Për fëmijën tim që nuk falet
Për fëmijën tim që nuk falet.
Shejkh Abdurr-Rrazak bin ‘Abdul-Muhsin el-Bedr el-‘Abbad
Burimi: http://al-badr.net/muqolat/3343
رسالةٌ مقترحةٌ من أب لابنه في الحثِّ على الصلاة
“Duke pasur parasysh se shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre janë të pakujdesshëm në lidhje me namazin dhe nuk mund të zgjohen për namaz, unë kam shkruar këtë letër për të na ndihmuar neve dhe për të këshilluar fëmijët tanë. Allahu na bëftë të lumtur me të gjithë ata, i korrigjoftë ata dhe i bëftë të kujdesshëm ndaj namazit.
بسم الله الرحمن الرحيم
السلام عليكم و رحمة الله و بركاته
Biri im i ndershëm! Allahu të ruajtë dhe të ndihmoftë të arrishë kënaqësinë e Tij dhe të bëftë të lumtur në të dy jetët
Kjo letër është dashuri dhe një kujtesë, e shkruar direkt nga zemra e një prindi të vëmendshëm dhe të dhimbshëm për fëmun e tij, i cili shpreson lumturinë e tij, dëshiron fitimin dhe suksesin e tij, e lus Allahun që të të ndihmoj me suksesin e Tij dhe të ketë në përkujdesjen e Tij.
Bir i dashur! Dije se namazi është gjëja më e rëndësishme në jetën e robit. Ai që kujdeset për të dhe e ruan, gjithashtu do ta ruaj fenë e tij. Dhe ai që e neglizhon atë do të le pas dore gjithçka tjetër më keq. Namazi është shtyllë e Islamit. Nëse namazi pranohet të gjitha veprat e tjera pranohen. Nëse namazi refuzohet, refuzohen poashtu të gjitha veprat e tjera. Namazi është shtylla e parë e Islamit dhe gjëja e fundit që humbet në fe. Namazi pra është gjëja e parë dhe e fundit në Islam. Feja dhe veprat e myslimanit nuk do të jenë të sakta dhe metodologjia e tij në jetën e tij fetare dhe të kësaj bote nuk do të jetë e balancuar, përderisa ai nuk e kryen namazin në mënyrë të përcaktuar.
Bir i dashur! Dije se ti do të qëndroshë dy herë para Zotit tënd; një herë në këtë jetë dhe herën e dytë kur ta takosh Zotin tënd Xhela ue Ala në Ditën e Gjykimit. Nga njëra anë rezulton cilësia e gjendjes tuaj në këtë jetë me sukses të gjendjes tuaj dhe lumturi në jetën e ardhshme. Nga ana tjetër rezulton gjendja yte e pashëndetshme në këtë jetë me humbje të gjendjes tuaj dhe disfatë në jetën tjetër.
Gjendja e parë është namazi të cilin Allahu Xhela ue Ala ua ka obliguar robërve të Tij dhe i ka detyruar që ta falin pesë herë në ditë. Ai që kujdeset për të dhe e falë atë me kohë dhe kujdeset t’i realizoj kushtet e tij, shtyllat dhe detyrat, do të ketë një gjendje të lehtë në Ditën e Gjykimit; ai do të fitojë dhe do të ketë sukses. Dhe ai që e merrë lehtë këtë çështje dhe e as nuk i intereson për namaz, nuk kujdeset për të apo nuk kujdeset për shtyllat, kushtet dhe detyrimet e tij, do të ketë një gjendje të vështirë në Ditën e Gjykimit.
at-Tirmidhi, en-Nesaiu dhe të tjerë transmetojnë nga Hurejth bin Kabiseh (radijAll-llahu anhu) i cili ka thënë:
“Arrita në Medine dhe i kërkova Allahut Xhela ue Alal që të më jep një shok të mirë. Rrjedhimisht u ula me Ebu Hurejren (radijAll-llahu anhu) pastaj thash: “O Ebu Hurejre! E luta Allahun që të më jep një shok të mirë. Ma mëso një hadith që e ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem në mënyrë që të përfitojë.” Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu) tha: “Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem duke thënë:
“Vepra e parë për të cilin robi do të jepë llogari është namazi; nëse ai është i saktë, atëherë ai ka fituar dhe ka arritur sukses, dhe nëse ai ështe i pasaktë, atëherë ai ka humbur dhe ka pësuar humbje.”
Hadithi është autentik.
Mendo se si çështja e dytë e mirë varet nga çështje e parë e mirë dhe si humbja eçështjes së dytë varet për shkak të humbjes së çështje së parë të mirë. Prandaj, kini frikë Allahu në lidhje me namazin. Kujdesu për këtë çështje para Allahut Xhela ue Ala. Nderoje namazin, dhe ti do të nderohesh dhe do të ngritesh në grada tek Allahu.
Bir i dashur! Nëse Allahu të nderon ty me një baba që kujdeset për namazin tënd, të nxitë në të dhe të inkurajonë për të, atëherë unë ta tërheq vërejtjen që mos të irritohesh në të ose që të bezdisesh nga ajo që ai kujdeset për ty. Ai vepron kështu vetëm për të ruajtur ty nga zemërimi i Allahut dhe të shpie tek kënaqësia e Allahut. Allahu Xhela ue Ala nuk do të kënaqet me ty për derisa nuk kujdesesh për namazin dhe e falë atë.
Bir i dashur! Nga nderimi i namazit është që ti të ngritesh me knaqësi, energjik dhe i gatshëm për ta kryer kur të hynë koha e tij. Mos je i plogësht apo përtac.
Ebul-Kasim el-Asbahani transmeton në “et-Targhib uet Tarhib” se Ibn Abasi (radijAll-llahu anhu) ka thënë:
“Është e urryer që një person të ngritet për namaz duke qenë dembel. Ai duhet të buzëqesh, të ketë shumë dëshirë dhe të jetë shumë i lumtur. Sepse ai do të ketë një bisedë private me Allahun Azze ue Xhel. Allahu Azze ue Xhel është para tij, e falë atë dhe e ndëgjon atë nëse ai i lutet Atij. ”
Ai recitoi ajetin:
وَإِذَا قَامُواْ إِلَى الصَّلاَةِ قَامُواْ كُسَالَى
“Ata edhe kur falen, falen me përtaci.” (An Nisa: 142)
Plogështia, përtacia dhe dembelizmi në lidhje me namazin vërteton se zemra e robit përbëhet nga dobësia, mosfuqia dhe mungesa e dijes në lidhje me vlerën e namazit dhe statusit të tij. Brezat e parë të shoqërisë i kushtuan një rëndësi aq të madhe namazit me xhemat, sa që Ibn Mesudi radijAll-llahu anhu ka thënë:
“Ne (sahabët e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) konsideronim se vetëm hipokritët e njohur nuk e falnin namazin me xhemat. Një person mund të zvarritej mes dy burrave për të qëndruar në saf.”
Pra, nëse njëri prej tyre nuk mund të ecte për shkak të sëmundjes dhe moshës së vjetër, ata e kapnin atë dhe e ndihmonin atë për në xhami në mënyrë që ai të mund të qëndrojnë në saf së bashku me myslimanët dhe të falet. Kjo ishte për shkak se zemrat e tyre vërtetë e kuptuan vlerën dhe pozitën e namazit. Kur pozita e namazit ishte rritur në zemrat e tyre, filluan organet jashtëzakonisht të dobëta që të lëvizin në drejtim të xhamive.
Sabahu, i cili është fillimi i ditës dhe nisja e saj, është një namaz i veçantë. Ruajtja e tij është shkak që njeriu të ketë sukses dhe lumturi gjatë gjithë ditës, dhe humbja e tij e është shkak që tërë dita dhe mirësia e tij të humbet.
Le të meditojë secili në domethënien e asaj që është konfirmuar nga Buhari dhe Muslimi nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu i cili ka treguar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush fle, shejtani i lidh tre nyje në qafën e tij. Çdo herë kur ai lidh një nyje, ai thotë: “ Ti ke një natë të gjatë përpara teje; fli. “Kur ai zgjohet dhe e përmend Allahun, një nyjë i zgjidhet. Kur ai merr abdes, një nyjë tjetër iu zgjidhet. Kur ai falet, nyja e tretë iu zgjidhet. Si rezultat, ai e takon mëngjesin duke qenë i shkathët dhe i gëzuar. Përndryshe, ai e takon mëngjesin në depresion dhe dembel.”
I tillë është rasti me personin i cili nuk e fal namazin e sabahut. Ai bie në depresion dhe tërë dita e tij bëhet e plogësht, ndërsa ai që kujdeset për faljen e namazit të sabahut dhe e falë atë së bashku me myslimanët dita e tij është e bekuar dhe e lumtur.
Le të mendojë secili mbi hadithin të cilin e transmeton Buhari dhe Muslimi nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu i cili tha:
“Ra fjala për një njeri që flinte natën deri sa ai zgjohej në mëngjes dhe Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:
“Ai është një njeri në veshët – apo në veshin e të cilit- shejtani ka urinuar.”
Dijetarët e kanë bërë të qartë se vërtetë shejtani urinon në veshët e tij. Si do të jetë një njeri nëse ai zgjohet me veshët plotë urinë të pistë të shejtanit? I tillë është rasti me personin që fle aq thellë sa që i iken namazi i sabahut.
Le të mendojë secili mbi hadithin të cilin e transmeton Buhari nga Samurah ibn Xhundub radijAll-llahu anhu në një tregim të gjatë, në të cilin Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem përmendi një ëndërr që ai kishte dhe tha:
“Ne erdhëm tek një njeri i shtrirë, ndërsa një tjetër qëndronte sipër tij duke bartur një guri. Ai e hodhi gurin mbi kokën e tij në mënyrë që ajo iu shtyp. Guri rrokullisej këndej pastaj ai shkoi pas gurit për ta marrë atë. Dhe ende pa u kthyer ai, koka e personit tjetër ishte bë sikurse ishte më parë. Pastaj ai bëri të njëjtën gjë me të.”
Kah fundi i hadithit ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha:
“Sa për njeriun e parë tek i cili shkova dhe koka e të cilit shtypej me gurë, ky është njeriu që e merr Kuranin dhe e refuzon atë dhe flen në vend se të falë namazin e detyrueshëm.”
Dënimi i tij e godet kokën e tij sepse ai flinte kur ai është dashur të falej. Sepse gjumi ndodhet në kokë.
Bir i dashur! Paso Selefët e drejtë!
Uaki bin el-Xharrah ka thënë: “Kur el-A’mash kishte arritur afër moshës shtatëdhjetëvjet, ai nuk e kishte humbur ende tekbirin fillestar në xhami. Unë e kam shoqëruar atë gjatë gjitha këtyre viteve dhe nuk e kam parë atë kurrë duke e përsëritur një rekat të humbur.”
Ghassan ka thënë: “Nipi im Bishr bin Mansur më tregoi: “Unë nuk kam parë xhaxhain tim duke e humbur tekbirin fillestar në xhami.”
Seid bin el-Musejjib ka thënë: “Unë nuk e kam humbur tekfbirin fillestare në xhami që pesëdhjetë vite. Unë nuk e kam parë qafën e një burri në namaz në që pesëdhjetë vite.”
Kjo do të thotë se ai falej në rreshtin e parë.
Muhamed bin Sama’ah ka thënë: “Dyzet vjet unë nuk e kam humbur tekbirin fillestar me imam përveç ditës kur nëna ime vdiq. Atëditë kam humbur një namaz me xhemat.”
Ebu Davudi ka thënë: “Ibrahimi es-Sa’igh ishte një burrë i drejtë i cili u vra nga Ebu Muslim në Arandas. Nëse ai ishte duke mbajtur çekanin kur thirrej ezani për namaz, ai e lente atë mënjanë.”
Ibrahim et-Tejmi ka thënë:
“Nëse e sheh një person që e merr të parëndësishme arritjen e tekbirit fillestar, duhet ta dishë se ai nuk ka kurrë farë vlere.”
Bir i dashur! Namazi është drita e besimtarit dhe shkëlqim në zemrat e tyre. Namazi është kontakti mes robit dhe Zotit të tij. Nëse namazi i robit është i përsosur në mënyrë që ajo përbëhet nga detyrat dhe rekomandimet e tij së bashku me një zemër të koncentruar që janë korniza e namazit, kështu që ai do të ndiej se ai është tek dhe para Zotit të tij në formën e një robi të përulur dhe të sjellshëm i cili mendonë në çdo gjë që ai thotë dhe bën. I përulur ai bën një bisedë intime dhe namaz me Zotin e tij. Atëherë nuk është për t’u habitur se namazi është një nga arsyet më të mëdha prapa gjitha virtyteve dhe mirësisë, dhe pengimi më i madhë kundër marrëzirave dhe mëkateve.
Prej frutave madhështore të namazit dhe rezultatet e çmuara është se asgjë nuk sjell faljen e mëkateve dhe shlyerjen e tyre sikurse namazi. Buhari dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem duke thënë:
“A mendoni se një person do të kishte ndonjë papastërti në veten e tij në qoftë se ai do të kishte pasur një lumë jashtë derës së saj, në të cilin ai pastrohet pesë herë në ditë?” Ata thanë: “Ai nuk do të kishte ndonjë papastërti?” Ai tha: “Kështu është rasti i pesë namazeve; Allahu shlyen mëkatet me të.”
E lus Allahun, Bujarin, që të të udhëzoj ty në mënyrë që ti ta vlerësosh namazin, të kujdesesh për të, ta falësh atë si duhet, ta zgjeron gjoksin tëndë, ta lehtësoj gjendjen tënde dhe që ta ngritë pozitën tënde në të dy jetët. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.
Babai yt i cili të do.”