (965), “Sahih Ebi Daud” (2119): م].

734-   (Hasen Sahih)   Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan,ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën Es-Sirrij: Nga Sufjani: Nga Talha Ibën Jahja: Nga Aishe bintu Talha: Nga Aishja, nëna e besimtarëve, ka thënë: Vinte vdonjëherë I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tek unë dhe më thoshte: “A ka diçka për të ngrënë?” I thosha: Jo. Thoshte: “Atëherë unë jam agjërueshëm.” Tha (Aishja): Erdhi një ditë dhe i thashë: O i Dërguari i Allahut, na kanë bërë një dhuratë. Tha: “E çfarë është ajo?” Thashë: “Hajs” (lloj gatimi). Tha: “Unë sot jam gëdhirë agjërueshëm.” Tha: E pastaj hëngri.

Ky hadith është Hasen Sahih. Ka thënë Jahja ibën Said: Talha ibën Said nuk ka qenë i fortë (Thebtun) në hadith. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].

(36)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me të qënit I detyruar

zëvendësimi I saj

 

735-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Kethir ibën Hisham, ka thënë: Na ka treguar Xhafer ibën Burkan: Nga Zuhriju: Nga Urve: Nga Aishja, se ka thënë: Unë dhe Hafsa ishim agjërueshëm, kur na u mundësua ne një ushqim të cilin e dëshiruam dhe hëngrëm prej tij. Më vonë erdhi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Hafsa i ngjante babait të saj, ajo u tregua më e shkathët se unë për ta pyetur dhe tha: O i Dërguari i Allahut, ne të dyja ishim agjërueshëm dhe na u mundësua një ushqim të cilin e dëshiruam dhe hëngrëm prej tij. Tha: “Zëvendësojeni me një ditë tjetër.” E ka transmetuar këtë hadith Salih ibën Ebi El-Ehdar dhe Muhamed ibën Ebi Hafsa: Nga Zuhriju: Nga Urve: Nga Aishja, të njëjtë. E ka transmetuar atë gjithashtu Malik ibën Enesi, Ma’mari, Ubejdullah ibën Umer, Zijad ibën Sad e të tjerë dijetarë të hadithit: Nga Ez-Zuhriju: Nga Aishja “Mursel.” Në këtë të fundit nuk është përmendur “Nga Urve” dhe kjo është më e saktë, sepse është transmetuar ngs Ibën Xhurajxh të ketë thënë: E pyeta Zuhrijun dhe i thashë: A të ka transmetuar Urve nga Aishja diçka prej këtij hadithi? Tha: Nuk kam dëgjuar nga Urve asgjë prej kësaj, por kam dëgjuar gjatë qeverisjes së Sulejman ibën Abdulmelik prej disa njerëzve që kishin dëgjuar prej disa të tjerëve të cilët kishin pyetur Aishen lidhur me këtë hadith. [“Daif Ebi Daud” (423)].

735- (م)  Na ka treguar Ali ibën Isa ibën Jezid El-Bagdadi, ka thënë: Na ka treguar Rauhu ibën Abede: Nga Ibën Xhurajxh, e më pas e përmendi hadithin. Janë bazuar disa nga dijetarët prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), e të tjerë përveç tyre te ky hadith. Ata janë të mendimit se nëse dikush e prish agjërimin duhet ta zëvendësoi atë. I këtij mendimi është Malik ibën Enes.

(37)Tema

Çfarë ka ardhur për lidhjen e Shabanit me Ramazanin

 

736-  (Sahih)   Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibën Mehdij: Nga Sufjani: Nga Mensuri: Nga Selim ibën Ebi El-Xhad: Nga Ebu Seleme: Nga Ummu Seleme, ka thënë: Nuk e kam parë të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të agjëroi dy muaj të një pas njëshëm, përveç Shabanit dhe Ramazanit.

Në temë ka hadith nga Aishja. Hadithi i Ummu Seleme është Hasen. Është transmetuar ky hadith gjithashtu edhe nga Ebu Seleme: Nga Aishja se ka thënë: Nuk e kam parë të Dëruarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të agjëroi në ndonjë muaj ashtu siç agjëronte në Shaban. Ai pothuajse e agjëronte të gjithë muajin përveç pak ditësh, madje e agjëronte të gjithë muajin. [“Ibën Maxheh” (1648)].

737-   (Hasen Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdetu: Nga Muhamed ibën Amër, ka thënë: Na ka treguar Ebu Seleme: Nga Aishja: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për këtë. Ka transmetuar Selim Ebu En-Nedër e disa të tjerë: Nga Ebu Seleme: Nga Aishja, të përafërt me transmetimin e Muhamed ibën Amrit. Është transmetuar nga Ibën Mubarek se ka thënë për këtë hadith: Është e lejuar në gjuhën arabe që nëse dikush agjëron shumicën e muajit të thuhet për të se ka agjëruar të gjithë muajin. Gjithashtu thuhet: Filani fali namaz gjithë natën, e ai edhe mund të ketë ngrënë darkë ose të ketë bërë diçka tjetër. Duket se Ibën Mubarek i ka parë të dy hadithet se përputhen me njeri-tjetrin. Ai thotë: Kuptimi I këtij hadithi është se agjëronte më të shumtën e muajit. [ Nga i njëjti burim i mësipërm].

(38)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi në gjysmën e dytë

të muajit Shaban për të pritur Ramazanin

 

738-  (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga El-Alai iben Abdurrahim: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse hyn gjysma e dytë e muajit Shaban mos agjëroni.” Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Nuk e njohim ndryshe këtë hadith përveç kësaj formëe dhe me këtë tekst. Kuptimi i këtij hadithi sipas mendimit të disave prej dijetarëve është për atë person i cili nuk ka agjëruar (gjysmën e parë të Shabanit) e kur hyn gjysma e dytë e muajit fillon të agjëroi për të pritur Ramazanin. Është transmetuar nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), hadith që përngjason me fjalën e tyre. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: ” Mos e paraprini me agjërim  muajin e Ramazanit, përveç atij personi i cili agjëronte rregullisht (nafile), pra ai le të agjëroi.” Në këtë hadith  duket qartë se urrejtja është për ata persona të cilët qëllimisht agjërojnë në këtë kohë për të pritur Ramazanin. [“Ibën Maxheh” (1651)].

 

(39)Tema

Çfarë ka ardhur për natën e mesme të muajit Shaban

739-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Harun, ka thënë: Na ka treguar El-Haxhaxh ibën Erta: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Urve: Nga Aishja, ka thënë: Një natë, nuk e gjeta pranë meje të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), dola të shihja për të dhe e gjeta në El-Bekia. Tha: “A mos vallë pate frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të të bëjnë ty padrejtësi”?! Thashë: O i Dërguari i Allahut, unë kujtova se ti kishe shkuar te ndonjera nga gratë e tua. Tha: “Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë në natën e mesme të muajit Shaban dhe ua fal gjynahet më shumë personave se sa qime ka një lëkurë deleje.”

Në temë ka hadith nga Ebu Bekër Es-Sidiku. Hadithin e Aishes nuk e njohim ndryshe  përveç kësaj forme nga hadithi i Haxhaxhit. E kam dëgjuar Muhamedin ta konsideroi të dobët këtë hadith. Ai ka thënë: Jahja ibën Ebi Kethir nuk ka dëgjuar prej Urves, e edhe El-Haxhaxh ibën Erta nuk ka dëgjuar nga Jahja ibën Ebi Kethir. [“Ibën Maxheh” (1389)].

(40)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin në muajin Muharrrem

 

740-  (Sahih)   Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Ebu Bishër: Nga Humejd ibën Abdurrahman El-Himejrij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Agjërimi më i mirë mbas muajit të Ramazanit është muaji i Allahut, Muharrem.” Hadithi I Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1742): م].

741-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Mus’hir: Nga Abdurrahman ibën Is’hak: Nga En-Nuaman ibën Sad: Nga Aliu, e ka pyetur atë një burrë dhe i tha: Në cilin muaj më këshillon të agjëroi mbas muajit të Ramazanit? Tha: Nuk kam dëgjuar askë të pyesi për këtë, përveç një burri të cilin e kam dëgjuar të pyeste të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ndërsa unë qëndroja ulur praën tij. Ai tha: O i Dërguari i Allahut, në cilin muaj më këshillon të agjëroi mbas muajit të Ramazanit? Tha: “Nëse ke vendosur të agjërosh mbas muajit të Ramazanit, atëherë agjëro Muharremin sepse ai është muaji i Allahut. Në të ndodhet një ditë në të cilën Allahu ia ka falur gjynahet një populli, e Ai ia fal gjynahet në këtë ditë edhe popujve të tjerë.” Ky hadith është Hasen Garib. [“Et-Tealik Er-Ragib” (2/77)].

(41)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin në ditën e premte

742-   (Hasen)    Na ka treguar El-Kasim ibën Dinar, ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibën Musa dhe Talk iben Gannem: Nga Shejbani: Nga Asim: Nga Zirri: Nga Abdullahu, se  ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) agjëronte në fillimin e ç’do muaji (hënor) tre ditë dhe rrallë herë e prishte agjërimin ditën e premte.

Në temë ka hadith nga Ibën Umer dhe Ebu hurejra. Hadithi i Abdullahit është Hasen Garib. Disa prej dijetarëve e kanë konsideruar si të pëlqyer agjërimin në ditën e premte. Është e urryer të agjërohet dita e premte e veçuar, pra pa agjëruar një ditë para saj ose mbas saj. E ka transmetuar Shuabe nga Asim këtë hadith pa e ngritur tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). [“Tahrixhu El-Mishkat” (2058), “Et-Tealik ala Ibën Huzejme” (2149), “Sahih Ebi Daud” (2116)].

(42)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer veçimi me agjërim

 i ditës së premte

743-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush prej jush të mos e agjëroi ditën e premte, veçëse nëse agjëron një ditë para saj ose mbas saj.”

Në temë ka hadith nga Aliu, Xhabiri, Xhunede El-Ezdij, Xhuejrije, Enesi dhe Abdullah ibën Amër. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Dijetarët e kanë marë për bazë këtë hadith. Ata e shohin si të urryer që dikush ta veçoi ditën e premte për të agjëruar, pa e shoqëruar atë me një ditë, para apo pas saj. Të këtij mendimi janë Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (1723):  ق].

(43)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi

 i ditës së shtunë

744-   (Sahih)    Na ka treguar Humejd ibën Mesade, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Habib: Nga Theur ibën Jezid: Nga Halid ibën Ma’den: Nga Abdullah ibën Busër: Nga motra e tij, se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mos agjëroni në ditën e shtunë përveç atyre ditëve të cilat Allahu jua ka bërë juve të detyruara (vaxhib). Nëse nuk gjeni diçka tjetër përveç kërcellit të ndonjë shkurreje, apo lëvores së pemës, atëherë përtypini ato.” Ky hadith është Hasen. Arsyeja për të cilën është i urryer veçimi i ditës së shtunë me agjërim është se çifutët e madhërojnë ditën e premte. [“Ibën Maxheh” (1726)].

(44)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin e ditës

 së hënë dhe ditës së enjte

 

745-   (Sahih)    Na ka treguar Ebu Hafsa, Amër ibën Ali El-Feles, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Daud: Nga Theur ibën Jezid: Nga Halid ibën Ma’den: Nga Rrabia El-Xhurashij: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i kushtonte rëndësi të veçantë agjërimit të ditës së hënë dhe së enjtes.

Në temë ka hadith nga Hafsa, Ebu Katede, Ebu Hurejra dhe Usama ibën Zejd. Hadithi i Aishes është Hasen Garib në këtë formë. [“Ibën Maxheh” (1739)].

746-   (Daif- i dobët)   Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed dhe Muauije ibën Hisham, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Mensuri: Nga Hajtheme: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) agjëronte prej muajit të shtunën, të djelën dhe të hënën, kurse prej muajit tjetër të mërtën, të mërkurën dhe të enjten. Ky hadith është Hasen. E ka transmetuar Abdurrahman ibën Mehdij këtë hadith nga Sufjani, e nuk e ka ngriturn atë. [“Tahrixhu El-Mishkat” (2059) / Redaktimi i dytë].

747-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Jahja, ka thënë: Na ka treguar Ebu Asim: Nga Muhamed ibën Rifea: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ditën e hënë dhe të enjte, paraqiten punët (te Allahu). Unë dëshiroj të jem agjërueshëm kur paraqiten punët e mija.” Hadithi i Ebu Hurejrës në këtë temë është Hasen Garib. [“Tahrixhu El-Mishkat” (2056) / Redaktimi i dytë, “Et-Tealik Er-Rragib” (2/84), “El-Irvau” (949)].

(45)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me agjërimin e ditës

së mërkurë dhe ditës së enjte

 

748-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar  El-Husejn ibën Muhamed El-Xheriri dhe Muhamed ibën Meduvej, kanë thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Harun ibën Selman: Nga Ubejdullah ibën Muslim El-Kurashij: Nga babai i tij, ka thënë: E kam pyetur- ose është pyetur – i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për agjërimin e gjithë vitit dhe ka thënë: “Ndaj familjes tënde ti ke detyrime. Agjëro Ramazanin dhe muajin që e pason, e ç’do të mërkurë e të enjte. Në këtë mënyrë ke agjëruar gjithë vitin dhe gjithashtu ke bërë pushim.”

Në temë ka hadith nga  Aishja. Hadithi i Muslim El-Kurashij është Garib. Është transmetuar gjithashtu Nga Harun ibën Selman: Nga Muslim ibën Ubejdullah: Nga babai i tij. [“Daif Ebi Daud” (420)].

(46)Tema

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e agjërimit të ditës së Arafatit

749-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abdetu Ed-Dibbij, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Meabed Ez-Zemmenij: Nga Ebu Katede, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Unë e llogaris te Allahu se agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen gjynahet e vitit para tij dhe të vitit mbas tij.”

Në temë ka hadith nga  Ebu Saidi. Hadithi i Ebu Katedes është Hasen. A kanë pëlqyer dijetarët agjërimin e ditës së Arafatit, por jo për ata të cilët ndodhen në Arafat. [“Ibën Maxheh” (1730): م].

(47)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi

i ditës së Arafatit në Arafat

750-   (Sahih)    Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Uleje, ka thënë: Na ka treguar Ejubi: Nga Ikrime: Nga Ibën Abasi, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nuk agjëroi në Arafe. I dërgoi atij Ummu El-Fadël një enë me qumësht dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) piu prej saj.

Në temë ka hadith nga Ebu Hurejra, Ibën Umer dhe Ummu El-Fadël. Hadithi i ibën Abasit është Hasen Sahih. Është transmetuar nga Ebu Umer se ka thënë: E kryeva haxhin më të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ai nuk agjëroi (ditën e Arafatit), po ashtu me Ebu bekrin e edhe ai nuk agjëroi, me Umerin e as ai nuk agjëroi, edhe me Uthmanin e nuk agjëroi. Të këtij mendimi janë edhe shumica e dijetarëve. Ata e konsiderojnë të pëlqyeshme mos agjërimin në Arafat në mënyrë që të gjejnë forcë haxhinjtë për bërjen e duave (lutjeve). Disa prej dijetarëve kanë agjëruar në Arafat ditën e Arafatit.    [“Sahih Ebi Daud” (2109) “Et-Tealik ala Ibën Huzejme” (2102): ق Ummu El-Fadël ].

751-   (Me zinxhir transmetimi të saktë)  Na ka treguar Ahmed ibën Menia dhe Ali ibën Huxhër, kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne dhe Ismail ibën Ibrahim: Nga Ibën Ebi Nexhih: Nga babai i tij, ka thënë: Është pyetur Ibën Umer në lidhje me agjërimin e ditës së Arafatit në Arafat. Ka thënë: E kryeva haxhin më të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ai nuk agjëroi (ditën e Arafatit), po ashtu me Ebu bekrin e edhe ai nuk agjëroi, me Umerin e as ai nuk agjëroi, edhe me Uthmanin e nuk agjëroi. Unë nuk e agjëroj ditën e Arafatit në Arafat dhe as i urdhëroj njerëzit të veprojnë si unë e as nuk i ndaloj ata. Ky hadith është Hasen. Është transmetuar ky hadith edhe nga Ibën Ebi Nexhih: Nga babai i tij: Nga një burrë tjetër: Nga Ibën Umer. Ebu Nexhih e ka emrin: Jesar. Ai ka dëgjuar nga Ibën Umer.

(48)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me nxitjen për agjërimin

e ditës së Ashuras

 

752-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abdetu Ed-Dibbij, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Meabed: Nga Ebu Katede, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Unë e llogaris te Allahu se agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen gjynahet e vitit para tij.”

Në temë ka hadith nga Aliu, Muhamed ibën Sajfij, Seleme ibën El-Ekvei, Hind ibën Esma, Ibën Abasi, Er-Rrubej bint Muauidh ibën Afrai, Abdurrahman ibën Seleme El-Huzai (nga xhaxhai i tij) dhe Abdullah ibën Ez-Zubejr. Të gjithë këta kanë përmendur se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka nxitur për agjërimin e ditës së Ashurasë. Nuk dimë që të ketë ardhur në ndonjë transmetim: “Agjërimi i ditës së Ashurasë i shlyen gjynahet e vitit para tij”, përveçë se në hadithin e Ebu Katedes. Prej dijetarëve të cilët bazohen në hadithin e Ebu Katedes janë: Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (1737): م].

 

(49)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me lejueshmërinë e mos agjërimit

të ditës së Ashurasë

 

 

753-   (Sahih)    Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Mehdenij, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai i tij: Nga Aishja, ka thënë: Ditën e Ashurasë e agjëronin Kurejshët në kohën e injorancës e edhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e agjëronte atë. Kur i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u shpërngul për në Medine e agjëronte ditën e Ashurasë dhe i urdhëroi njerëzit ta agjërojnë atë. Kur më vonë u bë i detyrueshëm muaji i Ramazanit, u zhvlerësua nga të qënit i detyrueshëm agjërimi i Ashurasë dhe u konsiderua muaji i Ramazanit si agjërim i detyrueshëm (Farz), ndërsa ditën e Ashurasë kush kishte dëshirë e agjëronte e kush donte e linte.

Në temë ka hadith nga Ibën Mesudi, Kajs ibën Sadi, Xhabir ibën Samurrai, Ibën Umeri dhe Muauije. Dijetarët janë bazuar në hadithin e Aishes dhe ai është hadith i saktë (Sahih). Ata nuk e shohin si të detyrueshëm agjërimin e ditës së Ashurasë, mirëpo nëse dikush ka dëshirë ta agjëroi për shkak të vlerës dhe shpërblimit të madh që ka ajo ditë, atëherë le ta agjëroi. [“Sahih Ebi Daud” (2110): ق ].

(50)Tema

Çfarë ka ardhur për përcaktimin e ditës së Ashurasë

 

754-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad dhe Ebu Kurajb, kanë thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Xhabir ibën Umer: Nga El-Hakem ibën El-Earaxh, ka thënë: Shkova te Ibën Mesudi dhe e gjeta atë me shaminë të mbështetur tek pusi i Zemzemit. I thashë: Më lajmëro mua për ditën e Ashurasë, në cilen ditë duhet ta agjëroi atë? Tha: Kur ta shohësh hënën e re të muajit Muharrem, llogariti ditët. Në mëngjesin e ditës së nëntë gdhihu agjërueshëm. Thashë: A kështu e agjëronte atë Muhamedi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)? Tha: Po. [“Sahih Ebi Daud” (2114):م].

755-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abduluerith: Nga Junusi: Nga El-Hasen: Nga Ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar të agjërohet dita e Ashurasë në ditën e dhjetë. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih. Kanë rënë në kundërshtim dijetarët për përcaktimin e ditës së Ashurasë. Disa prej tyre kanë thënë se është ditën e nëntë, ndërsa të tjerë kanë thënë në ditën e dhjetë. Është transmetuar nga Ibën Abasi të ketë thënë: Agjëroni ditën e nëntë dhe të dhjetë në mënyrë që të bëni dallim nga agjërimi i çifutëve. Në këtë hadith bazohet Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Sahih Ebi Daud” (2113):) مështë më i plotë se këtu)].

(51)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin e dhjetë ditëve

( të Dhul Hixhes)

 

756-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Ibrahimi: Nga El-Esued: Nga Aishja, ka thënë: Nuk e kam parë asnjëherë të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të agjëroi në dhjetë ditëshin e Dhul Hixhes. Kështu kanë transmetuar edhe të tjerë: Nga El-Eamesh: Nga Ibrahimi: Nga El-Esued: Nga Aishja. E ka transmetuar Eth-Theuri dhe të tjerë këtë hadith: Nga Mensuri: Nga Ibrahimi, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nuk është parë të ketë qenë agjërueshëm në dhjetë ditëshin e Dhul Hixhes. Ka transmetuar Ebu El-Ahves: Nga Mensuri: Nga Ibrahimi: Nga Aishja. Nuk është përmendur në këtë zinxhir transmetimi “Nga El-Esued” dhe janë kundërshtuar dijetarët e hadithit në këtë hadith për Mensurin.

Transmetimi i El-Eamesh është më i saktë dhe me zinxhir transmetimi më të lidhur. E kam dëgjuar Muhamed ibën Eban të thotë: Ka thënë Uekia: El-Eamesh është më i saktë në isnede (zinxhirët e transmetimit) se sa Mensuri. [“Ibën Maxheh” (1729): م].

(52)Tema

Çfarë ka ardhur për punët e mira gjatë dhjetë ditëve

( të Dhul Hixhes)

 

757-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga El-Eamesh: Nga Muslimi (ky është El-Betin ose Ibën Ebi Imran): Nga Said ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë në të cilën puna e mirë të jetë më e dashur te Allahu se sa gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes.” Thanë: O i Dërguari i Allahut, as lufta në rrugë të Allahut? I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “As lufta në rrugë të Allahut, përveç se nëse një person del për të luftuar në rrugë të Allahut me pasurinë dhe veten e tij dhe nuk kthehet me asnjerën prej tyre.”

Në temë ka hadith nga Ibën Umer, Ebu Hurejra, Abdullah ibën Amër dhe Xhabiri. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1727):  خ].

758-   (Daif- i dobët)   Na ka treguar Ebu Bekër ibën Nefia El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Mesud ibën Uesil: Nga Nehas ibën Kahëm: Nga Katede: Nga Said ibën El-Musejib: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Nuk ka ndonjë ditë në të cilen Allahu dëshiron që të adhurohet në to, ashtu si gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhes. Agjërimi i sejcilës ditë prej tyre është i barabartë me agjërimin e një viti dhe namazi i natës në sejcilën natë prej tyre është i barabartë me faljen e natës së Kadrit.” Ky është hadith Garib dhe ne nuk e njohim këtë hadith përveçëse prej transmetimit të Mesud ibën Uesil: Nga Nehasi. E kam pyetur Muhamedin për këtë hadith dhe ai nuk e ka njohur ndryshe atë, përveç kësaj formë. Është transmetuar diçka e përafërt me këtë: Nga Katede: Nga Said ibën El-Musejib: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) Mursel. Jahja ibën Said ka përfolur në lidhje më të mbajturit mend (Hifdhit) të Nehas ibën Kahëm. [“Ibën Maxheh” (1728)].

(53)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin e gjashtë ditëve

 të Sheualit

759-   (Hasen Sahih)    Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije, ka thënë: Na ka treguar Sad ibën Said: Nga Umer ibën Thabit: Nga Ebu Ejub, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Sheual, është njësoj si të ketë agjëruar gjithë vitin.”

Në temë ka hadith nga  Xhabiri, Ebu Hurejra dhe Theubani. Hadithi i Ebu Ejubit është Hasen Sahih. E kanë konsideruar të pëlqyeshme disa nga dijetarët agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Sheual bazuar në këtë Hadith. Ka thënë Ibën El-Mubarek: Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual është diçka e mirë. Ai është si agjërimi i tre ditëve në sejcilin muaj. Gjithashtu Ibën El-Mubarek ka thënë: Është transmetuar në disa hadithe: “Këto gjashtë ditë i bashkangjiten Ramazanit.” Ibën El-Mubarek ka zgjedhur që këto ditë të jenë gjashtë ditët e para të filllimit të muajit. Ai është i mendimit se edhe nëse agjërohen gjashtë ditë të ndara nga njera-tjetra, kjo gjithashtu lejohet. Ka transmetuar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Safuan ibën Sulejm dhe Sad ibën Saidi këtë hadith: Nga Umer ibën Thabit: Nga Ebu Ejubi: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Po ashtu e ka transmetuar këtë hadith Shuabe: Nga Uerka ibën Umer: Nga Sad ibën Saidi. Sad ibën Saidi është vëllai i Jahja ibën Said El-Ensarij. Disa nga dijetarët e hadithit kanë hedhur fjalë në lidhje me të mbajturit mend (Hifdhin) të Sad ibën Saidit. [“Ibën Maxheh” (1716): م].

759 (م ) – (Sahih, zinxhirin e transmetimit e ka të ndërprerë)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar El-Husejn ibën Ali El-Xhuafij: Nga Israil Ebu Musa: Nga El-Hasen El-Basrij, ka thënë: Kur përmendej te ai agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual thoshte: Betohem për Allahun! Me të vërtetë Allahu është i kënaqur me agjërimin e këtij muaji më tepër se sa do të ishte nga agjërimi i gjithë vitit.

(54)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin e tre ditëve

 në sejcilin muaj.

 

760-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Simek ibën Harb: Nga Ebi Err-Rrabia: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: Është betuar i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në praninë time se do të bëjë tre gjëra: Të mos flinte, por vetëm mbasi të kishte falur Vitrin, të agjëronte tre ditë nga sejcili muaj dhe se do të falte namazin e Duhasë. [“El-Irvau” (946),”Sahih Ebi Daud” (1286): ق ].

761-   (Hasen Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga El-Eamesh, ka thënë: E kam dëgjuar Jahja ibën Sam të tregoi: Nga Musa ibën Talha, ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Dherrin të thotë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) më ka thënë: “O Ebu Dherr, nëse i agjëron tre ditë në muaj, atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë.”

Në temë ka hadith nga  Ebu Katede, Abdullah ibën Amër, Kurrate ibën Ijas El-Muzenij, Abdullah ibën Mesud, Ebu Akrab, Ibën Abas, Aishja, Katede, Ibën Milhan, Uthman ibën Ebi El-Asi dhe Xheriri. Hadithi I Ebu Dherrit është Hasen. Është transmetuar në disa hadithe se kush agjëron tre ditë në sejcilin muaj, është njësoj si të ketë agjëruar gjithë vitin. [“El-Irvau” (947), “El-Mishkat” (2057) / Redaktimi i dytë].

762-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Asim El-Ehual: Nga Ebu Uthman En-Nehdij: Nga Ebu Dherri, ka thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush agjëron në sejcilin muaj tre ditë, është njësoj si të ketë agjëruar gjithë vitin.” E ka zbritur Allahu në Kuran vërtetësinë e kësaj ku thotë:

من جاء بالحسنة فله عشرﺃمثالها} الانعام: 160     }

{Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetë fish}. [El En’amë : 160]. Pra një ditë shpërblehet sa për dhjetë ditë. Ky hadith është Hasen [Sahih]___. E ka transmetuar Shuabe këtë hadith: Nga Ebu Shemër dhe Ebu Tejah: Nga Ebu Uthman: Nga Ebu Hurejra: Nga I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). [“El-Irvau” gjithashtu].

763-   (Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Jezid Err-Rrishëk, ka thënë: E kam dëgjuar Muadheten të thotë: E kam pyetur Aishen: A i agjëronte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tre ditë nga sejcili muaj? Tha: Po. I thashë: Në cilën perjudhë të muajit i agjëronte ato? Tha: Ai nuk i kushtonte rëndësi se në çfarë ditësh të muajit i agjëronte ato. Ky hadith është Hasen Sahih. Jezid Err-Rrishëk e ka emrin Jezid Ed-Dubeai gjithashtu njihet edhe si: Jezid El-Kasim apo El-Kassem. Pra Err-Rrishëk është El-Kassem, kështu i thonë banorët e Basrës. [“Ibën Maxheh” (1708): م].

(55) Tema

Çfarë ka ardhur mbi vlerën e agjërimit

764-   (Sahih)    Na ka treguar Imran ibën Musa El-Kazez, ka thënë: Na ka treguar Abduluerith ibën Said, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Zejd: Nga Said ibën El-Musejib: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Me të vërtetë që Zoti juaj thotë: çdo punë e mirë shpërblehet dhjetë fish e deri në shtatëqind fish, kurse agjërimi më përket Mua dhe shpërblimi për të është tek Unë. Agjërimi është mburojë ndaj zjarrit. Aroma e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se Misku. Nëse është agjërueshëm ndonjeri prej jush dhe dikush engacmon atë, le të thotë: Unë jam agjërueshëm.”

Në temë ka hadith nga  Muadh ibën Xhebel, Sehël ibën Sad, Keab ibën Uxhra, Seleme ibën Kajsar dhe Beshir ibën El-Khasasije. Beshiri e ka emrin: Zahëm ibën Mabed, kurse El-Khasasije është nëna e tij. Hadithi i Ebu Hurejrës në këtë formë është Hasen Garib. [“Et-Tealik er-ragib” (2 / 57,58), “Sahih Ebi Daud” (2046)].

765-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir El-Akadij: Nga Hisham ibën Sad: Nga Ebu Hazim: Nga Sehël ibën Sad: Nga I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Në xhenet është një derë që e ka emrin Rajan. Thërriten agjëruesit që të hyjnë në të. Ai që ka qenë prej agjëruesëve do të hyjë në të, e ai që hyn në të nuk ka për të ndjerë më etje kurrë.” Ky hadith është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1640): ق  Pa e përmendur fjalinë e etjes].

766-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Për agjëruesin ka dy gëzime. Gëzimi i parë është në kohën që çel iftarin, ndërsa gëzimi tjetër është kur të takoi Zotin e tij.” Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1638): م].

(56)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin e gjithë vitit

767-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Ahmed ibën Abde, kanë thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Gajlan ibën Xherir: Nga Abdullah ibën Ma’bed: Nga Ebu Katede, ka thënë: Dikush e ka pyetur të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) : O i Dërguari i Allahut, çfarë thuaj për atë i cili agjëron gjithë vitin? Tha: “As nuk ka agjëruar e as nuk e ka çelur”, ose “As nuk agjëron e as nuk e çel.”

Në temë ka hadith nga Abdullah ibën Amër, Abdullah ibën Esh-Shikhir, Imran ibën Husejn dhe Ebu Musa. Hadithi i Ebu Katedes është Hasen. Disa prej dijetarëve e shohin si të urryer agjërimin e gjithë vitit, kurse disa të tjerë e kanë lejuar atë. Këta të fundit kanë thënë: Agjërimi i gjithë vitit është I urryer nëse personi agjëron edhe ditët e dy festive, si dhe ditët e teshrikut (ditë të caktuara në kohën e Haxhit). Kush nuk i agjëron këto ditë, atëherë nuk ka problem, sepse ka dalë nga të qënit i urryer dhe nuk konsiderohet se e ka agjëruar gjithë vitin. Kështu është transmetuar nga Malik ibën Enes dhe po i këtij mendimi është edhe Shafiu. Ka thënë Ahmedi dhe Is’haku fjalë të përafërt me të mësipërmen. Këta janë të mendimit se përveç këtyre pesë ditëve  për të cilat ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të agjërohen, nuk përbën problem që të agjërohen ditët e tjera të vitit. Pesë ditët janë: Bajrami i madh, Bajrami i vogel dhe tre ditët e teshrikut. [“El-Irvau” (952): م ].

(57)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin e pa ndërprerë

768-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Hamed ibën Zejd: Nga Ejubi: Nga Abdullah ibën Shekik, ka thënë: E kam pyetur Aishen për agjërimin e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe tha: Agjëronte derisa mendonim se nuk do ta ndërpriste kurrë agjërimin dhe qëndronte pa agjëruar derisa mendonim se nuk do të agjëronte më. Nuk ka agjëruar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ndonjë muaj të plotë përveç Ramazanit.

Në temë ka hadith nga  Enesi dhe Ibën Abasi. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1710): ق ].

769-   (Sahih)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Xhafer: Nga Humejdi: Nga Enes ibën Malik, se është pyetur për agjërimin e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ka thënë: Agjëronte derisa kujtonim se nuk do të linte ndonjë ditë prej muajit pa agjëruar dhe rrinte pa agjëruar, derisa kujtonim se nuk do të agjëronte asnjë ditë prej tij. Nëse dëshiroje ta shihje të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të falte namaz nate, e gjeje atë duke u falur, e nëse dëshiroje ta shihje të flinte, do ta gjeje të flinte. Ky hadith është Hasen Sahih. [ “خ” (1972) dhe “م” (3 / 162), shkurtimisht, pa fjalinë e namazit].

770-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Misar dhe Sufjan: Nga Habib ibën Ebi Thabit: Nga Ebu El-Abas: Nga Abdullah ibën Amër, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Agjëërimi më i mirë është agjërimi i vëllait tim (profetit) Daud. Ai agjëronte një ditë, ndërsa në tjrtrën nuk agjëronte dhe kur ballafaqohej me armikun, nuk zmbrapsej.” Ky hadith është Hasen Sahih. Ebu El-Abas është poeti i verbër i Mekës. Emrin e ka: Es-Seib ibën Ferrukh. Disa prej dijetarëve kanë thënë se agjërimi më i mirë është të agjërosh një ditë po e një ditë jo. Është thënë se ky lloj agjërimi është më I vështiri. [ ق ].

(58)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi Fiter Bajramit

 (Bajrami i madh) dhe Kurban Bajramit (Bajrami i vogël)

771-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Abdulmelik ibën Ebi Esh-Sheuerib, ka thënë:  Na ka treguar Jezid ibën Zuraji, ka thënë: Na ka treguar Ma’mar: Nga Zuhrij: Nga Ebu Ubejd, shërbëtori i Abdurrahman ibën Auf, ka thënë: E kam parë Umer ibën El-Hatab ditën e Kurban Bajramit të fillonte me namazin para hytbes (fjalimit). Pastaj tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të ndaloj nga agjërimi i dy festave: “Për sa i përket ditës së Fiter Bajramit, ajo është dita në të cilën  i është dhënë fund agjërimit dhe festë për të gjithë muslimanët, ndërsa në ditën e Kurban Bajramit, hani prej kurbaneve tuaj.” Ky hadith është Sahih. Ebu Ubejd, shërbëtori i Abdurrahman ibën Auf, e ka emrin Sad. Po ashtu është thënë për të se është shërbëtori i Abdurrahman ibën Ezher, ndërsa ky i fundit është djali i xhaxhait të Abdurrahman ibën Auf.  [“Ibën Maxheh” (1722):  ق].

772-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibën Muhamed: Nga Amër ibën Jahja: Nga babai i tij: Nga Ebu Said El-Hudrij, ka thënë: Ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nga agjërimi i dy ditëve: Ditës së Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Në temë ka hadith nga  Umeri, Aliu, Aishja, Ebu Hurejra, Ukbe ibën Amir dhe Enesi. Hadithi i Ebu Saidit është Hasen Sahih. Dijetarët e marin për bazë këtë hadith. Amër ibën Jahja është Ibën Umera ibën Ebi El-Hasen, El-Mezinij, El-Medenij dhe ai është “Thikah” (i saktë dhe i besueshëm). Prej tij kanë transmetuar Sufjan Eth-Theurij, Shuabe dhe Malik ibën Enes. [“Ibën Maxheh” (1721):  ق].

(59)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien i urryer agjërimi

 në ditët e teshrikut

 

773-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Uekia: Nga Musa ibën Ali: Nga babai i tij: Nga Ukbe ibën Amir, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dita e Arafatit, dita e Kurban Bajramit dhe titët e teshrikut, janë festë për ne muslimanët. Ato janë ditë në të cilat haet dhe piet.”

Në temë ka hadith nga  Aliu, Sadi, Ebu Hurejra, Xhabiri, Nubejshe, Bishër ibën Suhajm, Abdullah ibën Hudhafe, Enesi, Hamza ibën Amër El-Eslemij, Keab ibën Malik, Aishja, Amër ibën El-Asi dhe Abdullah ibën Amër. Hadithi i Ukbe ibën Amir është Hasen Sahih. Dijetarët e marin për bazë këtë hadith. Ata janë të mendimit se është i urryer agjërimi gjatë ditëve të teshrikut, me përjashtim të disave prej shokëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe të tjerë përveç tyre, të cilët e lejojnë agjërimin gjatë ditëve të teshrikut për atë i cili është Mutemetia (nga llojet e haxhit) dhe nuk gjen për të therur kurban e as ka agjëruar në dhjetë ditët. Ky është mendimi i Malik ibën Enes, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. Dijetarët e Irakut thonë: Musa ibën Ali ibën Rrabah, ndërsa dijetarët e Egjiptit thonë: Musa ibën Ulej. Kam dëgjuar Kutejben të thotë: Kam dëgjuar El-Lejth ibën Sad të thotë: ka thënë Musa ibën Ali: Nuk ja bëj hallall askujt i cili e ndryshon (zvogëlon) emrin e babait tim. [“Sahih Ebi Daud” (2090), “El-Irvau” (4 / 130) ].

(60)Tema

Papëlqyeshmëria e bërjes hixhame për agjëruesin

 

774-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Jahja, Muhamed ibën Rrafia En-Nejsaburi, Mahmud ibën Gajlan dhe Jahja ibën Musa, kanë thënë: Na ka treguar Abdurrazek: Nga Ma’mer: Nga Jahja ibën Ebi Kethir: Nga Ibrahim ibën Abdullah ibën Karridh: Nga Esh-Sheib ibën Jezid: Nga Rrafia ibn Khadixh: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “E ka prishur agjërimin ai i cili bën hixhame dhe ai të cilit i është bërë.”

Në temë ka hadith nga  Aliu, Sadi, Sheded ibën Eus, Theubani, Usama ibën Zejd, Aishja, Ma’kal ibën Sinan (është quajtur ndryshe: Ibën Jesar), Ebu Hurejra, Ibën Abasi, Ebu Musa dhe Bilali. Hadithi i Rrafia ibn Khadixh është Hasen Sahih. Është transmetuar  nga Ahmed ibën Hanbel se ka thënë: Hadithi më i saktë në këtë temë, është hadithi i transmetuar nga Rrafia ibn Khadixh. Gjithashtu është transmetuar nga Ali ibën Abdullah se ka thënë: Hadithi më I saktë në këtë temë, është hadithi I transmetuar nga Theubani dhe Shedad ibën Eus, sepse Jahja ibën Ebi Kethiri I ka transmetuar të dy hadithet nga Ebu Kilabe, si hadithin e Theubanit, po ashtu edhe hadithin e Ebu Eusit. Disa dijetarë prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), e të tjerë përveç tyre, e konsiderojnë si të urryer për agjëruesin bërjen e hixhames. Disa prej shokëve të të dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e bënin hixhamen gjatë natës. Prej tyre kanë qenë Ebu Musa El-Esh’arij dhe Ibën Umer. I këtij mendimi është edhe Ibën El-Mubarek. Kam dëgjuar Is’hak ibën Mensur të thotë: Ka thënë Abdurrahman ibën Mehdij: Kush bën hixhame duke qenë agjërueshëm, duhet ta agjëroi përsëri atë ditë. Ka thënë Is’hak ibën Mensur: Kështu ka thënë Ahmedi dhe Is’Haku. Na ka treguar Ez-Za’ferani, ka thënë: Shafiu ka thënë: Është transmetuar prej të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ai e ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm dhe po ashtu është transmetuar se I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “E ka prishur agjërimin ai I cili bën hixhame dhe ai të cilit I është bërë”, mirëpo unë nuk di të jetë I saktë ndonjeri prej këtyre dy haditheve. Nëse dikush e shmang bërjen e hixhames gjatë kohës që është agjërueshëm, kjo është më e pëlqyeshme tek unë, mirëpo nëse dikush e bën hixhamen duke qenë agjërueshëm, unë nuk jam I mendimit se duhet ta zëvendësoi atë ditë. Kjo është fjala e Shafiut e thënë në Bagdad, ndërsa në Egjipt, anoi për nga lejueshmëria e bërjes së hixhames nga ana e agjëruesit dhe nuk e shikonte atë si problematike. Ai argumentohej se I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e ka bërë hixhamen gjatë haxhit të lamtumirës, duke qenë muhrim dhe agjërueshëm. [“Ibën Maxheh” (1679-1681)].

(61)Tema

Çfarë ka ardhur për lejueshmërinë

 e bërjes së hixhames

 

775-   (Sahih, me fjalët: E ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm)   Na ka treguar Bishër ibën Hilal El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Abduluerith ibën Said, ka thënë: Na ka treguar Ejubi: Nga Ikrime: Nga Ibën Abasi, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e ka bërë hixhamen duke qenë muhrim dhe agjërueshëm. Ky hadith është Hasen Sahih. Ka transmetuar gjithashtu edhe Hujeb hadith të përafërt me atë të transmetuar nga Abduluerithi. Ka transmetuar Ismail ibën Ibrahim: Nga Ejubi: Nga Ikrime, mursel. Në këtë të fundit, nuk është përmendur: Nga Ibën Abasi. [خ,”Ibën Maxheh” (1682)].

776-   (Sahih)    Na ka treguar Ebu Musa, Muhamed ibën El-Muthenne, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Abdullah El-Ensarij: Nga Habib ibën Esh-Shehid: Nga Mejmun ibën Mihran: Nga Ibën Abasi, se I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e ka bërë hixhamen duke qenë agjërueshëm. Ky hadith, në këtë formë është Hasen Sahih Garib. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

777-  (Munker- i refuzuar, me shprehjen e mëposhtëme)   Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Idris: Nga Jezid ibën Ebi Zijad: nga Miksam: Nga Ibën Abasi, se I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e ka bërë hixhamen, në një vend ndërmjet Mekës dhe Medines, duke qenë muhrim dhe agjërueshëm. Në temë ka hadith nga Ebu Saidi, Xhabiri dhe Enesi. Hadithi I Ibën Abasit është Hasen Sahih. Disa dijetarë prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), e të tjerë përveç tyre, duke u bazuar në këtë hadith, janë të mendimit se bërja e hixhames nuk përbën problem për agjërimin. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit, Malik ibën Enesit dhe Shafiut. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

(62)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien I urryer agjërimi I pa ndërprerë

778-   (Sahih)    Na ka treguar Nasër ibën Ali, ka thënë: Na ka treguar Bishër ibën El-Mufeddal dhe Halid ibën El-Harith: Nga Saidi: Nga Katede: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e bashkangjitni agjërimin.” Sahabët thanë: Ti e bashkangjit agjërimin o I Dërguari i Allahut! Tha: “Unë nuk jam si çdokush prej jush. Zoti im më ushqen dhe ma shuan etjen.”

Në temë ka hadith nga Aliu, Ebu Hurejra, Aishja, Ibën Umeri, Xhabiri, Ebu Saidi dhe Bishër ibën El-Khasasije. Hadithi I Enesit është Hasen Sahih. Në këtë hadith bazohen të gjithë dijetarët. Ata janë të mendimit se është I urryer agjërimi I pa ndërprerë. Është transmetuar nga Abdullah ibën Zubejr se agjëronte pa ndërprerë dhe nuk e prishte agjërimin për disa ditë. [خ].

 

 

(63)Tema

Çfarë ka ardhur për atë person të cilin e gjen agimi

xhunub dhe dëshiron të agjëroi

 

779-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Ibën Shihab: Nga Ebu Bekër ibën Abdurrahman ibën El-Harith ibën Hisham, ka thënë: Më ka treguar Aishja dhe Umu Seleme, dy prej bashkëshorteve të të dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), se të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e gjente agimi duke qenë xhunub, pastaj lahej dhe agjëronte. Hadithi I transmetuar nga Aishja dhe Umu Seleme është Hasen Sahih. Këtë hadith e marin për bazë shumica e dijetarëve prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe të tjerë përveç tyre. Ky është mendimi I Sufjanit, Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. Kanë thënë disa prej tabi’inëve: Nëse e gjen agimi xhunub, duhet ta zëvendësoi atë ditë. Fjala e parë është më e saktë. [“Ibën Maxheh” (1703):  ق].

(64)Tema

Çfarë ka ardhur për pranimin e ftesës nga ana e agjëruesit

 

780-   (Sahih)    Na ka treguar Ez’her ibën Meruan El-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Seue, ka thënë: Na ka treguar Said ibën Ebi Urve: Nga Ejubi: Nga Muhamed iben Sirin: Nga Ebu Hurejra, se I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse dikë prej jush e ftojnë për të ngrënë, le ti përgjigjet ftesës. E nëse është agjërueshëm, le të falet.” Le të falet d.m.th: të bëj dua. [“Ibën Maxheh” (1751): م].

781-   (Sahih)    Na ka treguar Nasër ibën Ali, ka thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Ebu Ez-Zined: Nga El-Earaxh: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse e ftojnë dikë prej jush dhe ai është agjërueshëm, le të thotë unë jam agjërueshëm.” Të dy hadithët e transmetuar nga Ebu Harejra në këtë temë janë Hasen Sahih. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

(65)Tema

Çfarë ka ardhur për qënien I urryer agjërimi I gruas,

                              përveçëse me lejen e bashkëshortit të saj

 

782-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe dhe Nasër ibën Ali, kanë thënë: Na ka treguar Sufjan ibën Ujejne: Nga Ebu Ez-Zined: Nga El-Earaxh: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk agjëron gruaja përveç muajit të Ramazanit (nuk agjëron agjërim nafile), duke qenë I pranishëm bashkëshorti I saj, përveçëse me lejen e tij.”

Në temë ka hadith nga Ibën Abasi dhe Ebu Saidi. Hadithi I Ebu Hurejrës është Hasen [Sahih]__. Është transmetuar ky hadith po ashtu, nga Ebu Ez-Zenad: Nga Nga Musa ibën Ebi Uthman: Nga babai I tij: Nga Ebu Hurejra: Nga I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (1703):  ق, Pa e përmendur Ramazanin].

(66)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me vonimin e shlyerjes së ditëve

të mbetura mangët prej muaji Ramazanit

 

783-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Auene: Nga Ismail Es-Suddij: Nga Abdullah El-Behij: Nga Aishja, ka thënë: Nuk I shlyeja ditët e mbetura mangët prej muajit të Ramazanit, vetëm se në Shaban, derisa ndërroi jetë I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ky hadith është Hasen Sahih. Ka transmetuar Jahja ibën Said El-Ensarij: Nga Ebu Seleme: Nga Aishja, hadith të përafërt me këtë. [“El-Irvau” (944),”Er-Raudu En-Nadijr” (763),”Sahih Ebi Daud” (2076), “Temam el-mineh”: ق].

(67)Tema

Çfarë ka ardhur mbi përgëzimin e agjëruesit në shtëpinë e të cilit

hanë iftar agjëruesit e tjerë

 

784-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Sheriku: Nga Habib ibën Zejd: Nga Lejla: Nga zotëria I saj: Nga I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), se ka thënë: “E lavdërojnë engjit agjëruesin në shtëpinë e të cilit hanë iftar agjëruesit e tjerë.” Po ashtu e ka transmetuar këtë hadith Shuabe: Nga Habib ibën Zejd: Nga Lejla: Nga gjyshja e saj Umu Amara: Nga I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), përafërsisht të njejtë. [“Ibën Maxheh” (1748)].

785-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Habib ibën Zejd, ka thënë: kam dëgjuar një shërbëtoren tonë, e cila e ka emrin Lejla, të tregonte nga Gjyshja e saj, Umu Amara bint Keab El-Ensarije, se I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka qenë në shtëpinë e saj dhe ajo I ka shtruar atij për të ngrënë. I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) I tha asaj: “Ha edhe ti!” Tha: Unë jam agjërueshëm. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “E lavdërojnë engjit agjëruesin në shtëpinë e të cilit haet ushqim, deri sa të largohen.” Ose ndoshta ka thënë: “deri sa të ngopen.” Ky hadith është Hasen Sahih dhe është më I saktë se hadithi I Sherikut.[ Nga I njëjti burim I mësipërm].

786-   (Daif- i dobët)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Xhafer, ka thënë: Na ka treguar Shuabe: Nga Habib ibën Zejd: Nga një shërbëtore e tyre, emri I së cilës është Lejla: Nga Umu Amara bint Keab: Nga I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), hadith përafërsisht të njejtë, por pa përmendur në të: “deri sa të largohen, apo deri sa të ngopen.” Umu Amara është gjyshja e Habib ibën Zejd El-Ensarij.

(68)Tema

Çfarë ka në lidhje me gruan me menstruacione, se duhet ta zëvendësoi

agjërimin por jo namazin

787-   (Sahih)    Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ali ibën Mus’hir: Nga Ubejde: Nga Ibrahimi: Nga El-Esved: Nga Aishja, ka thënë: Na vinin menstruacionet në kohën e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe pastaj pastroheshim, e I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) na urdhëronte ta zëvendësonim agjërimin e nuk na urdhëronte ta zëvendësonim namazin. Ky hadith është Hasen dhe është transmetuar gjithashtu: Nga Muadhe: Nga Aishja. Në këtë hadith bazohen të gjithë dijetarët dhe nuk dimë të ketë kundërshtim mes tyre në këtë çështje. Ata janë të mendimit se gruaja me menstruacione I zëvendëson ditët e mbetura mangët prej agjërimit dhe nuk I zëvendëson ato namaze që kanë kaluar gjatë kohës që ishte me menstruacione. Ubëjdja është: Ibën Muatib Ed-Dibbij El-Kufij, gjithashtu njihet edhe me nofkën: Ebu Abdulkerim. [“Ibën Maxheh” (1703):  ق, dhe nuk ndodhet te (خ) përmendja e namazit].

 

(69)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me të tepruarit e futjes së

ujit në hundë për agjëruesin

 

788-   (Sahih)    Na ka treguar Abdulvehab ibën Abdulhakem El-Bagdadij El-Uerrak dhe Ebu Amar El-Husejn ibën Hurajth, kanë thënë: Na ka treguar Jahja ibën Sulejm, ka thënë: Më ka treguar mua Ismail ibën Kethir, ka thënë: Kam dëgjuar Asim ibën Lekit ibën Sabra: Nga babai I tij, ka thënë: I thashë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): O I Dërguari i Allahut më trego mua për abdesin. Tha: “Përsose abdesin dhe fërko mirë midis gishtave. Pastroje hundën mirë (duke future uji thellë në të), përveçëse nëse je agjërueshëm.” Ky hadith është Hasen Sahih. Dijetarët e shohin si të urryer futjen e ujit thelle ne hundë gjatë agjërimit, madje janë të mendimit se një veprim I tillë e prish agjërimin. Hadithi I mësipërm e përforcon fjalën e tyre. [“Ibën Maxheh” (407)].

(70)Tema

Çfarë ka ardhur për thënien: Kush është mysafir te një grup njerëzish

 nuk duhet të agjëroi, përveçëse me lejen e tyre

789- (Shumë i dobët)    Na ka treguar Bishër ibën Muadh El-Akadijel-Basrij, ka thënë: Na ka treguar Ejub ibën Uekid El-Kufij: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai I tij: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush është mysafir te një grup njerëzish nuk duhet të agjëroi nafile, përveçëse me lejen e tyre.” Ky hadith është Munker (i refuzuar). Nuk dimë ndonjerin prej dijetarëve të besueshëm të hadithit ta ketë transmetuar këtë hadith nga Urve.ka transmetuar Musa ibën Daud: Nga Ebu Bekër El-Medenij: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai I tij: Nga Aishja: Nga I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), hadith të ngjashëm me këtë, por gjithashtu edhe ai është Daif (I dobët). Ebu Bekri I përmendur me lartë është I dobët tek dijetarët e hadithit, ndërsa Ebu Bekër El-Medenij I cili ka transmetuar nga Xhabir ibën Abdullai, e ka emrin: El-Fadël ibën Mubeshir dhe ai është më I vjetër e më I saktë (më I besueshëm) se ky.

(71)Tema

Çfarë ka ardhur për Iatikafin (të qëndruarit në xhami)

 

790-  (Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazak, ka thënë: Na ka treguar Maëmar: Nga Ez-Zuhrij: Nga Said ibën El-Musejib: Nga Ebu Hurejra. Gjithashtu ka transmetuar Urve: Nga Aishja, se I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) bënte Iatikaf në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit dhe vazhdoi ta bënte këtë derisa ndërroi jetë.

Në temë ka hadith nga  Ubej ibën Keab, Ebu Lejla, Ebu Saidi, Enesi dhe Ibën Umeri. Hadithi I transmetuar nga Ebu Hurejra dhe Aishja është Hasen Sahih. [“El-Irvau” (966), “Sahih Ebi Daud” (1225): ق].

791-   (Sahih)    Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Jahja ibën Said: Nga Amra: Nga Aishja, ka thënë: Kur i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dëshironte të bënte Iatikaf, falte sabahun dhe pastaj hynte në vendin në të cilin dëshironte të bënte Iatikaf. Është transmetuar ky hadith nga Jahja ibën Said: Nga Amra: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), Mursel (pa përmendur sahabiu, që në këtë rast është Aishja). E ka transmetuar këtë hadith Maliku dhe të tjerë veç tij: Nga Jahja ibën Said: Nga Amra, Mursel. Gjithashtu e ka transmetuar El-Euzai dhe Sufjan Eth-Theuri dhe të tjerë veç tyre: Nga Jahja ibën Said: Nga Amra: Nga Aishja. Këtë hadith e marin për bazë një grup dijetarësh. Ata thonë se nëse dikush dëshiron të bëjë Iatikaf, duhet të fali sabahun e pastaj të qëndroi në vendin në të cilin dëeshiron të bëjë Iatikaf. Kjo është fjala e Ahmedit dhe Is’hak ibën Ibrahimit. Kanë thënë disa të tjerë: Nëse dikush ka vendosur të bëjë Iatikaf , pret sa të hyjë akshami (të perëndoi dielli) dhe e fillon që në mbrëmje, duke qëndruar në xhami, Iatikafin e ditës së nesërme. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri dhe Malik ibën Enesi. [“Ibën Maxheh” (1771):  ق].

(72)Tema

Çfarë ka ardhur për natën e Kadrit

 

792-   (Sahih)    Na ka treguar Harun ibën Is’hak El-Hamdeni, ka thënë: Na ka treguar Abdetu ibën Sulejman: Nga Hisham ibën Urve: Nga babai I tij: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit veçohej dhe na thoshte: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit.”

Në temë ka hadith nga Umeri, Ubej, Xhabir ibën Samurrah, Xhabir ibën Abdullahi, Ibën Umeri, El-Feleten ibën Asim, Enesi, Ebu Sadi, Abdullah ibën Unejsi, Ebu Bekrate, Ibën Abasi, Bilali dhe Ubede ibën Samit. Hadithi I Aishes është Hasen Sahih. Fjala e Aishes “veçohej” d.m.th bënte Iatikaf. Në më të shumtën e transmetimeve të ardhura nga I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka ardhur me fjalët: “Kërkojeni atë në dhjetë ditëshin e fundit, në netët teke.” Është transmetuar nga I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se nata e Kadrit është nata  njëzetëenjë, njëzetëetre, njëzetëepesë, njëzetëeshtatë, njëzetëenëntë dhe se është nata e fundit e muajit të Ramazanit. Ka thënë Shafiu: Unë e përfytyroj këtë çështje, mirëpo Allahu e di më së miri, se I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është përgjigjur në këtë mënyrë për shkak të pyetjeve që I janë drejtuar. P.sh I është thënë atij: A ta kërkoj natën e Kadrit në filan natë? Ka thënë: “Kërkoje atë në filan natë.” Gjithashtu Shafiu ka thënë: Transmetimi më I fortë në këtë çështje sipas analizës sime, është ai I natës së njëzetëenjëjtë. Është transmetuar nga Ubej ibën Keab se ai betohej që nata e Kadrit është në natën e njëzetëeshtatë. Ai thoshte: Na ka lajmëruar I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për shënjat e kësaj nate dhe ne I numëruam dhe I mbajtëm mend ato. Është transmetuar nga Kilabe se ka thënë: Nata e Kadrit shpërngulet nga njera natë në tjetrën në netët e dhjetë ditëshit të fundit të muajit të Ramazanit. [ ق  ].

792-   (م)    Na ka treguar  Abdu ibën Humejd, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazak: Nga Maëmar: Nga Ejubi: Nga Ebu Kilebe, me këtë hadith.

793-   (Sahih)    Na ka treguar Uesil ibën Abduleala El-Kufi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibën Ajash: Nga Asimi: Nga Zirri, ka thënë: I thashë Ubej ibën Keabit: A me të vërtetë e di ti o Ebu Mundhir se ajo natë është nata e njëzetëeshtatë? Tha: Pa dyshim! Na ka lajmëruar I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), se: “Ajo është nata në mëngjesin e së cilës rrezet e diellit janë të dobëta.” Ne I numëruam dhe I mbajtëm mend ato shenja. Betohem për Allahun! E ka ditur Ibën Mesudi se ajo natë është në Ramazan dhe se është nata  e njëzetëeshtatë, mirëpo nuk ju tregoi juve nga frika se mos po mbështeteni te kjo (e po e lini adhurimin gjatë ditëve të tjera). Ky hadith është Hasen Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (1247):   مe përafërt me këtë].

794-   (Sahih)    Na ka treguar Humejd ibën Mesade, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zuraja, ka thënë: Na ka treguar Ujejne ibën Abdurrahman, ka thënë: Më ka treguar babai im, ka thënë: U përmend nata e Kadrit në prani të Ebu Bekrate dhe ai tha: Unë nuk e kërkoj atë në ndonjë natë tjetër, përveç se në dhjetë ditëshin e fundit. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të thotë: “Kërkojeni atë në tëntë ditët e mbetura, në shtatë ditët e mbetura, në pesë ditët e mbetura, në tre ditët e mbetura, ose në natën e fundit.” Ebu Bekrate I falte njëzetë netët e para të Ramazanit si gjithë netët e tjera të vitit, ndërsa kur hyntë dhjetë ditëshi I fundit e shtonte adhurimin. Ky hadith është Hasen Sahih. [“El-Mishkat” (2092) / Redaktimi i dytë].

(73) Temë në të njëjtën çështje

795-   (Sahih)    Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Uekia, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Ebu Is’haku: Nga Hubejra ibën Jerim: Nga Aliu, se I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), e zgjonte familjen e tij në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit. Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1768) ق , Aishja ].

796-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abduluahid ibën Zijad: Nga El-Hasen ibën Ubejdilah: Nga Ibrahimi: Nga El-Esued: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) I përkushtohej adhurimit në dhjetë ditëshin e fundit, më tepër se në çdo kohë tjetër. Ky hadith është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1767)].

(74)Tema

Çfarë ka ardhur për agjërimin në stinën e dimrit

797-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Said, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Ebu Is’haku: Nga Numejr ibën Arib: Nga Amir ibën Mesud: Nga I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), se ka thënë: “Agjërimi në dimër është ganime e lirë (fitore e madhe dhe e lehtë).” Ky haduth është Mursel. Amir ibën Mesud nuk e ka arritur të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ai është babai I Ibrahim ibën Amir El-Kurashij. Ka transmetuar prej tij Shuabe dhe Eth-Theuri. [“Es-Sahiha” (1922), “Er-Raudu” (69)].

(75)Tema

Çfarë ka ardhur në lidhje me ajetin: “E ata që nuk munden

 të agjërojnë…”

 

798-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Bekër ibën Mudar: Nga Amër ibën El-Harith: Nga Bukejr ibën Abdullah ibën El-Eshexh: Nga Jezidi, shërbëtori I Seleme ibën El-Ekuai: Nga Seleme ibën El-Ekuai, ka thënë: Kur zbriti ajeti:

و على الذين يطيقرنه فدية طعام مسكين} البقرة: 184  }

{E ata që nuk munden të agjërojnë, janë të obliguar për kompensim, duke ushqyer një të varfër} [El Bekare : 184]. Ai që dëshironte prej nesh të mos agjëronte, jepte konpesim, deri sa zbriti ajeti që vjen mbas tij dhe e shfuqizoi atë. Ky hadith është Hasen Sahih Garib. Jezidi është Ibën Ebi Ubëjd, shërbëtori I Seleme ibën El-Ekuai. [“El-Irvau” (4 / 22): ق ].

(76)Tema

Gjykimi në lidhje me atë person I cili ha, pasi që

ka vendosur të udhëtoi

 

799-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Xhafer: Nga Zejd ibën Eslem: Nga Muhamed ibën El-Muhamedunkedir: Nga Muhamed ibën Keab, ka thënë: Shkova te Enes ibën Malik në Ramazan dhe e gjeta atë duke u pregatitur për të udhëtuar, ndërkohë që ja kishin bërë gati devenë. Ai veshi rrobat dhe kërkoi që ti sillnin ushqim dhe hëngri. I thashë atij: Synet është kjo? Tha: Synet. Pastaj hipi në deve. [Saktësimi I hadithit: Ngrënia e agjëruesit, para nisjes për udhetim dhe mbas agimit. ( f. 13-28 )].

800- Na ka treguar Muhamed ibën Is’mail, ka thënë: Na ka treguar Said ibën Ebi Merjem, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Xhafer, ka thënë: Më ka treguar Zejd ibën Eslem, ka thënë: Më ka treguar: Muhamed ibën El-Munkedir: Nga Muhamed ibën Keab, ka thënë: “Shkova te Enes ibën Malik në Ramazan…” dhe përmendi si hadithi I mësipërm. Ky hadith është Hasen. Muhamed ibën Xhafer është Ibën Ebi Kethiri. Ai është prej Medines dhe është I besueshëm. Është vëllai I Ismail ibën Xhafer. Abdullah ibën Xhafer është Ibën Nexhih, babai I Ali ibën Abdullah El-Medenij. Jahja ibën Main e konsideronte të dobët në hadith. Dijetarët janë të mendimit se I lejohet atij që ka vendosur të udhëtoi të hajë para se të niset nga shtëpia, por nuk I lejohet ta shkurtoi namazin, veçëse pasi të ketë dalë prej murit (kufirit) rrethues të qytetit apo fshatit. Ky është mendimi I Is’hak ibën Ibrahim El-Handhalij.

(77)Tema

Çfarë ka ardhur për dhuratën e agjëruesit

 

801-  (Meudu- I shpikur)   Na ka treguar Ahmed ibën Menia, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauije: Nga Sad ibën Tarif: Nga Umejr ibën Me’mun: Nga El-Hasen ibën Ali, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dhurata që I jepet agjëruesit është Dhjami dhe mishi I pjekur.” Ky hadith është Garib. Nuk e njohim atë nga dikush tjetër, përveç Sad ibën Tarifit. Dijetarët e hadithit e kanë konsideruar të dobët Sad ibën Tarifin. E njejta gjë është thënë edhe për Umejr ibën Me’mun. [“Ed-Daife” (1660)].

(78)Tema

Çfarë ka ardhur për përcaktimin e ditës së Fiter Bajramit

 dhe Kurban Bajramit

 

802-   (Sahih)    Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën El-Jeman: Nga Maëmar: Nga Muhamed ibën El-Munkedir: Nga Aishja, ka thënë: “Festa e Bajramit të madh është atëherë kur e festojnë muslimanët dhe festa e Bajramit të vogël është atëherë kur e festojnë muslimanët.” E kam pyetur Muhamedin: A ka dëgjuar nga Aishja Muhamed ibën El-Munkedir? Më tha: Po, ai thotë në hadithin e tij: E kam dëgjuar Aishen. Ky hadith, në këtë formë është Hasen Sahih Garib. [“Ibën Maxheh” (1767)].

(79)Tema

Çfarë ka ardhur për personin I cili bën nijet të bëjë Iatikaf

 e pastaj e lë atë

 

803-   (Sahih)    Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Ibën Ebu Adij, ka thënë: Na ka treguar Humejd Et-Tauil: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), bënte Iatikaf në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit. Një vit nuk bëri iAtikaf dhe kur erdhi viti tjetër, bëri Iatikaf njëzetë ditë. Ky hadith I transmetuar nga Enes ibën Malik, është Hasen Sahih Garib. Kanë rënë në kundërshtim dijetarët në lidhje me atë person, I cili e ndërpret Iatikafin pa I plotësuar aq ditë sa ka bërë për qëllim të qëndroi në të. Disa prej tyre kanë thënë: Nëse e ndërpret iatikafin, e ka për detyrë ti konpesoi ato ditë të cilat I kishte bërë nijet dhe nuk I plotësoi. Ata marin për argument hadithin e mësipërm, se I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) doli nga Iatikafi dhe I zëvendësoi ato dhjetë ditë me dhjetë djtë të tjera në muajin Sheual. Ky ishte mendimi I Malikut. Dijetarët e tjerë kanë thënë: Nëse personi nuk është betuar se do të bënte Iatikaf kaq ditë, e në këtë mënyrë t’ia bënte të detyrueshme vetvetes plotësimin e atyre ditëve, por dëshironte të bënte Iatikaf nafile, atëherë ai nuk është I detyruar ti konpesoi ato ditë, përveçëse nëse e bënë një gjë të tillë me dëshirën e tij. Ky ishte mendimi I Shafiut. Gjithashtu Shafiu ka thënë: I lejohet ç’do kujt të hyjë në një adhurim dhe nëse vendos ta ndërpresi atë, nuk është I detyruar të konpesoi, përveç haxhit dhe umras.

Në temë ka hadith nga Ebu Hurejra. [“Sahih Ebi Daud” (2126)].

(80)Tema

A I lejohet atij që bënë Iatikaf të dali nga xhamia

Për ndonjë nevojë?

 

804-   (Sahih)    Na ka treguar Ebu Musa El-Medenij: Nga Malik ibën Enes: Nga Ibën Shihab: Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kur bënte Iatikaf… dhe nuk hynte në shtëpi, përveçë se për ndonjë nevojë personale. Ky hadith është Hasen Sahih. E ka transmetuar më tepër se një person këtë hadith: Nga Maliku: Nga Ibën Shihabi: Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja. disa të tjerë e kanë transmetuar këtë hadith: Nga Maliku: Nga Ibën Shihabi: Nga Urve: Nga Amra: Nga Aishja. E sakta është : Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja. [“Ibën Maxheh” (633 dhe 1778)].

805-   (Sahih)    Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth ibën Sad: Nga Ibën Shihab: Nga Urve dhe Amra: Nga Aishja (hadithin e më sipërm). Dijetarët e marin për bazë këtë hadith. Ata janë të mendimit se nuk I lejohet atij që ka vendosur të bëjë Iatikaf, të dalë nga xhamia, përveçë se për kryerjen e nevojave personale. Dijetarët janë të njëzëri se I lejohet atij të dali për kryerjen e nevojës së madhe dhe të vogël, por janë kundërshtuar në lidhje me daljen për të vizituar të sëmurin, prezantimin e xhumasë dhe përcielljen e të vdekurit për në varreza. Disa dijetarë prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe të tjerë përveç tyre, janë të mendimit se I lejohet atij që ka vendosur të bëjë Iatikaf, të vizitoi të sëmurin, të prezantoi hytben e  xhumasë dhe të përcielli të vdekurin për në varreza, me kusht që ta ketë bërë nijet që në fillim. I këtij mendimi është Sufjan Eth-Theuri dhe Ibën El-Mubarek. Disa dijetarë të tjerë nuk janë të këtij mendimi. Ata nuk I lejojnë atij që ka vendosur të bëjë Iatikaf, të vizitoi të sëmurin, apo të përcielli të vdekurin për në varreza. Por edhe këta e shohin si të domosdoshme prezantimin e hytbes së ditës  së premte. Për këtë ata janë të mendimit se nuk lejohet Iatikafi përveçëse në xhamitë në të cilat falet xhumaja. Pra ata e shohin si të urryer daljen prej xhamisë apo faltores në të cilën nuk falet xhumaja, për të shkuar në një tjetër xhami për të prezantuar hytben dhe namazin e xhumasë. Ata që në fillim thonë se nuk bëhet Iatikafi, përveçë se në ato xhami në të cilat falet xhumaja, në mënyrë që ai që bën Iatikaf, të mos ketë nevojë të dalë për diçka tjetër, përveçë se për kryerjen e nevojave personale. Nëse ai do të dali për ndonjë tjetër arsye, e ka ndërprerë në këtë mënyrë Iatikafin. Ky është mendimi I Malikut dhe Shafiut. Ka thënë Ahmedi: Nuk I lejohet ta vizitoi të sëmurin e as të përcielli xhenazen, bazuar kjo në hadithin e Aishes. Ka thënë Is’haku: Nëse e bën  nijet që në fillim, atëherë I lejohet ta vizitoi të sëmurin, e ta përcielli të vdekurin për në varreza. [ Nga I njëjti burim I mësipërm].

(81)Tema

Çfarë ka ardhur për namazin e natës në muajin e Ramazanit

806-   (Sahih)    Na ka treguar Henadi, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën El-Fudajl: Nga Daud ibën Ebi Hind: Nga El-Velid ibën Abdurrahman El-Xherashi: Nga Xhubejr ibën Nufejr: Nga Ebu Dherri, ka thënë: Kemi agjëruar me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe nuk është falur me ne (namaz nate), deri sa mbetën edhe shtatë netë nga muaji I Ramazanit. Në natën e shtatë, të mbetur nga fundi I muajit, falëm namaz nate me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) deri sa kaloi një e treta e natës. Nuk fali namaz nate me ne në natën e gjashtë (nga fundi I muajit). Në natën e pestë u fal me ne deri sa kaloi gjysma e natës duke u falur. I thamë: O I Dërguari i Allahut, a nuk po na e bënë nafile edhe këtë pjesë të natës që na ka mbetur? Tha: “Kush falet (namaz nate) me imamin, deri sa të largohet, I shkruhet atij sikur të jetë falur gjithë natën.” Pastaj nuk u fal me ne namaz nate deri sa mbetën edhe tre netë nga muaji dhe u fal me ne në natën e tretë. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thirri të falen edhe bashkëshortet e tij dhe u falëm deri sa u frikësuam se mos po na ikën Felehu. I thashë atij: E çfarë ishte Felehu? Tha: Syfyri. Ky hadith është Hasen Sahih. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me namazin e natës në muajin e Ramazanit. Disa janë të mendimit se duhen falur dyzetë e një rekate bashkë me vitrin. Të këtij mendimi janë dijetarët e Medines, gjë të cilën edhe e kanë zbatuar në Medine. Shumica e dijetarëve janë me të njejtën fjalë të transmetuar nga Umeri, Aliu dhe të tjerë sahabë, të cilët thonë se namazi I natës gjatë Ramazanit është njëzetë rekatë. Ka thënë Ahmedi: Në këtë temë janë transmetuar llojë-llojë fjalësh. Ai nuk ka dhënë ndonjë gjykim të prerë për këtë. Ka thënë Is’haku: Ajo që duhet të zgjedhim është se namazi i natës në Ramazan është dyzetë e një rekate, duke u bazuar në transmetimin e Ubej ibën Keabit. Ajo që ka zgjedhur si vendimtare Ibën El-Mubareku, Ahmedi  dhe Is’haku është se namazi I natës në Ramazan duhet falur bashkë me imamin. Shafiu është I mendimit se nëse personi është lexues I mirë I Kur’anit dhe di përmendësh prej tij, atëherë është më mirë të falet vetëm.

Në temë ka hadith nga  Aishja, En-Nuaman ibën Beshiri dhe Ibën Abasi. [“Ibën Maxheh” (1327)].

(82)Tema

Çfarë ka ardhur mbi shpërblimin e atij që e fton

për iftar agjëruesin

807-   (Sahih)    Na ka treguar Henadi, ka thënë: Na ka treguar Abdurrahim ibëen Sulejman: Nga Abdulmelik ibën Sulejman: Nga Atai: Nga Zejd ibën Halid El-Xhuhenij, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush I ofron iftarin agjëruesit, shpërblehet ashtu si shpërblimi I Agjëruesit, pa ju pakësuar atij ndonjë gjë prej shpërblimit.” Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (1746)].

(83)Tema

Të nxiturit për faljen e namazit të natës në muajin e Ramazanit

Dhe çfarë ka ardhur mbi vlerën e madhe të kësaj

 

808-   (Sahih)    Na ka treguar Abdu ibën Humejd, ka thënë: Na ka treguar Abdurrazak, ka thënë: Na ka treguar Maëmar: Nga Ez-Zuhrij: Nga Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nxiste gjithmonë për faljen e namazit të natës gjatë muajit të Ramazanit, por pa e bërë të detyrueshme atë. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thoshte: “Ai i cili fal namaz nate në muajin e Ramazanit, duke qënë  besimtar e duke shpresuar në shpërblimin (e Allahut), do ti falen atij gjynahet që ka bërë më parë.” I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ndërroi jetë dhe kjo çështje mbeti e tillë. Gjithashtu në qeverisjen e Ebu Bekrit dhe në fillim të qeverisjes së Umerit kjo çështje mbeti e pa ndryshuar.

Në temë ka hadith nga  Aishja. Ky hadith është Hasen Sahih. Gjithashtu ky hadith është transmetuar : Nga Ez-Zuhrij: Nga Urve: Nga Aishja. [“Sahih Ebi Daud” (1241): ق  Ndërsa fjala e tij: “ndërroi jetë” te (خ) është Mudraxh prej fjalëve të Ez-Zuhrij].

 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free