Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Këshilla



Si të sillemi me myslimanët në përgjithësi?!


 

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: “Silsiletul-Huda uen-Nur” 2/80


Unë nuk mendoj se myslimani nuk i jep selam vëllait të tij mysliman, dhe në të njëjtën kohë të ketë bindje se ai është mysliman. Në rast se ndodh kjo, atëherë ky është një gabim tejet i madh të cilin nuk e lejon feja islame. Ndërsa, kur jemi tek çështja se myslimanët kanë kundërshtime ndërmjet veti, kjo nuk është diçka e re, përkundrazi, kjo është që nga kohët e hershme. Mirëpo, ajo që duhet të ndodhë ndërmjet myslimanëve, është këshilla në të mirë, krijimi i lidhjeve të forta mes tyre dhe dashuria për hir të Allahut. Ndërsa, armiqësia dhe bojkotimi ndaj njëri-tjetrit, është e ndaluar sipas islamit.

Dashuria dhe urrejtja janë gjëra për të cilat na inkurajon islami në to (secila në vendin e saj v.p.), por disa njerëz nuk e dinë se si t’i praktikojnë këto. Shumë herë më bëhet pyetje në lidhje me bojkotimin e myslimanit ndaj vëllait të tij mysliman për ndonjë arsye të caktuar. Dhe unë them se, edhe pse bojkotimi në parim është i ligjësuar, por në ditët e sotme nuk është koha e jetësimit të tij. Sepse, sikur ti do të bojkotosh çdo mysliman të cilin e ke kritikuar, do të mbetesh i vetëm dhe i lënë pas dore. Nuk është koha që ne të jetojmë me mënyrën e urrejtjes dhe bojkotit për hir të Allahut. Koha e kësaj është atëherë kur të forcohen myslimanët, kur të përmirësohet imazhi i tyre në aspektin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Dhe në këtë rast, nëse dikush nga myslimanët veçohet/devijon nga rruga e drejtë vetëm atëherë mund të bojkotohet. Gjë e cila për të është ilaç dhe edukim për të. Por, siç edhe e thash më herët se, tani nuk është koha për një praktikë të tillë.

Prandaj, them se forma e tillë e sjelljes nuk e ka kohën tani. Nuk është prej urtësisë që të bojkotojmë njerëzit për shkak se ata kanë devijuar. Pa e marrë parasysh se, ky devijim a është në aspektin ideologjik në çështje të besimit, apo në aspektin e sjelljeve të përgjithshme. Është detyrë për ne që të jemi të durueshëm përgjatë shoqërimit me ta, dhe të mos i quajmë ata të lajthitur apo jobesimtarë, sepse kjo gjë nuk na sjell neve asnjë dobi. Por ajo që duhet vepruar, është t’i këshillojmë dhe t’i përkujtojmë në atë që duhet. Ashtu siç porositë Allahu ‘Azze ue Xhel:

 

وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنْفَعُ الْمُؤْمِنِينَ

“Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” 51:55


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free