Xhamia e Haxhi Ymerit
Gjakovë

DISA RREGULLA TË SELAMIT



DISA RREGULLA TË SELAMIT


Vlera e selamit

1 - Abdullah ibn Amr, - radijAll-llahu anhu-, tregon se një njeri pyeti të dërguarin, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: “Cila vepër nga islami është më e mira? Tha: “Të dhurosh ushqim, të përshëndesësh me selam atë që njeh e atë që nuk e njeh”.[1]

2 - Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari i Allahut, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Betohem në Atë që shpirti im është në duar të Tija, nuk do të hyni në xhenet përderisa të besoni, e nuk do të besoni derisa të duheni, a t’ju tregoj një gjë që nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin mes jush”.[2]

3 - Abdullah ibn Selami, -radijallahu anhu-, tregon: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem duke thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të tjerët, faluni kur njerëzit flenë, do të hyni në xhenet të qetë (të shpëtuar)”.[3]

Forma e selamit

1 - Allahu i Madhëruar thotë: Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo send. (Nisa, 86.)

2 - Imran ibn Husajn, - radijAll-llahu anhu -, transmeton: “Erdhi një njeri tek i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, e i tha: “Esselamu alejkum”, e ia ktheu selamin, pastaj u ul. Dhe i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, i tha: “Dhjetë”, pastaj erdh një tjetër e i tha: “Esselamu alejkum ue rahmetullah”, ia ktheu selamin dhe u ul. Tha: “Njëzet”, pastaj erdh një tjetër, e tha: “Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”, ia ktheu selamin, dhe u ul. Tha: “Tridhjetë”.[4]

Vlera e atij që fillon me selam

1 - Ebu Ejub el Ensari, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Nuk i lejohet një myslimani që të mos i flet vëllait të tij më tepër se tre net.  Është e pafalshme për ta që, kur takohen, e kthejnë kokën mënjanë prej njëri-tjetrit. Më i miri i të dyve është ai që jep selam i pari”.[5]

2 - Ebu Umamete, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari i Allahut, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Të parit e njerëzve tek Allahu, kush fillon me selam”.[6]

Kush duhet së pari të fillojë me selam?

1 - Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “I mituri e përshëndet të moshuarin, kalimtari atë që është ulur, pakica shumicën”.[7]

2 - Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Ai që është i hipur e përshëndet kalimtarin, kalimtari atë që është ulur, pakica shumicën”.[8]

Përshëndetja e grave dhe fëmijëve

1 - Esmaja bija e Zejdit, -radijallahu anha-, transmeton: “Kaloi i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, pranë disa grash, e na dha selam”.[9]

2 - Enes ibn Maliku, -radijallahu anhu-, kaloi pranë disa fëmijësh dhe i përshëndeti me selam, dhe ka thënë: “I dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, kështu vepronte”.[10]

Përshëndetja e grave ndaj burrave nëse sigurohen nga fitneja

Um Hani bija e Ebu Talibit, -radijallahu anha-, ka thënë: “Shkova tek i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, vitin e çlirimit, e gjeta duke u larë e Fatimeja, bija e tij e fshehte, i dhashë selam, e tha: “Kush është kjo? I thashë: Unë jam Umu Hani bija e Ebu Talibit, e tha: “Mirë se erdhe oj Umu Hani”.[11]

Përshëndetja gjatë hyrjes në shtëpi

Allahu thotë: Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme”. Nur, 61.

Mos fillimi me selam ndaj jobesimtarëve

1 - Ebu Hurejra, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Mos filloni me selam ndaj çifutëve dhe të krishterëve”.[12]

2 - Enesi, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Në qoftë se ju përshëndesin ithtarët e librit, përgjigjuni me “Edhe mbi ju”, “ve alejkum”.[13]

Kush kalon pranë një grup njerëzish, muslimanë dhe jobesimtarë, i përshëndet, me qëllim t’i përshëndet muslimanët

Usame ibn Zejd, -radijallahu anhuma-, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, kaloi pranë një tubimi të përzier me muslimanë, paganë adhurues të idhujve dhe çifutë, i përshëndeti me selam i dërguari, -salallah ualejhi ue selem-, pastaj u ndal, u afrua tek ata e i thirri te Allahu, u lexoi atyre Kuranin.[14]

Përshëndetja gjatë hyrjes dhe daljes

Ebu Hurejra, - radijallahu anhu -, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Kur ndokush prej jush prezanton në një tubim, le të përshëndetet (me selam), nëse dëshiron të ngrihet le të përshëndetet (me selam) ngase e para nuk është më meritore se e dyta”.[15]

Mos përkulja gjatë takimit

Enes ibn Maliku, -radijallahu anhu-, transmeton: Një njeri tha: O i dërguar i Allahut, nëse njëri prej nesh takon vëllanë e tij apo shokun a t’i përulet atij? Tha: Jo.[16]

Vlera e të shtrëngimit të duarve

Berau, -radijallahu anhu-, transmeton se i dërguari, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, ka thënë: “Nuk ka dy muslimanë që takohen e shtrëngojnë duart vetëm se u falen atyre dyve para se të ndahen”.[17]

Kur duhet shtrënguar duart apo përqafuar?

Enesi, -radijallahu anhu-, thotë se shokët e të dërguarit, -sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, kur takoheshin shtrëngonin duart, e nëse ndokush vinte nga udhëtimi përqafoheshin”.[18]

Mënyra e kthimit të selamit për atë që nuk është prezent

1 - Aisheja radijallahu anha transmeton se i dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i ka thënë asaj: “Oj Aishe, ky është Xhibrili po të përshëndet me selam”. E tha: Ve alejhi selam ve rahmetullahi ve bereketuhu (edhe mbi të qoftë paqja, mëshira e Allahut dhe begatia e Tij), ti sheh atë që unë nuk e shoh”.[19]

2 - Erdh një njeri tek i dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e i tha: Babai im të qon selam. Tha: Ve alejke ve ala ebike esselam (paqja qofte mbi ty dhe mbi babanë tënd)”.[20]

Përshëndetja tri herë nëse nuk dëgjohet përshëndetja e tij

Enesi radijallahu anhu transmeton se i dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem kur fliste ndonjë fjalë e përsëriste tre herë derisa të kuptohej, e nëse vinte tek një grup njerëzish i përshëndete ata (me selam) tre herë.[21]

Përshëndetja e një grupi

Ali ibn Ebi Talibi radijallahu anhu transmeton se i dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mjafton nga një grup njerëz në qoftë kalojnë të përshëndet njëri prej tyre, dhe mjafton që nga ata që janë ulur të përgjigjet njëri prej tyre”.[22]

Mos përshëndetja dhe përgjigjja gjatë kryerjes së nevojës

1 - Ibn Omeri radijallahu anhuma transmeton se një njeri kaloi kur i dërguari i Allahut salallahu alejh ue selem kryente nevojën, e nuk iu përgjigj përshëndetjes së tij”.[23]

2 - Muhaxhir ibn Kandhef radijallahu anhu tregon se një ditë erdhi tek i dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ndërsa ai kryente nevojën, e përshëndeti me selam, e nuk iu përgjigj atij derisa morri abdes, pastaj ia sqaroi atij e i tha: “Unë urreja që ta përmend Allahun aze ve xhel pos se kur jam i pastër”.[24]

Urrejtja e fillimit të përshëndetjes me (ve alejkum)

1 - Xhabir ibn Sulejm radijallahu anhu tregon: Erdha tek i dërguari sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e i thash: “Alejke selam” më tha: “Mos thuaj “Alejke selam” por thuaj “Esselamu alejke”…”.[25]

2 - Në një transmetim tjetër: “Alejke selam është përshëndetja e të vdekurve”.[26]

 

LIGJËSIMI I SELAMIT DHE DOBITË E TIJ

 

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili na urdhëroi që të kapemi për litarin e Tij dhe na ndaloi prej përçarjes dhe kontradiktave: Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë” (Ali Imran 101.) Dëshmoj se nuk i takon me të vërtet adhurimi askujt përveç se Allahut, i cili është një dhe nuk ka shok. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, dhe dëshmoj se është njeriu me moral më të lartë dhe me zemër më të mirë dhe më të  shëndoshë. Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

 

O ju njerëz frikojuni Allahut dhe veproni me ligjet e fesë së juaj që të jetë i kënaqur Zoti i juaj, të fitoni shpërblimet e Tij dhe t’i shpëtoni dënimit të Tij. Allahu për ju i ligjësoi ligjet më të mira, në të Dërguarin e juaj e la shembullin më të mirë për njerëzimin dhe përhapjen e selamit e bëri një prej ligjeve më të mëdha që i ligjësoi. Selami është përshëndetje e veçantë e muslimanëve dhe e melaqeve dhe e banorëve të xhenetit dhe përshëndetja e besimtarëve atë ditë kur do ta takojnë Zotin e tyre.

Allahu i urdhëroi muslimanët që të përshëndeten në mes veti kur të hynë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe tha: “O ju besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre”. (Nur 27), dhe “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu”. (Nur 61.)

Poashtu urdhëroi me dhënien e selamit gjatë takimeve me njëri-tjetrin. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, thotë: “Nëse e takon dikush vëllanë e vet, le t’i jap selam, e nëse në mes tyre ka ndonjë pemë, mur apo gur e pastaj e takon le t’i japë atij selam”.

Poashtu ligjësohet dhënia e selamit gjatë ardhjes dhe fillimit të uljes, dhe gjatë ngritjes dhe largimit prej mexhlisit. Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë grupim, të përshëndesë me selam, dhe kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë prapë me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit”.

Sunet është ta përshëndesë kalorësi këmbësorin, këmbësori të ulurin, pakica shumicën, i vogli të rriturin, dhe forma e përshëndetjes për atë që e fillon është: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”, kurse për atë që i përgjigjet është: “Ue alejkumu selam ue rahmetullahi ue bereketuhu”. Kjo është forma më e mirë, por edhe nëse e shkurton ai që e jep vetëm se në “Es selamu alejkum”, dhe ai që përgjigjet vetëm se në “Ue alejkumu selam” lejohet, por më mirë është që kur t’ia kthen të shton në formë siç thotë edhe Allahu, azze ue xhel: “Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë”. (Nisa 86).

Ibën Kethiri, Rahimullah, kur e komenton këtë ajet thotë: “Kur të përshëndet një musliman përgjigju atij me më mirë duke shtuar në formë ose përgjigju ashtu si të përshëndeti”. Teprica apo shtimi në formë është e pëlqyer, ndërsa ngjasimi është detyrues që do të thotë se fillimi me selam është e pëlqyer, kurse përgjigja apo kthimi i tij detyrim dhe duhet patjetër të jetë me fjalën “Selam”.

Përshëndetjet si, mirëmëngjesi dhe mirëdita, nuk bëjnë pjesë në përshëndetjen me selam. Njeriu duhet patjetër që ta shqipton selamin dhe nuk mjafton shenja me dorë apo me kokë për shkak ndalesës që ka ardhur në hadithin të cilin e përcjell Amru ibën Shuajb, radijAll-llahu anhu, prej gjyshit të tij dhe ky i fundit  prej Pejgamberit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili i ngjason të huajit, mos u ngjasoni çifutëve dhe të krishterëve. Përshëndetja e çifutëve është shenja me gishta, ndërsa përshëndetja e krishterëve është përshëndetja me dorë”.

Por nëse është i përshëndeturi shurdh apo është larg e kështu me radhë nuk ka problem nëse e përshëndet me shenjë dhe njëkohësisht duke e shqiptuar selamin.

Përshëndetja me selam është prej të drejtave të muslimanëve të ndërsjella dhe duhet që të përshëndeten mes veti. Jobesimtarëve nuk lejohet që t’i përshëndesim me selam, por nëse ata fillojnë me selam, u themi: “Ue alejkum”, duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë: Mos filloni të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve, dhe nëse e takoni në rrugë ndonjërin prej tyre detyrojeni atë që tu përmbahet anëve të rrugës”.

Enesi, radijAll-llahu anhu, përcjell se Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë: Nëse ju përshëndesin juve të krishterët dhe çifutët thuani atyre: “Ue alejkum”.

O ju musliman, dijeni Allahu ju mëshiroftë se ka kohëra dhe vende ku nuk ligjësohet në to dhënia e selamit, prej saj:

Kur njeriu është duke e kryer nevojën e vogël apo të madhe, apo është në tualet, pastaj gjatë hutbes së Xhumasë nuk lejohet që të përshëndetet xhemati kur e dëgjojnë hutben, për shkak se ata janë të urdhëruar të mos flasin dhe nëse i përshëndet ndonjëri nuk lejohet që t’ia kthejnë selamin.

Poashtu, gjatë leximit të Kuranit lexuesit nuk i jepet selam kur lexon. Ajo çka e meriton të përmendet dhe t’ia tërheqim vërejtjen është përshëndetja e njerëzve me dorë pas namazeve detyruese dhe vullnetare. Kjo përshëndetje nuk ligjësohet dhe nëse njeriu vazhdon në veprimin e saj kalon në risi. Nëse e vepron atë për ndonjë shkak si kur e takon ndonjë njeri të cilin nuk e ka parë një kohë të gjatë apo ka nevojë të i flet për diçka, kjo lejohet dhe nuk ka gjë në të.

Përshëndetja me dorë gjatë takimit është sunet i pëlqyer dhe i kërkuar. Bera ibën Azib, radijAll-llahu anhu, përcjell se Pejgamberi,sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nuk takohen dy muslimanë e përshëndetën me dorë vetëm se iu falen mëkatet, para se të ndahen”.  

Përkulja gjatë përshëndetjes ndalohet edhe atë duke u bazuar në hadithin të cilin e shënon Tirmidhiu, Rahimullah, në librin e tij se është pyetur Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, se a lejohet përkulja gjatë përshëndetjes? Është përgjigjur se nuk lejohet. Përkulja është një lloj rukue, ndërsa rukua dhe sexhdeja nuk lejohen vetëm se për Allahun.

Sa i takon dispozitës së ngritjes për selam ose për respekt të një njeriu i cili vjen prej rruge apo hyn në ndonjë mexhlis lejohet. Kurse ngritja në shenjë respekti të një njeriu e jo për arsye të përshëndetjes së tij, siç u ngrihet mbretërve, kryetarëve, etj, deri sa ata të ulen, apo siç i urdhërojnë mësuesit nxënësit të ngrihen kur ata hyn në klasë apo kur vjen ndonjë vizitor në klasë, kjo nuk lejohet. Ibën Tejmije, Rahimullah, thotë: “Nuk ka qenë tradita e të parëve tanë gjatë periudhës së Pejgamberit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, dhe periudhës së halifeve të drejtë, të i ngrihen në këmbë Pejgamberit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, dhe halifeve pas tij siç është traditë sot ku njerëzit u ngrihen në këmbë njëri-tjetrit”.

Madje Enes ibën Malik, radijAll-llahu anhu, thotë se nuk ka pasur krijesë më të dashur tek ne se Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,mirëpo askush prej sahabëve kur e shihte nuk iu ngritke në këmbë për shkak se ai e urrente atë.

Ndoshta janë ngritur për atë njeri i cili ka ardhur prej rruge që ta presin siç transmetohet se Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, është ngritur për Ikramen, dhe u ka thënë Ensarëve kur erdhi Sad ibën Muadhi, radijAll-llahu anhu: “Ngrihuni dhe priteni udhëheqësin e juaj”.Prandaj muslimanët duhet t’i pasojnë të parët tanë për të cilët Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë thënë se janë gjenerata më e mirë në historinë e njerëzimit dhe na kanë urdhëruar që t’i pasojmë ata.  

O ju robërit e Allahut,

Kur njeriu përshëndet me selam apo i dërgohet selami prej një njeriu tjetër i cili nuk është prezent aty detyrohet që t’ia kthen dhe nëse përshëndetja është nëpërmjet ndonjë ndërmjetësuesi detyrohet të thotë “Ue alejhi selam”. Nëse përshëndetja është nëpërmjet ndonjë shkrimi apo letre, kur ta lexon duhet të thotë: “Ue alejkum selam”.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe përhapeni selamin mes jush për arsye se ai është shkak i shumë mirësive dhe i ringjalljes së Sunetit dhe i largimit të egërsisë mes njerëzve. Ai është prej fjalëve më të mira dhe të folurit më të bukur dhe Allahu për të tha: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu”. (Nur 61).

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut që i bëri besimtarët vëllezër mes veti. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të madhe. Dëshmoj se nuk i takon me të vërtet adhurimi askujt përveç se Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, të cilin Allahu e bëri shëmbëlltyrë për të gjithë besimtarët. Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

 

O ju njerëz, kapuni për veprat e mira dhe virtytet e larta të moralit dhe dijeni se përhapja e selamit mes jush është shkak i shumë fryteve të mëdha, prej saj:

- Është një prej shkaqeve për hyrjen e njeriut në xhenet.

Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, thotë: “O ju njerëz, përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, mbani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit tjerë flenë që të qetë të hyni në xhenet”.

- Është shkak i cili mbjell dashuri në zemër mes njerëzve.

Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, thotë: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes vete. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do të duheni në mes vete? Përhapeni selamin (përshëndetjen) në mes jush”. 

 - Selami dhe përshëndetja me dorë janë shkak i faljes së mëkateve.

 Pejgamberi, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, thotë: “Nuk takohen dy muslimanë e përshëndetën me dorë vetëm se iu falen mëkatet, para se të ndahen”, dhe me një transmetim tjetër thotë: “Kur besimtari e takon një besimtar e përshëndet dhe ia japin dorën njëri-tjetrit, iu bien mëkatet siç bien gjethet e pemëve”.

O ju besimtarë për këto arsye kapuni për të dhe veproni me të që t’i fitoni të gjitha frytet e saj.

 

SHKUJDESI NDAJ SELAMIT

 

“Es-Selamu Alejkum Ve Rahmetullah Ve Berekatuhu”. Një fjali madhështore, e bukur, dhe shumë këndshme, me të cilën një musliman ndjen kënaqësi  kur e shqipton apo e dëgjon atë. Ajo ka një pozitë të veçantë dhe të dalluar. E si jo, kur ajo është përshëndetje me të cilën është i kënaqur Allahu, i Lartësuar. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: Selam, është emër prej emrave të Allahut të Madhëruar, Allahu e vendosi në tokë, andaj përhapeni selamin mes jush”.

Gjithashtu ka thënë: Allahu e krijoi Ademin në një fizionomi, gjatësia e të cili ishte gjashtëdhjetë parakrah, kur e krijoi tha: Shko dhe përshëndeti me selam atë grup. Ata ishin një grup prej melaqeve, dëgjo përshëndetjen e tyre, ngase ajo është përshëndetje për ty dhe pasradhësit e tu. Shkoi dhe u tha: Selamu alejkum. Ata i thanë: Selamu aleje ve rahmetullah. Dhe shtuan: Ve rahmetullah. E transmeton Muslimi.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: Nuk do të hyni në xhenet përderisa të  besoni, e nuk do të besoni përderisa të duheni mes vete, a t’ju tregoj për një gjë që nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin mes jush”.

Dhe ka thënë: Njeriu më koprrac është ai që bëhet koprrac për selam”.

Umejr ibn Vehb, radijallahu anhu, kur hyri tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: ‘Mëngjes të begatshëm’. Që ishte një përshëndetje e kohës injorancës. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem i tha: “Allahu na ka nderuar me një përshëndetje më të mirë se përshëndetja jote, o Umejr, (ajo është) Selami, përshëndetja e banorëve të xhenetit”.

Sahabët ishin shumë të përkushtuar në praktikimin e kësaj vlere dhe përfitimin e mirësive të saja. Abdullah ibn Omer kalonte nëpër treg, jo për ndonjë nevojë, por vetëm se për të përshëndetur me selam gjithë njerëzit, të miturit e të moshuarit, duke synuar shtimin e të mirave dhe shlyerjen e të këqijave, përfitimin e faljes, mëshirës dhe hyrjen në xhenetin e gjerë.

Sa krenar që duhet të jetë besimtari me këtë përshëndetje e të vepron në përhapjen e saj në gjitha vendet e kohërat, me përjashtim ndaj çifutëve dhe të krishterëve, ndaj tyre nuk fillojmë me selam, sikur që na ka mësuar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.

Është përshëndetje e cila nuk duhet përkufizuar me ndonjë mjet komunikimi, qoftë ballafaqimi me selam ndaj atij të cilin e takon, apo nëpërmjet telefonit, apo nëpërmjet mjeteve bashkëkohore të komunikimit, siç është ‘Skype’, ‘ËhatsApp’, e shumë të tjera. Që kohën e fundit kanë hasur pranim të madh në gjithë botën, gjithashtu në shoqërinë tonë, ka një ndikim të madh. Njerëzit, siç është e zakontë, dallojnë për nga përfitimi nga këto mjete, prej tyre që i përdorin për mirësi, e disa për ligësi.

Nga ndikimet më të rëndësishme pozitive është se lehtësojnë kontaktin mesfamiljar, shoqëror, si dhe kontribuojnë në shtimin dhe forcimin e lidhjeve, bile është bërë një mjet i thirrjes shumë i dobishëm. Sa të bukura që janë përshëndetjet e mëngjesit dhe mbrëmjes të cilat na vijnë gjithë neve! Por, po të kishin qenë këto përshëndetjen bazuar në metodologjinë e islamit dhe sunetit të pejgamberit, andaj, shumë prej përshëndetjeve të cilat përdoren “Mirëmëngjesi”, “Mirëmbrëma”, e të tjera. E duke dërguar njëri tjetrit kartela me të njëjtin kuptim, padyshim se këto janë shumë të bukura dhe kanë ndikim të madh tek njeriu,por sikur të ishin paraprij me përshëndetjen islame!

Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetva, në lidhje me këto lloje të përshëndetjeve deklaron: “Nuk ka gjë në to, por të jenë pas përshëndetjes me selam, dhe pas përgjigjes, nëse personi e përshëndet atë”. (24/115)

Gjithashtu është pyetur komisioni i përhershëm: “Tek ne në Egjipt, zakon është që në mëngjes të përshëndesim duke thënë: Mirëmëngjesi o filan! Cila është dispozita fetare në lidhje me këtë përshëndetje?

Janë përgjigjur: Falënderimi i takon Allahut! Përshëndetja e islamit është  “Selam alejkum”, e nëse shton “ve rahmetullahi ve bereketuhu” është më me vlerë, e nëse e përshëndet pas kësaj me “Mirëmëngjesi” nuk ka gjë të keqe, por, të mjafton vetëm me përshëndetjen “Mirëmëngjesi”, pa mos thënë “Selam alejkum” ka vepruar gabimisht”. (24/119)

Pra, të kontribuojmë në përhapjen e kësaj përshëndetje në të gjitha mjetet e komunikimit. Duke shpresuar nga Allahu, mirësitë dhe begatitë, Ai me të vërtetë i përgjigjet lutjeve.

Huvejda Fevaz el Fevaz

 

VLERA E SELAMIT

 

Allahu,- xhele ue ala thotë: “O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja përderisa të mos lajmëroheni e të mos i përshëndetni banuesit e saj.” (Nurë : 27)

“Kur të hyni në shtëpi – ju përshëndeteni banuesit e saj me një përshëndetje nga Perëndia, të begatshme e të mirë.” (Nurë: 61)

Transmetohet nga Abdilah bin Amër bin el Asi,- radijAll-llahu anhu,- se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- i tha: Të dhurosh ushqim si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”.[1]

Transmetohet nga Bera Ibn Azib,- radijAll-llahu anhu,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, na ka urdhëruar t’i veprojmë shtatë gjëra: “Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, përcjelljen e xhenazes, t’i përgjigjemi me lutje atij që teshëtinë(kur thotë elhamdulilah-falënderimi i takon Allahut- pas teshtitjes, t’i thuaji Jerhamhkellah (Allahu të mëshiroftë), me i ndihmu të dobëtit, me i ndihmu atij që i bëhet padrejtësi (zullum), me përhap selamin dhe me qu betimin në vend.”[2]

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: ”Nuk keni për të hyrë në Xhenet dërisa të besoni. Nuk keni me arrit me besu si duhet derisa të duheni mes vete. A doni t’ju udhëzoj në diçka që nëse e veproheni do të duheni mes vete? Përhapeni selamin mes jush.” (Shënuan: Muslimi – 45, Ebu Davudu – 5193, Tirmidhiu – 2688).

Koment i përgjithshëm:

Selami është një simbol prej simboleve të Fesë Islame. Allahu e bëri përshëndetje kryesore në mesin e pjesëtarëve të kësaj feje të pastër. Allahu e bëri selamin njërin nga obligimet që i ka muslimani karshi vllait të tij musliman. Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- na lajmroi se çelsi dhe shkaku kryesor i dashurisë vëllezërore është përhapja e selamit në mesin e tyre. Dha dashuria vëllezërore është një nga shkaqet e hyrjes së muslimanit në Xhenet.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

01. Vlera e selamit, sepse selami është përshëndetje e bereqetshme që Allahu e caktoi mes robërve të Tij.

02. Selami është urë lidhëse e dashurisë vëllezërore në mesin e muslimanëve.

03. Dashuria vëllezërore shpie drejt Xhenetit të Allahut xhele ue ala.

04. Pëlqehet përhapja dhe dhënia selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh nga mesi i muslimanëve.

[1] - (Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).

[2] - (Shënuan: Buhariu- 3/112(1239) 18/11(6235) dhe Muslimi – 2066).

 

VLERA E SELAMIT NË KUR’AN DHE SUNET

 

Forma e dhënies dhe kthyerjes së Selamit!

 

Allahu xhele ue ala thotë:

Kur të ju përshëndet dikush me respekt, kthenia përshëndetjen në mënyrë më të bukur, ose si ajo! Se Perëndia është llogaritar për çdo gjë.” (Nisa : 86).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, -radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Pasi Allahu e krijoi Ademin, alejhi selam, i tha: “Shko dhe përshëndete një grup të melaikeve që janë ulur dhe dëgjo se si do të përshëndetin. Sepse ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu”. Ademi, alejhi selam, u tha: Es Selamu Alejkum (Paqja e Allahut qoftë mbi ju), ia kthyen melaiket: “Es Selamu alejke ue rahmetullah (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty) duke e shtuar: “Ue Rahmetullah” (mëshira e Allahut)”.[1]

Transmetohet nga Imran Ibn Husajni,- radijAll-llahu anhu,- se ka thënë: “Erdh një njeri pranë Pejgamberit,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- dhe tha: “Es Selamu Alejkum”. Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ia ktheu, pastaj ai (njeriu) u ul. Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- tha: “Dhjetë të mira”. Pas pak erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es selamu alejkum ue rahmetullah”. Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ia ktheu dhe ai njeriu u ul, e Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- tha: “Njëzet të mira”. Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”. Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ia ktheu selamin, ai njeriu u ul. Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- tha: “Tridhjetë të mira”.[2]

Komentim i përgjithshëm:

Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem-, na lajmëroi se dhënia e selamit është prej suneteve të kahmotshme edhe të pejgamberëve të tjerë, duke na lajmëruar se Allahu ia ligjësoi edhe njeriut të parë Ademit, alejhi selam, familjës së tij dhe gjithë atyre që do vinë pas tij çështjen e selamit.

Muslimani duhet të mëson dhënien e selamit dhe ta thotë në këtë mënyrë: Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu (Paqja, mëshira, rahmeti dhe bereqeti i Allahut qoftë mbi ju).

Kjo është mënyra më e plotë dhe më e mira e dhënies së selamit.

Por edhe nëse e shkurton dhe e thotë vetëm: Es selamu alejkum ose Es selamu alejkum ue rahmetullah, themi se mjafton edhe kështu të thuhet.

Dhe ne e mësuam nga vetë fjalët e të Dërguarit të Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- se kush e thotë formën e plotë të selamit atij i takojnë tridhjetë të mira, ashtu siç u cekë në hadithin e lartpërmendur.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

01. Forma e selamit e cila është ligjësuar të thuhet është: Es selamu Alejkum.

02. Nëse e shton edhe fjalën; Es selamu Alejkum Ue Rahmetullah, kjo është më mirë, por në çoftë se e kompleton dhe thua: Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu, kjo është edhe më mirë.

03. Obligohet muslimani ta kthej selamin, nëse dikush e përshëndet me selam.

04. Nëse na përshëndet dikush me selam, nuk na mjafton neve t’i themi: mirë se vjen, urdhëro, apo edhe ndonjë fjalë tjetër të ngjajshme me to.

05. Pëlqehet nëse dikush të thotë: Es Selamu alejkum, t’i ta shtosh më shumë se kaq: Ua Alejkum Selam Ue Rahmetullah, etj.

06. Duhet t’ia kthesh selamin atij që të jep selam , ose në të njetën mënyrë ose ta shtosh kthyerjen e selamit. Kurse nuk lejohet ta kthesh selamin më pak se ai që të ka përshëndet(p.sh. Nëse të jep selam me : Es Selamu Alejkum Ue rahmetullah, duhesh t’ia kthesh (Alejkum Selam Ue Rahmetullah) ose me shumë, e nuk mjafton vetëm t’ia kthesh (Ua Alejkum Selam).

[1] - (Shënon: Buhariu – 11/3(6227) dhe Muslimi – 2841)

[2] - (Tirmidhiu, 2689 dhe thotë se hadithi është hasen garib; Ibn Haxheri në Fet’h thotë se zingjiri i hadithit është i fortë. Gjithashtu e transmeton edhe Ebu Davudi : 5195

“Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!” (Sure Rrahman, 60)

“Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” ( Sure Fussilet: 34).

Transmeton Imam Muslimi,- radijAll-llahu anhu,- se Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”. E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha (Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): Kur e takon (vëllain) e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloe, kur vëllai teshtin dhe thotë,- “elhamdulilah” (falënderimi i takon Allahut),- ti thuaji,- “jerhamukellah” ( Allahu të mëshiroftë),- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoe atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij.” ( Shënuan: Tirmidhiu: 2737, Nesaiu:1938).

Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- radijAll-llahu anhu,- se Pejgamberi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: Kthyerja e selamit, vizita gjatë sëmundjes, përcjellja e xhenazes, përgjigjeja ndaj ftesës, dhe bërja dua (ta mëshiroje Allahu) për vëllain në momentin kur ai teshtin.’’ ( Shënuan: Buhariu: 124 dhe Muslimi: 5/2162).

Transmetohet nga Abdullah ibn Selam,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: “O ju njerëz, përhapeni selamin në mesin tuaj, ushqeni të varfërit, faluni natën kur njerëzit janë duke fjetur, do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe-shpëtim (selame).” (Shënon: Tirmidhiu – 2378).

Komentim i përgjithshëm:

Përhapja e selamit në mesin e njerëzve është bereqet dhe e shton dashurinë në mesin e tyre për njëri tjetrin.

Allahu na ka lajmruar se puna e mirë shpërblehet, e një nga punët e mira dhe shumë me vlerë është edhe përhapja e selamit.

Ka mundësi që në mesin e muslimanëve dy njerëz i kanë raportet jo të mira mes vete, dhënia e selamit mes tyre është urë lidhëse e pajtimit dhe rregullimit të raporteve.

Nuk krahasohet e mira me të keqen, andaj jepi selam edhe atij që ti nuk e do apo nuk i ke raportet mirë me të, sepse kur t’i i jep selam me lejen e Allahut zemra e tij do të zbutet dhe raportet me kalimin e kohës do të rregullohen.

Një prej obligimeve që i ka muslimani karshi vllait të tij musliman është kthyerja e selamit.

Njëherit edhe nga fjalët apo porosit e para të Muhamedit,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- që i tha kur e bëri hixhretin prej Mekes në Medine, ishte edhe përhapja e selamit.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

01. Mësojmë se puna e mirë nuk shpërblehet ndryshe pos me mirësi dhe shpërblime të mëdha nga Allahu, xhele ue ala.

02. Muslimani e ka për obligim t’ia kthej selamin vëllait të tij musliman në momentin kur ai e përshëndet me selam.

03. Muhamedi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem i stimuloi dhe i nxiti sahabët në shumë gjëra kur filloi thirrjen e tij në Islam, ndër to ishte edhe përhapja e selamit në mesin e tyre.

04. Selami është urë lidhëse e dashurisë dhe mirëkuptimit vëllezëror mes atyre që nuk i kanë raportet e mira mes vete.

05. Përmes selamit ne e lusim Allahun që të na lëshoj bereqet, rahmet, paqe në mesin tonë.

06. Shpeshtimi i selamit nga ana yte ka mundësi ta rikthej në mikë të ngushtë personin që më parë e llogarisje armik krysorë tëndin.

 “Kur të vijnë te Ti ata që besojnë në argumentet Tona, thuaj:(Selamu Alejkum) “Shpëtimi (Paqa) qoftë mbi ju!.” ( En’am: 54).

“Lutja e tyre në to (kopshtije) është: “Qofsh i lavdëruar o Zot!” e përshëndetja e tyre në të: “Selam” e lutja e tyre e fundit është: “Falenderojmë Allahun, Zotin e gjithësisë!.”( Junus: 10).

“E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij:(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!.”(Zumer: 73).

“(e ju thonë):(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!. ”( Rra’d: 24).

Transmetohet nga Enesi,- radijAll-llahu anhu,- se ka thënë: Më tha mua i Dërguari i Allahut,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,-: “O biri im  (o djalosh)! Kur të hysh në shtëpinë tënde (tek familja yte), jepju selam atyre, sepse kjo përshëndetje do të jetë bereqet për ty dhe për familjën tënde.” (Shënon: Tirmidhiu- 2698, dhe thotë se hadithi është hasen sahih. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih).

Transmetohet se Enesi,- radijAll-llahu anhu,- kaloi pranë disa të fëmijeve dhe i përshëndeti ata me selam, dhe tha: Kështu vepronte i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!.” (Shënon: Buhariu – 11/32(6247), Muslimi – 2168, Ebu Davudi – 5202 dhe Tirmidhiu – 2696).

Omeri,- radijAll-llahu anhuthotë: “Dashuria vëllezërore forcohet përmes tre gjërave: 1. Kur ta takosh vëllain tënd, ta përshëndetësh me selam. 2. Nëse vjen në mexhlis(takim) zgjerohu dhe liroja vendin të ulet afër teje në mexhlis. 3. Thirre vëllain tënd me emrat më të bukur që ai i don apo ti e dinë se ai gëzohet dhe kënaqet kur e thërret me ata emra.”

Komentim i përgjithshëm:

Islami në veten tij ngërthen edukata të llojllojshme, të cilave duhet t’i kushtoj vëmendje dhe rëndësi muslimani, si dhe të mundohet t’i fusë në praktikë edukatat islame. Një nga eduakatat islame është edhe përshëndetja e familjarëve me selam në momentin kur muslimani futet apo kthehet në shtëpinë e tij. Sepse kjo përshëndetje do të jetë bereqet për të dhe familjën e tij. Dhe nuk ka aspak dyshim se praktikimi i sunetit sjell bereqete të shumta në familje, shoqëri apo edhe në rrethin ku jetojmë. Gjithashtu, prej edukatës islam është që edhe fëmijët t’i përshëndesim me selam, të jemi të butë dhe kujdesshëm ndaj tyre, sepse kështu na ka porositur i Dërguari i Allahut dhe sahabët e tij. Nëse veprojmë kështu, edhe fëmijet do të edukuohen dhe do të mësohen ta praktikojnë këtë sunet të bereqetshëm. Allahu e udhëzoi të Dërguarin e tij që në momentin kur t’i takojë ata që besuan argumentet e Allahut, t’i përshëndes me selam. Selami, njëherit është edhe përshëndetja e banorëve të Xhenetit. Allahu,- xhele ue ala!,- do t’i përshëndet banorët e Xhenetit me Selam. Këshilla e Omerit, na mëson se një nga elementet kryesore e forcimit të lidhjeve vëllezërore është edhe përshëndetja e vëllaut me selam çdoherë që ta takosh.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

01. Pëlqehet dhe preferohet që ta përshëndetësh familjën me selam, çdoherë që hynë apo del nga shtëpia.

02. Pëlqehet t’i përshëndetësh edhe fëmijët me selam, sepse kjo ua mundëson atyre mësimin dhe praktikimin e këtij suneti.

03. Nëse dëshiron t’ia zbutësh zemrën vëllait tënd atëherë përshëndete me selam.

04. Nëse dëshiron t’i forcosh lidhjet vëllezërore me një vëlla, përshëndete saherë që e takon me selam dhe thirre me emra të bukur që ai i don.

05. Krenohu nëse je prej atyre që përhapin një sunet dhe falëndero Allahun për këtë dhunti.

“Të cilëve engjëjt ua marrin shpirtërat, (duke qenë ata) të pastër. (E engjëjt) u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju(Selamun alejkum)! Hyni në xhennet për ato që keni punuar!.” (Nahl: 32).

“Dhe ata i thërrasin banorët e xhennetit: (Selamun alejkum) “Kënaqësia qoftë mbi ju!.” (Araf; 46)

“E kur të dëgjojnë ndonjë marrëzi, shmangen prej saj dhe thonë: “Veprat tona janë për ne e veprat tuaja janë për ju; (Selamun alejkum) paqa qoftë mbi ju (lamtumirë!) Na nuk duam shoqëri me të padishmit (xhahilat)”. (Kasas: 55)

“E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij: “(Selamun alejkum) Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!” (Zumer: 73).

“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (Nahl: 97).

Transmetohet nga Xhabiri,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hypri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse ai cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, dhe ata dy që janë duke ecë në këmbë cilido që i paraprinë i pari me selam ai është më i miri.” (Shënon Bezari: ,- ‘’ keshful estar’’,- 2006 dhe ,-‘’ muxhema ez zevaid’’,-36/8 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 498.)

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hypri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse ai cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, pakica e përshëndesin me selam shumicën dhe i vogli e përshëndet me selam të madhin.” (Shënuan: Buhariu – 11/16(6234), Muslimi – 2160, Ebu Davudi – 5198 dhe Tirmidhiu – 2703).

Transmetohet nga Ebi Umame el Bahiliji,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: ”Njerëzit me afër Allahut (me grad më të lartë tek Allahu) janë ata që fillojnë të parët me selam.” (Shënon: Ebu Davudi – 5197, Tirnidhiu – 2694 dhe thotë se hadithi është hasen. Imam Neveviu në librin e tij Rijadus Salihin- 326 thotë se Zingjiri i këtij hadithi është e mirë. Kurse Shejh Albani në librin El Kelimu Tajib- 198 thotë se zingjiri i hadithit është sahih(i vërtetë).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- radijAll-llahu anhu,- se erdhi një njeri në Xhaminë e Pejgamberit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe e fali namazin, pastaj erdhi tek pejgamberi alejhi selam dhe i dha selam, ia ktheu selamin pejgamberi alejhi selam dhe i tha: Kthehu falu prap sepse ti nuk je falur (se ke falë namazin si duhet). Njeriu u kthye u falë dhe prap erdhi tek Pejgamberi, alejhi selam, dhe i dha selam pejgamberit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, kjo gjë u përsërit tre herë rradhazi.” (Shënon: Buhariu- 2/237(757) – 11/36(6251), Muslimi – 397 dhe Tirmidhiu – 2692).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: ”Nëse ndonjëri prej jush e takon vëllain e tij le ta përshëndes me selam, nëse i ndanë ndonjë pemë, muri ose guri dhe pastaj pas pak prap takohen, le ta përshëndet përsëri me selam vëllain e tij.” (Shënon: Ebu Davudi – 5200, Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në Sahihul Xhamiu – 789).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: ”Nëse dikush prej juve hyn në ndonjë mexhlis le t’i përshëndet me selam dhe pastaj nëse dëshiron të ulet aty le të ulet. Dhe nëse ngrihet dhe dëshiron të del prej mexhlisit le t’i përshëndet prap me selam, sepse selami i parë (i hyrjes në mexhlis) nuk e largon hakun e selamit të dytë (i daljes nga mexhlisi).” (Shënon: Ebu Davudi – 5208, Tirmidhiu – 2706 dhe thotë se hadithi është hasen. Shejh Albani në Sahihul Xhamiu – 400 thotë se hadithi është sahih).

Komentim i përgjithshëm:

Prej edukatës islame dhe sunetit profetik është që të filloj me selam i pari ai i cili është i hipur mbi ndonjë mjet udhëtimi atij i cili është duke ecur. Ai që është duke ecur t’i jep selam i pari atij që është ulur. Pakica t’i jep selam shumicës. Nëse një i vogël takon një më të madh se ai apo ndonjë të moshuar, i vogli duhet të filloj me selam i pari, krejt kjo në suaza të rrespektit dhe mëshirës ndaj njëri tjetrit.

Nëse takohen dy muslimanë, më afër Allahut është ai i cili fillon i pari me dhënien e selamit, sepse ai i parapriu këtij në kryerjen e punëve të mira.

Gjithashtu, pëlqehet dhënia apo përsëritja e shpesht e selamit, nëse takohen dy muslimanë dhe ndahen për pak çaste dhe takohen prap, është e pelqyer përsëritja dhe dhënia e selamit prap.

Njashtu, prej sunetit është kur muslimani hynë në ndonjë mexhlis t’i jap selam pjestarëve të mexhlisit, si dhe kush largohet nga mexhlisi pëlqehet të largohet dukë dhënë selam.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

01. Prej sunetit është t’i jap selam ai i cili është i hipur atij që është duke ecur, ai që është duke ecur t’i jap selam atij që që është ulur, pakica t’i jap selam shumicës dhe i vogli t’i jap selam të madhit.

02. Prej sunetit është dhënia e selamit kur takohen dy muslimanë, si dhe kur ndahen për pak çaste dhe prap takohen pëlqehet t’i japin selam njëri tjetrin, edhe nëse përsëritet kjo gjë shpesh(p.sh. Është në dhom dhe del në banjo jep selam, pastaj kthehet prap në dhomë prap jep selam, etj).

03. Pëlqehet dhënia e selamit kur del nga mexhlisi kurse kthyerja e selamit nga pjestarët e mexhlisit është obligim.

04. Mos ngurro në dhënien e selamit i pari, sepse njerëzit me gradë më të lartë tek Allahu janë ata që fillojnë të parët me selam.

05. Kush punon vepra të mira, qoftë mashkëll apo femër Allahu do t’i dhurojë jetë të lumtur në dunja dhe në ahiret.

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: “Mos filloni të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve, dhe nëse e takoni në rrugë ndonjërin prej tyre detyrojeni atë drejt rrugës më të ngushtë”. (Shënon: Muslimi : 2167, Tirmidhiu: 2700 dhe Ebu Davudi: 5205)

Transmetohet nga Enesi,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- ka thënë: ”Nëse ju përshëndesin juve me selam ithtarët e librit, ju thuajuni : ua alejkum(edhe juve).” (Shënon: Buhariu: 11/42(6258), Muslimi: 2163, Ebu Davudi: 5207 dhe Tirmidhiu: 3301).

Transmetohet nga Usame Ibn Zejdi,- radijAll-llahu anhu,- se Muhamedi,- sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem,- kaloi pranë një mexhlisi në të cilin ishin prezent disa muslimanë dhe pabesimtarë, dhe pejgamberi alejhi selam i përshëndeti me selam.” (Shënon: Buhariu: 38/11(6253), Muslimi: 1798 dhe Tirmidhiu: 2702).

Koment i përgjithshëm: Selami është përshëndetje e veçant për muslimanët. Përmes selamit muslimanët e nderojnë dhe rrespektojnë njëri tjetrin. Andaj, nuk lejohet t’i japim të parët selam pabesimtarëve, sepse kjo aludon se t’i i rrespekton, nderon ata si dhe je dakord me shirkun e tyre. Mirëpo, nëse pabesimtarët na përshëndesin me selam, ne ua kthejmë ue alejkum, ashtu siç na ka udhëzuar i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ka prej ulemave qê mendojnë se nëse pabesimtarët na përshëndesin me selamu alejkum, lejohet t’ua kthejmë atyre me ue alejkum selam, me qëllim afrimit, davetit apo zbutjes së zemrave të tyre. (Shiko: Zadul Mead të Ibn Kajimit: 2/424, Fetaua Ibni Uthejmin: 3/33, dhe Et Temhid: 17/89).

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

01. Ndalohet rreptësisht t’u japim të parët selam pabesimtarëve.

02. Nëse na përshëndesin pabesimtarët të parët me selam, lejohet t’u kthejmë duke u thënë: ue alejkum.

03. Nëse kalon pranë një mexhlisi në të cilin janë prezent muslimanë dhe pabesimtarë, lejohet dhënia e selamit, duke përshëndet mexhlisin me: Selamu alejkum. 

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free