El-Kada uel-Kadar
El-Kada Uel-Kadar nga libri Mexhmu-ul-Fataua.
01. Kaderi është një pjesë e sundimit të Allahut.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/215-216)
بسم الله الرحمن الرحيم
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Ne lartësojmë Atë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush s’mund ta devijojë, dhe atë që Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Allahu Te ala e dërgoi atë para Ditës së Gjykimit si përgëzues dhe qorues, thirrës në rrugën e Allahut dhe një fener ndriques. Ai e kumtoi shpalljen, përmbushi përgjegjësinë dhe duke luftoi për Allahun ashtu siç duhet deri sa ai vdiq. Hamdi dhe lavdërimi i Allahut qoftë ti, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.
Dhe mëtej:
Vëllezër të ndershëm! Në këtë takim do të shqyrtojmë një temë të rëndësishme e me interes për të gjithë myslimanët. Kjo ka të bëjë me përcaktimin dhe kaderin e Allahut. Kjo çështje është e qartë el-hamdulilah, dhe kurrë nuk do ta kishim zgjedhë këtë temë po të mos ishin shtruar aq shumë pyetje në lidhje me të, sikurse kjo të mos kishte qenë e paqartë për aq shumë njerëz, nëse shumë njerëz të mos ishin hyrë në këtë temë (me të drejtë, ndonjëherë edhe jo me të drejtë ndonjëherë), nëse epshet nuk kishin qenë aq shumë të përhapura, saqë mëkatari ka filluar të ketë dëshirë ta justifikoj mëkatin e vet me anë të caktimit dhe kaderit; e po ashtu sikur mos të ishin edhe disa gjëra tjera nuk do të flisnim rreth kësaj teme
Në të gjitha kohët ka pasur mendime të ndryshme lidhur me kaderin. Është transmetuar se si sahabët kishin bërë polemikë rreth kaderit ndërsa Profeti salAllahu alejhi ue selem i ndaloi ata dhe tha se popujt e mëhershëm janë shkatërruar për shkak të polemikave të tilla. Megjithatë, Allahu i udhëzoi robërit e Tij besimtarë Selefët të cilët ndoqën rrugën e mesme në aspektin e dijes dhe të fjalës.
Përcaktimi dhe gjykimi i Allahut Te ala përcaktimi i takon sundimit të Tij mbi krijesat e Tij. Pra kaderi është një pjesë e teuhidit që dijetarët e kanë ndarë në tri kategori:
01 - Teuhid-ul-Uluhijeh që do të thotë që Allahu i Vetëm të adhurohet.
02 - Teuhid-ur-Rububijeh që do të thotë se Vetëm Allahu krijon, sundon dhe kujdeset.
03 - Teuhid-ul-Esma ues-Sifat që do të thotë se Allahu është i Vetëm në emrat dhe atributet e Tij.
Besimi në kaderin është një pjesë e besimit në sundimin e Allahut Azze ue Xhel, Teuhid-ur-Rububijeh. Prandaj, Imam Ahmedi (Rahimullah):
“Kaderi është fuqia e Allahut.”
Sepse kaderi i takon pa dyshim fuqisë gjithëpërfshirëse të Tij. Kaderi është gjithashtu sekreti i fshehur Allahut Te ala të cilin vetëm Ai Subhanehu ue Te ala e di. Ajo është e shkruar në pllakën e Ruajtur tek e cila askush nuk ka qasje. Ne nuk e dimë se çfarë Allahu ka përcaktuar për ne apo kundër nesh. As nuk e dimë se çfarë është përcaktuar për krijesat e Tij deri sa përcaktimi të ndodhë ose me anë të një lajmërimi të saktë.
02. Mendimet e ndryshme lidhur me kaderin.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/216-217)
O ju vëllezër: Umeti Islam është ndarë në tre grupe lidhur me kaderin:
- Grupi i parë: Kanë shkuar në ekstrem lidhur me besimin në kader. Ata ia kanë rrëmbyer njeriut aftësinë dhe zgjedhjen, duke thënë se robit nuk mund të veproj e as të zgjedh, por ai është i shtyrë pa patur mundësi të zgjedh. Ata e ngjasojnë atë si pema e goditur nga era. Ata nuk bëjnë asnjë dallim midis veprimit vullnetar të robit dhe veprimit të pavullnetshëm. Nuk ka dyshim se këta njerëz kanë humbur rrugën. Sepse domosdoshmërisht është e njohur me fe, logjikë dhe zakon, se njeriun bën dallimin midis një vepre vullnetare dhe një vepre të detyruar.
- Grupi i dytë: kanë shkuar në ekstrem lidhur me besimin se e tërë mundësia dhe zgjedhja është në dorën e njeriut. Ata shkojnë aq larg sa që mohojnë vullnetin e Allahut Te ala, zgjedhjen dhe krijimin e veprimit të robit. Ata pretendojnë se robi vepron në mënyrë të pavarur. Disa prej tyre janë aq ekstrem, saqë thonë se Allahu Te ala nuk e di se çfarë robërit do të veprojnë derisa ata ta veprojnë atë. Edhe këta kanë shkuar në ekstrem të madh në besimin lidhur me veprat dhe zgjedhjen e robit.
- Grupi i tretë: Janë besimtarët, të cilët janë udhëzuar nga Allahu në të vërtetën në ato çështje në të cilat ka kundërshtime mes njerëzve. Ata janë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Ata kanë ndjekur rrugën mesatre e cila qëndron mbi argumente të Sheriatit dhe logjikës. Ata thonë se veprat që Allahu Te ala krijon në gjithësi përbëhen nga dy lloje:
- E para: Veprat të cilat Allahu Tabarak ue Te ala i vepron në krijesat e Tij. Këtu askush nuk mund të zgjedhë. Shembuj të këtyre veprimeve janë shiu, bimët, jeta, vdekja, sëmundja, shëndeti dhe shumë fenomene të tjera që shihen në krijesat e Allahut Te ala. Zgjedhja dhe vullneti i askujt nuk ndikonë këtu. Çdo gjë ka të bëjë vetëm me Allahun Te ala, i Vetmi që sundon mbi çdo gjë, me fuqi të pakufizuar dhe vullnet.
- E dyta: Veprimet që i bën çdo krijesë që posedon dëshirën. Këto veprime ndodhin me zgjedhjen dhe vullnetin e vepruesit. Sepse Allahu Te ala i ka lejuar që ata t’i zotërojnë ato vepra.
لِمَن شَاء مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ
“Për ata nga ju, që duan të pasojnë rrugën e vërtetë.” 1
مِنكُم مَّن يُرِيدُ الدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ الآخِرَةَ
“Disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kur disa nga ju dëshirojnë botën tjetër.” 2
فَمَن شَاء فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاء فَلْيَكْفُرْ
“Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.” 3
Njeriu e din dallimin mes asaj që ai vepron me vullnetin e tij dhe asaj që vepron me pavullnet duke u detyruar. Njeri zbret vullnetarisht poshtë shkallës nga tavani dhe ai e di se ajo që po vepron është me zgjedhjen e tij. Por nëse ndodh që ai të bjerë poshtë nga tavani, atëherë e di se kjo ishte e pavullnetshme. Ai e di dallimin midis dy vperimeve dhe e di se e para ishte me vullnet ndërsa tjetra ishte e pavullnetshme. Këtë e di çdo njeri.
__________________________________________
1 - 81:28
2 - 3:152
3 - 18:29
03. Të gjithë bëjnë dallimin mes veprave vullnetare dhe jovullnetare.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/217-218)
Njeriu e di se kur vuan nga rrjedhja e urinës, kjo nuk është diçka që ndodhë vullnetarisht. Dhe në qoftë se ai është i shëndoshë nga kjo sëmundje atëherë urinon vullnetarisht. Njeriu pra bën dallimin midis këtyre dy rasteve. Askush nuk e mohon dallimin mes tyre. E njëjta gjë vlen edhe për çdo gjë tjetër që i ndodh robit; ai e di se çfarë i ndodh atij vullnetarisht dhe në mënyrë të pavullnetshme. I përket mëshirës së Allahut Azze ue Xhel që njeriu të bëjë disa gjëra vullnetarisht pa u gjykuar për to. I tillë është rasti për shembull me atë që bën diçka nga harresa apo në gjumë. Allahu Te ala tha në lidhje me njerëzit e shpellës:
وَنُقَلِّبُهُمْ ذَاتَ الْيَمِينِ وَذَاتَ الشِّمَالِ وَكَلْبُهُم بَاسِطٌ ذِرَاعَيْهِ بِالْوَصِيدِ
“Ne i rrotullonim ata – herë në krah të djathtë, e herë në të majtë, kurse qeni i tyre, kishte shtrirë dy këmbët e para në hyrje të shpellës.” 8:18
Ishin ata që leviznin vetë, por pasi që njeriu në gjumë as nuk bën diçka vullnetare e as nuk dënohet për atë që ai e bën, Allahu Te ala ia atribuoi aktin Vetes së Tij.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ai që harron ndërkohë që ai është duke agjëruar dhe ha ose pi, duhet të kompletojë agjërimin e tij. Nuk është askush tjetër përveç Allahut, Ai i cili i ka dhënë atij për të ngrënë dhe të pirë.”
Ai ia atribuoji Vetes të dhënit ushqim dhe pije sepse kjo i ndodh njeriut nga harresa. Si rezultat, ato ngjajnë me veprime të pavullnetshme. Ne të gjithë e dimë dallimin në mes të një dhimbje të pavullnetshme dhe një lehtësimi të pavullnetshëm pa i ditur shkaqet, dhe mes një dhimbjeje që vie nga një veprim i tij, apo një gëzimi që vie nga ajo që vet ka vepruar. Kjo është e qartë, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
04. Besimi i Xhebrive e shkatërron Sheriatin nga themeli.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/218-219)
Nëse do të kishim pasuar mendimin e parë që konfirmon kaderin duke ekzagjëruar do ishte grisur i tërë rregullorja nga thelbi. Mendimi që thotë se robi nuk ka zgjidhje do të thotë se ai që bën vepra të mira nuk lavdërohet, ndërsa ai që bën vepra të këqija nuk dënohet për shkak se asnjëri prej tyre nuk vepron diçka vullnetarisht. Kjo do të thotë se – dhe i pastër është Allahu Tabarak ue Te ala nga kjo – se Allahu Tabarak ue Te ala është i padrejtë ndaj mëkatarit kur Ai e dënon atë për mëkatet e tij për shkak se ai ka vepruar në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është diçka që padyshim e kundërshtonë Kuranin. Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:
وَقَالَ قَرِينُهُ هَذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ أَلْقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٍ مَّنَّاعٍ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ مُّرِيبٍ الَّذِي جَعَلَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ فَأَلْقِيَاهُ فِي الْعَذَابِ الشَّدِيدِ قَالَ قَرِينُهُ رَبَّنَا مَا أَطْغَيْتُهُ وَلَكِن كَانَ فِي ضَلَالٍ بَعِيدٍ قَالَ لَا تَخْتَصِمُوا لَدَيَّ وَقَدْ قَدَّمْتُ إِلَيْكُم بِالْوَعِيدِ مَا يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَيَّ وَمَا أَنَا بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ
“Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë. E, shoku i tij do të thotë: “Ky pranë meje, është i gatshëm (u thuhet): “Hidheni në zjarr çdo mohues inatçi, pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fe), i cili, pos Allahut, beson në zot tjetër – andaj hidhe atë në dënimin më të rëndë! E, shoku i tij do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vet ka qenë në humbje të madhe. Atyre (Allahu) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin). Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi.” 1
Ai Subhanah e qartësoi se dënimi i Tij nuk është i padrejtë por absolutisht i drejtë. Sepse Allah i ka kërcënuar ata, ua ka treguar rrugën e drejtë atyre dhe ia ka shpjeguar të vërtetën dhe të kotën atyre. Ata nuk kanë asnjë justifikim para Allahut Azze ue Xhel. Nëse ne do të kishim pasur teorinë e tyre të rreme fjalët e Allahu Te ala:
رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ
“”Profetë, sihariques dhe lajmërues (frikën), që njerëzit të mos kenë ndonjë vërejtje ndaj Perëndisë, pas ardhjes së pejgamberëve. Se, Allahu është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” 2
ishin shkuar kotë. Allahu Tabarak ue Te ala mohoi justifikimet pasi që të dërguarit ishin dërguar. Me këtë e vërteta është qartësuar. Nëse kaderi kishte qenë arsyetimi i tyre kjo do të kishte vlerë edhe pas të dërgimit të dërguarve për shkak se kaderi i Allahut Te ala egzistonë përgjithmonë, edhe para të dërguarve edhe pas të dërguarve. Kështu hidhet poshtë kjo teori nga provat dhe realiteti, siç e kemi qartësuar me shembujt e mëparshëm.
__________________________________________
1 - 50:22-29
2 - 4:165
05. Të kuptuarit e reduktuar të Kaderive lidhur me Sundimin.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/219-520)
Sa i përket mendimit të dytë, edhe ai u refuzohet me anë të kesteve të qarta dhe logjikës; sepse tekstet janë të qarta se vullneti i njeriut i nënshtrohet vullnetit të Allahut Azze ue Xhel.
Allahu Te ala ka thënë:
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَ لِمَن شَاء مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ وَمَا تَشَاؤُونَ إِلَّا أَن يَشَاء اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
“Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit): për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë, e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave!” 1
وَرَبُّكَ يَخْلُقُ مَا يَشَاء وَيَخْتَارُ مَا كَانَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ
“Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh më të mirën për ta.” 2
وَاللّهُ يَدْعُو إِلَى دَارِ السَّلاَمِ وَيَهْدِي مَن يَشَاء إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
“Allahu i thërret njerëzit në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenetit) dhe Ai e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” 3
Ata që e kanë këtë mendim, në fakt mohojnë një nga aspektet e rububijes . Ata gjithashtu pretendojnë se ka gjëra në sundimin e Allahut Te ala të cilat nuk janë në vullnetin dhe krijimin e Tij. Kurse çdo gjë që ekziston është në vullnetin e Allahut, në fuqinë e Tij. Përveç kësaj, ata e kundërshtojnë atë që është e njohur përgjithësisht se i tërë krijimi i përket Allahut Azze ue Xhel. Çdo gjë është pikërisht e Allahut Azze ue Xhel. Është e pamundur që diçka të ekzistoj në Sundimin e Tij Tabarak ue Te ala nëse ai nuk dëshiron që ajo të ekzistojë.
__________________________________________
1 - 81:27-29
2 - 28:68
3 - 10:25
06. Të gjithëve u ipet ajo që e meritojnë.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/220-221)
Mbetet të sqarojmë se, në qoftë se çdo gjë varet nga vullneti i Allahut Tabarak ue Te ala dhe se Ai zotëron çdo gjë, atëherë çfarë duhet të bëjë njeriu? Çfarë duhet të bëjë njeriu nëse Allahu Te ala ka vendosur se ai duhet të devijoj dhe jo të udhëzohet? Themi: Përgjigja është se Allahu Tabarak ue Te ala e udhëzon vetëm personin që Ai e di se e meriton udhëzimin sikurse e devijon vetëm personin që Ai e di se ai person e meriton devijimin.
Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:
فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ
“E, pasi ata u shmangën – Allahu u shmangu zemrat e tyre; – e Perëndia, nuk e shpie në rrugë të drejtë atë popull që është zhytur në mëkate.” 1
فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَاقَهُمْ لَعنَّاهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِ وَنَسُواْ حَظًّا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِ
“Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam (si gur) zemrat e tyre. Ata ngatërrojnë rendin e fjalëve nga vendet e tyre, duke harruar një pjesë nga ato këshilla.” 2
Allahu Tabarak ue Te ala e qartësoi se shkak i devijimit të njeriut është vet njeriu. Ndërsa robi nuk e di se çka Allahu Te ala ka caktuar për të, sepse ai nuk e di kaderin vetëmse atëherë kur ai ndodhë. Pra ai nuk e di nëse Allahu Te ala ka vendosur që ai duhet të jetë i devijuar apo i udhëzuar. Si është e mundur që ai të merr rrugën drejt devijimit dhe pastaj arsyetohet me faktin se Allahu Te ala e ka dëshiruar këtë? Më me vend do të ishtë nëse ai e merr rrugën e udhëzimit dhe thotë se Allahu Te ala dëshiroi që ta udhëzojë atë në rrugën e drejtë?
A është me vend që njeriu të jetë Xhebri (ekstremist në pohimin e kaderit) lidhur me devijimin, ndërsa Kaderi (ekstremist në mohimin e kaderit) lidhur me veprat e mira? Jo, me të vërtet nuk i takon njeriut që ai të jetë Xhebri lidhur me devijimin dhe mëkatet. Kur ai devijon ose e kundërshton Allahun, ai thotë se ky ishte caktim dhe se ai nuk sheh asnjë rrugëdalje nga caktimi dhe gjykimi i Allahut. Dhe kur Allahu e udhëzon atë në bindje ndaj Allahut dhe në udhëzim, ai thotë se kjo është meritë e vet tij. Pastaj ai mendon i ka bërë Allahut një nder, dhe thotë se e ka bërë atë vetë. Pra ai bëhet Kaderi në lidhje me bindjen, Xhebri në lidhje me mosbindjen. Kjo është e pamundur.
__________________________________________
1 - 61:5
2 - 5:13
07. Lufto pas jetës së ardhme sikurse lufton pas kësaj jete.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/221)
Në realitet njeriu posedon fuqinë dhe zgjedhjen.Udhëzimi nuk është më i paqartë se sa furnizimi dhe kërkimi i dijes. Gjithkush e di se furnizimi i njeriut është paracaktuar tashmë. Pavarësisht nga kjo, ai përpiqet për furnizim brenda vendit dhe jashtë vendit, djathtas dhe majtas. Aji nuk rri në shtëpi dhe të thotë:
“Nëse është caktuar që unë do të kemë furnizim, do ta marrë atë si do qoftë.”
Ai përpiqet për furnizim edhe pse furnizimi është i lidhur me veprimin, siq është konfirmuar në hadithin e Ibn Mesudit radijAllahu anhu se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Çdo njërit prej jush i mblidhen fazat e krijimit në barkun e nënës së tij për dyzet ditë pikë uji, pastaj ai bëhet një pikë gjaku po aq kohë, pastaj ai bëhet një copë mishi po aq kohë. Pastaj i dërgohet një engjëll personit, i cili urdhërohet që të shkruaj katër gjëra; Furnizimin e tij, sa do të jetojë, veprimet e tij dhe nëse ai do të jetë banorë i zjarrit apo i Xhenetit.”
Furnizimi është shkruar siq edhe veprat e mira dhe të këqija janë shkruar. Pse ti vepron çdo gjë për të arritur furnizimin e kësaj jete, por jo për të bërë vepra të mira dhe të përfundoshë në Xhenet? Është e njëjta gjë. Nuk ka dallim mes tyre. Ti je duke luftuar për furnizimin tënd dhe jetën tënde dhe bën çdo për të jetuar më gjatë. Nëse ti sëmuresh ti udhëton rreth tërë botës për të gjetur një mjek të mirë që mund të kuroj ty. Megjithatë, ti nuk do të jetoshë më gjatë se sa është përcaktuar. Jeta yte as nuk do të zgjatet e as nuk do të shkurtohet për këtë, megjithatë ti nuk do ti mbështetesh kaderit dhe të thuash:
“Unë po rri në shtëpi. Nëse Allahu ka vendosur që unë të jetoj më gjatë, unë do ta bëjë këtë si do koftë.”
Ti do të bëshë gjithçka për të gjetur një mjek që mund të kuroj ty me lejen e Allahut. Pse nuk vepron të njëjtën gjë për jetën tjetër dhe me veprat e mira?
08. Zgjith rrugën tënde.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/221-222)
Pra siç thamë më herët, kaderi është sekret i fshehur që ti kurrë nuk do ta zbulosh. Tani ti je duke qëndruar në mes të dy rrugëve: Një rrugë të çon në siguri, fitore, lumturi dhe nder. Një tjetër rrugë të çonë në shkatërrim, keqardhje dhe poshtërim. Ti je duke qëndruar midis dy rrugëve,mund të zgjedhësh, sepse asnjë pengesë nuk e ke para vetes që të të pengoj të shkosh rrugës së djathtë apo të majtës, nëse dëshiron shko rrugës së djathtë, e nëse dëshiron shko rrugës tjetër. Çfarë thua që ta zgjedhësh rrugën në të majtë dhe të thuash se ky ishte kaderi? A nuk ishte me vend të ndiqje rrugën e djathtë dhe të thoje kjo është caktuar?
Nëse ti do të udhëtoshë për në një qytet dhe ti mund të zgjedhësh në mes të një rruge që është e rrafshët, e shkurtër dhe e sigurt dhe një tjetër që nuk është e rrafshët, është e gjatë dhe e pasigurt, ne shohim se si ke zgjedhur rrugën e parë. Ti nuk do ta zgjedhësh rrugën jo të rrafshët, të gjatë dhe të pasigurt. Kjo lidhur me rrugën materiale. Rruga jo materiale është e njëjtë. Nuk ka asnjë dallim mes tyre. Çdo gjë ka të bëjë me dëshirat dhe epshet që mund ta kontrollojnë dhe ta mposhtin trurin ndonjëherë. Truri i besimtarit duhet ta mposhtë epshin e tij. Nëse ai lejon që truri i tij i shëndoshë të udhëheq, ai do ta bëjë atë të kuptojë atë që është e dëmshme apo e dobishme dhe e këndshme për të.
09. Ecja e njeriut në jetë është vullnetarisht.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/222)
Kjo sqaron se njeriu i bën veprat e tij vullnetare vullnetarisht dhe jo i detyruar. Sikurse që ai vepron vullnetarisht në këtë jetë dhe zgjedh një mall sipas dëshirës, ashtu edhe në rrugën drejt ahiretit shkon me vullnetin e tij, bile rruga për në jetën tjetër është shumë më e qartë se sa rruga në këtë jetë. Sepse rruga për jetën tjetër është qartësuar nga Allahu Te ala në Kur’an dhe nga i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem. Si rezultat, rruga për në jetën tjetër duhet të jetë më e kthjellët dhe më e qartë. Pavarësisht nga kjo, njeriu merr rrugën për këtë jetë që nuk garanton ndonjë frutë dhe e braktis rrugën për në jetën tjetër frutat e të cilës janë të garantuar dhe të njohura pasi që Allahu i ka konfirmuar ato – dhe Allahu Tabarak ue Te ala nuk e then premtimin e Tij.
10. Vullneti i Allahut përputhet me urtësinë e Tij.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/222-223)
Prej besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit është se njeriu vepron dhe flet vullnetarisht, ndërsa vullneti dhe zgjedhja e tij janë nën pasim të vullnetit të Allahut Tabarak ue Te ala. Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati po ashtu beson se vullneti i Allahut Te ala është në përputhje me urtësinë e Tij dhe se vullneti i Tij Subhanehu ue Te ala nuk është vetëm një vullnet i pakufizuar, por është vullnet në pasim të urtësisë së Tij.
Sepse ndër emrat e Allahut është emri “i Urti, el-Hakim”, i cili përfaqëson zotërimin e Gjyqtarit që gjykon gjërat dhe çështjet me sheriat dhe me ligje të kosmosit, i gjykon me vëprimet dhe krijimin e Tij. Allahu me urtësinë e Tij cakton udhëzimin për atë që e dëshiron, për atë që Allahu e din se ai e do të vërtetën dhe e ka një zemër të drejtë, ndërsa e cakton devijimin për atë të cilit i ofrohet Islami por atij i ngushtohet zemra nga ajo, prandaj urtësia e Allahut nuk pranon që ai të jetë nga të udhëzuarit, përveç nëse Allahu ia ripërtërinë atij dëshirën për udhëzim, dhe e ndryshon dëshirën e tij në një dëshirë tjetër. Allahu Te ala megjithatë është i aftë për çdo gjë. Allahu nuk pranon që gjërat dhe çështjet të ndodhin pa shkaqe.
11. Grada e parë e kaderit: Dituria.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/223)
Sipas Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit përcaktimi dhe kaderi përmbëhen nga katër nivele:
- Grada e parë: Dituaria. Njeriu duhet të ketë besim të paluhatshëm se Allahu Te ala i di të gjitha dhe se Ai e di absolutisht çdo gjë që është në qiej e në tokë, qoftë kjo nëse ka të bëjë me veprimet e Tij apo veprimet e krijesave të Tij. Njeriu duhet ta dijë se asgjë në tokë e as në qiell nuk është e fshehur për Allahun Tabarak ue Te ala.
12. Grada e dytë e Kaderit; Shkrimi.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/223-224)
- Grada e dytë: Shkrimi. Allahu Tabarak ue Te ala ka shkruar gjithçka nga Kaderi në Leuhi-Mahfudh. Këto dy grada Allahu Te ala i ka përmendur në një ajet të vetëm kur Ai tha:
أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاء وَالْأَرْضِ إِنَّ ذَلِكَ فِي كِتَابٍ إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
“A nuk din ti, se Allahu – i është e njohur çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, të gjitha këto, për Allahun janë lehtë.” 1
Allahu Subhanah filloi me dijen dhe tha:
إِنَّ ذَلِكَ فِي كِتَابٍ
“Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër.”
Do të thotë është shkruar në Pllakën e ruajtur. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Gjëja e parë që Allahu e krijoi ishte lapsi. Ai tha atij: “Shkruaj”. Ai tha: “o Zot! Çfarë të shkruaj? “Ai tha: “Shkruaje kaderin deri në Ditën e Gjykimit.”
Kur Profeti salAllahu alejhi ue selem është pyetur nëse veprimet tona janë të përcaktuara ose jo, ai tha se ato janë të përcaktuara. Dhe kur ai u pyet lidhur me kuptimin e të vepruarit dhe se në vend të kësaj duhet ti mbështetemi kaderit, ai tha:
“Veproni! Sepse çdo njërit i është lehtësuar ajo që është krijuar për të.”
Profeti salAllahu alejhi ue selem i urdhëroi ata që të veprojnë. Veproni! Ajo për të cilën je krijuar është lehtësuar për ty. Pas kësaj ai salAllahu alejhi ue selem lexoi fjalët e Allahut Te ala:
فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَى وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى وَأَمَّا مَن بَخِلَ وَاسْتَغْنَى وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَى
“Atij që jep (për bamirës) dhe ruhet (prej gabimeve) dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin). Na, atij do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë (Xhenetit); kurse atij që është koprrac dhe e konsideron veten të pavarur (nga Zoti) dhe e përgënjeshtron atë më të bukurën (besimin), Na, atij, do t’ia lehtësojmë rrugën e rëndë (skëterrës).”
__________________________________________
1 - 22:70
2 - 92:5-10
13. Grada e tretë: Dëshira.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/224-225)
- Grada e tretë: Dëshira. E ajo është se Allahut Tabarak ue Te ala ka patur dëshirë për çdo që ekziston apo nuk ekziston në qiej dhe në tokë. Pra ajo që ekziston egziston sepse Allahut Te ala dëshiron që ajo të egzistoj. Ajo që nuk ekziston nuk ekziston sepse Allahu Te ala nuk dëshiron që ajo të ekzistojë. Kjo provohet dukshëm në Kur’anin fisnik. Allahu Te ala ka konfirmuar vullnetin e Tij në veprimet e Tij dhe në veprimet e robërve.
Allahu Te ala ka thënë:
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَلِمَن شَاء مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَوَمَا تَشَاؤُونَ إِلَّا أَن يَشَاء اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ
“Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit! Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve!” 1
وَلَوْ شَاء رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُ
“E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi).” 2
وَلَوْ شَاء اللّهُ مَا اقْتَتَلَ الَّذِينَ مِن بَعْدِهِم مِّن بَعْدِ مَا جَاءتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ
“E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet.” 3
Allahu Te ala e qartësoi që veprat e njeriut ndodhin me vullnetin e Tij.
Sa për veprimet e Tij Te ala, flitet për to shpesh në Kuran, duke përfshirë:
وَلَوْ شِئْنَا لَآتَيْنَا كُلَّ نَفْسٍ هُدَاهَا
“Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t’i jepnim udhëzimin.” 4
وَلَوْ شَاء رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً
“Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje.” 5
Shumë ajete të ngjashme konfirmojnë vullnetin e Allahut Tabarak ue Te ala në veprimet e Tij.
Besimi në kaderin nuk është i plotë derisa ne të besojmë se çdo egzistues dhe jo-egzistuese varet nga dëshira e Allahut. Nuk ka asgjë jo-ekzistues vetëmse që Allahu Te ala ka dëshiruar që ajo të mos ekzistojë. Dhe çdo gjë që ekziston ekziston vetëm për shkak se Allahu Te ala ka dëshiruar që ajo të ekzistojë. Është e pamundur që diçka të ekzistojë në qiej apo në tokë, pa vullnetin e Allahut Te ala..
__________________________________________
1 - 81:27-29
2 - 6:112
3 - 2:253
4 - 32:13
5 - 11:118
14. Grada e katërt: Krijimi.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/225)
- Grada e katërt: Krijimi. Ne besojmë se Allahu Te ala është Krijues i çdo gjëje. Nuk ka asgjë në qiej e as në tokë, vetëm se Allahu e ka krijuar atë. Allahu Tabarak ue Te ala e ka krijuar madje edhe vdekjen megjithëse vdekja është mungesa e një jete.
Allahu Te ala ka thënë:
الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا
“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.” 67:2
Gjithçka që është në qiej dhe në tokë është krijuar nga Allahu Te ala. Nuk ka asnjë krijues tjetër përveç Allahut Tabarak ue Te ala. Ne e dimë se gjithçka që Ai Subhanah vepron është krijim i Tij. Qiejt, toka, malet, lumenjtë, dielli, hëna, yjet, erërat, njerëzit dhe kafshët janë të gjitha të krijuara nga Allahu. Cilësitë e këtyre krijesave dhe gjendjet gjithashtu janë të krijuara nga Allahu Azze ue Xhel.
15. Veprat dhe fjalët e robit janë të krijuara nga Allahu.
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/225-226)
Megjithatë, disa njerëz mund të pyesin se si veprimet tona dhe fjalët mund të jenë vullnetare në qoftë se ato janë krijuar nga Allahu Azze ue Xhel. Kështu është për shkak se veprimet tona dhe fjalët rrjedhin nga dy gjëra:
01 - Aftësia.
02 - Vullneti.
Nëse veprimi i njeriut buron nga dëshira e saj dhe aftësia, atëherë Allahu Azze ue Xhel është Ai që krijoi këtë vullnet në zemrën e tij. Është gjithashtu Allahu Azze ue Xhel i Cili krijoi aftësinë e tij. Ai pra në këtë mënyrë krijon shkakun e plotë, si rezultat i të cilit ndodhin gjërat. Ai që krijoi shkaqet është Ai që ka krijuar rezultat. Se Allahu Te ala ka krijuar veprën e robit, kjo shfaqet në veprat e robit dhe fjalët nga dy gjëra:
01 - Aftësia.
02 - Vullneti.
Ai nuk kishte qenë në gjendje të veprojë pa vullnetin dhe aftësinë. Sepse ai që dëshiron të veprojë por nuk ka aftësi të veproj, atëherë nuk mund të veprojë. Dhe ai që është i aftë, por nuk dëshiron të veprojë. Pasi që veprimi është rezultat i një vullneti të vendosur dhe aftësisë së plotë, atëherë Allahu është Ai që e ka krijuar vullnetin e vendosur dhe aftësinë e plotë.
Në këtë mënyrë ne e dimë se si Allahu Te ala i ka krijuar veprimet e robit. Përndryshe robi vepron vullnetarisht; është ai që mer abdes, falet, jep zekatin, agjëron, kryen haxhin, kryen umren, nuk bindet dhe bindet. Megjithatë, ekzistojnë të gjitha këto vepra përmes vullneteve dhe aftësive që Allahu Azze ue Xhel ka krijuar. Çështja është e qartë dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
Ne themi se zjarri djeg, por është Allahu Te ala që ka krijuar djegien e saj. Zjarri nuk djeg vetvetiu. Ai djeg sepse Allahu Te ala e ka lejuar atë të djeg. Prandaj, zjarri në të cilin u hudhë Ibrahimi salAllahu alejhi ue selem nuk ishte djegës. Sepse Allahu Te ala i tha atij:
قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ
Po Ne i thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” 21:69
I tillë u bë zjarri për Ibrahimin salAllahu alejhi ue selem. Pra, vetë zjarri nuk djeg. Është Allahu Te ala që krijon fuqinë e djegies së saj. Fuqia e djegies në qëndrim me veprimet e robërve korrespondon me vullnetin dhe aftësinë e tyre.
Përmes vullnetit dhe aftësisë bëhet veprimi. Përmes materialeve djegëse bëhet djegia në zjarr. Nuk ka asnjë dallim në mes të dy rasteve. Por pasi që robi ka vullnet, ndjenja, zgjedhje dhe veprime, atëherë i atribuohet vepra atij dhe si rezultat ai dënohet për shkeljet e tyre. Sepse ai vepron dhe nuk vepron me dëshirën e tij.
16. Fundi i librit “el-Kadha uel-Kadar”
Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Rahimullah)
Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/227)
Në përfundim, unë them se besimtari duhet të jetë i kënaqur që ta ketë Allahun si Zot, prej plotësisë së kënaqësisë në Zotërimin e Allahut është që të besoj në kaderin e Allahut. Dhe ta dij se nuk ka dallim me veprave që ai i vepron dhe përpjekjes së tij për tu furnizuar, të gjitha këto janë të njëjta, të gjitha janë të shkruara, të gjithë janë caktuar, çdo njeriu i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.
E lus Allahun Azze ue Xhel që Ai të na bëj prej atyre u janë lehtësuar veprat e banorëve të Xhenetit, të na shkruaj neve jetë të mirë në këtë botë dhe tjetrën. Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Selami dhe salavatet qofshin mbi Profetin Muhamed, familjen e tij dhe të gjithë sahabët.
Përfundim dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut Subhanehu ue Te'Ala.