Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Usul-is-sunneh



Usul-is-sunneh.


 



01. Parathënia e librit Sherh “Usul-is-Sunneh”

 

Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali (hafidhahUllah)


Burimi: Komentimi i librit të Imam Ahmedit “Sherh Usul-is-Sunneh”

بسم الله الرحمن الرحيم

Hamdi dhe lavdërimi i qoftë Allahut. Ne i bëjmë hamd Atij dhe kërkojmë ndihmë dhe falje prej Tij. Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush s’mund ta devijojë, dhe atë që Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij dhe dhe shokët e tij.

Besimi islam të cilin të gjitha mesazhet e kanë përcjellur, e ka një pozitë madhështore në Islam. Ai përbën themelin e Islamit dhe ajo është matës në mes asaj që është e shëndoshë dhe asaj jo të shëndoshë. Duke u nisur nga kjo, dijetarët Islam – dijetarët e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit – i kanë kushtuar rëndësi të madhe sqarimit të besimit, shpjegimit të tij, thirrjes në të dhe mbrojtjës së tij. Rrjedhimisht ata kanë shkruar libra të veçanta në lidhje me të dhe e kan përfshirë një pjesë të madhe të saj në libra të tjera. Për të janë shkruar si libra të mëdha ashtu edhe të vogla. Disa prej tyre janë:

01 - es-Sunnah nga Abdullah bin Ahmed bin Hanbel

02 - es-Sunneh nga el-Khallal

03 - esh-Sheri´ah nga el-Axhuri

04 - Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema´ah nga el-Lalaka’i

05, 06 - el-Ibaneh el-Kubra dhe el-Ibaneh es-Sughra nga Ibn Batah

Këta njerëz fisnik e dinin se çfarë pozite e ka besimi, dhe se ai që devijon nga ndonjë prej aspekteve të besimit ose parimeve të tij gjendet në rrezik. Devijimi mund të jetë kufër, bidat, humbje dhe kështu me radhë. Bazuar në këtë, studenti duhet t’i kushtojë rëndësi studimit të besimit dhe parimeve në të cilën ai është ngritur.

Ndoshta ju e dini se el-Bukhari ka në “Sahihun” e tij ka bërë kapituj mbi besimin, të kapurit për Kuranit dhe Sunnetit dhe Teuhidin. E gjithë kjo tregon rëndësinë e akides dhe parimeve islame.

Ebu Davudi në librin e tij “es-Sunnen”, e ka një kapitull i quajtur “es-Sunneh”. Është në fund të librit. Këtu, fjala “Sunneh” ka për qëllim besimin dhe metodologjinë.

Muslimi e ka një kapitull mbi besimin që ka akiden si një emërues të përbashkët me këto libra të tjerë.

Prej librave të shkurtra që janë shkruar për të sqaruar këtë besim është ky libër i shkruar nga Imam Ahmedi (RahimehUllah), imami i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ky imam ishte një mal i madh dije; një mal i Sunnetit, besimit, zuhdit dhe devotshmërisë. Prandaj, ai përbënte një kriter dhe një provim që ndante mes Ehl-us-Sunnetin dhe Xhematin nga Pasuesit e Bidateve dhe të Epsheve.

Metodologjia e tij është një provim edhe në ditët e sotit. Parimet për të cilat ai luftoi dhe të cilat i pasoi përbëjnë sot një provim për njerëzit. Ai që devijon prej tyre është sprovuar nga Ahmedi, metodologjia e tij dhe akideja e tij. Ahmedi ishte një provim. Ai që e fyente atë ka treguar devijimin e tij, qelbësinë e tij dhe sherrin. Ai që e nderon atë dhe e vlerëson atë është në sytë e njerzve nga Ehl-us-Sunneti. Sepse edhe Ahmedi edhe të gjithë të tjerët nderohen për hirë të Sunnetit. As Ahmedi, esh-Shafi’i, Maliku, el-Euzai apo dikush tjetër nuk do të kishte arritur këtë pozitë në umet dhe nuk do të ishte nderuar nëse ata nuk do të kishin qenë të kapur për Sunneti, nuk e kishin respektuar atë, nuk kishin thirrur në të dhe nuk e kishin mbrojtur atë.

Sigurohuni që të keni dije rreth vlerës së Sunnetit. Sigurohu që ta dishë se kush janë Ehl-us-Sunneti dhe çfarë pozite ata kanë. Përqëndrohu tek ta dhe ec gjurmëve të tyre. Ata janë në rrugën e drejtë; ata pasojnë Kur’anin, Sunnetin dhe rrugën e sahabëve dhe veçanërisht khalifët e drejtë.

Përqëndrohu në këtë, studioje këtë libëtrh të vogël. Ne ndoshta do ta shpejgojmë këtë shpejt. Nuk do të thellohemi në të, sepse kështu është edhe program i seminareve. Do të jetë – nëse dëshiron Allahu – e mjaftueshme që ta shpejgojmë atë shpejt dhe të vëmë në të disa vërejtje aq sa të kemi mundësi.

E lus Allahun që të na bëj që ta kuptojmë fenë e Tij, të na stabilizoj në rrugën e drejtë, të na shpëtoj prej rrugëve të epshit dhe të devijimeve dhe të na sjell dobi me këtë libër dhe me të gjitha librat tjera islamike, dhe mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me besimin e Ehl-is-Sunnetit dhe Xhematit.

 

02. Të kapurit për metodologjinë e sahabëve.

 

Imam el-Lalaka’i (RahimehUllah) ka thënë:

Ali bin Muhamed bin Abdil-lah es-Sukkeri na informoi: Uthman bin Ahmed es-Semak na tregoi: Ebu Muhammed el-Hasan bin Abdil-Vehab bin Abil-Enbar na tregoi përmes leximit Rabi el-Auuel 293: Ebu Xhafer Muhamed bin Sulejman el-Mankari el-Basri na tregoi në Tinnis: Abdus bin Malik el-Attar më tregoi: E kam dëgjuar Abu Abdil-ah Ahmed bin Muhamed bin Hanbelin (RahimehUllah) të thotë:

“Ne besojmë se Sunneti është i bazuar në të përmbajturit për metodologjinë e sahabëve të të Dërguarit të Allahu salAllahu alejhi ue selem dhe pasimit të tyre, të shmangurit prej risive, sepse çdo risi është devijim, të shmangurit nga polimikat, të shmangurit shoqërimit me Pasuesit e Epsheve dhe të shmangurit bisedave me ta, debateve dhe grindjet në fe.”

Shpjeqim:

Këtu el-Lalaka’i përmend zinxhirin e tij të transmetimit deri tek Imam Ahmedi (RahimehUllah). Ky zinxhir bashkohet me një tjetër zinxhir transmetimi. El-Laleka’i e përmend atë në Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneti uel-Xhema´ah”, ndërsa Ebu Ja’la e përmend atë në “Tabakat-ul-Hanabilah”.

Këto dy botime me këta dy zinxhirë të ndryshëm e forcojnë njëri-tjetrin dhe e konfirmojnë se vërtetë ky libërth është e shkruar nga Imam Ahmed bin Hanbel (RahimehUllah), imami i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Gjithashtu Shejkh Albani (RahimehUllah) e gjeti një dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijjeh, të cilën ai e shkroi me dorë. Unë mendoj se ai e shkroi atë edhe nëpërmjet një zinxhiri të transmetimit 1 tjetër dhe Allahu e di më së miri. Duhet referuar zinxhirëve dhe të bëhet një krahasim mes tyre. Ne duhet ta bëjmë këtë – nëse dëshiron Allahu – kur të na ipet mundësia.

Ai përmendi zinxhirin deri tek Imam Ahmedi (RahimehUllah) i cili tha:

“Ne besojmë se Sunneti është i bazuar në përmbajturit për metodologjisnë e sahabëve të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe të pasohen ata…”

Metodologjia e sahabëve të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem përbënë një kriter për ata që janë në të vëretën dhe i përmbahen parimit. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe shokët e tij fisnikë dhe khalifët e drejtë e pasuan udhëzimin. Besimi i tyre, adhurimi, trajtimi dhe gjërat e tjera kanë qenë në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin. Para së gjithash besimi. Ahmedi (RahimehUllah) ka për qëllim këtë parim të gjerë dhe parimin e madh që duhet të aplikohet në gjithë Islamin dhe veçanërisht në besim. Ai tha:

“Ne besojmë se Sunneti është i bazuar në të përmbajturit për metodologjinë e sahabëve të të Dërguarit të Allahu salAllahu alejhi ue selem dhe të pasohen ata…”

Këtë nuk e bëjnë Pasuesit e Bidateve që ndjekin epshet e tyre dhe bazohen në logjikën e tyre të sëmurë, dhe pretendojnë se ata mbështeten në gjuhën arabe apo me analogji tjera të prishura. Imam Ahmedi dhe paraardhësit e tij në mesin e sahabëve, pasuesit e imamëve të Islamit ishin të kapur pas Kur’anit dhe Sunnetit, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për besimin. Ata kurrë nuk u larguan – nëse dëshiron Allahu – nga kjo kornizë. Aty është udhëzim i drejtë. Ai tha:

“… dhe pasohen ata …”

Do të thotë, shkohet pas sahabëve të Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Ata janë një model dhe një shembull për t’u pasuar. Ai i referohet hadithit:

“Prandaj, kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin khalifëve të mi të udhëzuar. Shtrëngone ate me dhëmballë. Qëndroni larg risive.” 2

Po kështu, ai i referohet hadithit lidhur me grupin e shpëtuar, kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Dhe umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, ku të gjithë ata do të jenë në zjarr përveç njërit.” Ata thanë: “Cili është ai grup o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ai që pason të cilën unë dhe shokët e mi qëndrojmë sot.” 3

Në një tjetër hadith ai salAllahu alejhi ue selem tha:

“Unë po ju lë në një qartësi; nata e saj është si dita e saj. Vetëm i prishuri devijon nga ajo.” 4

Sahabët ishin të kapur për të, dhe ne nuk mund të gjejmë – nëse dëshiron Allahu – ndonjë të prishur prej tyre, sepse njerëzit devijuan në fund të epokës së tyre dhe gjatë epokës së tebiinëve, gjë që pastaj filluan bidatet të përhapen. Hauarixhët dhe Rafidat ekstrem u shfaqën në fund të khalifatit të Aliut radijAllahu anhu. Ai e dërgoi Abdullah bin Abbasin radijAllahu anhuma tek ta për të diskutuar me ta, ku pas kësaj ata filluan të ngrisin armët kundër myslimanëve, pas së cilës Aliu radijAllahu anhu i vrau ata, gjë të cilën i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kishte urdhëruar. Të gjithë sahabët në kohën e tij ishin të bashkuar me këtë dhe asnjë nuk pasoi ndonjë rrugë tjetër.

Çështja është se shpëtimi qëndron në pasimin e sahabëve. Ata janë anija e shpëtimit. Sepse ata e dëshmuan zbritjen e shpalljes dhe mësuan se si ta kuptojnë dhe si ta praktikojnë Kur’anin dhe Sunnetin nga i Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Prandaj ata janë një model. Prandaj, Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ai që pason të cilën unë dhe shokët e mi qëndrojmë sot.”

dhe:

“Prandaj, kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin khalifëve të mi dhe të udhëzuar.”

01 - Sinxhirin e hadithit të cilin Shekjh el-Albani e ka vërtetuar është siç vijon:

Shejkh dhe Imam Ebul-Mudhaffar Abdul-Malik bin Ali bin Muhamed el-Hamdani na tregoi: Shejkh Abu Abdil-lah Jahja bin Abil Hasan el-Benna na tregoi: Babai im Ebu Ali el-Hasan bin Ahmed bin el-Benna na informoi: Ebul-Husejn Ali bin Muhamed bin Abdil-lah bin Bishran el-Mu’addel na informoi: Uthman bin Ahmed bin es-Samak na informoi: Ebu Muhamed el-Hasan bin Abdil-Vehhab bin Abil-Anbar na tregoi përmes leximit Rabi el-Auuel 293: Ebu Xhafer Muhamed bin Sulejman el-Mankari el-Basri na tregoi në Tinnis: Abdus bin Malik el-Attar më tregoi: E kam dëgjuar Ebu Abdil-lah Ahmed bin Muhamed bin Hanbel (RahimehUllah) duke thënë …

______________________________

2 - Tirmidhi (2676), Ebu Davud (4607) dhe Ibn Maxheh (42-43). Autentik sipas Imam Albanit.

3 - Tirmidhi (2641). Hadithi i mirë sipas Imam Albanit.

4 - Ibn Maxheh (43). Hadithi autentik sipas Imam Albanit.

 

03. Paralajmërimi ndaj bidateve.

 

Prej këtyre parimeve janë gjithashtu:

“… Të shmangurit nga bidatet …”

Duhet përmbajtur nga bidatet, sepse bidatet do të thonë shkatërrim. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë se të gjitha grupet që kanë rënë në bidate do të hyjnë në Xhehnem. Kjo është për shkak se ata pasojnë rrugën e shjetanëve:

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ

“Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij.” 1

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem bëri një vijë të drejtë në tokë dhe tha:

“Kjo është rruga e Allahut.”

Pastaj ai bëri dis vija në të djathtë dhe të majtë të saj dhe tha:

“Këto janë rrugë. Në çdo rrugë është një shejtan që thërret në të.” 2

Ai që largohet nga rruga e drejtë në besim, adhurim, të kuptuarit ose të ngjashme, ka marrë rrugën në të cilën thërrasin shejtanët. Me të vërtetë keni kujdes nga bidatet dhe devijimet. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem paralajmëroi kundër tyre dhe tha:

“Ai që vepron një vepër që nuk është në përputhje me çështjën (fenë) tonë ajo i refuzohet.” 3

Pos kësaj i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem paralajmëroi kundër Pasuesve të Bidateve dhe lexoi fjalët e Allahut Tabarak ue Te ala:

هُوَ الَّذِيَ أَنزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُّحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ إِلاَّ اللّهُ وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا وَمَا يَذَّكَّرُ إِلاَّ أُوْلُواْ الألْبَابِ

“Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar përçarje dhe huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.” 4

Pastaj ai salAllahu alejhi ue selem tha:

“Nëse i shihni ata që pasojnë atë që është e paqartë ju duhet ta dini se nuk ata janë ata të cilët Allahu i ka përshkruar. Prandaj, ruajuni prej tyre.” 5

Allahu e bëri të qartë se të devijuarit kërkojnë sprova:

فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ

“E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar përçarje dhe huti…”

Nuk ka asnjë bidatçi vetëm se ai pason atë që është e paqartë tek fjalët e Allahut Te ala, tek fjalët e të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem apo tek fjalët e dijetarëve për ti devijuar njerëzit me to. Kjo ka qenë një fakt gjatë të gjitha kohërave. Nuk ka një person i cili ka devijuar nga metodologjia e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit vetëmse ai pason këto paqartësi për të shkaktuar sprova mes njerëzve. E lus Allahun Tabarak ue Te ala që të na mundësoj neve dhe juve që të pasojmë Librin e Tij dhe të qëndrojmë larg nga bidatet, dyshimet dhe epshet.

______________________________

1 - 6:153

2 - Ahmed (4143). Ahmed Shakir ka thënë: “Zinxhiri i hadithit është autentik.”

3 - Bukhari (2697) dhe Muslimi (1718).

4 - 3:7

5 - Bukhari (4547) dhe Muslimi (2665). 

 

04. Çdo bidat është devijim.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “… Pasi që çdo risi është bidat…”

Ai e mori këtë nga hadithi:

“Ju paralajmërojë kundër risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.”

Të gjitha bidatet, të vogla dhe të mëdha, janë pa dyshim devijime. Kushdo që thotë ndryshe e ka kundërshtuar hadithin e qartë të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Në përgjithësi ai salAllahu alejhi ue selem e tha këtë (paralajmërim) në çdo predikim:

“Fjala më e mirë është Fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit. Gjërat më të këqija janë risitë. Çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.” 1

Hadith transmetohet në “Sahihun” e Muslimit përmes Xhabirit radijAllahu anhu. Kështu ai e kishte zakon të thotë në lidhje me predikimet e tij, në të cilën zemërimi i tij rritej, zëri i tij ngritej dhe sytë dhe fytyra skuqej. Ishte sikurse ai paralajmëronte ndaj një ushtrie dhe thoshte:

“Në mëngjes ose në mbrëmje!”

Ai ka reaguar kështu për shkak të rrezikut të bidateve për umetin. Ai që thotë se ka bidate të mira dhe të këqija vetëmse ka kundërshtuar fjalët e atij që nuk flet nga vetja e tij. Disa i ndajnë bidatet në kategori të detyrueshme, të rekomanduara, të urryera dhe të ndaluara; të pesë gjykimet. Janë gabim. Kjo është gabim. Një obligim nuk mund të jetë obligim pa argumente. Nëse ka argumente për të, ajo nuk mund të jetë bidat. Nëse ka prova për rekomandimin e saj, ajo nuk mund të jetë bidat. Në këtë rast, vepra është Sunnet. Vepra pra është Sunnet e jo bidat. Ky kategorizim është një gabim i qartë.

______________________________

1 - Muslimi (867).

 

05. Paralajmërimi ndaj polemikave.

 

Prej parimeve të Sunnetit gjithashtu janë:

“…të shmangurit nga polimikat dhe të shmangurit nga pasuesit e epsheve

Mos polimizo shumë. Polimizo vetëm nëse kjo i sjell dobi personit për të cilin ti je i sigurt se ai e do të vërtetën:

وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

“…dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…” 16:125

Mos polimizo me atë është kokëfortë dhe që ka qëllim të konfrontohet dhe të fitoj debatin dhe të. Një debat i tillë është debat i urryer dhe një polemikë në fe (gjë që sbën të kohet polemikë në fe) Mos debato dhe mos bisedo. Njeriu i mençur e vë çdo gjë në vendin e duhur. Nëse dikush është në nevojë për t’ia larguar një dyshim, ia sqaron atij. Jep dhe merr me urtësi dhe në mënyrë të bukur. Mos ta kesh për qëllim fitorën. Bisedo për të shpejguar dhe për të sqaruar të vërtetën dhe për ta udhëzuar personin i cili kërkon udhëzimin.

 

06. Paralajmërimi ndaj shoqërimit me Pasuesit e Bidateve.

 

Për të Sunetit baza gjithashtu përfshijnë:

“… Shmangu nga shoqërimi me Pasuesit e Epsheve…”

Sepse shoqërimi me Pasuesit e Epsheve në shumicën e rasteve shpie në devijim. Shumë njerëz janë mashtruar nga dija dhe mençuria e tyre pastaj shoqërohen me Pasuesit e Bidateve. Kështu që Allahu i lerë atë që të mbështeten në vetet e tyre pastaj ata devijojnë. Ky është fakt i vërtetë.

Imam Ibn Battah (RahimehUllah), tregoi kur ai tha:

“Ne njohim njerëz të cilët e kishin zakon t’i fyenin dhe t’i mallkojnë Pasuesit e Bidateve. Kur ata pastaj filluan të ulen me ta dhe të shpenzojnë kohë me ta, ata u bënë si ata.”

Ky është fakt i vërtetë pavarësisht nga koha dhe vendi. Disa personalitete të mëdhenj kanë mashtruar veten e tyre dhe për fat të keq kanë rënë në bidate. Unë nuk dua të përmend ndonjë emër. Studentët e dinë se kush janë ata.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “… Shmangu nga shoqërimi me Pasuesit e Epsheve…”

Dëshmi për këtë është:

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ

“Kur t’i shohësh ata që thellohen (në nënçmim) në dokumentet Tona, largohu prej tyre, deri sa të (mos) kalojnë në bisedë tjetër.” 1

Mos u ul me ta, sepse Pasuest e Epsheve futen në Librin e Allahut dhe flasin për Allahun pa dituri. Bidatet ngriten duke folur për fenë e Allahut dhe Librin e Tij pa dituri dhe atribuimi i së kotës me Librin e Allahut dhe me Sunnetin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Prandaj, është e detyrueshme për të qëndruar larg prej tyre. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem siç thamë ka thënë:

“Nëse i shihni ata që pasojnë atë që është e paqartë ju duhet ta dini se janë ata të cilët Allahu i ka përmendur. Prandaj, ruajuni prej tyre.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu:

“Në fund të kohës do të vijë një popull tek ju me diçka që as ju e as etërit tuaj nuk e dinit. Unë ju paralajmëroj kundër tyre.” 2

Ky është një tjetër paralajmërim për shoqërimin me Pasuesit e Bidateve.

Nëse ti ke dituri dhe mund të sqarosh gjërat, të lejohet ti thërrasësh injorantët dhe mashtruesit në të vërtetën dhe tu´a sqarosh atyre. Por që të ulesh me ta në formën e miqësisë, shoqërimit dhe si kalim kohe, ky është një gabim që të shpie në devijim. I mençuri është i detyruar që t’u shmanget gjërave të tilla. Sahabët paralajmëruan ndaj këtyre gjërave. Ibn Abasi radijAllahu anhuma dhe imamët e respektuar prej pasardhësve sikurse Ejub es-Sikhtijani dhe Ibn Sirin (RahimehUllah) janë shembull për këtë. Ata nuk dëgjonin prej bidatçive edhe nëse bidatçiu do të lexonte një hadith apo një ajet Kur’ani. Kur ata u pyetën për arsyen ata thanë se frikësoheshin që të goditen nga një sprovë e pashërueshme. Asgjë nuk korrespondon me gjendjen e shëndoshë. Njeriu nuk duhet të vë veten në sprova dhe sidomos nëse ajo e di se ajo është e dobët.

______________________________

1 - 6:68

2 - Muslimi (6).

 

07. Qëndrimi i Sunnetit lidhur me Kuranin.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ne besojmë se Sunneti janë transmetimet e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Sunneti shpjegon dhe sqaron Kuranin. Nuk ka asnjë analogji në Sunnet. Ai nuk duhet të krahasohet me diçka tjetër. Ai nuk kuptohet me anë të logjikës dhe epsheve. Qëllimi është vetëm të pasosh Sunnetin dhe t’u shmangesh epsheve.”

Shpjegim:

Ai tha: “Ne besojmë se Sunneti janë transmetimet e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.”

Çfarë është Sunneti? Po, transmetimet e të Dërguarit të Allahut. Do të thotë, fjalët, veprimet dhe miratimet e tij salAllahu alejhi ue selem. Ne kemi Kuranin dhe ne e kemi Sunnetin.

Sunneti pra janë transmetimet prej fjalëve, veprimeve dhe miratimeve të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Kjo është ajo që Allahu Tabarak ue Te ala na ka urdhëruar që ta pasojmë dhe të kapemi për të. Ai tha kur sqaroi poziten dhe qëndrimin e Sunnetit lidhur me Kuranin:

“Sunneti shpjegon dhe sqaron Kuranin.”

Sunneti shpjegon domethënë Kuranin:

وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ

“Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” 1

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ

Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu dhe te i Dërguari.” 2

Refereimi tek Allahut është për qëllim të referuarit tek Kurani dhe referimi tek i Dërguari salAllahu alejhi ue selem është që t’iu referohesh atij personalisht gjatë jetës së tij dhe Sunnetit të tij pas vdekjes së tij. Sunneti pra është referencë e njerëzve: Kurani dhe Sunneti: janë në të njëjtin nivel. Sikurse Kurani edhe Sunneti përbëjnë një argument dhe një referencë brenda çështjeve fetare, gjykimeve, hallalleve dhe harameve, dhe të në të gjitha çështjet e tjera fetare. Prandaj Selefët të cilëve ju shtroheshin pyetje lidhur me besimin e kishin zakon të përgjigjeshin me atë që ju kujtohej së pari prej argumenteve në Kuran apo Sunnet. Ata nuk bënë asnjë dallim midis Kur’anit dhe Sunnetit. Ne do të përmendin shembuj për këtë dhe se cili ishte qëndrimi i Umerit, Ebu Bekrit, Ibn Umerit dhe sahabëve të tjerë në këtë çështje.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“… dhe e sqaron Kuranin.”

Sunneti qartëson dhe detajon gjërat e përgjithshme në Kuran, qartëson atë që është e paqartë, kufizon atë që është e pa kufizuar, specifikon të përgjithshmën. Sunneti na e sqaron namazin, kohën e tij, numrin e namazeve, detajet e tij, ajo që ne duhet të lexojmë në të, çfarë të themi në ruku, çfarë të themi në sexhde. Çdo gjë gjendet në Sunnet.

Allahu thotë shpesh:

وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَآتُواْ الزَّكَاةَ

“Faleni namazin dhe jepni zeqatin.“ 3

Kjo shpjegon dhe detajohet megjithatë nga Sunneti. Sunneti sqaron, shpjegon dhe e detajon atë që është përgjithësuar në Kur’an, specifikon të përgjithshmen dhe kufizon atë që është e pa kufizuar. Pra është sikurse tha Imam Ahmedi (RahimehUllah):

“Sunneti shpjegon dhe sqaron Kuranin.”

______________________________

1 - 16:44

2 - 4:59

3 - 2:43

 

08. Nuk ka anologi në Sunnet.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Nuk ka analogji fare në Sunnet.”

Kjo do të thotë se nuk ka fare analogji në fenë e Allahut. Kur Allahu thotë diçka njeriu ka asgjë për të thënë. Kur një dëshmi nga Kur’ani dhe Sunneti paraqitet ndërpriten të gjitha analogjitë. Prova nuk mund të kundërshtohet nga intelekti, analogjia, mendimet apo nga diçka tjetër. Ne vetëm se mund të nënshtrohemi:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” 1

Disa njerëz e përdorin analogji deri në atë masë sa që ata refuzuojnë provat në Kur’an dhe Sunnet. Ata thonë se prova shkon kundër parimeve dhe analogjisë. Ata e teprojnë me fjalë të tjera. Imam Ahmedi i ka për qëllim këta. Përndryshe, analogjia është e saktë. Megjithatë, analogji është si një kafshë e ngordhur; ajo hahet vetëm në raste urgjente. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (RahimehUllah) ka thënë në një traktat të titulluar “Ma’arixh-ul-Vusul”:

“Nëpërmjet studimeve është treguar se nuk ekziston një konsensus mbi një çështje të caktuar, përveçse nëse ajo ka një dëshmi në Kuran dhe Sunnet.”

E njëjta gjë vlen edhe për analogjin; nuk ka asnjë analogji, vetëm se ajo është dëshmuar në Kur’an dhe Sunnet. Megjithatë, ndryshojnë njerëzit kur është fjala për të gjitha këto prova. Vetëm disa mbulojnë të gjitha provat ose gati të gjitha provat. Imam Ahmedi (RahimehUllah) ishte një prej tyre e ata janë pak. Prandaj ju shihni se sa shumë dijetarë aplikojnë analogji të duhur. Kjo është diçka në të cilën Allahu i ka udhëzuar ata. Nëse personi në anën tjetër do të ishte thelluar në studimin e Sunnetit, ai kishte gjetur një provë për analogjin. Sepse i Dërguari salAllahu alejhi ue selem shpjegoi bazat dhe degët dhe nuk la asgjë të pa qartë:

مَّا فَرَّطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ

“Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca.” 2

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” 3

Feja jonë është e përkryer. Nuk ka asnjë mangësi në të. Disa njerëz bëjnë Ixhtihad dhe aplikojnë analogjin e duhur e cila është në përputhje me provat. Megjithatë, ka prova në atë çështë të cilat nuk i kan arritur ata. Sikurse ti kishin arritur ato prova se ata do të kishin argumentuar me to dhe e kishin braktisur analogjin. Personi i cili e studion Sunnetin në detaje – sikurse Ibnu Tejmijeh – gjen një se si një konsensus ka dëshmi në Kur’an dhe Sunnet. Konsisusi i tyre është i saktë dhe në përputhje me provat në Kur’an dhe Sunnet. Sikurse tu kishin arritur atyre dëshmitë ata do të kishin argumentuar me to. Por ata nuk e bënë këtë. Dijetarët si Ibnu Tejmijeh kanë arritur përmes studimeve se ka konsensus dhe analogji të sakta ndërsa ato vetëm se janë konfirmuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem. Megjithatë, siç thashë ka hadithe nga Profeti fisnik salAllahu alejhi ue selem të cilat nuk iu kanë arritur disa dijetarëve fisnik.

Imam Ahmedi ishte në çdo rast shumë i ashpër ndaj analogjis. Ai e dënoi shpesh atë dhe deklaroi konsensus dhe tha:

“Çfarë di ti se nëse dikush tjetër nuk mendon ndryshe lidhur me këtë çështje?”

Në vend të kësaj, ai mendonte se duhet thënë:

“Unë nuk e di se dikush pëlqen diçka të ndryshme në këtë çështje.”

Prandaj, nuk duhet të thuhet se umeti janë të bashkuar në një çështje. Është më e sigurt të thuhet se njeriu nuk dinë ndonjë mosmarrëveshje. Sepse gjithmonë mund të ketë një mosmarrëveshje që nuk e di.

______________________________

1 - 4:65

2 - 6:38

3 - 5:3

 

09. Sunneti nuk duhet të krahasohet me diçka tjetër.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Sunneti nuk duhet të krahasohet me diçka tjetër.”

Kur të arrin një argument, ti duhet bindesh:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. ” 1

Nëse një person ta përmend një argument autentik ose të konfirmuar, ti nuk duhet të kërkoshë arsyetime dhe të bëshë krahasime. Ebu Hurejra ka transmetuar hadithin:

“Ai që ha diçka të prekur nga zjarri duhet të merrë abdes.” 2

Pastaj një sahabi i tha atij: “A të marrë abdes për ujë të nxehtë?” Ebu Hurejra iu përgjigj: “Nipi im! Kur unë ta tregojë një hadith nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, atëherë ti nuk duhet ta krahasoshë atë me ndonjë gjë.” 2

Do të thotë ti duhet të nënshtrohesh, sepse ky është parimi.

______________________________

1 - 4:65

2 - Ibn Maxheh (22). Hadithi është i abroguar siç e përmend Imam Albani në es-Sahiha nr 2116

 

10. Qëllimi i Sunnetit është që të pasosh dhe të përmbahesh nga epshet.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Sunneti nuk kuptohet me anë të logjikës dhe epsheve”

Do të thotë Sunneti kuptohet nga transmetimet dhe jo përmes logjikës apo epshit. Nëse e do Sunnetin dhe dëshiron të jesh i udhëzuar duhet të mësoshë dhe të studiosh. Nëse e mëson një Sunnet duhet ta kuptoshë atë, prandaj përdorni trurin tuaj për ta kuptuar atë:

“Atij që Allahu ia do të mirën ia bën të mundur kuptimin e fesë.” 1

Të flasësh pa argumente nga Kur’ani dhe Sunneti është të flasësh për Allahun pa dije:

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” 2

Myslimani duhet t’u përmbahet arguenteve kur bëhet fjala për besimin, adhurimin, hallallet dhe haramet. Sa i përket gjërave tokësore, lejohet që ti provosh ato:

“Ju jeni më të ditur në lidhje me çështjet tuaja tokësore.” 3

Në parim, të gjitha çështjet fetare janë të ndaluara derisa të vërtetohet e kundërta nga Sheriati. Kur të fillosh ta përdorësh logjikën në çështjet fetare, ti do ta pasosh epshin tënd dhe të flasësh për Allahun pa dije. Ky është një nga mëkatet më të mëdha që ekzistojnë. Ndonjëherë kjo mund të jetë madje edhe më e keqe se sa idhujtaria, gjë të cilën Ibn-ul-Kajimi e theksoi kur ai shpjegoi ajetin dhe tha:

“Ai ndau mëkatet në katër nivele. Ai filloi me më të lehtin dhe pastaj gradualisht shkoi duke u ngritur.” 4

Mëkati më i madh është të flasësh për Allahun pa dije, kjo është më e keqe se sa idhujtaria, sepse kjo përfshinë si idhujtarinë ashtu edhe çdo gjë tjetër. Idhujtaria nuk është asgjë tjetër përveç frytit të fjalëve të të devijuarëve. Kini kujdes nga të folurit për fenë e Allahut në bazë epshit, dhe mos lejoni që të mashtroheni nga logjika juaj dhe zgjuarsia juaj dhe nga të kuptuarit e juaj. I tërë kuptim qëndron në argumente. Kjo ishte praktika e sahabëve dhe e pasardhësve. Është kjo që Imam Ahmedi e ka thënë këtu:

“Suneti është të pasosh atë dhe të braktisësh epshet.”

______________________________

1 - Bukhari (71) dhe Muslimi (1037).

2 - 7:33

3 - Muslimi (2363).

4 - I´lam-ul-Muvakki´in (1/138).

 

11. Besimi në kaderin.


Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ka Sunnet që është aq i detyrueshëm sa që kushdo që lë një aspekt të tij dhe nuk e pranon atë dhe nuk beson në të përjashtohet prej pasuesve të Sunnetit. Prej këtij Sunneti është besimi në kaderin, të mirën dhe të keqen në të dhe besimi i haditheve në lidhje me të. Pyetjet si “Përse?” dhe “Si?” nuk duhet të shtrohen. Qëllimi është vetëm që të besosh në të.”

Shpjegim:

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ka Sunnet që është aq i detyrueshëm sa që kushdo që lë një aspekt të saj dhe nuk e pranonë atë dhe nuk beson në të përjashtohet prej pasuesve të Sunnetit.”

Vini re këtë! Kjo fjali është shumë e rëndësishme. Tash Imam Ahmedi do të përmend parime që janë aq të rëndësishme saqë ai që nuk beson në to nuk i takon Ehl-us-Sunnetit. Kjo do të thotë se ai braktis kornizat e Sunnetit dhe iu bashkohet bidateve. Prandaj, vini re kësaj! Ai tha:

“Ka Sunnet që është aq i detyrueshëm sa që kushdo që lë një aspekt të saj dhe nuk e pranonë atë dhe nuk beson në të përjashtohet prej pasuesve të Sunnetit.”

Fatkeqësi më e madhe është që të mohosh ato të gjitha ose të paktën shumicën e tyre. Që ai të mos e pranoj atë do të thotë se ai e refuzon atë.

Ai tha: “… përjashtohet prej pasuesve të Sunnetit.”

Nëse ai nuk i përket Ehl-us-Sunnetit atëherë i përket Pasuesve të Bidateve dhe të devijimeve. Ju e dini se si bidatet ndahen në të vogla dhe të mëdha, idhujtari, herezi dhe bela tjera

Ibn-ul-Kajim Rahimullah ka thënë: “Bidati rrjedh nga pabesimi dhe shpie në të.”

Bidati është i bazuar në epshe dhe devijime:

أَفَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَهَهُ هَوَاهُ وَأَضَلَّهُ اللَّهُ عَلَى عِلْمٍ وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ وَجَعَلَ عَلَى بَصَرِهِ غِشَاوَةً فَمَن يَهْدِيهِ مِن بَعْدِ اللَّهِ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

”A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?” 1

E lusim Allahun të na mbrojë prej epsheve. Prandaj, Ehlus-Sunneti i quajtën Pasuesit e Bidateve me emrin “Ehl-ul-Ahua, njerëzit e epsheve. Sepse ata kundërshtojnë fenë e Allahut dhe pasojnë epshet e tyre. Shembuj të këtyre njerëzve janë Hauarixhët, Rafidat, Mutezilitë, Xhehmitë, Murxhiat, Sufitë”, panteistët, adhuruesit e varreve dhe të ngjashëm. Të gjitha këto bidate dhe devijime e kundërshtojnë Kur’anin dhe Sunnetin dhe parimet dhe fundamentet e besimit.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë: “Prej këtij Sunneti është besimi në kaderin…”

Ai që nuk beson në kader nuk i përket Ehl-us-Sunnetit. Ai ka lënë një nga aspektet dhe bazamentet më madhështore të besimit. Besimi në kader është një nga shtyllat e besimit. Kjo dëshmohet në Kur’an dhe Sunnet. Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

وَكُلَّ شَيْءٍ أحْصَيْنَاهُ فِي إِمَامٍ مُبِينٍ

“Dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehui Mahfudh)..” 2

All-llahu është i dijshëm për të gjitha ngjarjet dhe gjërat dhe Ai i ka shkruar ato poshtë në librin e Ruajtur. Prej argumenteve të besimit në kader janë:

إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ

“Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.” 3

Allahu Tabarak ue Te ala e dërgoi Xhibrilin tek Muhamedin salAllahu alejhi ue selem për të përcaktuar bazat dhe shtyllat e fesë. Xhibrili pyeti: 

“Çfarë është Islami?”
Ai u përgjigj: “Islami është të dëshmoshë se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, ta falësh namazin, ta japësh zekatin, të agjërosh muajin e Ramazanit dhe tëkryesh haxhin në Shtëpinë e Shenjtë nëse je në gjendje për ta bërë këtë.” Pastaj ai pyeti: “Çfarë është besimi?” Ai u përgjigj: “Besimi është që të besoshë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit, dhe të besosh në kaderin në të mirën dhe të keqen në të.” 4

Pesë shtyllat përveç kaderit janë të përmendura së bashku në Kuran. Besimi në kaderin përmendet në ajete veç e veç. Bazat e besimit përmenden në disa ajete, prej tyre është:

آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللّهِ وَمَلآئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ وَقَالُواْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ

“I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë!” 5

Ndonjëherë përmendet në ajete veç e veç dhe nganjëherë ato përmenden të gjitha së bashku. Të gjitha shtyllat dëshmohen në Kur’an dhe Sunnet, siç është përcaktuar në hadithin e Xhibrilit dhe në hadithet e trasnmetuara nga Ibn Mesudi radijAllahu nahu.
______________________________

1 - 45:23

2
- 36:12

3
- 54:49

4
- Bukhari (50) dhe Muslimi (8).

5
- 2:285

 

12. Fazat e Kaderit.

 

Besimtari është i detyruar që të besojë se i gjithë kaderi është përcaktuar nga Allahu Tabarak ue Te ala; e mira dhe e keqja në të. Ndër të tjera ka përmendur Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë!- në “el-Uasitijjeh” se kaderi ka katër faza:

- Faza e parë: Allahu di çdo gjë. Allahu me dijen e Tij të përjetshme gjithmonë kishte njohuri për krijesat e Tij; gjërat e mëdha dhe të vogla, ato delikate dhe të qarta.

Pas kësaj, Allahu ka shkruar çdo gjë në pllakën e ruajtur. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Allahu ka vendosur fatin e krijesave pesëdhjetë mijë vjet para se Ai të krijoi qiejt dhe tokën ndërsa arshi i Tij ishte mbi ujë.” 1

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu:

“Gjëja e parë që Allahu e krijoi ishte lapsi. Ai tha atij: “Shkruaj.” Ai tha: “O Zot! Çfarë të shkruaj? “Ai tha: “Shkruaj kaderin e çdo gjëje deri në Ditën e Gjykimit.” 2

Allahu Tabarak ue Te ala ka shkruar në pllakën e ruajtur çdo gjë që Ai di me dijen e Tij gjithëpërfshirëse:

وَعِندَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لاَ يَعْلَمُهَا إِلاَّ هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلاَّ يَعْلَمُهَا وَلاَ حَبَّةٍ فِي ظُلُمَاتِ الأَرْضِ وَلاَ رَطْبٍ وَلاَ يَابِسٍ إِلاَّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ

“Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi – Mahfudh).” 3

يَا بُنَيَّ إِنَّهَا إِن تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ فَتَكُن فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ

“O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar.” 4

Allahu di çdo gjë dhe Ai ka shkruar çdo gjë në pllakën e ruajtur.

- Faza e dytë: Besimi se dëshira e Allahut përfshinë çdo gjë dhe çdo gjë ekziston sepse Allahu Subhanehu ue Te ala dëshironë këtë.

Përveç kësaj, duhet besuar në aftësinë e Allahut me të cilën Ai krijon çdo gjë. Nuk ka asgjë jo-ekzistuese ose ekzistuese, të madhe apo të vogël, fjalë apo veprim, lëvizje apo qetësi, vetëm se Allahu dëshiron këtë. Asgjë nga këto nuk e ekzistojnë pa dëshirën e Allahut. Çdo gjë e përmendur nuk ekziston pa e krijuar Allahu atë me dëshirën e Tij dhe aftësinë e Tij dhe Ai është i aftë për çdo gjë.

Megjithkëtë, Allahu dërgoi të dërguarit dhe shpalli librat me të cilat Ai i urdhëroi robërit me obligime, ndalime, besime, adhurime dhe të ngjashme. I binduri bindet sepse Allahu dëshiron këtë pa kundërshtuar kjo vullnetin dhe aftësinë e Allahut. I bindur për të ndjekur të dërguarit fisnik përfundojnë në parajsë.

Personi i bindur që pason të dërguarit fisnik hynë në Xhenet. Ndërsa kundërshtuesi i cili i përgënjeshtronë dhe i kundërshton ata ndëshkohet në bazë të devijimit të tij. Nëse devijimi është mosbesim, atëherë ai hynë në Xhehnem të përjetshëm, dhe në qoftë se ka të bëjë me mëkate të mëdha, atëherë ai është në vullnetin e Allahut, nëse Ai dëshiron ta falë atë ose ta dënojë atë.


______________________________


1
- Muslimi (2653).

2
- Ebu Davudi (4700).

3
- 6:59

4
- 31:16

 

13. Besimi në kaderin nuk e kundështonë praktikën përgjatë Sheriatit.



Besimi në kader, në të mirën e saj dhe të keqën e saj nuk e kundërshton të vepruarit sipas Sheriatit. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Veproni! Çdonjërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.”

Kështu tha ai kur u pyet në lidhje me rëndësinë e veprimeve të kësaj jete. A (të veprojmë) kur është tharë ngjyra dhe vendimet janë marrë apo çdo gjë është e papërcaktuar? Ai salAllahu alejhi ue selem tha të veprohet në atë që boja është tharë dhe vendimet janë marrë. Kur ata e pyetën cili ishte qëllimi me veprimin, ai u përgjigj:

“Veproni! Çdonjërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.” 1

Njerëzve fatlum (banorë të Xhenetit) u janë lehtësuar bërja e veprimeve të njerëzve fatlumë dhe njerëzve fatkeq (banorëve të zjarrit) u janë lehtësuar bërja e veprimeve të njerëzve fatkeq. Fjalët e Profetit salAllahu alejhi ue selem: “Veproni!”

ka për qëllim veprimet sipas sheriatit të Allahut. Vepro sipas mesazhit të të dërguarëve. Bindjuni të dërguarëve. Allahu të ka dhënë zgjedhje dhe afësi. Ai të ka dhënë mendje në mënyrë që të mund të bëshë dallimin në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, udhëzimit dhe gabimit, bindjes dhe mosbindjes. Allahu do të vë në gjyq për të gjitha këto shqisa që Ai ti ka dhënë. Këto shqisa e bëjnë të dalloj nga kafshët dhe objektet e pajetë. Përgjegjësia yte para Allahut Tabarak ue Te ala është e lidhur me to dhe ato janë vendimtare për të dhe ato janë përcaktuese se a do të shpërblehesh apo dënohesh.


______________________________

1 - Bukhari (4949).

 

 

14. Katër llojet e kaderit.


Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“… Besimi në hadithet që kanë ardhur në lidhje me të.”

Do të thotë në lidhje me kaderin. Një nga hadithet është hdithi i Xhibrilit:

“… dhe që të besosh në kaderin, të mirën dhe të keqen.”

Ky është kaderi i përgjithshëm, burim i të cilit është dija gjithëpërfshirëse dhe e përjetshme e Allahut, dhe të cilin Ai Tabarak ue Te ala e ka shkruar në pllakën e ruajtur. Hadithi i Ibn Mesudit flet në lidhje me kaderin e jetëgjatësisë, do të thotë kaderin e jetëgjatësisë së çdo njeriu. Në hadithin e tij thuhet:

“Na tregoi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, i besueshmi dhe atij që i zihet besë: “Çdo njëri prej jush formohet në barkun e nënës së tij një pikë uji për dyzet ditë. Pastaj ai bëhet pikë uji po aq kohë. Pastah ai bëhet gjak i ngjizur po aq kohë. Pastaj bëhet një copë mishi po aq kohë. Pastaj i dërgohet një engjëll atij i cili urdhërohet që ti shkruaj katër gjëra; rrizkun e tij, sa do të jetojë, veprimet e tij dhe nëse ajo do të jetë i banorë i xhenetit apo i zjarrit.” 1 Ky është kaderi i jetëgjatësisë.

Ka edhe diçka që quhet “kaderi i vitit”. Ai vendoset gjatë Natës së Kadrit. Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَكَةٍ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ

“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” 2

Atë natë, Allahu i shkruan veprat e mira dhe të këqija të njeriut, aksidentet dhe të ngjashme. Kaderi që vendoset atë natë quhet “kaderi i vitit”.

Ekziston edhe kaderi i ditës dhe kjo është gjitha ajo që engjëjt shkruajnë nga veprimet e përditshme të njeriut.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Pyetjet të tilla si “Përse?” dhe “Si?” nuk duhet të bëhet.”

Mos pyet përse Allahu e ka bërë atë dhe ka vendosur këtë, ka lejuar atë dhe ka ndaluara këtë. Qëllimi është që të besosh, të dorëzohesh dhe të nënshtrohesh. Sepse pyetje të tilla mund të jenë për shkak të kundërshtimit ndaj Allahut Tabarak ue Te ala, kaderit të Tij, sheriatit të Tij, urdhërave të Tij dhe ndalesave të Tij. Ti vetëm se mund të nënshtrohesh dhe veçanërisht kur është fjala për kaderin. Sepse kaderi është fshehtësia e Allahut Tabarak ue Te ala. Ti duhet të kënaqesh me atë që ti di lidhur me kaderin, pjesës tjetër duhet ti nënshtrohesh. Mos thuaj “Përse?” ose “Si?”.
Imam Ahmedi ka thënë:

“Qëllimi është që vetëm ta konfirmosh atë dhe të besoshë në të.”

Është detyrë e çdo myslimani dhe kjo kërkohet nga shahdeti; ti duhet ti nënshtrohesh Allahut dhe urdhrave të Tij, ndalesave, sheriatit dhe të mirën dhe të keqen që Ai ka vendosur për ty.


______________________________

1 - Bukhari (6549) dhe Muslimi (2643).

2
- 44:3-4

 

15. Qëndrimi ndaj haditheve të pa kuptueshme.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ai që nuk e kupton komentin e hadithit, duhet ta dijë se ka njerëz që e kuptojnë atë dhe e zotërojnë atë për të. Ai duhet ti besojë atij dhe ti nënshtrohet atij. Shembuj të haditheve të tilla është hadithi për “i besueshmi dhe atij që i zihet besë” 1 dhe hadithet për kaderin dhe të gjitha hadithet për Shikimin në Allahun. Nuk ka rëndësi nëse disa nuk janë në gjendje ti dëgjojnë ato ose ndihen keq kur i dëgjojnë ato. Ai duhet vetëm të besojë në to dhe nuk duhet të hedh poshtë madje edhe një shkronjë të vetme prej tyre ose nga hadithet e tjera që janë raportuar nga transmetues të besueshëm.”

Shpjegim:

Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

“Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” 2:286

Ndoshta ti nuk i kupton disa tekste. Cili është qëllimi i tyre? Cila është urtësi prapa tyre? Ti duhet vetëm të besoshë. Kjo është ajo që besimi kërkon. Ti beso në të fshehurën dhe se Muhamedi është i vërtetë dhe se Kur’ani është i vërtetë dhe se mesazhi i Muhamedit është i vërtetë dhe se ai nuk flet sipas mendjes së tij. Atë që ti e di, ti e din, dhe atë që nuk e din, e merr një dijetari i cili ta realizon ty kuptimin.

- 01 Abdullah bin Mesudi - radijAllahu anhu - ka thënë:

“Na tregoi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, i besueshmi dhe atij që i zihet besë: “Çdo njëri prej jush formohet në përmbrendësen e nënës së tij për dyzet ditë. Pastaj ai bëhet një pikë po aq kohë. Pastah ai bëhet gjak i ngjizur po aq kohë. Pastaj bëhet një copë mishi po aq kohë. Pastaj i dërgohet një engjëll atij i cili urdhërohet që ti shkruaj katër gjëra; rrizkun e tij, sa do të jetojë, veprimet e tij dhe nëse ajo do të jetë i lumtur apo i dështuar (banor i Xhenetit apo i zjarrit).” (Bukhari (6549) dhe Muslimi (2643))

 

16. Obligimi në të besuarit se do të shihet Allahu në Ditën e Gjykimit.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “… dhe të gjitha hadithet lidhur me shikimin.”

Do të thotë në shikimin e Allahut në Ditën e Gjykimit. Robi është i obliguar të besoj se besimtarët do ta shohin Allahun në Ditën e Gjykimit. Mutezilitë e mohojnë se Allahu do të shihet në Ditën e Gjykimit. Ata e bazojnë mohimin e tyre në dyshime të kota. Ehl-us-Sunneti i ka refuzuar ata me fakte dhe dëshmi nga Kurani dhe Sunneti. Një prej tyre është Imam Ibn-ul-Kajim RahimehUllah, i cili argumentoi me shtatë ajete Kuranore. Dikush mund të mendoj se nuk ka argument në to, por nëse i kushton atyre një meditim më të thellë e kupton se dëshmitë e tij RahimehUllah janë të sakta.

Një prej tyre janë fjalët e Allahut Tabarak ue Te ala:

وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُواْ أَنَّكُم مُّلاَقُوهُ

“dhe kini frikë Allahun, e ta dini se Atë do ta takoni.” 1

Ai tha se takimi sipas gjuhës arabe kërkon shikimin e atij që e takon.

Ai tha se ata që e mohojnë shikimin duke argumentuar me ajete Kuranore sikurse fjalët e Allahut Tabarak e Te ala:

لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الأَبْصَارَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ

“Të pamurit (e njerëzve) nuk mund ta arrijë Atë, kurse Ai e arrinë të pmurit (e tyre). Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” 2

Ai përmendi se si Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë se Allahu nuk lavdërohet vetëm nga një mohim por një mohim që jep konfirmim dhe pohim. Ai përmendi shumë shembuj të kësaj duke përfshirë:

لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ

Të pamurit (e njerëzve) nuk mund ta arrijë Atë,…”

Ky ajet e konfirmon shikimin. Allahu nuk ka thënë se Ai nuk do të shihet; Ai tha se ai nuk arrihet. Sepse asgjë nuk e arrinë Allahun. Ti e sheh diellin, qiellin, dhe shumë gjëra të tjera, por pa i arritur ato. Megjithatë, ti i sheh ato në mënyrë të plotë.

Një tjetër argument janë fjalët e Allahut drejtuar Musait alejhi-selam:

لَن تَرَانِي

“Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk do të më shohësh.” 3

Musa alejhi-selam pyeti Zotin e tij në qoftë se ai mund ta sheh Atë. Musa alejhi-selam asnjëherë nuk kishte kërkuar një gjë të tillë nëse ajo do të ishte e ndaluar apo e pamundur. Ai tha:

لَن تَرَانِي

“Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk do të më shohësh.”

Do të thotë, Ai nuk tha: “Nuk më sheh”, por tha: “Nu do të më shohësh (tani)”

فَلَمَّا تَجَلَّى رَبُّهُ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُ دَكًّا وَخَرَّ موسَى صَعِقًا

“Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët.” 4

Musa alejhi-selam nuk mundi ta shohë Allahun në këtë jetë. Ndërtimi i trupit të njeriut nuk mund ta sheh Allahun Tabarak ue Te ala në këtë jetë. Si të jetë e mundur kjo kur Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë në hadithin autentik:

“Perdeja e Tij është dritë. Nëse Ai e kishte zbuluar atë, drita e fytyrës së Tij do të kishte djegur çdo gjë që Ai sheh nga krijesat e Tij.” 5

Tani ndërtimi i trupit të njeriut nuk mund ta sheh Allahun Tabarak ue Te ala. Si të jetë në gjendje njeriu që ta sheh Allahun Azze ue Xhel kur shkëmbi u thërmua dhe u bë një grumbull zhavor kur Ai iu shfaq asaj? Por kur Allahu Subhanehu ue Te ala do ti ringjallë robërit e Tij, dhe ti fut ata në Xhenet Ai do ti furnizojë ata me aftësinë për ta parë Atë Azze ue Xhel.

Një ajet tjetër Kuranor është:

لِّلَّذِينَ أَحْسَنُواْ الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ

“Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xheneti) edhe më tepër (e shohin Allahun).” 6

I dërguari fisnik salAllahu alejhi ue selem e ka shpjeguar atë dhe tha: “Edhe Më tepër”, ka për qëllim Shikimin në Allahun. Këtë e transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij përmes Suhejbit7. Të njëjtin shpjegim: e dhanë disa sahabë radijAllahu anhum. E mira pra është Xheneti, kurse shtesa është shikimi i Allahut Tabarak ue Te ala e cila është më e mirë se vetë Xheneti. Pasi që njerëzit të kenë hyrë në Xhenet do tu thotë Allahu atyre:

“A dëshironi që t´iu jap më shumë se kaq?” Pastaj ata thonë: “Çfarë të dëshirojmë? Ti na ke ndriçuar fytyrat tona, na fute në Xhenet dhe na dhe këte dhe atë. “Atëherë Allahut iu shfaqet atyre, pas së cilës ata as që gëzojnë ndonjë dhuratë apo të gjejnë diçka që është më madhështore se shikimi në Allahun Tabarak ue Te ala.”

Hadithet që konfirmojnë shikimin e Allahut janë siç thashë më shumë se tridhjetë hadithe. Një prej tyre është i cili transmetohet nga Xheiri dhe Ebu Hurejra radijAllahu anhuma:

“Ju do ta shihni Zotin tuaj siç e shihni këtë hënë; ju nuk do të përjetoni ndonjë vështirësi në shikimin e Tij.” 8

Siç thashë ka shumë hadithe në lidhje me këtë. Të dy Bukhari dhe Muslimi i transmetojnë disa prej tyre.

______________________________

1 - 2:223

2 - 6:103

3 - 7:143

4 - 7:143

5 - Muslimi (179).

6 - 10:26

7 - Muslimi (181).

8 - Bukhari (7437).

 

17. Vetëm Pasuesit e Bidateve bezdisen nga Kurani dhe Sunneti.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Nuk ka rëndësi nëse disa njerëz nuk janë në gjendje që ti dëgjojnë ato apo ndiejnë neveri kur i ndëgjojnë ato.”

Ka për qëllim pasuesit e së kotës, të cilët nuk janë në gjendje ti dëgjojnë ato. Pasuesit e së vërtetës i pranojnë ato me kënaqësi.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ai duhet vetëm të besoj në to …”

Ai tha kështu pasi sprovat kishin shpërthyer dhe njerëzit filluan ta mohojnë shikimin e Allahut dhe kishte të atillë që shkaktoni trazira. A ka ndokush që shqetësohet nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anhu apo nga ajetet Kuranore lidhur me shikimin? Jo. Nuk ka asnjë njeri që nuk është në gjendje ti dëgjojë ato me përjashtim të pasuesve të së kotës. Prandaj, ai ka thënë kështu.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “… dhe të mos refuzojë as edhe një germë të vetme prej tyre ose prej haditheve të tjera që janë transmetuar nga transmetues të besueshëm.”

Sepse i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem nuk flet sipas epshit të tij. Ai flet vetëm të vërtetën. Abdullah Bin Amr bin el-‘As radijAllahu anhuma ka thënë:

“E kisha zakon të shkruaj çdo gjë që dëgjoja nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem për ta mësuar përmendësh atë. Atëherë fisi Kurejsh më penguan mua dhe më thanë: “A po shkruan gjithçka kur i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem është një njeri që flet kur është i zemëruar dhe i lumtur?” Unë u ndala nga të shkruarit dhe ia përmenda këtë të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem i cili bëri me shenjë drejt gojës sëtij dhe tha:

“Shkruaj! Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se vetëm e vërteta del prej saj.” 1

______________________________

1 - Ebu Davudi (3647), Ahmedi (2/162) dhe Hakimi (1/187). Ahmed Shakir ka thënë: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është autentik.”

 

18. Polemikat rreth fesë duhet të braktisen!

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ai nuk duhet të hahet apo të diskutojë me askë. Ai nuk duhet të mësojë polemikën. Sepse janë të urryera polemikat rreth Kaderit, Shikimit, Kuranit dhe Sunneteve tjera. Ai që e bën këtë nuk i përket Ehl-us-Sunnetit – edhe pse ai flet përgjatë akides – përderisa ai nuk braktis debatimet dhe nuk nënshtrohet dhe nuk u beson transmetimeve.”

Ai e këshillon që të mos debatohet me njerëzit:

“janë të urryera polemikat rreth Kaderit, Shikimit, Kuranit dhe Sunneteve tjera.”

Ka hadithe që ndalojnë debate dhe polemika. Në një rast i Dërguari salAllahu alejhi ue selem dëgjoi se si sahabët po debatonin lidhur me Kaderin. Ai u kuq në fytyrë si një farë-shege nga zemërimit dhe tha:

“A doni të shkaktoni polemika në Librin e Allahut?” 1

Ai i qortoi jashtëzakonisht ashpër. Kjo dëshmon se është e ndaluar për të debatuar për Kaderin dhe çështje të tjera fetare lidhur me besimin.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ai që e bën këtë nuk i përket Ehl-us-Sunnetit – edhe pse ai flet përgjatë akides …”

Imam Ahmedi ishte i ashpër rreth polemikave. Ai që beson se debatet janë mënyra e vetme për të arritur te Sunneti është gabim. Mirëpo fjalët e Imam Ahmedit nuk duhet të kuptohen pa kufizim, sepse Allahu na ka lejuar që të debatojmë në një mënyrë të mirë. Nëse debati përmbushë kushtet, qëllimi i debatuesit është që fitorja të triumfojë dhe të mos ketë për qëllim krenimin, mendjemadhësinë, inatin. Pra ti debato me të dhe sqaroja në mënyrën më të mirë. Por nëse ai tenton kah zemërimi, kacafytja dhe dëshira për lavdërim, atëherë mos debato me të.

Vinin disa Hauarixh tek Shejkh Ibn Bazi RahimehUllah për të debatuar me të; ai nuk debatonte me ta. Vinin disa Rafidah tek ai për të debatuar me të; ai nuk debatonte me ta.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “përderi sa ai nuk braktis debatimet dhe nënshtrohet dhe i beson transmetimeve.”

Kjo është e detyrueshme. Ti duhet tu besosh transmetimeve, t’ua kumtoshë ato njerëzve, t’ua shpjegoshë ato dhe t’ua sqaroshë atyre në qoftë se ata e kanë vështirë që ti kuptojnë ato. Nëse një person dëshiron të debatojë me ty në mënyrë të bukur dhe të përfitojë, atëherë ti duhet ti´a qartësosh atij. Nëse ai ka një dyshim ti ia likuidon atë me mirësi, me urtësi dhe në mënyrë të mirë. Dhe në qoftë se ai vetëm dëshiron të grindet, ti nuk duhet të debatoshë me të. Një person i tillë nuk është në kërkim të vërtetës dhe ti nuk arrin askund me të.

______________________________

1 - Ibn Maxheh (85).

 

19. Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është e krijuar.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është e krijuar. Njeriu nuk duhet të tërhiqet nga fjala se Kurani nuk është i krijuar. Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai dhe asgjë nga Ai nuk është krijuar. Unë të paralajmëroj ty që të mos debatosh me ata që shpikin në këtë çështje.” Ai që thotë se shqiptimi i Kuranit është i krijuar ose qëndron pasiv në këtë dhe thotë:

“Unë nuk e di nëse shqiptimi është krijuar apo jo – Kurani është thjesht fjala e Allahut.”

është bidatçi si personi i cili thotë se ai është krijuar. Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është krijuar.”

Shpjegim:

Siç vet e dini, kjo çështje është shumë e rrezikshme. Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati u sprovuan shumë për këtë çështje. Dhe më shumti u sprovua Imam Ahmedi. Njerëzit burgoseshin, torturoheshin dhe vriteshin. Xhehmitë dhe Mutezilitë ishin shkaku i kësaj gjatë sundimit të el-Me’munit, el-Mu’tasimit dhe el-Uathikut.” Gjatë këtyre epokave të tre kalifëve Abasitë, Xhehmitë, Mutezilitë dhe tjerë të devijuar e vurën umetin në një sprovë të madhe. Ata morën pushtein mbi Ehl-us-Sunnetin, por Allahu ka vendosur që të devotshmëve tu ipet fjala e fundit. Imam Ahmedi RahimehUllah duroi dhe u përballoi torturave, burgosjes dhe vuajtjeve të vështira që madje as malet nuk i përballojnë kësaj.

Për këtë arsye Allahu ia ngriti pozitën e tij. Ai vërtetë u bë Imam i Ehl-us-Sunnetit. Askush nuk demonstron dhe thërret në Sunnet vetëm se nderohet kur ai asocijohet me këtë Imam të madhë. Allahu e forcoi Islamin me Ebu Bekrin në lidhje me renegatët dhe Ai e forcoi Islamin me Ahmedin në lidhje me sprovën, thanë disa prej Selefëve. Allahu e mëshiroftë atë dhe e shpërbleftë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kurani dhe Sunneti vërteton se Kurani është fjala e Allahut Subhanehu ue Te ala, fjalë me të cilat Ai ka folur. Ai ia ka shpallur atë Xhibrilit dhe Xhibrili ia ka shpallur atë Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Allahu flet kur Ai dëshiron dhe nëse Ai dëshiron. Fjalën e tij nuk mund ta hargjojnë as detet:

قُل لَّوْ كَانَ الْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَاتِ رَبِّي لَنَفِدَ الْبَحْرُ قَبْلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَاتُ رَبِّي وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِ مَدَدًا

“Thuaj: “Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti).” 1

Prej të folurit të Tij i përkasin Librat e shenjta të cilat u dërguan për ti korigjuar njerëzit, ti udhëzojë ata dhe ti shpëtojë ata nga devijimet për t’i pajisur ata me disa objektiva që vetëm Ai Subhanehu ue Te ala e di. Kjo i përket mëshirës së Tij, urtësisë dhe sundimit për ti shpallur Libra të dërguarëve për të korigjuar jetën e njerëzve. Kur ata jetojnë sipas këtyre Librave ata meritojnë të hyjnë në Xhenet dhe të fitojnë kënaqësinë e Zotit. Ai që kundërshton Librat e shenjta dhe i trajton ato me papajtueshmëri, justifikimet e tij i priten dhe kështu meriton të merrë denimin e kufarëve dhe të arrogantëve në Xhehnemin e përjetshëm, të cilën Allahu e ka thënë.

______________________________

1 - 18:109

 

20. Allahu e ka shprehur me fjalë Kuranin

  

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është krijuar.”

Kështu Allahu e ka shprehur atë. Librat e zbritur janë fjalë të Allahut, të cilat ua ka shpallur robërve të Tij. Ai i foli me fjalë Musait alejhi-selam. Ai foli me Muhamedin salAllahu alejhi ue selem gjatë Miraxhit. Në Ditën e Gjykimit Ai do të thërret:

“Ku janë ata që mi kanë bërë ortakë?”

Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

وَإِذْ نَادَى رَبُّكَ مُوسَى أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

“(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh tek ai popull zullumqar!” 1

Thirrje nuk mund bëhet përveçse me shkronja dhe zë ashtu siq i përket Allahut. Ato nuk u ngjajnë zërave, shkronjave ose fjalëve të krijesave. Allahu flet dhe të folurit e Tij është një cilësi e përkryer. Gjërat e ngurta nuk flasin, kafshët, të cilat janë më të ulëta se njeriu që flet, as ato nuk flasin. Allahu e ka nderuar dhe përsosur njeriun.

Përsosmëria më e madhe në njeriun është të folurit me të cilin ai dallohet nga të gjitha krijesat tjera. Allahu i ka dhënë njerëzve, xhinëve dhe engjëjve aftësinë për të folur. Të folurit është një cilësi e përkryer. Allahu është i përsosur dhe i jep nga përsosmëria e Tij atij që do. Të folurit është siç thashë një cilësi e përsosur. Dituria është gjithashtu një cilësi e përsosur. Ai që mohon të folurit, diturinë dhe aftësinë e Allahut, atëherë e ka nënvlerësuar Atë me nënvlerësimin më të keq. Kur një pagan nga Kurejshët tha:

إِنْ هَذَا إِلَّا قَوْلُ الْبَشَرِ

“Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!” 2

Allahu Te ala tha:

سَأُصْلِيهِ سَقَرَ

“E Unë atë do ta hedh në Sekar!” 3

Të folurit e njeriut është i krijuar. Allahu e kërcënoi atë me këtë kërcënim të rëndë. Të fyesh Kuranin duke thënë se ai është magji apo fjalë e njerëzve, është një shpifje ndaj Kuranit. Kjo është një nënçmim dhe shpifje ndaj Kuranit që është të folurit e Allahut. Ai Subhanehu ue Te ala e shpalli atë për ti udhëzuar njerëzit. Ai nuk është krijuar.

Mutezilitë, Xhehmitë, Batinitë, Rafidat, Hauarixhët dhe të gjitha sektet e tjera të devijuara kanë besime (akide) të ndryshme, por janë të bashkuar në atë se Allahu nuk flet. Madje edhe Esharitë janë të ndikuar nga Mutezilitë. Esharitë e më hershëm e kishin zakon të thonin se të folurit është një cilësi që qëndron ne vët qenien e Allahut Subhanehu ue Te ala, ndërsa Kurani nuk është fjala e Allahut dhe në vend të kësaj ajo është një ritregim i të folurit të Allahut. Ata e kishin për qëllim se të folurit e Tij është një cilësi në qenien e Tij dhe i mungojnë shkronjat dhe zëri. Megjithatë, ata nuk e besonin se Ai ka folur dhe se Kurani nuk është të folurit e Tij. Ndërsa Esharitë e më vonshëm ata thanë shprehimisht se Kurani është i krijuar.

Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është krijuar. Asgjë prej të folurit të Tij nuk është krijuar. Në fillim, këta njerëz thanë se Allahu e ka krijuar fjalën e tij dhe se ajo nuk qnëdro në ndonjë vend të caktuar. Ata thonë “Fjala e Allahut” sikurse “Deveja e Allahut” dhe “Shtëpia e Allahut”, dmth në aspektin se krijesat i përkasin krijimit të Krijuesit. Kjo u përket mashtrimeve dhe të gënjeshtrave të tyre.

______________________________

1 - 26:10

2 - 74:25

3 - 74:26

 

21. Pse nuk është e mjaftueshme për të thënë se Kurani është fjala e Allahut?

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “… dhe ai nuk është i krijuar.”

Pse nuk është e mjaftueshme për të thënë se Kurani është fjala e Allahut? Sepse Xhehmitë dhe Mutezilitë, të cilët e mohojnë se Kur’ani është fjala e Allahut, thonë se Kurani është Fjala e Allahut, ndërsa ata e kanë për qëllim se ai është i krijuar. Në të njëjtën mënyrë ata thonë “deveja e Allahut ” dhe “Shtëpia e Allahut”. Shtëpia e Allahut është e krijuar dhe gjithashtu edhe deveja e Allahut. Pra ata punojnë sipas kësaj metodologjie. Ata i mashtrojnë njerëzit kur ata thonë se Kurani është fjala e Allahut; por është e krijuar. Ti thuaj se Kurani është fjala e Allahut dhe se nuk është krijuar.

Sepse nëse ti thua se Kurani është fjala e Allahut pa thënë se nuk është krijuar, atëherë Mutezilitë dhe Xhehmitë do të pajtohen me ty dhe do të thonë se Kurani është fjala e Allahut. Megjithatë, atë e mbarojnë fjalimin e tyre duke thënë se ai është i krijuar, ndërsa ti e përfundon fjalimin tënd duke thënë se ai nuk është i krijuar.

 

22. Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është krijuar. Nuk duhet tërhiqur për të thënë se nuk është i krijuar. Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai dhe asgjë nga Ai nuk është i krijuar.”

Të folurit e Allahut Tabarak ue Te ala është një cilësi e cila qëndron në qenien e Tij, por Ai flet kur Ai dëshiron dhe nëse Ai do. Fjalët e Imam Ahmedit:

“Fjala e Allahut nuk është e ndarë nga Ai…”, refuzon Mutezilitë që thonë se Allahu e ka krijuar atë dhe ajo nuk qëndron në ndonjë vend. Të folurit e Allahut është një cilësi, sikurse edhe aftësia e tij dhe dëshira që janë cilësi të përjetshme që qëndrojnë në qenien e Tij Subhanehu ue Te ala. Ato janë cilësi të përsosura. Allahu flet kur Ai dëshiron sikurse Ai krijon kur të dojë;

إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ

“Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.” 36:82

Të folurit është një cilësi qenësore, por Ai flet, shpallë, krijon dhe furnizon me fjalën e Tij. Fjalët e Imam Ahmad:

“Të folurit e Allahut është e ndarë nga Ai…”

i referohet asaj se fjalimi i Tij mbahet nga esenca e Tij. Megjithatë, ndëgjohet edhe Kurani edhe të folurit e Tij. Fjalët e Imam Ahmedit:

“Të folurit e Allahut nuk është i ndarë nga Ai…”

Dmth se kjo cilësi qëndron në qenien Tij, e cila është një refuzim i Mutezilive që thonë se Allahu ka e krijuar të folurit pa një vend që qëndron në të.

 

23. Atëherë debati është i saktë

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “… dhe asgjë nga qenia e Tij nuk është e krijuar. Të paralajmëroj që të mos debatosh me ata që kanë shpikur në këtë çështje.”

Shikoni se si ai e thekson atë. Megjithatë ai vetë debaton kur ishte e nevojshme. Kur ai ishte i detyruar që të debatojë debatoi me Ibn Ebi Du’ad dhe të tjerë. Është korrekte që të debatosh në rast nevoje, kur ka nevoj dhe njerëzit duan të mësojnë dhe e duan të vërtetën.

 

24. Ndalimi i të mosdeklaruari qartë rreth Kuranit

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ai që nuk deklarohet saktë lidhur me Kuranin, por thotë se nuk e di nëse Kurani është i krijuar ose jo, por ai është fjalë e Allahut, atëherë ky person është bidatçi”

Kur u shfaq besimi se Kurani është i krjiuar, dhe Ehl-us-Sunnetit u ndanë nga Xhehmitë, Mutezilitë dhe të tjerët, u shfaqën njerëz të cilët asocijoheshin me Ehl-us-Sunnetin dhe thoshin:

“Kurani është fjala e Allahut, por shqiptimi im i Kuranit është i krijuar.”

Imam Ahmedi i qortoi ata për këtë, sepse fjala “shqiptim” mund të thotë edhe ajo që është shqiptuar, që është Kurani, dhe shqiptimi i folësit. Kjo frazë prandaj mund të kuptohet gabim dhe shfrytëzohet nga Xhehmitë, Mutezilitë dhe të tjerët që thonë se Kurani është i krijuar për ti mashtruar njerëzit. Prandaj Imam Ahmed bëri tebdi mbi personin i cili thotë se shqiptimi i tij i Kuranit është i krijuar.

Ti thua se fjala e Allahut nuk është e krijuar, por mos thuaj se shqiptimi yt i Kuranit është i krijuar. Këtë mund ta përdorin të devijuarit për të ardhur në përfundim se Kurani është i krijuar. As mos u deklaro paqartë; por ji i vendosur. Përcakto se Kurani është fjala e Allahut dhe se nuk është i krijuar, e cila është në përputhje me Kuranin, Sunnetin, sahabët dhe selefët. Ai që nuk deklarohet qartë dyshohet të jetë bidatçi dhe të ketë akiden e Xhehmive. Këto fraza, bidate dhe qëndrime të paqarta u shfaqën kur ky sprovim u shfaq dhe u rrit. Duhet shprehur qartë dhe të thuhet se Kurani është fjala e Allahut dhe se ajo nuk është e krijuar. Mos thuaj se shqiptimi yt i Kuranit është i krijuar dhe mos ji i paqartë. Nuk lejohet të jeshë i paqartë dhe nuk lejohet të thuhet se shqiptim i Kuranit është i krijuar.

Shumë njerëz thanë se nuk e dinin nëse Kurani ishte krijuar apo jo. Ahmedi dhe Ehl-us-Sunneti i qortuan ata, dhe bënë tebdi ‘mbi ta për këtë. Një prej tyre ishte Jakub bin Shejbeh cila ishte një imam në Hadith. Kur ai nuk u deklarua qartë lidhur me Kuranin dhe tha se nuk e dinte nëse ai është krijuar apo jo, Ahmedi tha:

“Ai është një bidatçi i humbur.”

Kur kalifi u konsultua me Imam Ahmedin për ti´a dhënë një post në gjykatë Jakub bin Shejbes, ai tha:

“Jo. Ai është i devijuar.”

Ju ndoshta befasoheni nga kjo. Ahmedi preferoi një puntorë jehudi ose të krishterë para Pasuesve të Bidateve për shkak të rrezikut të tyre. Pasuesit e Bidatit e brejnë umetin dhe e shkatërrojnë atë nga brenda. Kush tjetër pos Pasuesve të Bidateve ka shkatërruar myslimanët dhe ka shkaktuar rënien e tyre të poshtëruar para jehudëve dhe të krishterëve? Të gjitha fatkeqësitë që kanë goditur myslimanët janë për shkak të Pasuesve të Bidateve. Kalifati i Benu Umejjes ra kur kalifi Maruan el-Himar ra në akiden e el-Xhadit, tha Ibnu Tejmijeh. Ky bidat nuk është asgjë në krahasim me të gjitha bidatet që gjenden sot.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“…ky person është bidatçi si personi i cili thotë se ai është i krijuar. Kurani është fjala Allahut dhe nuk është krijuar.”

Kjo do të thotë, personi që nuk deklarohet qartë dhe ai që thotë se shqiptim i tij i Kuranit është i krijuar. Ata i përkasin të njëjtit soj.

 

25. Besimi në shikimin e Allahut në Ditën e Gjykimit

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet besuar në shikimin në Ditën e Gjykimit. Janë transmetuar disa hadithe autentike nga i Dërguari salAllahu alejhi ue selem në lidhje me këtë. Duhet besuar se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij. Kjo është transmetuar në mënyrë autentike nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem.”

Katade transmetoi nga Ikrimeh nga Ibn Abasi.

el-Hakam bin Aban e transmetoi këtë prej Ikrimeh, nga Ibn Abasi.

Ali bin Zejd e transmetoi këtë nga Jusuf bin Mehran, nga Ibn Abasi.

“Ne besojmë në hadithin tekstualisht siç është transmetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem. Të folurit për këtë është bidat. Ne besojmë në këtë tesktualisht sikurse është shpallur dhe nuk debatojmë me dikë në lidhje me të.”

Sqarim:

Ka mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje. A e ka pa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem Zotin e tij në natën e Miraxhit? Disa njerëz janë kapur për fjalët e Ibn Abasit dhe të imam Ahmedit dhe e kanë kuptuar se të dy thonë se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij me sytë e tij. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh RahimehUllah ka thënë se fjalët e Ahmedit dhe të Ibn Abbasit përmenden edhe të pakufizuara dhe të kufizuara.

Ibn Abasi tha pakufizim se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij dhe në mënyrë të kufizuar se ai e pa Atë me zemrën e tij. Po kështu ka thënë edhe Ahmedi. Fjalët e Ibnu Tejmijes janë korrekte. Nuk ka dëshmi në Kuran apo në Sunnetit se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem me të vërtetë ka parë Zotin e tij. Fjalët e Ibn Abasit janë fjalët e tij dhe të pa kufizuara. Tekstet e kufizuara janë më të korrekte. Në “Sahihun”1 e Muslimit, thuhet se si ai salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij dy herë me zemrën e tij. Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى

Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).” 2

وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى

Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.” 3

Do të thotë dy herë.

Masruk tregoi se A’ishah radijAllahu anha ka thënë:

“Ai që ti tregon tre gjëra ty ai ka bërë një gënjeshtër të madhe për Allahun. Ai që thotë se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij ka bërë një gënjeshtër të madhe për Allahun.” Masruk tha: “Ti oj nënë e besimtarëve! Më jep kohë dhe mos nxitonë me mua; a nuk thotë Allahu:

مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى

Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).” 4

وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى

Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.” 5

Ajo tha: “Unë jam e para në umet e cila e pyeta të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem në lidhje me këtë dhe ai tha: “Ai ishte Xhibrili. Unë nuk e kam parë atë në formën e tij origjinale, përveç këtyre dy herëve. Unë e pashë atë duke zbritur nga qielli. Krijesa e tij i madhështore mbuloi çdo gjë në mes qiellit dhe tokës.”

Ajeti pra tregon se Muhamedi e pa Xhibrilin salAllahu alejhima ue selem.

Ebu Dherri radijAllahu anhu tregoi se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem u pyet nëse ai e kishte parë Zotin e tij, ai u përgjigj:

“Një dritë. Si ta shoh Atë?”

Kjo do të thotë se është e pa mundur.

Veç kësaj dy zinxhirët e transmetimit të Ibn Abasit përmbajnë dobësi. Në njërën prej tyre gjendet el-Hakam bin Aban që është i besueshëm, por ritregon gabimisht 6. Në një tjetër është Ali bin Zejd bin Xhud’an që është i dobët 7. Në të janë gjithashtu Jusuf bin Mahran që është i panjohur dhe prej të cilit ka transmetuar vetëm Ali bin Zejd bin Xhud’an.

Këto transmetime janë atëherë fjalët e Ibn Abasit. Fjala e kujt kanë përparësi nëse fjalët e Ibn Abasit përplasen me fjalët e Profetit salAllahu alejhi ue selem? Kjo në qoftë se ne do të lozim me idenë se Ibn Abasi tha se Profeti salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij me sytë e tij. Përveç kësaj, ky transmetim nëse do të ishte autentik do të kufizohej me hadithin e konfirmuar i cili thotë se ai salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij me zemër. Ibn Abasi vetë kufizoi fjalet e tij të pakufizuara. Ibnu Tejmijeh ka thënë se të njëjtën gjë bëri Imam Ahmedi. E vërteta është se këto transmetime duhet të kuptohen në një mënyrë të kufizuar.

______________________________

1 - Muslimi (176).

2 - 53:11

3 - 53:13

4 - 53:11

5 - 53:13

6 - Ibn Haxheri ka thënë:

“I besueshëm dhe adhurues i cili tregon gabimisht.” (et-Takrib)

7 - Ibn Haxheri ka thënë: “I dobët.” (et-Takrib)

 

26. Sahabët nuk kishin mospajtime në akide

 

Sahabët nuk ishin të përçarë në këtë çështjen. Pasuesit e Bidateve që përhapin mosmarrëveshje si brenda çështjeve themelore ashtu edhe në degëzime thonë se sahabët nuk pajtoheshin në lidhje me besimin. Kjo është gënjeshtër. Ata fare nuk kishin mosmarrëveshje. Nga njëra anë, A’ishah mohoi se shikimi është bërë me sy. Nga ana tjetër, Ibn Abasi nuk e ka konfirmuar se shikimi është bërë me sy, por me zemër. Atëherë ku është mosmarrëveshja? Ajo nuk ekziston.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ne besojmë në hadithin tekstualisht siç është transmetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem.”

Dikush mund të kuptojmë se ai e konsideroi se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem e pa Zotin e tij me sytë e tij përgjatë transmetimit të Ibn Abasit. Tani ju e dini se si duhet ballafaquar me të dhe se ai nuk është autentik dhe ndoshta as i mirë. Pos kësaj ai duhet gjithashtu të kufizohet me hadithin autentik. Fjalët e tij të pa kufizuara duhet të interpretohen me fjalët e tij të kufizuara. Në këtë mënyrë del në shesh se sahabët fare nuk kishin mospajtime mbi këtë çështje. Ka, megjithatë, dijetarë të mëvonshëm të cilët ishin ndikuar nga fjalët e Ahmedit dhe menduan se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem e kishte parë Zotin e tij me sytë e tij. Kuptimi i tyre, megjithatë, është i pasaktë sepse Ahmedi ka folur edhe i kufizuar në këtë çështje.

 

27. Besimi në Peshorën

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet besuar në Peshorën në Ditën e Gjykimit.” Hadith thotë:

“Në Ditën e Gjykimit robi do të peshohet dhe ai nuk do të peshojnë as sa krahu i një mushkonjë-së.” 1

Veprimet e robërve gjithashtu do të peshohen, e cila është përmendur në hadith. Kjo duhet të besohet dhe të konfirmohet. Ai që e refuzon këtë duhet të injorohet dhe nuk duhet debatuar me të.”

Sqarim:

Një njeri shumë i trashë do të sillet në Ditën e Gjykimit. Tek Allahu, ai nuk do të peshojnë as sa krahu i një mushkonjë-së. Kjo dëshmon se njerëzit do të peshohen. Është konfirmuar si Ibn Mesudi radijAllahu anhu u ngjit në një Salvadora percisa 2 në mënyrë që ata mundën të shohin kërcinjtë e tij të hollë. Ata u habitën nga ato pas së cilës Profeti salAllahu alejhi ue selem tha:

“A po habiteni nga kërcinjtë e tij të hollë? Megjithatë, ato do të peshojnë më rënd në Peshore sesa mali Uhud.”3

Kjo dëshmon se personi do të peshohet. Lidhur me veprimet, kështu që nuk ka asnjë mosmarrëveshje se ato gjithashtu do të peshohen.

Mutezilitë, Xhehmitë dhe njerëz të tjerë të devijuar e mohojnë Peshoren materiale. Ata e mohojnë peshimin e drejtë. Kështu thonë Mutezilitë, Xhehmitë dhe njerëz të tjerë të devijuar. Ata vërtetë e mohojnë Peshorën.

______________________________

1 - Bukhari (4729) dhe Muslimi (2785).

2 - Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora percisa). Misvaku i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë të tjerë, të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) dhe me aromë natyrale të freskët. Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimikë, se sa çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbët. Sikurse brusha për dhëmbët misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thyhet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibël. Palca e misvakut formësohet në një formë të përshtatshme, duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve e njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.

3 - Ahmedi (3991). Ahmed Shakir ka thënë: “.Zinxhiri i tij i transmetimit është autentik” Al-Albani e përmend atë në “As-Silsilah për arritjen as-Sahîhah” (2750) dhe (3192).

 

28. Peshorja është konfirmuar në Kuran dhe në Sunnet

 

Peshorja ka dy pjata peshoreje ku peshohen veprat. Një nga provat për këtë është hadithi i shënimeve. Allahu Tabarak ue Te ala do ti tregojë robit rreth veprimeve të tij dhe do ti´a tregojë atij për to. Pastaj i thuhet:

“A ke ndonjë vepër? A keni ndonjë të mirë?” Ai do të thotë: “Jo, Zoti im.” Pastaj Allahu i thotë: “Po, ti ke një vepër të mirë tek Ne. Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj askujt.” Pastaj vendoset “nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut” në njërën pjatë peshoreje dhe nëntëdhjetë e nëntë shënimet në një pjatë peshoreje tjetër ku “nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut” peshon më shumë se ato. Sepse asgjë nuk peshon rëndë së bashku me emrin e Allahut.” 1

Në një tjetër hadith thuhet:

“O Musa! Nëse të shtatë qiejt dhe banorët e saj pa Mua dhe shtatë tokët ishin vënë në njërën pjatë peshorjeje dhe “nuk ka zot të vërtetë përveç Allahut” në tjetrën pjatë peshoreje, “nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut” do të kishte fituar.”2

Peshorja pra është konfirmuar në këtë mënyrë në Kuran dhe në Sunnet:

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.” 3

وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ

Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në Xhehenem përgjithmonë..”4

فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُمُّهُ هَاوِيَةٌ

E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij. Ai është në një jetë të këndshme. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij. Vendi i tij do të jetë në Havije.” 5

______________________________

1 - Tirmidhi (2639) dhe Ibn Maxheh (4300). Autentik sipas Albanit. Ahmed Shakir tha: ”Zinxhiri i hadithit është autentik.”

2 - Ibn Hibani (2324) dhe Hakimi (1/528) i cili e konsideroi hadithin autentik dhe Dhehebi u pajtua me të.

3 - 21:47

4 - 23:103

5 - 101:6-9

 

29. Qëndrimi i Sejjid Kutbit lidhur me Peshoren

 

Betohem në Allahun se Sejkid Kutbi mohon Peshoren dhe shikimin e Allahut. Në shumë raste, ai ka të njëjtin akide sikurse Xhehmitë dhe Mutezilitë. Betohem në Allahun se kjo është një fakt. E them këtë për shkak që njerëzit të mos mashtrohen nga librat e këtij njeriu. Betohem në Allahun se ato janë plot me devijime në çështjet më themelore të parimeve. (Sejjid Kutbi ishte i hutuar dhe i devijuar). Shumë të rinj do të devijojnë për shkak se ata e deklarojnë atë të shenjtë dhe e vlerësojnë atë më shumë se sa që ai me të vërtetë e meriton. Ti nuk e gjen Mutezili ose Xhehmi duke shpikur vetëmse ai është i përfshirë me ta lidhur me atë bidat dhe ia sqaron atë në emër të tyre. Kjo është për fat të keq kështu. Ai mohon Peshoren, Arshin dhe shumë më tepër. Kjo është katastrofike.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet besuar në Peshorën në Ditën e Gjykimit.”

Mutezilitë, Xhehmitë, Batinitë dhe tjerë të devijuar siç thashë i mohojnë këto çështje.

Imam Ahmedi ka thënë:

“Duhet besuar në të dhe duhet konfirmuar atë. Ai që e refuzon atë duhet të injorohet dhe nuk duhet debatuar me të.”

Tani ju e dini se si duhet qëndruar lidhur me debatet.

 

30. Biseda e Allahut me njerëzit në Ditën e Gjykimit

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet të besohet se Allahu do të flet me robërit në Ditën e Gjykimit, pa ndonjë ndërmjetës midis tyre. Duhet besuar në këtë. “

Shpjegim:

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nuk ka asnjë prej jush vetëm se Zoti i tij do t’i flas atij pa ndërmjetës mes tyre.”1

Allahu Tabarak ue Te ala do të thërrasë në Ditën e Gjykimit:

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ أَيْنَ شُرَكَائِي قَالُوا آذَنَّاكَ مَا مِنَّا مِن شَهِيدٍ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَدْعُونَ مِن قَبْلُ وَظَنُّوا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٍ

“E ditën kur Ai i thërret ata se ku janë ata që m’i bënit shokë? Ata thonë: “Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok! Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim.” 2

وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ فَيَقُولُ أَيْنَ شُرَكَائِيَ الَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ

“Ditën kur i thërret ata e u thotë: “Ku janë ata ortaktët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?” 3

Ndërsa thirrja përbëhet nga shkronjat dhe zëri, e cila është fjalë. Ai do ti thërret banorët e Xhenetit:

“A jeni të kënaqur? A dëshironi që ti´u jap më shumë se kaq?” 4

Ai do të bisedojë dhe do të flet. Ai Subhanehu ue Te ala do të bisedojë me secilin prej tyre pa ndërmjetësues. Ai do të bisedojë me të gjithë. Allahu Subhanehu ue Te ala përshkruhet gjithmonë me këtë përsosmëri. Të folurit e Tij me individët në Ditën e Gjykimit i përket cilësive të Tij të përsosura sikurse Ai ka biseduar me Musain, Muhamedin, Xhibrilin dhe engjëjt salAllahu alejhim ue selem. Pika e gjithë kësaj është se ai do të bisedojë me besimtarët në Ditën e Gjykimit.

______________________________

1 - Bukhari (6539) dhe Muslimi (1016).

2 - 41:47-48

3 - 28:62

4 - Muslimi (181).

 

31. Besimi në Haudin dhe cilësitë e tij

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet besuar në Haudin (pellgun e ujit) dhe se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e ka një pellg tek i cili do të vijë umeti i tij në Ditën e Gjykimit. Ai është i gjerë aq sa ëshë i gjatë dhe korrespondon me një muaj kohë udhëtimi. Enët e tij janë aq të shumtë sa yjet e qiellit.” e cila është transmetuar në rrugë autentike përmes rrugëve të shumta.”

Shpjegim:

Robi është i detyruar ta besojë Haudin. Janë transmetuar shumë hadithe lidhur me Haudin. Aq sa është i gjërë aq është i gjatë1 dhe korrespondon me një udhëtim një muajsh gjatë. Hadithet thonë se gjatësia e tij është sa distanca në mes të Medines dhe San’as 3 dhe mes San’as ‘dhe Ejles 4.

Haudi është një nga ndërimet e Allahut ndaj Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Ai tha në lidhje me të:

إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ

“Ne, vërtet, të dhamë Keutherin. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.”

Haudi është një nga më të mirat që Allahu ia ka dhënë dhe e ka nderuar robin dhe të Dërguarin e Tij Muhamedin salAllahu alejhi ue selem në të dy jetët.

Është transmetuar se disa njerër do të përzuren nga Haudi. Ata janë renegatët duke përfshirë edhe Pasuesit e Bidateve. Këtë e përmend el-Kurtubi dhe të tjerët. Sa i përket hadithit që përmend se si njerëzit przuren nga Haudi, atëherë i Dërguari salAllahu alejhi ue selem do të thotë:

“Shokët e mi! Shokët e mi!” 6

siç e përmendi Hafidh Ibn Haxheri se Bukhari ka thënë se ata që përzuren nga Haudi janë renegatët. Tjetër gjithashtu kanë përfshi Pasuesit e Bidateve. Si kështu? Po, sepse ata kanë shpikur në fe pas tij salAllahu alejhi ue selem. Pasuesit e Bidateve kanë shpikur në fe pas të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Pse të përzuren? Për shkak se ata kanë ndryshuar fenë e Allahut dhe kanë shpikur në të gjëra që nuk i përkasin asaj. Pra ky hadithi ka të bëje edhe me ta.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

Enët e tij janë aq të shumtë sa yjet e qiellit.”

Muslimi ka transmetuar se ato janë prej ari dhe argjendi 7.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“e cila është transmetuar në rrugë autentike përmes rrugëve të shumta.”

Kjo është e njohur në përgjithësi.

______________________________

1 - Muslimi (2300).

2 - Bukhari (6579).

3 - Bukhari (6580) dhe Muslimi (2303).

4 - Bukhari (6591) dhe Muslimi (2298).

5 - 108:1-3

6 - Bukhari (6582) dhe Muslimi (2304).

7 - Muslimi (2303).

 

32. Besimi në dënimin e varrit

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet të besohet në dënimin e varrit, dhe se ky umet sprovohet në varret e tyre. Ata do të pyeten për besimin dhe Islamin dhe se kush është Zoti dhe profeti i tyre? Munker dhe Nekiri do ti vijë të vdekurit sikurse Allahu Azze ue Xhel dëshiron. Duhet të besohet me vërtetësi në këtë.

Shpjegim:

Janë transmetuar hadithet lidhur me dënimin e varrit. Një nga ajetet lidhur me këtë janë fjalët e Allahut Tabarak ue Te ala:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” 1

Faraoni, dhe njerëzit e tij dhe të gjitha kufarët e tjerë sjellën pranë zjarrit, në mëngjes dhe në mbrëmje. Ky është dënimi pas vdekjes. Pastaj ai përmendi dënimin në Ditën e Gjykimit:

وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!”

Ka edhe ajete tjera që tregojnë për këtë.

Bukhari dhe Muslimi transmeton se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem kaloi pranë dy varreve dhe tha:

“Ata janë duke u ndëshkuar, por ata nuk janë duke u dënuar për diçka të madhe (sipas tyre). Po, sigurisht që është diçka e madhe. Njëri prej tyre përgojonte njerëzit ndërsa tjetri nuk kujdesej gjatë urinimit (kur urinonte).” 2

Ata ranë në mëkate të mëdha, kështu që Allahu i dënoi ata pas vdekjes. Kjo dëshmon se njerëzit dënohen në varre për mëkatet e tyre.

Gjithashtu, transmetoi el-Bera nga Profeti salAllahu alejhi ue selem se Munker dhe Nekir i vien të vdekurit dhe e pyesin atë. Besimtari do të thotë:

“Ai është Muhamedi, i Dërguari i Allahut. Ai erdhi tek ne me prova dhe me udhëzim të drejtë prandaj ne e besuam atë dhe e pasuam.”

Kështu thuhet në hadithin e Esma-së. Në hadithin e el-Baraa përmendet se si besimtarit i shtrohen pyetjet vijuese:

“Kush është Zoti yt? Kush është profeti yt? Çfarë feja ke? “Ai thotë:” Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhamedi salAllahu alejhi ue selem. “Pastaj do ti thuhet:” Ne të njohim ty. Ti ishe besimtarë. Flej në qoftë se ke qenë besimtarë. “Atëherë ai e sheh vendin e vet në zjarrë në qoftë se ai kishte qenë kafir. Pastaj i thuhet atij: “Allahu në vend të kësaj të ka dhënë një vend në Xhenet.” Pastaj ai thotë: ” O Allah! Le të ndodhë Dita e Gjykimit!” Pas së cilës i thuhet atij: “Prit.”

Këta dy engjëj do ti vijnë edhe kafirit dhe do ti thonë: “Kush është Zoti yt? Kush është profeti yt? Çfarë feje ke? Pastaj ai thotë: “ah, ah, unë nuk e di. Kam dëgjuar njerëzit duke thënë një gjë dhe ashtu thashë edhe unë.” 3

E lusim Allahun për qëndrueshmëri. Shumica e njerëzve janë në rrezik. Sepse ata vërtetë nuk e dinë domethënien e mesazhit. Ata nuk e dinë se Muhamedi salAllahu alejhi ue selem ka ardhur me prova dhe udhëzime. Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë shahadeti. Ata vetëm imitojnë të jerët.

Prandaj, besimtari duhet të jetë në kujdes, të reflektojnë mbi librin e Allahut dhe të përgatitet për këto pyetje. Muhammad bin Abdil-lah salAllahu alejhi ue selem erdhi tek ne me prova dhe udhëzim prandaj ne e kemi besuar atë dhe e kemi pasuar atë. Ky besim është i lidhur ngushtë me diturinë e udhëzimin dhe provat të cilat i ka kumtuar Muhamedi salAllahu alejhi ue selem. Ajo është që sjell dobi gjatë këtij testi tmerrësisht të vështirë.

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ju do të sprovoheni në varret tuaja ngjashëm, ose gati sikurse me sprovën e Dexhallit.” 4

Në teshehud thuhet:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ

“O Allah! Unë kërkoj strehim tek Ti nga dënimi i varrit. Unë kërkoj strehim tek Ti nga sprovimi i el-Mesih ed-Dexhallit. Unë kërkoj strehim tek Ti prej sprovave të jetës dhe të vdekjes.” 5

Ka shumë dëshmi për dënimin e varrit dhe pas vdekjes, duke përfshirë ato që kemi përmendur. Kjo është një çështje saktë e vërtetë, të cilën Ehl-us-Sunneti e besojnë ndërsa ajo mohohet nga Mutezilitë dhe pasuesit e tyre të devijuar.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ata do të pyeten për besimin dhe Islamin dhe kush është Zoti dhe profeti i tyre? Munker dhe Nakir do ti vijnë të vdekurit ashtu sikurse Allahu Azze ue Xhel. Ata duhet të besohen dhe të verifikohen.”

Si do të vijnë Munker dhe Nekir në varrin e njeriut të vdekur? Sikruse dëshiron Allahu. Një engjëll hynë brenda në mitrën e gruas dhe urdhërohet që ti shkruaj katër gjëra; jetën e fetusit, sa gjatë do të jetojë, veprimet, dhe a do të jetë banor i zjarrit apo i xhenetit. Të tjerët do të hyjnë në varr dhe do të pyesin. Si kështu? Ne nuk e dimë. Allahu Subhanehu ue Te ala e di atë dhe Ai është i cili na ka informuar në lidhje me të. Detyra yte është vetëm që të besosh. Një nga tiparet më të mira të besimtarit është se ai beson në Gajbin (në të fshehurën):

ذَلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ

“Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).”6

Ti duhet të besosh në Gajbin (të fshehurën) për të cilën Kurani na informon, ti duhet të besosh në Gajbin (të fshehurën) për të cilën na ka njoftuar Muhamedi salAllahu alejhi ue selem. Allahu e ka urdhëruar atë salAllahu alejhi ue selem që ta kumtojë dhe ta shpjegojë Kuranin duke përfshirë edhe këtë çështje. Këto hadithe shpjegon ajetet që flasin për dënimin dhe lumturi në varr.

______________________________

1 - 40:46

2 - Bukhari (218) dhe Muslimi (292).

3 - Bukhari (1374) dhe Muslimi (2871).

4 - Bukhari (86) dhe Muslimi (905).

5 - Bukhari (1377) dhe Muslimi (589).

6 - 2:2-3

 

33. Besimi në ndërmjetësimin në Ditën e Gjykimit

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet besuar në ndërmjetësimin e profetit salAllahu alejhi ue selem dhe se disa njerëzëz dalin nga zjarri pasi janë djegur dhe janë bërë thëngjill. Ata do të dërgohen tek një lumë tek porta e Xhenetit, siç është transmetuar. Kjo do të ndodhë si dëshiron Allahu, dhe sikurse Allahu dëshiron. Qëllimi është vetëm që të besosh në këtë dhe ta pohoshë këtë.”

Shpjegim:

Ndërmjetësimi i Profetit salAllahu alejhi ue selem është i vërtetuar. Ai do të ndodhë në vendin e tubimit në Ditën e Gjykimit kur frikësimi i njerëzve është shtuar edhe më shumë. Së pari, ata do të shkojnë tek Ademi, pastaj tek Nuhi, pastaj tek Ibrahimi, pastaj tek Musai dhe më në fund tek Isai. Të gjithë do të justifikojnë veten me arsyetimet e përmendura në hadith. Në fund çështja arrinë tek profeti salAllahu alejhi ue selem i cili do të thotë:

“Unë kam drejtë për të.”

Ai do të shkojë dhe do të bie në sexhde gjatë nën Arshin e Allahut, ku do ta bëj hamd Allahun me hamde të cilat ai nuk i ka ditur në këtë jetë. Mu atëherë dhe aty Allahu e mëson atë. Atëherë do t’i thuhet atij salAllahu alejhi ue selem:

“Ngrite kokën. Kërko dhe të ipet ajo që kërkon, ndërmjetëso dhe do të përgjigjet lutja.” 1

Ai gjithashtu do të ndërmjetësojë për njerëzit që kanë shkallë më të ulët në Xhenet në mënyrë që atyre tu ipet shkallë më e lartë kështu që Allahu i lejon ata që të ngriten në shkallë.

Ai gjithashtu do të ndërmjetësojë për njerëzit që meritojnë të hyjnë në Xhehnem për shkak të mëkateve, në mënyrë që ata të shpëtojnë prej tij. Për këtë grup do të ndërmjetësojnë edhe profetë të tjerë, engjëjt dhe njerëzit e devotshëm. Për këtë ndërmjetësim, dhe gjithashtu ndërmjetësime të tjera sikurse u tha kanë të drejtë edhe profetët e tjerë, njerëzit e devotshëm dhe engjëjt.

Hadithet lidhur me ndërmjetësimin janë të shumtë në numër dhe janë transmetuar nga shumë transmetues në çdo grupë. Një pjesë e madhe transmetohen nga Bukhari dhe Muslimi, dhe sidomos nga Muslimi. Një prej tyre është hadithi i njohur i Ebu Saidit ku Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Nxirre nga Zjarri atë që ka besim në zemër sa pesha e njëmonedhe e imtë e arit, pastaj atë që ka besim sa gjysmë monedhe e arit, pastaj atë që ka besim sa bërthama e hurmes, pastaj atë që ka besim sa pesha e një milingone, dhe pastaj ata që ka më pak, më pak dhe më pak se sa pesha e një milingone.”2

Allahu Tabarak ue Te ala do të nxjerr pasuesit e teuhidit nga Zjarri për shkak të besimit të tyre, edhe pse besimi të jetë sa pesha e milingonës, e cila është vërtetuar në hadithet autentike.

______________________________

1 - Bukhari (7510) dhe Muslimi (193).

2 - Bukhari (7439) dhe Muslimi (183).

 

34. Qëndrimi i Pasusve të Bidateve lidhur me ndërmjetësimin në Ditën e Gjykimit

 

Besimi në shefatin (ndërmjetësimin) në ditën e gjykimit

Ky ndërmjetësim është mohuar nga Hauarixhët, Mu’tezilet, Rafidat dhe sekte tjetra të humbura. Megjithatë, është konfirmuar në Kur’an dhe Sunnet:

وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى

“… ndërsa ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur.”1

Ata argumentojnë me ajete të përgjithshme mbi jobesimtarët dhe jo që kanë të bëjnë me besimtarët. Shembuj të këtyre ajeteve janë:

أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ يَوْمٌ لاَّ بَيْعٌ فِيهِ وَلاَ خُلَّةٌ وَلاَ شَفَاعَةٌ

O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve.” 2

Ka shumë ajete që ia mohojnë ndërmjetësimin kufarëve:

فَمَا تَنفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ

E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.” 3

Pasuesit e epsheve janë lidhur me këto ajete të përgjithshme, duke i lënë tekstet autentike të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, dhe gjithashtu disa ajete Kur’anit, të cilat vërtetojnë ndërmjetësimin e besimtarëve metë cilët Allahu është i kënaqur:

وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى

“…ndërsa ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur.”

 وَلَا تَنفَعُ الشَّفَاعَةُ عِندَهُ إِلَّا لِمَنْ أَذِنَ لَهُ

“Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje.” 4

Allahu nuk do t’u jep leje jobesimtarëve për të ndërmjetësuar, as nuk do të pranojë asnjë ndërmjetësim për ta. Ai nuk do të pranojë ndërmjetësimin e Ibrahimit për babai e tij. Përkundër faktit se Ibrahimi ishte babai i profetëve “kishte një pozitë madhështore tek Allahu dhe ishte Miku i tij i ngushtë, prapëseprap ndërmjetësimi i tij për babain e tij nuk do të pranohet.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka një ndërmjetësim të veçantë për Ebu Talibin. Ai do të ndërmjetësojë për të, që ai të largohet nga thellësia e zjarrit. Ndërsa sai përket ajetit

فَمَا تَنفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ

“Nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.”

Kjo është në fakt për pabesimtarët. Ndërsa sa u përket besimtarëve, Allahu thotë:

وَكَم مِّن مَّلَكٍ فِي السَّمَاوَاتِ لَا تُغْنِي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا إِلَّا مِن بَعْدِ أَن يَأْذَنَ اللَّهُ لِمَن يَشَاء وَيَرْضَى

E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.” 5

مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ

Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?” 6

Ky ndëmrjetësm do t’u lejohet besimtarëve, kjo është konfirmuar në Kur’an dhe Sunnet. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe të tjerët do të ndërmjetësojnë për besimtarët në mënyrë që atyre t’u ngriten gradët, të shpëtojnë nga zjarri, duke të nxirren nga zjarri.

Kësaj i besojnë se Ehl-us-Sunneti, dhe kjo përbën një nga parimet e tyre. Ata kundërshtojnë pasuest e epsheve, Hauarixhët, Rafidhat dhe të tjerët të cilët ndoqën të pavërtetën. Besimtarët janë të detyruar të besojnë në këtë.

______________________________

1 - 21:28

2 - 2:254

3 - 74:48

4 - 34:23

5 - 53:26

6 - 2:255

 

35. Besimi në shfaqjen e Dexhallit

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet besuar shfaqjen e Dexhallit. Në mes të syve të tij do të shkruan “kafir”. Duhet besuar hadithet mbi këtë temë dhe se kjo do të ndodhë”.

Shpjegim:

Janë transmetuar hadithe të shumta autentike që flasin për këtë. Janë transmetuar shumë hadithe lidhur me shfaqjen e Dexhallit dhe zbritjen e Isait alejhi-selam. Një prej tyre është hadithi që ju e lexoni çdo ditë në lutjet tuaja:

اللهم إني أعوذ بك من عذاب القبر، و من عذاب النار، و من فتنة المحيا و الممات، و من فتنة المسيح الدجال

“O Allah! Unë kërkoj strehim tek Ti nga dënimi i varrit, dënimi i zjarrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe nga sprova e keqe e Dexhallit.”

Për fat të keq disa njerëz e mohojnë shfaqjen Dexhallin dhe shtrembërojnë kuptimin e tijj. Një nga shtrembërimet më të çuditshme të sotme është se as Dexhalli e as Isai alejhi-selam nuk janë njerëz. Në vend të kësaj, ata besojnë se bëhet fjalë për një drejtim shpirtëror dhe material. Dexhalli qëndron prapa drejtimit material dhe Isai alejhi-selam qëndron prapa drejtimit shpirtëror.

Sikurse u tha janë transmetuar shumë hadithe lidhur me zbritjen e Dexhallin dhe zbritjen e Isait alejhi-selam. Disa prej tyre i transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij nga Ibn Umeri, Enesi, Hudhejfe, Ibn Mesudi dhe Ebu Hurejre. Çdo profet paralajmëroi kundër Dexhallit dhe kështu bëri edhe Muhammedi salAllahu alejhi ue selem kur tha:

“Unë ua tërheq vërejtjen kundër tij. Unë do t’ju tregoj diçka që askush tjetër para meje nuk e ka thënë: atij i mungonë syri i djathtë.”1

Do të duket sikurse ai e sjell Xhenetin dhe Xhehnemin, një lumë zjarri dhe një lumë nga Xheneti. Në fakt, lumi i Xhenetiti është zjarr ndërsa lumi i Xhehnemit është Xheneti. I dërguari salAllahu alejhi ue selem e urdhëroi besimtarin që përjeton këte që të ulë kokën, të mbyllë sytë dhe të pijë nga lumi që qëndron si Zjarr – në fakt ai është ujë i ftohtë.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Unë jam më i ditur lidhur me sprovat e Dexhallit se sa vetë ai.” 2

Profeti di më shumë se Dexhalli. Dexhalli nuk e di se lumi i tij nga Xheneti është në fakt një lumë zjarri, dhe anasjelltas. I dërguari salAllahu alejhi ue selem na ka thënë të vërtetën. Kjo është një nga mrekullitë e tij për të vërtetuar profetësinë e tij.

Kur foli për dexhalin, sahabet thanë: Profeti e përmendi Dexhallin dhe ngriti zërin dhe uli, kurse njerëzit filluan të flasin për këtë, dhe ia përmendën Profetit, atëherë ai tha:

“Nuk është Dexhalli ai të cilit ia kam frikën më shumë për ju.”

Sepse fjala “pabesimtar” qëndron mbi ballin e tij. Të gjithë besimtarët, si ata që mund dhe nuk mund të lexojnë, do të jetë në gjendje të lexojnë atë, për dallim nga një njeri i cili është veshur me veshje islame, flet në emër të islamit, përdorë parulla islame, ky është më i dëmshëm. Këta janë mashtruesit dhe gënjeshtarët janë shumë në numër dhe i dërguari salAllahu alejhi ue selem na ka paralajmëruar kundër tyre.

______________________________

1 - Bukhari (7127).

2 - Muslimi (2934).

 

36. Besimi në zbritjen e Isait

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Duhet besuar se Isa bin Merjem alejhi-selam do të zbres dhe do ta vret Dexhallin në portën e Luddit. ”

Shpjegimi:

Kjo përmendet në hadithe autentike në “Sahihun” e Muslimit1. Aty ceket se si Isa alejhi-selam zbret me duart mbi supet e dy engjëjve. Ai do të jetë i veshur me dy rroba të ngjyrosura me shafran dhe do të zbresë tek minarja lindore në Damask. Më pas drejtohet kah myslimanët, atëherë ata do ti bashkohen atij dhe prej andej ai do të shkojë tek Dexhalli dhe to ta mbytë atë.

Ky Mesih, i cili është profet dhe i dërguar dhe do ta të mbytë Mesihu Dexhallin gënjeshtarin. Isa quhet Mesih për shkak të udhëtimit të tij, Dexhalli quhet Mesih për shkak të të metës në syrin e tij. Isa është një profet dhe i dërguar, Dexhalli është gënjeshtar dhe mashtrues. Allahu do ta shkatërrojë Mesihu Dexhalin më duart e Mesihut Isa ibën Merjemit salAllahu alejhi ue selem.

Pasi që Isa salAllahu alejhi ue selem ta ketë mbytur Dexhallin, do të vijnë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët. Atëherë Isai dhe besimtarët ngjiten për në malin Tur. “Isa dhe besimtarët do ti luten Allahut Tabarak ue Te ala që t’i zhdukë Jexhuxhët dhe Mexhuxhët, të cilën Ai do ta bëjë. Atëherë tokës fillon ti vie erë e keqe nga kufomat e tyre, pas së cilës ata e lusim Allahun Tabarak ue Te ala që ti largoj ata. Allahu Tabarak ue Te ala do të dërgojë zogjë të mëdhenjë sa qafat e deveve që i marrin kufomat dhe i hedhin aty ku dëshiron Allahu. Allahu edhe do të lëshojë një shi shumë të madh në mënyrë që toka të bëhet si një pasqyrë e pastër. Pastaj Allahu Tabarak ue Te ala do të urdhërojë tokën që të  nxerr bereqetet e saj në mënyrë që një grup të tërë të njerëzve do të jenë në gjendje për t’u ngopur nga një shegë e vetme dhe do të qëndrojnë nën hijen e saj. Allahu Tabarak ue Te ala do të zbres bereqet edhe në qumësht në mënyrë që një grup njerëzish do të pijnë qumështin e një deveje, dhe qumshtin e një lope, dhe se një fis i tërë pijnë qumshtin e një dhie. Ky është një bereqet nga Allahu. Pas kësaj Allahu dërgon një erë të këndshme tek pasuesit e Isait në mënyrë që ata të vdesin. Pas kësaj, vetëm krijesat e këqija do të jetojnë në tokë. Ata do të jetojnë në çrregullime si gomarë. Ata janë që do të përjetojnë Kijametin Këto janë disa nga shenjat e mëdha të kijametit: Shfaqja e Dexhallit, zbritja e Isait, shfaqja e shtazës, dhe lindja e diellit nga perëndimi. Gjitha këto do të ndodhin, dhe këto i përkasin shenjave të mëdha të Ditës së Gjykimit.

______________________________

1 - Muslimi (2937).

 

37. Besimi përbëhet prej fjalës dhe veprave, ai shtohet dhe mangësohet

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Besimi përbëhet prej fjalës dhe veprës, ai shtohet dhe mangësohet”. Thuhet në transmetimin:

“Besimtari me besim më të plotë është ai me moral të mirë.”1

Shpjegimi:

Besimi përbëhet prej fjalës dhe veprës; fjalë e zemrës dhe e gjuhës, si dhe vepra e zemrës dhe gjymtyrëve të trupit. Ne gjithashtu mund të themi se besimi përbëhet nga fjala, vepra dhe bindja me zemër, dhe se ai shtohet me vepra të mira dhe mangësohet me mëkate. Ky është përkufizimi i besimit sipas Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.

Edhe Hauarixhët besojnë se besimi përbëhet nga fjala, vepra dhe bidja. Megjithatë, ata besojnë se besimi as nuk shtohet e as nuk mangësohet. Kurdo që një mysliman kryen një mëkat të madh ai del nga Islami, thonë ata.

E kundërta e tyre janë Murxhiat që thonë se besimi përbëhet vetëm nga besimi i zemrës, ose nga njohja me zemër, gjë të cilën e thonë Xhehmitë. Murxhitë ekstrem besojnë se besimi përbëhet vetëm nga besimi i zemrës.

Sipas Murxhiah Fukahave besimi përbëhet nga besimi me zemër dhe të shprehurit me gjuhë. Ata përjashtojnë veprat nga besimi.

Ehlus-Sunneti besojnë se besimi përbëhet nga veprat e zemrës dhe veprat e gjymtyrëve pas bindjes. Besimi pra përbëhet nga bindja dhe veprat e zemrës, duke përfshirë frikën ndaj Allahut, dashurinë për Allahun, shpresën në Allahun, përmallimin për Allahun dhe mbështetjën në Allahun. Gjitha këto i përkasin veprimeve të zemrës. Këto janë thelbi i besimit. Besimi nuk mund të ekzistojë pa to. E njëjta gjë vlen edhe për veprat e gjymtyrëve të trupit sikurse agjërimi, namazi, zekati, xhihadi dhe detyra të tjera. Madje i përket besimit edhe të largosh diçka të dëmshme nga rruga;

“Besimi është më shumë se shtatëdhjetë degë. Më e larta e saj është fjala “La ilahe ilAllah”, dhe më e ulëta është të largosh diçka të dëmshme nga rruga. Turpi është gjithashtu një degë nga degët e besimit.”2

Ky besim shtohet me vepra të mira dhe mangësohet me mëkate. Ai shtohet derisa të bëhet sa kodra dhe mangësohet deri sa ai të peshon më pak se një milingonë.

Murxhiat mendojnë se besimi as nuk shtohet as nuk mangësohet. Sepse sipas tyre besimi përbëhet vetëm nga besimi me zemër prandaj ai nuk mund të mangësohet. Ata thonë se besimi me zemër nuk pranon mangësim, nëse ai do të pranonte mangësim atëherë njeriu do të dilte nga besimi. Prandaj ai nuk mangësohet. Ata gjithashtu besojnë se besimi nuk ndryshon tek njerëzit. Të gjithë kanë një besim të barabartë, thonë ata. Sipas tyre njeriu më mëkatar ka besimin aq të fortë i cili është i barabartë me besimin e profetëve, besimtarëve dhe engjëjve. Teoria e tyre është një devijim i madh. E kundërta e tyre në devijim janë Hauarixhët.

Murxhiat ekstrem kanë sherr të madh, sepse ata e rrënojnë sheriatin me këtë bindje të keqe. Hauarixhët gjithashtu janë të fëlliqtë, sepse ata bëjnë Tekfir (përjashtojnë nga besimi) umetin, vrasin myslimanët dhe e konsiderojnë të jetë e ligjshme për të shuar jetën e tyre dhe për të konfiskuar pasurin e tyre. Sapo një person të bëj një mëkat të madh sikurse është zinaja, vjedhja apo vrasja, ata e konsiderojnë atë të jetë kafir. Kjo është një gënjeshtër, një devijim dhe një mungesë e të kuptuarit. Pse Allahu urdhëron që hajduti të dënohet?

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا جَزَاء بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِّنَ اللّهِ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.”3

Pse Allahu urdhëron që konsumuesi i alkoolit të dënohet? Kur një person i cili kishte pirë alkool u dërgua tek profeti salAllahu alejhi ue selem, ku disa e mallkuan atë, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha:

“Mos e mallkoni atë. Ai e do Allahun dhe të dërguarin e Tij.”4

Si mundet besimtari të dënohet dhe të dal nga besimi njëkohësisht? Sepse dënimi e pastron atë. Edhe personi i cili dënohet për zina pastrohet nga mëkati i tij. Sa për atë që del nga besimi, i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Vrisne atë që ndërronë fenë e tij.”5

Mëkatet sikurse zinaja, vrasja dhe konsumimi i alkoolit janë shumë të rënda dhe serioze në Islam, por ato nuk e përjashtojnë vepruesin e tyre nga Islami. Në vend të kësaj ata dënohen në këtë jetë dhe në jetën tjetër nëse Allahu nuk i falë ata. Megjithatë, personi nuk del nga Islami. Monoteizmi i mëkatarit padyshim e nxerrë atë nga zjarri për në Xhenet.

______________________________

1 - Ebu Davudi (4682) dhe Tirmidhi (1162). I mirë sipas Albanit.

2 - Muslimi (35).

3 - 5:38

4 - Bukhari (6780).

5 - Bukhari (3017).

 

38. Ai që braktis namazin del nga feja

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ai që e braktis namazin ka dalur nga feja. Asnjë vepër tjetër që braktiset nuk është mosbesim përveç namazit. Ai që e braktis atë është kafir. Allahu ka lejuar që ai të ekzekutohet.”

Shpjegimi:

Ata që bëjnë tekfir mbi lënësin e namazit kanë argumente të shumta dhe shumë të fuqishme për këtë. Nga ana tjetër ka nga ata që nuk bëjnë tekfir mbi lënësin e namazit, sepse ata i interpretojnë ndryshe këto argumente. Një nga argumentet se ai që nuk falet është kafir janë:

فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ الصَّلاَةَ وَآتَوُاْ الزَّكَاةَ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe.”1

Vllazëria nuk realizohet derisa të mos ekzistojë, besimi, namazi dhe zekati:

فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ الصَّلاَةَ وَآتَوُاْ الزَّكَاةَ فَخَلُّواْ سَبِيلَهُمْ

“Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë lini të lirë.2

Ata nuk lihen të lirë dhe nuk i shpëtojnë shpatës derisa të mos besojnë në Allahun, të falen dhe ta japin zekatin. Këtu ka argumente shumë të fuqishme dhe të shumta duke përfshirë:

“Besa mes nesh dhe atyre është namazi. Ai që e braktis atë ka bërë kufër.”3

“Mes robit dhe mosbesimit është lënia e namazit.”4

Pra çështja e namazit është shumë madhështore. Namazi është shtylla e Islamit, e cilat do të tregohet në hadithin e Abdullah bin Shekikut. Imam Ahmedi tregoi të njëjtën gjë, duke thënë:

“Nuk ka asnjë vepër të braktisur që është kufër përveç namazit.”

Në këtë tezë Imam Ahmedi zgjedh të bëjë tekfir mbi ata që nuk falet. Ai e argumentoi mendimin e tij me hadithe dhe fjalët e Abdullah bin Shekikut:

“Sahabët e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem nuk e konsideronin braktisjen e asnjë vepre të jetë kufër përveç namazit.”

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh përmendi se si shumica e dijetarëve në mesin e sahabëve dhe të tjerëve bënë tekfir mbi lënësin e namazit. Shumë imamë dhe dijetarë bëjnë tekfir mbi atë që braktis vetëm një shtyllë të vetme të Islamit. Kjo do të thotë se ai që nuk e falë namazin është kafir, ai që nuk e paguan zekatin është kafir, ai i cili nuk e bënë haxhin është kafir. Imam Ahmedi ka disa mendime në lidhje me tekfir mbi atë që braktis ndonjë prej këtyre shtyllave. Në një mendim, ai e bën tekfir vetëm mbi atë që nuk falet dhe nuk e paguan zekatin. Në një tjetër mendim, ai e bën tekfir vetëm mbi ata që nuk falen. Në një mendim të tretë, ai as nuk bën tekfir mbi ata që nuk falet. Për shkak se këto çështje janë të vështira dhe të rënda. Të dyja palët kanë argumente të forta. Rrjedhimisht, mund njeriut i ndodhin kundërshtime mendimesh, dhe intepretimesh të ndryshme dhe kështu me radhë.

Sipas Shafiiut, Malikut dhe Ebu Hanifes lënsi i namazit nuk është kafir. Megjithatë, ata janë të gjithë të bashkuar se ai që nuk falet nga mohimi namazit është kafir. Ka një konsensus se ai që nuk falet nga mohimi i namazit është kafir. Sa për atë që e braktis namazin nga përtacia apo neglizhenca, ju keni dëgjuar se si disa bëjnë tekfir mbi të.

Shafi´i, Maliku dhe shumë imamë të tjerë, duke përfshirë edhe Ahmedin në një mendim, bëjnë tekfir vetëm mbi atë që nuk falet nga mohimi i namazit. Siç thashë ka mendime të ndryshme mbi atë që nuk falet por e pranon detyrimin e namazit. Disa mendojnë se ai duhet të ekzekutohet. Nëse ai, për shembull, nuk e falë namazin e drekës duhet të kërkohet që të pendohet. Ai duhet të urdhërohet që ta falë drekën para se të hyjë ikindia. Në qoftë se ai refuzon të falet, ai ekzekutohet si një mëkatar. Ndërsa ata që mendojnë se lënësi është pabësimtar, atëherë ai ekzekutohet si pabesimtar. Të tjerët sikurse u tha mendojnë se se ai duhet të ekzekutohet si një mëkatar. Ebu Hanife dhe imamët tjerë besojnë se ai nuk duhet të ekzekutohet. Në vend të kësaj, ata besojnë se ai duhet të burgoset, të ndëshkohet derisa ai ose të fillon të falet ose të vdes.

______________________________

1 - 9:11

2 - 9:5

3 - Tirmidhiu (2621), Nesai (463) dhe Ibn Maxheh (1079). Saktësuar nga Albani.

4 - Tirmidhi (2619), Nesai (464) dhe Ibn Maxheh (1078). Saktësuar nga Albani.

Vërejtje: Ndërsa, ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij.

Kush i zbaton gjykimet dhe dënimet e sheriatit?

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi dhe Imam Beha’-ud-Din el-Makdisi (Rahimullah)

Burimi: Umdet-ul-Fikh, faqe. 120, Maktebeh ar-Rushd, 1422/2001 dhe el-Uddeh fi Sherh-il-Umdeh (2/285), Muesseseh err-Riisaleh 1421/2001


Është obligim ekzekutimi i dënimit ndaj një personi, vetëm nëse ai është përgjegjës për veprën e kryer dhe ai e di se veprimi i caktuar është i ndaluar sipas sheriatit.

Ndërsa, ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij. I vetmi përjashtim është kur zotëria ndëshkon skllaven e tij për zina. I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse ndonjë nga skllavet tuaja bën zina, atëherë ndëshkoni ato (me dënim të caktuar).” [1]

Megjithatë, askush nuk ka të drejtë që të prej dorën hajdutit, të ekzekutojë renegatin, të ndëshkoj me rrahje me kamxhik të fejuarën e tij apo skllaven me të cilën është martuar.

Ndërsa Imam Beha-ud-Din el-Makdisi (Allahu e mëshiroftë), ka shpjeguar fjalët vijuese të Imam Ibn Kudames (Allahu e mëshiroftë), duke thënë:

“Është obligim ekzekutimi i dënimit ndaj një personi, vetëm nëse ai është përgjegjës për veprën e kryer…” – që do të thotë se, një fëmijë ose një person i çmendur nuk dënohen nëse ata bëjnë zina.

“…dhe ai e di se veprimi i caktuar është i ndaluar sipas sheriatit.” – që do të thotë se, një person i cili ka bërë zina dhe pretendon se ka qenë i paditur se veprimi i tillë është i ndaluar dhe me të vërtetë është e mundur që ai të ketë qenë injorant në këtë gjë, p.sh. për shkak se ai është një mysliman i ri në fe ose jeton në shkretëtirë, atëherë arsyeja e tij pranohet

Në raste të tjera, ky arsyetim pranohet, sepse gjykimi për zinanë nuk është i panjohur nga personi që jeton në një vend mysliman.

“Ndërsa, ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij.” – Sepse Allahu ka caktuar se këto gjëra i takojnë vetëm sundimtarit apo atij që e zëvendëson atë.

______________________________

 [1] - El-Buhari (6839), Muslim (1703), Ebu Davudi (4469), Ibn Maxheh (2565), ed-Darimi (2240) dhe et-Tajalisi (952).


39. Meritat e sahabëve

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Njerëzit më të mirë të këtij umeti pas profetit të tyre është Ebu Bekr es-Siddiku, pastaj Umer bin el-Khatab dhe pastaj Uthman bin Affan. Ne u japim përparësi këtyre treve sikurse iu dhanë përparësi në mënyrë unanime shokët e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.”

Shpjegimi:

Ky kapitull ka të bëjë me meritat e sahabëve. Meritat e sahabëve janë vërtetuar në Kuran, Sunnet dhe konsensusin myslimanë. Vetëm të devijuarit sikurse Hauarixhët  dhe Rafidat që mendojnë ndryshe. Kurani i lavdëron ata dhe e sqaron pozitën dhe reputacionin e tyre. Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur Xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.”1

لَا يَسْتَوِي مِنكُم مَّنْ أَنفَقَ مِن قَبْلِ الْفَتْحِ وَقَاتَلَ أُوْلَئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِّنَ الَّذِينَ أَنفَقُوا مِن بَعْدُ وَقَاتَلُوا وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَى

“Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit (të Mekes), sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve Allahu u premtoi të mirat; Allahu di çka punoni.”2

Ata që dhuruan lëmoshë dhe luftuan para çlirimit (të Mekes) u është premtuar më e mira dhe e larta. Ata që dhuruan lëmoshë dhe luftuan më pas edhe atyre i është premtuar më e mira dhe më e larta:

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

“Muhammedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve.”3

لِلْفُقَرَاء الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِّمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej Allahut, dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: ”Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”4

Armiqtë e sahabëve sikurse Rafidat dhe Hauarixhët nuk janë vëllezërit e sahabëve. Zemrat e tyre janë plot ligësi dhe urrejtje ndaj sahabëve të të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Gjurmët e kësaj ligësie dhe urrejtje që ata e kanë vërehen në fjalët dhe shkrimet e tyre. Ata bëjnë tekfir mbi sahabët, i kritikojnë dhe i fyen ata.

Imam Maliku argumentoi me këto ajete:

لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve.

dhe:

وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ

“Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan!”

për të përcaktuar se ata nuk kanë të drejtë të plaçkës së luftës. Plaçka u ipet vetëm njerëzve që i luten Allahut që të jetë i kënaqur me sahabët, e di vlerën e tyre, dhe lutet me këtë dua:

رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ

“Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan!”

Kush i mallkon ata, i fyen dhe bënë tekfir mbi ta nuk meriton asgjë nga plaçka fare. Një person i tillë mund edhe të bëjë kufër siç ka thënë Allahu Tabarak ue Te ala:

لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ

“…Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve.”

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“…pastaj Umer bin el-Khattabi, pastaj Uthman bin Affani.”

Bukhari transmetoi se Ibn Umeri radijAllahu anhuma ka thënë:

“Në kohën e Profetit salAllahu alejhi ue selem e konsideronim Ebu Bekrin të jetë më i miri, pastaj Umeri dhe pastaj Uthmani. Pastaj nuk thoshim më shumë.”5

______________________________

1 - 9:100

2 - 57:10

3 - 48:29

4 - 59:8-10

5 - el-Bukhari (3655).


40. Sahabët më të mirë

 

Në bazë të të gjitha teksteve dhe meritave të shumta të cilat nxisin për dashuri ndaj sahabeve, si dhe në bazë të realitetit, ata mendonin se Ebu Bekri ishte i pari, Umeri i dyti, Uthmani i treti dhe Aliu i katërti. Më parë Ehl-us-Sunneti kishin mospajtime se kush ishte më i mirë mes Aliut dhe Uthmanit. Me kalimin e kohës pushoi mosmarrëveshja dhe Ehl-us-Sunneti u bashkuan se më të mirët ishin sipas rendit të mëposhtëm: Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani dhe Aliu. Pas këtyre, vijnë dhjetë të mbeturit të cilët u përgëzuan me Xhenet: Ez-Zubejr ibn el-Auvam, Talha bin Ubejdilah, Abdurr-Rrahman bin’ Auf, Sad bin Ebi Uekas, Said bin Zejd bin Amr bin Nufejl dhe Ebu Ubejdeh Amir bin el-Xherrah. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i ka përgëzuar me Xhenet prandaj ne besojmë e ata janë në Xhenet dhe miratojmë meritat e tyre.

Pastaj ne pranojmë meritat e pjesës tjetër të mbetur dhe bindemi se Allahu u ka premtuar atyre të gjithëve Xhenetin. Të gjithë sahabët do të hyjnë – nëse Allahu do – në Xhenet. I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem u tha atyre që morën pjesë në Betejën e Bedrit:

“Allahu ka parë pjesmarrësit në Bedr dhe ka thënë: ”Veproni çfarë të dëshironi. Unë iu kam falur juve.”1

Kjo do të thotë se ata nuk do të hyjnë në Xhehnem për shkak të kësaj falje. As ata që dhanë besatimin nën pemë (Hudejbije) nuk do të hyjnë në Xhehnem;

“Askush i cili ka premtuar besnikëri nën pemë nuk do të hyjë në zjarr.”2

Dmth ata që ishin në Hudejbije.

Ne ndajmë sahabët në këtë radhitje:

1 - Katër halifet.

2 - Pjesa e mbetur e të përgëzuarve me xhenet.

3 - Ata që dhane besatimin në Akabeh.

4 - Ata që luftuan në Bedër.

5 - Ata që dhanë besatimin në Hudejbije.

6 - Pejsa tjetër  e sahabëve – radijAll-llahu anhum.

Meritat dhe virtytet e tyre ndryshojnë, gjë të cilën Imam Ahmedi RahimehUllah do ta përmend.

______________________________

1 - Bukhari (3983) dhe Muslimi (2494).

2 - Muslimi (2496) dhe Tirmidhi (3860).

 

41. Sahabët më të mirë pas tre sahabëve

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Pas këtyre treve, vijnë pesë nga këshilli konsultues: “Ali ibn Ebi Talibi, ez-Zubejr, Abdurr-Rrahman bin Auf, Sa’di dhe Talha. Ata të gjithë e meritonin kalifatin dhe të gjithë ishin udhëheqës. Dëshmia jonë për këtë janë fjalët e Ibn Umerit radijAllahu anhu:

“Në kohën e profetit salAllahu alejhi ue selem e kishim zakon të konsideronim Ebu Bekrin të jetë më i miri, pastaj Umerin dhe pastaj Uthmanin. Pastaj nuk thonim asgjë më shumë.”

Këtu përmendet Sa´di, në disa dorëshkrime përmendet Saidi. Në të dyja rastet, ata përbushin numrin e gjashtë.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ata të gjithë e meritonin kalifatin …”

Shikoni në vlerësimin e Imam Ahmedit. Pse ai e tha këtë? Sepse Umeri  radijAllahu anhu i caktoi ata të jenë pjesë e këshillit konsultues dhe tha ai që njëri prej tyre të zgjithet si kalife. Sipas emërimit të Umerit, Imam Ahmedi arriti në përfundimin se të gjithë meritonin të ishin udhëheqës dhe kishin të drejtën e kalifatit.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

Dëshmia jonë për këtë janë fjalët e Ibn Umerit radijAllahu anhu:

“Në kohën e profetit salAllahu alejhi ue selem e kishim zakon të konsideronim Ebu Bekrin të jetë më i miri, pastaj Umerin dhe pastaj Uthmanin. Pastaj nuk thonim asgjë më shumë.”

“Pas anëtarëve të këshillit konsultues vinë Muhaxhirët që morën pjesë në betejën e Bedrit, pastaj Ensarët të cilët morrën pjesë në betejën e Bedrit.”

Përmes studimeve dhe hulumtimeve të Ehl-us-Sunnetit, ju e dini se Ali bin Ebi Talibi ka shumë virtyte, atij iu dha besatimi për besnikëri dhe bindje dhe sahabët e zgjodhën atë dhe iu besatuan për besnikëri dhe bindje. Ai vie në vendin e katërt kur flitet për renditjen, kalifatin dhe virtytitet.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Pas anëtarëve të këshillit konsultues vinë Muhaxhirunët që morën pjesë në betejën e Bedrit, pastaj Ensarët të cilët morrën pjesë në betejën e Bedrit.

Disa dijetarë besojnë se ata të cilët u besatuan në Akabeh janë më të mirë se ata që morën pjesë në betejën e Bedrit. Shumica e atyre që u besatuan në Akabeh morrën pjesë në betejën e Bedrit.

Ata që morën pjesë në betejën e Bedrit kanë dallime midis tyre, dhe ata që u besatuan në Akabeh kanë dallime mes tyre. Muhaxhirunët kanë dallime mes tyre dhe Ensarët kanë dallime mes tyre në basë të meritave, kohës së hixhretit dhe kohës së hyrjes në islam.

 

42. Definicioni i të qenurit sahabi

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Pas tyre janë njerëzit më të mirë të gjithë sahabët e tjerë të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem; brezi tek të cilët u dërgua profeti salAllahu alejhi ue selem.”

Shpjegimi:

Do të thotë pas atyre dhjetëve dhe ata që kanë marrë pjesë në Bedër, Hudejbije dhe më shumë.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Kushdo që e shoqëroi profetin salAllahu alejhi ue selem një vit, një muaj, një ditë, një moment ose vetëm e pa atë, ai është shok (sahabij) i tij.”

Këta njerëz kanë një shoqëri më të shkurtër se ata që u përmendën më parë. Pjesëmarrja e tyre në Xhihad dhe luftërat e tyre janë më të pakta. Niveli i tyre, pra është më i ulët. Por vetëm me anë të këtij shoqërimi, ata arrijnë një nivel kaq të madh saqë brezat pas tyre nuk mund ta arrijnë atë, pa marrë parasysh se çfarë veprash ata bëjnë.

Kjo e përcakton një sahabi dhe se si ai e arrinë këtë nivel të lartë. Është e mjaftueshme që ai e pa profetin salAllahu alejhi ue selem qoftë edhe një çast, për që të qenë një sahabi, e lerë më nëse ai u shoqërua me të një vit, muaj, ditë apo orë. Përkufizimi i saktë i një sahabiu është një person i cili e pa profetin salAllahu alejhi ue selem, e besoi atë dhe vdiq si musliman. Në qoftë se ai vetëm e sheh atë salAllahu alejhi ue selem pa e dëgjuar atë, ai është sahabi që e merr këtë nivel të lartë dhe përfshihet nga fjalët e profetit salAllahu alejhi ue selem:

“Mos i fyeni shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhammedit sikurse ndonjëri prej jush do të kishe dhuruar ari sa mali i Uhudit, kjo nuk do të kishte qenë sa dy grushta të tyre apo edhe gjysmën e saj.”1

Të gjithë kanë – nëse do Allahu – këtë nivel të lartë. Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“…është shoku i tij.”

Edhe pse ai vetëm e pa atë dhe e besoi atë, ai ishte sahabi. Një person i tillë është në mënyrë të pashmangshme një sahabi dhe shoqërimi i tij numërohet në përputhje me shoqërimin që ia bëri profetit salAllahu alejhi ue selem. Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu ishin Muhaxhirun të cilët jetuan me të në Meke dhe Medine. Ata luftuan, dhanë bamirësi, dhe gjëra tjera. Ata janë më të mirë se të tjerët. Pastaj kështu vazhdon deri tek i fundit prej tyre që u konvertua në Islam pas çlirimit të Mekës. Edhe pse një person e pa profetin salAllahu alejhi ue selem një çast më të gjatë apo më të shkurtë, ai i përket sahabëve dhe fiton nderin e shoqërisë në këtë mënyrë.

______________________________

1 - Bukhari (3673) dhe Muslimi (2541).

 

43. Askush nuk e arrinë pozitën e sahabëve

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ata që e shoqëruan profetin salAllahu alejhi ue selem, e panë atë, e dëgjuan dhe e besuan në të, janë më të më mirë se pasardhësit (tabiinët) edhe në qoftë se ata do bëjnë të gjitha veprat e mira.”

Pasardhësi (tabiiu) më i madh nuk arrinë atë që arriti sahabiu më i vogël (në rang) edhe nëse ai vepron të gjitha veprat e mira. Nëse bamirësia jonë në ari mbushë kodrën e Uhudit as nuk do të ishte e barabartë me një grusht bamirësie të tyre, kjo do të thotë se ne nuk mund të arrijmë pozitën e tyre edhe në qoftë se ata japin vetëm një grusht. Çfarë të themi nëse ata japin gjithçka që kanë? Disa sahabë dhuruan çdo gjë që patën. Disa tjerë dhuruar gjysmën e pasurisë së tyre. Disa furnizuan ushtritë me armatim, një prej tyre ishte Uthmani radijAllahu anhu. Ata dhuruan pasuritë e tyre për hirë të Allahut. Në qoftë se njëri prej tyre jep një hurme, një grusht, apo ndonjë gjë tjetër, tabiinët nuk mund ta arrijnë atë nivel.

Ky imam e dinte pozitën e sahabëve. Gjithashtu ne duhet të dimë gradën dhe pozitën e tyre, dhe duhet ta dimë se ata janë njerëzit më të mirë pas profetëve. Njerëzimi kurrë nuk ka pasur njerëz më të mirë me përjashtim të profetëve. Kurrë nuk ka pasur njerëz me besim të tillë, bindje, sinqeritet dhe sakrificë si ata. Nëpërmjet tyre, Allahu i çliroi zemrat dhe vendet. Umeti ndriçoi nga shpallja të cilën ata e kumtuan nga i dërguari salAllahu alejhi ue selem dhe mundi i tyre për fe. Prandaj ata kanë çdo të drejtë për nderim dhe respekt nga ne. Betohem në Allahun se ne duam dhe urrejmë për hirë të tyre.

Prandaj Ehl-us-Sunneti thonë se ai që nënçmon vetëm një sahabi është heretik. Çfarë të thuhet për ata që fyen, ofendojnë dhe bëjnë Tekfir mbi një sahabi? Ai që nënçmon një sahabi është një Rafidi i neveritshëm.

Nderi i sahabëve të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem duhet të ruhet. Është e qartë duke pasur parasysh se Allahu ishte i kënaqur me ta, ua premtoi atyre Xhenetin dhe u dha atyre këtë rang madhështorë. Sahabët i kështuan vëmendje njëri-tjetrin në lidhje me këtë. Pasardhësit (tabiinët) e dinin këtë. Dijetarët e hershëm të umetit e dinin këtë. Janë vetëm llumi, injorantët, të devijuarit dhe heretikët që ushqejnë armiqësi kundër tyre. Prandaj, urrejtja ndaj Ensarëve është një shenjë e hipokrizisë, ndërsa dashuria ndaj Ensarëve është një shenjë e besimit. Çfarë të thuhet në lidhje me qëndrimin ndaj Muhaxhirunëve? Dashuria ndaj tyre nënkupton edhe më shumë besimin, ndërsa urrejtja e tyre nënkupton edhe më shumë hipokrizi. Çfarë të thuhet nëse urrejtja dhe armiqësia fillon me Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun dhe vëllezërit e tyre në mesin e sahabëve më të mëdhenjë radijAllahu anhum? Këta njerëz besojnë se pasuesit e jehudiut Ibn Sebe janë më të mirë se Ebu Bekri dhe Umeri. Sipas tyre, shkolla e jehudiut Ibn Sebes është më e mirë se sa shkolla e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Shkolla e Rafidave dhe shkolla e Hauarixhëve burojnë nga shkolla e Ibn Sebes. Rafidat dhe Hauarixhët u rebeluan kundër Uthmanit. Ata janë nxënës të Ibn Sebes. Sipas tyre shkolla e Ibn Sebes arsimuan plotë besimtarë, ndërsa Muhammedi salAllahu alejhi ue selem arsimoi vetëm tre, katër ose dhjetë besimtarë. Kështu thonë Rafidat.

 

44. Bindja ndaj pushtetarëve

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Prijësin dhe prijësat e besimtarëve duhet dëgjuar dhe bindur pa marrë parasysh se a janë ata të devotshëm ose mëkatar. Kushdo që merr kalifatin dhe bashkohen njerëzit rreth tij dhe miratohet prej tyre, apo dhe atë që e merrë pushtetin mbi ta me forcë, në mënyrë që ai të bëhet një kalif, ai quhet udhëheqës i besimtarëve.”

Shpjegimi:

“Prijësin e myslimanëve duhet dëgjuar dhe bindur, pa marrë parasysh nëse ai është i devotshëm ose mëkatar. Kjo vlen edhe për personin rreth të cilit umeti kanë rënë dakord në mënyrë që ai të bëhet kalif, apo edhe personi që merrë pushtetin me forcë, rebelohet ndaj ish udhëheqësit, e rrëzon atë dhe pastaj e themelon pushtetin. Nuk lejohet rebelimi ndaj tyre. Nëse do të rebelohesh ndaj tij një herë, pastaj kjo do ndodhë edhe hera tjera të vazhdueshme. Në parim, rebelimi nuk lejohet. Nëse Allahu lejon një person që të rebelohet ndaj liderit dhe e rrëzon atë nga pushteti dhe themelon një pushtet të ri, myslimanët janë të detyruar që të ndalen tek ky kufi dhe që ti nënshtrohen këtij liderit të ri i cili e mori pushtetin me grusht shtet. Pa marrë parasysh nëse lideri i ri e ka marrë postin e tij nëpërmjet zgjedhjeve, konsultimeve apo grusht shtetit, dhe posedon fuqinë dhe pushtetin, kështu që është e detyrueshme për ti´u bindur atij dhe të kursehen jetët e myslimanëve. Pa marrë parasysh nëse ai është i devotshëm apo mëkatar, duhet ti bindemi atij.”

Shikoni se si Imam Ahmedi, Bukhariu dhe të gjithë imamët e tjerë të islamit, e konsideronin bindjen ndaj pushtetarit të jetë një nga parimet e Islamit, pa marrë parasysh nëse ai është i devotshëm apo mëkatar.

Hauarixhët, Rafidat dhe të tjerët mund të bien dakord për pushtetin e tij nëse ai është i devotshëm, dhe ndoshta jo nëse ai është mëkatar. Sipas Rafidave nuk ishte as Ebu Bekri e as Umeri i devotshëm. Sipas Hauarixhëve Aliu nuk ishte i devotshëm. Në përgjithësi, ata përputhen nëse ai është i devotshëm. Megjithatë, ata mendojnë ndryshe në qoftë se ai është mëkatar. Nuk lejohet rebelimi kundër një kalifi të padrejtë dhe mëkatar nën asnjë rrethanë, përderisa ai është mysliman. Ka shumë hadithe lidhur me këtë duke përfshirë:

“Ne i premtuam të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem besatimin për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur atij në atë që është e lehtë për ne dhe në atë që është e vështirë për ne, atë që e pëlqejmë dhe atë që e urrejmë, edhe nëse shohim se si të tjerëve iu ipet përparësi ndaj nesh, dhe të mos e kontestojmë pushtetarin derisa të shohim mosbesim të qartë.”1

______________________________

1 - Muslimi (1709).

 

 

45. Jo (të ngriteni kundër tyre) përderisa ata e falin namazin

 

Ummu Seleme radijAllahu anha ka transmetuar se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ju do të keni udhëheqës, atëherë ju do të shihni tek ta disa gjëra të mira dhe disa të këqia. Ai që i sheh të këqiat ka shpëtuar, ai që i ka urryer ato është pastruar. Problemi është ai që kënaqet dhe pason ato.” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! A të mos i luftojmë ata?” Ai u përgjigj: “Jo, për deri sa ata e falin namazin.”1

Përderi sa ata a e falin namazin nuk lejohet rebelimi ndaj tyre. Çfarë të thuhet në qoftë se ata falen, agjërojnë, e japin zekatin, e kryejnë haxhin dhe u ofrojnë siguri myslimanëve që t’i veprojnë të gjitha këto e të tjeta? Cili është qëndrimi i rebeluesve të sotëm ndaj kësaj? Cili është qëndrimi i tyre ndaj hadithit:

“Jo, përderisa ata e falin namazin.”

I dërguari salAllahu alejhi ue selem i ndaloi ata duke thënë:

“Jo, përderisa ata e falin namazin.”

Edhe pse liderët kanë neglizhuar pjesë të mëdha të Islamit, ai tha:

“Jo, përderisa ata e falin namazin.”

Ai nuk tha:

“Jo, përderisa ata e falin namazin, japin zekatin, e kryejnë haxhin …”

Por tha:

“Jo, përderisa ata e falin namazin.”

Pse kështu? Sepse rebelimi rezulton me dëme. Islami shkatërrohet. Myslimanët shkatërrohen. Umeti shkatërrohet. Shkatërrimi përhapet dhe frytet e punëve të cilat janë bërë me mund shkatërrohen. Nderi cenohet, myslimanët poshtërohen dhe dobësohen në mënyrë që ata bëhen një objektiv i lehtë për armikun. Rebelim pas rebelimi.

Sot, rebeluesit morën vendet e tyre përmes revolucioneve, zgjedhjeve dhe gjërave të tjera. Çfarë kanë arritur ata? Çfarë kanë përmbushur? Ata janë shumë larg nga zbatimi i Islamit. Ata madje edhe ua kalojnë udhëheqësve të devijuar duke organizuar konferenca për të bashkuar fetë, për të ndërtuar kisha, për të ndërtuar ura mes të krishterëve dhe për të poshtëruar dhe shfrytëzuar myslimanët dhe për të shkatërruar punët e tyre fetare dhe materiale. Ata kanë arritur rrugën e tyre përmes zgjedhjeve, revolucioneve dhe gjëra të tjera, dhe ata janë të përfshirë në ministri. Këto janë vetëm fjalë boshe. Nuk ka asnjë dallim mes tyre dhe të tjerëve. Ne nuk u besojnë atyre. Qëllimi i tyre është vetëm pushteti, pavarësisht se si arrihet ai. Pastaj ata ia kthejnë kurrizin Islamit. Këtë e keni përjetuar vetë dhe e keni parë në vende të ndryshme. Së pari ata bëjnë revolucion në emër të Islamit, pastaj ata rrëzohen nga një komunist apo ndonjë tjetër ideologji e devijuar. E tërë urtësia gjendet në udhëzimin e përkrahur nga i urti, i mëshirshmi, i buti, trimi dhe legjislatori heroik, profeti salAllahu alejhi ue selem. Ai ua mësoi guximin umetit, por në këtë çështje ai urdhëroi durimin derisa ata të shohin mosbesim të qartë.

______________________________

1 - Muslimi (1854).

 

46. Hizbitë vetë nuk gjykojnë me ligjin e Allahut

 

Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka transmetuar se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Izraelitët ishin të udhëhequr nga profetët. Menjëherë kur vdiste një profet, ai pasohej nga një tjetër profet. Megjithatë, nuk ka asnjë profet pas meje, por do të ketë shumë kalifë.” Ata thanë: “Çfarë na urdhëron?” Ai tha: “Përmbushni besatim pas besatimit dhe përmbushni detyrimet ndaj tyre. Allahu do ti pyet ata lidhur me ata mbi të cilët u ka dhënë pushtet.”1

Ai nuk tha se ne duhet ti sjellim ata para drejtësisë, të revoltohemi, të rebelohemi kundër tyre ose të marrim të drejtat tona. Disa prej revolucionarëve më të mëdhenjë thonë se ata nuk presin ndonjë zgjidhje nga qielli dhe se ata duhet ti marrin vetë të drejtat e tyre dhe nxisin turmat drejt të njëjtës gjë. Ata nuk reagojnë kështu nga xhelozia për fenë e Allahut apo për umetin. Muhammedi salAllahu alejhi ue selem ishte njeriu më xheloz. Në një rast ai i tha Sadit radijAllahu anhu:

“Çfarë mendon nëse unë gjej një burrë me gruan time dhe sjelli katër dëshmitarë? Betohem në Allahun se unë do ta pres atë me majën e shpatës.” Pastaj profeti salAllahu alejhi ue selem tha: “A po çuditeni me xhelozinë e Sadit? Betohem në Allahun se unë jam më xheloz se ai dhe Allahu është më xheloz se unë. Kjo është arsyeja pse Ai ndaloi gjërat e turpshme.”2

Megjithatë, profeti salAllahu alejhi ue selem tha:

“…Allahu do ti pyet ata lidhur me ata mbi të cilët Ai u ka dhënë atyre pushtet.”

Nuk je ti ai i cili do ta vë udhëheqësin para drejtësisë. Në vend të kësaj ti këshilloje atë. Ose ai e pranon këshillën ose jo, ndërsa ti e ke bërë detyrën tënde. Duro përderisa ai e falë namazin. Këto nuk janë fjalët tona. Megjithatë, këto janë të rënda për këta njerëz dhe të vështira:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”3

Ata thërrasin për Hakimije, ndërsa vetë nuk marrin për gjykue Allahun dhe Pejgamberin. Pasuesit e Bidateve besojnë në panenteizëm, bëjnë Tekfir mbi umetin dhe besojnë se Kurani është krijuar. Sigurisht ata nuk gjykojnë me ligjin e Allahut. Ata nuk kënaqen që të gjykohen sipas ligjit të Allahut në çështje të tilla. Ata janë shumë larg nga ligji i Allahut. Ata bërtasin pas ligjit të Allahut tërë kohën, ndërsa ata janë rebelët më të mëdhenjë kundër ligjit të Allahut dhe duke iu referuar të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. A janë këto hadithe vetëm për argëtim? Ata mendojnë se këto hadithe janë në përkrahje të jomuslimanëve dhe ateistëve.

______________________________

1 - Bukhari (3455) dhe Muslimi (1842).

2 - Bukhari (7416) dhe Muslimi (1499).

3 - 4:65

 

 

47. Lideri i cili u jep prioritet të afërmëve dhe i le qytetarët në varfëri

 

Zejd ibn Uehb transmetoi nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu i cili më tha tregoi se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Pas meje do të ketë (udhëheqësa që disave u japin përparësi ndaj të tjerëve) dhe çështje që ju do ti qortoni.”

“Përparësi”, dmth Udhëheqësi do ti jepë përparësi me pasuri dhe pozitë përkrahësve të tij, rrethit të tij dhe të afërmëve të tij. Pjesa tjetër e popullit jetojnë në varfëri. Çfarë duhet të bëjnë ata? Vërtetë kjo është e padrejtë. Vërtetë kjo është të gjykuar me diçka tjetër përveç asaj që zbriti Allahu. Allahu ka thënë në lidhje me këtë:

وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ

“E kush nuk gjykon me atë që e zbriti Allahu, ata janë mohues.”1

Çfarë thotë i dërguari salAllahu alejhi ue selem në lidhje me këtë? A jeni më të ditur në lidhje me Librin e Allahut dhe fenë e Tij sesa ishte i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, shokët e tij fisnik dhe imamët e gjitha kohërave? Ata thanë:

“O i dërguari i Allahut! Çfarë e këshillon atë që e përjetonë këtë?” Ai tha: “Përmbushni detyrën ndaj tyre dhe të luteni Allahut që t’ua jep të drejtat tuaja.”2

Pra mos dil në konflikt. Mos demonstro. A ka demonstrata në Islam? Në qoftëse rrjetu i ujësjellësit nuk funksionon një ditë, ata dalin jashtë dhe demonstrojnë për të. Shtetet e sotme japin dhe nuk marrin. Shumica e shteteve sot u japin qytetarëve të tyre dhe nuk marrin gati asgjë prej tyre. Ata që u paralajmëruan në hadith, marrin, u japin disave përparësi me pasuri, nuk japin asgjë dhe shkaktojnë varfërinë. Po ti kishte urdhëruar Profeti salAllahu alejhi ue selem që të rebelohen, umeti do të ishte shkatërruar. Në vend të kësaj, ai i urdhëroi ata me arsye të shëndoshë, butësi, durim dhe kujdes për të ruajtur Islamin, për të kursyer jetën e  myslimanëve dhe për të mbrojtur nderin e tyre:

“Përmbushni detyrën ndaj tyre dhe të luteni Allahut që tu´a jep të drejtat tuaja.”

______________________________

1 - 5:44

2 - Bukhari (3603) dhe Muslimi (1843).

 

48. Dëgjoni dhe bindjuni pushtetarëve tuaj të padrejtë.

 

Ai salAllahu alejhi ue selem u tha Ensarëve:

“Pas meje ju do të shihni pushtetarë që disave u japin përparësi ndaj disave.”

Çfarë u tha Ensarëve të cilët luftuan përkrah tyre, përgatitën vendin e besmit (Medinen), luftuan dhe pushtuan vende?

Pas tyre erdhën njerëz që korrën frutat e Ensarëve dhe Muhaxhirëve. Shumë prej tyre hynë në Islam pas çlirimit (të Mekes). Disa prej tyre ishin Ebu Sufjani dhe Muavija. Pas tyre erdhën pasardhësit e tyre që dikujt i dhanë përparësi ndaj dikujt me pasuri. Ne nuk e përfshijmë Muavijen radijAllahu anhu në mesin e atyre, por kishte padrejtësi në mesin e Benu Maruan. Ata e shtyenin namazin e ikindisë dhe i falnin namazet pasi u kishta kaluar koha. Ka pasur mangësi tek ta. Pavarësisht nga kjo, sahabët bën durim me ta. Njerëzit u ankuan tek Enesi radijAllahu anhu ndaj gjakderdhjeve dhe plaçkitjeve të Haxhaxhit. Haxhaxhi ishte më keq se sundimtarët e sotëm. Sot, këta kanë sisteme pushteti dhe ligje, pavarësisht nëse në Lindje apo në Perëndim, por Haxhaxhi ishte kaotik dhe pasonte epshet e tij. Ai derdhi gjakun. Enesi tha:

“Duroni. Nuk vie një vit, vetëm se viti më pas është më i keq.”

Ai i urdhëroi ata që të durojnë. Ai e kishte sjellë këtë nga mësimet dhe udhëzimet e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem.

Alkame Bin Ua’il tha tregoi nga babai i tij se Seleme bin Jezid el-Xhu’fi i tha të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem:

“O i dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëronë në qoftë se ne kemi udhëheqës që na kërkojnë të drejtat e tyre dhe nuk na japin të drejtat tona?”

Ai salAllahu alejhi ue selem u largua prej tij. Ai e pyeti atë dhe ai u largua prej tij. Çështja ishte e rrezikshme dhe ai salAllahu alejhi ue selem nuk e pëlqeu atë. Çështja ishte serioze. Çfarë do të thoshte i dërguari salAllahu alejhi ue selem? El-Ash’ath bin Kajsi e kapi për dore dhe i tha:

“Dëgjoni dhe bindjuni! Ju nuk jeni përgjegjës për më shumë se ajo që është vënë mbi ju, dhe ata janë përgjegjës vetëm për atë që është vënë mbi ta.”1

Dikush mund të mendoj se kjo është fjalë el-Ash’ath bin Kajsit. Le të themi se kjo është e vërtetë, por i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e miratoi atë. Ju e dini se Sunneti përbëhet nga fjalët, veprat dhe miratimet e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Megjithatë, ka transmetime të tjera që thonë se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Dëgjoni dhe bindjuni! Ju nuk jeni përgjegjës për më shumë se ajo që është vënë mbi ju, dhe ata janë përgjegjës vetëm për atë që është vënë mbi ta.”2

______________________________

1 - Muslimi (1846).

2 - Muslimi (49).

 

49. Sillen me metodë komuniste ndaj Ehl-us-Sunnetit.

 

Ummu Seleme radijAllahu anha ka transmetuar se profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ju do të keni udhëheqës, tek ta do të shihni disa gjëra të mira dhe disa të këqia. Ai që i sheh të këqiat ka shpëtuar, ai që i ka urryer ato është pastruar. Problemi është ai që kënaqet dhe pason ato të këqia. “Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! A t’i luftojmë ata?” Ai u përgjigj: “Jo, për deri sa ata e falin namazin.”

Muslimi ka thënë:

“Ky është ai që urren dhe qorton me zemrën e tij.”

Muslim ka thënë se mund edhe të urreshë dhe të dënoshë me zemër. Një hadith tjetër thotë:

“Ai nga ju që sheh një mëkat duhet ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse ai nuk mund ta bëj këtë, ai duhet ta bëjë atë me gojën e tij. Nëse ai nuk mund ta bëj këtë, ai duhet ta bëjë atë me zemrën e tij dhe ky është besimi më i dobët.”1

Nëse një dijetar sot qorton vetëm me zemër, për shkak të frikës apo diçka tjetër, ai akuzohet të jetë një agjent, spiun, servil dhe akuza të tjera që ata kanë marrë nga komunistët. Kjo metodë nuk buron nga muslimanët. Kështu funksjonojnë komunistët, kryengritësit, mbështetësit e partisë Ba’th, nacionalistët dhe parti të tjera të devijuara. Si mund një i ri musliman të pranojë një gjë të tillë? Dijetarët islamë dhe Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati i përmbahen udhëzimeve fisnike të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, të tilla si kjo, dhe mendimet e imamëve, duke përfshirë Malikun, Shafiiun, Ahmed bin Hanbelin, el-Euzain, eth-Theurin dhe të tjerë. Të gjithë ata jetuan nën pushtete që kanë patur gabime dhe mospërputhje. Çfarë ndodhi në kohën e Imam Ahmedit? Një shtet që mohoi cilësitë e Allahut Te ala dhe pranuan ideologjinë e Xhehm bin Safuanit (ideologjinë e Xhehmive). Ideologjia e Xhehmit përbëhet nga mosbesimi. Mendimi i krijimit të Kuranit është kufër sipas Ahmedit dhe Ehl-ul-Hadithit në atë kohë. Pushteti thërriste në kufër. Kur ata donin të rebeloheshin ndaj qeverisë, Imam Ahmedi nuk pranoi, duke thënë se ky veprim është i keq dhe i dëmton muslimanët. Ai i qortoi ata. A ishte Ahmedi një frikacak? A punonte Ahmedi për shtetin? Sepse ishin Selefët që pasuan këto argumente.

Hauarixhët dhe njerëz që sjellin trazira në mesin e Mutezileve dhe të tjerë na akuzojnë se punojmë për shtetin dhe spiunojmë. Betohem në Allahun se ata e luftojnë Ehl-us-Sunnetin me ndihmën e metodave të komunistëve, partisë Ba’th, nacionalistëve dhe të ateistëve. Si mund të aplikojnë këto metoda mbi muslimanët dhe nuk i pranojnë këto argumente lidhur me pushtetarët? Pse ata nuk i justifikojnë ata në qoftë se ata i kanë këto dëshmi? Le të themi se unë nuk dua të rebelohem. Unë nuk bëjë tekfir mbi pushtetarin. Ti pason besimin e Hauarixhëve dhe bën tekfir mbi të. Më le të qetë dhe mos më nënçmo mua. Ti je i detyruar që të dëgjoshë fjalët e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem:

“Jo, për deri sa ata falën.”

“Jo, për deri sa ata e falin namazin.”

“Përveç në qoftë se ju shihni një kufër të qartë për të cilin keni dëshmi nga Allahu.”

______________________________

1 - Muslimi (49).

 

 

50. Sejjid Kutubi ka shkaktuar humbje të madhe të umetit.

 

Tani për tani unë nuk di që ndonjë dijetar i njohur është deklaruar lidhur me pushtetarët. Ju e dini se Shejkh Ibn Bazi bëri Tekfir mbi disa pushtetarë. Disa dijetarë bënë Tekfir mbi disa pushtetarë. Disa pushtetarë e meritojnë Tekfirin. Megjithatë, pushtetarët e tjerë janë ende muslimanë. Edhe pse ata kanë devijuar askush nuk ka bërë Tekfir mbi ta. A ka një dijetar të njohur nga Ehl-us-Sunneti, që i përket njerëzve më të pastër, të cilët kanë bërë Tekfir mbi ndonjë pushtetarë sot? Të vetmit që ne i shohim sot duke e bërë këtë janë mendjelehtët, injorantët dhe përkrahësit e Mutezileve dhe Hauarixhëve. Këta janë që bëjnë Tekfir mbi pushtetarët dhe qytetarët. Ata që bëjnë Tekfir mbi pushtetarët dhe ushtritë, të mbështetur në frymëzimin e Sejjid Kutubit. Ky njeri rrënoi parimet e Sunnetit dhe miratoi parimet e të devijuarëve. Nuk ka asnjë parim të prishur vetëm se Sejjid Kutubi e miratoi atë. Nuk ekziston parim në Sunnet, vetëm se ai e ka rrënuar atë. Një prej tyre është bërja Tekfir mbi umetin. Një tjetër është ajo në të cilën është bazuar Tekfiri, domethënë se besimi as nuk shtohet as nuk mangësohet. Sipas tij, besimi është njëqind për qind, ose besim ose mosbesim. Një person mëkatar i cili i bindet atij që nxjerr ligje një çështje të detajuara, sipas tij është kafir dhe plotësisht i përjashtuar nga Islami.

A kanë shkuar Hauarixhët aq larg? Ne shpresojmë se të rinjtë ti japin fund kësaj. Nëse ti paraqet tekste dhe argumente që sqarojnë devijimet e këtij njeriu, ata nuk i pranojnë ato nga ju. Ata nuk e pranojnë të vërtetën nga ti. Ata nuk e kërkojnë të vërtetën. Ata nuk duan të kenë një lidhje të shëndoshë ndaj kësaj çështje që ka ndikuar gjithë botën dhe i ka vënë në konfuzion të rinjtë e umetit dhe i ka hutuar ata, çoi në lufta civile dhe shkaktoi armiqësi dhe urrejtje. Ata nuk duan të kenë transparencë, ata nuk duan ti studiojnë çështjet. Ata nuk duan ta dinë se kush u prinë atyre, çfarë metodologjie ai ka, cilin besim ai e ka dhe të cilin kuptim të Islamit ai e ka. Ata nuk e duan këtë:

وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَارًا

“Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.” 71:7

Ata kanë zgjedhur që të pasojnë këto metodologji të këqija. Unë mund të jem i ashpër, por unë jam i tillë në mënyrë që ata të zgjohen në qoftë se ata kanë ndonjë logjikë dhe nëse respektojnë tekstet e Kuranit dhe Sunnetit dhe të kuptuarit e Selefëve. Ata duhet ti kuptojnë këto çështje të mëdha dhe serioze që kanë shkaktuar humbjen e umetit që kurrë nuk është parë më parë para Sejjid Kutbit dhe pasueseve të tij.

Ne jemi kujdesur për këtë parim, sepse ai është e rrethuar nga trazirat. Mësoni këto argumente përmendësh. Ne e adhurojmë Allahun me to deri sa ta takojmë Atë. Një person epshor dhe i devijuar nuk duhet të jetë në gjendje që të na devijojë nga kjo metodologji.

 

51. Xhihadi nën udhëheqësin e devotshëm dhe mëkatarë vlenë deri në Ditën e Gjykimit.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Xhihadi nën udhëheqësit e devotshëm dhe mëkatarë vlenë deri në Ditën e Gjykimit, dhe nuk duhet braktisur. Shpërndarja e plaçkës së luftës dhe zbatimi i dënimeve nga pushtetarët janë të vlefshme. Askush nuk ka të drejtë që ti kritikoj dhe ti kontestoj ata. Është e lejueshme dhe e vlefshme që t’u paguhet zekati atyre, pavarësisht nëse ata janë të devotshëm ose mëkatar. Falja e namazit të xhumasë pas tyre dhe guvernatorëve të tyre është e lejuar dhe e plotë dhe përbëhet nga dy rekate. Ai që e përsëritë atë është bidatçi që anashkalon transmetimet dhe e kundërshton Sunnetin. Ai me këtë nuk arrin asgjë nga vlera e xhumasë, përderisa nuk e konsideron të saktë faljën e namazit të xhumasë me udhëheqësit, pavarësisht nëse ata janë të devotshëm ose mëkatarë. Është Sunnet falja e dy rekateve me ta dhe ti konsideroshë ato të jenë të sakta. Ti nuk duhet të dyshosh në këtë.”

Shpjegim:

Pasi që Xhihadi është në fuçi deri në Ditën e Gjykimit, ne duhet të luftojmë nën udhëheqjen e pushtetarit pavarësisht nëse ai është i devotshëm apo mëkatar. Kështu e praktikonin Selefët duke përfshirë Ibn-ul-Mubarakun, el-Euzain dhe Ahmed bin Hanbelin. Ata dolën në kufi dhe luftuan nën udhëheqjën e Abasive.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Shpërndarja e plaçkës së luftës dhe zbatimi i dënimeve nga pushtetarët janë të vlefshme.”

Ata besojnë se janë udhëheqësit ata që shpërndajnë plaçkat e luftës dhe zbatojnë dënimet për kurvëri, vrasje, vjedhje, abuzim të alkoolit dhe të ngjashme. Kjo është detyrë e atyre që janë në pushtet, dhe jo një gjë që individët apo grupet duhet bërë. Pushtetari duhet përkujdeset për këto, sepse kjo është e drejta e tij. Që individët ose grupe të mirren me këtë kjo shpie vetëm në gjakderdhje dhe trazira të pafundme. Kur një pushtetar e kryen këtë detyrë, por ai është mëkatar, njerëzit qetësohen dhe umeti i shmanget trazirave.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

Askush nuk ka të drejtë që ti fyej dhe kontestoj ata.”

As për ekzekutimin apo shpërndarjen e plaçkës së luftës, në kundërshtim me veprimin e Dhul-Khuuejsiras.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Është e lejueshme dhe e vlefshme zekati që u ipet atyre nëse ata janë të devotshëm ose mëkatar.”

Sepse muslimani ka të drejtë që të shpërndajë plaçkat e luftës ashtu sikurse beson se është e saktë. Të dy methhebet edhe i Imam Ahmedit dhe i Imam Shafiut bëjnë dallimin ndërmjet zekatit të dukshëm dhe zekatit të fshehur. Ata besojnë se zekati i dukshëm i ipet pushtetarit, ndërsa zekati i fshehur, si ari, argjendi dhe mallrat, paguhen direkt nga pronari. Disa preferojnë që paguesi i zekatit ta bëjë këtë personalisht për tu siguruar nëse ai arrin në vend të duhur. Por në qoftë se i ipet sundimtarit, atëherë është e vlefshme. Nëse sundimtari kërkon që ajo ti paguhet tij, qytetarët duhet t’i binden atij. Dhe në qoftë se ata refuzojnë ti binden atij, ai duhet ti luftojë ata në të njëjtën mënyrë sikurse sahabët i lutfuan ata që nuk e dhanë zekatin.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Falja e namazit të xhumasë pas tyre dhe guvernatorëve të tyre është e lejuar dhe e saktë dhe përbëhet nga dy rekate.”

Falja e xhumasë duhet bërë prapa pushtetarit dhe guvernatorit të përcaktuar prej tij, gjyqtarët dhe imamët e xhamive. Pra falja e xhumasë pas tyre është e lejuar në këtë mënyrë dhe e saktë dhe përbëhet nga dy rekate.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 Ai që e përsëritë atë është bidatçi që anashkalon transmetimet dhe e kundërshtonë Sunnetin.

Disa njerëz e përsërisin namazin e xhumasë për shkak të diçkaje që ata besojnë të jetë një arsye. Ose për shkak se xhemati nuk arrin dyzet njerëz, ose sepse ata besojnë se namazi i imamit është i pavlefshëm. Arsyeja e dytë është më e keqe se e para. Personi është bidatçi. Ti nuk duhet ta përsëritësh namazin nëse imami është bidatçi. Falu dhe mos e përsëritë namazin. E njëjta gjë vlenë, nëse imami është i padrejtë. Falu pas tij dhe mos e përsëritë namazin. Ti je bidatçi në qoftë se e përsëritë namazin e xhumasë. Imam Ahmedi ka thënë:

“Është Sunnet falja e dy rekateve me ta dhe ti konsiderosh ato të jenë të plota. Ti nuk duhet të dyshosh në këtë.”

 

52. Revoltimi ndaj pushtetarit musliman është i ndaluar.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ata që rebelohen kundër pushtetarëve muslimanë rreth së cilëve njerëzit janë të bashkuar dhe kanë pranuar kalifatin e tij, pavarësisht  mënyrës së arritjes, me kënaqësi ose me dhunë, ka përçarë muslimanët dhe ka kundërshtuar transmetimet nga i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Nëse kryengritësi vdes në atë gjendje, ai vdes vdekjen e kohës pagane.”

Shpjegimi:

Ibn Umeri radijAllahu anhu transmeton se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ai që vdes pa besatim ndaj pushtetarit të tij, vdes vdekjen e kohës pagane.”1

“Ai që kundërshton vdes vdekjen e kohës pagane.”2

Pra rebelimi është i ndaluar. Ibn Umeri radijAllahu anhu ka thënë se gjatë kalifatit të Jezidit. Ju e dini gjendjen e Jezidit, pavarësisht kësaj, Ibn Umeri besoi se një person i cili revoltohet kundër tij shkel besatimin dhe vdes vdekje të kohës pagane.

______________________________

1 - Muslimi (1851).

2 - Muslimi (1848).

3 - Muslimi (1851).

 

53. Revoltimi dhe lufta kundër pushtetarit musliman është e ndaluar.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Nuk është e lejuar për të luftuar kundër pushtetarit. Asnjë njeriu nuk i lejohet që të revoltohet kundër tij. Ai që e bën këtë është një bidatçi i dalur përtej Sunnetit dhe rrugës së drejtë.”

Shpjegimi:

Sepse rebelimi ndaj pushtetarit kundërshton argumentet e konfirmuara nga Profeti salAllahu alejhi ue selem, dhe një prej parimeve madhështore të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Për sa kohë të mungon aftësia dhe dëmet do të jenë më të mëdha se sa dobitë, ti nuk duhet të revoltohesh as ndaj pushtetarit jomusliman. Vetëm kur ka kapacitet dhe më shumë dobi se sa dëm kjo lejohet. Përndryshe, duhet duruar. Por në qoftë se pushtetari është musliman dhe e falë namazin, kështu që nuk është e lejueshme të revoltohesh kundër tij deri sa ai të shfaqë një mosbesim të qartë. Kështu ai duhet të rrëzohet përgjatë kushteve të përmendura.

 

54. Lejohet luftimi i banditëve dhe i Hauarixhëve.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Është e lejuar për të luftuar banditët dhe Hauarixhët. Nëse ata e sulmojnë një person ose pasurinë e tij, atëherë është e lejueshme për të që të mbrojë vetën e tij dhe pasurinë e tij. Atij i lejohet që të mbrojë vetën me çdo mjet që ai mundet. Megjithatë, atij nuk i lejohet që t’i ndjek ata dhe ti kërkojë ata nëse ata e lënë të qetë. Askujt tjetër përveç liderit apo udhëheqësve muslimanë nuk i lejohet që të bëjë një gjë të tillë. Atij i lejohet vetëm që të mbrojë veten e tij në vend. Qëllimi i tij duhet të jetë që të mos e mbys dikë. Nëse ai gjatë vetë-mbrojtjes ndodh që ta mbys agresorin, kështu që mbaroi puna e agresorit. Dhe nëse ai vritet, ndërsa ai ishte duke mbrojtur veten dhe pasurinë e tij, ai arrin me siguri martirizimin. Kështu është përmendur në hadithe dhe transmetime. Ato urdhërojnë vetëm vetë-mbrojtje dhe jo që agresori të vriten ose të ndiqet. Atij gjithashtu nuk i lejohet që t’ia shuajë jetën e tij, nëse ai bie në tokë ose plagoset. Atij gjithashtu nuk i lejohet që ta mbys atë, ose që të aplikojë dënimin sheriatik mbi të nëse ai e kap atë. Ai në vend të kësaj duhet ta dërgojë atë tek autoritetet dhe ta lejojë atë që ta gjykojë atë.”

Shpjegimi:

Ky është një shpjegim i detajuar se si Hauarixhët, banditët dhe kryengritësit duhet të luftohen. Kjo është bazuar në hadithet e profetit salAllahu alejhi ue selem. Një njeri e pyeti atë salAllahu alejhi ue selem:

“Çfarë mendoni se unë duhet të bëjë nëse një njeri dëshiron të marrë pasurinë time?” Ai tha: “Mos ia jep atë atij.” Ai e pyeti: “Nëse ai më lufton?” Ai tha: “Luftoje atë.” Ai e pyeti: “Nëse ai më mbytë mua?” Ai u përgjigj: “Atëherë ti je martir.” Ai e pyeti: “Nëse unë unë mbysë atë?” Ai u përgjigj: “Ai hynë në zjarr.” 1

Ai salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:

“Ai që vritet për shkak se ka mbrojtur veten është martir. Ai që vritet për shkak se ka mbrojtur pasurinë e tij është martir. Ai që vritet për shkak se ka mbrojtur fenë e tij është martir.” 2

Në qoftë se pasuria e një personi ose nderi i tij sulmohen ose në qoftë se ai vetë sulmohet, atij i lejohet që të rezistojë sa më mirë që mundet pa synuar vrasjen. Nëse gjendja shpie në vrasjen e agresorit pa dashje, kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Nëse ai vetë vritet ai bëhet martir. Legjislacioni lejon personin që sulmohet që të mbrojë pasurinë e tij, nderin e tij dhe veten e tij. Disa dijetarë madje thonë se është e detyrueshme që personi të mbrojë gratë dhe motrat e tij. Pra, është e detyrueshme për të mbrojtur gratë e tyre. Në qoftë se mjafton me rezistencën më të vogël kështu që është e mirë. Dhe në qoftë se kjo shpie në vdekjen e agresorit, ai nuk ka bërë mëkat, ndërsa i vdekuri hynë në Xhehnem. Nëse personi i sulmuar vriet, ai është – insha Allah – martir. Ai duhet, megjithatë, ta bëjë këtë për hirë të Allahut Tabareke ue Te ala dhe ti përmbahet librit të Allahut Azze ue Xhel dhe jo vetëm që të mbrojë vetën e tij. Sepse veprat janë sipas qëllimit.

Imam Ahmedi e bazoi këtë çështje në këto hadithe. Ai tha se i dërguari salAllahu alejhi ue selem e lejoi vetë-mbrojtjen dhe jo vrasjen. Ai salAllahu alejhi ue selem ligjësoi vetë-mbrojtjen dhe jo vrasjen. Ti nuk duhet të synoshë që ta vrasësh atë. Ti duhët të synosh që ta evitosh atë. Nëse ai ndalon, kështu që është mirë. Dhe në qoftë se ai nuk ndalet deri sa ai të vritet kështu që vlen gjykimi i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Nëse sulmuesi vritet ai hynë në Xhehnem dhe në qoftë se i sulmuari vritet, ai bëhet martir.

Mos e mbytë atë nëse e kap atë ose e dëmtonë atë. Ti nuk ke të drejtë që të shuash jetën e tij. Nëse ai ikë, nuk të lejohet që ta ndjekësh atë. E keqja e tij ka pushuar dhe ky është synimi. Ose ai bie i plagosur ose ai ikë. Në këtë rast ty nuk të lejohet që ta ndjekësh atë. Poashtu mos e mbytë atë nëse ai bie i plagosur. Kjo nuk të lejohet. Nëse e bëni këtë ti ke kaluar kufirin. Ti je urdhëruar për të mbrojtur veten, jo për ta vrarë atë. Nëse e kap atë, nuk të lejohët që ta vrasësh atë, ose të aplikoshë dënimin e ligjësuar mbi të. Ai duhet të dërgohet tek autoriteti që mund të aplikojë ndëshkimin e Allahut mbi të apo atë që ajo e konsideron të jetë e saktë. Autoriteti është përgjegjës për verat e tij.

______________________________

1 - Muslimi (140).

2 - Tirmidhi (1421) dhe Ebu Davudi (4772). Autentik sipas Albanit.

 

55. Ne nuk dëshmojmë për asnjë musliman se ai do të hyjë në Xhenet apo në Xhehnem.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ne nuk dëshmojmë për një musliman se ai do të hyjë në Xhenet apo në Xhehnem për veprat që i ka. Ne shpresojmë për të mirën e tij dhe kemi frikë për të, kemi frikë për mëkatarin dhe shpresojmë që Allahu ta falë atë.”

Shpjegimi:

Ai tha:

“Ne nuk dëshmojmë për asnjë musliman se ai do të hyjë në Xhenet apo në Xhehnem për veprat e tij.”

Do të thotë përderisa mëkati nuk është mosbesim. Nëse mëkati është mosbesim apo idhujtari, atëherë e ka gjykimin e tij. Por në qoftë se është vetëm një mëkat nga mëkatet, ne nuk japim gjykim se ai as nuk do të hyjë në Xhenet apo në Xhehnem. Në qoftë se ai e bëri vepra të mira, ne shpresojmë që ai të hyjë në Xhenet. Në qoftë se ai e bëri veprime që kërkojnë dënimin në Xhehnem, ne kemi frikë për të. Ne shpresojmë për të bindurin dhe frikësohemi për të pabindurin. Ne nuk gjykojmë as për as Xhenetin e as Xhehnemin për dikë. Është vetëm Allahu Azza ue Xhel i Cili ka të drejtë për këtë. I vetmi përjashtim është pra mosbesimi i qartë. Një jehudi ose i krishterë është kafir, kjo është e qartë. Një person i tillë do të hyjë në Xhehnem. Ne themi prerë se jobesimtari do të hyjë në Xhehnem. Besimtarit, të bindurit dhe mëkatarit të tyre, ne nuk gjykojmë për ta asgjë.

Kjo është në dorën e Allahut Azze ue Xhel. Ne shpresojmë për të bindurin dhe frikësohemi për mëkatarin. Ne shpresojmë për të mirin dhe njëkohësisht frikësohemi për të. Është e mundur që nga ana e jashtme ai bën vepra të mira, ndërsa në zemër qëndron në të kundërtën. Kjo ka ndodhur më parë. I dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë në lidhje me personin që luftonte ashpër:

“Ai është në Zjarr.” 1

Me sa dukej ai ishte një luftëtar, por qëllimin kishte tjetër.

E njëjta gjë vlenë edhe për personin i cili u godit nga një shigjetë. Sahabët thanë se ai ishte shehid, ndërsa profeti salAllahu alejhi ue selem tha:

“Kurrë! Palltoja të cilën ai e mori si plaçkë e luftës pa leje digjet flakë nga zjarri në të.” 2

Umm-ul-Ala u kujdes për Uthman bin Madhunin. Kur ai vdiq, ajo tha:

“Allahu të faltë, Ebu-Sa’ib! Unë dëshmoj se Allahu të ka nderuar ty.” ”Atëherë i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha: “Çfarë din ti se a e ka nderuar Allahu atë? Betohem në Allahun se unë jam i dërguari i Allahut dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua.” Ajo tha: “Pasi kësaj unë kurrë nuk e kam lavdëruar dikë më.” Pastaj ajo ëndërroi se si ai e kishte një burim që shushuriste. Ajo ia tregoi këtë të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem i cili tha: ”Ajo është vepra e tij.” 3

Qëllimi është që ti nuk mund të jeshë i prerë se dikush do të hyjë në Xhenet apo në Xhehnem.

______________________________

1 - Bukhari (4203) dhe Muslimi (111).

2 - Bukhari (4234) dhe Muslimi (115).

3 - Bukhari (2687).

 

56. Pendimi i të penduarit pranohet.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ai që e takon Allahun pasi ka bërë një mëkat që meriton dënimin në Zjarr, por pendohet dhe nuk vazhdon me të, Allahu e falë atë. Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe ua falë mëkatet.”

Shpjegimi:

Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

“Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që falë shumë dhe është mëshirues!” 39:53

Allahu e do pendimin, të penduarit dhe ata që pastrohen. Ne shpresojmë për të penduarin, por ne nuk gjykojmë se ai do të hyjë në Xhenet apo në Xhehnem. Ne shpresojmë për të. Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ai e pranon pendimin e robërve të Vet dhe ua falë mëkatet.”

Ka shumë ajete Kurani dhe hadithe që pohojnë këtë dhe se Allahu pranon pendimin e të penduarit dhe gëzohet për të.

 

57. Gjykimet e përcaktuara janë kurë.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ai që e takon Atë pasi është u dënuar në këtë jetë për mëkatin e tij, ai është pastruar nga mëkati. Kështu është transmetuar nga i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ai që e takon Atë pasi të ketë qenë i vazhdueshëm në mëkat dhe pa u penduar nga mëkatet që meritojnë dënimin, është nën dëshirën e Allahut; nëse Ai dëshiron ta dënoj atë, Ai e bën këtë, dhe në qoftë se Ai do ta falë atë, Ai e bën këtë. Megjithatë, Ai e ndëshkon dhe nuk e fal atë që e takon si jobesimtar.”

Shpjegimi:

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem u tha shokëve të tij radijAllahu anhum:

“Më premtoni besatimin se as nuk do të adhuroni dikë karshi Allahut, nuk do të vjedhni, nuk do të bëni zina, nuk do ti mbytni fëmijët tuaj, nuk do të bëni akuza të rreme ose të më kundërshtoni mua në lidhje me të vërtetën. Ai që përmbushë këto do të merr shpërblimin e tij nga Allahu. Kushdo që bie në ndonjë nga këto dhe dënohet për të në këtë jetë është pastruar. Dhe në qoftë se dikush bie në ndonjë nga këto dhe Allahu e fshehë atë, atëherë ai është nën dëshirën e Allahut; nëse Ai dëshiron ta dënoj atë, Ai e bën këtë, dhe në qoftë se Ai dëshiron ta falë atë, Ai e bën këtë.” 1

Mëkatari pra është kështu në vullnetin e Allahut. Subhanehu ue Te'Ala tha:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

“S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” 2

Është nën dëshirën e Allahut, nëse Ai do ta falë apo ta ndëshkojë mëkatarin. Ai falë, mëshiron dhe është i butë. Është e mundur që Allahu ta falë mëkatarin që ka mëkate si mal. Burri me shënimet do të sheh mëkatet e tij të shkruara në nëntëdhjetë e nëntë blloqe, secili bllok do të përbëhet nga mëkatet aq sa syri sheh largë. Megjithatë, Allahu e fal atë për shkak të shahadetit të tij “La ilahe ilAllah”.

Monoteisti që e takon Allahun, Allahu do ta falë dhe ai e braktis Xhehnemin herët apo vonë. Imam Ahmedi ka thënë:

“Megjithatë, Ai e ndëshkon dhe nuk e fal atë që e takon Atë si jobesimtar.”

Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

“S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.”

إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ

“ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” 3

______________________________

1 - Bukhari (3892) dhe Muslimi (1709).

2 - 4:48

3 - 5:72

 

58. Zbatimi i dënimeve të përcaktuara.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Është obligim të gurëzohet personi që është ose ka qenë i martuar dhe bënë zina, me kusht që ai vetë e pranon ose dënohet nga dëshmitë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) gurëzoi dhe halifet e udhëzuar gurëzuan gjithashtu.”

Shpjegimi:

Kështu dënohet personi që bënë zina; ai gurëzohet derisa të vdes. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e gurëzoi gruan nga fisi Ghamid, Maizin, dhe grua nga fisi Xhuheni dhe çiftin hebre. Kjo dispozitë është në Teurat, në Ungjill dhe Kuran. Një nga gjykimet e më hershme të cilin sheriati islam e ka miratuar dhe pranuar është gurëzimi. Pra gurëzimi është i ligjësuar me Teurat, Ungjill dhe Kuran. U shpallë një ajet në lidhje me gurëzimin i cili më vonë u abrogua, ndërsa vendimi i tij mbeti. Këtë e tregoi Umer bin el-Hatabi (radijAllahu anhu) kur ai tha:

“Allahu e dërgoi Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem) me të vërtetën dhe ia shpalli librin atij në të cilin mes tjerash ishte një ajet në lidhje me gurëzimin. Ne e lexuam atë, e memorizuam atë dhe e kuptuam. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sele,) gurëzoi dhe ne gurëzuam pas tij. Unë kam frikë se do të vijë një ditë kur dikush thotë: “Pasha Allahun! Ne nuk mund të gjejmë ajetin lidhur me gurëzimin në Kuran,” dhe devijon për shkak se ai ka braktisur një obligim të cilin Allahu e ka shpallur. Gurëzimi në Kuran është i vërtetë dhe kjo vlenë edhe për burrat dhe gratë që janë apo kanë qenë të martuar, dhe që bëjnë zina, pasi që ajo të jetë konfirmuar përmes dëshmive, shtatzënisë apo pranimit.”1

Dëshmia përbëhet nga katër dëshmitarë. Nëse vetëm tre dëshmojnë zinanë, ata dënohen për shpifje. Pra ata duhet të jenë katër. Gjithashtu kërkohet që ata të shohin se penisi i burrit është padyshim brenda në vaginën e gruas. Dëshmia e tyre nuk pranohet nëse ata vërtetë nuk janë të katërtit të cilit e shohin marrëdhënien. Këto kushte janë për të mbrojtur jetën dhe nderin;

لَوْلَا جَاؤُوا عَلَيْهِ بِأَرْبَعَةِ شُهَدَاء فَإِذْ لَمْ يَأْتُوا بِالشُّهَدَاء فَأُوْلَئِكَ عِندَ اللَّهِ هُمُ الْكَاذِبُونَ

“Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te Allahu janë mu gënjeshtarët.” 2

Pranimi është një tjetër provë. Edhe burri i quajtur Maiz dhe gruaja nga fisi Ghamidi pranuan.

Shtatzënia e gruas është dëshmia e tretë. Shtatzënia e saj është prova më e mirë.

Tërë qëllimi me këtë se gurëzimi nuk zbatohet derisa zinaja nuk është dëshmuar nga katër dëshmitarë, nga pranimi nga burri apo gruaja ose shtatzënia. Kështu dënohet një person i cili është ose ka qenë i martuar dhe bënë zina. Me fjalë të tjera, personi duhet të ketë qenë i martuar në mënyrë të saktë me një grua dhe kishte marrëdhënie seksuale me të gjatë martesës. Kushtet e mëposhtme duhet të plotësohen për tu zbatuar dënimi:

01 – Personi duhet të jetë në mendjen e tij dhe jo i çmendur.

02 – Personi duhet të jetë seksualisht i pjekur dhe jo i mitur.

03 – Personi duhet të jetë i lirë e jo skllav. Të dy skallavi dhe skllavja, pavarsisht se a janë të martuar në mënyrë të saktë, marrin gjysmën e dënimit të personit të liruar, do të thotë pesëdhjetë fishkëllime. Sepse gurëzimi nuk mund të përgjysmohet dhe pjesërisht për shkak se dënimi i atyre që janë të lirë dhe atyre të pamartuar është sikurse Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:

الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا مِئَةَ جَلْدَةٍ وَلَا تَأْخُذْكُم بِهِمَا رَأْفَةٌ فِي دِينِ اللَّهِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَلْيَشْهَدْ عَذَابَهُمَا طَائِفَةٌ مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ

“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni Allahun dhe botën tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” 3

Pra robi merrë gjysmën e dënimit, përkatësisht, pesëdhjetë fishkëllime. Ai pra nuk gurëzohet edhe nëse është i martuar në mënyrë të saktë. Ai nuk merr asgjë tjetër pos gjysmës së dënimit të personit të lirë, do të thotë pesëdhjetë fishkëllime. Imam Ahmedi ka thënë:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) gurëzoi, dhe udhëheqësit gurëzuan gjithashtu.”

Kjo tashmë është përmendur.

______________________________

1 - Bukhari (6830) dhe Muslimi (1691).

2 - 24:13

3 - 24:2

 

59. Ai që e degradon një sahabi është bidatçi.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ai që nënçmon një nga sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), e urrenë atë për diçka që ai ka bërë, ose përmend anët e tij të këqija, ai është bidatçi derisa ai të lutet për mëshirë për ata të gjithë dhe nuk asgjë kundër ndonjë prej tyre.”

Shpjegimi:

Ky është një nga parimet e Ehl-us-Sunnetit. Nuk lejohet për të degraduar ndonjë nga sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem), apo për të theksuar edhe anët e tyre të këqija, në qoftë se ato janë të sakta. Ai që e bën këtë për fat të keq e merr me nënçmim fenë, sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe akiden islamike. Një person (Sejjid Kutbi) flet ulët për profetët dhe sahabët, bënë tekfir, akuzonë të tjerët me hipokrizi, bën tekfir mbi tërë umetin dhe njëkohësisht konsiderohet të jetë zotëria i zotërinjëve dhe lideri i liderëve. Sipas kujt? Sipas atyre që duan të ngrisin umetin dhe t’ia kthejnë  atij ditët e tij të kaluara e të lavdishme? Këta njerëz nuk janë të besueshëm kur është fjala për fenë e Allahut. Ata duhet duhet t’u bashkangjiten Rafidave (Shiitëve), sepse ata e mbrojnë besimin e tyre, mosbesimin, herezinë dhe librat që përbëhet nga këto krime. Ata e bazojnë dashurinë dhe urrejtjen e tyre mbi ta. Këta njerëz nuk janë të besueshme kur është fjala për fenë e Allahut. Ata janë të pabesueshëm, ata nuk kanë vlerë. Ata duhet të bashkohen me Rafidat dhe sektet e tjera të devijuara dhe  duhet të luftohen në mënyrën më të ashpër. Ata janë mashtrues. Ata kanë devijuar bijtë e umetit me gënjeshtra, dredhi dhe dinakëri.

Kjo është feja e Allahut. Ky është besimi i Ehl-us-Sunneti dhe Xhematit. Si mund të thoni se jeni Ehl-us-Sunneh dhe Xhema´ah  kur ju jeni aq larg prej tyre? Sa herë që ndodh diçka, ne e shohim se ju jeni bashk me Pasuesit e Bidateve. Sa herë që ne pasojmë rrugën e Ehl-us-Sunneti dhe Xhematit ne ju shohim juve në një rrugë tjetër. Ju i mbroni dhe i ruani Pasuesit e Bidateve dhe të Devijimit. Ata kanë shpikur rregulla dhe metodologji dhe e kanë kthyer mbrapsht tërë botën për të mbrojtur Pasuesit e Bidateve. Si mund të jenë ata Ehl-us-Sunneh? Ata duhet të përfshihen me të devijuarit, Pasuesit e Bidateve dhe Rafidat. Edhe në qoftëse ata thonë se ata janë kundër Rafidave, ne nuk iu besojmë atyre. Ne nuk duhet të ndjehemi të sigurt për të lejuar bijtë tanë të jenë me ta. Tani shkojnë bijtë tanë në shkolla dhe universitete ku janë Pasuesit e Bidateve që i edukojnë ata. Mësimi i tyre është i bazuar në shkatërrim, devijim, humbje dhe në largimin e të rinjve të umetit nga metodologjia e Ehl-us-Sunneti dhe Xhematit. Është për të ardhur keq se si të rinjtë u nënshtrohen atyre. Ata i besojnë verbërisht këyre mashtruesve që bëjnë mashtrime me mendjet e të rinjve.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Ai që nënçmon një nga sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), e urrenë atë për diçka që ai ka bërë,…”

Edhe në qoftë se është konfirmuar se një sahabi ka gabuar, ti nuk duhet ta përmendësh atë apo ta denigroshë atë për të. Thuaj në vend të kësaj se ai ishte muxhtehid. Ky është besimi i Ehli-Sunnetit dhe Xhematit. Sahabët ishin muxhtehidun kur diçka ndodhte mes tyre. Shumë nga ajo që i asociojohet atyre është gënjeshtër. Shumë nga ajo që i asocijohet atyre është shtrembëruar, ndryshuar, shtuar dhe hequr, gjë të cilën e tha Shejh-ul-Islam Ibnu Tejmije (RahimehUllah). Gabimi i tyre i konfirmuar është si një pikë uji në oqean. Nëse ata e bëjnë një gabim, duhet ditur se një hurme që ata e japin tejkalon një bamirësi sa madhësia e Uhudit. Nëse ti dhuron një shumë prej ari e barabartë me malin e Uhudit, ndërsa një sahabi dhuronë 300 gram grurë, kështu që ky grur është më e mira tek Allahu sesa ari i barabartë me malin e Uhudit dhe malet e të gjithë botës. Nëse ti mbledhë të gjitha këto male ato nuk do të kalojnë bamirësinë e sahabiut që është 300 gram.

Kjo do të thotë se ne duhet ti respektojmë ata, t’i vlerësojmë dhe ta dimë se çfarë pozicioni ata kanë tek Allahu. Nëse tabiinët më të mëdhenjë dhurojnë lëmoshë dhe një sahabi dhuron 300 gram, kështu bamirësia e sahabiut peshonë më shumë tek Allahu. E çfarë e të themi për bamirësinë tënde? Ata që fyejnë sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), as nuk i ka repsektuar ata e as nuk e ka njohur vlerën e tyre. Por në fakt ata i kanë përulur sahabët. Ai që i mbron dhe mbështet këtë lloj të njerëzve nuk e njeh pozitën që sahabët (radijAllahu anhum) e kanë. Përndryshe si munden ata të mbështesin ata që fyen sahabët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem)? Librat që fyen sahabët e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) shtypen, shpërndahen, promovohen dhe mbrohen. Pastaj ata thonë se ata janë Ehl-us-Sunneh dhe Xhema´ah. Betohem në Allahun se Ehl-us-Sunneti nuk ka të bëjë këta me këta njerëz!

 

60. Domethënia e hipokrizisë (nifakut)

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Hipokrizia (nifaku) është mosbesim (kufër) dhe do të thotë që të mohoj Allahun, dhe të adhuroj dikë tjetër pos Tij, kurse njëkohësisht e shfaq Islamin publikisht. Kështu vepruan hipokritët në kohën e të të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.”

Shpjegimi:

Hipokrizia (nifaku) është të shfaqet si musliman Islami dhe të fshehë mosbesimin, pavarësisht nëse personi adhuron dikë tjetër pos Allahut apo jo. Ndoshta ai mund të jetë një heretik si komunistët të cilët as nuk e adhurojnë Allahun e as dikë tjetër. Ai që shfaqë Islamin dhe fsheh mosbesimin është hipokrit (munafik), pavarësisht nëse ai e adhuron dikë tjetër pos Allahut apo jo. Përkufizimi i hipokrizisë është siç kam thënë pra, që të shfaqë Islamin nga hipokrizia, gënjeshtra dhe ruajtja nga të tjerët, ndërsa e fshehë mosbesimin.

Shumë njerëz thonë se ata i përkasin Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit kurse në fakt ata janë bidatçi. Në brendësinë e tij, ai pranon risitë, ndërsa nga ana e jashtme ai shfaqet dhe thotë se i përket Ehl-us-Sunnetit. Kjo është hipokrizi. Ata mbështesin Pasuesit e Bidateve dhe pranojnë risitë dhe thonë se ata janë Ehl-us-Sunneh. Megjithatë karakteristikat e tyre veçuese alarmojnë se ata janë në anën e Pasuesve të Bidateve dhe miratojnë metodologji për t’i mbrojtur ata.

Ne duam që të kemi rini të zgjuar dhe mendjemprehtë që kanë dashuri ndaj Allahut, të dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem dhe i duan besimtarët dhe në veçanti sahabët e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Nëse ne shohim një mangësi në këtë dashuri, ne e kuptojmë se ka një mungesë në besim. Një mangësi e tillë është shumë e rrezikshme dhe një humbje e madhe.

Hipokriti e shfaq islamin dhe e fsheh mosbesimin. Ai e shfaq Islamin haptas. Kështu vepruan hipokritët në kohën e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (RahimehUllah) thotë se disa besojnë se hipokrizia ekzistoi vetëm në kohën e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, e cila më vonë u zhduk. Kjo është gabim. Hudhejfe radijAllahu anhu ka thënë:

“Hipokrizia e sotme është më e keqe se ajo që ishte në kohën e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.” Kur ai u pyet në lidhje me arsyen, ai tha: “Në kohën e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem hipokriët e fshihnin hipokrizinë. Sot ata e shfaqin atë haptas.”

Sot, hipokrizia është e zakonshme dhe veçanërisht në mesin e rrymave të orientuara politikisht. Ka disa prej tyre të cilët vetë e kanë pranuar. Të tjerë kanë thënë:

“Unë nuk njohë ndonjë politikan i cili nuk gënjen.”

Disa njerëz kanë thënë:

“Politika është hipokrizi.”

Shumë politikanë në rrymat politike kanë një hipokrizi praktike. Një nga karakteristikat e tyre është se ata janë në anën e Pasuesve të Bidateve dhe miratojnë metodologji të rrezikshme për të luftuar dhe për të shkatërruar Ehl-us-Sunnetin. Disa prej këtyre metodologjive është metodologjia e bilancimit mes kritikës dhe lavdatës, flitet për metodologjinë e gjërë që përfshin tërë umetin dhe parime të tjera që kanë për qëllim që të luftojnë Ehl-us-Sunentin dhe për të mbrojtur Pasuesit e Bidateve dhe të Devijimeve.

 

61. Tekstit (ajetit dhe hadithit) duhet dorëzuar edhe nëse nuk e kuptojmë shpjegimin e tyre

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ai që ka tre tipare është hipokrit.” 1

Kjo është thënë si frikësim. Ne i transmetojmë ato sikurse janë transmetuar pa i shpjeguar ato.

Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Mos u ktheni prapa pas vdekjës sime, që të bëheni kufarë të devijuar që e vrasin njëri-tjetrin.” 2

“Kur dy muslimanë përplasen me shpatat e tyre edhe vrasësi edhe i vrari hyjnë në Zjarr.” 3

“Fyerja e muslimanit është mëkat dhe luftimi kundër tij është mosbesim.” 4

“Ai që i thotë vëllaut të tij “O pagan”, ai ose është siç tha ai, ose i kthehet atij.” 5

“Është mosbesim ndaj Allahut heqja dorë nga përkatësia familjare edhe pse ajo është e parëndësishme.” 6

Këto hadithe dhe të ngjashme janë autentike dhe të sakta, ne duhet t’u nënshtrohemi edhe nëse nuk i kuptojmë ato. Ne nuk duhet të flasim për to, të polimizojmë rreth tyre ose ti interpretojmë ato në një mënyrë që është e ndryshme nga ajo që janë transmetuar. Ne nuk duhet t’i refuzojmë ato vetëm se me diçka që ka më shumë të drejtë të pranohet.”

Shpjegimi:

Pasi kemi përmendur se hipokrizia është të shfaqet Islami dhe të fshehet mosbesimi, ai përmendi hadithe në lidhje me cilësitë e hipokritëve. Imam Ahmedi bëri në këtë mënyrë një dallim në mes të dy vllojeve të hipokrizisë. Ai tha:

“Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ai që ka tre tipare është hipokrit.”

Kjo është thënë si qëllim frikësues. Ne i tregojmë ato sikurse ato janë transmetuar pa i shpjeguar ato.”

Do të thotë se i dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk e kishte për qëllim se ata janë hipokrit në besim që e fshehin mosbesimin në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe në Ditën e Fundit. Ky është një lloj tjetër i hipokrizisë që është përmendur me qëllim frikësimi. Kjo do të thotë se ai që posedon këto cilësi, ka cilësi të hipokritëve. Dijetarët e quajnë këtë lloj hipokrizi në vepër (nifak i vogël). Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ai që ka tre tipare është hipokrit; kur flet, ai gënjen, kur premton, ai e thyen premtimin dhe kur ai merr një përgjegjësi, ai mashtron.” 7

Në një transmetim tjetër thuhet:

“kur ai debaton i kalon kufitë, kur jep besën, ai e thyen atë …”

Këto cilësitë e hipokritit janë një hipokrizi në vepër. Nuk do të thotë që ato pa tjetër ta fshehin mosbesimin. Prandaj, ai salAllahu alejhi ue selem tha:

“Ai që i ka ato është një hipokrit i vërtetë.”

Ai mund të jetë një hipokrit njëqind për qind. Ai gjithashtu mund të zotërojë hipokrizinë në vepër. Megjithatë ne duhet t’i shmangemi personit që thyen betimin, kur premton gënjen kur, betohet mashtron, kur merr një përgjegjësi tradhëton dhe kalon kufitë kur ai grindet. Ne duhet të mendojmë keq për të dhe të kemi kujdes prej tij, sepse ai ka cilësi të forta që karakterizojnë hipokritët e vërtetë. Ne nuk jemi të sigurt se ai me të vërtetë është i tillë, por ne jemi të kujdesshëm me të.

Ne përmendim hadithet e hipokrizisë pa përcaktuar se ata që kanë ato cilësi janë mosbesimtarë. Ne stopohemi nga gjykimi në këtë çështje. Disa prej Selefëve kanë thënë se ata nuk i shpjegojnë hadithet e ngjashme. Të tjerë prej Selefëve i shpjeguan ato për ti refuzuar Hauarixhët. Hauarixhët besojnë se dikush që ka një nga këto cilësi është një hipokrit njëqind për qind. Në këtë mënyrë ata bëjnë tekfir mbi njerëzit. Ne nuk e bëjmë këtë.

Një rrugë tjetër është që ti përmendim ato në mënyrë frikësuese. Në qoftë se ne hasim në një diskutim lidhur me këto cilësi, ne sqarojmë se ato janë një hipokrizi në vepër dhe mosbesim i vogël. Sepse ka mosbesim të madh dhe të vogël. Ka edhe hipokrizi të madhe dhe hipokrizi të vogël. Ka idhujtari të madhe dhe idhujtari të vogël. Një tjetër alternativë është që ne hasim në diskutim me Hauarixhët ekstrem. Këtu ne duhet të japim detaje dhe të themi se këto cilësi janë mosbesim i vogël. Dhe nëse ne shohim masën e gjerë duke rënë në këto mëkate ne i përmendim hadithet në mënyrë jo të detajuar për ti frikësuar ata.

Ky është me sa duket besimi i Ahmedit (RahimehUllah). Dëshmi për këtë është e gjitha që është përmendur. Ai dalloi nga Hauarixhët dhe ishte një nga ata që i luftoi ata në mënyrën më të ashpër. Ata përdorin hadithe të ngjashme për të bërë tekfir mbi mëkatarët. Ehl-us-Sunneti nuk bëjnë tekfir mbi mëkatarët. Për shembull, profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Mos u ktheni pas meje në kufarë të devijuar të cilët vrasin njëri-tjetrin.”

Hauarixhët e përdorin këtë hadith për të bërë tekfir. Ehl-us-Sunneti thonë se ky nuk është aspak argument për këtë. Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:

وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَى فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّى تَفِيءَ إِلَى أَمْرِ اللَّهِ فَإِن فَاءتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ

“Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” 8

Ai dëshmoi për besimin dhe vëllazërinë në besim mes tyre, edhe pse ata luftuan kundër njëri-tjetrit. Por ai që e lufton një musliman duke besuar se kjo është e lejuar atëherë është kafir. Dhe në qoftë se ai e sheh të ndaluar për të vrarë një musliman, por megjithatë e bënë këtë nga epshi, qëllimi, urrejtja apo të ngjashme, atëherë veprimi është i ndaluar pa qenë kundërvajtësi kafir. Në këtë rast është mosbesimi i vogël dhe në vepër, i cili nuk përjashton vrasësin nga feja. Kështu, i shpjeguan Ebu Ubejdi, Ibnu Tejmijeh dhe imamët e tjerë këto hadithe për të cilat janë lidhur Hauarixhët për të bërë tekfir mbi muslimanët mëkatarë të cilët bien në prostitucion, abuzimin e alkoolit, vrasje, grindje dhe të ngjashme. Ehl-us-Sunneti shpjegon këto hadithe sikurse thamë.

E njëjta gjë vlenë për hadithin:

“Zinaqari nuk bën zina ndërsa ai është besimtarë, konsumuesi i alkoolit nuk pi alkool ndërsa ai është besimtar, vjedhësi nuk vjedh ndërsa ai është besimtar dhe plaçkitësi nuk plaçkit në mënyrë që njerëzit të ngrenë vetullat e tyre ndërsa ai është besimtar.” 9

Një person i tillë duhet ose të dënohet me gurëzim ose të fishkëllohet. Në qoftë se ai kishte mosbesimtarë, ai do të ishte përfshirë nga fjalët e profetit salAllahu alejhi ue selem:

“Vritne atë që e ndërron fenë e tij.” 10

Personi i tillë duhet të ekzekutohet vetëm. Së pari, kërkohet që të pendohet. Ai ose pendohet ose ekzekutohet si renegat dhe jo si mëkatar.

Dora e hajdutit duhet të pritet si dënim. Allahu (Subhanehu ue Te'Ala) ka thënë:

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا جَزَاء بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِّنَ اللّهِ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

“Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu. Allahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.” 11

Po të kishte bërë vjedhësi kufër ai do të ekzekutohej dhe jo vetëm ti pritet dora.

I tërë sheriati duhet të pranohet. Argumentet duhet të bashkohen. Por ata zemrat e të cilëve kanë devijuar pasojnë gjërat në Kuran që janë më pak të paqarta, kur ata përpiqen për të mbjellë përçarje dhe konfuzion duke interpretuar kuptimin e tyre të brendshëm. Ehl-us-Sunneti shkojnë pas asaj që është e qartë dhe ato më pak të qartat ia referojnë argumentëve të qarta. Ata marrin këto tekste më pak të qarta, ia referojnë ato teksteve të qarta dhe i kombinojnë ato. Ata nuk i bashkojnë ato me njëra-tjetrën, sikurse veprojnë Hauarixhët, Murxhiat, Mutezilitë dhe Pasuesit e Bidateve. Pasuesit e Bidateve kapen pas një teksti më pak të qartë, dhe pastaj fillojnë të ndërtojnë një bidat rreth tij. Pastaj ata bëjnë tekfir mbi muslimanët apo të ngjashme. Ata dijetarë, dituria e të cilëve është e kalitur dhe e rrënjosur thellë, bashkojnë mes argumenteve në mënyrë që ata të mund të praktikojnë ato të gjitha. Prandaj, ne themi se bëhet fjalë për mosbesim të vogël në këto tekste. Ndonjëherë ne kemi të drejtë të themi vetëm se ato janë mosbesim, por ne besojmë se ato janë mosbesim I vogël. Mosbesimi i madh është për shembull të përgënjeshtroj Allahun apo të dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem, ose të fyej Allahun dhe të dërguarin salAllahu alejhi ue selem, ose të mohoj diçka të njohur në Islam, të mohoj një nga shtyllat e Islamit sikurse namazin, agjërimin dhe zekatin, mohon engjëjt, Xhenetin ose Xhehnemin, dhe të ngjashme. Këto janë mosbesim i madh që përjashton mbajtësin e tij nga feja. E njëjta gjë vlenë për shakanë në lidhje me Allahun dhe të dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem, neglizhon të vërtetën ose ka qëndrim arrogant ndaj saj. Të gjithë këta faktorë janë mosbesim që e përjashtojnë mbajtësin e tyre nga Islami, ndërsa mëkatet e përmendura në hadithin e mëparshëm janë në formën e mosbesimit të vogël.

Profeti salAllahu alejhi ue selem tha:

“Ai që i thotë vëllaut të tij “O pagan”, ai ose është siç tha ai, ose i kthehet atij.”

Ky është mosbesimi i vogël. Përjashtimi i vetëm është nëse ai beson se feja muslimane është mosbesim prandaj ai bën tekfir mbi të, në këtë rast personi është kafir. Mendimi i tij është mosbesim. Por në qoftë se ai bën tekfir mbi të vetëm nga zemërimi për shkak të mospajtimit apo edhe ndonjë arsye tjetër, atëher ky nuk është mosbesim i madh. Ky është mosbesim i vogël. Ti gjithmonë mund të qortosh vëllanë tënd pa bërë tekfir mbi të.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

Këto hadithe dhe të ngjashme janë autentike dhe të sakta, ne duhet t’u dorëzohemi edhe pse nuk i kuptojnë ato.

Këtë e tha Ahmedi nga butësia. Ndoshta ai i kishte për qëllim masën e gjerë të cilët nuk i kuptojnë ato; ata duhet t’u dorëzohen atyre në të gjitha rastet. Sa për dijetarët me dije të kalitur dhe të rrënjosur thellë sikurse Ahmedi (RahimehUllah), kështu që ata i shpjegojnë sipas besimit të Ehl-us-Sunnetit. Ai luftoi Hauarixhët të cilët kapën për këto tekste dhe luftoi Murxhiat që u kapën për tekstet që falsin për shpërblimin. Ai luftoi të gjitha sektet, e cila dëshmon se ai ishte një udhëheqës në Sunnet. Ai (RahimehUllah) e dinte se çfarë do të thonë këto hadithe.

______________________________

1 - Bukhari (33) dhe Muslimi (59).

2 - Bukhari (121) dhe Muslimi (65).

3 - Bukhari (31) dhe Muslimi (2888).

4 - Bukhari (48) dhe Muslimi (64).

5 - Bukhari (6104) dhe Muslimi (60).

6 - Ahmedi (2/215). I mirë sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (4485).

7 - Bukhari (33) dhe Muslimi (59).

8 - 49:9-10

9 - Bukhari (2475) dhe Muslimi (57).

10 - Kush i zbaton gjykimet dhe dënimet e sheriatit?

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi dhe Imam Beha’-ud-Din el-Makdisi 

Burimi: Umdet-ul-Fikh, faqe. 120, Maktebeh ar-Rushd, 1422/2001 dhe el-Uddeh fi Sherh-il-Umdeh (2/285), Muesseseh err-Riisaleh 1421/2001

Është obligim ekzekutimi i dënimit ndaj një personi, vetëm nëse ai është përgjegjës për veprën e kryer dhe ai e di se veprimi i caktuar është i ndaluar sipas sheriatit.

Ndërsa, ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij. I vetmi përjashtim është kur zotëria ndëshkon skllaven e tij për zina. I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse ndonjë nga skllavet tuaja bën zina, atëherë ndëshkoni ato (me dënim të caktuar).” [1]

Megjithatë, askush nuk ka të drejtë që të prej dorën hajdutit, të ekzekutojë renegatin, të ndëshkoj me rrahje me kamxhik të fejuarën e tij apo skllaven me të cilën është martuar.

Ndërsa Imam Beha-ud-Din el-Makdisi (RahimehUllah), ka shpjeguar fjalët vijuese të Imam Ibn Kudames (RahimehUllah), duke thënë:

“Është obligim ekzekutimi i dënimit ndaj një personi, vetëm nëse ai është përgjegjës për veprën e kryer.” – që do të thotë se, një fëmijë ose një person i çmendur nuk dënohen nëse ata bëjnë zina.

“dhe ai e di se veprimi i caktuar është i ndaluar sipas sheriatit.” – që do të thotë se, një person i cili ka bërë zina dhe pretendon se ka qenë i paditur se veprimi i tillë është i ndaluar dhe me të vërtetë është e mundur që ai të ketë qenë injorant në këtë gjë, p.sh. për shkak se ai është një mysliman i ri në fe ose jeton në shkretëtirë, atëherë arsyeja e tij pranohet

Në raste të tjera, ky arsyetim pranohet, sepse gjykimi për zinanë nuk është i panjohur nga personi që jeton në një vend mysliman.

“Ndërsa, ekzekutimi i dënimit bëhet vetëm nga sundimtari ose zëvendësi i tij.” – Sepse Allahu ka caktuar se këto gjëra i takojnë vetëm sundimtarit apo atij që e zëvendëson atë.


[1] - El-Buhari (6839), Muslim (1703), Ebu Davudi (4469), Ibn Maxheh (2565), ed-Darimi (2240) dhe et-Tajalisi (952).

11 - 5:38

 

62. Besimi se Xheneti dhe Xhehnemi ekzistojnë tashmë dhe gjykimi për atë që e mohon këtë.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Xheneti dhe Xhehnemi janë të krijuara. Ato tashmë janë krijuar, e cila është transmetuar nga i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i cili ka thënë:

“Unë hyra në Xhenet dhe e pash një pallat.” 1

“Unë e pashë Keutherin.” 2

“Shikova në Xhenet dhe e pashë se shumica e njerëzve aty janë… Shikovan në Zjarr dhe e pashë se shumica e njerëzve aty janë.”

Ai që pretendon se ato nuk janë krijuar e përgënjeshtron Kuranin dhe hadithet e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Unë nuk mendoj se një person i tillë e beson Xhenetin dhe Xhehnemin.”

Shpjegimi:

Kjo është një nga përgëzimet për Umer ibn el-Hatabin radijAllahu anhu. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Mbrëmë hyra në Xhenet dhe e pash një pallat të artë. Pranë tij qëndronte një grua dhe mirrte abdes. I thash: “I kujt është ky pallat?” Ata thanë: “I një arabi.” I thash: “Unë jam arab. I kujt është ky pallat?” Ata thanë: “I një burri prej Kurejshëve.” I thash: “Unë jam prej Kurejshëve” I kujt është ky pallat?” Ata  thanë: “I Umer bin el-Hatabit.” Unë dëshirova të hy në të dhe të shikojë, por mu kujtua xhelozia jote, o Umer, kështu që unë u ktheva dhe u largova.” Atëherë Umer bin el-Hatabi fillojë të qajë dhe tha: “O i dërguari i Allahut! A të xhelozojë në ty?” 3

Çështja është se Xheneti ekziston tashmë dhe se në të gjendet pallati i Umerit radijAllahu anhu, jashtë të cilit një nga gratë e Xhennetit merr abdes. Këtë e pa ai salAllahu alejhi ue selem me sytë e tij. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Unë e pashë Keutherin.”

Hadithi është autentik. Ai salAllahu alejhi ue selem sikurse u tha, e pa Keutherin dhe ai pa pellgun e tij ndërsa ai qëndroi në minber dhe tha:

“Unë po e shoh atë tani.”

Ka fakte të bollshme se Xheneti ekziston tani. Allahu Te ala ka thënë:

وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً أُخْرَى عِندَ سِدْرَةِ الْمُنْتَهَى عِندَهَا جَنَّةُ الْمَأْوَى

“Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhennetul Me’va (kopsht strehimi i…)” 4

Kjo është një nga argumentet që refuzon Mutezilitë e devijuar që besojnë se as Xheneti e as Xhehnemi nuk egzistojnë tani dhe se do të kishte qenë e pakuptimtë nëse ato kishin ekzistuar tani. Allahu i shëmtoftë ata dhe mendjen e tyre!

Allahu Te ala ka thënë:

وَسَارِعُواْ إِلَى مَغْفِرَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ

“Dhe garoni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” 5

Allahu e ka përgatitur atë për të devotshmit. Ai pra është përgatitur tashmë. Ky është një nga shumë argumente. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Shikova në Xhenet dhe e pash se shumica e njerëzve në të janë të varfërit dhe shikova në Zjarr (Xhehnem) dhe pashë se shumica e njerëzve në të ishin gra.” 6

Allahu Te ala ka thënë:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!”

Ka pra shumë argument se Xheneti dhe Xhehnemi janë të krijuara dhe ato janë ekzistuese. Disa janë përmendur nga Imam Ahmedi (RahimehUllah) dhe disa ajete Kuranore tani ua kam përmendur juve.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ai që pretendon se ato nuk janë krijuar e përgënjeshtron Kuranin dhe hadithet e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Unë nuk mendoj se një person i tillë nuk e beson Xhenetin dhe Xhehnemin.”

Ai mund t’u përket të devijuarëve që shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë. Ne nuk bëjmë tekfir mbi ta. Ai gjithashtu mund të jetë një heretik përgënjështrues. Në këtë rast, ai është kafir.

______________________________

1 - Bukhari (3679).

2 - Bukhari (4964), Muslimi (400) dhe Ebu Jala (3186).

3 - Bukhari (3242) dhe Muslimi (2395).

4 - 53:13-15

5 - 3:133

6 - Bukhari (3241) dhe Muslimi (2737).

7 - 40:46

 

63. Namazi i xhenazes duhet t´u falet muslimanëve edhe nëse ata ishin mëkatarë.

 

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

 “Namazi i xhenazes duhet t’i falet muslimanit, i cili adhuronte vetëm Allahun. Duhet kërkuar falje për të. Ai nuk duhet të privohet nga kjo. Ai nuk duhet të privohet nga namazit i xhenazes për shkak të ndonjë mëkati që ka kryer, pavarësisht nëse mëkati ishte i vogël apo i madh. Qështja e tij i lihet Allahut Te ala.”

Shpjegimi:

Ne ua falim namazin e xhenazes muslimanëve mëkatarë që kanë vdekur. Është gjithashtu e lejueshme për t’i a falur namazin e xhenazes një bidatçiu. Udhëheqësi mund të mos ia falë namazin mëkatarit. I dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk ia fali namazin e xhenazes njeriut i cili vdiq pasi kishte marrë nga plaçka e luftës pa leje. Në vend të kësaj, ai tha:

“Faljani namazin kolegut tuaj.” 1

Ai salAllahu alejhi ue selem tha në lidhje me atë që kishte borxh;

“Faljani namazin kolegut tuaj.” Pastaj Ebu Katade tha: “O i dërguari i Allahut! Unë e marrë mbi vete borxhin e tij. “Pastaj i dërguari salAllahu alejhi ue selem ia fali namazin e xhenazës atij.” 2

Megjithatë, ne jemi ndaluar që të lutemi për jobesimtarët. Ne nuk ua falim namazin e xhenazes kafirit ose hipokritit:

وَلاَ تُصَلِّ عَلَى أَحَدٍ مِّنْهُم مَّاتَ أَبَدًا وَلاَ تَقُمْ عَلَىَ قَبْرِهِ إِنَّهُمْ كَفَرُواْ بِاللّهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُواْ وَهُمْ فَاسِقُونَ

“Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.” 3

Nuk lejohet falja e namazit të xhenazës së kufarëve dhe hipokritëve. Ndërsa ne ua falim namazin e xhenazes mëkatarit dhe bidatçiut për deri sa ai vdiq si musliman dhe nuk blasfemoi pasi mësoi të vërtetën. Udhëheqësit dhe dijetarit sikurse u tha i lejohet të mos e bëjnë këtë si dënim dhe si qëllim frikësues në mënyrë që njerëzit të mos ipen pas mëkateve dhe bidateve të tyre. Megjithatë, ne nuk i ndalojmë njerëzit që ti falin namazin e xhenazes atyre. Në fakt, ne u themi atyre që ta veprojnë këtë.

______________________________

1 - Tirmidhi (2710) dhe Ibn Maxheh (2848). I dobët sipas Albani në ”Dha’if Sunnen Ibn Maxheh” (571).

2 - Bukhari (2289).

3 - 9:84

 

64. Fundi i librit “Usul-is-Sunneh”

Ne përfunduam me këtë spjegim të shpejtë, elhamdulilah. Unë shpresoj që të kemi përfituar. Urdhëroj veten time dhe ju që ta kemi frikë Allahun, të veprojnë sinqerisht për Të, të kujdesemi për kërkimin e dijes me seriozitet dhe ti përmbahemi Librit të Allahut dhe Sunnetit të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe metodologjisë së Selefëve.

Unë ju këshilloj që ta mësoni përmendësh këtë libër madhështorë që është i vogël në madhësi dhe por me vlerë të madhe. Unë ju këshilloj që ta mësoni përmendësh atë dhe ta kuptoni atë. Bazuar në të, ju kaloni në librat më të thella lidhur me besimin, të cilat janë shkruar nga paraardhësit tanë (rahimehumullah). Ata e dinin se sa e rëndësishme është çështja e besimit dhe këto parime madhështore. Kjo tashmë është deklaruar nga Ahmedi, se atij të cilit i mungon ndonjë nga këto parime përjashtohet nga Ehl-us-Sunneti. Ju mund të lejoni që këto parime të përbëjnë një kriter mes një Sunniu të vërtetë dhe një bidatçiu edhe pse ai beson dhe thotë se ai është nga Ehl-us-Sunneti.

Këto parime kullojnë dhe bëjnë ndarjen mes Ehl-us-Sunneti dhe Xhematit dhe të tjerëve. Ju e dini se një nga parimet e tyre janë dashuria dhe urrejtja për hir të Allahut, urrejtja e Pasuesve të Bidateve dhe paralajmërimi ndaj tyre. Një numër i madh i Imamëve e kanë cituar dhe konfirmuar këtë parim.

I lutemi Allahut të na bëjë të qëndrueshëm ne dhe ju në fenë e Tij dhe në rrugën e të dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem, dhe të na bëjë që ti përmbahemi parimeve të cilat ky imam i ka shkruar në këtë libërth, që është i vogël në madhësi dhe me vlerë madhështore.

Allahu na udhëzoftë në atë që Ai e do dhe nga ajo që Ai kënaqet dhe na bëfte stabil në Sunnetin dhe në udhëzim. Zoti ynë i dëgjon lutjet. Unë po e lë fenë tuaj dhe besueshmërinë në kujdesjën e Allahut.

 

Shejkh Rabi bin Hadi el - Medkhali (Allahu e ruajttë!)

 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free