Disa bindje te Shi’iteve
Disa bindje të Shi’itëve
﴿ من عقائد الشيعة﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Abdullah b. Muahammed
Përktheu : Bahri Curri
Redaktoi : Rijad Misini, Arian Kutelli
2009 - 1430
﴿ من عقائد الشيعة ﴾
« باللغة الألبانية »
عبد الله بن محمد
ترجمة: بحري تسوري
مراجعة: رياض ميسيني، أريان كوتلي
2009 - 1430
Prishtinë, 2009
“Min Akaid esh-Shiah” - من عقائد الشيعة
Autor:
Abdullah bin Muhammed
Përkthyes:
Bahri Curri
Redaktorë profesional:
Rijad Misini
Arian Kutelli
Lektor:
Driton Sejdiu
Disejni:
Arsim Murseli
Shtypshkronja:
Graf-Ing - Prishtinë
Boton:
Përkthyesi
Botimi i dytë
Shkurt, 2009
ISBN 978-9951-8578-1-9
Përktheu nga arabishtja:
Bahri Curri
Seria e botimeve: “FUQIA E SË VËRTETËS”
Nr. 2
Copyright © 2009 “Bahri Curri”
Të gjitha të drejtat të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të riprodhohet apo transmetohet përmes çdo mënyre apo mjeti, qoftë elektronik ose mekanik, përfshirë fotokopjimin, inçizimin në audio, apo përdorimin e çdo lloj mënyre të ruajtjes së informacionit pa lejen paraprake të përkthyesit.
PËLQIMI I DIJETARIT TË NDERUAR, ABDULAZIZ BIN ABDULLAH BIN BAZ
Bismil-lahi Rrahmani Rrahim
Nga Abdulaziz bin Abdullah bin Baz, drejtuar vëllaut të nderuar... Allahu e ndihmoftë!
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
Letrën që ma ke dërguar më datën 10.02.1418 h (16.06.1997), rreth librit tënd për shi’itët, e kemi lexuar dhe e konsiderojmë të vlefshëm, të rëndësishëm dhe të përshtatshëm për botimin dhe shpërndarjen e tij sipas metodës, të cilën ti e sheh të arsyeshme në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe në shtetet e Gjirit. Lusim Allahun e Lartësuar që njerëzimi të kenë dobi nga ky libër dhe t’ju bekojë në angazhimet tuaja!
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
Abdulaziz Bin Abdullah Bin Baz
Myftiu i Përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Organizatës së Dijetarëve të Mëdhenj dhe i Drejtorisë së Hulumtimeve Shkencore dhe Myftinisë.
Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij.
Shkak i shkrimit të këtij libri është fakti se, kohëve të fundit është vërejtur shtimi i aktiviteteve të rafiditëve[1] (shi’itëve)[2] për thirrjen në ideologjinë e tyre në nivel të Botës Islame, si dhe rreziku që i kanoset Fesë Islame nga ky sekt shkatërrues, dhe pakujdesia e mosnjohja e shumë muslimanëve për rrezikun e këtij sekti. Si dhe çfarë përmban besimi i tyre, idhujtari (shirk), sulm ndaj Kur’anit Fisnik dhe ndaj sahabëve radiAllahu anhum,[3] teprimit në imamë (guluv),[4] vendosa ta shkruaj këtë libër dhe të përgjigjem në shumë problematika që gjenden në këtë çështje në formë të shkurtër, duke e pasuar shejhun tonë, dijetarin Abdullah bin Abdurrahman el-Xhibrin në librin e tij “Et-Ta’likatu ala Metni Lum’ati el-I’tikad.”
Kam bartur citate e fragmente nga librat e njohur të rafiditëve, si dhe nga librat e Ehlu Sunetit nga imamët e mëhershëm dhe të mëvonshëm, të cilët u ngritën kundër tyre duke e sqaruar besimin e tyre të prishur të bazuar në idhujtari (shirk), teprim (guluv), gënjeshtra, sharje, ofendim, sulm dhe njollosje.
Jam përpjekur që në këtë libër të shkurtër e modeste t’i gjykoj shi’itët në bazë të librave e veprave të tyre, në të cilat ata mbështeten, siç ka thënë dijetari Ibrahim bin Sulejman el-Xhebhan: “Të gjykoj ty o shi’it nga goja jote.”
Në fund e lus Zotin e Lartmadhërishëm që të gjithë të kenë dobi nga ky libër, siç thotë i Lartësuari:
“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.”[5] [6]
I falënderoj të gjithë ata që kontribuan në nxjerrjen e këtij libri, dhe lus Allahun që t’i shpërblejë me të mira për punën e tyre. Allahu është më i Dijshmi dhe Paqja e Mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë - Muhammedin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),[7] familjen dhe shokët e tij!
KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
Fillet e sektit të rafiditëve janë në paraqitjen e një personi çifut të quajtur Abdullah bin Sebe’,[8] i cili kinse e pranoi Islamin dhe shfaqi dashurinë ndaj Al Bejtit.[9]
Ai e teproi lavdërimin e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thirrur se testamenti për kalifat (udhëheqje të shtetit islam) ka qenë për të, sa që e ngriti në shkallën e hyjnisë. Gjëra, të cilat i cekin vetë librat e shi’itëve.
El-Kumi[10] duke e përmendur në librin e tij të titulluar “El-Mekalatu uel-Firek”[11] e pranon ekzistimin e tij dhe e llogarit atë të parin, i cili foli për domosdoshmërinë e udhëheqjes së Aliut dhe procesit të kthimit të tij pas vdekjes - (er-Rexh’a),[12] dhe e shpalli haptas sharjen dhe ofendimin ndaj Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe sahabëve të tjerë. Këtë e përmend edhe en-Nubahti[13] në librin e tij “Firek esh-Shiati”[14], si dhe el-Kushi[15] në librin e tij të njohur “Rixhal el-Kushi.”[16]
Prej shi’itëve bashkëkohorë që pranojnë ekzistimin e Abdullah bin Sebe’ është dhe Muhammed Ali el-Mual-lim në librin e tij “Abdullah bin Sebe’ el-Hakikatu el-Mexhhuletu.”[17]
Pranimi dhe deklarimi janë zotëri të argumenteve, e këta të gjithë janë njerëz të mëdhenj (dijetarë) të rafiditëve.
El-Bagdadi[18] thotë: “Seb’itët janë pasues të Abdullah bin Sebe’, i cili e lavdëroi tej mase Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke besuar se ai ishte i dërguar i Allahut, saqë më në fund thirri dhe besoi se ai është vetë Allahu.”
Po ashtu thotë: “Ibën Sevda (pra Abdullah bin Sebe’) ishte me prejardhje çifute nga banorët e Hires, e shfaqi Islamin dhe dëshironte që te banorët e Kufes të ketë dominim dhe presidencë dhe mu për këtë ua përmendi atyre se e ka gjetur në Teurat se çdo pejgamber ka trashëgimtar me testament, e Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është trashëgimtar i Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).”
Esh-Shehristani[19] e cek se Ibën Sebe’ është i pari, i cili e shpalli mendimin se Aliut i takon udhëheqja (imamati) me tekst të shkruar,[20] dhe përmend se seb’itët janë sekti i parë, i cili thotë për ndalje (tevekuf) në fshehjen e imamit të pritur (el-Gajbetu)[21] dhe kthim (er-Rexh’a),[22] pastaj e trashëguan atë shi’itët më vonë me gjithë numrin e madh të sekteve dhe ndryshimeve në mes vete.
Mendimi se Aliut i takon imamati dhe kalifati me tekst të shkruar dhe me testament, është prej gjërave që la pas vete Ibën Sebe’, i cili shkaktoi më vonë ndarjen e shi’itëve në dhjetra sekte dhe përçarjen e tyre në mendime të ndryshme.
Shi’itët kështu shpikën mendimin për testamentin, kthimin (er-Rexh’a),[23] fshehjen e imamëve, madje edhe hyjnëzimin e imamëve.[24] E tërë kjo duke e ndjekur rrugën e çifutit Ibën Sebe’.
PSE JANË QUAJTUR SHI ’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
Dijetari i shi’itëve el-Mexhlisij e përmend këtë emër në librin e tij “El-Bihar” dhe thotë: Kapitulli “Fadlu er-Rafidati ue Med’h et-Tesmijjeti biha” - (Vlera e rafiditëve dhe mburrja e emërtimit me të), pastaj përmend nga Sulejman el-A’mesh, i cili ka thënë:
Hyra te Ebu Abdullah Xhafer bin Muhammed dhe i thashë: U flijofsha për ty! Njerëzit po na quajnë rafiditë, çka do me thënë rafiditë (revafid)? Ai tha: Vallahi ata nuk u kanë quajtur juve me këtë emërtim, por Allahu ju përmend me këtë emër në Tevrat dhe në Inxhil përmes gjuhës së Musait dhe Isait.[25]
Thuhet të jenë quajtur rafiditë, ngase kur ata erdhën te Zejdi i biri i Aliut, birit të Husejnit i thanë: Largohu nga Ebu Bekri e Umeri, në mënyrë që të jemi me ty. Ai u është përgjegjur: Ata janë shokë të gjyshit tim, përkundrazi unë i pasoj ata dy dhe i dua. E ata i thanë: Atëherë të refuzojmë, dhe për këtë u quajtën rafiditë, e ata që u pajtuan me atë (Zejdin) e i dhanë besën u quajtën zejditë.[26]
Thuhet të jenë quajtur rafiditë, ngase e refuzuan imamatin (udhëheqjen) e Ebu Bekrit dhe Umerit.[27]
Ndër të tjera, thuhet të jenë quajtur me këtë emër, ngase e refuzuan fenë.[28]
NË SA GRUPE NDAHEN RAFIDITËT?
Në librin “Dairetu el-Mearif” (Enciklopedia e dijeve) thuhet: “Janë paraqitur grupe e nëngrupe të shi’itëve më shumë se 73 grupet e njohura.”[29]
Madje rafiditi Mejr Bakir ed-Damad[30] thotë se, të gjitha grupet e përmendura në hadith, (hadithi se do të përçahet Umeti në 73 grupe,[31] janë grupe të shi’itëve, e grupi i shpëtuar e fitimtar prej tyre janë imamitët.[32]
El-Makrizi[33] përmend se numri i grupeve të tyre arrin në 300.[34]
Esh-Shehristani thotë: “Rafiditët ndahen në pesë grupe: Kejsanitët, Zejditët, Imamitët, Galitët dhe Ismailitët.[35]
El-Bagdadi thotë: “Rafiditët pas kohës së Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) janë katër llojesh: Zejditët, Imamitët, Kejsanitët dhe Gulatët.”[36] Duke e pasur parasysh se zejditët nuk janë prej rafiditëve me përjashtim të xharuditëve.
ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA”[37] I RAFIDITËVE?
“El-Beda” ka kuptimin “shfaqja pas të qenurit i fshehur”, ose “formimi i mendimit të ri.” Në të dy rastet nënkuptohet se patjetër mosnjohja i paraprin njohjes dhe dijes, e që “el-Beda” me të dyja këto kuptime nuk ekziston te Allahu dhe janë të pamundshme tek Ai, mirëpo rafiditët ia përshkruajnë këtë Allahut dhe e cilësojnë me të.
Rejan bin Salt thotë:
“E kam dëgjuar err-Rrida duke thënë: Nuk ka dërguar Allahu pejgamber përveç se që ta ndalojë alkoolin dhe t’ia vërtetojë Allahut cilësinë “el-Beda”.”[38]
Ebu Abdullahu thotë: “Nuk është adhuruar Allahu me asgjë ngjashëm me “el-Beda.””[39]
I lartësuar dhe i pastër është Allahu nga ato që ia veshin!
Vëlla i dashur, shiko se si ia përshkruajnë Allahut, subhanehu ve teala, mosdijen (injorancën), e Ai (Allahu) thotë për vete:
“Thuaj: “Askush veç Allahut, as në qiej, as në tokë nuk e di të fshehtën.””[40]
Në anën tjetër rafiditët besojnë se imamët dinë çdo send dhe nuk u fshehet atyre asgjë.
A është ky besim islam me të cilin ka ardhur Pejgamberi ynë - Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?!
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
Rafiditët janë të parët, të cilët e thanë fjalën për antropomorfizëm.[41]
Shejhul Islam Ibën Tejmije[42] përmend se ata që e udhëhoqën këtë grup nga rafiditët janë: Hisham bin el-Hakem,[43] Hisham bin Salim el-Xhevaliki, Junus bin Abdurrahman el-Kumi, dhe Ebu Xhafer el-Ahvel.[44]
Të gjithë këta të përmendur janë prej dijetarëve të mëdhenj të ithna-asheritëve.[45]
Më pastaj kanë kaluar në xhehmijë[46] dhe muatile,[47] sikur që e përshkruajnë një varg transmetimesh të tyre Zotin e botërave (Allahun) me cilësi negative, të cilat ia bashkangjitën cilësive të Allahut (i Lartë është Allahu nga ato).
Ibën Babevejh transmeton më tepër se shtatëdhjetë transmetime, të cilat thonë se, Allahu nuk përshkruhet me kohë, as me vend, as me mënyrë, as me lëvizje, as me transferim, nuk përshkruhet me cilësitë e trupave, as me ndjenjë, as trup, as formë.”[48]
Dijetarët e tyre e trasuan këtë rrugë të shtrembër duke i zhvlerësuar e mohuar cilësitë që janë përmendur në Kur’an dhe Sunet.
Ata po ashtu e mohojnë zbritjen e Allahut (xhel-le shanuhu). Thonë se Kur’ani është i krijuar,[49] e mohojnë shikimin e Allahut në Ahiret. Në librin “Bihar el-Envar” thuhet se është pyetur Ebu Abdullah Xhafer es-Sadik: ‘A do të shihet Allahu në Ditën e Gjykimit?’ Ai është përgjigjur: ‘I pastër dhe i lartë është Allahu nga kjo. Syri nuk sheh përveç se sende që kanë ngjyrë e formë, e Allahu është krijues i ngjyrave dhe formave.’[50]
Madje thonë: Nëse dikush ia përshkruan Allahut disa cilësi, si p.sh. të pamurit e Tij në Ditën e Gjykimit, gjykohet me largim nga feja si dezertor e renegat,[51] sikur që përmendet nga dijetari i tyre Xhafer en-Nexhefi në librin “Keshf el-Gita.”[52]
Ne e dimë se të pamurit e Allahut në Ditën e Gjykimit është e vërtetë e argumentuar me Kur’an dhe Sunet pa kurrfarë dyshimi dhe pa përshkrim të mënyrës, sikur që Allahu thotë në Kur’an:
“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë.”[53]
Nga Suneti kemi hadithin, i cili gjendet në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, nga Xherir bin Abdullah el-Bexheli, i cili thotë: Ishim ulur me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe e shikoi hënën në natën e katërmbëdhjetë dhe tha:
“Ju do ta shihni Zotin tuaj qartë sikur që e shihni këtë (hënën) pa u shtyrë e ngucur në mes vete (pa dyshuar) në të pamurit e saj.”[54]
Ajetet dhe hadithet që trajtojnë këtë çështje janë të shumta, nuk mund t’i përmendim të gjitha këtu.[55]
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ KUR’ANIT, I CILI GJENDET NË DUART TONA, DHE PËR TË CILIN ALLAHU KA PREMTUAR SE DO TA RUAJË?
Rafiditët, të cilët në kohën tonë quhen shi’itë, thonë se Kur’ani, i cili gjendet te ne (muslimanët), nuk është Kur’ani, të cilin Allahu i Lartësuar ia zbriti Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), por është ndryshuar e ndërruar, është shtuar në të dhe është hequr nga ai.
Shumica e muhadithëve (dijetarë të hadithit) të shi’itëve mendojnë se në Kur’an janë bërë ndryshime, sikur përmendet nga Nuri et-Tabersi[56] në librin e tij të quajtur “Fasl el-Hitab fi Tahrif Kitab Rabb el-Erbab.”[57]
Muhammed bin Jakub el-Kulejni[58] thotë në “Usul el-Kafi” në kapitullin (Nuk e ka mbledhur askush Kur’anin komplet përveç se imamët): ”Nga Xhabiri, i cili thotë: E kam dëgjuar Ebu Xhaferin duke thënë: Ai, i cili thotë se e ka mbledhur Kur’anin komplet, ashtu si e ka zbritur Allahu, është gënjeshtar, sepse askush nuk e ka mbledhur dhe ruajtur Kur’anin ashtu si ka zbritur nga Allahu përveç Ali bin Ebu Talibit dhe imamët që ishin pas tij.”[59]
Transmetohet nga Xhabiri, e ky transmeton nga Ebu Xhaferi alejhi selam, i cili ka thënë:
“Askush nuk mund të pretendojë se e ka tërë Kur’anin, të publikuarat dhe të fshehtat e tij, përveç atyre që janë të porositur (evsijau).”[60]
Ndërsa Hisham bin Salim transmeton nga Ebu Abdullahu alejhi selam, i cili ka thënë: “Kur’ani, me të cilin ka ardhur Xhibrili (alejhi selam) te Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), i ka shtatëmbëdhjetë mijë ajete.”[61]
Kuptimi i kësaj është se Kur’ani, të cilin e supozjnë rafiditët, ka më shumë ajete se sa Kur’ani që e kemi ne në duart tona, dhe për të cilin Allahu është zotuar tri herë se do ta ruajë atë!! Allahu na ruajt prej tyre.
Ahmed et-Tabersi[62] përmend në “El-Ihtixhaxh” dhe Mula el-Hasen në tefsirin e tij “Es-Safi” se Umeri i ka thënë Zejd bin Thabitit: “Aliu ka ardhur me Kur’anin, dhe në të ka nënçmim ndaj muhaxhirëve[63] dhe ensarëve,[64] mendojmë që ta shkruajmë Kur’anin dhe t’i heqim nga ai të gjitha përuljet dhe nënçmimet e muhaxhirëve dhe ensarëve. Zejdi u pajtua me të në këtë çështje, e pastaj tha: ‘Nëse unë përfundoj Kur’anin ashtu si e kërkoni, e kur ta paraqesë Aliu Kur’anin, të cilin e ka shkruar ai vetë, a nuk ua hedh poshtë gjithë atë që e bëtë?’ Në atë çast Umeri tha: Çfarë të bëjmë? Zejdi i tha: Ju e dini më mirë se çfarë të bëni. Atëherë Umeri tha: ‘Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta vrasim dhe të pushojmë nga ai.’ E bënë planin për vrasjen e tij me angazhimin e Halid bin el-Velidit, mirëpo nuk arritën ta realizojnë.”
Kur u zgjodh Umeri kalif, kërkuan prej Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që t’ua sjellë atyre Kur’anin dhe ta ndryshojnë në mesin e tyre. Umeri i ka thënë: ‘O Ebu el-Hasan, sikur ta sillje Kur’anin ashtu siç ia solle Ebu Bekrit dhe të pajtohemi për formën e tij përfundimtare!’ Aliu tha: ‘Kurrsesi, nuk ka kurrfarë mundësie. Ia kam sjellë Ebu Bekrit që të jetë argument kundër jush, në mënyrë që të mos thoni në Ditën e Gjykimit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.”[65] ose të thoni: “Nuk na ke ardhur...”[66] Këtë Kur’an nuk e prek askush, përveç njerëzve të pastër dhe të të porositurve me testament nga djali im. Umeri i tha: ‘A ka ndonjë kohë të caktuar për paraqitjen e tij?’ Aliu u përgjegj: ‘Po, kur të ngritet i ardhuri (i ngrituri) nga djali im, e do ta paraqesë atë dhe i drejton njerëzit në të.”[67]
Sado që shi’itët paraqiten me distancim nga libri i en-Nuri et-Tabersi, duke e pasuar bindjen e tukjes,[68] libri përmban qindra tekste e citate të dijetarëve të tyre në librat e tyre bazë (në të cilat mbështeten), e kjo vërteton se ata janë të bindur se ka ndodhur ndryshimi (i Kur’anit) dhe besojnë në këtë, mirëpo nuk duan që të nxitet polemika e të diskutohet rreth këtij besimi të tyre në Kur’an.
Sipas tërë kësaj rezulton se ekzistojnë dy “kur’ana”, njëri është i njohur, e tjetri është special dhe i fshehur, e në të cilin është sureja Vilaje, sipas shi’itëve-rafiditëve, që e cek en-Nuri et-Tabersi në librin e tij “Fasl el-Hitab fi Tahrif Kitab Rabb el-Erbab” është hequr nga Kur’ani edhe një ajet, e ai është: “(Ve refa’na leke dhikreke bi Alijin sihrek) – Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde me Aliun si dhëndër tëndin”, është hequr nga sureja Inshirah (Elem neshrah leke sadrek).[69]
Ata nuk brengosen për këtë edhe pse e dinë se kjo sure është mekase e në atë kohë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk ishte dhëndër i Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në Mekë.
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË SAHABËT E TË TË DËRGUARIT (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)?
Besimi i rafiditëve ndërtohet në sharjen, fyerjen dhe nxjerrjen e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) nga feja.
El-Kulejni e cek në “Furu’ el-Kafi” nga Xhaferi alejhi selam: “Të gjithë njerëzit ishin dezertorë e renegatë (janë larguar nga feja) pas Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), përveç tre personave. I thashë: Kush janë këta tre? Tha: el-Mikdad bin el-Esved, Ebu Dherr el-Gafari dhe Selman el-Farisi.”[70]
El-Mexhlisij e përmend në “Bihar el-Envar” se një shërbëtor i Ali bin el-Husejnit ka thënë: Isha me të (Ali bin el-Husejn) alejhi selam në disa raste në ndejat e tij. I thashë: “Më ke borxh, përveç nëse më tregon për këta dy njerëz: Ebu Bekrin dhe Umerin?
Ai tha: Ata, të dy janë kafirë (jobesimtarë), edhe ai që i do këta dy është kafir.” Transmetohet nga Ebu Hamza eth-Themalij se e ka pyetur Ali bin el-Husejn për ata dy, dhe i është përgjigjur: “Ata, të dy janë kafirë (jobesimtarë), edhe ai që i do këta dy, apo i pason, është kafir.”[71]
Në tefsirin e el-Kumit tek fjala e Allahut: “... e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna.”[72] thonë: imoraliteti (el-fahshau) është Ebu Bekri, e neveritura (el-munker) është Umeri, ndërsa dhuna (el-bag’ju) është Uthmani.[73]
El-Mexhlisij përmend në “Bihar el-Envar” dhe thotë: Informacionet dhe argumentet që tregojnë për kufrin e Ebu Bekrit dhe Umerit, dhe të ngjashëm me ta, shpërblimi për mallikimin e tyre dhe distancimi nga ata dhe përmbajtja heretike e tyre, janë të shumta, sa nuk mund të përmend në këtë vëllim të librit, apo edhe në disa vëllime. Por kjo që kemi sjellur është e mjaftueshme për atë që dëshiron Allahu ta udhëzojë në rrugën e drejtë.[74]
Madje, el-Mexhlisj përmend në “Bihar el-Envar” disa transmetime që citojnë se Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Muavije (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), që të gjithë do të jenë në tabute (arkivole) të zjarrit. Allahu na ruajtë.[75]
Në librin e tyre “Ihkak el-Hakk” të el-Mer’ashij[76] thonë: “O Zot, ke mëshirë ndaj Muhammedit dhe ndaj familjes së tij, mallkoji dy idhujt e kurejshëve, dy tiranët, dy djajtë e tyre dhe dy bijat e tyre... etj..[77] Me këtë kanë për qëllim Ebu Bekrin, Umerin, Aishen dhe Hafsen (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
El-Mexhlisij përmend në letrën e tij, të quajtur “El-Akaid” dhe thotë: Prej gjërave të domosdoshme që llogariten në fenë e imamitëve është lejimi i mut’ah[78], haxhi temetu’u[79] dhe distancimi nga treshja (Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani), nga Muavije, nga Jezid bin Muavije dhe nga secili që e luftoi emirin e besimtarëve (Aliun).[80]
Në Ditën e Ashureve e marrin një qen, e emërtojnë me emrin Umer, pastaj i vërsulen duke e goditur me shkop dhe gjuajtur me gurë derisa të ngordhë. Pastaj e marrin një edh apo një qengj të sapolindur, e emërtojnë me emrin Aishe, fillojnë t’ia heqin qimet, pastaj i vërsulën duke e goditur me këpucë derisa të ngordhë.[81] Po ashtu, ata e festojnë edhe ditën, në të cilën u vra Umer el-Faruk bin Hattab, ndërsa vrasësin e tij Ebu Lu’lu’ el-Mexhusi e quajnë Hero i Fesë.[82]
Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët dhe me nënat e besimtarëve!
Shiko vëlla musliman, sa i keq dhe ziliqar është ky grup i larguar nga feja. Çfarë thonë për më të mirët e njerëzimit, pas pejgamberëve alejhimu selam, të cilët i ka lavdëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe i tërë Umeti janë të pajtimit për drejtësinë dhe vlerën e tyre, sa dhe historia, ngjarjet dhe gjërat e njohura domosdomërisht dëshmuan për mirësinë, kontributin dhe angazhimin e tyre në Islam.
ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
Shejhul Islam Ibën Tejmije, (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Argument për këtë është se sprova (belaja) e rafiditëve është si sprova (belaja) e çifutëve.
Çifutët thonë: Nuk bën të bëhet mbret askush, përveç se nga familja Al Davud.[83]
Po ashtu edhe rafiditët thonë: Nuk bën të bëhet imam askush, përveç se nga pasardhësit e Aliut.
Çifutët thonë: Nuk ka xhihad në rrugën e Allahut derisa të paraqitet Dexhalli dhe të zbresë shpata.
Rafiditët thonë: Nuk ka xhihad në rrugën e Allahut derisa të paraqitet Mehdiu dhe të thërras një thirrës nga qielli.
Çifutët e vonojnë lutjen (faljen e tyre) derisa të paraqiten e përzihen yjet.
Po ashtu edhe rafiditët e vonojnë namazin e akshamit (mbrëmjes) derisa të paraqiten e përzihen yjet, e hadithi thotë:
“Umeti im do të vazhdojë në natyrshmëri derisa nuk e vonojnë namazin e akshamit (mbrëmjes) deri në paraqitjen e yjeve.”[84]
Çifutët e ndryshuan Tevratin, edhe rafiditët e ndryshuan Kur’anin.
Çifutët nuk e shohin dhënien mes’h të mesteve, po ashtu edhe rafiditët kanë të njëjtin mendim.
Çifutët e urrejnë Xhibrilin e thonë se ai është armiku ynë prej melekëve, edhe rafiditët thonë se Xhibrili ka gabuar me shpalljen e ia ka dërguar Muhammedit.[85]
Rafiditët pajtohen edhe me të krishterët në disa sjellje të tyre, ku tek të krishterët nuk ka mehër[86] për gratë e tyre, por vetëm se i martojnë ashtu dhe kënaqen me to. Kështu edhe rafiditët martohen me nikah mut’ah[87] dhe i bëjnë hallall gratë me këtë veprim.
Çifutët dhe të krishterët janë më të mirë dhe dallojnë nga rafiditët në dy cilësi:
Janë pyetur çifutët: Kush janë më të mirët në popullin tuaj? Ata thanë: Shokët e Musës.
Janë pyetur të krishterët: Kush janë më të mirët e popullit tuaj? Ata thanë: Havarijunët - shokët e Isës.
E janë pyetur rafiditët: Kush janë më të këqinjtë e popullit tuaj? Ata thanë: Sahabët - shokët e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).[88]
Shejhu Abdullah el-Xhemili në librin e tij “Bedhl el-Mexhhud fi Mushabeheti er-Rafidati li el-Jehud” përmend aspektet e përgjasimit të rafiditëve me çifutët. Çifutët dhe rafiditët i bëjnë jobesimtarë të gjithë të tjerët dhe lejojnë derdhjen e gjakut të tyre si dhe uzurpimin e pasurive të tyre.
Andaj dhe ky dijetar thotë: Çifutët i ndajnë njerëzit në dy grupe: Çifutët dhe popujt. Popujt janë të gjithë ata që nuk janë çifutë. Ata pretendojnë se vetëm ata janë besimtarë, ndërsa popujt tjerë, sipas tyre, janë jobesimtarë e idhujtarë që nuk e njohin Allahun e Lartësuar. Në Telmud[89] ceket: Të gjithë popujt, me përjashtim të çifutëve, janë idhujtarë, dhe të gjitha urdhrat e mësimet hebraike janë të kësaj natyre.
Edhe vetë Isa (alejhi selam) nuk shpëtoi nga sulmi e etiketimi i tyre, ku në Telmud përmendet duke e cilësuar si “Jobesimtar që nuk e njeh Allahun.”
Po ashtu edhe rafiditët pretendojnë se vetëm ata janë besimtarë, ndërsa muslimanët tjerë janë jobesimtarë dhe renegatë që nuk kanë hise në Islam.
Shkak i kësaj është se muslimanët nuk i nënshtrohen autoritetit të Aliut (i quajtur el-vilajetu), për të cilën gjë rafiditët mendojnë se është kusht i Islamit. Andaj dhe secili që nuk i nënshtrohet këtij autoriteti ai është kafir (jobesimtar) sipas rafiditëve, njësoj si ai që nuk shqipton shehadetin, apo mohon ndonjë prej pesë kushteve të Islamit.
Madje, el-vilajetu, sipas rafiditëve, është më primare se kushtet tjera të Islamit. El-Berki transmeton nga Ebu Abdullahu alejhi selam, i cili ka thënë: “Nuk ka asnjë që vazhdon në rrugën e Ibrahimit përveç nesh dhe përkrahësit tanë. Ndërsa njerëzit tjerë janë shumë larg.” Ndërsa në tefsirin e el-Kumi transmetohet nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Në rrugën e Islamit nuk është askush tjetër përveç nesh dhe të tjerët deri në Ditën e Kijametit.”[90]
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
Rafiditët pretendojnë se imamët janë të mbrojtur nga gabimet dhe se ata e dinë të fshehtën.
El-Kulejni citon në “Usul el-Kafi”: “Ka thënë Imami Xhafer es-Sadik: Ne jemi depo e dijes së Allahut, ne jemi interpretues të çështjes - urdhërit të Allahut. Ne jemi të ruajtur, është dhënë urdhër që të na pasoni, dhe është ndaluar të na kundërshtoni. Ne jemi argument i qartë i Allahut për të gjithë ata që janë në tokë e deri në qiell.”[91]
El-Kulejni transmeton në “El-Kafi” në kapitullin “Imamët kur duan të dinë, e dinë”, nga Xhaferi se ai ka thënë: “Imami nëse do të dijë për diçka, e di, dhe se imamët e dinë edhe kohën kur do të vdesin, madje ata nuk vdesin përveç se me dëshirën dhe zgjedhjen e tyre.”[92]
Homeini i humbur përmend në librin e tij “Tahrir el-Uesileti” dhe thotë: “Imami ka një vend të lavdëruar dhe një pozitë të lartë, ka një strukturë udhëheqëse që i nënshtrohet sundimit të tij çdo grimcë e gjithësisë.” Po ashtu thotë: “Ne me Allahun kemi ndërmjetësues – d.m.th. 12 imamët ithna asheritë – dhe nuk e arrin pozitën e tyre asnjë melek, e as ndonjë pejgamber i dërguar.”[93]
Gjendja në teprimin e rafiditëve në ngritjen dhe lavdërimin e imamëve të tyre vazhdon edhe më tej duke i llogaritur ata më të vlefshëm sesa të gjithë pejgamberët, me përjashtim të Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).
El-Mexhlisij përmend në librin e tij “Mir’atu el-Ukul” dhe thotë: “Ata janë më të vlefshëm dhe më të respektuar se të gjithë pejgamberët, me përjashtim të Pejgamberit tonë, Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).”[94]
Teprimi i rafiditëve nuk ndalet vetëm me kaq, por thonë se imamët kanë sundimin strukturor. El-Hav’ij përmend në librin e tij “Misbah el-Fekaheti” dhe thotë: Është e qartë dhe nuk ka dyshim në pushtetin e tyre ndaj të gjitha krijesave, sikur që kuptohet nga argumentet, për shkak se ata janë ndërmjetësues në krijimin dhe ekzistimin e tyre. Ata janë shkak i krijimit, po të mos ishin ata, nuk do të krijoheshin tërë këta njerëz, mirëpo u krijuan për shkakun e tyre dhe për ata ekzistojnë. Ata janë shkak i shtimit, madje atyre u takon pushteti strukturor te Krijuesi. Ky pushtet është karshi pushtetit të Allahut të Lartësuar ndaj krijesave.”[95]
Kërkojmë mbrojtjen e Allahut që të na ruajë nga ky teprim dhe devijim!! Si mund të jenë imamët ndërmjetësues në krijim? Si mund të jenë imamët shkak i ekzistimit? Si mund të jenë imamët shkak i krijimit të njerëzve? Si krijohen njerëzit për hir të imamëve, ndërsa Allahu i Lartësuar thotë:
“Unë nuk krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” [96]
Kërkojmë mbrojtjen e Allahut që të na ruajë nga këto bindje të devijuara që janë larg Kur’anit dhe Sunetit të pastër.
Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: “Rafiditët besojnë se feja është lënë në duart e parisë fetare, hallall është çka e shohin hallall ata, e haram është çka e shohin haram ata, dhe se fe është tërë ajo çka ata thonë.”[97]
Vëlla lexues, nëse don ta shohësh kufrin, shirkun dhe teprimin e tyre, Allahu na ruajtë prej tyre, lexoji këta rreshta të poezisë së njërit prej dijetarëve të tyre bashkëkohor Ibrahim el-Alimi, të cilat ia kushtoi Ali bin Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
O Ebu Hasan ti je syri i Allahut
Dhe shenjë e fuqisë së tij të lartë
Ti je i cilësuar me dijen e të fshehtave
A të fshehet ty ndonjë e fshehtë
Kur ti je udhëheqës i orbitës
Detërat e saj të mëdhenj janë për ty
Urdhri është i yti, e nëse do i ngjall nesër
E nëse do e kap për flokësh mbi ballin.
Thotë një tjetër, i cili quhet Ali bin Sulejman el-Mezidi duke e lavdëruar Ali bin Ebu Talibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
O Ebu Hasan ti je bashkëshort i të përkushtuarave
Pranë Allahut dhe shpirt i të të dërguarit
Dritë e përsosmërisë dhe diell i mendjeve
Rob i Zotit e ti je mbret
Të ka thirrur Pejgamberi në ditën e ngrystë
Ka porositur me tekst për ty në çështjen e veçantë-gadirë
Se ti për besimtarët je udhëheqës (emir)
Pas pushtetit të tij të bëri ty pasues
Tek ti kthehen të gjitha çështjet
Ti je i dijshëm se çfarë përmbajnë gjoksat
Ti i nxjerr çka ka në varreza
Vendimi i kijametit me argument të takon ty
Ti je dëgjuesi ti je shikuesi
Ti je i plotfuqishëm mbi çdo gjë
Po të mos ishe ti nuk do të lëvizte yll
As gjithësia nuk do të sillej pa urdhrin tënd
Ti për çdo krijesë je i dijshëm
Ti je folës i të përkushtuarve
Po të mos ishe ti nuk do të ishte Musa folës
Folës i drejtpërdrejtë, i Lartë është ai që të krijoi
Do ta shohësh sekretin e emrit tënd në botëra
Dashuria jote është sikur dielli mbi balle
Ndërsa, urrejtja jote është ndaj atyre që urrejnë
Si katrani i zi, e nuk shpëton ai që të urren ty
Kush ishte ai dhe kush do të jetë ai
Nuk ka pejgamber e as të dërguar
As lapsi e pllaka, e botërat
Të gjithë janë robër të nënshtruar vetëm ty
Ebu Hasan, o drejtues i ekzistencës
Shpellë e të të përndjekurve dhe strehimore e grupeve.
Shuajtës i etjes së të dashurve tu në ditën kur do të vijnë të gjithë
Ai që të refuzon ty e ka refuzuar ringjalljen
O Ebu Hasan, o lartësia e krenarisë
Zotërimi yt është ndriçues për mua në tyrben time
Emri yt është ndjenjë e lartë për mua në vështirësi
Dashuria jote më fut mua në xhenetin tënd
Me ty më shtohet përjetimi i thellë
Kur vjen urdhri i Zotit të Lartë
Thirrësi thërret nisuni, nisuni
Larg qoftë të lihet kush mbrohet me ty.
A thua një musliman, i cili i përmbahet Islamit, i thotë këto fjalë. Për Zotin as njerëzit e injorancës (para Islamit) nuk ishin në këtë shkallë të shirkut, kufrit e teprimit, në të cilin ka rënë ky rafidit i humbur!
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A”[98] NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
Rafiditët e shpikën idenë e “kthimit.”
El-Mufidi[99] thotë: “Imamitët janë të pajtimit në doemosdoshmërinë e kthimit të shumë të të vdekurve.”[100]
E kjo bindje është se, do të ngritet imami i tyre i fundit, i cili quhet “I ngrituri” (el-kaim), në kohën e fundit, do të dalë nga nëntoka (ndërtesë nën tokë, e cila zakonisht bëhet për strehim në të) e do t’i therë të gjithë armiqtë e tij dhe do t’ia kthejë shi’itëve të drejtat e tyre, të cilat ua kanë marrë me dhunë grupet tjera gjatë shekujve.[101]
Es-Sejjid el-Murteda[102] thotë në librin e tij të quajtur “El-Mesail en-Nasirije” se Ebu Bekri dhe Umeri do të kryqëzohen në atë kohë, në një dru, në kohën e Mehdiut (imami i tyre i dymbëdhjetë), të cilin e quajnë I ngrituri nga Al Muhammed.[103]
Ai dru është i njomë para kryqëzimit, e do të bëhet i thatë pas kryqëzimit.[104]
El-Mexhlisij[105] në librin e tij të titulluar “Hakk el-Jekin” tregon nga Muhammed el-Bakir: “Kur të paraqitet Mehdiu, ai do ta ngjallë Aishen, nënën e besimtarëve, dhe do ta ekzekutojë e do t’i japë dënimin e moralit me gurëzim.”[106]
Më vonë, ata e zgjeruan botëkuptimin e “kthimit”, duke thënë se do të kthehen të gjithë shi’itët së bashku me imamët e tyre, me armiqtë e tyre dhe po ashtu me prijësit e tyre.
Ky besim i shtrembër zbulon zilinë dhe smirën e fshehur në shpirtrat e tyre, të cilin e shprehin me këta rreshta dhe ngjashëm me ta. Seb’itët e morën këtë besim si mjet të mohimit të Ditës së Gjykimit.
Synimi i “kthimit” është hakmarrja ndaj armiqve të shi’itëve. Por, kush janë armiqtë e shi’itëve?!
Ky transmetim, i nderuari vëlla musliman, ta shpjegon zilinë dhe smirën e rafiditëve ndaj Ehlu Sunetit, si dhe miqësinë dhe lojalitetin e tyre që kanë ndaj çifutëve dhe të krishterëve:
El-Mexhlisij përmend në librin e tij “Bihar el-Envar” transmetimin nga Ebu Busajr, e ky nga Ebu Abdullahu alejhi selam, i cili ka thënë: Më ka thënë mua: O Ebu Muhammed, unë sikur po e shoh zbritjen e el-kaim (të ngriturit) në xhaminë Sehle me anëtarët dhe familjen e tij... deri te fjalët... I thashë: Çfarë do të bëhet me ehlu dhimmeh[107] në kohën e tij? Tha: Do të lidh marrëveshje paqeje me ta, sikur që ka vepruar edhe i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), do të paguajnë xhizjen[108] duke qenë të nënçmuar.
I thashë: Çka ndaj atyre që ju shpallin armiqësi? Ai tha: Jo, o Ebu Muhammed, ata që na kundërshtojnë nuk do të kenë fat e as hise në shtetin tonë, Allahu na e ka lejuar derdhjen e gjakut të tyre me rastin e shfaqjes së el-kaim (të ngriturit). Për sot, kjo është e ndaluar për ne dhe për ju, dhe mos të të mashtrojë askush. Kur të ngritet el-kaim (i ngrituri) ynë, do të hakmerret për Allahun, të Dërguarin e tij dhe për të gjithë ne.[109]
Shiko vëlla musliman se si Mehdiu shi’it do të bëjë paqe me çifutët dhe të krishterët, e në anën tjetër do t’i luftojë të gjithë kundërshtarët e tij nga Ehlu Suneti.
Mund të thotë dikush: Ky kërcënim iu dedikohet atyre që shfaqin armiqësi ndaj Ehlu Bejtit, ndërsa Ehlu Suneti nuk shfaqin armiqësi ndaj Ehlu Bejtit, andaj dhe nuk i përfshin ky kërcënim, që lejon derdhjen e gjakut Mehdiut rafidit.
Ne i themi: Është vërtetuar me transmetime të shumta tek rafiditët se me këtë armiqësi synohen vetë Ehlu Suneti.
Për të ditur më shumë rreth kësaj teme shiko librin “El-Mehasin en-Nefsanijjeti” të autorit Husejn El Usfur ed-Drazij el-Bahranij si dhe librin “Esh-Shihab eth-Thakib fi Bejan Ma’na en-Nasib” të autorit Jusuf el-Bahranij.
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” [110] TEK RAFIDITËT?
Termin “tukje” na e bën të njohur njëri prej dijetarëve të tyre bashkëkohorë duke thënë: “Tukje është të flasësh apo të punosh në të kundërtën e asaj që beson, për të larguar dëmin nga vetja, apo nga pasuria jote, ose që ta ruash nderin tënd.”[111]
Madje, supozojnë se i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë këtë me rastin e vdekjes së Abdullah bin Ebu Ubejje Selul, koka e hipokritëve, kur erdhi për lutje ndajs tij, Umeri i tha: A nuk të ka ndaluar Allahu nga kjo? (d.m.th. të ngritesh mbi varrin e këtij munafiku). Ia ktheu i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) duke thënë: Po ku e di ti se çfarë thashë? Unë thashë: O Zot, digje flakë me zjarr, mbushja varrin zjarr dhe dërgoje në zjarr![112]
Vëlla musliman, shiko se si ia veshin Pejgamberit alejhi selam gënjeshtrat!? A është e logjikshme që shokët e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) të luten e kërkojnë mëshirë për këtë, kur vetë i Dërguari e ka mallkuar atë!?
El-Kulejni citon në “Usul el-Kafi”: “Ka thënë Ebu Abdullahu: “O Ebu Umer, me të vërtetë 9/10 e fesë janë në tukje, nuk ka fe ai, i cili nuk ka tukje, tukja është në çdo send me përjashtim të verës dhe të mes’hut (fërkimit) mbi meste.”
El-Kulejni transmeton nga Ebu Abdullahu edhe këtë, i cili thotë: “Keni frikë ndaj fesë suaj dhe mbrojeni atë me tukje, sepse nuk ka iman ai, i cili nuk ka tukje.”[113]
Madje, gjendja e tyre ka shkuar aq larg sa dhe e lejojnë betimin në diçka tjetër përveç Allahut, duke vepruar sipas parimit të tukjes, Allahu na ruajtë!!
El-Hurr el-Amilij përmend në librin e tij “Uesail esh-Shiati” në transmetimin nga Ebu Bukejr, e ky nga Zurarete, nga Xhaferi alejhi selam, i cili ka thënë: “I thashë atij: Ne kalojmë pranë këtyre njerëzve dhe na kërkojnë të betohemi për pasuritë tona se a kemi paguar zekatin e tyre. Ai tha: O Zurarete! Nëse frikësohesh, betohu për ta në çfarë ata dëshirojnë. I thashë: U flijofsha për ty, a edhe në shkurorëzim dhe lirim me shpërblesë? Ai tha: Me çfarë ata dëshirojnë.”
Transmetohet nga Sema’ate nga Ebu Abdullahu alejhi selam, i cili ka thënë: “Nëse njeriu betohet, sipas tukjes, nuk i bën dëm atij nëse për këtë ka qenë i detyruar.”[114]
Rafiditët tukjen e shohin si farz (obligim), pa të cilën nuk ka fe dhe mbi të cilën e ndërtojnë ideologjinë e tyre. I mësojnë bazat e saj fshehtas dhe haptas, dhe veprojnë me të, e sidomos kur përballen me kushte e situata të vështira.
Pra, o ju muslimanë, keni kujdes nga rafiditët!!!
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
Me fjalën “et-tinetu” rafiditët kanë për qëllim dheun e varrit të Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
Këtë e transmeton njëri prej tyre, i cili quhet Muhammed en-Nu’man el-Harithi, i njohur me ofiqin “Shejh Mufid”, në librin e tij të njohur “El-Mezar” nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Dheu i varrit të Husejnit është ilaç dhe shërim për çdo sëmundje. Ai është ilaçi më i madh.”
Abdullahu ka thënë: Fërkojini dhëmbët e fëmijëve tuaj me dheun e varrit të Husejnit.
Ai gjithashtu ka thënë: “Janë sjellë te Ebu el-Hasen er-Rida disa rroba nga Horasani, e në të kishte dhé. I është thënë të deleguarit: ‘Ç’është kjo?’ Ai tha: ‘Ky është dheu i varrit të Husejnit.’ Nuk dërgonte asgjë nga rrobat e tij apo diçka tjetër, e të mos vendoste në të dhé. Thoshte se, kjo është mbrojtje me lejen e Allahut të Lartësuar.”
Thuhet se një njeri e ka pyetur es-Sadik për marrjen e dheut nga varri Husejnit, ndërsa es-Sadik ka thënë: Kur ta marrësh thuaj: O Zoti im, të lus Ty me të drejtën e melekut që ia ka marrë shpirtin, me të drejtën e pejgamberit që e mblodhi (deponoi) atë, dhe me të drejtën e të porositurit (me testament) që zuri vend në të, të dërgosh salavat mbi Muhammedin, e mbi familjen e Muhammedit dhe ta bësh atë shërim prej çdo sëmundjeje, siguri nga çdo frikë dhe mbrojtje nga çdo e keqe!
Është pyetur Ebu Abdullahu për përdorimin e dheut të varrit të Hamzës dhe varrit të Husejnit, dhe dallimin mes tyre, ai ka thënë: “Tespitë e bëra nga dheu i varrit të Husejnit bëjnë tespihë kur i mban në dorë edhe kur ti nuk bën tespihë me to.”[115]
Rafiditët, po ashtu, besojnë se shi’iti është krijuar prej një lloji special të dheut, ndërsa suniti[116] është krijuar prej një lloji tjetër. E më pastaj është bërë përzierja e tyre në një formë të caktuar, e që nga kjo rezulton se çdo e keqe dhe mëkat i shi’itit është nga ndikimi i dheut të sunitit, e në të njëjtën kohë çdo e mirë dhe besnikëri e sunitit është nga ndikimi i dheut të shi’itit. Për këtë, në Ditën e Gjykimit, të këqijat dhe mëkatet e shi’itit do t’i ngarkohen sunitit, kurse të mirat e sunitit do t’i jepen shi’itit.[117]
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
Besimi i rafiditëve bazohet në lejimin e marrjes së pasurisë dhe derdhjes së gjakut të Ehlu Sunetit. Transmeton es-Saduk në “El-Ilel” bartur nga Davud bin Furkad, i cili thotë: “I kam thënë Ebu Abdullahut: Çfarë thua për nasibiun (shiko më poshtë kuptimin e tij)? Ai tha: Gjaku i tij është hallall, për të të ruajtur ty, nëse mundesh rrëzoje murin mbi të, apo ta zhytësh në det e të mos dëshmojë kundër teje, bëje atë. Pastaj i thashë: Çfarë mendon për pasurinë e tij? Ai tha: Po që se ke mundësi, merrja atë.”[118]
Rafiditët mendojnë se vetëm fëmijët e tyre janë të pastër. Hashim el-Bahranij përmend në tefsirin e tij “El-Burhan”, nga Mejthem bin Jahja, nga Xhafer bin Muhammed, i cili ka thënë: “Sa herë që lind ndonjë fëmijë, pranë tij qëndron një shejtan. Nëse merret vesh që ai fëmijë është nga shi’itët tanë, largohet ai shejtan. E nëse nuk është nga shi’itët tanë, atëherë shejtani ia fut gishtin tregues në prapanicë, nëse fëmija është mashkull, dhe ai do të bëhet homoseksual. Ndërsa, në rast se është femër, ia vendos gishtin në organin gjenital dhe ajo do të bëhet lavire. Për këtë arsye fëmija qanë tmerrshëm me rastin e daljes nga barku i nënës.”[119]
Rafiditët i llogaritin të gjithë njerëzit si fëmijë jashtëmartesorë, me përjashtim të shi’itëve!! El-Kulejni përmend në librin e tij “Err-rrevdatu min el-Kafi”, ku transmeton nga Ebu Hamzete, nga Ebu Xhafri alejhi selam, i cili ka thënë: “I thashë atij: Disa nga njerëzit tanë shpifin dhe ofendojnë kundërshtarët e tyre. Ai më tha mua le të shmangen nga më e bukura. Pastaj tha: Për Zotin, o Ebu Hamza, të gjithë njerëzit janë fëmijë jashtëmartesorë, përveç shi’itëve tanë.”[120]
Madje, shi’itët mendojnë se kufri i Ehlu Sunetit është më i rëndë se kufri i çifutëve dhe i të krishterëve, ngase ata (çifutët dhe të krishterët) janë kafirë që nga fillimi, kurse këta (Ehlu Suneti) janë kafirë dezertorë e renegatë,[121] e që ky kufër është më i rëndë, siç janë të pajtimit të gjithë. Për këtë shi’itët bashkëpunojnë çdoherë me kafirët kundër muslimanëve, sikur e dëshmon çdoherë historia.[122]
Përmendet në librin “Uesail esh-shiati” se el-Fudajl bin Jesar ka thënë: E kam pyetur Ebu Xhaferin për femrën e rafiditëve: ‘A e martoj për nasibiun?’ Ai tha: ‘Jo, sepse ai është kafir.’[123]
Sipas Ehlu Sunetit, nasibi është ai, i cili e urren Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), mirëpo rafiditët i quajnë sunitët me këtë emër, ngase ata (sunitët) thonë se imamati së pari i takon Ebu Bekrit, pastaj Umerit, pastaj Uthmanit e më pastaj Aliut, edhe pse renditja e Ebu Bekrit dhe Umerit para Aliut ka qenë në kohën e të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).
Argument për këtë është fjala e Ibën Umerit: “I zgjidhnim më të mirët në mesin e njerëzve në kohën e të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe e renditnim Ebu Bekrin, e pastaj Umerin, e pastaj Uthmanin.” Shënon Buhariu.
Et-Taberani[124] lidhur me këtë shton në “El-Kebir”: “Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) e dinte këtë dhe nuk e mohonte.”
Edhe te Ibën Asakir po ashtu shënohet: “I dallonim dhe i renditnim Ebu Bekrin, pastaj Umerin, pastaj Uthmanin, e pastaj Aliun.”
Ahmedi[125] dhe të tjerët transmetojnë nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Më i miri i këtij Umeti pas Pejgamberit është Ebu Bekri, pastaj Umeri, dhe po të doja, do t’ua tregoja edhe të tretin.”
Dhehebiu thotë: Ky transmetim është mutevatir[126].[127]
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH”[128] DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
Mut’ah ka një vlerë të veçantë tek rafiditët. Allahu na ruajtë!
Ceket në librin “Menhexh es-Sadikin” të autorit Fet’hullah el-Kashani,[129] transmetuar nga es-Sadik se ai ka thënë: “Mut’ah është prej fesë sime dhe fesë së stërgjyshërve të mi. Ai, i cili punon me të, punon me fenë tonë, e ai, i cili e mohon atë, e mohon fenë tonë, madje i takon ndonjë feje tjetër. Fëmija i mut’as është më i mirë dhe më i dobishëm se fëmija që rezulton nga jeta bashkëshortore e përhershme. Mohuesi i mut’as është kafir dezertor.”[130]
El-Kumi në librin “Men la Jahduruhu el-Fekih” përmend nga Abdullah bin Sinan, e ky nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar shi’itëve tanë çdo pije dehëse, e ua ka zëvendësuar këtë me mut’ah.”[131]
Në tefsirin “Menhexh es-Sadikin” të Mula Fet’hullah el-Kashani ceket: “Ka thënë i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): Kush një herë kënaqet me mut’ah, shpëton një e treta e tij nga zjarri i xhehenemit. Kush kënaqet dy herë, shpëtojnë dy të tretat e tij nga zjarri i xhehenemit. E kush kënaqet tre herë, shpëton i tëri nga zjarri i xhehenemit.”
Në të njëjtin burim thuhet: “I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Kush kënaqet një herë me mut’ah, është i mbrojtur nga hidhërimi i të Plotfuqishmit. Kush kënaqet dy herë, do të ringjallet me më të mirët. E kush kënaqet tre herë, do të jetë bashkë me mua në xhenet.”
Po ashtu në të njëjtin burim thuhet: “I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: Kush kënaqet një herë, do të jetë në gradën e Husejnit. Kush kënaqet dy herë, do të jetë në gradën e Hasanit. Kush kënaqet tre herë, do të jetë në gradën e Ali bin Ebu Talibit. E kush kënaqet katër herë, do të jetë në gradën time.”[132]
Rafiditët nuk kushtëzojnë numër të caktuar në mut’ah, ka ardhur në “Furu’ el-Kafi”, dhe në “Et-Tehdhib”, dhe në “El-Istibsar” nga Zurare, e ky nga Ebu Abdullahu, i cili ka thënë: “Ia përmenda atij mut’an, e i thashë a është deri në katër? Ai tha: Martohu prej tyre me 1000, sepse ato janë me pagesë. Transmetohet nga Muhammed bin Muslim, e ky nga Ebu Xhaferi se ai ka thënë për mut’an: Nuk është deri në katër, ngase ajo nuk shkurorëzohet e as nuk trashëgon, por ajo është me pagesë.”[133]
Si mundet kjo kur Allahu në Kur’an thotë:
“Dhe ata, të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon prej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara.”[134]
Nga ajeti bëhet e qartë se femrat nuk lejohen (nuk janë hallall) përveç se me kurorë bashkëshortore apo me pronësi (robëreshat).
Femra e martuar me aktin e mut’as nuk është bashkëshorte, nuk trashëgon e as nuk shkurorëzohet - ajo është prostitutë. Allahu na ruajtë!
Dijetari Abdullah bin Xhibrin thotë: Rafiditët argumenttojnë për lejimin e mut’as me ajetin e sures Nisaë, ku i Lartësuari thotë:
“(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) Obligim mbi ju nga Allahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj, duke pasur për qëllim bashkëshortësi e jo prostitucion (kurvëri). E për atë që përjetuat nga ato, jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit, në atë që ju pëlqeni mes vete.”[135]
Përgjigjja në këtë[136]:
Se të gjitha ajetet kanë të bëjnë me kurorën (nikahun), duke filluar nga ajeti: “nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë...”[137] deri te ajeti: “Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje...”[138], e deri te ajeti: “Mos u martoni me ato gra, me të cilat qenë martuar prindërit tuaj...”,[139] dhe deri te ajeti: “U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja....”[140]
Pasi që i përmend të ndaluarat me afërsi gjaku dhe ato me shkak (sebeb), thotë: “U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat....”[141]
Që do me thënë se u lejohet kurorëzimi i grave të tjera, pos atyre që u përmendën në ndalim, e kur t’i kurorëzoni ato dhe për kënaqësinë, të cilën e përjetoni me to, e që është marrëdhënia intime hallall, ua jepni grave mehrin e tyre që e keni caktuar për to.
E nëse ato heqin dorë nga mehri, apo diçka nga ai, e ua kthejnë juve me dëshirën e tyre, nuk keni mëkat në këtë.
Kështu e komentojnë këtë ajet sahabët dhe të tjerët pas tyre.[142]
Ja edhe shejh et-Tusi në librin e tij “Tehdhib el-Ahkam” e dënon nikahun mut’ah dhe e kritikon atë, thotë: “Nëse femra është nga një shtëpi fisnike, nuk lejohet të bëhet mut’ah (kënaqje) me të, ngase familja e saj etiketohet me turp, dhe ajo (femra) pëson nënçmim e përdhosje.”[143]
Gjendja e rafiditëve ka shkuar edhe më larg duke lejuar që gruas t’i bëhet marrëdhënie nga prapa.
Ceket në librin “El-Istibsar” nga Ali bin el-Hakem,[144] i cili ka thënë: “E kam dëgjuar Safvanin duke thënë: I thashë Ridasë: Një njeri prej pasuesve tuaj më urdhëroi që t’ju pyes për një çështje, për të cilën i erdhi turp të të pyes ty. Ai tha: Çfarë është ajo çështje? Tha: A i lejohet burrit që t’i bëjë gruas marrëdhënie nga prapa (në prapanicë)? Ai tha: Po, i lejohet.[145]
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË NEXHEF DHE NË QERBELA[146] DHE ÇFARË ËSHTË VLERA E VIZITËS SË TYRE (SIPAS TYRE)?
Shi’itët i marrin vendet e varrezave të imamëve të tyre, që janë të dyshimta apo edhe të vërteta, për Harem[147] (vend) të Shenjtë: Kufeja është harem, Qerbelaja është harem, Kumi është harem.
Transmetojnë nga es-Sadik se ka thënë: Për Allahun është një harem e ai është në Mekë, për Pejgamberin e Tij është një harem e ai është në Medinë, për emirul mu’mininë është një harem e ai është në Kufe, dhe për ne është në Kum.
Qerbelaja tek ata është më i vlefshëm se sa Qabeja, ka ardhur në “Kitab el-Bihar” nga Ebu Abdullahu se ai ka thënë: “Allahu i ka shpallur Qabesë e i ka thënë: Po të mos ishte Toka e Qerbelasë nuk do të të kisha bërë ty të vlefshme. Po të mos ishte ai, të cilin e mban toka e Qerbelasë, nuk do të të krijoja ty e as shtëpinë me të cilën jam mburrur. Andaj, prano dhe qëndro, bëhu modeste, e përulur dhe e nënshtruar, e mos u bë mohuese dhe mendjemadhe ndaj Tokës së Qerbelasë, se përndryshe hidhërohem në ty dhe të hedhi në zjarr të xhehenemit.”[148]
Rafiditët e konsiderojnë më të vlefshme vizitën ndaj varrit të Husejnit në Qerbela se sa kryerjen e kushtit të pestë të Islamit - haxhin në Qabe!!
El-Mexhlisij përmend në librin e tij “Bihar el-Envar” transmetimin nga Beshir ed-Duhan, i cili ka thënë: “I thashë Ebu Abdullahut alejhi selam: Nëse më kalon haxhi, a të vij te varri i Husejnit?
Ai tha: Të lumtë, o Beshir. Secili besimtar që vjen te varri i Husejnit duke njohur edhe vlerën e tij, jashtë ditës së festës së bajramit, do t’i shënohen atij njëzet haxhe, njëzet umre të vlefshme e të pranuara, dhe njëzet beteja të bëra bashkë me ndonjë pejgamber të dërguar apo imam të drejtë. Kush vjen te varri në ditën e Arefatit duke njohur vlerën e tij, do t’i shënohen një mijë haxhe, një mijë umre të vlefshme e të pranura, dhe një mijë beteja të bëra bashkë me ndonjë pejgamber të dërguar apo imam të drejtë.”
Në të njëjtin burim përmendin se vizitorët e Husejnit në Qerbela janë të pastër, ndërsa ata që qëndrojnë në Arefat janë bij të kurvës. Allahu na ruajtë!!
“Transmetohet nga Ali bin Esbat, i cili tregon nga Ebu Abdullah alejhi selam se ka thënë: Allahu i Lartësuar në mbrëmjen e Arefatit do të fillojë së pari t’i shikojë vizitorët e varrit të Husejnit. Thotë: I thashë: Do t’i shikojë këta para atyre që janë në Arefat? Tha: Po, ngase në mesin e atyre (të Arefatit) ka fëmijë të jashtëligjshëm, ndërsa tek këta, nuk ka të tillë.”[149]
Ali es-Sistanij në librin e tij “Minhaxh es-Salihin” më shumë e vlerëson lutjen dhe namazin e bërë në këto vende se sa namazin në xhami!! Në meselen nr.562 thotë: preferohet namazi në vendet e imamëve alejhimu selam, madje thuhet se është më i vlefshëm se sa namazi në xhami. Transmetohet se namazi te Ali bin Ebu Talib alejhi selam është i vlefshëm sa dyqind mijë namaze.[150]
Madje shejhu i tyre Abbas el-Kashani në librin e tij “Mesabih el-Xhinan” ka tejkaluar kufijtë e çdo teprimi lidhur me Qerbelanë ku thotë: “S’ka dyshim se Qerbelaja është toka më e shenjtë në Islam. I është dhënë asaj, sipas argumenteve ekzistuese, më shumë se çdo toke tjetër nga nderi dhe shenjtëria. Është tokë e shenjtë dhe e bekuar e Allahut, tokë e nënshtruar dhe modeste. Tokë e zgjedhur, harem i sigurt dhe i begatshëm, është harem i allahut dhe i të Dërguarit të Tij dhe kube e Islamit. Është prej vendeve që Allahu dëshiron që të adhurohet dhe luten njerëzit në të. Është tokë, ku dheu i saj është shërues. Pra të gjitha këto tipare që i ka Qerbelaja, nuk i ka asnjë vend tjetër në botë, madje as Qabeja.”[151]
Në librin “El-Mezar” të autorit Muhammed en-Nu’man, i quajtur Shejh el-Mufid, lidhur me vlerën e xhamisë së Kufes thuhet: Transmetohet nga Ebu Xhafer el-Bakir se ka thënë: “Po ta dinin njerëzit vlerën e xhamisë së Kufes do të udhëtonin drejt saj që nga vendet e largëta. Një namaz farz ka vlerën e një haxhi, një namaz nafile ka vlerën e një umreje.”[152]
Po në të njëjtin burim, në kapitullin (El-Kaulu indel-Vukufi alel-Hadeth) thuhet se vizitori i Husejnit duhet t’ia bëjë me dorë të djathtë dhe të thotë në duan e tij të gjatë, e që prej saj është: “Të kam ardhur për vizitë duke kërkuar forcimin e këmbëve në rrugën e hixhretit deri tek ti, jam bindur se Allahu i Lavdëruar përmes jush e largon brengën, përmes jush e zbret mëshirën, përmes jush e mban tokën të rregullt, përmes jush Zoti i forcon kodrat në bazat e saj, i jam drejtuar Zotit tim përmes teje o zotëriu im për kryerjen e nevojave të mia dhe për faljen e mëkateve të mia.”[153]
Vëlla lexues, shiko se si bien këta në shirk (idhujtari) duke kërkuar dhe lutur tjetërkënd pos Allahut për kryerjen e nevojave të tyre, dhe kërkimin e faljes së mëkateve nga njerëzit e jo nga Allahu. E si mundet kjo kur Allahu i Lartësuar thotë:
“E kush i falë mëkatet përveç Allahut?”[154]
Kërkojmë mbrojtjen e Allahut prej shirkut!!!
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE[155] DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
Rafiditët organizojnë tubime e përkujtime mortore dhe vajtime, mblidhen nëpër rrugë e sheshe kryesore, veshin rroba me ngjyrë të zezë në shenjë pikëllimi në përkujtimin e vdekjes dhe rënies shehid të Husejnit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke i dhënë rëndësi dhjetë ditëve të para të muajit Muharrem për çdo vit, kjo ngase ata besojnë se kjo është prej punëve më të mira që ata bëjnë.
I godasin faqet e tyre me duart e tyre, i godasin gjoksat dhe shpinat e tyre, i grisin rrobat, qajnë dhe vajtojnë duke bërtitur e thirrur: O Husejn, o Husejn!
Sidomos në ditën e dhjetë të muajit Muharrem, madje ata e godasin dhe e rrahin veten e tyre me zinxhirë e shpata, sikur që ndodh në vendet, në të cilat gjenden rafiditët, për shembull në Iran.
Dijetarët e tyre i nxisin ata në këto gjëra, me të cilat janë bërë gazi i botës dhe janë bërë për t’u përqeshur nga popujt tjerë.
Është pyetur njëri prej tyre, Muhammed Hasan Al Kashif el-Gita, për atë që bëjnë ithtarët e tij, për goditjet, rrahjet,...etj., e ai tha: “E tërë kjo është madhërim i dispozitave të Allahut, se Allahu thotë:
“E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.”[156]”[157]
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
Rafiditët çdo pushtet tjetër, përveç pushtetit nën udhëheqjen e ithna-asheritëve, e llogaritin jolegjitim dhe të kotë.
Përmendet në “El-Kafi bi Sherh el-Mazenderani” dhe në “El-Gajbeh” të en-Nu’manit nga Ebu Xhaferi, i cili ka thënë: “Çdo pushtet që ngritet para pushtetit të të ngriturit, Mehdiut të rafiditëve, udhëheqësi i tij është tagut[158].”[159]
Nuk lejohet pasimi i një udhëheqësi që nuk është nga Allahu, përveç se nën parimin e tukjes. Të qenit imam tiran, mizor, i paaftë për udhëheqje, si dhe cilësi tjera të ngjashme iu veshen udhëheqësve muslimanë, me përjashtim të imamëve të tyre, e në krye të të cilëve janë Hulefau Rashidinë (Prijësit e Udhëzuar), Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
Rafiditi el-Mexhlisij, i cili është njëri prej prijësve të tyre në humbje dhe autor i librit “Bihar el-Envar”, për tre kalifët rashidinë thotë: “Ata nuk ishin tjetër veçse grabitës, mizorë, dezertorë të dalë nga feja, mallkimi i Allahut qoftë mbi ta dhe mbi ata, të cilët i pasuan në tirani e padrejtësi ndaj Ehlu Bejtit nga të mëhershmit dhe të mëvonshmit.”[160]
Kjo është që e thotë imami i tyre el-Mexhlisij, ku libri i tij llogaritet prej burimeve më të rëndësishme, bazë, në temën se cili popull është më i vlefshëm pas të dërguarve të Allahut dhe pejgamberëve të Tij. Nisur nga ky parim dhe qëndrim i tyre ndaj udhëheqësve muslimanë, çdonjërin që bashkëpunon me ta e llogarisin tagut dhe mizor.
El-Kulejni transmeton nga Umer bin Handhaleh, i cili ka thënë: “E kam pyetur Ebu Abdullahun për problemin e dy personave nga njerëzit tanë, të cilët kanë mosmarrëveshje rreth borxhit apo trashëgimisë, dhe kërkojnë zgjedhjen e problemit në vendimin e sulltanit (udhëheqësit të shtetit), apo në gjykimin e gjykatës: A lejohet kjo gjë? Ai tha: Kush kërkon gjykimin e tyre me të drejtë apo pa të drejtë, ai ka kërkuar gjykimin e tagutit. Po edhe nëse gjykohet në favor të tij, po edhe në qoftë se është me të vërtetë pronë e tij, ai e merr atë pa të drejtë, ngase e ka marrë me vendimin e tagutit.”[161]
Homeini, ky humbës, duke e plotësuar fjalën e tyre thotë: “Edhe vetë Imami ndalohet që të kthehet tek udhëheqësit e shtetit dhe gjykatat e tyre, ngase ky kthim do të thotë kthim te tagutët.”[162]
Përmendet në librin “Et-Tukjetu fi Fikh Ehlul-Bejt” në kapitullin e nëntë tek “Tukja në xhihad”, i cili është përcaktim i hulumtimeve të Ajatullah el-Haxhxh esh-Shejh Muslim ed-Davurij lidhur me punën tek sulltani zullumqar. Me sulltanin zullumqar synohet sundimtari sunit dhe thotë: “Hyrja për të punuar te sulltani është tre llojesh: Nganjëherë hyrja në këtë punë është me qëllim për të ndihmuar besimtarët[163], për të kryer punë në favor të tyre si dhe për të kryer nevojat e tyre. Dispozita lidhur me këtë kategori është preferimi (el-Istihbab), që dukshëm vërehet nxitja në këtë punë nga transmetimet e mëhershme. Nganjëherë hyrja bëhet me qëllim të jetesës dhe lehtësimit ndaj vetes. Dispozita e kësaj kategorie është lejimi me qortim nëse ndihmon vëllezërit e tij besimtarë dhe vepron në përmbushjen e kërkesave të tyre, e kjo gjë do të jetë shlyerje mëkatesh për të. Lidhur me këtë flasin disa transmetime që kushtëzojnë bamirësinë ndaj besimtarëve dhe ndihmën ndaj tyre, një nga një. Nganjëherë hyrja bëhet doemosdoshmërisht për nevoja urgjente si ngrënia dhe pirja. Dispozita e kësaj kategoria është lejimi pa qortim.”[164]
Vëllezër të dashur, a po e vëreni se si gjykojnë këta ndaj Ehlu Sunetit duke i cilësuar si njerëz të dhunës e padrejtësisë! Shikoni se si e lejojnë punën me sundimtarët e Ehlu Sunetit vetëm me kushte, e kushti më i madh është dobia në favor të shi’itëve për të qenë ajo punë e lejuar.
Ky qëndrim është prezent te të gjithë dhe rafiditët i nënshtrohen vetëm sundimtarëve e pushteteve rafidite. Ata edhe kur punojnë në ndonjë vend mundohen t’u bëjnë vend njerëzve të tyre dhe t’i largojnë, sa të munden, ithtarët e Ehlu Sunetit nga ato vende të punës, derisa të dominojnë mbi gjithçka!!
Allahu i mbrojtë muslimanët nga sherri i tyre!
ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI ’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
Nidhamuddin Muhammed el-A’dhami[165] në parathënie të librit “Esh-Shiatu uel-Mut’ah” thotë: “Dallimi mes nesh dhe atyre nuk përqendrohet vetëm në dallimet sekondare të fikhut si çështja e mut’as, jo kurrsesi, por dallimi është në bazë (burim).
Dallimi në akide (besim) përqëndrohet në pikat vijuese:
1. Rafiditët thonë se Kur’ani është i ndryshuar dhe i mangët.
- Ne themi se Kur’ani është fjalë e Allahut, i plotë, jo i mangët, nuk i është kanosur e as nuk do t’i nënshtrohet asnjëherë ndërrimit, as mangësimit, as ndryshimit përderisa të jetë toka e banuar dhe çka ka në të. Sikur që Allahu i Lartësuar thotë:
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.”[166]
2. Rafiditët thonë se sahabët e të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), me përjashtim të disave, janë larguar nga Islami, janë bërë dezertorë, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, devijuan nga e mira, e thyen besën dhe tradhtuan fenë, e sidomos tre kalifët: es-Siddiku,[167] el-Faruku[168] dhe Dhu en-Nurejni.[169] Për këtë, këta të tre janë te rafiditët njerëzit më të humbur dhe që kanë më së shumti kufër e poshtërsi.
- Ne themi se sahabët e të Dërguarit të Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) janë më të mirët e njerëzimit pas pejgamberëve salavatullahi alejhim exhmein, se ata të gjithë janë të drejtë dhe besnikë, nuk synojnë asnjëherë gënjeshtrën ndaj pejgamberit të tyre, janë të saktë e të besueshëm në transmetimet e tyre.
3. Rafiditët thonë se imamë janë imamët e rafiditëve - të dymbëdhjetit, (ithna-asheritët), të cilët janë të mbrojtur nga gabimet, të cilët e dinë të fshehtën (gajbin) dhe i dinë të gjitha dijet e njohuritë, të cilat u janë paraqitur melekëve, të dërguarve dhe pejgamberëve, se ata dinë gjithçka që ka qenë dhe çka do të jetë, nuk iu fshehet atyre asgjë, ata i dinë të gjitha gjuhët e botës dhe toka në tërësi është e tyre.
- Ne themi se ata janë njerëz si të gjithë të tjerët, s’ka dallim mes tyre, prej tyre ka dijetarë, fakihë[170] e kalifë,[171] nuk ia veshim atë që nuk e kanë pasur, apo që nuk e kanë pretenduar për vete, madje ata i kanë ndaluar këto gjëra dhe janë larguar sa më larg prej tyre.”[172]
ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
Vëlla lexues, në këtë mjaftohem vetëm me një artikull të Dr. Nasir el-Kafari në librin e tij “Mes’elet et-Takrib”, në kapitullin e shtatë, ku për këtë çështje thotë: “Si mund të bëhet afrimi (apo bashkimi) me atë, i cili prek Librin e Allahut dhe e komenton me komente të devijuara, dhe thotë se imamëve të tyre u zbresin libra hyjnorë pas Kur’anit Fisnik.[173]
Imamatin e konsiderojnë pejgamberllëk, imamët tek ai janë sikur pejgamberët e ndoshta edhe më të vlefshëm se ata, e komenton ibadetin (adhurimin) e Allahut të Vetëm, i cili ishte mesazhi i të gjithë të të dërguarve, me komente jo të vërteta që nuk i përkasin dhe thonë se ibadet është ndjekja e rrugës së imamëve, ndërsa shirk i Allahut (politeizëm) është pasimi i të tjerëve së bashku me imamët. Ata, shokët më të mirë të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) i shpallin si kafirë (jobesimtarë), ndërsa të gjithë sahabët i llogaritin dezertorë, të dalë nga feja, me përjashtim të tre, katër apo shtatë, sipas divergjencës (mospajtimit) së tyre në transmetim e po ashtu ata dallojnë nga Xhema’atul musliminë (muslimanët) me doktrina të shumta si: imamati (udhëheqja), “el-Ismetu” (mbrojtja nga mëkatet), tukja, kthimi (er-Rexh’a), fshehja e imamëve dhe “el-Beda.””[174]
ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
Shejhul Islam Ibën Tejmije, (Allahu e mëshiroftë), thotë: “Të gjithë dijetarët janë të pajtimit, me argumente, se rafiditët janë grupi më përgënjështrues që ekziston, gënjeshtra tek ata i ka fillet shumë herët dhe është e vjetër, për këtë dijetarët e Islamit si shenjë të tyre e bënë gënjeshtrën e shumtë.”
Esh’heb bin Abdulaziz thotë se, është pyetur Maliku, (Allahu e mëshiroftë), për rafiditët dhe ka thënë: Mos iu fol atyre, e as mos transmeto nga ata, sepse ata gënjejnë. Maliku po ashtu ka thënë: Ai, i cili i fyen sahabët e të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka emër për të. Apo ka thënë: Për të nuk ka asgjë (hise) nga Islami.”
Ibën Kethiri në komentin e fjalës së Allahut subhanehu ve teala:
“Muhammedi është i Dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh ata kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (sexhde), e kërkojnë prej Allahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (Allahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve.”[175]
thotë: “Nga ky ajet Imam Maliku, (Allahu e mëshiroftë), përfundon, sipas një transmetimi nga ai, se rafiditët, të cilët i urrejnë sahabët, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), janë kafirë.
Ai, ndër të tjera ka thënë: “Ngase ata mllefosen në sahabët, dhe kush mllefoset, sipas këtij ajeti, në ta është kafir.”
El-Kurtubiu thotë: “Mirë ka thënë Maliku në thënien e tij dhe ia ka qëlluar në shpjegimin e tij, sepse kush e nënçmon ndonjërin prej tyre, apo e sulmon dhe akuzon në transmetimin e tij, tashmë e ka kundërshtuar Allahun, Zotin e botërave, dhe e ka zhvlerësuar Sheriatin e muslimanëve.”[176]
Ebu Hatim thotë: “Na ka treguar Harmeleh, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Shafiun (Allahu e mëshiroftë!) duke thënë: Nuk kam parë ndokënd që përgënjështron më shumë se rafiditët.”
Muemil bin Ehab thotë: “E kam dëgjuar Jezid bin Harunin duke thënë: “Merret dhe shkruhet nga çdo bidatxhi nëse nuk thërret në bid’at me përjashtim të rafiditëve, ngase ata gënjejnë.”
Muhammed bin Seid el-Asbehani thotë: “E kam dëgjuar Shurejkuni[177] duke thënë: Merre diturinë nga çdonjëri që e takon me përjashtim të rafiditëve, ngase ata i shpikin hadithet, e pastaj ato i marrin për fe.”
Muaviu thotë: “E kam dëgjuar el-A’meshin duke thënë: I vrojtova njerëzit dhe nuk i quanin ata (shi’itët) ndryshe vetëm se me emrin gënjeshtarë.” Me këtë ai synon pasuesit e el-Mugire bin Seid rafiditit gënjeshtar, ashtu si e ka përshkruar atë edh-Dhehebiu.[178]
Shejhul Islam Ibën Tejmije duke e komentuar atë, që e thanë dijetarët e mëhershëm (selefët) thotë: Baza e bid’atit të rafiditëve është nga të dalurit nga feja, mosbesimi (ateizmi) dhe vetë zgjedhja e tyre. Në mesin e tyre është shumë e përhapur gënjeshtra, ata këtë e pranojnë kur thonë: Feja jonë është tukja, që ndonjëri prej tyre të thotë me gjuhën e tij të kundërtën e asaj që e ka në zemër, e kjo në fakt është gënjeshtër dhe hipokrizi.”[179]
Abdullah bin Ahmed bin Hanbel thotë: “E pyeta babain tim për rafiditët, e ai tha: Ata janë që e shajnë dhe ofendojnë Ebu Bekrin dhe Umerin.”
Imam Ahmedi është pyetur për Ebu Bekrin dhe Umerin dhe ka thënë: Duhet të kërkosh mëshirë për ata dy dhe duhet të largohesh prej atyre që e urrejnë Ebu Bekrin dhe Umerin.”[180]
El-Halali transmeton nga Ebu Bekr el-Mervezi, i cili thotë: “E kam pyetur Ebu Abdullahun për atë, i cili e shan Ebu Bekrin, Umerin dhe Aishen, e ai tha: Nuk mendoj se ai është në Islam.”[181]
El-Halali transmeton dhe thotë: “Më ka informuar Harb bin Ismail el-Kermani, i cili ka thënë: Na ka treguar Musa bin Harun bin Zijad se ka thënë: E kam dëgjuar el-Ferjabin duke u përgjigjur në pyetjen e një njeriu për personin, i cili e shan Ebu Bekrin dhe ka thënë: Ai (person që e shan Ebu Bekrin) është kafir. Kurse njeriu sërish pyeti: A i falet atij namazi i xhenazes? Ai tha: Jo.”[182]
Ibën Hazmi thotë për rafiditët, kur ishte duke polemizuar me të krishterët e ata i sollën librat e rafiditëve që ta kundërshtojnë me to: “Rafiditët nuk janë muslimanë, fjala e tyre nuk është e vërtetë (argument) në fe, sepse ata janë një sekt që janë paraqitur për herë të parë rreth njëzet e pesë vjet pas vdesjes së të të Dërguarit tonë të dashur (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Zanafilla e tyre daton prej kur ata iu përgjigjën ftesës së intriguesve kundër Islamit. Ata janë një grup që ndjekin hapat e çifutëve dhe të të krishterëve në gënjeshtër dhe kufër (mosbesim).”[183]
Ebu Zur’ate er-Razi thotë: “Kur ta shohësh ndonjë njeri se e nënçmon ndonjërin prej sahabëve të të Dërguarit tonë (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), ta dish se ai është i pafe (zindik).”
Në Komisionin e Përhershëm për Fetva të Mbretërisë së Arabisë Saudite ka ardhur një shkresë ku shtrohej një pyetje. Aty thuhej:
- Pyetësi dhe një grup së bashku me të, gjenden në zonën kufitare të veriut në fqinjësi të bazës irakiane. Aty ekziston edhe një grup që i përmbahen medh-hebit xhaferij dhe disa prej nesh nuk e hanë mishin e shtazëve që ata i therin, e disa e hanë mishin e tyre. E pyetja jonë është: “A na lejohet ta hamë mishin e shtazëve që ata i therin, duke e pasur parasysh se ata i luten Aliut, Hasanit, Husejnit dhe zotërinjve tjerë të tyre, si në vështirësi ashtu edhe në lehtësi?”
Komisioni është përgjegjur në këtë pyetje në krye me shejhun Abdulaziz bin Abdullah bin Baz, Abdurrezak Afifi, Abdullah bin Gudejan, dhe Abdullah bin Ku’ud, Allahu i shpërbleftë që të gjithë.
Përgjigjia:
- Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen dhe shokët e tij. Nëse çështja është ashtu siç e shtron pyetësi, se grupi i cili e pason medh-hebin xhaferij e lusin Aliun, Hasanin, Husejnin dhe zotërinjtë e tyre, ata janë idhujtarë (mushrikë) të dalë nga feja, Allahu na ruajtë, dhe nuk lejohet të hahet mishi i shtazëve që ata i therin, ngase ajo është e ngordhur edhe nëse e përmendin emrin e Allahut gjatë therjes.[184]
Është pyetur Abdullah bin Abdurrahman el-Xhibrin për një çështje ku thuhet:
- I nderuari shejh, në qytetin tonë gjendet një rafidit i cili punon si kasap dhe tek ai shkojnë Ehlu Suneti për therjen e shtazëve, po ashtu ekzistojnë edhe disa restorane që bashkëpunojnë me këtë person dhe me rafiditë të tjerë që e punojnë të njëjtën punë. Çfarë është dispozita e bashkëpunimit me këtë rafidit dhe shokët e tij? Po ashtu, çfarë është dispozita e therjes nga ai. A është shtaza të cilën ai e ther hallall a haram? Na jepni fetva në këtë duke e lutur Allahun t’ju shpërblejë! Allahu është zotërues i udhëzimit dhe forcimit në të!
- Përgjigje:
Nuk lejohet therja e shtazës nga rafiditi, as ngrënia e shtazës që ai e ka therur, ngase rafiditët në të shumtën janë idhujtarë (mushrikë) përderisa e lusin Ali bin Ebu Talibin çdoherë si në vështirësi ashtu edhe në lehtësi, madje edhe në Arafat, në tavaf dhe në sa’j, i lusin bijtë e Aliut dhe imamët e tyre sikur që i kemi dëgjuar sa herë, e ky është shirk i madh dhe dalje nga Islami, për të cilën ata e meritojnë të vriten.
Ata, po ashtu e tepruan ndaj Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke e përshkruar me cilësi të cilat nuk i takojnë askujt tjetër përveç Allahut, sikur që i kemi dëgjuar në Arafat, e me këtë ata janë të dalë nga feja (murted), ngase e bënë (llogaritën) Aliun zot dhe krijues, manipulues të gjithësisë, se e di të fshehtën, se disponon me të keqën dhe të mirën dhe ngjashëm me këtë.
Ata e prekën edhe Kur’anin Fisnik, e sulmuan atë duke supozuar me këmbëngulje se sahabët e ndryshuan atë, dhe hoqën nga ai shumë gjëra që kishin të bënin me Ehlu Bejtin dhe armiqtë e tyre. Për këtë ata nuk e përfillin Kur’anin dhe nuk e marrin si argument.
Ata sulmuan edhe sahabët e mëdhenj, si tre kalifët, dhjetë sahabët tjerë, nënat e muslimanëve, dhe sahabët e njohur, si Enesin, Xhabirin, Ebu Hurejren e të tjerë. Nuk i pranojnë hadithet e tyre, sepse ata, sipas tyre, janë kafirë!
Nuk punojnë me hadithet e dy Sahihave,[185] përveç nëse është nga Ehlu Bejti, dhe merren me hadithe të trilluara apo me hadithe, të cilat s’mund të jenë argument për atë që e thonë.
Mirëpo, ata megjithatë sillen me hipokrizi dhe flasin atë që nuk e kanë në zemrat e tyre, e fshehin atë që nuk ta paraqesin dhe thonë: “Ai që nuk ka tukje nuk ka fe.” Nuk pranohet fjala e tyre për vëllazëri në fe,[186] as për dashuri ndaj fesë, etj., sepse hipokrizia është besim tek ata. Allahu na ruajtë prej sherrit të tyre!
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), familjen, shokët dhe mbarë Umetin e tij![187]
TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE
SUREJA VILAJE E SHPIKUR
Marrë nga libri “Fasl el-Hitab”:
“O ju të cilët keni besuar, besoni dy dritat, të cilat i kemi zbritur, ua lexojnë juve ajetet e mia dhe ua tërheqin vërejtjen nga dënimi në Ditën e Madhe. Dy dritat, të cilat janë të përbëra nga njëra tjetra, e Unë jam Gjithëdëgjues e i Gjithëdijshëm.
Me të vërtetë ata, të cilët e zbatojnë atë me argumente dhe i Dërguari i Tij, për ata janë xhenetet e begatshme. Ndërsa, ata, të cilët mohojnë pasi që besuan duke e thyer besën e dhënë dhe duke e shkelur atë që ua premtoi i Dërguari, do të hudhen në xhehenem.
Ata i bënë padrejtësi (zullum) vetvetes dhe nuk e pasuan të porositurin e dërguar, ata do të pinë nga uji i vluar (shumë i nxehtë).
Allahu është Ai, i Cili shndriti qiejt e tokën me çka dëshiroi, zgjodhi disa nga melekët, bëri nga krijesat besimtarë, këta janë pjesë e krijimit të Tij, Allahu bën çfarë të dojë, nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Ai është i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirues.
Ata që ishin para tyre bënë mashtrime e dredhi ndaj pejgamberëve, e Unë i ndëshkova me mashtrimin e tyre.
Me të vërtetë ndëshkimi Im është i rëndë dhe i hidhur!
Allahu i shkatërroi Adin dhe Themudin për punët që i bënin, i bëri ata përkujtim (mësim) për ju dhe ju nuk frikësoheni?! Edhe faraoni kur e teproi ndaj Musës dhe vëllaut të tij Harunit, e përmbyta në ujë me gjithë pasuesit e tij.
Le të jetë për ju argument, sepse shumica prej jush janë mëkatarë.
Allahu gjithsesi do t’i mbledh ata në Ditën e Tubimit dhe nuk do të mund të përgjigjen kur do të pyeten. Xhehenemi do të jetë vendstrehimi i tyre, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
O i Dërguar, kumtoje vërejtjen time dhe ata do ta mësojnë atë. Janë të humbur ata, të cilët kundërshtuan argumentet e Mia dhe ligjin Tim.
Ata, të cilët e zbatojnë atë, që të kanë premtuar ty, të tillët i shpërblej me xhenete të begatshme. Me të vërtetë Allahu është Falës dhe Shpërblyes i Madh.
Aliu është prej të devotshmëve. Do t’ia japim atij hakun (të drejtën) e tij në Ditën e Gjykimit. Nuk jemi të pakujdesshëm ndaj padrejtësisë që i është bërë atij.
E kemi nderuar atë në familjen tënde, mbi të gjithë. Vërtetë, ai dhe pasardhësit e tij janë durimtarë.
Armiku i tyre është udhëheqës i kriminelëve.
Thuaju atyre, të cilët mohuan pasi që besuan, e kërkuat bukurinë e dunjasë, nxituat në shijimin e saj, e harruat atë që ua premtoi Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe e thyet besën pasi që e lidhët, u kemi sjellur shumë shembuj në mënyrë që të udhëzoheni.
O i Dërguar, të kemi zbritur ty ajete të qarta, ka prej njerëzve që i zbatojnë duke i besuar, e ata që vijnë pas teje i refuzojnë. Largohu prej tyre, sepse ata janë kundërshtarë.
Ne do t’i tubojmë ata në një ditë, në të cilën nuk do t’u bëjë atyre dobi asgjë, e as nuk do të mëshirohen. Xhehenemi do të jetë vendqëndrim i tyre e nuk do të nxirren nga ai.
Madhëroje larg të metave Zotin tënd dhe bëhu prej të përulurve (që bien në sexhde)!
Ne e dërguam Musën dhe Harunin, e la Harunin në vend të tij e ata iu kërcënuan atij. Durimi (sabri) është i mirë. I shndërruam ata në majmunë e derra dhe i mallkuam deri në Ditën e Ringjalljes.
Duro, se do ta dinë mirë!
Ta kemi dhënë ty urtësinë sikur ua kemi dhënë pejgamberëve tjerë para teje. Prej tyre e kemi bërë një trashëgimtar për ty, ndoshta ata kthehen. Kush largohet nga urdhëri Im, vendkthimi i tij jam Unë, le të kënaqen pak me kufrin e tyre dhe mos pyet për shkelësit e besës.
O i Dërguar, ne kemi bërë një besë për ty mbi qafat e atyre që besuan, merre atë dhe bëhu prej falënderuesve. Me të vërtetë Aliu lutet natën duke bërë sexhde, ka frikë Ahiretin dhe shpreson shpërblimin e Zotit të tij.
Thuaj: A janë të barabartë ata që bëjnë padrejtësi dhe për dënimin tim ata janë të informuar. Do t’ua vëmë prangat në qafat e tyre dhe do të pendohen për punët e tyre.
Ne të përgëzuam ty me pasardhësit e tij të mirë. Ata nuk e thyejnë urdhërin Tonë. Ata në Ditën e Ringjalljes kanë nga Unë bekime dhe mëshirë, të gjallë dhe të vdekur, ndërsa, ata që pas teje bënë ndaj tyre padrejtësi, mbi ta do të jetë hidhërimi Im, se me të vërtetë ata janë popull i keq dhe i humbur.
Kush e ndjek rrugën e tyre, mbi ta do të jetë mëshira Ime dhe do të jenë në dhoma të larta të shpëtuar. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.[188]
PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
Ky libër është nga Allahu i Gjithëfuqishëm e i Urtë për Muhammedin, pejgamberin, dritën, të dërguarin, ndërmjetësin dhe argumentin e Tij, e zbriti Shpirti Fisnik (Er Ruhul-Emin) nga Zoti i botërave.
Muhammed, madhëroji emrat e Mi, falëndero për begatitë dhe mos i moho të mirat e Mia.
Unë jam Allahu, nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Meje, Unë jam nënshtrues i kryeneçëve tiranë, e ndihmues i atyre që u është bërë padrejtësi, jam vendosës i fesë e i ligjit. Me të vërtetë Unë jam Allahu, nuk ka Zot tjetër përveç Meje, kush shpreson dhuntitë nga tjetërkush e jo nga Unë dhe ka frikë nga pushteti i tjetërkujt do ta dënoj me një dënim të atillë, me çfarë nuk e dënoj dikënd tjetër nga botërat. Vetëm Mua më adhuro dhe vetëm në Mua mbështetu.
Nuk kam dërguar pejgamber, i cili pasi i ka plotësuar ditët dhe e ka kryer misionin e tij me kohë, e që nuk i kam bërë atij trashëgimtar me porosi. Ty të kam veçuar nga pejgamberët tjerë, edhe trashëgimtarin tënd e kam veçuar nga trashëgimtarët tjerë.
Të kam nderuar me dy nipat, dy luanjtë e vegjël Hasanin dhe Husejnin, e kam bërë Hasanin burim të dijes sime pas përfundimit të kohës së babait të tij, ndërsa Husejnin e kam bërë thesarmbajtës të shpalljes sime dhe e kam nderuar me rënien shehid (dëshmor), ia kam përfunduar jetën me kënaqësi.
Ai është më i miri prej të gjithëve që kanë rënë dëshmorë dhe e ka shkallën e dëshmorit më të lartë. E vendosa fjalën time të plotë me të dhe argumentin tim të qartë tek ai. Me forcën e tij shpërblej dhe ndëshkoj.
I pari prej tyre është Aliu, zotëriu i adhuruesve dhe stolia e të dashurve të Mi të parë, i biri është sikur gjyshi i tij i lavdëruar Muhammed el-Bakir, dija ime dhe baza e urtësisë sime.
Do të shkatërrohen ata që dyshojnë në Xhaferin. Ai që e kundërshton atë është sikur ai që më kundërshton Mua. Fjala ime (vendimi im) ka marrë fund se do ta nderoj vendin e Xhaferit dhe do ta gëzoj me ithtarët, përkrahësit dhe simpatizuesit e tij.
I është nënshtruar Musa pas tij sprovës së të verbërve të Handesit, ngase filli i detyrimit tim nuk këputet, argumenti im nuk fshehet, dhe të dashurit e mi do të pijnë me gotën më të çmuar. Kush e mohon ndonjërin prej tyre ai veç e ka mohuar begatinë time, e kush e ndryshon një ajet të vetëm nga libri im ai veç ka shpifur ndaj meje. Mjerë për shpifësit, mohuesit me rastin e përfundimit të kohës së Musës, robit të dashur, dhe të zgjedhurit tim, Aliut, të dashurit dhe ndihmësit tim (...)[189] i pejgamberllëkut. Do ta sprovoj me kapardisjen e saj, e vret atë Ifriti mendjemadh, varroset në Medinë, të cilën e ndërtoi robi i mirë pranë sherrit të krijesave të mia.
Ka marrë fund fjala ime (vendimi im) se do ta urdhëroj me të Muhammedin, të birin dhe kalifin (zëvendësin) e tij, trashëgimtarin e dijes së tij, ai është bazë e dijes sime, vend i fshehtësisë sime, argumenti im mbi krijimin. Nuk ka rob që beson në të e të mos ia bëj vendbanimin e tij në xhenet, ia jap të drejtën e ndërmjetësimit për shtatëdhjetë vetë nga familja e tij, të cilët e meritonin zjarrin e xhehenemit dhe ua përfundoj jetën e tyre me kënaqësi, për shkak të birit të tij Aliut, të dashurit dhe ndihmësit tim, dëshmitarit të krijimit dhe besnikut të shpalljes sime.
Nxjerr nga ai thirrës për në rrugën time dhe thesarmbajtës të dijes sime, ai është Hasani, pastaj e plotësoj këtë me birin e tij (...)[190] mëshirë për botërat, në të është përsosmëria e Musës, bukuria e Isës, sabri (durimi) i Ejubit.
Do të poshtërohen të dashurit e mi në kohën e tij, dhe do të shkëmbehen si dhuratë kokat e tyre, sikur shkëmbehen dhuratë kokat e pjestarëve turk dhe dejlem, vriten e digjen, janë të frikësuar, të tmerruar, e të shqetësuar, toka laget me gjakun e tyre, përhapet mjerimi e gjëma në mesin e grave të tyre. Të tillët me të vërtetë janë të dashurit e mi, me ata e evitoj çdo bela (sprovë e telashe) të të verbërve të Handesit, e përmes tyre i ekspozoj tërmetet, i largoj ndëshkimet dhe prangat.
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.
Abdurrahman bin Salim thotë: Ka thënë Ebu Busajr: Po të mos dëgjoje në kohën tënde tjetër përveç këtij hadithi do të të mjaftonte, dhe mbroje atë nga të tjerët.[191] [192]
DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE[193]
Me këtë kanë për qëllim duanë kundër Ebu Bekrit dhe Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
“Me emrin e Allahut, Gjithmëshirshmit, Mëshiruesit.
O Zot, ke mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij!
O Zot, mallkoji dy idhujt e kurejshëve, dy tiranët, dy djajtë e tyre, dy shpifësit e tyre, dhe dy bijat e tyre, të cilët e thyen urdhërin tënd, e refuzuan shpalljen tënde, i mohuan begatitë tua dhe nuk e pasuan të dërguarin tënd. E ndërruan fenë tënde, e ndryshuan librin tënd, shfaqën dashuri ndaj armiqëve tu e i mohuan të mirat tua, i zhvlerësuan dispozitat tua, i asgjësuan obligimet tua dhe shfaqën mosbesim në argumentet tua, shpallën armiqësi ndaj njerëzve tu të dashur, u lidhën me armiqtë tu dhe i luftuan vendet tua, i prishën robërit e tu.
O Zot, mallkoji ata dy dhe pasuesit, të dashurit, ithtarët, dhe simpatizuesit e tyre, ngase ata e shkatërruan shtëpinë e pejgamberllëkut, e thyen derën e saj, e rrëzuan kulmin e saj, ia puqën qiellin me tokën e saj, pjesën e sipërme me të poshtmen, të jashtmen me të brendshmen, i ndoqën banorët e saj, i zhdukën përkrahësit e tyre, i vranë fëmijët e tyre, e lanë minberin e saj të zbrazët duke e larguar nga ai trashëgimtarin me testament, i cili ishte i ditur dhe ia mohuan imamatin e tij!
I bënë shirk (rival) Zotit të tyre, është rritur mëkati i tyre, dhe për këtë do të jenë përjetë në Sekar,[194] e ku di ti se ç’është Sekar, ai nuk lë send pa e djegur.
O Zot, mallkoji me numrin e të këqiave që i bënë, e të vërtetave që i fshehën, e minberit që e ngritën, e besimtarëve që i dëshiruan (i bënë për vete), e hipokritëve që i bënë miq, e trashëgimtarëve që i dëmtuan, e të larguarve që u ofruan strehim, e të sinqertëve që i përjashtuan, e kafirëve që u ndihmuan, e imamëve që me forcë mbi ta dominuan, e obligimeve që i ndryshuan, e argumenteve që i mohuan dhe problemeve që i nxitën, e gjakut që e derdhën, e të mirave që i zëvendësuan, e kufrit që e përhapën, e të gënjeshtrës që e trilluan, e të trashëgimisë që e paramenduan, e të presë që e plaçkitën, e të haramit (ryshfetit) që e hëngrën, e një të pestës që e bënë hallall, e të kotës që e themeluan, e tiranisë që e ushtruan, e hipokrizisë që e mbajtën fshehtë, e pabesisë që e mbuluan, e dhunës që e zgjeruan, e premtimit që e thyen, e besës që e tradhtuan, e marrëveshjes që e shkelën, e hallallit që e bënë haram, e haramit që e bënë hallall, e barqeve që i shqyen, e fëmijëve (në bark të nënave) që i dështuan, e brinjve (të trupit) që i copëtuan, e fakteve që i asgjësuan, e unitetit që e shpartalluan, e të ndershmes që e poshtërsuan, e të poshtërtës që e lartësuan, e të vërtetës që e ndaluan, e gënjeshtrës që e shpifën, e rregullores që e përvetësuan, e imamëve që i kundërshtuan!
O Zot, mallkoji me numrin e ajeteve që i ndryshuan, e farzeve (obligimeve) që i lanë, e suneteve që i ndërruan, e dispozitave që i asgjësuan, e tatimeve që i detyruan, e porosisë (amanetit) që e zëvendësuan, e gjërave që i kanë humbur, e besës së dhënë që e shkelën, e dëshmive që i mbuluan, e ankesave që i anuluan, e fakteve që i urryen, e hileve që i bënë, e tradhtive që i realizuan, e pengesave që i ngritën, e spekulimeve që i bënë, e kënaqësive që i përjetuan!
O Zot, mallkoji ata në fshehtësi të thellë dhe haptas me një mallkim të përhershëm, të përjetshëm, të shumtë, të rëndë, të gjithmonshëm, të pambarim, të pafund, mallkim që i dihet fillimi e nuk i dihet mbarimi, mallkim mbi ata dhe mbi ithtarët, përkrahësit, simpatizuesit, e pasuesit e tyre, të nënshtruarit ndaj tyre, kërkuesit prej tyre, brohoritësit me deklaratat e tyre, thirrësit në anën e tyre, konfirmuesve të gjithçkasë me fjalët e tyre dhe bindësit ndaj vendimeve të tyre!
(Thuaj katër herë): O Zot, dënoji ata me një dënim të rëndë, nga i cili kërkojnë ruajtje banorët e zjarrit, o Zot ti që je Zot i botërave, Amin!
(Pastaj thuaj katër herë): O Zot, mallkoji ata të gjithë, o Zot ke mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij, më mjafto me hallallin tënd nga harami yt, më mbroj nga varfëria!
O Zot, me të vërtetë unë kam gabuar, i kam bërë vetes të padrejtën, i pranoj gabimet e mia dhe ja tani jam para teje, merr ç’të duash nga unë! Ty të takon të jesh i kënaqur me ne, nuk e përsëris më këtë, e nëse e përsëris, më trajto me falje e ndjesë, të drejtohem ty me madhërinë, bujarinë, faljen, dhe fisnikërinë tënde, o më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Zotëriun e të Dërguarve dhe Vulën e Pejgamberëve, mbi familjen e tij të mirë e të pastër me mëshirën Tënde o më Mëshirshmi i mëshiruesve!”[195]
Pra, vëlla musliman, ndoshta tani pajtohesh me mua se ai, i cili e pason këtë sekt të shkatërruar, nuk është musliman edhe pse quhet me emrin musliman. Atëherë, çfarë është obligimi yt, o musliman që beson në një Zot, ndaj këtyre rafiditëve, posaçërisht kur ata jetojnë në mesin e muslimanëve dhe thirren si besimtarë?
Obligimi yt është të kesh kujdes nga ata e të mos bashkëpunosh me ta, të jesh sa më larg nga besimi i tyre i keq i ngritur mbi armiqësinë ndaj çdo muslimani, i cili e beson Allahun për Zot, Islamin e ka Fe dhe Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka të Dërguar.
Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: “Rafiditi nuk bashkëpunon me askënd, përveçse duke e përdorur hipokrizinë, sepse feja e tij, e cila në esencë është e prishur, e nxit atë në gënjeshtër, tradhti, mashtrim dhe dëshirë për të keqën e njerëzve, ngase ai nuk pushon së vepruari kundër tyre dhe nuk lë të keqe (sherr) pa e bërë, nëse mundet, në dëm të tyre.
Ai është i urryer nga ai, i cili e njeh dhe nga ai, i cili nuk e njeh atë, edhe nëse nuk e di se ai është rafidit, sheh në fytyrën e tij dhe në shprehjen e fjalëve shenjat e hipokrizisë.”[196]
Ata e fshehin armiqësinë dhe urrejtjen që e kanë ndaj nesh, Allahu i vraftë, se si shmangen nga e vërteta!
Mirëpo, megjithëkëtë i gjejmë disa të mashtruar nga Ehlu Suneti që përzihen me ta në çështje të ndryshme të jetës, u besojnë atyre, për arsye se ata janë larguar nga feja e Allahut dhe nuk i njohin dispozitat, të cilat urdhërojnë muslimanin që të veprojë sipas akides - besimit islam, që obligohet të ketë dhe të shfaq dashuri e simpati ndaj çdo muslimani që e beson vetëm Allahun Një, dhe të largohet e të shfaq urrejtje ndaj çdo kafiri (jobesimtar) e mushriku (idhujtar).
Me këtë ne po e dimë se cili është obligimi ynë si muslimanë, por a ka kush që po e zbaton?
E lusim Allahun që ta ndihmojë Fenë e Tij, ta ngrisë Fjalën e Tij, t’i humbasë rafiditët dhe përkrahësit e tyre, e t’i bëjë ata plaçkë për muslimanët!
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, famijlen, shokët dhe mbarë Ummetin e tij.
Abdullah bin Muhammed
BIBLIOGRAFIA
Referencat nga autorët klasikë:
1. “Fetaua Shejhul-Islam Ibën Tejmijje.”
2. “Minhaxh es-Sunneti” - Shejhul Islam Ibën Tejmije.
3. “El-Milel ue en-Nihal” – Esh-Shehristani.
4. “El-Ferku bejne el-Firek” - El-Bagdadi.
5. “Mekalat el-Islamijjin” – El-Esh’arij.
Referencat nga autorët bashkëkohorë:
6. Punimet e Ihsan Ilahij Dhahir.
7. “Mes’elet et-takrib” - dr.Nasir el-Kafari.
8. “Usul Medhheb esh-Shiati el-Ithna asherijjeti” - dr. Nasir el-Kafari.
9. Veprat e Muhammed Malullah.
10. “Bedhl el-Mexhhud fi Mushabiheti er-Rafidati li el-Jehud” – Abdullah el-Xhemili.
11. “Hatta la Nenhadiu” – Abdullah el-Musuli..
12. “Esh-Shiatu el-Ithna asherijjetu ue Tekfiruhum li Umumi el-Muslimine” – Abdullah es-Selefi.
13. “Men Katele el-Husejn” – Abdullah bin Abdulaziz.
14. “El-Burhanu fi Tebrieti Ebi Hurejrete min el-Buhtan” – Abdullah en-Nasir.
15. “El-Intisaru li es-Sahbi ue el-Ali” – dr. Ibrahim er-Ruhajli.
16. “Keshfu el-Xhani Muhammed et-Tixhanij” – Uthman el-Humejis.
17. “Bel Daleltu fi Redi Ebatil et-Tixhanij” – Halid el-Askalani.
18. “Mea el-Ithna asherijjeti fi el-Usuli uel-Furu’i” – dr. Ali es-Salus.
19. “Tebdid edh-Dhal-lam ue Tenbih en-Nijam ala Hatar et-Teshejju’i alel-Muslimine uel-Islam” - Sulejman el-Xhebhan.
WEB-FAQE TË RËNDËSISHME[197]
Sugjerojmë vizitimin e tyre për t’iu kundërvënë rafiditëve ithna-asheritë
1. Rrjeti për mbrojtjen e Sunetit: http://www.d-sunnah.net.
2. Fejsal Nur: http://www.fnoor.com
3. El-Burhan: http://www.albrhan.com
4. Muhtedun: http://www.wylsh.com
5. Realiteti i Homeinit: http://www.khomainy.com
6. Informator për të vërtetat e rafiditëve:
7. El-Bejjine: http://www.albainah.net
8. Ensar el-Husejn (Përkrahësit e Husejnit):
9. El-Menhexh: http://www.almanhaj.com
10. Liga (Rabita) e Ehlu Sunetit në Iran: http://www.isl.org.uk
11. Imam Mehdiu: http://www.almhdi.com
PËRMBAJTJA
KUR ËSHTË PARAQITUR SEKTI I RAFIDITËVE?
PSE JANË QUAJTUR SHI’ITËT ME EMRIN RAFIDITË?
ÇFARË ËSHTË BESIMI “EL-BEDA” I RAFIDITËVE?
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË CILËSITË E ALLAHUT?
ÇFARË JANË PIKAT E PËRGJASIMIT NË MES TË ÇIFUTËVE DHE RAFIDITËVE?
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË IMAMË?
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ER-REXH’A” NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET-TUKJJETU” TEK RAFIDITËT?
ÇFARË ËSHTË BINDJA “ET TINETU”, NË TË CILËN BESOJNË RAFIDITËT?
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ EHLU SUNETIT?
ÇFARË ËSHTË BESIMI I RAFIDITËVE NË “MUT’AH” DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NDAJ DITËS SË ASHUREVE DHE ÇFARË VLERE KA TEK ATA?
ÇFARË ËSHTË BINDJA E RAFIDITËVE NË “EL-BEJ’A” (BESËLIDHJE)?
QËNDRIMI I EHLU SUNETIT NDAJ RAFIDITËVE
ÇFARË JANË PIKAT E DALLIMIT MES SHI’ITËVE RAFIDITË DHE EHLU SUNETIT?
ÇFARË ËSHTË VENDIMI I AFRIMIT MES EHLU SUNETIT MONOTEISTË DHE RAFIDITËVE POLITEISTË?
ÇFARË JANË MENDIMET E DIJETARËVE TË MËHERSHËM E TË MËVONSHËM NDAJ RAFIDITËVE?
TRILLIMET E RAFIDITËVE NË TEKSTE
PLLAKA (LEVH) E FATIMES E SHPIKUR
DUAJA E DY IDHUJVE TË KUREJSHËVE
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
28 bin Muhammed, Abdullah Disa bindje të shi’itëve / Abdullah bin Muhammed ; Përktheu nga arbishtja Bahri Curri. - Botimi 2. - Prishtinë : [Përkthyesi], 2009. - 95 f. ; 21 cm. Titulli i origjinalit : Min Akaid esh-Shiah. - Parathënie : f. 7-9. - Pasthënie : f. 89-90. - Bibliografia : f. 91-92 1. Curri, Bahri ISBN 978-9951-8578-1-9 |
[1] Rafiditët është fjalë arabe, që në kuptimin etimologjik do të thotë: lënie, refuzim. Gjuhëtarët e definojnë këtë fjalë duke e ilustruar me shembull: Rafiditët janë ushtarët, të cilët e lënë komandantin e tyre. Ndërsa, për kuptimin terminologjik dijetarët kanë dhënë definicionin e tyre duke thënë: Rafiditët është emër për grupin, i cili disponon me qëndrime, mendime dhe ideologji fetare, të cilët e mohojnë kalifatin e Ebu Bekrit, Umerit e të shumë sahabëve. Ata pretendojnë se kalifati i takon vetëm Aliut dhe pasardhësve të tij me tekst nga Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kalifati i të tjerëve është jolegjitim (sh.p.).
[2] Shi’itët: Kjo fjalë është përgjithësuar në kuptimin etimologjik dhe i ka këto kuptime: pasues, përkrahës, ithtar, ndjekës dhe rreth i ngushtë. Ndërsa, në kuptimin terminologjik, shi’itët është emër për ata, të cilët e llogaritin Aliun para Hulefau Rashidinëve (Ebu Bekrit, Umerit e Uthmanit) (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), dhe pretendojnë se vetëm Ehlu Bejti e meritojnë kalifatin. Çdo kalifat tjetër përveç tyre është jolegjitim dhe pa të drejtë (sh.p.).
[3] Kjo lutje bëhet për sahabët, ka kuptimin: “Kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta!” Tash e tutje këtë lutje do ta përdorim në origjinal (sh.p.).
[4] Guluv: Është fjalë arabe, ka kuptimin teprim. Këtu është për qëllim teprimi i shi’itëve që e bëjnë ndaj imamëve të tyre duke i ngritur aq lartë sa që shumë gjëra që i pretendojnë për ta janë të pamundshme, apo janë enkas vetëm për Allahun subhanehu ve teala. Thonë: Imamët janë të mbrojtur nga gabimet, të shtyrë nga kjo bindje i ngritën imamët më lartë se sa pejgamberët e Allahut. Po ashtu thonë: Imamët e dinë të fshehtën, një pjesë e Allahut zuri vend në ta, përsosmëria është cilësi e tyre. Më në fund thonë: Ata janë depo e dijes së Allahut, ndërmjetës të çështjes së Allahut, janë të pagabueshëm, është urdhëruar që patjetër duhet të pasohen e kurrsesi të kundërshtohen. Vazhdojnë të thonë: Ata janë argument i qartë i Allahut në qiej dhe në tokë, e dinë kadan dhe kaderin (caktimin dhe vendimin e Allahut), dhe tërë këtë e trashëgojnë njëri pas tjetrit fshehtas. (sh.p.)
[5] Kaf, 37 .
[6] Përkthimet e ajeteve kur’anore janë marrë nga “Kur’an-i Përkthim me komentim në gjuhën shqipe” të Sherif Ahmetit.
[7] Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Kjo thënie ka kuptimin: Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të! Duhet thënë sa herë që të përmendet i Dërguari i Allahut, në të folur dhe në të shkruar, që njëherit është edhe urdhër i Allahut në Kur’an ku thotë: “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë të Dërguarin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” (Ahzab, 56). Tash e tutje do ta përdorim në shqip. (sh.p.)
[8] Abdullah bin Sebe’ është çifut nga banorët e Jemenit, nga San’a. E shpalli Islamin e tij në kohën e Uthmanit radijallahu anhu, tërë këtë për mashtrime dhe kurthe kundër muslimanëve. Është prej nxitësve kryesor kundër Uthmanit derisa ndodhi vrasja e Uthmanit. Ai është themeluesi i parë i shi’izmit, në teprimin ndaj Ehlu Bejtit. Ishte shumë aktiv dhe kalonte prej një vendi në tjetrin duke thirrur në ideologjinë e tij kundër Uthmanit dhe teprimit në Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Kaloi në Hixhaz, Basra, Kufe, Sham derisa u vendos në Egjipt, pa dyshim se tërë këtë lëvizje e financuan çifutët. Ai përhapi shumë ide e mendime të ndryshme, së pari ngritja kundër Uthmanit, pastaj teprimi i lavdërimit të Aliut, pastaj ngritja e Ehlu Bejtit dhe caktimi i kalifatit vetëm për ata me tekst të shkruar nga Pejgamberi - Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), pastaj ideja e kthimit, e më në fund hyjnëzimi i Aliut deri sa e shpalli zot (sh.p.).
[9] Al Bejti ose Ehlu Bejti për qëllim janë një. Këta janë familja dhe pasardhësit e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo, shi’itët e përkufizojnë Al Bejtin vetëm në Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe pasardhësit e tij (sh.p.).
[10] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[11] Shiko: “El-Mekalatu uel-Firek” - El-Kumi, fq.10-21.
[12] Në besimin e shi’itëve ekziston se, Pejgamberi-Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ehlu Bejti, Aliu, Husejni, Hasani dhe imamët tjerë do të kthehen. Po ashtu do të kthehen edhe Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Muaviu, Jezidi, Ibën Dhil Xhushen dhe të gjithë të tjerët që e kanë lënduar, ngacmuar dhe njollosur Ehlu Bejtin sipas bindjes së tyre. Të gjithë ata do të kthehen në dunja edhe njëherë para se të dalin në Ditën e Kijametit, do të kthehen në kohën e daljes haptas të Mehdiut, ashtu si ua ka paraqitur këtë atyre armiku i Allahut Ibën Sebe’, ata do të kthehen që të plotësohet ndëshkimi ndaj tyre, ngase ata e dëmtuan Ehlu Bejtin duke i luftuar ata dhe duke ua mohuar të drejtat, për këtë ata do ta vuajnë dënimin e rëndë e pastaj do të vdesin të gjithë. Pas kësaj do të ngjallen në Ditën e Gjykimit që të dënohen përsëri dhe ta marrin dënimin përfundimtar (sh.p.).
[13] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[14] “Firek esh-Shiati” - En-Nubahti, fq.19-20.
[15] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[16] Shiko: Në atë që el-Kushi e cek këtë në disa transmetime për Ibën Sebe’ dhe doktrinat e tij, shiko nr.170, 171, 172, 173, 174 nga faqja 106-108.
[17] Ky libër është kundërpërgjigje ndaj librit që e shkroi një shi’it i quajtur Murteda el-Askerij me titutll “Abdullah bin Sebe’ ve esatirun uhra”, në të cilin ai mohoi personalitetin e Abdullah bin Sebe’.
[18] Dijetar islam (sh.p.).
[19] Dijetar islam (sh.p.).
[20] D.m.th. me argument hyjnor (sh.p.).
[21] El-Gajbetu: Kjo shprehje bazën e ka në fjalën el-gajb që do të thotë: i fshehur. Shi’itët me këtë fjalë kanë për qëllim fshehjen e imamëve të tyre, e veçanërisht të imamit të dymbëdhjetë, Muhammed bin Hasan el-Askerij, i cili është fshehur diku rreth vitit 260 h (880), e që patjetër do të kthehet dhe do ta mbulojë tokën me drejtësi absolute (sh.p.).
[22] Shiko shënimin nr.12.
[23] Shiko shënimin nr.12.
[24] ”Usul I’tikad Ehli es-Sunneti ue el-Xhema’ati” - El-Lalekai, 1/22-23.
[25] Shiko: “Bihar el-Envar” - El-Mexhlisij, 65/97, (ky është një prej librave bazë të tyre në kohën e tashme).
[26] “Et-Ta’likatu ala Metni lum’at el-I’tikadi” - Abdullah el-Xhibrin, fq.108.
[27] Shiko në fusnotë: ”Hamish mekalat el-islamijjin” - Muhjiddin Abdulhamid, 1/89.
[28] “Mekalat el-Islamijjin”, 1/ 89.
[29] ”Dairetu el-mearif”, 4/67.
[30] Ai është Muhammed Bakir bin Muhammed el-Istirabadi, i njohur si el-Mejr ed-Damad. Ka vdekur në vitin 1041. Shiko biografinë e tij në librin “El-Kuna ve el-Elkab” të autorit Abbas el-Kumi, 2/226. Ai është një prej dijetarëve të mëdhenj të shi’itëve.
[31] Transmetohet hadithi nga Muavije bin Ebu Sufjan, i cili thotë: I Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në mesin tonë dhe tha: “Ata që ishin para jush, Ehlu Kitabi (çifutët dhe të krishterët), janë përçarë në 72 grupe, ndërsa ky popull do të përçahet në 73 grupe. 72 janë në zjarr, e një në xhenet, e ai është xhema’ah.” Ndërsa në hadithin nga Enesi thuhet: Nga i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili ka thënë: “Beni israilët janë përçarë në 71 grupe, kurse Umeti im do të përçahet në 72 grupe. Të gjithë janë në zjarr, përveç një grupi, e ai është xhema’ah.” Xhema’ah janë muslimanët e bashkuar në Kur’an dhe Sunet. Hadithi është përcjellur te ne me disa transmetime. Dijetarët për këtë hadith kanë këto qëndrime:
a. Disa e kanë bërë të dobët (daif), dhe nuk bën të argumentohet me të, si Ibën Hazmi.
b. Disa e lejojnë argumentimin me të duke i pasur parasysh rrugët e shumta të transmetimit të tij dhe numrin e sahabëve që e transmetuan kuptimin e këtij hadithi nga i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).
c. Disa u përpoqën që në pajtim me hadithin t’i numërojnë grupet e gjendura, si el-Bagdadi e të tjerë. Shejhul Islam Ibën Tejmije kur flet për sektet për këtë hadith thotë: “Hadithi i përçarjes në 72 grupe nuk është në dy Sahihat (Buhari e Muslim), disa prej dijetarëve e llogaritin të dobët (daif) si Ibën Hazmi e të tjerë, disa e llogaritin të mirë (hasen), e disa e llogaritin të vërtetë (sahih) si el-Hakim e të tjerë. E transmetojnë autorët e Suneneve (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe) me shumë rrugë transmetimi.” Ndërsa, në “Mexhmu’ el-Fatava” thotë “Hadithi është i vërtetë (sahih), i njohur në Sunene dhe Musnede, si Suneni i Ebu Davudit, Suneni i Tirmidhiut, Suneni i Nesaiut” (sh.p.).
[32] Imamitët është emër tjetër për ithna-asheritët, marrë nga fjala imam. Janë quajtur me këtë emër për shkak të angazhimit të tyre rreth imamatit sikur që shihet në veprat e tyre, apo për shkak të bindjes së tyre se Pejgamberi alejhi selam e ka caktuar imamatin vetëm për Aliun dhe pasardhësit e tij, apo për shkak të pritjes së tyre të imamit të fshehur, sipas bindjes së tyre (sh.p.).
[33] Dijetar islam (sh.p.).
[34] El-Makrizi në “El-hitat”, 2/351.
[35] “El-milel ve en-nihal” - Esh-Shehristani, fq. 147.
[36] “El-ferku bejne el-firek” - El-Bagdadi, fq.41.
[37] “El-Beda” është cilësi që rafiditët ia përshkruajnë Allahut, e kjo e ka kuptimin se Allahu në fillim nuk ka ditur, por më vonë i ka rënë ndër mend, apo ka mësuar e pastaj ka vepruar, e Allahu është i pastër nga kjo që ia përshkruajnë (sh.p.).
[38] “Usul el-Kafi”, fq. 40.
[39] “Usul el-Kafi” - El-Kulejni në kapitullin (Kitab et-Teuhid), 1/331.
[40] Neml , 65.
[41] Kjo fjalë ka kuptimin: T’i japësh formë e trup diçkasë, e këtu rafiditët synojnë Allahun duke i dhënë Atij trup e formë të caktuar (sh.p.).
[42] Dijetar islam (sh.p.).
[43] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/20.
[44] “I’tikadat Firek el-Muslimine uel-Mushrikine”, fq.97.
[45] Ithna-asheritët: Këta janë rryma kryesore dhe fytyra e dukshme e shi’itëve të sotëm. Bëjnë shumë punë në përhapjen e ideologjisë së tyre rafidite dhe shpenzojnë shuma të mëdha të hollash në aktivitetet e tyre, në rrugë e forma të ndryshme. Për këtë kanë realizuar shumë qëllime të tyre në Botën Islame, duke pasur parasysh edhe ndihmat materiale e morale që i ofruan në këtë drejtim. Ky është grupi i shi’itëve më i njohur dhe më i përhapur në botë. Këtij grupi i takojnë shumica e shi’itëve në Iran, Irak, Pakistan e gjetiu. Kohëve të fundit ata kanë aktivitet të gjërë në shumë vende, sa që dora e tyre ka arritur edhe në vende, në të cilat nuk u është përmendur as emri e lëre më të kenë pasur ithtarë. Përbrenda grupit kanë shumë mospajtime e mendime të ndryshme, disa i kanë të shpallura publikisht, e disa të mbajtura fshehtë. Por, qëllimi i tyre i përbashkët është ngritja e drejtimit ithna-asheritë xhaferitë. Homeini ka supozuar se ky grup numëron mbi dyqind milionë shi’itë, të parët e këtij grupi, sipas tyre, kanë qenë Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), Ali bin Ebu Talib dhe Hatixhja, ku Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) e filloi thirrjen në shi’izëm prej zeros. Janë quajtur me këtë emër për shkak të besimit të tyre në imamatin e dymbëdhjetë njerëzve nga Al Bejti. Është caktuar imamati i tyre, sipas bindjes së tyre, me tekst nga Pejgamberi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), dhe çdonjëri prej tyre e cakton trashëgimtarin e tij me testament. I pari prej tyre është Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e i fundit është Muhammed bin Hasan Askerij i imagjinuar, i cili është fshehur në vitin 260 h (880). Ai do të kthehet, sipas besimit të tyre, do ta mbush tokën me drejtësi, do të përhapet mirësia në mes njerëzve, etj.. Esh-Shirazi thotë: Këta quhen ithna-asheritët për shkak të besimit të tyre në imamatin e dymbëdhjetë imamëve.
E këta janë: 1. Ali bin Ebu Talib, 2. Hasan bin Ali, 3. Husejn bin Ali, 4. Ali bin Husejn, 5. Muhammed bin Ali bin Husejn el-Bakir, 6. Xhafer bin Muhammed bin Husejn-Ebu Abdullah-esSadik, 7. Musa bin Xhafer el-Kadhim, 8.Ali bin Musa, 9. Muhammed bin Ali-el-Xhevad, 10. Ali bin Muhammed el-Hadi, 11. Hasan bin Ali el-Askerij, 12. Muhammed bin Hasan el-Askerij i fshehur e i imagjinuar. Nga kjo vërehet se ithna-asheritët i përkufizuan imamët vetëm në pasardhësit e Husejnit duke mos i llogaritur pasardhësit e Hasanit. E kanë bërë këtë, ndoshta për shkak se Husejn bin Ali e ka martuar të bijën e mbretit të Persisë Jezdexhred, nga e cila lindi Ali bin Husejn (sh.p.).
[46] Xhehmijët janë një grup në fushën e Ilmu Kelamit (apologjetikës), të cilët e numërojnë veten prej pjestarëve të Islamit dhe disponojnë me mendime e qëndrime ideologjike. Mendimet e tyre në të kuptuarit e besimit (imanit) dhe në të kuptuarit e emrave dhe cilësive të Allahut janë të gabuara. Fillet e këtij grupi janë te Xhehm bin Safvan et-Tirmidhij, i cili është themelues dhe bajraktar i tij. Xhehm bin Safvan është nga Horasani, është paraqitur në vitin 102 h. Është nga xheberitët dhe është i pari, i cili e shpiku idenë se Kur’ani është i krijuar dhe i pari, i cili foli në asgjësimin e cilësive të Allahut subhanehu ve teala. Të gjitha këto bindje e mendime burimin e kanë nga çifutët, sabi’inët, idhujtarët dhe filozofët e humbur (sh.p.).
[47] Muatile janë ata që i zhvlerësojnë cilësitë e Allahut, duke i mohuar çfarë janë në fakt dhe duke i komentuar ndryshe sipas mendjes së tyre, gjoja duke ikur nga përgjasimi i Allahut me krijesat e Tij, kështuqë bien viktimë të intrigave të tyre (sh.p.).
[48] “Et-Teuhid” - Ibën Babevejh, fq.57.
[49] Qëndrimi i Ehlu Sunetit ndaj Kur’anit: A është fjalë e Allahut apo është i krijuar? Kjo çështje ndërlidhet me pranimin apo mos pranimin e cilësisë së të folurit (kelam) për Allahun. Shi’itët dhe shumë sekte tjera nuk e pranojnë të folurit (kelam) si cilësi të Allahut, ndërsa argumentet që e vërtetojnë këtë cilësi për Allahun i asgjësojnë apo i shpjegojnë me komente të devijuara. Nga kjo pikëpamje ata pretendojnë se Kur’ani është i krijuar, dhe Allahu nuk flet, por është përmendur të folurit e Tij në formë alegorike. Apo, të folurit është kuptim në Qenien e Tij, e i krijuar në krijesa. Apo, të folurit është përmbledhje e shprehjeve dhe kuptimeve, shprehjet janë të krijuara e kuptimet janë të vjetra së bashku me Qenien e Lartë, e shumë komente tjera të kota. Ehlu Suneti e pranojnë dhe ia vërtetojnë Allahut këtë cilësi. Argumentojnë me ajetin kur’anor: “...ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin).” (Teube, 6). Po ashtu edhe me hadithin e Ibën Mes’udit: “Allahu kur flet me shpallje e dëgjojnë banorët e qiejve. Kur ua largon frikën nga zemrat e tyre dhe zëri qetësohet, e kuptojnë se të folurit ishte e vërtetë.” Dhe me hadithin e Ebu Hurejres, i cili thotë: Ka thënë i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!): “Allahu i Lartësuar kur e don një njeri e thërret Xhibrilin e i thotë: Allahu e don filanin, duaje edhe ti atë. Xhibrili e don atë, pastaj thërret në qiell duke thënë: Allahu e don filanin, duane edhe ju atë, dhe banorët e qiellit që të gjithë e duan atë.” Shënon Buhariu 6/303. E nga kjo rezulton se Kur’ani është fjalë e Allahut, ashtu siç besojnë Ehlu Suneti, nuk i kanoset atij asnjëherë zhdukja, ndryshimi apo ndërhyrja në të. Allahu e ka marrë përsipër ruajtjen e tij, në Kur’an thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” (Hixhr, 9). Po ashtu thotë: “Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë! Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë. E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës.” (Hakka, 44-46). E ka zbritur atë Xhibrili Besnik në zemrën e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Na e mësoi neve atë i Dërguari i Allahut ashtu si iu shpall atij. Njerëzimi do të jenë në mirësi të panumërta, në dynja dhe në ahiret, nëse vazhdojnë me mësimin dhe praktikimin e Kur’anit dhe Sunetit (sh.p.).
[50] Shiko librin “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 4/31.
[51] Që nënkuptohet se ai duhet të luftohet (sh.p.).
[52] Shiko librin “Keshf el-Gita” - Xha’fer en-Nexhefi, fq.417
[53] Kijame, 22-23.
[54] E shënon Buhariu në hadithin nr.544, ndërsa Muslimi në hadithin nr. 633.
[55] Për këtë shiko librat e dijetarëve të Ehlu Sunetit që flasin rreth të pamurit të Allahut në Ditën e Gjykimit, si libri “Er- Ru’jeh” i Darekutnit, libri i Imam Lalekait, e të tjerë.
[56] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[57] “Fasl el-Hitab” - Husejn bin Muhammed Tekijj en-Nuri et-Tabersi, fq. 32.
[58] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[59] “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 1/284.
[60] “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 1/285.
[61] “Usul el-Kafi” - el-Kulejni, 2/634. Dijetari i tyre el-Mexhlisij e regjistroi këtë transmetim dhe thotë në librin e tij “Mir’at el-ukul” 12/525: “Hadithi është i besueshëm.” Pasaj thotë: “Informacioni është i saktë, dhe ky indormacion dhe shumë informacione tjera të sakta tregojnë qartë për mangësinë dhe ndryshimin e Kur’anit. Informacionet që disponoj në këtë kapitull janë në shkallë të lartë të përcjelljes së kuptimit.”
[62] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[63] Muhaxhirët: Kjo fjalë ka kuptimin: të shpërngulurit. Këtu janë për qëllim muslimanët e Mekës të shpërngulur në Medinë para çlirimit të Mekës, duke ikur prej torturave të idhujtarëve kurejshë dhe duke lënë tërë pasurinë dhe familjet e tyre. Ata vendosen në Medinë, dhe nën udhëheqjen e Pejgamberit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) së bashku me ensarët e themeluan shtetin e parë islam (sh.p.).
[64] Ensarët: Kjo fjalë ka kuptimin: përkrahësit. Këtu për qëllim janë muslimanët e Medinës, të cilët për herë të parë e bënë besëlidhjen me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në Akabe gjatë ceremonisë së haxhit dhe i ofruan Pejgamberit alejhi selam dhe muhaxhirëve strehim dhe çdo ndihmë. Nga dashuria e tyre e madhe për Islamin u bë vëllazërimi i tyre me muhaxhirët. Në krye me Pejgamberin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) u themelua shteti i parë islam me qendër në Medinë. Më pas vijuan shumë luftëra mes muslimanëve dhe jomuslimanëve, ku pas Allahut subhanehu ve teala, ensarët ishin shkak i rëndësishëm për fitoren e shumë betejave (sh.p.).
[65] A’raf, 172.
[66] A’raf, 129.
[67] “El-Ihtixhaxh” - et-Tabersi, fq.156, dhe “Fasl el-hitab”, fq.7.
[68] “Et-Tukjjeh” është fjalë arabe që në kuptimin etimologjik do të thotë: vërejtje, kujdes. Ndërsa, sipas botëkuptimit të shi’itëve është: Paraqitja e personit haptas të kundërtën e asaj që e përmban brenda (fshehtë). Që në fakt është hipokrizi, gënjeshtër, manipulim dhe mashtrim i njerëzve, e nuk është ajo tukje që e lejon Allahu për të detyruarin në raste të rënda. Me fjalë tjera, të thuash diç e të synosh diç tjetër, apo të bësh vepra (ibadete) para njerëzve e grupeve të tjera, e ti të mos besosh në to, e pastaj t’i bësh në shtëpinë tënde ashtu si ti beson. Tukje te shi’itët ka një pozitë të lartë e trajtim të veçantë, sa që e llogaritin, sipas bindjes së tyre, prej bazave të fesë, pra nuk i lejohet askujt të largohet nga ajo. Kjo zë vend të shquar në librat, studimet e punimet e tyre.
Për ta treguar rëndësinë e tukjes tek shi’itët po i përmendim disa shembuj:
1- Tukje është bazë e fesë, ai që nuk e pranon atë s’ka fe.
2- Besojnë se tukje është krenari e fesë, ndërsa shpallja (publikimi) është nënçmim i fesë.
3- Kush e lë tukjen është njësoj si ai që e lë namazin, etj.etj. (sh.p.).
[69] Shiko librin: “Fasl el-hitab fi tahrif kitab rabb el-erbab” – En-Nuri et-Tabersi, fq.347.
[70] “Furu’ el-Kafi” - el-Kulejni, fq.115.
[71] “Bihar el-Envar” – el-Mexhlisij, 69/137-138, këtu duhet të merret parasysh se Ali bin el-Husejn dhe Ehlu Bejti janë të pastër dhe larg nga tërë këto që ua shpifën atyre rafiditët. Allahu i vraftë kudo qofshin, për shpifjet që i bëjnë!
[72] Nahl, 90.
[73] “Tefsir el-Kumi”, 1/390.
[74] “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 30/230.
[75] “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 30/236.
[76] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[77] “Ihkak el-Hakk”, 1/337. Shiko: Duaja e dy idhujve të kurejshëve, në fund të librit.
[78] Shiko po në këtë libër kapitullin: Çfarë është besimi i rafiditëve në “mut’ah” dhe çfarë vlere ka tek ata? (sh.p.).
[79] Kryerja e haxhit dhe umres në një udhëtim (sh.p.).
[80] “Risaletu el-Akaid” - el-Mexhlisij, fq.58.
[81] “Tebdid edh-Dhalam ue Tenbih en-Nijam” - Ibrahim el-Xhebhan, fq.27.
[82] “El-Kuna ue el-Elkab” - Abbas el-Kumi, 2/55.
[83] Familja dhe pasardhësit e Davudit (sh.p.).
[84] Shënon Ahmedi 4/147, 5/417, 422. Ebu Davudi 418. Ibën Maxhe 689. Në “Ez-Zevaid” isnadi i tij (zinxhiri i transmetuesve) është hasen, (i mirë).
[85] Ekziston një grup, garaibitët, të cilët thonë se Xhibrili alejhi selam është melek tradhtar, ngase ia zbriti shpalljen Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!), kurse Ali bin Ebu Talibi kishte përparësi dhe ishte më i merituar për shpalljen, dhe për këtë thonë: Tradhtoi Besniku dhe e pengoi atë (shpalljen) nga i zgjedhuri.
Shiko vëlla musliman, si shpifin dhe e sulmojnë Xhibrilin alejhi selam, me tradhti, kurse Allahu subhanehu ve teala e përshkruan atë me besnikëri, sikur që thotë: “Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).” (Shuara’, 193), dhe në ajetin tjetër: “Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.” (Tekuir, 21). Çfarë thua o vëlla musliman për këtë besim, në të cilin besojnë rafiditët?
[86] Mehër është pasuri e caktuar nga Allahu dedikuar gruas. Pasuri, të cilën burri obligohet t’ia paguajë gruas me rastin e lidhjes së kurorës. Mehri është kusht i kurorëzimit, pa të cilin kurora është jolegjitime, për këtë ai duhet të përcaktohet në ceremoninë e kurorëzimit. Caktimi i shumës së mehrit kthehet tek dy bashkëshortët, apo tek tradita e popullit, pagesa bëhet menjëherë (muaxh-xhel) apo më vonë (muexh-xhel), sipas marrëveshjes së tyre. Gruaja ka të drejtë të tërhiqet nga marrja e mehrit, apo të një pjese të tij, e t’ia falë burrit, por patjetër duhet të theksohet me rastin e kurorëzimit (sh.p.).
[87] Nikah mut’ah sipas rafiditëve është kurorëzim, i cili realizohet përmes marrëveshjes së femrës dhe mashkullit që të kalojnë së bashku d.m.th. si burrë e grua me kontratë dhe pagesë, e me skadimin e afatit të kontratës prishet edhe kurora e tyre (sh.p.).
[88] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/24.
[89] Libri më i rëndësishëm çifut (sh.p.).
[90] “Bedhl el-Mexhhud fi Mushabeheti er-Rafidati li el-Jehud” - Abdullah el-Xhemili, 2/559-567. Për më tepër mund të lexoni edhe në librin tim “Esh-Shiatu el-Ithna asherijjetu ue Tekfiruhum li Umum el-Muslimine.”
[91] “Usul el-Kafi” – El-Kulejni, 1/165.
[92] “Usul el-Kafi” – El-Kulejni, 1/258.
[93] “Tahrir el-Uesileti” – Homeini, fq. 52 dhe fq. 94.
[94] “Mir’atu el-Ukul fi Sherh Ahbar al er-Resul” – el-Mexhlisij, 2/290.
[95] “Misbah el-Fekaheti” – Ebu el-Kasim el-Hav’ij, 5/33.
[96] Dharijat, 56.
[97] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/482.
[98] Shiko shënimin nr. 12 (sh.p.).
[99] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[100] “Evail el-Mekalat” – el-Mufid, fq. 51.
[101] “El-Hutut el-Aridah” - Muhibbuddin el-Hatib, fq. 80.
[102] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[103] Familja e Muhammedit dhe pasardhësit e tij (sh.p.).
[104] “Evail el-Mekalat” i dijetarit të tyre të ashtuquajtur el-Mufid, fq. 95.
[105] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[106] “Hakk el-Jekin” - Muhammed el-Bakir el-Mexhlisij, fq. 347.
[107] Jomusliamnët në shtetin islam (sh.p.).
[108] Taksë vjetore që jomuslimanët që jetojnë në shtetin islam paguajnë ndaj shtetit islam për siguri dhe jetesë.
[109] “Bihar el-Envar” - el-Mexhlisij, 52/376.
[110] Shiko shënimin nr. 68 (sh.p.).
[111] “Esh-Shiatu fi el-Mizan” - Muhammed Xhevad Mugnije, fq. 48.
[112] “Furu’ el-Kafi”, në kapitullin (Kitab el-Xhenaiz), fq. 188.
[113] “Usul el-Kafi”, fq. 482-483.
[114] “Uesail esh-Shiati” – El-Hurr el-Amilij, 16/136-137.
[115] “Kitab el-Mezar” i dijetarit të tyre të quajtur Shejh el-Mufid, fq. 125.
[116] Pjestar i Ehlu Sunetit (sh.p.).
[117] “Ilel esh-Sherai’”, fq. 490-491. “Bihar el-Envar”, 5/247-248.
[118] “El-Mehasin en-Nefsanijeh”, fq. 166.
[119] “Tefsir el-Burhan” – Hashim el-Bahranij, 2/300.
[120] “Er-Reudatu min el-Kafi” – el-Kulejni, 8/285.
[121] D.m.th. dalja e njeriut nga Islami e të bëhet kafir pasi që ishte musliman, madje të punojë e luftojë kundër Islamit (sh.p.).
[122] Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë: Rafiditët bashkëpunuan me tatarët kundër muslimanëve kur ata sulmuan vendet islame, shiko: “El-fetava”, 35/151. Po ashtu shiko edhe librin: “Kejfe Dehale et-Teter bilad el-muslimin” (Si hynë tatarët në vendet islame) të autorit Sulejman Hamed el-Avdeh. Vëlla musliman, shiko se si u bashkuan shi’itët e Irakut me okupatorët, dhe elita shi’ite përkrahu masakrën e bërë ndaj Ehlu Sunetit në Falluxha dhe në rajonet tjera të banuara me sunitë.
[123] “Uesail esh-Shiati” – El-Hurr el-Amili, 7/431. “Et-Tehdhib”, 7/303.
[124] Dijetar islam (sh.p.).
[125] Dijetar islam (sh.p.).
[126] “Et-Ta’likatu ala Metni lum’at el-I’tikad” i dijetarit tonë të mirënjohur Abdullah el-Xhibrin, fq. 91.
[127] Mutevatir është hadithi, i cili arrin te ne përmes shumë rrugëve të transmetimit. Ky lloj i haditheve pranohet nga të gjithë pa asnjë dyshim (sh.p.).
[128] Shiko shënimin nr. 87 (sh.p.).
[129] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[130] “Menhexh es-Sadikin” - Mula Fet’hullah el-Kashani, 2/495.
[131] “Men la Jahduruhu el-Fekih” – Ibën Babevejh el-Kumi, fq. 330.
[132] Tefsiri “Menhexh es-Sadikin” - Mula Fet’hullah el-Kashani, 2/492-493.
[133] “El Furu’ min el-Kafi” – el-Kulejni, 5/451. “Et-Tehdhib”, 2/188.
[134] Mu’minunë, 5-7.
[135] Nisaë, 24.
[136] Largimi i kësaj dileme (sh.p.).
[137] Nisaë, 19.
[138] Nisaë, 20.
[139] Nisaë, 22.
[140] Nisaë, 23.
[141] Nisaë, 24.
[142] Këto ishin fjalët e dijetarit Shejh Ibën Xhibrin, ndërsa argumenti për ndalimin e mut’as nga Suneti është hadithi i Rebi’ bin Seburete el-Xhuheni se babai i tij i ka treguar se ishin duke ndenjur me të Dërguarin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe tha: “O ju njerëz, ua pata lejuar përjetimin e kënaqësisë me gratë (mut’an), por Allahu tani e ka ndaluar këtë deri në Ditën e Kijametit. Kush gjendet në këtë le të largohet prej tyre sa më shpejt, dhe mos ua merrni atë që ua keni dhënë.” E shënon Muslimi në numrin 1406.
[143] “Tehdhib el-Ahkam” – et-Tusi, 7/227.
[144] Dijetar i shi’itëve (sh.p.).
[145] “El-Istibsar” – et-Tusi, 3/243.
[146] Vende në Irak. (sh.p.)
[147] Harem ka kuptimin: Vend i Shenjtë. Sipas argumenteve islame ekzistojnë vetëm tre hareme (vende të shenjta): Haremi i Mekës-Qabeja, Haremi i Medinës-Xhamia e Pejgamberit alejhi selam, Haremi i Kudsit-Mesxhidul Aksa. Të tjerat, përveç këtyre tre haremeve janë të trilluara dhe të pavërteta. (sh.p.)
[148] “Kitab el-Bihar”, 10/107.
[149] “Bihar el-Envar” – el-Mexhlisij, 85/98.
[150] “Minhaxh es-Salihin” – Es-Sistanij, 1/187.
[151] “Misbah el-Xhinan” – Abbas el-Kashani, fq.360.
[152] “Kitab el-Mezar” - Shejh el-Mufid, fq. 20.
[153] “Kitab el-Mezar” - Shejh el-Mufid, fq. 99.
[154] Ali Imran, 135.
[155] Dita e dhjetë e muajit Muharrem, e muajit të parë të vitit hixhrik (hënor) (sh.p.).
[156] Haxhxh, 32.
[157] Këto gjëra ata i bëjnë për çdo vit, edhe pse dihet se Pejgamberi ynë i dashur (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka ndaluar këto në hadithin sahih, të cilin e shënon Muslimi në numrin 103, si rënia shuplakë faqeve, grisja e rrobave... etj. Mirëpo, rafiditët, Allahu i vraftë, e hedhin hadithin e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) për muri (anash), ngase ata janë që më së shumti shpifin gënjeshtra ndaj Pejgamberit tonë (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).
[158] Tagut është çdo send që adhurohet përveç Allahut me dëshirën e tyre, apo janë djajtë, apo është njeri tiran, mizor dhe i pa drejtë (sh.p.).
[159] “El-Kafi bi Sherh el-Mazenderani”, 12/371, po ashtu shiko edhe “Kitab el-bihar”, 25/113.
[160] “Kitab el-Bihar”, el-Mexhlisij, 4/385.
[161] “El-Kafi”, el-Kulejni, 1/67. “Et-Tehdhib”, 6/301. “Men la Jahduruhu el-Fekih”, 3/5.
[162] “El Hukumat el-Islamijjeh”, fq. 74.
[163] Me fjalën “besimtarët” synon shi’itët. Rafiditët e quajnë veten besimtarë.
[164] Libri “Et-Tukjetu fi Fikh Ehl el-Bejt Takrir li Ebhath Semahati Ajatullah el-Haxhxh esh-Shejh Muslim ed-Davurij”, 2/153.
[165] Dijetar islam (sh.p.).
[166] Hixhr, 9.
[167] Ebu Bekri.
[168] Umeri.
[169] Uthmani.
[170] Dijetarë të Jurisprudencës (sh.p.).
[171] Prijës (sh.p.).
[172] Parathënia e Nidhamuddin Muhammed el-A’dhamit në librin “Esh-Shiatu uel-Mut’ah”, fq. 6.
[173] Vëlla lexues, shiko në fund të këtij libri, aty e ke një sure për të cilën rafiditët supozojnë se është hequr (fshirë) nga Kur’ani, ajo quhet sureja “Vilaje”, është marrë nga libri “Fasl el-Hitab” të rafiditit en-Nuri et-Tabersi. Kjo është gënjeshtër e shpifur ndaj Allahut, sepse Allahu është zotuar për ruajtjen e Librit të Tij, ku në Kur’an thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” Vallë, a dyshon ndonjë i mençur se rafiditët nuk janë kafirë kur sheh se në çfarë doktrinash besojnë!?
[174] “Mes’elet et-Takrib” - dr. Nasir el-Kafari, 2/302.
[175] Fet’h, 29.
[176] “Usul Medhheb esh-Shiati el-Imamijjeti el-Ithna asherijjeti” - dr. Nasir el-Kafari, 3/1250.
[177] Shurejku është Shurejk bin Abdullah, gjykatës i Kufes.
[178] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/59-60.
[179] “Minhaxh es-Sunneh” - Shejhul Islam Ibën Tejmije, 1/68.
[180] “El-Mesail ve er-Resail el-Mervijjeti an el-imam Ahmed bin Hanbel” - Abdul Ilah bin Sulejman el-Ahmedi.
[181] “Es-Sunneh” – el-Halali, 3/493. Nga kjo shihet qartë se Imam Ahmedi thotë se rafiditët janë kafirë.
[182] “Es-Sunneh” – el-Halali, 3/499.
[183] “El-Faslu fi el-Milel ue en-Nihal” - Ibën Hazm, 2/78.
[184] “Fetava el-Lexhneti ed-Daimeti li el-Iftai”, vëll. 2, fq. 264.
[185] Sahihul Buhari dhe Sahihu Muslim (sh.p.).
[186] Me muslimanët tjerë (sh.p.).
[187] Kjo fetva është lëshuar nga shejhu i nderuar pasi që i është bërë pyetje rreth dispozitës së bashkëpunimit me rafiditët në vitin 1414 h. (1993), dhe këtu dua ta sqaroj një gjë se, po sillet fjala në mesin e njerëzve se Abdullah el-Xhibrin është i vetmi që thotë se rafiditët janë kafirë, e kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se të gjithë imamët (dijetarët) e mëhershëm (selefë) dhe të mëvonshëm (halefë) janë të mendimit se pasuesit e këtij sekti janë kafirë. Kjo, ngase atyre u është paraqitur e vërteta me fakte dhe nuk mund të arsyetohen se nuk e kanë ditur.
[188] Kjo është Sureja Vilaje e shpikur, e bartur nga libri “Fasl el-hitab fi Ithbat Tahrif Kitab Rabb el-Erbab”, është bërë botimi i saj në mënyrë që lexuesi ta shohë se si bien këta në kundërshtim me Allahun, i Cili ka premtuar se do ta ruajë Librin e Tij nga çdo ndryshim dhe ndërhyrje.
[189] Fjalë e palexuar në origjinal, për këtë nuk pat mundësi për shkrimin e saj (shënim i autorit).
[190] Fjalë e palexuar në origjinal, për këtë nuk pat mundësi për shkrimin e saj (shënim i autorit).
[191] “El-Kafi” - Kulejni, 1/527. “El-Uafi” - Fejd el-Kashani, vëll. 1, 2/72. “Ikmal ed-Din” - Ibën Babevejh el-Kumi, fq. 301-304. “I’lam el-Vera” - Ebu Ali et-Tabersi, fq. 152.
[192] Rafiditët thonë, madje besojnë se Pllaka (Levh) e Fatimes i ka zbritur Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmes Xhibrilit alejhi selam pas vdekjes së të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ali bin Ebu Talibi shënonte çdo gjë që i thoshte Xhibrili Fatimes (e tërë kjo sipas variantit të el-Kulejnit të përmendur në librin e tij “El-Kafi”, 1/240-241). Kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe, ngase dihet se shpallja është ndërprerë me vdekjen e të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo, megjithatë kjo Pllakë (Levh) e rreme ka vlerë tek ata sikur Kur’ani tek Ehlu Suneti.
[193] Është bërë botimi i duasë së dy idhujve të kurejshëve komplet në mënyrë që t’i mundësohet lexuesit të dijë se çfarë mendojnë rafiditët për Ebu Bekrin, Umerin, Aishen dhe Hafsen, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), dhe çfarë synojnë ndaj tyre.
[194] Sekar është emër i xhehenemit, në të cilin janë dënimet më të rënda dhe të cilin e mbikëqyrin 19 melekë të ashpër (sh.p.).
[195] “Mefatih el-Xhinan” - Abbas el-Kumi, fq. 114.
[196] “Minhaxh es-Sunneti en-Nebevijjeti” - Ibën Tejmije, 3/360.
[197] Këto faqe në internet janë në gjuhën arabe dhe njohësit e arabishtes mund të shërbehen me to (sh.p.).