Kush janë autorët e Hadadive
01 - Cilësitë dalluese të Hadadive.
Autor: Shejkh Rabij’ Ibn Hadij el-Medkhalij – Allahu e ruajtë –
Burimi: SalafiPublications.com
Lavdërimet dhe falenderimet janë për Allahun; Salati dhe Selami qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi këto që ndjek udhëzimin e tij.
E më pas:
Për shkak të fitnes që ndodhi midis të rinjve në Jemen, e cila është përhapur tashmë aq shumë saqë ka kaluar edhe në vendet e tjera, shumë njerëz filluan të kërkojnë të vërtetën dhe një shpjegim se kush është i saktë dhe kush i gabuar. Nga shkaqet e kësaj fitneje ishte se disa nga studentët e dijes akuzuan disa studentë të tjerë se kanë Menhexhin e Hadadive.
Kështu që, e kisha për detyrë që ta shpjegoja këtë Menhexh, e ndoshta kjo do ta bëjë më të qartë për shumë nga studentët e dijes në mënyrë që ata të bëjnë dallim midis Menhexhit të Ehli-Sunetit dhe Menhexhit të Hadadive. Pastaj, ndoshta kjo mund të ndihmojë deri diku për trajtimin e kësaj fitneje, megjithë premtimin tonë se do të vazhdojmë të shpjegojmë edhe çështje të tjera, në përgjigje të kësaj kërkese urgjente dhe në përpjekjen për t’i dhënë fund kësaj fitneje.
Menhexhi i Hadadive
1 – Ata kanë urrejtje për dijetarët e sotëm të Menhexhit Selefij, i poshtërojnë ata, thonë se janë injorantë, pretendojnë se janë të devijuar dhe shpifin kundër tyre, veçanërisht kundër dijetarëve të Medines. Ata i kalojnë kufijtë në këtë gjë me Ibn Tejmijen, Ibnul-Kajjim dhe Ibn Ebil-‘Izz, komentuesi i Tahauijes. Hadadijet flasin gjatë gjithë kohës kundër tyre me qëllim që ta shkatërrojnë pozitën që kanë ata dhe t’i hedhin poshtë thëniet e tyre.
2 – Hadadijet thonë se cilido që bie në bidat duhet deklaruar bidatçi (mubtedi) dhe Ibn Haxheri sipas tyre është më i rëndë dhe më i rrezikshëm sesa Sejjid Kutbi.
3 – Ata thonë se një person është bidatçi nëse ai nuk deklaron për atë që ka rënë në bidat se është bidatçi. Hadadijet tregohen armiqësor me të dhe luftojnë kundër tij nëse ai nuk vepron ashtu. Nuk është e mjaftueshme sipas tyre që të thuhet: se filan person për shembull ka diçka prej Esh’arive ose ai është Esh’ari, por duhet të thuash që ai është bidatçi se përndryshe do të përballesh me luftë, hexhër (bojkotim, braktisje) dhe do të deklarohesh bidatçi.
4 – Hadadijet janë të mendimit se është absolutisht e ndaluar të thuhet “Allahu e mëshiroftë” për njerëzit e bidatit. Ata nuk bëjnë dallim midis Rafidiut, Kaderiut, Xhehmiut dhe dijetarit që ka rënë në bidat.
5 – Ata e deklarojnë një person bidatçi nëse ai thotë “Allahu e mëshiroftë” për ata si puna e Ebu Hanifes, Sheukanit, Ibnul-Xheuzit, Ibn Haxherit dhe Neueuiut.
6 – Ata kanë armiqësi të ashpër kundër selefijinëve, pa marrë parasysh fare mundin e tyre, thirrjen drejt selefizmit dhe mbrojtjen e tij, pa marrë parasysh luftën që bëjnë ata (selefijinët) për të kundërshtuar bidatin, hizbijen dhe devijimin. Hadadijet përqëndrohen kryesisht tek dijetarët e Medines dhe Shejkhul-Albani – Allahu e mëshiroftë – ngaqë ai është nga dijetarët më të mëdhenj të Menhexhit Selefij dhe ai ka qenë nga dijetarët më të ashpër me hizbijen, njerëzit e bidatit dhe njerëzit e t’easubit (fanatizmit partiak apo medh’hebor). Një hadadij erdhi në një nga mexhliset e mia dhe akuzoi Ibn Uthejminin për shpifje më tepër se dhjetë herë. U inatosa aq shumë sa e nxorra jashtë nga mexhliset e mia.
Hadadijet shkruajnë libra, shpërndajnë kaseta dhe përhapin pretendime kundër dijetarëve. Ata i kanë mbushur librat, kasetat dhe pretendimet e tyre me gënjeshtra dhe mashtrime. Nga padrejtësisë e Hadadit është se ai ka shkruajtur një libër në të cilin sulmon Shejkhul-Albanin dhe shpif kundër tij. Ky libër është i përbërë nga 400 faqe me shkrim dore dhe sikur të botohej, ndoshta do t’i arrinte 1000 faqe. Ai e quajti atë “el-Khamis”, që do të thotë, një ushtri e stërmadhe që ka një pararojë luftarake dhe një mbrojtje nga krahët; ka edhe një zemër me barkushen e majtë dhe të djathtë.
Hadadi pretendonte se paralajmëronte kundër Ikhuanul-Muslimin, kundër Sejjid Kutbit dhe pasuesve të Xhuhejmanit, por ne nuk kemi asnjë libër të shkruajtur nga ai, madje as edhe ndonjë broshurë të vogël, e lëre më pastaj ndonjë tjetër si libri i tij “el-Khamis”.
7 – Ata kalojnë në ekstrem për sa i përket Hadadit dhe pretendimit të tyre për superioritetin e tij në dije, me anë të të cilit ata duhet të rrëzojnë njerëzit më të mëdhenj të dijes dhe Menhexhin Selefij. Hadadijet e ngrejnë shejkhun e tyre në gradën e një Imami të padiskutueshëm, njësoj si puna e ndjekësve të atij që e ka zënë babëzia për pushtet. Gjithashtu ata thonë për atë që ka arritur një gradë të lartë të dijes se ai duhet të ulet para këmbëve të Ebu Abdullah el-Hadadit dhe Umm Abdullahut (gruas së tij).
8 – Hadadijet përpiqen të ngrenë vetet e tyre mbi dijetarët e Selefizmit në Medine dhe në vende të tjera, duke i akuzuar ata për shpifje dhe duke thënë: “Filani dhe fulani janë gënjeshtarë.” Ata përpiqen të shfaqin në pamje të jashtme dashurinë për të vërtetën dhe përpjekjen për të, por kur shpifjet dhe gënjeshtrat e Hadadit u bënë të qarta me fakte dhe argumente dhe Allahu e nxorri në shesh gjendje e tyre dhe sherrin e madh që fshihnin ata, kjo vetëm sa ua shtoi atyre ngjitjen pas Hadadit dhe madhërimin e tij.
9 – Ata dallohen nga mallkimi që bëjnë, janë zemërgurë dhe të dhunshëm, deri aty sa i kërcënojnë Selefijinët me forcë dhe madje kanë arritur të rrahin edhe disa Selefijinë.
10 – Ata i mallkojnë disa njerëz, madje ka prej tyre që mallkojnë Ebu Hanifen dhe disa të tjerë bëjnë tekfir mbi të. Kur Hadadi shikon ndonjë thënie, qoftë ajo e saktë apo e pavërtetë, ai thotë: “Kjo është herezi” dhe kjo të krijon përshtypjen se ky njeri është një tekfirs i fshehur.
11 – Ata kanë fodullëk dhe kryeneçësi që i shpie në refuzimin e të vërtetës, njësoj si bidatçijtë e tjerë ekstremistë. Kështu, çdo gjë që kanë sqaruar njerëzit e dijes në Medine (Ehlul-Medine) lidhur me devijimet e Hadadit larg Menhexhit të Selefëve dhe refuzimin e tij të këtij Menhexhi, i ka bërë ata të jenë nga sektet më të këqia në Islam. Ata janë më të këqijtë në sjelljen dhe hizbijen e tyre.
12 – Ata kapeshin jashtëzakonisht shumë pas Imam Ahmedit dhe kur atyre iu bë e qartë kundërshtimi që i bënte Hadadi qëndrimit të Imam Ahmedit kundër Njerëzve të Bidatit (Ehlul-Bid’ah), ata e mohuan këtë gjë dhe filluan të akuzonin atë që ia kishte mveshur këtë Imam Ahmedit. Pastaj Hadadi tha: “Nëse kjo është e vërtetë për Imam Ahmedin, atëherë vërtet ne nuk e pasojmë atë verbërisht.”
Hadadijet nuk e duan të vërtetën dhe as nuk e kërkojnë atë, por ata duan fitne dhe duan t’i përçajnë Selefijinët. Përveç ekstremizmit të tyre, Selefijinët shohin se disa prej tyre kanë edhe lidhje me hizbijunët dhe disa të tjerë kanë lidhje me njerëzit e poshtër, kurse nga ana tjetër ata luftojnë kundër Selefijinëve dhe shfaqin urrejtjen kundër tyre, urrejtje e cila është shumë e rëndë. Ndoshta ata fshehin akoma më shumë ligësi dhe Allahu e di më së miri se çfarë kurthesh po ngrejnë.
Kështu, nëse Ebul-Haseni na sqaron me dëshmi të qarta se ata të cilët ky i akuzon për Hadadije janë vërtet ata të cilët i kanë këto cilësi, atëherë ne nuk do të rreshtim nga përpjekjet për t’i dënuar ata me Hadadijet, madje do t’i zmbrapsim ata duke shkruajtur kundër tyre, duke paralajmëruar kundër tyre dhe duke i rrasur ata me Hadadijet pa marrë parasysh kush janë ata. Dhe nëse Ebul-Haseni nuk është i aftë që ta bëjë këtë gjë, atëherë ai duhet të pendohet para Allahut Azze ue Xhel, të deklarojë hapur teuben (pendimin) e tij, përndryshe ne nuk do heqim dorë nga përpjekjet tona për t’i përkrahur njerëzit e tjerë (që akuzon Ebul-Haseni) dhe për ta nxjerrë fitimtar Menhexhin Selefij në të cilin ndodhemi. Ne do të mbrojmë Menhexhin dhe ata.
Është detyrë për Selefijinët e vërtetë që t’i nxjerrin ata (që akuzon Ebul- Haseni) fitimtarë dhe ta ndihmojnë Menhexhin që ndjekin ata, të distancohen nga ai që u bën padrejtësi atyre dhe Menhexhit të tyre dhe ruhuni, ruhuni se mos ndonjëri prej tyre bie aty ku kanë rënë Hadadijet apo bie në diçka nga ato ku kanë rënë ata. Dhe kjo fushë e dijes është për të qenë i aftë që të bësh dallim midis atij që thotë të vërtetën dhe gënjeshtarit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
الم (١) أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لا يُفْتَنُونَ (٢
وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ (٣
“Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” [el-Ankebut, 1-3]
Unë i lutem Allahut Bujar, Zotit të Arshit Madhështor që t’i ruajë Selefijinët kudo që janë që të mos bien në këto fitne, veçanërisht ata në tokat e Jemenit ku është shfaqur Suneti i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) sipas Menhexhit Selefij.
Shkruajtur nga: Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij, 20 / 2 / 1423 Hixhrij
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Salati dhe Selami qoftë mbi Pejgamberin e fundit Muhamed, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tij.
02 - Hadadijtë janë khauarixh.
Autor: Shejkh Abdullah el-Bukhari
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/9274
Pyetje: Pyetësi thotë: jam sprovuar me xhaxhain hadadij i cili flet kundër shejkh Albanit dhe kundër shejkh Rabijs, ndërkohë ai lavdëron disa koka të hadadive, si të veproj me të sepse ai me fton për në menhexhin e tij.
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, kjo është sprovë sikurse tha pyetësi se u sprovua me xhaxhain hadadij, e lusim Allahun për shpëtim dhe mirëqenie.
Kjo është prej fatkeqësive në të cilat ishte (Mahmud) el-Hadadi, sepse atij i atribuohet ky grup i devijuar, porse realiteti i tyre është se ata janë ekstremistë, për ata ka thënë i Dërguari Allahut - sal-la Allahu alejhi ue sel-lem - : "U shkatërruan ekstremistët". Këta janë ekstremistë, të dalë prej Sunetit dhe Udhëzimit, porse barrën e mbajti ky i marri i cili e ngriti flamurin e sharjeve ndaj Ehli Sunetit prej të parëve dhe të mëvonshmëve, Allahut i kërkojmë që të na ruajë prej devijimit.
Për sa i përket asaj se si ta trajtosh atë duke qenë se ai të fton ty në menhexhin e tij, them: mbathja prej tij ashtu sikurse ja mbath prej luanit, dhe largohu prej tij ashtu sikurse largohesh prej te sëmurit me lebra (zgjebe), nuk shkon i shëndoshi tek ai që e sëmur.
Pra, nëse gjendja e tij është ashtu siç e përmende atëherë obligohet largimi dhe paralajmërimi prej tij gjithashtu - Allahu na ruajtë - këta (hadadijet) e bënë dijetarin e madh imam Albanin dhe dijetarin e madh Rabijn edhe dijetarë të tjerë prej Ehli Sunetit i bënë objekt kritikash - Allahu na ruajtë - , dhe nuk u shtuan këto paralajmërime e këto sharje zullumqare dhe mëkatare te cilat uAllahi, uAllahi, uAllahi burojnë prej epsheve, urrejtjes dhe hasedit - Allahu na ruajtë - bashkë me injorancën e madhe për fenë e Allahut.
Dhe këta - kam për qëllim ata që i atribuohen kësaj ideologjie të devijuar dhe ekstremiste - parimet, metoda dhe rruga mbi të cilën ecin ata nuk kanë selef në të gjitha këto, përveç se khauarixhëve të devijuar, të cilët dolën kundër Aliut - radijAllahu anhu - dhe kundër sahabëve të Dërguarit të Allahut - sal-la Allahu alejhi ue se-lem -.
Dhe unë kam një ligjëratë për vëllezërit e një vendi nëpërmjet telefonit, folëm aty për cilësitë e këtyre që i quajnë vetët e tyre hadadije, u bëmë një bashkim atyre (khauarxhëve dhe hadadijve) parimeve që kanë ata dhe se ky grup i devijuar (hadadijet) janë khauarixh, parimet e tyre janë parimet e khauarixhëve të devijuar, ata janë tekfirsa, i bëjnë muslimanët qafira - Allahu na ruajtë -.
Ata arrijnë deri në këtë pikë nën mbulesën dhe pretekstin e mbrojtjes së Teuhidit dhe flamurit të Sunetit. Ata gënjejnë pasha Allahun! Ata nuk e njohin Teuhidin as realitetin e tij, as frytet dhe mirësitë e tij, as virtytet e njerëzve të Teuhidit. Ata janë njerëzit më të largët ndaj realitetit dhe esencës së Teuhidit, dhe ndaj mirësive dhe virtyteve të tij. Ata shajnë imamët e Sunetit saqë nuk u ka mbetur asnjë imam - Allahu na ruajtë prej devijimit -.
Ndërsa një tjetër që është nga Meka - Allahu ia thaftë gojën -, është i devijuar, i humbur, thotë: "Shumë prej këtyre që i thonë vetes selefij janë zindika (munafika)".
Allahu ia shkurtoftë gjuhën, Allahu ia paralizoftë gjuhën. Pasha Allahun ky gënjeu, devijoi, dhe i është mbyllur goja, ai nuk tha veçse shpifje dhe gënjeshtër të qartë - Allahu na ruajtë -.
Kjo është tekfir (bërja e muslimaneve kafira) për mbarë njerëzit. Zindika! Kështu! Edhe shumë fjalë tjera të cilat argumentojnë se, tekfiri i ka prekur të gjitha anët e tij saqë nuk i ka mbetur ndonjë damar veçse i është futur kjo sëmundje, dhe ai nuk mjaftohet me këtë devijim dhe bërjen e të tjerëve të devijuar - Allahu na ruajtë - porse e përcjell dhe e përhap atë nëpër botë - Allahu na ruajtë - Allahu na ruajtë nga këta.
Them - Allahu ju bekoftë - ky quhet Ahmed el-Hazimij, nuk lejohet të dëgjohet ai, e as shikimi në librat e tij, e as t’i kushtohet vëmendje fjalëve të tij, sepse ai është i devijuar dhe i humbur, i dalë prej rrugës (së drejtë) dhe Sunetit, ajo që ka shprehur ai - Allahu na ruajtë - prej devijimeve. Pasha Allahun, një fjalë e vetme prej fjalëve të tij mjafton për ta bërë atë të devijuar dhe bidatçi, atëherë si është puna kur atij i janë mbledhur te gjitha - Allahu më ruajtë prej tyre -. Allahu ua shkurtoftë gjuhët, Allahu i ruajtë muslimanët nga sherri i tyre. Kështu të bëjnë epshet dhe injoranca ndaj Sunnetit dhe pasuesve e Sunetit.
Që prej kur ky Hazimiu na e paska ngritur zërin duke e “ndihmuar” Sunetin?! Ky nuk është njohur më përpara veçse duke i mbrojtur kutbijunët dhe pasuesit e Sejid Kutubit, përzihen dhe qarkullojnë me ta. Këto janë pasojat e Sejid Kutubit, këto janë pasojat e shkollës ideologjike të Sejid Kutubit dhe atyre që e fryjnë në të (shkollë) dhe e ndezin atë. Po.
03 - Rreth disa Cilësive të Haddadijve.
Autor: Shejkh Ahmed bin ‘Umer Bazmul
Burimi: http://bayenahsalaf.com/vb/showthread.php?t=23020
Pjesë e shkëputur nga shpjegimi i “Usul Sunneh” të Imam Ahmed, mësimi i gjashtë, dita e diel, 29 Sefer 1436 H
Në një shoqëri Muslimane ku ka udhëheqës (Musliman), askujt nuk i takon që t’i përndjekë njerëzit dhe të mbledhë dëshmitarë kundër tij, dhe të ketë zell në poshtërimin e tyre dhe që...si p.sh. ai që e kundërshton, ta kërcënojë atë, me atë se “filan shejkhu paralajmëron kundër teje dhe se ai (shejkhu) paralajmëron kundër teje në mesin e ummetit...” kjo nuk i takon atij.
Kjo është vepër e Khauarixhëve, kjo është vepër Haddadijve, assesi nuk është vepër e Selefizmit. Të mbledhësh dëshmitarë, shkrime dhe të bësh vëzhgime ndaj vëllezërve të tu Selefijin dhe t’i përndjekësh fjalët e tyre si dhe t’i kërcënosh: “ose do i marrësh këto fjalë ose përndryshe do t’i paralajmërojmë të rinjtë kundër teje; ose do ta lëmë filan shejkhun të paralajmërojë kundër teje.”
Kjo s’duhet bërë (s’është e udhës) dhe kjo nuk është metodë selefije dhe as menhexh selefij. I sfidoj për këtë, madje këtë nuk e kemi njohur vetëm se nga Haddadijtë. Kjo është puna e Haddadijve: i përndjekin selefij dhe ua mbledhin gabimet e tyre. Në rregull – o vëllaçko – kush të tha ty se selefiju nuk gabon?! Kjo është e para.
Dijetarët si Bin Bazi, Imam Ahmed, Imamët, Ibën Tejmije të gjithë këta çfarë thonë? Të gjithë thonë se (selefiju) gabon. A do që t’i përndjekësh gabimet e tyre dhe pastaj për shkak të gabimeve të tyre, t’i shpallësh ata bidatçi dhe të devijuar dhe të paralajmërosh kundër tyre?! Kjo është vepra e Haddadijve.
Për këtë arsye, ju kujtohet se njerëzit e dijes bëjnë dallim në mes gabimit të qëllimshëm dhe në mes gabimit të paqëllimshëm, që nuk e ka synuar. Siç ka thënë Ibën Me’in – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë:
“Ai që thotë se unë nuk gaboj është gënjeshtar.”
Duke u bazuar tek kjo, o ju që i mblidhni gabimet, kjo është nga gabimet tuaja menhexhijeh me të cilën po rrëzoheni dhe ju jeni më parësorët që duhet të rrëzoheni. Nëse ke për qëllim me gabimet që të rrëzosh një selefij, atëherë ky gabimi jot është gabim menhexhi. Pra, ti je më parësori për t’u rrëzuar se ai selefij që ka bërë një gabim që s’është gabim menhexhi. A është qartë!?
Prandaj, këta – dhe kjo është çështja e dytë që dua ta vë në pah – punët e këtyre bëhen në fshehtësi, nuk shfaqen. Porse i kërcënojnë njerëzit në mexhliset e veçanta. (Thonë): “Kini kujdes nga filani.” Shkojnë tek ai (duke i thënë): “Mos thuaj kështu, mos thuaj ashtu, bëj kështu. Ne po të kërcënojmë ty, do ta bëjmë kështu...” e shumë tjera.
Çfarë tha Umer ibën ‘Abdul-‘Aziz për ata që kanë mbledhje të veçanta!? Umer ibën ‘Abdul-‘Aziz tha: “Nëse një popull bën mbledhje në fshehtësi, vetëm se ata janë në themelimin e një bidati.”
Sikur të ishin në hak, do të kishin dalë haptazi. Por fshehtësia e tyre është argument për tre gjëra:
E para: Ata janë në batil.
E dyta: Ata janë të ulët, sikur puna e njerëzve të bidateve.
E treta: Ata e dijnë se sikur njerëzit e dijes t’i marrin vesh për lajmet e këtyre, do t’i kishin refuzuar ata dhe do t’i kishin ndaluar. Prandaj, nëse (fjalë e paqartë) me ta, i mohojnë këto veprime, kurse ato veprime janë të njohura nga ata.
E rëndësishme është se këto veprime si: fakti që ti po kërcënon një person, fakti që ti i mbledh gabimet e tija, dhe pastaj t’ia bësh gjyqin. Kjo s’të përket ty, kjo u takon udhëheqësve. Kjo është shkelje e të drejtave të udhëheqësve. Deshe ti apo s’deshe. Kjo është shkelje e të drejtave të udhëheqësve. Pse ekziston udhëheqësi?
Nëse ekziston një person që ka gabime dhe bënë të këqija në shoqëri, e padit atë tek udhëheqësi, ata e vështrojnë këtë çështje, s’të takon as ty e as mua. A e keni parë Shejkh Rabijn, e a keni parë Shejkh (Ahmed) en-Nexhmin, a i keni parë njerëzit e njohur të dijes selefijin të bëjnë një gjë të tillë dhe të urdhërojnë për një gjë të tillë?!
Ku mbeti hadithi i amanetit, që thotë se mexhliset kanë amanet! Ku mbeti hadithi që thotë se ai që i dëgjon njerëzit fshehurazi pa pëlqimin e tyre, i hidhet në veshët e tij metal i shkrirë.
Ku mbetëm argumentet për këtë?! I dogjën. As që u janë kthyer atyre. Ata janë njerëz të epsheve. Siç ka thënë Shejkul-Islam ibën Tejmije – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – në lidhje me njerëzit e epsheve:
“Njerëzit e epsheve janë atë që nuk punojnë sipas teksteve (të Kuranit dhe Sunnetit) përveç se me tekstet që janë në pajtim me epshet e tyre.”
Për këtë arsye, Imam Ahmedi – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – në këtë kapitull apo në këtë çështje, çështjen e mëparshme të javës së kaluar, e pohon këtë çështje që i refuzon këto vepra.
Nuk mendoj dhe nuk besoj së një Shejkh selefij që logjikon, i lejon gjërat si këto duke bërë inçizime (fshehurazi), përndjekje dhe dëmtim të selefijve. Pastaj, rrëzimin e tyre. Para rrëzimit, nëse vjen një selefij dhe thotë: “O vëllezër!..” siç më vijnë disa vëllezër dhe më thonë se flasin keq për ty (Shejkh Ahmed Bazmulin). E unë u them atyre: “Çfarë kanë kundër meje?” Ata thonë: “Nuk e dijmë! Pyeti të tjerët.”
Në rregull. Nëse ti ke për qëllim këshillën, nëse ke për qëllim këshillën me sqarimin e gabimit, atëherë i pari që këshillohet kush është? Ai që ka gabuar. Por nëse ti ke për qëllim turpërimin e tyre dhe ke për qëllim epshin tënd, atëherë kjo është vepra e njerëzve të epsheve. Qartë?
Si përfundim, këto vepra s’duhen bërë në një shoqëri Islame, e ku më t’i bëjë një selefij nëse është i sinqertë në selefijen e tij. Këto janë veprat e Haddadijve – siç i ka përmendur Shejkh Rabij në cilësitë e tyre se: “Ata shpifin për një person dhe e bëjnë bidatçi atë, e nëse një person pendohet, nuk e pranojnë pendimin e tyre, madje vazhdojnë ta shajnë atë.”
Këtu flitet për një person që nëse ka gabime dhe është penduar për ato, e ku më që të pretendojnë për një person se ka gabime, e ai në realitet s’ka gabime. Por gabimi është në kokën e tyre dhe logjikën e tyre të prishur dhe menhexhim e tyre të prishur. Çfarë gabimi!? Sqaroje atë gabim, nëse je i sinqertë. Mblidhi gabimet. Unë të them ty dhe të tjerët nga nxënësit e dijes të thonë ty se ne nuk shpëtojmë nga gabimet. Atëherë, sqaroi ato gabime, nëse je i sinqertë.
Por nëse bën lojëra, nëse je prej atyre që do sherr, atëherë unë e lus Allahun e Lartësuar, e lus Allahun e Lartësuar, e lus Allahun e Lartësuar që t’i shpëtojë selefijtë nga sherri i tyre. Sepse ata janë njerëz të sherrit dhe fitneve, që e prishin shoqërinë.
Andaj, kini kujdes – o vëllezërit e mi – nga këto vepra! Kini kujdes! Kini kujdes të plotë! Siç u tha më parë se kjo është kundërvajtje ndaj udhëheqësve. Shikoni Shejkh Rabij – Allahu i Lartësuar e ruajttë – thotë në shpjegimin e “Usuule Sunneh” në faqen 78, thotë:
“Shumë prej njerëzve thonë: “Unë jam prej Ehli Sunnetit dhe Xhematit,” kurse ai është bidatçi. Ai është i përshirë në bidate dhe shtirret e thotë: Unë jam prej Ehli Sunnetit. Kjo është prej nifakut. Ata zënë pozitën e njerëzve të bidatit dhe janë të përfshirë në bidate dhe thonë se ne jemi nga Ehli Sunneti. Kurse shenjat tregojnë se ata janë prej njerëzve të bidateve dhe se ata vendosin metodologji që t’i mbrojnë ata.”
Mbaroi (fjala e Shejkh Rabijs).
Kurse unë them: “Nga shenjat e njerëzve të bidatit është sharja e Ehli Sunnetit dhe gatishmëria e tyre për t’i rrëzuar ata. Edhe në qoftë se ata shfaqen se janë selefij dhe se janë nga nxënësit e filanit dhe se ata janë nga nxënësit e mëdhenj të filanit dhe se ata janë kështu e ashtu...kjo nuk ju bën dobi atyre. Sepse ajo që merret parasysh është vepra, realiteti e jo thjeshtë vetëm llafe.” A e keni të qartë? Në rregull.
04 - Paralajmërimi i selefive nga gjendja e hadadive të infiltruar.
Autor: Shejkh Ahmed Bazmul
Burimi: http://www.ahmedbazmool.com/تَحذِيرُ-السَلَفِيّينَ-مِنْ-حَالِ-ال/
Me Emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Lavdërimi i takon Allahut, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e Allahut.
Jam pyetur për cilësimin që u kam bërë njerëzve të fitneve dhe të sherrit, d.m.th pasuesve të hadadive, se ata gjurmojnë gabimet e selefive. Po a është gjurmimi i gabimeve i qortuar?
Dhe përgjigja është:
Së pari: Njerëzit e fitneve dhe të trazirave nga ata të cilët shfaqen me selefizëm, e të cilët i luftojnë pasuesit e selefizmit, vazhdojnë të mbjellin trazira dhe ta pështjellojnë të vërtetën me të kotën.
Prej tyre është trazira që mbjellin ata në lidhje me çështjen e mbledhjes së gabimeve. Ata e bënë Menhexhin e hadadive si Menhexhin e selefëve në refuzimin e gabimit. Mirëpo midis tyre (Menhexhit hadadij dhe Menhexhit selefij) ka dallim shumë të madh.
Kjo do të bëhet e qartë me atë që do të vijojë më poshtë.
Së dyti: Selefijtë e refuzojnë gabimin që ka dal nga suniu duke e ruajtur nderin e tij. Ndërsa, këta hadadij të infiltruar nuk e ruajnë nderin e suniut. Ata e kërcënojnë atë dhe i largojnë njerëzit prej tij, si dhe e cilësojnë atë me cilësi të shëmtuara.
Së treti: Selefijtë i mbledhin gabimet me qëllim që t’i refuzojnë ato dhe me qëllim që ta ndihmojnë gabimtarin që të kthehet tek e vërteta. Ndërsa, këta hadadijë të infiltruar i mbledhin ato me qëllim që ta rrëzojnë selefiun. Ata nuk i nxjerrin në dritë gabimet dhe as nuk i përmendin gabimet, porse thonë ai ka gabime, dhe kur atyre u kërkohet që t’i bëjnë të qarta ato gabime, ata nuk i përmendin ato. Ata sikur të ishin këshillues, do ta kishin këshilluar atë (suniun) me qëllim që ai të largohet prej atyre gabimeve. Nga ajo që tregon për nijetin e pistë të këtyre hadadive të infiltruar është se ata i mbledhin gabimet për vite me radhë dhe nuk i shfaqin ato përveç se atëherë kur duan ta rrëzojnë selefiun. Kurse selefiu që është këshillues, ai këshillon menjëherë.
Së katërti: Selefijtë bëjnë dallim midis gabimit që bëhet me qëllim dhe atij që bëhet pa qëllim, ata nuk e bëjnë (nuk e konsiderojnë) gabimin prej të cilit nuk shpëton asnjë njeri, rrugë dhe menhexh (d.m.th rrugë dhe menhexh qe e ndjek njeriu ne jetë sh.p). Ndërsa, këta hadadij të infiltruar e bëjnë (e konsiderojnë) atë rrugë dhe menhexh të njeriut. Kjo është padrejtësi dhe shpifje për të pafajshmit, për më tepër këta hadadij të infiltruar paralajmërojnë nga gabimet e selefiut nga të cilat ai është kthyer dhe është penduar.
Së pesti: Unë i paralajmëroj vëllezërit e mi selefij që të mos jenë ndihmues të këtyre hadadive të infiltruar duke i goditur vëllezërit e tyre selefij të pafajshëm e fisnik, dhe mos u mashtro me ta për shkak të asaj që të përmendin se shejkh filani dhe shejkh filani është me ta. Shujukhët selefij janë distancuar nga ky menhexh hadadij i fëlliqur si dhe nga ata që pajtohen me këta hadadij nga ata të cilët pretendojnë selefizmin, aq më tepër nëse ai është që jep mësim, sepse ai merr gjykimin e tyre nëse e di gjendjen e tyre dhe kënaqet me atë gjendje.
Unë porosis çdo selefij që është i vërtetë në selefizmin e tij, që qëndrimi i tij në këtë fitne të jetë sipas gjërave të mëposhtme:
1. Të mos ua vë veshin këtyre hadadive, as të mos i vlerësojë përtej pozitës që kanë, sepse ata janë shumë të ulët për t’u kushtuar vëmendje. Të mjafton për nivelin e ulët të tyre që ata janë të fshehur, punojnë në fshehtësi dhe në errësirë sikurse lakuriqi i neveritshëm i natës. Gjithashtu, nga poshtërsia dhe niveli i ulet i tyre është se kur zbulohet çështja e tyre, ata nxitojnë duke përgënjeshtruar. Kështu që, ata përgënjeshtruan vetet e tyre me vetet e tyre, dhe mjafton kjo si ulje dhe poshtërim.
2. T’i kërkosh atij që të transmeton nga ata se ti ke gabime, që të ta bëjnë të qartë ty gabimin, përndryshe thuaj atij që këta hadadij janë të padrejtë.
3. Gjendjen e tyre ngrije tek dijetarët selefij, siç është Imam Rabi’i ibën Hadi Umejr El-Med’halij, Shejkh Muhamed Bazmuli, Shejkh Muhamed El-Med’halij, e të tjerë shujukhë selefij.
4. T’i sqarosh vëllezërve të tu selefij realitetin e këtyre hadadive të infiltruar dhe t’u bësh të qartë atyre padrejtësinë dhe terrorin psikologjik që ushtrojnë mbi ty në mënyrë që ta njohin të gjithë selefitë gjendjen e tyre
5. Nëse ata vazhdojnë me ty duke të dëmtuar dhe duke njollosur famën tënde në mënyrë të padrejtë e duke të lënduar, atëherë ngrije çështjen e tyre tek gjykatësi sheriatik me qëllim që (gjykatësi) t’i frenojë këta hadadij dhe t’i ndëshkojë ata sepse ata janë akuzuesë të padrejtë.
6. Tregohu i guximshëm dhe mos u frikëso. Dije se nuk ka për të të prekur përveç se ajo që ka caktuar Allahu për ty. Dije se ata u përpoqën që t’i rrëzojnë një grup prej selefive, mirëpo pozita e selefive u ngrit, ndërsa doli në shesh gjendja e këtyre hadadive të infiltruar. Unë të përgëzoj se gjendja e këtyre hadadive të infiltruar është zbuluar dhe i është bërë e qartë selefive, ata i kanë marr vesh cilësitë dhe emrat e tyre. Selefijtë punojnë për shtypjen e tyre nëpërmjet prijësave dhe dijetarëve.
Shkroi: Dr. Ahmed bin Umer Bazmul
Agimin e së martës
30/Sefer/1436 Hixhri
05 - Kush janë autorët e Hadadive?
Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzi el-Bahrejni, fq. 41-42
el-Bahrejni ka thënë:
“Rabi el-Madkhali ka thënë në librin “el-Mexhmu el-Uadhih”: “Këtu keni disa shembuj të ngjashmërive midis tyre dhe Rafidave:
1 – Ata posedojnë një hipokrizi bruto. Një Rafidi e pranonë se ai është Xhaferi dhe disa parime të pandjeshme dhe dogmat që ai beson. Ndërsa këta nuk e pranojnë se ata janë Hadadi. Ata nuk pranojnë asgjë nga parimet e tyre dhe atë që ata mbajnë thellë brenda.”1
Feuzi el-Bahrejni nuk diskutoi asgjë nga kjo shëmbëlltyrë. Çfarë do të thotë kjo? Ai nuk mund ta mohojë këtë hipokrizi të rrezikshme. Si do ti mbrojë njerëzit të cilët fshihen dhe shpifin në errësirë? Askush nuk i njeh ata. Njëri prej tyre shpif për dikë dhe gënjenë nën emrin “Fakari”. Një tjetër e quanë veten “el-Mufarrik”. Një i tretë është “Khalid el-Ami”. Një i katërt është “es-Suhejmi el-Athari”. Të tjerët bartin emra të tjerë të panjohur. Pyete atë se pse ai anashkaloi shëmbëlltyrën e dytë dhe të tretë, dhe e braktisi atë dhe nuk e diskutoi atë. Kam shkruar:
“Shëmbëlltyra e dytë: Realiteti i tyre dhe i faqës http://www.alathary.net/ dallohet nga një sekretes shumë i madhë. Asnjë grup sekret nuk mund të matet me ta, pasi që ata shkruajnë nën emra anonim dhe të vjedhur. Nëse njëri prej tyre vdes, ai zhduket. Me këtë akt ata madje edhe i kanë tejkaluar Rafidat. Rafidat janë të paktën të njohur. Librat e historisë dhe librat e kritikës dhe lavdërimit janë plot të mbushura me emrat e Rafidive dhe gjendjen e tyre edhe pse ata përdorin hipokrizin dhe prandaj një pjesë e madhe e gjendjes së tyre mbetet e panjohur.”
Kush nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati mund të na tregoi se kush është el-Mufarrik, Fakari, Khalid el-Ami, es-Suhejmi el-Athari dhe njerëzit e tjerë të panjohur? Nga cili vendi janë ata? Cilit fis i takojnë? Ku e kanë marrë diplomën? Tek të cilët dijetarë kanë studiuar?
A nuk është ky një shembull i një dëshmie të neveritshme dhe të rreme dhe një gënjeshtër e madhe dhe paturpësi të thuhet se këta janë nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati?”
___________________________________
1 - fq. 480.
06 - Disa nga parimet e Hadadive.
Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf Akadhib ue Tahrifat ue Khijanat Feuzu el-Bahrejni, fq. 5-10
Kam lexuar një artikull shkruar nga një person i cili quhet ”Feuzi el-Athari”artikulli quhet “er-Rudud es-Saua’ikijjeh li sa’k alfadh Rabi el-Medkhali el-Bid’ijjeh”. Ai e ka mbushur artikullin me gënjeshtra dhe shtrembërime në lidhje me imamët e Ehl-us-Sunnetit dhe fjalëve të dijetarëve duke i zhvendosur ato jashtë kontekstit, dhe duke i përsëritur ato në mënyrë që artikulli i tij i turpshëm të duket aq i madh sa që Hadaditë të thonë se ai është dijetarë dhe i informuar.
Para se të filloj ta diskutoi artikullin, unë mendoj se lexuesit kanë të drejtë për të marrë një pasqyrë të shpejtë lidhur me Hadaditë e ri dhe parimet e tyre dhe lidhjet e tyre me Hadaditë e vjetër në mënyrë që e kota dhe manipulimi i tyre të bëhet e qartë për njerëzit:
1 – Parimi kryesor i Hadadive ishte që të akuzojnë Ehl-us-Sunnetin me Irxha. Hadaditë e sotëm e luftojnë Ehl-us-Sunnetin me Irxha dhjetë herë më keqë se ajo që bënë etërit e tyre.
2 – Një nga parimet kryesore të Hadadive të vjetër ishte të luftuarit kundër Ehl-us-Sunnetit. Hadaditë e sotëm zhvillojnë një luftë më të keqe dhe kujdesen më shumë për këtë.
3 – Ata bëjnë Tebdi mbi secilin prej Ehl-us-Sunnetit që bie në ndonjë formë të bidatit. Edhe Hadaditë e sotëm e bëjnë këtë. Megjithatë, ata nuk e bazojnë Tebdiun e tyre në bidat, por në gënjeshtra dhe paturpësi.
4 – Hadaditë e vjetër bënë Tebdi mbi Ibn Haxherin dhe Neveviun, si dhe mbi ata që nuk bënë Tebdi mbi ta. Nuk është e pabesueshme që edhe Hadaditë e sotëm ta bëjnë këtë, por ata fshihen nga frika se zbulohen. Edhe ata bëjnë Tebdi mbi atë që nuk bënë Tebdi mbi atë që bie në një bidat. Ata e bëjnë, për shembull Tebdi mbi dijetarët e Ehl-us-Sunnetit dhe të Selefive në Medine dhe Meke, mbi shejkh Ahmed en-Nexhmin dhe shejkh Zejd el-Medkhalin. Ata madje edhe bëjnë Tekfir mbi disa prej dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit. Ata i luftojnë dijetarët në Jemen dhe nuk flasin mirë për ta. Ata i luftojnë dijetarët në Algjeri dhe rininë e tyre. Ata nuk kanë asnjë kontakt me Ehl-us-Sunnetit në botë.
5 – Ata kufizojnë Ehl-us-Sunnetit në Hadaditë e ri tek njerëzit që janë bërë të njohur për gënjeshtra dhe fyerje dhe gënjeshtarë të panjohur sikurse Fakari, el-Mufarrik, Khalid Al-‘Ami dhe individë të tjerë të panjohur të cilët nuk janë të njohur për dije apo studime. Përkundër kësaj, ata i quajnë ata “Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah” dhe çfarë” dhe “Ehl-ul-Hadith”. Në të njëjtën kohë ata akuzojnë të gjithë që i kundërshtojnë ata dhe injorancën e tyre, devijimet dhe gënjeshtrat se ai po lufton kundër Ehl-us-Sunnetit.
Veprimi i tyre është një vazhdim i shëmtuar i paraardhësve të tyre, Veprim i Hadadive të parë. Edhe ata thanë se vetëm sekti i tyre është Ehl-us-Sunneti dhe Ehl-ul-Hadithi dhe askush tjetër. Megjithatë, Hadaditë nuk janë Ehl-ul-Hadith ues-Sunnh. Ata janë kundërshtarët e tyre.
6 – Atij që iu bashkangjit atyre iu dha emri “el-Ethari”. Ata madje e quanin edhe veten me këtë emër. Kështu veprojnë edhe Hadaditë e sotëm, kur ata e quajnë faqen e tyre “Etharijjah” dhe veten “Etharijjun” dhe “Ehl-us-Sunneh”.
Një nga personalitetet e tyre kryesore Feuzi el-Bahrajni i cili e quan veten “el-Ethari” dhe hulumtimet e tij janë pehlivanë Etheresh”. Ata janë në mesin e atyre që janë më së largu nga Etharijjah, transmetimet, dhe ata kanë të kuptuarit më të keq, praktikimin dhe të të përbajtjes së Etharijjah. Përveç kësaj, ata i përkasin atyre që kanë më së paku sinqertit dhe sjellje.
7 – Ata kanë një imitim urrejtës dhe fanatizëm të verbër ndaj individëve të cilët janë të njohur tek Ehl-us-Sunneti për gënjeshtra, mashtrime dhe padrejtësi. Ata duan dhe urrejnë për hirë të këtyre individëve dhe për kotësitë e tyre. Këto cilësi i kanë Hadaditë e vjetër po ashtu edhe Hadaditë e rinjë.
Pavarësisht kësaj marrëzie ata e akuzojnë Ehl-us-Sunnetin për fanatizëm dhe imitim. Ata gënjejnë. Ehl-us-Sunneti kapen për metodologjinë e Selefëve kur ata qeverisin dhe aplikojnë Kuranin dhe Sunnetin. Ata gjykojë njerëzit me Kuran dhe Sunnet, dhe në përputhje me kuptimin e Selefëve; ajo që është e vërtetë dhe në përputhje me Kuranin dhe Sunnetit pranohet dhe mbështetet, dhe jo ndryshe.
Hadaditë e vjetër kanë edhe parime të tjera që kam përmendur në artikullin “Menhexh-ul-Hadadijjah” të cilën e kam shfaqur para se të shfaqen Hadaditë e rinjë. Ndoshta ata ekzistojnë gjithashtu në mesin e Hadadive të ri, por ata fshehen. Kjo nuk është aspak e pamundur. Ata posedojnë, siç thashë një fanatizëm të verbër dhe imitim të urryer për të cilin edhe Pasuesit e Bidatetve turpërohen.
8 – Një tjetër tipar të cilin e kanë Hadaditë e ri e cila tejkalon Hadaditë e vjetër është “Tukja” (fshehja nga frika se zbulohen) e cila tejkalon tukjen e Rafidave. Nga njëra anë, Hadaditë e vjetër ishin të qartë në fjalët dhe qëndrimet e tyre. Në anën tjetër, Hadaditë e ri zakonisht e përdorin këtë parim të Rafidave.
9 – Bëjnë sekrete dhe aktivitete në fshehtësi. Kështu ata e luftojnë Ehl-us-Sunnetin prapa emrave të panjohur.
10 – Gëjeshtrat, mashtrimet dhe shtrembëriet e fjalëve që janë marrë jashtë kontekstit.
11 – Ai që thotë se dallimi në mes të Ehl-us-Sunnetit dhe Murxhiah el-Fukahave janë vetëm dallim në shprehje, këta e akuzojnë me devijim. Kjo kërkon që ata edhe të akuzojnë Selefët, Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen dhe imamët e Selefive në Nexhd gjithashtu me devijim për atë që ata e thanë. Më keq se kaq është se ata gënjejnë në lidhje me secilin që nuk thotë kështu dhe pastaj bëjnë Tebdi mbi të dhe e skandalizojnë atë bazuar në gënjeshtra e tyre.
12 – Ata kapen në terme të paqarta që mund të kenë disa kuptime. Ata pretendojnë duke gënjyer se Selefët termin “Xhins-ul-amel” e konsideronin të përbënte një shtyllë në definicionin e imanit1.
Fakti është se Selefët paralajmëruan ndaj termeve të paqarta, iu përmbanin koncepteve të përcaktuara të përmendura në Kuran dhe në Sunnet dhe bënin Tebdi mbi ata që përdornin koncepte të paqarta. Termi “Xhins-ul-amel” nuk është përmendur në Kuran apo Sunnet. Sahabët nuk e përdorin atë dhe Selefët nuk e kan përdorur atë kur trajtonin çështjet e lidhura me imanin. Termi është i paqartë. Po ashtu, ata kapen pas disa termeve të Ehl-us-Sunnetit të mëvonshëm, në të cilat ata nuk kanë argumente, sepse ata nuk kanë për qëllim atë me të cilën Hadaditë i akuzojnë.
Unë ia kam qartësuar këtë atyre që janë në kërkimin e së vërtetës. Alameh Ibn Uthejmin - RahimehUllah - ka paralajmëruar për këtë dhe shpjegoi rrezikun e saj. Ai tha se përdorimi i termit “vepra është kusht për vlefshmërinë e besimit” dhe shprehja “vepra është një kusht për përsosjen e besimit”, ka si motiv derdhjen e gjakut dhe humbjen e pasurisë. Si zakonisht, Hadaditë e rinj injoruan pasimin e fjalëve të dijetarëve që nuk përputheshin me epshet e tyre. Megjithatë, ata nuk u mjaftuan me kaq. Përveç kësaj, ata filluan të skandalizojnë Alameh Ibn Uthejmin një kohë të gjatë në faqen e tyre, duke e akuzuar atë se ka rënë në një risi dhe duke e refuzuar atë në formën:
“Filan, dhe filan dijetari është rënë dakord me Shejkh Falihin dhe e ka kundërshtuar Ibn Uthejminin.”
“Filan dhe filan dijetari thotë se Ibn Uthejmin e ka gabim dhe se Shejkh Falih ia ka qëlluar.”
Ata janë duke u përpjekur për të vrarë dy insekte me një goditje duke ngritur gënjeshtarin dhe mashtruesin Falihun dhe duke rrëzuar Ibn Uthejminin - RahimehUllah -.
_____________________________________________
1 - Shejkhu i tyre Falih el-Harbi e tha këtë duke u shprehur, mandej Hadaditë e mbështetën atë, e përhapën atë dhe e luftuan Ehl-us-Sunnetin me të.
13 – Ata i akuzojnë për risi ata të cilët thonë se besimi është bazamenti, ndërsa vepra është degë. Kështu ata kundërshtojnë Kuranin, Sunnetin dhe thëniet e imamëve të mëdhenjë të Ehl-us-Sunnetit1. Kjo kërkon padyshim që të shpallen bidatçi (risimtarë) këta imamë që bazojnë mendimet e tyre në Kuran dhe Sunnet. Ata kanë dërdëllit në lidhje me këtë për një kohë të gjatë në faqen e tyre të internetit për të luftuar kundër Ehl-us-Sunnetit dhe për ti konsideruar ata si të devijuar. Kjo vlen veçanërisht për mendjelehtin Feuzi el-Bahrejni, shtrembërimin e fjalëve të dijetarëve të cilën ai e bën nuk ta merr mendja as imagjinata, ku atë e përkrahi edhe grupi i tij.
1 - Është mjaftë e qartë tek dijetarët dhe nxënësit e dijes se akideja emërtohet ndryshe edhe me emrin “Bazat e Sunnetit”. Prandaj, Imam Ahmedi e quajti librin e tij të besimit (akides) “Usul-us-Sunneh”. E njëjta metodologji është miratuar nga Ibn Ebi Hatim i cili e emërtoi librin e tij në besim me të njëjtin emër. Në të njëjtën temë e emërtoi Ebul-Hasan el-Esh’ariu libri i tij “el-Ibaneh en Usul-id-Dijaneh”, ndërsa el-Lalakai e quajti librin e tij të besimit “Sherh Usul Ehl-Sunneh uel-Xhema’ ah”. Lidhur me ibadetet si namazi, zekati, agjërimi, haxhi, tregëtia dhe drejtësia, të gjitha këto quhen “degë (të besimit)” dhe këto janë temë e librave të fikhut. Megjithatë, ka dijetarë të cilët me fjalën bazë i emërtojnë shtyllat e Islamit, por kjo nuk i ndalon ata që këto ti fusin në grupin e degëve në raport me besimin (akiden).
15 – Ata zhyten në mëkate dhe në luftë kundër Ehl-us-Sunnetit, kur ata nuk mjaftohen me definicionit të Ehl-us-Sunnetit për besimin dhe se ai përbëhet nga fjalët, veprat dhe besimi me zemër që shtohet me vepra të mira dhe mangësohet me mëkate. Ata shtojnë se “ai zvoglohet deri sa asgjë të mos mbetet.” Ata bëjnë këtë si pjesë apo kusht në definicionin e besimit; dhe si ai që nuk thotë kështu është Murxhi.
Megjithkëtë, ata mohojnë se janë Hadadi. Në vend të kësaj, ata akuzojnë Ehl-us-Sunnetin të jenë Hadadi dhe tregojnë se ata e kundërshtojnë Mahmud el-Haddadin. Por kush u beson atyre kur ata pasojnë bidatet e tij, i theksojnë ato dhe i shtojnë më tej edhe parime më të neveritshme?