Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Sherhu-Sunneh



Sherhu-Sunneh.




 



Ebu Muhammed el-Hasen ibën Ali ibën Halef el-Berbehari (i lindur në vitin 253 h)

Burimi: Sherh es-Sunneh

Përgatiti: Stafi Perlatmuslimane.

Me komentet e Imam Feuzanit marrë nga libri i tij “Itihaful karij bitalikati ala Sherhis Sunneh”, dhe të Alameh Ahmed en Nexhmit nga libri i tij “Irshadu es Sarij”, dhe me komente të Shejkh Abdul-Aziz er- Raxhihit dhe disa dijetarëve të tjerë

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të mëkateve, tek Ai mbështetemi të na ruajë nga sherri i vetes sonë dhe nga të këqijat e punëve tona. Atë që udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë që e humb Allahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut një e të vetëm dhe se Muhamedi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij.

“O besimtarë! Kini frikë Allahun1 me një devotshmëri të vërtetë ndaj Tij dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë.” (Al-Imran: 102)

“O njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, i Cili ju ka krijuar prej një njeriu (Ademit), pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij dhe prej atyre të dyve përhapi shumë burra e gra. Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa: 1)

“O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë te veprat e mira e të drejta dhe do t’jua falë gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të madhe.” (El-Ahzab: 70-71)

Thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Punët më të këqija janë shpikjet në to, çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga rruga e drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr.

Imam Berbahari ka thënë:

[1] - Dijeni se me të vërtetë Islami është Suneti dhe Suneti është Islami. Nuk qëndron ndonjëra prej tyre vetëm se me tjetrën.

Shpjegimi:

Autori (RahimehUllah) e transmeton këtë fjali në nr. 156 dhe se është prej fjalëve të Bishru ibën el Harithit.

[2] - Prej Sunetit është të kapurit fort pas xhematit. Kushdo që largohet nga xhemati dhe ndahet prej tij, ai e ka hequr hallkën e Islamit prej qafës së tij, është i humbur dhe çon në humbje.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Ahmedi (5/180 me nr. 21560, 21561 dhe 21562) prej hadithit të Ebu Dherrit (radijAll-llahu anhu), se ka thënë:

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush ndahet prej xhematit një pëllëmbë, ai e ka hequr hallkën e Islamit prej qafës së tij.”

Po ashtu e ka nxjerrë Ebu Davudi në Sunenin e tij (4758) dhe El Hakimi (1/117) dhe e ka saktësuar Albani në Dhilalul Xheneh (892) Po ashtu e ka nxjerrë Ahmedi (4/130 me nr. 17170, 4/202 me nr. 17800 dhe 5/344 me nr. 22910) prej hadithit të El Harith el Esharit (radijAll-llahu anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Unë ju urdhëroj me pesë (gjëra) dhe Allahu më ka urdhëruar me to: dëgjim dhe bindje, luftë, hixhret dhe të qenët me xhematin. Kushdo që largohet prej xhematit sa një pëllëmbë, ai e ka hequr hallkën e Islamit prej qafës së tij vetëm në rast se kthehet…”

Hadithi. Et Tirmidhiu (2863-2864) dhe El Hakimi (1/117, 118 dhe 421). E ka saktësuar El Hakimi dhe Et Tirmidhiu e po ashtu Albani në Sahihu et Tergib uet Terhib (522).

[3] - Baza mbi të cilën ngrihet xhemati janë shokët e Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, Allahu i mëshiroftë të gjithë. Ata janë Ehlus Suneh vel Xhemah (pasuesit e Sunetit dhe xhematit). Kush nuk merr prej tyre vetëm se ka humbur dhe ka shpikur, ndërsa çdo bidat është humbje, kurse humbja dhe pasuesit e saj janë në zjarr. 31 Umer ibën el Hatabi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Nuk ka justifikim për askënd në humbjen që ka pësuar duke e menduar atë si të drejtë dhe as të drejtën e lënë duke e menduar si humbje. Janë sqaruar çështjet, është vendosur argumenti dhe është shkëputur justifikimi.”  Arsyeja është se Suneti dhe xhemati i kanë qartësuar në mënyrë të përsosur të gjitha çështjet e fesë dhe ua kanë bërë të qarta njerëzve. Pra, detyrë e njerëzve është vetëm pasimi.

Shpjegimi:

“Baza mbi të cilën ngrihet xhemati janë shokët e Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, Allahu i mëshiroftë të gjithë. Ata janë Ehlus Suneh vel Xhemah (pasuesit e Sunetit dhe xhematit). Kush nuk merr prej tyre vetëm se ka humbur dhe ka shpikur, ndërsa çdo bidat është humbje, kurse humbja dhe pasuesit e saj janë në zjarr.”

Duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Me të vërtetë thënia më e mirë është Fjala e Allahut, ndërsa udhëzimi më i drejtë është ai i Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Punët më të këqija janë shpikjet në to, çdo shpikje është bidat (e panjohur më parë në fe) dhe çdo bidat është humbje (nga rruga e drejtë), ndërsa çdo humbje e ka vendin në zjarr…”

Hadithi. E ka nxjerrë Muslimi (868), En Nesaiu (1578) etj., dhe teksti është i En Nesaiut.

“Umer ibën el Hatabi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Nuk ka justifikim për askënd në humbjen që ka pësuar duke e menduar atë si të drejtë dhe as të drejtën e lënë duke e menduar si humbje. Janë sqaruar çështjet, është vendosur argumenti dhe është shkëputur justifikimi.”

 E transmeton Umer ibën Ibën Shebbete në Ekhbarul Medineti (2/12), Ibën Batah në El Ibaneh el Kubra (162) prej rrugës së El Evzait nga Umer ibën el Hatabi (radijAll-llahu anhu). E kjo është e shkëputur ndërmjet El-Euzait dhe Umer ibën el Hatabit. E ka përmendur këtë fjalë Umer ibën Abdulazizi nga Umer ibën el Hatabi (radijAll-llahu anhu) siç gjendet në Hiljetu el Evlija (5/346) etj.

[4] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se feja ka ardhur prej Allahut të Lartmadhëruar dhe nuk është vendosur në bazë të logjikës së njerëzve dhe mendimeve të tyre. Dija e saj është tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, prandaj mos paso asgjë me epshin tënd dhe të dalësh prej Islamit ngase nuk ke argument për të, sepse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ia ka sqaruar popullit të tij Sunetin dhe ua qartësoi atë shokëve të tij, të cilët janë xhemati dhe masa e gjerë (es sevadul e’adhamu). Masa e gjerë është e vërteta dhe pasuesit e saj. Kush kundërshton shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në ndonjërën prej çështjeve të fesë, ai ka mohuar.

Shpjegimi:

Ashtu siç thotë Allahu i Lartmadhëruar:

“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata janë skllevër të dëshirave të veta. E kush është në humbje më të madhe se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.” (El Kasas: 50)

[5] - Dije se njerëzit nuk kanë shpikur ndonjëherë ndonjë bidat pa lënë në harresë një sunet. Ruhuni nga risitë në fe sepse çdo risi është bidat, çdo bidat është humbje, ndërsa çdo humbje dhe pasuesit e saj janë në zjarr.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Ahmedi në El Musned (4/126 me nr. 17144 dhe 17145) prej hadithit të El Irbad ibën Sarij (radijAll-llahu anhu), se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ju këshilloj të kapeni pas Sunetit tim dhe rrugës së prijësve të udhëzuar drejt. Kapuni fort pas saj me dhëmballë dhe kini kujdes prej çështjeve të shpikura, ngase çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.”

Ibën Maxheh në Sunenin e tij (42 dhe 44) dhe e ka saktësuar Albani në Dhilalul Xheneh (27-34).

[6] - Ruhu nga risitë në fe, sado të vogla qofshin ato, pasi risitë e vogla në fe me kalimin e kohës zmadhohen. Kështu ka ndodhur me të gjitha bidatet që janë përhapur në mesin e muslimanëve. Në fillim ato kanë qenë të vogla, të ngjashme me të vërtetën, saqë u mashtruan prej tyre ata të cilët i pranuan dhe nuk mundën dot të largohen prej tyre. Më vonë u zmadhuan dhe u shndërruan në fe të pasuar, duke kundërshtuar kështu rrugën e drejtë dhe duke dalë prej Islamit.  Shiko, Allahu të mëshiroftë, për çdo gjë që dëgjon nga ndonjë bashkëkohës i yti, në veçanti, mos u ngut dhe mos u përziej në asgjë të saj derisa të sigurohesh e të shohësh a kanë folur për të shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem apo ndokush prej dijetarëve. Nëse gjen ndonjë fjalë të tyre, atëherë kapu fort pas saj dhe mos e kapërce atë dhe mos prefero ndonjë fjalë tjetër, se përndryshe bie në zjarr.

Shpjegimi:

Sufjan eth Thevri (RahimehUllah) ka thënë: “Nëse ke mundësi që ta kruash kokën tënde vetëm se me ether, atëherë bëje këtë.” E ka nxjerrë këtë El Hatabi në El Xhamiu li ekhlaki er Raui ue Adab es Sami (1/ 142).

[7] - Dije se devijimi nga e vërteta është në dy forma. E para është kur personi devijon nga rruga ndonëse kërkon vetëm të mirën. Por ti mos e ndiq atë sepse ai është i humbur. Kurse tjetri është ai që e përbuz të vërtetën dhe i kundërshton të devotshmit që kanë jetuar para tij, ngase është i humbur dhe çon në humbje, është djalli i shthurur në mesin e njerëzve. Kush e njeh këtë, e ka detyrë t’i paralajmërojë njerëzit që të ruhen prej tij si dhe t’ua bëjë të qartë atyre historinë (realitetin) e tij, në mënyrë që askush të mos bjerë në bidatin e tij dhe të shkatërrohet.

[8] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se Islami i një njeriu nuk është i plotë derisa të mos jetë ndjekës i sinqertë dhe t’i dorëzohet Allahut. Kush mendon se ka mbetur diçka prej çështjes së Islamit pa na e përcjellë shokët e Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se i ka përgënjeshtruar ata (sahabët) dhe mjafton kjo si përçarje dhe hedhje baltë mbi ta. Ai është bidatçi i humbur që çon në humbje dhe ka shpikur në Islam çka nuk është prej tij.

[9] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se në Sunet nuk ka vend për analogji (kijas) e asgjë prej fjalëve të njerëzve nuk është i krahasueshëm me të, mos ndiq në të epshin, porse me Sunet është besimi i ethereve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem pa pyetur për formën dhe pa komentuar. E nuk thuhet “pse?” dhe “si?”.

[10] - Fjalët, kundërshtimet, grindjet dhe debatet janë bidat dhe ngjallin dyshim në zemër edhe nëse thënësi i tyre ia qëllon së vërtetës dhe Sunetit.

Shpjegimi:

Kjo është fjala e imam Ahmedit në Usulus-Sunneh, fq. 16, ku thotë:

“Në Sunet nuk ka vend për analogji (kijas) e asgjë prej fjalëve të njerëzve nuk është i krahasueshëm me të. Suneti nuk mund të konceptohet me hamendje dhe as me epshe, porse ai e bën obligim pasimin me përpikëri dhe mosndjekjen e epshit.”

Imam Barbahari ka thënë:

[11] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se të folurit në lidhje me Qenien e Allahut është bidat dhe humbje. Në lidhje me Allahun thuhet vetëm ajo me të cilën Ai e ka cilësuar Veten e Tij në Kuran apo ajo që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem u ka sqaruar shokëve të tij. Ai, i Lartmadhëruari, është Një, “asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.” Zoti ynë është i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim, Ai di sekretet edhe më të fshehta, mbi Arshin e Tij është lartësuar, kurse dija e Tij është në çdo vend dhe nuk ka asnjë vend që mos ta arrijë.

Shpjegimi:

Dije, Allahu të mëshiroftë, se të folurit në lidhje me Qenien e Allahut është bidat dhe humbje. Në lidhje me Allahun thuhet vetëm ajo me të cilën Ai e ka cilësuar Veten e Tij në Kuran apo ajo që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem u ka sqaruar shokëve të tij. Ai, i Lartmadhëruari, është Një, “asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.”

Allahu te Ala thotë:

“Ai, i Lartmadhëruari, është Një, “asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.” (Esh-Shura: 11)

“Zoti ynë është i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim.”

Prej lutjeve që bënte Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ishte edhe: “O Zoti im, Ti je i Pari e para Teje nuk pati asgjë e Ti je i Fundit e pas Teje nuk do të mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s’ka asgjë. Ti je i Padukshmi e nën Teje s’ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na mbroj prej skamjes!” E ka nxjerrë Muslimi (2713) prej hadithit të Ebu Hurejrës (radijAll-llahu anhu).

“Ai di sekretet edhe më të fshehta.”

“Edhe nëse ti flet me zë të lartë, (është e kotë sepse) Ai, me të vërtetë, i di sekretet edhe më të fshehta.” (Ta Ha: 7)

“… mbi Arshin 13 e Tij është lartësuar.”

Qëndrimi i Allahut mbi Arsh përmendet në shtatë vende në Kuran:

E para: “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin Hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket krijimi dhe urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!” (El-Araf: 54)

E dyta: “Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili i krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron, duke drejtuar çdo gjë. S’ka ndërmjetës tek Ai, përveçse me lejen e Tij. Ky është Allahu, Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë! Vallë, a nuk po mendoni?!” (Junus: 3)

E treta: “Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; të gjitha këto rrotullohen për një kohë të caktuar. Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj.” (Er Rad: 2) 

E katërta: “I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” (Ta Ha: 5)  

E pesta: “Është Ai, i Cili krijoi qiejt, tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe pyet për Atë ata që dinë.” (El Furkan: 59)

E gjashta: “Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për gjashtë ditë, pastaj është ngritur mbi Fron. Ju nuk keni as ndihmës, as ndërmjetësues tjetër përveç Atij. Vallë, a nuk po vini vesh?” (Es Sexhde: 4)

E shtata: “Ai i krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Fron. Ai e di se çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngjitet drejt tij. Ai është me ju kudo që të gjendeni; Ai sheh gjithçka që bëni.” (El Hadid: 4)

“…kurse dija e Tij është në çdo vend dhe nuk ka asnjë vend që mos ta arrijë.”

14. Ashtu siç ka thënë:

“Jobesimtarët thonë: “Nuk do të na vijë Ora (e Kiametit)!” Thuaju: “Po, për Zotin tim! Me siguri që ajo do t’ju vijë”! Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.” (Sebë: 3)

[12] - Dhe nuk pyet në lidhje me cilësitë e Zotit “si?” dhe “pse?” vetëm se dyshuesi në Allahun e Lartmadhëruar.

Shpjegimi:

Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (RahimehUllah) thotë në El Akidetu el Uesitijeh”:

{Rruga e pasuesve të Sunnetit dhe Xhematit në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut}

Prej besimit në Allahun është: Besimi në atë me të cilën Ai e ka cilësuar (përshkruar) veten e Tij në Librin e Tij të ndershëm si dhe me çfarë e ka cilësuar atë i dërguari i Tij Muhamedi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) pa bërë ndryshim (et tahrif), anollim (et teatil), pa tekjijf (formësim) dhe pa përngjasim,porse ata besojnë se:

Asgjë nuk i shëmbëllen Atij, Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.” (Esh -Shura 11)

Ata nuk mohojnë përshkimin që Allahu i ka bërë Vetes së Tij, nuk i nxjerrin fjalët nga kuptimi i tyre i vërtetë, nuk i mohojnë emrat dhe cilësitë e Tij, nuk pyesin me “Si?” dhe nuk i shëmbëllejnë cilësitë e Allahut me ato të krijesave të Ti

Ai, i Lartmadhëruari, nuk ka të barabartë, nuk ka ortak, Ai nuk shembëllohet me krijesat e Tij, Ai është më i ditur për veten e Tij se çdo kush tjetër, më i vërtetë në thënie dhe fjalët e Tij janë më të bukura dhe më të mirat sesa ato të krijesave të Tij. Kurse të dërguarit e Tij janë të sinqertë dhe të vërtetuar prej Tij dhe nuk janë si ata që flasin për Allahun atë që nuk dinë.

[13] - Kurani është Fjala e Allahut, shpallja e Tij 43, dritë e Tij 44 dhe nuk është i krijuar, sepse Kurani është prej Allahut. Çdo gjë që është prej Allahut nuk është e krijuar. Kështu kanë thënë Malik ibën Enesi, Ahmed ibën Hanbeli 45 dhe fukahatë para dhe pas tyre. Kurse polemika në të është kufër. 46

Shpjegimi:

“Kurani është Fjala e Allahut.”

Allahu i Madhëruar thotë:

“Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet sepse ata janë njerëz që nuk dinë.” (Et Teube: 6) 

“…shpallja e Tij.”

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ky është një Kuran, që Ne e kemi ndarë pjesë-pjesë, që ti t’ua mësosh njerëzve pak nga pak, duke e shpallur atë kohë pas kohe.” (El Isra: 106)

“…dritë e Tij.”

Allahu i Madhëruar thotë:

“Prandaj besoni në Allahun, në të Dërguarin e Tij dhe në dritën (Kuranin) që ju kemi zbritur. Allahu e di mirë çdo gjë që bëni ju.” (Et-Tegabun:

“dhe nuk është i krijuar, sepse Kurani është prej Allahut. Çdo gjë që është prej Allahut nuk është e krijuar. Kështu kanë thënë Malik ibën Enesi, Ahmed ibën Hanbeli.”

Imam Ahmedi e thotë këtë në librin e tij Usulu-us-Sunneh, fq. 22. 

“Kurse polemika në të është kufër.”

E ka nxjerrë Ahmedi në Musned (2/286, me nr. 7848), Davudi në Sunen (4603), si edhe të tjerët prej hadithit të transmetuar nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu), nga Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem se ka thënë:

“Polemizimi në lidhje me Kuranin është kufër.”

 Hadithin e ka saktësuar Ibën el Kajjimi në Tehdhib Suneni Ebi Davud (12/230). Albani në Sahihu et Tergib vet Terhib (143) ka thënë: “Hasen Sahih”.

[14] - Besimi në lidhje me shikimin (tek Allahu) në Ditën e Kiametit. 47 Besimtarët kanë për ta shikuar Allahun me sytë e tyre 48, ndërsa Ai ka për t’i marrë në llogari ata drejtpërdrejt, pa perde dhe pa përkthyes. 49

Shpjegimi:

“Besimi në lidhje me shikimin (tek Allahu) në Ditën e Kiametit.”

Allahu i Madhëruar thotë:

“Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë dhe Zotin e tyre do të shohin.” (El-Kijame: 22-23)

“Besimtarët kanë për ta shikuar Allahun me sytë e tyre.”

Hadithet e shikimit të Allahut janë mutevatir. Prej tyre po permendim hadithin e Xhirir ibën Abdullahut (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë: “Ishim ulur tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe ai hodhi shikimin nga hëna e plotë dhe tha:

“Ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç e shihni këtë hënë…” Buhariu (554) dhe Muslimi (633). Ky është teksti i Muslimit.

“…ndërsa Ai ka për t’i marrë në llogari ata drejtpërdrejt, pa perde dhe pa përkthyes.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin e nxjerrë nga Buhariu (7443) dhe Muslimi (1016) nga Adij ibën Hatim (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Nuk ka askush prej jush vetëm se ka për t’i folur Zoti i tij duke mos pasur ndërmjet tyre përkthyes dhe as perde që ta pengojë atë.”

[15] - Besimi në peshoren e Ditës së Kiametit, ku do të peshohen e mira dhe e keqja. Peshorja ka dy anë dhe gjuhë.

Shpjegimi:

Besimi në peshoren e Ditës së Kiametit, ku do të peshohen e mira dhe e keqja.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (El-Enbija: 47)

“Peshorja ka dy anë dhe gjuhë.”

Argument në lidhje me këtë është hadithi i transmetuar nga Abdullah ibën Amër el Asi (radijAll-llahu anhu), të cilin e ka nxjerrë Et Tirmidhiu në Sunenin e tij (2639), Ibën Maxheh në Sunenin e tij (4300) si dhe Ibën Hibani në Sahihun e tij (1/461) me nr. 225. Et Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është hasen garib.” Hadithin e ka saktësuar Albani në Sahihu et Tergib vet Terhib (1533).

[16] - Besimi në lidhje me dënimin e varrit dhe në Munkerin dhe Nekirin.

Shpjegimi:

Imam Ebu Bekr El-Axhuri  thotë në Esh-Sheriah, faqe. 375-380

Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Pasi që varroset i vdekuri i vijnë atij dy melaike të zinj (dhe me sy) blu. Njëri prej tyre quhet “El-Munker” ndërsa tjetri “En-Nekir” dhe do t`i thonë:
“Çfarë thojë për atë burrë?”

Ai përgjigjet dhe thotë:

“Ai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Dëshmoj se nuk e meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.”

Ata (dy melaiket) do të thonë:

“Ne e dinim se ti e thoje këtë. Më pas këtij njeriu do t`i zgjerohet varri shtatëdhjetë krahë në gjerësi dhe shtatëdhjetë krahë në gjatësi.“

Kur dikush prej jush të futet në varrë, i vijnë dy engjëj të zi me sy të kaltër. Njëri quhet Munkir dhe tjetri Nekir. Ata i thonë të vdekurit: “Çfarë thoshe për këtë njeri?” Ai do të thotë atë që e kishte zakon të thoshte: “Ai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.” Ata thonë: “Ne e dinim se ti e thoshe këtë. Pastaj këtij njeriu i zgjerohet varri shtatëdhjetë krahë në gjerësi dhe shtatëdhjetë krahë gjatësi.”

[17] - Besimi në Haudin (burimin) e të Dërguarit të Allahut 52 sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Çdo Profet ka haudin e tij 53 përveç Profetit Salih (alejhis selam), sepse huadi i tij është gjiri i devesë së tij. 54

Shpjegimi:

Besimi në Haudin (burimin) e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Imam Muhamed bin Ahmed el-Kurtubi ka thënë: “El-Munteka minet-Tedhkirah”, faqe. 212-214

Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Do të vijnë njerëz nga pasuesit e mi tek Haudi (Pellgu). Sapo ti njoh ata, do të largohen prej meje. Atëherë unë do të them: “Shokët e mi!” Pastaj Ai më thotë: “Ti nuk e dini se çfarë ata kanë shpikur (vepruar) pas teje.” Buhariu (6211).

“Do të vijë një grup nga shokët të mi tek Haudi (Pellgu) dhe do të largohen menjëherë nga aty. Ndërsa unë do të them: “O Zot, këta janë shokët e mi!” Pastaj Ai thotë: “Ti nuk e di se çfarë ata kanë shpikur (vepruar) pas teje.” Ata e kanë lënë besimin dhe e kthyen kurrizin.” Buhariu (6213).

“Unë do të qëndrojë tek Haudi (Pellgu) për të parë se cili prej jush do të vijë tek unë. Disa njerëz do të largohen prej meje. Pastaj unë do të them: “O Zot! Ata janë prej meje dhe prej umetit tim!” Pastaj më thuhet: “A nuk e di se çfarë ata kanë shpikur pas vdekjes tënde? Betohem në Allahun se nuk kaloi shumë kohë e gjatë pas vdekjes tënde dhe ata e kthyen kurrizin.” Muslimi (2293).

Hadithet që flasin për Haudin kanë arritur gradën et tevatur, pasi i transmetojnë mbi 30 sahabë. Shih p.sh. hadithin e nxjerrë nga Buhariu (6579) dhe Muslimi (2292) prej hadithit të Abdullah ibën Amër el Asit (radijAll-llahu anhu). 

“Çdo Profet ka Haudin e tij.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Et Tirmidhiu në Sunenin e tij (2443), Ibën Ebi Asimi në Sunetin e tij (734), Et Taberani në El Kebir (7/212) me nr. 6881 etj.

“…përveç Profetit Salih (alejhis selam), sepse Huadi i tij është gjiri i devesë së tij.”

Hadithi që transmetohet në lidhje me këtë nuk është i saktë.

Shejkh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë) thotë:

“Gjithashtu prej akides së pasuesve të Sunetit dhe xhematit është edhe besimi në haudin. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka haudin e tij, po ashtu çdo Profet ka haudin e tij, ku do të mblidhet populli i tij. Njerëzit ka për t’i kapur një etje e madhe dhe do të kenë nevojë për ujë. Haudi i Profetit tonë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem është më i madhi nga të gjithë haudet (burimet), gjatësia e të cilit është sa të udhëtosh një muaj, gjerësia e tij po ashtu, ndërsa uji i tij është më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti, enët e tij janë sa numri i yjeve në qiell. Kush pi prej tij një pirje të vetme, nuk ka për ta marrë më etja kurrë.

Nga ai do të largohen dhe nuk do të munden t’i afrohen ata që e lanë fenë pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, po ashtu nuk do të mund t’i afrohen edhe ata që e kanë përgënjeshtruar atë nga radhët e pasuesve të bidateve. Allahu e di më së miri. Fjala e tij: “Çdo Profet ka haudin e tij, përveç Profetit Salih (alejhis selam), sepse huadi i tij është gjiri i devesë së tij”, nuk saktësohet me sa di, por e sakta është se secili Profet do të ketë haudin e tij, siç ka ardhur në hadith.

[18] - Besimi në ndërmjetësimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem për gjynahqarët dhe gabimtarët55 (kur të ringjallen) (në Ditën e Kiametit) dhe tek Ura (sirati) duke i nxjerrë ata prej brendësisë së xhehenemit. Nuk ka Profet që nuk do të bëjë ndërmjetësim, po ashtu edhe besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët. Mbas kësaj, Allahu i Madhëruar do favorizojë shumë prej tyre duke i nxjerrë nga zjarri pasi janë djegur në të dhe janë bërë si thëngjij të shuar.

Shpjegimi:

Ashtu siç ka thënë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Ndërmjetësimi im është për ata që bëjnë mëkate të mëdha prej popullit tim.”

Daudi (4739) dhe Et Tirmidhiu (2435) prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAll-llahu anhu). Po ashtu e ka nxjerrë hadithin edhe Ibën Hibani në Sahihun e tij (14/387) dhe e ka saktësuar këtë Albani në Sahihu et Tergib vet Terhib (3649). Po ashtu këtë hadith e ka nxjerrë Et Tirmidhiu (2436) dhe Ibën Maxheh (4310) prej hadithit të Xhabirit (radijAll-llahu anhu) dhe e ka saktësuar Albani në Sahihu Suneni et Tirmidhi.

[19] - Besimi në lidhje me Siratin (urën) që do të vendoset mbi xhehenem, e cila do të përpijë atë që do Allahu, do e kalojë atë ai që Allahu do si dhe do të bjerë në xhehenem ai që Allahu dëshiron. Ata do të kenë drita sipas besimit të tyre.

Shpjegimi:

Imam Ali bin Ali bin Muhamed bin Ebil-‘Izz ed-Dimeshkij el-Hanefij ka thënë në “Sherhul-‘Akidetit-Tahauijjeh”, 2/633-634

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt.” 19:71

Ku është për qëllim arritja?

Mendimi më i afërt është se ajeti ka të bëj me kalimin mbi urën e Siratit. Pastaj, në ajetin vijues thuhet:

“Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë pasur frikë Allahun dhe do t’i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të.” 19:72

[20] - Besimi në Profetët dhe në engjëjt.

Shpjegimi:

Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë:

“Prej bazave të besimit dhe prej shtyllave të tij është edhe besimi në engjëjt dhe në Profetët. Ashtu siç ka ardhur në hadithin e Xhibrilit (alejhis selam), kur ai e pyeti Profetin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Më trego në lidhje me besimin.” Tha: “Besimi është të besuarit në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Kiametit si dhe të besosh në kaderin (paracaktimin e Allahut) qoftë për mirë dhe për keq.” Ndërsa në Kuran, Allahu i Madhëruar thotë:

“Mirësia nuk është që të ktheni fytyrat nga lindja e perëndimi, por mirësia është vepra e atij, i cili beson Allahun, ditën e fundit, engjëjt, librin dhe Pejgamberët.” (El-Bekare: 177).

Po ashtu edhe në fjalën e Tij:

“I Dërguari besoi atë që iu shpall nga Zoti i tij, e po ashtu edhe besimtarët; të gjithë besuan Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të Dërguarit e Tij, (duke thënë): “Nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të Dërguarve të Tij.” Pastaj thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm.”  (El-Bekare: 285).

Po ashtu edhe në fjalën e Tij:

“Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është zbritur neve, në atë që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve, në atë që i është dhënë Musait dhe Isait, dhe në atë që u është dhënë Pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre dhe vetëm Atij (Allahut) i jemi nënshtruar.” (El-Bekare: 136)

Prandaj është detyrë besimi në të gjithë engjëjt, ata të cilët Allahu i ka përmendur me emra edhe ata të cilët nuk i ka përmendur. Engjëjt, të cilët janë prej botës së fshehtë, Allahu i ka krijuar prej drite. Ndërsa xhinët Allahu i krijoi prej zjarrit, kurse njeriun e krijoi prej balte e pastaj prej një pike të lëngut të shpërfillur, ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartmadhëruar. Kush beson te disa engjëj dhe i mohon të tjerët, ky person nuk beson në të gjithë engjëjt. I Madhëruari thotë:

“Thuaju: “Kushdo që është armik i Xhibrilit dhe pa dyshim se ai (Xhibrili) e zbriti atë (Kuranin) në zemrën tënde (o Muhamed) me lejen e Allahut, vërtetues të atyre (librave) para tij, udhëzues dhe përgëzues për besimtarët, kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të Dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe Mikailit, atëherë pa dyshim se Allahu është armik i mohuesve.” (El-Bekare: 97-98) 

Imam Berbahari ka thënë:

[21] - Besimi se Xheneti është i vërtetë dhe se Zjarri është i vërtetë e se ata të dy janë të krijuar. Xheneti është në qiellin e shtatë e mbi të është Arshi, kurse zjarri është në thellësinë e shtatë të tokës. Ata të dy janë të krijuar. Allahu e ka ditur numrin e banorëve të Xhenetit dhe kush do hyjë në të dhe po ashtu numrin e banorëve të Zjarrit dhe kush do të futet në të.  Ata të dy (Xheneti dhe Zjarri) nuk kanë për t’u zhdukur kurrë, por do të qëndrojnë bashkë me qëndrimin e Allahut të Lartmadhëruar përjetësisht në pafundësi. Ademi alejhi-selam ishte në Xhenetin e përjetshëm e të krijuar, pastaj u nxor prej tij pasi shkeli urdhrin e Allahut.

Shpjegimi:

Siç ka ardhur në hadithin e Ibën Abasit (radij-Allahu ‘anhum), se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem kur ngrihej për namazin e natës thoshte:

“O Zoti ynë! Vetëm Ty të takon falënderimi. Ti je Drita e qiejve dhe Tokës. Vetëm Ty të takon falënderimi. Ti je Mbajtësi i qiejve dhe Tokës. Vetëm Ty të takon falënderimi. Ti je Zoti i qiejve dhe tokës dhe çka ndërmjet tyre. Ti je i Vërteti, premtimi Yt është i vërtetë; fjala Jote është e vërtetë; takimi me Ty është i vërtetë, xheneti dhe xhehenemi janë të vërtetë, Dita e Fundit është e vërtetë…” Hadithi. E ka nxjerrë Buhariu (1120) dhe Muslimi (769) e teksti është i tij.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) në “Usulu es-Sunneh” thotë: “Xheneti dhe Zjarri janë të krijuar dhe tashmë ekzistojnë, ashtu siç është transmetuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Hyra në xhenet dhe pashë kështjellat.”

“Dhe pashë Keutherin.”

“Shikova në Xhenet dhe vërejta se shumica e banorëve të tij ishin…”

“Shikova në xhehenem dhe vërejta… kështu dhe ashtu.”

Kush pretendon se ata të dy (Xheneti dhe Zjarri) nuk janë krijuar, atëherë ai është përgënjeshtrues i Kuranit dhe thënieve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe unë nuk mendoj se ai beson në Xhenetin dhe Zjarrin.”  Ashtu siç është te fjala e Allahut:

“Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë). Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin, e udhëzoi.” (Ta Ha: 121-122)

[22] - Besimi në lidhje me mesihu Dexhallin.       

Shpjegimi:

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr.7114 thonë:

“Dexhall rrjedh nga fjala dexhele që do të thotë të gënjesh (shumë) dhe të frikësosh, sepse ai do të pretendoi që është zot dhe kjo është prej gënjeshtrave më të mëdha.

Ai tani ekziston, ndërsa sa i përket verbërisë së tij (në njërin sy) ajo është reale, pasi origjina tek fjalët është realiteti.

Dalja e mesihut Dexhall është diçka e cila është vërtetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem në shumë hadithe të sakta dhe muteuatire.”

Imam Albani thotë: “Nuk ka asnjë sprovë më të madhe se ajo e Dexhallit, kjo duke u bazuar në tekstin e qartë të hadithit:

“Nga Ademi deri tek Kiameti, nuk ka sprovë më të dëmshme se sprova e Mesihut Dexhal.”

[23] - Besimi në zbritjen e Isait birit të Merjemes, i cili do të zbresë dhe do të vrasë Dexhalin, do të martohet, do të falet pas prijësit prej familjes së Muhamedit 62 sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, do të vdesë dhe do e varrosin (Isain) muslimanët. 63

Shpjegimi:

“Besimi në zbritjen e Isait birit të Merjemes.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Hudhejfe ibën Esid el Gafari (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë:

“Na erdhi Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, e ne ishim duke përkujtuar, e na tha: -Çfarë jeni duke përkujtuar? Thamë: -Po përkujtojmë Kiametin. Tha: -Ai nuk ka për ndodhur derisa të shihni para ardhjes së tij dhjetë shenjat. E përmendi; Tymin, Dexhallin, Kafshën, Lindjën e diellit nga perëndimi, Zbritjen e Isait birit të Merjemes…” Hadithin. E transmeton Muslimi (2901).

“… i cili do të zbresë dhe do të vrasë Dexhalin, do të martohet.”

Nuk saktësohet ndonjë gjë në lidhje me këtë.

“…do të falet pas prijësit prej familjes së Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

 Ashtu siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Xhabir ibën Abdullahu (radijAll-llahu anhu). Hadithin e ka nxjerrë Muslimi (156).

“…do të vdesë dhe do e varrosin (Isain) muslimanët.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu). E ka nxjerrë këtë hadith Ahmedi (2/406) me nr. 9270 dhe Daudi në Sunenin e tij (4324). Hadithin e ka saktësuar Albani në Silsiletu es Sahihah 2182.

[24] - El iman ose besimi është fjalë dhe vepër, vepër dhe fjalë, nijet dhe (punë, veprim) isabeh, shtohet dhe pakësohet. Shtohet aq sa të dëshirojë Allahu dhe pakësohet aq sa nuk mbetet prej tij asgjë.

Shpjegimi:

Imam Ahmed ibn Hanbeli (rahimehullah) ka thënë në “Sherh Usul-is-Sunneh” faqe.405-407

“Besimi përbëhet prej fjalës dhe veprës, ai shtohet dhe mangësohet”.

I Dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Besimtari me besim më të plotë është ai me moral të mirë.” Ebu Davudi (4682) dhe Tirmidhi (1162). I mirë sipas Albanit.

“Besimi është më shumë se shtatëdhjetë degë. Më e larta e saj është fjala “La ilahe ilAllah”, dhe më e ulëta është të largosh diçka të dëmshme nga rruga. Turpi është gjithashtu një degë nga degët e besimit.” Muslimi (35).

[25] - Më të mirët e këtij populli pas vdekjes së Profetit të tij janë Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani. Kështu na është transmetuar prej Ibën Umerit se ka thënë: “Ne thoshim, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ishte në mesin tonë, se njerëzit më të mirë pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e dëgjonte dhe nuk e kundërshtonte këtë.” Pastaj njerëzit më të mirë pas këtyre janë Aliu, Talha, Zubejri, Sa’di, Seidi, Abdurr-Rrahman ibën Auf dhe Ubejdeh ibën  el-Xherrah. Të gjithë ata ishin të denjë për të qenë kalifë. E pas këtyre njerëzit më të mirë janë shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, brezi i parë në të cilin ai u dërgua, pastaj muhaxhirët e parë, ensarët dhe ata janë që u falën drejt dy kiblave. E pas këtyre njerëzit më të mirë janë ata që e kanë shoqëruar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ndonjë ditë, muaj apo vit, qoftë më shumë apo më pak. Duke kërkuar mëshirë për ta, duke i përmendur meritat e tyre si dhe duke mos i shfaqur të metat e tyre. Kujtoje secilin prej tyre vetëm se për mirë duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Kur të përmenden shokët e mi, përmbahuni (kini kujdes kur flisni).” Ibën Ujejneh ka thënë: “Kush flet në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem qoftë edhe një fjalë të vetme, ai është pasues i epshit.” Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shokët e mi janë porsi yjet. Cilindo prej tyre të pasoni, keni për t’u udhëzuar.”

Shpjegimi:

Më të mirët e këtij populli pas vdekjes së Profetit të tij janë Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani. Kështu na është transmetuar prej Ibën Umerit se ka thënë: “Ne thoshim, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ishte në mesin tonë, se njerëzit më të mirë pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e dëgjonte dhe nuk e kundërshtonte këtë.”

E ka nxjerrë Buhariu (3655 dhe 3698). Ndërsa për sa i përket asaj se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem nuk e ka urryer një gjë të tillë, këtë e ka nxjerrë Ibën ebi Asimi në Suneh (1193) dhe e ka saktësuar shejh Albani (RahimehUllah) në Dhilalul Xhenneh.

“Pastaj njerëzit më të mirë pas këtyre janë Aliu, Talha.”

Ai është Talha ibën Ubejdilah ibën Uthman ibën Amër el Kurashi et Tejmij, njëri nga gjashtë anëtarët e marrëveshjes për paqe ndërmjet muslimanëve dhe idhujtarëve të Mekës dhe një nga pesë njerëzit që u bënë muslimanë për shkak të Ebu Bekrit. Ishte prezent në luftën e Uhudit dhe tregoi trimëri. U godit me një shigjetë në ditën e luftës së Xhemelit dhe vdiq në vitin 36 h., në moshën 64 vjeç.

“Zubejri”

Ai është Ez Zubejr ibën el Auam ibën Huejlid ibën Esed el Kurashi, Ebu Abdullahu. I afërm i të Dërguarit të Allahut, djalë i hallës së tij. Njëri nga gjashtë anëtarët e shuras (konsultës). E pranoi Islamin që në moshë të vogël dhe ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet (në Habeshe dhe në Medinë). Është vrarë në luftën e Xhemelit në vitin 36 h., është varrosur në Basra.

“Sa´idi”

Ai është Sead ibën Malik ibën Uhejb el Kurashi, ez Zuhri, Ebu Is’hak ibën ebi Vekasi. Njëri nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka transmetuar shumë hadithe nga i Dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ka qenë një prej kalorësve më të mirë dhe i pari që ka gjuajtur me shigjetë në rrugë të Allahut. Ka qenë koka që hapi Irakun dhe ishte i njohur për pranimin e lutjes që ai bënte. Ka vdekur në el Akik, në vitin 55 h. dhe u transportua në Medinë. Ai ka qenë i fundit që ndërroi jetë nga dhjetë të përgëzuarit me xhenet.

“Seidi.”

Ai është Seid ibën Zejd ibën Amër ibën Nufejl el Adavi. Është shpërngulur në Medinë dhe ka marrë pjesë në luftën e Uhudit dhe të tjerat pas saj. Nuk ka qenë në Medinë në kohën e luftës së Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në të. Ka vdekur në el Akik në vitin 50 h., por thuhet edhe pas këtij viti.

“Abdurr-Rrahman ibën Auf.”

Ai është Abdurr-Rrahman ibën Auf ibën Abdu Auf ibën Abdulharith el Kurashi ez Zuhri, Ebu Muhamed. Njëri nga gjashtë anëtarët e konsultës. Ka hyrë herët në Islam, para se i Dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem të hynte në shtëpinë e Erkamit. Ka marrë pjesë në të dyja shpërnguljet dhe në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Vdiq në vitin 32 h., në moshën 72 vjeç. 

“Ubejdeh ibën  el-Xherrah.”

Ai është Amir ibën Abdullah ibën el -Xherrah ibën Hilal el Kurashi el Fehri, i njohur me pseudonimin e tij dhe me emrin e gjyshit të tij. Ka qenë njëri prej të parëve në Islam. Ka bërë dy shpërnguljet dhe ka marrë pjesë në luftën e Bedrit e të tjerat pas saj. Ky është ai që hoqi dy ganxhat nga fytyra e të Dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i ranë dy dhëmbë. Ka vdekur në vitin 18 h., në moshën 58 vjeç.

“E pas këtyre njerëzit më të mirë janë shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, brezi i parë në të cilin ai u dërgua, pastaj muhaxhirët e parë, ensarët dhe ata janë që u falën drejt dy kiblave.”

 Allahu i Madhëruar thotë:

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” (Et-Teube: 100).

Po ashtu Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

 “Më të mirët prej jush janë brezi im, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre e pastaj ata që vijnë pas tyre.” Buhariu (2651) dhe Muslimi (2535), prej hadithit të cilin e transmeton Imran ibën el Husejni (radijAll-llahu anhu).

“E pas këtyre njerëzit më të mirë janë ata që e kanë shoqëruar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ndonjë ditë, muaj apo vit, qoftë më shumë apo më pak. Duke kërkuar mëshirë për ta, duke i përmendur meritat e tyre si dhe duke mos i shfaqur të metat e tyre. Kujtoje secilin prej tyre vetëm se për mirë duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Kur të përmenden shokët e mi, përmbahuni (kini kujdes kur flisni).”

Kjo transmetohet nga një grup sahabësh. a) Hadithi i Abdullah ibën Mesudit (radijAll-llahu anhu), të cilin e ka nxjerrë Et Taberani në El Muxhemul Kebir, 10-198, me nr.10448, El Harith ibën ebi Usame në Musnedin e tij, 2/748, me nr. 732 -Zavaid, El Lalikai në Sherhu Itikad, 1/126, me nr. 210, si dhe Ebu Nuijm në El Hiljeh, 4/108, ku i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse përmenden shokët e mi përmbahuni, nëse përmenden yjet përmbahuni, edhe nëse përmendet kaderi përmbahuni.” b) Hadithi i Thevbanit (radijAll-llahu anhu), të cilin e ka nxjerrë Et Taberani në El Muxhemul Kebir (2/96, me nr. 1427). Hadithi i Abdullah ibën Umerit (radij-Allahu ‘anhum), të cilin e ka bërë hasen Ibën el Haxher në El Feth (11/477) dhe e ka saktësuar Albani në Sahihul Xhami es Sagir (545). Shih Silsiletu es Sahihah (34).

“Ibën Ujejneh ka thënë: “Kush flet në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem qoftë edhe një fjalë të vetme, ai është pasues i epshit.” Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shokët e mi janë porsi yjet. Cilindo prej tyre të pasoni, keni për t’u udhëzuar.”

E ka nxjerrë Ibën Abdulberr në Xhamiu bejanu el ilm (2/925 me nr. 1760) e të tjerë pos tij prej hadithit të Xhabir ibën Abdullahut (radijAll-llahu anhu).

Po ashtu transmetohet edhe nga sahabët e tjerë. El Bezari në lidhje me këtë hadith ka thënë: “Kjo fjalë nuk saktësohet nga Profeti”. Ibën Hazmi në El Ihkam ka thënë: “Ky njoftim është gënjeshtër, shpifje dhe e kotë”.  Ibën Kethiri ka thënë: “Këtë hadith nuk e ka transmetuar askush prej autorëve të gjashtë librave të suneneve. Ai është daif”. Albani në Silsiletu ed daifeh (1/78 dhe 84, me nr. 58-61) ka thënë meudu. “Shokët e mi janë si yjet, këdo që të pasoni prej tyre keni për t’u udhëzuar.” [Meudu] Ed Daifeh 58. “Me të vërtetë që shokët e mi janë si puna e yjeve, ku fjalën e kujtdo prej tyre të merrni keni për t’u udhëzuar.” [Meudu] Ed Daifeh (61).

[26] - Dëgjimi dhe bindja ndaj prijësve në atë që Allahu do dhe është i kënaqur. Kush vendoset prijës me konsensusin (ixhmanë) e njerëzve dhe pëlqimin e tyre, ai është prijësi i besimtarëve dhe nuk i lejohet askujt të kalojë ndonjë natë dhe të mendojë se nuk ka prijës, i devotshëm qoftë ai apo i shthurur.

Shpjegimi:

“Dëgjimi dhe bindja ndaj prijësve në atë që Allahu do dhe është i kënaqur.”

Ashtu siç ka thënë Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Dëgjimi dhe bindja për muslimanin është në ato gjëra që ai do dhe urren, derisa nuk urdhërohet për shkelje të ligjeve të Allahut. Nëse urdhërohet për shkelje të ligjeve të Allahut, atëherë nuk ka dëgjim dhe bindje.”

E ka nxjerrë Buhariu (7144) dhe Muslimi (1839) prej hadithit të transmetuar nga Abdullah ibën Umeri (radij-Allahu ‘anhum).

“Kush vendoset prijës me konsensusin (ixhmanë) e njerëzve dhe pëlqimin e tyre, ai është prijësi i besimtarëve dhe nuk i lejohet askujt të kalojë ndonjë natë dhe të mendojë se nuk ka prijës, i devotshëm qoftë ai apo i shthurur.”

Duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Kush urren diçka nga prijësi i tij, atëherë le të bëjë durim, ngase askush prej njerëzve nuk ka dalë ndaj sundimit sa një pëllëmbë dhe ka vdekur në këtë gjendje vetëm se ka vdekur me një vdekje të kohës së injorancës.”

[27] - Haxhi dhe lufta me prijësin janë të vlefshme, po ashtu edhe namazi i xhumasë pas tyre është i saktë. Fal pas saj gjashtë rekate duke bërë ndarje ndërmjet çdo dy rekatesh. Kështu ka thënë Ahmed ibën Hanbeli.

Shih “Tabakat-ul-Hanabilah” (1/42, 241, 294, 311, 329 dhe 342). Ahmed ibën Hanbeli është imam Ahmed ibën Muhamed ibën Hanbel ibën Hilali esh Shejbani, Ebu Abdullahu, imami i Ehlus Suneh vel xhemah, shejhul Islam. Lindi në vitin 164 h dhe ka vdekur në vitin 241 h. Në librin Usulus Suneh të imam Ahmedit (RahimehUllah) thuhet: “Po ashtu falja e namazit të xhumasë pas tij si dhe pas atij që ai e vendos si prijës është e lejuar dhe e plotë dy rekate. Kush e përsërit faljen e dy rekateve, atëherë ai është bidatçi, kundërshtues i argumenteve, kundërshtues i Sunetit. Muslimani nuk përfiton asgjë prej mirësisë së xhumasë nëse nuk e sheh të lejuar faljen e namazit pas prijësve, kushdo qofshin ata, të devotshëm apo mëkatarëve, pasi Suneti udhëzon që të falë me ta dy rekate, të besojë se ato janë të plota dhe të mos ketë në zemër dyshim në lidhje me këtë.”

[28] - Kalifati është te kurejshët derisa të zbresë Isai, biri i Merjemes.

Shpjegimi:

Ashtu siç ka thënë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Ka për të vazhduar që kjo çështje të mbetet te kurejshët edhe sikur të mbeten dy njerëz.”

E ka nxjerrë Buhariu (3501) dhe Muslimi (1820) prej hadithit të Abdullah ibën Umerit (radij-Allahu ‘anhum). Ky është teksti i tij.

[29] - Kush del kundër ndonjë imami prej imamëve të muslimanëve, ai është harixhij, ka devijuar, ka kundërshtuar muslimanët dhe ka kundërshtuar etheret, kurse vdekja e tij është vdekje prej injoranti.

[30] - Nuk lejohet lufta ndaj prijësve dhe dalja kundër tyre edhe nëse ata janë tiranë. Kjo bazohet në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem drejtuar Ebu Dherrit: “Bëj durim edhe nëse është rob nga Abisinia.” Si dhe fjala e tij drejtuar ensarëve: “Bëni durim derisa të më takoni mua te Haudi.” Nuk është aspak prej Sunetit lufta kundër udhëheqësit ngase sjell prishje të fesë dhe dynjasë.

Shpjegimi:

“Nuk lejohet lufta ndaj prijësve dhe dalja kundër tyre edhe nëse ata janë tiranë.”

Transmetohet nga Umu Seleme se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Do të ketë (më pas) disa prijës dhe disa gjëra (të tyre) ju do i pranoni e disa të tjera do i konsideroni të këqija. Kush i urren ato gjëra, ai është shfajësuar dhe kush i ndalon ato (me vepër apo me fjalë), ai ka shpëtuar. Po (si i bëhet) me atë që kënaqet me to dhe i ndjek ato?!” -A t’i luftojmë ata? -thanë sahabët. “Jo, përderisa ata falin namazin.” Muslimi.

”Kjo bazohet në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem drejtuar Ebu Dherrit: “Bëj durim edhe nëse është rob nga Abisinia.”

 E ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij, nr. 1837.

“Si dhe fjala e tij drejtuar ensarëve: “Bëni durim derisa të më takoni mua te Haudi.”

E ka nxjerrë Buhariu (3148) dhe Muslimi (1059 dhe 1845) prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAll-llahu anhu). Po ashtu e ka nxjerrë përsëri Buhariu (4330) dhe Muslimi (1062) prej hadithit të Abdullah ibën Zejdit (radijAll-llahu anhu).

Imam Barbahari ka thënë:

[31] - Lejohet vrasja e Hauarixhëve nëse ata luftojnë kundër muslimanëve dhe rrezikojnë jetën, pasuritë dhe familjet e tyre. Pasi përfundon beteja, nuk duhen ndjekur, nuk keqtrajtohen të plagosurit e tyre, nuk lejohet hakmarrja ndaj tyre, nuk vriten robërit dhe nëse dikush prej tyre zmbrapset dhe nuk lufton, nuk duhet ndjekur.

Imam Feuzani (Allahu e ruajttë) ka thënë: “Methhebi i tyre është se ata as nuk i përmbahen Sunetit e as Xhematit. Ata nuk i binden prijësit, dhe ata e konsiderojnë çështje fetare rebelimin kundër tij. Ata besojnë se kryengritjet dhe revoltat i përkasin çështjeve fetare, ndryshe nga ajo që i Dërguari salAllahu alejhi ue selem urdhëroi lidhur me obligimin e bindjes dhe atë që Allahu ka urdhëruar në deklaratën e tij:

“O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju.” (4:59)

Hauarixhët janë ata që duan të përçajnë xhematin e muslimanëve, duan të  rebelohen dhe e deklarojnë atë që kryen një mëkat të madh të jetë kafir. Ai që kryen një mëkat është për shembull ai që bën zina, vjedh apo pin alkool. Ata thonë se ai është kafir, ndërsa Ehl-us-Suneti dhe Xhemati thonë se ai është “musliman me iman jo të papërsosur” dhe emërtojnë atë si mëkatarë i cili është muslim. Ai është pra është “besimtarë me Imanin e tij, mëkatar me mëkatin e tij të madhë”, sepse ai nuk del nga Islami përveç për shkak të Shirkut apo diçka tjetër që e njohur se ajo e anulon Islamin. Ndërsa lidhur me mëkatet që nuk janë Shirk, ata nuk e nxerrin personin nga Imani, edhe në qoftë se ata do të jenë nga mëkatet e mëdha. Allahu Te ala ka thënë:

”S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do.” (4:48)

Hauarixhët thonë: “Ai që kryen një mëkat të madh është kafir. Allahu kurrë nuk do ta falë atë dhe ai do të qëndrojë në zjarr përgjithmonë.” (Lamhah en el-Firak edh-Dhalah, fq. 35-38)

Seid bin Xhaman ka thënë: “Unë kam shkova tek Abdullah ibn Ebi Aufa i cili ishte i verbër. E përshëndeta atë dhe ai më tha: “Kush je ti?” I thashë: “Unë jamë Seid bin Xhamhan.” Dhe ai tha: Çfarë bëri babai ytë?” Unë u përgjigja: “Azarikah [një sekt i Hauarixhëve] e mbytën atë.” Atëherë ai tha: “Allahu i mallkoftë Azarikah. Allahu i mallkoftë Azarikah. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem na tha se ata janë qentë e Xhehnemit.”  Atëherë unë thashë: “Vetëm Azarikah ose të gjithë Hauarixhët?” Ai tha: “Të gjithë Huvarixhët.” (Transmeton Imam Ahmedi. Imam Albani e shpalli hasen në “Dhilal-ul-Xhennah”, fq. 523)

 [32] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se nuk ka bindje ndaj krijesës duke bërë mëkat ndaj Allahut të Lartmadhëruar. Për dikë që është musliman nuk dëshmohet për punë të mirë apo të keqe, pasi ti nuk e di si do të jetë mbyllja e jetës së tij. Ti mund të shpresosh të mirën për të dhe t’i druhesh së keqes, por nuk mund ta dish se çfarë do t’i ndodhë atij në momentet e vdekjes në lidhje me pendimin tek Allahu dhe se çfarë mund të bëjë Allahu me të në ato momente, nëse ai vdes në Islam. Shpreso për të mëshirën e Allahut dhe druaj për gjynahet që ka bërë, por nuk ka ndonjë gjynah për të cilin të mos ketë pendim.

[33] - Gurëzimi është i vërtetë.

Shpjegimi:

“Gurëzimi është i vërtetë.”

E ka nxjerrë Buhariu (6830) dhe Muslimi (1691) prej hadithit të Ibën Abasit (radij-Allahu ‘anhum), se ka thënë: “Umer ibën Hatabi (radijAll-llahu anhu) ka thënë, ndërkohë që ai ishte ulur mbi minberin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Me të vërtetë Allahu e dërgoi Muhmedin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem me të vërtetën dhe i zbriti atij librin. E prej asaj që iu zbrit atij është edhe ajeti i gurëzimit…”

[34] - Dhënia mes’h mbi meste është sunet.

[35] - Shkurtimi i namazit në udhëtim është sunet.

Shpjegimi:

“Shkurtimi i namazit në udhëtim është sunet.”

Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAll-llahu anhu) se ka thënë:

“E kam shoqëruar të Dërguarin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në udhëtim dhe ai nuk shtonte më shumë se dy rekate. Po kështu bënte edhe Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani.” Mutefekun alejhi.  Transmetohet nga Jeala ibën Umeje se ka thënë: “I thashë Umer ibën Hatabit: (Allahu thotë): “Nuk përbën ndonjë gjynah për ju që ta shkurtoni namazin, nëse frikësoheni nga sprovimi i atyre që nuk kanë besuar…” Po tani që njerëzit janë të sigurt (a ta shkurtojnë namazin)?! Umeri tha: “Edhe unë u çudita me atë që u çudite ti dhe pyeta të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem për këtë e ai tha: “Ajo është sadaka të cilën Allahu ua ka dhënë juve, ndaj pranojeni sadakanë e Tij.”

[36] - Po ashtu edhe agjërimi në udhëtim; kush dëshiron agjëron dhe kush do nuk agjëron.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Buhariu (1943) dhe Muslimi (1121) prej hadithit të Aishes, gruas së Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, të cilën e pyeti Hamza ibën Amër el Eslemi në lidhje me agjërimin në udhëtim. E ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i tha atij:

“Nëse dëshiron, agjëro dhe nëse do, mos agjëro.”

[37] - Nuk ka problem namazi (i falur) me serauil.

Shpjegimi:

Për sa i përket hadithit që ndalon nga falja me serauil, ky hadith nuk saktësohet nga Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Shih Lisanul Mizan (2/317) dhe Silsiletu ed Daifeh (4721) të shejkh Albanit (RahimehUllah).

[38] - Nifaku është të shfaqësh Islamin dhe të fshehësh kufrin.

[39] - Dije se dynjaja është vendi i besimit dhe Islamit dhe se populli i Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem përbëhet nga besimtarë muslimanë në ligjet që zbatohen mes tyre, në trashëgimi, therje  dhe në namazin e xhenazeve të tyre. Mos dëshmo për askënd se ka besimin e plotë derisa të zbatojë të gjitha ligjet e Islamit. Nëse lë mangët diçka prej saj, ai nuk e ka besimin e plotë derisa të vdesë, kurse të vërtetën e besimit të tij e di vetëm Allahu i Madhëruar; nëse është me besim të plotë apo të mangët, përveç në rastet kur të bëhet e qartë braktisja që ai u bën dispozitave të Islamit.

[40] - Namazi i xhenazes për personin që vdes musliman është sunet; qoftë për atë që gurëzohet, imoralin dhe imoralen, atë që vret veten e të tjerë, si i dehuri etj. Pra, falja e namazit të xhenazes së tyre është sunet.

Shpjegimi:

Siç transmetohet se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem gurëzoi Maiz ibën Malik el Eslemin dhe El Gamidijen për shkak se kishin bërë imoralitet dhe pastaj ua fali atyre namazin e xhenazes. Hadithin e ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (1695). Po ashtu hadithin e Maizit e ka nxjerrë Buhariu (5271) dhe Muslimi (1691) prej hadithit të Ebu Hurejrës (radijAll-llahu anhu), Muslimi (1692) prej hadithit të Xhabir ibën Sumerah (radijAll-llahu anhu), Buhariu (6824) dhe Muslimi (1693) prej hadithit të Ibën Abasit (radij-Allahu ‘anhum), Muslimi (1694) prej hadithit të Ebi Seid el Hudrij (radijAll-llahu anhu). 

Imam Barbahari ka thënë:

[41] - Nuk nxjerrim askënd prej ehlul kibles nga Islami derisa ai të refuzojë ndonjë ajet nga Libri i Allahut apo diçka prej ethereve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, të therë për tjetërkënd përveç Allahut apo të falet për tjetërkënd përveç Allahut. Nëse ai bën ndonjë nga këto veprime, është detyrë për ty që ta nxjerrësh atë prej Islamit. Nëse nuk vepron ndonjërën prej këtyre veprave, atëherë ai është besimtar musliman me emër.

Shpjegimi:

“…të therë për tjetërkënd përveç Allahut.”

Allahu i Madhëruar thotë:

“Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e gjithësisë. Ai nuk ka shok e me këtë gjë unë jam urdhëruar. E unë jam i pari i muslimanëve.” (El Enam: 162-163)

[42] - Çdo gjë që ke dëgjuar prej ethereve, të cilat logjika jote nuk mund t’i konceptojë, siç është p.sh. fjala e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Zemrat e robërve janë ndërmjet dy gishtave prej gishtave të Rrahmanit.”

 Po ashtu edhe fjala e tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

 “Me të vërtetë Allahu i “Ai zbret edhe ditën e Arafatit.” 

“Gjithashtu dhe në Ditën e Kiametit.”

“E se në xhehenem do të vazhdojë të hidhen (njerëzit dhe xhinët), derisa Allahu i Lartësuar të vendosë këmbën e Tij mbi të.”

Po ashtu fjala e Allahut drejtuar robit të Tij:

“Nëse vjen drejt meje duke ecur, do të vij tek ty duke vrapuar.”

Po ashtu fjala e tij:

“Me të vërtetë Allahu i Madhëruar zbret ditën e Arafatit.” Dhe: “Me të vërtetë që Allahu e ka krijuar Ademin në shembullin e Tij.”

Po ashtu fjala e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Unë e kam parë Zotin tim në pamjen më të bukur.”

Apo hadithe të ngjashme, të cilave është detyrë t’u dorëzohesh, t’u besosh dhe et-tefuid  si dhe të jesh i kënaqur. Mos komento asnjërin prej tyre me dëshirën tënde sepse besimi në to është detyrë. Kush komenton diçka prej tyre me epshin e tij apo e kundërshton atë, ai është xhehmij.

Shpjegimi:

“Zemrat e robërve janë ndërmjet dy gishtave prej gishtave të Rrahmanit.”

E ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (2654), prej hadithit të Abdullah ibën Amër ibën el Asit (radijAll-llahu anhu).

”Po ashtu edhe fjala e tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: 

“Me të vërtetë Allahu i “Ai zbret edhe ditën e Arafatit.”

E ka nxjerrë Buhariu (114) dhe Muslimi (758) prej hadithit të Ebu Hurejrës (radijAll-llahu anhu). Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Zoti ynë i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, në një të tretën e fundit të saj (natës) dhe thotë: “A ka ndonjë që më lutet, që Unë t’i përgjigjem atij? A ka ndonjë që kërkon prej Meje, që Unë t’i jap atij? A ka ndonjë që më kërkon falje Mua, që Unë ta fal atë?”

“Gjithashtu dhe në Ditën e Kiametit.”

Transmetohet nga Xhabiri se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Natën e Arafatit, Allahu zbret në qiellin e dynjasë dhe mburret me banorët e Tokës te banorët e qiellit duke thënë: “Shihini robërit e Mi të pakrehur e të pluhurosur, që presin kurban! Ata kanë ardhur prej çdo vendi (të afërm e të largët) duke shpresuar që Unë t’i mëshiroj ata, duke qenë se ata nuk e kanë parë dënimin Tim. Nuk është parë ditë në të cilën lirohen njerëzit nga zjarri më shumë se në ditën e Arafatit.” E ka nxjerrë Ibën Hibbani në Sahihun e tij. Akidetu es Selef ue As’hab el Hadith i Es Sabunit.

“Gjithashtu dhe në Ditën e Kiametit.”

Allahu i Madhëruar thotë:

“Por kur Toka të bëhet copë e thërrime, kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe.” (El Fexhr: 21-21).

Po ashtu thotë:

“A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd?” (El Enam: 158)

Ndërsa për sa i përket zbritjes së Allahut në Ditën e Kiametit, pra është për qëllim përmendja e këtij teksti, nuk transmetohet asgjë e saktë në lidhje me këtë vetëm se në disa ethere të dobëta. Shih Tefsirin e Tabariut, Er radu alal Xhehmijeh, Sherhul Akideti et tahauijeh, fq. 138, 210 dhe 252 si dhe Mearixhul Kubul (1/167 dhe 206). 92 

“E se në xhehenem do të vazhdojë të hidhen (njerëzit dhe xhinët), derisa Allahu i Lartësuar të vendosë këmbën e Tij mbi të.”

E ka nxjerrë Buhariu (4848) dhe Muslimi (2848) prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAll-llahu anhu). Po ashtu e ka nxjerrë Buhariu (4849) dhe Muslimi (2846) prej hadihit të Ebi Hurejrës (radijAll-llahu anhu.

“Nëse vjen drejt meje duke ecur, do të vij tek ty duke vrapuar.”

E ka nxjerrë Buhariu (7405) dhe Muslimi (2675) prej hadithit të Ebi Hurejrës (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu i Madhëruar ka thënë: “Unë jam pranë robit Tim ashtu si më mendon dhe jam me të kur më përmend. Nëse ai më përmend në veten e tij, Unë do ta përmend në Veten Time. Nëse ai më përmend në grup, do ta përmend në një grup më të mirë se ata; nëse më afrohet një pëllëmbë, do t’i afrohem atij një krah; nëse më afrohet një krah, do t’i afrohem një pash e nëse më vjen duke ecur , do t’i shkoj duke vrapuar.”

“Me të vërtetë Allahu i Madhëruar zbret ditën e Arafatit.” Dhe: “Me të vërtetë që Allahu e ka krijuar Ademin në shembullin e Tij.”

E ka nxjerrë Buhariu (6227) dhe Muslimi (2841) prej hadihit të Ebi Hurejrës (radijAll-llahu anhu).

“Unë e kam parë Zotin tim në pamjen më të bukur.”

E ka nxjerrë Et Tirmidhiu (3235) dhe Ahmedi në Musned (5/243, me nr. 22109), prej hadithit të Muadh ibën Xhebelit (radijAll-llahu anhu).

Apo hadithe të ngjashme, të cilave është detyrë t’u dorëzohesh, t’u besosh dhe et-tefuid si dhe të jesh i kënaqur. Mos komento asnjërin prej tyre me dëshirën tënde sepse besimi në to është detyrë.

Është për qëllim me këtë mënyra dhe jo domethënia. Ne besojmë se Allahu i Madhëruar zbret çdo natë në qiellin e kësaj dynjaje, por se si zbret nuk e dimë dhe nuk mund ta konceptojmë. Po kështu është edhe me të gjitha atributet e Allahut. Imam Maliku (RahimehUllah) ka thënë: “Isteuaja është e njohur, mënyra se si është e panjohur për ne, besimi në të është detyrë, kurse pyetja në lidhjen me të është bidat.

Kush komenton diçka prej tyre me epshin e tij apo e kundërshton atë, ai është Xhehmij.

Prandaj kushdo që komenton apo shpjegon diçka prej saj me epshin e tij apo e refuzon, ai është Xhehmij.”

[43] - Kush pretendon se ai e shikon Zotin e tij në këtë dynja, ai është mohues i Allahut.

Shpjegimi:

Po ashtu është edhe përgënjeshtrues i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:

“Dijeni se askush prej jush nuk ka për ta shikuar Zotin e tij të Lartmadhëruar derisa të vdesë.”

Këtë e ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (4/2245) me nr. 169. Ndërsa shejhul Islam Ibnu Tejmijeh në Minhaxhus Suneh (2/636) ka thënë: “Ehlu Suneti kanë rënë dakord se Allahun askush nuk ka mundësi që ta shohë me sytë e tij në këtë dynja, as Profet e as askush tjetër. Njerëzit nuk janë në kundërshtim në lidhje me këtë vetëm se në lidhje me Profetin tonë, Muhamedin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

[44] - Të medituarit rreth Qenies së Allahut të Lartmadhëruar është bidat duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Meditoni për krijesën dhe mos meditoni për Allahun”98, ngase të medituarit rreth Allahut ngjall dyshim në zemër.

Shpjegimi:

Për më shumë shih Silsiletu es Sahihah (3/395) me nr. 1788 si dhe Sahihul Xhami (2975-2976).

[45] - Dije se të gjitha kafshët, egërsirat, insektet e dëmshme apo ato më të vogla si miza dhe milingona, të gjitha këto janë të urdhëruara dhe nuk veprojnë asgjë pa lejen e Allahut të Lartmadhëruar.

[46] - Besimi se Allahu i Lartmadhëruar e ka ditur atë që ka ndodhur që prej fillimit të kohës. Ai ka qenë i mirënjohur për atë që nuk ekzistonte, por që do të ekzistonte më vonë. Allahu ka përfshirë çdo gjë dhe për gjithçka ka dijeni në imtësi. Kush thotë se “Ai nuk e di të shkuarën dhe as çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ai ka mohuar Allahun e Madhërishëm.

Shpjegimi:

Allahu i Madhëruar thotë

“Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e Qartë (Leuhi Mahfudh).” (El Enam: 59).

Po ashtu thotë:

“S’ka asnjë gjallesë në tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e Qartë.” (Hud: 6).

Po ashtu thotë:

“Në mënyrë që ju ta dini se Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e në tokë dhe se Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (El-Maideh: 97)

[47] - Martesa nuk mund të bëhet vetëm se në prani të përgjegjësit ligjor, dëshmitarëve të drejtë dhe mehrit, qoftë i vogël apo i madh. Kush nuk ka përgjegjës ligjor, udhëheqësi (apo përfaqësuesit e tij) është përgjegjës ligjor i saj.

[48] - Nëse burri e ndan (divorcon) gruan e tij tri herë, ajo i bëhet e ndaluar atij  dhe nuk i lejohet derisa të martohet me të dikush tjetër.

Shpjegimi:

[48] - Nëse burri e ndan (divorcon) gruan e tij tri herë, ajo i bëhet e ndaluar atij  dhe nuk i lejohet derisa të martohet me të dikush tjetër.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë ose të lejohet të ikë me të mirë. Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që u kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t’i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t’u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t’u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit. Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, në qoftë se gruaja ndahet rregullisht nga burri i dytë, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri-tjetrin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë kufijtë e Allahut; këto janë urdhrat e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që kuptojnë.” (El Bekare: 229-230)

Imam Ibn Bazi (RahimehUllah) është pyetur: - Shejkh i nderuar! Nëse burri e divorcon gruan e tij, pastaj e kthen atë në të njëjtën ditë, a e ka vaxhib që të marrë dëshmitarë për kthimin e saj? E nëse marrja e dëshmitarëve është vaxhib, si të bëjë ai që e ka kthyer gruan pa dëshmitarë?

Përgjigje: Suneti (rruga e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) është që të merren dëshmitarë si në divorc ashtu edhe në kthim. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe merrni për dëshmi dy burra të drejtë nga ju.” Dhe kjo është si në divorc ashtu edhe kur burri e kthen gruan e divorcuar. Ky është Suneti. E në se dikush e kthen gruan pa dëshmuar, kthimi është i vlefshëm, por ka lënë Sunetin dhe më të mirën.” Burimi: Qëndrueshmëria përballë sprovave”

Imam Uthejmin (RahimehUllah) thotë: “Nëse burri e urren bashkëshorten e vet dhe nuk është në gjendje të bëjë durim ndaj saj, atëherë nuk ka problem nëse e divorcon atë. Mirëpo ai duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

A) - Të mos e divorcojë kur është në periudhën e menstruacioneve. Nëse burri e divorcon gruan e vet ndërkohë që ajo është në periudhën e menstruacioneve, atëherë ai e ka kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe ka bërë një veprim të ndaluar. Në këtë rast është detyrë për burrin që ta kthejë gruan dhe ta mbajë derisa të pastrohet, e pas kësaj, nëse dëshiron, mund ta divorcojë. Ndërsa më parësore është që ta mbajë atë derisa t’i kthehen asaj periudhat për herë të dytë e mbasi të jetë pastruar; nëse do e mban atë ose në të kundërt e divorcon.

B) - Të mos e ndajë atë në periudhën e pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, me përjashtim të rastit kur shtatzënia e saj është e qartë. Nëse burri ka për synim që ta ndajë gruan dhe ka kryer marrëdhënie me të, pasi ajo ishte pastruar prej menstruacioneve, atëherë ai nuk duhet ta ndajë atë derisa t’i rikthehen sërish periudhat dhe pastaj të pastrohet, sado e gjatë të jetë pritja. Mbas kësaj, nëse dëshiron e ndan atë, por pa kryer me të marrëdhënie. Bën përjashtim këtu vetëm ai rast kur shtatzënia e saj është e qartë apo nëse ka qenë shtatzënë. Pra, në këtë rast nuk ka problem nëse e divorcon atë. Allahu i Madhëruar thotë:

“O ti Pejgamber! Kur t’i ndani gratë, i ndani ato në kohën e pastërtisë së tyre…” [Et Talak: 1]

Ibën Abasi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Nuk duhet (që burri) ta ndajë gruan gjatë periudhës së menstruacioneve dhe as në periudhën e pastërtisë së saj, nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, por duhet ta mbajë atë derisa t’i rikthehen sërish menstruacionet dhe pastaj të pastrohet. Pas kësaj, nëse dëshiron, e ndan atë.”

C) - Të mos e ndajë atë më tepër se një herë. Pra, të mos i thotë “Je dy herë e ndarë!” apo “Je tri herë e ndarë!” dhe as t’i përsërisë “Je e ndarë, je e ndarë, je e ndarë!” Të divorcuarit e trefishtë në të njëjtën kohë është i ndaluar (haram), pasi transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, në lidhje me një burrë i cili e ndau gruan e vet me divorc të trefishtë në të njëjtën kohë, ka thënë:

“A po luani me librin e Allahut ndërkohë që unë gjendem midis jush?!” Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, a ta vras atë?”

E vërteta është se shumë njerëz janë të pavetëdijshëm ndaj rregullave të divorcit. Kur u teket për të divorcuar, ata divorcojnë dhe as që duan t’ia dinë për kohën apo mënyrën e tij. Njeriu e ka për detyrë t’u përmbahet kufijve (ndalesave) të Allahut dhe të mos i tejkalojë ato. Allahu i Madhëruar thotë: “… e kush del jashtë dispozitave të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten.” [Kurani, Et Talak: 1]. Po ashtu thotë: “Këto janë dispozita të Allahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e Allahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.” [El-Bekare: 229]. Burimi: Ez Zevuaxh.

[49] - Nuk lejohet derdhja e gjakut të muslimanit i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut dhe robi i Tij, vetëm se me kryerjen e njërës nga këto të tria: imoraliteti nga i martuari, dezertimi pas besimit apo vrasja e besimtarit pa të drejtë. Për çdo gjë tjetër përveç këtyre gjaku i muslimanit për muslimanin është rreptësisht i ndaluar përgjithmonë, deri në Ditën e Kiametit.

[50] - Çdo gjë për të cilën Allahu e ka bërë detyrë që të zhduket ka për t’u zhukur përveç xhenetit, zjarrit, Arshit, Kursijes, el Levhit, lapsit dhe surit, asnjë nga këto nuk ka për t’u zhdukur kurrë. Pastaj Allahu do t’i ringjallë krijesat Ditën e Kiametit në atë gjendje që ata vdiqën dhe ka për t’i llogaritur ata me çfarë të dojë, një grup për në xhenet, ndërsa grupi tjetër për në es seir (xhehenem), e Ai do t’u thotë të gjitha krijesave të cilat nuk i krijoi për të mbetur që të bëhen dhe.

Shpjegimi:

“Pastaj Allahu do t’i ringjallë krijesat Ditën e Kiametit në atë gjendje që ata vdiqën.”

E ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (2878) prej hadithit të Xhabir ibën Abdullahut (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë:

“Kam dëgjuar Profetin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem të thotë:

“Çdo rob ka për t’u ringjallur në atë gjendje që ka vdekur (në atë nijet).”

”dhe ka për t’i llogaritur ata me çfarë të dojë, një grup për në xhenet, ndërsa grupi tjetër për në es seir (xhehenem).”

 Ashtu siç ka thënë i Madhëruari:

“Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t’i paralajmëruar ata për ditën e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në xhenet e disa në xhehenem.” (Esh Shura: 7)

“…e Ai do t’u thotë të gjitha krijesave të cilat nuk i krijoi për të mbetur që të bëhen dhe.”

Siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu) merfuan dhe që e kanë nxjerrë Abdurrazaku në Tefsirin e tij (2/206, 344) dhe prej tij Tabariu në Tefsirin e tij (7/188, 30-26) si dhe Ibën ebi Hatimi në Tefsirin e tij (4/1286). E ka saktësuar Albani në Silsiletu es sahihah (4606) me nr. 1966. Recensuesi i librit thotë se ky merr gjykimin i ngritur tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem sepse një gjë e tillë nuk mund të thuhet nga mendja.

[51] - Besimi në lidhje me hakmarrjen (el kisas) në Ditën e Kiametit që do të ndodhë ndërmjet të gjithë krijesave, ndërmjet bijve të Ademit, egërsirave, bagëtive, derisa të ndodhë edhe ndërmjet milingonave, derisa Allahu të marrë nga disa të drejtën që ua kanë marrë të tjerëve dhe t’ua kthejë atyre; banorët e xhenetit prej banorëve të zjarrit dhe banorët e zjarrit nga banorët e xhenetit, banorët e xhenetit ndërmjet tyre po ashtu edhe banorët e zjarrit ndërmjet tyre.

[52] - Sinqeriteti në punë për hir të Allahut.

[53] - Të kënaqesh me kadanë e Allahut.

[54] - Të durosh në gjykimin e Allahut.

[55] - Besimi në atë që Allahu i Lartmadhëruar ka thënë.

[56] - Besimi në të gjitha përcaktimet e Allahut, të mirat dhe të këqijat, të ëmblat dhe të hidhurat. Allahu e ka ditur çfarë kanë për të punuar njerëzit dhe ku do të shkojnë. Ata nuk dalin prej dijes së Allahut. Nuk ka asgjë në tokë dhe në qiej që Allahu i Lartmadhëruar të mos e përfshijë me Dijen e Tij absolute.

Shpjegimi:

[56] - Besimi në të gjitha përcaktimet e Allahut, të mirat dhe të këqijat, të ëmblat dhe të hidhurat. Allahu e ka ditur çfarë kanë për të punuar njerëzit dhe ku do të shkojnë. Ata nuk dalin prej dijes së Allahut. Nuk ka asgjë në tokë dhe në qiej që Allahu i Lartmadhëruar të mos e përfshijë me Dijen e Tij absolute.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet drejt tij. Ai është Mëshirëploti dhe Falësi.” (Sebe: 2)

[57] - Ti duhet ta dish se ajo që të ka goditur nuk mund të mos të të godiste dhe ajo që nuk të ka goditur nuk mund të të godiste.

[58] - Nuk ka krijues tjetër bashkë me Allahun.

Shpjegimi:

Allahu i Madhëruar thotë:

“Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.” (Ez Zumer: 62).

Po ashtu thotë:

“Ja, ky është Allahu, Zoti juaj, Krijues i gjithçkaje. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si largoheni prej Tij?!” (Gafir: 62).

Po ashtu thotë:

“Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!” (El-Enam: 102)

[59] - Tekbiret në namazin e xhenazes janë katër.  Kjo është fjala e Malik ibën Enesit, Sufjan eth Thevrit, El Hasen ibën Salih, Ahmed ibën Han belit dhe fukahave. Kështu ka thënë edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Shpjegimi:

“Tekbiret në namazin e xhenazes janë katër.”

E ka nxjerrë Buhariu (1245) dhe Muslimi (951) prej hadithit të Ebi Hurejrës (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i lajmëroi njerëzit për vdekjen e Nexhashit. Doli me ta për në musala-la (vend falje) dhe bëri katër tekbire”. Ky është teksti i Muslimit. Po ashtu ka ardhur prej hadithit të Xhabirit (radijAll-llahu anhu), të cilin e kanë nxjerrë Buhariu (1334) dhe Muslimi (952), ku tregon për katër tekbire. Kanë ardhur edhe transmetime që tregojnë se tekbiret në namazin e xhenazes janë pesë. Transmetohet nga Abdurrahman ibën ebi Lejla se ka thënë: “Zejd ibën Erkami e falte namazin e xhenazes së të vdekurve tanë me katër tekbire. Por namazin e një xhenazeje ai e fali me pesë rekate dhe unë e pyeta e ai tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem kështu ka bërë.” E transmeton grupi, përveç Buhariut. Transmetohet nga Aliu (radijAll-llahu anhu) se “ai e fali xhenazen e Sehl ibën Hunejfit me gjashtë tekbire dhe tha: “Ai ka qenë i pranishëm në luftën e Bedrit.” E transmeton Buhariu. Gjithashtu kanë ardhur transmetime se tekbiret në namazin e xhenazes janë shtatë. Për më shumë në lidhje me këtë shih librin e Albanit Ahkamul xhanaiz.

“Kjo është fjala e Malik ibën Enesit.”

Shih El Mudeueneh. Ai është imam Malik ibën Enes ibën Malik ibën Amir ibën ebi Amir el Esbahi, njëri prej prijësve të katër medhhebeve. Ka lindur në vitin 94 apo 97 h. dhe ka vdekur në vitin 179 h.

“Sufjan eth Thevrit.”

Shih Sunenu Et Tirmidhi pas hadithit me nr. 1022 si dhe El Mexhmu të Neveviut (5/185) e më pas. Ai është Sufjan ibën Seid ibën Mesruk eth Theuri.

“El-Hasen ibën Salih.”

Ai është El Hasen ibën Salih Hajij el Hemdanij, fekihu i Kufes. Ka lindur në vitin 100 h. dhe ka vdekur në vitin 167 h.

[60] - Besimi se me çdo pikë shiu që bie bashkë me të është një engjëll, i cili zbret nga qielli derisa ta vendosë atë (pikën e shiut) atje ku e ka urdhëruar Allahu i Lartmadhëruar.

Shpjegimi:

Në lidhje me këtë transmetohen disa ethere prej disa tabi’inëve. Shih Tefsirin e Taberiut (14/19-20), Tefsirin e Ibën Kethirit (3/322 dhe 4/305) etj.

Imam Berbahari ka thënë:

[61] - Besimi se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në momentin që u foli të hedhurve në pus ditën e Bedrit, mushrikët i dëgjonin fjalët e tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Buhariu (3976) dhe Muslimi (2875) prej hadithit të Ebu Talhatu (radijAll-llahu anhu). Po ashtu e ka nxjerrë Muslimi (2873) prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAll-llahu anhu). Gjithashtu e ka nxjerrë Buhariu (1370) prej hadithit të Ibën Umerit (radij-Allahu ‘anhum).

[62] - Besimi se kur personi sëmuret, Allahu e shpërblen për sëmundjen e tij.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Buhariu (5647) dhe Muslimi (2571) prej hadithit të Abdullah ibën Mesudit (radijAll-llahu anhu).

[63] - Dëshmori shpërblehet kur vritet.

Shpjegimi:

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarit e Tij, pikërisht ata janë njerëzit e sinqertë. Dëshmorët do të kenë te Zoti i vet shpërblimin dhe dritën e tyre…” (El-Hadid: 19).

Kurse Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Dëshmorit i falet çdo gjynah përveç borxhit.”

E ka nxjerrë Muslimi (1886) prej hadithit të Abdullah ibën Amër el Asit (radijAll-llahu anhu).

[64] - Besimi se nëse fëmijët i godet ndonjë gjë në dynja, ata ndiejnë dhimbje, ndërsa Bekër ibën Uhti Abdulvahid ka thënë: “Nuk ndiejnë dhimbje.” Dhe ka gënjyer.

Shpjegimi:

“…ndërsa Bekër ibën Uhti Abdulvahid ka thënë.”

Ky është Bekër ibën Uhti Abdulvahid ibën Zejd el Basriez Zahid (asketi). Këtë e ka përmendur Ibën Hazmi në mesin e Hauarixhëve. Ky thoshte në lidhje me çdo gjynah, qoftë edhe të vogël, madje edhe për gënjeshtrën e thjeshtë që thuhet me shaka, se personi është kafir që i ka bërë shirk Allahut dhe është prej banorëve të zjarrit. Nëse është prej pjesëmarrësve të luftës së Bedrit, ai është kafir mushrik dhe prej banorëve të xhenetit. Shih Lisanul Mizan (2/60) me nr. 228

[65] - Dije se askush nuk futet në xhenet vetëm se me mëshirën e Allahut dhe se Allahu nuk dënon askënd vetëm se për gjynahet e tij. Në masën e gjynaheve është edhe dënimi. E sikur Allahu t’i dënonte banorët e qiejve dhe të tokës, të devotshmit dhe mëkatarët prej tyre, dënimi i tyre nuk do të ishte padrejtësi. Nuk lejohet të thuhet për Allahun e Lartmadhëruar se Ai bën padrejtësi, pasi zullumqar është ai që merr diçka që nuk është e tij. Të Allahut të Lartësuar janë krijimi dhe urdhri. Krijesat janë të Tij dhe kjo botë është e Tij. Ai nuk pyetet për atë që bën me krijesat e Tij dhe nuk thuhet “si?” dhe “pse?”. Askush nuk mund të futet ndërmjet Allahut dhe krijesave të Tij.

Shpjegimi:

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.” (El-Enbija: 23)

[66] - Nëse dëgjon ndonjë person i cili hedh baltë mbi etheret dhe nuk i pranon ato, apo urren ndonjë gjë prej lajmeve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, atëherë akuzoje për Islamin e tij ngase ai është person me ideologji dhe fjalë të keqe dhe hedh baltë ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij, pasi ne e kemi njohur Allahun, e kemi njohur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, e kemi njohur Kuranin, të mirën dhe të keqen, dynjanë dhe ahiretin me anë të ethereve. Kurani ka më shumë nevojë për Sunetin sesa Suneti për Kuranin.

[67] - Fjalët, polemikat dhe grindjet në lidhje me kaderin, në veçanti, janë të ndaluara në të gjithë grupet, ngase kaderi është e fshehta e Allahut. Allahu i Lartmadhëruar i ka ndaluar Profetët nga fjalët në lidhje me kaderin e po ashtu edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga grindjet në lidhje me të. Dijetarët dhe njerëzit e ruajtur e të devotshëm e kanë urryer këtë gjë dhe kanë ndaluar nga polemika në lidhje me kaderin. Prandaj është detyrë për ty që ta pranosh, ta shqiptosh me gjuhë si dhe të besosh. Të jesh i bindur në të gjitha ato gjëra për të cilat ka folur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe të heshtësh në lidhje me ato gjëra për të cilat ai nuk ka folur.

[68] - Besimi se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem u ngrit lart në qiell dhe mbërriti tek Arshi, ku i foli Allahu i Lartmadhëruar. Ai hyri në xhen et, gjithashtu e pa zjarrin, i pa engjëjt, dëgjoi fjalën e Allahut të Lartësuar, shikoi tendat e mëdha të Arshit dhe Kursijen si dhe çdo gjë që mund të shihte në qiej dhe në tokë. E gjithë kjo ndodhi duke qenë zgjuar. Atë e mbajti Xhibrili në el burak derisa kaloi përmes qiejve. Në këtë natë atij iu kumtua obligueshmëria e namazit. Po në të njëjtën natë ai u kthye në Mekë dhe kjo ndodhi para hixhretit.

Shpjegimi:

“…shikoi tendat e mëdha të Arshit.”

Shejh Abdulaziz ibën Abdullah er-Raxhihi (Allahu e ruajttë) thotë se fjala e autorit: “Pa tendat e mëdha të Arshit”, ka nevojë për argument.

[69] - Dije se shpirtrat e dëshmorëve janë në kandila nën Arsh duke shëtitur në xhenet, po ashtu edhe shpirtrat e besimtarëve janë nën Arsh, ndërsa shpirtrat e jobesimtarëve dhe mëkatarëve janë në berahut (emër pusi)119, i cili ndodhet në sixhin.

Shpjegimi:

Ashtu siç ka thënë i Madhëruari:

“Sigurisht (që do të ringjallen) dhe libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixhxhîn! E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?! Është një libër i shkruar!” (El Mutafifin: 7-9) 

Po ashtu në lidhje me këtë ka ardhur ether nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu!), të cilin e ka nxjerrë Abdurrazaku në Musanef (3/267-269) me nr. 6703 dhe e ka bërë hasen Albani në El Ajatul Bejinat, fq. 101.

[70] - Besimi se i vdekuri merret dhe ulet në varrin e tij, pastaj Allahu i dërgon (kthen) atij shpirtin për t’u pyetur nga Munkeri dhe Nekiri për besimin dhe degët e tij, e pastaj (nëse përgjigjet saktë) e nxjerrin shpirtin e tij pa dhimbje.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Buhariu (1369 dhe 4699) dhe Muslimi prej hadithit të El Berau ibën Azibit (radijAll-llahu anhu), nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, i cili për ajetin: “Allahu i përforcon ata të cilët besuan me fjalën e qëndrueshme në jetën e kësaj botë ashtu edhe në ahiret.” Ka thënë: “Ky ajet ka zbritur në lidhje me dënimin e varrit. Të vdekurit i thuhet: -Kush është Zoti yt? Ai thotë: -Zoti im është Allahu, kurse Profeti im është Muhamedi. Për këtë është edhe fjala e Tij.” Ky është teksti i Muslimit. “Allahu i përforcon ata të cilët besuan me fjalën e qëndrueshme në jetën e kësaj botë ashtu edhe në ahiret.”

Imam Berbahari ka thënë:

[71] - I vdekuri e njeh vizitorin kur i vjen atij. Besimtari në varrin e tij do të jetë në mirësi (lumturi), kurse mëkatari dënohet si të dëshirojë Allahu.

Shpjegimi:

“I vdekuri e njeh vizitorin kur i vjen atij.”

Dijetarët janë në kundërshtim në lidhje me këtë gjë.

[72] - Dije se e mira dhe e keqja është (ndodh) me gjykimin e Allahut dhe përllogaritjen e Tij.

[73] - Besimi se Allahu i Lartmadhëruar është Ai që i foli Musait, birit të Imranit, në Malin e Turit, ndërsa Musai dëgjonte prej Allahut fjalë me zë, të cilat zunë vend në dëgjimin e tij. Ato ishin vetëm prej Allahut dhe nga askush tjetër. Kush thotë diçka tjetër përveç kësaj, vetëm se ka mohuar.

Shpjegimi:

Ashtu siç ka thënë i Madhëruari:

“Kur Musai erdhi në kohën e caktuar dhe Zoti foli me të…” (El-Araf: 143).

Po ashtu fjala e Tij:

“Për disa të Dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.” (En-Nisa: 164)

[74] - Çdo njeriu i është dhënë mendje aq sa ka dëshiruar Allahu. Ata ndryshojnë në arsyetim dhe logjikë si atomi në krahasim me qiejt në madhësi. Prej çdo njeriu kërkohet të punojë në varësi të mendjes që i është dhënë. Ajo nuk arrihet me të fituar, porse është mirësi prej Allahut të Lartmadhëruar.

[75] - Dije se Allahu i ka dalluar disa njerëz mbi disa të tjerë në fe dhe në dynja, e këtë e ka bërë sipas drejtësisë së Tij. Nuk thuhet se bëri padrejtësi, as se favorizoi dikë. Kush thotë se favorizimi i Allahut ndaj besimtarit dhe jobesimtarit është i njëjtë, ai është bidatçi sepse Allahu i ka favorizuar besimtarët ndaj jobesimtarëve, të bindurit ndaj shkelësve të ligjeve të Allahut si dhe të mbrojturit (që i kanë kërkuar mbrojtje Allahut) ndaj të braktisurve (që u janë mbështetur forcave të veta), e këtë e ka bërë sipas drejtësisë së Tij. Pra, ky është favorizimi i Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë dhe ia ndalon kujt të dojë.

Shpjegimi:

“Dije se Allahu i ka dalluar disa njerëz mbi disa të tjerë në fe dhe në dynja.”

Ashtu siç ka thënë i Madhëruari:

“Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë.” (En-Nahl: 71)

[76] - Nuk lejohet ta fshehësh këshillën në çështjet e fesë për muslimanët, qoftë ajo për të mirët a të këqijtë nga radhët e tyre. Kush e fsheh, ka mashtruar muslimanët. Kush mashtron muslimanët ka mashtruar fenë, e kush mashtron fe në, atëherë ka tradhtuar Allahun, të Dërguarin e Tij dhe muslimanët.

Shpjegimi:

E ka nxjerrë Buhariu (57) dhe Muslimi (56) prej hadithit të Xherir ibën Abdullahut (radijAll-llahu anhu), se ka thënë:

“Ia dhashë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem për faljen e namazit, dhënien e zekatit si dhe që do këshilloj çdo musliman.”

Po ashtu e ka nxjerrë Muslimi (101) prej hadithit të Ebu Hurejrës (radijAll-llahu anhu), se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush na drejton armën nuk është prej nesh. E kush na mashtron nuk është prej nesh.”

[77] - Allahu i Lartmadhëruar është Dëgjues Shikues dhe Dëgjues i Gjithëdijshëm, Duart e Tij janë të shtrira. Allahu e ka ditur se krijesat do ta kundërshtonin Atë, që para se t’i krijonte ata. Dija e Tij depërton tek ata, edhe pse Ai e njeh mirë mosbindjen e tyre, por kjo nuk e pengoi Atë që t’u mundësonte njerëzve udhëzimin në fenë islame. Madje Ai gjithnjë është bujar dhe mirëbërës ndaj tyre, Atij i takon falënderimi!

Shpjegimi:

“Allahu i Lartmadhëruar është Dëgjues Shikues.”

 Ashtu siç është në fjalën e të Madhëruarit:

“Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.” (El-Haxh: 75)

“…dhe Dëgjues i Gjithëdijshëm.”

Ashtu siç është në fjalën e të Madhëruarit:

“Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.” (El-Bekare: 181)

“Duart e Tij janë të shtrira.”

Ashtu siç është në fjalën e të Madhëruarit:

“Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura. Ai dhuron dhe jep si të dojë.” (El-Maide: 64)

“Allahu e ka ditur se krijesat do ta kundërshtonin Atë, që para se t’i krijonte ata. Dija e Tij depërton tek ata, edhe pse Ai e njeh mirë mosbindjen e tyre, por kjo nuk e pengoi Atë që t’u mundësonte njerëzve udhëzimin në fenë islame. Madje Ai gjithnjë është bujar dhe mirëbërës ndaj tyre, Atij i takon falënderimi!”

Ashtu siç është në fjalën e të Madhëruarit:

“Ata e quajnë si favor për ty që kanë pranuar Islamin. Thuaju: “Mos e quani si favor për mua se keni pranuar Islamin, përkundrazi, Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” (El-Huxhurat: 17)

[78] - Dije se përgëzimet në momentet e vdekjes janë tre, do thuhet: - Përgëzohu o i dashuri i Allahut me kënaqësinë e Allahut dhe xhenetin! Do thuhet: Përgëzohu o armik i Allahut me hidhërimin e Allahut dhe zjarrin! Dhe do thuhet: - Përgëzohu o rob i Allahut me xhenetin pas el intikamit!130 Kjo është fjala e Ibën Abasit.

Shpjegimi:

Është për qëllim me el intikam në këtë fjali futja në zjarr me qëllim pastrimi e pastaj futja në xhenet e atyre që Allahu dëshiron prej njësuesve.

[79] - Dije se të parët të cilët do e shohin Allahun janë të verbrit, pastaj burrat, pastaj gratë. Dhe do ta shohin me sytë e tyre. Ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç shihni hënën kur është e plotë. Nuk keni për t’u shtyrë në shikimin e Tij.”132 Besimi në të është vaxhib, kurse mohimi i saj është kufër.

Shpjegimi:

“Dije se të parët të cilët do e shohin Allahun janë të verbrit.”

Nuk ka argument që tregon se të parët që do ta shikojnë Allahun e Madhëruar janë të verbrit.

“Ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç shihni hënën kur është e plotë. Nuk keni për t’u shtyrë në shikimin e Tij.”

E ka nxjerrë Buhariu (554) dhe Muslimi (633) prej hadithit të Xherir ibën Abdullahut (radijAll-llahu anhu).

[80] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se nuk ka ndodhur dalja nga feja (zendeka), as mohimi, as dyshimi, as bidati dhe as humbja vetëm se nga skolastika (ilmul kelam), polemikat dhe analogjia, të cilat janë dyert e bidatit, dyshimeve dhe daljes nga feja. Është për t’u habitur se si mund të bjerë personi në polemikë dhe grindje kur Allahu i Madhëruar thotë: “Askush nuk i vë në dyshim shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë.” Prandaj është detyrë për ty që të dorëzohesh dhe të jesh i kënaqur me etheret dhe pasuesit e ethereve, të përmbahesh dhe të heshtësh.

Shpjegimi:

“Askush nuk i vë në dyshim shpalljet e Allahut, përveç atyre që nuk besojnë.” Surja Gafir: 4

Imam Berbahari ka thënë:

[81] - Besimi se Allahu i Lartmadhëruar do t’i dënojë krijesat e tij në zjarr me el eglal apo vargonj në qafë, me el enkal dhe me zinxhirë, kurse zjarri është në brendësinë e tyre, sipër tyre dhe poshtë tyre.136 Xhehmijet, prej të cilëve Hisham el Futiju, kanë thënë: “Porse Allahu ka për ta dënuar te zjarri”, duke kundërshtuar kështu Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Shpjegimi:

“Besimi se Allahu i Lartmadhëruar do t’i dënojë krijesat e tij në zjarr me el eglal.”

Janë pranga me të cilat lidhen duart në qafë.

“…apo vargonj në qafë, me el enkal.”

135. Është hekur i rëndë.

“…dhe me zinxhirë, kurse zjarri është në brendësinë e tyre, sipër tyre dhe poshtë tyre.”

Ashtu siç është në fjalët e të Madhëruarit:

“…kur t’u vihen vargonj në qafë dhe të sillen me zinxhirë në ujë të valë e pastaj të digjen në zjarr.” (Gafir: 71-71)

“Pa dyshim, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr flakërues.” (El-Insan: 4)

“Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet. “O robërit e Mi, më kini frikë Mua!” (Ez-Zumer: 16) 

“…me të cilin do t’u shkrihen ç’kanë në barqe dhe lëkura.” (El-Haxh: 20)

[82] - Dije se namazet e detyrueshme janë pesë, nuk shtohet mbi to dhe nuk pakësohet, kurse në udhëtim namazi është dy rekate, përveç akshamit. Kush thotë se namazet janë më shumë se pesë, atëherë ai ka shpikur. Po ashtu edhe ai që thotë se janë më pak se pesë. Allahu nuk pranon asnjë prej tyre (namazeve) vetëm se në kohën e tyre, përjashto rastet kur harron, atëherë personi është i arsyetuar dhe e fal atë në momentin që kujtohet, ose kur është udhëtar dhe bashkon dy namazet nëse dëshiron.

Shpjegimi:

“Dije se namazet e detyrueshme janë pesë, nuk shtohet mbi to dhe nuk pakësohet.”

Ashtu siç ka ardhur në hadithin e israsë dhe miraxhit, të cilin e ka nxjerrë Buhariu (3570) dhe Muslimi (162) prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAll-llahu anhu). Ky është teksti i Muslimit, se Allahu i Lartmadhëruar tha:

“O Muhamed, këto janë pesë namaze në ditë-natë.” 

“Allahu nuk pranon asnjë prej tyre (namazeve) vetëm se në kohën e tyre.”

Ashtu siç është në fjalën e të Madhëruarit:

“…namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (En-Nisa: 103)

“…përjashto rastet kur harron, atëherë personi është i arsyetuar dhe e fal atë në momentin që kujtohet.”

Siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Enes ibën Maliku (radijAll-llahu anhu): “Profeti i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush e harron faljen e namazit apo fle, atëherë shpagimi i tij është që ta falë atë kur t’i kujtohet.”

E ka nxjerrë Buhariu (597) dhe Muslimi (684) dhe ky është teksti i tij.

“…ose kur është udhëtar dhe bashkon dy namazet nëse dëshiron.”

E ka nxjerrë Buhariu (1111) dhe Muslimi (703), e ky është teksti i tij, prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAll-llahu anhu), se tha:

“Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem nëse dëshironte të bashkonte dy namazet në udhëtim, atëherë e vononte drekën derisa të hynte koha e parë e ikindisë e pastaj i bashkonte.”

[83] - Zekati jepet prej arit, argjendit, frutave, drithërave (sepse jo për të gjitha të mbjellat jepet zekat) dhe kafshëve për të cilat ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Nëse ai e ndan vetë atë lejohet, po ashtu edhe nëse ia jep imamit lejohet.

[84] - Dije se gjëja (shtylla) e parë e Islamit është dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut e se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Shpjegimi:

Siç ka ardhur në hadithin e Xhibrilit (alejhis selam) kur ai e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në lidhje me Islamin dhe ai tha: “Islam është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut e se Muhamedi është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij…” Hadithi. E ka nxjerrë Muslimi (8) prej hadithit të Umer ibën el Hatabit (radijAll-llahu anhu).

[85] - S’ka dyshim se ajo që ka thënë Allahu është ashtu siç e ka thënë dhe nuk ka kundërthënie në atë që ka thënë. Ajo është siç e ka thënë.

Shpjegimi:

I Madhëruari thotë:

“Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira Ne do t’i shpiem në kopshte të xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë vazhdimisht e përgjithmonë. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!” (En-Nisa: 122) 

“Allahu! Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai do t’ju mbledhë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim aspak! E kush është në fjalë më i vërtetë se Allahu?” (En-Nisa: 87) 

“Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam i padrejtë me robërit e Mi.” (Kaf: 29)

[86] - Besimi në të gjitha legjislacionet.

[87] - Dije se shitblerja që bëhet në tregjet e muslimanëve është e lejuar nëse veprohet sipas dispozitave të Kuranit, Islamit dhe Sunetit, pa u cenuar nga ndonjë ndryshim, padrejtësi apo diçka që bie në kundërshtim me Kuranin apo me dijen.

[88] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se prej njeriut kërkohet që të jetë i prirë gjithmonë nga mëshira derisa të jetë në dynja, ngase ai nuk e di se në ç’gjendje do vdesë, cili do jetë përfundimi i tij dhe se në ç’gjendje ka për ta takuar Allahun edhe nëse i bën të gjitha veprat e mira. Kërkohet nga personi i cili e ka tepruar që të mos e humbë shpresën tek Allahu i Madhëruar në momentet e vdekjes, të ketë mendimin më të mirë për Allahun e Lartmadhëruar dhe të ketë frikë për gjynahet e veta. Nëse Allahu e mëshiron atë, e bën këtë si mirësi prej Tij dhe nëse Ai e dënon atë, e dënon për shkak të gjynaheve që ai ka bërë.

Shpjegimi:

Dije, Allahu të mëshiroftë, se prej njeriut kërkohet që të jetë i prirë gjithmonë nga mëshira derisa të jetë në dynja, ngase ai nuk e di se në ç’gjendje do vdesë, cili do jetë përfundimi i tij dhe se në ç’gjendje ka për ta takuar Allahun edhe nëse i bën të gjitha veprat e mira. Kërkohet nga personi i cili e ka tepruar që të mos e humbë shpresën tek Allahu i Madhëruar në momentet e vdekjes, të ketë mendimin më të mirë për Allahun e Lartmadhëruar 145

E ka nxjerrë Muslimi (2877) prej hadithit të Xhabirit (radijAll-llahu anhu), i cili ka thënë:

“Kam dëgjuar Profetin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tri ditë para se të ndërronte jetë duke thënë: “Mos të vdesë askush prej jush vetëm se duke pasur mendimin më të mirë për Allahun.”

“…dhe të ketë frikë për gjynahet e veta.”

E ka nxjerrë Ibën Maxhe (4261), En Nesaiu në El Kubra (10901) etj., prej hadithit të Enesit (radijAll-llahu anhu), se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem hyri për vizitë tek një djalosh i cili ishte në momentet e vdekjes dhe i tha: “Si po të gjej?” Tha: “O i Dërguari i Allahut, shpresoj tek Allahu dhe kam frikë për gjynahet e mia.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha: “Nuk bashkohen këto të dyja tek zemra e robit në këto momente vetëm se Allahu do t’i japë atij çfarë shpreson dhe do e sigurojë nga ajo që ai frikësohet.” E ka bërë hasen shejh Albani (RahimehUllah) në Silsiletu es Sahihah (3/41) me nr. 1051.

“Nëse Allahu e mëshiron atë, e bën këtë si mirësi prej Tij dhe nëse Ai e dënon atë, e dënon për shkak të gjynaheve që ai ka bërë.”

Shejkh Ahmed ibën Jahja en Nexhmi (RahimehUllah) në lidhje me fjalën e autorit: “Dije, Allahu të mëshiroftë, se prej njeriut kërkohet që të jetë i prirë gjithmonë nga mëshira, ngase ai nuk e di se në ç’gjendje do vdesë, cili do jetë përfundimi i tij”, thotë se është detyrë për personin që në këtë dynja të jetë ndërmjet frikës dhe shpresës. Dijetarët kanë thënë se nga muslimani kërkohet që tek ai të mbizotërojë më shumë frika në momentet kur është në gjendje të mirë, nga ana shëndetësore, ndërsa në momentet e vdekjes të mbizotërojë më shumë shpresa. Në hadithin që transmeton Enesi (radijAll-llahu anhu) ka ardhur se Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem hyri te një djalosh, i cili ishte në momentet e fundit të jetës. I tha atij: “Si po të gjej?” Tha: “Pasha Allahun, o i Dërguari i Allahut, unë shpresoj tek Allahu dhe kam frikë për gjynahet e mia!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha: “Nuk bashkohen këto të dyja në zemrën e personit duke qenë në këtë gjendje vetëm se Allahu ka për t’i dhënë atij atë që shpreson dhe do e ruajë nga ajo që frikësohet.” E ka nxjerrë Ibën Maxhe dhe Et Tirmidhiu dhe teksti është i tij. Et Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është hasen garib. Disa të tjerë e kanë transmetuar këtë hadith prej Thabitit e ky nga Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem mursel.

[89] - Besimi se Allahu i Lartmadhëruar ia ka treguar Profetit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem se çfarë do të ndodhë në popullin e tij deri në Ditën e Kiametit.

[90] - Dije se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ka për t’u ndarë populli im në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit. Ai është xhemati.” I thanë atij: “O i Dërguar i Allahut, kush janë ata?” Tha: “Janë ata që ndodhen në atë që jam sot unë dhe shokët e mi.”

Kështu ishte feja në kohën e sundimit të Umerit, po kështu edhe në sundimin e Uthmanit. Kur u vra Uthmani, filluan kundërshtimet dhe bidatet dhe njerëzit u ndanë në parti dhe grupacione. Disa njerëz qëndruan me vendosmëri në të vërtetën që në fillim të ndryshimeve, e shprehën të vërtetën dhe i ftuan njerëzit në të. Populli vazhdoi të ishte në rrugën e drejtë deri në brezin e katërt të sundimit të Beni Fulan, kur koha u përmbys dhe njerëzit ndryshuan, u përhapën bidatet dhe u shtuan thirrësit e rrugës së gabuar, larg rrugës së xhematit. Ndodhën sprovime të vështira në gjëra për të cilat nuk kishte folur as i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, as shokët e tij.  Autorët e këtyre sprovave ftuan në përçarje, ndërkohë që i Dërguari i Allahut kishte ndaluar nga kjo gjë. E quajtën njëri-tjetrin jomuslimanë dhe secili ftonte në idenë e tij dhe në konsiderimin si mohues të kundërshtarit. Injorantët, udhëheqësit dhe ata që nuk kishin dije u ofruan njerëzve gjërat e dynjasë dhe i kërcënuan me dënim. E kështu njerëzit filluan t’i ndjekin prej frikës së ndëshkimit në dynja dhe lakmisë ndaj të mirave që u ofronin. Suneti dhe ndjekësit e tij po fshiheshin, u shfaqën dhe u përhapën bidatet dhe njerëzit filluan të mohonin në forma të ndryshme pa e ndier.  Themeluan analogjinë (kijasin) dhe e interpretuan fuqinë e Allahut në shenjat, ligjet, urdhrat dhe ndalesat e Tij sipas logjikës së tyre. Atë që përputhej me logjikën e tyre, e pranonin, ndërsa atë që nuk përputhej, e refuzonin. Islami u bë i huaj, Suneti po ashtu, ndërsa ndjekësit e tij u bënë të huaj149 edhe brenda shtëpive të tyre. Dije se el mutah (martesa me kontratë, ku përcaktohet kohëzgjatja e martesës) dhe lejimi i saj është haram deri në Ditën e Kiametit.

Shpjegimi:

“Ka për t’u ndarë populli im në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit. Ai është xhemati.” I thanë atij: “O i Dërguar i Allahut, kush janë ata?” Tha: “Janë ata që ndodhen në atë që jam sot unë dhe shokët e mi.”

E ka nxjerrë Et Tirmidhiu (2640), Daudi (4596), Ibën Maxheh (3991) dhe të tjerët prej hadithit të Abdullah ibën Amërit (radijAll-llahu anhu). Hadithin e ka saktësuar shejh Albani (RahimehUllah) në Silsiletu es Sahihah (203, 204 dhe 1492) dhe në Sahihul Xhami (5343).

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Islami ka filluar i huaj (i panjohur) dhe do të kthehet i huaj ashtu si ka filluar dhe lum (përgëzim për mirë) për ata të huajt.”

Sufjan eth Theuri ka thënë:

“Silluni mirë me pasuesit e Sunetit sepse me të vërtetë ata janë el gurabau – të huajit.”

Imam Berbahari ka thënë:

[91] - Dije se el mutah (martesa me kontratë, ku përcaktohet kohëzgjatja e martesës) dhe lejimi i saj është haram deri në Ditën e Kiametit.

[92] - Të njohësh pozitën e Beni Hashimëve për shkak të afërsisë së tyre me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Po ashtu të njohësh epërsinë e Kurejshëve, të arabëve si dhe të gjitha degët e tyre. Njih vlerën dhe të drejtat e tyre në Islam. Po ashtu edhe shërbëtorët dhe skllevërit e një fisi llogariten prej atij fisi. Gjithashtu të njohësh të drejtat e të gjithë njerëzve në Islam.  Të njohësh mirësinë (pozitën) e Ensarëve  duke zbatuar këshillën që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem la në lidhje me ta. Po ashtu respekto familjen e të Dërguarit dhe mos i harro ata, pra nderoji ata dhe të gjithë fqinjët e tyre prej banorëve të Medinës. Pra, ta njohësh mirësinë e tyre.

Shpjegimi:

Të njohësh pozitën e Beni Hashimëve për shkak të afërsisë së tyre me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:

“Allahu zgjodhi kenanët prej birit të Ismailit dhe zgjodhi Kurejshët prej Kenanëve. Ndërsa zgjodhi prej Kurejshëve Beni Hashim dhe më zgjodhi mua prej Beni Hashim.”

E ka nxjerrë Muslimi (2276). 

“Po ashtu të njohësh epërsinë e Kurejshëve, të arabëve si dhe të gjitha degët e tyre. Njih vlerën dhe të drejtat e tyre në Islam. Po ashtu edhe shërbëtorët dhe skllevërit e një fisi llogariten prej atij fisi. Gjithashtu të njohësh të drejtat e të gjithë njerëzve në Islam.  Të njohësh mirësinë (pozitën) e Ensarëve.”

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë në lidhje me ensarët:

“Shenja e munafikut është urrejtja për ensarët, kurse shenja e besimtarit është dashuria për ensarët.”

E ka nxjerrë Buhariu (17) dhe Muslimi (74). Ky është teksti i tij, prej hadithit të Enes ibën Malikut (radijAll-llahu anhu).

“…duke zbatuar këshillën që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem la në lidhje me ta. Po ashtu respekto familjen e të Dërguarit dhe mos i harro ata, pra nderoji ata dhe të gjithë fqinjët e tyre prej banorëve të Medinës.”

152  Shih te Buhariu (1877) dhe Muslimi (1363) prej hadithit të transmetuar nga Sad ibën ebi el Vekasi (radijAll-llahu anhu). 

[93] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se dijetarët nuk kanë reshtur së kundërshtuari fjalën e Xhehmijve deri në sundimin e Beni el Abasit. Filluan të vegjlit të flasin për çështjet e mëdha të umetit, hodhën baltë mbi gjurmët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe u mbështetën tek analogjia dhe logjika. Kundërshtarin e quajtën mohues duke përfshirë këtu edhe injorantin, të palogjikshmin dhe të paditurin, duke u bërë kështu edhe vetë mohues pa e ndier. Populli u shkatërrua nga disa anë, u bë mohues nga anë të tjera, humbën, u përçanë e trilluan bidate, me përjashtim të atyre që qëndruan me vendosmëri në fjalën, urdhrin dhe ndalimin e të Dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij, pa quajtur gabimtarë askënd prej tyre, pa kaluar kufijtë e tyre, duke u mjaftuar me atë që u mjaftoi atyre, pa u larguar nga rruga dhe drejtimi i tyre, duke qenë të bindur se ata ishin në Islamin e vërtetë dhe besimin e saktë, ua besuan fenë atyre dhe gjetën qetësinë. Mësuan se feja ishte vetëm me pasim, me pasimin e shokëve të Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Shpjegimi:

“Dije, Allahu të mëshiroftë, se dijetarët nuk kanë reshtur së kundërshtuari fjalën e Xhehmijve deri në sundimin e Beni el Abasit. Filluan të vegjlit të flasin për çështjet e mëdha të umetit.”

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu nuk e ngre dijen duke e hequr atë nga njerëzit, por e ngre me marrjen e dijetarëve, derisa të mos mbesë asnjë dijetar. Atëherë njerëzit do të marrin për të parë të tyre injorantët, të cilët do të pyeten dhe do të përgjigjen pa pasur dije dhe kështu do të humbin vetë dhe do të humbin edhe të tjerët.” (Mutefekun alejhi) Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të vijnë disa vite mashtruese, ku do të besohet gënjeshtari dhe do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i zihet besë të pabesit ndërsa i besueshmi do të konsiderohet i pabesë si dhe do të flasë në atë kohë er ruvejbida.” Të pranishmit i thanë: “Ç’është er ruvejbida?”. “Njeriu i pavlerë, i cili ndërhyn në çështjet e popullit.”

E ka nxjerrë Ahmedi dhe Ibën Maxheh. Hadithi është sahih me rrugët dhe dëshmuesit e tij.

[94] - Dije se kush thotë se shqiptimi im me Kuran është i krijuar, ai është bidatçi, kurse ai që hesht dhe nuk thotë është i krijuar dhe as nuk është i krijuar, ai është xhehmij. Kështu ka thënë Ahmed ibën Hanbeli. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush do të jetojë prej jush pas meje ka për të parë kundërshtime të shumta. Porse unë ju këshilloj të kini kujdes prej shpikjeve, sepse ajo është humbje. Ju këshilloj të kapeni fort pas Sunetit tim dhe rrugës së kalifëve të drejtë e të udhëzuar drejt që do jenë pas meje! Kapuni për të dhe shtrëngojeni fort me dhëmballë.”

Shpjegimi:

“Dije se kush thotë se shqiptimi im me Kuran është i krijuar, ai është bidatçi, kurse ai që hesht 154 dhe nuk thotë është i krijuar dhe as nuk është i krijuar, ai është xhehmij. Kështu ka thënë Ahmed ibën Hanbeli.”

Ebu Davudi ka thënë: “Kam dëgjuar Uthman ibën ebi Shejbeh të thotë: “Ata të cilët thonë se Kurani është Fjala e Allahut dhe pastaj heshtin janë më të këqij se ata, d.m.th. sesa ata që thonë: “Kurani është i krijuar.” {Ky ether është sahih}. Shkëputur nga Kitabus Suneh i djalit të imam Ahmedit, Abdullah ibën Ahmed.

“…dhe nuk thotë është i krijuar dhe as nuk është i krijuar, ai është xhehmij. Kështu ka thënë Ahmed ibën Hanbeli.”

 Ashtu siç është te libri Akidetu es Selef ve As’hab el Hadith, i Es Sabunit; El I’tikad, i El Bejhakiut, fq 110, Sherhu Usul el Itikad të El Lalikait (1/178-179); El Ibaneh, fq. 87, dhe Es Sunneh të Abdullah ibën imam Ahmed ibën Hanbelit (1/179, 279-280).

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush do të jetojë prej jush pas meje ka për të parë kundërshtime të shumta. Porse unë ju këshilloj të kini kujdes prej shpikjeve, sepse ajo është humbje. Ju këshilloj të kapeni fort pas Sunetit tim dhe rrugës së kalifëve të drejtë e të udhëzuar drejt që do jenë pas meje! Kapuni për të dhe shtrëngojeni fort me dhëmballë.”

 E ka nxjerrë Ebu Davudi (4607), Ibën Maxhe (42), Et Tirmidhiu (2676) dhe Ibën Hibani në Sahihun e tij (1/178-179) me nr. 5 dhe e ka saktësuar Albani në Sahihu et Tergib vet Terhib (37).

[95] - Dije se xhehmijve u erdhi shkatërrimi për shkak se u thelluan në imagjinatat rreth Allahut dhe futën pyetjet “pse?” dhe “si?” duke lënë gjurmët e të parëve. Themeluan analogjinë, e peshuan fenë me logjikën e tyre duke bërë kështu mohim të hapur pa diskutim. I quajtën mohues njerëzit e tjerë dhe u detyruan të shpiknin mohimin e cilësive. Disa dijetarë, mes të cilëve edhe Ahmed ibën Hanbeli, kanë thënë: “Xhehmiu është jobesimtar, nuk është musliman, gjaku i tij është i lejuar dhe nuk trashëgon dhe as trashëgohet prej tij ngase ai ka thënë se nuk ka namaz xhumaje, nuk ka xhemat, nuk ka namaz festash (Bajramesh) si dhe nuk ka sadaka.” Po ashtu kanë thënë xhehmijet se kush nuk thotë “se Kurani është i krijuar” ai është jobesimtar (kafir). E lejuan përdorimin e shpatës ndaj popullit të Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i kundërshtuan ata të cilët ishin para tyre. Filluan t’i sprovonin njerëzit me diçka për të cilën i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem nuk ka folur e po ashtu askush prej shokëve të tij.  Kërkuan mosfunksionimin e xhamive, dobësuan Islamin, zhvlerësuan xhihadin, vepruan për përçarjen, kundërshtuan gjurmët, u bazuan mbi ligjet e abroguara, u argumentuan me ajetet shumëkuptimëshe duke i futur njerëzit në dyshime rreth fesë tyre. Polemizuan në lidhje me Zotin dhe thanë se dënimi i varrit nuk është i vërtetë, po ashtu Haudi, po ashtu nuk ka ndërmjetësim dhe se xheneti dhe zjarri nuk janë krijuar. Ata mohuan shumë prej gjërave të cilat i ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kjo bëri që shumë njerëz ta bënin të lejuar gjakun e tyre dhe konsiderimin e tyre si mohues pasi kushdo që refuzon një ajet nga libri i Allahut, ai ka refuzuar të gjithë librin e Tij. E kush refuzon ndonjë ether prej ethereve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ai ka refuzuar të gjitha etheret dhe është jobesimtar. U zgjat koha e tyre dhe u ndihmuan nga udhëheqësit në rrugën e tyre, duke bërë që të ngrinin shpatën dhe kamxhikun kundër kundërshtarëve. U zbeh dija e Sunetit dhe xhematit, u dobësuan dhe u fshehën për shkak të shfaqjes së bidateve dhe fjalimeve rreth tyre. Ata filluan të mbanin kuvende ku shfaqnin idetë e tyre, shkruan librat e tyre dhe i bënë njerëzit për vete. Atëherë njerëzit kërkuan që këta të merrnin pushtetin dhe prej aty ndodhi një sprovë e madhe, nga e cila nuk mundi të shpëtonte askush përveç atyre që mbrojti Allahu.  Më e pakta që i ndodhte personit që shkonte në kuvendet e tyre ishte futja e dyshimeve në fenë e tij, pastaj pasimi i tyre dhe mendimi se ata janë në të vërtetën, pa e ditur nëse ishin në të vërtetën apo në të kotën. Dhe kështu hynë dyshimet dhe u shkatërruan njerëzit, derisa erdhën ditët e sundimit të Xhaferrit, i cili u quajt El Mutevekil. Me anë të tij Allahu e shoi bidatin, shfaqi të vërtetën dhe pasuesit të Sunetit, gjuha e të cilëve u lëshua megjithëse numri i tyre ishte i paktë kundër numrit të madh të bidatçinjve deri në ditët e sotme. Er Rasmu dhe kokat e sufizmit vazhduan të pasoheshin nga shumë njerëz, të cilët nuk i ndalonte dhe nuk i pengonte askush nga ajo që flisnin dhe vepronin.

Shpjegimi:

“Er Rasmu.”

Është term Sufist dhe ka për qëllim cilësinë e cila rrjedh në pafundësi, d.m.th. në dijen e hershme të Allahut të Madhëruar. Ajo është dy llojesh: e plotë dhe e mangët.

[96] - Dije se zendeka vjen vetëm prej injorantëve të pagdhendur, pasuesve të çdo zëri kukuvajke, të cilët shtyhen nga çdo rrymë. Kush është në këtë gjendje, ai s’ka fe. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Por ata u përçanë, atëherë kur u erdhi dituria, pasi patën smirë në mes tyre.”

Shpjegimi:

Kurani, El Xhathije: 17.

[97] - Dije se në mesin e njerëzve do të vazhdojë të mbetet gjithnjë një grup prej ithtarëve të së vërtetës dhe të Sunetit, të cilët Allahu i udhëzon dhe me anë të tyre udhëzon edhe të tjerët si dhe ringjall me ta Sunetin. Këta janë ata të cilët Allahu i ka përshkruar se janë të paktë në kohën e mosmarrëveshjeve, duke thënë: “Mirëpo njerëzit u grindën midis tyre, pasi u erdhën shenjat e qarta, nga zilia që kishin për njëri-tjetrin.”

Por i ka përjashtuar këta duke thënë: “Atëherë, me vullnetin e Vet, Allahu i udhëzoi besimtarët që ta kuptonin të vërtetën, lidhur me çështjet për të cilat të tjerët nuk pajtoheshin. Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.”

Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të vazhdojë një grup nga populli im triumfues në të vërtetën, nuk ka për t’i dëmtuar ata kush i tradhton, derisa të vijë urdhri i Allahut.”

 Shpjegimi:

“Dije se në mesin e njerëzve do të vazhdojë të mbetet gjithnjë një grup prej ithtarëve të së vërtetës dhe të Sunetit, të cilët Allahu i udhëzon dhe me anë të tyre udhëzon edhe të tjerët si dhe ringjall me ta Sunetin. Këta janë ata të cilët Allahu i ka përshkruar se janë të paktë në kohën e mosmarrëveshjeve, duke thënë:

“Mirëpo njerëzit u grindën midis tyre, pasi u erdhën shenjat e qarta, nga zilia që kishin për njëri-tjetrin.” El-Bekare: 213.

Por i ka përjashtuar këta duke thënë:

“Atëherë, me vullnetin e Vet, Allahu i udhëzoi besimtarët që ta kuptonin të vërtetën, lidhur me çështjet për të cilat të tjerët nuk pajtoheshin. Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.” El-Bekare: 213.

”Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Do të vazhdojë një grup nga populli im triumfues në të vërtetën, nuk ka për t’i dëmtuar ata kush i tradhton, derisa të vijë urdhri i Allahut.”

 E ka nxjerrë Muslimi (1924), prej hadithit të Ukbetu ibën Amirit (radijAll-llahu anhu).

[98] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se dija nuk është me transmetime të shumta dhe me libra, porse dijetar është ai që pason dijen dhe sunetet, edhe nëse posedon dije dhe libra të paktë. Kushdo që kundërshton Kuranin dhe Sunetin, ai është bidatçi edhe nëse ka dije dhe libra të shumtë.

Shpjegimi:

Shejkh Abdulaziz ibën Abdullah er Raxhihi (Allahu e ruajttë) në lidhje me fjalën e autorit “Dije, Allahu të mëshiroftë, se dija nuk është me transmetime të shumta dhe me libra”, thotë: “Kjo e ka kuptimin që njeriu mund të transmetojë shumë hadithe, mund të ketë me qindra libra, mund të ketë shumë dijetarë nga të cilët ka mësuar dhe mund të ketë pasues, porse ai nuk përfiton asgjë prej librave që ka sepse nuk i lexon ata, nuk punon me atë që ndodhet në ta. Kjo është njësoj si puna e gomarit, i cili mban mbi shpinë librat, por nuk përfiton prej tyre. Allahu i Madhëruar i ka krahasuar pasuesit e librit me gomarin, kur thotë:

“Shembulli i atyre, që iu besua Teurati, por pastaj nuk e zbatuan atë, i shëmbëllen gomarit që vetëm sa i mbart librat.” (Xhumua: 5)

 Fjala e autorit “porse dijetar është ai i cili pason dijen dhe sunetet” do të thotë se dijetar është ai që ndjek dijen e marrë prej Kuranit dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kush kundërshton Kuranin dhe Sunetin është bidatçi, edhe nëse ka shumë dije dhe shumë libra. Pra, e rëndësishme te një dijetar është që ai të pasojë Sunetin, pasi kush pason Sunetin është dijetar, edhe nëse transmetimet dhe librat e tij janë të paktë. Kush kundërshton Sunetin është bidatçi, edhe nëse ka shumë libra dhe dije.

[99] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se kush flet diçka në lidhje me fenë e Allahut nga mendja e tij, duke bërë analogji apo duke e interpretuar sipas logjikës së tij, pa patur argument nga Suneti e xhemati, ai ka folur për Allahun atë që nuk e di. E, kush flet pa patur dije, ai është prej atyre që flasin në çështjet e fesë pa pasur argument (el mutekel-lifin). Por e vërteta është vetëm ajo që vjen nga Allahu. Suneti është Tradita e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, kurse xhemati është unanimiteti rreth të cilit janë bashkuar shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në kalifatin e Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit.

Kush mjaftohet me Sunetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe me atë në të cilën kanë qenë shokët e tij dhe xhemati, ai është distancuar nga të gjithë bidatçinjtë, trupi i tij ka rënë në qetësi dhe feja tij mbetet e pastër, në dashtë Allahu. Ngase i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Populli im do të ndahet në grupe.” Pastaj na e bëri të qartë se kush do të jetë grupi i shpëtuar prej tyre, duke thënë: “Ai grup i cili do të vazhdojë të jetë në rrugën që unë jam sot dhe shokët e mi.” Pra, ky është shërimi, sqarimi, çështja e qartë dhe feneri ndriçues. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini kujdes nga të thelluarit dhe ashpërsia, porse ju këshilloj që të kapeni fort pas fesë suaj të hershme.”

Shpjegimi:

“Dije, Allahu të mëshiroftë, se kush flet diçka në lidhje me fenë e Allahut nga mendja e tij, duke bërë analogji apo duke e interpretuar sipas logjikës së tij, pa patur argument nga Suneti e xhemati, ai ka folur për Allahun atë që nuk e di. E, kush flet pa patur dije, ai është prej atyre që flasin në çështjet e fesë pa pasur argument (el mutekel-lifin). Por e vërteta është vetëm ajo që vjen nga Allahu. Suneti është Tradita e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, kurse xhemati është unanimiteti rreth të cilit janë bashkuar shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në kalifatin e Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit.”

Shejkh Abdulaziz ibën Abdullah er Raxhihi (Allahu e ruajttë) thotë: Fjala e tij “pa patur argument”, domethënë nga Kurani, “nga Suneti e xhemati, dije se ai ka folur ndaj Allahut atë që nuk e di”, të folurit në lidhje me Allahun duke mos patur dije është më e rëndë se shirku. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (Kurani, El Earaf: 33). Pra, Allahu e ka vendosur të folurit ndaj Tij pa pasur dije sipër shirkut sepse ajo përmbledh shirkun dhe gjërat e tjera. Prej shirkut gjithashtu është të flasësh në lidhje me Allahun e Madhëruar pa pasur dije.

“Kini kujdes nga të thelluarit dhe ashpërsia, porse ju këshilloj që të kapeni fort pas fesë suaj të hershme.”

Kjo është prej fjalës së Ibën Mesudit (radijAll-llahu anhu), e ka nxjerrë Ed Daremiu në Sunenin e tij (1/66, me nr. 142 dhe 143), El Lalikai në Sherhu I’tikad (1/87, me nr. 108) etj.

[100] - Dije se feja origjinale (El Atik), ashtu siç është shpallur, është ajo që ka qenë prej vdekjes së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem deri në vrasjen e Uthman ibën Afanit, e cila ishte edhe përçarja apo mosmarrëveshja e parë, kur populli filloi të luftonte me njëri-tjetrin, u përça dhe filloi të ndiqte lakminë, dëshirat dhe prirjen për nga dynjaja.  Nuk i lejohet askujt të shpikë diçka që nuk e kanë bërë shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, as që të ftojë në diçka të cilën ai vetë e ka shpikur apo e ka marrë nga dikush tjetër prej bidatçinjve, sepse do të ishte njësoj sikur ta kishte shpikur vetë. Kushdo që pretendon diçka të tillë dhe e përhap atë, ai ka refuzuar Sunetin, ka kundërshtuar të vërtetën dhe xhematin dhe ka lejuar bidatet. Ky person është më i dëmshëm për këtë popull sesa vetë Iblisi. Kush e di se çfarë kanë lënë bidatçinjtë prej Sunetit dhe çfarë kanë përçarë dhe kapet fort pas Sunetit, ai është pasues i Sunetit dhe xhematit, meriton të pasohet, të ndihmohet dhe të mbrohet. Kjo është ajo për të cilën ka këshilluar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Shpjegim:

Dije se feja origjinale (El Atik), ashtu siç është shpallur, është ajo që ka qenë prej vdekjes së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem deri në vrasjen e Uthman ibën Afanit, e cila ishte edhe përçarja apo mosmarrëveshja e parë

Imam Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë) në lidhje me fjalën e autorit “Dije se feja origjinale (El Atik), ashtu siç është shpallur, është ajo që ka qenë prej vdekjes së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem deri në vrasjen e Uthman ibën Afanit”, thotë se xhemati i pastër (i kulluar), në të cilin nuk ndodhën kundërshtime, është ai që ka qenë në kohën e tre kalifëve: Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit, ngase në kohën e tre kalifëve nuk ndodhën kundërshtime dhe muslimanët ishin një xhemat i vetëm dhe i bashkuar rreth së vërtetës. Por kur ndodhi vrasja e Uthmanit (radijAll-llahu anhu), u hap për njerëzit dera e kundërshtimit, e të këqijave dhe sprovave.

Imam Berbahari ka thënë:

[101] - Dijeni, Allahu ju mëshiroftë, se bazat e bidatit janë katër porta dhe prej tyre kanë dalë shtatëdhjetë e dy rryma. Pastaj secili bidat degëzohet derisa bëhen të gjitha së bashku 2800 thënie. Të gjitha këto janë humbje, të gjithë janë në zjarr, përveç njërit, grupit që beson atë që gjendet në këtë libër pa pasur dyshim në zemrën e tij. Ai është sunij, ai është i shpëtuar inshaAllah.

Shpjegimi:

Imam Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë) thotë: “Fjala e autorit “ai është sunij, ai është i shpëtuar inshaAllah”, do të thotë se kush pason Kuranin dhe Sunetin me vendosmëri dhe me besim në zemrën e tij, ai është prej grupit të shpëtuar sepse përputhet plotësisht me atë që ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem kur u pyet në lidhje me grupin e shpëtuar. “Janë ata që ndodhen në atë që jam unë dhe shokët e mi.” Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Kush është në atë që jam unë sot dhe shokët e mi.”

[102] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se sikur njerëzit të ndalonin para shpikjeve, duke mos e kaluar kufirin e tyre, dhe të mos nxirrnin fjalë me të cilat nuk ka ardhur ether nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem apo nga shokët e tij, bidati nuk do të ekzistonte.

[103] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se njeriu besimtar nuk bëhet jobesimtar pa mohuar ndonjë gjë prej asaj që ka shpallur Allahu i Madhëruar. Po ashtu edhe nëse shton apo heq diçka nga fjala e Allahut apo mohon ndonjë gjë prej asaj që Allahu ka thënë apo ndonjë gjë prej asaj që ka folur i Dërguari i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Prandaj frikësoju Allahut, Allahu të mëshiroftë! Ruaje veten dhe ki kujdes prej ekstremizmit në fe sepse ai nuk është prej udhëzimit të drejtë.

[104] - Gjithçka që të përshkrova në këtë libër ka ardhur nga Allahu, nga i Dërguari i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, nga shokët e tij, nga tabi’inët dhe nga brezi i tretë deri në brezin e katërt. Prandaj kije frikë Allahun, o rob i Allahut, dhe është detyrë për ty që të besosh, të dorëzohesh, ta lësh çështjen në dorë të Allahut dhe të jesh i kënaqur me çdo gjë që përmendet në këtë libër. Po ashtu, mos ia mbaj të fshehur këtë libër asnjë muslimani, se ndoshta Allahu me anë të tij kthen të pavendosurin nga ajo që e ka kapluar, bidatçiun nga bidati i tij apo të humburin nga humbja e tij dhe i shpëton me anë të këtij libri. Ki frikë Allahun dhe kapu fort pas çështjes së parë e të lashtë, që është çdo gjë të cilën ta përshkrova në këtë libër. RahimehUllah atë person që e lexon këtë libër, e përhap, punon me të, fton tek ai dhe argumentohet me të, ngase në të gjendet feja e Allahut dhe e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.  Kush ndjek drejtim tjetër, që bie ndesh me atë që është në këtë libër, ai nuk e adhuron Allahun me fenë e drejtë dhe e ka kthyer mbrapsht atë. Ashtu sikurse njeriu beson te të gjitha ato që ka thënë Allahu i Lartmadhëruar, por dyshon vetëm te një shkronjë e vetme, atëherë ai ka hedhur poshtë gjithçka që ka thënë Allahu i Lartmadhëruar dhe është jobesimtar.  Po ashtu, edhe dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut pranohet vetëm nga ai që e ka qëllimin e sinqertë dhe bindjen e patundshme. Allahu nuk pranon asgjë prej Sunetit nëse lihet diçka prej tij. Kush lë diçka prej Sunetit, ai e ka lënë të gjithë atë. Detyra jote është të pranosh dhe të mos bëhesh refuzues e kryeneç sepse të qenët i tillë nuk është aspak prej fesë. E sidomos në këtë kohë, e cila është kohë e keqe (për shkak të shumimit të grupacioneve dhe njerëzve që ftojnë në humbje). Pra, frikësoju Allahut!

[105] - Kur të ndodhin trazirat, qëndro në shtëpinë tënde, largohu prej sprovës dhe ruhu nga fanatizmi. Çdo përplasje që ka ndodhur dhe ndodh në këtë botë ndërmjet muslimanëve është sprovë. Prandaj ki frikë Allahun një e të vetëm dhe pa rival, mos merr pjesë në luftë, mos lakmo, mos rend pas tyre, mos ano nga ata dhe mos duaj asgjë prej çështjeve të tyre ngase siç kanë thënë: Kush e pëlqen veprimin e një populli, qoftë i mirë apo i keq, ai është si ai që e vepron atë. Allahu na forcoftë ne dhe ju në kënaqësinë e Tij dhe na largoftë prej shkeljeve të ligjeve të Tij!

[106] - Pakësoje shikimin tek yjet, me përjashtim të rasteve kur e bën këtë për të llogaritur kohët e namazit dhe lër çdo gjë tjetër përveç kësaj, ngase ajo të fton në mohim (zendeka).

Shpjegimi:

Duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Kush mëson ndonjë dije nga yjet ai ka përvetësuar njërën prej degëve të magjisë, shton sa të shtojë.”

 E ka nxjerrë Ebu Davudi (3905) dhe Ibën Maxhe (3726) prej hadithit të Abdullah ibën Abasit (radij-Allahu ‘anhum). E ka saktësuar Albani në Sahihu et Tergib vet Terhib (3051) dhe në Silsiletu es Sahihah (2/420 me nr. 793).

[107] - Ki kujdes nga studimi i skolastikës dhe nga uljet në kuvendet e skolastikëve. Kapu fort pas ethereve (gjurmëve të parëve tanë të sinqertë), pas pasuesve të ethereve, vetëm ata pyet, me ata ulu dhe prej tyre merr!

[108] - Dije se Allahu nuk është adhuruar ndonjëherë me ndonjë adhurim më të mirë sesa me devotshmërinë ndaj Tij, me frikërespekt, bindje, përulje si dhe me ndjenjën e turpit ndaj të Lartmadhëruarit.

[109] - Ruhu nga të qëndruarit me atë që fton në çështje të tilla si dashuria e zjarrtë dhe mallëngjimi për Allahun, nga ata të cilët veçohen me gratë e huaja dhe nga kokat e grupacioneve, ngase të gjithë ata janë në humbje.

[110] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se Allahu i Lartmadhëruar i ka ftuar të gjitha krijesat në adhurimin e Tij e pas kësaj, me mirësinë e Tij, atë që dëshiron e udhëzon në Islam.

Imam Berbahari ka thënë:

[111] - Përmbahu nga lufta që ndodhi ndërmjet Aliut, Muauijes, Aishes, Talhës, Zubejrit dhe atyre që ishin me ta. Mos polemizo për atë që u ndodhi atyre, por lëre çështjen e tyre tek Allahu i Lartmadhëruar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini kujdes kur të përmendi shokët e mi, krushqit e mi dhe motrat e mia!” Si dhe fjala e tij: “Allahu i Lartmadhëruar shikoi te pjesëtarët që morën pjesë në luftën e Bedrit dhe tha: “Punoni çfarë të dëshironi sepse Unë ju kam falur.”

Shpjegimi:

Përmbahu nga lufta që ndodhi ndërmjet Aliut, Muauijes, Aishes, Talhës, Zubejrit dhe atyre që ishin me ta. Mos polemizo për atë që u ndodhi atyre, por lëre çështjen e tyre tek Allahu i Lartmadhëruar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini kujdes kur të përmendi shokët e mi, krushqit e mi dhe motrat e mia!”

Me këtë tekst ky hadith nuk saktësohet. Shih Silsiletu ed Daifeh (3601) dhe Daiful Xhami (1537-1538), të dy të Albanit (RahimehUllah).

Si dhe fjala e tij: “Allahu i Lartmadhëruar shikoi te pjesëtarët që morën pjesë në luftën e Bedrit dhe tha: “Punoni çfarë të dëshironi sepse Unë ju kam falur.”

 E ka nxjerrë Buhariu (3007) dhe Muslimi (2494) prej hadithit të Aliut (radijAll-llahu anhu).

[112] - Dije, Allahu të mëshiroftë, se nuk lejohet pasuria e muslimanit, vetëm nëse ai e jep me dëshirën e tij. Nëse personi ka pasuri haram, edhe ajo është e ruajtur dhe nuk lejohet për askënd që të marrë prej saj vetëm se me lejen e tij pasi ai ndoshta pendohet dhe dëshiron që t’ia kthejë atë pronarit të saj dhe në këtë rast ti ke marrë diçka të ndaluar.

[113] - Puna, në përgjithësi, është e lirë. Nëse të bëhet e qartë lejueshmëria e një pune, ajo është e tillë derisa të shfaqet kundërta e kësaj. Nëse është e ndaluar, merr prej saj aq sa të mbash veten gjallë. Mos thuaj “unë i lë të gjitha punët dhe marr atë që më japin”, ngase këtë nuk e kanë bërë sahabët dhe as dijetarët deri në kohën tonë. Umeri (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Një punë pak e ulët është më e mirë sesa t’u kërkosh njerëzve.”

Shpjegimi:

[113] - Puna, në përgjithësi, është e lirë. Nëse të bëhet e qartë lejueshmëria e një pune, ajo është e tillë derisa të shfaqet kundërta e kësaj. Nëse është e ndaluar, merr prej saj aq sa të mbash veten gjallë. Mos thuaj “unë i lë të gjitha punët dhe marr atë që më japin”, ngase këtë nuk e kanë bërë sahabët dhe as dijetarët deri në kohën tonë. Umeri (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Një punë pak e ulët është më e mirë sesa t’u kërkosh njerëzve.”

Shih Fet’hul Bari (11/276).

[114] - Falja e pesë namazeve është e lejuar pas kujtdo personi që falesh, përveç nëse ai është xhehmij, sepse ai është anulues (i emrave dhe cilësive të Allahut). Nëse falesh pas tij, përsërite namazin. Nëse imami yt në ditën e xhuma është xhehmij dhe ai është prijësi, falu pas tij por përsërite namazin vetëm më pas. Por nëse imami që është emëruar nga udhëheqësi apo dikush tjetër është sunij, atëherë falu pas tij dhe mos e përsërit namazin.

[115] - Besimi se Ebu Bekri dhe Umeri janë në dhomën e Aishes bashkë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, janë varrosur aty bashkë me të. Kur të shkosh te varri, është detyrë që t’u japësh selam atyre të dyve ( Ebu Bekrit dhe Umerit) pas (dhënies selam) të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

[116] - Urdhërimi për vepra të mira dhe të ndaluarit nga punët e këqija është detyrë, vetëm në rast se personi i frikësohet shpatës apo shkopit të tij.

Shpjegimi:

“Urdhërimi për vepra të mira dhe të ndaluarit nga punët e këqija është detyrë.”

“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.” (Alu Imran: 110).

Po ashtu i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush prej jush shikon ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij. Por nëse përsëri nuk mundet, atëherë (ta ndryshojë) me zemrën e tij, por se ky është besimi më i dobët.”

Muslimi në Sahihun e tij në El Iman (49), Et Tirmidhiu në El Fitneh (2172), En Nesaiu (5009), Davudi në Es Salah (1140), Ibën Maxheh në El Fitneh (4013) dhe Ahmedi (3/10).

[117] - Dhënia e selamit të gjithë robërve të Allahut.

Shpjegimi:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Es Selam është prej emrave të Allahut të Madhëruar, të cilin e ka vendosur në tokë, prandaj përhapeni selamin ndërmjet jush.” Es Sahihah (184).

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“O ju njerëz, përhapeni selamin, shpërndani ushqim, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit flenë, në mënyrë që të hyni në xhenet me selam.” Es Sahihah (569).

Transmetohet nga Abdullah ibën Amëri (radijAll-llahu anhu) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Adhuroni Rrahmanin (të Gjithëmëshirshmin), shpërndani ushqim dhe përhapeni selamin në mënyrë që të futeni në xhenet me selam.” Es Sahihah (571).

Transmetohet nga Ebi Umameh (radijAll-llahu anhu) se ka thënë:

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“I pari i njerëzve tek Allahu është ai i cili i paraprin të tjerët me selam.” Es Sahihah (3382).

[118] - Kushdo që e lë namazin e xhumasë dhe atë me xhemat pa e falur në xhami duke mos patur justifikim, ai person është bidatçi. Justifikim është p.sh. sëmundja, mospasja fuqi për të shkuar në xhami apo frika nga udhëheqësi zullumqar, ndërsa çdo gjë tjetër përveç këtyre nuk konsiderohet justifikim.

[119] - Kushdo që falet pas imamit dhe nuk e pason atë, ai person nuk ka namaz (namazi i tij nuk është i saktë).

[120] - Urdhërimi për vepra të mira dhe të ndaluarit nga punët e urryera bëhet me dorë, gjuhë e zemër dhe jo me shpatë (forcë).

Shpjegimi:

Po ashtu i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush prej jush shikon ndonjë të keqe, atëherë le ta ndryshojë me dorën e tij. Nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me gjuhën e tij. Por nëse përsëri nuk mundet, atëherë (ta ndryshojë) me zemrën e tij, por se ky është besimi i dobët.”

Muslimi në Sahihun e tij në El Iman (49), Et Tirmidhiu në El Fitneh (2172), En Nesaiu (5009), Davudi në Es Salah (1140), Ibën Maxheh në El Fitneh (4013) dhe Ahmedi (3/10).

Imam Berbahari ka thënë:

[121] - Origjina te muslimani është ajo që duket, derisa nuk shfaqet në lidhje me të ndonjë dyshim. [122] Çdo lloj dijeje prej dijes së fshehtë që pretendon ndokush, por që nuk gjendet as në Kuran dhe as në Sunet, është bidat dhe humbje. Askush nuk duhet të punojë me të dhe as të ftojë tek ajo.

[123] - Çdo grua që ia dhuron veten e saj ndonjë burri për martesë, ajo nuk i lejohet atij dhe ata të dy dënohen nëse bëjnë ndonjë gjë (marrëdhënie bashkëshortore), përveç nëse e bëjnë këtë martesë në prezencë të kujdestarit legjitim (veliut), dy dëshmitarëve të drejtë dhe mehrit (apo caktimit të tij).

Shpjegimi:

Ashtu siç ka thënë i Madhëruari:

[123] - Çdo grua që ia dhuron veten e saj ndonjë burri për martesë, ajo nuk i lejohet atij 174 dhe ata të dy dënohen nëse bëjnë ndonjë gjë (marrëdhënie bashkëshortore), përveç nëse e bëjnë këtë martesë në prezencë të kujdestarit legjitim (veliut), dy dëshmitarëve të drejtë dhe mehrit (apo caktimit të tij).

“O Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t’i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë…” (Ahzab: 50) 

Nëse gruaja e marton vetë veten e saj, atëherë martesa e saj është e pavlefshme, pa marrë në konsideratë faktin nëse ky akt u ndërmor në mënyrë direkte nga ajo apo ia ngarkoi këtë dikujt tjetër.

[124] - Nëse sheh ndonjë person i cili ofendon ndonjërin prej shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, atëherë dije se ai është fjalëkeq dhe ndjek epshin e tij, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Kur të përmenden shokët e mi, përmbahuni.” Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e ka ditur se çfarë gabimesh do të ndodhnin me ta pas vdekjes së tij dhe foli për ta vetëm mirë. Ai ka thënë: “Lërini shokët e mi e mos flisni për ta vetëm se fjalë të mira”. Mos flit asgjë në lidhje me gabimet e tyre, as për luftën që ndodhi ndërmjet tyre, as për atë që nuk ke dije dhe mos e dëgjo atë që flet në lidhje me këtë sepse zemra jote mund të ndikohet nga ajo që dëgjon.

Shpjegimi:

“Kur të përmenden shokët e mi, përmbahuni.”

Silsiletu es Sahihah (34), i shejh Albanit (RahimehUllah).

“M’i lini mua shokët e mi.”

 E ka saktësuar Albani (RahimehUllah) në Silsiletu es Sahihah (1923).

[125] - Nëse dëgjon ndonjë person i cili hedh baltë mbi etheret, i refuzon etheret, apo kërkon diçka tjetër përpos ethereve, atëherë dysho për Islamin e tij dhe mos ki dyshim se ai është pasues i epshit dhe bidatçi.

[126] - Dije se padrejtësia e udhëheqësit nuk mund të heqë ndonjë farz prej farzeve të Allahut të Lartësuar, të cilat janë bërë detyrë me gjuhën e Profetit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Tirania e sulltanit është në dëm të tij, kurse bindjet dhe veprat e tua të mira që bën bashkë me të i ke të plota inshaAllah, d.m.th. namazin me xhemat dhe atë të xhumasë, xhihadin dhe të gjitha detyrimet e tjera ndaj Allahut. Shoqërohu me ta sepse ty të takon ajo që ke për qëllim.

[127] - Nëse shikon personin i cili bën thirrje për të dalë kundër udhëheqësit, dije se ai është epshor (ndjek epshin e tij). Nëse sheh ndonjë person i cili lutet për udhëheqësin që të përmirësohet, atëherë dije se ai është sunij inshaAllah, bazuar në fjalën e Fudajlit: “Sikur të kisha një lutje (e cila do të më plotësohej), nuk do ta bëja atë vetëm se për udhëheqësin.”  Transmetohet se Ahmed ibën Kamil ka thënë: “Na ka lajmëruar El Husejn ibën Muhamed et Tabariju, na ka lajmëruar Merdeuej es Saigu se ka thënë: Kam dëgjuar Fudajlin të thotë: “Sikur të kisha një lutje e cila do të më plotësohej, nuk do ta bëja atë vetëm se për udhëheqësin.” I thanë: “O Ebu Ali, na e shpjego pak këtë.” Tha: “Nëse unë e bëj lutjen vetëm për veten time, atëherë ajo do më bëjë dobi vetëm mua, por nëse e bëj për udhëheqësin, ai do përmirësohet dhe me përmirësimin e tij përmirësohen njerëzit dhe vendet.” Jemi urdhëruar që të lutemi për ta për përmirësim dhe nuk urdhërojmë që të bëhet lutje kundër tyre edhe nëse atë bëjnë padrejtësi dhe tirani, ngase padrejtësia dhe tirania e tyre është kundër tyre, kurse përmirësimi i tyre është për ta dhe për muslimanët.177

Shpjegimi:

“Tha: “Nëse unë e bëj lutjen vetëm për veten time, atëherë ajo do më bëjë dobi vetëm mua, por nëse e bëj për udhëheqësin, ai do përmirësohet dhe me përmirësimin e tij përmirësohen njerëzit dhe vendet.”

Alameh Ahmed ibën Jahja en Nexhmi (RahimehUllah) në lidhje me fjalën e autorit: “E nëse sheh ndonjë person i cili lutet për udhëheqësin për përmirësim, atëherë dije se ai është sunij inshaAllah”, thotë: “Kjo është shenja dalluese ndërmjet pasuesve të Sunetit dhe pasuesve të bidatit. Nëse sheh ndonjë person i cili lutet për udhëheqësin për përmirësim, atëherë dije se ai është pasues i Sunetit në dashtë Allahu. E nëse sheh dikë të bëjë të kundërtën e saj, atëherë dije se ai është pasues i bidatit. Allahu është Ai që jep suksesin!”

[128] - Mos përmend asnjërën prej nënave të besimtarëve vetëm se për mirë.

[129] - Nëse sheh ndonjë person që merr pjesë në namazet farze në xhami me xhemat, bashkë me udhëheqësin apo me dikë tjetër, dije se ai është ndjekës i Sunetit inshaAllah.  E nëse sheh ndonjë person që neglizhon farzet në xhami edhe nëse është me udhëheqësin, dije se ai është ndjekës i epsheve.

[130] - E lejuar është ajo që ti ke dëshmuar për të dhe je betuar se ajo është hallall, kurse harami dhe çdo gjë që të shqetëson nga brenda është e dyshimtë. [131] I mbuluar (në lidhje me çështjet e brendshme) është ai që në dukje i shfaqet mbulimi i tij, kurse i ekspozuar është ai që i shfaqet ajo që ka përbrenda.

Imam Berbahari ka thënë:

[131] - I mbuluar (në lidhje me çështjet e brendshme) është ai që në dukje i shfaqet mbulimi i tij, kurse i ekspozuar është ai që i shfaqet ajo që ka përbrenda.

[132] - Nëse dëgjon ndonjë person i cili thotë se filani është mushebbih (që thotë se atributet e Allahut u ngjajnë atyre të krijesave) apo që filani thërret në teshbih (përngjasim të atributeve të Allahut me ato të krijesave të Tij), atëherë akuzoje atë dhe dije se ai është xhehmij. Nëse dëgjon ndonjë person të thotë se filani është nasibij, dije se ai është rafidij (shiit). Nëse dëgjon ndokënd të thotë: - Flit për teuhidin dhe ma shpjego mua teuhidin (sipas mënyrës së tyre), dije se ai është harixhij mutezilij. Apo thotë se filani është prej muxhbir-dhe Qenien e Tij i vetmi Zotërues, të njeh me veprat e Tij, me emrat dhe cilësitë e Tij, e ky pra është tevhidi teorik. Apo është urdhër për t’ia përkushtuar fenë vetëm Atij, për të qenë i zellshëm dhe zbatues i urdhëresave të Tij, e ky është tevhidi praktik. Apo është sqarues për atë çka Allahu i Madhëruar ka përgatitur si shpërblim për ata të cilët ia përkushtuan fenë Atij dhe ishin të zellshëm në bindje ndaj Tij, i tillë pra është shpërblimi dhe nderimi i atyre të cilët posedojnë tevhidin. Apo është kallëzues për ndëshkimin, qoftë ai herët a vonë, të cilin Allahu i Madhëruar e ka përgatitur për ata të cilët nuk ishin të bindur ndaj Tij, i shoqëronin shok dhe e mohonin Atë. E s’ka dyshim se i tillë është ndëshkimi i atyre të cilët nuk e zbatojnë tevhidin.

Apo në të (Kuran) ka përmendje të xhenetit dhe zjarrit, ku vihen në dukje mrekullitë e xhenetit, të cilat janë shpërblimi i atyre të cilët e zbatuan tevhidin dhe agonitë e zjarrit që përjetojnë ata të cilët e kundërshtuan atë…” Kurani fund e krye bën thirrje për njësimin e Allahut dhe vënien në jetë të këtij njësimi dhe tërheq vërejtje prej të kundërtës së tij (shokvënies), e cila është në kontrast me të. Prandaj themi se është detyrë për të gjithë ne muslimanët që tevhidit t’i kushtojmë rëndësi më tepër se çdo gjëje tjetër. Ai për ne duhet të jetë më parësori i të gjitha çështjeve dhe më kryesori ndër të gjitha preokupimet tona të rëndësishme. Për këtë arsye, thirrja e parë me të cilën Profetët u drejtoheshin popujve të tyre ishte thirrja e tyre për tek njësimi i Allahut të Madhëruar. “Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij.” (Muminun: 32) Të gjithë Profetët që Allahu i dërgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar për në njësimin e Allahut të Madhëruar. Veç kësaj, kur i Dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e nisi Muadhin për në Jemen, i tha: “Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata, dëshmia se “S’ka zot tjetër të vërtetë veç Allahut.”  Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata; njësimi i Allahut (me adhurim).” Tevhidi ndahet në tre lloje apo tri pjesë: njësimi i Allahut të Madhëruar në Zotërimin e Tij, njësimi i të Lartmadhëruarit duke e veçuar atë me emrat dhe cilësitë e Tij dhe njësimi i Allahut si i vetmi i Adhuruar i vërtetë. Kush nuk beson në këto tre lloje tevhidi nuk është njësues, madje nuk është as besimtar që beson në Allahun e Lartmadhëruar, pasi besimi në Allahun nuk themelohet dhe nuk ngrihet ndryshe veçse mbi këto tri shtylla, të cilat ishin: besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues), në njësimin e emrave dhe cilësive të Tij si dhe në njësimin e Tij si i vetmi i Adhuruar. Madje arsyeja për të cilën feja islame është quajtur ndryshe “tevhid – njësim” qëndron në faktin se ajo ngrihet mbi të besuarit në njësimin e Allahut si i vetmi Zotërues i vetmi i Adhuruar dhe i vetmi i Cili posedon emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta.  Pjesa e parë prej këtyre tri pjesëve është tevhidi rububije – njësimi i Allahut në zotërim. Me të është për qëllim të pohosh me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij. S’ka krijues tjetër përveç Tij. S’ka zot tjetër përveç Tij. S’ka kush që jep jetë dhe përcakton vdekje përveç Tij dhe askush përveç Allahut nuk komandon në gjithësi. “Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve e i tokës!” Thuaj: “Allahu!” (Rad: 16). I Lartmadhëruari thotë: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!” (Fatiha: 2) Po ashtu thotë: “Ky është Allahu, Zoti juaj…” (Fatir: 13). Ajetet që përmbajnë këtë kuptim dhe që sqarojnë këtë lloj njësimi janë të shumta. Po ashtu, të gjitha ajetet në Kuran në të cilat përmendet krijimi, dhënia e jetës, përcaktimi i vdekjes, kontrolli mbi gjithësinë, bujaria, sistemimi (i çështjeve), gjykimi dhe përcaktimi etj., që të gjitha këto janë prej besimit në tevhidin e zotërimit (rububije). Allahu i Madhëruar thotë: “O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve si dhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). Ai, i Cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shok, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shok).” (Bekare: 21 – 22). Krijoi, bëri, dhuroi, dha jetë, kontrolloi, që të gjitha këto janë shprehëse të njësimit në zotërim (rububije), si dhe të besuarit në to është prej besimit në Zotërimin e Allahut. Këtë lloj njësimi, politeistët (idhujtarët) e pranonin dhe nuk e refuzonin. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?” Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (atë që do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “Në Dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?!” ( Muminun: 84-89). Pra, ata e pohonin zotërimin e Allahut. E pohonin që Allahu është Zoti i qiejve, Zoti i tokës, Zoti i Arshit, Zoti i gjithçkaje dhe Zotëruesi i saj. Ata e pohonin dhe e aprovonin një gjë të tillë. Madje aprovimi i këtij njësimi është i brumosur në zemrën e njeriut dhe Allahu i Madhëruar e ka bërë atë prej natyrshmërisë së krijesave të Tij. Në shumicën e rasteve, këtë njësim nuk e mohon kush përveç ndonjë të mllefosuri dhe kryeneçi, madje edhe faraoni, i cili tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?” (Shuara: 23) Lloji i dytë është tevhidi i emrave dhe cilësive (el esmau ue sifat). Me të është për qëllim që të besojmë me besim të paluhatshëm dhe të pohojmë me vendosmëri të plotë emrat dhe cilësitë; emrat e bukur të Allahut të Madhëruar dhe cilësitë e madhërishme të Tij, të cilat përmenden në Librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ne të gjithë e kemi të qartë numrin e madh të emrave dhe cilësive të përmendura në Kuran dhe Sunet. Madje thuajse nuk gjen ajet në Kuran i cili të mos përfundojë me ndonjë emër apo cilësi prej emrave dhe cilësive të Allahut të Lartmadhëruar. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata, e largohuni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (Araf: 180).

Po ashtu, i Lartmadhëruari thotë: “Ai është Allahu, nuk ka zot përveç Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.” (TaHa: . Po ashtu thotë: “Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Er Rrahman. Me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit.” (Isra: 110). Allahu thotë: “Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Sunduesi, i Shenjti, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!” (Hashr: 22-24)

Në këtë kontekst të begatë, i cili përbën edhe fundin e sures El Hashër, janë përmendur një pas një plotë shtatëmbëdhjetë emra prej emrave të Allahut të Lartmadhëruar. Po ashtu edhe Ajeti Kursij, i cili është ajeti më madhështor në Kuran, përmban pesë nga emrat e Allahut të Madhëruar dhe më tepër se njëzet cilësi prej cilësive të Tij. Për këtë arsye, ky ajet është ajeti më madhështor në Kuran. Surja El Ihlas, vlera e së cilës është e barabartë me një të tretën e Kuranit, është quajtur surja El Ihlas (Sinqeriteti) pasi i përkushtohet tërësisht cilësive të Mëshiruesit. Ju mbase keni dëgjuar ndodhinë e atij sahabit të nderuar, të cilin Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e dërgoi në një ekspeditë. Ai i printe shokët e tij në namaz dhe në çdo rekat të namazit, pasi lexonte suren Fatiha, e pasonte atë me “Kul huvall llahu Ehad…” Ky veprim i tij iu duk i papranueshëm shokëve të tij dhe për këtë shkuan te Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i treguan se ç’kishte ngjarë. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha: “Pyeteni atë se përse vepron ashtu?” Sahabët shkuan tek ai dhe e pyetën. Ai u përgjigj: “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Ky pra ishte shkaku. “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Sahabët shkuan te Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i përmendën përgjigjen e shokut të tyre.

Ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha: “Lajmërojeni atë se dashuria që ai ka për Të e futi në xhenet.” Këtu përftohet një dobi madhështore, pasi ku ëve (atyre që thonë se njeriu është i detyruar në veprimet e tij dhe i pavullnetshëm) apo që fton në këtë gjë ose flet për një lloj drejtësie të veçantë, dije se ai është kaderij (mohues i caktimit të Allahut), sepse këto emërtime janë të reja, i kanë shpikur ndjekësit e epshit (dëshirave). Abdullah ibën el Mubarek (RahimehUllah) ka thënë: “Mos merrni asgjë prej banorëve të Kufes në lidhje me rafdin (refuzimin), as nga banorët e Shamit në lidhje me ngritjen e armëve, as nga banorët e Basrës në lidhje me kaderin, as nga banorët e Horasanit në lidhje me irxhanë, as nga banorët e Mekës në lidhje me marrëdhëniet tregtare dhe as nga banorët e Medinës në lidhje me muzikën. Mos merrni asgjë prej tyre në lidhje me këto gjëra!”

Shpjegimi:

“Nëse dëgjon ndonjë person i cili thotë se filani është mushebbih (që thotë se atributet e Allahut u ngjajnë atyre të krijesave) apo që filani thërret në teshbih (përngjasim të atributeve të Allahut me ato të krijesave të Tij), atëherë akuzoje atë dhe dije se ai është xhehmij. Nëse dëgjon ndonjë person të thotë se filani është nasibij, dije se ai është rafidij (shiit). Nëse dëgjon ndokënd të thotë: -Flit për teuhidin.”

Shejhu Abdurr-Rrazak el Bedr thotë:

Kurse në lidhje me tevhidin me të cilin kanë ardhur të gjithë Profetët themi se tevhidi është detyra më e rëndësishme, qëllimi më madhor dhe nevoja më e domosdoshme në mënyrë absolute. Ai është qëllimi i vetëm për të cilin Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat. Pra, i krijoi ata për vënien në jetë të tevhidit (njësimit të Allahut). Allahu nuk i krijoi krijesat thjesht që të shumohen apo që të krenohej me ta prej përuljes së tyre dhe as për t’u pasuruar me ta prej varfërisë. I lartësuar, i pastër dhe i panevojshëm për të gjitha këto është Allahu i Madhëruar.

“Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë Allahu, i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtar, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon.” (Isra: 111).

Allahu i Madhëruar është i panevojshëm për krijesat e Tij. Ai është i panevojshëm për bindjen dhe adhurimin e tyre. Me të vërtetë i Lartmadhëruari i krijoi ata që ta njësojnë Atë, të jenë të dëgjueshëm ndaj Tij, ta adhurojnë dhe t’ia përkushtojnë fenë vetëm Atij, të Lartmadhëruarit. E që të gjitha këto nuk i bëjnë dobi Allahut të Madhëruar, pasi Ai është i Begatshëm, i Falënderuar (nga vetvetiu). Atij nuk i bën dobi dëgjueshmëria e atij që i bindet dhe as nuk e dëmton Atë mosbindja e keqbërësit. Të Lartmadhëruarit nuk i bën dobi njësimi (tevhidi) i atij i cili e njëson Atë, ashtu siç edhe nuk i bën dëm mosbesimi i jobesimtarit dhe shokvënia e politeistit. Është i Lartmadhëruari i Cili thotë:

“Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humb (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet.” (Isra: 15).

Po ashtu thotë:

“… e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes.” (Fatir: 39).

Pra, mosbesimi i jobesimtarit është në dëm të vetë atij, ashtu sikurse besimi i besimtarit, njësimi që ai i bën Allahut dhe bindja që tregon ndaj Tij është në dobi të vetë atij. Ndërsa për sa i përket Allahut të Madhëruar, Ai është i panevojshëm për robërit e Tij. Është i panevojshëm për bindjen e tyre, për adhurimin e tyre dhe për të gjitha ato vepra të cilat ata i bëjnë për t’u afruar tek Ai. Tevhidi është qëllimi parësor, pasi të gjithë Profetët u dërguan që të ftonin për tek Ai. Allahu i Madhëruar për ata të cilët e zbatojnë tevhidin dhe përpiqen për vënien në jetë të tij përcaktoi lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Lumturia në këtë botë dhe në botën tjetër arrihet në varësi të zbatimit dhe vënies në jetë të tevhidit. Pak më parë përmendëm Fjalën e Allahut të Madhëruar:

“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e përzien me besim të kotë…”

pra, nuk e përzien njësimin e tyre me shirk. Ky është kuptimi i këtij ajeti.

“… atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë të udhëzuar.” (Enam: 82).

Atyre u takon siguria dhe udhëzimi i plotë, në dynja dhe ahiret, si shpërblim për njësimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit të Lartmadhëruar. Tevhidi bëhet shkak për shumë sjellje të lavdërueshme, rezultate të kënaqshme dhe dobi frytdhënëse në dynja dhe ahiret, të cilat nuk mund të përmblidhen dhe as të numërohen. Për këtë shkak, tevhidi është mirësia më madhore dhe supreme në mënyrë absolute. Nuk ekziston ndonjë mirësi e cila gëzon pozitë më të lartë, më madhore dhe më fisnike se tevhidi. Për këtë arsye, suren En Nahl (Bleta), të cilën disa prej dijetarëve e emërtojnë “Surja e Mirësive” për shkak të përmendjes që Allahu i Madhëruar i bën shumë prej mirësive të Tij ndaj krijesave; i Lartmadhëruari e ka nisur me përmendjen e mirësisë së tevhidit.

“Erdhi (është afruar) caktimi i Allahut (kiameti), pra mos kërkoni ngutjen e tij! I Lavdishëm dhe i Madhëruar është Ai mbi gjithçka që ata i shoqërojnë (si ortakë). Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpirt (shpallje) atij që Ai dëshiron nga robërit e Vet (duke thënë) “T’ua tërhiqni vërejtjen se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje. Pra, të më keni frikën.” (Nahl: 1-2)

Dijetari i madh Ibnul Kajim (RahimehUllah) në librin e tij me titull Mederixh es salikin, thotë: “Kurani fund e krye është ngulitës dhe rrënjosës i tevhidit, pasi ai ose është kallëzim i cili të njeh me Allahun dhe Qenien e Tij i vetmi Zotërues, të njeh me veprat e Tij, me emrat dhe cilësitë e Tij, e ky pra është tevhidi teorik. Apo është urdhër për t’ia përkushtuar fenë vetëm Atij, për të qenë i zellshëm dhe zbatues i urdhëresave të Tij, e ky është tevhidi praktik. Apo është sqarues për atë çka Allahu i Madhëruar ka përgatitur si shpërblim për ata të cilët ia përkushtuan fenë Atij dhe ishin të zellshëm në bindje ndaj Tij, i tillë pra është shpërblimi dhe nderimi i atyre të cilët posedojnë tevhidin. Apo është kallëzues për ndëshkimin, qoftë ai herët a vonë, të cilin Allahu i Madhëruar e ka përgatitur për ata të cilët nuk ishin të bindur ndaj Tij, i shoqëronin shok dhe e mohonin Atë. E s’ka dyshim se i tillë është ndëshkimi i atyre të cilët nuk e zbatojnë tevhidin. Apo në të (Kuran) ka përmendje të xhenetit dhe zjarrit, ku vihen në dukje mrekullitë e xhenetit, të cilat janë shpërblimi i atyre të cilët e zbatuan tevhidin dhe agonitë e zjarrit që përjetojnë ata të cilët e kundërshtuan atë…” Kurani fund e krye bën thirrje për njësimin e Allahut dhe vënien në jetë të këtij njësimi dhe tërheq vërejtje prej të kundërtës së tij (shokvënies), e cila është në kontrast me të. Prandaj themi se është detyrë për të gjithë ne muslimanët që tevhidit t’i kushtojmë rëndësi më tepër se çdo gjëje tjetër. Ai për ne duhet të jetë më parësori i të gjitha çështjeve dhe më kryesori ndër të gjitha preokupimet tona të rëndësishme. Për këtë arsye, thirrja e parë me të cilën Profetët u drejtoheshin popujve të tyre ishte thirrja e tyre për tek njësimi i Allahut të Madhëruar.

“Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij.” (Muminun: 32)

Të gjithë Profetët që Allahu i dërgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar për në njësimin e Allahut të Madhëruar. Veç kësaj, kur i Dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e nisi Muadhin për në Jemen, i tha: “Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata, dëshmia se “S’ka zot tjetër të vërtetë veç Allahut.”  Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata; njësimi i Allahut (me adhurim).” Tevhidi ndahet në tre lloje apo tri pjesë: njësimi i Allahut të Madhëruar në Zotërimin e Tij, njësimi i të Lartmadhëruarit duke e veçuar atë me emrat dhe cilësitë e Tij dhe njësimi i Allahut si i vetmi i Adhuruar i vërtetë. Kush nuk beson në këto tre lloje tevhidi nuk është njësues, madje nuk është as besimtar që beson në Allahun e Lartmadhëruar, pasi besimi në Allahun nuk themelohet dhe nuk ngrihet ndryshe veçse mbi këto tri shtylla, të cilat ishin: besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues), në njësimin e emrave dhe cilësive të Tij si dhe në njësimin e Tij si i vetmi i Adhuruar. Madje arsyeja për të cilën feja islame është quajtur ndryshe “tevhid – njësim” qëndron në faktin se ajo ngrihet mbi të besuarit në njësimin e Allahut si i vetmi Zotërues i vetmi i Adhuruar dhe i vetmi i Cili posedon emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta.  Pjesa e parë prej këtyre tri pjesëve është tevhidi rububije – njësimi i Allahut në zotërim. Me të është për qëllim të pohosh me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij. S’ka krijues tjetër përveç Tij. S’ka zot tjetër përveç Tij. S’ka kush që jep jetë dhe përcakton vdekje përveç Tij dhe askush përveç Allahut nuk komandon në gjithësi.

“Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve e i tokës!” Thuaj: “Allahu!” (Rad: 16)

I Lartmadhëruari thotë:

“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!” (Fatiha: 2)

Po ashtu thotë:

“Ky është Allahu, Zoti juaj…” (Fatir: 13)

Ajetet që përmbajnë këtë kuptim dhe që sqarojnë këtë lloj njësimi janë të shumta. Po ashtu, të gjitha ajetet në Kuran në të cilat përmendet krijimi, dhënia e jetës, përcaktimi i vdekjes, kontrolli mbi gjithësinë, bujaria, sistemimi (i çështjeve), gjykimi dhe përcaktimi etj., që të gjitha këto janë prej besimit në tevhidin e zotërimit (rububije). Allahu i Madhëruar thotë:

“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve si dhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). Ai, i Cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shok, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shok).” (Bekare: 21 – 22).

Krijoi, bëri, dhuroi, dha jetë, kontrolloi, që të gjitha këto janë shprehëse të njësimit në zotërim (rububije), si dhe të besuarit në to është prej besimit në Zotërimin e Allahut. Këtë lloj njësimi, politeistët (idhujtarët) e pranonin dhe nuk e refuzonin. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:

“Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?” Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (atë që do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “Në Dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?!” (Muminun: 84-89)

Pra, ata e pohonin zotërimin e Allahut. E pohonin që Allahu është Zoti i qiejve, Zoti i tokës, Zoti i Arshit, Zoti i gjithçkaje dhe Zotëruesi i saj. Ata e pohonin dhe e aprovonin një gjë të tillë. Madje aprovimi i këtij njësimi është i brumosur në zemrën e njeriut dhe Allahu i Madhëruar e ka bërë atë prej natyrshmërisë së krijesave të Tij. Në shumicën e rasteve, këtë njësim nuk e mohon kush përveç ndonjë të mllefosuri dhe kryeneçi, madje edhe Faraoni, i cili tha:

“E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?” (Shuara: 23)

Lloji i dytë është tevhidi i emrave dhe cilësive (el esmau ue sifat).

Me të është për qëllim që të besojmë me besim të paluhatshëm dhe të pohojmë me vendosmëri të plotë emrat dhe cilësitë; emrat e bukur të Allahut të Madhëruar dhe cilësitë e madhërishme të Tij, të cilat përmenden në Librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ne të gjithë e kemi të qartë numrin e madh të emrave dhe cilësive të përmendura në Kuran dhe Sunet. Madje thuajse nuk gjen ajet në Kuran i cili të mos përfundojë me ndonjë emër apo cilësi prej emrave dhe cilësive të Allahut të Lartmadhëruar. Allahu i Lartmadhëruar thotë:

“Allahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata, e largohuni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (Araf: 180)

“Ai është Allahu, nuk ka zot përveç Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.” (TaHa:

“Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Er Rrahman. Me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit.” (Isra: 110)

“Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të meriuar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Sunduesi, i Shenjti, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!” (Hashr: 22-24)

Në këtë kontekst të begatë, i cili përbën edhe fundin e sures El Hashër, janë përmendur një pas një plotë shtatëmbëdhjetë emra prej emrave të Allahut të Lartmadhëruar. Po ashtu edhe Ajeti Kursij, i cili është ajeti më madhështor në Kuran, përmban pesë nga emrat e Allahut të Madhëruar dhe më tepër se njëzet cilësi prej cilësive të Tij. Për këtë arsye, ky ajet është ajeti më madhështor në Kuran. Surja El Ihlas, vlera e së cilës është e barabartë me një të tretën e Kuranit, është quajtur surja El Ihlas (Sinqeriteti) pasi i përkushtohet tërësisht cilësive të Mëshiruesit. Ju mbase keni dëgjuar ndodhinë e atij sahabit të nderuar, të cilin Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e dërgoi në një ekspeditë. Ai i printe shokët e tij në namaz dhe në çdo rekat të namazit, pasi lexonte suren Fatiha, e pasonte atë me “Kul huvall llahu Ehad…” Ky veprim i tij iu duk i papranueshëm shokëve të tij dhe për këtë shkuan te Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i treguan se ç’kishte ngjarë. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha: “Pyeteni atë se përse vepron ashtu?” Sahabët shkuan tek ai dhe e pyetën. Ai u përgjigj: “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Ky pra ishte shkaku. “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Sahabët shkuan te Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i përmendën përgjigjen e shokut të tyre. Ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha: “Lajmërojeni atë se dashuria që ai ka për Të e futi në xhenet.”

Këtu përftohet një dobi madhështore, pasi ku ptojmë se dashuria karshi emrave dhe cilësive, përkujdesja që ti tregon për to si dhe përpjekja jote për mësimin dhe kuptimin e tyre është një mundësi e përsosur për të hyrë në xhenet. Pjesa e tretë prej llojeve të tevhidit është “tevhidi uluhije”. Ky lloj tevhidi përbën edhe kuptimin e vërtetë të fjalës “La ilahe il laAllah – S’ka zot tjetër (të vërtetë) që meriton të adhurohet përveç Allahut.”

Me tevhidin uluhije është për qëllim veçimi i Allahut të Madhëruar me adhurim, përkushtimi i fesë vetëm Atij dhe refuzimi i idhujtarisë dhe idhujtarëve. Ashtu siç Allahu i Madhëruar thotë:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, përveç se që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” (Bejine: 5)

 “Medoemos se feja e vërtetë është vetëm për Allahun.” (Zumer: 3)

“Ne dërguam në çdo popull të Dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” (Nahl: 36)

“Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat: 56)

Ajetet që përmbajnë këtë kuptim janë të shumta. Me tevhidin uluhije është për qëllim përkushtimi i fesë vetëm Allahut dhe veçimi i Tij me adhurim; pra, të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Allahut, të mos i lutemi askujt tjetër përveç Allahut, të mos i kërkojmë ndihmë askujt tjetër përveç Allahut, të mos presim kurban për askënd tjetër përveç Allahut, të mos kërkojmë mbështetje, përkrahje, ngadhënjim dhe shpëtim nga askush tjetër përveç Allahut. Ashtu siç Allahu është i vetmi që na ka krijuar, na furnizon dhe përkujdeset për ne, ashtu edhe ne duhet që vetëm Atë ta veçojmë me adhurim. I Lartmadhëruari thotë:

“Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.” (Enbija: 92)

Pra, ashtu siç Ai është i vetmi Zot, i pa shok në zotërimin e Tij, ashtu edhe ju vetëm Atë adhuroni. Ashtu siç Ai nuk ka ortak në krijim, furnizim, në dhënien e jetës, përcaktimin e vdekjes dhe sistemimin e çështjeve, ashtu edhe gjatë adhurimit nuk duhet t’i shoqërohet ortak. A është e logjikshme që Ai të krijoi e tjetërkush të adhurohet?! A është e logjikshme që Ai të furnizoi, ndërsa furnizimi të kërkohet prej dikujt tjetër?! Ai është i Cili shëron dhe mbron, ndërsa shërimi të kërkohet prej dikujt tjetër?! I Dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në njërën prej lutjeve thotë:

“O Allahu im, Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen dhe më shëro, se Ti je Ai që shëron! S’ka shërim përveç se prej Teje!”

Ndërsa Ibrahimi, miku i Allahut, prijësi i njësuesve tha:

“Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.” (Shuara: 80)

Pra, me tevhidin uluhije është për qëllim veçimi i Allahut të Madhëruar me përulje ndaj Tij, nënshtrim, bindje, adhurim, namaz, haxh (pelegrinazh), lutje, kurban, betim si dhe me të gjitha bindjet dhe adhurimet e tjera. Ndërsa “adhurimi” është term i përgjithshëm i cili përfshin çdo gjë që Allahu do dhe është i kënaqur prej saj, qoftë ajo fjalë apo vepër, e dukshme apo e fshehtë. Adhurimi është e drejtë absolute e Allahut të Madhëruar. Kush ia përkushton adhurimin dikujt tjetër përveç Tij, ai i ka shoqëruar shok (ortak) Allahut të Madhëruar.

“Mos merrni asgjë prej banorëve të Kufes në lidhje me rafdin (refuzimin), as nga banorët e Shamit në lidhje me ngritjen e armëve, as nga banorët e Basrës në lidhje me kaderin, as nga banorët e Horasanit në lidhje me irxhanë, as nga banorët e Mekës në lidhje me marrëdhëniet tregtare dhe as nga banorët e Medinës në lidhje me muzikën. Mos merrni asgjë prej tyre në lidhje me këto gjëra!”

Imam Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë) në lidhje me fjalën e autorit: “Mos merr prej banorëve të Kufes në lidhje me rafdin (refuzimin) asgjë” thotë se arsyeja është se shumica e shiave kanë dalë prej Kufes, prandaj mos merrni asgjë nga medhhebi i tyre, nga hedhja baltë mbi sahabët si dhe ekstremizmi i tyre në lidhje me ehlul bejtin. Fjala e autorit: “as nga banorët e Shamit në lidhje me ngritjen e armëve” duket sikur thotë që shumica e havarixhëve janë prej banorëve të Shamit. Fjalët “ngritje e armëve” d.m.th. dalje kundër prijësit si dhe luftim dhe vrasje e muslimanëve. Porse kjo gjë duhet parë, pasi havarixhët kanë dalë nga Iraku dhe jo Shami, por ndoshta autori ka pasur për qëllim luftën e tyre kundër Aliut (radijAll-llahu anhu). Fjala e autorit “as nga banorët e Basrës në lidhje me kaderin” ka kuptimin se ky medhheb ka lindur në Basra, ashtu si edhe sufizmi. Fjala e autorit “as nga banorët e Medinës në lidhje me muzikën” do të thotë se ka prej tyre që e lejojnë muzikën dhe nuk shohin ndonjë problem në të, prandaj mos merr prej tyre në lidhje me këtë asgjë.

[133] - Nëse sheh ndonjë person që e do Ebu Hurejrën, Enes ibën Malikun dhe Usejd ibën Hudarin, atëherë dije se ai është sunij inshaAllah. Nëse sheh ndonjë person që e do Ejjubin, Ibën Avnin, Junus ibën Ubejdin, Abdullah ibën Idris el Evdijjen, Esh Sha’bij, Malik ibën Migvelin, Jezid ibën Zurai’n, Muadh ibën Muadhin, Vehb ibën Xheririn, Hammad ibën Selemeh, Hammad ibën Zejdin, Malik ibën Enesin, Euzain dhe Zaideh ibën Kudamen, atëherë dije se ai është sunij. Nëse sheh dikë që e do El Haxhxh ibën el Minhalin, Ahmed ibën Hanbelin dhe Ahmed ibën Nesrin dhe i përmend atë për mirë dhe flet me fjalët e tyre, atëherë dije se ai është sunij.

[134] - Nëse sheh dikë të ulet me ndonjë prej pasuesve të epshit, atëherë tërhiqja vërejtjen për të dhe bëja të qartë. E nëse vazhdon të ulet me të pasi i është bërë e qartë, atëherë ruaju prej tij sepse ai është ndjekës i epshit.

[135] - Nëse dëgjon ndonjë person të cilit i shkon me ndonjë ether (gjurmë nga Profeti apo shokët e tij), kurse ai nuk e do (pranon) atë por do vetëm Kuranin, mos kij aspak dyshim se ky person ka në brendësinë e tij zendeka (mohim), prandaj ngrihu prej tij (mos rri me të) dhe lëre atë.

[136] - Dije se të gjitha epshet dhe dëshirat vetjake janë të këqija, ngase që të gjitha bëjnë thirrje për kryengritje të armatosur, por më të këqijat dhe më mohueset janë ato të rafidive, mutezilive dhe xhehmive, sepse këta dëshirojnë që njerëzit të mohojnë (emrat dhe cilësitë e Allahut) dhe të dalin prej fesë

[137] - Dije se kush e cenon apo ia ul vlerën ndonjërit prej shokëve të Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, dije, se ai ka pasur për qëllim me këtë Muhamedin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe e ka lënduar atë në varrin e tij.

[138] - Nëse të bëhet e qartë nga ndonjë person diçka që ka lidhje me bidatin, atëherë tërhiq vërejtjen për të ngase ajo që nuk të bëhet e qartë është më e madhe se ajo që të shfaqet.

Shpjegimi:

[138] - Nëse të bëhet e qartë nga ndonjë person diçka që ka lidhje me bidatin, atëherë tërhiq vërejtjen për të ngase ajo që nuk të bëhet e qartë është më e madhe se ajo që të shfaqet. 180

Autori (El Berbehari), RahimehUllah, ka thënë: “Shembulli i bidatçinjve është si shembulli i akrepit, i cili e fsheh kokën dhe trupin në dhe, por lë jashtë vetëm bishtin e tij dhe kur i jepet mundësia të pickon. Po kështu është puna edhe me bidatçinjtë, ata qëndrojnë të fshehur mes njerëzve dhe sapo t’u jepet mundësia, e shfaqin atë që duan.” Tabakatul Hanabileh (2/44) dhe Minhexhul Ahmed (2/37).

[139] - Nëse sheh ndonjë person prej pasuesve të Sunetit që shkon në rrugë të keqe, që bën gjynahe e mëkate, është i humbur, mirëpo është ndjekës i Sunetit, shoqërohu dhe qëndro me të ngase nuk të dëmton gjynahu i tij. E nëse sheh ndonjë person që është adhurues i përkushtuar –edhe pse duket si asket dhe shumë i zjarrtë në adhurim- por pasues i epshit dhe i emocionit, mos u ul me të, mos qëndro me të, mos i dëgjo fjalët e tij dhe mos ec me të në rrugë sepse unë nuk jap siguri që ty nuk do të të pëlqejë rruga e tij dhe kështu do të shkatërrohesh bashkë me të. Junus ibën Ubejbi pa të birin që doli prej shtëpisë së një pasuesi të epshit dhe i tha: -O biri im, prej nga erdhe? Djali tha: -Nga filani. Ubejbi tha: -O biri im, të të shoh duke dalë prej shtëpisë së hermafroditit  është më e dashur për mua sesa të të shoh duke dalë prej shtëpisë së filanit. Sikur ta takosh Allahun si imoral, hajdut, i prishur dhe tradhtar është më e dashur për mua sesa ta takosh Atë duke qenë me fjalën e filanit apo të filanit.” A nuk e sheh se Junus ibën Ubejbi e dinte se hermafroditi nuk ia humb djalit të tij fenë, kurse pasuesi i bidatit e humb atë derisa të mohojë?!

Shpjegimi:

“Djali tha: -Nga filani.”

Është fjala për Amër ibën Ubejdin, Shejhun e Mutezilëve.

“Hermafroditit.”

Personi i cili nuk është as mashkull dhe as femër, ka lindur i tillë.

“O biri im, të të shoh duke dalë prej shtëpisë së hermafroditit.”

Imam Salih el-Fezan (Allahu e ruajttë) në lidhje me fjalën e autorit: ‘O biri im, të të shoh duke dalë prej shtëpisë së hermafroditit 183 është më e dashur për mua sesa të të shoh duke dalë prej shtëpisë së filanit’, thotë se është për qëllim me këtë që të mos ulesh me ndjekësit e bidatit. Sikur ti të dilje prej shtëpisë së ndonjërit prej pasuesve të Sunetit por gjynahqar, është më e lehtë (dhe shumë herë më e mirë) sesa të ulesh me ndonjë bidatçi. Kjo është ajo për të cilën Junus ibën Ubejbi paralajmëroi të birin, i cili ishte ulur me Amër ibën Ubejdin, i cili ishte koka e mutezilive. Qëndrimi i djalit të tij me muslimanin sunij që ka ndonjë mangësi në fenë e tij është më e mirë dhe e dëmton më pak sesa qëndrimi me bidatçiun. Për sa i përket mësimit, është më parësore që nuk duhet mësuar prej pasuesve të epshit dhe bidatit. Duhet të mësosh prej pasuesve të Sunetit, nga dijetarët e pasuesve të Sunetit, dijetarët e akides së saktë, ashtu siç ka thënë Muhamed ibën Sirini (RahimehUllah): “Kjo dije është fe, prandaj shikoni se nga e merrni fenë tuaj.”

[140] - Kujdes! Kujdes nga njerëzit e kohës tënde në veçanti dhe shiko se me kë ulesh, nga kush dëgjon e me kë shoqërohesh, sepse njerëzit sikur dezertojnë nga feja, përveç atyre që Allahu i ka ruajtur.

Imam Berbahari ka thënë:

[141] - Shiko, nëse dëgjon dikë që të përmendë Ibën Ebi Davdin, Bishran el Mirisijin, Thumameh apo Ebu el Hudhejl ose Hisham el Futijin apo ndonjërin prej pasuesve dhe përkrahësve të tyre, atëherë ki kujdes prej tij ngase ai është ndjekës bidati dhe këta persona kanë qenë dezertorë të fesë. Lëre këtë person që i përmend për mirë këta dhe ata që janë në pozitën e tyre.

Shpjegim:

“Ibën Ebi Davdin”

Ftonte në fjalën se “Kurani është i krijuar.” Ka vdekur në vitin 240h.

“Bishran el Mirisijin.”

Ka qenë koka e Xhehmijve në kohën e tij dhe dijetari i tyre. Ka vdekur në vitin 218 h.

“Thumameh apo Ebu el Hudhejl.”

I njohur si El Al-lafu, prej dijetarëve të mëdhenj të Mutezilive.

“Hisham el Futijin.”

Një bidatçi. Shih Lisanul Mizan (6/195), Ibën Haxher.

[142] - Sprovimi i njeriut në Islam është bidat, por sot njerëzit provohen në lidhje me Sunetin, duke u bazuar në fjalën: “Kjo dije është fe, prandaj shikoni se prej kujt e merrni fenë tuaj.” Pranojeni hadithin vetëm nga ai të cilit ia pranoni dëshminë. Shikoni: nëse është pasues i Sunetit, ka dije dhe është i besueshëm (saduk), atëherë shkruani prej tij, në të kundërt, lëreni atë.

Shpjegim:

“Kjo dije është fe, prandaj shikoni se prej kujt e merrni fenë tuaj.”

Kjo është prej fjalëve të Muhamed Ibën Sirinit, prej të cilit e ka nxjerrë Muslimi në parathënie (1/14). Kjo mund të transmetohet dhe merfuan, porse nuk saktësohet. Shih Silsiletu e daifeh (2481), të Albanit (RahimehUllah).  Shejh Salih el Fevzani në lidhje me fjalën e autorit: “Kjo dije është fe, prandaj shikoni se nga kush e merrni fenë tuaj”, thotë: “Të mësuarit bëhet vetëm te dijetarët e pasuesve të Sunetit dhe jo tek dijetarët e bidatit.”

[143] - Nëse dëshiron të jesh i qëndrueshëm në të vërtetën dhe në rrugën e pasuesve të Sunetit që kanë qenë para teje, atëherë ruaju skolastikës (ilmul kelam), skolastikëve, polemikave, analogjisë dhe debatimit në fe, ngase dëgjimi i tyre, edhe nëse nuk u pranon asgjë atyre, do të ngjallte dyshime në zemrën tënde dhe ky do ishte pranim i mjaftueshëm për t’u shkatërruar.  Nuk ka ndodhur dalja nga feja (zendeka), as bidati, as ndjekja e epshit dhe as humbja vetëm se nga skolastika (ilmul kelam), polemikat dhe analogjia, të cilat janë dyert e bidatit, dyshimeve dhe daljes nga feja.

[144] - Ki frikë Allahun në veten tënde, kapu pas ethereve, pasuesve të ethereve dhe pasimit, ngase feja është vetëm me pasim, d.m.th. me pasim të Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe të shokëve të tij (radij-Allahu ‘anhum). Ata që kanë qenë para nesh nuk na kanë ftuar në paqartësi, prandaj pasoji ata që të jesh i qetë.  Mos dil nga etheret dhe nga rruga e pasuesve të ethereve. Qëndro neutral për gjërat e paqarta e me shumë kuptime dhe mos bëj analogji. Mos kërko vetë ndonjë mënyrë që t’u kundërpërgjigjesh pasuesve të bidateve sepse ti je urdhëruar që të heshtësh ndaj tyre dhe të mos u japësh mundësinë që të futen te ti (te mendja dhe besimi yt). A nuk e ke ditur se Muhamed ibën Sirini me gjithë pozitën e tij nuk iu përgjigj njërit prej pasuesve të bidatit në asnjë çështje të vetme, nuk dëgjoi madje prej tij qoftë edhe një ajet të vetëm prej Librit të Allahut? Ai u pyet për këtë qëndrim të tij dhe tha: “Kam frikë se e ndryshojnë kuptimin e vërtetë dhe atëherë do zërë vend në zemrën time ndonjë gjë e gabuar.”

[145] - Nëse dëgjon ndonjë person të thotë “ne e madhërojmë Allahun nga kjo gjë”, kur ky dëgjon etheret e ardhura nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, atëherë dije se ky është xhehmij dhe ka qëllim që me atë fjalë të refuzojë gjurmët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe të fshijë gjurmët e tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, duke pretenduar në të njëjtën kohë se është duke madhëruar dhe shenjtëruar Allahun, kur ai dëgjon hadithin që tregon se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në botën tjetër, hadithin që tregon se Allahu zbret e të tjera hadithe të ngjashme me këto. A nuk e refuzon ky etherin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në këtë mënyrë? Nëse ai thotë “ne e madhërojmë Allahun nga ikja nga një vend në tjetrin”, ai ka pretenduar se di për Allahun më shumë se kushdo tjetër. Ruhu prej këtyre sepse shumica e njerëzve të thjeshtë nga radhët e tyre janë në këtë gjendje, prandaj paralajmëroji njerëzit prej tyre.

[146] - Nëse dikush të pyet në lidhje me ndonjë çështje që ndodhet në këtë libër, duke kërkuar të udhëzohet, atëherë foli dhe udhëzoje atë. Por nëse vjen të debatojë me ty, atëherë ruaju prej tij ngase debati përmban konflikt, polemikë, zënkë, armiqësi dhe nxehje gjakrash, gjëra të cilat i ke të ndaluara dhe të gjitha të nxjerrin nga rruga e vërtetë. Nuk dimë që asnjëri prej fukahave dhe dijetarëve tanë të ketë debatuar, polemizuar apo të jetë grindur.

[147] - El Hasen el Basri (RahimehUllah) ka thënë: “Njeriu i mençur nuk polemizon dhe nuk llaston. Ai e përhap urtësinë e tij; e nëse ajo gjen vend dhe pranohet, ai falënderon Allahun dhe nëse refuzohet, përsëri falënderon Allahun.” Një person erdhi tek El Haseni dhe i tha: “Unë dua të bëj dialog me ty në lidhje me fenë.” El Haseni atij i tha: “Unë e kam gjetur fenë time. Nëse ty të ka humbur feja jote, atëherë shko dhe gjeje atë.” E ka nxjerrë El Lalikai në Sherhu Itikad (1/128 me nr. 215) dhe El Axhurrij në El Sheriah, fq. 57, Ibën Batah në El Ibaneh el Kubra (586).

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dëgjoi disa njerëz pranë derës së dhomës së tij duke i thënë njëri-tjetrit: “A nuk ka thënë Allahu kështu?” Tjetri thoshte: “A nuk thotë Allahu kështu?” Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem doli i mërzitur dhe tha: “A me këtë gjë ju kam urdhëruar? Apo me këtë jamdërguar tek ju? Që të përplasni ajetet e librit të Allahut me njëra-tjetrën?” Dhe i ndaloi nga debatet.  (E ka nxjerrë Ahmedi (2/195-196, me nr. 6845 dhe 6846), Ibën Ebi Asim në Suneh (406) etj. E ka bërë hasen shejh Albani (RahimehUllah) në Dhilalul Xhenneh.)

Ibën Umeri e urrente debatin, po ashtu edhe Malik ibën Enesi dhe ata që kanë qenë më lart apo më poshtë se ai, deri në ditët e sotme. Fjala e Allahut është më e madhe se fjala e krijesave. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Dhe nuk polemizojnë me ajetet e Allahut vetëm se ata që kanë mohuar.” )Gafir: 4) Një person e pyeti Umerin (radijAll-llahu anhu) dhe i tha: “Çfarë synohet me fjalët: “(Dhe pasha) Erërat që fryjnë fort?” Tha: “Sikur të ishe kokërruar (Hauarixh), do të ta kisha prerë kokën.” (Këtë tekst e ka nxjerrë El Lalikai në “Itikadi ehlus suneh” (4/634 me nr. 1136) dhe Ibën Asakir në “Historinë” e tij (23/412) dhe e ka saktësuar shejhul islam Ibën Tejmije në “Es Sarimul Meslul” (2/356357).)

Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari nuk polemizon, kurse unë nuk do të ndërmjetësoj për polemizuesit Ditën e Kiametit. Prandaj lëreni polemikën për shkak të mirësisë së vogël që ka në të.” (E ka nxjerrë Et Taberani në El Muxhemul Kebir (8/152, me nr. 7659), Ibën Asakir në Historinë e tij (33/367 dhe 368) etj. El Hejthemi në Ez Zavaid ka thënë: “Në të ndodhet Kethir ibën Mirvani, i cili është daif xhiden.” Shejh Albani ka thënë në lidhje me këtë hadith në Daifu et Tergib vet Terhib (114), se është mevdu / i shpikur.)

Shpjegimi:

Një person e pyeti Umerin (radijAll-llahu anhu) dhe i tha: “Çfarë synohet me fjalët: “(Dhe pasha) Erërat që fryjnë fort?” Tha: “Sikur të ishe kokërruar (Hauarixh), do të ta kisha prerë kokën.”

Sabig ibën Isël. Transmeton El Lalikai me senedin e tij nga Sulejman ibën Jesari, se një burrë prej fisit Beni Temim, të cilin e quanin Sabig ibën Isël hyri në Medinë duke pasur me vete disa libra. Ai filloi të pyeste për ajetet jo të qarta të Kuranit. Kjo gjë i shkoi në vesh Umerit (radijAll-llahu anhu), i cili dërgoi që ta thërrisnin, ndërkohë që kishte bërë gati disa lëvore hurme për ta goditur atë. Kur ai hyri dhe u ul, Umeri i tha: – Kush je ti? -Unë jam robi i Allahut, Sabigu. -Ndërsa unë jam robi i Allahut, Umeri! Pastaj u ngrit dhe filloi ta godasë me lëvoret e thata. Vazhdoi ta godiste derisa e çau dhe nisi t’i rridhte gjaku nëpër fytyrë. - Mjaft, o prijësi i besimtarëve! Për Allahun, më iku ajo që kisha në kokë!

[148] - Nuk i lejohet muslimanit që të thotë “filani është sunij” derisa të dijë se tek ai janë mbledhur cilësitë e Sunetit. Pra, nuk i thuhet atij “pasues i Sunetit” derisa të mblidhet tek ai i gjithë Suneti.

Shpjegimi:

Imam Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Mos flit mirë për ndonjë person dhe as mos e lavdëro nëse nuk e njeh me dituri të qartë, me qëllim që të mos mashtrohen njerëzit me lëvdatën tënde, ndërkohë që ai nuk është ashtu siç e ke përshkruar. Kur të jesh i sigurt për të, për rrugën që ndjek ai, për diturinë dhe fenë e tij, atëherë lavdëroje atë. Por të flasësh mirë dhe të lavdërosh dikë kur nuk di asgjë në lidhje me të, atëherë ky lavdërim është i rrezikshëm dhe i mashtron njerëzit. Sa mirë do të ishte sikur ata që i lavdërojnë njerëzit, të qëndronin në këtë kufi, duke mos lavdëruar askënd pa u plotësuar kushtet e lavdërimit! Lavdërimi është dëshmi dhe nëse lavdërimi nuk është i saktë, atëherë ajo është dëshmi e rrejshme.” Fjala e autorit “derisa të mblidhet tek ai i gjithë Suneti” domethënë se cilësitë e Sunetit shfaqen në akide, në dije, në punë, në pasimin e es selefus salih. Por nëse personi ka vetëm një cilësi të Sunetit, atëherë mos gjyko për të se është pasues i Sunetit thjesht sepse ka atë cilësi të vetme. Si është puna me atë që nuk ka asnjë cilësi?

Shejkh Abdul-Aziz ibën Abdullah er-Raxhihi (Allahu e ruajttë) thotë: “Cilësohet “pasues i Sunetit” vetëm ai person që është i ruajtur prej bidatit. Nëse ai bën disa bidate, atëherë nuk i thuhet “pasues i Sunetit” pa u përmbledhur tek ai i gjithë Suneti dhe derisa të jetë i pastër prej polemikës. Kush bën disa bidate dhe punon me Sunet, atij nuk i thuhet në përgjithësi “pasues i Sunetit”, por thuaj: - Ai është pasues i Sunetit në ato gjëra ku përputhet me Sunetin dhe është pasuesi i bidatit në ato gjëra ku përputhet me bidatin.”

[149] - Abdullah ibën el Mubarek ka thënë: “Baza e shtatëdhjetë e dy grupeve të pasuesve të epshit janë katër, e nga këto të katërta degëzohen këto shtatëdhjetë e dy. Këto janë: kaderijet, murxhiet, shiat dhe havarixhët.” Kush i jep përparësi Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut ndaj të gjithë shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, nuk flet për pjesën tjetër vetëm se për mirë dhe lutet për ta, ai nuk ka lidhje me medhhebin e shiave. Kush thotë se besimi është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, ai nuk ka lidhje me irxhanë.  Kush thotë se namazi pas çdo personi të devotshëm dhe mëkatar është i saktë, se lejohet xhihadi me çdo prijës, nuk e shikon të lejuar daljen kundër sunduesit me shpatë si dhe lutet për ta që të përmirësohen, ky person nuk ka aspak lidhje me fjalën e Havarixhëve. Kush thotë se të gjitha paracaktimet, qofshin për mirë dhe për keq, janë prej Allahut dhe se Ai udhëzon kë të dojë dhe humb nga rruga e drejtë kë të dojë, ky person që e thotë këtë është i pastër prej fjalëve të kaderijeve dhe është sunij.

[149] - Është shfaqur edhe një tjetër bidat, i cili në fakt është mohim (kufër) i Allahut të Madhëruar dhe kush e thotë atë është jobesimtar dhe s’ka dyshim për këtë. Ky është bidati i të besuarit te rikthimi në jetën e kësaj bote, duke thënë p.sh. se Ali ibën ebi Talibi është gjallë dhe se ka për t’u kthyer para Ditës së Kiametit, apo Muhamed ibën Ali, Xhafer ibën Muhamed, Musa ibën Xhafer. Disa njerëz flasin për imamllëkun dhe thonë se imamët e tyre e dinë të fshehtën, etj. Ki kujdes prej tyre ngase ata janë mohues të Allahut të Madhëruar, po ashtu edhe ata që i thonë dhe i besojnë këto gjëra. Tu’metu ibën Amir dhe Sufjan ibën Ujejneh kanë thënë: “Kush qëndron vetëm tek Uthmani dhe Aliu (duke mohuar kalifatin e Ebu Bekrit dhe Umerit) ai është shiit, nuk konsiderohet i drejtë (nuk i pranohet hadithi dhe fjala që transmeton), nuk i flitet dhe nuk i bëhet shoqëri. Kurse ata që i japin përparësi Aliut ndaj Uthmanit janë rafidij dhe kanë refuzuar etheret e shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

Kush u jep përparësi katër prijësve ndaj të gjithë sahabëve, tregon mëshirë ndaj pjesës tjetër të sahabëve dhe përmbahet nga gabimet e tyre (nuk i zë me gojë), ky person është në rrugën e drejtë të udhëzimit në lidhje me këtë gjë.

[150] - Sunet është që të dëshmosh për të dhjetë sahabët për të cilët i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka dëshmuar se janë prej banorëve të xhenetit. Nuk ka dyshim se ata janë me të vërtetë në xhenet.

Imam Berbahari ka thënë:

[151] - Mos veço askënd me salavat, përveç të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe familjes së tij.

[152] - Dije se Uthman ibën Affani është vrarë padrejtësisht, kurse ai që e vrau është zullumqar.

[153] - Kushdo që e aprovon atë që ndodhet në këtë libër, beson në të, e merr si udhërrëfyes, nuk dyshon dhe nuk mohon asnjë germë të vetme të tij, ky person është pasues i Sunetit dhe xhematit, i plotë, tek ai është kompletuar Suneti.

Ndërsa kush mohon ndonjë germë prej këtij libri apo dyshon te ndonjë germë e tij apo qëndron neutral, ai është ndjekës i epshit. 198 

Kush mohon apo dyshon në ndonjërën prej germave të Kuranit apo te ndonjëra prej gjërave me të cilat ka ardhur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka për ta takuar Allahun si përgënjeshtrues. Prandaj kije frikë Allahun, bëj kujdes dhe ruaj besimin tënd!

Shpjegim:

Ndërsa kush mohon ndonjë germë prej këtij libri apo dyshon te ndonjë germë e tij apo qëndron neutral, ai është ndjekës i epshit.

Kjo është fjalë e madhe dhe thuhet vetëm në lidhje me Kuranin, Sunetin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe gjërat thelbësore që dihen prej fesë; Kurse dijetari i nderuar Salih el-Feuzani, në lidhje me fjalën e mësipërme të autorit tek pika 153, thotë se autori nuk ka për qëllim ngritjen e librit të tij, Sherhu Sunneh, mbi Kuranin dhe Sunetin, porse ka për qëllim ato që ka përmendur prej argumenteve nga Kurani dhe Sunneti në librin e tij. El Fevzani vazhdon dhe thotë se disa shpjegues të këtij libri e kanë keqkuptuar fjalën e autorit tek pika 153 duke menduar se autori i jep më shumë rëndësi librit të tij sesa Kuranit dhe Sunetit, porse ai ka pasur për qëllim atë që përmendëm pak më lart.

[154] - Prej Sunetit është që të mos ndihmosh askënd në bërjen e gjynahut, të mos ndihmosh askënd të shkelë ligjet e Allahut, edhe nëse ata konsiderohen njerëz të mirë. Nuk ka bindje ndaj krijesës në shkelje të dispozitave të Allahut. Mos ia bëj askujt të dashur dhe të pranueshëm gjynahun, por urreje atë vetëm për hir të Allahut të Lartmadhëruar.

[155] - Besimi se pendimi është detyrë. Prandaj është detyrë për të gjithë njerëzit që të pendohen tek Allahu i Lartësuar, prej gjynaheve të mëdha dhe të vogla.

Shpjegim:

Besimi se pendimi është detyrë. Prandaj është detyrë për të gjithë njerëzit që të pendohen tek Allahu i Lartësuar, prej gjynaheve të mëdha dhe të vogla.

Allahu thotë:

 “Ata të cilët nuk pendohen, me të vërtetë që ata janë zullumqarë.” ( El-Huxhurat: 11)

[156] - Kush nuk dëshmon për atë për të cilin i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka dëshmuar se është prej banorëve të xhenetit, ky person është bidatçi, i humbur dhe dyshues në atë që ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Malik ibën Enesi (RahimehUllah) ka thënë: “Kush kapet fort pas Sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët, edhe nëse në punët e tij ka mangësi.”

Bishru ibën el Harith ka thënë: “Islami është Suneti dhe Suneti është Islami.” Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të Sunetit, më duket sikur po shoh ndonjërin prej shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ndërsa kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të bidatit, më duket sikur po shoh ndonjë person prej munafikëve.”

Junus ibën Ubejdi ka thënë: “Është për t’u çuditur me atë që fton sot në Sunet, por çudi më e madhe se kjo është ajo e atij që i përgjigjet Sunetit dhe e pranon atë.”

Ibën Avni në momentet e fundit të jetës thoshte: “Suneti, Suneti dhe ruhuni prej bidateve!” E tha këtë gjë derisa vdiq.

Ahmed ibën Hanbeli 204 ka thënë: “Vdiq njëri prej shokëve të mi dhe e panë në ëndërr. Ai tha: “I thoni Ebu Abdullahut (imam Ahmedit): “Kapu fort pas Sunetit sepse gjëja e parë për të cilën Allahu më pyeti ishte Suneti.”

Ebu el Alijeh ka thënë: “Kush vdes duke qenë në Sunet dhe duke mos u bërë e qartë ndonjë gjë që e kundërshton atë, ai është i sinqertë.” 

Kanë thënë: “Të kapurit pas Sunetit është shpëtim.”

Sufjan eth Theuri (RahimehUllah) ka thënë: “Kush dëgjon me veshët e tij pasuesin i bidatit, ai ka dalë prej mbrojtjes së Allahut dhe është lënë në të”, d.m.th. te bidati.

Davud ibën ebi Hindi (RahimehUllah) ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar i shpalli Musait birit të Imranit: “Mos qëndro me pasuesit e bidateve, ngase qëndrimi me ta do të ngjallë dyshim në zemrën tënde prej asaj që thonë, ndërsa Unë do të të hedh në zjarrin e xhehenemit.”

Kjo nuk është fjalë e Davud ibën ebi Hindit. Shejh Ahmed ibën Jahja en Nexhmi (RahimehUllah) thotë: “Kjo fjalë është e ekzagjeruar, ndoshta ai e ka marrë nga Tevrati.”

Fudajl ibën Ijadi (RahimehUllah) ka thënë: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit nuk ka për t’iu dhënë urtësia.” (E ka nxjerrë Bejhakiu në Shubel Ijman (7/64, me nr. 9482); El Lalikai në Sherhu Itikad (4/638, me nr. 1149); Ebu Abdurrahman es Sulemij në Tabekatus Sufijeh (fq. 9-10, me nr. 2) etj.)

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Mos u ul me ndjekësin e bidatit ngase frikësohem se mbi ty do të zbresë mallkimi.”(E ka nxjerrë Bejhakiu në Shubel Ijman (7/63-64), dhe prej rrugës së tij Ibën Asakiri në Historinë e tij (48/398), El Lalikai në Sherhu Itikad (1/137, me nr. 262) dhe Ibën Batah në Ibanetul Kubra (441 dhe 451).

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kush e do ndjekësin e bidatit, Allahu ia ka shkatërruar punën dhe ia ka nxjerrë dritën e Islamit nga zemra.” (El Lalikai në Sherhu Itikad (1/138, me nr. 262), Ibën Batah në Ibanetul Kubra (440) etj.)

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit ka për të trashëguar verbëri.”

(El Lalikai në Sherhu Itikad (1/138, me nr. 264) etj. Shejh Salih el Fevzani (Allahu e ruajttë) thotë: “Fjala e Fudajl ibën Ijadit: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit ka për të trashëguar verbëri”, do të thotë verbëri në shikim dhe në zemër.”)

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kur të shohësh ndjekësin e bidatit në rrugë, atëherë merr rrugë tjetër nga ajo ku kalon ai.” (Ibën Batah në Ibanetul Kubra (493) etj.)

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kush e lavdëron dhe nderon bidatçiun vetëm se ka ndihmuar në shkatërrimin e Islamit. Kush i buzëqesh në fytyrë bidatçiut ka nënçmuar atë që Allahu i Lartmadhëruar i shpalli Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kush e marton të shtrenjtën (bijën, motrën apo çdo femër që ka nën kujdesin e tij) e tij me një bidatçi, ai i ka ndërprerë lidhjet familjare me të. E kush përcjell xhenazen e ndonjë bidatçiu, ai ka për të qenë në zemërimin e Allahut derisa të kthehet.” Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Unë ha me një çifut dhe të krishterë dhe nuk ha me një bidatçi. Dëshiroj që ndërmjet meje dhe ndjekësit të bidatit të jetë një pengesë prej hekuri.”

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kur Allahu e di se personi e urren ndjekësin e bidatit, Ai e fal atë, edhe nëse puna e tij është e paktë.” (Shih El Hiljetul Eulija (8/103) dhe Telbis Iblis (1/124, me nr. 50) etj.)

Pasuesi i Sunetit nuk e ndihmon ndjekësin e bidatit, vetëm sa për sy e faqe. (El Lalikai në Sherhu Itikad (1/138, me nr. 266) si dhe Ibën Batah në Ibanetul Kubra, (429).)

Kush largohet nga ndjekësi i bidatit, Allahu ka për t’ia mbushur zemrën me besim. Kush e përbuz dhe qorton ndjekësin e bidatit, ka për ta siguruar Allahu në ditën e shtangies së madhe. Kush e ofendon ndjekësin e bidatit, Allahu ka për ta ngritur atë në xhenet njëqind shkallë.

Kurrë mos u bëj nga ata që duan pasuesin e bidatit!

Shpjegim:

”Kush nuk dëshmon për atë për të cilin i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka dëshmuar se është prej banorëve të xhenetit, ky person është bidatçi, i humbur dhe dyshues në atë që ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

Imam Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë) në lidhje me fjalën e autorit: “Kush nuk dëshmon për atë për të cilin ka dëshmuar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem se është prej banorëve të xhenetit, ky person është bidatçi, i humbur” thotë se të dëshmuarit se personi është prej banorëve të xhenetit dhe se filani është prej banorëve të zjarrit te pasuesit e Sunetit dhe xhematit ka sqarime. Për atë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka dëshmuar se është banor i xhenetit apo zjarrit, edhe ne e dëshmojmë atë gjë, pasi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

“nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (En-Nexhm: 3-4)

ndërsa për atë person që s’ka ardhur argumenti se është prej banorëve të xhenetit apo të zjarrit, ne nuk dëshmojmë, por shpresojmë tek Allahu për vepërmirët dhe frikësohemi për gjynahqarin. Kjo sa u përket personave në veçanti, kurse për sa i përket aspektit të përgjithshëm, ne besojmë se besimtarët do të jenë në xhenet dhe të gjithë jobesimtarët do të jenë në zjarr.

Shejkh Abdul-Aziz ibën Abdullah er Raxhihi (Allahu e ruajttë) thotë se është detyrë për çdo musliman që të dëshmojë me xhenet për atë që ka dëshmuar Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, siç janë dhjetë të përgëzuarit me xhenet, Hasani dhe Husejni. Kush nuk dëshmon për këta persona se janë banorë të xhenetit, ai është bidatçi dhe i humbur, dyshues në atë që ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem; vetëm në rast se atij nuk i ka arritur kjo gjë, atëherë ai është i justifikuar. Por nëse atij i shkon teksti, është detyrë për të që të dëshmojë me xhenet për atë njeri që kanë dëshmuar tekstet.

“Malik ibën Enesi (RahimehUllah) ka thënë: “Kush kapet fort pas Sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët, edhe nëse në punët e tij ka mangësi.”

Imam Salih el-Feuzan thotë: “Fjala e imam Malik ibën Enesit (radijAll-llahu anhu): “Kush kapet fort pas Sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët”, do të thotë se kushdo që kapet fort pas Sunetit të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem me dije, punë dhe besim dhe vdes në të dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij, pasi nuk ka hedhur baltë mbi ndonjërin prej tyre, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët sepse i është bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu i Madhëruar thotë:

“Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë mirësi të madhe: me Pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të mirët. Eh sa shokë të mirë janë ata!” (En Nisa: 69)

Fjala e tij “dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij”, do të thotë se nuk i nënçmon, nuk ua ul vlerën atyre dhe nuk hedh baltë mbi ta. Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe ata që erdhën pas tyre thonë:  “O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr: 10)

Shejkhul Islam Ibën Tejmijeh (RahimehUllah), në El Akidetu el Uesitijjeh ka thënë: “Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe xhematit është se zemrat dhe gjuhët e tyre janë të pastra në lidhje me shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Pastaj ai përmendi ajetin: “Edhe ata që erdhën pas tyre thonë: “O Zoti ynë, falna ne”, kjo është pastërtia e gjuhëve, “dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve”, ndërsa kjo është pastërtia e zemrave për shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Bishru ibën el Harith ka thënë: “Islami është Suneti dhe Suneti është Islami.” Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të Sunetit, më duket sikur po shoh ndonjërin prej shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ndërsa kur shoh ndonjë person prej ndjekësve të bidatit, më duket sikur po shoh ndonjë person prej munafikëve.”

Kjo është fjalë e madhe dhe me vlerë, pjesa e parë e së cilës është prej fjalës së imam Shafiut (RahimehUllah): “Nëse shoh ndonjë person prej dijetarëve të hadithit, më duket sikur shoh ndonjë person prej shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

Junus ibën Ubejdi ka thënë: “Është për t’u çuditur me atë që fton sot në Sunet, por çudi më e madhe se kjo është ajo e atij që i përgjigjet Sunetit dhe e pranon atë.”

E ka nxjerrë Ebu Nuajm në El Hiljetu (3/21), Ibën Batta në El Ibanetul Kubra (20), El Lalikai në Sherh Usulu Itikadi ehlus sunet (21, 22 dhe 23) si dhe El Mizi në Tedh’hibul Kemal (32/527), prej rrugëve të transmetuara nga Junus ibën Ubejdi me zinxhirë të mirë (hasen).

Ahmed ibën Hanbeli 204 ka thënë: “Vdiq njëri prej shokëve të mi dhe e panë në ëndërr. Ai tha: “I thoni Ebu Abdullahut (imam Ahmedit): “Kapu fort pas Sunetit sepse gjëja e parë për të cilën Allahu më pyeti ishte Suneti.”

Imam Ahmedi (RahimehUllah) është njëri prej katër imamëve të katër medhhebeve të njohura të Ehlus Sunetit. Imam Ahmedi lindi në vitin 164 h., në qytetin e Bagdadit, në Irak. Që në fëmijërinë e tij u dallua dhe u shqua nga moshatarët e tij. E mësoi Kuranin përmendësh në moshë shumë të re dhe që në moshë të re filloi të kërkonte dituri. Në fillim mori dituri nga dijetarët e vendit të tij dhe më pas filloi të udhëtojë në kërkimin e diturisë nga dijetarët e vendeve të tjera islame, si në Mekë, Medinë, Basra, Jemen e kështu me radhë. Ai udhëtoi për në Basra më shumë se pesë herë duke kërkuar dituri nga dijetarët e hadithit, kurse drejt Hixhazit udhëtoi disa herë. Nga dijetarët më të dalluar që takoi aty ishte imam Shafiu. Prej tij mori bazat në fushën e hadithit, fikhut dhe shumë njohuri të tjera. Ai përfitoi shumë nga ibën Ujejne, RahimehUllah, i cili ishte nga dijetarët më të dalluar në kohën e tij. Shkoi të kërkojë dituri edhe në Jemen, në qytetin San’a, ku dëgjoi hadithe nga dijetari i nderuar Abdurrazak ibën Hemami. Udhëtimet e tij në kërkim të diturisë ishin të shumta, por edhe të mundimshme. Imam Ahmedi u përball me vështirësi të shumta në kërkimin e diturisë, në veçanti kur udhëtoi për në Jemen, mirëpo dashuria e tij për diturinë dhe në veçanti për kërkimin e hadithit e bëri të jetë i paluhatshëm në këtë qëllim dhe të përballojë çdo vështirësi që i paraqitej në rrugën drejt diturisë. Këto vështirësi me të cilat përballej imam Ahmedi ishin si parapërgatitje për një të ardhme të afërt, kur u sprovua me një sprovë shumë të madhe. Kjo sprovë ishte dalja në shesh e mendimit të grupimit të mutezilive, i cili përkrahej nga prijësi i muslimanëve në atë kohë. Mendimi i tyre ishte se Kurani nuk është Fjala e Allahut të Lartësuar, por është i krijuar. Kjo vendosmëri e paluhatshme e imam Ahmedit bëri që i gjithë umeti i Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem të mbështetej tek ai kur u kaplua nga kjo sprovë e madhe dhe e pabazë, e cila nuk ishte tjetër vetëm se pjellë e atyre që pasonin logjikën dhe epshet e tyre duke lanë anash Sunetin e pastër të të Dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kërkuesit e dijes udhëtonin me kilometra të tëra për të dëgjuar nga imam Ahmedi qoftë edhe një hadith sepse ishte nder për ta. Nga ai transmetonin hadithe edhe dijetarët me eminentë që njihte bota islame në atë kohë, si: Veki’ ibën Xherrah, imam Shafiu, Alij ibën Medini, Kutejbe ibën Seidi etj. Imam Ahmedi (RahimehUllah) ndërroi jetë në ditën e xhuma të muajit Rrebiul Euel të vitit 241 h.

“Të kapurit pas Sunetit është shpëtim.”

E ka nxjerrë Ed Daramiu në Sunenin e tij (1/58, me nr. 96), El Lalikai në Sherhu Itikad (1/94-95 me nr. 136-137) etj., nga Ez Zuhri se ka thënë: “Ka pasur prej dijetarëve tanë të kaluar që thoshin: “Të kapurit pas Sunetit është shpëtim.”

Imam Salih el-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Fjala e tij “të kapurit pas Sunetit është shpëtim”, ka kuptimin se të kapurit fort pas Sunetit është shpëtim nga sprovat dhe nga dënimi. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush do jetojë prej jush ka për të shikuar kundërshtime të shumta, prandaj ju këshilloj që të kapeni fort pas Sunetit tim dhe të prijësve të udhëzuar drejt.”

Allahu i Lartmadhëruar thotë:

“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Kurani, Alu Imran: 103) Po ashtu Ai thotë: “Kjo është rruga Ime e drejtë, prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” (El-En’am: 153).

Kjo është porosia e Allahut dhe porosia e të Dërguarit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe ajo është të kapurit pas Sunetit.

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kush e lavdëron dhe nderon bidatçiun vetëm se ka ndihmuar në shkatërrimin e Islamit. Kush i buzëqesh në fytyrë bidatçiut ka nënçmuar atë që Allahu i Lartmadhëruar i shpalli Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kush e marton të shtrenjtën (bijën, motrën apo çdo femër që ka nën kujdesin e tij) e tij me një bidatçi, ai i ka ndërprerë lidhjet familjare me të. E kush përcjell xhenazen e ndonjë bidatçiu, ai ka për të qenë në zemërimin e Allahut derisa të kthehet.” Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Unë ha me një çifut dhe të krishterë dhe nuk ha me një bidatçi. Dëshiroj që ndërmjet meje dhe ndjekësit të bidatit të jetë një pengesë prej hekuri.” (El Lalikai në Sherhu Itikad (4/ 638, me nr. 1149) etj.)

Imam Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Fjala e Fudajl ibën Ijadit: “Unë ha me një çifut dhe të krishterë dhe nuk ha me një bidatçi” ka kuptimin që çifuti dhe i krishteri dihet se janë pasues të një feje që e kundërshton fenë tonë, por janë ehlul kitabë, kurse bidatçiu pretendon se është në Islam. Çifuti dhe i krishteri nuk pretendojnë se janë në Islam dhe ti e di se ai është çifut ose i krishterë, por problemi qëndron tek ai që pretendon se është në Islam dhe ti i beson atij, ulesh me të, kurse ai të tërheq për në sherr dhe rreziku i tij është shumë më i madh sesa armiku, i cili njihet për armiqësinë e tij.” Fjala e autorit: “Dëshiroj që ndërmjet meje dhe ndjekësit të bidatit të jetë një pengesë prej hekuri”, do të thotë se ndalohet përzierja me të (bidatçiun).

“Kush largohet nga ndjekësi i bidatit, Allahu ka për t’ia mbushur zemrën me besim. Kush e përbuz dhe qorton ndjekësin e bidatit, ka për ta siguruar Allahu në ditën e shtangies së madhe. Kush e ofendon ndjekësin e bidatit, Allahu ka për ta ngritur atë në xhenet njëqind shkallë.”

Kjo nuk është prej fjalëve të Fudajl ibën Ijadit, por ka ardhur edhe merfuan (i ngritur) tek Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe e ka nxjerrë Ibën Asakiri në Historinë e tij (54/199), El Hatabi në Historinë e tij (10/ 263) etj., por nuk saktësohet.

Libri përfundoi.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free