Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Sahihu i Buhariut




Sahih El-Buhari.


 

01 – FILLIMI I FRYMEZIMIT HYJNOR

1.  Umer Ibn Hattabi radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që ka pasur çdonjëri dhe gjithsecili do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.”

2.  Aishja, nëna e besimtarëve të vërtetë, radijAllahu ‘anha (radij-Allahu anha / tregon: “Harith Ibn Hishami radijAllahu ‘anhu e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Si të vjen ty Frymëzimi Hyjnor (Vahji)?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje. Kjo formë është më e rënda. Pastaj kjo gjendje kalon pasi të kem kapur atë që më është shpallur. Nganjëherë meleku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe unë kap çdo gjë që ai më thotë.” Aishja radijAllahu ‘anha: “Vërtet, unë e kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem t’i vinte Frymëzimi në një ditë shumë të ftohtë dhe t’i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar Frymëzimi.”

3.  Aishja, nëna e besimtarëve të vërtetë, radijAllahu ‘anha, tregon: “Në fillim, Frymëzimi Hyjnor i erdhi të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në formën e ëndrrave përgëzuese në gjumë. Sa herë që shihte ëndërr, ajo i vërtetohej qartë si drita e agimit të ri. Pastaj iu bë i dashur qëndrimi vetëm. Kështu, ai tërhiqej i vetmuar dhe mbyllej në shpellën Hira, ku adhuronte (vetëm Allahun Një) pa ndërprerje për shumë net para se të kthehej te familja e tij. Ai gjithnjë e merrte me vete ushqimin për kohën e qëndrimit atje. Pastaj do të kthehej prapë te Hadixhja (bashkëshortja e tij) për të marrë përsëri të njëjtin ushqim, derisa, papritur i zbriti e Vërteta, kur gjendej në shpellën Hira. Kështu, atij i erdhi meleku dhe i tha: “Lexo!” Ai iu përgjigj: “Unë nuk di të lexoj.” Pastaj Pejgamberi shtoi në tregimin e tij: “Pastaj meleku më kapi me forcë dhe më shtrëngoi aq fort, saqë nuk mund të mbaja më. Më pas ai më liroi dhe përsëri më kërkoi të lexoj, por unë iu përgjigja, ‘Unë nuk di të lexoj’. Pas kësaj ai sërish më mbërtheu dhe më shtrëngoi, aq sa nuk mund ta duroja më. Pastaj më lëshoi dhe prapë më kërkoi që të lexoj, por unë përsëri iu përgjigja, ‘Unë nuk di të lexoj (apo çfarë të lexoj?)’. (Por përsëri ai më mbështolli për herë të tretë dhe më shtrydhi fort, pastaj më liroi dhe më tha, ‘Lexo! Me Emrin e Zotit tënd i Cili ka krijuar (gjithçka). Ka krijuar njeriun nga një copë e mpiksur gjaku. Lexo! Zoti yt është më i Begati Dhurues.’ (Kuran, 96:1- 3). Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye me Shpalljen dhe me zemrën që i rrihte fort. Kështu shkoi te Hadixhja bint Huvejlid radijAllahu ‘anhu duke i thënë: “Më mbulo! Më mbulo!” Ata e mbuluan derisa i kaloi frika dhe pastaj i tregoi Hadixhes radijAllahu ‘anhu gjithë ç’i kishte ndodhur (dhe i shtoi): “Kam frikë se do të më ndodhë gjë.” Ndërsa Hadixhja i tha: “Kurrë! (Betohem) për Allah! Allahu kurrë nuk do të të poshtërojë, sepse ti, me të vërtetë, mban lidhje të mira me farefisin, ndihmon të varfrit dhe i mban të këputurit, i pret mirë miqtë dhe u gjendesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi.”

Pastaj Hadixhja radijAllahu ‘anhu shkoi bashkë me të te djali i xhaxhait të saj, Varaka Ibn Neufel Ibn Esed Ibn Abdul-Uzza, i cili gjatë xhahilisë (periudha e errët e injorancës para Islame) ishte bërë i krishterë dhe shkruante hebraisht. Ai kishte shkruar pjesë nga Ungjilli në hebraisht aq sa kishte dashur Allahu e tashmë ishte në moshë shumë të thyer dhe kishte humbur shikimin.

Hadixhja radijAllahu ‘anhu i tha atij: “O kushëriri im! Dëgjo nga nipi yt (ndodhinë e tij).” Varaka e pyeti: “O nipi im! Çfarë ke parë?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i përshkroi atij gjithçka që kishte parë. Varaka i tha: “Ky është i njëjti Naums (ai që ruan sekretet, meleku Xhibril sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ngarkuar me dërgimin e Frymëzimit Hyjnor), të cilin Allahu ia ka dërguar Musait sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Do të dëshiroja të isha i ri dhe të jetoja derisa populli yt të të përzërë ty.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “A do të më përzënë?” Ai iu përgjigj: “Po! Asnjëherë nuk ka ardhur burrë me (mesazh) si ky që ke sjellë ti pa u keqtrajtuar dhe pa u munduar. Dhe, nëse unë arrij të jem gjallë deri atë ditë, atëherë unë do të të ndihmoja e do të të mbështetja ty fort.” Por nuk kaloi shumë dhe Varaka vdiq. Po kështu edhe Frymëzimi Hyjnor u ndërpre për pak kohë.

4.  Xhabir Ibn Abdullah Ensariu radijAllahu ‘anhu, duke rrëfyer për kohën e ndërprerjes së Frymëzimit Hyjnor, përcjell fjalët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “ Ndërsa po ecja, kur krejt papritur dëgjova një zë nga qielli. Kështu ngrita kokën dhe ç’të shoh! Meleku që më erdhi në shpellën Hira ishte i ulur në një karrige mes qiellit dhe tokës. Nga kjo u tmerrova shumë prej tij dhe u ktheva në shtëpi duke thënë: “Më mbuloni, më mbuloni”. Dhe pas kësaj Allahu xh.sh. shpalli vargjet e shenjta të Kuranit: “O ti (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i mbështjellë me rroba! Ngrihu dhe këshillo! Zotin tënd (Allahun) madhëro! Rrobat e tua pastroji dhe qëndro larg nga ndyrësitë (e idhujve)!” (Kuran, 74:1-3). Pas kësaj Frymëzimet Hyjnore filluan të forcohen e të vijojnë paprerë, duke ndjekur njëra-tjetrën.

5.  Said bin Xhubejri tregon: “Një herë, Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tha në lidhje me Fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e tij (Kuranit) me gjuhën tënde” (Kuran, 75:16): “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e përballonte Frymëzimin Hyjnor me shumë vështirësi e mundim dhe gjithnjë i luante shumë buzët (duke përsëritur ajetet që i shpalleshin).” Ibn Abbasi i luajti buzët e veta duke thënë: “Po i lëviz buzët (para jush) ashtu siç i luante edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu, Allahu shpalli: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e tij (Kuranit) me gjuhën tënde. Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e të ta lexojmë atë.” (Kuran, 75:16,17) Fjala e Allahut: “Dhe, kur të ta lexojmë atë (Kuranin), ti përcille leximin e tij!” (Kuran, 75:18) do të thotë: ‘Dëgjoje atë dhe rri i heshtur’. Ajeti: “Pastaj është detyra Jonë për të ta bërë atë të qartë” (Kuran, 75:19) do të thotë: ‘Na takon Neve (Allahut) të të bëjmë ty që ta këndosh Kuranin dhe kuptimi i tij do të jetë i qartë vetvetiu nëpërmjet leximit’.

Pas kësaj, sa herë që i vinte Xhibrili a., i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia vinte veshin mirë dhe, kur Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem largohej, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdonte ta këndonte Kuranin ashtu siç ia kishte kënduar ai (Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë shpalljes).”

6.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “ I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte më bujari i njerëzve. Kjo arrinte kulmin gjatë muajit të Ramazanit, kur atij i vinte dhe e takonte Xhibrili (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Xhibrili e takonte gjithnjë atë (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) çdo natë gjatë Ramazanit dhe i mësonte Kuranin. Kështu pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte më shpirtmadhi i njerëzve në mirësi, edhe më bujar se era e butë (e dërguar nga Allahu me përgëzime për shiun, në gatishmëri e nxitim për të bërë vepra mirësie).

7.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Ebu Sufjan Ibn Harbi më tregoi se Herakliu i kishte çuar atij një lajmëtar, kur ky kishte qenë duke shoqëruar një karvan të kurejshëve. Ata ndodheshin për tregti në Sham (Siri, Liban, Palestinë, Jordani – të gjitha ishin një vend me këtë emër) në kohën kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në paqe të përkohshme me Ebu Sufjanin dhe femohuesit kurejshë. Kështu, Ebu Sufjani dhe shoqëruesit e tij shkuan te Herakliu në Ilijn (Jeruzalem). Ai i ftoi ata në oborrin mbretëror të mbushur me fisnikë romakë rreth vetes dhe thirri përkthyesin e tij. Pastaj pyeti (nëpërmjet përkthyesit): “Cili prej jush është më i afërti i këtij burri që mëton të jetë Pejgamber?” Ebu Sufjani u përgjigj: “Unë jam më i afërti i tij nga ne këtu.” Herakliu tha: “Silleni atë (Ebu Sufjanin) pranë meje, kurse të tjerët afrojini këtu, pas shpinës së tij.” Pastaj Herakliu i tha përkthyesit që t’u thoshte atyre se ai donte t’i bënte Ebu Sufjanit disa pyetje në lidhje me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, në qoftë se do të gënjente, atëherë ata ta përgënjeshtronin atë. Ebu Sufjani më ka thënë: “Për Allah! Po të mos kisha turp nga shoqëruesit e mi se do të më vinin etiketën e gënjeshtarit, unë nuk do të kisha treguar të vërtetën për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pyetja e parë që ai më bëri për Pejgamberin, ishte: “Cila është shkalla shoqërore e familjes së tij ndër ju?” Iu përgjigja: “Ai i përket një familjeje të shquar ndër ne.” (Herakliu) pyeti më tej: “A e ka thënë ndonjëri nga ju më parë atë që thotë ai (pra, se është i Dërguar i Zotit)?” Iu përgjigja: “Jo.” Herakliu pyeti: “A ka qenë ndokush nga paraardhësit e tij mbret?” lu përgjigja: “Jo.” Herakliu pyeti: “A e pasojnë atë njerëzit e lartë nga ju apo vegjëlia?” lu përgjigja: “Është vegjëlia ajo që e pason.” Pyeti përsëri: “A shtohen apo pakësohen (pasuesit e tij)?” Iu përgjigja: “Përkundrazi shtohen.” Pastaj ai pyeti: “A ka ndonjë nga ata të cilët përqafojnë fenë e tij që të mërzitet dhe pastaj ta braktisin më pas fenë?” Thashë: “Jo.” Herakliu tha: “A e keni akuzuar ndonjëherë për gënjeshtar para këtij pohimi të tij?” Iu përgjigja: “Jo.” Herakliu tha: “A ka tradhtuar apo shkelur ndonjëherë marrëveshjet e tij?” Iu përgjigja: “Jo. Tani ne jemi në armëpushim me atë, por nuk e dimë se çdo të bëjë ai me të.” Nuk munda të gjej rast tjetër të them gjë kundër tij, përveç asaj fjale. Herakliu pyeti: “A keni luftuar me të?” lu përgjigja: “Po.” Pastaj tha: “Cili ka qenë përfundimi i luftërave kundër tij?” Iu përgjigja: “Lufta mes nesh ka qenë e këmbyer, disa herë ka qenë ai fitues dhe disa herë ne.” Herakliu tha: “E çfarë ju urdhëron ai?” I thashë: “Ai na urdhëron të adhurojmë vetëm Allahun Një e të Vetëm dhe të mos i vëmë Atij shokë, duke adhuruar tjetërkënd në vend të Tij apo përkrah me Të; të heqim dorë nga çfarë adhuronin baballarët tanë dhe na urdhëron për faljen e namazit, për drejtësi e për të folur drejt, për dëlirësi dhe për mirëshkuesi me farefis.” Pastaj ai e urdhëroi përkthyesin të më thoshte në vazhdim: “Në të vërtetë, unë të pyeta për familjen e tij dhe ti përmende se ai i përkiste një familjeje shumë fisnike. Kështu janë të dërguarit: ata të gjithë kanë dalë nga familjet më të shquara të kombit të tyre. Të pyeta nëse ndokush tjetër mes jush ka pohuar një gjë të tillë (profecinë) para tij dhe përgjigja qe mohuese. Po të kishte qenë përgjigjja pohuese, do të mendoja se ky burrë ndiqka fjalët e paraardhësit të tij. Pastaj të pyeta nëse kishte qenë ndonjë nga paraardhësit e tij mbret dhe përgjigja qe mohuese. Po të kishte qenë përgjigja pohuese do të thosha se është njeri i cili kërkon mbretërinë e të parëve të vet. Pastaj të pyeta nëse ishte akuzuar ndonjëherë për gënjeshtra më parë se të nxirrte këtë pretendim (për profeci) dhe përgjigja qe mohuese. Kështu që unë e kuptoj qartë se ai që nuk ka folur kurrë gënjeshtra ndaj njerëzve, nuk mundet kurrë që të gënjejë ndaj Allahut. Të pyeta nëse e ndjekin atë të pasurit apo të varfrit, ndërsa ti përmende se pasuesit e tij janë të varfrit. Dhe vërtet, gjithnjë janë ata pasuesit e të Dërguarve. Pastaj të pyeta nëse ata shtohen apo pakësohen, ndërsa ti përmende se ata veçse shtohen. E tillë është çështja e imanit (besimit të vërtetë) derisa ai të plotësohet e të përmbushet në çdo pjesë të tij. Të pyeta nëse ndonjë prej atyre e braktis fenë e tij, pasi e ka përqafuar atë duke qenë i pakënaqur me të, ndërsa përgjigja jote qe mohuese. I tillë është Besimi i vërtetë, kur ëmbëlsia e tij hyn në zemra dhe shkrihet plotësisht në to. Të pyeta nëse ka tradhtuar ndonjëherë dhe ti u përgjigje që jo. Vërtet kështu është: të Dërguarit kurrë nuk tradhtojnë. Pastaj të pyeta se çfarë ju urdhëron dhe ti përmende se si ju urdhëron të adhuroni vetëm Allahun Një e të Vetëm dhe të mos i bashkoni gjë Atij në adhurim, jua ndalon adhurimin e idhujve; pastaj ju urdhëron të falni namazin, të flisni drejt dhe të jeni të dëlirë. Në qoftë se gjithë ç’ke thënë është e vërtetë, atëherë shumë shpejt ai do të pushtojë këtë vend që është nën këmbët e mia. Dhe unë e dija (nga Shkrimet e Para) se ai do të dilte, por nuk e dija se ai do të ishte prej jush dhe, nëse do të isha i sigurt për të shkuar tek ai, atëherë do të shkoja menjëherë për ta takuar e, po të gjendesha pranë tij, padyshim që do t’ia laja këmbët.”

Herakliu pastaj kërkoi letrën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të cilën Dihja ia kishte çuar Herakliut nëpërmjet guvernatorit të Busras (në Siri). Pasi e mori, e lexoi. Ja çfarë ishte shkruar në të:

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Nga Muhamedi, rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij (drejtuar) Herakliut, sunduesit të bizantinëve. Paqja qoftë mbi atë që ndjek Udhën e Vërtetë. Për më tej, unë të ftoj të përqafosh Islamin. Bëhu musliman që të jesh i shpëtuar (nga ndëshkimi i Allahut) dhe Allahu ka për të të dhuruar shpërblim të dyfishtë. Por, nëse ti nuk e pranon këtë, atëherë mbi ty do të jetë përgjegjësia për mëkatet e popullit tënd. (Unë të citoj Fjalën e Allahut): “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se njëri-tjetrin nuk do ta mbajmë për zot, në vend të Allahut! Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: ‘Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!’. (Kuran, 3:64) Kur Herakliu mbaroi fjalën e tij dhe pasi lexoi letrën, u bë shumë gjullurdi dhe u ngritën zërat në oborrin mbretëror, kështu që ne na nxorën jashtë. Unë u thashë shokëve të mi se çështja e Ibn Ebi Kebshas (Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është bërë aq e dëgjuar, sa edhe mbreti i Beni Esferëve (bizantinëve) po i frikësohet atij. Që këtej unë po bindesha se ai (Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shumë shpejt do të ishte fitimtari, derisa unë përqafova Islamin (duke më udhëzuar Allahu drejt tij).”

Ibn Naturi ishte në atë kohë sunduesi i Ilijas (Jeruzalemit), kurse Herakliu ishte i pari i të krishterëve të Shamit. Ibn Naturi tregon se një herë, kur Herakliu ndodhej për vizitë në Ilija, ai u ngrit në mëngjes i mërzitur në vetvete. Disa nga priftërinjtë e tij e pyetën pse ishte në atë gjendje. Herakliu ishte parashikues dhe astrolog. Ai u përgjigj: “Natën kur vështrova yjet, pashë se është dukur (dhe ka triumfuar) prijësi i atyre që bëhen synet. Kush është ai popull?” Ata iu përgjigjën: “Përveç çifutëve askush nuk e praktikon synetllëkun, kështu që ti nuk duhet të kesh frikë prej tyre. Vetëm shkruaj urdhra për gjithë anët e mbretërisë tënde për të marrë çdo çifut që gjendet gjithandej në mbretëri.” Ndërsa ata ishin në këto fjalë, një lajmës i çuar nga mbreti i Gassanit u soll përpara Herakliut për t’i bërë të njohur lajmin për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Duke marrë këtë njoftim prej tij, Herakliu urdhëroi njerëzit e tij të shkojnë dhe të shohin nëse ai (lajmësi i Gassanit) ishte i bërë synet. Pasi e panë atë, i thanë (Herakliut) se ai ishte i bërë synet. Pastaj e pyeti për arabët dhe ai u përgjigj: “Edhe ata e zbatojnë bërjen synet.” Pasi dëgjoi këtë, Herakliu bëri të njohur se sundimi i këtij kombi (arabëve) tashmë ka nisur. Herakliu i shkroi një mikut të vet në Romë, i cili matej me të në dituri dhe nga këtej u nis për Hims (qytet në Siri), duke pritur atje derisa i mbërriti letra e përgjigjes nga miku i tij. Sipas letrës edhe shoku i tij pajtohej me mendimin për ardhjen e Profetit (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe se me të vërtetë ky (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte Pejgamber. Atëherë Herakliu thirri krerët e bizantinëve për t’u mbledhur në pallatin e tij në Hims. Kur u grumbulluan, ai urdhëroi që të gjitha dyert e pallatit të tij të mbylleshin. Pastaj doli para tyre dhe tha: “O Bizantinë! Nëse dëshironi triumfin, nëse kërkoni udhëzim të shpejtë dhe, nëse doni që perandoria të mbetet e juaja, atëherë jepiani besën këtij Profeti.” (Duke dëgjuar mendimet e Herakliut) të gjithë njerëzit u derdhën drejt dyerve të pallatit si gomarë të egër, por i gjetën të mbyllura. Herakliu, kur pa urrejtjen e tyre ndaj Islamit dhe duke humbur shpresën për ta për të besuar (që të përqafonin Islamin), urdhëroi: “Sillini prapë tek unë.” (Pasi u kthyen) u tha: “Ajo që sapo ju thashë, ishte vetëm për të provuar forcën dhe lidhjen që keni me fenë tuaj dhe tashmë e pashë atë.” Të gjithë të pranishmit ranë me fytyrë për tokë para tij të kënaqur me të. Kështu pra ishte fundi i çështjes së Herakliut (në lidhje me besimin e tij).”

02 – BESIMI

8.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: Islami qëndron mbi këto pesë shtylla (parime):

1- Dëshminë se nuk ka Zot tjetër që miton të adhurohet, përveç Allahut dhe se Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është i Dërguari i Tij;

2- Faljen e (rregullt të) namazit (në pesë kohët e detyruara me bindje, përkushtim, përsosmëri e përpikëri);

3- Dhënien eekatit;

4- Kryerjen e haxhit (vizitës në Mekë);

5- Agjërimin e muajit të Ramazanit.

9.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Imani (besimi) përbëhet nga gjashtëdhjetë e ca degë dhe hajau (turpi) eshtë njëra nga degët e besimit.

10.  Abdulla Ibn Amr radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Musliman është ai që nuk u sjell dëm muslimanëve as me gjuhën e tij e as me dorën e tij dhe muhaxhir (i shpërngulur për hir të Allahut) është ai që braktis gjithçka që ka ndaluar Allahu.

11.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: E pyetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Islami i kujt është më i miri?” Ai u përgjigj: “I atij, nga dora dhe gjuha e të cilit nuk lëndohen muslimanët.”

12.  Abdulla Ibn Amr radijAllahu ‘anhu tregon: Dikush e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Cilat vepra (ose cilësi) të Islamit janë më të mira?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Të ushqesh (të varfrit) dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh.”

13.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Asnjëri prej jush nuk do të ketë besim (të plotë) derisa të dojë për vëllanë e tij (të fesë, muslimanin) atë që dëshiron për veten e tij.

14.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ (Betohem) për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im! Asnjëri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë), derisa unë të jem për të më i dashur sesa babai i tij dhe fëmija e tij.

15.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ (Betohem) për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Asnjëri prej jush nuk do të ketë iman (të plotë) derisa unë të jem për të më i dashur se babai i tij, se fëmija e tij dhe se të gjithë njerëzit bashkë.

16.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Kushdo që ka në vetvete këto tri cilësi, do të ndiejë ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e besimit:

1- Ai për të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij (Muhamedi) sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëhen më të dashur se çdo gjë tjetër;

2- Ai i cili e do një njeri shumë dhe e do atë vetëm për Hir të Allahut;

3- Ai i cili urren të kthyerit në mosbesim ashtu siç urren të hidhet në zjarr.”

17.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Dashuria për Ensarët është tregues i besimit dhe urrejtja për Ensarët është tregues i hipokrizisë.

18.  Ubada Ibn Samiti, njëri nga pjesëmarrësit në betejën e Bedrit dhe njëri nga dymbëdhjetë krerët (nuknba’) në natën e Besës së Akabas, tregon: “ I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, (në natën e Besatimit në Akaba) ndërsa rreth tij ishin një grup prej shokëve të tij, ka thënë: ‘Më jepni besën që:

1) Nuk do t’i bëni shok Allahut (në adhurim);

2) nuk do të vidhni;

3) nuk do të bëni zina (marrëdhënie të paligjshme imorale);

4) nuk do t’i vrisni fëmijët;

5) nuk do të bëni shpifje me qëllim mashtrimi;

6) nuk do të kundërshtoni (kur të urdhëroheni) për të punuar vepra të mira (sipas Islamit dhe arsyes së shëndoshë)!

Cilido prej jush që përmbush besën e tij, do të shpërblehet nga Allahu dhe kushdo që bie në ndonjërin prej këtyre (gjynaheve, përveç idhujtarisë) dhe do të ndëshkohet në këtë jetë, atëherë ai (ndëshkim) do të.jetë shlyerje për atë gjynah. Kushdo që bën ndonjë nga këto (gjynahe) dhe Allahu ia fsheh atij atë (gjynah), atëherë çështja është tek Allahu për ta falur apo për ta ndëshkuar (në Jetën e Përtejme).’ Dhe kështu ne i dhamë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të gjitha këto çështje.

19.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Do të vijë një kohë kur pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë delet, të cilat do t i çojë në majë të maleve dhe në luginat me shi, që kështu të largohet atje, bashkë me fenë e tij (Islamin), prej fitneve (vështirësive në përmbushjen e detyrave të fesë, sprovave, mundimeve, trazirave etj.)

20.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “ Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëronte muslimanët për të bërë diçka, ai gjithnjë urdhëronte vepra të cilat ishin të lehta për t’u kryer (sipas fuqisë dhe durimit të tyre). Ata i thanë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne nuk jemi si ti. Allahu vërtet tashmë t’i ka falur ty gjynahet e shkuara dhe të ardhme/ Nga kjo ai u nxeh derisa e tregoi këtë në fytyrën e tij, pastaj tha: “Nuk ka dyshim se ai që e ka frikë më shumë Allahun dhe që e njeh Atë më mire se të gjithë ju, jam unë’.

21.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit të hvjnë në Zjarr, atëherë Allahu i Madhëruar do të thotë, ‘Nxirrini nga Zjarri ata në zemrat e të cilëve ka besim sa pesha e një kokrre të farës së mustardës.’ Kështu, ata do të nxirren prej andej, tashmë, të shkrumbuar dhe do të hidhen në lumin Haja apo Hajat (lumi i jetës), (Malik një nga përcjellësit e hadithit dyshon mes këtyre dy fjalëve). Atje do të përtërihen e do të kthehen përsëri në jetë ashtu si fara që rritet anash një rrjedhe uji. A nuk e keni parë si del e rritet e verdhë dhe e përdredhur?

22.  Dhe po nga Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndërsa po flija pashë (në ëndërr) sikur m’u paraqitën përballë disa njerëz të veshur me këmisha, disa prej të cilave arrinin vetëm deri tek gjoksi, ndërsa të tjera edhe më të shkurtra se aq. M’u paraqit edhe Umer Ibn Hatabi i veshur me këmishë (të gjatë), të cilën po e tërhiqte zvarrë.” (Të pranishmit) e pyetën: “Si e shpjegove atë, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Ajo (këmishë) është feja.

23.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “ Njëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë një Ensari, i cili e qortonte vëllanë e vet se ishte i turpshëm. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Lëre atë, sepse turpi (haja) është pjesë e imanit.”

24.  Ibn Umar radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut s.a. ka thënë: “ Jam urdhëruar (nga Allahu) që t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është i Dërguari i Allahut, të falin namazet (ditore) dhe të japin zekatin. Kështu, nëse ata i plotësojnë të gjitha këto, atëherë ata i kanë të mbrojtur prej meje jetën dhe pasuritë e tyre, përveçse kur e drejta islame e kërkon ndryshe, ndërsa llogaria e tyre është tek Allahu.

25.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “ Të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyetën: ‘Cila është vepra më e mirë?’ Ai u përgjigj: ‘Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).’ E pyetën prapë: ‘Po pastaj çfarë (vepre vjen)?’ Ai u përgjigj: ‘Lufta për çështjen e Allahut.’ Folësi pyeti prapë: ‘Po pastaj çfarë?’ Ai u përgjigj: ‘Haxhi (i kryer në rregull dhe) i pranuar (nga Allahu).’

26.  Saad Ibn Ebi Vekkas radijAllahu ‘anhu tregon: “ Njëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndau diçka ndërmjet një grupi njerëzish, ndërsa unë isha ulur diku atje, veç kur pashë se i Dërguari i Allahut la (pa pjesë) një burrë të cilin unë e mendoja më të mirin, kështu që i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ç’ke me filanin (që nuk i jep pjesë nga zekati)? Për Allah, unë vërtet mendoj se ai është besimtar i mirë!’ Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vërejti: ‘Apo thjesht musliman?’ Unë heshta pak, por nuk munda të duroj dhe e përsërita pyetjen, për shkak të asaj që unë dija për të: ‘Ç’ke me filanin (që nuk i jep)? Për Allah, unë me të vërtetë mendoj se ai është besimtar i mirë!’ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përsëri më tha: ‘Apo thjesht musliman?’ (Pasi heshta) nuk munda të duroj, për shkak të asaj që dija për të dhe e përsërita pyetjen së treti, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem m’u përgjigj njëlloj. Pastaj më tha: ‘O Saad! Padyshim që unë i jap një njeriu, ndonëse tjetërkush është më i dashur për mua sesa ai, nga frika se atë mund ta përplasë Allahu me fytyrë në zjarr’.

27.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: M’u paraqit zjarri i Xhehenemit dhe (pashë) se shumica e banorëve të tij ishin gra mohuese.” E pyetën: “A kishin mohuar Allahun?” Ai u përgjigj: “Ato kishin mohuar bashkëshortët e tyre dhe ishin mosmirënjohëse për mirësitë e nderimin që u ishte bërë. Nëse ti e trajton mirë vazhdimisht ndonjërën prej atyre (grave mohuese) dhe, në një çast. ajo sheh te ti diçka (që s’i pëlqen), ajo të thotë: ‘Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë të mirë prej teje.

28.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë shava një burrë, duke i folur fjalë fyese për nënën e tij. Për këtë arsye Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: ‘O Ebu Dherr! A e shave atë me fjalë fyese për nënën e tij? Ti akorna ke disa cilësi të kohës së padijes. Robërit tuaj janë vëllezërit tuaj, të cilët Allahu i ka sjellë nën pushtetin tuaj. Prandaj, kushdo që ka një vëlla nën pushtetin e tij, le ta ushqejë me ato që ha vetë e ta veshë me ato që vishet vetë! Mos i ngarkoni ata me punë që janë përtej mundësive të tyre, por, në qoftë se e bëni një gjë të tillë, atëherë ndihmojini ata’!”

29.  Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë e dëgjova të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thoshte: ‘Kur dy muslimanë ndeshen me shpata, atëherë që të dy, edhe vrasësi edhe i vrari do të hyjnë në zjarr.’ Nga kjo i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Mirë kjo për vrasësin, por si është çështja e të vrarit?’ I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem m’u përgjigj: ‘Nuk ka dyshirn se edhe ai qe i vendosur për vrasjen e shokut të tij kundërshtar’.” (31)

30.  Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur zbriti ajeti: ‘Sa për ata që besojnë dhe nuk e njollosin besimin e tyre me padrejtësi, pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar. (Kuran, v. 6:82), shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thanë: ‘Kush është ai prej nesh që nuk ka bërë padrejtësi?!’ Atëherë Allahu shpalli: ‘Pa dyshim, idhujtaria është, vërtet, një padrejtësi shumë e madhe’.” (Kuran, 31:13)

31.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shenjat treguese të hipokritit janë tri: kurdo që flet, ai gënjen; sa herë që premton, ai gjithnjë e thyen (besën, fjalën e dhënë); nëse i beson atij (diçka), ai (e) tradhton (besimin).” (33)

32.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Kush qëndron duke u falur Natën e Kadrit me besim (të sinqertë tek Allahu) dhe rne shpresë (për të fituar shpërblimin e Tij e jo për t’u dukur), atëherë atij do t’i falen të gjitha gjynahet e mëparshme’.” (35)

33.  Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.

34.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i ka caktuar një njeriu, i cili del (të luftojë) për çështjen e Allahut i shtyrë vetëm nga besimi tek Ai dhe te të dërguarit e Tij, që ta kthejë (në shtëpi) me shpërblim a me plaçkë lufte (nëse ai mbetet gjallë), ose ta fusë në Xhenet (nëse ai bie dëshmor). Po të mos e shihja të vështirë për pasuesit e mi, kurrë nuk do të mbetesha mbrapa pa iu bashkuar çcio njësie luftarake të nisur për Xliihnii dhe do të doja shumë që të vritesha për çështjen e Allahut, pastaj të ringjallesha, pastaj të vritesha, pastaj të ringjallesha, pastaj të vritesha përsëri për çështjen e Tij!” (36)

35.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që bën nijet dhe fal namaz unfilc gjatë netëve të Ramazanit nga çiltërsia dhe thellësia e besimit të tij dhe me shpresën për të fituar shpërblimet e Allahut (por jo për t’u dukur), atëherë atij do t’i falen gjithë ç’kanë kaluar nga gjynahet e tij (që ai i ka bërë më parë).” (37)

36.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që e mban agjërimin gjatë muajit të Ramazanit me besim të sinqertë dhe me shpresë (për të fituar shpërblimet e Allahut e jo për t’u dukur), atëherë atij do t’i falen të gjitha gjynahet e tij të kaluara.” (38)

37.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Feja është shumë e thjeshtë, prandaj, kushdo që e stërmundon veten në fenë e vet, nuk do të mundet ta vazhdojë në atë mënyrë. Kështu pra, të mos jeni ekstremistë, por mundohuni të jeni afër përsosurisë dhe gëzohuni për shpërblimin që do të keni, forcohuni duke kryer rregullisht faljen e namazit në mëngjes e pasdite dhe gjatë orëve të fundit të natës.” (39)

38.  Bera radijAllahu ‘anhu tregon se kur erdhi në Medine, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në fillim qëndroi te gjyshërit e tij apo te dajallarët e tij, nga Ensarët, dhe se ai u fal në drejtim të Bejtul-Makdes-it (xhamisë Aksa) në Jeruzalem, për gjashtëmbëdhjetë apo për shtatëmbëdhjetë muaj, por ai kishte dëshirë që drejtimi i flajes të ishte nga Qabeja (në Mekë). Namazi i parë, të cilin ai e fali në drejtim të Qabesë, ishte asri (Iqindia, pasditja). Me të u falën edhe disa shokë të tij. Pastaj njëri tyre doli dhe kaloi pranë një xhamie, ku disa njerëz ishin përkulur në ruku (duke u falur në drejtim të Jeruzalemit). Atëherë ai u tha atyre: ‘Dëshmoj në Emër të Allahut se sapo jam falur me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në drejtim të Mekës. Ashtu siç ishin, ata u kthyen menjëherë nga Qabeja. Çifutëve dhe ithtarëve të Librave të Parë u pëlqente kur e shihnin atë (Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të falej në drejtim të Aksas, por kur ai e ndryshoi drejtimin e faljes për nga Qabeja, atëherë ata e urryen këtë gjë. (40)

39.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse një njeri e përqafon Islamin sinqerisht, atëherë Allahu do t’ia falë atij të gjitha gjynahet e mëparshme dhe pas kësaj i fillon llogaria e veprave (sipas kësaj peshoje): Shpërblimi i punëve të tija të mira do të jetë nga dhjetë deri në shtatëqind herë për çdo të mirë të bërë, ndërsa një vepër e keqe do t’i shënohet siç është, në qoftë se Allahu nuk e falatë.” (41)

40.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, kur Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri brenda (në dhornën e saj), tek ajo gjendej një grua. Ai e pyeti: “Kush është ajo?” Aishja i tha: “Është filania” dhe i përmendi atij faljen (e shumtë që kryente ajo grua). Ai tha: “Eh! (Me mospëlqim). Kryeni punët e mira që janë brenda fuqisë e mundësive tuaja (pa u stërmunduar), sepse, për Allahun, Allahu nuk do të heqë dorë (së dhëni shpërblime), derisa ju të lodheni vetë! Veprat rnë të dashura të fesë për Allahun janë ato të cilat njeriu i kryen vazhdimisht.” (43)

41.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të dalë prej zjarrit kushdo që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi (besim) sa pesha e një kokrre elbi. Po kështu do të dalë nga zjarri çdokush që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi sa pesha e një kokrre gruri. Dhe po kështu do të nxirret prej zjarrit cilido që pohon se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe që në zemrën e tij ka mirësi (besirn) sa pesha e një grimce apo e një milingone të vogël.” (44)

42.  Umer Ibn Hattabi radijAllahu ‘anhu tregon se njëherë dikush nga çifutët i kishte thënë atij: “O prijësi i besimtarëve! Është një Ajet në Librin tuaj të shenjtë, të cilin të gjithë ju muslimanët e lexoni, ajet i cili, po të na ishte shpallur ne, çifutëve, sigurisht që do ta kishim bërë festë ditën e shpalljes së tij.” Umeri radijAllahu ‘anhu e pyet: “Cili ajet është ai?” Çifuti i përgjigjet: “Këtë ditë Unë e përsosa për ju fenë tuaj, e plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha Islamin si fe për ju.” (Kuran 5: 3) Umeri radijAllahu ‘anhu iu përgjigj: “Padyshim që ne e dimë mirë ditën dhe vendin në të cilin i ka zbritur ky (ajet) Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ka qenë ditë e xhuma dhe ai po qëndronte në Arafat (ditën e Haxlut).” (45)

43.  Talha Ibn Ubejdullah radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë, një burrë me flokë të shprishur nga Nexhdi vjen tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ne e dëgjuam zërin e tij, por nuk po kuptonim se çfarë thoshte, derisa ai u afrua. Atëherë e morëm vesh se ai po pyeste për Islamin. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: ‘Duhet të bësh pesë falje namazi me përpikëri ditën dhe natën (për njëzet e katër orë).’ Ai e pyeti: “A kam detyrim ndonjë falje tjetër?’ I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Jo, përveçse nëse dëshiron të falësh namaz nafile (vullnetar).” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha më tej: ‘Duhet të agjërosh muajin e Ramazanit (sipas rregullave dhe mësimeve të Islamit).’ Ai pyeti: ‘A kam detyrim të agjëroj më shumë se kaq?’ I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i përgjigjet: ‘Jo, përveçse nëse dëshiron të mbash agjërim iiafih’ (vullnetar).’ Pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i përmendi zckatin (pagesë e përcaktuar e detyrueshme mbi pasurinc e përcaktuar). Ai e pyeti: ‘A ka tjetër detyrim (financiar) për mua përveç tij?’

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: ‘Jo, përveçse nëse dëshiron të japësh sadaka (lëmoshë e bamirësi) nga vetja jote.’ Ai u kthye duke thënë: ‘(Betohem) për Allah! Nuk do t’u shtoj e nuk do t’u pakësoj asgjë këtyre detyrimeve.” (Nga kjo) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nëse është i vërtetë në çfarë thotë, atëherë ai do të shpëtojë (duke iu siguruar Xheneti).” (46)

44.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shoqëron xhenazen e një muslimani me besim e shpresë (tek Allahu dhe shpërblimi i Tij) dhe qëndron me të deri sa t’ia falë namazin e të përfundojë krejt varrimi i saj, atëherë ai kthehet me shpërblimin e dv karatëve. Çdo karat është sa mali i Uhudit. Ndërsa ai që fal vetëm namazin e xhenazes dhe largohet para varrimit të saj, atëherë ai kthehet me shpërblimin e një karati.” (47)

45.  Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se Pcjgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të fyesh muslimanin ështëfusuk (vepër e ulët prej keqbërësi) dhe ta vrasësh atë është laifr (femohim, mohim).” (48)

46.  Ubada Ibn Samiti radijAllahu ‘anhu tregon se (njëherë) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli për të njoftuar njerëzit për (kohën se kur bie) Nata e Kadrit, por atv ndodhi një ngatërresë ndërmjet dy burrave nga radhët e muslimanëve. Për këtë shkak Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në të vërtetë, unë dola për t’ju njoftuar për datën e Natës së Kadrit, por meqë filani dhe filani bën shamatë, dija për ju u hoq, (sepse unë e harrova atë) dhe mbase kështu do të jetë më mirë për ju. Prandaj kërkojeni atë në shtatën, në të nëntën dhe në të pestën (natë nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit)!” (49)

47.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një ditë, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte ulur mes njerëzve, Xhibrili shkoi drejt e tek ai dhe i tha: “Ç’është iniani?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “hnani është të besosh në Allahun, në Melekët e Tij, në Takimin me Të, në të Dërguarit e Tij dhe të besosh në Ringjalljen.” Ai pyeti përsëri: “Ç’është islami?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Të adhurosh vetëm Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij dikë a diçka tjetër në adhurim, të falësh (rregullisht) namazet (e detyruara), të japësh zekatin e caktuar dhe të mbash agjërimin e Ramazanit.” (Më tej) ai e pyeti: “Ç’është ihsani (përsosuria në adhurim)?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë dhe, nëse ti nuk e sheh Atë (për shkak se nuk e ke arritur këtë gjendje përkushtimi), atëherë (dije mirë) se Ai të sheh ty.” (Pastaj ai përsëri) pyeti: “Kur do të jetë Ora (çasti i fundit i kësaj bote)?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “1 pyeturi nuk di më shumë se pyetësi (në lidhje me këtë çështje), por po të njoftoj për shenja të saj:

1- Kur robina të lindë padronin e saj (lindje nga marrëdhënie imorale etj.) dhe,

2- kur barinjtë e deveve të zeza të bëjnë gara në ngritjen e ndërtesave të larta. Dija e Orës është një nga pesë të fshehtat të cilat askush nuk i di përveç Allahut. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi: “Pa dysliim, vctcm Allaliu c di Orcn c caktunr. Ai c zbrct sliiun dlic c di ç’ka nc barkun c shtatzcncs. Asnjc njcri nuk di ç’do të fitojc ncscr dhc askush ntik di sc në ç’vcnd do të vdcsë. Mc të vërtctë, Allahu është i Gjithëdijsliëm dltc Njohës i çdo gjëjc.” (Kuran, 31:34).

Kur i panjohuri u kthye dhe u largua, atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha shokëve të vet: “Thirreni dhe kthejeni prapë.” Por ata nuk panë gjë. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky qe Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili erdhi t’u mësojë njerëzve fenë e tvre.” (50)

48.  En-Nu’ëman Ibn Beshir radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: ‘Gjërat e ligjshme janë përcaktuar qartë, edhe të paligjshmet janë përcaktuar qartë, por ndërmjet tyre ka gjëra të dyshimta c të paqarta, të cilat shumica e njerëzve nuk i njeh. Kësisoj, kushdo që e ruan veten nga këto gjëra të paqarta, ai mbron fenë dhe nderin e tij. Ndërsa kushdo që jepet pas këtyre gjërave të paqarta, është si bariu që kullot bagëtinë e tij afër kullotave (ose pronës privatc) së dikujt tjctër dhe në çdo çast bagëtitë e tij mund të hyjnë atje. O njerëz! Kini mendjen! Çdo pronar e ka një pronë (të ndaluar për të tjerët) dhe pronat e Allahut në tokë janë gjërat që Ai ka ndaluar.

Kini mendjen! Në trup ndodhet një copë mishi, e cila, nëse prishet, atëherë i gjithë trupi prishet. Vërtet, ajo është zemra.” (52)

 

49.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: Kur erdhi delegacioni i fisit Abdul-Kajs tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai tha: “Kush janë këta njerëz (ose: delegacion)?” Ata u përgjigjën: “Ne jemi nga fisi Rebia.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Mirë se erdhët, o njerëz (ose: o delegaeion), (vullnetarisht e) të pa poshtëruar dhe nuk keni për t’u penduar.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Në fakt, ne mund të vijmë tek ti vetëm në muajin e shenjtë, sepse ndërmjet nesh dhe teje është një vendbanim i (sunduar prej) femohuesve të fisit Mudar (të cilët ndërhyjnë dhe na pengojnë për të ardhur tek ti). Prandaj na urdhëro të punojmë disa mirësi (nga veprat e përcaktuara të fesë) që t’ua bëjmë të njohura njerëzve tanë që i kemi lënë pas (në shtëpi) dhe që (duke i zbatuar ato vepra) me to të mund të hyjmë në xhenet.” E pyetën edhe për pijet (të lejuarat dhe të ndaluarat). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi për katër gjëra dhe i ndaloi nga katër gjëra. I urdhëroi për besimin në Allahun Një e të Vetëm dhe i pyeti: “A e dini se ç’është besimi në Allahun Një e të Vetëm?” Ata iu përgjigjën: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Do të thotë: të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është i Dërguari i Allahut; të falësh namazin (shih hadithin 8 dhe shënimin); të japësh zekatin; të agjërosh Ramazanin cihe të paguash një të pestën e plaçkës së luftës (për Çështjen e Allahut).”

Ndërsa u ndaloi atyre katër gjëra: luintamin, dubban, nakirin dhe muzeffen apo mbase edhe mukajjerin. Pastaj u tha: “I mbani mend mirë këto të gjitha cihe ua përçoni ato edhe njerëzve tuaj që keni lënë pas në shtëpitë tuaja.” (53)

50.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që çdonjëri ka pasur dhe çdo njeri do të marrë shpërblimin në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atëherë Hixhreti (shtegtimi) i tij do të jetë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë gjë që ai u shpërngul.” (54)

51.  Ebu Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ka thënë: “Në qoftë se dikush shpenzon për familjen e vet sinqerisht për Hir të Allahut dhe me qëllimin për të marrë shpërblim prej Allahut, atëherë kjo do të jetë për të (në shpërblim si) sadnkn (vepër bamirësie).” (55)

52.  Xhabir Ibn Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “I dhashë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të falur nazin (rregullisht në kohën e vet të caktuar); për të dhënë zekatin dhe për të qenë i çiltër e i vërtetë ndaj çdo muslimani.” (57)

53.  Po Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thashë: “Të jap ty besën për Islamin.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vuri kusht për besën time që të jem 1 çiltër dhe i vërtetë ndaj çdo muslimani dhe unë 1 dhashë atij besën time për këtë.” (58)

03 – DITURIA

54.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte mes nesh në një grumbullim, ku po u fliste njerëzve, kur vjen një beduin (nga arabët e shkretëtirës) dhe thotë: “Kur do të jetë Ora (Çasti i Fundit i kësaj bote dhe Ringjallja)?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi fjalën e tij, kur disa nga njerëzit thanë se ai e dëgjoi çfarë tha, por nuk i kishte pëlqyer ajo për çfarë pyeti beduini, ndërsa disa të tjerë thanë se ai nuk e ka dëgjuar pyetjen fare. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vazhdoi ligjëratën e tij, derisa e përfundoi, pastaj tha: “Ku është, ta shikoj atë që pyeti për Orën?” Beduini u përgjigj: “Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kur të humbasë amaneti, atëherë pra prit për Orën (Kijametin).” Beduini pyeti sërish: “Si do të humbasë ai?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kur fuqia e drejtimi t’u jepet në dorë njerëzve që s’janë të aftë e të përshtatshëm për atë punë, atëherë pra prit për Orën.” (59)

55.  Abdullah Ibn Amr radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë një udhëtimi që ndërmorëm ne, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbeti mbrapa dhe më pas na arriti, kur faljes së namazit i kishte kaluar koha dhe ne ishim duke marrë avdes vetëm duke fërkuar kërnbët (me duar të lagura). Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thirri dy a tri herë rne sa zë kishte: ‘Mjerë thembrat nga zjarri!” (60)

56.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “(Një herë) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vërtet, është një pemë së cilës nuk i bien gjethet dhe, vërtet, ajo është tamam si muslimani. Më thoni pra, cila është ajo?” Atëherë të gjithë njerëzit e pranishëm filluan të mendojnë për pemët në shkretëtira. Mua më erdhi në mendje palma e hurmës, por pata turp (të përgjigjesha). Pastaj pyetën: “Na thuaj se cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Ajo është palma e hurmës.” (61)

57.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa ishim ulur me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në xhami, hyn një burrë i hipur në deve. Pasi e uli atë në xhami, i lidhi këmbët (që të mos ngrihet) dhe tha: “Cili prej jush është Muhamedi?” Ndërkohë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte ulur mes nesh i mbështetur në krah, ndërsa ne iu përgjigjëm: “Ky burri i barcihë i mbështetur në krah.” Pastaj burri iu drejtua atij: “O biri i Abdul Mutalibit!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “ja ku jam, t’u përgjigjem pyetjeve të tua.” Ai tha: “Dua të të pyes diçka, por do të jem i vështirë për ty në pyetje, kështu që mos të zemërohesh me mua.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Pyet ç’të të vijë (në mendje) e ç’të duash.” Kështu ai tha: “Të pyes ty për Zotim tënd dhe për Zotin e atyre para teje! Vallë, Allahu të ka dërguar për të gjithë njerëzimin?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Për Allah, po!” Pyeti përsëri: “Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të falësh pesë namaze në një ditë dhe natë (në njëzet e katër orë)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Për Allah, po!” I panjohuri pyeti përsëri: “Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të agjërosh këtë muaj të vitit (Ramazanin)?” (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) iu përgjigj: “Për Allah, po!” Pyeti përsëri: “Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të marrësh këtë detyrim zekati prej të pasurve tanë për ta ndarë atë mes të varfërve tanë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Për Allah, po!”

Pas këtyre përgjigjeve burri tha: “Besoj në gjithçka që ti ke thënë. Unë jam dërguar nga njerëzit e mi që i kam lënë atje, jam Dimam Ibn Thaëlebeh nga vëllezërit e fisit Beni Saad Ibn Bekr.” (63)

58.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi një burrë me një letër dhe e urdhëroi që t’ia dorëzojë atë sunduesit të Bahrejnit, ndërsa sunduesi i Bahrejnit ai dërgoi atë Kisras (perandorit të persëve) i cili, sapo e lexoi letrën, e grisi dhe e bëri copa- copa. (Ibn Musejib- një nga përcjellësit e hadithit) tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu lut Allahut kundër tyre me këtë dua: “Allahu i copëtoftë dhe i shpërndaftë ata të gjithë ç’janë!” (64)

59.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkroi (ose: deshi të shkruante) një letër dhe i thanë: “Ata (të cilëve dëshiron t’u shkruash) lexojnë vetëm letrat e vulosura.” Kësisoj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori një unazë argjendi të gdhendur në të: “Muhamed Resulullah (Muhamedi 1 Dërguari i Allahut).” Sikur po e vështroj edhe tani shkëlqimin e saj të bardhë në dorën e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” (65)

60.  Ebu Vakid Lejthiu radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur 1 Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte ulur në xhami me disa njerëz, erdhën tre veta, dy prej të cilëve iu afruan të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kurse i treti u largua. Ata të dy qëndruan përpara të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (për pak kohë derisa) njëri gjeti një vend në rrethin e njerëzve dhe u ul, ndërsa tjetri u ul pas tvre, kurse i treti ktheu shpinën e iku. Kur mbaroi fjalën e tij, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “A t’ju tregoj për këta tre vetë? Njëri prej tyre iu dorëzua Allahut, kështu që Allahu e mori atë në Mirësinë dhe Mëshirën e Tij dhe e rehatoi atë; i dyti ndjeu turp prej Allahut, kështu që Allahu e strehoi atë në Mëshirën e Tij (dhe nuk e ndëshkoi atë); ndërsa i treti i ktheu shpinën Allahut dhe u largua, kësisoj edhe Allahu, në të njëjtën mënyrë, u largua prej tij.” (66)

61.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë, ndërsa ngiste devenë e tij, të cilën dikush e mbante për freri, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Çfarë dite është kjo sot?” Ne heshtëm, duke menduar se ai do ta quante atë me emër tjetër. Atëherë ai tha: “A nuk është dita e Nalirit (e therjes së kurbaneve)?” Ne thamë: “Po vërtet.” Ai pyeti: “Po cili muaj është ky?” Përsëri heshtëm, duke menduar se ai do ta quante atë me emër tjetër. Ai tha: “A nuk është muaji i Dluil- Hixlics (muaji i dymbëdhjetë hënor)?” Ne thamë: “Po, vërtet.” Ai tha: “Me të vërtetë, gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta ndërmjet jush (muslimanëve), ashtu si shenjtëria e kësaj ditës suaj, në këtë muaj tuajin, në këtë qytet tuajin. Ata që janë të pranishëm këtu le të njoftojnë ata që nuk janë, sepse ata që nuk gjenden mes nesh, mundet që ta kuptojnë (fjalën time) më mirë sesa dëgjuesit e pranishëm këtu.” (67)

62.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithiijë kujdesej për ne gjatë këshillave dhe mësimeve të tij, duke zgjedhur kohë të përshtatshme, me qëllim që të mos na mërziste.” (68)

63.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “I lehtësoni gjërat për njerëzit dhe mos ua vësh- tirësoni, gëzojini ata (rne fenë) dhe mos i bëni që të largohen (nga Islami).” (69)

64.  Gjatë një hytbeje, Muavijah radijAllahu ‘anhu ka treguar se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Në qoftë se

Allahu ia do të mirën një njeriu, Ai e bën atë që të kuptojë e të ngërthejë fenë (Kuranin dhe Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Unë jam vetërn përçues, ndërsa Allahu dhuron. Dhe (mbani mend se) ky Ummet do të vazhdojë të qëndrojë i vendosur në Urdhërimet e Allahut (duke zbatuar me përpikmëri Kuranin e Sunetin) dhe nuk do të dëmtohet aspak nga ata që do t’i dalin kundër (duke ndryshuar rrugë), derisa të të përmbushet Urdhri i Allahut (Dita e Kiametit).” (71)

65.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur atij i sollën një degë hurme me kokrra. Atëherë ai tha: “Vërtetë, është një pernë së cilës nuk i bien gjethet dhe, me të vërtetë, ajo është si muslimani. Më thoni pra, cila është ajo?” Unë, duke qenë më i vogli i të gjithëve, nuk fola. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Ajo është palma e hurmës.” (72)

66.  Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos kini zili (dëshirë për të qenë si dikush tjetër), përveçse ndaj dy personave: një njeriu, të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon atë në të drejtën e të vërtetën; dhe një njeriu, të cilit Allahu i ka dhuruar hikiuct (urtësi e mençuri në fe), të cilën ai e zbaton gjithnjë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve.” (73)

67.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më mbërtheu në krahë dhe tha: “O Allah! Mësoja atij Librin (Kuranin)!” (75)

68.  Po Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë, unë po lëvizja hipur mbi një gomar, kur isha në moshën e pubertitetit. I Dërguari 1 Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po falej në Mina dhe para tij nuk kishte mur, ndërsa unë kalova përpara disa rreshtave që po faleshin. Pastaj e lëshova gomarin të kulloste, kurse vetë u futa në rresht (për t’u falur) dhe askush nuk më tërhoqi vërejtjen për këtë.” (76)

69.  Mahmud Ibn Rebi’ë radijAllahu ‘anhu tregon: “Mbaj mend se kur isha fëmijë pesë vjeç, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbushi gojën me ujë nga një calik dhe ma hodhi mua në fytyrë.” (77)

70.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i udhëzimit dhe i dijes (Kuranit dhe Sunetit) rne të cilin Allahu më ka dërguar mua, është si shiu i bollshëm që bie në tokë. Një pjesë e saj është tokë pjellore, prandaj e thith shiun dhe rrit bimë e bar me begati. Një pjesë tjetër është e fortë, prandaj e mban ujin sipër dhe Allahu u sjell dobi njerëzve nëpërmjet saj, sepse ata e përdorin ujin për të pirë, për t’ua dhënë bagëtive dhe për të ujitur tokën që të rritet bereqeti. Ndërsa një pjesë e tokës është djerrë, as nuk e mban ujin dhe as nuk jep bereqet. E para është shembulli i atij njeriu, i cili e kupton fenë e Allahut dhe përfiton (nga dija) të cilën Allahu e ka shpallur nëpërmjet meje, e mëson atë dhe pastaj ua mëson të tjerëve. Shembulli i fundit është si ai i një njeriu, i cili nuk vret mendjen për të dhe nuk e pranon Udhëzimin e Allahut që është shpallur nëpërmjet meje (një i tillë është si toka djerrë).” (79)

71.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nga treguesit e Orës (Shenjat e afrimit të Ditës së Kiametit) padyshim janë: largimi dhe shuarja e diturisë fetare (nga vdekja e dijetarëve së fesë); përhapja dhe mbisundimi i padijes fetare; përhapja e pijeve alkoolike (pirja e tyre si gjë tepër e zakonshme) dhe përhapja në masë e zinasë (imoralitetit).” (80)

72.  Po Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Dua t’ju tregoj një hadith, të cilin askush nuk do t’ua tregojë pas meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Nga shenjat e Orës (të Kiametit) janë (edhe këto): dija (fetare) do të pakësohet (nga vdekja e dijetarëve fetarë); do të përhapet padituria (fetare); do të përhapet në masë zinaja (imoraliteti); do të shtohet shumë numri i grave dhe burrat do të pakësohen aq shumë, saqë një burri do t’i duhet të kujdeset për pesëdhjetë gra.” (81)

73.  Ibn Umer radijAllahu ‘anhu se tregon e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ndërsa po flija, pashë (në ëndërr) të më sillet një kupë plot me qumësht. Piva aq (shurnë), sa e ndjeva qumështin të më kullojë nga thonjtë. Pastaj pjesën e mbetur ia dhashë Umer Ibn Hattabit.” (Shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i pyetën: “E si e shpjegove këtë, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Është dituria e fesë.” (82)

74.  Abdullah Ibn Amr Ibn Aasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë Haxhit të Lamtumirës qëndroi në Mina për njerëzit që po e pyesnin. Aty erdhi një burrë që i tha: “Harrova dhe e rruajta kokën para se të pres kurbanin.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “S’ka gjë, bëje tani kurbanin.” Një tjetër i tha: “Harrova dhe e bëra kurban devenë para se të hidhja guralecët.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “S’ka gjë, hidhi tani guralecët.” Kështu, atë ditë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për çdo pyetje që iu bë për një veprim të kryer më përpara dhe nuk u krye rnë pas, sipas radhës që duhet, tha vetëm kaq: “S’ka gjë, bëje tani.” (83)

75.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dituria e fesë do të pakësohet (nga vdekja e dijetarëve të fesë), ndërsa do të përhapen padija (në çështje të fesë), fitnct dhe lh’rxhi.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut! E ç’është hcrxhi?” Ai u përgjigj duke bërë me dorë, sikur donte të thoshte ‘vrasjet’.” (85)

76.  Esma bint Ebi Bckr radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë shkova tek Aishja radijAllahu ‘anha dhe e gjeta duke u falur. I thashë: “Ç’u ka ndodhur njerëzve?” Ajo bëri me shenjë nga qielli. (Vështrova nga xhamia), kur ja! Njerëzit po faleshin! Aishja tha: “SubhanAllah (Lavdi i qoftë Allahut)!” Unë i thashë: “A mos ka ndonjë shenjë?” Ajo bëri me kokë si për të më thënë “po”. Atëherë u ngrita edhe unë (për falje të namazit të eklipsit) derisa (pothuaj) i humba ndjenjat, kështu që hodha ujë në kokë. Pas faljes, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falënderoi dhe lavdëroi Allahun pastaj tha: “Tamam tani, mu në këtë vend kam parë gjithçka që nuk më ishte treguar më parë, madje edhe Xhenetin, edhe Zjarrin. Padyshim që rnua më është shpallur se ju do të sprovoheni në varret tuaj tamam ashtu ose pothuaj si edhe sprovat e Mesihu Ed-Dexh-xhal-it (treguesi i dytë i hadithit thotë se nuk është i sigurt se cilën shprehje përdori Esmaja). Ju do të pyeteni: ‘Çfarë di për këtë burrë (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)?’ Pastaj besimtari i vërtetë (apo Esmaja përdori fjalë të ngjashme) do të përgjigjet, duke thënë tri herë: ‘Ai është Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i Dërguari i Allahut, i cili erdhi tek ne me dëshmi të qarta dhe me udhëzim, kështu që ne iu përgjigjëm atij dhe i shkuarn pas; ai është Muhamedi’. Pastaj melekët do t’i thonë atij: ‘Fli i qetë, vërtet që ne e kuptuam se ke qenë besimtar i vërtetë i atij’. Ndërsa hipokriti (apo: njeriu dyshues) do të thotë: ‘Nuk e di, karn dëgjuar njerëzit të flasin diçka dhe ashtu thashë edhe unë si ata’.” (86)

77.  Abdullah Ibn Ebu Muleika radijAllahu ‘anhu tregon: “Ukba Ibn Harithi radijAllahu ‘anhu thotë se ai ishte martuar me të bijën e Ebu Ihab Ibn Azizit. Më vonë i vjen një grua dhe i thotë: ‘Unë i kam dhënë gji Ukbas dhe gruas me të cilën ai është martuar.’ Kështu, Ukba i thotë asaj: ‘As unë nuk e kam ditur se ti më ke dhënë gji mua dhe as ti nuk më ke treguar.’ Pas kësaj ai mori kafshën e tij dhe u nis për të takuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Medine. Ai e pyeti, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: ‘Si (mund ta mbash atë për grua) kur tashmë është thënë (qartë se ajo është motra jote e qumështit)?’ Atëherë Ukba e ndau atë dhe ajo u martua me një burrë tjetër.” (88)

78.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë dhe fqinji im prej Ensarëve nga fisi Beni Umejeh Ibn Zejd, që banonte në Avnli (rrethina) të Medines, shkonim për të vizituar me radhë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: një ditë shkonte ai, një ditë shkoja unë. Kështu, kur shkoja unë, sillja njoftimet e asaj dite për Shpalljen Hyjnore dhe për gjëra të tjera dhe, kur shkonte ai, bënte të njëjtën gjë. Një ditë, miku im ensar, që kishte radhën e tij, e kreu vizitën dhe (pasi u kthye) i ra fort derës sime, duke pyetur nëse isha aty. Unë u tmerrova dhe dola jashtë tek ai. Ai tha: ‘Sot ka ndodhur një ngjarje e madhe.’ Pastaj unë shkova tek Hafsaja (e bija e Umerit dhe bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të cilën e gjeta duke qarë. E pyeta: “A mos ju ka ndarë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Ajo u përgjigj: ‘Nuk e di.’ Pastaj shkova tek Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, duke qëndruar në këmbë, i thashë: ‘A i ke ndarë gratë e tua?’ Ai tha: ‘Jo!’ Atëherë thashë: ‘AUnlui Ekbcr – (Allahu është më i Madhi)!” (89)

79.  Ebu Musa Ensariu radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë një burrë i tha të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut! A mundet që të mos u bashkohem njerëzve në namaz, sepse, kur na e fal filani, na e zgjat atë?” Kurrë më parë nuk e kisha parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem aq të nxehur gjatë këshillimeve sa atë ditë. Pas kësaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O njerëz! Vërtet, disa prej jush i bëjnë njerëzit që të mos i pëlqejnë punët e mira (faljen e namazit ua mërzitin atyre). Prandaj kushdo që u prin njerëzve në falje, duhet që ta shkurtojë e ta lehtësojë (namazin), sepse mes tyre ka të atillë që janë të sëmurë, të dobët dhe që kanë nevojë (për t’u liruar shpejt për ndonjë punë të ngutshme).” (90)

80.  Zejd Ibn Halid Xhuheniu radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për sendin me vlerë të gjetur në rrugë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Shihe mirë dhe njihe me se është lidhur (apo: çfarë ka brenda) dhe njoftoje ndër njerëz për një vit, pastaj shfrytëzoje atë, por nëse i vjen pronari, atëherë duhet t’ia kthesh atij.” Pastaj ai pyeti: “Po deveja e humbur?” Nga kjo (pyetje) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nxeh derisa iu skuqën faqet (apo: fytyra) dhe tha: “Ti s’ke punë me të, sepse ajo e ka me vete edhe mbajtësen e ujit për vete, edhe këmbët për të arritur tek uji dhe për të ngrënë pemët (për të kullotur), kështu që lëre atë ashtu, derisa ta gjejë pronari i saj.” Ai e pyeti sërish: “Podeljae humbur?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Ajo është ose për ty, ose për vëllanë tënd (që e gjen apo që e ka humbur), ose për ujkun.” (91)

81.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se (njëherë) Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyetën për gjëra që ai nuk i pëlqente, por, kur njerëzit po vazhdonin ta pyesnin si shumë, ai u nevrikos, pastaj tha: “Më pyesni për çfarë të doni.” Një burrë e pyeti: “Kush është babai im?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Babai yt është Hudhafa.” Atëherë u ngrit një tjetër duke thënë: “Kush është babai im, o i Dërguari i Allahut?” Atij iu përgjigj: “Babai yt është Salirni, skllavi i liruar i Shejbas.” Dhe kur Umeri e pa këtë gjendje në fytyrën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O i Dërguari i Allahut! Vërtet, ne pendohemi tek Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar (për teprimin në pyetje duke të shqetësuar e duke të fyer).” (92)

82.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur thoshte një fjalë (fliste për diçka), e kishte zakon ta përsëriste atë tri herë, derisa njerëzit të mund ta kuptonin mirë prej tij. Edhe kur shkonte për të vizituar njerëzit, kërkonte leje (trokiste në derë) tri herë për të hyrë, duke e shoqëruar me përshëndetje (po tri herë). (95)

83.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Tre njerëz (tri lloje prej tyre) do të kenë shpërblim të dyfishtë:

1- një njeri nga Ithtarët e Librave të Parë (çifut apo i krishterë) i cili ka besuar në pejgamberin e tij (Musanë sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem apo Isanë sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe pastaj beson edhe Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (si të Dërguar, duke përqafuar Islamin);

2- një rob i cili përmbush detyrimet e veta ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj pronarit të tij;

3- një pronar që ka një robëreshë, të cilën e edukon më së miri (sipas islamit), e mëson më së miri, pastaj e liron atë (i jep lirinë) dhe, në fund, martohet me të. Edhe për këtë njeri, pra, ka dy shpërblime.” (97)

84.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se (njëherë) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli i shoqëruar nga Bilali radijAllahu ‘anhu Ngaqë mendoi se gratë nuk e kishin dëgjuar fjalën e tij, ai shkoi tek ato, u mbajti ligjëratë fetare dhe i ur- dhëroi që të jepnin sadaka (lëmoshë e bamirësi). Atëherë gratë filluan të hiqnin vathët dhe unazat (për sadaka), ndërsa Bilali i mblidhte me një cep të rrobës së vet. (98)

85.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I thashë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut! Cili do të jetë njeriu më rne fat që do të fitojë ndërmjetësimin tënd Ditën e

Kijametit?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vërtet, kam menduar, o Ebu Hurejra, se askush nuk do të ma bënte këtë pyetje para teje, sepse e kam parë përkushtimin tënd për hadithin. Njeriu më me fat për ndërmjetësimin tim në Ditën e Kijametit do të jetë ai që ka thënë: “Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut”, me çiltërsi, që buron nga the- llësia e zemrës apo e shpirtit të tij.” (99)

86.  Abdullah Ibn Amr Ibn Asi radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Allahu nuk e largon dijen duke e hequr atë nga (zemrat e) njerëzve, por Ai e largon atë me vdekjen e dijetarëve të fesë, derisa të mos mbetet asnjë dijetar. Njerëzit do të marrin për prijës të tyre njerëz të paditur të cilët, kur të pyeten prej njerëzve, do të gjykojnë me padije. Kësisoj pra,ata vetë do të ecin në rrugë të gabuar dhe do të humbin edhe njerëzit në rrugë të gabuar.” (100)

87.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Disa gra i thanë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Burrat po na e kalojnë dhe ti po rri me ta më shurnë se me ne, prandaj cakto ti vetë edhe një ditë për ne.” Kështu ai u caktoi atyre një ditë për t’i takuar ato, për t’u dhënë mësim duke i udhëzuar e duke i urdhëruar. Dhe nga ato që u thoshte atyre qe dhe kjo fjalë: “Çdo grua prej jush, së cilës do t’i vdesin tre fëmijë, do t’i ketë ata si mburojë nga Zjarri për veten.” Atëherë një grua pyeti: “Po nëse i vdesin vetëm dy?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u përgjigj: “Edhe sikur të jenë dy (do ta mbrojnë atë nga Zjarri).” (101)

Nga një hadith tjetër nga tregimi i Ebu Hurejrës përcaktohet se tre fëmijët e përmendur në hadith janë të moshës së vogël, pa arritur moshën që u llogariten gjynahet, moshën e pjekurisë – të pubertitetit. (102)

88.  Ibn Ebi Mulejka tregon se Aishja radijAllahu ‘anha (bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) sa herë që dëgjonte ndonjë gjë që nuk e kuptonte, pyeste përsëri, derisa ta mësonte mirë atë. Aishja tregon: “(Njëherë) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kushdo që do të thirret në llogari (për veprat e veta Ditën e Ringjalljes), padyshim që do të ndëshkohet.” Unë i thashë: “A nuk thotë Allahu i Lartësuar: ‘Ai, me të vërtetë, do të ketë llogari të lehtë (Kuran, 84:8)’?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Kjo do të thotë vetëm paraqitje e llogarive, por kujtdo që do t’i diskutohet llogaria, pa dyshim që do të jetë i humbur.” (103)

89.  Sipas transmetimit të Saidit, Ebu Shurejh radijAllahu ‘anhu tregon se, kur Amr Ibn Said po çonte forcat e tij në Mekë për të luftuar Abdullah Ibn Zubejrin, ai i ka thënë Amrit: “O prijës! Më lejo të të rrëfej se çfarë) ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një ditë pas hapjes së Mekës. Tha fjalë të cilën ma dëgjuan veshët, ma ndjeu zemra dhe e pashë me sytë e mi kur e tha. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lavdëroi dhe falënderoi Allahun e Madhëruar dhe pastaj tha: “Padyshim që Mekën e bëri të shenjtë Allahu dhe nuk e bënë të shenjtë njerëzit. Prandaj nuk i lejohet askujt, i cili beson Allahun dhe Ditën e Fundme, që atje të derdhë gjak dhe të presë pernët e saj. E në qoftë se ndokush diskuton se kjo gjë është e lejueshme ngaqë i Dërguari i Allahut luftoi atje, i thoni atij se Allahu ia lejoi të Dërguarit e Tij, por kurrë nuk jua lejoi juve”. Më pas Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Në të vërtetë, Allahu më lejoi mua vetëm pak orë (ditën e çlirimit të Mekës), ndërsa sot asaj i është kthyer shenjtëria që ka pasur, si vlera e shenjtërisë së saj (të mëparshme) dje. Është detyrë për të pranishmit që t’ua përcjelliii këtë (mesazh) atyre që nuk janë këtu.” (104)

90.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Mos gënjeni ndaj meje, pasi kushdo që gënjen lidaj meje (me qëllim), atëherë ai pa dyshim që do të hyjë në zjarr.” (106)

91.  Selema Ibn Akvai radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Kushdo që më atribuon mua (qëllimisht) fjalë që unë nuk i kam thënë, atëherë ai le të zërë (i sigurt) vendin e vet në zjarr të Xhehenemit.” (109)

92.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Përdoreni emrin tim për t’u quajtur, por mos e përdorni mbiemërimin tim (Ebul-Kasim). Kushdo që më sheh mua në ëndërr, më ka parë mua me të vërtetë, sepse shejtani nuk mundet të marrë formën time. Kushdo që gënjen qëllimisht ndaj meje, atëherë le të përgatisë i sigurt vendin e vet nëzjarr.” (110)

93.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu e ndaloi elefantin (apo: luftën) prej Mekës, por Ai e la të Dërguarin e Tij dhe besimtarët t’i mposhtin mohuesit mosbesimtarë të Mekës. Pra, kini mendjen! Në të vërtetë, lufta në Mekë nuk i qe lejuar askujt përpara meje dhe nuk do t’i lejohet askujt pas meje. Në fakt, ajo m’u lejua mua vetëm pak orë atë ditë (ditën e çlirimit të Mekës). Padyshim që në këto çaste Meka është vend i shenjtë: nuk lejohet të prishen shkurret e saj me gjemba, as të shkulen pemët e saj dhe as të merren sendet e gjetura atje, përveç atij, i cili do t’i njoftojë ato ndër njerëz. Nëse dikush vritet atje, atëherë (më i afërti i të ndjerit) ka të drejtën e pëlqimit ndërmjet dy zgjedhjeve: parave të gjakut ose shpagimit, duke vrarë vrasësin.” Ndërkohë aty erdhi një burrë nga Jemeni dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ma shkruaj këtë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi shokët e tij që t’ia shkruanin atij atë që tha. Pastaj një burrë prej kurejshëve tha: “Përveç idhhir-it (lloj bari aromatik), o i Dërguari i Allahut, pasi ne e përdorim atë në shtëpitë tona dhe në varre.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Përveç idhliirit-it (vetëm ky lloj bari lejohet të këputet).” (112)

94.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur sëmundja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u keqësua, ai tha: “Më sillni një letër që t’ju shkruaj një fjalë, pas së cilës ju nuk do të gaboni.” Omeri tha: “Në të vërtetë, Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka mundur sëmundja, ndërsa ne kemi ndër duar Librin e Allahut, i cili është më se i mjaftueshëm për ne.” Atëherë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem patën mosmarrëveshje mes tyre dhe, kur i ngritën zërat për këtë, ai tha: “Ngrihuni dhe largohuni prej meje. Nuk shkon që të keni grindje përpara meje.” (114)

95.  Umrn Selemah radijAllahu ‘anhu tregon: “Një natë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe tha: “Subhan-Allah (Lavdi 1 qoftë Allahut)! Sa shumë fitnc (sprova, stërmundime etj.) janë zbritur këtë natë dhe sa shumë thesare janë hapur! Ngrihuni (për falje), o banorë të këtyre shtëpive (të grave të veta)! Mbase një i veshur mirë në këtë dynja mund të jetë i zhveshur në dynjanë tjetër!” (115)

96.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na fali namazin e jacisë (darkës) ditën e fundit të jetës së tij. Sapo mbaroi faljen, duke dhënë selam, ai u ngrit e tha: “A e shihni këtë natë? Me të vërtetë, në krye të një qind vjetëve, pas kësaj nate, nuk do të mbetet asnjëri nga të gjithë ata që janë (gjallë) në faqe të dheut.” (116)

97.  Ibn Abbasx radijAllahu ‘anhu tregon: “Një natë bujta tek tezja ime, Mejmuiia (grua e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte tek ajo atë natë, xië radhën e saj. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali namazin e jacisë (në xhami), pastaj u kthye xië shtëpi dhe, pasi fali katër rekat namaz, ra të flejë. Më vonë u ngrit, pastaj pyeti nëse kishte fjetur çunaku (apo një fjalë të përafërt me këtë) (d.m.th. unë, Ibn Abbasi). Pastaj ai u ngrit për falje namazi, ndërsa edhe unë u ngrita duke qëndruar në të xnajtë të tij, por ai rnë nxori në të djathtë dhe fali pesë rekatë, pastaj fali dy rekatë, pastaj fjeti derisa dëgjova të gërhiturën e tij. Më pas (ai u ngrit dhe) doli për faljen e namazit (të agimit).” (117)

98.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Vërtet, njerëzit thonë që unë kam përcjellë shumë hadithe (fjalë të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Po të mos kishte qenë për dy ajete në Librin e Allahut (Kuran) nuk do të kisha treguar asnjë hadith, pastaj këndoi: “Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër, do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë. Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua praiioj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.” (Kuran, v. 2:159, 160) Në të vërtet, vëllezërit tanë muhaxhirë (të shpërngulur nga Meka) qenë të zënë në treg me tregtinë e tyre. Po kështu, vëllezërit tanë ensarë (banorët vendas të Medines) qenë të zënë me punë për pasurinë e tyre (në bujqësi). Ndërsa unë, Ebu Hurejra, në të vërtet e kam shoqëruar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdimisht, duke u kënaqur me çfarëdo që mbushte barkun tim, prandaj dëshmova gjëra që ata nuk i dëshmuan dhe rnbajta mend gjëra që ata nuk i mësuan.” (118)

99.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë i thashë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut! Në të vërtetë, unë dëgjoj prej teje shumë fjalë (hadithe), por i harroj.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Shtrije rrobën tënde.” Dhe unë e shtriva atë përtokë siç më tha, ndërsa ai i bëri duart sikur po i mbushte me diçka (të cilën bëri sikur e derdhi në rrobën time të nderë). Pastaj tha: “Merre dhe mbështille këtë (pas trupit).” Kështu, unë u mbësh- tolla me të dhe pas kësaj (ngjarjeje) kurrë nuk harrova më asgjë prej atij.” (119)

100.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Kam mësuar dhe kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dy lloje diturish. Sa për të parën, unë e kam përcjellë atë dhe, sa për tjetrën, sikur ta bëja atë të njohur, atëherë do të më pritej fyti (koka)!” (120)

101.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë atij gjatë Haxhit të Lamtumirës: “Le të mbajnë qetësi njerëzit (dhe të dëgjojnë).” Pastaj ai tha: “Mos u ktheni pas meje (pas vdekjes sime) femohues duke goditur qafat e njëri-tjetrit (duke prerë kokat e duke vrarë kësisoj njëri-tjetrin).” (121)

102.  Said Ibn Xhubeiri radijAllahu ‘anhu tregon: “I thashë Ibn Abbasit se Naufa Bikaliu pohon se Musai, bashkudhëtari i Hidrit, nuk ka qenë Musai i Bijve të Israilit (izraelitëve). Ibn Abbasi tha: “Armiku i Allahut (Naufi) ka gënjyer. Ubej Ibn Kabi më ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të rrëfejë: “Kur Musai u ngrit të mbante një ligjëratë para Bijve të Israilit, ata e pyetën: “Cili është njeriu më i ditur ndër gjithë njerëzit?” Musai u përgjigj: “Unë!” Allahu e qortoi atë, sepse ai nuk ia atribuoi dijen vetëm Atij. Kështu, Allahu i shpalli atij: “Te bashkimi i dy deteve është një rob i Yni, që është më i ditur sesa ti.” Musa pyeti: “O Zoti im! Si mund ta takoj atë?” Allahu i tha: “Merr një peshk dhe fute në çantë dhe ec.” Kështu, Musai u nis për rrugë bashkë me shërbyesin e tij, jusha Ibn Nun, derisa arritën te një shkëmb, ku të dy mbështetën kryet dhe fjetën. Peshku lëvizi fort në çantë dhe doli prej saj duke rënë në det. Atje ai mori rrugën e vet drejt si në tunel. (Kuran, 18:61). Allahu e ndaloi rrymën e ujit në dy anët e rrugës që krijoi peshku dhe kështu pra ajo ishte si tunel. Kur u zgjua Musai, shoqëruesi i tij harroi t’i tregojë atij për peshkun. Kështu ata vazhduan rrugën gjatë pjesës tjetër të ditës dhe gjatë natës. Mëngjesin tjetër Musai i tha shërbëtorit të tij: “Na e jep sillën tonë. Vërtet që jemi lodhur shumë në këtë udhëtimin tonë.” (v. 18:62). Musai nuk u lodh aspak derisa kaloi vendin, të cilin Allahu e kishte urdhëruar ta kërkonte. Pastaj shërbëtori i tha: “A e kujton kur arritëm te shkëmbi? Unë e harrova peshkun; askush tjetër, përveç shejtanit më bëri që të harroj. Ai mori rrugën në det në mënyrë të habitshme.” (v.18:63). Aty ishte një tunel për peshkun dhe kjo qe një çudi e madhe për Musain dhe shërbëtorin e tij! Musai tha: “Kjo është ajo që po kërkonim!” Kështu, ata u kthyen prapë duke ndjekur gjurmët e tyre të para. (v.18:64). Ata të dy u kthyen duke ecur pas gjurmëve të tyre, derisa arritën te shkëmbi. Kur ja! Aty gjetën një burrë të mbuluar me xhybe. Musai e përshëndeti atë me Selmu (Es-sclniiiu alcjkiuiil – Paqja qoftë mbi ju). Hidri i tha me habi: “A gjendet në vendin tënd një përshëndetje e tillë?!” Musai i tha: “Unë jam Musai.” Ai 1 tha: “Vallë, ti je Musai i Bijve të Israilit?” Musai i tha: “Po” – dhe shtoi: “Kam ardhur tek ti që të më mësosh diçka nga dituria që të është dhënë.” Hidri i tha: ‘Sigurisht që ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim e përmbajtje me mua. (v.18:67). O Musa! Unë kam diçka nga Dija e Allahut, të cilën Ai ma ka dhuruar mua, por ti nuk e di. Edhe ti ke diçka nga Dija e Allahut, të cilën Ai ta ka dhuruar ty, por unë nuk e di atë!” Musai i tha: “Nëse do Allahu, do të më gjesh mua të duruar dhe nuk do të të kundërshtoj në asgjë.” (v.18:69). Hidri 1 tha: “Atëherë, në qoftë se më ndjek mua, mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të ta zë atë me gojë” (v. 18:70). Pas kësaj, ata të dy ecën përgjatë bregut të detit, derisa aty kaloi një barkë dhe ata i kërkuan atyre që t’i lejonin ata të dy të hypnin në të. Drejtuesit e barkës e njohën Hidrin dhe i lanë të hipin në të pa pagesë. Kur ata hipën në të, papritur Musai pa se Hidri kishte hequr një dërrasë të barkës me sqepar! Musai i tha atij: “Këta njerëz na hipën në të pa pagesë, kurse ti e ke shpuar barkën e tyre që t’i mbytësh njerëzit e saj! Vërtet që ke bërë një gjë të keqe e të çuditshme’ (v.18:71). Hidri i tha: “A nuk të thashë se ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?!” (v.18:72) Musai i tha: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos ji i ashpër me mua duke më sjellë vështirësi në çështjen time me ty! (v.18:73)” 1 Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi: “Shfajësimi i parë që dha Musai, ishte se harroi. Pastaj aty erdhi një harabel, i cili u ul në anë të barkës dhe e zhyti një herë sqepin në det. Hidri i tha Musait: “Dija ime dhe dija jote, e krahasuar me Dijen e Allahut është si ajo që ka marrë ky trumcak nga deti!” Pastaj ata të dy zbritën nga barka dhe, ndërsa po ecnin përgjatë bregut të detit, Hidri pa një djalë duke lozur me djem të tjerë. Hidri e kapi atë djalë për koke dhe ia tërhoqi me duart e tija dhe kështu e mbyti atë! Musai tha: “Ke mbytur një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd! Vërtet që ke bërë një gjë të tmerrshme!” (v.18:74). Ai i tha: “A nuk të thashë se ti, me të vërtetë, nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?!” (v.18:75). (Përcjellësi i hadithit ka thënë: “faji i dytë i Musait ishte më i madh se i pari”). Musai tha: “Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos rnë mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t’u ndarë prej meje)!” (18:76). Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t’u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar (v.18:77). Hidri e rindërtoi atë me duart e veta. Musai i tha: “Ne erdhëm te këta njerëz, por ata as nuk na dhanë për të ngrënë, as nuk na pritën si miq. Po të kishe dashur, sigurisht që do të kishe marr shpërblim për të! Hidri i tha: “Kjo është ndarja ndërmjet rneje dhe teje. Unë do t’i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë. Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t’i çonte ata në të keqe dhe mohim, dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t’u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm. E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!” (v.18:78-82). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! (do të kishim dashur) që ai të kishte pasur më tepër durim, kështu që Allahu mund të na kishte përshkruar më tepër për ndodhinë e tyre.” (122 dhe 4725)

103.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Cila është lufta është për Çështjen e Allahut, sepse ndonjëri prej nesh mund të luftojë nga tërbimi e inati dhe dikush tjetër për hir të lavdisë e të kryelartësisë?” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti kokën, sepse pyetësi ishte në këmbë, dhe tha: “Kush lufton që Fjala e Allahut (feja e Tij, besimi i pastër islam) të jetë më e larta e mbi të gjitha, pikërisht ai lufton për Çështjen e Allahut.” (123)

104.  Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa po shëtisja ndër rrënojat e Medinës (pjesa e vjetër e qytetit) bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili po ecte duke u mbajtur mbi një shkop dege hurme, kur takohemi me një grup çifutësh. Ata i thanë njëri-tjetrit: “Pyeteni atë për shpirtin.” Disa thanë: “Mos e pyesni, që të mos ju japë ndonjë përgjigje e cila t’u zemërojë!” Ndërsa disa të tjerë këmbëngulën për ta pyetur, kështu që njëri prej tyre u ngrit dhe pyeti: “O Ebul-Kasim! Ç’është shpirti?” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem heshti, unë mendova se po i vinte Frymëzimi Hyjnor, kështu që qëndrova derisa ajo gjendje e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi. Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Të pyesin ty (o Muhamed) për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë, përveçse pak dituri”. (Kuran, v.17:85). (125)

105.  Enes Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë Muadhi po udhëtonte hipur pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O Muadh!” Muadhi tha: “I përgjigjen thirrjes dhe i bindem urdhrit tënd, o i Dërguaii i Allahut!”

Përsëri Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O Muadh!” dhe përsëri Muadhi iu përgjigj njësoj, tri herë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Këdo që dëshmon çiltërsisht nga bindja që ka në zemër se nuk Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është i Dërguari i Allahut, Allahu do ta ruajë atë nga zjarri.” Muadhi i tha: “O i Dërguari i Allahut! A t’jua njoftoj këtë njerëzve që të mund të gëzojnë për sihariqin?” Ai i tha: “Kur (ta dëgjojnë këtë njerëzit) atëherë do t’i mbështeten vetëm asaj.” Muadhi e bëri të njohur këtë fjalë të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mu në prag të vdekjes, duke pasur frikë se do të bënte gjynah (se kishte mbajtur të fshehtë dijen) (128)

106.  Umrn Selemah radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë Umm Suleimi shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Sigurisht që Allahu nuk ka turp nga e vërteta. A e ka detyrë gruaja të marrë gitsl kur ka orgazëm në ëndërr?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po, nëse sheh që është lagur.” Umm Selemah pastaj mbuloi fytyrën dhe pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Vallë, edhe gruaja sekreton?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po, paç dorën e djathtë në dhe! Me çfarë tjetër i ngjan fëmija nënës së vet?!” (130)

107.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Shpesh më kullonte lëngu prostatik, prandaj i kërkova Mikdadit (shërbyesit të vet) që ta pyeste Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për këtë. Ai e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili i tha: “Prej kësaj duhot të merret avdes.”(Shih hadithet në Librin e marrjes së avdesit). (132)

108.  Abdullah Ibn Umer radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë, një burrë u ngrit e tha në xhami: “O i Dërguari i Allahut! Në ç’vend na urdhëron të veshim Ihramin?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Banorët e Medines duhet të hyjnë në gjendjen e Ihramit nga Dhul-Hulejfa; banorët e Shamit duhet të hyjnë në gjendjen e Ihramit nga Xhuha; banorët e Nexhdit duhet të hyjnë në gjendjen e Ihramit nga Karni.” Disa thonë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë edhe se banorët e Jemenit duhet të hyjnë në Ihram nga Jelemleme, por unë nuk e kujtoj këtë fjalë (të fundit) nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (133)

109.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se dikush e pveti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Çfarë rrobash duhet të veshë Muhrimi (ai që hyn në gjendjen e Ihramit)?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Ai nuk duhet të veshë këmishë, as çallmë, as pantallona, as kësulë, as rrobë të lyer me (parfum) shafran ose vers. Dhe, nëse nuk ka shapka, atëherë mund të përdorë meste (ose çorape lëkure), por duhet t’i presë derisa të zbulohen nyjet e këmbëve.” (134)

04 – AVDESI

110.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk pranohet namazi i atij i cili kalon xië gjendje hadethi, pa marrë avdes (sërish).” Një burrë nga Hadramouti pyeti: “Ç’është hadethi, o Ebu Hurejra?” Ai iu përgjigj: “Hadeth është edhe dalja më e pakët e gazrave.” (135)

111.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në Ditën e Kiametit pasuesit e mi do të thirren el-gurr-ul-muhaxhxhalun, nga gjurmët e avdesit, prandaj kushdo që mundet ta shtojë pjesën që shkëlqen, duhet ta bëjë këtë (duke e kryer këtë pastrim në mënyrë sa më të përkryer e të përkushtuar).” (136)

112.  Abdullah Ibn Jezid Ensariu tregon se e ka pyetur të Dërguarin e

Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për një njeri, të cilit i duket sikur i është prishur avdesi gjatë namazit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Nuk duhet ta ndërpresë faljen, derisa të dëgjojë diçka apo të ndiejë erë.” (137)

113.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fjeti derisa gërhiti pastaj u fal pa marrë përsëri avdes apo mbase tha: “u mbështet (për të fjetur) derisa iu dëgjua zhurma e frymëmarrjes, pastaj u ngrit dhe u fal.” (138)

114.  Usama Ibn Zejd radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis nga Arafati derisa, kur arriti një monopat, zbriti nga kafsha, kreu nevojën pastaj mori avdes, por jo avdes të përkryer. I thashë: “A (është koha për) namaz, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “(Vendin e faljes së) namazit e ke përpara (në Muzdelife).” Pastaj udhëtoi hipur (mbi kafshë) derisa, kur arriti në Muzdelife, zbriti dhe mori avdes, avdes të përkryer. Pastaj (u thirr ezani dhe) ikameti dhe ai priu në namazin e akshamit. Pastaj të gjithë i ulën devetë në vendet e tyre, pastaj u bë ikameti për namazin e jacisë në të cilin na priu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe nuk u fal gjë namaz i lirë a sunet ndërmjet dy namazeve të akshamit dhe të jacisë. (139)

115.  Ata Ibn Jash tregon se Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu mori avdes dhe lau fytyrën (kështu): Mori një grusht ujë, rne të cilin shpëlau gojën dhe pastroi hundët duke e tërhequr ujin dhe duke e shfryrë jashtë. Pastaj mori një grusht tjetër me ujë dhe bëri kështu (tregon me veprime), duke i bashkuar të dyja duart dhe lau fytyrën. Më pas mori përsëri një grusht ujë dhe lau parakrahun e djathtë, pastaj mori një grusht ujë tjetër dhe lau parakrahun e majtë. Më tej fërkoi kokën me duart e lagura dhe pastaj mori një grusht ujë, të cilin e derdhi mbi këmbën e djathtë (deri te nyjet), derisa e lau mirë. Po kështu mori një grusht tjetër me ujë (dhe e derdhi), duke e larë mirë edhe këmbën e majtë (deri në nyje), pastaj tha: “Kësisoj e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke marrë avdes.” (140)

116.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkonte për të kryer nevojën, thoshte: “Allalum-me in-ni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaithi [O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga shejtanët dhe shejtanet].” (142)

117.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në banjo, ndërsa unë i vendosa ujë për t’u larë e për të marrë avdes. Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pyeti: “Kush e vendosi këtë?” Kur i treguan për këtë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha (këtë dua): “O Allah! Bëje atë (Ibn Abbasin) të ngërthejë (të kuptojë thellë) dijen e fesë islame.” (143)

118.  Ebu Ejjub Ensariu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse ndokush del për të kryer nevojën në vend të hapur, atëherë ai as nuk duhet të drejtohet nga Kibla dhe as nuk duhet t’i kthejë shpinën. Kthehuni nga lindja ose nga perëndimi. ” (144)

119.  Abdullah Ibn Umer radijAllahu ‘anhu tregon: Njerëzit thonë: “Kurdo që të ulesh për të kryer nevojën nuk duhet te drejtohesh as nga Kibla dhe as nga Bejtul-Makdes (Xhamia Aksa në Jeruzalem).” Njëherë unë hipa në çatinë e shtëpisë sonë dhe e pashë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke kryer nevojën ulur mbi dy tulla me fytyrë nga Bejtul-Makdes.” (145)

120.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkonin tek Menasi (vend i hapur), natën, për të kryer nevojën. Umeri shpesh i thoshte Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Duhet t’i mbulosh gratë e tua”, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e bëri një gjë të tillë. Kështu, një natë Seuda bint Zem’ah, e cila qe grua e gjatë dhe bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, doli përjashta pas darke vonë. Umeri i thirri asaj: “Vërtetë që të njoha, o Seuda!” Ia tha këtë nga dëshira e madhe që ai kishte që, mbase, të shpalleshin ajetet e Jiixhnbit (vargjet e Kuranit që përcaktojnë mbulesën për gratë muslimane). Më pas Allahu i Madhëruar zbriti vargjet e Mbulesës.” (146)

121.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dilte për të kryer nevojën, unë dhe një djalosh i shkonim pas, me një kacek plot me ujë (që ia çonim për t’u pastruar).” (150)

122.  Në një hadith tjetër të Enesit radijAllahu ‘anhu shtohen fjalët: “Unë bashkë me një djalosh tjetër mbanim një kacek plot me ujë për t’u pastruar pas kryerjes së nevojës, si dhe një bastun me një majë hekuri me.” (152)

123.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të pini ujë, mos merrni frymë në enë dhe, kur të shkoni në banjo, mos e prekni organin gjenital me dorën e djathtë dhe as mos u pastroni me dorën e djathtë (por me të majtën).” (153)

124.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa ai u largua për të kryer nevojën dhe nuk kthehej të shihte këtej e andej. Kështu, kur iu afrova, më tha: “Shko e më sill ca gurë për t’u pastruar me ta, apo diçka tjetër të ngjashme, por mos më sill as kockë dhe as bajgë. Kështu, ia solla gurët në një cep të rrobës sime dhe ia lashë aty pranë, pastaj u largova prej tij. Kur mbaroi, ai i përdori ata për t’u pastruar.” (154)

125.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi për të kryer nevojën dhe më kërkoi mua t’i çoj atij tre gurë. Unë gjeta dy gurë dhe po kërkoja të gjejë të tretin, por nuk munda të gjej tjetrin, kështu që mora një copë bajgë të thatë dhe ia çova atij, por ai i mori dy gurët, ndërsa e hodhi bajgën dhe tha: “Kjo është gjë e ndyrë.” (155)

126.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori avdes duke i larë pjesët e caktuara vetëm nga një herë.

127.  Abdullah Ibn Zejd Ensariu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori avdes duke i larë pjesët e caktuara nga dy herë. (157)

128.  Hamrani, robi i liruar i Uthman Ibn Affanit radijAllahu ‘anhu tregon se e ka parë Uthmanin radijAllahu ‘anhu të kërkojë një enë me ujë (për të marrë avdes). Ai hodhi ujë në duar dhe i lau ato tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në enë, (mori ujë) dhe e shpëlau gojën tri herë, lau edhe hundët duke tërhequr ujë dhe duke shfryrë pastaj tri herë. Pastaj lau fytyrën tri herë, edhe parakrahët bashkë rne bërrylat tri herë, pastaj i kaloi duart e lagura mbi gjithë kokën, pastaj i lau këmbët bashkë me nyjet tri herë dhe pas kësaj tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Kush merr avdes si ky avdesi që mora unë, pastaj fal dy rekatë namaz, gjatë të cilit përqendrohet e nuk mendon në vetvete për gjë tjetër, atëherë atij do t’i falen gjithë gjynahet e tij të mëparshme.” (159)

129.  Në një hadith tjetër Uthmani radijAllahu ‘anhu thotë: “Do t’ju tregoj një hadith të cilin nuk do t’ua kisha thënë, po të mos (më detyronte) një ajet në Librin e Allahut. E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kushdo që merr avdes në mënyrë të përkryer dhe pastaj fal namazin e detyruar në faljen e organizuar në grup në xhami, veçse atij do t’i falen nga Allahu gjynahet e bëra ndërmjet atij (namazi) dhe namazit (pasues) derisa ta falë atë.” (160)

130.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Kushdo që merr avdes, duhet t’i pastrojë hundët duke tërhequr ujë dhe pastaj ta nxjerrë duke i shfryrë atë dhe, kushdo që (në mungesë të ujit) përdor gurët për t’u pastruar pas kryerjes së nevojës, duhet ta bëjë këtë me numër tek gurësh (xrië e paktatre).” (161)

131.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të marrë avdes ndonjëri prej jush, le të fusë ujë në hundë dhe pastaj ta shfryjë; dhe kushdo që të përdorë gurët (në mungesë të ujit) për të pastruar vendet e nevojës, duhet ta bëjë këtë me numër tek gurësh (të paktën tre)! Kur ndonjë prej jush të ngrihet nga gjumi, duhet t’i lajë duart para se t’i fusë në ujin e avdesit, sepse askush prej jush nuk e di se ku kanë qenë duart e veta gjatë gjumit.” (162)

132.  Ibn Xhurejxhi tregon se i ka thënë Ibn Umerit: “Kam parë që t’i bën katër veprime, të cilat nuk i kam parë t’i bëjë asnjëri nga shoqëruesit e tu. Të kam parë të prekësh vetëm dy këndet e Qabesë nga ana e Jemenit (nga jugu); të kam parë të veshësh këpucë prej lëkure të rregjur; të kam parë t’i ngjyesh flokët me këna (të verdhë në të kuqe); të kam parë në Mekë që, ndonëse njerëzit e bënin ihlalin kur shihnin hënën e re, ti e bëje ildnliu vetërn kur vinte Dita e Tervijes.” Ibn Umeri iu përgjigj: “Në lidhje me këndet e Qabesë, unë kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem t’i prekte ato, përveç dy këndeve të anës së Jemenit. Sa për këpucët me lëkurë të regjur, në të vërtetë unë e kam parë të Dërguarin e Allahut të mbathte opinga lëkure dhe të merrte avdes me to (duke i larë këmbët dhe pastaj i vishte), prandaj mua më pëlqen t’i vesh ato. Sa për lyerjen e flokëve me këna, e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem t’i lyente flokët rne të, prandaj më pëlqen edhe mua t’i ngjyej. Sa për ihlnliu, unë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta bënte ihlnlin, para se të nisej për haxh.” (166)

133.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë i pëlqente të fillonte nga e djathta kur mbathte këpueët, kur krihej, kur pastrohej ose lahej, si dhe në të gjitha veprimet e tjera.” (168)

134.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur kishte hyrë koha e namazit të Iqindisë (pasdites) dhe njerëzit po kërkonin ujë për avdes, por nuk po gjenin. Më pas i sollën të Dërguarit të Allahut (një enë plot me) ujë për avdes. Kështu ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e futi dorën në atë enë dhe i urdhëroi njerëzit të merrnin avdes prej saj. E pashë ujin të gufonte nga gishtat e tijm, derisa morën avdes të gjithë, deri tek i fundit.” (169)

135.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e rruajti kokën, Ebu Talha ishte i pari që rnori pak nga flokët e tij.” (171)

136.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se qeni pi nga enët tuaja, duhet ta lani enën shtatë herë.” (172)

137.  Abdullah Ibn Umer radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh qentë urinonin dhe kalonin nëpër xhami (sa këndej andej), megjithatë ata (njerëzit) nuk hidhnin ujë mbi të (mbi urinën e qenve për ta larë.)” (174)

138.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Robi i Allahut vazhdon të quhet sikur është duke u falur, për aq kohë sa qëndron në xhami duke pritur namazin (e radhës) dhe për aq kohë sa nuk e ka prishur avdesin.” (176)

139.  Zejd Ibn Halid radijAllahu ‘anhu tregon: “E pyeta Uthmanin radijAllahu ‘anhu për një njeri i cili kryen marrëdhënie me gruan, por nuk sekreton. Uthmani radijAllahu ‘anhu iu përgjigj: “Ai duhet të marrë avdes siç merr zakonisht për faljen e namazit, por duhet të lajë organin e tij.” Pastaj Uthmani shtoi: “E kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Pas kësaj, për këtë gjë pyeta edhe Aliun, Zubejrin, Talhan dhe Ubej Ibn Kabin radijAllahu ‘anhu, dhe më urdhëruan të njëjtën gjë.” (179)

140.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi për të thirrur një burrë nga ensarët, i cili erdhi duke i kulluar uji nga koka. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Mbase të detyruam të nxitohesh, (apo jo)?” Ai u përgjigj: “Po.” Ndërsa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vazhdoi: “Në qoftë se detyrohesh të nxitosh ose nuk sekreton gjatë marrëdhënieve, atëherë duhet të marrësh avdes.” (180)

141.  Mugire Ibn Shube radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha rne të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim. Ai shkoi të kryejë nevojën (dhe kur u kthye), unë i shtiva ujë, ndërsa ai rnori avdes duke larë kështu fytyrën, krahët dhe kaloi duart e lagura mbi kokë dhe mbi meste (çorape lëkure).” (182)

142.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një natë bujta në shtëpinë e tezes sime, Mejmunah, grua e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Unë u shtriva në jastëk anash, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e shoqja e tij u shtrinë për së gjati. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fjeti deri nga mesi i natës, pak më përpara ose pak më pas dhe pastaj u zgjua dhe ndenji (duke fërkuar fytyrën më duar (si) për të fërkuar gjurmët e gjumit. Pas kësaj këndoi dhjetë ajetet e fundit të sures Al-lmran (Kuran, 3:191-200)

Pastaj u ngrit dhe shkoi e mori një kacek me ujë që qe varur. Mori me të avdes, një avdes të përkryer, pastaj u ngrit të falej. Edhe unë u ngrita duke vepruar si ai. Pastaj shkova dhe u vendosa në krah të tij (në anë të majtë), ndërsa ai më vuri dorën e djathtë në kokë, ma kapi veshin e djathtë dhe ma përdrodhi (duke më tërhequr dhe më vendosi në të djathtë të tij). Ai fali dv rekatë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj dy të tjerë, pastaj edhe dy (gjashtë herë nga dy rekatë, d.m.th. dymbëdhjetë rekatë), pastaj në fund vetëm një rekat (vitri). Pas gjithë kësaj, ai u shtri përsëri (në shtrat) derisa i erdhi myezini. Kështu ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (u ngrit dhe) fali dy rekatë të lehtë, doli (për në xhami për t’u prirë njerëzve) dhe fali namazin e sabahut (shih hadithin nr.97).” (183)

143.  Jahja Maziniu tregon se dikush i tha Abdullah Ibn Zejdit radijAllahu ‘anhu: “A mund të më tregosh se si merrte avdes i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Abdullahu i tha: “Po”, pastaj kërkoi ujë. Ai hodhi ujë në duar dhe i lau ato dv herë, pastaj shpëlau gojën dhe hundën (duke tërhequr ujë dhe duke e shfryrë) tri herë, pastaj lau fytyrën tri herë, pastaj lau krahët bashkë me bërrylat nga dy herë secilin, pastaj kaloi duart e lagura mbi kokën nga përpara prapa dhe anasjelltas duke i sjellë aty ku filloi dhe në fund lau këmbët (deri në nyje).” (185)

144.  Ebu Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri tek ne në kohë të mesditës dhe i sollën ujë për avdes. Pasi mori avdes ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ujin që mbeti filluan ta marrin njerëzit duke fërkuar trupin rne të (si gjë e bekuar). Pas kësaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali namazin e mesditës dy rekate dhe namazin e pasdites dy rekate (drekën dhe iqindinë) duke pasur përpara si sutre një bastun me majë hekuri të ngulur në tokë.” (187)

145.  Said Ibn Jezid radijAllahu ‘anhu tregon: “Tezja ime më mori dhe më çoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ky djalë i motrës sime i ka këmbët të sëmura.” Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ma fërkoi kokën me duart e tija dhe bëri dua për bekimet e Allahut për mua. Pastaj ai mori avdes dhe unë piva nga uji që mbeti. U ngrita dhe nga pas shpinës i pashë vulën e Pejgamberisë mes shpatullave të tij që i ngjante si pullë tende (ose si vezë thëllëze)” (190)

146.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem burrat dhe gratë merrnin avdes së bashku.” (193)

147.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi të më vizitojë, ndërkohë që isha 1 sëmurë e pa ndjenja. Kështu, ai mori avdes dhe më spërkati me ujin që mbeti. Nga kjo erdha në vete dhe thashë: “O i Dërguari i Allahut! Kujt do t’i shkojë trashëgimia ime, pasi unë liuk kam as paraardhës (prindër) dhe as pasardhës (fëmijë) që të më trashëgojnë?” Pas kësaj zbritën ajetet hyjnore për trashëgiminë.” (Kuran, v.4:7,11,12 dhe 176) (194)

148.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Hvri koha e namazit dhe ata që i kishin shtëpitë afër, u ngritën e shkuan tek njerëzit e tyre (për të marrë avdes), ndërsa disa njerëz mbetën ulur. Pastaj të Dërguarit të Allahut iu soll një poçe e gurtë me ujë. Ena qe aq e vogël sa që me zor fusje një dorë në të, megjithatë të gjithë njerëzit morën avdes me të.” (Treguesi i dytë i hadithit thotë:) “E pyetën Enesin: “Sa vetë ishit?” Enesi radijAllahu ‘anhu iu përgjigj: “Tetëdhjetë a më shumë.” (195)

149.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi një kupë me ujë. Pastaj ai lau duart dhe fytyrën dhe hodhi në të një gojë me ujë. (196)

150.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur u keqësua Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe iu rëndua sëmundja, ai u kërkoi grave të veta që ta lejonin të trajtohej në shtëpinë time dhe ato e lejuan. Kështu pra, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi në shtëpinë time duke e mbajtur për krahësh dy burra, Abbasi dhe një tjetër, ndërsa këmbët i tërhiqte zvarrë për tokë. Kur erdhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shtëpinë time dhe iu rëndua sëmundja, ai na kërkoi t’i hidhnim shtatë kacekë me ujë, (me qëllim që të vinte në vete dhe) që të mund t’u jepte këshilla njerëzve. Kështu, ne e ulëm në një govatë tunxhi që ishte e Hafsas, gruas së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj filluam t’i hedhim ujë, derisa bëri me shenjë që të ndalonim dhe se ne e kishim përmbushur (kërkesën e tij). Pas kësaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli te njerëzit.” (198)

151.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi një enë me ujë dhe i sollën një kacek me fund të gjerë e jo shumë të thellë, me pak ujë brenda, ku ai futi gishtat. Vura re ujin të buronte ndërmjet gishtave të tij dhe i llogarita njerëzit që morën avdes me atë ujë. Ata ishin ndërmjet shtatëdhjetë a tetëdhjetë vetëve.” (200)

152.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem merrte gusël me një sa’a ose deri në pesë muddc ujë, ndërsa merrte avdes vetëm me një vntdd ujë.” (201)

153.  Abdullah Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Saad Ibn Ebi Vekkasin radijAllahu ‘anhu të thoshte se (një herë, gjatë marrjes së avdesit) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i fërkoi mestet me duar të lagura (në vend që të lante këmbët). Abdullah Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu pyeti Umerin radijAllahu ‘anhu (të atin) për këtë, ndërsa ai iu përgjigj: “Po” dhe i shtoi: “Sa herë që të të tregojë Saadi ndonjë hadith nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, atëherë nuk është nevoja të pyesësh për të, tjetër kënd.” (202)

154.  Amr Ibn Umejjeh Damriju radijAllahu ‘anhu tregon se ai e ka parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të fërkonte mestet me duar të lagura (gjatë marrjes së avdesit). (204)

155.  Po Amri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të fërkojë me dorë të lagur çallmën e tij dhe mestet (gjatë marrjes avdes).” (205)

156.  Mugira Ibn Shuëba radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim (dhe, kur po i shtija ujë për të marrë avdes) u ula shpejt t’ia heq niestct që kishte veshur, por ai më tha: “Lëri se i kam mbathur, pasi kam marrë avdes (duke qenë me avdes)” dhe i fërkoi ato me duar të lagura.” (206)

157.  Amr Ibn Umejjeh radijAllahu ‘anhu tregon se e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të merrte një copë mishi të (pjekur) nga shpatulla e një dashi, pastaj e thirrën për faljen e namazit. Ai la thikën dhe fali namazin (me avdesin që kishte marrë më përpara), pa e përsëritur avdesin.” (208)

158.  Suvejd Ibn Nuëman radijAllahu ‘anhu tregon se vitin e Hajberit, kur arritëm në Sahba, vend afër Hajberit, aty i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem priu në faljen e namazit të pasdites dhe pastaj kërkoi ushqim për të ngrënë. Nuk i dhanë gjë tjetër veçse leshnik, ndërsa ai urdhëroi që ta lagnin me ujë. Kështu pra, prej saj hëngri i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, hëngrëm edhe ne, pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit për faljen e akshamit, shpëlau gojën me ujë dhe po kështu bëmë dhe ne. Kësisoj, ai na priu në falje dhe nuk mori përsëri avdes. (209)

159.  Mejmunah radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hëngri në shtëpinë e saj një copë mishi nga një shpatull dashi, pastaj u fal pa e përsëritur avdesin. (210)

160.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem piu qumësht, pastaj e shpëlau gojën rne ujë dhe tha: “Ai ka yndyrë.” (211)

161.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikush prej jush ndihet i përgjumur ndërkohë që falet, atëherë ai duhet të shtrihet në shtrat (të flejë) derisa t’i kalojë dremitja, sepse, duke u falur i përgjumur, nuk e merr vesh nëse është duke kërkuar falje apo duke tërhequr mallkim mbi vete.” (212)

162.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se ndonjëri prej jush është i përgjumur gjatë faljes së namazit, atëherë le të flejë derisa (të jetë i kthjellët pas gjumit e) të kuptojë se çfarë këndon (e çfarë thotë e lutet në namaz).”(213)

163.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë merrte avdes për çdo namaz.” (Treguesi i dytë i hadithit thotë: “E pyeta Enesin radijAllahu ‘anhu: “Po ju si vepronit?” Ai tha: “Ne mjaftoheshim dhe faleshim me avdesin që kishim që nga namazi para tij, nëse nuk na ishte prishur.” (214)

164.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa po kalonte afër njërës nga varrezat e Medines a të Mekës, kur dëgjoi zërat e dy njerëzve të cilët po ndëshkoheshin ndër varret e tyre. Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Këta të dy nuk po ndëshkohen për një gjë të madhe (të vështirë për t’u shmangur).” Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shtoi: “Po, sigurisht (që ata po torturohen për një gjynah të madh)! Në fakt, njëri prej tyre asnjëherë nuk ruhej që të mos ndyhej nga urina; ndërsa tjetri gjithnjë sillej gjithandej duke përhapur shpifje (e duke nxitur armiqësi ndërmjet shokësh e miqsh).” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi t’i jepnin një degë të gjelbër nga një palmë hurme, të cilën e theu në dy pjesë dhe vuri në secilin varr nga një copë. Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Përse e bëre këtë?”. Ai tha: “Shpresoj që atyre t’iu lehtësohet mundimi, derisa këto dy degë të thahen.” (216)

165.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkonte për të kryer nevojën, unë i çoja ujë me të cilin ai lahej pas kryerjes së nevojës”. (217)

166.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një beduin u ngrit dhe urinoi në xhami dhe njerëzit e atyshëm u ngritën menjëherë dhe e kapën, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ndaloi duke u thënë: “Lëreni dhe hidhni një kovë a një kacek me ujë në vendin ku urinoi. Ju (muslimanët) jeni sjellë për t’i lehtësuar gjërat dhe jo për t’i vështirësuar ato.” (220)

167.  Ummu Kais Bint Mihsan radijAllahu ‘anhu tregon se ajo e çoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem djalin e saj të vogël, i cili akoma nuk kishte filluar të hante ushqim. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e uli atë në prehër, ndërsa foshnja urinoi në rrobën e tij. Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kërkoi ujë me të cilin spërkati vendin që i lagu foshnja, por nuk e lau atë. (223)

168.  Hudhejfah radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te plehërishtet e një fisi dhe kreu nevojën e vogël në këmbë. Pastaj kërkoi ujë dhe unë ia çova. Me të ai (u pastrua dhe pastaj) mori avdes.” (224)

169.  Në një transmetim tjetër të Hudhejfas radijAllahu ‘anhu thuhet: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem eci derisa arritën një plehërishte. Ai qëndroi në këmbë pas një muri, si çdokush prej jush. Unë bëra të largohem, por ai më bëri me shenjë (të kthehem), kështu që u ktheva dhe qëndrova me shpinë nga ai, derisa mbaroi.” (225)

170.  Esmaja radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grua shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Sikur ndonjërës prej nesh gjatë ditëve të saja (të të përmuajshmeve) t’i bjerë gjaku në rroba, atëherë ç’duhet të bëjë?” Ai iu përgjigj: “Ajo duhet ta marrë rrobën dhe ta fërkojë (ashtu të thatë), pastaj ta fusë në ujë (ta lajë e) ta fërkojë derisa t’i largojë gjurmët e gjakut dhe (në fund ta shpëlajë) duke i hedhur ujë. Pas kësaj ajo mund ta përdorë (këtë rrobë) për t’u falur në të.” (227)

171.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Fatime Bint Ebi Hubejshi shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Jam grua që kam rrjedhje të vazhdueshme gjaku dhe nuk pastrohem (nuk më ndalet rrjedhja e gjakut). A duhet ta lë faljen e namazit?”. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Jo, sepse kjo është nga një enë gjaku dhc jo nga të zakonshmet. Kështu pra, kur të të vijnë të përmuajshmet, lëre faljen e namazit dhe kur të të kalojnë, atëherë laje gjakun (d.m.th. merr gusël) dhe falu.”

[Hishami (treguesi i dytë i hadithit) thotë se babai i tij i ka treguar se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë asaj: “Duhet të marrësh avdes për çdo namaz edhe nëse nuk e prish atë (nga gjë tjetër), derisa të të vijë periudha tjetër.”] (228)

172.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Unë i laja gjurmët e spermës nga rrobat e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai shkonte në xhami për namaz, me gjurmët e ujit që dukeshin në rrobat e tij.” (229)

173.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grup njerëzish nga fisi Ukal apo Urejneh shkuan në Medine, por klima e saj nuk u përshtatej, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i këshilloi që të shkonin te një tufë devesh shtëpiake dhe të pinin prej tyre qumësht dhe urinën (si ilaç). Kësisoj, ata shkuan dhe vepruan siç u udhëzuan. Pasi u shëruan, ata e vranë bariun e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i vunë përpara të gjitha devetë. Ky lajm i shkoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem herët në mëngjes, kështu që dërgoi njerëz në ndjekje të tyre. Ndjekësit i kapën ata dhe i sollën në mesditë. Pas kësaj, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që atyre t’iu priteshin duart dhe këmbët, ndërsa sytë ua damkosën me hekur të nxehtë dhe u lanë në Harva (shkretëtirë me gurë jashtë Medinës). Ata kërkonin ujë, por nuk u dhanë. (Ebu Kilaba, njerëz vodhën, vranë, e mohuan Islamin, p kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”).

174.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “ Para se të ndërtohej xhamia, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falej në vathat e dhenve.

175.  Mejmunah radijAllahu ‘anhu tregon se, kur e pyetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për gjalpin e shkrirë në të cilin ka rënë një mi, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Nxirreni miun dhe hidheni gjalpin e ndotur rreth e rrotull tij, ndërsa pjesën tjetër përdoreni për ta ngrënë vetë.” (235)

176.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo plagë që merr muslimani në Luftën për Çështjen e Allahut, do të shfaqet Ditën e Kiametit ashtu siç e ka marrë në ditën e betejës: gjaku do të kullojë nga plaga, ngjyra do të jetë në ngjyrën e gjakut, ndërsa era do të jetë si era e miskut.” (237)

177.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kurrë mos urinoni në ujin që nuk rrjedh, sepse pastaj (juve mund t’ju lindë nevoja) të laheni me të.” (239)

178.  Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po falej pranë Qabesë, ndërsa Ebu Xhehli me njerëz të tij ishin ulur diku. Ata i thanë njëri-tjetrit: “Cili prej jush do të sjellë zorrët e devesë së filanit nga fisi filan dhe t’ia hedhë Muhamedit në shpinë, kur ai të bjerë në sexhde?” Kështu, më i mjeri i tyre shkoi dhe i solli (zorrët), pastaj priti, derisa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ra në sexhde dhe ia vuri ato në shpinë, midis shpatullave. Ndërsa unë po vështroja, por nuk mund të bëja dot asgjë. Ah sikur të kisha njerëz të qëndronim kundër tyre! Atëherë ata filluan të zbardhin dhëmbët duke u zgërdhirë e duke u hedhur rnbi njëri- tjetrin. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi në sexhde duke mos e ngritur kokën, derisa tek ai vjen Fatimeja (e bija e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e cila ia hoq ato pisllëqe nga shpina. Ai ngriti kokën dhe thirri tri herë: “O Allah! Ndëshkoji Kurejshët!” Qe shumë e rëndë për Ebu Xhehlin, kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut kundër tyre, sepse ata e dinin mirë se fjalët dhe lutjet ishin të pranuara në atë vend (te Qabeja në Mekë). Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përmendi me emra: “O Allah! Ndëshkoje Ebu Xhehlin! Ndëshkoje Utbah Ibn Rebian, Shejbeh Ibn Rebian, Velid Ibn Utban, Umejh Ibn Halefin, Ukbeh Ibn Ebi Muaitin dhe … (të shtatit prej tyre treguesi i hadithit ia ka harruar emrin)!” Betohem për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Me të vërtetë, unë i pashë të vdekur në Kaliib’ të Bedrit trupat e atyre që i përmendi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (240)

179.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “ Një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pështyu në rrobën e vet.

180.  Ebu Hazimi tregon se Sehl Ibn Saad Saidiun radijAllahu ‘anhu e pyetën disa njerëz: “Me çfarë i qe kuruar plaga Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Ai u tha: “Askush nga njerëzit që e dinë këtë më mirë se unë, nuk ka mbetur gjallë. Aliu qe ai i cili sillte ujë me mburojën e vet, ndërsa Fatimah i lante atij gjakun nga fytvra. Pastaj morën një copë hasër, e dogjën dhe (rne hirin) e saj ia mbushën plagën.” (243)

181.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem cihe e gjeta me një sivak në ciorë, duke pastruar dhëmbët me të. Kur fërkonte dhëmbët me të, rënkonte e dukej sikur po villte, ngaqë e fuste thellë në gojë.” (244)

182.  Hudhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngrihej natën, gjithnjë e pastronte gojën me misvak.” (245)

183.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pashë në ëndërr se po pastroja dhëmbët me niisvak, kur më erdhën dy vetë, njëri rnë i rnadh se tjetri. Unë ia dhashë atë më të voglit prej tyre, por një zë më tha: “(Jepja) më të madhit!” Dhe kështu ia dhashë atë rnë të madhit prej tvre.” (246)

184.  Bera Ibn Azibi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë atij: “Kur të shkosh të flesh merr avdes siç merr për të falë namaz, bjer në krah të djathtë dhe thuaj: ‘AllalninniiL’ inni eslemtu vexlihi ilejke, ve fev-veiitu eniri ilejke, vc elxheëtu dlmhri ilejke, ragheten ve rahheten ih’jke, la melxhe’e ve la menxha minke il-la ilejke. Allahumme amentu hikitahikei-ledhi enzelte, z>e nehij-jikel- ledhi erselte. [O Allah! Të nënshtrohem plotësisht Ty dhe të gjitha çështjet e mia t’i besoj Ty! Ty të dorëzohem për Bekimet e Tua me shpresë dhe me frikë vetëm tek Ti! Ty nuk të fshihesh dot dhe nuk ka vend mbrojtjeje e sigurie veçse tek Ti! O Allah! Unë kam besuar në Librin Tënd, (Kuranin) që Ti e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd, (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të cilin Ti e ke dërguar!]’ Dhe, nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman. Le të jenë këto fjalët e tua të fundit (para gjumit).”

Unë ia përsërita këtë (dua) Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe kur arrita te fjalët, ‘AUahumme amentu hikitahikel-ledhi enzelte’ thashë, ‘ve resulike’ [Dhe të Dërguarin Tënd], ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më ndërpreu dhe më tha, ‘Jo!’ por thuaj, ‘ve nehij-jikel-Iedhi erselte [dhe në Pejgamberin Tënd, të cilin Ti e ke dërguar]'”. (247)

05 – GUSLI

185.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se, sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem merrte gusl pasi ishte bërë xhunub, ai gjithnjë fillonte duke larë duart, pastaj merrte avdes si ai që merrte për faljen e namazit. Pastaj do t’i fuste gishtat në enën me ujë dhe me ta do t’i shpupuriste rrënjët e flokëve. Pas kësaj do të hidhte në kokë tri grushta me ujë dhe pastaj do t’i hidhte ujë gjithë trupit të tij. (248)

186.  Mejmunah radijAllahu ‘anhu, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori avdes si ai që merrte për falje të namazit, por këmbët nuk i lau. Lau vendet e turpshme, pastaj hodhi ujë duke larë gjithë trupin. Pas kësaj ndërroi vend dhe lau këmbët. Dhe kjo ishte mënyra se si ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) merrte guslin e xhunubit. (249)

187.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Unë dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem laheshim për gusl duke marrë ujë të dy nga e njëjta enë si qyp e quajtur farak.” (250)

188.  Vëllai i Aishes radijAllahu ‘anhu dhe një tjetër e pyetën atë për guslin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Kështu ajo mori një enë rne rreth një Sa’a me ujë dhe hyri të marrë gusl duke filluar të hedhë ujë në kokë. (Ajo mori gusl brenda) dhe mes saj dhe pyetësit nuk kishte mundësi shikimi, pasi ndërmjet tyre kishte pengesë. (251)

189.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se tek ai ishin (mbledhur disa) njerëz, të cilët e pyetën për guslin. Xhabiri radijAllahu ‘anhu u tha: “Një sa’n ujë të mjafton.” Njëri prej tyre tha: “Aq, rnua nuk më mjafton”, ndërsa Xhabiri iu përgjigj: “Një sa’a i mjaftonte një njeriu i cili kishte flokë më tepër se ti dhe ishte më i mirë se ti (pra, Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)” Pastaj ai (Xhabiri) veshi rrobën dhe priu në falje të namazit. (252)

190.  Xhubeiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Sa për mua, unë hedh ujë në kokë tri herë (kur marr gusl)” dhe tregoi me të dy duart e tij.” (254)

191.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem merrte gusl pas xhenabes, ai kërkonte ndonjë erë të mirë si për shembull hilabin (një lloj parfumi). Pasi e vinte në dorë, fillonte të fërkonte me të anën e djathtë të kokës, pastaj anën e majtë dhe me të dy duart fërkonte mesin e saj.” (258)

192.  Aishja radijAllahu ‘anha se ajo tregon e lyente gjithnjë me erë të mirë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai i vizitonte edhe bashkëshortet e tjera, pastaj në mëngjes vishte Ihramin, ndërsa vazhdonte t’i vinte erë e mirë. (267)

193.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkonte me të gjitha bashkëshortet e tija me radhë brenda një ditë-nate. Ato ishin njëmbëdhjetë (në një citim tjetër: nëntë) gra.” (Treguesi i dytë e pyet Enesin) duke i thënë: “A kishte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem aq fuqi për këtë?” Enesi i tha: “Ne thoshim se Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ishte dhuruar sa fuqia e tridhjetë (burrave).” (268)

194.  Aishja radijAllahu ‘anha trcgon: “Më duket sikur po shoh edhe tani shkëlqimin e parfumit në vijën e ndarjes së flokëve të kokës së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa ishte nnihrini (në ihram).(Ajo e parfumosi atë sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem para se ai të hynte në gjendjen e ihramit). (271)

195.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem merrte gusl prej xhenabes, ai (në fillim) lante duart, pastaj merrte avdes si për faljen e namazit, pastaj lante të gjithë trupin: i fërkonte mirë flokët me duar, derisa të bindej se ishte lagur e gjithë lëkura e kokës dhe pastaj i hidhte ujë tri herë, ndërsa pas kësaj lante pjesën tjetër të trupit.” (272)

196.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë u bë ikameti (thirrja e dytë) për namaz dhe rreshtat u rregulluan drejt për falje. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri tek ne (në xhami për të na prirë në namaz). Sapo u vendos në vendin e tij për falje, iu kujtua se kishte qenë xhunub dhe na tha që të qëndronim në vendet tona, ndërsa ai u kthye përsëri (në shtëpi) dhe u la (duke marrë gusl). Pastaj ai doli prapë tek ne, ndërsa nga koka i pikonte ujë, thirri tekbirin e fillimit të namazit dhe ne të gjithë falëm namazin me të. (275)

197.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Beni Israilët laheshin të zhveshur plotësisht të gjithë bashkë, duke vështruar tek njëri-tjetri, ndërsa Musai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem lahej vetëm. Ata thanë: “Për Allah! Asgjë nuk e pengon Musanë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të lahet bashkë me ne, veçse ai ka sëmundjen e herdheve.” Kështu, një ditë

Musai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shkoi për t’u larë dhe vuri rrohat mbi një gur, por kur ja! Guri ia mbathi bashkë me rrobat e tij! Atëherë Musa (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli menjëherë dhe e ndoqi atë duke e thirrur: “Rrobat e mia, o gur! Rrobat e mia, o gur!” – derisa atë e panë Beni Israilët dhe thanë: “Për Allah! Musai nuk ka asnjë të metë në trupin e tij.” Musai i mori rrobat e veta dhe filloi të rrahë gurin.” Ebu Hurejra shtoi: “Për Allah! Akoma gjenden gjashtë a shtatë shenja në gur nga ajo rrahje e tmerrshme.” (278)

198.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndërsa Pejgamberi Ejjub sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po merrte gusl i zhveshur, atij filluan t’i bien në trup karkaleca të artë. Ejjubi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi t’i mbledhë në rrobën e tij. Atëherë Zoti i thirri atij: “O Ej-jub! A nuk të kam dhënë ty aq sa të mos kesh nevojë për ta?!” Ejjubi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Po, vërtetë! Për Fuqinë dhe Lavdinë Tënde! Por unë nuk ngopem dot me Mirësitë dhe Begatitë e Tua!” (279)

199.  Umm Hanij radijAllahu ‘anhu (halla e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vitin e çlirimit të Mekës (vitin e dhjetë hixhrij) dhe e gjeta duke marrë gusl, ndërsa Fatimja (radijAllahu ‘anhu e bija) po e mbulonte me perde dhe nuk shihej. (Kur dëgjoi zërin tim) ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pyeti: “Kush është?” Unë i thashë: “Jam unë, Umm Hanij.”(280)

200.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më takoi një herë në një rrugë të Medines, ndërsa unë isha xhumib, kështu që iu shmanga atij dhe shkova të lahem, pastaj u ktheva përsëri tek ai. Kur (e takova) më tha: “Ku ishe, o Ebu Hurejra?” Unë iu përgjigja: “Qeshë xhunub dhe nuk më pëlqente që të ulesha me ty duke qenë i pa pastruar (pa marrë gusl). Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ” Subhan-Allah! Besimtari kurrë nuk bëhet i papastër (nexhes).” (Shih në Kuran, v. 9:28). (283)

201.  Tregon Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu se Umeri radijAllahu ‘anhu (i jati i tij) e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A rnundet që ndonjëri nga ne të flejë duke qenë xhunub?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Po, në qoftë se ai merr avdes, le të flejë edhe duke qenë xhunub.” (287)

202.  Tregon Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se burri ulet mes katër gjymtyrëve të gruas dhe pastaj kryen marrëdhënie me të (sekretojnë ose jo), atëherë vërtet që gusli për ta bëhet i detyruar.” (291)

06 – MENSTRUACIONET

203.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “U nisëm për udhëtim me qëllimin e vetëm për të kryer Haxhin, por, kur arritëm në Sarif (vend rreth 11 km nga Meka), më erdhën ditët e mia. Kur hyri tek unë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndërsa unë po qaja, më tha: “Ç’ke kështu? A u sëmure?” Iu përgjigja: “Po”. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: “Kjo është një gjë të cilën e ka caktuar Allahu për bijat e Ademit. Kështu pra, bëj të gjitha veprimet që bën çdo haxlii tjetër, veçse nuk do të bësh tavaf (rrotullim rreth Qabesë).” Pastaj ajo shtoi: “Dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri kurban një lopë për gratë e veta.”(294)

204.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Unë ia krihja kokën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem edhe kur isha me zakone.”

205.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në xhami (në Itikaf – shih hadithet 978-983) e nxirrte kokën nga xhamia në dhomën e saj dhe ajo ia krihte atë, edhe kur ishte në ditët e saja.(296)

206.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Shpesh Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbështetej në prehrin tim, edhe kur unë isha me zakone, dhe pastaj lexonte Kuran.” (297)

207.  Umm Selemeh radijAllahu ‘anhu (bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon: “Ndërsa isha në shtrat me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të mbuluar të dy me një çarçafë të leshtë, kur më vijnë zakonet. Unë u tërhoqa lehtë dhe vesha rrobat për zakonet. Ai më tha: “A të erdhi lrifasi (zakonet)?” I thashë se po dhe ai më tha të afrohem. Kështu, unë u shtriva me të dhe u mbuluam me një çarçaf.” (298)

208.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Unë dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem laheshim të dy duke marrë ujë nga e njëjta enë, duke qenë xhunub. Ndërsa kur isha me zakone, ai më ledhatonte e më përqafonte, por rnë urdhëronte të vishja fund (duke u mbuluar nga mesi e poshtë). Kur ishte në Itiknf, ai e nxirrte kokën jashtë duke ma afruar mua dhe unë ia laja, ndonëse isha me zakone.” (299, 300, 301)

209.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur ndonjëra prej nesh (grave të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte në ditët e zakoneve, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem donte ta përkëdhelte atë, atëherë ai e urdhëronte të vishte fund (të mbështillej nga mesi e poshtë) dhe pastaj e përkëdhelte. Por kush prej jush mund ta përmbajë e ta frenojë veten nga epshi ashtu siç bënte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?!” (302)

210.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi në vendin ku falej namazi i Bajramit të Kurbanit ose të Fitrit. Pastaj ai kaloi nga gratë dhe u tha: “O ju gra! Jepni sadaka, sepse kam parë që shumica e banorëve të Zjarrit ishit ju (gra).” Ato e pyetën: “Për sa kështu, o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “Ju mallkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj bashkëshortëve tuaj. Nuk kam parë më të mangët se ju nga mendja dhe nga feja. Mendja e një burri të vëmendshëm mundet që të shmanget (nga e drejta) nga ndonjëra prej jush.” I thanë: “Cila është mangësia jonë në mendje dhe në fe, o i Dërguari i Allahut?” Ai u tha: “A nuk është dëshmia e një gruaje sa gjysma e dëshmisë së një burri ( dy dëshmitare gra ose një burrë)?” (Ato e pohuan këtë) duke thënë: “Po vërtet!” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: “Kjo është mangësia e mendjes së saj. A nuk është fakt se, kur gruaja është me zakonet e saj, as nuk mund të falet dhe as nuk mund të agjërojë?” (Ato e pohuan këtë) duke thënë: “Po, pa dyshim.” Ai u tha: “Kjo pra është mangësia e saj në fe.” (304)

211.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi në itikaf bashkë me një nga gratë e tij, e cila kishte rrjedhje gjaku ndërmjet dy periudhave të saj. Ajo e shihte gjakun t’i kullonte ( nga vendi ) dhe vendoste një enë nën vete për gjakun, ndërkohë që falte namazin. (309)

212.  Umm Atijah radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne u ndaluam të mbanim zi për të vdekurin më tepër se tri ditë, përveç rastit të bashkëshortit, për të cilin mbahet zi katër muaj e dhjetë ditë. Në këtë kohë nuk vendosnim tone (nuk i lyenim) për sytë, as nuk përdornim parfume, as nuk vishnim rroba me ngjyra, përveç një fustani të trashë (Asb – pëlhurë e ashpër dhe e trashë nga Jemeni). Na u lejua të përdornim erëra të lehta kur merrnim gusl pas mbarimit të ditëve të zakoneve. Dhe po kështu na u ndalua t’i shkonim pas xhenazes.” (313)

213.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se një grua e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për guslin që duhet të merret nga gruaja pasi asaj t’i mbarojnë zakonet. Kështu, ai e urdhëroi atë se si të lahet dhe i tha: “Pastrohu me një copë pëlhurë të lyer me myshk.” Ajo e pyeti (përsëri): “Si të pastrohem me të?” Ai tha: “Siibhan-Allcih (Lavdi i qoftë Allahut)! Pastrohu pra!” Unë (Aishja) e tërhoqa atë nga vetja dhe i thashë: “Fërkoje me të vendin e përlyer me gjak.” (314)

214.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Në Haxhin e Lamtumirës, unë hyra në ihram për haxh bashkë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe isha një prej atyre që vendosëm të bëjmë haxhin temettu, kështu që nuk mora kurban me vete. Në atë kohë më erdhën zakonet dhe nuk u pastrova deri në natën e Arafatit. Atëherë i thashë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut! Kjo është nata e Arafatit dhe unë pata nijet të kryeja haxhin teruattu me umre. (Si të veproj, pra?)” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Shprishi flokët, krihe kokën dhe shtyje umren (pas haxhit ).” Kështu veprova dhe, pasi kreva haxhin, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi (vëllanë tim) Abdurr-Rrahmanin natën e Hasbas.të më çonte në Ten’iim për të hyrë në ihram për umren, në vend të umres që pata bërë nijet ta kryeja përpara haxhit temettu.” (316)

215.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Ditët e para të Dhul-Hixhe-xhes (muaji i dymbëdhjetë hënor) u nisëm (për haxh). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush dëshiron të hyjë në ihram për umre, le ta bëjë këtë. Ndërsa unë, në qoftë se nuk do të kisha marrë kurbanët me vete, atëherë padyshim që edhe unë do të bëja nijetin e ihramit për umre.” Kështu pra, disa prej nesh e bënë nijetin e ihramit për umre dhe disa e bënë nijetin e ihramit për haxh. Unë isha prej atyre që e bënë nijetin e Ihramit për Umre (për haxh teniettu). Dhe ja, erdhi dita e Arafatit, ndërsa unë isha akoma në ditët e mia! Kështu që iu ankova për këtë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai më tha: “Lëre umren, shprishi flokët, krihe kokën dhe bëj nijetin për haxh.” Kështu veprova (dhe kreva veprimet e Haxhit), derisa natën e Hnsbas ai më çoi mua me vëllanë tim Abdurr- Rrahamanin në Ten’iim, që të hynim në ihram me nijet për umre në vend të umres së parë (të Haxhit). Hishami (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se për atë Umre nuk pati nevojë as për kurban, as për agjërim, as për të dhënë sadaka (bamirësi) (si shlyerje për Umren e parë). (317)

216.  Muadhah tregon: “Një grua e pyeti Aishen radijAllahu ‘anha: “A duhet që t’i fal namazet që nuk i kam falur gjatë atyre ditëve për shkak të zakoneve?” Aishja radijAllahu ‘anha i tha: “Vallë, nga Harurah je ti? Edhe në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na vinin zakonet, por ai nuk na urdhëronte t’i falnim namazet e humbura (që nuk i kishim falur gjatë ditëve të zakoneve tona)”, ose (Aishja radijAllahu ‘anha) i tha: “Atëherë nuk e bënim një gjë të tillë (pra nuk i falnim ato).” (321)

217.  Umm Selemah radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, ajo ishte shtrirë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të mbuluar me një çarçaf të leshtë, kur asaj sapo i erdhën zakonet (shih hadithin 207)

Më tej ajo shton se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e puthte atë, duke qenë agjërueshëm. (322)

218.  Umm Atijah radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thoshte: “Le të dalin (ditën e faljes së Bajrameve) edhe vajzat e reja të pamartuara, edhe vajzat e rritura të pjekura, edhe gratë më zakone dhe le të marrin pjesë në veprat e mirësisë dhe në lutjet e besimtarëve të drejtë e të përkushtuar muslimanë! Por gratë me zakone nuk duhet të hyjnë në namazgja.78,/ Hafsaja e pyeti atë (me habi): “Vallë, edhe gratë me zakone?!7/ Ajo i tha: “A nuk merr pjesë ajo (bashkë me haxhinjtë) në Arafat si edhe në këto e ato vepra të tjera të mira?!” (324)

219.  Umm Atijah radijAllahu ‘anhu tregon: “Asnjë- herë nuk e kemi quajtur gjë me rëndësi rrjedhjen e lëngut të verdhë (në ditët pa zakone)”. (Shih Fet’h El-Barij). (326)

220.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se ajo i tha të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut! Safijes (bijës së Hujejit) i erdhën zakonet.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mbase do të na vonoka. A e kreu Tavafin e Ifades me ju?” Ato i thanë: “Po”. Ai tha: “Atëherë le të niset (për udhëtim)!” (328)

221.  Semura Ibn Xhundeb radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grua vdiq gjatë lindjes dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia fali xhenazen duke qëndruar para saj, në mes.” (332)

222.  Mejmuna radijAllahu ‘anhu, bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon: “Gjatë zakoneve të mia kurrë nuk falesha, por ulesha në një hasër (rrogoz) pranë xhamisë së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falej në copën e tij, gjatë rënies në sexhde, (pjesë) nga rrobat e tij më preknin mua.” (333)

07 – TEJEMUMI

223.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një nga udhëtimet e tij. Kur arritëm në Bejdaa ose Dhatul-Xhejsh, m’u këput një gjerdan (dhe më humbi). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi atje për ta kërkuar atë. Kështu bënë edhe njerëzit e tjerë bashkë me të. Në atë vend nuk kishte ujë, kështu që njerëzit shkuan te Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu dhe i thanë: “A nuk e sheh se ç’bëri Aishja? E bëri të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe njerëzit e tjerë të qëndrojnë në një vend pa ujë dhe (për më tepër) s’kanë ujë as me vete.” Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po flinte me kokën të vënë mbi këmbën time, Ebu Bekri erdhi dhe më tha: “E pengove të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe njerëzit në një vend pa ujë, duke mos patur (ujë) as me vete.” Kështu, ai më qortoi dhe më foli aq sa deshi Allahu, pastaj më qëlloi me dorë në ije. Asgjë nuk më ndaloi që të lëvizja (nga dhimbja), veçse gjendja e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (që ishte mbështetur) në këmbën time. Kështu, kur u ngrit i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në agim, s’kishte aspak ujë. Në këto kushte, Allahu zbriti ajetin e tejemumit (Kuran, 5:6) dhe të gjithë morën tejemum. Pas kësaj Usejd Ibn Hudejni tha: “Nuk është kjo mirësia dhe bekimi i parë për ju, o familja e Ebu Bekrit.” Pastaj u trazua deveja në të cilën pata hipur dhe nën të gjetëm gjerdanin.” (334)

224.  Xhabir Ibn Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra, të cilat nuk i janë dhënë askujt para meje:

1. Allahu më bëri fitues në sajë të tmerrit, (duke i frikësuar armiqtë e mi) në një largësi sa një muaj udhëtimi;

2. Toka është bërë për mua (dhe ithtarët e mi) vend për falje dhe mjet pastrues (për Tejemum), kështu që, kushdo nga pasuesit e mi mund të falet kudo që të jetë, në çdo kohë falje;

3. Plaçka e luftës më është bërë hallall (e ligjshme) mua, edhe pse ajo nuk ka qenë e ligjshme për askënd para meje;

4. Më është dhënë e drejta e ndërmjetësimit (në Ditën e Llogarisë);

5. Çdo pejgamber (para meje) dërgohej vetëm për kombin e tij, ndërsa unë jam dërguar për gjithë njerëzimin.” (335)

225.  Ebu Xhuhejmi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po vinte nga ana e Bi’ër-ul- Xhcmcl (Pusi i devesë – vend në Medine), atë e takoi një burrë, i cili i dha selam. Mirëpo Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ia ktheu selamin, derisa shkoi tek një mur (qerpiçi), ku fërkoi duart dhe fytyrën e tij (me pluhurin e murit, duke marrë tejemmum) dhe pastaj ia ktheu selamin.” (337)

226.  Ammar Ibn Jasir radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, ai i tha Umerit radijAllahu ‘anhu: “A nuk e kujton kur (u bëmë xhunub) që të dy kur qenë në udhëtim? Ndërsa ti nuk u fale, unë u rrokullisa për tokë dhe e kreva faljen e namazit. Pastaj unë ia tregova këtë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili tha: “Në fakt do të të kishte mjaftuar vetëm të bëje kështu” – dhe preku tokën me dy shuplakat, pastaj i fryu tek to (duke hequr pluhurin) dhe fërkoi me to fytyrën dhe pëllëmbët.,/ (338)

227.  Imran Ibn Husain radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim një herë në një udhëtim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, udhëtim që e vazhduam deri në pjesën e fundit të natës, pastaj ndaluam dhe fjetëm gjumë të thellë. Dhe s’ka gjë më të ëmbël për udhëtimin se sa gjumi në pjesën e fundit të natës. Kështu që vetëm ngrohtësia e diellit na bëri të zgjohemi. I pari që u zgjua qe filani, pastaj filani, pas tij filani (treguesi i dytë i hadithit thotë se i ka harruar emrat e tyre), pastaj Umeri i katërti. Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur flinte, nuk e zgjonte njeri derisa ai të zgjohej vetë, sepse ne nuk mund ta dinim se ç’i ndodhte atij në gjumë. Kështu, kur Umeri u zgjua dhe pa se çfarë u kishte ndodhur njerëzve (ai ishte njeri tepër i prerë), thirri me zë të lartë: “Allahu Ekbcr (Allahu është më i Madhi)” aq sa prej zërit të tij u zgjua Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur u zgjua ai, njerëzit filluan t’i qajnë hallin për çfarë u kishte ndodhur. Ai tha: “S’ka gjë (ose nuk do të ketë aspak shqetësim). Nisuni (për udhëtim)!” Kështu, ata e lanë atë vendqëndrim. Kur nuk kishin ecur shumë larg, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndaloi, kërkoi ujë (për avdes) dhe mori avdes. Pastaj u bë ezani (thirrja për falje) dhe ai u priu njerëzve në falje. Pasi u falën, ai pa një burrë veçan, i cili nuk ishte falur me njerëzit e tjerë në grup, dhe e pyeti: “Ç’të pengoi, o filan, që nuk u fale me njerëzit e tjerë?” Ai iu përgjigj: “Jam bërë xhunub dhe ujë s’ka.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Merr tejemmum me dhe të pastër dhe (dheu i pastër) të mjafton.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi udhëtimin, por njerëzit filluan t’i ankohen atij nga etja. Atëherë, ai ndaloi dhe thirri dikë (treguesi i dytë i hadithit thotë se ia ka harruar emrin) dhe Aliun radijAllahu ‘anhu dhe i urdhëroi që t’i sillnin ujë. Ata dolën për të kërkuar ujë dhe takuan një grua hipur në deve mes dy calikësh me ujë. Ata e pyetën: “Ku është burimi i ujit?” Ajo u tha: “Isha atje, dje si në këtë orë dhe njerëzit e mi janë mbrapa.” Ata i kërkuan asaj që ajo t’i ndiqte. Ajo pyeti: “Për ku?” Ata i thanë: “Tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Ajo tha: “A doni të thoni tek ai njeri që i thonë Sabi (njeriu i fesë së re)?” Ata i thanë: “Po, ai vetë. Eja pra!” Kështu, ata e ëatë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia treguan atij ndodhinë. Ai tha: “Ndihmojeni të zbresë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi një enë, pastaj hapi grykën e calikëve me ujë dhe derdhi pak ujë në enë. Pastaj ua lidhi grykën calikëve dhe u zgjidhi currilat e vegjël. Pastaj njerëzit u thirrën të pinë ujë për vete dhe t’u jepnin edhe kafshëve. Kështu pra, kush deshi, piu dhe kush deshi, u dha ujë kafshëve. I fundit, të cilit Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dha një enë plot me ujë, ishte ai që qe bërë xhunub. Atij i tha: “Ik dhe laje gjithë trupin.” Gruaja po qëndronte në këmbë duke vështruar ç’u bë me ujin e saj. Për Allah! Kur iu kthyen asaj, calikët e ujit dukeshin më të fryra (nga uji) se sa në fillim. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që të grumbullonin diçka për të. Midis ushqimeve të grumbulluara kishte hurma, miell dhe Sevik, saqë iu bë një ushqim i bolshëm, të cilin ia mbështollën në një bohçe. Pastaj e ndihmuan të hipte në devenë e saj dhe ia vunë bohçen përpara.

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha asaj: “Ti e di se ne nuk morëm aspak nga uji yt, por Allahu na dha ne ujë.” Kështu, ajo u kthye vonë në shtëpi. Njerëzit e saj i thanë: “Ç’të gjeti, moj grua?” Ajo u tha: “Çudia e madhe! Më takuan dy burra që më çuan tek ai burrë që i thonë Snbi dhe ai bëri kështu e kështu (tregoi ngjarjen). Për Allah! Ai, ose është magjistari më i madh mes këtij dhe kësaj (qiellit dhe tokës, duke ngritur gishtin e mesit nga qielli dhe atë tregues e drejtoi poshtë për tokën), ose me siguri që është i Dërguari i Vërtetë i Allahut.” Pas kësaj muslimanët i sulmonin shpesh paganët rreth e rrotull vendbanimit të saj, por asnjëherë nuk e prekën fshatin e saj. Një ditë ajo u tha njerëzve (të fshatit) të vet: “Mendoj se këta njerëz ju lënë juve (të qetë) qëllimisht. A keni ndonjë prirje ndaj Islamit?” Ata iu bindën asaj dhe të gjithë përqafuan Islamin. (344)

08 – FALJA E NAMAZIT

228.  Sipas Enesit radijAllahu ‘anhu, Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu ka treguar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur isha në Mekë, çatia e shtëpisë sime u hap dhe zbriti Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili më hapi gjoksin dhe ma lau atë me ujë zemzemi. Pastaj ai solli një tabaka të artë (të mbushur) plot me Urtësi dhe iman dhe, pasi zbrazi në gjoksin tim ç’kishte në të, e mbylli atë përsëri. Pas kësaj ai më mori mua për dore dhe u ngjit lart bashkë me mua në qiellin e dynjasë (qielli më i afërt). Sapo arrita në qiellin e parë, Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha rojes së qiellit: “Hape (portën)!”. Roja pyeti: “Kush është?” Xhibrili iu përgjigj: “Xhibrili”. (Roja) pyeti: “A është tjetër kush me ty?” (Xhibrili) i tha: “Po, me mua është Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (Roja) pyeti: “A është i ftuar?” Xhibrili iu përgjigj: “Po”. Kështu ai e hapi portën dhe ne po ngjiteshim në qiellin e dynjasë, kur ja, pamë një burrë të ulur dhe në të djathtë të tij një mori njerëzish, edhe në të majtë një mori (tjetër) njerëzish! Kur shihte nga e djathta qeshte, ndërsa kur shihte nga e majta qante. Pastaj ai tha: “Mirësevjen, o Pejgamber i drejtë dhe bir i drejtë”. E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Ai më tha: “Ky është Ademi, ndërsa këto tufa të mëdha në të djathtë dhe në të majtë të tij janë e pasardhësit e tij. Ata nga e djathta janë banorët e Xhenetit, ndërsa turma në të majtë të tij janë banorët e Zjarrit. Kështu, kur sheh nga e djathta e vet, ai qesh, ndërsa kur sheh majtas qan? (E ndoqa këtë pamje), derisa Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më ngjiti në qiellin e dytë, kur ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha rojës së tij: “Hape (portën)”. Roja i bëri Xhibrilit të njëjtën pyetje që i bëri ai i qiellit të parë dhe e hapi (portën).”

Sipas Enesit radijAllahu ‘anhu, Ebu Dherri ka treguar se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem takoi në qiej (me radhë) Ademin, Idrisin, Musanë, Isanë, dhe Ib ahimin (paqja e Allahut qoftë mbi ta). Por Ebu Dherri nuk ka përmendur se në ç’qiell takoi secilin prej tyre, por ka thënë se ai (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjeti Ademin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në qiellin e dynjasë (qiellin parë), kurse Ibrahimin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në qiellin e gjashtë.

Më tej, Enesi radijAllahu ‘anhu ka treguar: “Kur Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaluan pranë Idrisit, ky tha: “Mirë se vjen, Pejgamber i drejtë dhe vëllai i drejtë!” Pejgamberi pyeti: “Kush është ky?” Xhibrili i tha: “Ky është Idrisi”. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Kalova pranë Musait, i cili më tha: “Mirë se erdhe, o Pejgamber i drejtë dhe vëlla i drejtë.” Pyeta: “Kush është ky?” Xhibrili më tha: “Ky është Musai”. Pastaj takova Isanë, i cili tha: “Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë”. Pyeta: “Kush është ky?” Xhibrili më tha: “Ky është Isai”. Pastaj takova Ibrahimin, i cili më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber i drejtë dhe bir i drejtë”. Thashë: “Kush është ky?” Xhibrili më tha: “Ky është Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem

Ibn Abbasi dhe Ebu Habba Ensariu (radijAllahu ‘anhu) tregojnë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Pastaj Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit me mua në një vend aq lart saqë atje dëgjova gërvishtjet e kalemave që shkruanin.”

Ndërsa Enesi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem transmeton nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (fjalët e mëposhtme): “Kështu Allahu i bëri detyrim për ndjekësit e mi pesëdhjetë namaze dhe me këtë urdhër të Allahut u ktheva, kur takova Musanë, i cili më tha: “Çfarë bëri detyrim Allahu ty për pasuesit e tu?” I thashë: “Urdhëroi pesëdhjetë namaze”. Ai më tha: “Ktheu prapë tek Zoti yt. Në të vërtetë, pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to.” Kështu që u ktheva tek Allahu dhe Ai i përgjysmoi ato. U ktheva tek Musai dhe i thashë se Allahu i përgjysmoi ato, por ai më tha: “Ktheu tek Zoti yt, sepse pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to. ” Kështu pra,u ktheva përsëri dhe Allahu m’i përgjysmoi sërish ato. Pastaj u ktheva te Musai dhe ai më tha: “Ktheu tek Zoti yt, pasi pasuesit e tu nuk do të kenë fuqi për to”. Përsëri u fctheva tek Allahu. Allahu i Madhëruar tha: “Ato do të jenë pesë falje sa për pesëdhjetë namaze (në shpërblim). Tashmë nuk ndryshon më Fjala Ime.” U ktheva përsëri tek Musai. Më tha: “Ktheu tek Zoti yt”, por i thashë: “Tani ndiej shumë turp nga Zoti im (për t’i kërkuar përsëri lehtësim)”. Pas kësaj Xhibrili më mori, derisa arritëm te Sidretid- Mnnteha.m Ajo mbulohej me ngjyra të shumta e të papërshkrueshme. Pastaj më futën në Xhenet, ku pashë mure të vegjël (të ulët) perlash dhe pashë dheun e tij prej misku.” (349)

229.  Aishja radijAllahu ‘anha, nëna e besimtarëve tregon: “Kur Allahu e bëri të detyruar faljen e namazit, Ai e detyroi atë me dy e nga dy rekatë si për vendasin, ashtu edhe për në udhëtim. Pastaj namazi i udhëtarit mbeti siç qe (dy rekate), ndërsa për vendasit u shtuan rekatët.” (350)

230.  Umer Ibn Ebi Selema radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u fal duke qenë i veshur me një rrobë së cilës ia kryqëzoi fundet (duke hedhur secilin cep në krahun tjetër). (354)

231.  Umm Hani radijAllahu ‘anhu (halla e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon për namazin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën e Çlirimit të Mekës: “Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vitin e hapjes së Mekës (vitin e dhjetë Hixhrij) dhe e gjeta duke marrë gusl, ndërsa Fatimja (radijAllahu ‘anhu e bija) po e mbulonte me perde dhe nuk shihej. (Kur dëgjoi zërin tim) ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pyeti: “Kush është?”, ndërsa unë i thashë: “Unë jam Umm Hani.” (356)

232.  Umm Hani radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali tetë rekatë i mbështjellë me një rrobë. Kur mbaroi, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Vëllai im më ka thënë se do të vrasë një njeri, filanin birin e Hubejras, të cilin e kam pas strehuar.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Edhe ne e strehojmë atë që ke strehuar ti, o Umm Hani.” Pastaj ajo shtoi: “Ishte paradite”. (357)

233.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se, kur dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për faljen e namazit (duke qenë i mbështjellë) me një rrobë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “A keni të gjithë ju (të vishni) dy rroba?”** (358)

234.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të mos falet kush prej jush kur është i mbështjellë vetëm me një rrobë, pa vënë diçka prej saj krahëve (duke mbuluar shpatullat).” (359)

235.  Po nga Ebu Hurejra përcillet se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush falet me një rrobë të vetme, le t’i kryqëzojë cepet e saj krahëve (duke mbuluar me to shpatullat).” (360)

236.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kam dalë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në disa prej udhëtimeve të tij. I shkova një natë për një punë timen, kur e gjeta duke u falur. Qeshë i mbështjellë me një rrobë që e kisha hedhur krahëve (pastaj) u fala (me të) përkrah tij. Pasi mbaroi faljen, më pyeti: “Ç’të solli këtu, o Xhabir?” I thashë se ç’doja. Kur mbarova (dhe po bëhesha gati për t’u l;arguar) më tha: “Ç’është kjo rrobë që të shoh dhe ç’është kjo mbështjellje e krahëve kështu?” I thashë: “Është (vetëm) një rrobë (e ngushtë).” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: “Nëse është e gjerë (dhe mjafton), mbështille për trupi (duke mbuluar shpatullat dhe trupin), ndërsa, po të jetë e ngushtë, atëherë përdore atë si /zrzr.”(361)

237.  Sehli radijAllahu ‘anhu tregon: “Burrat faleshin me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të veshur me izar, por e lidhnin nga qafa e poshtë, ashtu siç bënin fëmijët, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha grave që të mos e ngrinin kokën (nga sexhdja, të rëna me fytyrë për tokë), derisa burrat të uleshin në ndenjjen në gjunjë.” (362)

238.  Mugira radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë isha me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim, kur më tha: “O Mugira! Merre mbajtësen e ujit.” E mora atë, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iku për të kryer nevojën larg, sa nuk e shihja më. Ai kishte veshur një xhybe siriane. (Kur u kthye) ai u përpoq txi nxirrte krahët nga mëngët, por (xhybja) qe shumë e ngushtë, kështu që i nxori krahët nga poshtë. Unë i shtiva ujë, ndërsa ai mori avdes siç merrte avdes për faljen e namazit, ndërsa kaloi duart e lagura mbi meste, pastaj u fal.” (363)

239.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: (Në kohën para Islame, para se Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem t7i vinte Shpallja Hyjnore), ndërsa i Dërguari i Allahut po mbante gurë bashkë me njerëzit e tjerë të Mekës për të rindërtuar Qabenë, xhaxhai i tij, Abbasi, i thotë: “O nipi im! (Është më mirë) sikur ta hiqje izarin dhe ta vije në shpatulla, nën gur (që mos të të vrasë)?” Kështu, ai e hoqi atë dhe e hodhi shpatullave, por papritur ra pa ndjenja. Kështu pra, qysh atëherë, ai kurrë nuk u pa më i zhveshur. (364)

240.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar mbështjelljen e trupit me një rrobë, e cila nuk lejon nxjerrjen e krahëve as anash, as nga poshtë dhe uljen ndenjur me gjunjët të mbledhur tek barku, me këmbët të hapura me duart të vendosura në gjunjë, kur burri ka veshur një rrobë që nuk arrin të mbulojë vendet e turpshme (plotësisht).,/ (367)

241.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: ‘Tejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar shitjen liiiias, shitjen uibadh, veshjen e një rrobeje që s’lejon nxjerrjen e krahëve dhe uljen ndenjur me gjunjët e mbledhur në bark, kur burri ka veshur vetëm një rrobë.” (368)

242.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Nahrit Ebu Bekri (i cili qe prijësi i haxhinjve atë vit) na dërgoi mua dhe disa thirrës të tjerë në Mina, për të bërë njoftim të përgjithshëm (duke shpallur): “Asnjë iduhjtar nuk lejohet të kryejë më haxh pas këtij viti dhe asnjë (person) i zhveshur nuk lejohet më të bëjë tavaf (të sillet) rreth Qabes.” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi Aliun radijAllahu ‘anhu (nga Medina në Mekë) duke e urdhëruar të lexonte pjesën e zbritur nga Surja Bera’ (ose Et-Teube, nr. 9). Kështu edhe Aliu shpalli bashkë me ne Ditën e Nahrit në Mina: “Asnjë idhujtar nuk lejohet të kryejë haxh pas këtij viti dhe asnjë (person) i zhveshur nuk lejohet të bëjë tavaf rreth Qabesë (Kuran, 9:28).” (369)

243.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem sulmoi Hajberin, falëm namazin e agimit (sabahun) herët duke qenë akoma errësirë. Kështu pra, Pejgamberi i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi udhëtimin kaluar, pas tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngiste Ebu Talha, ndërsa unë isha pas Ebu Talhas. Pejgamberi i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kaloi me shpejtësi luginën e Hajberit, ndërsa gjuri im prekte kofshën e Pejgamberit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Pastaj atij iu tërhoq izari dhe iu zbulua kofsha, kështu unë pashë bardhësinë e kofshës së Pejgamberit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Kur ai hyri në qytetin (e Hajberit) tha: “Allnliu Ekberl (Allahu është më i Madhi!) Hajberi është shkatërruar! Sa herë që ne i afrohemi një vendbanimi me njerëz (armiqësorë për t’i luftuar), atëherë vërtet i tmerrshëm do të jetë mëngjesi i atyre që qenë këshilluar!” Ai e përmendi këtë tri herë. Kështu, njerëzit e qytetit dolën në punë (dhe, kur e panë) thirrën: “(Ka ardhur) Muhamedi dhe ushtria e dj!”

Pastaj Enesi radijAllahu ‘anhu vazhdon tregimin: “Ne e morëm Hajberin me forcë, pastaj u grumbulluan robërit dhe plaçka e luftës. Dihja (njëri nga shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) erdhi dhe i tha: “O Pejgamberi i Allahut! Më jep mua një robëreshë nga ato që janë kapur.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Shko e merr cilën të duash.” Kështu ai mori Safije bint Hujaj. Pastaj dikush shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dihjas i dhe Safijen, e cila është princesha e dy fiseve, të Kurejdhit dhe të Nedirit. Ajo nuk i shkon kërkujt tjetër veçse ty!” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Silleni atë (Dihjan) bashkë me të (Safijen).” Dihja erdhi bashkë me të. Kur e pa atë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Shko e merr një robëreshë tjetër, përveç kësaj!” Pastaj, – shton Enesi, – Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e liroi Safijen dhe u martua me të.

(Thabiti e pyeti Enesin:) “O Ebu Hamza! Çfarë i dha Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asaj si nichr? Ai i tha: “Ajo qe vetë nichri për veten e saj, sepse ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i dha asaj lirinë dhe pastaj u martua me të. Gjatë rrugës Umm Selema e veshi atë për nuse dhe në mbrëmje ia dërgoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili u bë dhëndër dhe bëri një thirrje: “Kush të ketë ndonjë gjë (ushqim) le ta sjellë.” Ai shtroi një çarçaf lëkure (për të grumbulluar ushqimet). Kështu, dikush solli hurma, dikush tjetër solli gjalpë për të gatuar. (Treguesi i dytë i hadithit thotë: “Më duket se Enesi përmendi edhe seviknn”). Pastaj përgatitën me to hajs – si hallvë. Dhe kjo qe ceremonia e martesës së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (371)

244.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut printe në faljen e agimit. Atje (në xhami) faleshin edhe shumë gra të mbuluara me dy petka dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre pa i njohur askush.” (372)

245.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u fal në një shtrojë katrore me shenja a figura. Gjatë faljes së namazit, ai vuri re shenjat e saj dhe, me të mbaruar namazin, më tha: “Merre këtë shtrojën time dhe çoja Ebu Xhehmit. Pastaj më sill copën e tij të dystë prej leshi, sepse kjo copa ime me ngjyra ma tërhoqi vëmendjen nga namazi/’ (373)

246.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Aishja radijAllahu ‘anha kishte një copë leshi të hollë me piktura me të cilën ajo kishte mbuluar njërën anë të shtëpisë së saj. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha asaj: “Ma hiq sysh këtë perden tënde, pasi më duket se pikturat e saj i kam akoma para sysh (të cilat ma tërhoqën vëmendjen) në faljen e namazit.” (374)

247.  Ukba Ibn Amir tregon: “Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i bënë dhuratë një xhybe mëndafshi të cilën e veshi dhe u fal me të. Pasi mbaroi faljen, e hoqi atë me rrëmbim e me neveri dhe tha: “Nuk shkon një veshje e tillë për besimtarët e devotshëm që i frikësohen Allahut.” (375)

248.  Ebu Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një tendë të kuqe prej lëkure dhe pashë Bilalin duke marrë ujin që i kishte mbetur Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga avdesi. Pashë edhe njerëzit duke u shtyrë (me njëri-tjetrin) për të marrë nga uji i mbetur. Kushdo që merrte ndopak ujë, e fërkonte me të trupin dhe kush nuk merrte dot gjë, i fërkonte duart e tij me duart e lagura të shokut të vet. Pastaj pashë Bilalin të merrte një shkop me majë hekuri (si heshtë) të cilin e nguli në tokë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli me xhybe të kuqe të përveshur dhe u priu njerëzve në namaz duke u falur dy rekatë me heshtën e ngulur në tokë, si sutre përpara. Pashë njerëzit dhe kafshët që kalonin përpara heshtës së ngulur si sutre.” (376)

249.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu e pyetën për minberin (e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se nga çfarë ka qenë. Sehli u përgjigj: “Asnjë nga njerëzit që kanë mbetur gjallë nuk di për të më mirë se unë. Ai ka qenë prej dru bruke pylli. Atë e pati gdhendur filani, robi i liruar i filanit për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Kur u përgatit dhe u vendos (në xhami), i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit në të dhe, duke iu drejtuar Kibles, shqiptoi tekbirin e fillimit të namazit (Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi). Kështu bënë dhe njerëzit pas tij (duke u lidhur në falje pas tij dhe kështu ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u priu njerëzve në falje). Ai këndoi Kuran dhe u përkul, po ashtu u përkulën edhe njerëzit pas tij. Pastaj ai ngriti kokën (qëndrimi në këmbë pas rukusë) dhe bëri mbrapa (duke zbritur prej andej) dhe ra në sexhde me krye në tokë. (Pastaj ai u ngrit përsëri në rekatin e dytë) duke u ngjitur përsëri në minber, këndoi, u përkul në ruku, ngriti kokën nga rukuja, bëri mbrapa (duke zbritur prej tij) derisa ra me fytyrë për tokë në sexhde. Kaq, pra, di unë për minberin.,/ (377)

250.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon se gjyshja e tij radijAllahu ‘anhu ftoi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për një darkë (ushqim) të cilin e kishte përgatitur ajo vetë për të. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hëngri prej atij ushqimi pastaj tha: “Ngrihuni! Do t’ju prij në namaz.” Unë u ngrita cihe mora një hasër tonën të nxirë nga koha e gjatë e përdorimit dhe e lava me ujë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit për falje te kjo hasër. Unë dhe jetimi qëndruam pas tij përkrah njëri-tjetrit, ndërsa gjyshja u vendos akoma më pas nesh. Kështu pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na fali ne dy rekatë namaz pastaj u largua. (380)

251.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Flija përpara të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me këmbët nga drejtimi i Kiblës, kështu që, kur ai ishte në sexhde, nVi shtynte këmbët dhe unë i mblidhja, ndërsa, kur ngrihej në këmbë, unë i shtrija përsëri”. Ajo shton: “Ato kohë në shtëpi nuk kishim kandila.” (382)

252.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falej, ndërsa ajo rrinte shtrirë, si trup i vdekur, në shtratin e familjes së tij para tij në drejtim të Kiblës. (383)

253.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne faleshim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndërsa dikush prej nesh e vinte qoshen e rrobës së vet në vendin e sexhdes nga nxehtësia përvëluese.” (385)

254.  Enesin radijAllahu ‘anhu e pyetën: “A falej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me këpucët veshur?” Ai u përgjigj: “Po”.

255.  Sipas Ibrahimit, Hammani ka thënë: “E kam parë Xheririn radijAllahu ‘anhu të merrte avdes, pas kryerjes së nevojës, duke u dhënë mes’h mesteve (duke kaluar duart e lagura mbi to). Pastaj u ngrit dhe u fal. Kur e pyetën për këtë veprim të tij, ai tha: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të veprojë kësisoj.” Ata e pranuan një rrëfim të tillë, pasi Xheriri ishte prej atyre që e kishin pranuar Islamin shumë vonë. (387)

256.  Abdullah Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon se kur falej (kur binte në sexhde), Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i hapte (aq shumë) krahët anash, sa që dukej bardhësia e sqetullave të tij. (390)

257.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falet siç falemi ne, edhe i drejtohet Kiblës që i drejtohemi ne (Qabesë në Mekë gjatë faljes së namazit), dhe ha kurbanet tanë, ky pra, është muslimani i cili është në mbrojtjen e Allahut dhe në mbrojtjen e të Dërguarit të Tij. Prandaj mos e tradhtoni Allahun duke tradhtuar ata që janë nën mbrojtjen e Tij.” (391)

258.  Amër Ibn Dinar tregon se e pyetën Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu për dikë, i cili bën tavafin rreth Qabesë për umre, por që nuk ka përshkuar sa’jin (ecjen mes dy kodrave Safa dhe Merva në lindje të Qabesë), a mundet të flejë me gruan e tij? Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu u përgjigj: “Kur arriti në Mekë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri tavafin, duke u sjellë rreth Qabesë shtatë herë, pastaj fali dy rekatë namaz pas Mckannt të Ibrahimit, pastaj e përshkoi (shtatë herë) largësinë mes Safës dhe Mervas. (Pastaj) tha: “Vërtet, tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është për ju një shembull i shkëlqyer për ta ndjekur …” (Kuran, 33:21). (Pastaj e njëjta pyetje iu drejtua edhe Xhabirit radijAllahu ‘anhu i cili po kështu tha: “Ai nuk duhet t’i afrohet gruas së vet derisa të mbarojë edhe Sajin mes Safas dhe Mervas.”) (395)

259.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur hyri në Qabe, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e luti Allahun në çdo kënd e çdo anë të saj dhe, nuk u fal në të, derisa doli prej saj. Kur doli, fali dy rekatë namaz duke iu drejtuar Qabesë dhe tha: “Kjo është Kibln (drejtimi nga duhet të kthehemi në falje). (398)

260.  Bera’ radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u fal në drejtim të Bcjtul-Makdcs (Kudsit) për gjashtëmbëdhjetë a shtatëmbëdhjetë muaj, por ai dëshironte t’i drejtohej Qabesë (në Mekë gjatë faljes së namazeve). Kështu Allahu shpalli ajetet: “Disa mendjelehtë nga njerëzit (ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç’i ktheu ata prej Kiblës së tyre?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë….” (Kuran, 2:142- 144). Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u kthye nga Qabeja për faljen e namazeve.” (Shih hadithin nr. 38/40). (399)

261.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falej (në namazet shtesë, jo të detyruara) duke qenë hipur në kafshën e tij të udhëtimit, ngado që të kthehej ajo. Ndërsa, sa herë që ai donte të falte namazet e detyruara, atëherë ai zbriste dhe i drejtohej Kiblës për faljen e namazit. (400)

262.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali namazin (treguesi tjetër i hadithit thotë se nuk e di a fali më pak, a më shumë se zakonisht) dhe, kur mbaroi, e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A është bërë ndonjë ndryshim në faljen e namazit?” Ai tha: “Çfarë ndryshim?” I thanë: “Fale kaq e aq (rekatë).” Për këtë arsye ai përtheu këmbët (u ul në gjunjë), iu drejtua Kiblës, ra dy herë në sexhdedhe e mbaroi faljen me teslim. Pastaj kur u kthye me fytyrë nga ne, tha: “Padyshim, po të vinte gjë e re në lidhje me namazin, sigurisht që do t’ju kisha njoftuar për të, por, në të vërtetë, edhe unë jam njeri ashtu si ju, harroj siç harroni edhe ju. E po të harroj, atëherë më kujtoni! Edhe kur dikush nga ju dyshon për faljen e vet, le të përpiqet të gjejë atë që është më e saktë e ta kryejë namazin sipas këtij mendimi. Pastaj le të japë selam dhe në fund të bjerë dy herë në sexhde (sehvi sexhde)” (401)

263.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Zoti im u pajtua me mua (m’i pranoi duatë) për tri raste: Kur (i) thashë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut! Do të desha sikur ta merrnim Mekamin e Ibrahimit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vend për falje.” Atëherë zbriti Shpallja Hyjnore: “Dhe zgjidhni Mekamin e Ibrahimit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) si vend për falje … ” (Kuran, 2:125). (Para se të zbriste) vargu kuranor në lidhje me mbulimin e grave, unë (i) thashë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja sikur t’i urdhëroje gratë e tua të mbulohen (e të mos shihen) nga burrat, sepse të mirët dhe të ligjtë flasin për to.” Atëherë zbritën ajetet e mbulimit të grave (Kuran, 24:31 dhe 33:59). Dhe një herë, kur gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u bënë të gjitha në një mendje kundër tij, për shkak të xhelozisë, unë u thashë atyre: “Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t’ju zëvendësojë me gra më të mira se ju.” Kështu, zbriti ky ajet (tamam siç e pata thënë unë).” (Kuran 66:5).(402)

264.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa (në murin e xhamisë) në drejtim të Kiblës gëlbazë, gjë të cilën ai e urreu, aq sa e shprehu pakënaqësinë në fytyrë të tij. Pas kësaj ai u ngrit dhe e kruajti atë me dorën e vet, pastaj tha: “Sa herë që ndokush prej jush ngrihet, duke falur namaz, në të vërtetë ai po i flet vetë drejtpërdrejt Zotit të tij, ose Zoti i tij është mes tij dhe Kiblës. Kështu pra, askush prej jush nuk duhet të pështyjë në drejtim të Kiblës së tij, por (mund) të pështyjë në të majtë ose poshtë këmbës.” Pastaj mori në dorë cepin e rrobës së tij, pështyu në të, e palosi atë dhe tha: “Ose mund të veprojë kështu.”(405)

265.  Në tregimin e Ebu Hurejres dhe të Ebu Seidit thuhet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pasi e fshiu gëlbazën nga muri i xhamisë në drejtim të Kiblës, tha: “Kur dikujt t’i vijë për të pështyrë, të mos pështyjë përpara (d.m.th. në drejtim të Kiblës), as nga e djathta, por (mund) të pështyjë majtas ose poshtë këmbës së majtë.” (410, 411)

266.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pështyrja në xhami përbën gjynah (gabim të rëndë) dhe shlyerja e tij është varrosja e saj (duke e mbuluar pështymën me dhe ose duke e fshirë atë).” (415)

267.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “A ju duket apo a e shihni se fytyra ime është nga Kibla? Për Allah! As përkushtimi juaj dhe as përkulja juaj nuk më fshihen mua. Me të vërtetë që unë u shikoj ju nga pas shpine.” (418)

268.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut urdhëroi për gara kuajsh. Kuajt e stërvitur (profesionist) do të bënin garë nga vendi i quajtur Hafja deri në Thanij- jatul-Veda, ndërsa kuajt e pa stërvitur (amatorët) do të vraponin nga Thanij-ja deri tek xhamia e Beni Zurejk. (Treguesi i dytë i hadithit thotë se Ibn Umeri qe prej atyre që morën pjesë në garë). (420)

269.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i erdhën mallra nga Bahrejni. Ai tha: “I hapni ato në xhami.” Kjo qe sasia më e madhe e mallit që i ishte sjellë ndonjëherë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi për faljen e namazit dhe as nuk i lëshoi sytë fare andej nga malli. Pasi përfundoi namazin, ai u ul pranë atyre mallrave dhe nuk la askënd prej atyre që shikoi pa i dhënë diçka. Pastaj aty erdhi Abbasi (xhaxhai i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më jep edhe mua diçka, sepse kam pas paguar për të liruar veten time dhe Akilin.” I Dërguari i Allahut i tha që të merrte. Kështu, Abbasi, si e mbushi plot e me të rrasur rrobën e vet, u përpoq ta ngrinte, por nuk mundi. Ai tha: “O i Dërguari i Allahut! Thuaji dikujt (të më ndihmojë e) të ma ngrejë.” Por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk pranoi. Pastaj ai i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të mund ta ndihmonte ai për ta ngritur, por ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përsëri nuk pranoi. Atëherë Abbasi hoqi diçka prej saj dhe u përpoq ta ngrinte (por s’mundi). Më në fund ai e ngriti atë në krahë dhe u largua. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi ta vështronte, derisa ai u largua e nuk shihej më, duke u habitur me lakminë e madhe (që tregoi Abbasi). Kështu pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk u ngrit nga vendi, derisa u shpërnda (i gjithë malli) deri në dirhemin (qindarkën) e fundit. (421)

270.  Mahmud Ibn Rebi’ tregon: “Itban Ibn Malik radijAllahu ‘anhu, medinas, shok i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe një prej pjesëmarrësve në luftën e Bedrit, ka treguar se i ka shkuar të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i ka thënë: “Unë e kam shikimin të dobët dhe u prij njerëzve të mi (të vendbanimit tim) në namaz. Kur bie shi, vërshon lugina që është mes meje dhe atyre, kështu që unë nuk mundem të shkoj tek xhamia e tyre e t7u fal atyre namazin. O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja shumë që të vije në shtëpinë time e të faleshe në të, që unë pastaj ta bëja atë vend falje për disa nga namazet e mia.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Do ta bëj një punë të tillë, në dashtë Allahu.” Itbani tha: “Të nesërmen, pasi dielli ishte ngritur lart, erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekri (radijAllahu ‘anhu). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi leje për të hyrë, ndërsa unë e lejova të hynte menjëherë. Kur ai hyri brenda, sapo u ul tha: “Në ç’vend të shtëpisë dëshiron që unë të falem?” I tregova një anë të shtëpisë. Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi e u vendos për namaz në atë vend dhe shqiptoi: “Allahu Ekber (Allahu është më i madhi – thuhet për fillimin e namazit).” Edhe ne të gjithë u ngritëm dhe u rreshtuam pas tij duke na falur dy rekatë të cilat i përfundoi me selam (Fjalët për përfundimin e namazit). Ne e mbajtëm që të hanim hazir (lloj qebabi me pak miell), të cilin e kishim përgatitur enkas për të. Shumë nga pjesëmarrësit e familjes sonë u grumbulluan në shtëpi, kur njëri prej tyre tha: “Ku është Malik Ibn Ecl-Dehaish ose Ibn Ed-Duhshun?,/ Ia priti një tjetër: “Ai është hipokrit dhe nuk e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Kur dëgjoi, këtë i Dërguari i Allahut tha: “Mos e thuaj atë fjalë. A nuk e ke parë se ai ka thënë: ‘La ilahe il-lAUah – Nuk ka zot që meriton të adhurohet, përveç Allahut’, duke dashur me të vetëm Fytyrën e Allahut?” Ai tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë. Porse ne e kemi parë të jetë i dhënë e tri ndihmojë e tri këshillojë hipokritët.” I Dërguari i Allahut tha: “Me të vërtetë që Allahu e ka ndaluar Zjarrin për ata që thonë ‘La ilahc il-lAllah – Nuk ka zot që meriton të adhurohet, përveç Allahut’, duke dëshiruar me këtë vetëm Fytyrën e Allahut e vetëm për Hir të Tij.” (425)

271.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Umm Habibe radijAllahu ‘anhu dhe Umm Selema radijAllahu ‘anhu përmendën një kishë që e kishin parë në Etiopi (kur patën mërguar para se të mërgojnë muslimanët në Medine), në të cilën kishte piktura (njerëzish). Ato ia treguan Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këtë dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në qoftë se vdes ndonjë njeri fetar prej popullit të tyre, atëherë ata ndërtojnë vend adhurimi te varri i tij dhe pikturojnë figura të atilla (që i keni parë) në të. Vërtet që njerëz të këtillë do të jenë krijesat më të këqija e më të urryera tek Allahu Ditën e Ringjalljes.” (427)

272.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur arriti në Medine, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndaloi në anën më të lartë të Medines mes fisit të quajtur Benu Amr Ibn Auf dhe qëndroi mes tyre katërmbëdhjetë net. Pastaj u çoi fjalë burrave të fisit Beni Nexh-xhar, të cilët erdhën me shpatat ngjeshur. Edhe tani më duket sikur e shoh Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hipur në devenë e tij dhe Ebu Bekrin të ngasë kafshën e vet pas tij si dhe gjithë fisi Benu Nexh-xhar rreth e rrotull tijr derisa zbriti në oborrin e shtëpisë së Ebu Ejubit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë parapëlqente që ta falte namazin aty ku ta kapte koha për faljen e çdo namazi, deri edhe në vathët e dhenve (për një kohë derisa ndërtoi xhaminë). Më vonë ai urdhëroi për ndërtimin e xhamisë. Kështu, ai thirri disa njerëz nga fisi Beni Nexh-xhar dhe u tha: “O Beni Nexh-xhar! Ma vlerësoni këtë pjesë të rrethuar nga toka juaj.” Ata iu përgjigjën: “Jo! Për Allah! Ne e kërkojmë çmimin e saj vetëm nga Allahu.” Aty kishte çfarë po ju them: kishte varre paganësh, aty-këtu vende të pa sistemuara (tokë pa kujdesje) si edhe disa palma hurmash. Në këtë mënyrë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që varret e paganëve të nxirreshin që andej, toka e parrafshuar të rrafshohej, si dhe të priteshin hurmat. Drurët e hurmave u renditën nga përpara në drejtim të Kiblës së xhamisë. Asaj i ndërtuan edhe dy mure anësore me gurë. Shokët e tij mbanin gurë duke recituar vargje poetike, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte me ta dhe thoshte: “O Allah! Nuk ka mircsi tjctcr, pcrveç niirësisë së Jetës së Fundit. Të lutem pra, fali Ensarët dhe Muhaxhirët!” (428)

273.  Nafiu tregon: “E kam parë Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu të falej, duke pasur përpara si sutre devenë e tij dhe të thoshte: “Kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të vepronte kështu”. (430)

274.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndërsa po falesha, m,u shfaq përpara zjarri i Xhehenemit.” (51)

275.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ka thënë: “Falni disa nga faljet tuaja nafilc (namaze shtesë e jo të detyruara) në shtëpitë tuaja dhe mos i ktheni ato në varre.” (432)

276.  Aishja radijAllahu ‘anha dhe Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregojnë: “Kur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu afruan çastet e fundit të jetës, ai filloi të mbulojë fytyrën me një batanije leshi që kishte dhe, kur ndiente vapë dhe se po i merrej fryma, atëherë e hiqte atë nga fytyra. Në këtë gjendje ai tha: “Allahu i mallkoftë çifutët dhe kristianët! Ata i kthyen varret e Pejgamberëve të tyre në faltore.” (435,436)

277.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Ka qenë një skllave zezake e një fisi arab, të cilën ata e liruan, por ajo vazhdoi të jetonte me ta. Kjo skllave tregon: “Një herë, një vajzë e vogël nga fisi i këtyre arabëve doli jashtë dhe kishte vënë një shami të kuqe prej lëkure të stolisur me gurë të çmuar. Asaj i ra shamia nga koka ose ajo e vendosi atë diku. Andej kalon një skifter dhe e sheh aty shaminë. Duke iu dukur si një copë mishi, skifteri e merr dhe fluturon me gjithë të. Njerëzit e saj filluan ta kërkojnë, por nuk mundën ta gjejnë. Kështu, ata më akuzuan se e kisha vjedhur unë atë dhe filluan të më kontrollojnë deri edhe në vendet më intime. Për Allah! Kur unë isha në një gjendje të tillë tek ata njerëz, i njëjti skifter kaloi andej dhe e hodhi shaminë e kuqe mu mbi ta! U thashë atyre: “Kjo është gjëja për të cilën ju më akuzoni, ndërsa unë jam krejt e pafajshme. Dhe ja ku është tani!”

Aishja vazhdon të tregojë: “Ajo skllave shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pranoi Islamin. Ajo pati një tendë a një si dhomë të vogël me një mbulesë të ulët brenda në xhami. Sa herë që më thërriste, ajo bisedonte me mua dhe sa herë që ulej me mua, ajo recitonte: “Dita e shamisë qe nga mrekullitë e Zotit tonë, vërtet që Ai më shpëtoi mua nga qyteti i mohuesve!” Një herë e pyeta: “Si është puna me ty, sa herë që ulesh me mua, ti gjithnjë reciton këto vargje?” Kështu, ajo më tregoi historinë që tregova më sipër”. (439)

278.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te shtëpia e Fatimes, por nuk e gjeti Aliun aty, kështu që ai pyeti: “Ku është burri yt?” Ajo i tha: “Pati diçka mes nesh dhe ai u inatos me mua, pastaj doli dhe nuk e bëri gjumin e drekës në shtëpi.” I Dërguari i Allahut i tha dikujt që ta kërkonte. Më pas ai vjen dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut! Aliu po fle në xhami.” I Dërguari i Allahut shkoi atje dhe e gjeti atë shtrirë. Rroba e sipërme i kishte rënë nga njëra anë e trupit dhe ishte bërë me dhe. I Dërguari i Allahut filloi t’ia fshinte atij pluhurin nga trupi duke thënë: “Ngrihu, o Ebu Turab! Ngrihu, o Ebu Turab!” (441)

279.  Ebu Katada Sulemiu tregon radijAllahu ‘anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se ndonjë prej jush hyn në xhami, ai duhet të falë dy rekatë namaz para se të ulet.” (444)

280.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem xhamia (e tij) ishte e ndërtuar me qerpiç, çatia e mbuluar me degë hurmash, ndërsa shtyllat me dru hurmash. Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu nuk shtoi gjë në të. Ndërsa Umeri radijAllahu ‘anhu e zgjeroi atë dhe e ndërtoi në të njëjtën formë siç qe në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke përdorur qerpiç, degë hurmash dhe duke i zëvendësuar shtyllat me shtylla druri. Pastaj Uthmani radijAllahu ‘anhu e ndryshoi duke e zgjeruar shumë atë, muret ia ndërtoi me gurë të gdhendur dhe gëlqere, shtyllat ia bëri me gurë të skalitur dhe çatinë me dru tiku (lloj lisi Indie).” (446)

281.  Tregohet se Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu një ditë po u fliste njerëzve duke mbajtur mësime feje, ndërsa, kur përmendi ndërtimin e xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ne mbanim nga një plis, ndërsa Ammari po mbate nga dy. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pa dhe filloi t7i shkundë pluhurin nga trupi duke thënë: “Allahu qoftë i mëshirshëm me Ammarin! Atë do ta vrasë grupi rebel: Ai do t’i ftojë ata për në Xhenet, ndërsa ata do ta ftojnë atë për në zjarr.” Ammari tha: “I mbështetem Allahut të më mbrojë prej fitneve” (447)

282.  Ubejdullahu tregon: “E kam dëgjuar Uthmanin radijAllahu ‘anhu të thotë në kohën kur njerëzit u kundërshtuan shumë, kur ai deshte të rindërtojë (e të zgjerojë) xhaminë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Vërtet që keni folur shumë për këtë, por unë e kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush ndërton një xhami me qëllimin e vetëm për Fytyrën e Allahut (duke kërkuar me të Kënaqësinë e Tij), atëherë Allahu do t’i ndërtojë atij një vend të ngjashëm me të në Xhenet.” (450)

283.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se dikush që kishte shigjeta me vete, kaloi përmes xhamisë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Mbaji me dorë majat e tyre.” (451)

284.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që kalon nëpër xhamitë tona, ose nëpër tregjet tona me shigjeta, ai duhet t’i kapë majat e tyre me dorë, që të mos lëndojë me to ndonjë musliman.” (452)

285.  Hassan Ibn Thabit radijAllahu ‘anhu tregon se e ka pyetur Ebu Hurejren radijAllahu ‘anhu: “(Të pyes) për Allah! Më trego të vërtetën, nëse e ke dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thoshte: ‘O Hassan! Përgjigju atyre (mohuesve) në emër të të Dërguarit të Allahut. O Allah! Ndihmoje atë me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tha se po.”(453)

286.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut një ditë në derën e shtëpisë time, ndërsa disa etiopianë po luanin në xhami, duke shfaqur mjeshtëritë e tyre me heshta. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po më fshihte mua me rrobën e tij që të mund të shihja shfaqjen e tyre (e të mos shihesha prej tyre). Në një citim tjetër të saj thuhet: “po luanin me heshtat e tyre”. (454, 455)

287.  Kab Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu tregon: “I kërkova në xhami Ibn Ebu Hadrad të më paguajë borxhet që më kishte, por zërat tanë u ngritën aq sa ato i dëgjoi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ishte në shtëpinë e vet. Kështu, ai erdhi tek ne duke ngritur perden e dhomës së tij dhe tha: “O Kab.” Iu përgjigja: “Urdhëro! Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “O Kab! Pakësoje (gjysmën) nga borxhi yt.” Dhe bëri një shenjë me dorë. I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Vërtet që e kam bërë një gjë të tillë.” Pastaj i Dërguari i Allahut i tha (Ibn Ebu Hadratit): Ngrihu dhe paguaji borxhin atij.” (457)

288.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një zezake që gjithnjë fshinte xhaminë në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vdiq. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti për të por, i thanë se kishte vdekur. Ai u tha: “Përse nuk më keni treguar? Më tregoni ku e ka varrin.” Kështu ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shkoi tek varri i saj dhe i fali namazin e xhenazes. (458)

289.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur zbritën ajetet e sures El-Bckarc për kamatën, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli në xhami dhe ua këndoi ato njerëzve dhe pastaj e ndaloi rreptësisht tregtimin e pijeve alkoolike. (459)

290.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Mbrëmë një lfrit (xhind rebel) nga xhindët më erdhi dhe donte të më ndërpriste namazin, por Allahu ma bëri të mundur që ta mposht atë, saqë desha ta lidh pas ndonjë shtylle të xhamisë që ju të mund ta shihnit atë të gjithë në mëngjes, por kujtova duanë e vëllait tim (Pejgamberit) Sulejman: “Zoti im! Më fal mua dhe më dhuro mua mbretërim të atillë që të mos e ketë asnjë pas meje.,,/ (Kuran, 38:35). (461)

291.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Ditën e Luftës së Hendekut Saadit iu pre damari i mesëm i krahut dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngrehu një çadër në xhami që ta shihte nga afër e të kujdesej për të. Ishte edhe një çadër tjetër në xhami për Beni Ghifarët. Ndërkohë gjaku i Saadit filloi të rrjedhë nga çadra e tij derisa arriti tek ajo e Beni Ghifarëve. Ata thirrën: “O banorë të çadrës! Ç’është ky që vjen nga çadra juaj?” Kur shkojnë, e gjejnë Saadin, të cilit po i kullonte plaga shumë. Kështu ai vdiq atje (në çadrën e tij në xhami)”. (463)

292.  Umm Seleme radijAllahu ‘anhu tregon: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se isha sëmurë. Ai më tha që të bëja tavafin pas njerëzve hipur në deve. Kështu, unë e bëra tavafin (siç më tha ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po falej përbri Qabesë dhe po këndonte Suren që fillon me ‘Vet-Tur, ve Kitabin Mestur … (Sure 52) [(Betohem) për Turin (malin Sina)! (Betohem) për Librin e Skalitur! …]. (464)

293.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se dy burra nga shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u larguan prej tij në një natë të errët të cilëve u prinin përpara dy si drita duke u ndriçuar rrugën përpara (si mrekulli nga Allahu) dhe, kur u ndanë prej njëri-tjetrit, çdonjëri shoqërohej nga njëra prej këtyre dritave, derisa secili arriti në shtëpinë e vet. (465)

294.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbajti një hytbe dhe tha: ” Allahu i dha të zgjedhë një robi të Tij: ose të zgjedhë dynjanë, ose atë që është tek Allahu (në Jetën e Pasosur) dhe ai zgjodhi atë që ndodhet tek Allahu (në Jetën e Përtejme).” Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu filloi të qajë.

Thashë me vete: “Pse po qan ky burrë, ndërkohë që Allahu i dha të zgjedhë një robi të Vet midis dynjasë dhe çfarë është tek Ai (në Jetën Tjetër) dhe ai zgjodhi atë që është me Allahun?” Por ai rob kishte qenë vetë i Dërguari i Allahut dhe Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu ishte më i mençur se të gjithë ne. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O Ebu Bekr! Mos qaj. Padyshim që njeriu që më ka dhuruar më shumë mirësi me shoqërinë e vet është Ebu Bekri. Nëse do të ishte se do të zgjidhja Halil (ai, dashuria e të cilit është e lidhur me zemrën e tij dhe është mbi çdo mik e të dashur tjetër) nga njerëzit, padyshim që do të zgjidhja Ebu Bekrin, por vëllazëria dhe përzemërsia islame janë të mjaftueshme. (Që tani e tutje) asnjë deriçkë të mos mbetet hapur për të hyrë në xhami, përveç asaj të Ebu Bekrit.” (466)

295.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Në sëmundjen e tij vdekjeprurëse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli me kokën të lidhur me një rrobë dhe u ul në minber. Pasi e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, tha: “Nuk ka asnjë që të më ketë dhuruar më shumë mirësi me jetën e vet dhe me pasurinë e vet sesa Ebu Bekr Ibn Ebi Kuhafa. Po të ishte që të zgjidhja Halil nga mesi i njerëzve, pa dyshim që do të kisha zgjedhur Ebu Bekrin të tillë, por përzemërsia islame është më e vyer. I mbyllni të gjitha deriçkat në këtë xhami përveç asaj të Ebu Bekrit.” (467)

296.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem arriti në Mekë dhe i dërgoi fjalë Uthman Ibn Talhasë. Ai erdhi dhe hapi derën e Qabesë dhe hynë brenda Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Bilali, Usama Ibn Zejd dhe Uthman Ibn Talha, pastaj e mbyllën derën (nga brenda). Ata qëndruan brenda për pak kohë pastaj dolën. Unë shpejt iu afrova Bilalit dhe e pyeta atë (nëse Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u fal brenda në Qabe). Ai më tha: “Po, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal brenda.,/ E pyeta: “Në ç’vend?” Ai m’u përgjigj:

“Ndërmjet dy shtyllave.” Por më iku krejt nga mendja ta pyesja se sa rekatë fali.” (468)

297.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në minber, dikush e pyeti: “Si falet namazi i natës?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Fali rekatët dy e nga dy dhe, në qoftë se ke frikë se të zë koha e namazit të agimit, atëherë fal vetëm një rekat dhe ky do të jetë vitër (tek) i gjithë ç’ke falur.”

Nafiu tregon se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu gjithnjë thoshte: “Përfundojeni namazin tuaj të natës me një rekat tek, pasi kështu ka urdhëruar Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të.” (472)

298.  Abdullah Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon se ai e ka parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të shtrirë në kurriz në xhami dhe kishte vënë njërën këmbë mbi tjetrën. (475)

299.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Falja e namazit në grup është njëzet e pesë herë më me vlerë (në shpërblim) në krahasim me namazin e falur nga dikush në shtëpinë e vet ose në pazar. Kjo, sepse, në qoftë se dikush merr avdes duke e përkryer atë dhe pastaj niset për në xhami me qëllimin vetëm për të falur namazin, atëherë për çdo hap që ai hedh, Allahu do t’i ngrejë atij një shkallë në shpërblim dhe do t’i fshijë një gjynah, derisa ai të hyjë në xhami. Kur ai hyn në xhami, vlerësohet sikur të jetë duke u falur për aq kohë që ai pret për faljen e namazit dhe melekët vazhdojnë të kërkojnë Faljen e Allahut për të duke thënë: “O Allah, fale atë! O Allah, mëshiroje atë!” gjithë kohën që ai qëndron në vendin e tij të faljes, duke qenë me avdes/'(477)

300.  Ebu Musa Eshariu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari është për besimtarin si tullat e një muri, të cilat e mbështesin njëra-tjetrën.” Kur tha këtë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i shtrëngoi duart duke i gërshetuar gishtat e të dy duarve. (481)

301.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na priu një herë në njërin nga dy namazet e darkës. Ai fali dy rekatë dhe e mbaroi namazin duke dhënë sclam. Pastaj ai u ngrit, qëndroi pranë një druri aty përtokë dhe u mbështet në të, sikur të ishte i inatosur. Pastaj vuri dorën e djathtë mbi të majtën, i pleksi gishtat e dy duarve dhe mbështeti faqen e djathtë në shpinën e dorës së majtë. Njerëzit që nxitonin, dolën nga dyert e xhamisë. Ata u bënë kureshtarë se mbase ishte shkurtuar namazi. Midis tyre qenë edhe Ebu Bekri me Umerin, por ata u stepën ta pyesnin Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Një burrë me krahë të gjatë me nofkën Dhul-Jedejn (Krahëgjati) tha: “O i Dërguari i Allahut! A harrove apo është shkurtuar namazi?” Pejgamberi i tha: “As nuk kam harruar dhe as namazi nuk është shkurtuar. A është e vërtetë ajo çfarë thotë Dhul- Jedejni?” Njerëzit i thanë: “Po”. Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit dhe u vendos përsëri për namaz, duke falur pjesën që kishte lënë mangët, pastaj dha selam. Pas kësaj tha: “Allahu Ekber”, ra në sexhde si zakonisht ose më gjatë, pastaj ngriti kokën duke thënë: “Allahu Ekber”, pastaj tha përsëri “Allahu Ekber” dhe ra në sexhde të dytë si zakonisht ose më gjatë, pastaj griti përsëri kokën duke thënë: “Allahu Ekber” dhe në fund dha selam.” (482)

302.  Tregohet se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu ka falur namaz në disa vende rrugës dhe ka thënë se e ka parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të falet në ato vende.(483)

303.  Ky hadith nga Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu përmend disa vende dhe se ku ndodhen ato rrugës nga Medina në Mekë, vende ku është falur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ka shkuar për Umreh, për Haxh ose për fushatë etj. (404)

304.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

305.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

306.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

307.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

308.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

309.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

310.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

311.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

09 – SUTRA E ATIJ QE FAL NAMAZ

312.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut dilte (për të falë namazin) Ditën e Bajramit, gjithnjë urdhëronte që të ngulnin në tokë përpara tij një heshtë (si sutre për t’u falë), pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të falte namazin me këtë sutre përpara, ndërsa njerëzit (të rreshtuar) pas tij. Një gjë të tillë e bënte edhe kur ishte në udhëtim. Pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këtë rregull e ndoqën prijësit e drejtë muslimanë (të cilët ndoqën e vunë në jetë rregullat Islame sipas shembullit të tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” (494)

313.  Ibn Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u priu atyre në falje në vendin e quajtur Batha dhe para tij qe ngulur një heshtë. Ai na fali dy rekatë namaz të drekës dhe dy të pasdites, ndërkohë që gra dhe gomarë (dhe të tjerë) kalonin përpara heshtës së ngulur. (495)

314.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se hapësira ndërmjet vendit ku falej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe murit (të xhamisë) ishte aq sa për të kaluar një dele. (496)

315.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkonte për të kryer nevojën, unë dhe një djalosh tjetër do t’i shkonim pas atij dhe me vete merrnim një shkop, ose një heshtë si edhe një shtambë me ujë. Pasi ai kryente nevojën, i jepnim shtambën e ujit. (500)

316.  Selema Ibn Akvai radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjithnjë falesha pas një shtylle, e cila ishte afër vendit ku mbaheshin Mus’hafët (Librat e Kuranit).” (Treguesi i dytë i hadithit, Jezidi) i thotë: “O Ebu Muslim! Të shoh ty gjithnjë që kërkon të falesh pas kësaj shtylle.” I tha: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që gjithnjë shikonte për t u falur afër kësaj shtylle.” (502)

317.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon hadithin e hyrjes së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Qabe, pastaj thotë: “Pyeta Bilalin kur doli (nga Qabja bashkë me Pejgamberin): “Çfarë bëri Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (në Qabe, brenda)?” Ai më tha: “Ai u fal duke patur një shtyllë në të majtë, një shtyllë në të djathtë (pra u fal mes dy shtyllave) dhe tri shtylla prapa.” Ato kohë (mbulesa e) Shtëpisë (Qabes) qëndronte mbi gjashtë shtylla. Në një tregim tjetër (të Malikut) thuhet: “Në të djathtë të tij (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qenë dy shtylla.” (505)

318.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ulte devenë për së gjeri përpara vetes dhe falej përpara saj (duke e pasur atë si sutre). E pyeti Nafiu Ibn Umerin: “Çfarë bënte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nëse deveja ngacmohej dhe lëvizte?” Ibn Umeri tha: “Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e merrte shalën e devesë, e vendoste përpara dhe falej duke e pasur pjesën e pasme të saj si sutre.” Edhe Ibn Umeri vepronte të njëjtën gjë. (507)

319.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “A na bëni ne, grave, si qentë dhe gomarët? Kur unë isha shtrirë në shtrat, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vinte e falej përpara shtratit, mu në mes të tij. Unë e quaja si gjë jo të pëlqyeshme që unë të isha përpara tij, ndërsa ai falte namaz, kështu që rrëshqisja ngadalë e lehtë nga këmba e krevatit derisa dilja nga batania.” (508)

320.  Ebu Salih tregon: “E pashë Ebu Said Hudriun radijAllahu ‘anhu të falet ditën e xhuma, pas diçkaje që e ndante nga njerëzit e tjerë (që i shërbente si sutre). Një djalosh nga fisi Beni Muajt deshte t’i kalonte përpara (ndërmjet tij dhe sutres), por ai (Ebu Said) e zbrapsi atë duke e shtyrë në gjoks. Duke mos gjetur rrugë tjetër, ai përsëri u përpoq të kalojë, por këtë herë Ebu Said e shtyu edhe më fort. Djaloshi e fyu Ebu Sa’idin dhe shkoi tek Mervani duke iu ankuar atij, por Ebu Sa’idi e ndoqi djaloshin deri te Mervani, i cili e pyeti: “O Ebu Said! Çfarë ka ndodhur mes teje dhe djalit të vëllait tënd?” Ebu Said tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se ndonjë prej jush falet pas diçkaje që e ka vënë si sutre dhe ndokush mundohet t’i kalojë përpara, atëherë ai duhet ta zbrapsë atë dhe, nëse ai nuk pranon, atëherë ai (që falet) duhet të përdorë forcë ndaj tij (për ta ndaluar), pasi ai është shejtan.” (509)

321.  Ebu Xhuheimi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se ai njeri, i cili i kalon përpara një personi që falet, do ta dinte sa gjynah të rëndë bën, atëherë ai do të zgjidhte më mirë të priste 40, sesa t’i kalojë atij përpara (dhe kjo do të ishte shumë më mirë për të).” Treguesi i dytë i hadithit thotë: “Nuk e kujtoj mirë nëse tha dyzet ditë, muaj a vjet.”(510)

322.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë falej, ndërsa unë flija përpara tij në shtratin e tij. Kur donte të falte vitrin, atëherë ai më zgjonte edhe mua, kështu që edhe unë e falja vitrin.” (512)

323.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falej ndërsa mbante Umameten, vajzën e Zejnebit, bijës së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Babai i Umametes ishte As Ibn Rebi’. Kur ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) binte në sexhde, e ulte atë në tokë, ndërsa, kur ngrihej, e merrte pësëri. (516)

324.  Hadithi i Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu për lutjen e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kundër kurejshëve ditën që ata i vunë zorrët dhe ndyrësitë nga barku i devesë së therur, kur ky po falej në Qabe (shih hadithi nr. 178)

Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu shton në këtë tregim të tij: “Trupat e tyre u tërhoqën zvarrë në Kalib (emër pusi), pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemtha: “Vërtet që tashmë ka rënë Mallkimi i Allahut mbi ata që u hodhën në Kalibl” (520)

10 – KOHA E FALJES SE NAMAZEVE

325.  Ebu Mesud Ensariu tregon radijAllahu ‘anhu: “Njëherë shkova në Irak tek Mugira, i cili një ditë e kishte vonuar faljen dhe i thashë: “Ç’është kjo, o Mugira? A nuk e din se një herë Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem zbriti dhe fali namazin e agimit, ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Pastaj (kur erdhi koha) ai fali namazin e drekës dhe po ashtu u fal dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj (kur erdhi koha) ai fali namazin e pasdites (zemra) dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Përsëri (kur erdhi koha) ai fali namazin e akshamit dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe përsëri (kur erdhi koha) ai fali namazin e darkës, dhe po ashtu u fal edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Në fund Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Për këtë u urdhërova (që të të paraqes faljet e namazeve, të cilat u janë urdhëruar ju).” (521)

326.  Hudhejfah tregon radijAllahu ‘anhu “Një herë qemë ulur me Umerin radijAllahu ‘anhu, kur ai na tha: “Cili prej jush e kujton fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për fitnet (sprovat, mundimet)?” Unë i thashë: “Unë e di atë, ashtu siç e ka thënë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” Umeri tha: “Padyshim që ti je i guximshëm.” I thashë: “Fitnet që i vijnë njeriut nga bashkëshortja e tij, nga paraja e tij, fëmija e tij dhe nga fqinji i tij, shlyhen nga namazi që ai fal, nga agjërimi që ai mban, nga bamirësia që ai bën dhe nga urdhërimi i së mirës (el- nia’ruf – besimi i pastër islam, gjithë ç’ka urdhëruar Allahu) dhe nga ndalimi i së keqes (el-munker – femohimi, politeizmi, e keqja dhe gjithë ç’ka ndaluar Allahu).// Umeri tha: “Nuk desha këtë, por të pyeta për fitnen që do të përhapet si valët e detit.” Atëherë i thashë: “O prijësi i drejtë i besimtarëve të vërtetë! Nuk ke pse shqetësohesh për të, pasi është një derë e mbyllur mes teje dhe saj.” Umeri pyeti: ” A do të çelet apo do të thyhet ajo derë?” I thashë: “Ajo do të thyhet”. Umeri tha: “Atëherë ajo nuk do të mbyllet më kurrë.” Më pyetën nëse Umeri e dinte atëherë. U thashë se ai e dinte aq mirë sa dihet se para agimit të nesërm është nata dhe u kam treguar një hadith të lirë nga çdo gabim duke mos ngatërruar asnjë fjalë.” Treguesi i dytë i hadithit thotë se e çuan Masrukun te Hudhejfa që ta pyesnin për “derën”. Hudhejfa tha: “(Dera) ishte vetë Umeri.” (525)

327.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush puthi një grua (duke bërë kështu shumë gjynah) dhe pastaj shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (i penduar) dhe e njoftoi për ç’i kishte ndodhur. Nga ky shkak Allahu i Madhëruar zbriti Ajetin: “Dhe kryeni faljen në (dy) skajet e ditës (agimi, dreka dhe pasditja) dhe në orët e para të natës (mbrëmja dhe darka), (e të gjitha këto përbëjnë faljen e rregullt të detyruar ditore për çdo musliman e muslimane). Me të vërtetë që veprat e mira i largojnë veprat e këqija.” (Kuran v. 11:114)

Burri pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A është vetëm për mua ky udhëzim?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Është për të gjithë ata ndjekës të rrugës sime (të cilët bien në gjynah të tillë).”

Në një tregim tjetër të Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu shtohen edhe fjalët “të cilët ndeshin e bien në një gjynah të tillë.”(526)

328.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

329.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “E pyeta Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Cila vepër është më e dashur për Allahun?” Më tha: “Të falesh namazet (e detyruara) në kohët e tyre më të para të përcaktuara për t’i falur.” E pyeta: “Po pastaj?” Më tha: “Të jesh i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve duke përmbushur detyrimet ndaj tyre.” Përsëri e pyeta: “Po pas kësaj?” Më tha: “Të marrësh pjesë në Xhihnd (Lufta e Shenjtë) për Hir të Allahut (që Fjala e Tij të jetë triumfuese dhe më e larta).” Këto m’i tha i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe po ta kisha pyetur për më shumë, sigurisht që do të më kishte treguar më tepër.” (527)

330.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Shikoni, sikur një lumë të rridhte përpara derës së çdo njërit prej jush dhe (secili) të lahej në të çdo ditë pesë herë. Si thoni, a do të mund të gjenit shenjë papastërtie tek ai?” I thanë (të pranishmit): “Nuk do të mbetej asnjë gjurmë papastërtie në të.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ky është shembulli i pesë namazeve me të cilat Allahu i fshin gabimet dhe gjynahet (e robëve të Vet)” (528)

331.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Bini në sexhde ashtu siç duhet plotësuar ajo dhe mos i shtrini parakrahët dhe bërrylat përtokë si qeni. Dhe nëse doni të pështyni, atëherë mos pështyni as përpara (nga Kibla) dhe as nga e djathta, pasi ai që po falet, po i flet vetë Zotit të tij.” (532)

332.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në kohë shumë të nxehtë, shtyjeni faljen e namazit të Mesditës, derisa të ulet pak vapa, sepse ashpërsia e nxehtësisë është nga furia e zjarrit të Xhehenemit. Zjarri i Xhehenemit iu ankua Zotit të Vet duke i thënë: “O Zoti im! Anët e mia po hanë njëra-tjetrën.” Kështu Allahu e lejoi atë të marrë dy frymëmarrje, njërën në dimër dhe tjetrën në verë. Frymëmarrja e verës është kur ju ndjeni vapën më përvëluese, ndërsa frymëmarrja e dimrit është kur ju ndjeni të ftohtët më të egër.” (536, 537)

333.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim dhe myezin/ (Thirrësi i ezanit për faljen e namazit) deshte të thërriste ezanin për faljen e namazit të Mesditës, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Le të ulet pak nxehtësia.” (Pas pak) ai përsëri deshte të thërriste ezanin, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Le të ulet pak vapa, derisa të shohim hijet e kodrave.” [Ose nga fjala e Ebu Dherr-it (ai shtyu faljen e namazit), derisa pamë hijet e kodrave.] Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Nxehtësia përvëluese është nga ashpërsia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që, kur të jetë shumë vapë, faleni namazin e drekës kur të freskohet pak.” (539)

334.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli sapo dielli u ul pak nga zeniti dhe fali namazin e drekës. Pastaj ai u ngjit në minber dhe foli për Orën (Ditën e Ringjalljes) duke përmendur se atë Ditë ka ngjarje të mëdha. Pastaj tha: “Kushdo që don të më pyesë për ndonjë gjë, le të më pyesë dhe do t’u përgjigjem për çdo gjë, derisa të jem këtu ku jam.” Shumica e njerëzve filluan të qajnë, ndërsa ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) po përsëriste (duke thënë): “Më pyesni!” Kështu, ngrihet Abdullah Ibn Hudhafe dhe thotë: “Kush është babai im?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Babai yt është Hudhafe”, dhe vazhdoi të përsërisë: “Më pyesni! Më pyesni!” Pastaj Umeri u ul në gjunjë përpara tij dhe tha: “Ne jemi të kënaqur me Allahun si Zoti ynë, me Islamin si fenë tonë dhe me Muhamedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) si Pejgamberin tonë.” Pas kësaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) heshti pak dhe tha: “Sapo m’u shfaqën para syve Xheneti dhe Zjarri i Xhehenemit, mu në këtë mur. Kurrë nuk kam parë gjë më të mirë sesa i pari dhe gjë më të keqe sesa i dyti.” (Pjesë të këtij hadithi janë përmendur në hadithin nr. 81 nga tregimi i Ebu Musas.) (540)

335.  Ebu Barza radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë e falte namazin e agimit kur mund ta njihje njeriun e ulur pranë teje (pasi të mbaronte namazi) dhe zakonisht këndonte nga 60 deri në 100 ajete nga Kurani. Drekën e falte sapo dielli të ulej pak nga kupa e qiellit, ndërsa namazin e pasdites do ta falte në atë kohë saqë dikush mund të shkonte në vendin më të largët të Medines dhe të kthehej, ndërsa dielli akoma vazhdonte i nxehtë. (Treguesi i dytë thotë se e ka harruarr se ç’thuhej për namazin e mbrëmjes). Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk shqetësohej po ta vononte faljen e darkës deri në një të tretën e parë të natës ose deri në mes të natës. (541)

336.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali në Medine tetë rekatë për drekën dhe për pasditen dhe shtatë për akshamin dhe për jacinë). (543)

337.  Në tregimin e hadithit nr.335 përmendet koha e faljes së namazeve, ndërsa, kur përmend namazin e isha-së (darkës, jacisë), shton se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e pëlqente gjumin përpara këtij namazi dhe as bisedat pas këtij namazi. (547)

338.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne falnim namazin e pasdites dhe pas tij, në qoftë se ndonjë prej nesh do të shkonte te fisi Ibn Auf (në Kuba’, në periferi të Medines nga Jugu), do t’i gjente ata duke falur po këtë namaz.” (548)

339.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e falte namazin e ikindisë në një kohë kur dielli ishte akoma i nxehtë dhe lart në qiell pa u varur akoma nga perëndimi dhe, në qoftë se dikush shkonte deri në Avali të Medines, ai arrinte atje, ndërsa dielli akoma ishte lart (në qiell). Disa prej tyre nga Avali i Medines që faleshin ishin rreth katër milje nga qyteti. (550)

340.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kujtdo që i ikën namazi i pasdites pa falur (pa pasur ndonjë shkak), do të ishte për të sikur t’i kishte humbur familja e tij dhe pasuria e tij.” (552)

341.  Ebu Melihu tregon se Burejda radijAllahu ‘anhu u ka thënë një ditë me re: “Faleni ikindinë herët, pasi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që lë pa falur namazin e ikindisë, atëherë atij do t’i humbasin të gjitha veprat (e mira që ka bërë)’.”(553)

342.  Xheriri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, një natë pa hënën, kur ajo ishte e plotë dhe tha: “Padyshim që ju do ta shihni Zotin tuaj siç e shihni këtë hënë dhe nuk do të keni asnjë shqetësim për ta parë Atë. Kështu pra, nëse mundeni ta mënjanoni humbjen (që të mos falesh për shkak të gjumit ose të punës) e një falje para lindjes së diellit (falja e agimit) dhe një falje para perëndimit të diellit (falja e pasdites), duhet të mënjanoni humbjen e tyre.” Pastaj këndoi ajetin: “… lartëso Lavdinë e Zotit tënd para lindjes së diellit (falja e agimit) dhe para perëndimit (falja e mesditës dhe e pasdites)” (Kuran, 50:39). Ismaili tha: “Kryeni këto falje dhe mos i humbisni ato.” (554)

343.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Melekët vijnë (tek ju) paprerë, ditën dhe natën, dhe të gjithë mblidhen së bashku në kohën e faljes së agimit dhe të pasdites. Pastaj, ata që kanë ndenjur me ju gjithë natën, ngjiten tek Allahu i Cili i pyet ata edhe pse Ai e di përgjigjen që më parë, më mirë se ata): “Si i latë robët e Mi?” Ata përgjigjen: ” Ata i lamë duke u falur dhe kur shkuam, përsëri i gjetëm po duke u falur.” (555)

344.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se ndokush arrin të falë një rekat të namazit të asrit para perëndimit të diellit, ai duhet (të vazhdojë) ta përfundojë faljen e tij. Dhe në qoftë se ndokush kap ose arrin të falë një rekat nga namazi i aimit para se të lindë dielli, ai duhet (ta vazhdojë e) ta përfundojë faljen e tij.” (556)

345.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Koha e qëndrimit tuaj në dunja në krahasim me popujt që kanë kaluar është sa koha e mbetur nga falja e namazit të pasdites deri në perëndimin e diellit. (Koha e kaluar në krahasim me kohën e mbetur të kësaj dunjaje është sa koha nga asri deri në perëndimin e diellit në një ditë-natë 24 orëshe). Popullit të Teuratit iu dha Teurati dhe ata punuan (sipas tij) deri në mesditë, pastaj u lodhën dhe e braktisën atë dhe gjithësekujt iu dha si shpërblim nga një kirat. Pastaj popullit të Inxhilit iu dha Inxhili dhe ata punuan sipas tij deri në namazin e pasdites, pastaj u lodhën dhe e braktisën atë dhe iu dha gjithësekujt shpërblimi nga një kirat. Pastaj ne na u dha Kurani dhe ne punuam sipas atij deri në perëndimin e diellit dhe gjithësekujt prej nesh iu dha shpërblim dy kirat. Nga kjo, popujt e dy Librave të Parë thanë: “Zoti ynë! Ti i ke dhënë) gjithësecilit prej tyre nga dy kiratë, ndërsa neve na ke dhënë vetëm nga një kirat, edhe pse ne kemi punuar më shumë se ata?” Allahu, më i Larti u thotë: ” A u kam bërë ju ndonjë padrejtësi në shpërblim (duke iu cënuar juve të drejtat, ose duke ua hequr juve shpërblimin dhe duke ua dhënë atyre)?” Ata thanë: “Jo”. Allahu i Madhëruar u tha: “Kjo është Mirësia Ime të cilën Unë ia dhuroj kujt të dua.” (557)

346.  Rafi’ Ibn Hadixh radijAllahu ‘anhu tregon: “Falnim namazin e akshamit me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, pasi mbaronim, nëse dikush do të lëshonte shigjetë nga harku i tij, do të dukej shenja që ajo do të linte në vendin e qëlluar (pra mbaronte falja e namazit dhe akoma nuk ishte errësuar mirë).” (559)

347.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e falte namazin e dhuhrit (drekës) në mesditë, atë të asrit (pasdites), kur dielli ishte akoma i fortë, magribin (mbrëmjen) menjëherë pas perëndimit të diellit (në kohën e përcaktuar), ndërsa ishanë (darkën) në kohë të ndryshme: sa herë që ai i shihte njerëzit të grumbulluar (për këtë namaz) ai do ta falte atë dhe, në qoftë se njerëzit vonoheshin, ai do ta vononte atë; ndërsa sa për fexhrin (agimin), si ata dhe si Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e falnin kur ishte akoma errësirë. (560)

348.  Abdullah Muzaniu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos u ndikoni nga beduinët në lidhje me emrin magrib të namazit tuaj (akshamit), kohë të cilën ata e quajnë ishanë. (Pra magrib – është muzgu i mbrëmjes sa perëndon dielli, ndërsa isha – është mbrëmja më e vonë ose darka, kur errësira ka mbuluar gjithçka).” (563)

349.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vonoi faljen e namazit të jacisë dhe kjo ndodhi kur Islami akoma nuk ishte përhapur shumë jashtë Medines. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk doli nga shtëpia (për në xhami për të falur këtë namaz), derisa Umeri e njoftoi atë se gratë dhe fëmijët i kishte kapur gjumi. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli dhe u tha të pranishmëve që prisnin në xhami: ” Askush në faqe të tokës nuk e ka pritur këtë namaz (ishanë, jacinë) përveç jush.” (566)

350.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë dhe shokët e mi që erdhën me mua në anije, zbritëm në një vend të quajtur Baki Bnt’han. Atë kohë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në Medine. Njëri nga ne shkonte në Medine tek Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çdo natë me rradhë në kohën e namazit të ishasc. Një herë unë dhe shokët e mi shkuam te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa ai ishte i zënë me disa punë të tijat, kështu që falja e namazit të jacisë u vonua deri në mes të natës. Më pas ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli dhe u priu njerëzve në namaz. Pasi mbaroi namazin, ai iu drejtua njerëzve të pranishëm aty me të, duke u thënë: “Jini të duruar e mos u largoni! Merrni edhe përgëzimet! Është nga Mirësia e Allahut mbi ju se askush nga gjithë njerëzimi nuk e ka falur namazin në këtë kohë përveç jush (ose tha: Askush përveç jush nuk e ka falur namazin në këtë kohë).” Ebu Musa shton: “Kështu që ne u kthyem të gëzuar pas asaj që dëgjuam nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (567)

351.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vonoi namazin e jacisë, derisa Umeri e kujtoi atë duke i thënë: “Namazi”. Pastaj ajo shtoi: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e falte namazin e jacisë ndërmjet kohës nga perëndimi i muzgut të mbrëmjes deri në fundin e një të tretës së parë të natës.” (569)

Në hadithin e Ibn Abbasit radijAllahu ‘anhu thuhet: “Kështu pra, doli Pejgamberi i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe më duket sikur po e vështroj edhe tani atë duke i pikuar koka ujë dhe me dorën në kokë tha: ‘Po të mos e kisha menduar si të vështirë për pasardhësit e mi, do t’i kisha urdhëruar që ta falnin këtë namaz në këtë kohë.” (571)

352.  Ibn Abbasin radijAllahu ‘anhu e pyetën se si e kishte vënë dorën në kokën e vet Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Atau (treguesi i dytë i hadithit) e tregoi duke i hapur gishtat pak dhe i vuri majat e tyre në pjesën anësore të kokës, pastaj i tërhoqi poshtë duke i bashkuar, derisa gishti tregues preku bulën e veshit dhe pjesën e fytyrës nga tëmthi dhe mjekra. Ai as nuk u ngadalësua e as nuk u shpejtua, por veproi veçse kështu (siç e tregoi me veprime Atau). (571)

353.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vonoi faljen e namazit të jacisë deri në mes të natës …”, (vazhdon edhe ky tregimi si më lart) dhe shtoi: “Më duket se edhe tani po vështroj shkëlqimin e unazës së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem atë natë.” (572)

354.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fal dy namazet e ftohta (agimin dhe pasditen – në kohët e tyre) do të hyjë në Xhenet.” (574)

355.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Zejdi radijAllahu ‘anhu i ka treguar atij se ata kanë ngrënë Syfyr me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pastaj janë ngritur dhe kanë falur namazin e agimit. Enesi radijAllahu ‘anhu thotë se e pyeta Zejdin se sa qe koha ndërmjet tyre. Ai (Zejdi) u përgjigj: “Koha ndërmjet tyre (syfyrit dhe faljes së namazit të agimit) qe sa mund të këndoje 50 a 60 ajete.” (575)

356.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë haja syfyr me familjen time dhe pastaj nxitoja që të mund të kapja faljen e namazit të agimit me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (577)

357.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një ndër njerëzit e përkushtuar e të drejtë e më të dashur tek unë, siç ishte Umeri radijAllahu ‘anhu më ka thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar faljen pas namazit të agimit, derisa të lindë dielli plotësisht dhe pas namazit të ikindisë, derisa ai të perëndojë, (pra deri në aksham).” (581)

358.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos falni namaz në kohën e lindjes së diellit dhe as në kohën e perëndimit të tij.” (582)

359.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se del rrethi i diellit (mbi horizont), atëherë vonojeni faljen e namazit, derisa ai të ngrihet lart. Po kështu, edhe kur rrethi i tij fillon të fshihet (në horizont), atëherë vonojeni faljen e namazit, derisa ai të perëndojë plotësisht.” (583)

360.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar dy lloj shitjesh, dy lloj veshjesh (shih nr. 241/368) dhe dy falje: ndaloi falje namazi pas namazit të agimit, deri sa të lindë dielli plotësisht dhe pas namazit të ikindisë, deri sa ai të perëndojë. (584)

361.  Muavijah radijAllahu ‘anhu thotë: “Ju falni një namaz të cilin ju nuk e keni parë që atë ta falë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ne ishim në shoqërinë e tij dhe padyshim që ai e ka ndaluar këtë namaz: dy rekatë pas namazit të pasdites. (587)

362.  Aishja radijAllahu ‘anha thotë: “Betohem për Allahun e Lartësuar, i Cili i mori jetën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kurrë nuk i la ata (dy rekatë pas namazit të ikindisë), derisa ai u takua me Allahun dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e takoi Allahun e Madhëruar, derisa atij iu bë e vështirë falja e namazit në këmbë, kështu që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) filloi t’i falë shumicën e namazeve ulur (don të thotë këto dy rekatë). Ai i falte këta dy rekatë në shtëpi dhe asnjëherë nuk i fali ato në xhami, ngaqë kishte frikë se mos rëndoheshin pasar- dhësit e tij, sepse atij gjithnjë i pëlqente çfarë ishte më e lehtë për ta.” (590)

363.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kurrë nuk i la pa falur dy rekatë para namazit të agimit dhe dy rekatë pas namazit të pasdites, qoftë fshehur ose hapur (as kur nuk e shihnin njerëzit, e as kur e shihnin, ai nuk i la ato pa falur).” (592)

364.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon: “Një natë po udhëtonim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur disa njerëz thanë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur të bënim pushim të gjithë (ne dhe ti) gjatë orëve të fundit të natës?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: “Kam frikë se do t’u zërë gjumi e do t’u ikë koha e namazit të agimit.” Bilali tha: “Do t’ju zgjoj unë.” Kështu, të gjithë fjetën, ndërsa Bilali u mbështet pas devesë së tij, kur ja! Edhe atë e kishte kapur gjumi e kishte fjetur. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte zgjuar kur rrethi i diellit kishte filluar të dalë në horizont dhe thotë: “O Bilal! Ku e ke fjalën që the?” Ai i tha: “Kurrë nuk kam fjetur gjumë të tillë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Allahu i mori shpirtrat tuaj, kur deshi Vetë dhe, jua ktheu ata juve, kur deshi Vetë. O Bilal! Ngrihu dhe thirre ezanin për namaz.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori avdes dhe, kur dielli u ngjit lart dhe u ndriçua mirë, ai u ngrit dhe fali namazin.” (595)

365.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Luftës së Hendekut Omeri radijAllahu ‘anhu, pasi kishte perënduar dielli, filloi t’i mallkojë paganët kurejshë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk munda të fal namazin e pasdites, para se dielli të kish perënduar.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “(Betohem) për Allahun! Edhe unë nuk e kam falur atë.” Kështu pra, ne u kthyem në drejtim të But’hanit, pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori avdes për t7u falur. Po kështu edhe ne morëm avdes për namaz. Pas kësaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fali ikindinë, pasi kishte perënduar dielli dhe pas saj fali namazin e akshamit. (596)

366.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikush harron të falë ndonjë namaz, atëherë ai duhet ta falë atë kur t7i kujtohet. Nuk ka shlyerje tjetër veçse falja e tij.” Pastaj këndoi ajetin kuranor: “Dhe plotëso rregullisht faljen e namazit për përkujtimin Tim.” (Kuran 20:14) (597)

367.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të llogariteni si të jeni duke u falur, sa kohë që të jeni duke pritur për faljen e namazit të radhës.” (600)

368.  Sipas hadithit nr. 96 përmendet: ‘Tasi të mbushen njëqind vjet.” Në një hadith tjetër Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush që është në tokë sonte nuk do të jetë më i gjallë pas plotësimit të njëqind vjetëve nga kjo natë”, duke nënkuptuar, kur ai shekull dhe njerëzit e atij shekulli do të kalonin nga kjo botë. (601)

369.  Abdurr-Rrahman Ibn Ebu Bekr radijAllahu ‘anhu tregon se banorët e Suffa-s ishin njerëz të varfër dhe se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush ka ushqim sa për dy vetë, të marrë një të tretë prej këtij fisi; e kushdo që ka ushqim sa për katër vetë duhet të marrë një ose dy prej tyre.” Ebu Bekri mori tre vetë prej tyre, kurse Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori dhjetë. Ne ishim (tre vetë në shtëpi): babai, nëna dhe unë. (Teguesi i dytë thotë se dyshon nëse Abdurr- Rrahmani tha edhe për gruan e vet dhe për shërbëtorin që kishin bashkë në shtëpinë e tyre dhe në atë të Ebu Bekrit.) Ebu Bekri hëngri darkë tek Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe qëndroi atje derisa u fal namazi i Darkës. Pastaj u kthye përsëri tek ai dhe qëndroi atje derisa hëngri darkë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ai erdhi në shtëpi pasi kishte kaluar nga nata aq sa deshi Allahu (një pjesë e mirë e saj). I thotë atij e shoqja: “Çfarë të pengoi nga miqtë (ose tha miku) tuaj?” Ai i tha: “A nuk u ke shtruar akoma darkë?” Ajo i tha: “Ata nuk deshën të hanë derisa të vije ti. Ne ua sollëm darkën, por ata nuk pranuan.” Unë u largova dhe u fsheha (pasi kisha frikë prej Ebu Bekrit), ndërkohë ai më thirri: “O Gnnther (fjalë e ashpër)!” Pastaj më tha edhe fjalë të tjera fyese dhe pastaj i tha (familjes së vet): “Hani! Nuk u them aspak bujrëm!” Pastaj (u soll darka), ndërsa Ebu Bekri u betua: “Për Allah! Nuk do të ha kurrë nga ky ushqim.” Për Allah! Sa herë që çdonjëri prej nesh (unë dhe miqtë nga Suffa) merrte ndopak nga ushqimi, ai shtohej që nga poshtë. Të gjithë ne hëngrëm derisa u ngopëm, ndërsa ushqimi qe më shumë se sa para se të shtrohej. Ebu Bekri e vështroi atë, por e shihte që ai ishte siç qe para se të shtrohej, madje edhe më shumë se aq. Ai iu drejtua gruas së tij (duke i thënë): “O motra e Beni Firas! Ç’është kjo?” Ajo i tha: “O kënaqësia e syrit tim! Ushqimi tani është tri herë më shumë se sa qe më përpara.” Kështu, Ebu Bekri hëngri prej tij dhe tha: “Padyshim që gjithë kjo ka qenë prej shejtanit”, donte të thoshte: betimi që ai bëri për të mos ngrënë. Pastaj mori një kafshatë prej tij ndërsa pjesën tjetër të ushqimit e mori dhe e çoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili mbeti tek ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) deri të nesërmen. Pati një marrëveshje mes nesh dhe njerëzve të tjerë, por kur ajo kaloi, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ndau ne në dymbëdhjetë grupe (të gjithë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), secili grup i prirë nga një burrë. Allahu e di më mirë se sa pati nën komandën e çdo prijësi të grupeve. Kësisoj pra, të gjithë ata (dymbëdhjetë grupet e burrave) hëngrën prej atij ushqimi, (ose seç tha ai fjalë të ngjashme thotë treguesi i dytë i hadithit). (602)

11 – EZANI

370.  — Fjalët e ezanit janë:

Allahu Ekher (4 herë) – Allahu është më i Madhi.

Eshhedu en la ilahe il-lallah (2 herë) – Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.

Eshhedu en-ne Muhameden resididlah (2 herë) – Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Allahut.

Hajje alas-salah (2 herë) – Ejani në namaz.

Hajje alal-felah (2 herë) – Ejani në shpëtim.

Allahu Ekber (2 herë) – Allahu është më i Madhi.

La ilahe il-lallah (1 herë) – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.

Fjalët e ikametit (thirrja e dytë për faljen e namazit të rradhës) janë: Allahu Ekber (2 herë) – Allahu është më i Madhi.

Esh-hedu en la ilahe il-lallah (1 herë) – Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.

Esh-hedu en-ne Muhameden resulullah (1 herë) – Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Hajje alas-salah (1 herë) – Ejani në namaz.

Hajje alal-felah (1 herë) – Ejani në shpëtim.

Kad kametis-Salah (2 herë) – Tashmë namazi është duke filluar.

Allahu Ekber (2 herë) – Allahu është më i Madhi.

La ilahe il-lallah (1 herë) – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut.

370. Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur muslimanët erdhën në Medine, mblidheshin vetë për falje të namazeve duke e marrë me mendje kohën, sepse ato ditë akoma nuk kishte thirrje për ta. Një herë ata e rrahën këtë çështje për të thirrur njerëzit për namaz. Disa treguan këmbanën si kristianët, disa të tjerë treguan borinë si briri i çifutëve, por Umeri qe i pari që dha mendimin e vyer duke thënë: “A nuk nxjerrim një burrë që të thërrasë për namaz?” Kështu që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O Bilal. Ngrihu dhe thirr (ezanin) për namaz.” (604)

371.  Tregon Enesi radijAllahu ‘anhu se Bilali radijAllahu ‘anhu qe urdhëruar t’i shqiptonte fjalët e ezanit nga dy herë, ndërsa fjalët e ikametit nga një herë, përveç ‘Kad kametis-salah’ dy herë. (605)

372.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, shejtani ia mbath me të katra dhe nxjerr erë me zë, që të mos e dëgjojë ezanin. Kur mbaron thirrja e ezanit, ai kthehet prapë, por përsëri ia mbath të ikë kur thirret ikameti, por kur ai mbaron, ai përsëri vjen derisa pëshpërit në zemrën e njeriut (për t’ia hequr vëmendjen nga namazi) duke e bërë atë të kujtojë gjëra të cilat ai as nuk i kishte ndërmend përpara namazit duke i thënë: “Kujto këtë, kujto atë”, derisa njeriu vazhdon të falet duke e bërë të harrojë sa rekat namaz ka falur.” (608)

373.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë (në lidhje me ngritjen e zërit për thirrjen e czanit): “Me të vërtetë, kushdo që dëgjon, deri ku mbërrin zëri i thirrësit të ezanit qoftë njeri, ose xhind, ose çdo krijesë tjetër, nuk ka dyshim se do të dëshmojë për të ditën e Kijametit.” (609)

374.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sa herë që nisej për fushatë lufte për Çështjen e Allahut me ne kundër ndonjë populli, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) asnjëherë nuk na linte të sulmonim deri në mëngjes, por priste e shikonte: Në qoftë se dëgjonte ezanin, ai përmbahej prej tyre e nuk i sulmonte, ndërsa, po të mos dëgjonte ezanin, i sulmonte. (610)

375.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa herë që të dëgjoni ezanin, përsëritni atë që thotë myezini (thirrësi i ezanit).” (611)

376.  Muavija radijAllahu ‘anhu tregon ashtu si hadithi paraardhës ni\ 375 deri te dëshmia e dytë ‘Eshhedu en-ne Muhameden resulullah’. Pastaj kur myezini thiri: “Haj-je alas-salat – Ejani në falje” Muavija tha: “La haule ve la kuv- vete il-la bil-lah – nuk ka as forcë e as fuqi vetëm se me Allahun.” Më pas shtoi: “Tamam kështu e kam dëgjuar të thotë Pejgamberi juaj sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (612)

377.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që thotë pasi të dëgjojë ezanin: ‘Allahumme rabbe hadlnd-da’veti-tameh, ves-salatil kaimeh, ati Muhamedinil-vesilete vel -fadileh, veb’athhu mekemen mahmudenil – ledhij va’adteh – [O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të përkryer (pa të vënë Ty asnjë shok) dhe i këtij namazi të rregullt e të përcaktuar i cili do të falet shpejt, dhuroji Muhamedit të drejtën e ndërmjetësimit dhe të mirësisë së lartë, si dhe dërgoje atë (Ditën e Kiametit) në vendin më të mirë e më të lartë, të cilin Ti ia ke premtuar]’-, atëherë Ditën e Ringjalljes mua do të më lejohet ndërmjetësimi për të.” (614)

378.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë (shpërblimi) ka për thirrjen e ezanit dhe për t7u falur në rradhën e parë (në namazet me grupim në xhami), dhe nëse nuk do të gjenin rrugë tjetër për ta, por veçse duke hedhur short, atëherë vërtet që do të hidhnin short. Dhe po kështu, sikur ata të dinin (shpërblimin e) namazit të Mesditës (në kohën më të parë të vaktit të përcaktuar), ata do të bënin gara për të (për të shkuar herët). Dhe po ta dinin ata vlerën e faljes në grupim të namazit të darkës dhe të agimit, atëherë ata do të vinin t7i falnin këto namaze (në xhami) edhe sikur t’u duhej të zvarriteshin.” (615)

379.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Bilali e thërret ezanin kur është akoma natë, kështu që hani dhe pini (Syfyr në Ramazan), derisa të thërrasë ezanin (e dytë) Ibn Umm Maktum.” (Treguesi i dytë) Salimi shton: “Ai ishte burrë i verbër dhe nuk do ta thërriste ezanin, derisa t7i thoshin, ‘Agoi! Agoi!r” (617)

380.  Hafsa radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur myezini të thërriste ezanin e agimit dhe të kishte zbardhur dita, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falte dy rekatë të lehtë Sunet para se të thiirej ikameti (thirrja e dytë, pasi janë bërë gati të pranishmit) për të falur namazin e detyruar në grupim në xhami.” (618)

381.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ezani i thirrur nga Bilali nuk duhet t’u ndalojë juve nga ngrënia e syfyrit, pasi ai e thërret ezanin kur është akoma natë, me qëllim që ai, i cili është duke falur namazin e natës të nxitojë (të falë vitrin para agimit), ndërsa ai që fle të zgjohet. Kjo nuk do të thotë se ka ardhur agimi.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tregoi me gishtat e tij dhe i ngriti lart drejt qiellit pastaj i uli poshtë (duke treguar për tokë), ja kështu! (dhe Ibn Mesudi tregoi veprimin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Treguesi i dytë i hadithit, Zuhejri bëri me shenjë me dy gishtat e tij tregues, i bëri bashkë dhe pastaj i shtriu majtas dhe djathtas. (621)

382.  Abdullah Ibn Mugaf-fal radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha tri herë: “Ndërmjet dy thirrjeve (ezanit dhe ikametit) ka namaz”, dhe herën e tretë shtoi: “Për atë që dëshiron (të falë).” (627)

383.  Malik Ibn Huvejrith radijAllahu ‘anhu tregon: “Erdha te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bashkë me disa burra të tjerë nga fisi im dhe qëndruam me të për njëzet net. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qe shumë i mëshirshëm dhe i sjellshëm me ne. Kështu, kur ai e pa që ne na kishte marrë malli për njerëzit tanë, na tha: “Kthehuni dhe qëndroni me familjet tuaja dhe ua mësoni atyre (fenë Islame që e mësuat këtu); edhe falni namazin, ndërsa njëri të thërrasë ezanin për ju, kur të jetë tamam koha e tij; më i moshuari prej jush duhet t’u prijë në faljen e namazit. (Këshillë kjo për gjatë udhëtimit të tyre deri kur të arrinin te fisi i tyre).” (628)

384.  Po ky sahab radijAllahu ‘anhu tregon: “Dy vetë që donin të udhëtonin, shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për ta pyetur për udhëtimin. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Kur ju të dy të niseni për udhëtim, thirrni ezanin, pastaj bëni ikametin, ndërsa më i moshuari prej jush duhet të prijë në namaz.” (630)

385.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e urdhëronte myezinin të thërriste ezanin dhe të thoshte në fund: “E-la Sal-ln fir-Rihal – faluni në tendat tuaja!” kur ishte natë e ftohtë ose me shi gjatë udhëtimit. (632)

386.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa po faleshim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ai dëgjoi zhurmën e disa njerëzve. Pasi u fal, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Si është puna?” Ata iu përgjigjën: “Ne po nxitonim për në namaz”. Ai tha: “Mos u nxitoni për në namaz. Kurdo që të vini për faljen e namazit, duhet të vini me qetësi dhe falni (me njerëzit e tjerë) aq sa të arrini dhe pastaj plotësojeni mbrapa atë që u ka ikur.” (Bëhet fjalë për plotësimin e namazit kur i bashkohemi grupit me vonesë në falje.) (635)

387.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se thirret ikameti (thirrja e dytë për faljen e namazit), atëherë mos u ngrini për faljen e namazit, derisa të më shihni mua (përpara jush).”(637)

388.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë u thirr ikameti, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po bisedonte veçmas me zë të ulët me dikë në një qoshe të xhamisë dhe nuk e priu namazin (sepse u vonua), aq sa disa njerëz fjetën (u kotën duke qenë në pritje në këmbë). (642)

389.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta (shpirti) im! Desha (ose pothuaj qeshë gati) të urdhëroj për të mbledhur dru zjarri, pastaj të urdhëroja për thirrjen e ezanit dhe të ikametit, pastaj të urdhëroja dikë për t’u prirë njerëzve në namaz, sepse unë vetë do të shkoja nga pas dhe do t’u digjja shtëpitë burrave të cilët nuk u paraqitën në faljen e namazit (të detyruar në grup). (Betohem) për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im! Në qoftë se ndokush prej tyre do ta dinte se do të gjente atje kockë dhe mish të mirë, apo dy thela (të vogla) mishi mes dy brinjëve, atëherë padyshim që do të kishte marrë pjesë (në xhami) për faljen e namazit të darkës (jacisë)!” (644)

390.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Namazi i falur i organizuar në grup (me imam në xhami) është njëzet e shtatë herë më me vlerë sesa namazi i falur vetëm.” (645)

391.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Shpërblimi dhe vlera e një namazi të falur në grup të organizuar në xhami, është njëzet e pesë (ose njëzet e shtatë) herë më me vlerë sesa namazi i falur vetëm nga dikush. Melekët e natës dhe melekët e ditës mblidhen bashkë në kohën e faljes së namazit të agimit.” Pastaj Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu shtoi: “Lexoni po të doni nga Kurani:” Me të vërtetë që Leximi i Kuranit herët në agim është gjithnjë i dëshmuar (i ndjekur nga melekët e ditës dhe të natës të ngarkuar për mbikqyrjen e njerëzve).” (Kur’an, v.17:18). (648,649)

392.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit që marrin shpërblimin më të madh për namazin që falin, janë ata që janë më larg nga xhamia, pastaj ata pak më afër se të parët e kështu me rradhë. Po kështu, edhe ai që pret për t’u falur me imam ka shpërblim më të madh se sa ai që falet (vetëm) dhe fle ” (651)

393.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ndërsa po ecte rrugës, një njeri pa një degë ferre dhe e largoi atë nga rruga. Kështu Allahu i Lartësuar u kënaq me veprën e tij dhe e fali atë.” Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shtoi: “Pesë kategori njerëzish vdesin shehidë (martirë, dëshmorë): Ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga sëmundje barku, ai që vdes duke u mbytur në ujë, ai që varroset i gjallë dhe ai që vritet në luftë për Çështjen e Allahut.”(Pjesa tjerët e hadithit është shtjelluar në numrin 378.) (652, 653,654)

394.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se fisi Beni Salima donte që të shpërngulej në ndonjë vend afër Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk dëshironte që qyteti i Medines të mbetej i zhveshur (pa banorë në rrethinat e tij), kështu që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha atyre: “(O Beni Salima!) A nuk mendoni se për çdo gjurmë tuajën (që e hidhni për të ardhur te xhamia e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka shpërblim (kur vini për të falur pesë kohët e detyruara të namazit në xhami?)” (655, 656)

395.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Asnjë falje nuk është më e rëndë për hipokritët (njerëzit me dy fytyra), sesa namazi i agimit dhe namazi i Darkës, por, sikur ta dinin ata shpërblimin që kanë këto dy namaze që të falen në kohën e tyre më të parë, padyshim që do të merrnin pjesë në to (në faljen në xhami) edhe sikur t’u duhej të zvarriteshin// (657)

396.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu do t’i fusë në Hijen e Tij shtatë (lloje njerëzish) Ditën e Kijametit, në Ditën kur nuk ka Hije veç Hijes së tij (dhe këta shtatë lloj njerëzish janë):

1. Sunduesi i drejtë;

2. Një djalosh i ri i rritur në adhurim të Allahut;

3. Një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë (i cili vazhdimisht i fal të pesë namazet e detyruara gjithnjë në xhami);

4. Dy vetë të cilët e duan njëri-tjetrin vetëm për Hir të Allahut: ata takohen dhe ndahen vetëm në çështjen e Allahut;

5. Ai i cili nuk pranon ftesën e një gruaje të bukur e joshëse nga shtresa të larta për të bërë imoralitet me të duke i thënë asaj: ‘Me të vërtetë që unë kam frikë Allahun’;

6. Një njeri i cili jep Sadaka (shpërndan, bën bamirësi) aq fshehur saqë as dora e tij e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e tij e djathtë (askush nga njerëzit nuk e di se sa ka dhënë ai si bamirësi); dhe

7. Një njeri i cili e përmend Allahun në vetmi dhe sytë i mbushen me lotë.” (660)

397.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu do të përgatisë për atë që shkon në xhami (çdo) mëngjes dhe pasdite (për të falur namazin në grupim) një vend ndër kopshtet e begatë të Xhenetit për çdo vajtje të mëngjesit dhe të pasdites.” (662)

398.  Abdullah Ibn Malik radijAllahu ‘anhu i fisit Ezd tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa dikë që po falte dy rekatë namaz pasi ishte thirrur ikameti. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përfundoi faljen e namazit (të detyruar – farz duke u prirë të pranishmëve në xhami) dhe njerëzit u mblodhën rreth tij, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha (atij si i acaruar): “A katër rekatë (farz) ka agimi?! A katër rekatë (farz) ka agimi?!” (663)

399.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u sëmur, sëmundje prej së cilës edhe vdiq, kur erdhi koha e namazit dhe u thirr ezani tha: “I thoni Ebu Bekrit t’u prijë njerëzve në namaz.” I thanë: “Ebu Bekri është zemërbutë dhe nuk do të jetë në gjendje t’u prijë njerëzve në namaz në vendin tënd.” Kështu, ai përsëri urdhëroi të njëjtën gjë, por i dhanë të njëjtën përgjigje. Ai urdhëroi për të tretën herë dhe tha: “Me të vërtetë që ju gratë jeni si gratë në ndodhinë e Pejgamberit Jusuf (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! I thoni Ebu Bekrit që t’u prijë njerëzve në namaz!” Kështu, Ebu Bekri doli që t7iu prijë njerëzve në namaz.” Ndërkohë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndjeu pak përmirësim në vetvete dhe doli me ndihmën e dy burrave që e mbanin për dy krahësh. Më duket edhe tani se i shoh këmbët e tij të zvarritura përtokë nga sëmundja. Ebu Bekri deshi të tërhiqej, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i bëri me shenjë që ai të qëndronte në vendin e vet. Pastaj e sollën Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem derisa e ulën përkrah Ebu Bekrit. Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falej (ulur), Ebu Bekri falej (në këmbë) duke ndjekur faljen e tij dhe njerëzit ndiqnin faljen e Ebu Bekrit.” Në një hadith tjetër thuhet: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte ulur nga e majta e Ebu Bekrit i cili falej në këmbë.” (664)

400.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u rëndua dhe sëmundja iu keqësua më shumë, ai u kërkoi leje grave të tija që t’i shërbehej në shtëpinë time dhe ato e lejuan. Ai doli me ndihmën e dy burrave që e mbanin për dy krahësh.” (Vazhdon tregimi i ngjarjes si në hadithin paraardhës nr. 399) (665)

401.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se ai vetë u foli njerëzve në një ditë me shi e baltë. Kur myezini thirri ezanin dhe arriti te fjalët “Haj-je ales-Salah – Ejani në falje” i thashë të thotë: “Falni namazin në shtëpitë tuaja.” Njerëzit filluan të shohin njëri-tjetrin me habi sikur nuk e pëlqyen këtë gjë. Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tha: “Duket sikur ju menduat keq e nuk e pëlqyet një gjë të tillë, por nuk ka dyshim se një gjë e tillë është bërë nga një që ka qenë më i mirë se unë (d.m.th. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Namazi është një urdhërim i prerë dhe nuk më pëlqen që t’iu nxjerr jashtë (me këmbët të përlyera me baltë).” (668)

402.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se dikush nga Ensarët i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Unë nuk mundem të fal namazin me ty (në grupim në xhami).” Ai qe një burrë shumë i shëndoshë. (Një ditë) përgatiti një ushqim për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e ftoi atë në shtëpinë e tij. (Kur erdhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ai i shtroi atij një hasër, e lau njërën anë të saj me ujë, pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali dy rekate namaz në të. Dikush nga familja Al-Xharua pyeti: “A e falte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem namazin e duliasc (falje jo e detyruar paradite)?” Enesi i tha: “Unë nuk e kam parë atë të falë këtë namaz herë të tjera, vetëm se në atë ditë.” (669)

403.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se u është sjellë darka përpara, filloni të hani para se të falni namazin e akshamit (mbrëmjes) dhe mos u nxitoni që ta mbaroni me shpejtësi atë.” (672)

404.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se është pyetur lidhur me çfarë bënte zakonisht Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shtëpinë e tij? Ajo u përgjigjet: ” Ai gjithnjë ishte i zënë duke i shërbyer familjes së vet, ndërsa, kur ishte koha për faljen e namazit, ai shkonte ta falte atë.” (676)

405.  Malik Ibn Huvejrith radijAllahu ‘anhu thotë: “Unë po e fal namazin përpara jush dhe qëllimi im nuk është t’ju prij në namaz, por t’ju tregoj juve mënyrën se si e kam parë të falej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (677)

406.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon hadithin (nr. 399): “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në sëmundjen e tij tha: “I thoni Ebu Bekrit t’u prijë njerëzve në namaz.” Në këtë tregim të saj ajo shton: I thashë atij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Në qoftë se Ebu Bekri vendoset në vendin tënd, njerëzit nuk do të munden të dëgjojnë nga të qarët e tij. Të lutem pra, urdhëro Umerin tru prijë namazin?” Pastaj ajo thotë se i thashë Hafsas: “Thuaji (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): ‘Në qoftë se do t’u printe Ebu Bekri njerëzve në falje në vendin tënd, atëherë ata nuk do të mund ta dëgjojnë atë për shkak të të qarit të tij, kështu që urdhëro Umerin të prijë namazin?,/ Ashtu bëri edhe Hafsa, por i Dërguari i Allahut tha: “Rrini urtë! Me të vërtetë që ju (gratë) jeni si gratë në ndodhinë e Pejgamberit Jusuf (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). I thoni Ebu Bekrit që t’u prijë njerëzve në namaz!” Hafsa radijAllahu ‘anhu i tha Aishes radijAllahu ‘anha: “Asnjëherë s’pashë të mirë prej teje!,/ (679)

407.  Zuhriu tregon: “Më tregoi Enesi radijAllahu ‘anhu se Ebu Bekri u priu njerëzve në namaz gjithë kohën që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dergjej në sëmundjen e tij prej së cilës edhe vdiq, ditën e Hënë. Kur njerëzit qenë rreshtuar për faljen e namazit, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti perden e shtëpisë së tij dhe filloi të na vështrojë. Ndërsa rrinte në këmbë, fytyra i shndriste si faqe Kurani. Pastaj na buzëqeshi gëzueshëm. Pothuaj sa nuk u vumë në sprovë (të na prishej namazi) nga kënaqësia që po shihnim Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (të përmirësuar). Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu u tërhoq pas të bashkohej në rresht me të tjerët pasi mendoi se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte dalë për t’u falur dhe se do të mund të printe namazin, por ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na bëri shenjë që të vazhdonim të plotësonim namazin dhe e lëshoi perden. Dhe po atë ditë ai vdiq.” (680)

408.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te fisi Beni Amr Ibn Auf për t’i pajtuar mes tyre. Ndërkohë erdhi koha e namazit dhe myezini shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: “A do t’u prish njerëzve në falje që të thërras ikametin” Ebu Bekri tha: “Po” dhe priu namazin. Më pas vjen i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa njerëzit akoma po faleshin. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fut në rradhë me njerëzit e tjerë që po faleshin derisa bëri vend në rreshtin e parë. Njerëzit përplasën dorën. Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu kurrë nuk shihte anash në namaz, por kur njerëzit vazhduan të përplasnin dorën (siç janë lidhur në namaz dora e djathtë mbi të majtën dhe kështu i binin shpinës ose parakrahut të së majtës me dorën e djathtë), atëherë ai vështroi dhe pa të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i bëri shenjë Ebu Bekrit që të qëndronte në vendin e vet. Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu ngriti duart lart dhe falënderoi Allahun për çfarë e urdhëroi atë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj bëri mbrapa derisa mbërriti rreshtin e parë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri përpara dhe priu namazin. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbaroi faljen tha: “O Ebu Bekr! Çfarë të pengoi ty që të qëndroje në vendin tënd ku ishe, kur unë të urdhërova për një gjë të tillë?” Ebu Bekri tha: “Si mundet i biri i Ebu Kuhafas (Ebu Bekri) të guxojë të prijë namazin në prani të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Çfarë të pengoi ty që të qëndroje në vendin tënd ku ishe, kur unë të urdhërova për një gjë të tillë?” Ebu Bekri tha: “Si mundet i biri i Ebu

Kuhafas (Ebu Bekri) të guxojë të prijë namazin në prani të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Përse i përplasët duart aq shumë? Në qoftë se ndokujt i ndodh diçka gjatë faljes së namazit, ai duhet të thotë: “Snbhan- Allah – Lavdi i qoftë Allahut!”. Në qoftë se thotë kështu, njerëzit do t i tregojnë vëmendje (do ta shohim se ç’shqetësim ka), ndërsa përplasja e dorës (për të tërhequr vëmendjen) është për gratë.” (684)

409.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur iu rëndua sëmundja, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “A u falën njerëzit?” I thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut! Ata po të presin ty.” Tha: “Më mbushni një govatë me ujë.” Kështu bëmë, pastaj e lau gjithë trupin dhe u përpoq të ngrihet, por i ra të fikët. Kur e mori veten, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përsëri pyeti nëse njerëzit e kishin falur namazin, (por) ne i thamë: “Jo! Po të presim ty, o i Dërguari i Allahut.” Përsëri tha: “Më mbushni një govatë me ujë.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ul dhe bëri një banjë (tjetër) dhe u përpoq të ngrihet, por përsëri i ra të fikët. Pastaj e rimori veten dhe pyeti: “A u falën njerëzit?” Ne i thamë: “Jo! Ata po të presin ty, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “Më mbushni një govatë me ujë.” Kështu, ai përsëri u ul dhe u la, pastaj bëri të ngrihet, por përsëri i humbi ndjenjat. Kur e rimori veten pyeti: “A u falën njerëzit?” Ne i thamë: “Jo! Ata po të presin ty, o i Dërguari i Allahut.” Njerëzit në xhami po prisnin Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për namazin e darkës. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i çoi fjalë Ebu Bekrit që t’u prijë njerëzve në namaz. Kur arriti lajmi tek Ebu Bekri i thanë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të urdhëron që t’u prijsh njerëzve në namaz.” Ebu Bekri qe njeri shumë zemërbutë e që lëndohej shpejt. Kështu që ai i tha Umerit: “O Umer. Priju njerëzve në namaz.” Por Umeri i tha: “Ti je më i merituar për këtë gjë.” Kështu Ebu Bekri priu faljen e namazit ato ditë.” (Pastaj vazhdon me hadithin nr. 399.) (687)

410.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë sëmundjes së tij i falte namazet në shtëpi. (Këtu në këtë hadith shtohet se kur imami që prin në namaz, falet ulur, edhe njerëzit që falen pas tij duhet të falen ulur si ai.) (688)

411.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thoshte (në namaz pasi ngrihej nga përkulja – rukuja): ” SemiAllahu limen hamideh (Allahu e ka dëgjuar atë që e ka falenderuar Atë)”, askush nga ne që faleshim pas tij nuk e përkulte kurrizin për të rënë në sexhde, derisa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të binte në sexhde dhe pastaj ne binim në sexhde pas tij.” (690)

412.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “A nuk ka frikë ai i cili ngre kokën para imamit se Allahu mund t’ia ndryshojë kokën në kokë gomari ose pamjen e tij si fytyra e gomarit?” (Shih hadithin 421 dhe shënimin e tij.) (691)

413.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dëgjoni dhe bindiuni (prijësit tuaj), edhe sikur drejtuesi juaj të vihet një etiopian, që e ka kokën si rrush të thatë.” (693)

414.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se ata (imamët) prijnë në mënyrë të përkryer në namaz, atëherë do të merrni shpërblimin edhe ju, edhe ata. Por, në qoftë se ata gabojnë, atëherë ju do të merrni shpërblimin për namazin, ndërsa gjynahu do të jetë për ta.” (694)

415.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë kalova natën te tezja ime (Mejmunah radijAllahu ‘anhu, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Shih hadithin nr. 97)… Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) fjeti dhe gërhiti. Sa herë që flinte, i dëgjohej kur merrte frymë si me zhurmë. Më pas i erdhi myezini (për ta thirrur për namazin e agimit) dhe shkoi e fali namazin pa marrë avdes (përsëri). “(697)

416.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Muadhi radijAllahu ‘anhu e falte namazin me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pastaj shkonte dhe u printe njerëzve të tij në namaz. Një herë ai po u falte atyre namazin e Darkës duke kënduar Snren El-Bekare. Dikush del nga namazi (dhe falet vetëm), kështu që Muadhi e qortoi atë. Lajmi i arriti Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili i tha Muadhit: “Po i vë njerëzit në provë e vështirësi”, duke ia përsëritur tri herë dhe e urdhëroi që të këndonte dy Sure të mesme nga grupi Mnfas-sal (suret e Kuranit nga nr. 50 – 114) (701)

417.  Ebu Mesud radijAllahu ‘anhu tregon: “Vjen një burrë dhe thotë: “(Betohem) për Allah! O i Dërguari i Allahut! Vij vonë dhe nuk falem me xhematin në namazin e agimit, vetëm sepse filani na e zgjat faljen e tij.” Kurrë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më të acaruar se atëherë. Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Disa prej jush ndikojnë që njerëzit të mos i pëlqejnë veprat e mira (këtu: faljen e namazit). Kështu pra, kushdo nga ju që u prin njerëzve në namaz duhet ta lehtësojë dhe ta shkurtojë atë, sepse mes atyre që falen ka edhe të dobët, edhe të moshuar, edhe njerëz që kanë nevoja (e duan të largohen shpejt).” (702)

418.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon në lidhje me hadithin e Muadhit radijAllahu ‘anhu (nr. 416/701) se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Pse nuk e fale namazin me suren El-A’la (Më i Larti, nr. 87) me snren Esh-Shems (Dielli, nr. 91) dhe me snren El-Lejl (Nata, nr 92) (Sure të shkurtra nga Kurani)?” (705)

419.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (u printe në namaz) falte namaz të shkurtër (nuk e zgjaste shumë), por të përkryer.” (706)

420.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur vendosem për të falur namazin (si imam), dua që ta zgjas atë, por, kur dëgjoj të qarët e ndonjë fëmije, e shkurtoj atë, sepse nuk dua që të shqetësoj nënën e fëmijës.” (707)

421.  Numan Ibn Beshiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Drejtoni rreshtat që Allahu të mos jua ndryshojë (shfytyrojë) fytyrat!” (717)

422.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një here, pasi ishte thirrur ikametz, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye nga ne dhe na tha: “Drejtojini rradhët dhe ngjishuni pranë njëri-tjetrit, pasi unë u shikoj nga pas shpine.” (719)

423.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falej natën në dhomën e vet. Meqënëse muri i dhomës ishte i ulët, njerëzit e panë atë të falej, kështu që disa prej tyre qëndruan dhe u lidhën për t’u falur pas tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Në mëngjes ata e përhapën këtë veprim të tyre ndër njerëz. Natën tjetër Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u vendos për falje dhe kështu bënë edhe shumë njerëz jashtë duke u falur pas tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kështu vepruan për dy a tri net, derisa pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk u ngrit më për falje natën tjetër dhe nuk doli jashtë. Për këtë arësye, në mëngjes njerëzit e pyetën për këtë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Pata frikë se mos u bëhej i detyruar namazi i natës.” (729)

424.  Zejd Ibn Thabit radijAllahu ‘anhu tregon të njëjtin hadith (423/729) dhe shton edhe këto fjalë të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Pashë dhe kuptova çfarë keni vepruar. O njerëz! Faluni pra në shtëpitë tuaja, pasi namazi më i mirë për njeriun është ai që falet në shtëpi, përveç namazeve të detyruar (farzeve, që duhet të falen në xhami, përjashtuar në raste të veçanta të parapara në Islam).” (731)

 

12 – PERSHKRIMI I NAMAZIT

 

425.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ngrinte duart në drejtim me supet, kur fillonte namazin, si dhe kur shqiptonte tckbirin (fjalët ‘Allahu Ekber’ – Allahu është më i Madhi) për t’u përkulur për në ruku. Po kështu i ngrinte ato edhe kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte: “Semi-Allahu limen hamideh, Rab-bena ve lekel-hamd” (Allahu e ka dëgjuar atë që e falënderoi Atë. Zoti ynë! Lavdërimet janë vetëm për Ty!). Por nuk i ngrinte duart kur binte me fytyrë për tokë në sexhde. (735)

426.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Njerëzit qenë urdhëruar të vënë dorën e djathtë mbi parakrahun e majtë në namaz.” (740)

427.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu dhe Umeri radijAllahu ‘anhu e fillonin namazin me “El-Hamdu lil-lahi Rab-bil-alemin (Të githa lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e botëve”. (Surja El-Fatiha – Hapja). (743)

428.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut gjithnjë heshtte ndërmjet tckbirit dhe këndimit të Kuranit (Surcs El-Fatiha) për pak kohë.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, u bëfshin kurban prindërit e mi për ty! Çfarë thua ndërmjet tckhirit dhe këndimit (të El-Fatiha).” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Them (këtë dua): ‘Allahummc haid hcjnij vc hcjnc hatajajc kcma ha’adtc hcjncl- mashriki vcl-magrihi. Allahum-mc nak-kinij mincl-hataja kcma junck-kath-thcuhul- chjcdu mincd-dcncs. Allahum-megsil hatajajc hil-mai veth-thclxhi vcl-hered (O Allah! Më largo mua prej gjynaheve (gabimeve) të mia aq sa ke larguar lindjen nga perëndimi. O Allah! Më pastro nga gjynahet (gabimet) ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë. O Allah! M’i laj gjynahet (gabimet) me ujë, me borë dhe me breshër.)” (744)

429.  Esma bint Ebi Bekr radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali namazin e eklipsit të diellit (hadithet nr. 76 dhe 430) pastaj në këtë hadith shton: (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Aq pranë m7u afrua Xheneti, saqë, po të kisha guxuar do të kisha këputur për ju një degë prej tij. (Po kështu) aq afër m’u soll zjarri saqë thashë, ‘O Zoti im! A do të jem unë prej banorëve të tij?’ Pastaj papritur pashë një grua dhe një mace, e cila po e çirrte atë me thonj. Pyeta: ‘Çka ajo?’ Më thanë, ‘Ajo e pati burgosur atë mace (në dunja), saqë ajo ngordhi nga uria. Ajo as nuk e ushqeu atë (macen) dhe as nuk e la të lirë që të ushqehej vetë me krijesat e tokës/” (745)

430.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

431.  Ebu Mamar tregon: “E pyetën Habbabin radijAllahu ‘anhu: “A këndonte Kuran i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në namazin e drekës dhe të pasdites (dhulir dhe asr)?” Ai u përgjigj: “Po”. I thanë: “Nga e merrnit vesh këtë (pasi këto dy namaze falen pa zë)?” Ai tha: “Nga lëvizjet e mjekrës së tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)”. (746)

432.  Tregon Enesi radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Si është puna me disa njerëz, të cilët ngrenë shikimin drejt qiellit duke qenë në namaz?!” Fjala e tij qe shumë e ashpër për këtë çështje derisa tha: “Duhet ta ndalin një gjë të tillë që të mos u merret shikimi (të mos u verbohen sytë).” (750)

433.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: E pyeta të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për vështrimin rreth e rrotull gjatë namazit. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: “Është mënyrë vjedhjeje me anë të së cilës shejtani merr (pjesë) nga namazi irobit.” (751)

434.  Xhabir Ibn Samura radijAllahu ‘anhu tregon: “Populli i Kufës u ankua ndaj Saadit tek Umeri radijAllahu ‘anhu (atë kohë kalifi i dytë) kështu që ai e hoqi atë dhe emëroi Ammarin si prijës të tyre. Ata ngritën shumë ankesa ndaj tij saqë thanë edhe se ai nuk dinte të falej siç duhet. Kështu, Umeri i çon fjalë (dhe e thërret në Medine). Umeri i tha: “O Ebu Is’hak! Këta njerëz pretendojnë se ti nuk e fal namazin siç duhet. Ebu Is’haku tha: “Për Allah! Unë vetëm se u kam falur si namazin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe kurrë nuk kam lënë gjë mangët prej tij! Kështu, për namazin e darkës (isha) i zgjatja dy rekatet e parë dhe i shkurtoja dy të tjerët.,/ Umeri i tha: “Ky ka qenë edhe mendimi im për ty, o Ebu Is’hak.” Kështu, Umeri dërgoi me të një a më shumë vetë në Kufe (që të pyesnin njerëzit për të). Kështu pra, ata shkuan atje dhe pyetën popullin e Kufes saqë nuk lanë xhami pa pyetur për të. Të gjithë njerëzit e lavdëruan shumë atë derisa shkuan te xhamia e fisit Beni Abs. Atje një burrë i quajtur Usama Ibn Katada (me nofkën Ebu Saëda) ngrihet e thotë: “Me qenë se na ke vënë në be, më duhet t’ju them se Sa’adi asnjëherë nuk ka shkuar vetë në krye të ushtrisë, asnjëherë nuk ka ndarë drejt (plaçkën e luftës) dhe asnjëherë nuk ka gjykuar drejt.” (Kur dëgjoi këtë) Saadi tha: “Për Allah! Do t’i lutem Atij për tri gjëra: O Allah, në qoftë se ky robi Yt është gënjeshtar dhe është ngritur për t’u dukur, atëherë jepi atij jetë të gjatë, shtoja varfërinë dhe vëre në sprova e vështirësi.” (Dhe kështu ndodhi.) Më vonë, kur e pyesnin se si ishte, ai u përgjigjej: “Burrë i shkuar nga mosha dhe gjithnjë në sprovë. Më ka rënë mallkimi i Saadit. Xhabiri tregon se e kishte parë atë më vonë, me vetullat që i binin mbi sy nga pleqëria e thellë, të fjalosej e të tallej me vajzat e vogla (fëmijët) rrugëve. (755)

435.  Ubada Ibn Samiti radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka namaz për atë që nuk këndon suren El-Fatiha gjatë faljes.” (756)

436.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut hyri në xhami dhe pas tij hyri një burrë i cili, pasi u fal, shkoi dhe e përshëndeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia ktheu përshëndetjen dhe i tha: “Kthehu dhe falu prapë sepse nuk je falur.” Personi u kthye dhe u fal përsëri ashtu siç u fal herën e parë, pastaj u kthye dhe e përshëndeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili përsëri i tha: “Kthehu dhe falu prapë sepse nuk je falur.” Kjo gjë vazhdoi tri herë. (Pas gjithë kësaj) ai tha: “(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty me të vërtetën! Unë nuk mund të falem më mirë se kështu! (Të lutem) më mëso pra!” Nga kjo Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kur të ngrihesh e të vendosësh për të falur namaz shqipto tekbirin (fjalët Allaliu Ekber – Allahu është më i Madhi, për fillimin e namazit), pastaj këndo ç’është më e lehtë për ty (që di përmendësh nga Kurani, pastaj përkulu në ruku dhe rri sa të ndihesh i qetësuar (në këtë gjendje), pastaj ngrije kokën dhe qëndro drejt në këmbë, pastaj bjer me fytyrë për tokë në sexhde dhe rri sa të ndihesh i qetësuar (në këtë gjendje), pastaj ulu dhe rri i qetësuar (dhe mos u nxito për sexhden e dytë). Kështu pra vepro gjatë gjithë faljes tënde (në çdo veprim rri sa të ndihesh i qetësuar në atë gjendje që je).” (757)

437.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndonte në namazin e mesditës suren El-Fatiha dhe dy sure të tjera në dy rekatet e parë: një më të gjatë në rekatin e parë dhe një tjetër më të shkurtër në rekatin e dytë. Ndonjëherë disa ajete i këndonte edhe me zë. Në namazin e pasdites, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndonte suren El-Fatiha bashkë me dy sure të tjera në dy rekatet e para, duke e zgjatur më shumë rekatin e parë dhe duke e shkurtuar të dytin. Po kështu ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e zgjaste rekatin e parë në namazin e agimit dhe e shkurtonte të dytin.” (759)

438.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “(Nëna ime) Ummul-Fadl më dëgjoi të këndoj suren “Vel-Murselati Urfa (nr. 77)” dhe më tha: “O biri im! Për Allah! Këndimi yt më bëri të kujtoj se kjo ka qenë surja e fundit që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të cilën e këndoi në namazin e akshamit.” (763)

439.  Zejd Ibn Thabit radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të këndojë në namazin e mbrëmjes më të gjatat e dy sureve të gjata (El-Araf, nr. 7, dhe El-Maideli, nr. 5, ose El-Araf, nr. 7, dhe El-En’am, nr. 6).” (764)

440.  Xhubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të këndojë suren Et-Tur (nr. 52) në namazin e mbrëmjes.” (765)

441.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “U fala pas Ebul Kasimit (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në namazin e darkës. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) këndoi “ldhas-Semaaun-shek-kat (nr. 84)” dhe bëri sexhde. Edhe unë do të vazhdoj të bëj sexhde në këtë sure, derisa ta takoj atë (deri sa të vdes e ta takoj atë në botën tjetër).” (768)

442.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon se gjatë një udhëtimi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi “Vet- tini vez-zejtuni (nr. 95)” në një nga dy rekatët e namazit të darkës. Në një tregim tjetër thotë: “Nuk kam dëgjuar kënd me zë më të ëmbël ose këndim më të mirë se ai i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (769)

443.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Kurani lexohet në çdo namaz. Në ato namaze të cilat i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na i falte duke kënduar me zë, po kështu edhe ne, me zë jua falim juve. Ndërsa ato namaze, të cilat i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na i falte duke kënduar pa zë, po kështu pa zë ua falim edhe ju. Edhe në qoftë se nuk shtoni këndim (sure) tjetër -veç El- Fatilia, kjo do të mjaftonte, por, në qoftë se do të shtoje diçka tjetër më tepër (duke kënduar edhe ndonjë pjesë tjetër nga Kurani), atëherë kjo do të ishte akoma më mirë.” (772)

444.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bashkë me disa shokë të tij u nisën për të shkuar në Tregun Ukadh. Tashmë në këtë kohë ishte vënë pengesë e pakalueshme ndërmjet shejtanëve dhe lajmeve të Qiellit dhe qëlloheshin me zjarre të ndezur. Kështu që shejtanët u kthyen te bashkësia e tyre të cilët i pyetën: “Ç’ka ndodhur me ju?” Shejtanët u përgjigjën: “Eshtë vënë një pengesë e pakalueshme mes nesh dhe lajmeve të Qiellit dhe na vërshojnë drejt nesh zjarre të ndezur.” Ata u thanë: “Kjo, që është vendosur pengesë mes jush dhe lajmeve të Qiellit, është një gjë e re që ka ndodhur tani. Shkoni nga lindja dhe perëndimi i tokës dhe shihni çështë kjo që është vënë pengesë mes jush dhe lajmeve të Qiellit.” Ata shejtanë të cilët shkuan drejt Tihamas takuan në Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një vend i quajtur Nahbah bashkë me shokët e tij duke falur namazin e agimit, gjatë rrugës për në Tregun Ukadh. Sapo dëgjuan Kuranin ia vunë mirë veshin dhe thanë: “Për Allah! Kjo qenka ajo gjë që ka vënë pengesë mes nesh dhe lajmeve të Qiellit.” Ata shkuan tek bashkësia e tyre dhe thanë: “O bashkësia jonë! Me të vërtetë që ne kemi dëgjuar Këndim (të Kuranit) të mrekullueshëm! Ai udhëzon në Rrugën e Drejtë dhe ne kemi besuar në të, dhe ne kurrë nuk do t’i vëmë shok (në adhurim) Zotit tonë (Allahut)” Kështu Allahu i zbriti Pejgamberit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Thuaj (o Muhamed): “Më është shpallur se një grup i vogël xhindesh e dëgjuan (këtë Kuran) dhe thanë: ‘Me të vërtetë që ne kemi dëgjuar një këndim (të Kuranit) të mrekullueshëm! Ai udhëzon në Rrugën e Drejtë dhe ne kemi besuar në të e kurrë nuk do t7i vëmë shok (në adhurim) Zotit tonë (Allahut)…” (Surja El-Xhinn, nr. 72). Ajo që iu shpall atij, ishte biseda e xhindeve.” (773)

445.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgam- beri sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndonte me zë në ato namaze që ishte urdhëruar dhe pa zë në ato namaze që ishte urdhëruar. (Pastaj lexoi vargjet e Kuranit): “Zoti yt nuk harron kurrë.” (Kuran, 19: 64) “Pa dyshim që tek i Dërguari i Allahut ju keni një shembull mjaft të mirë për të ndjekur.” (Kuran, 33: 21) (774)

446.  Ebu Vail tregon: “Një njeri shkoi tek Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu dhe i tha: “I këndova suret e grupit Mufas-sal (nga surja Kaf nr. 50, deri në fund të Kuranit, surja En- Nas, nr. 114) mbrëmë natën në një rekat.” Ibn Mesudi i tha: “Ky këndim është (shumë i shpejtë) si recitim poezie. Unë i di mirë të njëjtat sure të cilat Pejgamberi i këndonte dy e nga dy.” Ai përmendi pastaj njëzet sure nga grupi Mufas-sal (nr. 50-114) si dhe dy sure nga ato që fillojnë me Ha-Mim, të cilat Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i këndonte nga dy në çdo rekat.” (775)

447.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndonte në dy rekatet e parë të namazit të drekës suren El-Fatiha dhe një sure tjetër, ndërsa në dy rekatët e tjerë vetëm suren El-Fatiha. Ndonjëherë na këndonte ndonjë ajet a më shumë me zë. Rekatin e parë e zgjaste, ndërsa të dytin nuk e zgjaste shumë dhe kështu vepronte edhe në namazin e pasdites dhe të agimit. (776)

448.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të thotë imami “‘Amin” (në fund të sures El- Fatiha) edhe ju thoni “Amin”, pasi, në qoftë se thënia “Amin” e dikujt përkon me atë të melekëve, atëherë atij i falen gjithë gjynahet e mëparshme.” (780)

449.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se ndonjë prej jush thotë “Amin”, edhe melekët në qiell thonë “Amin”, e në qoftë se e para përkon me të dytën, atëherë atij i falen gjithë gjynahet e mëparshme.,/ (981)

450.  Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tregon: “E arrita Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në xhami, ndërsa (po falej) ai u përkul në ruku, kështu që edhe unë u përkula në ruku para se t7i bashkohem rreshtit. Ia përmenda këtë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili më tha: “Allahu ta shtoftë dëshirën për të mirën, por mos e përsërit më këtë.” (783)

451.  Imran Ibn Husejni radijAllahu ‘anhu tregon se vetë ai u fal me Aliun radijAllahu ‘anhu në Basra dhe tha: “Ky burrë na bëri të kujtojmë atë namaz siç e falnim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Aliu radijAllahu ‘anhu shqiptoi tekbirin sa herë që u ngrit dhe u ul. (784)

452.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vendosej për liamaz, ai shqiptonte tekbirin për fillimin e namazit dhe përsëri, kur përkulej në riikii. Pastaj, duke u ngritur nga rukuja thoshte: ” Semi-Allahu limen liamideh (Allahu e ka dëgjuar atë që e falënderoi Atë)”, ndërsa, pasi drejtohej plotësisht, duke qëndruar në këmbë, thoshte: “Rab- bena ve lekel-liamd (Zoti ynë! Lavdërimet janë vetëm për Ty!)” (789)

453.  Mus’ab Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Teksa falesha përkrah babait tim Saad Ibn Ebi Vakkas radijAllahu ‘anhu i afrova duart dhe i vendosa mes gjunjëve. Babai kur më pa më këshilloi që të mos veproja ashtu, duke më thënë: “Kështu patëm vepruar edhe ne, por qemë ndaluar nga (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke na urdhëruar që t’i vënë duart mbi gjunjë.” (790)

454.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “Përkulja (rukn- ja) e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, lëshimi me fytyrë përtokë në sexhde, ndenjja ndërmjet dy sexhdeve dhe qëndrimi pas ruku-së ishin pothuaj njësoj të gjata (gjatë faljes), por jo kijam-i (qëndrimi në këmbë) dhe ku’ud-i (qëndrimiulur)” (792)

455.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thoshte në ruku dhe në sexhde: “Suhhaneke All-llahumme Rab-hena ve bihamdike. All-llahum-meg-firli (Lavdi të qoftë Ty, o Allah! I Lirë je Ti, o Allah nga çfarë (mohuesit) të mveshim Ty! O Zoti ynë! Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty! O Allah! Më fal mua)” (794)

456.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

457.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur imami të thotë: “Semi-Allahu limen hamideh (Allahu i ka dëgjuar ata të cilët i dërguan Atij lavdërime dhe falënderime),,/ ju duhet të thoni: “Rab- hena lekel-hamd (O Zoti ynë! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty!)” dhe, në qoftë se thënia e ndokujt prej jush përkon me atë të melekëve, atëherë atij do t’i falen gjithë gjynahet e mëparshme.” (796)

458.  Ebu Seleme tregon: “Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Nuk ka dyshim se namazi im i përngjan namazit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem/’ Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu këndonte knnnt (dua, lutje) pasi thoshte: “Semi-Allahn limen hamideh” në rekatin e fundit të namazeve të drekës, të darkës dhe të agimit. Ai e luste Allahun për falje të besimtarëve të besimit të pastër islam dhe mallkonte mohuesit e mosbesimtarët.” (797)

459.  Enesi radijAllahu ‘anhu se tregon Kunuti (duaja) këndohej në namazet e akshamit dhe të sabahut.

460.  Rifaa Zurakiu radijAllahu ‘anhu tregon: “Një ditë, ndërsa po faleshim pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai ngriti kokën nga rukuja dhe tha: “Semi-Allahu limen hamideh”, kur dikush nga mbrapa tha: “Rabbena ve lekel-liamd, hamden kethiren tajjiben mnbareken fih (O Zoti ynë! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty. Lavdërime të shumta të mira dhe të bekuara)” Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përfundoi namazin, tha: “Kush qe ai që i tha ato fjalë?” Burri (që i tha ato fjalë) u përgjigj: “Unë”. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Pashë mbi tridhjetë melekë duke bërë garë se kush t’i shkruante më parë ato.” (799)

461.  Thabit tregon se Enesi radijAllahu ‘anhu shpesh na paraqiste faljen e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Sa herë që falej, kur ngrinte kokën nga riiku-]a, qëndronte aq gjatë në këmbë, saqë thoshim se harroi të binte në Sexhde.” (800)

462.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se, kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngrinte kokën nga ruku-ja, do të thoshte: “Semi-Allahu limen hamideh; Rabbena ve lekel-hamd” dhe pastaj do të bënte dua për disa njerëz duke i përmendur ata me emra: “O Allah! Shpëtoje Velid Ibn Velidin, Selemete Ibn Hishamin, Ajjash Ibn Rebi’a dhe besimtarët e dobët! O Allah! Ji i rreptë me fisin Mudar dhe bëji që të vuajnë vite (nga uria) si vitet e kohës së Pejgamberit Jusuf sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem!” Ato kohë pjesa në lindje e fisit Mudar ishin kundër Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (804)

463.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se njerëzit pyetën: “O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! A do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kijametit?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u përgjigj: “A keni dyshim në të parit e hënës së plotë (natën e 15~të) në një natë të pastër në qiell krejt pa re?” Ata i thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: “A keni dyshim në të parit e diellit ditën pa asnjë re në qiell?” Ata thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kështu pra do ta shihni edhe Zotin tuaj (Allahun). Do të grumbullohen njerëzit Ditën e Ringjalljes dhe Ai do t’i urdhërojë njerëzit të ndjekin ata që patën adhuruar në dynja. Kështu, disa do të ndjekin diellin, disa do të ndjekin hënën dhe disa do të ndjekin perëndi (të ashtëquajtura zota prej tyre) e gjëra të tjera të adhuruara prej tyre në dynja, duke mbetur vetëm ky komb (muslimanët) bashkë me hipokritët mes tyre. Allahu do të vijë dhe do t’u thotë atyre: “Unë jam Zoti juaj.” Ata do të thonë: “Ne do të qëndrojmë në këtë vend derisa të vijë Zoti ynë. Po na erdhi Zoti ynë, ne do t’a njohim Atë.” Pastaj Allahu do t’u vijë atyre përsëri dhe do t’u thotë: “Unë jam Zoti juaj”, ndërsa ata do të thonë: “Ti je Zoti ynë”. Kështu, Allahu do t’u thërrasë atyre dhe do të vendoset Ura e Siratit ndërmjet dy anëve të Xhehenemit, ndërsa unë (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të jem i pari i të Dërguarve që do ta kaloj atë bashkë me pasardhësit e mi. Atë Ditë askush nuk do të mund të flasë përveç të Dërguarve dhe fjala e tyre këtë kohë do të jetë: “O Allah, na shpëto! O Allah, na shpëto!”. Ndërkohë në Xhehenem do të ketë grepa si gjembat e saadani-it (gjembacja ose murrizja e majmunit). A i keni parë gjembat e saj?”

Njerëzit i thanë: “Po”. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi: “Këto grepa do të jenë si gjembat e saadan-it, por askush përveç Allahut nuk e di sa do të jenë. Këto do t’i pengojnë njerëzit sipas veprave të tyre: disa do të bien dhe do të mbeten përgjithmonë në Zjarr; të tjerë do të marrin dënim (pjesë- pjesë) dhe do të dalin prej Zjarri, derisa, kur Allahu të dëshirojë mëshirë mbi kë të dojë Ai nga banorët e Zjarrit, Ai do të urdhërojë melekët të nxjerrin prej Zjarri ata që patën adhuruar vetëm Allahun. Kështu, melekët do t’i nxjerrin ata që do t’i njohin nga shenjat e sexhdes, pasi Allahu e ka ndaluar zjarrin e Xhehenemit që t’i përpijë shenjat e Sexhdes (pjesët e trupit që prekin tokën kur biem me fytyrë përtokë në Sexhde). Kështu gjithë trupi i njeriut do të digjet e përpihet nga Zjarri përveç shenjave të Sexhdes (në ballë, në hundë, në duart, në gjunjë dhë në këmbë). Kësisoj pra, do të dalin prej Zjarri vetëm si skelet, pastaj do t’u hidhet ‘Uji i Jetës dhe do t’i bëjë të përtërihen e të rriten si fara që rritet në anë të ujit që rrjedh. Ndërsa Allahu do të ketë mbaruar Gjykimin ndërmjet krijesave të Tij, kur një burrë do të lihet mes Xhenetit dhe Zjarrit dhe ky do të jetë njeriu i fundit nga banorët e zjarrit që do të hyjë në Xhenet. I kthyer me fytyrë nga Xhehenemi do të thotë, ‘O Zoti im! Ma hiq fytyrën nga Zjarri, pasi më ka tharë era e tij dhe më ka djegur avulli i tij.” Allahu do ta pyesë atë: “A do të mund të kërkoje gjë tjetër, nëse të plotësohet kjo dëshirë?” Ai do të thotë: “Jo, për Fuqinë dhe Nderimin Tënd!” Dhe ai do t’i japë Zotit të tij çfarë të dojë Ai nga besa dhe marrëveshja. Atëherë Allahu do t’ia largojë atij fytyrën nga Zjarri, por, kur të kthehet e të shohë Xhenetin me joshjet e tij, do të rrijë i heshtur sa të dojë Allahu, pastaj do të thotë: “O Zoti im! Më afro te porta e Xhenetit!: Allahu do ta pyesë atë: “A nuk dhe besë dhe a nuk bëre marrëveshje (për atë) se nuk do të duash tjetër gjë veç asaj që kërkove herën e parë?” Ai do të thotë: “O Zoti im! Mos më bën të jem më i mjeri nga krijesat e Tua!” Allahu do t7i thotë: “Nëse kjo që do, do të të plotësohet, a do të kërkosh gjë tjetër veç kësaj?” Ai do të thotë: “Jo, për Fuqinë Tënde dhe Nderimin Tënd! Nuk do të kërkoj gjë tjetër veç kësaj!” Pastaj ai do t’i japë Zotit të vet çfarë Ai të dojë nga besa dhe marrëveshja dhe Allahu do ta lejojë të shkojë te porta e Xhenetit. Por, kur të mbërrijë atje dhe të shohë lulëzimin e tij me begatitë dhe kënaqësitë e tij, do të mbetet i heshtur, aq sa të dojë Allahu dhe pastaj do të thotë: “O Zoti im! Më shti në Xhenet!” Allahu do t’i thotë: “Sa besëthyer që je o biri i Ademit! A nuk ishe ti që dhe besë e bëre marrëveshje se nuk do të kërkosh më shumë se ç’tu dha?” Ai do të thotë: “O Zoti im! Mos më bëj mua më të mjerin e krijesave të Tua!” Kështu, Allahu do të qeshë dhe do ta lejojë atë të hyjë në Xhenet dhe do t’i thotë atij të kërkojë ç’të dojë dhe sa të dojë. Ai do të vazhdojë të kërkojë derisa t’i plotësohen të gjitha dëshirat, pastaj Allahu do t’i thotë: “Kërko më shumë prej këtyre dhe atyre gjërave.” Kështu, Zoti do t7i kujtojë atij shumë e shumë gjëra derisa, kur të plotësohen të gjitha dëshirat, Allahu i Madhëruar do t’i thotë atij: “Gjithë kjo të është siguruar si dhe një herë aq!”

Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu i tha Ebu Hurejras radijAllahu ‘anhu se në të vërtetë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Allahu i tha: ‘Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq/” Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tha: “Unë nuk mbaj mend nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem veçse fjalën e tij: “Gjithë kjo të është siguruar si edhe një herë aq.” Ebu Said tha: “E kam dëgjuar atë të thotë: “Gjithë kjo të është siguruar si edhe dhjetë herë aq.”” (806)

464.  Ibn Abbsi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Jemi urdhëruar që të biem me fytyrë për tokë në sexhde mbi shtatë eshtra: me ballë, dhe tregoi me gisht hundën, me dy duart, me dy gjunjët dhe me gishtat e këmbëve si dhe të mos i përvesh rrobat dhe të mos i mbledh flokët.” (809,810)

465.  Thabit tregon se Enesi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Jam betuar se nuk do të lë gjë pa bërë (nuk do të lë gur pa lëvizur) që (të falem dhe) t’iu bëj ju të faleni ashtu siç e kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të falet.” Kur Enesi na e falte namazin, kryente veprime që nuk i shoh t’i bëni edhe ju. Kur ngrinte kokën nga rukuja qëndronte në këmbë, aq sa do të thoshte ndonjëri: //harroi,/ dhe po kështu për uljen ndërmjet dy sexhdeve (shih hadithin 461/800) (821)

466.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Rrini drejt në sexhde dhe mos i ulni parakrahët përtokë siç ulet qeni.” (822)

467.  Malik Sejthiu radijAllahu ‘anhu tregon se e ka parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të falet dhe në rekatin tek (të fundit të Vitrit) të qëndronte pak ulur para se të ngrihej (për të falur këtë rekat). (823)

468.  Said Ibn Harithi tregon se Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu u priu në namaz dhe shqiptoi tekbir me zë të lartë gjatë ngritjes së kokës nga sexhdja, kur ra përsëri me fytyrë përtokë, kur u ngrit përsëri, si dhe kur u ngrit në këmbë pas dy rekatëve (për rekatin e tretë). Në fund Ebu Said tha: “Kështu e kam parë të veprojë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (825)

469.  Abdullahu tregon: “E pashë Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu të rrinte këmbëkryq në uljen gjatë namazit. Edhe unë, duke qenë fare i ri, atëherë, po ashtu veprova. Ibn Umeri më ndaloi nga ajo dhe më tha: “Mënyra e duhur e uljes në namaz sipas shembullit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është që ta mbash këmbën e djathtë të ngritur dhe të ulesh mbi të majtën të përkulur poshtë.,/ I thashë: “Si?”, duke e pyetur: “Ndërsa ti ashtu po vepron (duke u ulur këmbëkryq)?” Ai tha: “Mua nuk mund të më mbajnë më këmbët (nga mosha e thyeretj.).” (827)

470.  Ebu Humejd Saidiu radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë e kujtoj namazin e të Dërguarit të Allahut më mirë se çdonjëri prej jush! E kam parë atë të ngrejë dy duart deri në drejtim të shpatullave duke shqiptuar tekbirin, ndërsa, kur përkulej në ruku, ai i vendoste dy duart në kupat e gjunjëve dhe përkulej duke e mbajtur kurrizin shtrirë drejt, pastaj ngrinte kokën dhe qëndronte drejt, derisa gjithë kurrizi kthehej në qëndrim të zakonshëm. Kur binte në sexhde, ai i vendoste dy duart përtokë me parakrahët larg tokës dhe larg trupit, ndërsa gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara në drejtim të Kiblës. Kur ulej pas dy rekateve, ulej mbi këmbën e majtë, ndërsa të djathtën e mbante të mbështetur me gishtat e këmbëve të përkulur nga përpara. Kur ulej në rekatin e fundit, e shtynte këmbën e majtë përpara, ndërsa të djathtën e mbante (po ashtu) të mbështetur dhe ulej ndenjur.” (828)

471.  Abdullah Ibn Buhejna radijAllahu ‘anhu i fisit Ezd Shamu’a, aleat me fisin Abdul- Menaf, shok i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u priu atyre në faljen e namazit të mesditës. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit në këmbë pas rekatit të dytë dhe nuk qëndroi ulur. Kështu që edhe njerëzit pas tij u ngritën në këmbë. Kur po përfundonte namazi dhe njerëzit po prisnin që ai të jepte selam, ai shqiptoi tekbir duke qenë ulur dhe bëri dy sexhde (të harresës) para se të jepte selam pastaj dha selam (për mbarimin e namazit). (829)

472.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që faleshim pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, thoshim: “Paqja qoftë mbi Allahun; paqja qoftë mbi Xhibrilin dhe Mikailin; paqja qoftë mbi filanin dhe filanin.” Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ktheu kokën prapa dhe na tha: “Allahu Vetë është Es-Selam (Paqja, i Gjithëpërsosuri pa asnjë të metë), prandaj, në qoftë se ndonjëri lutet atëherë duhet të thotë: “Et-Tehijatu lil-lahi ves-Salavatu vet-Taj- jibatu, Es-Selamu alejke ej-juhen-Nebij-ju ve Rahmetullahi ve Berekatuhu, Es-Selamu alejna ve ala ibadil-lahis-Salihin (Gjithë përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë e tjera i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ty, o Pejgamber (i Allahut)! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë e të përkushtuar me të vërtetë ndaj Allahut (në besimin e pastër Islam të adhurimit të Allahut si një Zot i Vetëm).” Po ta thoni këtë, atëherë kjo, pa dyshim, përfshin çdo rob të vërtetë të Allahut, në qiell e në tokë. ‘Eshhedn en la ilahe il-lAllah ve eshhedu en-ne Muhamden abduhu ve resuluhu (Dëshmoj dhe vërtetoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Një e të Vetëm dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.” (831)

473.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem lutej në namaz (duke thënë): “Allahumme inni eudhubike min adhabil- kabr, ve eudhubike min fitnetil-Mesihid- Dexh-xhal, ve eudhebike min fitnetil-mahja ve fitnetil-memat. Allahumme inni eudhubike minel-ma/ themi vel-magremi. (O Allah! Të mbështetem Ty, kërkoj të më mbrosh nga ndëshkimi i varrit, të mbështetem Ty të më mbrosh nga sprovat dhe mundimet e Mesihud-Dexhali-it; të mbështetem Ty të më mbrosh nga sprovat dhe mundimet e jetës dhe nga sprovat dhe mundimet e vdekjes! O Allah! Të mbështetem Ty të më mbrosh nga gjynahet dhe nga borxhet.)” E pyetën: “Pse kaq shpesh i lutesh Allahut të të ruajë nga borxhi?” (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Njeriu që ka borxh, sa herë që flet, do të gënjejë dhe, sa herë që bën premtim, e thyen atë.” (833)

474.  Ebu Bekr Siddik radijAllahu ‘anhu tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Më mëso një dua që t’i luten Allahut me të në namaz.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Thuaj, ‘Allahumme inni dhalemtu nefsi kethiran ve la jagfirudh-dhunube il-la Ente. Fagfirli magfircten min indike, verhamni. Innekel- Gafurur-Rahim (O Allah! I kam bërë shumë keq vetes sime duke bërë gjynahe dhe askush veç Teje nuk i fal gjynahet. Kështu pra, të lutem Ty të më falësh me Faljen Tënde dhe të më mëshirosh, pasi vërtet Ti je gjithnjë Falësi i Madh, Mëshiroploti).” (834)

475.  Nga hadithi paraardhës i Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu (nr. 472/831) në këtë tregim shtohet pas dy dëshmive nga fjala e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Pastaj zgjidhni duanë që doni më shumë dhe lutuni.” (835)

476.  Umm Selemeh radijAllahu ‘anhu tregon se, sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do të mbaronte namazin me teslim (duke dhënë selam), atëherë do të ngriheshin gratë (dhe do të dilnin), ndërsa ai do të rrinte pak në vendin ku ishte para se të ngrihej. (837)

477.  Itban radijAllahu ‘anhu tregon: “Jemi falur me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e mbaronim namazin me teslim bashkë me të (jepnim selam kur jepte edhe ai).” (838)

478.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte e zakonshme të ngrihej pak zëri (në dhikër) në përmendjen e Allahut duke e lavdëruar, duke e falënderuar dhe duke e madhëruar Atë pas faljes në grup të namazeve të detyruara (farzeve) në xhami.” Pastaj shton: “Kur dëgjoja dhiarin, merrja vesh se namazi (i detyruar, farzi në xhami) kishte mbaruar.” (841)

479.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se erdhën te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thanë: “Të pasurit do të fitojnë shkallë më të lartë dhe do të kenë kënaqësi të përhershme, ndërkohë ata falen si edhe ne dhe agjërojnë si edhe ne, por kanë më shumë pasuri (para) me të cilat ata kryejnë Haxlun dhe Umren, luftojnë dhe përpiqen për çështjen e Allahut dhe japin sadaka (bamirësi të tjera).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “A t’ju tregoj një gjë që, nëse veproni sipas saj, do t’i mbërrinit ata që ua kanë kaluar? Askush nuk do t’ua kalojë dhe do të jeni më të shquarit e njerëzve mes të cilëve jetoni, përveç atyre që bëjnë të njëjtën gjë si kjo. Thoni pas faljes së çdo namazi të detyruar (farz) nga tridhjetë e tri herë secilën; Subhan-Allah (lavdi i qoftë Allahut), pastaj Elhamdu lil-lah (gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun) si edhe Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).” Një tregues i hadithit shpjegon:

“Patëm mendime të ndryshme mes nesh sepse disa thanë se duhet thënë Sunbhan-Allah 33 herë, El-hamdu lil-lah 33 herë, ndërsa Allahu Ekber 34 herë. Kështu që shkova tek Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili më tha: “Të thuash Sinibhaji-Allah, El-hamdu lil- lah, Allahu Ekber secilën prej tyre nga tridhjetë e tre herë.” (843)

480.  Mugira radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thoshte pas faljes së namazeve të detyruara (Farz): “La ilalie il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir. Allahumme la manie lima a’tejte ve la mutije lima menate ve la jenfau dlial- xheddi minkel- xheddu (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut, Një e të Vetëm. Ai nuk ka shok në sundim. I Tij ëslitë gjithë Sundimi dhe Atij i takojnë gjithë Lavdërimet dhe Falënderimet. Dhe Ai është i Zoti për të bërë gjithçka. O Allah! Askush nuk mund ta ndalojë atë që jep Ti dhe askush nuk mund ta japë atë që e ndalon Ti. Kurrkujt nuk i vlen asgjë nga përpjekjet ose pasuritë e tij përkundër tregon Vullnetit Tënd.” (Hasani thotë se El- Xheddu – e ka kuptimin pasuri ose mirëqenie). (844)

481.  Samura radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na falte namazin, kthehej me fytyrë nga ne, pasi mbaronte faljen.” (845)

482.  Zejd Xhuheniu radijAllahu ‘anhu tregon: “Na priu i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në faljen e namazit të agimit në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi mbaroi faljen e namazit, u kthye nga njerëzit dhe tha: “A e dini se çfarë ka shpallur Zoti juaj i Madhëruar?” Njerëzit i thanë: ” Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu ka thënë: “Këtë mëngjes disa nga robët e Mi mbetën si besimtarë të vërtetë e të vendosur dhe disa u bënë mosbesimtarë; cilido që tha se shiu qe nga Mirësitë dhe Mëshira e Allahut për ne, ky është besimtari im dhe mohues i yjeve; dhe cilido që tha se shiu qe nga ky e ai yll, ky është mohuesi im dhe besimtar i yllit’.” (846)

483.  Ukba radijAllahu ‘anhu tregon: “Fala pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Medine namazin e pasdites. Sapo dha selam dhe mbaroi namazin, menjëherë u ngrit shpejt dhe, duke kaluar nëpër rreshtat e njerëzve, doli për në një nga shtëpitë e grave të tij. Ndërkohë njerëzit u trembën nga ky nxitim i tij. Kur u kthye, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i gjeti njerëzit të çuditur nga që ai ishte nxituar dhe u tha: “M’u kujtua një copë ari në shtëpi dhe nuk doja që ajo të më tërhiqte vëmendjen nga adhurimi i Allahut, kështu që urdhërova që ajo të jepej si bamirësi.” (851)

484.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu thotë: “Mos i jepni pjesë nga namazi juaj shejtanit duke menduar se është e detyrueshme të largohesh pasi të kesh mbaruar faljen, vetëm nga ana e djathtë. Me të vërtetë që e kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shumë herë të largohet nga ana e majtë.” (852)

485.  Ata’u tregon se e ka dëgjuar Xhabirin radijAllahu ‘anhu të thotë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që ha nga kjo bimë (donte të thoshte hudhra) nuk duhet t’u afrohet xhamive tona.” I thashë Xhabirit: “Çfarë donte të thoshte me të?” Ai m’u përgjigj: “Mendoj se e ka pasur fjalën vetëm për hudhrën e pagatuar.” (854)

486.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që ha hudhër ose qepë duhet të rrijë larg nesh, ose duhet të rrijë larg xhamisë sonë dhe të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Vazhdon Xhabiri radijAllahu ‘anhu: Një herë i sollën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një vorbë me gjellë të gatuar me perime. Duke parë se asaj i vinte erë e pakëndshme, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti se ç’kishte në të. Pasi i treguan për llojet e perimeve që kishte në të, ai tha që t’ia afronin atë ndonjërit prej shokëve të tij që ishin me të. Kur e pa atë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e pëlqeu ta hante dhe tha: “Hani ju (ndërsa unë nuk mund ta ha), pasi unë bisedoj (ngushtë) me ata (melekët) me të cilët ju nuk bisedoni.” (Në një tregim tjetër thuhet se i sollën një tepsi a tabaka me perime.) (855)

487.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

488.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë një varri të veçuar dhe u priu njerëzve të cilët u rreshtuan pas tij në namaz (xhenazeje). (857)

489.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gusli (larja e plotë e trupit sipas rregullave Islame) ditën e xhuma është i detyrueshëm për çdo musliman që ka mbushur moshën (e bylygut) pjekurisë/’ (858)

490.  E pyetën Ibn Abbasin radijAllahu ‘anhu: “A ke dalë të marrësh pjesë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në faljen e Bajramit?” Ai tha: “Po. Dhe po të mos kishte qenë afërsia ime me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk do të kishte qenë e mundur për mua kjo gjë (pasi Ibn Abbasi ka qenë mjaft i ri atëherë). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi tek vendi i njohur afër shtëpisë së Kethir Ibn Es-Salt dhe mbajti një liytbe (ligjëratë feje). Pastaj shkoi te gratë. I këshilloi ato, u kujtoi dhe u kërkoi që të jepnin sadaka (lëmoshë dhe bamirësi). Kështu gratë hoqën me duart e veta varëset nga qafat dhe i vunë në rrobën e Bilalit. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Bilali u kthyen në shtëpi.” (863)

491.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se gratë tuaja ju kërkojnë leje për të shkuar në xhami natën, atëherë i lejoni ato.” (865)

 

13 – XHUMAJA

 

492.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ne muslimanët jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por (do të jemi) më të parët dhe më të shquarit Ditën e Ringjalljes, edhe pse kombeve të mëparshme u janë dhënë Librat Hyjnorë përpara nesh. Edhe kjo (dita e xhuma) ka qenë dita e tyre e festimeve (si hytbja – ligjërata, namazi i veçantë i xhumasë etj.) e detyruar për ta, por ata u përçanë në lidhje me të. Kështu që Allahu na udhëzoi ne për këtë ditë (të xhumanë), ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë janë mbrapa nesh për këtë çështje: (dita e shenjtë) e çifutëve është e nesërmja (e shtuna) dhe (dita e shenjtë) e kristianëve është e pasnesërmja (e diela).” (876)

493.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu thotë: “Dëshmoj se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Gusli (larja e plotë e trupit sipas rregullave Islame) ditën e xhuma është i detyrueshëm për çdo musliman që ka mbërritur moshën e (bylygut) pjekurisë. Po kështu, edhe pastrimi i dhëmbëve me sivak (misvak), edhe lyerja me erë të mirë, nëse gjen.” (880)

494.  Ebu Hurejra l.a. tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që merr gnsl ditën e xhuma, sipas atyre rregullave të larjes nga xhunubi dhe pastaj shkon për namaz në orën e parë (herët), kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një deve (bamirësi për çështjen e Allahut); dhe kushdo që shkon në orën e dytë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një ka; dhe kushdo që shkon në orën e tretë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një dash me brirë; dhe kushdo që shkon në orën e katërt, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një pulë; dhe kushdo që shkon në orën e pestë, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një vezë, ndërsa kur del imami (përpara për të mbajtur ligjëratën e xhumasë), melekët (bëjnë roje tek dyert e xhamisë për të shënuar kush paraqitet) vijnë për të dëgjuar hytben.” (881)

495.  Selman Farisiu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa të mundet, pastaj lyen flokët (me vaj, me erë të mirë), ose bëhet me erë të mirë me erën e shtëpisë së vet, pastaj del për të shkuar (për namazin e xhumasë) dhe nuk ndan dy vetë të ulur pranë njëri- tjetrit (në xhami), pastaj fal aq sa i ka bërë detyrim Allahu atij dhe dëgjon në heshtje të plotë kur imami mban fjalën e caktuar, atij, padyshim do t’i falen gjynahet (që ka bërë) nga e xhumaja e fundit deri atë të xhuma.” (883)

496.  Tausi tregon: “I thashë Ibn Abbasit radijAllahu ‘anhu: “Thonë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Lahuni ditën e xhuma, lani edhe kryet (d.m.th. larje e plotë) edhe sikur të mos jeni xhunub, si dhe lyhuni me erë të mirë.,,/ Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tha: “Sa për guslin, e di (që është thelbësor), ndërsa për lyerjen me erë të mirë, nuk e di (nëse është thelbësore apo jo).” (884)

497.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: Umer Ibn Hattabi radijAllahu ‘anhu pa (të shitet) te dera e xhamisë një xhybe e mëndafshtë dhe i tha të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja që ta blije këtë (xhybe) për ta veshur ditën e xhuma, si dhe kur të vijnë delegacione.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Kjo do të vishet prej atij i cili nuk ka pjesë (shpërblim) në Jetën e Fundit.” Më vonë, një xhybe si kjo i dhanë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai i dha një prej tyre Umer Ibn Hattabit radijAllahu ‘anhu. Atëherë Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “O i Dërguari i Allahut! Më dhurove këtë xhybe edhe pse the fjalë të atilla për xhyben e Utaridit (tek dera e xhamisë)?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Në të vërtetë nuk ta dhashë për ta veshur.” Atëherë Umer Ibn Hattabi radijAllahu ‘anhu ia dhuroi një vëllai të tij, pagan, në Mekë. (886)

498.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Po të mos e shihja të vështirë për pasuesit e mi, ose për njerëzit, do t’i kisha urdhëruar që t’i pastronin dhëmbët me sivak përpara çdo namazi.” (887)

499.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “U kam folur vazhdimisht për (të përdorur) sivakun. (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka theksuar shumë përdorimin e tij.)” (888)

500.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndonte ditën e xhuma në namazin e sabahut “EZz/ Lam Mim TenziV (Sure Es-Sexlide, nr. 32) dhe “Hel ata alal-insani” (Sure Ed-Dehr, nr. 76). (891)

501.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Gjithsecili prej jush është kujdestar dhe gjithsecili prej jush është përgjegjës për gjithë ç’ka nën mbikëqyrje dhe nën kujdesje: Kështu, imami (sunduesi, prijësi) është kujdestar për gjithë çrka ai nën sundim dhe është përgjegjës (e përgjigjet) për ata që ai ka në vartësi; edhe burri është kujdestar i familjes së vet dhe përgjegjës për ta; edhe gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe përgjegjëse për të; edhe shërbyesi është kujdestar i pasurisë së padronit të vet dhe përgjegjës për të.” M’u duk sikur tha edhe se: “Edhe burri është kujdestar i pasurisë së babait të tij dhe përgjegjës për të. Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe përgjegjës për gjithçka që keni nën kujdesje e nën vartësi.” (893)

502.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ne muslimanët jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por (do të jemi) më të parët e më të shquarit Ditën e Ringjalljes … (vazhdon si hadithi nr. 492/876 ndërsa në këtë tregim të tij në fund shton: “Është e detyruar për çdo musliman që ai një herë në shtatë ditë të lajë kryet dhe trupin e tij.)” (896,897)

503.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Vinin njerëz nga shtëpitë e tyre dhe nga Avali (rrethinat e Medines rreth katër milje e më shumë larg) dhe kalonin nëpër shkretëtirë me pluhur duke u bërë me djersë e pluhur saqë u kullonte djersa. Vjen njëri prej tyre tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili ishte tek unë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Do të dëshiroja që të mbaheshi të pastër në këtë ditë tuajën (duke u larë)” (902)

504.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Njerëzit punonin (për jetesën e tyre) dhe sa herë që shkonin për të falur të xhumanë, ata shkonin ashtu siç kishin qenë në punë, kështu që iu kërkua që të laheshin për këtëditë.” (903)

505.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e falte të xhumanë menjëherë pas mesit të ditës, sapo dielli të kalonte pak kupën e qiellit. (904)

506.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do ta falte më herët namazin, kur ishte shumë ftohtë dhe do ta vononte, kur ishte shumë nxehtë (d.m.th. namazin e xhumasë). (906)

507.  Ebu Abs radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa po shkoja për të falur të xhumanë, e dëgjova Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kujtdo që i mbulohen këmbët me pluhur (duke ecur) për çështjen e Allahut (Xhihad), Allahu do ta ruajë atë ngazjarri.” (907)

508.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar që dikush ta ngrejë nga vendi vëllanë e vet për t’u ulur vetë aty. Ibn Xhurejxh thotë: “E pyeta Nafiun: “A është kjo vetëm për të xhumanë?” U përgjigj: “Për namazin e xhumasë dhe për namaze të tjerë.”” (911)

509.  Saib Ibn Jezidi tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të Ebu Bekrit radijAllahu ‘anhu dhe të Umerit radijAllahu ‘anhu ditën e xhuma ezani thirrej kur imami ngjitej në minber. Por gjatë kalifatit të Uthmanit radijAllahu ‘anhu, kur muslimanët u shtuan shumë, u shtua dhe një thirrje e tretë (dy ezane dhe ikameti për falje) në Zeura (vend në tregun e Medines).,/ (912)

510.  Saib Ibn Jezid radijAllahu ‘anhu tregon në një tregim tjetër:

“Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk kishte veçse një myezin (thirrës të ezanit) dhe ezani ditën e xhuma thirrej vetëm pasi imami të kishte zënë vend në Minber.” (913)

511.  Ebu Usama tregon: “Kur Muavija Ibn Ebi Sufjan radijAllahu ‘anhu u ul në minber, sapo myezini filloi të thirrë ezanin duke thënë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi” edhe Muavija radijAllahu ‘anhu përsëriti: “Allahu Ekber, Allahu Ekber”. Kur myezini thirri: “Eshhedu en la ilahe il-

Allah (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut)”, Muavija tha: “Kështu (dëshmoj) edhe unë”. Kur myezini thirri: “Eshhedu enne Muhameden residullah (Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)”, Muavija radijAllahu ‘anhu tha: “Kështu (dëshmoj) edhe unë”. Kur përfundoi ezani ai tha: “O njerëz! Kur myezini thërret ezanin, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut mu në këtë vend të thotë ato fjalë që dëgjuat prej meje.” (914)

512.  Në hadithin e Sehl Ibn Saadi (nr. 249/ 377) në lidhje me minberin, ku thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u fal në të dhe u tërhoq mbrapa për të rënë në sexhde, në këtë tregim të tij Sehl shton: “Pasi ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mbaroi faljen e namazit, u kthye nga njerëzit dhe tha: “O njerëz! Në të vërtetë e bëra gjithë këtë, që ju të më ndiqni mua dhe të mësoni si e fal unë namazin.” (917)

513.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e mbante ligjëratën (e të xhumasë), duke u mbështetur pas një kërcu hurme. Kur i vunë minberin, e dëgjuam atë kërcu të qajë, si një deve me barrë, derisa zbriti Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i vuri dorën sipër. (918)

514.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: ‘Tejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e mbante hytben (ligjëratën fetare) në këmbë, pastaj ulej pak, pastaj ngrihej përsëri (për pjesën e dytë), siç bëni edhe ju sot.” (920)

515.  Amr Ibn Taglib radijAllahu ‘anhu tregon se të Dërguarit të Allahut i sollën një sasi malli ose diçka tjetër dhe ai e ndau atë duke u dhënë disave e duke i lënë disa (pa u dhënë gjë). Më vonë i vjen lajmi se ata të cilët nuk morën gjë, e kishin qortuar. Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë pastaj tha: “Em-ma ba’du. Për Allah! Unë mund t7i jap dikujt dhe mund të lë dikë tjetër, edhe pse ai të cilin e lë pa i dhënë gjë është më i dashur për mua, sesa ai të cilit i kam dhënë. Por unë u jap disa njerëzve, pasi e ndjej se ata nuk kanë durim dhe kënaqësi në zemër dhe i lë ata të cilët janë të duruar dhe të kënaqur me mirësinë dhe pasurinë të cilën ua ka futur Allahu në zemrat e tyre dhe njëri prej tyre është edhe Amr Ibn Taglib.” Amri shton: “Për Allah! Ato fjalë të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qenë më të dashura për mua sesa devetë më të mira tëkuqe.” (923)

516.  Humejd Saidiu radijAllahu ‘anhu tregon se një natë, pas namazi, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe, pasi falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë siç e meriton, tha: “Em-ma ba’du”. (925)

517.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit në minber dhe kjo qe mbledhja e fundit, në të cilën ai mori pjesë. Shpatullën e kishte të mbështjellë me një xhybe të madhe, ndërsa kokën e kishte mbështjellë me një fashë të vajosur. Kështu, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “O ju njerëz! Afrohuni tek unë.” Kështu, pasi njerëzit u afruan dhe u grumbulluan rreth tij, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Em-ma ba’du.” Këtu e mbrapa kjo bashkësi e ensarë ve (ndihmuesit, banorët vendas të Medinës) do të vijë duke u pakësuar, ndërsa do të shtohen njerëzit e tjerë. Kështu pra, kushdo që do të bëhet sundues i pasardhësve të Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ka fuqi për t’i bërë keq ose mirë ndokujt, atëherë ai duhet të pranojë të mirën nga mirëpunuesit prej tyre (Ensarëve) dhe të mos i vërë re gabimet e keqpunuesve prej tyre.” (927)

518.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po mbante hytben përpara njerëzve ditën e xhuma, dikush hyri në xhami (dhe u ul). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (e pa atë dhe) i tha: “A u fale, o filan?” Ai u përgjigj: “Jo”. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Ngrihu dhe fal dy rekatë namaz.” (930)

519.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një here, në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem njerëzit u goditën nga thatësira. Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po mbante humben, ditën e xhuma, u ngrit një beduin dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Pasuria po na rrënohet dhe fëmijët janë të uritur. Lute pra Allahun për ne (për shi).” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti duart (duke iu lutur Allahut për shi). Ato çaste nuk shihnim asnjë gjurmë reje në qiell. Betohem për Atë (Allahun) në Duart e të Cilit është shpirti im! Sapo i uli duart, u mblodhën retë si male dhe, para se të zbriste nga minberi, e pashë shiun të pikojë në mjekrën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Atë ditë ra shi, edhe të nesërmen dhe të pasnesërmen dhe pas asaj deri të xhumanë tjetër, kur ngrihet përsëri ai beduin ose dikush tjetër dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut! Shtëpitë janë shembur, bereqeti dhe blegtoria na janë mbytur. Lute pra Allahun për ne (për ta ndaluar shiun).” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti duart dhe u lut: “O Allah! Rreth e rrotull nesh dhe jo mbi ne!” Kësisoj, në çfarëdo drejtimi që ai bëri me duar andej, po andej u shpërndanë dhe u e larguan dhe retë dhe qielli i Medines u kthjellua si një gropë mes reve. Lugina Kanat vërshoi për një muaj sa çdo njeri që vinte nga jashtë Medines, fliste vetëm për shiun e bollshëm. (933)

520.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se i thua shokut tënd që ke përbri (në xhami) ditën e xhuma, që të heshtë dhe të dëgjojë, ndërkohë që imami është duke mbajtur hytben, atëherë, padyshim, që ke bërë Lagv-un (veprim të shëmtuar, e ke prishur dhe del pa shpërblim).” (934)

521.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem foli për ditën e xhuma dhe tha: “Është një çast i vyer e i volitshëm ditën e xhuma të cilin, në qoftë se një musliman, rob i Allahut e kap duke u falur dhe i kërkon diçka Allahut të Lartësuar, atëherë Allahu, padyshim, do t’ia përmbushë atij kërkesën plotësisht.” Dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregoi me dorën tij se kjo kohë është shumë e shkurtër. (935)

522.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa po falnim xhumanë (hytben dhe namazin) me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur mbërrin (nga Shami) një karvan me deve të ngarkuara me ushqime. Njerëzit e hoqën vëmendjen për te devetë (dhe e lanë xhaminë), aq sa nuk mbetën me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem veçse dymbëdhjetë vetë. Nga ky shkak zbriti ajeti: “Dhe kur ata shohin ndonjë pazarllëk ose qejf (të rënët e lodrës etj.) ata derdhen duke vënë kokën përpara drejt saj dhe të lënë ty (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në këmbë (duke mbajtur ligjëratën e xhumasë).” (Kuran, v. 62:11). (936)

523.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falte dy rekatë para namazit (farzit) të drekës dhe dy rekatë pas tij, edhe dy rekatë pas namazit (farzit) të mbrëmjes (akshamit) në shtëpi, edhe dy rekatë pas namazit (farzit) të darkës (ishasë), ndërsa asnjëherë nuk falej pas namazit të xhumasë derisa të dilte nga xhamia, pastaj do të falte dy rekatë (në shtëpi). (937)

 

14 – NAMAZI I FRIKES

 

524.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Mora pjesë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një fushatë në Nexhd. I dolëm përballë armikut dhe u vendosëm në formacion luftimi. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit të prijë në namaz, një pjesë e forcave qëndroi duke u falur me të, ndërsa pjesa tjetër i qëndroi përballë armikut. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe grupi i parë u përkulën në ruku dhe bënë dy sexhde. Pastaj ai grup u largua pasi plotësuan edhe rekatin e dytë dhe krejt namazin me teslim (selam), ndërsa i Dërguari i Allahut qëndroi në këmbë. Pastaj ata që nuk qenë falur zune vendet e atyre, duke iu bashkëngjitur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili fali edhe një rekat (të dytin për vete me grupin e dytë), bëri dy sexhde dhe e përfundoi namazin me teslim (duke dhënë selam), kurse secili prej tyre (nga grupi i dytë) u ngrit, bëri rukunë, ra edhe dy herë në sexhde dhe e përfundoi namazin (me selam). (942)

525.  Në një tregim tjetër nga Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu shtohet edhe fjala e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ka thënë: “Në qoftë se numri i armikut është më i madh se ai i muslimanëve, atëherë ata mund të falen në këmbë ose kaluar (secili veç e veç)” (943)

526.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur u kthye nga lufta e Lidhjes së Madhe (£/- Ahzab), Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “Askush nuk duhet ta falë namazin e pasdites, (në vend tjetër), veçse te (fisi) Beni Kurejdha.” Kështu, disa i zuri koha e namazit rrugës. Disa prej këtyre vendosën të mos e falin namazin (rrugës), por vetëm te (fisi) Beni Kurejdha, ndërsa pjesa tjetër vendosën se duhej falur namazi menjëherë dhe thanë se qëllimi i fjalës së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka qenë ajo që kuptuan të parët. (Kështu të dytët u falën) dhe këtë ia treguan Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili nuk fajësoi asnjërën palë prej tyre. (946)

15 – DY BAJRAMET

 

527.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një herë (për Bajram) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi tek unë, ndërsa dy vajza po këndonin pranë meje këngën e dy fiseve Hazrexh dhe Aus të Medines. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u shtri në shtrat dhe ktheu kokën nga ana tjetër. Pastaj hyri Ebu Bekri dhe më foli ashpër duke më bërtitur: “Vegla muzike të shejtanit në shtëpi të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye nga ai dhe i tha: “Lëri.” Sapo Ebu Bekri e largoi vëmendjen u bëra me shenjë dy vajzave dhe ato dolën.” (949)

528.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asnjëherë nuk dilte për të falur namazin e Bajramit të Fitrit (të Ramazanit, Bajramit të Madh) pa ngrënë pak hurma. Dhe shton në një tregim tjetër se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithnjë i hante ato në numër tek. (953)

529.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të mbajë hytbe duke thënë: “Më e para gjë që fillojmë të bëjmë në këtë ditë tonën, është të falim namazin (e këtij Bajrami), ndërsa, pasi kthehemi, therim kurbanin dhe, kush vepron kështu, ai vërtet ka rrokur dhe ka punuar në Sunetin tonë (rrugën e njohur e të ligjshme Islame).” (951)

530.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na mbajti hytben pas faljes së namazit ditën e Kurban-Bajramit dhe tha: “Kushdo që fal namazin si ne dhe bën kurban siç bëjmë ne, atëherë kurbani i tij do t’i pranohet nga Allahu, ndërsa kushdo që e pret kurbanin para namazit të Bajramit, atëherë ai nuk ka bërë kurban.” Ebu Burda, daja i Beraut tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e thera delen time para faljes së namazit të Bajramit, ndërsa e mendova ditën e sotme si ditë ngrënie e pirje (e jo ditë agjërimi) dhe desha që delja ime të ishte e para që therej në shtëpinë time. Kështu pra, unë e bëra kurban delen time dhe hëngra (ushqim) para se të vij për të falur namazin.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Delja që ke prerë është thjesht mish (dhe jo kurban).” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam një ftujë që e dua më shumë se dy dele. A do të mjaftonte kjo kurban për mua?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po, do të mjaftojë për ty, por nuk do të mjaftojë (për kurban) për askënd tjetër pas teje.” (955)

531.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dilte ditën e Fitër Bajramit dhe atë të Kurban Bajramit në namazgja dhe, gjëja e parë me të cilën ai fillonte, ishte falja e namazit, pastaj do të qëndronte përpara njerëzve, ndërsa ata do të rrinin ulur në rreshtat e tyre. Pastaj ai do t’u shtjellonte atyre çështjet e fesë, do t7i këshillonte si dhe do t’i urdhëronte. Pas kësaj, nëse ai do të dëshironte të dërgonte ndonjë ekspeditë luftarake, do ta bënte këtë, ose, në qoftë se do të jepte ndonjë urdhër, gjithashtu do ta urdhëronte, pastaj do të largohej. Dhe kështu njerëzit vazhduan të ndjekin këtë udhë derisa unë dola bashkë me Mervanin, Princin e Medines, për Bajramin e Kurbanit ose të Fitrit. Sapo arritëm në namazgja, kur ja! Një minber që e kishte skalitur Kethir Ibn Salti! Dhe ja! Mervani deshi të ngjitej në të përpara se të falte namazin! E kapa për rrobash, por ai i tërhoqi, pastaj ai u ngjit në minber dhe e mbajti hytlmi para faljes së namazit të Bajramit. (Kur mbaroi) i thashë: “Për Allah! Ju keni ndryshuar Sunetin (rrugën, veprën e shembullin) e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem]. M7u kthye: “O Ebu Said! Ka ikur ajo që ti di.” I thashë: “Për Allah! Ajo që unë di është më e mirë se ajo që nuk di.” Mervani më tha: “Njerëzit nuk ulen të na dëgjojnë hytben pas faljes së namazit, kështu që e mbajta atë para faljes së namazit.” (956)

532.  Ibn Abbasi dhe Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregojnë se nuk ka pasur Ezan as për ditën (namazin) e Bajramit të Fitrit dhe as për ditën (namazin) e Bajramit të Kurbanit. (960)

533.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kam falur namazin e Bajramit me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me Ebu Bekrin, me Umerin dhe me Uthmanin radijAllahu ‘anhu dhe të gjithë këta e falnin namazin e Bajramit përpara se të mbanin hytben.” (962)

534.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Asnjë vepër e mirë e kryer ditët e tjera nuk është më me vlerë, sesa ato vepra të kryera këto dhjetë ditë (të para të Dhul-Hixhes)” Disa nga shokët e tij e pyetën: “As edhe xhihadi?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u* tha: “As edhe xhihadi, përveç atij njeriu i cili vë në rrezik veten e vet dhe pasurinë e vet (për hir të Allahut) dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre (bie shehid, martir për çështjen e Allahut).” (969)

535.  Muhamed Ibn Ebi Bekr Eth- Thekafij tregon: “Ndërsa po ecnim nga Minaja për në Arafat, e pyeta Enesin radijAllahu ‘anhu për Telbijen: “Si e thoshit ju Telbijen me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Enesi radijAllahu ‘anhu tha: “Njerëzit e thoshin telbijen dhe nuk u qe ndaluar, po kështu ata bënin edhe tekbir dhe nuk u qe ndaluar as kjo gjë.” (970)

536.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bënte kurban deve dhe kafshë të tjera në namazgja (ditën e Bajramit të Kurbanit). (982)

537.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (pasi falte namazin) ditën e Bajramit kthehej nga një rrugë tjetër. (986)

538.  Hadithit të Aishes radijAllahu ‘anha për etiopianët (me nr. 286 dhe 454) që shfaqnin mjeshtëritë e tyre me heshta në xhami, në këtë tregim ajo shton: “Umeri i qortoi ashpër, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Lëri, pasi Beni Erfideh janë nën mbrojtjen time.” (988)

 

16 – VITRI

 

539.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për namazin e natës(se si falet). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Namazi i natës falet duke dhënë selam në çdo dy rekatë dhe, në qoftë se dikush ka frikë se afrohet agimi (sabahu), atëherë fal një rekat dhe ky (rekat) do të jetë vitr për të gjithë rekatët sa ka falur.” (990)

540.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falte njëmbëdhjetë rekatë natën dhe ky ishte namazi i tij i natës. Kur binte në Sexhde rrinte aq sa ndonjë prej jush mund të këndojë pesëdhjetë ajete, para se ai të ngrinte kokën. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjithnjë falte dy rekatë (suuet) para namazit (farz) të sabahut dhe pastaj mbështetej në krah të djathtë (e priste) derisa të vinte myezini për namazin (e agimit në xhami). (994)

541.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çdo natë e falte namazin e vitrit në orë të ndryshme (që nga pas namazit të Darkës) deri në orën e fundit tënatës. (996)

542.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgam- beri sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Bëjeni vitër namazin tuaj të fundit që falni natën.” (998)

543.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e falte vitrin hipur në deve (kur ishte në udhëtim). (999)

544.  Ibn Umeri tregon: “E pyetën Enesin radijAllahu ‘anhu: “A ka kënduar kiuint (dua) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në namazin e sabahut?” Enesi radijAllahu ‘anhu pohoi e, pastaj e pyetën përsëri: “A e këndonte duanë e kunutit përpara se të përkulej në ruku?” Ai u përgjigj: “Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka kënduar kunutin pasi ngrihej nga rukuja vetëm për pak kohë (njëmuaj)” (1001)

545.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se kur e pyetën për kunutin ai u përgjigj: “Padyshim që është kënduar.” I thanë: “Përpara rukusë, apo pas saj?” Enesi u përgjigj: “Përpara rukusë.” E pyeta (Asimi, treguesi i dytë i hadithit): “Po filani na tregoi ne se ti i ke thënë pas rukusë?!” Enesi tha: “Ka gënjyer. Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka kënduar kunut vetëm një muaj. Ja shkaku: Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi te paganët e Nexhdit, rreth shtatëdhjetë vetë që dinin Kuranin përmendësh, të cilët qenë më të paktë në numër se ata dhe, me të cilët i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte marrë- veshje paqeje. Por paganët e thyen paqen dhe i vranë të shtatëdhjetë burrat. Kësisoj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemkëndoi kunut për një muaj duke iu lutur Allahut për t’i ndëshkuar dy fiset Ri’l dhe Dhukvan (të Nexhdit).” (1002)

546.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kunuti këndohej në namazin e akshamit dhe të sabahut.” (1004)

 

17 – NAMAZI PER SHI

 

547.  Abdullah Ibn Zejd radijAllahu ‘anhu tregon: “Doli Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të falur namazin istiska (dy rekate) pastaj e veshi xhyben pasi e ktheu nga ana tjetër.” (1005)

548.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon për lutjen e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për besimtarët e dobët dhe për lutjen kundër fiseve Mudar (Hadithi nr.462/804. Në këtë hadith tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Allahu i fali fiset Gifar dhe i shpëtoi fiset Eslem.” (1006)

549.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se, kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa që njerëzit (Kurejshit) nuk po e pranonin Islamin, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u lut: “O Allah! Dërgo (mbi ta) shtatë (vite urie) si shtatë (vitet e urisë në kohën) e Pejgamberit Jusuf sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Kështu, ata i kaploi thatësira për një vit e cila shkatërroi çdo gjë të gjallë, aq sa njerëzit filluan të hanë lëkurat, ngordhësirat dhe kërmat. Sa herë që dikush shihte nga qielli i dukej tym e mjegull nga uria. Kështu, Ebu Sufjani shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem the i tha: “O Muhamed! Ti i urdhëron njerëzit që t’i binden e t’i nënshtrohen Allahut dhe që të shkojnë mirë me farefisin. Por në të vërtetë populli i fisit tënd po vdesin. Të lutem pra, lutju Allahut për ta!” Në këtë kohë Allahu shpalli vargjet e sures Ed-Duhan: ” Andaj ti prite atë (ditë), kur qielli do të lëshojë tym të qartë, që do t’i mbulojë njerëzit, (e do tru thuhet): 7/Ky është dënim i dhembshëm!” (Mohuesit do të thonë): “O Zoti ynë, lirona prej dënimit! Ne tashmë besojmë!” E si mund të përfitojnë ata nga këshilla, ndërkohë që më parë atyre u pat ardhur një i Dërguar me shpjegime të qarta e ata i kthyen shpinën, duke thënë: “Ai është një i çmendur i mësuar nga të tjerët”?! Edhe sikur t’ju lirojmë nga dënimi pak (kohë), ju me siguri që do të ktheheni (në mosbesim). Ditën, kur do t’i mbërthejmë ata me forcën më të madhe, Ne do të hakmerremi.” (Kuran, 44: 10-16) Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu shton: El-Batsh (shtrëngimi) sigurisht që i kapi në Bedr dhe po kështu edhe Ed-Duhan (tymi), edhe El-Batsh (shtrëngimi), edhe El-Lizam (ngushtësia) si dhe ajeti i sures Er-Rum (nr.30) tashmë kanë kaluar. ” (1007)

550.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Këto vargje mu kujtuan kur pashë fytyrën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa po luste Allahun për shi. Akoma nuk kishte zbritur nga minberi, kur uji i shiut u derdh nga ullukët e çative. Ato janë vargjet e Ebu Talibit që thotë: “Dhe një i bardhë (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të cilit i kërkohet të lusë Allahun për shi, që është kujdestari i jetimëve dhe mbrojtësi itëvejave.” (1009)

551.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se, sa herë që kërcënoheshin nga thatësira, Umeri radijAllahu ‘anhu gjithnjë i drejtohej Abbasit radijAllahu ‘anhu (xhaxhait të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që t’i lutej Allahut për shi. Umeri radijAllahu ‘anhu bënte këtë dua: “O Allah! Ne i kërkonim Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të të lutej Ty për shi, ndërsa tani ne i kërkojmë xhaxhait të tij që të të lutet Ty për shi. O Allah! Na lësho shi!” Dhe kështu Allahu dërgonte shi. (1010)

552.  Hadithi i Enesit (nr. 519/933) tregon për beduinin që hyri në xhami ditën e xhuma, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në këmbë duke mbajtur hytben, ai i kërkoi atij që tri lutej Allahut për shi duke e përsëritur disa herë. (Pastaj vazhdon hadithi me duanë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe me rënien e shiut) dhe shton këtu: “Betohem për Allahun! Për një javë nuk e pamë më diellin.,/ Pastaj të xhumanë tjetër hyri një burrë në xhami nga e njëjta derë, ndërkohë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në këmbë duke mbajtur hytben. Ai qëndroi në këmbë përballë Pejgamberit dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Bagëtia po na mbytet dhe rrugët janë prerë. Lutju pra Allahut ta ndalojë shiun.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti duart dhe tha: “O Allah! Rreth e rrotull nesh dhe jo mbi ne! O Allah! Mbi pllaja, në male, në kodra, në lugina dhe atje ku rriten pemëtr Kështu pra, shiu pushoi dhe ne dolëm duke ecur në diell. (1013)

553.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti duart dhe tha tri herë: “O Allah! Na lësho shi!”. (1014)

554.  Në hadithin e Abdullah Ibn Zejdit (nr. 547/1005) për namazin për shi në këtë tregim shtohet: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ktheu shpinën njerëzve dhe u drejtua nga Kibla (drejtimi i faljes) duke iu lutur (Allahut për shi). Pastaj e ktheu xhyben nga ana tjetër dhe na priu në namaz, duke na falur dy rekatë, në të cilat këndoi Kuran me zë.” (1025)

555.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk i ka ngritur duart për ndonjë dua tjetër përveç në duanë për shi dhe aq lart i ngrinte, sa i dukej bardhësia e sqetullave.” (1031)

556.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem sa herë që shihte shiun thoshte: “O Allah! Le të jetë ky një shi i dobishëm.” (1032)

557.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që frynte ndonjë erë e fortë, në fytyrën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shikoje ankth (nga frika se ajo erë mund të ishte shenjë e zemërimit të Allahut)” (1034)

558.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mua nVu sigurua fitore me erën lindore, ndërsa kombi i Adit u shkatërru nga era perëndimore.,/ (1035)

559.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Allah! Bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë!” Njerëzit thanë: “Edhe Nexhdin (Irakun) tonë.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “O Allah! Bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë!” Njerëzit thanë: “Edhe Nexhdin tonë.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Atje do të shfaqen tërmetet dhe fitnct (sprovat, mundimet etj.) dhe që atje do të shfaqet briri i kokës së Shejtanit.” (1037)

560.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çelësat e gajb-it janë pesë, askush nuk i di ata përveç Allahut: Askush nuk e di çdo të ndodhë nesër, askush nuk e di se çfarë ka në mitra, askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër, askush nuk e di se në ç’vend do të vdesë, askush nuk e di se kur do të bjerë shi.” (Shih në Kuran ajetin nr. 34 në suren Lukman – 31:34). (1039)

 

18 – EKLIPSET

 

561.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur u zu dielli. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit shpejt duke tërhequr xhyben zvarrë derisa hyri në xhami. Edhe ne hymë pas tij. Pasi na priu duke na falur dy rekatë namaz, derisa dielli u duk përsëri, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “Dielli dhe hëna nuk zihen për shkak të vdekjes së ndokujt, kështu që, kur të shihni eklipsin e tyre, faluni dhe lutni (Allahun) derisa të kalojë çfarë ju ka ndodhur.”

Në një tregim tjetër thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Por me ta (eklipset) Allahu i frikëson robët e Tij.”

Hadithi i eklipseve përmendet shumë herë dhe në një citim tjetër nga Mugira Ibn Shuëba radijAllahu ‘anhu thuhet: “U zu dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën që vdiq Ibrahimi (i biri i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nga kjo njerëzit thanë se u zu dielli për shkak të vdekjes së Ibrahimit. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Eklipsi i diellit dhe i hënës nuk ndodh për shkak të vdekjes së ndokujt dhe as për shkak të ardhjes në jetë të ndokujt. Prandaj, kur të shihni eklipsin, faluni dhe lutni Allahun.” (1040,1043,1048)

562.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u zu dielli, kështu që ai u priu njerëzve në namaz. Ai e filloi namazin dhe e zgjati qëndrimin në këmbë (këndoi gjatë Kuran), pastaj u përkul në ruku dhe qëndroi gjatë; pastaj u ngrit në këmbë dhe (përsëri) qëndroi gjatë, por jo sa herën e parë; pastaj u përkul në ruku (për herë të dytë) dhe qëndroi gjatë, por jo sa herën e parë; pastaj ra me fytyrë për tokë në sexhde duke qëndruar gjatë në të; pastaj të njëjtën gjë bëri edhe në rekatin e dytë si në të parin dhe, kur e mbaroi namazin, edhe dielli ishte liruar. Pastaj u mbajti njerëzve një ligjëratë feje ku, pasi falënderoi dhe lavdëroi Allahun, ai tha: “Në të vërtetë, dielli dhe hëna janë dy tregues nga treguesit e Allahut. Ata nuk zihen për shkak të vdekjes apo të lindjes së ndokujt, kështu që, kur të shihni eklipsin e tyre, atëherë lusni dhe përkujtoni Allahun, bëni tekbir (thoni: Allaliu Ekber), falni namaz dhe jepni sadaka (bamirësi e lëmoshë).”

Pastaj vazhdoi: “O ndjekës të Muhamedit! Për Allah! Askush nuk ka më shumë giram (turp, xhelozi, vetëvlerësim etj.) sesa Allahu, kështu që Ai i ka ndaluar robët e Tij dhe robëreshat e Tij (adhuruesit dhe adhurueset e Tij) që të bëjnë imoralitet. O ndjekës të Muhamedit! Për Allah! Sikur ta dini ju ç’di unë, ju do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” (1044)

563.  Abdullah Ibn Amr radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur ndodhi eklipsi i diellit në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u shpall me zë të lartë: “Es-Salatul-xhami’ah (namazi në grupim në xhami)!” (1045)

564.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një çifute erdhi dhe më kërkoi diçka. Ajo më tha: “Allahu të ruajt nga ndëshkimi i varrit.” Kështu, Aishja radijAllahu ‘anha e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A do të ndëshkohen njerëzit në varret e tyre?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pasi kërkoi mbrojtjen e Allahut për ta ruajtur nga ndëshkimi i varrit, (iu përgjigj duke pohuar). Pastaj Aishja radijAllahu ‘anha tregon hadithin e eklipsit (nr. 562/1044) dhe në fund shtoi: “Ai (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha njerëzve që t’i luten Allahut për t7i mbrojtur nga ndëshkimi i varrit.” (1049)

565.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregoi hadithin e eklipsit në imtësi dhe pastaj përmendi se njerëzit i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Të pamë të marrësh diçka nga vendi yt pastaj të pamë të tërhiqesh.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Në të vërtetë pashë Xhenetin dhe (shtriva duart drejt) një dege (frutash kur më patë të marr diçka) dhe, po ta kisha marrë atë, ju do të kishit ngrënë prej saj sa të jetë dynjaja. Pashë edhe Zjarrin e Xhehenemit dhe nuk kam parë kurrë pamje aq të tmerrshme (kur më patë të tërhiqem). Pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra.” Njerëzit e pyetën: “Për ç’arsye, o i Dërguari i Allahut? Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Për shkak të mohimit të tyre.” I thanë: “A janë mohuese të Allahut?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ” Ato janë mosmirënjohëse ndaj sho- këve të tyre të jetës (bashkëshortëve) dhe janë mosmirënjohëse ndaj mirësive që u bëhen atyre. Në qoftë se i ke bërë mirësi asaj gjithë jetën, ndërsa sheh tek ti ndonjë gjë (që s’i pëlqen asaj), ajo do të thoshte: “Unë kurrë nuk kam parë ndonjëherë të mirë prej teje.” (1052)

566.  Esma bint Ebi Bekr radijAllahu ‘anhu tregon: “Sigurisht që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi njerëzit për lirim të skllevërve gjatë eklipsit të diellit// (1054)

567.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Dielli u zu dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit i frikësuar se mos erdhi Ora (e Fundit, Dita e Kiametit). Ai shkoi në xhami dhe fali namaz me qëndrimin në këmbë, me ruku dhe sexhde aq gjatë saqë asnjëherë nuk e kam parë ashtu. Pastaj tha: “Këto shenja të cilat i dërgon Allahu nuk janë nga vdekja e dikujt dhe as nga lindja e dikujt (tjetër), por Allahu i frikëson me to robërit e Vet (adhuruesit e Tij të vërtetë), kështu që, kur të shihni një gjë të tillë, vazhdoni të përkujtoni Allahun, t’i luteni Atij dhe të kërkoni faljen e Tij.” (1059)

568.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi Kuran me zë gjatë namazit të eklipsit dhe, kur mbaroi së kënduari, bëri tekbir (Allalm Ekber – Allahu është më i Madhi!) dhe u përkul në ruku, ndërsa, kur u ngrit nga rukuja tha: ‘Semi-Allahu limen liamideh, Rabbena ve lekel-hamd / Allahu e ka dëgjuar atë që efalënderoi Atë. O Zoti ynë! Gjithë lavdërimet janë vetëm për Tyl’ Pastaj filloi përsëri të këndojë Kuran. Namazi i eklipsit ka katër ruku dhe katër sexhde në dy rekatë.” (1065)

 

19 – SEXHDET NE KUR’AN

 

569.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi kur ishte në Mekë sure/z En-Nexhm (Ylli, nr. 53) dhe ra në sexhde gjatë këndimit të saj. Kështu bënë edhe ata që qenë aty me të, përveç një të moshuari i cili mori një grusht guralecash ose dheu, e afroi deri tek balli dhe tha: “Kjo më mjafton mua.” Më vonë e pashë të vrarë si Qafir” (femohues, mosbesimtar). (1067)

570.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Bërja e sexhdes në suren Sad (nr. 38) nuk është e detyruar, por unë e kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të bjerë në sexhde gjatë leximit të saj.” (1069)

571.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri sexhde gjatë këndimit të sures En-Nexhm (nr. 53).

(Vazhdon si hadithi nr. 569/1067 i Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu) duke shtuar: “Dhe me të rënë në sexhde muslimanët, idhujtarët, xhinët dhe gjithë njerëzit.” (1071)

572.  Zejd Ibn Thabit radijAllahu ‘anhu tregon se ka kënduar përpara Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem suren En-Nexhm (nr. 53), megjithatë ai nuk bëri sexhde, (megjithëse në këtë sure ka ajet për sexhde). (Kjo tregon se sexhdja e tillë nuk është e detyrueshme). (1073)

573.  Ebu Selema radijAllahu ‘anhu tregon: “E pashë Ebu Hurejran radijAllahu ‘anhu të këndojë: “Idhas- Semau-nshekkat” (nr. 84) dhe bëri sexhde gjatë saj. Kur e pyetën për këtë gjë tha: “Po të mos e kisha parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të bëjë sexhde në këtë sure, edhe unë nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë.” (1074)

574.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na këndonte sure në të cilat kishte sexhde, atëherë ai binte në sexhde, pastaj edhe ne binim në sexhde bashkë me të, ndërsa disa prej nesh nuk gjenin vend për të vënë kokën në sexhde (pasi kishte shumë njerëz).” (1079)

 

20 – SHKURTIMI I NAMAZIT

575.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi për nëntëmbë- dhjetë ditë si mysafir dhe në të gjitha ditët ai i fali namazet të shkurtuara. (1080)

576.  Jahja Ibn Is’hak tregon: “E kam dëgjuar Enesin radijAllahu ‘anhu të thotë: “U nisëm me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga Medina për në Mekë dhe gjatë gjithë kësaj kohe falëm nga dy rekatë për çdo namaz derisa u kthyem përsëri në Medine.” E pyeta Enesin radijAllahu ‘anhu: “A ndenjët ndopak në Mekë?” Ai m’u përgjigj: “Ndenjëm atje për dhjetë ditë.” (1081)

577.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Jam falur në Mina me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me Ebu Bekrin radijAllahu ‘anhu dhe me Umerin radijAllahu ‘anhu me nga dy rekatë namazin. Edhe me Uthmanin radijAllahu ‘anhu në fillim të kalifatit po kështu, (me dy rekate), ndërsa më vonë ai filloi t’i falë namazet të plotë. (1082)

578.  Haritha Ibn Vehb radijAllahu ‘anhu tregon: “Na priu në namaz Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Mina (gjatë ditëve të haxhit) dhe na fali dy rekatë.” (1083)

579.  Abdullah Ibn Zejd tregon: “Na priu Uthmani radijAllahu ‘anhu në namaz në Mina dhe na fali katër rekatë. Kur ia thamë këtë Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu, ai u pre dhe i dëshpëruar tha: 7 Me të vërtetë që të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi!” (Dhe shtoi): “Kam falur në Mina me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dy rekatë; kam falur në Mina me Ebu Bekrin radijAllahu ‘anhu dy rekatë; kam falur me Umerin radijAllahu ‘anhu dy rekatë (kur qenë kalif). Qofsha aq me fat që të më pranojë Allahu dy rekatë nga katër!” (1084)

580.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje e cila beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të udhëtojë një ditë e një natë pa qenë e shoqëruar me mahrem (burrë, njeri i afërt i saj si bashkëshorti ose i afërm tjetër me të cilin nuk i lejohet martesa si babai, vëllai, daja, xhaxhai etj.).” (1088)

581.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta vonojë namazin e akshamit derisa e falte atë (bashkë me namazin e darkës). E falte namazin e akshamit tre rekatë dhe jepte selam (shpejt), sa herë që nxitonte gjatë udhëtimit dhe, pasi priste pak, thirrej ikametz për namazin e jacisë (darkës) të cilin e falte dy rekatë dhe jepte selam. Ai asnjëherë nuk falte namaz tjetër deri në mes të natës (kur falte tehexhxhud – namazin e natës)” (1091,1092)

582.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i falte namazet nafile (jo të detyrueshme) hipur në kafshë, duke mos qenë i drejtuar nga Kibln (1094)

583.  Ibn Sirini tregon se e ka parë Enesin radijAllahu ‘anhu të falet duke qenë i hipur në gomar duke qenë i drejtuar në të majtë të Kiblës. Ibn Sirini e ka pyetur: “Të pashë të falesh duke mos qenë i drejtuar nga Kibla?” Ai u përgjigj: “Po të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të bëjë një gjë të tillë, unë kurrë s’do ta bëja këtë.” (1100)

584.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kam shoqëruar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në udhëtim dhe nuk e kam parë të falë namaze nafile gjatë udhëtimit. Allahu i Madhëruar thotë: “Tashmë, pa dyshim, që tek i Dërguari i Allahut (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur”.” (Kuran, 33: 21). (1101)

585.  Amir Ibn Rebi’a radijAllahu ‘anhu tregon se e ka parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të falte namaz nafile natën gjatë udhëtimit, duke qenë i hipur mbi kafshë dhe duke qenë i drejtuar andej nga ecte kafsha. (1104)

586.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i falte namazet e Drekës dhe të Pasdites bashkë, kur ishte në udhëtim dhe po kështu bashkonte edhe mbrëmjen me darkën (akshamin mejacinë). (1107)

587.  Imran Ibn Husejn radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha i sëmurë me hemorroide (majasëll) kështu që e pyeta Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për namazin (si ta fal). Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: “Falu në këmbë dhe, nëse nuk mundesh, falu ulur dhe, nëse nuk mundesh (edhe kështu), atëherë falu i mbështetur në krah!” (1117)

588.  Aishja, nëna e besimtarëve të drejtë, radijAllahu ‘anha tregon: “Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të falë namazin e natës ulur veçse, kur u moshua. Kështu pra, ai këndonte ulur dhe, kur donte të binte në ruku, ngrihej dhe këndonte rreth tridhjetë a dyzet ajete në këmbë pastaj përkulej në ruku.” (1118)

589.  Aishja tregon në një hadith tjetër si ky, por duke shtuar këtu: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bënte të njëjtën gjë edhe në rekatin e dytë. Pasi mbaronte namazin, më shihte. Po të isha zgjuar, fliste me mua dhe, po të isha fjetur, shtrihej.” (1119)

 

21 – NAMAZI TEHEXHXHUD

 

 

590.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngrihej për të falur namazin e natës, thoshte: “Allahumme Ente Kajjimus-semavati vel-erdi ve men fihinne, ve lekel-hamd. Ente Nurus- semavati vel-erdi ve men fihinne, ve lekel-hamd. Ente Melikus-semavati vel- erdi ve men fihinne, ve lekel-hamd. Entel-Hakku ve va’dukel-Hakk, ve likaauke hakkun, ve kauluke hakkun, vel-xhennetu hakkun, ven-naru hakkun, ven-nebijjune hakkun, ve Muhammedun – Sal-Allahu alejhi ves- selem- hakkun, ves-saatu hakkun! Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasemtu, ve ilejke hakemtu. Fag-fii’ lii ma kaddemtu ve ma ah-hartu, ve ma esrertu, ve ma aTentu. Entel-Mukaddimu ve Entel-Muah-hiru, laa ilahe il-la Ente, ose, laa ilahe gajruk. [O Allah! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je mbajtësi i qiejve dhe i tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Dhe gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je Drita e qiejve dhe e tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Dhe gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Të gjitha lavderimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je i Vërteti, edhe Premtimi Yt është i vërtetë, edhe Takimi me Ty është i vërtetë, edhe Fjala Jote është e vërtetë, edhe Xheneti është i vërtetë, edhe Zjarri është i vërtetë, edhe Pejgamberët (paqja qoftë mbi ta) janë të vërtetë, edhe Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është i vërtetë, edhe Ora (Dita e Kiametit) është e vërtetë. O Allah! Vetëm Ty të jam nënshtruar, dhe vetëm Ty të kam besuar, dhe vetëm tek Ti jam mbështetur, dhe vetëm Ty të pendohem, dhe vetëm me Ndihmën Tënde unë sjell prova (ndaj kundërshtarëve, mohuesve), dhe vetëm Ty unë të zgjedh Gjykues (mes nesh). Të lutem Ty pra, nVi fal mua gjynahet e shkuara dhe të ardhme, çfarë kam fshehur dhe çfarë kam shfaqur! Ti je Ai i Cili i bën (disa njerëz) të përparuar dhe (disa njerëz) të prapambetur. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje (ose nuk ka zot tjetër përveç Teje)]. Sufjani thotë se Ebul-Kerim shtoi edhe “ve la haule ve la kuv-vete il-la bil-lah (Nuk ka forcë e fuqi veçse vetëm me Allahun).” (1120)

591.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kushdo që shihte ndonjë ëndërr, do t’ia tregonte atë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu pra, edhe unë dëshiroja të shihja një ëndërr që t’ia tregoja atë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Isha djalosh i rritur dhe në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem flija në xhami. Kështu, pashë në ëndërr sikur dy melekë më morën dhe më çuna te një zjarr. Kur ç’të shoh! Ai ishte një pus i rrethuar anash dhe kishte dy skaje. (Kur shoh) në të! Njerëz që i njihja! Nga kjo, fillova të them: “I mbështetem Allahut të më ruajë nga Zjarri!” Pastaj na takoi një melek tjetër i cili më tha: “Mos ki frikë!” Ia tregova këtë ëndërr Hafsas, ndërsa ajo ia tregoi të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ç’njeri i mirë që është Abdullahu! Do të dëshiroja që të falte namaz natën.” Pas kësaj, Abdullahu nuk flinte natën veçse fare pak. (1121,1122)

592.  Xhundab radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u sëmur dhe nuk u ngrit për namaz një natë a dy.

593.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi një natë tek ai dhe Fatimja, e bija e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe u tha: “A nuk faleni natën ju të dy?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Shpirtat tanë janë në Duart e Allahut dhe, në qoftë se Ai do që ne të ngrihemi, atëherë Ai do të na bëjë ne që të ngrihemi.” Kur i thashë këtë, ai u largua pa na thënë asnjë fjalë. Pastaj e dëgjova t’i bjerë këmbës duke thënë (ajetin): “Por njeriu është kurdoherë për çdo gjë më grindavec se çdo gjë tjetër.” (Kuran, 18: 54). (1127)

594.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, edhe pse dëshironte shumë që të bënte një vepër të mirë të caktuar, shpesh e linte atë pa bërë, nga frika se mos njerëzit jepeshin pas saj dhe mund t’u bëhej si vepër e detyruar. Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e ka falur asnjëherë namazin e dnlins (falje vullnetare paradite), por unë e fal atë.” (1128)

595.  Mugira radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndronte në namaz ose falej derisa i ënjteshin këmbët. Kur e pyesnin (pse falte namaz të atillë aq të vështirë), ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte: “Si të mos jem rob falënderues?!” (1130)

596.  Abdullah Ibn Amr radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë atij: “Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, edhe agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: Ai flinte gjysmën e parë të natës, pastaj falej në një të tretën e saj dhe flinte përsëri në një të gjashtën e fundit; e sa për agjërimin, ai një ditë agjëronte dhe një ditë jo.” (1131)

597.  Masruku tregon: “E pyeta Aishen radijAllahu ‘anha: “Cila ka qenë puna më e dashur për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Ajo radijAllahu ‘anha më tha: “Puna më e dashur për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka qenë ajo vepër që e bën njeriu pa iu ndarë asnjëherë asaj. E pyeta: “Kur ngrihej (për namazin e natës)?” Ajo më tha: “Ngrihej kur dëgjonte gjelat e parë.” (1132)

598.  Tregon Eshëathi radijAllahu ‘anhu: Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngrihej për t’u falur (natën) kur dëgjonte të këndonin gjelat e parë.” (1132)

599.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur ishte tek unë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kalonte orët e fundit të natës vetëm në gjumë.” (1133)

600.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “U fala një natë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vazhdoi të qëndrojë në këmbë (duke kënduar Kuran) aq sa më erdhi një mendim i keq (në mendje).,/ E pyetëm: “Ç’qe ai mendim i keq?” Ai tha: “Qeshë duke u ulur dhe ta lija Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (1135)

601.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falte trembëdhjetë rekatë për namazin e natës.

602.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falte trembëdhjetë rekatë natën; prej tyre ishte namazi i vitrit dhe dy rekatet sunete para namazit (farz) të agimit.”

603.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: Nganjëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk agjëronte aq gjatë, saqë mendonim se nuk agjëronte (ndonjë ditë) atë muaj, por nganjëherë agjëronte aq shumë, saqë mendonim se nuk linte ditë pa agjëruar atë muaj. (Dhe sa për namazin dhe gjumin e tij natën theksoi): Në qoftë se doje ta shihje të falej natën, do të mund ta shihje duke u falur dhe, në qoftë se doje ta shihje të flinte natën, do të mund ta shihje duke fjetur.” (1141)

604.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjatë gjumit tuaj, shejtani i lidh gjithkujt tri nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjeje duke thënë: ‘Ke natë të gjatë, fli pra/ Kur ky njeri zgjohet dhe kujton Allahun, atëherë zgjidhet një nyje, në qoftë se merr avdes, zgjidhet edhe një nyje, në qoftë se falet, zgjidhet edhe nyja e fundit dhe ngrihet i gjallë dhe në gjendje të mirë shpirtërore; kurse në të kundërt, ngrihet në gjendje të keqe shpirtërore dhe i plogësht.” (1142)

605.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgam- berit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i përmendën një burrë dhe i thanë se ka fjetur deri në mëngjes vonë dhe nuk e ka falur namazin e agimit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në veshin e tij ka urinuar shejtani.” (1144)

606.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zoti ynë, Allahu, më i Lartësuari me Madhështi, më i Larti zbret çdo natë në qiellin më të afërt të dynjasë kur ka mbetur një e treta e fundit e natës dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet Mua, që Unë t’i përgjigjem atij? A ka ndonjë që më kërkon Mua diçka, që Unë t’ia siguroj atë atij? A ka ndonjë që kërkon faljen Time, që Unë ta fal atë?” (1145)

607.  Esvedi tregon: “E pyeta Aishen radijAllahu ‘anha për namazin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që falte natën. Ajo më tha: “Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) flinte pjesën e parë të natës, ndërsa ngrihej për t’u falur në pjesën e fundit të saj, pastaj kthehej përsëri në shtratin e tij. Kur myezini thirrte ezanin (e agimit), ai ngrihej. Në qoftë se kishte nevojë për gusul, atëherë lahej, në të kundërt, vetëm merrte avdes dhe dilte (për të falur namazin).” (1146)

608.  Ebu Selema radijAllahu ‘anhu tregon: “E pyeta Aishen radijAllahu ‘anha: “Si ka qenë namazi i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë Ramazanit?” Ajo tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asnjëherë nuk i kaloi njëmbëdhjetë rekatet në Ramazan ose në kohë tjetër: ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem falte katër rekatë – duke mos pyetur për bukurinë e tyre dhe sa të gjatë ishin- pastaj edhe katër rekatë – duke mos pyetur për bukurinë e tyre dhe sa të gjatë ishin- pastaj edhe tre rekatë të tjerë.” Vazhdon Aishja radijAllahu ‘anha, e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! A do të flesh para se të falësh vitrin?” Ai më tha: “O Aishe! Sytë e mi flenë, por zemra ime nukfle!” (1147)

609.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në xhami dhe pa një litar të lidhur mes dy shtyllave. Ai tha: “Ç’është ky litar?” I thanë: “Ky litar është i Zejnebit. Kur ajo ndjehet e lodhur mbahet pas tij (për të qëndruar në faljen e namazit).” Nga kjo gjë ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo! Hiqeni atë që andej! Duhet të falni namaz sa të ndjeheni të mundshëm. Në qoftë se ndjeheni të lodhur, uluni.” (1150)

610.  Abdullah Ibn Amri tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “O Abdullah! Mos u bë si filani, i cili e falte namazin e natës pastaj e la dhe nuk ngrihej më për ta falur.” (1152)

611.  Ubada radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që zgjohet natën dhe thotë: ‘Lan ilahc il-lAllahu valuichu la shcrike lch, lehul-mulku ve lchul-hamdu vc huvc ala kul-li shcj-in kadiir, el-hamdu lil- lah, ve suhhan-Allah, ve laa ilahc il-lAllah, vAllahu ckhcr, ve la haulc ve la kuv-vct il-la hil-Iah”, pastaj thotë: “Allahumme-gfir lii”, ose i lutet Allahut, atëherë atij do t’i pranohet duaja dhe, në qoftë se merr avdes dhe falet, atij do t’i pranohet namazi. [Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një e të Vetëm i Cili nuk ka as shokë e as të barabartë me Të. I Tij është Sundimi dhe të Tijat janë gjithë lavdërimet dhe falënderimet.

Ai është i Zoti për të bërë gjithçka. Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun; Lavdi i qoftë Allahut; nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut; Allahu është më i Madhi; Nuk ka forcë e fuqi veçse vetëm me Allahun]. (1154)

612.  Në një nga tregimet e tij, Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu thotë se, një herë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vëllai yt (e kishte fjalën për Abdullah Ibn Revahan), nuk flet fjalë të pahijshme kur thotë (vargjet poetike):

Mes nesh është i Dërguari i Allahut, na këndon Librin e Tij,

Kur çelet dita e hapur në agim me ndriçimin e vet,

Ai na tregoi ne udhëzimin me të, pasi qemë të verbër,

Zemrat tona të bindura thellë se, çfarë tha, është e vërteta,

Kalon natën dhe trupi nuk i prek shtratin,

Kur paganët në gjumin e tyre të thellë mbyten!” (1155)

613.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pashë në ëndërr sikur kisha në dorë një copë mëndafshi e cila fluturoi bashkë me mua në çdo pjesë të kopshteve të Xhenetit që desha unë. Pashë gjithashtu sikur dy vetë (melekë) më çuan te një zjarr.” (Vazhdon tregimi sipas hadithit nr. 591/1121, 1122) (1156,1157)

614.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na mësonte si të bënim duanë e istihares për të gjitha çështjet tona, ashtu siç na mësonte një sure Kurani. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na thoshte: “Në qoftë se dikush prej jush vendos të bëj një punë, duhet të falë dy rekatë namaz nafile dhe pastaj të lutet me këtë dua: ‘Allahumme inni estekhiruke bi ilmike, ve estekdiruke bikudretike, ve es’eluke min fadlikel-adhiim, fe inneke tekdiru ve laa ekdiru, ve taëlemu ve laa a’lemu, ve ente al-laamul-gujuub. Allahumme in kunte ta’lemu en-ne hadhal- emra khajrun lii fii diinii ve meaashii ve aakibeti emrii”, ose thotë: “aaxhili emrii ve eexhilih”: “fak-durhu lii ve jessirhu lii thumme barik lii fiih, ve in kunte taëlemu enne hadhal-emru sherr-rrun lii fi diimi ve meaashi ve aakibeti emrii”, ose thotë: “aaxhili emrii ve eexhilihf fasrifhu anniives- rifnii anhu vakdur liil-khajre hajtlui kane, thumme erdiinii bih”, pastaj ai të përmendë nevojën ose çështjen e tij. [O Allah! Të drejtohem Ty të më udhëzosh, sepse Ti je i Gjithëditur. Të lutem Ty të më japësh fuqi, pasi Ti je i Plotfuqishëm.

Të lutem Ty për Mirësinë Tënde të Madhe, pasi Ti ke Fuqi, ndërsa unë s’kam fuqi, Ti ke Dije, ndërsa unë s’kam dije dhe Ti je i Gjithëdituri i të fshehtave. O Allah! Në qoftë se Ti e di (dhe Ti e di sepse je i Gjithëditur) se kjo çështje është e mirë (hajr) për mua në fenë time, për jetesën time dhe për jetën time në Botën Tjetër (ose për jetën time të tashme dhe të ardhme), atëherë bëje atë për mua dhe ma lehtëso atë mua, pastaj më dhuro begati në të; dhe në qoftë se Ti e di (dhe Ti e di sepse je i Gjithëditur) se kjo çështje është e keqe (sherr) për mua në fenë time, për jetesën time dhe për jetën time në Botën Tjetër (ose për jetën time të tashme dhe të ardhme), atëherë ma largo atë prej meje dhe më largo mua prej saj; dhe zgjidh ç’është e mirë (hajr) për mua, çfarë do që të jetë ajo, dhe më kënaq mua me të]. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi se pas kësaj ky njeri duhet të përmendë çështjen ose nevojën e tij. (1162)

615.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka qenë në asnjë gjë më i rregullt dhe më i përpiktë në kryerjen e nafilevc sesa për dy rekatet sunet përpara namazit (farz) të agimit/7 (1169)

616.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë i falte shumë lehtë dy rekatet Sunet përpara namazit (farz) të agimit, aq sa unë do të bëja habi duke menduar: “A i fali duke kënduar vetëm Ummul-Kitab (suren El-Fatiha)?\” 1171

617.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Miku im më i ngushtë (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më ka këshilluar që të ndjek tri gjëra, të cilat nuk do tri lë derisa të vdes: Të agjëroj tri ditë (të mesit 13, 14, 15) të çdo hëne, të fal namazin e duha-së dhe të mos fle pa falur vitrin” (1178)

618.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asnjëherë nuk i ka lënë pa i falur katër rekate (sunet) përpara (farzit të) drekës dhe dy përpara (farzit të) agimit. (1182)

619.  Abdullah Muzeniu radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ka thënë: “Faluni përpara namazit (farz) të akshamit (mbrëmjes).,/ Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e përsëriti tri herë, ndërsa herën e fundit shtoi: “Kush të dëshirojë,,/ – në mënyrë njerëzit të mos e bënin rrugë një gjë e tillë.” (1183)

 

22 – NAMAZET NE XHAMITE E MEKES DHE TE MEDINES

 

620.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ndërmerret udhëtim (për qëllim adhurimi në asnjë vend tjetër), përveçse për tek tri xhami: Xhamia e Shenjtë (e Qabesë në Mekë), Xhamia e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (në Medine) dhe Xhamia Aksa (në Jerusalem).,/ (1189)

621.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një namaz në xhaminë time vlen më shumë se një mijë namaze në çdo xhami tjetër, përveçse në Xhaminë e Shenjtë (në Mekë)” (1190)

622.  Nafi tregon se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu asnjëherë nuk e falte namazin e duha-së (paradites), përveçse në dy raste: Sa herë që shkonte në Mekë dhe gjithnjë arrinte atje paradite. Bënte tavafin (sjelljen shtatë herë rreth Qabes) dhe pastaj falte dy rekatë namaz pas Mckamit të Ibrahimit; si edhe sa here që vizitonte xhaminë Kuba’, dhe këtë do ta bënte çdo të shtunë. Kur hynte në xhami, nuk i pëlqente që të dilte pa falur dy rekatë namaz në të. Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu thoshte se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vizitonte xhaminë Kuba’ (herë) në këmbë dhe (herë) kaluar. Ai (Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu) thoshte: “Unë bëj vetëm ashtu siç kam parë të veprojnë shokët e mi dhe unë nuk ndaloj askënd që të falë namaz në çdo kohë, ditën ose natën, përveç kohës gjatë lindjes së diellit dhe gjatë perëndimit të tij.” (1191,1192)

623.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ka thënë: “Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është një kopsht nga kopshtet e begatë të Xhenetit dhe minberi im është mbi Hauzin tim, (El-Keuther – lumë në Xhenet).” (Sure nr. 108) (1196)

 

23 – VEPRIMET E NDALUARA GJATE NAMAZIT

 

624.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Në fillim ne e përshëndesnim Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ishte duke u falur dhe ai na e kthente përshëndetjen. Por, kur u kthyem (nga mërgimi) nga Nexhashiu (mbreti i Abisinisë), ne e përshëndesnim atë (kur ishte duke u falur), por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk na e kthente më përshëndetjen dhe pas faljes thoshte: “Në namaz njeriu është i zënë (me një çështje shumë më serioze).” (1199)

625.  Zejd Ibn Arkam radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem flisnim gjatë faljes së namazit (duke iu përgjigjur nevojës së pyetësit) derisa zbriti ajeti: “Ndiqni rreptësisht faljen (pesë kohët e detyruara) e sidomos faljen e mesit (faljen më të mirë që është falja e Pasdites). Dhe qëndroni para Allahut me bindje e përkushtim (dhe mos flisni me të tjerët gjatë faljes).” (Kuran, v. 2: 230) Pas kësaj u urdhëruam të heshtim në namaz.” (1200)

626.  Muajkibi radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem foli për dikë që e rrafshonte vendin ku binte në sexhde dhe tha: “Në qoftë se i duhet ta bëjë këtë, le ta bëjë vetëm një herë.” (1207)

627.  Ebu Berza Eslemiu radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë një lufte të shenjtë, ndërsa frenat e kafshës (kalit ose devesë) i mbaja në dorë, duke u falur, ajo po përpiqej të ikte, ndërsa unë i shkoja pas. (Dikush nga sekti rebel i Khavarixhëve më pyeti për këtë. Kur mbarova namazin) i thashë: “Me të vërtetë që kam marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut në gjashtë, shtatë a tetë luftëra të shenjta dhe kam parë butësinë dhe lehtësimin e gjërave prej tij. Dhe, pa dyshim, më mirë ta mbaja kafshën, sesa ta lija që të kthehej në vathën e saj, pasi kështu do të më sillte shumë shqetësime.” (1211)

628.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon hadithin e eklipsit (nr. 562/1044) dhe shton këtu nga fjala e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur tregoi se pa Zjarrin: “Vërtet që e pashë Zjarrin, anët e ndryshme të të cilit po përpinin njëra tjetrën, pashë edhe Amr Ibn Luhej-in, i cili qe i pari që shpiku zakonin e sevaib (deve femra të lëna të lira në emër të idhujve dhe perëndive të rreme pagane).” (1212)

629.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më çoi për një punë dhe, kur e mbarova, shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e përshëndeta, por ai nuk ma ktheu atë, kështu që ndjeva aq brengë në zemër sa vetëm Allahu e di. Thashë me vete: “Mbase i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është mërzitur pasi erdha shumë ngadalë.” Pastaj e përshëndeta përsëri, por prapë ai nuk m’u përgjigj, kështu që zemra nVu lëndua më shumë se herën e parë. Pastaj përsëri e përshëndeta dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ma ktheu përshëndetjen dhe më tha: “Ajo që më pengoi të të kthej përshëndetjen qe se unë po falesha.” Këtë kohë ai ishte hipur (në deve) dhe nuk ishte i drejtuar nga Kibla (drejtimi i faljes).” (1217)

630.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar vënien e duarve në ijë (në bel) gjatë faljes së namazit. (1219)

 

24 – SEHVI SEXHDEJA

 

631.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e fali namazin e drekës pesë rekatë. Dikush e pyeti atë nëse ishte shtuar gjë në namaz. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “E ç’është ajo?” Ai iu përgjigj: “Fale pesë rekatë.” Kështu që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ra dy herë në sexhde pasi kishte dhënë selam.” (1226)

632.  Umm Selema radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ndalojë faljen e dy rekatëve pas namazit të ikindisë. Më vonë e kam parë atë tri falë këto dy rekatë menjëherë pas këtij namazi. Këtë kohë disa gra medinase ishin tek unë, kështu që dërgova shërbëtoren tek ai duke i thënë asaj: Shkoji pranë dhe thuaji se Umm Selema të thotë: “O i Dërguari i Allahut! Të kam dëgjuar që të ndalosh faljen e këtyre dy rekatëve ndërsa të shoh ty t’i falësh.” Në qoftë se të bën shenjë me dorë atëherë prite. Kësisoj, shërbëtorja shkoi dhe veproi siç i tha Umm Selema. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i bëri shenjë me dorë dhe ajo e priti atë. Kur ai mbaroi faljen, tha: “O bija e Ebu Umejjes! Më pyete për faljen e dy rekatëve pas namazit (farz) të ikindisë. Më erdhën njerëz nga fisi Kajs dhe më penguan, kështu që nuk munda t’i fal dy rekatët (sunet) pas namazit (farz) të drekës. Këto janë pra ato dy rekatë (që më kaluan pa falur).” (1233)

 

25 – XHENAZET

 

633.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më erdhi një i dërguar nga Zoti im dhe më përgëzoi (duke më thënë) se, kushdo nga pasardhësit e mi që vdes duke mos i vënë në asnjë mënyrë shok Allahut në adhurim (duke adhuruar vetëm Allahun Një e të Vetëm), do të hyjë në Xhenet.” E pyeta: “Edhe sikur ai të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: “Edhe sikur të ketë bërë imoralitet dhe të ketë vjedhur!” (1237)

634.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që vdes duke adhuruar të tjerë përkrah me Allahun ose në vend të Allahut (në çdo mënyrë qoftë), do të hyjë në Zjarr.” Ndërsa unë thashë: “Kushdo që vdes duke mos adhuruar askënd tjetër përkrah me Allahun ose në vend të Allahut, do të hyjë në Xhenet.” (1238)

635.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ka urdhëruar të bëjmë shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar:

1. Të ndjekim funeralin e xhenazes;

2. Të vizitojmë të sëmurin;

3. Të pranojmë dhe t’i përgjigjemi ftesës;

4. Të ndihmojmë të shtypurin që i shkelen të drejtat;

5. Të përmbushim betimin;

6. Të kthejmë përshëndetjen;

7. T’i përgjigjemi atij që teshtin (në qoftëse ky thotë: ‘El-hamdu lil-lah – Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, atëherë atij i thuhet,’ jerhamuk-Allah – Allahu të mëshiroftë7); dhe na ka ndaluar të përdorim enët e argjendit, të vëmë unazë floriri, të veshim rroba mëndafshi, dibaxh, kassij dhe istebrak (rroba nga lloje të ndryshme mëndafshi). (1239)

636.  Kharixha Ibn Zejd tregon se Umm Alau radijAllahu ‘anhu, një grua medinase, e cila i kishte dhënë besën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i ka thënë: “Muhaxhirët (muslimanët e parë të shpërngulur nga Meka në Medine) u shpërndanë ndër ne me short dhe ne na ra Uthman Ibn Madh’un. Kështu, ne e morëm atë me ne në shtëpinë tonë. Më vonë ai vuajti nga një sëmundje prej së cilës edhe vdiq. Pasi vdiq dhe pasi e lamë dhe e veshëm me qefinat e vet, erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa unë thashë, ‘Mëshira e Allahut qoftë mbi ty o Ebu Saib! Dëshmia ime për ty është se vërtet ty të ka nderuar Allahu!7 Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ku e di ti se Allahu e ka nderuar atë?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! E kë tjetër të nderojë Allahu?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nuk ka dyshim se atij tashmë i erdhi vdekja. Për Allah! Edhe unë i dëshmoj atij mirësinë. Për Allah! Nuk e di se ç’do të bëhet me mua edhe pse unë jam i Dërguari i Allahut.” Ajo tha: “Për Allah! Kurrë pra nuk do të bëj be për përkushtim e pastërti (nga gjynahet etj.) për ndokënd!” (1243)

637.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur ra martir babai im, unë ia ngrija mbulesën nga fytyra dhe qaja, por njerëzit më ndalonin të bëja ashtu, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk më ndalonte. Halla ime, Fatimja, filloi të qante, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Është njësoj, nëse qan apo jo, melekët vazhdimisht po i bënin hije me krahët e tyre, derisa ju e hoqët nga fusha e betejës.” (1244)

638.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem njoftoi për vdekjen e En-Nexhashit mu atë ditë që ia vdiq. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis për në namazgjasë dhe njerëzit u vendosën pas tij në rreshta. (Duke falur namazin e xhenazes), ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) sliqiptoi katër tekbire (katër herë Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi). (1245)

639.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Zejdi e mori flamurin dhe ra dëshmor, pastaj e mori Xhaferi dhe ra dëshmor, pastaj e mori Abdullah Ibn Revaha dhe ra dëshmor”, – ndërkohë sytë e të Dërguarit të Allahut u mbushën me lotë, – “pastaj Halid Ibn Velid e mori flamurin, pa qenë emëruar si komandant që më parë, dhe u bekua me fitore.” (1246)

640.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Atë musliman, të cilit i vdesin tri fëmijë përpara moshës së pjekurisë, Allahu do ta fusë në Xhenet nga mirësia dhe mëshira e Tij ndaj tyre.” (1248)

641.  Ummu Atijja radijAllahu ‘anhu tregon: “Erdhi tek ne i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur atij i vdiq e bija (Zejneb), dhe na tha: “Lajeni atë tri herë, ose pesë herë, ose më shumë, po ta shihni të nevojshme, me ujë dhe me Sicir (lotus jujibe, lloj akacie shkretëtire) dhe në fund e spërkatni me kaafiiur (erë e mirë), ose me diçka prej tij, pastaj, kur të mbaroni, më njoftoni mua.” Kështu pra, kur ne mbaruam, i thirrëm atij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai na dha copën e tij duke na thënë që ta mbështjellim kufomën me të.” (1254)

642.  Umm Atijjah radijAllahu ‘anhu tregon në lidhje me larjen e xhenazes së të bijës së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ai u tha: “Filloni nga e djathta dhe me pjesët që lahen për avdes.” Pastaj e krehën dhe ia ndanë flokët në tri gërsheta. (1255)

643.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u mbështoll me tri copa të bardha pambuku nga Suhejlija e Jemenit. Nga këto tri copë qefinash nuk pati as këmishë dhe as çallmë.,/ (1264)

644.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kurpo qëndronim në Arafat (për haxh) me të

Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, një burrë ra nga kafsha ku kishte hipur dhe theu qafën (ose ajo ia theu atij qafën, kështu që ai vdiq). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Lajeni atë me ujë e sidr (dru aromatik) dhe mbështilleni me dy çarçafë, por as mos e bëni me erë të mirë, as mos ia mbuloni kokën, pasi Ditën e Kiametit do të ringjallet duke thënë telbije/z (fjalët ‘Leb- bejke Allaliumme leb-bejk … që e thonë haxhinjtë).” (1266)

645.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur vdiq Abdullah Ibn Ubej (kreu i mynafikëve), i biri i tij shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Të lutem më jep këmishën tënde ta mbështjell atë (babanë) me të, fali atij xhenazen dhe lutju Allahut që ta falë atë/ Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia dha atij këmishën e vet dhe i tha: “Më thirr (kur të jetë gati xhenazja) që t’i fal namazin.” Ai e njoftoi Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, kur ai qe gati t’i falë atij xhenazen, Umeri e kapi për dore dhe i tha: “A nuk të ka ndaluar Allahu që t7u falësh xhenazen mynafikëve (hipokritëve, njerëzve me dy fytyra)?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Më është dhënë mundësia e dy zgjedhjeve, (pasi Allahu) thotë: ‘Edhe nëse ti (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kërkon falje për ta (hipokritët), ose nuk kërkon falje për ta, bile edhe sikur të kërkosh shtatëdhjetë herë faljen e tyre, (prapëseprapë) Allahu nuk do t’i falë ata/ (Kuran, v.9: 80)”. Kështu pra, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia fali atij xhenazen. Por për këtë zbriti ajeti tjetër Kuranor: “Dhe kurrë (o Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mos fal (xhenaze) për ndonjë prej atyre (hipokritëve) që vdes dhe as mos rri tek varri i tij …” (Kuran, 9: 84). (1269)

646.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te varri i Abdullah Ibn Ubej pasi e varrosën. E nxorën trupin jashtë dhe pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e leu me pështymë trupin e tij dhe e mbështolli me këmishën e tij.” (1270)

647.  Habbab radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne u shpërngulëm me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për Fytyrë të Allahut dhe për Çështjen e Allahut dhe në këtë mënyrë pra shpërblimi ynë padyshim që i takon Allahut. Disa prej nesh vdiqën dhe nuk morën kurrgjë nga shpërblimi në këtë botë, midis tyre qe edhe Mus’ab Ibn Umejr, ndërsa të tjerët qenë të tillë që morën shpërblime. Mus’abi ra dëshmor ditën e Uhudit dhe nuk gjetëm asgjë tjetër për qefin për të, përveç xhybes së tij: kur i mbulonim kokën i zbuloheshin këmbët dhe kur i mbulonim këmbët, i zbulohej koka, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që t’i mbulonim vetëm kokën, ndërsa këmbët t’ia mbulonim me bar idhhiir (bar i butë me erë të mirë). (1276)

648.  Sehli radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grua i solli Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një Burda të endur me anë të thurura. Sehl i pyeti të pranishmit nëse e dinin se ç’është Burda. Ata i thanë se ajo është një lloj xhybeje dhe ai e pohoi këtë. Pastaj gruaja i tha: “E kam thurur me duart e mia dhe ta kam sjellë që ta veshësh ti.” Ngaqë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte nevojë për të, e pranoi atë. Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli me të të veshur si veshje e poshtme. Dikush e lavdëroi shumë atë dhe tha: ” A ma jep mua? Sa e mirë që qenka!” Të tjerët i thanë: “Nuk e bëre mirë! Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka veshur atë nga nevoja, ndërsa ti ia kërkon atij atë, duke e ditur se ai kurrë nuk ia kthen kërkesën atij që i kërkon ndonjë gjë.” Ai tha: “Për Allah! Në të vërtetë, nuk ia kërkova për ta veshur, por ia kërkova për ta bërë qefin për vete.” Dhe vërtet më vonë kjo qe qefini i tij. (1277)

649.  Umm Atijjah radijAllahu ‘anhu tregon: “(Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ne gratë qemë ndaluar të shoqëronim funeralet e xhenazeve, por jo aq rreptësisht.” (1278)

650.  Umm Habiba radijAllahu ‘anhu (bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Nuk është aspak e lejueshme për një grua e cila beson Allahun dhe Ditën e Fundit që të mbajë zi për të vdekurin mbi tri ditë, përveçse për bashkëshortin e vet, për të cilin duhet të mbajë zi për katër muaj e dhjetë ditë.” (1280)

651.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë një gruaje, e cila po qante tek një varr. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Ki frikë Allahun dhe bëj durim.” Ajo i tha: “Largohu prej meje! Nuk të ka rënë ty fatkeqësi si kjo që më ka rënë mua.” Ajo nuk e njohu se kush qe. Kështu që, kur i treguan se ai qe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ajo shkoi te shtëpia e tij. Kur shkoi tek dera, nuk gjeti askënd roje atje. Pastaj ajo i tha: “Nuk të njoha (atje te varri).” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Me të vërtetë, duhet treguar durim në goditjen e parë nga fatkeqësia.” (1283)

652.  Usama Ibn Zejd radijAllahu ‘anhu tregon: “Bija e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i çoi fjalë atij që të vijë sa më shpejt se i biri i saj ishte në grahmat (e fundit), por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ktheu lajmësin që t’i kthejë asaj përshë- ndetjen dhe t’i thotë: “Gjithçka që merr Allahu, i takon Atij dhe gjithçka që Ai jep është e Tij dhe çdo gjë tek Allahu ka kohën e vet të përcaktuar (në këtë botë). Kështu që bëj durim dhe shpreso për Shpërblimin e Allahut.” Po ajo përsëri i çoi fjalë atij duke i bërë be se duhet të vinte patjetër. Kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe bashkë me të u ngritën edhe Saad Ibn Ubada, Muadh Ibn Xhebeli, Ubej Ibn Kaabi, Zejd Ibn Thabit dhe disa burra të tjerë. Ia sollën fëmijën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa (në gjoks) po merrte frymë i shqetësuar (treguesi i dytë mendon se Usama tha edhe) si të ishte calik uji prej lëkure. Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kulluan sytë lot. Saadi i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ç’është kjo?” Ai tha: “Është mëshira që Allahu e ka brumosur në zemrat e robërve të Vet dhe padyshim që Allahu mëshiron nga robërit e Tij ata që janë të mëshirshëm (ndaj të tjerëve).” (1284)

653.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Morëm pjesë në varrimin e një prej bijave të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai ishte ulur pranë varrit. E pashë t’i kullojnë lot nga sytë. Ai tha: ” A ka ndonjë që nuk ka fjetur me gruan mbrëmë?” “Unë”, – u përgjigj Ebu Talha. Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij të zbresë në varr dhe ai zbriti për të rregulluar xhenazen.” (1285)

654.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “I vdekuri ndëshkohet në varr nga qarja (me zë, me vaj etj.) e të afërmve të tij.” Kur kjo fjalë i mbërriti në vesh Aishas radijAllahu ‘anha pas vdekjes së Umerit radijAllahu ‘anhu, ajo tha: “Allahu e mëshiroftë Umerin! Për Allah! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka thënë se besimtari ndëshkohet nga të qarët (me zë, me vaj etj.) e të afërmve të tij, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Allahu ia shton ndëshkimin një mosbesimtari për shkak të të qarit (me zë, me vaj etj.) të të afërmve të tij për të’.” Pastaj ajo shtoi: “Më se i mjaftueshëm për ju është Kurani (për ta qartësuar këtë çështje), pasi Allahu thotë: ‘Dhe asnjë mbajtës i barrës, nuk do të mbajë barrën e tjetërkujt (Kuran, 35:18 dhe 6:164).” (1286, 1287, 1288)

655.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë varrit të një çifuteje, të afërmit e së cilës po qanin sipër saj. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ata po qajnë (me zë e vaj) mbi të, ndërsa ajo po ndëshkohet në varrin e saj.” (1289)

656.  Mugira radijAllahu ‘anhu tregon: E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Nuk ka dyshim se gënjeshtra ndaj meje nuk është si gënjeshtra ndaj ndokujt tjetër. Kushdo që thotë gënjeshtër kundër meje, atëherë ai le të zejë i sigurt vendin e vet në zjarr.” Dhe e kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ai i vdekur për të cilin vajtohet, ai ndëshkohet për këtë të vajtuar për të.” (1291)

657.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai i cili rreh faqet e veta, që gris rrobat dhe që kërkon e ndjek rrugët e sjelljet e Xhahilisë (padijes para Islame), një i tillë nuk është prej nesh.” (1294)

658.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Vitin e Haxhit të Lamtumirës të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u sëmura rëndë dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më vizitonte duke u interesuar për shëndetin tim. I thashë: “Unë, siç e sheh, kam rënë në një gjendje të tillë prej sëmundjes, ndërsa jam i pasur, por nuk kam trashëgues tjetër veçse një vajzë. A të jap sadaka (lëmoshë e bamirësi) dy të tretat e kësaj pasurie?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: “Jo.” E pyeta: “Gjysmën?” Më tha: “Jo”,- pastaj shtoi: “Një të tretën dhe një e treta është shumë. Është më mirë t’i lësh pasardhësit e tu të pasur, sesa t’i bësh të varfër (e të jetojnë) duke u lypur njerëzve. Dhe për çdo gjë që do të shpenzosh duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, do të marrësh shpërblimin deri edhe kafshatën që i vë në gojë edhe gruas tënde.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! A do të mbetem vetëm pasi të më kenë lënë shokët e mi?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Në qoftë se do të mbetesh pas, çfarëdo vepre të mirë që të bësh, veçse do të ngrejë vlerën tënde dhe do të të lartësojë. Pastaj, mbase do të kesh jetë të gjatë, kështu që do të përfitojnë prej teje njerëzit, ndërsa të tjerë do të vuajnë prej teje. O Allali! Plotësoje shpërnguljen e shokëve të mi (kalimin e tyre nga padija dhe mohimi në ndriçimin e besimit Islam) dhe mos i kthe ata pas (në feniohues)!” Por të Dërguarit të Allahut i erdhi keq për Saad Ibn Haulen. Ai vdiq në Mekë (para shpërnguljes në Medine, ndërsa Saad Ibn Ebi Vekkasi jetoi gjatë pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” (1295)

659.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se ai u sëmur rëndë, humbi ndjenjat dhe nuk mundi t’i përgjigjej as gruas së tij kur kishte vënë kokën në prehrin e saj. Kur erdhi në vete tha: “Unë jam larg dhe i lirë prej atyre që ishte larg dhe i lirë edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe vërtet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është i pafajshëm ndaj një gruaje që qan me zë e vajton (apo që rreh fytyrën), ndaj asaj që rruan kokën dhe ndaj asaj që shqyen rrobat (kur i bie fatkeqësi)” (1296)

660.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i erdhi lajmi për vrasjen e Ibn Harithas, Xhaferit dhe Ibn Ravahas, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ul dhe rrinte i dëshpëruar, ndërsa unë e vështroja nga e çara e derës. Erdhi një burrë dhe i tha se gratë e Xhaferit po qanin (ulërinin). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e urdhëroi atë që t’i ndalonte. Burri shkoi dhe u kthye duke thënë se ai u kishte thënë atyre të pushonin, por ato nuk e dëgjonin. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ndaloji ato!” Kështu, ai shkoi përsëri dhe prapë u kthye për herë të tretë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Për Allah! Ata nuk na dëgjojnë më fare (nuk kemi fuqi mbi to për t’i ndaluar).” (Aishja radijAllahu ‘anha) shtoi: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e urdhëroi që të shkonte dhe t’ua mbushte gojën atyre me dhe.” (1299)

661.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një nga djemtë e Ebu Talha (u sëmur dhe) vdiq, ndërsa ai nuk ishte aty. Kur e pa që djali vdiq, gruaja (e Ebu Talha) e përgatiti atë (e lau dhe e mbështolli me qefina) dhe e vendosi diku në shtëpi. Kur erdhi Ebu Talha pyeti të shoqen: “Si është djali?” Ajo i tha: “Djali është i qetësuar dhe shpresoj të jetë në paqe.” Kështu, ai kaloi natën dhe në mëngjes bëri banjë dhe, ndërsa po dilte jashtë, ajo i tregoi se djali kishte vdekur. Ai fali agimin me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tregoi atij se ç’u kishte ndodhur atyre të dyve (burrë e grua). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ” Allahu ju bekoftë të dyve për natën tuaj (Allahu ju bekoftë me pasardhës të mirë)!” Një burrë nga Ensarët tha: “Ata të dy patën nëntë djem dhe që të gjithë këndonin Kuran përmendësh.” (1301)

662.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkuam me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem te farkëtari Ebu Sejf, i cili ishte bashkëshorti i mëndeshës së Ibrahimit (djalit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e mori Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë, pastaj hymë ne të tjerët në shtëpinë e Ebu Sejfit. Ndërkohë që Ibrahimi ishte në frymën e fundit, të Dërguarit të Allahut filluan t’i pikojnë lot. Abdurrahman Ibn Aufi tha: “Edhe ti, o i Dërguari i Allahut, (po qan)?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “O Ibn Auf! Kjo është mëshirë.” Pastaj ai derdhi lot edhe më dhe tha: “Sytë po lotojnë dhe zemra është e pikëlluar, ndërsa ne nuk do të themi gjë tjetër, përveçse asaj që e kënaq Zotin tonë. Dhe vërtet që ne jemi pikëlluar shumë, o Ibrahim, për ndarjen tënde.” (1303)

663.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Saad Ibn Ubada ra i sëmurë dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bashkë me Abdurrahman Ibn Aufin, Saad Ibn Ebi Vekkasin dhe Abdullah Ibn Mesudin (radijAllahu ‘anhu) i shkuan për vizitë të marrin vesh për gjendjen e tij. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri tek ai, e gjeti të rrethuar nga njerëzit e tij dhe pyeti: “A ka mbaruar?” Ata i thanë: “Jo, o i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem derdhi lot dhe, kur njerëzit e panë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të lotojë, të gjithë po qanin. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “A do të më dëgjoni? Allahu nuk ndëshkon për lotët e syrit dhe as për pikëllimin e zemrës, por ndëshkon për këtë, – dhe tregoi gjuhën, – ose mëshiron. I vdekuri ndëshkohet për shkak të vajtimit të të afërmve të tij për të.” (1304)

664.  Umm Atijjah radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i dhamë besën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, një nga kushtet qe edhe se nuk duhet të vajtonim. Por kjo gjë nuk u përmbush, përveçse nga pesë gra: Umm Sulejm, Umm Alau, e bija e Ebu Sabras, bashkëshortja e Muadhit dhe dy gra të tjera ose e bija e Ebu Sabras, bashkëshortja e Muadhit, dhe një grua tjetër.” (1306)

665.  Amir Ibn Rebi’a radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se shihni ndonjë funeral dhe nuk i bashkoheni atij, atëherë rrini në këmbë, derisa të mbeteni pas tij, ose të kalojë përpara, ose derisa të ulet kufoma përpara se ta parakaloni atë.” (1308)

666.  Said Makburi tregon se babai i tij i ka thënë: “Kur po shoqëronim një xhenaze, Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu e kapi për dore Mervanin dhe u ulën përpara se ta vendosnin xhenazen në tokë. Pastaj erdhi Ebu Said radijAllahu ‘anhu, e kapi Mervanin për dore dhe i tha: “Ngrihu në këmbë! Për Allah! Padyshim që ky (Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu) e di mirë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ka ndaluar të veprojmë kështu.” Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tha: “Ai (Ebu Said) ka thënë të vërtetën.” (1309)

667.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Përpara nesh kaloi një kortezh dhe, kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit në këmbë, u ngritëm edhe ne bashkë me të. I thamë: “O i Dërguari i Allahut! Kjo qe xhenazja e një çifuti.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kurdo që të shihni funeral xhenazeje ngrihuni në këmbë.” (1311)

668.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur xhenazja është gati dhe burrat e mbajnë atë në krah, nëse i ndjeri ka qenë i drejtë, do të thotë: ‘Më çoni shpejt’, ndërsa, po të mos ketë qenë i drejtë, do të thotë: ‘Mallkuar qofsha! (Mjerë për mua!) Ku po më çojnë?’ Zëri i tij dëgjohet nga çdo gjë tjetër, përveç njeriut. E sikur ta dëgjonte atë, ai do të binte pa ndjenja.” (1314)

669.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nxitoni me të vdekurin (me gjithçka që lidhet me të), pasi, po të ketë qenë njëri i drejtë, po e çoni tek një mirësi, ndërsa, po të ketë qenë ndryshe (njeri jo i mirë dhe jo i drejtë), atëherë po hiqni një gjë të keqe nga qafa juaj.” (1315)

670.  Nafiu tregon: “Ibn Umerit radijAllahu ‘anhu i thanë se Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu thotë: “Ai që shoqëron xhenazen do të ketë shpërblim një kirat.” Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “Ebu Hurejra flet për një shpërblim të madh për ne.” Aishja radijAllahu ‘anha vërtetoi fjalën e Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu dhe tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë kësisoj fjale.” Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “Na paskan ikur dhe paskemi humbur shumë kirate ” (1323,1324)

671.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në sëmundjen e tij vdekjeprurëse tha: “Allahu i mallkoi çifutët dhe kristianët, sepse ata i morën (i bënë) varret e Profetëve të tyre vende adhurimi.” Ajo shtoi: “Po të mos kishte qenë për këtë shkak, atëherë varri i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do të ishe bërë i ngritur, por kam frikë se mos do të merrej (do të bëhej) vend adhurimi.” (1330)

672.  Samura radijAllahu ‘anhu tregon: “Jam falur pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në namazin e xhenazes së një gruaje që kishte vdekur gjatë lindjes. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi në mes të saj.” (1331)

673.  Talha Ibn Abdullah Ibn Auf tregon: “Fala namazin e një xhenazeje me Ibn Abbasin radijAllahu ‘anhu. Ai këndoi me zë suren El-Fatiha dhe (pas namazit) tha: “Dhe ta dini se ajo (surja El-Fatiha) duhet kënduar në namazin e xhenazes (sipas rrugës së njohur e të ligjshme të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” (1335)

674.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur një njeri vendoset në varrin e tij dhe ata që e shoqërojnë kthehen, aq sa ai u dëgjon atyre edhe hapat, vijnë dy melekë dhe e ngrenë atë për ta pyetur: ‘Çfarë ke thënë për këtë burrë, Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?’ Ai do të thotë: ‘Dëshmoj se ai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij/ Do t’i thuhet: ‘Shihe vendin tënd në Zjarrin e Xhehenemit. Allahu e ka ndërruar atë për ty me një në XhenetY7 Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “I vdekuri do t’i shohë të dy vendet e tij. Kurse femohuesi ose hipokriti do t’u thotë melekëve: ‘Unë nuk e di, por unë përsërisja çfarë thoshin njerëzit!’ Do t’i thuhet: ‘Ti as nuk e dije dhe as nuk u drejtove (që të ndiqje Kuranin)/ Pastaj ai do të goditet me një çekan të hekurt ndërmjet dy veshëve dhe do të bërtasë. Kjo e bërtitur dëgjohet nga gjithçka afër tij, përveç njerëzve dhe xhindeve// (1338)

675.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “U dërgua meleku i vdekjes te Musa sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, kur mbërriti tek ai, Musa e qëlloi atë me pëllëmbë duke ia qërruar melekut njërin sy. Meleku u kthye te Zoti i tij dhe i tha: “Ti më dërgove tek një rob, i cili nuk do të vdesë.” Allahu ia përtëriu syrin dhe i tha: “Kthehu dhe thuaji atij (Musait sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ta vërë dorën në shpinën e kaut dhe do tri zgjatet jeta aq vjet, saqë për çdo qime që prek dora, do t’i shtohet një vit jetë.” (Kështu meleku u kthye dhe ia tregoi këtë atij), pastaj Musa sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “O Zoti im! Po pas kësaj?” Allahu i tha: “Pastaj vdekja.” Ai tha: “Qysh tani pra!” dhe i kërkoi Allahut që ta afronte atë pranë Tokës së Shenjtë aq afër sa të hedhësh gurin.” Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu shtoi: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po të isha atje, do t’ua tregoja varrin e Musasë sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem anës rrugës afër kodrës së kuqe me rërë.” (1339)

676.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i futi martirët e Uhudit nga dy veta në një copë qefini, pastaj pyeti: “Cili prej tyre dinte më shumë Kuran?” Kur ia tregonin ndonjërin, atëherë atë do ta fuste më përpara në varr dhe do të thoshte: “Unë do të jem dëshmues për ta Ditën i Kiametit.” Ai urdhëroi që ata të varroseshin (siç ishin me gjak në trup) dhe as nuk u lanë dhe as nuk iu fal namazi i xhenazes. (1343)

677.  Ukba Ibn Aamir radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli një ditë dhe fali namaz xhenazesh për martirët e Uhudit, pastaj u ngjit në minber dhe tha: “Unë do ta hap rrugën për ju si prijësi juaj dhe do të jem dëshmues për ju. Për Allah! Mu tani e shoh Haud-in tim (lumin Kcuthcr në Xhenet) dhe më janë dhënë çelësat e thesareve të tokës (ose çelësat e tokës). Për Allah! Dhe në të vërtetë unë nuk kam frikë se ju do të bëni shirk (të adhuroni të tjerë në vend të Allahut a bashkë me Të) pas meje, por kam frikë se do të luftoni njëri-tjetrin (për pasuri të kësaj bote).” (1344)

678.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Umeri radijAllahu ‘anhu bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe me disa njerëz të tjerë u nisën për tek Ibn Sajjad, derisa e gjetën duke luajtur me disa djem të vegjël afër kodrinave të Beni Megala. Ibn Sajjad atë kohë ishte afër moshës së pubertitetit dhe nuk na vuri re, derisa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ra me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ai e pa dhe pastaj tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i analfabetëve.” Pastaj Ibn Sajjad e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e mohoi atë dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij.” Pastaj i tha: “Ç’mendon?” Ibn Sajjad tha: “Më kanë ardhur njerëz të besuar dhe gënjeshtarë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Sa për këtë çështje je ngatërruar. Kam diçka (në mendje) për ty, (a mund ta thuash atë?)” Ibn Sejjad tha: “Është Ed-Dnh (Tymi).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ik pra! Ti nuk mund t’i kalosh mundësitë e tua.” Nga kjo Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “Më lër t’ia këpus kokën o i Dërguari i Allahut!” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në qoftë se ai (Ibn Sajjad) është ai (Dexh-xhali), atëherë ti nuk e mund dot atë dhe, në qoftë se nuk është ai, atëherë s’ke asnjë të mirë (nuk ia vlen) nga vrasja e tij.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pas shkoi edhe një herë tjetër bashkë me Ubej bin Kabin te pemtorja e hurmave, ku rrinte Ibn Sejjadi. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem donte që të dëgjonte ndonjë gjë prej Ibn Sajjadit përpara se ai ta shihte Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pa atë të shtrirë e të mbuluar me një çarçaf nga ku dëgjoheshin murmuritjet e tij. Nëna e Ibn Sejjadit e pa të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të fshehur ndërmjet trungjeve të pemëve dhe i thirri atij: “O Safi! (Kështu e kishte emrin Ibn Sejjadi) Ja ku është Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)!” Me këtë Ibn Sejjadi u ngrit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po ta kishte lënë ajo grua atë (Ibn Sejjadin) pa e trazuar, atëherë ai do ta kishte shfaqur të vërtetën e çështjes së vet.” (1354,1355)

679.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një djalë çifut që i shërbente Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u sëmur, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi ta vizitojë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) iu ul te koka dhe i tha atij që të përqafonte Islamin. Djali pa nga babai i vet që ishte ulur aty. Ai i tha të birit që t’i bindej Elml-Kasimit (nofkë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe djali pranoi Islamin. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli jashtë duke thënë: “Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun që e shpëtoi djalin nga Zjarri!” (1356)

680.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo fëmijë lind me natyrë të pastër, por prindërit e tij e kthejnë atë ose në besim çifut, ose kristian, ose adhurues zjarri ashtu. Si rasti i kafshës që lind të voglin e saj pa asnjë të metë; a mos e gjeni atë të damkosur?” Pastaj Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu këndoi ajetin nga Kurani Fisnik: “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, me të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. Nuk ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Kuran, 30:30) (1359)

681.  Musajjeb Ibn Hazni radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi tek ai kur gjeti pranë tij Ebu Xhehl Ibn Hishamin dhe Abdullah Ibn Ebi Umejje Ibn Mugiran. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Ebu Talibit: “O xhaxhai im! Thuaj ‘Laa ilahc il-lAllah’ (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut), një fjalë me të cilën unë do të dëshmoj për ty tek Allahu ” Ebu Xhehli dhe Abdullah Ibn Ebi Umejeh i thanë: “O Ebu Talib! A do të hedhësh poshtë fenë e Abdul- Mutalibit?” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk pushoi së përmenduri atë (Fjalën e Dëshmisë) Ebu Talibit duke e ftuar që ai ta shqiptonte atë, ndërsa ata të dy vazhdonin t’ia përsërisnin fjalën e tyre derisa fjala e fundit që Ebu Talibi u tha atyre qe se ai ishte në fenë e Abdul- Mutalibit dhe nuk pranoi të dëshmojë ‘Laa ilahe il-lAllah – askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut Një e të Vetëm e të pashok’. Nga kjo, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:

“Për Allah! Do të vazhdoj të kërkoj faljen e Allahut për ty në qoftë se nuk më ndalon Allahu ta bëj një gjë të tillë.” Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti në lidhje me këtë (ngjarje) ajetin: “Nuk shkon për Pejgamberin dhe për ata që besojnë të kërkojnë faljen e Allahut për idhujtarët edhe sikur ata të jenë më të afërmit, pasi atyre iu është bërë e qartë se ata janë banorët e Zjarrit (sepse ata kanë vdekur duke qenë mosbesimtarë).” (Kuran, 9: 113) (1360)

682.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po shoqëronim një xhenaze në varrezat Garkad, tek ne erdhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe u ul. Edhe ne u ulëm rreth tij. Ai kishte në dorë një shkop të vogël, uli kokën dhe filloi të gërvishtte tokën me të. Pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej jush dhe nuk ka asnjë njeri të krijuar, që të mos i jetë përcaktuar vendi i tij në Xhenet ose në Zjarr dhe po kështu është vendosur për të nëse do të jetë i mjeruar ose i bekuar.” Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! A të mos varemi nga ajo që është shkruar për ne dhe t’i lëmë veprat, pasi kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e bekuar, do të bëjë vepra të njerëzve të bekuar dhe kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e mjeruar, do të bëjë vepra të njerëzve të mjeruar?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Veprat e mira u bëhen të lehta njerëzve të bekuar (që bëjnë vepra të mira), ndërsa veprat e liga u bëhen të lehta njerëzve të mjeruar (që bëjnë vepra të liga).”

Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) këndoi vargjet: “Sa për atë i cili jep (për Hir të AIlahut),edhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij, edhe beson dhe e vërteton

El-Husna (më të mirën), atëherë Ne do t’ia bëjmë atij të sheshtë rrugën e lehtë (të mirësisë)(Kuran, 92: 5-7) (1362)

683.  Thabit Ibn Dahhaku radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm në një fe tjetër përveç Islamit, atëherë ai është çfarë ai ka thënë. Dhe kushdo që vret veten me send të hekurt, do të ndëshkohet me po atë copë hekuri në Zjarrin e Xhehenemit.” (1363)

684.  Xhundabi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dikush kishte marrë shumë plagë dhe vrau veten, kështu që Allahu tha: ‘Robi im i shkaktoi vetes së tij vdekjen me nxitim, prandaj Unë ia ndaloj atij Xhenetm.” (1364)

685.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që e mbyt veten për fyti (duke ia marrë vetes shpirtin për fyti me duar, varje etj.), do të vazhdojë ta mbysë veten në Zjarrin e Xhehenemit dhe ai që e vret veten me thikë, do të vazhdojë ta çjerrë veten me thikë në Zjarrin e Xhehenemit.” (1365)

686.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kaloi një kortezh me një xhenaze dhe njerëzit e lavdëruan të ndjerin. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “U vendos për të.” Pastaj kaloi një kortezh me një tjetër xhenaze dhe njerëzit folën keq për të vdekurin.

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “U vendos për të.” Umeri radijAllahu ‘anhu e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Çfarë u vendos?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Për këtë ju folët mirë dhe e lavdëruat, kështu që për të u vendos (u pohua Xheneti), ndërsa për atë tjetrin ju folët keq, kështu që edhe për të u vendos (u pohua) Zjarri. Ju njerëz jeni dëshmitarët e Allahut në tokë.” (1367)

687.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse katër vetë dëshmojnë për drejtësinë dhe përkushtimin e një muslimani, Allahu do t’i dhurojë atij Xhenetin.” E pyetën: “Po tre?” Ai tha: “Edhe tre.” Thanë: “Po dy?” Ai tha: “Edhe dy.” Pastaj nuk e pyetën më për një dëshmues. (1368)

688.  Bera Ibn Azibi tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur një besimtar i vërtetë zbritet në varr dhe merret në pyetje, vijnë melekët dhe ai dëshmon: ‘Laa ilalie il-lAllah ve en-ne Muhameden Resulullah’ (Nuk ka të adhuruar tjetër te merituar përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij). Dhe kjo përkon me Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Allahu i forcon ata që kanë besuar me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër” (Kuran, 14: 27)” (1369)

689.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa të vdekurit e pusit Kalib (në të cilin qenë hedhur trupat e paganëve të vrarë në luftën e Bedrit) dhe tha: “A e gjetët të vërtetë çfarë u pati premtuar Zoti juaj?” Dikush i tha: “A po u drejtohesh të vdekurve?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ju nuk dëgjoni më mirë se ata, por ata nuk përgjigjen dot.” (1370)

690.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ata (paganët kurejshë të vrarë në luftën e Bedrit) pa dyshim që tani do të mësojnë mirë se gjithçka që u thosha unë, është e vërtetë.” Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që ti (Muhamed), nuk mund t’i bësh të vdekurit të dëgjojnë, as nuk mund t’i bësh të shurdhërit të dëgjojnë thirrjen tënde, kur të kthejnë shpinën!” Kuran, 27:80) (1371)

691.  Esma bint Ebu Bekër radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe mbajti një këshillë, ku përmendi sprovat dhe ndëshkimet të cilat njerëzit do t’i përballojnë në varret e tyre. Kur e përmendi këtë, muslimanët filluan qajnë me zë të lartë (duke pasur frikë Allahun nga ndëshkimi i varrit.)” (1373)

692.  Ebu Ejjub radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli jashtë pas perëndimit të diellit dhe dëgjoi një zë (të tmerrshëm). Ai tha: “Çifutët po ndëshkohen në varret e tyre.” (1375)

693.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë lutej (duke thënë): “Allahiimme inni eudhuhike min adhabil-kabr, ve min adhabin-nar, ve min fitnetil-mahja vel memat, ve min fitnetil-niesihid-dexhxhal – O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga ndëshkimi i varrit, edhe nga ndëshkimi i Zjarrit, edhe nga sprovat dhe mundimet e jetës dhe të vdekjes, edhe nga sprovat e Mesihid-Dexhalit.” (1377)

694.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur vdes ndokush prej jush, atij i tregohet vendi i tij në mëngjes dhe në mbrëmje. Në qoftë se është nga banorët e Xhenetit, atij i tregohet vendi i tij atje, me banorët e Xhenetit dhe, në qoftë se është nga banorët e Zjarrit, atij i tregohet vendi i tij atje me banorët e Zjarrit. Pastaj i thuhet atij: ‘Ky është vendi yt (të cilin do ta shohësh), derisa Allahu të të ringjallë Ditën e Kiametit,.,/ (1379)

695.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon se kur vdiq Ibrahimi (i biri i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai ka një mëndeshë që i jep qumësht në Xhenet/7 (1382)

696.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyetën për fëmijët e idhujtarëve. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Që kur Allahu i krijoi ata, Ai e ka ditur shumë mirë për veprat që ata do të kishin bërë (po të jetonin).” (1383)

697.  Samura Ibn Xhundeb radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbaronte namazin e sabahut, ai kthehej nga ne dhe na pyeste: “Cili nga ju ka parë ëndërr mbrëmë?” Kështu pra, në qoftë se ndokush kishte parë (ëndërr), atëherë do ta tregonte atë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte: “Mashalla-Allah/” Kështu, një ditë ai na pyeti nëse ndokush kishte parë ëndërr. Ne i thamë që jo. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kurse unë kam parë (në ëndërr) mbrëmë se dy vetë erdhën tek unë, më morën për dore dhe më çuan në Tokën e Shenjtë, kur atje shoh një burrë të ulur dhe një tjetër në këmbë me një çengel hekuri në dorë duke ia futur atij atë në gojë derisa i arrinte te nofulla dhe pastaj ia çirrte njërën anë të faqes deri prapa (te qafa), pastaj të njëjtën gjë do të bënte me anën tjetër, ndërkohë që ana e parë u përtëri siç qe. Këtë veprim ai do ta përsëriste nga e para. Unë thashë: ‘Ç’është kjo?7 Ata më thanë që të ecja më tej. Kështu vazhduam derisa arritëm te një burrë i shtrirë përtokë dhe një burrë tjetër që i rrinte mbi kokë me një gur a copë shkëmbi duke ia shtypur kokën burrit të shtrirë me atë gur. Sa herë që e godiste atë, guri rrokullise tej. Ai shkoi ta marrë gurin dhe, ndërkohë që ai po kthehej, koka iu përtëri siç qe. Burri erdhi dhe e qëlloi atë përsëri. (Kështu vazhdonte.) Thashë: ‘Kush (çfarë) është ky?7 Ata më thanë që të vazhdoja. Kështu ecëm derisa arritëm te një gropë si furrë: (kjo ishte) e ngushtë ne krye dhe e gjerë në fund, ndërsa zjarri ndizej fort që nga poshtë. Sa herë që ngrihej flaka, njerëzit ngriheshin lart, aq sa gati dilnin jashtë dhe, sa herë që ulej furia e zjarrit, njerëzit binin poshtë, ndërsa në të ishin burra dhe gra të çveshur. Thashë: ‘Kush (çfarë) është kjo?’ Ata më thanë të ecja. Kështu vazhdova derisa arritëm një lumë gjaku, në të cilin ishte një burrë, ndërsa një burrë tjetër ishte në breg të tij me një grumbull gurësh përpara. Të dy ishin përballë njëri-tjetrit. Sa herë që burri, i cili ishte në lumë, donte të dilte, ai që ishte në breg i hidhte një gur në gojë duke e bërë atë që të kthehej prapë atje ku ishte. Dhe kësisoj, sa herë që ai përpiqej të dilte, burri në breg do t’i hidhte atij një gur në gojë dhe ai do të kthehej përsëri atje ku kishte qenë. Unë pyeta: ‘Ç’është kjo?’ Ata më thanë që të ecja dhe kështu vazhduam derisa arritëm një kopësht të blertë të lulëzuar me një pemë shumë të madhe. Në rëzë të saj ishte një burrë i moçëm me disa fëmijë dhe një burrë tjetër afër pemës përpara një zjarri që po e ndizte. Dy bashkëudhëtarët e mi më bënë që të ngjitem në pemë dhe më futën në një shtëpi aq sa nuk kam parë më të mirë se ajo. Në të kishte burra të moshuar dhe djelmosha të rinj, gra dhe fëmijë. Pastaj më nxorrën nga shtëpia dhe më ngjitën më lart në pemë, duke më futur në një shtëpi tjetër më të mirë dhe më me vlerë se e para. Në të kishte burra të moshuar dhe djelmosha të rinj. U thashë dy bashkëudhëtarëve të mi: ‘Më bëtë që të vërdallisem gjithë këtë natë. Më tregoni për gjithë ç’kam parë/ Ata më thanë:’Po. Sa për atë që po i çirrej faqja, ai ishte gënjeshtari. Ai gjithnjë trillonte gënjeshtra dhe njerëzit do t’i përçonin ato prej tij derisa të merrnin dhenë.

Ashtu pra do të ndëshkohet ai deri Ditën e Kiametit! Atë që patë t’i goditet koka, është ai të cilit Allahu i mësoi Kuranin, por ai fjeti natën duke mos e kënduar atë dhe ditën nuk veproi sipas tij. Kështu do të veprohet me të deri Ditën e Kiametit! Ata që i pe në gropën si furrë, janë ata që kanë bërë imoralitet. Atë që pe në lumë, ai është ngrënësi i Ribasë (kamatës dhe fajdes). Burri i moshuar që pe në rrëzë të pemës, ishte Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa fëmijët rreth tij ishin bijtë e bijat e njerëzve. Ai që pe të ndizte zjarrin ishte Maliku, roja e Xhehenemit. Shtëpia e parë që hyre, qe shtëpia e gjithë besimtarëve të zakonshëm, ndërsa shtëpia e dytë qe e martirëve. Unë jam Xhibrili dhe ky është Mikaili. Tani ngrije kokën lart/ Kur e ngrita kokën lart pashë një si re të bardhë sipër meje. Më thanë:’ Ai është vendi yt/ U thashë: ‘Më lini të hyj në vendin tim/ Më thanë: ‘Ke akoma edhe pak jetë të cilën akoma nuk e ke plotësuar dhe, kur ta përmbushësh (atë që të ka mbetur nga jeta jote), atëherë do të hysh në vendin tënd’.” (1386)

698.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se një burrë i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Nëna ime ndiq papritur dhe unë mendova se po të kishte jetuar më, do të kishte dhënë sadaka (lëmoshë e bamirësi). Kështu pra, nëse unë jap sadaka për të tani, a do ta marrë ajo shpërblimin?,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj duke pohuar. (1388)

699.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë sëmundjes së tij vazhdimisht pyeste: “Ku jam unë sot? Ku do të jem unë nesër?” Ai priste (me padurim) ditën që i vinte rradha tek unë. Pastaj, kur erdhi dita e rradhës sime, Allahu ia mori shpirtin mes krahëve dhe gjoksit tim dhe u varros në shtëpinë time.” (1389)

700.  Amër Ibn Mejmun Evdiu tregon: “E kam parë Umer Ibn Hattabin radijAllahu ‘anhu të thoshte: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vdiq duke qenë gjithnjë i kënaqur me gjashtë vetë” – dhe pastaj përmendte me emër Uthmanin, Aliun, Talhan, Zubejrin, Abdurrahman Ibn Aufin dhe Saad Ibn Ebi Vekkasin radijAllahu ‘anhu” (1392)

701.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i shani dhe mos i përgojoni të vdekurit, sepse ata e kanë arritur vendin e merituar për çfarë ata kanë kryer (nga veprat e tyre për t’u shpërblyer për ta).” (1393)

 

26 – ZEKATI

 

702.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi Muadhin radijAllahu ‘anhu në Jemen dhe i tha: “Ftoji njerëzit të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut (Laa ilalic il- lAllali ve enne resnlullali). Në qoftë se të binden për këtë, atëherë bënu të qartë se Allahu u ka detyruar atyre faljen e namazit pesë herë në një ditë-natë. Dhe në qoftë se të binden edhe për këtë, atëherë njoftoju se Allahu u ka bërë detyrim atyre të paguajnë detyrimin nga pasuria e tyre138, e cila u merret të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. (1395)

703.  Ebu Ejjub radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Më trego mua një vepër të atillë e cila do të më bënte të hyj në Xhenet.” Njerëzit thanë: “Ç’ka ai? Si është puna me të?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai ka diçka për të pyetur (për një gjë për të cilën ai ka aq shumë nevojë) … Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër përkrah me Të a në vend të Tij; të falësh me përpikmëri namazet e përcaktuara; të japësh zekatin dhe të mbash lidhje e të shkosh mirë me farefisin.” (1396)

704.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se një beduin erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Më trego një punë që, po ta përmbush atë, do të më bëjë të hyjë në Xhenet.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër me Të, a në vend të Tij; të falësh me përpikmëri namazet e përcaktuara; të japësh detyrimin e zekatit dhe të agjërosh muajin e Ramazanit.” Beduini tha: “(Betohem) për Allahun, në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë nuk do të shtoj asgjë mbi këto.” Kur ai u largua, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kushdo që don të shohë burrë nga banorët e Xhenetit le të shohë këtë!” (1397)

705.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur vdiq i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu u bë kalif pas tij, disa arabë u kthyen në fe mohues, (Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu u shpalli luftë atyre). Umeri radijAllahu ‘anhu i tha Ebu Bekrit radijAllahu ‘anhu: “Si do t’i luftosh ata njerëz, ndërkohë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Jam urdhëruar nga Allahu t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë ‘laa. ilahc il-lAllah’ (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut) dhe kush dëshmon këtë, atëherë ai e ka të mbrojtur prej meje jetën e tij dhe pasurinë e tij, përveç çfarë përmban e drejta e kësaj dëshmie (në qoftë se tejkalon ligjet Islame, do të ndëshkohet drejtësisht sipas ligjeve Islame), ndërsa llogaria e tij do të jetë tek Allahu,,?!,/ Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tha: “Për Allah! Do t’i luftoj ata të cilët bëjnë dallim ndërmjet Namazit dhe zekatit, sepse me të vërtetë që zekati është e drejta e merituar e detyrueshme mbi pasurinë (sipas Ligjeve të Allahut). Për Allah! Nëse nuk pranojnë të më japin edhe një kec të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem,do t’i luftoja ata për mosdhënien e tij.” Pastaj Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “Për Allah! Nuk qe gjë tjetër, veçse Allahu vërtet ia hapi gjoskin Ebu Bekrit drejt vendimit të tij (për t’i luftuar) dhe e kuptova se ai vendim qe i drejtë dhe i vërtetë.” (1399. 1400)

706.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Ditën e Kiametit) devetë do t’i shkojnë pronarit të tyre në formën më të mirë që ato kanë qenë (në dynja) dhe, në qoftë se ai nuk e ka dhënë zekatin e tyre (në dynja), atëherë ato do ta shtypin me këmbë; po kështu edhe dhentë do të shkojnë te pronari i tyre në formën më të mirë që ato kanë qenë (në dynja) dhe, në qoftë se ai nuk e ka paguar zekatin e tyre, atëherë ato do ta shtypin atë me thundrat e tyre dhe do ta dërrmojnë atë me brirët e tyre. Dhe nga të drejtat e tyre (përveç dhënies së zekatit për to) është edhe se ato duhet të milen duke u vënë ujë përpara. Dhe nuk dua, pra, që ndokush prej jush të më vijë Ditën e Kiametit i ngarkuar në qafë me delen që blegërin e të më thotë: ‘O Muhamed! (Të lutem ndërhyj për mua)7, ndërsa unë do t’i them atij: ‘Unë nuk mundem të të ndihmoj aspak, pasi unë ta shpalla Mesazhin e Allahut/ Po kështu, nuk dua që ndonjë nga ju të më vijë Ditën e Kiametit i ngarkuar në qafë me deve që hingëllin e të më thotë: ‘O Muhamed! (Të lutem ndërmjetëso për mua)’, ndërsa unë do t’i them atij: ‘Nuk mundem të të ndihmoj aspak, pasi unë ta shpalla Mesazhin e Allahut’.” (1402)

707.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se l Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdonjërit që Allahu i ka dhuruar pasuri, por nuk paguan zekatin për të, atëherë në Ditën e Ringjalljes pasuria e tij do t7i paraqitet si një gjarpër lakmues me kokë të helmuar e pa luspa me dy pika të zeza mbi sy (ose dy gjendra helmuese në gojë), që do t’i mbështillet për qafe e do ta godasë në faqe duke i thënë: ‘Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt!,,/ Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi ajetin Fisnik: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.” (Kuran, 3: 180) (1403)

708.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu s tregon e Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka zekat për (paratë që kanë vlerë) më pak se pesë ukije (« 640 gr) argjend; edhe nuk ka zekat për më pak se pesë deve; edhe nuk ka zekat për më pak se pesë cvsuk (~ 900 kilogram) bereqet.” (1405)

709.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikush jep lëmoshë sa një kokërr hurme nga para të pastra e të fituara ndershmërisht (sepse Allahu nuk pranon, përveçse të pastrën dhe të ndershmen) atëherë Allahu do ta marrë atë në (Dorën) e Tij të Djathtë dhe do ta zmadhojë shpërblimin e saj për atë njeri, ashtu siç rrisni ju mëzin e kalit, aq sa ajo bëhet sa një mal.” (1410)

710.  Haritha Ibn Vehb radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “O besimtarë! Jepni bamirësi, pasi do të vijë një kohë për ju, kur dikush do të sillet me lëmoshën e tij dhe të mos gjejë kënd që t’ia pranojë atë. Do të thotë ai të cilit ia nis lëmoshën: “Po të ma kishe sjellë dje, do të ta kisha pranuar, ndërsa sot nuk kam më nevojë për të.” (1411)

711.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të vijë Ora (nuk do të bëhet Kiameti), derisa pasuria juaj të vërshojë e të shtohet aq shumë, saqë i pasuri do të shqetësohet tepër për të gjetur dikë që t7i pranojë zekatin, aq sa një i tillë (të cilit ia nis për t’ia dhënë pjesën e zekatit) do t’ia kthejë prapë, duke i thënë: ‘Nuk kam nevojë për te .” (1412)

712.  Adij Ibn Hatim radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa isha me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur vijnë tek ai dy burra: njëri qahej për varfërinë e tij dhe tjetri ankohej për përhapjen e madhe të grabitjeve. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Sa për vjedhjet dhe grabitjet, shpejt do të vijë një kohë, saqë karvani do të shkojë në Mekë (prej këtu në Medine) pa asnjë roje; ndërsa për varfërinë, nuk nuk do të bëhet Kiameti, derisa ndokush prej jush do të endet me lëmoshën e tij duke mos gjetur askënd që t’ia pranojë. Dhe, padyshim, çdonjëri prej jush do të qëndrojë përpara Allahut pa perde dhe pa përkthyes ndërmjet atij dhe Allahut. Allahu do ta pyesë atë: ‘A nuk të dhashë pasuri?’ Ai do të pohojë. Pastaj Allahu do ta pyesë më tej: ‘A nuk çova tek ti të Dërguar?7 Përsëri ai do të pohojë, pastaj do të vështrojë nga e djathta dhe do të shohë vetëm Zjarr, pastaj do të vështrojë nga e majta dhe do të shohë vetëm Zjarr. Kështu pra, kijeni frikë Zjarrin dhe ruajeni veten prej tij duke dhënë qoftë edhe vetëm një gjysmë kokrre hurme (si bamirësi). Dhe, në qoftë se nuk gjeni një gjysmë kokrre hurme, atëherë (ju mund ta bëni një gjë të tillë duke i thënë vëllait tënd musliman) një fjalë të mirë e të këndshme/7 (1413)

713.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të vijë një kohë për njerëzimin kur dikush do të endet me flori (në dorë) për të dhënë zekatin duke mos gjetur askënd që t7ia pranojë; dhe një burrë i vetëm do të shihet t’i shkojnë pas dyzet gra, ndërsa ai vetëm të jetë kujdestari i tyre, për shkak të pakicës së burrave dhe shumicës së grave.” (1414)

714.  Ebu Mesud Ensariu tregon radijAllahu ‘anhu: “Sa herë që i Dërguari i Allahut na urdhëronte të jepnim bamirësi, ne shkonim në treg dhe punonim si hamej për të fituar një dorë grurë (mudd – 600- 700 gr), të cilën, më pas, e jepnim si lëmoshë. (Ato ishin ditë të varfërisë), ndërsa sot disa prej nesh kanë njëqindmijë. (1416)

715.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një grua erdhi bashkë me dy vajzat e saja për të kërkuar diçka, por nuk gjeta asgjë në shtëpi, përveçse një kokërr hurmë. Ia dhashë kokrrën asaj dhe ajo e ndau atë mes dy vajzave, ndërsa për vete nuk hëngri asgjë. Pastaj ajo u ngrit dhe doli. Më pas erdhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe unë ia tregova ndodhinë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kushdo që sprovohet nga këto dy vajza dhe ai sillet mirë me to, atëherë ato të dyja do të jenë mburojë për të nga Zjarri.” (1418)

716.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë shkon te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Cila bamirësi e ka shpërblimin më të madh?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Është ajo të cilën ti e jep kur je i shëndoshë, dorështrënguar, i frikësuar nga varfëria dhe i dëshiruar për pasuri. Mos e vono atë (dhënien e sadakasë) deri kur të të afrohet vdekja dhe pastaj të thuash: ‘Jepim filanit kaq, e filanit aq’. Në të vërtetë, atyre u ka takuar kaq e aq (si trashëgimtarë të pasurisë tënde).” (1419)

717.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Disa nga gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyetën atë: “Cila prej nesh do të jetë e para që do të të ndjekë ty (do të vdesë pas teje)?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ajo që e ka dorën më të gjatë.” Kështu, ato filluan të masnin duart e tyre me një shkop dhe doli që Seuda e kishte dorën më të gjatë. (Kur Zejneb bint Xhahshi vdiq para të gjithave në Kalifatin e Umerit), atëherë ne e morëm vesh se dora e gjatë nënkuptonte bamirësinë, sepse ajo ishte e para prej nesh që shkoi pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e donte dhënien e sadakasë”. (1420)

718.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dikush tha se do të jap bamirësi, kështu që ai doli me lëmoshën e tij dhe, pa e ditur, ia dha atë një hajduti. Njerëzit filluan të flasin, se si ai i ka dhënë lëmoshë një hajduti. Kur dëgjoi këtë ai tha: ‘O Allah! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty! Unë përsëri do të jap sadaka/ Kështu, ai doli me lëmoshën e tij në dorë dhe, pa e ditur, ia la në dorë një lavireje. Në mëngjes njerëzit filluan të përflisnin se ai një natë më parë i kishte dhënë lëmoshë një lavireje. Atëherë ai tha: ‘Gjithë lavdërimet dhe falënderimet qofshin për Ty! (I kam dhënë lëmoshë) një lavireje! Unë do të jap sadaka përsëri/ Kështu, ai doli me lëmoshën e tij në dorë, kur ja (pa e ditur) ia dha në dorë një të pasuri! Kështu, të nesërmen njerëzit filluan të përgojojnë se ai i kishte dhënë lëmoshë një të pasuri. Ai tha: ‘O Allah! Lavdëruar dhe falënderuar qofsh Ti! (I kam dhënë sadaka) një hajduti, një lavireje dhe një pasaniku/ Pastaj vjen dikush dhe i thotë atij: ‘Sa për lëmoshën që i ke dhënë hajdutit, mbase ajo mund ta bëjë atë të heqë dorë nga vjedhja; ndërsa ajo që i ke dhënë lavires, mbase mund ta bëjë atë që të largohet nga prostitucioni dhe ajo që i ke dhënë pasanikut, mbase e bën atë të mendojë dhe të marrë një mësim nga ajo dhe të shpenzojë nga ajo pasuri që i ka dhënë Allahu për Çështjen e Allahut/” (1421)

719.  Maan Ibn Jezidi radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjyshi im, babai im dhe unë i dhamë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më fejoi pastaj edhe më martoi. Një ditë shkova dhe iu ankova: Babai i Jezidit kishte nxjerrë disa monedha ari për t’i dhënë sadaka dhe ia kishte lënë një burri në xhami (për t7ua dhënë atë të varfërve), por unë shkova dhe i mora edhe ia çova ato atij. Babai im më tha: “Për Allah! Nuk kisha qëllim të t7i jepja ty.,,/ Kështu pra, ia paraqita çështjen të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili tha: “O Jezid! Ti do të shpërblehesh për qëllimin që pate, ndërsa ti, o Ma’n, çfarë ke marrë është e jotja.” (1422)

720.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur një grua jep lëmoshë nga ushqimi (që ka në shtëpi) pa e prishur e dëmtuar atë, atëherë ajo do të marrë shpërblimin e saj për atë që ajo dha; edhe bashkëshorti i saj do të marrë shpërblimin e tij për çfarë ai ka fituar; po kështu edhe për ruajtësin e ushqimit do të ketë të njëjtin shpërblim. Shpërblimi i njërit nuk e pakëson aspak shpërblimin e tjetrit.” (1425)

721.  Hakim Ibn Hizami radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dora e sipërme (e cila jep sadaka) është më e mirë se dora e poshtme (e cila merr sadakanë). Ai që jep sadaka duhet të fillojë më parë me ata që ka nën kujdestari dhe lëmosha më e mirë është ajo gjë që jep pasaniku (nga paratë që i mbeten pasi heq shpenzimet). Kushdo që përmbahet që të mos u kërkojë të tjerëve ndihmë në para, Allahu do t’i japë atij dhe do ta ruajë atë që të mos u kërkojë të tjerëve; dhe kushdo që kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, Allahu do ta pasurojë atë dhe do ta bëjë të vetëmjaftueshëm.,/ (1427,1428)

722.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem foli nga minberi për sadakanë, për vetëpërmbajtjen dhe për të lypurit, duke thënë: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Dora e sipërme është ajo që jep, kurse dora e poshtme është ajo që lyp.” (1429)

723.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vinte ndonjë lypës ose i kërkonin atij ndonjë gjë, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërmjetësonte (dhe u thoshte shokëve të tij): “Ndihmojeni dhe këshillojeni atë që të shpërbleheni; dhe Allahu, nëpërmjet gojës së Pejgamberit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), do të sjellë ç’të dojë Ai Vetë.” (1432)

724.  Esma bint Ebi Bekër radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Jepi paratë e mos i mba, që mos të të mbahen.

Në një tregim tjetër thuhet: “Mos i mbani paratë duke i numëruar e duke i ruajtur mënjanë (duke pasur frikë se do të ikin duke i shpenzur për Çështjen e Allahut), që Allahu të mos i përmbajë mirësitë e Tij prej jush.” (1433)

725.  Esma bint Ebi Bekr tregon radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e kyç qesen e parave që të mos i përmbajë edhe Allahu mirësitë e Tij prej teje. Shpenzo (për hir të Allahut, për Çështjen e Tij) sa të mundesh!” (1434)

726.  Hakim Ibn Hizam radijAllahu ‘anhu tregon: “I thashë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Përpara se të përqafoja Islamin, bëja vepra të mira, duke dhënë bamirësi, duke liruar skllevër, si dhe duke mbajtur marrëdhënie të mira me të afërmit e me farefisin. A do të kem për këto vepra shpërblim?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ti je bërë musliman bashkë me gjithë ato vepra të mira që ke bërë (pa e humbur shpërblimin për to)”.” (1436)

727.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një musliman i ndershëm dhe i besuar (kujdestar për ruajtjen e pasurisë) i cili i përmbush urdhërat e padronit dhe jep plotësisht çfarë është urdhëruar për të dhënë me zemër të pastër, si edhe duke i dhënë atij njeriu që qe urdhëruar, një person i tillë vlerësohet si njëri prej dy mirëbërësve.” (1438)

728.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka ditë që të mos zbresin nga qielli dy melekë, (dhe) njëri prej tyre thotë: ‘O Allah! Paguaja çdo njeriu që shpenzon në Çështjen Tënde!’, kurse tjetri thotë: ‘O Allah! Shkatërro çdo kurrnac!” (1442)

729.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Shembulli i një kopraci dhe i një bamirësi është si shembulli i dy vetave të veshur me xhybe të hekurta.”

Sipas një tregimi tjetër të Ebu Hurejrës, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë edhe: “Shembulli i një bamirësi dhe i një kopraci është si shembulli i dy vetave që kanë dy xhybe prej hekuri nga gjoksi deri në fyt. Kështu, kur bamirësi jep lëmoshë, xhybja zmadhohet dhe ia mbulon krejt trupin derisa nuk i duken as majat e gishtave dhe ia fsheh gjurmët e këmbëve (duke ia fshirë ato) (d.m.th. se atij do t’i fshihen dhe do t’i falen gjynahet). Por, kur kopraci dëshiron të shpenzojë, ajo ngjitet fort dhe çdo unazë ngec në vend, e, ndërsa ai përpiqet ta zgjerojë atë, ajo nuk zgjerohet.” (1443,1444)

730.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo musliman duhet të japë sadaka.” Njerëzit e pyetën: “O Pejgamberi i Allahut! Po në qoftë se dikush nuk ka asgjë për të dhënë, ç’duhet të bëjë?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Të punojë me duart e tija dhe të përfitojë e t’i bëjë dobi vetes së vet si dhe të japë në bamirësi (nga ajo që fiton).” Përsëri e pyetën: “Po nëse nuk e bën dot as këtë?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: ” Ai duhet të ndihmojë nevojtarët që kërkojnë ndihmë.” Përsëri e pyetën: “Po nëse nuk e bën dot as këtë?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Të punojë gjithçka që është e mirë dhe të rrijë larg çdo të keqeje, sepse të gjitha këto do t’i vlerësohen si vepra bamirësie.” (1445)

731.  Umm Atijja radijAllahu ‘anhu tregon: “Nusejba Ensarijes i çuan një dele dhe ajo çoi pak prej saj tek Aishja radijAllahu ‘anha. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kërkoi asaj diçka për të ngrënë. Ajo i tha se nuk kishte gjë tjetër, përveç mishit që i kishte çuar Nusejba nga ajo dele. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Sille atë, pasi ajo e ka mbërritur vendin e vet. (1446)

732.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ebu Bekri më shkroi për atë që Allahu ka urdhëruar të bëjë i Dërguari i Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në lidhje me atë person që duhet të jepte zekat një deve të vogël një vjeçare, por që ky njeri nuk ka deve të tillë, por ka një dyvjeçare. (Ai shkruante se) ajo mund t’i pranohet si zekat, por mbledhësi i zekatit duhet t’i kthejë këtij pronari njëzet dërhemë (para argjendi, me peshë rreth 64 gr.) ose dy dele; dhe në qoftë se paguesi i zekatit nuk ka deve të vogël njëvjeçare, por ka një të vogël dyvjeçar (mashkull), atëherë ky do t7i pranohet atij si zekat, por atij nuk i kthehet gjë.” (1448)

733.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Bekri i ka shkruar atij për atë që ka bërë të detyruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (në lidhje me dhënien e zekatit dhe midis të tjerash në të përmendej edhe): “As nuk duhet të bashkohet pasuria e njerëzve të ndryshëm dhe as pasuria e bashkuar nuk duhet të copëtohet nga frika e (pagesës më shumë, ose e përfitimit për të dhënë më pak) zekat.” (1450)

734.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu i shkroi atij për atë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka urdhëruar (në lidhje me dhënien e zekatit dhe midis të tjerash në të përmendej edhe kjo): “Në qoftë se një pasuri e kanë dy ortakë në mënyrë të barabartë, ata duhet të paguajnë zekatin e përbashkët sa u takon për gjithë pasurinë dhe vlerësohet se të dy e kanë paguar zekatin në mënyrë të barabartë.,/ (1451)

735.  Ebu Said Hudrij radijAllahu ‘anhu tregon: “Një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për hixhrctin (shpërnguljen për Hir të Allahut). Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Allahu të mëshiroftë! Çështja e shpërnguljes është shumë e rëndë, por a ke deve dhe a e paguan zekatin e tyre?” Ai tha se kishte deve dhe se e paguante zekatin për to. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Puno edhe matanë detit (po munde) dhe Allahu nuk do të të humbasë asgjë nga punët e tua të mira (dhe nuk do ta pakësojë shpërblimin për to)” (1452)

736.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu i shkroi atij për detyrimin që Allahu i ka caktuar të Dërguarit të Tij për zekatin (dhe midis të tjerash në të përmendej edhe kjo): “Kush detyrohet të japë për zekat një deve katërvjeçare, por nëse ai nuk ka të tillë në tufën e tij, ndërsa ka një trivjeçare, atëherë atij do t’i pranohet kjo deve trivjeçare, bashkë me dy dele, në qoftë se ka, ose njëzet dërhemë. Kush detyrohet të japë për zekat një deve trivjeçare dhe nuk e ka një të tillë, por ka një katërvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo dhe mbledhësi i zekatit duhet t’i kthejë atij njëzet dirhemë ose dy dele. Kush detyrohet të japë për zekat një deve trivjeçare dhe nuk ka tillë, por ka një dyvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo bashkë me dy dele ose njëzet dirhemë; dhe kush detyrohet të japë për zekat një deve dyvjeçare (ndërsa nuk ka të tillë), por ka një trivjeçare, atëherë atij i pranohet ajo, ndërsa mbledhësi i zekatit duhet t’i kthejë atij njëzet dirhemë ose dy dele. Kush detyrohet të japë për zekat një deve dyvjeçare dhe nuk ka të tillë, por ka një deve njëvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo bashkë me njëzet dirhemë ose dy dele shtesë/’ (1453)

737.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu më dërgoi në Bahrejn për të mbledhur zekatin, ai më shkroi këtë letër: “Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Këto janë detyrimet e përcaktuara për zekatin të cilat, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka bërë të detyrueshme për çdo musliman dhe që Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për t’i ndjekur: Cilido musliman të cilit i kërkohet të japë zekatin përkatësisht siç shtjellohet më poshtë, ai duhet t’ia japë atë (mbledhësit të zekatit) dhe, kujt i kërkohet më tepër se ç’përshkruhet e përcaktuar në këtë shkresë, ai nuk duhet ta japë atë. Kështu pra, për njëzet e katër deve ose më pak, për zekat jepen dhen: për çdo pesë deve jepet një dele; për njëzet e pesë deri në tridhjetë e pesë kokë, jepet një deve njëvjeçare; në qoftë se janë nga tridhjetë e gjashtë deri në dyzet e pesë deve, jepet një deve dyvjeçare; në qoftë se janë nga dyzet e gjashtë deri në gjashtëdhjetë kokë, jepet një deve tri vjeçare; në qoftë se janë nga gjashtëdhjetë e një deri në shtatëdhjetë e pesë deve, jepet një deve katërvjeçare; në qoftë se janë nga shtatëdhjetë e gjashtë deri në nëntëdhjetë kokë, jepen dy deve dyvjeçare; në qoftë se janë nga nëntëdhjetë e një deri në njëqind e njëzetë kokë, jepen dy deve trevjeçare; dhe në qoftë se janë mbi njëqind e njëzetë deve, atëherë për çdo dyzet deve, jepet edhe një deve dyvjeçare, ndërsa për çdo pesëdhjetë deve, jepet edhe një deve trivjeçare (përmbi detyrimin e paraparë për njëqind e njëzet deve); por kush ka katër deve, ai nuk ka detyrim zekati, veçse nëse do pronari i tyre, ndërsa kur numri i tyre arrin në pesë kokë, atëherë ai duhet të japë një dele për zekat.

Ndërsa për zekatin e dhenve (të veprohet) si më poshtë: Në qoftë se ato janë ndërmjet dyzet dhe njëqind e njëzetë kokë, jepet një dele; në qoftë se janë mbi njëqind e njëzetë deri në dyqind jepen dy dele; në qoftë se janë mbi dyqind deri në treqind, jepen tre dele; dhe nëse janë mbi treqind dele për çdo njëqind jepet edhe një dele (përmbi detyrimin e treqind dhenve); dhe kush ka më pak se dyzet dhen, ai nuk ka detyrim zekati; veçse nëse do pronari i tyre.

Për argjendin: zekati është një e dyzeta e gjithë sasisë (2.5%), ndërsa po të jetë vlera më pak se dyqind dirhem (rreth 640 gr.) për të nuk ka detyrim zekati, veçse nëse do pronari të japë lëmoshë. (1454)

738.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu i shkroi atij atë që Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (të veprojë në lidhje me zekatin) si më poshtë: “Nuk mund të merret për zekat as kafshë e vjetër, as kafshë e sëmurë dhe as cjap (a dash), veçse nëse do mbledhësi i zekatit (që ta marrë atë).” (1455)

739.  Ibn Abbas radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi Muadhin radijAllahu ‘anhu në Jemen e porositi atë (për rrugën që duhet të ndjekë për të ftuar në Islam): “Po shkon te një popull nga ithtarët e Librave të Parë (çifutë dhe kristianë). Gjëja e parë për të cilën do t’i ftosh njerëzit, është të adhurojnë vetëm Allahun (hadithi nr. 1395)… (dhe në fund shton): Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ruaju që të mos marrësh për zekat më të mirën nga pasuria e njerëzve.” (1458)

740.  Is’hak Ibn Abdullah tregon: “E dëgjova Enesin të thotë: “Ebu Talha kishte më shumë se gjithë cjisarët e Medines pasuri me pemtore hurmash dhe kopshti më i dashur për të ishte Bejruha, i cili ndodhej përballë Xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh shkonte aty dhe pinte nga uji i tij mjaft i mirë. Kur Allahu i Madhëruar zbriti ajetin fisnik: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni…,/ (Kuran, 3:92) Ebu Talha i thotë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut! Allahu i Lartësuar me Lavdi, më Madhështori thotë: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni…” (Kuran, 3:92); dhe padyshim që kopshti Bejruha është gjëja më e dashur nga pasuria ime, kështu që unë dua ta jap atë sadaka për hir të Allahut. Mirësinë e shpërblimin për të, e pres nga Allahu. O i Dërguari i Allahut! Shpenzoje atë atje ku Allahu të bën që ti ta mendosh më me vlerë!” Nga kjo i Dërguari i Allahut tha: “Të lumtë! Kjo është pasuri e vlefshme. E kam dëgjuar çfarë ke thënë (o Ebu Talha) dhe unë mendoj që t’ua japësh atë të afërmve të tu.” Ebu Talha tha: “Kështu do të bëj, o i Dërguari i Allahut!” Pastaj ai e ndau atë ndërmjet të afërmve të tij dhe kushërinjve.” (1461)

741.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon hadithin nr. 531, kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli në namazgja ditën e Bajramit. Në këtë tregim ai shton: Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u largua. Kur arriti në shtëpi, erdhi Zejnebi, bashkëshortja e Ibn Mesudit, dhe kërkoi leje për të hyrë. I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Është Zejnebi.” Ai pyeti: “Cila Zejneb?” I thanë se është bashkëshortja e Ibn Mesudit. Ai tha: “Po, lejojeni të hyjë.” Kështu, ajo u lejua të hyjë brenda, pastaj tha: “O Pejgamber i Allahut! Ti sot i urdhërove njerëzit të japin bamirësi. Kështu, edhe unë kisha zbukurimet e mia dhe desha t’i jap për lëmoshë, por Ibn Mesudi më tha se ai dhe fëmijët e tij i meritojnë ato më shumë se kushdo tjetër.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ibn Mesudi ka thënë të vërtetën. Burri yt dhe fëmijët e tu kanë më tepër të drejtë për to, se çdokush tjetër.” (1462)

742.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Muslimani nuk ka detyrim zekati për kalin e tij dhe për robin e tij.” (1463)

743.  Ebu Said Hudrij radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ul në minber, ndërsa ne u ulëm rreth tij. Pastaj tha: “Nga gjërat që kam frikë më shumë se do t’ju bien ju, është kënaqësia dhe shkëlqimi i botës me bukuritë e saj që do t’ju hapen përpara.” Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! A mundet që e mira të sjellë të keqen?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbeti i heshtur për pak kohë. I thanë atij që foli: “Si është puna me ty? Ti po flet me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa ai nuk po të flet.” Ndërkohë vumë re se Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po i zbriste Frymëzimi Hyjnor. Pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fshiu djersën dhe tha: “Ku është pyetësi?” U duk sikur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vlerësoi pyetjen e tij dhe tha: “E mira asnjëherë nuk sjell të keqen. Me të vërtetë, ky rast është si bima që rritet në brigjet e një uji të rrjedhshëm e cila, ose e vret, ose e sëmur kafshën (që e ha atë), përveç rastit kur kafsha ha e ngopet me gjelbërim dhe i kthehet diellit, pastaj nxjerr bajgat dhe urinën dhe fillon të kullosë përsëri. Nuk ka dyshim se kjo pasuri është e gjelbër dhe e ëmbël. Lum për pasurinë e muslimanit prej së cilës ai u jep të varfërve, jetimëve dhe udhëtarëve në nevojë (ose siç tha Pejgamberi diçka të ngjashme me këtë)!” Dhe, me të vërtetë, kushdo që e merr atë në mënyrë të paligjshme, do të jetë si ai që ha, por që kurrë nuk kënaqet e nuk ngopet, ndërsa pasuria e tij do të jetë dëshmitare kundër tij Ditën e Ringjalljes.” (1465)

744.  Amr Ibn Harithi tregon pothuajse njësoj hadithin e kaluar (nr. 741/1462) të Zejnebit, bashkëshortes së Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu, por këtu ajo shton: “Shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe gjeta te dera një grua nga ensarit (që donte të pyeste) për një çështje si e imja. Aty pranë kaloi Bilali dhe ne i kërkuam atij që ta pyeste Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nëse ishte e lejueshme për mua të shpenzoj për burrin tim dhe për jetimët nën kujdesin tim. Kështu (Bilali hyri brenda dhe) e pyeti për këtë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili tha: “Po dhe ajo do të ketë shpërblim të dyfishtë: Një për ndihmën ndaj të afërmve dhe një për dhënien e lëmoshës.” (1466)

745.  Umm Selemeh radijAllahu ‘anhu tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A do të shpërblehem në qoftë se shpenzoj për të mbajtur fëmijët e Ebu Selemes (ish- bashkëshortit të saj), të cilët, në të vërtetë, janë bijtë e mi?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Shpenzo e jep për ta dhe ti do të kesh shpërblimin për gjithçka që ke shpenzuar për ta.” (1467)

746.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëroi (dikë) të mbledhë zekatin. Kur u kthye, ai i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se Ibn Xhemili, Halid Ibn Velidi dhe Abbas Ibn Abdul- Muttalibi nuk kishin pranuar të jepnin zekatin. Pejgmberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ç’e ka bërë Ibn Xhemilin të mos pranojë të japë zekatin, i cili ka qenë i varfër, ndërsa Allahu dhe i Dërguari i Tij e bënë të pasur?! Por nuk keni të drejtë t7i kër- koni zekat Halidit, sepse ai po i mban parzmoren dhe armët e tija për Çështjen e Allahut (xhihad). Sa për Abbas Ibn Abdul-Muttalibin, ai është xhaxhai i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e ka detyrim zekatin. Ai duhet ta japë atë, si dhe një herë aq (pra dyfish).” (1468)

747.  Ebu Said Hudrij radijAllahu ‘anhu tregon se disa ensarë i kërkuan diçka të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai ua dha. Ata përsëri i kërkuan diçka dhe ai përsëri u dha atyre. Ata i kërkuan atij për herë të tretë dhe ai përsëri u dha, derisa atij i mbaroi gjithçka që kishte dhe u tha: “Po të kisha më gjë për të dhënë, nuk do t’ua mbaja pa ua dhënë. Kushdo që ruhet që të mos u kërkojë të tjerëve, Allahu do ta bëjë atë të kënaqur; dhe kushdo që përpiqet të mjaftohet me atë që i ka dhënë Allahu, Allahu do ta bëjë atë të vetë- mjaftueshëm; e kushdo që tregohet i du- ruar, Allahu do ta bëjë atë të durue shëm; nuk mund t’i jepet kujt dhuratë më e mirë dhe më e madhe sesa sabriM9” (1469)

748.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Është më mirë që çdo njëri prej jush të marrë një litar, të presë dru (në pyll), t’i mbajë ato në shpinë dhe t’i shesë (për të fituar jetesën), sesa t’i shkojë e t’i kërkojë ndokujt diçka, ndërsa ai mund t’i japë ose jo.” (1470)

749.  Zubejri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për këdo prej jush është më mirë që të marrë një litar, (të presë) dhe të sjellë një krah dru (nga pylli) në shtëpi dhe t’i shesë, e kështu Allahu t’ia ruajë fytyrën (nga Zjarri), sesa t7u kërkojë njerëzve që mund t’i japin gjë osejo.” (1471)

750.  Hakim Ibn Hizam radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë i kërkova diçka të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai më dha. I kërkova së dyti dhe ai përsëri më dha; i kërkova së treti dhe ai sërish më dha, pastaj më tha: “O Hakim! Kjo pasuri është si një frut i freskët i ëmbël: kushdo që e merr atë pa lakmi, ai do të bekohet në të, ndërsa kushdo që e merr atë me makutësi, ai nuk bekohet në të; një njeri i tillë është ai njeri që ka, por që nuk ngopet e nuk kënaqet kurrë. Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që merr).” Pastaj i thashë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë kurrë nuk do të pranoj më gjë prej askujt, derisa të ndahem nga kjo botë.” Më vonë Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu (në kalifatin e tij) e thirri Hakimin që t’i jepte atij pjesën që i takonte nga plaçka e luftës (si gjithë shokëve të tjerë të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), por ai nuk pranoi të merrte asgjë. Kështu e thirri edhe Umeri radijAllahu ‘anhu (gjatë kalifatit të tij) për të marrë hisen që i takonte, por ai nuk pranoi. Atëherë, Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “O muslimanë! Ju kam dëshmitarë se unë ia ofrova atij pjesën që i takonte nga kjo plaçkë lufte, por ai nuk pranoi që ta merrte atë.” Kësisoj, Hakimi, pas (betimit që i bëri) Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kurrë nuk mori asgjë prej kurrkujt derisa vdiq. (1472)

751.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh më jepte ndonjë gjë, por unë i thosha atij: “Sikur t’ia jepje një më të varfëri dhe më nevojtari se unë?” Ndërsa ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Merre këtë. Në qoftë se të jepet diçka nga kjo pasuri, pa pasur lakmi për të dhe pa e kërkuar, merre atë e, në qoftë se nuk të jepet, atëherë mos rend pas saj.” (1473)

752.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu se tregon Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ka një lloj njeriu, i cili vazhdon të kërkojë prej njerëzve derisa në Ditën e Ringjalljes do të vijë pa mish në fytyrë.” Dhe shtoi: “Ditën e Kiametit dielli do të ulet afër (njerëzve) aq sa djersa do të mbërrijë deri (në kokë) në mes të veshëve dhe, duke qenë në këtë gjendje, ata do t7i luten për ndihmë Ademit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj Musait sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pastaj Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (1474)

753.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “I varfër nuk është ai që shëtit nëpër njerëz dhe u kërkon atyre një a dy kafshata ushqim, apo një a dy kokrra hurma. I varfër është ai që nuk ka pasuri të mjaftueshme për të plotësuar nevojat dhe që as nuk dihet nga të tjerët e as nuk lyp gjë nga njerëzit, që ata të mund t’i japin atij diçka si lëmoshë.” (1479)

754.  Ebu Hunejd Saidiu radijAllahu ‘anhu tregon: “Morëm pjesë në ekspeditën e shenjtë të Tebukut me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ndërsa arritëm në Vadil-Kura, kur pamë një grua në kopshtin e saj. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha shokëve të tij që të vlerësonin sasinë e frutave të kopshtit, ndërsa ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i vlerësoi dhjetë Asvak (rreth 1800 kg). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha gruas: “Shihe dhe mate mirë sa do të prodhojë kopshti.” Kur arritëm në Tebuk, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Sonte do të fryjë erë shumë e fortë, kështu që asnjë të mos rri në këmbë dhe kush të ketë deve, t’i shtrëngojë fort ato.” Kështu pra, ne i lidhëm devetë tona. Natën fryu erë shumë e fortë. Dikush u ngrit në këmbë dhe e mori era dhe e çoi te mali Tajji. Mbreti i Ejles i dërgoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si dhuratë një mushkë të bardhë, një xhybe dhe i shkroi se populli i tij do të rrinte në vendin e tij (dhe do të paguajë taksën e xhizjes150)

Kur u kthyem në Vadil-Kura, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti atë grua se sa kishte nxjerrë kopështi i saj. Ajo u përgjigj: “Dhjetë Asvak”, d.m.th. aq sa e kishte vlerësuar edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Unë dua të arrij shpejt në Medine dhe, kushdo që dëshiron të shpejtojë me mua, duhet të nxitojë. Kur pa Medinen, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Kjo është Tabah”, ndërsa, kur pa Uhudin tha: “Ky mal na do neve dhe ne e duam atë. A t’ju tregoj familjet më të mira të ensarëve?” Ne pohuam dhe ai vazhdoi: “Familja e Beni Nexhxhar, pastaj familja e Beni Abdul- Eshhel, pastaj familja e Beni Saida ose Beni Harith Ibn Hazrexh. (Këto janë më të mirat), por mirësia është tek të gjitha familjet e ensarëve.” (1481,1482)

755.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për tokën që ujitet nga shiu, ose nga ujë i rrjedhshëm, ose nëse është tokë e lagësht e që nuk ujitet, për të zekati është një e dhjeta e prodhimit, ndërsa për tokën e ujitur me ujë pusi, për të zekati është sa një e njëzeta.” (1483)

756.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se hurmat ia binin të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem menjëherë pasi ishin vjelë. Njerëz të ndryshëm sillnin hurmat e tyre aq sa bëhej një grumbull i madh (përpara Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Një herë Hasani dhe Husejni po luanin me këto hurma, kur njëri prej tyre mori një kokërr dhe e futi në gojë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pa dhe ia nxori nga goja dhe i tha: “A nuk e di ti se familja dhe pasardhësit e Muhamedit nuk hanë nga ajo që është dhënë për lëmoshë?!” (1485)

757.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Njëherë dhurova një kalë për hir të Allahut (në bamirësi), por ai njeri që ia dhashë kalin, nuk kujdesej për të. Desha t’ia blej pasi mendova se do ta shiste lirë, kështu që e pyeta Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për këtë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: “As mos i blij dhe as mos i merr prapë lëmoshat që ke dhënë edhe në qoftë se do të ta shiste për një dirhem, sepse, ai që merr prapë atë që ka dhënë si lëmoshë, është si ai që lëpin atë që ka vjellë.” (1490)

758.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa një dele të ngordhur, të cilën ia kishte pasë dhënë si lëmoshë robëreshës së liruar të Mejmunah, gruas së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Pse nuk ia merrni lëkurën?” I thanë se ajo kishte ngordhur. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “E ndaluar është vetëm ngrënia e mishit të saj.” (1492)

759.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “I sollëm Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ca mish të cilin më parë ia kishin dhënë Beriras (robëreshës së liruar të Aishes radijAllahu ‘anha) si lëmoshë. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Ky mish për Beriran ka qenë lëmoshë, por për ne ai tashmë është dhuratë.” (1495)

760.  Hadithi i Muadhit radijAllahu ‘anhu kur u dërgua në Jemen nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (nr. 702/1395 dhe 729/1458)

Në këtë citim shtohet nga porosia e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për Muadhin radijAllahu ‘anhu: “Ki frikë nga mallkimi i të shtypurit (i atij që i bëhet padrejtësi), sepse, me të vërtetë, ndërmjet duasë së tij dhe Allahut nuk ka pengesë!” (1496)

761.  Abdullah Ibn Ebu Aufa radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që dikush i sillte sadakatë e tij te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai gjithnjë lutej: “O Allah! Dërgoji bekimet e Tua familjes së filanit.” Kur babai im shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me sadakatë e tij, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut: “O Allah! Dhuroji bekimet e Tua mbi familjen dhe pasardhësit e Ebu Aufas.” (1497)

762.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ka rrëfyer këtë tregim: “Dikush nga Beni Israilët i kërkoi borxh një tjetri po nga Beni Israilët një mijë dinarë dhe i dyti (huadhënësi) ia dha atij. Borxhliu udhëtoi (matanë detit) por, (kur erdhi koha për të kthyer borxhin) ai nuk gjeti anije, kështu që ai mori një dru, e gërryu, pastaj i futi një mijë dinarët në të dhe e hodhi në det. Huadhënësi doli dhe, kur gjeti këtë dru, e mori në shtëpi për ta djegur. Kur e sharroi drurin, ai gjeti në të paratë e veta.” (1498)

Hadithi i plotë:

Tregon Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka treguar: Dikush nga Beni Israilët i kërkoi një njeriu tjetër po nga Beni Israilët t’i jepte hua një mijë dinarë. I dyti (huadhënësi) kërkoi dëshmitarë. I pari (huamarrësi) iu përgjigj: ‘Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar’. I dyti i tha: ‘Mirë e ke’, dhe i dha atij paratë me një afat. Borxhliu kaloi detin. Kur mbaroi punën, kërkoi për një kalimtar që të mund të arrinte në kohë për të paguar borxhin, por nuk mundi të gjejë kënd.

Kështu, ai mori një dru dhe bëri një vrimë në të, futi një mijë dinarët, si dhe një letër për huadhënësin, pastaj e mbylli mirë vrimën. E mori drurin dhe e hodhi në det duke thënë: ‘O Allah! Ti e di mirë se unë mora borxh një mijë dinarë nga filani. Ai më kërkoi siguri, por unë i thashë atij se garancia e Allahut ishte më se e mjaftueshme dhe ai e pranoi garancinë Tënde. Ai më kërkoi edhe dëshmitarë. Unë i thashë atij se Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar dhe ai të pranoi Ty si Dëshmitar. Vërtet që unë u mundova shumë të gjeja një kalimtar për t7i çuar atij paratë, por nuk munda, kështu që po t’i dorëzoj Ty këto para’. Me këto fjalë ai e hodhi drurin në det, priti derisa u zhduk thellë në të dhe pastaj u largua. Ndërkohë ai filloi të kërkojë përsëri për ndonjë kalimtar që do të arrinte në vendin e huadhënësit të tij. Një ditë prej ditësh, huadhënësi doli nga shtëpia të shihte nëse kishte mbërritur ndonjë anije që do t’i sillte atij paratë, kur krejt papritur pa një dru (ku në të ishin paratë e tij) që e mori dhe e çoi në shtëpi për ta djegur. Kur e çau gjeti në të paratë e tij dhe një letër. Shpejt pas kësaj, borxhliu erdhi duke i sjellë atij një mijë dinarët duke i thënë: Tër Allah! U mundova shumë të gjeja një anije që të mund të t’i sillja paratë, por nuk munda të gjej tjetër veçse këtë me të cilën udhëtova këtë herë. Huadhënësi pyeti: ‘A më ke dërguar gjë mua? Borxhliu iu përgjigj: ‘Të thashë se nuk munda të gjej anije tjetër, veçse këtë me të cilën erdha tani’. Huadhënësi i tha: ‘Allahu ka dorëzuar për ty paratë që t’i i dërgove në dru, kështu që tani mbaji një mijë dinarët dhe shko i udhëzuar në Udhën e Drejtë’.” (2169)

763.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka kompensim për atë që vritet ose plagoset nga kafsha, ose që bie në pus, ose nga puna në minierë, ndërsa për thesarin (ose pasurinë) e varrosur, detyrimi është sa një e pesta.” (1499)

764.  Ebu Humejd Saidi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem caktoi një burrë të quajtur Ibn Lutebijjah nga fisi Esd për të mbledhur zekatin e fisit Beni Sulejm. Kur ai u kthye, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kontrolloi llogarinë me të. (1500)

765.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “E mora Abdullah Ibn Talhan dhe e çova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për t’i bërë talinik atij. I pashë në dorë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) një hekur për damkosjen e bagëtive duke damkosur devetë e zekatit. (1502)

 

27 – SADAKAJA E FITRIT

 

766.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e bëri detyrim dhënien e një sa’ hurmash ose një sa’ elbi si sadaka fitri për çdo musliman: rob ose të lirë, burrë ose grua, i vogël ose i madh, si edhe urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit. (1503)

767.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) jepnim një sa’ ushqim si sadaka fitri të varfërve. Ushqimi ynë ishte ose elb, ose rrush i thatë, ose gjizë, ose hurma.” (1510)

768.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka bërë detyrim sadakanë e fitrit: një sa’ elb ose hurma për çdo musliman e muslimane të mitur ose të moshuar, të lirë ose rob. (1512)

 

28 – HAXHI (VIZITA NE MEKE)

 

769.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Fadli (vëllai i tij) po udhëtonte hipur në deve pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Në atë kohë erdhi një grua nga fisi Hath’an dhe Fadli filloi ta vështronte atë. Ajo e vështroi, gjithashtu. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia ktheu fytyrën Fadlit nga ana tjetër. Gruaja tha: “O i Dërguari i Allahut! Detyrimi i haxhit nga Allahu për robët e Tij të përkushtuar i është bërë i detyruar edhe babait tim, por ai është i moshuar dhe i pamundur dhe nuk mund të rrijë hipur në kafshë. A mund ta bëj unë haxhin për të?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Po, mundesh.” Kjo ka qenë në haxhin e Lamtumirës së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (1513)

770.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ngasë devenë e tij në Dhul-Hulejfa dhe të fillojë të shqiptojë telbijen, kur deveja të ishte ngritur plotësisht në këmbë. (1514)

771.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kreu haxhin hipur në samarin e një deveje, të cilën e kishte edhe kafshë udhëtimi. (1517)

772.  Aishja radijAllahu ‘anha, nëna e besimtarëve të drejtë e të vërtetë, tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): 7/E shohim Xhihadin si veprën më të vyer. A të marrim pjesë edhe ne në Xhihad?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Jo! Xhihadi më i mirë (për ju, gratë) është haxhi mebrnr.” (1520)

773.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kushdo që kryen haxh për hir të Allahut, nuk i afrohet gruas së tij ditët e haxhit dhe nuk bën keq e gjynahe, atëherë ai do të kthehet (pas haxhit i liruar nga të gjitha gjynahet) si ditën që e ka lindur nëna e tij.” (1521)

774.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vendosi Dhul-Hulejfan si mikat për banorët e Medines, Xhuhfen për – popullin e Shamit, Karn- ul Menazil – për banorët e Nexhdit dhe

Jelemlem – për banorët e Jemenit. Këta kufinj janë për banorët e këtyre vendeve si dhe për këdo tjetër që kalon këndej nga këto qendra me qëllim për të kryer haxhin dhe nmren; sa për banorët brenda këtyre kufinjve, ata duhet të hyjnë në ihram nga vendi ku nisen, kurse banorët e Mekës mund të hyjnë në ihram (vetëm për haxh) nga Meka (nga vendbanimi i tyre). (1530)

775.  Nafiu tregon: “Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu ka treguar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndaloi dhe e uli devenë në Bat’ha në Dhul-Hulejfa dhe atje fali namazin. Kështu bënte gjithnjë edhe Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu”. (1532)

776.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkonte (për umre dhe haxh) nga rruga Shexherah dhe kthehej nga rruga Muar-ras dhe, sigurisht, sa herë që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të shkonte në Mekë, do të falej në Xhaminë Shexherah, ndërsa në kthim do të falej në Dhul-Hulejfa në mes të luginës, pastaj do ta kalonte natën atje deri në agim. (1533)

777.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se në luginën Akik e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë:

“Më erdhi sonte një i dërguar nga Zoti im dhe më tha të falem në këtë luginë të bekuar dhe të hyj në ihram për umre e për haxh së bashku.” (1534)

778.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndërsa po pushonte në Muarras, në fundin e luginës Dhul- Hulejfah, iu shpall në ëndërr: “Ti, në te vërtetë, ndodhesh në një luginë të bekuar.” (1535)

779.  JaTa radijAllahu ‘anhu tregon se ai e ka pyetur Umerin radijAllahu ‘anhu: “Ma trego Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur t’i vijë Shpallja Hyjnore.” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në Xhirana në shoqëri të disa shokëve të tij, kur vjen dikush dhe e pyet: “O i Dërguari i Allahut! Si gjykon për një njeri, i cili vesh ihram për umre duke qenë i lyer me parfum?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem heshti për pak kohë, ndërkohë që po i vente Shpallja. Kështu, Umeri radijAllahu ‘anhu ma bëri me shenjë dhe unë u afrova. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në hije të një cope dhe unë e futa kokën brenda kur pashë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte skuqur në fytyrë dhe po gërhiste. Kur i kaloi ajo gjendje, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pyeti: “Ku është ai që pyeti për umren?” Kur e sollën atë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Parfumin që ke në trup laje tri herë, hiqe xhyben dhe vepro në umre njësoj siç vepron në haxh.” (1536)

780.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon: “Unë e bëja me erë të mirë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai donte të hynte në gjendjen e ihramit; po kështu veproja edhe kur mbaronte gjendjen e ihramit, para tavafit rreth Qabesë (në tavafin e haxhit).” (1539)

781.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të shqiptojë telbijen dhe të hyjë në gjendjen e ihramit, duke qenë me flokët e kokës të lidhura nyje. (1540)

782.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në asnjë vend tjetër nuk e ka shqiptuar telbijen dhe nuk ka hyrë në gjendjen e ihramit, përveçse tek xhamia”, d.m.th. tek xhamia e Dhul- Hulejfas. (1541)

783.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Usama radijAllahu ‘anhu udhëtoi hipur pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga Arafati deri në Muzdelife pastaj nga Muzdelifeja deri në Mina. Me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem udhëtoi Fadli radijAllahu ‘anhu. Ibn Umeri shton se që të dy ata thanë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk pushoi së shqiptuari tdbijen, derisa hodhi gura- lecat tek Xhemrat-ul Akabeh (shejtani i madh). (1543,1544)

784.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis nga Medina me shokët e vet pasi i krehu dhe i leu flokët me vaj (dhe) duke veshur dy çarçafë për ihram, një rida (në mes e lart) dhe një izar (në mes e poshtë). Ai nuk ndaloi askënd që të vishnin çdo lloj çarçafi për ihram, përveç atyre që ishin të lyer me shafran, pasi ato mund ta lënë erën në lëkurë. Kështu pra, në mëngjes Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i hipi devesë së tij në Dhul-Hulejfa dhe vazhdoi derisa arriti në Bejda ku ai dhe shokët e tij shqiptuan telbijen dhe bënë ceremoninë e taklidit. Kjo qe me 25 të muajit Dhul- Ka’de (muaji i njëmbëdhjetë) dhe, kur arriti në Mekë, me 4 të muajit Dhul- Hixhxhe, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bëri tavafin rreth Qabesë, pastaj kreu edhe sa’jin (ecjen në këmbë) mes (kodrave) Safa dhe Merva. Meqënëse kishte shënuar kurbanin e tij, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e përfundoi ihramin (por vazhdoi në atë gjendje). Pastaj u ngjit në vendet më të larta të Mekës afër haxhun duke vazhduar në gjendjen e ihramit për haxh dhe nuk iu afrua Qabesë pasi bëri tavafin (e parë) deri kur u kthye nga Arafati. Ndërsa ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi shokët e tij të bënin tavafin rreth Qabesë, pastaj të kryenin sa’jin ndërmjet Safa dhe Merva, të shkurtonin flokët e kokës dhe të përfundonin kështu gjendjen e ihramit. Ky urdhër qe kështu vetëm për ata që nuk patën kurban me vete për ta kurorëzuar. Ata që i kishin gratë e tyre me vete, mund t7u afroheshin atyre (për të fjetur me to). Po kështu mund të përdornin erë të mirë si edhe të vishnin rroba të zakonshme. (Pastaj ata veshën ihramin për haxh ditën e tetë të Dhul-Hixhxhes dhe kryen haxhin temettn). (1545)

785.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se telbija e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte: “Leb- bejk-Allahumme leb-bejk, leb-bejke laa sherike leke leb-bejk, in-nel-hamde ven- ni’mete leke vel-mulk laa sheriike lek – Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde, o Allah! Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde dhe u bindem Urdhrave të Tua! Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde. Ti nuk ke asnjë shok a ortak. Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde. Gjithë Lavdërimet, Falenderimet dhe Mirësitë janë vërtet vetëm për Ty! I gjithë Sundimi është vetëm i Yti dhe Ti nuk ke asnjë shok a ortak.” (1549)

786.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali namazin e drekës në Medine katër rekatë, po kështu bëmë edhe ne duke qenë në shoqëri të tij, ndërsa pasditen dy rekatë në Dhul- Hulejfa. Natën e kaloi aty deri në agim, pastaj udhëtoi derisa, kur arriti në Beida, falënderoi Allahun, e lavdëroi dhe i madhëroi Atë (me fjalët hamdu lil- lah, Subhan-Allah, Allaliu Ekber). Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ata që qenë me të ngritën zërin me telbije/z me qëllim për haxh dhe për umre. Kur arritëm në Mekë, ai na urdhëroi të përfundonim gjendjen e ihramit (pasi kryem umren; kjo për ata që nuk kishin marrë kurban me vete) deri ditën e tervijes (dita e tetë e Dhul- Hixhxhes) kur ata hynë në ihram për haxh. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri kurban me dorën e tij shumë deve duke qenë në këmbë (pa i rrëzuar). Ndërsa në Medine i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri kurban në emër të Allahut dy deshë me lara me brirë. (1551)

787.  Tregohet për Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu se ai e ngrinte zërin me telbijen derisa arrinte kufinjtë e Haremit (kufinjtë e shenjta) të Mekës. Pastaj e ndalonte atë derisa të arrinte në Dhu-Tuva (afër Mekës), ku kalonte natën (deri në agim). Pas faljes së namazit të agimit, ai lahej. Ai i qëndronte mendimit se edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte vepruar kështu. (1553)

788.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur jam duke e parë tani Musanë tek hyn në luginë, duke ngritur zërin me telbijen.” (1555)

789.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më dërgoi te populli i Jemenit dhe, kur u ktheva, e gjeta në Bat’ha. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më pyeti: “Me çfarë qëllimi ke veshur ihramin (për haxh, për umre apo për të dyja)?” I thashë: “Kam veshur ihramin me atë qëllim që e ka veshur edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)më pyeti: “A ke marrë kurban me vete?” I thashë që jo. Ai më urdhëroi që të bëj tavafin rreth Qabesë, pastaj edhe ecjen ndërmjet Safa dhe Merva dhe të dilja nga gjendja e ihramit. Kështu veprova dhe pastaj shkova tek një grua nga fisi im e cila më krehu flokët apo më lau kokën. Më vonë, kur kalif qe Umeri radijAllahu ‘anhu, tha: “Në qoftë se ndjekim Librin e Allahut, atëherë ai na urdhëron që të rrimë në gjendjen e ihramit derisa të kryejmë plotësisht haxhin, siç thotë Allahu: ‘Dhe kryeni me përpikmëri haxhin dhe umren për Allahun (Kuran, 2:196)

Edhe po të ndjekim Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, (do të shohim se) ai nuk u lirua nga gjendja e ihramit, derisa preu kurbanin e vet.” (1559)

790.  Kasim Ibn Muhamed citon nga nga Aishja radijAllahu ‘anha Hadithin e mirënjohur për haxhin. Në këtë hadith ajo thotë: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në muajt e haxhit, në netët e haxhit, në kohët dhe në vendet e haxhit dhe në gjendjen e haxhit. U zbritëm kafshëve në Sarif (fshat 16-17 km/10 milje nga Meka). Pastaj ai iu drejtua shokëve të tij duke u thënë: “Kushdo që nuk ka kurban me vete dhe që dëshiron të bëjë umre në vend të haxhit, mund ta bëjë një gjë të tillë (haxh temettn), ndërsa ata që kanë kurban me vete, nuk duhet të lirohen nga ihrami pasi të kryejë umren (haxh kiran)’.” Aishja radijAllahu ‘anha shtoi: “Shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu bindën këtij urdhri. Kështu, disa prej tyre (që nuk kishin kurban me vete), u liruan nga ihrami pasi bënë umren. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe disa nga shokët e tij qenë më të mundshëm dhe patën me vete edhe kurbanët, kështu që ata nuk mund të bënin (vetëm) umren (dhe të liroheshin nga ihrami, por do të bënin edhe umren edhe haxhin me një ihram).” (1560)

791.  Esvedi tregon se Aishja radijAllahu ‘anha ka thënë: “U nisëm me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (nga Medina) me qëllimin e vetëm për haxh, por, kur arritëm në Mekë dhe bënë tavafin rreth Qabesë dhe ecjen midis Safasë dhe Mervasë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi ata që nuk kishin kurban me vete të liroheshin nga gjendja e ihramit. Kësisoj pra, ata që nuk kishin marrë kurban me vete u liruan nga gjendja e ihramit. Edhe gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk kishin marrë kurban me vete, kështu që edhe ato dolën nga gjendja e ihramit.” Ndërsa Safija radijAllahu ‘anhu tha: ‘Më duket se do t’ju vonoj të gjithëve/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ‘O Akra

Halka\15S A nuk e bëre tavafin Ditën e Bajramit (Tavafin e haxhit)?’ Ajo iu përgjigj se e kishte bërë. Ai i tha (Safijes): ‘Nuk ka asnjë të keqe që të vazhdosh me ne/” (1561)

792.  Në një citim tjetër Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (për në Mekë) në vitin e haxhit të tij të Lamtumirës. Disa nga ne patën hyrë në ihram vetëm për umre, disa për haxh dhe për umre dhe disa vetëm për haxh, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në ihram për haxh. Kësisoj, kush kishte hyrë në ihram me qëllimin për haxh ose për haxh dhe për umre, nuk u lirua prej tij (ihramit) deri ditën e kurbanit (Dita e Kurban Bajramit).” (1563)

793.  Mervan Ibn Hakam tregon se Uthmani radijAllahu ‘anhu i ndalonte njerëzit të bënin haxh temettu dhe kiran (haxh dhe umre së bashku). Kur pa këtë veprim të Uthmanit radijAllahu ‘anhu, Aliu radijAllahu ‘anhu hyri në ihram për haxh dhe për umre së bashku duke thënë: “Nuk do ta lë Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem prej fjalës së ndonjë njeriu.” (1564)

794.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se njerëzit në periudhën e padijes para-islame mendonin se kryerja e umres në muajit e haxhit ishte një nga gjynahet më të mëdha në tokë. Ata gjithashtu e quanin edhe Seferin (muajin e dytë hënor) si muaj të shenjtë dhe thoshin: “Kur t’u shërohen deveve plagët e shpinës (pasi të kthehen nga haxhi, kur t’u fshihen shenjat e atyre plagëve, kur të kalojë muaji i Seferit), atëherë lejohet umre për atë që dëshiron ta bëjë.” Në mëngjesin e ditës së katërt të Dhul-Hixhxhes, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij arritën në Mekë duke qenë në ihram për haxh, por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i urdhëroi shokët e tij ta ndërrojnë qëllimin që patën dhe të bëjnë umre (në vend të haxhit). Kështu ata e quajtën këtë si një gjë të madhe dhe pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Si do të jetë lirimi (nga ihrami)?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Lirim i plotë.” (1564)

795.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Hafsaja radijAllahu ‘anhu, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Pse kanë dalë njerëzit nga gjendja e ihramit pasi kanë bërë umren, ndërsa ti nuk je liruar nga ihrami pasi bëre umren?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Unë i kam lidhur flokët dhe kam kurorëzuar kurbanin, kështu që nuk do të lirohem nga gjendja e ihramit, derisa të pres kurbanin tim.” (1566)

796.  Nasr bin Imran Duba’ij tregon: “Njerëzit më ndalonin që të bëja haxhin temettu, pranda pyeta Ibn Abbasin rreth kësaj forme. Ai më urdhëroi që ta bëja ashtu atë haxh dhe ashtu bëra. Më vonë pashë në ëndërr një burrë që më tha: “Haxhnn mebrur (haxh të pranuar nga Allahu) dhe umre të pranuar.” Ëndrrën ia tregova Ibn Abbasit radijAllahu ‘anhu, i cili tha: “Ky është Suneti (rruga e ligjëruar) i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (1567)

797.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se ai bëri haxhin me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën që ai drejtoi devetë me të. Njerëzit kishin veshur ihramin për haxh ifrad. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi ata: “Lirohuni nga ihrami pas tavafit rreth Qabesë, ecjes mes kodrave Safa e Merva dhe pas shkurtimit të flokëve. Pastaj qëndroni në Mekë të liruar (nga ihrami), deri ditën e tervijes, kur duhet të vishnin përsëri ihramin për haxh. Ndërsa ihramin e parë me të cilin erdhët, bejeni vetëm për umre. Ata pyetën: “Si mund ta bëjmë për umre (temettu) atë ihram, ndërsa ne patëm qëllim haxhin?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Bëni siç ju them unë të bëni. Sikur të mos kisha marrë kurban me vete, edhe unë do të veproja ashtu siç ju urdhërova juve. Por unë nuk mund të dal nga ihrami, derisa kurbani im të mbërrijë në vendin e caktuar (të theret).” Kështu ata vepruan siç i urdhëroi ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)” (1568)

798.  Imrani radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne bëmë haxh temettu në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pastaj u shpall në Kuran (në lidhje me haxhin temettu), ndonëse dikush thotë çfarë dëshiron sipas mendimit të vet për këtë.” (Nënkuptohet këtu për Umerin radijAllahu ‘anhu; shih hadithin nr. 789/1559 si dhe shtjellime në Fet’h Banj.) (1571)

799.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në Mekë nga Kedai nga (lartësitë) Thenijetil-Ulja që është në Bat’ha, dhe u largua që andej nga (ultësira) Thenijetis-Sufla. (1576)

800.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “E pyeta Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nëse muri rrethor (pranë Qabesë), a është pjesë e Qabesë (apo jo)? Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pohoi. I thashë: “Si është puna atëherë, përse nuk e kanë përfshirë edhe atë në ndërtesën e Qabesë?” Ai tha: “A nuk e di se populli yt (kurejshët) qenë ngushtë për para (kështu që nuk mundën ta përfshijnë edhe murin rrethor në ndërtimin e Qabesë)?” E pyeta: “Po çështja e derës së saj, pse është aq e ngritur nga toka?” Ai tha: “Populli yt e bëri këtë që të fusnin brenda kë të dëshëronin dhe të ndalonin kë të donin. Sikur të mos kishte qenë populli yt kaq afër me kohën e padijes paraislame (ata e pranuan Islamin shumë vonë dhe janë të rinj në fe) dhe po të mos kisha frikë se ata do të shprehnin pakënaqësi për këtë gjë, atëherë do ta kisha përfshirë edhe zonën e murit rrethor në ndërtesën e Qabesë, si dhe do ta kisha ulur derën e saj rrafsh me tokën.” (1584)

801.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë asaj: “Po të mos ishte se populli yt është kaq afër me kohën e padijes paraislame (d.m.th. kaq të rinj në fe, sepse ata pranuan Islamin shumë vonë), do ta kisha prishur Qabenë dhe do ta kisha rindërtuar, duke përfshirë brenda saj të gjithë atë pjesë që nuk është futur në të. Do t’i kisha bërë asaj edhe dy dyer, të lindjes dhe të perëndimit (nga muri rrethor në anën veriore) duke e ngritur kështu atë mbi themelet fillestare të vendosura nga Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (pasi kurejshët e kanë zvogëluar ndërtesën e saj).” (1586)

802.  Usama Ibn Zejd tregon se ai e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ku do të rrish në Mekë? A do të rrish në Mekë tek shtëpia jote?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “A ka lënë Akili pasuri a shtëpi?” Akili bashkë me Talibin trashëguan pasurinë e Ebu Talibit. Xha’feri dhe Aliu nuk trashëguan gjë, pasi ata qenë muslimanë, ndërsa Akili dhe Talibi (asokohe) qenë femohues. (1588)

803.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur deshi të hynte në Mekë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vendi ynë nesër, në dashtë Allahu, do të jetë Haif Beni Kinana aty, ku paganët bënë betimin e Kufrit/7 Ai nënkuptonte me atë vend Muhassab ku fiset Kurejsh dhe Kinane vendosën marrëveshjen mes tyre kundër fiseve Beni Hashim, Beni Abdul-Muttalib dhe Beni Muttalib, se nuk do të bënin martesa të ndërsjella me ta dhe se nuk do të bënin asnjë marrëdhënie tregtie e shitblerjeje me ta, derisa ata t’u dorëzonin atyre Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (1589 shiko edhe 3882)

804.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: Qabenë do ta shkatërrojë Dhu Suvaiketeini.

805.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Njerëzit agjëronin ditën e Ashnres (ditën e dhjetë të muajit Mnharrem) përpara se të bëhej detyrim agjërimi i Ramazanit. Atë ditë edhe Qabenë e mbulonin. Kur Allahu bëri detyrim agjërimin e Ramazanit, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:

“Kushdo që dëshiron ta agjërojë atë ditë (Ashuren), mund ta bëjë këtë dhe, kush nuk do, mund ta lejë atë.” (1592)

806.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë për haxh dhe për umre në Qabe edhe pasi të dalin Jexhuxhët dhe McixhuxhëL” (1593)

807.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur po e shoh atë: një njeri i zi me këmbë të holla duke hequr gurët e Qabesë një nga një.” (1595)

808.  Abis Ibn Rabia tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu iu afrua Gurit të Zi, e puthi atë dhe tha: “Nuk ka pikë dyshimi dhe unë e di se ti je një gur, i cili as nuk dëmton kënd dhe as nuk i sjell dobi kujt. Po të mos kisha parë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të të puthte ty, unë nuk do të të kisha puthur.” (1597)

809.  Abdullah Ibn Aufah radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri umre. Kështu, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri tavafin rreth Qabesë, pastaj fali dy rekatë namaz pas Mekamit (vendqëndrimit të Ibrahimit). Atë e shoqëronin ata që e ruanin nga njerëzit. Dikush e pyeti Abdullahin: “A hyri i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem brenda në Qabe?” Ai u përgjigj duke mohuar. (1600)

810.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se, kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi në Mekë, ai nuk pranoi të hynte në Qabe, e cila ishte e mbushur me idhuj. Ai urdhëroi që ata të hiqeshin prej saj, kështu që njerëzit i nxorën jashtë të gjithë idhujt, nxorën edhe piktura të Ibrahimit dhe të Ismailit me shigjeta në duar. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Allahu i mallkoftë këta njerëz! Për Allah! As Ibrahimi dhe as Isamaili kurrë nuk hodhën shigjeta për të provuar fatin. Dhe këta njerëz e dinin mirë këtë.” Pastaj ai hyri brenda në Qabe dhe shqiptoi tekbir në qoshet e saj, por nuk u fal në të.” (1601)

811.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij erdhën në Mekë, paganët hapën fjalë se po vinin një grup njerëzish të dobësuar nga ethet e Medines. Nga ky shkak, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi shokët e tij t’i bënin me remel tri rrotullimet e para në tavaf dhe të ecnin ndërmjet dy qosheve (të Jemenit dhe të Gurit të Zi). Ai nuk i urdhëroi ata për remel gjatë gjithë rrotullimeve të tavafit, sepse i erdhi keq për ta.” (1602)

812.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur mbërriti në Mekë. Ai e puthi qoshen e Gurit të Zi në fillim të tavafit dhe tri rrotullimet e para nga shtatë, ai i bëri me remel” (1603)

813.  Tregohet se Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Nuk ka më asnjë arsye për ne, që të bëjmë remel (në tavaf). Në të vërtetë, atëherë ne donim vetëm që të na shikonin kështu paganët, ndërsa tashmë Allahu i shkatërroi ata.” Pastaj ai shtoi: “Megjithatë, kështu ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ne nuk duam që ta braktisim atë (remelin).” (1605)

814.  Nafiu tregon se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Asnjëherë nuk i kam lënë pa prekur këto dy qoshe të Qabesë (të Gurit të Zi dhe të Jemenit) edhe kur ka qenë e vështirë (nga dyndja e njerëzve), edhe kur ka qenë e lehtë, që kur kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem t’i prekte ato.” (1606)

815.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e bëri tavafin rreth Qabesë në haxhin e Lamtumirës, duke qenë hipur në deve, ndërsa e prekte Gurin e Zi me shkop. (1607)

816.  Zubeir Ibn Arabi tregon: “Dikush e pyeti Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu për prekjen e Gurit të Zi. Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu i tha: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta prekte dhe ta puthte atë.” Pyetësi tha: “Po sikur të ketë shumë njerëz rreth Qabesë dhe njerëzit më marrin me vete (ç’duhet të bëj)?” Ai iu përgjigj i inatosur: “Lëre ‘po sikur’-in në Jemen (prej nga ishte pyetësi)! Unë e kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta prekte dhe ta puthte atë!” (1611)

817.  Urva tregon se Aishja radijAllahu ‘anha ka thënë: “Gjëja e parë që bëri Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur mbërriti në Mekë ishte se ai mori avdes dhe bëri tavafin rreth Qabesë dhe nuk qe vetëm umre (por haxh kiran). Më vonë Ebu Bekri dhe Umeri bënë të njëjtën gjë në haxhin e tyre.” (1614,1615)

818.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon hadithin për tavafin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe këtu shton se pas tavafit ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) falte dy rekatë namaz dhe pastaj përshkonte largësinë ndërmjet Safa dhe Merva. (1616)

819.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po bënte tavaf rreth Qabesë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë një njeriu, i cili i kishte lidhur duart me një tjetër me litar a rrip a diçka të tillë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e këputi atë me duart e tij dhe i tha: “Merre për dore.” (1620)

820.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një vit përpara haxhit të tij të Lamtumirës, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem emëroi Ebu Bekrin se prijës të haxhinjve. Ai më dërgoi ditën e kurbanit në shoqëri të një grupi njerëzish në Mina për të bërë një njoftim në popull (duke shpallur): “Nuk lejohet më asnjë idhujtar që të bëjë haxh pas këtij viti dhe nuk lejohet më të bëjë tavaf asnjë i zhveshur.” (Shih hadithin nr. 242/369) (1622)

821.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem arriti në Mekë, ai bëri tavafin rreth Qabesë dhe sa’jin (ecjen mes kodrave Safa dhe Merva), por ai nuk iu afrua më asaj pas tavafit që ai bëri rreth saj, derisa u kthye nga Arafati.” (1625)

822.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Abbasi radijAllahu ‘anhu (xhaxhai i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i kërkoi të Dërguarit të Allahut që ta lejonte atë të qëndronte në Mekë gjatë netëve të Minasë (netët pas Ditës së dhjetë, të njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë dhe/ose te trembëdhjetë) me qëllim që të furnizonte me ujë haxhinjtë, kështu që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e lejoi atë. (1634)

823.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi te vendi i pirjes së ujit dhe kërkoi ujë. Abbasi tha: “O Fadl! Shko tek nëna jote dhe merr ujë tek ajo për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Më jep ujë të pi.” Abbasi tha: “O i Dërguari i Allahut, njerëzit fusin duart në të.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përsëri i tha: “Më jep ujë të pi.” Kështu, ai piu nga ai ujë dhe pastaj shkoi tek pusi i Zem-Zemit. Edhe atje njerëzit po u jepnin ujë të tjerëve dhe po punonin aty (duke nxjerrë ujë nga pusi). Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha atyre: “Punoni! Ju po bëni punë të drejtë e të çmuar!” Pastaj shtoi: “Po të mos kisha frikë se njerëz të tjerë do të suleshin (për të nxjerrë ujë nga Zem-Zemi), vërtet që edhe unë do të merrja një litar dhe ta vija këtu (në krah) për të nxjerrë ujë.” Duke thënë kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri me shenjë supin e tij. (1635)

824.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “I dhashë ujë Zem-Zemi të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai e piu atë në këmbë.”

Ndërsa në një citim tjetër tregohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithë atë ditë ka qenë i hipur në deve. (1637)

825.  Urva, djali i motrës së Aishes, tregon: “E pyeta Aishen radijAllahu ‘anha: “Si e shpjegon Fjalën e Allahut: ‘Vërtet, (kodrinat) Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Shenjave të Allahut, prandaj ai që viziton Qabenë për haxh ose për umre, s’ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm/ (Kuran, 2:158)

Për Allah! (Duket qartë nga kjo Shpallje) se nuk ka asnjë të keqe, nëse dikush nuk e bën ecjen mes Safa dhe Merva.” Aishja radijAllahu ‘anha tha: “O nipi im! Shpjegimi yt nuk është aspak i vërtetë. Po të kishte qenë ky shpjegimi i yt i drejtë, atëherë Fjala e Allahut duhej të kishte qenë: ‘Nuk është gjynah për atë i cili nuk e bën ecjen mes tyre’. Por, në të vërtetë, kjo Shpallje Hyjnore është zbritur në lidhje me cnsarct (banorët e Medines), të cilët vishnin ihram për të adhuruar një idhull të quajtur Menat, të cilin e adhuronin në një vend të quajtur Mushal-lel. Kështu, kushdo që vishte ihramin për idhullin, e quante të padrejtë dhe nuk e bënte ecjen ndërmjet Safas dhe Mervas. Kur përqafuan Islamin, ata e pyetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në lidhje me këtë duke i thënë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne gjithnjë nuk e kryenim ecjen mes Safas dhe Mervas7. Kështu Allahu zbriti ajetin: ‘Vërtet, (kodrinat) Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Shenjave të Allahut…”

Aishja radijAllahu ‘anha shtoi: “Vërtet që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vendosi Sunetin (traditën) e bërjes së ecjes mes Safas dhe Mervas, kështu që askujt nuk i lejohet që ta lejë pa bërë ecjen ndërmjet tyre.” (1643)

826.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri tavafin e parë, ai i bëri me remel tri sjelljet e para dhe me ecje të lirë katër sjelljet e tjera (të tavafit rreth Qabesë), ndërsa gjatë sa’jit mes Safas dhe Mervas, ai nxitonte në barkun e luginës, ku kalojnë ujrat e shirave.” (1644)

827.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij veshën ihramin për haxh, por askush tjetër përveç Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Talhas nuk kishte kurban me vete. Aliu erdhi nga Jemeni dhe kishte marrë me vete edhe kurbanin. Aliu tha: “Kam hyrë në gjendjen e ihramit me të njëjtin qëllim që ka hyrë edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi shokët e tij që të bënin umren me atë ihram që kishin dhe pas tavafit (rreth Qabesë dhe ecjes ndërmjet Safa dhe Merva) të shkurtonin flokët dhe të dilnin nga gjendja e ihramit, përve atyre që kishin marrë kurbanët me vete. Njerëzit i thanë: “Si mund të nisemi drejt Minasë (për haxh) ndërkohë që kemi qenë të lirë dhe kemi fjetur me gratë tona?” Kur kjo fjalë i arriti Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai tha: “Po ta kisha ditur që më parë atë që mora vesh më pas, nuk do ta kisha marrë kurbanin me vete dhe, po të mos kisha pasur me vete kurban, do të kisha dalë (isha liruar) prej gjendjes së ihramit.” (1651)

828.  Abdul-Aziz Ibn Rufai tregon se e ka pyetur Enesin radijAllahu ‘anhu: “Më trego çfarë kujton nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: Ku e fali namazin e drekës dhe të pasdites Ditën e Tervijes (Dita e tetë e Dhul- Hixhes)?” Ai më tha: “(Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i fali këto namaze) në Mina.” E pyeta: “Ku e fali namazin e pasdites ditën e Nefrit (largimi nga Minaja ditën e dymbëdhjetë a të trembëdhjetë të Dhul- Hixhes)?” Ai më tha: “Në Ebtah”, pastaj shtoi: “Bëj ashtu siç bëjnë prijësit e tu!” (1653)

829.  Umm Fadl radijAllahu ‘anhu tregon: “Njerëzit qenë në dyshim nëse Pejgmberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po agjëronte ditën e Arafatit (apo jo), kështu që unë i dërgova atij diçka për ta pirë dhe ai e piu atë.” (1658)

830.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Arafatit (dita e nëntë e Dhul-Hixhes) kur dielli kaloi zenitin, dola dhe thirra afër çadrës së Haxhaxhit. Ai doli i mbështjellë me një copë të zbukuruar me një degë dhe tha: “O Ebu Abdurr- Rrahman! Si është puna?” I thashë: “Në qoftë se dëshiron të ndjekësh Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, atëherë nisu për Arafat.” Ai pyeti: “A pikërisht tani?” Treguesi i dytë i hadithit, Salimi (i biri i Ibn Umerit) shton se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu i tha: “Po”. Hexhaxhi i tha: “Më prit derisa t7i hedh kokës ujë (të lahem) dhe të dal.” Kështu Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu zbriti nga deveja dhe priti derisa doli Haxhaxhi. Ai eci mes meje dhe babait tim (Ibn Umerit). Unë i thashë atij: “Në qoftë se don të ndjekësh Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem atëherë mba një ligjëratë të shkurtër dhe nxito për të shkuar për qëndrimin në Arafat. Ai ia hodhi sytë Abdullahit (Ibn Umerit) sikur donte ta pyeste dhe, kur Abdullahu e vuri re këtë, i tha se unë kisha thënë të vërtetën.” (Abdul-Meliku, kalifi në atë kohë, i kishte shkruar Haxhaxhit që të mos kishte asnjë kundërshti me Ibn Umerin për haxhin.) (1660)

831.  Xhubejr Ibn Mutimi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Arafatit më humbi deveja dhe dola për ta kërkuar, kur pashë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke qëndruar në Arafat. Thashë me vete: “Për Allah! Ai është nga hums. Ç’do ai këtu? Ç’e ka sjellë atë këtu?” (1664)

832.  Urva tregon: “E pyetën Usamën radijAllahu ‘anhu: “Si ka qenë ecja e devesë së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë largimit të tij nga Arafati në haxhin e Lamtumirës?” Usama radijAllahu ‘anhu u përgjigj: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ecte me qetësi dhe, kur kishte një vend të lirë, e nxitonte devenë.” (1666)

833.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se ai u largua ditën e Arafatit bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dëgjoi nga pas tij shumë zhurmë dhe rrahje të deveve, kështu që ai u bëri me shenjë njerëzve me kamzhikun e devesë duke u thënë: “O njerëz! Jini të qetë! Të nxituarit nuk është shenjë e drejtësisë dhe e përkushtimit!” (1671)

834.  Abdullahu, robi i liruar i Esma bint Ebi Bekrit radijAllahu ‘anhu, tregon: “Esmaja zbriti në Muzdelife natën e Xliem-it (të qëndruarit atje) dhe filloi të falej. Pasi u fal për pak kohë, ajo më pyeti: “O biri im! A perëndoi hëna?” Iu përgjigja: “Jo!”. Kështu që ajo përsëri vazhdoi të falej për pak kohë dhe pastaj pyeti: “A ka perënduar hëna?” Iu përgjigja: “Po!”. Atëherë ajo urdhëroi që të niseshim (për Mina). Ne u nisëm dhe vazhduam, derisa ajo hodhi guralecat tek Xliemrat-ul Akabe, pastaj u kthye tek vendi i saj, ku fali namazin e agimit. I thashë: “O Hanta! Më duket se kemi ardhur (në Mina) natën shumë herët.” Ajo tha: “O biri im! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka lejuar këtë për gratë (i ka lejuar gratë që të veprojnë kështu).” (1679)

835.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur zbritëm në Muzdelife, Seuda, e cila qe grua e shëndoshë dhe e ngathët, i kërkoi leje Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të largohej më herët që andej natën e Xhemë’-it dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e lejoi atë. Kësisoj, ajo u largua nga Muzdelifeja përpara vërshimit të njerëzve. Ne qëndruam në Muzdelife deri në agim dhe u nisëm (me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), por unë vuajta aq shumë sa që më erdhi keq që nuk i kërkova leje të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem siç i kërkoi Seuda. Kjo do të kishte qenë më e dëshiruar për mua se çdo gëzim tjetër.” (1680,1681)

836.  Abdurr-Rrahman Ibn Jeziidi tregon: “U nisa (nga Arafati) me Abdullahun radijAllahu ‘anhu dhe, kur arritëm në Xhemë’, ai fali dy namazet (të mbrëmjes dhe të darkës) së bashku duke bërë ezanin dhe ikametin veç e veç për secilin namaz. Ai hëngri darkën ndërmjet dy namazeve. Namazin e agimit e fali sapo zbardhi dita. Disa nga njerëzit thanë, (ndërsa po falej) se dita kishte aguar, kurse të tjerët thanë se akoma nuk kishte aguar. Pastaj Abdullahi tha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Këtyre dy namazeve u është ndyshuar koha e tyre e përcaktuar vetëm në këtë vend (Muzdelife); e para, për namazin e mbrëmjes dhe të darkës: njerëzit mund të mos mbërrijnë në Muzdelife(nga Arafati) derisa të vijë koha e namazit të darkës; e dyta, për namazin e agimit, i cili falet në këtë orë.” Abdullahu qëndroi atje derisa zbardhi edhe pak pastaj tha: “Në qoftë se prijësi i besimtarëve do të nxitonte tani drejt Minasë, atëherë ai me të vërtetë që do ta kishte zbatuar Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Dhe nuk e di cila i paraprin tjetrës, fjala e Abdullahit radijAllahu ‘anhu apo largimi i Uthmanit nga Muzdelifeja. Abdullahu radijAllahu ‘anhu vazhdoi të thoshte telbijen me zë të lartë, derisa hodhi guralecat tek Xhemret-ul Akabe Ditën e Kurbanit (Kurban Bajramit). (1683)

837.  Amr Ibn Mejmuni tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu fali namazin e agimit në Xhemë’, pastaj u ngrit e tha: “Paganët nuk largoheshin nga Muzdelifeja, derisa të lindte dielli dhe thoshin: Te të bjerë dielli në malin Thebir’, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vepronte të kundërtën e tyre dhe u largua që andej, përpara lindjes së diellit.” (1684)

838.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa dikë që po ngiste një deve të caktuar për kurban dhe i tha: “Hipi!” Ai tha: “Është deve kurbani.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Hipi!” Ai tha: “Është deve kurbani.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Hipi, o i mjerë!” herën e dytë a të tretë. (1689)

839.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se në haxhin e Lamtumirës i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri umren dhe haxhin së bashku dhe preu kurban të cilin e mori me vete nga Dhul-Hulejfa. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi me ihram për umre dhe për haxh së bashku duke therur edhe kurban. Po kështu edhe njerëzit i bashkuan umren dhe haxhin së bashku me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Disa prej tyre kishin sjellë kurbanë me vete, ndërsa të tjerët jo, kështu që, kur arriti në Mekë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha njerëzve: “Kush ka sjellë kurbanin me vete, ai nuk do të lirohet nga gjendja e ihramit, derisa të mbarojë haxhin dhe, kush nuk ka marrë me vete kurbanin, atëherë ai duhet të bëjë tavafin rreth Qabesë, të përshkojë largësinë ndërmjet Safa dhe Merva, pastaj të shkurtojë flokët dhe të lirohet nga gjendja e ihramit, ndërsa ta veshë atë për haxh më vonë (ditën e tetë të Dhul-Hixhxhes), por duhet të therë kurban. Sa për atë, i cili nuk ka mundësi për kurban, ai duhet të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet në shtëpi (haxh temettu). (1691)

840.  Ibn Mahrama dhe Mervan radijAllahu ‘anhu tregojnë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis nga Medina me mbi një mijë prej shokëve të tij në kohën e Paqes së Hudejbijes dhe, kur arritën në Dhul-Hulejfe, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem caktoi kurbanin e tij, e kurorëzoi atë dhe pastaj hyri në gjendjen e ihramit për umre.” (1694,1695)

841.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu i ka thënë asaj: “Kushdo që dërgon kurbanin e tij (në Qabe) i ndalohet gjithçka që i ndalohet edhe haxhiut, derisa ai ta therë atë (ditën e Kurbanit, dita e dhjetë e Dhul-Hixhes).” Amra shton se Aishja radijAllahu ‘anha pas kësaj tha: “Nuk është siç ka thënë Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu. Unë vetë me duart e mia e thura kurorën e kurbanit të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia vuri atij (kafshës së caktuar për kurban) në qafë me dorën e vet dhe pas kësaj e dërgoi atë (në Mekë) me babain tim, megjithatë asgjë e lejuar nga Allahu, nuk iu ndalua të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem derisa u pre atje, kurbani i tij.,/ (1700)

842.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi dele për kurban (në Mekë) dhe në një citim tjetër ajo thotë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kurorëzoi delet dhe qëndroi me familjen e tij si jo-muhrim (në jetë të lirë dhe jo me shtrëngimet e ihramit). (1703)

843.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I thura kurorat e kurbanëve me lesh me ngjyrë që e pata në shtëpi.”

844.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më urdhëroi që t’i jap për bamirësi lëkurat dhe mbulesat e deveve që i bëra kurban.” (1707)

845.  Amra tregon: “E kam dëgjuar Aishen radijAllahu ‘anha të thotë: “Kur kishin mbetur edhe pesë ditë nga muaji Dhul-Ka’da (muaji i njëmbëdhjetë) u nisëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga Medina me qëllimin e vetëm për haxh. (Shih hadithet nr. 791, 792)

Këtu ajo shton: “Ditën e Kurban-Bajramit na sollën mish lope dhe unë pyeta për të. Më thanë: Dërguari i Allahut ka bërë kurban lopë për gratë e veta’ (1709)

846.  Nafiu tregon se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu e bënte kurbanin gjithnjë në thertore d.m.th. në atë vend ku kishte bërë kurban edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kurbanët e tij. (1710)

847.  Zejd Ibn Xhubejr tregon se Ibn Umeri kaloi pranë një burri, i cili e kishte ulur devenë e tij për ta bërë kurban. Ai i tha: “There atë në këmbë duke ia përthyer një gju dhe duke ia lidhur njërën këmbë, ashtu siç është Suneti i Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (1713)

848.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më urdhëroi të mbikqyr therjen e deveve për kurban dhe të mo,s i jap asgjë prej tyre kasapit (si pagesë për therjen e tyre)” (1716)

849.  Ataja tregon se e ka dëgjuar Xhabirn radijAllahu ‘anhu të thoshte: “Kurrë nuk hanim mish nga kurbani për më tepër se tri ditët e Minasë, por më vonë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na lejoi duke na thënë: “Hani dhe merrni me vete (nga mishi i kurbanëve).” Kështu që ne edhe hëngrëm, edhe morëm me vete.” (1719)

850.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e rruajti kokën pasi përfundoi haxhin.

851.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Allah! Mëshiroji ata që e rruajnë kokën.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i Allahut! (Lute Allahun) edhe për ata që i shkurtojnë flokët.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O Allah! Mëshiroji ata që e rruajnë kokën.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! (Lute Allahun) edhe për ata që i slikurtojnë flokët.” (Herën e tretë) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Edhe ata që i shkurtojnë flokët!” (1727)

852.  Ndërsa në versionin e këtij hadithi të treguar nga Ebu Hurejra thuhet: “Fali” nëë vend të fjalës “Mëshiroji”, duke e thënë atë tri herë (për ata që e rruajnë kokën) dhe pastaj për ata që e qethin. (1728)

853.  Muavija radijAllahu ‘anhu tregon: “Ia shkurtova flokët të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me një brisk të gjatë nga koka e një shigjete.” (1730)

854.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se dikush e pyeti atë: “Kur duhet t’i hedh guralecat te xhemaratet?” Ai i tha: “Kur t’i hedhë prijësi yt, atëherë hidhi edhe ti.” Burri e pyeti atë përsëri. Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu i tha: “Ne prisnim derisa dielli të kalonte nga zeniti dhe pastaj i gjuanim guralecat (ditën e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë të Dhul-Hixhes) ” (1746)

855.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se ai i gjuajti guralecat nga mesi i luginës. Më pas i thanë se disa njerëz i gjuajnë ata nga lart (nga pjesa e ngritur e) luginës. Ai tha: “(Betohem) për Atë, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet)! Ky është vendi nga i cili i ka hedhur guralecat ai, të cilit i është shpallur surja Bekare (d.m.th. Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” (1747)

856.  Abdurr-Rrahman Ibn Jezidi tregon: “Kur Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu arriti te Xhemra e madhe, ai u vendos duke patur Qabenë në të majtë dhe Minanë në të djathtë. Pastaj hodhi shtatë gurë të vegjël (tek Xhemra) dhe tha: “Kështu i ka hedhur guralecat ai, të cilit i është shpallur surja Bekare (d.m.th. Pejgamberi Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” (1748)

857.  Salimi tregon se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu gjithnjë gjuante te Xhemra e vogël (e para nga xhamia Haif) shtatë guralecë duke shqiptuar tekbir (Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi) në hedhjen e çdo guri. Pastaj ecte përpara derisa gjente një vend të rrafshët ku do të qëndronte i drejtuar nga Qabeja për një kohë të gjatë duke iu lutur Allahut me duar të ngritura. Pasi gjuante Xhemran e dytë (e mesit), ai merrte nga e majta diku në mes të vendit, ku qëndronte i drejtuar nga Qabeja. Aty qëndronte gjatë duke bërë dua me duar të ngritura. Pas kësaj hidhte guralecat tek Xhemra e madhe (e fundit) nga barku i luginës, por këtu nuk qëndronte. Pastaj largohej dhe thoshte: “Kështu e kam parë të vepronte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (1751)

858.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se njerëzit qenë urdhëruar të bëjnë tavaf rreth Qabesë (Tavafin e Lamtumirës) si veprimin e fundit të haxhit para se të largohen nga Meka, përveç grave me ditët e tyre të cilat qenë liruar nga kjo detyrë. (1755)

859.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fali namazin e drekës, të pasdites, të mbrëmjes dhe të darkës pastaj fjeti pak në vendin e quajtur Muhassab. Kur u ngrit, i hipi devesë drejt Qabesë dhe bëri tavafin rreth saj (Tavafin e Lamtumirës). (1756)

860.  Tregohet se Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Gruaja me zakone është e lejuar që të largohet nga Meka në qoftë se ka bërë tavafin e haxhit. Tregohet nga Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu të këtë thënë se ajo nuk duhet të largohet, por më vonë ai ka thënë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka lejuar gratë e tilla të largohen (pa bërë tavafin e Lamtumirës).,/ (1760,1761)

861.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Qëndrimi në Muhassab nuk përfshihet në veprimet e haxhit, por është një vend në të cilin qëndroi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (gjatë Haxhit të tij të Lamtumirës).” (1766)

862.  Tregohet se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu, sa herë që i afrohej Mekës, e kalonte natën në Dhu-Tuva deri në agim pastaj do të hynte në Mekë. Në kthim ai përsëri do të kalonte nga Dhu-Tuva dhe do ta kalonte natën aty deri në agim. Ai thoshte se kështu ka vepruar edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (1769)

 

29 – UMREJA

 

863.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kryerja e umres është fshirje e gjynaheve të bëra ndërmjet saj dhe asaj të kryer më parë, ndërsa shpërblimi i haxhit mebrnr është vetëm Xheneti.” (1773)

864.  Kur Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu e pyetën për umren, përpara haxhit, ai tha se nuk ka asgjë të keqe për këtë. Ikrima tregon gjithashtu se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë se edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë umre përpara se të bëjë haxhin. (1774)

865.  Kur Urva e pyeti Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu se sa herë ka bërë umre Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai tha: “Katër herë dhe njëra prej tyre ka qenë në muajin Rexheb.” Ai pyeti edhe Aishen radijAllahu ‘anha: “O nënë! A nuk e dëgjon se ç’thotë Ebu Abdurr- Rrahmani?” Ajo pyeti: “Çfarë thotë?” Urva tha: “Ai thotë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë katër herë umre dhe njëra prej tyre ka qenë në muajin Rexheb.” Aishja radijAllahu ‘anha tha: “Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurr-Rrahmanin! Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë umre, ai gjithnjë ka qenë me të, por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) asnjëherë nuk ka bërë umre në muajin Rexheb.” (1775,1776)

866.  Katadeh tregon: “Një herë e pyeta Enesin radijAllahu ‘anhu: “Sa herë ka bërë umre Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Enesi niu përgjigj: “Katër herë: umre e Hudejbijes në Dhul-Ka’da kur paganët e ndaluan atë; umre një vit më vonë, në Dhul-Ka’da, pas lidhjes së paqes me ta; umre nga Xhirana, ku ai shpërndau plaçkën e luftës (Më duket se nënkuptonte plaçkën nga lufta e Hunejnit) dhe umre bashkë me Haxhin e Lamtumirës.” E pyeta: “Po haxh, sa herë ka bërë?” Enesi radijAllahu ‘anhu tha se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë haxh vetëm një herë.” (1778)

867.  Katadah tregon se Enesi radijAllahu ‘anhu ka thënë për umren e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë umre kur paganët e ndaluan atë, umren e Hudejbijes (një vit më pas), një tjetër në Dhul-Ka’da dhe tjetrën së bashku me haxhin e tij (të Lamtumirës)” (1779)

868.  Bera Ibn Azibi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë dy umre në Dhul-Ka’da, përpara se të bënte haxhin. (1781)

869.  Abdurr-Rrahman Ibn Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka urdhëruar atë që ta merrte Aishen radijAllahu ‘anha dhe ta çonte për umre nga Tenëimi (vend jashtë kufinjve të shenjtë të Mekës nga ku banorët e saj veshin ihramin për umre). (1784) Suraka e takoi Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur po gjuante guralecat tek Xhemrat-ul Akabeh dhe e pyeti (në lidhje me umren përpara haxhit): “O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! A është e lejuar vetëm për ju?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, është përgjithmonë (d.m.th. është e lejuar për të gjithë muslimanët të bëjnë umre para haxhit.” (1785)

870.  Hadithi i Aishes radijAllahu ‘anha për haxhin, i përsëritur disa herë. (Shih hadithet nr. 791, 792, 869.) (1786)

871.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon në një citim të sajin se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë asaj në lidhje me umren se shpërblimi për të është sipas shpenzimeve të tua ose vështirësive (që ndesh gjatë kryerjes së saj). (1787)

872.  Abdullahu, robi i Esma bint Ebi Bekrit radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që ajo kalonte nga Haxhuni thoshte: “Allahu e bekoftë të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Një herë qëndruam me të mu në këtë vend. Po udhëtonim me pak kafshë udhëtimi, plaçka të pakta dhe pak ushqim. Unë, motra ime Aishja, Zubejri dhe filani e filani bëmë umre. Pasi kryem tavafin rreth Qabesë dhe ecjen ndërmjet Safas dhe Mervas, u liruam nga ihrami. Pak më vonë hymë përsëri në ihram për haxh, po atë mbrëmje.,/ (1796)

873.  Ibm Umeri radijAllahu ‘anhu treg;on se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem sa herë që kthehej nga ndonjë betejë, nga haxhi ose nga umre, gjithnjë thoshte tri herë tekbir (Allaliu Ekber – Allahu është më i Madhi) sa herë kalonte në ndonjë lartësi, pastaj shtonte “laa ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve liuve ala kul-li shej’in kadiir, aajibune taaibune aabidune saaxhidune lirabbina hamidune, sadak Allahu va’dehu, ve nasara abdehu, ve hezeml-ahzabe vahdeh- (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut. Ai është Një dhe i Vetëm, pa shok e pa të barabartë. I Tij është i gjithë Sundimi. Atij i takojnë të gjitha Lavdërimet dhe Falenderimet. Ai është i Zoti të bëjë gjithçka. Ne po kthehemi me pendim duke adhuruar vetëm Zotin tonë, duke i rënë në sexhde me nënshtrim dhe duke falenderuar vetëm Atë. Ai e ka mbajtur Premtimin e Tij dhe Ai i ndihmoi dhe i nxorri fitimtarë robërit e Vet. Ai Vetëm i mposhti dhe i theu bashkimet e gjithë mohuesve.),/ (1797)

874.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem arriti në Mekë, disa djem nga fisi Beni Abdul-Muttalib dolën përpara për ta pritur. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori dy fëmijë në deve: njërin e vuri përpara vetes, ndërsa tjetrin mbrapa.” (1798)

875.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asnjëherë nuk kthehej natën te familja, nga udhëtimi, por gjithnjë kthehej ose në mëngjes, ose pasdite. (1800)

876.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar kthimin tek familja (nga udhëtimi) natën.

877.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kthehej nga udhëtimi, sa të shihte lartësitë e Medines, do ta nxitonte devenë, ose çdo kafshë tjetër udhëtimi që të ishte.

Në një citim tjetër shton (se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do ta nxitonte atë) nga dashuria e tij për Medinen. (1802)

878.  Ebu Hurejra tregon radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Udhëtimi është një lloj ose pjesë ndëshkimi pasi ai (të) pengon nga ngrënia, pirja dhe fjetja (ashtu siç do e) siç përshtatet në familjen e vet.” (1804)

 

30 – MAHSARI DHE NDESHKIMI PER GJAHUN

 

879.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qe penguar të kryejë umren. Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e rruajti kokën dhe fjeti me gratë e veta (u lirua nga gjendja e ihramit) dhe preu kurban duke e bërë umren vitin tjetër. (1809)

880.  Selimi tregon se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu gjithnjë thoshte: “A nuk u mjafton ju ndjekja e Sunetit (rrugës së ligjshme) të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem? Në qoftë se ndonjërin prej jush e pengon diçka për të përmbushur haxhin deri në fund, atëherë le të bëjë tazmfin rreth Qabesë si dhe ecjen ndërmjet Safa dhe Merva dhe pastaj të lirohet plotësisht nga gjendja e ihramit duke iu bërë kështu e lejueshme gjithçka që e pati të ndaluar në gjendjen e ihramit. Ndërkohë ai mund ta kryejë haxhin vitin tjetër duke prerë kurban ose të agjërojë, në qoftë se nuk ka mundësi për kurban.” (1810)

881.  Misvari radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e preu kubanin përpara se të rruajë kokën, pastaj i urdhëroi shokët e vet të bënin të njëjtën gjë. (1811)

882.  Kab Ibn Uxhra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut më qëndroi pranë në Hudejbije. Nga koka më binin shumë morra. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “A të kanë shqetësuar shumë ato?” I thashë që po, ndërsa ai më urdhëroi që ta rruaja kokën. Kabi radijAllahu ‘anhu shtoi: “Ky varg i shenjtë: ‘Ndërsa kushdo që është i sëmurë apo ka plagë në kokë … (Kuran 2: 196) është shpallur në lidhje me mua. Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha ose të agjëroj tri ditë, ose të ushqeja gjashtë të varfër me një farak (rreth 9 kg.) hurma, ose të bëja kurban një dele apo ç’të kisha mundësi.” (1815)

883.  Kab Ibn Uxhra radijAllahu ‘anhu tregon të njëjtin hadith (nr. 882 / 1815) por këtu shton duke thënë se ky ajet i shenjtë është shpallur veçanërisht për mua, por megjithatë ai është edhe për ju të gjithë. (1816)

 

31 – NDESHKIMET E GJAHUT (PER MUHRIMIN)

 

884.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon: “U nisëm me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (për haxh) vitin e Hudejbijes. Shokët e tij e veshën ihramin ndërsa unë jo. Na erdhi lajmi se disa armiq ishin në Gajka kështu që ne u drejtuam andej nga ata. Shokët e mi panë një gomar të egër, kur disa prej tyre filluan të qeshnin mes tyre. Kur hodha sytë andej e pashë atë, kështu që e ndoqa atë me kalin tim, e godita dhe e kapa. Kisha nevojë për ndihmën e shokëve, por ata nuk pranuan. (Kështu që unë e thera dhe e bëra gati atë krejt vetë), pastaj hëngrëm të gjithë (mish) prej tij. Pastaj ndoqa të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të mos mbeteshim mbrapa. Herë e nxitoja kalin me të katra, herë me ecje të lehtë të zakonshme. Rrugës takova në mes të natës një burrë nga fisi Beni Gifar. E pyeta se ku e kishte lënë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai më tha se e kishte lënë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në vendin e quajtur Ta’hin dhe se kishte si qëllim që pushimin e drekës ta bënte në Sukja. Kështu që unë nxitova drejt të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem derisa e arrita.

I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më kanë çuar shokët e tu të cilët të dërgojnë përshëndetjet dhe urimet e tyre dhe i luten Allahut për Mëshirën dhe Bekimin e Tij për ty. Ata kanë frikë se mos armiku hyn mes teje dhe atyre, kështu që të luten që t’i presësh.” Dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kështu bëri. Pastaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Kemi gjuajtur një gomar të egër dhe kemi edhe më (mish) prej tij.” I Dërguari i Allahut u tha shokëve të tij që të hanë prej tij, edhe pse që të gjithë ishin në gjendjen e ihramit.” (1822)

885.  Ndërsa në një tregim tjetër Ebu Katada radijAllahu ‘anhu shton: “Qemë në shoqëri të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një vend të quajtur Kaha që është sa një udhëtim me tri ndalesa larg Medines. Disa prej nesh kishin veshur ihramin, ndërsa të tjerët jo.” Pastaj tregon hadithin (si më lart nr. 884/1822) (1823)

886.  Ndërsa në një tregim tjetër Ebu Katada radijAllahu ‘anhu thotë: “Kur ata (shokët) erdhën tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ai i pyeti: “A e shtyu ndonjë prej jush atë (Ebu Katadan) të gjuajë, apo mos ia tregoi ndonjë prej jush atij atë?” Ata i thanë që jo. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: “Hani atëherë nga mishi që ka mbetur prej tij.” (1824)

887.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa’b Ibn Xhath-thama Leithi radijAllahu ‘anhu deshi t’i dhurojë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një gomar të egër kur ishte në Abva ose në Veddan, por ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e pranoi atë. Ndërsa kur pa shenja pakënaqësie në fytyrën e tij nga mospranimi prej tij i kësaj dhurate, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Nuk ta ktheva për gjë tjetër, por vetëm sepse jam muhrim.” (1825)

888.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Pesë lloj kafshësh janë të dëmshme dhe mund të vriten edhe brenda kufinjve të Haremit: sorra, skifteri, akrepi, miu dhe qeni i tërbuar.” (1829)

889.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Mina, në një shpellë, u shpall surja Mnrselat (nr. 77 – Të Dërguarit). Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e këndoi suren dhe unë e dëgjova atë drejtpërsëdrejti nga goja e tij, sapo e këndoi atë, kur ja! Një gjarpër u hodh drejt nesh! Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na urdhëroi që ta vrisnim. Ne nxituam për ta vrarë, por ai na iku me shpejtësi. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai shpëtoi prej të keqes suaj, ashtu siç shpëtuat edhe ju prej të keqes së tij.” (1830)

890.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka quajtur hardhucën vezeg’ (gecko)165 si kafshë të keqe, por nuk e kam dëgjuar të na ketë urdhëruar për ta vrarë.” (1831)

891.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e çlirimit të Mekës Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nuk ka më hixlire (shpërngulje e largim) nga Meka, por xhihaci dhe qëllime dhe kurdo që të thirreni (për xhihad), duhet të shkoni menjëherë.” (1834)

892.  Ibn Buhejnah radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri kupa në mes të kokës duke qenë muhrim në vendin e quajtur Lehji Xhemel. (Kupat bëhen në kokë ose pas qafe për të hequr gjakun e keq). (1836)

893.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u martua me Mejmunën duke qenë muhrim (duke bërë vetëm cermonitë e martesës). (1837)

894.  Ebu Ejjub Ensari radijAllahu ‘anhu tregon se e kanë pyetur (kur po lahej) se si e lante kokën i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke qenë në gjendjen e ihramit. (Treguesi i dytë i hadithit Abdullah Ibn Hunejn) thotë: “Ebu Ejjub Ensari radijAllahu ‘anhu e uli çarçafin pas të cilit fshihej për t’u larë derisa iu duk koka, pastaj i tha dikujt që t’i shtinte ujë në kokë. Ai i hodhi ujë në kokë, ndërsa Ebu Ejjubi e fërkoi kokën me duar duke i çuar ato nga prapa përpara dhe nga përpara mbrapa dhe tha: “Kështu e kam parë të veprojë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (1840)

895.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në Mekë vitin e hapjes së saj veshur me helmetë arabe në kokë dhe kur e hoqi atë, vjen një burrë dhe i thotë: “Ibn Hatali po mban mbulesën e Qabesë (duke u fshehur në Qabe).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vriteni atë!”1 (1846)

896.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se një grua nga fisi Xhuhejne vjen te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thotë: “Nëna ime qe betuar për të bërë haxh, por ajo vdiq përpara se ta bënte atë. A mund të bëjë unë haxh për të?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Po, ta bësh haxhin për të. Sikur të kishte borxh nëna jote, a do ta shlyeje atë ti për të? Kështu pra, shlyej borxhin e Allahut, pasi Ai ka më tepër të drejtë për t’u paguar.” (1852)

897.  Saib Ibn Jezid radijAllahu ‘anhu tregon se, kur ai ka qenë shtatë vjeç, prindërit e tij e kanë marrë atë për haxh me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (1858)

898.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye nga haxhi, e pyeti Umm Sinan Ensarija: “Ç’të pengoi ty nga haxhi?” Ajo i tha: “Babai i filanit (d.m.th. i shoqi i saj) kishte dy deve dhe bëri haxhin me njërën prej tyre, ndërsa tjetrën e përdori për të ujitur tokën tonë.,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Kryej umre në Ramazan, (pasi) ajo është si të bësh haxh me mua (në vlerë e në shpërblim).,/ (1863)

899.  Kazaa, robi i Zijadit, tregon se Ebu Saidi, i cili ka marrë pjesë në dymbëdhjetë fushata luftarake të shenjta me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kam dëgjuar katër gjëra nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (ose i tregoj ato nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të cilat më mahnitën dhe i vlerësova shumë lart. Ato janë:

1. Asnja grua nuk duhet të bëjë më tepër se dy ditë udhëtimi rrugë e pashoqëruar nga burri i vet ose nga një i afërm tjetër (me të cilin nuk i lejohet martesa).

2. Dy ditë nuk lejohet aspak agjërimi: ditën e Bajramit të Madh (të fitrit) dhe ditën e Bajramit të Vogël (të Kurbanit).

3. Nuk mund të falet asnjë namaz pas dy namazeve: Pas namazit të ikindisë deri në perëndim të diellit (namazi i mbrëmjes) dhe pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli.

4. Nuk duhet të ndërmerret asnjë udhëtim (për qëllim adhurimi), përveçse në tri xhami: Xhamia e Shenjtë në Mekë, Xhamia ime (në Medine) dhe Xhamia Aksa në Kuds (Jeruzalem).,, (1864)

900.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa një burrë të moshuar të ecë në këmbë mes dy djemve të tij që e mbanin për krahësh dhe pyeti për të. I thanë se ishte betuar se do të shkonte në këmbë (në Qabe). Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Allahu nuk ka nevojë për torturën që i bën vetvetes ky njeri” dhe e urdhëroi që t’i hipte ndonjë kafshe. (1865)

901.  Ukba Ibn Aamir tregon: “Motra ime u betua të shkojë te

Shtëpia e Allahut (në Qabe) në këmbë dhe më kërkoi të pyes Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe të marr gjykimin e tij për të. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Le të ecë në këmbë dhe le të shalojë ndonjë kafshë.” (1866)

 

32 – VLERAT DHE VIRTYET E MEDINES

 

902.  Enes radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Medina është Harem (vend i shenjtë) prej këtu deri atje (prej filan vendi deri në filan vend). Pemët e saj nuk duhet të priten, as nuk duhet të shpiken herezi në të dhe as nuk duhet të bëhen gjynahe në të. Dhe kushdo që shpik herezi ose bën gjynahe (vepra të liga) në të, atëherë ai do të tërheqë mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve.” (1867)

903.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për herë të parë me gojën time Medina bëhet e shenjtë ndërmjet dy maleve Harra (male shkëmbore me gurë vullkanikë të zinj).” Pataj shkoi te fisi Beni Harixha dhe u tha: “Shoh të keni dalë jashtë kufinjve të Haramit”, por duke parë përreth tha: “Jo, ju jeni brenda kufinjve të shenjtë të saj.” (1869)

904.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Nuk kemi gjë tjetër përveç Librit të Allahut dhe këtë letër të shkruar nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (në të cilën shkruhet): Medina është e shenjtë nga Mali Air në filan vend (Mali Theur) dhe kushdo që shpik herezi në të a bën gjynahe, ose strehon një njeri të tillë që sjell herezi a që bën gjynahe, atëherë një njeri i tillë do të tërheqë mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të gjithë njerëzve, atij nuk do t’i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira të adhurimit, të detyruara ose të lira (nafile) qofshin. Dhe strehimi që i jep dikujt një musliman, duhet të respek- tohet nga të gjithë muslimanët, ndërsa, kushdo që tradhton muslimanin për këtë, atëherë ai tërheq mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve; atij nuk do t7i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira të adhurimit: të detyruara ose të lira (Nafile) qofshin. Dhe kushdo (rob i liruar) që shkon ndër padronë të tjerë në vend të atyre të cilët i dhanë lirinë pa lejen e këtyre, ai tërheq mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve; atij nuk do t’i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira ta adhurimit: të detyruara ose të lira (Nafile) qofshin. (1870)

905.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Qeshë i urdhëruar të shpërngulem te një qytet, i cili do t’i gëlltisë (do t’i pushtojë dhe do t’i sundojë) qytetet e tjera dhe që quhet Jathrib. Ai është Medina, e cila i nxjerr jashtë njerëzit e ligj, ashtu siç i largon furra e shkrirjes ndryshqet e hekurit.” (1871)

906.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “U kthyem me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga Tebuku dhe, kur mbërritëm afër Medines, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kjo është Taba”.” (1872)

907.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Njerëzit do ta lënë Medinen pavarësisht nga gjendja më e mirë që do të ketë dhe askush nuk do të banojë në të, veçse shpendë dhe kafshë të egra. Njerëzit e fundit që do të vdesin do të jenë dy çobanë nga fisi Muzejna, të cilët do t’i drejtojnë dhentë e tyre drejt Medines, por nuk do të gjejnë asnjë njeri në të dhe, kur të arrijnë në luginën Thanij-jetel-veda, do të bien të vdekur me fytyrë përtokë.,/ (1874)

908.  Sufjan Ibn Ebi Zubeiri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Do të çlirohet Jemeni dhe do të vijnë njerëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t’u binden atyre që të shpërngulen (për në Jemen). Dhe Medina do të jetë më mirë për ta, veç sikur ta dinin! Do të çlirohet edhe Shami dhe do të vijnë nj.erëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t’u binden atyre që të shpërngulen (për në Sham). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dinin! Edhe Iraku do të çlirohet dhe do të vijnë njerëz që do të shpër- ngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t’u binden atyre që të shpërngulen (për në Irak). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dininr (1875)

909.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë që imani (besimi) kthehet përsëri në Medine, ashtu siç kthehet gjarpri përsëri në vrimën e vet (kur është në rrezik)” (1876)

910.  Saad radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kushdo që do të thurë ligësi kundër banorëve të Medines, do të shkrihet (shkatërrohet) ashtu siç shkrihet kripa në ujë.” (1877)

911.  Usama radijAllahu ‘anhu tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit lart në majë të një kalaje nga kalatë (a ndërtesat e larta) të Medines dhe tha: “A shihni edhe ju çfarë shoh unë? (Padyshim) që unë po shoh vendet nga ku do të fillojë fitntc (sprovat, vështirësitë e mundimet) ndër shtëpitë tuaja dhe këto (fitne) do të jenë aq të shumta, sa pikat e shiut që bien në tokë.” (1878)

912.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Tmerri i shkaktuar nga Mesihu Dexhali (Mesihu i rremë) nuk do të hyjë dot në Medine e cila atë kohë do të ketë shtatë porta dhe te secila prej tyre do të jenë dy melekë (në roje të Medines)” (1879)

913.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ka melekë që ruajnë hyrjet (ose rrugët) e Medines: në të nuk hyn as epidemi dhe as Dexhali.” (1880)

914.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të ketë vend (qytet, vendbanim) ku të mos hyjë Dexhali, përveç Mekës dhe Medines; nuk do të ketë hyrje (për në Mekë dhe në Medine) që të mos ketë atje melekë të rreshtuar për ta ruajtur atë prej tij. Pastaj Medina do të dridhet tri herë bashkë me banorët e saj (tri tërmete) dhe Allahu do të nxjerrë prej saj gjithë mosbesimtarët dhe hipokritët.” (1881)

915.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na shtjelloi një tregim të gjatë për Dexhalin dhe, mes gjërave të shumta që ai përmendi, qe edhe kjo fjalë e tij: “Dexhali do të vijë dhe do t’i jetë e ndaluar që ai të kalojë nga hyrjet e Medines. Kështu, ai do të qëndrojë në disa zona të shkreta kripore (jashtë) Medines. Atë ditë njeriu më i mirë a një nga më të mirët e njerëzve do të dalë tek ai dhe do t’i thotë: ‘Dëshmoj se ti je po ai Dexhal përshkrimin e të cilit na e ka dhënë ne i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem/ Dexhali do t’u thotë njerëzve: ‘Nëse e vras këtë njeri dhe e sjell përsëri në jetë, a do të më dyshoni në këtë premtim?7 Do t’i thonë që jo. Pastaj Dexhali do ta vrasë atë njëri dhe do ta ngjallë përsëri. Ky njeri do të thotë: ‘Tani e njoh të vërtetën për ty më mirë se më parë/ Ndërsa Dexhali do të thotë: ‘Dua ta vras atë (përsëri), por nuk mundemY’ (1882)

916.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i dha besën se përqafoi Islamin. Ditën tjetër erdhi i sëmurë me ethe dhe i tha: “(Të lutem) ma shtyj besën (për t’u shpërngulur në Medine).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kundërshtoi tri herë kërkesën e tij pastaj tha: “Medina është si furra e farkëtarit: ajo i nxjerr jashtë papastërtitë (njerëzit e ligj e të këqinj etj.) dhe i zgjedh të mirët e i përsos ata.” (1883)

917.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë (duke bërë këtë dua):

“O Allah! Dhuroji Medines dy herë më tepër bekime se ç’i ke dhuruar Mekës!” (1885)

918.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur erdhi në Medine i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Ebu Bekri dhe Bilali u sëmurën. Kur Ebu Bekrin e rënduan ethet, tha: “Gjithkush është gjallë me njerëzit e tij, megjithatë vdekja është më pranë tij se lidhëset e opingave.” Ndërsa kur Bilalin e lironin ethet do ta ngrinte zërin dhe recitonte: “Sikur të rrija gjithë natën, në një luginë ku të isha i rrethuar nga idlihir dhe xhelil (dy barëra me erë të mirë)! Ah sikur një ditë të mund të pija ujin e Mexhennes! Ah sikur të më dilnin përpara (dy malet) Shamah dhe Tefil!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut: “O Allah! Mallkoje Sheiba Ibn Rebia, edhe Utba Ibn Rebia, edhe Umejje Ibn Halef, pasi na nxorrën nga vendi ynë në vendin e epidemive.” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha (duke u lutur): “O Allah! Na bën që ta duam Medinen ashtu siç duam Mekën bile edhe më tepër se aq! O Allah! Na dhuro bekime në sa’in tonë dhe muddin tonë (dy masa peshe, rreth 3 dhe 4 kg, simbole të ushqimit). Na e bën klimën e Medines të përshtatshme për ne dhe largoji ethet e saj në Xhuhfa.” (Shton Aishja radijAllahu ‘anha:) Kur ne erdhëm në Medine, ajo ishte më i padurueshmi vend nga toka e Allahut dhe nëpër luginën But’han (lugina e Medines) rridhte ujë i ndotur.” (1889)

 

33 – AGJERIMI

 

919.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Agjërimi është mburojë nga zjarri i Xhehenemit. Kështu që agjëruesi duhet të shmangë takimin (e ngushtë) me bashkëshorten dhe nuk duhet të sillet pa mend dhe me paturpësi; edhe nëse dikush tjetër e lufton a sillet keq me të apo e shan atë, atëherë ai duhet t’i thotë atij dy herë: ‘Jam agjërueshëm,!,, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu i Lartë sesa era e miskut. (Allahu thotë për agjëruesin): ‘Ai e ka lënë mënjanë ushqimin, pijen dhe dëshirat e tij për Hatrin Tim. Agjërimi është për Mua, kështu që Unë do ta shpërblej (agjëruesin) për të dhe shpërblimi i veprave të mira shumëfishohet dhjetë here .” (1894)

920.  Sehl radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Është një portë në Xhenet që quhet Rejjan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit Ditën e Ringjalljes dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre. Do të thirret: ‘Ku janë agjëruesit?’ Ata do të ngrihen dhe askush tjetër nuk do të hyjë nga ajo portë përveç tyre. Kur ata të kenë hyrë të gjithë, ajo do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë më që andej.” (1896)

921.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që dhuron dy gjëra (lloje pasurie) në bamirësi për Hir dhe për Çështjen e Allahut, do të thirret nga portat e Xhenetit dhe do t’u thuhet: ‘O robët e Allahut! Këtu është ngadhënjimi/ Kështu pra, kushdo që ka qenë nga ata që gjithnjë e falën namazin, do të thirret nga porta e namazit; dhe kushdo që pati marrë pjesë në xhihad (Lufta e Shenjtë për Çështjen e Allahut), do të thirret nga porta e xhihadit; dhe kushdo që gjithnjë iu përmbajt dhe e përmbushi agjërimin, do të thirret nga porta Rejjan, dhe kushdo që qe nga ata që gjithnjë jepnin sadaka (lëmoshë e bamirësi), do të thirret nga porta e sadakasë.” Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tha: “U bëfshin kurban prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Asnjë e keqe dhe asnjë ngushtësi nuk do t7i bjerë atij që do të thirret nga ato porta. A do të ketë ndonjë që do të thirret nga të gjitha ato porta?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, dhe shpresoj që ti të jesh një prej atyre!” (1897)

922.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen portat e qiellit dhe mbyllen portat e Xhehenemit si edhe lidhen shejtanët në pranga.” (1899)

923.  Hadithi me këtë numër është fshire për shkak të përsëritjes.

924.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kur të shihni hënën e re (të muajit të Ramazanit), filloni agjërimin dhe kur të shihni hënën e re (të muajit të Shevalit), ndalojeni atë. Ndërsa, po të jetë qielli i vrenjtur (dhe nuk e shihni dot hënën e re), atëherë llogariteni hënën (muajin) e Ramazanit (30 ditë).” (1990)

925.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që nuk e lë të gënjyerit dhe të vepruarit sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë të ngrënët e të pirët (Allahu nuk e pranon një agjërim të tillë).” (1903)

926.  Tregon Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu si hadithi i mësipërm (nr. 919/1894) duke shtuar: “(Thotë Allahu i Madhëruar): ‘Çdo vepër që bën biri i Ademit (çdo njeri) është për vetë atë, përveç agjërimit i cili është për Mua dhe Unë do ta jap shpërblimin për të/ Ka dy momente për agjëruesin në të cilat ai gëzohet: kur ha iftar dhe, kur të takojë Zotin e vet. Këtë herë ai gëzon duke u kënaqur për agjërimin që ka bërë.,r (1904)

927.  Alkama tregon: “Një herë, kur po ecja me Abdullahun radijAllahu ‘anhu, ai më tha: Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur na tha: ” Ai që ka mundësi të martohet, duhet të martohet, sepse ajo do ta ndihmojë të ulë dhe të ruajë vështrimet (nga gjërat e ndaluara dhe nga gratë e tjera) si edhe të ruajë veten (nga punët e liga të marrëdhënieve të paligjshme imorale), ndërsa ai që nuk ka mundësi për t’u martuar, atëherë le të agjërojë, pasi agjërimi do t’ia ulë atij dëshirat epshore.” (1905)

928.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Muaji (mund) të ketë 29 net (ditë), kështu që mos filloni agjërimin derisa të shihni hënën e re (të Ramazanit), ndërsa, po të jetë qielli i vrenjtur, atëherë llogariteni muajin (paraardhës Shabanin) me 30 ditë.” (1907)

929.  Umm Selema radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u betua se nuk do t’u afrohej grave të tija për një muaj, por, kur kaluan 29 ditë, ai shkoi te gratë e tija në mëngjes a pasdite. I thanë: “Ti u betove se nuk do të shkoje te gratë e tua për një muaj.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Muaji është 29 ditësh.” (1910)

930.  Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy muajt e festave të Bajramit (d.m.th. Ramazani dhe Dhul-Hixhxheh, Bajrami i Ramazanit dhe Bajrami i haxhit) nuk pakësohen (në vlerën dhe në epërsinë e tyre). (1912)

931.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ne jemi popull analfabet, as nuk (dimë të) shkruajmë dhe as (nuk dimë) të bëjmë llogari. Muaji është edhe kështu, edhe kështu: domethënë herë 29 ditë e herë 30 ditë.” (1913)

932.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush nga ju nuk duhet t’i paraprijë Ramazanit duke agjëruar një ose dy ditë përpara tij, përveç atij i cili e ka bërë zakon agjërimin (nafile) dhe kjo ditë e tij përkon me këtë ditë (një a dy ditë përpara Ramazanit); vetëm atëherë ai mund ta agjërojë këtë ditë.” (1914)

933.  Bera radijAllahu ‘anhu tregon: “Ka qenë zakon ndër shokët e Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ndonjëri prej tyre agjëronte dhe i sillej ushqim për iftar për të prishur agjërimin, por ai flinte përpara se të hante, atëherë ai nuk do të hante më atë natë dhe deri në perëndimin e diellit ditën tjetër. Kejs Ibn Sirma Ensarij që kishte agjëruar atë ditë, shkon te gruaja e tij (në shtëpi) në mbrëmje në kohën e iftarit dhe e pyet nëse kishte diçka për të ngrënë. Ajo i tha: “Jo, por mund të shkoj të marr dhe të të sjell ty diçka.” Ai bënte punë të rëndë ditën, kështu që e kaploi gjumi dhe fjeti. Kur u kthye e shoqja dhe e pa, tha: “Zhgënjim për ty.” Të nesërmen në mesditë i bie të fikët. Kështu që e njoftuan Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për gjithë ndodhinë. Pastaj zbriti ajeti Kuranor: “Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim). Ato janë Libas [mbështjellje, mbështetje, vend prehje – Sakan (d.m.th. ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, Tefsir Tabari] për ju, ashtu siç jeni edhe ju Libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tani pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit)/7

Nga kjo ata u gëzuan shumë. Pastaj zbriti edhe: “Dhe hani e pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse).” (Kuran,v 2: 187) (1915)

934.  Adij Ibn Hatim tregon se, kur zbriti ajeti: “Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës)”, mora dy penj, një me qime të bardha dhe një me të zeza dhe i vura nën jastëkun tim dhe vazhdova t’i vështroj (herë pas here) gjatë gjithë natës, por nuk munda të shquaj gjë nga kjo. Kështu mëngjesin tjetër shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia rrëfeva atij gjithë ndodhinë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më shpjegoi: “Ai ajet bën fjalë për errësirën e natës dhe bardhësinë e agimit.” (1916)

935.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Zejd Ibn Thabit radijAllahu ‘anhu ka treguar: “Hëngrëm syfyr me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pastaj ai u ngrit për faljen e namazit të agimit.” E pyeta: “Sa qe koha ndërmjet syfyrit dhe ezanit (thirrjes së agimit)?” Më tha: “Qe kohë e mjaftueshme sa për të lexuar pesëdhjetë ajete nga Kurani.” (1921)

936.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: Hani syfyr pasi në të ka shumë bekime e mirësi.

937.  Selema Ibn Ekva radijAllahu ‘anhu tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nxori dikë ditën e Aslmres (dita e dhjetë e Muharremit) për të njoftuar: “Kush ka ngrënë, të mos hajë më, por të agjërojë këtë ditë. Edhe ai që s’ka ngrënë deri tani, të mos hajë, por të plotësojë agjërimin e tij (deri në fund të ditës).” (1924)

938.  Aishja radijAllahu ‘anha dhe Umm Selema radijAllahu ‘anhu tregojnë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndodhte që gdhinte xhunub pasi kishte fjetur me gratë e veta. Kësisoj, ai do të lahej (merrte gusul) dhe do të agjëronte. (1925,1926)

939.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndodhte që t’i puthte ose t’i përqafonte gratë e veta duke qenë agjërueshëm. Por ai kishte kontroll mbi ndjenjat e tija shumë më tepër se çdonjëri prej jush.” (1927)

940.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikush ha ose pi duke harruar, atëherë ai duhet ta plotësojë (të vazhdojë) agjërimin e asaj dite, pasi ajo që ka ngrënë ose ka pirë i është dhënë atij nga Allahu.” (1933)

941.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim të ulur në shoqëri të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur tek ai vjen një burrë dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut! Jam shkatërruar!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti se ç’i kishte ndodhur. Ai i tregoi: “Bëra marrdhënie me gruan ditën gjatë Ramazanit.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “A mund të paguash për të liruar një skllav?” Ai i tha që jo. E pyeti: “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” Ai i tha që jo. E pyeti: “A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Ai i tha që jo. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem heshti, kur pas pak, ashtu siç ishim, i sjellin Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një kosh plot me hurma. Ai pyeti: “Ku është ai që më pyeti më parë?” Ai u përgjigj: “Unë (ja ku jam kështu)!” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Merri këto dhe jepi sadaka.” Pyeti: ” A t’ia jap ndokujt që është më i varfër se unë? Për Allah! Nuk ka familje mes dy maleve të saj (Medines) që të jenë më të varfër se unë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vuri buzën në gaz në të qeshur sa iu dukën dhëmbët anësorë pastaj i tha: “Ushqe me të familjen tënde.” (1936)

942.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë kupa edhe kur ka qenë muhrim, edhe kur ka qenë agjërueshëm. (1938)

943.  Abdullah Ibn Ebi Aufa radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha një burri (prej nesh): /7Zbrit dhe më përziej pak sevik (kaçamak me sheqer) me ujë.” Burri i tha: “Dielli, o i Dërguari i Allahut, (akoma nuk ka perënduar)!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i përsëriti: “Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë.” Burri iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut! Dielli!,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia përsëriti (për herë të tretë): “Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë.” Burri i zbriti kafshës së vet dhe i përziu atij sevik me ujë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e piu atë pastaj tregoi me dorë (nga lindja) dhe tha: “Kur të shihni të bjerë nata nga kjo anë, atëherë këtë kohë agjëruesi e prish agjërimin/7 (1941)

944.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se Hamza Ibn Amr Eshemij i cili ishte njeri që agjëronte shumë, e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A ta mbaj agjërimin në udhëtim?,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “(Si të dëshirosh), po deshe agjëro, po deshe prishe.” (1943)

945.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis për Mekë në Ramazan dhe e mbajti agjërimin (në fillim të udhëtimit) derisa arriti në Kedid ku ai e prishi agjërimin dhe pas tij edhe njerëzit e tjerë që qenë me të. (Ebu Abdullahi thotë se Kedid është vend me ujë ndërmjet Usfanit dhe Kudeidit.),/ (1944)

946.  Ebu Derdai radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë dolëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një nga udhëtimet e tij në një ditë shumë të nxehtë, aq sa duhet të vije duart mbi kokë nga i nxehti përvëlues. Asnjëri prej nesh nuk ishte agjërueshëm, përveç Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ibn Revahas. (1945)

947.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po udhëtonte, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa një turmë njerëzish dhe një burrë, të cilit po i bënin hije. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Ç’është kjo?” I thanë se ai burrë ishte agjërueshëm. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nuk është tregues përkushtimi e mirësie mbajtja e agjërimit gjatë udhëtimit.” (1946)

948.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Shpesh udhëtonim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe asnjëherë ata që agjëronin nuk shprehnin pakënaqësi ndaj atyre që nuk agjëronin dhe as ata që nuk agjëronin ndaj atyre që agjëronin.” (1947)

949.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush vdes, ndërsa ka pasur detyrime agjërimi (ka lënë ditë të Ramazanit pa agjërim), atëherë këto detyrime duhet t’i plotësojë duke agjëruar për të kujdestari i të ndjerit.” (1952)

950.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë shkoi tek Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më vdiq nëna, ndërsa ka pasur borxh për të agjëruar një muaj (Ramazan që nuk e pati agjëruar). A më duhet të agjëroj unë për të?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Po. Borxhet ndaj Allahut janë më të parët që meritojnë dhe që duhen shlyer.” (1953)

951.  Ibn Ebi Aufa radijAllahu ‘anhu tregon hadithin (nr. 943/1941) duke shtuar në fund: “Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kur të shihni të bjerë mbrëmja nga kjo anë, atëherë agjëruesi e prish agjërimin”, duke treguar me gisht nga lindja.” (1956)

952.  Sehb Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojmë në rrugë të drejtë për sa kohë që të nxitojnë ta çelin

953.  Esma bint Ebi Bekr radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e prishëm agjërimin një ditë të vrenjtur, kur më pas doli dielli.” (1959)

954.  Er-Rubejji bint Muav-vidh radijAllahu ‘anhu tregon: “Mëngjesin e ditës së Ashures (ditës së dhjetë të muajit Muharrem) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi lajmëtar në fshatrat e ensarëve duke shpallur: “Kush ka ngrënë gjë deri në këtë kohë, të mos hajë më, por të agjërojë këtë ditë dhe kushdo që nuk ka ngrënë gjë, po kështu të vazhdojë të mos hajë dhe të agjërojë këtë ditë.” Më pas ajo shtoi: “Qysh atëherë ne kemi vazhduar ta agjërojmë rregullisht këtë ditë, po kështu i bënim edhe fëmijët ta agjëronin. U bënim atyre lodra leshi dhe, po të qanin për të ngrënë, u jepnim atyre këto lodra derisa të vinte koha e iftarit për të prishur agjërimin.,/ (1960)

955.  Ebu Said radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Mos agjëroni pandërprerë (visal), por, në qoftë se doni ta zgjasni kohën e agjërimit, atëherë mos e prishni atë deri në syfyr.” Njerëzit i thanë: “Po ty, o i Dërguari i Allahut, të shohim ta mbash agjërimin të pandërprerë!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Unë nuk jam njësoj si ju, pasi gjatë natës unë kam Një, i Cili më jep mua të ha dhe të pi.” (1963)

956.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar agjërimin e pandërprerë. Një nga muslimanët i tha: “Po ti, o i Dërguari i Allahut, e zbaton një agjërim të tillë të pandërprerë!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Kush nga ju është si unë? Mua më jep ushqim e ujë gjatë natës Zoti im.r/ Kështu pra, kur njerëzit nuk pranuan të heqin dorë nga agjërimi i pandërprerë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem agjëroi ditën dhe natën pandërprerë bashkë me ta një ditë, pastaj edhe një tjetër, por më pas pa hënën e re të muajit Shevval dhe u tha (i inatosur): “Po të mos kishte dalë ajo (hëna e re), do tru kisha bërë të agjëronit më gjatë.” Kjo qe si ndëshkim për ta, kur ata nuk pranuan ta ndalonin këtë lloj agjërimi. Në një citim tjetër thuhet se ai u tha atyre: “Bëni vepra (të mira) aq sa është në mundësitë tuaja.” (Fet’h Barij) (1965)

957.  Ebu Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdan. Selmani i shkoi atij për vizitë dhe e gjeti (të shoqen e tij) Umm Derdan si mos më keq, kështu që e pyeti se pse ishte katandisur ashtu. Ajo i tha: “Vëllai yt, Ebu Derda, nuk tregon asnjë dëshirë e qëllim për (jetë të lumtur në) këtë botë.” Ndërkohë erdhi Ebu Derda dhe bëri për Selmanin diçka për të ngrënë. Selmani i kërkoi atij që të hante (bashkë me të), por ai i tha se agjëronte. Selmani i tha: “Unë nuk do të ha derisa të hash edhe ti.” Kështu, Ebu Derda hëngri bashkë me të. Natën (kur kishte kaluar një pjesë e saj), Ebu Derda u ngrit (për të falur namazin e natës), por Selmani i tha të flinte dhe ai fjeti përsëri. Pas pak Ebu Derda u ngrit përsëri, por prapë Selmani i tha që të flinte. Kur erdhi pjesa e fundit e natës, Selmani i thirri Ebu Derdasë të ngrihej këtë kohë dhe kështu ata të dy u falën. Pastaj Selmani i tha Ebu Derdasë: “Zoti yt ka të drejtë mbi ty, vetja jote ka të drejtë mbi ty, familja jote ka të drejtë mbi ty, (secili ka hakun e vet mbi ty), kështu që duhet t’u japësh hakun e vet gjithkujt që ka të drejtë mbi ty.” Ebu Derdai shkoi tek Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tregoi gjithë ndodhinë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Selmani ka thënë të vërtetën.” (1968)

958.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh agjëronte aq gjatë, saqë thoshe se ai nuk hante dhe, po kështu, nuk agjëronte për një kohë të gjatë, aq sa thoshe se nuk do të agjëronte më, ndonjëherë. Nuk e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të agjërojë një muaj të plotë, veç Ramazanit, ndërsa më shumë e kam parë të agjërojë gjatë muajit të Sha’banit.” (1969)

959.  Aishja vazhdon tregimin e hadithit (nr. 958/1969) duke shtuar këtu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Bëni ato punë që keni mundësinë e që janë të lehta për t7i bërë, pasi Allahu nuk lodhet e nuk do të pushojë kurrë së shpërblyeri për to, derisa ju të mërziteni e të lodheni së bëri vepra adhurimi.” Ajo radijAllahu ‘anhu shton: “Namazi më i dashur për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte ai që kryhej rregullisht, edhe sikur të ishte i paktë. Sa herë që niste një namaz (shtesë), ai e falte atë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer.” (1970)

960.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se e kanë pyetur për agjërimin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Për këtë ai ka treguar: “Sa herë që doja ta shihja Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem agjërueshëm, do ta shilija që agjëronte dhe, sa herë që doja ta shihja që nuk agjëronte, përsëri do ta shihja (të tillë). Po kështu, nëse doja ta shihja të falte namaz çdo natë, do ta shihja të falej dhe, nëse do të doja ta shihja të flinte, përsëri do ta shihja (duke fjetur). Nuk kam prekur as mëndafsh, as kadife më të butë se dora e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe nuk kam ndier erë misku dhe as tjetër erë më të mirë sesa era që i vinte të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (1973)

961.  Hadithi i Abdullah Ibn Amrit radijAllahu ‘anhu (Shih hadithin nr. 596/1131 si dhe dy hadithet në vazhdim nr. 962 dhe 963) (1131)

962.  Ebu Selema Ibn Abdurrahman tregon: “Kur Abdullah Ibn Amr Ibn Aas radijAllahu ‘anhu u moshua, shpesh thoshte duke shtuar (pas hadithit nr. 596/1131)

“Do të kishte qenë më mirë për mua sikur të kisha pranuar lehtësimin dhe lejimin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që më dha mua (për të agjëruar vetëm tri ditë në muaj).” (1975)

963.  Ndërsa në një citim tjetër po, nga Abdullah Ibn Amr Ibn Aas radijAllahu ‘anhu, kur tregon për agjërimin e Daudit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (hadithi nr. 596/1131), shton nga fjala e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ndiq agjërimin e Pejgamberit Daud sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ai kurrë nuk iku nga përballja në luftë (me armikun).” Abdullahi pyeti: “Prej nga mund ta fitoj unë një gjë të tillë, o Pejgamberi i Allahut?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përsëriti dy herë: “Kush agjëron çdo ditë (përveç Ramazanit), është njësoj si ai që nuk ka agjëruar fare.” (1977)

964.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi për një vizitë tek Umm Sulejmi, kur ajo i vuri përpara hurma dhe gjalpë, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ktheji hurmat dhe gjalpin në enën ku qenë, pasi jam agjërueshëm.” Pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe fali në një kënd të shtëpisë së saj namaz të lirë (nafile) dhe u lut për Umm Sulejmin dhe familjen e saj. Pasi mbaroi, Umm Sulejmi i tha: “O i Dërguari i Allahut! Sot kam diçka të veçantë.” E pyeti: “Ç’është?” Ajo iu përgjigj: “Lutu për shërbyesin tënd Enesin.” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk la gjë të mirë nga kjo botë dhe bota tjetër pa iu lutur Allahut për mua dhe tha: “O Allah! Dhuroji atij (Enesit) pasuri dhe fëmijë dhe bekoje atë!” Kësisoj pra, unë jam nga më të pasurit e ensarëve. Po kështu për fëmijët dhe për pasardhësit e mi.

Umeina, bija ime, më tregoi se kur Haxhxhaxhi hyri në Basra ishin varrosur më shumë se 120 nga pasardhësit e mi. (1982)

965.  Imran Ibn Husejn radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti dikë: “O Ebu filan! A ke agjëruar tri ditët e fundit të këtij muaji?” Ai iu përgjigj: “Jo, o i Dërguari i AllahutrAi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Pasi mbaron (Ramazani), agjëro dy ditë (nga Shevali).,/ Ndërsa në një citim tjetër thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka pyetur: “A ke agjëruar në ditët e fundit të Shabanit?” (1983)

966.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se e kanë pyetur: “A e ka ndaluar Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem agjërimin e ditës së xhuma (së premtes)?” Ai tha: “Po.” Dhe në një citim tjetër shton: “Po, në qoftë se ka qëllim agjërimin vetëm të asaj dite.” (1984)

967.  Ebu Ejubi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi për vizitë te Xhuvejrije bint Harith radijAllahu ‘anhu ditën e xhuma, ndërsa ajo ishte agjërueshëm. Kështu ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “A ke agjëruar dje?” I tha që jo. E pyeti përsëri: “A ke ndërmend të agjërosh nesër?” Përsëri i tha që jo. Pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Atëherë prishe agjërimin (e sotshëm).” (1986)

968.  Alkama tregon: “E pyeta Aishen radijAllahu ‘anha: “A ka zgjedhur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditë të veçanta për vepra adhurimi shtesë?” Ajo tha: “Jo, por veprat e tija kanë qenë të rregullta dhe të paprera. Cili nga ju mundet të durojë atë që duronte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?!” (1987)

969.  Aishja radijAllahu ‘anha dhe Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregojnë: “Nuk ka qenë lejuar askush që të agjërojë ditët e Teslirikut (e njëmbë- dhjeta, e dymbëdhjeta, e trembëdhjeta ditë e Dliul-Hixhxhes, Ditët e Bajramit të haxhit), përveç atyre që nuk kishin mundësi për të bërë kurban. (1997, 1998)

970.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Kurejshët e agjëronin ditën e Ashures (dita e dhjetë e Muharremit) në kohën e padijes para- islame. Kështu pati vepruar edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke e agjëruar këtë ditë. Kur erdhi në Medine, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi ta agjërojë duke i urdhëruar edhe të tjerët për agjërimin e saj. Më vonë kur u bë i detyruar agjërimi i muajit të Ramazanit, ai e la agjërimin e ditës e Ashures (nuk e quajti më të detyruar) duke e lënë agjërimin e saj si të lirë: kush dëshironte, e agjëronte dhe kush dëshironte, nuk e agjëronte. (2002)

971.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi në Medine dhe pa se çifutët e agjëronin Ditën e Ashnres. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti ata për këtë. Ata i thanë: “Është një ditë e mirë. Është dita në të cilën Allahu i shpëtoi Bijtë e Israilit nga armiku i tyre, kështu që Musa sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e agjëroi këtë ditë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Unë kam më shumë të drejtë dhe mburrem më tepër sesa ju me Musain.” Kësisoj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e agjëronte këtë ditë dhe i urdhëronte edhe të tjerët që ta agjëronin atë.” (2004)

 

34 -FALJA E TERAVISE

 

972.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli në mes të natës dhe u fal në xhami dhe me të u falën edhe disa burra. (Hadithi është i përsëritur nga nr. 423 dhe nr. 424)

Ky (veprim) vazhdoi dy a tri net, pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e la atë. Kështu vdiq i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe gjendja qe e atillë (njerëzit duke u falur secili më vete). (2012)

973.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se disa burrave nga shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu shfaq në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të Ramazanit. Nga kjo, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Duket se ëndrrat e ju të gjithëve puqen, se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit dhe, kushdo që dëshiron ta kërkojë atë, le ta kërkojë atë në shtatë netët e fundit (të Ramazanit)” (2015)

974.  Ebu Selema e pyeti Ebu Sa’idin radijAllahu ‘anhu për Natën e Kadrit. Ai i tha: “Hymë në Itikafme Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Mëngjesin e ditës së njëzetë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli dhe na u drejtua duke thënë: “M7u njoftua data e Natës së Kadrit, për u bëra që ta harroj (ose e harrova), kështu që kërkojeni atë në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. (Në ëndërr) e pashë veten të bie në sexhde në ujë dhe në baltë (si shenjë treguese). Kështu pra, kush ka qenë me mua (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Itikaf, duhet të kthehet me mua (edhe për dhjetë ditë të tjera).” Kështu ne u kthyem përsëri. Ndërkohë nuk shihnim në qiell asnjë shenjë reje, kur papritur vjen një re dhe ra shi, derisa uji filloi të rrjedhë nga çatia e xhamisë e cila ishte me degë palmash hurme. Pastaj u vendosëm për falje dhe e pashë të Dërguarin e Allahut të binte në sexhde në ujë dhe në baltë, i pashë njollat e baltës në ballin e tij. (2016)

975.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, natën kur kanë mbetur edhe nëntë ose shtatë ose pesë net [d.m.th. natën e 21-të, të 23-të, të 25-të, (dhe/ose të 27-të, të 29-të)].” (2021)

976.  Në një citim tjetër Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Nata e Kadrit) është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ose të nëntën e parë, ose në të shtatën e fundit të mbetur [d.m.th. në natën e 27″të ose të 29″të, (dhe/ose në netët e tjera tek)]. (2022)

977.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Me fillimin e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e shtrëngonte rrypin (punonte shumë), falej gjithë natën dhe e mbante zgjuar edhe familjen e tij (për falje)” (2024)

 

35 – ITIKAFI

 

978.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bënte gjithnjë itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa vdiq dhe pas tij këtë gjë e vazhduan gratë e tij. (2026)

979.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ishte në itikaf e nxirrte kokën nga xhamia (në shtëpinë tonë) dhe unë ia krihja dhe ia vajisja flokët dhe hynte në shtëpi vetëm për ndonjë nevojë.(2029)

980.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Isha betuar në kohën e padijes para-islame që të rrija një natë për itikaf në Xhaminë e

Shenjtë (Xhaminë e Qabesë në Mekë).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: ‘Tërmbushe betimin tënd.” (2032)

981.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem deshi të bënte itikaf. Kur shkoi te vendi ku deshi të rrinte për itikaf, ai pa disa çadra: çadrat e Aishes, të Hafsës dhe të Zejnebit. Nga kjo, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “A mendoni se ato kanë pasur si qëllim përkushtimin me këtë gjë?!” Pastaj u largua dhe nuk bëri itikaf (në Ramazan), por bëri dhjetë ditë në muajin Shevval. (2034)

982.  Ali Ibn Husejn radijAllahu ‘anhu tregon se Safija, bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i ka treguar atij se ajo ka shkuar për të vizituar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në xhami, kur ai ka qenë në itikafnë dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Ajo foli pak me të, pastaj u ngrit të kthehet në shtëpi. Edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe e shoqëroi atë deri te porta e xhamisë përballë derës së Umm Selemas, kur dy burra nga ensarët kaluan andej dhe e përshëndetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u foli: “Ngadalë! (Mos u nxitoni!) Ajo është (bashkëshortja ime), Safija bint Hujej!” Ata të dy thanë: “Subhan-Allah (Lavdi i qoftë Allahut! Si mund të guxojmë të mendojmë ndonjë ligësi), o i Dërguari i Allahut!” Ata e ndjenë këtë (dhe sikur u rënduan).

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Shejtani shkon në çdo pjesë të trupit të njeriut ashtu si gjaku. Pata frikë se mos shejtani do t’ju shtie ndonjë mendim të lig në zemrat (e mendjet) tuaja.” (2035)

983.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë bënte itikaf çdo Ramazan dhjetë ditë, ndërsa vitin në të cilin vdiq, ai qëndroi në itikafnjëzet ditë. (2044)

 

36 – SHITLBLERJA DHE TREGETIA

 

984.  Abdur-Rahman Ibn Aufi radijAllahu ‘anhu tregon: y/Kur u shpërngulëm në Medine, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na vëllazëroi mua dhe Saad Ibn Rebi’. Saadi më tha mua: ‘Unë jam më i pasuri i ensarëve, kështu që do të të jap ty gjysmën e pasurisë. Shiko edhe dy gratë e mia dhe cilën të zgjedhësh, unë do ta ndaj dhe pasi të plotësojë kohën e caktuar, mund të martohesh ti me të,.,/ Abdur-Rahmani i tha: “Nuk kam nevojë për gjithe këtë. A ka ndonjë treg ku tregtohet?,/ Ai i tha: “Tregu i Kajnukasë.,/ Abdur-Rahmani shkoi atje qysh të nesërmen dhe solli salcë kosi dhe gjalpë. Pastaj vazhdoi të shkojë atje rregullisht dhe, pa kaluar shumë ditë, Abdur-Rahmani erdhi dhe në trup i shiheshin njolla të verdha nga era e mirë me të cilën ishte lyer. (Kur e pa këtë) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti atë nëse ishte martuar dhe ai i tha që po. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti se me kë ishte martuar. Ai i tha se ishte martuar me një grua nga ensarët. Pastaj Pejgamberi e pyeti: “Sa i dhe?” Ai i tha: “Një copëz floriri sa një bërthamë hurme.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Shtro një gosti martese qoftë edhe vetëm me një dele!” (2048)

985.  Nuëman Ibn Beshiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Edhe gjërat e ligjshme (hallaU), edhe gjërat e paligjshme (haram) janë të përcaktuara qartë por ndërmjet tyre ka edhe çështje të dyshimta e të paqarta. Kësisoj, kushdo që u largohet këtyre çështjeve të dyshimta e të paqarta, që të mos bjerë në gjynah, sigurisht që do të mënjanojë çfarë është e përcaktuar qartë si e paligjshme dhe kushdo që merr guximin dhe dëshirohet në këto (çështje të dyshimta e të paqarta), është shumë i prirur që të bëjë edhe çfarë është e përcaktuar qartë si e paligjshme. (Vini re!) Gjynahet janë hima-ja (kullota private) e Allahut dhe kushdo që i kullot dhentë afër saj, është shumë i prirur të hyjë (t7i hyjnë delet) në të çdo çast.” (2051)

986.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Utba Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu mori besë të fortë nga vëllai i tij Saadi që të marrë djalin e robëreshës së Zamëas në shërbim të tij, pasi ai ishte biri i tij (i Utbas). Vitin e Çlirimit të Mekës, Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu e mori atë djalë dhe tha se është djali i vëllait të tij dhe se vëllai i tij kishte marrë besë të fortë prej tij për këtë çështje. Abd Ibn Zamëa u ngrit dhe tha: “Ai është vëllai im dhe biri i robëreshës së babait tim dhe ka lindur në shtratin e babait tim.” Pas kësaj ata të dy shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Saadi tha: “O i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Ai është djali i vëllait tim dhe ai më ka marrë besën se unë do ta marr atë.” Abd Ibn Zamëa tha: “(Ai është) vëllai im dhe fëmija e robëreshës së babait tim, sepse ka lindur në shtratin e babait tim.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Djali është i yti, o Abd Ibn Zamëa.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Djali i takon shtratit ku lind (burrit në krevatin e të cilit ka lindur) dhe gurët për atë që ka bërë marrëdhënie., imorale (imorali gurëzohet deri në vdekje).”

Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha bashkëshortes së vet, Seuda bint Zamëas, që të mbulohej prej atij djali, nga ngjashmëria që ai vuri re se ai djalë kishte me Utban, kështu që ai nuk e pa më Seudan derisa ai vdiq.” (2053)

987.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se disa njerëz i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Na vjen mish nga disa njerëz dhe nuk jemi të sigurt, nëse është përmendur Emri i Allahut mbi të apo jo (në kohën kur janë therur ato kafshë).” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Përmendeni Emrin e Allahut (thoni: ‘Bismil-lah’) mbi të dhe hajeni atë.” (2057)

988.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzve do t7u vijë një kohë, kur njeriu nuk do të kujdeset dhe nuk do ta vrasë mendjen aspak, se nga e si i fiton paratë: në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme.” (2059)

989.  Bera Ibn Azibi dhe Zejd Ibn Erkami r.av të cilët kanë qenë tregtarë në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tregojnë se e kanë pyetur atë për ndërrimin e parave. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ka thënë: “Në qoftë se është e drejtpërdrejtë, dorë më dorë, nuk ka të keqe, përndryshe nuk është e lejueshme.” (2060, 2061)

990.  Ubejd Ibn Umejri tregon: “Ebu Musa radijAllahu ‘anhu i kërkoi Umerit radijAllahu ‘anhu që ta priste, por ai nuk e priti pasi ishte i zënë, kështu që Ebu Musa u largua. Kur Umeri e mbaroi punën që kishte, i tha: “Sikur dëgjova zërin e Abdullah Ibn Kejsit? Lëreni të hyjë.” I thanë se ishte larguar. Kështu dërguan dikë dhe më thirrën dhe, kur arrita, i thashë: “Kështu jemi urdhëruar.” Umeri më tha: “Sill dëshmi, që të provosh fjalën tënde.” Ebu Musa shkoi te vendet e takimit të ensarëve dhe u kërkoi atyre dëshmi për të. Ata i thanë: “Askush tjetër nga ne nuk ta jep këtë dëshmi, përveçse më i riu prej nesh, Ebu Said Hudriu. Ebu Musa e mori atë dhe shkuan tek Umeri. Umeri i tha: “A më ka shpëtuar ky urdhër i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa marrë vesh?” Pastaj shtoi: “Kam qenë i zënë duke bërë tregti në tregje.” (2062)

991.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush dëshiron që t7i rritet pasuria ose t’i shtohet jeta, atëherë le të mbajë marrëdhënie të mira me farefisin.” (2067)

992.  Katada tregon se Enesi radijAllahu ‘anhu shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me një copë buke të lyer me gjalpë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kishte lënë peng parzmoren një çifuti në Medine dhe kishte marrë prej tij pak elb për familjen e vet. Enesi e dëgjoi atë të thotë: “Shtëpia e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk ka asnjë sa’ grurë a drithë për darkë edhe pse ai ka nëntë gra për t’u kujdesur.” (2069)

993.  Mikdam radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ushqimi më i mirë që ha njeriu, është ushqimi që ai e ka fituar nga puna e duarve të veta. Pejgamberi i Allahut, Daudi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ushqehej nga puna e duarve të veta.” (2072)

994.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu e mëshiroftë atë njeri që është i butë e bujar kur shet, kur blen dhe kur kërkon paratë e veta.,/ (2076)

995.  Hudhejfa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në kohët përpara jush melekët i morën shpirtin një njeriu dhe e pyetën atë: “A ke bërë ndonjë punë të mirë (në jetën tënde)?” Ai u thotë: ‘I urdhëroja shërbyesit e mi që t7i linin kohë të pasurit të paguante borxhet kur të mundej dhe ta falnin atë (t’ia falnin borxhin atij) që ishte në gjendje të vështirë/ Kështu Allahu (u tha melekëve që ta falnin dhe Ai) e fali atë.” (2077)

996.  Hakim Ibn Hizam radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë t’i mbajnë ose t’i kthejnë mallrat sa pa u ndarë, ose derisa të ndahen. Në qoftë se të dy palët kanë thënë të vërtetën dhe kanë përshkruar të metat dhe cilësitë (e mallit), atëherë ata do të bekohen në shitblerjen e bërë mes tyre, ndërsa, në qoftë se kanë gënjyer ose kanë fshehur diçka, atëherë ata do të humbin bekimin e shitblerjes së bërë mes tyre.” (2079)

997.  Ebu Saidi radijAllahu ‘anhu tregon: “Na jepnin hurma të përziera (nga plaçka e luftës) dhe ne i shisnim (me këmbim) dy sa’ (nga këto hurma) me një sa’ (hurma të mira) (i bënim trambë a i shkëmbenim dy me një). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “Nuk lejohet (këmbimi trambë) dy sa’ me një sa’ (dy me një), as dy dirliemë me një dirliem”, (pasi kjo është një lloj Kamate). (2080)

998.  Ebu Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “Babai bleu një skllav, i cili kishte zanat t’u hiqte gjakun e keq njerëzve me kupa. Babai i kërkoi atij veglat dhe ia theu ato. (Kur e pyeta atë për këtë që bëri) më tha: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar çmimin e qenit dhe çmimin e gjakut; ka ndaluar edhe zanatin e tatuazhit dhe bërjen e tatuazhit (në trup); ka ndaluar ngrënësin e kamatës dhe atë që jep kamatë; dhe i ka mallkuar ata që bëjnë figura (qeniesh të gjalla)” (2086)

999.  Tregon Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Betimi (i shitësit) mund ta shtyjë blerësin ta blejë mallin, por kjo do të humbë Bekimin e Allahut.” (2087)

1000.  Habbabi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kam qenë farkëtar në kohën e padijes para- Islame. Aas Ibn Vail më kishte disa para borxh kështu që shkova t’ia kërkoj. Ai më tha: “Nuk t’i jap derisa të mohosh Muhamedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si i Dërguari i Allahut)”. Unë i thashë: “Unë nuk do ta mohoj atë, derisa Allahu të ta marrë shpirtin dhe pastaj të ringjallesh.” Ai më tha: “Më lër derisa të vdes dhe të ringjallem, pastaj do të më jepen pasuri dhe fëmijë dhe do të ta paguaj borxhin tënd.” Me këtë rast zbriti ajeti Fisnik “A e ke parë atë që mohoi ajetet Tona (Kuranin dhe të Dërguarin Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe prapë thotë: ‘Do të më jepet me siguri pasuri dhe fëmijë (nëse do të jem gjallë përsëri)!’ A e dinte ai të fshehtën, apo mos ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi (Allah)?!” (Kuran, v.19: 77,78) (2091)

1001.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se një rrobaqepës e ftoi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të ngrënë diçka që kishte përgatitur dhe unë e shoqërova të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tek ai ushqim. Ai i shërbeu të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me bukë, supë me kungull dhe mish të thatë. .E pashë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të zgjedhë copat e kungullit nga tasi. Pastaj Enesi radijAllahu ‘anhu shtoi: “Qysh atë ditë kam vazhduar ta pëlqej kungullin.” (2092)

1002.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: ”Isha me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një fushatë ushtarake, kur deveja ime filloi të ecë ngadalë dhe e lodhur shumë. Vjen Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tek unë dhe më thotë: “O Xhabir!” I përgjigjem: “Po (urdhëro)!” Më pyeti: “Ç’të ka ndodhur?,/ I thashë se deveja ime ecën ngadalë dhe është e lodhur, kështu që kam mbetur mbrapa.” Kështu ai zbriti dhe e ngacmoi devenë me shkopin e vet dhe pastaj më tha që t’i hipja asaj. I hipa dhe fillova ta ngas, kur ajo u bë aq e shpejtë, sa më duhej ta mbaja (për freri) që të mos i dilte përpara të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj më pyeti: “A je martuar?” I thashë që po. Më pyeti (përsëri): “Të virgjër apo grua të martuar më parë?” I thashë se isha martuar me një grua të martuar më parë. Më tha: “Pse nuk je martuar me një të virgjër që të lozje me të dhe të lozte me ty?” I thashë se kisha motra të vogla dhe desha që të martohem me një grua që t’i mblidhte ato bashkë e t’ua krihte flokët dhe të kujdesej për to. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Je nisur dhe do të mbërrish kështu që kur të arrish, të këshilloj të shoqërohesh me gruan tënde (që të mund t’u lindë një djalë i mençur).” Pastaj më pyeti: “A do ta shesësh devenë tënde?” I thashë që po dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e bleu për një nkije flori. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem arriti përpara meje, ndërsa unë arrita në mëngjes. Kur shkova në xhami, e gjeta te dera e xhamisë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “A tani mbërrite?” I thashë që po. Më tha: “Lëre devenë dhe hyr në xhami e fal dy rekate namaz.” Kështu pra, hyra në xhami dhe u fala. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Bilalit të peshojë dhe të më japë një nkija flori dhe Bilali ma peshoi shumë saktë e drejt dhe u largova. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi e më thirri. Mendova se tani do të më kthente devenë time të cilën e urreja më shumë se çdo gjë tjetër, por ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Merre devenë tënde dhe mbaje edhe vlerën e saj.” (2097)

1003.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se ai bleu një deve që vuante nga një sëmundje që shkakton etje të madhe e të pashuar nga një burrë, i cili kishte edhe një ortak tjetër në tregti. Ortaku vjen tek unë (Ibn Umeri) dhe më thotë: “Ortaku im të ka shitur një deve, që vuan nga sëmundja e etjes, ndërsa nuk të ka njohur.” (Ibn Umeri) i tha atij që ta marrë atë prapë. Kur ai shkoi ta marrë atë, Ibn Umeri i tha: “Lëre, sepse jam i kënaqur me gjykimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, se nuk ka adva (asnjë sëmundje ngjitëse nuk mund të kalojë tek të tjerët pa lejen e Allahut)” (2099)

1004.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Taiba i hodhi kupa të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kështu që ai urdhëroi që ta paguanin atë me një sa hurma dhe i urdhëroi pronarët e tij t’ia pakësonin atij detyrimin, (sepse ai ishte skllav dhe duhet tru paguante atyre taksë). (2102)

1005.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nxori gjakun e keq dhe e pagoi mjekun që ia hodhi kupat. Po të kishte qenë kjo gjë e palejueshme, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk do ta kishte paguar atë. (2103)

1006.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se kishte blerë një shilte me figura (qeniesh të gjalla)..

Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pa atë, mbeti në këmbë te dera dhe nuk hyri brenda. Vura re në fytyrën e tij shenja pakënaqësie, kështu që i thashë: “O i Dërguari i Allahut! 1 pendohem Allahut dhe para të Dërguarit të Tij. Çfarë gjynahu kam bërë.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “Ç’është kjo shilte?” I thashë: “E bleva për ty, për t’u ulur dhe për t’u mbështetur në të.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Ata që i bëjnë këto figura (qeniesh të gjalla) do të ndëshkohen Ditën e Kiametit. Atyre do t’u thuhet: 7ePuni jetë krijimeve tuaja,!,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Në atë shtëpi që ka figura (qeniesh të gjalla), nuk hyjnë melekët.” (2105)

1007.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim. Unë po ngisja një deve të prapë të Umerit dhe nuk po mundesha ta shaloj. Kështu, ajo gjithnjë do të dilte para grupit, ndërsa Umeri e mbante dhe e kthente prapa. Përsëri ajo doli përpara, dhe përsëri Umeri e ktheu prapa. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kërkoi Umerit që t’ia shiste atij atë deve. Umeri i tha: “Është e jotja, o i Dërguari i Allahut!” (Por) ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha që t’ia shiste (dhe jo t’ia bënte dhuratë). Kështu Umeri ia shiti atë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Abdullah Ibn Umerit: “Ajo deve është e jotja (si dhuratë prej meje), o Abdullah Ibn Umer dhe bëj ç’të duash me të.” (2115)

1008.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se dikush shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha se atë e gënjenin gjithnjë në blerje. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij që, kur të blente diçka, të thoshte (pra, shitësit): “Pa mashtrim.” (d.m.th. se ai ka të drejtë t7ia kthejë atij mallin, nëse e pëlqen atë). (2117)

1009.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një ushtri do të sulmojë Kabën dhe kur pushtuesit të arrijnë në Beida, i gjithë vendi do të fundoset dhe do ta gëlltisë të gjithë ushtrinë.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Si do të fundosen të gjithë pa përjashtim, ndërkohë që mes tyre do të jenë tregjet e tyre (ata që janë marrë me tregti dhe jo si pushtues) si edhe njerëz të tjerë që nuk janë prej atyre?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Ata do të fundosen nga i pari tek i fundit, por do të ringjallen dhe do të gjykohen sipas qëllimeve që kanë pasur.” (2118)

1010.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në treg, dikush e thërret: “O Ebul-Kasim!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye nga ai. Burri i tha: “I thirra këtij tjetrit (një burri tjetër).”

Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vini emrin tim, por mos vini nofkën time.” (2120)

1011.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli jashtë ditën. As ai nuk më foli mua, as unë nuk i fola atij, derisa, kur arriti në tregun Benu Kajnuka, u ul në oborrin e shtëpisë së Fatimes dhe kërkoi djalin e vogël (nipin e tij Hasanin radijAllahu ‘anhu), por Fatimja e vonoi pak djalin brenda. Mendova se ajo, ose po ia ndërronte rrobat, ose po e lante. Pas pak djali doli duke vrapuar dhe, pasi e përqafoi dhe e puthi atë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O Allah! Duaje atë dhe duaje këdo që e do atë.” (2122)

1012.  Nafiu tregon se Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu u ka treguar atyre se në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem njerëzit blinin ushqim nga karvanët kalimtarë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ndalonte ata që ta shisnin (ushqimin e blerë) aty ku e blenë, (por duhet të prisnim) derisa ta çonin atë te tregu i ushqimeve. Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu shton: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndalonte edhe rishitjen e ushqimeve nga dikush që e kishte blerë, derisa ta merrte atë (plotësisht masën e blerë nga shitësi i parë) në masë të plotë.” (2123, 2124)

1013.  Ata Ibn Jesari tregon: “E takova Abdullah Ibn Amr Ibn Aasin dhe i kërkova: “Më tregon përshkrimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që përmendet në Teurat.” Ai u përgjigj: “Po. (Betohem) për Allahun! Ai përshkruhet në Teurat me disa nga cilësitë të cilat i janë dhënë atij edhe në Kuran të tilla si: ‘O Pejgamber! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar (për Fenë e Vërtetë të Allahut), dhe si përgëzues të besimtarëve të përkushtuar, dhe paralajmërues për mosbesimtarët, dhe mbrojtës për analfabetët. Ti je robi Im, i Dërguari Im dhe të kam emëruar “I Mbështeturi (tek Allahu)”. Ti nuk je as i pasjellshëm, as i ashpër, as bën zhurmë nëpër tregje dhe ti nuk u bën keq atyre që të bëjnë keq ty, por sillesh ndaj tyre me ndjesë e shpirtmirësi. Allahu nuk do ta lërë të vdesë atë (të Dërguarin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), derisa ai të drejtojë njerëzit e kërrusur, duke i bërë ata të thonë: ‘Laa ilalie il-lAllah’, (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut), me anë të së cilës do të hapen ‘sytë e verbuar, veshët e shurdhuar dhe zemrat e mbyllura,.,/ (2125)

1014.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Abdullah Ibn Amr Ibn Harami vdiq, duke u pasur borxhe njerëzve. I thashë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të ndërmjetësonte te huadhënësit e tij për t’ia ulur pak borxhet. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ua kërkoi atyre këtë, por ata nuk pranuan, kështu që ai më tha mua: “Shko dhe ndaji hurmat e tua sipas llojeve: Axhva në një anë, Adhka-Zejdin mënjanë etj., pastaj më ço fjalë mua.” Kështu bëra dhe i thirra Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi dhe u ul në krye, a në mes të grumbujve dhe më tha: “Peshoji hurmat për njerëzit (hua-dhënës).” Kështu unë peshova për ta, derisa pagova të gjitha borxhet, ndërsa hurmat e mia mbetën si të mos ishte hequr asgjë prej tyre. (2127)

1015.  Mikdami radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Peshojeni ushqimin tuaj dhe kështu do të bekoheni.

1016.  Abdullah Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Pejgamberi Ibrahim sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e bëri Mekën të Shenjtë dhe e luti Allahun që ta bekonte atë, ndërsa unë e kam bërë Medinen të Shenjtë siç e bëri Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Mekën të Shenjtë dhe iu luta Allahut për të bekuar masat e saj, mndd-m e saj dhe sa’-in e saj, ashtu siç u lut Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për Mekën.” (2129)

1017.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “I kam parë të ndëshkohen në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ata që i blinin ushqimet pa peshuar dhe që i shisnin para se tri çonin në shtëpitë e tyre.” (2131)

1018.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut e ka ndaluar shitjen e ushqimit para se të peshohet dhe të kalojë plotësisht në dorë të tij. E pyetën Ibn Abbasin: “Si është kjo?” Ibn Abbasi u përgjigj: “Kjo është njësoj si të shesësh para për para, pasi ushqimi nuk i është dorëzuar blerësit të parë, i cili tashmë u bë shitës i tij.” (2132)

1019.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Bërja trambë (shkëmbimi) e floririt me flori është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe gruri me grurë është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe hurmat me hurma është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë; edhe elbi me elb është fajde, përveç nëse është dorë më dorë dhe në të njëjtën masë.” (2134)

1020.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar: që një qytetar të shesë mall në emër të një fshatari; edhe shitjen nexhsh; edhe një shitës nuk duhet të nxisë dikë i cili ka blerë diçka ta kthejë atë për t’i blerë mallin e vet; nuk duhet kërkuar edhe dora e një vajze që është fejuar me dikë tjetër; edhe një grua nuk duhet të nxisë një grua tjetër që të ndahet nga burri për t’i zënë asaj vendin.” (2140)

1021.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush vendosi që një skllav i vet të mund të çlirohej pas vdekjes së tij. Mirëpo, ndërkaq, ai pati nevojë për para, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia mori robin dhe tha: “Kush do ta blejë këtë skllav nga unë?” Atë e bleu Nuajm Ibn Abdullahu me një çmim të caktuar dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia dha atij skllavin.” (2141)

1022.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar shitjen e quajtur habal-iil-habal. Ajo ka qenë e njohur në kohën e padijes para- islame. Atëherë klienti paguante çmimin e një deveje femër të palindur akoma, por që mund të lindte nga deveja e parë e një deveje të pranishme.” (2143)

1023.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush blen një dele të lënë pa mjelë gjatë dhe pastaj e mjel vetë, atëherë ai mund ta mbajë nëse është i kënaqur me të, ose mund ta kthejë nëse nuk i pëlqen, ndërsa për qumështin e mjelur duhet t’i japë edhe një sa’ hurma.” (2151)

1024.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se skllavja kryen marrëdhënie imorale dhe kjo gjë provohet qartë, atëherë pronari i saj duhet ta fshikullojë atë dhe pas kësaj nuk duhet që t’ia përmendë pas ndëshkimit të ligjshëm që i ka dhënë.

Dhe në qoftë se e përsërit imoralitetin, atëherë përsëri fshikullohet dhe nuk i përmendet ajo që bëri pas ndëshkimit të ligjshëm që iu dha, por, në qoftë se ajo e bën një gjë të tillë për herë të tretë, atëherë pronari i saj duhet ta shesë atë, qoftë edhe për një copë litar leshi.,/ (2152)

1025.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Mos u dilni përpara karvanëve të tregtarëve në rrugë (për t7u blerë atyre mallrat para se të njohin çmimet e tregut dhe të mos shesë qytetari prodhimet e fshatarit në emër të këtij të fundit.”

E pyetën Ibn Abbasin: “Ç’do të thotë fjala e tij: ‘që qytetari të mos shesë prodhimet e fshatarit për të?7” Ai u përgjigj: “Ai nuk duhet të bëhet agjent tregtar i fshatarit.” (2158)

1026.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk duhet të prishni një marrëveshje shitblerjeje të dikujt (për të përfituar për të shitur mallin tuaj) dhe mos i dilni përpara karvanit (të mallit për të blerë prej tij), (por prisni) derisa të arrijë në vendin e tregtimit.” (2165)

1027.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar shitjen mnzabene. Muzabene është të shesësh hurma të freskëta me hurma të thata me masë dhe shitja e rrushit të thatë me rrush të freskët me masë/’ (2171)

1028.  Malik Ibn Aus radijAllahu ‘anhu tregon: “Kisha nevojë për të thyer njëqind dinarë. Talha Ibn Ubjedilahu më thirri dhe e biseduam çështjen dhe pranoi të m’i ndërrojë (dinarët). Kështu ai i mori monedhat e arit, i rrotulloi dhe i ktheu në duar pastaj tha: “Prit sa të më vijë magazinieri nga pylli.,/ Ndërkohë, Umeri radijAllahu ‘anhu po në dëgjonte dhe tha: “Për Allah! Nuk duhet të ndahesh nga Talha derisa të marrësh paratë prej tij pasi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Shitja e floririt me flori është fajde, përveçse atëherë kur ndërrimi është dorë për dorë (i menjëhershëm) dhe me të njëjtën masë’.” (Hadithi vazhdon sipas nr. 1019/2134) (2174)

1029.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos shisni flori me flori, në qoftë se nuk është në të njëjtën peshë, as argjend me argjend, në qoftë se nuk është në të njëjtën peshë (dhe gjithnjë dorë më dorë), por mund të shisni ar me argjend, ose argjend me ar si të doni (në peshë, por dorë më dorë).” (2175)

1030.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e këmbeni floririn me flori, përveçse kur është me të njëjtën peshë (dhe dorë më dorë), as mos e këmbeni një sasi më të madhe për një sasi më të vogël ose anasjelltas, as mos e këmbeni argjendin me argjend, përveçse kur është me të njëjtën peshë (dhe dorë më dorë), as mos e këmbeni një sasi më të madhe për një sasi më të vogël ose anasjelltas, as mos e këmbeni floririn ose argjendin, që nuk e keni në dorë në kohën e marrëveshjes, për shitblerje me flori ose argjend që e keni ndërkohë në dorë.” (2177)

1031.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu thotë: “(Është i lejueshëm) këmbimi i dinarit me dinar dhe i dirhemit me dirhem.” Ebu Salih (treguesi i dytë i hadithit) i thotë: “Ibn Abbasi nuk thotë kështu.” Ebu Said Hudriu i thotë Ibn Abbasit radijAllahu ‘anhu: ” A e ke dëgjuar këtë nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem apo mos e ke gjetur në Librin e Allahut të Lartë?” Ibn Abbasi i thotë: “Nuk them asgjë të tillë dhe ju e njihni të Dër.guarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më mirë sesa unë, por më mjafton Usama se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Nuk ka fajde (në ndërrimin e parave), përveçse kur këmbimi nuk bëhet dorë më dorë (në çast).” (2178,2179)

1032.  Ebu Minhali tregon: “E pyeta Bera Ibn Azibin dhe Zejd Ibn Erkamin radijAllahu ‘anhu për ndërrimin e parave. Secili prej tyre më tha (për njëri-tjetrin): “Ai është më i mirë se unë”,- dhe të dy më thanë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar këmbimin e argjendit me flori veresie (me pagesë të vonuar)” (2180, 2181)

1033.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Mos i shisni frutat e hurmave derisa të jenë të sigurta se nuk i dëmton gjë (kalben, u bie sëmundje etj.) dhe mos shisni hurma të freskëta me hurma të thata.” Ndërsa Zejd Ibn Thabiti radijAllahu ‘anhu thotë: “Më vonë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e lejoi shitjen e frutave (hurmave) të pjekura në pemë me hurma të freskëta ose të thata (shitja Arija) dhe nuk e ka lejuar për asgjë tjetër këtë lloj shitje.” (2183, 2184)

1034.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar shitjen e frutave pa u pjekur dhe asnjë frut nuk duhet të shitet, përveçse me dinarë ose dirhemë (pra me para), përveç pemëve araja (të cilat mund të shiten me hurma të thata). (2189)

1035.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka lejuar shitjen e hurmave araja me kusht që të jenë rreth 5 ensnk (rreth 675 kg) ose më pak. (2190)

1036.  Zejd Ibn Thabit radijAllahu ‘anhu tregon se në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem njerëzit bënin tregti me fruta. Kur i prisnin vilet e hurmave dhe blerësit vinin të kërkonin porositë e tyre, shitësit u thoshin: “Hurmat e mia u kalbën, u ka rënë sëmundje, kanë rënë përtokë para se të piqen.” Kësisoj do të vazhdonin të ankoheshin për të metat e prodhimeve të shitura, kështu që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos i shisni frutat para se të duken qartë cilësitë dhe vlerat e tyre (që nuk i prek më asnjë dëmtim si sëmundje, kalbje etj.)” duke i këshilluar pasi ata u grinden shumë. (Harixha Ibn Zejd tregon se Zejdi nuk i shiste frutat e tokës së tij derisa të dukej Plejada dhe mund të dalloheshin frutat e verdha të papjekura nga të kuqet e pjekura). (2193)

1037.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgam- beri sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar shitjen e frutave (hurmave), derisa ato të skuqen, ose të zverdhen dhe që mund të hahen. (2196)

1038.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar shitjen e frutave para se të piqen plotësisht. E pyetën atë “Ç’do të thotë ‘para se të piqen plotësisht,,/? Ai u përgjigj: “Derisa ato të skuqen (për hurmat).” Më pas i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Në qoftë se Allahu i dëmton frutat, ç’të drejtë ka atëherë dikush t’i marrë paratë e vëllait të vet (e njerëzve)?” (2198)

1039.  Ebu Sa’id Hudrij dhe Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregojnë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem emëroi dikë drejtues të Hajberit. Ai i sjell atij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hurmat më të shkëlqyera. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “A kështu janë të gjitha hurmat e Hajberit?” Ai u përgjigj: “Jo, për Allah, o i Dërguari i Allahut! Por ne ndërrojmë një masë të këtij lloji me dy masa të hurmave tona dhe dy masa me tri masa nga tonat.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos vepro kështu (sepse kjo është lloj kamate), por shiti hurmat e përziera (që janë më të këqija) me para dhe pastaj bli hurma më të mira me para.” (2101, 2102)

1040.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar (disa lloje shitjesh): shitjen muhakala (44), shitjen muhadara (shitja e drithërave ose zarzavateve para se të piqen dhe të duket qartë vlera dhe cilësia e tyre), shitjen mulamese, munabedhe dhe muzabene (hadithi nr. 1027/2171 dhe 44). (2207)

1041.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Hindi, nëna e Muavijes radijAllahu ‘anhu i thotë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ebu Sufjani (bashkëshorti i saj) është kurnac. A më lejohet (a nuk bëj gjynah) që të marr nga paratë e tij fshehurazi?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha asaj: “Ti dhe djemtë e tu mund t’i merrni aq sa ju mjafton: me maturi dhe arsyeshëm.” (2211)

1042.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut i ka dhënë përparësi parablerje ortakut në çdo pasuri të përbashkët, por, në qoftë se kufijtë e pasurisë së secilit ortak janë të përcaktuara ose rrugët dhe mënyrat (e veprimtarisë) janë të vendosura, atëherë nuk ka më të drejtë parablerjeje. (2213)

1043.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Pejgamberi Ibrahim sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli për udhë me (të shoqen e tij) Sara dhe hyri në një qytet në të cilin ishte një nga mbretërit e shumtë ose një nga tiranët e shumtë. Atij (mbretit) i thanë se Ibrahimi ka ardhur në qytet i shoqëruar me një grua shumë të bukur. Kështu mbreti çoi të dërguar tek

Ibrahimi dhe e pyeti: ‘O Ibrahim! Kush është ajo grua me ty?’ Ibrahimi iu përgjigj: ‘Ajo është motra ime (d.m.th. motra në fe sepse të dy ishin muslimanë)/ Pastaj Ibrahimi iu kthye asaj dhe i tha: ‘Mos e kundërshto fjalën time, sepse u thashë që ti je motra ime. Për Allah! Nuk ka besimtarë të vërtetë në tokë përveç teje dhe meje/ Pastaj Ibrahimi e çoi atë tek mbreti. Kur mbreti i shkoi asaj, ajo u ngrit dhe mori avdes, u fal dhe tha: ‘O Allah! Në qoftë se unë të kam besuar Ty dhe të Dërguarin Tënd dhe e kam ruajtur veten nga kushdo tjetër përveç bashkëshortit tim, atëherë të lutem mos e lejo këtë mosbesimtar të më mposhtë mua/ Nga kjo mbreti ra pa ndjenja (ose sikur i ra sëmundja e tokës) dhe filloi të lëvizë këmbët. Duke parë gjendjen e mbretit, Sara tha: ‘O Allah! Nëse ai do të vdesë njerëzit do të thonë se e kam vrarë unë atë/ Mbreti e rimori fuqinë dhe bëri drejt asaj, por ajo u ngrit përsëri dhe mori avdes, u fal dhe tha: ‘O Allah! Në qoftë se unë të kam besuar Ty dhe të Dërguarin Tënd dhe e kam ruajtur veten nga kushdo tjetër përveç bashkëshortit tim, atëherë të lutem mos e lejo këtë mosbesimtar të më mposhtë mua/ Mbreti ra përsëri pa ndjenja (ose sikur i ra sëmundja e tokës) dhe filloi të lëvizë këmbët. Duke e parë mbretin në atë gjendje Sara tha: ‘O Allah! Nëse ai do të vdesë, njerëzit do të thonë se e kam vrarë unë/ Mbreti pësoi dy a tri goditje dhe, pasi e mori veten nga goditja e fundit, tha: ‘Për Allah! Ju më keni sjellë mua një shejtan! Çojani atë Ibrahimit dhe i jepni asaj Haxhiren/ Kështu ajo u kthye tek Ibrahimi dhe tha: ‘Allahu e poshtëroi mosbesimtarin dhe na dha një robëreshë për shërbyese/” (2217)

1044.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Padyshim që biri i Merjemes (Isai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)shpejt do të zbresë mes jush, popullit (musliman), dhe do të gjykojë njerëzit me drejtësi me Ligjin e Kuranit (si udhëheqës i drejtë), do të thyejë kryqin, do të vrasë derrat dhe do të heqë xhizjen. Do të ketë bollëk parash dhe askush nuk do të pranojë të marrë lëmoshë.” (2222)

1045.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i vjen një burrë dhe i thotë: “O Ibn Abbas! Unë jam një njeri. Jetesa ime është nga puna e duarve të mia dhe bëj këto figura.” Ibn Abbasi i thotë: “Do të të tregoj vetëm ç’kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. E kam dëgjuar atë të thotë: ‘Kush bën një figurë (qenieje të gjallë) do të ndëshkohet nga Allahu për t’i dhënë asaj shpirt, por ai kurrë nuk do të mundet që t’i japë jetë asaj’.” Duke dëgjuar këtë piktori psherëtiu thellë dhe iu zverdh fytyra. Ibn Abbasi i tha: “Sa keq! Në qoftë se do të bësh përsëri figura, unë të këshilloj të bësh figura pemësh dhe objektesh të tjera të pajeta e pa shpirt.” (2225)

1046.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i Lartë thotë: ‘Unë do të jem kundër tri (lloje të) njerëzve Ditën e Kiametit:

1. Kundër atij që bën një marrëveshje në Emrin Tim, por tradhton,

2. Kundër atij që shet një njeri të lirë (si rob) dhe ha çmimin e tij dhe

3. Kundër atij që merr në punë një punëtor, i cili i kryen gjithë punën e ngarkuar, por nuk ia paguan atij hakun/” (2227)

1047.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se vitin e çlirimit të Mekës, ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar tregtinë e pijeve alkoolike, të kafshëve të ngordhura, të derrave dhe të idhujve.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Po për dhjamin e kafshëve të ngordhura pasi ne e përdorim atë për lyerjen e anijeve dhe të lëkurave, ndërsa njerëzit e përdorin për kandila ndriçimi?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, ai është i paligjshëm (në Ligjin Islam, haram për t7u përdorur).” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga kjo shtoi: “Allahu i mallkoftë çifutët, pasi Allahu ua pati ndaluar atyre dhjamin (e kafshëve), megjithatë ata e shkrinin dhjamin dhe e shisnin, duke ngrënë kështu çmimin e tij!” (2236)

1048.  Ebu Mesud ensari radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar marrjen e çmimit të qenit, paratë e fituara nga prostitucioni dhe fitimin e falltarit (të gjitha këto janë haram).” (2237)

 

37 – SELEMI

 

1049.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Medine, njerëzit paguanin përpara vlerën e frutave, të cilat do t7i merrnin për një ose dy vjet. (Treguesi i dytë dyshon nëse ka qenë për një, dy apo tri vjet). Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kushdo që paguan më përpara për hurmat (të cilat do t’i marrë më vonë), duhet t’i japë ato për një peshë dhe masë të njohur e të përcaktuar hurmash”, ndërsa në një citim tjetër thuhet: “Për një kohë të njohur e të përcaktuar.” (2239)

1050.  Ibn Ebi Aufa radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si dhe në kohën e Ebu Bekrit dhe të Umerit paguanim paradhënie për grurin, elbin, rrushin e thatë dhe hurmat.” (2242, 2243)

1051.  Ibn Ebi Aufa radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne u paguanim paradhënie fshatarëve të Shamit për grurë, elb dhe vaj për një masë të njohur e të përcaktuar për të na u dhënë në një kohë të njohur e të përcaktuar.” E pyetën: “A atyre që kishin ç’të jepnin më vonë (u paguhej vlera paradhënie)?” Ai tha: “Ne nuk i pyesnim ata për këtë gjë.” (2244, 2245)

 

38 – E DREJTA E PARABLERJES

 

1052.  Ebu Rafiu, robi i liruar i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se ai shkoi te Sa’d Ibn Ebi Vekkasi dhe i kërkoi këtij që t’i blejë dy banesat në shtëpinë e tij. Sa’di i tha: “Për Allah! Nuk të jap më shumë se katër mijë dirhemë me këste.” Ebu Rafiu i tha: “Më kanë dhënë pesë mijë dinarë për to dhe, po të mos kisha dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: ‘Fqinji ka të drejtë më shumë se çdokush tjetër për arsye të afërsisë së tij’,- nuk do të t’i jepja për katër mijë dirhemë, ndërkohë që më kanë dhënë për to pesë mijë dinarë (dhe një dinar ka dhjetë dirhemë).” Kështu ai ia shiti ato Sa’dit. (2258)

1053.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Kam dy fqinjë dhe dua të di se cilit prej tyre duhet t’i jap dhurata.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Atij që e ka derën më afër teje.” (2259)

 

39 – DHENIA ME QIRA

 

1054.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me dy burra nga fisi Eshariu dhe i thashë atij: “Nuk e dija se këta të dy kërkojnë punë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, ne nuk caktojmë në punët tona ata që na i kërkojnë me ngulm që t’i punësojmë.” (2261)

1055.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo pejgamber që ka dërguar Allahu ka ruajtur delet.” Shokët e tij e pyetën: “A edhe ti?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, kam ruajtur dhentë e banorëve të Mekës për disa kirat.” (2262)

1056.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i muslimanëve, çifutëve dhe i të krishterëve është si shembulli i një njeriu, i cili mori në punë punëtorë që të punojnë për të nga mëngjesi e deri në mbrëmje për një punë të caktuar. Ata punuan deri në mesditë dhe pastaj thanë: ‘Ne nuk i duam paratë e tua që i kishe caktuar për ne dhe ajo që kemi bërë, le të shkojë kot/ Njeriu u tha atyre: ‘Mos e ndërprisni punën, por plotësojeni atë që ka mbetur prej saj dhe merrni pagesën tuaj të plotë/ Por ata nuk pranuan dhe ikën (si çifutët të cilët nuk pranuan të besojnë në mesazhin e Isait sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Njeriu mori në punë një grup tjetër pas tyre dhe u tha: ‘Plotësoni (duke punuar) pjesën e ditës që ka mbetur dhe ju do të keni pagesën e caktuar për grupin e parë/ Kështu, ata punuan deri në kohën e pasdites e pastaj thanë: ‘Le të shkojë kot ajo që kemi bërë dhe mbaje për vete pagesën e caktuar për ne/ Njeriu u tha: Tlotësoni pjesën e mbetur të punës, pasi vetëm fare pak ka mbetur nga dita7, por ata nuk pranuan (ashtu si të krishterët, që nuk pranuan të besojnë në mesazhin e Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pas kësaj, ai zuri në punë një grup tjetër për të punuar për pjesën tjetër të ditës deri në perëndim të diellit dhe ata morën shpërblimin e dy grupeve të parë. Kështu është shembulli i këtyre njerëzve (muslimanëve) dhe shembulli i kësaj Drite. (Besimi i pastër Islam në Një Zot të Vetëm, Kurani dhe Suneti – rruga e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në vënien në jetë të kësaj feje dhe udhëzimi në të), të cilën ata e kanë përqafuar me vullnet. (2271)

1057.  Abdullah Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka treguar: “Një herë tre vetë (nga popujt e mëparshëm) po udhëtonin, kur papritmas i zë shiu dhe ata u strehuan në një shpellë. Hyrja e shpellës u zu befas nga një shkëmb i madh, ndërsa ata ishin brenda. Ata i thanë njëri-tjetrit: ‘O ju! Asgjë nuk mund t’ju shpëtojë përveçse e vërteta, prandaj secili prej jush të kërkojë ndihmën e Allahut duke përmendur një vepër të atillë që ai e mendon se e ka bërë me përkushtim e vërtetësi (vetëm për të fituar Kënaqësinë e Allahut)/ Kështu, njëri prej tyre tha: ‘O Allah! Ti e di se unë pata një punëtor që punonte tek unë për një farak (rreth 10-12 kg.) orizi, por ai u largua pa e marrë atë (si shpërblim për punën e bërë). Unë e mbolla atë farak orizi dhe me prodhimin që u bë, unë bleva lopë (për të dhe ato m’u shtuan shumë). Më pas, kur ai erdhi të më kërkojë pagesën e tij, unë i thashë: ‘Shko tek ato lopë dhe vëri përpara!7 Ai më tha. ‘O rob i Allahut! Po ti ke për të më paguar vetëm një farak oriz!7 Unë i thashë atij: ‘Shko tek ato lopë dhe merri, pasi ato janë rezultati i atij faraku orizi7 Kështu, ai i mori ato. O Allah! Nëse Ti e quan se unë e bëra këtë nga frika prej Teje, atëherë, të lutem, largoje shkëmbin!7 Shkëmbi luajti pak nga hyrja e shpellës. I dyti tha: ‘O Allah! Ti e di se kisha prindër të moshuar të cilëve unë gjithnjë u jepja qumësht nga delet e mia çdo natë. Një natë unë u vonova dhe, kur erdha, ata kishin rënë në gjumë, ndërsa gruaja dhe fëmijët po qanin nga uria. Unë nuk i lashë ata (familjen time) të pinin, derisa të kishin pirë më parë prindërit e mi. Kështu, nuk më pëlqente t’i zgjoja ata dhe, po kështu, nuk më pëlqente që ata të flinin pa pirë qumështin. Unë vazhdova të pres (që ata të zgjoheshin), derisa zbardhi dita e re. O Allah! Nëse Ti e quan se unë e bëra këtë nga frika prej Teje, atëherë, të lutem, largoje shkëmbin!/ Kështu shkëmbi lëvizi aq sa ata të mund të shihnin qiellin (por pa mundur të dilnin). Tjetri tha: ‘O Allah! Ti e di se unë kisha një të afërme që, ishte më e dashura për mua dhe unë u mundova ta kandis atë, por ajo nuk pranoi, përderisa unë t’i paguaja asaj njëqind dinarë. Kështu, unë e mblodha shumën dhe ia çova asaj dhe ajo më lejoi që unë të fle me të. Por, kur qeshë mes këmbëve të saj, ajo më tha: ‘O robi i Allahut! Kije frikë Allahun dhe mos ma prish vajzërinë veçse me të drejtë (me martesë)!’ Unë u ngrita dhe ia lashë asaj njëqind dinarët. O Allah! Nëse Ti e quan se unë e bëra këtë nga frika prej Teje, atëherë, të lutem, largoje shkëmbin.1, Në këtë mënyrë Allahu i liroi ata (e largoi shkëmbin) dhe ata dolën nga shpella/’ (2272,3465)

1058.  Tregon Ebu Said radijAllahu ‘anhu: Një grup shokësh të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dolën në një udhëtim, derisa, kur arritën disa fise arabe, (i zuri nata). Udhëtarët u kërkuan atyre që t’i pranojnë për miq, por ata (banorët) nuk pranuan. Kryetarin e atij fisi e kishte kafshuar një gjarpër (a thumbuar një akrep) dhe ata bënë gjithë ç’mundën për ta shëruar, por më kot. Disa thanë: “Asgjë s’ka ndikuar tek ai. A shkoni tek ata (udhëtarët) të cilët qenë këtu natën? Mbase ndonjë prej tyre ka ndonjë gjë (për të kuruar).” Kështu ata shkuan te grupi (i shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe u thanë: “Kryetarin tonë e ka kafshuar gjarpri (ose e ka thumbuar akrepi) dhe kemi bërë gjithçka mundëm, por pa dobi. A ka ndonjë prej jush ndonjë gjë (që të vlejë për këtë)?” Njëri prej tyre u përgjigj: “Po, për Allah! Do t’i këndoj atij Rukja, por, ashtu siç nuk na pranuat ju për miq edhe unë nuk do të këndoj Rukja për ju, derisa të caktoni për ne një shpërblim për këtë.” Ata pranuan t’u japin një tufë dhensh. Atëherë njëri prej tyre shkoi dhe i këndoi atij suren Fatiha: “El-Hamdu lil-lahi Rab-bil-Alemin … – Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e Gjithësisë (Zoti i gjithë botëve, i njerëzve, i xhinëve dhe i gjithë ç’ekziston) duke i fryrë kryetarit të fisit të atyre. Kështu, ai u bë shumë mirë sikur të ishte liruar nga prangat dhe u ngrit e filloi të ecte duke mos treguar asnjë shenjë sëmundje. Ata u paguan atyre çfarë u premtuan. Disa (nga shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thanë që t’i ndajnë çfarë fituan ndërmjet tyre, por ai që këndoi Rukjan tha: “Mos i ndani derisa të shkojmë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, t’ia tregojmë gjithë ndodhinë dhe të shohim se çfarë na urdhëron të bëjmë// Kështu, ata shkuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia rrëfyen atij gjithë ngjarjen. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “Si e morët vesh se Surja Fatiha këndohet për Rnkja?” Pastaj shtoi: “Keni bërë atë që duhet. I ndani (ato që fituat) dhe më caktoni edhe mua një pjesë.” Nga kjo i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qeshi. (2276)

1059.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar marrjen e pagesës për ndërzimin e kafshëve.

 

40 – HAVALA (KALIMI I BORXHIT)

 

1060.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zvarritja dhe vonesa e pagesës së borxhit nga pasaniku është padrejtësi. Kështu pra, në qoftë se borxhi juaj kalohet nga borxhliu juaj tek një i pasur, atëherë ju duhet ta pranoni këtë.”(2287)

1061.  Selema Ibn Ekva tregon: “Një herë ishim ulur në shoqëri të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur sjellin një të vdekur dhe i kërkojnë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të falte namazin e kësaj xhenazeje. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “A ka borxhe?” I thanë që s’ka. Pyeti përsëri: “A ka lënë ndonjë pasuri?” I thanë që jo. Kështu, ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të vdekur tjetër dhe i kërkuan të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që t’i falte xhenazen. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “A ka borxh?” I thanë që po. Pyeti: “A ka lënë pasuri?” I thanë se ka lënë tre dinarë. Kështu ai priu në faljen e namazit të xhenazes. Pas pak sjellin një të tretë dhe njerëzit i kërkuan Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që t’i falte namazin e xhenazes. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: ” A ka lënë ndonjë pasuri?” I thanë që jo. Pyeti: “A ka ndonjë borxh?” I thanë se i kishte borxh tre dinarë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (nuk pranoi t’i falë namazin dhe) tha: “Falennamazin e xhenazes së shokut tuaj të vdekur.” Ebu Katada tha: “O i Dërguari i Allahut! Na e fal namazin e xhenazes së tij dhe unë do të paguaj borxhin e tij.” Kështu ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem priu në faljen e namazit të kësaj xhenazeje. (2289)

1062.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se e kanë pyetur: A të ka mbërritur (ose a ke dëgjuar) se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Nuk ka aleancë në Islam.” Ai është përgjigjur: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka bërë aleancë mes Kurejshëve dhe ensarëve në shtëpinë time.” (2294)

1063.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Kur të vijnë paratë e Bahrejnit do të të jap ty kaq e aq para”. Por paratë e Bahrejnit erdhën vetëm pasi Allahu ai mori atij shpirtin. Kur erdhën paratë e Bahrejnit, Ebu Bekri nxori një thirrës e shpalli: “Kujt i ka pas premtuar Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duhet të vijë këtu.” Kështu, unë shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pati premtuar kështu e kështu. Ai më dha një grusht monedhash e më tha që t’i numëroja. Kur i numërova më dolën pesëqind. Ebu Bekri më tha: “Merr edhe dy herë aq.” (2296)

 

41 – PERFAQESIMI (OSE AUTORIZIMI)

 

1064.  Utba Ibn Aamir radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dha atij dhen për t’i ndarë ndërmjet shokëve të vet, kur mbetet një qingj (në fund). Kur ia tha këtë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai i tha: “Bëje atë kurban për vete.” (2300)

1065.  Kab Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “Kishim disa dele të cilat i kullotnim në Sal. Një skllavia jonë sheh një dele që po ngordhte, kështu që ajo theu një gur dhe e theri delen me të. Babai na tha: “Mos e hani derisa të pyes Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (ose të dërgoj dikë të pyesë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kështu ai pyeti a çoi dikë të pyesë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai i lejoi që ta hanin.” (2304)

1066.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për t’i kërkuar borxhet dhe u soll ashpër me të. Shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem deshën ta ndëshkojnë atë, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Lëreni pasi huadhënësi (ai që ka të drejtë) ka të drejtën e fjalës”, pastaj shtoi: “Jepini atij një deve të asaj moshe sa edhe deveja e vet.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Ka vetëm një deve që është më e madhe në moshë dhe më i mirë se e tija.” Ndërsa ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jepjani atij, pasi, më i miri prej jush është ai që ua kthen të drejtat të tjerëve bujarisht e hijshëm.” (2306)

1067.  Misvan Ibn Mahrama radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit në këmbë, kur erdhën përfaqësuesit e fisit Hevazin pas përqafimit të Islamit prej tyre. Ata i kërkuan atij që t’ua kthente atyre pasuritë e tyre dhe robërit e tyre. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Më e dashura fjalë për mua është fjala e vërtetë. Kështu pra, keni të drejtë të zgjidhni mes dy gjërave: Ose pasuritë, ose robërit pasi e kam vonuar ndarjen e tyre.” Përcjellësi i hadithit shton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kishte pritur ata që të vinin më shumë se dhjetë ditë pas kthimit të tij nga Taifi. Kur iu bë e qartë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do të mund t’u kthente atyre vetëm njërën nga të dyja, ata thanë: “Do të zgjedhim robërit.” Pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit në mbledhjen e muslimanëve, falënderoi Allahun ashtu siç i takon Atij dhe siç e kishte zakon ai gjithnjë, pastaj tha: “Dhe më pas! Këta vëllezërit tuaj kanë ardhur tek ju me pendim (duke kërkuar Faljen e Allahut) dhe e shoh më të përshtatshme, që t’ua kthejmë atyre robërit e kapur. Si përfundim pra, kushdo nga ju që do ta bëjë këtë gjë si mirësi, atëherë ai mund ta bëjë një gjë të tillë dhe, kushdo nga ju që do ta mbajë pjesën e vet derisa ta paguajmë nga plaçka e parë e luftës që do të në dhurojë Allahu, atëherë ai mund ta bëjë një gjë të tillë.” Njerëzit i thanë: “Ne pajtohemi që t’i japim hiset tona me dëshirë, si mirësi për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Nga kjo i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nuk e dimë se kush nga ju është pajtuar me këtë zgjedhje dhe kush nuk është pajtuar. Kthehuni dhe të parët tuaj mund të na sjellin mendimet tuaja.” Kështu, ata u kthyen dhe prijësit e tyre e rrahën çështjen me ta. Pastaj ata u kthyen tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e njoftuan se njerëzit e tyre, do t’i kthenin hiset me qejf dhe me dëshirë. (2307, 2308)

1068.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut më caktoi të ruaj sadakatë e fitrit të Ramazanit. Aty erdhi dikush dhe filloi të mbushë duart me ushqime (pa u ndier). E kapa dhe i thashë: “Për Allah! Do të të çoj tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Ai më tha: “Jam një nevojtar dhe kam edhe shumë të tjerë për të mbajtur dhe jam shumë ngushtë.” Kështu e lëshova. Kur (të nesërmen) në mëngjes i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “Çfarë bëri dje i kapuri yt?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ai m’u ankua se ishte shumë nevojtar dhe se kishte shumë frymë për të ushqyer, kështu që më erdhi keq për të dhe e lashë të ikë.” I Dërguari i

Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Sigurisht që të ka gënjyer dhe do të të vijë përsëri.” E besova se ai do të kthehej ashtu siç më tha i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se do të vijë përsëri, kështu që e prita me shumë vëmendje. Ai erdhi dhe filloi të mbushë duart me ushqime. Unë e kapa përsëri dhe i thashë: “Tani vërtet që do të të çoj tek i Dërguari i Allahut.” Më tha: “Më lër të iki se jam shumë nevojtar dhe kam shumë të tjerë për të mbajtur. Të premtoj se nuk do të kthehem më.” Kështu, më erdhi keq dhe e lashë të shkojë. Në mbrëmje i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “Çfarë bëri i kapuri yt?” Iu përgjigja: “O i Dërguari i Allahut! Ai m’u qa si shumë nevojtar dhe se kishte edhe shumë të tjerë për të ushqyer, kështu që më erdhi keq dhe e lashë të lirë.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Në të vërtetë, të ka thënë gënjeshtër dhe do të të vijë përsëri.” Kështu, për të tretën herë e prita me shumë kujdes dhe, kur erdhi e filloi të mbushë duart duke vjedhur ushqime, e kapa dhe i thashë: “Tani pa dyshim që do të çojë tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pasi është hera e tretë që më premton se nuk do të kthehesh përsëri, por prapëseprapë e thyen premtimin dhe vjen përsëri.” Ai tha: “(Më fal dhe) do të të mësoj disa fjalë me të cilat Allahu do të sjellë shumë dobi.” E pyeta: “Ç’fjalë janë ato?” Ai më tha: “Sa herë që të biesh të flesh këndo ajetin Knrsij – Allalui la ilahe il-la huvel-Haj-jul-Kaj-jnni – deri në fund. (Nëse e bën këtë gjë) Allahu do të të caktojë një roje i cili do të rrijë me ty dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në agim.” Kështu pra, e lirova përsëri. Në mëngjes i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti përsëri: “Çfarë bëri i kapuri yt dje?” Iu përgjigja: “Ai më premtoi se do të më mësonte disa fjalë, me të cilat Allahu do të më sillte shumë përfitime, kështu që e lashë të lirë.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “Ç’fjalë janë ato?” Iu përgjigja: “Më tha se sa herë që të biesh të flesh këndo ajetin Kursij deri në fund dhe më tregoi, se (po të veproja kështu) Allahu do të më caktonte një roje që të qëndronte me mua dhe se asnjë shejtan nuk do të më afrohet deri në agim.” Ebu Hurejra ose përcjellësi i dytë i hadithit tregojnë se shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishin shumë të dëshiruar për të bërë punë të mira. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai padyshim që të ka thënë të vërtetën, edhe pse është gënjeshtar i madh. A e di se me kë ke folur këto tri net, o Ebu Hurejra?” I thashë: “Jo”. Ai më tha: “Ka qenë shejtani.” (2311)

1069.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Bilali i solli Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem barni (lloj hurme), ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti atë: “Ku i more këto?” Bilali iu përgjigj: “Kisha pak hurma më të dobëta se këto dhe i ndërrova me këto: dhashë dy sa’ prej tyre dhe mora një sa barni me qëllim që t’ia sillja ato Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për t’i ngrënë.” Nga kjo Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ruaju, ruaju! Kjo është tamam kamatë! Mos vepro kështu, por, nëse do që të blesh hurma më të mira, shiti ato më të këqijat për të marrë paratë, pastaj bli hurma më të mira me ato para.” (2312)

1070.  Ukba Ibn Harith radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Nuejmani ose i biri i tij u sollën të pirë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi të gjithë ata që qenë në shtëpi ta rrihnin. Edhe unë isha prej atyre që e rrahën atë; e rrahën me këpucë dhe me degë hurmash.” (2316)

 

42 – KULTIVIMI I BUJQESISE

 

1071.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo muslimani i cili mbjell një pemë ose një farë dhe pastaj prej saj ushqehet, ose një zog, ose një kafshë, ose një njeri, i llogaritet atij si vepër bamirësie.” (2320)

1072.  Tregohet se Ebu Umama Bahiliu radijAllahu ‘anhu pa disa pajisje e .vegla bujqësore dhe tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në çdo shtëpi ku hyjnë këto vegla, Allahu do të fusë poshtërimin”.” (2321)

1073.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush mban qen, atij çdo ditë i hiqen nga veprat e tij të mira një kirat, përveç qenit që mbahet për të ruajtur bujqësinë, ose bagëtinë.,/ (2322)

1074.  Në një citim tjetër Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Përveç qenit që mbahet për ruajtjen e deleve, ose për të ruajtur bujqësinë, ose për gjah.” (2322)

1075.  Në një citim tjetër Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Përveç qenit që mbahet për gjah, ose për të ruajtur bagëtinë.” (2322)

1076.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer (këto ndodhi): “Ndërsa dikush po ngiste një lopë, ajo i kthehet atij dhe i thotë: ‘Unë nuk jam krijuar për këtë qëllim, por jam krijuar për të lëruar’.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Unë, edhe Ebu Bekri, edhe Umeri e besojmë këtë ndodhi.” Pastaj ai vazhdoi: “Një ujk mori një dele (nga tufa) dhe bariu po e ndiqte, kur ujku (i kthehet dhe) i thotë: ‘Kush do të jetë roja e saj ditën e kafshëve të egra, ditë kur askush tjetër nuk do të jetë bariu i saj përveç meje?7” Pasi rrëfeu këtë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Unë, edhe Ebu Bekri, edhe Umeri e besojmë këtë ndodhi.” Ebu Selema (përcjellësi i dytë i hadithit thotë se Ebu Hurejra shtoi: “Dhe ata: Ebu Bekri dhe Umeri, nuk ishin të pranishëm në atë kuvend.” (2324)

1077.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se ensarët i thanë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që t’i ndante palmat e hurmave mes tyre dhe vëllezërve ninhaxhirë (nga Meka). Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Jo.” Atëherë ensarët u thanë atyre: “Kujdesuni për palmat e hurmave (i ujitni dhe u shërbeni) dhe i ndani frutat me ne.” Ata u thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm (pranuam)!” (2325)

1078.  Rafi Ibn Hadixh radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne punonim në bujqësi më shumë se gjithkush tjetër në Medine. E jepnim tokën me qira me një prodhim të caktuar të kufizuar që i jepej pronarit të tokës. Nganjëherë prodhimin nga kjo pjesë e godiste vrugu etj., ndërsa pjesa tjetër mbetej e padëmtuar ose e kundërta, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndaloi zbatimin e kësaj gjëje. Atë kohë nuk përdorej floriri ose argjendi (si para për qiranë e tokës).” (2327)

1079.  Abdullah Ibn Umer radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përfundoi një marrë- veshje me banorët e Hajberit për të shfrytëzuar tokën me kusht ndarjen përgjysmë të prodhimeve të frutave ose të bujqësisë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u jepte grave të veta nga një qind zmsk secilës (nga këto) tetëdhjetë vask hurma dhe njëzet vask elb, (një vask = 135 kg). (2328)

1080.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e ka ndaluar këtë gjysmatarinë, por ka thënë: “Është më e mirë që dikush t’ia japë tokën e vet vëllait të tij falas, sesa ta ngarkojë atë me qira të caktuar” (2330)

1081.  Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Sikur të mos jenë brezat e ardhshëm të muslimanëve, tokat e viseve të pushtuara do t’i kisha ndarë ndërmjet ushtarëve, ashtu siç i ndau Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tokat e Hajberit.” (2334)

1082.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që e bën pjellore një tokë (djerrë) që s’i përket askujt, ka më të drejtë (për t’u bërë pronar i saj).” Urva (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se edhe Umeri radijAllahu ‘anhu ka dhënë po këtë gjykim në kalifatin e tij. (2335)

1083.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu i nxori jashtë Hixhazit çifutët dhe të krishterët. Edhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur pushtoi

Hajberin, deshi t’i nxirrte që andej çifutët pasi tokat e tij u bënë pronë e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e muslimanëve. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem deshi t’i nxirrte çifutët, por ata i kërkuan që t’i linte të qëndronin, me kusht që të punonin pronat dhe të merrnin gjysmën e prodhimeve. Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha atyre: “Ne do t’u lëmë të qëndroni këtu me këtë kusht për aq kohë sa të duam ne.” Kësisoj, ata qëndruan atje derisa Umeri i detyroi të largohen në drejtim të Tajmas dhe Arihas. (2338)

1084.  Rafi Ibn Hadixh r.a tregon.: “Xhaxhai im, Dhuhejri, më ka thënë se i Dërguari i Allahut na ka ndaluar neve të bëjmë një gjë që ishte e lehtë dhe dobishme e ndihmë për ne (duke qenë se ishim të shoqëruar në një pronë tonën, por që nuk e punonim vetë!)” Unë i thashë: “Gjithçka që ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është e vërtetë dhe e drejtë!” Ai më tha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka thirrur dhe e ka pyetur: “Ç’po bëni me pronat tuaja?” Dhuhejri i është përgjigjur: “I japim tokat me qira me marrëveshje të tillë që për qira të marrim prodhimin rreth kanaleve të ujit, ose me disa esvak elbi ose hurma.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Mos veproni kështu, por punojeni tokën vetë, ose lejoni të tjerët ta punojnë falas, ose mbajeni për vete (dhe lëreni atë djerr).” Rafiu vazhdoi: “Unë thashë:’ ‘Dëgjuam dhe u bindëm7!” (2339)

1085.  Nafiu tregon se Ibn Umeri i jepte me qira pronat e tija në kohën e Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe në fillim të kohës së Muavijes, pastaj i treguan hadithin e Rafi Ibn Hadixhit që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar dhënien e tokave me qira. Ibn Umeri shkoi te Rafiu, qëndroi me të dhe e pyeti. Ai i tha se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar dhënien e tokave me qira. Ibn Umeri i tha: “Ti e di se në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ne i jepnim tokat me qira kundrejt prodhimit rreth vijave të ujit dhe kundrejt një mase të caktuar kashte të prerë.” (2343, 2344)

1086.  Salimi tregon: “Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Unë e di se toka ka qenë dhënë me qira për t’u kultivuar në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Më vonë Ibn Umeri pati frikë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mund ta kishte ndaluar një gjë të tillë dhe ai nuk e dinte, kështu që hoqi dorë nga dhënia e tokës me qira.” (2345)

1087.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një ditë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pranë të cilit ndodhej një beduin, na rrëfeu një ndodhi: “Një nga banorët e Xhenetit do t7i kërkojë Allahut që ta lejojë për të kultivuar tokën. Allahu do t’i thotë: ‘A nuk po jeton në kënaqësitë që do?’ Ai do t’i thotë: To, por më pëlqen kultivimi’. (Pas lejes) ai do të mbjellë farat. Bimët do të rriten sa malet e do të piqen gati për t’u vjelur për një çast, sa një shkelje syri. Pastaj Allahu do t’i thotë: ‘O biri i Ademit! Merre (e mblidhe) prodhimin; asgjë nuk të ngop ty,.,/ Pas kësaj (historie) beduini tha: “Ky njeri duhet të jetë ose nga kurejsliët (e shpërngulur në Medine), ose nga ensarët (medinasit), sepse ata janë bujq, kurse ne nuk jemi bujq.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qeshi.” (2348)

 

43 – UJITJA

 

1088.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se i sollën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një shtambë (me qumësht a me ujë). Ai piu prej saj, ndërsa në të djathtë të tij ishte ulur një djalë, më i vogli i gjithë të pranishmëve dhe në të majtë të tij ishin ulur burra të moshuar. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “O djalosh, a më lejon që t’ua jap atë (shtambën për të pirë) të moshuarve?” Djali tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk do të më pëlqente që dikush tjetër të kishte nderin të pinte nga ajo që ke lënë ti pa pirë.” Kësisoj pra, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia dha atij shtambën për të pirë. (2351)

1089.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një ditë molën një dele për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shtëpinë time. Qumësh- tin e përzien me ujë nga pusi i shtëpisë sime, pastaj shtambën ia dhanë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai piu prej saj. Ndërkohë Ebu Bekri ishte ulur në të majtë të tij dhe një beduin në të djathtë. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e hoqi shtambën nga goja, Umeri pati frikë, se ai do t’ia jepte atë për të pirë beduinit, kështu që foli: “O i Dërguari i Allahut! Jepja Ebu Bekrit që e ke në krah.” Por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia dha atë beduinit, që ishte në të djathtë të tij dhe tha: “Gjithnjë duhet të filloni me atë që keni në krah të djathtë.” (2352)

1090.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e ndalo ujin e tepërt, pasi kjo gjë do t’i ndalojë njerëzit nga kullotja e bagëtive në kullotë.” (2353)

1091.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e ndaloni ujin e tepërt, që të ndaloni kullotën e tepërt.” (2354)

1092.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që bën betim të rremë për t7i marrë apo cenuar pasurinë muslimanit do ta takojë Allahun dhe Ai do të jetë i zemëruar me të.” Kështu, Allahu zbriti ajetin Fisnik: “Vërtet, ata që shkëmbyen për një vlerë fare të vogël Premtimin e dhënë Allahut dhe betimet e tyre.” (Kuran, 3: 77) Ndërkohë vjen Eshathi dhe thotë: “Për çfarë po ju fliste Abdur-Rahmani? Ky varg ka zbritur për mua. Pata një pus në tokën e një kushëririt tim. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më kërkoi që të sjell dëshmitarë (për të vërtetuar pretendimin tim). Unë i thashë se nuk kisha dëshmitarë. Më tha që le të betohet i padituri (i akuzuari) prej teje atëherë. Unë i thashë: ‘O i

Dërguari i Allahut! Ai do të betohet menjëherë (me rrenë)!” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha këtë fjalë (si më lart) dhe Allahu zbriti ajetin për të vërtetuar dhe për të mbështetur fjalën e tij.” (2356, 2357)

1093.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Tri lloje njerëzish Allahu as nuk do t’i shohë Ditën e Kiametit, as nuk do t’i pastrojë ata (nga gjynahet) dhe ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm. (Ata janë):

1. Një njeri që ka ujë të tepërt në pronën e tij rrugës dhe ua ndalon atë udhëtarëve;

2. Një njeri që i ka dhënë besën (për t7i qëndruar besnik) një drejtuesi, vetëm për përfitime dynjaje. Kështu, nëse drejtuesi i jep atij gjë, atëherë kënaqet dhe, në qoftë se nuk i jep gjë, atëherë zemërohet;

3. Dhe një njeri që e nxjerr për shitje mallin e tij pas namazit të ikindisë (pasdite vonë) dhe betohet (rrejshëm): ‘Për Allah, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet)! Më kanë dhënë kaq e aq (para) për mallin tim/ Dhe blerësi e beson,/. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi këtë ajet: “Vërtet, ata që shkëmbyen për një vlerë fare të vogël Premtimin e dhënë Allahut dhe betimet e tyre.” (Kuran, 3: 77). (2358)

1094.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Ndërsa po udhëtonte, një njeri ndjeu etje, kështu që zbriti në një pus dhe piu ujë prej tij. Kur doli, ai pa një qen që po gulçonte dhe po hante baltë nga etja. Tha (me vete): ‘Ky qen po vuan nga ajo që vuajta edhe unë/ Kështu (ai zbriti në pus), mbushi këpucën me ujë, e kapi me dhëmbë, pastaj u ngjit lart e i dha ujë qenit. Për këtë vepër (të mirë) Allahu u tregua mirënjohës ndaj tij, duke e falur.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A kemi vërtet shpërblim për shërbimin ndaj kafshëve?” Ai u përgjigj: “Po, për çdo shërbim ndaj çdo gjallese ka shpërblim.” (2363)

1095.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Betohem) për Atë (Allah), në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë do t’i përzë disa njerëz nga Keutlieri im Ditën e Kiametit, ashtu siç përzihen devetë e panjohura nga pellgu i dikujt.” (2367)

1096.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Janë tri lloje njerëzish të cilëve Allahu as nuk do t’u flasë dhe as nuk do t’u hedhë shikimin Ditën e Kiametit. (Ata janë):

1. Një njeri, që betohet rrejshëm e duke gënjyer se gjoja i kanë dhënë për mallin e tij më tepër (para) se ç’i kanë dhënë në të vërtetë;

2. Një njeri, që betohet pas namazit të ikindisë (pasdite vonë) me qëllim që të zhvasë pasurinë e muslimanit;

3. Dhe një njeri, që ndalon ujin e tij të tepërt. Allahu do t’i thotë atij: “Sot Unë do të ta ndaloj Mirësinë Time, ashtu siç e ndalove ti tepricën e atij (ujit), që nuk e ke krijuar vetë.” (2369)

1097.  Saëb Ibn Xheththame radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Hima-t nuk i përkasin askujt tjetër, përveç Allahut dhe të Dërguarit të TijZ’217 (2370)

1098.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mbajtja e kuajve mund të jetë burim shpërblimi për dikë dhe për dikë tjetër mburojë (mjet për të fituar jetesën), ose barrë për një të tjetër. Ai për të cilin kali është burim shpërblimi, është ai që e mban atë për Çështjen e Allahut (duke e përgatitur atë për Luftë të Shenjtë) dhe e lidh atë me litar të gjatë në kullotë ose në kopsht. Ky njeri do të marrë një shpërblim të atillë, aq sa e lejon litari kalin të hajë në kullotë ose në kopsht; edhe në qoftë se ky kalë e këput litarin dhe kalon një ose dy kodra, atëherë të gjitha gjurmët e tij dhe bajgat e tij do të llogariten si punë të mira e shpërblime për atë; eclhe në qoftë se kali kalon nga një lumë dhe pi ujë prej tij, përsëri do t’i llogaritet shpërblim atij edhe sikur të mos ketë pasur qëllim për t’i dhënë ujë atëherë. (Kësisoj pra, ai është burim për të fituar shpërblime). Për të dytin kali është mburojë nga varfëria. Ai e mban atë për të fituar jetesën dhe mos t’u kërkojë të tjerëve, ndërkohë që jep edhe të Drejtën e Allahut (duke dhënë zekatin nga të ardhurat, duke i përdorur kuajt për tregti etj.)dhe nuk e stërmundon. (Kështu pra ai është mburojë). Për të tretin i cili i mban për krenari dhe për t7u dukur dhe si mjet për të dëmtuar e lënduar muslimanët, kuajt e vet janë burim gjynahesh për të. (Kështu që kali për të është barrë).” Ndërsa kur e pyetën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për gomarët, ai u përgjigj: “Asgjë e veçantë nuk më është shpallur mua për ta përveç këtij vargu përgjithësues e të pashok: ‘Kësisoj, kushdo që bën mirësi sa një thërrmijë qoftë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë. Dhe kushdo që bën keq sa një thërrmijë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë (Ditën e Kiametit për t’u shpërblyer secili për çdo vepër)/” (Kuran, 99: 7, (2371)

1099.  Hasan Ibn Aliu radijAllahu ‘anhu tregon se Ali Ibn Ebi Talibi radijAllahu ‘anhu ka rrëfyer: “Më ra një deve për pjesë nga plaçka e luftës përkrah me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Bedr dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më dha edhe një tjetër. Unë u ula te dera e një ensari duke dashur t7i këmbej ato me bar idhliiri, të cilin do ta shisja, që të fitoja para për ceremoninë e martesës sime me Fatimen. Një argjendar nga fisi Beni Kajnuka ishte me mua. Hamza Ibn Abdul-Mutalibi (xhaxhai i Aliut) ishte në atë shtëpi duke pirë, ndërsa një këngëtare po këndonte: ‘O Hamza, (theri) ato dy deve të majme (dhe gostiti me to miqtë)/ Kështu, ai mori shpatën dhe u shkoi atyre, ua preu gungën, i hapi brenda dhe u mori mëlçitë. Aliu më tej vazhdoi: “Kur pashë atë pamje rrënqethëse, shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia tregova atij ndodhinë, ndërkohë që aty ishte edhe Zejd Ibn Haritha. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli bashkë me Zejdin dhe unë u shkova pas. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te Hamzai dhe i foli ashpër. Hamzai ngriti sytë dhe tha: ‘ A nuk jeni ju veçse robërit e baballarëve të mi?!7 Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tërhoq mbrapa derisa doli jashtë.

Kjo ngjarje ka ndodhur përpara se të ndaloheshin pijet alkoolike/’ (2375)

1100.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vendosi që t’u japë ensareve pjesë nga djerrinat e Bahrejnit. ensarë’f i thanë: “(Ne nuk do t7i pranojmë ato), derisa t’u japësh po aq edhe vëllezërve tanë nga miihaxhirët.” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: “(O ensarël) Shpejt do të shihni njerëz që do të parapëlqejnë të tjerë, kështu që tregoni durim derisa të më takoni mua (Ditën e Ringjalljes).” (2376)

1101.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se dikush blen palmat e hurmave pasi të jenë pjalmuar, atëherë frutat i takojnë shitësit, po të mos vendosë kusht tjetër blerësi; dhe kush blen një skllav që ka (diçka) pasuri, atëherë pasuria e tij (e skllavit) i takon shitësit, po të mos vendosë kusht tjetër blerësi (se frutat ose pasuria e skllavit tri takojnë atij dhe jo shitësit. Kjo duhet sqaruar në marrëveshje para blerjes).,/ (2379)

 

44 – BORXHET, BLLOKIMI I PASURISE DHE I FALIMENTIMIT

 

1102.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merr paratë e njerëzve me qëllim që t’ua rikthejë përsëri atyre, atëherë Allahu do t’ua rikthejë ato për të dhe, kushdo që i merr ato për t’i prishur, atëherë Allahu do ta prishë (do ta shkatërrojë) atë.” (2387)

1103.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, kur ai pa malin e Uhudit, tha: “Nuk dua që të më kthehet ky mal flori, veçse (me një kusht) që asgjë prej tij, deri në dinarin e fundit, të mos më mbetet për më shumë se tri ditë, (sepse do ta shpenzoja të gjithë për Çështjen e Allahut), përveç atij dinari që do të mbaja për të paguar borxhet.” Pastaj shtoi: “Ata që janë të pasur në këtë botë do të kenë pak shpërblim në Jetën e Fundit, përveç atyre që i shpenzojnë paratë e tyre këtu e atje (gjithandej për Çështjen e Allahut) dhe të këtillët janë të paktë.” Pastaj më urdhëroi që të rri në vend dhe vetë iku jo shumë larg, kur dëgjova një zë. Desha të shkoj tek ai, por kujtova urdhrin që më dha: “Rri aty ku je, derisa të kthehem.” Sapo erdhi i thashë: “O i Dërguari i Allahut! (Ç’qe) ajo zhurmë që dëgjova?” Ai më pyeti: “A dëgjove gjë?/r I thashë që po. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Më erdhi Xhibrili (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe më tha: ‘Kushdo nga pasuesit e tu që vdes duke mos adhuruar tjetër përveç Allahut, duke mos i vënë Atij shok në adhurim, do të hyjë në Xhenet/” I thashë: “Edhe sikur të bëjë kështu e ashtu punësh (në qoftë se vjedh, bie në imoralitet etj.)?” Ai tha: “Po.” (2388)

1104.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem paradite dhe e gjeta në xhami. Më tha: “Fal dy rekatë namaz.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më kishte një borxh të cilin ma ktheu (bile) duke më dhënë edhe më tepër.” (2394)

1105.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë jam më i afërt për besimtarët sesa ata për njëri- tjetrin në dynja dhe në Jetën tjetër dhe, nëse dëshironi, lexoni Fjalën e Allahut: ‘I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin’ (Kuran, 33: 6) Kështu pra, në qoftë se një besimtar i vërtetë vdes dhe lë pas pasuri, ajo është për trashëgimtarët e tij (nga ana e babait) dhe, në qoftë se lë borxh pa shlyer, ose pasardhës nevojtarë, atëherë ata le të vijnë tek unë, pasi unë jam kujdestari i të ndjerit.” (2398, 2399)

1106.  Mugira Ibn Shuba radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu ju ka ndaluar (ka bërë haram për ju) që të jeni të pabindur ndaj nënave tuaja, që t7i varrosni të gjalla bijat tuaja, që të mos paguani atë që u takon të tjerëve (p.sh. zekatin, sadakat etj.) dhe që të lypni. Allahu urren te ju bisedat e pavlera e që sjellin gjynahe, pyetjet e shumta (të pavlera dhe me qëllim kundërshtimi) dhe shpërdorimin e pasurisë”. (2408)

 

45 – GRINDJET

 

1107.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Dëgjova dikë të këndojë një ajet kurani, por unë e kisha dëgjuar ndryshe nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kështu që e kapa atë për dore dhe e çova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (Pasi i tregova shqetësimin) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Që të dy keni të drejtë, mos ndryshoni mes jush, pasi kombet para jush ndryshuan (dhe u grindën në vetë mesin e tyre) dhe u shuan (nga ndryshimi dhe grindja në gjirin e tyre).” (2410)

1108.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se dy vetë u grindën me njëri-tjetrin: njëri musliman dhe tjetri çifut. Muslimani tha: “(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Muhamedin mbi të gjithë njerëzimin!” Çifuti tha: “(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Musai mbi të gjithë njerëzimin!” Nga kjo muslimani ngriti dorën dhe e qëlloi çifutin në fytyrë. Çifuti shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tregoi se ç’kishte ndodhur mes tij dhe muslimanit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi dhe thirri muslimanin dhe e pyeti për këtë çështje. Muslimani ia tregoi atij ndodhinë. Pas kësaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos më vlerësoni mua mbi Musanë, pasi Ditën e Ringjalljes gjithë njerëzimi do të bjerë në zali, edhe unë bashkë me ta, por do të jem i pari që do të vij në vete dhe do të shoh Musain në këmbë të kapur në anë të Arshit të Allahut. Nuk do ta di, a ka qenë Musai nga ata që ranë në zali dhe është ngrit përpara meje, apo Allahu e ka përjashtuar atë nga ajo goditje?” (2411)

1109.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se një çifut ia shtypi kokën mes dy gurëve një vajze. E pyetën vajzën se kush ia kishte shtypur kokën, duke i përmendur asaj disa emra dhe, kur e përmendën emrin e çifutit, ajo pohoi me kokë. Kështu, e kapën çifutin dhe ai e pranoi (krimin). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që edhe atij t’i shtypej koka mes gurëve. (2413)

1110.  Ngjarja tregohet pothuaj (si në hadithin nr. 1092) sipas tregimit të Eshathit, ku përmendet se ai u grind me një burrë nga Hadramouti, por këtu përmendet se ai ishte çifut. (2416, 2417)

 

46 – SENDET E GJETURA

 

1111.  Ubej Ibn Kab radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjeta një qese me një qind dinarë brenda, kështu që shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (dhe i tregova). Ai më tha: “Njoftoje ndër njerëz një vit.” Kështu bëra, por askush nuk erdhi ta kërkojë, kështu që shkova përsëri te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai përsëri më tha: “Njoftoje ndër njerëz (edhe për) një vit.” Kështu bëra, por askush nuk erdhi ta kërkojë. Pastaj kur shkova për herë të tretë, ai më tha: “Mbaje qesen dhe rripin me të cilin është lidhur dhe numëroji paratë që ka brenda, pastaj, në qoftë se vjen ai që e ka humbur, jepja atij, në të kundërt përdori ato.” (2426)

1112.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Nganjëherë kur kthehem në shtëpi dhe gjej ndonjë kokërr hurmë që ka rënë mbi shtrat, e marr që ta ha, por kam frikë se mos është nga sadakatë, kështu që e hedh.” (2432)

 

47 – PADREJTËSIA

 

1113.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të kalojnë urën e Siratit mbi Zjarr, besimtarët do të ndalohen te një urë me hark ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit ku do t7i kthejnë hakun shoku-shokut për padrejtësitë që i kanë bërë njëri- tjetrit në dynja dhe pasi të jenë pastruar e të jenë larë nga të gjitha gjynahet, atëherë do të lejohen të hyjnë në Xhenet. (Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Gjithësecili do ta dijë e do ta njohë vendbanimin e tij në Xhenet më mirë se ç’e njeh shtëpinë e tij në dynja.” (2440)

1114.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Allahu do të afrojë një besimtar pranë Tij (Ditën e Llogarisë), do ta mbulojë me Perden e Tij, dhe do ta pyesë atë: ‘A e di këtë gjynah e atë gjynah që ke bërë?’ Do t’i thotë: “Po, o Zoti im!” Allahu do të vazhdojë ta pyesë atë, derisa ai t’i dëshmojë të gjitha gjynahet e bëra dhe do të mendojë se është i shkatërruar plotësisht, por Ai do t’i thotë: ‘Me të vërtetë që Unë i fsheha gjynahet e tua në dynja dhe Unë do të t’i fal ty ato sot’. Dhe atij do t’i jepet libri i veprave të tij të mira. Sa për mohuesit dhe hipokritët, (veprat e tyre të liga dhe të padrejta do të shpallen hapur) dhe dëshmitarët do të thonë: ‘Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtëtY’ (Kuran, 11:18) (2441)

1115.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, kështu që ai as nuk duhet t’i bëjë padrejtësi atij dhe as nuk duhet t’ia dorëzojë atë shtypësit apo armikut. Kush i plotëson nevojat e vëllait të vet, Allahu do t’ia plotësojë atij nevojat. Kush e nxjerr vëllanë e vet nga shqetësimi dhe vështirësitë, Allahu do ta nxjerrë atë nga shqetësimi e vështirësitë Ditën e Kiametit dhe kush mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë atë ditën e Kiametit/’ (2442)

1116.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd qoftë kur ai bën padrejtësi, qoftë kur atij i bëjnë padrejtësi.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Mirë e ndihmojmë atë, kur atij i bëjnë padrejtësi, por si ta ndihmojmë, kur ai bën padrejtësi?!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Duke e penguar atë që të mos u bëjë padrejtësi të tjerëve.” (2444)

1117.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pej- gamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Padrejtësia do të jetë errësirë Ditën e Ringjalljes.” (2447)

1118.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i ka bërë padrejtësi dikujt në lidhje me nderin e tij ose ndonjë gjë tjetër, atëherë le t7i kërkojë të falur atij qysh sot para Ditës së Llogarisë kur nuk do të ketë as flori dhe as argjend (për t’i kthyer të drejtat njëri-tjetrit). Por në qoftë se ka vepra të mira, atëherë ato vepra të mira do t7i merren atij sipas padrejtësisë që ka bërë dhe, në qoftë se nuk ka vepra të mira, atëherë do të merren gjynahet e atij, që i është bërë padrejtësi, dhe do t’i ngarkohen të parit (shtypësit, të padrejtit).” (2449)

1119.  Said Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush zë sado pak nga toka e dikujt me padrejtësi atëherë atij do t’i mbështillet qafa me shtatë tokat (Ditën e Llogarisë)” (2452)

1120.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush i merr sado pak një copë tokë dikujt padrejtësisht, ai do të gremiset në shtatë Tokat Ditën e Kiametit.” (2454)

1121.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se, kur kalonte pranë njerëzve që hanin hurma (nga palmat e të tjerëve), ai u thoshte atyre: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ka ndaluar të hamë dy hurma përnjëherë, (por lejohet) vetëm në qoftë se dikush i merr leje vëllait të tij.” (2455)

1122.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njeriu më i urryer tek Allahu është ai që është më grindaveci nga kundërshtarët.” (2457)

1123.  Umm Selema radijAllahu ‘anhu, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dëgjoi ca njerëz të ziheshin te dera e shtëpisë së tij. Ai doli dhe u tha: “Unë jam vetëm njeri, që më vijnë kundërshtarë (për të zgjidhur mos- marrëveshjet). Ndodh që ndonjëri prej jush të jetë më i gojës se tjetri (në paraqitjen e pretendimit) e për pasojë unë kujtoj se ai ka të drejtë dhe gjykoj në favor të tij. Por në qoftë se unë i jap (gabimisht) dikujt të drejtën e një muslimani tjetër, atëherë kjo është për të një pjesë Zjarri, ndërsa ai le të zgjedhë: ose ta marrë ose ta lërë atë (përpara Ditës së Ringjalljes)” (2458)

1124.  Ukba Ibn Amir radijAllahu ‘anhu tregon se i thanë një herë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ti na dërgon ne në vende të tjera dhe na ndodh që duhet të rrimë me njerëz që nuk na mirëpresin. Ç’mendon për këtë?” Ai na tha: “Në qoftë se rrini me njerëz (të huaj) dhe ata u mirëpresin siç duhet pritur miku, atëherë pranojeni mikpritjen e tyre, por, në qoftë se nuk sillen ashtu, atëherë u merrni atyre të drejtën që i takon mikut.” (2461)

1125.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush nuk duhet ta ndalojë fqinjin e tij të ngulë kunj në murin e tij.” Pastaj Ebu Hurejra u tha (shokëve): “Pse ju shoh që të veproni ndryshe? Për Allah! Vërtet që do t’ua them (këtë hadith)!” (2463)

1126.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini mendjen! Ruhuni nga të ulurit në rrugë!” Njerëzit i thanë: “Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi ato janë vendet ku mblidhemi dhe bisedojmë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Në qoftë se duhet patjetër të uleni atje, atëherë përmbajuni të drejtave të rrugës.” E pyetën përsëri: “Cilat janë të drejtat e rrugës?” Ai u tha: “Ulja e shikimit (që të mos vështrosh çfarë është e ndaluar për t7u parë), përmbajtja për të mos i lënduar njerëzit, kthimi i përshëndetjes, urdhrimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes.” (2465)

1127.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka gjykuar që, nëse ka kundërshtime për sipërfaqen e një rruge publike, atëherë për rrugë duhen lënë shtatë kutë (mbi tre metra). (2473)

1128.  Abdullah Ibn Jezid ensariu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar grabitjen e pasurisë dhe gjymtimin ose shfytyrimin e trupit. (2474)

1129.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush vritet në mbrojtje të pasurisë së tij, atëherë ai është shehid (ka rënë shehid, dëshmor)/r (2480)

1130.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po rrinte te njëra nga gratë e veta. Njëra nga nënat e besimtarëve (një tjetër grua e tij) i dërgoi me një shërbëtor një tas druri me ushqim. Gruaja (në shtëpinë e së cilës ai po rrinte) i ra me dorë tasit dhe ai u thye. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i mblodhi copat, e futi prapë ushqimin në të dhe u tha: “(Urdhëroni e) hani.” E mbajti shërbyesin dhe tasin, derisa e hëngrën ushqimin, pastaj i dha shërbëtorit një tas të pathyer, kurse të thyerin e mbajti vetë.” (2481)

 

48 – PJESËMARRJA NË ORTAKËRI

 

1131.  Selema Ibn Ekva radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë një udhëtimi njerëzve u mbaroi ushqimi, aq sa u katandisën tejet të uritur. Ata shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i kërkuan që t7i lejonte të thernin devetë dhe ai i lejoi. Kur i takoi Umeri dhe e njoftuan atë për këtë gjë, ai u tha: “Si do të mbijetoni pasi t’i therni devetë?” Pastaj shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Si do të mbijetojnë pasi të therin devetë e tyre?” I Dërguari i Allahut urdhëroi Umerin t7i njoftonte njerëzit që të sillnin atë që kishte mbetur nga ushqimet. Ata shtruan një sofrabez për këtë qëllim dhe i grumbulluan ushqimet e udhëtimit aty. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe iu lut Allahut ta bekonte atë ushqim. Pastaj i thirri të gjithë njerëzit që të vinin me enët e tyre dhe ata filluan të merrnin prej këtij ushqimi, aq sa të gjithë morën sa u duhej. Pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut (esliliedu en laa ilahe il-lAllah ve ni residullah)” (2484)

1132.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Kur fisit Esharij u pakësohej ushqimi gjatë betejave të shenjta, ose ushqimi i familjeve të tyre në Medine, ata i grumbullonin gjithë ushqimet e mbetura në një sofrabez dhe pastaj i ndanin ndërmjet tyre në mënyrë të barabartë me një enë. Kështu pra, ata janë pjesë e imja dhe unë jam pjesë e tyre.” (2486)

1133.  Rafi Ibn Hadixhi tregon radijAllahu ‘anhu: ”Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Dhul- Hulejfe. Njerëzit i kishte goditur uria, ndërsa kapën disa deve dhe disa dele (si plaçkë lufte), ndërkohë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte mbrapa tyre. Ata nxituan t’i thernin kafshët, e futën mishin në enë dhe filluan ta gatuajnë. (Kur mbërriti Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ai urdhëroi që t’i derdhnin enët me mish, pastaj i ndau kafshët (e mbetura nga plaçka e luftës): dhjetë dele sa një deve. Një nga devetë iku dhe njerëzit iu lëshuan pas për ta kapur, derisa u lodhën. Atë kohë kishin pak kuaj. Dikush i lëshoi devesë një shigjetë, nëpërmjet së cilës Allahu e ndaloi atë. Pas kësaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Disa nga këto kafshë janë si kafshë të egra, në qoftë se ju ikën ndonjëra prej tyre, atëherë bëjani kështu (qëllojeni me shigjetë si këtë).” Kishim frikë se mos përballeshim me armikun të nesërmen dhe nuk kishim thika, (kështu që i kërkuam Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që t7i thernim devetë me koçan kallami. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Përdorni çdo mjet që bën të rrjedhë gjaku dhe hani nga mishi i atyre kafshëve mbi të cilat është përmendur Emri i Allahut gjatë therjes. Mos i therni me dhëmbë ose me thonj dhe do t’u them përse: sepse dhëmbët janë eshtra (dhe nuk presin mirë), kurse thonjtë janë mjete të popullit të Abisinisë (të cilëve nuk duhet t’u përngjajmë, pasi ata janë femohues).” (2488)

1134.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush liron një skllav që e kanë në bashkëpronësi, atëherë për të është e detyrueshme që ta lirojë plotësisht atë skllav, duke paguar çmimin e mbetur. Nëse nuk ka para të mjaftueshme për ta liruar atë, atëherë çmimi i skllavit duhet të vlerësohet drejt, ndërsa ai duhet të lejohet të punojë (pa e munduar) që të fitojë vlerën, e cila do ta çlirojë atë plotësisht.” (2492)

1135.  Nuëman Ibn Beshir radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i atij njeriu i cili u përmbahet urdhrave dhe detyrimeve të Allahut në krahasim me ata që i cenojnë ato, është si shembulli i atyre të cilët hodhën short për vendet e tyre në anije: disa zunë vendet lart dhe disa zunë vendet poshtë. Kur këta të dytët (që ishin poshtë) kishin nevojë për ujë, duhet që të ngjiteshin lart për të sjellë ujë (dhe kjo i shqetësonte të tjerët), kështu që (menduan dhe) thanë: ‘Të hapim një vrimë këtu në pjesën tonë të anijes (dhe të marrim ujë) duke mos i shqetësuar ata që janë sipër/ Kësisoj pra, në qoftë se njerëzit e pjesës së sipërme do t’i linin ata poshtë të bënin ç’donin të bënin, atëherë të gjithë do të shuheshin duke u mbytur, por, në qoftë se do t’i ndalonin ata, atëherë të dyja palët do të shpëtonin.” (2493)

1136.  Abdullah Ibn Hisham radijAllahu ‘anhu, i cili e ka mbërritur Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se nëna e tij, Zejneb bint Humeidi, e mori dhe e çoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha:

“O i Dërguari i Allahut! Merri besën atij.” Ai tha: “Është akoma i vogël për besë” dhe e kaloi dorën mbi kokë dhe iu lut Allahut. Abdullahu shpesh shkonte në treg për të blerë ushqime. Kur e takonin Ibn Umeri dhe Ibn Zubejri, i thoshin atij: “Bëhu ortaku ynë, pasi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i është lutur Allahut për ty për të të bekuar.” Kështu, ai bëhej ortak me ta dhe shpesh fitonte një ngarkesë deveje, të cilën e çonte atë në shtëpi. (2501, 2502)

 

49 – LËNIA PENG NË QYTETE

 

1137.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kafsha e lënë peng mund të përdoret për udhëtim për sa kohë ushqehet dhe qumështi i një kafshe qumështore mund të pihet sipas masës që është shpenzuar për të. Ai që përdor kafshën për udhëtim dhe pi qumështin e saj, atëherë edhe shpenzimet janë të tijat.” (2512)

1138.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka gjykuar se betimin duhet ta bëjë i padituri (i akuzuari). (2514)

1139.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush çliron një skllav musliman, Allahu do t’ia ruajë atij të gjitha pjesët e trupit nga Zjarri, ashtu siç i çliroi ai të gjitha pjesët e trupit të skllavit.,/ (2517)

 

50 – LIRIMI I SKLLEVËRVE

 

1140.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon: “E pyeta Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se cila është vepra më e mirë. Ai tha: “Të besosh në Allahun dhe të luftosh në Çështjen e Tij.” E pyeta përsëri: “Cili është çlirimi më i mirë për skllevërit?// Ai tha: “Çlirimi i skllavit më të shtrenjtë dhe më të dashuri për pronarin e tij.” I thashë: “Po në qoftë se nuk mundem ta bëj këtë?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Ndihmoje të dobëtin ose bëji mirë një njeriu që nuk mundet të punojë vetë.” I thashë: “Po në qoftë se nuk mundem (as për këtë)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Lëri njerëzit të qetë dhe mos u bë keq, sepse kjo të llogaritet si vepër bamirësie për të mirën e vetes tënde.” (2518)

1141.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që e liron nga pjesa e vet e pronësisë një skllav me pronësi të përbashkët dhe ka aq para sa për të paguar çmimin e plotë të skllavit, atëherë le t’ua paguajë bashkëpronarëve të tjerë pjesën që u takon dhe ta lirojë skllavin tërësisht. Në të kundërt (në qoftë se nuk ka aq para), ai e ka çliruar skllavin pjesërisht.” (2522)

1142.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu më ka pranuar duanë që t’ua falë ndjekësve të mi çfarë u pëshpërit gjoksi përderisa nuk e kanë vepruar, ose nuk e kanë folur (atë vepër të keqe që u pëshpërit vetvetja).” (2528)

1143.  Kaisi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu u nis për të pranuar Islamin, dhe bashkë me të ishte edhe skllavi i tij, ata të dy e humbën njëri-tjetrin rrugës. Skllavi erdhi, ndërsa Ebu Hurejra ishte ulur me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O Ebu Hurejra, të erdhi skllavi yt.” Ebu Hurejra tha: “Ndërsa unë në të vërtetë dua që ti të dëshmosh, se unë e kam çliruar atë.” Dhe kjo ndërkohë që Ebu Hurejra po recitonte vargjet:

Ç’natë e gjatë, e lodhshme! Megjithatë ajo na shpëtoi nga toka e knfrit (mosbesimit).” (2530)

1144.  Hakim Ibn Hizam radijAllahu ‘anhu tregon se në kohën e paditurisë para-islame ai ka liruar njëqind skllevër dhe ka bërë kurban njëqind deve (dhe i ka shpërndarë si lëmoshë). Kur përqafoi Islamin, ai përsëri theri njëqind deve kurban dhe liroi njëqind skllevër. Ai tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ç’mendon për disa vepra të mira, që i kam bërë në periudhën e paditurisë para-Islame duke i quajtur ato si vepra të mira e të drejta?” Ai më tha: “Ti e ke përqafuar Islamin bashkë me të gjitha ato vepra të mira që ke bërë.” (Shih hadithin nr. 726) (2538)

1145.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kishte sulmuar në befasi fisin Beni Mustalik, ndërkohë që bagëtitë i kishin duke u dhënë ujë. Luftëtarët e tyre u vranë, ndërsa gratë dhe fëmijët u morën robër. Atë ditë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori Xhuvejrien radijAllahu ‘anhu. (2541)

1146.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I kam dashur njerëzit e fisit Beni Temim që kur kam dëgjuar për ata tri gjëra nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. E kam dëgjuar të thotë: “Këta njerëz do të jenë më të vendosurit nga ndjekësit e mi kundër Dexhalit.” Kur mbërritën sadakatë e tyre, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Këto janë sadakatë (dhuratat) e njerëzve tanë.” Aishja radijAllahu ‘anha kishte një skllave nga ky fis dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Çliroje atë pasi ajo është nga pasardhëset e Pejgamberit Ismail sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (2543)

1147.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Nuk duhet t’u thoni (skllevërve): ‘Ushqeje pronarin tënd, ndihmoje pronarin tënd të marrë avdes, jepi ujë pronarit tënd’ skllevërve tuaj, por u thoni: ‘I nderuari im (Sejjidi) ose kujdestari im (Meulai) (p.sh. t’u thoni ushqeje kujdestarin tënd ose të nderuarin tënd në vend të ‘pronarin tënd’; dhe mos thoni: ‘Abdi – skllavi im’: ‘Emeti – skllavja ime’, por thoni: ‘Fetai – djaloshi ini: ‘Fetati – vasha ime’: ‘Gulami – djaloshi, çuni im’.

1148.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush t’i sjellë shërbëtori ushqimin, në qoftë se nuk e ulni të hajë bashkë me ju, atëherë të paktën i jepni një apo dy kafshatë nga ai ushqim ose një a dy ngrënie, pasi ai e ka përgatitur atë ushqim.” (2557)

1149.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Në qoftë se dikush grindet me dikë (ose e rreh), atëherë duhet ta shmangë fytyrën (të mos e qëllojë në fytyrë).” (2559)

1150.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Berira radijAllahu ‘anhu erdhi që t7i kërkojë ndihmë asaj për të hartuar një shkresë (për një shumë të caktuar për lirimin e një skllavi), ndërkohë që ajo nuk kishte paguar gjë prej saj. Aishja i tha: “Shko te njerëzit e tu dhe, në qoftë se ata pajtohen, që unë të paguaj për shkresën tënde dhe të marr të drejtën e vela-së sate, atëherë unë do ta bëj një gjë të tillë/ Ajo ua thotë këtë gjë kujdestarëve të saj, por ata nuk pranuan dhe thanë: “Në qoftë se Aishja kërkon Shpërblimin e Allahut, atëherë ajo mund të veprojë kështu, por që velaja jote të jetë e jona.” Aishja ia përmend këtë gjë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili i thotë asaj: “Bleje atë dhe liroje pasi velcija është për çliruesin e skllavit.” Pastaj i Dërguari i Allahut u ngrit dhe tha: “Si është puna me ata njerëz që vendosin kushte të cilat nuk janë në Librin e Allahut? Kush vendos kushte që nuk janë në Librin e Allahut, atëherë ato kushte janë të pavlefshme edhe nëse ai i vendos ato një qind herë. Kushtet dhe Ligjet e Allahut: ata janë të vërteta dhe ata janë më të qëndrueshmet!” (2561)

 

51 – DHURATAT

 

1151.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“O gra muslimane! Asnjëra prej jush të mos e përçmojë dhuratën e fqinjës së saj edhe sikur të jenë kockat e këmbëve të dhenve.” (2566)

1152.  Urva radijAllahu ‘anhu tregon se Aishja radijAllahu ‘anha i ka thënë:

“O nipi im! Gjithnjë shihnim hënën e re, pastaj pamë edhe hënën e re të muajit tjetër dhe kështu pamë dhe hënën e re të muajit të tretë për dy muaj, ndërkohë në shtëpitë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ishte ndezur zjarr (për të gatuar).” Unë e pyeta: “O tezja ime! Po çfarë u mbante ju gjallë?” Aishja radijAllahu ‘anha tha: “Dy gjërat e zeza: hurmat dhe uji si edhe fqinjët tanë nga ensarët që kishin ndonjë manilia i dhuronin të Dërguarit të Allahut diçka nga qumështi i tyre dhe ai na jepte edhe ne të pinim.” (2567)

1153.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse më ftojnë të ha qoftë edhe kockat e këmbëve të dhenve, unë do ta pranoj ftesën dhe, nëse më dhurojnë qoftë edhe kockat e këmbëve të deles, unë do ta pranoj dhuratën.” (2568)

1154.  Enesi tregon radijAllahu ‘anhu: “Trazuam një lepur në Maredh-dhahran dhe ai filloi të kërcente. Njerëzit iu lëshuan ta kapin, por u lodhën, ndërsa unë e arrita dhe munda të kap. Pastaj ia dhashë Ebu Talhait, i cili e theri atë dhe i çoi të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dy këmbët e mbrapme. Ai i pranoi.”

Ndërsa në një citim tjetër thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hëngri prej tij. (2572)

1155.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Tezja ime, Umm Hufeid i dërgoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pak salcë kosi, gjalpë dhe mish dabbi (lloj zvarraniku që hahet) si dhuratë. Ai e hëngri salcën e kosit dhe gjalpin, kurse mishin e dabbit e la, sepse nuk e pëlqente. Por mishi i dabbit është ngrënë në sofrën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, po të kishte qenë e ndaluar ngrënia e tij, atëherë nuk do të hahej në sofrën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (2575)

1156.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sa herë që i sillnin ndonjë ushqim, pyeste për të, nëse ia kishin sjellë si dhuratë apo si lëmoshë. Po t’i thoshin se ia kishin sjellë si lëmoshë, ai u thoshte shokëve të tij që ta hanin, ndërsa vetë nuk hante gjë prej tij, ndërsa po t’i thoshin se ia kishin sjellë si dhuratë, ai nxitonte të hante bashkë me ta.” (2576)

1157.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i sollën pak mish dhe i thanë se ia kishin dhënë sadaka (lëmoshë) Beriras. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Për atë ai ka qenë sadaka, ndërsa për ne ai është dhuratë/’ (2577)

1158.  Urva radijAllahu ‘anhu tregon se tezja e tij, Aishja, i ka treguar se gratë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishin në dy grupe. Në njërin grup ishin Aishja, Hafsaja, Safija dhe Seuda, ndërsa në grupin tjetër ishin Umm Selema dhe gratë e tjera të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Muslimanët e dinin dashurinë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për Aishen, kështu që, në qoftë se ndonjëri prej tyre kishte ndonjë dhuratë dhe donte t’ia jepte atë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai do ta vononte atë, derisa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të shkonte te shtëpia e Aishes dhe atëherë ai do t’ia dërgonte atij dhuratën në shtëpinë e saj. Grupi i Umm Selemas e shqyrtoi çështjen së bashku dhe vendosi që Umm Selema t’i kërkonte të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ai t’u thoshte njerëzve që ata t’i çonin dhuratat e tyre në shtëpinë e cilësdo grua, me të cilën ai ishte. Kështu, Umm Selema i foli të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për atë që thanë, por ai nuk i tha asaj asnjë fjalë. Ato e pyetën Umm Seleman, por ajo i tha se ai nuk i kishte thënë asnjë fjalë. Ato i kërkuan që ajo t’i fliste përsëri. Kështu, kur qe radha e saj, ajo i foli atij përsëri, por përsëri ai nuk i tha asnjë fjalë. Kështu, ato e pyetën atë përsëri, por ajo u tha se sërish ai nuk i kishte thënë asgjë. Ato i thanë asaj që tri fliste atij, derisa ai t’i jepte një përgjigje. Kur qe radha e saj, ajo i foli atij përsëri. Atëherë ai i tha: “Mos më lëndoni tek Aishja, pasi nuk më vjen Frymëzimi Hyjnor në shtratin e ndonjë gruaje tjetër, përveçse në shtratin e Aishes.” Nga kjo Umm Selema tha: “I kthehem me pendim Allahut për atë që të kam lënduar, o i Dërguari i Allahut.” Pastaj grupi i Umm Selema thërrasin Fatimen, të bijën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, që t’i thotë atij: “Gratë e tua të kërkojnë në Emër të Allahut që të sillesh me to me drejtësi ashtu si me të bijën e Ebu Bekrit.” Pastaj Fatimja ia përcolli Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këto fjalë, ndërsa ai i tha: “O bija ime! A nuk e do edhe ti atë që dua unë?” Ajo pohoi dhe u kthye tek ato dhe u shpjegoi gjendjen. Ato i kërkuan asaj që të shkonte përsëri, por ajo nuk pranoi. Pastaj dërguan tek ai Zejneb bint Xhahshin, e cila shkoi dhe përdori fjalë të ashpra duke i thënë: “Gratë e tua të kërkojnë që të sillesh me to me drejtësi ashtu si me bijën e Ibn Ebi Kuhafes (Ebu Bekrit).”Ndërkohë e ngriti zërin dhe iu kthye Aishes që ishte ulur dhe e fyu aq shumë, saqë i Dërguari i Allahut e vështroi Aishen duke pritur se a do t’i kthehej (edhe) ajo. Aishja filloi t’i përgjigjej Zejnebit derisa e bëri atë të pushojë. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vështroi nga Aishja dhe tha: “Ajo është me të vërtetë e bija e Ebu Bekrit.” (2581)

1159.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e kthente asnjëherë parfumin e dhënë si dhuratë.

1160.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë i pranonte dhuratat dhe i jepte diçka me vete dhuruesit për të. (2585)

1161.  Nuëman bin Beshiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Babai më dha një dhuratë, por Amra (nëna ime) tha se nuk pajtohej për të, derisa ai ta bënte dëshmitar për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kështu që babai shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “I kam dhënë birit tim nga Amra një dhuratë, por më detyroi që të të bëj ty dëshmitar për të, o i Dërguari i Allahut.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti babain: “A u ke dhënë edhe djemve të tjerë njësoj siç i ke dhënë edhe këtij?” Babai im tha që jo. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kini frikë Allahun dhe jini të drejtë e të barabartë për të gjithë fëmijët (mbani drejtësi dhe mos bëni dallime ndërmjet tyre).” Kësisoj, babai u kthye dhe ma mori prapë dhuratën. (2587)

1162.  Tregon Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që e merr prapë dhuratën e tij (të cilën ia ka dhënë dikujt) është si qeni që gëlltit përsëri të vjellën e vet.” (2589)

1163.  Meimunah bint Harith (bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon se ajo e çliroi skllaven e saj pa i marrë leje Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur ajo pati radhën dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi në shtëpinë e saj, ajo i tha: “A e di, o i Dërguar i Allahut, se unë e kam çliruar robëreshën time?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “A e ke liruar (tashmë)?” Ajo i tha që po. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Do të kishe marrë më tepër shpërblim, po t’ia kishe dhënë atë ndonjërit prej dajave të tu.” (2592)

1164.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem donte të dilte për ndonjë udhëtim, ai hidhte short mes grave të tij se cila prej tyre do të shkonte me të dhe cilës t7i binte shorti, atë do ta merrte. Ai do t’i caktonte secilës prej tyre (me radhë) një ditë dhe një natë. Përcjellësi i dytë i hadithit shton se Seuda bint Zemëa ia dhuroi (radhën), ditën dhe natën, e saj Aishes, bashkëshortes së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke pasur si qëllim (me këtë vepër të saj) të kërkojë kënaqësinë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (2593)

1165.  Misvar bin Mahrama radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndau disa xhybe, por nuk i dha asnjë prej tyre Mahramas. Ai më tha: “O biri im, më shoqëro për tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”- dhe unë shkova bashkë me të. (Kur arritëm) më tha: “Hyr dhe ma thirr atë.”

Kështu, unë hyra dhe e thirra atë për babain tim. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli me një nga ato xhybe veshur dhe tha: “Këtë e kemi ruajtur për ty (o Maharama).” Ai e vështroi atë dhe tha: “Maharama është i kënaqur” (ose mund të kuptohet edhe si fjalë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A është i kënaqur Maharama?”). (2599)

1166.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi tek shtëpia e bijës së vet, Fatimes radijAllahu ‘anhu, por nuk hyri brenda. Kur erdhi Aliu, ajo ia tregoi atij këtë gjë. Kur Aliu e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për këtë, ai i tha: “Pashë te dera e saj një perde të zbukuruar (shumëngjy-rëshe). Mua nuk më vlejnë dhe nuk tregoj aspak vëmendje për gjërat e dynjasë.” Kur Aliu shkoi (në shtëpi) dhe ia tha këtë Fatimes, ajo tha: “Le të më urdhërojë dhe unë do të bëj me të ç’të dojë ai.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e urdhëroi që t7ia çonte atë disa njerëzve nevojtarë. (2613)

1167.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më dhuroi një xhybe mëndafshi dhe unë e vesha atë, por kur pashë shenja pakënaqësie dhe zemërimi në fytyrën e tij, e bëra në copa dhe ua ndava grave të mia.” (2614)

1168.  Abdur-Rrahman bin Ebi Bekri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem njëqind e tridhjetë vetë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na pyeti: “A ka ndonjëri ushqim me vete?” Ishte një burrë që kishte me vete rreth një sa’ me miell. E përziem atë me ujë dhe e bëmë brumin (për ta pjekur bukë). Më pas vjen një burrë shumë i gjatë prej idhujtarëve me një tufë me dele përpara. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “A do të na e shesësh një dele apo do të na e japësh dhuratë?” Ai tha: “Jo, do t’jua shes.” Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e bleu një dele dhe e therëm. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha që mëlçinë dhe të brendshmet e tjera t’i skuqin. (Betohem) për Allahun! Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dha gjithsecilit nga të një qind e tridhjetë vetët nga një copë. Ai u dha të gjithëve që qenë të pranishëm dhe ua mbajti hisen atyre që nuk ishin aty! Pastaj mishin e futi në dy kazanë të mëdhenj dhe të gjithë hëngrën prej tij sa u ngopën, ndërsa edhe pas kësaj mbeti akoma më tepër ushqim në kazanë, të cilët i ngarkuam në deve!” (2618)

1169.  Esma bint Ebi Bekr radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi tek unë nëna ime, e cila atëkohë ishte idhujtare. Kështu që e pyeta të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të marrë gjykimin e tij: “Më ka ardhur nëna dhe dëshiron të marrë një shpërblim prej meje. A të mbaj lidhje të mira me të?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, mbaj lidhje të mira me të.” (2620)

1170.  Abdullah Ibn Ubejdilah Ibn Ebi Mulejka tregon: “Të bijtë e Suhejbi, robit të liruar të Xhudëanit, pretenduan pronësinë e dy shtëpive dhe të një dhome (në Medine), duke thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia kishte dhuruar ato Suhejbit. Mervani (guvernatori i Medines asokohe), u tha: “A keni dëshmitarë për këtë?” Ata thanë: “Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu” Ata e thirrën dhe Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu dha këtë dëshmi: “Është e vërtetë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka dhënë Suhejbit dy shtëpi dhe një dhomë.” Në këtë mënyrë, Mervani gjykoi në favor të tyre duke u bazuar te dëshmia e tij (Ibn Umerit radijAllahu ‘anhu).” (2624)

1171.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dhënë gjykimin e tij se nmre-ja i takon atij që është dhuruar. (2625)

1172.  Ejmeni tregon: “Shkova tek Aishja radijAllahu ‘anha, e cila kishte veshur një fustan të trashë (dhe në një citim tjetër, një fustan pambuku), i cili kishte kushtuar pesë dirhemë. Ajo më tha: “Ngrije kokën dhe shihe skllaven time! Ajo nuk pranon ta veshë atë në shtëpi, ndërsa në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem unë kisha një fustan si ky, të cilin nuk kishte grua në Medine pa ma kërkuar, në mënyrë që t’i shfaqej elegante burrit të saj e të mos e merrte atë.” (2628)

1173.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur erdhën nmhaxhirët nga Meka në Medine, ata s’kishin asgjë, ndërsa ensarët kishin tokë dhe pasuri. ensarët ua dhanë atyre tokën, me kusht që muhaxhirët t’u jepnin atyre gjysmën e prodhimit vjetor, që ta punonin tokën dhe gjithë ç’nevojitet për kultivimin e saj. Nëna e Enesit, Umm Sulejmi, e cila ishte edhe nëna e Abdullah bin Ebi Talhas, i dha disa palma hurmash të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili ia dha ato skllaves së tij të liruar, Umm Ejmenit, nënës së Usame bin Zejdit.

Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lirua nga lufta me fisin e Hajberit dhe u kthye në Medine, muhaxhirët ua kthyen ensarëve frutat që ua kishin dhuruar, po kështu edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia ktheu nënës së Enesit palmat e hurmave dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dha Umm Ejmenit palma të tjera nga kopshti i tij në vend të dhuratës së parë.” (2630)

1174.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Janë dyzet virtyte të vyera dhe më i larti prej tyre është dhënia e një dhie maniha. Kush bën çdonjë prej këtyre virtyteve duke shpresuar shpërblimin e Allahut për të me bindje të fortë se ai vërtet do ta marrë atë shpërblim, atëherë Allahu do ta shtie atë në Xhenet për shkak të saj.” (2631)

 

52 – DËSHMITË

 

1175.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i ndjekin ata, pastaj ata që i ndjekin ata (të dytët). Pas këtyre (tre brezave) do të vijnë njerëz që do të dëshmojnë para se të betohen dhe do të betohen para se të dëshmojnë.” (2652)

1176.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha tri herë: ” A t7u tregoj për më të madhin e gjynaheve të mëdha?” Të pranishmit i thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “(1) Vënia shok e Allahut në adhurim, dhe (2) të jesh i pabindur ndaj prindërve”-, pastaj u drejtua pasi ishte mbështetur (në krah në jastëk) dhe shtoi: “(3) dhe u këshilloj (ashpër) për dhënien e dëshmisë së rreme”. Pastaj vazhdoi ta përsërisë këtë qortim sa thamë se kur do të mbarojë!” (2654)

1177.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dëgjoi dikë të këndojë Kuran në xhami dhe tha: “Allahu e mëshiroftë!

Vërtet, ai më kujtoi këto e ato ajete Kurani të kësaj e të asaj sureje që s’i kisha ndër mend/7 (2655)

1178.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pasi fali namazin e natës në shtëpinë time, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemdëgjoi zërin e Abbadit që po falej në xhami dhe tha: “O Aishja, a zëri i Abbadit është ky?” I thashë që po. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O Allah! Mëshiroje Abbadin!” (2655)

1179.  Aishja radijAllahu ‘anha (bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem donte të nisej për udhëtim, ai hidhte short ndërmjet grave të tij dhe merrte me vete atë që i binte shorti. Kur doli për një betejë, ai hodhi short mes nesh dhe shorti më ra mua. Kështu, u nisa bashkë me të në kohën kur Allahu e kishte urdhëruar mbulesën për gratë. Mua më hipnin në deve dhe më zbrisnin me gjithë heudcxli. Kështu, ne ecëm derisa i Dërguari i Allahut mbaroi fushatën dhe u kthyem për në shtëpi. Ndërsa iu afruam Medines, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na urdhëroi të udhëtonim natën. Kur ishte dhënë urdhri për t’u nisur, unë eca derisa u largova nga kampi larg për nevojë. Pasi mbarova dhe u ktheva te kampi për t7u nisur me të tjerët, papritur vura re se varësen e qafës nuk e kisha, kështu që u ktheva ta kërkoj dhe për këtë u vonova. Njerëzit që më ndihmonin në deve, e morën heudexhin ku rrija dhe e vendosën në devenë me të cilën udhëtoja, duke menduar se isha brenda. Atë kohë gratë ishin të lehta dhe elegante dhe jo të shëndosha dhe hanin pak, kështu që ata nuk e kishin ndjerë shumë ndryshimin e peshës së hendexhit. E morën atë dhe e vendosën në deve. Ndërkohë unë isha shumë e re (rreth 15 vjeç). Kështu, ata e ngritën devenë dhe u nisën. Unë e gjeta varësen pasi ushtria kishte ikur. Kur u ktheva te kampi, nuk gjeta askënd, kështu që shkova te vendi im, ku rrija gjithnjë duke menduar se ata do ta ndjenin mungesën time dhe do të ktheheshin prapë të më kërkonin. Në këtë gjendje më erdhi gjumi dhe fjeta. Safuan Dhekvani kishte qenë pas ushtrisë dhe vjen në vendin ku isha unë në mëngjes. Kur pa hijen e një njeriu që flinte, ai erdhi drejt meje. Ai më kishte parë mua para kohës së detyrimit të mbulesës për gratë. Kësisoj, unë u ngrita kur dëgjova atë të thotë: “In-na lil-lahi ve in-na ilejhi raxhiunë – Vërtet të Allahut jemi dhe padyshim tek Ai do të kthehemi!” (Kuran, 2:156)

Ai e uli devenë e tij, zbriti prej saj dhe vuri këmbën e tij te këmbët e para të devesë. Unë hipa në të, ndërsa Safvani u nis në këmbë duke tërhequr devenë për dore, derisa arritëm ushtrinë që kishte ndaluar për të pushuar në mesditë. Atëherë pra, kush ishte caktuar për t’u shkatërruar, ra në shkatërrim, (disa njerëz më bënë akuzë të rreme), dhe prijësi i akuzuesve gënjeshtarë ishte Abdullah bin Seluli (prijësi i munafikëve, hipokritëve ne Medine). Pas kësaj mbërritëm në Medine dhe unë u sëmura për një muaj, ndërkohë njerëzit po përhapnin fjalët shpifëse të akuzuesve gënjeshtarë. Mua më dukej gjatë sëmundjes sime sikur nuk po shihja nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem atë ndjenjë dhe dashamirësi të zakonshme të tij, (sidomos) kur isha sëmurë. Ndërkohë ai vinte, përshëndeste dhe thoshte: “Si është ajo?” Unë nuk dija asgjë se ç’po ndodhte, derisa u përmirësova nga sëmundja që pata dhe dola me Umm Mistahin në Mesasi, vend ku dilnim për nevojë. Atëherë nuk dilnim për nevojë veçse natën dhe kjo përpara se t’i kishim banjot afër shtëpive. Kështu e kishim zakon atëherë, ashtu si bënin arabët më parë në vend të hapur ose larg shtëpive. Kështu pra, unë dola me Umm Mistahin duke ecur. Ajo u pengua nga fustani i gjatë (dhe u rrëzua) dhe tha: “U shkatërroftë Mistahi!” Unë i thashë: “Ç’fjalë të keqe po thua! Si e fyen një njeri që ka marrë pjesë në luftën e Bedrit?” Ajo tha: “O Hantah (oj ti), a nuk i ke dëgjuar se çfarë thonë për ty?” Më pas ajo më tregoi thashethemet e akuzuesve shpifës. Mua m’u shtua e m’u rëndua sëmundja dhe, kur u ktheva në shtëpi, i Dërguari i Allahut erdhi tek unë. Pasi përshëndeti, ai pyeti (shërbëtoren): “Si është ajo?” Unë i kërkova që të më lejonte të shkoja te prindërit e mi. Doja që të sigurohesha prej tyre për lajmet e përhapura. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më lejoi dhe unë shkova te prindërit e mi. Menjëherë pyeta nënën time: “Çfarë po përflasin njerëzit?” Ajo më tha: “O bijëza ime! Mos u shqetëso shumë për këtë. Për Allah! Nuk ka grua të shkëlqyer e joshëse që e do shumë burri i saj, i cili ka edhe gra të tjera, që ato të mos trillojnë për të.” Thashë: “Lavdi i qoftë Allahut! A vërtet po përgojojnë për këtë çështje?” Atë natë qava deri në agim dhe nuk vura gjumë në sy.” Përcjellësi i dytë i hadithit shton: “Kur pa se iu vonua Shpallja Hyjnore, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thirri në mëngjes Aliun dhe Usama bin Zejdin,për t’u këshilluar me ta për ta ndarë gruan e tij (Aishen). Usama i tregoi atij atë që ai dinte për emrin e mirë të grave të tij dhe shtoi: “O i Dërguari i Allahut, mbaje gruan tënde pasi, për Allah, ne nuk dimë për të veçse të mira! Ndërsa Aliu i tha: “O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk të ka vendosur ty kufizime, ka edhe shumë gra të tjera veç asaj, megjithatë pyet shërbëtoren të të flasë të vërtetën.” Nga kjo i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thirri Beriran dhe e pyeti: “O Berira! A ke parë ti ndonjëherë diçka tek ajo që të ngjall dyshime për të?” Berira i thotë: “Jo, për Allah, i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë kurrë nuk kam parë tek ajo ndonjë gjë të keqe e të gabuar, përveç faktit se ajo është vajzë shumë e re dhe, kur fle, harron dhe e lë brumin pa kujdes, kështu që vijnë dhe e hanë dhitë.” Atë ditë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit në minber dhe kërkoi që dikush ta mbështeste atë për të ndëshkuar Abdullah bin Selulin. Kështu i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush do të më mbështesë mua për të ndëshkuar atë njeri i cili më ka lënduar rëndë duke shpifur për emrin e familjes sime? Për Allah! Unë di vetëm të mira për familjen time. Ata kanë akuzuar një burrë për të cilin unë di vetëm të mira dhe ai nuk ka hyrë kurrë në shtëpinë time, përveçse me mua.” Kur ngrihet Saad bin Muadhi dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut! Për Allah! Unë do të të liroj prej tij: në qoftë se ai njeri është nga fisi Aus, atëherë ne do t’ia heqim qafën dhe, në qoftë se është nga vëllezërit tanë, nga fisi Hazrexh, atëherë na urdhëro dhe ne do ta përmbushim urdhrin tënd.” Nga kjo ngrihet Saad bin Ubada, kreu i fisit Hazrexh, që përpara kësaj kishte qenë njeri i shquar dhe i përkushtuar, i shtyrë edhe nga zelli i tij për fisin e vet dhe thotë: “Për Allah! Ti ke gënjyer, ti nuk e vret dot atë dhe nuk do të mundesh ta vrasësh.” Pas tij Usaid bin Hudein ngrihet dhe i thotë, (Saad bin Ubadas): “Për Allah! Ti je gënjeshtar. Për Allah! Ne do ta vrasim atë dhe ti je hipokrit, je duke mbajtur hipokritët. Për këtë, dy fiset Aus dhe Hazrexh u acaruan shumë dhe ishin gati të luftonin me njëri-tjetrin, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po qëndronte në minber. Ai zbriti dhe i qetësoi, derisa ata pushuan dhe ai ra në heshtje.”

Aishja vazhdon: “Gjithë atë ditë unë vazhdova të qaj, aq sa lotët nuk m’u ndalën dhe nuk vura gjumë në sy. Në mëngjes prindërit e mi ishin me mua. Kisha qarë dy net dhe një ditë, aq sa mu duk se nga e qara do të më plaste mëlçia. Ndërkohë që të dy prindërit ishin ulur tek unë dhe unë po qaja, një grua ensarije më kërkoi leje që të hynte dhe unë e lashë të hynte. Ajo u ul dhe filloi të qajë me mua. Ndërkohë që të gjithë ne ishim në këtë gjendje, kur hyn i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ulet. Ai nuk ishte ulur tek unë qysh ditën që ata trilluan e më akuzuan mua. Kaloi një muaj dhe asnjë Shpallje Hyjnore nuk i zbriti atij për çështjen time. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha fjalën e dëshmisë (Laa ilahe il-lAllah ve ne Muhammed-er-Resul-Allah – Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe unë, Muhamedi jam i Dërguari i Tij), pastaj tha: ‘O Aishe! Kështu e ashtu fjalësh më kanë thënë për ty. Në qoftë se ti je e pafajshme dhe e dëlirë, atëherë Allahu shpejt do ta shpallë pastërtinë tënde dhe, në qoftë se ke bërë gjynah, atëherë lutju Allahut të të falë dhe pendohu tek Ai, pasi, kur robi (njeriu) pranon fajin e bërë dhe i lutet Allahut për falje, Allahu ia pranon atij pendimin/ Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbaroi fjalën e tij, mua m’u ndalën lotët krejt dhe nuk më mbeti asnjë pikë në sy. I kërkova babait që t’i përgjigjej për mua të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por ai më tha: Tër Allah! Nuk di se ç’ti them të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem/ I thashë nënës që t’i fliste për mua të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem por edhe ajo më tha: ‘Për Allah! Nuk di se ç’ti them të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem/ Ndërsa vetë unë isha e re dhe nuk kisha shumë dije nga Kurani. Thashë: Tër Allah! Unë tani e di vërtet se ju keni dëgjuar se ç’po thonë njerëzit, dhe ajo ju është ngulitur në veten tuaj, aq sa e keni marrë atë si të vërtetë. Tani, nëse unë ju them juve se jam e pastër, dhe Allahu e di që unë jam e pastër dhe e pafajshme, ju nuk do të më besoni mua. Në qoftë se unë ju dëshmoj duke gënjyer se jam fajtore, dhe Allahu e di se unë jam e pastër dhe e pafajshme, atëherëju do të më besoni. Për Allah!

Unë nuk gjej dot për ju dhe për mua shembull tjetër, veçse atë të babait të Jusufit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (Jakubit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili tha: Tor, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju’ (Kuran, 12:18) Pastaj u ktheva siç isha në shtrat nga ana tjetër, gjithnjë duke shpresuar se Allahu do të provonte pafajësinë time, por për Allah, kurrë nuk kisha menduar se Allahu do të zbriste Shpallje Hyjnore për çështjen time, pasi nuk e quaja veten time aq të denjë që të flitej për mua në Kuran. Veçse shpresoja se i Dërguari i Allahut mbase do të shihte ndonjë ëndërr, me të cilën Allahu do të qartësonte pafajësinë dhe pastërtinë time. Për Allah! Pa u ngritur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga vendi ku ishte dhe pa dalë askush nga dhoma, veçse atij i erdhi Shpallja Hyjnore! Kështu atë e kapi ajo gjendje e zakonshme siç e kapte (çdo herë kur i zbriste Shpallje Hyjnore). (Në këtë gjendje) ai djersiste aq shumë saqë pikat e djersës i kullonin si perla edhe pse ishte ditë e ftohtë dimri. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lirua nga ajo gjendje, duke qeshur, fjalën e parë që foli, më tha mua: “O Aishe! Falëndero Allahun! Ai tashmë ka shpallur pafajësinë dhe dëlirësinë tënde.” Nëna ime më tha që të afrohesha tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por unë i thashë: ‘Jo, për Allah! Nuk do t’i afrohem dhe nuk falënderoj tjetër veçse Allahun/ Kësisoj, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: Tadyshim se ata që trilluan përgojimin janë një grup nga mesi juaj …’ (Kuran, 24:11) Kur Allahu zbriti këtë Shpallje për pafajësinë dhe dëlirësinë time, Ebu Bekr Siddiku (babai im) që gjithnjë e kishte ndihmuar me bamirësi Mistahin, sepse ai ishte i afërm i tij, tha: Tër Allah, nuk do t’i japë më asgjë Mistahit, për shkak të asaj që tha për Aishen/ Por më vonë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: ‘Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që Allahu t7ju falë? Allahu është Falës e Mëshirëplotë/ (Kuran, 24: 22) Pas kësaj Ebu Bekri tha: ‘Po! Për Allah! Unë dua që Allahu të më falë’- dhe zuri ta ndihmojë përsëri Mistahin, të cilin e kishte ndihmuar vazhdimisht më parë.” Aishja pastaj shton: “Ndërkohë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte pyetur edhe Zejneb bint Xhahshin (bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për mua duke i thënë: “O Zejneb! Çfarë di dhe çfarë ke parë?” Ajo i kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë ruhem të them se kam dëgjuar ose kam parë diçka që as e kam dëgjuar dhe as e kam parë. Për Allah! Unë nuk di gjë tjetër veçse të mira për Aishen.” Asokohe Zejnebi ishte rivalja ime (për bukuri dhe për dashurinë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), megjithatë Allahu e ruajti atë (nga mëria dhe ligësia), sepse ajo qe e drejtë dhe e përkushtuar.” (2661)

1180.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë lavdëroi një burrë tjetër në prani të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Mjerë për ty! Ia preve kokën (e vrave) mikun tënd”, duke e përsëritur disa herë dhe pastaj shtoi: “Kush prej jush duhet të lavdërojë vëllain e tij, atëherë ai duhet të thotë: ‘Mendoj se filani është kështu e ashtu, dhe Allahu e di saktë të vërtetën, dhe unë nuk vërtetoj sjelljen dhe moralin e mirë të dikujt përpara Allahut, e mendoj atë se është kështu e ashtu/ në qoftë se ai vërtet e di një gjë të tillë për të.” (2662)

1181.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më doli përpara tij në prag të betejës së Uhudit, kur unë ishte katërmbëdhjetë vjeç. Kështu, ai nuk më lejoi të merrja pjesë në atë betejë. Pastaj më doli përpara në prag të betejës së Hendekut, kur unë isha vetëm pesëmbëdhjetë vjeç dhe më lejoi (që të merrja pjesë në këtë luftë).” (2664)

1182.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kërkoi disa njerëzve që të betohen dhe ata nxituan për një gjë të tillë, kështu që ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi që të hidhnin short ndërmjet tyre se cili prej tyre do të betohej (i pari). (2674)

1183.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kujt i duhet që të betohet, atëherë ai ose duhet të betohet në Allahun, ose duhet të heshtë (dhe nuk duhet të betohet në asgjë tjetër përveçse në Allahun).” (2679)

1184.  Umm Kulthum bint Ukba radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë:

“Nuk është gënjeshtar ai që pajton njerëzit duke sjellë të dhëna të mira, ose duke thënë fjalë të mira.” (2692)

1185.  Sehb bin Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se një herë banorët e Kubasë u zunë mes tyre aq sa qëlluan njëri-tjetrin me gurë. Kur e njoftuan të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për këtë, ai tha: “Le të shkojmë të gjithë dhe të bëjmë pajtim mes tyre.,/ (2693)

1186.  Bera bin Azib radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis për të kryer umren në muajin (11) Dhul-Ka’de, por mekasit nuk e lejuan të hyjnë në Mekë, derisa ai e vendosi bashkë me ta, duke u premtuar, se do të rrinte atje vetëm tri ditë. Kur hartuan marrëveshjen ndërmjet tyre, shkruajtën: “Këto janë kushtet mbi të cilat Muhamedi, i Dërguari i Allahut, (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pajtohet (të bëjë paqe) …”, kur ata (e ndërprenë leximin) dhe thanë: “Nuk pajtohemi me këtë, pasi, po të besonim se ti je i Dërguari i Allahut, ne nuk do të kishim ndaluar, por ti je Muhamedi, i biri i Abdullahut.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Unë jam i Dërguari i Allahut dhe unë jam Muhamedi, i biri i Abdullahut.” Pastaj ai i tha Aliut radijAllahu ‘anhu (shkruesit): “Fshiji (fjalët) ‘i Dërguari i Allahuf”, por Aliu tha: “Jo, për Allah, unë kurrë nuk do ta fshij emrin tënd!” Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e mori shkresën dhe shkroi (lexoi): “Kjo është çfarë ka pranuar Muhamedi, i biri i Abdullahit: Nuk do të futet në Mekë asnjë armë, përveç atyre që janë të futura në çanta. Asnjë nga banorët e Mekës nuk do të lejohet të shkojë me të (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) edhe sikur të dëshirojë t’i shkojë pas tij. Ai (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk do të ndalojë asnjë nga shokët e vet që të qëndrojë në Mekë, nëse ndonjëri dëshiron të qëndrojë atje/r Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në Mekë (vitin tjetër) dhe afati i përcaktuar mbaroi, mekasit shkuan tek Aliu dhe i thanë: “Thuaji shokut tënd (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të dalë nga qyteti, pasi koha (për të cilën jemi pajtuar) ka mbaruar.// Kështu pra, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli nga Meka, kur nga pas i ndoqi e bija e Hamzait duke thirrur: “O xhaxhai im! O xhaxhai im!” Aliu radijAllahu ‘anhu e priti atë, e mori përdore dhe i tha Fatimes radijAllahu ‘anhu: “Merre bijën e xhaxhait tënd.” Zejdi dhe Xhaferi u zunë (se kush do të kujdesej) për të. Aliu tha: “Unë kam më shumë të drejtë për të, pasi ajo është bija e xhaxhait tim.” Xhaferi tha: “Ajo është bija e xhaxhait tim dhe tezja e saj është bashkëshortja ime.” Zejdi tha: “Ajo është bija e vëllait tim.” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e gjykoi se ajo duhej tri dorëzohej tezes së vet, sepse tezja është në vend të nënës. Pastaj i tha Aliut: “Ti je pjesë e imja dhe unë jam pjesë e jotja”. Xhaferit i tha: “Ti më ngjan mua në paraqitje dhe në karakter”. Kurse Zejdit iu drejtua: “Ti je vëllai ynë (në Islam) dhe skllavi ynë i liruar” 1 (2699)

1187.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në minber dhe Hasan bin Ali radijAllahu ‘anhu përkrah tij dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem herë shihte nga njerëzit dhe herë nga Hasan dhe po thoshte: “Ky biri im është sejjid (një fisnik i shquar) dhe shpresoj shumë që Allahu nëpërmjet tij të pajtojë dy grupe të mëdha muslimanësh.,/ (2704)

1188.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dëgjoi zëra të ngritur të dy njerëzve që po grindeshin te dera. Njëri prej tyre po i lutej që t’ia lehtësonte pak borxhin dhe të ishte i ndjeshëm, por tjetri po i thoshte:

“Për Allah, nuk e bëj një gjë të tillë!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli tek ata dhe i pyeti: “Cili është ai që u betua për Allah se nuk do të bëjë mirësi?” Ai u përgjigj: “Unë, o i Dërguari i Allahut! Unë do t’i jap atij çfarë të dojë.” (2705)

 

53 – KUSHTËZIMET

 

1189.  Ukba bin Amir radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nga të gjithë kushtet që ju duhet të përmbushni, kushtet që jua bëjnë të ligjshme përmbushjen e plotë të martesës (akti i martesës) me gruan janë ata që kanë të drejtën më të madhe dhe që duhen plotësuar më të parët.” (2721)

1190.  Ebu Hurejra dhe Zejd bin Halidi radijAllahu ‘anhu tregojnë: “Një beduin shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut! Të bëj be për Allahun, veç të gjykosh çështjen time sipas Librit (Ligjeve) të Allahut.” Kundërshtari i tij që ishte më gojëtar dhe më i ditur tha: “Po, të gjykosh mes nesh sipas Ligjeve të Allahut dhe të më lejosh mua që të flas (i pari).” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha këtij që të flasë. Ky tha: “Djali im (i pamartuar) punonte te ky njeri dhe bëri imoralitet me gruan e këtij (punëdhënësit). Njerëzit më thanë se djali im duhet të gurëzohet deri në vdekje, kështu që unë në vend të gurëzimit të tij pagova shpërblesë për birin tim njëqind dele dhe njëqind skllave. Pastaj pyeta dijetarët e fesë për këtë dhe ata më treguan se biri im duhet të rrihet me njëqind fshikullime dhe të internohet një vit, ndërsa gruaja e këtij duhet të gurëzohet deri në vdekje.,/ Pas kësaj i Dërguari i Allahut tha: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë do të gjykoj ndërmjet jush me Librin (Ligjet) e Allahut. Skllavet dhe dhentë të të kthehen ty, dhe birit tënd t’i jepen njëqind fshikullime dhe të internohet për një vit. O Unejs, shko te gruaja e këtij (të parit) dhe, në qoftë se ajo dëshmon fajin e saj, atëherë ajo të gurëzohet!” Unejsi shkoi tek ajo të nesërmen në mëngjes dhe ajo dëshmoi krimin e saj. Kështu që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që ajo të gurëzohet dhe ajo u gurëzua.” (2724, 2725)

1191.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur banorët e Hajberit ia ndrydhën (ia nxorën nga vendi) këmbët dhe duart Abdullah Ibn Umerit, Umeri u ngrit dhe mbajti një hytbe duke thënë: “Vërtet, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri marrëveshje me çifutët për pasurinë e tyre dhe u pati thënë: ‘Do t’ju lejojmë (të qëndroni në këtë vend), sa t’ju lejojë Allahu/ Dhe tani Abdullah bin Umeri shkon te tokat e tij dhe e sulmojnë atë natën duke ia nxjerrë duart dhe këmbët nga vendi. Përderisa ne nuk kemi armiq të tjerë atje, përveç atyre çifutëve, ata janë armiqtë tanë dhe njerëzit e vetëm mbi të cilët është dyshimi dhe akuza jonë, unë kam vendosur që t’i dëboj ata që andej.” Kur Umeri vendosi të zbatojë vendimin e marrë prej tij, një nga djemtë e Ebu Hukejkut erdhi dhe iu drejtua Umerit: “O prijësi i besimtarëve! A do të na dëbosh ne ndërkohë që Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na lejoi që të qëndrojmë dhe bëri marrëveshje me ne për pasurinë tonë duke pranuar kushtin e qëndrimit tonë atje?” Umeri i tha: “A kujton se e kam harruar fjalën që të ka thënë i Dërguarit i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘Çfarë do të bësh kur të dëbohesh nga Hajberi dhe deveja të mbartë për çdo natë (si endacak),?,/ Çifuti iu përgjigj: “Ajo ka qenë shaka e

Ebu-1 Kasimit.” Umeri i tha: “Po gënjen, o armiku i Allahut!” Kësisoj Umeri i dëboi ata dhe u pagoi vlerën e frutave të tyre që kishin si pasuri duke u dhënë para, shalë deveje, litarë e të tjera sende të ndryshme”. (2730)

1192.  Misvari dhe Mervani radijAllahu ‘anhu (rrëfimet e të cilëve përkojnë me njëri- tjetrin) tregojnë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nisi një udhëtim në kohën e (paqes së) Hudejbijes. Kur kishin përshkruar një pjesë të rrugës, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Halid bin Velidi është në Gamim në krye të një kalorësie nga pararoja e ushtrisë kurejshe, kështu që merrni rrugën djathtas.” Për Allah! Halidi e ndjeu ardhjen e muslimanëve vetëm kur i mbërriti pluhuri i ngritur nga marshimi i ushtrisë së tyre. Kështu, ai u kthye menjëherë të njoftojë kurejshët. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem marshoi derisa mbërriti në Thenija (rrugë malore), nëpërmjet të cilës shkohej tek kurejshët. Deveja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ul. Njerëzit i thërrisnin dhe përpiqeshin që ta ngrinin, por më kot, kështu që thanë: “Kasvaja (emri i devesë) u bë e pabindur! Kasvaja u bë kokëfortë!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kasvaja nuk është bërë e pabindur dhe ky nuk është zakoni i saj, por ajo është ndaluar nga Ai që ndaloi elefantin (Surja 105)” Pastaj shtoi: “Për Atë, në Duar të të Cilit është shpirti im! Në qoftë se ata (paganët kurejshë) më kërkojnë ndonjë veprim, i cili është në pajtim me Urdhrimet e Shenjta të Allahut dhe i madhëron ata, atëherë do t’ua siguroja atyre një gjë të tillë.” Pas kësaj fjale Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i thirri ashpër devesë dhe ajo u ngrit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndryshoi rrugën derisa zbriti nga deveja në fund të Hudejbijes pranë një pusi me pak ujë. Njerëzit e përdorën atë ujë me shumë kursim, por shumë shpejt ata e mbaruan të gjithë ujin dhe iu ankuan të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për etjen që i kishte zënë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori një shigjetë nga çanta dhe i urdhëroi që ta fusnin atë në atë pus. Për Allah! Uji filloi të buronte dhe vazhdoi të shtohej, derisa të gjithë njerëzit e shuan etjen dhe u kënaqën prej tij! Kur ata ishin në këtë gjendje, aty erdhi Budeil bin Verka Huzaiu bashkë me disa njerëz të tjerë nga fisi i tij Huzaa, të cilët e këshillonin të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe nuk i mbanin asnjë të fshehtë atij. Këta ishin nga njerëzit e Tihames. Budeili tha: “I kam lënë Kabin dhe Amr bin Luejin të ulur tek uji i bollshëm i Hudejbijes së bashku me devetë e qumështit (ose me gratë dhe fëmijët e tyre). Ata do të të luftojnë dhe nuk do të të lejojnë që të vizitosh Qabenë.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ne nuk kemi ardhur të luftojmë kënd, por për të bërë umre. Nuk ka dyshim se lufta i ka dobësuar kurejshët dhe kanë pësuar humbje të mëdha. Prandaj, në qoftë se ata duan, unë do ta zgjasja periudhën e armëpushimit mesh nesh, gjatë të cilit ata duhet që të mos ndërhyjnë ndërmjet meje dhe popullit arab (fiseve të tjera jobesimtare). Në qoftë se unë fitoj mbi ata femohues, atëherë kurejshët do të kenë të zgjedhin të përqafojnë Islamin, në qoftë se duan, ashtu siç bëjnë edhe njerëzit e tjerë, ose të paktën do të forcohen mjaft për të luftuar. Por, në qoftë se ata nuk e pranojnë armëpushimin, për Allah, në Duart e të Cilit është jeta ime, unë do të luftoj me ta në mbrojtje të çështjes sime derisa të vritem. Por (jam i bindur) se

Allahu me siguri që do ta nxjerrë Çështjen e Tij fitimtare.” Budeili tha: /yDo t’u tregoj atyre atë që the.,/ Kështu, ai u nis derisa arriti te kurejshët dhe u tha: “Ne vijmë nga ai njeri (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe e dëgjuam të thoshte diçka, të cilën, po dëshiruat mund t’jua bëjmë të njohur edhe juve.” Disa mendjelehtë nga paria e kurejshve thganë se ata nuk kishin nevojë për lajme të tilla, kurse të mençurit nga mesi i tyre thanë: “Na e tregoni çfarë dëgjuat prej tij.” Budeili u tregoi atë që i kishte thënë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Urva bin Mesudi u ngrit dhe tha: “O popull! A nuk jeni ju bijtë! Ata iu përgjigjën: “Po”. Tha: “A nuk jam unë babai?” U përgjigjën: “Po”. Ai u tha: “A dyshoni tek unë?” Thanë që jo. Ai vazhdoi: “A nuk e dini se unë e ftova popullin e Ukadhit për t’ju ndihmuar juve dhe, kur ata nuk pranuan, unë solla të afërmit dhe fëmijët e mi dhe ata që m’u bindën (për t’ju ndihmuar)?” Ata u përgjigjën: “Po, vërtet”. Ai vazhdoi: “Ja pra, ky njeri (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ju ka paraqitur një hap të arsyeshëm, prandaj pranojeni atë dhe më lejoni që unë të shkoj tek ai (të takohem).” Ata i thanë se mund ta takonte atë. Kështu, ai shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe filloi tri fliste, ndërsa Pejgamberi i tha pothuaj ato fjalë që i kishte thënë Budejlit. Pas kësaj Urva tha: “O Muhamed! A nuk ngurron të çrrënjosësh marrëdhëniet me popullin tënd? A ke dëgjuar ndonjëherë para teje ndonjë arab të shkatërrojë të afërmit e vet? Nga ana tjetër, në qoftë se ndodh e kundërta, (atëherë askush nuk do të të ndihmojë pasi) për Allah, unë nuk shoh me ty njerëz fisnikë, por njerëz nga fise të ndryshëm, të cilët do t7ia mbathin duke të të lënë të vetëm.” Kur dëgjoi këtë, Ebu Bekri e fyu dhe pastaj i tha: ” A thua se do t’ia mbathim dhe do ta lëmë vetëm Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?!” Urva pyeti: “Kush është ai?” I thanë se është Ebu Bekri. Urva i tha atij: “Për Atë, në duart e të Cilit është jeta ime! Po të mos ishte për një mirësi që më ke bërë dhe të cilën nuk ta kam shlyer, do të ta ktheja përgjigjen.” Pastaj Urva vazhdoi t’i fliste Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i kapte atij mjekrën, ndërsa Mugira bin Shuba me shpatë në dorë dhe me helmetë në kokë i rrinte Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem te koka. Sa herë që Urva e zgjaste dorën për të kapur mjekrën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Mugira i binte atij (Urvas) në dorë me dorezën e shpatës dlie i thoshte: “Hiqe dorën nga mjekra e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem!” Urva ngriti kokën dhe pyeti: “Kush është ky?” I thanë se është Mugira bin Shuba. Urva tha: “O tradhtar! A nuk po bëj të pamundurën për të parandaluar pasojat e këqija të tradhtisë tënde?” Para se të përqafonte Islamin, Mugira bin Shuba kishte qenë me disa njerëz, të cilët i kishte vrarë dhe ua kishte marrë pasurinë; pastaj kishte shkuar (në Medine) dhe kishte përqafuar Islamin. (Pas kësaj) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kishte thënë: “Sa për Islamin tënd, unë e pranoj atë, por nuk marr asgjë nga pasuria jote (sepse ajo ishte marrë me tradhti).” Pastaj Urva filloi të shohë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Për Allah! Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pështynte, pështyma binte në dorën e ndonjërit prej shokëve të tij dhe ai fërkonte me të fytyrën dhe lëkurën. Në qoftë se ai i urdhëronte, ata menjëherë i zbatonin urdhrat e tij. Në qoftë se merrte avdes, ata nxitonin kush e kush të merrte më parë ujin e mbetur dhe, kur i flisnin atij, ata e ulnin zërin dhe nuk e shihnin gjatë në fytyrë nga respekti për të! Pastaj Urva u kthye tek njerëzit e vet dhe u tha: “O njerëzit e mi! Për Allah! Unë kam qenë te mbretërit, kam qenë te Çezari (Perandori i Bizantit), te Kisra (Perandori i Persisë) dhe tek Negusi (Perandori i Abisinisë), megjithatë unë kurrë nuk kam parë asnjërin prej tyre të respektohet nga oborrtarët aq shumë sa ç’e respektojnë Muhamedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shokët e vet. Për Allah! Kur ai pështynte, pështyma e tij binte në duart e ndonjërit prej shokëve të vet, i cili fërkonte me të fytyrën dhe trupin. Kur ai i urdhëronte, ata e zbatonin menjëherë urdhrin e tij. Kur ai merrte avdes, ata ziheshin kush e kush të merrte i pari ujin e mbetur. Kur flisnin (para tij), ata e ulnin zërin dhe nuk e shihnin atë gjatë në fytyrë, nga respekti i madh për të! Padyshim, ai ju ka ofruar një zgjedhje të arsyeshme, kështu që ju lutem ta pranoni atë.” Një burrë nga Beni Kinana tha: “Më lejoni të shkoj tek ai”,- dhe ata e lejuan. Kur ai iu afrua Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij, i Dërguari Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ” Ai është filani nga fisi që i respekton devetë e caktuara për kurban. Sillini pra ato deve përpara tij.” Kështu njerëzit i sollën ato përpara tij dhe e pritën atë, ndërkohë që e thonin telbijen me zë të lartë. Kur ai vështroi këtë pamje tha: “Lavdi i qoftë Allahut! Nuk është aspak e denjë t’i ndalosh këta njerëz nga vizita e Qabesë.” Kur u kthye te njerëzit e vet, ai u tha: “Pashë devetë e kurbanit të kurorëzuara dhe të shënuara e mendoj se është nuk e këshillueshme t’i pengojmë të vizitojnë Qabenë.” Atëherë u ngrit një burrë tjetër i quajtur Mikraz bin Hafs dhe kërkoi që ta lejonin të shkonte edhe ai te Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ata e lanë të shkojë. Kur ai iu afrua muslimanëve, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky është Mikrazi, është njeri i lig.” Ai filloi t7i flasë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ndërkohë erdhi Suheil bin Amr. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Tani (me ardhjen e Suhejlit) çështja juaj u lehtësua.” Suhejli i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Eja na shkruaj një marrëveshje paqeje me ne.” Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thirri shkruesin dhe i tha: “Shkruaj: Bismil-laliirr-Rrahmcinirr-Rrahim – Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” Suhejli e ndërpreu: “Sa për Err-Rrahman – të Gjithëmëshirshmin, për Allah, nuk e di se ç’do të thotë, por shkruaj: ‘Bismike Allaluimme – Me Emrin Tënd, o Allah/ ashtu siç ke pas shkruar më parë.” Muslimanët thanë: “Për Allah! Ne do të shkruajmë vetëm Bismil-lahirr- Rrahmanirr-Rrahim”, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Shkruaj ‘Me Emrin Tënd, o Allah/” Pastaj ai diktoi: “Kjo është marrëveshja e paqes që ka arritur Muhamedi, i Dërguari i Allahut …”, por Suhejli ndërhyu sërish: “Për Allah, po ta dinim se ti je i Dërguari i Allahut, nuk do të të ndalonim që të vizitoje Qabenë dhe nuk do të të kishim luftuar. Prandaj shkruaj: “Muhamedi, i biri i Abdullahut.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Për Allah! Sigurisht që unë jam i Dërguari i Allahut, edhe në qoftë se ju njerëz më mohoni e nuk më besoni si të tillë. Megjithatë shkruaj: ‘Muhamedi, i biri i Abdullahut/” Pastaj Pejgamberi iu drejtua Suhejlit: “Me kusht që të na lejoni të vizitojmë Shtëpinë (Qabenë) dhe të bëjmë Tavaf rreth saj.” Suhejli tha: “Për Allah, ne nuk do t’ju lejojmë (këtë vit) që të mos u japim shkas arabëve të thonë se ne kemi anuar nga ju, por do t’ju lejojmë vitin tjetër”,- dhe kështu u shkrua. Pastaj Suhejli shtoi: “Ne gjithashtu kushtëzojmë që ju të na ktheni këdo prej nesh që vjen tek ju, edhe sikur një njeri i tillë të pranojë fenë tuaj.” Muslimanët thanë: “Lavdi i qoftë Allahut! Si do t7u kthehet një njeri i tillë idhujtarëve pasi të jetë bërë musliman?!” Ndërkohë që ata të gjithë ishin në këtë gjendje, Ebu Xhendel, duke iu marrë këmbët me pranga, vjen nga lugina e Mekës, derisa ra ndërmjet muslimanëve. Suhejli tha: “O Muhamed, ky është kushti i parë me të cilin ne bëmë paqe me ty: që të ma kthesh atë mua.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Marrëveshja e paqes akoma nuk është vendosur.” Suhejli tha: “Për Allah, kurrë nuk do të të lejoj ta mbash atë!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Atëherë, ma lër mua.” Ai tha: “Jo, nuk ta lë”. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po, bëje këtë”. Ai tha: “Jo, nuk e bëj”. Mikrezi (ndërhyri dhe) tha: “Përkundrazi ta kemi lënë ty.” Ebu Xhendeli tha: “O ju muslimanë! A do të kthehem përsëri te idhujtarët edhe pse tashmë kam ardhur si musliman? A nuk e shihni sa shumë kam vuajtur?!” Ebu Xhendeli ishte ndëshkuar ashpër për shkak të besimit të tij tek Allahu.”

Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkova te Pejgamberi i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thashë: “A nuk je ti me të vërtetë Pejgamberi i Allahut?!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, padyshim që jam!” I thashë: “A nuk jemi ne në të vërtetën dhe armiku në të kundërtën?!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, padyshim!” I thashë: “Atëherë pra, pse duhet të jemi të përulur në fenë tonë?!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Unë vërtet që jam i Dërguari i Allahut dhe unë nuk jam i pabindur ndaj Tij: dhe Ai do të më nxjerrë mua fitimtar!” I thashë: “A nuk na the se do të shkojmë në Qabe dhe se do të bëjmë tavaf rreth saj?!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, por a të thashë për të shkuar atje këtë vit?” I thashë që jo. Ai më tha: “Kështu pra, do ta vizitosh Qabenë dhe do të bësh tavaf rreth saj!” Pastaj shkova tek Ebu Bekri dhe i thashë: ” A nuk është ai me të vërtetë Pejgamberi i Allahut?!” Ai tha: “Po, padyshim që është!” I thashë: “A nuk jemi ne në rrugën e drejtë, kurse armiku ynë në rrugën e shtrembër?!” Ai tha: “Po, padyshim.” I thashë: “Atëherë pra, pse duhet të jemi të përulur në fenë tonë?!” Ai tha: “Or burrë! Ai sigurisht që është i Dërguari i Allahut, por nuk është i pabindur ndaj Zotit, i Cili do ta nxjerrë atë fitimtar! Ndiqe atë me vendosmëri, se për Allah, ai është në të Vërtetën!,/ I thashë: “A nuk na tha se do të shkojmë në Qabe dhe se do të bëjmë tavaf rreth saj?” Ai tha: “Po, por a të tha për të shkuar atje këtë vit?” I thashë që jo. Ai tha: “Kështu pra, me siguri që do ta vizitosh Qaben dhe do të bësh tavaf rreth saj.” Më pas bëra shumë vepra të mira për të shlyer ato pyetje të papërshtatshme që u bëra.”

Rrëfimi i ngjarjes vazhdon nga treguesit e parë: “Kur përfundoi shkrimi i marrëveshjes së paqes, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha shokëve të tij: “Ngrihuni dhe therni kurbanët tuaj dhe rruani kokat tuaja.,/ Për Allah, asnjë prej tyre nuk u ngrit edhe pse ai u tha tri herë! Kur asnjëri prej tyre nuk u ngrit, ai i la ata, shkoi tek Umm Selema dhe i tregoi asaj për sjelljen e njerëzve ndaj tij. Ajo i tha: “O Pejgamberi i Allahut! A do që të zbatohet urdhri yt? Dil dhe mos i thuaj askujt asnjë fjalë derisa të kesh therur kurbanin tënd! Pastaj thirri berberit të të rruajë kokën!” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli dhe nuk i foli kurrkujt prej tyre asnjë fjalë, derisa kreu ato dy punë: theri kurbanin e tij, pastaj thirri berberin e vet, i cili i rruajti kokën. Sapo panë një gjë të tillë, shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngritën, therën kurbanët e tyre dhe filluan t’i rruajnë kokat njëri-tjetrit. Aq shumë nxituan, sa po u copëtonin me njëri-tjetrin. Më pas disa gra besimtare shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (për të shpallur Islamin e tyre). Nga kjo, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “O ju që keni besuar, kur ju vijnë besimtaret të mërguara, provoni (besimin tek) ato. Allahu e di më mirë besimin e tyre. Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato. Kthejuni jobesimtarëve pajën, që u kishin dhënë atyre. Nuk ka pengesë që t’i merrni ato për bashkëshorte, pasi t’u jepni pajën e martesës. Mos qëndroni në martesë me idhujtare. Kërkoni atë që keni dhënë (si pajë), por dhe jobesimtarët le të kërkojnë atë që kanë dhënë. Ky është ligji i Allahut, Ai ju gjykon ju; Allahu di çdo gjë dhe është i Gjithëdijshëm e i Urtë.” (Kuran, 60:10). Atëherë Umeri ndau dy nga gratë e tij që ishin femohuese. Më vonë me njërën prej tyre u martua Muavija bin Ebu Sufjan, ndërsa me tjetrën u martua Safran bin Umeje. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye në Medine, tek ai shkoi Ebu Besiri, një musliman i ri nga kurejshët. Femohuesit dërguan në ndjekje të tij dy burra që i thanë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Përmbaju premtimit që na ke dhënë.” Kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ua dorëzoi atë atyre. Ata të dy e morën Ebu Besirin derisa arritën në Dhul-Hulejfe, ku zbritën nga kafshët për të ngrënë pak hurma që kishin me vete. Ebu Besiri i tha njërit prej tyre: “Për Allah, o filan, shoh që ke një shpatë shumë të mirë!” Ai e nxori shpatën (nga këllëfi) dhe tha: “Për Allah, sigurisht që është shumë e mirë dhe e kam provuar shumë herë!” Ebu Besiri i tha: “Ma lër ta shoh.” Kur ai ia dha shpatën, Ebu Besiri e qëlloi me të deri në vdekje, ndërsa shoku i tij iku me vrap, derisa arriti në Medine dhe hyri me vrap në xhami. Kur i

Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pa atë, tha: “Ky njeri duket shumë i frikësuar.” Kur ai u afrua te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Shoku im u vra. Edhe unë do të isha vrarë.” Më pas vjen Ebu Besiri dhe i thotë: “O i Dërguari i Allahut, për Allah! Allahu të bëri ty që t’i përmbushësh detyrimet duke më kthyer mua tek ata (mosbesirntarët), por Allahu më shpëtoi mua prej tyre.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mjerë për nënën e tij! Çfarë luftëndezësi i shkëlqyer do të ishte, sikur të kishte mbështetës!” Kur Ebu Besiri dëgjoi këto fjalë, e kuptoi se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do ta kthente përsëri në duart e idhujtarëve, kështu që iku derisa arriti në breg të detit. Ebu Xhendeli u iku femohuesve (mekas) dhe shkoi e u bashkua me Ebu Besirin. Kështu, më pas sa herë që ndonjë nga kurejshët përqafonte Islamin, ai i bashkohej Ebu Besirit, derisa ata u bënë një grup i fortë. Për Allah, se herë që dëgjonin për ndonjë karvan të kurejshëve që drejtohej për në Sham, ata e sulmonin karvanin, i vrisnin të pafetë dhe u merrnin pasurinë! Për këtë arsye kurejshët i dërguan mesazh Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke i kërkuar që, për Hir të Allahut dhe të farefisit, ai të çonte (lajmës tek Ebu Besiri dhe shokët e tij) e t’u premtonte se cilido prej tyre që do të kthehej te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, do të ishte i mbrojtur. Kësisoj pra, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u dërgoi atyre (njoftim për këtë), ndërsa Allahu i Madhëruar shpalli ajetet: “Është Ai që i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda në Mekë, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh të gjitha çfarë bëni ju. Jobesimtarët ju penguan t’i afroheni Xhamisë së Shenjtë dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrrnin rië vend. Po të mos kishte qenë për disa besimtarë e besimtare (në Mekë) që ju nuk i njihnit e kështu mund t’i merrnit nëpër këmbë, duke bërë gjynah kundrejt tyre pa e ditur, Allahu do t’ju kishte urdhëruar t’i luftonit ata. Sikur ata të ishin veç, Ne do t’i ndëshkonim me dënim të dhembshëm ata (banorë të Mekës), që nuk besuan. Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin më të drejtë e qenë më të denjë për të. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Kuran, 48: 24-26)

Zelltaria e tyre pagane qe se ata nuk dëshmuan (dhe nuk shkruan në aktin e marrëveshjes) se ai (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte Pejgamberi i Allahut, nuk pranuan të shkruhej: “Bismil-laliirr-Rrahmanirr-Rrahim / Me Emrin e Allahut, të Gjithë- mëshirshmit, Mëshirëplotit” dhe i ndaluan muslimanët të vizitonin Shtëpinë (e Allahut, Qabenë)” (2731, 2732, 2733)

1193.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ” Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë Emra, njëqind pa një. Kush i mëson dhe i përmend ato (duke besuar në kuptimet e tyre dhe duke vepruar sipas tyre), do të hyjë në Xhenet.” (2736)

 

54 – AMANETET DHE POROSITË

 

1194.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk është e drejtë dhe nuk i lejohet asnjë myslimani, i cili ka ndonjë gjë për të lënë amanet, që t’i kalojnë dy net pa pasur gati të shkruar me vete porosinë e tij të fundit dhe amanetin.,/ (2739)

1195.  Amr Ibn Harithi, vëllai i bashkëshortes së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Xhuvejria bint Harith radijAllahu ‘anhu, tregon se, kur vdiq i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai nuk la trashëgimi as dirhem (para), as skllav, as skllave dhe asgjë tjetër, përveç mushkës së tij të bardhë, armëve të tija dhe një cope tokë, të cilën e kishte dhënë sadaka. (2740)

1196.  Talha Ibn Musarrif tregon: “E pyeta Abdullah bin Aufan radijAllahu ‘anhu: “A ka lënë ndonjë testament Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Ai më tha që jo. E pyeta: “Si shpjegohet atëherë që lënia e testamentit u është bërë detyrë njerëzve?” Ai m’u përgjigj: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem la si amanet Librin e Allahut (Kuranin).” (2740)

1197.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, cila bamirësi është më e mira?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Të japësh lëmoshë kur je i shëndetshëm dhe i etur (për të fituar), duke shpresuar të bëhesh i pasur dhe duke pasur frikë që të mos bëhesh i varfër. Mos e vono dhënien e sadakasë derisa, kur të biesh në shtratin e vdekjes, të thuash: “Jepini kaq këtij e aq atij – sepse në këtë kohë pasuria nuk është më e jotja, por i takon filanit e filanit (nga trashëgimtarët e tu sipas Ligjit Islam).” (2748)

1198.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se kur i zbriti ajeti i Kuranit: “Dhe këshilloje farefisin tënd të afërm (o Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)”, (Kuran 26: 214), i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe thirri: “O ju kurejshë! Blini shpirtrat tuaj (shpëtojeni veten nga Zjarri i Xhehenemit), sepse unë nuk mund t’ju shpëtoj nga ndëshkimi i Allahut! O Beni Abdul- Menaf! Unë nuk mund t’ju shpëtoj nga ndëshkimi i Allahut! O Abbas bin Abdul-Muttalib! Unë nuk mund të të shpëtoj nga ndëshkimi i Allahut! O Safije, halla e të Dërguarit të Allahut! Unë nuk mund të të shpëtoj nga ndëshkimi i Allahut! O Fatime, bija e Muhamedit! Më kërko ç’të duash nga pasuria ime, por unë nuk mund të të shpëtoj nga Ndëshkimi i Allahut!”(2753)

1199.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se babai i tij, Umeri në kohën e të Dërguarit të Allahut, dha sadaka nga pasuria e tij një kopsht hurmash të quajtur Thamg. Umeri tha: “O i Dërguari i Allahut, kam një gjë nga pasuria ime, e cila për mua është e shtrenjtë dhe desha ta jap atë si bamirësi.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Jepe kopshtin për bamirësi (si vakëf), me kusht që si toka, ashtu edhe pemët as të mos shiten, as të mos dhurohen dhe as të mos lihen testament, por që frutat e tij të shfrytëzohen (për bamirësi).” Kësisoj pra, Umeri e dha kopshtin sadaka (për t’u përdorur) për Çështjen e Allahut, për lirimin e skllevërve, për të varfrit, për miqtë, për udhëtarët e mbetur rrugës dhe për të afërmit. Ndërkohë kujdestari i këtij kopështi mund të hajë prej tij në mënyrë të arsyeshme dhe me drejtësi, si dhe mund të lejojë ndonjë shokun e vet të hajë me kusht që të mos ketë qëllim që të fitojë me anë të tij.” (2764)

1200.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shmangni shtatë gjynahet e mëdha shkatërruese.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?” Ai u përgjigj: “T’i bësh Allahut shokë; të merresh me magji; t’i marrësh jetën tjetrit. gjë të cilën Allahu e ka ndaluar, përveçse kur e kërkon e drejta (islame); të hash kamatën; të hash (të gllabërosh) pasurinë e jetimit; t’i kthesh shpinën armikut e t7ia mbathësh nga fusha e betejës kur luftohet dhe të akuzosh padrejtësisht gratë e dëlira, të ndershme e besimtare të vërteta.” (2766)

1201.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Trashëgimtarët e mi nuk do të trashëgojnë as dinar dhe as dirhem (para). Gjithçka që do të lë, duke hequr shpenzimet për gratë e mia dhe pagat për të punësuarit e mi, do të jepet në bamirësi.” (2776)

1202.  Tregohet se kur u rrethua (nga rebelët), Uthmani radijAllahu ‘anhu tha: “Ju pyes në Emër të Allahut, dhe nuk pyes askënd tjetër, përveç shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. A nuk e dini se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Kush (blen dhe) hap pusin Ruma, atij do t’i sigurohet Xheneti’? Dhe unë (e bleva dhe) e hapa atë. A nuk e dini se ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Kush bën gati ushtrinë e vështirësisë (për fushatën e Tebukut), do t’i sigurohet Xheneti?’ Dhe unë e bërë gati atë.” Ata dëshmuan si të vërtetë gjithçka që ai tha. (2778)

1203.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush nga fisi Beni Sehm doli bashkë me Temim Dariun dhe Adij bin Beddan. Burri nga fisi Sehmij vdiq në një vend ku nuk kishte asnjë musliman. Kur Temimi dhe Adiju u kthyen me pasurinë e të ndjerit, ata thanë se kishin humbur një tas argjendi me shkalitje ari. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i vuri ata të betohen (për të vërtetuar shtirjen e tyre). Më pas ky tas u gjend në Mekë te disa njerëz të cilët thanë se e kishin blerë nga Temimi dhe Adiji. Kësisoj u ngritën dy dëshmitarë nga të afërmit e të ndjerit (nga Sehmij) dhe u betuan se dëshmitë e tyre janë më të vlefshme dhe më të drejta se dëshmitë e Temimit dhe Adijit dhe se ai tas i përkiste mikut të tyre. Për këtë çështje të tyre zbriti ajeti i Urtë: “O ju që keni besuar! Në qoftë se ndonjërit prej jush i afrohet vdekja, le të dëshmojnë…” (Kuran 5: 106) (2780)

 

55 – XHIHADI

 

1204.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Më udhëzo për një vepër që të jetë me vlerën e xhiliadit (në shpërblim).” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Unë nuk mund të të gjej vepër tjetër të tillë”,- pastaj shtoi: “A mundesh ti, ndërkohë që luftëtari musliman ka shkuar për xhihad, të hysh në xhaminë tënde, të falesh pandërprerë dhe të agjërosh pandërprerë pa e prishur atë?” Ai i tha: “E kush mundet të bëjë një gjë të tillë?!”234 (2885)

1205.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Kush është më i miri i njerëzve?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Besimtari që lufton për Çështjen e Allahut me jetën dhe me pasurinë e tij.” Ata e pyetën: “Cili vjen pastaj?” Ai u përgjigj: “Besimtari që rri në një luginë të vetmuar, duke adhuruar Allahun dhe duke i lënë njerëzit të qetë nga të këqijat e tij.” (2786)

1206.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Shembulli i luftëtarit për Çështjen e Allahut – dhe Allahu e di më mirë se kush lufton për Çështjen e Tij – është si shembulli i atij që agjëron dhe falet paprerë. Allahu garanton se do ta fusë atë në xhenet, në qoftë se ai vritet, ose do ta kthejë atë shëndoshë e mirë me shpërblime të mëdha dhe/ose me plaçkë lufte.” (2787)

1207.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, i kryen rregullisht faljet e përcaktuara ditore dhe agjëron muajin e Ramazanit, atëherë do të jetë një premtim i drejtë nga Allahu për ta pranuar atë në Xhenet, pavarësisht nëse lufton për Çështjen e Allahut, apo rri në vendin ku ka lindur.,/ Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Allahut! A t’ua bëjmë të njohur njerëzve këtë lajm të mirë?” Ai tha: “Xheneti ka njëqind shkallë, të cilat Allahu i ka përgatitur vetëm ata që luftojnë për Çështjen e Tij. Largësia nga njëra shkallë në tjetrën është sa hapësira mes qiellit dhe tokës. Kështu, kur të kërkoni prej Allahut (ndonjë gjë), kërkoni Firdensin, i cili është pjesa e më e mirë dhe më e lartë e Xhenetit.”

Treguesi i dytë i hadithit shton: “Më duket se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha edhe se: “Përmbi të (Firdeusin) është Arshi i të Gjithëmëshirshmit (Allahut) dhe prej andej vërshojnë lumenjtë e Xhenetit.” (2790)

1208.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një përpjekje e vetme (në luftë) për Çështjen e Allahut paradite ose pasdite qoftë, është më e mirë dhe më e vlefshme se kjo botë dhe gjithçka që ndodhet në të.” (2792)

1209.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një vend i vogël në Xhenet sa harku i krahut tuaj, është më i mirë dhe më i vlefshëm sesa gjithë ajo (botë) ku lind dhe perëndon dielli,/. Pastaj shtoi: “Një përpjekje e vetme (në luftë) për Çështjen e Allahut, paradite ose pasdite, është më e mirë dhe më me vlerë sesa gjithë ajo (botë) ku lind dhe perëndon dielli.” (2793)

1210.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se një hyri, nga banorët e Xhenetit, do t’i shfaqej banorëve të tokës, ajo do ta ndriçonte gjithë hapësirën mes qiellit dhe tokës me dritë edhe do ta mbushte atë me erë të mirë, ndërsa shamia në kokën e saj është më e mirë dhe më me vlerë se dynjaja dhe gjithë ç’ka në të.” (2796)

1211.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi shtatëdhjetë burra nga fisi Beni Sulejm te fisi Beni Aamir. Kur ata mbërritën atje, daja im u tha: “Unë po shkoj përpara jush dhe, në qoftë se ata më lejojnë mua të njoftoj mesazhin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (kjo do të jetë shumë mirë), përndryshe të më qëndroni pranë.” Kështu, ai shkoi përpara tyre dhe paganët (e fisit Aamir) i dhanë atij besë e siguri. Por, kur po u shtjellonte mesazhin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ata i bënë me shenjë njërit prej njerëzve të vet, i cili e plagosi atë për vdekje me shigjetë. Daja im (i plagosur) thirri: “Allahii Ekber (Allahu është më i Madhi)! Fitova, për Zotin e Qabesë!” Pas kësaj fisi Aamir sulmoi edhe shokët e tjerë (të dërgatës së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i vrau të gjithë, përveç një burri të çalë i cili u ngjit në mal. (Përcjellësi i dytë i hadithit mendon se shpëtoi edhe një tjetër). Atëherë Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e njoftoi Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ata (dëshmorët) u takuan me Zotin e tyre, se Ai u kënaq me ta e i bëri edhe ata të kënaqur dhe se asokohe ata këndonin (këtë ajet):

“Njoftoni njerëzit tanë se ne kemi takuar Zotin tonë, Ai qe i kënaqur me ne dhe na bëri edhe ne të kënaqur”. Pastaj ky ajet u shfuqizua (dhe u hoq nga Kurani). Nga kjo ndodhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu lut Allahut dyzetë ditë (në namazin e agimit) për të mallkuar vrasësit nga fiset Riël, Dhehvan, Beni Sihjan dhe Beni Usajja, të cilët nuk iu bindën Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (2801)

1212.  Xhundeb Ibn Sufjan radijAllahu ‘anhu tregon se, në një nga betejat e shenjta, të Dërguarit të Allahut iu plagos një gisht dhe i kulloi gjak. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Je veçse një gisht që kullon gjak dhe ajo (plagë) që more është për Çështjen e Allahut.” (2802)

1213.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për Atë, në duart e të Cilit është shpirti im! Kush plagoset në Çështjen e Allahut – dhe Allahu e di më mirë se kush plagoset për Çështjen e Tij – do të vijë Ditën e Kiametit me plagët ngjyrë gjaku dhe me erën e miskut.” (2803)

1214.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Xhaxhai im Enes Ibn Nadr nuk mori pjesë në Luftën e Bedrit. Ai tha: “O i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Unë kam munguar në betejën e parë që ju luftuat kundër paganëve. Nëse Allahu më sjell një rast që t’i luftoj paganët, padyshim që Allahu do të më shohë si (me sa trimëri) do të luftoj.” Ditën e Uhudit, kur muslimanët kthyen shpinën dhe ia mbathën, ai tha: “O Allah! Të kërkoj të falur Ty për atë që kanë bërë këta (d.m.th. shokët e tij) dhe distancohem nga ajo që kanë bërë ata (d.m.th. paganët).” Pastaj ai eci përpara dhe takoi Saad Ibn Muadhin, të cilit i tha: “O Saad Ibn Muadh! Për Zotin e Nadrit! Xheneti! Po e ndjej aromën e tij të vijë që nga pas Uhudit!” Më vonë ‘Saadi tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk mund të arrij të bëj çfarë bëri ai. I gjetëm në trup mëse tetëdhjetë plagë nga shpatat e nga shigjetat. E gjetëm të vrarë dhe trupi i tij ishte gjymtuar e sakatosur aq keq, saqë askush s’e njohu veç motrës së tij, e cila mundi ta njohë nga gishtat.” Menduam se ky ajet ishte shpallur për të dhe për të tjerë si ai: “Nga besimtarët ka burra të atillë që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun (dolën në luftë për Çështjen e Allahut dhe nuk ia kthyen shpinën armikut të pafe). Disa prej tyre disa e plotësuan detyrimin (ranë dëshmorë) dhe disa po presin akoma, pa e ndryshuar aspak vendosmërinë (në besën e dhënë Allahut).” (Kuran, 33: 23)

Më përpara, motra e tij, Rubejia, i kishte thyer dhëmbin një gruaje dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte urdhëruar një ndëshkim të njëjtë (për Rubeijan si shpagim). Atëherë Enes Ibn Nadri kishte thënë: “O i Dërguari i Allahut! Betohem për Atë që të ka dërguar ty me të vërtetën! Dhëmbi i motrës sime nuk do të thyhet.” Pastaj pala që kërkonte shpagim nga motra e Enesit pranoi shpërblim monetar dhe hoqi dorë nga kërkesa për ndëshkim të njëjtë. Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ka disa njerëz nga robërit e Allahut, të cilëve Ai ua plotëson betim, kur ata i përbetohen Atij.” (2805)

1215.  Zejd Ibn Thabit radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Kurani u mblodh (në një vëllim të vetëm) nga shumë shkrime, një nga ajetet e sures Ahzab (nr.33) mungonte. Unë e kisha dëgjuar atë ajet ta këndonte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe nuk munda ta gjej, përveçse te Huzeime Ibn Thabit ensariu. Ky ishte një burrë, dëshminë e të cilit i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kishte vlerësuar të barabartë me dëshminë e dy burrave. Ajeti ishte: “Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun ….” (Kuran, 33: 23) (2807)

1216.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë i mbuluar me përkrenare hekuri shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! A të luftoj apo të hyj në Islam më parë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Më parë prano Islamin, pastaj lufto!” Kështu, ai pranoi Islamin, shkoi në luftë dhe ra dëshmor. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Punoi pak dhe u shpërblye shumë.” (2808)

1217.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Umm Rubeji radijAllahu ‘anhu, nëna e Haritha Ibn Surakas radijAllahu ‘anhu, erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O Pejgamberi i Allahut, a do të më tregosh për Harithën?” Ai ishte nga ata që u vranë (dëshmorë) Ditën e Bedrit, i goditur nga një shigjetë e panjohur. Ajo shtoi: “Në qoftë se ai është në Xhenet, do të jem e qetë, e po të jetë ndryshe do të qaj hidhur për të.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O nëna e Harithit! Në Xhenet ka kopshte të begata dhe biri yt mori Firdensiji (kopshtin) më të lartë.” (2809)

1218.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e pyeti: “Midis dikujt që lufton për plaçkë lufte, dikujt që lufton për famë dhe dikujt që lufton për t’u dukur, cili lufton për Çështjen e Allahut?,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ai i cili lufton që fjala e Allahut (Feja e Allahut, Islami, Besimi i pastër Islam në një Zot të Vetëm) te jetë mbi gjithçka. Ky, pra, është ai që lufton vërtet për Çështjen e Allahut.” (2810)

1219.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye nga beteja ditën e luftës së Hendekut, ai i hoqi armët dhe u la. Pastaj i erdhi Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me kokën të mbushur me pluhur dhe i tha: “I ke hequr armët?! Për Allah! Unë akoma nuk i kam hequr armët e mia!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “Po ku (do të shkojmë tani)?” Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ja, atje”,- duke i bërë me shenjë për te Beni Kurejdha. Kështu i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis në drejtim të tyre.” (2813)

1220.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Dy burra Allahu i pret duke qeshur: njëri vret tjetrin dhe që të dy hyjnë në Xhenet. I pari lufton për Çështjen e Allahut dhe vritet, pastaj Allahu e pranon pendimin (pranimin e Islamit nga ana) e vrasësit, i cili më pas bie dëshmor në Rrugën e Allahut.” (2826)

1221.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ai ishte në Hajber pas marrjes së qytetit nga muslimanët, dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më jep edhe mua pjesë (nga tokat e Hajberit).” Një nga bijtë e Seid Ibn Aas tha: “O i Dërguari i Allahut! Mos i jep atij hise.” Thashë: “Ky është vrasësi i Ibn Kaukalit.” Djali i Seidit tha: “Çudi me këtë lepurin që na ka zbritur nga (bjeshkët) e malit Kadum më fajëson mua për vrasjen e një muslimani, të cilin Allahu e lartësoi me duart e mia, ndërkohë që mua nuk më poshtëroi me duart e tij.” (Përcjellësi i dytë i hadithit shton: “Nuk e di nëse Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dha atij hise apo jo”) (2827)

1222.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ebu Tallia nuk mbante agjërim (të lirë, nafile) për shkak të xhihadit por, pasi vdiq Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk e pashë më kurrë ta prishë agjërimin, përveçse në ditët e Bajramit të Fitrit dhe të Kurbanit (Bajramit të Madh dhe të Vogël)(2828)

1223.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Vdekja nga) murtaja është rënie dëshmor për çdo musliman.” (2830)

1224.  Zejd Ibn Thabiti radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po më diktonte ajetin: “Nuk janë të barabartë … për

Çështjen e Allahut” (Kuran, 4: 95). Në këtë kohë aty erdhi Ibn Umm Maktum, i cili ishte i verbër, dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, po të kisha fuqi, sigurisht që do të merrja pjesë në xhihad.” Atëherë Allahu i Lartësuar i zbriti shpallje të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërkohë që këmba e tij qe mbi këmbën time dhe më rëndoi aq shumë, sa pata frikë se e imja do të o më thyhej. Më pas atij i kaloi ajo gjendje dhe Allahu i Gjithëfuqishëm shpalli: “Përveç atyre që janë të paaftë (për shkak të plagëve, verbërisë, gjymtimeve etj.)” (Kuran, 4: 95). (2832)

1225.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te Hendeku dhe pa muhaxhirët dhe ensarët të gërmonin në një mëngjes shumë të ftohtë, pasi ata nuk kishin skllevër që ta bënin këtë punë për ta. Kur pa lodhjen dhe urinë e tyre tha:

“O Allah, jeta e vërtetë është në Ahiret, Prandaj fali ensarët dhe mnhaxhirëtl” Ndërsa në përgjigje ata thanë: “Ne jemi ata që Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i kemi dhënë besën,

Se do ta vazhdojmë xhihadin sa të kemi jetesën!” (2834)

1226.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Muhaxhirët dhe ensarët filluan të hapin Hendekun (rreth Medines duke e mbajtur dheun në krahë dhe) duke thënë:

“Ne jemi ata që Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i kemi dhënë besën,

Se do të mbajmë Islamin sa të kemi jetesën” dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigjej: “O Allah, nuk ka mirësi tjetër, veçse në Alnret,

Prandaj bekoji ensarët dhe muhaxhirët!” (2835)

1227.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditëve të (luftës kundër) Lidhjes së Madhe të mbante dhë në krahë, ndërsa bardhësinë e barkut ia kishte mbuluar pluhuri dhe thoshte:

“Po të mos islie Ti (o Allah,) nuk do të ishim udhëzuar, nuk do të ishim falur e nuk do të kishim dhuruar.

Prandaj zbrite qetësinë mbi ne e na iforco këmbët në përballje!

Në të vërtetë, ata njerëz na janë ngritur kundër.

Ndonëse duan të na sprovojnë, ne s’jemi lëkundur.” (2837)

1228.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se gjatë një fushate të shenjtë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vërtet, disa njerëz mbetën pas nesh në Medine, por në çdo mal që kemi kapërcyer dhe në çdo luginë që kemi kaluar, ata kanë qenë me ne (kanë marrë të njëjtin shpërblim, sepse) ata i kanë penguar arsye të ligjshme.,/ (2839)

1229.  Ebu Saidi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush agjëron një ditë për Hir të Allahut, Allahu do t’ia mbajë atij fytyrën larg nga Zjarri sa shtatëdhjetë vjet udhëtim.” (2840)

1230.  Zejd Ibn Halid radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kush përgatit një luftëtar që shkon të luftojë në Çështjen e Allahut, (e ka shpërblimin sa një luftëtar që) ka luftuar. Po kështu, edhe ai që kujdeset siç duhet për njerëzit e një luftëtari për Çështjen e Allahut, (e ka shpërblimin si luftëtari që) ka luftuar/7 (2843)

1231.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: ‘Tejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk hynte në ndonjë shtëpi në Medine, përveç shtëpisë së Umm Sulejmit dhe shtëpive të grave të veta. Kur e pyetën për këtë, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Unë ndjej keqardhje për të dhe e mëshiroj, (pasi) vëllai i saj u vra duke qenë me mua.” (2844)

1232.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se ditën e (luftës së) Jemames, ai shkoi te Thabit Ibn Kajsi. Ai kishte përveshur rrobat nga këmbët dhe po lyhej me liannt. E pyeta: “O xhaxhai im! Ç’po të pengon (nga lufta)?”

Ai tha: “O nipi im! Tani po vij”,- dhe vazhdoi të lyhej me të. Pastaj erdhi dhe u vendos (në rradhë).

Më tej Enesi përmend në rrëfimin e tij se si njerëzit ia mbathën nga fusha e betejës. Kur (pa këtë) Thabiti tha: “Ma hapni rrugën të luftoj armikun. Ne kurrë nuk kemi vepruar kështu (të braktisim fushën e betejës) kur ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Sa zakone të këqia keni marrë nga armiqtë tuaj!” (2845)

1233.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti ata ditën e luftës me “Lidhjen e Madhe”: “Kush do të më sjellë njoftime për armikun?” Zubejri tha: “Unë”. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përsëri pyeti: “Kush do të më sjellë lajme për armikun?” Dhe përsëri u përgjigj Zubejri. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (pastaj) tha: “Çdo Pejgamber ka pasur dishepuj dhe dishepulli im është Zubejri.” (2846)

1234.  Urva Barikij radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mirësia do të mbetet (si cilësi e përhershme) në jelet e kuajve (të xhiliadit) deri në Ditën e Kiametit, pasi ata do të sjellin, ose shpërblim (në Botën e Fundit), ose plaçkë lufte (në këtë botë)” (2852)

1235.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Bekimi është në jelet e kuajve (të mbajtur për xhihad), (2851)

1236.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikush mban kalë (për xhihad) në Çështjen e Allahut i nxitur nga besimi që ka tek Allahu dhe nga besimi që ka te Premtimi i Tij, atëherë ai do të shpërblehet Ditën e Kiametit për gjithë ç’ka ngrënë dhe ç7ka pirë kali, për bajgat dhe urinën e tij (të gjitha i vlerësohen në peshojën e tij të veprave të mira).,/ (2853)

1237.  Sehli radijAllahu ‘anhu tregon: “Në fermën tonë kemi pasur një kalë të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me emrin Luhejf ose Luhejf”

1238.  Muadhi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kisha hipur pas Pejgmberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një gomar të quajtur Ufejr. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij dhe cila është e drejta e robërve të Allahut ndaj Tij?” (Shih hadithin nr. 105) (2856)

1239.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë një Medinen e pushtoi një ndjenjë frike. Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori një kalin tonë, të cilin e quanin Mendub (dhe iku duke e ngarë atë). (Kur u kthye) ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nuk pashë gjë për t’u frikësuar, ndërsa kalin e pashë që ishte shumë i shpejtë.” (2857)

1240.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të tregon thotë: “Shenja ogurzezë (në qoftë se do të kishte të tilla) do të ishin në tri gjëra: te kali, te gruaja dhe te shtëpia.” (2858)

1241.  Tregon Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka vendosur dy pjesë kalit dhe një pjesë kalorësit të tij (nga plaçka e luftës). (2863)

1242.  Bera Ibn Azibi radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush më pyeti: “A ikët nga fusha e betejës ditën e luftës së Hunejnit, duke e braktisur të Dërguarin e Allahut?” I thashë: “Por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk iku. Havazinët qenë harkëtarë të mirë. Kur u ndeshëm me ta, ne i sulmuan dhe ata ia mbathën. Ndërsa muslimanët filluan të mblidhnin plaçkën e luftës, kur ja! Paganët na dolën përpara me shigjeta, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk iku. Vërtet që e pashë atë në mushkën e tij të bardhë dhe Ebu Sufjani po e mbante për freri, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po i thoshte: ‘Unë jam Pejgamberi pa asnjë gënjeshtër, unë jam nga bijtë e Abdul- Mutalibit’.” (2864)

1243.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka pasur një deve të quajtur Adbn, së cilës asnjë nuk ia kalonte në garë. Një herë erdhi një beduin, duke qenë i hipur mbi një deve (nën gjashtë vjeç) e cila ia kaloi asaj (Adbas) në garë. Muslimanët u prekën aq shumë, sa edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vuri re këtë gjë. Ai tha: “Është Ligj i Allahut se çdo gjë që ngrihet në këtë botë, patjetër që Ai do ta ulë.” (2872)

1244.  Thealebe Ibn Ebi Malik tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu u shpërndau disa xhybe disa grave të Medinas, ndërsa mbeti një rrobë shumë e mirë. Një nga të pranishmit aty me të i tha: “O prijësi i besimtarëve të drejtë! Jepja këtë rrobë gruas sate, bijës (mbesës) së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Ata kishin në mendje Umm Kulthumin, bijën e Aliut, ndërsa Umeri tha: “Umm Saliti e meritonmë shumë këtë.” Umm Saliti ishte një grua nga ensarët që i kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe (Umeri) shtoi: ” Ajo mbante calikët për të na sjellë ujë në ditën e Uhudit.” (2881)

1245.  Rubeji, bija e Muavvidhit radijAllahu ‘anhu tregon: “Edhe ne merrnim pjesë në beteja me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke u çuar ujë luftëtarëve, duke u shërbyer atyre dhe duke çuar të vrarët e të plagosurit në Medine.” (2883)

1246.  Aishja tregon radijAllahu ‘anha: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka qenë vigjilent. Kur arriti në Medine ai tha: “Ah sikur një njeri i drejtë nga shokët e mi të më ruante mua sonte!” Kur papritur ai dëgjoi trokëllimë armësh dhe foli: “Kush është?” (I ardhuri) u përgjigj: “Unë jam Saad Ibn Ebi Vekkasi, kam ardhur të të ruaj ty.” Dhe kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fjeti (i qetë atë natë)” (2885)

1247.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “U shofshin skllavi i dinarit, skllavi i dërhemit dhe skllavi i gjërave luksoze i cili, po tri jepen këto gjëra, kënaqet dhe, po të mos i jepen, zemërohet! Le të shuhet dhe le të vuajë përsëri më tej! Edhe po t’i hyjë një gjemb, të mos gjejë askënd që t’ia heqë atë!” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Tuba (gjithë të mirat ose lloj peme në Xhenet) është për atë që mban frerët e kalit të tij për të luftuar në Çështjen e Allahut me flokët e shprishur dhe me këmbët e mbuluara me pluhur: në qoftë se caktohet në pararojë, ai është i kënaqur plotësisht me detyrën e ruajtësit dhe, në qoftë se caktohet në mbraparojë, ai e pranon detyrën shumë i kënaqur; (ai është aq i thjeshtë sa që) po të kërkojë leje, nuk i jepet dhe, në qoftë se ndërmjetëson, nuk i pranohet/’ (2886, 2887)

1248.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: ”Shkova me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Hajber që t’i shërbeja atij. (Më pas) kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye në Medine, sapo pa malin e Uhudit, tha: “Ky është një mal që na do ne dhe ne e duam atë.”

[Pastaj ai bëri me shenjë nga Medina dhe tha: O Allah! Unë e bëj të shenjtë Medinen ndërmjet dy maleve të saj, ashtu siç e bëri Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të shenjtë Mekën. O Allah! Na beko ne mudd-in dhe sa’-in tonë (njësi matëse).”] (Shih hadithin nr. 1016) (2889)

1249.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (në një udhëtim). (Nuk kishte hije askund) dhe hija e vetme që kishim qe sa i bënim hije vetes me rrobën e tonë. Ata që agjëronin nuk bënë asnjë punë, ndërsa ata që nuk agjëronin, u shërbyen deveve, mbajtën ujë me to dhe u shërbyen të sëmurëve (dhe të plagosurve). Për këtë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Sot, ata që nuk agjëronin morën (të gjithë) shpërblimin.” (2890)

1250.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruajtja e muslimanëve nga femohuesit një ditë në Rrugë të Allahut, është më e vlefshme se dynjaja dhe gjithë ç’është në faqe të saj; edhe një vend në Xhenet i vogël sa zë kamzhiku juaj (i devesë), është më i vyer se dynjaja dhe gjithë ç’ka në të; edhe udhëtimi në mëngjes ose në mbrëmje i robit të Allahut në Rrugë të Allahut është më i shtrenjtë se dynjaja dhe gjithë ç’gjendet në të.” (2892)

1251.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ju as nuk merrni fitore dhe as nuk fitoni jetesën veçse me bekimet dhe lutjet e të varfërve nga mesi juaj.” (2896)

1252.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të vijë një kohë kur grupe njerëzish do të shkojnë në xhihad dhe do të pyeten:’A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?7 Do të thuhet: ToV dhe atëherë atyre do t’u dhurohet fitore (nga Allahu). Pastaj do të vijë një kohë kur do të pyetet: ‘A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?’ Do të thuhet: ‘Po’,- dhe atyre do t’u dhurohet fitore (nga Allahu). Pas kësaj do të vijë një kohë kur do të pyetet: ‘A ka ndonjë prej jush që ka qenë në shoqëri të atyre që kanë qenë në shoqëri të shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?r Do të thuhet: ‘Po’dhe atyre do t’u dhurohet fitore (nga Allahut).,/ (2897)

1253.  Ebu Usejdi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e betejës së Bedrit, kur ne u vendosëm në rradhë kundër Kurejshëve dhe ata u rreshtuan kundër nesh, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kur t’iu afrohen pranë, atëherë i sulmoni me shigjeta.” (2900)

1254.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pasuritë e fisit (çifut) Beni Nedir, të cilat Allahu ia dha plaçkë lufte të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk u fituan nga muslimanët me kuajt dhe devetë e tyre. Për pasojë ato i takuan vetëm të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili u jepte familjes së vet nevojat e vitit dhe shpenzonte pjesën e mbetur për armë dhe për kuaj për t’u përdorur për Çështjen e Allahut. (2904)

1255.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Kurrë nuk e kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem t’i thotë ndokujt pas Saad (Ibn Ebi Vekkasit): “T’u bëfshin kurban prindërit e mi”. E dëgjova atë (ditën e Uhudit) t’i thoshte (Saadit): “Hidh shigjeta! U bëfshin kurban prindërit e mi për ty!” (2905)

1256.  Ebu Umama radijAllahu ‘anhu tregon: “Njerëzit morën (çliruan) shumë vende dhe shpatat e tyre nuk ishin të zbukuruara as me flori, as me argjend, por ishin të zbukuruara me lëkurë, me plumb dhe me hekur.” (2909)

1257.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “(Ditën e betejës së Bedrit) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut në tendën e tij: “O Allah! Të lutem ta përmbushësh Besën Tënde dhe Premtimin Tënd! O Allah! Në qoftë se Vullneti Yt është që askush të mos të të adhurojë Ty pas kësaj dite…!” Pastaj Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “Kjo mjafton, o i Dërguari i Allahut! I je drejtuar Zotit tënd me shumë këmbëngulje”. Ndërkohë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte ngjeshur parzmoren. Pastaj doli jashtë (nga tenda) duke më kënduar ajetet: “Mizëria e tyre do t’ia mbathë dhe do të kthejnë shpinën. Por, për më tepër, Ora (Kiameti) është afati i tyre (për shpërblimin e tyre të plotë) dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur.” (Kuran, 54:45,46) (2915)

1258.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i lejoi Abdurr-Rahman Ibn Aufin dhe Zubejrin që të vishnin këmisha mëndafshi për shkak se kishin një sëmundje lëkure me kruajtje të forta.,/ (2919)

1259.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Abdurr- Rahman Ibn Aufi dhe Zubejri iu ankuan Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (për morrat që u shkaktonin kruajtje), kështu që ai i lejoi ata të dy të vishnin rroba mëndafshi. (2920)

1260.  Umm Haram radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ushtria e parë nga pasuesit e mi që do të mësyjë detin (për xhihad) do ta ketë të garantuar Xhenetin.” E pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a do të jem edhe unë mes tyre?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha se edhe unë do të isha mes tyre, pastaj shtoi: “Ushtrisë së parë nga pasuesit e mi që do të pushtojë qytetin e Çezarit, do t7i falen gjynahet.” E pyeta përsëri: “A do të jem edhe unë mes tyre, o i Dërguari i Allahut?” Ai më tha që jo.” (2924)

1261.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ju (muslimanët) do t7i luftoni çifutët, derisa disa prej tyre të fshihen pas gurëve, por (edhe gurët do t7i tradhtojnë e) do të thonë: ‘O Abdullah (o rob i Allahut)! Eshtë një çifut i fshehur pas meje. (Eja dhe) vrite pra atë!7” Ndërsa në një citim tjetër thuhet: “Nuk do të vijë Ora (Dita e

Kiametit), derisa ju të luftoni kundër çifutëve”. Pastaj hadithi vazhdon si më lart. (2925, 2926)

1262.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Nuk do të vijë Ora, derisa ju të luftoni kundër turqve: njerëz me sy të vegjël, fytyra të kuqe dhe hundë të shtypur. Fytyrat e tyre do të duken si mburoja të veshura me lëkurë. Nuk do të vijë Ora, derisa ju të luftoni kundër një populli që vesh këpucë leshi.” (2928)

1263.  Abdullah Ibn Ebi Eufa radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut për keq kundër idhujtarëve ditën e betejës me Ahzabët me këtë dua: “O Allah! Shpallësi i Librit të Shenjtë (Kuranit), i Shpejti në llogari! O Allah! Shpartalloji Ahzabëtl O Allah! Shpar- talloji dhe tronditi ata!” (2933)

1264.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një herë çifutët erdhën te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thanë: “Es-Samn alejke – vdekja qoftë mbi ty”. Kështu që edhe unë i mallkova ata. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pyeti: “Ç’pate ti?” Unë i thashë: “A nuk i dëgjove se ç’thanë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “A nuk dëgjove se ç’u thashë? (U thashë): Ve alejkiun -edhe mbi ju.” (2935)

1265.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Tufeil Ibn Amër Deusiu dhe shokët e tij erdhën te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, fisi Deus nuk u bind dhe nuk pranoi të të pasojë ty, prandaj lutju Allahut kundër tij.” Njerëzit thanë: “U shkatërroftë fisi Deus!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O Allah! Udhëzoje fisin Deus dhe le ta përqafojë Islamin!” (2937)

1266.  Sehb Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë ditën e (luftës së) Hajberit: “Do t’ia jap flamurin një njeriu në duart e të cilit Allahu do të na dhurojë fitore.” Kësisoj, të gjithë shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngritën, secili duke dëshiruar ta dijë se kujt do t’i jepej dhe gjithësecili dëshironte thellë që t’i jepej në dorë flamuri, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti për Aliun. I thanë se i dhimbnin sytë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi që ta sillnin atë përpara tij. Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pështyu atij në sy dhe ata iu shëruan menjëherë sikur të mos kishin pasur gjë më parë. Pastaj Aliu tha: “Do t’i luftojmë ata (mohuesit) derisa të bëhen si ne (muslimanë)”, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Bëj durim derisa të përballesh me ta, pastaj ftoji në Islam dhe bëjua të ditur se çfarë u ka urdhëruar Allahu sepse, për Allah, në qoftë se një njeri i vetëm pranon Islamin nga duart e tua, kjo do të jetë më e mirë dhe më me vlerë për ty sesa devetë e kuqe (deve të rralla dhe më të shtrenjtat)” (2942)

1267.  Kab Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur donte të dilte për udhëtim, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shumë rralltë nisej në ndonjë ditë tjetër, veç të enjtes (pra e enjtja ishte ditë e parapëlqyer për të për udhëtim). (2949)

1268.  Ebu Hurejra r.a tregon.: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na nisi në fushatë luftarake dhe na tha: “Në qoftë se takoni filanin dhe filanin (duke përmendur emrat e atyre dy burrave nga kurejshët) i digjni ata në zjarr.” Pastaj, kur deshëm të nisemi dhe shkuam t7i japim lamtumirën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai na tha: “Më parë ju urdhërova të digjni filanin dhe filanin në zjarr, por, meqenëse ndëshkimi me zjarr është ndëshkim vetëm i Allahut, atëherë, në qoftë se i kapni ata, vritini.” (2954)

1269.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Është i detyrueshëm dëgjimi dhe bindja (e urdhrave të sunduesit musliman) përderisa ato urdhra nuk urdhërojnë mosbindje ndaj Allahut, por, në qoftë se urdhërojnë për mosbindje dhe janë në kundërshtim me Urdhrimet e Allahut, atëherë nuk ka as dëgjim dhe as bindje ndaj një imami të tillë.” (2955)

1270.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ne jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por do të jemi më të parët (që do të hyjmë në Xhenet).”

Dhe shtoi: “Ai që më bindet mua, i është bindur Allahut dhe ai që nuk më bindet mua, nuk i është bindur Allahut. Ai që i bindet sunduesit musliman, më është bindur mua dhe ai që nuk i bindet sunduesit musliman, nuk më është bindur mua. Imami është mburojë, pas së cilës luftohet dhe kërkohet mbrojtje. Prandaj, në qoftë se imami urdhëron për bindje e frikë ndaj Allahut dhe sundon me drejtësi, atëherë ai do të shpërblehet për këtë, por, në qoftë se ai bën të kundërtën, atëherë ai do të jetë përgjegjës për atë.” (2956, 2957)

1271.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur u kthyem vitin tjetër (pas paqes së Hudejbijes), nuk u bashkuan as edhe dy vetë nga ne në të njëjtin mendin se cila qe pema nën të cilën ne kishim dhënë besën dhe kjo nga Mëshira e Allahut.” Përcjellësin e dytë të hadithit (Nafiun) e pyetën: “Për çfarë ua mori besën atyre Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem? për vdekjen?” Ai u përgjigj: “Jo, ai ua mori atyre besën për të qenë të duruar.” (2958)

1272.  Abdullah Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë kohës së luftës së Harra-s, erdhi dikush dhe më tha: “Ibn Handhale po u merr besën njerëzve për vdekje.” Ai i thotë: “Pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, uë kurrë nuk do t’i jap besën askujt për një gjë të tillë.” (2959)

1273.  Selema Ibn Akva radijAllahu ‘anhu tregon: “I dhashë besën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (në Hudejbije) dhe pastaj shkova në hijen e një peme. Kur u pakësuan njerëzit rreth Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai më thirri: “O Ibn Akva! A nuk do të ma japësh besën?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, ta dhashë besën.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Edhe një herë tjetër.” Kështu unë ia dhashë besën për herë të dytë.” Kur e pyetën atë: “Për çfarë ia dhatë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem besën atë ditë”, ai tha: “Ia dhamë atij besën për vdjekje (për ta pasuar atë deri në vdekje).” (2960)

1274.  Muxhashi radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë dhe vëllai im shkum te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i kërkova që ai të na merrte besën për Hixhret (shpërngulje nga vendi i mosbesimit në vendin e Islamit). Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Hixhreti tashmë ka kaluar bashkë me njerëzit e tij.” E pyeta: “Për çfarë do të na e marrësh ne besën atëherë?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Do t’jua marr besën për Islam dhe për xhihad.” (2962, 2963)

1275.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Sot më erdhi një burrë dhe më bëri një pyetje që nuk dija si t7i përgjigjesha. Më pyeti: “Më thuaj mua, në qoftë se një njeri i pasur, i gjallë dhe i armatosur mirë niset në fushatë luftarake me udhëheqësit tanë dhe na urdhëron të bëjmë gjëra që nuk mundemi t’i bëjmë (a duhet t’i bindemi atij?).” I thashë: “Për Allah, nuk e di se ç’të të përgjigjem përveç kësaj. Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai na urdhëronte vetëm një herë për të bërë një punë, derisa ta kryenim atë. Nuk ka dyshim se gjithësecili prej jush do të vazhdojë të jetë në mirësi, për sa kohë që do t’i bindet dhe do t’i përkushtohet Allahut. Në qoftë se dikush dyshon në vetvete për ligjshmërinë e diçkaje, atë- herë ai duhet të pyesë dikë që mund ta bindë e ta qetësojë atë. Por shpejt do të vijë një kohë që nuk do të mund ta gjeni një njeri të tillë. Betohem për Atë (Allah), veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar! E shoh se shembulli i asaj që ka kaluar nga kjo jetë (me atë që ka mbetur nga jeta e dynjasë), është si një pellg, uji i freskët e të cilit është pirë i gjithi dhe s’ka mbetur veçse uji i turbulluar (me llucë në fund)!” (2964)

1276.  Abdullah Ibn Ebi Aufa radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë disa luftërave të tija të shenjta priti derisa dielli u var në horizont dhe pastaj u ngrit mes njerëzve dhe foli:

“O ju njerëz! Mos dëshironi të takoheni me armikun (në betejë) dhe lutjuni Allahut t’ju ruajë nga fatkeqësitë, por, në qoftë se ju duhet doemos të përballeni me armikun, atëherë jini të duruar dhe dijeni se Xheneti është nën hijen e shpatave.” Pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (u lut) duke thënë: “O Allah! O Shpallësi i Librit (të Shenjtë), Lëvizësi i reve, Mposhtësi i Ahzabëve (Lidhjes së madhe të femohuesve! Mposhti ata (jobesim- tarët) dhe na dhuro ne fitore mbi ta!” (2965, 2966)

1277.  Jaëla Ibn Umeje radijAllahu ‘anhu tregon: “Mora në punë një punëtor që (më pas) u zu me një burrë tjetër. Njëri prej tyre i kafshoi dorën tjetrit, ndërsa ky e tërhoqi dorën nga goja duke ia thyer atij dhëmbin e parë. Pastaj i pari ngriti padi ndaj të dytit përpara Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili nuk e pranoi këtë padi duke thënë: “A pret që ai të ta nxjerrë dorën përpara e t’ia kafshosh siç kafshon deveja (barin)?,/ (2973)

1278.  Nafiu tregon se e ka dëgjuar Abbasin radijAllahu ‘anhu t’i thotë Zubejrit radijAllahu ‘anhu:

“Ja, këtu të urdhëroi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ta vendosje flamurin.” (2976)

1279.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë jam dërguar me shprehjen e shkurtër, por që mbart kuptime të gjera dhe më është dhuruar fitorja duke i kallur tmerrin (armikut në zemër), ndërsa, duke qenë në gjumë, niu dhuruan dhe nVu vunë në dorë çelësat e thesareve të botës.” Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu shton: “Tashmë i Dërguari i Allahut e ka lënë këtë botë, ndërsa tani ju njerëz po i nxirrni ato thesare (prej të cilave ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk përfitoi).” (2977)

1280.  Esma bint Ebi Bekri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur ai deshi të shtegtonte për në Medine i Dërguari i Allahut deshi të udhëtonte (për në Medine), unë ia përgatita ushqimin në shtëpinë e Ebu Bekrit radijAllahu ‘anhu. Nuk po gjeja gjë për të lidhur torbën e ushqimeve dhe calikun, kështu që i thashë Ebu Bekrit: “Për Allah që nuk gjej asgjë tjetër për t7i lidhur këto, përveç brezit tim.” Ai më tha: “Ndaje në dysh dhe me njërën copë lidh calikun e ujit, ndërsa me tjetrën lidh çantën e ushqimeve.” Përcjellësi i dytë i hadithit thotë: “Ashtu bëri, prandaj ajo u quajt Dliatn Nitakejn: ajo e dy brezave.” (2979)

1281.  Urva radijAllahu ‘anhu tregon nga Usama Ibn Zejd radijAllahu ‘anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hipi në një gomar me samar të mbuluar me një çarçaf kadifeje dhe hipi edhe Usama Ibn Zejdin radijAllahu ‘anhu pas tij (në këtë gomar). (2987)

1282.  Ibm Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në Mekë nga ana e saj e lartë, duke qenë i hipur në deve, ndërsa pas tij kishte hipur Usama Ibn Zejdi. Me të ishin edhe Bilali e Uthman Ibn Talha- njëri nga rojet (e Qabesë). Ata e shqëruan, derisa ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e uli devenë brenda në xhami dhe e urdhëroi Uthman Ibn Talhan që të sillte çelësin e Qabesë. Ai e hapi derën e saj dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri brenda.” (Shih hadithin nr. 317/503) (2988)

1283.  Ibm Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar udhëtimin në një vend armiqësor me Mus7za/(Librin e Kuranit) me vete. (2990)

1284.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (gjatë haxhit). Sa herë që hipnim në ndonjë vend të ngritur thirrnim: “Laa ilalie il- lAllah v-Allahu Ekber – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një dhe Allahu është më i Madhi” dhe zërat tanë ngriheshin shumë, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “O ju njerëz! Jini të mëshirshëm ndaj vetes suaj (mos i ngrini zërat), pasi nuk po i thërrisi një shurdhi apo ndonjërit që nuk e keni të pranishëm, përkundrazi në të vërtetë (ju po i luteni) Një (Allahut) i Cili vërtet është me ju dhe padyshim që Ai është Gjithëdëgjues, gjithnjë i Afërt (pranë gjithçkaje), më i Larti/’ (2992)

1285.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: 7/Sa herë që ngjiteshim lart, thoshim: “Allahu Ekber / Allahu është më i Madhi/r, – dhe sa herë që zbrisnim poshtë thoshim “Subhan- Allah / Lavdi i qoftë Allahut, i Lirë nga çdo e metë që i veshin është Ai!7 (2993)

1286.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur robi (i Allahut, besimtari i Tij) sëmuret ose udhëton, atëherë atij do t’i shkruhen në llogarinë e tij të veprave të mira, njësoj si në kohën që i kryente ato vepra në shtëpi dhe me shëndet të mirë.” (2996)

1287.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Po ta dinin njerëzit atë që di unë për vetminë, atëherë askush nuk do të udhëtonte natën i vetëm.” (2998)

1288.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i kërkoi leje për të shkuar xhiliad. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “A janë gjallë prindërit e tu?” Ai i tha që po. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Atëherë përpiqu në shërbim të tyre.” (3004)

1289.  Ebu Beshir ensariu radijAllahu ‘anhu tregon: “Kam qenë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në disa nga udhëtimet e tij. (Një herë) kur njerëzit po flinin, i Dërguari i Allahut çoi një lajmëtar të shpallte ndër njerëz duke i urdhëruar: “Të- mos mbetet gjerdan apo çdo gjë tjetër në qafat e deveve pa u prerë.” (3005)

1290.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë e dëgjova Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thoshte: “Nuk lejohet në asnjë mënyrë që një burrë të jetë vetëm për vetëm me një grua (me të cilën i lejohet martesa) dhe asnjë grua nuk duhet të udhëtojë e pashoqëruar me mahrem.” Atëherë u ngrihet një burrë dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam shkruar për të marrë pjesë në ushtri për këtë e atë luftë, ndërkohë bashkëshortja ime dëshiron të niset për haxh.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Shko dhe kryej haxhin me gruan tënde.” (3006)

1291.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu habitet me ata njerëz që do të hyjnë në Xhenet me pranga!” (3010)

1292.  Saëb Ibn Xheththame radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë meje në vendin e quajtur Ebva ose Veddan dhe dikush e pyeti nëse lejohej të sulmohen luftëtarët idhujtarë natën me mundësinë që të rrezikohen gratë dhe fëmijët e tyre. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj (pyetësit): “Ata (gratë dhe fëmijët) janë pjesë e tyre (idhujtarëve).” Po kështu e kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kullotat nuk janë të askujt tjetër, përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.”(3012)

1293.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se në një nga fushatat luftarake të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u gjet e vrarë një grua dhe atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e qortoi rëndë vrasjen e grave dhe të fëmijëve. (3014)

1294.  Ikrima radijAllahu ‘anhu tregon se, kur Ibn Abbasit radijAllahu ‘anhu i erdhi lajmi se Aliu radijAllahu ‘anhu kishte djegur disa njerëz në zjarr, tha: “Po të kisha qenë unë në vendin e tij nuk do t’i kisha djegur, pasi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Mos ndëshkoni kënd me Ndëshkimin e Allahut7,- por do t7i kisha vrarë, siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘Atë musliman që ndërron fenë e tij (Islamin), vritem.” (3017)

1295.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të rrëfejë: “Një milingonë pickoi një prej Pejgamberëve dhe ai urdhëroi që të digjet gjithë foleja e tyre. Kësisoj Allahu i frymëzoi atij:

‘Vallë, për pickimin e një milingone dogje një bashkësi krijesash nga bashkësitë që lavdërojnë Allahun’?!” (3019)

1296.  Xheriri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “A do të më lehtësosh nga Dhul-Halasa?” Ajo ishte një shtëpi e fisit Hathëam (ku adhuroheshin idhuj të disa fiseve dhe) quhej “Qabeja” e Jemanijes. Kështu pra, unë marshova me njëqind e pesëdhjetë kalorës nga fisi Ahmas, që ishin kalorës të shkëlqyer. Atë kohë unë nuk mund të qëndroja mirë në kalë, prandaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më goditi në gjoks, aq sa pashë shenjat e gishtave të tij në gjoksin tim, dhe u lut duke thënë: “O Allah! Bëje atë të qëndrueshëm dhe njeri udhëheqës e të udhëzuar drejt!” Atëherë unë marshova drejt asaj shtëpie duke e shkatërruar dhe e djegur atë. Pastaj çova një lajmëtar tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për ta njoftuar për këtë gjë. Lajmëtari i tha: “(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty (Pejgamber) me të Vërtetën! Edha te ti vetëm pasi e lashë atë (shtëpi) si deve të mbaruar (d.m.th. të prishur krejt)” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu lut Allahut pesë herë që të bekonte kuajt dhe kalorësit e Ahmasit.” (3020)

1297.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kisra (perandori i Persisë) do të shkatërrohet dhe nuk do të ketë më Kisra tjetër pas tij; edhe Çezari (perandori i Romës dhe i Bizantit) do të shkatërrohet dhe nuk do të ketë më Çezar tjetër pas tij dhe ju do t7i shpenzoni thesaret e të dyve në Çështjen e Allahut.” (3027)

1298.  Po nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka quajtur luftën edhe me emrin ‘mashtrim’ apo ‘strategji’. (3028, 3029, 3030)

1299.  Bera Ibn Azib radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Uhudit Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem caktoi Abdullah Ibn Xhubejrin komandant të një njësie këmbësorie prej pesëdhjetë harkëtarësh. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i udhëzoi ata duke u thënë: “Edhe sikur të shihni që ne të na (i) rrëmbejnë zogjtë (kufomat tona), qëndroni në vendet tuaja, derisa t7ju dërgoj fjalë. Edhe sikur të shihni që ne i kemi thyer femohuesit dhe i kemi vënë përpara, edhe atëherë ju në asnjë rast të mos i lini vendet tuaja, derisa t’ju dërgoj fjalë.” Pastaj femohuesit u thyen keq. Për Allah! Pashë gratë t’ia mbathin duke ngritur rrobat dhe duke shfaqur kështu byzylykët e këmbëve dhe kërcinjtë. Kësisoj, shokët e Xhubejrit thirrën: “Plaçka e luftës! O njerëz, plaçka e luftës! Shokët tuaj dolën fitimtarë! Po ju, ç’prisni atëherë?!” Ndërsa Abdullah Ibn Xhubejri radijAllahu ‘anhu tha: “A harruat çfarë ju tha i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Ata thanë: “Për Allah! Ne do të shkojmë te njerëzit dhe të mbledhim pjesën tonë të plaçkës së luftës.” Por kur shkuan tek armiku, ata u detyruan të zbrapsen të mundur. Këto çaste i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u thërriti nga pas që të ktheheshin përsëri, por me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbetën vetëm dymbëdhjetë burra dhe femohuesit na shkaktuan shtatëdhjetë dëshmorë.Pastaj Ebu Sufjani thirri tri herë: “A është Muhamedi mes këtyre njerëzve?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi shokët e vet që të mos përgjigjen. Pastaj ai thirri përsëri tri herë: “A është biri i Ebu Kabshas mes njerëzve?” Përsëri thirri tri herë: ” A është biri i Hatabit mes këtyre njerëzve?” Pastaj (kur nuk mori asnjë përgjijgje) u kthye nga njerëzit e vet dhe u tha: “Sa për këta njerëz, ata janë vrarë” Nga kjo Umeri nuk mundi ta përmbajë veten dhe i tha atij: “Ke gënjyer, për Allah! O armiku i Allahut! Ata që i përmende janë gjallë që të gjithë dhe ajo që do të pikëllojë ty përsëri ka mbetur.” Ebu Sufjani tha: “Fitorja jonë sot është për fitoren tuaj ditën e Bedrit dhe lufta është gjithnjë e papërcaktuar duke u ndarë fitorja me rradhë mes palëve ndërluftuese. Disa nga të vrarët tuaj janë masakruar, por unë nuk i kam urdhëruar njerëzit e mi për këtë, ndonëse nuk më vjen.” Pas këtyre fjalëve ai filloi të recitojë i gëzuar (duke lavdëruar idhullin e tyre të madh):

“I lartësuar qofsh, o Hubel! I lartësuar qofsh, o Hubel!” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha (shokëve të vet): “Përse nuk i kundërpërgjigjeni atij?” Ata pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë të themi?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Thoni: Allahu është më i Larti dhe më Madhështori!” Ebu Sufjani u tha: “Ne kemi (idhullin) Uzza, ndërsa ju nuk keni Uzza!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha (shokëve të vet): “Pse nuk i kundërpërgjigjeni atij?!” Ata pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë të themi?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Thoni: Allahu është Mbrojtësi ynë, ndërsa ju nuk keni askënd që t’ju mbrojë!” (3039

1300.  Selema radijAllahu ‘anhu rrëfen: “Një herë dola nga Medina dhe shkova në drejtim të Gabas. Kur mbërrita në rrugën malore të Gabës,. më takoi një skllav i Abdurr-Rrahman Ibn Aufit. I thashë: “Mjerë ti! Ç’të ka sjellë këtu?” Ai m7u përgjigj: “Kanë marrë devetë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” E pyeta: “Kush i ka marrë?” Më tha: “(Fiset) Gatafan dhe Fezare.” Kështu unë thirra tri britma saqë gjithë njerëzit mes maleve të

Medines e dëgjuan atë: “O sabahahY’ Pastaj u turra derisa i takova pasi i kishin marrë devetë. Fillova t’i gjuaj me shigjeta duke thënë (vargjet): Unë jam i biri i Akvasë, Të ligjtë u shofshin pa masë Në këtë mënyrë i shpëtova devetë prej tyre para se t7ua milnin qumështin. Kur u ktheva me devetë, të cilat i kisha vënë përpara, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më takoi dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ata njerëz janë të etur, ndërsa unë i ndalova që të pinë. A mund të dërgosh disa njerëz që t’i ndjekin ata. “Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “O biri i Akvasë! Ti fitove, kështu që fali ata. Për më tepër ata tani po zbaviten e po qetësohen nga njerëzit e tyre.” (3041)

1301.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Lironi robërit (e luftës), ushqeni të uriturit dhe vizitoni të sëmurët.” (3046)

1302.  Ebu Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon se e ka pyetur Aliun radijAllahu ‘anhu: “A njeh ndonjë tjetër Frymëzim Hyjnor, përveç atij që gjendet në Librin e Allahut?” Aliu u përgjigj: “Jo, për Atë i Cili çan farën e grurit dhe krijon shpirtin! Nuk njoh ndonjë gjë të tillë, përveç aftësisë që Allahu mund t’ia dhurojë dikujt për të kuptuar Kuranin dhe atë që është shkruar në këtë kartë.” E pyeta: “Ç’është shkruar në këtë kartë?” Ai më tha: “Rregullat e pagesës së gjakut, lirimi i robërve dhe gjykimin se muslimani nuk duhet të vritet për jomuslimanin.” (3047)

1303.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se disa burra nga ensarët i kërkuan leje të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke i thënë:

“O i Dërguari i Allahut, na lejo të mos marrim shpërblim për lirimin e birit të motrës sonë, Abbasit.”Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos lini asnjë dirhem pa marrë!” (3048)

1304.  Selema Ibn Akva radijAllahu ‘anhu tregon: “Një spiun nga femohuesit shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ai ishte në një udhëtim. Spiuni u ul me shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe bisedoi me ta pastaj u largua. (Kur u kthye) Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha (shokëve të vet): “Gjejeni dhe vriteni.” Kështu unë e vrava atë, pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më dha mua gjithë ç’kishte spiuni i vrarë.” (3051)

1305.  Ibn Xhubejri tregon se Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Dita e enjte! Dhe ç’gjë e madhe ndodhi ditën e enjte!” Pastaj filloi të qajë derisa, lotët e tij lagën guralecat përtokë. Më pas tha: “Ditën e enjte të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu rëndua sëmundja dhe tha: ‘Më sillni një kartë dhe t7u shkruaj një fjalë pas së cilës ju kurrë nuk do ta humbni rrugën e drejtë/ Njerëzit e pranishëm aty shfaqën mendime të ndryshme për këtë dhe në të vërtetë nuk shkon të ndryshojnë mendimet përpara një Pejgamberi. Ata thanë: ‘I Dërguari i Allahut është vërtet shumë i sëmurë/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: ‘Më lini rehat, pasi ajo gjendje në të cilën unë jam tani, është më e mirë se sa ajo që po thoni/ Në shtratin e tij të vdekjes Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dha tri porosi duke urdhëruar: ‘I nxirrni idhujtarët nga Gadishulli Arab, i respektoni dhe u jepni dhurata të dërguarve të huaj ashtu siç më keni parë mua të veproj me ta!7 Ndërsa të tretën e kam harruar/’ (3053)

1306.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit mes njerëzve, lavdëroi Allahun ashtu siç Ai e meriton, pastaj përmendi Dexliali?i duke thënë: “Unë ju paralajmëroj për të. Nuk ka pasur Pejgamber që të mos e ketë paralajmëruar popullin e vet për të, edhe Nuhu e ka paralajmëruar popullin e vet për të. Por unë do t’ju them një fjalë që asnjë Pejgamber nuk ia ka thënë popullit të vet. Dijeni se ai është i verbuar në një sy (me njërin sy qorr si kokërr e shtrydhur rrushi) dhe Allahu nuk është me një sy.” (3057)

1307.  Hudhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na urdhëroi t’i shënonim atij emrat e atyre njerëzve që kanë shpallur se janë muslimanë. Kësisoj ne regjistruam një mijë e pesëqind burra. Pastaj thamë me vete: “A duhet të kemi frikë (nga jobesimtarët) edhe pse jemi njëmijë e pesëqind vetë?” Dhe vërtet, e pamë veten të na bien sprova të vështira të atilla aq sa burri do të falej i vetëm, duke qenë i frikësuar!” (3060)

1308.  Ebu Talha radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sa herë që mposhtte ndonjë vendbanim, qëndronte në të për tri net. (3065)

1309.  Nafiu tregon se një kalë i Ibn Umerit radijAllahu ‘anhu iku dhe armiku e mori atë. Më pas muslimanët e mundën armikun dhe atij iu kthye kali (dhe kjo) në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Po kështu, një herë një skllav i Ibn Umerit radijAllahu ‘anhu iku dhe u bashkua me bizantinët. Kur muslimanët i mundën ata, Halid Ibn Velidi radijAllahu ‘anhu ia ktheu robin Ibn Umerit (dhe kjo) pas vdekjes së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (3067)

1310.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë (i) thashë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut, kem therur një nga rrunëzat (qingj njëvjeçar) tona dhe kam bluar një sa’ grurë, prandaj na të urdhëroni ju dhe disa njerëz të tjerë!” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thirri me zë të lartë: “O njerëzit e (Luftës së) Hendekut! Xhabiri ka përgatitur një sur (fjalë persiane që do të thotë gatim). Ejani pra!” (3070)

1311.  Umm Halidi radijAllahu ‘anhu, e bija e Halid Ibn Saidit, tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me babanë tim. Kisha veshur një këmishë të verdhë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: Seneh! Seneh (që në gjuhën etiopiane do të thotë: ‘bukur, bukur’)!” Pastaj fillova të luaj me vulën e Pejgamberisë (mes shpatullave të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), por babai më qortoi ashpër. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Lëre vajzën.” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (iu lut Allahut për mua që të më dhurojë jetë të gjatë) duke thënë (tri herë): “E veshç këtë fustan derisa të griset, pastaj veshç një tjetër derisa të griset, pastaj veshç një tjetër derisa të griset!” (3071)

1312.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit mes nesh, përmendi përvetësimin e ndonjë sendi nga plaçka e luftës, theksoi rrezikun e tij dhe u shpreh qartë se ai përbën gjynah të madh, duke thënë: “Mos vidhni nga plaçka e luftës, sepse nuk dua të shoh asnjërin prej jush në Ditën e Kiametit duke mbajtur në qafë ndonjë dele që blegërin, apo ndonjë kalë që hingëllin. Një njeri i tillë do të thotë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ndërmjetëso tek Allahu për mua’. Ndërsa unë do t’i them: ‘Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam njoftuar një herë Mesazhin e Allahut’. As të mos shoh ndonjërin që të mbajë në qafë ar e argjend, duke thënë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ndërmjetëso tek Allahu për mua/ Atij ka për t’i thënë: ‘Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam përcjellë një herë Mesazhin e Allahut!” As të mos shoh ndonjërin, duke mbajtur rroba që valëviten e duke më thënë: “O i Dërguari i Allahu! Ndërmjetëso tek Allahu për mua/ Edhe atij do t’i them: ‘Nuk mund të të ndihmoj, sepse ta kam përcjellë një herë Mesazhin e Allahut’!” (3073)

1313.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë i quajtur Kirkira kujdesohej për familjen dhe pasurinë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur ai vdiq, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai është në Zjarr.” Atëherë njerëzit shkuan ta shohin, kur në shtëpinë e tij gjetën një xhybe që e kishte vjedhur nga plaçka e luftës.” (3074)

1314.  Ibn Zubejri radijAllahu ‘anhu tregon se i ka thënë Ibn Xhaferit radijAllahu ‘anhu: “A të kujtohet kur unë, ti dhe Ibn Abbasi dolëm për të pritur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Ibn

Xhaferi pohoi, ndërsa Ibn Zubejr shtoi: “Dhe i Dërguari i Allahut na mori neve (mua dhe Ibn Abbasin ne devenë e tij), kurse ty të la ” (3082)

1315.  Saib Ibn Jezidi radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë me disa djem të vegjël dolëm të prisnim të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Qafën e Vedasë”. (3083)

1316.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur po ktheheshim nga Usfani. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po ngiste devenë e tij ndërsa pas vetes kishte hipur Safijje bint Hujejin. Deveja e tij rrëshqiti dhe të dy u rrëzuan. Ebu Talha u hodh nga deveja e vet dhe thirri: “O i Dërguari i Allahut! Allahu më bëftë kurban për ty!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Kujdesu për gruan.” Kësisoj Ebu Talha mbuloi fytyrën e vet me një rrobë, iu afrua Safijjes e mbuloi atë me rrobën. Pastaj e përgatiti devenë e tyre dhe të dy hypën në të. Më pas ne të gjithë e rrethuam të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si mbulesë. Kur iu afruam Medines Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po kthehemi të penduar, adhurues dhe falënderues të

Zoti tonë”. Ai nuk reshti së përsërituri këto fjalë, derisa hymë në Medine. (3085)

1317.  Kabi radijAllahu ‘anhu tregon se, sa herë që kthehej paradite nga udhëtimi, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hynte në xhami dhe falte dy rekatë para se të ulej. (3088)

1318.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pasuria jonë (e të gjithë Pejgamberëve) nuk trashëgohet: gjithçka që lëmë mbrapa duhet të shpërndahet si sadaka.” Nevojat e vitit për familjen e vet ai i shpenzonte nga pasuria që Allahu ia kishte dhuruar atij si plaçkë e fituar pa luftë, ndërsa pjesën që i mbetej prej saj, ai e mbante për ta shpenzuar në Çështjen e Allahut. Pastaj Umeri radijAllahu ‘anhu i pyeti shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të pranishëm aty: “Ju pyes për Allah, me Lejen dhe Vullnetin e të Cilit qëndrojnë qiejt dhe toka! A e dini këtë gjë?” Ata pohuan për këtë. Në këtë tubim qenë të pranishëm Aliu, Abbasi, Uthmani, Abdurr-Rrahman Ibn Aufi, Zubejri dhe Saad Ibn Ebi Vekkasi. (Pjesë nga 3094)

1319.  Isa Ibn Tahmani tregon: “Enesi radijAllahu ‘anhu na nxori dy opinga të vjetra prej lëkure me rripa lëkure. Më vonë Thabit Benani më tregoi se Enesi thoshte për to se ishin opingat e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (3107)

1320.  Ebu Burda tregon se Aishja radijAllahu ‘anha na nxori një xhybe leshi të arnuar dhe tha: “Këtë kishte veshur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur i doli shpirti.” (3108)

1321.  Në një citim tjetër thuhet se Aishja radijAllahu ‘anha nxori një izar të trashë, si ata që prodhohet në Jemen dhe një lloj xhybeje të quajtur mulabbede. (3108)

1322.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu thye kupa, ai e lidhi atë me një tel argjendi te vendi i krisur.,/ (3109)

1323.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burri nga ne i lindi një djalë të cilit ia vu emrin Kasim. Për këtë ensarët i thanë atij: “Ne kurrë nuk do të të thërrasim ty me emrin Ebul Kasim dhe ne kurrë nuk do të të kënaqim ty me këtë emër të nderuar.// Kështu ai shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, më ka lindur një djalë dhe ia kam lënë emrin Kasim, por ensarët më thanë se ata kurrë nuk do të më thërrasin me emrin Ebul Kasim dhe se kurrë nuk do të më kënaqin me këtë emër të nderuar.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Ensarët e kanë bërë shumë mirë. Ua lini (fëmijëve tuaj) emrin tim, por jo lamjan (nofkë) time, pasi unë jam Kasim (Shpërndarës, Dhurues).” (3115)

1324.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Unë as nuk ju jap gjë dhe as nuk ju mbaj gjë, por jam vetëm shpërndarës (Kasim) dhe jap ashtu siç jam urdhëruar (nga Allahu).” (3117)

1325.  Haula ensarija radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Disa njerëz e shpenzojnë Pasurinë e Allahut (të muslimanëve) në rrugë të padrejtë: njerëz të këtillë do të futen në Zjarr Ditën e Ringjalljes.” (1318)

1326.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Një nga Pejgamberët e parë sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis për një fushatë të shenjtë luftarake dhe u tha pasuesve të tij: ‘Kushdo që ka një bashkëshorte, me të cilën nuk ka shkuar ende dhe që dëshiron ta konsumojë martesën, nuk duhet të vijë me mua. Nuk duhet të vijë as ai që ka ndërtuar shtëpi, por nuk ia ka përfunduar çatinë; as ai që ka dele a deve dhe pret që ato t’i lindin. Kështu Pejgamberi u nis për fushatë dhe, kur arriti te qyteti rreth kohës së faljes së ikindisë (koha e pasdites), i tha diellit: ‘O i diell! Edhe ti je nën Urdhrin e Allahut, edhe unë jam nën Urdhrin e Allahut. O Allah! Ndaloje atë që të mos perëndojë!’ Dielli u ndal dhe Allahu e nxori atë Pejgamber fitimtar. Pastaj ai e mblodhi plaçkën e luftës dhe erdhi zjarri për ta djegur, por nuk e dogji.Ai u tha (njerëzve të tij): ‘Disa nga ju kanë vjedhur diçka nga plaçka e luftës, prandaj nga çdo fis duhet të vijë nga një përfaqësues për të më dhënë mua besën duke shtrënguar duart me mua. Kështu bënë dhe dora e njërit mbeti e ngrirë në dorën e Pejgamberit të tyre. Pastaj Pejgamberi i tha këtij përfaqësuesi: ‘Vjedhja është bërë nga njerëzit e tu, prandaj të gjithë njerëzit e fisit tënd duhet të më japin dorën e besës/ Duart e dy a tri vetëve mbetën të ngrira në dorën e Pejgamberit të tyre dhe ai u tha: ‘Ju e keni bërë vjedhjen’. Pastaj ata sollën një kokë të artë, si kokë lope dhe e vunë atje. Atëherë zjarri erdhi dhe e përpiu plaçkën e luftës.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Pastaj Allahu pa dobësinë dhe pamundësinë tonë, kështu që Ai e bëri të ligjshme plaçkën e luftës për ne.” (3124)

1327.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi një njësi luftarake për xhihad në drejtim të Nexhdit duke qenë edhe ai pjesëmarrës në të. Pas kësaj ata fituan si plaçkë lufte shumë deve dhe secilit luftëtar i ranë për hise nga dymbëdhjetë a nga njëmbëdhjetë deve (dhe në fund) secilit i dhanë edhe nga një deve tjetër më tepër. (3134)

1328.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po ndante plaçkën e luftës në (vendin e quajtur) Xhiërana, dikush i tha atij: “Bëhu i drejtë (në ndarjen që po bën).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Padyshim që do të isha i mjerë po të mos veproja gjithnjë me drejtësi!” (3138)

1329.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu mori dy robëresha nga robërit e luftës së Hunejnit dhe i la ato diku në një shtëpi të Mekës. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i liroi robërit e Hunejnit pa shpërblim, ata dolën duke ecur nëpër rrugë. Umeri i tha (të birit): “O Abdullah, shih si është puna.v Abdullahi i tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka liruar robërit pa shpërblim.” Ai i tha: “Shko atëherë dhe liroji ato dy robëresha.” (3144)

1330.  Abdurr-Rrahman Ibn Aufi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur isha i vendosur në rresht ditën e (betejës së) Bedrit, vështrova nga e djathta ime dhe nga e majta dhe pashë dy djem shumë të rinj nga ensarët. Desha që të isha ndërmjet dy vetëve më të fortë se ata të dy. Njëri prej tyre më tërhoqi vëmendjen, duke më thirrur: “O xhaxha! A e njeh Ebu Xhehlin?” I thashë: “Po. Çfarë do prej tij, o nipi im?” Ai më tha: “Kam dëgjuar se ai e shan të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Po e pashë, atëherë trupi im nuk do t’i ndahet trupit të tij, derisa njëri prej nesh të vdesë i pari.” U habita shumë nga kjo fjalë. Pastaj më tërhoqi tjetri dhe më tha po të njëjtat fjalë. Pas pak çastesh kur ja! Më kapën sytë Ebu Xhehlin duke ecur midis njerëzve! U thashë: “Shikoni! Ja ai është burri për të cilin më pyetët.” Kështu ata të dy u lëshuan dhe e sulmuan me shpatat e tyre derisa e goditën dhe e lëshuan të vdekur. Pastaj të dy rendën tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e njoftuan për këtë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Cili prej jush e vrau?” Secili prej tyre tha: “Unë e kam vrarë.” I pyeti përsëri: “A i keni pastruar shpatat?” I thanë që jo. Atëherë ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa shpatat e tyre dhe tha: “Në të vërtetë, që të dy ju e keni vrarë atë. Plaçkat e tij janë për Muadh Ibn Amr Xhamuhin.” Djemtë quheshin Muadh Ibn Afra dhe Muadh Ibn Amr Ibn Xhamuh.” (3141)

1331.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë u jap (pasuri) kurejshëve që t’ua tërheq zemrat dhe që të kapen fort pas Islamit, sepse ata janë shumë afër kohës së errësirës dhe padijes para-islame.” (3146)

1332.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se, kur Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij pasuri nga fisi Havazin, si plaçkë të fituar pa luftë, ai filloi t’u japë disa Kurejshëve deri në njëqind deve për njeri. Atëherë disa ensarë thanë për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Allahu e faltë të Dërguarin e Tij! Po u jep kurejshëve dhe po na lë neve, ndërkohë që shpatat tona akoma po pikojnë gjak (nga lufta me femohuesit)!” Kur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia treguan këtë fjalë, ai dërgoi një lajmës tek ensarët për t’i mbledhur ata në një tendë lëkure dhe nuk thirri askënd tjetër përveç tyre. Kur ata u mblodhën, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri mes tyre dhe u tha: “Ç’është ajo fjalë që mora vesh se keni thënë?” Të mençurit e tyre thanë: “Për sa u përket njerëzve me mend midis nesh, ata nuk kanë thënë gjë, o i Dërguari i Allahut!,/ Pastaj tregohet hadithi i plotë. (Shih hadithin nr. 1673) (3147)

1333.  Xhubejr Ibn Mutimi radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shoqërinë e një grupi njerëzish, duke u kthyer nga Hunejni. Atëherë beduinët nuk iu ndanë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke i kërkuar plaçka, aq sa e detyruan të hynte nën një akacie në shkretëtirë, ku ia morën edhe ridain (copë që hidhet krahëve dhe mbulohet me të gjysma lart e trupit). Pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi dhe u tha: “Ma ktheni ridain. Po të kisha aq deve sa gjithë këto pemë, do t’i kisha ndarë ndërmjet jush; pastaj ju nuk do të më gjeni mua as kurrnac, as gënjeshtar dhe as frikacak.” (3148)

1334.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po ecja me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili kishte veshur një xhybe nexhranije me anë të kthyera trashë, një beduin iu sul atij e ia tërhoqi aq fort xhyben sa pashë rrethin e kthyer të xhybes ta presë shpatullën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e shkaktuar nga forca që ia tërhoqi beduini. Pastaj beduini i tha: “Urdhëro (që të më japin mua) diçka nga pasuria e Allahut që ke.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye nga ai dhe qeshi, pastaj urdhëroi që t’i jepnin atij diçka si dhuratë.” (3149)

1335.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Hunejnit Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u dha përparësi disa njerëzve në shpërndarjen e plaçkës së luftës (duke përjashtuar disa të tjerë). Kështu, ai i dha Akra Ibn Habisit njëqind deve, edhe Ujejnes i dha po aq; u dha edhe disa të tjerëve nga paria e shquar e arabëve, duke i vlerësuar më shumë në këtë drejtim. Pastaj atij i shkoi një burrë dhe i tha: “Për Allah, kjo është një ndarje ku nuk është mbajtur aspak drejtësi dhe nuk është pasur si qëllim Fytyra e Allahut!,/ I thashë: “Për Allah që do t’ia tregoj Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (atë që the).” Kështu, unë shkova e i tregova atij dhe ai tha: “E kush tjetër do të vepronte me drejtësi, në qoftë se nuk do të vepronte me drejtësi Allahu apo i Dërguari i Tij?! Allahu e mëshiroftë Musanë, sepse ai u lëndua më shumë se kaq, megjithatë ai bëri durim.” (3150)

1336.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Në luftërat tona të shenjta shpesh fitonim, si plaçkë lufte, mjaltë dhe rrush, të cilat i hanim dhe nuk i ruanim.// (3154)

1337.  Tregohet se Umeri radijAllahu ‘anhu u shkroi letër banorëve të Basras një vit para se të vdiste: (Në të shkruhej) “Prishni çdo martesë të lidhur ndër mexhusët (zjarrputistët) ndërmjet të afërmve, me të cilët ndalohet martesa në Islam.” Po kështu Umeri radijAllahu ‘anhu nuk u mori xhizje atyre, derisa Abdurr-Rrahman Ibn Aufi radijAllahu ‘anhu dëshmoi se i Dërguari i Allahut kishte marrë xhizje nga mexhusët e Haxherit. (3156, 3157)

1338.  Amr Ibn Aufi, i cili ka qenë aleat i fisit Beni Amir dhe pjesëmarrës në luftën e Bedrit, tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi Ebu Ubejde Ibn Xherrahun në Bahrejn për të mbledhur taksën e xhizjes. Atëkohë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte vendosur paqë tashmë me popullin e Bahrejnit dhe kishte emëruar si sundues të tyre Ala Ibn Hadrainiun. Kështu, kur Ebu Ubejde u kthye me paratë nga Bahrejni, ensarët dëgjuan për ardhjen e tij, kohë që përkoi me vaktin e faljes së namazit të agimit me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pasi u priu atyre në falje, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u largua dhe ensarët i dolën para. Kur i pa ata, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) buzëqeshi dhe tha: “Më duket se keni dëgjuar që Ebu Ubejde ka sjellë diçka.” Ata i thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut!” Ai u tha: “Gëzohuni dhe shpresoni të gjeni dçika që do t’ju kënaqë! Për Allah! Nuk është varfëria ajo që kam frikë për ju, por kam frikë se do t’u rrëmbejë jeta luksoze e dynjasë, siç ndodhi me popujt e kaluar para jush. E kështu, ju do të rivalizoni mes jush për hir të saj, siç rivalizuan edhe ata mes tyre dhe ajo ka për t’ju shkatërruar, ashtu siç i shkatërroi ata.” (3158)

1339.  Xhubejri tregon: “Umeri radijAllahu ‘anhu dërgoi njerëzit (ushtrinë muslimane) në vendet e mëdha për të luftuar idhujtarët. Kur Hurmuzan përqafoi

Islamin, Umeri i thotë atij: “Do të desha të shqyrtoja me ty për sa u takon këtyre vendeve që të sulmoj.” Hurmuzani i tha: “Po, shembulli i këtyre vendeve dhe i banorëve të tyre që janë armiq të muslimaneve është si një zog me një kokë, me dy krahë dhe me dy këmbë: në qoftë se i thyhet njëri krah, ai do të mund të ngrihet mbi dy këmbët, me një krah dhe me kokën; po t’i thyhet edhe krahu tjetër, ai do të mund të ngrihet mbi dy këmbët dhe me kokën, por, po t’i thyhet koka, atëherë dy këmbët, dy krahët dhe koka (e thyer) do të bëhen pa asnjë vlerë. Koka pra, është Kisra (Perandori i Persisë), njëri krah është Çezari (Perandori i Romës dhe i Bizantit) dhe krahu tjetër është Farisi (Persia). Kështu pra, urdhëroi muslimanët t’i drejtohen Kisras.” Dhe kësisoj Umeri radijAllahu ‘anhu na dërgoi ne (në drejtim të Kisras) dhe emëroi Nuëman Ibn Muhanin komandantin tonë. Kur ne arritëm në tokën e armikut, na doli përfaqësuesi i Kisras me dyzet mijë forca. Një përkthyes u ngrit dhe tha: “Le të më flasë mua dikush nga ju!” Mugira iu përgjigj: “Pyet ç’të duadh.” E pyeti: “Kush jeni ju?” Mugira iu përgjigj: “Ne jemi arabë. Kemi pasur një jetë të mjerë e të vështirë, një jetë të shkatërruar, përtypnin lëkurat dhe bërthamat e hurmave nga uria, vishnim rroba të bëra nga leshi i deveve dhe i dhive, adhuronin pemët dhe gurët. Kur ishim në këtë gjendje, Zoti i qiejve dhe i tokave, i lartësuar qoftë Emri e Tij dhe e Lartësuar qoftë Madhështia e Tij, dërgoi te ne Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, një njeri nga gjiri ynë, të cilit ia njohim mirë babain dhe nënën. Kështu, Pejgamberi ynë sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i Dërguari i Zotit tonë na ka urdhëruar që t’ju luftojmë, derisa të adhuroni vetëm Allahun, Një e të Vetëm, ose të na jepni xhizje (taksë). Po kështu, Pejgamberi ynë sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ka treguar se nga Mesazhi i Zotit tonë është se cilido nga ne që bie dëshmor, do të hyjë në Xhenet, ku do të përjetojë një begati të atillë, të cilën nuk ka parë kurrë dhe se kushdo nga ne që mbetet gjallë, do të bëhet padroni juaj.” Pas kësaj Nuëmani i tha (Mugiras): “Nëse Allahu do të ta kishte bërë të mundur të merrje pjesë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një betejë si kjo, ai nuk do të të kishte fajësuar për pritjen dhe nuk do të të kishte fyer. Ndërsa unë kam qenë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shumë beteja dhe ai e kishte zakon që, nëse nuk hynte në betejë në orët e paradites, atëherë priste derisa të frynte era dhe të vinte koha për faljen e namazit (të drekës pasi dielli të kalonte zenitin).” (3151, 3160)

1340.  Ebu Humeid Saidiu radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në fushatën e Tebukut. Mbreti i Ejles i dhuroi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një mushkë të bardhë dhe një xhybe. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i shkroi atij një marrveshje paqeje, duke i lënë atij sundimin mbi vendin e vet.” (3161)

1341.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kushdo që vret një njeri, i cili është në marrëveshje paqeje me muslimanët, nuk do ta ndiejë erën e Xhenetit, ndonëse era e tij (prej misku) shquhet në largësinë e dyzet vjet udhëtimi.” (3166)

1342.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon një ngjarje nga ndodhia e Hajberit: “Kur u pushtua Hajberi, (çifutët) i sollën si dhuratë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një dele të pjekur, të cilën e kishin helmuar. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi dhe tha: “Të gjithë çifutët që kanë qenë këtu, të mblidhen përpara meje.,/ Kështu ata iu grumbulluan atij dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Do t’ju pyes për diçka. A do të më tregoni të vërtetën për të?” Ata thanë: “Po.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “Kush është babai juaj?” I thanë: “Filani.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Keni gënjyer. Babai juaj është filani.” I thanë: “Ke thënë të drejtën.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti përsëri: “A do të më tregoni të vërtetën tani, në qoftë se ju pyes për një gjë?” Ata i thanë: “Po, o Ebul Kasim. Edhe në qoftë se ne të gënjejmë, txi mund ta zbulosh nënën tonë ashtu siç e gjete për babain tonë.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “Kush janë banorët e Zjarrit?” Ata iu përgjigjën: “Ne do të jemi në të për fare pak kohë dhe pastaj ju do të na zëvendësoni atje.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Ju qofshi të mallkuar dhe të poshtëruar në të! Betohem për Allahun! Ne kurrë nuk do t’ju zëvendësojmë juve atje!” Pastaj pyeti përsëri: “A do të më tregoni të vërtetën tani, në qoftë se ju pyes për një gjë?” Iu përgjigjën: “Po, o Ebul Kasim.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “A e keni helmuar mishin e kësaj delje?” Thanë që po. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “Ç’u shtyu për këtë?” Thanë: “Deshëm të merrnim vesh nëse ishe gënjeshtar dhe në këtë rast do të binim rehat prej teje (duke të hequr qafe), ose, nëse je Pejgamber, atëherë helmi nuk do të dëmtonte.” (3169)

1343.  Sehl Ibn Ebi Hathma radijAllahu ‘anhu tregon: “Abdullah Ibn Sehbi dhe Muhejjisa Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu u nisën për në Hajber, banorët e të cilit atë kohë kishin marrëveshje paqeje me muslimanët. Ata u ndanë dhe më vonë Muhejjisa gjeti Abdullah Ibn Sehlin të vrarë e të mbytur në gjak. Ai e varrosi atë dhe u kthye në Medine. Pastaj Abdurr-Rrahman Ibn Sehli, Muhafisa dhe Huvejjisa, djemtë e Mesudit, shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Abdurr-Rrahmani deshi të fliste, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Le të flasë më i madhi//,- sepse Abdurr-Rrahmani qe më i vogli. Kështu ai heshti dhe folën dy të tjerët. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Në qoftë se ju betoheni për atë që ka kryer vrasjen, atëherë ju do të keni të drejtën të merrni hakun tuaj për gjakun e njeriut tuaj.” Ata thanë: “Si të betohemi, ndërsa ne nuk kemi qenë as dëshmitarë të vrasjes dhe as nuk e kemi parë vrasësin?”

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: ” Atëherë pra çifutët mund ta lajnë veten nga akuza duke bërë be (se nuk e kanë bërë ata krimin).” Ata thanë: “Si mund të besojmë në betimin e femohuesve?” Kësisoj, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pagoi nga pasuria e vet paratë e gjakut (të Abdullahut). (3173)

1344.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se një herë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i patën bërë magji, aq sa atij i dukej se kishte bërë veprime që në të vërtetë nuk i kishte bërë. (3175)

1345.  Auf Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë fushatës së Tebukut shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ai ishte ulur nën një tendë lëkure. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Numëro gjashtë shenja, të cilat do të tregojnë afrimin e Orës së fundit (Kiametit): vdekja ime, pastaj rënia e Jerusalemit në duart e muslimanëve, pastaj një epidemi që do t’ju bie (dhe që do të shkaktojë vdekje të madhe) si epidemia që u bie dhenve, pastaj shtimi i pasurisë aq sa, po t’i jepen dikuj edhe njëqind dinarë, prapëseprapë nuk do të jetë i kënaqur, pastaj një sprovë e madhe (fitne) së cilës nuk do t’i shpëtojë asnjë shtëpi arabe (do të hyjë në çdo shtëpi të tyre), pastaj një armëpushim mes jush dhe Beni Esfer- ëve (bizantinëve) të cilët do t’ju tradhëtojnë dhe do t’ju sulmojnë nën tetë flamuj dhe nën çdo flamur do të jenë dymbëdhjetë mijë ushtarë.” (3176)

1346.  Saidi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu u tha një herë njerëzve: “Si do të jetë gjendja juaj kur nuk do të merrni as dinar, as dirhem (si taksë nga dhimmitë)?” Për këtë dikush e pyeti: “Si e di ti që do të ndodhë një gjë e tillë, o Ebu Hurejra?” Ai u përgjigj: “Po, (betohem) për Atë në Duart e të Cilit është jeta e Ebu Hurejras! Këtë gjë unë e di nga fjala e të vërtetit dhe nga i frymëzuari i vërtetë (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” E pyetën: “Çfarë thotë ajo fjalë?” Ai u tha: “Azili që Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe kështu Allahu do t’i bëjë zemrat e k do të pranojnë të japin xhizjen, që duhet t

1347.  Ibn Mesudi dhe Enesi radijAllahu ‘anhu tregojnë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo tradhtar do të ketë një flamur Ditën e Kiametit.” Një nga përcjellësit e dytë të hadithit thotë se atij do t’i vendoset një flamur, ndërsa tjetri thotë se do të tregohet Ditën e Kiametit dhe tradhtari do të njihet nga flamuri (shenja treguese etj.) që i është vënë. (3186, 3187)

 

56 – FILLIMI I KRIJIMIT

 

1348.  Imran Ibn Husejni radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grup njerëzish nga fisi Beni Temim shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: “O Beni Temim! Gëzohuni (për një sihariq për ju)!” Ata i thanë: “Na dhe sihariq, por tani na jep diçka (pasuri).” Kur dëgjoi këtë, atij i ndërroi fytyra. Pastaj erdhën njerëz nga Jemeni, të cilëve ai u tha: “O populli i Jemenit! Pranoni sihariqet, pasi Beni Temimët nuk i pranuan ato.” Jemenasit i thanë: “I pranuam.” Pas kësaj, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi të flasë për fillimin e krijimit dhe për Arshin (Fronin) e Allahut. Ndërkohë erdhi dikush dhe më thërriti: “O Imran, të ka ikur deveja!” (U ngrita dhe ika) Ah, sikur të mos e kisha lënë atë tubim, (pasi më iku pa dëgjuar fjala e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem aty)!” (3190)

1349.  Imrani radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Në fillim) ka qenë vetëm Allahu dhe asgjë tjetër përveç Tij dhe Arshi (Froni) i Tij ishte mbi ujë. Ai shkroi gjithçka në Libër dhe krijoi qiejt dhe Tokën.” Pastaj dikush më thirri: “O Ibn Husejn, të ka ikur deveja!” Kështu që u largova, por nuk munda ta shoh për shkak të miraxhit. Për Allah! Sa do të kisha dëshiruar ta kisha lënë devenë (për atë tubim)!” (3191)

1350.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu, më i Lartësuari, thotë: ‘Biri i Ademit (njeriu) më fyen Mua, ndonëse nuk duhet ta bëjë kurrë një gjë të tillë; ai më quan gënjeshtar, ndonëse nuk duhet ta bëjë kurrë një gjë të tillë! Fyerja e tij është kur thotë se Unë kam fëmijë, ndërsa përgënjeshtrimi i tij është kur thotë: “Zoti nuk do të më rikrijojë, siç më krijoi në fillim”. (3193)

1351.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kur Allahu e përfundoi krijimin, Ai shkroi në Librin e Tij që ka në Arshin (Fronin) e Vet: ‘Vërtet që Mëshira Ime e ka mundur (është përmbi) Zemërimin Tim.” (3194)

1352.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Koha është kthyer përsëri, siç ka qenë në fillim kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën; viti ka dymbëdhjetë muaj, katër nga të cilët janë të shenjtë; tre njëri pas tjetrit: Dhul- Kaëde, Dhul-Hixhxhe dhe Muharrem (i 11- i, i 12-i dhe i pari) dhe i katërti Rexheh Mudar që është ( i katërti) ndërmjet Xhumada thanije dhe Shaban.” (3197)

1353.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka pyetur atë në kohën e perëndimit të diellit: “A di se ku shkon dielli?” I thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai më tha: “Ai shkon dhe bie në sexhde nën Arsh (Fronin e Allahut) dhe merr leje (për të lindur përsëri) dhe i lejohet. Por shpejt (do të vijë koha kur) ai do të bjerë në sexhde, por kjo nuk do t’i pranohet atij dhe do të kërkojë leje, por nuk do të lejohet dhe do të urdhërohet: ‘Kthehu nga erdhe/ Kështu, ai do të lindë nga perëndimi. Dhe do të urdhërohet: ‘Kthehu nga erdhe/ Kështu, ai do të lindë nga perëndimi. Ky është shpjegimi i Fjalës së Allahut: ‘Edhe dielli rend në rrugën e tij për një kohë (të përcaktuar). Ky është Vendimi i të Gjithëfuqishmit, të Gjithëditurit/” (Kuran, 36: 38) (3199)

1354.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Dielli dhe hëna do të mbështillen (ose do të palosen e do të bashkohen me njëri-tjetrin, ose do të humbin dritën e tyre) Ditën e Kiametit.” (3200)

1355.  Atau tregon se Aishja radijAllahu ‘anha ka rrëfyer: “Sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shihte ndonjë re në qiell, ai sillej sa këndej andej i shqetësuar, hynte e dilte dhe i ndryshonte fytyra. Ndërsa, po të binte shi, ai qetësohej.” Kështu, Aishja e dinte këtë gjendje të tij, (Njëherë)

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “S’e di. (Kam.frikë) se mos është si ajo që u ndodhi një populli që përmendet në Kuran në këtë ajet: “Pastaj, kur ata e panë atë si një re të dendur drejt luginave të tyre, thanë: ‘Kjo është një re që po na sjell shi!’ Jo! Përkundrazi ajo ishte (dënimi) për të cilin ju kërkuat të shpejtohej! Një erë në të cilën qe ndëshkimi i dhimbshëm!,// (Kuran, 46:24) (3206)

1356.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu thotë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i vërteti dhe i frymëzuari me të vërtetën ka treguar: “Një qenie njerëzore (lënda e krijimit të saj) mblidhet bashkë në mitrën e nënës për dyzet ditë, pastaj ajo shndërrohet në një copë gjaku të mpiksur po për kaq ditë, pastaj bëhet si një copë mishi (e shtypur me dhëmbë) po për kaq ditë. Pastaj Allahu dërgon një melek, i cili urdhërohet t’i shkruajë atij katër gjëra. Ai urdhërohet t’i shkruajë (krijesës së re) veprat, riskun, ditën e vdekjes dhe se a do të jetë i mjeruar a i bekuar (në Jetën e Pasosur). Pas kësaj, krijesës do t’i fryhet shpirti. Në këtë mënyrë, dikush nga ju mund të bëje vepra (të mira), derisa ndërmjet tij dhe Xhenetit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të liga, të cilat janë veti e banorëve të Zjarrit. Dhe (në të njëjtën mënyrë) dikush nga ju mund të bëjë vepra (të liga), derisa ndërmjet tij dhe Zjarrit të ketë mbetur vetëm një kut, por atij i paraprin paracaktimi i shkruar për të dhe ai fillon të bëjë vepra të mira, të cilat janë veti e banorëve të Xhenetit.” (3208)

1357.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse Allahu e do një njeri, Ai e thërret Xhibrilin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke i thënë: ‘Allahu e do filanin. O Xhibril, duaje atë!7 Xhibrili do ta dojë atë, pastaj Xhibrili do të bëjë thirrje ndër banorët e qiellit: ‘Allahu e do filanin, kështu që edhe ju duhet ta doni atë/ Kështu të gjithë banorët e qiellit do ta duan atë njeri dhe pastaj atij i sigurohet edhe kënaqësia e njerëzve të tokës.,/ (3209)

1358.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë:

“Melekët zbresin në re dhe përmendin çështjet e vendosura në qiell. Kështu, shejtanët vjedhurazi dëgjojnë për një çështje të tillë, pastaj zbresin dhe u fryjnë falltarëve për këtë, duke i shtuar asaj edhe njëqind rrena të tjera nga vetja e tyre.” (3210)

1359.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur vjen dita e xhuma, melekët zënë vend në çdo derë të xhamisë për të shënuar emrat e njerëzve sipas rradhës që vijnë (kush më herët e kush më vonë për faljen e xhumasë). Kur imami ulet (në minber), ata i mbështjellin shkresat e tyre dhe bëhen gati për të dëgjuar hytben (ligjëratën e imamit).” (3211)

1360.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë Hasan Ibn Thabitit (poetit) radijAllahu ‘anhu:

“Satirizoji (paganët) dhe Xhibrili do të jetë me ty.” (3213)

1361.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë asaj:

“O Aishe, ky është Xhibrili dhe të dërgon ty selam.” Ajo i tha: “Selam edhe për të, Mëshira dhe Bekimet e Allahut qofshin me të” dhe duke iu drejtuar Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ti sheh atë që unë nuk e shoh.” (3217)

1362.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka pyetur Xhibrilin: “Pse nuk na viziton më tepër (më shpesh) se kaq?” Për këtë Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ne (engjëjt) zbresim vetëm me urdhrin e Zotit tënd (o Muhamed). Atij i përket gjithçka që është para nesh, gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Zoti yt nuk harron kurrë” (Kuran, 19: 64) (3218)

1363.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ma këndoi Kuranin në një mënyrë dhe unë vazhdova t7i kërkoj që të ma lexonte atë në mënyra të ndryshme, derisa ai ma lexoi atë në shtatë këndime “267 (3219)

1364.  Jaëla radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta lexojë këtë varg në minber: “Dhe ata do të thërrasin:

“O Mali …”268 (Kuran, 43:77). (3230)

1365.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se e ka pyetur Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A ke ndeshur ditë më të vështirë se ditën e (luftës së) Uhudit?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Vuajta nga populli yt aq sa vuajta dhe më e vështira qe vuajtja e ditës Akabesë e kur i shkova vetë Ibn Abdi-Jalil Ibn Abdul-Kulal dhe ai nuk iu përgjigj kërkesës sime. Kështu u largova i mbuluar me pikëllim të thellë duke vazhduar të eci dhe nuk pushova derisa e pashë veten në Karneth-Thealib. Aty ngrita kokën nga qielli dhe, papritur, papritur pashë një re që më bënte hije dhe sipër së cilës ndodhej Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Ai më thirri dhe më tha: ‘Tashmë Allahu e ka dëgjuar fjalën që të ka thënë ty populli yt dhe si të janë përgjigjur ty. Tashmë Allahu të ka dërguar melekun e maleve, kështu që mund ta urdhërosh atë t’u bëjë atyre njerëzve çfarë të duash ti/ Meleku i maleve më thirri, më përshëndeti dhe më tha: ‘o Muhamed! Më urdhëro ç’të duash! Nëse do, unë i bashkoj të dy malet (e luginës) dhe ua hedh atyre përsipër/ Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, por (për më shumë) shpresoj se Allahu do të nxjerrë nga pasardhësit e tyre fëmijë, të cilët do të adhurojnë Allahun Një e të Vetëm duke mos i vënë Atij shokë në adhurim, duke mos adhuruar tjetër përveç Atij.” (3231)

1366.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu thotë në lidhje me Fjalën e Allahut të Madhëruar (në ajetin Kuranor): “(dhe Xhibrili ishte) sa largë- sia midis dy harqeve ose edhe më afër, e i shpalli robit të Allahut (Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), atë që i shpalli.” (Kuran, 53:9,10) se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka parë Xhibrilin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me gjashtëqind palë fletë. (3232)

1367.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon në lidhje me ajetin e Allahut: “…por ai pa disa nga mrekullitë më madhështore të Zotit të tij! (Kuran, 53:18), se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka parë një qilim të gjelbër të madh të shtrirë në gjithë harizontin qiellor.” (3233)

1368.  Aishja radijAllahu ‘anha thotë se kush pohon që Pejgamberi Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka parë Zotin e tij, bën gabim të madh, pasi ai ka parë vetëm Xhibrilin në formën e tij të vërtetë siç është krijuar duke mbuluar gjithë horizontin. (3234)

1369.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se burri i kërkon bashkëshortes të flejë me të në shtratin e tij dhe ajo (pa pasur arsye) nuk pranon dhe e lë atë të flejë i mërzitur, atëherë melekët do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.” (3237)

1370.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Natën e Isra- së (udhëtimi natën) në qiell, pashë Musanë një burrë të gjatë, me flokë kafe kaçurrela, si të ishte nga burrat e fisit Shanua. Pashë Isain një burrë mesatar nga gjatësia dhe nga trupi, me ngjyrë të kuqe në të bardhë dhe me flokë të drejtë e të lëmuar. Pashë edhe Malikun, rojen e Zjarrit dhe Dexhalin. Këto ishin nga shenjat që Allahu m’i tregoi.” (Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi nga ajeti fisnik): “Kështu që mos dysho në takimin me të (kur ti Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e takove Musain gjatë natës së Israsë dhe Miraxhit në qiej) ” (Kuran, 32:23). (3239)

1371.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur vdes ndokush, atij i tregohet vendi i tij i përcaktuar paradite dhe pasdite. Kështu, në qoftë se ai është nga banorët e Xhenetit, i tregohet vendi i tij në Xhenet dhe, në qoftë se është nga banorët e Zjarrit, i tregohet vendi i tij në Zjarr.” (3240)

1372.  Imran Ibn Husejni radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Vështrova Xhenetin dhe pashë që të varfrit përbënin pjesën më të madhe të banorëve të tij; dhe vështrova Zjarrin dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gra!” (3241)

1373.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim ulur tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai filloi të na rrëfejë: “Kur isha në gjumë, e pashë veten në Xhenet. Befas pashë një grua duke marrë avdes pranë një pallati! Pyeta: ‘I kujt është ky pallat?’ Më thanë: ‘I Umer Ibn Hattabit/ Pastaj m’u kujtua xhelozia e tij (për gratë), kështu që u largova që andej me të shpejtë.” Atëherë (kur dëgjoi këtë fjalë) Umeri radijAllahu ‘anhu filloi të qante dhe tha: “E si mund të jem xheloz kundër teje, o i Dërguari i Allahut?!” (3242)

1374.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët. Ata nuk do të pështyjnë atje, nuk do të fryjnë hundët dhe nuk do të kryejnë nevoja. Enët do t’i kenë prej floriri dhe krehërat prej floriri e argjendi; në mangallë ku digjen erëra të mira do të përdorin uluveh (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t’u mbajë erë misku. Secili do të ketë dy bashkëshorte; palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit nga bukuria e jashtëzakonshme. Ata (banorët e Xhenetit) nuk do të kenë as mosmarrveshje, as urrejtje e as miqësi mes tyre; zemrat e tyre do të jenë si një zemër dhe do të lavdërojnë Allahun në mëngjes dhe pasdite.” (3245)

1375.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Grupi i parë i atyre njerëzve që do të hyjnë në Xhenet, do të shkëlqejë si hëna e plotë në një natë të kthjellët dhe ata që do të hyjnë pas tij, do të shkëlqejnë si ylli më i shndritshëm. Zemrat e tyre do të jenë si zemra e një njeriu të vetëm, pasi ata nuk do të kenë as mosmarrëveshje, as armiqësi mes tyre. Secili do të ketë dy bashkëshorte, secila do të jetë aq e bukur, aq e pastër dhe e shkëlqyer saqë palca e kockës në këmbët e tyre do të shihet nëpërmjet mishit. Ata do të lartësojnë Allahun në mëngjes e pasdite. Ata as nuk do të sëmuren, as nuk do të fryjnë hundët, as nuk do të pështyjnë. Enët e tyre do të jenë prej floriri dhe argjendi, krehrat do t’i kenë prej ari, lënda djegëse në mangallët e tyre do të jetë uluva (dru i rrallë me erë të mirë) dhe djersa do t’u mbajë erë misku.” (3246)

1376.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë, shtatëdhjetë mijë ose shtatëqind mijë nga ndjekësit e mi do të hyjnë në Xhenet njëherësh: i pari i tyre do të hyjë përnjëherë me të fundit. Fytyrat e tyre do të shkëlqejnë si hëna e plotë në një natë (të kthjellët).” (3247)

1377.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i sollën dhuratë një xhybe të mëndafshtë, ndërsa ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndalonte veshjen e mëndafshit për burra. Njerëzit u mrekulluan prej saj, ndërsa ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Shamitë e duarve të Saad Ibn Muadhit në Xhenet janë më të mira se kjo!” (3248)

1378.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Në Xhenet është një pemë (shumë e madhe), hijën e së cilës një kalorës nuk e kalon edhe po të ecë për njëqind vjet.” (3251)

1379.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon të njëjtin hadith dhe shton se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në fund tha:

“Po të doni mund të këndoni ajetin kuranor: ‘Dhe ndër hije të zgjatura/ (Kuran, 56:30).” (3252)

1380.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Banorët e Xhenetit do t’i shohin banorët e guraf- eve269 siper tyre, ashtu siç shohin një yll që shkëlqen larg nga lindja a nga perëndimi. Kjo për shkak të epërsisë që kanë ndaj njëri-tjetrit në shpërblim.” Kur dëgjuan këtë, njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut! A janë këto vendbanime të larta për Pejgamberët që s’mund t’i arrijë askush tjetër?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Jo! Për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Këto janë për njerëzit që besuan në Allahun dhe u besuan të Dërguarve.” (3256)

1381.  Tregon Aishja radijAllahu ‘anha se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ethet janë nga nxehtësia e Zjarrit të Xhehenemit, kështu që i lehtësoni ato duke i ftohur me ujë.” (3263)

1382.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zjarri (që ju përdorni) është një e shtatëdhjeta pjesë e Zjarrit të Xhehenemit.” Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut, edhe ky sikur të ishte, do të mjaftonte (për të ndëshkuar mosbesimtarët).” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Zjarri (i Xhehenemit) ka edhe 69 pjesë më tepër sesa zjarri i zakonshëm dhe secila pjesë është e nxehtë sa ky zjarr.” (3265)

1383.  Usama radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ditën e Kiametit një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr. Atij do t’i nxirren zorrët dhe do të sillet rrotull siç sillet gomari rreth gurit të mullirit (ose si kali që shin në lëmë). Banorët e Zjarrit do të mblidhen rrotull tij e do t’i thonë: ‘O filan. Ç’është kështu me ty? A nuk ishe ti që na urdhëroje të mirën dhe na e ndaloje të keqen?!’ Ai do t’u përgjigjet: ‘Po, unë vërtet që ju urdhëroja të mirën, por nuk e zbatoja atë vetë dhe ua ndaloja të keqen, por e veproja vetë’.” (3267)

1384.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i bënë magji aq sa filloi t’i dukej sikur po bënte një veprim të cilin, në të vërtetë, nuk po e bënte. Më në fund një ditë u lut e u lut gjatë dhe pastaj tha: “Më duket se Allahu më ka frymëzuar se si të shërohem. Më erdhën (në ëndërr) dy vetë dhe m’u ulën njëri te koka dhe tjetri te këmbët. Njëri prej tyre e pyeti tjetrin: ‘Çfarë sëmundje ka ky burrë?’ Tjetri iu përgjigj: T kanë bërë magji/ I pari pyeti: ‘Kush i ka bërë magji?/ Tjetri iu përgjigj: ‘Sebid Ibn Aësami/ I pari pyeti: ‘Çfarë ka përdorur’. Tjetri iu përgjigj: ‘Një krehër, qime flokësh të mbështjella rreth tij dhe lëkurën e lules mashkullore të hurmës/ I pari pyeti: ‘Ku është ajo?’ Tjetri iu përgjigj: ‘Në pusin Dhervan,// Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis për te pusi, pastaj u kthye. Kur erdhi, më tha: “Palmat e hurmës afër pusit janë si kokat e shejtanëve.” E pyeta: “A i nxorre ato gjëra, me të cilat të ishte bërë magjia?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, sepse mua tashmë më shëron Allahu, por kam frikë se mos ky veprim mund të përhapë sherr midis njerëzve.” Më pas pusin e mbushën me dhë.” (3268)

1385.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Shejtani shkon te ndonjëri prej jush dhe i pëshpërit: ‘Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?’ derisa i thotë: ‘Kush e ka krijuar Zotin tënd?’ Kësisoj, kur t’ju vijë (ndërmend) një pyetje e tillë, atëherë lutjuni Allahut që t’ju ruajë (nga shejtani) dhe flakini tej këto mendime.” (3276)

1386.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të bënte me shenjë nga lindja duke thënë:

“Ja, atje! Atje, pra, do të jetë fitneja (sherri, e keqja, sprova)! Ja atje do të dalë fitneja, atje ku del ana e kokës së shejtanit (ose: briri i shejtanit)!” (3279)

1387.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të bjerë nata, mbajini fëmijët pranë vetes, sepse atëherë shpërndahen shejtanët, ndërsa pas një ore mund t’i lini të lirë. Mbyllini dyert (natën) duke përmendur Emrin e Allahut dhe fikini kandilat (dritat) duke përmendur Emrin e Allahut! Mbulojini enët e ujit duke përmendur Emrin e Allahut dhe (nëse nuk keni gjë për t’i mbuluar enët atëherë) vini diçka mbi enë, qoftë edhe një shkop duke përmendur Emrin e Allahut.” (3280)

1388.  Sulejman Ibn Suradi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po rrinim ulur me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dy burra fyen njëri-tjetrin dhe njëri u skuq në fytyrë (nga zemërimi) dhe iu ngritën damarët e qafës. Kur pa këtë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vërtet, unë di një fjalë, të cilën po ta thotë ai, do t’i kalonte ajo gjendje dhe do të qetësohej! Po të thotë: ‘Eudhu bil-lahi minesh-shejtan (i mbështetem Allahut të më ruajë nga shejtani), atij do t’i ikte gjithë ajo e nxehur që ka.” Atëherë (të pranishmit) i thanë atij se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë që t’i kërkosh Allahut të të ruajë nga shejtani, ndërsa i nxehuri tha: “A mos jam i çmendur?!” (3282)

1389.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Gogësima (hapja e gojës) është nga shejtani. Prandaj, kur dikujt t’i hapet goja, le të mundohet sa të mundet që ta mbajë (mbyllur), sepse kur dikush bën: ‘Ha’ (gogësitet me zë), shejtani qesh.” (3289)

1390.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ëndrra e mirë është nga Allahu dhe ëndërra e keqe është nga shejtani. Prandaj, kur ndonjëri prej jush sheh një ëndërr të keqe, prej së cilës frikësohet, atëherë le të pështyjë në të majtë dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj, pasi kështu ajo nuk do t’i sjellë atij asnjë dëm.,/ (3292)

1391.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kur të ngriheni nga gjumi dhe të merrni avdes, lajeni hundën tri herë duke tërhequr ujë me të dhe duke e fryrë atë jashtë, sepse shejtani ka ndenjur gjithë natën në flegrat e saj.”(3295)

1392.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të mbante një hytbe në minber duke thënë: “Vritini gjarpërinjtë, sidomos dhntu tufetejnindhe ebterin, sepse këta të dy verbojnë shikimin dhe shkaktojnë abort (dështim të fëmijës).” Një herë, ndërsa po ndiqja një gjarpër për ta vrarë, Ebu Lubada më thirri: “Mos e vrit!” I thashë se i Dërguari i Allahut na ka urdhëruar që t’i vrasim gjarpërinjtë. Ai më tha: “Por më vonë ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar vrasjen e atyre që jetojnë nëpër shtëpia.” Zuhri shton se këta quhen avaniir. (3297, 3298)

1393.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Koka (burimi kryesor) e femohimit (kufrit) është në lindje. Kryelartësia dhe vrazhdësia janë veti të njerëzve të kuajve dhe të deveve dhe të atyre fshatarëve beduinë, të cilët u kushtohen vetëm deveve dhe nuk tregojnë aspak vëmendje për fenë. Ndërsa thjeshtësia dhe butësia janë cilësi e njerëzve të deleve.” (3301)

1394.  Ukba Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri shenjë në drejtim të Jemenit dhe tha: “Besimi i vërtetë është jemenas, ja atje! Ndërsa ashpërsia dhe vrazhdësia janë vërtet cilësi të atyre fshatarëve beduinë. Ata merren vetëm me deve dhe nuk kujdesen aspak për fenë dhe rrinë atjenga ku do të dalin dy brirët e shejtanit, te fiset Rabia dhe Mudar.” (3302)

1395.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të dëgjoni gjeli të këndojë, luteni Allahun t’ju dhurojë nga mirësitë e Tij, (pasi kënga e gjelit tregon) se ai ka parë një melek. Kur të dëgjoni gomarin të pëllasë, kërkojini Allahut që t’ju ruajë nga shejtani, (pasi pallja e gomarit tregon) se ai ka parë një shejtan.” (3303)

1396.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Një grup njerëzish nga Beni Israilët janë zhdukur, nuk dihet se ç’bënë. Por e vetmja gjë që mendoj, është se ata janë mallkuar dhe janë shndërruar në minj, pasi po t’i vini miut përpara qumësht deveje, ai nuk do ta pijë atë, ndërsa, po t’i vini qumësht delje, ai do ta pijë atë.” Ia tregova këtë Kabit i cili më pyeti: “A e ke dëgjuar që këtë ta thotë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” I thashë që po, por ai vazhdoi të më pyeste disa herë, aq sa i thashë: “A mos e lexoj gjë Teuratin?!” (3305)

1397.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Në qoftë se në pijen tuaj ndonjë bie mizë shtëpie, atëherë zhyteni atë, sepse njëri krah i saj ka sëmundje, ndërsa tjetri ka shëruesin e sëmundjes.” (3320)

1398.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer:

“Allahu e fali një prostitutë e cila, kur kaloi pranë një qeni që po gulçonte afër një pusi dhe po ngordhte nga etja, ajo nxori çorapin e saj prej lëkure, e lidhi me shaminë e kokës dhe i nxori atij pak ujë. Për këtë veprim Allahu e fali atë.” (3321)

 

57 – NDODHITË E PEJGAMBERËVE

 

1399.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Allahu e krijoi Ademin 60 kutë (rreth 30 metra) të gjatë. Pasi e krijoi atë, i tha: ‘Shko dhe përshëndeti ata melekë dhe dëgjo përgjigjen e tyre, sepse ajo do të jetë përshëndetja jote dhe përshëndetja e pasardhësve të tu/ Kështu Ademi u tha melekëve: ‘Es-Selamu alejkum (Paqja qoftë mbi ju)’. Ndërsa melekët iu përgjigjën: ‘Es-Selamu alejke ve rahmetullah (Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty)’, duke i shtuar përshëndetjes së Ademit ‘ve rahmetullah’. Çdokush që do të hyjë në Xhenet’, do t’i ngjajë Ademit (në pamje dhe në formë). Qysh atëherë pasardhësit e Ademit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kanë ardhur gjithnjë duke u zvogëluar, deri në këtë kohë.” (3326)

1400.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur dëgjoi për mbërritjen e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Medine, Abdullah Ibn Selami radijAllahu ‘anhu shkoi tek ai dhe i tha: “Do të të pyes për tri gjëra ,të cilat nuk i di kush tjetër, përveç një Pejgamberi: Cila është shenja e parë (e madhe) e Orës (së Kiametit)? Cili është ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit? Përse fëmija herë i ngjan babait dhe herë i ngjan dajës së tij?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Sapo m’i tregoi Xhibrili tani përgjigjet e tyre.” Abdullahi i tha: “Ai është armiku i çifutëve nga rradhët e melekëve.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi: “Shenja e parë (e madhe) e Kiametit do të jetë një zjarr që do t’i grumbullojë njerëzit nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhenetit do të jetë veshëzi i mëlçisë së peshkut. Sa për ngjashmërinë e fëmijës, në qoftë se burri kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij dhe sekreton më përpara, atëherë fëmija do t’i ngjasojë babait dhe, në qoftë se gruaja sekreton e para, atëherë fëmija do t’i ngjasojë asaj.” Nga kjo ai tha: “Eshhedu neke Resulullah – Dëshmoj se ti je i Dërguar i Allahut”. Pastaj shtoi: “O i Dërguari i Allahut, çifutët janë njerëz shpifarakë. Prandaj nëse e marrin vesh se unë kam pranuar Islamin para se t’i pyesësh ata për mua, ata do të të gënjejnë për mua.” Më pas çifutët shkuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Abdullahu hyri në shtëpi. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti ata: “Çfarë njeriu është tek ju Abdullah Ibn Selami?” Ata u përgjigjën: “Ai është më i dituri nga ne dhe biri i më të diturit; është më i miri ynë dhe biri i njeriut më të mirë midis nesh.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Ç’do të mendonit në qoftë se ai do të pranonte Islamin” Ata thanë: “Allahu e ruajtë nga kjo gjë!” Pastaj Abdullah Ibn Selami hyri tek ata dhe tha: “Eshhedu en laa ilahe il-lAllah ve eshhedu ne Muhameden Resulullah – Dëshmoj se nuk zot (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Menjëherë ata filluan të thonë: “Ai është më i poshtri ynë dhe biri i më të poshtrit prej nesh!” dhe vazhduan të flasin keq për të. (3329)

1401.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur të mos ishin Beni Israilët, mishi nuk do të prishej dhe sikur të mos ishte Havaja, asnjë grua nuk do ta tradhtonte burrin e saj.”278 (3330)

1402.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu do t’i thotë banorit të Zjarrit që do të ketë dënimin më të lehtë: ‘Po të kishe gjithçka në Tokë, a do ta jepje si shpërblim për të liruar veten?’ Ai do të thotë: ‘Po’. Pastaj Allahu do t’i thotë: ‘Kur ishe në Palcën e Ademit, Unë të kërkova shumë më pak se kaq: që të mos adhuroje asgjë e askënd tjetër, përveç Meje, por ti këmbëngule që të më bëje shok (në adhurim)Y/ (3334)

1403.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Për çdo njeri që vritet padrejtësisht, pjesë në barrën e krimit ka edhe biri i parë i Ademit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pasi ai ishte i pari që filloi vrasjen.” (3335)

1404.  Zejneb bint Xhahshi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një ditë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri tek unë i frikësuar dhe tha: “Laa ilahe il-lAllah – Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut! Mjerë arabët nga e keqja e madhe që po u afrohet! Sot është hapur një e çarë në digën e Jexhuxh-Maxhuxhëve tamam si kjo.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri një rreth me gishtin tregues dhe me gishtin e madh. Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a do të shkatërrohemi, ndonëse do të ketë njerëz të drejtë e të përkushtuar mes nesh?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, nëse shtohet e keqja.” (3351)

1405.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kiametit): ‘O Adem’. Ademi do të përgjigjet: ‘Lebbejke ve Saadejke (Ja ku jam, të përgjigjem! E gjithë mirësia është në Dorën Tënde!)’ Allahu do t’i thotë: ‘Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr/ Ademi do t’i thotë: ‘O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?’ Allahu do t’i thotë: ‘Në çdo një mijë vetë nxirr 999 (për t’i futur në Zjarr)/ Atëkohe fëmijët do të thinjen, çdo grua shtatzënë do të hedhë barrën dhe do t’i shohësh njerëzit si të pirë, ndërsa nuk do të jenë të pirë, por, në të vërtetë, Ndëshkimi i Allahut do të jetë i rreptë.” Shokët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, kush do të jetë ai ‘një’ prej nesh (që do të shpëtojë nga Zjarri)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Gëzohuni për sihariqin, pasi një do të jetë prej jush dhe një mijë do të jenë nga Jexhuxh- Maxhuxhët.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Shpresoj shumë që ju të jeni çereku i banorëve të Xhenetit!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Shpresoj shumë që ju të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit!” Ne thirrëm ‘Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)’! Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi: “Shpresoj shumë që ju të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit.” Ne thirrëm: “Allahu Ekber”\ Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ju (muslimanët) jeni si një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi.” (3353)

1406.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Ju të gjithë do të grumbulloheni (Ditën e Gjykimit) këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë synet.” Pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë: një premtim që ia kemi detyruar Vetes. Padyshim që Ne do ta bëjmë atë (rikrijimin)// (Kuran, 21: 104) Dhe shtoi: “I pari që do të vishet Ditën e Ringjalljes do të jetë Ibrahimi. Disa nga shokët e mi do të merren nga e majta (për në Zjarr) dhe unë do të thërras: ‘Shokët e mi, shokët e mi’! Por do të më thonë: ‘Ata u bënë femohues duke braktisur Islamin pasi t’i u ndave prej tyre. Pastaj do të them ashtu siç tha robi i përkushtuar i Allahut (Isai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

‘Unë kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti’.” (Kuran, 5:117,118) (3354)

1407.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ditën e Ringjalljes Ibrahimi do të takojë babain e tij, Azerin, fytyra e të cilit do të jetë e nxirë dhe e mbuluar me pluhur. Pejgamberi Ibrahim do t’i thotë atij: ‘A nuk të thashë që të mos më kundërshtoje (e të më dëgjoje mua)?’ Babai do t’i përgjigjet: ‘Sot nuk do të të kundërshtoj (e do të të bindem)/ Ibrahimi do të thotë: ‘O Zot! Më ke premtuar se nuk do të më turpërosh (e nuk do të më hidhërosh) në Ditën e Ringjalljes, por çfarë do të jetë turpi më i madh për mua sesa të mallkosh e të ma poshtërosh babanë?!’ Atëherë Allahu i Lartësuar do t’i thotë: ‘Unë e kam bërë haram (të ndaluar) Xhenetin për feohuesit/ Pastaj Ibrahimit do t’i thuhet: ‘O Ibrahim! Çfarë ke nën këmbë?’ Ai do të ulë kokën dhe do të shohë një si hienë të përgjakur, e cila do të tërhiqet për këmbësh e do të hidhet në Zjarr.” (3355)

1408.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, disa njerëz pyetën: “O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më i fisëm (para Allahut)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Është ai që ruhet më shumë (nga dënimi i Allahut)” Ata i thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Atëherë është Jusufi, i cili është Pejgamber i Allahut, bir i Pejgamberit të Allahut (Jakub sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), nip i Pejgamberit të Allahut (Is’hak sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe stërnip i Halilit (mikut të afërt) të Allahut.” Përsëri i thanë: “Nuk të pyetëm as për këtë”. Ai u tha: ” Atëherë po pyesni për breznitë e arabëve? Ata që kanë qenë më të mirët ndër ta në kohën e errësirës paraislame do të jenë më të mirët edhe në Islam, nëse (e) kuptojnë (thellë fenë).” (3358)

1409.  Semura radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Më erdhën natën (në ëndërr) dy vetë (dhe më morën me vete). Kaluam pranë një burri shumë të gjatë, aq sa nuk ia shihja dot kokën nga lartësia. Ai qe Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (3359)

1410.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Në qoftë se doni të shihni Ibrahimin, atëherë shihni shokun tuaj (d.m.th. Pejgamberin Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ndërsa Musai ka qenë me flokë kaçurrela e zeshkan që ngiste një deve të kuqe dhe frerët ia kishte bërë me fije palme hurme. Sikur e pashë tani të zbresë poshtë në një luginë!” (3360)

1411.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer se Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u bë synet me sqepar, kur ishte tetëdhjetë vjeç.” (3361)

1412.  Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.

1413.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka gënjyer asnjëherë, përveçse në tri raste. Dy herë për hir të Allahut kur tha: ‘Jam sëmurë’ dhe ‘Nuk e kam bërë unë këtë, por e ka bërë ky idhulli i madh’. Hera e tretë ishte kur Ibrahimi dhe Sara (bashkëshortja e tij) po udhëtonin dhe kaluan nëpër pronat e një sundimtari tiran. Dikush i tha këtij tirani: ‘Ky njeri (Ibrahimi) ka me vete një grua që të mahnit’. Kështu ai çoi dikë tek Ibrahimi dhe e pyeti për Sarën: ‘Kush është kjo grua?’ Ibrahimi i tha: ‘Ajo është motra ime’ Ibrahimi iu afrua Sarës dhe i tha: ‘O Sara! Nuk ka asnjë besimtar në faqe të dheut veç meje dhe teje. Ky njeri më pyeti mua për ty dhe i thashë që je motra ime, kështu që mos e moho fjalën time’.” Pastaj hadithi vazhdon si në hadithin nr. 2217. (3363)

1414.  Umm Sharik radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka urdhëruar që gcko duhet të vritet. Ajo i ka fryrë zjarrit të Ibrahimit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (3364)

1415.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon (se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë): “Gruaja e parë që ka përdorur korse ka qenë nëna e Ismailit. Ajo e përdori korsenë më qëllim që të fshihte shenjat e saj (të shtatzanisë) nga Sara. (Pas lindjes) Ibrahimi e çoi

Haxhirenë cihe birin e saj, Ismailin, të cilit ajo i jepte gji, afër Qabesë, nën një pemë në vendin e (pusit të) Zemzemit, në pjesën e lartë të xhamisë. Gjatë atyre ditëve në Mekë nuk kishte asnjë njeri e nuk kishte as ujë. Kështu, ai i vendosi ata ulur atje dhe la pranë tyre një çantë lëkure me pak hurma brenda dhe një çantë lëkure me pak ujë, ndërsa (vetë) u nis drejt shtëpisë (nga kishte ardhur). Nëna e Ismailit e ndoqi pas duke i thënë: ‘O Ibrahim! Ku po shkon duke na lënë në këtë luginë, ku nuk ka asnjë njeri (që të na ndihmojë) e asgjë tjetër?’ Ajo ia përsëriti atij shumë herë këtë pyetje, por ai nuk u kthye ta shohë. Pastaj ajo e pyeti atë: ‘A të ka urdhëruar Allahu të veprosh kështu?’ Ai tha: ‘Po/ Ajo tha: ‘Atëherë Ai nuk do të na braktisëV dhe u kthye, ndërsa Ibrahimi vazhdoi rrugën drejt. Kur arriti në qafën e malit, ku ata nuk mund ta shihnin, ai u drejtua nga Qabeja, ngriti duart dhe iu lut Allahut duke thënë: ‘O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Sate të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ta dhe jepu fruta, me qëllim që të të falënderojnë!’ (Kuran, 14: 37) Nëna e Ismailit vazhdoi t’i jepte gji Ismailit dhe të pinte nga uji (që kishte). Kur uji i çantës u mbarua krejt, atë e mori etja, po kështu edhe fëmijën. Ajo filloi ta shohë Ismailin duke u përpëlitur në agoni dhe e la atë, pasi nuk mund të duronte duke e parë ashtu. Pastaj pa se kodra Safa ishte kodra më e afërt në atë vend, kështu që hipi mbi të dhe filloi të vështronte me imtësi se mbase mund të shihte dikë, por nuk mundi të shohë askënd. Pastaj zbriti nga Safaja dhe, kur arriti në luginë, ngriti rrobën e saj dhe filloi të vrapojë nëpër të, si një njeri në hall e pikëllim. E përshkoi luginën dhe arriti (kodrën) Merva, ku qëndroi dhe filloi të vështronte në pritje për të parë ndokënd, por nuk mundi të shohë njeri. Këtë (vrapim mes Safas dhe Mervas) ajo e bëri shtatë herë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky është burimi i kryerjes së Sa’jit (ritit të ecjes) së njerëzve ndërmjet tyre (Safas dhe Mervas). Kur arriti në Merva (për herë të fundit), ajo dëgjoi një zhurmë dhe tha me vete që të rrinte dhe të dëgjonte me vëmendje. Ajo e dëgjoi zërin përsëri dhe thirri: ‘Ej, të dëgjova! A ke ndonjë gjë për të më ndihmuar?’ Kur ç’të shohë! Një melek qëndronte në vendin e Zemzemit duke gërmuar dheun me thembrën (ose krahun) e tij, derisa nga ai vend rrodhi ujë! Ajo filloi të bënte diçka si pellg rreth tij me duart e saj, pastaj filloi të mbushte me duar çantën prej lëkure dhe pas këtij veprimi uji vërshoi.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit! Po ta kishte lënë Zemzemin (të rridhte pa e penguar atë, ose të mos kishte marrë nga ai ujë për të mbushur çantën e saj), Zemzemi do të kishte qenë ujë i rrjedhshëm në shpinë të tokës.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tej shtoi: “Pastaj ajo piu e i dha edhe fëmijës së saj. Meleku i tha asaj: ‘Mos ki frikë se do të braktisesh, pasi kjo është Shtëpia e Allahut, e cila do të ndërtohet nga ky djalë dhe babai i tij dhe Allahu kurrë nuk i braktis njerëzit e Tijr Shtëpia (Qabeja) në atë kohë ishte në një vend të ngritur që i ngjasonte një kodrine dhe, kur vinin përrenjtë, ata rridhnin në të djathtë dhe në të majtë të saj. Ajo jetoi kështu, derisa disa njerëz nga fisi i Xhurhumit ose familja e Xhurhumit kaluan pranë saj dhe fëmijës nga rruga e Kadasë. Ata u ndalën në pjesën e poshtme të Mekës kur panë një (lloj) zogu që e dinin se ai sillet përherë rrotull vendit me ujë dhe nuk i ndahej atij. Ata thanë: ‘Ky zog duhet të fluturojë rreth ndonjë vendi me ujë, edhe pse ne e dimë se historikisht nuk ka fare ujë në këtë luginë/ Ata çuan një a dy lajmëtarë të cilët e gjetën burimin e ujit dhe u kthyen t’i njoftojnë ata për ujin. Pastaj të gjithë shkuan (drejt ujit).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Nëna e Ismailit ishte ulur pranë ujit. Ata e pyetën atë: ‘A na lejon të rrimë këtu?’ Ajo u përgjigj: ‘Po, por ju nuk keni asnjë të drejtë mbi ujin/ Ata u pajtuan me këtë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tej tha: “Nëna e Ismailit ishte e kënaqur me këtë gjendje, pasi ajo po shijonte shoqërinë e njerëzve. Në këtë mënyrë ata u vendosën atje dhe më vonë çuan njerëz për të marrë familjet e tyre që erdhën dhe u vendosën aty. Disa familje u bënë banorë të përhershëm. Fëmija (Ismaili) u rrit dhe mësoi arabishten prej tyre (dhe sjelljet e tij) i bënë ata që ta duan dhe ta pëlqejnë, ndërsa ai rritej. Kur arriti moshën e pjekurisë, ata e martuan me një nga vajzat e tyre. Pasi vdiq nëna e Ismailit, Ibrahimi erdhi pas martesës së të birit që të shihte familjen e tij, të cilën e kishte lënë aty. Por ai nuk e gjeti Ismailin në shtëpi. Kur e pyeti të shoqen e tij për të, ajo u përgjigj: ‘Ai ka shkuar për të fituar diçka për jetesën tonë/ Pastaj ai e pyeti gruan për mënyrën e jetesës dhe gjendjen e tyre dhe ajo iu përgjigj duke iu ankuar: ‘Ne po jetojmë në mjerim, po jetojmë në vështirësi e varfëri7. Ai i tha: ‘Kur të vijë burri yt, jepi atij përshëndetjet e mia dhe thuaji që ta ndërrojë pragun e derës (së shtëpisë së vet)/ Kur erdhi Ismaili, ndjeu diçka jo të zakonshme, kështu që pyeti të shoqen e vet: ‘A të ka ardhur ndokush për vizitë?’ Ajo u përgjigj: ‘Po, një burrë i moshuar kështu e ashtu, i tillë me këto cilësi. Më pyeti për ty dhe unë i tregova; më pyeti edhe për jetesën tonë dhe i tregova se po jetojmë në vështirësi e varfëri/ Atëherë Ismaili i tha: ‘A të këshilloi gjë?7 Ajo u përgjigj: ‘Po, më tha të të jap ty përshëndetjet e tij dhe të të tregoj që ta ndryshosh pragun e derës/ Ismaili tha: ‘Ai ka qenë babai im dhe më ka urdhëruar që të të ndaj ty. Prandaj kthehu te familja jote!7 Kështu, Ismaili e ndau atë dhe u martua me një grua tjetër prej tyre (fisit Xhurhum). Pastaj Ibrahimi qëndroi larg tyre për një kohë, aq sa dëshiroi Allahu dhe i vizitoi ata përsëri, por nuk e gjeti aty Ismailin. Atëherë ai shkoi tek e shoqja e Ismailit dhe e pyeti atë për Ismailin. Ajo i tha: ‘Ka shkuar të fitojë diçka për jetesën tonë/ Ibrahimi e pyeti: ‘Si po ia kaloni’,- duke pasur për qëllim të ardhurat dhe jetesën. Ajo iu përgjigj: ‘Ne jemi në mirëqënie e të pasur/’Pastaj ajo falënderoi Allahun. Ibrahimi tha: ‘Ç’lloj ushqimi hani?7 Ajo tha: ‘Mish’. Ai i tha: ‘Çfarë pini?’ Ajo tha: ‘Ujë7. Ai tha: ‘O Allah! Bekoje mishin dhe ujin e tyre!,,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Në atë kohë ata nuk kishin grurë (drithë) dhe, po të kishin pasur grurë, ai do ta kishte lutur Allahun ta bekonte edhe atë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Nëse dikush ha vetëm nga këto dy gjëra si ushqim për jetesë, shëndeti dhe mbarështrimi i tij do të ndikohen keq, në qoftë se nuk banon në Mekë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Pastaj Ibrahimi i tha të shoqes së Ismailit: ‘Kur të vijë burri yt, jepi përshëndetjet e mia dhe thuaji se ai duhet ta mbajë fort pragun e derës/ Kur u kthye, Ismaili e pyeti të shoqen: ‘A’të ka ardhur kush për vizitë?’ Ajo iu përgjigj: ‘Po, erdhi një burrë i pashëm i moshuar/ Ajo e lavdëroi atë dhe shtoi: ‘Ai pyeti për ty dhe unë i tregova (se ku ishe). Pyeti edhe për jetesën tonë dhe unë i thashë se ne jemi në gjendje të mirë/ Ismaili e pyeti atë: ‘A të dha ndonjë këshillë?’ Ajo tha: ‘Po, më tha të të jap ty përshëndetjet e tija dhe urdhëroi që ti ta mbash fort pragun e derës tënde/ Atëherë Ismaili tha: ‘Ai ka qenë babai im dhe ti je pragu i derës. Ai më ka urdhëruar mua të të mbaj ty/ Pastaj Ibrahimi qëndroi larg tyre për aq kohë sa dëshiroi Allahu dhe pas kësaj i vizitoi ata. Ai e pa Ismailin nën një pemë pranë Zemzemit, duke mprehur shigjetat e tij. Kur Ismaili e pa Ibrahimin, u ngrit ta mirëpresë atë. Ibrahimi i tha: ‘O Ismail! Allahu më ka dhënë një urdhër/ Ismaili tha: ‘Bëj atë që të ka urdhëruar Zoti yt të bësh/ Ibrahimi pyeti: ‘A do të më ndihmosh ti?’ Ismaili tha: ‘Unë do të të ndihmoj/ Ibrahimi tha: ‘Allahu më ka urdhëruar të ndërtoj një shtëpi këtu’,- dhe bëri me shenjë drejt një kodrine më të lartë sesa vendi përreth saj.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Pastaj ata ngritën themelet e Shtëpisë (Qabesë). Ismaili sillte gurët, ndërsa Ibrahimi e ndërtonte. Kur muret u ngritën të lartë, Ismaili solli këtë gur dhe ia vuri Ibrahimit të qëndronte mbi të e të vazhdonte ndërtimin. Ismaili i jepte gurët në dorë dhe që të dy vazhdonin të thoshin: ‘Zoti ynë! Pranoje këtë (shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i GjithëdituriY’ (Kuran, 2: 122) (3369)

1416.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se cila ka qenë xhamia e parë e ndërtuar në tokë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Xhamia e Shenjtë (në Mekë).” E pyeta: “Po pas saj?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Xhamia Aksa (në Kuds, Jerusalem).” E pyeta përsëri: “Sa kohë kanë pasur ndërmjet tyre?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Dyzet vjet”,- pastaj shtoi: “Kudo që të të kapë koha e namazit përkatës, fale atë, sepse këtu qëndron mirësia”. (3371)

1417.  Ebu Humejd Saidi radijAllahu ‘anhu tregon se njerëzit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, si t’i lutemi Allahut që të dërgojë ty salavateT’ I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Thoni: ‘Allahum-me sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema sal- lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid’ dhe ‘Allahum-me barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhui’ – O Allah! Dërgoji salavate (mirësi, nderim dhe mëshirë) Muhamedit dhe familjes së tij ashtu siç i dërgove salavate Ibrahimit dhe familjes së tij! Vërtet, Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi! O Allah! Dërgoji Bekimet e Tua Muhamedit dhe familjes së tij, ashtu siç i dërgove bekime Ibrahimit dhe familjes së tij! Vërtet, Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi!” (3374)

1418.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë i lutej Allahut ta mbrojë Hasanin dhe Husejnin dhe thoshte: “Stërgjyshi juaj Ibrahimi gjithnjë i lutej Allahut t’ia mbronte Ismailin dhe Is’hakun me këtë lutje: ‘Eudlm bikelimatil- lahi tam-mati min kul-li shejtanin ve ham- metin ve min kul-li ajnin lam-meh – I mbështetem Allahut me gjithë fjalët e Tij të përkryera të na ruajë nga çdo shejtan, nga çdo dëmtues helmues si dhe nga çdo sy i ligV’ (3376)

1419.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ne kemi më të drejtë për të dyshuar sesa Ibrahimi, kur ai tha: ‘Zoti im! Më trego se si Ti i ngjall të vdekurit’. Allahu iu përgjigj: ‘A nuk beson?’ Ibrahimi i tha: ‘Padyshim (që besoj), por dua që të më qetësohet zemra (e të kem besim të fortë)’. Allahu e mëshiroftë Lutin! Vërtet, ai gjithnjë u mbajt pas një mbështetje të fortë. Po të kisha qëndruar në burg aq kohë sa ndenji Jusufi, do ta kisha pranuar zgjedhjen (që më paraqitën për të më liruar pa këmbëngulur për të më shpallur të pafajshëm).”2 (3377)

1420.  Selema Ibn Akva radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë disa njerëzve nga fisi Eslem të cilët po gjuanin (duke bërë gara) me shigjeta. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “O pasardhës të Ismailit! Gjuani me shigjeta se vërtet edhe babai juaj ka qenë harkëtar i madh. Unë jam me bijtë e filan fisi.” Kur dëgjuan këtë fjalë, njëra palë e ndaloi hedhjen e shigjetave. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “Ç’keni që nuk po gjuani?” Ata iu përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut! Si të gjuajmë kur ti je më palën kundërshtare?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Vazhdoni të gjuani se unë jam me të gjithë ju.” (3378)

1421.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ndaloi në Hixhr (lugina shkëmbore ku ka qenë populli Themud) gjatë fushatës së Tebukut, ai i urdhëroi shokët e tij që të mos pinin ujë nga pusi i saj dhe të mos merrnin me vete. Ata i thanë: “Ne tashmë kemi gatuar brumë me ujin e tij dhe kemi mbushur calikët për vete.” Kur dëgjoi këtë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi që ta hidhnin atë brum dhe ta derdhin ujin e mbushur.” (3380)

1422.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Fisniku është i biri i Fisnikut, i biri i Fisnikut, i biri i Fisnikut: Jusufi, i biri i Jakubit, i biri i Is’hakut, i biri i Ibrahimit, paqja qoftë mbi ta.” (Shih hadithin nr. 1408) (3382)

1423.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Hidri është quajtur kështu sepse, kur u ul në një vend të shkretë të bardhë, pas uljes së tij vendi u bë i gjelbëruar.” (Në gjuhën arabe “Hidr” do të thotë i gjelbër.) (3402)

1424.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke mbledhur kebath (fruta të pemës arak), ai na tha: “Mblidhni frutat më të zeza, sepse ato janë më të mirat.” Shokët e tij e pyetën: “A ke kullotur dhentë?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “A ka Pejgamber që të mos ketë kullotur delet?” (3406)

1425.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shumë burra kanë arritur shkallën e përsosurisë, por asnjë nga gratë nuk e ka arritur këtë shkallë, përveç Asijes, gruas së Faraonit dhe Merjemes, bijës së Imranit. Dhe nuk ka dyshim se epërsia e Aishes ndaj grave të tjera është si epërsia e theridit (përshesh me mish e me bukë, më e mira tek arabët) ndaj gatimeve të tjera.” (3411)

1426.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Asnjë rob i Allahut nuk duhet të thotë se unë jam më i mirë se Junusi, i biri i Metta-s.” Kështu ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përmendi edhe emrin e babait të Junusit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (3413)

1427.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Daudit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i qe bërë shumë e lehtë këndimi i Zeburit. Kështu, ai urdhëronte që t’i bënin gati kafshët e udhëtimit dhe e mbaronte vetë këndimin e Zeburit para se atyre t’u vinin shalën. Ai ushqehej vetëm nga puna e duarve të veta.” (3417)

1428.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Rasti im me njerëzit shëmbëllen me rastin e atij që ndez një zjarr dhe atëherë fluturat dhe insekte të tjera fillojnë të bien në të.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem rrëfen këtë ndodhi: “Qenë dy gra dhe që të dyja kishin nga një fëmijë. Erdhi një ujk dhe mori fëmijën e njërës prej tyre. Njëra i tha shoqes së saj: ‘Ujku ka marrë djalin tënd’,- ndërsa tjetra iu përgjigj: ‘J°/ përkundrazi ka marrë djalin tënd’.

Kështu, ato të dyja shkuan te Daudi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të vendosur mes tyre dhe ai gjykoi që fëmija i mbetur t’i jepej gruas më të madhe. Pastaj të dyja shkuan te Sulejmani, i biri i Dautit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia paraqitën atij ndodhinë. Ai tha: ‘Më sillni një thikë që t’ua ndaj fëmijën të dyjave përgjysmë’. Më e reja tha: ‘Mos bëj kështu, të mëshiroftë Allahu. Ai është fëmija i saj (i gruas tjetër)! Kështu Sulejmani gjykoi që fëmija i mbetur t’i jepej gruas së re.” (3426, 3427)

1429.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Merjemja, e bija e Imranit ka qenë më e mira e grave (të kohës së saj), kurse Hadixhja është më e mira e grave (të këtij populli)” (3434)

1430.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Gratë kurejshite janë më të mirat e atyre që ngasin devetë (të arabëve). Ato janë më të mëshirshmet dhe më të kujdesshmet ndaj fëmijëve, si edhe ruajtëset më të mira të pasurive të bashkëshortëve të tyre.” (3434)

1431.  Ubada radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse dikush dëshmon se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut Një e të Vetëm; se Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është rob dhe i Dërguari i Tij; se Isai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është rob i Zotit, i Dërguari i Tij, Fjala e Tij e hedhur te Merjemja dhe shpirt i krijuar prej Tij; se Xheneti është i vërtetë dhe se Xhehenemi është i vërtetë – Allahu do ta pranojë atë në Xhenet me ato veprat që ka bërë.” (3435)

1432.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi ka thënë: “Askush nuk ka folur që në djep përveç tre vetëve:

1. Isai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

2. ka qenë një njeri nga Beni Israilët, i quajtur Xhurejxh. Një herë, teksa po falej, i erdhi e ëma dhe e thirri. Tha (me vete): ‘T’i përgjigjem asaj apo të vazhdoj faljen?’ (Nuk iu përgjigj së ëmës dhe vazhdoi faljen). Nëna e tij tha: ‘O Allah! Mos e lër të vdesë derisa të shohë fytyrat e lavireve/ Kështu, kur ishte në qelinë e vet, aty shkoi një grua dhe u mundua ta joshte e ta kandiste, por ai nuk pranoi. Atëherë ajo shkoi te një bari dhe fjeti me të. Më vonë ajo lindi një fëmijë dhe nxori fjalë se ai ishte fëmija i Xhurejxhit. Njerëzit atëherë shkuan tek ai, ia shkatërruan qelinë e adhurimit, e përzunë prej saj dhe e poshtëruan shumë. Xhurejxhi mori avdes dhe u fal, pastaj iu afrua fëmijës dhe i tha: ‘O foshnjë! Kush është babai yt?7 Fëmija u përgjigj: ‘Bariu/ (Pasi e dëgjuan këtë), njerëzit i thanë: ‘Do të ta bëjmë qelinë prej ariV por ai u tha: ‘J°/ me asgje tjetër, përveç baltës’.

3. Një grua nga Beni Israilët, ishte duke i dhënë gji fëmijës, kur aty pranë kaloi një kalorës, një djalosh i pashëm. Ajo u lut: ‘O Allah! Ma bëj fëmijën si ky!\ Atëherë fëmija e la gjirin e nënës dhe tha: ‘O Zot! Mos më bëj si ai!’, pastaj vazhdoi të thithte gjirin.,/ (Ebu Hurejra shtoi: “Sikur e shoh edhe tani Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thithur gishtin e tij, si për ta treguar me të vërtetë). “Pas pak, aty pranë kaluan disa njerëz me një vashë robinë, ndërsa gruaja i pa dhe u lut: ‘O Zot! Mos ma bëj fëmijën si kjo!’ Ndërkaq fëmija e la gjirin e së ëmës dhe tha: ‘O Allah! Më bëj edhe mua si ajo!’ Kur e ëma e pyeti pse kështu, fëmija iu përgjigj: ‘Kalorësi është njeri gjakatar e shtypës, ndërsa kjo skllave fajësohet pa të drejtë se ka vjedhur dhe se ka bërë imoralitet.” (3436)

1433.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Pashë Musanë, Isanë dhe Ibrahimn (natën e ngritjes në qiell). Isai ishte i kuqërremtë, me flokë kaçurrela dhe me gjoks të gjerë. Musai ishte zeshkan, me flokë të drejtë, i gjatë, sikur të ishte nga burrat e fisit Zutt.” (3438)

1434.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përmendi para njerëzve Mcsihun Dcxhal (Mesihun e Rremë) duke thënë: “Allahu nuk është me një sy, ndërsa Mcsihu Dcxhal është i verbuar në syrin e djathtë dhe syri i duket si kokërr rrushi e shtrydhur. Mbrëmë, ndërsa po flija afër Qabesë, pashë në ëndërr një burrë zeshkan, më të mirin që mund të shohësh nga zeshkanët, ndërsa flokët i kishte të gjata sa i binin ndërmjet shpatullave. Flokët i kishte të drejtë e të lëmuar, ndërsa koka i kullonte ujë; duart ua kishte vënë mbi shpatulla dy burrave, ndërsa po bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: ‘Kush është ky?’ Më thanë: ‘Është Isai, biri i Merjemes’. Pas tij pashë një burrë me flokë të shkurtra kaçurrela, qorr në syrin e djathtë, i cili i ngjasonte shumë nga pamja Ibn Katanit. Duart i kishte vënë në shpatullat e një burri dhe po bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: ‘Kush është ky?’ Më thanë: ‘Mesihu Dexhal'” (3439, 3440)

1435.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Jo, për Allah! Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka thënë se Isai ishte i kuqërremtë, por tha: “Ndërsa po flija, (në ëndërr) pashë veten duke bërë tavaf rreth Qabesë. Papritur pashë një burrë zeshkan e me flokë të drejtë e të lëmuar që po ecte ndërmjet dy burrave të tjerë, ndërsa koka i kullonte ujë. Pyeta: ‘Kush është ky?7 Më thanë: ‘Ai është biri i Merjemes/. Pastaj vështrova pas dhe pashë një burrë kuqalosh, të shëndoshë, me flokë kaçurrela, me syrin e djathtë qorr që i dukej si kokërr rrushi e shtrydhur. Pyeta: ‘Kush është ky?7 Më thanë: ‘Ky është Dexhali’. Njeriu që i ngjasonte më shumë atij ishte Ibn Katani.” (3441)

1436.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Unë jam më i afërti nga të gjithë njerëzit me birin e Merjemes. Të gjithë Pejgamberët janë vëllezër nga babai dhe nuk ka pasur Pejgamber mes meje dhe atij (Isait, birit të Merjemes).” (3442)

1437.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Unë jam njeriu më i afërt me Isain, të birin e Merjemes edhe në dynja, edhe në Ahiret. Pejgamberët janë vëllezër nga babai: kanë nëna të ndryshme, por feja e tyre është një (Islami)” (3443)

1438.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar:

“Isai, i biri i Merjemes pa një burrë duke vjedhur dhe i tha atij: ‘A vodhe?’

Ai i tha: ‘Jo, për Allah, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet)!’ Atëherë Isai tha: ‘Unë i besoj Allahut dhe i quaj gënjeshtarë sytë e miT (3444)

1439.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë:

“Mos e teproni me lavdërime ndaj meje siç e tejkaluan të krishterët me birin e Merjemes, pasi unë jam rob i Allahut (siç qe edhe Isai, biri i Merjemes), kështu që më thirrni: robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij.” (3445)

1440.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Si do të jeni ju kur i biri i Merjemes (Isai) të zbresë mes jush dhe imami juaj do të jetë njëri prej jush?” (3449)

1441.  Hudhejfa radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kur të dalë Dexhali, ai do të ketë me vete zjarr dhe ujë. Atë që njerëzit do ta shohin si zjarr, ai do të jetë ujë i ftohtë, ndërsa, atë që njerëzit do ta shohin si ujë të ftohtë, ai do të jetë si zjarr që djeg. Kështu pra, në qoftë se ndonjëri prej jush e takon këtë, ai duhet të hidhet në atë që i duket se është zjarr, pasi në të vërtetë ai do të jetë ujë i ëmbël (i pijshëm) dhe i ftohtë.” (3450)

1442.  Hudhejfa radijAllahu ‘anhu se tregon gjithashtu e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të dëftojë: “Një herë një burrë në shtratin e vdekjes humbi çdo shpresë për të shpëtuar, prandaj u tha njerëzve të tij: ‘Kur të vdes, mblidhni një grumbull të madh me dru dhe ndizeni (për të më djegur mua). Kur zjarri të më djegë mishin, të arrijë kockat e t’i djegë ato, atëherë merrini ato, shtypini e bëjini pluhur. Pastaj prisni ndonjë ditë me erë dhe hidheni atë (pluhurin e kockave) në det/ Kështu bënë, por Allahu i grumbulloi gjithë thërrmijët e tij dhe e pyeti: Tërse e bëre këtë?7 Ai iu përgjigj: ‘Nga frika Jote/ Kështu Allahu i fali atë.” (3452)

1443.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Izraelitët gjithnjë janë sunduar dhe udhëhequr nga Pejgamberët. Kurdo që vdiste një Pejgamber, shpejt vendin e tij do ta zinte një tjetër. Pas meje nuk ka më Pejgamberë, por do të ketë halifë (prijës të fesë e të shtetit Islam) që do të jenë të shumtë. Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëron të bëjmë?” Ai u përgjigj: “Bindjuni të parit që do t’i jepet hcsa. Plotësoni detyrimet ndaj tyre, sepse Allahu do t’i pyesë ata (për çdo mangësi) në sundimin e njerëzve që Allahu i ka vënë nën mbrojtjen dhe pushtetin e tyre.” (3455)

1444.  Ebu Said radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sigurisht që ju do të ndiqni rrugët e atyre kombeve që kanë qenë përpara jush, pëllëmbë për pëllëmbë dhe hap pas hapi, aq sa, sikur ata të hynin në vrimë të hardhucës, edhe ju do t’i ndiqnit nga pas.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, a e ke fjalën për çifutët dhe të krishterët?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “E për kë tjetër? (Padyshim që ata do të ndiqni)” (3456)

1445.  Abdullah Ibn Amri tregon radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi ka thënë: “Përcilluni njerëzve mësimet e mia, qoftë edhe një ajet (nga Kurani ose fjalë nga Suneti im)! Tregojini edhe ndodhitë e Beni Israilëve, pasi një gjë e tillë nuk përbën gjynah. Por kushdo që shpif gënjeshtër ndaj meje qëllimisht, atëherë le të zërë i sigurt vendin e vet në Zjarr.” (3461)

1446.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çifutët dhe të krishterët nuk i ngjyejnë (flokët e thinjur), kështu që ju duhet të bëni të kundërtën e atyre (duke i lyer flokët e thinjur dhe mjekrat). ” (3462)

1447.  Xhundub radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar: “Në një nga popujt para jush, ka qenë një burrë i plagosur. Për shkak se nuk (e) duroi dot (dhimbjen), ai mori një thikë dhe preu dorën e vet. Kështu gjaku rrodhi, derisa ai vdiq. Allahu i Lartësuar tha: ‘Robi im nxitoi t’ia sjellë vetes vdekjen, kështu që Unë ia kam ndaluar atij Xhenetin.” (3463)

1448.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të dëftojë: ” Allahu deshi të provojë tre vetë nga Beni Israilët: një të sëmurë me lebër, një të verbër dhe një qeros. Për këtë qëllim Ai dërgoi tek i lebrosuri një melek, i cili i tha: “Ç’gjë dëshiron më shumë?” Ai iu përgjigj: “Ngjyrë të mirë dhe lëkurë të mirë, sepse njerëzit kanë shumë neveri ndaj meje.” Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja. Pastaj atij iu dha ngjyrë e mirë dhe lëkurë e bukur. Meleku e pyeti (prapë): ‘Ç’lloj pasurie dëshiron më shumë?’ Ai i tha: ‘Deve’. Kështu, atij iu dha një deve e mbarsur, ndërsa meleku i tha: ‘Allahu të bekoftë me të!’ Pastaj meleku shkoi te qerosi dhe i tha: ‘Ç’gjë dëshiron më shumë?’ Ai i tha: ‘Dua flokë të mirë e të më shërohet kjo sëmundje, sepse njerëzit ndiejnë neveri prej meje/ Meleku e preku dhe atij iu shërua sëmundja e i dolën flokë të mirë. Meleku e pyeti (pastaj): ‘Ç’lloj pasurie dëshiron më shumë?/ Ai i tha: ‘Lopë’. Meleku i dha atij një lopë të mbarsur dhe i tha: ‘Allahu të bekoftë me të/ Meleku shkoi tek i verbri dhe e pyeti: ‘Ç’gjë dëshiron më shumë?7 Ai i tha: ‘Dua që Allahu të më kthejë dritën e syve që të mund të shikoj njerëzit/ Meleku ia preku sytë dhe Allahu ia ktheu shikimin. Pastaj meleku e pyeti: ‘Ç’lloj pasurie të pëlqen më shumë?’ Ai iu përgjigj: ‘Dhentë/ Meleku i dha një dele të mbarsur. Me kalimin e kohës të tria kafshët lindën dhe u shtuan e u shtuan, aq sa ata të tre kishin përkatësisht një kope me deve që mbushte luginën, një kope me lopë që mbushte fushën e dhe një tufë me dhen që mbushte bjeshkën. Pas kësaj, meleku mori pamjen e një të lebrosuri dhe shkoi tek ish-i lebrosuri, të cilit i tha: ‘Jam i varfër, i gjorë dhe kam humbur gjithçka në udhëtim. Prandaj, askush nuk mund të m’i plotësojë nevojat në këto çaste, përveçse Allahu e pastaj ti. Në Emër të Atij që të ka dhënë një ngjyrë kaq të mirë, një lëkurë kaq të bukur dhe kaq shumë pasuri, të kërkoj të më japësh një deve që të arrij atje për ku jam nisur! Ai iu përgjigj: ‘Kam shumë detyrime (e nuk mund të të jap gjë ty)! Meleku i tha: ‘Më duket se të njoh ty! A nuk ke qenë ti një i lebrosur, prej të cilit njerëzit kishin shumë neveri?! A nuk ishe ti i varfër dhe pastaj Allahu të fali gjithë këtë pasuri?!’ Ai iu përgjigj: ‘(Kjo nuk është e vërtetë), këtë pasuri e kam trashëgim prej të parëve të mi!’ Meleku i tha: ‘Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!’ Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një qerosi dhe shkoi tek ish-qerosi. Atij i tha të njëjtat gjëra që i kishte thënë të lebrosurit dhe ai iu përgjigj njëlloj si i lebrosuri. Pastaj meleku i tha: ‘Nëse gënjen, atëherë Allahu të bëftë siç ke qenë më parë!7

Pastaj meleku mori formën dhe pamjen e një të verbri dhe shkoi tek ish-i verbëri, të cilit i tha: ‘Jam një i varfër, udhëtar që i ka mbaruar gjithçka në udhëtim. Askush nuk mund të më ndihmojë, përveçse Allahu dhe pastaj ti. Të kërkoj në Emër të Atij që të ka kthyer prapë dritën e syve, të më japësh një dele, me qëllim që me ndihmën e saj të mundem të sos udhëtimin e të arrij në vend!’ Ai iu përgjigj: ‘Vërtet, unë isha i verbër dhe Allahu ma ktheu shikimin; isha i mjerë dhe Allahu më bëri të pasur! Prandaj merr ç’të duash nga pasuria ime. Betohem për Allahun se nuk do të të ndaloj të marrësh gjithçka që ke nevojë nga pasuria ime, të cilën do ta marrësh për hir të Allahut!’ Meleku iu përgjigj: ‘Mbaje pasurinë që ke. Ju të tre keni qenë në provë nga Allahu, i Cili është i kënaqur me ty, por është i zemëruar me dy shokët e tuV’ (3464)

1449.  Ebu Said radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar: “Ka qenë një burrë nga Beni Israilët, i cili kishte vrarë 99 vetë dhe doli të pyesë (nëse atij mund t’i pranohej pendimi apo jo). Ai shkoi tek një murg dhe e pyeti nëse mund t’i pranohej pendimi. Murgu i tha që jo, kështu që e vrau murgun dhe vazhdoi të pyesë, derisa dikush e udhëzoi të shkonte në një fshat të caktuar. Rrugës (për tek ai fshat), atë e kapi vdekja. Ndërsa ishte duke dhënë shpirt, ai e ktheu gjoksin drejt fshatit (ku shpresonte se do t’i pranohej pendimi). Atëherë melekët e mëshirës dhe melekët e ndëshkimit u grindën për të (se kush duhej t’ia merrte shpirtin). Allahu e urdhëroi fshatin e mbërritjes që të afrohej dhe e urdhëroi fshatin e nisjes që të largohej. Pastaj i urdhëroi melekët: ‘Matni largësinë midis trupit të tij dhe dy fshatrave’. Atëherë u pa se trupi ishte një pëllëmbë më afër fshatit të mbërritjes, kështu që Allahu e fali atë.” (3470)

1450.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar:

“Dikush bleu një copë tokë nga një tjetër. Ai që e bleu tokën gjeti brenda saj një qyp me flori. Blerësi i tokës i tha shitësit të saj: ‘Merre floririn tënd nga unë, sepse unë të bleva vetëm tokën dhe nuk të bleva floririn/ Ai që e shiti tokën i tha: ‘Unë të kam shitur tokën me gjithë çka brenda’. Kështu ata të dy ia paraqitën çështjen një të treti për gjykim. Ai i pyeti: ‘A keni fëmijë?’ Njëri tha: ‘Kam një djalë’,- ndërsa tjetri tha: ‘Kam një vajzë’. Ai u tha: ‘Martoni djalin me vajzën një pjesë të floririt shpenzojeni për ata të dy. Pjesën që do të mbetet jepeni sadaka (bamirësi)’.” (3472)

1451.  Usama Ibn Zejdin radijAllahu ‘anhu e pyetën se çfarë kishte dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për murtajën. Ai u tregoi se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Murtaja ka qenë një ndëshkim i dërguar mbi një grup njerëzish nga Beni Israilët (ose mbi disa popuj para jush). Kësisoj, nëse dëgjoni për përhapjen e saj në ndonjë vend, mos iu afroni atij vendi, ndërsa, po të shfaqet në aty ku jeni, atëherë mos ikni për të shpëtuar prej saj.” (3473)

1452.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për murtajën dhe se ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Ajo është një ndëshkim që Allahu ia çon kujt dojë, ndinëse për besimtarët Allahu e ka bërë atë mëshirë. Kushdo që rri në vendin e vet, kur bie murtaja, me durim dhe shpresë (për shpërblimin e Allahut) dhe duke besuar se do t’i ndodhë vetëm ajo që Allahu i ka shkruar atij, atëherë ai do të fitojë shpërblimin e një shehidi (dëshmori).,/ (3474)

1453.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Më duket sikur jam duke parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tek tregon për një nga Pejgamberët, populli i të cilit e kishte rrahur atë dhe e kishte bërë t’i kullonte gjak, ndërsa ai e fshinte gjakun nga fytyra, duke thënë: “O Allah! Fale popullin tim, sepse ata nuk dinë” (3477)

1454.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Dikush po ecte duke tërhequr zvarrë rrobën e tij me krenari, kur Allahu e fundosi atë në tokë. Tashmë ai zhytet thellë e më thellë në tokë, deri në Ditën e Kiametit.” (3485)

1455.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të shihni se njerëzit janë brumëra (të ndryshëm). Ata që kanë qenë më të mirët në kohën e padijes (para-islame), janë më të mirët edhe në Islam, në qoftë se (e) kuptojnë (thellë fenë). Do të shihni se njerëzit më të mirë në këtë çështje (çështjen e pushtetit) janë ata që e urrejnë atë më shumë. Dhe do të gjeni se më i keqi i njerëzve është ai me dy fytyra, i cili disave u paraqitet me një fytyrë dhe të tjerëve u paraqitet me një fytyrë tjetër.” (3493, 3294)

1456.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit prihen nga kurejshët në këtë çështje (në çështjen e sundimit): muslimanët e tyre prihen nga muslimanët kurejshë, ndërsa femohuesit e tyre prihen nga femo- huesit kurejshë. Njerëzit janë brumëra (të ndryshëm). Ata që kanë qenë më të mirët në kohën e padijes (para-islame), janë më të mirët edhe në Islam, në qoftë se (e) kuptojnë (thellë fenë). Do të gjeni se më i mirin e njerëzve për këtë çështje(etjes për të sunduar) është ai që e urren më shumë një gjë të tillë, derisa atij i jepet besa si sundimtar.” (3495, 3496)

1457.  Muhamed Ibn Xhubejr Ibn Mutëim tregon: “Isha te Muavija me një delegacion kurejshësh, kur atë e informuan se Abdullah Ibn Amr Ibn Asi radijAllahu ‘anhu kishte thënë se do të ketë një mbret nga fisi Kahtan. Atëherë ai u inatos shumë. Pastaj u ngrit dhe falënderoi Allahun, ashtu siç Ai e meriton, dhe tha: “Kështu pra, unë kam dëgjuar se disa burra nga ju flasin gjëra që nuk gjenden në Librin e Allahut të Lartësuar dhe nuk janë thënë nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ata burra janë të paditurit midis jush. Prandaj kini kujdes nga iluzionet që do t’i bëjnë njerëzit të humbin rrugën e vërtetë, pasi e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: Tushteti do të jetë i kurejshëve dhe Allahu do të shkatërrojë këdo që armiqësohet me ta, për sa kohë që ata (kurejshët) do t’u përmbahen ligjeve të fesëV’ (3500)

1458.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Autoriteti i sundimit do t’u mbetet kurejshëve edhe sikur të mbeten prej tyre vetëm dy vetë.” (3501)

1459.  Xhubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë dhe Uthman Ibn Affani shkuam te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thamë: “O i Dërguari i Allahut, u dhe pasuri Beni- Muttalibëve, ndërsa neve nuk na dhe gjë, ndonëse ne (Beni Umejjat) dhe ata kemi të njëjtën largësi (breznie) nga ty.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vetëm Beni- Hashimët dhe Beni-Muttalibët janë njësoj (si pozitë fisnore).” (3502, 3503)

1460.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kurejshët, ensarët (e Medines) dhe fiset Xhuhejna, Muzejna, Eslem, Eshxha dhe Gifar janë ndihmuesit dhe mbrojtësit e mi e nuk kanë mbrojtës e ndihmues tjetër, përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” (Ata nuk i merr kush në mbrojtje, por janë në besë e në mbrojtje të Allahut dhe të Dërguarit të Tij). (3504)

1461.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kushdo që, me vetëdije, pretendon të jetë biri i dikujt tjetër, në vend të babait të vërtetë, atëherë ai ka mohuar Allahun.

Kushdo që pretendon t’i përkasë një fisi, me të cilët nuk ka lidhje gjaku, le të zërë i sigurt vendin e vet në Zjarr.” (3508)

1462.  Vethila Ibn Eska radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë, disa nga gënjeshtrat më të mëdha e më të këqija janë: që dikush të pretendojë se është i biri i dikujt tjetër, në vend të babait të vet; që dikush të hiqet se ka parë një ëndërr, të cilën në të vërtetë nuk e ka parë; dhe që dikush t’i veshë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem diçka, të cilën, në të vërtetë, ai nuk e ka thënë.” (3509)

1463.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë në minber:

“Fisin Gifar e fali Allahu dhe fisin Eslem e shpëtoi Allahu, ndërsa fisi Usajje nuk iu bind Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” (3513)

1464.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se Akra Ibn Habisi i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Në të vërtetë, ty të dhanë besën vetëm grabitësit e haxhinjve nga fiset Eslem, Gifar dhe Muzejna.” (Përcjellësi i dytë i hadithit Ibn Ebu Jakub dyshon për fisin Xhuhejna). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “A nuk e mendon se fiset Eslam, Gifar dhe Muzejna (ndoshta edhe) Xhuhejna janë më të mirë se fiset Beni Temim, Beni Amir, Esed dhe Gatafan?” Dikush pyeti: “Këta kanë dështuar dhe janë të humbur!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, për Atë në Duart e të Cilit është jeta ime! Padyshim që të parët janë më të mirë se të dytët!” (3516)

1465.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Fiset Eslem, Gifar dhe një pjesë e fisit Muzejna (ose disa nga fisi Xhuhejna ose Muzejna) janë më të mirë tek Allahu (ose Ditën e Kiametit) se fiset Esed, Temim, Havazin dhe Gatafan.” (3516)

1466.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kiameti nuk do të bëhet, derisa të dalë një burrë nga fisi Kahtan që do t’i vërë përpara njerëzit me shkopin e tij (do t’i sundojë me dhunë dhe me shtypje).” (3517)

1467.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një nga fushatat e shenjta luftarake. Me të u bashkuan një shumicë e madhe nga muhaxhirët. Mes tyre ishte edhe një burrë që bënte shumë shakara e lojra (me shigjeta etj.). Duke lozur ai goditi një ensar në ije. ensari u nxeh aq shumë sa të dy thirrën njerëzit e tyre. ensari thirri: “O ensarë (ndihmë)!” Edhe muhaxhiri thirri: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Kështu, doli Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe tha: “Çfarë kanë njerëzit që bëjnë thirrje si të kohës së padijes para- islame?!” Pastaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Ç’është me ta?” Ata i treguan për goditjen që muhaxhiri i bëri ensarit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Lërini këtë, pasi kjo është një thirrje e keqe!” Abdullah Ibn Selul (hipokrit nga Medina) tha: “Por ata (muhaxhirët) thirrën dhe u grumbulluan kundër nesh, kështu që, kur të kthehemi në Medine, padyshim që më të nderuarit do t’i nxjerrin prej andej më të ultit.” Nga kjo Umeri tha: “A nuk e vrasim këtë njeri të lig (Ibn Selulin), o i Dërguari i Allahut?” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, që të mos thonë njerëzit pastaj se Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i vriste shokët e vet.” (3518)

1468.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Babai i Huzaas ka qenë Amr Ibn Luhaj Ibn Kamaa Ibn Hindif.” (3520)

1469.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar: “E pashë Amr Ibn Amir Ibn Luhej të tërheqë zvarrë zorrët e veta në zjarr, pasi ai ka qenë i pari që e filloi zakonin e deveve që lihen të lira në emër të idhujve.” (3521)

1470.  Ebu Xhemra tregon se Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu i ka thënë: “A t’ju tregoj se si hyri në Islam Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu?” I thanë që po. Ai vazhdoi: “Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Isha njëri nga burrat e fisit Gifar. Dëgjuam se në Mekë kishte dalë një njeri, i cili thoshte se ishte Pejgamber. Kështu i thashë vëllait tim: “Shko tek ai burrë, fol me të dhe trego.” Ai shkoi dhe e takoi, pastaj u kthye. E pyeta vëllanë tim: “Ç’lajme na solle?” Ai më tha: “Për Allah! Pashë një burrë që e urdhëron të mirën dhe e ndalon të keqen.” I thashë: “Nuk më ke kënaqur me kaq pak fjalë”,- kështu që mora një kacek me ujë, një shkop dhe u nisa për Mekë. Unë nuk e njihja atë (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe nuk desha të pyes askënd për të. Kështu vazhdova të pi ujë Zemzemi dhe të qëndroj në xhami, kur më kaloi pranë Aliu dhe më pyeti: “Dukesh si i huaj?” I thashë që po dhe ai u nis për në shtëpi. Unë i shkova pas. As ai nuk më pyeti për ndonjë gjë, as unë nuk i tregova gjë. Të nesërmen në mëngjes shkova në xhami për të pyetur për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por askush nuk më tha asgjë për të. Aty pranë më kaloi përsëri Aliu dhe më pyeti: “Akoma nuk e di burri vendin e vet të bujtjes?” I thashë që jo. Ai më tha që t’i shkoja pas atij. Më pyeti: “Ç’punë ke dhe ç’të ka sjellë në këtë qytet?” I thashë: “Në qoftë se ma mban sekretin do të ta tregoj.” Më tha: “Sigurisht që do ta mbaj.” I thashë: “Kemi marrë vesh se mu këtu ka dalë një burrë, i cili thotë se është Pejgamber. Dërgova vëllanë tim që të flasë me të dhe u kthye, por nuk më solli lajme bindëse, kështu që desha ta takoj vetë atë.” Aliu më tha: “Ia ke arritur qëllimit tënd. Tani po shkoj tek ai. Ec pas meje dhe kudo që të hyj unë, hyr pas meje. Nëse do të shoh ndokënd që mund të të sjellë ty ndonjë shqetësim, atëherë do të ndaloj pas muri, duke bërë sikur po rregulloj këpucët, ndërsa ti ik.” Kështu, ai vazhdoi rrugën dhe unë e ndoqa pas, derisa ai hyri në një vend dhe unë hyra pas tij te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. I thashë atij: “Ma trego Islamin.” Kur ma paraqiti atë, unë menjëherë e pranova. Ai më tha: “O Ebu Dherr! Mbaje të fshehtë Islamin tënd dhe shko në vendin tënd. Kur të dëgjosh për fitoren tonë, atëherë kthehu tek ne.” I thashë: “Për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë do ta shpall hapur

Islamin tim mes tyre (mohuesve)!’ Kështu Ebu Dherri shkoi në xhami, ku kishte shumë kurejshë dhe thirri: “O kurejshë! Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.” Kur e dëgjuan këtë kurejshët thirrën:

“Ngrihuni kundër këtij të muslimanizuari!”Ata u ngritën dhe më rrahën për vdekje. Abbasi më pa dhe u hodh mbi mua për të më mbrojtur, pastaj iu kthye atyre dhe u tha: “O të mjerë! Doni të vrisni një burrë nga fisi Gifar, ndonëse tregtia juaj dhe ndërlidhjet tuaja kalojnë nga tokat e Gifarëve?!” Kështu ata më lanë. Mëngjesin tjetër u ktheva përsëri dhe thirra ashtu ,siç bëra ditën e parë. Kurejshët përsëri thanë: “Ngrihuni kundër këtij të muslimanizuari!”,- duke më rrahur si ditën e parë. Përsëri me gjeti Abbasi, i cili u hodh mbi mua për të më mbrojtur, ndërsa Kurejshëve u tha të njëjtat fjalë.” “Kështu pra, qe fillimi, si Ebu Dherri e pranoi Islamin” – na rrëfeu Ibn Abbasi”. (3522)

1471.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur zbriti ajeti: “Këshilloje farefisin tënd të afërm (o Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)”, (Kuran, 26:214)

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi të thërriste fiset një nga një: “O Beni Fihr, O Beni Adij”, duke përmendur më parë degët e fisit Kurejsh.” (3525, 3526)

1472.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se njëherë Hasan Ibn Thabiti i kërkoi leje Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të satirizonte femohuesit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Si i bëhet që edhe unë kam prejardhje të përbashkët me ta?” Hasani i tha: “Do të të nxjerr prej tyre, siç nxirret një qime nga brumi.” (3531)

1473.  Xhubejri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë kam pesë emra: unë jam Muhammedi (shumë i lavdëruar) dhe Ahmedi (lavdërues i madh); unë jam Mahi-u (zhdukësi) me anë të të cilit Allahu do të zhdukë femohimin; unë jam Hashir-i (tubuesi), në këmbët e të cilit do të tubohen të gjithë njerëzit (Ditën e gjykimit; unë jam Akib-i (i fundmi, nuk do të ketë më Pejgamber pas meje).” (3532)

1474.  Tregon Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“A nuk habiteni se si Allahu më mbron mua nga sharjet dhe mallkimet e kurejshëve?! Ata fyejnë një njeri të sharë (Mudhemmemen) dhe mallkojnë një njeri të sharë (Mudhemmemen), ndërkohë që unë jam Muhammmedun – shumë i lavdëruar (dhe jo Mudhemmemen).”(3533)

1475.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Rasti im në krahasim me Pejgamberët e tjerë është si shembulli i një njeriu që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka plotësuar dhe e ka përsosur, përveç një vendi ku mungon një tullë. Atëherë njerëzit që hyjnë në të, kënaqen nga bukuria e saj, por thonë: ‘Sikur ta kishte edhe një tullë ky vend (shtëpia do të ishte e mrekullueshme)/!” (3534)

1476.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu e tregon hadithin e mësipërm të Xhabirit, por duke shtuar: “…përveç një vendi ku mungon një tullë. Kështu pra, unë jam kjo tullë dhe vula përmbyllëse e Pejgamberëve.” (3535)

1477.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka vdekur në moshën 63 vjeç.

1478.  Said Ibn Jezidi radijAllahu ‘anhu, në moshën 94 vjeç, mjaft i fortë dhe me trup të rregullt, tregon: “Unë e di se kam gëzuar dëgjim dhe shikim të mirë vetëm nga lutja e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Një herë tezja ime më mori dhe më çoi tek ai dhe i tha: ‘O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë. A do t7i lutesh Allahut për të?’ Kështu ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut për mua.” (3540)

1479.  Ukba Ibn Harithi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një ditë Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu fali namazin e pasdites. Pastaj doli dhe po ecte në këmbë, kur pa Hasanin që po luante me fëmijët. Ai e vuri atë në sup dhe tha: “U bëfshin kurban prindërit e mi për ty! Ti i ngjason krejt Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe jo Aliut”,- ndërsa Aliu qeshte.” (3542)

1480.  Ebu Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Hasanin, të birin e Aliut, t’i ngjasonte krejt atij.”

Përcjellësi i dytë i hadithit, Ismaili, i thotë Ebu Xhuhejfas: “Pa ma përshkruaj mua.” Ai vazhdoi: “Ai ishte i bardhë dhe mjekrën e kishte të zezë me pak qime të bardha. Ai na premtoi të na jepte 13 deve të reja, por Allahu e mori atë para se të marrim ne devetë.” (3544)

1481.  E pyetën Abdullah Ibn Busrin radijAllahu ‘anhu: “A e pate parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur qe në moshë të madhe?” Ai tha: “Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte pak qime të bardha në mjekër (nën buzën e poshtme).” (3546)

1482.  Enesi radijAllahu ‘anhu e përshkruan kështu Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka qenë me trup mesatar, jo shumë i gjatë dhe jo i shkurtër, me (lëkurë) ngjyrë trëndafili të çelur, jo krejt i bardhë dhe jo aq zeshkan; flokët nuk i kishte krejt kaçurrela dhe jo aq të drejta. Shpallja Hyjnore i zbriti kur qe 40 vjeç. Ai qëndroi në Mekë duke marrë Shpallje Hyjnore për dhjetë vjet dhe në Medine edhe për dhjetë vjet të tjera. Kur vdiq, nuk kishte në kokë dhe në mjekër më shumë se njëzet qime të bardha. (Shih edhe hadithin nr. 1580) (3547)

1483.  Enesi radijAllahu ‘anhu, duke përshkruar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka qenë shumë i gjatë dhe jo i shkurtër, jo krejt i bardhë dhe jo aq zeshkan. Flokët nuk i kishte as kaçurrela dhe as të drejta. Allahu e dërgoi atë (Pejgamber) kur qe dyzet vjeç. Më pas ai qëndroi në Mekë për dhjetë vjet dhe në Medine për dhjetë vjet të tjera. (Shih hadithin nr. 1580) Kur e mori Allahu nuk i kishte njëzet qime të bardha në kokë dhe në mjekër.”

1484.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka qenë më i pashmi i gjithë njerëzve (në fytyrë) dhe me trupin më të mirë, as shumë i gjatë dhe as i shkurtër.

1485.  Enesin radijAllahu ‘anhu e pyetën nëse Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i lyente flokët. Ai iu përgjigj: “Jo, sepse ai ka patur vetëm fare pak qime të bardha tek tëmthat në dy anët e kokës.” (3550)

1486.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka qenë me gjatësi mesatare, me shpatulla të gjera dhe me flokë të gjata që i mbërrinin deri tek bulat e veshëve. E pashë një herë me një xhybe të kuqe dhe nuk kisha parë kurrë njeri më të pashëm se ai!” (3551)

1487.  Beraun e pyetën: “A ka qenë fytyra e Pejgamberit (e shndritshme) si shpata?” Ai u tha: “Jo, por si hëna.” (3552)

1488.  Ebu Xhuhejfa radijAllahu ‘anhu tregon se e ka parë një herë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Bat’ha duke u falur (në namazin e drekës), ndërsa përpara kishin ngulur një heshtë. (hadithi 313)

Në këtë tregim ai shton: “Pas namazit njerëzit u ngritën dhe i kapën duart Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pastaj i fërkonin fytyrat e tyre me to. Edhe unë ia mora dorën dhe e vura në fytyrën time. Vura re se ajo ishte më e ftohtë se akulli dhe me erë më të mirë se sa misku.” (3553)

1489.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë jam dërguar (si Pejgamber) në brezin më të mirë të të gjithë brezave të pasardhësve të Ademit, qysh nga krijimi i tyre (e deri në fund)”. (3557)

1490.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i linte flokët t’i vareshin; kështu bënin edhe ndjekësit e Librave të Parë, ndërsa mosbesimtarët i ndanin ato. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pëlqente që të ndiqte ithtarët e Librave të Parë në ato çështje për të cilat nuk i kishte ardhur ndonjë udhëzim. Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ndau flokët. (3558)

1491.  Abdullah Ibn Amr radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ishte që përdorte gjuhë të rëndë, nuk përdorte as fjalë të këqija dhe as fjalë të turpshme, por gjithnjë thoshte: “Më i miri prej jush është ai që ka sjelljen më të mirë dhe karakterin më të lartë.” (3559)

1492.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, sa herë që të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i jepej mundësia e zgjedhjes ndërmjet dy çështjeve, ai zgjidhte më të lehtën e të dyjave, nëse ajo nuk përbënte gjynah. Por, në qoftë se ajo përbënte gjynah, atëherë ai ishte njeriu që qëndronte më larg asaj. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kurrë nuk u hakmor për çështjet e tija vetjake, por vetëm kur cenoheshin Ligjet dhe Detyrimet e Allahut. Atëherë ai hak- merrej për to për Hir të Allahut. (3560)

1493.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë kurrë nuk kam prekur asnjë lloj mëndafshi më të butë sesa dora e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe as nuk kam marrë erë parfumi më të këndshme sesa djersa e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (3561)

1494.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte më i turpshëm se një virgjërgjëreshë e mbuluar dhe, në qoftë se nuk i pëlqente diçka, atëherë do të kuptohej (mospëlqimi) në fytyrën e tij.” (3562)

1495.  Hadithi me këtë numër është fshier për shkak të përsëritjes.

1496.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asnjëherë nuk qortoi asnjë ushqim (që i vihej përpara), por e hante atë, në qoftë se i pëlqente, përndryshe e linte (por pa shprehur mospëlqim për të). (3563)

1497.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fliste aq qartë saqë, në qoftë se dikush donte t’ia numëronte fjalët, do ta bënte lehtë një gjë të tillë.” (3567)

1498.  Urva tregon se Aishja radijAllahu ‘anha i ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kurrë nuk fliste kaq shpejt dhe kaq turbull siç bëni ju.” (3568)

1499.  Abdullah Ibn Ebi Nemiri tregon: “E kam dëgjuar Enesin radijAllahu ‘anhu të na tregonte për natën e udhëtimit të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga Xhamia e Qabesë (në Xhaminë Aksa e më tej nëpër qiej). Ndër të tjera, ai tha: “Tre vetë (melekë) shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, përpara se atij t’i fillonte Shpallja Hyjnore, ndërsa po flinte brenda në Xhaminë e Shenjtë (Qabeja). I pari (nga melekët) tha: “Cili prej tyre është ai?” I dyti tha: “Ai është më i miri i tyre.” I fundit tha: “Merrni më të mirin e tyre.” Kjo qe e gjitha që ndodhi atëherë dhe ai nuk i pa më ata, derisa ata i erdhën përsëri një natë tjetër. Ai e ndjeu praninë e tyre me zemër, sepse sytë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishin të mbyllur kur flinte, ndërsa zemra e tij nuk flinte (nuk ishte e pavetëdijshme). Kjo është veçori e Pejgamberëve: sytë e tyre flenë, por zemra e tyre nuk fle. Pastaj Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori detyrën për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe u ngjit bashkë me të në qiej.” (3570)

1500.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në Zaura, atij i sollën një enë me ujë. Ai futi dorën në të dhe menjëherë uji filloi të rrjedhë midis gishtave të tij! Kështu, të gjithë njerëzit morën avdes me atë ujë.” Enesin e pye- tën: “Sa vetë ishit?” Enesi iu përgjigj: “Treqind ose afër treqindëshit.” (3572)

1501.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne i quanim mrekullitë si bekime dhe mirësi nga Allahu, ndërsa ju i merrni ato si këshillime e paralajmërime. Një herë ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një udhëtim dhe na u pakësua shumë uji. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “Ma sillni ujin që ka mbetur.” Njerëzit i sollën një enë me pak ujë në të. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e shtiu dorën e tij në enë pastaj tha: “Ejani tek ky ujë i pastër e i bekuar. Bekimi dhe mbarësia janë nga Allahu!” E pashë ujin të rridhte midis gishtave të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Madje ne kemi dëgjuar edhe lavdërimin që i bënin ushqimet Allahut, ndërkohë që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) hante!,/ (3579)

1502.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të vijë Ora (nuk do të bëhet Kiameti) derisa ju të luftoni një popull me këpucë leshi. (Hadithi nr. 1262)

Dhe do të vijë një kohë, kur ndonjëri prej jush do të dojë më shumë që të më shohë mua sesa t’i dyfishohet familja dhe pasuria.” (3587, 3588, 3589)

1503.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa ju të luftoni me (popujt) Huza dhe Kerman nga jo- arabët. Ata do të kenë fytyrë të kuqe, hundë të shtypur dhe sy të vegjël; fytyrat e tyre do të duken si mburoja të rrafshta dhe këpucët do t’i kenë prej leshi.” (3590)

1504.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kjo degë e kurejshëve do t’i shkatërrojë njerëzit.” Shokët e tij e pyetën: “Ç’na urdhëron të bëjmë ne atëherë?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Do të këshilloja që njerëzit të rrinin larg tyre.” (3604)

1505.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu ka thënë se e ka dëgjuar të besueshmin e frymëzuar me të vërtetën (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Shkatërrimi i pasardhësve të mi do të vijë nga dora e disa të rinjve prej kurejshëve.” Mervani e ka pyetur: “Disa djem të rinjë?!”. Ebu Hurejra i ka thënë: “Në qoftë se do, do t’i emëroja ata: (fisi) bijtë e filanit dhe (fisi) bijtë e filanit.” (3605)

1506.  Hudhejfa Ibn Jeman radijAllahu ‘anhu tregon:

“Gjithnjë njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqen, nga frika se mund të më kapte mua. Një herë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në një padije të thellë dhe një të keqe të madhe dhe Allahu na dhuroi këtë mirësi. A do të ketë pas kësaj mirësie ndonjë sherr (të keqe)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po.” Pyeta: “A do të ketë pas asaj të keqeje mirësi?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Po, por do të jetë e përlyer me të këqija të vogla.” E pyeta: “Ç’do të jenë këto të këqija të vogla?” Ai u përgjigj: “Do të jenë disa njerëz që do të sundojnë popullin me parime të tjera, ndryshe nga parimet dhe rruga (Sunneti) ime. Do t’i shihni veprimet e tyrë dhe nuk do të pajtoheni me to.” I thashë: “A do të ketë ndonjë të keqe (sherr) pas asaj të mire?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Po, do të ketë njerëz që do t’i ftojnë të tjerët te portat e Xhehenemit: kushdo që i përgjigjet ftesës së tyre do të hidhet (prej tyre) në të (Zjarr).” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj pra këta njerëz.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ata do të jenë prej nesh dhe do të flasin gjuhën tonë.”E pyeta: “O i Dërguari i Allahut, ç’më urdhëron të bëj në qoftë se më kap një situatë e tillë (gjatë jetës sime)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem m’u përgjigj: “Përmbaju xhematit (bashkësisë, grupit) të muslimanëve dhe imamit (prijësit) të tyre.” I thashë: “Po sikur të mos ketë as xhemat dhe as imam, (ç’duhet të bëj)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Rri larg nga të gjitha ata sekte, edhe sikur të të duhet të kafshosh rrënjë peme (për të ngrënë), derisa të të vijë vdekja (e të takosh Allahun), ndërsa të vazhdosh akoma në atë gjendje!” (3606)

1507.  Aliu radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Kur ju përcjell diçka nga i Dërguari i Allahu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (më dëgjoni pra), pasi unë do të parapëlqeja më mirë të bija nga qielli, sesa t’i vishja atij diçka të rreme që nuk e ka thënë. Por kur t’u them diçka që është mes meje dhe jush, atëherë padyshim që lufta është dinakëri e strategji. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në ditët e fundit të kësaj dynjaje do të dalin disa të rinj mendjelehtë të cilët do të përdorin fjalën më të mirë nga gjithë njerëzit (Kuranin) dhe do ta braktisin Islamin ashtu si ikën shigjeta kur shpon gjahun (e del në anën tjetër). Besimi i tyre nuk do t’ua kalojë grykën. Prandaj, kudo që t’i gjeni ata, vritini, sepse ai që i vret ata, do të ketë shpërblim Ditën e Kiametit.” (3611)

1508.  Hababi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte ulur dhe po rrinte i mbështetur në xhyben e tij nën hijen e Qabesë. Ne (shkuan dhe) iu ankuam (për mundimet që po vuanim nga femohuesit), duke i thënë: “A nuk po kërkon ndihmë për ne? A nuk po i lutesh Allahut për ne?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në popujt para jush, një besimtar futej në tokë në një gropë të hapur enkas për të, pastaj (armiqtë e fesë) merrnin një sharrë dhe ia vinin në mes të kokës duke e ndarë në dy pjesë. Megjithatë as kjo (torturë) nuk e lëkundte besimtarin nga feja e tij. Ose ia krihnin trupin me krehër hekuri, i cili ia ndante mishin nga kockat dhe nga venat. Por sërish edhe një (torturë) e tillë nuk e bënte atë të hiqte dorë nga feja e tij. Për Allah! Padyshim që kjo fe (Islami) do të triumfojë, derisa udhëtari nga Sanaja në Hadramaut (Jemen) nuk do të ketë frikë nga asgjë tjetër përveç vetëm nga Allahu ose nga ujku për delet e tij, por ju jeni shumë të nxituar.” (3612)

1509.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vuri re mungesën e Thabit Ibn Kajsit. Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut, do të të njoftoj unë për atë.” Kështu, ai shkoi dhe e gjeti Thabitin të ulur në shtëpinë e vet me kokë të varur. Ai e pyeti Thabitin: “Ç’ke kështu?” Thabiti i tha: “Gjendje e keqe: dikush e ngrinte zërin e tij mbi zërin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kështu që gjithë punët e tij të mira i janë fshirë dhe është nga banorët e Zjarrit.” Lajmësi u kthye dhe i dëftoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem atë që i tha Thabiti. (Përcjellësi i dytë i hadithit Musai, i biri i Enesit, thotë se lajmësi shkoi përsëri te Thabiti duke e përgëzuar atë). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Shko dhe thuaji Thabitit: “Ti padyshim që nuk je nga banorët e Zjarrit, por, në të vërtetë, do të jesh nga banorët e Xhenetit”.” (3613)

1510.  Bera Ibn Azibi radijAllahu ‘anhu tregon se dikush këndoi suren Kehf (nr.18) (në namaz), kur papritur kafsha e udhëtimit që kishte në shtëpi u tremb dhe filloi të hidhej përpjetë. Kështu, ai dha selam duke e mbaruar namazin, kur ç’të shohë! Sipër tij sillej një re që e mbuloi. Këtë gjë ai shkoi dhe ia tregoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O filan! Këndo pasi ajo ka qenë Sekina që ka zbritur nga këndimi i Kuranit!” (3614)

1511.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi për vizitë te një beduin i sëmurë. Sa herë që ai vizitonte ndonjë të sëmurë, gjithnjë i thoshte: “Asgjë nuk do të të ndodhë, kjo do të jetë pastrim (nga gjynahet), në dashtë Allahu!” Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha (beduinit): “Asgjë nuk do të kesh, kjo do të jetë pastrim (nga gjynahet), në dashtë Allahu!” Beduini i tha: “Do të thuash pastrim?! Jo, përkundrazi janë ethe që ziejnë ose që po brejnë nga brenda një plak dhe që do ta çojnë atë në varr!”

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Mirë pra, (mund të jetë) ashtu siç thua ti!” (3616)

1512.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë një i krishterë pranoi Islamin dhe lexoi suren Bckare (nr. 2) dhe Al-Imran (nr. 3). Ai shkruante Shpalljet Hyjnore që i vinin Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Më pas ai u kthye përsëri në të krishterë dhe thoshte: “Muhamedi nuk di asgjë, përveç asaj që unë kam shkruar për të.” Më pas Allahu ia mori jetën atij dhe njerëzit e varrosën, por në mëngjes panë që toka e kishte flakur jashtë trupin e tij. Njerëzit e tij thanë: “Kjo është punë e Muhamedit dhe e shokëve të tij! Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai u largua prej tyre!” Atëherë ata hapën një varr tjetër më të thellë, por në mëngjes ata panë se toka sërish e kishte flakur jashtë trupin. Ata përsëri thanë: “Kjo është vepër e Muhamedit dhe e shokëve të tij! Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai i pati braktisur ata!” Kështu, ata e gërmuan varrin sërish aq thellë sa mundën, por në mëngjes ata përsëri e panë trupin të flakur jashtë nga toka. Kësisoj, e kuptuan se ajo që i kishte ndodhur njeriut të tyre, nuk ishte punë njerëzish, prandaj ia lanë trupi të hedhur ashtu mbi tokë. (3617)

1513.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “A keni qilima (për shtrojë në shtëpi)?” I thashë: “Nga t’i kemi qilimat ne?!” Më tha: “Por ju shumë shpejt do të keni qilima!” (Më vonë) Unë i thosha gjithnjë gruas sime: “Na i hiq sysh ato qilimat e tu!” Por ajo më thoshte: “A nuk të ka thënë

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ju shumë shpejt do të keni qilima?!” Kështu tërhiqesha nga kërkesa ime.” (3631)

1514.  Saad Ibn Muadhi radijAllahu ‘anhu tregon se i ka thënë Umeje Ibn Halefit: “E kam dëgjuar Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë se ai do të të vrasë ty.” Umeja e pyeti: “A do të më vrasë?” Saadi i tha që po. Umeja tha: “Për Allah! Kur Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë një gjë, ai kurrë nuk gënjen.” Kështu pra, Allahu e vrau atë (Umejen) në Bedr.” (3632)

1515.  Usama Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon: “Mora vesh se, një herë, Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte shkuar te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur aty ishte edhe Umm Selema (bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kishte folur Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pastaj ishte larguar. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kishte thënë Umm Selemas: “(A e di se) kush qe ai?” Ajo i kishte thënë: “Ishte Dihja.” Më vonë Umm Selema ka thënë: “Për Allah! Nuk mendova se ai mund të ishte dikush tjetër, përveç Dihjas, derisa e dëgjova hytben e Pejgamberit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (në minber), duke treguar ç’i kishte thënë Xhibrili apo siç foli ai”.” (3633)

1516.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar: “Pashë (në ëndërr) njerëz të grumbulluar në një tubim. Aty u ngrit Ebu Bekri dhe nxori një a dy kova me ujë (nga një pus), por po i nxirrte si me vështirësi, Allahu e faltë! Pastaj kovën e mori Umeri, kur ja! Në duart e tij ajo u shndërrua në një kovë shumë të madhe. Unë asnjëherë nuk kisha parë ndonjë njeri që të nxirrte ujë me aq forcë sa Umeri, derisa gjithë njerëzit aty pinë sa u ngopën dhe u dhanë ujë edhe deveve të tyre që i kishin ulur përreth.,/ (3634)

1517.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Disa çifutë shkuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thanë se një burrë e një grua prej tyre kishin bërë imoralitet. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “Çfarë gjeni në Teurat për gurëzimin?” Ata u përgjigjën: “Por ne e shpallim hapur krimin e tyre dhe i fshikullojmë.” Abdullah Ibn Selami tha: “Gënjeni! Padyshim që në të (Tcurat) është urdhri i i gurëzimit!” Kështu, ata e sollën Teuratin dhe e hapën. Njëri prej tyre e vuri dorën mbi vargun e gurëzimit dhe lexoi vargje para e pas tij. Atëherë Abdullah Ibn Selami i tha atij: “Ngrije dorën!” Kur ai hoqi dorën, aty ishte i shkruar vargu i gurëzimit! Ata fhanë: “Ka thënë të vërtetën, o Muhamed (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në Teurat është vargu i gurëzimit!” Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që ata të dy të gurëzoheshin dhe ata të dy u gurëzuan.” (3635)

1518.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hëna u ça në dy pjesë dhe për këtë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Dëshmoni!” (3636)

1519.  Urva radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dha atij një dinar që t’i blinte një dele, ndërsa ai arriti të blinte dy dhen me ato para. Pastaj ai e shiti njërën dele me një dinar dhe i çoi të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një dinar dhe një dele. Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu lut Allahut që ta bekonte atë në tregtinë e tij. Kështu Urva gjithnjë fitonte (në çdo shitblerje) edhe sikur të blinte dhe. (3642)

 

58 – VIRTYTET DHE MERITAT E SAHABEVE

 

1520.  Xhubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grua shkoi te Pejgamberi (për ta pyetur) dhe ai e urdhëroi atë që të vinte përsëri. Ajo e pyeti: “Po në qoftë se vij dhe nuk të gjej ty?” sikur deshi të thoshte: “Në qoftë se ti ke vdekur?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Në qoftë se nuk më gjen mua, atëherë shko tek Ebu Bekri (radijAllahu ‘anhu).” (3659)

1521.  Ammari radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut (në fillim të Islamit), duke pasur me vete (si besimtarë) vetëm pesë skllevër, dy gra dhe Ebu Bekri.” (3660)

1522.  Ebu Derdaja tregon radijAllahu ‘anhu: “Isha ulur me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur erdhi Ebu Bekri, duke mbajtur me dorë njërin cep të rrobës së tij, aq sa kishte zbuluar gjurin. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Duket se ky shoku juaj ka pasur një grindje.” Ebu Bekri përshëndeti dhe pastaj tha: “O i Dërguari i Allahut! Pati diçka (një grindje) mes meje dhe birit të Hattabit (Umerit). Unë i fola atij ashpër, por pastaj më erdhi keq për këtë dhe i kërkova atij që të më falë, por ai nuk pranoi. Ja pse kam ardhur tek ti.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha tri herë: “Allahu të faltë ty, o Ebu Bekr!” Ndërsa Umerit i kishte ardhur keq (pse nuk kishte pranuar ta falte Ebu Bekrin) dhe shkoi te shtëpia e tij dhe pyet nëse ai ishte aty.” I thanë që jo, kështu që (edhe ai) shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e përshëndeti atë. Por në fytyrën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u dukën shenja pakënaqësie, aq sa Ebu Bekrit i erdhi keq për Umerin. Kështu, ai u ul në gjunjë dhe tha dy herë: “O i Dërguari i Allahut, për Allah! Unë u tregova më i padrejtë me të (sesa ai me mua).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Allahu më dërgoi mua tek juve (njerëz) dhe ju më thatë: Ti gënjen,- ndërsa Ebu Bekri më besoi dhe u tha njerëzve: ‘Ai thotë të vërtetën’. Ai më ngushëlloi dhe më qëndroi pranë me jetën dhe me pasurinë e tij. A do të ma lini të qetë, pra, mikun tim?” Pas kësaj askush nuk e shqetësoi më Ebu Bekrin.” (3661)

1523.  Amr Ibn Aas radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e çoi atë në krye të ushtrisë “Dhatus-Selasil”. Unë shkova tek ai dhe e pyeta: “Kush është njeriu më i dashur i gjithë njerëzve për ty?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Aishja.” E pyeta: “Nga burrat?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Babai i saj (Ebu Bekri).” E pyeta përsëri: “Po pastaj kush?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Umer Ibn Hattabi”,- pastaj përmendi burra të tjerë. (3662)

1524.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu nuk do ta vështrojë Ditën e Kiametit atë njeri, i cili e tërheq zvarrë rrobën e tij me krenari e mendjemadhësi.” Ebu Bekri tha: “Po të mos e kem mendjen, njëra anë e rrobës sime më varet poshtë.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po ti padyshim që nuk e bën një gjë të tillë nga mendjemadhësia.” (3665)

1525.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu dëfton këtë ndodhi: “Mora avdes në shtëpi pastaj dola dhe thashë: “Sot do t’i ngjitem pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe do të jem me të gjithë ditën.” Shkova në xhami dhe pyeta për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Më thanë se kishte dalë e kishte ikur këndej (duke më treguar nga kishte shkuar). Kështu, vazhdova pas tij duke pyetur, derisa (e pashë) të hynte në vendin e pusit Eris. U ula te dera që ishte me dega palme hurme dhe prita derisa i Dërguari i Allahut kreu nevojën dhe mori avdes. Pastaj shkova tek ai, kur ai u ul në grykën e pusit Eris, në mes të dy anëve, me këmbët e zbuluara deri në gjunjë që i kishte varur në pus. E përshëndeta atë pastaj u ktheva prapë dhe u ula te dera. Thashë (me vete): “Sot do të jem roja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Pastaj erdhi Ebu Bekri dhe e shtyu derën. Pyeta: “Kush është?” Ai më tha: “Ebu Bekri.” I thashë të priste dhe shkova të pyes të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. I thashë se Ebu Bekri kërkon leje për të hyrë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet!” U ktheva dhe i thashë Ebu Bekrit: “Hyr! I Dërguari i Allahut të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në të djathtë të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në grykën e pusit, duke i varur këmbët si Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i zbuloi ato deri në gjunjë. Pastaj unë u ktheva te dera dhe u ula. (Kur dola nga shtëpia) Vëllanë tim e lashë duke marrë avdes dhe deshte të më vinte pas. Thashë (me vete): “Në qoftë se Allahu ia do të mirën atij (vëllait tim), atëherë do ta sjellë atë këtu”. Papritur erdhi dikush dhe e shtyu derën. Pyeta se kush ishte. Më tha se ishte Umer Ibn Hattabi. I thashë që të presë, pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, e përshëndeta dhe i thashë: “Umer Ibn Hattabi kërkon leje për të hyrë.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet.” U ktheva dhe i thashë: “Hyr! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul pranë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në të majtë të tij në grykën e pusit dhe vari këmbët në të. Përsëri u ktheva dhe u ula te dera, duke thënë (me vete): “Në qoftë se Allahu ia do-të mirën filanit (vëllait), atëherë do ta sjellë atë këtu”. Atë çast erdhi dikush dhe e shtyu derën. E pyeta se kush ishte dhe m’u përgjigj se ishte Uthman Ibn Affani. I thashë të priste dhe shkova e i tregova Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai më tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje me Xhenet pas një sprove që do t’i bjerë.” Kështu u ktheva dhe i thashë: “Hyr. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të përgëzon me Xhenet pas një sprove që do të të bjerë.” Ai hyri dhe e gjeti grykën e pusit të zënë, kështu që u ul përballë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në anën tjetër.” (3674)

1526.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i fyeni shokët e mi! Edhe sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë flori sa mali i Uhudit për Çështjen e Allahut, përsëri kjo nuk do të barazohej as me një mudd (2/3 kg) të tyre dhe as me gjysmë mudd-i të shpenzuar nga ndonjëri prej shokëve të mi.” (3673)

1527.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit në malin e Uhudit dhe me të ishin edhe Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani, kur mali u tund me ta! Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha (malit): “Qëndro, o Uhud! Me të vërtetë, mbi ty janë vetëm një Pejgamber, një Siddik (i besuar) dhe dy shehidë (dëshmorë).” (3675)

1528.  Ibn Abbas radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po qëndroja mes njerëzve që po i luteshin

Allahut për Umer Ibn Hatabin radijAllahu ‘anhu e shtrirë (i vdekur) në shtratin e tij, dikush m’i vuri bërrylat në shpatulla dhe po thoshte: “(O Umer!) Allahu të mëshiroftë! Në të vërtetë, gjithnjë shpresoja se Allahu do të të bashkonte me dy shokët e tu, sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thoshte shpesh: ‘Qemë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; bëmë unë, Ebu Bekri dhe Umeri; u nisëm unë, Ebu Bekri dhe Umeri/ Prandaj kam shpresuar shumë që Allahu të të mbante ty me ata të dy.” Ktheva kokën, kur ç’të shoh! Ai ishte Ali Ibn Ebi Talibi radijAllahu ‘anhu!” (3677)

1529.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar: “E pashë veten (në ëndërr) të hyja në Xhenet. Papritur pashë Rumejsan, gruan e Ebu Talhas. Pastaj dëgjova hapa. Pyeta: ‘Kush është ky?’ Një zë më tha: ‘Ky është Bilali/ Më pas pashë një pallat dhe në oborrin e tij një vashë të ulur! Pyeta: T kujt është ky pallat?’ Më thanë: ‘Është për Umerin’. Desha të hyj dhe ta shoh, por m’u kujtua xhelozia jote (o Umer, kështu që u përmbajta)!” Atëherë Umeri tha: “Le të bëhen kurban prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Si mund të jem xheloz kundër teje?!” (3679)

1530.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për Orën (e Kiametit) duke i thënë: “Kur do të jetë kjo Orë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “Çfarë ke përgatitur për të?” Ai iu përgjigj: “Asgjë, përveç faktit se e dua shumë Allahun dhe të Dërguarin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.”

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ti do të jesh me ata që i do.” Ne nuk kemi qenë kurrë më të gëzuar sesa kur dëgjuam këtë fjalë të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ti do të jesh me ata që i do.” Unë e dua Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, edhe Ebu Bekrin, edhe Umerin dhe shpresoj shumë se do të jem me ta nga dashuria që kam për këta të gjithë, ndonëse veprat e mia nuk janë si veprat e tyre.” (3688)

1531.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në gjirin e Beni Israilëve që kanë qenë përpara jush, ka pasur burra që frymëzoheshin me udhëzim, ndonëse nuk ishin Pejgamberë. Po të ketë ndonjë njeri të tillë nga pasuesit e mi, atëherë ai do të jetë Umeri.” (3689)

1532.  Ibn Mevhebi tregon: “Një egjiptian, që kishte ardhur për haxh, pa një grup njerëzish që ishin ulur dhe pyeti se kush ishin ata. I thanë se ata ishin disa kurejshë. Ai pyeti se kush ishte prijësi dhe më i dituri i tyre. I thanë se ishte Ibn Umeri. Kështu, ai shkoi tek Ibn Umeri dhe e pyeti: “A e di ti se Uthmani ka ikur (nga – lufta) ditën e Uhudit?” Ibn Umeri i tha: “Po, e di”. Egjiptiani e pyeti: “A e di ti se Uthmani ka munguar ditën e Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë (në atë luftë)?” Ibn Umeri i thotë që po. Ai vazhdoi: “A e di ti se Uthmani nuk ka marrë pjesë në Besëlidhjen e Hudjebijes) (Bejëatu Ridvaan) dhe nuk ka qenë dëshmitar i saj?” Ibn Umeri i tha që po. Ai thirri: “Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi!” Ibn Umeri i tha: “Eja të t’i shpjegoj ty të gjitha këto. Sa për braktisjen (e luftës) ditën e Uhudit, unë dëshmoj se Allahu e ka përligjur largimin e tij dhe e ka falur atë; sa për mungesën e tij në Bedr, kjo ka qenë sepse bashkëshortja e tij, që ishte e bija e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ishte e sëmurë pikërisht atë kohë. Prandaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atij: “Pa dyshim që ti do të marrësh të njëjtin shpërblim dhe pjesë (nga plaçka e luftës), ashtu si çdo pjesëmarrës tjetër në luftën e Bedrit, (ndonëse do të rrish me bashkëshorten)”. Sa për mungesën e tij në Besëlidhjen e Hudejbijes, po të kishte pasur njeri tjetër më të vlerësuar sesa Uthmani në Mekë (për t’u dërguar si përfaqësues), sigurisht që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do ta kishte dërguar në vend të tij. Kështu pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e dërgoi Uthmanin atje, ndërsa ngjarja Besëlidhja ndodhi pasi Uthmani kishte shkuar në Mekë. Prandaji Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtriu dorën e tij të djathtë duke thënë: ‘Kjo është dora e Uthmanit/ Ai e përplasi atë me dorën tjetër duke thënë: ‘Kjo është besa për Uthmanin!/” Pastaj Ibn Umeri i tha egjiptianit: “Shko dhe merri këto shpjegime me vete!” (3699)

1533.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Fatimja radijAllahu ‘anhu u ankua nga një dhimbje prej plagëve të marra nga mulliri i drithit (që bluhej me me dorë). Ndërkohë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i sollën disa robër, kështu që ajo shkoi tek ai, por nuk e gjeti në shtëpi. Ndërsa gjeti Aishen dhe ia tha asaj nevojën që kishte (që ai t’i jepte një shërbëtore). Kur u kthye Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Aishja i tregoi atij për vizitën e Fatimes. Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi tek ne, ndërsa ne kishim rënë në shtrat. Unë bëra të ngrihem, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “Rrini aty ku jeni.” Pastaj ai u ul ndërmjet nesh, derisa unë ndjeva ftohtësinë e këmbëve të tij në gjoksin tim dhe tha: “A t’u mësoj të dyve ju një gjë që është më me vlerë sesa ç’më keni kërkuar? Kur të bini të flini thoni 34 herë Allahu Ekber (Allahu është më i

Madhi), 33 herë Subhan-Allah (lavdi i qoftë Allahut), 33 herë Hamdu lil-lah (gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun). Kjo është më e mirë dhe më me vlerë për ju sesa një shërbëtor.” (3705)

1534.  Abdullah Ibn Zubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e luftës së Ahzabëve mua dhe Umer Ibn Ebi Seleman na lanë pas për t’u kujdesur për gratë. Vështrova dhe veç kur pashë Zubejrin (babanë tim) që ngiste kalin duke shkuar e duke ardhur dy a tri herë nga fisi Beni Kurejdha (fis çifut në Medine asokohe). Kur u ktheva i thashë: “O baba! Të pashë të shkosh e të vish nga fisi Beni Kurejdha.” Ai më tha: “A me të vërtetë më pe, o biri im?” I thashë që po. Ai më tregoi: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po thoshte: ‘Kush shkon te Beni Kurejdha dhe të më sjellë lajmet e tyre?7 Kështu pra, unë shkova dhe, kur u ktheva, ai përmendi dy prindërit e vet duke më thënë: ‘U bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty’!” (3720)

1535.  Talha Ibn Ubejdilah radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë një lufte të shenjtë që ndërmori i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem askush tjetër nuk mbeti me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përveç meje dhe Saadit.” (3722, 3723)

1536.  Keis Ibn Ebi Hazim radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë dorën e paralizuar të Talhas e cila i qe goditur me shigjetë duke mbrojtur Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (3724)

1537.  Saad Ibn Ebi Vekkas radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e luftës se Uhudit Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përmendi dy prindërit e vet për mua (duke thënë: ‘U bëfshin kurban prindërit e mi për ty!,).,/ (3225)

1538.  Misvari radijAllahu ‘anhu tregon: “Aliu radijAllahu ‘anhu kërkoi dorën e të bijës së Ebu Xhehlit. Këtë e dëgjoi Fatimja radijAllahu ‘anhu dhe shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e i tha: “Njerëzit e tu mendojnë se ti nuk zemërohesh për shkak të bijave të tua. Dhe ja, Aliu tani po martohet me të bijën e Ebu Xhehlit!,, Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe unë e dëgjova të thotë: “Laa ilahe il- lAllah, Muhammedun resulullahl Dhe më tej: Unë e martova njërën nga bijat e mia (Zejneben) me Ebu Aas Ibn Rebian përpara Islamit dhe ai më doli besnik për gjithçka që më tha. Nuk ka dyshim se Fatimja është një pjesë e imja dhe mua nuk do të më pëlqente aspak ta shoh atë të shqetësuar. Për Allah! Nuk mund të bashkohen bija e të Dërguarit të Allahut dhe bija e armikut të Allahut gra të një burri.” Kësisoj pra, Aliu hoqi dorë nga ajo fejesë. (3729)

1539.  Në një transmetim tjetër shtohet se Misvar ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të flasë dhe të përmendë një dhëndrin e tij nga fisi Beni Abdi-Shems duke e lavdëruar shumë për atë marrëdhënie pastaj tha: “Sa herë që më foli, më tha të vërtetën dhe, sa herë që më premtoi, e mbajti premtimin e bërë.” (3727)

1540.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nisi një ushtri dhe emëroi në krye të saj Usama Ibn Zejdin. Kur disa njerëz e përbuzën dhe e përfolën komandën e tij, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në qoftë se ju e përbuzni komandën e Usamas, po kështu ju keni përbuzur edhe komandën e babait të tij më përpara. Për Allah! Ai (Zejdi) ishte vërtet i denjë për komandë dhe ishte një nga njerëzit më të dashur për mua, ndërsa tani edhe ky (Usama, i biri i Zejdit) është për mua nga njerëzit më të dashur pas tij.” (3730)

1541.  Urva tregon: “Një kaif>02 shkoi në shtëpinë e Aishes radijAllahu ‘anha kur aty ishte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa Usama Ibn Zejdi dhe Zejd Ibn Haritha ishin në gjumë. Ai tha: ‘Këto këmbë (të Usamës dhe Zejdit) janë të njëri-tjetrit (të të njëjtës familje)’. Kjo gjë e gëzoi dhe kënaqi shumë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai ia tregoi këtë edhe Aishes.” (3731)

1542.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “një grua nga fisi Beni Mahzum kishte vjedhur dhe njerëzit thanë: “Kush mund të ndërmjetësojë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të?” Askush nuk guxoi t’i fliste Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, përveç Usama Ibn Zejdit. Pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Te Beni Israilët ka qenë zakon që, kur vidhte dikush me prejardhje të fisme, ata e falnin atë, ndërsa, po të vidhte një i

Kaif- njeri që ka aftësi të njohë prejardhjen familjare nga fizionomia dhe nga hetimi i pjesëve të trupit të fëmijës, fizionomist. dobët e i mjerë, ata ia prisnin dorën. Ndërsa unë, edhe sikur të ishte Fatima (bija e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), do t7ia prisja dorën (në qoftë se do të vidhte).,/ (3732, 3733)

1543.  Usama Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh i merrte atë dhe Hasanin në prehër dhe thoshte:

“O Allah! Duaji këta të dy, se unë vërtet i dua ata.” (3735, 3736)

1544.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu përcjell nga e motra, Hafsaja (bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë asaj: “Me të vërtetë që Abdullahi është njeri i drejtë dhe i lartë.” (3740, 3741)

1545.  Ebu Derdaja radijAllahu ‘anhu tregon: “Një djalosh erdhi e u ul pranë meje në një xhami në Sham dhe tha: “O Allah! Më dhuro shoqërinë e një njeriu të drejtë e të përkushtuar!” E pyeta: “Nga je?” Më tha se ishte nga banorët e Kufes. E pyeta: ” A e keni atje një njeri, i cili mban sekretin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sekret të cilin nuk e di askush tjetër përveç tij (d.m.th. Hudhejfa)?” U përgjigj që po. E pyeta përsëri: “A është atje një njeri, të cilit Allahu i dha mbrojtje nga shejtani nga duaja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (d.m.th.

Ammari)?” Ai pohoi përsëri. E pyeta më tej: “A është tek ju atje një njeri, i cili mbante ujin e avdesit dhe mbështetësen për Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (d.m.th. Abdullah Ibn Mesudi)?” Ai tha po. E pyeta: “Si e këndon Abdullahi suren “El-Lejl” (Sure nr.92) që fillon: ‘(Betohem) për natën kur mbështjell! Për ditën kur shfaqet me ndriçim!'” Ai vazhdoi: “Për mashkullin dhe për femrën!” duke lënë fjalët: “Për Atë që krijoi.” Pastaj Ebu Derdaja shtoi: “Këta njerëz (këtu në Sham) janë munduar të më bëjnë që unë të pranoj diçka tjetër, ndryshe nga ç’kam dëgjuar të Dërguarin e Allahu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (3742)

1546.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Çdo popull ka një njeri të besueshëm dhe i besueshmi i këtij populli (muslimanëve) është Ebu Ubejde Ibn Xherrahu (radijAllahu ‘anhu).” (3744)

1547.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke mbajtur në krahë Hasanin të thoshte: “O Allah! Unë e dua atë! Të lutem pra, duaje atë edhe Ti”!” (3749)

1548.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “ Askush nuk i ngjante Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më shumë se Hasan Ibn Aliu radijAllahu ‘anhu

1549.  Ibn Ebi Nuëm tregon: “Dikush e pyeti Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu nëse muhrimi (në gjendjen e ihramit) mund t’i vriste mizat. Ai iu përgjigj: “Irakianët pyesin për vrasjen e mizave, ndërsa ata vetë vranë birin e të bijës së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ‘Ata të dy (Hasani dhe Husejni) janë dy borzilokët e mi të këndshëm në këtë botë!/,/ (3753)

1550.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më mbështolli në gji dhe tha: “O Allah! Mësoja atij urtësinc (dijen e kuptimit dhe të shtjellimit të Kuranit).” (3756)

1551.  Ndërsa në një përcjellje tjetër thuhet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:

“O Allah! Mësoja atij Librin (dijen e kuptimit dhe të shtjellimit të Kuranit).” (3756)

1552.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i njoftoi njerëzit për rënien dëshmor të Zejdit, të Xhaferit dhe të Ibn Revahas radijAllahu ‘anhu. (Pastaj tregohet ngjarja si në hadithin nr. 639/ 1246) dhe tha: “Në fund flamuri u mor nga një prej shpatave të Allahut (Halidi) dhe Allahu u dhuroi muslimanëve fitoren.” (3757)

1553.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Mësoni këndimin e Kuranit nga këta katër vetë: nga Abdullah Ibn Mesudi, Salimi – robi i liruar i Ebu Hudhejfes, Ubej Ibn Kabi dhe nga Muadh Ibn Xhebeli.” (3758)

1554.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se ajo e kishte marrë hua Esmasë një varëse, e cila i humbi. Kështu i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi disa nga shokët e tij për ta kërkuar. Gjatë rrugës erdhi koha e namazit dhe ata u falën pa avdes. Kur u kthyen te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ata iu ankuan atij për këtë gjë dhe kësisoj zbriti ajeti i Tejemumit (Kuran, 5: 6). (Pastaj tregohet ndodhia si në hadithin nr. 223/334) (3773)

1555.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Ditën e Buathit Allahu e solli në të mirë të të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu pra, kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem arriti në Medine, fiset e saj ishin ndarë dhe prijësit e tyre ishin vrarë e plagosur. Në këtë mënyrë, Allahu e solli betejën mes tyre në të mirë të të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me qëllim që ata (ensarët) të mund të hynin në Islam.” (3777)

1556.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Po të mos kishte qenë shpërngulja edhe unë do të kisha qenë ensar.” (3779)

1557.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ensarët i do vetëm ai që është besimtar dhe nuk i urren tjetër kush, veçse ai që është hipokrit. Prandaj Allahu e do atë që i do ensarët dhe e urren atë që i urren ata.x/ (3783)

1558.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pa gratë dhe fëmijët e ensarëve t’i dilnin përpara (kur po ktheheshin nga një dasmë). Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit në këmbë dukshëm përpara tyre dhe tha tri herë: “Për Allahi Ju (ensarët) jeni nga njerëzit më të dashur për mua!” (3785)

1559.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një grua nga ensarët bashkë me fëmijën e saj. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i foli asaj duke thënë: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Ju (Ensarët) jeni njerëzit më të dashur tek unë!” dy herë. (3786)

1560.  Zejd Ibn Arkami radijAllahu ‘anhu tregon se ensarët i thanë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Çdo Pejgamber ka ndjekësit e vet dhe ne të ndoqëm ty. Lutju pra Allahut të vlerësojë edhe pasardhësit tanë si edhe ne. Dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e bëri këtë dua.” (3787)

1561.  Ebu Humejdi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Familja më e mirë e ensarëve janë fisi Benu Nexhxhar, pastaj ajo e Benu Abdul-Eshkal, pastaj ajo e fisit Benu Harith dhe pastaj ajo e fisit Benu Saida. (Këto janë më të shquarat), por mirësia është tek të gjitha familjet e ensarëve.” Nga pas na ndoqi Saad Ibn Ubada. Ai tha: “O Ebu Useid! A nuk e sheh se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i vlerësoi familjet e ensarëve dhe ne na vuri në fund të tyre?” Pas kësaj Saadi takoi Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! I zgjodhe dhe i vlerësove familjet e ensarëve dhe ne u vendosëm të fundit.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “A nuk mjafton që jeni nga më të zgjedhurit”?” (3791)

1562.  Useid Ibn Hudejri radijAllahu ‘anhu tregon se dikush nga ensarët i kërkoi të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që ta caktonte në ndonjë vend drejtues ashtu siç ai kishte emëruar edhe filanin. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Pas meje ju do të shihni që do të parapëlqehen të tjerë në vendin tuaj. Kështu pra, duroni derisa të më takoni mua tek Hauzi.” (3792)

1563.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ka thënë ensarëve:

“Vendi i takimit i premtuar për ju do të jetë tek Hauzi” (3792)

1564.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si mik. Ai dërgoi dikë te gratë e veta (për të sjellë diçka për të ngrënë për mikun), por ato thanë se nuk kishin gjë tjetër, veçse ujë. Kështu, i Dërguari i Allahut iu drejtua (të pranishmëve): “Kush do ta marrë këtë mik?” Një nga ensarët u përgjigj. Ai e mori mikun, shkoi te familja e vet dhe i tha së shoqes: “Na e prit mirë e na e ndero mikun e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Ajo i tha të shoqit se nuk kishte gjë tjetër, përveç ushqimit për fëmijët e saj. Por ai i tha: “Përgatite ushqimin që ke, ndize kandilin dhe, në qoftë se fëmijët të kërkojnë për të ngrënë vëri në gjumë.” Kështu ajo përgatiti ushqimin që kishte, ndezi llambën, i vuri fëmijët e saj në gjumë pastaj u ngrit duke bërë sikur po rregullonte kandilin, por e fiku atë fare. Pastaj ata të dy bënin sikur po hanin, por në të vërtetë ata ranë në gjumë të uritur. Të nesërmen në agim ensari shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili i tha: “Mbrëmë Allahu qeshi dhe u habit me veprimin tuaj.” Pastaj Allahu shpalli ajetin: “Dhe ata (ensarët) i parapëlqejnë të shpërngulurit (muhaxhirët) mbi veten e tyre…”(Kuran, 59:9) (3798)

1565.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ebu Bekri dhe Abbasi radijAllahu ‘anhu kaluan pranë një grupi ensarësh të ulur që po qanin. Njëri prej tyre i pyeti se pse po qanin. Ata u thanë: “Po qajmë sepse po kujtojmë uljet e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me ne.” Kështu Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia tregoi atij këtë gjë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli në xhami me kokën e lidhur me një copë çarçafi dhe u ngjit në minder, në të cilin nuk u ngjit më pas asaj dite. Pasi e lavdëroi dhe e falënderoi Allahun, ai tha: “Jua lë amanet ensarët, sepse ata janë shokët e mi të afërt, të cilëve u kam besuar të fshehtat e mia. Ata i kanë plotësuar tashmë detyrimet që u qenë ngarkuar, por tani mbetet t’u plotësohen të drejtat që u takojnë. Prandaj pranojini veprat e mira të ensarëve mirëbërës dhe i falni ata prej tyre që janë keqbërës.” (3799)

1566.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “(Në sëmundjen pas së cilës ndërroi jetë) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli me një çarçaf të mbështjellë krahëve dhe me kokën të lidhur me një rrip të lyer me vaj derisa u ngjit dhe u ul në minber. Pasi e lavdëroi dhe e falënderoi Allahun, ai tha: “Dhe më pas, o popull! Njerëzit do të shtohen, ndërsa ensarët do të pakësohen aq sa do të jenë si kripa në gjellë. Prandaj, cilido nga ju që do të jetë sundues dhe do të ketë fuqi për t’u sjellë dëm a dobi të tjerëve, le të pranojë veprat e mira të ensarëve mirëbërës dhe t’i falë ensarët keqbërës.” (3800)

1567.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Arshi (Froni Madhështor i Allahut të

Madhëruar) u drodh nga vdekja e Saad Ibn Muadhit.” (3803)

1568.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Ubejit: “Allahu më ka urdhëruar të të këndoj ty nga Kurani këtë sure: “Ata që nuk besojnë nga rradhët e ithtatëve të Librave të Parë (çifutët dhe të krishterët) …. (sure nr. 98).” Ubeji i tha: “A vërtet Allahu ka përmendur emrin tim?!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha që po. Atëherë Ubeji filloi të qajë. (3809)

1569.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kurani u mblodh në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga katër vetë dhe të gjithë ata qenë nga ensarët: Ubeji, Muadh Ibn Xhebeli, Ebu Zejdi dhe Zejd Ibn Thabiti.” E pyetën Enesin: “Kush është Ebu Zejdi?” Ai tha se ishte një nga xhaxhallarët e tij. (3810)

1570.  Enesi tregon radijAllahu ‘anhu: “Ditën e Luftës së Uhudit njerëzit ia mbathën duke e lënë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa Ebu Talha e mbronte nga përpara Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me mburojën e tij. Ebu Talha qe harkëtar i fuqishëm dhe me përvojë dhe gjithnjë e mbante harkun të fortë e të shtrirë mirë. Atë ditë ai theu dy a tri harqe. Në qoftë se dikush kalonte aty pranë me ndonjë çantë me shigjeta, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i thoshte atij që t’ia zbrazte ato Ebu Talhas. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngriti për të parë armikun, Ebu Talha i tha atij: “O Pejgamberi i Allahut! Le të bëhen kurban prindërit e mi për ty! Mos u ngri aq sa të dukesh së mos të godet ndonjë shigjetë e armikut! Le të gjakoset qafa ime dhe gjoksi im në vendin tënd.” Atë ditë pashë Aishen, bijën e Ebu Bekrit dhe Umm Sulejmin të ngrinin fustanet, aq sa u dukeshin rrathët zbukurues në kyçet e këmbëve, duke mbajtur në krahë kacekët me ujë për t’ua zbrazur në gojë njerëzve të etur. Pastaj shkonin për t’i mbushur përsëri dhe ktheheshin për të derdhur ujë në gojët e njerëzve të etur. Atë ditë Ebu Talhës i ra shpata nga dora dy a tri herë.” (3811)

1571.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kurrë nuk kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë për ndonjë njeri të gjallë në faqe të tokës që është nga banorët e Xhenetit, përveç për Abdullah Ibn Selamit. Për të ka zbritur edhe ky ajet Kurani: “… ndërkohë një dëshmitar nga Bijtë e Israilit (Abdullah Ibn Selami radijAllahu ‘anhu) dëshmoi se ky Kuran është prej Allahut si shembulli (i Teuratit) …” (Kuran, 46:10) (3812)

1572.  Abdullah Ibn Selami radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pashë një ëndërr dhe ia tregova atij. Pashë sikur isha në një kopsht.” Ai pastaj i përshkroi gjerësinë e tij dhe gjelbërimin e tij. Pastaj ai shtoi: “Në mes të tij ishte një shtyllë hekuri me fundin në tokë dhe me majën në qiell. Atje në majë ishte një dorezë në formë rrethi. Më thanë që t’i ngjitem. Thashë që s’mundem. Pastaj më erdhi një shërbë-tor, m’i ngriti rrobat nga pas dhe unë u ngjita derisa arrita në majë. Pastaj e kapa dorezën dhe më thanë që ta shtrëngoja atë fort. (Në këtë gjendje) u zgjova dhe pashë shenjat e dorezës në dorë. Gjithë këtë ia tregova Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më tha: ‘Ai kopsht ka qenë kopështi i Islamit, ajo shtyllë ka qenë shtylla e Islamit dhe ajo dorezë ka qenë Mbajtësi më i Sigurt. Kështu pra, ti do të mbetesh musliman deri në vdekje’.” (3813)

1573.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Nuk kam qenë xheloze ndaj asnjë gruaje tjetër të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem aq sa kam qenë ndaj Hadixhes, ndonëse nuk e kisha parë atë, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e përmendte atë shumë shpesh. Sa herë që therte dele, ai do ta priste atë pjesë-pjesë dhe do t’ua shpërndante shoqeve të Hadixhes. Kur i thosha ndonjëherë: “(Ti vlerëson Hadixhen në atë mënyrë), sikur të mos ketë grua tjetër në dynja veç saj!”, ai thoshte: “Padyshim që Hadixhja ka qenë kështu e ashtu dhe prej saj unë pata fëmije.” (3818)

1574.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon:

“Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thotë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ja kjo është Hadixhja. Po të vjen me një enë me gjellë me mish (ose me ushqim, ose me pije). Kur të vijë tek ti, përshëndete atë në Emër të Zotit të saj (Allahut) dhe nga unë, si dhe përgëzoje atë me lajmin e mirë për një pallat prej xhevahirësh e perlash në Xhenet, ku nuk do të ketë as zhurmë dhe as lodhje e shqetësime.” (3820)

1575.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se një herë Halah Bint Huvejlid, e motra e Hadixhes, i kërkoi leje të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të hyrë brenda. Kjo i kujtoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se si Hadixhja gjithnjë i kërkonte leje atij dhe kjo gjë e tronditi shumë atë. Ai tha: “O Allah! Halah?!” Kështu unë u bëra xheloze dhe i thashë: “Ç’të bën ty të kujtosh një nga gratë e moshuara të kurejshëve, me mishrat e dhëmbëve të kuqe (nga që i kanë rënë dhëmbët)?! Ajo tashmë ka vite që ka vdekur dhe Allahu të ka dhënë në vend të saj dikë që është më e mirë se ajo?!” (3821)

1576.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Hind Bint Utba erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! (Përpara se të pranoja Islamin) nuk doja të kishte familje në faqe të tokës që ta shihja më të poshtëruar se familja jote, ndërsa sot nuk dua të ketë familje në faqe të tokës që ta shoh më të nderuar se familja jote.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po kështu edhe unë, për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime!” (Më tej biseda vazhdon si në hadithin nr. 1041/2211)

1577.  Abdullah Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e takoi Zejdin në fundin e luginës Baldah, përpara se t’i vinte Shpallja Hyjnore. Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu soll ushqim, por ai nuk pranoi të hante prej tij. Pastaj iu ofrua Zejdit, i cili tha: “Unë nuk ha asgjë nga ajo që e therni në altarët tuaj në emër të idhujve tuaj. Unë ha vetëm mishin e atyre kafshëve mbi të cilat është përmendur Emri i Allahut, kur janë therur.” Zejdi gjithnjë fliste keq për atë se si kurejshët e kishin bërë zakon të bënin kurban kafshët e tyre dhe gjithnjë thoshe: “Allahu e ka krijuar delen, Ai e ka dërguar ujin nga qielli për të, Ai e ka rritur barin nga toka për të, e megjithatë ju e bëni bagëtrinë kurban në emër të tjetërkujt dhe jo në Emër të Allahut!” Ai thoshte kështu, sepse nuk e pranonte një veprim të tillë dhe e quante këtë si diçka të urryer. (3826)

1578.  Abdullah Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikujt i duhet të betohet, atëherë le të betohet vetëm në Allahun!” Kurejshët betoheshin në baballarët e tyre, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos u betoni në baballarët tuaj.” (3836)

1579.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Fjalët më të vërteta që kanë thënë ndonjëherë poetët janë fjalët e Lebidit: ‘Me të vërtetë, çdo gjë tjetër përveç Allahut është e kotë.'” Dhe Umejje Ibn Salt pothuajse hyri në

Islam (por në të vërtetë nuk u bë musliman).” (3841)

1580.  —Prejardhja e tij: Ai është Muhammedi, i biri i Abdullahut, i biri i Abdul- Muttalibit, i biri i Hashimit, i biri i Abdil-Menafit, i biri i Kuseit, i biri i Kilabit, i biri i Murres, i biri i Kabit, i biri i Luvejit, i biri i Galibit, i biri i Fihrit, i biri i Malikut, i biri i Nadrit, i biri i Kinanes, i biri i Huzejmes, i biri i Mudrikes, i biri i Iljasit, i biri i Mudarit, i biri i Nizarit, i biri i Meaddit, i biri i Adnanit.—

1580. Ibn Abbas radijAllahu ‘anhu tregon se të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i zbriti Shpallja Hyjnore në moshën dyzet vjeç. Pastaj ai qëndroi në Mekë për trembëdhjetë vjet dhe pas kësaj u urdhërua që të mërgojë duke u shpërngulur kështu në Medine. Aty jetoi edhe dhjetë vjet, pastaj vdiq. (3851)

1581.  Abdullah Ibn Amr Ibn Asin radijAllahu ‘anhu e pyetën se cila ka qenë gjëja më e tmerrshme që i kanë shkaktuar idhujtarët Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai tregoi: “Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po falej në harkun e Qabesë, Ukba Ibn Ebi Muajti i hodhi rrobën e vet në fyt Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e shtrëngoi fort, sa nuk e mbyti. Ndërkohë erdhi Ebu Bekri, e kapi atë në sup dhe e shtyu duke e larguar nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe tha: “A do të vrisni një njeri vetëm sepse thotë: ‘Zoti im është Allahu’?!” (Kuran, 40:28) (3856)

1582.  Ibn Mesudin radijAllahu ‘anhu e pyetën: “Kush e njoftoi Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për xhindet natën që ata dëgjuan Kuranin?” Ai u tha se Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e njoftoi një pemë. (3859)

1583.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se, një herë, ai qe në shoqërinë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke mbajtur një enë me ujë për t’u pastruar pas kryerjes së nevojës dhe për avdes. Ndërsa Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu po e ndiqte pas, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti se kush ishte. Ebu Hurejra i përgjigjet dhe i tregon emrin. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i thotë: “Më sill ca gurë që të pastrohem, por mos më sill as kocka dhe as bajga.” Pastaj vazhdon Ebu Hurejra: “Kështu, unë i çova ca gurë duke i mbajtur në cep të rrobës sime derisa ia vura aty afër dhe u largova. Kur ai mbaroi eca përkrah me të dhe e pyeta: “Si është puna për kockat dhe bajgat?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Ato janë ushqime të xhindeve.” (3860)

1584.  (Vazhdon hadithi i mësipërm) “Më erdhi një dërgatë nga xhindet e Nasibinit – sa të mrekullueshëm qenë ata xhinde – dhe më pyetën për mbetjet e ushqimeve të njerëzve. Unë iu luta Allahut për to që çdo kockë apo bajgë që të gjejnë, ta përdorin si ushqim.” (3860)

1585.  Umm Halid radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur u ktheva nga Abisinia në Medine, isha vajzë e vogël dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më dha të vesh një copë me lulka. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi t’i fshijë ato me duart e veta duke thënë: “Senahl Senah!” që do të thotë: “Mirë! Mirë!” (në gjuhën abisinase). (3874)

1586.  Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i ka thënë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Nuk i ke sjellë asnjë dobi xhaxhait tënd (Ebu Talibit)! Për Allah! Ai gjithnjë të ka mbrojtur dhe nevrikosej për ty.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ai është në një cektinë zjarri dhe, po të mos kisha qenë unë, ai do të ishte në fund të Zjarrit.” (3883)

1587.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se, kur Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i përmendën xhaxhain e vet (Ebu Talibn), e kam dëgjuar atë të thotë: “Mbase ndërmjetësimi im do t’i bëjë dobi atij Ditën e Kiametit dhe kështu të vendoset në një cektinë zjarri që do t’i arrijë deri te nyjet e këmbëve, nga i cili do t’i vlojnë trutë!” (3885)

1588.  Xhabir Ibn Abdullah radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë:

“Kur Kurejshët më përgënjeshtruan (për Natën e Udhëtimit), u ngrita në

Hixhre, nciërsa Allahu ma shfaqe Jeruzalemin përpara dhe fillova t’ua përshkruaj atë atyre duke vështruar drejt tij.” (3886)

1589.  Malik Ibn Saësaa tregon radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ua ka përshkruar kështu Isra-në (Udhëtimin natën): “Isha në Hatim ose në Hixhr, kur papritur më vjen dikush dhe ma çan trupin qysh këtu e deri këtu (përcjellësi i hadithit tregon me shenjë, d.m.th. nga fyti deri në fund të barkut) duke ma nxjerrë zemrën jashtë! Pastaj më sollën një tabaka të artë plot me Besim, e lanë zemrën dhe e mbushën me Besim, pastaj e kthyen në vendin e saj. Pas kësaj më sollën një kafshë të bardhë më e vogël se mushka dhe më e madhe se gomari. (Përcjellësi thotë se ajo është Buraku). Hapi i saj ishte aq i madh, sa arrinte pikën më të largët që shikonte. Kështu pra, më hipën në të dhe Xhibrili u nis bashkë me mua derisa arrita qiellin e dynjasë. Xhibrili kërkoi që tria hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?7 U përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ U përgjigj: ‘Muhamedi7. Pyetën: ‘A është ftuar?’ Xhibrili tha që po. Pastaj thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kështu u hap porta. Kur kalova nëpër këtë qiell, aty pashë Ademin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Xhibrili më tha: ‘Ky është babai yt, Ademi. Përshëndete, pra!’ E përshëndeta dhe ai ma ktheu selamin e më tha: ‘Mirësevjen, o biri i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili u ngjit bashkë me mua derisa arritëm qiellin e dytë dhe kërkoi që t’i hapej porta. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj:

‘Xhibrili/ E pyetën: ‘Kush është me ty?’ U përgjigj: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ Tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitë e mrekullueshme e tij!’-, dhe u hap porta. Kur kalova nëpër këtë qiell, pashë Jahjanë dhe Isain! Këta të dy janë djem tezesh. Xhibrili më tha: ‘Këta janë Jahja dhe Isai. Përshëndeti, pra, ata! I përshëndeta dhe ata ma kthyen selamin e më thanë: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të tretë dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ Ai u përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ Pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ Ai u tha: ‘Muhamedi/ E pyetën: ‘A është fuar?’ U tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kështu u hap porta. Kur po kaloja nëpër këtë qiell, pashë Jusufin! Xhibrili më tha: ‘Ky është Jusufi. Përshëndete pra!x Kështu e përshëndeta dhe ai ma ktheu përshëndetjen pastaj më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtëT Pastaj Xhibrili u ngjit me mua drejt qiellit të katërt dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili/ E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ Ai u tha: ‘Muhamedi/ E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitë e mrekullueshme e tij!’ Kështu u hap porta dhe, kur po kaloja qiellin e katërt, pashë Idrisin. Xhibrili më tha: ‘Ky është Idrisi. Përshëndete pra’. E përshëndeta dhe ai ma ktheu selamin e më tha: ‘Mirë se erdhe, o vëlla i drejtë dhe Pejgamberi i drejtë!’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua, derisa arriti qiellin e pestë dhe kërkoi t’i hapnin portën. I thanë: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili’. E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ U tha: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. I thanë: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell, pashë Harunin! Xhibrili më tha: ‘Ky është Haruni. Përshëndete pra.j/ Unë e përshëndeta atë dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua derisa arriti qiellin e gjashtë dhe kërkoi që t’i hapej porta. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrilf. E pyetën: ‘E kush është me ty?’ U tha: ‘Muhamedi’. Pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Tha: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell pashë Musanë. Xhibrili më tha: ‘Ky është Musai. Përshëndete pra!’ Kështu, unë e përshëndeta atë, dhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o vëlla i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Kur vazhdova rrugën, ai filloi të qajë. E pyetën: ‘Pse po qan?’ Ai u tha: ‘Qaj sepse pas meje është dërguar Pejgamber një djalosh (MuhamediN sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe pasuesit e tij që do të hyjnë në Xhenet, janë më të shumtë se pasuesit e mi.’ Pastaj Xhibrili vazhdoi të ngjitet me mua drejt qiellit të shtatë dhe kërkoi që t’ia hapnin portën. E pyetën: ‘Kush është?’ U përgjigj: ‘Jam Xhibrili’. E pyetën: ‘Dhe kush është me ty?’ u tha: ‘Muhamedi’. E pyetën: ‘A është ftuar?’ U tha që po. Tha: ‘Mirë se të vijë! Ç’vizitor i mrekullueshëm që ka ardhur!’ Kur kalova këtë qiell, pashë Ibrahimin! Xhibrili më tha: ‘Ky është babai yt, Ibrahimi. Përshëndete, pra!’ E përshëndeta, edhe ai ma ktheu përshëndetjen e më tha: ‘Mirë se vjen, o bir i drejtë dhe Pejgamber i drejtë!’ Pastaj m’u tregua Sidratul-Mnnteha (pemë në kufirin më të lartë mbi qiellin e shtatë, përtej se cilës askush nuk mund të kalojë). Kur ç’të shoh! Frutat e saj nalak ishin si vorbat e argjilës së Hexherit (qytet në Arabi) dhe gjethet i kishte si veshët e elefantit. Xhibrili më tha: ‘Kjo është Sidratul-Mnnteha. Më tej pashë katër lumenj: dy të dukshëm dhe dy të padukshëmlPyeta: ‘Ç’janë këta dy lloje lumenjsh, o Xhibril?’ Më tha: ‘Sa për dy të padukshmit, ata janë dy lumenj ne Xhenet e, sa për dy të dukshmit, ata janë Nili dhe Eufrati/ Pastaj m’u tregua Bejtul-Ma’mur (Shtëpia e Shenjtë mbi qiellin e shtatë). Mora vesh se çdo ditë aty hyjnë shtatëdhjetë mijë melekë! Pastaj më sollën një enë të mbushur me verë, një tjetër me qumësht dhe një tjetër me mjaltë. Unë zgjodha qumështin dhe Xhibrili më tha: ‘Kjo është feja islame, në të cilën je ti dhe pasuesit e tu/ Pastaj m’u bë detyrim falja e namazit pesëdhjetë herë në ditë. Kur u ktheva, kalova nga Musai, i cili më pyeti: ‘Çfarë t’u bë detyrim?/ I thashë që m’u bë detyrim falja e pesëdhjetë namazeve në ditë. Më tha: ‘Pasuesit e tu nuk kanë mundësi për pesëdhjetë namaze çdo ditë. Për Allah! Unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t’i sjellë ata në bindje (por me kot). Kthehu, pra, te Zoti yt dhe lutju Atij ta lehtësojë (detyrimin) për pasuesit e tu/ Kështu, u ktheva tek Allahu dhe m’i pakësoi dhjetë namaze dhe shkova përsëri te Musa, por më tha të njëjtat fjalë. Përsëri u ktheva tek Allahu dhe mxu lehtësuan edhe dhjetë namaze, por kur shkova te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, kështu që u ktheva përsëri tek Allahu dhe prapë m’u zbritën edhe dhjetë namaze. Kur shkova përsëri te Musa, ai sërish më tha të njëjtat fjalë, dhe unë u ktheva përsëri tek Allahu. Ai më hoqi edhe dhjetë namaze dhe kështu m’u bënë detyrim dhjetë namaze në ditë. Pastaj u ktheva përsëri te Musa dhe ai më tha po ato fjalë. Atëherë shkova sërish tek Allahu dhe mora urdhrin të fal pesë namaze në ditë. U ktheva te Musa dhe më pyeti: ‘Ç’tu bë deyrim?/ I thashë: ‘Jam urdhëruar të fal pesë namaze çdo ditë/ Më tha: ‘Pasuesit e t’u nuk kanë mundësi për faljen e pesë namazeve çdo ditë dhe unë i kam provuar njerëzit përpara teje dhe i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia me Bijtë e Israilit për t’i sjellë ata në bindje. Prandaj kthehu përsëri te Zoti yt dhe lutju që ta lehtësojë barrën e pasuesve të tu/ I thashë: ‘I kam kërkuar aq shumë Zotit tim sa më vjen turp dhe tani jam i kënaqur dhe i nënshtrohem Urdhrit të Allahut’. Ndërsa kalova, u dëgjua një zë që thirri: ‘Unë e kam vendosur Detyrimin Tim dhe e kam lehtësuar barrën për adhuruesit e MiT (3887)

1590.  Në lidhje me Fjalën e Allahut: “Ne e bëmë pamjen që ta treguam ty (o Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si një dëshmi të parë me sy dhe jo si ëndërr natën e Israsë) vetëm një provë për njerëzit” (Kuran, 17:60), Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Pamjet që iu treguan të Dërguarit të Allahu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë Udhëtimit të Natës (Isras) kur ai u mbart për në Bejtul-Makdes (Xhamia Aksa në

Jerusalem) qenë dëshmi të para qartë me sy (dhe jo ëndrra).” Pastaj Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Po kështu edhe pema e mallkuar (që përmendet) në Kuran (17:60) është vetë pema Zekkum.” (3888)

1591.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Akti i martesës sime me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u shkrua kur unë isha vajzë gjashtë vjeçe. Ne mbërritëm në Medine dhe qëndruam te fisi Beni Harith Ibn Hazrexh. Pastaj unë u sëmura dhe më ranë flokët. Më vonë flokët m’u rritën përsëri. Ndërsa po luaja në një kolovajzë me disa shoqe të mia, erdhi tek unë nëna ime, Umm Ruman dhe më thirri. Unë shkova tek ajo pa e ditur se ç’kërkonte të bënte me mua. Ajo më mori për dore dhe, kur arritëm tek dera e shtëpisë, më ndaloi. Unë me zor po merrja frymë. Kur e mora veten dhe po merrja frymë më lehtë, ajo mori pak ujë dhe më fërkoi fytyrën dhe kokën. Pastaj më futi në shtëpi. Aty brenda pashë disa gra nga ensarët të cilat thanë: ‘Qoftë për hajr me Bekimet e Allahut dhe me fat të lumtur!’ Pastaj ajo më besoi tek ato të cilat më bënë nuse. Pastaj papritur erdhi tek unë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem paradite dhe nëna ime me dorëzoi tek ai. Atëherë unë isha vashë nëntë vjeçe.” (3894)

1592.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka treguar asaj: “Më je shfaqur dy herë në ëndërr. Të pashë të pikturuar në një copë mëndafshi dhe një zë më foli: ‘Kjo është bashkëshortja jote’. Kur zbulova pikturën, të pashë ty vetë! Thashë: ‘Në qoftë se kjo (ëndërr) është nga Allahu, Ai do ta përmbushë atë’.” (3895)

1593.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon: “Unë kurrë nuk i mbaj mend prindërit e mi që të kenë besuar në ndonjë fe tjetër përveç kësaj feje të vërtetë (Besimit të Pastër Islam në Një Zot të Vetëm). Po kështu, nuk mbaj mend të kalonte asnjë ditë pa na vizituar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në mëngjes a në mbrëmje. Kur muslimanët u vunë shumë në sprovë (nga paganët mekas), Ebu Bekri doli për të mërguar në Abisini. Kur arriti në Berk-Gimad, takoi Ibn Daginën, prijësin e fisit Karah, i cili i tha: “O Ebu Bekr! Ku do të shkosh?” Ebu Bekri iu përgjigj: “Populli im më ka përzënë nga vendi im, kështu që dua të endem nëpër dynja dhe të adhuroj Zotim tim.” Ibn Dagina i tha: “O Ebu Bekr! Një njeri si ti nuk duhet ta lërë vendin e vet dhe nuk duhet të dëbohet që andej. Ti i ndihmon të varfërit dhe i mban të këputurit, shkon mirë me farefisin, i ndihmon të mjerët, i pret mirë miqtë dhe u gjindesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi. Prandaj ti je në mbrojtjen time. Kthehu dhe adhuroje Zotin tënd në qytetin tënd.” Kështu, Ebu Bekri u kthye bashkë me Ibn Daginën. Në mbrëmje ai i vizitoi me rradhë krerët e parisë së kurejshëve duke u thënë: “Një njeri si Ebu Bekri nuk duhet ta lërë vendin e vet dhe nuk duhet të dëbohet që andej. A përzini një njeri, i cili i ndihmon të varfërit, i mban të këputurit, shkon mirë me farefisin, i ndihmon të mjerët, i pret mirë miqtë dhe u gjindet pranë nevojtarëve në fatkeqësi?!” Në këtë mënyrë kurejshët nuk mund ta kundërshtonin mbrojtjen e Ibn Daginës dhe i thanë atij: “Thuaji Ebu Bekrit që ta adhurojë Zotin e tij në shtëpinë e vet. Le të falet atje dhe le të këndojë ç’të dojë, por nuk duhet të na lëndojë me të dhe nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë në publik, sepse kemi frikë se mund të ndikojë te gratë tona dhe te fëmijët tanë.” Të gjitha këto Ibn Dagina ia tha Ebu Bekrit. Kështu, Ebu Bekri vazhdoi në atë gjendje duke adhuruar Zotin në shtëpi të vet, pa u falur në vende të hapura dhe pa lexuar Kuranin jashtë shtëpie. Më pas, atij i shkoi në mendje të ndërtonte një xhami në oborrin e shtëpisë së vet. Pas kësaj ai vazhdoi të falet aty dhe të këndonte Kuran. Për pasojë, gratë dhe fëmijët e paganëve filluan të mblidhen rreth tij duke u çuditur me të dhe duke e parë me ëndje. Ebu Bekri ishte njeri shumë i ndjeshëm e qante shpejt, sidomos gjatë këndimit të Kuranit. Një gjendje e tillë i alarmoi parinë pagane të kurejshëve, kështu që ata i çuan fjalë Ibn Daginës. Kur ai erdhi, ata i thanë: “Ne e pranuam mbrojtjen tënde për Ebu Bekrin, me kusht që ai ta adhuronte Zotin e tij në shtëpinë e vet, por ai tashmë e ka shkelur këtë kusht, duke ndërtuar një xhami në oborrin e shtëpisë së tij, ku ai falet dhe këndon Kuran hapur. Tashmë kemi frikë se ai mund të ndikojë për keq te gratë tona dhe te fëmijët tanë. Kështu që ndaloje atë nga kjo gjë. Në qoftë se ai do që ta kufizojë adhurimin e Zotit të tij në shtëpinë e vet, ai mund ta bëjë një gjë të tillë. Por, nëse ai këmbëngul ta bëjë atë hapur, kërkoji që të të lirojë ty nga detyrimi që ke marrë përsipër si mbrojtësi i tij, sepse ne nuk duam që të prishim marrëveshjen me ty dhe Ebu Bekrit ia mohojmë të drejtën që t’i bëjë ato veprime hapur.” Kështu Ibn Dagina shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: “(O Ebu Bekr!) Ti e di mirë se çfarë marrë- veshjeje kam bërë unë për ty. Prandaj ose përmbaju asaj, ose më liro nga detyrimi për të të mbrojtur ty, sepse nuk dua që arabët të dëgjojnë se njeriu që unë e mora në mbrojtje ka shkelur marrëveshjen.” Ebu Bekri i tha: “Të kam çliruar nga marrëveshja që patëm për të më mbrojtur mua dhe jam i kënaqur me mbrojtjen e Allahut të Madhëruar e të Lavdishëm.” Ato kohë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në Mekë dhe u tha muslimanëve: “Në ëndërr kam parë vendin ku do të mërgoni: tokë me palma hurmash ndërmjet dy maleve, dy hapësira gurësh.” Ne këtë mënyrë, shumë njerëz mërguan drejt Medines. Po kështu, edhe shumica e atyre që kishin mërguar më parë në Abisini shkuan në Medine. Edhe Ebu Bekri u përgatit për t’u larguar drejt Medines, por i Dërguari i Allahut i tha atij: “Prit një herë e mos u nxito, sepse edhe unë pres që të më jepet leje (nga Allahu) për t7u shpërngulur.” Ebu Bekri e pyeti: “A vërtet e pret një gjë të tillë? U bëftë kurban babai im për ty!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha që po. Kësisoj, Ebu Bekri nuk mërgoi për hir të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me qëllim që ta shoqëronte atë. Për këtë arsye, ai ushqeu për katër muaj dy devetë që kishte, duke shkundur me shkop gjethe samuri (lloj akacieje shkretëtire) për to. Një ditë në mesditë, ndërsa ishim ulur në shtëpinë e Ebu Bekrit, dikush i tha atij: ‘Ja i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me kokë të mbuluar, po vjen për vizitë në një kohë që s’ka ardhur asnjëherë më parë!’ Ebu Bekri tha: “U bëfshin kurban prindërit e mi për të! Për Allah! Ai ka ardhur në këtë kohë vetëm për ndonjë nevojë të madhe.” Kështu, i Dërguari i Alahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi dhe kërkoi leje për të hyrë brenda. I thamë të hyjë. Kur hyri brenda, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Ebu Bekrit: “Nxirre jashtë këdo që të kesh brenda.” Ebu Bekri i tha: “Nuk është kush tjetër veçse familja jote. U bëftë kurban babai im për ty, o i Dërguari i Allahut!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Më është dhënë leja për tru shpërngulur.” Ebu Bekri i tha: “A do të të shoqëroj unë? U bëftë kurban babai im për ty, o i Dërguari i Allahut!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po.” Ebu Bekri i tha: “O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! Merre njërën nga këto dy devetë e mia.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Me pagesë.” Kështu, ne përgatitëm shpejt plaçkat e udhëtimit dhe futëm pak ushqim për rrugë në një çantë lëkure për ata të dy. Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, preu një copë nga rripi i saj i mesit dhe ia lidhi grykën me të. Për këtë arsye asaj i patën thënë Dhatun-Nitakain (ajo e dy rrypave). Pasi u nisën, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekri arritën te një shpellë në malin Theur dhe qëndruan atje për tri net. Natën me ta rrinte edhe Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit, një djalosh i shkathët dhe i zgjuar. Ai largohej prej tyre para agimit, me qëllim që në mëngjes të ishte me kurejshët dhe të dukej sikur e kishte kaluar natën në Mekë. Çdo plan që dëgjonte të thurnin kundër tyre, ai e mbante mend dhe, kur të errej, ai i njoftonte ata të dy në shpellë. Ndërsa Amir Ibn Fuhejra, robi i liruar i Ebu Bekrit, çonte tufën e deleve të Ebu Bekrit pak pasi të binte nata që ato të pushonin atje. Kështu, ata çdo natë merrni nga delet e tyre qumësht të freskët, të cilin e ngrohnin duke futur në të gurë të nxehtë. Para agimit Amiri e largonte tufën që andej. Këtë gjë ai e bëri për tri netë. Ndërkohë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekri kishin pajtuar si udhërrëfyes një burrë nga familja Beni Abd Ibn Adi e fisit Beni Dil, e cila ishte në besë dhe në marrëveshje me familjen Aas Ibn Vail Sehmi. Udhërrëfyesi ishte në fenë e paganëve kurejshë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekri i kishin besuar dhe i kishin dhënë atij dy devetë e tyre, duke i marrë fjalën se do t7i sillte ato në shpellën e malit Theur pas tri netësh. Kështu ai erdhi në mëngjes pas natës së tretë. Bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe me Ebu Bekrin u nisën Amir Ibn Fuhejra dhe udhërrëfyesi i cili u priu në drejtim të bregdetit.” (Nipi i Surakës, që është nga përcjellësit e hadithit vazhdon të tregojë nga gjyshi i tij Suraka): “Tek ne erdhën lajmëtarët e paganëve kurejshë për të na thënë se ata do t’i jepnin kujtdo që do të vriste ose do të kapte të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekrin, një shpërblim prej një qind deveshë për secilin prej tyre, shumë kjo sa gjoba e gjakësit. Kur isha ulur në një kuvend të fisit tim Beni Mudlixh, aty erdhi një burrë prej tyre dhe, siç qe në këmbë tha: “O Suraka! Nuk dyshoj se kam parë disa njerëz larg në bregdet dhe mendoj se ata janë Muhamedi dhe shokët e vet.” E kuptova se vërtet duhet të ishin ata, por i thashë: “Nuk janë ata, por ata që ke parë janë filani, filani dhe filani të cilët ne i pamë të nisen për udhë.” Pasi ndenja edhe pak në atë kuvend, u ngrita dhe shkova në shtëpi. I thashë skllaves sime që të shkonte të merrte kalin pas kodre dhe ta mbante gati për mua. Pastaj mora heshtën dhe dola nga dera e mbrapme e shtëpisë duke e tërhequr përtokë majën e heshtës dhe me dorezën ulur.307 Kështu, arrita te kali, i hipa dhe ia dhashë me të katra. Kur iu afrova atyre, kali m’u pengua dhe u rrëzova. Pastaj u ngrita, mora kukurën (çantë lëkure me shigjeta) dhe nxorra prej saj shigjetat e shenjta dhe shtiva short nëse duhet t’i lëndoja ata të dy apo jo. Por shorti më doli për atë gjë që nuk e doja! I hipa kalit përsëri dhe e lëshova me të katra, duke mos i dhënë asnjë rëndësi shigjetave të shenjta. Ndërsa po afrohesha, dëgjova këndimin e Kuranit nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i cili nuk e lëvizte aspak shikimin, ndërsa Ebu Bekri shihte shumë andej-këndej. Papritur dy këmbët e para të kalit tim u zhytën në tokë deri tek gjunjët dhe unë rashë prej tij! Pastaj e mallkova atë dhe u ngrita, por me zor po ia nxirrja këmbët nga toka. Kur u ngrit, këmbët e para bënin pluhur që ngrihej në qiell si tym. Përsëri hodha short me shigjetat e shenjta, por përsëri doli ajo që nuk e doja. Ata qëndruan, ndërsa unë i hipa përsëri kalit, derisa shkova tek ata. Kur pashë se si u pengova që të mos u bëj dëm atyre u binda në vetvete se Kauza e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (Islami) do të ngadhnjente. I thashë atij: “Populli yt kanë vënë shpërblim për kokën tënde çmimin e gjakut/’ Pastaj i njoftova për gjithçka që kishte kurdisur populli i Mekës kundër tyre. U zgjata atyre edhe ca ushqime udhëtimi e gjëra të tjera, por ata nuk pranuan të marrin asgjë dhe nuk kërkuan asgjë, por vetëm Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Mos i trego kujt për ne.” Pastaj i kërkova të më shkruante një marrëveshje sigurie dhe paqeje. Atëherë ai urdhëroi Amir Ibn Fuhejran, i cili ma shkroi në një pergamenë (lëkurë të ngjyer) dhe pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi rrugën. (Më tej Urva Ibn Zubejri vazhdon të tregojë për udhëtimin e tyre): “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem takoi Zubejrin me një karvan tregtarësh muslimanë që po ktheheshin nga Shami. Ai i dha të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekrit të veshin rroba të bardha. Ndërkohë muslimanët e Medines kishin dëgjuar fjalët që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte dalë nga Meka (për në Medine), kështu që ata çdo ditë në mëngjes filluan të dalin tek Harra. Atje ata prisnin derisa t’i detyronte nxehtësia e mesditës që të ktheheshin në shtëpi. Një ditë, pasi kishin pritur gjatë, ata u kthyen. Sapo arritën në shtëpitë e tyre, një çifut u ngjit në çatinë e një fortese të tyre për një punë të vetën dhe papritur pa të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shoqëruesit e tij të veshur me rroba të bardha, duke dalë nga mirazhi i shkretëtirës! Çifuti nuk po përmbahej duke thirrur me sa zë kishte: “O arabë! Ja ku është njeriu juaj i madh, të cilin po e prisni!” Kështu, muslimanët nxituan tek armët dhe e pritën të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në majë të Harras. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u kthye bashkë me ta nga ana e djathtë, derisa u ndal te fisi Beni Amr Ibn Auf. Kjo ndodhi ditën e hënë të muajit Rabiul-Evvel. Ebu Bekri u ngrit të priste njerëzit, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndenji ulur i heshtur. Disa nga ensarët që vinin dhe që nuk e kishin parë më parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, filluan të përshëndesnin Ebu Bekrin. Por kur dielli ndriçoi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekri iu afrua duke i bërë hije me rrobën e tij, vetëm atëherë njerëzit e njohën të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) qëndroi te fisi Amr Ibn Auf dhjetë net dhe ndërtoi xhaminë (Kuba), e cila u ndërtua mbi themelet e përkushtimit. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u fal në të, pastaj i hipi devesë dhe vazhdoi rrugën drejt Medines i shoqëruar nga populli, derisa deveja e tij u ul në vendin ku sot është Xhamia e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Medine. Ato ditë në atë vend faleshin disa nga muslimanët. Ishte një shesh ku thanin hurmat dhe u përkiste Suhejlit dhe Sehlit, dy jetimë që ishin në kujdestari të Asëad Ibn Zuraras. Kur deveja e tij u ul në atë vend, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky vend, në dashtë Allahu, do të jetë vendbanimi ynë.” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thirri dy djemtë dhe u tha atyre që t’i vinin çmimin atij sheshi me qëllim që atë ta bënte xhami. Dy djemtë i thanë: “Përkundrazi, ne do të ta bëjmë atë ty dhuratë, o i Dërguari i Allahut!” Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e pranoi atë si dhuratë prej tyre, por ua bleu tokën. Pastaj aty ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ndërtoi një xhami. Kështu, vetë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi të mbante tulla qerpiçi për ndërtimin e xhamisë. Kur mbante tulla, ai thoshte: “Kjo barrë është më e mirë se barra e Hajberit, pasi është më e shenjtë te Zoti ynë, më mirë e shpërblyer dhe më e pastër!,x Gjithashtu thoshte edhe: “O Allah! Nuk ka dyshim se shpërblimi i vërtetë është ai i Botës së Përtejme, prandaj mëshiroji ensarët dhe muhaxhirët!” (3905, 3906)

1594.  Esmaja radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha shtatzënë me Abdullah Ibn Zubejrin dhe, kur u nisa për në Medine, kisha hyrë në ditët e mia (të muajit të fundit për lindje). Kështu, ndalova në Kuba dhe aty më lindi Abdullah Ibn Zubejri.

Pastaj e mora atë, shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia vura foshnjën në prehër. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi një kokërr hurmë, e përtypi atë dhe i shtiu fëmijës në gojë pak lëng. Kështu pra, gjëja e parë që i ra në bark fëmijës qe pështyma e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia fërkoi atij qiellzën me një kokër hurme dhe iu lut Allahut që ta bekonte atë. Ky ishte fëmija i parë nga muhaxhirët në tokën islame (në Medine).,/ ,(3909)

1595.  Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shpellë. Kur ngrita kokën pashë këmbët e njerëzve. Thashë: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se disa prej tyre do të vështrojnë poshtë, do të na shohin.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Rri urtë, o Ebu Bekr! Ne jemi dy dhe Allahu është i Treti i tyre.” (3922)

1596.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “Të parët që erdhën te ne në Medine qenë Musab Ibn Umejri dhe Ibn Umm Maktumi, të cilët u mësonin njerëzve Kuranin. Pas tyre arritën Bilali, Saadi dhe Ammar Ibn Jasiri. Pastaj mbërriti Umer Ibn Hattabi bashkë me njëzet shokë të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa më vonë erdhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Nuk i kam parë kurrë banorët e Medines të gëzohen për ndonjë gjë sa u gëzuan nga mbërritja e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, aq sa edhe skllavet thirrnin: “Erdhi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)!” Para se ai të arrinte në Medine, unë kisha kënduar suren (nr. 87) që fillon: “Lavdëro Emrin e Zotit tënd, më të Lartit” bashkë me suret e tjera nga Mufassal”. (3925)

1597.  Ala Ibn Hadramij radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Muhaxhiri mund të rrijë në Mekë tri ditë pasi të largohet nga Minaja (d.m.th pasi ka përfunduar gjithë ritet e haxhit).” (3933)

1598.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Sikur të më kishin besuar mua vetëm dhjetë çifutë (nga paria e tyre), atëherë padyshim që të gjithë çifutët do të më kishin besuar.” (3941)

 

59 – BETEJAT

 

1599.  Tregohet se Zejd Ibn Arkamin radijAllahu ‘anhu e kanë pyetur: “Sa beteja të shenjta ka ndërmarrë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Zejdi i është përgjigjur: //Nëntëmbëdhjetë,/. E pyetën përsëri: “Në sa beteja të tilla ke marrë pjesë ti me të?” Është përgjigjur: “Shtatëmbëdhjetë.” E pyetën: “Cila ka qenë e para e tyre?” Ka thënë: “Ajo e Ushejrit ose e Usejrit.” (3949)

1600.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Qeshë i pranishëm me Mikdad Ibn Esvedin në një çast madhor, i cili do të kishte qenë më i dashur se çdo gjë tjetër për mua, sikur të kisha qenë unë heroi i tij. Ndërkohë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po i nxiste muslimanët të luftonin kundër idhujtarëve, Mikdadi erdhi dhe i tha: “Ne nuk do të themi siç tha populli i Musait sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni ju të dy’ (Kuran, 5:24)-, por do të luftojmë (përkrah teje) në të djathtë e në të majtë, para dhe mbrapa teje!” Unë e pashë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem t’i ndriçonte fytyra nga gëzimi, pasi ajo fjalë e kënaqi vërtet.” (3952)

1601.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon se shokët e Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që morën pjesë në luftën e Bedrit i kanë thënë atij se numri i tyre ka qenë sa numri i shokëve të Talutit (Saulit) të cilët kaluan lumin (Jordan) me të. Ata qenë pak më shumë se treqind e dhjetë burra (310- 319)

Berau tha: “Jo, për Allah! Askush nuk e kaloi lumin me të, përveç atyre që ishin besimtarë!” (Shih në Kuran, 2:249) (3957)

1602.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha (gjatë betejës së Bedrit): “Kush shkon të shikojë se ç’i ka ndodhur Ebu Xhehlit?” Ibn Mesudi shkoi dhe pa se dy djemtë e Arfait e kishin goditur për vdekje (dhe ai ishte në frymën e fundit). Ibn Mesudi e pyeti. “A ti je Ebu Xhehli?”- dhe e kapi atë për mjekre. Ebu Xhehli i tha: ” A ka më lart se ai që keni vrarë, ose se ai të cilin e ka vrarë populli i vet?” (3962)

1603.  Ebu Talha radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Bedrit, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që kufomat e njëzet e katër vetave nga paria e kurejshëve të hidheshin në një nga puset e ndyrë të tharë të Bedrit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kishte zakon që, sa herë që fitonte mbi ndonjë armik, ai qëndronte në fushën e betejës për tri net. Kështu, ditën e tretë të Luftës së Bedrit, ai urdhëroi që t’ia shalonin devenë e tij. Pastaj u nis, duke nxitur devenë. Shokët e tij e ndoqën nga pas dhe po thoshin mes tyre: “Padyshim që nuk po nxiton, veçse për ndonjë arsye të madhe.” Kur arriti në buzë të pusit, filloi t’i thërrasë paganët kurejshë me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre: “O filan, i biri i filanit! O filan, i biri i filanit! A do të ishit kënaqur sikur t’i ishit bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Ne sigurisht që e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë. Po ju a e gjetët të vërtetë atë që ju premtoi Zoti juaj?” Umeri i tha: “O i Dërguari i Allahut! A po u flet trupave pa shpirt?!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti i Muhamedit! Ju nuk e dëgjoni atë që them unë më mirë se ç’e dëgjojnë ata!” (3976)

1604.  Rifaa Ibn Rafiu radijAllahu ‘anhu, i cili ka qenë nga luftëtarët e Luftës së Bedrit, tregon se Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ardhur te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i ka thënë: “Si i shihni luftëtarët e Bedrit ndërmjet jush?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Nga muslimanët më të shquar”-, ose tha një fjalë të tillë të ngjashme. Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Kështu janë edhe ata melekë që morën pjesë në Luftën e Bedrit.” (3992)

1605.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë ditën e Bedrit: “Ky është Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke mbajtur për koke kalin e vet dhe i armatosur për luftë.” (3995)

1606.  Zubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Bedrit e takova Ubeide Ibn Seidin të veshur i tëri me armaturë e nuk i shihej asgjë, përveç syve. I kishin vënë nofkën Ebu Dhatil-Kerish dhe vetë thoshte krenar: “Unë jam Ebu Dhatil-Kerish.// Unë e qëllova me heshtë duke ia shpuar syrin dhe ai vdiq. Ia vura këmbën mbi trup që ta nxjerr heshtën, por edhe kështu u mundova shumë, sepse heshtës i ishin shtrembëruar të dy anët.”

Urva, i biri i Zubejrit, vazhdon: “Më vonë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia kërkoi Zubejrit atë heshtë dhe ai ia dha. Kur vdiq i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, Zubejri e mori atë përsëri. Pastaj ia kërkoi atë Ebu Bekri dhe ai ia dha. Kur vdiq Ebu Bekri (ai e mori atë prapë), por ia kërkoi Umeri dhe ai ia dha atë atij. Kur vdiq Umeri, ai e mori atë përsëri, por pas tij ia kërkoi Uthmani dhe Zubejri ia dha atë atij. Pasi u vra Uthmani, heshta mbeti te familja e Aliut. Pastaj atë e kërkoi Abdullahi, i biri i Zubejrit që e mbajti atë derisa u vra.” (3998)

1607.  Rubejia Bint Muavvidh radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri tek unë në mëngjes pas natës së martesës sime dhe u ul në krevatin tim ashtu siç je ulur ti tani (i drejtohet bashkëbiseduesit). Ndërkohë disa vajza të vogla po i binin dajres dhe po vajtonin për baballarët e mi që u vranë ditën e luftës së Bedrit. Kur njëra nga ato vajza tha: “Mes nesh është një Pejgamber që di çdo të ndodhë nesër”-, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha asaj: “Mos thuaj ashtu, por vazhdo e thuaj atë që po thoshe më parë.” (4001)

1608.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Talha, i cili kishte luftuar në Bedr bashkë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i ka treguar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk hyjnë melekët në atë shtëpi ku ka qen dhe figura (qeniesh me shpirt)” (4002)

1609.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se babai i tij Umeri r.av ka thënë: “Bija ime, Hafsaja, humbi bashkëshortin e saj Humaisin, i cili qe nga shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që luftoi në Bedr dhe vdiq në Medine. Kështu, unë takova Uthmanin dhe ia parashtrova atij që të martohej me Hafsanë, duke i thënë: “Në qoftë se dëshiron, ta jap për martesë Hafsanë, të bijën e Umerit.” Ai më tha: “Ta mendoj këtë gjë.” Prita për disa ditë pastaj më tha: “Vendosa që të mos martohem tani për tani.” Pastaj takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Në qoftë se dëshiron, ta jap për martesë Hafsanë, të bijën e Umerit.” Ai heshti dhe nuk më dha asnjë përgjigje. Për këtë arsye unë u zemërova me të më shumë se me Uthmanin. Disa ditë më pas, Hafsanë ma kërkoi për grua i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia dhashë atë atij për bashkëshorte. Më vonë më takoi Ebu Bekri dhe më tha: “Mbase u zemërove me mua kur më paraqite Hafsanë për martesë, ndërsa unë ‘nuk të dhashë asnjë përgjigje.” I thashë që po. Më tha: “Nuk më pengoi gjë tjetër që të pranoja propozimin tënd, veç ajo që mora vesh se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte bërë fjalë për Hafsanë dhe nuk desha të nxjerr të fshehtat e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por, në qoftë se ai do të kishte hequr dorë prej saj, unë sigurisht që do ta kisha pranuar atë.” (4005)

1610.  Ebu Mesud Bedrij radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që këndon dy ajetet e fundit të sures Bekare (Kuran, 2:285-286) natën, kjo do t’i mjaftonte atij.” (4008)

1611.  Mikdad Ibn Amr radijAllahu ‘anhu, aleat i fisit Beni Zuhra dhe një nga ata që luftuan bashkë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Bedr, tregon se i ka thënë të Dërguarit të

Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Sikur të takohem me ndonjë femohues dhe të luftojmë me njëri-tjetrin, ndërkohë ai më qëllon njërën dorë me shpatë dhe ma pret, pastaj fshihet pas ndonjë peme duke thënë: ‘I dorëzohem Allahut (duke u bërë musliman)’-, a ta vras atë, o i Dërguari i Allahut, pasi të ketë thënë këto fjalë?'” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos e vrit.” I thashë: ‘O i Dërguari i Allahut, po ai më preu njërën dorë, ndërsa fjalën e tha pasi ma preu atë?’ I Dërguari i Allahut u përgjigj: “Mos e vrit atë, pasi, në qoftë se ti e vret atë, ai do të ishte në vendin që ishte ti para se ta vrisje atë dhe ti do të ishe në vendin ku qe ai para se t’i thoshte ato fjalë.” (4019)

1612.  Xhubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë e dëgjova Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të këndojë në namazin e mbrëmjes suren Et-Tur (nr.52) dhe kjo qe hera e parë që m’u mboll besimi në zemër.

Kur po fliste për robërit e luftës së Bedrit, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po të ishte gjallë Mutëim Ibn Adij dhe të më kishte folur për ta, padyshim që unë do t’i kisha liruar ata për hatër të tij.” (4023, 4024)

1613.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Fiset Beni Nedir dhe Beni Kurejdha (dy fise çifute në Medine) e luftuan Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (duke prishur kështu marrveshjen e tyre të paqes). Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e nxori nga Medina fisin Beni Nedir, ndërsa fisin Beni Kurejdha e la në vendin e vet duke mos marrë asgjë prej tyre, derisa edhe ata e luftuan Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Atëherë ai i vrau burrat e tyre dhe i ndau gratë e tyre, fëmijët e tyre dhe pasurinë e tyre ndërmjet muslimanëve, përveç disave prej tyre të cilët erdhën te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai u dha atyre siguri, ndërsa ata hynë në Islam. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dëboi të gjithë çifutët e Medines: çifutët e fisit Beni Kajnuka, fisi i Abdullah Ibn Selamit (i cili përqafoi Islamin), çifutët e fisit Beni Haritha si dhe të gjithë çifutët e tjerë të Medines.” (4028)

1614.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dogji dhe preu palmat e hurmave të fisit Beni Nedir në vendin e quajtur Buveira. Nga kjo, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Për çfarëdo peme palme (të armikut) që pretë apo latë në këmbë, keni pasur miratimiii e Allahut, në mënyrë që Ai t’i poshtërojë të pabindurit.// (Kuran, 59:5) (4031)

1615.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e dërguan Uthmanin tek Ebu Bekri për t7i kërkuar atij një të tetën e fej’iP08 të cilën Allahu ia kishte siguruar të Dërguarit të Vet sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por unë i kundërshtoja ato duke u thënë: ” A nuk do ta keni frikë Allahun? A nuk e dini se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thoshte: “Ne (Pejgamberët) nuk trashëgohemi, por gjithçka që lëmë mbrapa jepet sadaka?!” – dhe me këtë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte parasysh veten e vet: ‘por familja e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mund të hajë nga kjo pasuri/” Kësisoj pra gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hoqën dorë nga kërkesa e tyre dhe u ndaluan tek ajo që u thashë unë. (4033, 4034)

1616.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush do ta vrasë Kab Ibn Eshref? Ai vërtet që ka fyer rëndë Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Kështu, u ngrit Muhamed Ibn Meslema dhe tha: “O i Dër’guari i Allahut! A do që unë ta vras atë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po.” Muhamed Ibn Meslema tha: “Më lër të them diçka (që ta mashtroj Kabin)” dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e lejoi. Pastaj Muhamed Ibn Meslema shkoi te Kabi dhe i tha: “Ai burrë (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na kërkon sadaka dhe na ka shqetësuar kështu që kam ardhur tek ti të marr diçka borxh.” Kabi i tha: “Për Allah, ju do të lodheni me të.” Muhamed Ibn Meslema i tha: “Ne tashmë i kemi shkuar pas, kështu që nuk duam ta lëmë derisa të shohim si do të jetë fundi i tij. Tani ne duam prej teje një barrë deveje ose dy me ushqime.” Kabi i tha: “Po (do t’u jap), por duhet të më lini diçka peng.” Muhamed Ibn Meslema dhe shoku i tij i thanë: “Ç’gjë do?” Kabi tha: “Më lini peng gratë tuaja.” I thanë: “Si mund të t’i lëmë ty peng gratë tona, kur ti je më i pashmi i arabëve?” Kabi u tha: “Atëherë më lini peng fëmijët tuaj.” I thanë: “Si mund të t’i lëmë ty peng fëmijët tanë? Më vonë ata do të fyhen nga njerëzit duke u thënë: ‘Filani është lënë peng për një barrë deveje a dy’. Kjo gjë do të na poshtëronte rëndë, por ne do të lëmë ty peng armët tona.” Kështu, ata i dhanë besën Kabit se do të ktheheshin. Pastaj Muhamed Ibn Meslema shkoi te Kabi natën bashkë me Ebu Nailin që ishte vëlla qumështi me Kabin. Ai i ftoi ata në fortesën e vet dhe zbriti poshtë tek ata. E shoqja e vet e pyeti: “Ku po shkon në këtë orë?” Kabi i tha: “Nuk është tjetër kush përveç Muhamed Ibn Meslema dhe vëllai im i qumështit, Ebu Naili.” Ajo i thotë: “Dëgjoj një zë sikur po pikon gjak prej tij.” Kabi i thotë: “Nuk janë veçse vëllai im Muhamed Ibn Meslema dhe vëllai im i qumështit Ebu Naili. Një njeri bujar duhet t’i përgjigjet thirrjes natën edhe në qoftë se e ftojnë për ta vrarë.” Muhamed Ibn Meslema kishte shkuar me dy burra të tjerë. (Disa përmendin Ebu Abas Ibn Ausin dhe Abbad Ibn Bishrin). Kështu, Muhamed Ibn Meslema hyri brenda bashkë me dy burrat e tjerë dhe u tha atyre: “Kur të vijë Kabi, unë do t’i prek atij flokët dhe do t’i marr erë, ndërsa, kur të më shihni se e kam kapur për koke, atëherë goditeni. (Përcjellësi i dytë i hadithit thotë se Muhamed Ibn Meslema u tha shokëve të tij: “Do t’ua afroj juve kokën e tij që t’i merrni erë.”) Kabi zbriti poshtë tek ata i mbështjellë me robat e tij dhe me erë që kundërmonte. Muhamed Ibn Meslema i tha: “Kurrë nuk kam ndjerë erë më të mirë se kjo.” Kabi i tha: “Unë kam gratë më të mira arabe që dinë të përdorin llojet më të mira të parfumeve.” Muhamed Ibn Meslema i tha: “A më lë që t’i marr erë kokës tënde?” Kabi i tha që po. Muhamed Ibn Meslema i mori erë dhe ia afroi edhe shokëve të tij pastaj i tha përsëri: “A t’i marr erë kokës përsëri?” Ai i tha që po. Kur Muhamed Ibn Meslema e kapi atë fort u tha shokëve të tij: “Hidhuni mbi të!” Kështu, ata e vranë Kabin pastaj shkuan dhe i treguan Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (4037)

1617.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi disa burra nga ensarët për të vrarë çifutin Ebu Rafi dhe caktoi komandant të tyre Abdullah Ibn Atikun. Ebu Rafiu po e lëndonte shumë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i ndihmonte armiqtë kundër tij. Ai jetonte në kalanë e tij në tokën e Hixhazit. Kur ata burra iu afruan kalasë së tij, pasi kishte perënduar dielli dhe njerëzit i kishin kthyer bagëtitë e tyre në shtëpi,

Abdullah Ibn Atiku u tha shokëve të tij: “Uluni në vendet tuaja, ndërsa unë do të përpiqem t’i bëj ndonjë dredhi rojes së portës që të mund të hyj brenda.” Kështu, Abdullahu eci drejt kalasë dhe, kur iu afrua portës, u mbulua i tëri me rrobat e veta duke u shtirur sikur po kryente nevojën. Njerëzit kishin hyrë brenda dhe portieri (duke e kujtuar atë si ndonjë shërbëtor të kalasë) i thirri atij: “O rob i Allahut! Në qoftë se dëshiron të hysh brenda, eja, sepse dua të mbyll portën.”

Më pas Berau tregon se Abdullahu i ka rrëfyerr: “Kështu, unë hyra brenda në kala dhe u fsheha. Kur njerëzit hynë brenda, portieri e kyçi derën dhe i vari çelësat në një shtyllë druri. Unë u ngrita e mora çelësat dhe e hapa portën. Disa njerëz po rrinin vonë me Ebu Rafiun për ndonjë bisedë nate në një nga dhomat e tij. Kur shokët e tij të zbavitjes së natës u larguan, unë u ngjita lart drejt tij. Çdo derë që hapja e mbyllja nga brenda. Thashë me vete: “Edhe nëse këta njerëz më zbulojmë, ata nuk do të munden të më kapin, derisa unë ta kem vrarë atë.” Kështu, mbërrita deri tek ai dhe e gjeta që po flinte në një vend të errët ndërmjet familjes së tij, por nuk po e dalloja dot në ç’vend të shtëpisë ishte, kështu që i thirra: “O Ebu Rafi!” Ai u dëgjua: “Kush është?” Unë bëra përpara në drejtim të zërit dhe e qëllova me shpatë, por për shkak të hutimit tim nuk munda ta vras. Ai thirri me zë të lartë, ndërsa unë dola jashtë nga shtëpia dhe prita pak pastaj u ktheva përsëri tek ai dhe i thashë: “Ç’është ky zë, o Ebu Rafi?” Ai foli fjalë fyese dhe tha: “Dikush në shtëpinë time sapo më ka qëlluar me shpatë!” Unë përsëri e qëllova fort, por nuk e vrava dot. Pastaj ia ngula majën e shpatës në bark dhe ia rrasa derisa i preku kurrizin. Në këtë mënyrë u binda se e kisha vrarë. Pastaj hapa dyert një nga një derisa arrita te shkallët. Duke menduar se kisha zbritur në tokë, hodha hapin përpara, kur ja! Rashë dhe theva këmbën në një natë me hënë! E lidha këmbën me copën e çallmës dhe eca derisa u ula tek porta.Thashë me vete: “Nuk do të dal jashtë sonte derisa ta marr vesh mirë se e kam vrarë atë.” Kështu herët në mëngjes kur këndoi gjeli, lajmëruesi i fatkeqësisë u ngjit në mur duke thirrur: “Ju njoftoj vdekjen e Ebu Rafiut, tregtarit të Hixhazit.” Fill pas kësaj shkova te shokët e mi dhe u thashë: “Le të ikim të shpëtojmë, sepse Allahu e vrau Ebu Rafiun/7 Kështu, unë (dhe shokët e mi vazhduam rrugën dhe) mbërritëm te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia dëftova të gjithë ndodhinë. Ai më tha: “Shtrije këmbën”. Unë e shtriva atë dhe, ndërsa ai ma fërkoi, ajo m’u bë fare mirë sikur të mos më kishte dhembur kurrë më parë!” (4039)

1618.  Xhabir Ibn Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e betejës së Uhudit, një njeri shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “A mund të më thuash se ku do të jem nëse vritem?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Në Xhenet.” Kështu, ai hodhi disa hurma që po i mbante në dorë dhe luftoi derisa ra dëshmor.” (4046)

1619.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën e betejës së Uhudit të shoqëruar nga dy vetë që luftonin në vend të tij. Të dy ishin të veshur me rroba shumë të bardha dhe luftonin me trimëri të rrallë. As nuk i kisha parë më parë dhe as nuk i pashë më pas lufte.” (Thuhet se ata kanë qenë Melekët Xhibril dhe Mikail.) (4054)

1620.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e luftës së Uhudit Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nxori një çantë me shigjeta dhe më tha: “Hidhi, u bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty!” (4055)

1621.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u plagos në fytyrë ditën e Uhudit dhe tha: “Si mund të jetë i shpëtuar një popull, i cili plagos fytyrën e Pejgamberit të vet?” Pastaj zbriti ky ajet: “Vendimi nuk është i yti (o Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por i Allahut), …” (Kuran, 3:128) (4069)

1622.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pas ngritjes nga rukuja (përkulja) në rekatin e dytë të namazit të agimit që të thoshte: ‘Semi-Allahu limen hamideh, Rabbena ve lekel-hamd – Allahu e ka dëgjuar atë që e lavdëroi Atë. Zoti ynë, gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty! O Allah! Mallkoje filanin, edhe filanin, edhe filanin (duke përmendur emra të femohuesve kurejshë)!” Kështu, Allahu i Madhëruar shpalli ajetin: “Vendimi nuk është i yti …” (Kuran, 3:128) (4070)

1623.  Abdullah Ibn Adi tregon se e ka pyetur Vahshijun: “A nuk na tregon ndodhinë e vrasjes së Hamzait?” Vahshiju tha: “Po. Hamzai vrau Tuaima Ibn Adijun në Bedr, kështu që padroni im, Xhubejr Ibn Mutëimi më tha: ‘Në qoftë se t’i e vret Hamzain, si hakmarrje për xhaxhain tim, do të të jap lirinë’. Kur njerëzit u nisën për luftë vitin e Ajnejnit – Ajnejn është mal afër Uhudit dhe ndërmjet tij dhe Uhudit është një luginë- edhe unë dola me njerëzit për në betejë. Kur ushtria u rreshtua për luftim, Sibau u doli dhe tha: ‘A ka ndonjë (musliman) që më del në duel?’ Kështu doli Hamzai dhe i tha: ‘O Siba! O biri i Umm Anmar, ajo që bën synet gratë e tjera! A do të sfidosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij?!’ Pastaj Hamzai e sulmoi dhe e vrau atë duke e asgjësuar si dita e djeshme që s’kthehet më. Unë u fsheha poshtë një shkëmbi dhe, kur Hamzai më erdhi afër, atëherë unë e qëllova me shtizë duke ia ngulur atë në bark derisa i doli mbrapa. Kjo bëri që ai të vdesë. Kur të gjithë njerëzit u kthyen në Mekë, edhe unë u ktheva bashkë me ta dhe qëndrova atje, derisa aty u përhap Islami pastaj ika në Taif. Kur populli i Taifit çoi korrierët e tij tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më thanë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk i dëmton të dërguarit, kështu që edhe unë shkova bashkë me ta derisa, mbërrita tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur më pa, ai më pyeti: ‘Ti je Vahshiju?!’ I thashë që po. Pastaj më pyeti sërish: “Ti e vrave Hamzain?7 I thashë: ‘Ashtu është, siç të kanë thënë/ Atëherë më tha: ‘A mund ta mbulosh fytyrën që mos të ta shoh?’ Kështu, dola që andej. Kur vdiq i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe doli Musejlima gënjeshtari (duke u shtirur si profet) thashë me vete: ‘Do të shkoj te Musejlema që ta vras dhe të shlyej me të vrasjen e Hamzait’. Kështu pra, dola edhe unë me njerëzit e tjerë (për të luftuar Musejlema mashtruesin dhe pasuesit e tij). Në atë betejë ndodhën shumë ngjarje të mëdha. Papritur pashë një burrë që po rrinte në këmbë afër një të çare tek një mur. Dukej si deve ngjyrë hiri dhe flokët i kishte të shprishur. Menjëherë ia lëshova heshtën duke ia ngulur mu në mes të gjoksit dhe i doli pas shpine ndërmjet shpatullave. Pastaj një ensar e sulmoi dhe e qëlloi me shpatë në kokë.” (4072)

1624.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zemërimi i Allahut është shtuar edhe më shumë mbi atë popull që lëndoi Pejgamberin e Tij – duke treguar dhëmbin e thyer. Zemërimi i Allahut është shtuar edhe më shumë mbi atë njeri, të cilin Dërguari i Allahut e ka vrarë në luftë për Çështjene Allahut” (4073)

1625.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ndodhi ajo që i ndodhi Ditën e Uhudit dhe femohuesit u larguan, ai pati frikë se mos ata ktheheshin përsëri, kështu që tha: “Kush do të shkojë pas gjurmëve të tyre?” Pastaj ai zgjodhi shtatëdhjetë burra nga shokët e tij. Mes tyre qenë edhe Ebu Bekri dhe Zubejri r.a”. (4077)

1626.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po gërmonim ditën e Hendekut, papritur kur ndeshëm në një gur të stërmadh! Shkuam te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thamë: “Na ka dalë një gur shumë i madh këtu në hendek.” Ai tha: “Po zbres aty.” Pastaj u ngrit, ndërsa në bark kishte lidhur një gur, sepse kishte tri ditë që nuk kishim futur gjë në gojë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori lopatën pastaj e goditi gurin dhe ai u thye e u bë thërrime.” (4101)

1627.  Sulejmani bin Suradi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Ahzabëve Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Pas kësaj lufte do të jemi ne që do t’i sulmojmë ata (femohuesit) dhe nuk do të vijnë më ata të na sulmojnë ne”.” (4109)

1628.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh thoshte: “Laa ilahe il-lAllahn vahdeh, eazze xhundeh, ve nesare abdeh, ve galebel-ahzabe vahdeh, fe la shej-e ba’deh: (Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut, Një e të Vetëm i Cili i nderoi dhe i nxori fitimtarë luftëtarët e Tij, e nxori fitimtar robin e Tij dhe i Vetëm i theu Ahzabët – lidhjen e madhe arabe kundër muslimanëve në Medine! Kështu pra, s’ka gjë tjetër pas Tij!” (4114)

1629.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Fisi Beni Kurejdha u pajtua që të pranojë gjykimin e Saad Ibn Muadhit. Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi lajm dhe thirri Saadin. Ai erdhi i hipur mbi një gomar dhe, kur iu afrua xhamisë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha ensarëve: “Ngrihuni për prijësin tuaj, (ose tha) për më të mirin tuaj!” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Këta (çifutët e fisit Beni Kurejdha) pajtohen me gjykimin tënd”. Saadi tha: “Vritini luftëtarët e tyre (burrat e aftë për armë), ndërsa fëmijët ua merrni robër.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ke gjykuar me Gjykimin e Allahut, (ose tha) me Gjykimin e Sunduesit!” (4121)

1630.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u priu shokëve të tij dhe u fali namazin e frikës në luftën e shtatë, në Lufën e Dhatur-Rika. (4125)

1631.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne dolëm me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një fushatë luftarake. Për pasojë këmbët na u bënë plagë. Edhe mua m’u bënë plagë dhe më ra një thua. Kështu që i lidhnim këmbët me copa e rrecka dhe për këtë arsye kjo u quajt Lufta Dhatur-Rika (e rreckave), pasi ne i lidhnim këmbët me rrecka.” (4128)

1632.  Salih Ibn Havvati tregon nga ata që e panë të Dërguarin e Allahut të falte namazin e frikës në luftën e Dhatur-Rika: “Një grup u rreshtua pas tij, ndërsa një grup tjetër u rreshtua përballë armikut. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e udhëhoqi grupin që ishte me të në rekatin e parë dhe vetë qëndroi në këmbë, ndërsa grupi mbrapa plotësoi rekatin e dytë vetë dhe u reshtua përballë armikut. Pastaj erdhi grupi i dytë dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem plotësoi rekatin e tij të dytë duke i prirë grupit të dytë dhe pastaj qëndroi ndenjur, derisa ata e plotësuan rekatin e dytë të faljes. Pastaj ai dha selam duke e përfunduar faljen bashkë me ta.” (4129)

1633.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një fushatë luftarake në drejtim të Nexhdit. Kur ai u kthye, edhe unë u ktheva bashkë me të. Koha e gjumit të pasdrekës na zuri në një luginë plot me shkurre me gjëmba. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem zbriti nga deveja dhe njerëzit u shpërndanë të gjejnë hije nën ato shkurre. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem zuri hije nën një akacie dhe vari shpatën në të. Kishim fjetur pak, kur papritur, na thërret i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Shkuam shpejt tek ai dhe pamë një beduin të ulur aty me të! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky beduin e nxori shpatën time nga milli, kur unë po flija. Kur u zgjova, e pashë shpatën e zhveshur në dorën e tij dhe më tha: ‘Kush mund të të mbrojë tani ty nga unë?’ Unë i thashë: ‘Allahu!’ Dhe ja ku është ulur tani.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e ndëshkoi atë.” (4135)

1634.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në luftën kundër fisit Beni Mustalik. Kapëm disa robër arabë dhe ne parapëlqyem gratë. Beqaria na kishte rënduar shumë dhe deshëm që, gjatë marrëdhënies seksuale, të mos e derdhnim farën brenda. Thamë: “Si mund ta bëjmë një gjë të tillë pa pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndërkohë që ai është këtu mes nesh?” Kështu, ne e pyetëm atë për këtë veprim dhe ai na tha: “Është më mirë për ju që të mos veproni ashtu, (ndonëse) çdo frymë që është shkruar të vijë në jetë, ka për të ardhur patjetër deri Ditën e Kiametit.” (4138)

1635.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të falë namaz nafile, duke qenë i hipur në deve me fytyrë të kthyer nga lindja gjatë luftës së Anmarit”. (4140)

1636.  Berau radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ju njerëz e quani si Fitoren e qartë çlirimin e Mekës, i cili ishte vërtet një fitore. Ndërsa ne e vlerësojmë se Fitorja e qartë ishte Besëlidhja e Madhe e Kënaqësisë së Allahut, “Bejatu Ridvaan”, të cilën e lidhëm me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën e Hudejbijes, kur ishim një mijë e katërqind vetë. Hudejbija ishte një pus, por ne ia morëm të gjithë ujin, duke mos lënë asnjë pikë në të. Kur i treguam Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për këtë, ai shkoi e u ul në anë të tij dhe kërkoi t’i çonin një enë me ujë. Pasi mori avdes e shplau gojën me ujë dhe bëri dua. Pastaj e derdhi ujin e mbetur në enë në pus. Nuk ndenjëm shumë kur ja! Nga pusi doli ujë aq sa deshëm ne dhe kafshët tona!” (4150)

1637.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Hudejbijes i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “Ju jeni njerëzit më të mirë në botë!” Ne qemë një mijë e katërqind veta. Po të shikoja tani, do t’ua kisha treguar vendin e pemës (nën të cilën ne dhamë besën).” (4154, 4155)

1638.  Suveid Ibn Nuëmani radijAllahu ‘anhu, i cili ka qenë një nga ata që dhanë besën nën pemë, tregon se të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij iu dhanë sevik dhe ata e përtypën atë. (4175)

1639.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se një natë po udhëtonte bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e ka pyetur atë për diçka, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk i është përgjigjur. Umeri e ka pyetur përsëri, por ai nuk i është përgjigjur. E ka pyetur për herë të tretë, por prapë ai nuk i është përgjigjur. Pas kësaj Umeri ka thënë me vete: “Mbettë nëna jote pa ty, o Umer! E pyete të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tri herë dhe nuk të ktheu asnjë përgjigje.” Umeri vazhdon të tregojë: “Pastaj e nxitova devenë time dhe e bëra të dalë përpara muslimanëve të tjerë. Ndërkohë kisha frikë se mos shpallej ndonjë ajet Kurani në lidhje me mua. Nuk kishte kaluar një çast, kur dëgjova dikë të më thërrasë. Atëherë pata vërtet frikë se mos shpallej ndonjë ajet Kurani në lidhje me mua Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e përshëndeta, ndërsa ai më tha: ‘Sonte më është shpallur një sure, e cila është më e dashur për mua nga gjithçka që ndriçon dielli (sesa gjithë bota) dhe këndoi: ‘Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty (o Muhamed) një fitore të qartë!’ (Kuran, 48I1)” (4177)

1640.  Misvari radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis me më shumë se një mijë vetë nga shokët e tij vitin e Hudejbijes. Kur mbërriti në Dhul- Hulejfe, ai i vuri kurorë kurbanit të tij dhe aty veshi ihramin për umre. Ndërkohë dërgoi një spiun nga fisi Huzaa. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi rrugën derisa, kur arriti në fshatin Gadin Eshtat, I erdhi spiuni dhe i tha: “Kurejshët kanë mbledhur ushtri të madhe kundër teje, kanë organizuar kundër teje edhe abisinasit. Ata do të të luftojnë, ata do të të pengojnë dhe do të të ndalojnë që të hysh në Qabe.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O njerëz! Me jepni mendimin tuaj. A më këshilloni që t’i shkatërroj familjet dhe fëmijët e atyre të cilët duan të na ndalojnë nga Qabeja? Apo, në qoftë se do të vijnë tek ne për paqe, atëherë Allahu i Madhëruar do ta shkatërronte ndonjë spiun të paganëve, ose përndryshe t’i lëmë në një gjendje të mjeruar.” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut! Je nisur dhe ke ardhur me qëllimin për të vizituar këtë Shtëpi (Qabenë) dhe jo me qëllimin për të vrarë kënd, as për të luftuar me ndokënd. Vazhdo pra drejt saj. Kushdo që do të na ndalojë drejt saj, atëherë atë do ta luftojmë.” Pas kësaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vazhdoni përpara në Emër të Allahut.” (4178, 4179)

1641.  Nafiu tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu e çoi të birin ditën e Hudejbijes të merrte kalin e tij nga një ensar, kur ai i gjeti njerëzit duke i dhënë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tek pema, ndërsa Umeri nuk dinte gjë për këtë! Kështu, Abdullahu, i biri i Umerit, i dha besën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pastaj shkoi të merrte kalin dhe ia solli Umerit që po vishte parzmoren për t7u bërë gati për luftë. Ibn Umeri i tregoi atij se njerëzit po i jepnin besën të Dërguarit të Allahut nën pemë. Kështu, Umeri u nis dhe i biri e shoqëroi atë, derisa ai i dha besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Qe kjo ndodhi ajo që i bëri njerëzit të thoshin se i biri i Umerit e përqafoi Islamin (dha Besën e Hudejbijes) përpara Umerit. (4186, 4187)

1642.  Abdullah Ibn Ebi Aufa radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai bëri umren. Ai bëri tavaf rreth Qabesë, ashtu bëmë edhe ne bashkë me të; ai fali namaz, ashtu bëmë edhe ne bashkë me të; ai bëri sa’jin ndërmjet Safas dhe Mervas, (ashtu bëmë edhe ne bashkë me të dhe) se po e mbroriim nga mekasit që askush të mos e dëmtonte aspak.” (4188)

1643.  Selema Ibn Akvau radijAllahu ‘anhu tregon: “Dola një herë jashtë Medines para thirrjes së ezanit të parë të namazit të sabahut. Devetë e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë kullotnin në një vend të quajtur Dhu-Karad. Një skllav i Abdurrahman Ibn Aufit më takoi në rrugë dhe më tha: “Kanë grabitur devetë e të Dërguari të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Pastaj përmendet në imtësi hadithi (shih hadithin nr. 1300/3041) ndërsa këtu në fund ai shton: “Pastaj u kthyem të gjithë, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më hipi mua në devenë e vet pas tij derisa hymë në Medine.” (4194)

1644.  Selema Ibn Akvau tregon: “U nisëm bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për në Hajber duke udhëtuar natën. Ndërkohë dikush nga grupi i tha Amirit: “O Amir! A nuk na reciton të dëgjojmë ndonjë nga poezitë e tua?” Amiri ishte poet dhe ngiste deve. Kështu, ai zbriti dhe filloi t’u recitojë njerëzve poezi që shkonte njësh me ritmin e gjurmëve të deveve duke thënë: “O Allah! Pa Ty ne nuk do të ishim udhëzuar në rrugë të drejtë, as nuk do të kishim dhënë sadaka dhe as nuk do të ishim falur, na fal pra çfarë kemi bërë nga gjynahet; le të bëhemi të gjithë ne kurban për Çështjen Tënde. Na dhuro qetësi dhe gjakftotësi, që të na qëndrojnë fort këmbët kur të takojmë armikun, dhe nëse ata na ftojnë në ndonjë padrejtësi, ne nuk do të pranojmë, femohuesit kanë bërë zhurmë të madhe për ndihmën e të tjerëve kundër nesh!” (Kur dëgjoi këtë) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Kush është ky (poet) që nget deve?” I thanë që është Amir Ibn Akva. Ai tha: “Allahu e mëshiroftë!” Dikush nga grupi tha: “A i është siguruar rënia shehid (dëshmor), o Pejgamberi i Allahut? Sikur të na lije të kënaqeshim me të më gjatë.” Pastaj arritëm dhe e rrethuam Hajberin, derisa na goditi një uri e madhe. Më pas Allahu i Lartësuar i ndihmoi muslimanët të merrnin Hajberin. Mbrëmjen e ditës që u mor Hajberi, muslimanët ndezën zjarre të mëdhej. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Ç’janë këto zjarre? Çfarë do të gatuani që i ndizni ato?” I thanë: “Për mish.” Pyeti: “Çfarë mishi?” I thanë: “Për mish gomari.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Hidheni mishin dhe i thyeni vorbat!”

Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut! A ta derdhim mishin dhe t’i lajmë vorbat?” Ai u përgjigj: “Edhe kështu mundet.” Kur u rreshtuan për betejë, shpata e Amirit ishte e shkurtër dhe deshi të qëllonte një çifut në këmbë, por tehu i mprehtë i shpatës iu kthye nga vetja dhe plagosi gjurin e vet. Prej kësaj vdiq. Kur u kthyem nga beteja, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pa (të mërzitur). Ai më kapi për dore dhe me pyeti se ç’kisha. I thashë: “U bëfshin kurban babai dhe nëna ime për ty! Njerëzit thonë se Amirit i kanë humbur të gjitha veprat.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Kushdo që thotë kështu ka gabuar, sepse Amiri, në të vërtetë ka marrë shpërblim të dyfishtë, – dhe ngriti dy gishta, – ai qe një luftëtar i paepur në Çështjen e Allahut dhe të paktë janë arabët që kanë arritur shembullin e tij (të veprave të mira).” Ndërsa në një hadith tjetër përcillet: “Që janë përpjekur dhe kanë luftuar si ai në Çështjen e Allahut.” (4196)

1645.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem arriti në Hajber natën. (Vazhdon si në hadithin nr. 243/371 dhe këtu në fund shton) se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i vrau luftëtarët e armikut, ndërsa gratë dhe fëmijët i mori robër. (4197)

1646.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri luftën e Hajberit, sa herë që shokët e tij kalonin mbi një vend të lartë që shihte mbi ndonjë luginë, i ngrinin zërat duke bërë tekbir: “Allahu Ekber! Allahu Ekber! Laa ilahe il-lAllah – Allahu është më i Madhi! Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut!” Kur i dëgjoi, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Jini të mëshirshëm ndaj vetes suaj (mos i ngrini zërat)! Ju nuk po i thërrisni një shurdhi apo ndonjërit që nuk e keni të pranishëm. Përkundrazi, në të vërtetë ju po i luteni një Gjithëdëgjuesi të Afërt, që është gjithnjë me ju!” Unë isha pas devesë së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, kur më dëgjoi duke thënë: “La haule ve la kuv-vete il-la bil-lah – nuk ka as forcë dhe as fuqi, veçse me Allahun”, më thirri: “O Abdullah Ibn Kajs!” I thashë: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!”

Më tha: “A të të tregoj një fjalë që është thesar nga thesaret e Xhenetit?”I thashë: “Padyshim, o i Dërguari i Allahut, u bëfshin kuban prindërit e mi për ty!” Ai më tha: “La haulc ve la kuv-vete il-la bil-lah – nuk ka as forcë dhe as fuqi veçse me Allahun.” (4202)

1647.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë një fushate luftarake, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ndesh me femohuesit paganë dhe të dy palët luftuan, pastaj secila palë u kthye në kampin e vet. Mes shokëve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte edhe një burrë, i cili ndiqte çdo pagan që e shihte të veçuar dhe e godiste me shpatë. Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Askush nga ne nuk ka luftuar aq fort sa filani (duke përmendur emrin e atij muslimani).” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Sa për të, ai është nga banorët e Zjarrit.” Atëherë dikush nga të pranishmit tha: “Do t7i shkoj pas dhe do ta shoqëroj kur të nxitohet dhe kur të mos nxitohet.” E ndoqi nga pas derisa ai u plagos dhe, duke dashur ta shpejtonte vdekjen, e vendosi shpatën në tokë nga doreza dhe majën në mes të gjoksit dhe u hodh mbi të. Kështu pra, ai vrau veten. Pastaj ai që e pa ngjarjen u kthye te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Dëshmoj se ti jevërteti Dërguari i Allahut!” E pyeti: “Ç’është kjo?” Ai ia tregoi Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithë ngjarjen. Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ” Vërtet, njeriu mund të bëjë vepra, të cilat mund t7u duken njerëzve si vepra të banorëve të Xhenetit, ndërsa në të vërtetë ai është nga banorët e Zjarrit. Po kështu, njeriu mund të bëjë vepra, të cilat mund t’u duken njerëzve si vepra të banorëve të Zjarrit, ndërsa në të vërtetë ai është nga banorët e Xhenetit!” (4207)

1648.  Në një citim tjetër të këtij hadithi shtohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ngrihu, o filan dhe njofto se askush nuk do të hyjë në Xhenet, përveç atij që është besimtar. Me të vërtetë, Allahu mund ta ndihmojë dhe ta mbështesë Islamin edhe me një njeri të lig e gjynahqar!” (4204, 4205)

1649.  Selema Ibn Akva radijAllahu ‘anhu tregon: “Mora një plagë në këmbë ditën e Hajberit dhe shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai pështyu lehtë në plagë tri herë. Qysh atëherë nuk kam ndjerë më asnjë dhembje.” (4206)

1650.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi tri net ndërmjet Hajberit dhe Medines dhe u martua me Safijen. Unë i ftova muslimanët në dasmën e tij dhe nuk pati as bukë dhe as mish, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi Bilalin që të shtronte sofrabezë, ku u derdhën hurma, kos i thatë dhe gjalpë. Ndërkohë, muslimanët thanë ndërmjet tyre: “A do të jetë Safija një nga nënat e besimtarëve (nga gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) apo thjesht robëreshë?” Disa nga ata thanë: “Në qoftë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do t’i vërë ferexhe, atëherë ajo do të jetë nga nënat e besimtarëve (nga gratë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe, në qoftë se nuk do t’i vërë ferexhe, atëherë ajo do të jetë robëreshë.” Por kur u nis për rrugë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e hipi atë pas vetes në devenë e tij dhe i vuri ferexhe.” (4213)

1651.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndaloi njëherë e përgjithmonë martesën e përkohshme (mutëa) dhe ngrënien e mishit të gomarit ditën e Hajberit. (4216)

1652.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën e Hajberit e ndau plaçkën e luftës ndërmjet luftëtarëve, duke i dhënë dy hise kalorësve dhe një hise këmbësorëve. (4228)

1653.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Lajmi për mërgimin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nga Meka në Medina na mbërriti kur ne ishim në Jemen. Kështu, ne u nisëm si muhaxhirë drejt tij: dy nga vëllezërit e mi, Ebu Burda dhe Ebu Ruhmi, dhe unë, më i vogli i tyre, ndërsa i gjithë grupi bëheshim pesëdhjetë e tre vetë. Hipëm në një anije dhe ajo na çoi te Nexhashi në Abisini. Atje takuam Xhaferin (vëllanë e Aliut, djalin e xhaxhait të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ndenjëm me të; Pastaj të gjithë erdhëm në Medine dhe takuam Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në kohën e marrjes së Hajberit. Disa njerëz na thoshin ne që qemë në anije: “Ne kemi mërguar përpara jush.” Esma bint Umeisi, njëra prej atyre që erdhi me ne, shkoi për vizitë te Hafsaja, gruaja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ajo pati mërguar me ata muslimanë që patën shkuar te Nexhashi. Umeri shkoi te Hafsaja, ndërkohë që Esmaja ishte aty. Kur ai e pa Esmanë aty pyeti: “Kush është kjo?” Hafsa i tha: “Është Esma bint Umeis.” Umeri pyeti: “Nga Abisinia është kjo? Detarja është kjo?” Esmaja i tha: “Po.” Umeri i tha: “Ne kemi mërguar përpara jush (të anijes), kështu që ne kemi më shumë të drejtë tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem sesa ju.” Kjo e nevrikosi Esmanë dhe tha: “Jo, për Allah! Ju keni qenë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili ushqente ata që ishin të uritur midis jush dhe i udhëzonte ata që ishin të paditur mes jush, ndërsa ne ishim në vendin e largët1 e të urryer, në Abisini, dhe e gjithë kjo për Hir të Allahut! Nuk do të ha dhe nuk do të pi, derisa t’ia them të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem atë që më ke thënë! Atje ne torturoheshim dhe na frikësonin. Edhe këtë do t’ia përmend Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe do ta pyes! Për Allah! As nuk do të gënjej, as nuk do të shkurtoj gjë dhe as nuk do t’i shtoj gjë fjalës tënde!” Kësisoj, kur shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ajo i tha: “O Pejgamberi i Allahut! Kështu e kështu ka thënë

Umeri.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “Po ti ç’i the?” Ajo iu përgjigj: “I thashë kështu e kështu.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai nuk ka më shumë të drejtë tek unë sesa ju. Ai dhe shokët e tij kanë shpërblimin e një mërgimi, ndërsa ju, njerëzit e anijes, keni shpërblimin e dy mërgimeve.” (4230, 4231)

1654.  Ebu Musa Eshëariu radijAllahu ‘anhu Tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “E dalloj zërin e grupit të Eshëarinjve, kur ata këndojnë Kuran duke hyrë në shtëpitë e tyre në mbrëmje. I njoh, gjithashtu, shtëpitë e tyre nga zërat e tyre që këndojnë Kuran natën, ndonëse nuk i kam parë shtëpitë ku ata qëndrojnë ditën. Mes tyre është Hakimi i cili, kur takohet me kalorsinë armike, u thotë atyre: ‘Shokët e mi ju urdhërojnë që t’i prisni ata e të mos ikni’!” (4232)

1655.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkuam te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pasi ai kishte marrë Hajberin. Ai na dha hise nga plaçka e luftës, por, përveç nesh, ai nuk i dha pjesë tjetërkujt që nuk kishte marrë pjesë në pushtimin e tij.” (4233)

1656.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u martua me Meimunan gjatë umres kaza, duke qenë në gjendjen e ihramit, por e konsumoi atë martesë pasi u lirua nga ihrami. Meimuna vdiq në Sarif (afër Mekës)” (4258, 4259)

1657.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e emëroi Zejd Ibn Harithan komandant të ushtrisë në betejën e Muëtas dhe tha: “Në qoftë se

Zejdi bie shehid (dëshmor), atëherë në vend të tij le të vihet Xhaferi dhe, në qoftë se ai bie shehid, atëherë në vend të tij le të vihet Abdullah Ibn Revaha.” Edhe unë isha i pranishëm me ta në atë betejë. Kërkuam për Xhafer Ibn Ebi Talibin dhe e gjetëm atë mes të rënëve dëshmorë; i gjetëm në trup mbi nëntëdhjetë plagë shpatash dhe shigjetash!” (4260, 4261)

1658.  Usama Ibn Zejd radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na çoi në drejtim të Hurakatit. I sulmuam banorët e tij në agim dhe i thyem. Unë dhe një ensar ndoqëm një burrë nga ai fis dhe, kur e kapëm, ai tha fjalën e dëshmisë: “Laa ilahe il-lAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut/ Kur dëgjoi këtë, ensari ndaloi, ndërsa unë e qëllova me heshtë dhe e vrava. Kur u kthyem, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e mori vesh këtë gjë dhe më tha: “O Usama! A e vrave atë njeri pasi tha Laa ilahe il- lAllah?” Unë i thashë: “Por ai e tha atë fjalë vetëm për të shpëtuar!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi ta përsëriste atë aq sa dëshirova që të mos e kisha pranuar Islamin para asaj dite!” (4269)

1659.  Selema Ibn Akva radijAllahu ‘anhu tregon: “Kam luftuar në shtatë fushata luftarake me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe në nëntë beteja me ushtritë e dërguara nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, në të cilat një herë ishte komandant Ebu Bekri dhe një herë Usama.” (4270)

1660.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis nga Medina për në Mekë në Ramazan bashkë me dhjetë mijë luftëtarë muslimanë. Kjo ndodhi nëntë nëntë vjet e gjysmë pas emigrimit të tij në Medine. Kështu, ai dhe të gjithë ata që ishin me të marshuan drejt Mekës. Edhe ai agjëronte, edhe ata agjëronin, por, kur arriti në Kedid, një oaz ndërmjet Usfanit dhe Kudejdit, ai e prishi agjërimin. Kështu bënë edhe ata/’ (4276)

1661.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis në Ramazan drejt Hunejnit, ndërsa njerëzit ishin dy grupesh: disa agjëronin, disa jo. Kur hipi në devenë e tij, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi t’i jepnin një poçe me qumësht ose me ujë dhe e mbajti në dorë a në samar të devesë, pastaj vështroi nga njerëzit. Kështu, ata që nuk agjëronin u thanë atyre që agjëronin që ta prishnin agjërimin (ashtu siç bëri edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” (4277)

1662.  Urva Ibn Zubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis drejt Mekës vitin e çlirimit të saj dhe ky lajm u mbërriti kurejshëve, Ebu Sufjani, Hakim Ibn Hizami dhe Budejl Ibn Verka dolën për të mbledhur të dhëna për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ata vazhduan rrugën derisa arritën në Merre Dhahran afër Mekës, kur ç’të shohin! Aq shumë zjarre si të ishin zjarret e Arafatit! Ebu Sufjani tha: “Ç’janë këta?! Sikur të jenë zjarret e Arafatit?!” Ndërsa Budejli tha:

“Janë zjarret e fisit Beni Amr.” Ebu Sufjani ia ktheu: “Beni Amrët janë më pak se kaq.” Ndërkohë disa roje të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i panë dhe iu afruan pranë, pastaj i kapën dhe i çuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Aty Ebu Sufjani pranoi Islamin. Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi më tej, i tha Abbasit: “Mbaje Ebu Sufjanin në majë të malit që të mund t’i shohë muslimanët.” Kështu Abbasi e mbajti Ebu Sufjanin aty, ndërsa fiset me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filluan të kalojnë grupe-grupe para Ebu Sufjanit. Kaloi një grup luftëtarësh dhe Ebu Sufjani pyeti: “O Abbas, kush janë këta?” Abbasi i tha: “Këta janë fisi Benu Gifar.”Ebu Sufjani tha: “S’kam të bëj gjë me Benu Gifarët.” Kur kaloi grupi i fisit Xhuheina dhe ai tha të njëjtat fjalë. Po kështu tha edhe kur kaloi grupi i fisit Saad Ibn Huzeim. Pastaj kaloi grupi i fisit Suleim dhe ai prapë përsëriti të njëjtat fjalë, derisa, kur kaloi një grup ndryshe nga ç’kishte parë më pare, pyeti: “Kush janë këta?” Abbasi i tha: “Këta janë ensarët të udhëhequr nga Saad Ibn Ubada, ai që mban flamurin.” Saad Ibn Ubada thirri: “O Ebu Sufjan! Sot është dita e betejës së madhe dhe sot, ajo që është e ndaluar në Qabe, do të jetë e lejueshme.” Ebu Sufjani tha: “O Abbas! Sa e shkëlqyer është dita e shkatërrimit!” Pastaj kaloi një grup tjetër luftëtarësh që ishte më i vogli i të gjithë grupeve. Mes tyre ishte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij dhe flamuri i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të cilin e mbante Zubejri. Kur kaloi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pranë Ebu Sufjanit, ky e pyeti: “A e di se ç’ka thënë Saad Ibn Ubada?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “Çfarë ka thënë?” Ebu Sufjani i tregoi ç’kishte thënë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Saadi nuk ka thënë të vërtetën, por sot në këtë ditë Allahu do ta madhërojë

Qabenë, e cila sot Kabja do të mbulohet me copë.” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem urdhëroi që flamuri i tij të vendosej në Haxhun. Abbasi e pyeti Zubejrin: “O Ebu Abdullah! A këtu të urdhëroi ta vendosesh flamurin i Dërguari i Allahut?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e urdhëroi Halid Ibn Velidin të hynte në Mekë nga pjesa e sipërme e nga Kedai, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri nga Kuda. Atë ditë ranë dëshmorë dy kalorës të Halidit të quajtur Hubeish Ibn Eshëar dhe Kurz Ibn Xhabir Fihrij.” (4280)

1663.  Abdullah Ibn Mugaffal radijAllahu ‘anhu tregon: “E pashë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën e çlirimit të Mekës hipur në devenë e tij dhe këndonte suren “Fet’h” (nr.48) duke iu dridhur zëri.” Përcjellësi i dytë i hadithit shton: “Po të mos kisha frikë se mund të mblidhen njerëzit rreth meje edhe unë do ta këndoja atë siç e këndoi ai, duke iu dridhur zëri.” (4281)

1664.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në Mekë ditën e marrjes së saj, rreth Qabesë kishte 360 idhuj. Ai filloi t’i godasë dhe t’i thyejë me një shkop që e mbante në dorë, duke thënë: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua.” (Kuran ’17: 81) “E Vërteta ka ardhur, kurse e pavërteta (shejtani) as nuk mund të krijojë, as nuk mund të ringjallë.” (Kuran, 34:49) (4287)

1665.  Amr Ibn Selema radijAllahu ‘anhu tregon: “Rrinim në një rrugë ku kalonin shumë njerëz. Andej kalonin edhe karvane dhe ne i pyesnim: “Ç’kanë njerëzit? Ç’u ka ndodhur njerëzve? Kush është ky njeri?” Ata na përgjigjeshin: “Ai burrë mëton se e ka dërguar Allahu, se atij i ka zbritur Frymëzim Hyjnor, se Allahu i ka shpallur këtë e atë.” Unë gjithnjë i mbaja mend ato fjalë (hyjnore) dhe e ndieja sikur më ishin ngulitur në gjoks. Arabët (jo-kurejshë) e vonuan pranimin e Islamit deri në çlirimin e Mekës dhe gjithnjë thoshin: “Lëreni atë (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe fisin e tij (kurejshët): në qoftë se ai del fitimtar mbi ta, atëherë ai është Pejgamberi i vërtetë.” Kësisoj pra, kur u mor Meka, atëherë çdo fis nxitoi të hynte në Islam. Edhe babai im nxitoi të pranonte Islamin para fisit të vet. Kur u kthye nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai tha: “Për Allah! Jam kthyer tek ju me të vërtetë nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më pas u tha: “Falni këtë e atë namaz, në këtë e në atë kohë. Kur të hyjë koha e namazit, atëherë njëri nga ju le të thërrasë ezanin dhe le t’ju prijë në namaz ai që di më shumë Kuran nga ju.” Kështu, ata kërkuan një njeri të tillë dhe nuk gjetën askënd tjetër që të dinte Kuran më shumë se unë për shkak të pjesëve, që i kisha mësuar nga karvanet. Atëherë ata më bënë imamin e tyre (në namaz), kur unë isha vetëm gjashtë ose shtatë vjeç. Vishja një xhybe të zezë, por që më vinte e shkurtër, aq sa, kur bija në sexhde, më zbulohej trupi. Një grua nga fisi ynë tha: “A nuk ia mbuloni dot prej nesh pjesët e trupit kënduesit tuaj të Kuranit?” Kështu, ata më blenë një copë dhe më prenë një këmishë. Kurrë më parë nuk isha gëzuar me ndonjë gjë sa ç’u gëzova për atë këmishë.” (4302)

1666.  Ismaili tregon: “Në dorën e Abdullah Ibn Ebi Aufas radijAllahu ‘anhu pashë një shenjë plage. Ai tha se e kishte marrë atë plagë duke luftuar krah për krah me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ditën e Hunejnit.” (4314)

1667.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lirua nga lufta e Hunejnit, dërgoi Ebu Amirin në krye të një ushtrie drejt Eutarit dhe, kur arriti tek ata, Ebu Amiri u ndesh në betejë me Durejd Ibn Simman. Durejdi u vra dhe Allahu i theu njerëzit e tij. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më dërgoi mua me Ebu Amirin. Ai u godit në gju nga një shigjetë që e kishte lëshuar një burrë nga fisi Xhushemij. Shkova shpejt tek ai dhe e pyeta: “O xhaxha! Kush të qëlloi?” Ai ma tregoi me shenjë duke më thënë: “Ai është vrasësi që më gjuajti me shigjetë.” Kështu, unë iu vura pas dhe e arrita. Kur më pa, ai ia mbathi, ndërsa unë e ndoqa dhe i thashë: “A nuk ke turp? A nuk do të qëndrosh?” Kështu që ai ndaloi dhe shkëmbyem dy përplasje shpatash, pastaj e vrava. Më pas shkova dhe i thashë Ebu Amirit: “Allahu e vrau vrasësin tënd.” Ai më tha: “Ma nxirr këtë shigjetë.” Unë ia hoqa atë, pastaj atij filloi t’i kullojë ujë nga plaga. Ai më tha: “O biri i vëllait tim! Dërgoji selam prej meje Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe thuaji që t’i lutet Allahut të më falë mua.” Kështu, Ebu Amiri ma la mua komandimin e forcave. Ai jetoi edhe për disa çaste, pastaj vdiq. (Pas beteje) u ktheva në Medine dhe shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shtëpi. E gjeta shtrirë në një shtrat me dega hurme të thurura me litar dhe sipër tyre një shtrojë. Shenjat e degëve dhe të thurjes shiheshin qartë në shpinë dhe anash trupit të tij. I tregova atij lajmet tona dhe të Ebu Amirit dhe porosinë e tij: “Thuaji Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që t’i lutet Allahut të më falë mua.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi ujë, mori avdes pastaj ngriti duart duke u lutur:

“O Allah! Fale Ubejd Ibn Amirin!” Ndërkohë unë dallova bardhësinë e sqetullave të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili vazhdoi të thoshte: “O Allah! Ngrije atë lart mbi shumë nga krijesat e Tua njerëzore Ditën e Kijametit!” I thashë: “Lutju Allahut edhe për mua që të më falë”,- dhe ai u lut duke thënë: “O Allah! Falja gjynahet Abdullah Ibn Kajsit dhe pranoje atë Ditën e Kijametit në një hyrje të nderuar (në Xhenet)!” (4323)

1668.  Umm Selema radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi tek unë, ndërsa aty me mua ishte një burrë me sjellje femre, të cilin e dëgjova t’i thoshte Abdullah Ibn Ebi Umejes: “O Abdullah! Shih, në qoftë se Allahu ju bën të mundur marrjen e Taifit nesër, atëherë merre e martohu me të bijën e Gajlanit. Vërtet që ajo është aq e bukur dhe e shëndoshë saqë të tregon katër palë tule nga përpara dhe tetë palë nga mbrapa.” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Këta njerëz (burra me sjellje femre) kurrë nuk duhet të hyjnë në dhomat tuaja (o gra)!” (4324)

1669.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem rrethoi Taifin dhe nuk mundi ta marrë, ai tha: “Do të kthehemi në Medine, në dashtë Allahu.” Kjo i rëndoi e i mërziti shokët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, prandaj ata thanë: “A do të largohemi pa e marrë atë?!” Ai u përgjigj një herë: “Le të kthehemi”,- pastaj u tha: “Luftoni nesër.” Të nesërmen ata luftuan dhe shumë prej tyre morën plagë. Pas kësaj ai tha: “Nesër do të ngarkojmë dhe do të kthehemi në Medine, në dashtë Allahu.” Kjo gjë i gëzoi ata. Kur (i pa ata të gëzuar), Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem buzëqeshi. (4325)

1670.  Ebu Uthmani tregon: “Kam dëgjuar Saadin radijAllahu ‘anhu, i cili është i pari që ka lëshuar shigjetën në Rrugë të Allahut dhe Ebu Bekran radijAllahu ‘anhu, i cili është nga ata pak vetë që e kapërcyen murin e mbrojtës të Taifit e pastaj shkuan te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të thonë se e kanë dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush pretendon të jetë biri i dikujt tjetër në vend të babait të tij të vërtetë, duke e ditur se po mashtron, atëherë Xheneti për të është i ndaluar”.” (4326)

1671.  Në një citim tjetër shtohet: “Njëri prej tyre (Saadi) është i pari që ka qëlluar me shigjetë për Çështjen e Allahut, kurse tjetri (Ebu Bekra) shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i treti në një grup prej njëzet e tre vetësh nga Taifi.” (4327)

1672.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai po ngrinte kampin në Xhiërana ndërmjet Mekës dhe Medines. Me të ishte edhe Bilali. Ndërkohë një beduin shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “A nuk do ta përmbushësh atë që më ke premtuar?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Gëzohu (për atë që të pret)!” Beduini i tha: “Shumë herë më ke thënë: ‘Gëzohu’!” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem m’u kthye mua dhe Bilalit me pamje të nxehur dhe na tha: “Ai nuk e pranoi lajmin e mirë, prandaj pranojeni ju të dy.” Ne i thamë: “Ne e pranojmë atë.” Past’aj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kërkoi një tas me ujë, lau duart dhe fytyrën në të, pastaj mori prej tij një gojë ujë, e derdhi prapë aty dhe na tha: “Pini, pak ujë prej tij dhë hidhni pak në fytyrë e në fyt. Dhe gëzohuni për lajmin e mirë!” Kështu, ne të dy e morëm tasin dhe bëmë ashtu siç u këshilluam. Umm Selema foli nga pas perdes: “Lini pak ujë edhe për nënën tuaj.” Dhe ne i lamë edhe asaj pak prej tij.” (4328)

1673.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem grumbulloi disa nga ensarët dhe u tha: “Kurejshët janë akoma afër kohës së tyre të padijes para-islame (sapo kanë pranuar Islamin) dhe kanë vuajtur shumë. Ndërsa unë dua t’i ndihmoj ata dhe t’ua tërheq zemrat (duke u dhënë nga plaçka e luftës). Po ju a nuk do të kënaqeni, që njerëzit të marrin gjëra të dynjasë, ndërsa ju të merrni me vete të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shtëpitë tuaja?!” Ata thanë: //Sigurisht!.,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në qoftë se njerëzit marrin rrugën e tyre nëpër luginë dhe ensarët marrin rrugën e tyre nga një udhë malore, atëherë unë do të merrja luginën e ensarëve ose udhën malore të ensarëve!” (4334)

1674.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi Halid Ibn Velidin radijAllahu ‘anhu tek fisi Beni Xhedhima. Kështu, në fillim ai i ftoi ata në Islam, por ata nuk thoshin dot: “Eslemna – Jemi dorëzuar në Islam”-, por thoshin: “Sabe’na, Sabe’na – Kemi dalë nga një fe e kemi hyrë në një tjetër’.” Për pasojë Halidi filloi t’i vrasë disa prej tyre dhe disa i mori robër duke i dhënë çdonjërit prej nesh nga një rob, derisa një ditë Halidi urdhëroi që secili prej nesh ta vriste robin e tij. Ndërsa unë thashë: “Për Allah, unë nuk do ta vras robin tim dhe asnjë nga shokët e mi nuk do ta vrasë robin e tij.” Kur u kthyem te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ia treguam atij të gjithë ndodhinë. Pas kësaj, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti duart dhe tha dy herë: “O Allah! Unë jam i lirë dhe i pafajshëm nga ajo që ka bërë Halidi”. (4339)

1675.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi një çetë nën komandën e një ensari dhe i urdhëroi ushtarët që t’i bindeshin atij. Duke ecur ai u nxeh dhe u tha atyre: “A nuk ju urdhëroi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të më bindeni mua?” Ata i thanë: “Po, vërtet.” Ai u tha: “Atëherë më mblidhni dru zjarri.” Kështu ata i mblodhen drutë. U tha: “Ndizni një zjarr.” Kur ata e ndezën atë, ai u tha: “Hyni në të!” Kështu, ata deshën të hynin, por filluan të mbanin njëri-tjetrin duke thënë: “Ne vrapuam te Pejgamberi për t’i shpëtuar zjarrit.” Ata vazhduan ta përsërisnin atë fjalë derisa zjarri u shua dhe zemërimi i komandantit u qetësua. Kur kjo ngjarje i mbërriti në vesh Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai tha: “Po të kishin hyrë në të, ata nuk do të kishin dalë prej tij deri Ditën e Kijametit. Bindja është detyrë vetëm kur urdhërohet e mira”.” (4340)

1676.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e dërgoi atë dhe Muadh Ibn Xhebelin në Jemen. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e dërgoi secilin prej tyre të drejtonte nga një provincë të Jemenit, i cili kishte dy privinca atëherë. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Lehtësojani çështjet njerëzve dhe mos ua vështirësoni, gëzojini ata me lajme të mira dhe mos i prapësoni.” Kështu, secili shkoi në punën e tij. Sa herë që ndonjëri prej tyre udhëtonte nëpër provincën e tij dhe ndodhte që të vinte pranë kufinjve të shokut të tij, atëherë e vizitonte atë dhe e përshëndeste. Një herë Muadhi vizitoi atë pjesë të provincës së vet që ishte pranë asaj të shokut të tij, Ebu Musait. Muadhi shkoi i hipur në një mushkë. Kur arriti tek Ebu Musai, e gjeti atë ulur dhe rreth tij ishin mbledhur njerëz. Aty pa edhe një burrë me duart të lidhura pas qafe. Ai i tha Ebu Musait: “O Abdullah Ibn Kajs! Ç’është ky?” Ebu Musai i tha: “Ky njeri është kthyer në femohues pasi e kishte pranuar Islamin.” Muadhi i tha: “Nuk do të zbres nga mushka, derisa ai të vritet.” Ebu Musa i tha: “Në të vërtetë për këtë gjë është sjellë këtu, kështu që zbrit pra.” Muadhi i tha: “Nuk do të zbres, derisa ai të jetë vrarë.” Kështu Ebu Musai dha urdhrin (e ekzekutimit) dhe atë (femohuesin) e vranë. Pastaj Muadhi zbriti dhe e pyeti: “O Abdullah, si e këndon Kuranin?” Ebu Musai i tha: “E këndoj rregullisht dora-dorës. Po ti si e këndon atë, o Muadh?” Muadhi iu përgjigj: “Unë fle pjesën e parë të natës pastaj ngrihem, duke e ditur se e kam plotësuar kohën e gjumit. Pastaj këndoj

Kuran aq sa ka përcaktuar Allahu për mua. Në këtë mënyrë unë kërkoj të fitoj Shpërblimin e Allahut nga gjumi, ashtu siç e kërkoj nga falja e namazit të natës.”312 (4341, 4342)

1677.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pati dërguar atë në Jemen dhe se ai e pati pyetur Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për disa pije alkoolike, që i prodhonin në Jemen. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “Cilat janë ato?” Ebu Musai i tha: “Bitëi (pije alkoolike nga mjalti) dhe mizri (pije alkoolike nga elbi).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Çdo lëndë dehëse e trullosëse është haram (rreptësisht e ndaluar nga Islami)” (4343)

1678.  Berau radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na çoi bashkë me Halid Ibn Velidin në Jemen. Më vonë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi Aliun në vend të tij dhe i tha: “Thuaju shokëve të Halidit të zgjedhin: kush të dojë le të rrijë me ty në Jemen dhe kush të dojë lë të kthehet në Medine.” Kështu, unë isha një nga ata që qëndrova me Aliun dhe mora nga plaçka e luftës shumë avak (okë) floriri.” (4349)

1679.  Bureida radijAllahu ‘anhutregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e dërgoi Aliun te Halidi për të sjellë një të pestën e plaçkës së luftës. Asokohe e urreja Aliun. Ndërkohë Aliu sapo ishte larë (kishte marrë gusul) pasi kishte fjetur më një robëreshë nga pjesa e një të pestës së plaçkës. I thashë Halidit: “A e nuk e sheh se ç’bëri ky (Aliu)?” Kur u kthyem te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ia thashë këtë gjë. Ai më tha: “O Burejde! Vallë, Aliun urren?!” I thashë që po. Ai më tha: “Mos e urre atë! Në të vërtetë, atij i takon më shumë se aq nga një e pesta e plaçkës”.” (4350)

1680.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: ” Aliu radijAllahu ‘anhu çoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një copë minerali ari të pashkrirë në një çantë lëkure. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndau atë ndërmjet katër vetëve: Ujaina Ibn Bedrit, Akra Ibn Habisit, Zeid Hailit dhe një njeriu të katërt të quajtur Alkama ose Amir Ibn Tufail. Atëherë njëri prej shokëve tha: “Ne e meritojmë më shumë këtë (shpërblim) sesa këta.” Kur kjo fjalë i arriti Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai tha: ” A nuk keni besim tek unë, ndonëse unë jam i besuari i Atij (Allahut) që është në qiej dhe marr lajmet qiellore (Shpalljen Hyjnore) në mëngjes e në mbrëmje?!,/ Në atë çast u ngrit një burrë me sy të futur thellë, me fytyrë me kocka të dala, me ballë të lartë, me mjekër të dendur, me kokë të rruar dhe me një copë të hedhur në bel të përveshur dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ki frikë Allahun!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O i mjerë! A nuk jam unë nga gjithë njerëzit në tokë që meritoj më shumë të kem frikë Allahun?!” Pastaj ai njeriu u largua. Halid Ibn Velidi tha: “O i Dërguari i Allahut! A t’ia këpus qafën?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, mbase fal namaz.” Halidi i tha: “Të shumtë janë atë që falin namazin dhe që gjuha u flet atë që nuk është në zemrën e tyre.” I Dërguari i Allahut tha: “Unë nuk jam urdhëruar (nga Allahu) të gërmoj në zemrat e njerëzve, ose t’u çaj gjoksin atyre.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa drejt atij (burri) ndërsa po largohej dhe tha: “Nga pasardhësit e këtij njeriu do të vijnë njerëz që do të këndojnë Kuran vazhdimisht dhe për mrekulli, por nuk do t’ua kalojë gurmazin (nuk do t’u burojë nga shpirti, nuk do ta kuptojnë dhe nuk do ta zbatojnë në jetë). Ata do të dalin prej feje siç fluturon shigjeta prej harkut.” Më duket se shtoi edhe: “Po të jetoja në kohën e tyre, do t’i vrisja siç u vra populli i Themudit”.” (4351)

1681.  Xheriri tregon radijAllahu ‘anhu ndodhinë si në hadithin nr. 1296/3020, ndërsa këtu shton: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “A do të më lehtësosh nga Dhul-Halasa?” Dhul- Halasa ishte një shtëpi në Jemen, në të cilën kishte idhuj që i adhuronin. Ajo u përkiste fiseve Hathëam dhe Bexhile. Kur Xheriri shkoi në Jemen, atje ishte një burrë që shtinte fall me shigjeta “të shenjta”. Dikush i tha atij: “Këtu ka mbërritur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, në qoftë se të kap, do të ta këpusë qafën.” Një ditë, ndërsa ai po shtinte fall me shigjeta, papritur Xheriri ndaloi në këmbë përpara tij dhe i tha: “Thyeji ato dhe dëshmo: Laa ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut”-, ose do të ta pres kokën.” Kështu ai i theu shigjetat dhe tha dëshminë islame.” (4356, 4357)

1682.  Xheriri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur isha në Jemen, takova dy jemenas të quajtur Dhu-Kela e Dhu-Amr dhe fillova t’u flas për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhu- Amri më tha: “Në qoftë se ajo që thua ti për mikun tënd (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është e vërtetë, tashmë kanë kaluar tre vjet, qëkurse ai ka vdekur.” Pastaj ata të dy më shoqëruan për në Medine. Kur kishim bërë një pjesë rruge drejt Medines, pamë disa udhëtarë kaluar, që vinin nga Medinja. I pyetëm ata dhe na thanë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka vdekur, ndërsa halif pas tij është zgjedhur Ebu Bekri dhe njerëzit janë shumë mirë. Pastaj dy shoqëruesit e mi më thanë: “Thuaj mikut tënd (Ebu Bekrit) se ne deshëm ta vizitojmë dhe, në dashtë Allahu, ne do të vijmë një herë tjetër”-, pastaj u kthyen për në Jemen. (4359)

1683.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi disa trupa në drejtim të bregdetit dhe emëroi komandant të tyre Ebu Ubejdan. Ne ishin treqind veta. Kështu, u nisëm dhe, kur kishim bërë një pjesë të rrugës, na u pakësua ushqimi i udhëtimit. Për këtë arsye Ebu Ubejda urdhëroi që të grumbullonin në një vend gjithë ushqimet që kishte me vete ushtria. Ushqimi ynë ishin hurmat. Kështu, ai na e jepte çdo ditë racionin pak nga pak, derisa ai u pakësua aq sa arritëm të merrnim vetëm nga nja kokërr hurme për njeri.” Vehb Ibn Kejsani (transmetuesi i dytë i hadithit) thotë: “E pyeta Xhabirin radijAllahu ‘anhu: “Ç’dobi mund t’ju bënte një kokërr hurmë?” Ai tha: “Ja njohëm vlerën asaj kokrre kur edhe ajo na mbaroi.” Pastaj Xhabiri vazhdoi: “Pastaj arritëm në bregdet, kur ç’të shohim! Aty ishte një peshk i madh sa një kodër. E gjithë ushtria u ushqye me të për tetëmbëdhjetë net. Më pas Ebu Ubeida tha që të ngulnim dy brinjë të peshkut në tokë në formë harku. Poshtë tyre futëm një deve, e cila kaloi pa prekur fare kockat!” (4360)

1684.  Në një citim tjetër Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Deti na nxori nja kafshë të madhe të quajtur Anber. Ne hëngrëm nga mishi i saj për një gjysmë muaji dhe e fërkuam trupin me dhjamin e saj, derisa ai na u përtëri.” Në një citim të tretë, Xhabiri thotë: “Ebu Ubeida na tha: “Hani prej saj (balenës).” Kur u kthyem në Medine, ne i treguam Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të. Ai tha: “Hani prej saj, pasi ai është ushqim të cilin Allahu e ka nxjerrë për ju. Na jepni edhe ne, nëse keni diçka me vete.” Kështu disa nga ne i dhanë atij mish prej saj dhe ai e hëngri.” (4361)

1685.  Abdullah Ibn Zubejri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grup burrash nga fisi Beni Temim erdhën kaluar te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Ebu Bekri i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Cakto Kaëkaa Ibn Maëbadin si prijës të tyre.” Ndërsa Umeri i tha: “Jo atë, por cakto Akraa Ibn Habisin.” Ebu Bekri i tha Umerit: “Deshe veç të më kundërshtosh mua.” Umeri i tha: “Nuk desha të të kundërshtoj”. Kështu, ata të dy bënë fjalë aq sa i ngritën zërat shumë. Për këtë zbriti ajeti fisnik: “O ju që keni besuar! Mos vendosni para se të vendosë Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe kini frikë Allahun…” (Kuran, 49:1) (4367)

1686.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi trupa kalorësie drejt Nexhdit. Kur u kthyen, ata sollën me vete një burrë nga fisi Beni Hanifa, të quajtur Thamama Ibn Uthal dhe e lidhën pas një shtylle në xhami. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi tek ai dhe i tha: “Ç’ke (ç’mendon se do të të bëj), o Thumana?” Ai iu përgjigj: “Kam mendim të mirë, o Muhamed! Në qoftë se ti më vret mua, atëherë vret një njeri që ka hyrë në gjak (ka vrarë një njeri) dhe, në qoftë se më liron, atëherë ti do t’i bëje mirësi një njeriu falënderues e mirënjohës. Në qoftë se do pasuri, atëherë kërko ç’pasuri të duash.” E lanë aty deri të nesërmen, kur erdhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e pyeti: “Ç’ke o Thumana?” Iu përgjigj: “Atë që të thashë: në qoftë se më liron, atëherë ti do t’i bëje mirësi një mirënjohësi.” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e la atë aty deri ditën tjetër, kur e pyeti përsëri: “Ç’ke, o Thumana?” Ai iu përgjigj: “Kam atë që të kam thënë.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Lirojeni Thumanën.” Kështu, ai doli jashtë, shkoi në një kopsht hurmash afër xhamisë dhe u la (mori gusul), pastaj hyri përsëri në xhami dhe tha: “Eshhedu en laa ilahe il-lAllah ve eshhedu en-ne Muharneden resulullah – dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut! O Muhamed! Për Allah! Nuk kishte fytyrë në faqe të tokës më të urryer për mua sesa fytyra jote, por tani fytyra jote më është bërë fytyra më e dashur. Për Allah! Nuk kishte fe më të urryer për mua sesa feja jote, por tani feja jote më është bërë më e dashura. Për Allah! Nuk kishte qytet më të urryer për mua sesa qyteti yt, por tani qyteti yt më është bërë qyteti më i dashur. Kalorësit e tu më kapën ndërkohë që unë desha të shkoj për umre. Ç’mendon tani për mua?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e përgëzoi atë dhe e urdhëroi të shkojë në umre. Kur arriti në Mekë, dikush e pyeti: ” A je bërë sabi (ke ndryshuar fenë)?” Thumana iu përgjigj: “Jo, për Allah! Veç kam pranuar Islamin me Muhamedin, të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Jo, për Allah! Asnjë e keqe sado e vogël qoftë, as sa një kokërr gruri, nuk do t’ju vijë juve nga Jemama, derisa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të japë leje për të”.” (4372)

1687.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Musejlema gënjeshtari (Pejgamberi i rremë) doli në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe filloi të përhapë fjalë se: “Në qoftë se Muhamedi ma lë mua sundimin pas tij, atëherë unë do ta ndjek e do t’i bindem atij.” Dhe erdhi në Medine me një grup të madh njerëzish nga fisi i tij. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi tek ai bashkë me Thabit Ibn Kajsin. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbante në dorë një shkop palme hurme. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndaloi afër Musejlemas, kur ky ishte mes njerëzve të tij, dhe i tha: “Në qoftë se më kërkon qoftë edhe këtë copë shkopi, unë kurrë nuk do të ta jepja dhe ti nuk mund t’i shmangesh Urdhrit të Allahut. Në qoftë se ia kthen shpinën Islamit, atëherë Allahu do të të shkatërrojë. Ja ky është Thabit Ibn Kajsi që do të të përgjigjet në vendin tim.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u largua prej tij. Më pas unë pyeta Ebu Hurejrën për fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Unë mendoj vërtet se ti je i njëjti njeri që m’u paraqit në ëndërr.” Ebu Hurejra më tha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka treguar: “Ndërsa po flija, pashë në ëndërr dy byzylykë floriri në dy duart e mia. Kjo gjë më shqetësoi shumë. Pastaj më erdhi Frymëzimi Hyjnor në ëndërr që t’u fryja atyre. Kështu, unë u fryva dhe që të dy byzylykët fluturuan. Atëherë unë i shpjegova ata dy byzylykë se pas meje do të dalin dy gënjeshtarë që do të hiqen si profetë. Njëri prej tyre është Ansiju dhe tjetri Musejlema”.” (4373, 4374)

1688.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar: “Ndërsa po flija, m’u dhanë thesarët e tokës dhe në duar m’u vendosën dy byzylykë floriri. Një gjë e tillë më rëndoi shumë, por m’u shpall se duhej t’u fryja. Kështu që u fryva dhe që të dy byzylykët u zhdukën. Atëherë unë i shpjegova ata dy byzylykë me dy gënjeshtarë që do të hiqen si profetë që në gjalljen time: Sunduesi i Sanasë dhe sunduesi i Jemamës.” (4375)

1689.  Hudheifa radijAllahu ‘anhu tregon: “Dy sunduesit e Nexhranit, Akibi dhe Sejjidi, shkuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me qëllim që të luteshin për Mallkimin e Allahut mbi njëri-tjetrin.314 I pari i tha shokut të vet: “Mos e bëj një gjë të tillë sepse, për Allah, në qoftë se ai është Pejgamber dhe ne lutemi për mallkim, atëherë as ne dhe as pasardhësit tanë mbas nesh kurrë nuk do të jenë të fituar!” Pastaj të dy i thanë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ne do të të japim ty atë që na kërkon, por me kusht që të na japësh me vete një njeri të besueshëm.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Sigurisht që do të dërgoj një njeri të ndershëm e të besuar, që është vërtet i besueshëm.” Atëherë çdonjëri nga shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dëshiroi të ishte ai njeri. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ngrihu në këmbë, o Ebu Ubejde Ibn Xherrah!” Kur ai u ngrit, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky është i besueshmi i këtij Ummeti (i kombit musliman)”.” (4380)

1690.  Në një përcjellje tjetër Enesi radijAllahu ‘anhu shton se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Çdo komb e ka një emin (njeri të ndershëm dhe më të besueshmin) dhe emini i këtij Ummeti (i kombit musliman) është Ebu Ubejde Ibn Xherrahu.” (4382)

1691.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne, një grup nga fisi i Eshërainjve, shkuam te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i kërkuam atij kafshë udhëtimi, por ai nuk pranoi të na jepte gjë. Pastaj i kërkuam për herë të dytë për të na dhënë kafshë udhëtimi, por ai u betua se nuk do të na jepte gjë prej tyre. Por nuk kaloi shumë dhe Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i sollën disa deve të marra si plaçkë lufte. Atëherë ai urdhëroi që të na jepnin pesë deve prej tyre. Kur i morëm devetë, ne thamë me njëri-tjetrin: “E lamë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të harronte betimin që bëri, kështu që ne nuk do të jemi kurrë të fituar pas kësaj.” Për këtë arsye, unë shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Ti u betove se nuk do të na jepje asnjë kafshë për të udhëtuar, por tani ti na dhe.” Ai tha: “Po, vërtet! Por unë, në qoftë se betohem dhe më pas shoh një zgjidhje më të mirë sesa ajo, atëherë veproj sipas zgjidhjes së dytë më të mirë (dhe pastaj bëj çmë detyrohet për të shlyer betimin duke dhënë sadaka etj.).” Në një citim tjetër shtohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e shleu atë betim. (4385)

1692.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ju kanë ardhur njerëz nga Jemeni. Ata janë më zemërbutët dhe më zemërndjerët. Besimi është jemenas dhe urtësia është jemenase. Krenaria dhe mendjemadhësia janë cilësi të njerëzve të deveve, kurse qetësia dhe denjësia janë cilësi të njerëzve të deleve.” (4388)

1693.  Hadithi i Ibn Umerit radijAllahu ‘anhu për namazin që ka falur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem brenda në Qabe (hadithi nr. 296/468)

Këtu ai shton se në vendin ku u fal Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte vendosur një copë mermeri i kuq. (4400)

1694.  Zejd Ibn Arkam tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndërmori nëntëmbëdhjetë beteja e fushata luftarake, ndërsa bëri vetëm një haxh pas mërgimit në Medine dhe nuk bëri më haxh tjetër pas tij, pra pas Haxhit të Lamtumirës. (4404)

1695.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Koha (njehsimi i saj) është kthyer në formën fillestare, kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën: Viti ka 12 muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë. Tre vijnë njëri pas tjetrit: Dhul-Kaëda, Dhul-

Hixhxhe dhe Muharemi (i njëmbëdhjeti, i dymbëdhjeti dhe i pari), ndërsa i katërti, muaji Rexheb, i cili quhet kështu sipas fisit Mudar, është muaji i shtatë ndërmjet muajve Xhumada Thanija dhe Shaban.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Cili muaj është ky (në të cilin jemi tani)?” I thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Pas kësaj ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem heshti aq gjatë sa menduam se do ta emërtonte atë me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: “A nuk është muaji i Dhul-Hixhxhes?” Ne iu përgjigjëm: “Po, vërtet.” Pastaj pyeti: “Cili qytet është ky?” Thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Përsëri heshti aq gjatë saqë menduam se do ta thërriste atë me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: “A nuk është kjo Meka?” U përgjigjëm: “Po, vërtet.” Përsëri ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pyeti: “Ç’ditë është kjo sot?” Thamë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem heshti aq gjatë saqë menduam se do ta quante atë me ndonjë emër tjetër, pastaj tha: “A nuk është kjo Dita e (Bajramit të) Kurbanit?” Thamë: “Po, vërtet.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kështu pra, gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjtë ndër ju, ashtu si shenjtëria e kësaj dite, në këtë qytet (të shenjtë), në këtë muaj (të shenjtë). Ju sigurisht që do ta takoni Zotin tuaj dhe Ai padyshim që do t’ju pyesë për veprat tuaja. Kini mendjen! Mos e humbisni rrugën (dhe të bëheni femohues) pas meje, duke i prerë kokën njëri-tjetrit. Çdo i pranishëm këtu e ka për detyrë që t’ia përcjellë mesazhin tim atyre që nuk janë këtu.Mbase ndokush që i mbërrin kjo fjalë mund ta kuptojë atë më mirë e më thellë sesa ndonjë që e ka dëgjuar atë vetë.” Pastaj Pejgaberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përsëriti dy herë: “Pra, a jua kam përcjellë (Mesazhin e Allahut)!” (4406)

1696.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e rruajti kokën në Haxhin e Lamtumirës. Kështu bënë edhe disa nga shokët e tij, ndërsa disa të tjerë i shkurtuan flokët. (4411)

1697.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon: “Shokët e mi më çuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për t’i kërkuar disa kafshë udhëtimi për ta, pasi ata ishin bashkë me të në ushtrinë e vështirësisë, e cila ishte përgatitur për Betejën e Tebukut. I thashë: “O Fejgamberi i Allahut, shokët e mi më kanë sjellë tek ti për t’u dhënë atyre kafshë udhëtimi.” Ai tha: “Për Allah! Unë nuk do t’u jap asnjë kafshë për t’i hipur.” U ndodha pikërisht në një kohë, kur ai ishte i nxehur, por nuk e kisha vënë re këtë gjë. Kështu, u ktheva i mërzitur për shkak se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk më pranoi dhe nga frika se mos ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishe nxehur me mua. Në këtë gjendje u ktheva te shokët e mi dhe u tregova se çfarë më tha Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Nuk kaloi shumë, kur dëgjova Bilalin të thërriste: “O Abdullah Ibn Kajs!” Iu përgjigja thirrjes së tij. Ai më tha: “Përgjigjju të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që po të thërret.” Kur shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai më tha: “Merri këto dy deve të lidhura bashkë, edhe këto të dyja …”-, duke më caktuar gjashtë deve që i kishte marrë ndërkohë nga Saadi-, “dhe shko te shokët e tu e thuaju se Allahu ose i Dërguari i Allahut jua ka dhënë ato për t’u hipur, kështu që udhëtoni me to!” Unë i mora devetë, shkova me to te shokët e mi dhe u thashë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ju lejon që t’u hipni e të udhëtoni me këto deve, por, për Allah, unë nuk do t’ju lejoj, derisa ndonjëri prej jush të vijë me mua tek ata që e dëgjuan fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Mos kujtoni se ju tregoj gjëra që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemnuk i ka thënë!” Ata më thanë: “Për Allah, ti për ne je njeri i besuar dhe ne do të bëjmë ç’të duash ti.” Kështu, Ebu Musai u nis bashkë me disa prej tyre, derisa arritën tek ata që e kishin dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ua ndaloi atyre kafshët dhe pastaj kur ua dha. Ata u treguan të njëjtat fjalë që u kishte thënë edhe Ebu Musai.” (4415)

1698.  Saad Ibn Ebu Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis për Tebuk duke lënë zëvendës të tij në Medine Aliun. Aliu i tha: “A do të më lësh mua me fëmijët dhe me gratë?!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “A nuk do të ishe i kënaqur që të ishe për mua në atë shkallë, siç qe Haruni për Musain, përveç asaj që nuk ka Pejgamber pas meje?” (4416)

1699.  Kab Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “Asnjëherë nuk kam mbetur pa e ndjekur të Dërguarin të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në çdo fushatë ushtarake që ai ndërmori, përveç ekspeditës së Tebukut. Po kështu, nuk munda të marr pjesë as në Luftën e Bedrit, por Allahu nuk qortoi askënd që nuk kishte marrë pjesë në të, pasi, në të vërtetë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis të kapte karvanin e kurejshëve, kurse Allahu bëri që muslimanët dhe armiku i tyre të përballeshin pa lënë takim. Unë isha i pranishëm natën e Besës së Akabesë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ne dhamë besën për Islam dhe unë nuk do ta ndërroja atë me Betejën e Bedrit, ndonëse Beteja e Bedrit është më popullore se Besa e Akabesë. Sa për luftën e Tebukut, kjo është ngjarja ime. Nuk kam qenë kurrë më i fortë dhe më i pasur sesa në kohën kur nuk i shkova pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në atë ekspeditë. Për Allah, kurrë më parë nuk kam pasur dy deve, përveçse në kohën e kësaj lufte. Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem donte të ndërrmerrte ndonjë fushatë luftarake, ai e fshihte qëllimin e vërtetë dhe e mbulonte atë duke folur për luftëra të ndryshme, derisa erdhi koha e asaj lufte, të cilën i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndërrmori në pikën e vapës, duke përballuar një udhëtim të gjatë, shkretëtirën dhe një armik aq të madh në numër. Prandaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ua tregoi qartë muslimanëve vendin ku donte të shkonte, me qëllim që ata të mund të përgatiteshin siç duhet për luftën e tyre. Muslimanët që shkuan me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishin një numër shumë i madh që nuk mund të shënohej në regjistër. Çdokush që kishte ndërmend të mungonte prej saj, mendonte se çështja e tij do të mbetej e fshehtë, në qoftë se Allahu nuk do ta nxirrte në shesh, duke zbritur Shpallje Hyjnore. Kësisoj pra, i Dërguari i Allahu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndërrmori atë luftë ndërkohë që frutat ishin pjekur dhe hija ishte e këndshme. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe muslimanët bashkë me të u përgatitën për luftë. Edhe unë fillova të dal që të përgatitesha bashkë me ta, por u ktheva pa bërë gjë. Thosha me vete: “Unë mundem për të”-, kështu që vazhdova ta lë pas dore kohë pas kohe, derisa njerëzit u bënë gati dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe muslimanët bashkë me të u nisën, ndërsa unë nuk kisha përgatitur asgjë për udhë. Thashë me vete: “Do të përgatitem për një ose dy ditë pas tij dhe pastaj do t’i arrij ata rrugës.” Mëngjesin e ditës që ata u nisën, dola që të përgatitem, por u ktheva pa bërë asgjë. Pastaj dola përsëri mëngjesin tjetër për të përgatitur ndonjë gjë, por prapë u ktheva pa bërë asgjë. Kështu, vazhdoi puna ime, derisa ata nxituan, ndërsa unë në këtë mënyrë e humba betejën. Edhe atëherë desha të nisem që t’i arrija. Ah, sikur ta kisha bërë një gjë të tillë! Por nuk kishte qenë përcaktuar një gjë e tillë për mua. Kështu, kur dilja mes njerëzve (ata pak që kishin mbetur) pas largimit të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, më pikëllonte fakti që nuk shihja askënd rreth meje, përveç ndonjërit të zhytur në hipokrizi ose të ndonjë tjetri të dobët, të cilin Allahu e kishte shfajësuar dhe e kishte falur. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk më kishte kujtuar mua rrugës, por vetëm pasi kishte arritur në Tebuk. Kur kishte qenë ulur mes njerëzve në Tebuk, kishte pyetur: “Ç’bëri Kabi?” Dikush nga fisi Beni Selima i thotë: “O i Dërguari i Allahut! Atë e kanë penguar dy xhybet dhe vështrimi me krenari i vetvetes!” Muadh Ibn Xhebeli i tha: “Ç’fjalë të keqe ke thënë! Për Allah! O i Dërguari i Allahut! Ne nuk dimë për të, veçse të mirën.” Ndërsa i Dërguari i Allahut rrinte i heshtur. Kur mora vesh se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po kthehej për në Medine, u zhyta në shqetësimin tim dhe fillova të mendoj shfajësime të rreme duke thënë me vete: “Me çfarë ta shmang zemërimin e tij nesër?” Për këtë mora këshillë nga njerëzit e mençur të familjes sime. Kur u hap fjala se i Dërgauri i Allahu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ishte afruar Medines, të gjitha shfajësimet e mia të trilluara më ikën nga mendja dhe unë e dija mirë se kurrë nuk mund të dilja nga kjo bela duke trilluar gënjeshtër, kështu që vendosa i bindur për të thënë të vërtetën. Kështu pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem arriti në mëngjes. Sa herë që kthehej nga udhëtimi, para çdo gjëje ai vizitonte xhaminë, falte dy rekate namaz dhe pastaj ulej për njerëzit. Kur ai i mbaroi të gjitha këto, si zakonisht, këtë herë ata që nuk kishin marrë pjesë në këtë luftë shkuan dhe filluan t’i paraqesin atij shfajësime të trilluara dhe t’i betohen. Ata qenë pak më shumë se tetëdhjetë burra. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pranoi shfajësimet e tyre, ua mori besën, iu lut Allahut që t’i falte ata dhe e la Allahun që të gjykonte të fshehtat e’ zemrave të tyre. Pastaj iu afrova unë dhe, pasi e përshëndeta, ai më bëri buzëqeshjen e një njeriu të zemëruar dhe më tha: “Eja.” Kështu, eca derisa u ula përballë tij. Ai më pyeti: “Ç’të ndaloi që të mos vish me ne? A nuk bleve dot ndonjë kafshë për t’i hipur?” Iu përgjigja: “Po. O i Dërguari i Allahut! Betohem për Allahun! Po të isha ulur përpara kujtdo tjetër nga gjithë njerëzit e kësaj bote, përveç teje, do ta kisha mënjanuar zemërimin e tij me një shfajësim. Për Allah, më është dhënë mundësia e shprehjes dhe e dialogut, por, për Allah, unë e di mirë se, në qoftë se sot do të të tregoj një rrenë që të kënaqesh me mua, padyshim që Allahu shumë shpejt do të të zemëronte ty me mua. Ndërsa po të të them të vërtetën, ndonëse ti do të inatosesh me mua, me këtë veprim unë shpresoj Faljen e Allahut. Për Allah, në të vërtetë nuk ka pasur asnjë pengesë a arsye. Për Allah, nuk kam qenë më i fortë dhe më i pasur sesa isha kur nuk të ndoqa ty.” Pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Sa për këtë burrë, ky vërtet që ka thënë të vërtetën. Ngrihu derisa ta gjykojë Allahu çështjen tënde!” Unë u ngrita dhe shumë burra nga fisi Beni Selima më ndoqën nga pas dhe më thanë: “Për Allah, kurrë nuk të kemi parë më përpara që të bësh ndonjë gjynah para këtij. Vërtet që ti dështove t’i sjellësh të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndonjë arsye, siç bënë të tjerët që nuk u bashkuan me të në ekspeditë dhe do të të kishte mjaftuar lutja e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që Allahu ta falte gjynahun tënd.” Për Allah, ata vazhduan të më fajësojnë aq shumë, saqë desha të kthehem te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe të përgënjeshtroj vetveten, por u thashë: “A ka ndonjë tjetër që ka pësuar të njëjtin fat si unë?” Ata më thanë: “Po, janë edhe dy burra të tjerë që kanë thënë si ti, dhe të dyve iu dha e njëjta përgjigje si ty.” Pyeta: “Kush janë ata?” Më thanë: “Murara Ibn Rebi’ Amriu dhe Hilal Ibn Umejje Vakifiu.” Më përmendën kështu dy burra të përkushtuar e të shquar që kishin marrë pjesë në luftën e Bedrit dhe të cilët ishin shembull i lartë për mua. Prandaj, kur më përmendën ata të dy, i qëndrova mendimit tim të parë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi të gjithë muslimanët që të mos na flisin vetëm ne të treve, nga të gjithë ata që nuk morën pjesë në ekspeditë. Kështu, ne qëndruam larg njerëzve dhe ata ndryshuan sjelljen e tyre ndaj nesh, aq sa edhe toka në të cilën jetoja m’u bë si e huaj, si të mos e njihja fare. Kështu, ne vazhduam në atë gjendje për pesëdhjetë net. Sa për dy shokët shokët e mi, ata u mbyllën në shtëpitë e tyre duke qarë, ndërsa unë isha më i ri dhe më i qëndrueshëm se ata, prandaj dilja dhe falja namazin bashkë me muslimanët e tjerë, si dhe sillesha nëpër tregje, por askush nuk më fliste. Shkoja edhe tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i jepja selam, kur ai ulej me njerëzit pas namazit dhe thosha me vete duke dëshiruar: ” A do t’i lëvizë buzët Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të më kthejë selamin apo jo?” Pastaj falesha afër tij dhe i hidhja ndonjë shikim vjedhurazi. Kur unë filloja të falesha, ai kthehej nga unë, por, kur unë kthehesha drejt tij, ai e kthente fytyrën në anën tjetër. Kur kjo sjellje e ashpër e njerëzve ndaj meje zgjati shumë, u nisa dhe kapërceva murin e kopështit të Ebu Katadas, djalit të xhaxhait tim dhe njeriut më të dashur për mua. E përshëndeta por, për Allah, ai nuk ma ktheu përshëndetjen. I thashë: “O Ebu Katada! Të përgjërohem për Allahun! A e di se unë e dua shumë Allahun dhe fë Dërguarin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Ai heshti. I thashë përsëri duke iu përgjëruar për Hir të Allahut, por ai përsëri nuk foli. Iu luta për herë të tretë për Hatër të Allahut dhe më tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Prej këtu sytë më kulluan lotë dhe u ktheva derisa kalova murin. Një ditë, ndërsa po ecja nëpër tregun e Medines, papritur pashë një fshatar të krishterë nga Shami, i cili kishte ardhur të shesë drithrat e tij në Medine duke thënë: “Kush më çon tek Kab Ibn Maliku?” Njerëzit filluan t’i tregojnë atij duke bërë me shenjë nga unë, derisa erdhi tek unë dhe më dha një letër nga mbreti i Gassanit. Kur e hapa letrën, ç’të lexoj: “… Dhe më tej: Kam marrë vesh se miku yt (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të ka braktisur dhe është sjellë vrazhdë me ty. Megjithatë Allahu nuk do të të lë ty të jetosh në një vend ku ndjehesh i poshtëruar dhe ku të ka humbur e drejta. Eja, pra, tek ne dhe ne do të të ngushëllojmë!” Kur e lexova thashë me vete: “Edhe kjo është një sprovë tjetër!” Pastaj e mora letrën, e futa në furrë dhe ndeza furrën me të. Pasi kishin kaluar dyzet net nga pesëdhjetë të tilla, tek unë erdhi lajmëtari i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe më tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të urdhëron t’i rrish larg gruas tënde.” E pyeta: “A të ndahem?” Ai më tha: “Jo, vetëm rri larg saj dhe mos jeto me të.” Po të njëjtin urdhër Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ua kishte çuar edhe dy shokëve të mi. I thashë gruas sime: “Shko te familja jote dhe rri me ta, derisa Allahu të gjykojë për këtë çështje.” Ndërkohë gruaja e Hilal Ibn Umejjes shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Umejje është burrë i vjetër dhe pa ndihmë, nuk ka as shërbëtor që t’i rrijë pranë. A do të të prishej qejfi, nëse unë do t’i shërbeja atij?” Ai i tha: “Jo, por ai nuk duhet të të afrohet ty.” Ajo i tha: “Për Allah, ai s’ka asnjë dëshirë për asgjë! Për Allah, ai nuk ka pushuar së qari qysh kur i ndodhi ajo që i ndodhi e deri këtë ditë!” Pas kësaj disa pjesëtarë të fëmiljes sime më thanë: “Sikur edhe ti t’i kërkoje të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta lejonte gruan tënde të të shërbente ashtu siç e la gruan e Hilalit t’i shërbejë atij!” U thashë: “Për Allah, nuk do t’i kërkoj leje të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të. Ku ta di unë, se çdo të më thotë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nëse i kërkoj atij që ta lejojë atë të më shërbejë mua, ndërsa unë jam burrë i ri”. Më pas, unë mbeta në atë gjendje edhe për dhjetë net të tjera, derisa u bënë plot pesëdhjetë net, qysh kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kishte ndaluar njerëzit të na flisnin. Pasi fala namazin e Agimit mëngjesin e natës së pesëdhjetë, hipa në çati në një nga shtëpitë tona dhe qëndroja ulur në atë gjendje të cilën Allahu e përshkruan në Kuran. M’u ngushtua shumë vetja, madje edhe toka më dukej e ngushtë me gjithë hapësirën e saj. Atëherë dëgjova zërin e dikujt që ishte ngjitur në kodrën Sab, duke thirrur me zë të lartë sa mundte: “O Kab Ibn Malik! Gëzohu!” Menjëherë rashë në sexhde përpara Allahut i bindur se tashmë vërtet kishte ardhur çlirimi. I Dërguari i Allahu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte njoftuar se Allahu e kishte pranuar pendimin tonë kur kishte qenë duke falur namazin e Agimit. Pastaj njerëzit dolën të na urojnë. Disa përgëzues shkuan tek dy shokët e mi, ndërsa një kalorës nxitoi të vinte tek unë. Në të njëjtën kohë dikush nga fisi Beni Eslem erdhi mbi kalë dhe u ngjit në mal. Sigurisht që zëri i tij ishte më i shpejtë se kali. Kur erdhi për të më përgëzuar ai që ia dëgjova zërin, hoqa këmishën dhe xhyben time dhe ia vesha atij për lajmin e gëzuar që më solli. Për Allah, atë ditë nuk kisha rroba të tjera përveç atyre të dyjave. Pastaj mora hua dy rrobe të tjera, i vesha dhe u nisa drejt e tek i Dërguari i Allahu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Njerëzit më prisnin grupe- grupe, duke më uruar për faktin që Allahu e kishte pranuar pendimin tim. Ata thoshin: “Të urojmë që Allahu ta pranoi pëndimin.” Kur hyra në xhami, pashë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ulur mes njerëzve. Talha Ibn Ubejdilahu erdhi shpejt drejt meje, më shtrëngoi dorën dhe më uroi. Për Allah, asnjë nga muhaxhirët nuk u ngrit të vinte tek unë, përveç atij dhe unë kurrë nuk do t’ia harroj atë Talhasë. Kur e përshëndeta të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai më tha me fytyrë që shkëlqente nga gëzimi: “Gëzohu në ditën më të mirë që ke kaluar qysh kur të ka lindur nëna!” I thashë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A është kjo falje prej teje, o i Dërguari i Allahut, apo nga Allahu?” Ai më tha: “Jo, është nga Allahu.” Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gëzohej, fytyra e tij ndriçonte si të ishte një copë hëne dhe ne të gjithë e dinim këtë cilësi të tij. Kur u ula përpara tij, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, për arsye se Allahu e pranoi pendimin tim, unë do ta jap gjithë pasurinë time sadaka për Hir të Allahut dhe të të Dërguarit të Allahut.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Mba diçka nga pasuria jote. Kjo është më mirë për ty.” Thashë: “Atëherë do të mbaj për vete hisen time të Hajberit”-, dhe shtova: “O i Dërguari i Allahut! Në të vërtetë, Allahu më shpëtoi për shkak të sinqeritetit tim, kështu që pjesë e pendimit tim është që të flas vetëm të vërtetën sa të jem gjallë.” Për Allah! Nuk njoh askënd tjetër nga muslimanët që Allahu ta ketë ndihmuar për të thënë të vërtetën, sesa ç’më ka ndihmuar mua, qysh kur unë ia thashë atë të vërtetë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Prandaj, qysh atëherë e deri më sot, kurrë nuk kam menduar të gënjej. Shpresoj që Allahu të më ruajë prej saj edhe në këtë pjesë jete që më ka mbetur. Në këtë mënyrë Allahu i shpalli të Dërguarit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ajetin: “Allahu e ka falur Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), muhaxhirët dhe ensarët të cilët … dhe jini me ata që janë të vërtetë (në fjalë e në vepra).” (Kuran, 9:117-119)

Për Allah! Kurrë Allahu nuk më ka dhuruar mirësi më të madhe, përveç udhëzimit tim në Islam, sesa sinqeriteti im ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, të cilin nuk e mashtrova. Gënjeshtra do të më kishte sjellë shkatërrimin, ashtu siç u shkatërruan ata që gënjyen, sepse Allahu i përshkroi ata që mashtruan me cilësitë më të këqija që Ai ka përshkruar ndokënd tjetër, kur zbriti ajetet: “Kur të ktheheni tek ata, do t’ju betohen për Allahun që t’i lini. Largohuni prej tyre! Ata janë të ndyrë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Ky është dënimi për veprat e tyre. Ata do t’ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ta, dijeni se Allahu sigurisht që nuk është i kënaqur me popullin e pabindur.” (Kuran, 9:95-96). Kurse ne të tre ndryshonim plotësisht nga ata, arsyet e të cilëve i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pranoi pas betimit të tyre. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u mori atyre besën dhe iu lut Allahut cjë Ai t i falte ata, ndërsa çështjen tonë e la pezull, derisa për të gjykoi Allahu. Dhe tamam për këtë Allahu thotë: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa atëherë” (Kuran, 9:118)

Ajo që thotë Allahu në këtë ajet nuk bën fjalë për faktin që ne nuk morëm dot pjesë në luftë, por e ka fjalën për vonesën nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të gjykuar për çështjen tonë dhe për ta dalluar atë nga çështja e atyre, të cilët iu betuan atij dhe ai i fali ata duke ua pranuar atyre shfajësimet dhe arsyet që paraqitën.” (4418)

1700.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon: “Gjatë ditëve të luftës së Xhemelit Allahu më dhuroi shumë dobi nga një fjalë që e kisha dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pasi për pak sa nuk u bashkova me grupimin e Xhemelit (të devesë) dhe të luftoja përkrah tyre. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori vesh se persianët kurorëzuan mbretëreshë bijën e Kisras tha: “Ai popull që ia lë sundimin e vet në dorë një gruaje, kurrë nuk do të ketë sukses e mbarëvajtje.” (Ebu Bekra nuk luftoi në anën e grupit të Xhemelit, pasi ajo ushtri udhëhiqej nga një grua, Aishja radijAllahu ‘anha) (4425)

1701.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, gjatë sëmundjes në të cilën ndërroi jetë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i thirri Fatimes radijAllahu ‘anhu dhe i tha asaj diçka fshehtas, ndërsa ajo filloi të qajë. Pastaj ai e thirri atë përsëri dhe i tha diçka fshehurazi dhe ajo filloi të qeshë. Ne e pyetëm atë për këtë dhe ajo na tha: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më foli fshehtas dhe më tha se ai do të jepte shpirt në atë sëmundje që ai vdiq, kështu që unë qava; pastaj më foli përsëri fshehtas dhe më bëri të ditur se unë do të jem e para nga familja e tij që do t’i shkoj pas atij, kështu që unë qesha.” (4433, 4434)

1702.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Shpesh e dëgjoja Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thoshte se asnjë Pejgamber nuk vdes derisa t’i jepet e drejta të zgjedhë ndërmjet jetës së dynjasë ose jetës së Ahiretit. Kështu, gjatë sëmundjes në të cilën ai ndërroi jetë, unë e kam dëgjuar atë të thoshte me zërin që po i ngjirej: “Në shoqërinë e atyre mbi të cilët Allahu ka derdhur Mirësinë e Tij …” (Kuran, 4:69). Kjo më bëri të mendoj se edhe atij po i jepej e drejta të zgjidhte.” (4435)

1703.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte i shëndoshë, gjithnjë thoshte: “Nuk ka ndodhur kurrë që t’i merret shpirti ndonjë Pejgamberi pa e parë vendin e tij në Xhenet, pastaj i jepet jetë ose i lihet të zgjedhë.” Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u sëmur dhe iu afruan çastet e fundit, kur do t’i merrej shpirti, ai i humbi ndjenjat me kokën e vënë në këmbën time. Sapo erdhi në vete, e përqendroi shikimin lart nga çatia e shtëpisë, pastaj tha: “O Allah! Me shokët më të lartë!” Atëherë thashë me vete: ‘Pra, ai nuk do të rrijë më me ne!’ Pastaj e kuptova se kjo gjendje e tij ishte tamam vërtetim i fjalës së tij që ai gjithnjë na e përsëriste kur ishte shëndoshë.” (4437)

1704.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Sa herë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem sëmurej, ai i frynte vetes (duarve), duke kënduar muavvidhatet (dy suret e fundit të Kuranit: Kul eudhu birabi-bilfelek dhe Kul eudhu birab-bin-nas), pastaj fërkonte trupin me duar. Kur e kapi sëmundja prej së cilës ai ndërroi jetë, fillova unë t’ia këndoj ato dy sure që ai i këndonte gjithnjë. Pastaj e merrja dorën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ia kaloja lehtë mbi trupin e tij.” (4439)

1705.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Dëgjova Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem para se të vdiste, ndërsa shpinën e kishte mbështetur tek unë, të thoshte:

“O Allah! Më fal, më mëshiro dhe më bashko me shoqërinë më të lartë!” (4440)

1706.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vdiq duke qenë i mbështetur në kraharorin tim. Kështu që tani asnjëherë nuk më shqetëson agonia e vdekjes së askujt tjetër pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (4446)

1707.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: Aliu radijAllahu ‘anhu doli nga shtëpia e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë sëmundjes së tij në të cilën ai ndërroi jetë, dhe njerëzit e pyetën: “O Ebu Hasan! Si u gdhi sot i Dërguari i Allahut?” Ai u tha: “Me Mëshirën e Allahut është përmirësuar.” Pastaj Abbasi (xhaxhai i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e kapi për dore dhe i tha: “Për Allah që pas tri ditësh do të udhëhiqesh nga dikush tjetër. Për Allah, unë e ndiej se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do të vdesë pikërisht nga kjo sëmundje që e ka kapur. Unë e di mirë si duken fytyrat e bijve të Abdul-Muttalibit në prag të vdekjes. Hajde pra të shkojmë tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ta pyesim se kujt do t’i mbetet Kalifati. Në qoftë se do të na jepet neve, atëherë do ta dimë këtë gjë dhe, në qoftë se do të jetë i dikujt tjetër, atëherë txi themi që ai ta këshillojë sunduesin e ri që të kujdeset për ne.” Aliu i tha: “Për Allah! Në qoftë se ne ia kërkojmë Kalifatin të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai nuk na e jep atë neve, atëherë njerëzit nuk do të na e japin më atë kurrë pas tij. Dhe unë, për Allah, nuk do t’ia kërkoj atë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem/’ (4447)

1708.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një nga mirësitë e Allahut për mua ka qenë edhe fakti se i Dërguri i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vdiq në shtëpinë time, ditën e rradhës sime, i mbështetur në kraharorin tim dhe se Allahu bëri që pështyma ime të bashkohet me pështymën e tij në çastet e vdekjes së tij. Në ato çaste hyri tek unë Abdurr-Rrahmani (vëllai im), duke mbajtur në dorë kishte një shkop sivaku. Unë po mbaja në kraharor të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe vura re se ai po vështronte Abdurr-Rrahmanin. Nga kjo kuptova se ai donte sivakun dhe i thashë: “A t’ia marr atë për ty?” Ai bëri me kokë në shenjë pranimi. Kështu që unë e zbuta atë në gojën time, pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pastroi dhëmbët e vet me të. Përballë tij ishte një vorbë a një ibrik me ujë. Ai filloi të fusë duart në të dhe me to fërkonte fytyrën duke thënë: “Laa ilahe il-Allah – Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut! Vërtet që vdekja ka agonitë e veta!” Pastaj ngriti dorën lart dhe filloi të përsërisë: “Në shoqërinë më të lartë!” derisa iu mor shpirti dhe i ra dora. (4449)

1709.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Gjatë sëmundjes së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ne i futëm atij ilaç në njërën atë të gojës. Atëherë ai filloi të na e bëjë me shenjë duke dashur të thotë: “Mos më futni bar në gojë”. Ne thamë: “I sëmuri gjithnjë i urren barnat.” Kur u përmirësua dhe u ndie pak më mirë, ai tha: “A nuk ju ndalova të më shtini bar në gojë?” Ne i thamë: “(Menduam si për të gjithë), ngaqë i sëmuri i ka inat barnat.” Ai tha: “Të gjithë juve që jeni në dhomë futni ilaç në gojë duke ju parë unë, përveç Abbasit, pasi ai nuk ju ka parë se ç’më bëtë mua!” (4458)

1710.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu rëndua sëmundja dhe humbi ndjenjat, Fatimja (e bija) tha: “Oh, sa dhimbje për babain tim!” Ai i tha: “Nuk ka më dhimbje për babanë tënd pas kësaj dite!” (4462)

1711.  Aishja radijAllahu ‘anha thotë se I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vdiq në moshën 63 vjeç.

 

60 – TEFSIRI

 

1712.  Ebu Sejid Ibn Mual-la radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po falesha në xhami, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Më pas i thashë: “O i Dërguari i Allahut, unë po falesha.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: ‘Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij, kur ai ju thërret’.” (Kuran, 8:24). Pastaj ai më tha: “Para se të dalësh nga xhamia do të të mësoj një sure, e cila është surja më i madhe në Kuran”. Pastaj më kapi dorën dhe, kur u nis të dalë nga xhamia, i thashë: “A nuk më the se do të më mësoje një sure, e cila është surja më e madhe në Kuran?” Ai tha: “El-Hamdn lil- lahi Rabbil-alemin … (suren Fatiha) e cila është Sebëul Methani316 dhe Kurani Madhështor i cili më është dhënë mua.” (4474)

1713.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?” Ai më tha: “Që txi vësh shok Allahut, i Cili është Ai që të ka krijuar.” I thashë: “Ky vërtet është gjynah i madh”. E pyeta përsëri: “Po pastaj?” Ivfu përgjigj: “Të vrasësh birin tënd, nga frika se ai do të ushqehet me ty.” E pyeta përsëri: “Po pas tij?” Më tha: “Të bësh imoralitet me gruan e fqinjit.” (4477)

1714.  Muxhahidi thotë se mana është lloj rrëshire e ëmbël dhe selva-ja është shpendi (shkurtë). Said Ibn Zeid radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kë thënë: “Kama3U është mana-ja (pasi gjindet lehtë) dhe lëngu i saj shërben si ilaç për kurimin e sëmundjeve të syrit.” (4478)

1715.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar:

“Beni Israilët u urdhëruan: “Hyni te porta duke rënë në sexhde (apo të përkuleni me nënshtrim) dhe thoni: Hittatun / Falna ne!”-, por ata hynë duke u tërhequr zvarrë përtokë praptazi duke vepruar kështu ndryshe nga ç’u urdhëruan dhe thanë: “Hintatun – një kokër gruri në kalli”318 (4479)

1716.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Kënduesi ynë më i mirë i Kuranit është Ubej dhe gjykuesi ynë më i mirë është Aliu. Megjithëkëtë ne nuk i marrim disa thënie të Ubejit për arsye se ai thotë: ‘Nuk lë gjë që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem/-, ndërsa Allahu, më i Larti ka thënë: ‘Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, …'” (Kuran, 2:106) (4481)

1717.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu thotë: ‘Biri i Ademit gënjen ndaj Meje, ndonëse ai nuk ka aspak të drejtë ta bëjë këtë. Ai gjithashtu më fyen Mua, ndonëse nuk ka aspak të drejtë ta bëjë këtë. Gënjeshtra e tij ndaj Meje është kur pohon se Unë nuk kam fuqi ta rikthej atë në jetë, ashtu siç ka qenë. Ndërsa fyerja e tij ndaj Meje është kur thotë se

Unë kam fëmijë. Por Unë jam tepër i Lartë e i Lavdishëm për të pasur bashkëshorte apo fëmijëT (4482)

1718.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Mendimi im u përputh Fjalën e Allahut në tri gjëra”-, ose tha: “Zoti im u pajtua me mua (duke ma pranuar lutjen) tri herë. Herën e parë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur ta bëje Meknmin e Ibrahimit si vend për falje?” Herën e dytë thashë: “O i Dërguari i Allahut! Tek ti hyjnë i miri dhe i ligu! Po sikur t’i urdhëroje nënat e besimtarëve (gratë tuaja) që të mbuloheshin e të vinin ferexhe?!” Kështu, Allahu shpalli ajetin për mbulimin e grave. Herën e tretë mora vesh se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kishte qortuar disa nga gratë e veta, kështu që unë hyra tek ato dhe u thashë: “Ju, ose ndaloni së shqetësuari Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ose përndryshe Allahu do txi japë të Dërguarit të Vet gra më të mira se ju!” Kur shkova tek njëra prej tyre, ajo më tha:

“O Umer! A nuk ka me çfarë t’i këshillojë gratë e veta i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, që vjen ti për t’i këshilluar ato?” Atëherë Allahu zbriti ajetin: “Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t’ju zëvendësojë me gra më të mira se ju: myslimane, (që i nënshtrohen Vullnetit dhe Ligjit të Allahut), besimtare …” (Kuran, 66:5). (4483)

1719.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pasuesit e Librit (çifutët) e lexonin Teuratin në hebraisht dhe ua shpjegonin mulimanëve në arabisht. Për këtë shkak i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “As mos i besoni ithtarët e Librit dhe as mos i përgënjeshtroni, por thoni: ‘Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit …” (Kuran, 2:136) (4485)

1720.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ditën e Kiametit do të thirret Nuhu sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe do të thotë: ‘Lebejke ve Saadejke (i përgjigjem thirrjes Suaj dhe u bindem Urdhrave Tuaja), o Allah!’ Allahu do t’i thotë: ‘A e ke bërë përcjellë Mesazhin319?7 Nuhu do të thotë: ‘Po’. Pastaj do të pyetet kombi i tij: ‘A jua ka bërë të njohur Mesazhin Tonë?’ Ata do të thonë: ‘Nuk ka ardhur ndonjë këshillues tek ne/ Pastaj Allahu do t’i drejtohet Nuhut: ‘Kush do të dëshmojë për ty (që e ke njoftuar Mesazhin Tonë)?’ Ai do të thotë: ‘Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pasuesit e tij/ Kështu pra, ju do të dëshmoni se ai e ka njoftuar Mesazhin dhe i Dërguari (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të jetë dëshmitar përmbi ju. Ky është kuptimi i Fjalës së Allahut: ‘Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju.” (4487)

1721.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se kurejshët dhe ata që përqafonin fenë e tyre qëndronin në Muzdelife dhe e quanin veten Hums (të vendosurit ose njerëzit e Qabesë), ndërsa arabët e tjerë qëndronin në Arafat. Kur erdhi feja islame, Allahu e urdhëroi Pejgamberin e Tij të shkojë në Arafat dhe të qëndrojë atje dhe pastaj të largohet që andej. Kjo është domethënia e Fjalës së Allahut të Lartësuar: “Pastaj largohuni nga ky vend…” (Kuran, 2:199) (4520)

1722.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë thoshte: “o Allah, o Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)” (Kuran, 2:201) (4522)

1723.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “I varfër nuk quhet ai, të cilit i mjafton një a dy kokrra hurma ose një kafshatë a dy kafshata ushqim, por i varfër është ai që nuk lyp gjë prej njerëzve ose që nuk e shfaq fare varfërinë e tij. Këndoni, nëse doni, ajetin e Urtë: “Ata nuk lypin aspak prej njerëzve.” (Kuran, 2:273) (4539)

1724.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, një herë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi ajetin: “Është Ai që të ka shpallur ty (Muhamed) Librin, disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” (Kuran, 3:7).

Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në qoftë se sheh ata që ndjekin ajetet e paqarta, atëherë njerëz të tillë janë ata që Allahu i ka cilësuar se janë larguar nga e Vërteta, kështu që ruhuni prej tyre.” (4547)

1725.  Ibn Ebi Muljeka tregon: “Dy gra që po qepnin këpucë në një shtëpi u zunë me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre doli jashtë me një fëndyell të ngulur në dorë. Për këtë ajo paditi gruan tjetër. Çështja iu paraqit Ibn Abbasit radijAllahu ‘anhu. Ai tha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se njerëzve do t’u jepej ajo që kërkojnë, pa u provuar pretendimi i tyre, atëherë do të kishte humbur jeta dhe pasuria e kombit.” Kujtojani asaj (të pandehurës) Allahun dhe këndojani këtë ajet: “Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël, nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. Allahu nuk do t’u flasë atyre, as nuk do t’i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t’i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.” (Kuran, 3:77). Ata ia kujtuan asaj këtë dhe ajo pranoi. Pastaj Ibn Abbasi tha se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Duhet të betohet i pandehuri (pra i akuzuari, në mungesë të provave kundër tij).” (4552)

1726.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Shprehja “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!”, është thënë nga Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai u hodh në zjarr. U tha edhe nga Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur hipokritët i thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësojuni atyre!” Kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” (Kuran, 3:173) (4563)

1727.  Usama Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte hipur në gomar i veshur me një rrobë të trashë të endur në Fadak, ndërsa unë isha pas tij. Ai po shkonte të vizitonte

Saad Ibn Ubadan te fisi Beni Harith Ibn Hazrexh. Kjo ngjarje ka ndodhur para luftës së Bedrit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë një grupi njerëzish, në të cilin ndodhej edhe Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli para se të bëhej musliman. Kur ç’të shohësh! Në atë kuvend ishin përzier njerëz të feve të ndryshme: muslimanë, idhujtarë dhe çifutë. Aty ndodhej edhe Abdullah Ibn Revaha. Kur nga gomari u ngrit pluhur dhe i mbuloi ata njerëz, Abdullah Ibn Ubej • zuri hundën me rrobën e tij dhe tha: “Mos na bëni me pluhur.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndaloi, i zbriti gomarit dhe i ftoi ata për tek Allahu (që të pranojnë Islamin). U këndoi atyre edhe Kuran. Pas kësaj Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul tha: “O njeri! S’ka gjë më të mirë se sa ajo që po thua, në qoftë se ajo është e vërtetë. Prandaj mos na shqetëso në kuvendet tona. Kthehu te kafsha jote nga erdhe dhe, në qoftë se të vjen ndokush, atëherë lexoji atij përrallat e tua.” Atëherë Abdullah Ibn Revaha tha: “Jo, o i Dërguari i Allahut! Sille ç’ke për të na sjellë në këtë kuvend, sepse në të vërtetë, ne e duam shumë.” Kësisoj, muslimanët, paganët dhe çifutët filluan të fyejnë njëri-tjetrin aq sa qenë gati të përleshen. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi t7i qetësojë derisa pushuan, pastaj i hipi kafshës dhe vazhdoi rrugën, derisa hyri te Saad Ibn Ubada dhe i tha: “O Saad! A nuk e dëgjove çfarë tha Ebu Hubabi?!”,- Ebu Hubabi është Abdullah Ibn Ubej,- “Ai tha kështu e ashtu.” Saad Ibn Ubada tha: “O i Dërguari i Allahut! Fale dhe ndjeje atë. Betohem për Atë i që të zbriti ty Librin! Allahu e solli të Vërtetën që ta ka zbritur ty, në një kohë kur njerëzit e këtij qyteti oaz (Medines) kishin vendosur që ta kurorëzonin atë si prijës dhe t’i lidhin çallmën në kokë.

Por, kur Allahu e kundërshtoi vendimin e tyre me të Vërtetën që ta dha ty, Abdullah Ibn Ubein e mbyti xhelozia dhe prej saj ka vepruar ashtu siç e ke parë.” Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e fali atë, sepse asokohe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij i falnin politeistët dhe ithtarët e Librit, ashtu siç i kishte urdhëruar Allahu dhe i përballonin fyerjet dhe mundimet e tyre me durim. Kështu pra, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përmbajt fort parimeve të faljes ndaj tyre, për aq kohë sa Allahu e urdhëroi të mbante atë sjellje. Pastaj Allahu e lejoi t’i luftonte ata. Për këtë arsye, kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri luftën e Bedrit, ku nëpërmjet tij Allahu vrau fisnikët e parisë pagane kurejshe, Ibn Seluli dhe ata paganët që ishin me të thanë: “Kjo çështje tashmë duket qartë (Islami ka dalë ngadhënjimtar)” Në këtë mënyrë ata ia dhanë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për Islamin dhe u bënë muslimanë// (4566)

1728.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem disa burra nga hipokritët mbeteshin pas vazhdimisht dhe nuk shkonin me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në fushatat luftarake që ai ndërmerrte. Ata këna- qeshin që rrinin në shtëpi dhe që nuk i shkonin pas të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kthehej nga lufta, ata paraqisnin shfajësime të rreme dhe betoheshin, duke dëshiruar që të falënderohen për atë që nuk e kishin bërë. Për këtë zbriti ajeti: “Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar, pra, kurrsesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshki- mit; për ata do të ketë ndëshkim të dhembshëm.” (Kuran, 3:188) (4567)

1729.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se dikush e ka pyetur atë: “Në qoftë se do të ndëshkohet çdo njeri që gëzohet për atë që i është dhënë dhe që i pëlqen të lavdërohet për diçka që nuk e ka bërë, atëherë të gjithë ne do të ndëshkohemi!,/ Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu i tha: “Po ju ç’keni të bëni me këtë ajet? Ai përputhet me rastin kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thirri çifutët për t’i pyetur për diçka, por ata ia fshehën të vërtetën dhe i treguan atij diçka tjetër. Pastaj iu sollën atij sikur e meritonin që ai fi falënderonte, meqë iu përgjigjën pyetjevetë tij dhe u gëzuan për atë që kishin mbajtur të fshehur”320-, pastaj Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu këndoi ajetin e mësipërm Kuran, v.3:188) (4568)

1730.  Urva tregon se ka pyetur Aishen radijAllahu ‘anha për Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe në qoftë se frikësoheni se nuk mund t’i trajtoni mirë jetimet…” (Kuran, 4:3). Ajo i tha: “O biri i motrës sime! Bëhet fjalë për një jetime që është nën tutelën e një kujdestari, me të cilin ajo është bashkëpjesëtare në pasurinë e tij. Ndërkohë, kujdestarin e josh pasuria dhe bukuria e saj dhe ai dëshiron të martohet me të pa i dhënë mehrin e drejtë, ashtu siç do t’ia jepte asaj dikush tjetër, nëse do të martohej me të. Kështu pra, kujdestarë të tillë u ndaluan që të bënin këtë martesë, nëse nuk do të silleshin drejt me jetimet dhe t’u jepnin atyre vlerën më të lartë të mehrit që mund të merrnin shoqet e tyre të barabarta me to. Këta kujdestarë u urdhëruan nga Allahu të martohen me gra që do t’i zgjidhnin vetë sipas pëlqimit të tyre në vend të këtyre jetimeve. Pas zbritjes së këtij ajeti, njerëzit filluan të pyesnin të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe Allahu zbriti ajetin tjetër: “Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave …” (Kuran, 4:127)

Fjala e Allahut në ajet: ‘edhe pse dëshironi të martoheni me to’, bën fjalë për mosdëshirën e disave që të martoheshin me një jetime që kishte pak pasuri dhe bukuri. Kështu që atyre iu ndalua të martoheshin me ato femra jetime, që i dëshironin për pasurinë dhe bukurinë e tyre, përveçse nëse i trajtonin me drejtësi, për shkak të mosdëshirës që kishin për jetimet me pak pasuri dhe bukuri”. (4574)

1731.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu erdhën tek unë në këmbë te fisi Benu Selima, për të më vizituar kur isha sëmurë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më gjeti pa ndjenja. Ai kërkoi ujë, mori avdes pastaj më spërkati me ujë. Atëherë unë erdha në vete dhe i thashë: “Ç’më urdhëron të bëj me pasurinë time, o i Dërguari i Allahut?” Atëherë zbriti ajeti: ” Allahu ju urdhëron ju për sa i takon trashëgimisë së fëmijëve …” (Kuran, 4:11) (4577)

1732.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem disa njerëz pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A do ta shohim Zotin tonë Ditën e Ringjalljes?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po. A ka ndonjë vështirësi për ta parë diellin në mes të ditës, kur ai shkëlqen dhe nuk ka asnjë re në qiell?” Ata u përgjigjën: “Jo.” Ai tha: “A ka ndonjë vështirësi për ta parë hënën e plotë natën, kur ajo ndriçon plotësisht dhe nuk ka asnjë re në qiell?” Ata u përgjigjën: “Jo.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po kështu ju nuk do të keni asnjë vështirësi të shihni Allahut në Ditën e Ringjalljes, ashtu siç nuk keni vështirësi të shihni ndonjërin prej tyre (diellin ose hënën). Në Ditën e Ringjalljes një thirrës do të shpallë: ‘Çdo popull le të ndjekë atë që pati adhuruar!’ Atëherë çdo idhull dhe putë që ishte adhuruar në vend të Allahut, do të bjerë në Zjarrin e Xhehenemit, derisa nuk do të mbetet askush, përveç atyre që kishin adhuruar Allahun, të bindurit, të pabindurit dhe pjesa që mbetet nga ithtarët e Librave të Parë. Pastaj do të thirren çifutët dhe do t’u thuhet: ‘Cilin adhuruat ju?’ Ata do të përgjigjen: ‘Ne adhuruam Uzejrin, birin e Allahut/ Do t’u thuhet atyre: ‘Ju jeni gënjeshtarë pasi Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për bashkëshorte ose për bir! Çfarë doni tani?’ Ata do të thonë: ‘Zoti Ynë! Kemi etje. Na jep diçka të pimë/ Do t’iu bëhet me shenjë duke iu thënë: ‘A nuk po shkoni të pini?!’ Më pas ata do të grumbullohen drejt Zjarrit, i cili do të duket si një mirazh anët e të cilit do të jenë duke përpirë njëra-tjetrën. Pastaj ata do të bien në Zjarr. Më pas do të thirren të krishterët dhe do t’u thuhet atyre: ‘Cilin adhuruat ju?’ Ata do të thonë: ‘Ne adhuruam Isain (Jezusin), birin e Allahut/ Atyre do t’u thuhet: ‘Ju jeni gënjeshtarë, sepse Allahu kurrë nuk ka marrë kënd për bashkëshorte ose për bir!’ Pastaj do t’u thuhet: ‘Çfarë doni tani?’ Ata do të thonë ashtu siç tha populli para tyre (dhe do të hidhen në Zjarrin e Xhehenemit bashkë me çifutët). Pastaj, kur të mbetet mbeten vetëm ata që patën adhuruar Allahun, si të bindurit, ashtu edhe të pabindurit, Zoti i Gjithësisë do t7u shkojë, duke iu paraqitur në formën më të afërt, në të cilën ata e kishin parë. Atyre do t’u thuhet: ‘Për çfarë po prisni? Çdo popull shkoi pas asaj që ai adhuroi/ Ata do të përgjigjen: ‘Ne i braktisëm njerëzit në botë, kur kishim nevojë të madhe për ta dhe nuk i zumë ata miq e shokë. Tani po presim për Zotin tonë, të Cilin ne gjithnjë e adhuruam/ Allahu do t’u thotë: ‘Unë jam Zoti juaj/ Ata do të thonë dy a tri herë: ‘Ne nuk adhurojmë askënd e asgjë tjetër, përveç AllahutT (4581)

1733.  Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Më këndo (diçka nga Kurani).” I thashë: “Unë të të këndoj ty Kuran, ndërsa ai të ka zbritur ty?!” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Më pëlqen ta dëgjoj atë nga të tjerët.” Kështu, unë fillova të këndoj suren En-Nisa’ (Nr.4, Gratë). Kur arrita tek ajeti: “Si do të jetë atëherë kur Ne do të sjellim nga çdo komb dëshmues dhe do të të sjellim ty (o Muhamed) dëshmues mbi ata të gjithë?” (Kuran, 4:41) -, ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Ndalo!” dhe nga sytë i rridhnin lot!” (4582)

1734.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem disa muslimanë ishin me idhujtarët duke e shtuar numrin e tyre (kundër musli- manëve). Mund të ndodhte që ndonjë shigjetë e lëshuar të qëllonte ndonjërin prej atyre muslimanëve dhe ta vriste atë, ose që ndonjëri prej tyre të goditej me shpatë dhe të vritej. Për këtë Allahu zbriti ajetin: “Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e po e ngarkonin veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është

Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!” (Kuran, 4:97).

1735.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thotë se unë jam më i mirë se Junus Ibn Metta sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai vetëm ka gënjyer.” (4604)

1736.  Mesruku tregon se Aishja radijAllahu ‘anha ka tnënë: “Kush të thotë ty se Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka fshehur ndonjë gjë nga ajo që i është shpallur atij, sigurisht që ka gënjyer, sepse Allahu thotë në Kuran: ‘O i Dërguar (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Shpalle (Mesazhin) që të është zbritur ty nga Zoti yt dhe, nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke shpallur Mesazhin e Tij (nuk e ke çuar në vend Porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një popull që nuk beson/” (Kuran, 5:67). (4612)

1737.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne merrnim pjesë gjithnjë në fushatat luftarake me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa bashkëshortet nuk i merrnim me vete, kështu që i thamë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A të tridhemi?” Por ai na e ndaloi këtë gjë dhe më pas na lejoi që të martoheshim me një grua përkohësisht, duke i dhënë asaj (si pajë qoftë edhe) një fustan dhe pastaj këndoi ajetin: “O ju që keni besuar! Mos i bëni të paligjshme të mirat, të cilat Allahu i ka bërë të ligjshme për ju ,..” (Kuran, 5:87). (4615)

1738.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne nuk kishim tjetër pije alkoolike, veç asaj që prodhonim nga hurmat dhe që e quanim fadih. Një herë, kur isha në këmbë duke u shtënë pije Ebu Talhasë, filanit dhe filanit, erdhi një burrë dhe tha: “A ju ka mbërritur lajmi?” I thanë: “Ç’është ai lajm?” Ai tha: “Pijet alkoolike janë ndaluar.” Ata më thanë: “Derdhi këto poça, o Enes!”-, dhe nuk pyetën për to e nuk iu kthyen më atyre pas lajmit që solli ai burrë.” (4617)

1739.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na mbajti një ligjëratë të atillë, sa nuk kisha dëgjuar më parë si ajo. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Sikur të dinit atë që di unë, ju do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Kur e dëgjuan këtë, shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbuluan fytyrat dhe dëgjohej që ngashëronin. Ndërkohë dikush e pyeti: “Kush është babai im?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha që është filani (duke i thënë emrin). Kështu zbriti ky ajet: “O ju që keni besuar! Mos pyetni për gjëra që, nëse ju jepen të qarta, mund t’ju sjellin shqetësime…” (Kuran, 5:101) (4621)

1740.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Disa njerëz po e pyesnin të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me tallje. Kështu dikush do të thoshte: “Kush është babai im?” Dikush tjetër që kishte humbur devenë do të thoshte: “Ku është deveja ime?” Atëherë Allahu i Lartësuar zbriti për këtë ajetin: “O ju që jeni besuar! Mos pyetni për gjërat që, nëse ju jepen të qarta, mund t’ju sjellin shqetësime…” e deri në fund.” (Kuran, 5:101) (4622)

1741.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se kur zbriti ky ajet: “Thuaj: ‘Ai ka Fuqi të dërgojë ndëshkim mbi ju nga lart../” (Kuran, 6:65), i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “I mbështetem Fytyrës Sate të më ruash nga ky ndëshkim/’ Kur vazhdoi ajeti: “ose nën këmbët tuaja” (Kuran, 6:65), i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “I mbështetem Fytyrës Tënde të më ruash nga ky ndëshkim.” Por kur ajeti vazhdoi më tej: “Ose t’ju mbulojë me ngatërresa në luftë grupesh (fraksionesh e partish) dhe t’ju bëjë që të shijoni urrejtje e dhunë nga njëri-tjetri” (Kuran, 6:65), i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kjo është më e lehtë.” (4628)

1742.  Muxhahidi tregon: “Një herë e pyeta Ibn Abbasin radijAllahu ‘anhu: “A ka sexhde në suren Sad?” (Kuran, 38:24) Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu më tha: “Po”-, pastaj këndoi ajetin: “Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin…” deri te ajeti: “andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre” (Kuran, 6:84-90).

Pastaj Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tha: “Edhe Pejgamberi juaj (Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është prej atyre që janë urdhëruar për t’i ndjekur ata.” (4632)

1743.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon (se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë): “Askush nuk ka më shumë sedër dhe nuk është më xheloz sesa Allahu dhe, për këtë arsye, Ai i ka ndaluar rreptësisht të gjitha veprat e turpshme (marrëdhënie të paligjshme imorale) të hapura e të fshehura qofshin. Po kështu, askush nuk pëlqen të lavdërohet më shumë sesa Allahu dhe për këtë Ai e lavdëron Veten e Tij!” (4634)

1744.  Abdullah Ibn Zubejri radijAllahu ‘anhu tregon për këtë ajet (Kuran, 7:199)

“Allahu e urdhëroi Pejgamberin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të tregonte mëshirë dhe t’i falte njerëzit për sjellje të pahijshme ndaj tij.” (4643, 4644)

1745.  Said Ibn Xhubejri tregon: “Dikush i tha Ibn Umerit radijAllahu ‘anhu: “Çfarë mendon për luftën në kohë fitnesh (trazirash).” Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu i tha: “Po ti, a e di se ç’është fitneja? Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i luftoi politeistët dhe lufta kundër tyre qe kundër fitnes dhe jo lufta juaj kundër njëri-tjetrit që bëhet për pushtet!” (4651)

1746.  Semura Ibn Xhundub radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “Sonte (në ëndërr) më erdhën dy miq, të cilët më morën e më çuan te një qytet i ndërtuar me tulla ari e argjendi. Atje ne takuam njerëz, gjysma e trupit të të cilëve dukej se qenia më e pashme e krijesave qe ke parë ndonjëherë, ndërsa gjysmë tjetër si e njerëzve më të neveritshëm që ke parë ndonjëherë. Dy miqtë u thanë këtyre njerëzve: ‘Shkoni dhe zhytuni në atë lumë/ Kështu, ata u zhytën atje dhe pastaj erdhën tek ne; shëmtia e tyre ishte pastruar dhe tashmë ishin në pamjen më të mirë. Miqtë thanë: ‘I pari është Kopshti i Adnit (një kopshtet e Xhenetit) dhe ai do të jetë vendbanimi yt/ Pastaj shtuan: ‘Sa për njerëzit që ishin gjysmë të pastër dhe gjysmë të shëmtuar, ishin ata të cilët i kanë përzier punët e mira me të këqijat,

1747.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu, më i Madhi, i Gjithëfuqishmi thotë: ‘(O njeri!) Shpenzo në mirësi dhe Unë do të shpenzoj për ty/” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Dora e Allahut është plot dhe ky bollëk nuk ndikohet aspak nga shpenzimi i vazhdueshëm natë e ditë. A e shihni çfarë ka shpenzuar Ai, qëkurse krijoi qiejt dhe tokën, ndërkohë që Arshi (Froni) i Tij ndodhej mbi ujë? Prapëseprapë, e gjithë ajo që është në Dorën e Tij nuk është pakësuar aspak. Në Dorë të Tij është edhe Peshorja e Drejtësisë: Ai i ngre lart disa njerëz dhe të tjerë i ul poshtë.” (4684)

1748.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu ia shtyn afatxn keqbërësit, por, kur Ai e mbërthen atë, nuk e lëshon më kurrë”-, pastaj këndoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjyna he, Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër!” (Kuran, 11:102) (4686)

1749.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi a,s, ka thënë: “Kur Allahu cakton ndonjë çështje në qiell, melekët rrahin fletët në bindje të Fjalës së Tij që tingëllojnë si një zinxhir i tërhequr mbi një shkëmb. Kur t’u kalojë frika nga zemra e tyre, ata thonë: ‘Çfarë ka thënë Zoti juaj?/ Përgjigjja është: ‘Të Vërtetën. Ai është më i Larti, më i Madhi/ (Kuran, 34:23). Pastaj ata shejtanë që vjedhin diçka nga Fjala e Allahut qëndrojnë njëri mbi tjetrin. Mbase një zjarr ndriçues i ndezur fort e kap dhe e djeg përgjuesin e tyre përpara se t’ia japë lajmin tjetrit që është poshtë tij, ose mund të mos e kapë atë derisa ai t’ia përcjellë fjalën tjetrit poshtë tij dhe ai – tjetrit e kështu me radhë, derisa e përcjellin fjalën deri në tokë, (ose derisa fjala mbërrin deri në tokë – përcjellësi i dytë i hadithit nuk është i sigurt në këto fjalë). Pastaj fjala i fryhet falltarit a magjistarit, i cili i shton edhe njëqind gënjeshtra. Kështu pra, parashikimi i tij do të vërtetohet vetëm për atë fjalë të vjedhur nga lajmi qiellor, ndërsa njëqind gënjeshtrat do të mbeten mashtrime të tij. Dhe njerëzit do të thonë: ‘A nuk na tregoi ai se filan ditë do të ndodhë kjo apo ajo gjë? Ne pamë se u vërtetua ngjarja e parathënë nga fjalët e dëgjuara nga qielli,.,/ (4701)

1750.  Tregon Enesi radijAllahu ‘anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shumë herë lutej:

“O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga koprracia dhe nga përtacia, nga mosha e thyer dhe nga ndëshkimi i varrit, nga sprova e Dexhalit dhe nga sprovat e vështirësitë e jetës dhe të vdekjes.” (4707)

1751.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i sollën një copë mishi të pjekur nga këmba e parë, pasi ai e pëlqente atë shumë. Ai mori pak prej tij dhe tha: “Unë do të jem prijësi i njerëzimit Ditën e Kiametit. Po, a e dini përse? Allahu do t’i grumbullojë të gjithë njerëzit, të parët dhe të fundit, në një vend të lartë të gjerë, aq sa thirrësi do të jetë në gjendje t’i bëjë të gjithë ta dëgjojnë fjalën e tij dhe vëzhguesi do të ketë mundësi t’i shikojë të gjithë. Dielli do të ulet aq afër njerëzve, saqë ata do të provojnë shumë ankth e shqetësime dhe nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë e ta durojnë atë. Pastaj do të thonë: 7A nuk e shihni në ç’gjendje kemi arritur? A nuk po kërkoni ndonjërin që të ndërhyjë për ju tek Zoti juaj?7 Disa do t’u thonë të tjerëve: ‘Shkoni tek Ademi/ Kështu, ata do të shkojnë tek Ademi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe do t’i thonë: ‘Ti je babai i njerëzimit. Allahu të krijoi me Duart e Veta, të fryu shpirtin që e kishte krijuar për ty, i urdhëroi melekët (të të nderojnë) dhe ata ranë në sexhde nderimi para teje. Prandaj ndërmjetëso për ne tek Zoti yt! A nuk e sheh në ç’vështirësi jemi? A nuk e sheh në ç’gjendje kemi mbërritur?/ Ademi do t’u thotë: ‘Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Ai më ndaloi të haja nga një pemë në Xhenet, por unë nuk iu binda. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër, shkoni te Nuhu/ Ata do të shkojnë te Nuhu dhe do t’i thonë: ‘O

Nuh! Ti je i Dërguari i parë i Allahut te banorët e Tokës dhe Allahu të ka quajtur rob falënderues. Duam, pra, të ndërhysh për ne te Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?7 Ai do t’u thotë: ‘Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Në dynja unë pata një lutje (me përgjigje të sigurt) dhe atë e bëra kundër popullit tim. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni tek Ibrahimi!/ Kështu, ata do të shkojnë tek Ibrahimi dhe do t’i thonë: ‘O Ibrahim! Ti je Pejgamberi i Allahut dhe miku i afërt i Tij nga banorët e Tokës. Duam të ndërhysh për ne tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?/ Ai do t’u thotë atyre: ‘Sot Zoti im është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Kam gënjyer tri herë. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te dikush tjetër! Shkoni te Musai!’ Pastaj njerëzit do të shkojnë te Musai dhe do t’i thonë: ‘O Musa! Ti je i Dërguari i Allahut. Allahu të lartësoi mbi njerëzit e tjerë me Mesazhin e Tij dhe me të folurën e drejtpërdrejtë me ty. Duam të na ndërmjetësosh tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?/ Musai do t7u thotë: ‘Sot Zoti ime është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot. Dhe unë kam vrarë një njeri, të cilin nuk isha urdhëruar ta vras. Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndokush tjetër! Shkoni tek Isai!’ Kësisoj pra, njerëzit do të shkojnë tek Isai dhe do t’i thonë: ‘O Isa! Ti je i Dërguari i Allahu dhe Fjala e Tij (“Bëhu! – dhe ai u bë) që Ai ia dërgoi Merjemes dhe shpirt i krijuar nga Ai. Ti u fole njerëzve kur ishe foshnje në djep. Duam të ndërhysh për ne tek Zoti yt. A nuk e sheh në ç’gjendje jemi?7 Isai do t’u thotë: ‘Sot Zoti ime është zemëruar, aq sa nuk është zemëruar kurrë më parë kështu dhe as nuk do të zemërohet më si sot/ Ai nuk do të përmendë ndonjë gabim, por do të thotë: ‘Vetja ime! Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te ndonjë tjetër! shkoni te Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).1, Kështu pra, ata do të vijnë tek unë dhe do të më thonë: ‘O Muhamed (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)! Ti je i Dërguari i Allahut, i fundmi i Pejgamberëve dhe ty Allahu t’i ka falur të gjitha gjynahet, të parat dhe të fundit. Duam të na ndërmjetësosh tek Zoti yt. A nuk e sheh se në ç’gjendje ndodhemi?,,/ Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi: “Kështu, unë do të shkoj nën Arshin (Fronin) e Allahut dhe do të bie në sexhde për Zotin tim, më të Madhin, të Gjithëfuqishmin. Pastaj Allahu do të më frymëzojë t’i bëj Atij lavdërime e falënderime të larta, të cilat nuk ia ka mësuar kurrë ndokujt tjetër përpara meje. Pastaj do të thuhet: ‘O Muhamed! Ngrije kokën! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe do të të pranohet ndërmjetësimi!’ Unë do të ngre kokën dhe do të them: ‘Umeti im, o Zoti im! Pasuesit e mi, o Zoti im! Ndjekësit e rrugës sime, o Zoti im!’ Do të thuhet: ‘O Muhamed! Le të hyjnë në Xhenet të gjithë pasuesit e tu që nuk kanë llogari! Futi nga dera më e djathtë e Xhenetit, e cila do të jetë vetëm për ta, ndonëse ata do të hyjnë edhe nga dyert e tjera bashkë me njerëzit e tjerë (që do të hyjnë në Xhenet),.,/ Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Gjerësia e çdo dere të Xhenetit do të jetë sa largësia midis Mekës dhe Himjerit ose Busras (në Siri)!” (4712)

1752.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ditën e Ringjalljes njerëzit do të bien në gjunjë, çdo popull do të ndjekë Pejgamberin e tij dhe do t’i thotë: ‘O filan! Ndërhyj për ne (tek Allahu)!’-, derisa e drejta për ndërhyrje do t’i jepet Pejgamberit (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ajo do të jetë Dita, kur Allahu do ta ngrejë atë në vendin e lartë të lavdisë.” (4718)

1753.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se ky ajet është shpallur, në kohën kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fshihej në Mekë. Kur ai falej me shokët e tij, ai e ngrinte zërin kur këndonte Kuranin, por në qoftë se ndodhte që e dëgjonin paganët, ata e fyenin Kuranin, Atë (Allahun) që e zbriti Kuranin dhe kumtuesin e tij. Kështu që Allahu i Lartësuar i tha Pejgamberit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Gjatë namazit, mos lexo me zë të lartë”, pra Kuranin, që të mos e dëgjojnë kurejshët, që pastaj ta fyejnë Kuranin; “dhe as me zë tepër të ulët”, saqë të mos e dëgjojnë dot shokët e tu: “por kërko një rrugë të mesme.” (Kuran, 17:110) (4722)

1754.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ditën e Kiametit do të sillet edhe burri vigan i shëndoshë, por që përpara Allahut nuk do të peshojë as sa një krah mushkonje,,-/ dhe shtoi: “Po të doni lexoni ajetin: ‘…andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta, në Ditën e Kiametit’.” (Kuran, 18:105)

1755.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ditën e Ringjalljes vdekja do të sillet në pamjen e një dashi të larmë (të zi e të bardhë). Pastaj një thirrës do të bërtasë: ‘O populli i Xhenetitr Atëherë ata do të zgjaten dhe do të shohin me vëmendje. Thirrësi do të thotë: ‘A e njihni këtë?r Ata do t7i përgjigjen: ‘Po, kjo është vdekja’-, ndërkohë të gjithë do ta kenë parë atë. Pastaj dashi do të theret dhe thirrësi do të thotë: ‘O populli i Xhenetit! Përjetësi për ju dhe jo vdekje! O populli i Xhehenemit! Përjetësi për ju dhe jo vdekje!’ Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi vargun: ‘Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit, kur do të japin llogari, ndonëse tani ata janë të shkujdesur” (Kuran, 19:39) dhe tha: “Ata që janë në gjendje pakujdesie janë njerëzit e kësaj bote “dhe ata nuk besojnë.” (4370)

1756.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Uvejmiri shkoi tek Asim Ibn Adiju, që ishte i pari i fisit Beni Axhlan dhe i tha: “Ç’thoni për një burrë i cili e gjen gruan e tij me një burrë tjetër? A ta vrasë atë burrë pastaj ju ta vrisni atë, apo si t’ia bëjë? Të lutem pyete për mua të

Dërguarin e Allahut për këtë çështje.” Kështu, Asimi shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut!” Ai e pyeti për atë çështje, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk e pëlqeu pyetjen dhe e quajti atë të turpshme. Kur Uvejmiri e pyeti Asimin për përgjigjen e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai iu përgjigj se i Dërguari i Allahut nuk i pëlqen pyetjet e tilla dhe e quajti atë të turpshme. Uvejmiri tha: “Për Allah! Nuk do të ndalem së pyeturi, derisa të pyes për të të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. Kështu, ai shkoi dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dikush ka gjetur një burrë tjetër me gruan e tij! A ta vrasë atë dhe pastaj ju ta vrisni atë (sipas ligjit të barazisë në ndëshkim – kisas), apo si t’ia bëjë?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Allahu ka zbritur pjesë Kurani për ty dhe për gruan tënde.” Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i urdhëroi për të bërë mallkimin e ndërsjellë, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Librin e Tij. Në këtë mënyrë Uvejmiri bëri mallkimin e ndërsjellë me gruan e tij dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se do ta mbaj, do ta keqtrajtoj.” Kësisoj, ai e ndau gruan dhe pas tij një veprim i tillë u bë traditë për të gjithë ata zbatonin mallkimin e ndërsjellë. Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Shikoni! Në qoftë se gruaja e Uvejmirit lind fëmijë të zi, me sy të zinj të mëdhenj të futur thellë, me këllqe të mëdha dhe me këmbë të shëndosha, atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka thënë të vërtetën për gruan e tij. Por, në qoftë se ajo lind fëmijë të kuq si hardhuca (lloj hardhuce tropikale), atëherë e vetmja gjë që mund të mendoj, është se Uvejmiri ka gënjyer për gruan e tij”. Më vonë, ajo lindi një fëmijë që erdhi sipas përshkrimit të dhënë nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në rastin kur Uvejmiri do të kishte të drejtë. Prej atëherë, fëmija u thirr në emër të nënës së tij.” (4745)

1757.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Hilal Ibn Umeja e akuzoi gruan e tij te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ajo e kishte tradhtuar atë me Shanik Ibn Sehman. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Hilalit: “Ose sill dëshmi (katër dëshmitarë), ose do të marrësh ndëshkimin në kurriz.” Hilali i tha: “O i Dërguari i Allahut! Në qoftë se dikush nga ne sheh dikë mbi gruan e tij, a të shkojë e të kërkojë dëshmitarë?!” Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi të përsëriste: “Ose dëshmi, ose ndëshkim mbi kurriz.” Pastaj Hilali tha: “Për Atë i Cili të ka çuar ty me të Vërtetën! Unë po tregoj të vërtetën dhe padyshim që Allahu do të të shpallë diçka që do të ma ruajë kurrizin tim nga ndëshkimi.” Kështu, Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemzbriti dhe i shpalli Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Nëse një burrë e akuzon gruan e tij … nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.” (Kuran, 24:6-9). Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u largua dhe çoi dikë të thërriste gruan e Hilalit. Ajo erdhi me Hilalin, i cili u betua (ajeti 6 dhe 7) për të vërtetuar akuzën, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po thoshte: “Në të vërtetë, Allahu e di që njëri prej jush është gënjeshtar, prandaj kush do të pendohet?” Pastaj u ngrit gruaja dhe bëri katër betime (ajeti dhe, kur po bënte betimin e pestë (ajeti 9), njerëzit e ndaluan dhe i thanë: “Ky do të sjellë patjetër zemërimin e Allahut mbi ty, nëse je fajtore.” Kështu ajo u lëkund dhe hezitoi aq shumë, saqë menduam se do të tërhiqej. Por pastaj ajo tha: “Nuk do ta njollos nderin e familjes sime për kohën që ka mbetur,,-/ vazhdoi betimin e pestë (ajeti 9). Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vështrojeni atë! Në qoftë se ajo lind fëmijë me sy të zinj, me këllqe të mëdha dhe kofsha të shëndosha, atëherë ai është fëmija i Sharikut.” Më vonë ajo lindi një fëmijë me ato cilësi. Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po të mos ishte vendosur çështja nga Ligji i Allahut në Librin e Tij, unë do ta kisha ndëshkuar atë ashpër.” (4747)

1758.  Enes Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu tregon se dikush pyeti: “O Pejgamberi i Allahut! Si do të sillet femohuesi përmbys me fytyrën e tij Ditën e Kiametit?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “A nuk do të ishte në gjendje Ai, që e bëri njeriun të ecë në këmbë në këtë jetë, ta bëjë atë që të ecë në fytyrën e vet Ditën e Kiametit?!” Katada shton: “Po padyshim, për Fuqinë e Zotit Tonë!” (4760)

1759.  Mesruku tregon: “Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu i thanë se dikush po i mbante një ligjëratë fisit Kinde, duke i thënë: “Ditën e Kiametit do të vijë një tym dhe do t’u marrë hipokritëve dëgjimin dhe shikimin, ndërsa besimtarët do t’i kapë vetëm një ftohje e lehtë prej tij.” Ibn Mesudi ishte i mbështetur. Kur dëgjoi këto fjalë, ai u inatos, pastaj u ngrit dhe tha: “Ai që di diçka, le ta thotë, ndërsa ai që nuk di, le të thotë: ‘Allahu e di më mirë’-, sepse pjesë e diturisë është edhe të thuash: ‘nuk e di7-, për një gjë që nuk e di. Allahu i ka thënë Pejgamberit të Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s’jam’. (Kuran, 38:86). Kurejshët u ngadalësuan shumë për të pranuar Islamin, kështu që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut kundër tyre duke thënë: ‘O Allah! Më ndihmo kundër tyre duke dërguar kundër tyre shtatë vjet zie si shtatë vitet e Pejgamberit Jusuf/ Kështu, ata i goditi një vit i tmerrshëm thatësire sa u shkatërruan gjatë tij derisa hëngrën edhe ngordhësirat dhe kockat. Pastaj filloi t’u duket diçka si tym ndërmjet qiellit dhe tokës (nga uria e tmerrshme). Pastaj Ebu Sufjani shkoi në Medine te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: ‘O Muhamed! Ti erdhe të na udhëzosh që të shkojmë mirë me farefisin. Dhe ja, farefisi yt tani janë shkatërruar krejt! Lutju pra Allahut (t’ua lehtësojë atyre gjendjen)’.” Pastaj Ibn Mesudi këndoi ajetet: “Pritni atëherë për Ditën kur qielli do të nxjerrë tym që shihet qartë, duke i mbuluar njerëzit: ky është një ndëshkim i dhimbshëm. (Do të thonë): “Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin! Vërtet që do të bëhemi besimtarë!” Si mund të ketë paralajmërim për ta (në një kohë kur atyre u ka shkuar tashmë ndëshkimi), kur një i Dërguar që i sqaron gjërat qartë tashmë ka shkuar mes tyre?! Pastaj ata ikën prej tij (Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe thanë: “Ai është i mësuar (i shtyrë nga ndonjë njeri tjetër), një i çmendur/ Vërtet që Ne do ta largojmë ndëshkimin për pak kohë, por sigurisht që ju do të ktheheni (aty në atë gjendje që ishin më parë).” (Kuran, 44:10-15). Pastaj ai shtoi: “Pas kësaj, atyre iu ndal ndëshkimi, por ata u kthyen përsëri në mosbesimtarë, në rrugën e tyre të vjetër. Por kush do t’ua largojë atyre ndëshkimin në Jetën e Pastajme kur t’u vijë? Për këtë Allahu i frikësoi kështu: ‘Ditën kur Ne do t’ju kapim ju me shtrëngimin më të madh, padyshim që Ne do të kërkojmë hakmarrje të plotë!’ (Kuran, 44:16). Dhe kjo qe dita e luftës së Bedrit. Po kështu edhe fjala ‘Lizama – Kështu që ai (dënimi) do të jetë për ju i pashmangshëm’ (Kuran, v.25:77) i referohet ditës së Bedrit. Ndërsa fjala: ‘Elif-Lam-Mim. Romakët u thyen në afërsi të tokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë7 (Kuran, 30:1-3)’, tashmë është përmbushur’. ” (4774)

1760.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “Unë kam përgatitur për robërit e mi të drejtë e të përkushtuar gjëra të atilla që syri kurrë nuk i ka parë, që veshi kurrë nuk i ka dëgjuar dhe që nuk i kanë shkuar në mendje njeriut ndonjëherë.” Pastaj Ebu Hurejra shton: Nëse dëshironi lexoni ajetin: “Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë” (Kuran, 32:17). (4779)

1761.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Unë kam qenë xheloze për ato gra që ia kishin dorëzuar vetveten të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe thosha: “A e dorëzon gruaja veten?! Por kur Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Ti (Muhamed) mund të largosh kë të duash prej tyre (radhën e bashkëshorteve) e të afrosh kë të duash e nuk është gjynah për ty që t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar” (Kuran, 33:51). Unë i thashë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘Më duket se Zoti yt nxiton vetëm të të plotësojë dëshirat’!” (4788)

1762.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pasi u shpall ajeti: “Ti (Muhamed) mund të largosh (radhën e) kë të duash prej tyre e të afrosh (radhën e) kë të duash e nuk është gjynah për ty që t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar” (Kuran, 33:51), i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i merrte leje asaj gruaje prej nesh që kishte radhën, në qoftë se ai donte që atë natë të shkonte tek një tjetër, e cila nuk e kishte radhën. Dhe i thosha atij: “Në qoftë se unë nuk të jap leje që të shkosh te bashkëshortet e tjera, unë nuk do të lejoja që mirësia jote, o i Dërguari i Allahut, t’i dhurohej ndokujt tjetër në vendim tim!” (4789)

1763.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Seudaja radijAllahu ‘anhu (bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli jashtë për një nevojë në kohën kur ishte bërë detyrim mbulesa për të gjitha gratë muslimane. Ajo qe një grua e madhe dhe e shëndoshë dhe gjithkush që e kishte njohur atë më parë mund ta dallonte që ishte ajo. Kështu, atë e pa Umeri radijAllahu ‘anhu dhe i tha: “O Seuda! Për Allah, nuk mund të na fshihesh. Mendo si të dalësh që të mos njihesh.” Ajo u kthye në shtëpi kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në shtëpinë time duke ngrënë darkë dhe në dorë kishte një copë mishi. Ajo hyri dhe tha: “O i Dërguari i Allahu! Dola jashtë se kisha një nevojë dhe Umeri më tha kështu e ashtu.” Pastaj Allahu i zbriti atij frymëzimin dhe, kur i kaloi ajo gjendje me kockën e mishit akoma në dorë, ai i tha (Seudas): “Jeni të lejuara të dilni jashtë për nevojat tuaja.” (4795)

1764.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Eflahu, vëllai i Ebu Kuajsit më kërkoi leje për të ardhur tek unë për vizitë pasi zbritjes së ajetit që urdhëronte mbulesën e grave muslimane. Thashë me vete: “Nuk do t’i jap leje, derisa t’i marr leje Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të, sepse nuk ishte vëllai i Ebu Kuajsit, por gruaja e Ebu Kuajsit që më kishte dhënë gji.” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi tek unë dhe i thashë: ‘O i Dërguari i Allahut! Eflahu, vëllai i Ebu Kuajsit, më kërkoi leje për të ardhur tek unë për vizitë, por unë nuk e lejova derisa të të merrja leje ty.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Ç’të pengoi që ta lejoje? Ai është xhaxhai yt.” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Nuk është ai që më ka dhënë gji, por gruaja e Ebu Kuajsit. Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Lëre të vijë, sepse ai është xhaxhai yt. Taribet Jeminuki.” (4796)

1765.  Kab Ibn Uxhra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyetën: “Ne e dimë se si të të përshëndesim me selam, por si të lutemi për ty (pra, si të bëjëmë salavate)?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Thoni:

Allahumme sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin, kema sal-lejte ala ali

Ibrahim, in-neke hamidun mexhidun. Allahumme harik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema harekte ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhidun! : O Allah dërgo salavate (mirësi, nderime, mëshirë) mbi Muhamedin dhe mbi familjen dhe ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç dërgove salavate mbi familjen dhe pasardhësit e Ibrahimit, sepse Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi! O Allah! Bekoje Muhamedin dhe familjen e ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç i bekove familjen e pasardhësit e Ibrahimit, sepse Ti je i Denji për të gjitha lavdërimet, më Madhështori në Lavdi!” (4797)

1766.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë ne i thamë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut! E dimë si ta bëjmë selamin, por si të të dërgojmë ty salavate (lutje që Allahu të të bekojë)?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Thoni:

Allahumme sal-li ala Muhammedin abdike ve resulike, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamedin kema barekte ala Ibrahime – O Allah! Dërgo salavate mbi Muhamedin, robin dhe të dërguarin Tënd, ashtu siç dërgove salavate mbi familjen e Ibrahimit; dhe bekoje Muhamedin dhe mbi familjen e ndjekësit e Muhamedit, ashtu siç e bekove Ibrahimin.” (4798)

1767.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Musai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte njeri i turpshëm dhe kjo sjell kuptimin e ajetit: “O ju që keni besuar! Mos jini si ata që e fyen Musain, por Allahu e pastroi atë nga (shpifja) që i ngjitën dhe ai ishte i nderuar tek Allahu’.” (Kuran, 33:69). (4799)

1768.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, (Kuran, 26:214) atë ditë ai u ngjit në kodrën Safa dhe thirri: “O Sabahahl” Të gjithë kurejshët dolën, u grumbulluan rreth tij dhe e pyetën: “Ç’ke?” Ai u tha: “Dëgjoni! Sikur t’ju lajmëroja se armiku do t’ju sulmojë në mëngjes ose në mbrëmje, a do të më besonit?” I thanë: “Sigurisht që po.” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Unë jam këshillues për ju përballë një ndëshkimi të rreptë.” Atëherë Ebu Lehebi tha: “U shofsh! A vetëjn për këtë shkak na mblodhe?” Kështu Allahu zbriti: “Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe i shuar qoftë ai!” (Kuran, 111:1) (4801)

1769.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Disa paganë mekas, të cilët kishin bërë shumë vrasje dhe jetë tepër të shthurur e me imoralitet, shkuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thanë: “O Muhamed! Gjithçka që ti thua dhe që i fton njerëzit drejt saj është e mirë. A mund të na tregosh nëse ka ndonjë shlyerje për veprat (e liga) që kemi bërë më parë.” Atëherë zbriti ajetet: ” (Robër të të Gjithëmëshirshmit janë) …edhe ata që nuk i luten tjetër zoti, pos Allahut, që nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse kur e do e drejta (islame) dhe që nuk bëjnë kurvëri…” (Kuran, 25:68); dhe: “Thuaj: “O robërit e Mi që i keni bërë keq vetes (me ligësi e gjynahe)! Mos i humbi shpresat nga Mëshira e Allahut! Në të vërtetë, Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti.” (Kuran, 39:53). (4810)

1770.  Abdullahi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një rabin çifut shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O Muhamed! Kemi mësuar se Allahu do t’i vendosë të gjithë qiejt në një gisht, (shtatë) tokat në një gisht, pemët në një gisht, ujin e dheun në një gisht dhe çdo gjë tjetër në një gisht, pastaj do të thotë: ‘Unë jam Mbreti’.” Nga kjo fjalë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qeshi sa iu dukën dhëmbët e mesit dhe kjo si vërtetim për fjalën e rabinit. Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi ajetin: “Dhe ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij!” (Kuran, 39:67). (4811)

1771.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “(Ditën e Kiametit) Allahu do ta mbërthejë Tokën (në grushtin e Tij), do t’i mbështjellë qiejt me Dorën e Tij të Djathtë e do të thotë: ‘Unë jam, Mbreti. i janë mbretërit e tokës?'” (4812)

1772.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndërmjet dy fryrjeve të Surit do të jenë dyzet.” Njerëzit e pyetën: “O Ebu Hurejra, dyzet ditë?” Unë nuk pranova të përgjigjem. Ata thanë: “Dyzet vjet?” Unë nuk pranova të përgjigjem. Ata thanë: “Dyzet muaj?” Unë nuk pranova të përgjigjem, por shtova: “Çdo gjë e trupit të njeriut do të zhduket përveç kockës së unazës së fundit të kërbishtes dhe prej kësaj kocke Allahu do të ribëjë trupin siç ka qenë!” (4814)

1773.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte lidhje gjaku me çdo degë të fisit Kurejsh. Për këtë arsye ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u pati thënë: “Nuk dua gjë tjetër prej jush, veçse të silleni mirë me mua për afërsinë që kam me ju”.” (4818)

1774.  Hadithi i Ibn Mesudit radijAllahu ‘anhu nr. 1753/4774 në suren Er-Rum vazhdon: “Pastaj ata iu kthyen idhujtarisë së tyre dhe Allahu i frikësoi kështu: ‘Ditën kur Ne do t’ju kapim me shtrëngimin më të madh, padyshim që do të kërkojmë hakmarrje të plotë.1, (Kuran, 44:16). Kjo qe dita e luftës së Bedrit. Po kështu edhe fjala ‘Lizama – Kështu që ai (dënimi) do të jetë për ju i pashmangshëm/ (Kuran, 25:77) i referohet ditës së Bedrit.”

1775.  Dhe këtu shtohet në vazhdim: “Ata thanë: ‘Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin, vërtet që do të bëhemi besimtarë!’ Pas kësaj iu shpall Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: ‘Në qoftë se Ne e* largojmë ndëshkimin prej tyre, ata do të kthehen përsëri në besimin e tyre të parë/ Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu lut Zotit të vet dhe Ai e largoi dënimin prej tyre, por më pas ata u kthyen përsëri tek idhujt e tyre. Si përfundim Allahu i ndëshkoi ata duke u hakmarrë Ditën e Bedrit/7 (4822)

1776.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu i Madhëruar thotë: ‘Biri i Ademit më fyen Mua pasi ai mallkon kohën. Por “koha” jam Unë: në Dorën Time është gjithçka dhe Unë sjell ndërrimin e ditës me natën!,,/ (4826)

1777.  Aishja radijAllahu ‘anha. bashkëshorte e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tregon: “Nuk e kam parë asnjëherë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të qeshë duke hapur gojën sa t’i dukej gjuhëza në fund të gojës: ai gjithnjë vetëm buzëqeshte …” Pjesa tjetër e këtr[hadithi është përmendur në nr. 1355/3206. (4828, 4829)

1778.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i bëri krijesat dhe pas përfundimit të krijimit, lidhja e fisnore u ngrit dhe u kap pas Mëshiruesit. Ai i tha: ‘Ç’është?’ Ajo tha: ‘Në këtë pozitë kërkoj të më ruash nga ndërprerja (e lidhjeve fisnore)/ Atëherë Allahu tha: ‘A do të pranoje e të kënaqeshe, nëse Unë’e mbaj mirë atë që të mban ty dhe ia ndërpres mbështetjen Time atij që ndërpret ty?7 Ajo tha: ‘Po, o Zoti im!/ Pastaj Allahu tha: ‘Kjo pra është për ty’.” Pastaj Ebu Hurejra shtoi: Nëse doni mund të lexoni: “A do të bënit ju pabesi e të këqija në tokë dhe të cënonit lidhjet fisnore, po t’ju jepej sundimi?” (Kuran, 47:22). (4830)

1779.  I njëjti hadith përcillet si më lart, por fjalët: “Nëse doni, mund të lexoni”-, i thotë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe jo Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu (4831)

1780.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit do të hidhen në Zjarr, ndërsa ai do të thotë: ‘A ka më (për të ardhur)?’ (Kuran, 50:30) derisa Allahu do të vërë Këmbën e Tij mbi të e atëherë Xhehenemi do të thotë: ‘Mjaft! Mjaft’!” (4848)

1781.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xheneti dhe Zjarri bënë fjalë. Zjarri tha: ‘Më është dhënë privilegji që unë të pres arrogantët dhe tiranët.” Xheneti tha: ‘Ç’është me mua? Pse vetëm të dobëtit dhe të përulurit hyjnë tek unë?’ Atëherë Allahu, i Lartësuari me Madhështi, më i Larti, i tha Xhenetit: ‘Ti je Mëshira Ime dhe Unë mëshiroj me ty kë të dua nga robërit e mi/ Pastaj Allahu i tha Zjarrit: ‘Ti je mjeti Im i ndëshkimit dhe Unë ndëshkoj me ty kë të dua nga robërit e mi, por secili prej jush do të ketë pjesën e vet për t’u mbushur/ Sa për Zjarrin, ai nuk do të mbushet plotësisht, derisa Allahu të vendosë Këmbën e Tij mbi të dhe ai të thotë: ‘Mjaft! Mjaft! Mjaft!’ Atëherë ai do të jetë i mbushur dhe anët e tij do të ngjeshen e do të afrohen pranë njëra-tjetrës. Allahu, i Lartësuari, Madhështori, nuk i bën padrejtësi askujt nga krijesat e Veta. Dhe sa për Xhenetin, Allahu, Gjithëkrijuesi, Mëshirëploti do të bëjë krijesa të reja (hyritë dhe shërbëtorët e Xhenetit) për ta mbushur atë.” (4850)

1782.  Xhubejr Ibn Mutëim radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të këndonte suren Et-Tur (Nr.52) në namazin e akshamit. Kur arriti te këto ajete: “A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?! A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)? (Kuran, 52:35-37), ai tha: “Sa nuk më doli zemra nga vendi”.” (4854)

1783.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që betohet dhe pa dashje përmend Latën dhe Uzzën (idhuj të arabëve paganë para Islamit), duhet të thotë: “Laa ilahe il-lAllah” – Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut; dhe kushdo që i thotë shokut të tij: ‘Eja të luajmë bixhoz’, duhet të japë sadaka (për shlyerje të gjynahit).” (4860)

1784.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se ky ajet i ka zbritur Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Mekë, ndërsa unë atëherë kam qenë fëmijë lozonjare:

“Por, për më tepër, Ora (Dita e Kiametit) është afati i tyre (për shpërblimin e tyre të plotë) dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhur!” (Kuran, 54:46). (4876)

1785.  Tregon Abdullah Ibn Kais radijAllahu ‘anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë (në lidhje me këto Kopshte):

‘”Dy Kopshte argjendi, enët e tyre dhe gjithë ç’gjendet në to dhe dy Kopshte floriri, enët e tyre dhe gjithë ç’gjendet në to. Dhe asgjë tjetër nuk do t’i pengojë banorët e Xhenetit të Adnit që të shohin Zotin e tyre, përveç perdes së Madhështisë mbi Fytyrën e Tij!” (4878)

1786.  Abdullah Ibn Kajsi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka dëftuar: “Në Xhenet është një tendë e ndërtuar nga një perlë e vetme si zgavër gjashtëdhjetë milje e gjerë. Në çdo kënd të saj ka gra të cilat nuk do t’i shohin të tjerat në këndet e tjera. Besimtarët do t’i vizitojnë dhe do të kënaqen me to.” (Pjesa tjetër e hadithit përmendet në hadithet me nr. 1785, 1374 dhe 1375) (4879, 4880)

1787.  Aliu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me Zubejrin dhe Mikdadin dhe na tha: “Ecni derisa të arrini kopshtin Hah dhe aty do të gjeni Dhaineten. Ajo ka me vete një shkresë, kështu që ia merrni atë asaj.” Kështu u nisëm duke i nxituar fort kuajt tanë si në garë derisa arritëm kopshtin dhe ja! Aty gjejmë Dhainën dhe i thamë: “Nxirre shkresën!” Ajo tha: “Unë s’kam me vete ndonjë shkresë.” I thamë: “Ose do ta nxjerrësh shkresën, ose do të t’i heqim rrobat!” Kështu, ajo e nxori letrën nga gërshetat e saj dhe ne ia çuam Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur ja! Në të lexojmë se ajo shkresë ishte nga Hatib Ibn .Ebi Beltea dhe u drejtohej disa paganëve nga Meka, të cilëve u tregonte për disa plane të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ç’është kjo, o Hatib?” Ai tha: “Mos u nxito kundër meje, o i Dërguari i Allahut! Unë jetoja me kurejshët, por nuk isha fis me ta. Shumë nga muhaxhirët që janë me ty kanë të afërm të cilët ua mbrojnë familjet dhe pasurinë në Mekë. Kështu që lidhjen e munguar fisnore desha* ta zëvendësoj duke u dhënë atyre një ndihmë, që të mund ta shfrytëzoja për të më ruajtur të afërmit e mi atje. Unë nuk e bëra këtë si akt mohimi apo braktisjeje të fesë sime.// Pas kësaj, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ” Ai ju ka thënë të vërtetën!// Ndërsa Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “Më lër, o i Dërguari i Allahut, t’ia pres kokën!”-, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai ka marrë pjesë në Luftë e Bedrit dhe, ku ta dish?! Mbase Allahu i Madhëruar i ka parë mirë njerëzit e Bedrit dhe ka thënë: ‘Bëni ç’të doni, sepse Unë jua kam falur të gjitha gjynahef.” Përcjellësi tjetër i hadithit thotë se për këtë zbriti ajeti Kuranor: “O ju që keni besuar! Mos i bëni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj (mosbesimtarët, politeistët) miq e shokë.” (Kuran, 60:1). (4890)

1788.  Umm Atija radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne i dhamë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa ai na këndoi ajetin Fisnik: “… Se ato nuk do të bashkojnë gjë në adhurim me Allahun…” (Kuran, 60:12). Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithashtu na ndaloi të vajtojmë të vdekurit. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha këtë, një grua e tërhoqi dorën nga dhënia e besës dhe tha: “Po filania ka vajtuar për një nga të afërmit e mi dhe unë duhet t’ia kthej atë për të afërmit e saj.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk i tha asaj asgjë. Kështu, ajo shkoi (tek ajo filane) dhe pastaj u kthye tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai e pranoi besën e saj. (4892)

1789.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim ulur me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur atij i zbriti surja “El-Xhumu’a”. Pasi ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi ajetin: “Ai do ta dërgojë atë (Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata që ende nuk u janë bashkuar …” (Kuran, 62:3), unë e pyeta: “Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk m’u përgjigj derisa e pyeta tri herë. Atë kohë Selman Farisiu ishte tek ne. Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i vuri dorën Selmanit dhe tha: “Sikur imani ishte në plejada (yjet më të largët), edhe atje do ta kishin (ose: do ta kishte) marrë atë burra (ose: një burrë) nga këta njerëz (nga kombi i Selmanit).” (4897)

1790.  Zejd Ibn Arkami radijAllahu ‘anhu tregon: Isha në një luftë, kur dëgjova Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulit të thotë: “Mos u jepni gjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me qëllim që ata të largohen prej tij. Në qoftë se do të kthehemi (në Medine), padyshim që më i nderuari i saj do ta dëbojë më të ulëtin.” Këtë fjalë unë ia tregova xhaxhait tim (ose Umerit) i cili nga ana e tij ia përcolli atë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kështu, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më thirri mua dhe unë ia tregova të gjithë ndodhinë. Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi dikë për të thirrur Abdullah Ibn Ubejin dhe shokët e tij. Ata u betuan se nuk i kishin thënë ato fjalë. Për pasojë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk i besoi fjalët e mia por të Ibn Selulit. Atëherë mua më kapi një pikëllim i atillë sa s’më kishte kapur kurrë më parë. Kësisoj, qëndrova në shtëpi. Xhaxhai im më tha: “Me këtë ti deshe vetëm që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ta mohonte fjalën dhe të të urrente.” Për këtë Allahu i Madhëruar zbriti suren që fillon me: “Kur vijnë munafikët tek ti …” (Surja “El-Munafikun” nr. 63). Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çoi dikë për të më thirrur dhe, pasi ma këndoi ajetin, më tha: “Zejd, Allahu ta vërtetoi fjalën tënde.” (4900)

1791.  Në një transmetim tjetër Zejdi shton se, pasi zbriti kjo sure, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ftoi ata (hipokritët) që të luste Allahun për t’i falur, por ata kthyen kokën (me reuzim) në anën tjetër. (4903)

1792.  Zejd Ibn Arkami radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “O Allah! Fali ensarët dhe fëmijët e ensarëve.” Përcjellësi i dytë i hadithit dyshon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha edhe: “dhe fëmijët e fëmijëve të ensarëve.” (4906)

1793.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hante mjaltë te Zejneb bint Xhahshi dhe rrinte tek ajo. Kështu, unë dhe Hafsaja u morëm vesh dhe fshehurazi vendosëm që, tek cilado që të vinte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, do txi thoshim: “Duket sikur ke ngrënë megafir (gomë ose rrëshirë a insekt me erë shumë të keqe). E ndjej prej teje erën e tij.” Kështu bëmë, ndërsa ai na tregoi: “Jo, por kam pirë mjaltë te Zejnebi dhe nuk do të pi më kurrë. Jam betuar për këtë. Ti mos i trego askujt për këtë.” (4912)

1794.  Haritha Ibn Vehbi radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “A të të tregoj për banorët e Xhenetit? Ata janë njerëzit e dobët e të harruar që të tjerët i shohin me përçmim, por që, kur i përbetohen Allahut, Ai ua përmbush lutjen. A të të tregoj për banorët e Zjarrit? Ata janë njerëzit e pashpirt, arrogantë, kryeneçë.” (4918)

1795.  Ebu Saidi radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Allahu do të zbulojë Këmbën e Tij dhe pastaj të gjithë besimtarët do të bien me fytyrë përtokë në sexhde para Tij, por do të mbeten pa rënë ata që bënin sexhde në dynja për t’u dukur dhe për të fituar emër. Një njeri i tillë do të mundohet të bjerë në sexhde (Ditën e Gjykimit), por kurrizi i tij do të bëhet si një kockë e vetme (kështu që nuk do të mund të përkulet për të rënë në sexhde)!” (4919)

1796.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke bërë shenjë me gishtin tregues dhe me gishtin e mesit dhe duke thënë: “Ardhja ime si Pejgamber dhe Dita e Kiametit janë si këto dy gishta (pra kaq afër është Kiameti)” (4936)

1797.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdokush që këndon Kuranin duke e ditur atë përmendësh do të jetë me melekët e nderuar dhe shkruesit e bindur në qiell. Dhe kushdo që e këndon Kuranin me vështirësi dhe që e mundon veten shumë për ta mësuar atë përmendësh do të ketë shpërblim të dyfishtë.” (4937)

1798.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ditën kur njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të gjithësisë, disa prej tyre do të jenë të zhytur në djersë deri në gjysmë të veshëve.” (4938)

1799.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdokush që do të merret në llogari (që do t’i diskutohet çështja Ditën e Llogarisë) do të shkatërrohet (dhe do të hyjë në Zjarr).” Pjesa tjetër e hadithit është përmendur në hadithin nr. 88/103. (4939)

1800.  Në lidhje me këtë ajet Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu thotë: “Fraza: “nga një fazë në një tjetër” do të thotë: “nga një gjendje në një gjendje tjetër”. Kjo në lidhje me Pejgamberin tuaj sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (4940)

1801.  Abdullah Ibn Zemëa radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të mbante një hytbe. Aty ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përmendi devenë (e Salihut) dhe atë që e vrau devenë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndoi ajetin: “Kur ja, më i poshtri nga ata doli (të vrasë devenë)!” (Kuran, 91:12), pastaj tha: “Ai që doli për ta vrarë atë ishte një njeri i paepur, i egër, i pathyeshëm, që gëzonte mbrojtjen e popullit të tij, si Ebu Zemëa, (xhaxhai i Zubejr Ibn Avvamit).” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem foli për gratë dhe tha: “Nuk është punë me mend e ndokujt prej jush që ta rrahë gruan e tij si të ishte një skllave, pasi mundet që po atë natë ai të flejë me të.” Pas kësaj ai i këshilloi që të mos qeshin kur dikujt i shpëtojnë gazra dhe tha: “Pse duhet të qeshë dikush nga një gjë që e bën edhe ai vetë?!” Në një citim tjetër përmendet: “Si Ebu Zemëa, xhaxhai i Zubejr Ibn Avvamit”. (4942)

1802.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Xhehli kishte thënë: “Nëse e shoh Muhamedin të falet në Qabe, do ta shkel në qafë.” Kur kjo fjalë i mbërriti Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Në qoftë se vepron ashtu, do ta marrin me forcë melekët.” (4958)

1803.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pasi Pejgam- beri sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit në qiej (nga Allahu i Madhëruar me anë të Xhibrilit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ai tregoi: “Kalova pranë një lumi në Xhenet, brigjet e të cilit ishin prej tendash me perla në formë zgavre. E pyeta Xhibrilin: ‘Ç’është ky lumë?’ Ai m’u përgjigj: ‘Ky është Keuthen/’ (4964)

1804.  Ebu Ubejde tregon se e ka pyetur Aishen radijAllahu ‘anha në lidhje me ajetin: “Vërtet që Ne të kemi dhuruar ty (Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) Keutherin” (Kuran, 108:1). Ajo është përgjigjur: “Keutheri është lumë në Xhenet që i është dhuruar Pejgamberit tuaj sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Brigjet e tij janë tenda perlash në formë zgavre dhe enët e tij janë të panumërta sa edhe yjet.” (4965)

1805.  Ubej Ibn Kab radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për Muavvidhetejn (Suret: Kul eudhu birabbil-felek /111 dhe Kul eudhu birabbin- nas /114)

Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha se këto dy sure i janë kënduar atij (i janë zbritur) dhe ai vetë i ka kënduar. Edhe ne themi siç ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (se këto dy sure janë pjesë e Kuranit Fisnik).” (4976)

 

61 – VLERAT DHE VIRTYTET E KUR’ANIT

 

1806.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka pasur Pejgamber nga Pejgamberët veçse i është dhënë mrekulli për të cilat njerëzit kishin siguri ose në të cilat ata besonin, por ajo që më është dhënë mua, është Vahji (Shpallja Hyjnore) të cilin ma ka zbritur Allahu. Për këtë arsye shpresoj shumë se ndjekësit e mi do të jenë më shumë se ndjekësit e Pejgamberëve të tjerë Ditën e Kiametit.” (4981)

1807.  Enesi radijAllahu ‘anhu thotë se Allahu i Lartësuar e zbriti Shpalljen e Tij të Lartë tek i Dërguari i Vet sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pandërprerë dhe në sasi të madhe para vdekjes derisa vdiq. Gjatë kësaj kohe zbriti edhe pjesa më e madhe e Shpalljes dhe pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vdiq. (4982)

1808.  Umeri r.a, tregon: “E dëgjova Hisham Ibn Hakimin të këndonte suren “El-Furkan” (nr.25) gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Vura veshin ta dëgjoj me vëmendje, kur ai po e këndonte në shumë mënyra të ndryshme nga njëra-tjetra të cilat i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk m’i kishte mësuar mua. Për këtë sa nuk iu hodha gjatë faljes së namazit, por e përmbajta veten derisa e mbaroi atë. Pastaj ia mbështolla rrobën e sipërme për fyti dhe e kapa prej saj dhe i thashë: “Kush ta ka mësuar ty këtë sure që ta dëgjova ta këndosh?” Ai më tha: “Ma ka mësuar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” I thashë: “Ti gënjen, pasi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ma ka mësuar mua atë ndryshe nga ç’e këndove ti.” Kështu, e tërhoqa atë deri tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i thashë atij: ” E dëgjova këtë njeri të këndojë suren Furkan në një mënyrë që nuk ma ke mësuar mua.” Pas kësaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Lëshoje, (o Umer)! Këndo, o Hisham!” Kështu, ai e këndoi suren ashtu siç e kisha dëgjuar unë, pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kështu ka zbritur” dhe shtoi: “Këndo, o Umer!” Edhe unë e këndova ashtu siç ma kishte mësuar ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kështu ka zbritur. Ky Kuran ka zbritur për t’u kënduar në shtatë mënyra të ndryshme, kështu që këndojeni atë në cilën mënyrë të jetë më e lehtë për ju (ose këndoni Kuran sa të mundeni)!” (4992)

1809.  Fatimja radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka treguar asaj një të fshehtë duke i thënë: “Xhibrili ma këndonte gjithë Kuranin çdo vit një herë; po kështu edhe unë ia këndoja atë atij çdo vit një herë, por këtë vit ai ma këndoi atë dy herë. Mendoj se po më afrohet vdekja.” (7).

1810.  Shekiku tregon se e ka dëgjuar Abdullah Ibn Mesudin radijAllahu ‘anhu në një ligjëratë fetare të thotë: “Për Allah! Kam mësuar drejtpërdrejt nga goja e të

Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më shumë se shtatëdhjetë sure.” (5000)

1811.  Tregohet për Ibn Mesudin radijAllahu ‘anhu se kur ka qenë në Hims (qytet në Siri) dhe ka kënduar suren Jusuf (nr.12), dikush i ka thënë: “Nuk ka zbritur kështu!” Ai i tha: “Kështu ia kam kënduar të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe më tha: “Të lumtë.” Pastaj Ibn Mesudi. ndjeu prej atij burri që foli erë pije alkoolike dhe i tha: ‘A nuk të vjen turp që edhe shpif për Librin e Allahut, edhe pi pije alkoolike!?” Pastaj ai e ndëshkoi atë sipas ligjit Islam (duke e fshikulluar). (5001)

1812.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikush dëgjoi një burrë të këndonte duke përsëritur: “Thuaj (o Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm (Suren Ihlaas nr. 112) Të nesërmen në mëngjes ai erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tregoi atij për të, duke menduar se vetëm ajo sure nuk mjaftonte për ta kënduar në namaz. Nga kjo i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Për Atë, në Dorë të të Cilit është shpirti im! Kjo sure është sa një e treta e Kuranit!” (5013, 5014)

1813.  Ebu Said Hudrij radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha shokëve të tij: “A është e vështirë për ndonjërin prej jush të këndojë një të tretën e Kuranit për një natë?” Një këshillë e tillë iu duk e vështirë kështu që i thanë: “Kush nga ne ka fuqi për një gjë të tillë, o i Dërguari i Allahut?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Kul-huvAllahu Ehad…” Thuaj: ‘Allahu është Një dhe i Vetëm, Zotëruesi i Vetëmjaftueshëm,

Absoluti për të Cilin kanë nevojë të gjitha krijesat . (Surja El-Ihlas nr.112) është sa një e treta e Kuranit.” (5015)

1814.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çdo natë, kur binte të flinte, i bashkonte duart pastaj u frynte dhe këndonte në to suren El-Ihlas (112) suren El-Felek (113) dhe suren En-Nas (114). Pastaj fërkonte me duar pjesët e trupit që mund të prekte, duke filluar me kokën, fytyrën dhe pjesën e përparme e trupit. Një gjë të tillë e bënte tri herë.” (5017)

1815.  Usejd Ibn Hudejri radijAllahu ‘anhu tregon se, ndërsa po këndonte suren El-Bekare (Nr.2) (Lopa) natën dhe kalin e kishte lidhur aty pranë vetes, kur papritur ai u tremb! Kur ai ndaloi këndimin, edhe kali u qetësua dhe, kur ai filloi përsëri të këndojë, kali u trishtua përsëri. Ai përsëri ndaloi këndimin dhe kali u qetësua. Pastaj filloi të këndojë sërish dhe kali u trishtua. Atëherë ai ndaloi së kënduari. Biri i tij, Jahja, ishte pranë kalit, kështu që ai pati frikë nga kali se mund ta shtypte atë. Kur e largoi djalin që andej, ai ngriti kokën e pa nga qielli, por nuk mundi ta shohë. Të nesërmen në mëngjes ia tregoi gjithë këtë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Këndo, o Ibn Hudeir! Këndo, o Ibn Hudeir!” Ibn

Hudeiri iu përgjigj: “Kisha frikë, o i Dërguari i Allahut, pasi biri im, Jahja, ishte afër kalit dhe mund ta shkilte, kështu që ngrita kokën dhe shkova tek ai. Kur ngrita kokën nga qielli pashë diçka si re me ca gjëra ndriçuese si drita, prandaj dola që të mos e shoh.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “A e di se ç’ka qenë ajo?” Ai i thotë që jo. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ata kanë qenë melekët të cilët të janë afruar për zërin tënd dhe, po të kishe vazhduar të këndoje deri në agim, ajo re do të kishte mbetur atje ta shikonin njerëzit pasi nuk do të ikte prej tyre.” (5018)

1816.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të mos lakmoni të jeni si të tjerët përveçse si dy palë njerëzish: Si një njeri, të cilit Allahu i ka mësuar Kuranin dhe e këndon atë shumë gjatë natës dhe gjatë ditës, ndërsa fqinji i tij e dëgjon dhe thotë: ‘Do të doja të më ishte dhënë çfarë i është dhënë filanit, që të mund të bëja çfarë bën ai’; dhe: si një njeri tjetër, të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon atë (sipas Ligjit e siç ka urdhëruar Allahu) në rrugë të merituar dhe të drejtë, për të cilin dikush tjetër mund të thotë: ‘Do të doja të më ishte dhënë çfarë i është dhënë filanit, pasi edhe unë do të bëja siç bën ai’.” (5026)

1817.  Uthmani radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më i miri i nga ju (mulimanët) është ai që e mëson Kuranin vetë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve.” (5027)

1818.  Uthmani radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgam- beri sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më i vlefshmi nga ju (muslimanët) është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë edhe të tjerëve.” (5028)

1819.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i atij që e ka nxënë Kuranin përmendësh është si shembulli i atij që ka deve të lidhura: Në qoftë se i mban ato të lidhura, ai do t’i ketë ato nën kontroll, por, në qoftë se ai i lëshon, ato do të ikin.” (5031)

1820.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa keq për ndonjërin prej jush të thotë: ‘Kam harruar këtë e atë ajet të Kuranit’, pasi në të vërtetë Allahu e ka bërë atë që ta harrojë.331 Kështu pra, ju duhet ta këndoni vazhdimisht Kuranin, pasi ai ikën nga gjoksi i njeriut më shpejt seç ikin devetë kur zgjidhen.” (5032)

1821.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Këndojeni vazhdimisht Kuranin duke e përsëritur, pasi, për Atë, në Dorë të të Cilit është jeta ime! Kurani largohet (harrohet) më shpejt seç ikin devetë kur zgjidhen nga litarët.” (5033)

1822.  E pyetën Enesin radijAllahu ‘anhu se si e këndonte Kuranin Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Katada tregon se Enesi është përgjigjur: “Ai gjithnjë i zgjaste më shumë disa tinguj.,/ Pastaj ai këndoi: “Bismil-lahirr- Rrahmanirr-Rrahim (me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirë- plotit)” duke i zgjatur. (5046)

1823.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë atij: “O Ebu Musa! Të është dhuruar një instrument frymor nga ata të familjes së Daudit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (zë i bukur në këndimin e Kuranit ashtu siç e këndonte Zeburin Daudi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me zë të bukur)” (5048)

1824.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon: “Babai më martoi me një grua nga një familje fisnike dhe e pyeste atë shpesh për mua, ndërsa ajo i thoshte: “Ç’burrë i mrekullueshëm që është ai! Ai kurrë nuk vjen te shtrati im dhe as nuk më është afruar që kur jemi martuar!” Kur kjo gjendje vazhdoi gjatë, babai im ia tregoi këtë gjë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai i thotë babit tim: “Më lër mua ta takoj.” Më pas ai më takoi dhe më pyeti: “Si agjëron?” I thashë që agjëroj çdo ditë. Më pyeti: “Sa të shkon të këndosh gjithë Kuranin?” I thashë që e përfundoj çdo natë. Ai më tha: “Agjëro tri ditë në muaj dhe përfundoje këndimin e gjithë Kuranit një herë në muaj.” I thashë që kam fuqi për më tepër se kaq. Ai më tha: “Atëherë agjëro tri ditë në javë.,/ I thashë se kam fuqi për më shumë se kaq. Ai më tha: “Agjëro pra një ditë dhe prishe dy.” Përsëri i thashë që mundem për më tepër. Atëherë ai më tha: “Atëherë pra, mba agjërimin më të mirë, atë të Pejgamberit Daud sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: një ditë po e një ditë jo dhe përfundoje Kuranin një herë në shtatë net.” Sikur ta kisha pranuar lehtësimin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tani që jam bërë i moshuar dhe i dobët!

Thuhet se Abdullahi ia këndonte një të shtatën e Kuranit ditën ndonjërit prej familjes së tij pasi kështu provonte nxënien përmendësh të asaj pjese që do ta këndonte gjatë natës, kështu që të mund ta kishte më të lehtë për ta kënduar natën dhe, kurdo që donte të fitonte ndopak fuqi, do ta linte agjërimin për disa ditë, pastaj i llogariste ato për t’i agjëruar më pas pasi ai urrente që të linte pa bërë gjëra, që i kishte vepruar në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem”. (5052)

1825.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Do të dalin njerëz nga ju, namazi i të cilëve do t’u bëjë ju të përçmoni namazin tuaj, agjërimi i tyre do t’u bëjë ta përçmoni agjërimin tuaj dhe veprat e tyre të mira do t’u bëjnë t’i përçmoni tuajat, por do të këndojnë Kuran që nuk do t’ua kalojë grykën (vetëm do ta këndojnë dhe nuk do të veprojnë sipas tij) dhe do të dalin nga feja ashtu siç del shigjeta në anën tjetër të nishanit (tabelës së qitjes): harkëtari vështron majën e shigjetës, por nuk sheh gjë; kontrollon shigjetën, por nuk sheh gjë; shikon puplat, por nuk gjen gjë, derisa më në fund shpreson të gjejë diçka në bisht!” (5058)

1826.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i besimtarit që e këndon Kuranin dhe vepron sipas tij është si shembulli i qitros, e cila ka shije të mirë dhe erë të mirë; shembulli i besimtarit i cili nuk e këndon Kuranin, por vepron sipas tij është ai shembulli i hurmës me shije të mirë, por që s’ka erë; shembulli i hipokritit që e këndon Kuranin është si shembulli i borzilokut me erë të mirë, por me shije të hidhur; dhe shembulli i hipokritit që nuk e këndon Kuranin është si shembulli i kungullit të egër me shije të hidhur e të neveritshme dhe me erë të keqe!” (5059)

1827.  Xhundebi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Këndoni dhe studioni Kuranin përderisa të pajtoheni për shpjegimin e kuptimeve të tij, por në qoftë se ndryshoni për të, atëherë ndalohuni përkohësisht.” (5061)

 

62 – LIDHJET MARTESORE

 

1828.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grup prej tre vetësh shkoi te shtëpia e grave të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i pyeti ato për adhurimin që bënte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur morën vesh për të, ata e quajtën adhurimin e tyre të pamjaftueshëm dhe thanë: “Ku jemi ne me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të cilit Allahut i ka falur gjynahet e kaluara dhe të ardhshme?!” Kështu, * njëri prej tyre tha: “Do të falem gjithnjë gjatë gjithë natës!” Tjetri tha: “Unë do të agjëroj gjithë kohën, pa e prishur asnjë ditë!” Ndërsa i treti tha: “Unë do të rri larg grave e nuk të martohem kurrë!” Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi tek ata dhe u tha: “A ju jeni ata që keni thënë kështu e ashtu?! Për sa më përket mua, unë betohem për Allahun se jam ai që i frikësohet dhe i përkushtohet më shumë Atij, e megjithatë herë agjëroj e herë jo, edhe falem, edhe fle dhe martohem me gra. Prandaj, ai që nuk e ndjek Sunetin tim (rrugën time të zbatimit të Islamit), nuk është prej meje (nuk është prej pasuesve të mi dhe të rrugës sime).” (5063)

1829.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ia lejoi Uthman Ibn Madhëunit murgërinë dhe, po ta kishte lejuar atë, atëherë edhe ne do ta kishim tredhur veten.” (5073)

1830.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I thashë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut! Jam djalosh i ri dhe kam frikë se mos bie në imoralitet, sepse nuk kam mundësi për t’u martuar.” Ai heshti. Pastaj unë ia përsërita ato fjalë përsëri, por ai përsëri heshti. Ia thashë për të tretën here, ndërsa ai vazhdoi të heshtte. Kur e pyeta për herë të katërt, atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “O Ebu Hurejra! Pena është tharë pasi ka shkruar atë që do të përballosh ti (fati yt është përcaktuar). Kështu pra, në daç tridhu në daç lëre (është njësoj për ty)!”(5076)

1831.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i ka thënë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut! Sikur të ndaloje në një luginë dhe aty të gjeje një pemë nga e cila është ngrënë diçka, pastaj të gjeje një pemë të pangrënë aspak, atëherë te cila pemë do ta lije të kulloste devenë tënde?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Tek ajo që nuk është kullotur fare më parë.” (Përcjellësi i hadithit shton se me këtë Aishja nënkuptonte se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ishte martuar me të virgjër tjetër, përveç saj.) (5077)

1832.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i kërkoi Ebu Bekrit dorën time, por ai i tha: “Po unë jam vëllai yt?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ti je vëllai im në Fenë e Allahut dhe në Librin e Tij, por Aishja është e ligjshme për mua për t’u martuar.” (5081)

1833.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Ebu Hudhejfa, një nga bashkëluftëtarët e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në betejën e Bedrit, e birësoi Salimin dhe e martoi me Hind bint Velidin, të bijën e vëllait të vet. Salimi ishte skllavi i liruar i një gruaje nga ensarët, pikërisht siç kishte birësuar Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Zejdin. Ka qenë zakon në kohën e padijes para Islamit, në qoftë se dikush birësonte ndonjë fëmijë, atëherë njerëzit e thirrnin atë biri i babait birësues dhe ky bir ishte trashëguesi i tij. Kjo gjë vazhdoi derisa Allahu zbriti ajetin: “I thirrni ata (fëmijët e birësuar me emrat) e baballarëve të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu. Por nëse nuk i njihni baballarët e tyre, i thirrni ata vëllezër të një besimi dhe robërit tuaj të liruar.” (Kuran, 33:5). Pastaj të birësuarit thirreshin me emrat e baballarëve të tyre të vërtetë. Atij, që nuk i dihej babai, i thërrisnin “Mevla i filanit dhe vëlla në fe”. Më vonë Sehla bint Suhejli,bashkëshortja e Ebu Hudhejfas, erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ne e quanim Salimin si birin tonë, ndërsa tani Allahu ka zbritur në Kuran për fëmijët e birësuar atë që ti e di më mirë …” Pastaj përcjellësi tregon hadithin si më lart. (5088)

1834.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri te Dubae bint Zubejri dhe i tha: “Mbase dëshiron të shkosh në haxh?” Ajo i tha: “Për Allah, me të vërtet që jam sëmurë.” Ai i tha: “Syno haxhin dhe vër kusht duke thënë: ‘O Allah! Do ta lë gjendjen e ihramit në atë vend ku do të më ndalosh Ti/.” Ajo ishte bashkëshortja e Mikdad Ibn Esvedit. (5089)

1835.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për pozitën e saj shoqërore, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidh pra gruan fetare që të mos jesh i humbur.” (5090)

1836.  Sehli tregon radijAllahu ‘anhu se kaloi një i pasur para të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai i pyeti shokët e vet të pranishëm: “Ç’thoni për këtë burrë?” Ata i thanë: “Në qoftë se ai kërkon dorën e ndonjë gruaje, ajo duhet t’i jepet; në qoftë se ai ndërmjetëson për dikë, atij duhet t’i pranohet ndërhyrja; në qoftë se flet, t’i dëgjohet fjala.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem heshti. Ndërkohë aty pranë kaloi një musliman i varfër dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pyeti: “Ç’thoni për këtë burrë?” Ata i thanë: “Nëse ai kërkon dorën e ndonjë gruaje për martesë, nuk ia japin; në qoftë se ai ndërmjetëson për ndokënd, nuk i pranohet ndërhyrja; në qoftë se flet diçka, nuk e dëgjon kush.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky i varfër është më i mirë dhe më me vlerë sesa një mori që e mbush tokën si shembulli i të parit.” (5091)

1837.  Usama Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk kam lënë pas meje sprovë më dëmprurëse për burrat sesa gratë.” (5096)

1838.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se dikush i ka thënë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A nuk martohesh me bijën e Hamzait?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Ajo është bija e vëllait tim nga qumështi.” (5100)

1839.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte me të, ajo dëgjoi zërin e një burri që kërkonte leje për të hyrë në shtëpinë e Hafsasë. Aishja i tha: “O i Dërguari i Allahut, ky burrë kërkon leje të hyjë në shtëpinë tënde.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Më duket se është filani”-, duke përmendur një xhaxha të Hafsasë nga qumështi. Aishja i thotë: “Në qoftë se do të ishte gjallë filani – duke përmendur emrin e xhaxhait të saj nga qumështi – a mund të hynte në shtëpinë time?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i thotë: “Po, sepse lidhja e qumshtit ndalon ato marrëdhënie që i ndalon edhe afërsia e gjakut.” (5099)

1840.  Umm Habiba, bija e Ebu Sufjanit radijAllahu ‘anhu, tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të martohet me motrën e saj, bijën e Ebu Sufjanit. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “A të pëlqen një gjë e tillë?” Ajo i thotë: “Po, edhe pse tani unë nuk jam bashkëshortja jote e vetme, dua që ajo me të cilën unë të ndaj mirësinë me të të jetë motra ime.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i thotë: “Por një gjë e tillë nuk është e lejuar për mua.” Ajo i thotë: “Kemi dëgjuar se don të martohesh me bijën e Ebu Selema.” Ai i thotë: “Don të thuash bijën e Umm Selema?” Ajo i thotë që po. Ai i thotë: “Edhe sikur ajo të mos ishte thjeshtra ime (bija e sjellë me vete nga gruaja ime), prapëseprapë ajo nuk do të ishte e lejuar për mua për t’u martuar me të, pasi ajo është bija e vëllait tim nga qumështi. Mua dhe Ebu Selemas na ka dhënë qumsht Thuvejba. Kështu pra, mos m’i paraqisni për martesë bijat tuaja dhe as motrat tuaja.” (5101)

1841.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi hyri tek ajo dhe aty ishte ulur një burrë. Ndërkohë u duk sikur fytyra e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndryshoi në shenjë mospëlqimi për këtë gjë. Ajo i tha: “Ky është vëllai im nga qumështi.” Ai i tha: “Shihni mirë cilët janë vëllezërit tuaj të qumështit, pasi marrëdhëniet e afërsisë nga qumështi vendosen kur qumështi është ushqimi i vetëm i fëmijës.”(5102)

1842.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar që një burrë të ketë njëkohësisht për bashkëshorte një grua bashkë me hallën e saj, ose bashkë me tezen e saj. (5109)

1843.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar martesën shigar.

1844.  Xhabiri dhe Selema radijAllahu ‘anhu tregojnë: “Kur ishim në ushtri, na erdhi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe na tha: “Martesa e përkohshme ju është bërë e lejuar, kështu që veprojeni atë.” (5117, 5118) (Për ndalimin përfundimtar të kësaj martese në Islam shih hadithin 1651/4216)

1845.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një grua iu paraqit Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për martesë. Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut! (Në qoftë se ti nuk ke nevojë për të), martoje atë me mua.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “Ç’ke ndonjë gjë për t’i dhënë?” Ai i tha: “Nuk kam asgjë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Shko e kërko ndonjë gjë edhe sikur të jetë një unazë hekuri.” Burri shkoi pastaj u kthye dhe tha: “Jo, për Allah, nuk kam gjetur asgjë, as edhe në unazë hekuri. Por kjo është rroba ime dhe gjysmën ia jap asaj.” Ndërsa ai nuk kishte rrobë nga mesi e lart dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ç’të bëjë ajo me gjysmën e rrobës tënde? Në qoftë se e vesh ti atë, ajo s’do të ketë gjë; në qoftë se e vesh ajo t’i s’do të kesh asgjë.” Kështu ai u ul dhe, pasi ndenji një kohë të gjatë, u ngrit të ikë. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pa të largohet, e thirri atë dhe i tha: “Sa di përmendësh nga Kurani?” Ai iu përgjigj: “Di këtë sure e atë sure”, duke përmendur emrat e disa sureve. Kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Të martojmë ty me të për atë që di nga Kurani.” (5121)

1846.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se një grua shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam ardhur të të paraqitem për t’u martuar.” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i hodhi asaj një shikim. Ai e pa atë me vëmendje dhe ia nguli sytë pastaj uli kokën. Pastaj vazhdon si hadithi më lart, ndërsa në fund Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “A i di ato sure përmendësh?” Ai i tha që po. Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Shko se ta kam dhënë atë për atë që di nga Kurani (si rtiehr për të)” (5126)

1847.  Makil Ibn Jesar radijAllahu ‘anhu tregon: “E martova motrën me një burrë, por ai e shkurorëzoi atë. Kur mbaroi periudha e paraparë për të pas shkurorëzimit, burri erdhi dhe e kërkoi atë përsëri, por unë i thashë: “Ta dhashë atë dhe u martove, ta bëra atë shtratin tënd dhe të nderova ty me të, por ti e shkurorëzove. Tani vjen ta kërkosh atë përsëri?! Jo! për Allah! Ajo nuk do të kthehet më kurrë tek ti!,/ Ai nuk qe njeri i keq, ndërsa edhe e shoqja donte të kthehej përsëri tek i shoqi. Kështu Allahu zbriti këtë ajet: “… Mos i ndaloni që të martohen me burrat e mëparshëm …” (Kuran, 2:232) Kështu pra ky ajet ka zbritur për mua.

Kështu që thashë: “Tani do ta bëj një gjë të tillë (të kthehet te burri i saj), o i Dërguari i Allahut.” Kështu ai e martoi përsëri motrën me burrin e saj të parë.” (5130)

1848.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk mund të jepet për martesë një grua që ka qenë martuar më parë, veçse pas këshillimit me të, ndërsa e virgjëra jepet për martesë vetëm pas lejes së saj.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Si ta kuptojmë lejimin e saj?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nëse ajo hesht.” (5136)

1849.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se ajo i ka thënë të Dërguarit të Allahut se e virgjëra ka turp. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë: “Pëlqimi i saj është heshtja e saj.” (5137)

1850.  Hansa Ansarijja radijAllahu ‘anhu tregon se babai i saj e kishte dhënë atë për martesë, ndonëse ajo ishte grua që kishte qenë martuar më parë. Ajo e urreu një gjë të tillë, kështu që shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai e quajti atë akt martese të pavlerë. (5138)

1851.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar që dikush të ndërhyjë e të përpiqet të prishë një shitblerje të vendosur ndërmjet dy vetave duke dhënë çmim më të lartë. Po kështu Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar që dikush të kërkojë dorën e një gruaje, të cilën e ka kërkuar një vëlla i tij musliman, derisa mëtuesi i parë të heqë dorë prej saj, ose ai ta lejojë vëllain e tij musliman që të lypë dorën e saj. (5142)

1852.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk është e lejueshme për një grua që të kërkojë shkurorëzimin e motrës së saj muslimane (e gruas së parë të burrit të saj të ardhshëm), me qëllimin që ajo të ketë gjithçka për vete, pasi ajo do të ketë vetëm aq sa Allahu ka paracaktuar për të.” (5152)

1853.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se ajo bëri gati një nuse të një burri nga ensarët dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O Aishe! A nuk patët ndonjë gjë për zbavitje? Vërtet që ensarët kanë qejf të eglendisen.” (5162)

1854.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikush prej jush thotë para se të kryejë marrëdhënie me bashkëshorten: ‘Bismil- lah, Allahumme xhen-nibnish-shejtane ve xhen-nibish-shejtane ma razaktena (Me Emrin e Allahut. O Allah! Më ruaj mua nga shejtani dhe ruaje nga shejtani edhe atë që Ti do të na dhurosh ne) dhe për ta është paracaktuar që të kenë fëmijë, atëherë shejtani nuk do të jetë kurrë në gjendje që ta dëmtojë atë.” (5165)

1855.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka bërë gosti dasme më të mirë, kur është martuar me ndonjë grua të tij, sesa ajo që bëri kur u martua me Zejnebin: e bëri atë me një dele! (5168)

1856.  Safija bint Shejba radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bëri dasmë me rreth dy kile elb kur u martua me një nga gratë e tij. (5172)

1857.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se dikush ftohet në dasmë, ai duhet të shkojë atje.” (5173)

1858.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Kiametit nuk duhet ta lëndojë fqinjin e vet. Dhe ju nxis që të kujdeseni për gratë, pasi ato janë krijuar nga brinja dhe pjesa më e përkulur e brinjës është pjesa e sipërme e saj. Në qoftë se mundohesh ta drejtosh, do ta thyesh dhe, në qoftë se e lë, ajo do të mbetet e kërrusur, kështu që unë ju këshilloj shumë që të kujdeseni mirë për gratë.” (5185, 5186)

1859.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një herë, njëmbëdhjetë gra u ulën në një vend. Ato premtuan dhe vendosën që të mos fshihnin asgjë për burrat e tyre. E para tha: “Burri im është si mishi i një deveje të dobët e të ligë në majë të një mali jo të lehtë për t’u ngjitur, por edhe mishi jo i trashë aq sa njeriu të përballojë mundimet për ta marrë.” E dyta tha: “Unë nuk do të tregoj për burrin tim, pasi kam frikë se nuk do të mundem të mbaroj të flas për të dhe ngaqë po ta përshkruaj atë, do të përmend të gjitha të metat dhe të këqijat e tij.” E treta tha: “Burri im është i gjatë; në qoftë se unë flas për të (dhe ai e merr vesh), më shkurorëzon dhe, në qoftë se nuk flas, ai as nuk më lëshon e as nuk më mban si grua.” E katërta tha: “Burri im është njeri mesatar si nata Tihamas: as e nxehtë dhe as e ftohtë. Unë nuk e kam frikë dhe nuk jam e pakënaqur me të.” E pesta tha: “Burri im kur hyn në shtëpi është leopard, ndërsa kur del jashtë, është luan dhe nuk pyet për asgjë që ka në shtëpi.” E gjashta tha: “Burri im, kur ha, s’le gjë në pjatë; kur pi, e than gotën; kur bie në gjumë, fle vetëm (larg meje) i mbështjellë në rroba dhe nuk i shtrin duart andej këndej që të shohë si shkoj e si jetoj unë.” E shtata tha: “Burri im është keqbërës ose i dobët dhe i marrë. Gjithë të metat janë mbledhur tek ai. Mund të të lëndojë kokën ose trupin, ose të dyja.” E teta tha: “Burri im është i butë, si të prekësh një lepur dhe kundërmon si era e zernebit (bar me erë të mirë).” E nënta tha: “Burri im është i gjatë, vesh një rrip të gjatë për të varur shpatën. Grumbulli i tij i hirit është shumë i madh. Shtëpia e tij është afër njerëzve.” E dhjeta tha: “Burri im është Maliku (mbreti) dhe ç’është Maliku? Maliku është përtej gjithë asaj që them unë. Shumica e deveve të tij mbahen në shtëpi (për t’u therur për miqtë) dhe vetëm fare pak prej tyre nxirren në kullotë. Kur devetë dëgjojnë tingujt e defit, ato e kuptojnë se po i çojnë për t’i therur për miqtë.” E njëmbëdhjeta tha: Burri im është Ebu Zeri dhe kush është Ebu Zeri? Ai më ka dhënë shumë stoli, sa veshët më janë rënduar, krahët më janë shëndoshur. Ai më ka kënaqur dhe jam aq e gëzuar, sa ndjehem shumë krenare me veten time.

Ai më gjeti në familjen time që kishim vetëm dele dhe jetonim në varfëri e më solli në një familje me kuaj e deve dhe që shijnë e pastrojnë grurë. Çfarëdo që të them unë, ai nuk më fyen. Kur fle, ngrihem tepër vonë në mëngjes. (Ha e) pi derisa ngopem. Nëna e Ebu Zerit: dhe ç’mund të thotë dikush për të falënderuar nënën e Ebu Zerit? Hejbet i mbante gjithnjë plot dhe shtëpinë e kishte shumë të gjerë. I biri i Ebu Zeri: dhe ç’mund të thuash për të birin e Ebu Zerit? Shtrati i tij është i ngushtë sa shpata në mill dhe i mjafton për të ngrënë këmba e një keci qumështi. Bija e Ebu Zerit dhe ç’mund të thuash për bijën e Ebu Zerit? E bindshme ndaj babait të saj dhe e bindshme ndaj nënës së saj. Ka trup të mirë dhe që i ngjall xhelozi gruas tjetër të burrit të saj. Robëresha e Ebu Zerit: dhe ç’mund të thuash për robëreshën e Ebu Zerit? Ajo nuk i zbulon sekretet tona, por i mban fshehtë, nuk i shpërdoron pasuritë tona dhe nuk i lë mbeturinat andej-këndej nëpër shtëpi.” Pastaj ajo shtoi: “Ashtu ndodhi një ditë kur Ebu Zeri doli në kohën që po mileshin bagëtitë dhe pa një grua që kishte dy djem si dy leopardë që loznin me dy gjinjtë e saj. Kështu ai më ndau mua dhe u martua me të. Pas tij unë u martova me një burrë fisnik dhe kalorës të shquar me kalë të palodhur e me heshtë në dorë. Ai më dhuroi shumë gjëra, më dhuroi edhe nga një çift prej të gjitha llojeve të bagëtive dhe më tha: ‘Ha prej këtyre, o Umm Zer dhe jepu edhe të afërmve të tu/ Por të gjitha ato që më dha ai, nuk mbushnin as enën më të vogël të Ebu Zerit.” Pastaj Aishja tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “Unë jam për ty si Ebu Zeri për bashkëshorten e tij, Umm Zerin.” (5189)

1860.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gruaja nuk duhet të mbajë agjërim të lirë (përveç agjërimit të detyruar si në Ramazan etj.) pa lejen e burrit të saj, kur ai është në shtëpi. Po kështu, ajo nuk duhet të lejojë kënd të hyjë në shtëpinë e burrit të saj veçse me lejen dhe pëlqimin e tij. Dhe për gjithçka që ajo jep nga pasuria e tij (për bamirësi e për Çështjen e Allahut), pa u urdhëruar prej tij, ai do të marrë gjysmën e shpërblimit// (5195)

1861.  Usama Ibn Zejdi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Qëndrova te porta e Xhenetit, kur ç’të shoh?! Shumica e njerëzve që hynin aty ishin të varfrit, ndërsa të pasurit i kishin ndaluar te porta (për llogari etj). Kurse banorët e caktuar për në Zjarr, qenë urdhëruar të merren në Zjarr. Pastaj qëndrova te porta e Zjarrit, kur ç’të shoh?! Shumica e atyre që hynin aty ishin gra!” (5196)

1862.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte ndërmend për t’u nisur për ndonjë udhëtim, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bidhte short ndërmjet grave të tij për të zgjedhur se cilën do të merrte me vete. Një herë shorti i ra Aishes dhe Hafsasë. Kur binte nata, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem udhëtonte përkrah me Aishen dhe bisedonte me të. Një natë Hafsaja i tha Aishes: “A nuk i hip ti sonte devesë sime, ndërsa unë t’i hipi tëndes që të më shohësh dhe të të shoh (në pozicion të ri)?” Dhe Aishja pranoi. Kështu, Aishja i hipi devesë së Hafsasë, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi drejt devesë së Aishes, në të cilën kishte hipur Hafsaja. Ai e përshëndeti Hafsanë pastaj vazhdoi rrugën përkrah saj derisa u ndalën dhe zbritën diku rrugës. Aishja e kishte ndjerë mungesën e tij dhe, sapo zbritën, ajo vuri këmbët në bar dhe tha: “O Zoti im! Ço një akrep a një gjarpër që të më pickojë! Unë nuk mundem t’i them gjë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për ta fajësuar.” (5211)

1863.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Suneti (rruga dhe porosia e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është: Në qoftë se dikush merr për grua të dytë një të virgjër, atëherë ai duhet të qëndrojë tek ajo shtatë ditë, ndërsa, po të marrë për bashkëshorte të dytë grua që ka qenë e martuar më parë, atëherë ai duhet të qëndrojë me të tri ditë. (5213)

1864.  Esmaja radijAllahu ‘anhu tregon se një grua shkoi (te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Burri im ka edhe një grua tjetër. A bëj gjynah nëse hiqem sikur ai më ka dhënë mua diçka që në të vërtetë nuk ma ka dhënë (për ta ngacmuar gruan e parë)?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai që hiqet se i kanë dhënë diçka që, në të vërtetë nuk i është dhënë, është si ai që vesh dy rroba mashtruese. (5219)

1865.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush nuk është më xheloz sa Allahu. Për këtë arsye Ai i ka ndaluar veprat e turpshme.” (5223)

1866.  Esmaja radijAllahu ‘anhu tregon: y Kur u martua me mua Zubejri, ai nuk kishte në faqe të tokës as pasuri, as skllav dhe asgjë tjetër, përveç një deveje të vetme me të cilën nxirrte ujë nga pusi dhe një kalë. Unë ushqeja kalin e tij, nxirrja ujë dhe qepja calikun për ta nxjerrë atë nga pusi si dhe zija brumin, por nuk ia thosha për ta pjekur kështu që ma piqnin fqinjët ensare që ishin gra të nderuara. Unë mbaja në kokë bërthamat e hurmave nga toka e Zubejrit që ishte rreth dy milje larg shtëpisë dhe që ia kishte dhënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem

Një ditë, ndërsa po vija me farat e hurmave në kokë, takova të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem bashkë me një grup ensarësh. Ai më thirri dhe, pasi e bëri devenë të ulej në gjunjë, më bëri me shenjë që të hipi pas tij. Më erdhi shumë turp të udhëtoja me burra dhe m’u kujtua Zubejri dhe xhelozia e tij, sepse ai ishte nga njerëzit më xhelozë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kuptoi se mua më erdhi turp kështu që vazhdoi rrugën. Kur shkova tek Zubejri i thashë: “Më takoi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe me të ishin edhe disa shokë të tij, ndërsa unë kisha në kokë një barrë me fara hurmash. Ai e uli devenë që të hipja, por mua më erdhi turp nga ai dhe m’u kujtua xhelozia jote.” Pas kësaj Zubejri më tha: “Për Allah, fakti që ti mbaje farat e hurmave (dhe që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ka parë në atë gjendje) është më i turpshëm për mua sesa të hipje me të në deve!” (Dhe unë vazhdova të punoj kështu), derisa Ebu Bekri më dërgoi një shërbëtor që të kujdesej për kalin, gjë që më bëri të ndjehem sikur më kishte liruar nga robëria.” (5224)

1867.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një herë më tha: “Unë e di vërtet kur ti je e kënaqur me mua dhe kur je e zemëruar.” Unë i thashë: “Nga e merr vesh këtë?” Ai tha: “Kur je e kënaqur me mua, më thua: ‘]o, për Zotin e Muhamedit!,-/ ndërsa kur je e zemëruar me mua, më thua: ‘J°/ për Zotin e Ibrahimit’.” I thashë: “Po, vërtet! Për Allah, o i Dërguari i Allahut, unë vetëm emrin tënd nuk përmend!” (5228)

1868.  Ukba Ibn Aamir radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini kujdes hyrjen te gratë.” Dikush nga ensarët e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Po kunetërit e bashkëshortes (/7amw)?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kunetërit e gruas janë vetë vdekja.” (5232)

1869.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gruaja nuk duhet të shikojë ose të prekë një grua tjetër për t’ia përshkruar atë burrit të vet sikur ai të jetë duke e parë atë.” (5240)

1870.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse dikush ka qenë gjatë larg familjes së tij, kur të kthehet, nuk duhet të hyjë në shtëpi natën (që të mos gjejë gjëra që mund t’i ngjallin dyshime në lidhje me familjen, ose të gjejë ndonjë të metë etj.) (5244)

1871.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se hyni në qytetin tuaj natën, pasi të ktheheni nga udhëtimi, mos hyni te familjet tuaja, derisa gratë që nuk i kanë pasur burrat aty të pastrojnë qimet nën fundin e barkut, kurse ato me flokë të shprishura të krihen.,r (5246)

1872.  Abdullah Ibn Umer radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kisha ndarë gruan në periudhën që ajo ishte me zakonet mujore. Umeri radijAllahu ‘anhu e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për këtë gjë. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Thuaji atij (birit tënd) ta marrë prapë dhe ta mbajë atë, deri sa ajo të pastrohet nga rrjedhja e saj dhe pastaj të presë, derisa asaj t’i vijnë zakonet herën tjetër dhe pastaj të pastrohet përsëri. Atëherë, nëse ai dëshiron ta mbajë atë, le ta mbajë dhe, nëse do që ta ndajë atë, le ta ndajë, pa kryer marrëdhënie me të (gjatë kësaj kohe). Kjo është idda (koha e përcaktuar e pritjes për gratë) të cilën Allahu e ka vendosur për gratë që ndahen nga bashkëshortët.” (5251)

 

63 – SHKUROREZIMI

 

1873.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se ndarja që i ka bërë ai gruas ndërkohë që ajo ka qenë me zakone, është llogaritur si divorc i ligjshëm (një nga tre divorcet e përcaktuara). (5253)

1874.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Kur sollën bijën e Xhaunit si nuse për të Dërguarin e Allahut dhe ai iu afrua asaj, ajo tha: “I mbështetem Allahut të më ruajë prej teje!” Ai i tha: Vërtet që i je mbështetur më të Madhit! Kthehu te familja jote.” (Fjalë kjo jo e drejtpërdrejtë për t’i thënë: “je e ndarë”.) (5254)

1875.  Ebu Usejdi tregon ndodhinë e mësipërme më me hollësi: “Xheunijen nga fisi Beni Xhaun ia sollën nuse Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Bashkë me të ishte edhe mëndesha e saj. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri tek ajo, ai i tha: “Ma dhuro veten tende si dhuratë në martesë.” Ajo i tha: “A mundet që një princeshë t’ia dhurojë veten në martesë një burri të zakonshëm?!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngriti dorën për ta ledhatuar që ta qetësojë (pasi ajo nuk e dinte që ai ishte i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ajo tha: “I mbështetem Allahut të më ruajë prej teje!” Ai tha: “Ke kërkuar mbrojtje prej Atij që vërtet të mbron!” Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) doli jashtë tek ne dhe më tha: “O Ebu Usejd! Jepi asaj të veshë dy fustane të bardhë të linjta dhe lëre të kthehet te familja e vet (d.m.th. se e kam ndarë).” (5255, 5256, 5257)

1876.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se gruaja e Rifaa Kuradhi shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Rifaa më ndau me divorc të pakthyeshëm. Pas tij unë u martova me Abdurr-Rrahman Ibn Zubejrin, por ai ishte impotent.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Mbase do të kthehesh te Rifaa? Jo, (ti nuk mund të kthehesh te Rifaa) derisa ai (Abdurr-Rrahmani) të shijojë mjaltin tënd dhe ti të shijosh mjaltin e tij.” (5260)

1877.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pëlqente shumë mjaltin dhe ëmbëlsirat. E kishte zakon që, pasi falte namazin e ikindisë, t’i vizitonte gratë e veta dhe të rrinte me ndonjërën prej tyre. Kështu, një ditë ai shkoi te Hafsaja, bija e Umerit, dhe ndenji me të më tepër se zakonisht, kështu që unë u bëra xheloze dhe pyeta për këtë. Më thanë se dikush nga të afërmit e saj i kishte dhënë asaj një kacek me mjaltë si dhuratë dhe me të ajo i kishte bërë një shurup Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (Ky kishte qenë edhe shkaku i vonesës se tij). Thashë me vete: “Për Allah, do t’i bëjmë një marifet atij (që të mos bëjë më ashtu)!” Kështu i thashë Seudas: ‘Tejgamberi do të vijë tek ty dhe, kur të të afrohet, thuaji: ‘A ke ngrënë megafir (gomë arabike me erë të keqe)?7 Ai do të të thotë që jo. Pastaj thuaji: ‘Atëherë ç’është kjo erë e keqe që ndiej prej teje?!’ Ai do të të thotë: ‘Hafsaja më dha një shurup me mjaltë. Ndërsa ti thuaji: ‘Mbase bletët e atij mjalti kanë thithur lëng urfuti (pema që nxjerr mcgafirin)? Po kështu do t’i them edhe unë. Edhe ti Safije thuaji të njëjtat fjalë.” Më vonë Seuda më tregoi: “Për Allah, sapo ai hyri te dera desha t’i them ç’më urdhërove ti prej frikës tënde!” Kështu, kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu afrua Seudas, ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! A ke ngrënë megafirl” Ai i tha: “Jo”. Ajo i tha: “Po ç’është kjo erë që ndjej prej teje?” Ai iu përgjigj: “Hafsaja më dha një shurup mjalti.” Ajo i tha: “Mbase bletët e atij mjalti kanë thithur lëng urfutil” Kur erdhi tek unë, edhe unë i thashë të njëjtat fjalë. Edhe kur shkon te Safija, ajo i tha po ashtu. Kur shkoi herën tjetër te Hafsaja, ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! A të të jap më nga ai shurup?” Ai u përgjigj: “S’kam hiç nevojë për të!” Seudaja më tha: “Për Allah! Vërtet, ne e lamë atë pa mjaltë!” Unë i thashë: “Hesht!” (5268)

1878.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Gruaja e Thabit Ibn Kajsit erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk e fajësoj Thabitin për mangësi të karakterit apo të besimit të tij, por mua, duke qenë muslimane, nuk më pëlqen të sillem në mënyrë jo-islame (nëse unë rri me të).” Për këtë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “A ia kthen kopshtin që të ka dhënë ai ty si dhuratë martese?” Ajo i tha: “Po.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Thabitit: “O Thabit! Pranoje kopshtin tënd dhe ndaje atë një herë!” (5273)

1879.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Burri i Beriras ishte një skllav i quajtur Mugith. E kam tani para syve t’i shkonte pas Beriras duke qarë, me lotët që i rridhnin për mjekre. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Abbasit: “O Abbas! A nuk çuditesh nga dashuria e Mugithit për Beriran dhe nga urrejtja e Beriras për Mugithin?” Pastaj Pejgambe- ri sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Beriras: “Sikur të ktheheshe tek ai?” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! A më urdhëron?” Ai i tha: “Unë veçse po ndërmjetësoj për të.” Ajo i tha: “Nuk kam nevojë për të.” (5283)

1880.  Sahb Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi kështu në Xhenet” duke treguar me gishtin e mesit dhe gishtin tregues të dorës së vet duke i larguar pak gishtat. (5304)

1881.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më ka lindur një fëmijë i zi!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyeti: “A ke deve?” Ai i tha që po. E pyeti përsëri: “Ç’ngjyrë janë?” Ai tha: “Të kuqe”. Pejgamberi e pyeti: “A ka ndërmjet tyre ndonjë të përhimtë?” Ai i tha që po. E pyeti Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Nga vjen kjo?” Ai iu përgjigj: “Mbase mund të jetë nga trashëgimia.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Atëherë ndoshta edhe djali yt ka këtë ngjyrë për shkak të trashëgimisë.” (5305)

1882.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon për ata të dy që u ngatërruan në çështjen e mallkimit të ndërsjellë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Llogaria juaj është tek Allahu! Njëri nga ju është gënjeshtar! Ti s’ke më asnjë të drejtë mbi të (ajo është e divorcuar prej teje)!” Burri e pyeti: “Po pasuria ime (mehri që i kam dhënë asaj)?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ty nuk të takon gjë nga ajo pasuri. Në qoftë se ke thënë të vërtetën kundër gruas tënde, atëherë pasuria jote që i pate dhënë asaj është për konsumimin e martesës me të; dhe në qoftë se ti ke gënjyer kundër saj, atëherë kjo është edhe më larg!” (Shih hadithet 1756 dhe 1757, përkatësisht 4745 dhe 4747) (5312)

1883.  Umm Selema radijAllahu ‘anhu tregon se një gruaje i vdiq i shoqi dhe të afërmit e saj u shqetësuan për sytë e saj (që i ishin sëmurë), kështu që ata erdhën tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i kërkuan atij që t’i lejonte ata të përdornin kuhl për sytë e saj, por ai u tha: “Ajo nuk duhet të përdorë kuhl. Në periudhën e padijes para Islamit gruaja e ve te ju vishej me rrobat më të këqija ose rrinte në pjesën më të keqe të shtëpisë së saj dhe, pasi të kishte kaluar një vit, nëse i kalonte pranë një qen, ajo i hidhte atij një top me bajga. Jo pra, (mos ta përdorë kuhlin) derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë!” (5338, 5339)

1884.  Ebu Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur muslimani shpenzon diçka për familjen e vet, duke pasur qëllim e duke shpresuar shpërblimin e Allahut, kjo quhet sadaka për të.” (5351)

1885.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që kujdeset për të venë ose për të varfrin është si ai që lufton për Çështjen e Allahut, ose si ai që falet gjithë natën dhe agjëron gjithë ditën!” (5353)

 

64 – FURNIZIMI DHE SHPENZIMI

 

1886.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shiste hurmat nga kopshtet e fisit Beni Nedir dhe siguronte nevojat për ushqime të familjes së vet për një vit. (5357)

1887.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Isha i rraskapitur (nga uria) kur takova Umer Ibn Hatabin radijAllahu ‘anhu dhe i kërkova të më këndonte një ajet nga Libri i Allahut. Ai hyri në shtëpinë e vet dhe ma shpjegoi atë. Pastaj dola dhe, pasi kisha ecur fare pak, rashë me fytyrë përdhe nga rraskapitja dhe uria. Në atë gjendje pashë të më rrinte te koka i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai më thirri: “O Ebu Hurejra!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut dhe i përgjigjem urdhërit tënd!” Ai më kapi për dore, më ngriti dhe e kuptoi nga se po vuaja. Pastaj më mori në shtëpinë e vet dhe porositi të më sillnin një tas të madh me qumësht. Unë piva prej tij, pastaj ai më tha: “Merre e pi prapë, o Ebu Hurejra!” Kështu unë e mora dhe piva përsëri. Pas kësaj ai përsëri më tha: “Pi akoma!” Kështu, unë piva përsëri derisa m’u mbush barku dhe m’u bë si tas. Më pas takova Umerin, i tregova ç’më kishte ndodhur dhe i thashë: “Allahu ia dha në dorë këtë çështje dikujt që është më i denjë se ti për këtë gjë, o Umer! Për Allah, unë të kërkova të ma këndoje atë ajet, ndërkohë që e dija më mirë se ti!” Umeri i tha: “Për Allah, po të të kisha futur në shtëpi dhe të të kisha gostitur, një gjë e tillë do të kishte qenë më e shtrenjtë për mua sesa të kisha pasur deve të kuqe të mrekullueshme!” (5375)

 

65 – USHQIMET

 

1888.  Umer Ibn Ebi Selema radijAllahu ‘anhu tregon: “Dikur isha djalë nën kujdesin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur haja e çoja dorën rreth e rrotull enës me ushqim. Kjo bëri që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të më thotë: “O djalë! Përmende

Emrin e Allahut (thuaj Bismil-lah), ha me dorën e djathtë dhe ha atë që ke përpara vetes.” Qysh atëherë e deri më sot gjithnjë i kam zbatuar ato këshilla kur ha.” (5376)

1889.  Tregohet se Aishja radijAllahu ‘anha ka thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vdiq kur u ngopëm me dy gjëra të zeza: me hurma dhe me ujë.” (5383)

1890.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka ngrënë bukë të hollë dhe as dele të skuqur derisa takoi Allahun. (5385)

1891.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Nuk e kam parë kurrë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të hante në tabaka të madhe, as të hante bukë të hollë e të pjekur mirë dhe as të hante ndonjëherë në sofër ose në tavolinë.” (5386)

1892.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ushqimi i dy vetave mjafton për tre dhe ushqimi i tre vetave mjafton për katër.” (5392)

1893.  Nafiu tregon: “Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu asnjëherë nuk hante pa ftuar një të varfër që të hante me të. Një ditë i sollën një të varfër të hante me të. Ai hëngri aq shumë, sa kjo e bëri Ibn Umerin t’i thoshte shërbyesit të vet: “Mos e li më këtë njeri të hyjë në shtëpinë time, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: ‘Besimtari ha me një zorrë (ngopet e kënaqet me pak), kurse femohuesi ha me shtatë zorrë (ha shumë dhe as nuk ngopet, as nuk kënaqet).'” (5393)

1894.  Ebu Xhuheifa radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur isha te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai i tha një burri që ishte me të: “Unë nuk ha duke qenë i mbështetur”.” (5399)

1895.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asnjëherë nuk ka sharë ndonjë ushqim që ia gostitnin ose tek i cili e ftonin por, në qoftë se i pëlqente, e hante dhe, në qoftë se nuk e pëlqente, e linte. (5409)

1896.  Ebu Hazim tregon: “Një herë e pyeta Sehlin radijAllahu ‘anhu: “A keni përdorur miell të bardhë në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem?” Sehli tha që jo. Unë e pyeta përsëri: “Po, a e keni situr miellin e elbit atëherë?” Sehli u përgjigj: “Jo, por e frynim për t’i nxjerrë lëvoret”.” (5410)

1897.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ndau hurma shokëve të vet dhe i dha çdonjërit shtatë kokrra. Edhe mua më dha shtatë kokrra hurma, njëra prej të cilave ishte e thatë dhe e fortë. Megjithatë, asnjë kokërr tjetër nuk më pëlqeu sa ajo, sepse më shkoi më gjatë për ta përtypur.” (5411)

1898.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se ai kaloi pranë një grupi njerëzish që kishin përpara një dele të pjekur. Ata e ftuan atë, por ai nuk pranoi të hante dhe tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e la këtë botë pa u ngopur as edhe me bukë elbi!” (5414)

1899.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Familja e Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk është ngopur asnjëherë me bukë gruri për tri net rresht, qysh kur erdhi në Medine e derisa ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vdiq.” (5416)

1900.  Aishja radijAllahu ‘anha, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se, sa herë që vdiste ndonjë nga të afërmit e saj, gratë mblidheshin dhe pastaj shpërndaheshin përveç të afërmve të saj dhe shoqeve të ngushta. Ndërkaq ajo porosiste që të gatuanin një enë me telbinë. Pastaj gatuanin therid dhe i hidhnin sipër telbinë. Ajo u thoshte atyre: “Hani nga kjo, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: ‘Telbina e lehtëson zemrën e të sëmurit dhe e qetëson pak trishtimin.,,/ (5417)

1901.  Hudheifa radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Mos vishni mëndafsh dhe as brokadë! Mos pini në enë floriri e argjendi dhe mos hani në pjata të tilla, sepse këto gjëra janë për femohuesit në dynja dhe për ne në Jetën e Përjetshme.” (5426)

1902.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë nga ensarët i quajtur Ebu Shuajb kishte një skllav kasap. Një herë Ebu Shuajbi ia tha kasapit: “Më gatuaj një gjellë që të ftoj të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vetë i pestë. Kështu, ai e ftoi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vetë i pestë, por atyre iu ngjit pas edhe një burrë tjetër. Për këtë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Shuajbit: “Ti më ftove mua vetë i pestë, por tani na erdhi pas edhe ky burrë. Kështu që, nëse do, mund ta lejosh ose mund ta ndalosh.” Ebu Shuajbi tha: “Sigurisht që do ta lejoj atë.” (5434)

1903.  Abdullah Ibn Xhaferi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të hante hurma të freskëta me kastravecë. (5440)

1904.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Ne Medine ka qenë një çifut që më jepte para borxh deri në stinën e vjeljes së hurmave. (Xhabiri kishte një copë tokë rrugës për në Ruma). Atë vit toka nuk premtonte, kështu që borxhi u shty edhe një vit. Çifuti më erdhi kohën e të vjelave, por unë nuk mblodha dot gjë nga toka, kështu që i kërkova atij të më priste edhe një vit, por ai nuk pranoi. Kur ky lajm i mbërriti Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai u tha shokëve të tij: “Ejani të shkojmë t’i kërkojmë çifutit t’ia shtyjë afatin Xhabirit.” Kështu ata erdhën të gjithë te kopshti im! Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem filloi t’i fliste çifutit, por ai i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O Ebul-Kasim! Nuk e pres më.” Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pa qëndrimin e çifutit, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngrit, i shkoi rreth e rrotull gjithë kopshtit pastaj u afrua dhe i foli përsëri çifutit, por ai përsëri nuk pranoi. Unë u ngrita, solla pak hurma të freskëta dhe ia vura përpara Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai hëngri pastaj më pyeti: “Ku është kasollja jote, o Xhabir?” Unë ia tregova. Më tha: “Bëma gati një shtrat aty.” Kështu, unë ia bëra gati shtratin, pastaj ai hyri në të dhe fjeti. Kur u zgjua, unë përsëri i çova pak hurma dhe ai hëngri prej tyre. Pastaj u ngrit dhe i foli përsëri çifutit, por ai përsëri nuk pranoi. Pas kësaj, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit për herë të dytë mes palmave të ngarkuara me hurma të freskëta e tha: “O Xhabir! Mblidh hur- mat të paguash borxhin.” Çifuti qëndroi me mua, ndërsa unë mblidhja hurma, derisa ia pagova atij gjithë borxhet. E megjithatë aty mbetën po aq hurma. Kështu, dola dhe u nisa derisa mbërrita te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i dhashë atij këtë lajm të gëzueshëm. Pas kësaj ai tha: “Dëshmoj se unë jam i Dërguari i Allahut!” (5443)

1905.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që ha çdo mëngjes shtatë kokrra hurma axhva, nuk do ta preket e nuk do të dëmtohet as nga helmi dhe as nga magjia atë ditë.” (5445)

1906.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të hani, mos i fshini duart pa i lëpirë vetë ose pa ua lëpirë dikush tjetër.” (5456)

1907.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se dikush e pyeti për marrjen e avdesit pas ngrënies së ushqimeve të gatuara në zjarr dhe ai u përgjigj: “Jo! Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjenim fare pak nga ai lloj ushqimi. Dhe kur gjenim, nuk kishim shami për të fshirë duart përveç shuplakave, parakrahëve dhe këmbëve tona, pastaj faleshim me atë avdes që kishim dhe nuk merrnim avdes tjetër”. (5457)

1908.  Ebu Usama radijAllahu ‘anhu tregon se, sa herë që Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngrinte çarçafin e bukës, do të thoshte: “El-Hamdu lil-lahi hamden kethiren taj-jihen mnbareken fihi, gajre mekfij-jin, ve la muv-ved-dein, ve la mustegnan anhu, Rah-hena / Të gjitha lavdet dhe falënderimet janë vetëm për

Allahun. Falënderime të shumta, mirësi të mëdha e bekime pa kufi. Ne nuk mund ta kompensojmë mirësinë Tënde, as nuk mund ta lëmë atë dhe as nuk mund të bëjmë dot pa të, o Zoti ynë!” (5458)

1909.  Në një hadith të ngjashëm Ebu Umame tregon se, kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbaronte se ngrëni, thoshte këtë dua: “El-hamdu lil-lahil-ledhi kefana ve ervana gajre mekfij-jin ve la mekfurin – Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun i Cili na plotësoi nevojat tona dhe na shuajti etjen. Mirësia Jote as nuk mund të kompensohet, as nuk mund të lnohohet!” (5459)

1910.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë di për Hixhabin (urdhrin për mbulimxn e grave) më shumë se çdokush tjetër. Ubej Ibn Kabi më pyeste shumë për të. Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u bë dhëndër për Zejneb bint Xhahshin, me të cilën u martua në Medine, ai i ftoi njerëzit për gosti pasi dielli u ngrit lart në horizont. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem qëndroi ulur dhe disa njerëz vazhduan të rrinë me të edhe pasi kishin ikur miqtë e tjerë, Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit dhe u largua, ndërsa unë i shkova pas, derisa arriti te dera e shtëpisë së Aishes. Pastaj ai mendoi se njerëzit duhet të ishin larguar kështu që u kthye përsëri, Edhe unë u ktheva bashkë me të. Por pamë njerëzit të ulur aty pa luajtur nga vendi, kështu që ai u kthye për herë të dytë. Edhe unë u ktheva bashkë me të, derisa arriti te dera e shtëpisë së Aishes, Pastaj mendoi se njerëzit duhej të kishin ikur dhe u kthye përsëri. Edhe unë u ktheva bashkë me të dhe painë se njerëzit ishin shpërndarë. Pastaj ai vuri një perde mes meje dhe vetes dhe zbriti ajeti i hixhabit – i urdhërit për mbulimin e grave.” (5466)

 

66 – AKIKA

 

1911.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon: “Më lindi një djalë dhe unë e çova atë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai ia vuri emrin Ibrahim, ia leu gojën me një hurmë që e përtypi vetë, iu lut Allahut që ta bekonte e pastaj ma ktheu mua.”

(Përcjellësi i dytë i hadithit thotë se ky ka qenë djali më i madh i Ebu Musait.) (5467)

1912.  Esma bint Ebi Bekri radijAllahu ‘anhu tregon për kohën kur ka lindur Abdullah Ibn Zubejri (sipas hadithit të kaluar nr. 1594/3909) duke shtuar: “Muslimanët u gëzuan shumë për lindjen e tij, sepse u patën thënë se çifutët u kishin bërë magji, kështu që atyre nuk do t’u lindnin fëmijë.” (5469)

1913.  Selman Ibn Amiri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Djalit i duhet bërë gostia (e akikës) kështu që therni (berr) për të dhe lirojeni atë prej asaj që vuan.” (5471, 5472)

1914.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: Në Islam nuk ka as fera’ dhe as atira.

 

67 – THERRJA DHE GJAHU

 

1915.  Adij Ibn Hatim radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë e pyeta Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për gjahun e vrarë me heshtë (druri me majë ose me majë hekuri). Ai u përgjigj: “Në qoftë se gjahu është vrarë nga goditja me majë atëherë haje atë! Por, në qoftë se është goditur nga bishti i heshtës, atëherë ai gjah është i paligjshëm, sepse kafsha ka ngordhur ngaqë është goditur për vdekje dhe jo ngaqë është gjakosur.” E pyeta për gjahun e kapur nga një zagar i stërvitur. Ai më tha: “Në qoftë se zagari e ka kapur gjahun për ty (nuk e ka ngrënë) atëherë haje atë gjah, sepse kapja e gjahut nga zagari është si therja. Por, në qoftë se sheh me zagarin ose me zagarët e tu ndonjë qen tjetër dhe ke frikë se ai mund të ketë marrë pjesë me zagarin tënd në kapjen dhe gjakosjen e gjahut, atëherë nuk duhet ta hash atë gjah, sepse ti ke shqiptuar Emrin e Allahut (duke thënë Bismil-lah – Me Emrin e Allahut) vetëm kur ke ndërsyer zagarin tënd dhe nuk ke bërë ‘Bismil-lah’ për ndonjë qen tjetër.” (5475)

1916.  Ebu Thalebe Husheniju radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i thashë (Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); “O Pejgamber i Allahut! Ne jetojmë në një vend të sunduar nga popujt e Librave të Parë. A mund të hamë në enët e tyre? Në vendin tonë ka shumë gjah dhe unë gjuaj me hark, me një qen të pastërvitur dhe një zagar të stërvitur për gjah, Atëherë çfarë më lejohet për të ngrënë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha; “Sa për atë që the për të krishterët ose çifutët, në qoftë se gjeni enë të tjera, mos hani me to, por, në qoftë se nuk gjeni të tjera, atëherë lajini dhe hani në to. Sa për gjahun, në qoftë se gjuan me harkun tënd dhe thua ‘Bismil-lah’ atëherë ha nga ai gjah. Po kështu, në qoftë se kap gjah me zagarin e stërvitur, pasi të kesh thënë ‘Bismil-lah’, atëherë ha nga ai gjah dhe, në qoftë se e kap gjahun me qenin e pastërvitur e pastaj e arrin gjahun pa ngordhur dhe e ther atë, atëherë haje atë!” (5478)

1917.  Abdullah Ibn Burejde tregon: “Një herë Abdullah Ibn Mugaffali radijAllahu ‘anhu pa dikë të hidhte gurë me dy gishta dhe i tha: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar hedhjen e gurëve kështu ose nuk e ka pëlqyer një gjë të tillë. Hedhja e gurëve në këtë mënyrë as nuk bën për gjah dhe as nuk e vret dot armikun, por mundet vetëm të thyejë ndonjë dhëmb ose të nxjerrë ndonjë sy.” Më pas Abdullahu e pa përsëri atë burrë të gjuante me gurë ashtu si herën e parë dhe i tha: “Të them se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar hedhjen e gurëve në këtë mënyrë ose e ka urryer një gjë të tillë, ndërsa ti po vazhdon të njëjtën gjë! Nuk do të të flas për kaq e aq kohë!” (5479)

1918.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kushdo që mban qen manar që nuk përdoret as si qen roje për bagëtitë dhe as si zagar për gjah, atij njeriu i pakësohen çdo ditë dy kiratë nga veprat e tij të mira.” (5480)

1919.  Adij Ibn Hatimi tregon pothuaj si në hadithin përpara (nr. 1915/5475) por këtu shton se Pejgamberi ka thënë: “… Dhe në qoftë se ka qëlluar një gjah me shi’gjetë dhe e gjen atë të vrarë një a dy ditë më vonë, duke mos pasur tjetër veçse gjurmën e shigjetës tënde, atëherë mund ta hash atë gjah. Por, në qoftë se e gjen në ujë atë gjah që ti e ke qëlluar me shigjetë, atëherë mos e ha atë!” (5484, 5485)

1920.  Ibn Ebi Aufa radijAllahu ‘anhu tregon: “Kemi marrë pjesë me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në gjashtë a shtatë fushata të shenjta luftarake dhe kemi ngrënë karkaleca bashkë me të.” (5495)

1921.  Esma bint Ebi Bekr radijAllahu ‘anhu tregon: “Kemi therur një kalë në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur ishim në Medine, dhe e hëngrëm atë.” (5510)

1922.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se ka kaluar pranë një grupi të rinjsh që kishin lidhur një pulë dhe e qëllonin si nishan. Kur e kanë parë Ibn Umerin, ata janë shpërndarë menjëherë, duke e lënë pulën aty të lidhur. Kur pa këtë gjë ai tha: “Kush e ka bërë një gjë të tillë? Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka mallkuar atë që bën kështu.” (5515)

1923.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon në një hadith tjetër të ngjashëm duke thënë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka mallkuar ata që i presin gjymtyrët ose ndonjë pjesë tjetër nga trupi i kafshës, duke qenë gjallë. (5515)

1924.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se e ka parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të hante mish pule.

1925.  Ebu Thalebe radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka ndaluar ngrënien e kafshëve të egra që kanë dhëmbë qeni. (5530)

1926.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i një shoku të mirë e të drejtë dhe i një të keqi është si shembulli i atij që mbart misk dhe i një tjetri që i fryn shakullit të farkës. Kështu, ai që mban misk ose do të të dhurojë pak parfum, ose ti do të blesh pak prej tij, ose do të ndjesh e do të shijosh prej tij erë të mirë. Ndërsa ai që i fryn shakullit të farkës ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh e do të marrësh prej tij erë të keqe.” (5534)

1927.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka urryer damkosjen e kafshëve në fytyrë. Në një transmetim tjetër, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar të qëllohen kafshët në fytyrë. (5541)

 

68 – KURBANI

 

1928.  Selema Ibn Akva radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush ka bërë kurban, të mos i mbetet copë mishi prej tij në shtëpi pas tri ditësh!,/ Bajramin e vitit tjetër ata e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A të veprojmë si vitin e kaluar?” Ai tha: ‘Hani prej tij, u shpërndani edhe të tjerëve dhe ruani prej tij, sepse atë vit njerëzit ishin në vështirësi dhe unë desha që ju t’i ndihmonit nevojtarët.” (5569)

1929.  Tregohet se Umer Ibn Hattabi radijAllahu ‘anhu ka falur namazin e Bajramit para se të mbajë hytben (ligjëratën). Pastaj është ngritur para njerëzve dhe ka mbajtur ligjëratën fetare duke thënë: “O njerëz! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ju ka ndaluar që të agjëroni ditën e parë të secilit nga dy Bajramet, sepse njëra ditë është prishja e agjërimit pas mbarimit të Ramazanit dhe tjetra është dita kur hani nga mishi i kurbanëve tuaj.” (5571)

 

69 – PIJET

 

1930.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që pi verë (pije alkoolike) në këtë botë dhe nuk pendohet, do të privohet nga pirja e saj në jetën tjetër.” (5575)

1931.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Laviri nuk është besimtar gjatë kohës që kryen marrëdhënie jashtëmartesore; ai që pi alkool nuk është besimtar gjatë kohës që pi alkool; hajduti nuk është besimtar gjatë kohës që vjedh.” (5578)

1932.  Ndërsa në një përcjellje tjetër shton: “Edhe ai që i grabit dikujt me forcë dhe njerëzit e shohin atë, nuk është besimtar kur e bën një gjë të tillë.” (5578)

1933.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kanë pyetur për bitëun, një pije alkoolike e përgatitur nga mjalti, të cilën e përdornin shumë populli i Jemenit dhe ai u është përgjigjur: “Çdo pije që të merr mendjen e të deh, është haram (e palejueshme dhe e paligjshme të pihet).” (5586)

1934.  Ebu Amir Eshariju radijAllahu ‘anhu tregon se ai e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë:

“Midis pasuesve të mi do të jenë edhe disa njerëz që do t’i quajnë të lejuara marrëdhëniet jashtëmartesore, veshjen e mëndafshit, pijet alkoolike dhe veglat muzikore. Dhe (prej tyre) do të jenë disa që do të rrinë rrëzë një mali dhe në mbrëmje bariu i tyre do t’u afrohet me delet e tyre duke u kërkuar diçka (për t’i dhënë), por ata do t’i thonë: ‘Eja nesër’. Allahu do t’i shkatërrojë ata natën, duke ua lëshuar malin sipër dhe ata që do të mbeten do t’i kthejë në majmunë dhe në derra, duke i lënë kështu deri në Ditën e Kiametit.” (5590)

1935.  Sehli radijAllahu ‘anhu tregon: “Ebu Usejd Saidiu e ftoi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në gostinë e dasmës së vet. Atyre po u shërbente gruaja e tij që ishte nuse. A e dini se ç’pije kishte përgatitur ajo për të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem? Ajo kishte futur pak hurma në një çanak me ujë gjatë gjithë natës.” (5591)

1936.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndaloi përdori- min e enëve që ishin përdorur më parë për të përgatitur pije alkoolike, dikush i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Jo të gjithë njerëzit mund të gjejnë lëkura për enë.” Kështu, ai i lejoi ata të përdorin vorba të paveshura me rrëshirë. (5593)

1937.  Ebu Katada radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar që të përzihen hurmat e pjekura me të papjekurat, si dhe përzierjen e hurmave me rrush për të bërë shurup, por shurupi i secilit frut duhet të përgatitet më vete dhe të pihet sa është i freskët. (5602)

1938.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon se Ebu Humejdi solli një kupë me qumësht nga një vend i quajtur Neki: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “A nuk e mbulon, qoftë edhe duke i vënë një shkop sipër?!” (5605)

1939.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sa sadaka e mirë është një deve e re që sapo ka pjellë e që jep qumësht me bollëk, ose një dhi që jep qumësht me bollëk e që i dhurohet dikujt që t’ia shfrytëzojë qumështin, duke mjelë nga një kusi në mëngjes e në mbrëmje.” (5608)

1940.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te një ensar bashkë me një shokun e tij. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha:

“Në qoftë se ke ujë që e ke mbajtur gjithë natën në kacek, na e jep, ose, përndryshe, do ta rrufitim duke futur gojën në tas.” Në atë kohë ensari ishte duke ujitur kopshtin e vet dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam ujë të ruajtur qysh mbrëmë. Eja të shkojmë në hije.” Kështu, ai i mori ata të dy në hije. Pastaj hodhi ujë në një tas dhe moli në të një nga dhitë e tij. Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem piu në tas e pastaj aty piu edhe ai që kishte ardhur me të.” (5613)

1941.  Nezzali tregon: “Një herë, Aliu radijAllahu ‘anhu shkoi te porta e oborrit të një xhamie. Me vete kishte ujë, të cilin e piu në këmbë, pastaj tha: “Disa njerëz nuk e shohin mirë pirjen e ujit në këmbë, por unë e kam parë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të vepronte siç më patë të bëja tani.” (5615)

1942.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka pirë ujë Zemzemi në këmbë.

1943.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar t’i përkulen buzët kacekut të ujit për të pirë ujë në to. (5625)

1944.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar pirjen e ujit nga gryka e kacekut (gjymit etj.) dhe që njeriu ta pengojë fqinjin për të ngulur një kunj në murin e tij. (5627)

1945.  Tregohet për Enesin radijAllahu ‘anhu se ai frynte dy a tri herë në enë kur pinte ujë, duke thënë se edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem merrte frymë tri herë në enë duke pirë ujë. (Por, për të marrë mendimin dhe gjykimin e drejtë për këtë çështje shih hadithinnr. 123/153) (5631)

1946.  Umm Selema radijAllahu ‘anhu, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që pi në enë argjendi, në të vërtetë e mbush barkun me zjarr Xhehenemi.” (5634)

1947.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi te Sekifa Beni Saida dhe tha: “Na jep ujë, o Sehl!” Kështu, unë dola tek ata me këtë tas druri dhe u dhashë ujë me të.” Përcjellësi i dytë i hadithit shton: “Sehli na e nxori dhe na e tregoi ne atë tas dhe ne të gjithë pimë ujë me të. Më vonë Umer Ibn Abdul-Azizi ia kërkoi Sehlit t’ia jepte tasin si dhuratë dhe ai ia dha atij.” (5637)

1948.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se kishte një tas të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe tha: “I kam dhënë ujë të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në këtë tas më shumë se kaq e aq herë.” Përcjellësi i dytë i hadithit vazhdon: “Tasi kishte përreth një unazë hekuri dhe Enesi deshte t’ia zëvendësonte atë me një unazë argjendi ose floriri, por Ebu Talha i tha: “Mos ndrysho gjë nga ç’ka bërë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” Kështu Enesi e la atë siç ishte.” (5638)

 

70 – TE SEMURIT

 

1949.  Ebu Said Hudriu dhe Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregojnë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Për çdo mundim, sëmundje, pikëllim, trishtim, dhimbje, fatkeqësi, madje edhe një gërvishtje e një gjembi që i bie muslimanit, Allahu i shlyen atij pjesë nga gjynahet e tij!” (5641, 5642)

1950.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i besimtarit është si shembulli i asaj bimës së re e të njomë. Atë e përkul era nga çdo drejtim që t’i vijë, por, kur era qetësohet, ajo drejtohet përsëri. Kësisoj edhe besimtarin e godasin fatkeqësi, (por ai qëndron i duruar derisa Allahu t’ia largojë vështirësitë). Ndërsa një i lig i shthurur është si pisha, e cila rri e fortë dhe drejt, derisa Allahu e pret dhe e rrëzon përtokë kur të dojë!” (5644)

1951.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se Allahu do t’i bëjë mirë dikujt, Ai i shkakton atij vuajtje.” (5645)

1952.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Nuk kam parë askënd të kishte sëmundje dhe të vuajë më rëndë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. (5646)

1953.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “Shkova për vizitë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ishte sëmurë dhe po vuante nga ethe të forta. I thashë: “Ke shumë ethe të forta. A mos vallë ngaqë do të kesh shpërblim të dyfishtë?,/ Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, vërtet, sepse çdo muslimani që lëndohet nga ndonjë e keqe, Allahu do t’ia fshijë gjynahet siç bien gjethet e pemës.” (5647)

1954.  Tregohet se Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu i ka thënë dikujt prej shokëve të tij: “A të të tregoj një grua nga banorët e Xhenetit?” Shoku i tij i tha: “Padyshim që dua.” Ai tha: “Kjo grua e zezë (që sheh) erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: ‘Mua më bie sëmundja e tokës dhe më zhvishet trupi. Prandaj lutju Allahut për mua/ Pejgam- beri sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: ‘Po deshe bëj durim dhe do të kesh Xhenetin, ose, po deshe, i lutem Allahut të të shërojë/ Ajo i tha: 7Do të bëj durim, por më zhvishet trupi. Prandaj lutju Allahut për mua që të mos më zbulohet trupi’. Kështu ai iu lut për të.” (5652)

1955.  Enes Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të dëftojë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Në qoftë se e mundoj robin Tim, duke ia marrë dy gjërat e tija të dashura (dy sytë) dhe ai bën durim, atëherë do t’ia kompensoj ata, duke i dhuruar atij Xhenetin.” (5653)

1956.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi për vizitë tek unë, kur isha sëmurë dhe nuk kishte hipur as në mushkë e as në kalë.” (5664)

1957.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një herë thashë (nga dhimbja e kokës): ‘Oh koka ime!x. I Dërguari i Allahut më tha: “Do të desha që kjo (vdekja) të të ndodhë kur unë të jem ende gjallë, pasi atëherë do ta lusja Allahun të të falte dhe do të bëja dua për ty.” Aishja radijAllahu ‘anha tha: “Oh, e mjera unë! Për Allah! Ti do që unë të vdes. Nëse ndodh një gjë e tillë, ti do ta kaloje pjesën e fundit të ditës duke fjetur me një nga gratë e tua!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Përkundrazi, unë do të thosha: ‘oh koka!’ Pothuaj isha gati t’i çoja fjalë Ebu Bekrit dhe djalit të tij dhe ta caktoja atë pasuesin tim me qëllim që të mos pretendonte kush ndonjë gjë tjetër, ose të tjerë mund të donin ndonjë gjë tjetër, por pastaj thashë me vete: ‘Allahu nuk do ta bënte ndryshe dhe muslimanët nuk do ta lejonin që të bëhej ndryshe/” (5666)

1958.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush nga ju nuk duhet ta dëshirojë vdekjen, për shkak të ndonjë të keqeje që i bie. Por, në qoftë se i duhet ta dëshirojë vërtet atë, atëherë le të thotë: “O Allah! Më jep jetë, për aq kohë sa jeta është më e mira për mua dhe më vdis, në qoftë se vdekja është më e mira për mua!'” (5671)

1959.  Habbabi radijAllahu ‘anhu tregon se ka kauterizuar plagët me hekur të nxehtë në shtatë vende të trupit të vet dhe ka thënë: “Shokët tanë që vdiqën gjatë kohës së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e lanë këtë botë dhe nuk ua pakësoi dynjaja dhe kënaqësitë e saj shpërblimet e Jetës së Pasosur, ndërkohë që ne kemi aq pasuri sa nuk gjejmë rrugë tjetër për ta shpenzuar atë veçse duke ngritur ndërtesa. Po të mos na kishte ndaluar Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që të luteshim për të vdekur, unë do të isha lutur.” (5672)

1960.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Askënd nuk e fusin në Xhenet punët e veta.” Shokët e pyetën: “As edhe ty, o i Dërguari i Allahut?!” Ai u përgjigj: “Jo, as mua, në qoftë se Allahu nuk më dhuron Mirësinë dhe Mëshirën e Tij. Kështu pra, jini të arsyeshëm e të vendosur në veprat fetare dhe bëni punë që janë brenda mundësive tuaja! Askush prej jush të mos e dëshirojë vdekjen, sepse, në qoftë se është mirëbërës, ndoshta mund t’i shtojë veprat e mira dhe, në qoftë se është keqbërës, mbase mund të pendohet.” (5673)

1961.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem sa herë që vizitonte ndonjë të sëmurë, ose e sillnin të sëmurin tek ai, ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i lutej Allahut duke thënë: “Largoje sëmundjen, o Zoti i njerëzve. Shëroje atë, pasi Ti vërtet je Shëruesi, nuk ka shërim tjetër, përveç shërimit Tënd, shërim që nuk lë asnjë sëmundje!// (5675)

 

71 – MJEKESIA

 

1962.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj.” (5678)

1963.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shërimi është në tri gjëra: në një gllënjkë mjalti, në nxjerrjen e gjakut të keq me kupa dhe në kauterizimin (djegien e plagëve me hekur të nxehtë), por unë i ndaloj pasuesit e mi nga kauterizimi.,/ (5681)

1964.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha se vëllai i tij kishte dhimbje barku. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Jepi të pijë mjaltë.” Ai erdhi për herë të dytë dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha përsëri: “Jepi të pijë mjaltë!” Ai erdhi për herë të tretë, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem prapë i tha: “Jepi të pijë mjaltë!” Burri u kthye përsëri dhe i tha: ” Ashtu bëra”-, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: ” Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa ka gënjyer barku i vëllait tënd! Jepi të pijë mjaltë!” Kështu, ai i bëri atë të pijë mjaltë dhe u shërua. (5684)

1965.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kjo farë e zezë (Nigella Cumin) është shërim nga çdo sëmundje përveç nga saam-it.” Aishja e pyeti: “Dhe ç’është saam?” Ai tha: “Vdekja.” (5687)

1966.  Umm Kajs bint Mihsan radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ju këshilloj ta përdorni këtë temjan indian, pasi ai ka ilaç kurues për shtatë sëmundje. Le t’i marrë erë e ta thithë ai që ka shqetësime në grykë dhe ta vendosë në njërën anë të gojës ai që vuan nga pleuriti.” (5692, 5693)

1967.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon hadithin ku flitet se si Ebu Tajjiba i bëri kupa Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (nr. 1004/2102) dhe shton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në fund tha: “Ilaçet më të mira, të cilët mund t’i përdorni për kurim, janë kupat për të nxjerrë gjakun e keq (pas damarëve të kokës) dhe temjani i detit. Mos i mundoni fëmijët duke ua shtrydhur bajamet (tonsillitis), kur u pezmatohen, por përdorni temjan.” (5696)

1968.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “M’u shfaqën përpara popuj; kaluan një a dy Pejgamberë me pak pasues; kaloi një Pejgamber i pashoqëruar nga asnjë pasues, derisa, kur më kaloi përpara një turmë e madhe njerëzish, pyeta: “Kush janë këta? A janë pasuesit e mi?” Më thanë: “Ky është Musai dhe pasuesit e tij.” Më thanë: “Shih në horizont.” Kur ç’të shoh! Një mizëri e madhe njerëzish që mbushte horizontin! Pastaj më thanë: “Shih atje dhe atje tej në hapësirën qiellore.” Kur ç’të shoh! Një mizëri e madhe njerëzish që mbushte horizontin! Më thanë: ‘Ky është Umeti yt (pasuesit e tu) nga të cilët shtatëdhjetë mijë do të hyjnë në Xhenet pa u marrë në llogari.” Pastaj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në shtëpi pa u treguar shokëve se cilët janë ata shtatëdhjetë mijë vetë. Atëherë njerëzit filluan të flisnin për këtë çështje dhe thanë: “Jemi ne që kemi besuar Allahun dhe që ndoqëm të Dërguarin e Tij. Ata jemi vetë ne, ose fëmijët tanë që kanë lindur në Epokën Islame, sepse ne kemi lindur në kohën e padijes paraislame.” Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dëgjoi këto fjalë, doli jashtë dhe tha: “Ata njerëz janë ata që nuk e trajtojnë veten me rukja, as nuk besojnë në ogure, as nuk e përdorin kauterizimin për t’u shëruar, por i mbështeten vetëm Zotit.” Kur dëgjoi këtë, Ukasha Ibn Miksan tha: ” A jam prej tyre edhe unë, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po.” Pas tij u ngrit një tjetër dhe tha: “A jam edhe unë prej tyre?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Tashmë të parapriu e ta mori Ukasha!” (5705)

1969.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka frikë nga sëmundjet ngjitëse (asnjë sëmundje ngjitëse nuk merret e nuk përhapet pa Lejen e Allahut), nuk ka ogure të këqija (nga zogjtë ose nga dçika tjetër), nuk ka ogur të keq nga kukuvajka dhe nuk ka safer, ndërsa ikni prej të lebrosurit siç ikni prej luanit!,/ (5707)

1970.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu, në vazhdim të hadithit më lart, tregon: “Një beduin u ngrit dhe tha: ” Atëherë si është puna me devetë e mia? Ato janë në rërë si të ishin drerë, por, kur me ta vjen dhe bashkohet ndonjë deve e zgjebosur, ato të gjitha infektohen prej saj me zgjebe.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Atëherë kush ia ngjiti atë të parës?” (5717)

1971.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e lejoi një familje nga ensarët të përdornin rukjan për të trajtuar personat e helmuar dhe ata që vuanin nga dhimbja e veshit. Edhe unë e kam përdorur kauterizimin për të shëruar pleuritin, kur i Dërguari i Allahut ishte akoma gjallë dhe me mua qenë Ebu Talha, Enes Ibn Nadri dhe Zejd Ibn Thabiti. Kauterizimin ma bëri Ebu Talha.” (5719, 5720, 5721)

1972.  Fatime bint Mundhiri tregon se sa herë që Esma bint Ebi Bekrit radijAllahu ‘anhu i sillnin ndonjë grua të sëmurë me ethe, ajo luste Allahun për të, pastaj i spërkaste pak ujë në kraharor dhe thoshte: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë na urdhëronte t’i qetësonim ethet me ujë.” (5724)

1973.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vdekja nga murtaja është rënie shehid (martir) për çdo musliman.” (5732)

1974.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më ka urdhëruar mua ose këdo tjetër që të përdorin rukjan në qoftë se ka rrezik nga syri i keq.” (5738)

1975.  Umm Selema radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa në shtëpinë e saj një vajzë me një nishan të zi në fytyrë dhe tha: “Trajtojeni atë me rukja, sepse ajo është ndikuar nga syri i keq.” (5739)

1976.  Tregon Aishja radijAllahu ‘anha se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka lejuar trajtimin me rukja për çdo pickim helmues.

1977.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem këndonte për rukja këtë dua: “Bismil-lah, Turbetu erdina, bi riikati ba’dina jnshfa sekiimuna bi idhni rabbina – Me Emrin e Allahut. Dheu i tokës sonë dhe pështyma e disave prej nesh i shërojnë të sëmurët tanë, me Lejen e Zotit tonë.” (5746)

1978.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Nuk ka shenja ogurzeza në zogjtë, ndërsa oguri më i mirë është feli.” E pyetën: “Ç’është fefli, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Fjala e mirë që e dëgjon dikush prej jush.” (5755)

1979.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka gjykuar për dy gra nga fisi Hudhejl që ishin zënë me njëra-tjetrën. Njëra e kishte goditur tjetrën me gur dhe guri i kishte rënë asaj në bark. Duke qenë se ajo kishte qenë me barrë, guri ia vrau fëmijën në mitër. Të dyja e ngritën çështjen te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai gjykoi se gjoba e gjakut për foshnjën në bark të jetë një skllav ose një skllave. Për këtë, kujdestari i gruas që u gjobit tha: “Si të gjobitem, o i Dërguari i Allahut, për një krijesë që as ka pirë e as ka ngrënë, as ka folur e as ka qarë? Një çështje si kjo duhet të anullohet.” Nga kjo, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky me të vërtetë është nga vëllezërit e fallxhorëve!”374 (5758)

1980.  Tregon Ibn Umeri: Erdhën dy burra nga anët e lindjes dhe u folën njerëzve që u mrekulluan me fjalët e tyre elokuente. Nga kjo i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Një fjalë elokuente është ndikuese si magjia!” (5767)

1981.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i përzieni bagëtitë e sëmura me ato të shëndosha (ose mos e vini pacientin e sëmurë me një të shëndoshë) si masë pararuajtëse.” (5773, 5774, 5775)

1982.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush hidhet vetë nga mali dhe vret veten, do të jetë në Zjarr të Xhehenemit duke rënë në të dhe duke banuar aty përjetësisht. Kush pi helm dhe e mbyt veten, do ta mbajë helmin e tij në dorë duke e pirë atë në Zjarrin e Xhehenemit dhe aty do të banojë përjetësisht. Kushdo që vret veten me armë hekuri, do ta mbajë atë armë në dorë dhe do ta shpojë me të barkun e vet në Zjarrin e Xhehenemit ku do të banojë përgjithmonë.// (5778)

1983.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se bie ndonjë mizë shtëpie në enën e ndokujt, atëherë ai le ta zhysë atë plotësisht në enë dhe pastaj ta hedhë, sepse në njërin krah të saj është sëmundja dhe në tjetrin është ilaçi i saj.”375 (5782)

 

72 – VESHJET

 

1984.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pjesa e rrobës që varet nën nyjet e këmbës është në Zjarr.” (Ai që mban rrobën që i varet ndër nyjen e këmbës me kryelartësi do të jetë në Zjarr). (5787)

1985.  Enes Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu tregon se Rroba më e dashur e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për ta veshur ishte hibara.

1986.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Kur vdiq i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u mbulua me një rrobë Burud Hibara.

1987.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e gjeta të flinte me një rrobë të bardhë. Pastaj shkova përsëri pasi ishte ngritur nga gjumi. Ai tha: “Çdo njeri që thotë: ‘Laa ilahe il-lAllah – Nuk ka Zot (që meriton të adhurohet), përveç Allahut’-, dhe më pas vdes me këtë bindje, do të hyjë në Xhenet.” E pyeta: “Vallë edhe në qoftë se ka bërë kurvëri e ka vjedhur?” Tri herë e përsërita këtë pyetje dhe tri herë ai më dha të njëjtën përgjigje: “Edhe sikur të ketë bërë kurvëri e të ketë vjedhur!”. Ndërsa në fund ai shtoi: “Ndonëse Ebu Dherrit nuk i pëlqen!”

Ebu Abdullahi ka thënë: “Kjo vlen në çastet e vdekjes ose para saj. Në qoftë se njeriu pendohet sinqerisht këto çaste dhe thotë: ‘Laa ilahe il-lAllah’-, atëherë atij do t’i falen gjynahet.” (5827)

1988.  Ebu Uthman Nehdiu tregon: “Kur ishim me Utba bin Farkadin në Azerbajxhan, na erdhi një letër nga Umeri radijAllahu ‘anhu, ku thuhej: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar përdorimin e mëndafshit nga burrat përveçse kaq”, – duke treguar me gishtin tregues dhe atë të mesit. Sipas mendimit tonë me të ai deshi të tregonte vetëm për qëndisje.” (5828)

1989.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që vesh mëndafsh në dynja nuk do të veshë gjë prej tij në Ahiret.” (5830)

1990.  Hudhejfa bin Jeman radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ka ndaluar të pimë lë enë floriri dhe argjendi ose të hamë lë to. Ai na e ka ndaluar, gjithashtu, /eshjen e mëndafshit e të brokadës dhe iljen mbi to”. (5837)

1991.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka ndaluar për burrat përdorimin e shafranit.

1992.  Said bin Ebi Selema tregon: “Një herë e pyeta Enesin radijAllahu ‘anhu: “A falej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me këpucët veshur?” Ai më tha: “Po”.”(5850)

1993.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Askush nga ju të mos ecë vetëm me një këpucë, por t’i heqë të dyja ose t’i mbathë të dyja.” (5855)

1994.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur t’i mbathni këpucët, filloni me të djathtën dhe, kur t’i hiqni, filloni me të majtën, në mënyrë që e djathta të jetë e para që mbathet dhe e fundit që zbathet.” (5856)

1995.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mori një unazë argjendi dhe skaliti në të: “Muahmmedun Resulull-llah – Muhamedi, i Dërguari i

Allahut”. Pastaj na tha: “Unë kam vënë një unazë argjendi dhe kam gdhendur në të fjalët: ‘Muhamedi, i Dërguari i Allahut’. Askush pra të mos e gdhendë kështu unazën e vet.” (5877)

1996.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka mallkuar burrat e feminizuar dhe gratë e burrëzuara dhe ka thënë: “I përzini ata të gjithë nga shtëpitë tuaja!” Kështu, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka nxjerrë e ka përzënë në kohën e tij filanin e filanen; edhe Umeri në kohën e tij ka përzënë filanin e filanen. (5886)

1997.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Bëni të kundërtën e asaj që bëjnë paganët e idhujtarët: lëreni mjekrën të plotë dhe shkurtojini mustaqet” (5892)

1998.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çifutët dhe të krishterët nuk i lyejnë flokët me bojë, kështu që ju duhet të veproni ndryshe nga ata.” (5899)

1999.  Katada e ka pyetur Enesin radijAllahu ‘anhu për flokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ai i ka treguar: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka pasur flokët me onde, jo shumë të drejta dhe jo aq kaçurrela e që i vareshin midis veshëve dhe supeve.” (5905)

2000.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka pasur duart dhe këmbët të mëdha. Nuk kam parë askënd si ai, as para tij dhe as pas tij. Pëllëmbët i ka pasur të buta.” (5907-5912)

2001.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ndalonte lënien e flokëve xhufka-xhufka pas rruajtjes së kokës, (ose qethjen e saj pjesë-pjesë)” (5921)

2002.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Unë e lyeja gjithnjë Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me erën më të mirë që gjeja, derisa ta shihja shkëlqimin e parfumit në kokën dhe në mjekrën e tij.” (5928)

2003.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem asnjëherë nuk e kthente prapa një dhuratë parfumi.

2004.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Në Haxhin e Lamtumirës e kam lyer të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me duart e mia me dherira kur veshi Ihramin dhe kur u lirua prej tij.” (5930)

2005.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ata që bëjnë këto figura (frymorësh), do të ndëshkohen Ditën e Kiametit dhe do t’u thuhet: ‘Ngjallini ato që keni krijuarT (5951)

2006.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të dëftojë se Allahu i Madhëruar thotë: “Kush është më i padrejtë se ai që përpiqet të krijojë siç krijoj Unë?! Le të krijojë një thërrmijë (ose një harrje), le të krijojë një kokërr elbiT (5953)

 

73 – SJELLJET E BUKURA

2007.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Cili është njeriu që i meriton më shumë mirësjelljen dhe përkujdesin tim?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Nëna jote.” Burri e pyeti: “Pastaj kush?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Pastaj nëna jote.” Burri e pyeti përsëri: “Po pastaj kush?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Pastaj nëna jote.” Ai e pyeti sërish: “Po pas saj, kush?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Babaiyt.” (5971)

2008.  Abdullah Ibn Amr radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka dyshim se një nga gjynahet më të mëdha është që njeriu të mallkojë prindërit e vet.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut! E si mund t’i mallkojë njeriu prindërit e vet?!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Një njeri i fyen babain dikujt tjetër, pastaj ky i fyen babain të parit; pastaj ai i fyen nënën dhe i dyti i fyen nënën të parit.” (5973)

2009.  Xhubejri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ai që i prish lidhjet me të afërmit, nuk do të hyjë në Xhenet.” (5984)

2010.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Fjala rahm (mitra, lidhja e gjakut) rrjedh nga Emri Err-Rrahman (i Gjithëmëshirshmi, një nga Emrat e Allahut). Kështu që Allahu ka thënë: ‘Unë do të mbaj marrëdhënie të mira me atë që mban marrëdhënie të mira me ty (me mitrën, barkun, farefisin) dhe do t’i pres marrëdhëniet me atë që i ndërpret marrëdhëniet me ty.,/ (5988)

2011.  Amr Ibn Aasi radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë hapur e jo fshehur: “Familjarët e Ebu filanit (Talibit) nuk janë mbrojtësit dhe ndihmuesit e mi. Padyshim që Ruajtësi e Mbrojtësi im është Allahu dhe besimtarët e drejtë e të vërtetë, por ajo familje ka afri barku me mua dhe unë do të jem i mirë dhe i respektueshëm ndaj tyre.” (5990)

2012.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mbajtësi i lidhjes fisnore nuk është ai që i shpërblen të afërmit për një të mirë që i bëjnë, por është ai që mban marrëdhënie të mira me ata të afërm që e kanë prishur mirëshkuarjen me të.” (5991)

2013.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Një beduin shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Ju i puthni fëmijët! Ndërsa ne nuk i puthim ata!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Çfarë të bëj unë, kur Allahu ta ka hequr mëshirën nga zemra?!” (5998)

2014.  Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë sollën te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem disa robër lufte, gra dhe fëmijë. Aty pamë që një grua shtrydhte qumësht nga gjoksi i vet për t’ua dhënë fëmijëve dhe, sapo të gjente ndonjë fëmijë mes robërve, ajo e vinte në gjoks dhe i jepte të pijë. (Ajo e kishte humbur fëmijën e vet, por më pas e gjeti). Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tha: “A mendoni se kjo grua mund ta hedhë fëmijën e saj në zjarr?” Ne i thamë: “Jo, në qoftë se ajo mundet të mos e hedhë atje.” Pastaj shtoi: “Allahu është më i Mëshirshëm me robërit e Tij sesa kjo grua me birin e saj!” (5999)

2015.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: 7/E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Allahu e ndau Mëshirën në njëqind pjesë dhe mbajti për Vete nëntëdhjetë e nëntë pjesë, ndërsa një pjesë e dërgoi në Tokë. Për shkak të kësaj pjese të vetme, krijesat e Tij janë aq të mëshirshme ndaj njëra-tjetrës, saqë edhe pela e ngre thundrën nga mëzi i porsalindur që të mos e shkelë!” (6000)

2016.  Usama Ibn Zejd radijAllahu ‘anhu tregon: “Shpesh i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më merrte e më ulte në njërën kofshë dhe Hasan Ibn Aliun e vinte në tjetrën, pastaj na përqafonte të dyve dhe thoshte: “O Allah! Mëshiroj këta të dy, sepse unë i mëshiroj!” (6003)

2017.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit për të falur namazin e ne u ngritëm bashkë me të. Kur ai ishte në namaz, një beduin thirri: “O Allah! Më mëshiro mua dhe Muhamedin dhe mos mëshiro tjetër kënd me ne!” Mbasi dha selam, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha beduinit: “E ke ngushtuar shumë një gjë (Mëshirën e Allahut) që është tepër e gjerë!” (6010)

2018.  Nuëman Ibn Beshir radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mund të shihni se besimtarët në mëshirën, dashurinë e në përzemërsinë ndërmjet tyre i ngjajnë një trupi të vetëm aq sa, kur vuan e rënkon një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.” (6011)

2019.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo muslimani që mbjell një bimë, do t’i llogaritet sikur ka dhënë sadaka, sa herë që nga kjo bimë (a pemë) të ushqehen njerëz ose kafshë.” (6012)

2020.  Xherir Ibn Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet.

2021.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xhibrili sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më këshilloi aq gjatë për fqinjët, saqë mendova se mund t’i bënte ata trashëgimtarët e mi.” (6014)

2022.  Ebu Shureihu radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Betohem për Allahun se nuk është besimtar! Betohem për Allahun se nuk është besimtar! Betohem për Allahun se nuk është besimtar!” E pyetën: “E kush është ky, o i Dërguari i Allahut?” Ai u përgjigj: “Është ai njeri, fqinji i të cilit nuk ndihet i sigurt dhe i qetë prej të këqijave të tij.” (6016)

2023.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit, le të mos lëndojë fqinjin e vet! Kushdo që beson Allahun dhe Ditën e Ringjalljes, le ta nderojë dhe ta gostitë mysafirin! Kushdo që beson Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë, ose le të heshtë (të mos përgojojë, të mos gënjejë, të mos fyejë, të mos shajë etj.)!” (6018)

2024.  Xhabir Ibn Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “… Këshillimi dhe urdhërimi për Islam, për Besimin e pastër vetëm në Një Zot – Allahun dhe gjithë ç’përmban e ç’urdhëron kjo Fe e vetme e pranuar tek Allahu, është vepër bamirësie, Sadaka.” (6021)

2025.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu e do mirësinë dhe butësinë në çdo punë e në çdo gjë.” (6024)

2026.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Besimtari është për besimtarin si ajo ndërtesa, pjesët e së cilës forcojnë njëra-tjetrën “-, pastaj i ndërthuri gishtat e duarve. Në ato çaste Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte ulur dhe aty erdhi një burrë, i cili lyp ose kërkoi diçka. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ktheu fytyrën nga ne dhe na tha: “Ndihmojeni e këshillojeni dhe do të shpërbleheni, ndërsa Allahu do të sjellë në gjuhën e Pejgamberit të Tij çfarë të dojë Vetë.” (6026, 6027)

2027.  Enesi radijAllahu ‘anhu (duke përshkruar karakterin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka qenë kurrë fyes, fjalëkeq apo mallkues. Në qoftë se donte të qortonte ndonjërin prej nesh, ai thoshte: “Ç’ka ai?! Iu bëftë balli me dhe”!” (6031)

2028.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka thënë kurrë “Jo”, kur i kanë kërkuar ndonjë gjë.

2029.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Unë i kam shërbyer Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për dhjetë vjet, por kurrë nuk më tha: “Eh! (fjala më të lehtë për të treguar pakënaqësi) dhe as nuk më fajësoi për ndonjë gjë e të më thoshte: “Pse e bëre këtë?” Ose: “Pse nuk e bëre kështu?” (6038)

2030.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se dikush e akuzon një tjetër si “njeri me fe të prishur” apo “njeri që mohon fenë”, një akuzë e tillë do t’i kthehet akuzuesit, në qoftë se i akuzuari është i pafajshëm”. (6045)

2031.  Thabit Ibn Dahhaku radijAllahu ‘anhu, një nga shokët që i dhanë besën Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nën pemë në Hudejbije, tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që betohet në ndonjë fe tjetër, veç Islamit, kur gënjen, atëherë ai me të vërtetë është i atillë. Biri i Ademit nuk është i detyruar të përmbushë betimin e dhënë për të bërë ndonjë gjë që ai nuk e ka në dorë. Kushdo që e vret veten me një send në këtë botë, do të ndëshkohet (ta vrasë veten) me atë send Ditën e Kiametit. Kush mallkon një besimtar, është njëlloj sikur ta ketë vrarë atë. Kush shpif për një besimtar se është femohues, është njëlloj sikur ta ketë vrarë atë.” (6047)

2032.  Hudhejfa radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Nuk do të hyjë në Xhenet shpifësi e përgojuesi.”379 (6056)

2033.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë u përmend emri i një burri në prani të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe dikush e lavdëroi shumë atë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: ” Allahu të mëshiroftë! Ia preve qafën mikut tënd!”-, duke e përsëritur këtë fjalë disa herë. Pastaj ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Në qoftë se dikujt prej jush i duhet patjetër të lavdërojë dikë, atëherë le të thotë: ‘Mendoj se ai është i këtillë e i atillë’-, nëse mendon për të ashtu. Vlerësuesi i vëtetë është vetëm Allahu, (sepse vetëm Ai i di të gjitha të fshehtat) dhe askush nuk mund t’ia paraqesë Allahut dikë si të pastër (nga të metat e gjynahet).” (6061)

2034.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos e kini zili njëri-tjetrin dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit (duke e braktisur njëri-tjetrin), por jini vëllezër, o robërit e Allahut! Nuk është aspak e lejueshme për një musliman që të mbajë mëri me vëllain e vet musliman për më shumë se tri ditë.” (6065)

2035.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruhuni nga dyshimi, pasi dyshimi është gënjeshtra më e keqe! Mos kërkoni për gabimet e të tjerëve, mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos jini ziliqarë ndaj njëri-tjetrit, mos e urreni njëri-tjetrin dhe mos e braktisni njëri-tjetrin, por jini vëllezër (siç ju ka urdhëruar Allahu), o robërit e Allahut!” (6064)

2036.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Unë mendoj se filani dhe filani nuk dinë gjë për fenë tonë.” Sipas një transmetimi tjetër ai ka thënë: “Unë mendoj se filani dhe filani nuk e njohin fenë tonë, të cilën ne po e ndjekim e po i përkushtohemi.” Lejthi, i pesti në vargun e përcjellësve të hadithit, thotë se ata ishin dy burra nga hipokritët. (6067)

2037.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Të gjithë pasuesve të mi do t’u falen gjynahet, përveç atyre që i bëjnë botërisht ato. Këtu hyn edhe rasti kur njeriu bën një gjynah natën, dhe ndonëse Allahu ia mbulon atë faj, ai del në mëngjes e thotë: ‘O filan, mbrëmë kam bërë kështu e ashtu7. Pra, ai e kalon natën, duke qenë i mbuluar nga Zoti i tij, (dhe Allahu e di më së miri gjynahin e bërë nga robi i Tij), kurse në mëngjes e heq nga vetja mbulesën e Allahut!” (6069)

2038.  Ebu Ejjub Ensari radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk i lejohet askujt që ta braktisë e të mos i flasë vëllait të vet musliman më shumë se tri net. Është e pafalshme për ta që, kur takohen, e kthejnë kokën mënjanë prej njëri-tjetrit. Më i miri i të dyve është ai që jep selam i pari.” (6077)

2039.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtetësia çon drejt drejtësisë e përkushtimit, të cilat çojnë drejt Xhenetit. Njeriu vazhdon të flasë të vërtetën, derisa bëhet njeri i së vërtetës. Ndërsa mashtrimi të çon drejt poshtërsisë e gënjeshtrës. Njeriu vazhdon të gënjejë, derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.” (6094)

2040.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Askush nuk është më i duruar se Allahu, kur dëgjon fjalë fyese. Ata pretendojnë se Ai ka bir (pasardhës, shokë, ortakë, ndërmjetësues etj.), e megjithatë Ai u jep atyre shëndet dhe i furnizon me begati.” (6099)

2041.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “I fortë nuk është ai njeri që i mund të tjerët me forcën e tij, por i fortë është ai që e përmban veten kur është i zemëruar dhe i nxehur.” (6114)

2042.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë i tha Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Më këshillo!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Mos u nxeh!” Burri e përsëriti kërkesën disa herë, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem çdo herë iu përgjigj: “Mos u nxeh!” (6116)

2043.  Imran Ibn Husejni radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Turpi nuk sjell gjë tjetër, veçse të mirën.” (Shih hadithin nr. 9 dhe shënimin përkatës). (6117)

2044.  Ebu Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nga fjalët e Pejgamberëve të parë që kanë arritur njerëzit është: ‘Në qoftë se nuk ke turp atëherë bën ç’të duash’!” (6120)

2045.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem përzihej e rrinte me ne aq sa i thoshte një vëllait tim të vogël:

“O Ebu Umejr! Ç’bëri bilbili Nugejr?”380 (6129)

2046.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari nuk pickohet dy herë nga e njëjta vrimë.// (Kush pëson, mëson dhe nuk bie viktimë po nga e njëjta gjë). (6133)

2047.  Ubej Ibn Kabi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet që disa poezi përmbajnë urtësi.” (6145)

2048.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Është më mirë për një njeri që ta mbushë kurmin e vet brenda me qelb, sesa ta mbushë me poezi.” (6154)

2049.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një beduin shkoi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e pyet: “O i Dërguari i Allahut! Kur do të vijë Ora e Kiametit?” (Ky hadith është përmendur më parë nr. 1530/3688) ndërsa në këtë përcjellje shtohet: “Ti do të jesh me ata që do.” Ne e pyetëm: ” A do të jemi edhe ne të atillë?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po.” (6167)

2050.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo tradhtari e të pabesi do txi ngrihet një flamur Ditën e Kiametit dhe do të shpallet hapur: ‘Ky është tradhtuesi e mashtruesi i filanit, i birit të filanit’.” (6177)

2051.  Tregon Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e quani rrushin kerm (fjalë e vjetër për rrushin), (sepse) kerm (bujare) është vetëm zemra e besimtarit.” (6183)

2052.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se emri i parë i Zejnebit ka qenë Berrah, por njerëzit thoshin: “Me këtë emër ajo do t’i japë vetes prestigj shenjtërie”381-, kështu që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia ndryshoi atë dhe e quajti Zejneb. (6192)

2053.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Umm Suleim ishte me disa gra në kujdesje të plaçkave gjatë një udhëtimi, ndërsa Enxheshi, skllavi i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem po i nxitonte devetë e tyre. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “O Enxhesh! Ngaji ngadalë devetë e ngarkuara me enë qelqi (me gra hipur në to).” (6202)

2054.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Emri më i tmerrshëm tek Allahu Ditën e Kiametit është një njeri i quajtur Malikul- Emlak – mbreti i mbretërive.” (6205)

2055.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “Dy burra teshtitën kur ishin te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem njërit i tha: “Jerhamuk-Allah – Allahu të mëshiroftë” e tjetrit jo. Kur e pyetëm atë për këtë gjë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ky e falënderoi Allahun (tha elhamdulil-lah), ndërsa tjetri nuk e falënderoi Allahun.” (6221)

2056.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu e do teshtitjen dhe nuk e pëlqen gogësitjhen. Kështu pra, kur dikush nga ju teshtin dhe falënderon Allahun (duke thënë ‘El- hamdu lil-lah’), atëherë është detyrim për çdo musliman që e dëgjon atë t’i thotë: ‘Jerhamuk-Allah – Allahu të mëshiroftë!7 Sa për gogësitjen, ajo është nga shejtani. Prandaj kur t’ju vijë për të gogësitur, mbajeni sa të mundni, sepse kur hapni gojën, shejtani qesh me ju.” (6223)

 

74 – MARRJA E LEJËS

2057.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “I riu duhet të përshëndesë më të moshuarin, kalimtari duhet të përshëndesë të ulurin dhe grupi më i vogël duhet të përshëndesë grupin më të madh.” (6231)

2058.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kalorësi duhet të përshëndesë këmbësorin dhe këmbësori duhet të përshëndesë të ulurin, po kështu një grup më i vogël duhet të përshëndesë një grup më të madh.” (6233)

2059.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se një burrë e pyeti Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Ç’punë e ç’veçori të Islamit janë më të mira?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Tu japësh nevojtarëve për të ngrënë dhe të përshëndesësh ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh.” (6236)

2060.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë shikoi vjedhurazi nëpërmjet një vrime në shtëpinë e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ndërkohë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte në dorë një krehër hekuri me të cilin po krihte kokën. Ai tha: “Po ta dija se ti po vështroje nga vrima, do të ta kisha shpuar syrin me të. Me të vërtetë, urdhri për të marrë leje për të hyrë diku është bërë i detyruar për shkak të ruajtjes së kufijve të shikimit.” (6241)

2061.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu ka shkruar për birin e Ademit pjesën e tij të imoralitetit në të cilin ai bie në mënyrë të pashmangshme. Kësisoj pra, imoraliteti i syrit është shikimi i gjërave të ndaluara, imoraliteti i gjuhës është fjala e ligë, nepsi dëshiron e lakmon, ndërsa organet private i vërtetojnë të gjitha këto ose i mohojnë.” (6243)

2062.  Tregohet se Enesi radijAllahu ‘anhu kaloi pranë një grupi fëmijësh, i përshëndeti ata pastaj tha: “Kështu bënte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (6247)

2063.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për ta pyetur për një borxh të babait tim. Kur trokita në derë, ai më pyeti: “Kush është?” Unë iu gjegja: “Unë.” Ai tha: “Unë, unë?!” duke e përsëritur, sikur të mos e pëlqente këtë gjë.” (6250)

2064.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Burri nuk duhet ta bëjë një tjetër të ngrihet nga vendi i tij që pastaj të ulet vetë aty, por i bëni vend njëri-tjetrit dhe hapuni.” (6269, 6270)

2065.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ulur pupas me duart rreth këmbëve në oborrin e Qabesë. Ja, kështu! (duke e treguar).” (6272)

2066.  Abdullahu tregon radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të jeni tre veta, atëherë të mos flasin veçan dy prej jush duke e lënë të tretin vetëm, derisa të përziheni me njerëz të tjerë, pasi lënia mënjanë mund ta dëshpërojë atë.” (6290)

2067.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon: “Një natë në Medine u dogj një shtëpi me gjithë njerëzit brenda. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem foli për ta dhe tha: “Vërtet që ky zjarr është armiku juaj, kështu që, kur të bini të flini, fikeni atë që të ruani veten.” (6294)

2068.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ndërtova një shtëpi me duart e mia që të më ruante nga shiu dhe të më mbronte nga dielli dhe për të nuk më ndihmoi asnjë krijesë e Allahut.,/ (6302)

 

75 – DUATË

 

2069.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo Pejgamber ka pasur një dua të veçantë e të plotësuar (nga Allahu), të cilën ai e thoshte. Unë dua ta ruaj duanë time për të ndërmjetësuar për pasuesit e mi në Jetën e Pastajme.,/ (6304)

2070.  Sheddad Ibn Ausi tregon radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Lutja më e mirë për të kërkuar falje nga Allahu është të thuash: ‘Allahumme ente rabbi. Laa ilahe il-la ente. Halekteni ve ene abAuke, ve ene ala ahdike ve va’edike masteta’ëtu, eudhu bike min sherri ma sana’ëtu, ebuu leke bini’ëmetike alejeje ve ebuu bidhembi, fagfirli, fe in-nehu la jagfirudh-dhunube il-la ente – O Allah! Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Teje. Ti më krijove mua e unë jam robi Yt dhe unë jam i përkushtuar në besën time dhe në përkushtimin tim ndaj Teje aq sa mundem. Kërkoj mbështetjen Tënde nga çdo e keqe që kam bërë. Unë falënderoj para Teje për gjithë bekimet që Ti ke derdhur mbi mua dhe pohoj para Teje të gjitha gjynahet e mia. Të lutem Ty me përkushtim të m’i falësh gjynahet e mia, sepse, padyshim, askush tjetër nuk mund të falë gjynahet përveç Teje!’ Kush e thotë me bindje këtë lutje ditën dhe vdes pa u ngrysur, do të jetë nga banorët e Xhenetit dhe kush e thotë me bindje këtë lutje natën dhe vdes pa u gdhirë, do të jetë nga banorët e Xhenetit.

2071.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Betohem për Allahun! Unë kërkoj Falje nga Allahu dhe e drejtohem Atij me pendim më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë!

2072.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu përcjell dy tregime: një nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe një të vetin, duke thënë: “Besimtari i shikon gjynahet e veta si të jetë ulur vetë nën një mal, nga i cili ka frikë se mund të bie mbi të, ndërsa një i shthurur i quan gjynahet e tij si miza që i kalojnë përpara hundës dhe vetëm sa i largon ato, ja kështu (duke bërë me dorë).”

Pastaj ai shton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu është më i kënaqur me pendimin e robit të Tij sesa një njeri që ulet të pushojë në një vend ku i rrezikohet jeta dhe me vete ka kafshën të ngarkuar me ushqimet e tij dhe me ujë; pastaj vë kokën e fle për një çast dhe zgjohet, por sheh se i ka ikur kafsha e barrës dhe fillon ta kërkojë derisa, kur e mundon vapa e madhe dhe etja apo ndonjë gjë tjetër që ka dashur Allahu, ai thotë me vete: ‘Po kthehem në vendin tim ku isha/ Kështu, ai kthehet dhe fle përsëri, pastaj zgjohet dhe ngre kokën, kur ç’të shohë! Kafsha e tij e barrës duke qëndruar pranë tij!” (6308)

2073.  Hudhejfa Ibn Jeman radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem binte të flinte natën, e vinte dorën nën faqe dhe thoshte: Bisrnike Allahumrne emuutu ve ahja – Me Emrin Tënd, o Allah, vdes dhe jetoj”-, dhe kur ngrihej, thoshte: “EZ- hamdu lil-lahil-ledhi ahjana ba’dema ematena ve ilejhin-nushur – Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim (gjumi është vdekja e vogël) dhe tek Ai është Ringjallja!” (6312)

2074.  Bera Ibn Aazib radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem binte në shtrat, gjithnjë flinte në krah të djathtë dhe thoshte: “Allahumme eslemtu nefsi ilejke, ve vexh-xhehtu vexhhi ilejke, ve fev-vedtu emri ilejke, ve elxhe’tu dhahri ilejkef ragbeten ve rahbeten ilejke. La melxhe’e ve la menxha minke il-la ilejke. Amentu bikitabikel-ledhi enzelte ve bi nebijjikel-ledhi erselte – O Allah! Ta kam nënshtruar veten time Ty, e kam kthyer fytyrën time nga Ti, t’i kam dorëzuar Ty gjithë punët e mia dhe e kam mbështetur shpinën tek Ti (unë jam nën Urdhrin Tënd, mbështetem tek Ti për të gjitha punët) duke pritur Shpërblimin Tënd dhe duke iu frikësuar Ndëshkimit Tënd. Nuk ka ikje prej Teje dhe nuk ka mbrojtje përveçse tek Ti. Unë kam besuar në Librin Tënd, të cilin Ti e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd, të cilin Ti e ke dërguar.” Për këto fjalë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që i thotë këto fjalë para se të flejë dhe vdes po atë natë, atëherë ai do të vdesë në Fitra (në natyrën e Pastër Islame, në fenë e vetme të pranuar nga Allahu).” (6315)

2075.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Bujta një natë tek tezja ime Mejmunah. (Pastaj tregon hadithin 97/117 dhe) shton: Nga duaja që bëri Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte edhe kjo: “Allahummexh’al fi kalbi nura, ve fi besari nura, ve fi sem’i nura, ve an jemini nura, ve an jesari nura, ve feuki nura, ve tahti nura, ve emami nura, ve halfi nura, vexh’al-li nura – O Allah! Sill në zemrën time, dritë, dhe në shikimin tim dritë, dhe në dëgjimin tim dritë, dhe në të djathtën time dritë, dhe në të majtën time dritë, dhe lart meje dritë, dhe poshtë meje dritë, dhe para meje dritë, dhe pas meje dritë, dhe më jep mua dritë!” (6316)

2076.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të shkoni te shtrati, shkundeni atë me pjesën e brendshme të rrobës suaj, sepse nuk e dini se ç’ka rënë aty pas jush! Pastaj thoni: ‘Bismike Rahhi veda’tu xhenhi ve hike erfeuh, in emsekte nefsi fer-hamha, ve in erselteha fehfedhha hima tahfedhu hihi ibadikes-salihin’ – Me Emrin Tënd, o Zoti ime e mbështes anën time në këtë shtrat dhe me Emrin Tënd e ngre atë. Nëse ma merr shpirtin, atëherë mëshiroje atë e, nëse ma kthen përsëri, atëherë ruaje atë me mjetet që Ti i ruan robërit e tu të drejtë!” (6320)

2077.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush nga ju nuk duhet të thotë: ‘O Allah! Më fal në qoftë se dëshiron! O Allah! Më mëshiro në qoftë se dëshiron!’-, por duhet t’i drejtohet Allahut me vendosmëri, pasi askush nuk mund ta detyrojë Allahun të bëjë gjë kundër Vullnetit të Tij.” (6339)

2078.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu i përgjigjet duasë së çdonjërit prej jush, në qoftë se ai nuk tregohet i nxituar e të thotë: ‘Bëra dua, por nuk m7u plotësuaT’ (6340)

2079.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se në kohë vështirësie e pikëllimi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë lutej duke thënë: “Laa ilahe il-lAllahul-Adhimul-Halim. Laa ilahe il-lAllahu Rabbul-Arshil-Adhim. Laa ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul- erdi ve Rabbul-Arshil-Kerim – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Madhështorit, më Durimtarit. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Zotit të Fronit Madhështor. Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës, Zotit të Fronit Fisnik!,/ (6346)

2080.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë kërkonte Mbrojtjen e Allahut për ta ruajtur nga çastet e vështira të fatkeqësisë, nga kaplimi i mjerimit në Jetën e Përtejme, nga përcaktimi i fundit të keq dhe nga ligësia e armiqve. Sufjani, përcjellës i tretë i hadithit, thotë se njërën nga këto e ka shtuar ai vetë, por nuk e di se cilën. (Por nga librat e tjerë të hadithit duket se e shtuar është e fundit.) (6347)

2081.  Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “(O Allah!) Në qoftë se lëndoj ndokënd atëherë, le të jetë kjo pastrim dhe mëshirë për të.” a. Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë:

“O Allah! Në qoftë se mundet që të shaj ndonjë besimtar, atëherë të lutem që t’ia bësh atij këtë afrim tek Ti Ditën e Kiametit.” (6361)

2082.  Mbështetja tek Allahu për të mos qenë kurnac b. Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë na urdhëronte të thoshim këto fjalë: “O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga koprracia, të mbështetem Ty të më ruash nga qenia frikacak, të mbështetem Ty të më ruash nga pleqëria e thyer, të mbështetem Ty të më ruash nga fitnet e dynjasë (sprovat e mëdha të dynjasë, të Dexhxhalit etj.) dhe të mbështetem Ty të më ruash nga ndëshkimi në varr!” (6365)

2083.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë thoshte: “O Allah! Të mbështetem Ty të më ruash nga përtacia, nga mosha e thyer, nga të gjitha gjynahet, nga borxhet, nga sprovat dhe vështirësitë e varrit, nga ndëshkimi i varrit, nga sprovat dhe vështirësitë e Zjarrit, nga ndëshkimi i Zjarrit dhe nga sherri i sprovave dhe vështirësive të pasurisë! Të mbështetem Ty të më ruash nga sprovat dhe vështirësitë e varfërisë, të mbështetem Ty të më ruash nga sprovat dhe vështirësitë e Mesihut Dexhxhal! O Allah! M’i laj gjynahet me ujë bore e breshëri dhe ma pastro zemrën nga të gjitha gabimet, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë, dhe më largo nga gabimet e mia aq larg sa ç’i ke larguar nga njëri-tjetri lindjen dhe perëndimin!,/ (6368)

2084.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se duaja që bënte më shumë dhe më shpesh Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka qenë: ” Rabbena aatina fid-dynja haseneten ve fil-aahireti haseneten ve kina adhaben-nar – O Zoti ynë!” Na jep të mira në këtë botë, të mira në Botën Tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!” (Kuran, 2:201) (6389)

2085.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh lutej me këtë dua: “Allahummeg-firli hatieti ve xhehli, ve israfifi emri ve ma ente a’lemu bihi min-ni. Allahummeg-firli hezli ve xhid-di ve hatai ve amdi ve kul-lu dhalike indi – O Allah! M’i fal gabimet, padijen time, kalimin tim të kufijve (në gjynahe të mëdha) dhe gjynahet e mia, të cilat Ti i di më mirë se unë! O Allah! M’i fal gabimet që kam bërë me shaka ose seriozisht dhe m’i fal gabimet që kam bërë pa dashje ose me dashje, sepse të gjitha këto unë i kam!” (6399)

2086.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që thotë: ‘Laa ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shej-in Kadiir’ (Askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Allahut të Vetëm, i Cili nuk ka shok e të barabartë me Veten e Tij, Atij i takon Sundimi i gjithësisë, Atij i takojnë të gjitha lavdërimet e madhërimet dhe Ai ka Fuqi mbi gjithçka dhe është i Zoti për të bërë çdo gjë), njëqind herë në ditë, do të marrë shpërblimin e lirimit të dhjetë skllevërve, do t’i shkruhen si të kryera njëqind vepra të mira dhe do t’i zbriten nga llogaria njëqind gjynahe. Kjo dua do të jetë mburojë për të nga shejtani atë ditë deri në mbrëmje dhe askush tjetër nuk do të jetë në gjendje të bëjë vepër më të mire se ai, përveç një njeriu që e thotë më shumë se ai këtë lutje/’ (6403)

2087.  Ebu Ejjub Ensariu dhe Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu e tregojnë hadithin e mësipërm, por shtojnë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që i thotë dhjetë here këto fjalë do të jetë për të sikur të ketë liruar një skllav nga pasardhësit e Ismailit// (6404)

2088.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që thotë njëqind herë në ditë: ‘Subhan-Allahi ve bihamdihi – Lavdi i qoftë Allahut, Ai është i pastër nga çfarë i veshin Atij dhe të gjitha lavdërimet e falenderimet janë për Të’-, atij do t’i falen të gjitha gjynahet, edhe sikur të ishin sa shkuma e detit!” (6405)

2089.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i një njeriu që e kujton Zotin e tij (me lëvdata, falënderime e madhërime për Të) në krahasim me një njeri që nuk e kujton Zotin e vet, është si shembulli i të gjallit krahasuar me të vdekurin.” (6407)

2090.  Ebu Hurejra tregon:”I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu ka disa melekë, të cilët dalin nëpër rrugë e ngado në kërkim të atyre që e përmendin Allahun e Madhëruar. Dhe kur gjejnë njerëz të cilët përmendin i lavdërojnë Allahun, ata thërrasin njëri- tjetrin duke thënë: ‘Ejani te ata që po kërkom.” Ai shtoi: “Pastaj melekët i rrethojnë ata njerëz me krahët e tyre deri në qiellin më të afërt (qiellin e dynjasë). Më pas (pasi kthehen) Zoti i tyre i pyet (melekët) – megjithëse Ai e di gjithçka më mirë se ata – ‘Çfarë thoshin robërit e Mi?’ Melekët i përgjigjen: ‘Ata thoshin: I Lavdëruar qoftë Allahu, Allahu është më i Madhi, të gjithë falënderimet janë vetëm për Allahun, lavdia i qoftë Allahut/! Pastaj Zoti u thotë: ‘A më kanë parë ata mua?/ Melekët i përgjigjen: ‘]o, për Allahun! O Zot, ata nuk të kanë parë Ty!7 Allahu thotë: ‘Si do të ishte nëse ata do të më shihnin Mua?’ Melekët i përgjigjen: ‘Po të të shihnin Ty, ata do të të adhuronin më me përkushtim, do të të thurnin më shumë lavde e falënderime dhe do të të dëlirnin më shpesh (nga çdo e metë që të paditurit ta veshin fajësisht)!’ Allahu u thotë (melekëve): ‘Çfarë kërkojnë ata prej Meje?’ Melekët i përgjigjen: ‘Ata kërkojnë prej Teje Xhenetin/ Allahu i pyet (melekët): ‘A e kanë parë ata atë?7 Melekët ia kthejnë: ‘Jo, për Allah! O Zot, ata nuk e kanë parë atë/ Allahu u thotë: ‘Si do të kishte qenë nëse ata do ta kishin parë atë?’ Melekët i përgjigjen: ‘Po ta shihnin atë, atëherë do të kishin më shumë lakmi për të, do të përpiqeshin me më shumë zell për ta arritur dhe do të kishin më tepër etje për të!’ Allahu u thotë: ‘Nga se kërkojnë mbrojtje ata?7 Melekët përgjigjen: ‘Ata kërkojnë mbrojtje nga Zjarri/ Allahu u thotë. ‘A e kanë parë atë?’ Melekët ia kthejnë: ‘Jo, për Allahun! O Zot, ata nuk e kanë parë atë/ Allahu thotë: ‘Si do të kishte qenë po ta kishin parë atë?’ Melekët thonë: To ta kishin parë atë, atëherë do të përpiqeshin me të gjitha fuqitë të iknin prej tij dhe do t’i frikësoheshin akoma më shumë.!’ Pastaj Allahu thotë. ‘Ju kam dëshmitarë që Unë i kam falur ata’!” (I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shtoi:) “Njëri nga melekët do të thotë: Tshte edhe filani atje mes tyre dhe ai nuk ishte si të tjerët, por kishte ardhur aty për nevojë’. Allahu do të thotë: ‘Ata janë njerëz, shokët e të cilëve nuk do të katandisen në mjerim’!” (6408)

 

 

76 – QETËSIMI I ZEMRËS

 

2091.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Janë dy mirësi të vyera e të bekuara të cilat shumë njerëz i humbasin: shëndeti dhe koha e lirë (të cilat njerëzit nuk i shfrytëzojnë për të bërë sa më shumë punë të mira e për të përfituar prej tyre).” (6412)

2092.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më kapi për supi dhe më tha: “Qëndro në dynja si të ishe i huaj në të.” Muxhahidi (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se Ibn Umeri thoshte: “Nëse e kap mbrëmjen, mos prit të jesh gjallë në agim dhe, po ta kapësh i gjallë agimin, mos shpreso ta arrish mbrëmjen. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta jote për vdekjen tënde (pra, bëj vepra të mira sa je i shëndoshë para se të sëmuresh dhe sa je gjallë para se të vdesësh).” (6416)

2093.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vizatoi një katror pastaj i bëri një vizë për mesi duke e zgjatur jashtë tij. Pastaj vizatoi shumë vija të tjera të vogla të lidhura me vijën qendrore dhe tha: “Ky është njeriu dhe ky katror është exheli i jetës së tij i cili e rrethon ose e ka rrethuar nga të gjitha anët. Kjo viza jashtë është shpresa e tij dhe këto vizat e vogla janë shqetësimet dhe fatkeqësitë që mund t’i bien. Kështu, në qoftë se nuk e godet dot njëra, do ta kapë tjetra.” (6417)

2094.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vizatoi disa vija dhe tha: “Kjo është shpresa e njeriut dhe ky është exheli i tij. Kështu pra, ndërsa është në këtë gjendje shprese, kur ja! Vjen viza më e afërt (vdekja)!” (6418)

2095.  Ebu Hurejra tregon radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: ” Allahu nuk do t’ia pranojë shfajësimin asnjë njeriu të cilit i është shtyrë exheli (afati i vdekjes) derisa ka arritur moshën gjashtëdhjetë vjeç.”384 (6419)

2096.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Zemra e të moshuarit mbetet gjithnjë e re për dy gjëra: në dashurinë për dynjanë dhe në shpresën e pandërprerë.” (6420)

2097.  Itban Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hëngri drekë tek unë, pastaj tha: “Çdo njeriu që vjen Ditën e Kiametit dhe që ka thënë më parë me sinqeritet: ‘Laa ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një e të Vetëm’-, duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Zjarrin e do ta ruajë prej tij.” (6422, 6423)

2098.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Allahu i Lartësuar thotë: ‘Robit Tim besimtar të vërtetë, i cili bën durim dhe shpreson Shpërblimin Tim kur Unë ia marr jetën njeriut të tij të dashur, Unë kam për t7i dhuruar vetëm Xhenetin.” (6424)

2099.  Mirdas Eslemi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit e drejtë e të përkushtuar do të vdesin njëri pas tjetrit dhe në Tokë do të mbeten njerëz të pavlerë si lëvorja e farës së elbit ose e hurmave të këqija dhe Allahu nuk do të kujdeset aspak për ta.” (6434)

2100.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se biri i Ademit do të kishte dy lugina me para, ai do të dëshironte të tretën. Asgjë tjetër nuk ia mbush barkun birit të Ademit, përveç dheut.385 Por Allahu ia pranon pendimin atyre që pendohen.” (6436)

2101.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Cili prej jush e e do pasurinë e trashëgimtarëve të vet më shumë sesa pasurinë e vet?” Të pranishmit iu përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut! S’ka asnjë mes nesh që të mos e dojë pasurinë e vet më shumë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “Kësisoj pra, pasuria e tij është gjithçka që ai shpenzon për Çështjen e Allahut gjatë jetës së tij në çdo vepër të mirë, ndërsa pasuria e trashëgimtarëve të tij është gjithçka që ai lë pas vdekjes.”386 (6442)

2102.  Tregohet se Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu gjithnjë thoshte: “Betohem në Allahun, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar! Sa e sa herë shtrihesha me barkun përdhe nga uria dhe sa e sa herë lidhja gur për barku nga uria! Kështu, një ditë u ula anës rrugës ku zakonisht kalonin Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij. Kur aty kaloi Ebu Bekri e pyeta atë për një ajet nga Libri i Allahut. E pyeta atë vetëm që mbase ai të mund të më jepte diçka të mbushja barkun, por ai kaloi pa e bërë një gjë të tillë. Pastaj aty kaloi Umeri dhe unë e pyeta për një ajet nga Libri i Allahut. Nuk e pyeta me qëllim tjetër veçse të mund të ma shuante urinë, por edhe ai kaloi pa e bërë një gjë të tillë. Pastaj aty kaloi Ebul Kasimi (Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe buzëqeshi kur më pa, sepse e kuptoi çfarë kisha në vetvete dhe çfarë kisha në fytyrë. Ai më thirri: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Më tha: “Eja pas meje.” Kështu, ai eci dhe unë i shkova pas derisa, kur hyri në shtëpi, i kërkova leje për të hyrë dhe ai më lejoi të hyj. Aty gjeti një tas me qumësht dhe pyeti: “Nga ka ardhur ky qumësht?” I thanë se dikush ia kishte sjellë dhuratë atij. Ai më tha: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Ai më tha: “Shko e m’i thirr njerëzit e Suffas.” Këta ishin miqtë e Islamit që nuk kishin as familje, as pasuri, as ndokënd për t’i mbajtur dhe, sa herë që i sillnin ndonjë gjë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si lëmoshë, ai gjithnjë ua çonte atyre dhe nuk mbante asgjë për vete. Ndërsa kur i sillnin ndonjë dhuratë, ai gjithnjë u çonte atyre diçka prej saj dhe diçka e mbante për vete. Mirëpo ky urdhër i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më habiti dhe thashë me vete: “E ç’është ky qumësht për njerëzit e Suffas? Mendova se unë isha më i merituar për atë qumësht që ta forcoja pak veten, por ja! Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi e më urdhëroi që t’ua jepja atyre qumështin, ndërsa çuditesha me vete se çdo të më mbetej mua prej tij. Megjithatë nuk kisha mundësi tjetër, përveçse t’i bindesha Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kështu që shkova te njerëzit e Suffas dhe i thirra. Ata erdhën dhe i kërkuan leje Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të hyrë. Ai i la ata të hyjnë dhe secili zuri vendet e vet në shtëpi. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më thirri: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Ai më tha: “Merre dhe jepua atyre.” Kështu, unë e mora tasin e qumështit dhe fillova t’i jap të pijë secilit derisa të ngopej, pastaj të ma kthente. Vazhdova kështu derisa piu dhe u ngop i gjithë grupi dhe në fund arrita te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai e mori tasin dhe e mbajti në dorë pastaj pa nga unë dhe buzëqeshi. Më tha: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Më tha: “Kemi mbetur unë dhe ti!” I thashë: “Të vërtetën ke thënë, o i Dërguari i Allahut!” Më tha: “Ulu dhe pi.” Kështu, u ula dhe piva. Më tha: “Pi” dhe piva. Ai vazhdoi të ma përsëriste: “Pi, pi” derisa i thashë: “Jo! Betohem për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! S’kam më vend për të.” Ai më tha: “Tani ma jep mua.” Kur ia dhashë atij tasin, ai falënderoi Allahun dhe përmendi Emrin e Tij (tha Bismil-lah) pastaj piu pjesën që kishte mbetur.” (6452)

2103.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është lutur duke thënë: “O Allah! Furnizoje familjen e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me ushqim!” (6460)

2104.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Askënd prej jush nuk do ta shpëtojnë veprat e veta (nga Zjarri).” Të pra- nishmit i thanë: “As ty (o i Dërguari i Allahu nuk do të shpëtosh nga veprat e tua)?!” U tha: “Jo, as unë (nuk do të shpëtohem), përveçse kur Allahu të dhurojë Mëshirën e Tij mbi mua. Prandaj bëjini veprat e mira me saktësi, çiltërsi e maturi dhe adhurojeni Allahun paradite e pasdite dhe gjatë një pjese të natës! Gjithnjë zgjidhni e bëni për vete të mesmen, të maturën e të vazhdueshmen, pa iu ndarë, me anë të së cilës do të arrini qëllimin tuaj: Xhenetin.” (6463)

2105.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se, një herë, Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e pyetën: “Cilat vepra janë më të dashura për Allahun?” Ai u përgjigj: “Veprat e rregullta e të vazhdueshme edhe pse mund të jenë të pakta!” (6465)

2106.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Me të vërtetë që Allahu e krijoi Mëshirën! Ditën që Ai e solli atë, Ai e bëri atë në njëqind pjesë. Ai mbajti për Veten e Tij nëntëdhjetë e nëntë pjesë dhe dërgoi një pjesë të saj te të gjitha krijesat e Tij. Sikur ta dinte femohuesi gjithë Mëshirën që është në Duart e Allahut, ai kurrë nuk do t’i humbiste shpresat për të hyrë në Xhenet. Ndërsa, sikur ta dinte besimtari gjithë Ndëshkimin që zotëron Allahu, ai asnjëherë nuk do ta kishte quajtur veten të shpëtuar nga Zjarri!” (6469)

2107.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që më garanton dëlirësinë e asaj që ndodhet midis dy nofullave të tij dhe të asaj që ndodhet midis dy këmbëve (pra të ruajë gjuhën e gojës dhe dëlirësinë e moralit), unë i garantoj atij Xhenetin.” (6474)

2108.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Robi i Allahut mund të flasë një fjalë që e kënaq Allahun pa i dhënë asaj shumë rëndësi, por që, për shkak të saj, Allahu ia ngre atij shkallët e shpërblimit. Nga ana tjetër, robi mund të flasë një fjalë pa kujdes, e cila nuk e kënaq Allahun, pa menduar për pasojat e saj të rënda dhe prej saj do të hidhet në Xhehenem!” (6478)

2109.  Ebu Musai radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli im dhe shembulli i Mesazhit me të cilin më ka dërguar Allahu, është si ai njeriu që shkoi te një popull dhe u tha: ‘Kam parë me sytë e mi ushtrinë armike dhe jam këshillues i zhveshurpër ju. Mbrohuni, mbrohuni pra!’ Një grup prej tyre i besoi atij dhe u largua natën lehtë fshehurazi, kështu që shpëtoi, ndërsa pjesa tjetër e quajti atë gënjeshtar, kështu që armiku i kapi ata në mëngjes dhe i shkatërroi.” (6482)

2110.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Zjarri i Xhehenemit është i rrethuar me dëshira dhe epshe, ndërsa Xheneti është i rrethuar me vështirësi e mundime.”389 (6487)

2111.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xheneti është më afër çdonjërit prej jush sesa lidhëset e këpucëve të tij, po kështu është edhe Zjarri!” (6488)

2112.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se ndonjëri prej jush vështron tek një njeri të cilit i është dhënë më shumë pasuri, pozitë e paraqitje, atëherë le të shikojë atë që është më poshtë se ai.” (6490)

2113.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke treguar për Zotin, na tha: “Allahu i ka shkruar veprat e mira e të këqija (i ka urdhëruar melekët t’i shkruajnë), pastaj e ka sqaruar mënyrën (ua ka treguar atyre se si t’i shkruajnë). Nëse dikush vendos (dhe niset) të bëjë një vepër të mirë dhe nuk e bën atë, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij shpërblimin si për një vepër të mirë të plotë. Nëse ai vendos për të bërë një vepër të mirë dhe e bën atë me të vërtetë, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij shpërblimin e saj nga dhjetëfish deri në shtatëqind fish, ose edhe më shumë më tepër. Nëse dikush bën nijet për të kryer një vepër të keqe, por nuk e bën atë, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij shpërblimin si për një vepër të mirë të plotë. Nëse ai e vendos ta bëjë atë (vepër të keqe) dhe e bën atë vërtet, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij si një vepër e keqe e vetme.” (6491)

2114.  Hudhejfa Ibn Jeman r.a tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na tregoi dy rrëfime, njërin prej të cilëve e kam parë të ndodhë dhe po pres për tjetrin. Ai na tha se amaneti në fillim ka qenë i futur në thellësitë e zemrave të burrave, pastaj e mësuan atë nga Kurani e më pas e mësuan nga Suneti i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai na foli gjithashtu edhe për humbjen e tij duke na thënë: “Njeriu do të shkojë të flejë dhe do t’i hiqet amaneti nga zemra, duke i mbetur vetëm gjurmët e tij si gjurmët e zjarrit. Pastaj do të flejë përsëri e do t’i hiqet nga zemra edhe ajo gjurmë e tij, duke i mbetur vetëm një shenjë si ajo që lë flluska e ngritur mbi lëkurë, kur në këmbë bie një gacë zjarri. Në të vërtetë, kjo flluskë nuk ka brenda asgjë. Kështu pra, do të vijë një ditë kur njerëzit do të bëjnë tregti me njëri-tjetrin, por vështirë se do të gjesh ndonjë të besuar mes tyre. Pastaj do të thuhet se në filan fis është një njeri i besuar, njeri që do të çmohet për zgjuarsinë e tij, për sjellje të mira dhe për forcën e besimit dhe të karakterit që ka, ndonëse në të vërtetë ai nuk do të ketë iman në zemër as sa një farë hardalli!”. Pastaj Hudhejfa shton: “Unë e mbërrita tashmë kohën kur nuk shqetësohesha se me cilin bëja tregti e marrëveshje, pasi, po të ishte musliman, feja e tij do ta pengonte të mashtronte, ndërsa, po të ishte i krishterë, atëherë sundimtari i tij musliman do ta ndalonte që të mashtronte. Ndërsa sot nuk mund të bëj tregti e marrëdhënie, përveçse me filanin dhe filanin!” (6497)

2115.  Ibn Umeri r.a tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Njerëzit janë si devetë: në njëqind të tilla, njeriu zor se gjen një saktë për ta marrë për udhëtim!” (6498)

2116.  Xhundab radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që i bën njerëzit të dëgjojnë për veprat e tija të mira, që të fitojë lavdërimet e tyre, (ta dijë se) Allahu do t’i bëjë ata të dëgjojnë qëllimin e tij të vërtetë (Ditën e Ringjalljes). Ai që bën punë të mira për t’u dukur para njerëzve, (ta dijë se) Allahu do t’ia nxjerrë në shesh qëllimin e tij të vërtetë (dhe do ta poshtërojë).” (6499)

2117.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu thotë: ‘Unë i shpall luftë atij që shfaq armiqësi ndaj një robi adhurues të përkushtuar ndaj Meje! Veprat më të dashura me të cilat më afrohet robi Im, janë ato të cilat Unë ia kam bërë detyrim atij. Robi Im më afrohet vazhdimisht, duke kryer vepra nafile (falje, agjërim, mirësi të tjera vullnetare, veç atyre që janë të detyruara për të ), derisa Unë ta dua atë. Kur Unë ta dua atë, atëherë do të bëhem veshi i tij, me të cilin ai dëgjon, syri i tij, me të cilin ai shikon, dora e tij me të cilën ai mbahet, këmba e tij me të cilën ai ecën dhe, nëse ai më kërkon diçka, do t’ia jap atë e nëse më kërkon ta mbroj, do ta mbroj atë. Unë nuk ngurroj për asnjë punë sa ç’ngurroj të marr shpirtin e një besimtari, sepse ai e urren vdekjen dhe Unë urrej t’i bëj keq atijT’ (6501)

2118.  Ubada Ibn Samiti radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush e dëshiron takimin me Allahun, (ta dijë se) edhe Allahu e dëshiron takimin me të, ndërsa kush e urren takimin me Allahun, (ta dijë se) edhe Allahu e urren takimin me të.” Atëherë Aishja radijAllahu ‘anha ose ndonjë grua tjetër e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Por ne nuk e duam vdekjen.” Ai i shpjegoi: “Nuk është ky (qëllimi). Kuptimi është se, kur besimtarit i afrohet vdekja, (melekët) i japin atij lajmin e mirë për Kënaqësinë dhe Nderimin e Allahut që e presin atë. Në ato çaste nuk ka gjë tjetër më të dashur për të, sesa ajo që ka përpara, prandaj ai e dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e dëshiron takimin me të. Kurse femohuesi, kur i afrohet vdekja, (melekët) i japin lajmin e hidhur për Dënimin dhe Ndëshkimin e Allahut që e presin. Në ato çaste asgjë nuk është më e urryer për të, sesa ajo që e pret përpara. Prandaj ai e urren takimin me Allahun dhe Allahu e urren takimin me të.” (6507)

2119.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Disa beduinë të vrazhdë shpesh vinin dhe e vizitonin Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pastaj e pyesnin: “Kur do të jetë Ora e Kiametit?” Ai shikonte nga më i vogli i tyre dhe thoshte: “Në qoftë se do të jetonte ky derisa të vinte pleqëria e thyer, atëherë do të vijë Ora juaj.391” (6511)

2120.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Ditën e Kiametit Toka do të jetë një bukë, të cilën Fuqiploti Allah do ta rrotullojë në Dorën e Tij, ashtu siç bën ndonjëri prej jush bukën e vet kur e përgatit për udhëtim. Kjo bukë do të jetë për gosti të banorëve të Xhenetit.” Aty vjen një çifut dhe i thotë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Të bekoftë i Gjithëmëshirëshmi, o Ebu Kasim! A të të tregoj për gostinë e banorëve të Xhenetit Ditën e Kiametit?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po.” Çifuti tha: “Toka do të jetë një bukë,” ashtu siç kishte thënë edhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pas kësaj, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na vështroi ne dhe qeshi sa iu dukën paradhëmballët. Pastaj çifuti vazhdoi: “A të të tregoj për idamin (ushqimin shoqërues me të) të tyre? Ushqimi shoqërues i tyre me të do të jetë balam dhe nt/n.”392 Njerëzit e pyetën: “Ç’është ai?” Ai u përgjigj: “Është dem dhe peshk, nga një shtojcë e mëlçisë së të cilit do të hanë shtatëdhjetë mijë njerëz.” (6520)

2121.  Sehl Ibn Saadi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Ditën e Kiametit të gjithë njerëzit do të tubohen në një tokë të kuqërremtë të zbardhur si një franxhollë.” Sehli shton se ajo tokë nuk do të ketë asnjë shenjë kufiri për ndokënd. (6521)

2122.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Para se të bëhet Kiameti, njerëzit do të tubohen (drejt Shamit) në tri grupe: një grup do do të shkojë atje me dëshirë dhe me frikë (nga trazirat)393; të dytët do të kenë hipur nga dy, nga tre, nga katër dhe nga dhjetë vetë në një deve; kurse ata që do të mbeten, do të merren para nga zjarri, i cili do të jetë me ta kudo që t’i zërë mesdita, nata, agimi dhe mbrëmja.” (6522)

2123.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit do të grumbullohen Ditën e Ringjalljes këmbëzbathur, lakuriq dhe të pabërë synet.” I thotë Aishja radijAllahu ‘anha: “O i Dërguari i Allahut! A do të shohin burrat e gratë njëri-tjetrin?!” Ai i thotë: “Gjendja do të jetë shumë më e vështirë sesa t’u interesojë e të kenë mendjen aty!” (6527)

2124.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Njerëzit do të kullojnë në djersë Ditën e Kiametit, aq sa djersa do të futet shtatëdhjetë kut thellë në tokë dhe do të ngrihet lart derisa (disave prej tyre do) t’u arrijë gojën dhe veshët!,/ (6532)

2125.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Çështjet që do të vendosen më në fillim Ditën e Llogarisë, do të jenë çështjet e gjaqeve.” (6533)

2126.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të kenë hyrë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit të kenë hyrë në Zjarr, do të sillet vdekja, do të vendoset ndërmjet Xhenetit dhe Zjarrit dhe do të theret. Pastaj një thirrës do të thërrasë: ‘O banorët e Xhenetit, nuk ka më vdekje! O banorët e Zjarrit, nuk ka më vdekje! Atëherë banorëve të Xhenetit do t’u shtohet gëzim mbi gëzimin që do të kenë, ndërsa banorëve të Zjarrit do t’u shtohet pikëllim mbi pikëllimin që do të kenë.” (6548)

2127.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu, i Lartësuari me Madhështi, do t7u thotë njerëzve të Xhenetit: ‘O banorët e Xhenetitr Ata do t’i përgjigjen: ‘Urdhëro, të përgjigjemi, o Zoti ynë!’ Ai, me Madhërinë e Vet, do t’u thotë: ‘A jeni të kënaqur?’ Ata do të thonë: ‘E si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhuruar atë që nuk ia ke dhënë askujt tjetër nga krijesat e Tua?.r Allahu i Madhëruar do t’u thotë: ‘Unë do t’ju jap diçka edhe më të mirë se ato që ju kam dhënë deri tani.1, Ata do t’i thonë: ‘Zoti ynë! E ç’është më e mirë se kjo që kemi?/ Allahu i Lartësuar do t’u thotë: ‘Unë do t’ju dhuroj kënaqësinë Time dhe nuk do të zemërohem kurrë më me ju këtej e tutje’!” (6549)

2128.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjerësia e shpatullave të femohuesit do të jetë sa largësia e përshkruar nga një kalorës i shpejtë për tri ditë.” (6551)

2129.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Disa njerëz do të dalin nga Zjarri pasi të kenë marrë prej tij një djegie, e cila do t’ua ketë ndryshuar ngjyrën dhe do të hyjnë në Xhenet, ku banorët e atyshëm do t’i quajnë ata njerëz /xhehenemlinjtë/.” (6559)

2130.  Nuëman Ibn Beshiri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Njeriu që do të ketë ndëshkimin më të lehtë nga banorët e Zjarrit Ditën e Kiametit, do të jetë një burrë që do të ketë nën harkun e tabanit të këmbëve dy thëngjij, prej të cilëve do t’i vlojnë trutë, siç vlon ena e bakrit ose vorba.” (6562)

2131.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo njeriu që do të hyjë në Xhenet, do t’i tregohet vendi që do të kishte zënë në Zjarr, në qoftë se nuk do të kishte besuar, me qëllim që të jetë më shumë mirënjohës. Po kështu, çdo njeriu që do të hyjë në Zjarr, do t’i tregohet vendi që do të kishte zënë në Xhenet, në qoftë se do të kishte besuar, që të jetë pikëllim për të.” (6569)

2132.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Hauzi im është aq i madh, saqë duhet një muaj për ta kaluar. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, era e tij është më e këndshme se misku dhe gotat për të pirë në të janë sa yjet në qiell; kushdo që pi prej tij, atë nuk e kap më etja kurrë.” (6579)

2133.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Para jush është Hauzi im (Keutheri): i madh sa largësia mes Xherbas dhe Adhruhës (dy qytete në Siri)!” (6577)

2134.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjerësia e Hauzit (Keutherit) është sa largësia ndërmjet Ejles (qytet në Siri) dhe Sanas në Jemen dhe aty ka ibrikë sa numri i yjeve në qiell!” (6580)

2135.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se

Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Kur po rrija në këmbë, më sollën afër një grup nga pasuesit e mi dhe, kur i dallova, ndërmjet meje dhe atyre hyri një burrë (melek) duke u thënë atyre: “Ejani”. E pyeta: “Ku?” Ai tha: “Për tek Zjarri, për Allah!” E pyeta: “Si është puna e tyre?” Ai më tha: “Ata u kthyen mosbesimtarë pas teje, duke u bërë femohues.” Kur më pas, ç’të shoh! Një grup tjetër të pasuesve të mi ma sollën afër dhe, kur i njoha ndërmjet meje dhe atyre hyri një burrë (melek), duke u thënë atyre: “Ejani”. E pyeta: “Ku?” Ai më tha: “Për Allahun, drejt Zjarrit!” E pyeta: “Si është puna e tyre?” Ai më tha: “Ata u kthyen mosbesimtarë pas teje duke u bërë femohues.” Kështu pra, unë nuk pashë të shpëtojë asnjë prej tyre, përveç një pakice që ishin si deve pa bari. (6587)

2136.  Haritha Ibn Vehbi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të rrëfejë për Hauzin dhe midis të tjerash ai ka thënë: “Gjerësia e Hauzit është sa largësia ndërmjet Medines dhe Sanas.” (6591, 6592)

 

77 – KADERI (PARACAKTIMI HYJNOR)

 

2137.  Imran Ibn Husajni radijAllahu ‘anhu tregon: “Një burrë pyeti (Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “O i Dërguari i Allahut! A janë të njohur banorët e Xhenetit nga banorët e Zjarrit?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu përgjigj: “Po.” Ai pyeti përsëri: “Pse atëherë përpiqen njerëzit të bëjnë punë të mira?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Çdokush do të bëjë veprat për të cilat ai është krijuar për t’i bërë ose ai do të bëjë ato vepra të cilat do t’i lehtësohen atij për t’i bërë.” (6596)

2138.  Hudhejfa radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbajti një ligjëratë feje përpara nesh, në të cilën nuk la gjë pa përmendur për gjithçka që do të ndodhë deri në Orën e Kiametit, pavarësisht se atë e mbajti mend kush e mbajti dhe e harroi kush e harroi. Pas asaj fjale i shihja ngjarjet që ndodhnin siç ishin përmendur në atë ligjëratë, por i kisha harruar para se ato të vinin. Pastaj i dalloja ndodhitë e tilla siç dallon dikush ndonjë njeri, të cilin nuk e ka parë disa kohë dhe pastaj, kur e sheh, e kujton dhe e njeh atë. (6604)

2139.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer se Allahu i Madhëruar ka thënë: “Përbetimi nuk i sjell birit të Ademit ndonjë gjë që Unë nuk e kam shkruar në Kaderin e paracaktuar për të. Përkundrazi, është Kaderi i përcaktuar ai që e shtyn atë për t’u përbetuar. Nëpërmjet betimit Unë e bëj kurnacin të shpenzojë nga pasuria e tij.” (6609)

2140.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka kalif të zgjedhur që të mos ketë dy grupe këshilluesish: njëri grup e këshillon dhe e udhëzon atë të bëjë mirësi dhe e shtyn atë që ta pranojë e ta zbatojë këtë, ndërsa grupi tjetër e këshillon dhe e udhëzon të veprojë të keqen dhe e shtyn që ta pranojë e ta zbatojë këtë. Kurse i ruajtur është ai të cilin e mbron dhe e ruan Allahu.” (6611)

2141.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur betohej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shpesh thoshte: “Jo, pasha Atë që i kthen zemrat”!” (6617

 

78 – BEJA DHE BETIMET

 

2142.  Abdurr-Rrahman Ibn Semura radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ka thënë atij: “O Abdurr-Rrahman Ibn Semura! Mos kërko të jesh drejtues, sepse, në qoftë se të jepet në dorë sundimi, duke e kërkuar vetë atë, atëherë do të jesh vetë përgjegjës për të, por, në qoftë se të jepet pa e kërkuar ti atë, atëherë Allahu do të të ndihmojë ty. Dhe sa herë që të betohesh për të bërë diçka, ndërsa më vonë sheh se diçka tjetër është më e mirë se zgjedhja e parë, atëherë jep diçka sadaka për të shlyer betimin dhe vepro atë që është më e mirë!” (6622)

2143.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ne muslimanët jemi të fundit që vijmë në botë, por do të jemi më të parët dhe më të shquarit Ditën e Ringjalljes. Betohem për Allahun! Në qoftë se ndonjëri prej jush këmbëngul për të përmbushur një betim, por që me të mund t’i sjellë dëm familjes së tij, kjo është më gjynah për të në gjykim të Allahut, sesa prishja e betimit dhe dhënia e sadakasë për shlyerjen e tij ashtu siç ka urdhëruar Allahu.” (6624, 6625)

2144.  Abdullah Ibn Hishami radijAllahu ‘anhu tregon: “Ishim me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai kishte kapur Umer Ibn Hattabin për dore. Umeri i tha: “O i Dërguari i Allahut! Je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër, përveç vetes sime!” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, betohem për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Nuk do të kesh besim të plotë, derisa të jem për ty më i dashur se vetja jote!” Pastaj Umeri tha: “Tani, betohem për Allah, se ti je më i dashur për mua edhe se vetja ime.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Tani, o Umer (je me të vërtetë besimtar tamam i plotësuar)!” (6632)

2145.  Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë shkova te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai po thoshte nën hijen e Qabesë: “Ata janë të humburit! Betohem për Zotin e Qabesë! Ata janë të humburit! Për Zotin e Qabesë!” Thashë me vete: “Ç’kam unë? A mos më duket ndonjë gjë mua? Ç’është me mua?” Kështu, u ula pranë tij, ndërsa ai vazhdonte ta përsëriste atë fjalë. Unë nuk munda të duroj dhe Allahu e di se në ç’gjendje mërzie isha ndërkohë, kështu që e pyeta: “Kush janë ata, u bëfshin kurban babai dhe nëna i ime për ty, o i Dërguari i Allahut?” Atha: “Ata janë pasanikët, përveç atyre që thonë dhe bëjnë kështu, kështu dhe ashtu (atyre e që shpenzojnë pasurinë sipas Ligjit të Allahut)” (6638)

2146.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo musliman, të cilit i kanë vdekur tre fëmijë, nuk do ta prekë Zjarri përveç atij që do të përmbushë Betimin e Allahut të Madhëruar (ata për të cilët është betuar Allahu i Madhëruar).” (6656)

2147.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu nuk do t’i vë re tek pasuesit e mi ato gabime të cilat ua pëshpërit nepsi i tyre, për aq kohë sa nuk i zbatojnë ato gjynahe me vepra ose me fjalë.” (6664)

2148.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kushdo që betohet se do të jetë i bindur dhe i nënshtruar ndaj Allahut, le të qëndrojë i bindur dhe i nënshtruar ndaj Tij dhe, kush betohet se nuk do t’i bindet Allahut, nuk duhet ta kundërshtojë Atë, por t’i bindet Atij.” (6696)

2149.  Saëb Ibn Ubada radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam pyetur Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për një përbetim që kishte bërë nëna ime, e cila kishte vdekur pa e përmbushur atë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjykoi për këtë çështje se duhet ta përmbushja unë përbetimin e nënës sime”. (6698)

2150.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon: “Kur po mbante një ligjëratë fetare, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa një burrë në këmbë, kështu që pyeti për të. Njerëzit i thanë: “Është Ebu Israili. Është betuar se do të qëndrojë në këmbë dhe nuk do të ulet kurrë, se nuk do të hyjë kurrë në hije, se nuk do të flasë dhe se do të agjërojë.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Urdhërojeni që të flasë e të hyjë në hije dhe bëjeni të ulet, por le ta plotësojë agjërimin!” (6704)

 

79 – SHLYERJA E BETIMEVE TË PAPLOTËSUARA

 

2151.  Saib Ibn Jezidi radijAllahu ‘anhu tregon: “Një sa në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte sa një mudd i kohës suaj sot plus një të tretën e këtij muddi. (Më pas kjo masë u shtua edhe më shumë në kohën e kalifit Umevij, Umer Ibn Abdulaziz)” (6712)

2152.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem është lutur (për popullin e Medines) duke thënë: “O Allah! Bekoji ata në masat e tyre, në sain e tyre dhe në muddin e tyre!” (6714)

 

80 – LIGJET E TRASHËGIMISË

 

2153.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Jepuni pjesën e trashëgimisë të përshkruar në Kuran atyre që janë përcaktuar për atë hise, ndërsa, ajo që mbetet prej saj, duhet t’i jepet burrit më të afërt të të ndjerit.” (6732)

2154.  Huzejl Ibn Shurehbili tregon: “Disa njerëzz e pyetën Ebu Musanë radijAllahu ‘anhu në lidhje me pjesën e trashëgimisë së vajzës së të ndjerit, vajzës së djalit të tij dhe motrës së tij. Ai tha: “Të bijës i takon gjysma dhe të motrës gjysma. Edhe po të shkoj tek Ibn Mesudi do të pajtohet me gjykimin tim.” Kështu, e pyetën edhe Ibn Mesudin duke i treguar edhe për gjykimin e Ebu Musait. Ai tha: “Në qoftë se do të jepja po atë gjykim, atëherë do të isha larguar nga rruga e drejtë dhe nuk do të isha i udhëzuar. Unë e gjykoj këtë çështje me gjykimin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: Të bijës i takon gjysma, vajzës së djalit një e gjashta dhe këto të dyja plotësojnë dy të tretat e gjithë pasurisë, ndërsa pjesa e mbetur i takon të motrës së të ndjerit.” Më pas ata shkuan tek Ebu Musai. Kur i treguam për gjykimin e Ibn Mesudit, ai tha: “Mos më pyesni mua për të gjykuar, për sa kohë që ky dijetar i mençur është mes jush.” (6736)

2155.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Skllavi i liruar u takon atyre njerëzve që e kanë liruar atë”-, ose fjalë të ngjashme si kjo. (6761)

2156.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Djali i motrës së një gjinie është prej (vetë) atyre (pra lidhja e nipit me dajat e tij).” (6662)

2157.  Saad Ibn Ebi Vekkasi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kushdo që e quan veten bir të dikujt tjetër dhe jo të babait të vet të vërtetë, atij njeriu i është ndaluar Xheneti.”

Këto fjalë iu përmendën edhe Ebu Bekras, i cili tha: “Edhe veshët e mi e kanë dëgjuar, edhe zemra ime e ka mësuar një gjë të tillë nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem!” (6766, 6767)

2158.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i mohoni baballarët tuaj. Kush e mohon babanë e vet, atëherë ai është ngarkuar me mosbesim.” (6768)

 

81 – NDËSHKIMET

 

2159.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë sollën te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një burrë që kishte pirë verë. Ai tha: “Rriheni atë!” Kështu, disa prej nesh e rrahën me duar, disa me këpucët e tyre, disa me rrobat e tyre duke i bërë si kërbaç.

Pasi e lamë, dikush i tha atij: “Allahu të poshtëroftë!” Kur dëgjoi këtë, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos thoni ashtu, sepse kështu ju ndihmoni shejtanin që ta mundë atë.” (6777)

2160.  Tregohet se Ali Ibn Ebi Talibi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Nuk do të më vinte keq për askënd që do të vdiste duke marrë ndëshkimin e merituar e të ligjshëm përveçse për pijanecin. Arsyeja është se, nëse ai do të vdiste duke u ndëshkuar, atëherë unë do të duhej t’i paguaja paratë e gjakut familjes së tij, ngaqë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk ka urdhëruar ndëshkim të përcaktuar për pijanecin.” (6779)

2161.  Umeri Ibn Hattabi radijAllahu ‘anhu tregon Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte një burrë i quajtur Abdullah dhe me nofkën ‘gomari’. Ai gjithnjë e bënte për të qeshur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ndërkaq Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kishte ndëshkuar atë me fshikullime, për shkak të pirjes së alkoolit. Një ditë e sollën te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të njëjtin shkak dhe ai urdhëroi të dënohej, kështu që e fshikulluan. Atëherë një burrë nga turma thirri: “O Allah, mallkoje atë! Sa shpesh që e sjellin te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për të njëjtën gjë!” Por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Mos e mallko atë sepse, pasha Allahun, unë e di që ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij!” (6786)

2162.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Allahu e mallkon atë hajdut që vjedh një vezë dhe i pritet dora, ose që vjedh një litar dhe i pritet dora.” (6783)

2163.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “ Dora pritet për një çerek dinari e më shumë.

2164.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon se në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dora nuk pritej për një vlerë më të vogël se ajo e një mburoje (e cila në atë kohë kushtonte një dinar). 6792)

2165.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut i preu dorën një hajduti që kishte vjedhur një mburojë, e cila bënte tre dërhemë. (6795)

 

82 – DËNIMET

 

2166.  Ebu Burda Ensariu radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Mos i jepni kujt më shumë se dhjetë fshikullime, përveçse në ato raste kur ai ka bërë krim që meriton një ndëshkim tjetër të ligjshëm të përcaktuar nga Allahu i Madhëruar.” (6850)

2167.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Ebul Kasimin (Pejgamberin Muhamed sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Kush e akuzon skllavin e vet për imoralitet, ndërkohë që ai është i pafajshëm nga kjo shpifje, atëherë padroni i tij do të fshikullohet Ditën e Kiametit, përveçse atëherë kur skllavi e meriton për akuzën.” (6858)

2168.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari musliman do të jetë i lirë në lidhje me fenë e tij dhe me kushtet e saj, për sa kohë që nuk derdh gjak (nuk vret ndokënd) në mënyrë të paligjshme” (6862)

2169.  Tregon Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Mikdadit: “Në qoftë se besimtari musliman e fsheh Islamin e tij nga mosbesimtarët dhe pastaj, kur ai shpreh hapur besimin e tij Islam, ti e vret atë, (atëherë ti ke bërë gjynah të madh). Kujto se edhe ti ishe në atë gjendje që e fshihje Islamin tënd më parë në Mekë.” (6866)

 

83 – GJOBA E GJAKËSIT

2170.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai që mban armët ngrehur kundër nesh, nuk është prej nesh.” (6874)

2171.  Abdullahu radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjaku i muslimanit që dëshmon se nuk ka asnjë të adhuruar të merituar, përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, nuk mund të derdhet përveçse në tri raste: kur jeta merret për jetë,kur i martuari (ose e martuara) kryen marrëdhënie intime jashtë martese dhe, kur dikush del nga Islami (duke ndërruar fenë) dhe e lë bashkësinë muslimane”. (6878)

2172.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit më të urryer tek Allahu janë tre: një njeri që i thyen rregullat e sjelljes territoret e shenjta (rreth Mekës dhe Medines); një njeri i cili kërkon që rregullat dhe parimet e kohës së padijes paraislame të mbeten edhe në Islam; dhe një njeri që kërkon të derdhë gjakun e dikujt pa kurrfarë të drejte.” (6882)

2173.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se dikush shikon vjedhurazi në shtëpinë tënde pa lejen tënde dhe ti i hedh një gur duke i nxjerrë atij syrin, një gjë e tillë nuk përbën asnjë gjynah për ty.” (6887, 6888)

2174.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ky gisht dhe ky gisht (duke treguar gishtin e madh dhe të voglin) janë njësoj (në lidhje me gjobën e gjakut)” (6895)

 

84 – PENDIMI

 

2175.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! A do të ndëshkohemi për atë që kemi bërë në periudhën e padijes paraislame?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush punon mirësi e drejtësi në Islam, nuk do të ndëshkohet për çfarë ka bërë në kohën e padijes paraislame dhe, kush vepron të keqen në Islam, do të ndëshkohet për veprat e këqija që ka bërë në kohën e parë dhe të dytë.” (6921)

 

85 – SHPJEGIMI I ËNDRRAVE

 

2176.  Enes Ibn Malik radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një ëndërr e mirë (dhe e vërtetë) e një besimtari të drejtë është një nga dyzet e gjashtë pjesët e Pejgamberisë.” (6983)

2177.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se dikush sheh një ëndërr që e pëlqen, atëherë ajo është nga Allahu. Kështu pra, le ta falënderojë Allahun dhe le t’ua dëftojë atë edhe të tjerëve. Por, nëse sheh diçka tjetër që nuk e pëlqen, atëherë ajo është nga shejtani, kështu që le t’i mbështetet Allahut për ta ruajtur nga e keqja e saj dhe të mos ia dëftojë atë askujt, sepse ajo nuk do t’i sjellë atij asnjë të keqe.” (6985)

2178.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “Një herë e dëgjova Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thoshte: “Prej Pejgamberisë nuk ka mbetur më gjë tjetër, përveç sihariqtareve”. E pyetën: “Ç’janë sihariqtaret?” Ai u përgjigj: “Ëndrrat e mira e të vërteta (që përcjellin lajme të mira)” (6990)

2179.  Ebu Hurejra tregon radijAllahu ‘anhu se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kush më sheh mua në ëndërr, do të më shohë edhe kur të zgjohet Ditën e Ringjalljes. Shejtani nuk mund të marrë pamjen time.,/ (Ibn Sirini thotë në lidhje me pamjen e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në ëndërr: “Vetëm në qoftë se dikush e sheh Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në pamjen e tij, do ta shohë atë kur të zgjohet Ditën e Ringjalljes). (6993)

2180.  Ebu Said Hudriu radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kushdo që më sheh mua në ëndërr, sigurisht që ka parë të vërtetën, sepse shejtani nuk mund të marrë e të shfaqet në pamjen time.” (6997)

2181.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkonte shpesh për vizitë tek Umm Haram bint Milhani radijAllahu ‘anhu, e cila ishte gruaja e Ubade Ibn Samitit. Kështu, një ditë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i shkoi asaj për vizitë dhe ajo e gostiti, pastaj filloi t’i ledhatonte kokën, derisa të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e zuri gjumi.Pastaj u zgjua duke qeshur. Umm Harami e pyeti: “Ç’të bëri të qeshësh, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Disa njerëz nga pasuesit e mi m’u shfaqën në ëndërr si luftëtarë për Rrugën e Allahut, duke lundruar mes detesh si mbretër mbi frone ose si mbretër të ulur në fronet e tyre.” (Is’haku, përcjellësi i hadithit dyshon për këtë fjalë). Umm Harami tha: “O i Dërguari i Allahut! Lutju Allahut që të më bëjë edhe mua prej atyre.” Kështu, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u lut për të, pastaj vuri kokën dhe fjeti përsëri. Më pas u zgjua sërish duke qeshur. E pyeta: “Për çfarë po qesh, o i Dërguari i Allahut?” Ai m’u përgjigj: “Disa njerëz nga pasuesit e mi m’u shfaqën në ëndërr si luftëtarë në rrugën e Allahut …” siç tha herën e parë. Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! Lutju Allahut të më bëjë edhe mua prej atyre.” Ai më tha: “Ti do të jesh me të parët e tyre.” Përcjellësi i hadithit shton: “Më vonë Umm Harami lundroi mes detit në kohën e kalifit Muavije Ibn Ebi Sufjan në marrjen e Qipros. Ajo ra nga kafsha e saj sapo doli në breg dhe vdiq.” (7001, 7002)

2182.  Muhamed Ibn Sirini thotë se e ka dëgjuar Ebu Hurejrën radijAllahu ‘anhu të tregojë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të afrohet fundi i kohës (së kësaj bote), ëndrra e besimtarit zor se nuk do të dalë e vërtetë. Ëndrra e besimtarit është një pjesë nga dyzet e gjashtë pjesët e Pejgamberisë dhe ajo që i përket Pejgamberisë, kurrë nuk gënjen.” Muhamed thotë se ata nuk e quanin gjë të mirë të shihnin në ëndërr vargonj në qafë, ndërsa prangat e dorës i shihnin si gjë e mirë dhe vendosmëri në fe. (7017)

2183.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Pashë në ëndërr sikur një grua e zezë me flokë të prishur doli nga Medina, derisa qëndroi në Mehja, e cila është Xhuhfa. Unë e shpjegova këtë si tregues që epidemia e Medines të shpërngulet atje.// (7038)

2184.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush hiqet se ka parë një ëndërr, të cilën në të vërtetë nuk e ka parë, do t’i kërkohet të lidhë nyje dy kokrra elbi, gjë të cilën ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë kurrë. Në qoftë se dikush përgjon bisedën e disa njerëzve pa pëlqimin e tyre, atëherë atij do t’i derdhet plumb i shkrirë në veshë Ditën e Gjykimit. Ai që bën një figurë frymorësh, do të ndëshkohet t’i fryjë asaj shpirtin (Ditën e Llogarisë), gjë të cilën ai nuk do të jetë kurrë në gjendje ta bëjë.” (7042)

2185.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gënjeshtra më e keqe është ajo që dikush të shtiret sikur ka parë një ëndërr, të cilën në të vërtetë nuk e ka parë.” (7043)

2186.  Ibn Abbasi tregon: “Një burrë shkoi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Mbrëmë pashë në ëndërr një re që bënte hije, prej së cilës kullonte gjalpë dhe mjaltë, të cilët njerëzit i mblidhnin në duar, disa më shumë e disa më pak. Atë çast pashë një litar që zgjatej nga toka në qiell dhe të pashë ty (o Pejgamber sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që e kape atë dhe u ngjite lart. Pastaj u kap pas tij një burrë tjetër dhe u ngjit lart; pastaj u kap pas tij një burrë i tretë dhe u ngjit lart dhe më pas u kap një i katërt, por litari u këput dhe u lidh përsëri.” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut! U bëftë kurban babai im për ty! Për Allahun, më lër ta shpjegoj unë këtë ëndërr.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Shpjegoje!” Ebu Bekri tha: “Reja me hije tregon Islamin, ndërsa gjalpi dhe mjalti që kullojnë prej saj tregojnë Kuranin, ëmbëlsia e tij që pikon dhe disa njerëz që mësojnë shumë prej Kuranit dhe disa pak. Ndërsa litari që zgjatet nga qielli në tokë është e Vërteta, të cilën ti (o Pejgamber sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) po e ndjek. Ti e ndjek atë dhe Allahu do të të lartësojë ty përmes saj. Pastaj atë do ta ndjekë një burrë tjetër dhe ai do të lartësohet nëpërmjet saj, pas tij një burrë tjetër do ta ndjekë atë dhe ai do të lartësohet me anët të saj. Më pas do të vijë një burrë tjetër që do ta ndjekë atë, por ajo do t’i këputet dhe më pas do t’i lidhet, përsëri duke u ngjitur lart me të. Më thuaj, pra, o i Dërguari i Allahut, u bëftë kurban babai im për ty! A e kam gjetur apo kam gabuar?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Disa i ke thënë mirë dhe në disa ke gabuar.” Ebu Bekri tha: “Për Allah pra, o i Dërguari i Allahut! Më trego pra, ku kam gabuar.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Mos bëj be!” (7046)

 

86 – FITNET

 

2187.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shpreh mospëlqim për një gjë që bën sunduesi i tij, duhet të tregohet i duruar, sepse, kush nuk del jashtë bindjes ndaj sunduesit të vet, qoftë edhe një pëllëmbë, do të vdesë si ata që kanë vdekur në kohën e padijes paraislame.”

Ndërsa në një hadith tjetër ai tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush vë re te qeveritari i tij diçka që nuk i pëlqen, atëherë le të bëjë durim, pasi, kushdo që ndahet nga bashkësia e muslimanëve, duke u larguar qoftë edhe një pëllëmbë, dhe vdes në këtë gjendje, ai veçse ka vdekur si ata që kanë vdekur në kohën e padijes paraislame (si gjynahqar i pabindur)” (7053, 7054)

2188.  Xhunada Ibn Ebi Umeja tregon: “Shkuam te Ubada Ibn Samiti radijAllahu ‘anhu kur ishte sëmurë. I thamë: “Allahu të përmirësoftë e të shëroftë! A do të na tregosh ndonjë fjalë të dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, me të cilën Allahu do të të bëjë të përfitosh?” Ai tha: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na thirri dhe ne i dhamë atij besën për Islam. Midis kushteve për të cilat na mori besën, ishin dëgjimi dhe bindja ndaj sunduesit musliman, si kur të jemi të aktivë ashtu edhe kur të jemi të lodhur, si në vështirësi ashtu edhe në lehtësi t’i bindemi sunduesit e t’i japim atij të drejtën që i takon, edhe nëse ai nuk na e jep të drejtën që na takon, si edhe të mos luftojmë kundër tij përderisa nuk kemi vënë re tek ai Kufr (mosbesim a femohim) të qartë, për të cilin do të kemi prova të qarta nga Allahu.” (7055, 7056)

2189.  Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Disa nga njerëzit më të ligj janë ata që do t’i zërë të gjallë Ora e Kiametit.” (7066, 7067)

2190.  Zubejr Ibn Adiju tregon: “Shkuam tek Enes Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu dhe iu ankuam për padrejtësitë që po vuanin njerëzit nga Haxhaxhit. Enesi radijAllahu ‘anhu tha: “Bëni durim, derisa të takoni Zotin tuaj, pasi, çdo kohë që do të vijë, do të jetë më e keqe se ajo që ka kaluar. Këtë fjalë e kam dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” (7068)

2191.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet musliman, sepse nuk e di, mbase shejtani mund t’ia shtyjë dorën për ta goditur atë, duke e bërë kështu që të bjerë në një humnerë zjarri.” (7072)

2192.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të ketë shumë fitne (trazira, sprova e vështirësi) gjatë të cilave ai që rri ulur do të jetë më i mirë se ai që rri në këmbë, ai që rri në këmbë do të jetë më i mirë se ai që ecën dhe ai që ecën do të jetë më i mirë se ai që vrapon. Kushdo që do t’u dalë përpara këtyre sprovave, do të shkatërrohet prej tyre. Prandaj, kush mund të gjejë një vend që të ruhet e të mbrohet prej tyre, atëherë le të strehohet atje!” (7081)

2193.  Selema Ibn Akvai radijAllahu ‘anhu tregon se, kur ka shkuar për vizitë te Haxhaxhi, ai i ka thënë: “O biri i Akvasë! Ia ke mbathur, duke qëndruar në shkretëtirë me beduinët!” Selema i është përgjigjur: “Jo, por i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më ka lejuar që të rri me beduinët në shkretëtirë!” (7087)

2194.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në qoftë se Allahu zbret ndëshkim mbi një popull, atëherë ai do të bjerë mbi të gjithë ata njerëz, pa dallim. Pastaj ata do të ringjallen, do të gjykohen dhe do të shpërblehen sipas veprave të tyre.” (7108)

2195.  Hudhejfa Ibn Jeman radijAllahu ‘anhu tregon: “Vërtet që në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte e pranishme hipokrizia, por sot është mosbesimi e femohimi pas besimit!” (7114)

2196.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa të dalë një zjarr nga toka e Hixhazit, i cili do të ndriçojë qafat e deveve në Busra.”(7118)

2197.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Lumi i Eufratit do të nxjerrë një thesar ari të madh, kështu që, kush të ndodhë aty, le të mos marrë prej tij asnjë grimcë.” (7119)

2198.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa:

– Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar; dhe

– Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut; dhe

– Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë); dhe

– Të shtohen tërmetet; dhe

– Koha të ikë shumë shpejt; dhe

– Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet); dhe

– Të shtohen vrasjet; dhe

– Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!’; dhe

– Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta; dhe

– Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!’ dhe

– Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i

Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158) Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin. Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht. Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive. Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!” (7121)

 

 

87 – GJYKIMET

 

2199.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dëgjojeni dhe bindjuni sunduesit tuaj musliman edhe sikur ai të ishte skllav abisinias me kokën si rrush i thatë.” (7142)

2200.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi a,s. ka thënë: “Ju do të keni shumë dëshirë për të pasur pozitë drejtuese, gjë e cila do të jetë keqardhje për ju Ditën e Kiametit. Sa mëndeshë e shkëlqyer, por dhe sa zvjerdhëse e keqe.” (7148)

2201.  Makil Ibn Jesari radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Çdo robi që Allahu i jep pozitë drejtuese mbi disa njerëz, por që nuk kujdeset për ta me ndershmëri, ai kurrë nuk do t’ia ndiejë erën Xhenetit/’ (7150)

2202.  Makil Ibn Jesar radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se një qeveritar që ka pozitë drejtuese mbi muslimanët, vdes duke i mashtruar ata gjatë sundimit të tij, Allahu do t’ia ndalojë atij Xhenetin/’ (7151)

2203.  Xhundabi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Kushdo që bën një punë të mirë për t’u dukur, Allahu do t’ia zbulojë qëllimet e tij në Ditën e Kiametit (para njerëzve) dhe kushdo që i vë njerëzit në vështirësi, Allahu do ta vërë atë në vështirësi në Ditën e Llogarisë.” Njerëzit e pranishëm i thanë (Xhundabit): “Atëherë na këshillo!” Ai u tha: “Gjëja e parë e trupit të njeriut që kalbet është barku. Prandaj, ai që mundohet të hajë vetëm ushqim të mirë e të lejuar (hallall, të ligjshëm), duhet ta bëjë këtë! Po ashtu, kush mundohet që të mos lërë asnjë pikë gjaku të derdhur që ta pengojë nga Xheneti, duhet ta bëjë këtë!” (7152)

2204.  Ebu Bekra radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: ” Asnjëherë gjykatësi nuk duhet të gjykojë një çështje mes dy vetave, kur ai është i nxehur.,, (7158)

2205.  Hadithi i Huvejjisas dhe Muhajjisas i përmendur në Librin e Xhihadit (nr. 1343/3173) citohet me këtë shtesë: “Ose ata (çifutët) të paguajnë gjobën e gjakut të njeriut tuaj të vrarë, ose le të bëhen gati për luftë!” (7192)

2206.  Ubada Ibn Samit radijAllahu ‘anhu tregon: “I dhamë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se do ta dëgjojmë dhe do t’i bindemi.” hadithi është përmendur në Librin e Besimit, Nr. 38, por këtu ai shton: “… se do të qëndrojmë të patundur për të vërtetën, ose se do të themi të vërtetën kudo dhe sido që të jemi dhe nuk do të kemi frikë në Rrugën e Allahut aspak nga fajësimi i qortuesve.” (7199, 7200)

2207.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon: “Sa herë që i jepnim besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur, ai gjithnjë na thoshte: “Për aq sa të keni mundësi.” (7202)

2208.  Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se, kur Umeri radijAllahu ‘anhu (ishte në shtratm e vdekjes) i thanë: “A nuk do të caktosh pasues?” Umeri u tha: “Në qoftë se unë caktoj kalif, një gjë të tillë e ka bërë dikush që është më i mirë se unë, Ebu Bekri, i cili e caktoi pasuesin e vet. Në qoftë se e lë çështjen të pavendosur, kështu ka vepruar dikush që është më i mirë se unë, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili nuk caktoi kalif pasues.” (7218)

2209.  Xhabir Ibn Semura radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Do të jenë dymbëdhjetë sundues muslimanë (për mbarë botën Islame)”, pastaj tha një fjalë që unë nuk e dëgjova, ndërsa babai im që e kishte dëgjuar më tha se pas saj Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte thënë: “Të gjithë ata sundues do të jenë nga kurejshët.” (7222, 7223)

 

88 – DËSHIRAT

2210.  Tregohet se Enesi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Po të mos e kisha dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Mos e dëshironi vdekjen”-, unë do ta kisha dëshiruar atë.” (7233)

2211.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush prej jush nuk duhet ta dëshirojë vdekjen, sepse, nëse është mirëbërës, atëherë ai mundet që t’i shtojë veprat e tij të mira dhe, në qoftë se është keqbërës, atëherë të mundohet që të heqë dorë prej tyre dhe të pendohet.” (7235)

 

 

89 – KAPJA FORT PAS KURANIT DHE SUNETIT TË PEJGAMBERIT (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)

 

2212.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të gjithë pasuesit e mi do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që nuk duan.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Kush nuk do të dojë?!” Ai u përgjigj: “Kushdo që më bindet mua, do të hyjë në Xhenet dhe kushdo që nuk më bindet mua, është një prej atyre që nuk duan (të hyjnë në Xhenet).” (7280)

2213.  Xhabiri radijAllahu ‘anhu tregon: “Disa melekë kishin shkuar te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai po flinte. Disa prej tyre thanë: “Ai po fle”. Të tjerët thanë: “Sytë e tij flenë, por zemra e tij nuk fle.” Pastaj thanë: “Ka një shembull për këtë shokun tuaj.” Njëri prej tyre tha: “Atëherë tregojeni shembullin e tij!” Disa prej tyre thanë: “Ai po fle.” Të tjerët thanë: “Sytë e tij flenë por zemra e tij është zgjuar.” Pastaj shtuan: “Shembulli i tij është si ai që kishte ndërtuar një shtëpi dhe pastaj shtroi një darkë e dërgoi lajmëtarë për të ftuar njerëzit. Në këtë mënyrë, kushdo që pranoi ftesën e tij, hyri në shtëpi dhe hëngri nga darka e shtruar, ndërsa ata që nuk e pranuan ftesën e tij, nuk hynë në shtëpi dhe nuk hëngrën nga ajo darkë.” Pastaj melekët thanë: “Shpjegojani këtë krahasim atij që të mund ta kuptojë.” Disa prej tyre thanë: “Ai po fle.” Të tjerët thanë: “Sytë e tij flenë, por zemra e tij nuk fle”. Më pas ata shtuan: “Shtëpia paraqet Xhenetin, ndërsa ftuesi është Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe, kushdo që i bindet Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i është bindur Allahut, ndërsa, kushdo që nuk i bindet Muhamedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk i ështhë bindur Allahut. Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i bëri njerëzit të dallohen mes tyre (Mesazhi i tij bëri që të dallohet e mira nga e keqja, besimtarët nga jobesimtarët).” (7281)

2214.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit nuk do të pushojnë se pyeturi derisa të thonë: ‘Ky është Allahu, Krijuesi i çdo gjëje! Atëherë pra, kush e krijoi Allahun?!/” (Në këto raste duhet të kërkohet ndihma e Allahut nga shejtani i mallkuar). (7296)

2215.  Abdullah Ibn Amri radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Allahu nuk do t’jua shkulë dijen (nga kraharorët) pasi t’jua ketë dhënë atë, por do t’jua marrë, duke bërë që të vdesin dijetarët e fesë me diturinë e tyre. Në këtë mënyrë, do të mbeten njerëz të paditur të cilët, kur të pyeten, do të gjykojnë me mendjen e tyre, duke çuar veten dhe të tjerët në rrugë të gabuar.” (7307)

2216.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kiameti nuk do të bëhet, derisa pasuesit e mi të marrin rrugën e kombeve që kanë qenë para tyre, duke i ndjekur ata pëllëmbë pas pëllëmbe e hap pas hapi.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! A do të thuash për persianët dhe bizantinët?” Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj: “Kush mund të jenë të tjerë, përveç atyre?!” (7319)

2217.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Nuk ka dyshim se Allahu e dërgoi Muhamedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me të vërtetën dhe i zbriti atij Librin (Kuranin). Një nga ajetet e shpallura (në këtë Libër) ka qenë edhe ajeti i gurëzimit.” (7323)

2218.  Amr Ibn Asi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se gjykatësi përpiqet (sinqerisht dhe me të gjitha mundësitë) për të gjykuar (saktë) dhe jep një gjykim të drejtë, atëherë ai do të ketë dy shpërblime. Në qoftë se ai përpiqet (sinqerisht dhe me të gjitha mundësitë) për të gjykuar (saktë) dhe jep një gjykim të gabuar, atëherë ai do të ketë vetëm një shpërblim//. (7352)

2219.  Muhamed Ibn Munkadiri tregon: “E kam parë Xhabir Ibn Abdullahun radijAllahu ‘anhu të betohet për Allahun se Ibn Sejjadi ka qenë Dexhxhali. I thashë atij: “Si bën be për Allahun?” Xhabiri i ka thënë: “Unë e kam dëgjuar Umerin të bëjë be për Allahun në lidhje me këtë çështje në prani të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk shprehu mospajtim për këtë.” (7355)

 

90 – TEUHIDI

 

2220.  Aishja radijAllahu ‘anha tregon: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dërgoi (një njësi luftarake) nën komandën e një burri, i cili gjithnjë u printe shokëve të tij në falje dhe gjithnjë e përfundonte këndimin e tij me: “Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm … – Kul Huv-Allahu Ehad…” (Kuran, sure nr.112) Kur ata u kthyen (nga lufta), ata ia përmdën këtë gjë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai u tha: “Pyeteni pse e bën këtë.” Ata e pyetën atë dhe ai u tha: “Veproj kështu sepse ajo (sure) përmend Cilësitë e të Gjithëmëshirshmit dhe dua shumë që ta këndoj atë (gjatë namazit).” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u tha: “I thoni atij se Allahu e do atë!” (7375)

2221.  Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush nuk është më Durimtar se Allahu i Madhëruar ndaj fjalëve fyese e dëshpëruese që Ai i dëgjon nga njerëzit!

Ata i ngjisin Atij bir (a pasardhës e fëmijë), por prapëseprapë Ai u dhuron atyre shëndet dhe furnizim!” (7378)

2222.  Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjithnjë thoshte: “Kërkoj mbrojtjen e Fuqisë Sate, Ti që je i vetmi Zot i adhuruar me të drejtë e që nuk vdes kurrë, ndërsa xhindet dhë njerëzit vdesin!” (7383)

2223.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “ Kur i krijoi krijesat, Allahu shkroi në Librin e Vet të vendosur tek Ai mbi Arsh, duke ia bërë detyrim Vetes: ‘Vërtet që Mëshira Ime e mund Zemërimin Tim’!

2224.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu thotë: “Unë jam ashtu siç më mendon robi Im dhe jam me të, nëse ai më kujton. Nëse ai më kujton Mua në vetvete, Unë do ta kujtoj atë në Veten Time. Nëse ai më kujton mes një grupi (njerëzish), Unë do ta kujtoj atë mes një grupi më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet një pëllëmbë, Unë do t’i afrohem atij një krah; nëse ai më afrohet një krah, Unë do t’i afrohem atij dy pashë dhe, nëse ai vjen drejt Meje duke ecur, Unë do të shkoj drejt tij duke vrapuar!” (7405)

2225.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Allahu thotë: ‘Në qoftë se robi Im dëshiron të bëjë një të keqe, atëherë, o melekë, mos ia shkruani këtë atij, derisa ai vërtet ta bëjë atë punë. Në qoftë se ai e bën atë vërtet, atëherë ia shkruani veprën atij aq sa është. Por, nëse ai e lë atë vepër për Hir Tim, atëherë shënojeni këtë veprim si vepër të mirë në llogarinë e tij. Në qoftë se ai ka ndërmend të bëjë një vepër të mirë, por nuk e bën atë, atëherë ia shkruani atij në llogari si një punë të mirë. Por në qoftë se ai e bën atë vepër të mirë, atëherë ia shkruani atë me vlerë nga dhjetë deri në shtatëqind fish më të madheT (7501)

2226.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të thotë: “Në qoftë se dikush bën një gjynah dhe pastaj thotë: ‘O Zoti im, kam bërë një gjynah! Të lutem, më fal!’ Atëherë Zoti thotë: ‘A e mësoi robi Im se ai ka një Zot i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to? Unë ia kam falur gjynahin e bërë robit Tim!’ Pas kësaj, robi vazhdon të mos bëjë asnjë gjynah, aq kohë sa të dojë Allahu, por pastaj bën një gjynah tjetër dhe thotë: ‘O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem, më fal!’ Atëherë Allahu thotë: ‘A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to?’ Unë ia kam falur robit Tim gjynahin që bëri!’ Pastaj kalon disa kohë, aq sa do Allahu, pa bërë asnjë gjynah, por më pas robi bën një gjynah tjetër (për herë të tretë) dhe thotë: ‘O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem më fal!’ Atëherë Allahu thotë: ‘A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili ia fal gjynahun që ka bërë dhe ndëshkon për të? E kam falur atë tri herë, prandaj le të bëjë çfarë të dojë!'” (7507)

 

2227.  Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të rrëfejë: “Kur të vijë Dita e Kiametit, unë do të ndërmjetësoj dhe do të lutem duke thënë: ‘O Zoti im! Futi në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemrat e tyre sa një farë hardalli/ Dhe njerëz të këtillë do të hyjnë në Xhenet. Pastaj do të them: ‘O Allah! Shtjeri në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemër sa gjëja më e vogër.” Enesi shton: “Më duket sikur shoh edhe tani gishtat e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (duke bërë me shenjë me gishtin e madh dhe atë tregues për grimcën më të vogël të mundshme për t’u parë). (7509)

2228.  Maëbad Ibn Hilili tregon: “U mblodhëm disa njerëz nga Basra dhe shkuan tek Enes Ibn Maliku radijAllahu ‘anhu. Me ne ishte edhe Thabit Bunaniu që ai të mund të pyeste për hadithin e Ebu Hurejras për ndërmjetësimin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem Ditën e Kiametit. Edhe Enesi tregoi hadithin e gjatë si Ebu Hunejra por shton në fund të hadithit siç e ka treguar ngjarjen e Ditës së Kiametit Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Pastaj ata do të shkojnë tek Isai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, por ai do t7u thotë: ‘Unë nuk jam për këtë gjë, por shkoni te Muhamedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem/. Kështu, ata do të vijnë tek unë dhe unë do t’u them: ‘Unë jam për këtë’. Pastaj do t’i kërkoj leje Zotit tim dhe ajo do të më jipet. Allahu do të më frymëzojë lutje falenderuese me të cilat do ta falënderoj dhe do ta lavdëroj Atë, lutje të cilat tani unë nuk i di. Kështu, unë do ta falënderoj Allahun me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të. Pastaj do të më thuhet: ‘O Muhamed! Ngrije kokën e fol dhe do të të dëgjohet fjala! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe ai do të të pranohet!’ Unë do të them: ‘O Zoti im! Pasuesit e mi, pasuesit e mi!/ Pas kësaj do të më thuhet: ‘Shko dhe nxirr nga Zjarri të gjithë ata që kanë në zemër besim sa një kokërr elbi’. Kështu pra, do të shkoj atje dhe ashtu do të bëj. Pastaj do të kthehem përsëri te Zoti im dhe do ta lavdëroj e do ta falënderoj me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të/ (Hadithi vazhdon kështu vetëm me një ndryshim të vogël që tregon shkallën e besimit në zemër: herën e parë sa një kokërr elbi, herën e dytë sa një farë mustarde ose sa një milingonë dhe herën i tretë sa fara më e vogël, më e vogël, më e vogël e mustardës.) Dhe çdo herë do të shkoj dhe do të bëj ashtu siç do të urdhërohem!” (Shih hadithin 1751/4712) (7510)

2229.  Nga hadithi i mësipërm gjithashtu përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka shtuar: “Pastaj do të kthehem për herë të katërt dhe do ta lavdëroj e do ta falënderoj Zotin tim me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të. Pastaj do të më thuhet: ‘O Muhamed! Ngrije kokën e fol dhe do të të dëgjohet fjala! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe ai do të të pranohet/ Unë do të them: ‘O Zoti im! Më lejo të ndërmjetësoj për çdokënd që ka thënë: Laa ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, përveç Allahut’. Pas kësaj Allahut do të thotë: ‘Për Fuqinë Time! Për Madhështinë Time! Për Krenarinë Time! Për Madhërinë Time! Unë do të nxjerr nga zjarri cilindo që ka thënë: Laa ilahe il- lAllah’!” Shih hadithin e mësipërm dhe hadithin Nr. l751/4712) (7510)

2230.  Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy shprehje janë shumë të dashura për të Gjithëmëshirëshmin, shumë të lehta për gjuhën (për t’i shqiptuar), shumë të rënda (për nga shpërblimi) në peshore: Subhan-Allahi ve bihamdihi, Subhan-Allahil- Adhiim – Lavdi i qoftë Allahut dhe qoftë i Lavdëruar dhe i Falënderuar Ai, Lavdi i qoftë Allahut, më të Madhit!” (7563)

 

Përmbajtja

1. Fillimi i frymëzimit hyjnor

1. Si i filloi Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. ardhja e Frymëzimit Hyjnor dhe Fjala e Allahut të Madhëruar e të Lartësuar: "Vërtet, Ne të kemi frymëzuar ty (Muhamed) siç frymëzuam Nuhun dhe pejgamberët pas tij ..." (Kuran, 4:163)

2. Besimi

1. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Islami është ndërtuar mbi pesë parime bazë"

2. Veprat e imanit

3. Musliman është ai që nuk u sjell dëm muslimanëve as me gjuhën e as me dorën e tij

4. Islami i kujt është më i miri?

5. Të ushqesh të tjerët është pjesë e Islamit

6. Prej imanit është edhe të duash për vëllanë tënd (të fesë, muslimanin) atë që dëshiron për vetveten

7. Dashuria për të Dërguarin (Muhamed) sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. është pjesë e imanit

8. Ëmbëlsia dhe kënaqësia e imanit

9. Dashuria për ensarët është tregues i imanit

10. Pjesë e fesë është edhe ikja nga fitnet (vështirësitë në përmbushjen e detyrave të fesë, sprovat etj.)

11. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Unë e njoh Allahun më mirë se ju të gjithë"

12. Shkallët e vlerësimit të besimtarëve do të jenë sipas veprave të mira të kryera prej tyre

13. Fjala e Allahut: "... Por në qoftë se ata pendohen, i kryejnë rregullisht faljet e përcaktuara ditore dhe japin zekatin, atëherë ua lini rrugën të lirë. ..." (Kuran, 9:5)

14. Kush thotë që besimi, në të vërtetë, është veprimi

15. Në qoftë se dikush nuk e përqafon me të vërtetë Islamin, por sillet ashtu nga detyrimi apo nga frika se po e vrasin

16. Mosmirënjohja ndaj bashkëshortit dhe mohimi më i vogël

17. Gjynahet janë cilësi e kohës së padijes (paraislame) dhe gjynahqari nuk quhet femohues kur bën vepra të dënueshme (gjynahe), por vetëm kur bën shirk (i bën shok Allahut)

18. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Dhe në qoftë se dy grupe besimtarësh bien në luftë, atëherë vendosni paqe mes tyre." (Kuran, 49:9)

19. Dhulmi (padrejtësia) është në shkallë të ndryshme, një lloj është më i lartë apo më i lehtë se një tjetër

20. Shenjat treguese të hipokritit (dyfytyrëshit)

21. Falja e namazit të natës në Natën e Kadrit është pjesë nga imani

22. Xhihadi (Lufta e për Çështjen e Allahut) është pjesë e imanit

23. Falja namaz nafile (vullnetar përtej namazeve të detyruara) gjatë netëve të Ramazanit është pjesë e besimit

24. Agjërimi i Ramazanit (sipas mësimeve të Islamit me çiltersi dhe bindje) duke shpresuar shpërblimet vetëm prej Allahut, është pjesë e besimit

25. Feja është e lehtë

26. Falja e namazit është pjesë e besimit

27. (Çfarë thuhet) për epërsinë e një njeriu, i cili përqafon Islamin sinqerisht

28. Veprat e fesë më të dashura për Allahun janë ato që kryhen gjithnjë e paprerë

29. Besimi shtohet dhe pakësohet

30. Dhënia e zekatit është pjesë e Islamit

31. Shoqërimi i Xhenazeve (deri në varreza) është pjesë e besimit

32. Frika që ka besimtari nga humbja e shpërblimeve të punëve të mira pa e kuptuar

33. Pyetjet e Xhibrilit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për Pejgamberin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në lidhje me imanin, islamin dhe ihsanin (përsosurinë në adhurim)

34. Vlera e atij njeriu që heq dorë nga çdo gjë e dyshimtë për hir të fesë së tij

35. Dhënia e një të pestës së plaçkës së luftës për çështjen e Allahut, është pjesë e besimit

36. Çfarë thuhet për fjalën: "Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi..."

37. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Feja është të jesh i vërtetë... me Allahun, me të Dërguarin e Tij, me udhëheqësit e muslimanëve dhe me të gjithë muslimanët

3. Dituria

1. Epërsia dhe vlera e diturisë

2. Ai që e ngre zërin në përçimin dhe njoftimin e dijes

3. Imami u bën pyetje shokëve të tij për të provuar sa dije kanë ata

4. Thënia përmendësh, leximi dhe paraqitja e diçkaje para një dijetari

5. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Ndodh që një njeri i cili merr një dije tërthorazi prej dikujt, të mund ta kuptojë dhe ta ngërthejë atë më mirë sesa ai që e ka dëgjuar drejtpërdrejtë nga burimi."

6. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. gjithnjë kujdesej për njerëzit në këshillat dhe mësimet e tij, duke zgjedhur kohën e përshtatshme që ata të mos mërziteshin e të mos largoheshin

7. Nëse Allahu ia do të mirën dikujt, e bën atë që të kuptojë e të ngërthejë fenë (Kuranin dhe Sunetin)

8. Vlera e kuptimit dhe e përvetësimit të dijes

9. Dëshira për të qenë si ai që ka dije dhe hikmet (urtësi e mençuri, dituri të Kuranit dhe të Sunetit të Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.)

10. Fjala (Lutja) e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për Ibn Abbasin radijAllahu ‘anhu.: 'O Allah! Dhuroji atij dijen e Librit (Kuranit)!"

11. Në çfarë moshe mund të dëgjohet i vogli (apo kur mund të pranohet citimi i hadithit nga një i ri)

12. Vlera e atij i cili mëson dije (Islami duke u bërë dijetar u shquar) dhe ua mëson atë edhe të tjerëve

13. Çfarë fhuhet në lidhje me (pakësimin dhe) zhdukjen e dijes (fetare) dhe shfaqja e përhapja e padijes (fetare)

14. Vlera e diturisë (fetare)

15. Ai që jep gjykim për çështje feje duke qëndruar hipur në ndonjë kafshë apo në ndonjë gjë tjetër

16. Ai që jep gjykim për çështje të fesë, duke bërë shenjë me kokë dhe me dorë

17. Të udhëtosh për të kërkuar përgjigje për një çështje të paqartë e të pasigurt dhe t'ia mësosh atë çështje familjes

18. Vendosja e detyrës për të mësuar me radhë dituri (fetare)

19. Zemërimi gjatë ligjëratës fetare dhe mësimdhënies në qoftë se shihet diçka e urryer

20. Përsëritja e fjalës tri herë në mënyrë që të mund të kuptohet nga të tjerët

21. Një njeri që i mëson fenë skllaves dhe familjes së tij

22. Shpjogimi dhe mësimi i diturisë tetare për gratë nga imami (prijësi i fesë dhe udhëheqësi i vendit)

23. Etja për të mësuar hadithin

24. Si do të ikë e si do të merret dituria fetare

25. A duhet të përcaktohet ditë e veçantë për gratë për t'u mësuar atyre dijen e fesë?

26. Kush dëgjon diçko (por nuk e kupton), pastaj pyet përsëri derisa ta kuptojë çështjen plotësisht

27. Të pranishmit (në grumbullimet fetare) t'ua përcjellin dijen atyre që nuk gjenden aty

28. Gjynahu i madh i atij gënjen rreth Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

29. Shkrimi i diturisë

30. Mësimi i diturisë dhe mbajtja e ligjëratave fetare natën

31. Të flasësh për dituri fetare natën

32. Ç'thuhet për mësimin përmendësh dhe ruajtjen e dijes fetare

33. Heshtja dhe qetësia në dëgjimin e dijetarëve

34. Çfarë është mirë të thotë një dijetar (i fesë), kur e pyesin se kush është njeriu më i ditur?

35. Kushdo që, duke qëndruar në këmbë, pyet për diçka një dijetar fetar të ulur diku

36. Fjala e Allahut të Lartësuar: "..'.ndërsa juve (o njerëz) nukju është dhënë, përveçse pak dituri" (Kuran, 17:85)

37. Ai që zgjedh për t'u dhënë mësime të dijes së fesë disa njerëzve përmbi disa të tjerëve, nga frika se të tjerët mbase nuk do ta kuptojnë atë

38. Çfarë thuhet në lidhje me turpin në nxënien e dijes së fesë

39. Kur dikush ka turp (të pyesë për diçka) dhe i kërkon dikujt tjetër të pyesë për të

40. Mësimi i dijes fetare dhe dhënia e gjykimit për çështjet e fesë në xhami

41. Ai që jep përgjigje për më shumë se sa është pyetur

4. Avdesi

1. Nuk pranohet namazi pa u pastruar

2. Vlera dhe epërsia e avdesit

3. Nuk rimerret avdes, nëse je në mëdyshje, derisa të jesh i sigurt (se avdesi të është prishur)

4. Lehtësimi në marrjen e avdesit

5. Plotësimi (ose përsosja) e avdesit

6. Larja o fytyrës me dy duart me një grusht ujë

7. Çfarë duhet të thuhet para se të hyhet në banjë

8. Vendosja e ujit në banjo (për t'u larë pas kryerjes së nevojës)

9. Nuk duhet të kthehemi nga Kibla kur kryejmë nevojën e vogël ose të madhe

10. Dalja jashtë ulur mbi dy tulla ose gurë

11. Dalja e grave përjashta për të kryer nevojën

12. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës

13. Mbajtja me vete e bastunit dhe e ujit për t'u larë pas kryerjes së nevojës

14. Është e ndaluar të përdoret dora e djathtë për t'u pastruar pas kryerjes se nevojës

15. Pastrimi me gurë pas kryerjes së nevojës (në mungesë të ujit)

16. Mos përdorni bojgë për t'u pastruar pas kryerjes së nevojës (në mungesë të ujit)

17. Larja vetëm një herë e pjesëve të trupit të caktuara për avdes

18. Larja nga dy herë e pjesëve të caktuara të trupit për avdes

19. Larja nga tri herë e pjesëve të caktuara të trupit për avdes

20. Pastrimi i hundëve duke thithur ujë dhe duke i shfryrë gjatë marrjes avdes

21. Pastrimi i vendeve të nevojës (në mungesë të ujit) me numër tek gurësh

22. Larja e këmbëve kur kemi veshur këpucë mosmarrja e mes'hut mbi këpucë

23. Gjatë marrjes së avdesit ose të guslit, duhet të fillohet nga e djathta

24. Të kërkosh ujë për avdes, kur ka hyrë koha për faljen e namazit

25. Çfarë thuhet për ujin me të cilin dikush ka larë flokët

26. Rasi kur qeni pi nga ena e dikujt

27. Kush nuk e sheh të arsyeshme ta përsërisë avdesin, përveç kur i prishet

28. (Ç'thuhet për atë) njeri i cili ndihmon shokun e vet për të marrë avdes (duke i shtënë ujë atij)

29. Çfarë thuhet për këndimin e Kuranit ose për veprime të tjera kur të prishet avdesi

30. Fërkimi i të gjithë kokës me duar të lagura (mes'h)

31. Përdorimi i ujit që lënë njerëzit pas avdesit

32. Marrja avdes e burrit me bashkëshorten e vet

33. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem., me ujin që i mbeti pasi mori avdes, spërkat një njeri të sëmurë në agoni

34. Marrja gusl dhe avdes nga një enë e vogël

35. Marrja avdes me një mudd (rreth 687 ml ) ujë

36. Fërkimi i mesteve me duar të lagura

37. Rasti kur dikush i mbath mestet pasi merr avdes

38. Mospërsëritja e avdesit pas ngrënies së mishit të deles dhe të sevikut (leshnik me hurma)

39. Shpëlarja e gojës me ujë pas ngrënies së sevikut pa e përsëritur avdesin

40. A shpëlahet goja pas pirjes së qumështit?

41. Marrja e avdesit pas gjumit dhe kush nuk e quan të domosdoshme përsëritjen e avdesit pas kotjes një herë a dy herë, apo pas një dremitje gjumi

42. Rimarrja e avdesit edhe nëse nuk e kemi prishur

43. Një nga gjynahet e mëdha është që të mos tregosh kujdes e të mos mbrohesh (veten e rrobat) nga urina

44. Larja pas kryerjes së nevojës (së vogël a të madhe)

45. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe njerëzit e tjerë e lanë aty derisa mbaroi dhe nuk e shqetësuan beduinin, i cili urinoi në xhami

46. Urina e toshnjave

47. Kryerja e nevojës së vogël në këmbë ose ulur

48. Kryerja e nevojës së vogël duke i kthyer shpinën shokut dhe duke qenë i fshehur pas një muri

49. Larja dhe pastrimi prej gjakut

50. Heqja e spermës nga rrobat nëpërmjet larjes ose fërkimit, kur është e thatë

51. Ç'thuhet për urinën dhe plehun e deveve, deleve dhe të kafshëve të tjera

52. Çfarë thuhet për nexhes-in (papastërtinë) që bie në gjalpin e shkrirë dhe në ujë

53. Urinimi në ujin e palëvizshëm

54. Nëse një cofëtinë ose një gjë e ndytë i bie në shpinë dikujt që po falet, atij nuk i prishet namazi

55. E pështymja, pastrimi i hundëve dhe veprime të ngjashme në rrobë

56. Gruaja lan gjakun në fytyrën e babait të saj

57. Sivaku (pastrimi i dhëmbëve me misvok, i cili është prej rrënjëve të një peme shkretëtire që quhet arak)

58. T'i japësh misvakun më të madhit

59. Vlera dhe mirësia e atij që bie të flejë me avdes

5. Gusli

1. Marrja avdes para marrjes së guslit

2. Larja e burrit bashkë me gruan e vet

3. Marrja gusl me një sa'a ujë (rreth 3 litra)

4. Hedhja e ujit në kokë, tri herë

5. Lyerja me erë të mirë gjatë marrjes së guslit

6. Përsëritja e marrëdhënieve me bash'këshorten

7. Lyerja me erë të mirë para guslit (ndërsa era mund të ndjehet edhe pas larjes)

8. Lagia e plotë e flokëve gjatë marrjes së guslit

9. Kur dikush kujtohet në xhami se është xhunub, duhet të dalë ashtu siç është (dhe të shkojë e të marrë gusl) dhe jo të marrë tejemum

10. Larja lakuriq dhe vetëm në një vend të mbyllur

11. Duhet të mbrohesh e të veçohesh nga njerëzit e të mos shihesh prej tyre kur merr gusl

12. (Ç'thuhet për) djersën e njeriut xhunub dhe se besimtari kurrë nuk bëhet i papastër

13. Ai që është xhunub, mund të flejë pa marrë gusl, në qoftë se merr avdes

14. Kur takohen dy organet gjenitale (të burrit dhe të gruas gjatë marrëdhënies intime, atëherë gusli bëhet i detyruar edhe në qoftë se nuk sekretojnë)

6. Menstruacionet

1. Të përmuajshmet (janë caktimi i Allahut) dhe (udhëzimet për) gratë

2. Gruaja me zakone ia lan kokën dhe ia kreh flokët bashkëshortit të saj

3. Këndimi i Kuranit mbështetur në prehrin e gruas tënde, ndërsa ajo është me zakone

4. Përdorimi i fjalës nifas për zakonet

5. Përkëdhelja e bashkëshortes kur ajo është me zakone

6. Gruaja në zakone duhet ta ndërpresë agjërimin në ditët e zakoneve

7. Itikafi i një gruaje së cilës i rrjedh gjak i vazhdueshëm ndërmjet dy periudhave

8. Lyerja e gruas me erë të mirë gjatë marrjes së guslit pas mbarimit të ditëve të saja

9. Gruaja duhet ta fërkojë gjithë trupin e saj gjatë larjes për gusl pas mbarimit të zakoneve

10. Krehja e flokëve nga gruaja, kur merr gusl pas mbarimit të zakoneve të saj

11. Gruaja duhet t'i shprishë flokët (gërshet etj.) kur merr gusl pasi t'i mbarojnë ditët

12. Gruaja nuk i fal namazet e humbura gjatë ditëve të zakoneve të saj

13. Fjetja (në një shtrat) me gruan me zakone, e cila ka veshur rrobat e saja për këtë rast

14. Pjesëmarrja e grave me zakone në festat e dy Bajrameve

15. Lëngu i verdhë që kullon jashtë ditëve të zakoneve nuk përbën çështje të rëndësishme

16. Nëse gruas i vijnë zakonet pas Tavafit të Ifades (tavafi kryesor i haxhit)

17. Falja e namazit të xhenazes së gruas që vdes gjatë lindjes ose pas saj dhe mënyra e këtij namazi

18. (pa titull)

7. Tejemumi

1. Rreth ajetit "...dhe nuk gjeni ujë..." (Kuran 5:6)

2. Marrja e tejemmumif nga jo-udhëtari, kur nuk ka uje dhe ai ka frikë se i kalon koha e faljes

3. A mundet ai që merr fejemum ta fryjë pluhurin prej duarve (para se të fërkojë me to fytyrën)?

4. Dheu i pastër i mjafton muslimanit në vend të ujit (në mungesë të tij) për avdes

8. Falja e namazit

1. Si u bë i detyruar namazi natën e Isra-së

2. Është e detyrueshme veshja e rrobave për faljen e namazit

3. Falja e namazit me një rrobë të mbështjellë për trupi

4. Nëse dikush falet duke qenë i mbështjellë vetëm me një rrobë, atëherë duhet t'ia kryqëzojë anët duke i hedhur shpatullave

5. Rastet kur rroba është e shtrënguar pas trupit

6. Falja e namazit në xhybe siriane (e prodhuar nga jomuslimanët)

7. Është e urryer të jesh i zhveshur në faljen e namazit

8. Mbulimi i ouretit

9. Çfarë fhuhet për kofshën

10. Sa rroba (ose çfarë lloj rrobash) duhet të veshë gruaja në faljen e namazit?90

11. Kur dikush e fal namazin, duke qenë i veshur me rroba me shenja a figura

12. A prishet namazi i atij që falet në rrobe me kryq apo me piktura në të?

13. Ai që e fal namazin, duke qenë i veshur me xhybe mëndafshi (të kapur pas shpine) dhe pastaj e heq atë

14. Lejohet falja e namazit në rrobë të kuqe

15. Falja e namazit mbi çati, në minber ose në dru

16. Falja e namazit në hasër me gjethe hurme (e gjatë sa një shtat njeriu ose më e gjatë)

17. Falja e namazit mbi shtrat

18. Sexhdja mbi shtrojë në kohë shumë të nxehtë

19. Fjala e namazit me këpucët mbathur

20. Falja e namazit me meste

21. Dukja e sqetullave dhe largimi i krahëve nga trupi në sexhde gjatë namazit

22. Vlora e faljes në drejtim të Kiblës (Qabesë në Mekë)

23. Fjala e Allahut: "Zgjidhni Me/cam/n e Ibrahimit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.) për falje ... " (Kuran, 2:125)

24. (Gjatë faljes së namazeve të detyruara) duhet t'i drejtohemi Kiblës (drejt Qabesë në Mekë) kudo që të jemi

25. Ç'thuhet për drejtimin drejt Kiblës në falje dhe kush nuk e sheh të nevojshme përsëritjen e namazit, nëse dikush gabimisht është falur në drejtim tjetër nga ai i Qabesë në Mekë

26. Kruarja e gëlbazës (së hedhur) në xhami me dorë (ose duke përdorur ndonjë vegël ose vetëm me dorë)

27. Të mos pështyni nga e djathta kur jeni duke u falur

28. Larja e gabimit për pështyrjen në xhami

29. Sqarimi i njerëzve nga imami në lidhje me faljen dhe përmbushjen siç duhet të namazit dhe përmendja e Kiblës në këto rrethana

30. A lejohet të thuhet: "Xhamia e filan fisi?"

31. Ndarja (e mallrave ose e pasurisë) dhe varja e një vile hurme në xhami

32. Xhamitë nëpër shtëpi

33. A lejohet të nxirren varret e paganëve të kohës së padijes paraislame (të Xhahilijetit) dhe pastaj ai vend të përdoret për xhami?

34. Falja e namazit në vathën e deveve

35. Ai që falet duke pasur para tij furrë ose zjarr ose çfarëdo gjëje tjetër të adhuruar nga njerëzit, por qëllimi i namazit të tij ka qenë tërësisht vetëm për hir të Allahut

36. Është e urryer falja e namazit në varreza

37. (pa titull)

38. Fletja e gruas në xhami (dhe qëndrimi në të)

39. Fjetja e burrave në xhami

40. Në qoftë se dikush hyn në xhami, ai duhet të falë dy rekatë namaz (përshëndetje të xhamisë) para se të ulet

41. Ndërtimi i xhamisë (së Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.)

42. Bashkëpunimi në ndërtimin e xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

43. Mirësia e atij që ndërton xhami

44. (Eshtë mirë që) kur kalohet nëpër xhami, të mbahen majat e shigjetave me dorë

45. (Është i lejueshëm) kalimi nëpërxhami

46. Recitimi i poezive në xhami?

47. Heshtarët në xhami

48. Pagesa e borxhit dhe kapja e borxhliut në xhami

49. Fshirja e xhamisë (dhe pastrimi) dhe heqja e rreckave, e papastërtive dhe e shkarpave që andej

50. Urdhri për ndalimin e tregëtimit të pijeve alkoolike u shpall në xhami

51. Të lidhësh të burgosurin ose huamarrësin në xhami

52. Ngrehja e një çadre në xhami për të sëmurët etj.

53. Futja e devesë brenda në xhami në rast nevoje

54. (pa titull)

55. Deriçkat në xhami dhe rruga e kalimit nëpër të

56. Dyert dhe çelësat e Qabesë dhe të xhamive

57. Rrethet fetare dhe ulja ne xhami

58. Shtrirja në shpinë në xhami

59. Falja e namazit në xhaminë e pazarit

60. Gërshetimi i gishtave të duarve në xhami dhe jashtë saj

61. Xhamitë të cilat janë rrugës për në Medine dhe vendet ku është falur Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

9. Sutra e atij që fal namaz

1. Sutra e imamit (që prin faljen) është sutre edhe për ata që falen pas tij

2. Falja e namazit duke përdorur (si sutre) heshtën (e ngulur në tokë)

3. Falja e namazit pas shtylle

4. Falja e namazeve të lira, secili veç e veç ndërmjet shtyllave

5. Falja e namazit duke pasur përpara si sutre kafshë udhëtimi, deve, pemë, shalë (deveje, kali etj.)

6. Falja e namazit përpara krevatit

7. Ai që falet duhet ta zbrapsë këdo që përpiqet t'i dalë përpara

8. Gjynahu që bën ai njeri që i kalon përpara atij që falet

9. Falja e namazit duke pasur përpara njeri që fle

10. Nëse dikush mban në qafë gjafë namazif një vajzë fë vogël (fëmijë)

11. Një njeriu që ëshfë duke u falur dikush mund t'i heqë gjëra që e shqetësojnë ose që janë të pakëndshme

10. Koha e faljes së namazeve

1. Kohët e namazeve dhe epërsia e faljes së namazeve në kohën e tyre

2. Namazi është shlyerje (dhe falje) e gjynaheve

3. Epërsia e faljes së namazit në kohën e përcaktuar

4. Pesë namazet janë shlyerje për gjynahet e vogla

5. Ai që falet është në bisedë të ngushtë me Zotin e tij

6. Kur është shumë nxehtë faleni namazin e drekës pasi të ulet pak zagushia

7. Koha e namazit të drekës është sapo dielli të kalojë pak kupën e qiellit

8. Vonimi i faljes së namazit të drekës deri në kohën e faljes së namazit të pasdites

9. Koha për faljen e namazit të asr-it (pasdites, ikindisë)

10. Gjynahu i atij që i ikën namazi i pasdites pa falur

11. Ai që nuk e fal (me vetëdije) namazin e pasdites (brenda kohës së përcaktuar)

12. Epërsia dhe vlera e namazit të ikindisë

13. Kush ka mundësi të falë një rekat të namazit të ikindisë para perëndimit të diellit (i quhet se e ka kapur vaktin e këtij namazi)

14. Koha e namazit të akshamit (perëndimit)

15. Ai që namazin e mogribit (akshamit) nuk pëlqen që ta quajë namazi i ishasë (darkës)

16. Epërsia dhe vlera e namazit të jacisë (darkës)

17. Fjetja para namazit të jocisë nëse dikë e kaplon gjumi

18. Koha për faljen e namazit të jacisë është deri në mes të natës

19. Epërsia dhe vlera e namazit të sobahut (agimit)

20. Koha e namazit të sabahut

21. Çfarë thuhet për narmazin pas faljes së agimit, por përpara lindjes së diellit

22. Nuk duhet të kërkohet falje namazi afër perëndimit të diellit

23. Falja e namazeve të humbur dhe të tjerë si këta pas namazit të ikindisë

24. Thirrja e ezanit për namaz pasi i ka kaluar koha

25. Ai që u prin njerëzve në falje, kur namazit i ka kaluar vakti

26. Ai që harron faljen e ndonjë namazi, duhet ta falë atë kur t'i kujtohet

27. (pa titull)

28. (pa titull)

11. Ezani

1. Si filloi thirrja e ezanit për namaz në kohët e përcaktuara për falje

2. Shqiptimi i fjalëve të ezanit nga dy herë

3. Epërsia dhe vlera e ezanit

4. Ngritja e zërit në thirrjen e ezanit

5. Shtyrja e luftës deri pasi të dëgjohet ezani

6. Çfarë thuhet kur dëgjon ezanin

7. Duaja në kohën e ezanit

8. Hedhja e shortit për të thirrur ezanin

9. Lejohet thirrja e ezanit nga një i verbër, në qoftë se është dikush tjetër që i tregon atij për kohën e namazit

10. Ezani pas agimit

11. Thirria e ezanit para agimit

12. Ndërmjet çdo dy thirrjeve për namaz (ezanit dhe ikametit) mund të falet namaz vullnetar për atë që dëshiron të falet

13. Kush thotë se gjatë udhëtimit duhet të jetë vetëm një myezin (thirrës)

14. Në qoftë se udhëtarët janë shumë njerëz, atëherë duhet të thirret edhe ezani, edhe ikameti. (Kështu veprohet edhe në Arafat e në Muzdelife). Fjala e myezinit në një natë me ngricë ose me shi: "Faluni në shtëpitë tuaja!"

15. Thënia e dikujt: "Na ka ikur namazi"

16. Kur duhet të ngrihen njerëzit për t'u falur, në qoftë se e shohin imamin gjatë ikametit

17. Në qoftë se imamit i del ndonjë shqetësim pas thirrjes së ikametit

18. Është e detyruar falja e namazit me xhemat (në grup në faljen e organizuar në xhami)

19. Epërsia dhe vlera e faljes së namazit të organizuar në grupim në xhami

20. Epërsia dhe vlera e namazit të agimit në grup në xhami

21. Epërsia dhe vlera e faljes së namazit të mesditës në kohën më të parë

22. Çdo hap i hedhur drejt veprave të mira është i shpërblyer

23. Epërsia dhe vlera e faljes së namazit të darkës në grup (me imam në xhami)

24. Shpërblimi për një njeri i cili rri e pret në xhami për faljen e namazit si dhe vlera e madhe e xhamive

25. Epërsia dhe vlera e shkuarjes (dhe e atij që shkon) në xhami në rnëngjes, pasdite dhe në mbrëmje për fajlen e namazit (në grupin me imam në xhami)

26. Nuk mund të falet namaz tjetër pasi të thirret ikameti përveç namazit të detyruar (farz) të radhës për të cilin u thirr ikameti

27. Kufiri për të sëmurin për t'iu bashkuar faljes në grupim (në xhami)

28. A mundet që imami të falë namazim vetëm me ata që janë të pranishëm (për faljen) dhe a mund të mbajë ligjëratën ditën e xhuma, nëse është ditë me shi?

29. (Ç'duhet të bëjë dikush) në qoftë se është sjellë ushqimi përpara, ndërsa është thirrur ikameti për namaz

30. Në qoftë se dikush ka qenë i zënë me punët e shtëpisë dhe është thirrur ikameti, ndërsa ai del pas kësaj (për të falur namazin)

31. Falja e namazit përpara njerëzve me qëllimin e vetëm për t'ua mësuar atyre namazin e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe sunetin (rrugën, mënyrën dhe veprimet sipas shembullit të tij)

32. Dijetarët dhe njerëzit e shquar kanë të drejtën më të parë dhe janë më të merituar për të qenë imamë për të prirë në namaz

33. Në qoftë se dikush prin njerëzit në namaz dhe ndërkohë vjen imami i parë (i zakonshëm e asaj xhamie)

34. Imami është zgjedhur që ai të ndiqet dhe të plotësohen veprimet bashkë me të

35. Kur duhet të bien në sexhde ata që falen pas imamit? (Enesi thotë: "Bini në sexhde kur të bjerë imami.")

36. Gjynahu i atij që ngre kokën nga sexhdja para imamit

37. Një rob ose një skllav i lindur ose një djalë që nuk ka arritur pjekurinë (pubertetin) mundet që të prijë faljen e namazit

38. Kur imami nuk falet mirë, ndërsa ata që falen pas tij falen më mirë se ai

39. Në qoftë se janë duke u falur vetëm dy vetë (njëri imam dhe tjetri që falet me të) atëherë i dyti qëndron në të djathtë të të parit ngjitur me të dhe në një vijë

40. Në qoftë se imami e zgjat namazin dhe dikush është me ngut ose ka ndonjë nevojë, kështu që e lë grupin dhe falet vetëm

41. Qëndrimi jo i gjatë në këmbë nga imami në namaz por kryerja e plotë dhe e përkryer e përkuljes (rukusë) dhe e sexhdes

42. Falja shkurt (lehtë) e namazit me xhemat (në grupim), por e përkryer (e plotësuar me të gjitha detyrat)

43. Ai që e shkurton namazin kur dëgjon qarjen e fëmijës

44. Drejtimi i rreshtave ndërkohë që thirret ikamet/ dhe (menjëherë) pas tij

45. Kthimi i imamit nga njerëzit që falen pas tij ndërkohë që drejtojnë rreshtat

46. Në qoftë se gjendet mur ose sutre' (pengesë tjetër) mes imamit dhe atyre që falen pas tij

47. Namazi i natës

12. Përshkrimi i namazit

1. Ngritja e dy duarve në tekbirin e parë në një kohë me fillimin e namazit

2. Vënia e dorës së djathtë mbi dorën e majtë (gjatë faljes)

3. Çfarë thuhet pas tekbirit (fjalëve 'Allahu Ekber' për çeljen e namazit)

4. (pa titull)

5. Hedhja e vështrimit tek imami gjatë namazit

6. Ngritja e shikimit nga qielli gjatë namazit

7. Hedhja e shikimit andej-këndej në namaz

8. Këndimi i Kuranit [sures El-Fotihaj është i detyruar për imamin dhe ata që falen pas tij për të gjitha namazet

9. Këndimi i Kuranit në namazin e mesditës

10. Këndimi i Kuranit në namazin e akshamit

11. Këndimi me zë në namazin e mbrëmjes

12. Këndimi në namazin e darkës f/ac/sëj i sureve me sexhde

13. Këndimi i Kuranit në namazin e jacisë

14. Këndimi i Kuranit në namazin e agimit

15. Këndimi me zë në namazin e sabahut

16. Këndimi i dy sureve në një rekat, këndimi i ajeteve të fundit të sures, këndimi i sureve jo sipas rendit dhe këndimi i ajeteve të para të sures

17. Këndimi vetëm i sures El-Fatiha në dy rekatët e fundit të namazeve me katër rekatë

18. Shqiptimi "Amin" me zë nga imami

19. Vlera dhe epërsia e thënies "Amin"

20. Në qoftë se dikush përkulet në ruku pas radhëve

21. Shqiptimi i tekbirit (fjalët "Allahu Ekber" - Allahu është më i Madhi) plotësisht gjatë përkuljes në ruku

22. Shqiptimi i tekbirit gjatë ngritjes nga sexhdja

23. Vendosja e duarve në gjunjë gjatë rukusë

24. Mbajtja e kurrizit të shtrirë drejt dhe qetësia në ruku

25. Duaja gjatë rukusë

26. Vlera dhe epërsia e thënies "Allahumme rab-bena lekel-hamd (O Allah! O Zoti ynë! Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty)."

27. (pa titull)

28. Qëndrimi drejt dhe i qetësuar pas ngritjes së kokës nga përkulja (rukuja)

29. Kur lëshohesh me fytyrë përtokë në sexhde duhet shqiptuar tekbiri

30. Vlera dhe epërsia e sexhdes

31. Rënia në sexhde në shtatë eshtra

32. Qëndrimi i shkurtër ndërmjet dy sexhdeve

33. Në sexhde nuk shtrihen parakrahët për tokë (Humejdi thotë se Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. binte në sexhde me duart në tokë dhe me parakrahët larg nga trupi e nga toka.)

34. Ulja drejt në faljen e vitrit (namaz i natës me rekatë tek) dhe pastaj ngritja (përrekaf/n e fundit)

35. Shqiptimi i tekbirit në ngritjen nga dy sexhdet

36. Mënyra se si ulej Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në teshehhud (ulja në namaz pas dy rekateve)

37. Kush mendon se ulja në teshehhudin e parë nuk është e detyruar

38. Thënia e teshehhudit në rekatin e fundit

39. Duaja para teslimit (dhënies selam)

40. Çfarë lutjesh mund të thuhen pas teshehhudit

41. Et-teslim (kthimi i fytyrës nga e djathta dhe nga e majta duke thënë 'Es-selamu alejkum ve rahmetullah' - Paqja dhe mëshira e Allahut qofte mbi ju) në fund të namazit

42. Përfundimi i namazit me teslim (selam) bashkë me imamin

43. Dhikri (përmendja e Allahut) pas namazit

44. Pasi përfundon namazin me teslim, imami kthehet nga njerëzit

45. Ai që u prin njerëzve në namaz kujton një nevojë të ngutshme dhe i duhet t'i lërë njerëzit

46. Të largohesh nga e djathta dhe nga e majta pasi të përfundosh namazin

47. Ç'thuhet për hudhrën, qepën dhe preshin kur janë të pa gatuar

48. Marrja avdes nga fëmijët

49. Dalja e grave në xhami natën dhe në errësirë

13. Xhumaja

1. Detyrimi i faljes së xhumasë (namazi dhe hytbja - ligjërata e veçantë e saj)

2. Lyerja me erë të mirë para shkuarjes për të falur namazin e xhumasë

3. Vlera dhe epërsia e xhumasë

4. Lyerja e flokëve për të xhumanë

5. Ditën e xhuma vishen rrobat më të mira

6. Pastrimi i dhëmbëve me sivok ditën e xhuma

7. Çfarë këndohef (nga Kurani) në namazin e agimif difën e xhuma

8. Falja dhe hyfbja e xhumasë në fshafra e qyfete

9. A është gusli ditën e xhuma i detyrueshëm edhe për ata (udhëtarët, femrat etj.) që nuk janë të detyruar të paraqiten për namazin e xhumasë

10. Nga çfarë largësie duhet ardhur dhe kush e ka detyrim faljen e xhumasë

11. Ç'duhet bërë nëse është shumë nxehtë ditën e xhuma

12. Shkuarja në këmbë për të falur të xhumanë

13. Nuk duhet ta ngrejë njeriu vëllanë e tij për t'i zënë vendin ditën e xhuma

14. Thirrja e ezanit ditë

15. Vetëm një myezin ditën e xhuma

16. Ditën e xhuma, kur imami është ulur në minber, ai përsërit fjalët e ezanit

17. Mbajtja e ligjëratës fetare në minber

18. Mbajtja e hytbes në këmbë

19. Thënia "Em-ma ba'du" në hyfbe pas lavdërimit dhe falënderimit të Allahut të Lartësuar

20. Kur imami sheh dikë që hyn në xhami gjatë hytbes, ai duhet ta urdhërojë atë të falë dy rekatë namaz para se të ulet

21. Lutja e Allahut për shi në hyfbe, ditën e xhuma

22. Mbajtja qetësi dhe dëgjimi me vëmendje i imamit kur mban hytben ditën e xhuma

23. Një orë (çast) i vyer ditën e xhuma

24. Kur ka njerëz që e lënë imamin gjatë namazit të xhumasë

25. Falje namazi para dhe pas namazit të xhumasë

14. Namazi i frikës

1. Namazi i frikës

2. Namazi i frikës (mund fë falef) në këmbë ose kaluar

3. Ndjekësi dhe i ndjekuri mund ta falin namazin kaluar dhe me shenja

15. Dy bajramet

1. Shfaqja e heshfave dhe e mburojave ditën e Bajramit

2. Ngrënia (e diçkaje) para daljes për të falur namazin e Bajramit të Fitrit (Ramazanitj

3. Ngrënia ditën e Kurban Bajramit

4. Dalja në musal-la pa minber

5. Shkuarja në këmbë ose kaluar për namazin e Bajramit dhe namazi falet (pa ezan dhe pa ikamet) përpara se të mbahet hytbja

6. Hutbja duhet të mbahet pas faljes së namazit të Bajramit

7. Vlera dhe epërsia e bërjes së veprave të mira ditët e Teshrikut (11,12, 13 Dhul-Hixhe - Ditët e Bajramit të Kurbanit)

8. Shqiptimi i tekbirit 'Allahu Ekber' (Allahu është më i Madhi) ditët e qëndrimit në Mina dhe gjatë rrugës për në Arafat

9. Kurbani në musal-la ditën e Kurban Bajramit

10. Ndërrimi i rrugës në kthim nga namazgjaja ditën e Bajramit

16. Vitri

1. Çfarë ka ardhur në lidhje me vitrin

2. Koha e namazit fë vitrit

3. Namazi i fundit që falet (nafën) duhef fë jetë vitri

4. Falja e vitrit hipur në kafshë

5. Këndimi i duasë së kunutit para dhe pas rukusë

17. Namazi për shi

1. Istiska-ja : dy rekate namaz pastaj lutja që i bëhet Allahut për shi në kohë thatësire

2. Lutja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "(O Allah!) Dërgo mbi ta (paganët e Mekës) vite (thatësire e urie) si në vitet e Pejgamberit Jusuf sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.!"

3. Namazi për shi në xhaminë kryesore (të qytetit)

4. Duaja për shi në hytbe ditën e xhuma duke mos qenë i drejtuar nga Kiblo (drejtimi i faljes)

5. Si ua ktheu Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. shpinën njerëzve për të falur namazin për shi

6. Ngritja e duarve nga imami gjatë lutjes për shi

7. Çfarë duhet thënë kur bie shi

8. (Çfarë duhet thënë) kur fryn erë

9. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "M'u sigurua fitore me erën lindore (e cila i frikësonte armiqtë e mi)"

10. Çfarë thuhet për tërmetet dhe shenjat (e tjera të afrimit të Ditës së Kiametit)

11. Përveç Allahut të Madhëruar, askush nuk e di se kur do të bjerë shi

18. Eklipset

1. Namazi gjatë oklipsit të diellit

2. Dhënia e sadakasë gjatë eklipsit

3. Thirrja për namaz në grupim në rast eklipsi

4. Kërkimi i mbrojtjes së Allahut nga ndëshkimi i varrit gjatë eklipsit

5. Falja e namazit të eklipsit në grupim

6. Ai që dëshiron lirimin e skllevërve gjatë eklipsit të diellit

7. Përkujtimi i Allahut gjatë eklipsit

8. Këndimi i Kuranit me zë në namazin e eklipsit

19. Sexhdet në Kuran

1. Rënia në sexhde gjatë këndimit të Kuranit dhe si bëhet ajo

2. Rënia në sexhde gjatë leximit të sures Sad (nr. 38)

3. Rënia në sexhde e muslimanëve bashkë me një idhujtar ndërkohë që idhujtari është nexhes dhe nuk merr avdes

4. Kush këndon ajetet

5. Sexhdja në suren El-lnshikak (nr. 84)

6. Kur nuk gjen vend për sexhde (me imamin) për shkak të ngushtësisë së njerëzve

20. Shkurtimi i namazit

1. Çfarë thuhet për namazin e shkurtuar dhe për sa kohë qëndrimi falet namaz i shkurtuar

2. Namazi në Mina (gjatë haxhit)

3. Largësia e udhëtimit gjatë të cilit lejohet shkurtimi i namazit (Ibn Umeri dhe Ibn Abbasi radij-Allahu ‘anhum e shkurtonin namazin në katër burud, rreth 48 milje ose rreth 77 km)

4. Namazi i akshamit falet tre rekatë edhe në udhëtim

5. Namazi nafile (vullnetar) hipur në gomar

6. Kush nuk i fal namazet nafile

7. Kush fal namaze nafile gjatë udhëtimit, por jo para ose pas namazeve të detyruara (farze)

8. Bashkimi i namazit të akshamit me të jacisë në udhëtim

9. Kush nuk mundet të falet ulur, ai mund të falet i mbështetur në krah

10. Fillimi i namazit ulur dhe, nëse shihet i mundshëm, përfundohet në këmbë

21. Namazi tehexhxhud

1. Namazi tehexhxhud natën

2. Vlera e namazit të natës

3. Lënia e namazit të natës nga një i sëmurë

4. Nxitja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për namazin e natës dhe për nafilet, por pa i bërë ato të detyrueshme

5. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. falej natën aq gjatë, sa i ënjteshin këmbët

6. Fjetja në orët e fundit të natës

7. Zgjatja e qëndrimit në këmbë në namazin e natës

8. Si ka qenë namazi i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe sa rekatë falte natën?

9. Zgjimi i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. nga gjumi për namazin e natës dhe çfarë është shfuqizuar nga namazi i natës

10. Shejtani i lidh nyje pas koke atij që nuk fal namazin e natës

11. Atij që fle dhe nuk e fal namazin (e sabahut), shejtani i ka urinuar në vesh

12. Falja e namazit dhe lutja e Allahut në orët e fundit të natës

13. Fjetja në pjesën e parë të natës dhe zgjimi në pjesën e fundit të saj

14. Namazi i natës i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. gjatë Ramazanit dhe në muajt e tjerë

15. Është i papëlqyeshëm shtrëngimi në çështjet e adhurimit

16. Është e papëlqyer lënia e namazit të natës për personin që e ka pas falur atë

17. Vlera e atij që ngrihet natën dhe falet (duke kënduar) me zë

18. Ç'thuhet për faljen e namazeve nafile dy e nga dy

19. Rregullsia e faljes së dy rekateve sunet përpara namazit (farz) të agimit dhe quajtja e tyre nafile

20. Çfarë lexohet në dy rekatet sunet të agimit?

21. Namazi i duhasë (i paradites) jo në udhëtim

22. Dy rekatë (sunet) para namazit (farz) të drekës

23. Falja e namazit (nafile) përpara (farzit të) akshamit

22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines

1. Vlera e namazit në xhaminë e Mekës (Xhamia e Shenjtë në Qabe) dhe të Medines (xhamia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.)

2. Xhamia "Kuba" (në Medine e para xhami në Islam)

3. Vlera e vendit ndërmjet varrit të Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe minberit të tij në xhaminë e tij

23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit

1. Çfarë fjalësh ndalohen gjatë namazif

2. Pastrimi i vendit (përpara) nga gurët e vegjël gjatë faljes së namazit

3. Në qoftë se dikujt i ikën kafsha duke u falur

4. Nuk kthehet përshëndetja në namaz

5. Vënia e duarve në bel gjatë namazit

24. Sehvi sexhdeja

1. Nëse fal pesë rekafë

2. Nëse dikujf që falef i flef dikush dhe ai i bën shenjë me dorë dhe e dëgjon

25. Xhenazet

1. Ç'thuhet për ata, fjalët e fundit të të cilëve janë: "Laa ilahe il-IAIIah (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, përveç Allahut)."

2. Urdhri për të ndjekur funeralin e xhenazes

3. Hyrja tek i vdekuri pasi është futur në qefina

4. Ai që i njofton vetë të afërmit e të ndjerit

5. Vlera e atij që i vdes fëmija dhe e përballon këtë me durim (duke shpresuar Shpërblimin e Allahut)

6. Është e pëlqyeshme që i vdekuri të lahet (disa herë, por) në numër tek

7. Fillimi i larjes së xhenazes nga e djathta

8. Copë e bardhë për qefina

9. Qefina me dy copa

10. Qefini për të vdekurin

11. Në qoftë se nuk mjafton qefini dhe nuk gjendet tjetër atëherë mbulohet koka në vend të këmbëve

12. Ai që i bën gati vetë qefinat (para se të vdesë). Edhe në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. (ka ndodhur një gjë e tillë) dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë

13. (A lejohet që) gratë të shoqërojnë funeralin e xhenazes?

14. Zija e gruas për të vdekurit e tjerë dhe për bashkëshortin e saj

15. Vizita e varreve

16. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "I vdekuri ndëshkohet për shkak të qarjes (me vaj) të disa të afërmve të tij", në qoftë se vajtimi ka qenë zakon i të vdekurit

17. Çfarë vajtimi për të vdekurin është i urryer?

18. Ai që rreh faqet nuk është prej nesh

19. Keqardhja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për Saad Ibn Haulen

20. Rruajtja e kokës në raste fatkeqësish është e ndaluar në Islam

21. Ai që ulet dhe rri i zymtë kur i bie tatkeqësi

22. Ai që nuk shfaq pikëllim në raste fatkeqësish

23. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. (kur i vdiq djali, Ibrahimi): "Vërtet që jemi pikëlluar për ty."

24. Të qarët pranë të sëmurit

25. Ndalimi i vajtimit dhe i qarjes me zë dhe qortimi i ashpër ndaj të këtillëve

26. Ngritja në këmbë kur kalon kortezhi

27. Kur duhet të ulesh pasi je ngritur për xhenazen

28. Ngritja në këmbë për xhenazen e një çifuti

29. Xhenazen e mbajnë burrat dhe jo gratë

30. Të nxituarit me xhenazen

31. Vlera dhe epërsia e shoqërimit të xhenazes

32. Çfarë ndalohet nga vendosja e xhamive dhe vendeve të adhurimit mbi varre

33. Namazi për gruan që ka vdekur gjatë lindjes (Namazi i xhenazes ka katër tekbire pa ruku dhe pa sexhde)

34. Këndimi i sures El-Fatiha në namazin e xhenazes

35. I vdekuri i dëgjon hapat e të gjallëve

36. Ai që dëshiron të varroset në Tokën e Shenjtë ose pranë saj (apo diçka të ngjashme)

37. Namazi i xhenazes së dëshmorit (për çështjen e fesë)

38. Në qoftë se një i mitur pranon Islamin dhe vdes, a duhet t'i falet atij xhenazja dhe a duhet t'i shpjegohet Islami fëmijës (para moshës së pjekurisë)?

39. Kur një idhujtar thotë në kohën e vdekjes dëshminë: "La ilahe il-IAIIah / Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut"

40. Një ligjërues mban fjalën tek varri dhe shokët e të pranishmit ulen rreth tij

41. Ç'thuhet për vetëvrasjen

42. Lavdërimi dhe përmendja për mirë e të ndjerit nga njerëzit

43. Ç'thuhet për ndëshkimin e varrit

44. Mbështetja tek Allahu nga ndëshkimi i varrit

45. Të vdekurit i tregohet vendi i tij (në Xhenet ose në Zjarr) në mëngjes dhe në mbrëmje

46. Ç'thuhet për fëmijët e vdekur të muslimanëve

47. Ç'thuhet për fëmijët e vdekur të idhujtarëve

48. Vdekja e papritur

49. Çfarë thuhet për varret e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem., të Ebu Bekrit radijAllahu ‘anhu dhe të Uthmanit radijAllahu ‘anhu.

50. Çfarë ndalohet në lidhje me sharjen dhe përgojimin e të vdekurve

26. Zekati

1. Detyrimi i dhënies së zekatit

2. Gjynahu i atij që nuk jep zekatin

3. Pasuria, prej së cilës nuk është marrë zekati, nuk është thesar

4. Bamirësia duhet të jepet nga paratë e fituara ndershmërisht

5. Dhënia e bamirësisë në kohën më të parë, para se të vijë një kohë kur askush mos të ta pranojë

6. Kijeni frikë Zjarrin dhe ruani veten prej tij, qoftë edhe me një gjysmë kokrre hurme dhe çdo vogëlsi tjetër, të dhënë si lëmoshë

7. Cila bamirësi është më e mira?

8. (pa titull)

9. (Allahu e pranon) veprën e bamirësisë nëse dikush i jep sadaka një të pasuri pa e ditur (se ai është i pasur)

10. Nëse dikush i lep lëmoshë të birit pa e ditur (se ia ka dhënë atij)

11. Ai që e urdhëron shërbëtorin të japë sadaka, pa e dhënë atë vetë drejtpërdrejt

12. Vetëm të pasurve u këshillohet të japin sadaka

13. Nxitja për të dhënë lëmoshë dhe ndërmje-tësimi për këtë qëllim

14. Shpërblimi për mirësitë e bëra para Islamit

15. Shërbëtori shpërblehet për dhënie lëmoshe kur e urdhëron pronari i pasurisë, përderisa ai nuk ka qëllim shkatërrimin (e pasurisë së padronit)

16. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Sa për atë i cili jep (për hir të Allahut), dhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij ..." (Kuran, 92: 5-10), dhe thënia e melekëve: "O Allah! Shpërbleje atë që shpenzon për Çështjen Tënde, për atë që ka shpenzuar."

17. Shembulli i një mirëbërësi dhe i një kurrnaci

18. Çdo musliman duhet të bëjë bamirësi dhe ai që nuk gjen gjë për të dhënë, duhet të bëjë çdo gjë që është e mirë

19. Sa është masa e zekatit dhe sa mund të jepet sadaka? Ai që jep një dele sadaka

20. Zekati jepet në natyrë (sipas mallit) dhe jo në vlerë (para)

21. As nuk bashkohet pasuria dhe as nuk ndahet për të caktuar vlerën e zekatit

22. Në qoftë se pasurinë e kanë dy ortakë, zekati i saj paguhet për gjithë pasurinë nga secili në të njëjtën masë

23. Zekati i deveve

24. Ai që detyrohet të japë një deve njëvjeçare për zekat, por që nuk ka të tillë

25. Zekati i dhenve

26. Për zekat.merren vetëm (kafshët) e shëndosha e pa të meta

27. Nuk duhet të merret për zekat më e mira nga pasuria e njerëzve

28. Dhënia e zekatit të afërmve

29. Muslimani nuk jep zekat për kalin e tij

30. Dhënia e lëmoshës jetimëve

31. Dhënia e zekatit bashkëshortit dhe jetimëvë që ka nën kujdesin e vet

32. Fjala e Allahut, më të Lartit: "(Zekati duhet të shpenzohet) ... për të liruar robërit, për ata që janë në borxhe, për Çështjen e Allahut ..." (Kuran, 9: 60)

33. Heqja dorë nga të lypurit

34. Atij që Allahu i dhuron diçka pa e lypur dhe pa pasur lakmi për të

35. Kush u kërkon njerëzve për ta shtuar pasurinë

36. Kufiri i fundit për të mos lypur

37. Vlerësimi paraprak i hurmave për marrjen e zekatit

38. Zekati për prodhimin nga toka që ujitet me ujë të rrjedhshëm ose nga shiu është sa një e dhjeta e bereqetit

39. Zekati i hurmave merret në stinën e të vjelave. A mund t'i prekë fëmija hurmat e grumbulluara nga zekati?

40. A mund ta blesh atë gjë që ke dhënë si lëmoshë? Nuk është keq të blihet diçka që dikush tjetër e ka dhënë për zekat

41. Bamirësia për shërbëtoret e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. (a duhet t'i pranojnë ato lëmoshat)?

42. Kur ndryshon lëmosha (në dhuratë etj.)

43. Zekati u merret muslimanëve të pasur dhe u ndahet muslimanëve të varfër, kudo qofshin

44. Lutja dhe duaja e imamit për mirëbërësin

45. (A merret zekat) për çfarë nxirret nga deti?

46. Zekati për thesarin (ose pasurinë) e varrosur është një e pesta

47. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Zekati është ... dhe për ata që janë punësuar për vjeljen e të ardhurave (të zekatit)." (Kuran, 9:60) (Mbledhësit e zekatit paguhen zyrtarisht), ndërsa imami duhet të ndjekë dhe të kontrollojë punën e tyre

48. Imami i damkos me dorën e vet devetë e dhëna si zekat

27. Sadakaja e fitrit

1. Detyrimi i dhënies së sadakasë së fitrit

2. Sadakaja e fitrit jepet përpara namazit të Bajramit

3. Sadakaja e fitrit është e detyruar për muslimanin e lirë dhe për robin

28. Haxhi (vizita në Mekë)

1. Detyrimi i kryerjes së haxhit; vlera dhe epërsia e tij

2. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Dhe shpallja njerëzimit haxhin (vizitën e Shtëpisë së Shenjtë). Ata do të vijnë tek ti në këmbë dhe hipur në çdo lloj deveje (ose mjet tjetër udhëtimi), do të vijnë rrugëve të larta nga çdo cep i thellë e i largët i maleve (për të plotësuar haxhin), me qëllim që ata të bëhen dëshmitar për gjëra që janë me përfitim për ta ..." (Kuran, 22: 27, 28)

3. Udhëtimi për haxh në samar të devesë

4. Vlera e haxhit mebrur (të pranuar nga Allahu)

5. Kufiri i veshjes së ihramit për banorët e Jemenit

6. (pa titull)

7. Vajtja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për në haxh nga rruga e Shexheras

8. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Akik është lugina e bekuar"

9. Larja e rrobës (së ihramit) tri herë për t'i hequr parfumin

10. Përdorimi i parfumit duke hyrë në gjendjen e ihramit. Çfarë duhet të veshë ai që dëshiron të hyjë në ihram

11. Kush shqipton telbijen (hadithi nr. 785) dhe hyn në gjendjen e ihramit me flokët e kokës të lidhura nyje

12. Shqiptimi i telbijes dhe hyrja në gjendjen e ihramit në xhaminë Dhul-Hulejfa (kush niset për haxh ose umre nga banorët e Medines ose kush vjen atje)

13. Hipja në kafshë vetëm ose me dikë tjetër gjatë haxhit

14. Çfarë rrobash duhet të veshë muhrimi (ai që hyn në gjendjen e ihramit) për rido (në mes e lart) dhe për izar (në mes e poshtë)

15. Telbija

16. Falënderimi, lavdërimi dhe madhërimi i Allahut përpara shqiptimit të telbijes duke hipur në kafshën (mjetin) e udhëtimit

17. Shqiptimi i telbijes duke u kthyer nga Kibla

18. Shqiptimi i telbijes në hyrjen e ndonjë lugine

19. Kush ka hyrë në gjendjen e ihramit në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. (për haxh ose umre me atë qëllim që ka hyrë edhe ai)

20. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Haxhi është'në muajt e mirënjohur." (Kuran, 2:197)

21. Çfarë thuhet për haxhin temettu, kiran dhe ifrad. Po kështu kush nuk ka sjellë me vete kurbanin, ai duhet të dalë nga gjendja e ihramit për haxh dhe duhet ta bëjë atë si umre pastaj të veshë ihram tjetër nga Meka për haxh

22. Haxhi temettu

23. Nga duhet hyrë në Mekë

24. Epërsia dhe vlera e Mekës dhe e ndërtesave të saj

25. Ç'thuhet për trashëgiminë, shitjen dhe blerjen e shtëpive të Mekës. Të gjithë njerëzit kanë të drejta të barabarta për Xhaminë e Shenjtë (Mesxh/d/ Horom)

26. Qëndrimi i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në Mekë

27. Shkatërrimi i Qabesë

28. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu e ka bërë Qabenë, Shtëpinë e Shenjtë vend sigurie dhe për haxh e umre për njerëzimin. Po kështu Ai i ka bërë edhe Muajt e Shenjtë ..." (Kuran, 5:97)

29. Shkatërrimi i Qabesë

30. Ç'thuhet për Gurin e Zi

31. Kush nuk ka hyrë në Qabe

32. Madhërimi i Allahut (duke thënë Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi) brenda në Qabe

33. Si filloi remeli

34. Puthja ose prekja e Gurit të Zi me arritjen në Mekë gjatë sjelljes së parë të tavafit rreth Qabesë dhe remel gjatë tri rrotullimeve të para

35. Remeli gjatë tavafit për haxh dhe për umre. (Ibn Umeri radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. e bëri me remel tavafin gjatë tri rrotullimeve të para dhe me ecje të lirë gjatë rrotullimeve të tjera në haxh dhe në umre). (1604)

36. Prekja e Qoshit (e Gurit të Zi) me shkop

37. Puthja e Gurit të Zi

38. Ai që bën tavafin rreth Qabesë me të arritur në Mekë para se të shkojë te shtëpia e vet

39. (Është e lejuar) e tolura gjatë tavafit rreth Qabesë

40. Nuk lejohet tavafi, duke qenë zhveshur dhe nuk ka më haxh për idhujtarët

41. Kush nuk i është afruar Qabesë dhe, pas tavafit të parë, nuk e ka bërë tavaf tjetër rreth saj, derisa është nisur për Arafat dhe është kthyer

42. Furnizimi i haxhinjve me ujë

43. Është e detyrueshme ecja ndërmjet Safas dhe Mervas

44. Çfarë thuhet përsa'j/n ndërmjet Safas dhe Mervas

45. Gruaja në ditët e saja i bën të gjitha veprimet e haxhit përveç tavafit rreth Qabesë. Sa'ji pa avdes

46. Ku falet namazi i mesditës ditën e Tervijes

47. Agjërimi i ditës së Arafatit

48. Nisja në mesditë ditën e Arafatit

49. Nxitimi për të shkuar për qëndrimin në Arafat 50. Qëndrimi në Arafat

50. Si duhet ecur kur largohemi nga Arafati

51. Urdhri i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. që njerëzit të zbresin të qetë nga Arafati

52. Dërgimi i të dobtëve të familjes natën e Muzdelifes herët pas perëndimit të hënës (për në Mina) pasi kanë qëndruar atje duke lutur Allahun

53. Kur falet agimi në Xhemë (Muzdelife)

54. Kur duhet larguar nga Xhemëi (Muzdelifeja)

55. Hipja në devenë që do të bëhet kurban

56. Sjellja me vete e devesë ose e lopëve e kurbanit

57. Caktimi dhe kurorëzimi i kurbanëve në Dhul-Hulejfe dhe pastaj vishet ihrami

58. Kurorëzimi i kurbanit me dorën tënde

59. Kurorëzimi i deleve

60. Kurora me lesh me ngjyrë

61. Mbulesa e devesë për kurban dhe dhënia e saj për bamirësi

62. Bërja kurban lopë për gratë e veta pa kërkesën e tyre

63. Bërja kurban në vendin ku ka bërë Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në Mina

64. Bërja kurban i deveve pasi t'u lidhet njëra këmbë

65. Kasapit nuk i jepet gjë nga kurbani që ka therur

66. Çfarë hahet për vete nga kurbanët dhe çfarë shpërndahet si sadaka

67. Rruarja ose qethja e kokës pas lirimit nga ihrami

68. Hedhja e guralecave te Xhemaratet

69. Hedhja e guralecave te Xhemeratet nga mesi i luginës

70. Hedhja e guralecave te Xhemaratet, nga shtatë guralecë

71. Pasi hedhjes së guralecave tek dy Xhemaratet e para, kërkohet një vend i lirë i rrafshët dhe i bëhet dua Allahut duke u drejtuar nga Qabeja

72. Tavafi i Lamtumirës

73. Rasti kur gruas i vijnë zakonet pas Tavafit të Ifades (Tavafi i haxhit ose i Bajramit)

74. Muhassabi (vend mes Mekës dhe Minasë, ka edhe emra të tjerë si Abtah, Hasba, ose Haif Beni-Kirama)

75. Qëndrimi në Dhu-Tuva përpara hyrjes ne Mekë dhe qëndrimi në Bet'ha që është në Dhul-Hulejfe në kthim nga Meka (në Medine)

29. Umreja

1. Detyrimi për kryerjen e umres, vlera dhe epërsia e saj

2. Kush bën umren përpara haxhit

3. Sa herë ka bërë umre Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.?

4. Umre nga Tenëimi

5. Umre pas haxhit pa kurban

6. Shpërblimi i umres është sipas vështirësive që ndeshen për gjatë kryerjes së saj

7. Kur lirohet nga ihrami ai që bën umre?

8. Ç'duhet thenë pas kthimit nga haxhi, umre ose gazva (fushatë e shenjtë luftarake)

9. Pritja e haxhinjve që kthehen

10. Kthimi në shtëpi pasdite

11. Ai që e nxiton devenë kur i afrohet vendmbërritjes

12. Udhëtimi është një lloj ndëshkimi

30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun

1. Rasti kur dikush dëshiron të bëjë umre, por pengohet që ta kryejë atë

2. Rasti kur dikush pengohet që të kryejë haxhin

3. Prerja e kurbanit para rruajtjes së kokës, në rastin kur dikush pengohet pëtë përfundojë haxhin ose umren

4. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ose duke dhënë sadaka (lëmoshë)...", këtu: të ushqejë gjashtë të varfër

5. Fidja që jepet në formën e ushqimit (të gjashtë vetave), secilit nga një gjysëm sa' (1.5 kg.) ushqim

31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin)

1. Në qoftë se jo-muhrimi gjuan dhe gjahun ia dhuron një muhrimi, atëherë këtij i lejohet ngrënia e tij

2. Muhrimi nuk duhet ta ndihmojë atë që nuk është muhrim në vrasjen e gjahut

3. Muhrimi nuk duhet të tregojë gjahun duke dashur ta gjuajë atë ai që nuk është muhrim

4. Në qoftë se dikush i dhuron një gomar të egër një muhrimi, atëherë ai nuk duhet ta pranojë atë

5. Ç'kafshë mund të vritet nga muhrimi brenda kufinjve të Shenjtë të Haremit

6. Është e ndaluar lufta në Mekë

7. Kupat për muhrimin

8. Martesa e muhrimit

9. Larja e gjithë trupit nga muhrimi

10. Hyrja në Harem (kufinjtë e shenjtë) të Mekës pa veshur ihramin

11. Kryerja e haxhit për një të vdekur dhe përmbushja e betimeve të tij. Burri mund të bëjë haxh për grua

12. Haxhi i fëmijëve

13. Haxhi i grave

14. Kush betohet se do të shkojë në Qabe në këmbë

32. Vlerat dhe virtytet e Medines

1. Haremi (territori i shenjtë) i Medines

2. Vlera dhe epërsia e Medines. Ajo i nxjerr jashtë njerëzit e ligj e të këqinj

3. Medina quhet edhe Taba

4. Ç'thuhet për atë që e lë Medinen

5. Imani (besimi) kthehet përsëri në Medine

6. Gjynahu i atij njeriu që tradhton dhe dëmton banorët e Medines

7. Ndërtesat e larta të Medines

8. Dexhali nuk do të mundet të hyjë në Medine

9. Medina e nxjerr jashtë të keqen (njerëzit e ligj etj.)

10. (pa titull)

11. (pa titull)

33. Agjërimi

1. Vlera dhe epërsia e agjërimit

2. Rejjon (një nga portat e Xhenetit) është vetëm për agjëruesit

3. Duhet thënë "Ramazani" apo "muaji i Ramazanit"? Ata që i shohin të dyja të pranueshme

4. Kush nuk lë gënjeshtrën dhe të vepruarit sipas saj dhe ligësi të tjera në Ramazan

5. A duhet të thotë dikush që fyhet: 'Jam agjërueshëm'?

6. Agjërimi është i këshilluar për ata (të pamartuarit) që kanë frikë se bien në punë të liga e në imoralitet.

7. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Filloni agjërimin kur të shihni hënën e re (të Ramazanit) dhe ndaloni kur të shihni hënën e re (të Shevvalit)"

8. Dy muajt e festave të Bajramit (Ramazani dhe Dhul- Hixh-xheh) nuk pakësohen. (Is'haku thotë: Edhe në qoftë se Ramazani është 29 ditë, ai përsëri është i plotë (në vlerën dhe epërsinë e tij); Pejgamberi Muhamed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. thotë: "Nuk do të ndodhë që të ketë pakësim në numër dhe në vlerën e tyre."

9. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Ne as nuk shkruajmë dhe as nuk dimë llogari."

10. Nuk agjërohet një ose dy ditë para Ramazanit

11. Fjala e Allahut, e lartësuar qoftë përmendja e Tij: "Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit." (Kuran,v. 2: 187)

12. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse)." (Kuran, 2: 187)

13. Sa është koha nga mbarimi i syfyrit deri në namazin e agimit

14. Ngrënia e syfyrit ka shumë bekime e mirësi, por nuk është e detyruar

15. Nëse vendos për të agjëruar ditën

16. Nëse agjëruesi gdhihet xhunub (a është i vlefshëm agjërimi i tij?)

17. Përqatimi i agjëruesit

18. Nëse agjëruesi ha ose pi në harresë (a duhet të agjërojë ditë tjetër për këtë ditë?)

19. Nëse dikush kryen marrdhënie me bashkëshorten ditën gjatë Ramazanit dhe nuk ka asgjë për të dhënë sadaka, atëherë atij i jepet lëmoshë dhe ai ia jep atë dikujt tjetër si bamirësi

20. Nxjerrja e gjakut të keq (bërja e kupave) dhe vjellja nga agjëruesi

21. Agjërimi ose jo në udhëtim

22. Në qoftë se agjëruesi udhëton pasi të ketë filluar Ramazani (a i lejohet të prishë agjërimin në udhëtim?)

23. (pa titull)

24. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. një agjëruesi: "Nuk është përkushtim agjërimi në udhëtim"

25. Shokët e Pejgamberit nuk kanë shprehur mospëlqim ndaj njëri-tjetrit për agjërimin ose prishjen e tij në udhëtim

26. Kush vdes, ndërsa ka pasur detyrime agjërimi

27. Kur është vakti për prishjen e agjërimit (iftarit)?

28. Të nxituarit me iftarin sapo të vijë koha

29. Nëse dikush prish agjërimin duke menduar se ka hyrë koha, por më pas sheh diellin (a duhet ta agjërojë këtë ditë më vonë?)

30. Agjërimi i fëmijëve

31. Agjërimi i pandërprerë lejohet vetëm nga syfyri në syfyr

32. Ndëshkimi për atë që ndjek shpesh agjërimin e pandërprerë

33. Nëse dikush e detyron vëllanë e vet musliman ta prishë agjërimin e lirë (nafile) duke i bërë atij be

34. Agjërimi në muajin Shaban

35. Çfarë thuhet për kohën e agjërimit dhe të mosagjërimit të Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

36. E drejta e trupit në agjërim

37. E drejta e familjes (bashkëshortes) në agjërim

38. Kush shkon për vizitë dhe nuk e prish agjërimin

39. Agjërimi i ditëve të fundit të muajit

40. Agjërimi i ditës së xhuma (së premtes)

41. A mundet që dikush të zgjedhë ditë të veçantë për të agjëruar?

42. Agjërimi ditët e Teshrikut (ditët e Bajramit të Kurbanit)

43. Agjërimi i ditës së Ashures (10 Muharrem)

34. Falja e teravisë

1. Vlera dhe epërsia e faljes nafile netëve të Ramazanit

2. Kërkimi i Natës së Kadrit në shtatë netët e fundit të Ramazanit

3. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. "Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit"

4. Veprat e mira në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit

35. Itikafi

1. Itikafi në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe se ai mund të bëhet në çdo xhami

2. Mutekifi nuk duhet të hyjë në shtëpi veçse për ndonjë nevojë

3. Itikafi është (vetëm) natën

4. Çadrat në xhami

5. A mund të shkojë mutekifi për ndonjë nevojë te dera e xhamisë?

6. Itikafi në dhjetë ditët e mesit të Ramazanit

36. Shitblerja dhe tregtia

1. Çfarë ka ardhur në lidhje me Fjalën e Allahut të Lartësuar: "Pasi të mbarojë falja (e xhumasë), atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni Mirësitë e Allahut (me punë të ndryshme) dhe kujtojeni Allahun shumë, që të mund të jeni të fituar." (Kuran, 62:10)

2. Gjërat e ligjshme dhe të paligjshme janë të përcaktuara qartë dhe ndërmjet tyre ka gjëra të dyshimta e të paqarta

3. Shpjegimi i gjërave të dyshimta

4. Kur nuk quhen pëshpëritjet e errëta të vetvetes apo gjëra të tilla, si gjëra të dyshimta e të paqarta

5. Kush nuk shqetësohet për mënyrën se nga e si i fiton paratë (në rrugë të ligjshme a të paligjshme)

6. Tregtia e pëlhurave dhe e gjërave të tjera

7. Dalja për tregti

8. Kush dëshiron që ta shtojë pasurinë dhe mjetet e jetesës

9. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. bleu (drithë) në mirëbesim

10. Fitimi i njeriut dhe puna e tij e krahut

11. Njeriu duhet të jetë i butë e zemërgjerë në shitblerje

12. Kush i le kohë të pasurit të paguajë kur të mundet

13. Kur shitësi dhe blerësi nuk fshehin gjë dhe tregohen të çiltër

14. Shitja e hurmave të përziera

15. Gjynahu i madh i kamatëdhënësit

16. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Allahu do ta shkatërrojë kamatën dhe do të japë fitim për sadakanë (veprat bamirëse, lëmoshën)." (Kuran, 2:276)

17. Përmendja e farkëtarëve

18. Përmendja e rrobaqepësit

19. Shitja e kafshëve dhe e gomarëve

20. Blerja e devesë me sëmundjen e etjes

21. Përmendja e atij që nxjerr gjakun e keq me kupa

22. Tregtia e atyre gjërave fitimi prej të cilave është i papëlqyer

23. Kush blen diçka dhe ia dhuron atë dikujt tjetër në çast pa u larguar nga shitësi

24. Çfarë nuk pëlqehet në lidhje me gënjeshtrën në tregti

25. Ç'thuhet për tregjet

26. Është e papëlqyer ngritja e zërit në treg

27. Peshimi ose matja e mallit bëhet nga shitësi ose blerësi

28. Çfarë parapëlqehet në peshim

29. Bekimi i Allahut për sa'-in dhe mudd-in e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

30. Ç'thuhet për shitjen e ushqimeve dhe ruajtjen e tyre

31. Shitësi nuk duhet të nxisë dikë (në një shitje të lirë) ta prishë një marrëveshje shitblerje për të cilën dikush është pajtuar me një shitës tjetër, me qëllim që ai t'i shesë atij mallin e vet

32. Shitja me ankand

33. Shitja garar (e diçkaje jo të pranishme) dhe shitja e asaj që është akoma në bark të kafshës

34. Është e ndaluar ta lësh devenë, lopën, delen etj. pa mjelë (për t'ia rritur çmimin duke mashtruar)

35. Shitja e skllavit imoral

36. A lejohet që qytetari të shesë prodhimet e fshatarit pa lejen e tij? A duhet ta ndihmojë ose ta këshillojë atë?

37. Është e ndaluar t'i dalësh karvanit të tregtarëve në rrugë (për t'i blerë mallra jashtë tregut)

38. Shitja e rrushit të thatë me rrush të thatë dhe e ushqimit me ushqim

39. Shitja e elbit me elb

40. Shitja e floririt me flori

41. Këmbimi i argjendit me argjend

42. Shitja e dinarit me dinar veresie

43. Shitja e argjendit me flori veresie

44. Shitja muzabene (hadithi nr. 1029) dhe araja. Enesi thotë: "Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. ka ndaluar shitjen muzabene dhe muhakale (shitja e grurit të pashirë me grurë të shirë)

45. Shitja e hurmave të pavjelura në palma me flori ose argjend (me para)

46. Shitja e frutave para se të duken qartë cilësitë dhe vlerat e tyre (se nuk i dëmton më asgjë si sëmundje, kalbje etj.)

47. Në qoftë se dikush shet frutat para se të duken qartë cilësitë e tyre dhe të padëmtuara, pastaj i prek ndonjë dëmtim (atëherë ato i kthehen përsëri shitësit)

48. Në qoftë se dikush dëshiron të blejë hurma të mira me hurma (më të këqija se ato)

49. Shitja e drithërave ose e zarzavateve (para se të duket qartë vlera dhe cilësia e tyre)

50. Në rastet kur nuk ka gjykirn të përcaktuar qartë, atëherë u duhet kthyer zakoneve dhe vlerësimeve të vendit për të dhënë gjykime në çështje si shitblerjet, qiratë, masat dhe peshat

51. Ortaku i shet pjesën e vet të pasurisë së përbashkët ortakut tjetër

52. Blerja e skllavit nga armiku në luftë pastaj dhënia e tij dikujt si dhuratë dhe lirimi i tij

53. Vrasja e derrave

54. Shitja e figurave të sendeve dhe çfarë urrehet nga kjo

55. Gjynahu i atij që shet (me vetëdije) një njeri të lirë (për skllav)

56. Shitja e kafshëve të ngordhura dhe e idhujve

57. Çmimi i qenit

37. Selemi

1. Selemi për një masë të njohur të veçantë dhe të përcaktuar

2. Selemi, i cili nuk ka asgjë (për të paguar për vlerën që merr paradhënie)

38. E drejta e parablerjes

1. Ortaku duhet ta njoftojë bashkëpronarin, i cili ka të drejtën e parablerjes, nëse do që ta shesë pjesën e tij të pasurisë, para se ta shesë atë

2. Cili quhet fqinji më i afërt

39. Dhënia me qira

1. Në lidhje me qiranë

2. Ruajtja e dhenve për kirat

3. Marrja në punë nga pasditja deri në mbrëmje

4. Kush merr në punë dikë pastaj ai largohet duke mos marrë shpërblimin që i takonte, pastaj punëdhënësi e investon atë vlerë duke e shumëfishuar atë, ose kush investon kapitalin e dikujt tjetër dhe e shton atë

5. Çfarë paguhet për rukja (këndim Kurani për të shëruar një të sëmurë)

6. Pagesa për ndërzimin e kafshëve

40. Havala (kalimi i borxhit)

1. Në qoftë se borxhet e dikujt i kalojnë (si detyrim) një të pasuri, hovala është e pakthyeshme

2. Është i lejueshëm kalimi i borxhit të një të vdekuri dikujt tjetër

3. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Atyre që u keni dhënë besën e jeni vëllazëruar me ta, duhet t'u jepni pjesën e tyre (me dëshirën tuaj)." (Kuran, 4: 33)

4. Ai që merr përsipër të shlyejë borxhet e të vdekurit, nuk duhet të ndërrojë mendje

41. Përfaqësimi (ose autorizimi)

1. Ortaku mund të përfaqësojë ortakun

2. Në qoftë se bariu ose një zëvendës sheh një dele duke ngordhur ose ndonjë gjë tjetër që po prishet, atij i lejohet që ta therë delen dhe ta shpëtojë gjënë që po shkon dëm ose po prishet

3. Të ngarkosh dikë për të shlyer borxhet

4. Lejohet që t'i jepet dhuratë përfaqësuesit ose ndërmjetësuesit (të dikujt)

5. Në qoftë se dikush çon ndonjë përfaqësues i cili le diçka dhe pronari e pranon një veprim të tillë, atëherë është e lejuar kjo gjë

6. Në qoftë se një përfaqësues bën një blerje të palejueshme, atëherë kjo tregti është e papranueshme

7. Caktimi i një përfaqësuesi për të zbatuar një ligj ndëshkimi të vendosur nga Allahu

42. Kultivimi i bujqësisë

1. Vlera dhe mirësia e mbjelljes së farave. dhe pemëve

2. Frika nga pasojat e dhënies pas veglave dhe pajisjeve bujqësore ose nga kalimi i kufijve të përcaktuar

3. Mbajtja e qenit roje për pronat

4. Përdorja e qeve për të lëruar

5. (Është e lejueshme) t'i thuash dikujt: "Kujdesu për pemët e mia dhe t'i ndash frutat me mua."

6. Marrëveshja e përkohshme për gjysmatarinë

7. Vakëfet e shokëve të Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem., tokat e dhëna me haraç, tokat e dhëna me gjysmatari dhe pajtime e marrëveshje të tjera

8. Kush e bën pjellore një tokë djerrë që s'është e askujt (atëherë bëhet pronar i saj)

9. Shokët e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. i ndanin falas me njëri- tjetrin bereqetin dhe frutat e pronave të tyre

10. (pa titull)

43. Ujitja

1. Dhënia (shpërndarja) e ujit

2. Ai që thotë: "Pronari i ujit ka të drejtë të pijë derisa të ngopet"

3. Mosmarrëveshjet dhe kundërshtitë për puset e ujit dhe zgjidhja e tyre

4. Gjynahu i atij që ia ndalon ujin udhëtarit

5. Vlera dhe epërsia e dhënies së ujit (për ata që kanë nevojë)

6. Kush mendon se pronari i një rezervuari ose i një ene me ujë ka të drejtë më shumë se çdokush tjetër ta përdorë atë ujë

7. Himat (kullotat private) i përkasin vetëm Allahut dhe të Dërguari të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

8. Përdorimi i ujit të lumit për të pirë njerëzit dhe kafshët

9. Shitja e druve dhe e barit

10. Toka djerrë (që sunduesi ua jep disa njerëzve)

11. Dikush mund të ketë të drejtë të kalojë nëpër kopsht ose të ketë pjesë në hurmat (frutat) e tij

44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi

1. Kush merr paratë e njerëzve duke pasur qëllim për t'ua rikthyer ose për t'i prishur

2. Shlyerja e borxheve

3. Shlyerja e borxheve me bujari

4. Namazi i xhenazes së atij që ka borxh

5. Çfarë ndalohet për shpërdorimin e parave

45. Grindjet

1. Çfarë përmendet për njerëzit dhe për grindjet ndërmjet çifutëve dhe muslimanëve

2. Fjalosja e dy kundërshtarëve kundër njëri-tjetrit

46. Sendet e gjetura

1. Kur ai që ka humbur diçka, e përshkruan saktë atë, atëherë sendi i duhet kthyer atij

2. Nëse dikush gjen një kokërr hurmë rrugës

47. Padrejtësia

1. Shpagimi për padrejtësitë (Ditën e Gjykimit)

2. Fjala e Allahut: "Vërtet, mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët" (Kuran, 11:18)

3. Muslimani nuk duhet t'i bëjë padrejtësi muslimanit dhe nuk duhet t'ia dorëzojë atë armikut

4. Ndihmoje vëllanë tënd qoftë kur bën padrejtësi, qoftë kur i bëjnë padrejtësi

5. Padrejtësia do të jetë errësirë Ditën e Ringjalljes

6. Në qoftë se i shtypuri e fal shtypësin, atëherë a duhet ta bëjë të njohur padrejtësinë e bërë ndaj tij?

7. Gjynahu i atij që zë padrejtësisht tokën e të tjerëve

8. Kur dikush i jep leje një tjetri për të bërë diçka, atëherë leja është e vlefshme

9. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Megjithatë ai është më grindaveci nga kundërshtarët (kur zihen)." (Kuran, 2: 204)

10. Gjynahu i atij që grindet padrejtësisht për diçka, duke e ditur se e ka gabim

11. Hakmarrja e të shtypurit kur gjen pasurinë e shtypësit

12. Nuk i ndalohet fqinjit që të ngulë kunj në murin tënd

13. Ç'thuhet për oborret e hapur të shtëpive dhe ulja atje si edhe për uljen në rrugë

14. Kur ka mosmarrëveshje për një rrugë publike

15. Ndalimi i grabitjes dhe i gjymtimit të trupit

16. Ai që lufton për të mbrojtur pasurinë e vet

17. Në qoftë se dikush thyen enën e drurit ose diçka tjetër të dikujt (a duhet ta shlyejë atë)?

48. Pjesëmarrja në ortakëri

1. Ndarja e ushqimit, nehd-i dhe urud-j

2. Ndarja e dhenve

3. Vlerësimi i një pasurie të bashkuar nga ortakët me një çmim të përbashkët

4. A mund të hidhet short për ndarjet dhe pjesët që u takon?

5. Ndarja e ushqimit dhe e gjërave të tjera

49. Lënia peng në qytete

1. Lejohet lënia peng e një kafshe, e cila përdoret për udhëtim ose për qumësht

2. Rasti kur lindin mosmarrëveshje midis pengdhënësit dhe pengmarrësit

50. Lirimi i skllevërve

1. Cili është çlirimi më i mirë i skllevërve?

2. Rasti kur dikush çliron një skllav në pronësi të dy pronarëve ose një skllave në pronësi të disa pronarëve

3. Çfarë thuhet për çlirimin e skllavit dhe për divorcin etj. gabimisht ose nga harresa

4. Në qoftë se dikush i thotë skllavit të tij se është për Allahun, duke pasur si qëllim çlirimin e tij, (atëherë skllavi është i çliruar). Dëshmia për çlirim

5. Lirimi i një idhujtari

6. Kush ka pasur skllevër arabë

7. Kapifulli 7. Është e papëlqyeshme të përçmohet skllavi

8. Kur shërbyesi të sjell ushqimin

9. Në qoftë se dikush e rreh skllavin, atëherë duhet ta shmangë fytyrën

10. Kushtet e lejuara për një shkresë për lirimin e një' skllavi

51. Dhuratat

1. Vlera dhe epërsia e dhënies së dhuratave

2. Pranimi i dhuratës së gjakut

3. Pranimi i dhuratës

4. Rasti kur dikush i çon një dhuratë shokut të tij në kohën kur ai ndodhet në shtëpinë e gruas tjetër dhe kështu nuk ia jep atë

5. Çfarë dhurate nuk duhet kthyer prapë

6. Shpërblimi i dhënë për dhuratën

7. Prania e dëshmitarëve kur jepet dhurata

8. Dhurata e burrit për gruan dhe e gruas për burrin

9. Është e lejuar që gruaja t'i japë dhuratë edhe dikujt tjetër përveç bashkëshortit të saj si edhe të lirojë skllevër ndërkohë që e ka burrin gjallë

10. Si të merret skllavi dhe pasuria e dhënë si dhuratë?

11. Dhurimi i rrobave të papëlqyera për t'u veshur

12. Pranimi i dhuratave të idhujtarëve

13. Dhuratat për idhujtarët

14. (pa titull)

15. Çfarë thuhet për umre-në dhe rukba-në

16. Marrja hua e një sendi për nusen në dasmën e saj

17. Vlera e maniho-s (hadithi nr. 1152)

52. Dëshmitë

1. Mos dëshmoni për padrejtësi në qoftë se ju kërkohet

2. Ç'thuhet për dëshminë e rreme

3. Dëshmia e të verbrit, martesa e tij, çështjet e tij, martesa prej tij, shitja dhe blerja prej tij, pranimi i thirrjes së ezanit prej tij etj. dhe çështje që vlerësohen nga dëgjimi i zërit

4. Gratë dëshmojnë kujtime nderimi për njëra-tjetrën

5. Mjafton që të dëshmojë vetëm një burrë për sjelljen e mirë të dikujt tjetër

6. Puberteti (mosha e pjekurisë) i djemve dhe pranimi i dëshmisë së tyre

7. Në qoftë se njerëzit që u kërkohet dëshmia nxitojnë të dëshmojnë

8. Si bëhet betimi?

9. Nuk është gënjeshtar ai që pajton njerëzit

10. Thënia e drejtuesit për njerëz e tij: "Le të shkojmë të bëjmë pajtim (mes njerëzve)"

11. Si shkruhet: "Këto janë kushtet me të cilat filani, i biri i filanit pajtohet me filanin, të birin e filanit", pa përmendur fisin ose mbiemrin

12. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për Hasan Ibn Aliun radijAllahu ‘anhu: "Ky biri im është fisnik."

13. A duhet të këshillojë imami për pajtim?

53. Kushtëzimet

1. Kushtet e mehrit kur bëhet akti i martesës

2. Kushtëzimet që nuk janë të ligjshme në ndëshkimet e ligjshme të përcaktuara nga Allahu

3. Kushtëzimi në marrëveshjen e ndarjes së bereqetit

4. Kushtëzimet e xhihadii, kushtet e paqes me forcat armike (jomuslimane) dhe shkrimi i këtyre kushteve

5. Kushtet e lejuara dhe çfarë përjashtohet nga vendimi

54. Amanetet dhe porositë

1. Vasijetet (amanetet dhe porositë)

2. Dhënia e sadakasë në prag të vdekjes

3. A hyjnë fëmijët dhe gratë në rrethin e të afërmve (për sa i takon porosisë)?

4. Fjala e Allahut të Madhëruar: "I provoni jetimët (për aftësitë e tyre) derisa të arrijnë moshën e martesës ..." (Kuran, 6: 4)

5. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtet, ata që padrejtësisht hanë nga pasuria e jetimëve, ata vetëm zjarr gllabërojnë në barkun e tyre dhe do të digjen në Zjarrin që digjet fort." (Kuran, 4:10)

6. Paga e kujdestarit të vakëfit

7. Rasti kur dikush mban një copë tokë ose një pus si vakëf, ose i kushtëzon vetes që të përfitojë prej ujit të tij si gjithë muslimanët e tjerë

8. Fjala e Allahut, më të Madhit, të Gjithëfuqishmit: "O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja kujtdo prej jush dhe bëni testament, atëherë merrni dëshminë e dy burrave të drejtë nga të afërmit tuaj ose dy të tjerë ... Allahu nuk e udhëzon popullin e pabindur." (Kuran 5: 106-108)

55. Xhihadi

88. Falja e namazit pas kthimit nga udhëtimi

89. Detyrimi i 'nje të pestës' (1/5 nga plaçka e luftës; Kuran, 8:41 )

90. Ç'thuhet për parzmoren e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem., për shkopin e tij, shpatën, kupën dhe unazën e tij, dhe çfarë bënë kalifët e mëpasshëm me këto gjëra, të cilat nuk u shpërndanë. Çfarë thuhet për flokët, këpucët dhe enët e tij, gjëra të cilat quheshin si të bekuara nga shokët e tij dhe nga të tjerët pas vdekjes së Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

91. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit." (Kuran, 8:41)

92. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Muslimanëve u është lejuar plaçka e luftës"

93. (pa titull)

94. Ai që nuk merr një të pestën nga plaçka e një femohuesi të vrarë; ai që vret një femohues, atëherë atij i takon e gjithë plaçka e tij, pa e dhënënjë të pestën e saj dhe gjykimi i imamit për këtë

95. Çfarë u jepfe Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. atyre muslimanëve me besim të dobët dhe muslimanëve të tjerë nganjë e pesta ose nga burime të tjera

96. Ushqimet e fituara si plaçkë lufte në fushën e betejës

97. Taksa e xhizjes që u merret dhimmive dhe armëpushimi i përkohëshëm me armikun

98. Në qoftë se imami arrin një armëpushim me mbretin e një vendi, atëherë a e përfshin kjo paqe të gjithë popullsinë e atij vendi?

99. Gjynahu i madh i atij që vret një njeri të pafajshëm, i cili është në marrëveshje paqeje me muslimanët

100. A mund të falen idhujtarët, që i tradhtojnë muslimanët?

101. Bërja paqe me idhujtarët dhe pajtimi me ta me para ose me rrugë të tjera si dhe gjynahu i atij që nuk përmbush kushtet e marrëveshjes

102. A mund të falet një dhimmiu në qoftë se bën magji?

103. Vëmendja ndaj tradhëtisë

104. Gjynahu i atij që bën marrëveshje pastaj tradhton

105. Gjynahu i tradhtarit, të pabesit dhe mashtruesit kur tradhton një njeri të mirë ose të keq

1. Vlera dhe epërsia e xhihadit

2. Më i miri i njerëzve është ai besimtar, luftëtar i paepur me jetën e tij dhe me pasurinë e tij për Çështjen e Allahut

3. Shkallët e luftëtarëve për Çështjen e Allahut

4. Marshimi në Çështjen e Allahut paradite dhe pasdite (në çdo kohë, herët a vonë). Një vend i vogël në Xhenet sa harku i krahut tuaj është më i mirë se gjithë dynjaja me gjithë ç'ka në të

5. Hyritë e Xhenetit dhe cilësitë e tyre

6. Shpërblimi i atij që lëndohet ose plagoset për Çështjen e Allahut

7. Vlera dhe shpërblimi i atij që plagoset për Çështjen e Allahut

8. Fjala e Allahut, më të Madhit, të Gjithëfuqishmit: "Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun ..." (Kuran, 33: 23)

9. Veprat e mira para pjesëmarrjes në xhihad

10. Ai që goditet dhe vritet nga një shigjetë e panjohur

11. Kush lufton që Fjala e Allahut të jetë mbi gjithçka

12. Larja e trupit pas betejës nga pluhuri

13. Rasti i një femohuesi që vret një musliman, pastaj pranon Islamin, bën vepra të mira dhe vritet (për Çështjen e Allahut)

14. Ai që parapëlqen xhihadin mbi agjërimin

15. Shtatë kategoritë e tjera të njerëzve që quhen shehidë, përveç atij që vritet në xhihad

16. Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit, më të Lartit: "Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rrinë (në shtëpitë tyre), përveç atyre që janë të pamundur, me ata që luftojnë për Çështjen e Allahut ..." (Kuran, 4: 95, 96)

17. Nxitja dhe thirrja (e besimtarëve) për të luftuar

18. Hapja e Hendekut

19. (Shpërblimi i) atij që ndonjë arsye e ligjshme e pengon nga xhihodi

20. Vlera dhe epërsia e agjërimit për Çështjen e Allahut

21. Vlera dhe epërsia e atij që përgatit një luftëtar (për xhihod) ose që kujdeset për njerëzit e atij në mungesë të tij

22. Lyerja me honut (erë me të cilën lyhet i vdekuri) gjatë betejës

23. Vlera dhe epërsia e zbulimit

24. Xhihadi vazhdohet, sido që të jetë sunduesi musliman: i mirë apo i keq

25. Vlera dhe epërsia e atij që mban kalë (për xhihad) nga Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit, më të Lartit: "... bashkë me kalorsinë ..." (Kuran, 8: 60)

26. Vënia e emrit për kalit dhe gomarin

27. Ç'thuhet për shenjat ogurzeza të kalit

28. Hisja e kalit (nga plaçka e luftës)

29. Deveja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

30. Mbajtja dhe dhënia ujë e grave luftëtarëve në luftrat e shenjta

31. Kujdesi i grave për të plagosurit nëpër beteja

32. Vigjilenca në xhihad

33. Shërbimi gjatë betejave

34. Vlera dhe epërsia e ruajtjes së muslimanëve nga femohuesit një ditë për Çështjen e Allahut

35. Kush kërkon ndihmën e të varfërve dhe të të përkushtuarve në luftë

36. Nxitja për të ushtruar harkëtarinë

37. Mburoja dhe mbrojtja me mburojën e shokut

38. Çfarë thuhef për zbukurimin e shpatave (me flori e argjend)

39. Çfarë thuhet për parzmoren e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe për thurakun (këmishë hekuri e thurur) gjatë betejës

40. Veshja e mëndafshit në luftë

41. Ç'thuhet për luftën kundër bizantinëve

42. Lufta kundër çifutëve

43. Lufta kundër turqve

44. Lutja që Allahut t'i shpartallojë e t'i trondisë idhujtarët

45. Lutja që Allahu t'i udhëzojë idhujtarët me qëllim që t'u tërheqë atyre vëmendjen

46. Ftesa e Pejgamberit (Muhamed) sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. që njerëzit të pranojnë Islamin, të besojnë në Pejgamberinë e tij dhe të mos marrin njëri-tjetrin për zota në vend të Allahut

47. Fshehja e vendit të vërtetë të fushatës luftarake duke përdorur fjalë e veprime të dyshimta dhe parapëlqimi i ditës së enjte për udhëtime (nga Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.)

48. Lënia e lamtumirës

49. Dëgjimi dhe bindja imamit (prijësit musliman përderisa ai u përmbahet Urdhrave të Allahut)

50. Imami duhet të mbrohet nga muslimanët dhe duhet të merret si mbrojtës

51. Dhënia e besës gjatë betejës për të mos e braktisur atë

52. Imami duhet t'i urdhërojë njerëzit të bëjnë vetëm ç'është në mundësinë e tyre

53. Në qoftë se nuk e kishte filluar betejën në orët e para të mëngjesit, Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. e shtynte luftimin derisa të varej dielli (pas mesdite)

54. I punësuari (në shërbim dhe për qëllime të xhihodit)

55. Çfarë është thënë për flamurin e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

56. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Jam nxjerrë fitimtar një muaj larg nga tmerri (i kallur në zemrën e armikut)"

57. Marrja e ushqimeve me vete në luftë dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria" (Kuran, 2: 197)

58. Dy vetë hipur në një gomar

59. Nuk është e pëlqyeshme të udhëtohet në një vend armiqësor, duke pasur Kuranin me vete

60. Çfarë nuk pëlqehet në ngritjen e zërit në thirrjen e tekbirit (Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi)

61. Thënia 'Subhan-Allah' kurzbritet në luginë

62. Udhëtari shpërblehet njësoj edhe gjatë udhëtimit për ato vepra të mira që i kryente në shtëpi (sikur po i vepron edhe në udhëtim)

63. Udhëtimi vetëm

64. Pjesëmarrja në xhihad me lejen e prindërve

65. Ç'thuhet për varjen e këmborëve dhe gjërave të ngjashme në qafën e deveve

66. Në qoftë se dikush është për t'iu bashkuar ushtrisë, pastaj bashkëshortja e tij niset për haxh, ose ai ka arsye të qartë, atëherë a i jepet leje atij?

67. Robërit e luftës në pranga

68. A lejohet sulmimi i armikut natën me mundësinë që (pa dashje) të vriten foshnjat dhe fëmijët?

69. Vrasja e fëmijëve në luftë

70. Askush nuk duhet të ndëshkojë me ndëshkimin e Allahut (me zjarr)

71. (pa titull)

72. Djegia e shtëpive dhe palmave të hurmës

73. Lufta është strategji

74. Çfarë zënkash dhe mosmarrëveshjesh janë të urryera në luftë dhe ndëshimi për atë që nuk i bindet imamit (udhëheqësit) të tij

75. Thirrja "O sabahah!" me zërin më të lartë për të dëgjuar njerëzit kur dikush sheh armikun

76. Lirimi i robërve të luftës

77. Lirimi i robërve idhujtarë

78. Nëse një luftëtar femohues vjen në vendin islam pa pasur besë për mbrojtje (a lejohet vrasja e tij?)

79. Kapitujt 79, 80. Dhënia e dhuratave të dërguarve të huaj. A mund të ndërhyjë dikush për dhimmi-un apo të merret me ta?

80. Si t'i paraqitet islami një fëmije

81. Regjistrimi i njerëzve nga imami

82. Qëndrimi në qytetin e armikut për tri ditë-net pas pushtimit të tij

83. Rasti kur dhujtarët marrin pasurinë e një muslimani si plaçkë lufte dhe më pas muslimani e merr atë përsëri

84. Të folurit persisht dhe arabisht me theks jo të zakonshëm dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "Nga shenjat të Tij është .... edhe dallimi i gjuhëve dhe i ngjyrave (racave) tuaja" (Kuran, 30: 22) dhe "Ne nuk kemi sjellë asnjë të Dërguar, veçse me gjuhën e popullit të vet ..." (Kuran, 14: 4)

85. Përvetësimi i diçkaje nga plaçka e luftës, para se ajo të ndahet dhe Fjala e Allahut të Lartësuar : "Kushdo që mashtron shokët e tij për plaçkën e luftës, do ta nxjerrë atë që ka marrë (në mënyrë të paligjshme) në Ditën e Ringjalljes." (Kuran, 3:161)

86. Vjedhja e diçkaje të vogël nga plaçka e luftës

87. Pritja e luftëtarit që kthehet nga xhihadi

56. Fillimi i krijimit

1. Çfarë thuhet në Fjalën e Allahut të Lartësuar: "Është Ai që e fillon krijimin, pastaj do ta përsërisë atë (pasi të jetë shuar) dhe kjo është shumë e lehtë përTë." (Kuran, 30:27)

2. Çfarë thuhet për shtatë Tokat

3. Vetitë e diellit dhe të hënës

4. Nga Fjala e Allahut, më të Lartit: "Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij (para shiut)." (Kuran, 7: 57)

5. Përmendja e melekëve (Mëshira e Allahut qoftë mbi ta)

6. Ç'thuhet për cilësitë e Xhenetit dhe për faktin se ai tashmë është i krijuar (dhe ekziston qysh tani)

7. Përshkrimi i Zjarrit (Xhehenemit) dhe fakti se ai është i krijuar (dhe ekziston qysh tani)

8. Cilësitë e shejtanit dhe të ushtarëve të tij

9. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ai ka shpërndarë në të gjallesa të çdo lloji." (Kuran, 2: 164 dhe 31: 10)

10. Pasuria më e mirë e muslimanit do të jenë dhentë që do t'i çojë për kullotë në maja të maleve

11. Nëse miza bie në një enë me ujë, atëherë zhyteni në enë, sepse njëri krah i saj ka sëmundjen, kurse tjetri ka shëruesin e saj

57. Ndodhitë e pejgamberëve

1. Krijimi i Ademit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe i pasardhësve të tij

2. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Të pyesin ty (o Muhamed) për Dhulkarnejnin. Thuaju: 'Unë do t'ju rrëfej diçka nga historia e tij'. Vërtet, Ne e vendosëm atë në tokë e i dhamë mjete për të arritur çdo gjë." (Kuran, 18: 83,84)

3. (pa titull)

4. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Dhe tregoju për miqtë (melekët) e Ibrahimit" (Kuran, 15: 51) dhe "Kur Ibrahimi tha: 'Zoti im! Më trego se si Ti i ngjall të vdekurit'." (Kuran, 2: 260)

5. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Dhe përmende në Libër (Kuran) Ismailin. Vërtet, ai ishte njeri i së vërtetës për çfarë premtoi." (Kuran, 19:54)

6. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Edhe te (populli) Themud (Ne i dërguam) vëllanë e tyre Salihun." (Kuran, 11:61)

7. Fjala e Allahut të Lartësuar: "A ishit dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja? Kur ai u tha bijve të tij: 'Çfarë do të adhuroni pas meje?'" (Kuran, 2: 133)

8. Ndodhia e Hidrit me Musanë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

9. (pa titull)

10. Fjala e Allahut të Lartësuar për Asijen dhe Merjemen: "Dhe Allahu sjell një shembull për ata që besojnë: bashkëshorten e Faraonit kur ajo tha: 'Zoti im! Më ndërto mua tek Ti një shtëpi në Xhenet...' (Kuran, 66: 11, 12)

11. Thënia e Allahut të Madhëruar: "Vërtet, edhe Junusi ishte nga të Dërguarit ..." (Kuran, 37:139-142)

12. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Edhe Daudit Ne i dhamë Zeburin." (Kuran, 4:163)

13. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Daudit Ne i dhuruam Sulejmanin. Sa rob i shkëlqyer ishte! Vërtet, ai kthehej te Ne gjithnjë me pendim!" (Kuran, 38:30)

14. Thënia e Allahut të Madhëruar: "(Përkujto) kur melekët i thanë: 'O Merjem! Allahu të ka veçuar ty, të ka pastruar e të ka zgjedhur mbi gratë e botës (të asaj kohe) ..." (Kuran, 3:42- 44)

15. Thënia e Allahut të Lartësuar: "O ithtarë të Librave të Parë! Mos i kaloni kufinjtë në fenë tuaj e mos thoni për Allahun, përveçse të vërtetën..." (Kuran, 4:171)

16. Thënia e Allahut të Madhëruar: "Përmende në Libër (në Kuran, o Muhamed) Merjemen, kur ajo u tërhoq në vetmi nga familja e saj ..." (Kuran, 19:16)

17. Zbritja e Isait, birit të Merjemes sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

18. Çfarë thuhet për Beni Israilët

19. Virtytet (dhe vlerat e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem., të fiseve etj.)

20. Vlerat e kurejshëve

21. (pa titull)

22. Përmendja e disa fiseve (22,23)

24. Çfarë ndalohet nga rruga (lutjet dhe zakonet) e kohës së errësirës paraislame

25. Ndodhia e Huzaas

26. Ngjarja si u bë musliman Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu

27. Kush e lidh veten me baballarët e tij në Islam dhe para Islamit

28. Ai që do të mos i fyhen paraardhësit e tij

29. Emrat (epitetet) e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

30. Vula përmbyllëse e Pejgamberëve

31. Vdekja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

32. (pa titull)

33. Cilësitë e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

34. Sytë e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. flinin, por zemra e tij nuk flinte

35. Shenjat treguese të Pejgamberisë në Islam

36. Fjala e Allahut, më të Lartit: "Ata që Ne u dhamë Librat e Parë (çifutët dhe të krishterët) e njohin mjaft mirë atë (Muhamedin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem., ose Shtëpinë e Zotit, Qabenë në Mekë), ashtu siç njohin bijtë e tyre. Por në të vërtetë një grup prej tyre e fshehin të vërtetën duke e ditur atë." (Kuran, 2:146)

37. Kërkesa e idhujtarëve që Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. t'u tregojë atyre një mrekulli dhe ai u tregoi atyre çarjen e hënës më dysh

38. (pa titull)

58. Virtytet dhe meritat e sahabëve

1. (pa titull)

2. Vlerat e çmueshme të Umer Ibn Hattabit radijAllahu ‘anhu.

3. Vlerat e çmueshme të Uthman Ibn Affanit radijAllahu ‘anhu.

4. Vlerat e çmueshme të Ali Ibn Ebi Talib radijAllahu ‘anhu.

5. Vlerat e të afërmve të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

6. Tregimet përTalha Ibn Ubejdil-lahun radijAllahu ‘anhu.

7. Vlerat e çmueshme të Saad Ibn Ebi Vekkas Zuhrij radijAllahu ‘anhu.

8. Tregimet për dhëndurët e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

9. Vlerat e çmueshme të Zejd Ibn Harithas, skllavi i liruar i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

10. Tregimet për Usama Ibn Zejdin radijAllahu ‘anhu.

11. Vlerat e çmueshme të Abdullah Ibn Umer Ibn Hattabit radijAllahu ‘anhu.

12. Vlerat e çmueshme të Ammarit e të Hudhejfas radijAllahu ‘anhu.

13. Vlerat e çmueshme të Ebu Ubejde Ibn Xherrahut radijAllahu ‘anhu.

14. Vlerat e çmueshme të Hasanit dhe Husejnit radijAllahu ‘anhu.

15. Tregimet për Ibn Abbasin radijAllahu ‘anhu.

16. Vlerat e çmueshme të Halid Ibn Velidit radijAllahu ‘anhu.

17. Vlerat e çmueshme të Salimit radijAllahu ‘anhu, skllavi i liruar i Ebu Hudhejfes radijAllahu ‘anhu.

18. Epërsia dhe vlerat e Aishes radijAllahu ‘anha.

19. Vlerat e çmueshme të ensarëve

20. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. : "Po të mos kishte qenë shpërngulja edhe unë do të kisha qenë ensar."

21. Dashuria për ensarët është pjesë dhe tregues i imanit (besimit)

22. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për ensarët: "Ju jeni nga njerëzit më të dashur për mua."

23. Epërsia e familjeve të ensarëve

24. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për ensarët: "Duroni derisa të më takoni mua tek Hauzi (Keutheri, lum i veçantë për Pejgamberin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në Xhenet, sure 103)

25. Fjala e Allahut të Lartësuar në Kuran: "Ata (ensarët) i parapëlqejnë të shpërngulurit (muhaxhirët) mbi veten e tyre, ndonëse vetë kishin nevojë (për plaçkën e luftës)". (Kuran, 59:9)

26. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Pranoni veprat e mira të mirëbërësve prej tyre dhe i falni keqbërësit nga mesi i tyre."

27. Vlerat e çmueshme të Saad Ibn Muadhit radijAllahu ‘anhu.

28. Vlerat e çmueshme të Ubej Ibn Kabit radijAllahu ‘anhu..

29. Vlerat e çmuara të Zejd Ibn Thabitit radijAllahu ‘anhu.

30. Vlerat e çmuara të Ebu Talhas radijAllahu ‘anhu.

31. Vlerat e çmueshme të Abdullah Ibn Selamit radijAllahu ‘anhu.

32. Martesa e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. me Hadixhen radijAllahu ‘anha. dhe epërsia e saj

33. Tregimi për Hind Bint Utban radijAllahu ‘anhu.

34. Tregimi për Zejd Ibn Nufejlin radijAllahu ‘anhu.

35. Ditët e Xhahilisë (koha e errët e padijes para- islame)

36. Ardhja e Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. si i Dërguari i fundit i Allahut

37. Vuajtjet që hoqën Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe shokët e tij nga idhujtarët e mohuesit në Mekë

38. Tregimet për xhindet

39. Mërgimi në Etiopi (Abisini)

40. Ndodhia e Ebu Talibit

41. Tregimi për Isra-në (Udhëtimi i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. brenda një nate nga Meka në Jerusalem)

42. Miraxhi (Ngjitja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në qiej me trup e me shpirt)

43. Martesa e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. me Aishen radijAllahu ‘anha., mbërritja e saj në Medine dhe konsumimi i martesës

44. Mërgimi i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe shokëve të tij radij-Allahu ‘anhum. në Medine

45. Mbërritja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe e shokëve të tij në Medine

46. Qëndrimi i muhaxhirëve në Mekë pas përfundimit të të gjitha riteve të haxhit

47. Ardhja e çifutëve te Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. kur ai arriti në Medine

59. Betejat

1. Beteja e Usheiras

2. Fjala e Allahut të Lartësuar: "(Përkujtoni) kur ju i kërkuat ndihmë Zotit tuaj ... me të vërtetë Allahu është i Ashpër në ndëshkim." (Kuran, 8:9-13)

3. Numri i lufëtarëve të Bedrit

4. Vrasja e Ebu Xhehlit

5. Pjesëmarrja e melekëve në Luftën e Bedrit

6. (pa titull)

7. Ngjarja e fisit Beni Nedir dhe si ata e tradhtuan të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

8. Vrasja e Kab Ibn Eshrefit

9. Vrasja e Ebu Rafiut i quajtur edhe Selam Ibn Ebi Hukaik

10. Lufta e Uhudit

11. Fjala e Allahut të Madhëruar: "...dy grupe nga ju menduan të ktheheshin prej frikës, ndonëse Allahu ishte ndihmues i tyre. Andaj besimtarët le të mbështeten vetëm te Allahu!" (Kuran, 3:122)

12. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vendimi nuk është i yti (o Muhamed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem., por i Allahut), nëse Ai kthehet me mëshirë ndaj tyre (dhe i fal) apo i ndëshkon, pasi ata në të vërtetë janë keqbërës)." (Kuran, 3:128)

13. Rënia dëshmor e Hamza Ibn Abdul-Muttalibit radijAllahu ‘anhu.

14. Plagët që mori Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ditën e Uhudit

15. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Ata që iu përgjigjën (Thirrjes së) Allahut dhe të Dërguarit (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.) ..." (Kuran, 3:172)

16. Lufta e Hendekut që quhet edhe lufta e Ahzabëve

17. Kthimi i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. nga lufta e Ahzabëve dhe shkuarja te fisi çifut Beni Kurejdha

18. Lufta e Dhatur-Rika

19. Lufta me fiset Beni Mustalik dhe Huzaa. Quhet ndryshe edhe lufta e Murejsit

20. Lufta e Anmarit

21. Lufta e Hudejbijes dhe Fjala e Allahut të Lartësuar: "Sigurisht që Allahu ishte i kënaqur me besimtarët, kur ata të dhanë besën ty (o Muhamed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.) nën pemë." (Kuran, 48:18)

22. Lufta e Dhatu-Karadit

23. Lufta e Hajberit

24. Umre kaza (në vend të umres së lënë pa bërë për arsye të ndryshme)

25. Beteja e Muëtas në tokat e Shamit

26. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dërgoi Usama Ibn Zejdin në Hurakat (të fisit Xhuheina)

27. Lufta e çlirimit të Mekës në Ramazan

28. Ku e vendosi Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. flamurin ditën e çlirimit të Mekës?

29. (pa titull)

30. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtet, Allahu tashmë ju ka dhënë fitore në shumë beteja dhe Ditën e (luftës së) Hunejnit, kur ju u gëzuat me numrin e madh të rradhëve tuaja... Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë." (Kuran, 9:25-27)

31. Lufta e Eutasit

32. Lufta e Taifit në muajin Shevval (muaji i dhjetë), vitin e tetë (pas Hixhretit)

33. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dërgon Halid Ibn Velidin radijAllahu ‘anhu. kundër fisit Beni Xhedhima

34. Çeta e Abdullah Ibn Hudhafes dhe e Alkama Ibn Muxhezzizit, së cilës i thonë edhe çeta e ensarëve

35. Dërgimi i Ebu Musait dhe Muadhit radij-Allahu ‘anhum. në Jemen nga Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. para Haxhit të Lamtumirës

36. Dërgimi i Ali Ibn Ebi Talibit dhe i Halid Ibn Velidit në Jemen nga Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. para Haxhit të Lamtumirës

37. Lufta e Dhul-Halasas

38. Shkuarja e Xheririt në Jemen

39. Lufta e bregdetit

40. Lufta e Ujejne Ibn Hisnit

41. Dërgata e fisit Beni Hanifa dhe tregimi për Thumama Ibn Uthalin

42. Treqimi për të krishterët e Nexhranit

43. Mbërritja e Esharijinëve dhe e jemenasve

44. Haxhi i Lamtumirës

45. Lufta e Tebukut ose Lufta e Vështirësisë

46. Tregimi i Kab Ibn Malikut radijAllahu ‘anhu. dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa (Ai fali e nuk u bashkuan me ekspeditën e Tebukut) ..." (Kuran, 9:118)

47. Letra e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për Kisran (perandorin e Persisë) dhe Herakliun (perandorin të Bizantit)

48. Sëmundja dhe vdekja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

49. Vdekja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

60. Tefsiri

1. Fatiha - Çfarë është thënë për Fatihatul-Kitab (Hapësen e Librit)

2. Bekare - Fjala e Allahut të Madhëruar: "Atëherë pra, mos i vini shokë Allahut në adhurim ku ju e dini (se vetëm Ai ka të drejtë të adhurohet e askush tjetër)." (Kuran, 2:22)

3. Bekare - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ne iu bëmë hije me re dhe dërguam mbi ju mona dhe selva (shpendi shkurtë) ...." (Kuran, 2:57)

4. Bekare - Fjala e Allahut të Gjithëfuqishëm: "Kujtoni edhe kohën kur Ne thamë: 'Hyni në këtë qytet (Jerusalem) ..." (Kuran, 2:58)

5. Bekare - Fjala e Allahut, më të Lartit: "Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të." (Kuran, 2:106)

6. Bekare - Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit: "Ata (çifutët, të krishterët, paganët) thonë: "Allahu ka bërë një fëmijë". I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai!" (Kuran, 2:116)

7. Bekare - Fjala e Allahut të Madhëruar: "Bëjeni Mekamin (vendqëndrimin) e Ibrahimit si vend përfalje!" (Kuran, 2:125)

8. Bekare - Fjala e Allahut, të Gjithëmëshirshmit: "Thoni (o ju muslimanë): "Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit ..." (Kuran, 2:136)

9. Bekare - Fjala e Allahut, të Gjithëditurit: "Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju." (Kuran, 2:143)

10. Bekare - Fjala e Allahut, Gjithëdëgjuesit: "Pastaj largohuni nga ky vend andej nga largohen gjithë njerëzit dhe kërkoni nga Allahu Faljen e Tij ..." (Kuran, 2:199)

11. Bekare - Fjala e Allahut, më të Lartit: "Por ka edhe të tjerë që thonë: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)"!" (Kuran, 2:201)

12. Bekare - Fjala e Allahut, Gjithëvlerësuesit: "Ata nuk lypin aspak prej njerëzve." (Kuran, 2:273)

13. Ali Imran - Fjala e Allahut të Lartësuar: "...disa vargje të të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta" (Kuran, 3:7)

14. Ali Imran - Fjala e Allahut, Gjykuesit më të Urtë: "Vërtet, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël ..." (Kuran, 3:77)

15. Ali Imran - Fjala e Allahut, Rregulluesit më të mirë të punëve: "(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: "Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni! ..." (Kuran, 3:173)

16. Ali Imran - Fjala e Allahut, Lavdi i qoftë Atij: "Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët ..." (Kuran, 3:186)

17. Ali Imran - Fjala e Allahut, Mbizotëruesit: "Mos mendo se ata që gëzohen për çfarë kanë punuar dhe dëshirojnë të lavdërohen për çfarë nuk kanë punuar..." (Kuran, 3:188)

18. Nisa - Fjala e Allahut, të Gjithëpërsosurit: "Dhe në qoftë se frikësoheni se nuk mund t'i trajtoni mirë jetimet..." (Kuran, 4:3)

19. Nisa - Fjala e Allahut, të Gjithëpërsosurit: "Allahu ju urdhëron ju për sa i takon trashëgimisë së fëmijëve..." (Kuran, 4:11)

20. Nisa - Fjala e Allahut, Udhëzuesit: "Sigurisht që Allahu nuk bën padrejtësi as sa një thërrmijë ..." (Kuran, 4:40)

21. Nisa - Fjala e Allahut të Madhëruar: "Si do të jetë atëherë kur Ne do të sjellim nga çdo komb dëshmues dhe do të të sjellim ty (o Muhamed) dëshmues mbi ata të gjithë?" (Kuran, 4:41)

22. Nisa - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e po e ngarkonin veten me faje ..." (Kuran, 4:97)

23. Nisa - Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit: "Vërtet, Ne të kemi frymëzuar ty (o Muhamed) siç frymëzuam Nuhun dhe Pejgamberët pas tij..." (Kuran, 4:163)

24. Maide - Fjala e Allahut, më të Madhit: "O i Dërguar (Muhamed)! Shpalle Mesazhin që të është zbritur ty nga Zoti yt." 'Kuran, 5:67)

25. Maide - Fjala e Allahut, Gjithëfurnizuesit: "O ju që keni besuar! Mos i bëni të paligjshme të mirat, të cilat Allahu i ka bërë të ligjshme për ju..." (Kuran, 5:87)

26. Maide - Fjala e Allahut, më të Urtit Gjykues: "O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike (dehëse), bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit..." (Kuran, 5:90)

27. Maide - Fjala e Allahut, Falësit të Madh: "O ju që keni besuar! Mos pyetni për gjërat që, nëse ju jepen të qarta, mund t'ju sjellin shqetësime..." (Kuran, 5:101)

28. Enam - Fjala e Allahut, Fuqiplotit: "Thuaj: 'Ai ka Fuqi të dërgojë ndëshkim mbi ju nga lart ose nën këmbët tuaja...'" (Kuran, 6:65)

29. Enam - Fjala e Allahut, Udhëzuesit: "Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre" (Kuran, 6:90)

30. Enam - Fjala e Allahut, Zotëruesi i gjithë lavdërimeve: "Mos iu afroni veprave të turpshme (marrëdhënieve të paligjshme imorale) të hapura e të fshehura..." (Kuran, 6:151)

31. Araf - Fjala e Allahut, të Gjithëditurit: "Trego mëshirë, urdhëro mirësinë dhe largohu prej të paditurve (mos i ndëshko ata)." (Kuran, 7:199)

32. Enfal - Fjala e Allahut të lartësuar: "Luftoni kundër tyre, derisa të mos ketë fitne (mosbesim, politeizëm) dhe feja e adhurimi të jetë plotësisht vetëm për Allahun (në gjithë botën) ..." (Kuran, 8:39)

33. Teube - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ndërkaq, disa të tjerë pranojnë gjynahet e veta ..." (Kuran, 9:102)

34. Hud - Fjala e Allahut, Gjithëfurnizuesit: "Dhe Arshi (Froni) i Tij ishte mbi ujë ..." (Kuran, 11:7)

35. Hud - Fjala e Allahut, më i Dituri për të udhëzuarit: "I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe ..." (Kuran, 11:102)

36. Hixhr - Fjala e Allahut, Zotit të Gjithësisë: "Por, për ndonjë (shejtan) që vjedh ndonjë fjalë, ai ndiqet nga një zjarr ndriçues i ndezur fort." (Kuran, 15:18)

37. Nahl - Fjala e Allahut, Zotëruesit: "Disa prej jush jetojnë aq gjatë, sa arrijnë një moshë, ku nuk kuptojnë më asgjë nga ajo që kanë ditur." (Kuran, 16:70)

38. Isra - Fjala e Allahu, të Përhershmit: "O pasardhës të atyre që Ne i mbartëm në anije bashkë me Nuhun! Vërtet që ai ishte rob mirënjohës e falënderues." (Kuran, 17:3)

39. Isra - Fjala e Allahut, Dhuruesit të mirësive të pafundme: "Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar..." (Kuran, 17:79)

40. Isra - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë dhe as me zë tepër të ulët, por kërko një rrugë të mesme" (Kuran, 17:110).

41. Kehf - Fjala e Allahut, Ringjallësit: "Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta ..." (Kuran, 18:105)

42. Merjem - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Paralajmëroji ata (o Muhamed) për Ditën e Pikëllimit ..." (Kuran, 19:39)

43. Nur - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Dhe për ata që akuzojnë gratë e tyre, por nuk kanë dëshmitarë përveç vetes së tyre ..." (Kuran 24: 6)

44. Nur - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar" (Kuran, 24:8)

45. Furkan - Fjala e Allahut të Lartësuar, i Cili zbriti Kriterin e se Vërtetës: "Ata që do të grumbullohen në Xhehenem me tytyra përmbys ..." (Kuran, 25:34)

46. Rum - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Elit-Lam-Mim. Romakët u thyen" (Kuran, 30:1-2)

47. Sexhde - Fjala e Allahut, Dhuruesit të Madh: "Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë" (Kuran, 32:17)

48. Ahzab - Fjala e Allahut, më i Miri Gjykues: "Ti (Muhamed) mund të largosh kë të duash prej tyre (radhën e bashkëshorteve) e të afrosh kë të duash ..." (Kuran 33: 51)

49. Ahzab - Fjala e Allahut të Lartësuar: "O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit, përveçse kur t'ju jepet leje për ndonjë vakt ngrënieje..." (Kuran, 33:53)

50. Ahzab - Fjala e Allahut, Zotit të gjithësisë: "Nëse ju shfaqni ndonjë gjë ose e fshihni atë, me të vërtetë që Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri për çdo gjë..." (Kuran, 33:54,55)

51. Ahzab - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O ju që keni besuar, lutuni për të (Muhamedin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.) dhe përshëndeteni me se/am." (Kuran, 33:56)

52. Sebe - Fjala e Allahut të Lartësuar: "... Mos jini si ata që e fyen Musain, por Allahu e pastroi atë..." (Kuran, 33:69)

53. Zumer - Fjala e Allahut të Lartësuar: "...Ai është vetëm keshillues për ju përballë një ndëshkimi të rreptë." (Kuran, 34:46)

54. Zumer - Fjala e Allahut të Lartësuar: "O robërit e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe)! ..." (Kuran, 39:53)

55. Zumer - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ata nuk e kanë vlerësuar Allahun siç duhet e siç i takon Atij." (Kuran, 39:67)

56. Zumer - Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit: "Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij ..." (Kuran, 39:67)

57. Zumer - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Do t'i fryhet Surit dhe gjithkush që është në tokë do të shuhet (do të bien në zali, në gjumë të gjatë), përveç atij që do Allahu. Pastaj do t'i fryhet për herë të dytë dhe ja! Kur t'i shohësh, ata të gjithë të ngritur shikojnë (e presin)!" (Kuran, 39:68)

58. Shura - Fjala e Allahut, Ndihmuesit: "...përveç respektit (për mua) për hir të farefisnisë (që kemi)" (Kuran 42: 23)

59. Duhan - Fjala e Allahut, Udhëzuesit: "(Ata do të thonë): 'Zoti ynë! Largoje nga ne ndëshkimin! Vërtet që do të bëhemi besimtarë!"' (Kuran, 44:12)

60. Xhathije - Fjala e Allahut, të Amshueshmit: "Dhe asgjë nuk na shkatërron ne veçse koha." (Kuran, 45:24)

61. Ahkaf - Fjala e Allahut, të Lartësuar: "Pastaj, kur ata e panë atë si një re të dendur drejt luginave të tyre, thanë: 'Kjo është një re që po na sjell shi'!" (Kuran, 46:24)

62. Muhamed - Fjala e Allahut, Mëshiruesit: "... dhe të cenonit lidhjet e afërsisë, po t'u jepej sundimi?" (Kuran, 47:22)

63. Kaf - Fjala e Allahut, Gjykuesit të Drejtë: "Ditën kur Ne do t'i themi Xhehenemit: 'A u mbushe?' ndërsa ai do të thotë: 'A ka më (për të ardhur)?"' (Kuran, 50:30)

64. Tur - Fjala e Allahut, Gjithëruajtësit: "(Betohem) për Turin (malin Sina)! Dhe për Librin e Skalitur (Libri në Leuh Mahfudh LIBRI i Ruajtur Mirë, Libri i Allahut në të cilin Ai ka shkruar gjithçka)." (Kuran, 52:1,2)

65. Nexhm - Fjala e Allahut, Zotit Një dhe të Vetëm: "A e keni parë Latën dhe Uzzën (dy idhuj të paganëve arabë)?" (Kuran, 53:19)

66. Kamer - Fjala e Allahut, të Gjithëlavdëruarit: "Por, për më tepër Ora (Dita e Kiametit) është afati i tyre ..." (Kuran, 54:46).

67. Rahman - Fjala e Allahut, Dhuruesit të Mirësive të mëdha: "Dhe përveç këtyre dy (Kopshteve) janë edhe dy Kopshte të Begatë të tjerë." (Kuran, 55:62)

68. Rahman - Fjala e Allahut, gjithë Madhështi e Lavdi: "Hyri të ruajtura në hije të tendës." (Kuran, 55:72)

69. Mumtehine - Fjala e Allahut, Zoti i besimtarëve të Tij të vërtetë: "O ju që keni besuar! Mos i bëni armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj (mosbesimtarët, politeistët) miq e shokë..." (Kuran, 60:1)

70. Mumtehine - Fjala e Allahut të Lartësuar: "O Pejgamber! Kur të vijnë tek ti besimtaret për të të dhënë besën e besimit ..." (Kuran, 60:12)

71. Xhumua - Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ai do ta dërgojë atë (Muhamedin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.) edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata që ende nuk u janë bashkuar..." (Kuran, 62:3)

72. Munafikun - Fjala e Allahut, i Gjithëdituri për gjithë çka në gjokse: "Kur vijnë munafikët (dyfytyrëshit, hipokritët) tek ti (Muhamed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.)7 thonë: 'Ne dëshmojmë se ti vërtet je i Dërguari i Allahut' ..." (Kuran, 63:1)

73. Tahrim - Fjala e Allahut, të Vërtetit: "O Pejgamber! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu ..." (Kuran, 66:1)

74. 1. Kalem - Fjala e Allahut, Gjithëdëgjuesit: "I pashpirt, për më tepër, me prejardhje të ulët (i lindur jashtë ligjit, bastard)." (Kuran, 68:13)

75. 2. Kalem - Fjala e Allahut, më të Lartit: "Ditën kur Kërciri do të zbulohet (Ditën e Ringjalljes) dhe do të thirren të bien në Sexhde (para Allahut), ..." (Kuran, 68:42)

75. Naziat

75. Abese

76. Mutafifin - Fjala e Allahut, Zotit të Ditës së Gjykimit: "Ditën kur njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të gjithësisë." (Kuran, 83:6)

77. Inshikak - Fjala e Allahut, Grumbulluesi i njerëzimit Ditën e Llogarisë: "Ai me të vërtetë që do të ketë llogari të lehtë." (Kuran, 84:8)

78. Inshikak - Fjala e Allahut të Madhëruar: "Ju patjetër që do të udhëtoni nga një gjendje në një gjendje tjetër (në këtë jetë dhe në Jetën e Pastajme)." (Kuran, 84:19)

79. Shems - (pa titull)

80. Alak - Fjala e Allahut, Krijuesit të Urtë: "Përkundrazi! Nëse ai (Ebu Xhehli) nuk ndalet, Ne do ta tërheqim atë për ballukesh." (Kuran, 96:15)

81. Keuther

81. Felek

61. Vlerat dhe virtytet e kuranit

1. Si i vinte Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Shpallja Hyjnore dhe çfarë ka zbritur në fillim

2. Kurani u zbrit që të këndohet në shtatë mënyra të ndryshme

3. Xhibrili gjithnjë ia këndonte Kuranin Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

4. Epërsia e sures El-lhlas (nr.l 12)

5. Vlera e muovvidhateve (sureve El-Felek dhe En-Nas, Nr.l 13,114)

6. Zbritja e qetësisë dhe e melekëve gjatë këndimit të Kuranit

7. Dëshira për të qenë si ai që këndon Kuran

8. Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.

9. Nxënia përmendësh i Kuranit dhe këndimi i tij vazhdimisht

10. Zgjatja e disa tingujve gjatë këndimit të Kuranit

11. Këndimi i Kuranit me zë të bukur

12. Cila dhe sa është koha më e përshtatshme për të kënduar gjithë Kuranin

13. Gjynahu i madh i atij që këndon Kuran për t'u dukur, për të përfituar gjëra të dynjasë ose për t'u krenuar etj.

62. Lidhjet martesore

1. Zgjimi i dëshirës për martesë (që këshillohet në Fjalën e Allahut të Madhëruar: "... Atëherë zgjidhni gra të tjera për martesë." Kuran, 4:3)

2. Urrejtja ndaj murgërisë dhe tredhjes

3. Martesa me virgjëresha

4. Martesa e një të reje me një burrë në moshë më të madhe

5. Të dy bashkëshortët duhet të jenë të një feje (dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "Dhe Ai është i Cili ka krijuar njeriun prej uji dhe ka caktuar për të lidhje gjaku dhe lidhje martese ..." (Kuran, 25:54)

6. Shenjat ogurzeza të femrës, prej së cilave duhet të ruhesh336 dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "Vërtet që ndër gratë tuaja dhe ndër fëmijët tuaj ka armiq përju337" (Kuran, 64:14)

7. Ajeti kuranor: "Të ndaluara për ju (për martesë) janë nënat tuaja ... nënat që ju kanë dhënë gji." (Kuran, 4:23) Lidhjet nga qumështi ndalojnë martesën ashtu si lidhjet nga gjaku

8. Mendimi se nuk duhet vazhduar gjidhënia e fëmijës pas dy viteve të para, sepse Allahu i Madhëruar thotë: "Nënat do t'u japin gji foshnjave të tyre dy vjet të plota. Kjo është për ata prindër që dëshirojnë ta plotësojnë kohën e dhënies gji." (Kuran, 2:233)

9. Martesa shigar

10. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. së fundi e ndaloi martesën e përkohshme me afat të paracaktuar [zevozh el-mutëo)

11. Gruaja mund t'i propozojë një burri të drejtë për martesë

12. Është e lejueshme ta shikosh gruan para martesës me të

13. Kush thotë: "Martesa nuk quhet, përveçse me miratimin e kujdestarit të gruas."

14. Babai ose kujdestari nuk mund ta martojë pa pëlqimin e saj virgjëreshën ose një grua të martuar më parë

15. Në qoftë se dikush e marton bijën e vet, ndërsa ajo nuk e pëlqen atë, atëherë një martesë e tillë është e pavlefshme

16. Askush nuk duhet t'ia kërkojë dorën një gruaje, nëse atë është duke e kërkuar për martesë një vëlla tjetër musliman, derisa ai ta lërë ose të martohet me të

17. Kushtet e palejueshme në një akt martese

18. Gratë që përgatisin nusen për burrin e saj dhe lutja e tyre që ata t'i bekojë Allahu

19. Ç'duhet të thotë burri kur kryen marrëdhënie me bashkëshorten

20. Gostia e dasmës duhet bërë, qoftë edhe me një dele

21. Kush bën gosti dasme me më pak se një dele

22. Është e detyrueshme t'i përgjigjesh ftesës për dasmë dhe në raste të tjera. Kush bën gosti dasme për shtatë ditë ose pothuaj për aq ditë (Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. nuk ka dhënë gjykiim që dasma duhet të jetë një a dy ditë)

23. Nxitja për t'u kujdesur për gratë

24. Sjellja mirë me familjen

25. Gruaja nuk duhet të agjërojë (jashtë agjërimit të detyruar) pa lejen e burrit të saj

26. (pa titull)

27. Hedhja e shortit mes grave për të zgjedhur cilën do të marrë me vete bashkëshorti i saj gjatë udhëtimit

28. Kush martohet me virgjëreshë si grua të dytë

29. Nuk këshillohet vetëmburrja për gjëra e cilësi që dikush nuk i ka dhe është e ndaluar mburrja e një gruaje ndaj grave të tjera të burrit të saj

30. Xhelozia (g/raps

31. Xhelozia e grave dhe zemërimi i tyre

32. Nuk duhet të rrinë kurrë vetëm për vetëm një burrë dhe një grua, përveç rastit kur burri është një afërm, me të cilin asaj i ndalohet martesa. Po kështu, nuk hyhet në shtëpinë e gruas që nuk e ka burrin aty

33. Gruaja nuk duhet që të shohë apo të prekë një grua tjetër që t'ia përshkruajë atë burrit të vet

34. Kur burri ka qenë gjatë larg familjes nuk duhet të vijë në shtëpi natën

63. Shkurorëzimi

1. Në qoftë se gruaja ndahet kur është me zakone, atëherë ky divorc llogaritet i ligjshëm

2. Kur e ndan gruan, a i duhet thënë asaj kjo gjë në fytyrë?

3. Kush mendon se është e lejuar ta ndash gruan tri herë (përnjëherësh), duke u mbështetur tek ajeti: "Divorci është për dy herë. Pas kësaj, ose ju mbajeni atë me marrëdhënie të arsyeshme, ose lirojeni atë me dashamirësi." (Kuran, 2:229)

4. Fjala e Allahut, më të Urtit: "O Pejgamber! Përse po ia ndalon vetes atë që ta ka lejuar Allahu ..." (Kuran, 66:1)

5. Shkurorëzimi i kërkuar nga gruaja dhe Fjala e Allahut, të Lartit: "Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t'i zbatojnë kufijtë e Allahut." (Kuran, 2:229)

6. Ndërmjetësimi i Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për burrin e Beriras

7. Mallkimi i ndërsjellë dhe Fjala e Allahut, më të Madhit: "Nëse një burrë e akuzon gruan e tij ... nëse i shoqi ka thënë të vërtetën." (Kuran, 24:6-9). (Shih hadithet 1756 dhe 1757, përkatësisht 4745 dhe 4747)

8. Rasti kur bashkëshorti shpreh tërthorazi dyshim për atësinë e fëmijës

9. Imami u kërkon dy mallkuesve të njëri-tjetrit të pendohen

10. A mund të përdorë kuhl gruaja me zi?

64. Furnizimi dhe shpenzimi

1. Sigurimi i ushqimit të familjes për një vit nga ana e burrit dhe mënyra si duhet shpenzohet për ata që ai i ka nën kujdestari

65. Ushqimet

1. Duhet përmendur Emri i Allahut (të thuhet: Bismil-lah) kur fillohet të hahet dhe duhet ngrënë me dorën e djathtë

2. Ngrënia derisa të ngopesh

3. Buka e hollë dhe ngrënia në sofër ose në favolinë

4. Ushqimi i një njeriu mjaffon për dy vetë

5. Besimtari ha me një fyt

6. Të ngrënët duke qëndruar i mbështetur

7. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. asnjëherë nuk ka sharë ndonjë ushqim që ia gostitnin

8. T'i frysh miellit për të hequr ndonjë lëvore

9. Çfarë kanë ngrënë zakonisht Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe shokët e tij

10. Telbina

11. Ngrënia në një enë të zbukuruar me argjend

12. Njeriu mund të gatuajë për vëllanë e vet musliman

13. Ngrënia e kastravecëve me hurma të freskëta

14. Hurmat e freskëta dhe të thata

15. Hurmat oxhvo

16. Lëpirja e gishtave para pastrimit me shami ose para larjes

17. Ç'duhet thënë pas ngrënies

18. Fjala e Allahut, më të Lartit: "Dhe kur të keni mbaruar se ngrëni shpërndahuni ..." (Kuran, 33:53)

66. Akika

1. Vënia e emrit të fëmijës porsa lind

2. Largimi i gjërave të dëmshme nga fëmija kur i bëhet gostia

3. Fera'360

67. Therrja dhe gjahu

1. Thënia e Emrit të Allahut (Bismil-lah) gjatë gjuetisë

2. Gjuetia me hark

3. Hadhfi dhe bunduka

4. Mbajtja e qenit manar as për gjah, as për bagëti

5. Vrasja e gjahut dhe gjetja e tij pas dy a tri ditësh

6. Ngrënia e karkalecave

7. Therja e bagëtive

8. Ndalimi i gjymtimit të kafshëve të gjalla dhe i kthimit të tyre në nishan

9. Mishi i pulës

10. Nuk lejohet ngrënia e kafshëve të egra me dhëmbë qeni (bishave)

11. Misku (Myshku)

12. Damkosja e fytyrës

68. Kurbani

1. Ç'mund të hahet nga mishi i kurbanëve dhe ç'mund të ruhet prej tij

69. Pijet

0. (pa titull)

1. Pije alkoolike nga mjalti e quajtur bitë

2. Përgatitja e pijeve jo-alkoolike në tasa ose në çanakë (guri, bakri ose druri)

3. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. e lejoi përdorimin e disa tasave dhe qypave, pasi e kishte ndaluar më parë përdorimin e tyre

4. Ata që mendojnë se lëngu i hurmave të papjekura dhe i hurmave të pjekura nuk duhet të përzihet, edhe kur lëngu nuk është dehës dhe se dy lloje ushqimesh nuk duhet të përzihen në një enë

5. Pirja e qumështit dhe Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit: "Ne ju japim juve të pini nga ajo që është në barkun e tyre, nga bashkimi ndërmjet sekrecioneve të gjëndrave dhe të gjakut, qumësht të pastër, të shijshëm e të përshtatshëm për ata që e pinë." (Kuran, 16:66)

6. Pirja e qumështit të përzier me ujë

7. Pirja e ujit në këmbë

8. Përkulja e buzëve të enës për të pirë ujë

9. Ndalohet të frysh në enë kur je duke pirë ujë

10. Enët e argjendit

11. Pirja në enë druri

70. Të sëmurit

1. Thënia se sëmundja është shlyerje e gjynaheve

2. Sa e rëndë është sëmundja

3. Vlera e atij që vuan nga sëmundja e tokës

4. Vlera dhe mirësitë e atij që ka humbur shikimin

5. Vizita e të sëmurit

6. Eshtë e lejueshme për të sëmurin të thotë "jam sëmurë", ose uoh koka" ose "po më rëndon shumë sëmundja" dhe fjala e Pejgamberit Ejub sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Vërtet që më ka kapur mjerimi dhe Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve." (Kuran, 21:83)

7. Dëshira e të sëmurit për të vdekur

8. Lutja e vizitorit për të sëmurin

71. Mjekësia

1. Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj

2. Shërimi është në tri gjëra

3. Mjalti - ilaç për shërim dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Kështu) prej barkut të saj (bletës) del lëng me ngjyra të larmishme në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit." (Kuran, 16:69)

4. Fara e zezë{Nigello Cumin)

5. Marrja erë temjanit indian dhe temjanit të detit

6. Kupat për sëmundje

7. Kush nuk trajton ose nuk trajtohet me rukja370

8. Lebra

9. Soferi nuk është sëmundje ngjitëse

10. Pleuriti

11. Zjarrmia nga ethet është prej nxehtësisë së Xhehenemit

12. Ç'është përmendur për murtajën

13. Rukja nga syri i keq

14. Trajtimi i kafshimit të gjarprit ose i pickimit të akrepit me rukja

15. Çfarë këndonte Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. kur trajtonte dikë me rukja?

16. Ogurmira

17. Falltarët

18. Një fjalë elokuente është ndikuese si magjia

19. Nuk ka adva (asnjë sëmundje ngjitëse nuk përhapet pa Lejen e Allahut)

20. Pirja e helmit, trajtimi me të ose lëndë të tjera të rrezikshme a të papastra

21. Kur bie miza e shtëpisë në enë

72. Veshjet

1. Pjesa e rrobës nën kyçet e këmbëve është në Zjarr

2. Burudi, hibara dhe shemla

3. Rrobat e bardha

4. Veshja e mëndafshit dhe përdorimi për shtrojë

5. Mëndafshi për shtrojë

6. Është i ndaluar për burra përdorimi i shafranit

7. Këpucët e lëkurës dhe të tjera

8. Duhet nxjerrë këpuca e majtë përpara

9. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Askush nuk duhet të gdhendë në unazën e tij si skalitja e unazës sime."

10. Përzënia nga shtëpitë e atyre' burrave që u përngjasin grave

11. Lënia e mjekrës

12. Boja e flokëve

13. Flokët kaçurrela

14. Xhufkat e flokëve

15. Gruaja e lyen me duart e veta burrin e saj me erë të mirë

16. Mosrefuzimi i parfumit

17. Dherira (lloj parfumi)

18. Ndëshkimi në Ditën e Kiametit për ata që bëjnë figura frymorësh

19. Zhdukja e figurave (të frymorëve)

73. Sjelljet e bukura

1. Njeriu më i denjë për mirësjellje dhe përkujdes

2. Njeriu nuk duhet t'i fyejë prindërit e vet

3. Gjynahu i prishësit të lia'hjeve fisnore

4. Allahu do të mbajë marrëdhënie të mira me atë që mban marrëdhënie të mira me të afërmit e farefisin

5. Farefisnia mbetet e gjallë dhe e frytshme, në qoftë se kujdesoheni vazhdimisht për të

6. Mbajtësi i lidhjeve fisnore nuk është ai që i shpërblen të afërmit për një të mirë që i bëjnë

7. Mëshira për fëmijët, puthja dhe përqafimi i tyre (Enesi radijAllahu ‘anhu. tregon se Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. e ka puthur dhe e ka marrë erë birin e vet, Ibrahimin)

8. Allahu e ndau mëshirën në njëqind pjesë

9. Vënia e fëmijës në prehër

10. Mëshira për njerëzit dhe kafshët

11. Këshilla për të shkuar mirë me fqinjin

12. Gjynahu i atij njeriu, fqinjët e të cilit nuk ndihen të sigurt prej të këqijave të tij

13. Kushdo që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit, nuk duhet ta lëndojë fqinjin e tij

14. Këshillimi dhe urdhërimi për Islamin (dhe gjithë ç'përmban ai) është sadaka

15. Mirësia dhe butësia për çdo punë

16. Mirëshkuarja dhe bashkëpunimi i besimtarëve ndërmjet tyre

17. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. kurrë nuk ka qenë fjalëkeq dhe as qesharak

18. Karakteri i mirë, zemërgjerësia dhe koprracia e urryer

19. Fyerjet dhe mallkimet e ndaluara

20. Çfarë urrehet nga shpifjet

21. Çfarë nuk pëlqehet në lavdërimin e dikujt

22. Zilia e ndaluar dhe braktisja e ndaluar e njëri-tjetrit

23. Dyshimi që është i lejuar

24. (Është e këshillueshme që) besimtari t'i mbajë fshehur gjynahet që mund të bëjë

25. Mbajtja e kokës mënjanë me vëllain musliman dhe fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Nuk lejohet për një musliman që të mos i flasë vëllait të vet duke mbajtur mëri me të më shumë se tri ditë."

26. Fjala e Allahut, Madhështorit: "O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun dhe jini me ata që janë të vërtetë në fjalë e në vepra." (Kuran, 9:119). Dhe ç'është e ndaluar nga gënjeshtra

27. Durimi ndaj padrejtësive dhe Fjala e Allahut të Lartësuar: "Vetëm ata që janë të duruar do të marrin shpërblimin e tyre plotësisht dhe pa kufi." (Kuran, 39:10)

28. Kujdesi dhe ruajtja nga zemërimi

29. Turpi (dhe thjeshtësia)

30. Në qoftë se nuk ke turp, mund të bësh ç'të duash

31. Të jesh i qeshur me njerëzit dhe fjala e Ibn Mesudit: "Bashkohu me njerëzit me kusht që mos të të lëndohet feja dhe bëj shaka e gaz me familjen tënde"

32. Besimtari nuk pickohet dy herë nga e njëjta vrimë

33. Ç'lloj poezie dhe rime është e lejuar dhe çfarë nuk pëlqehet

34. Është e urryer për dikë që të merret me poezi, nëse ajo e largon atë nga përmendja e Allahut, nga dituria Islame dhe nga Kurani

35. Ç'thuhet për thënien e dikujt: "Mjerë ti!"

36. Thirrja e njerëzve me emrin e babait të tyre Ditën e Kiametit

37. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Kerm është vetëm zemra e besimtarit."

38. Ndërrimi i emrit me një tjetër më të mirë

39. Kush harron ndonjë shkronjë kur thërret mikun e tij

40. Emri më i urryer nga Allahu i Madhëruar

41. Thënia elhamdulil-lah (Falënderimet i takojnë vetëm Allahut) kur teshtijmë

42. Pëlqyeshmëria e teshtimës dhe papëlqyesh-mëria e gogësimës

74. Marrja e lejës

1. Grupi i vogël duhet të përshëndesë grupin e madh

2. Këmbësori duhet ta përshëndesë të ulurin

3. Përshëndetja e të njohurve dhe e të panjohurve

4. Marrja e lejes për të hyrë diku është për shkak të ruajtjes së shikimit

5. Imoraliteti i pjesëve të trupit, përveç organeve private

6. Përshëndetja e fëmijëve

7. Kur dikush pyet: "Kush është?"- dhe merr përgjigjen: "Jam unë"

8. Hapja e vendit në tubim

9. Ulja pupas

10. Në qoftë se në një tubim janë më shumë se tre vetë, atëherë nuk ka gajle nëse dy vetë flasin më vete

11. Nuk lihet zjarri (qiriu, drita) ndezur kur bihet në gjumë

12. Ç'është përmendur për ndërtesat

75. Duatë

1. Çdo Pejgamber ka pasur dua të veçantë dhe të pranuar nga Allahu

2. Lutja më e mirë për t'i kërkuar falje Allahut

3. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. kërkon Faljen e Allahut ditën dhe natën

4. Pendimi

5. Ç'duhet thënë kur biem të flemë

6. Fjetja në krah të djathtë

7. Dua që thuhet kur dikush zgjohet natën

8. (pa titull)

9. Duhet t'i drejtohesh Allahut me vendosmëri pasi askush nuk mund ta detyrojë Atë kundër Vullnetit të Tij

10. Allahu i përgjigjet duasë së robit, në qoftë se ai nuk nxitohet

11. Duaja në kohë pikëllimi

12. Kërkimi i Mbrojtjes së Allahut nga çastet e vështira të fatkeqësisë

13. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "(O Allah!) Në qoftë se lëndoj ndokënd atëherë, le të jetë kjo pastrim dhe mëshirë për të."

14. Mbështetja tek Allahu për të mos qenë kurnac

15. Mbështetja tek Allahu për të na ruajtur nga të gjitha gjynahet dhe nga rënia në borxhe

16. Lutja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "O Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë, të mira në Botën Tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!" (Kuran, 2:201)

17. Duaja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "O Allah! M'i fal gjynahet e shkuara dhe të ardhshme"

18. Vlera dhe epërsia e përmendjes së Allahut (me lëvdata, falënderime e madhërime për Të)

19. Vlera dhe epërsia e fjalës: 'Laa ilahe il-IAIIah'

20. Vlera dhe epërsia e fjalës: "Subhan-Allah"

76. Qetësimi i zemrës

1. Shëndeti dhe koha e lirë. Nuk ka jetë që ia vlen të jetohet, përveç Jetës së Fundit

2. Fjala e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: "Rri në dynja si të ishe i huaj në të."

3. Pritja dhe shpresa e vazhdueshme (për jetë të gjatë dhe për kënaqësitë e dynjasë)

4. Ai që arrin moshën gjashtëdhjetë vjeç, nuk ka aspak të drejtë t'i kërkojë Allahut t'i zgjatet jeta

5. Vepra që bëhet për të kërkuar me të Fytyrën e Allahut

6. Njerëzit e drejtë e të përkushtuar do të ikin

7. Duhen shmangur sprovat e pasurisë

8. Gjithçka që shpenzon njeriu nga pasuria e vet për punë të mira, do të jetë gjëja më me vlerë për të Ditën e Kiametit

9. Si kanë jetuar Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. dhe shokët e tij dhe si kanë hequr dorë ata nga dynjaja

10. Ndjekja e rrugës së mesme (pa shkuar në ekstreme) dhe vijimësia në bërjen e veprave të mira

11. Bashkimi i shpresës dhe i frikës ndaj Allahut të Madhëruar

12. Ruajtja e gojës, thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. "Ai që beson Allahun dhe në Ditën e Fundit le të flasë mirë ose le të heshtë" dhe Fjala e Allahut të Madhëruar: "Nuk ka fjalë që njeriu ta nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij, i gatshëm për ta shënuar atë." (Kuran, 50:18)

13. Heqja dorë përfundimisht nga veprat e këqija

14. Zjarri është i rrethuar me dëshira dhe pasione

15. Xheneti është më afër njeriut sesa rripi i opingës së vet, po kështu është edhe Zjarri

16. Duhet parë nga ai që është më poshtë se ti dhe jo nga ai që është më lart

17. Kush ka qëllim të bëjë një punë të mirë ose të keqe

18. Humbja e amanetit të Allahut

19. Adhurimi i Allahut për t'u dukur e për të fituar emër tek njerëzit

20. Përulësia dhe thjeshtësia

21. Kush e dëshiron takimin me Allahun (ta dijë se) edhe Allahu e dëshiron takimin me të

22. Agonia e vdekjes

23. Allahu do ta mbërthejë Tokën në Dorën e Tij Ditën e Kiametit

24. Grumbullimi për Ditën e Kiametit

25. Fjala e Allahut të Lartësuar: "A nuk mendojnë ata se do të ringjallen për llogari në një Ditë të Madhe? Ditën kur njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të botëve?" (Kuran, 83:4-6)

26. Kisasi (barazia në ndëshkim) Ditën e Kiametit

27. Përshkrimi i Xhenetit dhe i Zjarrit

28. Ç'thuhet për Hauzin -Keutherin (Rezervuarin, Lumin e veçantë të Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në Xhenet - Kuran, 108:1)

77. Kaderi (paracaktimi hyjnor)

1. Pena është tharë pasi ka shkruar gjithçka që është në Dijen e Allahut të Lartësuar

2. Urdhri i Allahut është vendim i përcaktuar dhe i përmbushur. (Kuran, 33:38)

3. Njeriu betohet duke kërkuar diçka tjetër nga ajo që është paracaktuar për të

4. I ruajtur është ai që e ruan Allahu

5. Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij (Kuran, 8:24)

78. Beja dhe betimet

1. Libri i betimeve

2. Si kanë qenë betimet e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

3. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Ata betohen për Allahun me betimet e tyre më të forta." (Kuran, 24:53)

4. Në qoftë se dikush e thyen betimin me padije dhe Fjala e Allahut: "Nuk përbën gjynah për ju në lidhje me gabimin e bërë për këtë çështje." (Kuran, 33:5)

5. Betimi për të qenë i bindur dhe i nënshtruar ndaj Allahut

6. Kush vdes pa plotësuar betimin e bërë (a mund t'ia përmbushë atë dikush tjetër)?

7. Betimi për diçka që nuk e ke dhe për diçka që përbën gjynah

79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara

1. Masat e sa'it s dhe muddit të Medines në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

80. Ligjet e trashëgimisë

1. Pjesa e trashëgimisë së pasardhësve nga pasuria e prindërve të tyre të vdekur

2. Pjesa e trashëgimisë së vajzës së djalit në prani edhe të bijës së të ndjerit

3. Skllavi i liruar u takon njerëzve që e kanë liruar atë dhe djali i motrës së një kombi është prej atyre (nipi dhe dajat e tij)

4. Kush shtiret se është i biri i dikujt tjetër në vend të babait të vet

81. Ndëshkimet

1. Rrahja me degë hurme dhe me këpucë

2. Është e lejueshme mallkimi i hajdutit

3. Prerja e dorës dhe përmasa e kësaj prerjeje

82. Dënimet

1. Ç'ndëshkim i duhet dhënë dikujt që të mos përsërisë të njëjtin gjynah ose që të marrë mësim

2. Përgojimi i skllevërve për imoralitet

83. Gjoba e gjakësit

1. Nëse dikush shpëton një jetë, është sikur ka shpëtuar jetën e të gjithë njerëzimit. (Kuran, 5:32)

2. Fjala e Allahut, Gjykuesit të Urtë: "Jeta për jetë, syri për sy ..." (Kuran, 5:45)

3. Kush kërkon të derdhë gjakun e dikujt tjetër pa të drejtë

4. Kush merr hakun e vet ose shpagimin pa ia paraqitur çështjen autoriteteve

5. Gjoba e gjakut për gishtat e prerë

84. Pendimi

1. Gjynahu i pafalshëm i atij që i vë shok Allahut (në adhurim)

85. Shpjegimi i ëndrrave

1. Ëndrrat e besimtarëve të drejtë

2. Ëndrrat e mira janë nga Allahu

3. Sihariqtaret

4. Kush e sheh Pejgamberin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. në ëndërr

5. Ëndrrat e ditës (Ibn Sirin thotë se ëndrrat e ditës janë si ato të natës)

6. Prangat në ëndërr

7. Rasti kur sheh në ëndërr se nxjerr diçka nga një vend dhe e vendos diku tjetër

8. Kush tregon ëndërr të rreme

9. Kush e quan të pavlerë shpjegimin e parë të ëndrrës së vet, nëse komentuesi nuk ia shpjegon drejt

86. Fitnet

1. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Do të shihni pas meje gjëra të cilat do t'i urreni."

2. Shfaqja e fitneve

3. Çdo kohë që vjen do të jetë më e keqe se ajo para saj

4. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: Kush rrëmben armët kundër nesh, ai nuk është prej nesh."

5. Do të ketë fitne gjatë të cilave njeriu që rri ulur do të jetë më i mirë se ai që rri në këmbë

6. Qëndrimi në shkretëtirë me beduinët në kohë fitnesh

7. Rasti kur Allahu zbret ndëshkim mbi një popull

8. Rasti kur dikush thotë një fjalë në prani të disa njerëzve pastaj del jashtë dhe thotë fjalë tjetër për tjetër

9. Dalja e zjarrit

10. (pa titull)

87. Gjykimet

1. Dëgjimi dhe bindja ndaj sunduesit musliman për sa kohë që urdhrat e tij nuk bien në kundërshtim me bindjen ndaj Allahut

2. Çfarë nuk pëlqehet nga dëshira për të qenë në pozitë

3. Dikujt i jepet pozita drejtuese, por ai nuk kujdeset me ndershmëri për ata që drejton

4. Kush i shqetëson dhe i vë njerëzit në vështirësi, do të shqetësohet dhe do të vihet në vështirësi nga Allahu

5. A lejohet gjykatësi që të gjykojë ose të japë mendim për një çështje, kur është i nxehur?

6. Parapëlqehet që shkruesi të jetë i ndershëm dhe i zgjuar

7. Si ia japin njerëzit besën e bindjes sunduesit të tyre?

8. Caktimi i kalifit pasardhës

9. (pa titull)

88. Dëshirat

1. Cilat dëshira nuk pëlqehen

89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

1. Ndjekja e Sunetit të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

2. Ç'nuk pëlqehet nga pyetjet e shumta dhe kush e mundon veten me gjëra që nuk i takojnë atij

3. Ç'thuhet kundër gjykimit të bërë në fe me mendim vetjak ose përmes një analogjie të pabazë

4. Thënia e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.: "Vërtet që ju do të ndiqni rrugët e atyre që kanë qenë para jush."

5. Gurëzimi i të martuarve imoralë

6. Shpërblimi i një gjykatësi kur përpiqet sinqerisht dhe jep gjykim të drejtë a të gabuar

7. Kush mendon se heshtja e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. (dhe jo e tjetërkujt) për një gjë, është argument për ligjshmërinë e asaj gjëje

90. Teuhidi

1. Çfarë është përcjellë në lidhje me thirrjen e Pejgamberit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. për pasuesit e tij drejt Teuhidit (Njësimit) të Allahut të Lartësuar

2. Fjala e Allahut, Gjithëfurnizuesit: "Vërtet, Allahu është Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, i Përhershmi më i Fortë." (Kuran, 51:58)

3. Fjalët e Allahut, të Gjithëdijshmit: "Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjykues." (Kuran, 14:4) dhe: "Lavdi Zotit tënd, Zotit të Nderimit dhe të Fuqisë! Ai është i Lirë nga gjithçka që ata i veshin Atij!" (Kuran, 38:18) dhe: "Por Nderimi, Fuqia dhe Lavdia i përkasin Allahut, të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.) ..." (Kuran, 63:8)

4. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Allahu ju paralajmëron që t'i ruheni Vetes së Tij (Ndëshkimit të Tij)." (Kuran, 3:28) dhe "Ti e di se ç'ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di se ç'ka në Veten Tënde!" (Kuran, 5:116)

5. Fjala e Allahut, më të Lartit: "Ata duan të ndryshojnë Fjalët e Allahut." (Kuran, 48:15)

6. Biseda e Zotit të Madhëruar Ditën e Kiametit me Pejgamberët dhe me të tjerët

7. Vënia në peshore e veprave dhe e fjalëve të njerëzve Ditën e Kiametit

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free