Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

150 MËNYRA



150 MËNYRA SE SI TË SILLESH NDAJ NËNËS.

 

 

Falënderimi i përket vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi më të zgjedhurin e Pejgamberëve, të Dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij në përgjithësi. Allahu i Lartësuar të drejtën dhe detyrimet ndaj Tij si dhe ndaj prindërve e ka cituar në Kuran së bashku në shumë vende, siç është verseti:{ Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!} .

Gjithashtu bëri që sjellja e mirë ndaj tyre të jetë shkak për t’u futur në Xhenet, siç mësojmë nga hadithi i Resulullahit, sal-lAllahu alejhi ue selem:” Është I humbur, është I humbur, është I humbur”, dikush tha: cili o I Dërguar I Allahut? U përgjigj:” Personi që ka arritur prindërit në pleqëri apo njërin prej tyre, pastaj nuk mund të hyjë në Xhenet ( pasi nuk sillej mirë ndaj tyre)” .

Argumentet nga Kurani dhe Suneti janë të shumta që aludojnë për vlerën dhe pozitën e lartë të dy prindërve në përgjithësi, megjithatë çështja e nënës dhe e drejta e saj është pak sa më e dalluar, ngase për të janë transmetuar citate profetike të veçanta, që vërtetojnë vlerën e madhe dhe detyrimet ndaj saj, ngase ajo njihet për vuajtjet e shtatzënisë dhe lindjes, pastaj për vështirësitë e rritjes dhe edukimit të fëmijëve, andaj ajo është që më së shumti nga njerëzit e meriton të shoqërohet në mirësi. Për këtë ishte pyetur Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem: O Dërguar I Allahut cilët nga njerëzit e meriton më së shumti të sillem mirë ndaj tij? Kurse ai u përgjigj:” Nëna yte”, personi tha: pastaj cili? Kurse Pejgamberi,sal-lAllahu alejhi ue selem ia kthehu:”Nëna yte”, personi pyeti: pastaj cili? Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem përsëri ia kthehu: “Nëna yte”, personi: pastaj cili? Dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem tha:” Babai yt” .

Më poshtë ju paraqesim 150 mënyra praktike rreth sjelljes ndaj nënës në raste dhe situata të ndryshme. Ato janë metodë konkrete në mirësinë ndaj nënës, që u mundësojnë fëmijëve ta arrijnë lumturinë e nënës ndaj tyre, me Vullnetin e Zotit, pasi që fëmijët shpesh herë janë viktimë e shoqërisë ku jetojnë, edhe pse ndoshta I njohin argumentet fetare përmendësh, u mungojnë atyre metodat praktike për zbatimin e tyre në jetën e përditshme. Qëllimisht nuk e kam bërë renditjen e tyre sipas tematikave, që lexuesi për disa çaste të përjetoi forma të ndryshme të mirësisë ndaj nënës dhe të zgjedhë për veten e tij ato që iu përshtaten gjendjes së tij, dhe për arsye që mos të përqendrohet vetëm në një formë dhe të anashkalojë format tjera të bamirësisë. Këto mënyra mund të zbatohen pa dallim nga djali apo vajza, vetëm disa pika të caktuara kur mund të zbatohen vetëm nga vajzat. Lus Allahun të na ndihmoj në mirësinë ndaj prindërve tanë, të na stolisë me mëshirë dhe butësi ndaj tyre, të na bashkojë me ta në xhenetin Firdevs, dhe që Ai të jetë i Kënaqur ndaj nesh.

Në fillim Kam medituar raste të shumta të atyre që ishin të suksesshëm në mirësinë ndaj prindërve të tyre, dhe kam kuptuar se praktika e tyre ishte e thjeshtë, lodhja për t’i kënaqur prindërit ishte shumë modeste, si dhe në brendësinë e tyre mbretëronte hareja dhe lumturia. Ata nuk kryenin ndonjë vepër të rëndë për realizimin e qëllimit të tyre, arsye kryesore që i bëri ata të suksesshëm ishte se çdoherë posedonin zemra të zgjuara, fytyra të buzëqeshura dhe sinqeritet, që i ushqente ata në çdo situatë. Të nderuar vëllezër dhe motra, në këtë shkresë modeste kam regjistruar përvojat e njerëzve që ishin të mirë ndaj nënave të tyre, andaj po ju paraqesim nëse dikush dëshiron t’i ndjek gjurmët e tyre, zbaton metodat e tyre, ec hapave të tyre, nëse vërtetë në to mësoni gjëra që meritojnë të zbatohen, atëherë nxitoni, nxitoni, e nëse nga to nuk mësoni asgjë atëherë mos e harroni vëllanë tuaj nga lutjet e juaja.

1 - Zgjidh dhuratë të përshtatshme për çdo rast, dhuroja asaj në shenjë mirënjohje dhe gëzohu kur e pranon atë. Raste të përshtatshme janë: festa e Bajramit, martesa e ndonjë nga djemtë e saj, suksesi i ndonjë biri/bije të saj, kur ktheheni nga udhëtimi, kur hynë stina e dimrit apo e verës, kur nëna shërohet nga ndonjë sëmundje etj.

2 - Hapja e një llogarie të posaçme për nënën, ku anëtarësohen djemtë e saj me participimet e tyre mujore, që t’u mbulohen nevojat dhe kërkesat e nënës, pa u detyruar ajo të kërkoj nga dikush një gjë të tillë. Kjo preferohet edhe nëse nëna është vet punëtore dhe posedon rrogë, sepse ajo dëshiron të shoh sjellje të mirë nga fëmijët e saj edhe kur ajo nuk është nevojtare për ta.

3 - Duhet që fëmijët ta kuptojnë ndryshimin e fazave nëpër të cilat kalon nëna e tyre gjatë jetës, kështu që të sillen ndaj nënës në përputhshmëri me fazën në të cilën gjendet ajo.

4 - Kujdes në fjalimin tënd, zgjedh fjalët të cilat do të trokasin dëgjimin e saj, mos lejo të nxjerrësh asnjë fjalë që e lëndon nënën. Nëse është e ndaluar ndaj saj thënia ”Oh”që është fjala më e thjeshtë, atëherë lëndimi me fjalë të rënda është edhe më i ndaluar.

5 - Kur merr ndonjë udhëtim, mundohu që nëna të jetë njeriu i fundit që e përshëndet, ajo të jetë fytyra e fundit që ke shikuar. Përshëndetu fytyrë me fytyrë, shprehe dashurinë ndaj saj, fute gëzimin në shpirtin e saj, qëndro tek ajo më së shumti para udhëtimit, dhe bëje stacionin e fundit të nisjes nga vendi ku gjendet ajo, sepse kështu do të triumfosh me lutjet e saj, të cilat Allahu nuk i refuzon.

6 - Kur kthehesh nga udhëtimi, duhet që nëna të jetë e para me të cilën takohesh, jepi selam asaj, ulu dhe qëndro me të, qetësoje dhe binde se je kthyer nga udhëtimi shënosh e mirë. Mos e befaso nga udhëtimi, por mundohu ta lajmërosh për kohën e arritjes, ngase gëzimi i madhë nga befasia jote është i dëmshëm për të. Asnjëherë mos mendo të vonosh takimin me të kur kthehesh, mos thuaj se koha nuk është e përshtatshme, sepse nëna nuk zë vend dhe nuk qetësohet derisa të shoh birin e saj me sy, derisa syri i saj të kënaqet me arritjen e tij.

7 - Derisa gjendesh në udhëtim jashtë vendit thirre nënën për çdo ditë, qoftë edhe sa për ta dëgjuar zërin tënd, ngase nuk ke idenë se sa lumturi fut në zemrën e saj thirrja jote, sa brenga dhe mërzi i largon nga shpirti i saj.

8 - Nëse jeton në një qytet me nënën tënde mundohu ta vizitosh atë për ditë, mos u arsyeto me detyrimet e jetës në takimet e rralla me të, ngase ky është obligimi më vogël që ke ndaj saj. Pastaj le të jetë ky takim ashtu siç e meriton pozita e nënës, e mos të jetë vizitë e shpejtë dhe me nguti, sa t’i japësh selam dhe ta shikosh orën çdo moment, sepse haku i asaj për Zotin është shumë më i madh.

9 - Nëse nëna jeton në ndonjë qytet tjetër vazhdimisht rri në lidhje me të në forma të ndryshme, nuk ke asnjë arsye që të shkëputesh nga nëna.

10 - Gjëja më e mirë ndaj nënës është mbajtja e lidhjeve dhe afrimi me njerëzit e dashur të saj, e nuk ka dyshim që më dashurit e saj janë bijtë dhe bijat e saj, andaj sillu mirë ndaj tyre, shprehi afërsinë tënde, ndihmoi ata kur kanë nevojë për ty, bëhu shërbyes i tyre, sepse kjo e gëzon pa masë nënën kur sheh që pema e edukimit tek fëmijët e saj ka filluar të jap frytet e mira, ajo vërehet në unifikimin familjar.

11 - Praktikimi i puthjes së kokës së nënës, duarve dhe këmbëve të saj gjatë takimit me të, ngase kjo i shton gëzimin asaj pa masë, është një vepër e thjeshtë dhe e lehtë por e çmuar nga nëna. Nuk harroj fjalët e Dr. Mejser Tahirit i cili thoshte se i kam puthur kokën, duart dhe këmbët e nënës sime dhe tani fëmijët e mi e bëjnë të njëjtën gjë me mua.

12 - Njofto fëmijët tuaj për vlerën dhe pozitën e nënës me fjalë dhe me vepër, behu ti shembull për ta në mirësjellje ndaj saj, le të shikojnë ty se si i shërben dhe e respekton nënën tënde, kjo pa dyshim do t’i nxisë ata të veprojnë ashtu me ty dhe me nënën tënde.

13 - Përqendrohu në plotësimin e nevojave të saj, sjelli nënës gjësendet e saj në kohën e caktuar, kështu do të afër kënaqësisë dhe larg hidhërimit të saj.

14 - Mos i premto nënës një termin pastaj ta thyesh atë, nëse i premton diçka ose mbaje premtimin ose mos premton fare.

15 - Sukseset tuaja kushtoja Allahut pastaj falë edukatës që e barte nga nëna, kjo e bën nënën të ndjehet krenare dhe e lumtur në zemrën e saj, kur sheh frytet e edukatës që mbolli tek fëmijët e saj, kur sheh suksesin e tyre në jetë, ngase suksesi i fëmijëve është edhe sukses i prindërve.

16 - Mos polemizo me nënën edhe nëse ke të drejtë, por mundohu të përdorësh mënyra të lehta për shfaqjen e mendimit dhe idesë tënde nëse është për një çështje me rëndësi. E nëse nuk është çështje me rëndësi atëherë braktis mendimin tënd, plotëso dëshirat e saj, dhe dëgjo mendimin e saj, kjo është më e mirë për ty dhe më e denjë.

17 - Mos nënvlerëso mendimin e saj para njerëzve, apo para motrave tua, pavarësisht a është prezentë nëna apo jo, sepse kjo është fjalë e rëndë për nënën, është diçka që ajo e urren, është shenjë sjelljes së ulët dhe pa kulturë ndaj saj.

18 - Mos e nënçmo nënën dhe mos pakëso vlerën e saj nëse nuk ka njohuri për disa çështje të jetës, por mësoja asaj çdo gjë të nevojshme dhe bëhu sikur ti nuk ke njohuri për to.

19 - Mos qesh shumë dhe mos ngrit zërin kur je pranë saj, mos shiko me neveri dhe zemërim në prezencën e saj, mos u trego fytyrë mërrolur dhe mos shfaq hidhërimin ndaj dëshirave të saj, se kështu plagon ndjenjat e saj.

20 - Le të jetë nëna e para që njoftohet me ndonjë lajm të gëzueshëm në jetën tënde, vetëm asaj tregoja sekretet tua, në këtë mënyrë mbush zemrën e saj me gëzim dhe bëhesh më i afërti me të, kështu ajo kupton se ende je fëmijë i saj që ke nevojë për nënën, edhe kur je rritur.

21 - Përkujdesu për gjendjen e saj shëndetësore, nëse është në moshë të shtyrë siguroi nënës gjërat që iu nevojiten për shëndet si: aparatin e shtypjes, matësin e sheqerit, pajisjet për tu ulur dhe ngritur në këmbë si dhe pajisje tjera.

22 - Cakto një orar të rregullt mujor për kontrollë të përgjithshme mjekësore të nënës, që të jesh sa më i sigurt për shëndetin e saj.

23 - Plotëso nevojat e saj sipas moshës që iu përshtatet, kur është më e re ka nevojë për gjëra të caktuara dhe kur mplaket ka nevojë për gjëra tjera, ndihmoj ashtu si të ka ndihmuar ty që nga fillimi yt.

24 - Kur është e sëmurë, ndjej dhembjen e saj së bashku me të, ndjej kënaqësinë kur arrin të shërohet. Bëj nënës rukje rregullisht, vendos dorën në vendin e dhimbjes, pastaj lexo ajetet dhe hadithet e shërimit, vërtet kjo është mirësi ndaj saj dhe shërim me lejen e Allahut.

25 - Kur të sëmuret mundohu ta qetësosh dhe jepi kurajë se shumë shpejt do të përmirësohet gjendja dhe do ti kthehet shëndeti i saj. Mos e lajmëro nëse gjendja e saj përkeqësohet, as mos i rrëfe për ngjarje që e lëndojnë, por çdoherë tregoj që sëmundja është ligj i Zotit në krijesat e tij, ajo është stacion i sprovës dhe pastrimit nga mëkatet, dhe më pas do të bëhesh edhe më mirë se sa ishe.

26 - Bëj që mjekët specialist ta vizitojnë në shtëpinë e saj, ose dërgo nënën atje nëse ka mundësi, merru vesh me mjekun që ta qetësoj nënën, ta sigurojë që nuk ka diçka serioze, por një sëmundje e thjeshtë që shumë shpejtë do të kalojë.

27 - Ndihmoj nënës që të mbajë lidhjet e saj me familjen dhe koleget e saj të afërme, dërgoje për vizitë tek shoqet e saja të dashura, që të fusësh gëzimin në zemrën e saj, që t’i shtohen shpërblimet e saj tek Allahu për mbajtjen e lidhjeve. Preferohet që ti blesh dhuratë nënës për familjen që dëshiron ta vizitojë.

28 - Cakto një arkë për nënën, ku vendos gjëra si: biskota, ëmbëlsira, lojëra e dhurata tjera, kështu që ajo ti dhurojë nipërve dhe mbesave kur ta vizitojnë, kështu i bën fëmijët më të dashur për nënën dhe takimin me të.

29 - Nëse ajo merr ndonjë udhëtim të largët dhe del nga shtëpia, mbaj lidhjet me të dhe sigurohu për gjendjen e saj prej momentit kur doli derisa të arrij qëllimin e saj, pastaj derisa të kthehet vazhdimisht qëndro në lidhje me të.

30 - Mos i shfaq asaj brengat dhe hallet tuaja, mos iu anko për gjendjen tënde të rëndë, se kështu vetëm sa e pikëllon edhe më tej, por tregoj që çështja është e lehtë, ndjehesh i qetë, Allahu do ta largoj brengën tënde, je optimist për të ardhmen etj.

31 - Mos i publiko problemet bashkëshortore para nënës, atë e mërzit kur sheh birin dhe loçkën e zemrës së saj duke u përballur me vështirësitë e jetës bashkëshortore. Emocionet e saj të fuqishme e bëjnë atë të ofrojë çdo zgjidhje, çdo mënyrë për të sjellë lumturinë në jetën tënde, andaj nga mirësia jote ndaj nënës dhe vetës sate është që nëna të jetë larg nga mosmarrëveshjet e tua familjare.

32 - Mos lavdëro shumë bashkëshorten tënde në prani të nënës, mos e informo atë për detajet e jetës bashkëshortore, për gjërat që i dhuron asaj apo për gjërat që ajo ti dhuron ty, sa do që të jetë bashkëshortja e mëshirshme, sepse nëna është e dobët dhe zemra e saj xhelozon ta sheh birin e saj të ketë ndryshuar, nuk dëshiron që nëna të mbjellë dhe dikush tjetër të vjelë. Duhet të mbash marrëdhënie të balancuar bazuar në respekt dhe vlerësim të ndërsjellët, dhe duke mos cenuar të drejtat e të tjerëve.

33 - Në të kundërtën mos i transmeto gjitha lidhjet tua me nënën tek bashkëshortja jote, respekto statusin e nënës dhe mos tolero shkeljen e drejtave të saj, forcoi lidhjet mes saj dhe bashkëshortes, por mos qëndro në pozitë të krahasimit mes tyre, sepse se cila ka statusin e saj, se cila posedon natyrë të veçantë që duhet ta respektojmë, se cila meriton të drejta dhe detyrime të ndryshme që duhet ti zbatojmë pa ndonjë mangësi apo paragjykim.

34 - Shmangu gjykimit mes babait dhe nënës në mosmarrëveshjet e tyre bashkëshortore, nuk ke nevojë për tu këqyr direkt në to, haptas përdor neutralitetin, kurse fshehurazi puno për këshillimin dhe pajtimin mes tyre.

35 - Mos e kritiko veshjen e saj, pamjen dhe zgjedhjen e saj, shijen dhe stilin e saj, mos përdor kritikën gjatë bisedës me të, e nëse ka diçka që nuk përkon me personalitetin e saj dhe frikohesh se kritikohet nga të tjerët, atëherë këshilloje duke përdorur metodë që nuk e plagos dhe nuk i shkakton dhembje, që nuk i zbulon të metat e saj dhe nuk e mërzit.

36 - Krijo marrëdhënie të forta me vëllezërit tuaj, edhe nëse ekziston ndonjë mospajtim me ta mos e bëj atë para syve të nënës, se kjo shkakton hidhërimin dhe mjerimin e saj.

37 - Çfarëdo që të jenë rrethanat martesore të prindërve tuaj, asnjëherë mos përkrah martesën e babait tënd me grua tjetër, e nëse e sheh që martesa e babait është e nevojshme për arsye të caktuara, atëherë le të jetë përkrahja jote për babain larg njohurisë së nënës.

38 - Mëso nënës çështjet e fesë me urtësi dhe këshillë të bukur, ose duke i sjellë ndonjë audio-kasetë, ndonjë libër të përshtatshme, ose prezanto me të në ndonjë ders dhe ligjëratë të dobishme.

39 - Mos e privo atë nga ndonjë program dhikri, përfitimi nga ligjëratat e ndryshme, tribunat dhe organizimet kulturore fetare, nga programe satelitore islame etj.

40 - Raste më të volitshme për mirësi ndaj prindërve janë kohët e dalluara për ibadet, siç është p.sh. sezoni i haxhit, nëse gjendesh atje me nënën tënde bëhu shërbëtor i saj, përkujdesu shumë për të dhe mëshiroje, kënaqu me shërbimin që i bën, kape për dorën e saj dhe tregoja rreziqet e rrugës, bëje atë të jetë nën mbikëqyrjen dhe kujdesin tënd.

40 - Raste më të volitshme për mirësi ndaj prindërve janë kohët e dalluara për ibadet, siç është p.sh. sezoni i haxhit, nëse gjendesh atje me nënën tënde bëhu shërbëtor i saj, përkujdesu shumë për të dhe mëshiroje, kënaqu me shërbimin që i bën, kape për dorën e saj dhe tregoja rreziqet e rrugës, bëje atë të jetë nën mbikëqyrjen dhe kujdesin tënd.

41 - Arsyeto kur gabon ndonjëri nga vëllezërit tuaj, vlerëso edukatën e nënës ndaj tij, kujto që ai gabim ishte vetëm rezultat e cytjeve të shejtanin, dhe shumë shpejtë Allahu do ta rikthejë në rrugën e duhur.

42 - Mos i zmadho para saj gabimet e dikujt nga të afërmit dhe bijve të saj, por mundohu të pakësosh ato në mënyrë që të pakësosh dhembjet e nënës, ta mbulosh të sprovuarin, dhe të mbrosh statusin familjar.

43 - Mos e befaso atë me lajme pikëlluese, me fatkeqësi të papritura para se të paraprish bisedën me ndonjë fjalë që zbut efektin e sprovës. Mos i transmeto lajme të tilla përmes telefonit, por shko tek ajo, vizitoje, përshëndete pastaj fillo bisedën me ndonjë fjalë lehta pastaj informoje për ndodhin dhe ngushëlloje duke i kujtuar shpërblimin dhe vlerën e durimtarëve.

44 - Gruaja pavarësisht nga mosha e saj, ajo i pëlqen fjalët emocionuese dhe kënaqet me bisedat romantike, andaj këndoj asaj ilahi të bukur më zë të ëmbël, se nëna ilahin e fëmijëve të saj nuk e harron asnjëherë.

45 - Mos e trego plakjen e saj, duke e shfaqur se ajo është e pa mundur për kryerjen e obligimeve dhe nevojave të saj, por inkurajoje me fjalë sikur të ishte në moshë të re, furnizoje me fjalë miradije dhe sillu mirë ndaj saj në çdo fazë të jetës.

46 - Pajise nënën me gjësendet që i dëshirojnë gratë, si parfume, gjëra për zbukurim, rroba të reja dhe të përshtatshme për manifestime të ndryshme, bëje atë sikur të jetoj jetën për së dyti.

47 - Nëse babai është i martuar edhe me gra tjera, dhe mes tyre ka mosmarrëveshje, mos e lavdëro asnjërën prej tyre në prani të nënës sate, mos gjyko në disfavor të nënës edhe nëse gruaja tjetër ka të drejtë. Nëse nuk mund t’iu shmangesh situatave të tilla, atëherë bëhu urë përmirësimi mes tyre, duke mos e kuptuar nëna që ti përkrahë apo anon në dobi të bashkëshortes tjetër të babait.

48 - Mos e lavdëro shumë nivelin e kulturës së njerëzve në prani të nënës, apo mos lakmo të jesh në nivel të tyre e të arrish sikur ata, sepse kjo e dëmton shpirtin e saj, kjo është shenjë e pakënaqësisë kundrejt edukimit të saj ndaj teje, dhe sikur ti ke vërejtje në punën e saj të mundimshme me vite të tëra.

49 - Gjatë bisedës me të kushtoja nënës dëgjimin, shikimin dhe zemrën tënde, përkushtoju asaj me gjithë gjymtyrët tuaja, në raste gëzimi buzëqeshu me të, në raste pikëllimi ngushëllohu me të, mos u bë me ndjenja të ngurta.

50 - Takoje atë gjithmonë me buzëqeshje , përdorë shaka me fjalë të lehta, përqafoje me mëshirë dhe butësi, kurse në momente vendimtare bëhu seriozë, vigjilent, i zgjuar sepse situata kërkon nga ti një gjë të tillë.

51 - Informo atë me të rejat rreth botës, tregoj ngjarjet më të mira, transmetoj gjërat që e gëzojnë, ngase nënat përmallohen për lajme të mira.

52 - Lavdëro pandarë edukimin e saj ndaj teje, bëhu mirënjohës ndaj të mirave të saj, qoftë vetëm edhe me fjalë.

53 - Tregoj që dëshira jote kryesore në këtë jetë është që ajo të jetoj e lumtur, të bëhet e kënaqur ndaj teje, të jesh ti arsyeja e lumturisë së saj. Nëse vepron kështu atëherë ke plotësuar shpresën e saj, që dëshirat më të mëdha të bijve të saj të jenë në realizimin e lumturisë së nënës.

54 - Nëse prindërit e nënës janë ende të gjallë, mos u bëj koprrac me mirësi dhe mbështetje ndaj tyre, e nëse janë të vdekur atëherë vepro çdo gjë që u arrin e tyre në varre nga lutjet dhe sadakaja, si dhe vepra tjera me të cilat I gëzon të vdekurit dhe e kënaq nënën tënde. Ka thënë I Dërguari I Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem:” Kur të vdes biri I Ademit iu ndërpriten veprat e tij përveç tri prej tyre: sadakaja rrjedhëse, dituria nga e cila përfitojnë të tjetër dhe fëmiu I mirë që lutet për të” .

55 - Krijo një vakf për të, nga I cili do të shtohet shpërblimet e saj, si psh: participimi në ndërtimin e ndonjë xhamie, përkujdesja ndaj jetimëve, mbështetja e atyre që mësojnë Kuranin, apo ndihmesa e të varfërve dhe nevojtarëve.

56 - Kur ajo përmend ndonjë nga dëshirat e saj apo gjërat që lakmon shpirti I saj, mos prit t’i kërkoj nga ti, por nxito në plotësimin e tyre sa ke mundësi.

57 - Jepi përparësi nënës para gjitha angazhimeve personale, para veprimtarive tua, para shoqërisë, para fëmijëve madje edhe para bashkëshortes suaj.

58 - Nderoje atë në shtëpinë tënde, fto atë për vizitë tek ti dhe binde që të flejë në shtëpinë tënde, sepse kjo I ndryshon asaj jetën dhe e gëzohet kur sheh mëshirën e birit të saj.

59 - Merre nënën në ndonjë udhëtim familjar së bashku me fëmijët apo vëllezërit tuaj, kështu do të ndjehet më e fortë dhe më e lehtë në jetën e saj.

60 - Ndaj kohë kur e dërgon nënën në ndonjë restorant të njohur, që të kënaqet me ushqimet e shijshme, se këto gjëra nuk janë vetëm për persona të moshës së caktuar por vlejnë për të gjithë, e nëse nuk dëshiron, mundohu ta bindësh.

61 - Vizita e një qendre tregtare apo shitore të madhe mund të jetë ëndrra e saj e fshehtë, pse pra të mos jetë plotësimi i kësaj ëndrre nga duart tuaja.

62 - Dërgoj asaj një dhuratë të përshtatshme për t’ia dhuruar babait tënd, e kjo pa dyshim është mirësi ndaj dy prindërve.

63 - Lavdimi i babait dhe edukata e mirë ndaj tij, para syve të saj e bën atë shumë krenare.

64 - Vlerësimi I kontributit të saj, menaxhimit të shtëpisë nga ajo, sjelljes së shkëlqyer ndaj bashkëshortit, e motivon atë, e ngrit moralin e saj dhe shton vetëbesimin e saj.

65 - Në përgjithësi vajzat janë më të afërta me nënën se djemtë, andaj kujdesu për fshehtësitë e tyre, vetëm atyre tregoja sekretet tuaja, kuptoje psikologjinë e tyre dhe bashkëpuno me to si të ishe shoqe e tyre.

66 - Kurse nëna ka nevojë më tepër për djemtë në rast fatkeqësie dhe vështirësie, në mënyrë që të jenë mburojë dhe qëndresë për të kundër situatave të rënda. Andaj luaj këtë rol ti duke qëndruar përkrahë nënës me gjithë fuqinë dhe syçelësinë tënde.

67 - Bëhu I butë dhe I dashur për motrat tua, krijo raporte të mira me to, shkëmbej atyre dhurata herë pas here, kështu e nxit lumturinë e nënës sepse ajo e donë atë që I respekton vajzat e saj.

68 - Mos u turpëro nga asnjë veprim që buron nga nëna, që iu përshtatet moshës së saj por që nuk I përshtatet rrethit të saj, ndjehu krenar me nënën tënde, pajtohu me veprimet e saj pavarësisht a pajtohen të tjerët apo hidhërohen, normal derisa nuk bie ndesh me dispozitat fetare dhe traditën.

69 - Eduko fëmijët tuaj të sillen mirë ndaj nënës tënde, dërgojë atyre dhurata që t’i ruajnë për gjyshen e tyre në raste të ndryshme.

70 - Mbaje atë për dore, sidomos kur është plakur, ofro mbathëset dhe liro rrugën para saj, ngase ti je më meritori prej njerëzve për kujdesin ndaj saj.

71 - Siguro disa shpërblime fëmijëve tuaj që t’i dhurojnë atij që i bënë ndonjë të mirë nënës sate, ia kryen asaj një shërbim apo e bënë atë të lumtur.

72 - Nënës i interesohet shumë çështja e shtëpisë, ndihmoj asaj në mirëmbajtjen dhe rregullimin e shtëpisë, që të duket sa më e bukur.

73 - Dhoma e fjetjes për nënën ka rëndësi të veçantë, zgjedh një dhuratë romantike për atë dhomë, apo bëj që nëna vet të zgjedhë atë që pëlqen për dhomën e saj. Prej gjërave që u pëlqejnë nënave është dhoma e pritjes, vepro që të duket sa më e bukur.

74 - Mbaj lidhjet me familjen e saj, ndihmo atë dhe bëhu shkak I lidhjes mes familjes.

75 - Nëse nëna ka ndonjë hobi të caktuar, sakrifiko nga koha jote dhe siguro gjërat që I ndihmojnë për realizimin e hobit të saj.

76 - Varësisht nga profesioni juaj, kushto nënës një vepër të dalluar, p.sh. nëse je poet, atëherë përgatit një poezi për nënën, nëse je shkrimtar atëherë shkruaj një histori të shkurtër në emër të nënës e kështu me radhë.

77 - Në disa shoqëri, nëna ka dëshirë të flakët që të emërohet ndonjë nga mbesat e saj me emrin e saj, por nuk e shprehë këtë nga dëshira që t’i lë të lirë bijtë e saj me bashkëshortet e tyre që vet të zgjedhin për emrat e fëmijëve. Me gjithë atë emërtimi I dikujt nga mbesat e saj me emrin e saj lë gjurmë të thella në zemrën e saj dhe është shkak për të fituar kënaqësinë e saj, pra mos e privo prej kësaj dëshire.

78 - Në rast udhëtimi së bashku me veturën tënde, mos tolero askënd të ulet në vend të parë pos nënës, edhe gjatë hyrjes dhe daljes nga vetura le të paraprinë nëna, vetëm kur ka nevojë për ndihmën tënde, atëherë duhet të dalësh para saj.

79 - Gjatë bisedës me të mos përdorë fjalë të vrazhda, të rënda apo qortuese, por zgjedh fjalët më të bukura, shprehjet më të këndshme dhe fjalitë më të zgjedhura.

80 - Organizo gara mes fëmijëve dhe nipave për të zgjedhur dhuratën më të mirë ndaj nënës, në këtë mënyrë ngritët vetëdijesimi I tyre për vlerën e nënës dhe shfaqet mirënjohja ndaj asaj që meriton më së shumti respekt pas Allahut të Lartësuar.

(vazhdon insha Allah)



 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free