Kujt i thonë këta Vehabi
Kujt i thonë këta Vehabi?
Nëse ke menduar se Vehabizmi për të cilin flasin ca politikanë e shkrimtarë perëndimorë përkufizohet në atë që thirri Muhammed ibën Abdulvehabi në librat, fjalimet dhe mësimet e tij, apo se vehabistë janë vetëm ata që pajtohen me këtë hoxhë në thirrjen e tij, atëherë ke gabuar.
Tek ata, Vehabizmi është përshkrim për çdonjërin që e merr seriozisht Islamin, qoftë edhe prej atyre që s'kanë lexuar asnjë shkronjë prej ibën Abdulvehabit, veten s'e quajnë me emrin e tij dhe nuk pajtohen me të në disa çështje; porse ky emërtim thjeshtë është përshkrim i atij i cili i pranon me seriozitet disa gjëra konsenzuale të Islamit edhe nëse vetë ai bën disa bidate (1) apo beson në disa gjëra të kota.
Vehabizmi tek ata është sinonim i fundamentalizmit i cili do të thotë: të besuarit se i tërë Kur'ani është fjalë e Allahut të Madhëruar dhe se të kapurit për të është obligim i çdo myslimani. Vehabist është myslimani i cili falë pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, jep zekatin dhe kryen Haxhin nëse ka mundësi. Ai është myslimani i cili nuk pi alkool, s'merret me kamatë, e sheh të ndaluar përzierjen e meshkujve dhe femrave, nuk beson në ato vlerat të civilizimit perëndimor që janë në kundërshtim me Islamin. Myslimani vehabist është ai i cili mendon se feja e tij është e vërtetë dhe e nxitë atë që njerëzit t'i thërret në Islam. Me fjalë të shkurta, vehabist është çdo mysliman i cili mundohet të kapet për mësimet e fesë së tij edhe nëse jeton në vendet perëndimore.
Si duket ata që u propozuan politikanëve (perëndimorë) që çdo mysliman që praktikon fenë e tij ta emërtojnë kështu, janë disa ekspertë për studim të Islamit. Ndoshta ky propozim i tyre ka qenë për shkaqe politike. Ndoshta u kanë thënë atyre: ju do t'i ngjallni emocionet e myslimanëve nëse u thoni qartë dhe direkt se nuk doni që ata të kapen për Librin e Zotit dhe Sunnetin e Pejgamberit, të marrin fenë me seriozitet, andaj ju bënë një intrigë duke folur për Vehabizmin në vend që të flasin për Islamin apo për Kur'anin dhe Sunnetin nga që në botën islame ka shumë njerëz që kanë probleme me vehabistët, dhe për atë se kanë trilluar shumë akuza kundër tyre (vehabistëve). Atyre u veshën shumë gjëra që ne i dimë se s'kanë lidhje me ta. Edhe pse ne nuk pajtohemi me ata në të gjitha shkaqet që sollën deri te armiqësimi i Vehabizmit, themi se qëndrimi i tyre armiqësor mund të na ndihmojë në drejtim të realizimit të synimeve tona dhe t'i shërbej interesave tona.
Atëherë, kush është për ta myslimani jovehabist? Është myslimani i cili Kur'anin e kupton ashtu siç i kuptojnë ata librat e tyre, fenë e praktikon ashtu siç praktikojnë ata fenë e tyre. Ai që nuk kundërshton asgjë nga kultura e tyre, nuk thërret në antagonizëm ndaj politikës së tyre edhe nëse mendon se është e padrejtë dhe e dëmshme për vendin e tij. Është ai prej gojës së të cilit s'del asnjë fjalë që ka të bëjë më emrin xhihad. Çdonjëri që bën këtë është armik i tyre dhe pengon të ashtuquajturën interes atdhetar të tyre.
Çdo të thotë të kuptojë fenë ashtu siç e kuptojnë ata fenë e tyre? Ndoshta përgjigje më e mirë për këtë pyetje është fjala e një pasuesi të një kishe episkopale (bëhet fjalë për një kishë amerikane pasuese e kishës angleze). Ky është një prift, quhet Robinson dhe botërisht shpreh çrregullimin e tij seksual. Madje ai shkon nëpër disa shoqëri fetare, së bashku me "bashkëshortin e tij" me të cilin bën imoralitet, Allahu na ruajt! Me gjithë këtë kisha nuk pa pengesë që ky prift të merr një post të lartë, postin e prelatit. Atë e zgjodhi këshilli më i lartë i kishës, me shumicë të votave, përafërsisht me dyzet prej gjashtëdhjetë votave. Pas fitores, në një konferencë për gazetarë, ky prelat pranoi se kundërshtarët e zgjedhjes së tij kishin pasur të drejtë kur kishin deklaruar se çrregullimi seksual është në kundërshtim me mësimet e kishës, pastaj vazhdoi të thotë: "të thuash thjeshtë është në kundërshtim me traditat dhe mësimet e kishës, me Librin e Shenjtë nuk do të thotë patjetër te jetë gabim. Ne adhurojmë një Zot i cili është i gjallë dhe ky Zot na shpien kah e vërteta."
Pas këtij lajmi, i përkujtova vëllezërit tanë në një hutbe të Xhumasë me hadithin e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, i cili ka thënë: "do t'i pasoni traditat e popujve para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe derisa edhe nëse hyjnë në vrimën e hardhucit do të hyni edhe ju."
Me këtë kisha për qëllim që të mos habitemi kur të na vjen ndonjëri i cili pretendon se është mysliman dhe të thotë ndonjë fjalë sikur ky prifti apo afërsisht sikur ai, si për shembull të thotë: fakti që një fjalë apo vepër është në kundërshtim me atë që e dinë myslimanët, në kundërshtim me hadithet e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, në kundërshtim me ajetet kur'anore nuk do të thotë patjetër që e njëjta të jetë gabim. Them se mu si ky është myslimani që e dëshirojnë disa nga këta të cilët flasin për ekstremizmin, për fundamentalizmin, për Vehabizmin. A nuk i tha Allahu, subhanehu ve teala, Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem: "Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik." (Isra – 73)
Pastaj, a nuk ka thënë Allahu, subhanehu ve teala, për disa jehudij dhe krishterë që kishin ngulur këmbë në mosbesimin e tyre: "As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre." (Bekare – 120)
Tani del në pah se pasimi i fesë së tyre nuk është i kufizuar vetëm në besimin e asaj që ata besojnë, porse përfshinë edhe metodologjinë e kuptimit të fesë dhe shtrembërimit të saj. Çdonjëri i cili ndjek këtë metodologji për shtrembërimin e fesë Islame dhe për të mos kapë fenë fuqishëm siç ka urdhëruar Allahu, subhanehu ve teala, ata do të jenë të kënaqur prej këtyre.
Në shumë fjalë të tyre duket pakënaqësia e tyre me ata të cilët nuk ndjekin metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë Islame. Ndoshta prej rasteve më të qarta është ajo që përmendi ish kryetari Klinton në një ligjëratë që mbajti në universitetin e Vashingtonit "Xhorxhton", që e kam përmendur në disa ligjërata dhe e kam debatuar së bashku me disa të rinj në selinë e "Darul Erkam" në Vashington.
Prej asaj që e tha Klintoni në ligjëratën e tij ishte: ''esenca e mospajtimit mes neve dhe atyre - ka për qëllim myslimanët apo një grup prej tyre – është pasqyrimi ynë i natyrës së realitetit. Ne besojmë se asnjëri prej krijesave nuk e di tërë realitetin, për këtë, mendojmë se çdo njeri ka aspektin e tij. Ata mendojnë se e dijnë tërë realitetin, për këtë mendojnë se nëse nuk je mysliman atëherë je kafir (jobesimtar), nëse je mysliman mirëpo nuk pajtohesh me ta në mendime atëherë je bidatxhi (risitar) dhe se në dy rastet ti je në shënjestër edhe nëse je fëmijë gjashtëvjeçar''
Prej asaj që e pata thënë në atë ligjëratën time ishte: nëse me fjalën "i tërë realiteti" është për qëllim njohja e çdo gjëje, ne jemi të parët që e pranojmë se asnjëri nga njerëzit nuk ka këtë cilësi, porse kjo është cilësi e Zotit. Madje edhe nëse është për qëllim njohja e tërësishme e disa gjërave, ne besojmë se vetëm Allahu, subhanehu ve teala, i njeh gjërat në tërësi. Ne nuk dimë gjithçka as për Zotin tonë që e adhurojmë; Ai ka emra që s'na ka treguar për to, mirëpo atë që e dimë për Të, edhe pse është pak, na mjafton që të bindemi se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe se Ai ia zbriti Kur'anin Muhammedit, salAllahu alejhi ve selem. Po ashtu edhe dija jonë për gjërat e kësaj bote – e Allahut i takon shembulli më i lartë – është e mjaftueshme për të përfituar nga ato. Ne para se ta dimë se uji përbëhet nga hidrogjeni dhe oksigjeni, e kemi ditur se ai e shuan etjen, se është i domosdoshëm për bimët, se pastron ndyrësirat e kështu me radhë. Përkufizimi i dijes tonë nuk do të thotë relativizimi i realitetit, madje në atë që e njohim – përderisa është e vërtetë – ka argument të prerë se e kundërta e saj është e kotë.
Gjithashtu pata thënë se kufri (mosbesimi) do të thotë: mohimi i realitetit apo mohimi i asaj që pretendohet se është realitet. Ai që mohon se Muhammedi, salAllahu alejhi ve selem, është i dërguar i Allahut duke e ditur një gjë të tillë, ai mohon realitetin dhe është kafir. Ai që mohon ekzistimin e dikujt që meriton të adhurohet pos Allahut, ai sipas shprehjes kur'anore është kafir (mohues) i tagutit (të kotës). Po ashtu kam thënë se baza e raporteve tona me ata që nuk besojnë në fenë Islame është: thirrja e tyre me urtësi, këshillë të mirë si dhe duke polemizuar në mënyrë më të mirë ngase ne nuk vrasim njeri thjeshtë vetëm pse është kafir përndryshe nuk do të mbetej asnjë prej tyre në këtë botë. Pastaj, si mund që feja jonë të na urdhërojë të vrasim çdo mosbesimtarë kur na lejon të martohemi me gratë e ndershme të ehlulkitabit (jehudijtë dhe krishterët)? A mund që të lidhim kurorë me të pastaj t'ia vendojmë shpatën në qafë? E sa i takon fëmijëve të tyre, ata me vendimin e fesë tonë janë muslimanë, e përse t'i vrasim?
______________________________________________
(1) - Bidat quhet çdo gjë e shpikur në fe e për të cilat na ka tërhequr vërejtjen Muhammedi, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te. Menjanimi i këtyre gjërave ishte një prej synimieve të thirrjes së Muhammed ibën Abdulvehabit.
________________________________________________________________________
TË SHPIFËSH PËR TË PAQENËN?!
Nuk ka dyshim se që në momentet e para të jetës njerëzore është shfaqur edhe lufta mes të vërtetës dhe të kotës. Kjo luftë është ndezur dhe është ashpërsuar më tepër në kohën e të dërguarve e më pas me pasuesit e tyre. Ai që vështron me kujdes në tekstet kuranore, apo edhe në faktet historike do të gjejë një sërë ngjarjesh, të cilat na e pasqyrojnë këtë luftë. Mjafton vetëm të shfletosh historinë e profetit Ibrahim me Nemrudin[1];të Musait me faraonin[2]; të Nuhut me popullin[3] e tij dhe së fundi të Muhamedit me popullin e tij e do të shpaloset qartë, se e kota dhe pasuesit e saj i kanë përdorur të gjitha metodat e mundshme për ta parandaluar përhapjen e së vërtetës dhe fenë e Allahut, që e kanë predikuar Profetët e Tij.
Nga metodat më të vjetra dhe më të përhapura, të cilat njëkohësisht janë nga më lajkataret dhe tinëzaret është edhe akuzat ndaj fesë së Allahut, duke u hequr si këshillues, si dashamirës e miqësor. Këtë metodë e përdorën kurejshët me fiset dhe njerëzit përreth, të cilët nuk e njihnin Muhamedin dhe Fenë Islame. Ata e akuzuan Muhamedin, si magjistar, i çmendur dhe poet, aq sa dikush vendosi në veshët e tij pambuk, në mënyrë që të mos dëgjonte ndonjë fjalë të këtij njeriu, por kur përballej me të dhe dëgjonte prej tij, e kuptonte fare mirë, se e gjitha kjo kish qenë një truk dhe një iluzion, në mënyrë që t’i mbante ata peng të së kotës dhe larg të vërtetës. “Thuaj: “E vërteta erdhi, kurse e pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet përsëri”.[4]
E njëjta situatë përsëritet edhe sot. Dashakeqët e Islamit dhe të muslimanëve, të cilët njëkohësisht zotërojnë pjesën dërmuese të medies së shkruar dhe vizive, kanë kohë që hedhin akuza të njëpasnjëshme ndaj Islamit dhe muslimanëve. Një gjë e tillë prej tyre është e pritshme, sepse ata kërkojnë që me anë të saj të ulin potencialin e Islamit, i cili po përhapet fuqishëm në mesin e tyre (në perëndim), ndaj dhe mjeti më i mirë për parandalimin e këtij fenomeni është hedhja baltë mbi Fenë Islame dhe pasuesit e saj. “Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve”.[5]
Sot perëndimi i krishterë për të arritur qëllimet e tij, po hedh mbi Islamin akuzat më të rënda, ndaj Profetit të tij, akuzat më të paqena dhe ndaj Kuranit shpifjet më të ulëta. Karikaturat nëpër gazetat famëkeqe të Danimarkës dhe Evropës mbarë, ende vazhdojnë dhe nxisin incidente dhe zemërim. Ata mundohen të shpalosin se Muhamedi, Profeti Islam ka qenë një njeri, i cili nxiste vetëm luftëra dhe ishte i etur për gjakderdhje. Ata e dinë se janë duke gënjyer, sepse ata e njohin më mirë se kushdo tjetër personalitetin e Profetit tonë: “Atyre që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë”.[6] Por këto akuza që ata hedhin, janë ndoshta nga masat e vetme për t’i mbajtur njerëzit në errësirë dhe padituri rreth realitetit të Fesë Islame, ashtu sikurse bënin në Mesjetë me mendimtarët e tyre, duke i djegur në turrat e druve.
Ramamakrishna Rao në lidhje me Muhamedin thotë: “Trajtimi që ai u ka bërë armiqve të vet më të egër është shembulli më fisnik për ndjekësit e tij. Gjatë çlirimit të Mekës, ai qe’ në kulmin e pushtetit të tij. Qyteti që nuk kish dashur t'ia dinte për predikimet e tij, që i kishte torturuar ndjekësit e tij, që e kishte dëbuar dhe e kishte detyruar të mërgonte bashkë me popullin e vet, dhe që e kishte persekutuar dhe bojkotuar edhe në vendin, ku ai kishte mërguar rreth 200 milje larg, tashmë shtrihej nën këmbët e tij. Sipas ligjeve të luftës ai mund të ishte hakmarrë me të drejtë për të gjitha mizoritë, që kishte hequr ai dhe njerëzit e tij. Por çfarë trajtimi u dha ai atyre? Zemra e Muhamedit ishte plot me dashuri dhe ai deklaroi: "Në këtë ditë nuk ka HAKMARRJE ndaj jush dhe ju jeni të gjithë të lirë”.
Duhet të pohojmë se të vrarët në radhët e kundërshtarëve të Muhamedit dhe fesë së tij[7] përgjatë njëzet e tre vjetëve të jetës së tij, nuk e kalonin numrin e fëmijëve të vrarë nga krimet çifute kundra Gazës vitin e shkuar. Ndaj dhe me të drejtë Hjuston Smith, kur flet për figurën e Profetit thotë: “(Muhamedi) Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet, njeri bujar dhe i dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe tregohej i gatshëm t'i ndihmonte të tjerët, e veçanërisht të varfërve dhe të paaftëve. Për shkak të ndjenjës së tij të ndershmërisë, obligimit dhe të besimit, ai fitoi tituj të lartë si 'i drejti' dhe 'i besueshmi”.[8]
E pra, ata që hedhin baltë mbi figurën e Profetit Muhamed sot janë të ndërgjegjshëm, se ai ka qenë njeriu më i mëshirshëm, që ka ecur ndonjëherë mbi shpinën e kësaj toke, se ka qenë njeriu më paqësor, më bujar, më dashamirës dhe më zemërgjeri, ashtu sikurse e dinin dhe kurejshët, se ai ishte besnik, i drejtë, bujar dhe i dashur, e megjithatë të dyja palët, si të djeshmit dhe të sotmit kanë bërë plane, që me anë të këtyre akuzave të mbajnë larg njerëzit nga Islami dhe asgjë më tepër.
Akuzat e tyre nuk u kufizuan vetëm me figurën e Profetit të mëshirës, por ata fyen, shanë e përdhosën edhe Kuranin, librin e Allahut të Lartësuar. Me këtë lloj politike qarqe të caktuara në Perëndim, mundohen të mbjellin ndër masat e njerëzve idetë, se Kurani është libër që mbjell terror dhe dhunë, dhe se njerëzit nuk duhet ta mbajnë në duar këtë libër! Nga ana tjetër ne çdo ditë shohim në Perëndim forma të ndryshme të përdhosjes ndaj Kuranit. Shkaku që i shtyn ata ta bëjnë një gjë të tillë është shumë i qartë dhe tejet i lexueshëm, ata kanë frikë se nëse njerëzit do ta lexojnë këtë libër do të zbulohen shumë nga të palarat e ndyra të qarqeve të Perëndimit.
Po, ata përdhosin Kuranin, sepse e kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm, se ai i çliron njerëzit nga prangat e robërisë, për tek krenaria. Kurani është vërtet ashtu sikurse e ka përshkruar U. Durant [9], i cili thotë: “Kurani vazhdon që prej katërmbëdhjetë shekujve të qëndrojë i ruajtur në memorien e muslimanëve. Ai ngacmon imagjinatën e tyre, u modelon sjelljet dhe nxit natyrat e miliona njerëzve. Kurani u përçon shpirtrave besimin e thjeshtë, larg mjegullimeve, dokeve dhe liturgjive, madje mesazhet e tij më të shumta janë për çlirimin nga idhujtaria. Ai ka meritën më të madhe të ngritjes së nivelit të muslimanëve në aspektin e moralit dhe të kulturës. Ai ka ngritur tek ata rregullat e shoqërisë, i ka çliruar mendjet e tyre nga shumë iluzione dhe supersticione; i ka çliruar nga padrejtësia dhe egërsia, madje nëpërmjet tij u lehtësua gjendja e skllevërve. Ai mbolli në shpirtrat e të përçmuarve krenarinë dhe mbolli mes muslimanëve drejtësinë, përqendrimin dhe largimin nga epshet në një mënyrë, aq të përkryer, sa nuk mund të gjesh një shembull si ai në ndonjë cep toke ku jetojnë të bardhët”.[10]
Ndërsa J. S. Restler[11] shprehet: “Kurani ka aftësinë të gjejë zgjidhje për të gjitha problemet, ai bën një lidhje të përkryer mes ligjit fetar dhe atij moral. Ai përpiqet për ngritjen e rregullit, unitetin e shoqërisë dhe pakësimin e mjerimit. Kurani përpiqet për ndihmesën e të dobëtëve, këshillon për bamirësi dhe urdhëron për mëshirë”.[12]
Ndaj dhe përhapja në masë dhe e shpejtë e Islamit, nuk ka ardhur si rezultat i përdorimit të forcës e dhunës, madje as nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të predikuesve muslimanë, përkundrazi kjo përhapje e Islamit ka ardhur për shkak të këtij libri; Librit të Allahut e fjalës së vërtetë, të cilin muslimanët ia paraqitën popujve të mundur, duke i lënë të zgjedhin mes leximit dhe refuzimit të tij”.[13]
Këto mesazhe janë të qarta dhe hedhin dritë ende më tepër për shkaqet e kësaj lufte barbare me shpifje ndaj Islamit. Prapavija e tyre është një: Të parandalojmë sa të mundemi përhapjen e Islamit. Në momentet që shahen përdhosen dhe hidhet shpifje për simbolet më madhore të fesë Islame, natyrshëm nuk do të mbeten jashtë kornizave të shpifjes besimtarët muslimanë, të cilët mundohen të praktikojnë fenë e tyre. Aq shumë janë tepruar shpifjet ndaj muslimanëve, saqë kur një femër muslimane shfaqet e mbuluar, menjëherë mendohet se ajo është e detyruar, e dhunuar, e persekutuar, e prapambetur etj., ndërsa nëse mbulohet një e krishtere, ajo shihet si grua e denjë dhe respektohet në maksimum si një shërbëtore e fesë së saj?!
Kur një musliman lëshon mjekër, menjëherë do të mendohet apo akuzohet si ekstremist e vehabi, ndërsa kur lëshojnë hebrenjtë mjekra, ata nuk quhen të tillë, por nderohen si njerëz fetarë?!
Në momentin kur një musliman i papërgjegjshëm bën një krim, që bie ndesh me parimet e Islamit, menjëherë në kafazin e të akuzuarve gjendet vetëm Islami, ndërsa kur të krishterët dhe hebrenjtë ndërmarrin shfarosjen e popujve në emër të fesë, në këto situata feja nuk përmendet sepse e tillë është politika?! Sado që Perëndimi me propagandën e tij mediatike të hedhë akuza të paqena për Islamin, Kuranin dhe muslimanët, përsëri njerëzit që zotërojnë logjikë të shëndoshë e dinë dhe janë të ndërgjegjshëm, se burgjet e inkuizicionit, Guantanamos, Ebu Graibit, përdhunimin e grave dhe të miturve, vrasjen e civilëve dhe pushtimin e shteteve (vetëm për fitime materiale) në emër të lirisë, nuk i kanë ndërmarrë muslimanët, nuk i ka nxitur Kurani, Muhamedi e as Islami, porse vetëm njerëz famëkëqij, të cilët historia dhe njerëzimi do t’i kujtojë si kriminelë lufte. Madje edhe shumë krime, të cilat ua veshin muslimanëve, nuk janë gjë tjetër vetëm se një hallkë në zinxhirin e madh të shpifjeve ndaj kësaj feje dhe pasuesve të saj, të cilat nuk është e vështirë për shërbimet sekrete t’i realizojnë vetë ato.
Ata përpiqen që të parandalojnë përhapjen e kësaj feje, përpiqen të shuajnë dritën e Allahut me akuzat dhe luftën e tyre, me shpifje të paqena dhe jo reale, por nuk do të munden dot t’ia arrijnë këtij qëllimi, sepse Allahu do ta plotësojë fenë e Tij, edhe pse nuk i vjen mirë jobesimtarëve. “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët. Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët”.[14]
______________________________________________
[1] - Sundues në kohën e Profetit Ibrahim, shiko Sure Bekare, 258.
[2] - Lexo suren Taha, 49-72.
[3] - Lexo suren Nuh.
[4] - Sure, Sebe: 49.
[5] - Sure Ali Imran, 186.
[6] - Sure Bekare, 146.
[7] - Të cilët vazhdimisht provokonin luftëra dhe që kërkonin të zhduknin fizikisht, vetë Muhamedin dhe fenë e tij.
[8] - "The Religions of Man", Mentor Books, f. 203.
[9] - U. Durant është shkrimtar bashkwohor amerikan, libri i tij “Historia e civilizimit” konsiderohet ndër librat më të shquar që flasin për civilizimin e popujve.
[10] - Historia e civilizimit, v: 16, fq: 68-69.
[11] - J. S. Restler është një studiues francez bashkëkohor.
[12] - Civilizimi arab fq. 45.
[13] - Ky është pikërisht një tekst i përpiktë i studiueses Italjane Laura Veccia Vaglieri, të cilin e ka përmendur në librin e saj: “Në mbrojtje të Islamit”, fq: 59.
[14] - Sure Hashër, 8-9.
________________________________________________________________________
Levizja e Sheikh Muhammed ibn AbdulVehab
Nga Sheikh Muhammed el-Abdah, ish shef-editor i revistës Al Bayan (London,UK)*
Në kohën e shekullit të dymbëdhjetë sipas Hixhrit, shek. XVIII sipas llogaritjes gregoriane, injoranca dhe mbrapambeturia filluan ta kaplojnë botën Islame. Drita e besimit shuhej nga zemra e shumë Muslimanëve, Sheriati ishte njollosur dhe deformuar deri në atë shkallë saqë shumë Muslimanë ranë viktimë e llojeve të ndryshme të shirkut dhe politeizmit. Ata i përshkruanin shokë All-llahut Xheleshanuhu dhe rrëshqitnin në Xhahilijet (gjendje e injorancës fetare) të ngjashëm me vrullin e kohës paraislamike.
Shumë Muslimanë besonin në shenjtërinë e personave të ndryshëm, të cilët, sipas tyre, ishin n gjendje të ndërmjetësojnë për ta dhe t´u sjellin atyre dobi, fitore, shëndet etj. Bestytnitë, përrallat dhe inovacionet (bidatet, risitë) ishin në kulminacion. Shumë pasuri dhe mund investohej në ndërrtimin e përmendoreve dhe përkujtimoreve të cilave ata i bënin ibadet (duke i vizituar dhe duke u falur tek to) dhe në pragjet e të cilave ata prenin kurbane. Më tutje, ata glorifikonin dhe u bënin ibadet drujve dhe gurëve të posaçëm. Ata kërkonin bereqet dhe bekim nga këta "zotra" të falsifikuar. Është fakt i njohur se, njerëzit në Bagdad, p.sh., kishin zakon të kërkojnë bereqet nga një top i ndryshkur otoman. Ata i sjellnin fëmijët e tyre te ky top dhe bënin lutje që fëmijët e tyre të kenë aftësi dhe tëjenë të rrjedhshëm në oratori.
Në këtë kohë, gadishulli arabik ishte i përçarë në një shkallë të madhe. Çdo fshat kishte Emirin e vet, dhe gjendje mes këtyre fshatrave ishte në baza armiqsore, mos ti përmendim armiqësitë e ashpërta të cilat egzistonin mes qyteteve dhe rajoneve. Përkatësit e fiseve nomade shfrytëzonin çdo mundësi dhe rast që ju ofrohej për t´i sulmuar dhe plaçkitur banorët e komunave dhe qyteteve. Venkalimet dhe rrugët ishin të pasigurta dhe udhëtimi ishte përplot rreziqe.
Nga zemra e këtij kaosi, errësie dhe çrregullsie, u dëgjua një zë, i cili thërriste njerëzit që t´i kthehen bukurisë dhe dlirësisë së Akides, Fesë së pastër dhe nënshtrimit të plotë ndaj All-llahut Xheleshanuhu, thërriste në Teuhid.
Ky zë ishte zëri i Sheikh Muhammed ibn Abdul Vahab - it (1115-1206 H / 1703-1791). Ai thirri në ripërtrirjen dhe ringjalljen e vlerave dhe cilësive të vërteta të Islamit, të cilat ishin zbehur apo të mbuluara me besime dhe praktika të falsifikuara. All-llahu Xheleshanuhu bekoi lëvizjen dhe mundin e Sheikhut me sukses. Thirrja e tij u përhap gjerë. Numri i pasuesve të tij filloi të rritet.
Muhammed ibn Abdul Vahabi mësoi shkencat Islame nga babai i tij, i cili ishte gjykatës dhe dijetar i njohur. Malli (dëshira) dhe oreksi i tij për dituri e shtyri atë që të shkoj në Medine, në regjionin e Hixhazit ku mësoi Ilm (Dituri Islame) nga një numër i dijetarëve siç ishte Muhammed es-Sindi. Pastaj ai udhëtoi për në Irak, ku studioi Hadith, Jurisprudencë dhe Gjuhabe. Qëllimi i tij parësorë ishte që të udhëtoj për në Damask pas Irakut, mirëpo për shkak të rrethanave të ndryshme nuk arriti që ta realizoj qëllimin. Andaj, ai u kthye në fshatin e tij el-Ujjinah dhe filloi të përhapë diturinë e tij. Ai thërriste popullin e tij që të largohen nga praktikat e gabuara dhe joautentike (jo të vërteta) fetare dhe të pasojnë Dinin origjinal dhe Sheriatin të cilin e përqafuan dhe praktikuan gjeneratat e para dhe të udhëzuara drejtë në Islam. Ai kritikoi dhe mohoi praktikat e tyre politeiste, ritualet dhe risitë e tyre, jo vetëm në formë teorike por ai pasonte fjalët e tij me vepra. Ai shkatërroi përkujtimoret dhe përmendoret që kishin ndërrtuar populli i tij në varrezat e njerëzve, të cilët ata i konsideronin si të shenjtë. Ai poashtu rrënonte drunjtë, të cilët i adhuronin njerëzit.
Së shpejti, mundi i ibn Abdul Vahabit dhe njerëzve rreth tij, filloi të tregoj rezultate pozitive. Shumë njerëz filluan të vijnë te ai për të mësuar Ilm. Lajmi mbi këtë Sheikh dhe thirrjen e tij filloi të godasë fshatrat dhe qytetet e rrethinës.
Etnitetet udhëheqëse (me influencë) në atë rajon dhe kryeparët e fiseve të ndryshme filluan të brengosen dhe të frigohen se thirrja e tij mund të rrezikonte autoritetin e tyre pasiqë thirrte për lirimin e njerëzve nga errësira e injorancës dhe nga eksceset e ndryshme dhe nga torturat dhe presionet e qeverive korrupte dhe të manipuluara. Dhe ata kishin të drejtë. Sepse, injoranca ishte garancioni i tyre për egzistenc dhe për mbajtjen e privilegjeve që ata i posedonin.
Prandaj, kryeparët e këtyre fshatrave dhe qyteteve ushtronin shtypje të jashtëzakonshme ndaj kryetarit të el-Ujjinas që ta dëbojë Sheikhun. Kryetari iu nënshtrua shtypjes së tyre dhe kërkoi nga Sheikh ibn Abdul Vehabi që të largohet nga el-Ujjinah. Pas largimit të dhunshëm, Sheikhu shkoi në fshatin ed-Dar´ijah, i cili, në atë kohë ishte nën udhëheqjen e Muhammed ibn Saud. Ai (Muhammed ibn Saudi) jo vetëm që pranoi mësimet e Sheikhut por ai poashtu thurri aliancë me të dhe thirrjen e tij për aplikimin e ligjeve autentike të Sheriatit dhe përhapjen e thirrjes së Islamit të pastër.
Më tutje, Sheikh ibn Abdul Vahabi filloi të kontaktoj udhëheqësit, gjykatësit dhe Imamët e xhamive në rajonin e Naxhd-it duke i njoftuar ata me thirrjen (davetin) e tij. Disa prej tyre iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së tij, disa të tjerë refuzuan atë ndërsa disa prej tyre shkruanin punime në të cilat ata mohonin dhe përqeshnin mësimet dhe thirrjen e tij. Sheikh ibn Abdul Vahabi iu përgjigjej shkrimeve të tyre duke i komentuar dhe duke i hedhur poshtë qëndrimet e tyre.Në ndërkohë, ushtria e ibn Saudit ishte në gjendje të luftojë dhe të frikësojë ata të cilët do të donin ta rrezikojnë sigurinë e Sheikhut apo të provonin që ta pengojnë apo ta përkufizojnë zhvillimin e përhapjes së mësimeve për ringjalljen e thirrjes Islame. Dhe pas një kohe të shkurtër, i tërë rajoni i Naxhd-it sidhe rajonet fqinje të Arabisë lindore pranuan këtë thirrje dhe u bënë pjesë e lëvizjes së re për ringjalljen e Islamit. Sheikh ibn Abdul Vahabi arriti t´i përjetojë frytet e thirrjes-davetit të tij - kishte nëntëdhjetë vjetë kur ndërroi jetë. Në këtë kohë, i tërë rajoni i Hixhazit dhe shumica e rajoneve të Gadishullit Arabik u bashkuan nën flamurin e Teuhidit, shtyllës së davetit të ibn Abdul Vahabit.
Teuhidi nënkupton mohimin e hyjnive tjera pos All-llahut Xheleshanuhu Andaj, asnjë profet, njeri i shenjtë apo engjëll nuk meriton të adhurohet, apo t´u drejtohet atyre. Çdo gjë i drejtohet All-llahut Xheleshanuhu, dhe vetëm Atij Xheleshanuhu. Teuhidi liron njeriun nga influenca dhe dominimi i shenjtërive apo klereve të ndryshme apo nga kushdoqoftë që manipulon fenë dhe e shfrytëzon atë për të përfituar fuqi dhe autoritet personal. Është ´revoltë´ ndaj çdo lloj skllavërimi dhe çdo tendencë për të korruptuar dinjitetin e qenies njerëzore. I fshinë gjurmët e humbjes psikologjike ashtu që Ummeti vazhdon të jetë i aftë t´a ripërtrijë veten duke pasur besim të fuqishëm në rrugën të cilë e ka zgjedhur. Teuhidi është e kundërta e pasimit të verbër, i cii pengon ripërtrirjen. Teuhidi i kthen njerëzit në normat dhe ligjet e All-llahut Xheleshanuhu, të cilat qeverisin universin (gjithsinë). Ai unifikon dhe vendosë në barazpeshë psiqikën e njeriut përmes së cilës njeriu njeh barazpeshën mes aspiratave (përpjekjeve) spirituale (shpirtërore) dhe nevojave të kësaj bote. Teuhidi poashtu ka aplikim në praktikë: ai pastron dhe zhvillon moralin, sjellë qetësi mendore dhe pastërti të ndërgjegjes dhe prforcon besimin e besimtarit në All-llahun, Krijuesin e tij. Mëkati më i madh, të cilin njeriu mund ta veprojë, është që All-llahut Xheleshanuhu ti përshkruhen shokë apo partnerë dhe të pohohet apo të besohet se Cilësitë, Veprat apo Mundësitë e All-llahut Xheleshanuhu mund t´i gjasojnë atyre të ndonjë krijese apo anasjelltas.
Ka thënë ibn Mesudi radijAll-llahu anhu:
"E pyeta të Dërguarin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: Cili është mëkati më i madh?- Ai u përgjigj: Mëkati më i madh është t´i pëshkruash partnerë All-llahut, i Cili të ka krijuar." [Muslimi]
Ndikimi i davetit të ibn Abdul Vahabit arriti vendet e Indisë, Jemenit dhe Afrikës Veriore, si rezultat i mundit dhe punës së madhe të shumë dijetarëve dhe thirrësve (daive), të cilë kishin ardhur për të mësuar Dituri Islame të ringjallur nga Sheikhu, me rastin e vizitës së tyre Mekkes gjatë aplikimit të Haxxhit apo Umres. Ata ishin të befasuar me thjeshtësinë dhe botëkuptimin e davetit të ringjallur nga Sheikh ibn Abdul Vahabi dhe morrën përsipër që ta përhapin në vendet e tyre dhe kudo që të kenë mundësi.
Së fundi, po përsëris dhe po theksoj se, duhet të marrim mësim nga daveti i ibn Abdul Vahabit dhe suksesi i madh i thirrjes së tij. Një mësim ,të cilin duhet ta mbajnë mend mirë ata prej nesh, të cilët dëshirojnë t´ia rikthejnë Dinit famën dhe influencën e kaluar. Ky mësim na mëson se çdo lëvizje e ringjalljes së Islamit që synon sukses, duhet të bazohet në fundamentet thelbësore të Islamit ashtu siç i specifikoi dhe praktikoi i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Në krye të këtyre fundamenteve është Teuhidi, i cili në fakt është fija e cila qarkullon përmes tërë trupit të systemit Islam të besimit dhe adhurimit. Sheikh ibn Abdul Vahabi e kuptoi këtë fakt dhe e mbërtheu me gjithë zemër dhe punoi në këtë drejtim pa kursyer asgjë dhe për këtë arsye daveti i tij lulëzoi dhe arriti suksesin madhështor, të cilin ne të gjithë e njohim dhe e ndiejmë.
* ky artikull u botua në revistën Al-Jumuah rev.#7, faqe 37.
________________________________________________________________________
Kush eshte Muhamed ibn Abdul-Wahab
Ai ishte el-imam, sheikh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab ibn Sulejman ibn Ali ibn Muhamed ibn Ahmed ibn Rrashid ibn Burejd ibn Muhamed ibn Mushrif ibn Umar nga degët e fisit Benu Tamim. Sheikh-ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab r.a lindi më 1115 të Hixhrës në qytetin e Ujajnës, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Rijadhit që sot është kryeqyteti i Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Ai rrjedh nga një familje tepër e respektuar dijetarësh. I ati qe dijetar i kohës së tij dhe gjyshi i tij qe dijetari i Nexhd-it në kohën e tij. Sheikhu i mori studimet e para të tij nga i ati në vendlindjen e tij. Ai e memorizoi Kur’anin në moshën dhjetë vjeçare.
Ai lexoi libra në tefsir, hadith dhe fikh dhe i kushtonte shumë kohë librave të tefsirit dhe haditheve. I ati ishte jashtëzakonisht i kënaqur me aftësinë e të birit për të memorizuar.
Që në fillim të studimeve të tij, sheikhu qe shumë i interesuar të mësonte nga librat e dijetarëve të hershëm Islamë dhe i kushtoi vëmendje të veçantë veprave të armikut të bidateve dhe mbrojtësit të synetit; el-muxhedid, muxhtehid imam, el-muxhahid sheikh-ul-Islam Ahmed Abdul-Halim Ibn Abdul Selem Ibn Tejmia El-Harani El-Hanbali (661H) (Allahu Xheleshanuhu e mëshiroftë e ia ndristë fytyrën ditën e gjykimit).
Po ashtu edhe veprat e studentit të tij (të Ibn Tejmisë) el-alema, sheikh-ul-Islam Ibn Kajjim El-Xhewzijah Rahimullah. Kur arriti moshën e pjekurisë kreu haxh dhe përfitoi shumë nga dijetarët e Mekës. Më pas ai shkoi në Medina dhe edhe aty ai përfitoi shumë nga dijetarët e Medinës sidomos dy nga dijetarët e mirënjohur të asaj kohe Sheikh Abdullah ibn Ibrahim ibn Sa’id Nexhdi dhe sheikh Muhamed Hajat Sindi me të cilët studioi për një kohë të gjatë. Megjithatë sheikhu nuk u mjaftua vetëm me kaq por udhëtoi edhe në Irak dhe Basrah dhe përfitoi shumë nga dijetarët e atjeshëm.
Sheikhu i studioi thellë veprat e ulemave të hershëm dhe të kohës së tij dhe me durim dhe kurajë arriti të memorizojë një sasi të madhe thëniesh dhe fetwash nga dijetarë të të gjithë medhhabeve pa dallim. Në atë kohë njerëzit në Nexhd ishin thelluar në zakone jo-Islame she ishin zhytur në shirk. Varret, pemët, gurët, shpellat, xhinët dhe njerëz të çmendur konsideroheshin si objekte adhurimi.
Histori e shpifje të shumta ekzistonin rreth këtyre idhujve që idhujtarët adhuronin. Edhe dijetarët e dynjasë i linin të vazhdonin në praktikat e tyre idhujtare si rrjedhim i interesit personal. Falltorët dhe magjistarët kishin influencë mbi popullsinë.
Askush nuk guxonte të dilte kundër tyre apo përkrahësve të tyre. E njëjta gjë po ndodhte edhe në Mekë e Medina. Po ashtu edhe Jemeni ishte i zhytur në të njëjtën gradë. Shirku, tyrbet e ndërtuara mbi varre, kërkim ndihme nga të vdekurit, ewlijatë dhe xhinët ishte normale. Duke parë gjendjen e rëndomtë të njerëzve, sheikhu u prek shumë. Ajo që ishte më e rëndë për të qe fakti që askush nuk po i udhëzonte njerëzit për në rrugën e drejtë.
Kuptohet se për të bërë këtë duhej që patjetër t’i kundërviheshe zullumqarëve që fitonin nga kjo gjendje e mjeruar e injorancës fetare që mbizotëronte. Të filloje të bëje dawah për në rrugën e drejtë do të thoshte të pregatiteshe për persekutim dhe tortura nga zullumqarët dhe përkrahësit e tyre. Megjithatë sheikhu r.a vendosi të përballonte vështirësitë që pengonin për të thirrur në rrugën e drejtë edhe sikur të duhej të shpallte xhihad për këtë.
Ai e filloi misionin e tij duke i thirrur njerëzit në tewhid dhe duke i udhëzuar sipas Kur’anit dhe synetit. Ai i bëri thirrje dijetarëve që të zbatonin Kur’anin dhe synetin dhe të derivonin çdo zgjidhje nga ato. Ai kundërshtoi me forcë ndjekjen qorrazi të mendimeve të dijetarëve po qe se ato kundërshtonin Kur’anin dhe synetin. Ai u bëri thirrje atyre haptazi e fshehtazi duke i thirrur që të debatonin për të nxjerrë në shesh hakun dhe duke thënë: “Jam gati të debatoj me dijetarët Hanefi sipas librave të medhhabit Hanefi, me dijetarët Melikij sipas veprave të medhhabit Meliki, të dijetarëve Shafinj sipas veprave të medhahbit Shafi dhe të dijetarëve të medhhabit Hanbali sipas veprave të medhhabit Hanbali dhe do të shihni që kjo që po ndodh nuk ka bazë në asnjë medhhab”. Sheikhu ishte person me kurajë dhe entuziazëm. Ai filloi të japë mësim, dhe filloi korrespondencë me dijetarë që të bashkoheshin me të dhe t’a ndihmonin në zhdukjen e absurditeteve dhe zakoneve të kohës. Një numër dijetarësh nga Meka, Medina dhe Jemeni e pranuan thirrjen e tij dhe e përkrahën atë.
Por kishte edhe nga ata injorantë që njiheshin si dijetarë dhe që kritikuan thirrjen e tij dhe ndenjën mënjanë duke mos e ndihmuar atë por përkundrazi edhe iu kundërvunë atij si rezultat i motiveve personale apo interesit personal. Prapë sheikhu mori mundimin dhe udhëtoi në vende të ndryshme duke thirrur për në rrugën e drejtë njerëzit që ishin në humbje. Ai shkoi në Zabir, Ahsa, Huraimala dhe arriti në Ujajna. Ai arriti në Ujajna kur aty sundonte Uthman bin Hamd bin Ma’mar. Ai e mirëpriti sheikhun dhe e siguroi që do t’a ndihmonte atë në çdo hap të dawahs së tij.
Sheikhu iu përkushtua reformimit të njerëzve për tek udha e drejtë e Allahut. Ai shumë shpejt fitoi famë në sajë të thirrjes së tij, pasi s’ka njeri që të thërrasë për në rrugën e drejtë e të mos bëhet i famshëm si nga ata që janë të sinqertë edhe nga armiqtë, me dashje apo pa dashje. Kishte shumë varre, tyrbe, gurë, pemë, shpella..etj që adhuroheshin në atë kohë.
Me ndihmën e Emir Uthman bin Hamd bin Ma’mar ai shkatërroi shumicën e tyre. Ai u angazhua në pastrimin e njerëzve nga shirku dhe mësimin e tyre për në rrugën e drejtë, si në Ujajana po ashtu edhe rreth e rrotull. Në të njëjtën kohë një grua erdhi tek ai që t’a pastronte nga mëkati i zinasë që kishte kryer. Pasi hetoi nëse ajo ishte në rregull nga mendja dhe nëse kishte vendosur për ndëshkimin me vullnetin e saj apo ishte detyruar të pranonte se kishte bërë zina dhe të kërkonte të gurëzohej. Pasi u vërtetua se ajo kishte vendosur vetë për këtë si rrjedhojë e pendimit të saj, sheikhu urdhëroi që ajo të gurëzohej.
Si pasojë e shkatërrimit të idhujve, dhe rastit të kësaj gruaje, reputacioni i sheikhut u përhap anekënd. Kur sundimtari i Ahsah-s dhe rrethinave të saj, Sulejman bin Urai’ar mori vesh për popullaritetin e sheikhut tek njerëzit, ai u frikësua nga fuqia dhe ndikimi i sheikhut tek njerëzit që po shtohej gjithnjë e më tepër dhe vendosi t’a shtypë atë me rastin e parë që t’i jepej nga frika se mos sheikhu do t’a përmbyste atë. Kështu që ai kërcënoi emir Uthmanin dhe kërkoi që ai të vriste sheikhun. Emir Uthmani nuk qe në gjendje t’i bënte ballë Sulejmanit kështu që e zuri paniku. Duke pasur parasysh se Sulejmani kushte më tepër fuqi dhe mund t’a sulmonte atë ai i tregoi sheikhut tërë situatën dhe iu lut që të shpërngulej diku tjetër. Kështu që sheikhu emigroi nga Ujajna në Dar’ijah.
Njerëzit e Dar’ijah-s e njihnin sheikhun mirë dhe po ashtu edhe misionin e tj. Kur sundimtari i Dar’ijah-s, emir Muhamed bin Saud mori vesh për mbërritjen e sheikhut, ai u gëzua aq shumë sa që shkoi tek vendi ku sheikhu po qëndronte për t’a takuar atë. Muhamed bin Saud rridhte nga një familje e nderuar dhe ishte musliman që e praktikonte fenë. Ai shkëmbeu mendimet e tij me sheikhun dhe u kënaq jashtë mase kur mori vesh se ai donte të ringjallte gjykimin me Kur’an dhe synet dhe mësimet Islame në formën e tyre origjinale e pa shtrembërime e bidate. Ai donte të ndihmonte në përhapjen e besimit të drejtë dhe udhëzimin e Rrasulit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Sheikhu i përshkroi Ibn Saudit rrugën e Rrasulit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe sahabave të tij dhe si ata luftuan për hir të Allahut Xheleshanuhu me sakrificat më të mëdha.
Sheikhu e bindi emirin të bënte të njëjtën gjë dhe e përkujtoi për shpërblimin e ditës së gjykimit për ata që ndjekin ahiretin duke braktisur dynjanë. Ibn Saud i bindur nga sheikhu i premtoi atij ndihmë dhe mbeshtetje në çdo hap të dawahs së tij. Ibn Saud i dha besën sheikhut edhe se edhe vetë ai do të urdhëronte për ndjekjen e synetit dhe do të mobilizonte njerëz për xhihad për në rrugën e Allahut. Sheikhu bëri dua që Allahu t’a udhëzonte dhe bekonte atë dhe t’a bënte të qëndrueshëm dhe t’i jepte çdo sukses në këtë botë dhe në tjetrën. Në këtë periudhë sheikhu qe në paqe dhe i lirë të propagandonte Islamin të pastër dhe në formën origjinale me të cilën Rrasuli erdhi. Njerëzit e Dar’ijah-s dhe rrethinave erdhën tek sheikhu për të marrë mësim rreth fesë në formën e saj origjinale dhe të pastër nga bidatet. Emir Muhamed Ibn Saud së bashku me familjen e tij erdhi dhe u ul përpara sheikhut si student për të marrë mësim nga ai. Dar’ijah qe e mbushur plot me njerëz që vinin për të marrë mësim. Sheikhu filloi të jepte mesim rreth tewhidit të Allahut, Kur’anit, synetit dhe fikhut të tyre dhe gjuhës Arabe. Ardhja e njerëzve nga skaje të ndryshme të vendit shtoi xhelozinë e armiqve të thirrjes së tij. Ata filluan propagandën kundër sheikhut dhe duke falsifikuar histori të ndryshme kundër tij dhe madje e quajten atë edhe kefër, zindik dhe magjistar.
Sheikhu ishte person me kurajë dhe nuk ia vuri veshin akuzave që i bënin por vazhdoi me misionin e tij duke lënë mënjanë interesat personale. Ai edhe i debatoi kundërshtarët e tij në mënyrën më të mirë dhe në mënyrë të sjellshme. Kjo mënyrë dha shumë rrezultat dhe ktheu shumë nga kundërshtarët e tij në mbështetësa të tij. Së bashku me dawah-n sheikhu bëri plane edhe për xhihad kundër shirkut dhe zakoneve jo-Islame. Kush vinte tek sheikhu dhe mësonte nga ai, kur kthehej në vendin e tij ai fillonte të bënte dawah tek njerëzit e tij. Sunduesit e Ujajnas erdhën tek ai dhe i kerkuan që ai të rikthehej në Ujajnah. Por sheikhu nuk pranoi. Ata premtuan të luftonin për Islamin deri në pikën e fundit të gjakut. Sheikhu dërgoi studentët e tij rreth e rrotull për të mësuar njerëzit me Kur’an dhe synet. Sheikhu tërhoqi vëmendjen e sundimtarëve dhe dijetarëve të zonave të ndryshme ndaj shirkut dhe bidateve që njerëzit praktikonin dhe i ftoi ata që t’i luftonin këto zakone dhe të propagandonin tewhidin dhe Kur’anin dhe synetin.
Ai u shkroi sundimtarëve, elitës dhe dijetarëve të Nexhdit, Rijadhit, Kharxh, qyteteve të jugut, Kasim, Hajil, Washm, Sudair ...etij.
Ai u shkroi gjithashtu edhe ulemave të Ahsah-s, Mekës e Medinës. Po ashtu ai dërgoi letra edhe në Siri, Irak, Indi e Jemen. Ai mbajti korrespondencë me ta dhe u shpjegoi objektin e dawahs së tij duke theksuar rikthimin në gjykim me Kur’an dhe synet në çdo çështje të jetës së tij. Thirrja e sheikhut mori përmasa të mëdha sa dijetarë e njerëz nga India, Indonezia, Afganistani, Afrika, Maroku, Egjypti, Siria, Iraku ...etj u influencuan dhe u tërhoqën nga dawah e tij.
Ata filluan të bëjnë dawah edhe në vendet e tyre sipas Kur’anit dhe synetit. Sheikhu ia dedikoi jetën e tij dawahs dhe xhihadit në rrugën e Allahut duke pasur edhe ndihmën e Ibn Saudit dhe të birit Abdul-Aziz. Ai vdiq më Dhul Kadah më 1206 H (1792). Si rezultat i dawahs së tij dhe xhihadit për rreth 50 vjet nga 1158 deri më 1206, një fitore e plotë u arrit në të gjithë Nexhdin. Njerëzit braktisën adhurimin e idhujve dhe njerëzit sundoheshin me sheriah dhe ndëshkimet kryheshin sipas Kur’anit dhe synetit. Njerëzit filluan të shkojnë nëpër xhami dhe filluan të falen rregullisht. Paqe dhe qetësi mbizotëronte gjithkund dhe nuk kishte më grabitje e përdhunime as në rrugët më të thella të shretëtirës. Kështu një ringjallje e plotë e fesë erdhi në ekzistencë. Pas vdekjes së sheikhut, bijtë, nipërit dhe stërnipërit e tij vazhduan dawah-n dhe xhihadin për hir të Allahut. Nga bijtë e tij më të devotshëm ndaj aktivitetit të tij ishin: Imam Abdullah bin Muhamed, sheikh Husejn bin Muhamed, sheikh Ali bin Muhamed dhe sheikh Ibrahim ibn Muhamed. Nga nipërit e tij qenë: sheikh Abdurrahmen bin Hasan, sheikh Ali ibn Husejn, sheikh Sulejman bin Abdullah. Përveç këtyre edhe një grup i madh i nxënësve të tij e ndër ta: sheikh Hamd bin Nasir, e shumë të tjerë që ndjekin rrugën e tyre. Edhe pse Abdul-Wahabi Rahimullah ishte njeri i dawahs ai ka shkruar shumë libra të rëndësishëm rreth Islamit dhe shkencave Islame. Ndër më të njohurat janë:
______________________________________________
01 - Kitab et-Tewhid
02 - Kitab el-Kabair
03 - Kashf esh-shubhat
04 - Mukhtasar sirrat er-Rrasul
05 - Masil el-xhahilijah
06 - Usul el-Iman
07 - Fadail el-Kur’an
08 - Fadail el-Islam
09 - Maxhmu el-Hadith
10 - Mukhtasar el-Insaf wa esh-sharh el-Kebir
11 - Adab el-Mashi ila es-salat
12 - El-Usul eth-thalatha.
________________________________________________________________________
Kush jane Vehabistet
Allahu Subhanehu Ue Teala ne Kuran thote: "As jehudite,e as krishteret kurre nuk do te jene te kenaqur me ty deri qe te pasosh fene e tyre"
Falenderimi i takon Allahut,te Gjithediturit,Atij i Cili e din se cka fshehin njerezit ne gjoksat e tyre,i Cili ua shpalosi armiqve te islamit te gjitha komplotet qe mundohen ti bejn kundra islamit dhe pasuesve te islamit.
Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,i cili ishte mesues i njerzimit,udherefyes per ne rruge te drejt,rruge e cila nese njeriu vazhdon ne te asnjeher nuk do te kane mundesi qellimekeqinjet te ia arrine asaj qe ata deshirojne.
Gjithashtu, Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi familjen e ndershme te Muhammedit alejhi selam,ku armiku i Allahut deshti qe ta njollos edhe familjen e tij salall-llahu alejhi ue sel-lem kur akuzuan bashkeshorten e tij me amoralitet,dhe kjo akuz erdhi nga nje armik i fsheht i cili pretendonte se eshte musliman,e ne realitet ai ishte dyftyresh (munafik),por Ai i Cili e din te fshehten ia shpalosi dyftyresin dhe tregoi realitetin se ajo ishte vetem akuz e cila rrjedh nga nje dashakeqes i islamit dhe muslimaneve.
Poashtu, Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi shoket e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,te cilet ishin besnik ndaj Allahut dhe Pejgamberit alejhi selam.Kur urdheronte Allahu apo Pejgamberi alejhi selam per dicka ata nuk thoshin dic tjeter pos ndegjuam dhe rrespektuam.Ata ishin te gatshem ta flijojn jeten e tyre per Dinin e Allahut,kur ishte ne pyetje dini i Allahut dhan cdo sen qe paten,dhan me te shtrejten,kapitalin me te cmuar qe posedon njeriu,Jeten,mos te flasim per tjerat qe jane me me pak vler se sa jeta e njeriut,sic eshte pasuria etj.Si rrjedhoj e kesaj Allahu i beri te bereqetshem ,dhe ua pan hajrin shume popuj,kur i nxorren nga adhurimet e kota per ne adhurimin e Allahut,nga te qenurit rober te njerezve ne ate te Allahut,nga te jetuarit e njeriut me brenga ne te knaqur dhe te lumtur kur perqafuan islamin.Dhe ne jemi deshmitar te kesaj se me te vertet kur jetuam pa islam ishim te humbur dhe nuk patem as knaqsi e as lumturi e as rahati,e kur perqafuam islamin shijuam knaqesin e lumturin. Allahu qoft i kenaqur nga te gjithe shoket e Pejgamberit alejhi selam.
Te nderuar,Allahu na dergoj Kuran,na dergoj Muhamedin alejhi selam i cilin me se mire eshte i njohur per Allahun dhe per Librin e Allahut,i beri shoke te Muhamedit alejhi selam,Ebu Bekrin,Omerin,Othmanin,Aliun,Abdullah ibn Abasin,Abdullah ibn Mesudin,Ebu Hurejren,Abdurrahman ibn Auf,Muadh ibn Xhebel edhe shume te tjere,te cilet mesuan fene direkt nga Muhamedi alejhi selam,dhe nuk lejuan aspak te dalin nga ajo cka nuk ishte Pejgamberi alejhi selam,dhe ate cka mesuan e transmetuan me shume besnikeri tek ata qe nuk takuan pejgamberin alejhi selam.
Allahu ne diten e arafatit ia shpalli nje Ajet Pejgamberit alejhi selam,ku ky ajet ua then kurrizin atynve qe shikojn te njollosin fen e Allahut me shirkijate e bidate dhe thone se kjo eshte prej Islamit,thote Allahu Subhanehu Ue Teala: "Sot persosa per ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntine time,dhe Jam i Kenaqur qe per ju zgjodha si fe Islamin".
Kete ajet shoket e Pejgamberit alejhi selam e kuptuan fort mire se cka don te thote dhe nuk punuan asnje veper qe nuk ka punuar mesuesi i tyre Muhammedi alejhi selam,pershkak se e dinin fort mire se perderisa Allahu e kompletoi fene ateher ska vend mo logjika e njeiut qe te nderhyn ne fen e Tij e te shton apo pakson dicka nga feja e te thot kjo eshte e mire e kjo eshte e keqe,se ata ishin qe e paten ndegjuar pejgamberin e Allahut duke thene: Nuk kam len dicka qe ju afron tek Allahun vetem se ju kam uredheru ta beni,e nuk kam len dicka qe u largon nga Allahu vetem se ju kam ndaluar nga ajo.
Te nderuar,perderisa eshte keshtu ateher ne jemi te obliguar t'i pasojme shoket e pajgamberit dhe te veprojm sic kan vepru ato,pershkak se jemi te bindur fort se ato skan ber asgje pervec asaj qe ua ka leju Allahu dhe Pejgamberi i Tij dhe nuk kan vepru ate cka Allahu dhe Pejgamberi i Tij ua kan ndaluar qe ta bejn. E si mos te kemi bindje ne kete cka po themi kur Allahu ne Kuran na tregon se: Allahu ishte i kenaqur me ato (sahabet) dhe ata (sahabet) ishin te kenaqur me Te (Allahun).
Ne nje hadith te vertet te Pejgamberit alejhi selam thuhet keshtu: Nje grup nga ummeti ime do te qendroj ne te verteten deri ne Diten e Kijametit. Nga ky hadith na behet e qart se do te ket njerez qe do te punojn me ate cfar kerkon Kurani,suneti dhe me ate se sic kan vepru shoket e te derguarit alejhi selam dhe nuk dalin jashte kesaj korrnize.
Ne kohen ne te cilen jetojm verehet qart se veprimet te cilet i bejn muslimanet nuk perputhen me porosit e Kuranit dhe te sunetit,e as me veprimet e shokeve te pejgamberit alejhi selam.Arsyeja se pse keshtu ndodh eshte per dy shkaqe:
01. Dyshimet qe jan futur tek muslimanet nga armiqet e islamit,dhe
02. pasimi i epshit.
Pika e pare mundet te largohet me leht se e dyta, pershkak se dyshimi largohet kur te vjen argumenti i qart (kuptohet per ate i cili eshte i sinqert dhe kerkon te verteten,nuk behet fjal ketu per inatcorin,se inatcori rradhitet ne piken e dyte dhe hyn tek epshoret)
Pika e dyte eshte me e veshtir per ta larguar perarsyese se personi nuk kerkon as argument e asgje tjeter pos asaj se si ta kenaq epshin e tij,vepron dicka nga dini vetemse ta arrij ate qe kerkon epshi i tij.
Per t'i larguar dyshimet ne duhet ta dim se cfar don te thote argument,dhe kur te vjen argumenti te dorezohemi para tij,duhet ta njohim Allahun dhe Pejgamberin alejhi selam,se kur te thote Allahu dhe Pejgamberi alejhiselam dicka mos te mbetet dic tjeter per neve pos asaj çfar kane thene shoket e pejgamberit alejhi selam: Ndegjuam dhe rrespektuam, dhe kjo eshte shume e pranueshme te te gjithe ata qe quajn vetem musliman me plot kuptimin e fjales.
Populli yne (po flas per tek ne shqiptaret,edhe pse kjo eshte prezente edhe tek popujt tjer) sikur jane adaptuar ne keto dy pika dhe subhanAllah mendojn se ky eshte Islami,dhe keto veprime cfar i bejn (te bazuar ne dyshime dhe epshe) mendojn se jane te verteta dhe kur te del dikush dhe tia ben te qarta se keto vepra nuk jane as ne Kuran e as ne sunet e as shoket e pejgamberit alejhi selam nuk i kan vepru,fillojn me lloj lloj emrash te etiketojn.
Prej dyshimeve qe jane futur tek muslimanet nga ana e armiqve te islamit me qellim qe njerezit ti largojn nga burimi i Kuranit dhe Sunetit kan shpikur se disa qe kan dalur me mjekrra e me pantollona te shkurtera dhe po therrasin kinse ne Kuran dhe sunet jane te devijuar dhe jane larg asaj cka pretendojn,dhe per ti larguar syt e njerezve nga kete lloj kan shpikur termin VEHABISTA.
Sic ceka me lart,ai i cili eshte i sinqert dhe i cili don ta dij se cila eshte e verteta ai duhet qe ta kerkon argumentin dhe me Emrin e Allahut ka me gjet realitetin.
Kur ndegjon dikend duke i then dikujt Vehabi,pyete pse i thua Vehabi? Do te thote:keto vehabi e pasojn nje person me emrin Muhamed ibn AbdulVehab i cili ka mbyt musliman e ka ber ate e ka bere kete (genjeshtra,shpifje ndaj Muhamed ibn AbdulVehabit kinse ka mbytur musliman dhe shipfja tjeter eshte se kinse Vehabit e pasojken kete dijetar.Po,e pasojn kete dijetar si gjithe te tjeret,nuk bejn dallim.Tek "vehabit" eshte nje rregull te cilen rregull e kan marre nga Imam Maliku kur i ka then shokeve te tij duke qen afer varrit te Pejgamberit alejhi selam:Prej gjithve mirret edhe lihet,pervec banorit te ketij varri,duke bere me shenje kah varri i pejgamberit alejhi selam). Mos pyet se çfar musliman ka mbytur,por para kesaj pyete keshtu: Ti me the se ata jan Vehabi,e nga ana tjeter me thua se pasojn MUHAMMED ibn AbdulVehabin,a nuk eshte e udhes te etiketohen me MUHAMEDIJ e jo me Vehabi, se Muhamed e paska pasur emrin ai person te cilin e pasojn e jo Vehab?
Nese fillon ne kete menyr berjen e pyetjeve do ta shohesh se nje pjes e dyshimit qe ka qen prezent tek ti fillon te te largohet.
Shume mire e kan ditur armiqt e Allahut se nuk e ka pas emrin Vehab por Muhamed,por kan thene nese i etiketojm me emrin MUHAMEDIJ,ka mundesi qe njerzit te mashtrohen dhe ti pasojn pershkak se Pejgamberi i muslimanve e ka emrin MUHAMMED!
I nderuar lexues,ne temat tjera ke mundesi te njoftohesh edhe me hollesisht rreth asaj se nga e ka zanafillen ky etiketim,si kan ra muslimanet ne grackat e amirve te Islamit,kush eshte Muhammed ibn AbdulVehabi,a ka me te vertet vehabi apo nuk egzistojn fare ato,me shpres ne Allahun qe do te kesh dobi pasi qe ti lexosh.
Te nderuar vellezer musliman,mos bini ne grackat e armiqve te Allahut,ata armiq qe i dini dhe ata qe nuk i dini (munafikat),kapuni per Kuran dhe Sunet,hecni ne hapat e shokeve te Pejgamerit alejhi selam,se pasha Allahun nuk ka zgjidhje tjeter per ta fituar dunjan e ahiretin pos asaj qe kan qen sahabet.
Lusim Allahun e Madheruar qe te na ruan nga kurthat e dashakeqeve,gjithe ato kurtha qe mundohen tia bejne muslimaneve tua ben Allahu pluhur e mos te ken mundesi me i realizu tek muslimanet. Amin
I gjithe Falenderimi i takon Allahut Subhanehu Ue Teala, Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te Derguarin Muhammed alejhi selam,mbi familjen e tij te paster,shoket e tij dhe mbi gjithe ata qe i pasojn deri Diten e Kijametit.
________________________________________________________________________
”Vehabistat”
”Fjala ”Vehabi” është gabim nga këndvështrimi gjuhësore nga dy apekte,
1) Uahabijjeh rrjedhin nga emri i Allahut el-Uahab (Ai i Cili vazhdimisht jep), pra emri përbëhet nga një cilësi e nderit.
2) Njeriu për të cilin thuhet të jetë themelues i grupit, quhet Muhamed bin Abdil-Uehab e jo Abdul-Uehab, i cili ishte babai i tij.”
Ky sulm nuk është diçka që ka filluar në këto ditë, kjo është diçka që ndodh prej kohësh; Kushdo që thërret dhe fton në rrugën e Allahut, në rrugën e njëshmërisë së Allahut, dhe në sundimin e Ligjit të Allahut, dhe kushdo që vepron në pajtim me Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, dhe respektimin e shembujve të halifëve të udhëzuar dhe sahabëve dhe pasuesit e tyre (tabiinëve), dhe ata që i pasuan ata (etba et -tabiinëve) – kushdo që vepron kështu atë e quajnë ”Vehabi”.
Ata kanë caktuar termin ”Vehabi” si një term për këdo që qëndron në rrugën e drejtë. Dhe ky është një bekim prej nderit dhe dinjitetit të Allahut, për këtë davet.
Sa për Shejkhun – Rahimullah!-, atëherë ai nuk ka thirrur në një meth’heb të tij të veçantë, dhe as për ndonjë mendim të tij të veçantë, por ai ftoi vetëm për zbatimin e Kuranit dhe Sunnetit. Dhe asnjë prej dijetarëve të kësaj thirrje nuk ia ka atribuar atë Shejkhut, dhe as Shejkhu nuk ia ka atributuar atë vetes së tij. E gjitha që Shejkhu ka thënë është se ky është Libri i Allahut, dhe ky është Sunneti i të Dërguarit të Allahut – asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
________________________________________________________________________
Çfarë do të thotë Vehabizmi dhe kush ishte Abdul-Vehabi?! (2)
Para së gjithash ai duhet tu´a shpjegoj atyre këtë. Ndoshta disa prej tyre janë mashtruar. Ata nuk e dinë. Ata vetëm i dëgjojnë këto gjëra ndërsa ata në të vërtet nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë këto? Duhet tu shpjegohet e vërteta atyre dhe se këta emra dhe pseudonime janë të pabaza dhe se këto janë kurtha nga armiqtë.
Le ta lerë qtë që të shpjegojë se çfarë do të thotë Vehabizmi ose Al-Xhamijjeh – siç pretdenojnë ata.
Le tu´a shpjegojë ai atyre; ose le të kërkojnë prej tyre që ata të shpjegojnë se çfarë do të thotë të etiketuarit me medh´hebin e Vehabizmit, që përshpëritni me të?!!
Ata nuk do të vijnë me asgjë (prej fakteve). Ata do të hutohen.
Ma shpjego mua çfarë do të thotë Al-Xhamijjeh dhe çfarë besimi kanë në mënyrë që të shmangem prej tyre.
Ata nuk janë në gjendje të thonë asgjë. Kjo ka të bëjë vetëm me pseudonime dhe asgjë tjetër. Është e detyrueshme braktisja dhe të shmangurit nga këto çështje.
Para së gjithash kërkoi personit që ta shpjegojë se çfarë do të thotë Vehabizmi dhe Al-Xhamijjeh. Nëse ai nuk mund ti përgjigjet pyetjeve, ju e pyesni se si ai mund të paralajmërojë kundër tyre duke mos ditur se në çfarë besojnë ata?
Kjo ëhstë feja e tyre. Pastaj ia shpjegon atij. Është e mundur që ai vetëm dëgjon gjëra pa pasur dituri rreth tyre. Le ti´a shpjegojë atij se çfarë beismi ka Vehabizmi dhe se nuk ka asnjë grup të quajtur Al-Xhamijjeh.
Kjo është vetëm një nofkë boshe. Për më tepër nuk ka asnjë grup të tillë Al-Xhamijjeh. Ne shpresojmë se ne të gjithë pasojmë të vërtetën.
Sa për Muxhesimmeh dhe Hashvijjeh kët etiketime në asnjë mënyrë nuk kanë demtuar Ehlis-Sunnetin dhe Xhematin. Ata kanë lënduar vetëm ata që i përdorin këto nofka. Nuk dëmtohet Ehli-Sunneti dhe Xhemati kur etiketohet si Hashvijje dhe Muxhesimme për derisa ata pasojnë të vërtetën. Kjo nuk do ti dëmtojë ata.
________________________________________________________________________
02. Thirrja e Abdul-Vahabit ishte thirrje për në Teuhid
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Varatha-ul-Anbija
Pyetje: Disa njerëz që vërtetojnë librat e Muhammed bin Abdul-Vahabi, duan ti´a heqin emrin e tij Abdul-Vahab dhe ta zavendësojnë me emrin et-Temimi. Ata kanë një qëllim të mirë. Ka njerëz që lexojnë jetën e tij të cilët kanë keqkuptuar jetën e shejkhut. A është kjo korrekte apo e gabuar?
Përgjigje: Vëllezër! Ata nuk kanë armiqësi ndaj shejkhut për shkak të emrit të tij. Ata janë armiqësorë ndaj thirrjes së tij. Ata nuk do të miratojnë davetin e tij edhe në qoftë se ju i ndërroni të gjithë emrat e baballarëve të tij.
Kjo nuk ka lidhje me emrin e tij. Kjo ka lidhje me davetin e tij. Ata nuk e duan këtë davet. Ata nuk duan një thirrje që thërret në Teuhid.
Ne nuk duhet ti kënaqim ata duke ndryshuar emrin. Dhe nuk ka dobi në këtë. Prandaj nuk është e lejuar të ndryshohen emrat e njerëzve pasi të kenë vdekur. Nuk është e lejuar ti adresohet puna një personi tjetër.
________________________________________________________________________
03. A ka bërë Muhamed Abdul-Vahabi tekfir mbi njerëz?
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: el-Fark bejn et-Tejsir esh-Sheri uel-Muasir
Pyetje: A është e njohur se Muhamed bin Abdul-Vahab ka bërë tekfir mbi individ apo jo? Dhe çfarë dobie ka kapitulli për ”Er-Ride” – dalja nga feja?
Përgjigje: Shejkh Muhamed bin Abdul-Vahabi dhe imamët e tjerë bëjnë tekfir vetëm mbi atë, mosbesimi i të cilit është provuar nga Kur´ani dhe Sunneti dhe nuk justifikohet. Ai nuk duhet të ketë asnjë justifkim.
Para së gjithash i japim atij dëshmi se akti i tij është mosbesim.
Së dyti; sigurohuni që ai justifikohet nga ndonjë prej justifikimeve të njohura si injoranca, detyrimi me dhunë, keqkuptimi apo diçka tjetër.
Shejkh Muhamed Abdul-Vahab ishte në metodologjinë Selefije dhe nuk shpiki ndonjë gjë të re nga vetja e tij
________________________________________________________________________
04. Fshehtësia e suksesit të davetit të Abdul-Vahabit
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Burimi: Verathet-ul-Enbija
Pyetje: Shejkh i nderuar, në fillim përmende përpjekjet e imamëve. Cila është arsyeja e suksesit të tyre në davet, duke qenë se ne shohim shumë thirrje tjera, të vjetra apo të reja, të cilat nuk kanë arritur rezultatet e dëshiruara edhe pse ne besojmë se ato bëhen nga njerëz të sinqertë.
Përgjigje: Kjo varet nga dy gjëra:
01. Të jetë daveti i sinqertë për Allahun (azze ve xhel). Ata bënë thirrje për tek Allahu nuk shpresonin asgjë tjetër përveçse shpërblimit të Tij. Ata nuk shpresonin as në lakminë as në punësim e as mburrje. E vetmja gjë që ata donin ishte shpërblimi i Allahut.
02. Thirrja e tij (Abdul-Vehabit) ishte të kapurit pas metodologjisë së të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem). E realisht, thirrja e tij ishte sipas metodologjisë së të gjithë të Dërguarve (alejhima-selam), e me të vërtet që në radhë të parë, t’i kushtosh vëmendje akides dhe pastrimi i saj nga shkirkiatet-idhujtaria, nga risitë dhe mitet.
Përveç kësaj ata korrigjonin gjërat si p.sh relacionet, moralet e tjera. Metodologjia e shëndoshë dhe qëllimi i mirë, janë fshehtësia pas suksesit të daues së Abdul-Vahabit dhe nxënësve të tij.
________________________________________________________________________
05. A ka sjellur daveti i Abdul-Vahabit fitne tek njerëzit?
Shejkh Muhamed Eman el-Xhami´i (Rahimullah!)
Pyetje: Çfarë mendoni për atë që thotë: “Këta thirrës -nuk e di se për kë e kanë fjalën konkretisht-, po e kthejnë umetin në kohërat e hershme, sikurse në kohërat e Imamit ripërtërirës Muhamed bin Abdul-Vahab, e cila ishte kohë e fitneve?”
Përgjigje: E lus Allahun që të më falë mua dhe ty!
Në kohën kur erdhi Muhammed bin Abdul-Vahab, thirrja e tij ishte ajo që i largoi fitnet. I largoi të gjithë ato vrasje që ndodhnin në mes fiseve të ndryshme.
E largoi adhurimin e idhujve dhe shirkun nga mesi i njerëzve. Gjithashtu, largoi edhe të gjykuarit me atë që nuk kishte zbritur nga Allahu; e padyshim se kjo është prej fitneve. Ai largoi edhe përçarjet mes njerëzve.
Kjo thirrje e begatshme, në vendin tonë solli bashkimin islam në mes të myslimanëve. U ngrit flamuri i Njëshmërisë së Allahut. E njerëzve në këtë vend ua mësoi besimin e pastër, u solli sigurinë, besueshmërinë dhe lirinë që e meritonin. Gjithashtu i shpërbleu me të gjykuarit me ligjin e Allahut.
Kështu që, njerëzit e këtij vendi, nuk gjykohen përpos me ligjet e Allahut. Kjo është thirrja e këtyre njerëzve për të cilët ju e keni fjalën.
Ata nuk duan asgjë tjetër, përpos rregullimin e gjërave, këshillimin për hir të Allahut me mësimet e Kur´anit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj udhëheqësve dhe ndaj njerëzve në përgjithësi.
E lus Allahun që të më falë mua dhe ty. Dhe e lus gjithashtu, që të bëj zemrën tënde që të kuptosh të drejtën.
________________________________________________________________________
06. Shejkh Abdul-Vahab nuk e konsideron jobesimtarë atë të cilit nuk i ka arritur e vërteta
Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Rahimullah!)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (810)
Pyetje: “E para nga pesë shtyllat e islamit janë dy shehadetet. Umeti ka konsensus se ai i cili i lë anash këto dy shehadete, është kafir dhe është e detyrueshme që të luftohet kundër tij. Sa i përket katër kushteve të mbetura, pasi njeriu i ka pranuar ato, i lerë ato sepse ai e merr të lehtë çështjen e tyre, ne nuk bëjmë tekfir mbi të edhe në qoftë se nuk luftojmë kundër tij nëse ai i lerë ato…”
Imam Albani: Masha-Allah.
Pyetësi: Shejkh Abdul-Vahabi thotë. Se dijetarët nuk pajtohen në lidhje me mosbesimin e personit që braktis namazin nga përtacia e jo nga mohimi.
(Muelefatush-Shejkh 3/9).
Imam Albani: Masha-Allah.
Pyetësi: Edhe këtu Shejkh Abdul-Vahabi citon Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijen:
“Kur disa Sahabe dhe pasues të tyre, si Kudamah bin Madh´un dhe pasuesit e tij, pinin alkool dhe besonin se ishte e lejuar për ata që kishin bërë vepra të mira, duke u bazuar në të kuptuarit e tyre të ajetit i cili gjendet në el-Maide, dijetarët në mesin e Sahabeve, si Umeri dhe Aliu kërkonin që ata të pendoheshin.
Në qoftë se ata kishin vazhduar ta konsideronin këtë vepër të lejuar dhe në qoftë se ata do ta konsideronin pirjen e alkoolit si vepër të lejuar, ata do të kishin dalë nga feja, e në qoftë se ata do ta pranonin gabimin e tyre, ata do t´i rrihnin me kamxhik. Kështu pra, nuk bëhet tekfir mbi ta për shkak të keqkuptimit në të cilin kishin rënë derisa t´iu kishte arritur e vërteta. Po të kishin vazhduar të mohonin, ata do të dilnin nga feja. (er-Rad ala el-Bakri, faqe. 259).
Dhe fjalët e Ibnu Tejmijes:
“Prandaj e kam pasur zakon që tu them Xhehmijve dhe atyre që mohojnë se Allahu është mbi Arsh (fronin e Tij): ”Po të kisha unë mendimin tuaj do të isha bërë jobesimtarë. Por ju nuk jeni jobesimtarë sipas meje sepse ju jeni injorantë. (er-Rad ala el-Bakri, faqe.260).
Imam Albani: Korrekt. Masha-Allah.
Pyetësi: Vazhdon të citojë Shejkh-ul-Islamin:
“Ne e dimë që është e pashmangshme se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) nuk i ka mësuar umetin e tij që të adhurojnë një person të gjallë apo të vdekur, as Profetë e as dikë tjetër, pavarësisht nëse këto janë lutje për mbrojtje apo diçka tjetër. Gjithashtu ai nuk i ka mësuar që t’i bëhet sexhde të vdekurit apo të gjallëve apo diçka tjetër. Në fakt ne e dimë se ai ndaloi të gjitha këto dhe se këto janë idhujtari të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal Allahu alejhi ue selem) i ka ndaluar. Por për shkak të mbizotërimit të injorancës tek ata dhe mungesës së njohurive të mesazhit në mesin e njerëzve të më vonshëm…
Imam Albani: Allahu Ekber.
Fjalët e Ibn Tejmijes vazhdojnë…. nuk mund të bëhet tekfir mbi ta derisa t’u sqarohet atyre se ajo që i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) ka shpallur është në kundërshtim me ato. Për këtë, sa herë e kamë shpjeguar këtë çështje dikujt që kupton bazat e Islamit, vetëm se ka thënë: “Kjo është baza e Islamit.”
Dijetarët e mëdhenj në mesin e kolegëve tanë, kanë thënë: “Kjo është gjëja më e madhe që na e keni shpjeguar neve.” ( er-Rad ala el-Bakri,faqe.377).
Imam Albani: Allahu e shpërbleftë atë me të mira. Kjo duhet të jetë fjala e Shejkh-ul-Islamit.
Pyetësi: Kjo është fjala e Shejkh-ul-Islamit, po. Këtu thotë Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Vahab kur ai ishte akuzuar se bënë tekfir mbi myslimanët: ”Në lidhje me gënjeshtrat dhe shpifjet që deklarojnë: se ne përgjithësisht i konsiderojmë myslimanët jobesimtarë, atëherë ata duhet të vijnë tek ne për të sqaruar atë se, ne i konsiderojmë jobesimtarë ata që nuk janë të tillë dhe ata që nuk marrin pjesë në luftë, kjo është një gënjeshtër e kulluar.
Kjo është një mënyrë për t’i larguar njerëzit nga feja e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem).
Si mund ta shpallim dikë që nuk praktikon idhujtarin në qoftë se ai nuk vjen tek ne dhe t’i konsiderojmë jobesimtarë e të luftojmë kundër tyre; me dijen e plotë se ne nuk i kemi konsideruar jobesimtarë ata që adhurojnë putat e Abdul-Kadrit, Ahmed el-Bedeviut dhe varret e atyre, të cilat (adhurime) janë të ngjashme me ata nga injoranca e hershme nëse nuk ka kush t’i përkujtojë ata. (Fataua ue Masa´il esh-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vahab, faqe, 5-6, brenda Maxhmu Mu´allafatish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vahab, vol. 2).
“Lavdia të qoftë Ty (o Allah), kjo është një shpifje e madhe.” 24:16
________________________________________________________________________
07. Është krenari të të quajnë ‘Vehabist
Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
Pyetje: Përse, të gjithë ata që thërrasin në Teuhid në çdo vend të botës, quhen ‘Vehabista’ që nga koha e Shejkh Muhammed bin Abdul-Vehabit (rahimehullah)? Ky emërtim po i tremb shumë njerëz nga ata që thërrasin në Teuhid.
Përgjigje: Jo, kjo nuk mund t’i tremb ata. Elhamdulilah, ne jemi krenarë me këtë gjë.
Nëse ai i cili thërret në Teuhid quhet ‘Vehabist’, Si quhet ai i cili thërret në idhujtari (shirk), si e quajnë atë? E quajnë xhahil (injorant)?
Ne jemi krenarë për këtë, andaj le të na thonë ‘Vehabista’. Pra, ata vetë e dëshmojnë se thirrja Vehabiste është thirrje për në Teuhid.
Autori i ‘el-Lenxhes’ Rahimullah ka thënë:
Nëse pasuesi i Ahmedit është Vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist
Kur thuhet Ahmedi, është fjala për të Dërguarin (sal Allahu alejhi ue selem).
Po e përsëris edhe njëherë: Nëse pasuesi i Ahmedit është vehabist le të dëshmojnë thekalinët (njerëzit dhe xhinët) se edhe unë jam Vehabist.
________________________________________________________________________
Nga erdhi nofka Vahabijeh?
“Kur thirrja e Muhamed bin Abdil-Vehabit u përhap në mesin e arabëve, turqit u frikësuan se mbretëria e tyre do të humbet dhe pastaj filluan të paralajmërojnë kundër kësaj thirrje duke e emërtuar me emrin ‘Vahabijeh’.”
“Nofka ‘Vahabijeh’ rrjedh nga politika turke pasi ata ia kishin kthyer shpinën ligjit të Allahut.”
________________________________________________________________________
Dy gabimet kryesore në të emëruarit me termin “Vehabizëm”
Termi “Vehabizëm” është gabim si për nga aspekti i formulimit të tij, po ashtu edhe nga domethënia në të cilën përdoret.
Lidhur me formulimin, kjo nuk i atribuohet personit tek i cili e ka bërë këtë thirrje, pra Shejkh Muhamedit, por i atribuohet Abdul-Vehabit babait të tij i cili nuk kishte asgjë të bëjë me këtë thirrje.
Dhe kjo është totalisht diçka e gabuar. Atriboimi i saktë në këtë rast duhet të jetë “Muhamedijjeh”. Mirëpo ata e kanë parë se ta quash dikë me këtë emër, është diçka e lavdërueshme (ngase emërimi përkon me atë të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem v.p.).
Prandaj, ata e falsifikuan këtë fakt.
Sa për domethënien, kjo thirrje nuk ka braktisur në asnjë formë kornizat e Selefëve në mesin e Sahabëve, Tabiinëve dhe Tabi-Tabiinëve. Në vend të quhet “vehabizëm”, është e detyrueshme për ta quajtur këtë thirrje “selefizëm”.
Personi i cili thërriti në këtë thirrje nuk ka shpikur diçka që mund t’i atribuohet atij ndryshe nga disidentët/thirrësit e sekteve devijuese siç janë Ismailijeh, Keramitah etj.
Nëse këto sekte do të quheshin “Selefijeh”, njerëzit dhe historia do ta kishin refuzuar këtë emër, sepse ata fare nuk pasojnë rrugën e Selefëve. Në vend të kësaj, ato janë sekte që janë të shpikura nga themeluesit e tyre.
Prandaj, termi i saktë kushtimisht që do të ishte i drejtë për tu përdorur në lidhje me thirrjen e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit do të ishte thirrja “Muhamedijjeh” apo “Selefijeh”.
Por pasi ky emërtim i zemëroi armiqtë, ata e shtrembëruan atë. Prandaj, termi “Vahabizëm” nuk ishte i njohur në mesin e pasuesve të Shejkhut.
Ky term erdhi nga kundërshtarët e tyre. Në fakt, ata i vulosin gjithë ata që pasojnë Selefët me këtë etiketim. Qëllimi i kundërshtarit me këtë etiketë është që ta përjashtojnë thirrjen e Shejkhut nga metodologjia e shëndoshë.
________________________________________________________________________
Dallimi mes ISIS dhe Muhamed bin Abdil-Vehabit
El-Kubejsi asocioj ISIS në Irak me Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabin dhe i quajti ata një “produkt hebre”. Ai e dëmton veten e tij jashtëzakonisht ashpër kur ai flet në këtë mënyrë kriminale dhe të shëmtuar, sepse ai përfshin të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe ata që pasojnë të vërtetën dhe ata që pasojnë gënjeshtrën:
أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
“A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me myslimanët? Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?” 1
أَمْ نَجْعَلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَالْمُفْسِدِينَ فِي الْأَرْضِ أَمْ نَجْعَلُ الْمُتَّقِينَ كَالْفُجَّارِ
“A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?” 2
Unë kam shkruar një artikull në lidhje ISIS edhe në lidhje me metologjinë e shkrimeve të Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit në të cilën kam përmendur se si daveti i tij ishte qëllim përmirësues dhe se ai nuk predikoi asgjë të re. Ai reformoi vetëm metodologjinë Selefite e cila është Kurani dhe Sunneti. Unë gjithashtu përmenda se si ai ka prejardhjen nga Benu Temim që sipas të Dërguarit salallahu alejhi ue selem do të egzistojë deri në Ditën e Gjykimit dhe se ata janë njerëzit më të ashpër kundër Dexhallit.
Unë nuk e di se për cilët jehudë, el-Kubejsi po flet. A e ka për qëllim jehudët që pushtuan Palestinën? Apo e ka për qëllim disa jehudë të tjerë? Nëse ai i ka për qëllim ata, ai duhet ta dijë se daveti i Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit mbretëroi gjatë mesit të shekullit dymbëdhjetë, ndërsa hebrenjtë pushtuan Palestinën në shekullin e trembëdhjetë. Ai mi kujton mua ata që e quajnë Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen (i cili vdiq në vitin 728) “Vehabist”.
Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabi jetojë disa shekuj pas Ibnu Tejmijes. Prej atyre që e fyenin thirrjen e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit ishte irakiani Davud bin Xharxhis të cilin disa dijetarë e kanë refuzuar. El-Kubejsi është një prej trashëgimtarëve të tij sot. Më i shquari sot që pasoi metodologjinë e Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehabit duke pasur parasysh të thirrurit në të vërtetën dhe në udhëzimin, dhe pasimin e Selefëve është Shejkhu ynë Abdul-Aziz bin Baz (vdiq 1420 – Rahimullah!). Çfarë ndryshimi ka midis dy trashëguesve dhe dy trashëgimtarëve!
Sa i përket asaj ai e quan liderin e ISIS;it “qen, i biri i një qeni”, kështu që kjo nuk i përket të folurit të dijetarëve, nxënësve të dijes apo edhe të atyre që bëjnë vepra të mira.
____________________________________________
1 - 68:35-36
2 - 38:28
________________________________________________________________________
“Lehja e qenve” nuk e dëmton Selefizmin
“Kjo është diçka që të tjerët para tyre prej mynafikëve dhe jobesimtarëve, e kanë bërë edhe në të kaluarën. Ata e kishin zakon t’i fyenin njerëzit fetarë. Ata e kishin zakon t’i fyenin myslimanët, të cilët iu përmbaheshin fesë së tyre. Kjo gjë është e vjetër, nuk është asgjë e çuditshme. E ndërsa, këta janë pasues të atyre të mëhershmëve. Ata nuk e kanë dëmtuar aspak Selefizmin dhe as Selefitë, por dëmtojnë vetëm veten e tyre. Elhamdulilah, Selefizmi i vërtetë është i qëndrueshëm dhe stabil sipas Kuranit dhe Sunnetit. Kurse të “lehurit e qenve”, nuk i dëmton ata.”