Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

Mbi rrugën e të parëve


 

 

 

Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)

﴿ الوجيز في منهج السلف الصالح ﴾

]  Shqip – Albanian – ألباني [

 

 

Abdul Kadër Arnauti

 

 

Përktheu: Bekir Halimi

Redaktoi: Sedat Shabani

 

 

 

2010 - 1431

 

 

 

﴿ الوجيز في منهج السلف الصالح ﴾

« باللغة الألبانية »

 

 

 عبد القادر الأرناؤوط

 

ترجمة: بكر حليمي

مراجعة:  سدات شاباني

 

2010 - 1431

Biblioteka :TEVHID

 

 

 

 

Titulli në origjinal: "الوجيز في عقيدة السلف الصالح"

Titulli në përkthim:"Mbi rrugën e të parëve tanë" 

Përktheu: Bekir Halimi

Lekturoi:Kreshnik Ajdini

Recensor:Sedat Shabani

 

 

 

 

[ترجم خصيصا لدار أبو القاسم للنشر والتوزيع]

Abul Qasim Publishing House

P.O. Box 6156 Jeddah 21441

Tel: 6714793  Fax:6725523

 

Botimi i dytë

 

 

 

Amman

1416/1995

 

 

  emër  të All-llahut, Mëshiruesit Mëshirëplotit

 

-         Hyrje

     Lavdia i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje te Zoti  xh.sh.  nga të këqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atë të cilin e udhëzon Allahu s'ka kush e humb dhe atë  të cilin e  humb s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka    adhuruar përveç Allahut, i Cili është një i vetëm dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i tij.

     Ajo që  më shtyu ta shkruaj këtë traktat të shkurtër mbi sqarimin e rrugës të parëve tanë të mirë (selefus-salih) janë pyetjet e shumta që më  janë  drejtuar  nga  shumica e njerëzve pa dallim klase. Tek njerëzit është  përzier kuptimi i  akides (besimit) së  shëndoshë  nga ndikimi i fjalëve të  njerëzve që  flasin mbi këtë temë pa qenë  të përgatitur për këtë dhe nuk e angazhon veten që  të hedhë  shikimin    shkrimet  e tradicionalistëve  {Ehli  sunne  vel-xhema 'a)    cilët ia kanë dhënë hakun kësaj teme,shkrimtarët, shkrimet e  të cilëve janë  të njohura për nga dituria dhe drejtësia.

     Për shkrimin e këtij traktati kam falur namaz istihare'.[1] Në shkrimin e këtij traktati jam bazuar në  shkrimet  e  një  numri të dijetarëve që kanë shkruar   mbi akiden (besimin) e selefit  (të parëve tanë të mirë) nga as'habët -bashkëkohësit, tabiinët- pasuesit dhe  etbai- tabiinët-  pasuesit  e pasuesve, të cilat shkrime i kanë pranuar dijetarët e parë dhe të  fundit.  S'kam shtuar asgjë, veç disa shkrimeve të vogla rreth fjalëve    tyre. Literaturën  e konsultuar  e  paraqes    faqen  e fundit. E lus Allahun xh. sh. që  ta  bëjë  këtë  vepër të dobishme për muslimanët  në përgjithësi. Ai e din qëllimin, e fjala e fundit është  lavdia Allahut, Zotit të botërave.

 

    Damask: E Enjte,

    18 Muharem, 1411

      9 Gusht ,  1990

 

Shërbyesi i  sunnetit  të Muhammedit salall-llahu alejhi ve sel-lem

Ebu  Mahmud, Abdul-kadër  Arnauti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mbi rrugën e të parëve tanë

 

     Në Emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

     Domethënia etimologjike e fjalës El- vexhiz:  Thuhet  (evxhezel-kelame)  أوجز الكلام që do të thotë  ka  shkurtuar dhe pakësuar fjalimin.

     Domethenia etimologjike  dhe termionologjike fjalës EI-Menhexh المنهج:

     Thuhet: En-nehxhu النهج , el-menhexhu dhe shumësi El-minhaxhالمنهاج , rrugë e   qartë,  metodë All-Ilahu  xh.sh.    Kur'an thotë: " “Ne për të gjithë ju kemi bërë ligj dhe rrugë te qartë".(El-Maide:48)

     All-llahu xh. sh. ka bërë për çdo popull rrugë të caktuar, ithtarët e Tevratit kanë legjislaturën (sheriatin) e tyre,  pasuesit  e  Inxhilit  kanë poashtu sheriatin e tyre dhe pasuesit e Kur'anit kanë sheriatin e tyre. Këto  janë legjislatura që ndryshojnë  në vendime ligjore, por nuk ndryshojnë në njësinë (tevhidin) e All-llahut xh.sh. siç thotë Muhammedi  salall-llahu alejhi ve sel-lem: "Unë më tepër  kam  përparësi se  Isai,  biri  i  Merjemës, në këtë botë dhe në botën tjetër (ahiret), të dërguarit   e  All-llahut janë vëllezër  për  nga baba ,  e nënat  ndryshojnë,  fenë  e  kanë  një dhe nuk ka ndërmjet meje dhe Isait pejgamber.” [2]   

     Kjo d.m.th. se  pëlqejnë në rrënjë, tevhidin e All-llahut (monoteizmin-njëjësinë e Zotit)  kurse ndryshojnë në degët-legjislaturën e All-llahut      xh.sh. All-llahu xhel-le shanuhu i thotë Muhammedit s.a.v.s. në Kur'an: "Ne nuk dërguam  asnjë    dërguar   para teje e të mos i kemi shpallur atij se : Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje, pra Më adhuroni "  (El-enbija :25)

     All-llahu xh.sh. thotë: "Ne dërguam në çdo popull  të dërguar që t'ju thonë: Adhurojeni vetëm  All-llahun  e  largojuni djajve (adhurimit të  tyre)" (En-Nahl :36)

     Kjo sa i takon monoteizmit (tevhidit), kurse legjislatura  ndryshon    çështje  të urdhëresës ose ndalesës.

     Domethënia etimologjike dhe terminologjike e fjalës Es-selef السلف:

     Es-selefu që ka kaluar më parë ,thuhet: selefe shej'un           [سلف شيء] -ka kaluar, selefe fulanun selefen – [سلف فلان سلفا]  ka parakaluar es-salif - parakalues, popull që ka jetuar para nesh në histori.

     All-llahu i Lartësuar (xh.sh.) thotë: "Kur ata nxitën hidhërimin Tonë Ne iu hakmorëm atyre dhe  i  përmbytëm të gjithë dhe i bëmë shembull e  përvojë  për  të tjerët." (Ez-Zuhruf:55,56) që d.m.th.,  kur  na  hidhëruan,  u  hakmorëm,  i zhytëm    gjithë dhe i bëmë parakalues për ata që veprojnë  si  ata ,       marrin  këshilla  e mësim   ka. Es-selef      السلف  ata  që kanë kaluar, prindi, farefisi, të cilët janë më të moshuar kanë    shumë  merita,  njëjësi është salif  السالف        

      Transmetohet nga Hasan El-Basriu , i cili në namazin      e xhenazes së  fëmijës së vet ka thënë: "O Zot , bëje parakalues për ne."

     Nga  ky  shkak  gjenerata  e parë quhet selefus- salih السلف الصالح  (të parët tanë të mirë). Muhammedi salall-llahu alejhi ve sel-lem, shokët (sahabët) e tij dhe ata që i pasojnë në mënyrë të mirë janë selefi i ummetit (parakaluesit e  ummetit). Kushdo që thirr në atë që ka thirr Muhamedi salall-llahu alejhi ve sel-lem, shokët  dhe ata që i pasojnë në mënyrë më të mirë , është në  rrugën e të parëve tanë, Selefit. Obligim          është për të gjithë që ta përcjellin  Kur'anin e Madhëruar dhe sunnetin e pastër  të Muhamedit salall-llahu alejhi ve sel- lem  ashtu  si  e   kanë kuptuar të parët (selefi) - qoftë  i  kënaqur  Allahu   me  ta ,  mbasi  ata meritojnë të pasohen, ngase ishin të sinqertë në besimin e tyre të fortë, në tevhidin e tyre, dhe të sinqertë në adhurimin (ibadetin) e tyre.

     Prijësi (imami) i tyre  është  Muhamedi salall-llahu alejhi ve sel-lem, për pasimin e të cilit na ka urdhëruar All-llahu i Lartëmadhëruar në  Kuranin  e  Madhëruar:  "Atë    ua  jep  i dërguari  merreni e atë që u ndalon lëreni." (El- Hashr:7)

     All-llahu i Lartëmadhëruar thotë:  "Ju e kishit  shembullin më të lartë të Dërguarin e All-ahut (Muhamedin), kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron  duke  e  përmendur shpesh Allahun." (El-Ahzab:21).

“Ai është që flet me shpallje nga qielli: Dhe ai  nuk  flet nga mendja e tij. Ai nuk është tjetër jasht shpalljes që i shpallet." (En-Nexhm:3-4)

     Allahu i Lartmadhëruar na urdhëron  ta marrim  gjykimin  e  tij    çdo   çështje të jetës sonë dhe në Kur'an thotë:         "Betohem në Zotin tënd  se  ata  nuk  janë  besimtarë  (të asaj që të zbriti  ty  e  as të asaj para teje) derisa të mos të zgjedhin  ty  për   të gjykuar në atë konflikt mes tyre , e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi  nga  gjykimi  yt dhe (derisa) të mos binden   sinqerisht." (En-Nisa:65).

    E na e tërheqë vërejtjen nga të kundërshtuarit e tij : "Prandaj le të  ruhen  ata që e kundërshtojnë rrugën e tij (të të  dërguarit)   se ata do ti zë ndonjë telashe ose do t'i godas dënimi i dhimbshëm." (En-Nur:63)

      Selefi gjatë mosmarrëveshjeve të tyre i kthehen Librit të Allahut të Lartmadhëruar dhe sunnetit të Muhamedit  salall-llahu alejhi ve sel-lem: "Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje atëherë   parashtrojeni atë te All-llahu (te Libri i Tij) dhe te i  Dërguari, nëse i besoni Allahut dhe  ditës    fundit.  Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë." (En-Nisa:59)

      Muhamedi salall-llahu alejhi ve sel-lem është dërguar kumtues nga Zoti i Lartëmadhëruar dhe sqarues i Librit të  Tij:   "Ty  ta  zbritëm  Kura'nin    t'u shpjegosh njerëzve atë    u  është  shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin)" (En-Nahl :44)

     Muhamedi salall-llahu alejhi ve sel-lem në  një  hadith  thotë: "Obligoheni të kapeni për rrugën time dhe për rrugën e zëvendësve (halifëve) të drejtë e udhëzues, kapuni në to me dhëmballë (fortë), e ruajuni   nga  risitë  (bidatet)  se  çdo  risi  është humbje"[3]

     Selefus-salih    janë gjithashtu     shekujt       e zgjedhur   dhe     privilegjuar,  për     cilët Muhamedi  salall-llahu alejhi ve sel-lem në një  hadith të vërtetë thotë:  "Njerëzit      mirë  janë  ata  të shekullit tim, pastaj ata që vijojnë, dhe vijuesit pas tyre" . Po ashtu thotë:  "Pastaj do të vijnë popuj    do    dëshmojnë  atëherë kur nuk u kërkohet dëshmia, do të tradhtojnë, nuk do të jenë besnikë, do të premtojnë dhe nuk do të realizojnë, do të përhapet ndër ta dëshira për të ngrënë e për të pirë tepër dhe pozita."[4]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Akideja e selefit

 

     Bazat   e fesë për të cilat u kapën prijësit dhe dijetarët  e  fesë islame -selefi- në të cilat edhe i ftojnë  njerëzinë janë:

     1 -    besuarit    Librin  e  Allahut  të Madhëruar, qofshin ato ajetet e përgjithësuara ose ato të pjesërishmet.

     2 -  Dëshmia  mbi  njëjësinë  (tevhidin) e  Allahut të Lartëmadhëruar ,dëshmojnë pejgamberllëkun e Muhamedit  sal-lall-llahu alejhi  ve   sel-lem si dhe zbritjen e shpalljes mbi te.

     3 -  Njohja e  Zotit  nëpërmjet  Cilësive  të shpallura  nga  Ai    Kuran  ose    cilat  i  ka përmendur  Muhamedi  sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem në hadithe të vërteta.

     4 - Besimi në hadithet (sunnetin) e tij, të cilat janë të  vërteta, hadithe të transmetuara nga njerëzit e drejtë e besnik .

     5 -  Përshkrimi  i  Allahut  xhel-le  shanuhu ashtu  siç  e përshkroi vetveten e Tij në Librin e Tij dhe në gjuhën e Pejgamberit të tij, pa bërë krahasim me krijesat e tij, pa pyetur si, duke mos devijuar kuptimin  dhe duke mos besuar se Zoti nuk posedon  cilësi  dhe  pa  e  përgjasuar  me krijesat   e  Tij. All-llahu xhel-le  shanuhu  thotë: "Asnjë send nuk është si Ai, Ai është dëgjues dhe sheh." (Esh-Shura:11)

     Imam  Zuhriu[5]  thotë:  "All-llahu  sqaron, Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve  sel-lem kumton, ne kësaj i dorëzohemi."

     Imam Sufjan bin Ujejne[6] thotë: "Besoje All- llahun e Lartëmadhëruar dhe në atë që ka ardhur nga i Lartëmadhëruari, sipas dëshirës së Allahut  dhe  besoje të dërguarin sal-lall-llahu alejhi  ve  sel-lem dhe atë që vjen nga i dërguari sipas  dëshirës së të dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ".

     Në këtë rrugë ka  vazhduar selefi  dhe pasardhësit e tyre. Të gjitha këto ajete që flasin mbi  cilësitë e All-llahut i kanë pranuar, i kanë kaluar  dhe  i   kanë  vërtetuar,  pa  ndryshim (te'vil), e neve jemi urdhëruar të ndalemi në atë që  kanë  thënë  ata  (selefi) dhe të udhëzohemi me dritën e tyre.

     Muhammedi  sal-lall-llahu  alejhi  ve  sel-lem na  ka  tërhequr  vërejtjen  nga  risitë ,  e  na  ka traguar   se ato të shpiejnë në humbje: "Përmbajuni  sunnetit  tim  dhe  sunnetit  të udhëheqësve të  drejtë,  përmbajuni  atyre  me dhëmballë (fortë), e ruajuni risive (bidateve), se çdo risi është humbje".

     Abdullah ibn   Mesudi         radijall-llahu anhu thotë: "Pasoni të parët (selefin), e mos nxirrni risi (bidate), kjo ju mjafton".[7]

     Omer  ibn  Abdul-Azizi  radijall-llahu  anhu thotë :  "Ndalu  atje  ku  është  ndalur  populli (selefi), mbasi ata me dituri dhe mendjeprehtësi janë ndalur."[8]

     Imam Evzaiu radijall-llahu anhu thotë: "Detyrë e ke të pasosh    gjurmët  e selefit edhe pse të refuzojnë  njerëzit  e  ruaju  nga mendimet  e  njerëzve  edhe  pse të zbukurohen me fjalë "[9]

     6 – Të besuarit se: Imani përmbledh të dëshmuarit  me gojë, të vepruarit me vepra dhe të besuarit me zemër e shpirt dhe se imani rritet me vepra të mira dhe zvogëlohet me mëkate.

     7 - Të besuarit se: e mira dhe e keqja ndodhin sipas  caktimit  të All-llahut të  Lartëmadhëruar, por   e keqja nuk  ndodh  me  urdhrin e  Tij, ngase         All-llahu  xhel-le  shanuhu  urdhëroi  të mirën dhe ndaloi të keqën, Ai nuk urdhëron për mëkat, por përkundrazi, atë e ka ndaluar. Njeriu nuk  është  i  determinuar  (kushtëzuar), por zgjedh veprat dhe  besimin që do , e varësisht nga ajo që zgjedh meriton dënimin ose shpërblimin.

     All-llahu xhel-le  shanuhu thotë:  "Kush  të dojë le të besojë, e kush të dojë le të mohojë." (El-Kehf:29)

     8 - Nuk duhet bërë të pabesë (kafir) muslimanin që bën mëkate, po edhe nëse janë mëkate    mëdha,  përveç  nëse  mohon ndonjë send  që është i domosdoshëm fetarisht të dihet, siç është njohja e vendimeve të veçanta dhe të përgjithshme    Kur'an  dhe sunnet dhe njohja e pajtimit (ixhmasë-konsenzusit) të selefit dhe të parëve të tyre.

     9 – Të adhurohet vetëm All-llahu i Lartëmadhëruar  e nuk duhet  bërë  shok  në adhurim, nuk duhet të kërkohet  asgjë  nga askush  përveç  nga  All-llahu  az-ze  ve xhel-le, vetëm në All-llahun duhet mbështetur, Atij duhet T'i afrohemi me nënshtrim, adhurim dhe vepra të  mira. All-llahu xhel-le shanuhu thotë: "O  ju    besuat  keni  frikë  All-llahun  dhe kërkoni afrim tek Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni  shpëtim".(El-Maide:35)

"Afrojuni  Atij  duke e adhuruar dhe duke iu bindur plotësisht".

   10 - Vlen të falurit pas çdo personi, qoftë i mirë  apo  i keq, nëse forma e namazit është e saktë.

     11 - Askend nuk duhet emëruar me xhennet ose  me xhehennem, pa  marë para sysh cili është ky , me  përjashtim  të atij të cilin e ka emëruar Pejgamberi  sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, por duhet  shpresuar  për    mirin  (xhennetin) dhe duhet     pas frikë për të keqin (hyrjen në xhehenem).

     12 - Duhet dëshmuar me xhennet dhjetë të përgëzuarit, siç ka dëshmuar Muhammedi sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem me xhennet, i cili nuk flet nga epshi i tij  por nga ajo që i shpallet.

     13 - Duhet dashur shokët e Muhammedit sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem, nuk duhet folur për atë që ka ndodhur në mes tyre, çështjen e tyre ia lëmë All-llahut xhel-le shanuhu, nuk duhet fyer  asnjërin prej sahabeve, duke u bazuar në hadithin  e   Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem ku thotë: "Mos  i  fyeni as'habët e mi, se pasha  Atë    Dorën e Të  Cilit është jeta ime, nëse ndokush prej jush jep pasuri ari sa kodra e Uhudit (kodër ne afërsi të Medinës), nuk mund të   arrin   gradën        e   njërit  prej  tyre  e  as  sa gjysma".[10]

    14 - Duhet besuar se sahabët nuk janë të pagabueshëm, nuk gabon vetëm All-llahu i Lartëmadhëruar. All-llahu xhel-le shanuhu e ka mbrojtur  ummetin  nga  gabimi  e  jo personat. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "All-llahu nuk e   bashkon ummetin  tim  në humbje, Dora e  All-llahut   është me xhematin (bashkësinë)"[11]

     15 - Gratë e Pejgamberit sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem  duhet konsideruar nëna të  besimtarëve  dhe  duhet  besuar se ato janë të pastra dhe larg nga çdo e keqe.

    16 - Duhet besuar se askush nga muslimanët nuk   obligohet që të lidhet me ndonjë drejtim të ndonjë fekihi (dijetar,  i cili merret me jurisprudencën Islame) të caktuar, dhe ai mund të  transferohet prej një drejtimi në tjetrin, nëse ai  tjetri  ka  argumentin    të fortë. Populli i thjeshtë nuk ka  drejtim, por drejtimi i tij është drejtimi  i  muftisë ,   prej     cilit  merr fetva. Detyrë  e  atij    mëson  islamin është që të njohë argumentet e fukahave dhe të vepron me ato  argumente  dhe  ka të drejtë të shpërngulet prej       një drejtimi    tjetrin  nëse  ai  tjetri  ka argumente më të  forta dhe  fikh      të pranuar, d.m.th të  bëhet  përcjellës  (mutebi') që është shkallë mesatare mes muxhtehidit (shkenctar i cili merret      me studime të jurisprudencës islame    nxjerra nga Kur'ani dhe  sunneti  i   Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve  sel-lem ,  sikur  kanë  qenë  katër  imamat,  fukahat   dhe   muhadithinët)   dhe   mukalidit (pasues i dijetarëve).

     17 -  Duhet  besuar  se:  Katër  sahabet; Ebu Bekri, Omeri, Othmani dhe Aliu, All-llahu qoftë i  kënaqur  me  ta,  ishin  halifët (sundimtarët) e drejtë e udhëzues. Dhe koha e sundimit të tyre ka qenë sundim në bazë të  Pejgamberllëkut, e cila kohë ka zgjatur 30 vjet, bashk me sundimin e Hasanit radijall-llahu anhu. Për këtë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë : "Sundimi i drejtë (hilafeti) në ummetin tim  do    zgjasë  30  vjet ,  pastaj  do    jetë mbretëri (dinasti)."[12]11

     18 -  Duhet besuar se  çdo  gjë    vjen  prej Kur'anit  duhet  vepruar  me të dhe çdo ndalesë që është në te duhet larguar nga ajo. Të besohet çdo  send që ka treguar   Muhammedi  sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem dhe është vërtetuar vërtetësia e transmetimit  nga ai, e kemi kuptuar apo nuk e kemi kuptuar atë.

     19 - Duhet zbatuar atë që ka urdhëruar All- llahu  i Lartëmadhëruar dhe Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem dhe  duhet  larguar  nga  ajo  që ka ndaluar All- llahu  xh.sh.  dhe  Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem. Duhet të ndalemi në  kufijtë që i ka përshkruar Kur'ani i Madhëruar  dhe  Sunneti  i Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem dhe ajo që  ardhur  nga  sunduesit  e  drejtë  e udhezues. Muslimanët obligohen të përcjellin Muhammedin sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem në besim, vepra dhe fjalë dhe  sunnetin  e  halifeve    drejtë  pas  tij.  Ky është Sunneti i plotë, ngase Sunneti i prijësve të   drejtë  duhet   pasohet  sikurse  Sunneti  i Muhammedit sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem (kuptohet nëse  nuk  e kundërshton atë).

    Omer ibn Abdul-Azizi r.a. thotë: "Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem na ka lënë Sunnetin e tij, poashtu edhe dijetarët pas tij na lanë Sunnetin (veprat e tij).  Ai që vepron me të është përmbajtur   për  librin  e  All-llahut  xh.sh.  dhe është i paluhatshëm në  fenë  e  All-llahut  të Lartëmadhëruar.

    Askush s'guxon të ndryshojë diçka prej kësaj. Kush udhëzohet me këtë është i udhëzuar, kush armatoset me këtë do të jetë fitues, e kush e lë   këtë   e   nuk   pason   rrugën   e besimtarëve, e dërgon  All-llahu xh.sh. në atë që e meriton, e përfundimi i tij është xhehennemi , sa vendbanim i keq që është.

    Kjo është   vërtetim i fjalës së Muhammedit  sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem: " “Ruajuni nga  bidatet  se çdo bidat (risi) është humbje".[13]

     Ky  hadith  është  një  prej  shtyllave  bazë të kësaj  feje ,  e  i  ngjan  fjalës    Muhammedit sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem: " Kush shpik diçka të re në fenë tonë , që nuk është prej saj,  është e refuzuar "[14]

       këtë hadith tërheq vërejtjen Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem   nga   pasimi   i   risive      besim  dhe adhurim. Risi (bid'at) d.m.th. çdo send që është shpikur, e nuk ka bazë në sheriat, kurse ajo që është në sheriat nuk është bid'at edhe pse etimolo- gjikisht  i thuhet bid'at. Cilido    shpik diçka dhe ia atribon fesë, e që nuk ka bazë në sheriat, është larg kësaj (fesë) , qoftë në besim, në vepra apo  në fjalë.

     Mund të hasen disa fjalë te selefi, të cilat i lavdërojnë si disa risi, mirëpo kanë për qëllim bidatet në aspektin gjuhësor e jo në aspektin e legjislaturës. Prej  këtyre fjalëve është thënja e Omerit r.a. pasi që bashkoi njerëzit në namaz të ramazanit  (namazin  e teravive) mbrapa imamit në  xhami :  "Sa  risi  e  mirë  është  kjo".  Kjo vepër  (falja  e  namazit  të teravisë me xhemat) ka bazë në sheriat.

     Muhammedi    s.a.v.s.        disa   herë   ka   falur namazin e teravisë me xhemat në xhami, pastaj e ka  lënë  nga  frika që  mos    kuptohet  si obligim (farz) , e ummeti i tij nuk do të kenë mundësi  ta  kryejnë këtë obligim. Kjo çështje u qetësua  pas  vdekjes    tij sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem dhe mu për këtë  e  ngjalli  këtë  sunnet  Omeri  r.a. ,  kurse çështjeve    janë  të vendosura, nuk bën t'u shtohet diçka , si  p.sh.  ezani mbetet ashtu siç është , pa shtuar gjë në të dhë pa nxjerr gjë prej tij,  namazi  gjithashtu  mbetet i pandryshuar në formën  e  t i j,  ngase Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem ka thënë: " Faluni ashtu sikur më shihni mua duke u falur." Ky është hadith i vërtetë , të cilin e transmeton Buhariu në Sahihun e tij. Gjithashtu, haxhi  mbetet    formën  e  tij ,  pasi  që Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem thotë: " Merreni nga unë haxhin tuaj".[15]

     Muslimanët  i kanë bërë disa gjëra që s'kanë qenë    kohën e Muhammedit sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem, por ka qenë nevojë e  domosdoshme  për  ruajtjen  e islamit,  dijetarët  e hershëm e kanë lejuar këtë dhe e kanë heshtur, siç është vepra e Othmanit r.a., i cili e bashkon ummetin në një mus'haf nga frika që të mos përçahet ummeti, e  sahabet  e patën pëlqyer këtë vepër, ngase ishte në dobi të muslimanëve; p.sh. shkrimi i hadithit, shkrimi i shkoqitjes (tefsirit-komentimit) së Kur'anit dhe hadithit, shkrimi  i  shkencës    gjuhës, për ruajtjen e gjuhës  arabe , e cila është mjet për kuptimin e islamit. All-llahu i Lartëmadhëruar e ka garantuar ruajtjen e sheriatit të tij , ku thotë: " Ne me të vërtetë e kemi shpallur Kur'anin, dhe Ne, me të vërtetë do ta ruajmë". (El-hixhr : 9).

     Muhammedi sal-lall-llahu  alejhi ve sel-lem thotë në hadith: "E bartin këtë dituri të drejtit e çdo gjenerate që vijnë pas, e pastrojnë nga ndryshimet e atyre që teprojnë (ekstremistëve-fanatikëve),nga plagjiatët e gënjeshtarëve dhe nga  komentet e injorantëve (xhahilave)". Ky hadith është në shkallën hasen (të mirë), me të përcjellurit e dëshmitarëve dhe të rrugëve të shumta që i ka ky hadith.

     Ky është besimi i tufës së këtij ummeti, ky është besimi i pastër, i pastruar me ujë të ëmbël, i fortë si malet e larta, është besim i shëndoshë dhe   rrugë  e  drejtë , në rrugën  e  Kur'anit  të Madhëruar  dhe Sunnetit të Muhammedit s.a.v.s. dhe fjalëve të Ehli Sunnetit (tradicionalistëve).

     Kjo  është  rruga e cila i ka ngjallur zemrat e të parëve të këtij ummeti. Ky është besimi i të parëve  (selefit),  i  grupit  shpëtues.  Ky  është besimi i katër imamëve të drejtimeve të njohura, besim i shumicës së dijetarëve të shkencës së besimit, fukahave si dhe i shkencëtarëve të hadithit, gjithashtu edhe i pasuesve të rrugës së tyre deri më sot ,  e deri në Ditën e Kijametit, porse  ata    kanë  ardhur  pas,  kanë  bërë ndryshime në fjalët që ua kanë mveshur drejtimeve të tyre .

     Obligim e kemi t'i  kthehemi  burimit  të besimit (akides) të pastër, nga i cili burim kanë pirë ujë të zgjedhurit e selefit, të heshtim aty ku kanë heshtur, të  kryejmë adhurimin ashtu si e kanë kryer ata , t'i përmbahem Kur'anit, Sunnetit dhe konsenzusit (ixhma' it) të selefit dhe    parëve    tyre dhe analogjis (kijasit) të saktë në çështjet bashkëkohore .

     Fudajl ibn Ijadi r.a.thotë: " Përmbaju rrugës së udhëzimit  edhe  pse  pakica  e  pason  këtë rrugë, ngase  kjo s'të bën dëm, dhe ruaju nga rrugët e të humburve,   mos  u  mashtro  me faktin  se  shumica  e  njerëzve  e  pasojnë  këtë rrugë".

    Kjo është e vetmja rrugë, me të cilën do të përmirësohet pjesa e mbetur e ummetit.

     Të vërtetën   e thotë Imam Maliku, dijetar i Medinës, kur thotë: "Nuk do të përmirësohet pjesa e mbetur e ummetit veçse me atë që është përmirësuar fillimi i tij".

    Kjo do të thotë s'do të zhduket mirësia nga ky ummet asnjëherë, ngase Muhammedi s.a.v.s. thotë : "Do të vazhdojë të mbetet një grup nga ummeti im, të përqendruar në të vërtetën e nuk do  t'u  bëjnë  dëm  ata     do të mundohen t'i frikësojnë (kthejnë  nga  kjo  rrugë) , derisa të vijë urdhri i All-llahut  (Kijameti), ata do të jenë vijues në këtë rrugë"[16]

     Muhammedi  s.a.v.s.  thotë:  "Shembulli i ummetit tim është si shembulli i shiut .Nuk dihet .fillimi  apo  mbarimi  i  shiut  është    i  mirë (hajr).” Ky hadith është sahih.[17]

     Shumica  e   dijetarëve ishin të besimit selefit, nga ata janë: Ebu Xhafer Et-Tahaviu[18]  librin e të cilit e  ka komentuar   Ibni   Ebul-Iz   el- Hanefiu[19], njëri nga nxënësit e Ibni Kethirit, e ka quajtur "Komenti i besimit (akides) Tahavije", nga  to  është  edhe Ebu Hasen El-Eshariu[20]  me librin e  Tij  "El-Ibane an  Usulid-Dejane", ky ishte  besimi në të cilin ishte në fundin e jetës së tij, e cila shihet në këto fjalë të tij : "Kjo është fjala   të cilën  e  themi  dhe  besimi    cilin  e besojmë: Të   përmbahemi   për   Kur'anin   e Madhëruar  dhe Sunnetin e Pejgamberit  sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem dhe për atë që transmetohet nga shokët e tij, brez pas brezi deri te   dijetarët  e  hadithit, e ne në këtë përmbahemi,  çka ka thënë Ebu Abdull-llahu, Ahmed ibn Hanbeli, themi, kush i kundërshton nga  ai  larg  qëndrojmë".  Ata  që kanë shkruar mbi  besimin  (akiden) e selefit janë Sabuni[21] në librin e tij "Akideja  e selefit" , Imam Muvafikud-Din ibn El-Kudame  El-Makdesi[22]   librin e tij  "Lumatul-Itikad El-Hadij  ila sebilir-Reshad" dhe dijetarë tjerë të vyeshëm, All-llahu xhel-le shanuhu i shpërbleftë me të mira.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

     All-llahun e lusim të na udhëzoj në besimin e vërtetë  e  ndërgjegjen  e  pastër   dhe të kulluar, moral të vyeshëm, me të cilin është i kënaqur All-llahu, të na ngjallë në Islam dhe të na merr shpirtin në rrugën e Pejgamberit tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

 

 

     O Zot  na  merr  shpirtin  si musliman dhe na tako me robërit e Tu të mirë, jo të mposhtur e të  sprovuar.  Na  fal  neve, prindërit  tanë  dhe besimtarët në Ditën e  Kijametit, atë ditë kur jepet llogaria. O All-llahu ynë! Ty të lusim të na inspirosh  të vërtetën në fjalë dhe vepra. Së fundi falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botërave.

 

Shërbyesi i sunnetit të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

Ebu Mahmud Abdul-Kadër Arnauti

 



[1] Namaz  me    cilin  i  drejtohet  besimtari All-llahut xh. sh. kur  vendosë    bën  ndonjë vepër  me  lutje,  nëse  është  mirë (hajr)  t'ia mundësojë  këtë,  nëse  është  keq (sherr)  ta largojë  nga  kjo  vepër  (sh. p.)

 

[2] E transmeton Buhariu në Sahihun e vet, gjithashtu Muslimi në Sahihun etij . nga Ebu Hurejreja r.a..

[3] E transmeton Imam  Ahmedi në "Musnedin" e tij (4/126.127). Ebu  Davudi në sunenin e tij (4607). Tirmidhiu në  Sunenin  e tij (2678).  Ibni  Maxhe në sunenin  e tij  (42), nga  sahabiu  Irbad  bin  Sarijeh r.a.  hadithi  ësht ë  i  vërtetë (sahih ). Shiko sqarimin  e  hadithit    librin "Xhamiul-ulumi  vel - hikemi "    Hafidh  ibni  Rexheb  el -  Hanbeliu.

[4]Transmeton Buhariu (5/19).Muslimi (2535), Tirmidhiu (2222).Ebu Davudi (4657), Nesaiu (77-18) nga sahabiu Imran ibn Husejni radijall-llahu anhu, gjithashtu transmeton Buhariu (5\191),Muslimi (2533).Tirtmidhiu (3858).nga sahabiu Abdull-llah ihn Mesud radijall-llahu anhu.

[5] Quhet Muhammed bin Muslim bin Ubejdull-llah bin Shihab bm Zuhri Kurejshi Ez-Zuhrij Ebu Bekr  fekih, hafidh (i hadilheve), ëslitë tabii, nga banorët e Medinës. njëri nga prijcsil e famshëm, dijetar i Hixhazit dhe Shamit. Vdiq më 120 h.

[6] Quhel Sufjan bin Ujejne El-hafidh Ebu Muhammed El-kufij. Ka qenë imam, hafidh (i haditheve) dhe autoritativ. Ka poseduar dituri të gjerë, mundësi të mëdha, muhadith i haremit të Mekës. Imam Shafiu për të thotë: " Sikur mos të ishte Maliku dhe Sufjani do të humbte dituria e Hixhazit " Vdiq në Meke më 198 h.

 

[7] Quhet Abdull-llah ibn Mesud ibn Gafil ibn Habib el- Hedheli, Ebu Abdur-Rahman, nga të parët që kanë pranuar fenë islame, me vlerë e dituri të madhe ndër sahabet.është shpërngulur në Habesh (Etijopi), pastaj në Medine, ka marë pjesë me Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në luftën e Bedrit, Uhudit, Hendekut, në besatimin në ridvan dhe në të gjitha betejat. Ka qenë prej fukahave ndër sahabet.Vdiq në Medine 32 h.

[8] Quhet Abdurr-Rahman Ebu Hafsa, Omer ibn Abdul- Azizi ibn Mervan ibn Hakem El-Emevi el-Kureshi, halife i mirë, është lindur dhe ka jetuar në Medine, është bërë halife (kryetar shteti) në vitin 99 h..Vdiq në Sham më 101 h.

[9] Quhet Abdur-Rahman ibn Amr ibn  Juhmid El-Evzai ,Imam i njohur.

 

[10] Transmeton Buhariu (7/27-28).Muslimi (2541), Ebu Davudi (4658), Tirmidhiu (3860) nga sahabiu Ebu Seid El-Hudri radijall-llahu anhu.

[11] Transmeton Tirmidhiu nga Ibn Omeri radijall-llahuanhuK(...). Tirmidhiu transmeton këtë hadith edhe nga Ibn  Abbasi,  cili konsiderohet përforcues i këtij hadithi, kurse Ibn Ebi Asimi po të njëjtin hadith e transmeton nga Usame ibn Sheriku me sened të vërtetë, e me këtë ky hadith bëhet i vërtetë. Njëra prej pikave ku dallohet Ehli sunneti prej shiitëve është edhe fakti se ata jo vetëm që i fyejnë por i konsi- derojnë të pa fe krerët e sahabeve Ebu Bekrin ,  Omerin Othmanin , radijall-llahu  anhum  exhmein. Shiko librin  e  Homeinit " Keshful-esrar ".

 

 

[12] Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij (5/220,221), Tirmidhiu (2227), Ebu Davudi (4646,4647), Ibni Hibbani (1534,1535), Hakimi në Mustedrek (3/71.145) nga Sefineje r.a. Hadithi është sahih.

 

[13] Shiko  faqe  12.

[14] Transmeton  Buhariu (4/298;5/221), Muslimi (1718)  Ebu  Davudi (4606), ibn   Maxheja (14), nga Aisheja  r.a.  Këtu  fjala "e refuzuar", d.m.th.  e papranuar , është  batil  dhe  nuk  mbështetet muslimani në ato vepra.  Ky hadith është një rregull i madh  prej  rregullave  islame, është  prej  fjalëve përmbledhëse    Muhammedit s.a.v.s.  ky  hadith është  i  qartë  dhe  argument  për  kundërshtimin  e çdo  bid'ati  dhe  risie, qoftë të  shpikur  tani  ose  më herët.

 

[15] Transmeton  Muslimi  (1297), Ebu  Davudi (1970), Nesaiu (5/270),  nga Xhabir  ibn  Abull-llahu r.a.  Te Muslimi dhe  Ebu  Davudi  gjendet  me  fjalën " që  ta merrni" , thotë  Imam  Neveviu     librin " Sherhu Muslimi ", ky  Lam    është  këtu  , është Lam urdhëror, që  d.m.th.  merreni  haxhin tuaj ,  e  ka  për qëllim  këto  çështje    po  i  bëjnë    haxh,  sikurse fjalët,  veprat  e  format  e  saj , e ku  është  edhe haxhi juaj , pra merreni, pranojeni, mësojeni, punoni me të dhe mësojan i njerëzve. Ky hadith i përngjan hadithit të Muhammedit s.a.v.s. ku thotë: " Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur"

Sqarim- Fjala  Haxh  është  fjalë  arabe , kurse fjala  pelegrinazh  është  fjalë  latine, prandaj  ose të gjejmë  ndonjë  shprehje     gjuhën  tonë  ose  ta përdorim  origjinalin.

  

 

 

[16] Transmeton  Muslimi    Sahihun  e  tij (1920), Ebu  Davud (4252),  Tirmidhiu (2177 , 2230 ), të gjithë  nga  sahabiu Thu'ban  radijall-llahu  anhu . Ky hadith ka shumë transmetime, nga shumë sahabe, nga Mugire ibni Shu'be , Sa'd ibni Ebi Vekas , Muavi ibni Ebi Sufjan, Imran ibni Husejn etj.

[17] Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij (3/130), Tirmidhiu (2873), nga  Enes  ibni  Maliku  r.a. gjithashtu   e  transmeton Ahmedi    Musnedin  e  tij  (4/319) nga  Ammar ibni Jasiri r.a., ky hadith është sahih nga shumë të senedit.

[18]  Quhet Ahmed ibni Muhammed ibni Sulameh  el- Ezedij  et-Tahavij, ka  vdekur    320 h. në  Misir, është varosur në Kurafe .

[19] Quhet  Ebul-Hasan  Sadrud-din  Alij  ibni   Alaud- din  ibni   Ebil-Iz  el-hanefiu, ka  vdekur    792 h.

[20] Quhet Ali ibn Ismail ibn Ishak, nga familja e Ebu Musa El-Eshariut, ka vdekur në Bagdat më 342 h.

[21] Quhet Othman ibn Ismail ibn Abdur-Rahman Es- Sabunij. Imam, muhadith, shejhul-Islam. Ka vdekur më 449 h.

[22] Quhet Muvafikud-Din.Ebu Muhammed Abdull-llah ibn Ahmed ibn El-Kudame El-Makdesi  Shejhul-Islam, fekih i madh. Ka vdekur më 620 h.







 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free