Kushti i Shahadetit
Kushti i Shahadetit.
Autor: Alameh Hafidh bin Ahmed el-Hakemi
Burimi: Ma´arixh-ul-Kabul (1/338)
Kushti i parë i shahadetit – Dituria.
Dituria e cila përfshinë diturinë rreth kuptimit dhe qëllimit të shehadetit, diturinë rreth asaj që mohon dhe pohon shehadeti, e cila dituri mohon dhe kundërshton injorancën. Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
“Atëherë, dije se nuk meriton të adhurohet më të drejtë askush pos Allahut.”1
“Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë.”2
Që do të thotë se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut.
“A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e Allahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.”3
Kjo do të thotë se zemrat e tyre e dinin rëndësinë e asaj që gjuhët e tyre e shqiptonin . Allahu Subhanehu ue Te‘Ala gjithashtu ka thënë:
“Allahu ka dëshmuar se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk meriton të adhurhet me të drejtë askush pos Tij, Fuqiplotit e të Urtit.”4
“Thuaj: ”A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.”5
“Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët.”6
“Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.”7
Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë
“Ai që vdes dhe e di se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut, do të hyjë në Xhenet.” 8
______________________________________________
1 - 47:19
2 - 43:86
3 - 2:75
4 - 3:18
5 - 39:9
6 - 35:28
7 - 29:43
8 - Ahmedi (1/65).
Kushti i dytë i shahadetit – Bindja.
Bindja është e kundërta e dyshimit. Kjo do të thotë se personi i cili e shqipton shahadetin është padyshim i bindur në domethënien e tij. Sepse besimi është i pavlefshëm nëse ai është i ndërtuar mbi hamendje në vend të bindjes. E çfarë të themi pra nëse dyshimi hyn këtu? Allahu Azze ue Xhel ka thënë:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا وَجَاهَدُوا بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ
“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” 1
Për të qenë besimin i tyre në Allahun dhe të dërguarin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem sinqertë, Allahu kërkoi që ata mos të hulaten në besim, dmth që ata të mos dyshojnë. Ndërsa personi që dyshon i përket hipokritëve – Allahu na ruajttë – për të cilët Allahu Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë:
إِنَّمَا يَسْتَأْذِنُكَ الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ فَهُمْ فِي رَيْبِهِمْ يَتَرَدَّدُونَ
“Vetëm ata që nuk besojnë Allahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.” 2
Është transmetuar në mënyrë autentike nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili tha se i dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lemka thënë:
“Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se unë jam i dërguari i Allahut. Çdo rob që takohet me Allahun me këto dy [shahadete] pa patur dyshim në to, do të hyj në Xhenet.”
Me këtë ai kushtëzoi bindjen në shehadet për të hyrë në Xhennet. Nëse kushti mungon, mungon edhe shpërblimi.
______________________________________________
1 - 49:15
2 - 9:45
Kushti i tretë i shahadetit – Pranimi.
Kushti i tretë është pranimi me zemër dhe me gjuhë i asaj që kërkon shehadeti. Allahu ‘Azze ue Xhel na ka rrëfyer se i ka shpëtuar ata që pranuan shahadetin dhe se i dënoi ata që e kundërshtuan atë. Ai Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë:
“Po ashtu, në çdo vend që Ne kemi dërguar paralajmërues para teje, pasanikët e atij vendi thonin: “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe po ndjekim gjurmët e tyre (Çdo i dërguar) thoshte: “Po sikur unë t’ju kem sjellë (një fe) më të ndriçuar se ajo e të parëve tuaj?!” Ata thonin: “Ne e mohojmë mesazhin me të cilën jeni dërguar!” Atëherë, Ne hakmerreshim kundër atyre, prandaj shiko si ka qenë përfundimi i femohuesve.”1
“E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t’i shpëtojmë besimtarët.”2
“Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam profetë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.”3
Përveç kësaj, Ai na treguar në lidhje me shpërblimin e premtuar për ata të cilët pranuan shahadetin, ashtu sikurse Ai ka treguar në lidhje me dënimin e premtuar për ata që e kundërshtuan atë. Ai Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë:
“Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan pos Allahut, orientoni rrugës së xhehimit! Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.”4
Derisa Allahu Azze ue Xhel tha:
“Sepse, kur u thuhej atyre: “Nuk meriton adhurim me të drejtë askush veç Allahut!” – ata tregoheshin mendjemëdhenj dhe thoshin: “Vallë, a t’i braktisim të adhuruarit tanë për shkak të një poeti të marrë?” 5
Allahu Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë se arsyeja pas ndëshkimit të tyre ishte se ata silleshin me mendemadhësi ndaj shehadetit “Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut”, dhe se ata e akuzuan për gënjeshtër njeriun i cili erdhi me shahadetin. Ata nuk mohuan atë që shahadeti mohon dhe nuk pohuan atë që shahadeti pohon. Në vend të kësaj, ata thanë, me mendjemadhësi dhe arrogancë:
“A mendon ai t’i bëjë të adhuruarit tanë në Një të Adhuruar? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme! Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!” 6
Ata thanë:
“A ti braktisim të adhuruarit tanë për hirë të një poeti të çmendur?”
Atëherë Allahu Subhanehu ue Te‘Ala nxerri në shesh gënjeshtrat e tyre dhe i refuzio ata dhe tha për të dërguarin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë.”7
Pastaj Ai tha lidhur me ata që e pranuan shahadetin:
“Me përjashtim të robërve të Allahut që ishin të sinqertë, Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar, fruta të llojllojshme, ata janë të nderuar, Në Xhenete të begatshme,” 8
______________________________________________
1 - 43: 23-23
2 - 10:103
3 - 30:47
4 - 37 22-24
5 - 37:36
6 - 38:5-7
7 - 37:37
8 - 37: 40-43
Kushti i katërt i shahadetit – Përulja.
Kushti i katërt është ti përulesh asaj që e vërteton shehadeti. Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:
“Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij.”1
“Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur Allahut.”2
“E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt.”3
E lidhja mëe sigurtë është shehadeti se “nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut”.
Të përulesh do të thotë të nënshtrohesh me vepra të mira dhe teuhid. Ndërsa ai që nuk i bindet Allahut dhe nuk bën vepra të mira as nuk është kapur për lidhjen e sigurtë. Ky është kuptimi i fjalëve vijuese të Allahut ‘Azze ue Xhel:
“Sa për ata që nuk besojnë, ti (o Muhammed), mos u brengos nga mohimi i tyre. Ata do të kthehen te Ne, e Ne do t’i njoftojmë për atë që kanë bërë. Me të vërtetë, Allahu di ç’ka në zemrat e njerëzve. Ne ata do t’i kënaqim përkohësisht (në këtë botë) e pastaj do t’i hedhim në dënimin e ashpër (në botën tjetër).”4
Në hadith autentik thotë i dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Askush prej jush nuk beson derisa epshi i tij të jetë në pasim të asaj që unë kam ardhur.”
Kjo është përulja e përsosur dhe qëllimi i saj.
______________________________________________
1 - 39:54
2 - 4:125
3 - 31:22
4 - 31:23-24
Kushti i pestë i shahadetit – Sinqeriteti.
Kushti i pestë është sinqeriteti që është e kundërta e gënjeshtrës. Kjo do të thotë që shahadeti të thuhet me sinqertet nga zemra dhe pastaj të përputhet me gjuhën. Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:
“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.”1
Pos kësaj, Allahu ‘Azze ue Xhel tha për hipokritët të cilët thanë duke gënjyer:
“Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.” 2
Shpesh ndodh që Allahu përmend gjendjen e tyre dhe i zbulonë ata. Allahu Subhanehu ue Te‘Ala e bën këtë në suret El-Bekare, Al-Imran, En-Nisa, el-Enfal, et-Teube, dhe një sure e plotë për ta, dhe të ngjashme.
Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Muadh bin Xhebeli radijAllahu anhunga profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lemi cili ka thënë:
“Nuk ka asnjë njeri që sinqerisht nga zemra e tij dëshmonë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar, vetëmse se Allahu ia ndalon zjarrin atij.”3
Që ky shahadet të jetë shpëtues nga Xhehnemi, ai kërkoi që ai të shqiptohet me sinqeritet nga zemra. Është i kotë shqiptimi i tij në qoftë se ai nuk përputhet me zemrën.
______________________________________________
1 - 29:2-3
2 - 2:8-10
3 - Bukhari (1/44) dhe Muslimi (94).
Kushti i gjashtë i shahadetit – Qëllimi (nijeti)
Kushti i gjashtë është Nijeti. Kjo do të thotë pastrimi i veprës nga shirku me anë të nijetit të sinqertë. Allahu Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë:
“Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun!”1
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,”2
“Thuaj: ”Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!”3
“S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës, Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën Allahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për Allahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e Allahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.”4
Ëshë transmetuar në mëyrë autentike nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lemka thënë:
“Njerëzit më të lumtur për ndërmjetësimin tim janë ata që sinqerisht nga zemra e tyre thonë:” Nuk meriton të adhurohetme tëdrejtë askush përveç Allahut.” 5
Pos kësaj, është transmetuar se profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lemka thënë:
“Allahu ia ka ndaluar zjarrin secilit që thotë se “nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut” dhe ka për qëllim shpërblim e Allahut Azze ue Xhel me të.” 6
______________________________________________
1 - 39:3
2 - 98:5
3 - 39:11
4 - 4:145-146
5 - Bukhari (1/36).
6 - Bukhari (1/116).
Kushti i shtatë i shahadetit – Dashuria.
Kushti i shtatë është dashuria për fjalën “La ilahe ilAllah”, dashuria për atë që nënkupton, për atë që vërteton, dashuria për pasuesit dhe vepruesit saj. Patsaj urrejtja e asaj që e kudërshton këtë fjalë. Allahu Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë:
“E nga njerëzit ka asish që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.”1
Allahu Azze ue Xhel na tregon se robërit e Tij besimtarë e duan më shumë Allahun. Sepse ata nuk e ndajnë dashurinë ndaj Tij me dikë tjetër, për dallim nga idhujtarët të cilët thonë se ata kanë dashuri për Të dhe për të tjerë idhuj karshi Tij. Shenja se robi vërtetë e do Zotin e tij është se ai i jep përparësi dashurisë ndaj Tij para çdo gjëje tjetër edhe nëse kjo do ta kundërshtoj epshin e tij. Kjo përfshinë gjithashtu që ai ta do dhe ta urrej atë që Allahu dhe i Dërguarit i Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-leme urrejnë, dhe e pason të dërguarin e Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe pranon udhëzimin e tij.
Të gjitha këto shenja janë janë kushte për dashuri. Është e pamundur që dashuria të paramendohet në qoftë se ndonjë nga kushtet mungon. Allahu Subhanehu ue Te‘Ala ka thënë:
“A e ke parë ti atë, që për zot e ka marrë epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?”2
______________________________________________
1 - 2:165
2 - 25:43