Këshilla të dobishme.
Këshilla të dobishme.
01. Këshilla të dobishme
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nëse je prej atyre që i frikohen Allahut, të jesh i bindur se Ai do të të gjejë rrugëdalje nga çdo vështirësi.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/517.
• Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “Këshilla ime është që të vazhdoni me thirrjen drejt Islamit dhe të largoheni nga politika, sepse kjo është më mirë dhe më e qëndrueshme.” Silsiletu El-Huda ue En-Nur, 1/94.
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Është çudi me atë që e njohu Zotin e vet, pastaj nuk iu bind, dhe e njohu shejtanin, pastaj iu bind atij. Allahu thotë: “Atëherë, a po e merrni atë (shejtanin) dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?!”” (El-Kehf, 50) Letaif El-Me’arif, 58.
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Jeta e kësaj bote, prej fillimit të saj e deri në fund, i ngjason një njeriu që bie për të fjetur dhe sheh në ëndërr atë që e dëshiron, pastaj zgjohet.” Meusu’atu bin Ebi Ed-Dunja, 5/123.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah): “Zemra është e vdekur. Ajo gjallërohet me dije fetare dhe besim.” Medarixh Es-Salikin, 3/195.
• Uehb ibn Munebbih (RahimehUllah) thotë: “Mos u ndiej i sigurt prej atij që të lavdëron me atë që nuk e ke, sepse ndodh që nesër të flasë për ty gjëra që nuk i ke.” Sijer A’lam En-Nubela’, 5/550.
• Imam ibn S’idij (RahimehUllah): “Shkaqet me anë të të cilave arrihet lumturia janë tri: kryerja e obligimeve, largimi nga haramet dhe besimi në Fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).” Tejsir El-Letif El-Mennan, 333.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Kujt i thahet gjuha nga përmendja e Allahut, i njomet me çdo gjë të pavërtetë, të kotë dhe të ndytë.” El-Uabil Es-Sajjib, 88.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Nuk ka gjë më të dobishme për njeriun sesa kryerja e urdhrave të fesë, edhe nëse në fillim i vije rëndë, sepse përfundimi i tyre është përplot mirësi, gëzime dhe kënaqësi.” El-Feuaid, 199.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Nëse sheh se Allahu i Lartësuar i jep njeriut çfarë ai do nga jeta e kësaj bote, mirëpo ky vazhdon në kryerjen e mëkateve, atëherë dije se Allahu është duke e dërguar hap pas hapi drejt dënimit.” Es-Sahiha, 414.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur të bini për të fjetur mbyllni dyert dhe përmendeni emrin e Allahut, sepse shejtani nuk e hap derën e mbyllur.” Muttefekun alejhi.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut i jep fuqi njeriut, sa që duke e përmendur Atë, kryen punë që zakonisht nuk mund t’i kryejë.” El-Uabil Es-Sajjib, 163.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah): “Adhurimi në të cilën s’ka sinqeritet ndaj Allahut dhe pasim të të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue selem, është sikur një udhëtar që i mbush torbat e tij me rërë. Ato vetëm e rëndojnë dhe njëkohësisht s’ka kurrfarë dobie prej tyre.” El-Feuaid, 49.
• Ibn A’uni (RahimehUllah) e përcolli një njeri që ishte duke u nisur në udhëtim dhe i tha: “Ki frikë Allahun përherë, sepse ai që i frikohet Atij kurrë nuk ndihet i vetmuar.” El-Feuaid, 74.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u pyet: “Cili njeri është më fisniku?” Ai tha: “Ai që i frikohet Allahut më së shumti.”
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk është prej nesh ai që nuk i mëshiron të vegjlit tanë dhe që nuk ua di pozitën të moshuarve tanë.” Sahih El-Xhami’, 5444 dhe Sahih Et-Tergib, 98.
• Bilal ibn Sa’di (RahimehUllah) thoshte: “Mos e shiko vogëlsinë e mëkatit, por shikoje Kujt i ke bërë mëkat.” Hiljetu El-Evlija’, 5/223.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Shenjat e munafikut (dyfytyrëshit) janë tri, edhe nëse agjëron, falet dhe pretendon se është musliman: kur flet gënjen, kur premton nuk e mban premtimin dhe ur t’i besohet diçka tradhton.” Muslimi, 59.
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “S’ka bashkim e as fuqi pa u kthyer te Kurani e Suneti dhe pa i braktisur gjërat që i kundërshtojnë ata dy, e veçanërisht në çështjet e besimit.” El-Irshad, 7.
• Jezid ibn Habib (RahimehUllah) thotë: “Nuk lejoj që një vëlla i imi besimtar të zemërohet dy herë me mua. Përkundrazi, shikoj se çfarë ai urren dhe nuk e bëj më.” Tedhkiretu El-Huffadh, 1/87.
• Eban ibn Selim (RahimehUllah!) thotë: “Një urtësi që ta dhuron vëllai yt, është më e mirë sesa pasuria, ngase pasuria të bën t’i kalosh kufijtë, ndërsa urtësia të udhëzon në rrugë të drejtë.” Xham’iu Bejan El-I’lm, 263.
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah!) thotë: “Shenjë e pranimit të veprës së mirë është kryerja e një vepre tjetër të mirë pas saj. Shenjë e refuzimit të veprës së mirë është kur njeriu kryen mëkat pas saj.” Letaif El-Me’arif, 224.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Thuaj: “O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe risk”, sepse në këto fjalë përmblidhet jeta jote në këtë botë dhe në botën tjetër.” Muhtesar Muslim, 1872.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Pasha krenarinë Time, nuk ia bashkoj robit Tim dy siguri dhe as dy frika. Nëse ai ndjehet i sigurt prej Meje në dynja, do ta frikësoj ditën kur i tuboj robërit e Mi. E nëse më frikohet në dynja, i jap siguri në Ditën kur i tuboj robërit e Mi.” Es-Silsile Es-Sahiha, 742.
• Allahu i Lartësuar thotë: “Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë.” (El-Enbija’, 35). Ibn Abbasi (radijAll-llahu anhu) shpjegon: “Domethënë ju vëmë në provë me vështirësi dhe mirëqenie, me shëndet dhe sëmundje, me pasuri dhe varfëri, me hallall dhe haram, me bindje dhe mëkat, me udhëzim dhe devijim.” Tefsir Et-Taberij, 16/269.
• Disa nga gjeneratat e para të myslimanëve thoshin: “Kënd nuk e zmbraps Kurani dhe vdekja nga mëkatet, edhe sikur të shihte malet duke u thërrmuar para vetes, nuk do të zmbrapsej.” Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 1/206.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Sado të shumta të jenë veprat e tua të mira, mos u mburr me to, sepse puna jote përball të drejtës së Allahut ndaj teje është e paktë.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/575.
• Imam ibn Xheuzi (RahimehUllah) shkruan: “Nuk është i vdekur ai që i del shpirti nga trupi, por i vdekur është ai që nuk i di të drejtat e Zotit ndaj tij.” Et-Tedhkire, 18.
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Feja islame është fe e qetësisë dhe e mëshirës. Në të nuk ka anarki, çrregullime dhe nxitje të trazirave.” El-Exhuibe El-Mufide, 98.
02. Këshilla të dobishme
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Është afruar Kiameti, ndërkohë që njerëzit vetëm se po e shtojnë lakminë ndaj dynjasë dhe po largohen edhe më tej nga Allahu.” Sahih El-Xhami’, 1146.
• Imam ibn Si’dij (RahimehUllah) thotë: “Prej urtësisë është përdorimi i butësisë në raport me besimtarët dhe në thirrjen e jobesimtarëve drejt Islamit.” Tejsir El-Letif El-Mennan, 312.
• Imam ibn Si’dij (RahimehUllah) thotë: “Varfëria e vërtetë është kur njeriu s’ka punë të mira.” Mexhmu’u muel-lefatihi, 6/178.
• “Kujdes e mos u shfaq para njerëzve se i frikohesh Allahut, ndërkohë që zemrën e ke të prishur!” El-Akd El-Ferid, ibn Abdu Rabbihi El-Endelusij.
• Sulejman Et-Tejmij (RahimehUllah) thotë: “Nëse punon sipas lehtësimeve apo gabimeve të çdo dijetari, atëherë tek ti do të mblidhet tërë e keqja.” Hiljetu El-Evlija’, 3/32.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kush e sheh se nuk po i hapet zemra dhe nuk po mundet të arrijë ëmbëlsinë e besimit dhe dritën e udhëzimit, le të shpeshtojë pendimin dhe kërkimin e faljes tek Allahu.” El-Fetaua El-Kubra, 5/62.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Ti tani je në një gjendje kur ke hapësirë veprimi. Ndaj shfrytëzoje kohën dhe për çdo ditë caktoja vetes nga një pjesë të Kuranit për ta lexuar. Caktoja vetes një kohë për punë të mira. Zgjohu në fund të natës, madje edhe gjysmë ore para sabahut, lutju Zotit dhe thirre Atë me zë të ulët, sepse Ai (në atë kohë) zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë: “A kush që më lutet, e t’i përgjigjem? A ka kush që kërkon nga Unë, e t’ia jap? A ka kush që kërkon falje prej Meje, e ta falë?” Buhariu dhe Muslimi |Sherh El-Kafije Esh-Shafije, 4/380.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Allahu i Patëmetë ka bërë nga një çelës për hapjen (arritjen) e çdo synimi:
o çelësi i namazit është abdesi,
o çelësi i haxhit është ihrami,
o çelësi i mirësisë është vërtetësia,
o çelësi i Xhenetit është teuhidi (besimi në njësinë e Allahut),
o çelësi i dijes është pyetja e parashtruar bukur,
o çelësi i triumfit është mposhtja dhe durimi,
o çelësi i shtimit të të mirave është falënderimi ndaj Allahut,
o çelësi i arritjes së miqësisë së Zotit është ta duash dhe ta përmendësh Atë,
o çelësi i shpëtimit është devotshmëria,
o çelësi i suksesit është frika ndaj Allahut dhe shpresa në Të,
o çelësi për arritjen e përgjigjes është lutja drejtuar Atij,
o çelësi për zemër të gjallë është meditimi i Kuranit dhe përgjërimi ndaj Allahut në pjesën e fundit të natës,
o çelësi për furnizim është puna së bashku me kërkimin e faljes dhe devotshmërinë,
o çelësi i krenarisë është bindja ndaj Allahut,
o çelësi i çdo të keqe është dashuria ndaj jetës së kësaj bote dhe shpresat e mëdha.” Hadi’ El-Erua’h, 100.
• Nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) përcillet se të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i thanë: “O i Dërguar i Allahut, lutu kundër idhujtarëve!” Ai tha: “Unë nuk jam dërguar si mallkues, por si mëshirë.” Muslimi, 2599.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur Allahu i krijoi krijesat, shkroi në një libër që është tek Ai, sipër Arshit: “Vërtet, mëshira Ime e mund zemërimin Tim.” Muttefekun alejhi.
• Imam ibn Xheuzi (RahimehUllah) thotë: “Kush dëshiron që mos t’i ndërpriten veprat pas vdekjes, le të shpërndajë dijen.” Et-Tedhkire, 55.
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Vënia e dorës mbi mus’haf gjatë betimit, nuk ka kurrfarë baze në fe, por është vepër që e bëjnë njerëzit e rëndomtë.” Sherh Igatheti El-Lehfan.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Rreth meselesë se “çdo bidat (shpikje) në fe është devijim dhe ndalohet”, ka njëzëshmëri mes sahabëve dhe gjeneratave të para të muslimanëve.” El-Iktida’, 1/64.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u pyet për atë që më së shumti i fut njerëzit në Xhenet, ai tha: “Frika ndaj Allahut dhe morali i mirë.” Pastaj u pyet për atë që më së shumti i fut njerëzit në zjarr, ai u përgjigj: “Goja dhe organi gjenital.” Es-Sahiha, 977.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Kur njeriu e kundërshton epshin, i forcohet trupi, zemra dhe gjuha e tij.” Reudatu El-Muhibbine, 477.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nuk jemi goditur nga këto fatkeqësi që po i përjetojmë sot, veçse për shkak të mëkateve tona.” Sherh El-Akide Es-Sifarinijje, 619.
• Imam Sufjan Eth-Theurij (RahimehUllah) thotë: “Njeriu më shumë ka nevojë për dije sesa për bukë e mish.” Hiljetu El-Evlija’, 7/56.
• Kur dikush e pyeste imam Muhamed ibn Sirinin (RahimehUllah) për shpjegimin e ndonjë ëndrre, i thoshte: “Ki frikë Allahun kur je zgjuar, nuk të bën dëm ajo që e ka parë në ëndërr.” Hiljetu El-Evlija’, 2/273.
• Imam ibn Kethiri (RahimehUllah) thotë për Aishen (radijAllahu anha): “Nuk dihet që ndonjë femër e këtij ummeti te ketë arritur dijen që e arriti ajo.” El-Fusul, 305.
• Muhamed ibn Uasi’ (RahimehUllah) thotë: “Kush kthehet me zemër drejt Allahut, Ai i kthen zemrat e besimtarëve drejt tij.” Hiljetu El-Evlija’, 2/345.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatari është gjithmonë në robëri të shejtanit, në burg e pranga të pasioneve dhe të epshit. Pra, ai është i robëruar, i burgosur dhe i lidhur me pranga.” Ed-Da’u ue Ed-Deua’, 190.
• E pyetën Hudhejfe ibn Jemanin (radijAllahu anhu): “Cila sprovë është më e rënda?” Ai tha: “Kur ty të shfaqen e mira dhe e keqja dhe nuk di se cilën duhet pasuar.” Musannef ibn Ebi Shejbe.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e lut Allahun tri herë për t’ia dhënë Xhenetin, ai (Xheneti) thotë: “O Allah, fute në Xhenet!” Kush kërkon mbrojtjen e Allahut nga zjarri tri herë, ai (zjarri) thotë: “O Allah, ruaje nga zjarri!” Sahih En-Nesai’, 5536.
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Kur të shohësh dikë sesi tregohet koprrac ndaj anëtarëve të familjes, atëherë dije se veprat mes tij dhe Allahut i ka edhe më të këqija.” Hiljetu El-Evlija’, 6/178.
• Allahu i Lartësuar thotë: “Në të vërtetë, ata i shmangin të tjerët nga rruga e drejtë, ndonëse mendojnë se janë të udhëzuar drejt.” (Ez-Zuhruf, 37) Salih Es-Sindij (hafidhahUllah) thotë: “Largimi i të tjerëve nga Islami është një krim i madh. Prej formave më të këqija të largimit të njerëzve nga Islami, është shëmtimi i imazhit të tij në sytë e botës.”
• Rreth ajetit kuranor: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!” El-Insan, 9. Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kush kërkon nga të varfrit lutje apo falënderim, nuk përfshihet në këtë ajet.” Mexhmu’u El-Fetaua, 11/111.
• Rebi’ ibn Huthajm (RahimehUllah) thotë: “Çdo gjë që nuk bëhet për hir të Allahut, në fund do të prishet.” Tabekat ibn Sa’d, 6/186.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Nëse shikon gjendjen e shumicës së atyre që janë në agoni të vdekjes, gjen se ata pengohen nga përfundimi i lumtur si ndëshkim për veprat e tyre të këqija që i kanë bërë.” Ed-Da’u ue Ed-Deua’, 386.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Besimtari është i urdhëruar të kryejë obligimet, të largohet nga haramet dhe të durojë ndaj caktimeve të Allahut.” Et-Tedmurijje, 322.
• Ebu Ed-Derda’ (radijAllahu anhu) thotë: “Kur njeriu kryen mëkate fshehtazi, Allahu i Madhërishëm vendos urrejtje ndaj tij në zemrat e besimtarëve, prej nga ai nuk e pret fare.” Hiljetu El-Evlija’, 1/215.
• Mejmun ibn Mehran (RahimehUllah) thotë: “Kur Allahu ia do të mirën njeriut, ia bën të dashur përmendjen e Tij.” Hiljetu El-Evlija’, 3/107.
• Sehl ibn Abdullah (RahimehUllah) thotë: “Shpëtimi është tek tri gjëra: ngrënia e hallallit, kryerja e obligimeve dhe pasimi i të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).” Tefsir El-Kurtubij, 2/208.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Dënimi për secilin popull ishte varësisht nga mëkatet dhe krimet e tyre.” Mexhmu’u El-Fetaua, 16/250.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Ehlu Suneti janë më të diturit për të vërtetën dhe më të mëshirshmit me krijesat.” Minhaxh Es-Sunne, 5/158.
03. Këshilla të dobishme
• Imam Shafiu (RahimehUllah) thotë: “Nëse ke shok, atëherë ruaje fort atë, sepse gjetja e shokut është e vështirë, ndërkaq ndarja nga ai është e lehtë.” Hiljetu El-Evlija’, 9/122.
• Imam Maliku (RahimehUllah) thotë: “Ai që i shan shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), nuk ka hise në Islam.” El-Ibane Es-Sugra’, 123.
• Imam Maliku (RahimehUllah) thotë: “Mësoje edukatën, para se ta mësosh dijen!” Hiljetu El-Evlija’, 6/330.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush dëshiron t’i mbajë lidhjet me babanë që e ka në varr, le t’i mbajë lidhjet me vëllezërit e babait që i ka lënë pas vete.” Sahih El-Xhami’, 5960.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush ia lehtëson dikujt një vështirësi, Allahu ia lehtëson atij vështirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër.”
• Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (RahimehUllah) thotë: “Shumica nuk merret parasysh dhe nuk është peshore me të cilën matet e vërteta nga e kota. Përkundrazi, peshorja me të cilën matet e vërteta dhe e kota është Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).” Garetu El-Eshrita, 1/116.
• Përcillet se Abdullah ibn Aunin (RahimehUllah) e thirri nëna e tij, mirëpo ai iu përgjigj duke e ngritur zërin. Për ta shlyer këtë gabim, ai liroi dy robër.” Hiljetu El-Evlija’, 3/39.
• Mensur ibn Mu’temir (RahimehUllah) thotë: “Përpara thuhej: “Nënës i përkasin tri të katërtat e mirësisë.” Hiljetu El-Evlija’, 5/42.
• Muhamed ibn Munkedir (RahimehUllah) e vendoste faqen në tokë, pastaj i thoshte nënës: “Çohu dhe vendose këmbën tënde mbi faqen time!” Hiljetu El-Evlija’, 3/150.
• Amr ibn Mejmun ibn Mehran (RahimehUllah) tregon: “Dola së bashku me babanë për t’i ndihmuar të ecte nëpër disa sokakë të Basras. Arritëm te një përrua dhe meqë ishte plak, nuk mund ta kapërcente atë. Unë u shtriva dhe ai kaloi sipër shpinës sime.” Hiljetu El-Evlija’, 4/82.
• Alij ibn Fudajl (RahimehUllah) i tha babait të tij: “O baba! Sa të ëmbla janë fjalët e shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)!” Fudajli i th: ” A e di pse janë të tilla?” “Jo, o baba.”- i tha djali. Fudajli tha: “Sepse ata përmes tyre kishin për qëllim Allahun.” Hiljetu El-Evlija’, 10/23.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Namazi më i mirë tek Allahu është namazi i sabahut me xhemat në ditën e xhuma.” Es-Silsile Es-Sahiha, 4/91.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Sa herë që veprat tua të mira zvogëlohen në sytë e tu, rriten tek Allahu. Sa herë që ato rriten dhe zmadhohen në zemrën tënde, pakësohen dhe zvogëlohen tek Allahu. Ndërsa, veprat e tua të këqija janë në të kundërtën e kësaj.” Medarixh Es-Salikin, 1/703.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kush flet për fenë pa dije, është gënjeshtar, edhe nëse nuk e ka për qëllim gënjeshtrën.” Mexhmu’u El-Fetaua, 10/449.
• Imam Se’id ibn Musejjib (RahimehUllah) thotë: “Kush mjaftohet me Allahun, të gjithë njerëzit do të kenë nevojë për të.” Hiljetu El-Evlija’, 2/174.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Dita e xhuma është ditë adhurimi. Ajo karshi ditëve tjera të muajit, është sikur muaji i Ramazanit karshi muajve të tjerë. Po ashtu, ora kur pranohen lutjet në të është sikur nata e Kadrit në muajin e Ramazanit.” Zad El-Me’ad, 1/398.
• Një njeri i tha Hudhejfe ibn Jemanit (radijAllahu anhu): “Frikohem se mos jam mynafik?” Ai ia ktheu: “Sikur të ishe mynafik, nuk do të frikoheshe.” U’jun El-Ahbar, 2/739.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Kur Allahu ia do të mirën njeriut, i ndihmon ndaj kohës së tij dhe e kthen atë (kohën) në ndihmës të tij. E kur nuk ia do të mirën, e kthen kohën kundër tij dhe ia ngushton atë.” Medarixh Es-Salikin, 3/125.
• Muhamed ibn Hasen (RahimehUllah) thotë: “Ebu Hanife (RahimehUllah) na nxiste që të mësonim dije fetare (fikh) dhe na ndalonte nga mësimi i filozofisë.” Dhemm El-Kelam, i Hereviut, 5/221.
• Ibn Umeri (radijAllahu anhu) dilte herët në mëngjes në treg dhe këdo që e takonte, e përshëndeste me selam. Ai thoshte: “Këtë e bëj për shkak të selamit; e përshëndes me selam këdo që e takoj.” Sahih El-Edeb El-Mufred, 1006.
• Uehb ibn Munebbih (RahimehUllah) thotë: “Kush e shkel epshin e vet me këmbë, shejtani frikohet edhe nga hija e tij.” Hiljetu El-Evlija, 2/49.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Fjalët e qortuara janë ato që e kundërshtojnë Kuranin dhe Sunetin. Çdo gjë që e kundërshton Kuranin dhe Sunetin, është e kotë dhe gënjeshtër, dhe njëkohësisht e kundërshton fenë dhe mendjen. Allahu thotë: “Të përkryera janë fjalët e Zotit tënd në vërtetësi dhe drejtësi.” (El-En’am, 115)” Mexhmu’u El-Fetaua, 7/435.
• Ibn Hazmi (RahimehUllah) thotë: “Sikur të mos ishte lakmia, askush nuk do t’i nënshtrohej askujt.” Resail ibn Hazm, 1/372.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Ka shpëtuar ai që është bërë musliman, që i është dhënë risk i mjaftueshëm dhe që Allahu e ka bërë të kënaqur me atë që ia ka dhënë.” Muslimi, 1054.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Tërë feja kthehet tek këto dy gjëra: kryerja e urdhrave dhe braktisja e harameve.” U’ddetu Es-Sabirin, 108.
• Umeri (radijAllahu anhu) thotë: “O njerëz! Të mos iu mashtrojë të folurit e shumtë të njeriut dhe ngritja e zërit që ai e bën, sepse burrë i vërtetë është vetëm ai që e ruan amanetin dhe nuk i cenon nderet e njerëzve.” Mekarim El-Ahlak, ibn Ebi Ed-Dunja, 89.
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Frikohem se kërkimi i lutjes prej të varfrit të cilit i jep lëmoshë, është përmendje e së mirës që ia bën.” Et-Ta’lik Ala Igatheti El-Lehfan.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Besimtar i vërtetë është ai që njerëzit ia besojnë pasuritë dhe jetët e tyre. Ndërkaq, muhaxhir (emigrues) i vërtetë është ai që largohet nga gabimet dhe mëkatet.” Sahih El-Xhami’, 6658.
• Një grua e pyeti imam Ebu Hanifen (RahimehUllah): “Ku është Zoti yt të Cilin e adhuron?” Ai u përgjigj: “Allahu i Lartësuar është mbi Qiell dhe jo në Tokë.” Një njeri që ishte i pranishëm i tha: “Çfarë mendon për fjalën e Allahut të Madhërishëm: “Ai (Allahu) është me ju kudo që të gjendeni”?” (El-Hadid, 4) Ebu Hanifeja ia ktheu: “Kjo është sikur kur i shkruan dikujt dhe i thua: “Unë jam me ty!”, edhe pse je larg tij.” El-Esma’u ue Es-Sifatu, i Bejhekiut, 2/337.
• Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) thotë: “Mos u bëj imme’ah (pasues i verbër)!” Të pranishmit thanë: “Çfarë është immeah?” Ai tha: “ Është njeriu që thotë: “Unë shkoj pas njerëzve, nëse ata udhëzohen, do të udhëzohem edhe unë e nëse ata devijojnë nga rruga e drejtë, do të devijoj edhe unë.” Sifetu Es-Safue, 1/159.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Lexojeni suren El-Bekare sepse leximi (mësimi) i saj është bereqet, ndërkaq lënia e saj është pikëllim dhe atë nuk mund të mposhtin magjistarët.” Muslimi, 804. Po ashtu thotë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza; vërtet shejtani ikën nga shtëpia në të cilën lexohet surja El-Bekare.” Muslimi, 780.
• Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kështu, Ne të kemi dërguar ty Shpirt…” Esh-Shura’, 52. Ibn Si’dij (RahimehUllah) thotë: “Kurani është quajtur shpirt, sepse nëpërmjet shpirtit gjallërohet trupi, ndërkaq përmes Kuranit gjallërohen zemrat.” Tefsir ibn S’idij.
04. Këshilla të dobishme
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Leximi i Kuranit, ashtu siç kërkohet, lë në zemër besim madhështor dhe ia shton asaj bindjen, qetësinë dhe shërimin.” Mexhmu’u El-Fetaua, 7/283.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Themeli i besimit është vërtetësia, ndërsa themeli i dyfytyrësisë është gënjeshtra. Andaj, nëse bashkohen gënjeshtra dhe besimi, do të luftojnë me njëri-tjetrin.” Medarixh Es-Salikin, 2/200.
• Ibn Hazmi (RahimehUllah) thotë: “Nuk është çdo shok këshillues, mirëpo çdo këshillues është shok.” El-Ahlak ue Es-Sijer, 42.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kush dëshiron zemër të pastër, le t’i japë përparësi Allahut ndaj epshit të vet.” El-Feuaid, 98.
• Imam ibn Xheuzij (RahimehUllah) thotë: “Mëkatari e ka për detyrë të pendohet sa më shpejt, para se ta befasojë vdekja dhe t’i shuhet shpresa.” Et-Tedhkire, 131.
• Imam Dhehebiu (RahimehUllah) thotë: “Pasha Allahun, kurrë nuk ka shpëtuar ai që e ka lavdëruar veten, apo që është mburrur me të.” Sijer A’lan En-Nubela’, 4/190.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Lum për jabanxhinjtë! Ata janë njerëz të mirë e përmirësues në mesin e një shumice të keqe. Ata që nuk i dëgjojnë janë më shumë se ata që i dëgjojnë.” Sahih El-Xhami’, 3816.
• Dijetari Salih El-Fezuan (RahimehUllah) thotë: “Sot, thirrësit drejt devijimit janë më të shumtë sesa thirrësit drejt udhëzimit, andaj nuk duhet të mashtrohemi me ta.” Sherh Usul El-Iman, 410.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Njerëzit më të poshtëruar janë ata që lidhen për dikë tjetër përveç Allahut.” Medarixh Es-Salikin, 1/458.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nuk sjell pasuesi i së kotës ndonjë argument, veçse Kurani ia prish atë dhe e sqaron kotësinë e tij, ashtu siç lexojmë në Kuran: “Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” (El-Furkan, 33) Mexhmu’u Fetaua ibn Uthejmin.
• Allahu thotë: “O Zoti ynë, dhurona nga bashkëshortet tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë!” (El-Furkan, 74). Ibn Al-lan (RahimehUllah) thotë: “Allahu i përmendi më përpara bashkëshortet, ngaqë me përmirësimin e tyre përmirësohen edhe pasardhësit.” Delil El-Falihin, 1/376.
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Vërtet që zemra rrotullohet më shumë sesa pupla në një ditë me erë të fortë (d.m.th. ndryshon).” Ez-Zuhd, i Ebu Hatim, 370.
• Ibn Muflih El-Hanbelij (RahimehUllah) thotë: “Ndalohet dalja e gruas nga shtëpia e burrit të saj pa lejen e tij, përveçse për ndonjë domosdoshmëri apo obligim fetar.” El-Adab Esh-Sher’ijje, 3/375.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Të sëmurët e vërtetë janë mëkatarët, edhe nëse kanë trupa të shëndoshë. Ndërsa, të shëndoshët e vërtetë janë ata që i binden Allahut, edhe nëse kanë trupa të sëmurë.” U’ddetu Es-Sabirin, 85.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Besimi është dy pjesë: njëra është durim, e tjetra falënderim (ndaj Allahut).” U’ddetu Es-Sabirin, 108.
• Sufjan Eh-Theurij (RahimehUllah) thotë: “Kush e shpeshton përkujtimin e varrit, do ta gjejë atë kopsht prej kopshteve të Xhenetit. Ndërsa, kush tregohet i pakujdesshëm ndaj përkujtimit të tij, do ta gjejë atë gropë prej gropave të zjarrit.” Et-Tedhkire, e Kurtubiut, 108.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Mëkatet janë plagë. Ndodh që plaga të qëllojë diku ku shkakton vdekjen.” El-Feuaid, 41.
• E pyetën imam Shafiun (RahimehUllah): “Çfarë e ul burrin më së shumti?” Ai tha: “Të folurit e shumtë, përhapja e fshehtësive dhe besimi ndaj çdokujt.” El-Intika, 159.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Në xhenet ka gjëra që syri kurrë nuk i ka parë, veshi kurrë nuk i ka dëgjuar dhe që kurrë nuk i ka parafytyruar zemra e ndokujt.”
• Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i shpëtuam ata që i ndalonin të tjerët nga e keqja.” El-A’raf, 165. Imam ibn S’idij (RahimehUllah) thotë: “Ky është ligji i Allahut ndër robërit e Vet. Kur të zbresë ndëshkimi, prej tij shpëtojnë vetëm ata që kanë urdhëruar për të mirë dhe që kanë ndaluar nga e keqja.” Tefsir Es-Si’dij, 306.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Vini re! Artikulli i Allahut (që e ka vënë në shitje) është i shtrenjtë! Vini re! Artikulli i Allahut është Xheneti!” Es-Sahiha, 954.
• Ibn Hazmi (RahimehUllah) thotë: “Mos jep përgjigje rreth fjalëve të dikujt që të përcillen, derisa të bindesh se ai i ka thënë ato.” El-Ahlak ue Es-Sijer, 29.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Shumica e mëkatarëve e respektojnë ditën e xhuma dhe natën e saj, si dhe besojnë se kush i bën mëkat Allahut në to, Ai ia shpejton dënimin dhe nuk i jep afat. Kjo është një çështje e mirënjohur tek ta, që e dinë nga përvoja.” Zad El-Me’ad, 1/63.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Dy ujqër të uritur që i lëshohen kopesë së deleve, nuk bëjnë dëm më shumë sesa dëmi që lakmia e njeriut për pasuri dhe pozitë ia shkakton fesë së tij.” Sahih El-Xhami’.
• Fudajl ibn Ijadi (RahimehUllah) thotë: “Kur të shfaqet përgojimi, largohet vëllazëria për hir të Allahut. Shembulli i juaj do të jetë sikur diçka e lyer me ari e argjend, mirëpo brendësinë e ka nga druri.” Hiljetu El-Evlija’, 8, 96.
• Hasan ibn A’tijje (RahimehUllah) thotë: “Nuk e ka armiqësuar dikush Zotin e vet me diçka më të rëndë sesa urrejtja ndaj përmendjes së Tij, apo ndaj atij që e përmend Atë.” El-Uabil Es-Sajjib, 71.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Është ligj i Allahut që vepron gjithmonë midis robërve të Tij se kush e ndihmon të vërtetën dhe është i qëndrueshëm në të, pastaj përpiqet skajshmërisht në këtë, Ai i jep përfundim të lavdëruar.” Et-Ta’lik ala El-Istikameh, 19.
• Imam ibn Si’dij (RahimehUllah) thotë: “Kush lë diçka për hir të Allahut, Ai ia zëvendëson me diçka më të mirë. Ndërsa, kush i jep përparësi epshit ndaj bindjes së Zotit, e humb fenë dhe rrjedhimisht edhe dynjanë e tij.” Tejsir El-Letif El-Mennan, 86.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Disa prej gjeneratave të para të muslimanëve thoshin: “Nëse Allahu ta mundëson t’i lutesh Atij, atëherë prite përgjigjen, sepse Ai thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (El-Gafir, 60) El-Kaul El-Mufid, 2/165.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Gjëja e parë për të cilën llogaritet njeriu (në ditën e Kiametit) është namazi, ndërsa gjëja e parë që gjykohet mes njerëzve janë vrasjet.” Es-Sahiha, 1748 dhe Sahih El-Xhami’ 2572.
• A’mr ibn Kajs (RahimehUllah) thotë: “Kur të dëgjosh për ndonjë vepër të mirë, atëherë punoje atë qoftë dhe vetëm një herë.” Hiljetu El-Evlija, 2/155.
• Ebu Hal-lad (RahimehUllah) thotë: “Nëse në mesin e njerëzve ka të atillë që tregohen të shkujdesur ndaj namazit dhe ata nuk i këshillojnë, atëherë dënimi i parë që i godet është pakësimi i riskut.” Fet’h El-Barij, i ibn Rexhebit, 3/144.
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Njeriu e lut Allahun që ta bëjë të qëndrueshëm në fe, edhe nëse e di të vërtetën, punon sipas saj dhe e beson atë.” Et-Ta’lik ala Sherhi Es-Sunne, 1/48.
• I thanë imam Abdullah ibn Mubarekut (RahimehUllah): “Na e përmblidh moralin e mirë në një fjalë të vetme!” Ai u tha: “Braktisja e zemërimit.” Xhamiu El-Ulumi ue El-Hikem, 1/363.
• Imam El-Mundhirij (RahimehUllah) thotë: “Ai që shkruan dije të dobishme, do të ketë shpërblimin për mundin e vet, shpërblimin e atij që e lexon, apo e shkruan, apo punon me të pas tij, derisa të mbetet ai shkrim.” Et-Tergib ue Et-Terhib, 1/65.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Në zemër ka zjarr e pikëllime të cilat nuk i shuan gjë tjetër përveç kënaqësisë me urdhrin, ndalesën dhe caktimin e Allahut, pastaj durimi në tërë këtë derisa njeriu ta takojë Atë, të Madhërishmin, Madhështorin.” Medarixh Es-Salikin, 3/121.
• “Tre shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): Xherir ibn Abdullah, Handhale dhe A’dij ibn Hatim (radijAllahu anhum) u zhvendosën nga Kufeja (e Irakut) në Kirgizi dhe thanë: “Nuk qëndrojmë në një vend ku fyhet Uthmani (radijAllahu anhu).” Sijer A’lam En-Nubela, 3/165.
• Imam ibn Xheuzij (RahimehUllah) thotë: “Kam vërejtur se shkak për brengat dhe pikëllimet është largimi nga Allahu i Madhërishëm dhe dhënia pas jetës së kësaj bote. Sa herë që ikën diçka prej saj, vjen pikëllimi për atë humbje.” Sajd El-Hatir.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë për gjumin në kohën e namazit të sabahut: “Allahu na ruajt nga një gjë e tillë! Njeriu çohet nga gjumi për nevojat e kësaj bote dhe për t’i kryer detyrimet ndaj krijesave, e nuk çohet për të kryer detyrën ndaj Allahut të Lartësuar.” Mexhmu’ul-fetaua, 29/179.
• Umer ibn AbdulAzizi (RahimehUllah) thotë: “Sa herë që kam lënë diçka nga kjo botë, Allahu ma ka zëvendësuar në zemër me diçka tjetër më të mirë sesa ajo.” El-Uera’, ibn Ebi Ed-Dunja, 55.
05. Këshilla të dobishme
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Ai që e kundërshton të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), patjetër që do ndjekë hamendjen dhe atë që ia ka qejfi.” Mexhmu’u El-Fetaua, 13/67.
• Mejmun ibn Mehran (RahimehUllah) thotë: “Përmirësimin e zemrës sime e kam gjetur në ndejat me njerëzit e ditur.” Xhami’u Bejan El-Ilm, 1/107.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Teuhidi e largon rrënjën e shirkut, ndërsa kërkimi i faljes i largon degët e tij. Për këtë arsye, lavdërimi më i mirë është thënia: La ilahe il-lAllah, ndërsa lutja më e mirë është: Estagfirull-llah.” Mexhmu’u El-Fetaua, 11/697.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk bashkohen ne zemrën e njeriut besimi dhe zilia.” Et-Ta’lik Er-Regib, 2/167.
• Ibrahim ibn Is’hak (RahimehUllah) thotë: “Njerëzit e mençur të çdo feje janë të një mendimi se kush nuk pajtohet me Caktimin e Allahut, nuk mund të kënaqet me jetën e tij.” Sijer A’lam En-Nubela’, 13/367.
• Umer ibn Hattabi (radijAllahu anhu) thotë: “Sikur ta dinit se çfarë përmban fjala e ndonjërit prej jush për vëllanë e tij: “Allahu të shpërbleftë me të mira”, do t’ia shpeshtonit atë njëri-tjetrit.” Musannef Ibn Ebi Shejbe, 1/436.
• Imam ibn S’idij (RahimehUllah) thotë: “Çdo çështje që nga drejtësia kalon në padrejtësi dhe nga përmirësimi në prishje, nuk është pjesë e fesë.” Tejsir El-Letif El-Mennan, 163.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Alkooli është nëna e fëlliqësive dhe mëkati më i madh. Kush e pi atë, i hedhet nënës, tezes dhe hallës së vet.” Es-Sahiha, 1853.
• “Kush e shpeshton përkujtimin e vdekjes nderohet me tri gjëra: e shpejton pendimin, zemra i kënaqet me atë që i është caktuar dhe bëhet aktiv në adhurime. E kush e harron vdekjen ndëshkohet me tri gjëra tjera: e vonon pendimin, nuk është i kënaqur me atë që i është caktuar dhe bëhet dembel në adhurime.” Et-Tedhkire, i Kurtubiut.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Çdo dije fetare që nuk merret nga Kurani, është devijim.” El-Istikame, 1/21.
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah) gjatë shpjegimit të porosisë së të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Mos u zemëro!”, thotë: “Kjo tregon se zemërimi përmbledh në vete çdo të keqe, ndërsa ruajtja prej tij përmbledh çdo të mirë.” Xhami’u El-Ulumi ue El-Hikem, 1/362.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Çdo lëndim (shqetësim) që e godet besimtarin në trup, ia shlyhen veprat e këqija.” Es-Sahiha, 2274 dhe Sahih El-Xhami’, 5724.
• Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (RahimehUllah) thotë: “Sikur të mjaftonte vetëm mendja, Allahu nuk do t’i dërgonte profetët dhe nuk do t’i zbriste librat.” Ixhabetu Es-Sail, 367-368.
• “Gjuha e njeriut është në shërbim të zemrës.” U’jun El-Ahbar, 3/168.
• Imam ibn S’idij (RahimehUllah) thotë: “Lutja është armë si për të fortit, ashtu edhe për të dobëtit. Ajo është streha e Profetëve dhe njerëzve të zgjedhur; përmes saj ata kërkojnë largimin e çdo fatkeqësie.” Mexhmu’u muel-lefatish-shejh, 23/736.
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Magjia largohet me barna të lejuara, me leximin e ajeteve të Kuranit dhe të lutjeve të transmetuara. Vetëm në këtë mënyrë lejohet heqja e magjisë.” El-Munteka, 2/132.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Prej veprave më të mira është ta gëzosh një besimtar, t’ia lash borxhin, t’i ndihmosh kur është në nevojë dhe t’ia largosh brengën.” Sahih El-Xhami’, 5897 dhe Es-Sahiha, 2291.
• Imam ibn Xheuzij (RahimehUllah) thotë: “Gjeneratat e para të muslimanëve i angazhonin fëmijët e tyre me mësim përmendsh të Kuranit dhe me dëgjim të haditheve sapo fillonin të rriteshin. Kështu, atyre u zinte vend besimi në zemër qysh në vegjëli.” Sajd El-Hatir, 491.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut ia largon zemrës çdo frikë të saj. Po ashtu, ajo ka ndikim të çuditshëm në arritjen e sigurisë. Nuk ka gjë më të dobishme sesa përmendja e Allahut për atë që e ka kapluar lemeria (frika).” El-Uabil Es-Sajjib, 77.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Duhet të jesh i përkushtuar në përhapjen e dijes fetare me çdo energji dhe fuqi që posedon. Nuk bën që pasuesit e së kotës të jenë më aktiv në përhapjen e kotësive të tyre. Po ashtu duhet të jesh i përkushtuar që t’u sjellësh dobi muslimanëve, në fenë dhe jetën e tyre.” Mexhmu’uEl-Fetaua,6/76.
• Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rum, 21) Ibn Kethiri (Allahu mëshiroftë) shpjegon: “Nuk ka afërsi më të madhe mes dy shpirtrave sesa afërsia mes bashkëshortëve.” Tefsir ibn Kethir, 3/525.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Nuk është goditur njeriu me ndonjë ndëshkim më të rëndë sesa ngurtësia e zemrës dhe largimi nga Allahu i Lartësuar.” El-Feuaid, 142.
• “Ndodh që durimi ndaj sprovës të jetë më i mirë për njeriun sesa largimi i saj.” El-Ifsah, 2/257.
• “Bartja e fjalëve e prish fenë dhe jetën, ajo i ndryshon zemrat, sjell urrejtje, vrasje dhe përçarje.” Bahru Ed-Dumu’, 129.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kur njeriu e ndryshon mëkatin me bindje ndaj Allahut, Ai ia ndryshon dënimin me falje dhe poshtërimin me krenari.” Ed-Da’u ue Ed-Dewa’, 73.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Ashtu siç toka s’ka jetë pa ujë, po ashtu edhe zemra s’ka jetë pa dije.” Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/508.
• Imam Ebu El-A’lije (RahimehUllah) thotë: “Janë dy fjalë për të cilat në ditën e Kiametit do të pyeten të parët dhe të fundit: Çfarë keni adhuruar? Çfarë përgjigje iu dhatë të dërguarve?” Medarixh Es-Salikin, 1/350.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Sikur njerëzit të dinin se çfarë shpërblimi kanë nëse e falin jacinë dhe sabahun me xhemat, do të vinin në xhami qoftë dhe duke u zvarritur.” Sahih El-Xhami’, 5340.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Dijen nuk e arrijnë mendjemëdhenjtë, dembelët dhe ata me ambicie të ulët.” Mexhmu’u El-Fetaua, 16/208.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Secili prej jush le të ketë zemër falënderuese, gjuhë që e përmend shumë Allahun dhe grua besimtare, e cila e ndihmon në punët e botës tjetër.” Es-Sahiha, 2176.
• Nga U’kbe bin Amir (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “E takova të Dërguarin e Allahut dhe më tha: “O U’kbe ibn Amir! Mbaji lidhjet me atë që i ndërpret ato me ty, jepi atij që nuk të jep dhe fale atë që të ka bërë padrejtësi!” Es-Sahiha, 6/859.
• Fudajl ibn Ijadi (RahimehUllah) thotë: “Pasha Allahun! Ty nuk të lejohet ta lëndosh pa të drejtë qenin e as thiun, e si është puna e lëndimit ndaj myslimanit?!” Sijer A’lam En-Nubela’, 8/427.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kujt i shpeshtohen brengat e pikëllimet, le të shpeshtojë fjalët: “La hawle ue la kuwwete il-la bil-lah (S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut).” Es-Silsile Es-Sahiha 199.
• Kaloi pranë të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) një xhenaze dhe tha: “I rehatuar dhe të rehatuar prej tij.” Shokët pyetën: “O i Dërguar i Allahut! Çka do të thotë i rehatuar dhe të rehatuar prej tij?” Ai u përgjigj: “Robi besimtar rehatohet nga lodhjet e kësaj bote dhe shqetësimet e saj dhe futet në mëshirën e Allahut. Ndërsa, prej robit mëkatar rehatohen njerëzit, vendet, pemët dhe kafshët.” Buhariu dhe Muslimi.
• Fudajl ibn Ijadi (RahimehUllah) thotë: “Shenjat e mjerimit janë pesë: turpi i pakët, ngurtësia e zemrës, syri që nuk loton, lakmia ndaj jetës së kësaj bote dhe shpresa e madhe.” Meuarid Edh-Dham’an.
• Ebu Derda’ (radijAllahu anhu) thotë: “Sikur të mos ishin tri gjëra, të gjithë njerëzit do të përmirësoheshin: epshi që ndiqet, lakmia të cilës i nënshtrohen dhe mburrja e secilit me mendimin e vet.” Ez-Zuhdu i Ebu Davudit, 221.
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Allahu i ndërron ditët e kësaj bote mes njerëzve, mirëpo përfundimi i lumtur i përket të devotshmëve.” Sherh hadith inna kunna fi xhahilijjetin ue sherr, f. 17.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “S’ka në këtë botë kënaqësi që i ngjanë kënaqësisë së botës tjetër, përveç kënaqësisë së besimit dhe njohjes së Allahut. Për këtë arsye i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i thoshte Bilalit (radijAllahu anhu): “O Bilal! Na qetëso me namaz!” dhe nuk i thoshte: “Na e hiq qafësh atë!” Mexhmu’u El-Fetaua, 28/31.
06. Këshilla të dobishme
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Përmendja e Allahut është shërim dhe ilaç për zemrën, ndërsa shkujdesja është sëmundja e saj. Pra, shërimi dhe ilaçi i zemrave të sëmura është te përmendja e Allahut të Lartësuar.” El-Uabil Es-Sajjib, 71.
• Sufjan Eth-Theurij (RahimehUllah) thotë: “Le të jetë shok i yti ai i cili ta heqë lakminë nga kjo botë dhe të nxitë drejt botës tjetër. Ki kujdes dhe mos u shoqëro me pasuesit e dunjasë, të cilët flasin vetëm rreth saj, sepse ata ta prishin fenë dhe zemrën tënde. Përkujtoje shpesh vdekjen! Shpeshtoje kërkimin e faljes për mëkatet e kaluara dhe lute Allahun të të ruajë në jetën që të ka mbetur! O vëllai im, cilësohu me edukatë dhe moral të mirë!” Lemm Ed-Durr El-Menthur.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kur njeriu e hedh veten në sprovë, Allahu e lë nën përkujdesje të vetes. Mirëpo, kush i zbaton urdhrat e Allahut, e pastaj i shfaqet sprova pa dëshirën e tij, atëherë Allahu e ndihmon ndaj saj.” Ez-Zuhdu uel-Uere’u uel-I’badeh.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Vërtet se në zemër ka ngurtësim të cilin nuk e shkrinë asgjë tjetër, përveç përmendjes së Allahut të Lartësuar. Andaj, njeriu duhet ta kurojë ngurtësinë e zemrës së tij me përmendje të Allahut.” El-Uabil Es-Sajjib, 71.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur Allahu ua do të mirën anëtarëve të një shtëpie, fut tek ta butësinë.” Es-Sahiha, 1219 dhe Sahih El-Xhami’, 303.
• Salih ibn Xhenah Ed-Dimeshkij (RahimehUllah) e porositi djalin e tij: “O djali im! Nëse pas përfundimit të ditës dhe të natës të kanë shpëtuar feja, trupi, pasuria dhe familja, atëherë shpeshtoje falënderimin e Allahut të Lartësuar, sepse sa e sa njerëz në atë ditë kanë mbetur pa fe, sa e sa njerëz kanë mbetur pa pronë, sa e sa njerëzve i është hequr mbulesa e Allahut, sa e sa njerëzve i është thyer kurrizi, ndërkohë që ti ishe në mirëqenie.” Sijer A’lam En-Nubela’, 3/222.
• Dijetari i madh ibn Si’dij (RahimehUllah) thotë: “Besimi lë ëmbëlsi në zemër, gjë që kur njeriu e gjen, e bën t’i harrojë të gjitha gjërat e dashura të kësaj jete dhe interesat personale.” Et-Teudih ue El-Bejan, 56.
• Imam Feuzani (hafidhahUllah) thotë: “Nuk merren në konsideratë veprat e shumta dhe as lotët e shumtë, por ajo çfarë merret në konsideratë është rruga në të cilën është njeriu.” Sherh Fadli El-Islam, 13.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur njeriu thotë: “Falënderimet e shumta qofshin për Allahun!”, Allahu i Lartësuar thotë: “Shkruani mëshirë të shumtë (Timen) për robin Tim.” Sahih Et-Tergib, 1578.
• Imam El-Euza’ij (RahimehUllah) thotë: “Në mesin e njerëzve ka të atillë që i dëshirojnë lëvdatat e të tjerëve për ta, mirëpo tek Allahu nuk kanë vlerë as sa krahu i mushkonjës.” El-Hilje, 8/255.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Vërtet që njeriut i rritet grada në Xhenet, e ai thotë: “O Zoti im! Prej nga më erdhi kjo?” “Nga kërkimi i faljes që fëmija yt e bëri për ty” – i thuhet atij.” Es-Sahiha, 1598.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut është dritë për njeriun në këtë jetë, dritë për të në varr dhe dritë për të në botën tjetër, që i shkëlqen përpara në urën e Siratit.” El-Uabil Es-Sajjib, 50.
• Imam Ahmedi (RahimehUllah) thotë: “Dynjaja është vend i punës, ndërkaq jeta tjetër është vend i shpërblimit. Andaj, kush nuk punon këtu, do të pendohet atje.” Ez-Zuhd, i imam Bejhekiut, 282.
• Imam Sufjan Eth-Theurij (RahimehUllah) thotë: “Nuk di ketë ndonjë adhurim më të mirë sesa t’ua mësosh njerëzve dijen fetare.” Xhami’u Bejan El-‘Ilmi, 1/211.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Problemi është se disa njerëz tregohen të pakujdesshëm ndaj amanetit me të cilin janë ngarkuar dhe nuk e kanë dert se a i falën fëmijët apo jo, a janë të mirë apo të këqij, a janë në rrugë të drejtë apo të devijuar. Pastaj në pleqëri ndëshkohen nëpërmjet sjelljes së keqe të fëmijëve ndaj tyre, ngaqë nuk e kishin frikë Allahun lidhur me ta, andaj, tani, as ata nuk e kanë frikë Atë lidhur me prindërit e tyre.” Nurun A’la Ed-Derb, 375.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “E tërë fuqia është në mbështetjen tek Allahu. Ashtu siç thoshin disa prej gjeneratave të para të muslimanëve: “Kush dëshiron të bëhet njeriu më i fuqishëm, le t’i mbështetet tek Allahu.” Zad El-Me’ad, 2/364.
• Imam ibn El-Xheuzij (RahimehUllah) shkruan: “Do t’ju tregoj për veten time: unë kurrë nuk ngopem nga leximi i librave. Kur të shoh ndonjë libër që nuk e kam parë ndonjëherë, më duket sikur kam gjetur një thesar. Sikur të thosha se i kam lexuar njëzetmijë vëllime, prapëseprapë numri do të ishte më i madh. Mirëpo, unë ende jam duke kërkuar dije.” Sajd El-Hatir, 440.
• Katade (RahimehUllah) thotë: “Pasha Allahun! Nuk e harron e dikush përmendjen e Allahut, veçse do të bëhet njeri i pavlerë dhe i prishur.” Igathetu El-Lehfan, 2/984.
• Nga Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “Besimtari është pasqyrë për vëllanë e tij. Andaj, kur sheh në të ndonjë të metë, e përmirëson.” El-Edeb El-Mufred, 238.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Çdo rrugë të cilën nuk e shoqëron argumenti nga Kurani dhe Suneti, është rrugë e xhehenemit dhe e shejtanit të mallkuar.” Medarixh Es-Salikin, 2/439.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Mbajtja e lidhjeve farefisnore e shton jetën dhe dhënia e lëmoshës fshehtazi e shuan zemërimin e Zotit.” Sahih El-Xhami’, 3766 dhe Es-Sahiha, 1908.
• Ibrahim ibn Sufjan (RahimehUllah) thotë: “Kur frika ndaj Allahut zë vend në zemër, i djeg vendndodhjet e epsheve në të dhe e përzë dynjanë prej saj.” Medarixh Es-Salikin, 1/513.
• Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu) thotë: “Përmendja e Allahut e mbin besimin në zemër ashtu siç e mbin uji bimën. Ndërsa, muzika e mbin dyfytyrësinë në zemër ashtu siç e bën mbin uji bimën.” Mexhmu’u El-Fetaua, 11/216.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Prej moraleve madhështore të njerëzve të devotshëm janë: falja e namazit të natës, kërkimi i faljes në kohën e syfyrit (pjesën e fundit të natës) dhe dhënia e lëmoshës ndaj lypësit dhe nevojtarit.” El-Fetaua, 7/170.
• Allahu i Lartësuar thotë: “Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!” Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën.” Esh-Shu’ara’, 61-62. Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Kështu është bindja e Profetëve gjatë situatave të rënda e të vështira.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/338.
• Imam ibn Si’dij (RahimehUllah) thotë: “Kur Allahu është i kënaqur me njeriun, ia pranon veprat e pakta dhe ia shumëfishon ato. Po ashtu ia fal mëkatet e shumta dhe ia shlyen ato.” Tejsir El-Letif El-Mennan, 48.
• Muavije (radijAllahu anhu) thotë: “Të gjithë njerëzit mund t’i kënaq përveç atij që më ka zili për shkak të ndonjë begatie, sepse atë nuk e kënaq gjë tjetër përveçse largimi i saj (begatisë).” El-Bidaje ue En-Nihaje, 11/447.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Disa nga gjeneratat e para të muslimanëve thoshin: “Sa e shëmtuar është shkujdesja ndaj përmendjes së Atij (Allahut), i Cili asnjëherë nuk është i shkujdesur ndaj përmendjes tënde.” El-Uabil Es-Sajjib, 72.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Luteni Allahun duke qenë të bindur se do t’ju përgjigjet! Dijeni se Allahu nuk i përgjigjet lutjes që vjen nga një zemër e shkujdesur dhe e hutuar!” Sahih El-Xhami’, 245.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Çdokush që i atribuohet Islamit, qoftë me fjalë apo me vepër, e ka për detyrë t’i pasojë shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe t’i marrë ata si shembull.” Xhami’u El-Mesail, 7/193.
• Imam Ahmedi (RahimehUllah) thotë: “RahimehUllah atë njeri që e flet të vërtetën, që ecë gjurmëve të të parëve, që kapet për Sunetin dhe i merr shembull njerëzit e mirë.” Tabekat El-Hanabile, 1/36.
• Imam Shafiu (RahimehUllah) thotë: “Kush dëshiron që Allahu t’i caktoj të mira, le të ketë mendim të mirë për njerëzit!” El-Mexhmu’u Sherhu El-Muhedh-dheb.
• Imam Fudajl ibn Ijad (RahimehUllah) thotë: “Kush e sheh vëllanë e tij në mëkat, pastaj i qesh në fytyrë, le ta dijë se e ka tradhtuar atë.” El-Muxhalese ue Xhevahiru El-I’lmi, 5/115.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Mbani lidhjet farefisnore qoftë edhe vetëm me selam!” Es-Sahiha, 4/378.
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Mësoje veten në zbatim të Sunetit, sepse në të ka bereqet!” Sherh Igathetu El-Lehfan, 1/11.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kur shpinën e rëndojnë mëkatet, zemra s’mund të shtegtoj drejt Allahut dhe gjymtyrët s’mund të ngrihen për kryerjen e bindjeve ndaj Tij.” Beda’iu Et-Tefsir, 3/332.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Braktisja e suneteve në formë të vazhdueshme është poshtërim. Imam Ahmedi (RahimehUllah) u pyet për një njeri që vazhdimisht nuk e fal vitrin dhe tha: “Ai është njeri i keq.” Der’u Et-Te’arud, 4/133.
07. Këshilla të dobishme
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Ditët e sotme janë ditë të sprovave e sherreve, dhe muslimani është bërë sikur delja në mesin e ujqërve që duan ta shqyejnë. Andaj, rrini me bashkësinë e muslimanëve!” El-Ixhabat El-Muhimme, 190.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) janë burimi i çdo dije, përmirësimi, udhëzimi dhe mëshire në fenë Islame.” Minhaxh Es-Sunne, 6/368.
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Pak vepra, mirëpo sipas Sunetit, është më e mirë se shumë vepra, mirëpo në bidat.” Xhami’u Bejani El-Ilmi ue Fadlihi, 2367.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Çdo betim që bëhet në dikë tjetër përveç Allahut është shirk.” Es-Sahiha, 2042 dhe Sahih El-Xhami’, 4567.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Ktheju vetes dhe kontrolloje atë; ndoshta ke mëkate e mosbindje ndaj Allahut, të cilat janë bërë shkak për mospranimin e lutjeve të tua.” Mexhmu’u El-Fetaua, 5/304.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “I devotshmi i vërtetë është ai që, sa herë i shtohen begatitë e Allahut, i shtohet modestia ndaj të vërtetës dhe krijesave.” El-Kaul El-Mufid, 385.
• Imam Maliku (RahimehUllah) thotë: “Allahu i Madhërishëm është mbi qiell, ndërsa dija e Tij është në çdo vend; s’ka vend ku nuk është dija e Tij.” Esh-Sheria’tu i imam Axhurrit, 3/1077, nr. 653.
• Imam Maliku (RahimehUllah) thotë: “Dije se nëse njeriu flet çdo gjë që e dëgjon, bëhen çrregullime të mëdha.” Sijer A’lam En-Nubela’.
• Imam Shafiu (RahimehUllah) thotë: “Është e urryer që njeriu të thotë: “I Dërguari thotë.” Mirëpo: “I Dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem thotë”, në mënyrë që ta nderojë dhe respektojë atë.” Dhemm El-Kelam, 5/169.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Në ditën e Kiametit Allahu thërret: “Ku janë fqinjët e Mi? Ku janë fqinjët e Mi?” Engjëjt thonë: “O Zoti ynë! E kush është ai që i takon të jetë fqinj i Yti?” Allahu thotë: “Ku janë ata që i mbushnin xhamitë?” Es-Sahiha, 2728.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nëse vëren se sa herë që lexon Kuran të shtohet besimi, atëherë kjo është shenjë e suksesit.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/545.
• Përse Allahu e ngjasoi jetën e kësaj bote me ujin?
• Allahu i Lartësuar thotë: “Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli.” (El-Kehf, 45) Njerëzit e urtë thanë: Sepse uji nuk qëndron në një vend. Kështu është edhe me jetën e kësaj bote, ajo nuk rri në një gjendje, sepse uji shkon/harxhohet dhe nuk mbetet. Kështu është edhe me këtë jetë, ajo shkon dhe nuk mbetet, sepse askush s’ka mundësi të hyjë në ujë e të mos laget. Kështu është edhe me jetën e kësaj bote, askush nuk shpëton nga sprovat dhe të metat e saj, sepse nëse uji është sa duhet, ai është i dobishëm dhe bën që bimësia të dalë nga toka. E nëse e kalon masën e caktuar, ai bëhet i dëmshëm dhe shkatërrues. Kështu është edhe me jetën e kësaj bote, ajo që të mjafton prej saj është e dobishme, ndërkaq teprica e saj të dëmton.” El-Xhami’ li Ahkami El-Kuran, i imam Kurtubiut, 13/289.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Nuk e ka kundërshtuar dikush shpalljen me anë të mendjes, veçse Allahu ia ka prishur mendjen, deri në atë mas sa ka folur gjëra me të cilat qeshin njerëzit e mençur.” Es-Saua’ik El-Mursele, 3/1002.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Lutja drejtuar Allahut është ndër shkaqet më të mëdha për arritjen e synimeve dhe largimin e të këqijave. Njerëzit nga përvoja e tyre e kanë vërejtur se kush nuk e lut Allahun, i lut krijesat e Tij.” Er-Reddu ala Esh-Shadhilij, 11.
• Ka’b ibn Maliku (radijAllahu anhu) thotë: “Kush e shpeshton përmendjen e Allahut, shpëton nga dyfytyrësia.” Shu’abul-Iman, 1/415.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu më kokëtrashë është ai që e humb rrugën në fund të udhëtimit, edhe pse është gati të arrijë tek shtëpia.” El-Feuaid, 107.
• Abullah ibn Umeri (radijAll-llahu anhu) lutej: “O Allah! Mos ma hiq imanin pasi ma dhurove!” Sahih ibn Ebi Shejbe, 31513.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Përgojimi bëhet më i rëndë, varësisht prej gjendjes së besimtarit (që përgojohet). Pra, sa më të madh ta ketë besimin, përgojimi i tij bëhet më i rëndë.” Mexhmu’u El-Fetaua, 28/225.]
• Imam Fudajl ibn Ijadi (RahimehUllah) thotë: “Pasha Allahun! Sikur t’i humbje shpresat në krijesa deri në atë masë sa nuk do asgjë prej tyre, Zoti yt do të të jepte çfarëdo që të dëshiroje.” Xhamiu El-Ulumi uel-Hikem, 197.
• Imam Shafiu (RahimehUllah) thotë: “Bukuria e njeriut është në tri gjëra: Në fshehjen e varfërisë, derisa nga vetëmjaftueshmëria jote njerëzit të mendojnë se je i pasur. Në fshehjen e hidhërimit, derisa njerëzit të mendojnë se je i kënaqur. Në fshehjen e gjendjes së rëndë, derisa njerëzit të mendojnë se je në mirëqenie.” Menakib Esh-Shafi’ij i imam Bejhekiut, 2/188).
• AbdulHamid ibn AbdulAziz ibn Abdullah ibn Umer bin El-Hattab (RahimehUllah) thotë: “Kush e lë urdhërimin për të mirë prej frikës nga krijesat, i hiqet autoriteti, saqë edhe nëse e urdhëron fëmijën e tij ai tallet me të.” Sijer A’lam En-Nubela’, 8/376).
• Imam ibn El-Xheuzij (RahimehUllah) shkruan: “Përmende emrin e Atij që, nëse i bindesh, të jep të mira; nëse e falënderon t’i shton të mirat, nëse i shërben, ta përmirëson zemrën!” Et-Tebsire.
• Imam El-Euzai’ (RahimehUllah) thotë: “Nëse e dëgjon dikë duke folur keq për dikë tjetër, atëherë dije se është duke thënë: “Unë jam më i mirë se ai!” Xhami’u Bejan El-I’lm 1/769).
• I Dërguari (sal-lAllahu aljehi ue sel-lem) thotë: “Kush i shan shokët e mi, mbi të qoftë mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve.” Es-Sahiha, 2340.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Humbja e namazit të sabahut dhe fjetja në kohë të tij është prej harameve më të mëdha dhe prej shenjave të dyfytyrëshave.” Fetaua ibn Baz, 3/424.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Nëpërmjet dijes, largohet injoranca dhe nëpërmjet durimit, burgoset epshi.” El-Mustedrek ala Mexhmu’il-Fetaua, 5/127.
• Erdhi një njeri tek i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut! Sa herë të fali gabimet e shërbëtorit?” Ai u përgjigj: “Nga shtatëdhjetë herë çdo ditë.” Sahih Et-Tergib, 2289.
• Imam ibn Kudame (RahimehUllah) thotë: “Gjeneratat e para të muslimanëve e donin atë që ua përkujtonte të metat e tyre. Ndërsa te ne sot, në të shumtën e rasteve, njeriu më i urryer është ai që na i tregon të metat tona.” Minhaxh El-Kasidin, 196.
• Imam El-Euza’i (RahimehUllah) thotë: “Kush e zgjatë namazin e natës, Allahu ia lehtëson qëndrimin në këmbë në Ditën e Gjykimit.” Sijer A’lam En-Nubela’, 7/119.
• Imam Halid ibn Ma’dan (RahimehUllah) thotë: “Kur dikujt prej jush t’i hapet ndonjë derë e mirësisë, le të nxitojë drejt saj, sepse ai nuk e di kur do t’i mbyllet ajo.” Sijer A’lam En-Nubela’.
• Ebu Hajjan Et-Tejmij (RahimehUllah) thotë: “Përpara thuhej: “Njeriu i mençur duhet të kujdeset më shumë për gjuhën e tij sesa për vendin ku i vendos këmbët.” El-Uera’, i ibn Ebi Ed-Dunja, 77.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Ai i cili nuk ka turp, nuk posedon asgjë nga humanizmi, përveç mishit, gjakut dhe pamjes së jashtme të tyre. Po ashtu, në të s’ka kurrfarë të mire.” Miftahu Dari Es-Se’ade, 1/277.
• Imam Fudajl ibn Ijad (RahimehUllah) thotë: “Kur t’i bëj mëkat Allahut, këtë e vërej në sjelljen e gomarit tim, shërbëtorit tim, gruas sime, madje edhe miut që e kam në shtëpi.” El-Bidaje ue En-Nihaje, 10/215.
• Umeri (radijAllahu anhu) thotë: “Mospërfillja ndaj jetës së kësaj bote është rehati për zemrën dhe trupin.” Ez-Zuhd, i imam ibn Mubarekut, 1/210.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Prej shkaqeve më të mëdha që e shkaktojnë depresionin janë: kur njeriu ia kthen shpinën Allahut të Lartësuar, kur zemra lidhet për dikë tjetër përveç Tij, kur njeriu shkujdeset ndaj përmendjes së Tij dhe kur e do dikë tjetër veç Allahut; sepse kush e do dikë tjetër përveç Allahut, dënohet nëpërmjet tij.” Zad El-Me’ad, 2/24.
• Imam Ahmedi rahimehullah lutej: “O Allah! Kushdo prej pjesëtarëve të këtij ummeti që nuk është në vërtetën dhe mendon se është në të, ktheje në të vërtetën, në mënyrë që të jetë prej ithtarëve të saj!” El-Bidaje ue En-Nihaje, 10/329.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë i është shkruar. Mirëpo, ne jemi urdhëruar të nxitojmë në arritjen e gjërave që na bëjnë dobi dhe t’i braktisim ato që na dëmtojnë.” Sherh El-Erbe’in En-Nevevijje.
08. Këshilla të dobishme
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Shpresoj tek Allahu që agjërimi i ditës së Ashurasë t’i shlyejë mëkatet e vitit të kaluar.” Muslimi 1162)
• Imam Dhehebiu (RahimehUllah) thotë: “A ka gjë më të shëmtuar sesa një i ri që i shërben Sunetit, ndërkohë që vet nuk vepron me të?!” Këshillë e tij drejtuar Muhamed ibn Raf’iut, 19.
• Disa nga gjeneratat e para të muslimanëve kanë thënë: “Zemrës që i pakësohen mëkatet, i rrjedhin lotët më shpejt.” Mexhmu’ Resail ibn Rexheb, 1/262.
• Dijetari i madh Salih Alu Esh-Shejh (hafidhahUllah): “S’ka dyshim që libri është shoku më i mirë, sepse ai nuk mërzitet prej teje, nuk t’i përhapë fshehtësitë dhe të jep e nuk të merr asgjë.”
• Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri…” (El-Bekare, 155) Imam Uthejmini (RahimehUllah) shpjegon: “Qëllimi me frikën është humbja e sigurisë. Kjo është më e rëndë se uria, dhe për këtë arsye Allahu e përmendi më përpara.” Sherh Rijad Es-Salihin, 1/177.
• Imam ibn El-Xheuzij (RahimehUllah) thotë: “Shenjë e mendjes së plotë është ambicia e lartë, ndërkaq ai që kënaqet me pak është i ulët.” Sijer A’lam En-Nubela’, 4/191.
• Imam Et-Turkumanij El-Hanefij (RahimehUllah) thotë: “Jabanxhillëku nuk është në ndarjen nga familja e atdheu apo udhëtimi prej një vendi në një vend tjetër. Jabanxhi është ai që punon me Sunet e Kuran dhe nuk gjen askënd që t’i ndihmojë në këtë. Kështu, ai bëhet një i huaj e i largët në mesin e njerëzve, mirëpo i afërt me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” El-Lume’u fi El-Hauadithi ue El-Bide’i, 584.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Nëse nuk e angazhon gjuhën me përmendje të Allahut, atëherë patjetër ajo të angazhon me gjëra të kota dhe me gjëra që të dëmtojnë.” El-Uabil Es-Sajjib, 82.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Kurdo që të vështirësohen punët, ndërkohë që zemrën e ke të lidhur për Allahun, ato do të të lehtësohen.” Sherh El-Erbe’in En-Nevevije, 246.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Është rënduar jabanxhillëku i Islamit, janë pakuar dijetarët dhe na kanë mundur mendjelehtët.” Zad El-Me’ad, 3/443.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Njeri i suksesshëm është ai që i frikohet më shumë e më fort Allahut kur është vetëm sesa me të tjerët.” Sherh Rijad Es-Salihin, 139.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Zemra e pastër, për shkak të jetës së saj të përsosur, dritës dhe pastërtisë nga ndyrësitë e pisllëqet, nuk mund të ngopet me Kuran.” Beda’iu Et-Tefsir, 1/320).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Dita më e mirë për njeriun, pa asnjë përjashtim, është dita e kthimit të tij me pendesë tek Allahu.” Zad El-Me’ad, 3/585.
• Allahu thotë: “Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.” (En-Nisa’, 27). Shpjegimi: “Dëshirojnë të bëheni sikur ata; të bëni zina (imoralitet) ashtu siç bëjnë ata.” Tefsir Et-Taberij.
• Imam Fudajl ibn Ijad (RahimehUllah) u pyet: “Çka është modestia?” Ai tha: “Që njeriu t’i nënshtrohet e t’i dorëzohet të vërtetës, si dhe ta pranojë atë (të vërtetën) prej atij që e thotë.” Medarixh Es-Salikin, 2/243.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kundërshtimi i shpalljes me anë të mendjes është trashëgimi nga Ebu Murre (Iblisi), ngaqë ai është i pari që kundërshtoi argumentin (urdhrin) fetar me anë të mendjes.” Es-Sauaik El-Mursele, 3/998.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Vetëm ai që kthehet shpesh me pendesë tek Allahu e ruan namazin e Duhasë. Ai është namazi i atyre që kthehen shpesh me pendesë tek Allahu.” Sahih El-Xhami’.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “O vëllai im, mos u çudit nëse pasuesit e së mirës etiketohen me llagape të këqija. A nuk e di se profetëve u thoshin magjistarë e të çmendur?” Lika’ El-Bab El-Meftuh.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Atij që Allahu e ka krijuar për Xhenet dhuratat vazhdimisht i vijnë nga gjërat që i urren.”
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Jeta e kësaj bote është më e pavlerë tek Allahu sesa krahu i mushkonjës. Për këtë arsye kur njeriu i fal dy rekatet e sabahut, kjo është më e mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të, prej se është krijuar e derisa të shkatërrohet. Sa kohë marrin këto dy rekate? Pesë minuta së bashku me abdes. Pesë minuta janë më të vlefshme se tërë dynjaja, prej fillimit të saj e deri në fund. Atëherë, dynjaja nuk paska kurrfarë vlere tek Allahu i Madhërishëm.” Sherh El-Kafije Esh-Shafije, 4/268.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Zemra është krijuar për ta përmendur Allahun e Patëmeta.” Mexhmu’u El-Fetaua, 9/312.
• Suvejd ibn Se’id (RahimehUllah) tregon: “Gjersa isha në Mekë e pashë Abdullah ibn Mubarekun (RahimehUllah) sesi shkoi tek pusi i zemzemit dhe nxori ujë prej tij, pastaj u kthye kah Qabeja dhe tha: “O Allah! Ibn Ebu El-Meval na ka treguar nga Muhamed ibn El-Munkedir, e ky nga Xhabiri se Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Uji i zemzemit shërben për atë qëllim për të cilin pihet.” Ja pra, unë po e pi për etjen e ditës së Kiametit.” Pastaj e piu.” Tarih Bagdad, 10/160.
• Imam Ez-Zuhrij (RahimehUllah) e agjëronte ditën e Ashurasë edhe kur ishte në udhëtim. Disa i thanë: “E agjëron Ashuren kur je në udhëtim, kurse e prish agjërimin e Ramazanit?!” Ai tha: “Ditët e paagjëruara të Ramazanit mund të kompensohen, ndërsa Ashura ikën.” Shu’ab El-Iman, 5/335)
• I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe i shtëpisë në të cilën nuk përmendet Ai, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.” Sahih Muslim, 779.
• Përcillet se Abdullah ibn Mes’udi (RahimehUllah) e pa një njeri duke qeshur gjatë varrimit dhe i tha: “Po qesh gjatë varrimit? Kurrë më s’do të të flas!” Ez-Zuhd i imam Ahmedit, 888.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kur njeriun e nxitë vetja për kryerjen e mëkatit, mirëpo ai e urren, e largon nga vetja dhe e lë për hir të Allahut, atëherë atij i shtohet përmirësimi, mirësia dhe devotshmëria.” Mexhmu’u El-Fetaua, 10/767.
• Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai (Ademi). Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” (El-A’raf, 12). Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Këtë kundërshtim djallëzor e trashëguan edhe pasuesit e tij, duke i dhënë përparësi origjinës dhe prejardhjes ndaj besimit dhe devotshmërisë.” Es-Sauaik El-Mursele, 3/1003.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Sa më shumë të forcohet teuhidi në zemrën e njeriut, po aq i forcohet atij edhe besimi, qetësia, mbështetja në Allahun dhe bindja në Të.” Mexhmu’u El-Fetaua, 28/35.
• Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “Mos u bëj prej atyre që mashtrohen me shumicën, nëse ajo është në të kundërtën e Sunetit.” Es-Silsile Es-Sahiha, 1/390.
09. Këshilla të dobishme
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Ndryshku (prishja) e zemrës vjen nga dy gjëra: nga shkujdesja dhe mëkati. Nddërsa pastrimi i saj bëhet me dy tjera: me kërkim të faljes dhe përmendje të Allahut.” El-Uabil Es-Sajjib, 40.
• Ibn Kajjmi (RahimehUllah) shkruan: “Allahu ka bërë shkak për çdo gjë dhe ka bërë që shkak për dashurinë e Tij të jetë dhikri i vazhdueshëm. Andaj, kush dëshiron të arrijë dashurinë e Allahut të Madhërishëm, le ta përmendë vazhdimisht Atë.” El-Uabil Es-Sajjib, 43.
• Dijetari i madh ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Njeriu e ka për detyrë të mësojë për fe dhe të durojë në kërkimin e dijes, në mënyrë që njohuritë t’i ketë të ngritura mbi argumente dhe ta njohë fenë e Allahut për të cilën u krijua.” Sherh Thelatheti El-Usul, 11
• Allahu thotë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë.” Jusuf, 108. Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Patjetër duhet të kesh dije. Dija është obligim. Ki kujdes dhe mos i thirr njerëzit në fe pa pasur dije, ki kujdes dhe mos flit për gjëra që nuk i di. Injoranti rrënon dhe nuk ndërton, prish dhe nuk rregullon. Andaj, o rob i Allahut, ki frikë Atë! Ki kujdes dhe mos fol për Allahun pa dije!” net.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Të gjithë imamët e fesë janë të një mendjeje se nuk lejohet ndërtimi i xhamisë mbi varr, sepse i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ata që ishin para jush i bënin varret xhami. Vini re! Ju mos i bëni varret xhamia, sepse unë ju ndaloj nga një gjë e tillë!” Po ashtu, ata janë të një mendjeje se nuk lejohet varrosja e të vdekurit brenda në xhami. E, nëse xhamia është ndërtuar më përpara, atëherë varri duhet të hiqet ose nëpërmjet rrafshimit, ose largohen mbetjet e kufomës nëse varri është i ri. E nëse xhamia është ndërtuar pas varrit, atëherë ose rrënohet xhamia, ose rrënohet pamja e varrit, ngaqë nuk lejohet falja e namazit në xhaminë e ndërtuar mbi varr, qoftë ai i obligueshëm, apo vullnetar.” Mexhmu’u El-Fetaua, 22/194-195.
• Imam ibn Bazi (RahimehUllah) thotë: “Nëse njeriu nuk prezanton nëpër ligjërata fetare, nëse nuk i dëgjon hytbet dhe nuk i kushton vëmendje fjalëve të dijetarëve, atëherë i shtohet shkujdesja dhe ndodh që edhe i ngurtësohet zemra derisa t’i vuloset, dhe kështu bëhet nga të shkujdesurit.” Mexhmu’u El-Fetaua, 12/324.
• Muaji Muharrem është prej muajve të shenjtë, pozitën e të cilëve Allahu e ngriti lartë. Andaj, besimtari duhet të respektojë dhe madhërojë atë që Zoti e tij e bëri të respektueshëm e të madhëruar. Është e pëlqyeshme që gjatë këtij muaji të shpeshtohet agjërimi. I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharrem.” Muslimi, 1163. Agjërimi është një adhurim madhështor dhe shkak për të hyrë në Xhenet, andaj bëhu prej atyre që agjërojnë në këtë muaj.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Shpeshtojini salavatet për mua në ditën e xhumah, sepse kush më dërgon më së shumti salavate, do të jetë më së afërti me mua në ditën e Kiametit.” Sahih Et-Tergib, 1673.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Dita më e mirë në të cilën lindë dielli është dita e xhumah; në të është krijuar Ademi, në të është futur në Xhenet dhe në të është nxjerr prej tij. Kiameti nuk do të ndodh në ndonjë ditë tjetër, përveçse në ditën e xhumasë.”
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Në ditën e xhumah, pas ikindisë e deri në perëndimin e Diellit, kërkojeni momentin në të cilin shpresohet pranimi i lutjeve!” Sahih Et-Tirmidhij, 489.
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Mos mendo se vetja jote është ajo që të shtyu drejt kryerjes së punëve të mira, mirëpo ti je një rob të cilin Allahu e deshi. Andaj, mos e humb këtë dashuri, se pastaj Ai të harron ty.” Uddetu Es-Sabirin, 304.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kur njeriu është më larg teuhidit dhe sunetit, është më afër shirkut, bidatit dhe shpifjes.” El-Iktida’, 281.
• Imam AbduRrahman El-Mehdij (RahimehUllah) thotë: “Njeriu le të ruhet nga morali i ulët, ashtu siç ruhet nga haramet, sepse bujaria (morali i mirë) është prej fesë.” Mekarim El-Ahlak, i ibn Ebi Ed-Dunja.
• Një njeri i tha imam Ahmedit: “Më këshillo!” Ai ia ktheu: “Respektoji urdhrat e Allahut kudo që të jesh, Ai të ngrit dhe të bën krenar!” El-Adab Esh-Sher’ijjeh, i bin Muflih, 2/108.
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Pikërisht besimi i dobët është sëmundja reale që duhet të kurohet përmes njohjes së teuhidit dhe besimit të saktë.” Akidetu Et-Teuhid, 22.
• Umeri (radijAllahu anhu) thotë: “Vërtet, ne (arabët) ishim populli më i nënçmuar, mirëpo Allahu na ngriti e na bëri krenar me Islam. Andaj, nëse kërkojmë krenari diku tjetër përveç Islamit, Allahu do të na poshtërojë.” Es-Silsile Es-Sahiha, 1/117.
• Disa njerëz kur të dëgjojnë se dikush është sëmurë thonë: “Pasha Allahun, ai nuk e meriton këtë!” Imam ibn Bazi (RahimehUllah) përgjigjet: “Kjo thënie nuk lejohet, sepse është kundërshtim ndaj Allahut të patëmetë.” Fetaua ibn Baz, 8/421.
• Imam Ahmedi (RahimehUllah) thotë: “Durimi ndaj varfërisë është një gradë të cilën e arrijnë vetëm njerëzit e mëdhenj.” El-Bidaje ue En-Nihaje, 14/396.
• E pyetën Abdullah ibn Umerin (radijAll-llahu anhu): “A qeshnin sahabët (shokët e të Dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)?” “Po” – tha ai. “Mirëpo besimi në zemrat e tyre ishte sa malet.” Xhami’u El-Ulumi uel-Hikem, i ibn Rexhebit, 66.
• Allahu i Lartësuar thotë: “Jemi Ne ata që ua ndajmë njerëzve mjetet e jetesës në këtë botë.” Ez-Zuhruf, 32. Njëri prej selefëve tha: “Mendova thellë rreth këtij ajeti dhe pasi që u binda se ndarja e riskut vjen vetëm prej Allahut, kurrë më nuk e pata zili askënd.”
• Nëse dëshiron të dish gjendjen tënde në varr
Ibën Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Gjendja e njeriut në varr është e njëjtë me gjendjen e zemrës në gjoksin e tij, për nga aspekti i kënaqësisë e dënimit, si dhe burgosjes e lirimit. Andaj, nëse dëshiron të dish sesi do të jetë gjendja jote në varr, atëherë shikoje zemrën tënde. Nëse zemra jote është e mbushur me lumturi, qetësi dhe pastërti, atëherë – me lejen e Allahut – kjo do të jetë gjendja jote edhe në varr, e gjithashtu edhe anasjelltas. Kësisoj, sheh sesi njeriu më i qetë është që ai që nuk i ndahet bindjes ndaj Allahut, moralit të mirë dhe zemërgjerësisë. Pra, imani i largon brengat dhe pikëllimet; ai është prehje e syve për njësuesit e Allahut dhe ngushëllim për adhuruesit e zellshëm. Kush nuk i ndahet tesbihut (subhanAllah), i hapet lumturia. Kush nuk i ndahet hamdit (elhamdulilah), mirësitë i vijnë njëra pas tjetrës. Kush nuk i ndahet kërkimit të faljes, i hapen dyert e mbyllura.” Ed-Da’u ued-Deu’a, 187, 188.
• Imam Abdullah ibën El-Mubarek (RahimehUllah) thotë: “Edukata gati i ka përfshirë dy të tretat e fesë.” (Sifetus-Safue i ibën Xheuziut, 4/145). Shejh AbduRrezzak El-Bedr (hafidhahUllah) shpjegon: “Edukata e gëzon këtë pozitë në fe, sepse është një moral i lartë që e nxitë poseduesin e saj në fjalë dhe vepra të lavdërueshme. Nuk ka asgjë që i sjellë të mirat dhe i largon të këqijat sikurse edukata. Edukata e orienton poseduesin e saj drejt çdo vlere e mirësie dhe e pengon atë nga çdo ligësi dhe e keqe. Edukata është shenjë që tregon për shpëtimin/suksesin dhe lumturinë e njeriut në këtë jetë dhe në tjetrën.”
• Dijetari El-A’mesh (v. 148 H. RahimehUllah) tregon: “Në kohën tonë, gjatë varrimit të xhenazes nuk mund të dallonim ata të cilët duhet të ngushëlloheshin, për shkak të numrit të madh të atyre që qanin. Mos mendo se ata qanin për të vdekurin, por për vetët e tyre.” El-‘Akibetu fi dhikril-meuti uel-ahireti, El-Ishbilij, fq. 154.
• Ebu Bekër Ahmed ibën Muhamed El-Meruedhij (RahimehUllah) tregon: “E pyeta Ebu Abdullahin (dmth imam Ahmedin): “Një njeri u pendua dhe tha: “Kurrë më nuk kthehem në harame edhe nëse shpina më fshikullohet me kamxhik“, mirëpo nuk e braktis shikimin në gjëra të ndaluara.” Imam Ahmedi ma ktheu: “Çfarë pendimi është ky?!” (Kitabul-Uera’i i imam Ahmedit).
• Ibën Tejmijje (RahimehUllah) thotë: “S’kam parë diçka që e ushqen mendjen e shpirtin, që e ruan trupin dhe që e siguron lumturinë, më shumë sesa leximi e meditimi i vazhdueshëm rreth librit të Allahut (Kuranit).” (Mexhmu’u El-Fetaua 7/493).
• Imam ibën Kajjimi (RahimehUllah) tregon: “Hoxha i Islamit, ibën Tejmije (RahimehUllah) thoshte: “Kush dëshiron lumturinë e përhershme, atëherë të mos i ndahet robërisë ndaj Allahut.” (Medarixhus-Salikin, 1/429).
• Allahu i Lartësuar thotë: “Unë jam afër…” (El-Bekare, 186). Një fjali shumë e shkurtë, por që të jep ndjesinë e sigurisë. Andaj, mos u largo nga Ai që është afër dhe lute çfarë të duash, sepse ai ka premtuar se do të të përgjigjet: “… i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.”
• Ulja e shikimit është një adhurim që nuk e prek dyfaqësia. Vetëm i Gjithëdijshmi dhe i Mirinformuari e di se kush e ul shikimin nga madhërimi për Të dhe nga frika ndaj Tij që të bie në diçka që e zemëron Atë. Ky është sekreti… pastërtia e zemrës së besimtarit. Ky është sekreti mes të devotshmëve dhe Zotit të tyre.
• Te njerëzit ai shihej vetëm si një djalosh: “Dëgjuam një djalosh që i përgojonte (idhujt), quhej Ibrahim.” (El-Enbija, 60) Mirëpo, tek Allahu: “Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë ummet (popull në vete/prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira).” (En-Nahl, 120).
• Dijetari i madh AbduRrahman ibn Nasir Es-Si’dij (RahimehUllah) shkruan: “Shenjë se mëshira ekziston në zemrën e njeriut është kur ai do që e mira t’u arrijë të gjitha krijesave në përgjithësi, dhe besimtarëve në veçanti.” Behxhetu kulubil ebrar, 238.
• Ibën Tejmijje (RahimehUllah) thotë: “Bazat e virtyteve janë: dija, feja, trimëria dhe bujaria.” (Minhaxhu Es-Sunneh, 6/379).
• Ibn Temije (RahimehUllah) thotë: “Përzierja mes gjinive shkakton fitne (sprova, trazira). Pra, kur meshkujt përzihen me femra, kjo është sikur zjarri kur përzihet me drunj.” (El-Istikame, 1/361).
10. Këshilla të dobishme
• Allahu thotë: “A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t’i bëhesh mbrojtës atij?” (El-Furkan, 43). Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Shirku nuk kufizohet vetëm në adhurimin e statujave dhe idhujve. Përkundrazi, ekziston një gjë tjetër, e që është epshi. Ndodh që njeriu nuk adhuron idhujt, apo drunjtë, apo gurët, apo varret, mirëpo e pason epshin. Pra, ky njeri është rob i epshit të vet. Andaj, njeriu duhet të ketë kujdes dhe të pasojë vetëm atë që është në përputhje me Kuranin dhe Sunetin.” Sherh Es-Sunne, i Berbeharit, 1/71.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Nëse dëshironi t’ju dojë Allahu dhe i Dërguari i Tij, atëherë gjithmonë cilësohuni me këto tri veti: flitni të vërtetën, ruani amanetet dhe silluni mirë me fqinjin.” Es-Silsile Es-Sahiha, 2998.
• Imam Ed-Dahhak (RahimehUllah) thotë: “S’ka dikush që e mëson Kuranin, pastaj e harron atë, veçse për shkak të ndonjë mëkati që e ka bërë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” Esh-Shura, 30. Dhe harrimi i Kuranit është prej fatkeqësive më të mëdha.” (Ez-Zuhd, i imam ibn Mubarekut, 1/28).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Brengat, pikëllimet dhe mërzitë vijnë nga dy drejtime: a) lakmia ndaj jetës së kësaj bote dhe përkushtimi në arritjen e saj dhe b) shkujdesja në kryerjen e veprave të mira dhe bindjeve.” (I’detu Es-Sabirin, 317).
• Nga Ebu Katade El-Ensarij (radijAllahu anhu) përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ëndrrat e mira janë prej Allahut, kurse ëndrrat e këqija janë prej shejtanit. Andaj, nëse dikush sheh në ëndërr diçka që e urren, le të pështyjë lehtë tri herë (në anën e majtë) në momentin që i del gjumi dhe le të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj! Në këtë mënyrë, ajo s’do t’i bëjë dëm asgjë.” Ebu Seleme tha: “Më përpara shihja ëndrra që më rëndonin më shumë se mali. Mirëpo, pasi që e dëgjova këtë hadith, nuk u kushtoja më vëmendjen.” (Buhariu, 5747).
• Ibn Kajjmi (RahimehUllah) shkruan: “Sikur dija fetare të kishte pamje, do të ishte më e bukur se dielli e hëna.” Reudatu El-Muhibbin, 201.
• Durimi (sabr) në kuptimin gjuhësor është përmbajtja. Ndërsa në kuptimin fetar është përmbajtja e vetes në tri gjëra: Në kryerjen e veprave të mira, në largimin nga haramet dhe gjatë caktimeve të dhembshme të Allahut. (Sherh Rijad Es-Salihin, imam Uthejmini, 1/85).
• Tri shenjat e dyfaqësisë (rija-së)
Ai që i kryen veprat e mira për sy të njerëzve dallohet me tri shenja: Kur është vet e kap dembelia, Kur është në mesin e njerëzve bëhet aktiv, Kur njerëzit e lavdërojnë i shton veprat e mira, ndërsa kur e qortojnë, i pakëson ato. (Ez-Zeuaxhir a’n iktiraf El-Kebair).
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Nëse je i armatosur me dijen e Kuranit dhe Sunetit, kurrë nuk do të mposhtesh. Mirëpo nëse nuk ke dije, atëherë të rrëzon dyshimi i parë që të del përpara.” (Sherhu En-Nunije, 1/176).
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u pyet: “Cili është njeriu më i mirë?” “Lum për atë që i zgjatet jeta dhe bën vepra të mira!” - u përgjigj ai. Një tjetër e pyeti: “E cila vepër është më e mira?” “Të ndahesh nga kjo botë me gjuhë të lagur nga përmendja e Allahut.” - ia ktheu. (Es-Silsile Es-Sahiha, 4/452).
• Imam ibn Hibbani (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu i mençur e ka për detyrë t’i përfitoj zemrat e të tjerëve duke bërë shaka të lavdëruar (lejuar) dhe duke lënë mënjanë fytyrën e vrenjtur.” Reudatu El-Ukala’, 76.
• Imam ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Lëmosha më e mirë është ta mësosh atë që nuk di dhe ta kthjellosh atë që e ka kapluar pakujdesia.” Mexhmu’u Er-Resail, 1/186.
• Ibn Tejmije (Allahu e mëshir oftë) thotë: “Zemrat e sinqerta dhe lutjet e mira janë ushtri që nuk mposhten dhe nuk poshtërohen.” Mexhmu’ul-Fetaua, 28/644.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nuk është fall nëse dikush tregon për gjëra që arrihen nëpërmjet kalkulimeve, për shembull: sikur ai që tregon për kohën e eklipsit të diellit apo hënës.” (El-Kaul El-Mufid).
• El-Firjebi (RahimehUllah) tregon: “Buhariu më diktoi shumë hadithe dhe kur u frikua se do të më kapte monotonia tha: “Mos u mërzit, sepse pasuesit e së kotës janë në kotësitë e tyre, kurse ti je me Profetin (sal-lAllahu aljehi ue sel-lem) dhe me shokët e tij!” Sijer A’lam En-Nubela’, 12/445.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e lë namazin e xhumasë tri herë pa e falur nga shkujdesja, Allahu ia vulos zemrën.” (Hasen Sahih. Et-Ta’likat El-Hisan ala Sahih ibn Hibban, 2775).
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Shpeshtojini salavatet për mua në natën e xhumasë dhe në ditën e saj!” Es-Silsilse Es-Sahiha, 1407, Sahih El-Xhami’, 776).
• Mufeddal ibn Fedale (RahimehUllah) pasi që e falte ikindinë në ditën e xhuma, vetmohej në një qosh të xhamisë dhe lutej derisa perëndonte dielli.” (Ahbar El-Kudah).
• Dijetari i madh Salih El-Fezuan (hafidhahUllah) thotë: “Ne e kemi për detyrë ta sqarojmë të vërtetën nga e kota, pastaj kushdo le të pajtohet dhe kushdo le të hidhërohet.” (El-Exhuibetu El-Mufide, pyetja nr. 101).
• Imam ibn Hibbani (RahimehUllah) shkruan: “Kush nuk ka preokupim tjetër përveç se si të kënaqë barkun dhe organin e tij, renditet në mesin e kafshëve.” (Reudatu El-U’kala’, 349).
• Imam El-Muzenij (RahimehUllah) thotë: “Kush mëkaton duke qeshur, do të hyjë në zjarr duke qarë.” (Hiljetu El-Evlija, 2/229).
• Allahu i Lartësuar thotë për munafikët (dyfytyrëshit): “Kur i shihni ata, trupat e tyre ju mahnitin e, nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre.” (El-Munafikun, 4). Ibn Kethiri (RahimehUllah) shpjegon: “Kishin pamje të bukura dhe flisnin bukur e rrjedhshëm.” Tefsiri i ibn Kethirit, 8/126.
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Shumica e mëkateve të njeriut janë në gjuhën (të folurit) e tij.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 534, Sahih El-Xhami’, 1201).
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kujt i ikën namazi i ikindisë është sikur t’i jenë rrëmbyer familja dhe tërë pasuria.” (Sahih Muslim, 626).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Në shumicën e rasteve shejtani e mposht njeriun gjatë hidhërimit dhe epshit; pikërisht aty e bën pre të tij.” (Medarixh Es-Salikin, 2/202).
• Studim shkencor në Universitetin e Oksfordit
Dy hulumtues pranë Universitetit të Oksfordit, profesor Justin Barett dhe profesor Roger Trigg, bën një studim shkencor rreth rrënjëve të besimit te fëmijët. Studimi u zhvillua në bashkëpunim me 57 hulumtues nga njëzetë vende të globit dhe kushtoi 1.9 milion sterlina britanike. Rezultati i këtij studimi ishte: “Fëmijët janë të krijuar në atë mënyrë që të besojnë Zotin dhe jetën pas vdekjes.” Më tej, profesor Justin Barett shkroi një libër shkencor në 320 faqe rreth kësaj teme dhe e titulloi: “Born Believers: “The Science of Children’s Religious Belief”. Ndërkohë që muslimanët e kanë ditur këtë para 1400 viteve, kur ai që e flet vetëm të vërtetën, Muhamedi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Çdo fëmijë lind në besim të pastër.” (Mutetfekun alejhi) |www. sciencedaily . com/releases |www.yaqeen.net
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Prej shenjave të Kiametit janë:
-kur të largohet dija,
-kur të shfaqet injoranca,
-kur të përhapet zinaja (imoraliteti),
-kur të pihet alkooli,
-kur të pakësohen burrat
-dhe të mbesin femrat, derisa për 50 prej tyre kujdeset 1 burrë i vetëm.” Muhtesar Sahih Muslim, 1856).
• Ebu Ed-Derda (radijAllahu anhu) thotë: “Ata që vazhdimisht i kanë gjuhët e njoma me përmendjen e Allahut, do të hyjnë në Xhenet duke qeshur.” (Musannef ibn Ebi Shejbe, 7/179. Ibn Haxheri e ka vlerësuar zinxhirin e tij si hasen (të mirë) në “En-Netaixh, 1/95) .
11. Këshilla të dobishme
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Ndryshimet e zemrës janë të shpejta dhe të çuditshme. Ndodh që zemra të kalojë nga mosbesimi në besim dhe nga besimi në mosbesim, brenda një çasti. Allahu na forcoftë! Ndryshimi i zemrës është në varësi të gjërave që e rrethojnë njeriun; gjëja që më së shumti e ndryshon dhe e prish atë është dashuria ndaj jetës së kësaj bote. Pra, dashuria ndaj jetës së kësaj bote është një sëmundje. Çudi me ne sesi lidhemi për të, edhe pse e dimë se është vetëm një kënaqësi e rreme dhe se nëse një ditë gëzohemi, në tjetrën pikëllohemi.” (Tefsir Sureti El-Hadid, 1/373).
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Njeriu i mençur e ka për detyrë që vazhdimisht të ruhet nga dënimi e zemërimi i Allahut dhe ta llogarisë veten.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 13/58).
• “Kujdes nga bartja e fjalëve, sepse ajo është më e mprehtë se shpata.” (Reudatu El-Ukala’, 176).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Mëkatet e pakësojnë besimin e njeriut. Nëse ai pendohet prej tyre, Allahu e do dhe ndodh që gradat e tij të rriten për shkak të pendimit.” (Emradu El-Kulub ue Shifa’uha, 57).
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e bojkoton vëllanë e tij besimtar një vit është sikur ta vriste atë.” (Es-Sahiha, 928).
• Imam Ibrahim En-Neha’ij (RahimehUllah) thotë: “Mjafton si shenjë e dyfytyrësisë për njeriun kur është fqinj i xhamisë dhe nuk shihet në të.” (Fet’h El-Barij, ibn Rexheb, 5/458).
• “Mos u friko nga vdekja, por nga jeta e vdekur!”
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Feja Islame qëndron mbi dy baza: realizimin e dëshmisë se s’ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem është i dërguar i Tij.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 1/310).
• Imam Shafiu (RahimehUllah) shkruan: “Ajo që është haram në fe, nuk bëhet hallall me kalimin e kohës.” (El-Ummu, 4/7).
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Nëse mendjet e disa njerëzve s’mund ta kuptojnë Islamin, atëherë e meta nuk është tek Islami, por te botëkuptimi i tyre ndaj Islamit, sepse feja është e përsosur dhe përfshinë çdo dobi e interes për njerëzit, derisa të ndodhë Kiameti.” (Sherh Risaleti Fadli El-Islam, 50).
• Dijetari Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) thotë: “Ndodh që dënimi i varrit t’i ndërpritet besimtarit të vdekur mëkatar (nëse është duke u dënuar), për shkak të lutjes apo lëmoshës së dhënë për të.” (Sherh El-Akide El-Uasitijje, 144).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë përmban leximi i Kuranit me meditim, do të angazhoheshin vetëm me të dhe do të linin çdo gjë tjetër.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/187).
• Brezat e parë të muslimanëve kur ishin të sëmurë luteshin: “O Allah! Pakësoma dhimbjen e jo shpërblimin!” (Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 3/35).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Gjatë qëndrimit tim në Mekë më shfaqeshin sëmundje të ndryshme dhe nuk gjeja mjek e as ilaç. Kështu që e kuroja veten nëpërmjet leximit të sures El-Fatiha dhe menjëherë e vëreja ndikimin e saj të çuditshëm.” (El-Xheuab El-Kafij, 13).
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Jeta në këtë botë është disa ditë të shkurtra, pastaj vjen momenti për t’u larguar dhe përfundon koha e veprimit, e fillon koha e shpërblimit apo e dënimit. Mirëpo ti duro vazhdimisht, në mënyrë që të arrish shpërblimin e duruesve.” (Sherh Esh-Shafije, 4/459).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan rreth edukimi të fëmijëve: “Kur fëmijët fillojnë të flasin, prindërit duhet t’ua diktojnë dëshminë “la ilahe il-lAllah, Muhammedun resulull-llah”. Gjëja e parë që e dëgjojnë le të jetë njohja e Allahut e teuhidi (njësimi) i Tij dhe se Ai është lart mbi Arsh (Fron), i sheh ata dhe i dëgjon fjalët e tyre.” (Tuhfetu El-Meudud, 231).
• “Flit fjalë të mira dhe takoji njerëzit me fytyrë të qeshur, do të jesh më i dashur tek ta se ai që u jep dhurata.” (Ez-Zuhd, ibn Mubarek).
• Imam Ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Kur Allahu e begaton me pasuri muslimanin, ai e ka për detyrë të kujtojë vëllanë e tij të varfër besimtar dhe ta ndihmojë prej pasurisë së vet, në mënyrë që të përballojë vështirësitë e jetës. Po ashtu, ai duhet të japë edhe pjesën e obligueshme të pasurisë (zekatin).” (Mexhmu’u El-Fetaua, 2/161).
• Ibn Xheuzij (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu më i mençur është ai që bën vepra të mira dhe frikohet se nuk do t’i pranohen, ndërsa njeriu më kokëtrashë është ai që bën vepra të këqija dhe ndihet i sigurt nga dënimi i Allahut.” (Et-Tebsire, 1/351).
• Uehb ibn Munebbih (RahimehUllah) thoshte: “Besimtari përzihet me të tjerët që të mësojë, hesht që të shpëtojë (nga gabimet), flet (pyet) që të kuptojë dhe vetmohet që të përfitojë.” (El-U’zle, ibn Ebi Ed-Dunja’, 102).
• Ibrahim ibn Davud (RahimehUllah) thotë: “Njeriu në i dobët është ai që nuk mund ta zmbrapsë epshin e vet, ndërsa njeriu më i fuqishëm është ai që mundet ta zmbrapsë epshin e vet.” (El-Muntedham, 13/374).
• Imam Abdullah ibn Mubareku (RahimehUllah) thotë: “Allahut i ankohemi për vetminë tonë, për largimin e vëllezërve, për ndihmësit e pakët dhe për përhapjen e bidateve!” (El-Bide’u, ibn Ueddah, 84)
• “Ata që thërrasin për lirinë e femrës nuk e dëshirojnë lirinë e saj, por lirinë e arritjes tek ajo.”
• A je duke e kërkuar lumturinë? Përkushtoju adhurimit të Zotit tënd.
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Dije se nëse e zgjedh për bashkëshorte atë që është e kapur për feje, duke e zbatuar kështu këshillën e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), Allahu do ta bëjë atë të të duket e bukur, edhe nëse nuk është e tillë.” (Sherh Muslim, 7/239).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Përmendja e Allahut e ndriçon zemrën, fytyrën dhe gjymtyrët. Po ashtu është dritë për njeriun në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në ditën e Gjykimit.” (El-Uabil Es-Sajjib).
• “Mos e shiko madhësinë e derës, sepse sekreti i saj është te një çelës i vogël!”
• I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Kërkoni nga Allahu dije të dobishme dhe luteni Atë t’ju mbrojë nga dija e padobishme.” (Es-Sahiha, 1511 dhe Sahih El-Xhami’, 3635).
• Nëna e besimtarëve Aisha (radijAllahu anha) tregon: “I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) më së shumti e urrente gënjeshtrën.” (Sahih El-Xhami’, 4618).
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Pasha Allahun! Sikur të mos prishej natyrshmëria e atyre që e mohojnë lartësinë e Allahut mbi krijesa, do ta dinin një gjë të tillë (se Ai është lart mbi qiell), pa lexuar asnjë libër; sepse për një gjë që aludon natyrshmëria, s’ka nevojë të lexohet.” (Sherh El-A’kide El-Uasitijje, 1/393).
• Bishr ibn Harith (RahimehUllah) thoshte: “Thuaj atij që vrapon pas jetës së kësaj bote: “Përgatitu për poshtërim!” (Hiljetu El-Evlija’, 8/352).
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Namazi vërtetë është ai që e lidh njeriun me Zotin e vet, në atë mënyrë që posa të hyjë në namaz, zemra nuk i kthehet drejt dikujt tjetër përveç Allahut.” (Sherh Sahih El-Buharij, 7/513).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Secili ajet në Kuran përmban teuhid (njësim të Zotit), dëshmon për të dhe thërret drejt tij.” (Medarixh Es-Salikin, 3/417).
• Ibrahim ibn Ed’hem (RahimehUllah) thoshte: “Çfarë kam të bëj me njerëzit?!
- isha i vetëm në barkun e nënës,
- i vetëm dola në këtë botë,
- i vetëm do të vdes,
- i vetëm do të hyj në varr,
- i vetëm do të pyetem në varr,
- i vetëm do të ringjallem nga varri,
- i vetëm do të merrem në llogari,
- nëse hyj në Xhenet, do të hyj si i vetëm,
- nëse hyj në Zjarr, do të hyj si i vetëm. Pra, në tërë këto, askush s’mund të më sjell dobi. Andaj, çfarë kam të bëj me njerëzit?!” (I’kadh El-Himem, 1/176).
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Shpikja në fe (bidati), realisht është tallje me Allahun, sepse ti afrohesh tek Ai me diçka që nuk e ka ligjësuar.” (El-Kaul El-Mufid, 47).
• Rabi’ ibn Hajthem (RahimehUllah) tha: “A dini se çka është sëmundja, ilaçi dhe shërimi?” “Jo” – thanë të pranishmit. Ai tha: “Sëmundja janë mëkatet, ilaçi është kërkimi i faljes nga Allahu dhe shërimi është të pendohesh e të mos kthehesh në mëkate.” (Hiljetu El-Evlija’, 2/108).
12. Këshilla të dobishme.
• Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë: “Katër personave s’mund t’ua kthej të mirën:
1. Njeriut që me përshëndet i pari me selam.
2. Njeriut që me hap vend në ndonjë ndejë.
3. Njeriut që i pluhurosën këmbët duke ecur për ndonjë nevojë timen.
4. Sa i përket të katërtit, atë vetëm Allahu mund ta shpërblejë në vend timin. Të pranishmit thanë: “Kush është ai?” Ai tha: “Njeriu që goditet nga ndonjë sprovë dhe e kalon natën duke menduar kujt t’i drejtohet për ndihmë, pastaj më konsideron mua si të denjë për të dhe më drejtohet.” (Uefejat El-A’jan, ibn Hal-likan, 3/63)
• Ibn Xheuzij (RahimehUllah) shkruan: “Kur të ulesh në errësirën e natës para Zotërisë tënd (Allahut), përdor sjelljen e fëmijëve, sepse kur fëmija kërkon diç nga babai i vet dhe ai nuk ia jep atë, qan për të.” (El-Mud’hesh, 1/219).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Ajetet e Kuranit i ngjallin zemrat, ashtu siç e ngjall uji tokën.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 1/61).
• Imam Albani (RahimehUllah) shkruan: “Katër medh’hebet janë të pajtimit për ndalimin e të gjitha mjeteve muzikale.” (Es-Silsile Es-Sahiha, 1/145).
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Njeriu, përderisa e ka shpirtin në trup, vazhdimisht është i ekspozuar ndaj fitneve. Për këtë arsye, e porosis veten time dhe juve, që përherë ta lusim Allahun të na bëjë të qëndrueshëm në besim dhe të frikohemi, sepse nën këmbë kemi tokë të rrëshqitshme. Nëse Allahu nuk iu bën të qëndrueshëm, do të shkatërroheni. Dëgjojeni fjalën e Allahut të Madhërishëm drejtuar të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), njeriut me besimin me të qëndrueshëm e më të fortë: “Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata.” (El-Isra’ 74). Nëse kjo i drejtohet të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), atëherë çfarë të themi për ne që:
- kemi besim dhe bindje të dobët dhe
- vazhdimisht sulmohemi nga dyshimet e epshet.
Pra, neve na kanoset një rrezik i madh, kështu që duhet ta lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë të qëndrueshëm në të vërtetën dhe të mos i lakojë zemrat tona. Dhe kjo është lutja e njerëzve të mençur: “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë!” (Al I’mran, | (Esh-Sherh El-Mumti’, 5/388).
• I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush ecë në errësirën e natës për të shkuar në xhami, Allahu i jep dritë në ditën e Gjykimit.” (Sahih Et-Tergib, 318).
• Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (RahimehUllah) thotë: “E këshilloj femrën e devotshme që të jetë e përkushtuar në ndejat me femrat tjera të devotshme, sepse me këtë i shtohet besimi, dija dhe largpamësia.” (Garetu El-Eshritah, 2/474).
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Islam do të thotë t’i dorëzohesh Allahut me teuhid, t’i nënshtrohesh Atij me bindje dhe të largohesh nga shirku e ithtarët e tij.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 2/203).
• Bejhekiu (RahimehUllah) thotë: “Kush e do Allahun, çdo vepër që e bën i duket e paktë.” (Ez-Zuhd, 78).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Origjina e çdo të mire në këtë botë dhe në botën tjetër është frika ndaj Allahut.” (El-Iman, 172).
• Imam Dhehebiu (RahimehUllah) shkruan: “Njeriu i sinqertë i pakëson fjalët, ngrënien, gjumin dhe përzierjen me njerëz, ndërsa e shpeshton përmendjen e Allahut, modestinë, kujtimin e vdekjes dhe thënien: la hawle we la kuwwete il-la bil-lah (s’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut).” (Sijer A’lam En-Nubela’).
• “Dalja e femrës nga shtëpia e parfumosur dhe e zbukuruar është mëkat i madh, edhe nëse i jep leje burri i saj.” (Ez-Zeuaxhir, ibn Haxher El-Hejthemij, 2/37).
• Imam Maliku (RahimehUllah) thotë: “Vërtet kjo dije (fetare) është mishi e gjaku yt dhe për të do të pyetesh në Ditën e Gjykimit; andaj shiko mirë se prej kujt po e merr atë!” (El-Kifaje, El-Hatib El-Bagdadij, 21).
• Çfarë na mëson ky ajet? “Njeriu do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (El-Fexhr, 24). Kjo është dëshira e atyre që kanë vdekur dhe atë e ke para vetes, andaj shfrytëzoje jetën, përderisa e ke ende shpirtin në trup.
• Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “Në shumicën e rasteve, armiqësia dhe bojkoti ndodh për shkak të paragjykimeve dhe iluzioneve që njeriu i ka ndaj vëllait të tij musliman.” (El-Huda’ ue En-Nu’r, kaseta nr. 23).
• Ebu Sulejman Ed-Daranij (RahimehUllah) thotë: “Prej veprave më të mira është kundërshtimi i epshit të shpirtit.” (Tehdhibu Es-Sijer, 2/865).
• I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato që kryhen vazhdimisht, edhe nëse janë të pakta.” (Buhariu dhe Muslimi).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Jeta e trupit pa jetë të zemrës, është e njëllojtë me jetën e kafshëve.” (Emrad El-Kulub ue Shifa’uha, 10).
• Metodat që e ndihmojnë njeriun në braktisjen e fëlliqësisë së shpirtit:
1. Lutja drejtuar Allahut që t’ia largojë këtë moral të keq.
2. Lakmia në shpërblimin që arrihet për shkak të shpirtdëlirësisë.
3. Të luftojë shumë veten që të jetë zemërpastër.
4. Edukimi që nga fëmijëria për t’ua dashur të mirën njerëzve.
5. Shoqërimi me njerëz të mirë e me morale të larta.
6. Përmendja e Allahut dhe kryerja e vazhdueshme e veprave të mira.
7. Largimi nga ushqimet, pijet dhe barnat e fëlliqura (ndaluara).
8. Të dijë se hyrja në Xhenet është e ndërlidhur me pastërtinë dhe dëlirësinë e shpirtit nga fëlliqësitë. (Meusu’atu El-Ahlak, 403/404).
• Imam Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Mos u mashtro me veprat e njerëzve, sepse ndodh që ato rrjedhin nga injoranca. Ne duhet të marrim në konsideratë vetëm atë për të cilat aludon feja, e jo veprimi i njerëzve.” (El-Kaul El-Mufid, 1/204).
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Kush e dëshiron krenarinë në këtë botë, furnizimin hallall në të dhe kënaqësinë në botën tjetër, le ta ketë përherë frikë Allahun.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 2/285).
• Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhuma) tregon: “Në kohën tonë, fëmijës i mësohej namazi posa e dallonte dorën e djathtë prej të majtës.” (Meusua’tu ibn Ebi Ed-Dunja, 8/73).
• Imam ibn Baz (RahimehUllah) thotë: “Kush sillet rreth varreve duke kërkuar me këtë afrim tek të vdekurit, ka bërë shirk; njëjtë sikur të falej për ta, apo të kërkonte ndihmë prej tyre, apo të therte kurban për ta.” (Fetaua ibn Baz, 6/415).
• Si i nxisnin brezat e parë të muslimanëve fëmijët e tyre për të kërkuar dije? Alij ibn A’sim (RahimehUllah) thotë: “Babai m’i dha njëqindmijë dërhem dhe më tha: “Shko për të kërkuar dije dhe mos ta shoh fytyrën derisa t’i kesh mësuar njëqindmijë hadithe!” (El-Muntedham, 10/103).
• I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e thërret ezanin dymbëdhjetë vite i obligohet hyrja në Xhenet; për çdo ezan i shkruhen gjashtëdhjetë sevape, ndërsa për çdo ikamet tridhjetë.” (Es-Sahiha, 42).
13. Këshilla të dobishme.
• Shejh AbduRezzak ibn AbdulMuhsin El Abbad El Bedr (hafidhahUllah) thotë: “Secili prej jush e di hadithin e vërtetë në të cilin thuhet: “Një femër lavire hyri në Xhenet.” Me çfarë vepre hyri? “I dha ujë një qeni“. Po i dha ujë një qeni dhe Allahu ia fali mëkatin, sepse me këtë ujë ia shoi etjen qenit dhe ai u mbush përsëri me jetë, andaj Allahu e fali për shkak të këtij gjesti nga ana saj. E, nëse dhënia ujë qenit ishte shkak që Allahu t’ia falë mëkatet, çfarë mendoni për atë që i ujit njerëzit me teuhid? Çfarë mendoni për atë që i ujit njerëzit me teuhid? Teuhidi është pikërisht jeta. Allahu në Kuran thotë: “A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?!” (El-En’am, 122) Dhe thotë: “O besimtarë! Përgjigjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë!” (El-Enfal, 24). Dhurata më madhështore që ia jep njeriut është teuhidi, aq më tepër kur ai është i sprovuar me shirkijate e besime të kota. Allahu na ruajt të gjithëve!” (Shkëputur nga komenti i librit të teuhidit).
• Dijetari i madh El-Uthejmin (RahimehUllah) ka thënë: “Gjatë fitneve, maturia është më e mirë sesa zhytja në to, heshtja është me e mirë sesa të folurit, ai që rri ulur është më i mirë se ai që rri në këmbë, ai që rri në këmbë është më i mirë se ai që ecën. Njeriu e ka për detyrë të përmbajë gjuhën dhe të ruajë veshët nga fjalët e padobishme, sepse në to ka vetëm thashetheme dhe pyetje të kota. Njeriu e ruan e fenë e tij në varësi të ruajtjes së gjuhës.” (Me’a rixhalil-hisbeh, fq. 39).
• Ibën Rexhebi (RahimehUllah) thotë: “Nuk është i frikësuar prej Allahut ai që qan e i shtrydh sytë, por i frikësuar prej Tij është ai i cili kur ka mundësi ta veprojë haramin që e lakmon shumë, tërhiqet.” (Resail ibën Rexheb, 1/163).
• Imam Shafiu (RahimehUllah) e këshilloi një nxënës të tij duke i thënë: “T’i kënaqësh të gjithë njerëzit është një synim i paarritshëm. Assesi nuk do të mund të shpëtosh nga njerëzit, andaj vazhdo i patundur në atë që të sjell dobi dhe lëri njerëzit me punët e tyre.” (El-Hattabij në El-Uzleh).
• Dijetari i madh El-Mizzij (RahimehUllah) thotë: “Sikur të heshtte ai që nuk di, do të rehatohej vetë dhe do t’i ishin rehat prej tij edhe tjerët; gabimet (në mesin e njerëzve) do të ishin me të pakta, ndërkaq të qëlluarat më shumë.” (Tehdhibul-Kemal, 4/362).
• Ibën Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kush udhëzohet gjatë kësaj jete në rrugën e drejtë të Allahut, me të cilën Ai i çoi të dërguarit dhe i zbriti Librat, do të udhëzohet edhe atje (në ahiret) drejt udhës së drejtë që shpie te xheneti dhe shpërblimi i Tij. Aq sa këmbët e njeriut janë të qëndrueshme në këtë rrugë të cilën Allahu e vendosi për robërit në dynja, po aq do të jetë edhe qëndrueshmëria e këmbëve të tij mbi urën e vendosur sipër xhehenemit. Ashtu siç ishte ecja e tij në këtë rrugë, ashtu do të jetë edhe sipër asaj ure. Disa syresh kalojnë si vetëtima, disa sa përpëlitja e syve, disa si era, disa si kuajt e shpejtë, disa vrapojnë, disa ecin, disa zvarriten këmbadoras, disa do të gërvishten, por do të shpëtojnë, disa do të hidhen në zjarr me duar e këmbë të lidhura. Shikoje mirë sesi ecja jote në urën e Siratit është plotësisht e njëjtë me ecjen tënde në rrugën e fesë (në këtë botë); ky është shpërblim përkatës (i veprave tua). Në Kuran lexojmë: “Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!” (En-Neml, 90) (Medarixhus-Salikin, 1/10).
• Nga Jahja bin Kethiri (RahimehUllah) përcillet të ketë thënë: “Nëse tek njeriu i sheh dy veti, atëherë dije se ato që vijnë pas tyre janë edhe më të mira: nëse e frenon gjuhën dhe e ruan namazin e tij.”(Es-Samtu, i ibën Ebi Ed-Dunja, fq. 564).
• Shejh AbduRrezzak El-Bedr (hafidhahUllah): Ruajtja dhe frenimi i gjuhës konsiderohet si ruajtje e tërë gjymtyrëve, ngaqë ato e pasojnë atë. Ndërkaq, ruajtja e namazit llogaritet si ndihmesë për njeriun në kryerjen e të gjitha veprave të mira dhe prapësim për të nga të këqijat e mëkatet.” http://al-badr.net/
• Ebu Hurejre tregon: “I Dërguari i Allahut na e fali drekën. Pasi që dha selam e thirri afër vetes njërin që kishte qenë duke u falur në safat e fundit e i tha: “O filan! A nuk e ke frikë Allahun? A nuk po e sheh veten si je duke u falur? Vërtet, kur ndonjëri prej jush falet, ai flet fshehtas me Zotin e tij, andaj le të shikojë mirë sesi po flet me Të.” (Shejh Albani e ka vlerësuar si të mirë në Sahih ibën Huzejme, 1/241). Fjalët: “ai flet fshehtas me Zotin e tij” tregojnë se njeriu, pasi që është duke qëndruar para Allahut dhe duke folur me Të, duhet të turpërohet nga shikimi dhe afërsia e Allahut ndaj tij. Sikur ta kishte këtë ndjesi, ai do ta përmirësonte e perfeksiononte skajshmërisht namazin e vet; do të bënte ç’është e mundur për të përmirësuar, zbukuruar, rregulluar e plotësuar namazin, në mënyrë që namazi të zë vend te Zoti, dhe kështu përmes tij të arrijë kënaqësinë e Allahut dhe të afrohet tek Ai.” El-Hushu’u fis-salah fq. 16-17.
• Nga En-Neuas bin Sem’an (radijallahu anhu) përcillet se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Allahu ka sjellë një shembull për rrugën e drejtë: anëve të saj janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura, ndërsa mbi dyer ka perde të lëshuara. Te porta e rrugës është një thirrës që thërret: “O njerëz! Hyni të gjithë në këtë rrugë dhe mos u shmangni!” Ndërsa, mbi rrugë është një thirrës tjetër, dhe sa herë që njeriu dëshiron ta hapë ndonjërën prej dyerve, ai i thotë: “Mjerë për ty, mos e hap, sepse nëse e hap hyn në të.” Rruga është Islami, muret janë kufijtë e Allahut, dyert e hapura janë ndalesat e Tij. Thirrësi në krye të rrugës është Kurani, ndërsa thirrësi tjetër mbi të është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.” (Ahmedi (17634), Tirmidhiu (2859) dhe Hakimi (1/144) i cili e saktësoi. Me të pajtohet Dhehebiu dhe Albani në Sahihul-xhami’ (3887).
• Dijetari El-Uthejmin (RahimehUllah): “Dyshimi në adhurime:
Dyshimi është luhatja midis dy çështjeve (pa e ditur) se cila prej tyre ka ndodhur.
Gjatë adhurimeve, në tri gjendje nuk duhet të merret parasysh dyshimi:
-Nëse është vetëm iluzion joreal, sikur vesveset.
-Nëse i ndodh njeriut shpesh, saqë nuk kryen ndonjë adhurim pa pasur në të mëdyshje.
-Nëse dyshon pas kryerjes së adhurimit; në këtë rast ai nuk e përfillë atë, përderisa nuk është i bindur rreth realitetit të çështjes, dhe kështu vazhdon në bazë të bindjes që e ka.
Ndërsa në raste tjera, pos këtyre të triave, dyshimi duhet të merret parasysh.” www.ibnothaimeen.com/
• Ubāde bin Sāmit tregon: “Dëshmoj se e kam dëgjuar të Dërguarin (salAllahu alejhi ue selem) të thotë: “Janë pesë namaze të cilat All-llahu i bëri të detyrueshme. Kush merr abdes siç duhet, i fal ato në kohët e tyre, është i plotë në rukutë, sexhdet dhe në përulësi, ka garanci nga All-llahu se do ta falë. Kush nuk vepron kështu, nuk ka kurrfarë garancie nga Ai: nëse do e fal, e nëse do e ndëshkon.” (Ebū Dāūdi nr. 425, Muhamed bin Nasr në “Ta’dhīmu kadris-salāti” nr. 1034, El-Bejhekij nr. 2985, Ed-Dijā nr. 385 dhe Et-Taberānij në “El-Eusat” nr. 4658) (Shejh Albani e ka vlerësuar si të vërtetë në Sahīhul-Xhāmi nr. 3242).
• O njeri! Çfarë të pengon që disa minuta të caktuara t’i kalosh në namaz dhe me to ta blesh mëshirën e Allahut dhe fitoren në Xhenete? Allahu thotë:“Njerëzit dhe xhinët i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” (51/56) Ai me Mëshirën e Tij nuk na ka bërë namazin si të detyrueshëm në shumicën e kohës, por vetëm pesë namaze të lehta e me rekate të pakta, që tek Allahu janë të mëdha. Blije dynjanë dhe ahiretin tënd me namaz, sepse ai është shkak për shtim të riskut, për shëndet dhe është çelës për çdo të mirë. Falu para se të tjerët ta falin ty namazin!
• Shejh Abdurrezzak El-Bedr (hafidhahUllah) thotë: “Njeriu e ka për detyrë të ruhet nga pengesat që ia zënë rrugën në shtegtimin e tij drejt Allahut dhe kënaqësisë së Tij. Ato janë tri: shirku ndaj Allahut, bidati (shpikja) në fenë e Tij dhe mëkatet me të gjitha llojet e tyre. Shpëtimi nga pengesa e shirkut arrihet me teuhid (njësim) të sinqertë për Allahun dhe duke e veçuar vetëm Atë me adhurim. Nga pengesa e bidatit shpëtojmë duke iu përmbajtur sunetit dhe duke ndjekur udhëzimin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ndërsa, nga pengesa e mëkateve shpëtojmë duke u larguar nga to dhe duke u penduar sinqerisht kur t’i veprojmë.” al-badr.net
• Shejh Abdurrezzak El-Bedr (hafidhahUllah): Sa herë që shtohet besimi i njeriut, shtohet edhe mëshira e tij ndaj vëllezërve të vetë. Pra, shtimi i saj është si rezultat i shtimit të besimit të tij, dhe dobësimi i saj është si pasojë e dobësimit të besimit. Këtë e hasim qartë në fjalët e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe ndjenjat e ndërsjella është si shembulli i një trupi të vetëm.” Kjo ngase Zoti ynë, të Cilin e adhurojmë, është shumë i Mëshirshëm dhe i do të mëshirshmit, feja jonë është fe e mëshirës, Profeti ynë është Profet i mëshirës, libri ynë është libër i mëshirës. Allahu i ka cilësuar robërit e Vet besimtar në të duke thënë: “Ata janë të mëshirshëm mes vete.” (El-Fet’h, 29).
• Allahu i Lartësuar duke treguar për pupëzën e Sulejmanit (alejhis-selam) thotë: “Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: “Kam marrë vesh diçka që ti (Sulejman) nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) Shebës.” (En-Neml, 22).
-Pupëza e barti mesazhin e teuhidit (njësisë së Allahut),
-Iu dha fjala te Sulejmani (alejhis-selam),
-Arriti sigurinë tek ai dhe
-Allahu e përmendi në Kuran.
Andaj, prej saj merri tri gjëra:
1. Besnikërinë në bartjen e mesazheve.
2. Ambicien e lartë dhe
3. Hallin që e kishte për davetin.
Ebu Mu’adh Er-Razij (RahimehUllah) thotë: “Shpirtvogël është njeriu që pupëza është më e mirë se ai.”
• Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në të dhe nuk i shohin shokët e tyre me të cilët kryenin vepra të mira në dynja, e pyesin Zotin e Madhërishëm: “O Zot, ne kemi pasur vëllezër të cilët faleshin e agjëronin së bashku me ne, mirëpo nuk po i shohim.” Atëherë, Allahu i Lartësuar iu thotë: “Shkoni tek Zjarri dhe nxirrni prej tij këdo që në zemër ka besim sa një thërrmijë.” Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thoshte: “Shpeshtoni shokët besimtarë, sepse ata ndërmjetësojnë në ditën e Gjykimit.” Shoku i vërtetë është ai që të merr me vete në Xhenet. Një ditë, dijetari i madh ibën Xheuzi (RahimehUllah) iu tha të pranishmëve: “Nëse nuk me gjeni në mesin tuaj në Xhenet, pyetni për mua dhe thoni: “O Zoti ynë, robi yt filani na mësonte për Ty!” Pastaj filloi të qante.
• Imam Esh-Sheukanij (RahimehUllah) thotë: “Sheh dikë sesi kur takohet me gruan e tij bëhet njeriu me moralin më të ulët, me trimërinë më të madhe dhe me mirësinë më të pakët. Ndërsa, kur takohet me të tjerë, karakteri dhe sjellja i zbuten, bëhet shumë bujar dhe i shtohet mirësia. Pa dyshim se njeriu i tillë është i privuar nga suksesi dhe i devijuar nga rruga e drejtë. Nga Allahu kërkojmë shpëtim!” (Nejlul-Eutar, 2/246).
• Disa prej selefëve kanë thënë: “Në çdo urdhër të Allahut drejtuar njerëzve, shejtani i ka dy joshje: ose i josh ata drejt shkujdesjes e shpërfilljes, ose drejt kalimit të kufijve e teprimit. Dhe nuk i intereson se me cilën prej atyre dyjave ngadhënjen.” Ibën Kajjimi shkruan: “Shumica e njerëzve, përveç një pakice të vogël, kanë hyrë në këto dy lugina: luginën e shkujdesjes dha atë të kalimit të kufijve e teprimit. Shumë pak prej tyre qëndruan të patundur në rrugën në të cilin ishin i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij.” (Igathetul-lehfan, 1/136).
• Dijetari i madh El-Kurtubij (RahimehUllah) në tefsirin e tij “El-Xhami’ li Ahkamil-Kuran” përmend se, njeriu që nuk jep lëmoshë nga frika e varfërisë, ka mendim të keq për Allahun, i Cili njerëzve u premtoi zëvendësimin e asaj që e japin për hir të Tij.
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thoshte: “Kam lexuar në nëntëdhjetë vende në Kuran ku thuhet se Allahu i ka caktuar furnizimet për robërit dhe ua ka siguruar ato. Ndërsa, vetëm në një vend lexova: “Shejtani ju frikëson me skamje e varfëri.” (El-Bekare, 268) Ne, prapëseprapë dyshuam në fjalët e të Vërtetit (Allahut) në nëntëdhjetë vende të Kuranit dhe i besuam fjalës së rrenacakut (djallit) që përmendet vetëm në një vend.”
• Hoxha i Islamit ibën Tejmijje (RahimehUllah) thotë: “Kush dëshiron të arrijë gradën e njerëzve të mirë e të zgjedhur dhe t’u ngjasojë atyre, atëherë sa herë që lind dielli le të ketë për qëllim t’iu sjellë dobi njerëzve dhe t’i ndihmojë ata, aq sa ka mundësi. Po ashtu le t’i bindet Allahut në marrjen e hallallit dhe në braktisjen e haramit, dhe le të ruhet aq sa ka mundësi nga gjërat e dyshimta. Pa dyshim që kërkimi i hallallit dhe furnizimi i familjes është një vepër madhështore, me të cilën nuk barazohet asnjë vepër e mirë.” (El-Imanul-Eusat, fq. 609).
• Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse Allahu gjen mirësi në zemrat tuaja, do t’ju japë diçka edhe më të mirë.” (El-Enfal, 70). Dhuratat e Allahut vijnë në varësi të mirësisë së qëllimeve në zemra.
• Dijetari i madh ibën Kudame (RahimehUllah) shkruan: “Dije se, kur Allahu ia do të mirën njeriut, ia mundëson t’i shohë të metat që i ka. Andaj, ai që ka largpamësi i sheh ato. E, kur njeriu i di të metat e tij, atëherë mundet t’i kurojë. Mirëpo, shumica e njerëzve nuk i dinë të metat e veta.” (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin, fq.156).
• Ibën Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “E kam dëgjuar hoxhën e Islamit ibën Tejmije (RahimehUllah) të thotë: “Nëse gjatë kryerjes së veprës së mirë nuk ndien ëmbëlsi dhe gëzim në zemër, atëherë akuzoje atë (zemrën), sepse Allahu është Falënderues.” (Medarixhus-Salikin, 2/68).
14. Këshilla të dobishme.
• Ibën Kethiri (RahimehUllah) gjatë shpjegimit të ajetit të tretë të sures El-Gafir, përcjellë: “Ishte një njeri i fuqishëm nga banorët e Shamit që vinte shpesh nëpër ndejat e Umerit (radijAllahu anhu). Mirëpo pas një kohe Umeri nuk e shihte, andaj pyeti: “Ku është filani i biri i filanit?” I thanë: “O prijës i besimtarëve, ka filluar të pijë alkool.” Pa humbur kohë, Umeri e thirri qatipin dhe i tha: “Shkruaj! Nga Umer bin Hattabi drejtuar filanit birit të filanit! Selamun alejke! Më tej: “Falëndero Allahun, përveç të Cilit s’ka të adhuruar të vërtetë; Falësin e gjynaheve dhe Pranuesin e pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesin e të mirave. Nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij dhe tek Ai është kthimi.” Pastaj iu drejtua të pranishmëve: “Luteni Allahun që ta ndryshojë zemrën e vëllait tuaj dhe t’ia pranojë pendimin.”
Kur i arriti letra, njeriu filloi ta lexonte dha ta përsëriste: “Falësin e gjynaheve dhe Pranuesin e pendimit, që dënon ashpër.” Më paralajmëroi nga ndëshkimi i Tij dhe më premtoi se do të më falë.” Vazhdimisht ia përsëriste vetes ato fjalë, derisa filloi të qante. Më tej u pendua dhe u bë musliman i mirë. Kur Umerit i arriti lajmi i tij tha: “Kështu veproni; kur të shihni vëllanë tuaj se ka bërë një gabim, atëherë drejtojeni kah rruga e drejtë dhe suksesi, dhe luteni Allahun që t’ia pranojë pendimin, e mos u bëni ndihmës të shejtanit kundër tij.”
• Aun bin Abdullah (RahimehUllah) thotë: “Dijetarët e mëdhenj e këshillonin njëri-tjetrin duke shkëmbyer letra që përmbanin tri porosi: Kush punon për botën tjetër, Allahu ia merr përsipër çështjet e dunjasë, Kush e përmirëson brendësinë e tij, Allahu ia përmirëson të jashtmen, Kush e përmirëson gjendjen mes tij dhe Allahut, Ai ia përmirëson gjendjen mes tij dhe njerëzve.” (Hiljetul-Eulija, 247).
• Ibën Kajimi (RahimehUllah) shkruan: “Bazat e kufrit janë katër: mendjemadhësia, zilia, hidhërimi dhe pasioni. Mendjemadhësinë e largon nënshtrimi ndaj Allahut. Zilinë e largon pranimi i këshillës dhe gjithashtu dhënia e saj për të tjerët. Hidhërimin e largon drejtësia. Pasionin e largon angazhimi me adhurim.” (Bedaiu El-Feuaid, 1/157).
• Një njeri i dërgoi letër ibën Umerit (radijAllahu anhuma) dhe i tha: “Ma shkruaj tërë dijen!” Ibën Umeri ia ktheu: “Dija është shumë e gjerë, mirëpo nëse mundesh të takosh Allahun duke mos mbart mbi supe gjakun e muslimanëve, duke mos futur në bark pa të drejtë asgjë nga pasuria e tyre, duke ruajtur gjuhën nga nderet e tyre dhe duke u kapur pas bashkësisë të tyre, atëherë bëje.” (Sejr A’lamin-Nubela’, 3/222).
• Jahja ibën Auni (RahimehUllah) tregon: “Së bashku me Suhnunin (RahimehUllah) shkuam ta vizitojmë ibën Kassarin (RahimehUllah) gjersa ishte i sëmurë. Suhnuni e pyeti: “Ç’është gjithë ky shqetësim?” “Ah! Nga vdekja dhe dalja para Allahut!” - ia ktheu ai. Atëherë Suhnuni i tha: “A nuk beson në të gjithë pejgamberët, në ringjallje dhe llogaridhënie, në Xhenet dhe në Zjarr, (a nuk beson) se Ebu Bekri është më i miri i këtij ummeti, e pastaj Umeri, se Kurani është fjalë e Allahut e jo i krijuar, se Allahu do të shihet në ditën e Kiametit, se Ai është ngritur e qëndron mbi Arsh dhe se nuk lejohet të dalim me shpatë kundër pushtetarëve, edhe nëse ata janë të padrejtë?” “Po, pasha Allahun” – ia ktheu ai. “Atëherë, vdis kur të dëshirosh, atëherë vdis kur të dëshirosh!” – i tha Suhnuni. (Sijer A’lam En-Nubela’, 23/61)
• Shejh AbdurRrezzaku (hafidhahUllah) shpjegon: “E tërë çështja vërtitet te besimi i saktë dhe i shëndoshë. Së këtejmi, feja dhe jetesa e njerëzve përmirësohen nëpërmjet saktësisë së besimit. Ndërsa, nëse ai është i prishur, prishet edhe feja dhe jetesa e tyre. E, kur të vijë exheli, s’ka mundësi për shtim të veprave, përveç vdekjes në besim të saktë e të vërtetë, për atë që ishte prej ithtarëve të tij.” al-badr.net
• Hoxha i Islamit, ibën Tejmijje (RahimehUllah) thotë: “Kur të shohësh njeriun sesi i qorton të tjerët për shkak se ata e fyejnë atë dhe nuk e qorton veten e nuk kërkon falje për mëkatet e tij, atëherë dije se fatkeqësia e tij është një fatkeqësi reale. E, nëse pendohet, kërkon falje dhe thotë: “Kjo është për shkak të mëkateve të mia”, atëherë ajo fyerje e tyre shndërrohet në begati për të.” (Xhamiul-Mesail, 1/169).
• Shejh Uthejmini (RahimehUllah): “Unë e shoh se ai që ia mëson fëmijës së vet gjuhën angleze që nga vegjëlia, do të llogaritet për këtë në ditën e Gjykimit, sepse një gjë e tillë shpie në dashuri të fëmijës për këtë gjuhë dhe dhënie përparësi asaj ndaj gjuhës arabe. Andaj, kjo rezulton në dashuri për atë që e flet atë gjuhë dhe në nënçmim ndaj atyre që flasin me gjuhë tjera.” (Esh-Sherhul-mumti’, 12/43).
• Hubejsh Eth-Thekafij (Allahu e msëhiroftë) thotë: “Kam shoqëruar Ahmed ibn Hanbelin dhe Jahja ibn Meinin, ndërkohë që kishte edhe dijetarë tjerë të shumtë, dhe që të gjithë ishin të njëzëri se nuk njohin ndonjë njeri të mirë e që është koprrac.” (Tabekatul-Hanabile, 1/392).
• Kur njerëzit zgjoheshin në mëngjes gjatë kohës së Haxhaxh ibn Jusufit dhe takoheshin mes vete, pyesnin: “Kush u vra mbrëmë? Kush u gozhdua? Kush u fshikullua me kamxhik?”, e pyetje të kësaj natyre. Gjatë kohës së sundimit të Welid ibn AbdulMelikut flisnin me njëri-tjetrin për ndërtesat e pallatet dhe për rrjedhat e lumenjve dhe mbjelljen e pemëve. Në kohën e sundimit të Sulejman ibn AbdulMelikut bisedonin për ushqimet e shijshme dhe për rrobat e shtrenjta; e tepronin në martesa e marrjen e robëreshave dhe i mbushnin ndejat duke folur për gjëra të tilla. Ndërsa, gjatë sundimit të Umer ibn AbdulAzizit e pyesnin njërti-tjetrin: “Sa di përmendsh nga Kurani? Sa lexon Kuran gjatë natës? Kur e përfundon leximin e tij? Sa ditë në muaj agjëron?”, e pyetje të ngjashme. Kështu pra ishin… varësisht nga ndryshimi i kohëve, sjelljeve dhe traditave që ishin mësuar me to. (Ez-Zehrat El-Menthureh i ibën Semmak El-Granatij, 2/8)
• Sa herë që shtohet lëmosha, shtohet edhe risku.
Sa herë që shtohet përulja në namaz, shtohet edhe lumturia.
Sa herë që shtohet mirësjellja ndaj prindërve, shtohet edhe suksesi në jetën tënde.
Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Et-Talak, 2-3). “Atij që i frikësohet Allahut” – ky është kushti; “Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)” – ky është premtimi; “dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” – ky është shpërblimi. Andaj realizoje kushtin, që të meritosh premtimin dhe të arrish shpërblimin.
• Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre! Ne e dimë çfarë fshehin dhe çfarë shpallin.” (Ja Sin, 76). Ngushëllim madhështor nga Zoti për zemrën e besimtarit, kur mendja e tij preokupohet me thëniet e njerëzve kundër tij.
• Ibën Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Allahu e edukon robin e Tij besimtar, të cilin e do dhe i cili ka vlerë tek Ai, nëpërmjet shkarjes apo gabimit më të vogël, dhe kështu ai vazhdon të jetë syhapur dhe i kujdesshëm. Ndërkaq, njeriun i cili nuk ka kurrfarë vlere e pozite tek Ai, e lë të kryejë mëkate, dhe sa herë që mëkaton, i jep begati. Kështu, ky i gjorë e i mashtruar, mendon se kjo është për shkak të pozitës që e gëzon tek Allahu, e nuk e di se pikërisht ky është poshtërimi dhe se Ai dëshiron ta ndëshkojë me një dënim të ashpër, i cili s’lë asgjë pas vete.” (Zad El-Mead, 3/506).
• Imam ibën Haxheri (RahimehUllah) në veprën e tij “Fet’hul-Bari” (10/610) shkruan: “Ibën AbdulBerri përcjell me zinxhir të mirë se gjersa Ebu Davudi, autori i librit “Es-Sunen”, ishte hipur në një anije, e dëgjoi dikë në plazh duke falënderuar Allahun pasi që teshtiu. Menjëherë e mori me qira një barkë me një dërhem dhe shkoi tek ai që teshtiu e i tha: “JerhamukAllah” (Allahu të mëshiroftë), pastaj u kthye në anije. Të pranishmit e pyetën për këtë, e ai ua ktheu: “Ndoshta është prej atyre që u pranohet lutja.” (dmth kur t’ia kthejë: “Jehdikumullahu ue juslih balekum”- Allahu ju udhëzoftë dhe ua përmirësoftë gjendjen!) Pasi që ranë për të fjetur e dëgjuan një zë duke thënë: “O udhëtarë të anijes! Ebu Davudi e bleu xhenetin prej Allahut me një dërhem.”
• Jusufit (alejhis-selam) gjersa ishte në burg i thanë: “Ne, me të vërtetë, shohim se ti je njeri i mirë.” (Jusuf, 36). Gjithashtu, gjersa ishte përgjegjës për depot e Egjiptit, i thanë: “Ne po shohim se ti je bamirës.” (Jusuf, 78). Brendësinë e mirë të njeriut nuk e ndryshojnë gjendjet e postet. Andaj, bëhu bamirës edhe nëse këtë nuk e gjen tek njerëzit. Mirëpo, mos u bëj i tillë për hir të tyre, por për atë se “Allahu i do bamirësit.” (El-Bekare, 195, Alu Imran, 134 dhe 148, El-Maide, 13 dhe 93).
• Ebu Hatim El-Bustij (RahimehUllah) shkruan: “Prej shenjave të budallallëkut tek njeriu janë: shpejtimi në dhënien e përgjigjes, mos konfirmimi i lajmeve që i vijnë, qeshja e pakontrolluar, kthimi i shpeshtë i kokës, përgojimi i njerëzve të mirë dhe përzierja me njerëz të këqij.” (Reudatul-Ukala, 164).
• Ibën Bettutah (RahimehUllah v. 779 H. 1377 G.) ishte eksplorues, udhëpërshkrues, historian, kadi dhe dijetar marokenë. Krejt i vetëm, ai përshkoi rreth 121000 km duke udhëtuar, vizituar vende e mbledhur informata rreth e përqark globit. Ai kaloi afërsisht gjysmë shekulli në këto udhëtime. Ibën Bettutah njihet si njëri ndër eksploruesit dhe udhëpërshkruesit më të famshëm botëror. Përvojat dhe përjetimet e tij gjatë këtyre udhëtimeve i mblodhi në veprën e quajtur “Tuhfetun-nedhdhar fi garaibil emsar ue axhaibil esfar”. Kjo vepër e tij është përkthyer në gjuhën angleze, frënge dhe spanjolle. Po ashtu, pjesë të saj janë përkthyer edhe në gjuhën gjermane. Në faqen 261 të këtij libri ai shkruan: “Më kanë treguar njerëz të besueshëm të ishujve Maldive (ishuj në Oqeanin Indian) si: dijetarët Isa El-Jemenij, El-Mual-lim Alij, El-Kadi Abdullah dhe shumë të tjerë, se banorët e tyre ishin jobesimtarë. Në çdo muaj, nga ana e detit, atyre u shfaqej një shejtan (xhin) i ashpër e i fuqishëm, sikur të ishte hipur mbi një barkë përplot me kandila. Ata e kishin bërë zakon që sa herë e shihnin atë, të merrnin një vajzë të re e të virgjër, ta zbukuronin, pastaj ta fusnin brenda një shtëpie të idhujve. Kjo shtëpi ishte e ndërtuar në breg dhe kishte një dritare të vogël, prej nga e shihnin ardhjen e tij. Vajzën e re e linin aty tërë natën dhe kur vinin në mëngjes e gjenin të vdekur e të dhunuar. Banorët hidhnin short për çdo muaj dhe kujt i binte shorti, detyrohej të jepte vajzën e vet.
Një ditë prej ditësh, (viti 548 H apo 1153 G) andej pari kaloi një thirrës musliman maroken, që quhej Ebu El-Berekat Jusuf El-Berberij (RahimehUllah). Ai ishte hafëz i Kuranit. U vendos në shtëpinë e një plake dhe gjatë një nate, kur hyri në shtëpi, i pa anëtarët e saj të grumbulluar, e që vajtonin sikur të ishin duke përcjellë ndonjë xhenaze. Ai i pyeti se çfarë po ndodhte, porse ata nuk e kuptonin. Menjëherë e mori me vete përkthyesin dhe plaka i tregoi se shorti i kishte rënë asaj dhe se ajo kishte vetëm një vajzë, të cilën do e mbyste xhini. Ebu El-Berekati i tha: “Unë do të shkoj në vend të vajzës tënde.” Ai ishte një burrë qose, pa mjekër. Banorët e ishullit e futën në shtëpinë e idhujve, ndërkohë që ai më parë kishte marr abdes. Me të hyrë në të, filloi të lexonte Kuran. Pas pak iu shfaq xhini nga ana e dritares, mirëpo ai vazhdoi të lexonte. Kur xhini iu afrua aq sa mund të dëgjonte Kuranin, u zhyt në ujë dhe iku. Ai vazhdoi të lexonte Kuran deri në mëngjes.
Plaka, familja e saj dhe banorët e tjerë të ishullit, erdhën për të nxjerrë nga aty dhe pastaj t’ia digjnin kufomën, siç vepronin me kufomat e vajzave. Mirëpo, atë e gjetën të gjallë dhe duke lexuar Kuran. E morën dhe e dërguan te mbreti i tyre që quhej Shenurazeh, ku i treguan për ngjarjen dhe ai mbeti i mahnitur. Ebu El-Berekati ia shfaqi Islamin dhe e nxiti drejt tij, mirëpo mbreti i tha: “Rri tek ne edhe një muaj. E, nëse e përsërit këtë që e bëre dhe shpëton nga xhini, unë do të bëhem musliman.”
Mirëpo para se të plotësohej muaji, Allahu ia hapi zemrën mbretit dhe ai së bashku me familjen, fëmijët dhe banorët e mbretërisë u bënë muslimanë. Pastaj, e futën marokenin përsëri në shtëpinë e idhujve. Xhini nuk u dukë askund, mirëpo ai, prapëseprapë lexoi Kurani deri në mëngjes. Në mëngjes erdhi mbreti së bashku me banorët e tjerë dhe gjetën ashtu siç e kishin lënë: duke lexuar Kuran. Atëherë, mbreti urdhëroi të thyheshin idhujt dhe të rrënohej shtëpia. Të gjithë banorët e ishullit u bënë muslimanë dhe mesazhin e Islamit e bartën edhe tek ishujt tjerë dhe që të gjithë hynë në Islam.
Thirrësi islam jetoi atje si shumë i respektuar. Banorët, po ashtu e ndërtuan një xhami, të cilës ia vunë emrin e tij. Ibën Bettutah thotë: “Kam lexuar në një copë druri të xhamisë ku ishte gdhendur: “Mbreti Ahmed Shenurazeh u bë musliman nëpërmjet Ebul El-Berekat El-Berberij El-Magribij.” Më tej, mbreti urdhëroi që një e treta e fitimeve të ishujve të jepej si lëmoshë për udhëtarët që kalonin andej, ngaqë ata ishin shkak për hyrjen e tij në Islam.
Historia nuk përmend se Ebu El-Berekati kërkoi ndonjë pozitë, apo pasuri, apo se i vrau dhe i largoi me forcë banorët e Maldiveve, apo se shkatërroi ato vende. Sot e kësaj dite varri i tij gjendet në kryeqytetin e Maldiveve, që quhet Male.
• Dijetari i madh ibën Bazi (RahimehUllah) e kishte një copë tokë në një zonë të Rijadit. Toka e tij ishte ngjit me një pjesë tjetër të tokës, ku ishin pjesëmarrës disa familje të Rijadit. Një ditë prej ditësh, përgjegjësi i punëve të shejhut hyri i shqetësuar tek ai dhe i tha: “O shejh! Fqinjët tanë i kanë caktuar kufijtë e tokave të tyre dhe kanë marrë një pjesë të tokës tënde!” Shejhu ia ktheu: “Elhamdulilah! Shpresoj të jenë ndarë të kënaqur! Ndoshta nuk ju ka ngelur hatri?” Përgjegjësi i tha: “Po të them se të kanë marrë tokën!” Shejhu: “Për mua është njëjtë, si e morën si s’e morën. Allahu do të na begatojë në pjesën që na ka mbetur. Shpresoj se janë ndarë të kënaqur!” (Meusuatu imam el-muslimin fil-karni el-ishrin, 1/90 e AbdulAziz Es’ad).
• Dijetari i madh Salih El-Feuzan (hafidhahUllah) shkruan: “Shoqëria e cila nuk udhëhiqet nga besimi i vërtetë, është një shoqëri shtazarake (e shfrenuar), që i mungon çdo element i jetës së lumtur.” (Akidetu Et-Teuhid, 13).
15. Këshilla të dobishme.
• Njëra nga vajzat e dijetarit Abdullah El-Gudejjan (RahimehUllah) tregon: “Një ditë e pyeta babanë: “Si t’i edukoj fëmijët në këtë kohë të vështirë?” Edukoji me lutje dhe me shembull. Shpeshtoji lutjet për ta dhe bëhu shembull, në atë mënyrë që mos të të shohin në ato gjëra që i ke ndaluar dhe mos të të humbasin aty ku i ke urdhëruar të jenë- më tha ai.”
• Ibën Tejmijje (RahimehUllah) thotë: “Shkaku i shfaqjes së bidateve në çdo popull është fshehja/zhdukja e suneteve të të Dërguarve me të cilat u erdhën, dhe kështu ndodhte shkatërrimi. Për këtë arsye thuhej: “Kapja pas sunetit është shpëtim.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 4/137).
• Mos lejo që jeta e kësaj bote të vjedh prej teje këto pesë gjëra: sinqeritetin në vepra., momentin e çiltërsisë me Zotin tënd, mirësjelljen ndaj prindërve, dashurinë ndaj familjes dhe bamirësinë ndaj atyre që i ke përreth.
• Ibën Kajjimi (RahimehUllah) tregon: “Pasi që hoxhës së Islamit, ibën Tejmije (RahimehUllah) ia shpeshtoja përmendjen e mendimeve dhe opinioneve të njerëzve, më tha: “Mos e bëj zemrën tënde karshi opinioneve dhe dyshimeve sikur të ishte sfungjer që thith, sepse pastaj prej saj rrjedhin vetëm gjëra të tilla. Mirëpo bëje atë sikur qelqi i lëmuar; dyshimet kalojnë anës së jashtme tij dhe nuk ngjitën për të. Kështu, ajo i sheh ato përmes kthjelltësisë së vet dhe i largon nëpërmjet fortësisë që e ka. Në të kundërtën, nëse zemra jote thith çdo dyshim që i vjen, atëherë ajo shndërrohet në vendqëndrim të dyshimeve.” Ibën Kajjimi vazhdon: “Nuk di që ndonjë këshillë për largimin e dyshimeve të me ketë bërë dobi sikur këto fjalë të tij.” (Medarixhus-Salikin, 1/140).
• Janë tri sëmundje që i kanë tri zgjidhje:
Sëmundja e parë: Nëse je sprovuar me dashuri ndaj epsheve.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde në namazet e tua.
Argument: Fjala e Allahut: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” (Merjem, 59).
Sëmundja e dytë: Nëse ndien mjerim shpirtëror dhe mossukses.
Zgjidhja: Kontrolloje sjelljen tënde me nënën.
Argument: Fjala e Allahut duke treguar për Isën (alejhis-selam): “Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë arrogant dhe të mjerë.” (Merjem, 32).
Sëmundja e tretë: Nëse ndien depresion dhe ndrydhje në shpirt.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde me Kuranin.
Argument: Fjala e Allahut: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime (Kuranit), do të ketë jetë të rëndë.” (Ta Ha, 124).
• Ibën Kajjimi (RahimehUllah) në librin e tij “El-Uabilus-Sajjib” përmend se njerëzit karshi namazit ndahen në pesë grupe:
1. I dënuar- Allahu do e dënojë për namazin e tij.
2. I llogaritur- Allahu do e llogarisë për namazin e tij.
3. I falur- Allahu e fal për shkak të namazit të tij.
4. I shpërblyer- Allahu do e shpërblejë për namazin e tij.
5. I afërt- Allahu e afron tek Vetja për shkak të namazit të tij.
I dënuar: është ai që nuk i kushton rëndësi dhe nuk e kryen ashtu siç duhet abdesin, shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit. Pra, ky do të dënohet.
I llogaritur: Njeriu që do të merret në llogari është ai që i vepron shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në namaz e derisa të dalë prej tij, nuk di çfarë është duke thënë në të. Mendja e tij bredh nëpër dynja, derisa të thotë: “Esselamu alejkum”. Bile, bile mezi pret të përfundojë namazi e t’u kthehet punëve të dynjasë. Sa të shumtë janë njerëzit e këtij grupi! Pra ky do të merret në llogari për këtë namaz.
I falur: ai që i kryen shtyllat, obligimet dhe kushtet e namazit, mirëpo prej se hyn në të e derisa të dalë prej tij, është në luftë të vazhdueshme me shpirtin dhe me shejtanin, në mënyrë që zemra të mos i largohet nga namazi. Pra, ai është në luftë të vazhdueshme me shpirtin, në mënyrë që ta përmirësojë sa më shumë namazin e vet. Këtë njeri Allahu e fal.
I shpërblyer: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të. Këtë njeri Allahu e shpërblen.
I afërt (tek Allahu): kjo është grada më e lartë: ai që i vepron shtyllat, obligimet, kushtet dhe sunetet e namazit dhe që është i përulur në të, mirëpo vazhdimisht e sjell ndërmend që Allahun e ka përpara. Ky është dallimi mes tij dhe njeriut të grupit të katërt, i cili ka përulje në namaz, porse nuk e sjell ndërmend se është duke biseduar me Allahun.
Pra, kush i vepron të gjitha kushtet, shtyllat, obligimet, e sunetet e namazit, kush është i përulur në të dhe e sjell ndërmend se po bisedon me Allahun dhe se Ai e sheh atë, do të afrohet tek Allahu. E ti, në cilin prej këtyre grupeve e klasifikon veten?!
• Kur njeriu shoqërohet me njerëz të mirë, ndodh që prej tyre të dëgjojë ndonjë këshillë të ashpër. Ndërsa kur shoqërohet me të këqijtë, shpesh ndodh që prej tyre të hasë servilizëm dhe laritje (shtirje). RahimehUllah Malik ibn Dinarin, i cili thoshte: “Më mirë të bartësh gurë me njerëz të mirë, sesa të hash ëmbëlsira me njerëz të këqij.” Dijetari i madh bin Baz (RahimehUllah) thotë: “Vëlla i mirëfilltë i yti është ai që të këshillon dhe që të përkujton. E jo ai që tregohet i shkujdesur ndaj teje, që nuk merret me ty dhe që të shtiret. Vëlla i vërtetë është ai që të thërret drejt Allahut dhe që ta qartëson rrugën e shpëtimit, në mënyrë që të ecësh nëpër të. Është ai që të paralajmëron nga rruga e shkatërrimit dhe që të tregon për përfundimin e keq të saj, në mënyrë që t’i shmangesh.” (Mexhmu’u fetaua ue mekalat mutenewwiah, 14/21).
• Dijetari i madh ibn Uthejmin (RahimehUllah) thotë: “Dija jonë është e mangët sepse atë që e mësojmë nuk e zbatojmë në jetët tona. Ajo çfarë ne dimë është vetëm vendimi fetar rreth një çështje, mirëpo që ta praktikojmë atë, kjo haset shumë pak – Allahu na faltë! Dobia që duhet të përfitohet nga dija është zbatimi i saj në vepër, në atë mënyrë që gjurmët e saj të shfaqen në fytyrën e njeriut, në sjelljen, moralin, adhurimin, ndjenjat, në frikën e tij ndaj Allahut etj. Kjo është ajo që ka rëndësi. Qëllimi i nxënies së dijes nuk është njohja e çështjeve teorike – o Allah, na jep dije të dobishme! Jo, dobia nga nxënia e dijes është që njeriu të përfitojë në anën praktike. Sa e sa njerëz janë të thjeshtë, e të paditur, mirëpo tek ta gjejmë frikë ndaj Allahut, vetëkontroll, sjellje e morale të mira dhe kryerje të adhurimeve, shumë më tepër sesa te nxënësit e dijes.” (Esh-Sherhul-Mumti’ 7/166).
• Ibn Kajimi (RahimehUllah) tregon: “Disa kohanikë të tij më me famë thoshin: “Dëshiroj shumë që me shokët e mi të jem ashtu siç ishte ai (ibn Tejmija) me armiqtë dhe kundërshtarët e tij.” Ibn Kajimi vazhdon: “Kurrë nuk e kam dëgjuar të lutej kundër ndonjërit prej armiqve e kundërshtarëve të tij. Përkundrazi, ai lutej për ta. Një ditë, i erdha dhe e përgëzova me vdekjen e njërit prej armiqve më të mëdhenj të tij, i cili e fyente dhe e lëndonte më së shumti. Mirëpo, ai më qortoi, mi zuri për të mëdha fjalët e mia dhe tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Pastaj, menjëherë u ngrit dhe shkoi tek familja e të vdekurit që t’i ngushëllonte dhe u tha: “Prej sot e tutje, për ju, unë jam në vend të tij. Për çdo gjë që keni nevojë, unë do t’ju ndihmoj”, si dhe fjalë tjera të ngjashme me këto. Familja u gëzuan, u lutën për të dhe respektuan shumë këtë gjest nga ana e tij. RahimehUllah dhe qoftë i kënaqur me të!” (Medarixhus-Salikin, 2/345).
• Dijetari i madh ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Përfundimi i keq i njeriut (gjatë daljes nga kjo jetë) vjen për shkak të ndonjë sëmundje të fshehtë (të zemrës), të cilën njerëzit nuk e dinë.” (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 1/57).
Nga Ma’ruf El-Kerhij (RahimehUllah) përcillet të ketë thënë: “Kur Allahu ia do të mirën njeriut, ia hap derën e veprave të mira dhe ia mbyll derën e polemikave. Ndërsa, kur nuk ia do të mirën, ia hap derën e polemikave dhe ia mbyll derën e veprave të mira.” (Tabekat El-Hanabile, 1/384).
• Dijetari Abdullah ibn Aun (Allahu mëshiroftë) nuk zemërohej kurrë. E, edhe kur dikush e zemëronte, ai ia kthente: “Allahu të begatoftë!” (Hiljetul-Eulija, i ibn Nuajm, 3/39). Shejh AbduRrezzak El-Bedr (hafidhahUllah): “Sikur të merrnim mësim dhe të krahasonim këtë me gjendjen dhe fjalët tona gjatë hidhërimit! Ai lutej me këtë lutje madhështore për atë që e zemëronte; e çfarë thoshte kur ishte në rehati e gëzim! Kjo tregon për fuqinë e madhe shpirtërore që e kishte në përmbajtjen e zemërimit.” (www.al-badr.net).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Mos i kushto vëmendje secilit injorant që pason verbërisht dhe mos të të vijë rëndë fyerja e tij, e as thënia për ty se je jobesimtar apo i devijuar, sepse fjalët e tij janë sikurse të lehurat e qenit. Andaj, mos lejo që qeni të ketë pozitë dhe vlerë tek ti.” (Es-Sauaik El-Mursele, 3/1158).
• Në Kuran fjala “rëndë” është përmendur dy herë:
“Vërtet që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të rëndë, që do t’u vijë.” (El-Insan, 27). Qëllimi me “Ditën e rëndë” është Dita e Kiametit.
“(O Muhamed) Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë të rëndë.” (El-Muzzemmil, 5). Qëllimi me “fjalën e rëndë” është Kurani. Andaj, kush dëshiron të shpëtojë nga “Dita e rëndë“, le të kapet pas “fjalës së rëndë.”
• Sufjan ibn Ujejne thotë: “Sikur të mos ishte mbulesa e Allahut ndaj të metave të njerëzve, nuk do të uleshim me askënd.” (Shu’abul-Iman, 6/290).
• Fudajl ibn Ijadi thotë: “Besimtari ia mbulon të metat tjetrit dhe e këshillon, ndërsa i keqi ia përhap ato dhe e nënçmon.” (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 1/225).
• Ibn Rexhebi shkruan: “Nga disa prej selefëve përcillen këto fjalë: “Kam takuar njerëz që nuk kishin të meta. Mirëpo, pasi që filluan të përmendnin të metat e njerëzve, edhe ata filluan të përmendnin të metat e tyre. Gjithashtu kam takuar njerëz që kishin të meta, mirëpo pasi që nuk flisnin për të metat e të tjerëve, të metat e tyre u harruan.” (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 2/291).
• Hoxha i Islamit ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Gjatë urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, patjetër duhet të kihen tri gjëra: dija, butësia dhe durimi; dija para se ta urdhërosh apo ndalosh dikë; butësia gjatë urdhrit apo ndalimit; durimi pas urdhrit apo ndalimit.” (El-Istikameh, 466).
• Dijetari i madh ibn Rexhebi (RahimehUllah) shkruan: “Kujdes nga mëkatet, sepse ato e privojnë faljen e Allahut në sezonat kur zbret mëshira e Tij!” (Letaiful-Me’arif, 295).
• Ibn Kutejbe Ed-Dejnurij (RahimehUllah) thotë: “Shembulli i njeriut për fëmijët dhe familjen e vet është sikur shembulli i temjanit i cili digjet, ndërkohë që të tjerët kënaqën me erën e mirë të tij.” (El-Muxhalesetu ue Xheuahirul-Ilmi).
16. Këshilla të dobishme.
• Dijetari i madh Ibn Xheuzi (RahimehUllah) shkruan: “Gjatë rinisë sime kam takuar dijetarë të shumtë, të cilët dallonin në sasinë e dijes që e kishin. Mirëpo, më së shumti përfitoja nga ai që vepronte me dijen e vet, edhe pse kishte të tjerë më të ditur. Po ashtu kam takuar dijetarë të hadithit, që mësonin përmendsh hadithe dhe kishin dije rreth tyre, mirëpo e toleronin gibetin (përgojimin) dhe i jepnin kahe në shkencën e xherhit dhe ta’dilit. Ata po ashtu merrnin para për tregimin e haditheve dhe shpejtonin në dhënien e përgjigjes, edhe nëse ishte gabim, në mënyrë që të mos iu ulej pozita në sy të njerëzve.
Pastaj, takova dijetarin Abdul Uehhab El-Enmatij, i cili ishte në rrugën e selefëve (gjeneratave të para të muslimanëve). Ai nuk lejonte që dikush të përgojohej në ligjëratat e tij dhe nuk kërkonte të holla për hadithet që i tregonte. Kur ia lexoja hadithet që zbusin zemrën, qante shumë dhe pandërprerë. Atëbotë, duke qenë ende i ri në moshë, kjo e qarë e tij ndikonte shumë në zemrën time dhe vendoste themele të forta. Ai ishte në rrugën e dijetarëve të mëparshëm, për cilësitë e të cilëve lexonim nëpër libra e transmetime.
Po ashtu takova edhe Ebu Mensur El-Xheualikij; ai heshtte shumë dhe i zgjidhte me kujdes të madh fjalët që i thoshte; ishte preciz dhe verifikues. Ndodhte të pyetej për ndonjë çështje të qartë, përgjigjen e të cilës shpejtonin ta jepnin disa të rinj, mirëpo ai ndalej dhe mendohej derisa të sigurohej e të bindej rreth saktësisë së përgjigjes. Ai agjëronte shpesh dhe heshtte gjatë.
Nga këta dy njerëz përfitova më shumë sesa nga të gjithë të tjerët. Së këtejmi, arrita në përfundim se, udhëzimi në rrugë të drejtë me anë të veprës ndikon më shumë sesa ai që bëhet me fjalë. Andaj, kini kujdes dhe veproni me atë që e dini, sepse ky është themeli kryesor i çështjeve. Ndërkaq, meskini më i madh është ai që e humb jetën në nxënien e dijes me të cilën nuk vepron, dhe kështu i ikin kënaqësitë e kësaj bote dhe të mirat e botës tjetër.” (Sajdul-Hatir, 138).
• Ndër kërkesat më të mëdha të kësaj jete është që Allahu të të kursejë nga brengat. Ndërsa, ndër kërkesat më të mëdha të jetës tjetër është që Allahu të t’i falë mëkatet. Dhe që të dyja këto i përmban dhe i siguron shpeshtimi i salavateve për të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Në një hadith lexojmë se Ubej ibn Ka’bi (radijAllahu anhu) e pyeti të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “O i Dërguar i Allahut! Unë shpeshherë dërgoj salavate për ty. Andaj, sa pjesë të ditës të ndaj për një gjë të tillë? Ai i tha: “Sa të duash.” “Një të katërtën?” “Sa të duash. Nëse shton kjo është më mirë për ty.” “Gjysmën?” “Sa të duash. Nëse shton, kjo është më mirë për ty.” “Dy të tretat?” “Sa të duash. Nëse shton kjo është më mirë për ty.” “Atëherë, do të dërgoj salavate për ty gjatë gjithë kohës.” I Dërguari ia ktheu: “Atëherë, do të kursehesh nga brengat dhe do të të falën mëkatet.” (Tirmidhiu, 2457 dhe të tjerë. Imam Albani e ka vlerësuar si të saktë në “Sahihu Et-Tergib” (1670) dhe libra tjerë.
• Imam Albani (RahimehUllah) shkruan: “El-Bejhekij përcjell me zinxhir të vërtetë se Seid ibn Musejjibi e pa një njeri duke falur më shumë se dy rekate pas namazit të sabahut; në ato rekate ai shtonte në numrin e rukuve dhe sexhdeve. Pasi që Seidi e ndaloi nga një gjë e tillë, ai i tha: “O Ebu Muhamed! A më dënon Allahu për shkak të namazit?!” Seidi iu përgjigj: “Jo, mirëpo të dënon për shkak të kundërshtimit të sunetit.”
• Prej gjërave që e pengojnë kuptimin e Kuranit dhe të kënaqurit me të është që lexuesi të jetë nga ata që vazhdimisht bëjnë mëkate, apo të jetë mendjemadh, apo i sprovuar me nënshtrim ndaj epshit. Të gjitha këto janë shkak për errësimin e zemrës dhe prishjen e saj. Zemra është sikur pasqyra, epshet janë oksidimi/ndryshku që i ndodh pasqyrës, ndërsa kuptimet e Kuranit janë pamjet që shfaqen në pasqyrë. Trajtimi i zemrës duke i larguar prej saj epshet, është sikur pastrimi që i bëhet pasqyrës. (Muhtesar Minhaxhul-Kasidin i ibn Kudame, fq. 45).
• Imam Shafiu (RahimehUllah) thotë: “Të gjithë muslimanët janë të një mendjeje se, kur njeriut t’i bëhet i qartë një sunet nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), atëherë nuk i lejohet ta braktisë atë për shkak të fjalës së askujt, kushdo qoftë ai.” (I’lam El-Muveki’in, 2/282, El-Fulanij në Ikadh El-Himem, 68).
• Seid ibn Xhubejri (RahimehUllah) thotë: “Kush ia heq hajmalinë dikujt, shpërblehet sikur të ketë liruar një rob.” (Ibn Ebi Shejbe në El-Musannef, 3524). Shejh AbduRrezzaku (hafidhahUllah) thotë: “Kjo tregon për dijen e thellë që e kishte (RahimehUllah), sepse lirimi i njeriut nga shirku është më i madh e më i rëndësishëm sesa lirimi i tij nga robëria.”
• Dijetari i madh ibn Xheuzi (RahimehUllah) shkruan: “Na është përcjellë se një njeri kërkoi të hynte te gjykatësi kryesor, ibn Ebi Davud, dhe tha: “Thoni atij se Ebu Xhaferi është te dera!” Kur e dëgjoi, u gëzua shumë dhe tha: “Lejojeni të hyj!” Kur hyri, e priti në këmbë, e nderoi shumë, ia dha pesëmijë dërhem dhe pastaj e përcjelli. “Me një njeri të thjeshtë sillesh kështu?” – i thanë të pranishmit. “Një kohë isha i varfër dhe këtë njeri e kisha shok. I shkova dhe i thash: “Jam i uritur.” Ai më tha: “Ulu!” Pastaj doli dhe u kthye me mish të pjekur, me ëmbëlsira e me bukë dhe më tha: “Ha!” “Pasha Allahun, nuk ha derisa të hash edhe ti me mua” – ia ktheva unë. Filloi të hajë, mirëpo nga goja i rrodhi gjak. “Ç’është kjo?” – pyeta i habitur. “Sëmundje” – tha. “Pasha Allahun, patjetër do të më tregosh!” Tha: “Kur më erdhe te dera nuk posedoja asgjë. Pasi që dhëmbët i kisha të veshur me shirit ari, e hoqa atë dhe bleva me të.” Gjykatësi tha: “E si mos t’ia kthej të mirën një njeriu të tillë!” (Sajdul-Hatir, 724).
• Ibn Hibbani (Allahu mëshiroftë) thotë: “Hulumtimi i të metave të besimtarëve (spiunimi) është prej shenjave të dyfytyrësisë, ndërsa mendimi i mirë për ta është prej shenjave të besimit. Andaj, i mençuri ka mendim të mirë për vëllezërit e vet, ndërkaq injoranti ka mendim të keq për ta.” (Reudatul-Ukala, 118).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Kur njeriut i bëhet padrejtësi, apo lëndohet e fyhet, apo i hidhen në qafë armiqtë, atëherë s’ka asgjë më të dobishme për të sesa kthimi tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (Bedaiul-Feuaid, 2/771).
• Dijetari i madh ibn Hazm (RahimehUllah) thotë: “Sa e sa njerëz kemi parë që janë shkatërruar nga të folurit e tyre, mirëpo asnjëherë nuk kemi parë apo dëgjuar që dikush është shkatërruar nga heshtja. Andaj, fole vetëm atë që të afron tek Krijuesi yt, e nëse frikohesh nga ndonjë i padrejtë, atëherë hesht.” (Er-Resail i ibn Hazmit, 1/402).
• I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush e fal sabahun është në mbrojtje të Allahut.” (Muslimi). Imam Uthejmini në komentimin e “Rijadus-Salihin” (1/591) thotë: “Në këtë hadith ka argument se duhet të respektohen muslimanët, të cilët e vërtetuan islamin e tyre nëpërmjet faljes së namazit të sabahut, sepse atë e fal vetëm besimtari. Po ashtu, në të argument se askujt nuk i lejohet që t’i lëndojë ata.” Për këtë kuptim aludon edhe ngjarja që përcillet nga Taberani në “El-Mu’xhem El-Eusat” (4/5), për të cilën imam Albani në “Sahihut-Tergib” (1/110) thotë se është e saktë: “Nga A’mesh përcillet se Salim ibn Abdullah ibn Umeri ishte ulur tek Haxhxhaxhi, i cili i tha atij: “Ngrihu dhe vrite këtë njeriun këtu!” Salimi e mori shpatën e kapi njeriun dhe u nis me të drejt portës së pallatit. Babai i tij (Abdullah ibn Umeri) e shikonte gjersa ecte me njeriun dhe thoshte: “Mendon se do e bëj?!” dhe e zmbrapsi dy apo tri herë. Më në fund, pasi arritën te vendi, Salimi e pyeti: “A e ke falur sabahun?” “Po” – tha ai. Atëherë Salimi i tha: “Ik nga të duash!” Pastaj u kthye dhe e flaku tutje shpatën. Haxhxhaxhi e pyeti: “A e vrave?” “Jo” – ia ktheu. “Përse jo?” Salimi iu përgjigj: “Sepse e kam dëgjuar babanë tim këtu duke thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e fal sabahun është në mbrojtje të Allahut deri në mbrëmje.”
• Shurejh El-Kadi (RahimehUllah) thotë: “Ndodh të sprovohem me ndonjë fatkeqësi dhe prapëseprapë për të e falënderoj Allahun katër herë:
-E falënderoj që nuk më ka sprovuar me diçka më të madhe se ajo.
-E falënderoj që ma mundësoi të kem durim ndaj saj.
-E falënderoj që më dha sukses të them: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”, ngaqë shpresoj në shpërblimin e Tij.
-E falënderoj që nuk e bëri atë sprovë në fenë time.” (Shu’abul-Iman i Bejhekiut, 6/37).
• Një ditë prej ditësh, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e tako Ebu Dherrin (radijAllahu anhu) dhe i tha: “O Ebu Dherr! A të tregoj për dy veti që janë më të lehtat për t’u bartur dhe më të rëndat në peshoren (e Ditës së gjykimit)?” “Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut” – i tha ai. “Përmbaju moralit të mirë dhe heshtjes së gjatë, sepse pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, njerëzit nuk janë zbukuruar me diçka më të mirë sesa këto dyja.” (Es-Slisile Es-Sahiha, 1938).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kushdo që shpreson apo mbështetet tek krijesa, patjetër se do të zhgënjehet.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 10/257).
• Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “E keqja e të rinjve muslimanë sot është se, posa të mendojnë se kanë mësuar diçka nga dija fetare, gjë të cilën nuk e dinin më parë, e ngritin kokën dhe ua merr mendja se dinë çdo gjë. Kështu, ata preken nga mendjemadhësia dhe mburrja. Kam frikë se këta të rinj i përfshinë fjala e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Janë tri gjëra që shkatërrojnë: “Lakmia, të cilës njerëzit i binden, epshi që pasohet dhe mburrja e secilit me mendimin e vet.” (Silsiletu El-Huda uen-Nur, 861).
• Imam ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “S’ka gjë që e shëmton njeriun më shumë sesa shkujdesja ndaj vlerave fetare, shkencave të dobishme (fetare) dhe veprave të mira.” (Miftahu Daris-Se’adeh, 1/177).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kthimi me pendesë tek Allahu është ndër veprat e mira më të rëndësishme, ndërkohë që pranimi i veprave të mira kushtëzohet me sinqeritet ndaj Allahut dhe me pasim të të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Gjithashtu, kërkimi i faljes është prej veprave të mira më të mëdha dhe është një fushë e gjerë. Andaj, kush vëren mangësi në fjalët e veta apo në veprat, apo në gjendjen, apo në riskun, apo në zemrën e tij, atëherë le t’i kapet teuhidit dhe kërkimit të faljes, sepse në to ka shërim për çdo gjë, nëse bëhen me besnikëri e sinqeritet. Po ashtu, nëse vëren mangësi karshi të drejtave të farefisit, bashkëshortes, fëmijëve, fqinjëve dhe vëllezërve, atëherë lutu për ta dhe kërko falje.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 11/319).
• Nga Ebu Bekr Ajjash (RahimehUllah) përcillet të ketë thënë: “E pashë Ebu Is’hak Es-Sebi’ij duke qarë, andaj e pyeta: “Çfarë të bëri të qash?” Më tha: “Më lëshoi fuqia dhe bashkë me të shkoi edhe namazi im. Nuk po mund të falem në këmbë, veçse duke lexuar suret El-Bekare dhe Alu Imran.” (Eth-Thikat i ibn Hibbanit, 8/67).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Ulja e shikimit nga pamjet e ndaluara lë pas vete: a) ëmbëlsi dhe kënaqësi në besim dhe b) dritë, mendjemprehtësi, fuqi, qëndrueshmëri dhe trimëri në zemër.” Durer min kelami shejhul-Islam, 252.
17. Këshilla të dobishme.
• Ebu Bekr Et-Tartushij (RahimehUllah) thotë: “Kur të shohësh njeriun që në natyrë të tij e ka vetëm kundërshtimin, ashtu që sa herë i thua: “Jo” ai ta kthen: “Po”, apo sa herë i thua: “Po”, ai ta kthen: “Jo”, atëherë, çiftin e këtij rendite midis botës së gomarëve.” (Siraxhul-Muluk, 259).
• Kur imam Ahmedit (RahimehUllah) iu përmend vërtetësia dhe sinqeriteti tha: “Me këto dyja u ngritën ata që ishin para nesh.” (Tabekatul-Hanabileh e Ebu Ja’la, 1/147).
• Imam Dhehebiu (RahimehUllah) thotë: “RahimehUllah njeriun që:
-merret me vetveten,
-e ruan gjuhën,
-jepet pas leximit të Kuranit,
-qanë për kohën e shkuar,
-lexon vazhdimisht në dy Sahihët (Buhari dhe Muslim) dhe
-e adhuron Allahun para se ta befasojë vdekja. ” Tedhkiretul-Huffadh, 2/86.
• Ibn Hazmi (RahimehUllah) shkruan: “Nëse shkon në ndonjë mexhlis dijeje, atëherë pjesëmarrja jote le të jetë vetëm për të shtuar dijen dhe shpërblimin, e jo për t’u mjaftuar me atë dije që e ke, apo për të kërkuar ndonjë gabim të cilin pastaj e përhapë, apo ndonjë mesele të çuditshme të cilës ia vë në dukje të metat. Pa dyshim se këto janë vepra të njerëzve të ulët të cilët kurrë nuk do të kenë sukses në dije.” (El-Ahlaku ues-Sijer fi mudauatin-Nufus, 92).
• Imam ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Besimtari vuan shpirtërisht për gabimin e vëllait të tij besimtar sikur ta bënte ai vetë atë gabim dhe nuk i gëzohet atij.” (Medarixhus-Salikin, 1/436).
• Fudajl ibn Ijadi (RahimehUllah) thotë: “Të lexoj një ajet nga Kurani dhe pastaj të punoj me të, është me dashur për mua sesa të përfundojë leximin e tij 1000 herë; ta gëzoj një besimtar dhe ta ndihmoj kur ka nevojë, është më e dashur për mua sesa adhurimi gjatë tërë jetës; braktisja dhe refuzimi i dynjasë është më e dashur për mua sesa ta adhuroj Allahun me adhurimin e banorëve të qiejve dhe të tokës; lënia e një monedhe shumë të vogël nga fitimi haram është më e dashur për mua sesa të shkoj 100 herë në haxhillëk me para hallall.” Tenbihul-Gafilin, 1/380.
• Imam Ibn El-Xheuzi (RahimehUllah) thotë: “Dije se kohët vazhdimisht ndryshojnë, ashtu siç thotë Allahu: “Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve…” (Alu Imran, 140). Kështu: nganjëherë varfëri, nganjëherë pasuri, nganjëherë krenari e fuqi, nganjëherë përulje e nënshtrim, nganjëherë gëzohen miqtë, nganjëherë gëzohen armiqtë. Mirëpo, i lumtur në këtë mes është ai që në çfarëdo gjendje nuk i ndahet një themeli të vetëm: frikës dhe devotshmërisë ndaj Allahut, sepse nëse është në mirëqenie ajo e zbukuron, nëse goditet nga varfëria ajo ia hap dyert e sabrit, nëse gëzon shëndet ia plotëson mirësitë, nëse sprovohet i bënë të mundshëm përballimin dhe nuk dëmtohet asgjë, edhe nëse ndonjëherë ulet, apo e ngrihet, apo mbetet pa rroba trupi, apo barkplot, apo i pangrënë, sepse të gjitha këto largohen dhe ndryshojnë, ndërkaq devotshmëria është themeli i shpëtimit dhe roje që nuk fle.” (Sajdul-Hatir, 1/39).
• Nga Ebu Umame (radijAllahu anhu) përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një njeri hyri në Xhenet dhe pa se në portën e tij ishte shkruar: “Lëmosha shpërblehet dhjetëfish, ndërsa borxhi tetëmbëdhjetë.” Taberani në “El-Mu’xhem El-Kebir”, 8/297 dhe 7976 dhe Bejhekiu në “Esh-Shu’ab”, 3/283 dhe 3563. Imam Albani e ka vlerësuar si Hasen (të mirë) në “Es-Silsile Es-Sahiha”, 307 dhe “Sahihut-Tergib”, 900.
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Njeriu i mençur duhet të përpiqet skajshmërisht që ta pasojë Sunetin në çdo gjë.” (Iktidaus-Siratil-Mustekim 2/270).
• Imam ibn Dekik El-Id (RahimehUllah) thotë: “S’kam thënë ndonjë fjalë dhe s’kam bërë ndonjë vepër, veçse i kam përgatitur përgjigje kur të dalë para Allahut të Madhërishëm.” (Tabekatush-Shafi’ijje El-Kubra, 2/212).
• Imam Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Nuk kam shikuar, as nuk kam folur, as nuk kam prekur, as nuk ja ngritur në këmbë, derisa të shoh se a është bindje apo mëkat? Nëse ishte bindje, vazhdoja tutje e nëse ishte mëkat, tërhiqesha.” (El-Uera’, 116), (Xhamiul-Ulumi uel-Hikem, 76).
• Jahja ibn Muadhi thotë: “Lotët thahen për shkak të ngurtësisë së zemrës; zemrat ngurtësohen për shkak mëkateve të shumta; mëkatet shtohen për shkak të metave të shumta.” (Bejhekiu në “Shu’abul-Iman, nr. 6828).
• Imam ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Pasuria më e madhe në këtë botë është që në çdo kohë ta angazhosh veten me atë që është më e duhur dhe më e dobishme për ty në jetën tjetër.” (Feuaidul-Feuaid, 405).
• Ubade bin Samit (radijAllahu anhu) thotë: “Pa dyshim se e vërteta ka nur që del prej saj.” (Usul El-I’tikad i imam El-La’leka’ij 116).
• I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Vërtet, Allahu e ndihmon këtë ummet me pjesëtarët e dobët të tij, me lutjen, namazin dhe sinqeritetin e tyre.” “Sahih El-Xhami’, 2388.
• Imam El-Mizzit (RahimehUllah) iu tha: “Filani të urren!” Ai ia ktheu: “S’gjej prehje kur e kam afër dhe nuk ndihem i vetmuar kur e kam larg.” (El-Ada’b Esh-Sher’ijjeh, 3/575).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Njeriu duhet të ketë si qëllim t’u sjellë dobi krijesave dhe t’u bëjë mirë atyre, pa kurrfarë përjashtimi. Pikërisht kjo është mëshira me të cilën erdhi Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), siç lexojmë në Kuran: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’, 107) (Xhamiul-Mesa’il, 6/37).
• Imam Sufjan ibn Ujejne (RahimehUllah) thotë: “Më të guximshmit në dhënien e fetuave, janë ata që kanë më së paku dije.” (Xhami’u bejan el-‘ilmi ue fadlihi, 2209).
• Imam Ibn Kajjimi (RahimehUllah) thotë: “Shpeshherë e dëgjoja hoxhën e Islamit, ibn Tejmije (RahimehUllah) duke thënë: “Vetëm Ty të adhurojmë” e largon dyfaqësinë, ndërsa “Vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” e largon mendjemadhësinë.” (Medarixhus-Salikin, 1/66).
• Ebu Xha’fer Muhamed ibn Alij (RahimehUllah) thotë: “Kush nuk e di vlerën e Ebu Bekrit dhe Umerit (radijAllahu anhuma), ai është injorant karshi Sunetit.” (Ebu Nu’ajmi në El-Hilje, 3/185).
• Sahabët që përcollën më së shumti hadithe:
Ebu Hurejre (radijAllahu anhu): 5374 hadithe.
Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhuma): 2630 hadithe.
Enes ibn Maliku (radijAllahu anhu): 2286 hadithe.
Aisha (radijAllahu anha) 2210 hadithe.
Abdullah ibn Abbasi (radijAllahu anhuma): 1660 hadithe.
Xhabir ibn Abdullah (radijAllahu anhuma): 1540 hadithe.
Ebu Se’id El-Hudrij (radijAllahu anhu): 1170 hadithe.
Abdullah ibn Mes’udi (radijAllahu anhu): 848 hadithe.
Abdullah ibn Amr ibn ‘As (radijAllahu anhuma): 700 hadithe.
(“El-Munteka min Feraidil-Feuaid” i imam Uthejminit).
• Një ditë, Beshshar ibn Burdi e këshilloi shokun e tij Hilal ibn ‘Atijjen, duke i thënë: “O Hilal! A më dëgjon nëse të jap një këshillë?” “Po.” – ia ktheu ai. “Para një kohe ti vidhje gomerë, pastaj u pendove nga kjo vepër dhe u bëre rafidij. Ktheju vjedhjes së gomerëve, sepse, pasha Allahun, ajo është më mirë për ty sesa rafdi!” (Uefejatul-A’jan i ibn Hal-likan, 1/425).
• Qetësia e rrugëve gjatë namazit të sabahut dhe bllokimi i tyre gjatë orëve të punës na tregon për dashurinë ndaj dynjasë dhe për harrimin e ahiretit. Allah! Mos e bëj dynjanë preokupimin tonë kryesor!
• Disa shembuj të ambicieve të larta për atë që dëshiron ngritjen në këtë botë dhe botën tjetër:
Ibn Bedran Ed-Dimeshkij (RahimehUllah) vazhdoi të shkruante tefsirin e tij edhe pas goditjes nga paraliza. Për këtë arsye, në dorëshkrim shfaqen gjurmë të dridhjes së dorës. (Xheuahirul-Efkar, fq. 27).
“Njoh njeri në kohën tonë që për pesë vite me radhë, si verës ashtu edhe dimrit, nuk ka fjetur veçse në kohën e syfyrit; ishte tepër i angazhuar me shkrimin e librit të tij.” (Ibn Ebul-Hadid në komentin e tij, 19/17).
Ibn El-Xhezerij në “El-Mus’ad” fq. 41 thotë: “Ibn Kethiri u lodh shumë në shkrimin e veprës së tij “Xhami’ul-Mesanid” dhe më tha: “Vazhdoja ta shkruaja gjatë natës ndërkohë që flaka e kandilit lëvizte, derisa më verboi.”
AbulEuuel ibn Hammad El-Ensarij në biografinë e babait të tij shejh Hammadit, 1/393 shkruan se e ka dëgjuar atë duke thënë: “Gjatë rinisë sime lexoja e shkruaja deri në agim dhe flija vetëm pak në mesditë.”
• Imam Ahmedi (RahimehUllah) thotë: “Unë dhe Ummu Salih qëndruam së bashku njëzet vite dhe kurrë nuk patëm mosmarrëveshje qoftë edhe rreth një fjale të vetme.” (Et-Tabekat, 2/583).
• Imam Esh-Sheukanij (RahimehUllah) thotë: “Prej të metave që e pengojnë njeriun të kthehet në të vërtetën kur debaton me dikë janë: ai që e flet të vërtetën është më i ri në moshë krahasuar me të, apo ka dije më të mangët, apo nuk është i njohur në mesin e njerëzve. Ndërsa tjetri është në kundërtën e kësaj. Së këtejmi, këtë të fundit e nxit zelltaria e injorancës dhe fanatizmi djallëzor që të mbahet tek e kota. Dhe tërë këtë e bën ngaqë është tepër mendjemadh të kthehet tek fjala e atij që është më i ri se ai në moshë, apo më i mangët në dije, apo më pak i njohur.” (Adabut-Taleb, fq. 142).
• Dijetari i madh El-Mauerdij (RahimehUllah) thotë: “Gjatë ndryshimit të gjendjeve, del në shesh brendësia e njerëzve.” (Edebud-Dunja ued-Din, 1/220).
• Bishr El-Hafij (RahimehUllah) thotë: “Mos bëj vepra që të përmendesh! Fshihe veprën e mirë, ashtu siç e fsheh veprën tënde të keqe!” (“Sijer A’lam En-Nubela’, 10/476).
• Allahu i Lartësuar thotë: “Më kujtoni Mua që Unë t’ju kujtoj.” (El-Bekare, 152). Halid Er-Rebe’ij (RahimehUllah) thotë: “Ndalu tek ky ajet dhe mos u ngut! Sikur të bindeshe me plot zemër në të, kurrë nuk do të thaheshin buzët e tua nga përmendja e Allahut.” (Ed-Durrul-Menthur, i imam Sujutit, 2/62).
18. Këshilla të dobishme.
• Mos ndërhyj në zemrat e njerëzve!
Mekhuli (RahimehUllah) tregon: “E pashë një njeri duke u falur dhe sa herë që binte në ruku e sexhde, qante. E akuzova se këtë po e bënte vetëm sa për t’u dukur para njerëzve. Pas kësaj, për një vit me radhë nuk mund të qaja.” (El-Hilje, 5/184).
• Mu’adh ibn Xhebelit (radijAllahu anhu) ka thënë:
-“Kini frikë Allahun dhe tejkalojuani njerëzve në rrugën drejt Allahut! Le t’ju mjaftojë shtëpia juaj! Nuk dëmtoheni asgjë edhe nëse s’ju njeh askush.” (Tarih Dimeshk, 58/483).
-Theur ibn Jezidi thotë: “Kur Mu’adh ibn Xhebeli falej natën, lutej më këto fjalë: “O Allah! Sytë i zuri gjumi dhe yjet perënduan, ndërsa Ti je i Gjallë, i Përjetshëm e Mbajtës i çdo gjëje! O Allah! Kërkimi im i Xhenetit është i ngadaltë dhe ikja ime nga Zjarri është e dobët. O Allah! Më jep udhëzim nga ana Jote, të cilin do të ma kthesh në Ditën e Kiametit! Vërtet, Ti nuk e shkel premtimin!” (Tarih Dimeshk, 58/483)
• Disa nga selefët (gjeneratat e para të muslimanëve) thoshin: “Allahu e zbriti Kuranin që të punohet me të, ndërkaq njerëzit leximin e tij e konsideruan punim me të.” (Ed-Da’u ued-Deua’, fq. 221).
• Hasen El-Basriu (RahimehUllah) thotë: “Prej shenjave të largimit të Allahut nga njeriu është kur e angazhon me gjëra që nuk i hyjnë në punë.” (Et¬-Temhid, 9/200).
• Ijas ibn Mua’vije (RahimehUllah) tha: “Njeriu, i cili nuk i di të metat e veta është budalla.” “Cila është e meta jote” – e pyetën. “Të folurit e tepërt.” – tha ai. (El-Hilje, 3/124).
• Talha ibn Ubejdullah El-Bagdadij (RahimehUllah) tregon: “Më rastisi të isha në të njëjtën anije me Ahmed ibn Hanbelin. Ai heshtte gjatë dhe kur fliste thoshte: “O Allah, bëna që të vdesim në Islam dhe në Sunet!” (Tarih Bagdad, 9/354 dhe Tarih Dimeshk, 5/323).
• Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Në fillim bidatet janë sa pëllëmba, pastaj ndiqen aq shumë derisa të bëhen kute, milje e ferasih.” (Mexhmu’ul-Fetaua, 8/425).
• Ibn Kajjimi (RahimehUllah) shkruan: “Shejtani është zjarr që i djeg bimët e njoma njërën pas tjetrës. Kështu, kurdo që vëren se në zemër ka zënë vend bima e mirësisë, nxiton në prishjen dhe djegien e saj.” (Igathetul-Lehfan, 1/92).
• Nëse e lut Allahun për ta mundësuar arritjen e Ramazanit, mos harro ta lutësh edhe që të japë bereqet në të, sepse qëllimi nuk është arritja e tij, por çfarë do të veprosh në atë muaj.
• Hasen ibn Alij (radijAllahu anhuma) thotë: “Sikur dikush të më fyente në njërin vesh, pastaj të më kërkonte falje në tjetrin, do t’ia pranoja kërkimin e faljes.” (El-Adab Esh-Sher’ijjeh, ibn Muflih, 1/302).
• Shekik ibn Ibrahim (RahimehUllah) thotë: “Janë gjashtë gjëra që njerëzve ua mbyllin derën e suksesit: angazhohen me begatinë në vend të falënderimit për të, dëshirojnë të kenë dije, mirëpo nuk veprojnë me të, nxitojnë drejt mëkatit dhe njëkohësisht e vonojnë pendimin, mashtrohen me atë se janë duke u shoqëruar me njerëz të mirë, mirëpo nuk i pasojnë në veprat e tyre, jeta e kësaj bote iu largohet ndërkaq ata e ndjekin, jeta e përhershme iu afrohet ndërkaq ata ia kanë kthyer shpinën.” El-Feuaid, ibn Kajjimi, fq. 231.
• Imam El-Meruedhij (RahimehUllah) tregon: “E pyeta imam Ahmedin: “Si u zgjove sot?” Ai më tha: “A mund të zgjohet mirë njeriu që Zoti i tij i kërkon kryerjen e obligimeve; i Dërguari i kërkon zbatimin e Sunetit; dy engjëjt i kërkojnë përmirësimin e veprave; shpirti i kërkon pasimin e epshit; Iblisi i kërkon që të bëjë vepra të ndyta; engjëlli i vdekjes pret urdhrin për t’ia marrë shpirtin dhe anëtarët e familjes presin nga ai furnizimin?” (Es-Sijer, 11/227).
• Imam ibn El-Xheuzi (RahimehUllah) shkruan: “Kur ta vëresh se shoku yt është zemëruar dhe ka filluar të flasë gjëra që nuk bën të fliten, mos ia zërë për të madhe dhe mos i kërko llogari për to, sepse gjendja e tij është e ngjashme me gjendjen e të dehurit, i cili nuk di se ç’është duke ndodhur. Përkundrazi, duro ndaj shpërthimit të tij dhe mos i kushto vëmendje, ngaqë shejtani e ka mposhtur, natyra (karakteri) i ka gufuar dhe mendja i është mbuluar. Nëse ti mban në vetvete diçka kundër tij, apo i përgjigjesh në bazë të veprës së bërë, atëherë je i ngjashëm me një të mençur që i kundërvihet një budallai, apo me një të kthjellët që e qorton atë që i ka rënë të fikët. Pra, në këtë rast, gabimi është i yti.” (Sajdul-Hatir).
• Imam El-Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Asgjë prej gjërave të kësaj bote nuk mund ta prishë dashurinë e atyre që duhen për hir të Allahut. Kjo sepse ata duhen vetëm për hir të Tij dhe vetëm vdekja është ajo që i ndanë. Edhe nëse njëri prej tyre gabon ndaj tjetrit, apo i hyn në hak, e tërë kjo nuk i brengos, ngaqë ata duhen vetëm për hir të Allahut.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 3/363).
• Imam Albani (RahimehUllah) thotë: “Shumica e njerëzve nuk e kanë frikë Allahun në arritjen e përfitimit dhe riskut, edhe pse i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thoshte: “O njerëz! Vërtet, askush nga ju s’do të vdesë derisa t’i plotësohet (përfundojë) risku dhe exheli. Andaj, kërkojeni riskun me rrugë të lejuara, sepse ajo që gjendet tek Allahu nuk arrihet me haram.” Ashtu siç thotë Allahu: “Kur t’u vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” (El-A’raf, 34). Mirëpo, me gjithë këto urdhra fetarë dhe me tërë këto garanci nga Zoti se njeriut do t’i vijë risku, deshi apo nuk deshi, ne prapëseprapë preokupohemi me të, deri në atë shkallë ku nuk pyesim se a është haram apo hallall. Ndërkaq, qëllimin për të cilin jemi krijuar: të adhurojmë Zotin tonë, e kemi hedhur tërësisht pas shpine. Kështu, ti i sheh muslimanët sot sikur të ishin jobesimtarë; punojnë natë e ditë për të arritur atë që është e garantuar, ndërkaq e shpërfillin atë për të cilin janë krijuar, e që është adhurimi i Allahut të Madhërishëm.” (El-Huda ue En-Nur, 4).
• Fudajl ibn Ijadi (Allahu e mëshirotë) thoshte: “Njerëzit të tremben dhe ke pozitë tek ta, aq sa ti i trembesh Allahut.” (El-Hilje, 2/361).
• Imam El-Uthejmini (RahimehUllah) thotë: “Nëse vëren se koha dhe jeta po të shkojnë pa arritur asnjë rezultat të dobishëm dhe nëse sheh se nuk ke bereqet në kohë, atëherë ruaju se mos të ka përfshirë Fjala e Allahut: “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta dhe punët e të cilit janë të shkapërderdhura (të pa bereqetshme).” (El-Kehf, 28) Disa e përmendin Allahun me zemër jo të pranishme, andaj, ndodh që nuk përfiton asgjë. Njeriut, i cili e përmend Allahun vetëm me gjuhë e jo dhe me zemër, i hiqet bereqeti nga veprat dhe koha e tij, derisa në atë shkallë ku punët i shkapërderdhen gjithandej. E sheh sesi mundohet me orë të tëra, por nuk arrin asgjë. Mirëpo, sikur çështjet e tij t’i kishte të lidhura me Allahun, do të arrinte bereqet në të gjitha punët e veta.” (Komenti i sures El-Kehf).
• Uehb ibn Munebbih (RahimehUllah) u pyet: “A nuk është “la ilahe il-lAllah” çelësi i Xhenetit?” “Gjithsesi”- tha ai. “Mirëpo, nuk ka çelës pa dhëmbë. Andaj, nëse ke çelës me dhëmbë, të hapet dera. Në të kundërtën, jo.” (Buhariu në Sahih, 1237 dhe në Et-Tarih El-Kebir, 261)
• Abdullah ibn Mubareku (RahimehUllah) e pa një shok të tij duke menduar gjatë, andaj e pyeti: “Ku arrite?” Ai i tha: “Te Sirati.” (Miftahu Daris-Se’adeh, 1/180).
• Shejh AbduRrezzak El-Bedr (hafidhahUllah): “Dallim i madh mes atij që me mendimet e veta, nga frika e droja arrin te Sirati, dhe mes tjetrit që me mendimet e tij noton e zhytet në humnerën e pafund të pisllëqeve dhe mëkateve.” (www.al-badr.net).
• Hoxha i Islamit Ibn Tejmije (RahimehUllah) thotë: “Kush e shpeshton dëgjimin e poemave, duke kërkuar me këtë përmirësimin e zemrës, i zbehet dëshira për të dëgjuar Kuranin, madje ndodh që edhe e urren.”
“Kush i shpeshton vizitat drejt tyrbeve e teqeve, në zemrën e tij nuk mbetet dashuria dhe madhërimi për vizitën e Qabesë së shenjtë, ashtu siç e ka në zemër një gjë të tillë ai i cili mjaftohet me Sunetin.”
“Kush e bën shprehi marrjen e urtësisë dhe edukatës prej urtarëve persë e romakë, në zemrën e tij zbehet pozita e urtësive dhe edukatës islame.”
“Kush e bën shprehi leximin e tregimeve mbi mbretërit dhe jetëshkrimin e tyre, në zemrën e tij pakësohet vëmendja ndaj tregimeve të Pejgamberëve. Shembuj të ngjashëm me këta ka shumë.” (Iktida Es-Sirat El-Mustekim, 1/543).
• Imam Ebu Zur’ah (RahimehUllah) tregon: “E pyeta Ahmed ibn Hanbelin (RahimehUllah): “Si shpëtove nga shpata e Mu’tesimit dhe kamxhiku i Uathikut?” Ai ma ktheu: “Sikur e vërteta të vihej mbi ndonjë plagë, ajo do të shërohej.” (El-Adab Esh-Sher’ijjeh, 2/25).
• Parime dhe rregulla që i duhen muslimanit në kohë të fitneve e trazirave:
-Mos i ndiq emocionet, por kufizoji ato brenda fesë.
-Konfirmo lajmet që të vijnë dhe mos u ngut.
-Kujdes nga injoranca dhe përkushtohu në marrjen e dijes.
-Gjatë kundërshtive assesi mos ec pas të vegjëlve, por mbahu me dijetarët e mëdhenj.
-Kujdes nga gjërat e shpikura (bidatet) dhe kapu pas Sunetit.
-Assesi mos iu afro fitnes, por shmangu nga ajo.
-Pengimi i fitnes është më i lehtë sesa largimi i saj.
-Kujdes nga pasimi i tekave kur të marrësh fetua, por merre atë që e ndriçon argumenti.
-Nëse je xhemat i thjeshtë, ki kujdes nga marrja e fetuasë sepse të pëlqen, por ndiqe atë që është më i ditur.
-Kujdes nga ndërrimi i mendimeve e qëndrimeve, por ji i paluhatshëm në fe nëpërmjet dritës së Kuranit dhe Sunetit.
-Mos i kundërshto tekstet fetare me dëshirat e tua, por ajo që e dëshiron le të jetë në pajtim me Kuranin dhe Sunetin.
-Kujdes nga përçarja dhe kapu pas xhematit (Ehlu Sunetit).
-Kujdes nga padrejtësia, sherri e ndëshkimi dhe qëndro me drejtësinë, mirësinë dhe me ithtarët e tyre.
-Mos i kërko fitnet, por mbrohu me Allahun nga të këqijat e tyre.
-Mos u mashtro nga hijeshimi që i bëhet fitneve, por shiko realitetin e tyre me largpamësinë e besimtarit.
-Kujdes nga tejkalimi i kufijve dhe mbaju mesatares.
-Kujdes nga sjelljet e këqija dhe kthejua të drejtat atyre që ju takojnë.
-Kujdes nga shkurtpamësia dhe njihe të vërtetën në origjinë, si dhe në gjurmët që dalin prej saj. Shejh Sulejman Er-Ruhajlij (hafidhahUllah) | (Komenti i Sahihut të Muslimit, kapitulli i fitneve dhe shenjave të Kiametit, kaseta nr. 24).
Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.