Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Rruga drejt Lavdisë



Rruga drejt Lavdisë dhe Fitores.

 

 

Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë të vetëm e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë nga të këqijat e vetëve dhe punëve tona. Cilindo që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, askush nuk mund ta humbasë prej saj dhe cilindo që Allahu e humbet  prej kësaj rruge, askush nuk mund ta udhëzojë për në të.

Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një  të Vetëm e të Pashoq dhe dëshmoj e deklaroj se Muhamedi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është rob dhe i Dërguari i Tij.

Allahu i Lartëmadhëruar thotë : “O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun (duke ndjekur Urdhrat e Tij dhe duke u tërhequr nga ndalimet e Tij) ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai (bindjuni Atij, falënderojeni vazhdimisht Atë dhe kujtojeni gjithnjë) dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë (e plotësisht të nënshtruar ndaj Allahut)”. [Sure Ali Imran: 102].

      “O njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushni detyrimet) ndaj Zotit Tuaj, i Cili ju krijoi ju nga një (shpirt) njeri i vetëm (Ademi); dhe prej tij Ai krijoi bashkëshorten e tij  dhe nga ata të dy Ai krijoi burra e gra të shumtë, dhe kijeni frikë Allahun nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me barkun tuaj (të afërmit). Sigurisht, Allahu është kurdoherë Gjithëvëzhgues përmbi ju”. [Sure en Nisa: 1].

     “O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut dhe kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju tek veprat e mira e të drejta dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij (Muhamedit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me të), me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe (do të pranohet në Xhenetin e Begatë).” [Sure el Ahzabë: 70,71].

Padyshim që fjala më e bukur dhe më e drejtë është fjala e Allahut të Lartëmadhëruar, udhëzimi më i mirë është udhëzimi dhe orientimi i profetit Muhamed (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem), punët më të këqija janë ato të shpikurat dhe s’ka dyshim se çdo shpikje në fenë e Zotit është bidat dhe se çdo bidat është humbje dhe se çdo humbje e ka vendin në zjarrin e Xhehenemit.

O muslimanë! (Asnjeri nuk i vë në dyshim) sprovat që përjetojnë sot muslimanët, vështirësitë me të cilat ndeshen e fatkeqësitë që ata heqin e pësojnë, padyshim që janë të mirënjohura nga të gjithë ju. Vërtet që ata kanë armiq të cilët nuk i mëshirojnë e nuk qëndrojnë të shkujdesur ndaj tyre. Kjo është tradita e Allahut te krijesat e tij; të sprovojë të mirin me të keqin, në mënyrë që të përzgjedhë nga radhët e muslimanëve më të mirët (ajkën) e tyre. Themi kështu, sepse nëpërmjet sprovave dallohet ai që e meriton nderimin, prej atij që e ka hak përbuzjen. Allahu i Lartësuar thotë: “Apo mendoni se do të hyni në Xhenet pa sprovime të atilla të cilat u erdhën edhe atyre të cilët kanë kaluar para jush? Ata u goditën me varfëri të thellë e mjerime dhe u tronditën aq shumë, saqë edhe i Dërguari mes tyre dhe ata që besonin me të thanë: ‘Kur do të vijë Ndihma e Allahut’? Po. Padyshim, Ndihma e Allahut është afër” [Sure el Bekare: 214].

Prej atyre gjërave me të cilat besimtari e lidh zemrën e tij, është se triumfi (fitorja) u përket personave që besojnë, sepse Allahu thotë: “….ndërsa për besimtarët ishte si detyrë për Ne që t’i ndihmonim” [Sure err Rrum: 7]. Gjithashtu besimtari e ka të qartë se Allahu premton dhe kurrsesi nuk e thyen atë, pasi Ai thotë: “…E kush është më i vërtetë në besën e tij sesa Allahu!?” [Sure et Teube: 111].

E megjithatë, ndonëse koha e sprovimit është zgjatur, muslimanët kanë mbetur po ata, dobësia e tyre s’ka ndryshuar dhe poshtërimi i tyre është po i njëjti, përveç asaj që dëshiron Allahu.

Nuk ia vlen të qëndroj gjatë me ju duke qarë mbi gërmadha, pasi kjo gjë nuk i ndreq ato e as të numëroj tragjeditë e muslimanëve, sepse kjo nuk i shëron dot. Të qarët mbi gërmadha është metoda e harekijunëve  (partiakëve), të cilët ulërijnë që nga minberet, për të ngacmuar ndjenjat e muslimanëve dhe për t’i ndërgjegjësuar ata  në mënyrë formale për atë çka zotërojnë armiqtë e tyre, gjë e cila ngjall pesimizmin në shpirtrat e vet. Kjo gjë ndodh, sepse muslimanët nuk dëgjojnë gjë tjetër, veçse ligjërata mbi fuqinë (kapacitetin) e dinakërinë e armikut dhe epërsinë e tij në qytetërim, si edhe fjalime mbi dobësinë e muslimanëve dhe fatkeqësitë e gjëmat e tyre. Këto fjalë gjejnë tek personat me ndërgjegje bosh, një fryrje (mburrje) false, e cila shumë shpejt shuhet. Kështu, në vend që t’iu ofrojnë muslimanëve ilaçin që u saktëson (përmirëson) fenë e tyre, për t’i lidhur ata me Allahun, që Ai t’i përkrahë e t’i ndihmojë, ata nuk bëjnë gjë tjetër, veçse tregojnë një realitet të hidhur që ata përjetojnë, nga përsëritja e ndodhive të të cilit nuk përfitojnë asgjë.

Përgatitja me besim dhe ajo materiale

Ajo që e ka për detyrë ta kuptojë çdo musliman, është që ai të njohë atë që duhet të kryejë, në mënyrë që të realizojë faktorët, përmes të cilëve Allahu sjell triumfin. Gjithashtu, prej traditave (ligjeve në gjithësi) të Allahut është se për çdo pasojë e ka një shkak dhe se Allahu i Lartëmadhëruar u ka përcaktuar muslimanëve të cilët kërkojnë triumfin,  të realizojnë dy kushte madhështore, nën të cilat degëzohen të tjera kushte, por ne po mjaftohemi me këto.

Kushti i parë: Përgatitja me besim. E themi këtë, sepse Allahu i Lartëmadhëruar e ka lidhur fitoren me ata njerëz që janë të denjë për të. Kështu Ai i Patëmetë thotë: “O ju që keni besuar!Nëse ju ndihmoni Allahun (në çështjen e Tij, fenë e Tij), Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” [Sure Muhamed: 7].

Kushti i dytë: Përgatitja materiale. Allahu i Patëmetë thotë: “Dhe bëni gati kundër tyre gjithë fuqitë që keni bashkë me kalorinë (dhe mjetet e sotme më të përkryera për luftë) për ta frikësuar armikun e Allahut dhe tuajin… [Sure el Enfal: 60].

Përgatitja me besim është devotshmëria ndaj Allahut

Padyshim që Allahu e ka përcaktuar përfundimin e mirë për njerëzit e devotshëm, ndaj ai që nuk i bindet Atij, e kundërshton Atë, i shoqëron Atij ortak (bën shirk) apo shpik bidate në fenë e Tij, nuk mund të jetë kurrsesi prej të përzgjedhurve, të cilët meritojnë të ndihmohen nga Allahu i Lartëmadhëruar. E si mund të ndodhë kjo, kur Allahu i Lartësuar thotë: “…Pra fryti dhe fundi më i mirë (Xheneti) është për Muttekinët ( të përkushtuarit në Besimin e Pastër Islam)” [Sure Ta Ha: 132].

Dhe thotë: “I tha Musai popullit të tij: “Kërkoni mbështetje tek Allahu dhe jini të duruar. Vërtet që toka është e Allahut. Ai ia trashëgon atë kujtdo që Ai dëshiron nga robërit e Tij dhe fundi (i shkëlqyer) është për Muttekinët ( të përkushtuarit ndaj Allahut në Besimin e Pastër Islam)” [Sure el Araf: 128].

Dhe thotë: “(Sepse) sigurisht që Allahu është me ata që i frikësohen Atij (duke i përmbushur detyrimet ndaj Tij) dhe që janë Muhsinunë (mirëpunues në Rrugë të Allahut)” [Sure en Nahl: 128].

Dhe thotë: “Por nëse ju qëndroni të duruar dhe bëheni Muttekinë (të përkushtuar ndaj Allahut), as dëmi më i vogël nuk do t’ju vijë nga dinakëria e tyre. Sigurisht Allahu është i Ditur (informuar) për gjithçka që ata bëjnë.” [Sure Ali Imran: 120].

Dhe thotë: “Sigurisht nëse qëndroni me durim dhe përkushtim edhe nëse armiku vërshon e sulet mbi ju, Zoti juaj do t’ju ndihmojë me pesë mijë engjëj me shenja të qarta që ti dalloni” “Allahu e bëri këtë vetëm e vetëm si mesazh përgëzues për ju e si qetësues për zemrat tuaja. Dhe nuk ka asnjë fitore vetëm se nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues” [Sure Ali Imran: 125-126].

Në disa ajete të tjera të Kuranit Fisnik, Allahu e shtjellon më hollësisht këtë çështje duke thënë: “Dhe Allahu u tha:” Unë jam me ju nëse ju kryeni rregullisht faljet, jepni Zekatin dhe besoni në të Dërguarit e Mi, i nderoni dhe i ndihmoni ata dhe lini tek Allahu hua të mirë (për ta marrë në Jetën e Pastajme prej Tij)…” [Sure el Maide: 12].

Me këtë i bëhet e qartë kujtdo që logjikon se Allahu i Lartëmadhëruar do ta ndihmojë këtë umet (popullin islam), por triumfi (fitorja) u përket atyre që janë të denjë për të. Fitorja nuk vjen me dëshirat dhe imagjinatat me të cilat harekijunët ngacmojnë ndjenjat e njerëzve. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nuk do të jetë as sipas dëshirave tuaja (të muslimanëve), as sipas dëshirave të popujve të Librave të parë (çifutë e kristianë).Kushdo që punon të ligën, do të shpërblehet për të dhe nuk do të gjejë mbrojtës apo ndihmues tjetër në vend të Allahut.” [Sure en Nisa: 123].

Ky lajm fisnik na jep të kuptojmë se mbrojtja dhe ndihma e Allahut nuk u përket njerëzve të këqij (që kryejnë vepra të liga). E themi këtë, sepse armiku i muslimanëve nuk triumfon ndaj tyre për shkak të fuqisë së vet, por në të vërtetë ai triumfon vetëm atëherë kur Zoti i tyre i braktis ata dhe i lë të mbështeten në vetveten e tyre. Në këtë rast fitorja i takon atij që ka epërsi ndaj kundërshtarit. Vetëm Allahu është Ai të Cilit i kërkohet ndihmë.

Allahu i Lartëmadhëruar nuk u bën padrejtësi robërve të tij as sa thërrmija (grimca) e si atëherë ne tregohemi të shkujdesur ndaj detyrave tona dhe kërkojmë të drejtat. Në të vërtetë, ajo që duhet të kihet parasysh, është se ne duhet të zbatojmë ato gjëra me të cilat Allahu i Lartëmadhëruar na ka urdhëruar. Kjo është gjëja më e vlefshme që mund të shqyrtojnë (diskutojnë, mësojnë) muslimanët ndërmjet tyre e jo të llogarisin e numërojnë fuqinë e armikut të vet. Në këtë rast u thuhet atyre:”A ka ndonjë fuqi që ta mposhtë Allahun?!

Devotshmëria ndaj Allahut përmban dy elemente:


01. Të njësuarit e Allahut (teuhidi)

02. Ndjekja e plotë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)

Elementi i parë: Teuhidi (të njësuarit e Allahut)

Gjëja më madhështore me të cilën duhet të përgatiten muslimanët për të qenë të fuqishëm ndaj armikut të tyre, është që të lidhen me Allahun me teuhid (njësimin e tij), dashuri, shpresë, frikë, kthim tek Allahu (me pendim e nënshtrim), frikë-respekt, mbështetje, qëndrim përpara Tij dhe duke qenë të panevojshëm për të tjerët përveç Tij. Allahu i Lartësuar e ka bërë të qartë në Librin e Vet se ata që e meritojnë  t’u sigurohet vazhdimësia në tokën  e Tij, janë ata në zemrat e të cilëve është rrënjosur frika nga qëndrimi përpara Allahut dhe nga Kërcënimi i Tij. Kështu, Ai thotë : Ndërsa ata që nuk besuan u thanë të Dërguarve të tyre: “Me të vërtetë që ne do t’ju përzëmë nga vendi ynë ose ju të ktheheni në fenë tonë”.Por Zoti i tyre u frymëzoi këtë Mesazh:”Vërtet që ne do t’i shkatërrojmë Dhalimunët (mosbesimtarët, keqbërësit, shkatërruesit).” “Dhe padyshim që Ne do t’ju bëjmë ju të trashëgoni tokën pas tyre. Kjo është për të atillët që kanë frikë të qëndrojnë para Meje (Ditën e Llogarisë ose që  kanë frikë Ndëshkimin tim) dhe i tremben Kërcënimit Tim (për ndëshkim).” [Sure Ibrahim: 13-14].

Këta janë ithtarët e teuhidit të pastër e të kulluar, të cilëve Allahu u ka premtuar triumfin, fuqizimin, sigurinë dhe vazhdimësinë në tokë. Ai thotë: “Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre vazhdimësinë (e fuqisë së tashme të udhëheqësve) në tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre përpara tyre dhe se Ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do tu japë në shkëmbim siguri e ruajtje pas frikës së tyre, (me kusht që) këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua..” [Sure en Nur: 55].

A i kanë kushtuar vëmendje muslimanët këtij kushti madhështor “…të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua?”

A e meriton fitoren ai njeri që e lidh shpresën e tij me gurin?

A e meriton fitoren ai njeri që që i kërkon ndihmë ndonjë njeriu të  vdekur?

A e meriton fitoren ai njeri që i bën sexhde (përulet) varrit?

A e meriton fitoren ai njeri që bën tauaf (rrotullohet si adhurim) rreth tyrbes së ndonjë njeriu të mirë?

A e meriton fitoren ai njeri që ia dorëzon të fshehtat dhe veprat e tij të dukshme ndonjë veliu  apo betohet për profetin?

Të gjithë këta nuk janë të denjë për të triumfuar. Prej këtij lloji njerëzish janë të shumtë në gjirin tonë, madje ata janë pjesa më e madhe e shumicës.

Imam Ahmedi transmeton me zinxhir të saktë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Përgëzoje këtë umet me madhështi, fe, lavdi, triumf dhe konsolidim (fuqizim) në tokë. Cilido prej tyre që punon një vepër të botës së ardhshme për këtë dynja, për të nuk do të ketë pjesë në botën tjetër”. Përgëzimi ka ndodhur, ndërsa premtimi do të realizohet patjetër pa pikë dyshimi. Meditoni mbi kushtin e sinqeritetit në fjalën e Profetit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Cilido prej tyre që punon një vepër të botës së ardhshme për këtë dynja” d.m.th vepra që ai punon është e mirë, por ai me këtë vepër ka për qëllim (synon) këtë dynja dhe mallin (plaçkën) e saj të lirë. Për këtë arsye atij nuk i jepet fitorja (nuk ndihmohet nga Allahu) e si do të jetë çështja e atij, puna e të cilit nuk është nga ato të botës së ardhshme d.m.th. nuk është bindje ndaj Allahut të Lartëmadhëruar?!

I Dërguari i Allahut nuk pushon së ftuari në teuhid, madje dhe në luftë

Kur doli grupi i besimtarëve, sahabët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për në betejën e Hunejnit, në gjirin e tyre ndodheshin edhe disa njerëz, që ishin të rinj në fenë islame. Ata panë idhujtarët duke varur armët e tyre në një pemë që e quanin Dhatu Enuat”, prej së cilës kërkonin begati – ashtu siç bëjnë shumë nga muslimanët e paditur (injorantë) sot, që e kanë shpërfillur dhe humbur Allahun duke iu drejtuar krijesave të Tij. Këta njerëz që kishin pak kohë që kishin dalë nga injoranca (xhahilijeti përpara islamit) dhe shirku thanë: “O i Dërguar i Allahut! Na e cakto edhe ne një “Dhatu Enuat” ashtu siç e kanë edhe ata një të tillë.”  Ai (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu ekber (Allahu është më i Madhi)! – dhe në një version tjetër: Subhanallah (I lavdëruar qoftë Allahu)!- Me të vërtetë këto janë traditat. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se keni thënë ashtu siç i tha populli i Musait atij:“Na bëj dhe ne një te adhuruar siç kanë edhe këta te adhuruarit e tyre. [Sure El Araf: 138]”. Hadithin e transmeton Ahmedi dhe është i saktë.

Meditoni pak mbi këtë hadith sesa madhështor është ai! Nuk e ndaloi profetin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) fakti që ata ishin të rinj në islam, që ai t’i qortonte dhe t’u tërhiqte vëmendjen  atyre nga një fjalë që të shpie në shirk. Nuk e ndaloi Profetin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) fakti se ai kishte dalë bashkë me këtë grup të mirë njerëzish për të luftuar mosbesimtarët, që të heshtte ndaj një gabimi të tyre në akide (besimi islam), sepse nëse ai do të heshtte, xhihadi do të haste në vështirësi e pengesa dhe do të kishte marrë ndonjë përfundim tjetër, për të cilin Allahu është më i Dituri. Pra, nuk lejohet kurrsesi që të heshtet ndaj të drejtës së Allahut për t’u adhuruar i Vetëm. Ky është një kusht madhështor.

Përderisa umeti islam të mos ketë vërtetuar teuhidin, përderisa të heshtet ndaj të moshuarve, madje edhe ndaj shumë prej intelektualëve të cilët kapen pas gënjeshtrave të ndonjë magjistari ose lajmeve të ndonjë fallxhori, apo kapen pas disa shpresave të humbura tek varri i ndonjë njeriu të mirë apo vepra të tjera të njohura në ditët e sotme, që konsiderohen si shirk, ky umet nuk mund të kërkojë triumf e as të pretendojë lavdi.

Nëse kjo ishte ashpërsia dhe zemërimi i të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) për hir të Allahut ndaj atij që thjesht kërkoi të përngjasonte me atë që varte armën në një pemë, pa e adhuruar atë apo pa iu lutur asaj, si do të ishte reagimi i Profetit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ndaj atij që i kërkon ndihmë ndonjë të vdekuri në varr apo mbart me vete dhè ose diçka tjetër nga gjurmët (mbetjet) e tij duke kërkuar fitoren?!

Ibn Kajimi (RahimehUllah)  në librin e tij “Igathetul lehfan” (2/205) shprehet: “Nëse përdorimi i kësaj peme për të varur armët apo për të qëndruar rreth saj konsiderohet si adhurim i një zoti tjetër bashkë me Allahun e Lartësuar, megjithëse ata nuk e adhurojnë atë pemë apo i luten asaj, atëherë si mund të jetë gjykimi për të qëndruarit rreth varrit, të kërkuarit atij ndërmjetësim, të luturit e tij apo të bërit dua tek ai? E si mund të krahasohet fitneja (sprova, trazira) e pemës me atë të varrit, nëse ata që bëjnë shirk dhe bidatçinjtë do ta kuptonin?!”

Thotë autori : Akoma vazhdojnë njerëzit të përmendin persona që  nuk dilnin për të luftuar komunistët pa marrë si ndërmjetës tek Allahu ndonjë nga banorët e varreve. Allahut i ankohemi për këtë gjë!

Dhe akoma vazhdojnë njerëzit të dëgjojnë persona të cilët thonë: Mos i dekurajoni (pengoni) muxhahidinët  duke folur për teuhidin dhe tërhequr vërejtje nga shirku!!… E pra, vështro se çfarë ndryshimi ka ndërmjet kësaj thirrjeje të tyre dhe thirrjes së të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)

Ibn Tejmije u mëson njerëzve teuhidin gjatë luftes mbrojtëse

Kur tartarët sulmuan banorët e Shamit , muslimanët dolën për t’iu bërë ballë, ndërkohë që shirku ishte i përhapur në mesin e tyre. Në këtë situatë, Ibn Tejmije (RahimehUllah) filloi të saktësonte akiden e njerëzve dhe t’i ftonte ata për në teuhid, sikurse ai vetë, e përmend këtë fakt në librin e tij  “Kundërpërgjigja ndaj Bekrit” i botuar me titull “Telhis kitabul Istigathe” (2/731-738): “Disa nga dijetarët e mëdhenj e të njohur prej shokëve tanë thonin: Kjo është gjëja më madhështore që na ke sqaruar; sepse ai e dinte se kjo është baza e fesë, ndërkohë që në anën tjetër ky apo të tjerë si ai, u luteshin të vdekurve, u kërkonin atyre t’i mbronin e u përgjëroheshin. Madje, ndoshta ajo që bënin me të vdekurit ishte më e madhe se kaq, pasi ata u drejtoheshin atyre, në rast të ndonjë nevojë ekstreme (katastrofe) që u kishte rënë, u luteshin si nevojtarë, duke shpresuar përmbushjen e nevojave që kishin, duke iu lutur atyre, duke kërkuar ndërmjetësim prej tyre apo duke u lutur tek varret e tyre. Kjo gjë ndryshonte nga adhurimi që ata i bënin Allahut të Lartësuar dhe lutja që i drejtonin Atij, gjëra të cilat, shpeshherë i bënin nga tradita dhe shtirja. Gjendja ishte aq e keqe, saqë kur armiku i dalë nga sheriati (legjislacioni) islam iu vërsul Shamit, njerëzit dolën të kërkonin ndihmë prej të vdekurve nëpër varre, duke shpresuar që ata t’ua largonin të keqen (fatkeqësinë) që u kishte pllakosur. ”

Disa poetë e përshkruan këtë situatë duke thënë:

O ju që tartarëve u frikësoheni
Varrit të Ebu Umerit, ndihmë kërkojini

apo:

Varrit të Ebu Umerit, mbrojtje i kërkoni
Që nga e keqja të shpëtoni

Thotë autori: Shpresoj që lexuesi ta ketë kuptuar se kjo gjë ka ndodhur gjatë xhihadit mbrojtës (xhihad ed def’i) dhe jo xhihadit të nisur vetë (xhihad et taleb). Në tekstin e mësipërm ka një kundërvënie të qartë ndaj atyre të cilët nuk i kushtojnë rëndësi të saktësuarit të akides gjatë këtij lloji të xhihadit me pretekstin, se kjo gjë i përket vetëm xhihadit të nisur vetë. Allahu është Ai që e jep suksesin.

Edhe nëse në gjirin e një ushtrie, në të cilën ekzistojnë vepra shirku, do të ndodheshin njerëz të devotshëm, ata do të mundeshin.

Ibn Tejmije (RahimehUllah) pas fjalës së mëparshme të tij, vazhdon edhe më tej duke thënë: “U thashë atyre: Nëse personat, të cilëve u kërkoni ndihmë do të ndodheshin përkrah jush në betejë, do të mundeshin ashtu sikurse u mundën muslimanët në luftën e Uhudit ; sepse Allahu e ka përcaktuar se një ushtri mund të mposhtet si rezultat i faktorëve që të shpien në këtë gjë dhe sipas një urtësie të Allahut të Lartëmadhëruar në atë rast”.

Cilët ishin ata që e lanë luftën për shkak të bidateve dhe shirkut?

Më tej, vazhdon Ibn Tejmije (RahimehUllah) e shprehet : “Dhe për këtë arsye, dijetarët të cilët e njihnin thellë fenë dhe ishin largpamës , nuk luftuan atë herë, për shkak se ajo nuk konsiderohej luftë e rregullt në përputhje me sheriatin, për të cilën ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe për shkak të pasojave që ajo sillte si; sherri, fesadi (shkatërrim,çrregullim) dhe mosarritja e fitores së kërkuar nga kjo luftë. Pra në këtë rast, nuk ka shpërblim për këtë luftë, as në dynja e as në botën e ardhshme, për atë që i kupton këto gjëra. Ndërsa shumë prej atyre të cilët besuan se ajo luftë ishte në përputhje me sheriatin, do të shpërblehen sipas qëllimeve të tyre. Më pas, filluam t’i urdhëronim njerëzit që t’ia përkushtonin adhurimin (fenë) vetëm Allahut, t’i kërkonin ndihmë vetëm Atij dhe se nuk lejohet t’i kërkohet ndihma askujt tjetër përveç Allahut, pra as nga ndonjë engjëll i afërt (tek Allahu) e as nga ndonjë profet i dërguar, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për Ditën e Bedrit : “(Përkujtoni) kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj dhe Ai u përgjigj…” [Sure el Enfal: 9].

Transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) Ditën e Bedrit thoshte: “O i Gjallë, o i Përjetshëm, nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje, me mëshirën Tënde të kërkoj ndihmë” dhe në një version tjetër: “Ma përmirëso të gjithë çështjen time dhe mos më lër të mbështetem tek vetja ime, qoftë edhe për një moment e as tek ndonjë prej krijesave të Tua”

Thotë autori: RahimehUllah shejhun me një mëshirë të pafund. Ibn Bata transmeton në librin e tij El Ibane”, kapitulli i kaderit (parapërcaktimit) me nr.1848, se Umer ibn Abdulazizi ka thënë: Mos luftoni përkrah kaderive , se ata nuk ndihmohen nga Allahu”.

Fitorja e muslimanëve ndaj tartarëve pasi saktësuan akiden e tyre dhe pasuan të Dërguarin

Më tej, vazhdon të shprehet Ibn Tejmije (RahimehUllah) pas fjalës së lartpërmendur : Atëherë kur njerëzit e përmirësuan gjendjen e tyre dhe u treguan të sinqertë në kërkimin e ndihmës prej Zotit të vet, Ai i ndihmoi ata të triumfonin ndaj armikut të tyre me një fitore të madhe. Nuk ishin mposhtur ndonjëherë tartarët deri në atë kohë, si atë radhë. Kjo erdhi pasi  teuhidi (njësimi) i Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u bënë realitet, gjë e cila nuk kishte ndodhur më përpara. Padyshim që Allahu e ndihmon të Dërguarin e Tij dhe besimtarët në jetën e kësaj bote dhe ditën kur do të ngrihen e të paraqiten  dëshmuesit (Ditën e Llogarisë)

Thotë autori: Kjo na jep të kuptojmë se të fuqizuarit (konsolidimi) e muslimanëve në tokë nuk do të realizohet, derisa feja e saktë të depërtojë thellë në shpirtrat e tyre. Këtë e vërteton dhe fjala e Allahut të Lartësuar në Librin e Tij: “..Sigurisht që Allahu nuk do ta ndryshojë (për mirë) gjendjen e një populli (që bën gjynahe, që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut) përderisa ata vetë të ndryshojnë vetveten (për mirë, duke ndryshuar shpirtin e tyre dhe punët e tyre)…” [Sure er Rra’d: 11]

Analizo pak fjalën e Ibn Tejmijes (RahimehUllah): Kjo erdhi pasi  teuhidi (njësimi) i Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u bënë realitet”, në mënyrë që të kuptosh arsyen se pse dijetarët kanë vënë si kusht për arritjen e triumfit, të njësuarit e Allahut dhe të pasuarit e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem). Dhe ndaj këtyre dy kushteve, nuk i mbyll sytë askush tjetër, përveç ndonjë makiavelisti, në zemrën e të cilit është rrënjosur rregulli çifut: “Qëllimi e justifikon mjetin”.

Allahu është Mbrojtësi.

Kjo është çështja e parë me të cilën i përkujtoj vëllezërit e mi. I lutem Allahut të na i qetësojë gjokset (kraharorët) tona me teuhid dhe të na udhëzojë për në rrugën e Tij të drejtë!


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free