Gjithcka per kohet e namazeve
Gjithcka per kohet e namazeve – nga Sunenu Tirmidhi.
SUNENU ET-TIRMIDHI
Apo Gjithpërfshirësi i shkurtuar i suneteve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) Dhe Njohja e Haditheve të sakta, të sëmura dhe ato me të cilat punohet I njohur me titullin XHAMIU ET-TIRMIDHI I Imam Hafiz Muhamed ibën Isa ibën Seurate Et-Tirmidhi I cili ka ndërruar jetë në vitin 279 h. Rahimullah Ka dhënë gjykimin për Hadithet dhe Etharet e tij, si dhe ka bërë komente në të Eksperti dhe dijetari i Hadithit Muhamed Nasirud-din El-Albani Është kujdesur për të Ebu Ubejde Meshhur ibën Hasen Al Selman, Përktheu Bledar Karaj El-Albani
KAPITULLI I NAMAZIT
nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)
(1) Tema
Ç’farë ka ardhur nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për kohët e faljeve
149 - (Hasen Sahih) Na ka treguar Hennad ibën Es-Serrij, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Ebi Ez-Zinad: Nga Abdurr-Rrahman ibën El-Harith ibën Ajash ibën Ebi Rabij’a: Nga Hakim ibën Hakim i cili është Ibën Abad ibën Hunejf, ka thënë: Më ka njoftuar Nafiu ibën Xhubejr ibën Mut’im, ka thënë: Më ka njoftuar Ibën Abasi se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Më priu Xhibrili në namaz dy herë në Shtëpinë e Shenjtë (Keabe). Ai e fali namazin e drekës (dhe unë bashkë me të), në herën e parë, në kohën kur dielli e kaloi kupën e qiellit dhe hija e çdo trupi ishte sa lidhësja e këpucëve[1], pastaj fali namazin e ikindisë kur hija e çdo trupi ishte sa lartësia e tij, pastaj fali namazin e akshamit kur u mbulua dielli dhe çelën agjërimin ata që agjëronin, pastaj fali namazin e darkës kur u zhduk njgyra e kuqërremtë e qiellit nga ana e perëndimit, pastaj fali namazin e sabahut kur trokiti drita e mëngjesit dhe kur ndalohej ngrënia për agjëruesin. Në herën e dytë ai e fali namazin e drekës kur hija e çdo trupi ishte sa lartësia e tij, në kohën kur fali namazin e ikindisë dje. Pastaj fali namazin e ikindisë kur hija e çdo trupi ishte dy herë sa lartësia e tij, pastaj fali namazin e akshamit në të njëjtën kohë që e fali herën e parë, pastaj fali namazin e darkës kur kaloi një e treta (e parë) e natës, pastaj fali namazin e sabahut kur u zverdh toka (nga rrezet e diellit para se të lindë). Pastaj Xhibrili u kthye nga unë dhe më tha: O Muhamed, kjo është koha e faljes së pejgamberëve që kanë qenë para teje[2] dhe koha e çdo vakti është ndërmjet këtyre dy kufijve!”[3]
Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra, Ebu Musa, Ebu Mes’udi, Ebu Seidi, Xhabiri, Amër ibën Hazëm, El-Berrau dhe Enesi. [“El-Mishkat” (583), “El-Irvau” (249), “Sahih Ebu Daud” (416)].
150 - (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Muhamed ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën El-Mubarek, ka thënë: Na ka njoftuar Husejn ibën Ali ibën Husejn, ka thënë: Më ka njoftuar Vehbi ibën Kejsan: Nga Xhabir ibën Abdullah: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Më priu në namaz Xhibrili…”[4] dhe përmendi njësoj si hadithi i Ibën Abasit me të njëjtin kuptim, por pa përmendur shprehjen “në kohën kur fali namazin e ikindisë dje.” Hadithi i Abasit është Hasen. Muhamedi ka thënë: Hadithi më i saktë për kohët e faljeve është ai i Xhabirit nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Hadithin e Xhabirit për kohët e faljeve e ka transmetuar gjithashtu Atau ibën Ebi Rabah, Amër ibën Dinar dhe Ebu Ez-Zubejr nga Xhabir ibën Abdullah, nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), njësoj si hadithi i Vehbi ibën Kejsanit, nga Xhabiri nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). [“El-Irvau” (250), “Sahih Ebi Daud” (418)].
(2) Temë në të njëjtën çështje
151 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Fudajl: Nga El-Eamash: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Falja ka kohë të caktuar fillimi dhe mbarimi. Koha e fillimit të namazit të drekës është kur dilelli të kaloi kupën e qiellit dhe koha e mbarimit të saj është kur të hyjë koha e namazit të ikindisë. Koha e fillimit të namazit të ikindisë është kur të hyjë koha e saj, ndërsa koha e mbarimit është kur të zverdhet dielli. Koha e fillimit të namazit të akshamit është kur të perëndojë dielli dhe koha e mbarimit të tij është kur të zhduket ngjyra e kuqërremtë e qiellit. Koha e fillimit të namazit të darkës është kur të zhduket e kuqërremta e qiellit, ndërsa koha e mbarimit të tij është në mesnatë. Koha e fillimit të namazit të sabahut është kur të trokasë drita, ndërsa koha e mbarimit të tij është kur të lindë dielli.”[5]
Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Amër. Kam dëgjuar Muhamein të thotë: Hadithi i El-Eamash-it nga Muxhahidi, për kohët e namazeve, është më i saktë se ai i Muhamed ibën Fudajlit nga El-Eamash, ndërsa hadithi i Muhamed ibën Fudajlit është gabim, Muhamed ibën Fudajli ka gabuar në të. [“Es-Sahiha” (1696)].
151 (م) - Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame: Nga Ebu Is’hak El-Fezari: Nga El-Eamash: Nga Muxhahidi, ka thënë: Thuhej se namazi ka kohë fillimi dhe mbarimi, pastaj përmendi njësoj si hadithi i Muhamed ibën Fudajlit, nga El-Eamash, me të njëjtin kuptim.
(3) Temë në të njëjtën çështje
152 - (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’u, El-Hasen ibën Es-Sabah El-Bezar dhe Ahmed ibën Muhamed ibën Musa, me kuptim të njëjtë, kanë thënë: Na ka treguar Is’hak ibën Jusuf El-Ezrak: Nga Sufjan Eth-Theuri: Nga Alkame ibën Merthed: Nga Sulejman ibën Burejde: Nga babai i tij, ka thënë: Erdhi nj burrë te i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe e pyeti për kohët e faljeve? Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Qëndro dhe falu me ne me Lejen e Allahut (dhe do t’i mësosh ato)!” Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) urdhëroi Bilalin të thirrte ikametin kur filloi të dalë drita (në sabah), pastaj e urdhëroi kur dielli e kaloi kupën e qiellit dhe fali drekën (dhe ne pas tij), pastaj e urdhëroi të thërrasë ikametin dhe e fali ikindinë kur dielli ishte i bardhë dhe lart në qiell, pastaj e urdhëroi për akshamin kur zbriti dielli, pastaj e urdhëroi për darkën (jacinë) dhe e fali kur u humbi e kuqërremta e qiellit. Të nesërmen e urdhëroi atë të thërriste ikametin për faljen e sabahut kur zbardhi dita, pastaj e urdhëroi për drekën kur freskoi mirë dita, pastaj e urdhëroi për ikindinë dhe e fali atë kur dielli ishte në mbarim të kohës së saj, më vonë se një ditë më parë. Pastaj e urdhëroi atë dhe e fali akshamin pak para se të zhdukej e kuqërremta e qiellit, pastaj e urdhëroi për darkën dhe e fali atë kur kaloi një e treta e natës. Pastaj tha: “Ku është ai që pyeti për kohët e faljeve?” Ai burri tha: Unë. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Kohët e faljeve janë ndërmjet këtyre dy kohëve (të fillimit dhe të mbarimit).”[6] Ky hadith është Hasen Garib Sahih. Atë e ka transmetuar gjithashtu Shu’beh nga Alkame ibën Merthed. [“Ibën Maxheh” (667): م)].
(4) Tema
Ç’farë ka ardhur për faljen e namazit të sabahut që me natë (pa filluar të dalë drita)
153 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe: Nga Malik ibën Enes. (ح) Dhe na ka treguar El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Maliku: Nga Jahja ibën Seid: Nga Amrah: Nga Aisha, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e falte sabahun dhe largoheshin gratë (për në shtëpitë e tyre para burrave)… El-Ensari thotë në transmetimin e tij: Kalonin gratë të mbështjella me rrobat e tyre dhe nuk njiheshin nga errësira. Ndërsa kutejbe thotë: Të mbështjella me një rrobë që e mbulon të gjithë trupin.[7]
Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umeri, Enesi dhe Kajle bintu Mahrame. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih. Atë e ka transmetuar gjithashtu Ez-Zuhri, nga Urvah, nga Aisha, njësoj si ai. Këtë fjalë kanë zgjedhur edhe shumë dijetarë prej sahabeve, si Ebu Bekri, Umeri dhe ata që kanë ardhur pas tyre prej tabiinëve. Kjo është edhe fjala e Esh-Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut të cilët e konsiderojnë të pëlqyer faljen e sabahut me errësirë dhe pa u zverdhur qielli. [“Ibën Maxheh” (669):ق].
(5) Tema
Ç’farë ka ardhur për faljen e sabahut kur të fillojë të dalë drita e mëngjesit
154 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh -ibën Sulejman-: Nga Muhamed ibën Is’hak: Nga Asim ibën Umer ibën Katade: Nga Mahmud ibën Lebid: Nga Rafi’u ibën Hadixh, ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të thotë: “Faleni sabahun kur të dalë drita e mëngjesit, sepse në atë kohë ka më shumë sevape!”[8]
Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu Shu’beh dhe Eth-Theuri nga Muhamed ibën Is’hak. Në temë ka hadith edhe nga Ebi Berzeh El-Eslemi, Xhabiri dhe Bilali. Hadithi i Rafi’u ibën Hadixh është Hasen Sahih. Shumë prej sahabeve kanë qenë të mendimit se namazi i sabahut duhet falur kur të fillojë të dalë drita. Po këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-Theuri. Ndërsa Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku thonë: Kuptimi i isfarit– (dalja e dritës) është që të bëhet e qartë hyrja e kohës së sabahut në mënyrë të atillë që të mos ketë ngelur dyshim në të, duke mos e konsideruar kuptimin e isfarit si vonim të namazit. [“Ibën Maxheh” (672)].
(6) Tema
Ç’farë ka ardhur për faljen e drekës sa më herët (në fillim të kohës së saj)
155 - (Me sended daif-të dobët) Na ka treguar Hennad ibën Es-Serrij, ka thënë: Na ka treguar Uekij’u: Nga Sufjani: Nga Hakim ibën Xhubejr: Nga Ibrahimi: Nga El-Esved: Nga Aisha, ka thënë: “Nuk kam parë kënd që të nxitojë për faljen e drekës në fillim të kohës së saj, si i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), as si Ebu Bekri dhe as si Umeri.”[9]
Në temë ka hadith edhe nga Xhabir ibën Abdullah, Hababi, Ebu Berze, Ibën Mes’udi, Zejd ibën Thabit, Enesi dhe Xhabir ibën Semura. Hadithi i Aishes është Hasen dhe atë e kanë zgjedhur dijetarët prej sahabeve dhe ata pas tyre. Muhamedi ka thënë: Është përcjellë gjithashtu nga Hakim ibën Xhubejr, nga Seid ibën Xhubejr, nga Aisha, nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), në lidhje me faljen e drekës që në fillim të kohës së saj.
156 - (Sahih) Na ka treguar El-Hasen ibën Ali El-Hulvani, ka thënë: Na ka njoftuar Abdrr-Rrazak, ka thënë: Na ka njoftuar Meamar: Nga Ez-Zuhri, ka thënë: Më ka njoftuar Enes ibën Malik se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e fali namazin e drekës sapo dielli kaloi kupën e qiellit.”[10]
Ky hadith është Sahih dhe ai është më i sakti në këtë temë. [خ].
(7) Tema
Ç’farë ka ardhur për vonimin e faljes së drekës në ditë të nxehtë
157 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Ibën Shihab: Nga Seid ibën El-Musejib dhe Ebu Seleme: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse bën shumë nxehtë, atëherë faleni drekën kur të freskojë dita, sepse i nxehti i madh është nga shfryrja e Xhehenemit!”[11] Në temë ka hadith edhe nga Ibën Seidi, Ebu Dherri, Ibën Umeri, El-Mugijra, El-Kasim ibën Safvan nga babai i tij, Ebu Musa. Ibën Abasi dhe Enesi. Në këtë temë është përcjellë hadith edhe nga Umeri, nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) por ai nuk është i saktë. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Disa dijetarë kanë zgjedhur vonimin e faljes së drekës nëse është ditë e nxehtë. Këtë fjalë ka Ibën El-Mubarek, Ahmedi dhe Is’haku. Ndërsa Esh-Shafiu thotë: Vonimi i faljes së drekës derisa të freskojë dita bëhet në atë xhami të cilën njerëzit e kanë larg, ndërsa ai që falet vetëm apo që falet në xhaminë e lagjes apo fshatit të tij, për këtë nuk pëlqej që t’a vonojë faljen e drekës në ditë të nxehtë. Por fjala e atyre që thonë për vonimin e faljes së drekës në ditë të nxehtë është më e saktë për t’u ndjekur, ndërsa fjalën e Esh-Shafiut e kundërshton hadithi i Ebu Dherrit. Ebu Dherri thotë: Ishim në një udhëtim me të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe Bilali thirri ezanin e drekës, ndërsa i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “O Bilal, prit sat a freskohet dita, pastaj përsëri prit sa të freskohet dita!”. Nëse çështja do të ishte ashtu si thotë imam Esh-Shafiu, atëherë nuk do të kishte kuptim vonimi i drekës derisa të freskohet dita, sepse ata kanë qenë në udhëtim dhe nuk kishin nevojë të lodheshin për të shkuar në xhaminë e largët. [“Ibën Maxheh” (678):ق].
158 - (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud Et-Tajalisi, ka thënë: Na ka njoftuar Shu’beh: Nga Muhaxhir Ebu El-Hasen: Nga Zejd ibën Vehbi: Nga Ebu Dherri, se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ishte në një udhëtim dhe Bilali ishte gjithashtu me të. Bilali u bë gati të thirrte ikametin për faljen e drekës, por i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i tha: “Prit sa të freskohet koha!” Përsëri u mat të thirrte ikametin pak më vonë, por i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i tha: “Prit të freskohet koha për të falur namazin e drekës!” Pritëm deri sa u duk hija e sopave të dheut, pastaj thirri ikametin dhe u falëm. Atëherë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “I nxehti i madh është prej shfryrjes së Xhehenemit, prandaj prisni sa të freskohet dita për të falë namazin e drekës!”[12] Ky hadith është Hasen Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (429):ق].
(8) Tema
Ç’farë ka ardhur për faljen e ikindisë sa më herët (në fillim të kohës së saj)
159 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Ibën Shihab: Nga Urvah: Nga Aisha se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e fali ikindinë kur dielli vazhdonte të ishte brenda dhomës së saj dhe akoma nuk ishte ngritur në faqen e murit lindor të shtëpisë[13].”[14]
Në temë ka hadith edhe nga Enesi, Ebu Erva, Xhabiri dhe Rafi’u ibën Hadixh. Nga Rafi’u transmetohet gjithashtu një hadith nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për vonimin e faljes së ikindisë por ai nuk është i saktë. Hadithi i Aishes është Hasen Sahih dhe atë e kanë zgjedhur disa dijetarë prej sahabeve, si Umeri, Abdullah ibën Mes’udi, Aisha dhe Enesi. Si dhe shumë prej tabiinëve të cilët thonë se ikindia duhet të falet në fillim të kohës së vet dhe vonimi i saj është i papëlqyer (mekruh). Këtë mendim ka edhe Abdullah ibën El-Mubarek, Esh-Shafiu, Ahmedi, Is’haku etj. [“Ibën Maxheh” (683)].
160 - (Sahih) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ismail iben Xheaferr: Nga El-Alau ibën Abdurr-Rrahman se ai ka hyrë në shtëpinë e Enes ibën Malikut në Basra, pasi që fali (El-Alau) namazin e drekës (me vonesë). Shtëpia e tij ishte përkrah xhamisë. Enesi u tha atyre (në mesin e të cilëve ishte edhe El-Alau): Ngrihuni dhe falni namazin e ikindisë ! U ngritëm dhe u falëm. Pasi mbaruam faljen ai tha: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të thotë: “Ai lloj namazi është namazi i hipokritit i cili ulet dhe ruan diellin, derisa të arrijë midis dy brirëve të shejtanit, atëherë ngrihet dhe fal katër rekate në të cilat nuk e përmend Allahun veçse pak!”[15] Ky hadith është Hasen Sahih. [“Sahih Ebi Daud” (420):م].
(9) Tema
Ç’farë ka ardhur për vonimin e faljes së ikindisë
161 - (Sahih) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Uleje: Nga Ejubi: Nga Ibën Ebi Mulejke: Nga Umu Seleme se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nxitonte në faljen e drekës më shumë se ju, ndërsa ju nxitoni në faljen e ikindisë më shumë se ai!” [16]
Ky hadith është përcjellë edhe nga Ibën Xhurejxh: Nga Ibën Ebi Mulejke: Nga Umu Seleme, njësoj si ai. [“El-Mishkat” (6195)- korrektimi i dytë].
162 - Kam gjetur në librin tim: Më ka njoftuar Ali ibën Huxhër: Nga Ismail ibën Ibrahim: Nga Ibën Xhurejxh.
163 - Dhe na ka treguar Bishr ibën Muadh El-Basri, ka thënë: Na ka treguar Ismail ibën Uleje: Nga Ibën Xhurejxh…me këtë sened, njësoj si hadithi i parë dhe ky është më i saktë.
(10) Tema
Ç’farë ka ardhur për kohën e namazit të akshamit
164 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Hatim ibën Ismail: Nga Jezid ibën Ebi Ubejd: Nga Seleme ibën El-Ekvei, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e falte namazin e akshamit pasi që perëndonte dielli dhe mbulohej i gjithi.”[17]
Në temë ka hadith edhe nga Xhabiri, Zejd ibën Halid, Enesi, Rafiu ibën Hadixh, Ebu Ejubi, Umu Habijbe dhe Abas ibën Abdul-Mutalib, por hadithi i Abasit është përcjellë meukuf-si fjalë e vetë atij dhe ai është më i saktë. Hadithi i Seleme ibën El-Ekvei është Hasen Sahih dhe sipas tij kanë punuar shumica e dijetarëve prej sahabeve dhe pasrëdhësit e tyre prej tabiinëve të cilët kanë zgjedhur shpejtimin e namazit të akshamit dhe e konsiderojnë të papëlqyer vonimin e tij, madje disa dijetarë thonë se namazi i akshamit ka vetëm një kohë (koha e fillimit të tij) duke u argumentuar me hadithin e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ku Xhibrili u fal me të. Kjo është fjala e Ibën El-Mubarek dhe e Shafiut. [“Ibën Maxheh” (688):ق].
(11) Tema
Ç’farë ka ardhur për kohën e namazit të darkës- jacisë
165- (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Abdul-Melik ibën Ebi Esh-Shevarib, ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane: Nga Ebu Bishr: Nga Beshir ibën Thabit: Nga Habib ibën Salim: Nga En-Neuman ibën Beshir, ka thënë: Unë jam më i dituri i njerëzve për kohën e këtij namazi: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e falte atë kur perëndonte hëna në natën e tretë të muajit hënor!”[18]
[“El-Mishkat” (613), “Sahih Ebi Daud” (445)].
166 - Na ka treguar Ebu Bekër Muhamed ibën Eban, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrahman ibën Mehdi: Nga Ebu Avane, me këtë sened, njësoj si hadithi i parë. Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu Hushejmi: Nga Ebu Bishër: Nga Habib ibën Salim: Nga En-Neuman ibën Beshir, por Hushejmi nuk ka përmendur në të: “Nga Beshir ibën Thabit”. Hadithi i Ebu Avanes është më i saktë tek ne, sepse Jezid ibën Harun ka përcjellë nga Shu’beh, nga Ebu Bishër, njësoj si transmetimi i Ebu Avanes.
(12) Tema
Ç’farë ka ardhur për vonimin e faljes së darkës
167 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Ubejdilah ibën Umer: Nga Seid El-Makburi: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: ” Nëse nuk do t’a rëndoja popullin tim, do t’a kasha urdhëruar që t’a falte jacinë në një të tretën e natës apo gjusmën e saj!”[19]
Në temë ka hadith edhe nga Xhabir ibën Semura, Xhabir ibën Abdullah, Ebu Berzeh, Ibën Abasi, Ebu Seidi, Zejd ibën Halid dhe Ibën Umer. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih dhe atë e kanë zgjedhur shumica e dijetarëve prej sahabeve dhe tabiinëve të cilët kanë zgjedhur vonimin e faljes së darkës-jacisë. Këtë fjalë thotë edhe Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (691)].
(13) Tema
Ç’farë ka ardhur për mospëlqimin e të fjeturit para namazit të darkës si dhe të biseduarit pas saj
168 - (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’i, ka thënë: Na ka treguar Hushejm, ka thënë: Na ka treguar Aufi. Ahmedi thotë: Dhe na ka treguar Abad ibën Abad -El-Muhelebi- dhe Ismail ibën Uleje, të gjithë nga Aufi: Nga Sejar ibën Selameh -Ebu El-Minhal Er-Rijahi-: Nga Ebu Berzeh, ka thënë: “I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e urrente gjumin para namazit të darkës dhe bisedën pas saj.”[20]
Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Abdullah ibën Mes’udi dhe Enesi. Hadithi i Ebu Berzeh është Hasen Sahih. Shumica e dijetarëve e konsiderojnë të urryer gjumin para namazit të darkës, ndërsa disa të tjerë kanë bërë lëshim në këtë. Abdullah ibën El-Mubarek thotë: Shumica e haditheve argumentojnë urrejtjen e kësaj, ndërsa disa dijetarë kanë bërë lëshim për gjumin para namazit të darkës në Ramazan. [“Ibën Maxheh” (701):ق].
(14) Tema
Ç’farë ka ardhur për lëshimin që është bërë në bisedën pas namazit të darkës
169 - (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’i, ka thënë: Na ka treguar Muavije: Nga Ibrahimi: Nga Alkame: Nga Umer ibën Hatab, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) bisedonte pas namazit të jacisë me Ebu Bekrin për ndonjë prej çështjeve të muslimanëve dhe unë isha present.”
Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibëN Amër, Eus ibën Hudhejfe dhe Imran ibën Husajn. Hadithi i Umerit është Hasen. Atë e ka përcjellë gjithashtu El-Hasen ibën Ubejdilah, nga Ibrahimi, nga Alkame, nga një burrë prej Xhu’fij me emrin Kajs ose Ibën Kajs, nga Umeri, nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Kjo pjesë është shkëputur nga një hadith i gjatë.
Dijetarët prej sahabeve, tabiinëve dhe pasardhësve të tyre kanë rënë në kundërshtim për bisedën pas namazit të jacisë së vonë; disa e konsiderojnë të papëlqyer (mekruh), ndërsa disa të tjerë kanë bërë lëshim nëse ka të bëjë me dijen apo me nevojat e domosdoshme. Edhe vetë hadithi anon më shumë nga lëshimi në këtë gjë. Në një hadith tjetër është përcjellë se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk lejohet biseda pas namazit të darkës veçse për atë që kërkon të falet dhe për udhëtarin!” [“Es-Sahiha” (2781)].
(15) Tema
Ç’farë ka ardhur për dobinë e faljes së namazit në fillim të kohës së tij
170- (Sahih) Na ka treguar Ebu Ammar El-Husejn ibën Hurejth, ka thënë: Na ka treguar El-Fadël ibën Musa: Nga Abdullah ibën Umer El-Umerij: Nga El-Kasim ibën Ganam: Nga halla e tij Umu Fervah e cila ka qenë prej atyre që u kanë dhënë besën të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: E pyetën të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se cila është puna më e mirë? Ai tha:
“Falja e namazit në fillim në kohës së tij.” [“Sahih Ebi Daud” (452), “El-Mishkat” (607).
171 - (Daif -i dobët) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Vehbi: Nga Seid ibën Abdullah El-Xhuheni: Nga Muhamed ibën Umer ibën Ali ibën Ebi Talib: Nga babai i tij: Nga Ali ibën Ebi Talib se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i ka thënë atij: “O Ali, mos i vono tri gjëra: Namazin kur hyn koha e tij, faljen e xhenazesë nëse prezenton dhe bashkimin e të pamartuarës nëse gjen dikë të përshtatshëm për të!” [“El-Mishkat” (605)].
172 - (Meudu’ -i shpikur) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’i, ka thënë: Na ka treguar Ja’kub ibën El-Velid El-Medeni: Nga Abdullah ibën Umer: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Koha e fillimit të namazit është kënaqësia e Allahut, ndërsa fundi i kohës së tij është për të arritur faljen e Allahut.” Ky hadith është Garib-i panjohur, vetëm me një rrugë transmetimi. Ai është përcjellë gjithashtu nga Ibën Abasi, i ngjashëm me të. Në temë ka hadith edhe nga Aliu, Ibën Umeri, Aisha dhe Ibën Mes’udi. Hadithi i Umu Fervah nuk është përcjllë veçse nga Abdullah ibën Umer El-Umerij i cili nuk është i fortë (shumë i besueshëm) te dijetarët e hadithit dhe madje janë ngatërruar në këtë hadith. Jahja ibën Seid ka thënë për të se ka pasur memorje të dobët. [“El-Irvau” (259), “El-Mishkat” (606)].
173 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Mirvan ibën Muavije El-Fezari: Nga Ebi Jeafuri: Nga El-Velid ibën El-Ajzari: Nga Ebi Amër Esh-Shejbani: Se një burrë i tha Ibën Mes’udit: Cila është puna më e mirë? Ai tha: Kam pyetur për këtë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: “Kryerja e faljes në kohën e saj.” Unë i thashë: Po tjetër përveç kësaj o i Dërguari i Allahut? Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Bindja ndaj prindërve.” Unë i thashë: Po tjetër, o i Dërguari i Allahut? Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Lufta në Rrugën e Allahut.” Ky hadith është Hasen Sahih. Këtë hadith e ka përcjellë edhe El-Mes’udi, Shu’beh, Sulejmani e të tjerë, nga El-Velid ibën El-Ajzari. [ق].
174 - (Hasen) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Halid ibën Jezid: Nga Seid ibën Ebi Hilal: Nga Is’hak ibën Umer: Nga Aisha, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nuk e ka falë të njëjtin namaz dy herë në fund të kohës së tij (mund të ketë ndodhur që e ka vonuar ndonjë namaz në fund të kohës por nuk e ka përsëritur atë gjë), derisa ndërroi jetë.” Ky hadith është Garib -i panjohur dhe senedi i tij nuk është i lidhur. Imam Esh-Shafiu thotë: Falja e namazit në fillim të kohës së tij është më e mirë dhe këtë gjë e argumenton edhe zgjedhja që ka bërë i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe Umeri të cilët nuk zgjidhnin veçse atë që është më e mira dhe nuk e linin të mirën; ata e falnin namazin në fillim të kohës së tij. Këtë gjë na e ka treguar Ebu El-Velid El-Mekki, nga Esh-Shafiu. [“El-Mishkat” (608)].
(16) Tema
Ç’farë ka ardhur për moskujdesin për namazin e ikindisë
175 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Lejthi: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Atij që i kalon namazi i ikindisë pa falur, është njësoj sikur të ketë humbur familjen dhe pasurinë e tij.” Në temë ka hadith edhe nga Burejde dhe Neufel ibën Muavije. Hadithi i Ibën Umerit është Hasen Sahih. Atë e ka përcjellë gjithashtu Ez-Zuhri, nga Salim, nga babai i tij Ibën Umer, nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (685):ق].
(17) Tema
Ç’farë ka ardhur për faljen herët të namazit nëse imami e vonon atë
176 - (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Musa El-Basri, ka thënë: Na ka treguar Xheaferr ibën Sulejman Ed-Dubeij: Nga Ebu Imran El-Xheuni: Nga Abdullah ibën Es-Samit: Nga Ebi Dherri, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O Ebu Dherr, do të vinë pas meje disa prijësa të cilët do ta vdesin namazin, por ti fale namazin në kohën e tij dhe nëse pastaj ata e falin atë pa i dal koha, falu me ta dhe do të të quhet nafile, në të kundërt ti e ke plotësuar faljen tënde!” Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’udi dhe Ubadetu ibën Es-Samit. Hadithi i Ebu Dherrit është Hasen dhe me të kanë gjykuar shumë dijetarë të cilët e konsiderojnë të pëlqyer faljen e namazit në fillim të kohës nëse imami e vonon atë, pastaj të falet përsëri me imamin. Në këtë rast atij i shkruhet namazi i parë i detyrueshmi, ndërsa i dyti nafile, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. [“Ibën Maxheh” (1256): ق].
(18) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë që i kalon namazi për shkak të gjumit
177 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Hamad ibën Zejd: Nga Thabit El-Bunani: Nga Abdullah ibën Rabah El-Ensari: Nga Ebu Katade, ka thënë: Disa njerëz përmendën para të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kalimin e kohës së namazit për shkak të gjumit dhe ai tha: “Nuk qëndron problemi tek ai që është në gjumë, por tek ai që është zgjuar; nëse ndokush prej jush e harron ndonjë namaz apo i kalon duke qenë në gjumë, atëherë t’a falë atë kur t’a kujtojë!” Në temë ka hadith edhe nga Ibën Mes’udi, Ebu Merjem, Imran ibën Husajn, Xhubejr ibën Mut’im, Ebu Xhuhajfe, Ebu Seidi, Amër ibën Umeje Ed-Damri. Hadithi i Ebu Katades është Hasen Sahih. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim për atë njeri që fle në kohën e namazit apo e harron atë dhe pastaj kujtohet pasi që ka dalë koha e atij namazi, qoftë duke qenë dielli duke lindur apo duke perënduar; disa thonë se duhet ta falë atë namaz në kohën kur zgjohet apo kur e kujton, edhe nëse është dielli duke lindur apo duke perënduar. Ky është mendimi i imam Ahmedit, Is’hakut, Esh-Shafiut dhe Malikut. Ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se nuk duhet të falet derisa të lindë dielli apo të perëndojë. (Kjo është fjala e hanefive). [“Ibën Maxheh” (698): م të ngjashëm me të].
(19) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë person që e harron një namaz
178 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe dhe Bishër ibën Muadh, kanë thënë: Na ka treguar Ebu Avane: Nga Katade: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e harron një namaz, atëherë t’a falë atë në kohën kur e kujton atë!” Në temë ka hadith edhe nga Semura dhe Ebu Katade. Hadithi i Enesit është Hasen Sahih. Transmetohet nga Ali ibën Ebi Talib se ka thënë për atë person që e harron namazin: Duhet ta falë atë në kohën kur t’a kujtojë, qoftë Brenda apo jashtë kohës së tij të caktuar. Këtë fjalë ka thënë edhe Es-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Është përcjellë nga Ebi Bekrah se atij i kaloi namazi i ikindisë për shkak të gjumit dhe u zgjua kur po perëndonte dielli. Ai nuk u fal derisa dielli perëndoi. Të këtij mendimi janë edhe disa dijetarë nga Kufa, ndërsa shokët tanë janë me fjalën e Ali ibën Ebi Talib. [“Ibën Maxheh” (696):ق].
(20) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë person që i kalojnë pa falur disa namaze rradhazi, cilin prej tyre duhet të falë më parë?
179 - (Hasen) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Hushejm: Nga Ebu Ez-Zubejr: Nga Nafiu ibën Xhubejr ibën Mut’im: Nga Ebu Ubejde ibën Abdullah ibën Mes’ud, ka thënë: Abdullah ibën Mes’ud ka thënë: “Mushrikët e penguan të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nga katër namaze në luftën e Hendekut, derisa hyri nata dhe kaloi shumë kohë prej saj. Atëherë ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) urdhëroi Bilalin që të thërrasë ezanin, pastaj thirri ikametin dhe fali namazin e drekës, pastaj thirri përsëri ikametin (Bilali) dhe falën namazin e ikindisë, pastaj thirri ikametin dhe falën namazin e akshamit, pastaj thirri ikametin dhe fali namazin e darkës.”
Në temë ka hadith edhe nga Ebu Seidi dhe Xhabiri. Hadithi i Abdullahit është me sened jo të keq, veçse Ebu Ubejde nuk e ka dëgjuar nga Abdullahi.
Veprimin sipas këtij hadithi e kanë zgjedhur edhe disa dijetarë të cilët thonë se duhet thirrur ikameti për çdo namaz të kaluar, por edhe nëse nuk e thërret, atij i quhet. Kjo është fjala e imam Esh-Shafiut. [“El-Irvau” (1/257)]
180 - (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Muadh ibën Hisham, ka thënë: Më ka treguar babai im: Nga Jahja ibën Ebi Kethijr, ka thënë: Na ka treguar Ebu Seleme ibën Abdurr-Rrahman: Nga Xhabir ibën Abdullah se: Umer ibën El-Hatab ka thënë në ditën e Hendekut, pasiqë kishte filluar të shante idhujtarët kurejsh: “O i Dërguari i Allahut, nuk munda t’a fal ikindinë veçse duke qenë dielli gati në të perënduar. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) I tha: “Për Allahun! Unë nuk e kam falur akoma.” Atëherë zbritëm në But’han (një lëndinë në Medine) dhe i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) morri avdes dhe bashkë me të edhe ne, pastaj i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) fali namazin e ikindisë pasiqë kishte perënduar dielli dhe pas saj fali akshamin.” Ky Hadith është Hasen Sahih. [ق].
(21) Tema
Ç’farë ka ardhur për namazin e mesëm dhe se ai është namazi i ikindisë, dhe thuhet se ai është namazi i drekës
181 - (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Ebu Daud Et-Tajalisi dhe Ebu En-Nadr: Nga Muhamed ibën Talha ibën Musarif: Nga Zubejd: Nga Murah El-Hemdani: Nga Abdullah ibën Mes’ud, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Namazi i mesëm është namazi i ikindisë.” Ky hadith është Hasen Sahih. [“El-Mishkat” (634):م].
182 - (Sahih me atë para këtij) Na ka treguar Henadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Seidi: Nga Katade: Nga El-Hasen: Nga Semurah ibën Xhundub: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ai ka thënë: “Namazi i mesëm është namazi i ikindisë.” [i njëjti burim i mësipërm].
– (Sahih) Në temë ka hadith edhe nga Aliu, Aisha, Hafsa, Ebu Hurejra dhe Ebu Hashim ibën Utbeh. Muhamedi thotë: Ali ibën Abdullah ka thënë: Hadithi i El-Hasen nga Semura ibën Xhundub është Hadith Sahih dhe ai e ka dëgjuar vetë atë. Hadithi i Semura për namazin e mesëm është Hasen Sahih. Në këtë hadith është bazuar shumica e dijetarëve prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) etj.
Por Zejd ibën Thabit dhe Aisha kanë thënë se namazi i mesëm është ai i drekës.
Ndërsa Ibën Abasi dhe Ibën Umeri kanë thënë: Namazi i mesëm është ai i sabahut.
Na ka treguar Ebu Musa Muhamed ibën El-Muthena, ka thënë: Na ka treguar Kurejsh ibën Enes: Nga Habib ibën Esh-Shehid, ka thënë: Muhamed ibën Sirijn më ka thënë mua: Pyete El-Hasenin se nga kush e ka dëgjuar hadithin për kurbanin për të sapolindurin. Unë e pieta dhe ai tha: E kam dëgjuar atë nga Semurah ibën Xhundub. (Do të thotë që ai ka dëgjuar hadithe nga Semurah).
182 (م) - Ma ka treguar gjithashtu këtë hadith Muhamed ibën Ismail: Nga Ali ibën Abdullah El-Medijni: Nga Kurejsh ibën ibën Enes.
Muhamedi thotë: Aliu ka thënë: Që të ketë dëgjuar El-Hasen nga Semurah është diçka e vërtetë, duke argumentuar me këtë hadith. [خ, shih gjithashtu hadithin nr. 1522].
(22) Tema
Ç’farë ka ardhur për mospëlqyerjen e të falurit pas namazit të ikindisë dhe pas namazit të sabahut
183 - (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij, ka thënë: Na ka treguar Hushejm, ka thënë: Na ka treguar Mensur i cili është Ibën Zadhan: Nga Katade, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Alije: Nga Ibën Abasi, ka thënë: Kam dëgjuar shumë prej shokëve të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), prej të cilëve edhe Umer ibën El-Hatab i cili ka qenë prej më të dashurve tek unë, se kanë thënë:
“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga të falurit (nafile) pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli, si dhe nga të falurit pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë ai.”
Në temë ka hadith edhe Aliu, Ibën Mes’udi, Ebu Seidi, Ukbeh ibën Amir, Ebu Hurejra, Ibën Umer, Semura ibën Xhundub etj. Hadithi i Ibën Abasit nga Umeri është Hasen Sahih dhe në të janë bazuar shumë dijetarë prej sahabeve dhe pasardhësve të tyre të cilët thonë se është e papëlqyeshme që të falesh (nafile) pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli dhe pas ikindisë derisa të perëndojë dielli. Ndërsa namazet e detyrueshme që kanë kaluar pa falur, nuk ka problem që të fallen në këto kohë. Ali ibën El-Medijni thotë: Jahja ibën Seidi ka thënë: Shu’be ka thënë: Katade nuk ka dëgjuar nga Ebi El-Alijeh veçse tri gjëra: Hadithin e Umerit: “I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga të falurit pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli dhe pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë dielli.”, Hadithin e Ibën Abasit nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) që thotë: “Nuk i lejohet askujt që të thotë: Unë jam më i mirë se Junus ibën Meta.” Dhe hadithin e Aliut (radiallahu anhu): “Gjykatësit janë tri llojesh…” [“Ibën Maxheh” (1250):ق].
(23) Tema
Ç’farë ka ardhur për të falurit pas namazit të ikindisë
184- (Me sened daif-të dobët, ndërsa shprehja: “por nuk e përsëriti më këtë gjë” është munker - e shpifur, e refuzuar) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Xherijr: Nga Ata’ ibën Es-Saib: Nga Seid ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi (radiallahu anhu), ka thënë: “I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) fali dy rekatë pas namazit të ikindisë sepse i erdhën disa të holla dhe e penguan që të falte dy rekatet pas namazit të drekës, kështu që i fali ato pas namazit të ikindisë, por nuk e përsëriti më këtë gjë.”
Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Umu Selemeh, Mejmuneh dhe Ebu Musa. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih. Shumë prej sahabeve kanë përcjellë nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ai ka pas falur dy rekatë nafile pas namazit të ikindisë, por kjo bie në kundërshtim me hadithin ku thuhet se ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga të falurit pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë dielli, ndërsa hadithi i Abasit është më i saktë sepse ai thotë në të: “dhe nuk e përsëriti më këtë gjë”.
Nga Zejd ibën Thabit është përcjellë si hadithi i ibën Abasit, ndërsa nga Aisha janë përcjellë shumë transmetime në këtë temë, p.sh. “Se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) falte dy rekatë namaz çdo herë që hynte tek ajo pas namazit të ikindisë.” Po ashtu është përcjellë nga ajo (radiallahu anha), nga Umu Selemeh, nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se: “Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga të falurit pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë dielli dhe pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli.
Ajo në të cilën janë bashkuar shumica e dijetarëve është mospëlqyeshmëria e të falurit pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë dielli dhe pas namazit të sabahut derisa të lindë dielli, përveç asaj që është përjashtuar nga kjo gjë, siç është të falurit në Mekë pas ikindisë derisa të perëndojë dielli dhe pas namazit të sabahut derisa të perëndojë dielli, për shkak të mbarimit të tavafit rreth Keabes, sepse i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka bërë lëshim në këtë. Këtë fjalë e kanë thënë disa prej sahabeve dhe prej pasardhësve të tyre. Këtë fjalë ka thënë edhe imam Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Disa dijetarë prej sahabeve dhe pasardhësve të tyre e kanë konsideruar të papëlqyeshme të falurit pas namazit të ikindisë dhe të sabahut edhe në Meke. Këtë mendim ka edhe Sufjan Eth-theuri, Malik ibën Enes dhe disa dijetarë të Kufas.
(24) Tema
Ç’farë ka ardhur për të falurit (nafile) para namazit të akshamit
185 - (Sahih) Na ka treguar Henadi, ka thënë: Na ka treguar Vekij’: Nga Kehmes ibën El-Hasen: Nga Abdullah ibën Burejde: Nga Abdullah ibën Mugafel: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Ndërmjet çdo dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka një namaz, për atë që dëshiron (të falet).”
Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Ez-Zubejr. Hadithi i Abdullah ibën Mugafel është Hasen Sahih. Shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kanë rënë në kundërshtim për të falurit para namazit të akshamit, ku disa prej tyre nuk mendojnë se ka sunete para namazit të akshamit. Në anën tjetër është përcjellë se shumë prej sahabeve falnin dy rekate nafile para namazit të akshamit, ndërmjet ezanit dhe ikametit. Ahmedi dhe Is’haku thonë: Falja e atyre dy rekateve është diçka e mirë. Kjo gjë është e pëlqyeshme tek ata të dy. [“Ibën Maxheh” (1162):ق].
(25) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë që arrin të falë vetëm një rekat nga namazi i ikindisë para se të perëndojë dielli
186 - (Sahih) Na ka treguar El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Malik ibën Enes: Nga Zejd ibën Eslem: Nga Ata’ ibën Jesar, Busr ibën Seid dhe El-Earaxh, i kanë treguar atij: Nga Ebu Hurejra se: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush arrin të falë një rekat nga namazi i sabahut para se të lindë dielli, ai e ka arritur faljen e sabahut (në kohë) dhe kush arrin të falë një rekat nga namazi i ikindisë para se të perëndojë dielli ai e ka arritur faljen e saj (në kohë).”
Në temë ka hadith edhe nga Aisha (radiallahu anha). Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih dhe në të janë bazuar shokët tanë: Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Kuptimi i këtij hadithi tek ata është për atë person që ka pasur arsye, si ai që e ka marrë gjumi apo e ka haruar dhe pastaj zgjohet apo e kujton atë në të lindur apo në të perënduar të diellit. [“Ibën Maxheh” (699, 670): ق].
(26) Tema
Ç’farë ka ardhur për bashkimin ndërmjet dy namazeve
187 - (Sahih) Na ka treguar Henad, ka thënë: Na ka treguar Ebu Muavije: Nga El-Eamash: Nga Habib ibën Ebi Thabit: Nga Seid ibën Xhubejr: Nga Ibën Abasi, ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka bashkuar ndërmjet namazit të drekës dhe të ikindisë, si dhe ndërmjet namazit të akshamit dhe jacisë duke qenë në Medine dhe jo për shkak të ndonjë frike apo shiu.” Dikush i tha Ibën Abasit: Ç’farë kishte për qëllim me këtë vepër? Ai tha: Donte të mos e rëndonte popullin e tij.
Në temë ka hadith edhe nga Ebu Hurejra. Hadithi i Ibën Abasit është përcjellë prej tij edhe me rrugë të tjera. Atë e ka përcjellë gjithashtu Xhabir ibën Zejd, Seid ibën Xhubejr dhe Abdullah ibën Shekik El-Ukajli. Nga Ibën Abasi janë përcjellë edhe transmetime të tjera nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në këtë temë. [“El-Irvau” (1/579), “Sahih Ebi Daud” (1096):م].
188 - (Shumë i dobët) Na ka treguar Ebu Seleme Jahja ibën Halef El-Basri, ka thënë: Na ka treguar El-Mu’temir ibën Sulejman: Nga babai i tij : Nga Hanesh: Nga Ikrima: Nga Ibën Abasi (radiallahu anhu): Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kush bashkon ndërmjet dy namazesh pa ndonjë arsye, ai ka hyrë nga një derë prej dyerve të gjynaheve të mëdha!”
Haneshi i përmendur është Ebu Ali Er-Rahabi Husejn ibën Kajs i cili është transmetues i dobët tek dijetarët e hadithit, si Ahmedi etj.
Sipas këtij hadithi punohet tek dijetarët të cilët thonë se nuk lejohet të bashkohet namazi veçse në udhëtim apo në Arafat (në Haxh). Disa dijetarë prej tabiinëve kanë bërë lëshim në bashkimin ndërmjet dy namazeve për të sëmurin. Kjo është edhe fjala e Ahmedit dhe Is’hakut.
Disa dijetarë të tjerë thonë se lejohet bashkimi ndërmjet dy namazesh në kohë me shi. Këtë fjalë e thotë Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Dallimi ndërmjet këtyre është se imam Esh-Shafiu nuk e sheh të arsyeshme bashkimin e namazeve për të sëmurin. [“Et-Tealiku Er-Ragijb” (1/198), “Es-Silsiletu Ed-Daife” (4581).
[1] - Kjo ka qenë në Mekë dhe dihet që ajo është më afër ekuatorit, ndërsa në vendet e tjera ndryshon kjo gjë sipas vendndodhjes së tyre.
[2] - Është për qëllim se koha e namazit të tyre ka qenë gjithashtu me dy kufij ndërmjet të cilëve ka pasur kohë për tu falur.
[3] - E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi: (1/333), Ebu Daudi: (393), Ibën Huzejme: (325).
[4] - E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi (3/330), En-Nesai (526).
[5] - E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi (2/232).
[6] - E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi (5/349), Muslimi (176/613), Ibën Maxheh, En-Nesai (519), Ibën Huzejme (323).
[7] - E ka nxjerrë gjithashtu Maliku (4), Buhariu (578), Muslimi (230/645), Ebu Daudi, En-Nesai dhe Ahmedi (6/178).
[8] - E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi (3/465), Ebu Daudi, Ibën Maxheh, En-Nesai, Ed-Darimi, El-Humejdi.
[9] - E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi (6/135, 215).
[10] - E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu (540).
[11] - E ka nxjerrë gjithashtu Maliku (27), Buhariu (536), Ibën Maxheh, En-Nesai (50), Ebu Daudi, Ed-Darimi dhe Ahmedi (2/462).
[12] - E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu (535), Ebu Daudi dhe Ahmedi (5/155).
[13] - Kërkon të thotë që ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e fali ikindinë në fillim të kohës së saj, kur hija e sendeve bëhet sa lartësia e tyre.
[14] - E ka nxjerrë gjithashtu Maliku (2), Buhariu (545), Muslimi (168/611), Ebu Daudi, En-Nesai (505), El-Humejdi dhe Ahmedi (6/37).
[15] - E ka nxjerrë gjithashtu Muslimi (195/622), En-Nesai (511).
[16] - E ka nxjerrë gjithashtu Ahmedi (6/289, 310).
[17] - E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu (561), Muslimi (216/636), Ebu Daudi, Ibën Maxheh, Ed-Darimi, Ahmedi (4/51, 54).
[18] - E ka nxjerrë gjithashtu Ebu Daudi, En-Nesai (529), Ahmedi (4/270, 272).
[19] - E ka nxjerrë gjithashtu Ibën Maxheh dhe Ahmedi (2/250, 433).
[20] - E ka nxjerrë gjithashtu Buhariu (568), Muslimi (236), Ibën Maxheh, En-Nesai (530), Ahmedi (4/420, 424).
(27) Tema
Ç’farë ka ardhur për ezanin e parë në Islam
189 - (Hasen) Na ka treguar Seid ibën Jahja ibën Seid El-Emevi, ka thënë: Na ka treguar babai im, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Is’hak: Nga Muhamed ibën Ibrahim Et-Tejmi: Nga Muhamed ibën Abdullah ibën Zejd: Nga babai i tij, ka thënë: Kur u gdhi shkuam tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe i tregova atij ëndrrën që kasha parë. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Kjo është një ëndërr e vërtetë, shko te Bilali (që të thërrasë ezanin) sepse ai e ka zërin më të fortë dhe më të gjatë se ti! Tregoji atij atë që të është thënë në ëndërr dhe ai të thërrasë me zë të lartë!”
Thotë (transmetuesi): Kur Umer ibën El-Hatab dëgjoi thirrjen e Bilalit shkoi te i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) duke tërhequr zvarrë rroben e tij dhe duke thënë: O i Dërguari i Allahut, pasha Atë që të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë kam parë në ëndërr njësoj si ato fjalë. I Dëguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Falenderimi i qoftë vetëm Allahut, kjo është akoma më e sigurtë.”
Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umer. Hadithi i Abdullah ibën Zejd është Hasen Sahih. Këtë hadith e ka përcjellë gjithashtu Ibrahim ibën Sead nga Muhamed ibën Is’hak, më të plotë dhe më të gjatë se i përmenduri. Në të është përmendur edhe forma e ezanit në të cilin përsëriten fjalët nga dy herë dhe forma e ikametit në të cilin thuhen fjalët vetëm nga një herë.
Abdullah ibën Zejd është Ibën AbduRabihi dhe thuhet se është Ibën AbduRab. Nuk njohim prej tij ndonjë hadith nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) përveç këtij hadithi për ezanin.
Ndërsa Abdullah ibën Zejd ibën Asim El-Mazini ka përcjellë shumë hadithe nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ai është xhaxhai i Abad ibën Temijm. [“Ibën Maxheh” (706)].
190 - (Sahih) Na ka treguar Ebu Bekër ibën Ebi En-Nadr, ka thënë: Na ka treguar El-Haxhaxh ibën Muhamed, ka thënë: Ibën Xhurejxh ka thënë: Na ka njoftuar Nafiu: Nga Ibën Umer, ka thënë: Kur muslimanët shkuan në Medine mblidheshin duke e përcaktuar me mendje kohën e faljeve dhe askush nuk thërriste për kohën e faljes. Një ditë po flisnin për këtë gjë. Dikush tha: Merrni një këmbanë si ajo e të krishterëve! Ndërsa dikush tjetër tha: Merrni një bri (kafshe) si ai i çifutëve! Atëherë Umeri tha: A nuk po dërgoni dikënd që të thërrasë për t’u falur!? I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Bilal, ngrihu dhe thirr për t’u falur!”
Ky hadith është Hasen Sahih Garib nga hadithet e Ibën Umerit. [ق].
(28) Tema
Ç’farë ka ardhur për përsëritjen me vete të dy dëshmive nga muezini gjatë ezanit
191 - (Sahih) Na ka treguar Bishr ibën Muadh, ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibën Abdul-Aziz ibën Abdul-Melik ibën Ebi Mahdhura, ka thënë: Më ka treguar babai bashkë me gjyshin tim: Nga Ebi Mahdhura, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e uli atë dhe po ia thoshte ezanin shkronjë më shkronjë. Ibrahimi tha: A ishte si ezani ynë? Bishri tha: Unë i thashë atij: Ma përsërit ezanin! Atëherë ia tha atë duke i përsëritur dy dëshmitë (shehadetet).
Hadithi i Ebi Mahdhur për ezanin është Hasen Sahih dhe është përcjellë nga ai me më shumë se një rrugë. Sipas këtij hadithi veprohet në Mekë dhe sipas tij është edhe fjala e imam Esh-Shafiut. [“Ibën Maxheh” (708)].
192 - (Hasen Sahih) Na ka treguar Ebu Musa Muhamed ibën El-Muthena, ka thënë: Na ka treguar Affan, ka thënë: Na ka treguar Hemmam: Nga Amir ibën Abdul-Vahid El-Ahvel: Nga Makhul: Nga Abdullah ibën Muhajrijz: Nga Ebi Mahdhura, se: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ia ka mësuar atij ezanin me nëntëmbëdhjetë fjalë, ndërsa ikametin me shtatëmbëdhjetë fjalë.”
Ky hadith është Hasen Sahih. Emri i Ebi Mahdhuras është Semurah ibën Mi’jer.
Në këtë hadith janë bazuar disa dijetarë për ezanin dhe është përcjellë se Ebi Mahdhura e thërriste ikametin duke i thënë fjalët e tij vetëm nga një herë. [“Ibën Maxheh” (709)].
(29) Tema
Ç’farë ka ardhur për thënien nga një herë të fjalëve të ikametit
193 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdul-Vehab Eth-Thekafi dhe Jezid ibën Zurej’i: Nga Halid El-Hadhai: Nga Ebu Kilabe: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: “Bilali ishte urdhëruar që ti përsëriste nga dy herë fjalët e ezanit dhe nga një herë ato të ikametit.”
Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umer. Hadithi i Enesit është Hasen Sahih dhe në të janë bazuar disa dijetarë pre sahabeve dhe tabiinëve. Këtë fjalë ka edhe imam Maliku, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (729, 730)].
(30) Tema
Ç’farë ka ardhur për thirrjen e ikametit duke i përsëritur fjalët nga dy herë
194 - (Me sened daif- të dobët) Na ka treguar Ebu Seid El-Eshexh, ka thënë: Na ka treguar Ukbeh ibën Halid: Nga Ibën Ebi Lejla: Nga Amër ibën Murrah: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla: Nga Abdullah ibën Zejd, ka thënë: “Ezani it ë Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka qenë çift-çift (duke i përsëritur fjalët nga dy herë), si ezani edhe ikameti.”
Hadithin e Abdullah ibën Zejd e ka përcjellë Vekij’u: Nga El-Eamash: Nga Amër ibën Murrah: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla, ka thënë: “Na kanë treguar shokët e Muhamedit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se Abdullah ibën Zejd e ka parë ezanin në ëndërr.” Ky është më i saktë se hadithi i Ibën Ebi Lejla. Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla nuk ka dëgjuar gjë nga Abdullah ibën Zejd.
Disa dijetarë thonë se si në ezan ashtu edhe në ikamet fjalët thuhen nga dy herë. Këtë fjalë e ka thënë Sufjan Eth-Theuri, Ibën El-Mubarek dhe dijetarët e Kufas. Emri i Ibën Ebi Lejla është Muhamed ibën Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla. Ai ka qenë gjykatësi i Kufas dhe nuk ka dëgjuar gjë nga babai i tij, por ka transmetuar hadithe nga një burrë, nga babai i tij.
(31) Tema
Ç’farë ka ardhur për thirrjen e ezanit ngadalë dhe pa shpejtuar
195 - (Shumë i dobët) Na ka treguar Ahmed ibën El-Hasen, ka thënë: Na ka treguar El-Muala ibën Esed, ka thënë: Na ka treguar Abdul-Mun’im i cili është ai që u jepte ujë për të pirë njerëzve, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Muslim: Nga El-Hasen dhe Ata’i: Nga Xhabiri: Se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i ka thënë Bilalit: “O Bilal, kur të thërrasësh ezanin thirre ngadalë atë dhe kur të thërrasësh ikametin shpejto. Ndërmjet ezanit dhe ikametit lër aq kohë sa i duhet dikujt për të ngrënë dhe për të pirë, apo aq sa i duhet atij që hynë për të kryer nevojat e tij dhe mos e thërrisni ikametin derisa të më shihni mua!” [“El-Irvau” (228) Por fjala: “ dhe mos e thërrisni ikametin derisa të më shihni mua!” është e saktë dhe do të vijë më pas (517)].
196- Na ka treguar Abdu ibën Humejd, ka thënë: Na ka treguar Junus ibën Muhamed: Nga Abdul-Mun’im; njësoj si hadithi i parë. Hadithin e Xhabirit nuk e njohim veçse nga kjo rrugë, nga hadithi i Andul-Mun’im, por senedi i tij është mexh’hul-i panjohur. Abdul-Mun’im është dijetar nga Basra. [Shih hadithin e mësipërm].
(32) Tema
Ç’farë ka ardhur për futjen e gishtit në vesh gjatë thirrjes së ezanit
197 - (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrazak, ka thënë: Na ka njoftuar Sufjan Eth-Theuri: Nga Avni ibën Ebi Xhuhajfe: Nga babai i tij, ka thënë: Kam parë Bilalin të thërrasë ezanin duke u rrotulluar dhe e çonte gojën këtej e andej (majtas-djathtas kur thoshte: “hajje alas-salah dhe hajje alal-felah”) dhe në të dy veshët fuste gishtat e tij. Ndërkohë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ishte në një tendë të kuqe dhe më duket se tha: Ishte prej lëkure. Bilali kaloi para tij me një shkop në dorë dhe e nguli në Bat’ha - një lëndinë jashtë Mekes, para të cilit (shkop) u fal i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe para tij (pas shkopit) kalonte qeni e gomari. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) kishte veshur një kostum të kuq dhe unë sikur shoh tani shkëlqimin e kërcijve të tij. Sufjani thotë: Mendojmë se kostumi ka qenë me vija të kuqe dhe jo i kuq.
Hadithi i Ebi Xhuhajfe është Hasen Sahih dhe sipas tij veprojnë dijetarët të cilët e konsiderojnë të pëlqyeshme që muezini të fusë gishtat në të dy veshët e tij gjatë thirrjes së ezanit. Disa dijetarë kanë thënë që të bëjë kështu edhe kur thërret ikametin. Kjo është fjala e El-Euzait. Ebu Xhuhajfe e ka emrin Vehbi ibën Abdullah Es-Suvai. [“Ibën Maxheh” (711)].
(33) Tema
Ç’farë ka ardhur për shtesën që bëhet në ezanin e sabahut
198 - (Daif- i dobët) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’, ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Ez-Zubejri, ka thënë: Na ka treguar Ebu Israil: Nga El-Hakem: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Lejla: Nga Bilali, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) më tha mua: “Mos thuaj “Es-salatu hajrun minen-neum” në ndonjë prej namazeve, përveç namazit të sabahut!”
Në temë ka hadith edhe nga Ebu Mahdhura. Hadithin e Bilalit nuk e njohim veçse nga transmetimi i Ebu Israil El-Mulai i cili nuk e ka dëgjuar këtë hadith nga El-Hakem ibën Utejbeh, por ai e ka transmetuar atë nga El-Hasen ibën Umara: Nga El-Hakem ibën Utejbe. Emir i Ebu Israilit është Ismail ibën Ebu Is’hak i cili nuk është transmetues i fortë tek dijetarët e hadithit.
Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me kuptimin e “tethvibit”-shtesës në ezanin e sabahut; disa thonë se ajo shtesë është të thuash: “Es-salatu hajrun minen-neum” në ezanin e sabahut. Kjo është fjala e Ibën El-Mubarek dhe Ahmedit. Ndërsa Is’haku thotë: “Tethvibi i papëlqyeshëm” është shtesa që kanë shpikur njerëzit pas kohës së të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem); kur muezini thërriste ezanin dhe shihte që njerëzit vonoheshin për të ardhur në xhami, atëherë ai thoshte ndërmjet ezanit dhe ikametit: “kad kametis-salah, hajje alas-salah, hajje alal-felah”. Këto fjalë janë ato për të cilat Is’haku thotë se janë të papëlqyera tek dijetarët dhe të cilat i kanë shpikur pas të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Ndërsa komenti që i bëri Ahmedi dhe Ibën El-Mubarek “tehtvibit” është fjala “es-salatu hajrun minen-neum” në ezanin e sabahut, kjo është domethënie e saktë dhe këtë gjë e kanë zgjedhur edhe dijetarët. Është përcjellë nga Abdullah ibën Umer se ai thoshte në namazin e sabahut: “es-salatu hajrun minen-neum”. Ndërsa Muxhahidi transmeton: Hura me Abdullah ibën Umer në një xhami ku po thirrej ezani. Ne donim të faleshim në të, por muezini bëri shtesë në ezan dhe Abdullahi doli nga xhamia duke thënë: Eja të dalim prej këtij bidatçiu! Dhe nuk u fal në atë xhami. Thotë (Muxhahidi): Tethvibi-shtesa që urrente Abdullahi ishte ajo që shpikën njerëzit më pas. [“Ibën Maxheh” (715)].
(34) Tema
Ç’farë ka ardhur që ikametin e thërret ai që thërret ezanin
199 - (Daif) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Abdeh dhe Jeala ibën Ubejd: Nga Abdurr-Rrahman ibën Zijad ibën En’um El-Ifrijki: Nga Zijad ibën Nuajm El-Hadrami: Nga Zijad ibën El-Harith Es-Sudai, ka thënë: Më urdhëroi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) që të thërtas ezanin e sabahut dhe unë e thirra atë. Pastaj Bilali donte të thërriste ikametin, por i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Ezanin e thirri vëllai i Sudait dhe ikametin e thërret ai që thërret ezanin.”
Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umeri. Hadithin e Zijadit e njohim nga transmetimi i El-Ifrijkit i cili është i dobët tek dijetarët e hadithit; e ka konsideruar të dobët Jahja ibën Seid El-Katan e të tjerë. Ahmedi thotë: Unë nuk e shkruaj hadithin e El-Ifrijkit. Ndërsa Muhamed ibën Ismail e ka forcuar disi gjendjen e tij duke thënë se atij mund t’i merret hadithi.
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ikametin duhet ta thërrasë ai që thërret ezanin. [“Ibën Maxheh” (717)].
(35) Tema
Ç’farë ka ardhur për mospëlqyeshmërinë e thirrjes së ezanit duke qenë pa avdes
200 - (Daif) Na ka treguar Ali ibën Huxhr, ka thënë: Na ka treguar El-Velid ibën Muslim: Nga Muavije ibën Jahja Es-Sadefi: Nga Ez-Zuhri: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Ezanin nuk e thërret veçse ai që ka avdes!” [“El-Irvau” (222)].
201 - (Daif) Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibën Vehbi: Nga Junusi: Nga Ibën Shihabi, ka thënë: Ebu Hurejra ka thënë: “Nuk duhet të thërrasë për namaz (ezanin) veçse ai që ka avdes.”
Ky hadith është më i saktë se ai i pari, por hadithin e Ebu Hurejras, Ibën Vehbiu nuk e ka ngritur tek i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), megjithatë ai është më i saktë se hadithi i El-Velid ibën Muslim edhe pse Ez-Zuhri nuk e ka dëgjuar Ebu Hurejran.
Dijetarët kanë rënë në kundërshtim për thirrjen e ezanit pa pasur avdes; disa e konsiderojnë të papëlqyeshme, si Esh-Shafiu dhe Is’haku, ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë bërë lëshim në këtë gjë, siç janë Sufjani, Ibën El-Mubarek dhe Ahmedi. [I njëjti burim i mësipërm].
(36) Tema
Ç’farë ka ardhur për thënien se imami ka më shumë të drejtë në kohën e thirrjes së ikametit
202 - (Hasen) Na ka treguar Jahja ibën Musa, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrazak, ka thënë: Na ka njoftuar Israili, ka thënë: Më ka njoftuar Simak ibën Harb i cili ka dëgjuar Xhabir ibën Semurah të thotë: “Muezini i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) priste dhe nuk e thërriste ikametin derisa shihte të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të dilte, atëherë e thërriste ikametin.” Hadithi i Xhabir ibën Semurah është Hasen Sahih, por hadithin e Israilit nga Simaku nuk e njohim veçse nga kjo rrugë. Kështu thonë edhe disa dijetarë; që muezini sundon ezanin, ndërsa imami ikametin. [“Sahih Ebi Daud” (548):م].
(37) Tema
Ç’farë ka ardhur për thirrjen e ezanit të natës (për ezanin e parë të sabahut)
203 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga Ibën Shihab: Nga Salim: Nga babai i tij, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Bilali thërret ezanin e natës, prandaj hani dhe pini derisa të dëgjoni ezanin e Ibën Umi Mektum!”
Në temë ka hadith edhe nga Ibën Mes’udi, Aisha, Unejsa, Enesi, Ebu Dherri dhe Semura. Hadithi i Ibën Umerit është Hasen Sahih. Dijetarët kanë rënë në kundërshtim për ezanin e natës; disa prej tyre thonë se nëse muezini e thërret ezanin që me natë, ai ezan mjafton dhe nuk ka nevojë të thërrasë ezan të dytë. Kjo është fjala e imam Malikut, Ibën El-Mubarek, Esh-Shafiut, Ahmedit dhe Is’hakut. Ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se muezini duhet të thërrasë ezan tjetër edhe nëse thërret që me natë. Kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit (si dhe e Ebu Hanifes).
Transmeton Hamad ibën Seleme: Nga Ejubi: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer, se Bilali thirri ezanin që me natë dhe i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e urdhëroi të thërrasë dhe të shtojë në ezan: Njerëzit fjetën!” Ky hadith është i panjohur, por i saktë është ai i Ubejdullah ibën Umerit e të tjerë: Nga Nafiu: Nga Ibën Umeri, se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin që me natë, prandaj hani e pini derisa të thërrasë ezanin Ibnu Umi Mektum!”
Abdul-Aziz ibën Ebi Ravad transmeton nga Nafiu se: Një muezin i Umerit (radiallahu anhu) thirri ezanin që me natë dhe Umeri e urdhëroi atë që ta thërrasë përsëri.” Por ky hadith nuk është i saktë sepse ai është i prerë ndërmjet Nafiut dhe Umerit, dhe ndoshta Hamadi ka pasur për qëllim këtë hadith, por i saktë është transmetimi i Ubejdullah e të tjerëve nga Nafiu: Nga Ibën Umer… si dhe transmetimi i Ez-Zuhrit: Nga Salim: Nga Ibën Umer se: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Bilali e thërret ezanin që me natë…” Nëse hadithi i Hamadit do të kishte qenë i saktë, atëherë ky hadith nuk do të kishte kuptim, sepse i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thotë: “Bilali e thërret ezanin që me natë..” duke i njoftuar ata për atë që presin dhe nëse do ta urdhëronte t’a përsëriste ezanin nuk do ta thoshte atë fjalë.
Ali ibën El-Medijni thotë: Hadithi i Hamad ibën Seleme: Nga Ejubi: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem); është një hadith i panjohur dhe Hamad ibën Seleme ka gabuar në të. [“El-Irvau” (219):ق].
(38) Tema
Ç’farë ka ardhur për mospëlqyeshmërinë e daljes nga xhamia pas thirrjes së ezanit
204 - (Hasen Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Vekij’: Nga Sufjani: Nga Ibrahim ibën El-Muhaxhir: Nga Ebu Esh-Sheatha, ka thënë: Një burr doli nga xhamia pasiqë ishte thirrë në të ezani i ikindisë dhe Ebu Hurejra tha: “Ky njeri ka kundërshtuar urdhërin e Ebu El-Kasim (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)”.
Në temë ka hadith edhe nga Uthmani. Hadithi i Ebu Hurejras është Hasen Sahih dhe sipas tij kanë punuar dijetarët prej sahabeve dhe pasardhësve të tyre: Askush të mos dalë nga xhamia pas ezanit veçse për ndonjë arsye; nëse është pa avdes apo për ndonjë punë të domosdoshme. Por Ibrahim En-Neh’ij thotë se mund të dalë nëse muezini nuk ka filluar të thërrasë ikametin. Kjo dalje për mendimin tonë është për atë që ka ndonjë arsye.
Emri i Ebu Esh-Sheatha është Sulejm ibën El-Esved i cili është babai i Esh’ath ibën Ebi Esh-Sheatha. Esh’athi e ka transmetuar këtë hadith nga babai i tij Ebu Esh-Sheatha. [“Ibën Maxheh” (733):م].
(39) Tema
Ç’farë ka ardhur për thirrjen e ezanit në udhëtim
205 - (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Vekij’: Nga Sufjani: Nga Halid El-Hadhai: Nga Ebu Kilabeh: Nga Malik ibën El-Huvejrith, ka thënë: Unë dhe një djal i xhaxhait tim shkuam tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: “Kur të jeni në udhëtim, thirreni ezanin dhe ikametin, pastaj të bëhet imam më i madhi prej jush në moshë.”
Ky hadith është Hasen Sahih dhe me të punon shumica e dijetarëve të cilët thonë se duhet të thirret ezani për namaz në udhëtim. Disa të tjerë thonë se ikameti do të mjaftonte, sepse ezani është për atë që kërkon të mbledhi njerëz, por fjala e parë është më e saktë dhe atë e ka thënë edhe Ahmedi dhe Is’haku. [“Ibën Maxheh” (979):ق].
(40) Tema
Ç’farë ka ardhur për dobinë e ezanit
206 - (Daif) Na ka treguar Muhamed ibën Humejd Er-Razi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Tumejle, ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamza: Nga Xhabiri: Nga Muxhahidi: Nga Ibën Abasi se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e thërret ezanin për shtatë vjet për Hirë të Allahut, atij do t’i shkruhet shpëtim nga Zjarri.”
Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’ud, Theubani, Muavija, Enesi, Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi. Hadithi i Ibën Abasit është Garib- nuk njihet veçse nga kjo rrugë. Emri i Ebu Tumejles është Jahja ibën Uadih, ndërsa emri i Ebu Hamzës është Muhamed ibën Mejmun. Xhabir ibën Jezid El-Xhu’fij e kanë konsideruar të dobët, madje Jahja ibën Seid dhe Abdurr-Rrahman ibën Mehdi e kanë lënë hadithin e tij. Kam dëgjuar El-Xharud të thotë: Kam dëgjuar Vekij’un të thotë: Sikur të mos ishte Xhabir El-Xhu’fij, atëherë njerëzit e Kufas do të kishin ngelur pa hadith dhe sikur të mos ishte Hamadi ata do të kishin ngelur pa fikh! [“Ibën Maxheh” (727)].
(41) Tema
Ç’farë ka ardhur për shprehjen: Imami është përgjegjës, ndërsa muezini i besueshëm
207 - (Sahih) Na ka treguar Hennad, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ahvas dhe Ebu Muavije: Nga El-Eamash: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu), ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Imami është përgjegjës dhe muezini i besueshëm. O Zot! Drejtoi imamët dhe fali muezinët!”
Në temë ka hadith edhe nga Aisha, Sehël ibën Sead dhe Ukbeh ibën Amir. Hadithin e Ebu Hurejrës e ka përcjellë Sufjan Eth-Theuri dhe Hafs ibën Gijath e të tjerë, nga El-Eamash: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Gjithashtu e ka transmetuar Esbat ibën Muhamed: Nga El-Eamash, ka thënë: Më kanë treguar nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra: Nga i dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).
Këtë hadith e ka transmetuar gjithashtu Nafiu ibën Sulejman: Nga Muhamed ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Aisha: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).
Kam dëgjuar Ebu Zur’ah të thotë: Hadithi i Ebu Salih nga Ebu Hurejra është më i saktë se ai i tij nga Aisha. Ndërsa Muhamedin e kam dëgjuar të thotë: Hadithi i Ebu Salih nga Aisha është më i saktë, si dhe përmendi nga Ali ibën El-Medijni se ai nuk e ka konsideruar të qëndrueshëm hadithin e Ebu Salihut nga Ebu Hurejra dhe as atë nga Aisha në këtë temë. [“El-Mishkat” (663), “El-Irvau” (217), “Sahih Ebi Daud” (530)].
(42) Tema
Ç’farë thuhet kur muezini thërret ezanin
208 - (Sahih) Na ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Maliku… (ح)
Dhe na ka treguar Kutejbe: Nga Maliku: Nga Ez-Zuhri: Nga Ata’ ibën Jezid El-Lejthi: Nga Ebu Seid, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur dëgjoni ezanin thoni ashtu siç thotë muezini!”
Në temë ka hadith edhe nga Ebu Rafiu, Ebu Hurejra, Umu Habibe, Abdullah ibën Amër, Abdullah ibën Rabij’ah, Aisha, Muadh ibën Enes dhe Muavija. Hadithi i Ebu Seidit është Hasen Sahih dhe po si ai ka transmetuar Meamari e të tjerë nga Ez-Zuhri, si hadithi i Malikut. Këtë hadith e ka transmetuar edhe Abdurr-Rrahman ibën Is’hak: Nga Ez-Zuhri: Nga Seid ibën El-Musejjib: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), por transmetimi i Malikut është më i saktë. [“Ibën Maxheh” (720):ق].
(43) Tema
Ç’farë ka ardhur për mospëlqyeshmërinë e të marrurit pagesë nga muezini për thirrjen e ezanit
209 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu Zubejd i cili është Abther ibën El-Kasim: Nga Esh’Ath: Nga El-Hasen: Nga Uthman ibën Ebi El-As, ka thënë: “Nga porositë e fundit që më dha i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ishte që të marr muezin i cili nuk kërkon pagesë për thirrjen e ezanit.”
Hadithi i Uthmanit është Hasen Sahih dhe sipas tij kanë punuar dijetarët të cilët e konsiderojnë të papëlqyeshme që muezini të marrë pagesë për thirrjen e ezanit dhe e konsiderojnë të pëlqyeshme për të që t’a bëjë për Hir të Allahut. [“Ibën Maxheh” (714)].
(44) Tema
Ç’farë lutje thuhet pasiqë muezini e mbaron ezanin
210- (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar El-Lejth: Nga El-Hukejm ibën Abdullah ibën Kajs: Nga Amir ibën Sead: Nga Sead ibën Ebi Uekas: Nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kush thotë kur dëgjon muezinin: Edhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Një e të Pashoq dhe se Muhamedi është njeri dhe i Dërguari i Tij. Unë jam i kënaqur me Allahun si Zotin tim, me Muhamedin si të Dërguarin tim dhe me Islamin si Fenë time, atij i falen gjynahet e tij!”
Ky hadith është Hasen Sahih Garib dhe nuk njohim veçse nga transmetimi i El-Lejth ibën Sead nga Hukejm ibën Abdullah ibën Kajs. [“Ibën Maxheh” (721):م].
(45) Temë e njëjtë me të mësipërmen
211 - (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Sehl ibën Asker El-Bagdadi dhe Ibrahim ibën Jakub, kanë thënë: Na ka treguar Ali ibën Ajash El-Himsi, ka thënë: Na ka treguar Shuajb ibën Ebi Hamza, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën El-Munkedir: Nga Xhabir ibën Abdullah, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush thotë pasiqë dëgjon thirrjen (ezanin): O Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i këtij namazi të përhershëm, jepi Muhamedit vendin të cilin nuk e arrin veçse njëri prej robërve të Tu dhe gradën më të lartë, si dhe ngjalle atë në një vend të lavdërueshëm të cilin ia ke premtuar! Atij i bëhet hallall ndërmjetësimi im në Ditën e Kijametit!”
Hadithi i Xhabirit është Hasen Garib nga hadithet e Muhamed ibën El-Munkedir dhe nuk njohim ta ketë transmetuar atë ndokush tjetër përveç Shuajb ibën Ebi Hamzës: Nga Muhamed ibën El-Munkedir. Emri i Ebu Hamzës është Dijnar. [“Ibën Maxheh” (722):خ].
(46) Tema
Ç’farë ka ardhur se lutja që bëhet në kohën ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht
212 - (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Uekij’, Abdurr-Rrazaku, Ebu Ahmedi dhe Ebu Nuajmi, kanë thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Zejd El-Amij: Nga Ebu Ijas Muavije ibën Kurah: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Lutja në kohën ndërmjet ezanit dhe ikametit nuk kthehet mbrapsht.”
Hadithi i Enesit është Hasen Sahih. Të ngjashëm me të ka transmetuar edhe Ebu Is’hak El-Hemdani: Nga Burejd ibën Ebi Merjem: Nga Enesi: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). [“El-Mishkat” (671), “El-Irvau” (244), “Sahih Ebi Daud” (534)].
(47) Tema
Ç’farë ka ardhur për numrin e namazeve që Allahu u ka ngarkuar robëve të Tij
213 - (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Jahja En-Nijsaburi, ka thënë: Na ka treguar Abdurr-Rrazaku, ka thënë: Na ka njoftuar Meamar: Nga Ez-Zuhri: Nga Enes ibën Malik, ka thënë: “Natën e Israsë –ngritjes në qiell, të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) iu bënë obligim pesëdhjetë namaze, pastaj u pakësuan derisa ngelën pesë namaze, pastaj u thirr: O Muhamed! Fjala tek Unë nuk ndryshon dhe ti me këto pesë namaze ke shpërblimin e pesëdhjetë namazeve.”
Në temë ka hadith edhe nga Ubadeh ibën Es-Samit, Talha ibën Ubejdullah, Ebu Dherri, Ebu Katade, Malik ibën Sa’saah dhe Ebu Seid El-Hudrij.
Hadithi i Enesit është Hasen Sahih Garib. [ق].
(48) Tema
Për dobinë e pesë namazeve
214 - (Sahih) Na ka treguar Ali ibën Huxhër, ka thënë: Na ka njoftuar Ismail ibën Xheaferr: nga El-Ala’ ibën Abdurr-Rrahman: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra (radiallahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Pesë namazet dhe nga falja e xhumasë në të xhumanë tjetër janë falje gjynahesh ndërmjet njëra-tjetrës, nëse nuk ka rënë në gjynahe të mëdha!”
Në temë ka hadith edhe nga Xhabiri, Enesi dhe Handhale El-Usejidi. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. [“Et-Tealik Er-Ragib” (1/137)].
(49) Tema
Ç’farë ka ardhur për dobinë e faljes në kolektiv
215 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Ubejdullah ibën Umer: Nga Nafiu: Nga Ibën Umer, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Falja në kolektiv (me xhemat) është njëzetë e shtatë gradë më e mirë se falja e burrit vetëm,.”
Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’udi, Ubej ibën Keab, Muadh ibën Xhebel, Ebu Seidi, Ebu Hurejra dhe Enes ibën Maliku. Hadithi i Ibën Umerit është Hasen Sahih. Nafiu ka përcjellë gjithashtu nga Ibën Umer se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Namazi në kolektiv është njëzetë e shtatë gradë më i mirë se namazi i burrit duke qenë vetëm.” Por shumica e transmetimeve nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) thonë: “Njëzetë e pesë gradë”, përveç Ibën Umerit i cili thotë: “Njëzetë e shtatë gradë”. [“Ibën Maxheh” (789):ق].
216 - (Sahih) Na ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Maliku: Nga Ibën Shihabi: Nga Seid ibën El-Musejjib: Nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Falja e burrit në kolektiv është njëzetë e pesë pjesë më e mirë se falja e tij vetëm.”
Ky hadith është Hasen Sahih. [“Ibën Maxheh” (786, 787):ق].
(50) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë person që dëgjon thirrjen e ezanit dhe nuk i përgjigjet asaj
217 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Uekij’: Nga Xheaferr ibën Burkan: Nga Jezid ibën El-Esam: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kisha vendosur të urdhëroja disa djemë që të mblidhnin shkarpa drunjësh, pastaj të urdhëroja që të falej namazi dhe pastaj të digjja ata njerëz që nuk prezentojnë namazin.”
Në temë ka hadith edhe nga Abdullah ibën Mes’ud, Ebu Ed-Darda, Ibën Abasi, Muadh ibën Enes dhe Xhabiri. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Është përcjellë gjithashtu edhe nga shokë të tjerë të të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) të cilët thonë: Kush e dëgjon thirrjen e namazit dhe nuk i përgjigjet asaj, atij nuk i quhet namazi. Disa dijetarë thonë: Kjo është diçka kërcënuese dhe shtrënguese duke mos bërë lëshim për askënd që të lërë faljen me xhemat, veçse me arsye. [“Ibën Maxheh” (791):ق].
218 - (Me sened Daif) Muxhahidi thotë: Është pyetur Ibën Abasi për atë burr që agjëron ditën dhe falet natën, por që nuk e prezenton namazin me xhemat dhe as namazin e Xhumasë, si është çështja e këtij? Ai (radiallahu anhu) tha: “Ai do të jetë në Zjarr.” Këtë na e ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar El-Muharibi: Nga Lejthi: Nga Muxhahidi. Ndërsa kuptimi i hadithit është: Të mos e prezentojë faljen me xhemat dhe të Xhumanë duke mos i pëlqyer kjo gjë, duke e përçmuar vlerën e tyre dhe duke qenë fodull ndaj atyre.
(51) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë burr që e fal namazin vetëm pastaj e arrin namazin në kolektiv
219 - (Sahih) Na ka treguar Ahmed ibën Menij’, ka thënë: Na ka treguar Hushejm, ka thënë: Na ka njoftuar Jeala ibën Ata’, ka thënë: Na ka treguar Xhabir ibën Jezid ibën El-Esved El-Amiri: Nga babai i tij, ka thënë: Prezentova me të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) në Haxhin e tij dhe fala me të namazin e sabahut në xhaminë “El-Hajf”. Pasiqë e kreu namazin, ai u largua dhe u ndesh me dy burra nga fund ii njerëzve (xhematit) të cilët nuk ishin falur me të. Atëherë tha: “Mi sillni këtu ata të dy!” I sollën tek ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe ata fërgëllonin. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: ” Ç’farë iu pengoi që të mos faleni me ne?” Ata thanë: O i Dërguari i Allahut, ne ishim falur në tendat tona. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Mos e bëni këtë gjë, nëse jeni falur në tendat tuaja, pastaj shkoni në një xhami ku njerëzit falen me xhemat, atëherë faluni me ta dhe ajo do të llogaritet si namaz nafile për ju!”
Në temë ka hadith edhe nga Mihxhen dhe Jezid ibën Amir. Hadithi i Jezid ibën El-Esved është Hasen Sahih dhe sipas tij kanë gjykuar shumë dijetarë, prej tyre është Sufjan Eth-Theuri, Esh-Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku. Këta thonë: Nëse burri falet vetëm dhe pastaj arrin namazin me xhemat, ai duhet t’i përsërisë të gjitha namazet dhe t’i falë me xhemat. Nëse një burr e fal vetëm namazin e akshamit, pastaj e arrin namazin me xhemat, ai duhet t’a falë atë me xhemat dhe të shtojë një rekat për t’i plotësuar me numër çift (gjithsej katër rekate), sepse namazi farz për të është ai që fali vetëm, sipas mendimit të këtyre. [“El-Mishkat” ((1152), “Sahih Ebu Daud” (590)].
(52) Tema
Ç’farë ka ardhur për të formuar xhemat të dytë në një xhami ku është falur një herë ai namaz
220 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Abdeh: Nga Seid ibën Ebi Arube: Nga Sulejman En-Naxhi El-Basri: Nga Ebu El-Mutevekil: Nga Ebu Seidi, ka thënë: Një burrë hyri në xhami pasiqë i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e kishte mbaruar namazin. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Kush prej jush dëshiron të bëjë tregti të fituar me këtë person?” Atëherë u ngrit një burr dhe u fal me të.
Në temë ka hadith edhe nga Ebu Umame, Ebu Musa dhe El-Hakem ibën Umejr. Hadithi i Ebu Seidit është Hasen dhe sipas tij kanë gjykuar shumë dijetarë prej sahabeve e pasradhësve të tyre të cilët thonë: Nuk ka problem që një grup njerëzish të falen me xhemat në një xhami ku është falur një herë namazi me xhemat. Kjo është edhe fjala e Ahmedit dhe Is’hakut.
Por disa dijetarë të tjerë thonë se duhet të falet secili në vete. Kjo është fjala e Sufjanit, Ibën El-Mubarekut, Malikut dhe Es-Shafiut të cilët kanë zgjedhur që në këtë rast të falet gjithsecili më vete. [“El-Mishkat” (1146), “El-Irvau” (535), “Er-Raudu En-Nadijr” (979)].
(53) Tema
Ç’farë ka ardhur për dobinë e faljes së namazit të jacisë dhe sabahut me xhemat
221 - (Sahih) Na ka treguar Mahmud ibën Gajlan, ka thënë: Na ka treguar Bishr ibën Es-Serij, ka thënë: Na ka treguar Sufjani: Nga Uthman ibën Hakim: Nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Amrah: Nga Uthman ibën Affan (radiallahu anhu), ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e prezenton namazin e jacisë me xhemat, ai ka shpërblimin e faljes së gjysmës së natës dhe kush e fal namazin e jacisë dhe të sabahut me xhemat, ai e ka shpërblimin sikur të jetë falur gjithë natën!”
Në temë ka hadith edhe nga Ibën Umeri, Ebu Hurejra, Enesi, Umara ibën Ruvejbe, Xhundub ibën Abdullah ibën Sufjan El-Bexheli, Ubej ibën Keab, Ebu Musa dhe Burejde. Hadithi i Uthmanit është Hasen Sahih. Ky hadith është përcjellë edhe meukuf- i ngelur te Uthmani (radiallahu anhu) si fjalë e tij, nga Abdurr-Rrahman ibën Ebi Amrah. Gjithashtu është përcjellë merfuan – i ngritur te i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) nga Uthmani me rrugë të tjera. [“Sahih Ebi Daud” (564):م].
222 - (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Harun, ka thënë: Na ka njoftuar Daud ibën Ebi Hind: Nga El-Hasen: Nga Xhundub ibën Sufjan: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut, ai është në Mbrojtjen e Allahut, kështu që mos e prishni Mbrojtjen e Allahut!” Hadith Hasen Sahih. [“Et-Tealik Er-Ragib” (1/141,163):م].
223 - (Sahih) Na ka treguar Abas El-Anberi, ka thënë: Na ka treguar Jahja ibën Kethir Ebu Gasan El-Anberi: Nga Ismail El-Kehal: Nga Abdullah ibën Eus El-Huzai: Nga Burejde El-Eslemi: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Përgëzoi me dritë të plotë në Ditën e Kijametit ata që ecin nëpër errësirë për në xhami!”
Ky hadith është Garib dhe merfuu-i ngritur te i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) me këtë rrugë. Por rruga e saktë e tij është e meukuf te sahabet e të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe nuk është i ngritur te ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). [“Ibën Maxheh” (779,781)].
(54) Tema
Ç’farë ka ardhur për dobinë e të falurit në rreshtin e parë
224 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Abdul-Aziz ibën Muhamed: Nga Suhejl ibën Ebi Salih: Nga babai i tij: Nga Ebu Hurejra, ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë:“Rreshti më i mirë për burrat është ai i pari dhe më i keqi ai i fundit, ndërsa rreshti më i mirë për gratë është ai i fundit dhe më i keqi ai i pari.”
Në temë ka hadith edhe nga Xhabiri, Ibën Abasi, Ebu Seidi, Ubej, Aisha, El-Irbad ibën Sarije dhe Enesi. Hadithi i Ebu Hurejrës është Hasen Sahih. Gjithashtu është përcjellë nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se:“Ai kërkonte falje tri herë për ata që falen në rreshtin e parë dhe vetëm një herë për ata që falen në rreshtin e dytë.” [“Ibën Maxheh” (1000,1001)].
225- (Sahih) I Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë gjithashtu: “Sikur t’a dinin njerëzit se ç’kishte në thirrjen e ezanit dhe në rreshtin e parë, pastaj të mos kishin mundësi tjetër për t’i arritur ato veçse duke hedhur short, ata do të hidhnin short për to!” Këtë na e ka treguar Is’hak ibën Musa El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Maliku: Nga Sumeje: Nga Ebu Salih: Nga Ebu Hurejra: Nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), njësoj si ky hadith. [“Ibën Maxheh” (998):ق].
226 - Na ka treguar Kutejbe: Nga Maliku; njësoj si hadithi i mësipërm.
(55) Tema
Ç’farë ka ardhur për drejtimin e rreshtave
227 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Ebu Avaneh: Nga Simak ibën Harb: Nga En-Neuman ibën Beshir, ka thënë:
“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) i drejtonte rreshtat tanë (para faljes). Një ditë doli para xhematit dhe pa gjoksin e një burri të nxjerrë më shumë se të tjerët, atëherë tha: “A do ti drejtoni rreshtat në namaz apo doni që Allahu të fusë përçarje dhe urrejtje në mesin tuaj?!
Në temë ka hadith edhe nga Xhabir ibën Semurah, El-Bera’, Xhabir ibën Abdullah, Enesi, Ebu Hurejra dhe Aisha. Hadithi i En-Neuman ibën Beshirit është Hasen Sahih. Gjithashtu është përcjellë nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) se ka thënë: “Prej plotësimit të namazit është drejtimi i rreshtave.”
Transmetohet nga Umeri (radiallahu anhu) se: “Ai ngarkonte dikënd që të drejtonte rreshtat dhe nuk e merrte tekbirin fillestar të namazit derisa të drejtoheshin rreshtat.
Ndërsa nga Aliu dhe Uthmani (radiallahu anhuma) është përcjellë se ata e kishin bërë rrugë këtë gjë dhe thoshin: “Drejtohuni!”. Ndërsa Aliu (radiallahu anhu) thoshte: “Afrohu pak më parë, o filan! Shtyhu pak më mbrapa, o filan!” [“Ibën Maxheh” (994):ق].
(56) Tema
Ç’farë ka ardhur për shprehjen: Më afër meje prej jush në namaz të jenë më të rriturit dhe më të pjekurit në mendje
228 - (Sahih) Na ka treguar Nasër ibën Ali El-Xhehdami, ka thënë: Na ka treguar Jezid ibën Zurej’, ka thënë: Na ka treguar Halid El-Hadhai: Nga Ebu Meashar: Nga Ibrahimi: Nga Alkame: Nga Abdullahi: Nga i Drëguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Më afër meje prej jush në namaz të jenë më të rriturit dhe më të pjekurit në mendje, pastaj ata që vijnë pas tyre (në këto cilësi), pastaj ata që vijnë pas tyre (të vegjëlit). Mos i prishni rreshtat sepse ndryshe iu përçahen zemrat dhe mos ngrini zërat si në tregje!”
Në temë ka hadith edhe nga Ubej ibën Keab, Ebu Mes’udi, El-Bera’ dhe Enesi. Hadithi i Ibën Mes’udit është Hasen Garib. Është përcjellë gjithashtu se i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) preferonte të viheshin në rresht menjëherë pas tij muhaxhirët-emigruesit mekas dhe ensarët-mikpritësit medinas, me qëllim që të mësonin prej tij për ta përcjellë në brezat e ardhshëm.”
Emri i Halid El-Hadhait është Halid ibën Mihran me kunjën Ebu El-Menazil. Kam dëgjuar Muhamed ibën Ismail të thotë: Halid El-Hadhai nuk ka mbathur kurrë këpucë, por ai ulej gjithnjë mbi një këpucë dhe kështu iu vu emri El-Hadhai-këpucari. Ndërsa emri i Ebu Measher është Zijad ibën Kulejb. [“Sahih Ebi Daud” (679):م].
(57) Tema
Ç’farë ka ardhur për mospëlqyeshmërinë e të falurit ndërmjet shtyllave të cilat ndërpresin rreshtat
229 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Vekij’: Nga Sufjani: Nga Jahja ibën Hani’ ibën Urvah El-Muradi: Nga Abdul-Hamid ibën Mahmud, ka thënë: U falëm pas njërit prej princave dhe njerëzit (e shumtë) na detyruan që të falemi ndërmjet dy shtyllave. Pasiqë mbaruam faljen, Enes ibën Maliku tha: “Ne ruheshim prej diçkaje të tillë në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).”
Në temë ka hadith edhe nga Kurrah ibën Ijas El-Muzeni. Hadithi i Enesit është Hasen dhe disa dijetarë e konsiderojnë të papëlqyeshme të rreshtuarit ndërmjet dy shtyllave. Kjo është edhe fjala e Ahmedit dhe Is’hakut.
Ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë bërë lëshim në këtë gjë.
(58) Tema
Ç’farë ka ardhur për të falurit vetëm mbrapa rreshtave
230 - (Sahih) Na ka treguar Hennadi, ka thënë: Na ka treguar Ebu El-Ahvas: Nga Husajn: Nga Hilal ibën Jisaf, ka thënë: Ishim në Rakah (emër vendi) dhe Zijad ibën Ebu El-Xhead më kapi për dore dhe më çoi tek një burr i moshuar të cilin e quanin Vabisa ibën Meabed nga fisi Beni Esed. Zijadi tha: “Më ka treguar ky shejhu se një burr u fal i vetëm mbrapa rreshtit- shejhu dëgjonte- dhe i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e urdhëroi atë që t’a përsëriste namazin.”
Në temë ka hadith edhe nga Ali ibën Shejban dhe Ibën Abasi. Hadithi i Vabisa është Hasen. Disa dijetarë e kanë konsideruar të papëlqyeshme që burri të falet i vetëm mbrapa rreshtit dhe thonë se ai duhet t’a përsërisë namazin. Kjo është edhe fjala e Ahmedit dhe Is’hakut.
Ndërsa disa dijetarë të tjerë thonë se atij i quhet namazi nëse falet i vetëm mbrapa rreshtit dhe kjo është fjala e Sufjan Eth-Theurit, Ibën El-Mubarekut dhe Esh-Shafiut.
Disa dijetarë të Kufas, janë bazuar gjithashtu në hadithin e Vabisa ibën Meabed dhe thonë se ai që falet vetëm mbrapa rreshtit duhet t’a përsërisë namazin. Prej tyre është Hamad ibën Ebi Sulejman, Ibën Ebi Lejla dhe Vekij’u.
Hadithin e Husajnit nga Hilal ibën Jisafi e kanë përcjellë edhte të tjerë, siç është transmetimi i Ebu El-Ahvas: Nga Zijad ibën Ebi El-Xhead: Nga Vabisa ibën Meabed.
Në hadithin e Husajnit kuptohet se Hilali e ka arritur Vabisan, për këtë arsye dijetarët e hadithit janë kundërshtuar; disa prej tyre thonë se hadithi i Amër ibën Murrah: Nga Hilal ibën Jisaf: Nga Amër ibën Rashid: Nga Vabisa ibën Meabed është më i saktë.
Ndërsa disa të tjerë thonë se hadithi i Husajnit: Nga Hilal ibën Jisafi: Nga Zijad ibën Ebi El-Xhead: Nga Vabisa ibën Meabed është më i saktë. Edhe për mua ky hadith është më i saktë se ai i Amër ibën Murrah, sepse ky është përcjellë edhe me rrugë tjetër përveç hadithit të Hilal ibën Jisafi: Nga Zijad ibën Ebi El-Xhead: Nga Vabisa ibën Meabed. [“Ibën Maxheh” (1004)].
231 - (Sahih) Na ka treguar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Xheaferr, ka thënë: Na ka treguar Shu’beh: Nga Amër ibën Murrah: Nga Hilal ibën Jisaf: Nga Amër ibën Rashid: Nga Vabisa ibën Meabed se: “Një burr u fal vetëm mbrapa rreshtit dhe i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e urdhëroi atë që t’a përsëriste namazin.”
Kam dëgjuar El-Xharud të thotë: Kam dëgjuar Vekij’un të thotë: Nëse një burr falet vetëm mbrapa rreshtit, ai duhet t’a përsërisë namazin. [shih hadithin para këtij].
(59) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë burr që falet me një burr tjetër
232 - (Sahih) Na ka treguar Kutejbe, ka thënë: Na ka treguar Daud ibën Abdurr-Rrahman El-Utar: Nga Amër ibën Dinar: Nga Kurajbi, shërbëtori i Ibën Abasit: Nga Ibën Abasi, ka thënë: “Një natë u fala me të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe qëndrova nga krahu i majtë i tij. Atëherë i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) më kapi nga mbrapa koke dhe më vendosi nga krahu i djathtë i tij.”
Në temë ka hadith edhe nga Enesi. Hadithi i Ibën Abasit është Hasen Sahih dhe sipas tij veprohet tek dijetarët prej sahabeve dhe pasardhësve të tyre të cilët thonë: Nëse një burr gjendet i vetëm me imamin, atëherë ai qëndron nga e djathta e imamit në namaz. [“Sahih Ebi Daud” (623, 1237): ق].
(60) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë burr që falet me dy burra të tjerë
233 - (Me sened Daif) Na ka treguar Bundar Muhamed ibën Beshar, ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibën Ebi Udej, ka thënë: Na ka lajmëruar Ismail ibën Muslim: Nga El-Hasen: Nga Semura ibën Xhundub, ka thënë:“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) na ka urdhëruar që nëse jemi tre vetë, njëri nga ne të dalë para nesh (që të na prijë në namaz).”
Në temë ka hadith edhe nga Ibën Mes’udi, Xhabiri dhe Enes ibën Malik. Hadithi i Semuras është Hasen Garib dhe sipas tij punojnë dijetarët të cilët thonë se nëse janë tre vetë, dy prej tyre duhet të qëndrojnë mbrapa imamit.
Transmetohet nga Ibën Mes’udi se ai u fal një herë me Alkame-n dhe El-Esved. Njërin prej tyre e vendosi nga e djathta e tij dhe tjetrin nga e majta. Këtë gjë ai e përcjell nga i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).
Disa dijetarë kanë folur për Ismail ibën Muslim El-Meki për nga ana e mbajtjes së tij përmendësh.
(61) Tema
Ç’farë ka ardhur për atë burr me të cilin falen burra e gra të tjerë
234 - (Sahih) Na ka treguar Is’hak El-Ensari, ka thënë: Na ka treguar Mean, ka thënë: Na ka treguar Malik ibën Enes: Nga Is’hak ibën Abdullah ibën Ebi Talha: Nga Enes ibën Malik se gjyshja e tij Mulejke ftoi të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për të ngrënë një lloj ushqimi të cilin e kishte gatuar. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) hëngri prej tij, pastaj tha: “Ngrihuni që të falem me ju!”
Enesi (radiallahu anhu) thotë: Shkova të marr një rrogoz tonin i cili ishte nxirë nga përdërimi i tepërt, e spërkata me ujë dhe mbi të u fal i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Unë dhe një fëmijë jetim u vumë në radh pas tij, ndërsa gjyshja pas nesh. Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) fali me ne dy rekatë pastaj u largua.”
Hadithi i Enesit është Hasen Sahih dhe sipas tij punohet tek shumica e dijetarëve të cilët thonë: Nëse me imamin gjendet një burrë dhe një grua, burri qëndron nga e djathta e imamit, ndërsa gruaja mbrata tyre. Me këtë hadith janë argumentuar disa njerëz për lejimin e të falurit vetëm të burrir mbrapa rreshtit, duke thënë se namazi i fëmijës nuk llogarit dhe për Enesin është sikur të jetë falur vetëm mbrapa të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem).
Por kjo nuk është ashtu siç thonë ata, sepse i Dërguari (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e vendosi Enesin bashkë me djalin jetim mbrapa tij dhe sikur ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) mos t’a llogariste namazin e jetimit, nuk do t’a kishte vendosur atë me Enesin, por do t’a vendoste Enesin nga e djathta e tij.
Transmetohet nga Musa ibën Enes: Nga Enesi (radiallahu anhu) se: “Ai u fal me të Dërguarin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe i cili e vendosi Enesin nga e djathta e tij.”
Në këtë hadith ka argument se falja që ata kryen ishte vullnetare dhe se ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) donte të fuste bereqet tek ata. [ق].