Suneti në Trajtimin
Suneti në Trajtimin dhe Sjelljes më Gruan.
01 - Buzëqeshja në fytyrën e gruas
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
تبسمك في وجه أخيك لك صدقة
“Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd, është sadaka (lëmoshë)”. [Tirmidhiu]. E si është puna nëse i buzëqesh gruas tënde?!!
02 - Përkëdhelia ndaj saj duke e ushqyer
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إنك لن تنفق نفقة إلا أجرت عليها حتى اللقمة ترفعها إلى فم امرأتك
“Vërtetë çfarë ti shpenzon për të, ti shpërblehesh për të, qoftë edhe kafshatën që e çon (dhe e ushqen) në gojë të gruas tënde”. [Muttefekun alejhi].
03 - Përkëdhelia ndaj saj duke pirë aty ka pirë ajo Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
كنت أشرب وأنا حائض ، ثم أناوله النبي ﷺ ، فيضع فاه على موضع فيَّ ، فيشرب ، وأتعرق العرق وأنا حائض ، ثم أناوله النبي ﷺ فيضع فاه على موضع فيَّ
“Kam qënë duke pirë ndërsa isha me zakone, pastaj i jepja (për të pirë) Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe ai pinte aty ku kisha pirë unë, haja mish ndërsa isha me zakone, pastaj i jepja (për të ngrënë) Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe ai hante aty ku kisha ngrënë unë”. [Muslimi].
04 - Shtrirja në dhomën e saj
Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
كان رسول الله ﷺ يتكئ في حجري ، فيقرأ القرآن وأنا حائض
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shtrihej në dhomën time, dhe lexonte Kuran ndërsa unë isha me zakone”. [Muttefekun alejhi].
05 - Larja bashkë me të nga një enë e vetme
Në hadithet e Aishes, Ummu Selemes, Mejmunes dhe Ibën Umerit radijAllahu anhum, se:
أن النبي ﷺ كان يغتسل هو وزوجته من إناء واحد حتى يقول لها : أبقي لي (أي الماء) وتقول هي : أبق لي
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, lahej ai dhe gruaja e tij nga një enë e vetme, derisa thoshte: më lër dhe mua (ujë), ndërsa ajo thoshte: më lër dhe mua (ujë)”. [Muttefekun alejhi].
06 - Lodrimi me gruan dhe bërja shaka me të
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Xhabir ibën Abdullahut:
هلا بكرًا تلاعبها وتلاعبك
“Të virgjër, që të lodrosh me të dhe ajo të lodrojë me ty”. [Muttefekun alejhi].
07 - Ndihmimi i saj në punët e shtëpisë
Aishja radijAllahu anhe është pyetur se çfarë punonte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në shtëpinë e tij? Dhe ajo ka thënë:
كان بشرا من البشر يخيط ثوبه ويحلب شاته ويخدم نفسه
“Ka qënë njeri prej njerëzve; qepte rrobën e vet, mjelte delen e vet, dhe i shërbente vetes”. [Ahmedi me sened të saktë].
08 - Pastrimi i gojës për të
Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
إذا دخل بيته بدأ بالسواك
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nëse hynte në shtëpi, fillonte (duke përdorur) misvakun”. [Muslimi].
Tek kjo bën pjesë edhe zbukurimi për të. Ibën Abbasi radijAllahu anhume ka thënë:
إني أحب أن أتزين لها كما أحب أن تتزين لي
“Vërtet unë e dua zbukurimin për të, sikur e dua që ajo të zbukurohet për mua”.
09 - Thirrja e saj me emër të shkurtë, apo me me kunje që e pëlqen
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i thoshte Aishes:
يا عائش ، يا عائش هذا جبريل يقرئك السلام
“O Aish! O Aish! Ky është Xhibrili që të dërgon selam”. [Muttefekun alejhi].
Poashtu, ai e thirrte Aishen: “O Hemejra!”. [Nesaiu]. Me emrin Humejra është për qëllim e bardha.
Gjithashtu Aishja ka thënë: “O i Derguari i Allahut! Gjitha gratë tuaja kanë kunje, përveç meje”, dhe ia vuri kunjen ‘Ummu Abdullah’. [Ahmedi me sened të saktë].
10 - Mos vërja re e disa mangësive të saja
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
لا يفرك (أي لا يبغض) مؤمنٌ مؤمنة إن كرِهَ منها خُلُقاً رضي منها آخر
“Besimtari nuk e urren besimtaren; nëse urren një sjellje të saj, ai është i kënaqur me një tjetër (sjellje)”. [Muslimi].
11 - Ngushëllimi i gruas dhe fshirja e lotëve të saja nëse ajo qan
Enesi ka thënë:
كانت صفية مع رسول الله صلى الله عليه وسلم في سفر، وكان ذلك يومها، فأبطأت في المسير، فاستقبلها رسول الله صلى الله عليه وسلم وهى تبكي، وتقول حملتني على بعير بطيء، فجعل رسول الله يمسح بيديه عينيها، ويسكتها
“Safija ka qënë bashkë me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në një udhëtim, dhe ajo ishte dita e saj – dmth radha e saj -. Ajo e ngadalsoi ecjen, dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u drejtua nga ajo, ndërsa ajo po qante, tha: “Më ke hipur mbi një deve të ngadaltë”. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem filloi t’ia fshinte lotët me duart e tij, dhe ta heshte…”. [Nesaiu me sened të saktë].
12 - Durimi i debatit të saj
Umer ibnul Hattabi ka thënë:
صخبت عليّ امرأتي فراجعتني ( أي ناقشتني في موقف ) ، فأنكرتُ أن تراجعني! قالت: ولِمَ تُنكر أن أراجعَك؟ فوالله إن أزواج النبي صلى الله عليه وسلم ليراجِعْنه
“Më debatoi gruaja për një qëndrim, dhe unë e kundërshtova që ajo të më debatonte. Tha: pse po kundërshton debatimin tim? Pasha Allahun! Gratë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e debatojnë atë…”. [Buhariu].
13 - Mosfyerja e gatimit të saj
Ebu Hurejra radijAllahu anhu ka thënë:
ما عاب النبي صلى الله عليه وسلم طعاما قط إن اشتهاه أكله وإلا تركه
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka fyer asnjëherë ndonjë ushqim; nëse e donte e hante, përndryshe e linte”. [Buhariu].
14 - Falenderimi i saj për atë që bën
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
من لم يشكر الناس لم يشكر الله
“Kush nuk i falenderon njerëzit, nuk e ka falenderuar Allahun”. [Tirmidhiu me sened të mirë].
15 - Nderimi i familjes dhe shoqeve të saja
Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
كان رسول الله صلى الله عليه وسلم ليذبح الشاة فيتتبع بها صدايق خديجة فيهديها لهن
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem therte dele, dhe kërkonte shoqet e Hatixhes, dhe i dhuronte atyre (prej mishit)”. [Tirmidhiu, dhe e ka saktësuar shejh Albani].
16 - T’i tregosh sesa je i lidhur me të
Aishja radijAllahu anhe, tregon për historinë e Ummu Zer’as dhe burrit të saj që i përkushtohej asaj, dhe pastaj e ndau. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka thënë Aishes radijAllahu anhe:
كنت لك كأبي زرع لأم زرع غير أني لا أطلقك
“Unë për ty jam si Ebu Zer’a për Ummu Zer’an, përveç se unë nuk të ndaj”. [E ka saktësuar shejh Albani në Sahih el Xhamia’ nr. 141].
17 - T’i kushtosh rëndësi asaj kur ka fatkeqësi, dhe t’i bërit rukje kur sëmuret
Aishja radijAllahu anhe ka thënë në ‘historinë e shpifjes’:
كنت إذا اشتكيت رحمني صلى الله عليه وسلم، ولطف بي ، فلم يفعل ذلك بي في شكواي تلك فأنكرت ذلك منه كان إذا دخل علي وعندي أمي تمرّضني قال: كيف تيكم ! لا يزيد على ذلك
“Nëse u sëmurja, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tregohej i mëshirshën dhe i butë ndaj meje, mirëpo në atë sëmundje nuk ishte i tillë, dhe unë nuk e pëlqeva këtë gjë prej tij. Nesë ai hynte tek unë, dhe me mua ishte nëna ime që kujdesej për mua, thoshte: si është ajo? Dhe nuk shtonte tjetër (fjalë)”. [Buhariu]
Poashtu Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
كان صلى الله عليه وسلم اذا مرض أحدٌ من أهل بيته نفث عليه بالمعوذات
“Kur ndonjë prej grave të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem sëmurej, ai i lexonte (duke pështyrë pa pështymë) tre suret e fundit”. [Muslimi].
18 - Ndihmimi i saj në bindje ndaj Allahut
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
رحم الله رجلاً قام من الليل ، فصلي وأيقظ امرأته ،فأن أبت نضح في وجهها الماء
“Allahu e mëshiroftë atë burrë i cili ngrihet një pjesë të natës, falet dhe e zgjon nga gjumi gruan e tij, e nëse ajo refuzon (të ngrihet), e spërkat atë me ujë”. [Ebu Daudi, Nesaiu dhe e ka saktësuar Ibën Hibbani].
19 - Sigurimi dhe mosfrikësimi i i saj
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që burri të trokasë në derë të shtëpisë natën, të dyshojë apo të kërkojë gabimet e saja. [Muslimi].
[Nuk trokitet në derë të shtëpisë natën, pas një kohe të gjatë mosprezence – përkthyesi].
20 - Puthja e saj nëse dëshiron të dalë nga shtëpia
Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
قبّل النبي صلى الله عليه وسلم بعض نسائه ثم خرج إلى الصلاة ولم يتوضأ
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i puthi disa prej grave të tij dhe më pas doli për namaz, ndërsa ai nuk mori abdes”. [Ebu Daudi, Tirmidhiu, dhe e ka cilësuar si të fortë Ibën AbulBerr dhe të tjerë].
Ndërsa tek Buhariu nga Aishja radijAllahu anhe se ka thënë:
كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يقبل إحدى نسائه وهو صائم ثمّ تضحك
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e puthte ndonjë prej grave të tij ndërsa ishte agjërueshëm, pastaj ajo qeshte”.
Ndërsa tek Nesaiu, se Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
أهوى النبي صلى الله عليه وسلم ليقبلني فقلت إني صائمة فقال : وأنا صائم ، فقبّلني
“Mori Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të më puthte, dhe i thashë që jam agjërueshëm, ndërsa ai tha: ‘edhe unë jam agjërueshëm’, e pastaj më puthi”.
21 - Lodrimi me të dhe çlodhja e saj
Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
لقد رأيت رسول الله يقوم على باب حِجرتي – والحبشة يلعبون بِحِرابهم في مسجد رسول الله – يسترني بردائه لكي أنظر إلى لعبهم، ثم يقوم من أجلي حتى أكونَ أنا الَّتي أنصرف
“E kam parë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që qëndronte tek dera e dhomës time –ndërsa abisinasit luanin me heshtë në xhaminë e Pejgamberit – dhe ai më mbulonte me veshjen e tij të sipërme, në mënyrë që të shikoja lojën e tyre, më pas ai qëndronte për mua, derisa të isha unë ajo që largohej”. [Muttefekun alejhi, dhe ky është transmetimi i Buhariut].
22 - Marrja e saj në udhëtim
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nëse dëshironte të udhëtonte, hidhte short mes grave të tij; asaj që i binte shorti e merrte me vete. [Muttefekun alejhi].
23 - Vlerësimi i saj në shpenzim
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
دينار أنفقتَه في سبيل الله، ودينار أنفقته في رقبة، ودينار تصدقت به على مسكين، ودينار أنفقته على أهلك، أعظمها أجرًا الذي أنفقته على أهلك
“Një dinar të shpenzuar në rrugë të Allahut, një dinar të shpenzuar për të liruar një rob, një dinar i dhënë lëmoshë për të varfërin dhe një dinar që e ke shpenzuar për familjen tënde, atë që e ke shpenzuar për familjen tëndë, ai ka shpërblim më të madh”. [Muslimi].
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إذا أنفق الرجل على أهله نفقة وهو يحتسبها – أي: يبتغى بها وجه الله ورضاه – كانت له صدقة
“Nëse burri shpenzon për familjen e tij dhe ai shpreson – dmth synon Fytyrën dhe kënaqësinë e Allahut – ajo është lëmoshë për të”. [Muttefekun alejhi].
24 - Mospërhapja e të fshehtave të saja
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إن من أشر الناس عند الله منزلة يوم القيامة الرجل يفضي إلى امرأته وتفضي إليه ثم ينشر سرها
“Vërtetë prej njerëzve me pozitë më të këqe tek Allahu Ditën e Gjykimit, është edhe burri që shkon tek gruaja e tij (kryen marrdhënie me të), dhe ajo shkon tek burri i saj, pastaj ia përhapën të fshehtat e saja”. [Muslimi].
25 - Respektimi i hobit të saj që nuk përmban gjynah
Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
كنت ألعب بالبنات عند النبي صلى الله عليه وسلم وكان لي صواحب يلعبن معي، فكان النبي صلى الله عليه وسلم إذا دخل ينقمعن منه فيُسَرّ بـهن فيلعبن معي
“Luaja me kukulla tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndërsa unë kisha shoqe të cilat luanin me mua. Nëse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hynte, ato fshiheshin nga ai, ndërsa ai gëzohej prej tyre dhe ato luanin me mua”. [Buhariu në Edebul Mufrad].
26 - Sjellja e atmosferës së lumtur në shtëpi
Aishja radijAllahu anhe ka thënë:
زارتنا سودة يومًا فجلس رسول الله بيني وبينها، إحدى رجليه في حجري، والأخرى في حجرها، فعملت لها حريرة فقلت: كلى! فأبت فقلت: لتأكلي، أو لألطخن وجهك، فأبت فأخذت من القصعة شيئاً فلطخت به وجهها، فرفع رسول الله رجله من حجرها لتستقيد منى، فأخذت من القصعة شيئاً فلطخت به وجهي، ورسول الله يضحك
“Na bërë vizitë Seudaja një ditë, dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u ul mes meje dhe asaj; njëra këmbë e tij ishte në dhomën time, ndërsa tjetra në dhomën e saj. Unë i përgatita (Seudasë) supë dhe i thashë: ha! Kurse ajo refuzoi, dhe i thashë: do të hashë, ose do ta lyej fytyrën (me supë). Ajo refuzoi, dhe unë mora diçka prej pjatës dhe ia lyva fytyrën. Pejgamberi e ngriti këmbën nga dhoma e saj që të merrte shpagim nga unë, dhe unë mora diçka prej pjatës dhe lyva fytyrën time, ndërsa Pejgamberi qeshi”. [Nesaiu, dhe i vlersuar si hasen nga shejh Albani në es-Sahiha nr. 3131].
27 - Të kushtuarit rëndësi asaj edhe kur është me të përmuajshme
Mejmunja radijAllahu anhe ka thënë:
كان النبي صلى الله عليه وسلم يباشر نساءه فوق الإزار وهن حُيّضٌ
“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kënaqej me gratë e tij mbi izar (mbi rrobë), ndërsa ato ishin me hajd (me të përmuajshme)”. [Buhariu].
Transmetohet se Enesi radijAllahu anhu të ketë thënë:
كانت اليهود إذا حاضت امرأة منهم لم يؤاكلوها ولم يشاربوها ولم يجامعوها في البيوت فسئل النبي صلى الله عليه وسلم عن ذلك فأنزل الله تعالى (( ويسألونك عن المحيض قل هو أذى )) فأمرهم رسول الله صلى الله عليه وسلم أن يؤاكلوهن ويشاربوهن وأن يكونوا معهن في البيوت وأن يفعلوا كلّ شيء ما خلا النكاح
“Nëse një gruaje çifute i vinin të përmuajshmet, çifutët nuk hanin me to, nuk kënaqeshin me to dhe nuk përziheshin me to nëpër shtëpia. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet për këtë, dhe Allahu i Lartësuar zbriti: “Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: Ajo është gjendje e dëmshme”. Kështu që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i urdhëroi të hanin bashkë me to, të pinin bashkë me to, të qëndronin me to nëpër shtëpia dhe të bënin çdo gjë, përveç marrdhënieve”. [Muslimi dhe Tirmidhiu, dhe teksti është i Tirmidhiut].
28 - Të lënit kohë të stoliset dhe zbukurohet
Transmetohet se Xhabiri ka thënë: ishim me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në udhëtim, dhe kur u kthyem, u drejtuam të hynim nëpër shtëpiat tona, dhe tha:
كنا مع رسول الله في سفر، فلما رجعنا ذهبنا لندخل إلى بيوتنا فقال: أمهلوا حتى ندخل ليلا حتى تمتشط الشعثة، وتستحد المغيبة
“Prisni derisa të hyjmë natën [që gratë të rregullohen], në mënyrë që të krihet e pakrehura, dhe ajo që ka patur burrin në kurbet të heqë qimet e tepërta”. [Nesaiu].
29 - Përhapja e dashurisë mes dy bashkëshortëve dhe rritja e saj përmes fjalëve të mira, dhe përhapjes së selamit
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
أولا أدلكم على شيء إذا فعلتموه تحاببتم ؟ أفشوا السلام بينكم
“A t’ju tregoj për diçka, nëse e bëni do të duheni? Përhapeni selamin me jush”. [Muslimi]. Ndërsa për dhuratën, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
تهادوا تحابّوا
“Dhuroni mes veti dhe do të duheni”. [Vlersuar si hasen nga shejh Albani në Irwaul ghalil, nr. 1601]. Kjo është e përgjithshme për besimtarët, e si të jetë për bashkëshorten?!
30 - Përpjekja për të qënë i drejtë mes grave
Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
من كانت له امرأتان، يميل مع إحديهما على الأخرى، جاء يوم القيامة وأحد شقيه ساقط
“Kush ka dy gra dhe anon nga njëra prej tyre, do të vijë Ditën e Gjykimit dhe gjysma e trupit të tij do të jetë i anuar”. [Tirmidhiu].
Autor: shejh Ebu Abdurrahman el Mekkij