Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

40 Mësime të përditshme




40 Mësime të përditshme

 

Allahu im!

Më bëj risk sinqeritetin
në fjalë dhe vepra,
të jashtme dhe të brendshme!

2010




Mësimi 01 - Ihlasi dhe nijeti

 

Ihlasi dhe nijeti

(sinqeriteti dhe qëllimi)

 

Allahu i Lartësuar thotë:

مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلْحَيَاةَ ٱلدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لاَ يُبْخَسُونَ. أُوْلَـٰئِكَ ٱلَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي ٱلآخِرَةِ إِلاَّ ٱلنَّارُ وَحَبِطَ مَا صَنَعُواْ فِيهَا وَبَاطِلٌ مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ.

“Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.” (Hud, 15-16)

Nga Omeri bin Hatabi Allahu qoftë i kënaqur me të tregon: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve selem, duke thënë:

‏إِنَّمَا الْأَعْمَالُ ‏بِالنِّيَّاتِ ‏وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى دُنْيَا ‏يُصِيبُهَا ‏أَوْ إِلَى امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا فَهِجْرَتُهُ إِلَى مَا هَاجَرَ إِلَيْهِ

“Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që çdonjëri ka pasur dhe çdo njeri do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

 

Do të thotë, kush e kërkon jetë e kësaj bote dhe kënaqësitë e saja, duke filluar nga ushqimi, pija, veshmbathja, pasuria, fëmijët, duke mos u përgatitur për jetën e ahiretit, duke mos e pastruar veten me punë të mira. Allahu për punët e dynjasë qe kërkon do ti japë të gjitha pa munguar asgjë, sepse çdo kush për çka ka pasur nijetin dhe ia ka bë mundin nuk do t’i mungoj. Kurse nga ahireti nuk do të kenë asgjë, gjithashtu edhe do të shkatërrohet e rrënohet.

Nijeti, qëllimi është baza e punës. Vepra e njeriut do të pranohet ose refuzohet në saje nijetit të vepruesit. Ai i cili e punon një punë sinqerisht për Allahun ka për nijet shpërblimin e Allahut dhe vepra e tij është në përputhje me sunnetin e Muhamedit salallahu alejhi ve selem, ajo pranohet. Kurse çdo nijet, jo për Allahun, vepra nuk bëhet me sinqeritet (ihlasë), ajo vepër është e pa pranuar, e refuzuar.

 

Dobi:

- Kusht i pranimit të veprës është sinqeriteti (ihlasi), ajo të bëhet vetëm për Allahun e Lartësuar.

- Rëndësia e sinqeritetit, vepra pa te është e pavlerë.

- Për pranim e veprës, nuk mjafton vetëm ana e jashtme, pamja.

- Të pastrohet qëllimi (nijeti) në çdo veprim, për këtë duhet përpjekur vazhdimisht.

 

 

Allahu im!

Të lutem për sinqeritet, na bë të mundur atë në fjalë dhe vepra të jashtme dhe të brendshme.


Mësimi 02 - Besimi (imani)




Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّمَا ٱلْمُؤْمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ ءَايَٰتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَٰناً وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,” (Enfal, 2)

Ibni Omeri tregon nga i Dërguari i Allahut se ka thënë:

بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ وَالْحَجِّ وَصَوْمِ رَمَضَانَ

“Islami qëndron mbi këto pesë shtylla: Të dëshmosh fjalën “LAILAHE IL-LALLAH” (nuk ka Zot e të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut dhe Muhamedi sal-lallahu alejhi veselem, është i Dërguari i Tij); falja e rregullt e pesë kohëve të namazit; Dhënia e Zekatit; Kryerja e Haxhit; Agjërimi i muajit Ramazani.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

 

Allahu i Lartësuar i njofton besimtarët, se ata janë që kur përmendet Allahu zemrat e tyre dridhen e lëkunden, e punojnë at që Allahu ka urdhëruar dhe ndalohen nga ndalesat e Tij.

Besimtarët kur ndonjëherë tentojnë për ndonjë gjynah, dhe i tërhiqet vërejtja: “ke frikë Allahun”, tërhiqen nga mëkati duke pasur frikën e Allahut. Kur lexohet Kurani imani i tyre ngulitet edhe më tepër njëherit edh bëhet shtimi i tij (imanit). Kështu ata kanë besim të fortë dhe nuk i luten askujt tjetër pos Allahut dhe i mbështeten vetëm Atij.

Mos të harrojmë se Islami jonë mbështet në shtylla të forta, njëra ndër më kryesoret është ajo e besimit, tregon edhe radhitja, Shehadeti: LAILAHE IL-LALLAH (nuk ka Zot e të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut dhe Muhamedi sal-lallahu alejhi veselem, është i Dërguari i Tij).

 

Dobi:

- Kur përmendet Allahu, zemrat dridhen, kur lexohet Kurani, imani shtohet.

- Shtylla kryesore e Islamit është shehadeti: LAILAHE IL-LALLAH.

- Pesë standardet e islamit janë jetike për çdo besimtarë.

- Besimtarët e denjë i mbështeten vetëm Allahut të Madhërishëm.

 

Allahu im!

Kur përmendet Allahu më forco dhe më shto besimin dhe më bën të mbështetem vetëm te Ti.




Mësimi 03 - Agjërimi vullnetarë (i shevalit)

 



Allahu i Lartësuar thotë:

فَٱسْتَقِمْ كَمَآ أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ

“Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty …”

وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ

“Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”  

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve selem , thotë:

من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال كان كصيام الدهر

“Ai që agjëron Ramazanin dhe e pason duke agjëruar gjashtë ditë nga shevali, është sikur të ketë agjëruar pa ndërprerë.” (Transmeton Muslimi)

 

Shpjegim dhe sqarim:

 

Feja e Allahut të Lartësuar është e vetmja fe që ithtarëve të vet u mëson stabilitetin dhe vendosmërinë; kërkon prej tyre që ata të jenë të patundur në rrugën e drejtë dhe adhurues të denjë deri ne vdekje. Kërkohet që muslimani të jetë një personalitet i vendosur dhe i qëndrueshëm gjatë tërë jetës dhe jo një besimtar sezonal. Veprimet dhe adhurimet nuk përfundojnë me përfundimin e Ramazanit. Nuk është e hijshme për muslimanin që të jetë lëkundur, por duhet të qëndrojë i patundur në adhurimin e Allahut gjatë tërë jetës.

Ramazani është tridhjetë ditë, një (e mirë) shpërblehet me dhjetë dhe kështu llogariten treqind ditë. Po ashtu edhe gjashtë ditë të shevalit në shpërblim janë gjashtëdhjetë dhe kështu plotësohet një vit i plotë.

 

Dobi:

- Adhuro Allahun deri në vdekje.

- Ibadetet nuk përfundojnë me ramazan,por ato vazhdojnë.

- Agjërimi i gjashtë ditave të shevalit, llogaritet agjerim i pandërprerë.

 

Allahu im!

Më bën adhurues i rregullt, dhe më bë prej vepërmirëve te Ti.



Mësimi 04 - Degët e imanit


Allahu i Lartësuar thotë:

لَّيْسَ ٱلْبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمْ قِبَلَ ٱلْمَشْرِقِ وَٱلْمَغْرِبِ وَلَـٰكِنَّ ٱلْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلآخِرِ وَٱلْمَلاۤئِكَةِ وَٱلْكِتَابِ وَٱلنَّبِيِّينَ وَآتَى ٱلْمَالَ عَلَىٰ حُبِّهِ ذَوِي ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَامَىٰ وَٱلْمَسَاكِينَ وَٱبْنَ ٱلسَّبِيلِ وَٱلسَّآئِلِينَ وَفِي ٱلرِّقَابِ وَأَقَامَ ٱلصَّلاةَ وَآتَى ٱلزَّكَاةَ وَٱلْمُوفُونَ بِعَهْدِهِمْ إِذَا عَاهَدُواْ وَٱلصَّابِرِينَ فِي ٱلْبَأْسَآءِ وٱلضَّرَّآءِ وَحِينَ ٱلْبَأْسِ أُولَـٰئِكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْ وَأُولَـٰئِكَ هُمُ ٱلْمُتَّقُونَ

“Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatën; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.” (Bekare, 177)

Ebu Hurejra radiallahu anhu tregon nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem i cili ka thënë:

الْإِيمَانُ بِضْعٌ وَسِتُّونَ شُعْبَةً وَالْحَيَاءُ شُعْبَةٌ مِنْ الْإِيمَانِ

“Imani (Besimi) përbëhet nga gjashtëdhjetë e ca degë dhe turpi është degë nga degët e Besimit.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

 

Qëllimi final është te respektuarit e Allahut dhe kryerja e obligimeve të tij, pra kjo është mirësi dhe besim. Mirësia ndërtohet mbi bazën e besimit në Allahun, Ditën e Gjykimit, melaqet, Librin e zbritur, pejgamberet e dërguar. Mirësi nënkupton gjithashtu edhe pasuri në bamirësi si jetimëve, të varfërve, të afërmit, dhe kategorive tjerë të lartpërmendur në ajet. Mirësi është edhe përmbushja e premtimeve.

Pra, imani ka degët e veta që këto shtrihen gjithandej dhe më së miri këtë na bën të qartë hadithi i lartpërmendur se imani ka mbi gjashtëdhjetë degë.

 

Dobi:

- Imani përbëhet me dhjetëra degë.

- Mirësia shtrihen në dy rrafshe: vertikal (si besimi në Allahun, Ditën e Fundit, etj.) dhe horizontal (si bamirësia ndaj të afërmit, jetimëve, etj.).

- Besimtarët e vërtetë janë ata që kanë frikë Allahun.

- Turpi është një degë nga degët e imanit.

 

Allahu im!

Më dhuro mirësinë Tënde, o i Gjithëmëshirshëm. Të lutem më zbukuro me degën e imanit, turpin.




 

Mësimi 05 - Cili musliman është më i mirë?



Allahu i Lartësuar thotë:

وَأُمِرْتُ لأَنْ أَكُونَ أَوَّلَ ٱلْمُسْلِمِينَ

“Unë jam urdhëruar të jem i pari nga ata që i nënshtrohen Atij” (Zumer, 12)

Abdulla Ibn Amr radiallahu anhu tregon nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem i cili ka thënë:

الْمُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ الْمُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ وَالْمُهَاجِرُ مَنْ هَجَرَ مَا نَهَى اللَّهُ عَنْهُ

“Muslimani është ai i cili nuk i sjell dëm muslimanëve as me gjuhën e tij dhe as me dorën e tij dhe Muhaxhiri (i shpërnguluri) është ai që lë (e braktis) gjithçka që ka ndaluar Allahu.” (Buhariu)

Ebu Musa radiallahu anhu tregon E pyetën të Dërguarin e sal-lAllahu alejhi ve selem :

أَيُّ الْإِسْلَامِ أَفْضَلُ؟ قَالَ: مَنْ سَلِمَ الْمُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ

“O i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem, Islami i kujt është më i miri?” Ai u përgjigj: “Ai prej të cilit nuk lëndohen myslimanët as nga gjuha e tij dhe as nga dora e tij.” (Buhariu)

Enesi radiallahu anhu tregon nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem i cili ka thënë:

لا يؤمن أحدكم حتى يحب لأخيه ما يحب لنفسه

“Asnjë prej jush nuk do të ketë besim (të plotë) derisa të dojë për vëllanë e tij (të fesë, muslimanin) çfarë ai don për veten e tij.” (Buahriu)

 

Shpjegim:

 

Besimtarit i kërkohet që ai që ai t’i bindet dhe ti nënshtrohet Allahut të Lartësuar, pra të jetë mysliman i përkushtuar, dhe adhurimin ta ketë të sinqertë dhe njëshmërinë e plotë në Allahun.

Padyshim që myslimani i bindur nuk i sjell dëm të tjerëve, e në veçanti myslimanëve as me gjuhë dhe as me dorë. Ai si mysliman i mirë merr në konsideratë urdhrat e Allahut dhe largohet nga çdo gjë që Ai e ka sanksionuar.

Dy hadithet janë shumë të qartë që e skenojnë dhe paraqesin në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të formuluar shumë mirë, veprimin e myslimanit me dorë dhe gjuhë. Kurse hadithi i tretë kërkon nga besimtari që atë që e donë për vete, t’ia dëshiroj edhe të tjerëve, sepse kjo është pjesë e imanit.

 

 

Dobi:

- Nënshtrimi ndaj Allahut është urdhër.

- Myslimanit nuk i lejohet t’i sjellë dëm myslimanëve në asnjë mënyrë, kujdes dorën dhe gjuhën.

- Muhaxhir (i larguar) është ai i cili i len haramet.

- Mendoja të mirën të tjerëve, ashtu si ja mendon vetes.

 

Allahu im!

Më lehtëso nënshtrimin ndaj urdhrave tua. Ruaje dorën dhe gjuhën time nga gjynahet.

Mësimi 06 - Dashuria ndaj Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve selem.



Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ ٱقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَآ أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأْتِيَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِ وَٱللَّهُ لاَ يَهْدِي ٱلْقَوْمَ ٱلْفَاسِقِينَ

“Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.” (Tevbe, 24)

Ebu Hurejra radiallahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut , sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë:

فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ

“(Betohem) për Atë në Dorë të të Cilit është shpirti im! Asnjë prej jush nuk do të ketë Iman (të plotë) derisa të jem unë më i dashur tek ai sesa babai i tij dhe fëmija e tij.” (Buhariu)

Enesi radiallahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë:

لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ

“(Betohem) për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Asnjë prej jush nuk do të ketë Iman (të plotë) derisa të jem unë më i dashur tek ai se babai i tij, se fëmija e tij dhe se të gjithë njerëzit bashkë.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

 

Dashuria ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij të dominoj mbi çdo dashuri, përndryshe pason dënimi i Allahut.

Askush nuk mundë të pretendoj në dashurinë ndaj tij duke mohuar apo mos pranuar mësimi i tij mbi fenë e Allahut, Islamin. Falja e Allahut dhe dashuria e Tij arrihet vetëm duke e pasuar atë. Dy hadithet e lartpërmendura i tregojnë shumë qartë çdo besimtari se Muhamedi salallahu alejhi ve selem duhet të jetë më i dashur se çdo kush tjetër.

 

Dobi:

- Dashuria ndaj Allahut është pasimi i Pejgamberit të Tij.

- Duaje Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve selem më shumë se sa babanë dhe fëmijë tuaj.

- Iman i plotë është dashura e plotë e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve selem.

 

Allahu im!

Më shto dashurinë ndaj Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve selem.


Mësimi 07 - Ëmbëlsia e imanit



Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ ٱللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë mëndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Ali imran, 31)

 

Enesi radiallahu anhu tregon nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem i cili ka thënë:

ثَلَاثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلَاوَةَ الْإِيمَانِ أَنْ يَكُونَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا وَأَنْ يُحِبَّ الْمَرْءَ لَا يُحِبُّهُ إِلَّا لِلَّهِ وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ فِي الْكُفْرِ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النَّارِ

“Kushdo që ka në vetvete këto tri cilësi, e ka ndjerë ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e besimit: Ai për të cilin Allahu dhe i Dërguari i Tij bëhen më të dashur se çdo gjë tjetër; Ai i cili e do një njeri shumë duke e dashur atë vetëm për Hir të Allahut; Ai i cili urren të kthyerit në mosbesim ashtu siç urren të hidhet në zjarr.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

 

Dashuria ndaj Muhamedit salallahu alejhi ve selem, është ndjekja dhe pasimi i gjithë asaj që ai e ofroi prej mesazhit Islam. Nëpërmjet pasimit arrihet edhe falja e Allahut të Lartësuar dhe dashuria ndaj Tij. Besimtari mund ta shijoj ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e besimit kur në vete ka tre cilësi dhe njëra prej tyre është të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo gjë tjetër.

 

Dobi:

- Dashuria e Allahut ti falë gjynahet.

- Ëmbëlsia e imanit përjetohet me tre cilësi

- Ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë.

 

 

Allahu im!

Më vesh me tre cilësi që mund ta ndjejë ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e imanit.


Mësimi 08 - Shoku i mirë



Allahu i Lartësuar thotë:

ٱلَْخِلََّءُ يَ وْمَئِذٍ بَ عْضُهُمْ لِبَ عْضٍ عَدُوٌّ إِلاَّ ٱلْمُتَّقِينَ

 

“Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun.” (Zuhruf, 67)

Nga Ebi Musa el Esharij transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

مَثَلُ الْجَلِيسِ الصَّالِحِ وَالْجَلِيسِ السَّوْءِ كَمَثَلِ صَاحِبِ الْمِسْكِ وَكِيرِ الْحَدَّادِ لَا يَعْدَمُكَ مِنْ صَاحِبِ الْمِسْكِ إِمَّا تَشْتَرِيهِ أَوْ تَجِدُ رِيحَهُ وَكِيرُ الْحَدَّادِ يُحْرِقُ بَدَنَكَ أَوْ ثَوْبَكَ أَوْ تَجِدُ مِنْهُ رِيحًا خَبِيثَةً

"Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është (përkatësisht) si poseduesi i miskut dhe kovaçit. Mbartësi i miskut ose do te japë erë të mirë, ose do ta blesh, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa kovaçi ose do të të djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe." Buhariu

 

Shpjegim:

 

Duhet pasur kujdes në zgjedhjen e miqve të mirë që të udhëzojnë dhe të ndihmojnë në atë që Allahu është i kënaqur, që në ditën e gjykimit mos të bëhen armiq. Nga hadithi kuptojmë se njerëzit, të cilët na rrethojnë, ndahen në dy grupe:

- Është ai vëllai i mirë, ai bujar, i cili të ndihmon ty si në fenë, ashtu edhe në dynjanë tënde. Të nxit ty për bindjen ndaj Allahut dhe për një moral të mirë me fjalën dhe veprën e tij. Këtë lloj shoqërie e kemi për detyrë ta shoqërojmë.

- Është shoku i keq për atë që shoqërohet me të, sepse ky shok (shok i keq) është ndihmues i vetes tënde, e cila në vetvete është shtysë për të keq dhe që e shtyn njeriun në shkatërrim dhe shkakton mërzitjen e Allahut të Lartësuar.

Prandaj, është detyrë për myslimanin që të shkëputet nga një shoqëri e tillë, sikurse e ka përmendur Profeti (sal-lAllahu alejhi ve selem) në hadithin e lartpërmendur, duke krahasuar shokun e mirë si poseduesin e miskut, prej të cilit nuk na vjen asgjë e keqe dhe shokun e keq me kovaçin.

 

Dobi:

- Njeriu ndikohet nga personi me të cilin shoqërohet.

- mospasje marrëdhënie me të këqijtë.

- Nxit për zgjedhjen e shokut më të mirë.

 

Allahu im!

Të lutem për një shoqëri të mirë e cila ndihmon në kujtim Tënd.

 


Mësimi 09 - Bamirësia ndaj prindërve (01)



All-llahu i Madhëruar thotë:

"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre , ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of' (oh), as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." (Isra 23-24)

"Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve…"
(Nisa 36)

Nga Ebu Hurejreja i cili thotë: Erdhi një njeri tek i dërguari i All-llahut dhe i tha: O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: Nëna yte. Tha: pastaj cili? U përgjiigj: Nëna yte. Tha: pastaj? U përgjigj: Nëna yte. Ai tha përsëri: pastaj? Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem u përgjigj: Babai yt.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Nga Abdullah ibën Amër ibën Asi i cili thotë: Erdhi tek i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ve selem një njeri dhe i tha atij: i lash prindërit duke qarë dhe erdha të të jap besën për hixhret. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem tha: "Kthehu dhe bëri ata të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë" (Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibnu Maxhe me zinxhirë të saktë)

Nga Muavije ibën Xhahime es-Selmij i cili kërkoi leje nga Pejgamberi që të marrë pjesë në xhihad me të. Pejgamberi e urdhëroi që të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi që ai nguli këmbë, Pejgamberi i tha: "Mjer për ty…rri afër saj, se aty është Xhenneti." (Transmeton imam Ahmedi në Musned dhe Ibni Maxhe)

 

Shpjegim:

 

Allahu i Lartësuar urdhëron që besimtarët të sillen mirë ndaj prindërve, ky urdhër vjen po menjëherë pas besimt në Allahun e Lartësuar. Pastaj kujdesi ndaj tyre në pleqëri, fjala e mirë, lutja (duaja) ndaj tyre.

Sahatet u interesuan edhe për kujdesin e vazhdueshëm ndaj prindërve, sa që edhe tek cili prej tyre të shprehet nderi dhe kujdesi në mas pak më të madhe prej tjetrit. Sa që përgjigjja ishte tre me një. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem në raste të veçanta i këshilloi sahatet që ata të rrin afër tyre dhe të kujdesen për ata.

 

Dobi:

- Kujdesi për prindërit është urdhër.

- Duaja dhe lutja e vazhdueshmë ndaj prindërve.

- Prindërit janë rrugë për ta fituar xhenetin e Allahut.

 

Allahu im!

Ma shto vetëdijen në kujdesin ndaj prindërve.


Mësimi 10 - Bamirësia ndaj prindërve (02)



All-llahu i Madhëruar thotë:

"Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet … (Ankebut 8 )

"Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Të jesh jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. (Lukman 14)

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: "Allahu nuk do të shikojë Ditën e Kijametit në tre njerëz: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet, sh.p.). Kurse tre njerëz nuk do të hynë në xhennet: Ai që nuk respekton prindërit e tij, konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburet para tyre.

Nga Muadh ibën Xhebeli i cili thotë: Më porosti Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem me dhjetë gjëra. Më tha: "Mos i bën shirk All-llahut po edhe nëse vritesh apo digjesh.Mos u bën i padëgjueshëm ndaj prindërve edhe nëse të urdhërojnë të braktisish familjen dhe pasurinë…" (Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të mirë)

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: "Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre" (Transmeton Taberiu në Kebir kurse hadithin e vërteton Albani)

 

Shpjegim:

 

Padyshim që njëra ndër punët më të vlefshmë është edhe kujdesi ndaj prindërve. Allahu ia kujton njeriut mudnin që nëna e pati me fëmiun, për të gjitha këto njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj Allahut pastaj edhe ndaj prindërve.

Gjithashtu tre kategori të njërzve do ta kenë hidhërimin e Allahut dhe nuk do të hynë në xhenet, njëri prej tyre pra edhe mos respektuesi i prindit.

 

Dobi:

- Vuajtjet e nënës para dhe pas lindjes.

- Allahu është i hidhëruar në ata që nuk respektojnë prindërit.

- Pas besimit në Allahun , vjen kujdesi ndaj prindërve.

 

Allahu im.

Fali prindërit e mi, mëshiroj ata. O Allah, mos e zbrit hidhërimin Tënde ndaj meje.

 


Mësimi 11 - Morali i mirë



Allahu i Lartësuar thotë:

“…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri” (El-Karia’: 5)?

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Më së shumti që hynë njerëzit në xhennet, hynë me devotshmeri dhe moral të mirë” (Tra. Tirmidhiu dhe Hakimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka porositur Ebu Hurejren [radijAll-llahu anhu] me një porosi të madhe, duke i thënë: “Ebu Hurejre, kapu për moralin e mirë. Ebu Hurejreja [radijAll-llahu anhu] i tha: Ç’është morali i mirë, o i Dërguar i All-llahut? Ai tha: “Ta vizitosh atë që nuk të viziton, t’ia falësh atij që të bën zullum dhe t’i japish atij që nuk të jep” (Tra. Bejhakiu).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Njeriu me moralin e tij të mirë arrinë shkallën e agjëruesit dhe falësit gjatë natës” (Tra. Ahmedi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thënë: “Njeriu me iman më të plotë është ai që ka moral më të mirë” (Tra. Ebu Davudi dhe Ahmedi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)” (Tra. Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka” (Tra. Tirmidhiu).


 

Shpjegim:

 

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem është model i moralit të mirë sepse Allahu i Lartësuar e ngriti në shkall[n më të lartë të çdo mirësie dhe vlere. Zaten edhe më meritorët e xhenetit janë moralistët. Nuk duhet harruar se morali ka shtrirje të gjerë dhe përfshirje të madhe. Ajo përfshin fjalën e mirë, faljen, vizitën, etj.

Gjithashtu nuk duhet harruar se morali mundëson fitim të shpërblimeve të mëdha, duke arritur edhe shkallën e agjëruesve dhe falësve.

 

Dobi:

- Morali i mirë sebep për me hy në xhenet.

- Morali i mirë buron nga imani.

- Morali plotëson dhe zbukuron personalitetin e muslimanit.

 

Allahu im!

Plotëso imanin tim me moral, dhe më bën të moralshëm çdo herë dhe në çdo vend.


Mësimi 12 - Mbështetja në Allahun e Lartësuar (01)



All-llahu I Lartësuar thotë:

“Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë,...”. (El-Furkan: 58).

“...Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. (El-Maide: 23).

“...pra, besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut”. (Ibrahim: 11).

“...Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!”. (El-Mumtehine: 4).

“E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt”. (En-Neml: 79).

“...mbështetju All-llahut, të mjafton All-llahu si mbështetës”. (En-Nisa: 81).

“E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë)”. (Ibrahim: 12).

“Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”. (Ali Imran: 173).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “do të hynë në xhennet 70000 nga ummeti im pa llogari. Thanë: kush janë ata? Tha: “ata që nuk shërojne me kej- zjar, nuk kërkojnë tu bëhet rukje dhe Zotit të tyre u mbështeten”. Ukasheja tha: Lutju Zotit që të jem prej tyre. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] tha: “Ti je prej tyre. Pastaj u ngrit një njeri tjetër dhe tha: o Pejgamber, lutu që të jem prej tyre. Tha: ta kaloj Ukasheja”. (Buhari dhe Muslim).

Omer ibn Hattabi [radijAll-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: “Po t’i mbështeteshit All-llahut me të vërtetë, do t’ju furnizonte ashtu sikurse furnizon shpenzën; del me bark të zbrazur dhe kthehet e ngopur”. (Hadithi është sahih, e transmeton Tirmidhiu)

 

Shpjegim:

 

Kush është besimtarë i sinqertë i mbështetet vetëm Allahut të Lartësuar, vetëm te Ai është i kthyer, padyshim që siguria e plotë është vetëm te Ai. Allahu mjafton për robin që të jetë mbrojtësi i vetëm.

Mbështetja në Allahun e Lartësuar është sebep për të hyrë në xhenet. Mbështetësit e denjë në Allahun kanë mundësinë e fitimit edhe më të madh të rizkut (furnizimit).

 

Dobi:

- Mbështeu vetëm në Allahun.

- Të mjafton vetëm Ai për mbështetës.

- Mbështetja në Allahun, ta mundëson hyrjen në xhenet pa llogari.

 

Allahu im!

Më bën të mundur mbështetjen Tënde, vetëm Ty të jam mbështetur.


Mësimi 13 - Mbështetja në Allahun e Lartësuar (02)




“Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij,”. (Furkan: 58).

“...Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,...”. (Talak: 3)

“...atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten”. (Ali Imran: 159).

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre”. (Enfal: 2).

“Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur,”. (El-Mulk: 29).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: “Fjala e fundit që ka thënë Ibrahimi [alejhis-selam] është: “Hasbijall-llah ve nimel-vekil”- më mjafton All-llahu, sa mbështetës i mirë që është”..(Buhariu).

Nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] dhe i tha: o i Dërguar i All-llahut, a ta lidhi devenë dhe të mbështetem në All-llahun, ose mos ta lidhi dhe të mbështetem në All-llahun? Iu përgjegj Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem]: “lidhe dhe mbështetu në All-llahun”. (transmeton Imam Tirmidhiu Hadith sahih).

 

Shpjegim:

 

Besimtari i mbështet Allahut të Lartësaur, Atij që është pa fillim dhe pa mbarim, Ai i cili nuk vdes kurrë. Njëherë tnuk duhet harruar se kush i mbështetet Allahut, kjo i mjafton robit. Çdo herë dhe në pdo rastë mbështetju Atij, dhe mos e harro mbështetjen e Ibrahimit alejhis-selam.

 

Dobi:

- Mbështetu në Allahun dhe lavdëroje Atë.

 

- Mos e harro lutjen e Ibrahimit “më mjafton All-llahu, sa mbështetës i mirë që është”.

- Besim në Allahun, veprim sipas mësimeve të Tij dhe mbështetje në Krijusin tënd.

Allahu im!

Le të më mjaftoj vetëm një mbështetej, dhe kjo të jetë vetmja për mua në këtë botë dhe botën tjetër. Ty të kam besuar dhe vetëm te Ti mbështetem.


Mësimi 14 - Dhikri (Përmendja e Allahut)



Allahu i Lartësuar thotë:

“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh”. (El-Ahzab: 41).

“…shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (El-Ahzab: 35).

Nga Ebu Derdai [radijAll-llahu anhu]. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut [radijAll-llahu anhu] ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që është më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata u mëshojnë në qafë preni atyre kokat?” (As’habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi [radijAll-llahu anhu]) ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut”. (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)

Nga Ebu Musa [radijAll-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Shembulli i atij që e përmend All-llahun dhe atij që nuk e përmend, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. (Transmeton Buhariu)

Nga Ebu Hurejreja [radijAll-llahu anhu], i cili thotë: Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: “All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: Unë jam te mendimi i mirë i robit tim, Unë jam me te gjersa ai më përmend Mua, nëse më përmend në vehte, e përmendi në Vehten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmendi në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vijë duke nxituar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

 

Shpjegim:

 

Allahu i Lartësuar na kujton neve që ne Atë ta kujtojmë sa më shpesh, që ne t afitojmë faljen dhe mëshirën e Tij nëpërmjet “dhikrit”. Përkujtimi Allahut është njëra ndër veprat e mira dhemë të vlefshme se sa pasuritë e llojllojta. Ata që dëshirojnë të jenë në përmendjen e Allahut dhe afër Tij le të bëjnë “dhikër” e dhikri më I miër është fjala e Tij, Kurani.

 

Dobi:

- Mos harro: je urdhëruar ta përkujtosh Alalhun.

- Përkujtuesit e Allahut janë të falur.

- Kush e përmendë Allahun, Ai e përmendë atë.

 

Allahu im!

Ma bën rizk përmendjen Tënde dhe më përmend mua në veten Tënde.


Mësimi 15 - Kënaqu me Allahun

 

يَاأَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ . ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً . فَادْخُلِي فِي عِبَادِي . وَادْخُلِي جَنَّتِي

 

“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në Xhennetin Tim!”. (El-Fexhr: 27-30).

وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاعِمَةٌ (*) لِسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ

“Atë ditë sheh fytyra të ndritshme. Të kënaqura për veprimet e veta. Në Xhennet të shkallës së lartë,..”. (El-Gashije: 9).

وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَى

“E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh”. (Ed-Duha: 5).

 

وَعَدَ اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ وَرِضْوَانٌ مِنْ اللَّهِ أَكْبَرُ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

“Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim (kënaqje) nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh”. (Et-Teube: 72).

 

Abbas ibn Abdul-Mutalibi [radijAll-llahu anhu] thotë: kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve selem] duke thënë:

ذاق طعم الإيمان من رضى بالله ربا وبالإسلام دينا وبمحمد رسولا

“Ka shijuar kënaqësinë e imanit ai që është i kënaqur me All-llahun Zot, Islamin fe dhe me Muhammedin Pejgamber”. (transmeton Muslimi).

 

 

Shpjegim:

 

Është me rëndësi të kuptohet “ridaja-kënaqësia” me Allahun, që do të thotë: të jesh i kënaqur me caktimin e Allahut për çdo gjë, duke mos e ndier veten keq në çdo gjykim dhe duke pranuar vendimin me kënaqësi dhe gëzim. Me një fjalë nëse i jep Allahu, e pranon, nëse nuk i jep është i kënaqur me këtë gjë, dhe ai vazhdon dhe e adhuron atë.

Të kthehemi te Allahu të kënaqur, sepse Ai ka premtuar për besimtarët dhe besimtaret xhenete. Vërtetë ata që janë të kënaqur me Zotin e vet, me fenë e vet, me Pejgamebrine vet, po këta kanë shijuar kënaqësinë e imanit.

 

Dobi:

- Shpirti i besimtarit kthehet te Allahu i kënaqur.

- Të kënaqurit në botën tjetër do ta shohin Allahun e Lartësuar.

- Kënaqësia e imanit është mbi çdo kënaqësi

 

Allahu im!

Më bën të mundur ta shijoj kënaqësinë Tënde në dynja dhe ahiret.


Mësimi 16 - Jeta e kësaj bote



Allahu i Lartësuar thotë:

“Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj, e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë”. (Junus: 24).

E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë”. (El-Kehf: 45-46).

“Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues”. (El-Hadid: 20).

“Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin”. (El-Ankebut: 64).

 

 

Shpjegim:

 

Allahu i Lartësuar sjellë shembullin e kësaj bote si shiun e zbritur ku më pas përfitojnë bimët, njerëzit dhe gjallesat tjera. Por atë që e mbin toka një ditë edhe zhduket. Jetën e kësaj bote e zbukurojnë pasuria dhe fëmijët, por këto janë lojë dhe jeta në këtë botë nuk është tjetër vetëm se lojë, kështu Allahu e quan. Po sikur ta dinin njerëzit se jeta e ahiretit po ajo është e vërtetë.

 

Dobi:

- Shiu jep gjallëri tokës, por ajo pamje e bukur një itë përfundon.

- Mos të habisin pasuria dhe fëmijët

- Puno për ahiretin, për jetën e përhershme.


Mësimi 17 - Vlera e dynjasë (01)



Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “…përgëzoni dhe shpresoni atë që ju gëzon. Sepse vall-llahi nuk ju frikohem për varfuri, mirëpo ju frikohem të ju hapet dunjaja e të garoni në te ashtu siç kanë garuar ata që kanë qenë para jush, e të ju shkatërron ashtu si i ka shkatërruar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Ajo që i frikohm për ju është se do tu hapen të mirat e kësaj bote dhe zbukurimet e saja”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Me të vërtetë dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbërt, kurse All-llahu ju ka bërë mëkëmbës të vetin në te, andaj shikoni se si do të veproni. Keni drojë dunjanë dhe keni drojë gratë sepse fitneja e parë që i ka goditur izraelitët ka qenë sprova e grave”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Do të sjellin një banor të xhehenemit, i cili ka jetuar jetë më të mirë në dunja dhe do ta fusin një herë në xhehenem, pastaj do t’i thonë: a ke parë ndonjëherë të mira, a ke përjetuar ndonjëherë nonjë dhunti? Ai do të thotë: kurrë o Zot. Pasta do të sjellin një njeri prej banorëve të xhennetit, i cili ka jetuar jetë më të vështirë në dunja dhe do ta fusin një herë në xhennet dhe do t’i thonë: a ke parë ndonjëherë të keqe, a ke vuajtur ndonjëherë? Ai do të thotë: jo, kurrë o Zot, ska vuajtur as që kam përjetuar të këqija”. (Muslimi).

I Dërguari i All-llahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kjo botë (dunjaja) ndaj botës tjetër (Ahiretit) është sikur kur njëri prej jush ta vendosë gishtin e tij në det, pastaj le të shikojë me çka i kthehet (nga uji i detit)”. (Muslimi)

 

Shpjegim:

 

Dynjaja me gjithçka që përmban është e hapur për të gjithë, zaten edhe mundësia për të garuar ka bërë që shumë para nesh të humben e të shkatërrohen. Ajo është e këndshme por edhe një sprovë e madhe, pasi që ajo (dynjaja) dhe gratë kanë kapluar edhe izraelitët dhe ata janë shaktrruar. Nuk duhet harruar se hadithet profetike na mësojnë se ajo ka pak vlerë në krahasim me botën tjetër.

 

Dobi:

- Frikohu prej dynjasë se ajo mund të të humbë.

- Ajo është sprovë për të gjithë.

- Një vuajtje në xhehnem, ti shfuqizon kënaqësitë e dynjasë.

 

 

Allahu im!

Mos ma humb ahiretin për shkak të dynjasë.




Mësimi 18 - Vlera e dynjasë (02)



Transmetohet nga Xhabiri [radijAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] kaloi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranë një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: “Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?” I thanë: “Askush prej neve nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me të?” Pastaj tha: “A doni të jetë juaji?” Thanë: “Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!” Atëherë tha: “Pasha All-llahun, kjo botë vërtet për All-llahun është më e pavlefshme se sa ky (cjap) për ju”. (Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijAll-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzohesha sikur të mos kalojnë tri ditë e te unë të mos mbetet asgjë, përveç diç për ta paguar borxhin”. (Muttefekun alejhi)

Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijAll-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: “I mallkuar qoftë robi i dinarit, robi i dirhemit, robi i kadifes, nëse i jipet kënaqet, nëse nuk i jipet hidhërohet…” (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Xhenneti është burg i besimtarit dhe xhennet i mosbesimtarit”. (Muslimi).

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Omeri [radijAll-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] më kapi për supe dhe më tha: “Qëndro në këtë botë sikur të jeshë i huaj ose kalimtarë”. Kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte: Nëse ngrysesh mos e prit agimin, nëse gdhinë në mëngjesë, mos e pritë mbramjen, mer nga shëndeti jotë për kohën e sëmundjes tënde dhe mër nga jeta jotë për vdekjen tënde. (Buhariu).

 

Shpjegim:

 

Shembulli i asaj kafshe të ngordhur tregon për vlerën e dynjasë, gjënë e ngordhur askush nuk blenë, kështu është dynjaja. Kjo botë për besimtarin është vetmin dhe burg, në krahasim me ahiretin. Por besimtari dynjanë duhet ta trajtojë sikur i huaji apo kalimtari.

 

Dobi:

- Vlera e dynjasë është po si ajo kafsha e ngordhur.

- Jep pasuri duke shpërndarë nevojtarëve.

- Ditët e dynjasë kaloi në kënaqësinë e Allahut.


Mësimi 19 - Kamata



Allahu i Lartësuar thotë:

"Ata që e hanë kamatën (ditën e gjykimit), nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (kjo ndodh kështu) ngase thanë: "Tregtia është njësoj sikurse edhe kamata"! E Allahu e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën."
(Bekare, 275).

"Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar" (Bekare, 276).

"E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), ta dini se do të jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni." (Bekare, 279).

"O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata." (Bekare, 278).

“Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar.” (Bekare, 276).

Xhabiri, radijAll-llahu anhu, thotë: "I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka mallkuar atë që e ha kamatën, ai që ushqen kamatën (e jep atë), ai që e evidencon atë si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Të gjithë këta janë të barabartë” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese). Shokët e tij i thanë: O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate? (Ai) Tha: ”Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).

Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë lloje mëkatesh, më e lehta është sikur njeriu të martohet me nënën e vet.” (Shënon Ibn Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë).

 

Shpjegim:

 

Përdoruesit e kamatës në ditën e gjykimit do të jenë si të çmendur. Allahu i Lartësuar urdhëron që njerëzit të largohen prej sajë, sepse ajo e zhduk dhe e çrrënjosë pasurinë, e largon e bereqetin. Ajo që është po ashtu shumë serioze, ai që merret me kamatë i ka shpallur luftë Allahut.

 

Dobi:

- Do të ringjallet sikurse ai që e ka kapluar shejtani.

- Asgjësimi dhe zhdukja e pasurisë.

- Shpallje luftë Allahut.

 

 

 

 

Mësimi 20 - Islami është i lehtë



Allahu i Lartësuar thotë:

"... All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju...". (El-Bekare: 185).

"All-llahu dëshiron t'ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t'u përballuar epsheve)". (En-Nisa: 28).

"... Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur'an) ju quajti myslimanë, ...". (El-Haxh: 78).

"... All-llahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati)". (Et-Talak: 7).

"... All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij,...". (El-Bekare: 286).

"Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç". (Merjem: 97).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, thotë: "Kjo fe është e lehtë, hyni në te butë". (Ahmed, hasen).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem thotë: "Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta. Feja më e mirë është më e lehta". (Ahmed, hasen).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "All-llahu nuk më ka dërguar të rënduar dhe fanatik, por më ka dërguar mësues dhe lehtësues". (Buhariu dhe Muslimi).

 

Shpjegim:

 

Lehtësimi është synim Islamit dhe karakteristikë e përgjithshme e sheriatit, lehtësimi përfshin besimin, dispozitat, moralin, raportet njerëzore, etj.. Allahu i Lartësuar nëpërmjet Islamit nuk dëshiroi vështirësi dhe komplikime, pra, këtë e dëshmojnë edhe ajetet e lartpërmendura dhe dy hadithet e cituara.

 

Dobi:

- Lehtësimi është synim i Islamit.

- Allahu nuk obligoi me as një vështirësi.

- Është me rëndësi të shijohet lehtësia.


Mësimi 21 - Vlera e diturisë (01)



Allahu i Lartësuar thotë:

“Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit.“ (Ali Imran: 18)

”... Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!” (Zumer, 9).

“ ... Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.” (Muxhadele, 11)

“... Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.” (Fatir, 28)

Nga Muaviu, radijAll-llahu anhu, se ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, duke thënë: “Atij që Allahu ia dëshiron të mirë e bën ta kuptojë fenë. Vërtet unë jam që i ndaj gjërat, kurse Allahu është Ai që jep dhe se do të vazhdojë të qëndrojë ky umet në parimet e Allahut dhe se nuk do t’i pengojnë kundërshtarët e tyre derisa të vijë urdhri i Allahut (kataklizma).” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Ebu Dardaja transmeton nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, se kishte dëgjuar duke thënë: “Kush merr rrugë që të arrijë dituri, atij Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në xhenet dhe se engjëjt si respekt për punën që kryen kërkuesi i diturisë vendosin krahët e tyre mbi ta. Për dijetarin kërkojnë falje (istigfar) krejt çka ka në gjej dhe çka ka ne tokë, deri edhe balena në ujë. Vlera e dijetarit krahasuar me adhuruesin (atë që bën ibadet) është sikurse hëna në krahasim me të gjithë planetët. Vërtet dijetarët janë trashëguesit e Pejgamberëve dhe se Pejgamberët nuk kanë lënë trahëgimi as dinarë e as dërhemë, por kanë lanë trashëgimi diturinë dhe kush merr nga ajo (trashëgimi), ka pasur një fat të mirë.” ( Shënon Ebu Davudi, Termidhiu, Ibni Maxhe; shejh Albani e ka bërë hasen)

Ebu Umame el Bahili tha: “U përmendën dy persona para të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, njëri nga ata ishte adhurues, kurse tjetri ishte dijetar Atëherë i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, tha: “Vlera e dijetarit krahasuar me ibadetxhiun është sikurse vlera ime ndaj jush.” Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem tha: “Vërtet, Allahu, engjëjt e Tij dhe të gjithë ata që gjenden në gjej dhe tokë, derisa edhe bleta në shtëpinë e saj dhe balena, bëjnë dua për atë që ia mëson njerëzimit të mirën.” ( Shënon Tirmidhiu dhe tha se hadithi është Hasen dhe shejh Albani e ka bërë sahih)

 

Shpjegim:

 

Besimi në Allahun e Lartësuar arrihet me dije dhe njerëzit e dijës dëshmojnë La ilae il-lallah. Asesi nuk mund të jenë të barabartë te diturit me te paditurit, sepse Allahu të diturit i ka ngritur në shkallë më të lartë, sepse këta e kanë frikë Allahun.

Nuk duhet harrur se rruga e cila të çonë për në xhenet është rruga e diturisë. Përparësia tjetër ndaj pronarëve të dijës është se për të diturit luten gjithçka që ka në qiej dhe tokë.

 

Dobi:

- Dija dhe besimi janë një.

- Dija dhe injoranca janë dy të kundërta.

- Për kërkuesin e diturisë luten edhe gjallesat tjera.


Mësimi 22 - Vlera e diturisë (02)




Allahu i Lartësuar thotë:

“ ... O Zoti im, shtoma dijeninë!” (Ta-ha, 114)

“... Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.” (Nisa, 113)

“Përkundrazi! Ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm keqbërësit.” (Ankebut, 49)

“Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut.” (Tevbe, 122)

Nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu: “I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur të vdesë njeriu, i ndërpritet veprimtaria e tij, përveç tri gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej së cilës kanë të tjerët dobi ose ndonjë fëmijë i mirë që bënë lutje për të.” (Shënon Muslimi)

Kurse Sehl ibn Muadhi transmeton nga Enesi, i cili transmeton nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj.” (Shënon Ibn Maxheja, dhe shejh Albani e gjykon si hasen)

Nga Sehl ibn Sadi, radijAll-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, i tha Aliut, radijAll-llahu anhu: “Sikur ta udhëzojë Allahu edhe vetëm një person përmes teje është më mirë për ty sesa devetë e kuqe.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Transmeton Ebi Humamete nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, se ka thënë: “Kush shkon në xhami dhe nuk dëshiron diçka pos të mësojë apo t’i mësoj të tjerëve diçka të mirë, ai do ketë shpërblim sikurse është shpërblimi që ta ketë kryer haxhin e plotë.” (Shënon Taberaniu në “El-kebir” dhe shejh Albani e shënon në sahihun e tij)

Transmeton Hudhjfe ibn Jemani, radijAll-llahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Vlera e diturisë është më e mirë se vlera e adhurimit (ibadetit)...” (Shënon Taberaniu në Eusat, dhe Elbezariu me transmetim hasen dhe gjithashtu në sahihet e shejh Albanit)

 

Shpjegim:

 

Allahu i Lartësuar ia mësoi pejgambereve dhe të tjerëve atë që nuk e kanë ditur. Njeriu duhet ta kërkoj diturinë dhe dituritë e nevojshmë për të pasur mundësi të jetoj sa më mirë deh si besimtarë i sinqertë. Dituria është e dobishme edhe pas vdekjes sepse sevapet të vinë edhe më pas.

 

Dobi:

- Dituria të sjell të mira nëtë dy botët.

- Dituria e ngrit njeriu dhe e bën të dobishëm.

- Lutju Allahut për dituri të dobishme.


Mësimi 23 - Bë mirë



Allahu i Lartësaur thotë:

"Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran: 133- 134).

 

Transmeton Abdullah ibn Omeri, radijAll-llahu anhu, se një njeri erdhi te Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, dhe tha: o i Dërguar i All-llahut, cili njeri është më i dashur te All-llahu dhe cilat janë veprat më të dashura te All-llahu? Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem, i tha: "Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit, kurse veprat më të dashura te All-llahu janë: - gëzimi i një muslimani; - t'ia largoj një brengë; - tia lajë borxhin; - tia largoj urinë; - të eci me një vëlla timin për ndonjë nevojë të tijë është më e dashur për mua se sa të qëndroj nëj muaj itikaf në këtë xhami (xhaminë e Pejgamberit); - ai që e përman hidhërimin e tij, All-llahu ia mbulon të metat; - ai që ngulfat mllefin e tij edhe pse ka mundësi që të hakmiret, All-llahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Kijametit; - ai që ecë me vëllanë e tij derisa tia kryejë nevojë, All-llahu ia forcon këmbët atë ditë që shumë këmbë do të rrëshqasin. Kurse sjellja e keqe e prish fenë ashtu sikurse e prish mjaltën uthulla". (transmeton Taberaniu, Ibn Ebi Dynja, e të tjerë, hadithi është hasen.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit".

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, thotë: "Udhëzimi i njeriut në vend të humbur është për ty sadaka, të shikosh për njeriun me pamje të dobët është për ty sadaka, largimi i therës dhe ashtit nga rruga është sadaka, të shprazish nga kova yte në kovën e vëllaut tënd është sadaka". (Shënon Tirmidhiu).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "Ushqeni të uriturin, vizitoni të sëmurin dhe çlironi të robëruarin". (Buhariu).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, duke thënë: "Ishte një njeri që u jepre njerëzve borxh. Djemve që e mbledhnin borxhin u thoshte: nëse takoni ndonjë të ngratë faljani, se ndoshta All-llahu na e fal neve. E kur e takoi All-llahun e gjeti se ia kishte falur mëkatet". (Buhariu dhe Muslimi).

 

Shpjegim:

 

Argumentet e lartpërmendura janë mjaftë të qarta për bamirësi, dhe ata që dëshirojnë ta fitojnë dashurinë e Allahut të Lartësuar le t aushtrojnë bamirësinë me të gjitha porositë profetika të lartpërmendura.

 

Dobi:

- Allahu i do bamirësat.

- Bëhu i dobishëm pët të tjerët.

- Falni të ngratit dhe nevojtarët.


Mësimi 24 - Kontrollo shikimin




Allahu i Lartësuar thotë:

"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), …". (En-Nur: 30).

"Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm". (Taha: 131).

"Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk i dini".
(En-Nur: 19).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "Mos u ulni nëpër rrugë". I thanë : O dërguari i Allahut nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të ulemi (në këto vende). Tha : "E nëse këmbëngulni që të uleni (në këto vende) atëherë jepini hakun rrugës". Thanë : Kush është haku i rrugës? Tha : "Ulja e shikimit. Mos mundimi i njerëzve. Kthimi i selamit. Urdhëri për të mira dhe ndalimi nga të këqiat". Trasnsmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: "All-llahu ka përcaktuar hisen e njeriun në imoralitet (zina), ai do të bjer në te domosdo. Syri ban zian, kurse zinaja e syrit është shikimi". (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: “Mos i dëmtoni robërit e All-llahut dhe mos i nënçmoni e mos tentoni të shpalosni turpin e tyre, sepse ai që tenton të shpalos turpin e vëllaut të vet, All-llahu tenton t’ia shpalos turpin e tij derisa ta turpërojë në shtëpinë e tij”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi).

Xhabir ibn Abdilahu thotë: "E pyeta të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem, për shikimin e papritur dhe ai më urdhëroi që të ulja shikimin.” (Shënon Muslimi)

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] ka thënë: "Dy sytë bëjnë amoralitet dhe amoraliteti i tyre është shikimi.” (Mutefekun alejhi)

 

Shpjegim:

 

Allahu i Lartësuar urdhëron në ndalimin e shikimit sepse kjo të drejton drejt imoralitetit dhe veprime të këqia. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem na trego se edhe syri bënë zina, dhe ky organ duhet të ruhet nga imoraliteti. Në anën tjetër duhet të jemi të kujdesshëm në dëmtimin e të tjerëve duke mos shpalosur deh publikuar gjynahet e tyre.

 

Dobi:

- Ndalimi i shikimi është urdhër i Allahut.

- Edh syri bën zina.

- Nuk lejohet dëmtimi i njerëzve duke publikuar turpet e tyre.


Mësimi 25 - Falëndero Allahun



Allahu i Lartësuar thotë:

“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (El-Bekare: 152).

…(e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Lukman: 14).

“…çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat?”. (en-Nisa: 147).

“Ne e udhëzuam atë në rrugën të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës”. (El-Insan: 3).

“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”. (Ibrahim: 7).

“…e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës”. (Sebe: 13).

Nga Aishja (radijAll-llahu anhu) transmetohet: “Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) ngrihej natën për namaz aq gjatë, saqë këmbët i patën ënjtur nga dhembja, atëherë unë i thashë: ‘Përse po vepron kështu, o i Dërguari i Allahut, kur t’i ka falur ty Allahu mëkatet e mëparshme dhe të pastajmet?’ Ai tha: ‘A nuk duhet të jem rob falenderues?’”. (Transmeton Muslimi).

Sipas një transmetimi tjetër të Aishes thuhet: “ I Dërguari i Allahut, shpeshherë, thoshte në ruku dhe në sexhdet e tij: “Subhanek Allahumme rabbena ue bihamdike, Allahummagfir li” Falenderimi të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falenderuar, o Allahu im, më fal. ..” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Allahu është i kënaqur me robin i cili kur ha diçka e falenderon Allahun, e poashtu edhe kur të pijë diçka e falenderon Allahun.” (Transmeton Muslimi).

 

Shpjegim:

 

Duhet ta falënderojmë Allahun e Lartësuar dhe të jemi mirënjohës ndaj Tij për të mirat e pafundme. Dhuntia më e madh e Tij është udhëzimi në Islam. Mos ti harrojmë edhe nimetet tjera, nëse jemi falënderues Allahu na mundëson që këto t’i gëzojmë edhe të shtohen të mirat.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem isht falënderues me fjalë dhe me vepra ndaj Allahut të Lartësuar.

 

Dobi:

- Të kujtohet Allahu i Lartësuar me falënderim.

- Falënderimi shprehet me zemër, me gjuhë dhe me veprë.

- Nuk duhet harruar për snjë moment falënderimin.

 

 

 

Allahu im!

Të falendëroj për udhëzimin tim në dritën e imanit!


Mësimi 26 - Xhamia



Allahu i Lartësuar thotë:

 

“Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë të veçantë për të adhuruar Allahun. E mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun.” (Xhin, 18)

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” (Teube,18)

“(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin. Ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)

“A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube, 109)

Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve selem) thotë: “Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe kalim të siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit.” (Taberaniu)

Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ve selem) thotë: “Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e Allahut, atë ditë që s’ka hije tjetër pëvreç hijes së Tij. Prej tyre: njeriu që e ka zemrën të lidhur për xhaminë.” (Buhariu dhe Muslimi)

 

Shpjegim:

 

Xhamitë janë shtëpitë e Allahut të Lartësuar, të cilat shërbejnë për adhurim, kurse kujdesin ndaj tyre e bëjnë vetëm besimtarët e denjë që i kryejnë urdhërat e Tij. Çdo besimtarë i devotshëm xhaminë e ka shtëpi të veten, padyshim që zemrat duhet të jenë të lidhura për xhamitë e Allahut.

 

Dobi:

- Xhamitë janë vetëm adhurim.

- Ajo është shtëpia e çdo të devotshmi.

- Xhamia të mundëson përjetimin e hijës së Alalhut.


Mësimi 27 - Vëllazëria për hirë të Allahut (01)



Allahu i Lartësaur thotë:

“S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, …”. (El-Huxhurat: 10).

“…dhe ashtu me dhuntinë e Tij u dakorduat të jeni vëllezër. …”. (Ali Imran: 103).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Një njeri vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu dërgoi një melek ti del në rrugë. Kur iu afrua i tha: ku po synon? Tha: ta vizitoj në vëlla timin në këtë fshat. Tha: ke ndonjë të mirë që e fiton prej tij. Tha: jo, vetëmse e kam dashur për hirë të All-llahut. Tha: unë jam i dërguari i All-llahut te ti që të tregoj se All-llahu të do, ashtu sikurse ti e do këtë njeri”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] në hadithin kudsijj thotë: “E meritojnë dashurinë Time ata që duhen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që vizitohen për hirë Timen, e meritojnë dashurinë Time ata që dhurohen mes vehte për hirë Timen dhe e meritojnë dashurinë Time ata që kujdesen për njëri tjetrin për hirë Timen”. (Sahih, Ahmedi dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Hallka më e rëndësishme e besimit është të duash për All-llahu dhe të urrejsh për All-llah”. (Bezzari, sahih).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Njeriu është me ate që e do”. (mutefekun alejhi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “All-llahu [subhanehu ve teala] në ditën e Kijametit do të thotë: ku janë ata që duhen mes vehte për hirë të Madhërisë sime, sot i fus nën hijen Time, në këtë ditë që ska hije tjetër përpos hijes Sime”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Kush i ka tre gjëra do të gjejë ëmbëlsinë e besimit; ta do All-llahun dhe Pejgamberinma shumë se çdo gjë përveç tyre, ta do një njeri vetëm për hirë të All-llahut dhe të urrejë të kthehet në kufër (mosbesim) ashtu sikurse urrenë të hedhet në zjar”. (Buhariu dhe Muslimi).

 

Shpjegim:

 

Vëllezëria në Islam ndodh mes besimtarëve ajo konsiderohet si dhuratë e Zotit mbi njerëzit, është shkak për të arritur dashurinë e All-llahut po ashtu është një ndër hallkat më të rëndësishme të besimit. Kujdes se kend e ke shokë, atë që do je si ai. Dashuria për hire të Allahut ka shpërblim shumë të madh, gjithashtu nëpërmjet sajë arrihet ëmbëlsia e besimit.

 

Dobi:

- Vëllazëria është dhuratë nga Allahu.

- Dashuria vëllazërore është njëra ndër hallkat më të fuqishme.

- Vëllazëria në Islam mundëson shijimin e ëmblsisë së imanit.


Mësimi 28 - Vëllazëria për hirë të Allahut (02)



Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Nëse duhen dy njerëz për hirë të All-llahut, më i miri prej tyre është ai që më së shumti e do vëlluan e tij”. (sahih, Buhariu në “Edebul-Mufred” dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Kush do ndokend për hirë të All-llahut dhe e urren tjetrin për hirë të All-llahut, kush jep për hirë të All-llahut dhe kush nuk i jep tjetrit për hirë të All-llahut, ai ka plotësuar besimin”. (sahih, Ebu Davudi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A t’ju tregoj një gjë, të cilën nëse e veproni, do të duheni mes vehte: përhapne selamin mes jush”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] tregon e thot: “All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ata që duhen mes vehte për hirë Timin, kan kolltuqe nga drita, ua kanë lakmi pejgamberët dhe shehidat”. (Sahih, Tirmidhiu).

Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Mos shoqëro askend tjetër përveç besimtarit dhe mos të ha ushqimin tënd askush tjetër përveç njeriut të devotshëm”. (sahih, Ebu Davudi dhe të tjerët).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] në hadtihin e tij ka thënë: “Shpirtërat janë sikur ushtarët e renditur, ato që njihen bashkohen, e ato që nuk njihen largohen”. (Buhariu dhe Muslimi).

 

Shpjegim:

 

Konsiderohet njeri i mirë ai i cili mësë shumti e do vëllaun e vet dhe këtë e bënë vetë për hir Tij, zaten edhe çështja lidhet edhe me besimin përfundon me xhenetin, pa besim nuk mund të hyhet në të, dhe besimi nuk do të jet i plotë pa dashuri vëllazërore. Po edhe selami. Përshnedetja ne mes vete e shtonë vëllazërinë.

 

Dobi:

- Dashuria të jet vetëm për hir të Tij.

- Shoqërimi duhet të jetë vetëm me besimtarin e devotshëm.

- Allahu shpërblen në botën tjetër me shpërblime të mëdha.



Mësimi 29 - Lexone Kuranin



Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet.” (Transmeton Muslimi)

Nevvas bin Sem’ani radijAll-llahu anhu. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja); u prijnë suret  “El-Bekaretu” dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për shokun (lexuesin) e vet.” (Transmeton Muslimi)

Uthman ibnu Affani thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.” (Transmeton Buhariu)

Umer ibnul Hattabi thotë se Pejgamberi ka thënë: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë.” (Transmeton Muslimi)

Ibnu Umer ibnul Hattabi tregon se Pejgamberi ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.” (Muttefekun alejhi)

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

 

Shpjegim:

 

Hadithet e lartpërmendura shum qartë na tregojnë për rëndësin e leximit të Kuranit, ai do të ndërmjetësoj në ditën e gjykimit, lexuesit do të kenë pozita të larta. Kurse Allahu m këtë libër i privilegjon individët dhe popujt.

 

Dobi:

- Lexuesi përjeton ndërmjetësim e Kuranit në ditën e gjykimit.

- Ai që e mëson Kurnain konsiderohet njëri ndër më të mirët.

- Kurani të lartëson nëse ti e respekton.


Mësimi 30 - Abdesi të pastron nga gjynahet




All-llahu i Lartësaur thotë:

“O besimtarë! Kur të niseni të kryeni faljen (namazin), lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja me gjithë bërryla, kurse kokën tuaj fërkojeni (bëni mes-h), edhe këmbët tuaja deri në zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë pastrohuni! Por, nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duart tuaja prekni tokën e pastër, lëmoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja. All-llahu nuk do t'u bëjë vështirësi, por do që t’ju pastrojë dhe t'ua plotësojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.” (Maide, 6)

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “Kur merr abdest robi musliman (besimtari), kur ta lajë fytyrën e vet, prej fytyrës së tij del çdo mëkat që ka bërë duke shikuar me sytë e vet, këto mëkate bien së bashku me rënien e ujit ose me pikën e fundit të ujit. Ndërsa kur t’i lajë duart e veta, atëherë çdo mëkat i dorës bie me ujin ose me pikën e fundit të ujit të dorës. Kur t’i lajë këmbët, atëherë çdo mëkat i këmbës do të bie prej këmbës së bashku me ujin e abdestit, apo me pikën e fundit të ujit të abdestit nga këmba, kështu që kur të kryhet abdesti, mbetet i pastër prej mëkateve.” (Transmeton Muslimi)

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve selem] thotë: “A dëshironi t’ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja? ” Të pranishmit i thanë: “Po, o i Dërguari i All-llahut!” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem. u tha: “Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifikatë.” (Transmeton Muslimi)

 

Shpjegim:

 

Allahu i Lartësaur urdhëron që para se të falet namazi të miret abdesi, sepse është njëri ndër kushtet e pranimit të namazit. Pastaj besimtari m eabdes pastrohet nga gjynahet ashtu sin a tregon Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem.

 

Dobi:

- Marrja e abdesit është obligim.

- Me abdes Allahu ti fal mëkatet.

- Abdesi është mburojë për muslimanin.


Mësimi 31 - Kujdes se çka po flet!



All-llahu i Lartësuar thotë:

“O besimtarë, shmanguni morisë së parashikimeve! Disa parashikime me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos përqeshni njëri-tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Ju atë e dini se është shumë keq - prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vërtetë pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm.” (el-Huxhurat, 12)

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fletë mirë ose le të heshtë.” (Muttefekun alejhi)

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të cilën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqa-së drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndi-mit.” (Muttefekun alejhi)

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu është i kënaqur, kurse ai nuk ka kujdes, do të jetë i ngritur nga All-llahu në shkallë (të nderit). Dhe vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu s’është i kënaqur, kurse nuk ka kujdes, do të hudhet në Xhehenem.” (Transmeton Buhariu)

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj zemërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.” (Maliku në Muvatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos flitni shumë pa përme-ndjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zemrën. Vërtet, më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura.” (Transmeton Tirmidhiu)

 

Shpjegim:

 

Është e domosdoshme të dihet se çdo njëri duhet ta ruajë gjuhën e tij nga çdo e folur, përveç asaj që tregon dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, është më mirë përmbajtja nga të folurit, sepse shpeshherë kuvendimi i lejuar e çon njeriun në të palejuarën apo të jopreferuarën. Është e nevojshme të përmbahemi nga të folurit, përveç nëse është i mirë, d.m.th. nëse dobia e tij është e dukshme. Ndërsa nëse dobia e tij është e dyshimtë, atëherë nuk bisedohet.

 

Dobi:

- Besimtari duhet ti largohet paragjykimeve.

- Besimtari i mirë fletë vetëm mirë.

- Fjala e mirë të drejton për në xhenet.



Mësimi 32 - Dhjetë ditët e Dhul-hixhes




Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ

“Vërtet që numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë muaj në vit, ashtu siç u urdhërua nga Allahu ditën kur Ai krijoi qiejt dhe tokën; nga këta, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë dhe mos i bëni padrejtësi vetes suaj në.” (Teube, 36)

إِنَّ الزَّمَانَ قَدْ اسْتَدَارَ كَهَيْئَتِهِ يَوْمَ خَلَقَ اللَّهُ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضَ السَّنَةُ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ثَلَاثٌ مُتَوَالِيَاتٌ ذُو الْقَعْدَةِ وَذُو الْحِجَّةِ وَالْمُحَرَّمُ وَرَجَبُ ‏مُضَرَ ‏الَّذِي بَيْنَ جُمَادَى وَشَعْبَانَ

“Viti e bën rrotullimin në një formë të njëjtë që kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën, viti ka dymbëdhjetë muaj dhe katër prej tyre janë të shenjtë, tre janë (vijnë) radhazi, si: dhilkade, dhilhixhe dhe muharrem, ndërsa rexhebi gjendet mes xhumades dhe shabanit.” (Transmeton Buhariu)

ما العمل في أيام أفضل من هذه العشر" قالوا: ولا الجهاد؟ قال: "ولا الجهاد إلا رجلٌ خرج يخاطر بنفسه وماله فلم يرجع بشيء

“Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del ndokush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Transmeton Buhariu)

ما من أيام أعظم عند الله سبحانه ولا أحب إليه العمل فيهن من هذه الأيام العشر. فأكثروا فيهن من التهليل والتكبير والتحميد

“Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj sa më shumë shqiptoni tehlil (La ilahe il-lall-llah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).” (Transmeton Ahmedi)

 

Shpjegim dhe sqarim:

 

Muaji Dhul-hixhe është njëri ndër muajt e shenjtë të cilësuar nga Allahu i Lartësuar qëkur u krijuan qiejt dhe toka.

Dhjetë ditët e muajit hënor të Dhul-hixhes kanë vlerë të madhe tek Allahu i Lartësuar, sepse është një dhjetëshe e bekuar.

Atëherë le të bëhen disa veprime me anë të tyre të fitojmë kënaqësinë dhe faljen e Allahut të Lartësuar, si: pendimi nga të gjitha gjynahet (teube), shtimi i veprave të mira, i ibadeteve të tjera vullnetare, i urdhërimit në të mirë dhe i ndalimit nga e keqja; kryerja e haxhit,madhërimi i Allahut të Lartësuar.

 

Dobi:

- Allahu i Lartësuar i krijoi muajtë, dh katër prej tyre i veçi të shenjtë.

- Allahu e don ibadetin e ditëve të dhul hixhes.

- Shtone tekbirin, tahlilin dh etahmidin në këto ditë.

 

 

Allahu im!

Fali gjynahet e mia, Ti je Falës më përfshi në faljen Tënde.




Mësimi 33 - Dita e Arafatit



Allahu i Lartësuar thotë:

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (Maide, 3)

“Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!”. (El-Buruxh: 3)

Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Dita e premtuar është Kijameti, kurse dita e dëshmuar është Arafati, kurse dita dëshmuese është dita e xhuma…”. (hadithi është hasen, tra. Tirmidhiu.)

Transmeton Aisheja [radijAll-llahu anhu] se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?”. (Shënon Muslimi)

Kurse Ibën Omeri, radijAll-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të rraskapitur dhe të pluhërosur”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)

Ebu Katadeja, radijAll-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve selem, mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: “I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”. (Muslimi)

 

Shpjegim:

 

Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja. Për këtë ditë është betuar Allahu. Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat. Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve.

 

Dobi:

- Në këtë ditë janë plotësuar dhuntitë e Allahut.

- Allahu i Lartësuar krenohet para melaqeve në këtë ditë

- Allahu në ditën e Arafatit i falë makete te dy viteve.




Mësimi 34 - Haxhi detyrim



Allahu i Lartësuar thotë:

“E kryenie haxhin dhe umrenë për hir të All-llahut,...“ Bekare-196

“dhe vizita (për haxh) e kësaj Faltoreje (e cila është detyrë) për këdo që ka mundësi ta përballojë rrugën. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.” (Aliimran, 97)

“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.” Haxh-27

Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shpejtoni për në haxh, ngase asnjëri prej jush nuk dinë se çka do ti ndodhë”. (transmeton Ahmedi)

Transmeton Ibni Abasi e që thotë: “ Gjatë një fjalimi të vet Resulullahu sal-lAllahu alejhi ve selem mes tjerash tha: “O ju njerëz, haxhi është caktuar për ju, e ju veproni ashtu, shkoni në haxh.” Në ndërkohë u ngrit Akrea, djali i Habisit dhe e pyeti: “A për çdo vit, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem iu përgjegj: “Nëse ju them po, do t’ ju obligoj, e nëse ju obligoj, nuk do të veproni ashtu e as që do të keni mundësi përherë. Haxhi duhet të bëhet njëherë, e ai që e përsërit disa herë, e bën këtë nga dëshira dhe vullneti i tij.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

 

Shpjegim:

 

Haxhi është një prej pesë kushteve të Islamit. Obligohet muslimani i cili ka mundësi, të shpejtoje shkuarjen në haxh që të mos bie në mëkat. Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrim atë një herë në jetë. Dhe haxhi për myslimanët ka dobi të shumta si fetare dhe jetësore.

 

Dobi:

- Haxhi detyrim për atë që mundet.

- Është njëra ndër shtyllat e Islamit.

- Është detyrim një herë në jetë.



 

 

Mësimi 35 - Vlera e haxhit




Ebu Hurejra tregon: E pyetën Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve selem: cilët punë janë më të vlefshme? Ai tha: “Besimi në Allahun dhe të dërguarin e Tij. U tha: më pastaj? Tha: “lufta në rrugë të Allahut” u tha: e më pastaj? tha: “haxhi i pranuar“. (Shënon Buhariu).

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush e kryen haxhin dhe (gjatë kryerjes se tij) nuk shan dhe nuk bën mëkat, kthehet si ate ditë kur është i lindur nga nëna e tij.” (Muttefekun Alejhi)

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë: „kush e kryen haxhin dhe (gjatë kryerjes se tij) nuk shan dhe nuk bën mëkat, kthehet si ate ditë kur është i lindur nga nëna e tij“ (muttefekun alejhi)

Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve selem thotë: „umreja pas umresë është shpagim për çka ka pasur ndërmjet (prej mëkateve të vogla) kurse për haxhin e pranuar ska shpërblim veç xhennetit“ (Muslim).

 

Shpjegim:

 

Haxhi i pranuar është ai haxh i plotë dhe i shëndoshë, pa munguar shpërblimet. Haxhi është njëra ndër veprat madhore të Islamit dhe ibadetet më të dashura te Allahu i Lartësuar, sepse në vete ngërthen disa lloje të adhurimeve. Allahu premtoj shpërblim shumë të madh dhe falje të gjynaheve, aq sa myslimani të pastrohet nga mëkatet po si fëmija i porsalindur.

Dobi:

- Haxhi ka vlerë të madhe dhe pozitë të lartë.

- Haxhi i pranuar “mebrur” është shkak i shlyerjes se mëkateve.

- Haxhi është sebep për të hyrë në xhenet.



Mësimi 36 - Kurbani



Allahu i Lartësuar thotë:

"Falu për hir të Zotit tënd dhe bëj Kurban për hir të Tij." (Keuther, 2)

“Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (Haxh, 37)

"Thuaj (O Muhamed):- në të vërtetë namazi im, Kurbani im, adhurimet e mia, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun Zotin e botërave." (Enam, 162)

Nga Enesi (radijAll-llahu anhu) transmetohet se: i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem, ka bërë Kurban me dorën e tij dy deshë të bardhë me disa pulla të zeza, të majmë e me brirë. Tha:- Bismilah, Allahu Ekber dhe e vendosi këmbën e tij mbi qafët e tyre kur i theri." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem, ka thënë:- "Nuk ka ndonjë punë më të dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut të kafshës. Ajo do të vijë në Ditën e Gjykimit me brirët, leshin e thundrrat e saj, (si dëshmitare e kësaj vepre të mirë). Gjaku ka vend tek Allahu përpara se të bjerë në tokë." (Tirmidhiu ka thënë se hadithi është Hasen.)

 

Shpjegim:

 

Kurban është një adhurim prej suneteve të forta që në ditën e bajramit Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem, ka bërë kurban. Dhe kurbani është një prej simboleve Islame edhe sot.

 

Dobi:

 

- Kurban është adhurim.

- E preferuar është që personi vet ta ther kurbanin.

- Kurbani theret vetëm pas namazit të bajramit.


Mësimi 37 - Disa rregulla mbi Kurbanin



Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve selem thotë: "Nëse shikoni hënën e Dhul Hixhes, e ndonjëri prej jush dëshiron të therë Kurban, të mos i presë thonjtë dhe flokët e tij." (Shënon Muslimi)

Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve selem thotë: "Therni vetëm ato dele që e kanë mbushur vitin, e nëse nuk keni mundësi, therni gjashtë muajshe." (Shënon Muslimi)

Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve selem thotë: "Kush e ka therur Kurbanin përpara namazit, le të therë tjetër pas namazit, e kush e ka therur pas namazit i ka plotësuar adhurimet dhe e ka qëlluar traditën e muslimanëve." (Shënon Muslimi)

Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve selem thotë: "Hajeni, ruajeni dhe jepeni sadaka". (Shënon Muslimi)

 

Shpjegim:

 

Ai i cili ka bërë nijet të therë Kurban, me futjen e hënës së Dhul Hixhes, nuk duhet të presë flokët. Kafshët që theren për Kurban Bagëtitë, qofshin bagëti të trasha apo të imëta pra: lopët, devetë, delet, dhitë. Koha e prerjes është pas namazit të bajramit. Pëlqehet që kurbani të ndahet në tri pjesë 1\3 për familjen, 1/3 për dhuratë 1/3 për sadaka. Kështu vepronin edhe të parët tanë të mirë.

 

Dobi:


- Kush dëshiron të prej kurban leti përmbahet porosive profetike.

- Kurbani relaizohet në bagëtitë e caktuara.

- Preferohet ndarja e kurbanit në tre pjesë.


Mësimi 38 - Bajrami



Enesi (radijAll-llahu anhu) i cili thotë: “Banorët e Medinës në kohën e injorancës kishin dy festa në të cilat argëtoheshin gjatë tyre, mirëpo kur erdhi i Dërguari i Allahut në Medinë u tha: “Ju keni pasur dy festa në të cilat argëtoheshit gjatë tyre, tani Allahu ato ua ka zëvendësuar me dy të tjera më të mira: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami.” (Transmeton Ebu Davudi, Hakimi, Bejhakiu me zinxhir sahih-autentik)

Enesi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ditën e Fitër bajramit nuk dilte për në xhami derisa të hante disa hurma, kurse hurmat i hante në numër tek.”(Transmeton Buhariu)

Ebu Seid el Hudriu (radijAll-llahu anhu) transmeton dhe thotë: “I Dërguari i Allahut dilte për të falur namazin ditën e kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit në musala. (vendfalje e caktuar për të falur namazin e Bajramit)” (Transmeton Buhariu)

Umu Atije (radijAll-llahu anhu) thotë: “Jemi urdhëruar në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ne, gratë e shtyra në moshë, madje edhe gratë të cilat ishin me menstruacione që të dalim në Bajrame për të marrë pjesë në lutjet e muslimanëve si dhe mirësitë gjatë tyre. Kurse ata të cilët ishin me menstruacione i largoheshin vendit ku faleshim.” (Mutefekun alejhi)

Xhabir Ibën Abdullahu (radijAll-llahu anhu) thotë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) në ditën e Bajramit e ndërronte rrugën gjatë shkuarjes dhe kthimit nga musala.” (Transmeton Buhariu)

 

Shpjegim:

 

Nga hadithet e lartpërmendura mësojmë se myslimanët i kanë vetëm dy festa. Në këtë ditë myslimanët i mësoj Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem që të dalin dhe ta falin namazin e bajramit.

 

Dobi:

 

- Ligjshmëria e fitër bajramit dhe kurban bajramit.

- Dalja për namaz e të gjithëve.

- E preferuar është ndërrimi i rrugës.


Mësimi 39 - Namazi i Bajramit



Xhabir Ibën Semurete (radijAll-llahu anhu) tregon dhe thotë: “I kam falur bashkë me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) dy bajrame më shumë se një herë pa ezan dhe pa ikamet.” (Transmeton Muslimi)

Ibën Abasi (radijAll-llahu anhu) rrëfen dhe thotë: “Doli i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ditën e Bajramit dhe i fali dy rekate duke mos falur para tyre dhe pas tyre asgjë.” (Transmetojnë xhemati)

Nga Amër Ibën Shuajbi e ky nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) në namazin e Bajramit ka marrë dymbëdhjetë tekbire, shtatë në rekatin e parë dhe pesë në rekatin e dytë. (Transmetojnë Ahmedi, Ibënu Maxhe)

Transmeton Ubejdullah Ibën Abdullah se Omer Ibën Hatabi (radijAll-llahu anhu) e ka pyetur Ebu Uakid Elejthiun: Çfarë lexonte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) në namazin e Fitër Bajramit dhe atë të kurban Bajramit? – i tha: Lexonte gjatë tyre: “Kaf uel Kuranil Mexhid” dhe “Ikterebeti saatu uen shekkal kamer”. (D.m.th. suret Kaf dhe Kamer) (Shënon Muslimi)

Numan Ibën Beshir transmeton se i Dërguari i Allahut gjatë dy bajrameve dhe në Xhuma lexonte “Sebbihisme rabbikel Ala” dhe “Hel etake hadithul gashije”,(D.m.th. suret A’la dhe Gashije) ndonjëherë ndodhte që të dy festat (bajrami dhe xhumaja) të bien me një ditë dhe ai i lexonte të njëjtat sure. (Transmeton Nesaiu Ibën Maxheh, Abdurrezaku dhe hadihti është sahih-autentik)

Ibën Omeri (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem), Ebu Bekri dhe Omeri (sal-lAllahu alejhi ve selem) e falnin namazin e Bajramit para hutbes.”(Shënon Buhariu)

 

Shpjegim:

 

Namazet e bajrameve nuk kanë ezan dhe ikamet falen vetëm dy reqate që në rehatin e parë miren shtatë tekbire dhe në të dytin pesë. Është e preferuar që të lexohen dy suret e lartpërmendura.

 

Dobi:


- Ligjshmëria e namazit të bajrameve.

- Namazi i bajrameve ka vetëm dy reqate.

- Hutbeja mbahet pas namazit.


Mësimi 40 (i fundit) - Ditët e Bajramit



Xhabir Ibën Nufejriu (radijAll-llahu anhu) ka thënë: Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) kur takoheshim ditën e Bajramit i thoshin njëri tjetrit: Tekabel Allahu mina ue minke – Allahu na i pranoftë neve dhe juve. (Ibën Haxheri ka thënë se zinxhiri i hadithit është hasen - i mirë).

Transmeton Aisheja (radijAll-llahu anhu) dhe thotë: “Etiopasit luanin në prezencë të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) ditën e Bajramit dhe ndërsa unë u ngjita mbi supet e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) t’i shikoj ata, derisa u ngopa duke i shikuar pastaj u larguam.” (Transmetojnë Shejbani, Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)

Transmetohet nga Ibën Mesudi (radijAll-llahu anhu) se ai merte tekbire në ditët e teshrikut me këto fjalë: Allahu ekber la ilahe il-Allah uAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd. (Transmeton Ibën ebi Shejbeh 2/167 në zinxhir sahih-autentik)

Esuedi (radijAll-llahu anhu) ka thënë: Abdullahu (Ibën Mesudi) merrte tekbire prej namazit të sabahut në ditën e bajramit deri në namazin e ikindisë në ditën e e therjes së kurbaneve dhe thoshte: Allahu ekber Allahu ekber la ilahe il-Allah vAllahu ekber Allahu ekber ue lilahil-hamd. (Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir sahih-autentik)

Kurse nga Omeri (radijAll-llahu anhu) ka transmetim për të se: Ai merrte tekbire prej në mëngjesin e ditës së arafatit deri në namazin e drekës së ditës së fundit të teshrikut.(Transmeton Ibën Ebi Shejbeh me zinxhir hasen- i mirë)

 

Shpjegim:

 

Ditët e bajramit janë ditë feste dhe gëzimi kështu që myslimanët duhet të urojnë njëri tjetrit me dua dhe lutje. Gjithashtu edhe gjatë këtyre ditëve duhet të madhërohet Allahu i Lartësuar me tekbira.

 

Dobi:


- Uroni me lutjen: “Allahu na i pranoftë neve dhe juve.”

- Dëfrimi dhe argëtimi në suaza të së lejuarës.

- Madhëromi i Allahut prej ditës së Arafatit deri në ditën e katërt të Bajrmait.

 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free