Tezkije
Çdo të thotë të Pastrosh Shpirtin.
Në kuptimin gjuhësor, tezkije do të thotë pastrim.
Ndërsa në terminologjinë fetare “Tezkije” është të pastruarit e zemrës nga shokvënia Allahut dhe nga adhurimi i idhujve si dhe nga të gjitha sëmundjet e zemrës, si dhe kultivimi i saj me Njësim të Allahut dhe bindje ndaj Tij.
Thuhet gjithashtu se “Tezkije” është shprehje për plotësimin e shpirtit në varesi të forcës njohëse dhe edukimin e tij të degëzuar nga plotësimi i saj sipas forcës teorike të arritur me mësimin e pasuar nga leximi i Kuranit, duke bërë të ditur se cdo gjë që rezulton prej këtyre gjërave (pastrimit nga shirku, teuhidit, veprave të mira, etj.) janë mirësi e madhe nga Allahu, të cilat bëjnë të detyrueshëm falënderimin e Allahut për to. [Tefsiri i Taberiut dhe i Alusit]
Përderisa “Tezkije” beën fjalë për pastrimin e zemrës nga ndotësitë e shirkut dhe kufrit, si nga sëmundjet dhe negativitetet e saj, temat e saj bëjnë fjalë pikërisht për punët e zemrës dhe drejtimin e tyre me qëllim për t’u afruar sa më shumë tek Allahu i Madhëruar dhe për të arritur gradët më të larta të të qenurit rob adhurues i sinqertë dhe besnik i Allahut të Madhëruar.
Prej këtu, me ndihmen e Allahut të Madhëruar do të shqyrtojmë ketu nëntemat e mëposhtme, të cilat janë të gjitha punë të zemrës, sipas kuptimit të selefëve tanë të sinqertë, bashkë me kundërpërgjigjen e të devijuarve në lidhje me to:
- Njohje me zemrën dhe punën e fjalën e saj
- Nijeti
- Sinqeriteti (el ihlas)
- Besnikeria (es sidk)
- Pendimi (et teube)
- Durimi (es sabru)
- Besimi (el iman)
- Asketizmi (ez zuhd)
- Mbështetja tek Allahu (et tevekul)
- Devotshmëria (et takva)
- Te kënaqurit (er rida)
- Mërzia (el huzn)
- Shpresa (er raxha)
- Frika dhe druajtja (el haufu uel hashjetu)
- Përmendja (edh dhikru)
- Falënderimi (esh shukru)
- Frikërespekti (el hushuu)
- Të kthyerit tek Allahu (el inabetu)
Lusim Allahun e Madhëruar të na udhëzoje drejt, të na japë sukses dhe të na mundësojë t’ia qëllojmë të vërtetës, Ai është i Gjithëmundshëm për gjithçka!