Të drejtat e bashkëshortëve
Të drejtat e bashkëshortëve
Shejkh Sulejman Er-Ruhajlij (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Hak-ku Ez-Zeuxhejni
01. Familjet e shëndoshta sjellin vende të shëndosha
Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. I lutemi Allahut që të na ruajë nga të këqijat e veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e ka udhëzuar, nuk ka se kush ta humbë, dhe atë që Allahu e ka humbur, nuk ka se kush ta udhëzojë.
Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe pa shokë dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ
“O ju të cilët keni besuar! Friksojuni Allahut me një frikë të vërtetë, dhe mos vdisni vetëmse duke qenë musliman!”
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرًا وَنِسَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا
“O ju njerëz! Frikësojuni Allahut, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, dhe prej tij krijoi bashkshorten e tij, dhe prej atyre te dyve krijoi shumë burra e gra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju përbetoheni dhe ruani lidhjet tuaja farefisnore. Se me të vërtetë Allahu është mbi ju Mbikqyrës.”
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَن يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا
“O ju të cilët keni besuar! Frikësojuni Allahut dhe flisni fjalë të drejta. Jua mundëson ju Allahu të veproni vepra të mira dhe jua fal ju gjynahet e juaja. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë ka fituar një fitore të madhe.”
Fjala më e mirë është fjala e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salAllahu alejhi ue sel-lem!). Veprat më të këqia janë risitë në fe, çdo risi është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.
O ju vëllezër të nderuar! Ne jemi mbledhur në këtë natë, në natën e premte në të cilën e lus Allahun e Lartësuar që ta bekojë këtë (natë), t`i bekojë ata që po e përjetojnë këtë (natë) dhe ta bekojë atë që ne do të themi në këtë natë.
Ne jemi mbledhur për një çështje shumë të madhe, dhe si most ë jetë e tillë kur ajo (çështje) ka lidhje me familjen, e cila (familja) është nga shoqëria, e cila (familja) është sikurse zemra për trupin.
Ashtu sikurse zemra, nëse ajo (zemra) është e shëndoshë, atëherë edhe i gjithë trupi do të jetë i shëndoshë dhe nëse ajo (zemra) është e sëmurë, atëherë do të sëmuret edhe pjesa tjetër e trupit. E njëjta vlen edhe për familjen, nëse ajo është e shëndoshë, atëherë edhe e gjithë pjesa tjetër e qytetit do të jetë e shëndoshë, dhe nëse ajo (familja) është e sëmurë, atëherë edhe e gjithë pjesa tjetër e qytetit është e sëmurë.
E si mos të jetë kjo çështje shumë e rëndësishme kur ajo lidhet me qëndrueshmërinë e njeriut. Nëse zemra dhe jeta e njeriut janë të qëndrueshme, atëherë edhe adhurimi i tij do të jetë i tillë, do të jetë i frikësuar në namazin e tij, i zellshëm në agjërimin e tij dhe rrugët drejtë adhurimit do të bëhen të shëndritshme.
E si të mos jetë kjo temë e përshtatshme që të flasin për të nxënësit e dijes, kur ajo i intereson burrit, gruas, të riut, të rejës, djalit, vajzës. I interson atyre që sapo janë martuar dhe atyre që po planifikojnë që të martohen.
Me fjalë të tjera. Kjo temë i intereson të gjithë shoqërisë, gjë e cila është paracaktuar në librin e Zotit tonë dhe në Sunnetin e të Dërguarit tonë (salAllahu alejhi ue sel-lem!).
Feja jonë Islame është fe e mëshirës për të gjithë botrat. Është fe e mirësisë, lumturisë, kënaqësisë dhe e drejtësisë. Ka sjellur (kjo fe) atë që iu bën dobi njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër dhe në çdo kohë dhe vend.
Njerëzimi nuk do të gjejë lumturi vetëm se me fenë e njeriut më të mirë, me fenë e Muhamedit (salAllahu alejhi ue sel-lem!). Në çdo gjë që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar, vetëm se do të gjesh në të dobi, përfitime dhe gjëra të mira të cilat nuk mund të numërohen. Dhe në çdo gjë që ka ndaluar Allahu, do të gjesh në të lëndime dhe gjëra të këqia të cilat nuk mund të numërohen.
Me të vërtetë që islami i ka dhënë rëndësi çdo aspekti të jetës. Nuk ka asnjë aspekt nga aspektet e jetës tënde o ti mysliman, vetëmse islami e ka shpjeguar dhe qartësuar atë. Prej tyre është, rëndësia e madhe që i ka dhënë islami përmisimit dhe bashkimit të shoqërisë. Përderisa përmisimi i shoqërisë është i lidhur me përmisimin e familjes dhe bashkimi i shoqërisë është rrezultat i bashkimit të familjes, gjithashtu edhe lumturia e familjes është e lidhur me martesën, prandaj edhe islami i ka dhënë rëndësi të madhe çështjes së martesës.
Allahu i Lartësuar ka urdhëruar për martesën në librin e Tij. Ka thënë Allahu i Lartësuar:
فَانكِحُواْ مَا طَابَ لَكُم مِّنَ النِّسَاء مَثْنَى وَثُلاَثَ وَرُبَاعَ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلاَّ تَعْدِلُواْ فَوَاحِدَةً
“Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër dhe nëse frikësoheni se nuk do të mbani drejtësi atëherë (martohuni) me një.“
Gjithashtu edhe i dashturi, i besueshmi (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka urdhëruar për martesën duke iu thënë të rinjëve:
“O ju të rinjë! Ai i cili ka mundësi prej jush që të martohet, atëherë le të martohet, sepse ajo (martesa) e ulë shikimin dhe e ruan organin.”
02. Martesa është vetëm pozitive
Tek martesa, o ju të dashurit e mi, ka qetësi në shpirt dhe lumturi në zemër, ruajtje të organit, të nderit dhe ulje të shikimit. Në të ka të mira të shumta për individin dhe për shoqërinë. Në të ka një cilësi dhe karakteristikë të madhe, e cila është, shumimi i ummetit të Muhammedit (salAllahu alejhi ue sel-lem!) me anë të sëcilit do të realizohet të krenuarit e të Dërguarit tonë (salallahu alejhi ue sel-lem!) me ummetin e Tij përpara ummeteve të tjera në Ditën e Gjykimit.
Ajo (martesa) është shkaku i ekzistencës së njerëzimit dhe një rrugë për miqësi dhe bashkpunim midis individëve dhe shoqërisë. Ajo shton dashurinë midis familjeve dhe bën që zemrat të afrohen dhe distancat të zvogëlohen. Sa e sa familje nuk e njohin njëra tjetrën vetëm se nga larg, dhe kur ata martohen midis njëri-tjetrit, atëherë afrohen familjet sikur të jenë një familje e vetme.
Me pak fjalë, martesa është e gjitha e dobishme dhe shtylla e shoqërisë rretullohet rreth saj. Kështu që erdhi islami me çdo gjë e cila e forcon dashurinë midis bashkshortëve. Pra, martesa në islam është, pëlqim, mëshirë, dashuri, qetësi për shpirtin, mendje e qetë dhe zemër harmonike.
03. Martesa në Islam sugjeron dashurinë
Martesa në fenë tonë, o ju të dashurit e mi, nuk është një lidhje e pashpirtë midis dy vetave, porse ajo është një lidhje të cilës muslimani i jep rëndësi dhe e din se ajo çfarë kërkohet prej saj është, dhënia e dashurisë, paqja, harmonia dhe gëzimi për te dy palët.
Zoti i jonë i Lartësuar thotë:
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً
“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke bërë midis jush dashuri dhe mëshirë.”
Nëse njerëzit do t`iu përmbaheshin çdo gjëje që solli islami në çështjen e martesës, do të realizohej në mesin e tyre dashuria, gëzimi do të mbulonte shtëpitë e tyre dhe çdo gjë rreth tyre.
Për shkak të gjthë asaj që u përmend, islami i ka obliguar bashkshortët me disa të drejta, të cilat i ofrojnë atyre një jetë të këndëshme, të qetë, të lumtur dhe të qëndrueshme, e cila përbëhet nga dashuria, ndershmëria dhe sinqeriteti.
04. Zgjedhja e burrit dhe e gruas
Të drejtat e bashkshortëve, o ju vëllezër dhe o ju të dashur, ka të drejta para kërkesës për martesë, ka të drejta gjatë kërkesës për martesë, ka të drejta gjatë bërjes së aktit të martesës dhe ka të drejta pasi që është bërë akti i martesës.
Një nga të drejtat e bashkshortëve para kërkesës për martesë është, e drejta e zgjedhjes, gjë e cila duhet të jetë e bazuar mbi parimet fetare, në devotshmëri dhe mbi moralin e mirë. Në këtë mënyrë burri duhet të dëshiroj që të martohet me një grua për shkak të devotshmërisë, fesë dhe moralit të mirë të saj. Sikurse edhe gruaja duhet të dëshiroj që të martohet me një burrë për shkak të devotshmërisë, fesë dhe moralit të mirë të tij. Sepse këto cilësi janë bazat e mirësisë dhe lumturisë.
Atij që i mungon feja, i mungon mirësia dhe nuk ka mirësi në atë që nuk ka fe (nuk është fetar) edhe nëse ai zotëron të gjitha shkaqet e lumturisë. Prandaj edhe Zoti i jonë i Lartësuar ka thënë:
يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ
“Allahu do t`i ngritë (në shkallë të larta) ata të cilët besuan prej jush dhe ata të cilëve i është dhënë dija.“
Allahu i Lartësuar e mundësoi që arritja e ngritjeve të gradave të arrihet me anë të dijes, nëse është e shoqëruar me besim. Sespse e mira nuk mund të arrihet vetëm nëse është e shoqëruar me fenë.
Nëse mungon feja, mungon mirësia edhe nëse gjenden tek njeriu shumë shkaqe të lumturisë. Bukuria nuk sjellë dobi në drejtimin e jetës bashkshortore nëse nuk ekziston (në mesin e bashkshortëve) feja. As pasuria nuk bën dobi nëse nuk ekziston feja. As prejardhja nuk bën dobi nëse nuk ekziston feja.
Është e domosdoshme që feja të jetë e lidhur me moralin e mirë. Sepse rruga e jetës bashkshortore është e gjatë, në të ka kërkesa dhe bashkjetesë të përhershme. Që të jetë jeta martesore e fortë dhe e qëndrueshme, ka nevojë që të jetë e ndërtuar mbi fe dhe mbi moralin e mirë.
05. Një grua e cila të ndihmon për në Xhenet
Martesa o ju vëllezër nuk është rrëmujë. Martesa o ju vëllezër është diçka e përhershme. Njeriu në shtëpinë e tij i heq ato rroba që i kishte veshur jashtë shtëpisë së tij. Ai jeton me një grua e cila kërkon të drejtat e saj, dhe ai kërkon prej asaj të drejtat e tij. Ata jetojnë sëbashku një kohë të gjatë.
Këtë çështje nuk mund ta gjykosh apo ta bësh të vazhdueshme, korrekte, të qëndrueshme në të cilën të ketë dashuri dhe lumturi vetëmse me fe dhe moral të mirë.
Çdo gjë o ju të dashur zhduket me kalimin e kohës, përveç fesë dhe moralit të mirë të cilat qëndrojnë të shëndriçme duke ia ripërtërirë mirësitë dhe lumturitë bashkshortëve.
Për këtë shkak erdhi edhe këshilla e të dashurit dhe të Dërguarit tonë (salAllahu alejhi ue sel-lem!) për bashkshortët rreth kësaj çështje. Ai tha duke iu drejtuar burrit:
“Martohet gruaja për katër arsye: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Martohu me atë fetaren, të lumshin duart.”
Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) e nxit burrin që të martohet me gruan fetare dhe tha:
“Gjithësecili prej jush (duhet të sigurohet që) të ketë një zemër falënderuese, një gjuhë përkujtuese dhe një grua besimtare që e ndihmmon ndonjërin prej jush për çështjet e botës tjetër.“
Nëse të janë dhënë këto tri gjëra, të është dhënë e gjithë e mira. Zemër falënderuese, gjuhë përkujtuese dhe një grua e mirë dhe fetare e cila të ndihmon për botën tjetër..
Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Dynjaja është kënaqësi dhe kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e devotshme.“
Nuk është gruaja (grua) për shkak të pasurisë dhe bukurisë së saj – absolutisht jo, dhe as me krenarinë e gjyshërve.
Porse ajo (është grua) me dëlirësinë dhe pastërtinë e saj – dhe me drejtësinë e saj për burrin dhe fëmijët.
06. Jepja vajzën atij që i frikësohet Allahut
Thotë Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) për të drejtat e gruas. Më lart qartësoi (të drejtat) e burrit. A ka qartësuar Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) diçka rreth të dretjave të gruas? Themi: Po.
Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) i ka thënë kujdestarëve (të gruas) që të zgjedhin (për gruan) burrin fetar dhe me edukatë të mirë.
Ai (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Nëse iu vjen juve dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, atëherë martojeni (vajzën me të), e nëse nuk e bëni këtë, do të ketë trazira në tokë dhe shkatarrim të madhë.“
Pasha Allahun, ka thënë të vërtetën i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem!) kur ka thënë:
“e nëse nuk e bëni këtë, do të ketë trazira në tokë dhe shkatarrim të madhë.“
Nëse një burrë nuk e marton (vajzën e tij) me një burrë fetar dhe me moral do të ndodhin sprova. Pasi ai do ta martojë atë (vajzën) me një burrë i cili nuk është fetar dhe i cili nuk ka as moral. Çfarë do të bëjë ai (dhëndri) me të (vajzën)? Ai ndoshta e ndëshkon atë, apo kërkon prej saj të bëjë gjëra të cilat Allahu i ka ndaluar. Babai e ka ruajtur vajzën e tij prej gjërave të ndaluara dhe më pas ia jep një burri i cili e bën atë që të veproi gjërat të cilat ia ka ndaluar asaj Allahu i Lartësuar.
“do të ketë trazira në tokë dhe shkatarrim të madhë.“
nëse nuk e marton atë (vajzën) me një burrë me moral të mirë dhe fetar. Nëse babai nuk i zgjedh (vajzës) një burrë me moral dhe fetar do të ndodhin sprovat dhe shkatarrimi i madh.
Një burri i tha Hasen Ibn Alij (radijAllahu anhuma!): “Ma kanë kërkuar vajzën time disa veta. Me cilin prej tyre ta martojë?“
Ai tha: “Martoje me atë që i frikësohet Allahut. Nëse ai do ta dojë atë, do ta nderojë dhe nëse ai e urren atë nuk do t`i bëjë asaj padrejtësi.”
Ajo do të jetë me të në mirësi nëse ai do ta dojë atë. Allahu do të hedhë dashuri në zemrën e burrit ndaj saj dhe ai do ta nderojë dhe respektojë atë. Dhe nëse ai do ta urrejë atë dhe dashuria ndaj saj nuk gjendet në zemrën e tij, ai nuk do ta nënçmojë atë, as nuk do ta kthejë tek familja e saj dhe as nuk do t`i bëj asaj padrejtësi, porse ai do ta trajtojë atë në mënyrën më të mirë.
07. Shikoje personin me të cilin dëshiron të martohesh
Prej të drejtave të bashkëshortëve tek propozimi për martesë, kur ai bën propozimin, dhe Allahu e din se ai është i sinqertë në atë, është se pëlqehet që ai ta shikojë atë, në mënyrë që akti i nikahut të jetë i bazuar në njohuri dhe dije rreth gruas. Kjo është një arsye për një dashuri të qëndrueshme dhe miqësie midis bashkëshortëve nëse Allahu ka caktuar që të martohen. Parndaj nëse gruaja e di se ky burrë nuk është qitur para aktit të kryer, por ai e ka parë atë në mënyrë të lejuar dhe se për këtë i ka propozuar martesë me dëshirën e tij, atëherë bën që zemra e saj të lidhet për të dhe ta dojë më shumë. Për këtë është transmetuar nga El-Mugire bin Shu’be radijAllahu anhu ka thënë:
“Unë shkova tek Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe i tregova në lidhje me një grua të cilën do ta kërkoja për martesë.” Ai tha: “Shko dhe shikoje atë” – Cila është urtësia e kësaj o i dërguar i Allahut?- Sepse është mundësia më e madhe që bashkëjetesa juaj të mbetet.”
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë :
“Nëse ndonjë prej jush dëshiron ti propozojë një gruaje, ai duhet në qoftë se mundet që të shohë prej saj atë që e tërheq atë që të martohet me të atëherë le ta bëjë.” 1
Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe i tha se ishte matuar me një grua nga Ensarët . I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem i tha:
“A e ke parë atë? “Ai u përgjigj: “Jo.” Ai salAllahu alejhi ue selem tha: “Shikoje atë, sepse në sytë e Ensarëve ka diçka.” 2
Dmth se sytë e Ansarëve janë të vegjël. Në mënyrë që ai ta dinte se me kë po martohej prandaj i tha i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:
“Shikoje atë.” Në mënyrë që ta njeh mirë atë.
_________________________________________________
1 – Ebu Davud (2082) dhe Ahmedi (3/334). I mirë sipas Imam Albanit në “el-Irua (1791) dhe es-Sahihah (99).
2 – Muslim (1424).
08. Burri i cili kërkon gruan për martes nuk duhet ta shohë atë në vetmi
O ju vëllezërit e mi! Që të realizohet shikimi (i vajzës që don të martohesh) është kusht që të mos ndodhi në veçanti (vetëm ai dhe ajo), dhe kjo për shkak të haditheve të shumta të cilat e ndalojnë veçimin e një burri me një grua të huaj. Ai nuk duhet ta shohë atë vetëm nëse ajo është mahremin e saj dhe nuk ka ndonjë argument që e veçon këtë gjëndje.
Me anë të kësaj, ne arrijmë të kuptojmë gabimin e dy grupeve të njerëzve.
Ka prej njerëzve që kur kërkuesi (i vajzës) i thotë (kujdestarit të vajzës): “Unë dua që ta martoj gocën tënde. Allahu e din se unë jam i sinqertë në këtë gjë (kërkesë), dhe dua që ta shikoj atë.” Ai (kujdestari i vajzës) i përgjigjet: “Ne nuk kemi vajza që ato të shikohen.”
Ndërsa grupit tjetër, kur i vjen atyre kërkuesi (i vajzës), i thonë: “Ja ku e ke, merre e dil shëtitje me të, shkoni në restorant, shko me të ku të duash, ulu me të, flisni, merruni vesh, njihuni me njëri tjetrin, studiojini karakteret e njëri tjetrit, kjo është dhoma uluni në të të vetëm dhe flisni me njëri tjetrin!
Që te dy rastet janë të dënueshme. Ndërsa rruga e mesme, është ajo që udhëzoi për në të Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!). Burri e shikon gruan pa u veçuar me të. E shikon atë dhe ajo është me kujdestarin e saj.
09. Ta shikosh gruan tinëza në lidhje me propozimin e martesës
I lejohet atij që ta shikojë atë (vajzën që don ta martojë) tinëzisht pa dijeninë e saj. Argument për këtë është hadithi i Xhabirit (radijAllahu anhu!) i cili ka thënë:
“Kërkova një grua për martesë. Unë u fshihja (që të shikoja) prej saj, derisa arrita të shikoj prej saj atë që më shtyri të martohem me të, dhe u martova me të.”
Transmetohet nga Muhammed Ibn Mesleme (radijAllahu anhu!) se ka thënë:
“Kërkova një grua për martesë. Unë u fshihja prej saj në një nga palmat e saj derisa e pashë atë.” I thanë atij: “E veprove këtë gjë dhe ti je shok i të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem!)? U fshihje prej një gruaje dhe ajo nuk dinte gjë për ty? Dhe ti je shok i të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem!)?
Ai tha:
“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem!) të thotë: “Nëse Allahu e hedh në zemrën e një robi kërkesën (dëshirën) për martesë me një grua, nuk ka të keqe që ta shikojë atë.“
Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Nëse dikush prej jush e kërkon për martesë një grua, nuk ka gjynah për të që ta shikoj atë nëse ajo nuk e din dhe ai e shikon për martesë.“
Ky është një kusht me rëndësi o ju vëllezër! Ashtu sikurse edhe Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) tha:
“dhe ai e shikon për martesë.” Pra, ai nuk duhet ta shikojë atë që të argëtoj veten e tij, që të fitojë përvojë apo që të joshet. Porse ai duhet të jetë i sinqertë në fjalët e tij dhe i vendosur për martesën, në të kundërtën, shikimi i tij ndaj saj është harram edhe nëse thotë se dua që të martohem me të.
Kështu që, o ti mysliman! Është kusht që të realizohet ky shikim – Allahu është Ai i cili e din se çfarë shikojnë sytë dhe çfarë fshehin zemrat – që të dishë nga zemra jote vërtetësinë e dëshirës në kërkesën për të martuar këtë grua.
10. Sinqeriteti lidhur me propozimin e martesës
Prej të drejtave të bashkshortëve në kërkesën për martesë është, sinqeriteti dhe të sqarojnë ato gjëra të cilat nevojiten që të sqarohen para martesës.
Profeti i jonë (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Shitësi dhe blerësi kanë mundësi që të zgjedhin përderisa nuk janë larguar nga njëri-tjetri. Nëse ata janë të sinqertë dhe i sqarojnë gjërat, ata do të kenë bereqet në tregëtinë e tyre. Ndërsa nëse gënjejnë dhe i fshehin gjërat, nuk do të kenë bereqet në tregtinë e tyre.“
Përderisa Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) e thotë këtë gjë në shitblerje, çfarë mendon t`i o rob i Allahut për martesën e cila është bashkjetesë e përhershme? Nuk ka dyshim se duhet me qenë i sinqertë dhe të sqarohen gjërat (para martesës). Sepse fshehja e gjërave që kanë nevojë që të sqarohen, qofshin këto gjëra që kanë lidhje me gruan apo me burrin, është tradhëti për njërin nga te dy palët.
Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Ai i cili na mashtron ne, nuk është prej nesh.“
11. Mehri i martesës duhet të jetë i paktë
Prej të drejtave të bashkëshortëve në lidhje me kontratën e martesës është që gruaja të kërkojë pak mehër, pa e tepruar me mehër të shumtë, pa e ngarkuar burrin më shumë se ka mundësi. Një nga faktorët që kontribuojnë në lumturinë e çiftit është që bashkëshorti të mos jetë i mbingarkuar me borxhe dhe ngarkesa nga ana e gruas, të mos e ndiej se gruaja që jeton me të dhe nën të njejtin çati është shkaku i shqetësimit të tij të cilin nuk mund ta bartë. Umeri radijAllahu anhu, të cilit iu dhanë frymëzime dhe ishte një prej kalifëve të drejtë ka thënë:
“Mos e teproni me mehër të grave, sepse në qoftë se ajo do të ishte një lavdi në këtë jetë dhe devotshmëri para Allahut, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem do ta kishte bërë këtë para jush. Ai nuk i dhuroi mehër asnjërës prej grave të tij më shumë se dymbëdhjetë oka(pesëqind monedha argjendi) dhe nuk u dhurua mehër ma shumë se kaq as ndonjërës prej bijave të tij. Sepse burrit mund t’i rëndohet mehri e gruas së saqë ai fillon ta urrejë atë dhe thotë: “mua më ka kushtuar edhe litari i korpës.” 1
______________________________________________________________
1 – Ibn Maxheh (1887), Nesai (3349), Ahmedi (1/40-41), Ebu Davud (1799) dhe Tirmidhi deri tek“dymbdhjetë oka”. Tirmidhi ka thënë: “I mirë dhe autentik.”
12. Gruas duhet ti ipet e tërë dhurata martesore
Prej të drejtave të bashkshortëve në aktin e martesës është që burri t`ia jap gruas të gjithë mehrin e saj të plotë dhe jo të mangët, ashtu sikurse kanë rënë dakort bashkshortët.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَآتُواْ النَّسَاء صَدُقَاتِهِنَّ نِحْلَةً
“Dhe jepuni grave dhuratën e tyre.”
Gjithashu i Lartësuari ka thënë:
وَإِنْ أَرَدتُّمُ اسْتِبْدَالَ زَوْجٍ مَّكَانَ زَوْجٍ وَآتَيْتُمْ إِحْدَاهُنَّ قِنطَارًا فَلاَ تَأْخُذُواْ مِنْهُ شَيْئًا
“Në qoftë se dëshironi të ndërroni grua, duke e lëshuar njërën për të marrë një tjetër, asaj që i keni dhënë pasuri, mos i merrni nga ajo (pasuri) asgjë.“
13. Kushtet martesore duhet të përmbushen
Prej të drejtave të bashkshortëve në aktin e martesës është, se kush i vendos vetes kushte duke qenë i lirë dhe jo i obliguar, atëherë obligohet që t`i përmbushë kushtet të cilat ajo i vendosi dhe ky i pranoi.
Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kushtet që kanë më të drejtë që të plotësohen jano ato për të cilat ju janë bërë organet të lejuara.”
Është vërtetuar se një burrë u martua me një grua dhe i vuri kusht asaj qëndrimin në shtëpi, pra, i vendosi kusht asaj që të mos e nxjerr atë nga shtëpia e saj dhe ajo i vendosi kusht atij që ajo do të qëndrojë në shtëpinë e saj. Ai e pranoi kushtin. Kur ai u martua me të, dëshiroi që transferojë (nga një shtëpi tek tjetra). Grindjen e tyre e parashtruan tek Umeri (radijAllahu anhu!) i cili i tha: “Ajo ka të drejtë në kushtin e saj.” Pra, obligohesh që t`ia përmbushësh kushtin e saj. Burri tha: “Atëherë na po ndahemi!” Umeri (radijAllahu anhu!) tha: “Këputen të drejtat tek kushtet.”
14. Të dy bashkëshortët duhet të duan të martohen vullnetarisht me njëri-tjetrin
Prej të drejtave të bashkshortëve në aktin e martesës është, që akti i martesës që bëhet me dëshirën e te dy palëve dhe nuk i lejohet kujdestarin të vajzës që ta detyrojë atë, e virgjër apo jo o virgjër qoftë ajo, me asnjë formë nga format e detyrimit.
Nuk është aprovim o ju të dashurit e mi që të thotë gruaja “po” në asnjë llojë mënyre edhe nëse ajo është e mërzitur, ashtu sikurse veprojnë disa kujdestarë injorantë të cilët e godasin vajzën dhe e kërcënojnë atë, se nëse ajo nuk martohet me filan burrë, nuk ka për tu martuar kurrë. Ose e kërcënon atë se do të ndahet nga nësa e saj nëse nuk e pranon atë burrë, (i bën këto kërcenime) duke menduar se ajo do të pranojë. Mendon injoranti se ajo me këtë (lloj pranimi) është e kënaqur, porse Allahu e din që ajo është e detyruar.
Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“I kërkohet leje jetimes për vehten e saj. Nëse ajo hesht, heshtja është leja e saj dhe nëse refuzon nuk lejohet që të martohet.“
Gjithashtu ka thënë:
“Nuk martohet jo e virgjëra derisa t`i kërkohet leje dhe as e virgjëra pa lejen e saj.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, si është leja e saj?” Ai tha: “Heshtja e saj.“
Transmetohet nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma!) se një vajzë e virgjër erdhi te Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) dhe i tha se babai i saj e kishte martuar kundër vullnetit të saj. Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) i dha asaj mundësinë për të zgjedhur.”
15. Martesa duhet të publikohet
Prej të drejtave në lidhje me kontratën e martesës është që martesa të shpallet dhe të publikohet dhe jo të mbahet sekret. Duke u bazuar në fjalën e Profetit (salAllahu alejhi ve selem):
“Publikoni martesën.” 1
Kjo përfshin shfaqjen e gëzimit dhe lumturis nëpërmjet dasmës që nuk e vënë burrin në vështirësi apo borxhe. Kjo duhet të jetë sipas mundësive të tij pa shpenzime të tepërta. Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha Abdurr-Rrahman bin Auf:
“Bë dasmë qoftë vetëm me një qengj.” 2
Profeti salAllahu alejhi ue selem i cili ishte krijesa e Allahut më e mirë dhe më i devotshëm, kishte bërë dasmë. Kur ai u martua Safijjah bint Huxhaxh ai kishte qull dhe hurme në dasmën e tij. Dasmja e kujt ishte kjo? Dasmja e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Enes bin Maliku radijAllahu anhu ka thënë:
“Unë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem të ketë një dasme për gratë e tij sikurse dasmën që bëri për Zejneben.” 3
Dasmja e Zejnebes ishte e madhështore. Asnjë nga gratë e tij salAllahu alejhi ue selem nuk e kishte një martesë të tillë. Si mendon ti se dasmja ishte? Sa e madhe mendon se ishte? Sa kishte në të? Enesi radijAllahu anhua ka thënë:
“Ai theri një dele.” 4
Një dele në dasmen e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.
Pra siç u cek dasmja duhet të publikohet. Gratë dhe vajzat duhet ti bijnë dajrës dhe të këndojnë këngë të bukura. Er-Rubejji bint Mu’avvidh radijallahu anhu ka thënë:
“I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem hyri tek unë në mëngjes pasi u martova. Ai u ul në dyshek tim sikurse ti rri ulur këtu me mua . Vajzat e vogla i binin dajres dhe këndonin për etërt e tyre që vdiqën në betejën e Bedrit derisa ato thanë: “Në mesin tonë është një Profet që e di se çfarë do të ndodhë nesër.” Profeti salAllahu alejhi ue selem tha mos thuaj ashtu. Thuaje atë që e the më parë.” 5
Profeti salAllahu alejhi ue selem miratoi pra këngën e saj por e qortoi ajo tha.
Aishja radijAllahu anha ka transmetuar se si ajo e përgatiti një grua (e cila kishte qenë një vajzë jetime që ka jetuar me të) e cila do të martohet me një burrë nga Ensarët. Profeti salAllahu alejhi ue selem: ” A nuk keni argëtim fare ? Ensarët e duan argëtimin.” 6
Në një tjetër formulim thuhet:
“A e dërguat një vajzë që i bie dajres apo tupanit?” Unë i thashë: “Çfarë të këndonë ajo?”Ai tha:
“Ne kemi ardhur tek ju, ne kemi ardhur tek ju.
Na përshëndetni dhe ne ju përshëndesim …” 7
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e mësoi atë se çfarë të thotë. Profeti salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:
“Dallimi në mes të lejuarës (martesës ligjore) dhe të ndaluarës janë kënga dhe defi.” 8
_____________________________________________________________________
1 – Ibn Hiban ( 9/4066 ), Hakimi ( 2/2748 ), Ahmedi dhe të tjerët. Zinxhiri është autentik sipas Hakim. Hajthemi ka thënë: “Transmetuesit e Ahmedit janë të besueshëm.” (el-Maxhma” (4/531)) . I mirë sipas imam Albanit në “Adab-uz -Zafaf ” faqe. 105.
2 – Buhari (5167) dhe Muslimi (1427).
3 – Buhari (5168) dhe Muslimi (1428).
4 – Muslimi (1428).
5 – Buhari (4001).
6 – Buhari (5162).
7 – Taberani në “el-Eusat” (3/3265) dhe el-Khallal në “el-Amr bil-Ma´ruf uen-Nahi an-il-Munker” faqe. 35. el-Hajthami ka thënë: “Në zinxhiri është Rauuad bin el-Xharrah që është i besueshëm , sipas Ahmed bin Hanbelit, Ibn Ma’init dhe Ibn Hibanit. Megjithatë, ka dobësi në të.” ( el-Mexhma” (4/532)). I mirë sipas imam Albanit në “Irwa’-ul-Ghalil” (1995) dhe “Tahrim Alat-it-Tarb” faqe. 133.
8 – Tirmidhi (1088), Nesaiu (3369) , Ibn Maxheh ( 1896 ) dhe Ahmedi ( 3/418 ). I mirë sipas Tirmidhiut. Zinxhiri është autentik sipas Hakimit (2/2750) dhe Dhehebiu u pajtua. I mirë sipas imam Albanit në “Adab-uz-Zafaf” faqe. 111
16. Jeta bashkëshortore është varka e jetës
Ndërsa gjërat më të rëndësishme, janë të drejtat e bashkshortëve në shtëpinë e tyre, në të cilën ato do të jetojnë në një varkë në detin e jetës. Jeta është sikruse deti, në të cilin përplasen dallgët, në të ka valë dhe stuhi. Ajo përbëhet nga momente të gëzueshme dhe të pikëlluara. Në të ka zemërim dhe kënaqësi, për këtë arsye, anija ka nevojë për bashkpunimin e të gjithëve që gjenden aty, sikurse dhe të marrin me vete shkaqet të cilat të shpëtojnë, në mënyrë që të lundrojnë bashkshortët në harmoni, lumturi dhe të sigurtë derisa të arrijnë në destinacionin e fundit, për të cilin e lus Allahun e Lartësuar që të jetë Xheneti i Zotit të Botrave.
Në të cilin do të ribashkohen bashkshortët sikur ishin të bashkuar në këtë botë. Ky është udhëtimi në këtë botë, në të cilën kanë nevojë bashkshortët që të dijnë të drejtat e njëri tjetrit.
Të drejtat midis bashkshortëve në islam o ju vëllezër, realizohen duke iu afruar Allahut të Lartësuar. Realizimi i këtyre të drejtave është një urdhër, me anë të së cilit njeriu shpreson shpërblimin nga Allahu i Lartësuar.
17. Prandaj gruaja duhet të përmbushë të drejtat e burrit
Gruaja myslimane e adhuron Zotin e saj Subhanehu ue Te ala duke përmbushur të drejtat që ka ndaj burrit. Ajo pret shpërblim dhe një fund të lavdërueshëm prej Zotit Subhanehu ue Te ala të saj. Ajo nuk i përmbush të drejtat e burrit të saj në formën e reciprocitetit; nëse ai i jep asaj, ajo ia kthen atij dhe nëse ai nuk i jep asaj as ajo nuk i jep atij. Ajo i jep atij në bazë fjalëve të Profetit salAllahu alejhi ue selem:
“Ju nuk jeni përgjegjës për më shumë se me sa jeni obliguar dhe ato janë vetëm përgjegjëse për atë me të cilën janë obliguar.” 1
Ajo përmbush detyrat e saj sepse ajo e di se Allahu Azze ue Xhel nuk i le veprat e mira të shkojnë bosh. Një grua e mirë myslimane e di se të drejtat e burrit janë të mëdha në Islam. Profeti i saj i dashur salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Po të kisha obliguar dikë që ti bëjë sexhde dikujt tjetër (pos Allahut), do ta kisha urdhëruar gruan që ti bëjë sexhde burrit të saj. Gruaja nuk ka përmbushur të drejtat e burrit të saj para se ai të dëshiron të ketë marrëdhënie me të kur ajo është ulur në një shalë të vogël dhe ajo i përgjigjet atij.” 2
Profeti besnik salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Gruaja nuk do të ndjej ëmbëlsinë e besimit derisa ajo të mos përmbush të drejtat e burrit të saj.” 3
Gruaja myslimane pra ndien ëmbëlsinë e besimit kur ajo i plotëson të drejtën e burrit të saj. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Gruaja nuk i plotëson të drejtën e Allahut derisa ajo i plotëson të drejtën e burrit të saj.”4
Gruaja e drejtë plotëson përzemërsisht të drejtën e burrit të saj. Ajo nuk e rritë asnjë nga ato që ia bën burrit të saj. Përse? Sepse ajo e di se Profeti i saj salAllahu alejhi ue selem u shprehë në një mënyrë madhështore kur ai tha se çka do që të bëjë gruaja për burrin e saj kështu që ai meriton gjithmonë më mirë.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Po të kishe qenë korrekt që një njeri ti bëjë sexhde në njeriu tjetër, do ta kisha urdhëruar gruan që ti bëjë sexhde burrit të saj për shak se e drejta e tij mbi të është aq madhështore.” 5
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu:
“Sikurse ta dinte gruaja se çfarë të drejta burri i saj ka mbi të, ajo nuk do të ulej kur dreka e tij dhe darka iu servohet deri sa ai të ketë mbaruar ngrënien e ushqimit.” 6
Kur gruaja e drejtë myslimane i plotëson të drejtat e burrit, ajo nuk ia kujton ato atij. Ajo madje e kupton se çfarë merita ai ka mbi të, sepse ajo vepron përgjatë fesë së saj dhe merr parasysh fjalët e Profetit të saj salAllahu alejhi ue selem për të cilat Zoti i tij tha:
لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
“Juve ju erdhi i Dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” 7
Asaj nuk i intereson për joshjet e shejtanëve xhin dhe njerëz, që në pamjen e jashtme duken si të mëshirshëm dhe flasin për të drejtat e njeriut ndërsa brenda janë një dënim i qartë. Shejtani përdor miqtë e tij në mesin e njerzve dhe xhinëve për të shkatërruar shtëpinë e gruas.
Grua e drejtë dhe e bekuar e di se ajo nuk është një shërbëtore e nënshtruar në shtëpinë e saj, por ajo e di se çfarë pozicioni ajo ka në shtëpinë e saj. Ajo është përgjegjëse për shtëpinë e saj dhe një nga përgjegjësitë e saj është se ajo i plotëson të drejtat e burrit të saj.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Gruaja është baresh në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj.” 8
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu:
“Nuk ka rob të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për kopenë e tij dhe vdes në një gjendje ku ai e ka tradhtuar kopenë e tij vetëm se Allahu ia ndalonë Xhenetin atij.” 9
Ne duhet ti´a mësojmë grave atë që është transmetuar nga Profeti salAllahu alejhi ue selem në lidhje me të drejtat e burrit mbi gruan kështu që gruaja mund ta knaqë Zotin e saj dhe që lumturia të realizohet në shtëpinë e saj.
___________________________________________________
1 – Muslimi (1846).
2 – Tabarani (5/5116-5117). Autentik sipas Imam Albanit në “es-Sahihah” (3366).
3 – Hakim (4/7325) i cili tha se hadithi është autentik sipas kushteve të Bukhari dhe të Muslimit dhe Dhehebiu u pajtua me këtë.
4 – Tabarani (4/7325). Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas Mundhirit në “et-Targhib” (3/2986). el-Hajthami ka thënë: “Burrat e tij janë burra autentik përveç el-Mughirah bin Muslim që megjithatë, është i besuehsëm.” (Mexhma-uz-Zaua’id (5/5084)). Autentik sipas Imam Albanit në “es-Sahihah” (3366) dhe në “Sahih-ut-Targhib uet-Terhib” (1942).
5 – Ahmedi (3/158), el-Bazzar (13/6452) dhe Nesa’i (5/9147). Zinxhiri është i mirë sipas el-Mundhirit në “et-Targhib” (3/35) i cili tha: ” Transmetuesit e tij janë të besueshëm dhe të njohur.” Autentik sipas Imam Albanit me ndihmën e tjerë transmetimeve në “Sahih-ut-Targhib uet-Terhib” (1936). Shih “el-Irua’” (7/55).
6 – Tabarani (20/333) dhe el-Bazar (7/2665).
7 – 9:128
8 – Bukhari (893) dhe Muslimi (1829).
9 – Muslimi (142).
18. Gruaja duhet t`i bindet burrit të saj
Nga të drejtat e burrit që ka gruaja ndaj tij është, që ajo duhet t`i bindet atij në ato gjëra që nuk janë në kundërshtim me Allahun dhe të mos arsyetohet me diçka që të mos i bindet atij.
Është pyetur i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem!) për gratë më të mira dhe ka thënë:
“Ajo e cila i bindet burrit të saj kur ai e urdhëron atë.“
Gruaja e devotshme dhe e bereqetshme i bindet burrit të saj kur ai e urdhëron, në mënyrë që të arrijë këtë dëshmi të çmuar dhe të lartë nga i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem!). Ajo dëshiron që të futet në Xhenetin e Zotit të saj, në të cilin Allahu ka premtuar për robërit e Tij të devotshëm atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe që zemra kurrë nuk e ka imagjinuar.
Ajo e din se Profeti i saj (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Nëse gruaja i fal pesë namazet e saj, e agjeron muajin e saj, e ruan organin e saj dhe i bindet burrit të saj, i thuhet: “Hyrë në Xhennet nga cila derë e Xhenetit të dëshirosh.“
Ajo i frikësohet nga zemërimi dhe dënimi i Zotit të saj nëse ajo e kundërshton burrin e saj. Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Njerëzit që do të kenë dënimin më të rëndë në ditën e gjykimit janë dy: “Gruaja e cila e kundërshton burrin e saj dhe imami i cili e prin një popull dhe ato e urrejnë atë.“
Gruaja mslimane i bindet burrit të saj dhe frikësohet që të kundërshtoi atë, sepse ajo shreson shpërblimin e Allahut dhe i frikësohet dënimit të Tij. Ajo me gjithë bindjen ndaj burrit të saj, nuk duhet t`i bindet atij (nëse e urdhëron) në kundërshtim ndaj Allahut. Nëse ai e urdhëron atë në kundërshtim ndaj Allahut, ajo nuk duhet t`i bindet atij. Nëse ai e urdhëron atë që ajo ta kënaq atë në një formë të ndaluar, ajo në këtë rast nuk duhet t`i bindet atij. Nëse ai e urdhëron që ajo të zbukurohet me gjëra që nuk lejohen, p.sh me “Nams” ajo në këtë rast nuk i bindet atij.
Disa gra marrin ne telefon dhe pyesin duke thënë: “O Shejkh! Burri im thotë: “Vetullat e tua kanë nevojë t`i heqësh. Kështu që, hiqi qimet e ballit.” Burri im thotë: “Flokët e tua kanë nevojë që të zgjaten më shumë dhe thotë: “Vendos paruke për mua.” A t`i bindem atij o Shejkh?
E drejta e burrit është e madhe, porse le ta dëgjojmë këtë histori, që ta dijmë se nuk i lejohet gruas që t`i bindet burrit të saj në këto gjëra.
Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem!) dhe i tregoi se e kishte martuar vajzën e saj dhe se flokët e saj (vajzës) ishin të ndara dhe tha: “Burri i saj më urdhëroi mua që t`ia zgjas flokët e saj.” Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) tha: “Me të vërtetë që janë mallkuar ato të cilat i zgjasin flokët.“
Gjithashtu Profeti (salAllahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Nuk lejohet që t`i bindesh krijesës duke e kundërshtuar Krijuesin.“
19. Gruaja duhet të jetë mirënjohëse ndaj burrit të saj
O ju vëllezër! Prej të drejtave të burrit nga gruaja e tij është se ajo duhet ta falënderoj atë për ato gjëra që ai bën për të dhe të mos jetë mosmirënjohëse ndaj tij.
Profeti (salAllahu alajhi ue sel-lem!) ka thënë:
“Allahu nuk e shikon atë grua e cila nuk e falenderon burrin e saj, dhe ajo nuk mund të rri pa të.”
Gruaja e devotshme dhe e bereqetshme frikësohet që të jetë mosmirënjohëse ndaj burrit të saj. Ajo e edukon veten e saj dhe e kritikon atë (veten) që të mos jetë kurrë mosmirënjohëse ndaj burrit të saj. Përse? Sepse Profeti (salallahu alejhi ue sel-lem!) ka thënë:
“E kam parë zjarrin dhe kurrë deri më sot nuk kam parë një pamje të tillë. Dhe pashë qëshumica e banorëve të zjarrit ishin gratë.” I thanë: “Për çfarë shkaku o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Për shkak të mohi të tyre.” I thanë: “A e mohojnë Allahun?” Ai tha:“Janë mosmirënjohëse ndaj bashkshortëve të tyre dhe mosmirënjohëse ndaj sjelljes së mirë me to. Nëse gjatë gjithë jetës do të silleshe mirë me ndonjërën prej tyre, dhe më pas ajo shikon diçka (që si pëlqen asaj) prej teje, do të thotë: “Nuk kam parë prej teje kurrë diçka të mirë.“
20. Gruaja nuk duhet të zemërohet në burrin
Prej të drejtave të burrit nga gruaja e tij është se ajo duhet që të jetë e zellshme që të mos e zemërojë atë dhe mos të zemërohet me të. Nëse ajo zemërohet prej tij apo zemërohet me të, ajo duhet të kthehet dhe ta kënaq atë.
Thotë Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem!:
“Gratë e juaja nga banoret e xhennetit, janë ato (që janë) të dashura, që lindin shumë dhe që kthehen/pendohen tek burrat e tyre, pra, ajo e cila e ka mërzitur burrin e saj apo është mërzitur nga burri i saj.” Ndërsa në një transmetim tjetër: “Kur ai zemërohet, ajo i vjen dhe e vendos dorën e saj mbi dorën e tij dhe më pas i thotë: “Pasha Allahun nuk do të flej gjumë derisa ti të jesh i kënaqur.”
Gruaja e devotshme dhe e bereqetshme frikësohet që burri i saj të zemërohet me të, pasi ajo e din se Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem! ka thënë:
“Tri (grupeve) prej njerëzve lutjet e tyre nuk i kalojnë veshët e tyre. Robi i cili është arratisur derisa të kthehet, gruaja e cila flen gjumë dhe burri i saj është zemëruar me të dhe imami i cili i prin disa njerëz dhe ata e urrejnë atë.“
Gruaja e bereqetshme kur mërzitet me burrin e saj, nuk e bojkoton atë dhe nuk largohet nga krevati i tij kurrë edhe nëse është e mërzitur. Sepse ajo e din se Profeti i saj, i besueshmi dhe i besuari salAllahu alejhi ue sel-lem! ka thënë:
“Nëse gruaja flen (në një vend tjetër) duke e bojkotuar krevatit e burrit të saj, e mallkojnë atë melaiket derisa të kthehet.“
Ku janë gratë në lidhje me këtë? Ku janë gratë e kësaj kohe? Ku janë disa gra të cilat kur zemërohet ndonjëra prej tyre, e merr valixhen e saj dhe shkon tek prindërit e saj, dhe qëndron atje disa ditë. Familja e saj e pengon burrin e saj dhe e ndalojnë atë nga të drejtat e tij, dhe nuk e nxisin atë (gruan) që të kthehet tek ai. Ata nuk e edukojnë dhe as nuk e mësojnë atë. A nuk është kjo prej atyre që kanë bojkotuar krevatin e burrit të tyre? Pasha Allahun ajo është prej tyre, ajo është larguar nga krevati i burrit të saj dhe Profeti i saj salAllahu alejhi ue sel-lem! e ka lajmëruar atë:
“ Nëse gruaja flen (në një vend tjetër) duke e bojkotuar krevatit e burrit të saj, e mallkojnë atë melaiket derisa të kthehet.“
Gjithashtu Ai salAllahu alejhi ue sel-lem! ka thënë:
“Nëse burri e thërret gruan e tij në krevat (dhe ajo nuk shkon) dhe flen i hidhëruar ndaj saj, e mallkojnë atë (gruan) melaiket derisa të gdhijë.“
21. Gruaja duhet të fitojë dashurin e burrit
Prej të drejtave të burrit nga gruaja e tij është se ajo duhet ta rifitojë dashurinë e tij, të jetë e mëshirshme ndaj tij dhe të jetë (vend) ku ai qetësohet tek ajo.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً
“Dhe prej argumenteve të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.”
Ndërsa Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem! ka thënë:
“Gratë e juaja nga banoret e Xhenetit, janë ato (që janë) të dashura, që lindin shumë dhe që kthehen tek burrat e tyre.“
Gruaja e bereqetshme duhet ta rifitojë dashurinë e burrit të saj me fjalët dhe të folurën e saj edhe nëse ajo e ekzagjiron në këtë gjë apo dhe ta gënjejë për ato gjëra të cilat e gëzojnë atë kur i dëgjon.
Profeti salAllahu alejhi ue sel-lem! ka lehtësuar (në këtë rast) që burri të flasë (rreth kësaj teme) dhe ta gënjejë gruan e tij apo dhe gruaja të flasë (rreth kësaj teme) dhe ta gënjejë burrin e saj.
Nuk ka problem që gruaja ta gënjej burrin e saj, duke i përmendur atij dashuri e cila nuk gjendet në zemrën e saj, apo duke i thënë atij atë gjë e cila e gëzon kur ai e dëgjon prej saj, edhe pse ajo e din që po e gënjen, pasi kjo gjë është e lejuar.
22. Gruaja duhet të zbukurohet për burrin e saj
Grua e drejtë përpiqet të fitojë dashurinë e burrit të saj duke zbukuruar veten e saj për të. Profeti salAllahu alejhi ue selem u pyet në lidhje me gratë më të mira për të cilën ai u përgjigj:
“Ajo që i bindet burrit të saj kur ai e urdhëron atë dhe e gëzon kur ai e shikon atë.” 1
Ajo asnjëher nuk thotë diç që burrit të saj nuk i pëlqen që ta dëgjojë. Ajo nuk shfaq diç që burrin e saj e bezdis. Gruaja e drejtë dhe e bekuar frikësohet që ta bezdis burrin e saj me një fjalë të vetme, një vështrim të vetëm, një kërkesë të vetme, me një veprim të vetëm ose një pamje të vetme të keqe. Pse? Për shkak se ajo e di se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nuk ka grua që e bezdis burrin e saj në këtë jetë vetëmse gruaja e tij nga el-Hur el-Ejn thotë: “Mos e bezdis atë, Allahu të vraftë! Ai është vetëm një mysafir tek ti. Së shpejti ai do të braktis ty për tu bashkuar me ne.” 2
___________________________________________
1 – Nesai (3231), Ahmedi (2/251) dhe Hakim (2/2682) i cili e bëri hadithin autentik sipas kushteve të Muslimit. I mirë sipas Albanit në “es-Sahihah” (1838) dhe në “el-Irua’” (1786).
2 – Tirmidhi (1174), Ibn Maxheh (2014) dhe Ahmedi (5/242). I mirë dhe i huaj sipas Tirmidhiut. Zinxhiri i transmetimit autentik sipas Albanit në “es-Sahihah” (173).
23. Gruaja duhet të ruan nderin e burrit të saj
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të ruaj nderin e tij duke e ruajtur veten dhe atë. Me fjalë të tjera, ajo nuk duhet ta vë atë në sprova. Profeti salAllahu alejhi ue selem u pyet në lidhje me gratë më të mira dhe ai u përgjigj:
“Ajo që i bindet burrin të saj kur ai e urdhëron atë, e kënaq atë kur ai shikon në të dhe e ruan atë me veten e saj dhe pasurinë e tij.”
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Gruaja që zhvesh rrobat në një ahtëpi tjetër pos burrit të saj e ka grisur perden që është në mes të saj dhe Allahut.” 1
E gjithë kjo në mënyrë që të ruhet nderi i burrit të saj. Gruas nuk i lejohet të zhvesh rrobat e saj diku tjetër përveç në shtëpi të burrit të saj ose në një vend që ka të njëjtin status si për shembull, që të dy kalojnë natën në një vend ose kur ajo është në shtëpi me familjen e saj në qoftë se ajo shkon atje me lejen e tij. Përndryshe, ajo ka grisur perden që është në mes të saj dhe Allahut.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Mos pyet për tre persona: Një njeri që braktis xhematin, bën mëkat ndaj udhëheqësit të tij dhe vdes në këtë gjendje, një skllav i cili ikë nga pronari i tij dhe një grua burri i së cilës nuk është i pranishëm pasi që e ka furnizuar me gjërat që i nevojiten dhe pastaj veshet në mënyrë tërheqëse dhe bën rrëmujë rreth e rrotull kur ai nuk është prezent.” 2
Mos pyet për ta sepse fundi i tyre është shumë serioz dhe mëkati i tyre është i madh. Burri i gruas nuk është i pranishëm sepse ai punon. Ai ka udhëtuar në një vend tjetër për ta furnizuar atë. Kur ai nuk është prezent, ajo fillon të vishet në mënyrë tërheqëse dhe e tregonë veten e saj para burrave të huaj dhe bën rrëmujë rreth e rotull, ajo ka rënë në tradhëti – Allahu na ruajtë-. Kjo është një grua që ka rënë në një mëkat shumë të madh. Ajo nuk e ka ruajtur të drejtën e burrit të saj apo nderin.
Grua e drejtë dhe e bekuar bënë çdo gjë për të ruajtur nderin e burrit të saj dhe për ta mos ekspozuar atë në një sprovë, qoftë në pyetje edhe një fjalë e vetme.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Një grua nuk duhet të shfaqet para një gruaje në atë formë që ajo të mos përshkruajë atë burrit të saj sikurse ai është duke e shikuar atë.” 3
Nëse një gruaje nuk i lejohet të përshkrua jnë një grua tjetër për të ruajtur nderin e myslimanëve dhe nderin e burrit të saj, atëherë çfarë të themi për gruan që fotografon shoqet e saj dhe i vë foto e tyre në shtëpi? Çfarë të themi për gruan që fotografon gratë e tjera dhe ia tregonë ato burrit të saj?
Në qoftë se është e ndaluar për një grua që ti´a përshkruaj një tjetër grua burrit të saj, pa dyshim se është e ndaluar për të që të kërkojë prej burrit të saj për ndonjë gjë që ekspozon atë në sprova sikurse televizioni, fotografitë dhe revistat. Natyrisht, një grua nuk kërkon nga burri i saj diçka që i ekspozon ata të dy në sprova.
___________________________________________
1 – Ebu Davud (4010), Tirmidhi (2803), Ibn Maxheh (3750) dhe Ahmedi (6/173). Formulimi është i Ibn Maxhes. I mirë sipas Tirmidhiut och autentik sipas Albanit në “es-Sahihah” (7/2/1296) dhe “Adab-uz-Zafaf”, faqe. 96.
2 – Ahmed (6/96), Buhari në “el-Adab el-Mufred” (590), Ibn Hiban (10/4559) dhe tjerë. Autentik sipas Albanit në “es-Sahihah” (542).
3 – Buhari (5240).
24. Gruaja nuk duhet të përhap sekretet e burrit të saj
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të ruan sekretet e tij dhe të heshtë në lidhje me atë që ndodh prapa dyerve të mbyllura dhe veçanërisht me gjërat intime. Asaj nuk i lejohet që ti tregoj as nënës së saj, motrës apo shoqes të ngushtë.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Ndoshta një grua i tregon grave tjera se çfarë bën burri i saj kur ai është i vetëm me të. Ndoshta një burrë i tregon të tjerëve atë që ai e bën kur ai është i vetëm me gruan e tij.” Një grua u ngrit dhe tha: ”Betohem në Allahun se edhe burrat dhe gratë e bëjnë këtë.” Ai tha: ”Mos e bëni këtë. A t’u tregojë se çfarë i ngjan kësaj? Ajo është e ngjashme me shejtanin që gjen një grua shejtane në rrugë dhe fillonë të bëjë marrëdhënie seksuale me të ndërsa njerëzit e shikojnë.” 1
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
”Ndër njerëzit që kanë pozicionin më të keq tek Allahu në Ditën e Gjykimit është burri që bën marrëdhënie me gruan e tij dhe ajo me të dhe pastaj i përhap fshehtësitë e saj.” 2
_____________________________________________
1 – El-Khara’iti në ”Masauil-Akhlak” (1/430) me një zinxhirtë mirë të transmetimit ose afër toj, siq e ka thënë shejh Albani në ”es-Sahihah” (3153). Hadithi është transmetuar nëpërmjet rrugëve të tjera tek Ebu Davudi (2176), Ahmedi (2/540-541), el-Bejhaki (7/14497) dhe Ebi Shejbe me domethënie të ngjashme. Prandaj Albani e bëri atë autentik në ”es-Sahihah” (7/435) dhe tha në ”el-Irua” (7/73), se ishte i fortë me ndihmën e rrugëve të ndryshme.
2 – Muslimi (1437).
25. Gruaja duhet të ruaj shtëpinë e burrit të saj
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të ruaj shtëpinë e tij dhe të mos i jep leje të hyj në shtëpi dikuj që ai nuk e do.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“E drejta juaj mbi to është që ato të mos e lejojnë dikë që ju e urreni të mikpritet në shtëpinë tuaj.” 1
Ai salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:
“Sa i përket të drejtave tuaja mbi gratë tuaja, është që ato nuk duhet ta mikpresin dhe nuk duhet t’i japin leje të hyjë në shtëpitë tuaja atë që ju e urreni.” 2
_____________________________________
1 – Muslimi (1218).
2 – Tirmidhi (1163) dhe Ibn Maxheh (1851). I mirë dhe autentik sipas Tirmidhiut.
26. Gruaja duhet ta ruaj pasurin e burrit të saj
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të ruaj pasurin e tij dhe të mos shpenzojnë asgjë pa lejen e tij. Ne kemi dëgjuar se si Profeti ka thënë salAllahu alejhi ue selem në lidhje me gratë më të mira:
“Ajo që i bindet burrit të saj kur ai e urdhëron, e gëzon kur ai e shikon dhe e ruan atë me veten e tij dhe pasurinë e tij.”
Profeti salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:
“Nuk është e lejuar për një grua që të shpenzojë diçka nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij.” 1
Nëse i jep leje asaj që të shpenzoj dhe ajo shpenzon me masë shpërblehen që të dy.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nëse gruaja shpenzon nga ushqimi i shtëpisë së saj me masë, ajo do të shpërblehet për atë që ka dhënë, ndërsa burri i saj për atë që ka fituar.” 2
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nëse gruaja jep sadaka nga shtëpia e burrit të saj ajo shpërblehet dhe po kështu edhe burri i saj pa iu mangësuar shpërblimi asnjërit për shkak të shpërblimit të tjetrit.” 3
Dijetarët thonë se gruas i lejohet të shpenzojë nga shtëpia e burrit të saj, ose nga pasuria e burrit të saj, në tri raste:
01 – Nëse burri i jep gruas së tij një leje të veçantë për të shpenzuar. Me këtë shpërblehet edhe ajo edhe ai tërësisht dhe shpërblimi i asnjërit nuk reduktohet.
02 – Nëse burri i jep gruas së tij një autorizim të përgjithshëm për të shpenzuar nga pasuria e tij. Në këtë rast ata ndajnë shpërblimin.
03 – Nëse burri nuk i jep leje gruas për të shpenzuar nga pasuria e tij. Nëse ajo në këtë rast jep diçka nga pasuria e tij, ai shpërblehet ndërsa ajo mëkaton.
_________________________________________
1 – Et-Tajalisi (1223) dhe përmes zinxhirit të tij të transmetimit Bejhaki (4/8108). Transmetuar edhe nga Ahmedi (5/267), Ebu Davudi (3565), Tirmidhi (670) dhe Ibn Maxheh (2295) me formulimin:
“Gruas nuk i lejohet që të shpenzojë nga shtëpia e burrit të saj pa lejen e tij.”
Zinxhiri i tarnsmetimit është – nëse do Allahu – i mirë. Është i mirë sipas Tirmidhiut dhe Albanit në “Sahih-ut-Targhib” (943).
2 – Buhari (2065) dhe Muslimi (1024). Formulimi është i Buharit.
3 – Ahmedi (6/99), Nesai (2539) dhe Tirmidhi (671) i cili e klasifikoi atë si të mirë.
27. Gruaja nuk duhet të agjërojë nafile pa lejen e burrit të saj
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të mos agjërojë nafile në praninë e tij pa lejen e tij.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Nuk është e lejuar për një grua të agjërojë në praninë e burrit të saj pa lejen e tij.” 1
______________________________________________
1 – Buhari (5195) dhe Muslimi.
28. Kështu sillet gruaja e mirë ndaj burrit të saj
Gruaja e drejtë, e bekuar dhe e ditur lidhur me të drejtat e burrit të saj, e toleron burrin e saj kur ai është i pakujdesshëm, i mbyll sytë përballë lëshimeve të tij, e nderon familjen e tij, e pastron shtëpinë e tij, pastron rrobat e tij, gatuan ushqimin e tij. Kur ai afrohet pranë, ajo afrohet pranë tij. Ajo kujdeset që të ruaj ndjenjën e ti të nuhaturit dhe të dëgjimit; që ai të ndjej vetëm erë të mirë, të ndëgjoj vetëm atë që është e mirë, të shoh vetëm atë që është e bukur. Ajo kujdeset për orarin e ushqimit e tij, është e qetë dhe e matur kur ai bie në gjumë. Kur ajo e sheh se është i zemëruar nuk i përsërit fjalët. Ajo vepron sipas fjalëve të atij të urtit:
Ki durim me mua, kështu dashuria ime për ty di të mbetet gjatë
Mos flit kur unë jam i zemëruar
Mos më gërmo sikurse i bjen dajres
Ti nuk e din se çfarë do të thotë vetmia
Mos u anko shumë e më pas të shkosh me erën
Ruaje zemrën time – sepse zemrat ndryshohen
Unë kam parë se kur dashuria dhe shqetësimi takohen në zemër
Atëherë dashuria nuk do të rrij por do të shkoj
29. Gruaja fatkeqe
Këto janë udhëzimet e islamit për gruan në lidhje me burrin e saj dhe të drejtat e tij. Nëse gratë do t’i kishin përmbushur këto, shtëpitë e tyre do të përbëheshin nga një lumturi e plotë. Por ka disa gra sot që nuk i dijnë këto të drejta, prandaj janë shpeshtuar divorcet, abuzimet dhe grindjet.
Sot dëgjojmë për disa gra, të cilat e kanë lënë pas dore butësinë e tyre, e kanë harruar sekretin e feminitetin e tyre, duke u kthyer në tirane dhe pushtuese ndaj burrave të tyre të dobët. Nëse ato u japin burrave të tyre diçka, ato ua kujtojnë atë, e nëse ato u kërkojnë burrave të tyre diçka që ata nuk mund tu´a japin, ato i kritikojnë ata për varfëri dhe paaftësi. Kur ai vjen në shtëpi, ajo fillon ta fyej dhe të mrrolet, e kur ai del ajo e shtyen për qafe. Burri i saj nuk ia mbushë syrin e as nuk ia kënaqë shpirtin. Ajo shfaqet në çdo derë dhe dritare. Ajo shpalos fytyrën e saj, ose të paktën një pjesë të saj para burrave të huaj. Nëse ajo flet me burrin e saj, i tregon se si një burrë tjetër i ka dhënë gruas së tij këtë dhe atë dhe ka bërë për të këtë dhe atë, sa në gjendje të keqe ajo gjendet dhe se si burra bujarë i propozuan martesë asaj, por fati është fat.
Kur ajo është në shtëpi me burrin e saj, ajo e sheh veten si e burgosur, nuk parfumoset as nuk zbukurohet. Kur burri i saj e shikon atë ai bezdiset prej pamjes së saj, flokët e saj janë të çrregulluara, rrobat e saj janë të pista. Kur është në shtëpi, ajo është e ndyrë dhe është e rrethuar nga rrobet sikurse një kokë qepe, por menjëherë kur të delë nga shtëpia ajo parfumoset dhe zbukurohet. Kjo është gruaja e mjerë, e cila më të mirën e saj e bën për të tjerët, ndërsa më të keqen e lë për burrin e saj.
Kur ajo shkon tek shoqet e saj ajo është e gëzuar dhe e lumtur, flet bukur, qëndron bukur. Fjalët e saj dhe shoqërimi më të nuk janë mërzitëse. Menjëherë kur të kthehet në shtëpi ajo shndërrohet në luan. Kur ajo flet, flakë i del nga goja, kur bën diçka bën marre. Burri i saj nuk përjeton asnjë mirësi në të. Vërtetë kjo është një grua fatkeqe. Si dëshiron që të jetë e lumtur kur ajo kundërshton fenë e saj, zemëron Zotin e saj dhe hidhëron burrin e saj? Ajo duhet të kontrolloj vetveten, sepse jeta ka exhelin.
30. Burri duhet të ketë dije lidhur me të drejtat e gruas
Burri është kapiteni i timonit dhe drejtues i shtëpisë. Ashtu sikurse burri ka të drejta, ai gjithashtu ka edhe detyrime. Burri mysliman adhuron Allahun duke përmbushur të drejtat e gruas së tij. Ai e furnizion atë me të drejtat e saj për shkak se ai është kujdestari i saj.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për tufën tuaj. Udhëheqësi është bari mbi kopenë e tij dhe ai është përgjegjës për të. Burri është bari i familjes së tij dhe ai është përgjegjës për të. Gruaja është baresh dhe ajo është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj.” 1
Burri i drejt e di se ai ka për detyrë që të kujdeset për gruan e tij dhe se ai është përgjegjës për të. Prandaj ai lufton që ti´a do të mirën asaj dhe ti përmbushë të drejtat e saj. Sepse ai e di se kjo është prej devotshmërisë.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Keni frikë Allahun në lidhje me gratë.” 2
Burri i drejtë përmbushë të drejtat që gruaja e tij i ka mbi të. Ai e di se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar këtë dhe prandaj ka frikë që ta neglizhojë urdhërin me të cilin i Dërguari i tij i dashur dhe modeli i tij salallahu alejhi ue selem e ka urdhëruar atë.
Profeti ynë i dashur salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kujdesuni mirë me gratë.” 3
Burri i drejtë përmbushë të drejtat që gruaja e tij i ka mbi të, sepse ai e di se ajo është përgjegjësi. Para kujt? Përpara Allahut, Zotit të qiejve e të tokës.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Keni frikë Allahun në lidhje me gratë! Ju i keni marrë ato me marrëveshje të Allahut… ” 4
Burri bekuar mysliman nuk i përmbushë të drejtat e gruas në formën si shërbim për shërbim, por ai e bën këtë sepse është përgjegjës për këtë para Zotit të tij Subhanehu ue te Ala. Prandaj, ne burrat duhet ti mësojnë të drejtat e grave tona, dhe tu´a mësojmë ato fëmijëve tanë në mënyrë që ne mund të përmbushim përgjegjësinë që bartim mbi supet tona.
__________________________________________________
1 – Buhari (893) dhe Muslimi (1829).
2 – Muslim (1218).
3 – Buhari (5186) dhe Muslimi (1468).
4 – Ebu Davud (1905) dhe Ibn Maxheh (3074).
31. Burri duhet ta furnizojë gruan
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai ta furnizojë atë sipas zakonit. Kur ai ushqehet duhet ta ushqejë edhe atë, kur ai blen veshje duhet të blejë edhe për të. Pra prej burrit kërkohet që ta furnizoj gruan dhe ta ushqejë atë sipas zakonit, pa teprim ose koprraci. Ai nuk duhet të jetë koprrac me atë që ai ka dhe të mos i jep asaj. Ai duhet të veprojë sipas zakonit dhe nuk duhet ti japë më shumë se ai ka mundësi dhe më shumë se sa thotë zakoni.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Të drejtat e tyre mbi ju janë që ju ti furnizoni ato me jetesë dhe veshje sikurse duhet.”
Muslimi (1218).
32. Burri duhet ta trajtojë gruan mirë
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai ta trajtojë atë mirë, në çdo mënyrë që është e zakonshme, me kusht që trajtimi nuk bie në kundërshtim me ligjin e Zotit. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“E drejta e grave mbi ju është që ju ti trajtoni ato mirë.” 1
_______________________________
1 – Tirmidhi (1163), Nesai (9123) dhe Ibn Maxheh (1851). I mirë dhe autentik sipas Tirmidhiut.
33. Burri nuk duhet ta rrahë gruan
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e rrahë atë. Atij i është dhënë e drejta që ta rrah gruan e tij vetëm në qoftë se ai ka frikë mosbindje nga ana e saj dhe ajo e sfidon burrin e saj, ku në këtë rast rrahja1 zbatohet vetëm si edukim për të pasi ajo të jetë qortuar dhe bojkotuar pa rezultate. Vetëm atëherë burri mund ta rrahë atë. Por ai duhet ta rrahë atë në formën e një edukatori dhe jo me hakmarrje. Atij kurrë nuk i lejohet që ta goditet në fytyrë. Është e padrejtësi që ta rrahësh gruan për diçka që ai nuk ka leje dhe që ta rrahë në një mënyrë që nuk i lejohet atij.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ai që fishkëllon padrejtësisht një kamxhik, do t’i nxirret haku në Ditën e Gjykimit.” 2
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu kur ai përmendi të drejtat e gruas mbi burrin e saj:
“Ai nuk duhet ta godet atë në fytyrë.” 3
Allahu Te ala ka thënë:
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا
“E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi.” 4
Kometatorët e Kuranit thonë se në qoftë se gruaja i bindet burrit të saj kështu që ai nuk ka të drejtë që ta rrahë atë ose ta bojkotojë atë. Fjalët e Allahut Te ala kah fundi i ajetit:
إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا
Allahu është më i larti, më i madhi.”
është një kërcënim i drejtuar kundër burrave. Në qoftë se ata sulmojnë gratë ata duhet ta dijnë se Allahu është më i Larti, dhe më i Madhi që është mbrojtës i grave dhe i Cili do të marrë hak mbi ata të cilët i shtypin ato.
Nëse ti e sheh se je i fortë dhe i aftë dhe i mjaftueshëm që ta rrahësh gruan tënde pa një arsye të vlefshme nga Allahu, atëherë duhet të jesh i vetëdijshëm se ajo ka një Mbrojtës i Cili është i aftë për çdo gjë dhe Ai është më i Larti dhe i Fuqishmi. Unë të paralajmëroj ty që të mos e zemërosh Zotin tuaj.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Sa për të drejtat tuaja mbi gratë tuaja, ato nuk duhet të lejojnë dikë që ju e urreni që të mikëpritet ose të hyjë në shtëpitë tuaja. Dhe në qoftë se ato e veprojnë këtë atëherë ju lejohet ti rrahni ato pa i dëmtuar.”
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Mos i rrahni robëreshat e Allahut.” Pastaj Umeri tha: “Në këtë rast, gratë do ti sfidojnë burrat e tyre.” Pas kësaj Profeti salAllahu alejhi ue selem tha: “Lejohet ti rrahni ato” 5
Pse Profeti salAllahu alejhi ue selem lejoi burrin ta rrah gruan? Sepse kur ai ndaloi burrat që të rrahin gratë e tyre filluan plotësisht disa gra të sfidojnë burrat e tyre. Si pasojë, shumë gra erdhën tek Muhamedi salAllahu alejhi ue selem dhe u ankuan në burrat e tyre pas së cilës Profetit salAllahu alejhi ue selem tha:
“Shumë gra kanë ardhur tek gratë e Muhamedit dhe janë ankuar në burrat e tyre. Ata burra nuk janë prej më të mirëve prej jush. Ata burra nuk janë prej më të mirëve prej jush.” 6
Nuk është mirë që ju të rrahni gruan tuaj pa lejen e Allahut (‘Azze ue djall).
_______________________________________
1 – Kështu është rrahja sipas Sheriatit
01. Rrahja e gruas së pabindur – Ibn-ul-Xhauzi
Imam Abdurr-Rrahman bin el-Xhauzi el-Hanbeli (Rahimullah)
Burimi: Zad-ul-Masir (1/402)
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً
“E atyre që u frikësoheni për shkak të kryelartësisë që kanë, këshilloni, madje largohuni nga shtrati e, edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” 4:34
”…këshilloni…” El-Khalil ka thënë: ”Kjo bëhet duke i folur gruas në mënyrën më të butë me të cilën ndikohet zemra.”
Hasan el-Basriu ka thënë: ”Ai duhet ta qortojë atë me gojë. Nëse ajo refuzon, ai duhet ta bojkotojë atë.”
Dijetarët nuk bien dakord në lidhje me bojkotin e gruas, dhe për këtë kanë katër interpretime:
01 – Burri duhet të mos ketë marrëdhënie intime me gruan e tij. Kjo është transmetuar nga Said bin Xhubejr, Ibën Ebi Talha dhe Avfi nga Ibn Abasi. Këtë mendim e kanë edhe Ibn Xubejr dhe Mukatil.
02 – Burri nuk duhet të flet me të por duhet të ketë marrëdhënie intime me të. Ky mendim është i Ibnu Abasit – transmeton nga ai Ebud-Duha dhe Khusejfit që e transmeton nga ai Ikrimeh. Këtë mendim e ka edhe es-Suddi dhe Sufjan eth-Theuri.
03 – Ai nuk duhet të flasë me të në dhomën e gjumit. Kjo është transmetuar nga Ibën Abasi, el-Hasan dhe Ikrime.
04 – Ai nuk duhet të bi me të në dhomën e gjumit dhe nuk duhet të ketë marrëdhënie intime me të. Kjo është transmetuar nga el-Hasan esh-Sha’bi, en-Nakhai, Muksim dhe Katadeh.
Ibn Abasi ka thënë: ”Bojkotoje atë në dhomën e gjumit. Nëse ajo nuk e përmirësohet, atëherë Allahu të ka lejuar që ta rrahësh por pa përdorur dhunë.”
Shumë dijetarë thonë se ajeti duhet të aplikohet sipas radhës. Kur keni frikë mosbindjen, ajo duhet qortohet. Kur ajo është e pabindur, ajo bojkotohet. Kur ajo vazhdon të jetë e pabindur dhe kokëfortë, ajo duhet rrahur. Dhe nuk është e lejuar që fillimisht ta rrahësh atë.
Ebu Jala ka thënë: ”Kjo është sipas medhebit të Imam Ahmedit ndërsa Imam Shafiu lejon që ajo të rrahet pa përdorur fillimisht këshillën dhe bojkotimin.”
02. Rrahja e gruas së pabindur – Ebu Bakr
Imam Ebu Bakr Muhamed bin Abdil-lah bin el-Arabi
Burimi: Ahkam-ul-Kuran (1/465)
Profeti -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:
أيها الناس ، إن لكم على نسائكم حقا ، ولنسائكم عليكم حقا ; لكم عليهن ألا يوطئن فرشكم أحدا تكرهونه ، وعليهن ألا يأتين بفاحشة مبينة ، فإن فعلن فإن الله تعالى قد أذن لكم أن تهجروهن في المضاجع وتضربوهن ضربا غير مبرح ، فإن انتهين فلهن رزقهن وكسوتهن بالمعروف
“O njerëz! Njësoj siç keni të drejta mbi gratë tuaja, edhe ato kanë të drejta mbi ju. E drejta juaj mbi to është që të mos ju tradhtojnë, të mos e marrin në shtëpi pa lejen tuaj ndonjë njeri që s`ju pëlqen juve dhe të mos bëjnë gjëra të pamoralshme. Po të bëjnë gjëra të tilla, Zoti ju ka lejuar t’i ndani shtretërit me to ose t’i godisni butësisht. Por nëse s’bëjnë ndonjë gjë të tillë, atëherë është e drejtë e tyre mbi ju që t’u siguroni një jetesë të bukur dhe veshmbathje.” 1
Ky hadith, dëshmon se gruaja e pabindur nuk e meriton kujdesin nga burri i saj për mirëmbajtje e veshje. Dijetarët thonë se, gruaja e pabindur është kur nuk ka turp dhe flet fjalë të pahijshme e jo të bëjë zina. Profeti -صلى الله عليه وسلم- sqaroi rrahjen gruas dhe e bëri të qartë se nuk duhet të jetë e dëmshme. Kjo do të thotë se nuk duhet të lërë gjurmë dhe shenja në lëkurë ose eshtra të thyera. Prej interpretimeve më të mira të këtij ajeti (është fjala për ajetin 34 të sures en-Nisa)është ajo që kam dëgjuar nga Said bin Xhubejr, përkatësisht:
“Së pari, burri duhet ta këshillojë gruan e tij. Nëse ajo nuk përmirësohet, ai duhet ta bojkoton atë. Nëse ajo nuk përmirësohet, atëherë ai e rrahë atë. Nëse ajo nuk përmirësohet, një gjykatës nga familja e tij dhe një gjykatës nga familja e saj të mblidhen për të parë se kush është duke shkaktuar probleme. E më pastaj, vjen deri tek ndarja e tyre.”
Ata’ bin Rebah ka thënë: “Burri nuk duhet rrahur gruan e tij edhe nëse ajo nuk i bindet kur ai e urdhëron dhe e ndalon atë. Mirëpo, ai mund të zemërohet në të.”
Sipas botëkuptimit të tij, nxitja rrahja e gruas është vetëm e lejuar, por që në parim është diçka e urryer duke u mbështetur në hadithin e Profetit -صلى الله عليه وسلم-:
لا يجلد أحدكم امرأته جلد العبد ثم يجامعها في آخر اليوم
“Të mos e rrah askush gruan e tij ashtu siç e rrah dikush robin, e në fund të ditës ke marrëdhënie seksuale me të.” 2
_______________________________________
1 – Tirmidhiu (1163) dhe Ibën Maxhe (1851).
2 – Buhariu (5204) dhe Muslimi (4/1291).
_______________________________________
2 – Bukhari në “el-Adab el-Mufred” (186) dhe el-Bazzar (17/9535). Zinxhiri i hadithit është i mirë sipas Imam Albanit në “es-Sahihah” (5/467).
3 – Ahmedi (4/446-447), Ebu Davud (2142), Ibn Maxheh (1850), Ibn Hibban (9/4175) dhe el-Hakim (2/2764). Zinxhiri i hadithit është i mirë sipas Hakimit dhe edh-Dhehebi u pajtua më këtë dhe gjithashtu edhe Imam Albani në “el-Irua’” (2033).
4 – 4:34
5 – Ebu Davud (2146), en-Nesa’i (5/9167), Ibn Maxheh (1985), et-Tabarani (1/270), Ibn Hibban (9/4189) dhe el-Hakim (2/2765) i cili gjithashtu tha se hadithi është autentik. Shih “Sahih Sunnen Ebi Davud” (6/1863) nga Imam Albani.
6 – Bukhari (5363).
34. Burri duhet të fitojë dashurinë e gruas
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të fiton dashurinë e saj me fjalë e me vepra, edhe nëse ai ekzagjeron me fjalë, e përshkruan atë në një mënyrë që ajo nuk është aspak dhe i tregon për dashurin që ka për të e cila është në të vërtetë më pak në zemrën e tij. Profeti salAllahu alejhi ue selem e lejoi burrin që ta gënjejë gruan dhe anasjelltas. Pra, është në rregull që burri ta gënjej gruan e tij në mënyrë që të kenë një shtëpi të lumtur. Atij i lejohet që t’ia përmend bukurinë e saj edhe nëse ajo nuk është e bukur në atë masë. Le ti tregojë asaj se si ai e do atë, edhe pse nuk e do në atë masë. Nëse ajo kërkon diçka që ai nuk mund t’ia realizoj asaj dhe ka frikë se përgjigja do ta degradojë atë dhe do ta shkatërrojë jetën, kështu që ai mund ti thotë se ai do ta sjell atë gjë, pastaj ti thotë se nuk mundi ta gjente apo se ajo ishte shumë e shtrenjtë për momentin. Ky lloj i gënjeshtrës është i mirë në qoftë se ajo sjellë lumturinë e çiftit.
Burri i mirë zbukurohet për gruan e tij ashtu siq i ka hije burrit, sikurse parfumosja dhe të duket mirë.
Allahu Te ala ka thënë:
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes.” 1
“gruaja ka të drejtja ndaj burrit aq sa ka edhe burri ndaj saj.”
Komentatori i Kuranit Ibn Abbasi radijAllahu anhu ka thënë:
“Unë zbukurohem për gruan sikurse dhe unë dua që ajo të zbukurohet për mua.”
Një tjetër mënyrë për të fituar dashurinë e gruas është ti ndihmoshë asaj me punët e shtëpisë. Profeti salAllahu alejhi ue selem, i cili ishte Profet dhe i Dërguari i Allahut të cilit ju dha shpallja, e kishte zakon që ti ndihmojë gruas me punët e shtëpisë dhe kur thirrte ezani për namaz, ai shkonte dhe falej 2.
Profeti ynë salAllahu alejhi ue selem i trajtonte gratë e tij mirë dhe me gëzim. Ai bënte shaka me to dhe ishte i sjellshëm me to. Pasi ai i kishte mbushur pesëdhjetë e tre vjet, garoi në vrapim me A’ishen radijAllahu anha. A’ishah radijAllahu anha tregoi se si ajo si vajzë e re ishte në një udhëtim me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem i cili i tha shokëve të tij që ti ngasin shtazëve përpara, të cilën ata e vepruan. Pastaj ai i tha asaj:
“Eja, dhe garojmë në vrapim.”
Ajo tha:
“Unë garova me të dhe e munda atë.”
Shiko në bashkëjetesën e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem! A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Më pas ai nuk më kërkoi vrapim derisa fitova peshë dhe kisha harruar garimin e parë, unë isha përsëri me të në udhëtim. Ai i tha shokëve të tij të ngasin para, të cilën ata e vepruan. Ai tha: “Eja, të garojmë në vrapim.” I thash: “Si të garojë me ty kur unë jam në këtë gjendje?” Ai tha: “Ti duhet ta bëshë këtë.” Kështu që fillova të garojë me të dhe ai më mundi. Ai filloi të qesh dhe tha: “Kjo ishte për garën e kaluar.” 3
A’ishah radijAllahu anha e kishte harruar ndodhinë e mëparshme, por këtë nuk e kishte harruar i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ai bëri shaka me gruan e tij, fitoi dashurinë e saj dhe garoi me të. Mundësia është e madhe që kjo të ishte në përfundim të jetës së tij salAllahu alejhi ue selem.
Prej bashkëjetesës të mirë të Profetit tonë salAllahu alejhi ue selem është se A’ishah radijAllahu anha një ditë tha:
“Oh koka ime!” I Dërguari i Allahut tha: “Jo (koka juaj), por oh koka ime!” 4
A’ishah radijAllahu anha ka thënë:
“Kam ngrënë mish ndërsa kam pasur periudhën time mujore. Pastaj unë ia dhashë mishin Profetit salAllahu alejhi ue selem që e vendosi gojën e tij në të njëjtin vend ku kam pasur gojën time. Pastaj unë pira ujë dhe i dhash atij salAllahu alejhi ue selem që të pij dhe ai vendosi gojën e tij në të njëjtin vend ku kam pasur gojën time.” 5
A’isha radijAllahu anha ka thënë:
“I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e kishte zakon të vendos kokën e tij mbi kofshët e mia dhe recitonte Kuran ndërsa unë e kisha periudhën time mujore.” 6
Ai e kishte zakon të kalojë natën me gruan e tij në një mantel edhe pse ajo kishte periudhën e saj mujore. Nëse ai njollosej nga gjaku i saj, ai vetëm e pastronte atë 7. Gjithashtu i Dërguarit i Allahut salAllahu alejhi ue selem e kishte zakon të lahej me gruan e tij nga i njejti legen 8.
Kjo është bashkëjetesa e Profetit tonë salAllahu alejhi ue selem dhe ai ishte i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem në të cilin ne e kemi një shembull të mirë. Disa bashkëshortë mund të thonë se ata janë të moshuar dhe se tani është shumë vonë dhe si rezultat ata nuk kanë nevojë për këtë. Por i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e kishte barrën të cilën një milion njerëz nuk janë në gjendje ta mbajnë. Ai i mbante shqetësimin e umetit, ishte përgjegjës për shpalljen dhe kishte arritur një moshë të vjetër. Megjithkëtë, ai garoi kundër gruas së tij dhe vetëm prite rastin e përshtatshëm. Sa e bukur është që burri të merr gruan e tij në një vend dhe të bën shaka me të, të garoj me të dhe ta bëjë atë në humor të mirë!
__________________________________________________
1 – 2:228
2 – Ibn Ebi Shejbeh (5/272), Ibn Ebi Hatim (2/2196), et-Tabari (4/4768) dhe el-Bejhaki (7/295).
3 – Ibn Hibani (10/4691), Nesai (5/8942), Ahmedi (6/39), el-Humejdi (1/128/261) dhe et-Tahaui (5/143). Autentik sipas Imam Albanit në “es-Sahihah” (131).
4 – Bukhari(5666).
5 – Muslimi (300), Ebu Davudd dhe tjerë.
6 – Bukhari (297), Muslimi (301) dhe Ebu Davud (260).
7 – Ebu Davud (269), Nesai (284), Ahmedi (6/45) dhe të tjerë nga A’isha radijAllahu anha e cila tha:
“Unë dhe i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e kishim zakon të kalonim natën në një rrobe ndërsa kisha periudhën time mujore. Nëse ai ishte njollosej nga gjaku im, ai vetëm e pastronte atë dhe jo më shumë se kaq. Pastaj ai falej me të. Dhe në qoftë se ajo njollosej prej tij, ai vetëm e pastronte atë dhe jo më shumë se kaq. Pastaj ai falej me të. “
Autentik sipas Imam Albanit në “Sahih Sunnen Ebi Davud” (269).
8 – Bukhari (273) nga Aisha radijAllahu anha e cila tha:
“Unë dhe i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e kishim zakon të pastrohemi nga një legen dhe ne ndërroheshim me rradhë.”
Shiko Muslimi (321).
35. Burri nuk duhet ta fyej gruan e tij
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e fyej atë, përqesh atë ose të thotë se pamja apo veprimet e saj janë të shëmtuara. Profeti salAllahu alejhi ue selem tha kur ai përmendi të drejtën e gruas ndaj burrit të saj:
“… dhe që ai të mos i thotë asaj se ajo është e shëmtuar.” 1
_________________________________________________
1 – Ebu Davud (2142), Ibn Maxheh (1850), Ibn Hiban (9/2764), el-Hakim (2/2764) dhe Ahmedi (4/446-447). Zinxhiri i hadithit është autentik sipas Hakimit dhe Dhahabi u pajtua dhe gjithashtu Imam Albani në “el-Irua” (2033).
36. Burri nuk duhet ta bojkotojë gruan
Të drejtat e gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e bojkotojë atë për derisa ai nuk ka një arsye që ta bojkotojë, i cili bëhet me një qëllim edukativ. Kur të bëhet e lejuar për burrin që ta bojkotojë gruan, atëherë ai duhet ta bojkotojë atë brenda në shtëpi dhe jo ta bojkotoj shtëpinë.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë kur ai përmendi të drejtat e gruas mbi burrin e saj:
“… Dhe që ai të mos e bojkotojë përveç brenda shtëpisë.” 1
____________________________________
1 – Ebu Davud (2142), Ibn Maxheh (1850), Ibn Hiban (9/2764), el-Hakim (2/2764) dhe Ahmedi (4/446-447). Zinxhiri i transmetimit është i saktë sipas Hakimit dhe Dhehebiut u pajtua me të dhe gjithashtu edhe Imam Albani në “el-Irua” (2033).
37. Burri nuk duhet të zbulojë sekretet e gruas
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të ai të mos zbuluojë sekretin e saj dhe që të mos i tregon të tjerëve atë që ndodh pas dyerve të mbyllura të tyre. Kjo vlen në veçanti për pjesën intime, e cila është përmendur në lidhje me të drejtat e burrit mbi gruan.
38. Burri nuk duhet ta urrej gruan e tij
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të mos e urrej gruan e tij. Ai nuk duhet të shikojë në cilësitë e saj të këqija. Ai duhet të shikojë në cilësitë e saj të mira, ti vlerësojë ato dhe ti sheh si të vogla cilësitë e saj të këqija. Ai duhet të mundohet në maksimum që të shohë vetëm cilësitë e saj të mira.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Burri besimtar nuk duhet ta urrejë gruan besimtare. Nëse ai e urren një nga cilësitë e saj, ai do ta do një tjetër.” Muslim (1469).
39. Burri duhet të jetë i lumtur me gruan e tij
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj që ai të marr nga ajo atë që është më e lehta, dhe të kënaqet me atë që është më e lehtë për gruan e tij, duke marrë parasyshë natyrën e saj.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është krijuar nga brinja e lakuar, dhe pjesa me e lakuar, është pjesa e sipërme e saj. Nëse mundohesh ta drejtosh do ta thyesh atë, dhe nëse e lenë të tillë ajo do të mbetet e shtrembër. Prandaj sigurohuni që të kujdeseni mirë ndaj grave.” 1
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë gjithashtu:
“Gruaja është krijuar nga një brinjë dhe ajo kurrë nuk do të bëhet siç dëshiron ti. Nëse dëshiron të kënaqesh me tëm atëherë kënaqu ështu siq është e shtrembër, dhe në qoftë se dëshiron ta drejtosh atë, atëherë do ta thyesh; thyerja e saj është ta bësh divorcë atë.” 2
Qëllimi i kësaj është që burri ta dijë se si është gruaja e prirur dhe që ai të kënaqet nga ajo që i jep gruaja e tij duke pasur parasysh natyrshmërisë së saj. Ai nuk duhet ta obligojë atë më shumë se ka mundësi të veprojë. Ai duhet të ketë durim me gabimet e saj, sepse ajo është krijuar nga beinja e lakuar.
______________________________
1 – Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468) formulimi është i Muslimit.
2 – Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468).
40. Burri duhet ti shfaqë gruas karakterin e tij të mirë
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të sillet me të me karakterin më të mirë, dhe e mira e tij ndaj saj të jetë e dukshme. Sepse disa burra kanë karakteret më të mira kur ata janë jashtë në treg, me shokët e tyre dhe me të gjithë njerëzit e tjerë. Sjellja e tyre e mirë është e dukshme në këtë rast. Por, si të hynë në shtëpi ata bëhen egërsira, nuk shihet asnjë e mirë tek ai, por çdo herë është i zemëruar dhe sharës. Kurrë nuk dëgjohet zë i mirë nga ai, e as fjalë e mirë. Ndërkohë që Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Besimtarët me besim më të plotë janë ata me karakterin më të mirë, ndërsa më të mirët prej jush janë ata që sillen më së miri me familjet e tyre.” 1
Nuk ka asnjë të mirë në ty nëse ti i ndihmon shokët e tu dhe i trajton të tjerët mirë, përderisa nuk sillesh mirë ndaj familjen tënde. Nëse ti sillesh mirë ndaj familjes tënde dhe përveç kësaj edhe ndaj të gjithë njerëzve të tjerë, atëherë përgëzohesh, sepse Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri ndaj familjes së tij dhe unë jam ai nga ju që sillet më së miri ndaj familjes së tij.” 2
_______________________________
1 – Tirmidhi (1162) dhe Ahmedi (2/250 dhe 2/472).Formulimi është Tirmidhiut cili tha:
“Hadith është i mirë dhe i vërtetë.”
Në zinxhirin e hadithit është Muhamed bin Amr bin Alkamah i cili është i besueshëm bën gabime, e cila është përmendur në “et-Takrib” (6228). Hadith është sipas rrugëve të tij të ndryshme dhe transmetimeve të dëshmuara autentik sipas Imam Albanit në “es-Sahihah” (284).
2 – Darimi (2/2260), Tirmidhi (3895) dhe Ibn Hibani (9/4177). Tirmidhi ka thënë:
“Hadith është i huaj dhe autentik.”
Hadith është autentik sipas Imam Albanit në “es-Sahihah” (285) dhe (1174).
41. Burri duhet ta mbrojë gruan nga Xhehnemi
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të jetë shkaktarë që ajo të shpëtoj nga Xhehnemi duke e mësuar atë, duke e urdhëruar në të mirë, duke ia ndaluar të keqen dhe duke bërë durim me të gjitha këto. Ai duhet ta parandalojë nga gjërat që mund t’ia shkaktojnë hyrjen në Xhehnem.
Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 66:6
Zoti ynë Subhanehu ue Te ala gjithashtu ka thënë:
وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا
“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë.” 20:132
42. Burri duhet të jetë xheloz në gruan e tij
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj janë që ai të jetë xheloz në gruan e tij. Ajo duhet ta shohë se ai është xheloz për të. Por ajo duhet të jetë një xhelozi e logjikshme, e cila sjell vetëm gjëra të mira dhe të shmang gjëra të këqia.
Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ndonjë pjes prej trupit të saj ekspozohet. Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ajo shikon në burrat e huaj. Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ajo është përzihet me burra të huaj. Ai duhet të jetë xheloz në gruan e tij nëse ajo pa nevojë flet me burra të huaj.
Ndërsa xhelozia në kuptimin e dyshimeve dhe hulumtimeve pa patur ndonjë dyshim të bazuar në fakte, atëherë kjo është një xhelozi e ndaluar. Ka burra që thonë se ata janë xheloz dhe fillojnë ti kontrollojnë gratë e tyre pa pasë ndonjë dyshim të bazuar, dyshon në të pa patur ndonjë ragument, saqë menjëherë kur të vie në shtëpi ai duhet të shikojë në telefonin e saj celular dhe listën e numrave të cilët i ka thirrur ajo. Nëse dikush e telefononë atë ai qëndron afër saj për ta dëgjuar se me kënd po flet ajo. Ai kontrollon çdo gjë dhe dyshon në të. Nëse ai dëgjon atë duke folur ai e pyet:
“Kë e ke për qëllim?”
Nëse ai dëgjon njerëz të aludojnë diçka, ai mendon se ata e kanë për qëllim gruan e tij. Ai dyshon vetëm në gruan e tij. Ai thotë se është xheloz, por një xhelozi e tillë është e ndaluar.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Ekziston një xhelozi që Allahu e do dhe ekziton një xhelozi që është e urryer nga Allahu. Sa për xhelozinë që Allahu e do, kjo është xhelozia kur ka dyshim. Dhe sa i përket xhelozisë që Allahu e urren, ajo është xhelozi pa patur një dyshim.” 1
____________________________________________________
1 – Ebu Davudi (2659), Nesai (2558), Ibn Hibani (11/4762), Ahmedi (5/445) dhe të tjerët. Hadithi është i mirë sipas Imam Albani në Sahih Ebi Davud ‘”(7/2388). Kontrolluesit e “Musnedit” të Imam Ahmedit ka thënë:
“Hadithi është i mirë anë të tjera rrugëve të transmetimit.” (19/156)
43. Grada e haditheve ne librin Kahu-uz-Zauxhejn
Këtu pra kemi disa këshilla sheriatike për të ndërtuar një familje dhe përmbushur të drejtat e martesës. Nëse bashkëshortët veprojnë sipas tyre atëherë që të gjithë do të përjetojnë një lumturi të madhe.
Unë kam përmendur vetëm disa prej të drejtave të çiftit. Unë nuk kamë përmendur asnjë hadith vetëmse e kam kontrolluar zinxhirin e tij dhe iu kam referuar mendimeve të dijetarëve në lidhje me të. Me anë të kësaj unë kam ardhur në përfundim se hadithi është mjaft i mirë për të shërbyer si argument. Unë nuk kamë përmendur pra edhe vetëm një hadith e që ai tëmos jetë të paktën hasen. Hadithe pra janë të sakta dhe të vlefshme për të arumentuar me to dhe për të marrë dritë prej tyre, sepse ato janë fjalët e të Derguarit tonë salAllahu alejhi ue selem.
44. Burri i pa drejtë është shkaktarë i mosmarrëveshjes dhe divorcit
Kështu është puna e burrit të mirë, ndërsa burri i keq kërkontë drejtat e tij duke mos e njohur asnjë të drejtë të gruas. Ai është i keq në lidhje bashkëshortoren dhe ndien neveri shpejt. Kur gruaja e tij kërkon diçka prej tij, ai menjëherë bëhet kryelartë dhe ndien neveri. Kur ajo e përsërit kërkesën e saj ai e rrudh ballin e tij dhe kërveshet. Kur ajo këmbëngulë, ai rrah dhe thyen. Kur ai është në shtëpi, vishet me rroba jo të bukura. Kur ai del jashtë, ai vesh rrobat e tij të bukura, parfumoset, krehë flokët e tij dhe e rregullon mjekrën e tij. Në shtëpi është sikurse të ishte në vendin e punës. Nuk ka asnjë dyshim që gjëra të tilla shpien në mosmarrëveshje, divorc dhe grindje.
45. Jeta bashkëshortore sipas zakonit
Unë do të përfundojë fjalimin me një parim të përgjithshëm të të drejtave të bashkëshortëve. Bashkëjetesa e tyre duhet të jetë sipas zakonit të popullit dhe traditës.Allahu Te ala ka thënë:
وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“Çoni jetë të mirë me to.” 4:19
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ
“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre.” 2:228
Dijetarët thonë se ajetet do të thonë se ata duhet të jetojnë së bashku sipas zakonit dhe traditës. Kështu bashkëshortët duhet të jetojnë së bashku. Kjo përfshinë që të këshillohen me njëri-tjetrin, të respektojnë mendimet e njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojnë në çdo gjë që sjell lumturi dhe gëzim. Gruja duhet të konsultohet me burrin e saj lidhur me çështjet që kanë të bëjne me të, të merrë mendimin e tij dhe ta respektojë atë dhe familjen e tij. Burri duhet të konsultohet me gruan, të merrë mendimin e saj nëse ai është i saktë dhe ta trajtojë familjen e saj mirë. Në të ajo duhet të sheh mirësi që është në përputhje me zakonin.
46. Çelësi për një jetë të lumtur bashkëshortore
Unë po e përfundoj me një këshillë, që duhet të zbatohet nga të gjithë bashkëshortët. Detyra më e madhe për të cilën duhet bashkëpunuar, është për të ndërtuar një familje fetare dhe ku të gjithë të kujdesur për fenë dhe drejtësinë. Secili duhet të ndihmojë tjetrin në fe. Kjo frymëzon harmoni, paqe dhe qetësi në shtëpi në një mënyrë që është e pashembullt. Harmonia më e madhe që është në një shtëpi varet në bashkëpunimin e çiftit në bindje ndaj Zotit të krijesave.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Allahu e mëshiroftë burrin i cili zgjohet natën për tu falur dhe e zgjon gruan e tij për t’u falur. Dhe në qoftë se ajo nuk e bën këtë, ai stërpik ujë mbi fytyrën e saj (kështu që ajo të ngritet dhe falet gjatë natës). Allahu e mëshiroftë gruan e cila zgjohet natën për tu falur dhe e zgjon burrin e saj për t’u falur. Dhe në qoftë se ai nuk e bën këtë, ajo stërpik ujë mbi fytyrën e tij (kështu që ai të ngritet dhe falet gjatë natës).” 1
Nëse bashkëshortët bashkëpunojnë në fe dhe zbatojnë përkujtimin e Allahut në shtëpinë e tyre, atëherë shtëpia e tyre do të jetë e gjallë me një jetë të mirë dhe të qëndrueshme.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Një shtëpi në të cilën përmendet Allahu dhe një shtëpi në të cilën Allahu nuk përmendet është sikurse i gjalli dhe i vdekuri.” 2
Nëse ka ndershmëri në një shtëpi, atëherë duhet të ketë edhe lumturi në të.
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Lumturia e njeriut qëndron në tre gjëra, dhe fatkeqësia e saj qëndron në tre gjëra. Prej lumturisë së njeriut është një grua e drejtë, një mjet i mirë i transportimit dhe një vendbanim i gjërë. Fatkeqësia e njeriut qëndron në tre gjëra; një strehim i keq, një grua e keqe dhe një mjet i keq i transportimit.” 3
Prej lumturisë së njeriut është që shtëpia e saj është e ndërtuar mbi ndershmëri. Pra kini frikë Allahun, dhe bashkëpunoni me gratë tuaja në lidhje me fenë dhe ndërtoni shtëpitë tuaja mbi devtoshmëri. Në këtë mënyrë ka ndonjë potencial për një jetë më të mirë:
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” 4
Allahu Azze ue Xhel pra garanton burrin dhe gruan një jetë të mirë në qoftë se ata bëjnë vepra të mira dhe besojnë. Pra, kini frikë Allahun, o robër të Allahut, dhe bashkëpunoni në devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut dhe jo në mëkate dhe armiqësi.
Dhe Allahu e di më së miri. Mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin dhe familjen e tij.
___________________________________
1 – Ebu Davud (1307), Nasai (1610), Ibn Maxheh (1336), Ibn Khuzejmeh (2/1148), Ibn Hibani (6/2567), Hakimi (1/1164) dhe Ahmadi (2/250). Autentik sipas Hakimit sipas kushteve të Muslimit dhe i mirë sipas Imam Albanit në “Sahih Ebi Davud (5/1181)).
2 – Bukhari (6407).
3 – Ibn Hibani (9/4033), Hakim (2/2640), Ahmedi (1/168), et-Tajalisi (1/207) dhe te tjerët. Zinxhiri i transmetimit është i autentik sipas Hakimit. Hadithi është autentik sipas Dhehbiut dhe Imam Albanit në “es-Sahihah” (282).
4 – 16:97