Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Rijadus - Salihin





Hadithet nga libri Rijadu Salihin.


Kapitulli i sinqeritetit dhe nijetit në të gjitha veprat dhe fjalët e hapura e të fshehta Allahu i Lartësuar thotë: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.” (El-Bejjine: 5)

Dhe thotë: “Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (El-Haxhxh: 37)

Po ashtu thotë: “Thuaju: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja apo e shpallni haptazi, Allahu e di atë.” (Alu Imran: 29)

Hadithi nr. 1

Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafsin Umer ibën el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzza ibën Rijah ibën Abdilah ibën Kurt ibën Rezah ibën Adijj ibën Ka’b ibën Luejj ibën Galib el Kureshijj el-Adevijj radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për Allahut dhe të Dërguarin e Tij, shpërngulja e tij është për Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të cilit është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose për t’u martuar me ndonjë femër, hixhreti i tij do të jetë për atë që ka bërë hixhret.” (Buhariu dhe Muslimi).

Këtë hadith e transmetojnë dy imamë muhadithë: Ebu Abdullah Muhammed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën el-Mugireh Berdizbe eë-Xhu’fij el-Buhari dhe Ebu-l- Husejn Muslim ibn el-Haxhxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburij në dy librat e tyre, të cilët konsiderohen si dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve.

Hadithi nr. 2

Nga nëna e besimtarëve, Umu Abdullah Aishja radijAllahu ‘anha, transmetohet të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Një ushtri do ta luftojë Qabenë. Kur do të dalin në një vend të gjerë, do t’i lëshojë toka që të gjithë.”

Aishja i tha: “O i Dërguar i Allahut, si do t’i lëshojë toka që të gjithë kur në mesin e tyre ka tregtarë dhe të tjerë që nuk janë prej tyre?” I Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Do t’i lëshojë që të gjithë e më pas secili ngjallet në bazë të njetit të tij.” (Buhariu dhe Muslimi)., ndërsa ky version është i Buhariut.

Hadithi nr. 3

Transmetohet nga Aishja radijAllahu ‘anha të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Nuk ka hixhret pas çlirimit (të Mekës), por ka luftë dhe nijet të mirë (për të luftuar). Kër kërkohet ndihma  juaj që të luftoni, atëherë dilni në luftë.” (Buhariu dhe Muslimi).

Kuptimi i tij është se nuk ka hixhret nga Meka sepse është bërë vend Islam.

Hadithi nr. 4

Transmetohet nga Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah el-Ensarij radujAllahu anhu se ka thënë: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.” (Transmeton Muslimi).

Ndërsa Buhariu transmeton nga Enesi radijAllahu ‘anhu se ka thënë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas nesh dhe që janë me ne kudo që të shkojmë, në kodra a në lugina. Ata i ka penguar sëmundja.”

Hadithi nr. 5

Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibën Jezid ibën Ahnesi radijAllahu ‘anhu –ai, babai dhe gjyshi i tij të gjithë kanë qenë as’habë - të ketë thënë: “Babai im, Jez-idi, ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i la te një njeri në xhami. Pastaj unë shkova i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha Allahun, unë nuk t’i kam destinuar ty!” Duke u grindur me të, shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili na tha: “Jotja është ajo që ke bërë nijet, o Jezid, kurse jotja ajo që ke marrë, o Ma’n.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 6

Transmetohet nga Ebu Is’hak Sa’d ibën ebi Vekasi Malik ibën Uhejb ibën Abdu Menaf ibën Zuhrete ibën Kilab ibën Murrete ibën Ka’b ibën Luej el Kureshij ez- Zuhrij radijAllahu ‘anhu, njëri nga dhjetë të dëshmuarit për ta me xhennet, se ka thënë: “Në vitin e haxhit lamtumirës erdhi i Dërguari të më vizitonte për shkak të një sëmundje që më rëndoi shumë. I thashë - “O i Dërguar i Allahut! Më ka kapluar sëmundja ashtu siç je duke e parë. Unë jam i pasur, por nuk më trashëgon përveç një vajze, a të jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime?” Më tha: “Jo.” I thashë: - “Atëherë gjysmën, o i Dërguar i Allahut?” Më tha: “Jo.” Atëherë i thashë: - “E një të tretën?” Më tha: “Një të tretën, por edhe ajo është shumë apo (pjesë) e madhe, sepse t’i lësh trashëgimtarët të pasur është më mirë sesa t’i lësh të varfër, të kërkojnë nga të tjerët. Ti nuk do të shpenzosh pasuri e me të të kesh për qëllim fytyrën e Allahut vetëm se do të shpërblehesh, derisa edhe për kafshatën e gojës që vendos në gojën e gruas tënde.” Tha Sa’di: - I thashë: O i Dërguar i Allahut! A do të mbetem prapa shokëve të mi? Tha: “Ti nuk do të mbetesh e të punosh një punë që me të dëshiron fytyrën e Allahut vetëm se do të shtohet me të grada, ndoshta do të jetosh e të kenë dobi nga ti disa e të dëmtohen të tjerë. O Allah, vazhdoja shokëve të mi hixhretin e tyre dhe mos i kthe mbrapa,  mirëpo  fatkeq  është  Sa’d  ibën  Havlete.” Po I vjen keq të Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem që kishte vdekur në Mekë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Hadithi nr. 7

Transmetohet nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibën Sahr radijAllahu ‘anhu të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Vërtet Allahu nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat dhe veprat tuaja.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi nr. 8

Transmetohet nga Ebu Musa Abdullah ibën Kajs el-Esh’arij radijAllahu ‘anhu të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për njeriun që lufton për trimëri, fanatizëm farefisnor dhe syefaqësi, se cila nga këto është në rrugën e Allahut. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush lufton që Fjala e Allahut të jetë më e larta, vetëm ai është në rrugë të Allahut.” (Buhariu dhe Muslimi)

Hadithi nr. 9

Nga Ebu Bekrete Nufej’i ibën el-Harith eth-Thekafijj radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të ndeshën dy muslimanë me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari janë në zjarr.” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Për vrasësin është e qartë, po si është puna me të vrarin?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Sepse ai dëshironte ta vriste shokun e vet.” (Buhariu dhe Muslimi)

Hadithi nr. 10

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel- lem ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është njëzet e disa shkallë  më i vlefshëm se namazi i tij në treg apo shtëpinë e tij. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat dhe duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami. E kur të hyjë në xhami, ai është në namaz përderisa pret namazin tjetër. Secilin prej jush e bekojnë melaiket. Derisa gjendet në vendin ku ka falur namazin, ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin!” Melaiket veprojnë kështu derisa njeriu të fillojë t’i mundojë të tjerët ose ta prishë abdestin në xhami.” (Buhariu dhe Muslimi), mirëpo ky  transmetim është i Muslimit.

Hadithi nr. 11

Transmetohet nga Ebul-Abas Abdullah ibën Abas ibën Abdul-Mutalib radijAllahu ‘anhuma nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, se Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet Allahu i ka shkruar veprat e mira dhe të këqija, pastaj i ka sqaruar ato. Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë tek Ai një vepër të mirë në tërësi, por nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, Allahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk  e kryen, Allahu do t’i shkruajë tek Ai një vepër të mirë në tërësi, por nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë Allahu ia shënon vetëm një vepër të keqe.” (Buhariu dhe Muslimi)

Hadithi nr. 12

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën el-Hattabi radijAllahu ‘anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë dhe një  ditë i zuri nata para një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe e mbylli plotësisht hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim Allahun e Madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira.”

Njëri prej tyre tha: “O Zoti im! Unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pinë familjes sime e as shërbëtorëve. Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time e nuk u erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla, por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoja, por edhe që të ushqej familjen dhe shërbëtorët, prandaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen. Kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi, aty te këmbët e mia, klithnin të uritur, por u kam dhënë qumësht pasi prindërit janë zgjuar dhe kanë pirë qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë duke dashur Fytyrën Tënde, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpelle ku gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin!

Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën”, sipas një transmetimi tjetër “e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë”. Kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria dhe ajo erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj”, sipas një transmetimi tjetër “kur e ula pranë saj siç ulet burri pranë gruan e tij”, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju Allahut dhe mos ma merr virgjërinë pa të drejtë.” Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm, edhe pse e doja më tepër se këdo tjetër, e lashë të lirë duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse e kam bërë këtë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë gjendje ku jemi!” Shkëmbi përsëri lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.

Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogëtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu, i cili u largua para se ta merrte mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumëfishua.” Pas një kohe rrogëtari im erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat e mëditjes sime të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt ajo që sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën.” (Buhariu dhe Muslimi.

Kapitulli i pendimit dhe kërkimit të faljes së mëkateve

Allahu i Madhëruar thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” (En-Nur: 31)

“Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni…” (Hud: 3)

“O besimtarë! Pendohuni tek Allahu me sinqeritet të thellë.” (Tahrim: 8 )

Hadithi nr. 13

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal- lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Pasha Allahun, vërtet unë i drejtohem Allahut me teube dhe istigfar më shumë se shtatëdhjetë herë  në ditë.” (Transmeton Buhariu)

Hadithi nr. 14

Nga Egarr ibën Jesar el Muzeni thotë: “Ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O ju njerëz, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje nga Ai. Vërtet unë pendohem tek Ai njëqind herë në ditë.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi nr. 15

Ebu Hamzete Enes ibni Malik el-Ensari, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Allahu gëzohet për pendimin e robit të Tij më tepër se ç’gëzohet ndokush prej jush kur rastis devenë e tij, pasi e kishte humbur në shkretëtirë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Në transmetimin e Muslimit thuhet: “Allahu gëzohet për pendimin e robit të tij tek Ai më tepër se ndonjëri prej jush kur gjen devenë e tij në shkretëtirë. Ajo i ikën duke pasur në shpinën e saj ushqimin dhe ujin. E kërkon, por e humb shpresën për ta gjetur. Pastaj shkon te një pemë dhe shtrihet nën hijen e saj. Përderisa ishte në këtë gjendje,  papritmas sheh devenë e vet duke qëndruar para tij, e kap nga litari i saj, pastaj nga gëzimi i tepërt thotë: “O Zoti, ti je robi im dhe unë jam Zoti yt! Gaboi nga gëzimi i tepërt.”

Hadithi nr. 16

Transmetohet nga Ebu Musa Abdullah ibën Kajs el-Esh’ari se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu i Lartësuar e shtrinë Dorën e Tij natën që të pranojë pendimin e mëkatarëve të ditës dhe e shtrin Dorën e Tij ditën që të pranojë pendimin e mëkatarëve  të natës, derisa të lindë dielli nga perëndimi.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 17

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu thotë: “Ka thënë Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Kush pendohet para se të lindë dielli nga perëndimi, Allahu do t’ia falë.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi nr. 18

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Umer ibën el-Hattabi se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu e pranon pendimin e robit derisa të arrijë shpirti në fytin e tij (derisa të jetë i sigurt se do të vdesë).” (Transmeton Tirmidhiu) dhe tha se hadithi është i mirë (hasen).

Hadithi nr. 19

Transmetohet nga Zirr ibën Hubejshi se ka thënë: “Shkova te Safvan ibën Assali radijAllahu ‘anhu që ta pyesja për mes’hin mbi çorape dhe më tha: “Çfarë të solli o Zirr?” I thashë: - Dëshira për dituri. Pastaj më tha: “Vërtet melaiket i shtrijnë krahët e tyre për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij.” I thashë: - Më ngushton në gjoksin tim dhënia mes’h mbi  çorape pas kryerjes së nevojës së madhe dhe urinimit dhe meqë je nga shokët e Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, erdha të të pyes se a ke dëgjuar për këtë çështje ndonjë gjë. Safvani tha: “Po, kur ishim në udhëtim apo udhëtarë, Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na urdhëronte të mos i zbathnim çorapet tri ditë dhe tri net, përveçse në rast të xhunubllëkut, por jo nga nevoja e madhe, urinimi dhe gjumi.” Pastaj i thashë: - A e ke dëgjuar Muhammedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë përmendur ndonjë gjë për dashurinë dhe animin për diçka? Tha: “Po, ishim me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në udhëtim dhe derisa ishim me të, befas thërret një beduin me zë të lartë dhe të fortë: - O Muhammed! Dhe Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia ktheu atij me të njëjtin zë duke i thënë eja. Unë i thashë beduinit: - Mjerë për ty! Ule zërin sepse je te Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e ke të ndaluar (ngritjen e zërit)!  Ai tha: - Për Allahun, nuk do ta ulë zërin! Pastaj tha: - Një njeri e do një popull, por nuk mund t’i arrijë ata... Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Njeriu do të jetë ditën e Gjykimit me atë që do.” Safvani thotë: “Vazhdoi të na fliste i Dërguari i Allahut, derisa përmendi një derë nga perëndimi, ku ecja në gjerësinë e saj apo kalërimi në gjatësinë e saj shkon 40 apo 70 vjet.” Sufjani,  njëri nga transmetuesit, tha: “Kjo derë është në drejtim të Shamit.”

Më pas vazhdon fjala e të Dërguarit: “E ka krijuar Allahu atë ditë kur ka krijuar qiejt dhe tokën. Do të jetë e hapur për pendim dhe nuk do të mbyllet derisa të lindë dielli prej perëndimit.” (Transmeton Tirmidhiu) dhe të tjerët dhe ai tha se ky hadith është i mirë- i vërtet (hasen sahih).

Hadithi nr. 20

Nga Ebu Seid Sa’d ibën Malik ibën Sinan el-Hudrij radijAllahu ‘anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dikur, para jush, ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë. Pyeti për njeriun më të dijshëm në botë dhe e udhëzuan te një rahib (njeri i devotshëm). Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, prandaj a ka për të pendim? Rahibi i thotë se për të nuk ka pendim. Ky e vret  edhe rahibin dhe me të plotëson njëqindshen. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë dhe e udhëzuan te një dijetar. I tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet se a ka për të pendim. Dijetari i tha: “Po! E kush mund të jetë pengesë mes tij dhe pendimit? I tha: “Shko në një vend, i cili është kështu e kështu, aty banojnë disa njerëz të cilët e adhurojnë Allahun. Edhe ti adhuroje Allahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd sepse është vend i keq.” Njeriu u nis dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë u grindën melaiket e mëshirës me melaiket e dënimit. Melaiket e mëshirës thanë: -Ai ka ardhur deri këtu i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar nga Allahu i Madhërishëm. Kurse melaiket e dënimit thanë: -c Asnjëherë më parë nuk ka bërë mire.” Atëherë këtyre melaikeve u vjen një melek tjetër në formë njeriu dhe këta e marrin për gjykatës, që të gjykojë se kush ka të drejtë. Ky u thotë: “Matni distancën mes  dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve. Më afër cilit vend të jetë, atij vendi i takon.” Melaiket e matën hapësirën mes dy vendeve dhe panë se i penduari ishte më afër vendit që synonte (të adhurimit), prandaj e morën melaiket e mëshirës.” (Buhariu dhe Muslimi)

Në Sahih Buhari është ky transmetim: “Njeriu i penduar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, prandaj u llogarit si banor i xhennetit.” Po ashtu, në Sahih Buhari i shtohet edhe ky citat: “Allahu u urdhëron këtë tokë të largohet, kurse tokën tjetër që të afrohet, pastaj tha: “Mateni largësinë e dy vendeve” dhe melaiket panë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të adhurimit, prandaj iu falën mëkatet.”

Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Me gjoksin e tij ishte i drejtuar nga vendi i pendimit.”

Hadithi nr. 21

Transmetohet nga Abdullahu, djali i Ka’b ibën Malikut radijAllahu ‘anhu, i cili ishte udhërrëfyes i babait të tij atëherë kur ishte verbuar, se ka thënë: “E kam dëgjuar Ka’b ibën Malikun kur tregonte se si ka munguar nga ekspedita e Tebukut. Ka’bi tha: "Në asnjërën nga betejat që i udhëhoqi i Dërg uari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk kam munguar, pos në ekspeditën e Tebukut. Pata munguar në betejën e Bedrit, por nuk u qortua askush që mungoi në këtë luftë, ngasë i Dërguari i Allahut dhe muslimanët dolën që të merrnin karvanin e kurejshëve, por Allahu i Lartësuar caktoi betejën mes tyre dhe armikut pa caktuar ndonjë afat më herët. Kam qenë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem natën e Akabesë, atëherë kur ia dhamë besën për Islam dhe nuk dua ta ndërroj këtë me ngjarjen e Bedrit, edhe pse ngjarja e Bedrit përmendet nga njerëzit më shumë se Besëlidhja e Akabesë. Mund t’ju them se para asnjë beteje të mëparshme nuk kam qenë më i fuqishëm dhe më i pasur sesa në këtë betejë që mungova sepse, për Allahun, asnjëherë më parë nuk kam pasur dy kafshë shale siç kam pasur atëherë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk bënte ndonjë luftë e të mos nisej në drejtim të kundërt, ndërsa në rastin e kësaj ekspedite, që u organizua në vapë të madhe, u nis në një rrugë e gjatë dhe në shkretëtirë. Njerëzit iu përgjigjën asaj thirrjeje. I Dërguari ua shpalosi muslimanëve çështjen në mënyrë që të përgatiteshin sa më mirë dhe u tregoi qartë se nga do të shkonin. Numri i muslimanëve me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte shumë i madh dhe nuk i bashkonte ata ndonjë libër ruajtës". (Imam Zuhriu thotë se me këtë libër Ka’bi ka për qëllim Divanin). Ka’bi më tej rrëfen: "Të paktë ishin ata që donin të mungonin e që mendonin se mund ta hetonte këtë i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, vetëm nëse Allahu do t’ia zbulonte përmes shpalljes. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis në këtë ekspeditë atëherë kur piqeshin frutat, të cilat mua më tërhiqnin shumë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe muslimanët që ishin me të u përgatitën. Edhe unë nisa të përgatitesha, por kthehesha dhe nuk kisha vendosur ende asgjë. Mendoja: “Unë mund të përgatitem, nëse dua.” Kështu sillesha poshtë e lartë, saqë njerëzit u përgatitën për udhëtim dhe muslimanët me Muhammedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nisën, kurse unë akoma nuk bëra asgjë. Vazhdova të vonohesha derisa ata u  nisën, kurse unë mendova të nisem e t’i kap rrugës. Eh, sikur ta kisha bërë! Por nuk ishte shkruar të shkoja me ta. Pas nisjes së Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur i pashë njerëzit e mbetur në qytet, fillova të mërzitem shumë pasi nuk shihja shëmbëlltyrë për mua përveç njeriut të dyshuar për hipokrizi si dhe njerëzit e dobët, të cilët i kishte arsyetuar Allahu (për të mos marrë pjesë në luftë). Iu kujtova Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vetëm kur arriti në Tebuk, përderisa ishte me njerëz ulur. Ai tha: -Çfarë bëri Ka’b ibën Maliku? Një njeri nga fisi Benu Seleme tha: -E kanë ndalur rrobat dhe shikimi i muskujve (pasuria dhe vetëpëlqimi), o i Dërguari i Allahut! -Sa fjalë të keqe ke thënë!- ia priti Muadh ibën Xhebeli dhe shtoi: -Për Zotin, o i Dërguar i Allahut, për të nuk dimë tjetër veçse mirë. I Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem heshti. Ndërsa Muhammedi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem po qëndronte ashtu, pa një njeri me rroba të bardha, largohej me të mirazhi i shkretëtirës dhe Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Të jetë Ebu Hajthemeh el Ensari?!” Dhe vërtet ai ishte. Ai (para një kohe) dha një pjatë lëmoshë me hurma, kurse hipokritët e fyen.” Ka’bi pastaj vazhdon: “Kur kuptova se i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis prapë nga Tebuku, u pikëllova shumë, saqë fillova të kujtoja ndonjë gënjeshtër dhe thashë: -Ç’do t’i them dhe si do të shpëtoj nesër nga hidhërimi i tij? Për këtë çështje fillova të konsultohem me të gjithë njerëzit e ditur të familjes sime. E kur thanë se ai po vinte, hoqa dorë nga mashtrimi dhe kuptova se nuk mund të arsyetohesha me asgjë dhe vendosa të tregoja të vërtetën. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem erdhi. Kur kthehej nga rruga, ai së pari shkonte në xhami, falte dy rekate dhe pastaj ulej me njerëzit. Dhe kur e bëri tërë këtë, nisën të vijnë të gjithë ata që munguan dhe t’i arsyetojnë mungesat e tyre dhe t’ia japin besën sërish. Ishin mbi tetëdhjetë sosh. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i pranoi pretekstet dhe betimet e tyre dhe e luti Allahun t’ua falë, duke ia lënë Allahut atë që kanë në zemrat e tyre. Erdha edhe unë te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e përshëndeta. Ai qeshi me të qeshurën e njeriut të cilin dikush e ka hidhëruar dhe më tha t’i afrohem. Iu afrova dhe u ula para tij. -Ç'të pengoi? -pyeti. -A nuk pate blerë kafshë shale? Unë u përgjigja: “O Pejgamber i Allahut! Për Zotin, sikur të isha ulur para çdokujt tjetër në këtë dunja, do të mendoja se mund të justifikohesha me ndonjë pretekst, ngase e kam aftësinë e debatimit, mirëpo jam i bindur se sikur sot të kisha thënë ndonjë gënjeshtër që të pajtohesh me mua, Allahu shpejt do të të bënte të hidhërohesh me mua. E nëse them të vërtetën, ajo do të të hidhërojë. Por unë pres pas kësaj përfundim të mirë nga Allahu. Për Zotin, nuk kam asnjë arsyetim. Dhe për Zotin, kurrë nuk kam qenë më i fuqishëm dhe  më i pasur se atëherë kur nuk t'u bashkëngjita.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: -Për sa i përket këtij, ka thënë të vërtetën. Ngrihu dhe shko, që Allahu të gjykojë për ty. M'u afruan njerëzit e fisit Benu Seleme dhe thanë: -Për Zotin, ne nuk e dimë se ke bërë deri tani ndonjë mëkat. A nuk munde t’i kërkosh falje Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem si të tjerët dhe do të mjaftonte që ai ta luste Allahun e Lartësuar për faljen e mëkateve të tua? Për Zotin, aq më qortuan, saqë gati desha të shkoja tek i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe t’i thosha se kisha gënjyer. I pyeta më pas a kishte vepruar edhe dikush tjetër si unë dhe më thanë se janë edhe dy njerëz të tjerë, të cilëve u ishte thënë njësoj si mua. Ata ishin Muraretu Ibën Er-Rebi’ dhe Hilal Ibën Umejje el-Vakifi. Këta të dy ishin njerëz të mirë, kishin marrë pjesë në betejën e Bedrit, njerëz tek të cilët kam shembull.” Ka’bi më tej rrëfen: "Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ua ndaloi njerëzve të flasin me ne të tre që nuk shkuam me të në Tebuk dhe njerëzit iknin prej nesh dhe ndryshuan në sjellje aq sa nuk më jetohej në këtë tokë, sikur ajo të mos ishte toka në të cilën ecja më parë. Vazhduam në këtë gjendje për 50 ditë. Dy të tjerët u tërhoqën dhe rrinin në shtëpitë e tyre duke qarë, kurse unë, pasi isha më i qëndrueshëm dhe më i ri se ata, dilja jashtë, shkoja në xhami dhe ecja nëpër treg, por askush nuk fliste me mua. Shkoja edhe te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur rrinte me njerëzit pas namazit, i jepja selam dhe thosha me veten time a i lëvizi buzët duke iu përgjigjur selamit apo jo. Falesha afër tij dhe fshehurazi e shikoja dhe hetova se teksa falesha, ai shikonte nga unë, ndërsa kur kthehesha nga ai, e kthente shikimin në anën tjetër. Kur ky injorim nga ana e muslimanëve zgjati, shkova dhe u ngjita në murin e kopshtit të Ebu Katades, i cili është kushëriri im (djali i xhaxhait) dhe njeriu të cilin e dua më tepër. I dhashë selam dhe për Zotin nuk ma ktheu selamin. -Për Zotin, Ebu Katade, a e di se unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij?- i thashë, por ai vetëm heshti. Edhe një herë u betova, prapë edhe një herë, derisa foli dhe tha: -Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Atëherë më pikuan lotët, u ngjita në mur dhe u largova. Kur po ecja nëpër tregun e Medinës, një nebetij (bujk) prej Shamit, që kishte ardhur në Medinë të shiste gjëra ushqimore, pyeti duke thënë: -Kush më çon te Ka’b ibën Maliku? Njerëzit e dërguan tek unë dhe ai më dha një letër prej mbretit Gasan. E lexova letrën, në të shkruhej: "Kemi kuptuar se miku yt të ka refuzuar, kurse  Allahu nuk të ka krijuar të jesh i përbuzur dhe i refuzuar. Bashkohu me ne dhe ne do të të ngushëllojmë." Kur e lexova letrën, mendova se kjo ishte edhe një sprovë tjetër. E hodha në furrë dhe e dogja. Kur kaluan dyzet ditë izolim dhe shpallja nuk zbriti ende, erdhi lajmëtari i Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe tha: - Pejgamberi të urdhëron të largohesh nga gruaja jote. -Të shkurorëzohem apo diçka tjetër?- pyeta. -Jo, vetëm mos t’i afrohesh. Të njëjtën gjë u ka thënë edhe dy të tjerëve. I thashë gruas që të shkojë te familja e saj dhe të rrijë derisa Allahu t’i japë fund kësaj pune. Gruaja e Hilal Ibën Umejjes erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: -O i Dërguar i Allahut, Hilali është plak i pafuqishëm e nuk ka shërbëtor. A e urren që t’i shërbej? -Jo, por mos të afrohet- u përgjigj ai. – Ai, për Zotin, nuk është i interesuar për asgjë dhe vazhdimisht qan, që nga momenti kur e vure në izolim e deri sot – tha ajo. Ka’bi vazhdon: “Dikush prej familjes më thoshte ta pyesja Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për gruan time, pasi ia lejoi Hilalit që t’i shërbej gruaja e vet, por thashë: -Për Zotin, nuk do ta pyes! Ku ta di se çfarë do të më thotë nëse e pyes, duke pasur parasysh se unë jam i ri.” Ka’bi më tej rrëfen: “Kaluan edhe dhjetë ditë, u bënë plot pesëdhjetë që kur muslimanëve iu ndalua të flasin me ne. Në mëngjesin e natës së pesëdhjetë fala sabahun në tarracën e njërës prej shtëpive tona dhe derisa isha ulur në atë gjendje që Allahu ka treguar për ne, nga mërzia më ishte ngushtuar shpirti dhe toka me gjerësinë e saj, dëgjova se si nga kodra Sel’ dikush thërriste me tërë zërin e tij: -O Ka’b ibën Malik! Përgëzim! Rashë në sexhde dhe kuptova se erdhi lehtësimi dhe fundi i brengave të mia. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, pas faljes së namazit të sabahut, shpalli se Allahu na kishte falur dhe njerëzit nxitonin të na përgëzonin. Dy të tjerëve u shkuan përgëzuesit, kurse një njeri i  hipi kalit dhe u nis për tek unë, ndërsa një tjetër nga fisi Eslem ishte ngjitur në kodër dhe bërtiste. Zëri i tij ishte më i shpejtë se kali. Kur erdhi ai, zërin e të cilit dëgjova, dhe më përgëzoi, hoqa dy palë rrobat e mia dhe ia dhashë atij, edhe pse, për Zotin,  atë ditë nuk kisha rroba të tjera. Më vonë mora hua dy palë rroba (të epërmen dhe të poshtmen), i vesha dhe shkova te Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam. Njerëzit më takonin grupe-grupe dhe më uronin faljen, duke thënë: -Falja e Allahut le të sjellë lehtësim! Kur hyra në xhami, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem rrinte ulur, kurse njerëzit qëndronin përreth tij. Talha ibën Ubejdullahu u hodh dhe nxitoi tek unë, më përshëndeti dhe më uroi. Askush tjetër nga muhaxhirët nuk u ngrit. (Abdullah ibën Ka’bi shton këtu se Ka’bi këtë gjë nuk ia harroi kurrë Talhasë.) Ka’bi vazhdon të rrëfejë: “Kur i dhashë selam Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, fytyra i shkëlqente nga gëzimi dhe tha: -Gëzoju ditës më të mirë që kur të ka lindur nëna! -A është prej teje, o i Dërguari i Allahut, apo prej Allahut? – e pyeta. - Nuk është prej meje, por prej Allahut- m'u përgjigj ai. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem gëzohej për diçka, fytyra i shkëlqente sikur të ishte pjesë prej hënës. Dhe ne e hetonim këtë. Kur u ula para tij thashë: - O i Dërguari i Allahut, në shenjë pendimi po ia lë pasurinë time si sadaka Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: -Më mirë është të mbash edhe për vete një pjesë të pasurisë. -Do të mbaj shigjetën time, hisen që më takoi nga Hajberi- u përgjigja dhe shtova: -Allahu më shpëtoi për shkak të sinqeritetit dhe në pendimin tim hyn edhe ajo se përderisa të jem gjallë, do të flas vetëm të vërtetën. Dhe, për Zotin, që kur ia thashë këtë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, nuk njoh askënd prej muslimanëve, të cilin Allahu e ka begatuar, që t'i përmbahet sinqeritetit në të folur më shumë se unë. E lus Allahun të më ruajë edhe në pjesën e jetës që më ka mbetur!"

Ka’bi vazhdon: "Allahu zbriti fjalët e Tij në Kur’an ku thotë: "Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë...” deri te fjala "...vërtet,  Ai  është  i  Butë  dhe i Mëshirshëm me ta.” Dhe fjala e Tij: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa atëherë, kur toka, sado e gjerë, iu duk e ngushtë...” deri te fjala: "...O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!" (Et-Tevbe: 117-119)

Ka’bi vazhdon: "Për Allahun, nuk më ka dhuruar Allahu ndonjë dhunti më të madhe për mua, pasi më udhëzoi në Islam, sesa që u tregova i sinqertë me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe nuk e gënjeva dhe kështu të humbja ashtu siç humbën ata që gënjyen. Për ata që gënjyen, Allahu tha fjalë të këqija, të cilat nuk i tha për askënd tjetër: “Kur të ktheheni tek ata, do t’ju betohen për Allahun që t’i lini. Largohuni prej tyre! Ata janë të ndyrë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Ky është dënimi për veprat e tyre. Ata do t’ju betohen që të jeni të kënaqur me ata. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ata, dijeni se Allahu sigurisht që nuk është i kënaqur me popullin e pabindur.” (Et- Tevbe: 95-96)

 Ka’bi vazhdon më tej: “Ne të tre mbetëm mbrapa pas atyre të cilët iu betuan Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai ia pranoi arsyetimin, ua dha besën dhe kërkoi falje për ta, kurse çështjen tonë e la derisa të gjykojë Allahu. I Lartësuari thotë: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa” sepse nuk është mbetje pas nga lufta, por lënie pas nga ana e të Dërguarit të Allahut dhe vonimi i çështjes sonë nga ata të cilët iu betuan dhe u arsyetuan tek ai. Dhe ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ua pranoi atyre.” Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u nis për në ekspeditën e Tebukut ditën e enjte sepse kishte dëshirë të udhëtonte të enjteve.”

Në një transmetim tjetër thuhet: “I Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem mbërrinte nga udhëtimi vetëm ditën në kohën e duhasë dhe së pari shkonte në xhami, falte dy rekate pastaj ulej në të.”

Hadithi nr. 22

Transmeton Ebu Nuxhejd, Imran ibën Husejn radijAllahu ‘anhu, se një grua nga fisi Xhuhejne erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke qenë shtatzënë nga binaja dhe tha: “Meritoj ndëshkim, ekzekutoje atë mbi mua.” Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem e thirri përgjegjësin e saj dhe i tha: “Kujdesu mirë për të dhe kur të lindë, eja tek unë.” Kështu veproi. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem urdhëroi që t’i shtrëngohen rrobat, pastaj urdhëroi të gurëzohet. Pastaj ia fali namazin. Kurse Umer ibën el Hattabi radijAllahu ‘anhu tha: “O i Dërguar i Allahut, ia fale namazin asaj që kishte bërë zina?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vërtet ajo është penduar me një pendim që sikur t’u ndahej shtatëdhjetë banorëve të Medinës, do t’u mjaftonte. A ke gjetur pendim më të vlefshëm sesa flijimi për Allahun?” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 23

Nga Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhuma përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Sikur biri i Ademit të kishte një luginë me arë, do të dëshironte të kishte dy lugina (në vend të njërës). Gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë përveç dheut. Atyre që pendohen, Allahu ua pranon.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 24

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i Madhërishëm qesh me dy njerëz, njëri e vret tjetrin dhe të dy hyjnë në Xhenet. Njëri prej tyre lufton në rrugë të Allahut dhe vritet, kurse vrasësin e mëshiron Allahu dhe ky e pranon Islamin e pastaj vritet në xhihad (edhe vetë bëhet shehid).” Buhariu dhe Muslimi.

Durimi

Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri- tjetrin të jeni të tillë…” (Ali Imran: 200)

Dhe thotë:“Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit!” (El- Bekare: 155)

Dhe thotë i Lartësuari: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.” (Ez Zumer: 10)

Dhe: “Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” (Esh Shura: 43)

Ai gjithashtu thotë:“O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.” (El Bekare: 153)

Dhe:“Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.” (Muhamed: 31)

Hadithi nr. 25

Nga Ebi Malik el-Harith ibën Asim el-Esh’arij radijAllahu ‘anhu përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu lil-lahi (falënderimi Allahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanAllahi uelhamdulil-lahi (lavdia dhe falënderimi Allahut) mbush gjithçka mes qiejve dhe tokës, namazi është dritë, sadakaja është dëshmi (e besimit), durimi është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri, kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 26

Ebu Seid Sa’d ibën Malik el-Hudrij radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Një grup njerëzish prej ensarëve kërkuan (sende të ndryshme) nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ai u dha. Ata përsëri kërkuan, e ai prapë u dha çka kërkuan, derisa nuk i mbeti asgjë. E kur u harxhua krejt çka kishte, u tha: “Çdo gjë të mirë që kam do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej, as do ta mbaj për vete, por kush dëshiron dhe kërkon dëlirësi, Allahu do t’ia japë. E kush kërkon dhe dëshiron pavarësi, Allahu do ta bëjë të pavarur, të pasur. Kush bën shumë durim, Allahu do ta ndihmojë në durim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e kompletuar sesa durimi.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 27

Nga Ebu Jahja Suhejb ibën Sinani radijAllahu ‘anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gjë e gëzueshme, ai falënderon (Allahun) e kjo është mirë për të. Kurse nëse e godet gjë e keqe, ai bën durim, andaj edhe kjo është mirë për të.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 28

Transmetohet nga Enesi radijAllahu ‘anhu se ka thënë: “Pasi e rëndoi sëmundja Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i binte të fikët nga mundimi i vdekjes, Fatimja radijAllahu ‘anha tha: “Oh, mundimi i babait tim!” Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem tha: “Prej sot babai yt nuk do të ketë më mundim.” Pasi ndërroi jetë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ajo tha: “O babai im, që iu përgjigj thirrjes së Zotit të vet! O babai im, që xhenneti firdevs është vendi i tij! O babai im, që edhe Xhibrilin e ngushëllojmë!” Kur i Dërguari u varros, Fatimja radijAllahu ‘anha tha: “A u kënaqën shpirtrat tuaj kur hidhnit dhé mbi trupin e të Dërguarit të Allahut?” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 29

Transmetohet nga Ebu zejd Usame ibën Zejd ibën Harithe, rob i liruar i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, njeri i dashur për të dhe bir i një njeriu të dashur radijAllahu ‘anhuma, se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më dërgoi te Pejgamberi me porosi se djalin e ka të sëmurë për vdekje dhe që ai të shkonte tek ajo. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e kthen këtë me selam dhe i thotë: “Vërtet, e Allahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, prandaj le të bëjë durim duke llogaritur shpërblim me të tek Allahu.” Vajza e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e dërgoi përsëri dhe i betohet që të vijë. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngrit në këmbë e me të ishin Sa’d ibën Ubade, Muadh ibën Xhebeli, Ubej ibën Ka’bi, Zejd ibën Thabiti dhe të tjerë radijAllahu ‘anhum. Kur shkoi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem te vajza e tij, ia dhanë fëmijën në duar. I Dërguari e mori në prehrin e vet. Fëmijës i dridhej trupi, ndërsa Pejgamberit iu mbushën sytë me lot. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguar i Allahut?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kjo është mëshirë, të cilën Allahu e vendos në zemrën e robërve të Tij.” Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe njëmend, Allahu bën mëshirë ndaj robërve të Tij të mëshirshëm.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 30

Transmetohet nga Suhejbi radijAllahu ‘anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nga popujt që ishin para jush, ka qenë një mbret që ka pasur një magjistar. Kur ai magjistar është plakur, i ka thënë mbretit: -U plaka dhe koha ime gati mbaroi. Më sill një fëmijë të cilit do të mund t’i mësoj magjitë. Mbreti i solli atij një fëmijë dhe ky filloi t’ia mësojë magjitë. Sa herë që fëmija shkonte tek magjistari, ndalej te një dijetar dhe dëgjonte fjalimet e tij dhe mahnitej. Kur ka shkuar tek magjistari, ai e ka rrahur (për shkak të vonesës). Djaloshi iu ankua dijetarit. Dijetari i thë: -Kur të kesh frikë nga magjistari, thuaj “më vonuan njerëzit e mi” (familja ime) dhe kur të kesh frikë nga njerëzit e tu, thuaj “magjistari më vonoi”. Djaloshi vazhdoi ashtu (për një kohë), derisa (një ditë) hasi në rrugë një kafshë të madhe dhe njerëzit nuk mund të kalonin. Atëherë djaloshi tha: -Sot dua të mësoj a është magjistari më i mirë apo dijetari. Mori një gur dhe tha: -O Allah! Nëse punët e dijetarit pëlqehen nga Ti më shumë se ato të magjistarit, atëherë vrite këtë krijesë që të mund të kalojnë njerëzit! Gjuajti me gur, e vrau krijesën dhe njerëzit mund të kalonin rrugën. Djaloshi shkoi tek dijetari dhe i tregoi për ngjarjen. Dijetari i tha: -O Biri im! Sot ti je më i mirë se unë dhe ke arritur atë që shoh. Do të gjykohesh, por mos u trego për mua. Djaloshi shëronte njerëzit e sëmurë nga verbëria e lindjes, lebra dhe sëmundje të tjera. Një oborrtar i mbretit, i cili ishte verbuar, kishte dëgjuar për djaloshin. Ai shkoi te djaloshi me dhurata dhe i tha: -Nëse më shëron, këto dhurata janë për ty. Djaloshi iu përgjigj: -Unë nuk shëroj askënd. Allahu është Ai që i shëron njerëzit. Pra, nëse beson në Allahun  dhe i lutesh Atij, Ai do të shërojë. Ai i besoi dhe iu lut Allahut dhe Allahu e sheroi atë. Më vonë oborrtari u kthye te mbreti dhe u ul në vendin e tij. Mbreti i tha: - Kush ta ktheu shikimin? Oborrtari iu përgjigj: -Zoti im. Mbreti pastaj tha: -Unë! Oborrtari i tha: -Jo, Zoti im dhe Zoti juaj, Allahu. Mbreti e pyeti: -A ke ti Zot tjetër përveç meje? Oborrtari u përgjigj: -Po, Zoti juaj dhe Zoti im është Allahu. Mbreti filloi ta torturonte derisa ai tregoi për djaloshin. E çuan djaloshin te mbreti, i cili i tha: -O djalosh! A është forcuar magjia jote deri në atë shkallë sa shëron verbërinë nga lindja, lebrën dhe sëmundje të tjera?! Djaloshi u përgjigj: -Unë nuk shëroj askënd. Vetëm Allahu mund të shërojë. Mbreti tha: -Unë! Djaloshi mohoi. Pastaj mbreti pyeti: - A ke ti Zot tjetër përveç meje? Djaloshi u përgjigj: -Zoti im dhe Zoti juaj është Allahu. Ai filloi ta torturojë derisa i tregoi për dijetarin. E çuan dijetarin te mbreti dhe ai tha: -Hiq dorë nga feja jote! Dijetari refuzoi dhe mbreti urdhëroi të sillet një sharrë, me të cilën e prenë në dy pjesë. Pastaj i tha oborrtarit që dikur ishte i verbër: - Hiq dorë nga feja jote! Ai refuzoi dhe kështu mbreti urdhëroi që të sillet sharra dhe ia vendosën në mes të kokës. E prenë edhe atë në dy pjesë. Pastaj sollën djaloshin, të cilit i tha: - Hiq dorë nga feja jote! Ai refuzoi dhe mbreti e dërgoi me disa njerëz në majë të një kodre. Mbreti u tha njerëzve: -Ngjituni kodrës me të, derisa të arrini në majë dhe shihni nëse ai heq dorë nga feja e tij. Nëse jo, hidheni poshtë! Ata u nisën me djaloshin dhe kur arritën në majë, ai  tha:

-O Allah! Më shpëto prej tyre me çfarëdo mënyre që Ti dëshiron! Kodra u drodh dhe të gjithë ata ranë poshtë. Djaloshi u kthye te mbreti duke ecur. Mbreti e  pyeti: -Po shoqëruesit? Djaloshi u përgjigj: -Allahu më shpëtoi prej tyre. Mbreti urdhëroi disa njerëz që ta dërgojnë djaloshin me një anije deri në mes të detit dhe u tha: -Nëse heq dorë nga feja e tij mirë, por nëse refuzon, mbyteni ata e dërguan deri në mes të detit dhe ai tha: -O Allah! Më shpëto prej tyre me çfarëdo mënyre që Ti dëshiron! Të gjithë u mbytën në det. Pastaj djaloshi u kthye te mbreti, i cili e pyeti: -Po shoqëruesit e tu? Djaloshi u përgjigj: -Allahu më shpetoi prej tyre. Pastaj i tha mbretit: -Nuk do të kesh mundësi të më vrasës derisa të bësh atë që të urdhëroj. Nëse e bën, mund të më vrasësh. Mbreti e pyeti: -E ç’është ajo? Djaloshi u përgjigj: -Mblidhi njerëzit në një vend të hapur-shesh dhe më lidh në trungun e një peme, pastaj merr një shigjetë nga torba ime dhe thuaj: -Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit! Nëse e bën këtë, do të mund të më vrasës. Mbreti veproi ashtu siç i tha djaloshi, e vuri shigjetën në hark dhe tha: - Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit. Shigjeta e qëlloi djaloshin, i cili vendosi dorën mbi plagën e shigjetës dhe vdiq. Njerëzit dëshmuan: -Ne besojmë në Zotin e djaloshit! Pastaj mbretit i thanë:

- A nuk e sheh që ndodhi ajo që ti kishe frikë? Për Allahun, të gjithë njerëzit kanë besuar (në Zotin e djaloshit). Ai urdhëroi që të hapet një hendek në hyrjet e rrugëve dhe t’u vihet zjarri. Pastaj mbreti tha: -Kush heq dorë nga feja e tij, të lirohet. Kush nuk heq dorë, hidheni në zjarr! Dhe njerëzit po digjeshin në zjarr, derisa erdhi një grua me foshnjën e saj në gji. Dukej se ajo hezitonte të përfundonte në zjarr, por foshnja i thotë: “Ki durim nënë! Me të vërtet ti je pasuese e së vërtetës!” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 31

Transmetohet nga Enesi radijAllahuanhu të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju Allahut dhe bëj durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: “(O i Dërguari i Allahut) Nuk të njoha.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri).” Buhariu dhe Muslimi. Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj (të vogël).”

Hadithi nr. 32

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit  Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote dhe ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, nuk është tjetër përveçse xhennetit.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 33

Transmetohet nga Aishja radijAllahu ‘anha se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se “ajo është dënim (adhab). që Allahu ia dërgon kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjendet në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që Allahu ia  ka përcaktuar e të mos e ketë shpërblimin e shehidit.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 34

Transmetohet nga Enesi radijAllahu ‘anhu, i cili thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin  e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Allahu thotë: “Nëse robin Tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) dhe ai bën durim, do t'ia kompensoj me Xhenet.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 35

Nga Ata ibën ebi Rebahu transmetohet të ketë thënë: “Ibën Abbasi më ka thënë: “A dëshiron të të tregoj një nga gratë e xhennetit? I thashë se po dhe ai më tha: “Kjo grua e zezë erdhi te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “Mua nganjëherë më godet epilepsia dhe zbulohem (zhvishem duke mos e kuptuar fare), prandaj lute për mua Allahun e Madhërishëm.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nëse do, bëj durim në sëmundje dhe do të fitosh xhennetin, por nëse do, po i bëj lutje Allahut të Madhërishëm që të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj.” Pastaj vazhdoi: “Kur më godet kjo sëmundje zhvishem, ndaj lute Allahun që të mos zhvishem.” Dhe Pejgamberi i bëri lutje.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 36

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “Sikur e shikoj të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se si tregon për njërin nga Pejgamberët e Allahut salavatull-llahi ve selamuhu alejhim, të cilin e kanë rrahur populli i vet aq shumë sa e ka përgjakur, ndërsa ai duke fshirë gjakun nga fytyra thoshte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dinë.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 37

Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjithçka që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim dhe ankth, madje edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre Allahu  ia shlyen mëkatet atij.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 38

Transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu se ka thënë: “Hyra te Pejgamberi alejhis-salatu ves selem kur ai kishte temperaturë. I thashë: -O i Dërguar i Allahut! Ti vërtet ke temperaturë të madhe. Tha: “Po. Unë kam temperaturë aq sa mund të kenë dy burra prej jush.” Thashë: -A është kjo për arsye se ti shpërblehesh dyfish? Tha: “Po, kjo është kështu. Nuk ka mysliman që shqetësohet me diçka sa ferra që i hyn në këmbë ose më shumë e të mos ia shlyejë Allahu mëkatet dhe t’i bien mëkatet ashtu siç i bien pemës gjethet.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 39

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu përcillet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kujt dëshiron Allahu t'i japë të mira, do të sprovohet nga Ai (në trup, në pasuri ose në të dashurit e tij).” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 40

Nga Enesi radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi  ve  sel-lem  ka  thënë:  “Askush prej jush të mos e  dëshirojë vdekjen   për shkak të një fatkeqësie që i ka rënë. E nëse patjetër duhet ta bëjë  këtë, atëherë le të thotë: “O Zoti im, më bëj mua të jetoj derisa jetë të jetë më e dobishme për mua, por më bëj të vdes nëse vdekja është  më e dobishme për mua!” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 41

Transmetohet nga Ebu Abdullah Hab-bab ibën el-Eret-ti radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë: “Iu ankuam të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem (për vështirësitë nga mushrikët e Mekës) derisa ai kishte mbështetur kokën në një nga rrobat e tij nën hijen e Qabesë, duke i thënë: -A nuk do të kërkosh ndihmë për ne? A nuk do të lutesh për ne?” Ai tha: “Tek ata (besimtarë) që ishin para jush, merrej njeriu, i hapej një gropë në tokë dhe e vendosnin në të. Më pas merrnin sharrën, ia vendosnin në kokë dhe e ndanin në dy pjesë, pastaj ia rripnin me krehër hekuri mishin dhe lëkurën e tij, por kjo nuk e largonte atë nga feja e tij. Për Allahun! Allahu do të plotësojë këtë fe, saqë do të udhëtojë kalorësi prej San’as deri në Hadramevt (Emra qytetesh në Jemen.) duke mos iu frikësuar pos Allahut apo ujkut për kopenë e tij, por ju po nxitoni.” Transmeton Buhariu

Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Derisa ai ishte mbështetur në një rrobë, ndërsa ne kishim përjetuar nga mushrikët tortura.”

Hadithi nr. 42

Nga Ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Pas betejës së Hunejnit, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i dalloi disa njerëz në ndarjen e plaçkës së luftës. Ai i dha el Akra’ ibën Habisit njëqind deve, Ujejne ibën Hisnit po ashtu. U dha disa njerëzve autoritativë duke i dalluar atë ditë. Një njeri tha: “Për Allahun, kjo ndarje nuk u bë me drejtësi dhe me këtë nuk u synua kënaqësia e Allahut.” Unë thashë: -Për Allahun, do ta lajmërojë për këtë të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Shkova tek ai dhe e lajmërova për atë që kishte thënë. Në moment i ndryshoi fytyra e tij derisa u bë e tëra si e kuqe, e më pas tha: “E kush do të mbaj drejtësi nëse Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk mbajnë drejtësi?!” Pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain, është ofenduar edhe me më shumë se kjo, por bëri durim.” Thashë: -S’ka gjë, pas kësaj here nuk do t’i tregoj asgjë.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 43

Transmetohet nga Enesi radijAllahu ‘anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu i do të mirë një robi të Tij, ia shpejton dënimin në këtë botë. E kur Allahu nuk ia do të mirën një robi të Tij, nuk e dënon atë në këtë botë për shkak të mëkateve të tij, derisa ta shpërblejë me ato mëkate Ditën e Kiametit.”

Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtet madhësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësive (sprovave në këtë botë). Vërtet, kur Allahu e do një popull, i sprovon ata (me fatkeqësi). Kush ndahet i kënaqur (nga ajo fatkeqësi), do të ketë kënaqësinë e Allahut. E, kush ndahet (nga ajo fatkeqësi) i hidhëruar, ai do të ketë hidhërimin e Allahut.” Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se ky hadith është i mirë (hasen).

Hadithi nr. 44

Transmetohet nga Enesi radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë: “Ebu Talha radijAllahu ‘anhu kishte një djalë, i cili ankohej nga një sëmundje. Doli Ebu Talha nga shtëpia dhe pas pak djaloshi vdiq. Kur u kthye, pyeti si është djali. Umu Sulejme, nëna e fëmijës, i tha: “Është më i qetë se kurrë më parë.” I dha atij darkën dhe pasi hëngri, bëri marrëdhënie me të. Më pas Umu Sulejme i tha: “Varroseni fëmijën.” Kur u zgjua në mëngjes, Ebu Talha erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi  ve sel-lem dhe i tregoi. Ai i tha: “Ke pasur marrëdhënie me gruan tënde mbrëmë?” Ai tha po. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “O Zot, bekoji këta të dy!” Dhe u lindi një djalë.” Enesi radijAllahu ‘anhu thotë: “Më ka thënë mua Ebu Talha dërgoje (fëmijën e porsalindur) deri te Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i dha me vete disa hurma. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem tha: “A ka me vete diçka?” Ai tha: “Po, hurma.” I mori Profeti  sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i përtypi dhe më pas i mori nga goja e tij dhe ia dha  foshnjës në gojën e saj duke ia lyer atë (me lëng hurmash) dhe e emërtoi Abdullah.” Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim të Buhariut: “Ka thënë ibën Ujejne: “Një njeri nga ensarët  tha: - I kam parë nëntë fëmijë, të gjithë lexonin Kur’anin, d.m.th. nga fëmijët e Abdullahut.”

Në një transmetim të Muslimit: “I vdiq Ebu Talhas një djalë të cilin e kishte me Umu Sulejmen dhe ajo u tha familjarëve të saj: -Mos i tregoni Ebu Talhas për birin e tij derisa ta lajmëroj unë. Erdhi ebu Talha dhe ajo i shtroi darkën. Ai hëngri dhe piu. Më pas iu zbukurua atij më mirë se çdo herë dhe bëri marrëdhënie me të.  Pasi ai hëngri dhe bëri marrëdhënie me të, i tha: -O Ebu Talha, a e ke parë një popull që i jep hua një familjeje dhe më pas kërkojnë huan e tyre? A i takon kësaj familjeje t’ia ndalojnë huan? Ai tha jo. Ajo tha: -Llogarite djalin tënd kështu. Ai u zemërua e më pas tha: -Më bëre të qetësohem e më pas më tregove për djalin tim?! Shpejtoi derisa erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe  i tregoi për atë që kishte ndodhur. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Allahu ju bekoftë këtë natë!” Enesi thote: “Kishte mbetur shtatzënë Umu Sulejme atë natë.” I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në udhëtim dhe ajo ishte me të. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur vinte nga udhëtimi, nuk dëshironte të hynte në Medinë pa i treguar familjes së tij. Kur u afruan afër Medinës, Umu Sulejmen e kapën dhimbjet e lindjes dhe Ebu Talha u preokupua. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vazhdoi udhëtimin, ndërsa Ebu Talha tha: “Vërtet, Ti o Zoti im e di se sa kam dëshirë të dal me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur ai del për udhëtim dhe të hyj me të në Medinë, por më pengon kjo që sheh.” Umu Sulejme tha: “O Ebu Talha, nuk e ndiej atë dhimbje që ndieja më parë, vazhdo rrugën.” Vazhduan të ecin dhe atë përsëri e kapën dhimbjet e lindjes. Ku arritën në Medinë, i lindi një djalë. Enesi thotë: -Më tha mua nëna ime: “O Enes, nuk i jep të pijë fëmijës askush përderisa të shkosh me të tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Në mëngjes shkoi me të tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe kështu përmendi plotësimin e hadithit.

Hadithi nr. 45

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu, se i Dërguari i All-llahut sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është trimëri t’i mundësh të tjerët në mundje, në dyluftim, por trimëri është ta përmbash veten nga zemërimi.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 46

Transmetohet nga Sulejman ibën Suredi radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë: “Isha ulur me Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur dy nga njerëzit po fyenin njëri-tjetrin. Njërit prej tyre i ishte skuqur fytyra dhe i ishin fryrë damarët nga zemërimit. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Vërtet, unë di një fjalë që nëse e thotë, do t'i kalojë zemërimi. Sikur të thotë eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (kërkoj mbrojtje nga Allahu prej  shejtanit të mallkuar), do t’i largohet zemërimi.” Atëherë të pranishmit i thanë: “Profeti tha kërko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 47

Transmetohet nga Muadh ibën Enesi radijAllahu ‘anhu, se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e përmban zemërimin e tij duke pasur mundësi ta shprehë mbi atë që e ka zemëruar, Allahu i Lartësuar do ta thërrasë atë në Ditën e Kiametit para të gjitha krijesave që të zgjedhë cilën të dojë nga hyritë (e xhennetit).”

Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe ka thënë se ky hadith është i mirë (hasen).

Hadithi nr. 48

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu, se një njeri i tha Profetit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem: “Më këshillo.” Ai i tha: “Mos u zemëro!” Ia përsëriti këtë pyetje disa herë dhe ai tha: “Mos u zemëro!” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 49

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu të ketë thënë: “Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtarit dhe besimtarja nuk do të ndalën së godituri nga fatkeqësitë në veten e tyre, fëmijët e tyre dhe pasurinë e tyre derisa ta takojnë Allahun e lartësuar pa asnjë mëkat.” Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se ky hadith është i mirë-i vërtet (hasenun sahih).

Hadithi nr. 50

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhuma, i cili ka thënë: “Erdhi Ebu Ujejne ibën Hisnin dhe u vendos te djali i vëllait të tij, El-Hurr ibën Kajsi, i cili ishte nga grupi që Umeri radijAllahu ‘anhu mbante afër vetes. Lexuesit e Kur’anit ishin pjesëmarrësit e kuvendit të Umerit radijAllahu ‘anhu dhe këshilltarët e tij,  pa marrë parasysh a ishin të moshuar apo të rinj. I tha Ujejne birit të vëllait të tij: “O biri i vëllait tim, ti ke afërsi me këtë udhëheqës, atëherë kërkoji atij leje për mua.” Ai kërkoi leje për të dhe Umeri e lejoi. Kur ai hyri, tha: “Na jep më shumë o biri i Hattabit! Për Allahun ti nuk po na jep me bollëk dhe nuk po gjykon me drejtësi mes nesh!” Umeri radijAllahu ‘anhu u zemërua derisa deshi ta rrihte, atëherë Hurri i tha: “O udhëheqës i besimtarëve! Allahu i Lartësuar i ka thënë Profetit të Tij: “Trego mëshirë, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit, injorantët.” (El-A’raf: 199). E ky vërtet është nga të paditurit. Për Allahun, nuk e anashkaloi Umeri këtë ajet, ai ndalej kur i kujtonin Librin e Allahut të Lartësuar. Transmeton Muslimi

Hadithi nr. 51

Transmetohet nga Ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu, se i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet pas meje do të ketë egoizëm (el- ethereh) dhe punë të cilat do t’i kundërshtoni.” Ata thanë: “O i Dërguar i Allahut, me çfarë po na urdhëron?” Ai tha: “Të jepni hakun që keni për obligim dhe të kërkoni nga Allahu atë që ju takon.” Buhariu dhe Muslimi.

El-ethereh është veçimi me një gjë në të cilën edhe të tjerët kanë të drejtë.

Hadithi nr. 52

Transmetohet nga Ebi Jahja Usejd ibën Hudajri radijAllahu ‘anhu, se një njeri nga ensarët tha: “O i Dërguar i Allahut, a nuk po më punëson mua si punësove filanin?” Ai tha: “Vërtet pas meje do të përballeni me egoizëm, atëherë bëni durim derisa të më takoni mua te kroi (Havdi).” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 53

Transmetohet nga Ebu Ibrahim Abdullah ibën ebi Evfa radijAllahu ‘anhuma, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në ditët kur përballej me armikun priste derisa dielli anonte nga perëndimi, ngrihej në mesin e popullit dhe thoshte: “O ju njerëz, mos ta dëshirojë askush përballjen me armikun. Kërkoni nga Allahu të jeni shëndoshë dhe në rehati. Por nëse përballeni me armikun, atëherë kini durim dhe dijeni se xhenneti është nën hijen e shpatave.” Më pas thoshte: “O Allah, Zbritësi i librit, Lëvizësi i reve, Triumfuesi ndaj armiqve! Shpartalloi ata dhe na ndihmo kundër tyre!” Buhariu dhe Muslimi.

Kapitulli i sinqeritetit (vërtetësisë)

Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra).” (et-Tevbe: 119)

“...të sinqertët dhe të sinqertat...” (Ahzab:35)

“...Do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.” (Muhamed: 21)

Hadithi nr. 54

Ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu transmeton nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ka thënë: “(Bëhuni të sinqertë se) Vërtet sinqeriteti të shpie në  mirësi dhe mirësia pa dyshim të shpie në xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në fjalë dhe vepra) derisa të shkruhet tek Allahu i sinqertë (besimtarë i vërtetë). Ndërsa gënjeshtra vërtet të shpie në shthurje (paturpësi) dhe s’ka dyshim se shthurja të shpie në xhehenem. Njeriu vazhdon të gënjejë derisa tek Allahu të shkruhet gënjeshtar i madh.” Muttekefun Alejhi.

Hadithi nr. 55

Nga Ebu Muhammed el-Hasen ibën Ali ibën Ebi Talibi radijAllahu ‘anhuma transmetohet se ka thënë: “Kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Largohu nga ajo tek e cila dyshon dhe merr atë tek e cila nuk ke dyshim. Vërtet sinqeriteti është qetësi, siguri, kurse gënjeshtra është pasiguri, dyshim.” Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i vërtet (sahih)

Fjala juribuke do të thotë largohu nga ajo që dyshon se lejohet dhe merr atë që nuk dyshon.

Hadithi nr. 56

Nga Ebu Sufjani, Sahr ibën Harbi radijAllahu ‘anhu, transmetohet hadithi i tij i gjatë në ngjarjen e Herakliut. Herakliu tha: “Për çfarë ju urdhëron?” (Ka për qëllim Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ) Ebu Sufjani tha: “Unë i thashë: Ai na thotë adhurojeni Allahun, i Cili është i vetëm, dhe mos i bëni shok në adhurim Atij dhe lëreni atë që thonë të parët tuaj. Na urdhëron për namaz, që të themi të vërtetën, të jemi modest dhe të mbajmë lidhjet farefisnore.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 57

Transmetohet nga Ebu Thabiti apo është thënë nga Ebu Seidi, apo është thënë  nga Ebul-Velid Sehl ibën Hunejf, i cili ishte nga pjesëmarrësit në luftën e Bedrit, se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush kërkon nga Allahu me sinqeritet të plotë të bjerë shehid, Allahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e tij.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 58

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Një nga Profetët salavatullahi ve selamuhu alejhim i kishte thënë popullit të tij para një beteje: “Mos të më bashkëngjitet mua kush është martuar dhe ende nuk ka fjetur me gruan e tij, kush ka ndërtuar shtëpi por ende nuk e ka ngritur kulmin e saj dhe kush ka blerë dele apo deve me barrë dhe pret që t’i pjellin të vegjlit e tyre.” Shkoi për në betejë dhe arriti afër fshatit në kohën e namazit të ikindisë ose përafërsisht në atë kohë. Ai i tha Diellit: “Ti je i urdhëruar (të perëndosh) dhe unë jam i urdhëruar (të luftoj). O Allahu im, ndale atë (Diellin) për ne!” Dielli nuk perëndoi derisa Allahu i mundësoi fitoren. Më pas mblodhi plaçkën e luftës dhe zbriti zjarri që ta djegë atë, por nuk e dogji. Atëherë Profeti tha: “Dikush nga mesi juaj ka marrë nga plaçka e luftës. Le të më betohet i pari i çdo fisi. (Gjatë betimit) Dora e njërit prej tyre u ngjit te dora e tij dhe atëherë ai (Profeti) tha: “Marrësi i plaçkës së luftës është nga fisi juaj. Le të më betohet fisi juaj!” Gjatë betimit dora e dy apo tre personave u ngjit te dora  e tij dhe ai u tha se marrësi i plaçkës së luftës është njëri prej tyre. Më pas sollën një kokë prej ari, të ngjashme me kokën e lopës. E vendosën (te plaçka e luftës) dhe atëherë zjarri e dogji. Plaçka e luftës nuk ishte e lejuar për askënd para nesh, por Allahu e lejoi për ne duke parë dobësitë dhe paaftësitë tona.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 59

Ebu Halid Hakim ibën Hizami radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dy shitësit (shitësi dhe blerësi) kanë të drejtë të ndërrojnë mendje për shitblerjen e tyre përderisa nuk ndahen nga ai takim. E nëse janë të sinqertë dhe të qartë, Allahu do t’u japë begati që të dyve në shitblerjen e tyre, por nëse gënjejnë dhe maskojnë atëherë begatia do tërhiqet nga shitblerja e tyre.” Buhariu dhe Muslimi.

Kapitulli i mbikëqyrjes (el-murakabe)

Allahu në Kur’an thotë: “I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë, (e të sheh) edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që bënë sexhde.” (Esh Shuara: 218-219)

“...dhe Ai është me ju kudo që të jeni.” (El Hadid: 4)

“S’ka dyshim se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.” (Alu Imran: 5)

“Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në prit).” (El Fexhr: 14)

“Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.” (Gafir: 19)

Hadithi nr. 60

Transmetohet nga Umer ibën el Hattabi radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë: “Një Ditë, derisa ishim duke ndenjur tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk shiheshin shenja udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njohu. U ul pranë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke i mbështetur gjunjët e vet në  gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e veta dhe tha: “O Muhammed, më trego, ç’është Islami?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Allahut, të kryesh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh ramazanin, të vizitosh Qabenë, nëse ke mundësi udhëtimi tek ajo!” Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm. Po e pyet dhe po ia vërteton përgjigjen.” Ai tha: “Më trego, ç’është imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij, qoftë i mirë apo i hidhur.” Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego, ç’është  ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego, kur do të ndodhë kiameti!” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë se ai që pyet.” Tha: “Atëherë, më trego shenjat e tij?” (Pejgamberi) Tha: “Kur robëresha t’i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë të varfër, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë (Umeri) mbeta një kohë. Më pas (i Dërguari) sal- lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Ai vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj.” Transmeton Muslimi.

“Kur robëresha t’i lindë vetes zonjushë”, ka kuptimin se do të shtohen robëreshat e do të lindin vajza për pronarët e tyre dhe bija e zotërisë është zonjë. Është komentuar edhe në mënyra të tjera.

“Të varfër” domethënë të dobët ekonomikisht, ndërsa fjala “një kohë” d.m.th. një kohë të gjatë, që zgjati tri ditë.

Hadithi nr. 61

Nga Ebu Dherr Xhundub ibën Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibën Xhebeli radijAllahu ‘anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm dhe me sjellje të mira.” Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi është i mirë (hasen)

Hadithi nr. 62

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhuma se ka thënë: “Isha pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem një ditë kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë. Ruaje Allahun dhe Ai do të të ruajë. Ruaje Allahun dhe Ai do të jetë me ty. Nëse i lutesh dikujt, atëherë lutju vetëm Allahut, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej  Allahut. Dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të të ndihmuar në diçka, nuk mund të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa të ka përcaktuar Allahu. Po edhe sikur të mblidhen për të të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që Allahu të ka përcaktuar.  Lapsat janë ngritur, kurse ngjyra e shkrimit është tharë.” Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadith është i mirë-i vërtet (hasen sahih).

Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi shënohen edhe këto fjalë: “Ruaje Allahun, do ta gjesh përpara teje. Njihe Allahun (duke e rrespektuar) në rehati, Ai ty do të të njohë (me ndihmën e Tij) në vështirësi. Dije se ajo prej së cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë dhe asaj që  të ka goditur nuk ke mundur t’i shpëtosh. Dije se fitorja arrihet me durim, kurse suksesi me mundim dhe se pas vështirësive vjen lehtësimi.”

Hadithi nr. 63

Enesi radijAllahu ‘anhu thotë: “Vërtet ju veproni disa vepra të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i konsideronim prej (mëkateve) shkatërruese.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 64

Transmeton Ebu Hurejre radijAllahu ‘anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem ka thënë: “Vërtet Allahu i Madhëruar ka xhelozi. Xhelozia e Allahut është kur njeriu bën ato vepra të cilat Allahu i ka ndaluar.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 65

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se e ka dëgjuar Pejgamberin sal- lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, Allahu dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre kishte zgjebe, i dyti ishte pa flokë, kurse i treti i verbër.

Allahu u dërgoi një melek, i cili së pari i shkon atij me zgjebe dhe i thotë: -Ç’do të dëshiroje më shumë? Ai tha: -Të kisha ngjyrë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohesha nga kjo gjë, për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit. Meleku i   fërkoi me dorë dhe iu largua zgjebja dhe fitoi ngjyrën e mirë të trupit. (Pastaj meleku) Tha: -Cilën pasuri dëshiron më shumë? Tha: -Devetë ose lopët (nuk i kujtohet saktë transmetuesit). Ai i jep një deve mbarsë dhe i thotë: Allahu të bekoftë me të!

Pastaj shkoi tek ai pa flokë dhe i thotë: -Ç’do të dëshiroje më shumë?” Tha: - Flokë të bukura dhe që të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë. Meleku e fërkon dhe ai shërohet e i jepen flokë të bukur. Meleku tha: - Cilën pasuri dëshiron më shumë? Tha: -Lopët. Meleku i jep një lopë mbarsë dhe  i thotë: -Allahu të bekoftë me të.

Meleku i shkon të verbërit dhe i thotë: -Ç’do të dëshiroje më shumë?” I verbëri tha: -Të më kthejë Allahu të parët, që t’i shoh njerëzit. Meleku e fërkon dhe Allahu ia kthen të parët. Meleku i thotë: -Cilën pasuri e dëshiron më shumë? I verbëri thotë: -Dhentë! Ai i jep një dele që lind.

Te të tre pasuria u shtua e u rrit, kështu që i pari bëri një luginë me deve, i dyti një luginë me lopë dhe i treti një luginë me dele. Pas kësaj meleku i shkon atij me zgjebe në formën dhe pamjen e tij të mëparshme dhe i thotë: -Unë jam një njeri i mjerë, më janë ndërprerë shkaqet e furnizimit në udhëtimin tim, ndaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti. Po të lutem në emrin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë kaq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta vazhdoj rrugën. Ky i thotë: -Jo, unë kam shumë obligime. Meleku i thotë: -Sikur po të njoh. A mos ke qenë ai me zgjebe, nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin Allahu e ka pasuruar? Ky tha: -Unë këtë pasuri e kam trashëguar nga të parët. Meleku i tha: -Nëse po gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë! Meleku pastaj i shkon atij pa flokë, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme dhe i thotë ashtu siç i tha atij me zgjebe, por edhe ky i përgjigjet ashtu siç iu përgjigj i pari. Meleku i tha: -Nëse po gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë! Pastaj meleku i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme dhe i thotë: -Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë ndërprerë shkaqet e furnizimit në udhëtimin tim, ndaj sot nuk mund të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti. Të lutem për hit të Atij që të ka kthyer të parët, më jep një dele që ta vazhdoj rrugën. Ai i thotë: -Vërtet unë kam qenë i verbër, por Allahu më ka kthyer të parët. Merr vëlla çfarë të duash dhe lër çfarë të duash! Për Allahun, asgjë sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të Allahut  të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm! Meleku i tha: -Mbaje tërë pasurinë, ju vetëm u sprovuat. Allahu është i kënaqur me ty, por është i hidhëruar me dy shokët e tu. Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 67

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nga Islami i mirë i robit është largimi nga ajo që nuk i intereson.” Hadith është i mirë (hasen), transmetojnë Tirmidhiu dhe të tjerët.

Kapitulli i devotshmërisë

Thotë Allahu i Madhëruar: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashti siç i takon Atij...” (Alu Imran: 102)

“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” (Et-Tegabun: 16)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.” (El-Ahzab: 70)

“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Dhe  do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Et-Talak: 2-3) Si dhe: “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.” (El-Enfal: 29)

Hadithi nr. 69

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu thotë: “I është thënë: “O i Dërguari i Allahut, cili është njeriu më i ndershëm?” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ai që është më i devotshëm.” (Të pranishmit) Thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” (Pejgamberi) Tha: “Jusufi është Pejgamber i Allahut, bir i Pejgamberit të Allahut, bir i Pejgamberit të Allahut, bir i mikut (halilit) të All-llahut.” Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pejgamberi) Tha: “Atëherë për të parët e arabëve po më pyetni? Ata të cilët kanë qenë më të zgjedhurit në injorancë janë më të zgjedhurit edhe në Islam, nëse njohin dispozitat e fesë.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 70

Nga Ebu Se’id el-Hudrij radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet kjo botë është e ëmbël dhe tërheqëse. Allahu ju ka bërë mëkëmbës në të, që t’ju shikojë se si veproni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave sepse me të vërtet intriga e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 71

Nga Ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Zoti im, kërkoj nga Ti udhëzim, devotshmëri, ndershmëri dhe mjaftueshmëri!” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 72

Nga Ebu Tarif Adij ibën Hatim et-Taij radijAllahu ‘anhu përcillet të ketë thënë: “E ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kush betohet me betim për diçka dhe pastaj vëren diçka më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (ose të veprojë) atë që është më e devotshme (duke e shkelur betimin).” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 73

Nga Ebu Umamete Suddejj ibën Axhlan el-Bahilij radijAllahu ‘anhu përcillet të ketë thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke mbajtur humben në haxhin e lamtumirës duke thënë: “Frikësojuni Allahut, falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj, do të hyni në xhennetin e Zotit tuaj.” Transmeton Tirmidhiu në fund të kapitullit për namazin dhe thotë hadithi është i mirë-i vërtet (hasen sahih).

Kapitulli i bindjes dhe mbështetjes

Allahu i Madhërishëm thotë: “Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen.” (El-Ahzab: 22) Dhe thotë i Lartësuari:

“(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.” (Alu Imran: 173-174)

“Ti ki bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes.” (El-Furkan: 58) “Dhe besimtarët vetëm tek Allahu le të mbështeten!” (Ibrahim:11)

“E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek Allahu.” (Alu Imran: 159) “Kush mbështetet tek Allahu, pa dyshim Ai i mjafton Atij.” (Et-Talak: 3)

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te  Zoti i tyre mbështeten.” (El-Enfal: 2)

Hadithi nr. 74

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhuma se i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më janë paraqitur popujt dhe pashë Pejgamber që kishte pas vetes një grup të vogël (tre deri në nëntë persona). Gjithashtu pashë Pejgamber që kishte me vete një ose dy burra, por pashë Pejgamber që nuk kishte asnjë njeri me vete. Papritmas m’u shfaq një turmë e madhe. Mendova se ishin ummeti im, por më treguan se ai ishte Musai alejhis selam me popullin e tij. Më  pas    thanë  shiko    horizont.  Shikova  kur  ja, një turmë  e madhe. Pastaj prapë më thanë shiko në horizontin tjetër dhe ja një turmë tjetër, po ashtu e madhe. Atëherë më thanë: - Ky është ummeti yt dhe në mesin e tyre janë shtatëdhjetë mijë që do të hyjnë  në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.” Pastaj (i Dërguari) u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij. Njerëzit më pas filluan të diskutonin se kush ishin këta shtatëdhjetë mijë që do të hynin në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar. Disa nga ata thanë: “Ndoshta janë ata që e kanë shoqëruar të Dërguarin e Allahut sal- lAllahu alejhi ue sel-lem.” Disa të tjerë thanë: “Ndoshta janë ata të cilët kanë lindur muslimanë duke mos i bërë asnjëherë shirk Allahut”, dhe kështu përmenden disa gjëra, ndërkohë që i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem doli dhe u tha: “Për çfarë po polemizoni?” Ata i treguan dhe atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Ata (shtatëdhjetë mijë)  janë njerëzit të cilët nuk kërkojnë nga të tjerët t’u bëhet rukje, nuk u besojnë besëtytnive dhe vetëm tek Zoti i tyre mbështeten.” Në atë moment është ngritur Ukashe ibën Mihsani dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, lute Allahun të jem unë nga ta.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:  “Ti je nga ta.” Pastaj është ngritur një tjetër dhe tha: “Lute Allahun të jem edhe unë nga ta.” I Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Ta parapriu Ukashe.” Buhariu dhe Muslimi.

Er-ruhejt është zvogëlimi i fjalës reht, që ka për qëllim më pak se dhjetë përsona. El-ufuk është ana, horizonti.

Hadithi nr. 76

Transmetohet nga Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhu se ka thënë: “Hasbunallahu ue ni’mel-uekil” (Na mjafton Allahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje e  ka thënë Ibrahimi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur e kanë hedhur në zjarr. E ka thënë edhe Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur i thanë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunallahu ue ni’mel-uekil” (Na mjafton Allahu, Ai është më i miri mbrojtës).”Transmëton Buhariu.

Në një transmetim tjetër të Bhariut nga Ibën Abbasi raadijAllahu anhuma thuhet: “Fjala e fundit e Ibrahimit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur e kanë hedhur në zjarr ka qenë: “Hasbijallahu ue ni’mel-uekil.”

Hadithi nr. 79

Transmetohet nga Umeri radijAllahu ‘anhu se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në Allahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gëdhijnë të uritur dhe ngrysen të ngopur.”

Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë (hasen). Pra, dalin në mëngjes me barkun e zbrazët dhe kthehen në mbrëmje me barkun plot.

Hadithi nr. 80

Transmetohet nga Ebu Umarete el-Bera ibën Azibi radijAllahu ‘anhuma të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “O filan, kur të biesh në shtratin tënd thuaj: -O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fytyrën time e drejtova nga Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç tek Ti. Kam besuar në Librin Tënd, të cilin e ke shpallur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar.” Nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi.” Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër, nga dy Sahihët thuhet: “Më ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest si për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj... (atë që u përmend më lart).” Pastaj tha: “Le të jenë këto fjalët e fundit që thua (para gjumit).”

Hadithi nr. 81

Transmetohet nga Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu Abdullah ibën Uthman ibën Amir ibën Umer ibën Ka’b ibën Sa’d ibën Tejmi ibën Murre ibën Ka’b ibën Luejj ibën Galibel-kureshij et-tejmijj radijAllahu ‘anhu – ai, babai dhe nëna e tij kanë qenë prej sahanëve radijAllahu ‘anhum – se ka thënë: “Kam shikuar në këmbët e mushrikëve dhe ne ishim në shpellë, ndërsa ata ishin mbi kokat tona dhe thashë: -O i Dërguar i Allahut, nëse ndonjëri prej tyre do të shikonte poshtë këmbëve te tij, do të na shihte. Më tha: “O Ebu Bekër! Ç’mendon ti për dy persona, ku Allahu është i treti i tyre?” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 82

Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Umejje Hedhejfe el-Mahzumijje radijAllahu ‘anha, se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kur dilte nga shtëpia e tij thoshte: “Në emër të Allahut, mbështetëm në Allahun. O Zoti im, të drejtohem për mbrojtje të mos lajthis e as të më lajthisë dikush, të mos gaboj e as të bëhem shkak që ndokush të gabojë, të mos bëj zullum e as të më bëjnë zullum, të mos e injoroj askënd e as mos të injorohem nga të tjerët.” Hadithi i vërtetë, e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët me zinxhir transmetuesish autentik. Tirmidhiu thotë se ky hadith është i mirë dhe i vërtet (hasen sahih). Hadithi është sipas versionit të Ebu Davudit.

Hadithi nr. 83

Nga Enesi radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi  ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë kur del prej shtëpisë: ‘Në emër të Allahut, jam mbështetur në Allahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as force përveç në Allahun’, i thuhet atij je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur. Dhe prej tij ikën djalli.” Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë hadithi është i mirë (hasen).

Ebu Davudi i shton edhe këtë fjali: “Djalli i thotë djallit tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i mbrojtur?”

Kapitulli i drejtësisë – korrektësisë (istikame)

Allahu i Madhëruar thotë: “Ti shko rrugës së drejtë siç je urdhëruar.” (Hud: 112)

“Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.  Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.” (Fussilet: 30-32)

“Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar (kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar.” (El-Ahkaf: 13-14)

Hadithi nr. 85

Nga Ebu Amri – ose Ebu Amrete – Sufjan ibën Abdullahu radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “Thashë: -O i Dërguar i Allahut! Më thuaj për islamin atë për çka nuk do të kem nevojë të pyes askënd përveç teje. Tha : “Thuaj, e besoj Allahun, pastaj vazhdo me ngulm (në këtë).”  Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 86

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu të ketë thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Mundohuni e punoni duke mos e tepruar e as duke mos lënë mangët dhe mbahuni fort e veproni drejt. Dijeni se vërtet askush nuk do të shpejtojë me punën e tij.” Ata thanë: - As ti o i Dërguar i Allahut? Tha: “As, unë, përveç nëse më përfshin Allahu me mëshirën dhe mirësitë e Tij.” Transmeton Muslimi.

El-mukarebe është qëllimi dhe vullneti në të cilën nuk ka teprim (guluv) apo neglizhim. Es-sedad është qëndrueshmëria dhe korrektësia në vepër. Jetegam- meduni domethënë të më përfshijë, të më strehojë.

Dijetarët kanë thënë se kuptimi i istikames është qëndrueshmëria në adhurim ndaj Allahut të Lartësuar dhe kanë shtruar se ajo është nga fjalët përmbledhëse të të Dërguarit sal-lAllahualejhi ue sel-lem, rregulluese e çështjeve. Vetëm nga Allahu është suksesi.

Shejh Uthejmini rahimehullah: “Disa te tjerë i sheh që duan diturinë dhe kërkimin e saj, e cila në kohën tonë ndodh të jetë vepra më e vlefshme trupore sepse në këtë kohë njerëzit kanë nevojë për diturinë në fe për shkak të shtimit të injorancës, për shkak të shtimit të intelektualëve që pretendojnë se janë dijetar, edhe pse shumë pak posedojnë dituri. Ne kemi nevojë për nxënës dijeje të cilët kanë dituri të thellë, të spikatur, të ndërtuar në Kur’an dhe Sunnet, në mënyrë që t’i kundërvihen kaosit që është përhapur nëpër fshatra, qytete e shtete, ku çdo njeri që mëson një hadith ose dy hadithe nga i derguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem fillon të japë feta dhe e ka shumë të lehtë, sikur të ishte hoxha i islamit in Tejmije apo imam Ahmedi, Shafiu apo ndonjëri nga imamët e drejtë. Ky është një sinjal i rrezikshëm, nëse Allahu nuk e furnizon këtë ummmet me dijetarë të mirëfilltë, të cilët kanë dituri të fuqishme dhe argumente bindëse.

Për këtë themi se kërkimi i diturisë në këtë kohë është vepra më e vlefshme, e dyfishtë, prej së cilës përfitojnë edhe të tjerët, më e vlefshme  se sadakaja, më e vlefshme se xhihadi. Në realitet dituria është vetë xhihadi sepse Allahu subhanehu ve teala e ka bërë të një grade me xhihadin në rrugën e Allahut, nuk e ka bërë të një grade ne xhihadin e dyshimtë, ku njerëzit dyshojnë në sinqeritetin e muxhahidëve, assesi, por e ka bërë të një grade me xhihadin real, që e di me bindje të plotë se muxhahidët janë duke luftuar që fjala e Allahut të jetë më e larta. I sheh se ata para se t’i thërrasin të tjerët në këtë parim, e praktikojnë tek vetja. Xhihadi real në rrugën e Allahut është ai ku luftëtarët luftojnë që fjala e Allahut të jetë më e larta, ky është i një grade me kërkimin e diturisë së fesë.

Argument për këtë është fjala e Allahut:

“Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.” (et-tevbe:122).

Allahu këtu e ka barazuar kërkimin e diturisë me luftën në rrugën e Allahut, pra me xhihadin real, ku sipas gjendjes së luftës dhe të luftëtarëve dihet se ata nuk dëshirojnë tjetër pos që fjala e Allahut të jetë më e larta.

Rrugët e së mirës janë të shumta dhe ajo që shoh si më të vlefshme pas obligimeve që ka obliguar Allahu është kërkimi i diturisë së  sheriatit(të fesë), që për sot është e domosdoshme. Kemi dëgjuar dhe jemi pyetur për një person që thotë: “Kush falet në xhami në filan vend, namazi i tij nuk pranohet sepse ata që e kanë ndërtuar janë kështu e kështu. Kush falet duke u mbështetur në ezanin(e vendit) nuk i pranohet namazi sepse është vendosur në bazë të takvimit e jo në bazë të shikimit të diellit, ndërsa i Derguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thotë: “Koha e drekës është kur dielli ta kalojë zenitin dhe hija e njeriut është sa gjatësia e tij, derisa nuk hynë ikindia.”1Ndërsa sot kohët janë të shkruara në kalendar dhe njerëzit ecin sipas saj. Tërë këtyre nuk u pranohet namazi.” Domethënë  sipas  tij  të gjithë myslimanëve nuk u pranohet namazi. Kjo është zhurmë pa nevojë.

Problemi është se personit të tillë i thuhet se zotëron diçka nga dituria, mirëpo dituri e letrave që i janë dhënë dhe dëshmojnë se ai ka mbaruar një universitet.pastaj ai lavdërohet e thotë: -Unë jam ky e ky...! Me rëndësi është se ummeti islam domosdoshmerisht duhet të këtë dijetarë të thelluar në dituri, mirëpo kur mbetën çështjet kështu në kaos me të vërtetë njerëzit janë në rrezik të madh, nuk do të drejtohet feja e tyre, nuk do tu qetësohen zemrat e tyre, sepse çdonjëri ulet nën hijen e një peme e jep fetva,  çdo njeri nën çatinë e tij jep fetva e kështu me radhë. Kjo nuk është e saktë. Patjetër duhet të ketë dijetarë që kanë dituri të thellë e të paluhatshme, të ndërtuar mbi Kur’an dhe Sunnetin dhe mbi logjiken e shëndoshë dhe urtësinë. Nga Allahu vjen suksesi.

1 Transmeton Muslimi (612)

Hadithet

Kapitulli i të shpejtuarit në punë të mira dhe nxitja e atij që synon të bëjë një vepër të mirë që t’i qaset me seriozitet dhe pa ngurrim

Hadithi nr. 87

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmeton se i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Prijuni me vepra (të mira) sprovave sikur pjesë të netëve të errëta, kur njeriu gdhin besimtar, ndërsa e pret muzgun jobesimtar. Gjithashtu e pret muzgun besimtar, ndërsa gdhin jobesimtar, e shet fenë  e tij për ndonjë interes të kësaj bote.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 88

Nga ebu Sirev’ate Ukbete ibën Harithiu radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “E kam falur namazin e ikindisë pas Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Medine. Pasi dha selam, u ngrit shpejt, kaloi nëpër njerëz derisa arriti te disa nga dhomat e grave të tij. Njerëzit u frikësuan nga të shpejtuarit e tij, pastaj doli Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i pa njerëzit se ishin habitur nga të shpejtuarit e tij, pastaj tha: ”M’u kujtua diçka që posedonim nga tibri (copë ari, argjendi), andaj nuk desha të mbetej tek unë, kështu që urdhërova shpërndarjen e tij.” Transmeton Buhariu.

Kurse në një transmetim tjetër: “Kisha lënë në shtëpi një tibr nga lëmosha, andaj urreva të qëndronte tek unë (tërë natën).”

Hadithi nr.89

Nga Xhabiri radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Një njeri ne luftën e Uhudit i ka thënë Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “A e sheh se nëse vritem, ku do te jem unë?” I tha: “Në xhenet!” Ai i hodhi hurmat që kishte në dorë, pastaj luftoi derisa u vra.” Buhariu dhe  Muslimi..

Hadithi nr. 90

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, cila sadaka ka shpërblim më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e lakmitar (koprrac), frikësohesh nga varfëria dhe shpreson pasurinë. Mos e vono këtë deri atëherë kur të vijë shpirti në fyt  e atëherë të thuash: ‘Filanit këtë e filanit këtë’, kjo vetëm se ka kaluar tek filani (tek trashëgimtarët e tij).” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 91

Enesi radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në luftën e Uhudit mori një shpatë dhe tha: “Kush e merr nga unë këtë shpatë?” Të gjithë sahabët zgjatën duart dhe çdonjëri prej tyre thoshte: “Unë, unë!” Tha: “Kush e merr me të drejtën e saj (duke e çuar në vend  atë që kërkon ajo)?” U ndalën njerëzit. Pastaj Ebu Duxhane  radijAllahu ‘anhu tha: “Unë e marr me të drejtën e saj (e çoj në vend atë që kërkon ajo shpatë).” E mori shpatën dhe me të priste kokat e mushrikëve.”  Transmeton Muslimi Emri i Ebu Duxhanes është Simak ibën Harshete.

Hadithi nr. 92

Transmetohet nga Zubejr ibën Adiji se ka thënë: “Kemi ardhur tek Enesi  ibën Maliku radijAllahu ‘anhu dhe u ankuam tek ai për atë që po përjetojmë nga Haxhaxhi. Tha: “Bëni durim, se nuk do të vijë ndonjë kohë veçse ajo që vjen pas saj do të jetë më e keqe se ajo, derisa ta takoni Zotin tuaj. Këtë e kam dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 93

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Prijuni shtatë gjërave me vepra të mira: çka pritni tjetër përveç varfërisë (së rëndë) që të bën të harrosh ose pasurisë që të bën t’i kalosh kufijtë, ose sëmundjes dërmuese, ose pleqërisë shkatërruese, ose vdekjes së papritur, ose Dexhalit- ai është më i keqi që keni pritur e nuk ka ardhur-, ose pritni çastin e fundit. Çasti i fundit do të jetë më i tmerrshëm dhe më i hidhët.” Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hadith hasen (i mirë).

Hadithi nr. 94

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë në luftën e Hajberit: “Do t’ia dorëzoj këtë flamur një njeriu që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu do t’i triumfojë (muslimanët) në dorën e këtij njeriu.” Umeri radijAllahu ‘anhu tha: “Nuk e kam dashur udhëheqjen përveçse atë ditë, ngrihesha lart që të shihesha, me shpresë që të thirresha për të, por Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ftoi Ali ibën ebi Talibin, ia dorëzoi flamurin dhe i tha: “Ec dhe mos u kthe, derisa Allahu az- ze ve xhel-le të të japë fitore!” Aliu eci pak, pastaj u ndal por nuk u kthye dhe thirri me zë pak sa të lartë: “O i Dërguar i Allahut, për çfarë t’i luftoj njerëzit?” Tha: “Luftoji ata derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. E nëse e bëjnë këtë, atëherë ta kanë ndaluar ty gjakun dhe pasurinë e  tyre, përveç me të drejtë, ndërsa llogaria e tyre është tek Allahu.” Transmeton Muslimi.

Kapitulli i përpjekjes, mundimit, luftimit (el-muxhahede)

Hadithi nr. 95

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush do të tregojë armiqësi ndaj mikut Tim, Unë do t’i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund të më afrohet më mirë vetëm se me atë që Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua. E kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon, syri i tij me të cilin sheh, dora e tij me të cilën godet, këmba e tij me të cilën ecën. I tilli nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbrojë atë.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 97

Nga Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 98

Nga Aishja radijAllahu ‘anha transmetohet të ketë thënë se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ngrihej natën (për namaz) aq gjatë, saqë këmbët i patën pëlcitur (nga dhembjet), ndaj unë i thashë: “Përse po vepron kështu o i Dërguar i Allahut, kur t’i ka falur Allahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A të mos jem rob falënderues?” (Buhariu dhe Muslimi.). Ky është citati i Buhariut. Ngjashëm si ky është edhe në dy sahihat me transmetim të Mugire ibën Shu’bes.

Hadithi nr. 99

Nga Aishja radijAllahu ‘anha transmetohet të ketë thënë: “Kur vinte dhjetëshja, Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e gjallëronte natën, e zgjonte familjen e tij, angazhohej dhe e shtrëngonte izarin (rrobën e poshtme të trupit).” Buhariu dhe Muslimi..

Imam Neveviu thotë: “Qëllimi me dhjetëshen janë dhjetë netët e muajit Ramazan, ndërsa izari është përdorur në mënyrë alegorike duke pasur për qëllim mosafrimin te gratë, por gjithashtu është thënë se ka për qëllim përveshjen dhe angazhimin e tij në adhurim.”

Hadithi nr. 100

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur për Allahun sesa besimtari i dobët dhe te secili ka dobi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga Allahu e mos u bëj i dobët. Nëse të godet diçka, mos thuaj sikur të veproja kështu, do të ndodhte kjo e kjo, por thuaj Allahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse thënia “sikur” hap derën e djallit.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 101

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xhehennemi është mbuluar me epshe, ndërsa xheneti është mbuluar me vështirësi.” Buhariu dhe Muslimi..

Kurse në transmetimin e Muslimit në vend të “mbuluar” ka ardhur “është rrethuar”. Kuptimin e ka të njëjtë, domethënë mes tij dhe xhehenemit apo xhenetit është një pengesë; nëse e vepron atë, hyn në të.

Hadithi nr. 102

Nga Ebu Abdullah Hudhejfe ibën Jemani radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Një natë jam falur me të Dërguarin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Filloi të recitonte suren El-Bekare. Thashë se do të bjerë në ruku pas njëqind ajetesh, por ai vazhdoi. Thashë se do të falë me të një rekat, por ai vazhdoi. Thashë do të bjerë në ruku në fund të saj, por ai vazhdoi dhe filloi suren En-Nisa dhe e përfundoi atë, pastaj filloi suren Alu Imran, e përfundoi edhe atë. Recitonte ngadalë. Kur kalonte pranë ndonjë ajeti në të cilin kishte tesbih (madhërim), e madhëronte (Allahun), nëse kishte kërkesë(lutje), ai kërkonte (lutej), nëse kalonte pranë ndonjë ajeti që kishte kërkim mbrojtje, ai kërkonte mbrojtje. Pastaj bëri ruku dhe filloi të  thoshte “Subhane rabijel-adhim”. Rukuja e tij ishte e afërt me qëndrimin në këmbë, pastaj tha “Semiallahu limen hamideh, rabena lekel-hamd”. U ngrit lart dhe qëdroi përafërsisht sa  qëndroi në ruku, pastaj ra në sexhde dhe tha “Subhane rabijel- a’la”. Sexhdeja e tij ishte e përafërt me qëndrimin e tij në këmbë.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 103

Nga Ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Jam falur pas të Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe e zgjati qëndrimin  në këmbë, derisa desha të bëj diçka të keqe.” E pyetën: “Ç’deshe të bëje?” Tha: “Desha të ulem dhe ta lë.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 104

Enesi radijAllahu ‘anhu transmeton nga i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja, pasuria dhe vepra e tij, dy nga to kthehen ndërsa një mbetet me të; kthehen familja dhe pasuria e tij ndërsa me të mbetet vepra e tij.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 105

Nga Ibën Mes’udi radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “ I Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xhenneti është më afër ndonjërit prej jush sesa rripi (lidhësja) i nallaneve të tij, e po ashtu edhe zjarri.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 106

Nga Ebu firas rebiate ibën Ka’b el-Eslemi, shërbëtor i të Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe banor i Sufës radijAllahu ‘anhu, transmetohet të ketë thënë: “Kam bujtur me të Dërguarin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i sillja ujin për abdest dhe nevojat e tjera. Një ditë më tha: “Kërko nga unë diçka.” I thashë: Kërkoj shoqërimin tënd në xhenet. Më tha: “A nuk ke diçka tjetër?” Thashë: Vetëm këtë. Atëherë më tha: “Atëherë më ndihmo ndaj vetës tënde me sexhde të shumta.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 107

Nga Ebu Abdullah (por thuhet edhe nga Ebu Abdurrahman) Thevbani, shërbëtor i të Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Bëj shumë sexhde sepse ti nuk do të bësh një sexhde për Allahun, vetëm se Allahu do të të ngrejë me të një shkallë dhe do të ta falë me të një mëkat.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 108

Nga Ebu Safvan ibën Busr el-Eslemi radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “I dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe është vepër mirë.” Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë: “Hadith i  mirë autentik”.

Hadithi nr. 109

Nga Enes ibën Maliku radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Xhaxhai im, Enes ibën Nadër radijAllahu ‘anhu, kishte munguar në Betejën e Bedrit. Ai tha: “O i Dërguar i Allahut, kam munguar në betejën e parë që ke luftuar mushrikët. Sikur Allahu të ma mundësoj të luftoj kundër mushrikëve, Allahu do ta shfaqë se çka do të bëjë.” Kur ndodhi Lufta e Uhudit, myslimanët u shpartalluan. Enes ibën Nadër tha: “O Allah, unë kërkoj falje çfarë kanë bërë këta- shokët e vet- dhe jam i pastër nga ajo që kanë bërë këta”, d.m.th. mushrikët, pastaj eci në rrugë dhe e takoi Sa’d ibën Muadhin. I tha: “O Sa’d, xhenetin, pasha Zotin e Qabesë! Unë po e nuhat aromën e tij pranë kodrës së Uhudit.” Sa’di tha: “O i  Dërguar i Allahut, unë nuk mund ta bëjë atë që bëri ai.” Enes ibën Maliku thotë: -E kemi gjetur atë dhe në trupin e tij kishte tetëdhjetë e disa plagë me shpatë, therje me shtizë ose gjuajtje  me shigjetë. E gjetëm të vrarë, mushrikët e kishin masakruar dhe nuk e njihte askush pos motrës së tij, e cila e njohu prej majave të gishtave. Enesi thotë: “Ky ajet: “Midis besimtarëve ka të  atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun”, mendonim se ka zbritur për të dhe të ngjashëm me të.”  Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 110

Nga Ebu Mes’udi Ukbe ibën Amër el-Ensarij el-Bedrij radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Pasi u shpall ajeti i sadakasë, ne mbartnim me shpinat tona. Erdhi një njeri dhe dha shumë pasuri sadaka. (Të pranishmit munakifë) Thanë: “Dëshiron të duket.” Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe dha një sa’a (tas) sadaka. Ata thanë: “Allahu është i panevojshëm për këtë tas!” Atëherë u shpall ajeti: “Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre...” (Et-Tevbe:79). Buhariu dhe Muslimi.

Imam Neveviu thotë: “Fjala e tij “nuhamilu” ka kuptimin ndonjëri  prej nesh bartte sende me shpinën e tij (hamall) me shumë të caktuar, pastaj jepte nga ajo sadaka.”

Hadithi nr. 111

Nga Seid ibën Abdul Azizi, ai nga Rebia’ ibën Jezidi, ai nga Ebu Idris el- Havlani, ai nga Ebu Dherr Xhundub ibën Xhunade radijAllahu ‘anhu, transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kishte transmetuar nga Zoti i tij tebareke ue teala se kishte thënë: “O robërit e mi! Unë ia kam bërë të ndaluar Vetës padrejtësinë, ashtu që edhe juve ua kam bërë të ndaluar, kështu që mos i bëni njëri-tjetrit padrejtësi. O robërit e Mi, të gjithë jeni të humbur, përveç atij të cilin Unë e udhëzoj. Për këtë, kërkoni prej Meje që t’ju udhëzoj, Unë do t’ju udhëzoj. O robërit e Mi, të gjithë ju jeni të uritur përveç atij të cilin Unë e ushqej. Për këtë, kërkoni prej Meje ushqim, unë do t’ua jap. O robërit e Mi, të gjithë ju jeni të zhveshur derisa Unë t’ju vesh. Pra, kërkoni prej Meje veshmbathje, Unë do t’ju vesh. O robërit e Mi, ju mëkatoni ditën dhe natën, ndërsa unë i fal të gjitha mëkatet. Për këtë, kërkoni prej Meje falje, Unë do t’ju  falë. O robërit e Mi, , çfarëdo që ju bëni, ju nuk mund të më dëmtoni Mua e as të më bëni dobi. O robërit e Mi, sikur të gjithë ju njerëzit dhe xhinët, nga i pari deri tek i fundit, të jeni të devotshëm siç është më i devotshmi në mesin tuaj, kjo nuk do ta shtonte aspak mbretërinë Time. O robërit e Mi, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët, nga i pari deri tek i fundit, të ishit me aç shumë mëkate siç është më mëkatari në mesin tuaj, kjo nuk do ta pakësonte aspak mbretërinë Time. O robërit e Mi, sikur të gjithë njerëzit dhe xhinët, nga i pari deri tek i fundit, të ishin tubuar në një vend dhe të më kërkonin prej Meje gjithë çka dëshirojnë, ndërsa Unë secilit prej tyre t’ia jepja atë që kërkon prej Meje, kjo nuk do ta pakësonte aspak atë që posedoj Unë, as sa gjilpëra që nuk e pakëson ujin e detit kur zhytet në det. O robërit e Mi, këto janë vetëm veprat tuaja, të cilat Unë ua regjistroj, pastaj secilit prej jush do t’i jap atë që meriton dhe kush gjen mirë, le të falënderoj Allahun, ndërsa kush gjen keq, mos të qortojë askënd tjetër përveçse vetveten.” Seidi thotë: “Ebu Idrisi kur e tregonte këtë hadith binte në gjunjë.” Transmeton Muslimi.

Kemi transmetuar prej Imam Ahmed ibën Hanbelit, Allahu e mëshiroftë, se kishte thënë: “Banorët e Shamit nuk kanë hadith më të ndershëm sesa ky.”

Kapitulli i nxitjes së shtimit të së mirës në mbarim të jetës

Hadithi nr. 112

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu nuk e arsyeton njeriun të cilit ia vonon exhelin derisa t’i mbushë gjashtëdhjetë vite.” Transmeton Buhariu.

Dijetarët kanë thënë se kuptimi i hadithit është se Allahu atij personi që i jep këtë jetë të gjatë, nuk i lë arsye që të arsyetohet (Ditën e Gjykimit).

Hadithi nr. 113

Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhuma thotë: “Umeri radijAllahu ‘anhu më shoqëronte me të mëdhenjtë e Bedrit (ata që kanë marrë pjesë në Betejën e Bedrit). Sikur ndonjëri prej tyre nuk i kishte ardhur mirë dhe kishte thënë: -Pse ta fusë këtë brenda, kurse ne kemi fëmijë të njëjtë si ai?! Umeri tha: “Ai ka mësuar nga keni mësuar edhe ju!” Një ditë më thirri dhe më futi brenda me ta. E dija se më kishte thirrur vetëm që t’u tregonte për mua. Umeri i pyeti: “Ç’farë thoni për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i mekës)”? (En-Nasr: 1) Disa prej tyre thanë:

-Jemi urdhëruar ta falënderojmë Allahun dhe të kërkojmë falje nga Ai kur të na ndihmojë dhe çlirojë ndonjë vend. Të tjerët heshtën dhe nuk folën asgjë. M’u drejtua mua: “Kështu thua o biri i Abbasit?” Thashë: -Jo. Më tha: “Atëherë ç’thua?” Thashë: -Është për qellim exheli i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - lem. Allahu i ka treguar përmes këtij ajeti e ka thënë: “Kur vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës),” kjo është shenjë e exhelit tënd. “Atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai, se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.” (En-Nasr: 3). Umeri tha: “Edhe unë nuk di tjetër pos kësaj që tha.” Transmeton Buhariu.

Kapitulli i shumëllojshmërisë së rrugëve të bamirësisë

Hadithi nr. 117

Nga Ebu Dherr ibën Xhunade radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “I thashë: -O i Dërguar i Allahut, cila është vepra më e mirë? Tha: “Besimi në Allahun dhe lufta (xhihadi) në rrugën e Tij.” I thashë: -Cili rob për lirim është më i mirë? Ai tha: “Ai që është më i shtrenjtë dhe më i çmuar për pronarët e tij.” Unë i thashë :-Nëse nuk mund ta bëjë? (Pejgamberi) Tha: “Ndihmoji zanatliut ose jepi zanat atij që nuk di.” Thashë: -O i Dërguar i Allahut, e çka mendon nëse unë nuk mund të bëjë disa punë nga dobësia? (Pejgamberi) tha: “Ruhu mos u bëj keq të tjerëve e kjo do të jetë sadaka e jotja për vetën tënde.” Buhariu dhe Muslimi.

Transmetimi i njohur është me fjalën “es-saniu”, zanatliu, por është transmetuar edhe me fjalën “ed-dâiu”, domethënë i varfri, i mjeri, i humburi.

Hadithi nr. 118

Nga Ebu Dherr radijAllahu ‘anhu po ashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih- lavdërim (të shprehurit subhanallah) është sadaka; çdo tahmin- falënderim (të shprehurit elhamdulilah) është sadaka; çdo tekbir – madhërim (të shprehurit Allahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paradites (duha).” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 119

Ebu Dherri radijAllahu thotë: “ I Dërguari sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Më janë paraqitur veprat e ummetit tim, të mirat dhe të këqijat. Pashë  se nga veprat e mira të tyre ishte edhe mënjanimi i pengesës nga rruga, ndërsa pashë se nga veprat e këqija të tyre ishte mosmbulimi (mospastrimi) i pështymës në xhami.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 120

Po ashtu transmetohet nga Ebu Dherri radijAllahu ‘anhu se disa njerëz kanë thënë: “O i Dërguari i Allahut, pasanikët na tejkaluan me shpërblime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka.” (Pejgamberi) Tha: “A nuk ju ka dhënë All-llahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhërim All-llahun) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahun) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lAll-llah) është sadaka.” Urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) janë sadaka.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a edhe për epshet e ndonjërit prej nesh ka shpërblim? Tha: “Më thoni, nëse epshin e tij  e përdor në haram, a nuk ka për të mëkat? Po ashtu, nëse e përdor në hallall do të ketë shpërblim.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 123

Nga Ebu Hurejra radijAllahu transmetohet se Pejgamberi  sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. ka thënë: “Kush shkon në xhami (në mëngjes) apo në mbrëmje, Allahu për të ka përgatitur në Xhennet furnizim sa herë të shkojë.”  Buhariu dhe Muslimi.

Fjala: “en-nuzul”, furnizim, që është përmendur në hadith, do të thotë ushqim, furnizim që përgatitet për mysafirin.

Hadithi nr. 124

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “O ju gratë muslimane, asnjëra prej jush të mos e nënçmoj dhuratën ndaj fqinjës së saj, qoftë ajo edhe për një thundër deleje.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 125

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmeton se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimi është shtatëdhjetë e disa degë ose gjashtëdhjetë e disa degë: më e vlefshme është fjala: “La ilahe il-lAll-llah”, ndërsa më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit.” Buhariu dhe Muslimi.

“El-bid’u” është nga tre deri në nëntë, shqiptohet edhe me fet’ha (el- bed’u).

Hadithi nr. 126

Gjithashti transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu e ai nga i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Një njeri duke udhëtuar në një rrugë e kaplon etje e madhe, gjen një pus, zbret në të dhe pi ujë. Pastaj del nga pusi dhe has një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë, që ha baltë nga etja. Njeriu thotë: “Këtë qen e paska kapluar etja siç më pat kapluar edhe mua më parë.” Pastaj njeriu zbret në pus dhe mbush këpucën e vet me ujë, pastaj e kap me gojë derisa ngjitet lart dhe i jep të pijë qenit. Allahu atë e falënderoi dhe ia fal mëkatet.” (Sahabët) I thanë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe për kafshët kemi shpërblim?” Tha: “Në gjithçka që ka mëlçi të lagur ka shpërblim.” Buhariu dhe Muslimi..

Në një transmetim të Buhariut qëndron kështu: “Allahu e falënderoi atë, ia fal atij mëkatet dhe e futi në xhenet.” Në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit thuhet: “Një ditë një qen u soll rreth pusit, pasi e kishte kapluar etja për vdekje. Atë e sheh një lavire nga laviret e Beni Israilëve, e zbathi këpucën e saj dhe me të i dha ujë qenit. Asaj me këtë iu falën mëkatet.”

Hadithi nr. 127

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmeton se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer  në Xhenet për shkak se kishte prerë një dru që i pengonte muslimanët të kalonin rrugën.” Transmeton Muslimi.

Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Një njeri has në një degë lisi në mes të rrugës, e thotë: “Pasha Allahun, unë këtë do ta largoj që të mos i mundojë muslimanët”, andaj u fut në xhenet.” Kurse në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit: “Duke ecur rrugës një njeri e gjen një degë ferre në rrugë dhe e largon. Allahu atë e falënderoi dhe ia fali mëkatet.”

Hadithi nr. 128

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “ I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merr abdest mirë,  pastaj shkon në xhuma, hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra mes dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush luan në xhami me rërë (dhe gjëra të tjera), vetëm se e ka humbur shpërblimin e xhumasë.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 129

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur një rob musliman a besimtar merr abdest, kur e lan fytyrën e tij, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij,  në të cilët ka shikuar, bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur lanë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur lanë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 130

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu thotë se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pesë namazet- prej njërit deri tek tjetri-, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse (njerëzit) ruhen dhe u shmangen mëkateve të mëdha.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 131

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu thotë se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi  ue selem ka thënë: “A dëshironi t’ju lajmëroj për veprat me të cilat Allahu  i shlyen mëkatet dhe i ngre me to gradët (tuaja)?” Thanë: “Gjithsesi o i Dërguar i Allahut.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Marrja mirë abdest gjatë kohëve të vështira (të ftohtët dhe lëndimeve), hapat e shumtë për në xhami, pritja prej një namazi në namazin tjetër, kjo është xhihad (në  vepra të mira).” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 132

Nga Ebu Musa el-Esh’arij radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fal dy të ftohtat (namazin e sabahut dhe të ikindisë), do të hyjë në xhenet.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 133

Nga Ebu Musa el-Esh’arij radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një besimtar (musliman), kur sëmuret ose kur është në udhëtim, i shënohen (shpërblimet) njësoj ashtu si ka punuar kur ishte i shëndoshë dhe në shtëpi.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 134

Nga Xhabiri radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut  sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo vepër e mirë është sadaka.” Transmeton Buhariu, kurse Muslimi e transmeton prej Hudhejfes.

Hadithi nr. 135

Nga Xhabiri radijAllahu ‘anhu thotë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka asnjë musliman që mbjellë një fidan, vetëm se për çdo fryt që hahet prej tij, do i llogaritet sadaka dhe për çdo tjetër që vidhet prej tij, i llogaritet sadaka. E nuk e pakëson atë ndokush veçse do i llogaritet sadaka.” Transmeton Muslimi.

Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Nuk ndodh që muslimani të  mbjellë ndonjë fidan apo ndonjë bimë e prej saj hanë njerëzit, kafshët dhe shpezët, vetëm se do të jetë kjo sadaka për të deri në Ditën e Gjykimit.”

Kurse në një transmetim tjetër, po ashtu të Muslimit, thuhet: “Për çdo pemë a bimë që mbjell muslimani e prej tyre ushqehen njerëzit dhe kafshët, ai ka sadaka.” Transmetimi i këtillë është prej Enesit radijAllahu ‘anhu.

Hadithi nr. 136

Nga Xhabiri radijAllahu ‘anhu transmetohet se Beni Selimeh kanë dëshiruar të shpërngulen nga vendi i tyre dhe të vendosen afër xhamisë. Kur Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i shkoi lajmi, u tha: “Me të vërtetë më ka arritur lajmi se po dëshironi të shpërnguleni nga vendi juaj dhe të vendoseni më afër xhamisë?” I thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut, me të vërtet dëshiruam.” Pejgamberi ua ktheu: “O bijtë e Selimes! Qëndroni në lagjet tuaja, që të shpërbleheni për hapat (e shumtë) për në xhami. Qëndroni në lagjet tuaja, që të shpërbleheni për hapat (e shumtë) për në xhami!” Transmeton Muslimi.

Në një transmetim tjetër: “Me të vërtetë për çdo hap që bëni u shtohet  një gradë.” Transmeton Muslimi. Edhe Buhariu transmeton prej Enesit radijAllahu ‘anhu me kuptimin e ngjashëm me këtë. Benu Selimah janë fis i njohur mes ensarëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Hadithi nr. 137

Nga Ebi el Mundhir Ubeje Ka’bi radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Ka qenë një njeri, e nuk dija njeri që jetonte më larg xhamisë se ai, i cili nuk mungonte në asnjë namaz. I është thënë atij apo i kam thënë atij:- Sikur ta blije ndonjë gomar e të udhëtosh me të në errësirë (natën) dhe në nxehtësi! Ai tha: “Nuk jam i kënaqur që shtëpia ime të jetë afër xhamisë, ngase unë dëshiroj të më shkruhen sevape për hapat e shumtë për në xhami dhe kthimin prej saj për te familja ime.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Me të vërtetë Allahu i ka bashkuar për ju të gjitha këto.” Transmeton Muslimi.

E në një transmetim tjetër: “Për ty është ajo çfarë ke llogaritur (shpresuar).”

Hadithi nr. 139

Nga Adijj ibn Hatim radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Frikësohuni (ruhuni) nga zjarri, qoftë edhe me gjysmë hurme.” Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër të Buhariut dhe Muslimit po nga ky transmetues, ai thotë se Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Secilit prej jush Krijuesi i vet do t’i drejtohet drejtpërdrejt me të folur pa përkthyes (pa ndërmjetësimin e askujt). Do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqija). Do të shikojë përpara vetes e nuk do të shohë tjetër veçse zjarrin para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehenemit), qoftë edhe me gjysmë hurme e kush nuk e gjen këtë, atëherë me fjalë të mirë.”

Hadithi nr. 140

Nga Enesi radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu është i kënaqur me robin i cili, kur ha ushqim, e falënderon Allahun, e po ashtu edhe kur pi diçka, e falënderon Allahun.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 141

Nga Ebi Musa radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Çdo musliman e ka obligim një sadaka.” Iu tha: “E çfarë mendon nëse nuk e gjen?” Tha: “Le të punojë me duart e tij dhe me të i bënë dobi vetvetes dhe jap sadaka.” Pastaj iu tha: “E nëse nuk mundet?” Tha: “Le t’i ndihmojë të nevojshmit, që është Iidëmtuar.” Pastaj iu tha: “E ç’mendon nëse edhe këtë nuk mundet?” Atëherë (Pejgamberi) Tha: “Le të urdhërojë për punë të mira dhe të dobishme.” Thanë: “E nëse edhe këtë nuk e bën dot?” Tha: “Të përmbahet nga e keqja, sepse edhe  ajo është sadaka.” Buhariu dhe Muslimi.

Kapitulli i maturisë në adhurim (nënshtrim)

Hadithi nr. 142

Nga Aishja radijAllahu ‘anha transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem hyri në dhomën e saj, e tek ajo gjendej një grua, dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, falet shumë (namaz vullnetar).” (Pejgamberi) Tha: “Mos ashtu, punoni aq sa keni mundësi, se pasha Allahun, Ai nuk bezdiset (mërzitet) derisa ju të bezdiseni (mërziteni).” Vepra më e dashur për të ishte ajo që vazhdonte e nuk ndërpritej nga vepruesi i saj. Buhariu dhe Muslimi.

Kuptimi i fjalës: “Ai nuk bezdiset (mërzitet)” është se Allahu nuk do t’i ndërpresë sevapet dhe shpërblimin e Tij për veprat tuaja dhe nuk do të  sillet ndaj jush ashtu siç sillet ndokush që mërzitet dhe lodhet prej dikujt  (siç ndodh me krijesat), përderisa ju të mos mërziteni e ta ndërpritni ibadetin tuaj. Pra, është e domosdoshme që prej ibadeteve vullnetare të merrni vetëm ato që mund t’i kryeni vazhdimisht e pa ndërprerje, në mënyrë që edhe shpërblimi i Allahut mbi ju të rrjedhë pandërprerë.

 

Hadithi nr. 143

Nga Enesi radijAllahu ‘anhu transmetohet: “Tre njerëz erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe pyetën për ibadetin e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. E pasi morën përgjigje, atyre iu duk se ishte pak dhe thanë: “Ku jemi ne me Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem? Atij i janë falur të gjitha mëkatet e mëparshme dhe ato të ardhshmet.” Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem.” E tjetri tha: “Unë vazhdimisht do të agjëroj dhe kurrë nuk do ta prish .” Dhe tjetri tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem.” Erdhi Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tek ata dhe u tha: “Ju ishit ata që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha Allahun, unë jam më i frikësuari dhe më i devotshmi ndaj Allahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Suneti im, ai nuk më përket mua.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 144

Nga Ibni Mes’udi radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Janë shkatërruar ekstremistët (el mutenettiune)!” E tha këtë tri herë.” Transmeton Muslimi.

El mutenettiune janë ata njerëz të cilët ua vështirësojnë gjërat aty ku nuk  ka nevojë.

Hadithi nr. 145

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi. Kushdo që e vështirëson fenë, ajo e ngadhënjen atë. Veproni mire dhe drejt ose afrohuni asaj, më të mirës dhe përgëzohuni. Ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe pjesën e fundit të natës.” Transmeton Buhariu.

Sipas një transmetimi tjetër të Buhariut: “Veproni mire dhe drejt ose afrohuni asaj më të mirës. Ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe pjesën e fundit të natës, përmbajuni mesatares, përmbajuni mesatares, do t’ia arrini qëllimit.”

Në këtë hadith ka metaforë dhe ilustrim dhe kuptimi i tij është ndihmojeni veten në kryerjen e ibadeteve të Allahut, në mënyrë që t’i kryeni në çastet e shkathtësisë dhe disponimit, në mënyrë që ta ndjeni kënaqësinë e adhurimit e të mos brengaseni dhe mërziteni fare, që t’i arrini qëllimet tuaja, si udhëtari i shkathët i cili gjatë këtyre kohëve udhëton e pastaj pushon me kafshën e vet në kohët e tjera, duke e arritur qëllimin e tij pa u lodhur fare.

Hadithi nr. 146

Nga Enesi radijAllahu ‘anhupërcillet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka hyrë në xhami dhe papritmas pa një litar të zgjatur në mes dy shtyllave të xhamisë. (Pejgamberi) Tha: “Ç’është ky litar këtu?” Sahabët i thanë: “Ky litar është i Zejnebes, kur përgjumet gjatë namazit, mbahet tek ai.” Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Zgjidheni atë, secili prej jush le të falet kur është i shkathët (i kthjellur dhe në disponim). E kur të përgjumet, le të pushojë.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 147

Nga Aishja radijAllahu ‘anha përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit, le të flejë gjersa t’i kalojë gjumi, sepse nëse ndonjëri prej jush duke u falur kotet, ai nuk e di (ç’bën), andaj në vend që të kërkojë falje (istigfar), lutet kundër vetes.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 148

Nga Ebi Abdil-lah Xhabir ibën Semureh radijAllahu ‘anhu përcillet të ketë thënë: “Falja namazet me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Namazi i tij ka qenë as i gjatë e as i shkurtër (por mesatar), edhe hutbeja e tij gjithashtu.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 149

Nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah radijAllahu ‘anhu përcillet të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdânë. Një ditë Selmani i shkoi për vizitë Ebu Derdas dhe kur e sheh Ummu Derdan (gruan e Ebu Derdas) të veshur fare thjeshtë, i thotë: “Ç’është puna jote?” Tha: “Vëllai yt, Ebu Derda, nuk ka dëshirë për gjërat e kësaj bote.” Pastaj vjen Ebu Derda, i përgatit ushqim vëllait të vet dhe i thotë: “Ti ha, kurse unë jam duke agjëruar.” Selmani Tha: “Unë nuk do të ha derisa edhe ti të hash me mua.” Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit për të falur namaz (nafile), kurse Selmani i tha: “Bjer dhe fli.” Ebu Derda ra të flejë, pastaj së shpejti u zgjua të falet. Selmani prapë thotë: “Bjer dhe fli!” Kur nata ishte në përfundim Selmani i tha Ebu Derdasë: “Tani zgjohu!” Dhe u falën së bashku, pastaj Selmani i thotë vëllait të vet: “Ti vërtet ke detyra ndaj Krijuesit tënd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tënde. Jepja dhe plotësoja secilit të drejtën i takon.” Pastaj shkon te Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe ia rrëfen  ngjarjen. Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Selmani ka thënë (dhe vepruar) të drejtën.”  Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 151

Transmetohet nga Ebu Rib’ij Handhale ibn Rebi’ el-Usejdijji, një nga shkruesit e të Dërguarit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Më takoi Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu dhe më tha: “Si je, o Handhale?” I thashë: “Handhale ka bërë hipokrizi!” (Ebu Bekri) Tha: “Subhanall-llah, çfarë po flet?” Unë i thashë: “Kur jemi tek Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem,  na flet për Xhenetin dhe Xhehenemin aq qartë, si t’i shihnim me sytë tanë, ndërsa kur dalim nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem jepemi pas dëfrimit me gratë, me fëmijët dhe gjëra të tjera dhe harrojmë shumicën e asaj që dëgjuam.” Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu tha: “Pasha Allahun, edhe me ne po ndodh e njëjta gjë!” Pastaj unë dhe Ebu Bekri u nisëm derisa shkuam te Pejgamberi dhe i thashë: “Ka bërë hipokrizi Handhale, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi tha: “Ç’është ajo?” I thashë: “O i Dërguari i  Allahut, kur jemi tek ti, na e përkujton Xhenet dhe Xhehenem aq qartë, sikur t’i shihnim me sytë tanë, por kur largohemi prej teje, vazhdojmë së dëfryeri me gratë, fëmijët dhe gjërat e tjera të kësaj bote, saqë kemi harruar shumë nga ato që i kemi dëgjuar (nga ti).” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, sikur të ishit të përhershëm, ashtu siç ishit tek unë, me dhikër ndaj Allahut (si dhe me përkujtim të xhenetit dhe xhehennemit), juve do t’ju përshëndesnin engjëjt në shtretërit dhe në rrugët tuaja, mirëpo o Handhale, orë pas ore!” Këtë e përsëriti tri herë.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 152

Nga Ibni Abbasi radijAllahu ‘anhuma përcillet se ka thënë: “Derisa Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na mbante hutbe, një njeri qëndronte (në këmbë).Atëherë Pejgamberi pyeti për të dhe i thanë: “Ebu Israili është zotuar se do të qëndrojë në diell e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë.” Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Urdhërojeni të flasë, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij.”  Transmeton Buhariu.

Kapitulli i ruajtjes së veprave të mira dhe kujdesi ndaj tyre

Hadithi nr. 153

Nga Umer ibën el Hattabi radijAllahu ‘anhu përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fle në kohën e leximit të Kur’anit që ia ka caktuar vetes gjatë natës apo fle në një pjesë nga ajo, pastaj e lexon ndërmjet namazit të sabahut dhe atij të drekës, i shënohet shpërblimi sikur ta kishte lexuar natën.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 154

Nga Abdullah ibën Amë ribën Asi radijAllahu ‘anhuma transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më tha: “O Abdullah! Mos u bëj si filani, i cili më herët ngrihej për namaz natën e tashmë e braktisi atë!” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 155

Nga Aishja radijAllahu ‘anha përcillet se Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nëse i ikte namazi vullnetar i natës për shkak të ndonjë sëmundjeje apo diçka tjetër, falte ditën dymbëdhjetë rekate. Transmeton Muslimi.

Kapitulli i urdhrit për ruajtjen e Sunnetit dhe etikës së tij

Hadithi nr. 156

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Lërmëni (mos më pyetni) në atë që ju kam lënë. Vërtet popujt që kanë qenë para jush u shkatërruan për shkak të pyetjeve të shumta (të tepërta dhe panevojshme) dhe kundërshtimit të Profetëve. Ndaj kur ju ndaloj nga ndonjë gjë, largohuni prej saj, ndërsa kur ju urdhëroj për diçka, zbatojeni aq sa keni mundësi.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 157

Nga Ebu Nexhih Irbad ibën Sarije radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na dha një këshillë prekëse, sa zemrat u frikësuan e sytë lotuan. Thamë: -O i Dërguar i Allahut! Sikur ishte këshilla lamtumirës, prandaj çfarë porosie di të na lësh? Ai tha: “Ju porosis me devotshmëri ndaj Allahut, të dëgjoni e të bindeni, madje edhe nëse do t’u vihej për udhëheqës një skllav etiopas, sepse ai që do të jetojë prej jush pas meje, do të shohë përçarje dhe mospajtime të shumta. Prandaj kapuni fort pas Sunnetit tim dhe të kalifëve të drejtë e të udhëzuar. Kapuni për to me dhëmballë dhe ruajuni prej gjërave të shpikura (në fe), ngase vërtet çdo shpikje është humbje.” Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu tha: “Ky hadith është hasenun sahih- i mirë dhe i vërtetë”.

Hadithi nr. 160

Nga Ebu Abdullah, Numan ibën Beshiri radijAllahu ‘anhu, transmetohet se ai ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “(UAllahi) Do t’i drejtoni dhe rregulloni safat tuaj apo  (uAllahi) Allahu do ua ndryshojë fytyrat tuaja.” Buhariu dhe Muslimi.

Kurse në transmetimin e Muslimit është: “I Dërguari i drejtonte dhe rregullonte safat tanë (për namaz) sikurse drejtohen dhe rregullohen shigjetat, derisa mendoj se e kuptuam, por pastaj një ditë doli, u drejtua  për namaz dhe derisa deshi të merrte tekbir pa një njeri që i kishte dalë kraharori jashtë safit, pastaj tha: “O robër të Allahut, (uAllahi) do t’i drejtoni dhe rregulloni safat tuaj apo (uAllahi) Allahu do ua ndryshojë fytyrat tuaja!”

Hadithi nr. 161

Nga Ebu Musa radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “Një natë në Medinë u dogj një shtëpi me gjithë banuesit e saj dhe kur u njoftua i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për gjendjen e tyre, tha: “Vërtet ky zjarr është armiku juaj, andaj kur të bini të flini, fikeni.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 162

Ebu Musa radijAllahu ‘anhu tregon se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i udhëzimit dhe i dijes me të cilën Allahu më ka dërguar mua është si shiu i bollshëm që bie në tokë. Një pjesë e saj është tokë pjellore, prandaj e thith shiun dhe rrit bimë e bar me begati. Një pjesë tjetër është e fortë, prandaj e mban ujin sipër dhe Allahu u sjell dobi njerëzve nëpërmjet saj, pinë nga ai, u japin bagëtive dhe mbjellin tokën me të, ndërsa një pjesë e tokës është djerrë, as nuk e mban ujin dhe as nuk jep bereqet. Kështu është shembulli i atij i cili e kupton fenë e Allahut dhe përfiton (nga dija) të cilën Allahu e ka shpallur nëpërmjet meje, e mëson atë dhe ua mëson të tjerëve. Dhe shembulli i atij i cili nuk e vret mendjen për të dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut që është shpallur nëpërmjet meje (i tilli është si toka djerrë).” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 163

Xhabiri radijAllahu ‘anhu thotë: “I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue  selem ka thënë: “Shembulli im me ju është sikur shembulli i një njeriu që ka ndezur një zjarr, e karkalecat dhe fluturat fillojnë të hidhen në të, ndërsa ai i mbron nga zjarri. Edhe unë ju kap për brezi që t’ju mbroj nga zjarri, kurse ju më ikni nga duart.” Muslimi.

Hadithi nr. 164

Nga Xhabiri radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal- lAllahu alejhi ve sel lem ka urdhëruar lëpirjen e gishtërinjve dhe të pjatës e ka thënë: “Ju nuk e dini se në cilin ushqim gjendet begatia.” Transmeton Muslimi.

Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Nëse ndokujt prej jush i bie kafshata, le ta marrë dhe ta largojë pluhurin(apo diçka tjetër)prej saj, ta hajë e mos t’ia lërë Shejtanit dhe mos ta fshijë dorën e tij me shami (peshqir) derisa t’i lëpijë gishtërinjtë e tij, ngase nuk e di në cilin ushqim gjendet begatia.”

Në transmetimin tjetër thuhet: “Vërtet shejtani është prezent tek njeriu në çdo gjë prej punëve të tij,derisa është prezent edhe tek ushqimi dhe pija e tij. E nëse ndokujt prej jush i bie kafshata,le të largojë pluhurin e saj dh  eta hajë atë e mos t’ia lërë shejtanit.”

Hadithi nr. 165

Ibën Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “U ngrit mes nesh i Dërguari i All- llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem me një këshillë dhe tha: “O ju njerëz, me të vërtet do të tuboheni tek All-llahu këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pabërë sunet: “Ashtu siç e filluam krijimin e pare, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë” (el-Enbija: 104). I pari nga krijesat që do të vishet në Ditën e Gjykimit është Ibrahimi sal- lAllahu alejhi ve sel lem. Do të sillen disa njerëz nga ummeti im e do të merren nga ana e majtë (ana e Xhehenemit), e unë them: “O Zot, shokët e mi! Më thuhet: “Ti nuk e di çfarë kanë shpikur pas teje”, Atëherë them siç ka thënë robi i mirë (Isai alejhis-selam): “Kam qenë dëshmitar, për sa  kohë kam jetuar në mesin e tyre,” deri te fjala e Allahut: “Vërtetë Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti” (el-Maide, 117-118), dhe më thuhet mua:- Ata u kthyen mbrapsht (braktisën Islamin) që kur u ndave prej tyre.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 166

Nga Ebu Seid Abdullah ibën Mugaf-fel radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “E ka ndaluar i Dërguari i Allahut gjuajtjen e guralecëve me gishtërinj dhe ka thënë: “Kjo gjuajtje nuk e mbytë gjahun dhe nuk e dëmton armikun, por nxjerr syrin dhe thyen dhëmbin.” Buhariu dhe Muslimi..

Në një transmetim tjetër: “Një i afërm i ibën Mugaf-felit gjuajti guralecë me gishtrinjë dhe ai e ndaloi atë dhe i tha: “Vërtet i Dërguari i Allahut e ka ndaluar gjuajtjen e guralecëve me gishtërinj dhe ka thënë: “Kjo gjuajtje nuk e zë gjahun”. Pastaj ai gjuajti prapë dhe Abdullah ibën Mugaf-fel i tha: “Të tregoj që i Dërguari i Allahut e ka ndaluar nga kjo gjë dhe ti prapë u ktheve dhe gjuajte?! Nuk do të të flasë kurrë!”

Hadithi nr. 167

Nga Abis ibën Rebia transmetohet se ka thënë: “Pashë Umer ibën Hattabin duke puthur gurin”, domethënë gurin e zi, “dhe thoshte: “Unë e di se ti je vetëm një gur që nuk sjell dobi e as dëm dhe sikur të mos kisha parë të Dërguarin e All-llahut sal-lAllahu alejhi ve sel lem duke të puthur, nuk do të të kisha puthur.” Buhariu dhe Muslimi..

Kapitulli i obligimit të nënshtrimit ndaj gjykimit të Allahut të Lartësuar dhe se çfarë thotë ai që thirret në këtë apo urdhërohet për punë të mira dhe ndalohet nga punët e këqija

Hadithi nr .168

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “Kur i zbriti të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të” (El Bekare: 284), iu duk e rëndë kjo gjë shokëve të Muhammedit sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, ndaj erdhën tek i Dërguari i Allahut sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, u ulën në gjunjë dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut jemi ngarkuar me vepra që i përballojmë sikurse namazi, xhihadi, agjërimi, lëmosha, por të zbriti ty ky ajet e ne nuk mund ta përballojmë atë”. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “A dëshironi të thoni sikurse thanë pasuesit e dy librave (çifutët dhe të krishterët) para jush: Po dëgjojmë dhe po kundërshtojmë? Por thoni ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” Ata thanë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti  do të kthehemi!” Pasi e lexuan këtë ajet dhe gjuhët e tyre iu nënshtruan atij, atëherë Allahu i Lartësuar pas tij shpalli: “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” (El Bekare: 285). Pasi vepruan kështu, atëherë Allahu e dërgoi këtë ajet dhe zbriti ajetin: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë  ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund  ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El Bekare: 286), Allahu tha: Po.” Transmeton Muslimi

Kapitulli i ndalimit nga bidatet dhe gjërat e shpikura

Hadithi nr. 169

Nga Aishja radijAllahu ‘anha transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.” Transmeton Buhariu.

“Kush vepron një vepër që nuk i përket çështjes sonë, ajo është e refuzuar.” Muslimi.

Hadithi nr. 170

Nga Xhabir ibën Abdullahu radijAllahu ‘anhu transmeton se ai tha: “Kur mbante humben i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i skuqeshin sytë, ngrinte zërin, hidhërohej tepër, sikurse ishte duke lajmëruar për ardhjen e ushtrisë (së armikut) dhe thoshte ata sigurisht do ju sulmojnë në mëngjes ose ata sigurisht do ju sulmojnë në mbrëmje. Dhe thoshte: “Unë dhe kiameti jemi dërguar si këta të dy” dhe bashkonte dy gishtërinjtë e tij, gishtin tregues dhe gishtin e mesëm. Dhe thoshte: “Më pas, fjala më e mirë është libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Gjërat më të këqija janë gjërat e shpikura (bidatet) dhe çdo bidat është devijim.” Pastaj thoshte: “Unë jam më parësor për çdo besimtar se ai për veten e tij. Kush vdes dhe lë pas tij pasuri, atëherë ajo i takon familjes së tij dhe kush vdes e lë ndonjë borxh ose familje dhe fëmijë të mvarur, atëherë ata dhe borxhi i tyre janë në përgjegjësinë time.” Transmeton Muslimi.

Kapitulli i atij që nis një zakon të mirë apo të keq

Hadithi nr. 171

Nga Ebu Amër, Xherir ibn Abdull-llah radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “Në fillim të ditës ishim tek i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, kur i erdhën një grup njerëzish të zhveshur, të mbuluar me guna të leshta ose me aba, me shpata të varura në trup. Shumica e tyre ishin nga  fisi Mudar, madje të gjithë ishin nga fisi Mudar. Fytyra e të Dërguarit të All- llahut u ndryshua(u zbeh) kur e varfërinë e tyre. Ai pastaj hyri në shtëpinë e tij dhe prapë doli e pastaj e urdhëroi Bilalin, i cili thirri ezanin edhe ikametin.U fallen dhe pastaj mbajti një hutbe dhe tha: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa:1) Dhe ajetin e fundit të sures el-Hashr: “O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe të shikojë secili se ç’ka bërë për nesër.” (el-Hashr: 18), të ndajë sadaka secili njeri; prej dinarit dhe dërhemit të tij(ar e argjend), prej petkave të tij, një tas grurë, një tas hurmash”, saqë tha: “Po qoftë edhe me gjysmë hurme.” Pastaj erdhi një njeri prej Ensarëve që solli një bohçe të lidhur, të cilën nuk mund ta mbante dot, e pastaj pasuan një nga një derisa pashë dy grumbuj me ushqim dhe rroba, kurse fytyra e të Dërguarit të All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkëlqente si e praruar me ar. Pastaj i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam, do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, ai merr mëkatin e saj dhe mëkatin atyre që e kanë vepruar atë duke mos u munguar atyre asgjë nga mëkati.” Transmeton Muslimi.

Kapitulli i udhëzimit në të mirë dhe thirrja në udhëzim apo devijim

Hadithi nr. 174

Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush thërret në udhëzim, do ketë shpërblimin edhe të atyre që e pasojnë duke mos iu pakësuar nga shpërblimet e tyre asgjë. E kush thërret në lajthitje, do të ketë mëkatin edhe të atyre që e pasojnë atë pa iu pakësuar nga mëkatet e tyre asgjë.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 175

Nga Ebul-Abass Sehl ibën Sa’d es-Saidijj radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ditën e Hajberit ka thënë: “Nesër flamurin do ia jap një njeriu, përmes dorës së të cilit Allahu do të sjellë fitore. E do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, gjithashtu Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.” Njerëzit atë natë ranë për të fjetur duke biseduar e diskutuar se kujt do t’i jepej flamuri. Kur u zgjuan, shkuan tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe secili prej tyre shpresonte se do t’i jepej flamuri. Ai tha: “Ku është Ali ibën ebi Talibi?” Iu tha: “O i dërguar i Allahut , ai vuan nga sytë.” Tha: “Ma sillni këtu” E sollën atë, ndërsa i Dërguari i Allahut pështyu në sytë e tij dhe u lut për të. U shërua sikur të mos kishte pasur dhimbje dhe atëherë ia dha flamurin. Aliu radijAllahu  anhu i tha: “O i Dërguar i Allahut, t’i luftoj derisa të jenë si ne?” tha: “Ec ngadalë e me kujdes derisa të arrish në vendin e tyre, pastaj thirri në  islam dhe njoftoji se çfarë obligimesh kanë në të ndaj të drejtave të Allahut, sepse, pasha Allahun, sikur Allahu të udhëzojë një njeri nga  thirrja jote, kjo është më e mira për ty sesa devetë e kuqe (pasuri e çmuar).” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 176

Enesi radijAllahu ‘anhu transmeton se një djalosh nga fisi Eslem tha: “O i Dërguar i Allahut, unë dua të luftoj por nuk kam me ç’të përgatitem!” I tha: “Shko te filani ngase ai ishte përgatitur për luftë, por është sëmurë.” Shkoi tek ai dhe i tha: “I Dërguari i Allahut të dërgon selam dhe të thotë: “Ma jep atë që ke përgatitur për luftë.” Atëherë ai thirri: “Oj filane, jepja përgatitjet e mia dhe mos ndal nga ajo asgjë. Pasha Allahun, ti  nuk ndal diçka nga ajo e të kesh begati në të.” Transmeton Muslimi.

Kapitulli i ndihmës reciproke në punë të mira dhe devotshmëri

Hadithi nr. 177

Nga Ebu Abdurrahman Zejd ibn Halid el-Xhuhnij radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e përgatit një luftëtar në rrugë të Allahut, edhe ai ka luftuar. Kush mbetet dhe kujdeset për familjen e një luftëtari me të mirë, edhe ai ka luftuar.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 179

Nga Ibni Abbasi radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka takuar një grup të kalorësve në Revha dhe u ka thënë: “Cili popull jeni ju?” Thanë: “Ne jemi muslimanë.” Ata e pyetën: “Kush je ti?” Tha: “Unë jam i Dërguari i Allahut.” Pastaj një grua e ngriti fëmijën e saj nga Pejgamberi dhe i tha: “Edhe për këtë ka haxh?”  Pejgamberi tha: “Po, por edhe ti ke shpërblim.” Transmeton Muslimi.

Hadithi  nr. 180

Nga Ebu Musa el-Esh’arij radijAllahu ‘anhu, e ai nga Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, transmetohet të ketë thënë: “Depozituesi musliman e i besueshëm- i cili e Zbaton atë që është urdhëruar,ia jep (lëmoshën) të plotë pa ia lënë mangët, me vetëdëshirë, ia dorëzon atij që të është urdhëruar t’ia dorëzojë- është njëri nga lëmoshë dhënësit.” Buhariu dhe Muslimi.. Në një transmetim: “I cili jep atë që urdhërohet”.

Fjalën “mutesadikajn” dijetarët e kanë vokalizuar në dy mënyra: “mutesaddikajn”në njëjës dhe “mutesaddikin” në shumës, e që të dyja mënyrat janë korrekte.

Kapitulli i këshillës

Hadithi nr. 181

Nga Ebu Rukaj-jete Temim ibn Evs ed-Darijj radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Feja është këshillë.” Thamë: “Për kë o i Dërguari i All-llahut?” Tha: “Për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për imamët e muslimanëve dhe masën e gjerë të tyre.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 182

Nga Xherir ibën Abdilah radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Ia kam dhënë besën të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe këshillimin e çdo myslimani.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 183

Nga Enesi radijAllahu ‘anhu transmetohet se profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka besuar askush nga ju derisa të dojë për vëllanë e vet atë që do për vete.” Buhariu dhe Muslimi..

Kapitulli i urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja

Hadithi nr. 186

Ebu-l-Velid Ubadete ibn es-Samiti radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “Iu dhamë besën të Dërguarit të All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem për dëgjim dhe respektim në vështirësi dhe në lehtësi, në gjëra të dashura dhe të urryera dhe për përparësi të tij mbi ne dhe se nuk do të grindemi as s’do t’ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç “nëse vëreni kufër (mosbesim) të hapur për të cilin keni argumentin e Allahut të Madhëruar”. (Dhe i jemi betuar Pejgamberit) Që të flasim vetëm të  vërtetën kudo që të jemi dhe se nuk do t'i frikësohemi qortimit të askujt në lidhje me All-llahun.” Buhariu dhe Muslimi..

Autori thotë “el-menshet” dhe “el-mekreh” d.m.th. në lehtësi dhe vështirësi, “el-etheretu” përvetësimi i asaj që është kolektive, “bevahan” d.m.th. të hapët, i cili nuk pranon interpretim.

Hadithi nr. 187

Nga Numan ibën Beshiri radijAllahu ‘anhuma transmetohet se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shembulli i atij që u ruhet kufijve të Allahut dhe atij që i kalon ato është si shembulli i një grupi njerëzish kur hedhin short në anije. Disave prej tyre u ra shorti të jenë sipër e disa të jenë poshtë saj. Ata që ishin poshtë, kur kërkonin të pinin ujë, kalonin nga ata që ishin mbi ta. U menduan e thanë: “Sikur ne, në pjesën tonë, këtu poshtë, të bëjmë një vrimë e mos t’i bezdisim ata që janë lart.”nëse do të liheshin të bënin atë që donin, do të mbyteshin të gjithë e nëse do t’i pengonin, do të shpëtonin të gjithë.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 188

Nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme Hind bint Ebi Umejje Hudhejfe radijAllahu ‘anha transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë do t’ju caktohen juve guvernatorë, do të shihni nga ata gjëra të mira dhe të këqija. Kush e urren (të keqen) me zemër është pastruar (prej mëkatit), ndërsa kush e kundërshton vetëm se ka shpëtuar, por ai i cili është i kënaqur dhe shkon pas (ai është shkatërruar).” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a mos t’i luftojmë ata?” Tha: “Jo, përderisa falin namaz në mesin tuaj.” Transmeton Muslimi.

Kuptimi i tij është se kush urren me zemrën e tij, por nuk mund të refuzojë me dorë e as me gjuhë, veç është pastruar nga mëkati dhe e ka kryer detyrën e tij. Kush e refuzon brenda mundësive të veta, vetëm se ka shpëtuar nga ky mëkat, ndërsa kush është i kënaqur me veprimin e tyre dhe i pason ata, ai është mëkatar.

Hadithi nr. 189

Nga nëna e besimtarëve Umul Hakem Zejneb bint Xhahsh radijAllahu ‘anha transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një rast hyri tek  ajo i frikësuar duke thënë: “Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, mjerë për arabët nga e keqja që është afruar! Është hapur sot nga penda e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve sikur kjo” dhe bëri një rreth me gishtin e madh dhe atë që vjen pas tij. Thashë (Zejnebi): A do të shkatërrohemi, kurse në mesin tonë ka akoma të mirë? Tha: “Po,  nëse përhapet e keqja!” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 190

Nga Ebu Seid el-Hudrij radijAllahu ‘anhu transmetohet se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kini kujdes nga të ulurit në rrugë!” Ata i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne e kemi të pamundur të mos qëndrojmë në rrugë, ne bisedojmë në to.” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Nëse është e pamundur t’i shmangeni qëndrimit në rrugë, atëherë jepjani rrugës të drejtën e saj!” Ata thanë: “Cila është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut? Ai tha: “Ulja e shikimit, shmangia e pengesave, kthimi i selamit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 191

Nga Ibni Abbasi radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem pa një unazë ari në dorën e një njeriu, ia hoqi nga dora dhe e hodhi. E më pas tha: “A merr ndonjëri nga ju me qëllim një  gacë nga zjarri e pastaj e vë në dorën e vet!” Pasi i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem shkoi, iu tha pronarit të saj: “Merre unazën tënde dhe përfito nga ajo!” Tha: “Jo, për All-llahun, nuk e marrë kurrsesi pasi e hodhi i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 193

Nga Hudhejfe radijAllahu ‘anhu transmetohet se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, do të urdhëroni për të mirë dhe do të ndaloni nga e keqja, përndryshe kam frikë se Allahu do t’ua dërgojë juve një dënim nga Ai e më pas do t’i luteni Atij, por nuk do t’u pranohet.” Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë: “Hadithi është hasen-i mirë.”

Hadithi nr. 194

Nga ebi Seid el-Hudrij radijAllahu ‘anhu transmetohet se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Xhihadi më i mirë është fjala e drejtë tek udhëheqësi tiran.” Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu ka thënë: “Ky hadith është hasen-i mirë”.

Hadithi nr. 197

Transmetohet se Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë! Ju keni përgjegjësi vetëm për veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse jeni në rrugën e drejtë.” (El-Maide, 105), por unë vërtet e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Kur njerëzit shohin një zullumqar dhe nuk e ndalojnë atë (nga punët e këqija), ekziston frika që Allahu t’i përfshijë të gjithë me dënim nga Ai.” Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu me zinxhir të transmetuesve të saktë.

Kapitulli i dënimit të madh për atë që urdhëron në të mire ose ndalon nga e keqja, por vepra e tij kundërshton fjalën e tij

Hadithi nr. 198

Ebu Zejd, Usame ibn Zejd ibën Harithe radijAllahu ‘anhuma, ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit do të sillet një njeri dhe do të hidhet në Xhehenem. Do t'i dalin jashtë zorrët e barkut, sillet rreth tyre siç sillet gomari në rrotulluesen e mullirit. Banorët e Xhehenemit do të mblidhen rreth tij e do t’i thonë: - O filan, ç’është me ty? A nuk ishe ti që urdhëroje në të mirë dhe ndaloje nga e keqja?” Ai do t’u thotë: - Po, gjithsesi, urdhëroja në të mirë por vetë nuk e bëja dhe ndaloja nga e keqja, por vetë e  bëja.” Buhariu dhe Muslimi.

Kapitulli i obligueshmërisë së përmbushjes së amanetit

Hadithi nr. 199

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: kur flet, gënjen, kur premton, nuk e mban premtimin dhe kur i besohet, tradhton.” Buhariu dhe Muslimi. Në një transmetim: “Edhe nëse falet, agjëron dhe deklarohet se është musliman.”

Hadithi nr. 200

Transmetohet nga Hudhejfe ibën Jemani radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë: “Na ka treguar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dy hadithe, njërin prej tyre e kam përjetuar dhe po pres të përjetoj tjetrin. Na  ka treguar se besnikëria ka zbritur në thellësi të zemrave të burrave e më pas ka zbritur Kur’ani, mësuan nga Kur’ani dhe mësuan nga Sunneti. Më pas na rrëfeu për ngritjen e besnikërisë duke thënë: “Fle njeriu një sy gjumë dhe i merret besnikëria nga zemra e tij, mbetet nga gjurmët e saj sikurse një njollë. Pastaj prapë fle një sy gjumë dhe i merret besnikëria nga zemra e tij, nuk mbetët nga ajo vetëm sikurse shenjat e punës në duar, si një gacë që e hedh në këmbën tënde dhe shkakton fryrje, e sheh atë të fryrë por realisht nuk ka asgjë në të.” Më pas mori disa guralecë dhe i hodhi mbi këmbën e tij (ilustrim praktik). (Më pas vazhdoi): “Dhe kështu  njerëzit bëjnë shitblerje, por vështirë do të gjesh nga ata që kanë besnikëri, derisa të thuhet në filan fis gjendet një njeri besnik. Derisa t’i thuhet njeriut s’ka më të fuqishëm (në punë) se ai, më të mirë dhe më mendjemprehtë se ai, ndërsa në zemrën e tij nuk ka as sa një grimcë iman.” Kam arritur në një kohë që nuk më intereson me kë bëj shitblerje, nëse është mysliman, feja e tij e bën që të mos më tradhtojë, nëse është i krishterë apo çifut, përgjegjësi i tij e nxjerr hakun tim ndaj tij, ndërsa sot nuk do të bëja shitblerje vetëm se me filanin dhe filanin.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 201

Nga Hudhejfe dhe Ebu Hurajra radijAllahu ‘anhuma transmetohet të kenë thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu tebareke ue teala i bashkon njerëzit dhe ngrihen besimtarët derisa t’u afrohet atyre xheneti. Shkojnë tek Ademi alejhi selam dhe i thonë: -O babai ynë, na e hap xhenetin! Ai u thotë: -A nuk ju nxori ju nga xheneti vetëm se gabimi i babait tuaj? Nuk jam unë zotëruesi i kësaj gjëje. Shkoni te biri im, Ibrahimi Halilullah (miku i Allahut). Tha: Shkojnë tek Ibrahimi, ndërsa ai u thotë:- Nuk jam unë zotëruesi i kësaj gjëje. Unë vërtet isha mik (i Allahut), por jo me gradë të lartë. Drejtohuni te Musai, të cilit i foli Allahu me fjalë drejtpërdrejt. Shkojnë te Musai, por edhe ai u thotë: -Nuk jam unë zotëruesi i kësaj gjëje, shkoni tek Isai, Fjala e Allahut dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Isai thotë: -Nuk jam unë zotëruesi i kësaj gjëje. Atëherë shkojnë te Muhammedi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ai ngrihet dhe i jepet leje. Dërgohet besnikëria dhe lidhjet farefisnore në dy anët e Urës së Siratit, në të djathtë dhe në të majtë. Kalon i pari nga ju si  rrufeja.” Thashë: I flijofsha për ty babanë dhe nënën time, si është kjo si shpejtësia e rrufesë? Ai tha: “A nuk e keni parë se si shkon dhe kthehet sa hap e mbyll sytë? Më pas do të kalojnë si shpejtësia e erës, më pas si shpejtësia e shpezëve dhe kështu shpejtësia e njerëzve do të jetë në bazë të veprave të tyre, ndërsa Profeti juaj do të jetë në ballë të urës duke thënë:- Zoti im shpëto, shpëto, derisa të jenë të pamjaftueshme veprat e robërve (për ta kaluar këtë urë), saqë vjen njeriu dhe nuk ka mundësi të kalojë vetëm se duke u zvarritur. Në dy anët e urës ka spiranca të lidhura që i kapin ata që janë urdhëruar t’i kapin. I gërvishturi (nga spirancat) shpëton ndërsa i tërhequri (prej tyre) bie në zjarr.” Pasha Atë që shpirti i Ebu Hurejres është në dorën e Tij, vërtet thellësia e xhehennemit është shtatëdhjetë vjet.” Transmeton Muslimi.

Kapitulli i ndalimit të padrejtësisë dhe urdhri për kthimin e padrejtësive

Hadithi nr. 203

Nga Xhabiri radijAllahu ‘anhu transmetohet se vërtet i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ruajuni padrejtësisë (zullumit), ngase padrejtësia do të jetë errësirë Ditën e Kiametit. Ruajuni koprracisë, ngase vërtet koprracia i ka shkatërruar ata që ishin para jush, i bëri që ta  derdhin gjakun e tyre dhe t’i lejojnë (t’i bëjnë hallall) të ndaluarat (haramet) e tyre.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 204

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “(Për Allahun) Do t’i ktheni të drejtat te pronarët e tyre Ditën e Kiametit, saqë do të kryhet hakmarrja mes deles pa brirë ndaj asaj me brirë.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 205

Ibën Umeri radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ishim duke biseduar për haxhin e lamtumirës dhe Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ishte në mesin tonë, por  ne nuk e dinim se ç’është haxhi i lamtumirës derisa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem madhëroi Allahun dhe e falënderoi Atë, e më pas ceku Dexhalin. E zgjati përmendjen e tij dhe tha: “Allahu nuk ka dërguar asnjë Profet e të mos e ketë paralajmëruar ummetin e tij (nga Dexhali), paralajmëroi Nuhu dhe Profetët pas tij. Nëse vërtet ai del në mesin tuaj, atëherë nuk do të jetë sekrete çështja e tij, nuk do të jetë e fshehur për ju. Zoti juaj nuk është i verbër, ndërsa ai është i verbër në syrin e djathtë, syri i tij është si kokërr rrushi e dalluar (nga të tjerat). Vërtet Allahu e ka ndaluar gjakun dhe pasurinë tuaj mes jush, si shenjëtërinë e kësaj dite, në këtë vend dhe në këtë muaj. A e përcolla mesazhin tin?” Ata thanë: “Gjithsesi!” Tha (tri herë): “O Allah, dëshmo! Mos u ktheni pas meje jobesimtarë duke ia goditur qafat njëri-tjetrit(duke vrarë njëri-tjetrin).” Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi një pjesë të tij.

Hadithi nr. 206

Nga Aishja radijAllahu ‘anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush bën padrejtësi sa një pëllëmbë tokë, Ditën e Kiametit do ta bartë atë në qafen e tij nga shtatë palët e saj.” Muttefekun alejhi.

Hadithi nr. 207

Transmetohet nga Ebi Musa radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet Allahu i jep kohë zullumqarit, por kur ta kapë atë, nuk i shpëton dot”, më pas citoi fjalët e Allahut: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe-zullum. Me të vërtet, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102) Muttefekun alejhi.

Hadithi nr. 208

Transmetohet nga Muadhi radijAllahu ‘anhu, i cili ka thënë: “Më dërgoi i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Jemen dhe më tha: “Ti do të shkosh te një popull nga ehlul-kitabi. Thirri ata në dëshminë “La ilahe il- lAllah” (nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet) dhe se me të vërtet unë jam i Dërguari i Allahut. E nëse ata të pasojnë në këtë, atëherë bëju me dije se All-llahu u ka bërë obligim atyre pesë kohë namaz gjatë një dite dhe nate. Nëse ata të pasojnë në këtë, atëherë bëju me dije se Allahu u ka bërë obligim sadakanë (zekatin), e cila merret nga të pasurit e tyre dhe u ndahet të varfërve nga mesi i tyre. E nëse ata të pasojnë në këtë, atëherë ki kujdes ndaj pasurisë së çmuar të tyre dhe ki frikë nga  lutja e atij që i bëhet padrejtësi, se me të vërtet mes tij dhe Allahut nuk ka pengesë.” Muttefekun alejhi.

Hadithi nr. 210

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush ka bërë ndonjë padrejtësi ndaj vëllait të vet, në nderin e tij apo diçka tjetër, le të lirohet nga ajo sot para se të mos ketë dinarë apo dirhemë. Nëse ka punë të mira, do të merret nga ai në bazë të padrejtësisë që ka bërë, por nëse nuk ka punë të mira, do të merren  punët e liga nga ai që i ka bërë padrejtësi dhe do t’i ngarkohen atij.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 211

Transmetohet nga Abdullah ibn Amr ibën Asi radijAllahu ‘anhuma, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Musliman i vërtet është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të qetë, ndërsa emigrues i vërtet është ai që largohet nga ajo që Allahu ka ndaluar.” Muttefekun alejhi.

Hadithi nr. 213

Nga Ebu Bekrete Nufej’ ibëm el-Harithe radijAllahu ‘anhu transmetohet se Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtet koha është kthyer ashtu si ka qenë ditën kur Allahu i krijoi qiejt dhe tokën. Viti ka dymbëdhjetë muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre janë radhazi: Dhul- Ka’deh, Dhul-Hixh-xheh, Muharr-rrem, dhe Rexhebi, i cili është mes  muajit Xhumade dhe Sha’ban. Cili muaj është ky?” Ne thamë:” Allahu dhe  i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Heshti derisa menduam se do ta emërtojë jo me emrin e tij, pastaj tha: “A nuk është muaji Dhul-Hixh-xheh?” Ne thamë: -Po, gjithsesi. Më pas tha: “Cili vend është ky?” Ne thamë: - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Heshti derisa menduam se do ta emërtojë jo me emrin e tij, pastaj tha: “A nuk është ky qyteti (i Mekës)?” Ne thamë: -Po, gjithsesi. Pastaj tha: “Cila ditë është kjo?” Ne thamë: - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Heshti derisa menduam se do ta emërtojë jo me emrin e tij, pastaj tha: “A nuk është dita e therrjes së kurbanit (Kurban Bajrami)?” Ne thamë: -Po, gjithsesi. Pastaj tha: “Vërtet gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të ndaluara mes jush si shenjtëria e  kësaj dite, e këtij muaji dhe e këtij vendi dhe se do ta takoni Zotin tuaj  dhe do t’ju pyesë për veprat tuaja. Dhe kurrsesi mos u ktheni pas meje jobesimtarë duke vrarë njëri-tjetrin. Të gjithë ata që i dëgjuan këto fjalë le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar. Ndodhë që atij që i përcillet është më i kuptueshëm dhe që mban mend më shumë se ai që e ka përcjellë”. Pastaj tha: “A nuk ua kumtova, a nuk ua kumtova?” Ne thamë: -Po. Ai tha: “O Allah, dëshmo!” Muttefekun Alejhi.

Hadithi nr. 216

Transmetohet nga Umer ibën Hattabi radijAllahu ‘anhu, i cili thotë: “Pasi përfundoi lufta e hajberit, erdhën një grup nga shokët e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe thënë: “ Filani shehid, filani shehid”, derisa  kaluan pranë një njeriu dhe thanë: “Filani shehid!” Atëherë Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Jo, kurrsesi! Unë e kam parë në zjarr në një rrobë që ka përvetësuar (nga plaçka e luftës).”  Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 217

Transmetohet nga Ebi Katadete el-Harith ibën Rib’ij radijAllahu ‘anhu, e ai nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili u ngrit dhe i përkujtoi ata se lufta në rrugën e Allahut dhe besimi në Allahun janë vepra më të mira. Një njeri u ngrit dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, sikur të vritem në rrugën e Allahut, a më falen mëkatet?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Po, nëse vritesh në rrugën e Allahut duke qenë i durueshëm dhe duke shpresuar (shpërblimin), me ballë nga armiku e jo me shpinë.” Më pas i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Si the?” Ai tha: “Sikur të vritem në rrugën e Allahut, a më falen mëkatet?” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Po, nëse vritesh në rrugën e Allahut duke qenë i durueshëm dhe duke shpresuar, me ballë nga armiku e jo me shpinë, me përjashtim të borxhit. Vërtet Xhibrili ma tha këtë mua.”  Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 218

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se vërtet i Dërguari i All- llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “A e dini se kush është i falimentuar?” Ata thanë: “I falimentuar tek ne është ai që nuk ka para dhe nuk posedon asgjë.” Ai tha: “I falimentuar i vërtet nga ummeti im është ai që do të vijë Ditën e kiametit me namaz, agjërim e zekat, vjen i tillë por edhe ka fyer këtë, ka shpifur për atë, ka ngrënë pasurinë e tjetrit, ka derdhur gjakun e këtij, ka rrahur tjetrin. Atëherë u jepet atyre nga të  mirat e tij dhe nëse përfundojnë të mirat e tij para se t’i shpaguajë këto padrejtësi, merren nga mëkatet e atyre që u është bërë padrejtësi dhe i hidhen atij, e më pas hidhet në zjarr.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 219

Nga Ummi Seleme radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet unë jam njeri dhe ju në gjendjet tuaja më drejtoheni mua (që të gjykoj mes jush). Ndodh që ndonjëri prej jush të jetë më i aftë në paraqitjen e argumentit të tij se tjetri dhe unë gjykoj në favor të tij në bazë të asaj që dëgjoj. Andaj, kujt i ndaj të drejtën e vëllait të tij, vërtet i kam ndarë një pjesë nga zjarri (i xhehenemit).” Muttefekun alejhi.

Hadithi nr. 220

Nga Ibni Umeri radijAllahu ‘anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari vazhdimisht është në rehatinë e fesë së tij, përderisa nuk derdhë gjakun e ndaluar.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 221

Nga Havlete bint Amir el-Ensarije, e cila ishte gruaja e Hamzës radijAllahu ‘anhu, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem duke thënë: “Vërtet disa njerëz veprojnë në pasurinë e Allahut pa të drejtë, atyre do t’u takojë zjarri Ditën e Kiametit.” Transmeton Buhariu.

Kapitulli i madhërimit të shenjtërive të myslimanëve, sqarimi i të drejtave të tyre, dhembshurisë dhe mëshirës ndaj tyre

Hadithi nr. 222

Nga Ebu Musa radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, që njëra (pjesë) mban tjetrën” dhe shtrëngoi gishtrinjët mes vete.” Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi nr. 223

Nga Ebu Musa el-Esh’arij radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush kalon nga xhamitë apo tregjet tona e me vete ka shigjeta (ose çfarëdo arme), le t’i mbajë apo le t’i kapë majët e tyre. I mjafton atij nëse e qëllon me diçka prej tyre ndonjërin nga muslimanët.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 225

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ka puthur Hasenin, të birin e Aliut radijAllahu ‘anhuma, kurse tek ai ishte El-Akre’ ibn Habis, i cili tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e shikoi atë dhe i tha: “Kush nuk mëshiron, nuk Mëshirohet.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 226

Transmetohet nga Aishja radijAllahu ‘anha, e cila ka thënë: “Erdhën disa njerëzNga beduinët tek i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po” Ata thanë: “Për All-llahun, ne nuk i puthim!” I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha: “Çfarë të bëj, nëse Allahu e ka tërhequr mëshirën nga zemrat tuaja?!” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 227

Nga Xhabir ibën Abdil-lahu radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron atë.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 228

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se vërtet i Dërguari i All- llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri nga ju u prin njerëzve në namaz, le ta shkurtojë namazin sepse në mesin e tyre ka të dobët, të sëmurë dhe të moshuar. E kur të falet vetëm, atëherë le  ta zgjasë sa të dojë.” Buhariu dhe Muslimi.. Në një transmetim tjetër ka ardhur edhe fjala: “nevojtarë.”

Hadithi nr. 229

Transmetohet nga Aishja radijAllahu ‘anha, e cila ka thënë: “Ka ndodhur  që i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka lënë  një vepër, edhe pse dëshira e tij ishte që ta bënte atë, nga frika se njerëzit e veprojnë dhe u bëhet obligim.”  Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 230

Gjithashtu është transmetuar nga Aishja radijAllahu ‘anha të ketë thënë: “Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i ndaloi (shokët e tij) nga lidhja e agjërimit nga mëshira që kishte ndaj tyre.” Ata i thanë: “Ti po e lidh atë.”Ai tha: “Unë nuk jam sikurse ju. Unë fle dhe Zoti im më furnizon me ushqim dhe pije.” Buhariu dhe Muslimi.. Kuptimi i kësaj është se më jep forcë ashtu sikurse kur ushqehem dhe pi.

Hadithi nr. 231

Nga Ebu Katadete el-Harith ibn Rib’ij radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Vërtet unë  ngrihem për namaz dhe dëshiroj që ta zgjasë leximin në të, mirëpo  dëgjoj vajin e ndonjë fëmije dhe e lehtësoj namazin duke mos pasur dëshirë që të bëj të ndihet rëndë nëna e tij.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 232

Nga xhundub ibën Abdilahu radijAllahu ‘anhu transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fal namazin e sabahut, ai është në mbrojtjen e Allahut. Të mos marrë guximin askush ta cenojë këtë mbrojtje të Allahut (duke e sulmuar këtë rob) me asgjë, ngase kush merr guximin ta cenojë këtë mbrojtje, Allahu do të hakmerret ndaj tij e më pas e hedh me fytyrë në zjarr të xhehenemit.” Transmeton Muslimi.

Hadithi nr. 233

Nga Ibni Umeri radijAllahu ‘anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi e as nuk e dorëzon. Kush i del në ndihmë vëllait të tij kur ai ka nevojë, Allahu do të jetë në ndihmën e tij kur ai ka nevojë. Ai që ia lehtëson vëllait të vet një brengë, Allahu do t’ia lehtësojë atij një  brengë nga brengat e Ditës së Gjykimit. Ai që ia mbulon myslimanit (ndonjë të keqe), Allahu do t’ia mbulojë (punët e këqija) në Ditën e Gjykimit.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 234

Nga Ebu Hurejra radijAlahu anhu transmetohet të ketë thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk e tradhton atë, nuk e gënjen atë dhe nuk e lë në baltë. Çdo musliman ndaj muslimanit tjetër e ka të ndaluar nderin, pasurinë dhe gjakun e tij. Devotshmëria është këtu. I mjafton njeriut nga e keqja që ta nënçmojë vëllanë e tij musliman.” Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është hasen- i mirë.

Hadithi nr. 235

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos kini zili ndaj njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos ndërhyni në shitblerje ndaj njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër të vërtetë. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e nënvlerëson dhe nuk e lë në baltë. Devotshmëria është këtu.” Dhe bëri me shenjë nga gjoksi i tij tri herë.“I mjafton njeriut nga e keqja që ta nënçmoj vëllanë e tij musliman. Çdo musliman ndaj muslimanit tjetër e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e tij.” Transmeton Muslimi.

Fjala “en-nexhesh” ka kuptimin ta ngrejë çmimin e mallit duke thirrur për të në treg e të ngjashme me këtë, por nuk ka dëshirë ta blejë atë, vetëm se  me këtë ka për qëllim t’i joshë të tjerët. Kjo padyshim se është e ndaluar.

Fjala “et-tedabur”, domethënë t’ia kthejë shpinën njeriut dhe ta bojkotojë atë dhe e konsideron atë si një gjë që është pas shpinës së tij, mbrapa tij.

Hadithi nr. 236

Nga Enesi radijAllahu ‘anhu transmetohet se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk ka besuar askush nga ju derisa të dojë për vëllanë e vet atë që do për vete.” Buhariu dhe Muslimi..

Hadithi nr. 237

Po ashtu transmetohet nga Enesi radijAllahu ‘anhu të ketë thënë se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd, qoftë zullumqarë apo që i është bërë zullum!” Një njeri i tha: “O i Dërguari i All-llahut, e ndihmojë atë që i është bërë zullum. Por sikur të jetë zullumqarë, si do ta ndihmojë atë?” I tha: “Ta ndalosh atë nga zullumi, kjo është ndihma ndaj tij.” Transmeton Buhariu.

Hadithi nr. 238

Nga Ebu Hurejra radijAllahu ‘anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka pesë obligime: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe përgjigjja ndaj atij që teshtin (t’i thuash jerhamukAll-llah, Allahu të mëshiroftë, pasi ai thotë elhamdulilah).” Buhariu dhe Muslimi.

Ndërsa në transmetimin e Muslimit ka ardhur: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë obligime: Kur e takon, përshendete me selam, nëse të fton, përgjigju ftesës së tij, nëse të kërkon këshillë, këshilloje atë, kur të teshtij dhe e falënderon Alllahun (thotë elhamdulilah), përgjigju (dhe thuaj jerhamukAllah), kur të sëmuret, vizitoje dhe kur të vdesë, përcille xhenazën e tij.”

Hadithi nr. 239

Transmetohet se Ebu Umarete el-Bera ibën Azibi radijAllahu ‘anhuma ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na urdhëroji me shtatë gjëra dhe na ndaloji shtatë. Na urdhëroji ta vizitojmë të sëmurin, t’i përcjellim xhenazet, t’i përgjigjemi me lutje atij që teshtin (dhe falënderon Allahun), t’ia realizojmë betimin atij që betohet, ta ndihmojmë atë që i është bërë zullum, t’i përgjigjemi ftesës dhe të përhapim selamin. Ndërsa na ndaloi bartjen e unazave prej ari, pirjen me enë argjendi, shtrimin e shtrojës së kuqe nga mandafshi (në shalën e devesë që merret nga mëndafshi dhe mbushet me pambuk apo gjëra të tjera), veshjen e rrobave nga mëndafshi i përzier me li (lule blu), veshjen e rrobave nga mëndafshi (i pastër), veshjen e rrobave nga mëndafshi i dendur dhe veshjen e rrobave që nga mëndafshi kanë anët dhe fundin e tyre.” Buhariu dhe Muslimi..

Në një transmetim ka ardhur: “lajmërimi për kafshen e humbur” në shtatë gjërat e para të urdhëruara.

Fjala “el-mejathir” ka kuptimin e asaj mqë merret nga mëndafshi dhe mbushet me pambuk etj., që vendoset në shalën e devesë në të cilën ulet udhëtari.

Fjala “el-kassijji” ka kuptimin e rrobës që përbëhet nga përzierja e mëndafshit me li (lule blu).

Fjala “inshdud-dal-leti” do të thotë lajmërimi për të.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free